universiteti i gjakovËs “fehmi agani” diplome... · kreu i: jeta dhe vepra e migjenit 1.1...

37
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Migjeni-shkrimtari i risive në letërsinë shqipe MENTORJA: KANDIDATI: Dr. Rovena Vata Leoreta Gjuraj Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 04-Sep-2019

272 views

Category:

Documents


29 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Migjeni-shkrimtari i risive në letërsinë shqipe

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Leoreta Gjuraj

Gjakovë, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Migjeni-shkrimtari i risive në letërsinë shqipe

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Leoreta Gjuraj

Gjakovë, 2018

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

3

PASQYRA E LËNDËS

1. Hyrje....................................……………………..............................…………………………………...................…...4

2. Objekti dhe motivimi i temës..............................................................................................................5

3. Metodologjia dhe metodat e punes…………………………….……….............................................................5

4. Baza teorike e punimit dhe synimi i temes..........................................................................................5

KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit…………………………………………………………………………………………………………..6

1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike..........................................................................................................6

1.2 Migjeni dhe fillesa e modernitetit........................................................................................................7

1.3 Mendime rreth veprës së Migjenit.......................................................................................................8

KREU II: Proza e Migjenit në letërsinë shqipe………………………………………………………………………………………….9

2.1 Migjeni dhe risitë në prozën e tij letrare……………………………………………………………………………………………9

2.2 Migjeni dhe miti…………………………………………………………………………………………………………………………......11

2.3 Migjeni dhe tabutë…………………………………………………………………………………………………………………….…...13

KREU III: Këngët e Migjenit……………………………………………………………………………………………………………………15

3.1 Kangët e pakëndueme……………………………………………………………………………………………………………………15

3.2 Kangët e ringjalljes………………………………………………………………………………………………………………………….18

3.3 Kangët e rinisë…………………………………………………………………………………………………………………………………19

3.4 Kangët e fundit………………………………………………………………………………………………………………………………..20

KREU IV: Titujt e poezive që përbëjnë risi në veprën e Migjenit……………………………………………………………21

Përfundime…………………………………………………………………………………………………………………………………………..35

Bibliografia……………………………………………………………………………………………………………………………………………37

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Millosh Gjergj Nikolla ose siç të gjithë e njohim me emrin Migjeni, është shkrimtari që ka shënuar një

kthesë të madhe në historinë e letërsisë shqiptare. Ky shkrimtar, si për ironi të fatit e ndoqën deri në

fund të jetës fatkeqësi, ku përjetoi shumë gjëra në të njëjtën kohë, pa lënë mënjanë edhe ndalimin e

veprës së tij, që në gjallje të Migjenit. Vepra letrare e Migjenit, qoftë në prozë apo në poezi, la shenjat e

veta përfaqësuese në fillimet e letërsisë moderne, me temat sociale që trajtoi. Ai vdiq vetëm 27 vjeç, por

duke lënë pas një trashëgimi të madhe për letërsinë shqiptare, e cila do ishte e mangët, nëse nuk do

ishte në panteonin e librave edhe vepra e Migjenit. Për të gjitha këto faktorë të cilët do i përmendim me

radhë gjatë punimit të kësaj teme diploma, sjellim në vëmendje veprën e tij dhe risitë, që ky autor solli

në letërsi dhe në ligjërim.

Poezia e Migjenit jep shenjat e risisë që në titujt e saj si në rastet: Recital’malsorit, Lagja e varfun,

Blasfemi, Melodi e këputun, Poema e mjerimit, Kanga e rinis, Shkëndija, Të lindet njeriu, Zgjimi, Të birtë e

shekullit të ri, Shpirt’ i ri, Pesha e fatit etj. Kurse proza e tij, jo rastësisht merr emrin Novelat e Qytetit të

Veriut, i cili me këtë të fundit shtron rrugën e letërsisë moderne shqipe.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të folur apo shkruar për një shkrimtar si Migjeni në dukje mund të duket e thjeshtë se ka emrin e

madh, por gjatë studimit e sheh sesa vështirësi të dalin. Për të realizuar me sukses këtë temë, jemi

mundur të ndjekim një gërshëtim të disa metodave të studimit shkencor, të cilat vetëm duke u parë

kështu në marrjen dhe dhënien e njëra-tjetrës, mund të ia dalim me sukses temës. Si fillim kemi

përdorur metodën biografike, metodë kjo që na ndihmon për të mësuar rreth jetës së autorit, ku gjatë

hulumtimit shohim se jeta e tij, ka shumë fatkeqësi natyrore dhe pengesa njerëzore, metodën

sociologjike, metodë kjo e cila na ndihmon për të mësuar rreth punës dhe mjedisit që u rrit dhe punoi

Migjeni, siç ishte edhe puna e tij si mësues në Vrakë të Pukës, ku gjatë leximit mësojmë se ai aty e mori

të ftohtin, i cili u thellua dhe u shëndërruar në atë sëmundje shekullore për kohën, që atij ia mori jetën,

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

5

TBC-ja. Dhe për të pasur edhe një sintetizim sa më të qartë të të gjithë vepës së tij letrare dhe risive, që

solli në letërsi kemi përodrur edhe metoden e krahasimit.

3. Baza teorike e punimit

Për të shkruar për Migjenin dhe për të studiuar atë nuk është se hasim në mungesë të literaturës

përkatese, pasi të tillë ka qoftë monografi apo artikujt, por gjetja e asaj që ne na përshtatet për temën e

miratuar ishte disi e vështirë, për kushtet që vendi në të cilin në studiojmë nuk është se na i mundëson

edhe aq shumë, sa mund t’i duhet një student të filologjisë, në degën e letërsisë. Si literaturë bazë kemi

përdorur titujt si më poshtë: Aristoteli: “Poetika”, “Buzuku”, Prishtinë 1998, Aliu, Ali: “Studime dhe

kritikë letrare”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1983, Elizie, Robert- “Historia e Letërsisë Shqiptare”- Sh. B

“Dukagjini”, Pejë 1996, Elizie, Robert: “Letërsia Shqiptare”,Sh.B “Skanderbeg Books:,Tiranë 2006, Qosja,

Rexhep: “Panteoni i rralluar”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1988, Qosja, Rexhep: “Studime dhe Kritikë

Letrare”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1983, Pipa, Arshi : “Për Migjenin” SH.B “Princi”, Tiranë 2006,

Rovena Vata: “Miti i malit në letërsinë shqipe”, Naimi, Tiranë, 2013, etj.

4. Synimi i temës

Migjeni me veprën e tij letrare shënon në letërsi një uragan të mirëfilltë letrar do të shprehej

Ismail Kadare. Në krijimtarinë e tij letrare problematike sociale është më e përhapur, gjë e cila kishte

munguar për ne dhe studimet tona, në veprën e tij gjejmë vuajtje, revoltë, kritikë dhe shpalosje e jetës

së mjerimit. Në përmbledhjen, e vetme me poezi të poetit, si dhe po kaq me emrin e gjetur letrar,

Vargjet e lira, mund të themi se Migjeni përdori si hapësirë të shprehjes së ideve dhe të koncepteve të tij

autoriale, por edhe nxjerrjen e shenjave të modernitetit të letërsisë shqipe. Temat të cilat ai promovoi

në letërsi ishin tabu për kohën në të cilën autori ka jetuar, siç ishte ajo e prostitucionit.

Fare mirë mund të themi se ai ishte autori i titullit rrënqethës Vargjet e lira, autori i Poemës së mjerimit,

i kangve të mjerimit, i baladës qytetëse, i kangve të rinis, i Melodisë së këputun, të cilat që në titull e

përcjell te lexuesi mesazh e tyre.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

6

KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit

1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike

Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë së tij nuk është shkoqur kurrë nga e dhëna për

vdekjen e poetit në rini1.

Millosh Gjergj Nikolla u lind më 13 tetor 1911 në Shkodër. Prejardhja e familjes së tij nga i ati ishte prej

fshatrave shqiptare të krahinës së Rekës, në Dibrën e madhe. Qysh në moshë të re ai mori “grushtat” e

parë të jetës, ashtu edhe e kaloi fëmijërinë pa ndonjë ëndërr të madhe.

Jeta e tij e vegjëlisë nuk shquhet për hare e lumturi, përkundrazi ai kishte jetë të vështirë si sociale ashtu

edhe shëndetësore, jeta e tij kaloi nën përkujdesjen e motrave.

Në jetën e njeriut fëminia është si pika e ujit që pastaj në rrjedhat e jetës rritet, zgjerohet e rrjedh me

moshën e rinisë deri në burrëri si ato gurrat e virgjëra të maleve e pyjeve vetmitare, derisa shfaqet si një

ujëvarë, kur njeriu burrërohet e bart në vetë misionin për të qenë një zë i kohës së vet. Lindja e Milloshit

më 13 tetor të vitit 1911 u prit me shumë gëzim, sepse i ati Gjergji i kishte shumë për zemër një djalë të

dytë2.

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-kroate, më pas e regjistruan pa dëshirë në

gjimnazin “Jan Shën Teologu”.

Shkrimet e para Migjeni i botoi në vitin 1934, ku bashkëpunoi me revistat “Iliria”, “Bota e re” etj. Më pas

veprat poetike i përmblodhi në librin: “Vargjet e lira” të cilin censura nuk e la të qarkullojë. Në fund të

vitit 1937 shkoi në Itali për t’u shëruar nga sëmundja e mushkërive. La në dorëshkrim pjesë të

rëndësishme të prozës së tij3.

Të gjitha shkrimet e Migjenit, panë dritën më 1957, kur Skënder Luarasi i përmblodhi nën titullin

“Migjeni”. Milloshi jetoi pak. Po jeta e as vepra e njeriut nuk maten kurrë me numrin e viteve, as me

kilometrazhin e vargjeve që kanë shkruar. Vepra e Migjenit mund të mbërthehet e tërë sipas mendimit

tim në dy tituj të përgjithshëm: Lahuta e mizerjes dhe Lahuta e kushtrimit.

1 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 139.

2 Rinush Idrizi, Migjeni, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1992, f. 19.

3 Migjeni, Vepra 4, f.107,108,110.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

7

Kur flitet për mizerje, nuk është fjala e vetëm për varfërinë lëndore, por njëkohësisht edhe varfërinë

shpirtërore. Ndërsa për kushtrimin jo vetëm për thirrje abstrakte, por shpesh edhe për qenzurën e

rreptë.

1.2 Migjeni dhe fillesa e modernitetit

Në vitet tridhjetë, kultura shqiptare hyri në një fazë tjetër të zhvillimit të saj. Idetë nga jashtë u futën në

vend dhe një stad më i lartë i arsimimit të intelektualëve i’a hapi derën zhvillimit kulturor më të shpejtë.

Letërsia moderne shqiptare njeh shfaqje të veprave të ndryshme, të stileve individuale dhe një trajtim

sistematik kritik të këtyre veprave. Në këtë mënyrë krijohen një komunikim i thellë letrar, duke krijuar

vetëdijen për krijimin, çfarësinë e tij dhe vlerën e tij. Atmosfera e dialogut letrar u krijua me paarqitjen e

revistave letrare me koncepte të caktuara. Prandaj, nganjëherë dialogu ndërmjet këtyre revistave

ngrihet në nivel të polemikave të ashpra dhe përjashtuese. Në këtë kohë kriteret letrare kultivohen

njësoj si me veprat e shfaqura, ashtu dhe me shkrimet kritike4.

Për një dhjetëvjetësh, letërsia dhe kultura shqiptare lulëzuan si kurrë më parë. Rrugën e modernitetit

d.m.th rrugën drejt Evropës, e mori edhe poeti i njohur Migjeni, i cili u shkëput nga tradita e letërsisë

shqiptare, e i dha kulturës shqiptare vendin e saj në Evropën bashkëkohore.

Migjeni i kishte të gjitha kushtet për t’u bërë poet: një mend kureshtar dhe kërkues, një natyrë

depresive pesimiste dhe një seksualitet të shtypur, të paralizuar. Më interesant nga të gjithë është ky

aspekti i fundit.

Letërsia moderne shqiptare krijohet në një qark të veçantë kulturor e historik, në një kontekst të

ndryshueshëm kombëtar, politik e shoqëror. Fillon në kohën kur shqiptarët ishin nën Turqinë e

zhvillohet në kohët e formimit të shtetit shqiptar, ku shumë torje, përfshirë Kosovën, mbetën jashtë,

bashkëjeton republikën dhe mbretërinë shqiptare me të gjitha lëkundjet e brendshme sociale e politike

dhe ndeshet me sistemin komunist5.

Erotizmi kurrë nuk ka qenë tipar i dukshëm i letërsisë shqiptare, zor të gjesh një autor shqiptar që në

poezinë ose prozën e tij ka shprehur impulse të tij intime. Migjeni këtë e bën pjesërisht, por në mënyrë

4 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 16.

5 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 17.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

8

të pavetëdijshme. Proza e poezia e Migjenit është plot me figura grash, shpeshherë prostituta të

mjeruara për të cilat poeti tregon mëshirë, dhe një interes seksual të hapur.

Pasioni dhe dëshira e tij epshore janë të gjithandejshëm në poezinë e shkrimtarit. Aty gjejmë përshkrime

të intimitetit trupor, shpesh me neveri e hidhërim. Edhe pse Migjeni nuk arriti të botojë një libër,

poezitë e tij kishin një sukses të menjëhershëm. Ai i hapi rrugë letërsisë modern, mirë po kjo rrugë mbeti

e hapur për një kohë tepër të shkurtër. Vdekja e hershme e Migjenit na e la shkrimtarin të paprekur,

fakti se ai vdiq e vështirëson mundësinë e një vlerësimi kritik të krijimtarisë së tij, mirëpo veprat e tij

vazhdojnë të lexohen akoma, madje “Kangët e pakëndueme” janë akoma më aktuale se kurrë6.

1.3 Mendime rreth veprës së Migjenit

Mbi Migjenin është shkruar shumë nëpër monografi, revista e artikuj të ndryshëm, është shkruar mbi

prozën dhe mbi poezinë e tij. Kështu një nga shokët e poetit shkruante në numrin 5 të revistës

“Nëndori” viti 1954: “Mendoj se shkrimtarëve tonë u bie marra që Migjenin, duke e gjykuar drejtë, ta

vënë në vendin që janë interesuar për poetin, kanë çfaqur disa dyshime të padokumentuara, sikur gjoja

Migjeni nuk e ka patur të qartë prespektivën e revolucionit, që do të bëhej në vendin tonë”. Ky

konkluzion tingëllon deri diku si një fymje e padrejtë që i bëhet Migjenit nga kritika jonë”7.

Dhimitër Shuteriqi për veprën e Migjenit ka dhënë disa konkluzione përsa i përket botëkuptimit të tij, të

shprehur në veprat e tij, ku lënë të dyshosh p.sh. se, “Literatura jonë” ku autori shkruan se “Migjeni

s’është i qartë kur prêt “të lindet një njëri” që të shpëtojë popullin, të gjallë epopenë e vëndit tonë. Ai e

prêt gabimisht shpëtimin nga një njeri nga “mbinjeriu”. Këtë konkluzion Dhimitër Shuteriqi e përsërit

edhe më vonë edhe pse në një formë krejt tjetër8.

Ismail Kadare për Migjenin ka thënë: “Ai siç e shpall vet ka qejf të zhgërryhet në baltat e kohës, të

përshkojë tejmbanë ferrin e saj. Është kurthi më i madh për një shkrimtar kur ekrani tepër i afërt i

ngjarjeve, pasioni dhe anësia mund t’ia sigurojë militanizmin, por t’ia zbehin vizionin e madh artistik.

Madhështia e Migjenit qëndron pikërisht në atë që, edhe duke qenë në terr e në baltë nuk e humbet

6 https://infoglobi.com/

7 Migjeni, Vepra 4, f.248.

8 Po aty, f. 248.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

9

asnjëherë atë vizion. As grija e jetës së përditshme, as konkretësia e ngjarjeve, së fundi as pasioni i tij

nuk e zhveshin veprën e tij ng ai thesar i paçmuar që është univerzalizmi9.

Rexhep Qosja për Migjenin: “Sa i përket formës së vargut, Migjeni asht origjinal në letërsinë tonë. E

vërteta që e transporton ai artistikisht mund të ketë shprehjen ma të mirë dhe ma adekuatë vetëm

ndërmjet vargut të lirë. Por, ajo që fjalës poetike të Migjenit i jep gjallni gjithnjë dhe e ban të

fosforenshojë me kualitetet e saj asht thellësia dhe sinqeriteti i ndjenjës me të cilën janë mbrojtë ato

vargje, asht flaka vullkanike me të cilën asht shkri subjekti i poetit, tue krijue botën e tiij artistike10.

9 Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqipe, vep. e cit., f.24.

10 Po aty, f.249.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

10

KREU II: Proza e Migjenit në letërsinë shqipe

2.1 Migjeni dhe risitë në prozën e tij letrare

Novatorizmi nuk do ta përcaktojë vetëm forma a mjetet e reja të shprehjes por, në rradhë të parë,

përmbajtja e re ideore dhe tematika shoqërore.

Migjeni hyri në letërsinë shqipe duke thyer të vjetrën, duke ruajtur e duke e çuar më tej, letërsinë si në

brendi dhe në formë11. Arsyet që u bënë shtysë e Migjenit për të sjellë risi në letërsinë shqipe ishin;

pasuria e agallarëve dhe klerëve fetarë, fajdexhinjtë me përqindjet e tyre, rendi i egër policor, shtypja e

fuqisë punëtore etj. Të gjithë këta fajtorë ishin motive i tij që përmes veprave të tij ta ndërronte këtë

mentalitet primitive. Nga pamundësia e tij për të bërë diçka më shumë për ngritjen e ndërgjegjes së

shtresës së pasur, Migjeni zgjedh luftën përmes pendës. Shkrimtari solli në letërsinë tonë sfera të reja të

jetës, njerës të rinj të cilët deri atëherë nuk kishin gjetur pasqyrim të drejtë dhe të thellë.

Migjeni në veprën e tij që e la trashëgimi letërsisë shqipe, e thatë vërtetën ashtu siç ishte, lakuriqe dhe

me të gjitha të metat e saj, duke vënë në pah plagët që shoqëria shqiptare kishte, solli në vemëndje

shtresat e varfëra të popullsisë, shkroi për dramat e dhimbshme, për mungesat dhe jetën e zymtë të

këtyre njerëzve. Shkrimtari shkroi pak mirëpo veprat e tij, kanë peshën e rëndë dhe të një cilësietë lartë

artistike. Fuqia e tij e fjalës, saktësia e përshkrimit e çuan përpara realizmin kritik në letërsinë tonë.

Migjeni ishte poet revolucionar ku në shkrimet e tij shprehet kundër regjimit Zogo-lilian12.

Risi në letërsinë shqipe mund të përmendim faktin që Migjeni preku edhe temën e homoseksualizmit

mirëpo nuk e zhvilloi shumë.

Migjeni e nisi rrugën e tij si prozator me skica, të cilat janë dy llojesh: skica, ku, në mënyrë konvencionale

u rrahën problem filozofike, shoqërore, kulturore dhe artistike, dhe skica, ku, me disa viza, jepen copa

nga jeta reale, skena dhe portrete njerëzish. Në disa shkrime të grupit të parë mbisundojnë arsyetime

me karakter të përgjithshëm historik dhe kulturor.

Novelat e qytetit të veriut zënë një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e Migjenit dhe në mbarë prozën

shqiptare të kohës. Këto vepra ai i quajti novella, duke ndjekur kësisoj traditën letrare vendase të kohës.

Në vitet ’20-’30 me novelë kuptonin llojin e prozës së shkurtër, ku ngjarjet e pasqyruara në to, zbulojnë

tek personazhet tiparet e tyre thelbësore të ngjizuara dhe të formuara nën veprimin e mjedisit shoqëror,

11

Migjeni, Vepra 3, vep. e cit., f.31. 12

Po aty, f.32.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

11

të cilit i përkasin, dhe, në të njëjtën kohë, pasqyrojnë vecoritë e tyre mjedisit. Subjektin e Novelave të

qytetit të veriut e formojnë një sërë ngjarjesh, të cilat shtrihen gjatë një periudhe pak a shumë të gjatë

të jetës së heroit: nga kjo pikëpamje ato i ngjasin romaneve me tekste të shtrydhura tej mase. Ky është

një tipar i mëvetësishëm i tregimeve të shkrimtarit. Ngjarjet e pasqyruara në tregimet e Migjenit

zhvillohen njëra pas tjetrës jo në bazë të lidhjeve të brendshme shkak-pasojë, por sipas parimit

kronologjik. Fakti që në subject, më shpesh nuk ka kundërvënie të klasave dhe të grupeve që i ndanin

interesa të kundërta, ka bërë që konflikti artistik të mos luaje ndonjë rol në zhvillimin e veprimit dhe në

karakterizimin e personazheve13.

2.2 Migjeni dhe miti

Në të gjithë veprën e Migjenit diktohet lehtas se ai ka qenë i interesuar për njeriun e vogël, që s’donte të

mbesë e të quhet i vogël si objekt përbuzjeje prej atij, që quhej i madh, por që në realitet ishte i vogël.

Pra miti është motori i preokupimeve të tij, i ndjenjave dhe i dashurisë ndaj njeriut të masës, që qe

frymëzimi i tij e prej, ku doli vepra e vet.

Migjeni ishte pjesë e malit si mit e si simbol negative, sepse ai e quajti veten “vullkan i fashitun”. D.m.th,

ai ishte pjesa e brendshme e malit, e atij mali nga ai duhej të zbriste në formën e një arratisje mitike jo

vetëm ai vetë, por mbi të gjitha e gjithë shoqëria. Ikja prej mitit të malit është ikje prej të vjetrës, ose

thënë më qartë mohim i së vjetrës, praktikave, mendësive, traditave, mohim i babait që te Migjeni

sintetizohet vetëm me një varg ku shprehet pastër ideja e lënies së plakut në “shenjtërinën e tij”14.

Pra miti i Migjenit ishte njeriu, njeriu gjithnjë në veprim, në luftë për një të nesërme më të mirë. Miti i tij

është në punën dhe në fuqinë prodhuese të njeriut. Këtu e gjejmë burimin e jetës, për njeriun pozitiv.

Te Migjeni në çdo rast, miti ka fuqi letrare dhe shkencore. Migjeni me mitin e tij diti t’i afrohet e të

shkrihet me koncepsionin e luftës së masës që donte të asgjësojë të keqen, e cila ishte vënë në fuqi

pushteti prej forcave qe s’mbanin llogari për ndjenjat personale dhe për ato erotike.

Miti letrar i autorit paraqitet ndërmjet realitetit të përjetuar prej masës së kohës së tij, prandaj është

edhe agresiv, ky mit është në jetën e tashme të kohës të tij të sinkronizuar me atë të masës.

Këtu s’kemi dy mite, s’kemi dualitet mitik, por një unitet organik.

13

Koço Bihiku, Mbi veçoritë artistike të krijimtarisë së Migjenit, në revistën: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 76-79. 14

Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe, Naimi, Tiranë, 2013, f. 176-177.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

12

Miti i Migjenit është luftarak dhe funksionon edhe për të ardhmen e imagjinuar nëpër ndjenjat

dominuese të veprës. Miti i Migjenit, jo vetëm se është pozitiv, por edhe reagues, prandaj Migjeni, ky

shkrimtar shqiptar ngrihet mbi të gjithë të tjerët, prej veprës së tij, duke bërë shkollë të vërtetë poetike

të letërsisë realiste prandaj, mitin e tij mund të definosh si mit sublime, që të bën të pyesësh se çfarë

rëndësie, kur miti ngjall imagjinatën krijuese të një poeti siç ishte Migjeni.

“Përditë perëndojnë zotat dhe tashti spo dihet kush asht zot e kush njeri”.

Prej këtyre fjalëve shihet qartë se miti i Migjenit, siç do mit tjetër s’pajtohet me mitin fetar15.

Opusi letrar i Migjenit, ku fuqia kualitative e të vërtetës së idhtë dhe të vërtetës artistike është në

dispoporcion me kuanitetin, dëshmon për një paradox, ku vepra është më e madhe se jeta, ku jeta

mbetet e madhe në sajë të veprës së krijuar nga shkrimtari. Jeta e vogël e një njeriu të vogël në këtë

mënyrë, fiton përmasa kolosale në sajë të veprës dhe fuqisë që ajo përcjell.

Vetë personaliteti i poetit, duke u shkrirë në vepër, formon mitin e një njeriu, aktit të tij, fuqisë kreative

dhe misionit të tij në mediumin e një shoqërie të caktuar të një populli të njerëzimit.

Rruga e jetës, kah Migjeni ngjitet, na përkujton mitin e Sifizit, i cili më kot shtyn gurin e madh për ta qitur

në shpat, ndërsa Migjeni shtyn ditën me ditë dhe me përpjekje mbinjerëzore, duke mohuar në një

mënyrë vdekjen dhe dështimin ndaj fatit, do të bindë veten dhe të tjerët se njeriu, nuk duhet të humbë

shpresën16.

E miti mbi poetin tonë është mit në vehtë, sepse ngritet në një të vërtetë të pakufishme, ekzistonjëse,

dhe është prodhim i të vërtetës njerëzore që përcjell njeriun, jetën, fatin dhe luftën e tij të

amshuemshme. Mu kjo e ngrit Migjenin në piedestalin e një filozofi me përmasa të larta.

Te Migjeni njeriu në mediumin e një shoqërie të caktuar është aktor i një drame njerëzore, dramë pa

inskenime, e improvizime, por dramë e vërtetë që luhet në rrugë, në tavernat e ndyta, nën pullazet e

kalbëta, në shpirtërat e njerëzve, dramë që si e tillë luhet në shpirtin e tij të brendshëm, në botën e tij të

vetmuar dhe e cila shpërthen me vargje për një të vërtetë të gjeneralizuar. Kështu krijohet miti për

njeriun, miti i realitetit të idhët njerëzor, miti i së vërtetës.

Miti i poetit vazhdon më tej me një revoltë të guximshme për atë kohë me ateizmin e flakët, sepse vetë

praktika jetësore e ka vu në pikëpyetje të madhe, kush është zot apo njeri! Megjithatë, njeriu edhe pas

15

Petro Janura, Migjeni, f.134,135,136,137. 16

Migjeni, Vepra 4, vep. e cit., fq.230,231.

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

13

vdekjes së paevitueshme mund të lërë diçka që nuk vdes e që e tejkalon mitin e Sifizit, i cili edhe pse

jeton, përjeton të njëjtin refren17

.

2.3 Migjeni dhe tabutë

Si rrallë herë në letërsinë shqipe preken tema tabu, siç është ajo e prostitucionit, dukuri kjo që më së

miri e gjejmë te vepra e Migjenit, ku ai shtjellon thellë temën e amoralitetit të gruas.

Migjeni këtë temë e rrahu të novela Historia e njërës nga ato, ku përfaqësohet përmes personazhit të

Lukës.

Ky teskt është i ndërtuar ndërmjet situatave dramatike, ku theksi vihet tek amoraliteti.

Migjeni përmes Lukës bën lëvizje të fuqishme ciklike të pandershmërisë në të gjithë tregimet e tij, ku

tema e fatit të gruas e shtresuar me elementin e prostitucionit bëhet legjendë apo mit i vendosur në

intrigën narrative.

Duke e kërkuar ndërtimin e personazhit në këtë tregim të Migjenit, medoemos hasim personazhin e

iluzionit, i cili thur fatin e vet me prostitucionin. Në këtë tregim shkallëzohet principi i kënaqësisë për të

fituar para, ku trupi atribon vlerën përdoruese dhe në këtë rast Migjeni na e jep mbizotërimin të

mjerimit fund e krye. Në periudhën që jetpi Migjeni këto tema paragjykoheshin dhe ishin tabu qoftë për

t’u përmendur e aq më tepër për të shkruar për tema të tilla. Madje ai Luken e quante të mëshirshme ku

thoshte:

“E Lukja e mirë, Lukja e mshirëplotë, - se ajo ishte një lloj hyjneshe-Lukja e dëshrueme me të vërtetë

askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qëllim të keq, vijshin vetëm me përcjellë ndoj shok i

cili gjithashtu ishte student. Kur kryente punë me të parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa lekë ke në xhep?-

Katër.-Hajdee, -i thoshte të dytit, të tretit e të katërtit me radhë dhe i çonte n’odë të saj. E pra, taksa e

saj ishte tre frangë. Por Lukja ishte ma shpirtmirë, ma humanitare se shum vetë të cilve ashtu i duhet me

qenë”18.

Kishte raste kur njerëzit rriheshin për Luken, ajo pati tentuar t’i largohej asaj jete, mirëpo e kaluara e

ndoqi nga pas si një njollë në rroba që nuk hiqet lehtë, por në fund ajo pati fatin e keq, pasi u shfrytëzua

nga të gjithë dhe përfundoi e çmendur në çmendinë.

Apo Studenti në shtëpi të cilën Migjeni e jep kështu:

17

Po aty, f.232,235,236 18

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Slloveni, 2002, f. 152.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

14

“Agai e shikoi të vllan drejt në sy dhe kuptoi se ai nuk mendonte asgja tjetër veç asaj q’i tha, nsa Nushi u

gëzue kur pa se i kish shkue për dore me e gënjye motrën, se ai nuk dyshon asgja ndër marrdhaniet e saj

me Lulin. Mbasandej Nushi filloi të flasi mbi gjanat e përditshme, tue pyetë motrën për këtë dhe atë me

gaz dhe tue u tregue në qejf, dhe e motra e pyette për babën, nanën, vllaznit e motrat, gjithnjë tue e

qeshë.

Nushi doli nga e motra me një buzëqeshje. Edhe, për çudi, ishte në qejf. Edhe ai vetë u çuditte për kët

gëzim dhe qetsi që ndiente. Tashti pra, para një ore, duhej të ngjante diçka. Po,-mendonte Nushi në

vetvete. Po, si atje, ndër mallet tona primitive. Duhej të gërsiste pushka. T’u bindte i madh e i vogël! T’u

lante nderi. Të vdeiste dikush e shoqnia të kënaqej. Jo se asht shpirtkeqe, por pse në qytetin tonë asht

mërzi e madhe, e me la nderin me pushkë asht një sensacion i madh, i cili nuk lent ë mbyllish syt për do

net. Por vret mërzine. Mandej nderi, or vlla, nderi, nderi nuk asht ujë, mundet me qenë shampajë, por ujë

jo. Gjithnjë buzëqeshte Nushi dhe herë-herë i kujtohej me frigë se paar një ore mundte me të vërtetë të

bajë një gjest donkishotesk. Por shpejt qetsohej dhe buzqeshte tue paraftyrue veten me fes mbi njenin sy,

me mustakë të mdhaj, me kobure në dorë, tue qëndrue mbi motrën dhe dashnorin e saj, të dy të vramë

mbas shijimit të mollës së ndalueme. M’at akt burrnor qëndron fisnikëria e racës sonë-thonë moralistat

tanë. M’at akt shtazor qëndron primitiviteti dhe injoranca e vendit tonë-përgjigjet Nushi vet me veti. Unë

jam pa moral, koncepti i em menduer-mos me thanë ideologjik-nuk pajtohet me moralin, të cilin mue kjo

shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, nsa mbrapa ia loz lojën kur të due.

Kështu si unë ia lozin lojën shoqnis me qinda veta në vendin tonë. Prandaj, shoqni, po deshe të moz lozin

në kurriz tand, ndrro format. Hiqi bragashat”19.

Migjeni hyri në botën letrare shqiptare që letërsia e vendit të shihej sy ndër sy me kohën si tërësi

kontradiktore dhe fushë ballafaqimesh ekzistenciale, shpesh me dukje groteske, por përherë me pasoja

tragjike. Ai provoi me sukses të krijonte vlera poetike jo prej lavdisë, po prej rënies. Migjeni nuk maskoi,

por demoaskoi: krijoi art të bukur prej një realiteti të shëmtuar, prej një përditshmërie banale20.

19

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Slloveni, 2002, f. 144-145. 20

Rovena Vata, Miti i malit në letërsinë shqipe, Naimi, Tiranë, 2013, f. 209.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

15

KREU III: Këngët e Migjenit

3.1 Kangët e pakëndueme

Migjeni e artikulon artin e vet të poezisë si një mundim të thellë psikologjik, duke qenë krijimi një

shpërthimi i mundimshëm. Ai është i vetëdijshëm që poezia e tij do ta shfaqë një rebel të përmbajtur

dhe që portretizon autori vetveten te poezia Kangët e pakëndueme, duke u mbrojtur e duke u hapur

nëpërmjet diellit të vet alegorik. Ai që në fillim shqyrton në vetvete iluzionin dhe deziluzionin për fuqinë

ndryshuese të poezisë së vet.

Te kangët e pakëndueme janë disa poezi të cilat e përcojnë mesazhin e tyre që në titull si: Poema e

mjerimit ku autori shprehet se:

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;

balli që ka, syt që e shprehin,

buzët që më kot mundohen ta mshefin-

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës

mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s’ka fat, por ka vetëm zhele,

zhele fund e maje, flamujt e një shprese

të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese21.

21

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Slloveni, 2002, f. 15.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

16

Po edhe titujt të tillë si: Baladë qytetse, Recital’ i malsorit, Lagja e varfun, Blasfemi, Kanga e të

burgosunit, Kanga e dhimës krenare, Trajtat e mbinjeriut, Rima e tretun, Vjehsta në parakalim, Motivet,

Pesha e fatit etj.

Kështu e përkufizon poeti veten: djep e vorr të këngës, gjithnjë duke medituar për fuqinë e fatit të saj të

shfaqjes. Në këngët e tij të kënduara ka një system idesh, që nisin me një shpërthim dhe përfundojnë

me një tërheqje të plotë, bashkë me pushtimin e jetës22.

Tek kjo poemë Migjeni shfaq vetminë e tij e cila nuk e lë vetëm edhe në këtë natë, sikurse netëve të

tjera, kërkon shpresë për shpirtin e tij të vrarë, në poezinë e Migjenit në tërësi zotëron një ton

meditative mirëpo varësisht nga qëllimet apo disponimet e autorit, diku forcohet më shumë ideja, tutje

përshkrimi i reales, mandej ëndrra për ndërrimet e realiteteve23.

Përfshirë për herë të parë në botimin e ndaluar “Vargjet e lira” të vitit 1936 dhe publikuar për herë të

parë legalisht në librin “Anthologji”,vol.I, në tetor të vitit 1936 d.m.th disa muaj pas pushtimit të

Shqipërisë nga Italia fashiste dhe vetëm një vit pas vdekjes së poetit.

Një perlë migjeniane. Një shpërthim dhembjeje dhe besimi përzierër tok. Në thelb një vetënjohje shumë

e ndërgjegjshme e potencës artistike, e madhështisë revolucionare, e atij personaliteti që është

burgosur në një gropë të thellë, por që e ndien veten gjithmonë “Iua të ndrymë në kafaz”. “Thellë ne

veten teme flejnë kanget e pakendueme”.

…S’mund t’ju flas hapur. Ato që kam mundur te botojë deri tashti janë shumë pak në krahasim me ato

që kam në thellsi të shpirtit tim. “Madhështinë e këtyre këngëve të pakënduara duhet ta ndjeni. Këngët

e pakëndueme janë këngë të ndaluara24.

Poezia “Këngët e pakëndueme” mbyllë ciklin kuptimplotë “Këngët e ringjalljes”. “Ato ç’ka thashë deri

tani,- do të thotë poeti- janë një pjesë shumë e vogël e këngëve të pakënduara. E nesërmja nuk mund të

jetohet sot, kur nuk po jetohet as vet kjo e sotme.

Po ato që unë dua të them, i kam thellë në në veten time dhe vetëm pres. Këngët dhe unë presim të

shpërthejmë. Këngët dhe mua na kanë burgosur…

“Këngë flejnë e presin një ditë ma të lumnueme”25.

22

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 143. 23

Sabri Hamiti, Studime letrare, Botime të veçanta XLIX, Prishtinë, 2003, f.499. 24

Migjeni, Vepra 4, vep. e cit., f. 268,269.

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

17

Poeti është konshient i talentit të tij, i potencës së tij ideore dhe artistike, por edhe i vetë energjisë

revolucionare gati në shpërtim të popullit.

Këtu nuk ka mungesë modestie. “Jemi popull vullkanik”- thotë poeti:

“Hë për hë” vullkan që fle i fashitun” por përmbajmë në vetvete energji të jashtëzakonshme: dhe “Kur të

vijë dita të gjitha ka me i qitun në një mijë ngjyra të bukura që nuk vdesin”. Koloriti i këtyre të

pakënduara do të jetë madhështor.

“Te këngët e mija do të vezullojnë sit ë një ylber i mahnitshëm njëmijë ngjyra të bukura që nuk vdesin”.

“Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?”

Pyetja nuk është e poetit, por e të gjithë atyrë që dyshojnë dhe që poeti u përgjigjet. Për disa qaste edhe

ai ka të drejtë të dyshojë. Dy qefinë po i paralajmëronin vdekjen; qeveria dhe turbekulozi. Njëri social,

tjetri vetiak. Por poeti përgjigjet qartë.

“Ditët e lumnueshme do të vijnë”.

Historikisht, realisht u vërtetua që ato ditën mund të vijnë. Në tërë botën ishte bërë plotësisht i njohur

lajmi i kushtetutës socialiste të vitit 1936.

“Liria filloi me lulzue”, “Ju që dyshoni, hapni sytë!”.

Dyshimin poeti e ka te vetja e tij… 27 dhjetor 1937, dimri i ftohtë i Shkodrës.

Cingërrimë e acar. Në një dhomë përdhesë poeti kollitet. Të nesërmen poeti niset për në Itali. Vjen t’i

lërë lamtumirën edhe miku A.Sh dhe Milloshi nxjerr këto fjalë; “Me këtë shëndet që kam, nuk kam me ja

arrit atyne ditëve. Për agja nuk më vjen keq, vetëm që unë nuk do t’i mbërrij ato ditë…”

Në strofën e fundit dyshimi se mos ndoshta këto këngë të pakënduara do të shuhen tok me krijuesin e

tyre, rritet.

“Unë i përkund këto këngë, i rrit, po ndoshta ato do të mbeten vetëm tek unë, sepse sëmundja nuk do

të më lërë deri në ato ditë më të lumnueme”. Poezia u botua vetëm pas vdekjes së poetit26.

25

Po aty, f.270. 26

Po aty, f.271,272.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

18

3.2 Kangët e Ringjalljes

Te Kangët e Ringjalljes ideja e zgjimit kalon nëpër pesë shkallë a variante. Të birtë e shekullit të ri duan

lufta të reja e duan ngadhënjim. Kjo lind kërkesën për lidnjen e njeriut të ri që do të mëkëmbë një Kohë

të Re. dhe kështu njeriu i ri do të zgjojë ndërgjegjet, për kuptimet e jetës e lirisë.

Kështu Migjeni, shpejgon brenda vjershës qëndrimin, për të adhuruarmandej zgjimin e vullneteve të

ndrydhura, të shtypura, të cilat do të shfaqen qoftë si simbol i shkëndijës që ngritet lartë, duke plaguar

errësirën, si një shpirt i ri, i rebeluar që shkon hapësirës. Ajo del edhe në faqen më konkrete e jetës, si

këngë e rinisë, për botën që do (duhet) të jetë e saj. Kjo duket vetëm një ide poetike apo një iluzion për

t’i ikur situatës aktuale të mjerimit. Ky është një shpërthim i shpirtit të ri, i cili që në nismë e di se është

shqiponjë me krah të thyem apo me shigjetë në vete; i vetëdijshëm se edhe lajmi i idealit të rim und të

sjellë të dhënën për fikjen e yllit.

Skyfter apo pëllumb, është tash çështja. Si do të ndërrohet bota, me të vërteta e me rrena, ajo do të

vazhdojë, kështu thotë vetëdija për të kaluarën a trashëgiminë (Pesha e Fatit).

Prandaj, mbetet me vetveten poeti, me motivet e veta: për fëmijninë virgjine, djalërinë e vullnetit, gratë

e mjerueme, revoltën e pasukses, tradhtinë dhe motivin përfundimtar, vdekjen (Motivet)27.

Duke u nisur nga Poema e mjerimit, që del si një kurorë poetike e kësaj tematike, ku përshkruhen me

trajta fort relae laviret, lypësat, pijanecët, rrugaçët, të papunët, e frytet e mjerimit, në këngë të tjera

këto motive thellohen sit ë veçanta: baladë qytetse, Lagja e varfun, Melodi e këputun, Rima e tretun,

Fragment. Të gjitha këto janë vjersha ku pamjet e fatet e njerëzve në skamje e në mjerim shpirtëror

përshkruhen me një realizëm deri në lakuriqësi. Përmbajnë në vete edhe një ndieshmëri të thellë

autoriale, që mbërrin deri në shkallën e bashkëvuajtjes në mjerim. Prandaj, kjo situatë shoqërore në

bashkëndiesi bëhet mu situatë personale poetike e autorit. Në vajtimin poetik të vjershës antologjike

Baladë qytetse, tani ndërhyrja autoriale vetëm se shton intensitetin e dhembjes28:

Mbarmë

qiella dhe hyjet e vramë

27

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 144. 28

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f.144-145.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

19

një ngjarje të trishtueme panë:

Hije..jo!-por një grue

me ftyrë të zbetë edhe me sy

të zez si jeta e saj,

me buzë të vyshkuna në vaj,

me plagë në gjoks e stolisun

me veshje dhe me shpirt të grisun,

me hije grueje,

një kens këso bote,

një fantom uje

vallzonte valle në rrugë të madhe29.

3.3 Kangët e rinisë

Cikli Kangët e rinisë shpalon për të fundit herë mallin e tërhequr migjenian. Një çelje e shpirtit si thirrje,

si shpresë, si bashkim me shpirtin e ngjashëm, me vetveten. Këto hapje shpirtërore që marrin trajta të

ekztazës së pranverës, të mallit rinor, kërkojnë e gjejnë mallin e vashës, qoftë në dy buzë të flakta apo të

syve të kaltër. Por, edhe gruaja është e pambërrijshme dhe dashuria e parealizuar. Edhe në këtë fushë

ëhstë e pambërrijshme dhe dashuria e parealizuar. Edhe në këtë fushë hyhet në thellësinë e mungesave,

ku shqiptimet e murgeshave prapë janë lutje. Lutje, kob, apo mpakje para mosrealizimit shpirtëror:

Ato dy buzë të kuqe,

dhe dy lotë të mia,

qenë shenjat e dhimbjes,

kur më vrau bukuria,

29

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Slloveni, 2002, f. 19.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

20

kur më zu dashuria

e më dogji rinia30.

Gruaja hyjni a kob, është kjo prapë një alternativë e fundit e Migjenit. Kjo është një gjendje shpirtërore

që sugjeron fundin. (Themi fundit, të librit, të jetës), sepse është theksuar më parë që renditja e

vjershave në Vargjet e lira i përgjigjet ritmit jetësor të vetë poetit31.

3.4 Kangët e fundit

Kangët e fundit, ndoshta vjershat më të fuqishme të Migjenit, të shkruara më 1937, atëherë kur poeti po

lëngonte rëndë nga sëmundja, janë vjershat më personale të tij. Ato nuk janë më shprehje e jetës, por

përshkrim i ngadalshëm i vdekjes. Vetë titujt e vjershave: Një natë pa gjumë, Vuejtja, Frymzim’ i pafat,

Kanga që s’kuptohet, Vetmia, Nën flamujt e melankolisë japin me figura shkallët e rënies të

shkallëshkallshme të jetës së ndjeshme të poetit. Këto tashmë janë sprovat e fundit të ideve e të

emocioneve të tij. Shpresa ka humbur, kthilma për ndihmë nuk dihet, kurse nata është shenjë e jetës së

fundme, në vetmi midis sendeve të pafrymë, në atmosferë ku shpalohen flamujt e melankolisë32.

30

Migjeni, Vepra, Cetis Tirana, Slloveni, 2002, f. 50. 31

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f.146-147. 32

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 147.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

21

KREU IV: Titujt e poezive që përbëjnë risi në veprën e Migjenit Kudo në botë shenjë e parë e modernitetit është vetëdija për krijimin individual, qoftë kjo e artikuluar

në vepra letrare apo në veprat kritike33.

Në letërsinë shqipe “vëzhgimi i procesit letrar që nga vitet njëzet do të tregojë se as modernia as

avangarda nuk u konstituan si formacione letrare, po letërsia shqiptare njohu zhvillime të tilla stilistike34,

në kuadër të këtij zhvillimi stilistik, mund të radhitet Migjeni i cili do të sjellë në krijimtarinë e tij edhe

përmbajtje të letërsisë moderne. Vepra e tij shpreh elemente të të dy prirjeve të avangardës

evropiane35.

Titujt e poezive te Migjeni që përbëjnë risi në letërsinë shqipe janë:

Të birtë e shekullit të ri:

Na të birtë e shekullit të ri,

që plakun e lamë në “shejtnin” e tij

e çuem grushtin për me luftue

ndër lufta të reja

dhe me fitue…

Na të birtë e shekullit të ri,

filizat e një toke së rimun me lot,

ku djersë e ballit u dikonte kot-

se dheu ynë qe kafshatë e huej

dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t’u paguhej…

33

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 15. 34

Bajram Krasniqi, Kode të zhvillimit letrar, Rilindja, Prishtinë, 1988, f. 27. 35

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 138.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

22

Na birtë e shekullit të ri,

vllazën të lindun e të rritun në zi,

kur tinglloi çast’ i ynë i mbramë

edhe fatlumë

ditëm me thanë:

S’duem me humbë

në lojë të përgjaktë të historis njerzore,

jo! Jo! S’i duem humbjet prore-

duem ngadhnim!

Ngadhnim ndërgjegje dhe mendimi i lirë!

S’duem, për hir

të kalbsinave të vjetra që kërkojnë “shejtnim”,

të zhytemi prap në pellgun e mjerimit

që të vajtojmë prap kangën e trishtimit,

kangën monotone, pa shpirt, të skllavnis-

të jem’ një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis.

Na të birtë e shekullit të ri,

me hovin tonë e të ndezun peshë,

ndër lufta të reja kemi m’u ndeshë

dhe për fitore kem’ me ra fli36.

36

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 7.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

23

Të birtë e shekullit të ri, janë brezi i ri i shqiptarëve, që urrejnë mendësitë dhe institucionet prapanike, të

cilat ishin shkaku i plagëve të dhimbshme, që e kishin sfilitur vendin shekuj me radhë dhe e kishin

dënuar me një prapambetje të thellë. Forcat e reja i kanë kthyer shpinën së kaluarës, ato nuk duan të

kenë po atë fat të brezit të vjetër, i cili humbi në lojë të përgjaktë të historis njerzore, dhe kanë ngritur

kryet kundër forcave konservatore, kalbësinave të vjetra, që kërkonin shejtnim të gjendjes së amulltë që

sundonte në vend. Vjersha është thurur si deklaratë e zjarrtë, ku thirrjet, pauzat, pasthirrmat theksojnë

frymën e tendosur emocionale të ligjërimit37.

Për shkak të fatit të poetit e për shkak të vlerave të veta, vepra e Migjenit u bë shumë enjohur në botën

letrare shqiptare. Ajo u lexua e u interpretua më shumë se vepra e cilitdo autor tjetër të brezit të tij dhe

për habi edhe u paragjykua e u keqkuptua. Arsyet janë dy më kryesoret. Një mori interpretuesish nuk u

shkoqën kurrë nga fati i lig i poetit, dhe ky emocion u bë një kriter i leximit, madje edhe një shtytës për

kërkimin e pandalshëm të projektimit hipotetik, çfarë literature do të shkurante Migjeni pot ë vazhdonte

jetën38.

Si poet Migjeni shprehu në mënyrë të vrullshme dhe plot tendosje mendimet dhe ndjenjat që i ngjallte

atmosfera e zymtë e kohës dhe aspiratën që i vlonte në shpirt për një të ardhme të ndritur dhe të

lumtur. Lirika ishte gjinia më e përshtatshme për shprehjen e kësaj gjendjeje shpirtërore që përjetonte

poeti.

Të lindet njeriu

Të lindet një njeri

nga gjin’ i dheut tonë të rim me lot të vakët,

nga thalb’ i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët

për një gen të ri.

Të lindet një njeri!

Pa hyll në ball, por që me fjalë të pushton,

që të rrëmben qetsin e ban gjaku të të vlojë

37

37

Koço Bihiku, Krijimtaria letrare e Migjenit, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f. 46 38

Sabri Hamiti, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000, f. 140.

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

24

rrkajë, e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,

që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.

Të dali një njeri!

Të mkambi një Kohë të Re!

Të krijojë një Epope!

Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re…

Të gjithë kombet po dehen n’epopea të veta,

flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat

dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,

e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.

(Liri!-Po, liri dhe gaforrja gëzon,

por gaforre asht..

Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,

jo, liri nuk asht!)

Të lindet një njeri

i madh si madhni

dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni

për një ide të re, ideal bujar,

për një agim të lum e të drejtë kombëtar39.

Kritika shqiptare, në të shumtën e rasteve sigurisht nën ndikime të ndryshme dhe me pa të drejtë,

veprën e Migjenit do ta shpjegojë në raport me kushtet dhe rrethanat shoqërore duke ia veshur petkun

39

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 8.

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

25

e realizmit social. Migjeni jetoi në horizontin historik të avangardës shoqërore, në horizontin e krijimit të

projekteve të reja sociale, sic qe ideja e komunizmit si proces botëror, veçse autori ynë i ri nuk e

përqafoi atë si mit mbi parajsën e ardhshme të popujve, por si projeksion optimal40.

Mund të thuhet me bindje se Migjeni me veprën e tij është i vetmi përfaqësues i avangardës në letërsinë

shqipe, me vonesë të vogël nga paraqitja e saj në Evropë, për dallim nga formacionet e prirjet e tjera

letrare e stilistike, të cilat shprehin shpërpjesëtim të madh edhe kohor, edhe me përmbajtjen, edhe me

shtrirjen, me ato evropiane41.

Vjersha “Zgjimi” kumboi si grishje e zjarrtë, që poeti u drejtoi “vullneteve të ndrydhura” dhe “vullneteve

të shtypura”-forcave të gjalla të vendit që të zgjoheshin. Kujtimi i së kaluarës shërben për të ngjallur te

brezi i ri i shqiptarëve besimin në shpëtimin e vendit nga gjendja ku ndodhej42.

Zgjimi

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta

të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta

të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtej pari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat e mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhe zbritni

40

Sefedin Fetiu, Vepra e Migjenit dhe kritika e saj, Rilindja, Prishtinë, 1984, f. 76. 41

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f. 146. 42

Koço Bihiku, Krijimtaria letrare e Migjenit, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f. 44.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

26

ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shigjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise-

ta dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit43.

Nëse, në kohën kur lindën mitet, varësia e njeriut ndaj tyre ishte e arsyeshme, për shkak se nëpërmjet

tyre njeriu tregonte se ka arritur në shkallë më të lartë të civilizimit; teksa në kohën e Migjenit të gjitha

tiparet e mitit dekompozohen dhe ngel vetëm raporti i interesit të cilin njeriu e kishte qoftë ndaj diellit,

hënës, yjeve, kasolles, misrit, bjeshkës, kalit. Këtu më asgjë mitike nuk ka, prandaj nëse në të kaluarën

miti dëshmonte shkallën e civilizimit njerëzor që njeriun e ndante nga kafsha, në kohën e Migjenit nuk

kishte ngelur më asgjë që njeriun e ndante nga kafsha44.

Shkëndija është paralajmëruese e ditëve të bardha, që do të agojnë për njerëzit e thjeshtë që heqin dhe

vuajnë në këtë jetë. Fryma e ngritur emocinale e vjershës theksohet në vargjet e fundit, në të cilat

tregohet ngazëllimi që ngjall shkëndija te skamnorët të dëshëruar për jetë të lirë dhe të lumtur.

Shkëndija

Nga zjarrmi i votrës u shkëput një shkëndi

dhe nëpër oxhak, u vërsul në liri,

nëpër mes t’errsinës

muer udhën e qiellës

43

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f.9. 44

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.148.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

27

dhe në mes hyjve të natës

zu vendin e Hanës.

Sa bukur shkëndija xhixhillon n’errsinë,

vallzon bashkë me hyje dhe andrron lumninë..

e poshtë votra fiket,

pranë saj zemra liget,

zemra e një plaku,

i cili del te praku

dh’e ngreh shkopin në hyje shkëndin për me gjetë,

rebelin, që votrën e shtëpis e la të shkretë…

o ti fëmi i ri!

E zjarrta shkëndi!

Pse votrën e le?

Më thuej, pse? Pse?45.

Poezia e tij është e përafërt me poezinë evropiane, pikërisht me shikim të botës së vet përbrenda. Edhe

te Migjeni si te poetët e mëdhenj evropianë të kohës tezat filozofike mundohet t’i lidhë me artistiken, në

mënyrë që ato të ndikojnë në njëra-tjetrën. Si fryt i kësaj sinteze dhe qasjeje që të dilet jashtë qarkut të

realizmit, u lindën poezitë, të cilat, si Trajtat e mbinjeriut, pretendojnë të komunikojnë me një rreth

shumë më të gjerë lexuesish se sa ishte atëkohë rrethi kulturor shqiptar46.

Simbolet që i përdorte Migjeni, sadoqë dukeshin se ishin nga përditshmëria, ato, në të vërtetë, ishin

edhe fjalë nga e përditshmja, por ishin edhe majat e miteve, të cilat si në poezinë ashtu edhe në skicat e

tij nuk e kishin atë ftohtësi që me vete e sjellin mitet nga e kaluara. Shtrirja e tyre në fjalorin e

45

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 10. 46

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.160.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

28

përditshmërisë, sado që ato i bënte të përafërta me lexuesin, në vete fshehin shumë rrafshe

kuptimore47.

Leximet që i janë bërë Migjenit në kohët e ndryshme organonin e tij estetik e kanë cilësuar në atë

mënyrë që atë ta vënë në shërbim të ideologjisë komuniste. Leximet e tilla, veprën e Migjenit e

varfërojnë, pavarësisht se pozicioni i tij politik dhe filozofik është në të mirë të shtresave të shtypura.

Qëllim kryesor i Migjenit ka qenë mbrojtja e njeriut48.

Në poezinë e Migjenit takojmë jo rrallë metoniminë, “Mjerimi punon, punon dit’ e natë/ tue i vlue djersa

në gjoks edhe në ballë”, këtu një fjalë abstrakte është përdorur në vend të konkretes, me “mjerimin”

poeti ka parasysh skamnorët.

Poema e mjerimit

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,

kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi

kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta

që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita

edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin

të tanë jetën e vet derisa të vdesin.

E mbi ta n’ajri, si në qesendi,

Qiellën kryqat e minaret e ngurta,

Profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta

shkëlqejnë. E mjerimi mirffili ndjen tradhti.

Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;

asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;

balli që e ka, syt që e shprehin,

47

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.160. 48

Resmije Kryeziu, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012, f.164.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

29

buzët që më kot mundohen ta mshefin-

janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,

të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës

mbi të cilën hangri darkën një qen i pamshirshëm

me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.

Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,

zhele fund e maje, flamujt e një shprese

të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese49.

Vend të rëndësishëm në krijimtarinë poetike të Migjenit zënë vjershat që përshkohen nga patosi i

ngritur romantik qytetar. Ndjenjat entuziaste e të hovshme, që kishin si burim idealin e shndërrimit të

shoqërisë shqiptare, synimi drejt një jete të lumtur dhe besimi se ajo shpejt a vonë do të agonte,

formojnë motivet kryesore të këtyre krijimeve. Këto poezi, që shquhen nga figura pak a shumë të

përgjithshme dhe nga intonacioni i tyre ritmik i ngritur, e orientonin lexuesin kah lëvizja e mendimit të

autorit, dhe bënin që ky të përjetonte aktivisht përsiatjet e poetit50.

Baladë qytetse

Mbramë

qiella dhe hyjt e vramë

një ngjarje të trishtueme panë:

Hije…jo!-por një grue

me ftyrë të zbetë edhe me sy

të zez si jeta e saj,

me buzë të vyshkuna në vaj,

49

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 15. 50

Koço Bihiku, Mbi veçoritë artistike të krijimtarisë së Migjenit, në revistën: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000, f. 65-66.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

30

me plagë në gjoks e stolisun

m veshje dhe me shpirt të grisun,

me hije grueje,

një kens këso bote,

një fantom uje

vallzonte valle në rrugë të madhe,

Dy hapa para, dy hapa mbrapa

me kambë të zbathun,

me zemër të plasun.

Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,

me flokë të thime,

me ndjesi të ngrime51.

Në një varg poezish Migjeni shfaqi interesim për realitetin marrë në shfaqjet e tij konkrete, të

përditshme. Në to gjetën pasqyrim anët negative të jetës shqiptare, plagët e saj të dhimbshme, si

mjerimi, terri etj, të cilat u paraqitën kryesisht përmes imtësive që ngërthenin shprehësi të vecanta

emocionale.

Recital’malsorit

O, si nuk kam një grusht të fortë

t’I bij mu në zemër malit që s’bëzanë,

ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët-

n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë-lugat si hij’ e trazueme,

51

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f.19.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

31

trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,

endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme

dhe me kltihma të pakënaqura t’instinktit52.

Në vjershat e tij, pjesa më e madhe e të cilave janë lirika të ndjenjave, hyjnë një grup krijimesh që kanë

si brendi përjetimet e ngushta vetjake, kryesisht ndjenjën e dashurisë së pastër, e cila u shpreh herë

përmes imtësive të goditura psikologjike, herë me anë të përqasjes me pamjet e natyrës. Për nga

karakteri i shprehjes së drejtpërdrejtë të botës shpirtërore të poetit, pranë këtyre lirikave qëndrojnë një

varg vjershash, brendinë e të cilave e formojnë përsiatjet e tij tek shihte se përmbushja e ëndrrës së

dashur ishte ende larg në kohë dhe njëherësh, dëshpërim i ngjallte gjendja e rëndë shëndetësore etj.

Lagjja e varfun hyn në lirikën urbane, lloj ky pothuaj i panjohur në poezinë shqiptare. Nis vjersha me fjalë

emërtuese, që japin pamjen e lagjes së varfër të qytetit, me shtëpitë e ulta dhe pa dritë, ku zotëron

varfëria dhe nxin terri. Një jetë e zymtë dhe pa asnjë fije gëzimi, ky është shorti i banorëve të lagjes së

varfër53.

Lagjja e varfun

Krahët e zez të një nate pa fund

e varrosën lagjen pranë,

dritë, jetë, gjallsi-askund,

vetëm errsinë e skam.

U harrue jeta e ditës

ndër shtresat e natës, e pagja

u derdh nga parzm’ e errsinës…

n’andrra përkundet lagja.

Njerzit ndër shtëpia flejnë

52

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 20. 53

Koço Bihiku, Krijimtaria letrare e Migjenit, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f.51.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

32

me gjoksa të lakurtë e të thatë

e gratë…fëmi po u lejnë

pa ushqim në gji, pa fat.

Kështu lagj’ e varfun pëshpritë

dhe errsinës hallet tregon.

Një gjel i undshëm, me dritë

të hanës i rrejtun, këndon54.

Në poezitë e veta Migjeni arrin të ngjallë te lexuesit emocione të thella edhe me paraqitjen e sendeve

dhe të dukurive abstrakte di qenie të gjalla, që veprojnë dhe hyjnë në marrëdhënie midis tyre.

Melodi e këputun

Melodi e këputun-lot i kjartë nga syni

i një grues së dashun…

andje e përplasun,

xhevahir i tretun,

një andërr e shkelun,

buzë e paputhun

në melodin e këputun.

Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,

verbojnë nga zbardhimi….

e ther, ther hidhnimi

për çastet e rrëshqitun,

54

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 21-22.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

33

për fatin e ikun,

për gëzimin e humbun

në melodin e këputun55.

Frymën e ngritur emocionale të ligjërimit poetik e theksojnë edhe figuracioni që Migjeni përdori si në

rastet: Krah të thyem/ shpirt i plagosur/ gjoks i brengosur/ shpirt i therun/ shqiponjë me krah të thyem,

shpirt i molisun., etj.

Në lirikën “Shpirti i ri”, poetit, i cili priste me padurim agimin e ditëve të gëzuara për vendin, i fanitet,

sikur lufta për botën e re ka nisur, forcat e progresit që kanë zbritur në fushën e betejës, kanë marrë

plagët e para, por humbjet nuk ua kanë mekur vullnetin për luftë56.

Shpirt’ i ri

Shqiponjë me krah të thyem!

Vall, shpirt i plagosun!

Shpirt! aht i kulluet! Dhimbë gjoksi të brengosun!

Vall, shpirt i therun…fli e një lterit të ri,

vaj’ i një skamnori, të vllaut që heq zi.

Shqiponjë me krah të thyem! Vall, shpirt i molisun!

Qëndro! Qëndro krenar! mu si një zot i stolisun

me diell t’artë në ball, me qiella t’azurta në sy…

Qëndro! si vaj skamnori-ende ka frymë në ty.

O shpirt! Pëllumb i gjorë! Lajm i idealit të ri..

Zgule shëgjetën nga vetja, e rishtas, me dhimsuni

flutro mbi valët e jetës e fjalë ngushllimi pëshprit,

55

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 24. 56

Koço Bihiku, Krijimtaria letrare e Migjenit, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Mësonjëtorja, Tiranë, 2004, f. 47.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

34

shëro plagat skamnorve e shpresën në jetë ua rrit.

Por hesht, shpirt’i goditun, felltë hesht në pikllim,

i dhimbset vetja shpirtit..ovall, se ç’idhnim!

Shikon botën skamnore, plagën shikon në sy

e lotë xhevahiri i madh..o vall, u fik një hy!57.

Për ta bërë ligjërimin poetik sa më të gjallë dhe të efektshëm, Migjeni përdori gjerësisht epitetet, të cilat

më të shumtën e herës ngërthejnë një frymë të spikatshme emocionale. P.sj.: “kanga gëzimplotë”,

“dëshira flatruese”, “shprehje zharitse”, “britma ngadhnjyese”. Këto epitete janë përdorur sidomos në

lirikat e përshkuara nga patois qytetar romantik.

57

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Tiranë, 2002, f. 35.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

35

PËRFUNDIME:

Millosh Gjergj Nikolla ose siç të gjithë e njohim të gjithë me emrin Migjeni, cili shënon një kthesë të

madhe në historinë e letërsisë shqiptare. Ky shkrimtar si për ironi të fatit e ndoqën shumë fatkeqësi

përgjatë jetës së tij 27 vjeçare, pothuajse në të njëjtën kohë. Këtu nuk mund të lemë pa përmendur

edhe ndalimin e veprës së tij që në gjallje të Migjenit. Familja ku u lind dhe u rrit shkrimtari i ardhshëm, i

përkiste vegjëlisë qytetare. Migjeni dallohej për zgjuarsinë e rrallë dhe për interest e tij të gjera

intelektuale, të cilat u shprehën në përpjekjet e parreshtuara, që bënte për të pasuruar mendjen me sa

më shumë dije.

Vepra letrare e Migjenit, qoftë në prozë apo në poezi la shenjat e veta përfaqësuese në fillimet e

letërsisë moderne, me temat sociale që trajtoi. Ai vdiq vetëm 27 vjeç, por duke lënë pas një trashëgimi

të madhe për letërsinë shqiptare e cila do ishte e manget nëse nuk do ishte në panteonin e librave edhe

vepra e tij. Për të gjitha këto faktorë dhe jo vetëm të cilët do i përmendim me radhë gjatë punimit të

kësaj teme diplome na sjell edhe njëherë në vemendje veprën e tij dhe risitë që ky autor solli në letërsi

dhe në ligjërim. Poezia e Migjenit jep shenjat e risisë që në titujt e saj si në rastet: Recital’malsorit, Lagja

e varfun, Blasfemi, Melodi e këputun, Poema e mjerimit, Kanga e rinis, Shkëndija, Të lindet njeriu, Zgjimi,

Të birtë e shekullit të ri, Shpirt’ i ri, Pesha e fatit etj. Kurse proza e tij, jo rastësisht merr emrin Novelat e

Qytetit të Veriut, i cili me këtë të fundit shtron rrugën e letërsisë moderne shqipe.

Krahas leximeve, rol të rëndësishëm në formimin mendor të Migjenit luajti vetë jeta, përshtypjet e

drejtpërdrejta nga realieti shoqëror përreth. Atë e brengoste thellë atmosfera mbytëse që sundonte në

seminar, rregullat e vrazhda, sipas të cilave nxënësit ishin detyruar dy herë në ditë, në mëngjes dhe në

mbrëmje, të shkonin në kishën e internatit, ku duhet të faleshin dhe të këndonin himne fetare.

Për të folur apo shrkuar për një shrkimtar si Migjeni në dukje mund të duket e thjeshtë se ka emrin e

madh, por gjatë studimit e sheh sesa vështirësi të dalin. Për të realizuar me sukses këtë temë jemi

mundur të ndjekim një gërshëtim metodash studimi, të cilat vetëm duke u parë kështu në marrjen dhe

dhënien e njëra-tjerës mund të ia dalim me sukses temës. Si fillim kemi përdorur metodën biografike,

për të mësuar rreth jetës së autorit, ku gjatë hulumitmit shohim se jeta e tij ka shumë fatkeqësi natyrore

dhe pengesa njerëzore, metoda sociologjike ishte një ndër metodat që kemi përdorur për të marr vesh

disa të dhëna në lidhje me punën dhe ambientin që u rrit apo punoi, siç ishte edhe puna e tij si mësues

në Vrakë të Pukës, ku gjatë leximit mësojmë se ai aty e mori të ftohtin, i cili u thellua dhe u shëndërruar

në atë semundje shekullore për kohën, që atij ia mori jetën, TBC-ja.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

36

Dhe për të pasur edhe një sintetizim sa më të qartë të të gjithë vepës së tij letrare dhe risive që solli në

letërsi kemi përodrur edhe metoden e krahasimit.

Për të shrkuar për Migjenin dhe për të studiuar atë nuk është se hasim në mungesë të literaturës

përkatese, pasi të tillë ka qoftë monografi apo artikujt, por gjetja e asaj që ne na përshtatet për temën e

miratuar ishte disi e vështirë, për kushtet që vendi në të cilin në studiojmë nuk është se na i mundëson

edhe aq shumë, sa mund t’i duhet një student të filologjisë, në degën e letërsisë. Si literaturë bazë kemi

përdorur titujt si më poshtë: Aristoteli: “Poetika”, “Buzuku”, Prishtinë 1998, Aliu, Ali: “Studime dhe

kritikë letrare”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1983, Elizie, Robert- “Historia e Letërsisë Shqiptare”- Sh. B

“Dukagjini”, Pejë 1996, Elizie, Robert: “Letërsia Shqiptare”,Sh.B “Skanderbeg Books:,Tiranë 2006, Qosja,

Rexhep: “Panteoni i rralluar”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1988, Qosja, Rexhep: “Studime dhe Kritikë

Letrare”, Sh. B. “Naim Frashëri”, Tiranë 1983, Pipa, Arshi : “Për Migjenin” SH.B “Princi”, Tiranë 2006 etj.

Migjeni me veprën e tij letrare shenon në letërsi një uragan të mirëfilltë letrar do të shprehej Ismail

Kadare. Në krijimtarinë e tij letrare problematike sociale është më e përhapur, gjë e cila kishte munguar

për ne dhe studimet tona, në veprën e tij gjejmë vuajtje, revoltë, kritikë dhe shpalosje e jetës së

mjerimit. Në përmbledhjen, e vetme me poezi të poetit, si dhe po kaq me emrin e gjetur letrar, Vargjet e

lira, mund të themi se Migjeni përdori si hapëisrë të shprehjes së ideve dhe të koncepteve të tij

autoriale, por edhe nxjerrjen e shenjave të modernitetit të letërsisë shqipe. Temat të cilat ai promovoi

në letërsi ishin tabu për kohën në të cilën autori ka jetur, siç ishte ajo e prostitucionit.

Fare mirë mund të themi se ai ishte autori i titullit rrënqethës Vargjet e lira, autori i Poemës së mjerimit,

i kangve të mjerimit, i baladës qytetëse, i kangve të rinis, i Melodisë së këputun, të cilat që në titull e

përcjell te lexuesi mesazh e tyre.

Pra si mbyllje të këtij punimi mund të themi se në veprat e tij Migjeni u bëri një kritikë të rreptë

mendësive të vjetra anakronike që pengonin emancipimin e shoqërisë shqiptare. Në të njëjtën kohë ai

fshikulloi ideologjinë, kulturën dhe artin e shkëputur nga jeta, që përligjnin prapambetjen dhe mjerimin,

që ngrinin lart mendësitë dhe përfytyrimet anakronike, që pengonin zhvillimin e lirë të individit.

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Diplome... · KREU I: Jeta dhe vepra e Migjenit 1.1 Migjeni dhe të dhëna biografike Migjeni vdiq 27 vjeç. Leximi dhe interpretimi i letërsisë

37

BIBLIOGRAFIA:

Bihiku, Koço, Krijimtaria letrare e Migjenit, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Mësonjëtorja, Tiranë,

2004.

Bihiku, Koço, Mbi veçoritë artistike të krijimtarisë së Migjenit, në revistën: “Studime filologjike”, nr. 3-4,

Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2000.

Fetiu, Sefedin, Vepra e Migjenit dhe kritika e saj, Rilindja, Prishtinë, 1984.

Hamiti, Sabri, Letërsia moderne shqiptare, Shtëpia botuese albas, Tiranë, 2000.

Idrizi, Rinush, Migjeni, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1992.

Krasniqi, Bajram, Kode të zhvillimit letrar, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Kryeziu, Resmije, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012.

Kryeziu, Resmije, Akti krijues, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2012.

Migjeni, Vepra 4, Rilindja, Prishtinë, 1988.

Migjeni, Vepra, Cetis Tiranë, Slloveni, 2002.

Vata, Rovena, Miti i malit në letërsinë shqipe, Naimi, Tiranë, 2013.