udhËzim administrativ nr. 2007/18aparati për mbushje - është pajisje për mbushje me karburant...

35
1 UNMIK IPVQ INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLANJA PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT QEVERIA E KOSOVËS / MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË VLADA KOSOVA / MINISTARSTVO TRGOVINE I INDUSTRIJE GOVERNMENT OF KOSOVO / MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19“Për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë”, neni 1 paragrafi 1.3 pika (d); Ligjit Nr. 2004/5 “Për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë”, neni 4, neni 5, neni 10 dhe neni 14.1; Ligjit Nr. 02/L-20 “Për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit”, nenit 4, nenit 5 dhe nenit 14, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, nxjerr: UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2007/18 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR NDËRTIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PIKAVE PËR FURNIZIMIN E AUTOMJETEVE ME KARBURANTE I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi Neni 1 Ky Udhëzim Administrativ përcakton kërkesat minimale teknike për ndërtimin e pikave për furnizimin e automjeteve me karburante dhe sigurimin e ndikimit të padëmshëm të tyre në shëndetin, sigurinë e njerëzve dhe mbrojtje të ambientit. Përkufizimet Neni 2 Termat e përdorur në këtë UA kanë këtë kuptim: Pika për furnizimin e automjeteve rrugore me karburante - (në vazhdim: servisi për karburante) është toka e pajisur me rezervarë adekuat statikë, aparateve për mbushje me karburant, instalimet përkatëse teknologjike, objektin për personat e punësuar si dhe objektet tjera përcjellëse që i dedikohen furnizimit të automjeteve rrugore me karburante të lëngshme dhe gazin e naftës të lëngëzuar si dhe të furnizimit të amvisërive me vaj për

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  1

                                                                                                    UNMIK IPVQ

   

INSTITUCIONET E PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLANJA

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT

QEVERIA E KOSOVËS / MINISTRIA E TREGTISË DHE INDUSTRISË VLADA KOSOVA / MINISTARSTVO TRGOVINE I INDUSTRIJE

GOVERNMENT OF KOSOVO / MINISTRY OF TRADE AND INDUSTRY  

 Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19“Për Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë”, neni 1 paragrafi 1.3 pika (d); Ligjit Nr. 2004/5 “Për Tregtinë me Naftë dhe Derivate të Naftës në Kosovë”, neni 4, neni 5, neni 10 dhe neni 14.1; Ligjit Nr. 02/L-20 “Për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit”, nenit 4, nenit 5 dhe nenit 14, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, nxjerr:

UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 2007/18

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR NDËRTIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PIKAVE PËR FURNIZIMIN E AUTOMJETEVE ME KARBURANTE

I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Qëllimi

Neni 1

Ky Udhëzim Administrativ përcakton kërkesat minimale teknike për ndërtimin e pikave për furnizimin e automjeteve me karburante dhe sigurimin e ndikimit të padëmshëm të tyre në shëndetin, sigurinë e njerëzve dhe mbrojtje të ambientit.

Përkufizimet

Neni 2

Termat e përdorur në këtë UA kanë këtë kuptim:

Pika për furnizimin e automjeteve rrugore me karburante - (në vazhdim: servisi për karburante) është toka e pajisur me rezervarë adekuat statikë, aparateve për mbushje me karburant, instalimet përkatëse teknologjike, objektin për personat e punësuar si dhe objektet tjera përcjellëse që i dedikohen furnizimit të automjeteve rrugore me karburante të lëngshme dhe gazin e naftës të lëngëzuar si dhe të furnizimit të amvisërive me vaj për

  2

ndezje dhe me gaz të naftës të lëngëzuar. Servisi për karburante sipas kuptimit të këtij Udhëzimi Administrativë i është dedikuar përdorimit publik. Objektet tjera përcjellëse - sipas kuptimit të këtij UA, janë objektet për: - magazinimin, dhe shitjen e bombolave prej çeliku të gazit të lëngëzuar të naftës dhe gazit për nevoja të amvisërisë, - larja e automjeteve, - servisimi i shpejt i automjeteve, - restoranti, - shitja e mallit të konsumit të gjerë, - kryerja e veprimtarive tjera, të cilat nuk shtojnë rrezikun nga zjarri.

Karburantet - sipas kuptimit të këtij UA, janë; karburantet dizel, benzina për automjete, vaji për ndezje për amvisëri (mazuti, vaj për ndezje ekstra i lehtë), gazi i lëngëzuar i naftës (GLN) si dhe biokarburantet dhe përzierjet me biokarburantet.

Servisi intern për mbushje të karburanteve - është servis i karburanteve i dedikuar ekskluzivisht furnizimit të parkut vetjak të automjeteve dhe makinave me karburant dhe që i njëjti nuk është dedikuar për përdorim publik.

Aparati për mbushje - është pajisje për mbushje me karburant që është i fiksuar në tokë. Të gjitha pjesët përbërëse janë të mbështjella me kutinë (shtëpizën) e përbashkët mbrojtëse, të cilën gjatë përdorimit nuk ka nevojë të hiqet.

Aparati thithës–matës për bartjen e karburantit - është aparat i fiksuar në tokë ose në rezervar. Njësia e tij thithëse dhe matëse është e mbështjellur me shtëpizën mbrojtëse, të cilën duhet hapur gjatë marrjes së karburantit.

Hapësira manovruese e aparateve mbushëse - përfshinë sipërfaqen horizontale, me hapësirën manovruese, e përshkruar në lartësinë prej 1.0[m] e cila do të mundësonte lëvizshmëri të lehtë dhe të pa penguar në zonën prej pikës mbushëse e deri në bazën e pikës së karburantit, siç përcaktohet me foton “1”, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA.

Territori manovrues i aparateve për mbushje të rezervuarëve - përfshinë sipërfaqen horizontale, në vijën e tubacionit mbushës në mes të kyçësit në auto-botës dhe të kyçësit për mbushjen e rezervarëve, e që anash është e kufizuar në distancë deri 2.5[m] rreth tubacionit mbushës, siç është përcaktuar në foton 2, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA.

Servisi i karburantit pa personel - është servis i karburantit, te i cili aparatet mbushëse aktivizohen dhe përdoren nga shërbyesit pa pranin e personelit shitës. Mbikëqyrja e sistemit të karburantit zbatohet nga largësia me ndihmën e video kamerave dhe aparateve për alarmim nga qendra kontrolluese në veprim pa ndërprerje, që ka mundësinë e komunikimit dhe ndërhyrjes reciproke. Sistemi i mbyllur i mbushjes - është sistem i mbushjes me karburant, te i cili:

  3

- gjatë mbushjes së rezervarëve të sistemit, thithët karburanti nga rezervari dhe përmes gypit të veçantë kthen karburantet në autobote, - gjatë derdhjes së karburanteve të grupit I, II ose III në rezervuare të automjeteve, thithët karburanti prej rezervuarëve të automjeteve përmes përdorimit të posaçëm të rubineteve derdhës, të cilat me ndihmën e pompave me vakum e thithin dhe e kthejnë karburantin në rezervuarët e sistemit. Pika e flakërimit - është temperatura më e ulët në të cilën (sipas kushteve të përcaktuara) avullohet, përkatësisht shndërrohet në avull lëngu në sasi të mjaftueshme duke mundësuar që mbi lëngë të krijohet bashkë dyzimi eksplodues i avullit me ajrin, e i cili është i aftë të ndizet duke shkaktuar burimi mjaft të fuqishëm ndezës.

Zonat e rrezikshmërisë në serviset e karburanteve - janë hapësira ku për shkaqe të marrëdhënieve lokale që shprehin rrezikshmëri ose për shkak të veprimeve, funksionet e të cilave mund të paraqesin koncentrime të rrezikshme të gazrave ndezës, përkatësisht të avullit ose të mjegullës së karburanteve me ajrin. Këto zona sipas probabilitetit dhe kohës së pranisë së atmosferës eksploduese, janë ndarë në zonat “0”, “1” ose “2”, të cilat mund të jenë me rrezik nga eksplodimi i përhershme ose i përkohshme.

Zona “0” - është hapësirë në të cilën atmosfera eksploduese është e përbërë prej bashkë dyzimeve të ajrit dhe materieve ndezëse në formë të gazit, avullit, ose mjegullës, së pranishme për kohë gjithnjë më të gjatë ose të përhershme.

Zona “1” - është hapësirë në të cilën atmosfera eksploduese është në veprim normal e përbërë prej bashkë dyzimeve të ajrit dhe materieve ndezëse në formë të gazit, avullit ose mjegullës. Veprim normal nënkuptojmë marrëdhëniet në të cilat aparatet përdoren në suaza të parametrave të planifikuar.

Zona “2” - është hapësirë, në të cilën veprimi normal i atmosferës eksploduese i përbërë nga bashkë dyzimet e ajrit dhe të materieve ndezëse në formë të gazit, avullit ose të mjegullës nuk paraqitet, por edhe nëse paraqitet, paraqitet vetëm për kohë të shkurtër.

Kufiri i poshtëm i eksplozivitetit - është koncentrimi i gazit ndezës ose i avullit të lëngut ndezës me ajrin, nën të cilën atmosfera nuk është eksploduese.

Kufiri i sipërm i eksplozivitetit - është koncentrimi i gazit ndezës ose të lëngut të avullit ndezës me ajrin mbi të cilin atmosfera nuk është eksploduese.

Lëngjet që ndizen shumë lehtë (grupi I) - janë lëngje që e kanë pikën ndezëse nën 00C ose pikën e vlimit nën ose barazi me 35[0C].

Lëngjet që ndizen shumë lehtë (grupi II) - janë lëngje që e kanë pikën ndezëse nën 210C ose pikën e vlimit mbi 35[0C].

Lëngjet që ndizen shumë lehtë (grupi III) - janë lëngje që e kanë pikën ndezëse në mes të 21[0C] dhe 55[0C] pikën e vlimit mbi 35[0C].

  4

Karburantet dizel dhe vaji ekstra i lehtë djegës - llogariten në mesin e lëngjeve ndezëse edhe përkundër vlerave të pikës ndezëse të tyre.

Ormani qendror i mbushjes - i është dedikuar mbushjes nga largësia të rezervarëve nëntokësor, është i përbërë prej shtëpizës metalike me kapak të cilin mund ta mbyllim si edhe prej kyçësve fiks të rezervarëve.

Valvula kundër thyerjes (valvula e sigurimit) - është ai, i cili ndanë pjesët e veçanta të aparatit (rezervarët ose tubacioneve) ashtu, që, e mbyllë rrjedhjen e karburantit nëse paraqitet para tij thyerja (avaria) dhe nuk llogaritet si element mbyllës.

Armaturat - janë elemente instaluese për rrjedhjen e gazrave ose të lëngjeve dhe janë dedikuar për drejtimin, përkatësisht sigurimin e aparateve.

Rrymat nivelizuese - paraqiten për shkak të rrymave kthyese në afërsi të aparaturave, të cilat e përdorin energjinë njëkahëshe, për shkak të rrymave të gabueshme në rrjetin elektrik, për shkak të rrymave induktuese në afërsi të aparateve elektrike me rryma të mëdha ose me frekuenca të larta ose për shkak të rrymave shkarkuese të rrufesë.

Mbledhja e flakës - është aparat, i cili pengon flakën në rezervarët dhe në pjesët tjera të sistemit për mbushje dhe magazinim të karburanteve të lëngëta.

Valvula ajrosësh - është pajisje e cili pengon paraqitjen e nën shtypjeve ose të mbi shtypjeve të rrezikshme në rezervuare të rrjedhave më të larta voluminoze gjatë mbushjes.

Kanalizimi teknologjik - i sistemit të karburantit është ajo pjesë e kanalizimit të sistemit e cili dedikohet për shkarkimin e karburanteve që derdhen, i cili është i përbërë prej rrjetit grumbullues, tubave të kanalizimit dhe mbledhësit të vajit.

Baseni grumbullues - është enë ashtu e ndërtuar që përfshinë tërë karburantet e derdhura nga rezervari dhe duhet të jetë i ndërtuar prej materiali në të cilin nuk mund të depërtoj karburanti dhe nuk duhet të ketë të instaluar shkarkuesin.

Gropa grumbulluese (mbledhëse) - e platformës është enë e ndërtuar pa shkarkues dhe duhet të ketë atë perimetër që të mund të përfshijë tërë karburantet e derdhur deri te mbyllja e valvulës mbyllëse në auto-cisternë. Para çdo shkarkimi të karburantit prej auto-cisternës në rezervuar, personi përgjegjës duhet ta verifikoj se a është gropa grumbulluese e zbrazët. Shkarkimi i karburantit nuk duhet të bëhet nëse gropa grumbulluese nuk është e zbrazët. Mbikëqyrja vizuale e rezervuarit - nënkupton kontroll periodik të sipërfaqes së brendshme të rezervuarit me kamerë nëpër vrimën kontrolluese.

  5

II. LOKACIONI I SERVISIT TË KARBURANTIT

Neni 3

Lokacioni për vendosjen e servisit të karburantit duhet të jetë i tillë që rreziku nga zjarri dhe eksplodimi të jetë e zvogëluar në nivelin më të ulët të mundur.

Neni 4 Vendosja e sistemit të karburantit duhet të jetë e tillë që në rast të rrezikut nga zjarri ose eksplodimi të mundësoj të gjithë njerëzve tërheqje të sigurt dhe të shpejt nga rajonet e rrezikuara.

Neni 5

Hyrja në sistemin e karburantit dhe dalja nga servisi i karburantit duhet të jenë të atilla që të mundësojnë shikueshmëri, kyçje dhe shkyçje të sigurt nga qarkullimi në përputhje me dispozitat për siguri në trafikun rrugor.

Neni 6

Në lokacionin e servisit të karburantit, sipas zonave të rrezikut, në largësi të përcaktuara, mund të vendosen edhe objektet tjera përcjellëse.

Neni 7

Servisi i karburantit duhet të jetë i ndarë prej rrugës publike në një rrethim mbrojtës. Gjerësia minimale e rrethimit mbrojtës është 0.5[m] dhe i cili do të duhet të mbroj sektorët e rrezikuara të servisit të karburantit nga goditjet e automjeteve për gjatë tërë gjatësisë së tij.

Neni 8

Trafiku në sektorët e veprimit të aparateve mbushës të servisit të karburantit, duhet të jetë i një kahëshëm.

Neni 9

Sipërfaqet e servisit të karburantit në sektorët e veprimit të aparateve mbushëse dhe aparateve për mbushjen e rezervuarëve duhet të jenë horizontale, është i lejuar animi deri në 2% pjerrtësi.

Neni 10

10.1 Hapësira e servisit të karburantit në sektorin e ndikimit të aparateve mbushëse dhe të aparateve për mbushjen e rezervuarëve duhet të jenë mbërthyera, të rezistueshme ndaj veprimit të karburanteve dhe ngarkesave mekanike dhe në mënyrë të mjaftueshme të përçmueshme elektrostatikisht.

  6

10.2 Madhësia e tyre duhet të jetë e njëjtë ose më e madhe se sektori veprues i aparateve për mbushjen e rezervuarëve, përkatësisht më e madhe nga sektorët e bashkuara të veprimit të aparateve mbushëse. Duhet të janë të përpunuara si enët grumbulluese edhe ato shkarkuese në grumbulluesin e vajrave.

Neni 11

Distanca prej hyrjeve e deri në objektet të servisit të karburantit duhet të jetë në së paku 30 [m], për servise në të cilët gjenden më shumë se 50 persona, distancë kjo e matur prej burimit më të rrezikshëm, e që përfshin; aparatet mbushëse, stacionin qendror të mbushjes, rezervuarët mbitokësore, aparatet thithëse–matëse për shpërndarjen e karburantit dhe të depozitave të bombolave prej çeliku të gazit të lëngëzuar të naftës.

Neni 12

Radiuset (hapësirat manovruese) të automjeteve duhet të projektohen dhe të përpunohen ashtu, që pa manovrim shtesë të jetë e mundshme vozitja normale e automjeteve nëpër dhe nga servisi i karburantit.

Neni 13

Distanca në mes të hapësirave manovruese të aparateve mbushëse duhet që të mundësojnë qarkullim të sigurt dhe të papenguar të automjeteve. Distanca në mes të hapësirave të një pas njëshme qarkulluese duhet të ketë së paku 0.5[m]. Distanca në mes hapësirave paralele qarkulluese duhet të ketë së paku 0.6[m].

Neni 14

14.1 Hyrjet ose hapjet tjera të objektit për të punësuarit në servisin e karburantit duhet të jenë së paku 1.0[m] distancë prej automjeteve të cilat furnizohen me karburante të lëngshme, aparati mbushës duhet të vendoset në distancë prej 2.0[m] prej hyrjes ose prej hapjeve tjera të objektit për personat e punësuar. 14.2 Aparati mbushës që është vendosur në distancë të caktuar minimale, duhet të jetë i kthyer ashtu që tubat mbushës dhe rubineteve mbushës të jenë në anën që është më shumë e larguar prej hyrjes ose të hapurave tjera. 14.3 Objekti për personat e punësuar në servisin e karburantit duhet të ketë dalje emergjente në pjesën pasme të objektit.

Neni 15

Ormani qendror i mbushjes së rezervuarëve duhet të vendosen në asi vendi që të mundësohet sigurimi i autocisternës nga goditja e automjeteve, të cilat qarkullojnë nëpër hapësirat qarkulluese të servisit të karburantit. Në rast të paraqitjes së zjarrit, autocisternës duhet mundësuar largimin e papenguar në rrugën publike.

  7

Neni 16 Kapakët e kanaleve të instalimeve elektrike dhe të kanalizimit publik, në zonat e rrezikuara duhet të jenë të tilla që të mos e lëshojnë gazin ose kanalet duhet që të shtrohen me rërë.

Neni 17

17.1 Mbrojtja e aparateve mbushëse ndaj goditjeve të automjeteve është e mjaftueshme nëse aparateve mbushëse iu mundësohet mbrojtja e cepave, kthyesit ose elementet e ngjashme, në lartësi së paku 0,15[m]. 17.2 Aparatet mbushëse duhet të jenë prej cepit të elementeve mbrojtës të larguara anash së paku 0.20[m], siç është përcaktuar në foton 3, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA.

Neni 18

18.1 Bombolat prej çeliku me gaz të lëngëzuar të naftës deri 10[kg] duhet të depozitohen në objektet e veçanta të servisit të karburantit. Magazinimi i fuçive prej çeliku me kapacitet deri 3000[kg] të gazit të naftës të lëngëzuar e që është përpunuar si objekt montazh me mure prej rrjetit metalik ose prej pllakës metalike, duhet të jetë i larguar prej kufirit të parcelës së paku 0,5[m]. 18.2 Objekti i ndërtuar i depozitimit të bombolave prej çeliku të gazit të lëngëzuar të naftës, me kapacitet prej 3000[kg], prej mureve të cilit janë rezistues ndaj zjarrit REI 120 e i cili ka hyrjen e kthyer prej kufirit të parcelës dhe ka çatinë e lehtë, duhet të jetë i larguar prej kufirit të parcelës së paku 1,5[m], zona e rrezikshmërisë nuk duhet të arrijë përtej kufirit të parcelës të servisit të karburantit.

III. REZERVOARET DHE APARATET MBUSHËS TË KARBURANTEVE TË LËNGTA

Neni 19

Në servisin e karburantit mund të magazinohet më së shumti 300[m3], të karburanteve të lëngshme. Në këtë sasi mund të ketë më së shumti 150[m3], të karburanteve të grupit I, II ose III.

Neni 20 Karburantet në servisin e karburantit mund të depozitohen në rezervuarët nëntokësore ose mbitokësore.

  8

Neni 21 21.1 Mbushja e rezervarëve depozitues të servisit të karburantit prej autocisternave si dhe njëkohësisht mbushja me karburante e rezervuarëve të automjeteve është e mundshme nën kushtet që: a) hapësirat e qarkullimit të servisit të karburantit mundësojnë mbushje të njëkohshme në rezervuarët depozitues dhe në rezervuarët e automjeteve, b) hapësirat qarkulluese të servisit të karburantit duhet të mundësojnë qarkullim dhe largimin e pa papenguar të automjeteve si dhe në rast zjarri qasje të lehtë të automjeteve të zjarrfikësve, c) të është e mundur kyçja e autoboteve për shkarkimin e karburanteve, të mbrohet rrethimi i sigurisë pesë metrash, e në të cilin gjatë shkarkimit është e ndaluar qasja e automjeteve dhe personave të pa autorizuar, d) rrethimi sigurues është i ndërtuar me pengesa vartëse dhe i markuar me shenjën që shihen mirë për ndalesën dhe me mbishkrimet sinjalizuese që tërheqin vërejtjen për rrezik. 21.2 Rrethimi i sigurisë mund të zvogëlohet në distancën e përgjysmuar, nëse është i mbrojtur me murin e rezistueshëm ndaj zjarrit REI 120 të madhësisë, që i përgjigjet zonës së definuar të rrezikshmërisë. 21.3 Mbushja e rezervuarëve nëntokësore nga autobotet duhet zbatuar te servisi i karburantit, i mbrojtur nëse nuk janë plotësuar kushtet nga alineja e parë e këtij neni. Mbushja e rezervuarëve nëntokësore prej autoboteve, pa marrë parasysh kushtet nga alineja e parë e këtij neni, mund të zbatohet edhe jashtë orarit të funksionimit të servisit të karburantit.

Neni 22

Rezervuarët nëntokësore duhet të jenë të mbuluara me dhe në të gjitha anët me trashësi së paku 0.8[m], nëse mbi rezervuar është sipërfaqja e qarkullimit, rezervuarët nëntokësore për karburante të lëngshme duhet të sigurohen me konstruksion lehtësues adekuat.

Neni 23 Rezervarët nëntokësore duhet të kenë distancën në mes tyre së paku 0,4[m].

Neni 24

Rezervarët nëntokësorë duhet të jenë të larguar prej objekteve dhe kufirit të parcelës së paku 1.0[m], matur prej gabaritit të rezervuarit.

Neni 25

Rezervarët nëntokësor duhet të jenë të larguar së paku 1.0[m] prej rrjetit të infrastrukturës publike e cila përfshin; gazsjellësin, ujësjellësin, rrjetin e kanalizimit, kabllot e telekomunikacionit dhe të elektrikes.

  9

Neni 26

Rezervarët nëntokësorë duhet të vendosen në shtrat bartës dhe të mbrohen prej pllutimit për shkak të rrjedhjeve të mundshëm të ujërave nëntokësorë.

Neni 27

Rezervarët nëntokësor duhet të jenë të mbrojtur dhe të izoluar prej rrymës, duhet të mbështjellën me shtresë të trashë më së paku 0.15[m], prej materiali finok, i cili mbron izolimin ndaj dëmtimeve mekanike.

Neni 28

Kanalet e rezervarëve nëntokësore duhet të jenë të padepërtueshëm prej karburanteve, në mënyrë që të jetë e mundur përfshirja, konstatimi dhe largimi i karburanteve, tashmë të derdhura.

Neni 29

Kanalet e rezervuarëve nuk duhet të jenë brenda zonave të rrezikshmërisë së aparateve me gazin e naftës së lëngëzuar.

Neni 30

Kanalet e rezervuarëve nëntokësorë me vaj djegës nuk duhet të jenë: a) në rajonin e veprimit të aparateve mbushëse për karburantet e grupeve I, II dhe III, b) në rajonin e veprimit të aparateve për mbushjen e rezervuarëve të depozitave, c) brenda të gjitha zonave tjera të rrezikshmërisë të servisit të karburantit.

Neni 31

Në mbulesën e brendshme të kanalit të rezervuarit nëntokësor, shenja e llojit të karburantit i cili depozitohet në rezervar duhet të jetë e dukshme. Mbulesa e kanalit duhet të ketë bravën ose mekanizëm tjetër për mbyllje dhe mbrojtësin kundër rënies.

Neni 32

Rezervari nëntokësor duhet të ketë mur të dyfishtë dhe duhet të jetë i pajisur me aparat kontrollues, i cili me sinjal tingëllues dhe me dritë tërheq vëmendjen se rezervari të mos ngushtohet. Për rezervarin me mur të dyfishtë me vëllim deri në 100[m3], baseni grumbullues nuk nevojitet.

Neni 33

Te rezervari nëntokësor, vazhduesit për kyçje mund te kenë të vendosur vetëm në pjesë, që ka qasje të ballit të rezervarit, përkatësisht në mbulesën e hapjes hyrëse të rezervarit.

  10

Neni 34 Mbushja e rezervarëve nëntokësor me karburante të grupeve I, II dhe III mund të zbatohet vetëm me përdorim përmes ormanit qendror mbushës.

Neni 35

Kyçësit e tubacioneve fleksibil për mbushje (në kyçësin e instalimit të përhershëm të servisit të karburantit) duhet të jenë të padepërtueshëm, të mbyllur me kapak i cili siguron mbylljen e plotë. Kyçësit duhet të jenë prej materialeve jo vezulluese dhe të siguruara ndaj qasjeve të paautorizuara.

Neni 36

Të gjithë rezervarët duhet të kenë të instaluar valvolat siguruese ndaj stërmbushjes, valvolat siguruese lejojnë rrjedhjen e lirë të karburantit deri në nivelet, që i përgjigjen 95[vol %] të vëllimit të rezervarit dhe plotësisht mbyllin rrjedhën e karburantit kur arrihet niveli i cili i përgjigjet 97[vol %] të vëllimit të rezervarit. Duhet të ekzistoj mundësia që karburanti nga tubi i mbushës të rrjedh në rezervar, përkundër asaj që valvolat siguruese janë plotësisht të mbyllur para stërmbushjes.

Neni 37

Rezervarët duhet të kenë hyrje për kontroll dhe hyrjet për kontrolluese mbikëqyrje vizuale në rezervar, të cilat duhet të kenë ndriçimin me diametër 600[mm]. Hyrjet kontrolluese për mbikëqyrje vizuale të brendësisë të rezervarit duhet të ketë ndriçimin me diametër së paku 120[mm]. Hyrjet për mbikëqyrje vizuale të brendësisë së rezervarit duhet të kenë distancë prej 2.0[m].

Neni 38

Tubacionet nëntokësor për mbushje të karburanteve duhet të jenë prej materialit në të cilin nuk depërton karburanti, të mbrojtur nga korrozioni dhe pa lidhje vazhduese. Duhet të vendosen në sipërfaqen e tokës 0.8[m], duhet të jenë të mbrojtur ndaj dëmtimeve mekanike me shtresë të materialit finok me trashësi 0.15[m].

Neni 39

39.1 Në servisin e karburantit mund të depozitohen karburantet e lëngshme në rezervarët nëntokësor me dy mure, të cilat instalohen në shtëpiza plotësisht të mbyllura. Rezervarët duhet të jenë të pajisur me aparate kontrolluese, të kenë sinjale zanore dhe me dritë që tërheqin vërejtjen pa derdhje të lëngjeve të magazinuara të cilat efekte vinë për shkak të mos shtrëngueshmërisë së rezervarëve. 39.2 Kapaciteti më i madh i lejuar i rezervarit për karburant të veçantë është 50[m3], prej objekteve ku gjenden njerëzit dhe toka e fqinjëve, duhet të jenë larg së paku 5.0[m]. Nëse objektet fqinj, janë objekte me ngarkesë të shtuar të zjarrit [>1000 MJ/m2] ose në to

  11

gjendet më shumë se 50 njerëz, duhet respektuar lëvizjet e cekura në dispozitat për mbrojtjen nga zjarri për objekte të tilla.

Neni 40

Çdo rezervar mbitokësor duhet të ketë shtëpizën vetanake. Rezervarët fqinj mbitokësor mund të kenë shtëpizë të përbashkët prej murit. Muret dhe bazamenti i shtëpizës të rezervarit mbitokësorë duhet të jenë te përpunuar prej betonit të armiruar të trashësisë 0,15[m], e i cili e përballon presionin e reduktuar të paraparë nga eksplodimi i rezervarit.

Neni 41

Shtëpiza e rezervarit mbitokësor duhet të sigurojë mbrojtjen nga zjarri të rezervarit, çatia e shtëpizës duhet të jetë e përpunuar prej materialit të lehtë, e cila mund të veprojë si vrimë për çlirim të presionit i shkaktuar nga eksplodimi si dhe të pengoj grumbullimin e ujit prej shiut në hapësirë rreth rezervarit.

Neni 42

Në mes të shtëpizës dhe rezervarit duhet të ketë së paku 0,8[m] hapësirë që të mundësohet mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e rezervarit dhe të pajisjeve kyçëse. Në mes të rezervarit dhe të shtëpizës duhet të ketë së paku 0,1[m] hapësirë. Nëse hapësira është e shtruar me rërë, mbikëqyrja e rezervarit të shtruar me rërë është e njëjtë si te mbikëqyrja e rezervarit nëntokësorë.

Neni 43

Të gjitha vrimat në rezervarin nëntokësorë duhet të jenë mbi nivelin maksimal të lejuar të karburantit.

Neni 44

44.1 Rezervarët duhet të jetë, dhunshëm e ajrosur me sistemin e ventilimit të kapaciteteve 0.3[m3/min/m2], dhe me kapacitet jo më pak se 4[m3/min], ventilimi duhet të jetë e përhershme, dhe duhet që automatikisht ta kyçë detektorin e avullit të karburantit. Në rastin e rënies së ventilimit të dhunshme duhet automatikisht të kyçet sistemi për mbushje me karburant nga ky rezervar.

44.2 Vrimat e kanaleve ventiluse duhet të jenë më së shumti 0.3[m] prej bazamentit, ajrosja duhet të bëhet përmes çatisë. 44.3 Ventilimi nuk është i nevojshëm nëse hapësira rreth rezervarit është e shtruar me rërë. E tërë armatura e rezervarit duhet të jetë, përkundër shtruarjes me rërë të rezervarit, gjithnjë me qasje.

  12

Neni 45 Në mes të rezervarit mbitokësorë dhe shtëpizës, duhet të jetë i instaluar senzori për zbulimin e koncentrimeve të rrezikshme të avullit të karburanteve, i cili aktivizohet, me sinjalin zanor dhe të dritës në pultin komandues të servisit të karburantit, (nga i cili bëhet mbikëqyrja, përkatësisht pulti mbikëqyrës i servisit pa personel) kur arritja e kufirit të poshtëm të eksplozivitetit është 25%.

Neni 46

Në hapësirën me rezervar mbitokësorë duhet të jetë i instaluar senzori për lajmërimin e pranisë së ujit, nëse shtëpiza me rezervarin është vendosur në vend ku kishte me ardhur lehtë deri te depërtimi i ujit.

Neni 47

Instalimet e tubacioneve prej rezervarit mbitokësorë deri te aparatet mbushëse duhet të shtrohen nën sipërfaqen transportuese të servisit të karburantit.

Neni 48

48.1 Tubacionet mbitokësorë nuk duhet të kenë lidhje vazhduese në mes të njësisë së pompave për karburante dhe valvolave mbyllëse, të cilin e drejton aparati mbushës. 48.2 Tubacionet mbitokësorë duhet të jenë të mbrojtura ndaj rrezeve të nxehtësisë ashtu që temperatura e karburantit nuk duhet të tejkalojë 50[oC].

Neni 49

49.1 Shtëpiza e aparatit mbushës duhet të durojë ngarkesat e pritura mekanike, vjetrimin dhe ndikimin e zjarrit. Kapakët e shtëpizave të aparateve mbushëse mund të hapen me ndihmën e çelësit. 49.2 Aparatet mbushëse duhet të përpunohen në përputhje me standardet në fuqi, për aparatet mbushëse.

Neni 50

50.1 Rubinetat mbushëse për derdhjen e karburanteve duhet të kenë të instaluar valvolat automatike mbyllëse për ndërprerjen e mbushjes me karburant, kur rezervarët e automjeteve janë plotë. 50.2 Në mes të gypit lëvizës dhe të rubinetës për mbushje me karburant duhet të instalohet valvola kundër thyerjes,

  13

Neni 51

Me instalimin e mbledhësit të flakës në të gjithë gypsjellësit me avull, të karburanteve të grupeve, I, II ose III duhet të pengojnë depërtimin e flakës në rezervar dhe njëkohësisht të sigurojnë rrjedhjen e avullit.

Neni 52

Rezervarët duhet të jenë të pajisur me aparate që pengojnë krijimin e nënpresionit dhe të mbishtypjeve në brendinë e rezervuarve.

Neni 53

53.1 Rrjeti i ventilimit të rezervuarve duhet të jetë prej materialeve, që janë të rezistueshëm ndaj avullit të lëngjeve të depozituara, ndaj vjetërsimit, ndikimit të flakës dhe duhet të jenë ashtu të forcuar që të ruajnë formën. 53.2 Rrjeti i ventilimit të rezervarëve, të cilët janë zbatuar jashtë vendit, duhet të jenë prej metali si dhe duhet të jenë ashtu të instaluar që bashkëdyzimet shkrirëse eksploduese të ajrit dhe të avullit të karburanteve të mos cenojnë jetët dhe shëndetin e personave, që janë prezent në servisin e karburantit. Vrimat dalëses të rrjeti të ventilimit të rezervuarve me karburant, të grupeve I, II ose III, përkatësisht me karburant dizel ose me vaj djegës duhet të jenë më së paku 4.0[m] mbi nivelin e tokës. 53.3 Gjatë vendosjes së rrjetit të ventilimit të përbashkët, (për rezervarët me dizel dhe rezervarët me karburant të grupeve I,II, ose III), vrimat shkarkuese të sistemit të ventilimit të rezervuarve me karburante dizel ose me vaj djegës duhet të jenë të vendosura më së paku 0.5[m] më lartë se vrimat shkarkuese të ventilimit të rezervarëve me karburantet e grupeve I, II ose III.

Neni 54

Vrimat shkarkuese të sistemit të ventilimit të rezervarëve duhet të përfundojnë së paku 2.0[m] prej murit me hapje të çfarëdo objekti të servisit të karburantit.

Neni 55

Diametri ndriçues i sistemit të ventilimit duhet të jetë përafërsisht sa gjysma e gjerësisë së ndriçimit të tubacionit mbushës. Nëse kapaciteti më i madh i lejuar të mbushjes së rezervarit është deri 1200[l/min], diametri më i vogël i ndriçimit të sistemit të ventilimit duhet të jetë më së paku 40[mm].

Neni 56

Shumë rezervar mund të kenë të përbashkët sistemin e ventilimit, nëse në ta depozitohen karburantet e grupit të njëjtë të rrezikshmërisë.

  14

Neni 57

57.1 Rrjetet e ventilimit të rezervarëve nuk duhet të kenë të instaluar mbyllës të armuar. 57.2 Në rrjetet e ventilimit duhet të instalohen valvolat frymëmarrës dhe mbyllës të flakës.

Neni 58

Gjatë mbushjes së rezervarëve të depozitave të servisit dhe mbushjes së rezervarëve të automjeteve me karburante, duhet plotësuar kërkesat e emisioneve të lejuara të vlerave të bashkë dyzimeve organike të avullit në ajër.

Neni 59

Pajisjet për mbushje të rezervarëve në serviset e karburantit dhe mbushja me karburante të grupit I, II ose III në rezervarët e automjeteve duhet të sigurojnë që vlera e parashikuar të humbjeve të mos tejkalon vlerat e përcaktuara.

Neni 60

60.1 Mbushja e rezervarëve duhet zbatuar në sistem të mbyllur të mbushjes me karburant. 60.2 Sistemi i ventilimit të rezervarëve, të cilët janë instaluar ç’lirshëm, përveç vrimave, instalimin e të cilave e përcaktojnë kërkesat e sigurisë, që gjatë mbushjes me karburant prej autoboteve duhet të jenë të mbyllur.

Neni 61

Gjatë ndarjes së ujërave teknologjike të zeza nga sipërfaqja siç përshkruhet në neni 10 të këtij UA, duhet siguruar që ujërat e zeza, para lëshimit jashtë zonave të servisit të karburantit, të ndahen sipas kanalizimeve të zbatuar dhe të sanksionuar teknologjikisht dhe përmes aparateve pastruese për largimin e vajrave minerale dhe të benzinës (në vazhdim: grumbulluesit e vajrave), efekti pastrues i të cilave duhet të jetë në përputhje me kriteret ligjore për menaxhimin e ujërave të zeza.

Neni 62

Grumbulluesi i ujërave, përmes të cilit ndahen ujërat teknologjike të zeza nga servisi i karburantit duhet të eksploatohet dhe të funksionojnë në përputhje me përcaktimet ligjore dhe kërkesat për emisionet gjatë ndarjes së ujërave teknologjike të zeza prej serviseve të karburantit. Madhësia dhe kapaciteti shkarkues i grumbulluesit të vajrave përshkruhet dhe përcaktohet në dokumentacionin projektues të servisit të karburantit.

Neni 63

Hapjet e hyrjes së kanalizimit për shkarkimin e ujërave të zeza dhe të reshurave, nuk duhet të gjenden në zonat e rrezikut nga eksplodimi.

  15

IV. SERVISI I BENZINËS PA PERSONEL

Neni 64

64.1 Servisi i karburantit mund të funksionojë vetëm nën mbikëqyrjen e përhershme. Mbikëqyrje të përhershme llogaritet nëse gjatë funksionimit të servisit të karburantit është prezent personeli, përkatësisht nëse aparatet për mbushje në servisin e karburantit janë të mbikëqyrura nga largësia me videoaparate me mbikëqyrje të përhershme. 64.2 Vendi i mbikëqyrjes duhet të organizohet në përputhje me rregulloren për kushtet për zbatimin e sigurimit nga zjarri. Personi juridik duhet të ketë të përgatitura procedurat në përputhje me rregulloren për kushtet për zbatimin e sigurimit nga zjarri.

Neni 65

Në serviset e karburantit pa personel lejohet vendosja e vetëm atyre aparateve mbushëse, të cilat janë të përgatitura për përdorim të tillë.

Neni 66

Aparati mbushës në serviset e karburantit në regjimin “servisi i karburantit pa personel”, duhet të jetë larguar së paku 0.5[m] nga objekti për personelin e punësuar të servisit të karburantit dhe 10.0[m] prej depos së bombolave prej çeliku të gazit të lëngëzuar të naftës dhe duhet të jetë e shenjëzuar dukshëm, (me dritë).

Neni 67

Në rajonin e veprimit të aparateve mbushëse në servisin e karburantit pa personel duhet të këtë dukshmëri të mirë, si dhe qasje të lehtë, shënjëzime të kuptueshme, aparatin për alarmim që do të mundësonte alarmim direkt të qendrës së përhershme mbikëqyrëse. Aparati për alarmim duhet të jetë me kapak prej qelqi.

Neni 68

Te çdo aparat mbushës në servisin e karburantit pa personel, tasti vizual “STOP”, duhet të jetë qartë i dukshëm i përpunuar në përputhje me standardin SK/ EN 54, 11, del 2001, për shkyçjen e aparatit mbushës.

Neni 69

Aparati mbushës që është vendosur në servisin e karburantit pa personel duhet të funksionojë vetëm në funksion të thithjes së karburantit prej rezervarit. Përdorimi i pompës me presion për pompimin e karburantit prej rezervarit deri te aparati mbushës, nuk lejohet.

  16

Neni 70

Rubineti mbushëse i aparatit në servisin e karburantit pa personel nuk duhet të ketë element kapërcyes.

Neni 71

Aparatet mbushëse në serviset e karburantit pa personel duhet të shkyçin motorin e pompës thithëse më së voni 6 minuta pas fillimit të mbushjes me karburant. Në aparatin mbushës sinjalizimi për kufizimin kohor të mbushjes me karburant duhet të jetë i dukshëm mirë

Neni 72

Duke respektuar kufizimet të nenit të mëparshëm, aparatet mbushëse në serviset e karburantit pa personel, duhet të mundësojnë mbushjen vetëm deri në 60[l] karburante të grupit I, II ose III, përkatësisht deri 450[l] të karburanteve dizel. Mbas skadimit kohor prej 6 min ose të mbushjes së vëllimit prej 60[l] përkatësisht 450[l] karburant, mbushja me karburant duhet automatikisht të ndalet.

Neni 73

Drejtimi i aparatit mbushës në servisin e karburantit pa personel duhet të kryhet në zbatim të kategorisë më të lartë, sipas standardeve në fuqi për pjesët e sistemeve drejtuese lidhur me sigurinë, çka do të thotë se, në rastin e dështimit të kufizimeve të sigurisë nga nenet 71 dhe 72 të këtij UA, aparati mbushës automatikisht duhet të shkyçet. Përputhja me kërkesat e standardit për pjesët e sistemeve drejtuese lidhur me sigurimin, e vërteton furnizuesi me deklaratën për konformitetit.

Neni 74

Te çdo aparat mbushës në serviset karburantit pa personel duhet të ketë udhëzim për përdorim në më shumë gjuhë, që shihet dukshëm dhe kuptohet lehtë. Udhëzimi duhet të përmbajë instruksionet për mënyrën e sigurt të përdorimit të aparatit mbushës dhe instruksionin për reagimin e drejtë në rast të fatkeqësisë.

Neni 75

Me ndërprerjen e veprimit të mbikëqyrjes video, duhet të pasojë ndërprerja e menjëhershme e veprimit te të gjitha aparateve mbushëse në servisin e karburantit pa personel.

  17

V. REZERVOARET DHE APARATET MBUSHËSE PËR GAZIN E NAFTËS TË LËNGËZUAR

Neni 76

Rajonet e ndikimit të aparateve mbushëse për gazin e lëngëzuar të naftës mund të mbulohen me rajonet e ndikimit të aparateve mbushëse për karburantet e lëngëta të grupeve I, II ose III, përkatësisht për derivate dizel ose vaj djegës.

Neni 77

Aparatet mbushëse për gazin e lëngëzuar të naftës mund të vendosen brenda rajoneve të veprimit të aparateve mbushëse për karburante të lëngëta të grupeve I, II ose III, përkatësisht për derivate dizel ose vaj djegës.

Neni 78

Rezervarët mbitokësorë ose nëntokësorë për gazin e lëngëzuar të naftës duhet të vendosen jashtë rajonit të veprimit të aparateve mbushëse për karburantet e lëngëta. Rezervarët e gazit të lëngëzuar të naftës nuk duhet të shtrihen nën sipërfaqen për transport të servisit të karburantit.

Neni 79

Aparati mbushës i gazit të lëngëzuar të naftës duhet të ketë të instaluar kontaktuesin që arrihet shpejtë dhe që ka qasje të përhershme për shkyçje të detyrueshme, që ndërprenë rrymën elektrike në tërë instalimet elektrike, përveç për ndriçim të përgjithshëm.

Neni 80

Aparati mbushës për gazin e lëngëzuar të naftës duhet të vendoset jashtë dhe nuk duhet të vendoset në pjesë të gropuar të tokës.

Neni 81

Aparati mbushës i gazit e lëngëzuar të naftës nuk duhet të vendoset në zonat e rrezikshmërisë “1” përreth rezervarëve dhe pompave për gazin e naftës të lëngëzuar. Pompat për transportin e gazit të lëngëzuar të naftës mund të vendosen në zonat e rrezikshmërisë përreth rezervarëve të gazit të lëngëzuar të naftës.

Neni 82

Zonat e rrezikshmërisë “1” dhe “2” përreth rezervarëve dhe pompave të gazit të lëngëzuar të naftës nuk duhet të arrijnë në sipërfaqe të transportit të servisit të karburantit.

  18

Neni 83

Zonat e rrezikshmërisë përreth rezervarëve dhe pompave për gazin e lëngëzuar të naftës nuk duhet të mbulohen me zona tjera të rrezikshmërisë.

Neni 84

84.1 Në zonat e rrezikshmërisë të aparateve për gazin e lëngëzuar të naftës nuk duhet të ketë kurrfarë shkarkuesish dhe hapjesh deri te hapësirat nëntokësore siç janë: podrumet, gropat, kanalet, që nuk janë pjesë përbërëse të aparateve mbushëse për gazin e lëngëzuar të naftës dhe të aparateve të cilat i dedikohen depozitimit të gazit të lëngëzuar të naftës. 84.2 Largësia minimale deri te shkarkuesit dhe vrimat e hapësirave nëntokësore që nuk janë në eksploatim dhe që nuk lëshojnë gazin, duhet të jenë së paku 5.0[m].

Neni 85

85.1 Rubineti mbushëse për gazin e lëngëzuar të naftës duhet automatikisht të ndërpres rrjedhjen gazit të lëngëzuar të naftës nëse rubineti mbushës bie prej vrimës së rezervarit për mbushje të automjetit. Para rubinetit mbushës automatik duhet të instalohet valvola kundër thyerjes (valvola avarike), para tubacionit fleksibil të rubinetit për mbushje duhet të instalohet valvola mbyllës me dorë (manual). 85.2 Rubineti mbushëse duhet të mundësojnë mbushjen me gazin e lëngëzuar të naftës vetëm nëse ajo është e vendosur drejtë në vrimën hyrëse të rezervarit për gaz të automjetit. Mbushja vetëshërbyese lejohet vetëm me rubinet mbushës, të cilat mundësojnë mbushje vetëm në rast të lidhjes të sigurt e që nuk do të lejonte depërtimin e gazit të rubintës mbushëse gjatë hapjes së buzëve të rezervarit të automjetit.

Neni 86

86.1 Në servisin e karburantit mund të vendosen rezervuare mbitokësore të gazit të lëngëzuar të naftës me vëllim të përbashkët deri 15[m3].

86.2 Në mes të rezervarit mbitokësor të gazit të lëngëzuar të naftës të madhësisë mbi 5[m3] edhe:

a) objektit të servisit të karburantit, ku gjenden njerëzit, b) të sipërfaqeve qarkulluese të servisit të karburantit, ku gjendën njerëzit, c) të sipërfaqeve qarkulluese të servisit të karburantit dhe d) të kufirit të tokës fqinje. 86.3 Distanca duhet të jetë së paku 15[m], nëse rezervari nuk është i mbështjellur me mur mbrojtës. Për rezervarët e gazit të lëngëzuar të naftës me vëllim deri 5[m3] kjo distancë është 3.0[m].

86.4 Rezervari i gazit të naftës së lëngëzuar me vëllim mbi 5[m3], i cili nuk është i mbështjellur me mur mbrojtës, duhet të rrethohet me rrethojë me tela së paku 2[m] të

  19

lartë, të vendosur në distancë prej rezervarit së paku 5[m], përkatësisht në distancë 1.0[m] prej rezervarit me vëllim deri 5.0[m3]. Toka brenda rrethojës nuk duhet të jetë me barë të gjatë, të pakositur. Në pjesën e rrethuar nuk duhet të gjenden materie tjera ndezëse ose të rrezikshme. 86.5 Nëse rezervari mbitokësor është i mbështjellur me mur të rezistueshëm minimalisht ndaj zjarrit REI 120, i cili është së paku 0.5[m] më i lartë se rezervari. Distancat nga alineja e parë të këtij neni janë 0.5[m], përkatësisht 1.5[m]. Muri mbrojtës duhet të jetë i larguar prej rezervarit së paku 1.0[m] dhe duhet të përballojë shtypjen e reduktuar të eksplodimit.

Neni 87

Gypi lëvizës i mbushjes për gazin e naftës të lëngëzuar duhet të jetë i gjatë së paku 3.0[m] dhe nuk duhet të jetë më i gjatë se 5.0[m] si dhe duhet t’i përshtatet kërkesave standarde të fortësisë së trenit, përçueshmërisë elektrostatike dhe qëndresës kimike.

Neni 88

88.1 I tërë instalimi i gazit duhet të përpunohet, të testohet dhe të mirëmbahet në përputhje me dispozitat dhe standardet në fuqi. 88.2 Për të gjitha elementet e instaluara të aparateve mbushëse të gazit të naftës së lëngëzuar duhet të jepen deklaratat dhe certifikatat e konformitetit.

Neni 89

Në servisin e karburantit, në rezervarët nëntokësore, mund të magazinohen deri në 3[m3] të gazit të naftës të lëngëzuar. Hapja e gypit ajrosës së ventilit sigurues të rezervarit duhet të jetë së paku 2.0[m] mbi sipërfaqe.

Neni 90

Në mes të rezervarit të gazit të naftës të lëngëzuar, të kyçësve të tij mbushës dhe të aparateve mbushëse, të gropave hyrëse të rezervarëve nëntokësorë për karburant të lëngshëm ose të ormanëve të karburanteve të lëngshme, distanca duhet të jetë së paku 7.5[m].

Neni 91

91.1 Në mes të aparateve mbushës për gazin e naftës së lëngëzuar dhe të ormanit qendror mbushës për karburante të lëngshme përkatësisht të gropave të rezervarëve nëntokësore për karburante të lëngshme, distanca duhet të jetë së paku 7.5[m]. 91.2 Lejohet magazinimi dhe furnizimi i automjeteve me gaz tokësor dhe me biogaz në përputhje me standardet për serviset e karburantit për automjetet që punojnë me gaz tokësor.

  20

VI. SERVISI INTERN PËR MBUSHJEN ME KARBURANTE

Neni 92

Servisi intern për mbushje me karburante duhet të lokalizohet në kuadër të rajonit të mbyllur të shfrytëzuesve të servisit intern për mbushje me karburante që ka në pronësi këtë rajon të mbyllur ose këtë vend ndërtim.

Neni 93 Në servisin intern për mbushje me karburante mund të magazinohet vetëm karburanti dizel - në rezervarët nëntokësore ose në rezervarët mbitokësorë.

Neni 94

Për vendosjen e rezervarëve nëntokësore vlejnë të njëjtat kërkesa si për serviset e karburantit për përdorimin publik.

Neni 95

95.1 Rezervari mbitokësor mund të këtë vëllim deri 40[m3] dhe lehtë lëvizë. 95.2 Rezervari mbitokësor mund të ketë dy mure me aparat kontrollues të instaluar, i cili me sinjalet zanore dhe me dritë tërheqë vërejtën në porozitetin e rezervarit. Nëse rezervari mbitokësor ka një mur, duhet të vendosët në basenin grumbullues. Baseni grumbullues nuk mund të ketë të instaluar shkarkuesin.

Neni 96

Platforma e cila i është dedikuar mbushjes së rezervarit mbitokësor, përkatësisht mbushjes së rezervarëve të automjeteve me karburante, duhet të jetë e madhësisë adekuate sipas rajonit të veprimit. Tereni i platformës duhet të rregullohet prej materialit që nuk mund të depërtoj karburanti dizel. Platforma duhet ta ketë të instaluar gropën grumbulluese.

Neni 97 Servisi intern për mbushje me karburante me rezervar mbitokësor, matur prej murit të rezervarit, duhet të jetë larg prej ndërtesës së paku 10.0[m], prej rrugës publike dhe prej kufijve të kantiereve të ndërtimit së paku 9.0[m] dhe prej rrugëve lokale dhe brenda kantierit së paku 3.0[m].

Neni 98

Servisi intern lëvizës për mbushje me karburante duhet të vendoset në tokë të forcuar, që nuk është në rajon vërshues dhe duhet të jetë fort i lidhur me bazamentin. Për këtë destinim mund të ndërtohet platforma e betonit, në të cilën bazat e rezervarit janë të përforcuara në mënyrë fikse.

  21

Neni 99 Servisi intern lëvizës për mbushjen me karburante duhet të jetë i siguruar ndaj goditjeve të automjeteve, përkatësisht të makinave të punës me vendosjen e platformës më së paku 0.15[m] lartësi ose i mbajtur me elemente tjera ndërtuese që siguron nivel të njëjtë të mbrojtjes ndaj goditjeve të automjeteve.

Neni 100 Në servisin intern për mbushjen me karburante, personi përgjegjës duhet të bëjë mbikëqyrje të përditshme për mos dëmtimin e aparateve të instaluara.

Neni 101 Te aparati mbushës në servisin intern për mbushje me karburante duhet të jetë i qartë tasti vizual “STOP” për ç’kyçje të detyrueshme të aparatit mbushës.

Neni 102 Aparatet mbushëse të cilat janë të vendosura në serviset interne për mbushje me karburante, mund të veprojnë vetëm në funksion të thithjes së karburanteve prej rezervarit. Përdorimi i pompës së terenit për pompimin e derivateve prej rezervarit deri te aparati mbushës nuk lejohet.

Neni 103 Pipat mbushëse të aparateve mbushëse me karburante nuk mund të kenë mekanizma kapërcyes.

Neni 104 Aktivizimi i aparatit mbushës në servisin intern për mbushje me karburante është i mundshëm vetëm me përdorimin e kartelës së posaçme ose të çelësit. Përdoruesit e servisit intern për mbushje me karburant, për punë me aparate për mbushje, duhet të jenë të aftësuar në mënyrë adekuate.

VII. MBROJTJA KUNDËR EKSPLODIMIT

Neni 105

105.1 Zonat e rrezikuara është e mundur të zvogëlohen me masa konstruksioni dhe/ose me masa ndërtimi, të cilat pengojnë zgjerimin e bashkëdyzimeve eksploduese të gazit/avullit me ajrin. 105.2 Llojet e masave mbrojtëse për pengimin e eksplodimeve përcaktohen sipas zonës së rrezikshmërisë së definuar.

  22

105.3 Kufijtë e zonës së rrezikshmërisë nuk duhet të arrijnë në tokat e fqinjëve. 105.4 Për masat eksploduese të mbrojtjes vlejnë kërkesat e dispozitave në fuqi nga lëmi i mbrojtjes prej eksplodimeve.

Neni 106

(1) Zona e rrezikshmërisë “0” është në brendinë e rezervarëve nëntokësore për karburante të lëngëta të grupeve I, II ose III dhe në brendinë e rrjetit të tubacioneve për mbushjen e rezervarëve, për kthimin e avujve, rrjetit të ventilimit, armaturave dhe pjesëve të aparateve, të cilat nuk janë gjithnjë të mbushura me këto karburante, siç është përcaktuar në foton 4; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (2) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendinë e shtratit të rezervarëve me karburante të grupeve “I”, “II” ose “III” në rastin e mbushjes përmes ormanëve qendrore mbushëse dhe në rrethin e vrimave shkarkuese të rrjetit të ventilimit, në rastin e sistemeve të mbyllura të mbushjes me valvulën ajrosëse të instaluar në hapësirën përqark këtyre elementeve në distancën radiale 0.5[m], siç është përcaktuar në foton 5, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (3) Zona rrezikshmërisë “1” është në brendinë e shtratit të pompave për sistem të mbyllur të mbushjes me karburante të grupeve I, II ose III, të shtrateve ndarëse dhe të hapësirave tjera nëntokësore, të cilat gjenden në zonat e veprimeve të aparateve mbushëse për karburante të lëngëta të grupeve I, II ose III. (4) Zona e rrezikshmërisë “2” është në rrethinën e shtrateve me armatura mbuluese të rezervarëve nëntokësore për karburante të lëngshme të grupeve I, II ose III në hapësirën me lartësi 0,8[m] mbi tokë dhe me distancë radiale 2,0[m] prej cepave të gropave. (5) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendi të rezervarëve nëntokësore për karburante dizel dhe vaj djegës nën kushtin që temperatura e karburantit është më e ulët se 30[oC] dhe në brendinë e gypsjellësve, të armaturave dhe të pjesëve të aparateve që nuk janë gjithnjë të mbushura me këto karburante, siç është përcaktuar me foton 6, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (6) Zona e rrezikshmërisë “2” është në rrethinën e vrimave shkarkuese të rrjetit të ventilimit prej rezervarëve për karburante dizel dhe vaj për djegie në hapësirën e distancës radiale 0,5[m] dhe në brendi të shtratit me kyçës për mbushje, siç është përcaktuar me foton 5; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (7) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendinë e ormanit qendror për mbushje në rastin e zbatimit adekuat të ajrosjes natyrore, siç është përcaktuar me foton 7; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (8) Zona e rrezikshmërisë “2” është në mes zonës për mbushje me karburante të grupit I, II ose III në hapësirën me lartësi 0.8[m] mbi tokë dhe të distancës radiale 4.0[m] rreth ormanit qendror për mbushje, siç është përcaktuar me foton 8; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (9) Zona e rrezikshmërisë “0” është në brendi të gypësjellësve për kthimin e avullit te aparatet mbushëse të karburanteve të grupeve I, II ose III. (10) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendinë e shtëpizave me pompa dhe armaturave ndarëse të aparateve mbushëse për karburante të grupeve I, II ose III, siç është përcaktuar me fotot 9 dhe 10; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (11) Zona e rrezikshmërisë “1” është hapësirë rreth shtëpizave të aparateve mbushëse për karburante të grupeve I, II ose III me lartësi 1,0[m] dhe me distancë radiale 0,2[m], e

  23

cila pastaj prej lartësisë 0,5[m] nën kënd zgjatet deri në distancë 4,0[m] prej pjesës së shtëpizës të aparatit mbushës me gypa lëvizës, siç është përcaktuar me fotot 9 dhe 10, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (12) Zona e rrezikshmërisë “2” është në brendi të shtëpizave të aparateve mbushëse për karburante dizel dhe vaj djegës, siç është përcaktuar me foton 11, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (13) Zona e rrezikshmërisë “2” është në brendi të pjesëve të shtëpizave të aparateve mbushëse, ku janë vendosur gypat lëvizës dhe rubinetet për mbushje me karburante të lëngshme, siç është përcaktuar me fotot 9 dhe 10, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (14) Zona e rrezikshmërisë “0” është në shtratin, kanalet dhe grumbulluesin e vajrave të sistemit për ndarjen e lëngjeve prej sipërfaqes, siç janë të përcaktuar në nenin 10, siç është përcaktuar me foton 12; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (15) Zona e rrezikshmërisë “2” është në distancën deri 0,5[m], rreth sistemeve për ndarjen e lëngjeve prej sipërfaqes, të përcaktuara në nenin 11 siç është përcaktuar në foton 12; bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (16) Zonat e rrezikshmërisë nuk ekzistojnë nëse janë të gjitha vrimat hyrëse deri te kanalizimi kabllovik në zonat e rrezikshmërisë të mbyllura hermetikisht me kit, që është përgjithmonë rezistues në ndikimet e karburanteve. (17) Zona e rrezikshmërisë “0” është në brendi të autobotës dhe të tubave për kthimin e avullit të karburanteve të grupeve I, II ose III, siç është përcaktuar në fotot 13 dhe 14, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (18) Zona e rrezikshmërisë “1” është hapësira në distancë 0.3[m] rreth mureve të autoboteve me karburante të grupeve I, II ose III dhe arrin deri në dysheme por vetëm në rastin që në rezervarin e servisit të karburantit nuk hapen kapakët e botit, siç është përcaktuar në fotot 13 dhe 14, të cilat si shtojca janë pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje. (19) Zona e rrezikshmërisë “1” nga alineja e më sipërme në rastin që në rezervarin e servisit të karburantit është kryer përfshirja e kampionëve përmes vrimave hyrëse të komoreve të veçanta të autobotet e rritur për hapësirë në lartësi 2.3[m] mbi murin e sipërm të autobotës dhe të gjatësisë 2.0[m] (1.0[m] në secilën anë prej aksit të autobotës), siç është përcaktuar në fotot 13 bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (20) Zona e rrezikshmërisë “2” është hapësira, e cila arrin prej ormanit me kyçës për mbushje të rezervuarve me karburante të grupeve I, II ose III dhe kthim të avullit të autobotës (simetrikisht) në të gjitha anët në lartësi 1.25[m] deri te distanca radiale 2.0[m] dhe prej aty nën kënd zbret deri në tokë që arrin në distancë 4.0 m siç është përcaktuar në fotot 13 dhe 14, që si shtojca janë pjesë përbërëse të kësaj rregulloreje. (21) Zona e rrezikshmërisë “2” është në brendësi të grumbulluesit të mbyllur për vaj të përdorur të motorit. Zona e rrezikshmërisë 1 është në brendësi të grumbulluesit të pa mbyllur të vajit të përdorur të motorit. (22) Zona e rrezikshmërisë “1” është në rrethinën e të gjitha vrimave të mundshme të daljes së rezervarëve të gazit të lëngëzuar të naftës me vëllim deri 5[m3] në distancë radiale deri 1.0[m], përkatësisht për rezervuare me vëllim mbi 5[m3] në distancën të cilën e përcaktojnë karakteristikat e valvuleve të sigurisë, siç është përcaktuar në foton 15, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (23) Zona e rrezikshmërisë “2” është në hapësirë rreth rezervarit të gazit të lëngëzuar të naftës me vëllim deri 5[m3], i cili në mënyrë tangjenciale i prek zonat e rrezikshmërisë 1 të rezervarit dhe arrin deri në tokë në distancë 3.0[m], përkatësisht për rezervarë më të

  24

mëdhenj deri në distancë, të cilën e përcakton madhësia e valvulës së instaluar të sigurisë, siç është përcaktuar me foton 15, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (24) Zona e rrezikshmërisë “2” është në brendi të rezervarit të gazit të lëngëzuar të naftës në rastin kur rezervari është nën shtypjen atmosferike. (25) Zona e rrezikshmërisë “1” është te mbushja e gazit të lëngëzuar të naftës në hapësirë distanca radiale deri 3.0[m] rreth kyçësit të gypit lëvizës. (26) Zona e rrezikshmërisë “2” është te mbushja e gazit të lëngëzuar të naftës, hapësirë që zgjerohet në mënyrë tangjenciale në zonën e rrezikshmërisë “1” rreth kyçësit të gypit lëvizës dhe arrin deri në tokë në distancë 9.0[m], siç është përcaktuar në foton 16, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (27) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendi të shtëpizës të aparatit mbushës për gaz të lëngëzuar të naftës, siç është përcaktuar në foton 17, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (28) Zona e rrezikshmërisë “2” është në rrethinën e shtëpizës së aparatit mbushës për gazin e lëngëzuar të naftës në lartësi të aparatit mbushës me armaturë deri në distancë radiale 0.2[m] dhe prej kësaj distance zgjerohet prej lartësisë 0.5[m] nën kënd deri në tokë, të cilën arrin në distancën 6.0[m], siç është përcaktuar në foton 17, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (29) Zona e rrezikshmërisë “2” është në brendi të hapësirës së magazinimit të boboleve prej çeliku të gazit të lëngëzuar të naftës deri 10[kg] në lartësinë e tërësishme të hapësirës të magazinimit dhe zgjerohet në lartësinë 1.0 m deri në distancën 5.0[m] rreth hyrje-daljeve të magazinës, siç është përcaktuar me fotot 18 dhe 19, bashkëlidhur në shtojcë si pjesë përbërëse e këtij UA. (30) Zona e rrezikshmërisë “0” është në brendi të rezervarit mbitokësor me karburante të grupeve I, II dhe III. (31) Zona e rrezikshmërisë “1” është në brendi të basenit të pashtruar të grumbullimit të rezervarit mbitokësorë për derivate të grupeve I, II ose III në rastin e ventilimit të kontrolluar në kanalin thithës. (32) Zona e rrezikshmërisë “1” është te sistemi i mbyllur i mbushjes me valvulin ajrosës të instaluar në rrethinën e vrimave shkarkuese të sistemit të ventilimit të rezervarit mbitokësorë me karburantet e grupeve I, II ose III me distancë radiale 0.5[m]. (33) Zona e rrezikshmërisë “1” është në servisin intern të karburantit për mbushje me derivate dizel, siç është përcaktuar në foton 20, që si shtojcë është pjesë përbërëse e këtij UA. (34) Zona e rrezikshmërisë “1” është në servisin intern të karburantit për mbushje me derivate në brendi të basenit grumbullues të rezervarit mbitokësorë për derivate dizel. (35) Zona e rrezikshmërisë “2” është rreth të gjitha vrimave të rezervarit mbitokësorë për karburant dizel deri në distancën radiale 0.5[m] dhe zgjerohet deri në tokë. Në rastin kur zona e rrezikshmërisë godet në sipërfaqen brendshme të rezervarit, zona e rrezikshmërisë zgjerohet rreth rezervarit deri 0.5[m].

VIII. MALLI PËR SHITJE TË KONSUMIT TË GJERË

Neni 107

107.1 Në lokalet dhe depot e ndara mund të deponohen dhe të shiten artikujt ushqimorë, pijet dhe produktet në copa të konsumit të gjerë, lëngjet ndezëse dhe gazi, vajrat për lyerje, vajrat, antifrizët, artikujt e auto kozmetikës dhe ngjashëm.

  25

107.2 Lëngjet ndezëse mund të jenë në shitore vetëm nëse: a) janë të ruajtura në ambalazh origjinal të padëmtuara në hapësira të parapara, me sirtar ose komodine, b) janë të sistemuara në komodinë të përgatitura me cep (kënde) të ngritura të komedineve, c) me vendosjen e tyre nuk janë vështirësuar ose pamundësuar kalimet dhe qasjet deri te pajisjet elektrike dhe pajisjet zjarrfikëse, d)janë të izoluara se paku 0.2[m] prej instalimeve elektrike dhe tjera, përkatësisht së paku 0,75[m] prej llambave dhe aparateve tjera elektrike dhe ngrohëse, e) janë të izoluara ashtu që mund të fiken në rast zjarri.

Neni 108

108.1 Sasitë e lejuara të lëngjeve ndezëse dhe spërkatësve në paketim prej llamarine janë: a) deri 200[l] të lëngjeve ndezëse të grupeve I, II ose III nëse ruhen në dyqane, por jo më shumë se 201[l] me kusht që enët të sistemuara në një vend në brenda dyqanit në një distancë së paku 0.5[m] prej produkteve tjera në dyqan, b) deri 200 spërkatës me paketim prej llamarine të cilët përbëjnë gazra ndezës nën kushtet presioni e që janë të vendosur në një vend brenda dyqanit në një distancë së paku 0.5[m] prej produktit tjetër, c) lëngjet ndezëse të grupeve I, II ose III mund të depozitohen në hapësirë të veçantë në sasi deri në 1000 l, nëse muret e depos janë rezistues ndaj zjarrit së paku REI 90, dyshemeja duhet të jetë prej materialit i cili nuk prodhon shkëndija dhe që kulmi i sajë të jetë prej materialit të lehtë (me peshë maksimale të konstruksionit 50[kg/m2]). 108.2 Enët me lëngje ndezëse duhet të jenë të shenjëzuara dukshëm me emrin e lëngut dhe me simbolin për rrezikshmëri. Enët dhe paketimet e spërkatësve prej llamarine me lëngje ndezëse ose me gaz ndezës nuk duhet të jenë të ekspozuara rrezeve të diellit dhe nuk duhet të deponohen pranë hyrjeve ose pranë daljeve tjera të hapësirës.

IX. APARATET DHE INSTALIMET ELEKTRIKE

Neni 109

Instalimet dhe pajisjet elektrike në serviset e karburantit duhet të projektohen si dhe të instalohen dhe eksplatohen sipas dispozita në fuqi.

Neni 110

Instalimet dhe pajisjet elektrike në zonat rrezikshmërisë duhet të projektohen, eksploatohen dhe riparohen në përputhje me dispozitat të veçanta dhe standarde për mbrojtje kundër eksplodimit.

  26

Neni 111

Për pajisjet elektrike dhe jo elektrike, të instaluara në zonat e rrezikshmërisë, duhet të jepen deklarata, përkatësisht certifikata të konformitetit.

Neni 112

Të gjitha pjesët metalike në serviset e karburantit duhet të lidhen galvanikisht, bazuar në marrëdhënie të përcaktuar dhe të jenë të tokëzuara.

Neni 113

Rezervarët nëntokësore me instalimet përkatëse nuk duhet të shfrytëzohen si tokëzues elektrik.

Neni 114

Për tokëzues elektrik duhet të shfrytëzohen materialet të cilat nuk shkaktojnë korodim të rezervarëve dhe instalimeve përkatëse.

Neni 115

Mbi zonat e rrezikshmërisë nuk duhet të ketë përçues elektrik ajror.

Neni 116

Ndriçimi i përgjithshëm i hapësirave të servisit të karburantit duhet të jetë së paku 20 [lux], gjatë punës së natës, ndërsa hapësira e mbushjes me derivate duhet të jetë e ndriçuar në përputhje me dispozitat në fuqi.

X. RRYMAT PERSHKUESE DHE MBROJTJA KATODIALE

Neni 117

Rezervarët me pajisjet përkatëse teknologjike duhet të përpunohen dhe instalohen ashtu që në mes të aparateve dhe tokës nuk mund të krijohet tension elektrik.

Neni 118

Mbrojtja nga rrymat bredhëse duhet zbatuar në përputhje me dispozita të cilat rregullojnë mbrojtjen katodiale.

Neni 119

Mbrojtjen katodiale të rezervarëve duhet zbatuar në bazë të matjeve adekuate elektrike të tokës.

  27

Neni 120

Mbrojtjen katodiale të rezervarëve duhet zbatuar në bazë të standardeve në fuqi nga lëmi i mbrojtjes katodiale.

Neni 121

Para izolimit të gypsjellësve duhet zbatuar udhëzimin elektrik të vendit të izolimit.

XI. MBROJTJA PREJ RRYMËS ELEKTRIKE

Neni 122

Mbushja e rezervarëve me karburante, të cilat elektrostatikisht janë përçues, duhet zbatuar në mënyrë që të mos paraqiten rreziqe për shkak të mbushjeve elektrostatike.

Neni 123

Shpejtësia e lejuara e mbushjes me karburante mund të lejohet dhe zbatohet varësisht prej diametrit të tubit mbushës i cili është në përputhje me standardin SISI CLC/TR 50404 (SK/CE).

Neni 124

Rezervarët, gypsjellësit dhe aparatet mbushëse duhet të jenë elektrostatikisht të lidhura dhe të tokëzuara. Rezistenca shkarkuese ndaj tokës duhet të jetë më e vogël se 10 [Ώ] (në 6).

Neni 125

Kanalizimi teknologjik, brendësia e të cilit është definuar si zonë e rrezikshmërisë “0” duhet të jetë e përpunuar prej materialeve përçuese elektrostatikisht.

Neni 126

Tubat fleksibil për mbushje me karburante duhet të jenë të përpunuar prej materialeve elektrostatikisht përçues, të qëndrueshëm dhe që nuk e rrjedhin karburant.

Neni 127

Hapësirat e zonave, të cilat janë të definuar si zona të rrezikshmërisë duhet të jenë elektrostatikisht përçuese. Rezistenca shkarkuese ndaj tokës në zonat e rrezikshmërisë duhet të jetë më e vogël se 10[Ώ] (në 8).

  28

Neni 128

Materialet, të cilat përdoren në zonat e rrezikshmërisë, duhet të kenë rezistencën sipërfaqësore shkarkuese më të vogël se 10[Ώ] (në 9), të matur në 23[oC] dhe 50[%] dhe lagështi relative. Sipërfaqja elektrostatikisht përçues e eksponuar e materialeve e cila lejohet të përdorët, varet prej llojit të zonës së rrezikshmërisë.

Neni 129

Para fillimit të mbushjes me karburante të rezervarëve nga autobotet duhet të zbatohet lidhja e ndërsjellët e autobotit dhe sistemit tokëzues të servisit të karburantit.

XII. RRUFEPRITËSIT

Neni 130

130.1 Rezervarët mbitokësore dhe objektet tjera mbitokësore të servisit të karburantit duhet të lidhen me rrufepritësit e instaluar. 130.2 Instalimi i rrufepritësit duhet të përpunohet dhe instalohet në përputhje me dispozitat dhe standardet në fuqi nga lëmi i mbrojtjes prej goditjes së rrufesë.

Neni 131

Të gjitha instalimet elektrike, të cilat janë në zonat e rrezikshmërisë, duhet të jenë të mbrojtura në mënyrë adekuate ndaj mbingarkesave për shkak të goditjeve të rrufesë.

XIII. MBROJTJA PREJ ZJARRIT

Neni 132

132.1 Zonat për karburantet e grupeve I, II ose III të rrezikuara prej zjarrit mbulohen me zonat e rrezikuara prej eksplodimit. 132.3 Zonat e rrezikuara prej zjarrit për karburantin dizel dhe lëndët djegëse janë të njëjta me zonat e rrezikuara prej zjarrit për karburantet e grupeve I, II ose III.

Neni 133

133.1 Konstruksioni bartës i objektit për të punësuarit duhet të jetë prej materialit me zjarrdurueshmëri minimale REI 15. Muret dhe pullazi i kthinës së kaldajave me kapacitetet mbi 50kW duhet të jenë prej materialeve me zjarrdurueshmëri minimale REI.30. 133.2 Muret dhe konstruksioni i pullazit i objektit për të punësuarit duhet të ndërtohen prej materialeve ndërtimore me zjarrdurueshmëri të grupit A1, kurse dyshemeja duhet të ndërtohet prej materialeve ndërtimore zjarrdurueshmëri A1(FL), këto kushte vlejnë nëse

  29

në objektet për të punësuarit, hapësirat tjera për veprimtaritë përcjellëse dhe të gjitha hapësirat e lartcekura duhet zbatuar kërkesat e dispozitave për mbrojtje kundër zjarrit.

Neni 134

Hapësirat e objektit për të punësuarit mund të ngrohën: a) me sistem ngrohjes të ajrit, b) me sistem të ngrohjes qendrore me ujë të nxehtë, i cili fitohet, c) prej rrjetit të jashtëm të ujit të nxehtë, d) me kaldajat me vaj për djegie ekstra të lehtë për ngrohje qendrore, e) me kaldajat me gaz për ngrohje qendrore, f) me ngrohëse elektrike, g) me pompa termale.

Neni 135

Pranë aparatit mbushës në vend të dukshëm, duhet të shkruhet numri i telefonit të qendrës mbikëqyrëse, të cilin mund ta thërret përdoruesi në rast të zjarrit ose të prishjes të aparatit për mbushje.

Neni 136

136.1 Në serviset e karburantit pa personel duhet vendosur detektorët e zjarrit mbi rezervarët mbitokësorë dhe mbi aparatet e mbushjes. 136.2 Në objektet përcjellëse të servisit të karburantit duhet vendosur, paisja për alarmim në rast zjarrit. Kur duhet zbatuar mbrojtjen e plotë e objektit, paisja për alarmim automatik duhet të instalohen në të gjitha hapësirat e objektit, përveç në hapësirat ku nuk mund të ketë ngarkesa zjarri. 136.3 Pajisjet alarmuese të dorës duhet të instalohen përgjatë rrugëve të evakuimit. Te hyrja kryesore në pjesën e jashtme të objektit me mbrojtje adekuate IP, duhet të jetë i vendosur pajisjet alarmuese e dorës. 136.4 Përmes vijave elektrike të kontrollit duhet siguruar bartjen e sinjalit të alarmeve dhe të gabimeve në vendin e kujdestarisë pa ndërprerë 24 orësh.

Neni 137

Rezervari mbitokësorë për karburantet e lëngëta ose të gazeta duhet të jetë i siguruar ndaj rrezatimit të tepërt të rrezeve të diellit ose të burimeve tjera të nxehtësisë.

Neni 138

Në çdo servis të karburaniti duhet vendosur aparatet fikse të dorës ose transportues, të lejuara për kategoritë e zjarrit ABC.

  30

Neni 139

139.1 Pranë çdo të dytit aparat për mbushës për karburante të lëngëta duhet vendosur fikës zjarret e dorës me efikasitet se paku prej 6 njësi fikse. 139.2 Pranë aparatit mbushës për gazin e lëngëzuar të naftës të duhet vendosur fikësin e dorës të zjarrit me efikasitet minimal 6 njësi fikse.

Neni 140

Gjatë mbushjes së rezervarëve të depozitave të servisit të karburantit, në afërsi direkt, duhet të qëndrojë më së paku një automjet fiks me efikasitet 48 njësi fikse.

Neni 141

Te hapësira magazinuese me bombole prej çeliku deri 10 kg të gazit të naftës të lëngëzuar duhet të vendosen më së paku 2 fikës të dorës me efikasitet të fikësit të veçantë prej 6 njësish fikse.

Neni 142

Në servisin e karburantit, në rast të derdhjes së derivateve të naftës, duhet të jenë në dispozicion së paku 20 kg të mjeteve absorbuese.

Neni 143

Në zonat e rrezikuara prej zjarrit në territoret e servisit të karburantit nuk duhet të ketë mall për shitje, i cili për shkak të natyrës së vetë ose për shkak të sasisë mund të shkaktojë ose të zgjerojë zjarrin.

XIV. PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA

Neni 144

Të gjithë rezervarët duhet të mirëmbahen-kontrollohen dhe pastrohen në intervale të rregullta kohe siç jepet më poshtë duke shënuar në dokumentacionin e pajisjes datën e kontrollit-pastrimit të fundit për rezervarin: a) rezervarët për depozitim të mazutit (solarit) dhe vajrave duhet të kontrollohen-pastrohen çdo 6 muaj, b) rezervarët për depozitim të karburantit dizel duhet të kontrollohen-pastrohen çdo 1 vjet, c) rezervarët për depozitim të benzinës duhet të kontrollohen-pastrohen çdo 1 vjet, d) rezervarët për depozitim të gazit të lëngëzuar të naftës duhet të kontrollohen-pastrohen çdo 1 vjet.

  31

Neni 145

145.1 Çdo 5 vjet duhet të bëhet inspektimi i jashtëm i rezervarit. Në mënyrë plotësuese duhet të bëhet edhe matja e trashësisë së mureve të rezervarit me pajisje ultra tinguj, pastrimi dhe lyrja. Në qoftë se duhet të kryhet gjithashtu kontrolli i valvulës ose i valvuleve të sigurisë. 145.2 Çdo 10 vite përsëritet kontrolli inspektues pesëvjeçar, përveç kësaj behet inspektimi i plotë i brendshëm për korezionin dhe dëmtimet e mundshme në rezervarë. Në rezervarë pa bakporta hyrje në vend të kontrollit të brendshëm bëhet matja e trashësisë së paretit ose prova hidraulike.

Neni 146

146.1 Mirëmbajtja dhe kontrolli periodike i pikave të karburantit konsiston në: a) kontrollin e tubacionit, i cili përfshin, b) kontrollin me sy të pjesës që nuk është e mbuluar, c) kontrollin e mos rrjedhjes së karburantit, d) kontrollin e manovrueshmërisë së rubinetave.

146.2 Pastrimin e tubacioneve; i cili përfshinë pastrimin e tubacioneve me diametër të vogël e duke vijuar në drejtim të atyre me diametër të madh duke evidentuar dhe eliminuar kështu pjesët difektoze dhe mbetjet tjera. 146.3 Manovrueshmëria e rubintave të pikës së karburantit, përfshinë kontrollimin ne se një rubinet nuk manovrohet lehtësisht, në kuptimin që sforcimi i nevojshëm për të kryer manovrat e hapje-mbylljes është jo normal, duhet kontrolluar lubrifikimi dhe rregullshmëria e pjesëve lëvizëse. 146.4 Për kontrollimin e gjendjes teknike të një tubi fleksibel jo metalik duhet të kihet parasysh; kontrolli i afatit të skadencës (5 vite), kontrollohet nëse tubi paraqet të plasaritura, të çara, gërvishtje, apo gjurmë djegie e shenja mbinxehje mbi sipërfaqet, dhe në ekstremitetet e tij, atje ku lidhet me pjesët përkatëse te instalimit dhe pajisjes.

Neni 147

Punët lidhur me pastrimin dhe mirëmbajtjen e aparateve dhe hapësirave të servisit të karburantit, që janë në zonat e rrezikshmërisë duhet t’i kryejnë vetëm punëtorët të cilët janë më të vjetër se 18 vjet dhe të aftësuar në përputhje me udhëzimin e cila rregullon testimin e njohurive dhe të aftësive të punëtorëve që drejtojnë aparatet energjetike, si për punë dhe detyra të mbushësve të gazrave teknike.

Neni 148

Punëtorët duhet të jenë të njoftuar për rreziqet, masat mbrojtëse dhe për mënyrat e evakuimit

  32

Neni 149

Para fillimit të punës duhet, në lartësi të përcaktuar të sigurisë, që të sigurohen zonat ku punohet si dhe të bëhet markimi i nevojshëm. Zonat e rrezikshmërisë për shkak të veprimeve në servisin e karburantit, mund të rriten. Rritja e rrezikshmërisë në zonat e veprimit për shkak të punëve të mirëmbajtjes, duhet përcaktuar para fillimit të punëve.

Neni 150

Punët në zonat e rrezikshmërisë mund të fillojnë tek pas masave të kryera përgatitore të mbrojtjes. Gjatë kryerjes së punëve duhet të ekzistojnë të gjitha masat mbrojtëse që do të sigurojnë punë të sigurt, mbrojtje në punë dhe mbrojtje nga eksplodimi dhe zjarri.

Neni 151

Punët në zonat e rrezikshmërisë duhet kryer sipas procedurave që i rregullojnë dispozitat për mbrojtje ndaj eksplodimit.

Neni 152

Punët e mirëmbajtjes në zonat e rrezikshmërisë dhe në rajonet e rrezikuara prej zjarrit të servisit të karburantit mund të kryhen vetëm me lejen me shkrim të punëtorit përgjegjës sipas kërkesave të dispozitave për mbrojtje prej eksplodimit.

Neni 153

Mbas kryerjes së punëve duhet sërish të vendoset gjendja e sigurisë së mëparshme. Vendosja e gjendjes së sigurisë duhet dokumentuar.

Neni 154

154.1 Drejtuesi ose pronari i servisit të karburantit, në përputhje me dispozitat, që rregullojnë emetimin e materialeve gjatë ndarjes së ujërave të zeza, duhet të sigurojë mbrojtjen e ditarit të grumbulluesit të vajrave. 154.2 Ditari i punës së grumbulluesit të vajrave duhet të jetë i përpunuar dhe duhet mbrojtur në përputhje me kërkesat dhe udhëzimet për punën e grumbulluesve të vajrave. 154.3 Për mbikëqyrjen e veprimit të grumbulluesit të vajrave dhe mbrojtjen e ditarit të punës së grumbulluesit të vajrave, kujdeset personi përgjegjës i përcaktuar me rregulloren e punës.

Neni 155 Drejtuesi ose pronari i servisit të karburantit duhet të paiset me vërtetim për miratimin e tipit të mjetit matës konform kushteve metrologjike dhe kritereve teknike nga Departamenti i Metrologjisë.

  33

Neni 156

Drejtuesi ose pronari i servisit të karburantit, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Meteorologji duhet te beje përgatitjet për verifikim te gjitha instrumenteve matëse dhe verifikimin e hapësirave sasiore te rezervateve dhe depozitave tjera për karburante. Neni 157 Verifikimi i instrumenteve matëse dhe rezervarëve duhet të identifikohen me shenjat periodike të verifikimit të Metrologjisë të Kosovës dhe vërtetimet apo çertifikatat e kalibrimit në përputhje me dispozitat ligjore të Metrologjisë.

XV. NDËRPRERJA E PËRHERSHME E PUNËS DHE MBYLLJA E SERVISIT TË BENZINËS

Neni 158

Me të pushuar funksionimi (puna) i servisit të karburantit, rezervarët, aparatet mbushëse dhe instalimet teknologjike përkatëse duhet siguruar në atë mënyrë që të mos paraqesin rrezik për ambientin, jetën dhe shëndetin e të punësuarve ose të personave të tretë.

Neni 159

Të gjitha aparatet duhet zbrazur dhe pastruar deri në atë masë, që atmosfera eksplozive të mos jetë më prezentë dhe të mos mund paraqitet më. Rezervarët duhet ndarë prej instalimeve teknologjike.

Neni 160

Pas largimit përfundimtar, rezervarët duhet mbrojtur prej qasjeve të paautorizuara.

XVI. UDHËZIMET PËR PËRDORIM TË SIGURT

Neni 161

Në serviset e karburantit duhet mbushur vetëm në rezervarët origjinale të automjeteve dhe në enë të certifikuara bartëse.

Neni 162

Aparatet për mbushje me karburante duhet të jenë të ç’kyçura dhe të mbyllura jashtë orarit të funksionimit ashtu, që personat e paautorizuar nuk mund t’i përdorin.

  34

Neni 163

Në rajonin e servisit të karburantit nuk lejohet tymosja e duhanit dhe përdorimi i flakës së hapur, përveç në vendet ku me mbishkrim lejohet.

Neni 164

Mbushja me karburante lejohet vetëm me motor të fikur të automjeteve dhe aparateve të tyre për ngrohje shtesë. Automjetet duhet të jenë të siguruara që, në atë kohë, të mos lëvizin.

Neni 165

Për të gjitha aparatet, të cilat përdoren në servisin e karburantit pronari / qiraxhiu i servisit të karburantit, duhet t’i ruaj udhëzimet për përdorimin në vendin ku personeli ka qasje.

Neni 166

166.1 Në servisin e karburantit pronari, përkatësisht shfrytëzuesi i servisit të karburantit duhet të sigurojë mbikëqyrje të përditshme teknike të korrektësisë së aparateve të instaluara. Për mbikëqyrje teknike pronari, përkatësisht qiraxhiu duhet të emërojë personin përgjegjës. Personi përgjegjës duhet të jetë i aftësuar në përputhje me rregulloren e cila rregullon testimin e njohurive dhe të aftësive të punëtorëve, të cilët drejtojnë aparatet energjetike, si për punë dhe detyra të drejtimit të aparateve mbushëse 166.2 Kontrollimi i korrektësisë së aparateve të instaluara në servisin e karburantit mund të zbatohet çdo të tretën ditë, nëse është zbatuar mbikëqyrja e aparateve nga largësia.

Neni 167

Në serviset e karburantit pagesa e karburanteve është e mundur edhe me telefon transmetues nën kushtet siç parashihet në dispozitat për plotësimin e kërkesave teknike dhe të studimit për mbrojtje kundër zjarrit.

Neni 168

Gjatë shtrëngatës nuk lejohet mbushja e rezervarëve prej autoboteve.

XVII. SHENJAT SINJALIZUESE DHE SHENJAT PËR NDALESA

Neni 169

Në servisin e karburantit, në vend të dukshëm të rajoneve të rrezikuara, në përputhje me dispozita që rregullojnë shenjat, duhet të jenë të vendosura shenjat sinjalizuese, shenjat obliguese dhe shenjat ose mbishkrimet për ndalesë, të cilat tërheqin vërejtjen në:

  35

a) ndalimin e përdorimit të flakës së hapur, b) ndalimin e mbushjes me karburante me motor të ndezur ose agregat shtesë ngrohës të ndezur, c) ndalimin e mbushjes me karburante të enëve bartëse të pa certifikuara, d) ndalimin e mbushjes së karburanteve të rezervarëve të magazinave pa përdorimin e sistemit të mbyllur të mbushjes, e) ndalimin e qasjes personave të paautorizuar, f) materiet eksploduese, g) ndezjet, h) përdorimi i obligueshëm i mjeteve pa shkëndija, i) përdorimi i telefonave mobil vetëm nën kushte të posaçme jashtë zonave të rrezikshmërisë.

XVIII. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE

Neni 170

Serviset e karburantit të cilat janë ndërtuar para fuqizimit të këtij UA, duhet harmonizuar me kërkesat e këtij UA, në rastet e zbatimit të rikonstruksioneve me të mëdha, përkatësisht më së voni në afat prej 10 vitesh mbas fuqizimit të këtij UA, por, prapëseprapë tërë kohën që janë në veprim duhet t’u përshtaten dispozitave sipas të cilave kanë qenë të ndërtuara këto servise.

Neni 171 Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzim administrative shfuqizohen të gjitha aktet nënligjore që kanë rregulluar këtë fushë.

Mbikëqyrja

Neni 172 Mbikëqyrja teknike bëhet nga Departamenti i Industrisë, ndërsa Kontrolli për zbatimin e dispozitave të këtij udhëzimi kryhet nga Inspektorati i MTI. Hyrja në fuqi Neni 173 Ky Udhëzim administrativ hynë në fuqi 30 ditë pas nënshkrimit të tij nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. Prishtinë, 15.10.2007 Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar DUGOLLI

_____________________