tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

9
Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga Departamenti i Pedagogjisë Me datë: 08.06.2021 Kryetar/e Naser Zabeli Mentor/e Xhavit Beqiri Anetar/e Ardita Devolli Kryetar/e Blerim Saqipi Mentor/e Jehona Ferizi Miftari Anetar/e Ethem Ceku Kryetar/e Hatixhe Ismaili Mentor/e Atdhe Hykolli Anetar/e Vjollca Ahmedi Kryetar/e Majlinda Gjelaj Mentor/e Rozafa Shala Anetar/e Vjollca Ahmedi Kryetar/e Ethem Ceku Mentor/e Demë Hoti Anetar/e Blerim Saqipi Kryetar/e Ethem Ceku Mentor/e Demë Hoti Anetar/e Vlora Sylaj Kryetar/e Haki Xhakli Mentor/e Arlinda Beka Anetar/e Ardita Devolli Kryetar/e Demë Hoti Mentor/e Naser Zabeli Anetar/e Rozafa Ferizi Roli i prindërve në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë 1 Deshira Berisha Vështirësitë në të nxënit e gjuhës amtare në ciklin fillor 2 Vjollca Gashi Spahija Ndërlidhja midis stilit të udhëheqjes së drejtuesit të shkollës dhe efektivitetit të mësimdhënësve Gatishmëria e mësimdhënësve klasor për procesin mësimor në distancë në komunën e Prishtinës 3 Xhemile Jusufi Vlerësimi formativ në fushën e komunikimit për shkollat profesionale 5 Azemine Ajazi Sistemi i licencimit në funksion të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim 4 Arbnora Lladrovci 6 Fjolla Dautaj Modelet e lidershipit-si ecuri e ndryshimeve brenda shkollave 7 Dafina Bardheci 8 Rina Zeka Rolet dhe përgjegjësitë familjare për fëmijët me nevoja të veçanta

Upload: others

Post on 03-Oct-2021

36 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga Departamenti i Pedagogjisë

Me datë: 08.06.2021

Kryetar/e Naser ZabeliMentor/e Xhavit BeqiriAnetar/e Ardita Devolli

Kryetar/e Blerim Saqipi

Mentor/eJehona Ferizi Miftari

Anetar/e Ethem Ceku

Kryetar/e Hatixhe IsmailiMentor/e Atdhe HykolliAnetar/e Vjollca Ahmedi

Kryetar/e Majlinda GjelajMentor/e Rozafa ShalaAnetar/e Vjollca AhmediKryetar/e Ethem CekuMentor/e Demë HotiAnetar/e Blerim SaqipiKryetar/e Ethem Ceku

Mentor/e Demë HotiAnetar/e Vlora SylajKryetar/e Haki Xhakli

Mentor/e Arlinda BekaAnetar/e Ardita DevolliKryetar/e Demë Hoti

Mentor/e Naser ZabeliAnetar/e Rozafa Ferizi

Roli i prindërve në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë

1 Deshira BerishaVështirësitë në të nxënit e gjuhës

amtare në ciklin fillor

2 Vjollca Gashi SpahijaNdërlidhja midis stilit të udhëheqjes

së drejtuesit të shkollës dhe efektivitetit të mësimdhënësve

Gatishmëria e mësimdhënësve klasor për procesin mësimor në distancë në

komunën e Prishtinës

3 Xhemile JusufiVlerësimi formativ në fushën e

komunikimit për shkollat profesionale

5 Azemine AjaziSistemi i licencimit në funksion të

zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim

4 Arbnora Lladrovci

6 Fjolla DautajModelet e lidershipit-si ecuri e ndryshimeve brenda shkollave

7 Dafina Bardheci

8 Rina Zeka Rolet dhe përgjegjësitë familjare për

fëmijët me nevoja të veçanta

Page 2: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

DESHIRA BERISHA

Tema: “Vështirësitë në të nxënit e gjuhës amtare në ciklin fillor”

Komisioni:

Prof. ass. dr. Xhavit Beqiri, mentor Prof. asoc. dr. Naser Zabeli, kryetar Prof. ass. dr. Ardita Devolli, anëtare ABSTRAKTI

Në këtë hulumtim shqyrtohet tё nxёnit si njё proces sa i gjerё aq edhe i ndёrlikuar i pёrvetёsimit të gjuhёs amtare. Ngritja e cilёsisё nё tё nxёnit e gjuhёs amtare vazhdon tё jetё njё ndёr priortetet e tё gjitha shkollave, e nё veçanti, nё ciklin fillor, aty ku fillojnë mёsimet e para për gjuhёn amtare.

Të shprehurit e drejtë dhe të kuptuarit e saktë të gjuhës amë vazhdojnë edhe më tej të jenë prioritete sfiduese në të gjitha shkollat. Pas luftёs sё fundit janё dashur disa vite qё arsimi nё Kosovё tё marrё hapat e parё tё zhvillimit, që mёsimdhёnësit tё kenё pёrgatitje adekuate profesionale, ndёrtimi i ambienteve shkollore mё tё mira pёr mundёsi mё tё madhe tё tё nxёnit mё tё lehtё.

Reformat nё arsim bënё qё tё kёtё mё shumё sfida gjatё mёsimdhёnies dhe mёsimnxёnies tё gjuhёs amё, duke inkuadruar njё gjuhё tё dytё qysh nga niveli parashkollor, gjatё fazёs sё pilotimit tё KKK-së qё vazhdon tё jetё nё implementim nё të gjitha shkollat e vendit.

Hulumtimi ka pёr qёllim tё analizojё vёshtirësitё qё kanё nxёnёsit gjatё tё nxёnit tё gjuhёs amё nё ciklin fillor, tё identifikojë qasjen e mësimdhënësve ndaj kёtyre nxënësve me mёsimdhёnёsit, si dhe të vlerësojë bashkëpunimet më prindër, për rezultate më të mira gjatë të nxënit të gjuhës amë.

Grupe reprezentative të hulumtimit do të jenë shkollat fillore në komunën e Klinës dhe atë të Drenasit. Për mbledhjen e të dhënave sasiore do të përdoren instrumentet: pyetësori për prindër dhe nxënës të shkollave të përzgjedhura. Ndërsa, për mbledhjen e të dhënave cilësore janë organizuar intervista me mësimdhënësit. Kështu, hulumtimi jep të dhëna të argumentuara për temën e trajtuar, e cila, në kontekstin e sotëm, po bëhet gjithnjë e më sfiduese për shkollën dhe shoqërinë në përgjithësi. Fjalët çelës: cikli fillor, nxënësit, mësimdhënësit, gjuha amtare, vёshtirёsitё e të nxënit. ___________________________________________________________________________

Page 3: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

VJOLLCA GASHI SPAHIJA Tema: “Ndërlidhja midis stilit të udhëheqjes së drejtuesit të shkollës dhe efektivitetit të mësimdhënësve” Komisioni Jehona Ferizi Miftari, mentore Blerim Saqipi, kryetar Ethem Ceku, anëtar

Abstrakti

Drejtuesit e shkollave me stilin e udhëheqjes që praktikojnë, pritet që të inkurajojnë dhe mbështesin mësimdhënësit në arritjen e qëllimeve që u janë caktuar, duke e bërë rrugën që ata duhet të marrin të qartë dhe të lehtë. Gjetja e një stili më të përshtatshëm të udhëheqjes për të rritur efektivitetin në punën e mësimdhënësve në shkollë, është kthyer në prioritet, jo vetëm tek ne por edhe në politikat arsimore nëpër shumë vende të botës. E gjithë kjo sepse udhëheqja luan një rol shumë të rëndësishëm në përmirësimin e rezultateve të nxënësve në shkollë, influencon në motivimin e mësimdhënësve për të rritur efektivitetin në mësimdhënie, poashtu edhe në përmirësimin e klimës së shkollës dhe komunitetit të gjerë të saj.

Qëllimi i këtij hulumtimi është eksplorimi i marrëdhënieve midis stilit të udhëheqjes që aplikojnë drejtuesit e shkollave fillore të mesme të ulëta dhe efektivitetit në punën e mësimdhënësve. Në këtë hulumtim morën pjesë gjithsej 44 drejtues shkollash si dhe 135 mësimdhënës të shkollave të mesme të ulëta të komunës së Prishtinës. Metodologjia e hulumtimit ishte kuantitative, ku si instrumente matëse u përdorën pyetësorët. Rezultatet treguan se ekziston ndërlidhje pozitive e rëndësishme statistikore mes stilit mbështetës të udhëheqjes së drejtuesve të shkollave dhe efektivitetit në punën e mësimdhënësve, ndërsa ndërlidhje e ultë negative lineare në mes të stilit direktiv të udhëheqjes dhe efektivitetit të mësimdhënësve. Rezultoi se efektiviteti i mësimdhënësve në shumicën e të anketuarve është në nivelin e moderuar, pasuar nga niveli i lartë i mësimdhënies. Rezultoi se mësimdhënësit me përvojë pune prej 10-20 vite kanë efektivitet më të lartë në mësimdhënie, për dallim nga ata me më shumë vite përvojë pune.

Fjalët kyçe: drejtues të shkollave, mësimdhënës, stile të udhëheqjes, efektivitet i mësimdhënësve. ______________________________________________________________________________

Page 4: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

XHEMILE JUSUFI Tema: “Vlerësimi formativ në fushën e komunikimit për shkollat profesionale” Komisioni Atdhe Hykolli, mentor Hatixhe Ismaili, kryetare Vjollca Ahmedi, anëtare Abstrakti Punim masteri ka bërë analizën e temës “Vlerësimi formativ në fushën e komunikimit për shkollat profesionale”. Për ta analizuar këtë temë është bërë shqyrtimi i literaturës ku është bazuar në qëllimin e punimin dhe pyetjet hulumtuese. Qëllimi i këtij punimi ka qenë paraqitja e të dhënave rreth vlerësimit formativ në fushën e komunikimit në Shkollat Profesionale, për të parë fillimisht përkufizimin e tij e pastaj efektin që ka në të nxënit e nxënësve. Poashtu qëllim kryesor i këtij punimi ka qenë hulumtimi me mësimdhënësit e fushës së komunikimit të Shkollës së Mesme Profesionale” Fehmi Lladrovci” në Drenas, si dhe me nxënësit e kësaj shkolle rreth mënyrës së vlerësimit, a e përdorin vlerësimin formativ dhe sa e shohin si vlerësim të duhur mësimdhënësit. Po ashtu nëpërmjet këtij hulumtimi janë kuptuar edhe mendimet e nxënësve rreth vlerësimit formativ duke kuptuar se ç'farë mendimi kanë dhe sa e pëlqejnë këtë lloj vlerësimi. Ndërsa pyetjet hulumtuese të këtij punimi kanë qenë se si vlerësohen nxënësit në fushën e Komunikimit dhe sa praktikohet vlerësimi formativ nga mësimdhënësit e fushës së Komunikimit, si dhe a mendojnë nxënësit se vlerësohen në mënyrë të duhur në fushën e komunikimit dhe ç'farë mendimi kanë rreth vlerësimit formativ. Punimi ka realizuar një hulumtim në Shkollën e Mesme Profesionale "Fehmi Lladrovci" në Drenas dhe ka përfshirë si pjesëmarrës mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle. Gjithsej në hulumtim janë përfshire 46 nxënës të klaseve të X-ta, XI-ta dhe XII-ta, dhe 16 mësimdhënës. Rezultatet e nxjerra nëpërmjet hulumtimit të realizuar në Shkollën e Mesme Profesionale "Fehmi Lladrovci" në Drenas na sjellin në përfundime se mësimdhënësit praktikojnë vlerësimin formativ dhe e konsiderojnë që ka efekt pozitiv në kënaqshmërinë e nxënësve dhe në arritjen e rezultateve, po ashtu edhe nxënësit e vlerësojnë si të duhur praktikimin e vlerësimit formativ e sidomos në fushën e komunikimit. Andaj, mësimdhënësit e fushës së komunikimit përdorin strategji dhe metoda të ndryshme për t'i vlerësuar nxënësit në mënyrë të duhur dhe për t'i motivuar ata me qenë më aktiv dhe më të përfshirë në klasë, si dhe më të motivuar. Fjalët kyçe: Vlerësimi formativ, Shkolla Profesionale, fusha e komunikimit, mësimdhënësit, nxënësit. ____________________________________________________________________________

Page 5: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

ARBNORA LLADROVCI Tema: “Gatishmëria e mësimdhënësve klasor për procesin mësimor në distancë në komunën e Prishtinës” Komisioni: Prof.Ass.Dr. Majlinda Gjelaj -kryetare Prof.Ass.Dr. Rozafa Shala -mentore Prof.Ass.Dr.Vjollca Ahmedi -anëtare ABSTRAKTI Zhvillimi i hovshëm shkencor, teknik e teknologjik zgjeroi edhe mundësitë e të nxënit. Si mundësi e tillë është edhe mësimi në distancë. Mësimi në distancë bëri që akterët mësimor si MASh-i, drejtoritë e arsimit, shkollat e mësimdhënësit të gjendeshin përballë kërkesave të reja. Prej këtyre akterëve, në këtë punim do të fokusohemi te mësimdhënësit, prandaj qëllimi i këtij hulumtimi është të masë gatishmërinë e mësimdhënësve klasor të komunës së Prishtinës për mësimin në distancë, duke pasur për bazë sfidat në fushën e teknologjisë, ofrimit të përmbajtjeve adekuate dhe mbështetjen pedagogjike për të cilën kanë nevojë nxënësit gjatë këtij procesi. Punimi është i ndarë në pesë kapituj: hyrja (ku bëhet përshkrimi më i gjerë i tezës, motivet për zgjedhjen e saj, qëllimin, pyestjet e hulumtimit dhe hipotezat); shqyrtimi i literaturës (këtu bëhet ndarja në nënkapituj që lidhen me temën); metodologjia (jepen të dhëna për popullatën, mostrën, qasjen, instrumentin); analiza e të dhënave (në këtë kapitull bëhet analiza e gjetjeve); diskutimet dhe konkludimet (pas realizimit të gjithë punimit, në këtë kapitull paraqiten përfundimet, kufizimet e hulumtimit, hulumtimet në të ardhmen, si dhe implikimet praktike nga hulumtimi). Ky hulumtim është i natyrës kuantitative dhe popullacionin e përbëjnë 755 mësimdhënës klasor të shkollave fillore të komunës së Prishtinës (N=755). Mostra është e përbërë nga 396 pjesëmarrës (n=396). Instrumenti i përdorur për mbledhjen e të dhënave të këtij hulumtimi është pyetësori elektronik, kurse të dhënat që janë mbledhur përmes tij janë analizuar përmes programit SPSS (Pakoja Statistikore për Shkencat Sociale). Nga hulumtimi u kuptua se mosha është një faktor ndikues dhe se me rritjen e saj bie gatishmëria e mësimdhënësve në të tri dimensionet (teknologji, ofrim të përmbajtjeve dhe mbështetje pedagogjike) për mësim në distancë. Ndonëse ky ndikim është i dobët, ai është egzistues prandaj edhe hipotezat e ngritura u konfirmuan. Pas hulumtimit të secilit dimension të gatishmërisë veç-veç, konkludohet se në përgjithësi 66% e respodentëve janë të gatshëm për realizimin e mësimit në distancë, përderisa 23% shprehen neutral dhe 11% shfaqin mungesë të gatishmërisë. Fjalët kyçe: Arsimi fillor, gatishmëri, mësimdhënës, mësimi në distancë. ______________________________________________________________________________

Page 6: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

AZEMINE AJAZI

Tema: “Sistemi i licencimit në funksion të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në shërbim”

Komisioni: Prof. Dr. Ethem Çeku, kryetar Prof. Dr. Blerim Saqipi, anëtar Prof. Dr. Demë Hoti, mentor

ABSTRAKT Zhvillimi profesional për mësimdhënësit është gjerësisht i njohur si një ndër parakushtet për reformen e arsimit.

Sistemi i arsimit parauniversitar në Kosovë është duke kaluar në një proces të ndryshimeve të mëdha dhe mjaftë sfiduese si: duke filluar nga ndryshimi i dokumentit kryesor që e rregullon sistemin e arsimit parauniversitar - KKK, vendosjen e sistemit të licencimit, hartimin e planeve strategjike për zhvillim profesional të mësimdhënësve etj.

Një skemë funksionale e karrierës është parakusht thelbësor për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, pasi ajo i motivon mësimdhënësit që të përmirësojnë vazhdimisht përformancën e tyre dhe u ofron autoriteteve informacionin e duhur për cilësinë e mësimdhënies në shkolla. Rendësinë e zhvillimit profesional ia shton pa dyshim, sistemi i licencimit për mësimdhënësit në sherbim, të cilët në një far forme edhe i obligon mësimdhënësit të zhvillohen profesionalisht.

Qëllimi i ketij hulumtimi është që përmes mbledhjes dhe analizimit të të dhënave të vijmë në përfundim se sa e ka ndihmuar zhvillimin profesional sistemi i licencimit, sipas mësimdhënësve.

Mbledhja e të dhënave u bë përmes metodës kuantitative (sasiore), përmes pyetësorit dhe metodës kualitative (cilesore), përmes intervistes gjysëm të strukturuar.

Metoda e përzier ofron mundësi më të mëdha të përgjigjemi pyetjës së hulumtimit, ku të dhënat jo vetëm që do të maten e numërohen por edhe do të interpretohen nëpërmjet reflektimeve dhe përshkrimeve të pjesëmarrësve në hulumtim.

Popullacion i këtij hulumtimi janë mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta të Komunës së Drenasit, nga e cila si kampion ishin 100 mësimdhënës, 2 Drejtorë dhe 2 Pedagogë të shkollave. Për mësimdhënësit u hartua një pyetësor, kurse për Drejtorët dhe Pedagogët u organizua intervistë gjysëm e strukturuar. Intervista u realizua në shkollat në të cilat edhe u mbajtë pyetësori.

Fjalet kyçe: licencim, mësimdhënie, përformancë, trajnim, zhvillim profesional.

______________________________________________________________________________

Page 7: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

FJOLLA DAUTAJ

Tema: “Modelet e lidershipit- si ecuri e ndryshimeve brenda shkollave”

Komisioni:

Prof. Dr. Ethem Çeku, kryetar

Prof. Dr. Vlora Sylaj, anëtar

Prof. Dr. Demë Hoti, mentor

ABSTRAKTI

Pjesë e ndryshimeve për zhvillimin e një vendi, janë edhe ndryshimet në arsim. Ndryshimet e tilla

synojnë që në mënyrë progresive të ndryshojnë gjendjem aktuale të sistemit arsimor. Në vendin

tonë, zakonisht ndryshimet përcillen me kërkesa të reja të drejtuara tek mësimdhënësit, të cilët

konsiderohen si faktorët më të rëndësishëm në cilësinë e arsimit në vend. Mirpo, përderisa puna e

mësimdhënësve brenda një institucioni kontrollohet nga udhëheqësit e tyre, atëherë ndryshimet

më të mëdha duhet të fillojnë këtu.

Ndryshimet progresive të udhëheqësve mund të realizohen përmes programeve dhe formave të

ndryshme, qofshin me bazë në shkollë apo edhe jashtë saj. Një nga teoritë që përkrah zhvillimin e

personave të rritur është teoria e të mësuarit të të rriturve apo Andragogjia. Teoria e të mësuarit të

të rriturve ndihmon që individët e përfshirë në të, të cilët janë të përgjegjshëm për veprimet e tyre,

të njohin dobësitë e tyre dhe përmes përvojës së tyre të strukturojnë të ardhmen.

Në vendin tonë, udhëheqësit e shkollave rrallë përfshihen në zhvillimin e tyre profesional dhe

zakonisht brenda institucionit luajnë më shumë rolin autoritar dhe menaxherial, duke qëndruar larg

ndryshimeve.

Përderisa lidershipi në udhëheqje ofron ndryshime dhe qasje të reja, janë shqyrtuar literatura të

shumta për të njohur aspektin teorik të studiuesve të ndryshëm rreth lidershipit. Mendimet e

studiuesve të ndryshëm, janë shoqëruar edhe me mendimet e mia personale, ku pastaj janë nxjerrur

edhe rezultatet nga hulumtimi empirik në praktikë. Hulumtimi empirik rreth lidershipit të

udhëheqësve është realizuar përmes metodologjisë cilësore në Komunën e Deçanit me respodentë

të institucioneve edukativo-arsimore (SHFMU).

Fjalët kyqe: Institucionet edukativo-arsimore, lidershipi, ndryshim, udhëheqje

Page 8: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

RINA AZEMI Tema: “Rolet dhe përgjegjësitë familjare për fëmijët me nevoja të veçanta” Komisioni: Prof Asoc. Dr. Naser Zabeli, mentor Prof Dr. Demë Hoti, kryetar Prof as. Rozafa Ferizi, anëtar

ABSTRAKTI

Në këtë punim diplome shqyrtohen rolet dhe përgjegjësitë e familjeve për fëmijët me nevoja të veçanta. Familja konsiderohet ambienti ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre, prandaj edhe roli i saj në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndikimi i familjes te fëmijët me nevoja të veçanta është i madh aq sa është ndikimi i këtyre të fundit te familjet. Pra, mund të thuhet se ekziston një ndikim dydrejtimësh.

Në punim, shqyrtohet roli i familjes fillimisht nga prizmi i shqyrtimit të literaturës relevante. Fillohet nga një analizë e karakteristikave të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe nevojës që ata kanë për prindërim të mirë dhe pastaj kalohet te teori të ndryshme si ajo e bashkëngjitjes dhe ajo e të mësuarit shoqëror që rregullojnë raportin familje-fëmijë. Gjithashtu përshkruhet bashkëpunimi shkollë-familje si një prej hallkave të rëndësishme të përgjegjësive që prindërit kanë për fëmijët e tyre.

Krahas analizës teorike, është realizuar edhe hulumtimi me familje të fëmijëve me nevoja të veçanta në tri qytete të Kosovës. Pjesë e hulumtimit pra ishin prindërit dhe familjarët e tjerë (vëllezërit dhe motrat) me të cilat u zhvilluan intervista gjysmë të strukturuara për të kuptuar më në thellësi rolin dhe përgjegjësinë që familjet kanë për këta fëmijë. Mostra u përbë prej 20 çifteve të prindërve dhe 15 vëllezërve e motrave. Të dhënat e hulumtimit u analizuan përmes Metodës së Teorisë së Bazuar (MTB) përmes dekodimit të të dhënave në tri rrafshe: hapur, aksial dhe selektiv. Në rrafshin e parë u identifikuan temat dhe kategoritë kryesore deri te një nivel i ngopjes, në të dytin (aksial) u bë identifikimi i përgjigjeve me temat përkatëse dhe në rrafshin e tretë (selektiv) u bë integrimi i temave aty ku ishte e nevojshme.

Rezultatet e hulumtimit treguan se roli i prindërve është instrumental dhe afektiv ndërsa i familjarëve të tjerë kryesisht afektiv. Rezultatet treguan se prindërit sigurojnë mbështetjen formale dhe joformale për fëmijët e tyre, e praktikojnë bashkëpunimin me shkollat, kanë stil më pak autoritar dhe më shumë liberal. Gjithashtu u gjet ndërlidhje pozitive në mes të llojit dhe shkallës së nevojës të veçantë dhe tipareve të personalitetit të fëmijëve me stilin e prindërimit. Rezultatet gjithashtu treguan se prindërit monitorojnë vazhdueshëm progresin e fëmijëve të tyre, janë rregullatorë dhe se në familje punon mirë parimi i ndarjes së roleve dhe përgjegjësive.

Fjalët kyçe: roli, përgjegjësitë, prindërit, familja, fëmijët.

_____________________________________________________________________________

Page 9: Tezat e masterit për diskutim publik të miratuara nga

DAFINA BARDHECI

Tema: “Roli i prindërve në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë”

Komisioni:

1. Arlinda Beka-mentore

2. Haki Xhakli-anëtar

3. Ardita Devolli-kryetare

Abstrakti Në periudhën e fundit çdo herë e më shumë synohet që të rritet bashkëpunimi në mes të shkollës dhe prindërve. Sado që në teori tregohen dobitë e një bashkëpunimi të tillë, në realitet prindërit nuk janë të përfshirë mjaftueshëm në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë. Studime të shumta janë realizuar për të analizuar më në detaje rëndësinë e bashkëpunimit të shkollave me prindërit. Studime të tilla janë bërë edhe në vendin tonë, sado që nuk janë të mjaftueshme pasi që akoma nuk janë studijuar në thellësi barrierat që shfaqen në mes të bashkëpunimit të mësimdhënësve dhe prindërve dhe mënyrat më efektive për të arritur një bashkëpunim të mirëfilltë. Hulumtimet e tilla na ndihmojnë të kemi një proces të të nxënit të nxënësve më produktiv e gjithashtu të bëhemi bashkëpjesëmarrës në përgatitjen e gjeneratave të cilët mund të jenë të shkathtët për jetë, punë dhe mjedis.

Qëllimi i këtij hulumtimi ka qenë që të identifikoj, analizoj dhe vlerësoj ndikimin që kanë prindërit në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë dhe suksesin e nxënësve.

Ky hulumtim është i realizuar duke u mbështetur në këto pyetje kërkimore: Cili është roli i prindërve në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë? Çfarë bashkëpunimi kanë prindërit me mësimdhënësit e fëmijëve të tyre në zbatimin e kurrikulës? Sa shpesh përfshihen prindërit në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve kurrikulare në shkollat e fëmijëve të tyre? Cilët janë faktorët të cilët ndikojnë në përfshirjen apo mospërfshirjen e prindërve në shkollë?

Ky studim është realizuar përmes metodës cilësore të hulumtimit. Intervistat në këtë hulumtim janë realizuar me 15 mësimdhënës të arsimit fillor dhe 30 prindër. Rezultatet e dalura nga ky hulumtim tregojnë se shumica e prindërve nuk janë të përfshirë në zbatimin e aktiviteteve kurrikulare në klasë. Fjalë kyçe: kurrikulë, përfshirje, prindër, aktivitete kurrikulare, mësimdhënie etj.