tema tË zgjedhura nga patologjia sociale - aab-edu.net tË zgjedhura nga... · vendbanime rurale,...

104
TEMA TË ZGJEDHURA NGA PATOLOGJIA SOCIALE SARAJEVË / PRISTINË 2006 FSK/S - 13/06 Dr. sc. Alisabri Shabani

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

15 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

TEMA TË ZGJEDHURA NGA PATOLOGJIA

SOCIALE

SARAJEVË / PRISTINË 2006

FSK/S - 13/06

Dr. sc. Alisabri Shabani

Nuk ka person që jeta e ti nuk ka nevojë të zhvillohet Në sistemin simbolik koherent.

Aq më pak që është e organizuar mënyra e jetës Edhe më pak do të jetë i artikuluar sistemi simbolik

Mary Douglas «Simbolet e natyrës»

Sociologjia, problemet sociale, patologjia sociale Lidhur me atë se çka i shkakton sëmundjet shoqërore në historinë e sociologjisë ka pasur mendime të tepruara, në mënyrë kritike të interpretuara dhe të moralizuara. Orientuesit etik çka është,,mirë’’ ose,,keq’’, kanë ndryshuar në varësi prej kushteve të ndryshme sociale dhe sjelljeve. Në momentet e caktuara, reformatorët social e kanë definuar se çka është e arsyeshme dhe morale, dhe se nga ky kënd e kanë komentuar edhe varfërinë, kriminalitetin, prostitucionin, alkoolizmin, zarin dhe gjendjet tjera sociopatologjike dhe sjelljet si shprehje e së keqes. Thënë përgjithësisht, këto interpretime kanë qenë prezentë deri në vitet e ’20-a të shekullit XX-të, dhe e kanë themeluar atë që quhet,, patologji sociale’’, si ato veprimet njerëzore që janë në kundërshtim me idetë e stabilitetit, pronës private, maturisë, ekonomizimit,shprehive të punës, ruajtjes së sekretit seksual, biznesit të vogël, solidaritetit familjar, orientimit në fqinjësi dhe disiplinës së vullnetit të mirë. Problemet sociale janë shqyrtuar si sjellje të cilat i kanë shkatërruar këto konstruksione tipike-ideale, që kanë qenë të lidhura me vlerat rurale dhe me ato të klasës së mesme, të zhvendosura në politiken publike, përmes punës sociale humanitare dhe organizatave fetare. Shumë autorë të hershëm nga lëmi i patologjisë sociale, kanë jetuar në qytete të vogla apo në vendbanime rurale, të pajisur me arsimin teologjik, dhe është fakt se qytetin dhe kulturën urbane e kanë konsideruar si burim i së keqes universale, kurse mjediset tradicionale burim i të mirave të përgjithshme dhe të së vërtetës. Për shkak të këtyre kushtëzimeve rreth zanafillës së patologjisë sociale, si shkencë sociale aplikative, shumë sociologë konsiderojnë se këta reformatorë, më tepër kanë krijuar probleme se sa i kanë zgjidhur ato. Vlerat mbizotëruese të kulturës, kanë pasur funksion të rëndësishëm në krijimin e atyre llojeve të sjelljeve, të cilat reformatorët socialë kanë vazhduar t’i pamundësojnë dhe t’i eliminojnë. Nga njohja e këtyre fakteve vjen deri te paraqitja e atyre tendencave në patologjinë sociale, të cilat dalin nga sjellja problematike. Analiza e problemeve sociale pra është pjesë integrale e analizës brenda lëndës së patologjisë sociale. Në analizën e përkufizimit të problemit social dhe reagimit të bashkësisë, është vërejtur se vetëdija kolektive për,,problemin’’, në të shumtën e rasteve është e përqendruar rreth mënyrës së sjelljeve, të cilat e prishin rendin moral dhe social. Ato sjellje që kanë ndikim të keq moral dhe edukativ, sipas rregullës kërkojnë më pak kohë për t’i njohur (dalluar), si problem social dhe patologjik. Duke u nisur nga supozimet se problemet sociale, në masë më të madhe, prekin gjendjen e vetëdijes kolektive dhe jetën shoqërore, shumica e sociologëve konsiderojnë se vlerat dhe vlerat orientuese janë ato që iu mungojnë aktorëve të problemeve sociale .Edhe pse është e pamundur që personave devijues t’iu imponohen orientimet e dëshiruara dhe të vlefshme, konsiderohet se mungesa e tyre relative, siguron mënjanim në drejtim të krijimit të problemeve sociale. Këto probleme etike dhe përgjithësimet e reformatorëve më të hershëm social, edhe sot kanë jehonë në përkufizimin e problemeve sociale dhe tretmanin e tyre. Kjo qasje edhe i ka rrumbullakuar qasjet specifike të analizës së problemeve sociale, krahas shkallës relativisht të ulët të abstraksionit ose konceptimit, me

aksent të posaçëm në vështirësitë praktike dhe të përditshme të njerëzve .Diskutimi për problemin social kryesisht është sjellë si ndikim i fortë i gjykimit moral për te. Megjithatë, nocioni problem social edhe më tej është i përdorshëm në kuptimin përshkrues dhe klasifikues. Problem social është secila situatë në të cilën shumica e njerëzve ndiejnë shqetësim dhe fatkeqësi, për shkak se nuk janë në gjendje t’i neutralizojnë pasojat dezorganizuese. Me pasoja dezorganizuese të problemeve sociale nënkuptojmë prodhimet e stabilizuara ose pasojat, të cilat relativisht, në mënyrë përmanente, prishin (rrezikojnë ) ekzistencën individuale apo grupore dhe raportet e harmonizuara. Interes për patologjinë sociale shpreh vetëdija e thjeshtë e përditshme, arti, mediat, dhe shpeshherë paraqet bazën për konstruktimin e dukurive të përgjithshme të padëshiruara. Situatat sociale problematike dhe patologjike janë ekstreme dhe për pasojë janë dramat e individëve, grupeve dhe kolektivit dhe në të shumtën e rasteve për ta të pakapërcyeshme dhe të pamposhtur. Mirëpo, në sociologji problemi i sociologjisë patologjike vazhdon të trajtohet sistematikisht. Ekzistojnë procedura të caktuara metodologjike dhe shkencore, e cila një numër të dukurive socio-patologjike i klasifikon në radhën e kontrollit social dhe sqarues të dukurive nënshtruese. Sociologjia ka aparat të zhvilluar nocionesh dhe kualitete epistolare të teorisë. Rregullisht parashtrohet pyetja për përdorimin e teorisë në raport me treguesit real dhe empirik. Qëllimi është, që përmes evoluimit kritik të zhvillohen instrumentet më të nevojshme të të kuptuarit të patologjisë sociale, përkundër faktit se ekzistojnë të arritura të ndryshme teorike. Në ofertën e mirë teorike, komunikimi dhe krahasimi në mes tyre bëhen më të qarta. Brenda një numri të kritereve për sistematizim, duke filluar nga kërkesa absolute për një qasje të tillë e deri te kriteret e dëshiruara dhe të rekomanduara,, janë ndarë disa kritere që kërkohen dhe që hasen në nocionet e disa fushave të caktuara të hulumtimit. Këto janë:

Brenda sociologjisë patologjike, fusha e hulumtimit duhet të jetë e kufizuar në mënyrë rigoroze,

Sistemi konceptual nuk është e thënë të jetë konzistent brenda vetes, por mund të jetë konzistent me pjesët integrale të teorisë për sjelljen njerëzore,

Konceptimi i fushës hulumtuese, duhet të jetë i derivuar nga numri i kufizuar i postulateve,

Nocionet duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të afta për sqarimin e një numri të madh faktesh, të klasifikuara si sociopatologjike,

Hipotezat duhet të jenë logjike dhe kompatibile me postulatet, Nocionet duhet të jenë mjaft të detajuara dhe të forta, për sqarimin ne fenomenit

analizues, pa përdorimin e analogjisë, Analiza duhet të jetë eksplicite.

Qasja sociologjike në sjelljen socio-patologjike, ka parasysh sintezat të kombinuara me njohuritë biologjike, psikologjike, psikiatrike,gjeografike dhe demografike, me qëllim të sqarimit të sjelljes njerëzore. Ajo fushë ku sociologjia e plotëson pavarësinë, është aparaturë dhe rrjetë nocionesh, kështu që përfshihen edhe fenomenet margjinale, dhe se nocionet autentike sociologjike bëhen margjinale. Dallimi themelor në mes të

sociologjisë dhe shkencave tjera, të cilat merren me të njëjtin problem është se sjellja socio-patologjike, në natyrën e vet në aspektin sociologjik është e sqaruar dhe shprehet përmes nocioneve krahas kulturës, subkulturës, strukturës sociale, grupit, rolit,statusit, të modeleve të përditshme interaktive etj. Thjeshtë kjo ka të bëjë me patologjinë urbane, agresivitetin, krizën ekonomike, gjininë, stinën, dispersionin(shpërndarjen) e pozitave në renditjen hapësinore të sociologjisë patologjike dhe të ngjashme. Për t’i sqaruar ndryshimet në vazhdimin e dukurive socio-patologjike, me ndihmën e rrjetit përdorues të nocioneve, duhet treguar se si ndonjë dukuri funksionon si shprehje e rrethanave të jashtme apo të brendshme ( faktorët ekzogjene dhe endogjen). Fjala është për pasojat që mund t’i ketë niveli sociologjik apo socio-psikologjik, çka edhe është qëllim i qasjes sociologjike në konstituivin e të elementeve të sjellje socio-patologjike. Qëndrimet për faktorët, të cilët qartazi kanë bazë empirike, e ndërtojnë bazë për teorinë e cila mund të pranohet si pikënisje për analizë. Në këtë kuptim janë ndarë disa teori, kurse klasifikimi i tyre kryesisht ndahet në : faktorë struktural, socio-patologjik dhe biologjik të devijimit. Kryesore është të vërehet se, modalitetet e sjelljes njerëzore dhe grupeve të devijimit, janë specifike dhe i përkasin diskursit hapësinor-kohor. Devijimet biheviorale janë funksion i konfliktit kulturor i shprehur përmes kulturës konkrete. Tipi i reaksionit social mbi devijimet sillet në varësi me aprovimin e fortë, përmes indiferencës, dhe deri të mos aprovimi i fortë. Në frymën e E.Durkhemit, pikëpamja e sjelljes socio-patologjike, është devijim i cila në pikëpamje emocionale nuk lejohet, para së gjithash për shkak të ndikimit negativ dhe moralo-humbës. Personat devijues roli devijues i të cilëve,para së gjithash, është statusi dhe vetë përcaktimi, të fiksuara me devijim, ku është përfshirë edhe me shkallën e dukshmërisë sociale. Matja e dukshmërisë (shikueshmërisë) sociale të devijimit, duhet t’i përgjigjet pyetjes: Si një devijim e provokon reaksionin societal ? Ka një numër modelesh rreth analizave si devijuesi që merr pjesë në problem, kurse lidhur me statusin e tyre dhe dukshmërinë sociale të patologjisë sociale ka shumë mendime. Varësia në çfarëdo forme redukton një varg rolesh të devijuesve dhe pjesëmarrjen e tyre e cila është e institucionalizuar nga varësia e tyre (Klubi për shërim nga alkoolizmi, institucionet për zmbrapsjen e varësisë nga mjetet narkotike, entet, bashkësitë për terapi etj). Devijuesit janë të individualizuar apo të definuar përmes reaksionit societal si të tillë, për shkak se edhe personi devijues është i tillë. Reduktimi i fortë i aspekteve tjera të personave zvogëlon aftësinë e tyre për rivitalizim të suksesshëm krahas një varg veçorish dhe roleve sociale. Thënë shkurtazi, dallimi i tyre është kriter i variabilitetit i cili provokon reaksionet societale dhe kjo i konstituon devijuesit si lëndë e analizës për sociologjinë. Devijimi socio-patologjik është i përkufizuar në mënyrë kulturore, por ajo paraqet edhe prishjen e konformitetit të normave dhe ideve të definuara, për çka edhe është normale. Devijimet janë provokuese dhe nganjëherë do të thotë shprehin të drejtën dhe përparësitë e subjekteve që janë të përfshira në fenomen. Sjellja devijuese gjithsesi, krahas diskursit të caktuar hapësinoro-kohor, luan një rol të veçantë në drejtim të zbatimit të kërkesave dhe roleve sociale, të bazuara në stinë, gjini dhe variablat tjera socio-demografike të personave që janë në aspektin social devijues. Në teori duhet theksuar se devijuesi si i tillë vetëm në lokalitetin e caktuar dhe në kohën e caktuar të variablimit socio-demografik. Në këtë mënyrë, mund të vërehet edhe niveli i

përgjegjësisë jo vetëm i personave që janë devijues, por edhe niveli i bashkësisë e cila me sukses apo jo kontrollon anëtarët e vet. Distinkskioni kryesor është në mes të aspektit të devijimeve të dukshme simbolike dhe se si ato gjykohen. Devijimet simbolike kryesisht përfshijnë idenë me gojë apo në formë të shkruar dhe si të tilla konsiderohen si sjellje verbale. Kjo ka të bëjë me sharje, grafite, fyerje verbale, përkrahje ideve jo konvencionale dhe radikale ose rrënjësore në ekonomi, religjion apo në institucionet politike, apo thënë kushtimisht në shoqëri në tërësi. Në patologjitë sociale të dukshme bëjnë pjesë: alkoolizmi kronik, narkomania, prostitucioni, suicidi, kriminaliteti, zari, lypësia, rrugaçëria dhe recidiviteti në botën e sociologjisë patologjike. Në analizën e fenomeneve socio- patologjike është me rëndësi të dallohen personat sjellja e të cilëve paraqet “ problem “ për të tjerët por jo për ta, personat sjellja e të cilëve është “ problem” për ta por jo edhe për të tjerët dhe personat “sjellja” e të cilëve është problem për njërin edhe për tjetrin. Sjellja devijonte, si dhe të gjitha format tjera të sjelljes, nuk zhvillohet në izolim por në komunikim apo në dijet e bartura nga rrethi. Kjo do të thotë se devijimi mund të kuptohet në kategoritë e kontesteve dhe konfiguracionit social të vazhdimit të devijimit. Kjo hap mundësi për mirëkuptime individuale, devijime në situata dhe sistematike. Devijimi individual Devijimi individual relativisht është fenomen personal i cili ndodhë në bashkësi me cilësi unike të personalitetit. Ka të bëjë me devijimet biologjike dhe anomalitë të lidhura me trashëgiminë, sëmundjen dhe rastet fatkeqe. Marrë me përqindje më tepër ka aso devijuesish te të cilët ndikimi social dhe kulturor kanë organizuar shkeljen e normave dhe rrethit në të cilën është zhvilluar, edhe pse te ta nuk janë të evidentuar disa faktor biologjik të devijimit. Shpeshherë ky lloj devijimi shoqërohet me ndikimet e rrethit dhe ka të bëjë me konfliktet brenda psikike apo konfliktet e lidhura me identifikim. Konfliktet e këtij lloji e kanë zanafillën në konteste tjera, por veprojnë brenda individëve si realitet i tyre. Devijimi nuk mund të jetë antisocial por mund të pritet që të drejtohet në zgjidhjen kreative të konfliktit. Për t’i kuptuar disa veprime të caktuara, është e nevojshme ta kuptojmë pjesëmarrjen distributive dhe personale në mikro-nivelin dhe kontestin në të cilin ka vazhduar konflikti, e pastaj të merret parasysh kontesti i gjerë socio-kulturor. Devijimi në situata Devijimin mund ta definojmë si funksion i ndikimit të presionit në rrethin e jashtëm apo situatën ku individi është pjesë integrale. Situatat kanë karakter dhune dhe mund të shkaktojnë shkeljen e rregullave dhe normave të cilat individi i respekton. Kështu që mund të pritet që personi të filloj të kryejë vepra penal e të vjedhjes apo të merret me prostitucion, në qoftë se kjo është mënyrë për t’i kënaqur nevojat e caktuara apo për ta reduktuar devijimin.

Devijimet sistematike Në qoftë se devijimet në situata grumbullohen krahas deprivacimit relativ dhe të përhershëm, apo për shkak të problemeve të pazgjidhura të personit, mund të pritet qasje sistematike në sjelljen devijonte. Kështu që hajni amator mund të rritet në hajn profesional apo prostuticioni amator të bëhet profesional. Ky kalim nuk është i thjeshtë dhe personi është i fokusuar në njohjen e shpërblimeve dhe dënimeve që pasojnë nga sjelljet devijuese. Përveç kësaj, devijuese me kohë humb apo heq dorë nga veprat e atyre normave të cilat e kanë shpëtuar të bëhet devijues.3 Problemet sociale Problemet sociale janë kategori qendrore në patologjinë sociale. Nganjëherë është vështirë të dallohet hulumtimi i problemeve sociale brenda sociologjisë dhe fushave të tjera të lidhura krahas psikologjisë, punës sociale, psikologjisë sociale e të ngjashme. Megjithatë, sociologjia, duke u nisur nga kategoritë se saj gjenerale krahas familjes, stratifikacionit social, edukimit, pakicave, statusin, rolet, ndryshmet sociale dhe të ngjashme me këto, në masë të mjaftueshme identifikon problemet sociale, si lëndë e saj autentike e interesit. Ekzistojnë shumë orientime të ndryshme teorike dhe përputhshmëri të shpeshta të shkencave të tjera shoqërore, por mund të themi se problemet sociale indicojnë univerzalitetin e vet për shkak të interesave të një numri të shkencave tjera. Ajo rreth së cilës preokupohet sociologjia lidhur me problemin social, është të zbulojë si është konstituar problemi social në shoqëri dhe cilët janë mënyrat e mundshme hulumtuese brenda problemeve sociale. Në këtë mënyrë edhe është ndarë dega në sociologjinë e përgjithshme, e njohur si “ sociologjia e problemeve sociale”. Sociologjia, si disiplinë i hulumton procedurat, proceset dhe ndryshimet e aktivitetit kolektiv, në aspektin e problemeve sociale dhe analizon proklamimin social të zgjidhjeve. Në të shumtën e rasteve të veprimeve sociologjike, është theksuar se problemet sociale shpeshherë janë të izoluara nga situatat problematike dhe të trajtuara pa lidhje të gjera me aspektet tjera sociale. Në këto hulumtime shpeshherë është sugjeruar klasa në pushtet si ajo forcë në shoqëri e cila e definon problemin social. Kështu për shembull problemi i varfërisë nga aspekti i klasës në pushtet është problem në vete, e jo si shprehje e pabarazisë klasore. Gjithashtu, në këtë lëmë ekzistojnë edhe qasje të ndryshme si ato të problemeve sociale, të cilat donë zgjidhje e që sillen prej përmirësimit të subjekteve pjesëmarrës në problemin social e deri te dënimi.4 Problemet sociale janë fakte vetë evidente apo gjendje e dhënë objektive. Vetëdija e thjeshtë për problemet sociale nuk depërton deri te antagonizmat themelor dhe gjeneza e vazhdimit të problemit social. Siç kemi theksua edhe më herët, të vërejturit e problemit 3 Lemert, M.Edwin. 1951. Sociologjia patologjike: A Sistematic Aproach To the Theory Of Sociopathic Behavior. McGraw- Hill Book Company. Inc. p. 8-42. 4 Haadden, C. Stuart and Lester, Marilyn, 1976. Lookig At Society’s Troubles: the Sociology Of Social Problems, in: Zimmerman, H. Đon, D. Wieder, Lawerence, Zimmerman, Siu (ed), Understanding Social Problems, New York, Praeger Publishers, p: 5-19

social mjafton që t’iu përshkruhet subjekteve si pjesëmarrës në problemin social e jo si pasojë e shkaqeve më të thella. Nëse analizojmë kontestin social të problemeve sociale, do të shohim se ekziston lidhja organike në mes tyre p.sh. fenomeni i varfërisë së përhershme në dritën e shënimeve ekonomike është njëra prej çështjeve më problematike të zhvillimit sot. Përkundër faktit se shekulli i njëzet është karakteristik për rritjen e pasurisë, aq më tepër në shtetet të cilat nuk janë të orientuara kah industria përëndimore, problemet janë evidente sidomos ato të devijimit të lidhura me zhvillim. Për këtë shkak është shumë vështirë të instalojmë se zhvillimi ekonomik zgjedhë shumë probleme sociale, por përkundrazi ai krijon të reja. Analiza sugjeron se zhvillimi ekonomik nuk është përcjellë me zhvillimin social, kurse rezultati është devijimi i ri problemeve sociale. Atje ku zhvillimi social nuk e përcjellë zhvillimin ekonomik, në të vërtetë paraqiten shumë probleme sociale dhe patologjia përkatëse. Problemi nuk është në mungesën e resurseve ekonomike, por mosplotësimi i harmonizimit të qëllimeve të zhvillimit ekonomik e social në të cilin si kërkesë implicite është përmbajtja që nga zhvillimi ekonomik kanë dobi popullata në përgjithësi. Edhe në shtetet klasike industriale dhe postindustriale, varfëria nuk është eliminuar. Për këtë shkak edhe pse pjesa më e madhe e popullatës nuk ka qenë e përfshirë në zhvillimin ekonomik edhe se nuk është investuar në të ashtuquajturin kapital human. Më të goditurat janë fushat rurale dhe përiferia e qyteteve të vjetra industriale krahas Bradfordit apo Mancheseterit në Britani apo Milvakuelit dhe Detroidit në SHBA. Kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur investime në kapitalin human, por strukturat e vjetra të punëtorëve nuk kanë qenë të gatshme në rikualifikim apo mësim të mjeshtërive të reja që janë të nevojshme për format e punësimit. Prandaj, si pasojë ka ardhur deri te thyerja sociale e këtyre strukturave në çdo aspekt. Në këto pjesë ka ardhur në shprehje varfëria, papunësia, kriminaliteti, dezintegrimi i familjes, narkomania, prostitucioni etj. Mediat publike së shpejti do ta konstruktojnë qëndrimin që disa pjesë të qyteteve të theksuara janë të rrezikshme dhe për këtë shkak kësaj duhet ikur, por se nuk do të lëshohen në diskutimin se industritë e këtyre qyteteve sot janë të shkatërruara. Kjo është ajo në çka sociologjia tërheqë vëmendjen në analizat e veta. Ambienti devijues i iniciuar me zhvillimin ekonomik, nuk manifestohet vetëm përmes varfërisë, jo zhvillimit, statusit të keq material dhe kushteve joadekuate të jetesës, por edhe përmes përjashtimit të disa pjesëve të popullatës nga pjesëmarrja e plotë në zhvillim. Kjo ndodhë sidomos në mjediset e përziera në aspektin etnik, bashkësitë dhe në botën e tretë, ku pakicat janë lëndë e diskriminimit dhe në këtë mënyrë i u është reduktuar edhe shumica e shanseve për zhvillim. Për shkak të izolimit nga resurset themelore, këto pakica nuk kanë qasje në to. Gjithashtu, në shumë bashkësi është prezent diskriminimi gjinor. Gratë iu nënshtrohen mbieksploatimit, janë të diskualifikuara edhe pse mjaft kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Ato nuk marrin pjesë në ndarjen e pasurisë. Gratë janë të përjashtuara në profesionet bujqësore dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik konsiderohet si i pa interesuar. Këtyre iu imponohen kushtet e varësisë nga mashkulli, kanë status inferior, me shanse të pakta që të përmirësohen. Rast i njëjtë është edhe me punën e fëmijëve. Fëmijët nuk kanë mundësi shkollimi, të mbrojtjes sociale si dhe ju mungon ndjenja e sigurisë. Puna e tyre paraqet tentim për rritjen e të hyrave të familjes. Përveç kësaj në vitet e hershme, fëmijët nga Bota e tretë, në të shumtën e rasteve, janë lëndë e tregtisë për shkak të pedofilisë. Devijimi përhapet edhe përmes degradimit të strukturave ekologjike të natyrës, dhe mu për këtë shkak paraqiten edhe dëmet

ekologjike të cilat vështirë se mund të përmirësohen apo të shpëtohen. Shumica e shteteve të Botës së tretë, janë shtete me demokraci jostabile dhe diktatura ushtarake. Resurset e grumbulluara të këtyre vendeve kryesisht dedikohen për ushtrinë dhe pajisje ushtarake, kurse një pjesë tjetër për zhvillim social. Ka shumë shkaqe relevante sociale pse disa rajone nuk ia arrijnë t’i revitalizojnë ato edhe përkundër intervenimeve shumë të forta financiare dhe humanitare të institucioneve përkatëse. Njëri prej shkaqeve është edhe kapitali jo kualitet social. Kapitali social është rrjet i raporteve në bazë të mjaftueshme, kurse kualiteti bazë është besimi në relacionin individ-individ, grupe-institucione, institucione – institucione. Zhvillimi devijues i lidhur me problemet sociale, mbetet i shpërndarë edhe në shtetet e tranzicionit. Është e njohur se shtetet e Evropës Lindore dhe ato të Ballkanit pas shkrirjes (disolucionit) të bashkësive politike, ato kanë rënë në kurthe të reja të zhvillimit dhe për këtë shkak çmimin më të madh e kanë paguar masat e paarsyetuara. Vazhdimësia e patologjisë sociale në relacionin të zhvilluara-të pazhvilluara, është i lidhur në një mënyrë që aspektet e caktuara të ruhen, atëherë patjetër do të ekzistojë edhe kriminaliteti i organizuar. Ne nuk mund të themi se shumica e fenomeneve të patologjisë sociale është i rezervuar për Botën e tretë, por mund të themi se atje popullsia në një masë më të madhe i ekspozohet rreziqeve. Edhe në shtetet e zhvilluara ekziston një vëllim i madh i situatave sociopatologjike dhe socioproblemeve me të vetmin ndryshim se ato janë me një kontroll më të madh social nga institucionet dhe qeveria. Siç na është e njohur, sasitë më të mëdha të drogës janë të prodhuara në vendet e Botës së tretë, kurse shpenzuesit më të mëdhenj janë në shtetet e zhvilluara. Kjo na sugjeron se ekziston lidhshmëri organike të zhvilluara – të pazhvilluara dhe kjo ka ndërmjetësuar në kriminalitet të organizuar. E njëjta gjë është edhe me tregtinë e seksualitetit. Në masë më të madhe, Bota e tretë i është nënshtruar eksploatimit seksual, kurse shtetet përëndimore janë shfrytëzuesit më të mëdhenj të këtyre shërbimeve. Problemet e përmendura zbardhin në mënyrë të barabartë mënyrën e situatave në të cilat involvohen një varg sjelljesh dhe gjendjesh të lidhura pe patologjinë sociale, si instanca të kontekstit shoqëror. Është e vërtetë se disa forma të sjelljes në vete konstituojnë problem, kurse përformansat e sjelljes janë ato që gjykohen si problem. Dallimi duhet të jetë i shprehur në analizën e kontestit social dhe si disa shoqëri i definojnë disa aktivitete apo kushte si problem. Problemet sociale janë rezultat i disa faktorëve dhe se analiza e këtyre faktorëve duhet të analizohet në mënyrë sistematike. Kështu që për disa pjesë të caktuara të popullatës në Botën e tretë, nuk konsiderohet problem për shembull kultivimi i mjeteve narkotike dhe ky as që është problem edhe për shfrytëzuesin. Problemi është i definuar vetëm në përspektivën e gjerë shoqërore, për shkak se keqpërdorimi i mjeteve narkotike provokon një varg gjendjes të padëshirueshme të cilat edhe vështirë se mund të kontrollohen. Prostitucioni i mitur është i organizuar në vendet e Botës së tretë për nevojat e shteteve të zhvilluara, gjithashtu ka status të njëjtë. Këto përspektiva divergjente të atyre që i organizojnë dhe i shfrytëzojnë shërbimet e përkufizuara si sociopatologjike, ju sugjerohen zgjidhje të ndryshme, duke filluar nga ndalimi apo toleranca e dukurive të caktuara. Kjo ngritje mund të analizohet edhe përmes definicionit të problemit social si situatë inkompatibile, me vlerat e numrit më të madh të njerëzve, të cilët konsiderojnë se

është e domosdoshme që kjo situatë të ndërpritet në mënyrë radikale ose të zgjidhet në mënyrë kompromisi. Qasja në analizën e problemeve sociale dhe në sociologjinë patologjike përkatëse është ngjyrosur me konceptet e thjeshta të cilat nuk pyeten për shkaktarët e gjendjes. Ky aspekt është i njohur si analizë e zbatueshme. Qasja tjetër është e fokusuar në kreativitetin social të problemeve sociale, si lëndë e hulumtimit dhe konsekuencës së problemeve sociale. Në literaturën sociologjike ekzistojnë dy parime si kritere sipas të cilave problemi social është:

Çfarëdo aktiviteti i papërshtatshëm objektiv apo një varg aktivitetesh ku marrin pjesë një numër i madh njerëzish dhe

Se bazë e përkufizimit është që problemet sociale të devijimit nga normat e përditshme të përkufizuara kulturore, janë të vlefshme dhe rregulla në shoqëri.

Problemet sociale, si kushte objektive do të thotë se disa fenomene në mënyrë inherente janë problematike për shoqërinë apo grupe të caktuara dhe se një fenomen i tillë është i përceptuar si problem nga ana e atyre që janë të interesuar ta kuptojnë. Kjo qasje në probleme sociale është e bazuar në idenë se “lëndimi” i orientimeve themelore kulturore nuk është i thjeshtë “aty” dhe se duhet zgjidhur. Ka disa faktorë të cilët dëmshëm ndikojnë në krijimin e problemeve sociale, por nuk janë të trajtuar si probleme sociale por konsekuencat trajtohen si probleme sociale (për shembull humbja e punës konsiderohet si shprehje e lëvizjeve ekonomike dhe deri te kjo pikë ky nuk është problem social, por pasojat janë). Problemet sociale si devijim nga normat sociale Problemi social si bazë e patologjisë sociale. Paragjykimi bazë në analizën e problemeve sociale është se ato gjendje të cilat me një siguri të madhe, kushtëzojnë vazhdimin e fenomeneve socio-patologjike. Kjo qasje nganjëherë quhet edhe përspektivë interpretuese. Analiza është e fokusuar në raportin problem social – patologjisë sociale në krijimin e fenomeneve të cilat kanë cilësi të caktuara, pasoja sociale dhe të cilat në mënyrë të kthyeshme konstituohen si probleme sociale. Teoria e orientuar interaksionare e patologjisë sociale tregon se problemi social nuk është vetëm kusht objektiv apo grumbull kushtesh objektive por përkufizim i ndryshëm i problemit. Për shembull, varfëria dikur ka qenë gjendje e sendeve për një pjesë të madhe të popullatës dhe nuk është definuar si problem social, por sot po. Në fillim të epokës industriale, ndotja ekologjike nuk ka qenë problem social, por sot po. Ideja është se disa probleme sociale dhe patologjia përcjellëse janë në mënyrë sociale të inkonstruara edhe atëherë kur janë vërejtur pasojat si të padëshirueshme. Në teori është prezent edhe qasja natyrore historike për problemin social, ku historia e problemit është kuptuar si nivele që funksionojnë si modele. Fjala është për atë se disa ngjarje mund të zgjasin gjatë ciklit jetësor të individëve apo grupeve dhe të njëjtat përjetohen si realitet. Si realitet, për subjektin apo grupin, i qasen reformimit apo neutralizimit të problemit.

Në realitet fjala është për momentin e zhvillimit të atyre problemeve të cilat i posedon individi apo grupi. Në të vërtetë këto probleme nuk janë të dukshme në skenën publike, por në fazën e mëvonshme zbulohen krahas pedofilisë, e cila kohëve të fundit është definuar si problem social edhe pse në të vërtetë ka ekzistuar gjatë. Problemi është bërë edhe më i dukshëm atëherë kur viktimat kanë treguar për këtë dhe atëherë kur është rritur vetëdija për këtë problem. Procesi mund të kuptohet si fenomen i cili është paraqitur, dhe është reaguar në stinën e caktuar të përshtatshme me përpjekje që të provokohet aksioni social me qëllim që fenomeni të kontrollohet deri ne fund dhe të procedohet, në mënyrë që të zhduket si problem. Modelet e zhvilluara të problemeve sociale e përgatisin skenën sociale që të interesohet për veçoritë detale të vetë problemit. Ky proces përmban përiudhat e zhvillimit të vetëdijes sociale për problemin dhe kryesisht është i përcjellë me përmirësimin e tyre apo neutralizimin dhe shuarjen e problemeve. Procesi mund të kuptohet si fakt në grupin e shumë ndodhive, dhe përfundimisht reagohet në natyrën e problemit social. Shumica e problemeve janë të vërejtura si të tilla, dhe në skenën sociale rezultojnë me formalizmin e procedurës së luftës kundër tyre, por fenomeni në të shumtën e rasteve mbijeton si problem social. Interesi i sociologjisë është të kuptoj dhe sqaroj dinamikën e brendshme të problemit social, pavarësisht nga qëndrimet sociale. Shumë pak hulumtime janë preokupuar me sqarimin pse një fenomen ka veçori të problemit social, kurse të tjerët këtë nuk e kanë. Në literaturë shpeshherë merret shembulli i fëmiut i cili është rritur në rrethin kriminal dhe se në kohën e adoleshencës i është nënshtruar presionit të kryejë vepër penale për çka edhe është gjykuar. Në mbajtjen e dënimit ka njohur kriminel me përvojë dhe me ta ka formuar infrastrukturë personale për çka është përcaktuar relativisht gjatë. Pas mbajtjes së dënimit, pamundësi të ta fitojë shansin për risocializim të plotë, prapë kryen vepër penale dhe rrethi mbyllet. Qasja analitike e këtij cikli mund të shqyrtohet në kuadër të shumë niveleve:

• Fëmijëri shqetësuese • Ndikimi grupor i papërshtatshëm • Privimi nga liria • Mbajtja e dënimit në moshën e adoleshencës • Kundërshtimi social • Stili jetësor kriminal

Ky rast sqaron se si në jetë i individët e këtij lloji, fatin e kanë koncentruar në gjashtë përiudha të rëndësishme të jetës së tyre. Me të vërtetë, njëra fazë paraqet tjetrën. Edhe pse analiza sqaron se çka ka ndodhur, neve nuk na sqaron pse personi nuk është bërë diçka tjetër. Në kuptim, mungojnë analizat shtesë të dinamikës së brendshme të konstituivit të stilit jetësor. Paraqitja e problemeve sociale në vete kërkon analizën e sjelljes dhe reaksionet në fenomenin. Konkretisht, analiza duhet të vazhdojë ta kuptojë se si disa aktivitete apo sjellje tërheqin vëmendjen, kurse të tjera jo. Fenomeni social si problem social tenton që të qëndrojë dhe supozimet për kohëzgjatjen e saj në hapësirë dhe kohë janë një numër njerëzish të përfshirë në to. Në anën tjetër, problemi social lidhë edhe një varg

shërbimesh sociale të obliguara për kontrollimin e problemeve. Kështu që problemi social në tërësi lidhë jo vetëm grupet e njerëzve me të cilët ka të bëjë, por edhe shoqatat institucionale dhe ato të organizuara vullnetarisht, që janë të interesuara për eliminimin e problemit. Ekzistojnë një varg hulumtimesh krahas sociologjisë së burgut apo sociologjisë së institucioneve totale, të cilat kanë treguar se edhe sistemet formale në mënyrë të barabartë marrin pjesë në fenomenin e problemit social (p.sh kriminaliteti është i pa paramenduar pa policinë, enti psikiatrik i pa paramenduar pa përsonelin psikiatrik). Analiza e problemeve sociale kërkon qasje objektive e cila është e ndryshme në krahasim me qëndrimin e thjeshtë të publikut për problemin social. Kjo nuk është vetëm kërkesë për objektivitet dhe reduktim të emocioneve por edhe reduktim i atyre mbresave të cilat me hulumtim në mënyrë ideologjike dhe të fortë të marrin ngjyrë. Si metodë e shpeshtë është metoda me pjesëmarrje dhe historia e sociologjisë shënon disa aktivitete të rëndësishme me ndihmën e këtyre strategjive hulumtuese. Shumica e analizave të këtij lloji kanë konstatuar se problemet sociale kanë rëndësi sociale e cila u është ndarë përmes shtypit publik që në instancën e fundit nuk është kualifikuar se i definon problemet sociale. Problemet sociale kanë “karrierën” e vetë. Kjo qasje në analizë nuk është e lidhur vetëm me individët por për fenomenin, i cili ka një varg veçorish krahas gjatësisë së zgjatjes, suksesit apo mossuksesit të luftës me ta, apo se a është në mënyrë të fortë apo të dobët e shprehur në skenën sociale. Shoqëria vazhdon që shumicën e problemeve sociale t’i reduktojë në kategori të parapara, të njëjtat t’i kontrollojë dhe t’i bëjë sa më afatshkurtra. Jo, natyra e problemeve sociale, thënë kushtimisht, nuk lejon strategji afatshkurtër (për shembull problemi i keqpërdorimit i mjeteve narkotike është aq universal që në mënyrë të barabartë i godet bashkësinë lokale në tërësi por është edhe problem global). Shumë probleme sociale janë absorbuar në kulturën dominuese dhe kështu kanë pushuar të jenë të rëndësishëm si problem social, por janë rritur në zgjidhje personale (p. sh. Stilet seksuale). Shkaku për çka zgjasin problemet sociale, në mes tjerash është edhe në faktin e angazhimit të sasisë së resurseve që janë të nevojshme në luftë kundër tij. Trajtimi i problemeve sociale shumë herë varet nga vullneti politik, gjendja e shtypit publik, ekonomisë, forcës së shoqërisë që të heqë dorë apo të pushojë nga vullneti për zgjidhjen e problemit. Rëndësia e problemit social gjithashtu ndryshon nëpër përiudha të caktuara, ajo çka dikur ka qenë problem, i njëjti sot nuk është (p.sh. paraqitja e disa llojeve të sëmundjeve). Anasjelltas, ato probleme që dikur janë konsideruar si të parëndësishme, sot janë probleme të rëndësishme (p.sh. migrimet, ndotjet ekologjike e të ngjashme). Në thelb çdo përiudhë kohore ka problemet e veta sociale dhe nuk korrespondon me përiudhat tjera kohore krahas së kaluarës dhe të tashmes. Natyra e problemeve bashkëkohore dhe e sociologjisë përkatëse patologjike në botën bashkëkohore, për shkak të kompleksivitetit të theluar të momentit të tashëm, janë të tilla që duhet domosdo të korrespondojnë me zgjidhjet e ardhshme. Historia e problemeve sociale është plotë me aksione të pa suksesshme ose dështime, të drejtuara në shkatërrim, dhe është vërejtur se brenda problemeve sociale ekzistojnë disa forma të organizimit joformal. Kryesisht është shkak i vazhdimësive të dështuara, për

eliminimin e problemeve sociale dhe mosnjohja e tyre, si dhe qasje ad hoc. Siç e kemi theksuar, rëndësia që i përshkruhet problemit social nga ana e publikut, në të shumtën e rasteve paraqet një lloj alarmi apo tollovie. Ky proces ka disa faza që sillen nga distanca e mosnjohjes së problemeve, apo mungesës së brengosjes për problemin, përmes fillimit të alarmimit, mobilizimit të resursit dhe qetësimit të alarmit publik për problemin. Mungesa kujdesit për problemin rrjedh nga mosnjohja e konsekuencave që mund t’i shkaktojë problemi. Fillimi i alarmimit të publikut për problemin, është atëherë kur ai njihet si normal dhe kur përshkruhen konsekuenca të ndryshme lidhur me te. Problemi social, që të reagohet në te, duhet të shpallet në masë të duhur, në bazë të të cilit pastaj do të zhvillohet aksioni social. Pasojat e problemit janë në rend të parë, e pastaj vet problemi. Ai zakonisht prezantohet në rastet ekstreme i përfaqësuar në kategoritë simbolike, në mënyrë që ata të mund ta paraqesin në forma të zhvilluara. Mobilizimi është organizimi i resurseve në luftë konkrete me problemin. Ky nivel paraqet aspektin e kontrollit social dhe ndërmerren preventivat edukative, si dhe proceduarat trajtuese, që mund të jenë të kapshme si përgjigje sociale për problemin. Nëse problemi nuk mund të shkatërrohet, strategjitë ndërrohen dhe programet alternative arrijnë mundësinë për realizim. Qetësimin e problemit e karakterizon kujdesi i vogël social apo kurrfarë për problemin. Për problemin mund të thuhet se është eliminuar(shkatërruar),atëherë kur reduktohen në raste minimale të pa rëndësishme. Në këtë rast, janë të mundshme edhe përkufizime të tjera të problemit, në varësi me kushtet e përgjithshme ( p.sh. në bashkësitë e përziera etnike, problemi i konfliktit është gjithmonë i definuar si dezorganizues, por në rastet e konfliktit të hapur, kjo nuk konsiderohet si problem). Shumica e studimeve nga lëmi i sociologjisë patologjike, janë të përqendruara në problemet sociale dhe kualifikimin e tyre. Pak a shumë, ekziston pajtimi për këtë se patologjia sociale është heqje dorë nga mesatarja apo devijim nga të arriturat institucionale, dhe kryesisht ndahen në faktorë endogjen dhe ekzogjen. Orientimet teorike në sociologjinë patologjike marrin parasysh edhe teoritë strukturore për devijimin, ata social-psikologjik, si dhe teoritë biologjike-psikologjike dhe patologjike të devijimit. Në fenomenologjinë e dukurive socio-patologjike më së shumti numërohet (zihet në gojë), fenomeni i kriminalitetit, suicidit, toksikomanisë, çoroditjeve sociale dhe trajtimi i përsonave të inficiruar socio-patologjik. Në etiologjinë e dukurive socio-patologjike apo shkaqeve, më së shumti merren parasysh të ashtuquajturit faktorët e jashtëm ekzogjen që kanë të bëjnë me presionet e jashtme krahas varfërisë, krizës ekonomike, migrimit, strukturës klasore të shoqërisë dhe të ngjashme. Kjo qasje mundohet t’i interpretojë fenomenet si masovike. Faktorët e brendshëm endogjen të etiologjisë së patologjisë sociale, janë të orientuar në analizën e çrregullimeve biologjike, psikologjike dhe mentale të individëve. Çrregullimet e individëve, në të shumtën e rasteve, klasifikohen sipas kritereve të ndryshimeve mjekësore, psikiatrike,sociologjike dhe demografike. Veti e të gjitha këtyre klasifikimeve është sepse shprehin gabimet apo paaftësinë e individit, që në mënyrë standarde dhe të zakonshme të marrin pjesë në bashkësi, në rrjedhat e saj dhe t’i përmbushin parashikimet. Ky qëndrim mbizotëron në patologjinë sociale, për shkak se

është konformistet i asaj që në interpretime vazhdon të arsyetohet apo të theksohet si qëllim i personit funksional. Pamundësitë apo paaftësitë e individëve me mundësi minimale në komformitet të plotë, gati në të gjitha interpretimet sociologjike dhe socio-patologjike, mbetën lëndë e interesit. Shumica e studimeve nga sociologjia patologjike vazhdojnë të fokusohen krahas lëndëve të theksuara të interesit, në klasifikimin dhe ndarjen efikase, në mënyrë që disa probleme sociale të definohen për shkak të procedurave të sakta hulumtuese. Në lëmin e faktorëve endogjen ekzistojnë një varg përputhjesh e temave të njëjta të cilat faktikisht prezantohen në mënyrë të njëjtë. Në studimet e orientuara psikologjike dhe analizën e fenomeneve në botën e patologjisë sociale, fokusi është dhënë për individët dhe faktorët përkatës endogjen krahas çrregullimeve psikike dhe të tjera. Qasje teorike janë diçka më diferencuese dhe precize, sepse mbështeten në teorinë psikike të personalitetit, hulumtimeve në mikro dallimet dhe qasjet terapike dhe psiko- terapike. Në disa studime specifike për probleme sociale specifike, krahas refugjatëve (emigrantëve), rregullisht vihen në lidhje me teoritë e situatave dhe hulumtojnë emocione, orientime të vlefshme, motive si dhe vetë situata aktuale. Në studimet e orientuara psikiatrike të sociologjisë patologjike, fokusi është dhënë në analizë specifike psikiatrike, që qojnë në lidhje me terapinë në kuptim të ngushtë dhe të gjerë të preventivës, epidemiologjinë e çrregullimeve shpirtërore dhe organizimin e ndihmës psikiatrike në bashkësi. Ekzistojnë një varg nëndegësh të ndara si orientime specifike me lëndë të definuar të hulumtimit dhe metodologji përkatëse. Pak a shumë, në të gjitha studimet, problemi social është kategori qendror e cila posaçërisht analizohet përmes procedurave metodologjike të pranuara relativisht si të sakta dhe të nevojshme. Në varësi prej mjedisit shoqëror dhe nevojës së studimit të sociologjisë patologjike do të bëhet edhe koncentrimi ndaj problemeve sociale për të cilat ekziston arsyeshmëri e mjaftueshme morale, siguruese, juridike etj., prandaj në një varg studimesh do të hasim edhe në probleme të cilat i trajtojnë të verbëritë, përsonat me mangësi në të folur (p.sh. te Lemerti), kurse në librat e reja nga lëmi i patologjisë sociale, si tema qendrore janë problemet e kontrollit social, kriminaliteti jo violentë (kriminaliteti i korporatave) dhuna në marrëdhëniet ndërnjerëzore, homoseksualiteti, homofobia e të ngjashme. Temat e përbashkëta edhe në librat e rinj dhe të vjetër, çka na sugjerojnë se ekziston vazhdimësia tematike, janë natyrë e devijimeve, rëndësisë së devijimeve, konteksti social i devijimit dhe kriminalitetit, tema këto që përpunojnë mënyrën në të cilën ekziston delikuenti, anomiteti dhe teoritë e konflikteve, teoria stigmatizuese, alkoolizmi, narkomania dhe çrregullimet mentale (për shembull Marshall B.Clinard i Robert F. Meier u “Sociology of Deviant Behavior”). Patologjia sociale është një nocion diçka më i ngushtë nga problemet sociale, kurse mbështetje kryesore e saj edhe në interpretimet e sotme është aspekti i Durkhemit për anomimitetin e vetëvrasjeve. Ai ka konsideruar, krahas suicidit, edhe dukuri tjera të ndryshme sociopatologjike krahas s ndarjes së dhunshme të punës, jostabilitetit të marrëdhënieve të brendshme organizative, jo rëndësisë së kërkesave dhe qëllimeve në mikrorelacione etj.

Patologjia sociale është shkencë integrale. Pas Durkhemit opusi i interesave në një masë është reduktuar derisa në qendër të interesit nuk kanë ardhur sociologët urban të Çikagos krahas Parka, Thomasa, Burgessa e të tjerë. Në të vërtetë, përiudha pas Durkhemiste e zhvillimit të sociologjisë patologjike karakterizohet me prezencën e teorikëve dhe reformatorëve konzervativ. Në vitet t fillimit të shekullit njëzet, shkencat sociologjike, e posaçërisht reformatorët social ishin të frymëzuara me mësimet teologjike dhe Darviniste ku ka mbizotëruar qëndrimi se individi është përgjegjës për situatën e vet, dhe se shoqëria nuk bartë aq përgjegjësi sa paraqet individi i goditur me gjendjen e ndonjë situate socio-patologjike. Individi një kohë të gjatë ka qenë lëndë e sociologjisë sociale dhe përpjekjet trajtuese kanë qenë të orientuara në individ dhe pranimi nga ana te tyre të vlerave të shumicës. Në ato vite është hapur relativisht një dilemë mjaft e gjatë - se a janë devijimet prodhim i individëve dhe karakteristikave të tyre, apo si rezultat i presioneve të rrethit. Kjo përiudhë ka qenë e volitshme që individin ta shpallë përgjegjës në të gjitha aspektet e gjendjes socio-patologjike. Kështu që varfëria masovike, sëmundja, krizat ekonomike iu përshkruheshin paaftësive morale dhe sociale të klasave të ulëta për t’i zgjedhur në mënyrë të suksesshme situatat e veta. Shumica e interpretimeve socio-patologjike ka qenë e hartuar në atë mënyrë dhe atë nga ana e teoricienëve social të cilët me prejardhje ishin nga përëndimi i mesëm amerikan, religjioz, me pozicione relativisht stabile për ndihmë atyre strukturave që ata i kanë kuptuar si të pa ndihmë. Nga këto lëvizje dhe përpjekje kanë lindur edhe shumë rrjete humanitare dhe donatorësh të cilat janë organizuar faktikisht si formë e mbrojtjes minimale sociale. Përveç kësaj, ata para vetes kishin edhe foton e ekonomisë Amerikane në ekspansionin e paharrueshëm. Atyre viteve depërtimi i madh i masës së emigrantëve botëror në SHBA solli deri te përfundimi se jo vetëm të paaftit nuk mund t’ia dalin të kenë sukses dhe mu për këtë shkak nuk kanë sukses edhe në integrime të punës dhe ekonomisë. Këta teoricienë kanë pasur një paraqitje në jetën e bashkësive të vogla të qytetit në përëndimin e mesëm, të harmonizuara plotësisht, ku të gjithë njerëzit njihen në mes veti, respektohen dhe bashkëpunojnë. Patologjia sociale është krejt çka pengon foton e jetës në provincë nga përëndimi i mesëm. Këtë harmoni mund ta prishin vetëm individët, por jo edhe proceset e gjëra shoqërore, krahas krizave ekonomike apo kapitalizimit të qyteteve të vogla nga ana e kapitalit të madh. Lëndë e tyre e posaçme e kritikës ishin konurbacionet krahas qytetit të Çikagos, i cili si sistem socio-teknik, ka ndryshuar dhe i ka diskualifikuar shumicën e paraqitjeve të veta tipike ideale për jetën sociale. Nga këto tradita është zhvilluar fotoja e zakonshme, sintetizuese dhe relative e përsonave që kanë probleme e ajo është: “iracional, i çrregulluar, i paaftë, profesionalisht i pakualifikuar dhe i gatshëm për dhunë”5 Kjo foto i përgjigjet pjesëtarit të klasës punëtore dhe devijuesit të ardhshëm potencial. Këtë qëndrim ashpër e ka kritikuar Right Mills dhe në ndikimin e tij sociologjia patologjike, si shkencë integrale, është emërtuar në sociologji të devijimit. Ajo çka Mills ia sheh për të madhe është analiza e dobët teorike dhe jolidhshmëria me problemet e gjëra sociale. Vërejtje tjetër me rëndësi është mospërshtatja e individit në strukturën shoqërore. Kundërshtimi i tretë i rëndësishëm ka të bëjë me teorinë e prapambeturisë kulturore, sipas së cilës devijimet paraqiten krahas zhvillimit të paharmonizuar shoqëror të disa shtresave shoqërore, për çka ata vijnë deri te konflikti normativ dhe kulturor me 5 Janković, Ivan i Pečić, Vesna, 1981. Društvene devijacije, kritika socijalne patologije. Prosveta, Beograd. St. 25-28.

ata të cilët janë të suksesshëm në ndryshime. Patologët social të kësaj përiudhe janë kundërshtar të ndryshimeve sociale, lëvizjeve sociale, kulturës urbane, si dhe shoqatave sindikale dhe punëtore. Në ish Jugosllavi, sociologjinë patologjike e ka karakterizuar, para së gjithash, mospjekuria empirike, prapambetja teorike dhe ngjyrimi politik në shqyrtimin e problemeve6. Ndër figurat më të njohura në teorinë themeluese (krijuese) të patologjisë sociale paraqiten Ljubo Balcon, Vladimir Jakovljeviç, Jelena Shpadjer-Xhiniç etj. Në veprat e këtyre autorëve, patologjia sociale është kuptuar si rezultante e veprimit dhe sjelljes njerëzore, emëruesi i përbashkët i të cilave është se janë në kundërshtim me vlerat dhe normat në fuqi, të pranuara në shoqëri, dhe se në të njëjtën kohë ato janë vlera që rrethi i konsideron si asociale dhe antisociale. Dukuritë socio-patologjike janë dukuri shoqërore për shkak se janë masive, dhe se me shkelje vendoset raport i posaçëm i konfliktit të ndarjes dhe detyrimit. Sjelljet socio-patologjike kanë strukturën e vet të brendshme dhe këto dukuri janë pasojë e proceseve shoqërore. Gjendja qendrore sociale problemore, konsiderohet si gjendje e tjetërsimit,e cila manifestohet në formën e mospërmbushjes së nevojave themelore materiale dhe shpirtërore të njeriut. Sjellja devijuese varet nga pozita shoqërore, socializimit të suksesshëm apo të pasuksesshëm dhe nga suksesi më i madh apo më i vogël i kontrollit social. Dezorganizimi social konsiderohet si përcaktuese kryesore shoqërore e devijimit. Teoria e Vladimir Jakovleviçit ka karakter të teorisë integrale me idenë mbi çrregullimet e jetës së njeriut në shoqëri, dhe se ato janë shprehje e dinamikës shoqërore. Tjetërsimi është kategori qendrore e cila i paraqet të gjitha format e ngecjes së zhvillimit njerëzor. Koj dukuritë socio-patologjike i ndanë në tri lloje: sëmundjet sociale, sociopatitë dhe dezorganizimin social. Sociopatia përbëhet prej toksikomanisë, preverzisë dhe agresionit. Në vështrim të etiologjisë, autori konsideron se ekzistojnë shkaqet sociale, socio-psikologjike dhe biofizike të fenomeneve socio-patologjike. Përveç këtyre autorëve, në skenë paraqiten edhe disa më pak të rëndësishëm, të cilët karakterizohen me ad hoc qasjet e tyre dhe me njohuri të kufizuara të qasjeve referente socio-patologjike. Pozita e sociologjisë socio-patologjike në Jugosllavinë e paraluftës,ka qenë mjaft specifike, për shkak të pozitës ideologjike të problemeve sociale, sepse sipas definicionit, socializmi do të duhej t’i zgjidhte të gjitha problemet. Kjo qasje dogmatike, me rastin e interpretimit, shpeshherë ka pasur rezultate vulgare, kështu që shpeshherë ka ardhur deri te disa përfundime të çuditshme. Thënë shkurt, për skamjen nuk është dëshiruar të flitet, përkatësisht të polemizohet në kategoritë e vet skamjes apo dukurive të pavolitshme shoqërore, për shkak se gjithë këtë fotografi e kanë përceptuar negativisht, si indikator i mossuksesit të socializmit. Në një varg shqyrtimesh ndihen eklektizmi, tauto-logjika, kritika e pabazuar ndaj autorëve të jashtëm dhe përgjithësisht të kritikuarit e paarsyeshëm. Gjithashtu, është vërejtur shfrytëzimi i tepruar i nocionit,,tjetërsim’’, të cilin shumica e autorëve e përdorin sipas nevojave të veta. Ky nocion sillet nga distanca prej izolimit e deri te ndikimet negative të urbanizimit në njeriun. Karakteristikë tjetër me rëndësi e traditës socio-patologjike të ish Jugosllavisë është refuzimi dhe mospranimi e analizave teorike subtile , siç gjenden te inter-aksionistët, te funksionalistët e vonshëm dhe te analistët me orientime pozitive. Shkurt, supozimet bazë të qasjes socio-patologjike në kuadër të orientimeve të përmendura janë: 6“Ibidem” fq. 29-32

Të kuptuarit kuazibiologjik dhe organik i shoqërisë, shteti dhe shoqëria kuptohen si organizma që zhvillohen në mënyrë spontane.

Diferencimi i normales nga patologjikja, ku patologjike është çdo gjë jo morale dhe që nuk i kontribuon mbajtjes së rendit shoqëror .

Çrregullimet e funksionimit të shoqërisë përshkruhen me ndryshme të hovshme shoqërore dhe me individ të josocializuar, e jo me mungesën e organizimit të shoqërisë.

Rekcioni i shoqërisë në devijim do të jetë i tillë që individi të korrigjohet dhe të riedukohet,

Të kuptuarit determinant i aksionit njerëzor tërhiqet nga autentiteti dhe pavarësia e aksioneve njerëzore.

Në këtë punë ne, për shkak të hapësirës së kufizuar nuk do të merremi me të gjitha fenomenet e patologjisë sociale, me përjashtim të atyre të cilat janë të përhapura në mënyrë dramatike. Më tepër do të flasim për dezorganizimin social, varfërinë, papunësinë, si faktor ekzogjen në vazhdimin e sociologjisë patologjike dhe proceseet që rrjedhin nga kjo. Qasja sociologjike e hulumtimit në patologjinë sociale dhe kriminologji Qasja teorike e hulumtimit ka për detyrë ta caktojë vendin e zbulimeve empirike, të cilat duhet të vërtetohen si konfirmative dhe predikative në raport me problemin e studiuar. Pajtueshmërinë e teorisë dhe empirikes në mënyrë plastike e ka shprehur Kurt Lewin me qëndrimin:,, Nuk ekziston asgjë më praktike se sa teoria e mirë’’, dhe ne do të vazhdojmë, që në qasjen teorike të hulumtimeve, t’i shprehin supozimet kryesore në sociologji, nocionet kryesore dhe interpretimet racionale .Teoria është grumbull e ideve të organizuara për dukurinë dhe përpiqet,që pasurinë jetës sociale ta shpie në disa faktorë që do të vlejnë gjithnjë dhe çdokund. Jo, jeta është më e pasur se teoria, por ajo është me rëndësi për shkak se jep drejtimet(kahet) krijon ide se si diçka është e mundur. Teoritë e rëndësishme kanë mbijetuar testin empirik dhe kanë rezultuar si të vërteta dhe të besueshme. Njëra prej këtyre teorive është edhe teoria e dezorganizimit social, të cilën edhe do ta argumentojmë në bazë të zbulimeve empirike në përvojën tonë hulumtuese. Patologjia sociale dhe kriminaliteti kanë shumë ndryshime. Shumëllojshmëria e ndryshimeve që veprojnë në këto dukuri tregojnë se bota e patologjisë sociale, dhe brenda saj kriminaliteti, si kategori qendrore komplekse, çka do të thotë se qasja në hulumtime është i mundur nga një varg këndesh të vrojtimit. Asnjë qasje, vet më vete, nuk mjafton ta kuptojë kriminalitetin këndvështrim. Patologjia sociale është,,fakt total shoqëror’’dhe përputhet me një varg,,faktesh totale shoqërore’’të tjera. Ajo është shkaktuar në shoqëri, por edhe vet shkakton dukuri. Faktorët e jashtëm objektiv të shkakut, nuk mjaftojnë për sqarimin e kriminalitetit. Gjithashtu, kriminaliteti nuk mund të sqarohet me kriminalin. Fjala është për raportin e përgjithshëm dhe individual,objektiv dhe subjektiv, publik dhe privat, për dy,,nivele të ligjshmërisë dhe çdo tentim që dukuria e rendit më të lartë të sqarohet me ligjshmëri të rendit më të ulët apo anasjelltas, domosdo shpie deri te

mossuksesi”7. Prandaj, përpjekjet tona në këtë punë do të fokusohet në ato aspekte dinamike, të cilat paraqesin potencial për lindjen e fenomeneve socio-patologjike si të ekzekutueshme dhe rezultante. Mendojmë se në një mënyrë të barabartë jemi larguar si nga individi, si aktor në botën e patologjisë sociale, dhe nga teoritë e përgjithshme të shoqërisë. Këtë qasje Robert K. Merton e quan,, teori të vëllimit të mesëm’’, dhe siç thuhet:,,Ajo është ndërmjetësuese në mes të teorive të përgjithshme sistemit shoqëror, të cilat për së tepërmi janë larguar nga disa klasa të sjelljes shoqërore, organizimit dhe ndryshimeve, për t’i treguar ato që janë vëzhguar me kujdes, dhe ato përshkrime detale të zgjedhura në hollësi e që nuk janë aspak të përgjithësuara.8 Megjithatë,çdo teori e vlefshme e shoqërisë ka qenë në mënyrë implicite e obliguar të përgjigjet në pyetjen: Çka është patologjia sociale dhe kriminaliteti?Sociologjia klasike e shekullit të XIX –të ( Marx, Comte, Spencer), nuk ka dhënë përgjigje konkrete, bile ka qenë e vetëdijshme për kriminalitetin si dukuri (fenomen).9 Ka qenë e preokupuar me problemet bazike të shoqërisë siç është lufta klasore, kapitalizmi,zbulimi i shoqërisë së re, çështja e dominimit të klasave, etikës dhe drejtësisë në shoqëri. Në shekullin e XX-të, me një fenomenologji më të begatë të realitetit shoqëror, devijimi, patologjia sociale dhe kriminaliteti u barten në lëmin e teorisë së konflikteve, si dhe problemeve sociale, dhe këtë në atë moment kur sociologjia konfliktin e shoqërisë e pranoi si atribut të vetin të përhershëm( Karl Marx, Georg Simmel, Lewis Coser). Faktin se kriminaliteti është dukuri e përhershme dhe përcjellëse e shoqërisë, dhe si e tillë edhe dukuri shoqërore normale e konstatoi edhe më herët Emil Durkheim, prej ku edhe do të fillojmë ta shqyrtojmë teorinë sociologjike të patologjisë sociale dhe kriminalitetit. Durkheim thotë:,, Një akt është kriminal atëherë kur i lëndon gjendjet e qëndrueshme dhe të përkufizuara të vetëdijes kolektive...Ne ndonjë akt nuk e gjykojmë për shkak se është kriminal, por ai është kriminal për atë se ne e gjykojmë... Ndjenja se çfarë prejardhje dhe fati ka, është ndërtuar në të gjitha përsiatjet deri në shkallë të caktuar, të forcës dhe qartësisë, dhe se çdo vepër që e lëndon është krim”10. Patologjia sociale dhe kriminaliteti, në kuptimin më të gjerë, janë kategori historike botërore dhe burim i përhershëm i interesave të njerëzve për këtë dukuri. Thënë ashpër, interesi për ta është shoqëroro-mbrojtës, medialo-publicistik dhe shkencor. Patologjia sociale dhe kriminaliteti janë tregues të ndjeshëm dhe të rëndësishëm të gjendjes së shoqërisë, dhe këndi sociologjik i vëzhgimit, thekson aspektin shoqëror dhe kushtëzimin e kriminalitetit, si dhe dimensionin e tij socio-kulturor dhe institucional. Vetë fakti se një shtresë e caktuar e njerëzve në mënyrë sociale shprehet në kriminalitet, e obligon sociologjinë t’i hulumtojë elementet e societetit në vet qenien patologjike dhe kriminale.

7 Mladen Zvonarević: „Socijalna psihologija“, Školska knjiga, Zagreb, 1978.godine, fq. 751. 8 Robert K. Merton: “O teoriskoj socijologiji” CDD Zagreb, 1979. godine, Fq. 44 9 Prof. Dr. Ibrahim Bakić, “Sociologija’’, FKN, Sarajevo 1997. Prof. Bakiçi me të drejtë angazhohet për një disiplinë të psaçme sociologjike: sociologjinë e dhunës. Dhuna është involvuar në fenomenin e kriminalitetit (KD kundër jetës dhe trupit, plaçkitja etj.) dhe siç thot prof.dr. Bakiç :,, Dhunën, as si dukuri e as si problem nuk është e mundur ta ndajmë në tërësi, si segment strukturali shoqërisë, por ajo si dukuri dhe problem me përvojë dhe faktor i zhvillimit shoqëror,në mënyrë autonome (të pavarur) figuron dhe funksionon, gjithnjë deri në krijimin e nën dhe mbi sistemeve të posaçme të kulturës, vlerave dhe raporteve shoqërore, dhe këtë jo vetëm në shoqëritë konkrete, por edhe në rrafshin elementar’’.u,, Ponovo, zašto socilogija nasilja’’, fq.198. 10 Emile Durheim:,, Forms of social solidarity- Repressive Solutions and Mechanical Solidarity’’,123-127 in selected Writings,ed.Cambridge University Press, editor Anthony Giddens, 1972

Shqyrtimi sociologjik i patologjisë dhe kriminalitetit, si kategori qendrore të sajë, fillon me mospranimin e koncepteve antropologjike të,,kriminelit të lindur’’. Edhe pse përfaqësuesi i rrymës pozitive-antropologjike, ka qenë i vetëdijshëm me skenën sociale, ku patologjia sociale dhe kriminaliteti janë prodhim fillestar për akumulimin e kapitalit në përiudhën më dramatike të zhvillimit të kapitalizmit. Diskutimin sociologjik për patologjinë sociale dhe kriminalitetin hapet me këtë pyetje:,, Çka është ajo që në strukturën e sistemit social e përcakton llojin e veprave kriminale, të cilat paraqiten në ato sisteme dhe mënyrën se si veprat e tilla janë përhapur brenda sistemit?’’Në përgjithësi, fusha sociologjike e shqyrtimit të devijueshmërisë është e preokupuar me strukturën e sistemit interaktiv, jo me individ dhe distribuimin dhe artikulimin e ngjarjeve brenda atyre sistemeve.11 9 fusnota Përcaktimi sociologjik i A. K. Cohenovit për çështjen e kriminalitetit, njëherit ne na distancon nga disiplinat tjera që merren me kriminalitet, sikur disiplinat tjera që bëjnë përpjekje të distancohen nga sociologjia. Nga kjo do të shihet se edhe në një varg studimesh psikologjike në emër të E. H. Sutherlanda, i cili ka paraqitur supozimin për asociacionin diferencial në procesin e krijimit të kriminalitetit dhe parashtroi pyetje:,, Si njerëzit bëhen lloj i atyre njerëzve që kryejnë akte kriminale?’’ Sutherland ka dhënë përgjigje sociologjike :,, se krimineli bëhet i tillë me mësimin e kriminalitetit nga kriminelët tjerë, të cilët në të vërtetë janë të afërt me nocionin psikologjik të të mësuarit, kurse psikologët janë përgjigjur se në pyetje është personaliteti. Psikologjia ka shumë kritika rreth asaj se çka është në të vërtetë personaliteti kriminal, për shkak se veçoritë e e personalitetit të kriminelit dhe jo kriminelit, në të shumtën e rasteve përputhen dhe se është vështirë të dallojmë personalitetin kriminal nga ai jokriminal. Edhe përvoja e jonë teorike na udhëzon në konkludimin, por prapë se prapë jemi të përmbajtur në aspektin e gjeneralisimit ose përgjithësimit të këtij qëndrimi. Në këtë punë e përkrahim definicionin e sjelljes devijonte si bazë apo pikëmbështetje për teorinë sociologjke të gjendjeve socio-patologjike dhe kriminalitetit. “Si sjellje e cila i cenon të arriturat e institucionalizuara, d.m.th. të arriturat që janë ndarë dhe të njohura si legjitime brenda sistemit social”. 12 ky definicion përcakton sjelljen devijonte në nocionet e raportit të aksionit ndaj të arriturave të institucionalizuara e jo në nocionet e strukturës psikologjike të personalitetit. Gjendja psikologjike të “ jonormalëve” janë gjendje e varësisë ( psikopatët, neurotikët, skizofrenët etj.) të atyre personaliteteve nga gjendjet psikologjike dhe nuk janë lëndë e interesit për sociologjinë e kriminalitetit. Personaliteti nuk është shumicë për sociologjinë, në të vërtetë vëllimi i madh i kriminalitetit ka të bëjë me popullatën “normale” klinike, e cila i cenon të arriturat e institucionalizuara. Teoria e mjedisit social Shkurt, këtu do t’i paraqesim teoritë kryesore sociologjike të kriminalitetit. Teoria “e mjedisit social” e cila e lartëson mjedisin shoqëror dhe lidhshmërinë e popullatës kriminale me këtë mjedis. Si themelues i sociologjisë së kriminalitetit konsiderohet A.

11 Albert K. Cohen: “The Study of Social Disoriganization and Deviant Behavior” in “Sociology today-Problems and Prospect” VOL. II editors Robert K. Merton, Leonard Broom, Leonard S.Cottrell, Jr. Haarper Torchbooks 12 Albert K. Cohen pomenuti rad

Quietelet (e ka vlerësuar edhe Marksi), i cili ka zhvilluar klasifikimin e faktorëve kriminogjen dhe ka studiuar dhe përsosur ndikimin e tregtisë dhe industrisë, jo barabarësisë, skamjes, pleqërisë, gjinisë, kushteve atmosferike dhe faktorëve tjerë. Ka vërejtur se lëvizjet kohore të kriminalitetit paraqesin funksion të këtushëm matematikor për rrethanat e përditshme shoqërore. Përfaqësuesit e rrymës biologjike – antropologjike Teoria biologjike – antropologjike e kriminalitetit konsideron se akti kriminal është rezultat i veçorive fizike të përsonave dhe se konstituivi fizik përcakton strukturën psikologjiko-biologjike të volitshme për reagim kriminal. Përfaqësuesit e kësaj teorie kanë vazhduar ta përcaktojnë raportin në mes të pamjes së përsonave, morfologjisë së trupit dhe veçorive morale të personalitetit. Njeriu është kriminel për shkak se përmban disa shenja të caktuara psikofiziologjike, të cilat rrisin besimin e aktit kriminal. Kryerësit e disa llojeve të krimeve, ndryshojnë në mes vete sipas shenjave psiko-fizike prandaj është e mundur të dallohen hajnat prej vrasësve, dhunuesit prej plaçkitësve etj. Natyra e krijimit është e caktuar me natyrën e njeriut. Teorisë biologjike-antropologjike i është dhënë menjëherë përgjigje, për shkak se njeriu është pjesë e natyrës, ajo nuk mund të dënohet prandaj sipas kësaj as njeriu nuk mund të dënohet, për shkak se në natyrë mbretëron parimi i shkaktushmërisë, d.m.th. nuk ka liri, kurse pa liri nuk ka përgjegjësi. Cezare Lombroso në veprën “Njeriu-kriminel” paraqet të gjitha karakteristikat e lindjes, të trashëguara përmes kriminelit të formuar. Konsideron se të gjithë kriminelët karakterizohen sipas disa anomalive të përbashkëta të trupit dhe psikës (tetovimi, nofulla e dalur, jo normalisht koka e madhe apo e vogël, trupi asimetrik etj). Të gjitha llojet e devijimeve që qojnë kah anomalia quhen “ stigmatet e degjenerimit). Dhe derisa janë të dukshme edhe janë shkaktar të sjelljes eventuale kriminale. Lobrosi shumë herë ka qenë i kritikuar dhe më vonë disa nga qëndrimet e veta edhe i ka korrigjuar. Interpretimi shoqëror i teorisë së tij hap rrugë kah diskriminimi në mes të njeriut dhe popullit. Në shumë apo pak variante të ndryhme kjo ka mbetur në ndikim gjithnjë deri në fillimin e këtij shekulli kurse si shembull mund ta përmendim studimin e Charles Goringovit “The English Convict-e statistical study” ( e shpallur me 1913), e cila ka përfshirë inventarin e matjes së të dhënave të përgjithshme psikike dhe antropologjike. Për punimin statistikor e ka bërë Karl Pearson, themelues i njohur i koeficientit të korrelacionit dhe masës për shembull në mes të pamjes fizike dhe inteligjencës. Kanë pasqyruar pamjen tipike të vrasësit anglez me variacionin prej më tepër se 30 pamjeve të ngjashme. Është interesat të theksohet se shtëpia botuese Patterson Smith ka botuar reprintin më 1972. Enriko Ferri (1856-1928), edhe pse nën ndikimin e Lombrosi, në shkaqet e kriminalitetit numëron edhe dendësinë e popullsisë, gjendjen e mendimit publik dhe religjionit, përbërjen e familjes, sistemin e edukimit, prodhimin industrial, alkoolizmin, organizimin ekonomik dhe politik, organizimin e administratës publike, judikatures dhe policisë, sistemin legjislativ penal dhe qytetar në përgjithësi.13

13 Milan Milutinović: „Kriminologija“, „ Savremene administracije“, 1979. godine, beograd, fq.107

Raffaele Garafalo (1852-1934) në vështrim të kriminalitetit thekson ligjin e vë në zbatim nocionin “e kriminalitetit natyral” i cili ekziston në shoqëri, pavarësisht nga ligji dhe legjislacioni, por si njëri prej shkaqeve të kriminalitetit karakterizohet edhe në faktorët shoqëror siç janë: (familja, religjioni, tradita etj.). Gabriel Tarde (1843-1904) në aspektin e kriminalitetit thekson ligjin e imitimit. Sjellja në rastin e kriminalitetit zhvillohet në formën e konflikteve, ndërrimit të modës dhe shprehive. Krimi është modë e cila kalon në shprehi (më vonë në sociologji do të zhvillohet teoria e mësimit të sjelljes kriminale).14 Teoria sociologjike formative e patologjisë sociale dhe kriminologjisë Emile Durkheim konsiderohet si teoricien i parë, i cili patologjinë sociale dhe kriminalitetin e ka kuptuar në kategoritë e aspekteve funksionale të vetë shoqërisë, dhe ka dëshmuar se bëhet fjalë për atributet e domosdoshme të dinamikes sociale. Duhet theksuar se këto qëndrime të Durkhemit janë vetëm mundësi të përspektivave të tyre të gjëra teorike, dhe se në kuptimin e ashpër klasifikues nuk ka qenë i orientuar në analizën e patologjisë sociale dhe kriminalitetit. Ai konsideron se kriminaliteti është dukuri normale shoqërore, sepse është atribut i përhershëm i çdo shoqërie. S’ka shoqëri pa kriminalitet, prandaj edhe është dukuri e pashmangshme . Kriter i normalitetit të kriminalitetit për Durkhamin është mesatarja, përkatësisht shkalla e mesatares me të cilën paraqitet kriminaliteti, krimineli është,, agjent i rregullt i shoqërisë’’.Gjendja e cila shpie deri te paraqitja e kriminalitetit është gjendja e anemisë. Sipas Durkhemit, anemia është gjendje në të cilën shoqëria gjithnjë e më tepër humb forcën integrale, në procesin e zhvillimit të Forcës së kontrollit shoqëror dhe fuqisë, e cila i bashkon të dobëtit. Normat e mëhershme dhe standardet po lihen dhe po përkrahen të rejat. Shoqëria është dezorganizuar,fragmentarizuar dhe atavizuar. Kjo është gjendje e pasigurisë,çrregullimeve, entropisë dhe kaosit. Në këtë mënyrë vjen deri te izolimet shoqërore, të cilat përpjesëtimisht rriten me një lëvizshmëri gjithnjë e më të madhe shoqërore, kështu që në skenë paraqitet individi, i cili jeton për vete dhe për interesat e veta. Krimet paraqiten si përgjigje në gjendjen e kaosit . Krimi është shenj e humbjes(mungesës) së solidaritetit, normave dhe vlerave të cilat shoqërinë e mbajnë bashkë. Gjendjen e anemisë, Durkhami e opëracionalizon me rastin e sqarimit të vetëvrasjeve, si ndërprerje përfundimtare e lidhjes së individit me shoqërinë. Ai vërteton se vetëvrasjet janë më të rralla ku është solidariteti më fortë (të krishterët), kurse shkalla e vetëvrasjeve është më e madhe atje ku solidariteti është më i dobët (protestantët). Në kushtet e i izolimit të shtuar, paraqitet tipi egoist i vetëvrasjeve. Atje ku njerëzit janë të lidhur me traditat, arsyet,zakonet, mbizotëron tipi altruist i vetëvrasjeve. Gjendja e anomisë, p.sh. humbja e statusit, kalimi nga fshati në qytet, garimi për kushte të jetesës, krejt këto rezultojnë me tipin anomik të vetëvrasjeve. Durkhami lejon edhe tipin fatalist të vetëvrasjeve, i cili paraqitet te disa ndjenja të ndryshme emocionale, presionit të tepruar të rrethit fizik, kur synimet dhe dëshirat bllokohen. Ne kishim shtuar edhe dhe të 14 Milan Milutinović, fq. 110-111

ashtuquajturin tip,,eskim’’të vetëvrasjeve.Në të vërtetë, disa fise eskimez kanë ritualin e vetëvrasjes, në momentin kur pushojnë të jenë funksional për bashkësinë, dhe kur kuptojnë se janë barrë për bashkësinë. Gjatë luftës, këtë tip të vetëvrasjeve e kemi vërejtur te përsonat në moshë, dhe atë te ata të cilët kanë qenë të varur nga shërbimet mjekësore apo nga anëtarët e familjes, sidomos në kohën e skamjeve të rënda. Idetë e Tardeovit dhe të Durkhemit kanë ndikuar fuqishëm në shkollën sociologjike amerikane. Mabel A. Elliot arsyeton se momenti vendimtar për zhvillimin e kriminologjisë është mbajtja e Konferencës nacionale për të drejtën penale dhe kriminologjinë në vitin 1909, dhe këtë në Fakultetin juridik të Universitetit North Western në Çikago. Në këtë konferencë u mblodhën për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara të së drejtës dhe procedurës penale. Nga ajo konferencë lindi edhe Instituti Amerikan për të drejtën penale dhe kriminologjinë. Deri më 1917 pothuajse janë përkthyer të gjitha veprat nga kriminologjia evropiane, kurse në vitet e ’20-a, kriminologjia amerikane bëhet e njohur përmes Edwin H. Sutherlanda, autorës së vetme, Clifford R. Shawa, Herni D. McKay. Leon Radzkinowicz konsideron se mendimi amerikan kriminologjik, deri në Luftën e parë botërore, pothuajse kishte karakter imitimi të kriminologjisë evropiane, kurse përiudha viteve të njëzeta njihet si përiudhë lulëzimi, dhe se pas Luftës së dytë botërore fillon faza e konsolidimit dhe ekspansionit të përhershëm. Nga nocioni i Tardevit për imitimin, u zhvilluan edhe teoritë amerikane të mësimit të sjelljeve kriminale kurse nga nocioni i Durkhamit, anomitë u rritën në teori dezorganizimi dhe R.K. Mertonova teoria e anomisë. Teoritë sociologjike amerikane ndërlidhin kriminalitetin me strukturën shoqërore në njërën anë, dhe nga ana tjetër mundohen të japin përgjigje në pyetjen: “si bëhet krimineli”. Sipas “teorisë së grupeve”, shoqëria është përmbledhje e grupeve në nivelin horizontal dhe vertikal. Të gjitha grupet kanë norma dhe mu për këtë shkak mund të ndikojnë në përfaqësuesit e vet. Një pjesë e grupeve të caktuara janë edhe grupe kriminale dhe nga kjo ato janë edhe sistem social. Donald Clemmer për shembull nocionin shoqëri e burgosur ( prison community) dhe zbuloi se popullata e burgosur me të vërtetë funksionon si shoqëri me hierarki dhe strukturë të caktuar. Teoria e asociimit diferencial Teorinë e “ asocimit diferencial, e zbuloi Edwin H. Sutherland. Vëmendjen do ta përqendrojmë në tekstin “ Teoria sociologjike e sjelljes kriminale”, të cilën e ka punuar së bashku me Donald R. Cresseyom 15 Ai konsideron se sqarimi shkencor i sjelljes kriminale mund të shprehet në nocionet e procesit me të cilin opërohet në momentin e paraqitjes së kriminalitetit, apo në terminët që opërojnë me faktet “life histori” . 15 Edwin H. Sutherland and Donald R. Cressey in “Principles of Criminology” 7th ed., Philadelphia, J.b. Lippincott Co., 1966 PP. 77-83

Në rastin e parë, sqarimi mund të quhet “mekanik”, “i situatës” apo “dinamik”, kurse në rastin e dytë mund të quhet “historik” apo “gjenetik”. Sqarimi “në situata” e izolon patologjinë individuale dhe shoqërore. Hulumtimet e situatave rezultojnë me përfundimet se determinanta e drejtpërdrejt e sjelljes kriminale mbështetet në kompleksin personaliteti- situata, dhe kriminelët në këtë mënyrë edhe vazhdojnë ta sqarojnë këtë. Situata objektive është me rëndësi për shkak të sigurimit të shanseve për akt kriminal. Qëndrimi sociologjik nuk e përjashton situatën, për shkak se situata e definuar prej personit i cili është futur në aktin kriminal atëherë kjo situatë është “e kryer kriminele”. Përsonat tjerë këtë situatë nuk e definojnë në këtë mënyrë, çka do të thotë se përsonat me përvojat e ndryshme jetësore shkojnë kah artikulimi i zgjedhjeve alternative e me këtë edhe rezistimin e aktit kriminal. Përvojat e mëparshme të përsonave, në një masë më të madhe përcaktojnë mënyrën në të cilën do të definohet situata. Sqarimi i sjelljes kriminale në nocionet nga përvojat e mëhershme është vendimtar për sqarim. Lidhur me këtë, për E. Sutherland, sjellja kriminale ka këto kahe:

Sjellja kriminale mësohet – kjo do të thotë se sjellja kriminale nuk është trashëguese si e tillë, gjithashtu personi i cili nuk është rritur në kriminalitet nuk ka prirje për sjellje kriminale (si përgjigje-vërejtje e autorit) në situatën,

Sjellja kriminale është mësuar në interakcionin me përsonat tjerë në procesin e komunikimit. Ky komunikim në shumë aspekte është i karakterit verbal, por gjithashtu përfshinë edhe “komunikimin me gjeste”, Pjesa bazë e të mësuar t të sjelljes kriminale zhvillohet brenda grupeve të posaçme intime. Kjo do të thotë se ndërmjetësimi im personal në komunikime, si filmat dhe gazetat, luajnë rol relativisht jo të rëndësishëm në zanafillën e sjelljes kriminale; Kur mësohet sjellja kriminale, mësimi përfshinë:

- ekspozimet teknike të kriminalitetit të cilat nganjëherë janë shumë të komplikuara, e nga një here jo, -Drejtimi specifik i motiveve, shtytjeve(nxitjeve), racionalizimit dhe qëndrimeve.

Drejtimi i posaçëm i motivit dhe nxitjes është mësuar në varësi me definicionet e rregullave ligjore dhe të kodeve, si të dobishme apo të pa dobishme. Në disa shoqëri, individi është i rrethuar me përsonat të cilët pandryshueshëm i definojnë rregullat ligjore të cilave iu përmbahen, kurse në të tjera t është i rrethuar me përsona, definicionet personale të të cilëve favorizojnë shkeljen e rregullave ligjore. Personi bëhet delikuent sepse përkufizimin e interesit për shkeljen e ligji, e akcepton (e vë në dukje) mbi përkufizimet e mosinteresimit për shkeljen e tij. Kjo ka të bëjë edhe me asociacionet kriminale edhe me ato antikriminale dhe bëhen sikur fuqi kundërshtare. Kur personi bëhet kriminel,ai këtë e bënë për shkak të kontaktit me modelet kriminale, dhe gjithashtu për shkak të izolimit nga modelet antikriminale. Çdo përson, në mënyrë të pashmangshme, e asimilon kulturën e rrethit, nëse modelet tjera nuk janë në konflikt. Ky pohim i asociacionit diferencues do të thotë se asociacionet që janë neutrale,nuk kanë ndikim origjinën e sjelljes kriminale,

Asociacioni (shoqata) diferencues mund të ndryshojë në dendësi, kohëzgjatje, përparësi, dhe intensitet. Kjo do të thotë se asociacioni me sjellje kriminale dhe asociacioni me sjellje antikriminale, ndryshojnë në varësi me zgjedhjen e njërit prej modeleve të sjelljes.,,Përparësia’’është me rëndësi në kuptimin kur sjellja ligjore është zhvilluar në fëmijëri të hershme, dhe gjithashtu mund të mbetët tërë jetën. Sjellja delikuente zhvillohet në fëmijërinë e hershme, dhe gjithashtu mund të mbetët tërë jetën. Kjo njëherit është edhe çështje e ndikimit të zgjedhur. “Intenziteti” është burim me rëndësi i “sjelljes kriminale” apo sjelljes antikriminale i përcjellë me reaksione emocionale që kanë të bëjnë me atë asociacion (shoqatë). Procesi i mësimit të sjelljes kriminale përmes asociacionit ndaj modeleve kriminale dhe antikriminale i përfshinë të gjithë mekanizmat që marrin pjesë në çdo mësim tjetër. Kjo do të thotë se mësimi i sjelljes kriminale nuk është i kufizuar në procesin e imitimit. Sjellja kriminale është shprehje e nevojave dhe e vlerave, si dhe sjellje antikriminale. Hajni vjedh për të siguruar të holla, por gjithashtu edhe puna e ndershme është në harmoni me arritjet deri te paratë. D.m.th Sutherlandi sqaron se në fushat ku delikuenca është e lartë, i mituri (nder age), i cili është sociabil, aktiv, me mundësi të mëdha se do të vijë në kontakt me fqiun dhe do ta zgjedhë sjelljen delikuente, për dallim nga i mituri i cili është i izoluar, inert mbetet te shtëpia, me mundësi të pakta që të vijë në kontakt me të miturit tjerë në fqinjësi dhe të bëhet delikuent. Por, i mituri i cili është komunikues dhe nuk është kyçur në sjelljet delikuente, do të thotë se është nën ndikimin e familjes e cila e respekton ligjin. Asociacionet individuale janë të përcaktuara në kontestin e përgjithshëm të organizatave shoqërore. Fëmija zakonisht është i lirshëm në familje. Vendbanimi i familjes në Amerikë më së shumti është i caktuar me të hyrat. Shkalla e delikuencës është më e madhe aty ku shtëpitë janë huazuar. Sqarimi i shkallës së lartë të kriminalitetit është në lidhje të drejtpërdrejt me dezorganizimin social dhe Sutherland e plotëson me “ organizimin social të diferencuar”. Postulati në të cilën kjo teori është e bazuar niset prej faktit se rëniet e kriminalitetit janë në organizimin social dhe në shprehjen e atyre grupeve sociale të organizuara të cilat mund të organizohen për sjellje kriminale apo kundër sjelljeve kriminale. Sutherlandi, duke e studiuar këtë qëndrim, zbulon se sjellja kriminale është e shpërndarë gjatë vazhdimësisë së strukturës shoqërore. Struktura shoqërore nuk është imune në kriminalitet dhe Sutherlandi zbuloi se kriminalitetin nuk e kryejnë vetëm klasat e ulëta por është cilësi edhe e klasave të larta (p.sh. white dollar crime-kriminal të përsonelit drejtues në industri). Teoria e identifikimit diferencues Shkalla e kriminalitetit është shprehje e grupeve të ndryshme të organizuara. Këtë teori e ka kritikuar Daniel Glaser, duke theksuar se kjo teori nuk e vëren ndryshimin në mes të delikuentëve të thjeshtë dhe të rastit. Glaser këtë teori e plotëson me modelin e identifikimit me grupe dhe përsona të ndryshëm të sjelljes kriminale apo normale, në qoftë se personi konsideron se një sjellje e tillë është e pranueshme. Nga ky aspekt

edhe angazhohet për nocionin “identifikimi diferencues” me përpjekje që të sqarohen nivelet e dobisë së sjelljeve të caktuara. Teoria e konfliktit kulturor Me këto teori me të cilat është e afërt edhe teoria “ e konfliktit kulturor” (Thorsten Sellin) e cila niset nga konflikti i kulturave dhe normave kulturore si shkak i kriminalitetit. Sipas Thorsten Sellin, konfliktet kulturore do të ndodhin: “E para kur këto kodekse acarohen në kufijtë e rajoneve fqinjësore kulturore, e dyta atëherë kur çka mund të bëhet shkas me normat ligjore, ligji i një grupi kulturor përhapet edhe në territorin e grupit tjetër, dhe tre kur anëtarët e një grupi vendosen në rajonin e grupit tjetër. 16 Konfliktet primare janë konflikte në mes të kulturave, kurse ato sekondare janë brenda një kulture. Konfliktet sekondare përbëjnë një bashkësi homogjene të dezintegruar dhe jo rezistuese në proceset integruese dhe kohezive. Mirëpo mobiliteti i individit dhe ai statusor, kushtëzon që individi të jetë i ekspozuar kulturave të ndryshme, varësisht prej situatave ai edhe i realizon normat e kulturës që i përgjigjen pozicionit të tij momental. Kultura e individit do të rritet nëse i takon numrit më të madh të modeleve, por njëkohësisht këto kultura mund të jenë edhe në konflikt. Për shembull emigranti i cili është me prejardhje rurale dhe i cili me lindje e ka përvetësuar këtë kulturë, vjen në seli industriale dhe bie në kontakt me kulturën urbane,e cila për te është e huaj dhe e padurueshme, por të njëjtën duhet ta pranoj në mënyrë që të funksionojë, dhe se ky funksionim përfshinë edhe masën e dobishmërisë. Ne në këtë vend ofrojmë që të ofrohet lidhja me “nocionin e hapësirave të dyfishta” me qëllim që faktet empirike ta vërtetojnë masën e mospërkatësisë të njërës apo hapësirës tjetër socio-kulturore, dhe se këto masa të krahasohen me vendin e prejardhjes dhe vendbanimin, si fakte socio-kulturore. Duke u mbështetur në faktin se hapësira socio kulturore është më e fortë dhe më stabile se individi dhe me qëllim që nga ai të kërkojë role specifike (të arritura) është me rëndësi të përcaktohet edhe masa e plotësimit të këtyre roleve dhe si variabël kontrolluese të jetë sjellja reale e individit. Lidhur me këtë është e mundur të flitet për konfliktin e roleve apo identitetin e dyfishtë që mund të jenë të organizuar në aspektin strategjik për realizimin e qëllimeve, interesave apo lidhjeve me situatën e dëshiruar. Identiteti si stratigem kulturore paraqitet si instrument i konformitetit. Teoria e nënkulturës dhe kundërkulturës Teoria e “nënkulturës dhe kundërkulturës” konsideron se shoqëria i nënshtrohet një kulture dominonte (në SHBA posaçërisht kulturës së klasës së mesme). Nënkultura dhe kundërkultura paraqiten në shoqëritë klasore ku nuk është e mundur qasja e përgjithshme ndaj vlerave të proklamuara dhe dominuese të kulturës. Clyde Kluckhohnuj dhe Alfred Kroeber theksojnë se: “Kultura përbëhet nga formularët eksplicit dhe implicit edhe për sjelljet e fituara, për simbolet e bartura, të arriturave të llojllojshme të grupeve njerëzore, duke e përfshirë kuptimin themelor të kulturës e cila 16 Sipas Milan Milutinoviqit – ibidem fq. 127

përbëhet prej ideve tradicionale e posaçërisht me vlerat e përshkruara, në atë mënyrë që sistemet kulturore në njërën anë mund të trajtohen si prodhim i aksioneve, kurse në anën tjetër si elemente supozues të ndonjë aksioni të ardhshëm.17 Shihet se kultura ka “sasinë më të madhe të shoqërorizimit” për grupin për të cilin, për shkak se i bashkon kohërat shoqërore (të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen). Procedurat eksplicite janë pasojë e formularëve implicit të kulturës. Në shoqëri të diferencuara ekzistojnë gjithmonë më shumë formular kulturor të cilët, sipas Kluckhomit, përgjigjet e ndryshme të kulturës në këto kategori universale të rrethit 18 Furnizimi me gjëra të domosdoshme biologjike, Roli i ndryshimeve Kontrolli efikas i përdorimit të forcës, Komunikimet, Orari i orientimeve të kuptuara. Përmbledhja e artikuluar e përbashkët e qëllimeve, Rregullimi normativ i kuptime(shenjave), Rregullimi dhe krijimi i shprehjeve të dobishme Socializimi. Pra, sipas Kluckhohnu, kultura përpiqet ta organizojë mjedisin e vet dhe ta përshtatë me formularin e vet. Lidhur me këtë, parashtrohet çështja e dominimit të një kulture në raport me kulturën tjetër. Në shoqëritë e ndryshimeve dhe hapjeve të mëdha, pashmangshëm kulturat vijnë në konflikt. Në peizazhin kulturor vërehet edhe kultura e kriminalit, i cili i ka normat e veta dhe të gjitha trajtat e një kulture. Albert K. Cohen në studimin,, Delinquent Boys: The Culture of the Gang’’, e ka zhvilluar një teori të tillë të konfliktit kulturor dhe ka dëshmuar se nënkultura delikuente paraqitet si pasojë e strukturës klasore të shoqërisë. Teorija e anomisë Teoria e,,anomisë’’ gjithashtu jep përgjigje të vlefshme për problemin e kriminalitetit, sepse është e lidhur me vlerat shoqërore. Sipas Durkhemit,,,Anomia është situatë e derregullimit apo mungesës relative të normave në ndonjë grup social”19. Nga teoritë e reja të,,anomisë’’, më e njohura është ajo e Robert K.Mertonit. Theksi i tij është në ndryshimet në mes të vlerave që i imponon shoqëria dhe mundësive reale që i posedojnë njerëzit për t’i realizuar ato vlera. Për t’i arritur qëllimet, janë paraparë edhe mënyrat, mjetet dhe institucionet, përmes së cilave realizohen në mënyrën e dëshiruar 17 Sipas Ivan Lučevit „Socijalni karakter i politčka kultura“, Sociologija, No 1, godina XVI, Beograd, 1974.god. 18 Clyde Kluckhohnu “Culture and Behavior” in Hanebook of Social Psychology, Addison-Wesley Publishing Company, P. 921-968 19 Sipas Dr.Milici Petrović: „Vrijednosne orientacije delikvenata“, Instituti për hulumtime kiminalogjike dhe sociologjike, Beograd 1973. god.fq.16

shoqërore, koha dhe vendi. Me qenë se shoqëria është e strukturuar në aspektin klasor, shumë grupe nuk munden ti realizojnë planet e veta përmes institucioneve përkatëse, për shkak se janë të paarritshme për to. Sjellja e,, mënjanuar’’ e Aberantit, në aspektin sociologjik mund shikohet si shenjë e shpërbashkimit(disocijimit) në mes të rregullave të shkruara të aspiratave dhe daljeve të karakterizuara sociale, për realizimin e këtyre aspiratave. R. K. Merton shqyrton pesë lloje të adaptimeve, të cilat janë paraqitur në mënyrë skematike në tabelën ku shenja (+),, pranohet’’, kurse shenja (-) do të thotë refuzimi i vlerave mbizotëruese dhe zëvendësimi i tyre me vlerat e reja në sistemin shoqëror. Tabela 1 Tipologjia e mënyrës individuale të adaptimit

Mënyrat e adaptimit: Qëllimet kulturore Mjetet institucionale I Konformiteti + + II Inovacioni + - III Ritualizmi - - IV Tërheqja - - V Rebelimi - - Nga skema shihet qartë se konformiteti,si mënyrë e adaptimit, është paraparë si qëllim kulturor dhe i përfaqësojnë mjetet institucionale. Konfiguracioni i institucioneve të shoqërisë sqaron se cilat institucione ofrohen si mjete legale për arritjen e qëllimeve. Inovacioni është paraparë si qëllim kulturor,por që mjetet institucionale nuk e parashohin, për shkak se inovacioni mund t’i cenojë mjetet institucionale. Ritualizmi s’është i paraparë si qëllim kulturor, por që mjetet institucionale e parashohin (p.sh. funksioni (roli) i ritit (ceremonisë) është që ta vërtetojë identitetin e grupit). Tërheqja nuk është paraparë as si qëllim kulturor e as që janë paraparë mjetet institucionale, kurse rebelimi bënë pjesë në zonën,,pranimit - refuzimit’’, si qëllim kulturor për të cilin, në strukturën e shoqërisë, janë paraparë mjete institucionale, të cilat mund ta pranojnë apo kundërshtojnë këtë mënyrë të adaptimit. Në varësi prej pozitës së individit në strukturë, struktura shoqërore bënë presion në njërën apo mënyrën tjetër të sjelljes . Alternative e zgjedhur pak a shumë, është përgjigje afatgjatë e individit në presionin e strukturës shoqërore dhe nuk ka të bëjë me llojet e organizimit personal 20 Në pamundësi për arritjen e qëllimeve në rrugë legale, krijohen alternativat kriminale, me cenimin e normave krijohet një ambient i anomisë, dhe përmes këtij ambienti realizohen qëllimet. Në bazë të këtyre gjykimeve L.J. Srole e ka hartuar shkallën e anomisë që është përdorur në një varg hulumtimesh për delikuencën. Në këto hulumtime është gjetur korrelacioni në mes të anomisë dhe statusit të ultë social, me gjendjet përcjellëse psikologjike të individit.

20 Robert K. Merton: “Social strukture and Anomie” Harper and Row, Publishers 1969.

Teoria e interaksionizmit social Teoria e interaksionizmit social dhe etiketimit ( Howard Becker, Ervin Goffman), niset nga hipoteza se burimi i devijimit është në interaksion në mes të përsonave që e kanë kryer veprën dhe të atyre që reagojnë në atë vepër. Ata kanë dëshmuar se,,bartësit e reagimeve ndaj popullatës kriminale ‘’, edhe vet janë të kyçur në fenomenin e kriminalitetit. Në të vërtetë, në aktin e reagimit, mekanizmat e etiketimit një përson e shpallin delikuent, në bazë të përcaktimit të situatës si kriminale, kurse kornizë bazë e përkufizimit janë normat penale të cilat i ka sjellë grupi politik udhëheqës në shoqëri. Shoqëria është e ndarë në konformistë, devijues, censorë dhe të censuruar, edukatorë dhe të edukuar, dominues dhe margjinalë. Pasojat për individin e etiketuar janë afatgjata dhe në të shumtën e rasteve bie në zingjirin e reagimeve të shoqërisë. P.sh. personi që ka qenë në burg, ka më pakë gjasa për t’u punësuar në krahasim me atë që nuk ka qenë. Kështu që i etiketuar gjithnjë e më shumë tjetërsohet nga normat e grupeve legjitime, dhe shpeshherë si rrugëdalje e gjen grupin që është i identifikuar si devijues. Si shembull do ta paraqesim një shqyrtim të dr. Ivan Jankoviçit, 21 kriminolog me famë, i cili ka doktoruar te Donald R. Cresseya, dhe kritikues i fortë i LP të RSFJ-së lidhur me dënimin me vdekje, kurse shqyrtimi është i lidhur me aktin e etiketimit. Ish RSFJ përkatësisht LP i saj ka bërë pjesë në vendet retencioniste ( vende (shtete) që e përkrahin ekzekutimin e dënimit me vdekje), për ndryshim nga vendet (shtet) abolicioniste, të cilat ndalojnë ekzekutimin me vdekje. Në të vërtetë, nga gjithsej 141 nene të pjesës së veçantë, LP (Ligji Penal) i RSFJ-së dënimin me vdekje e paraqet në 45 nene, dhe si i tillë ka hy në mesin e atyre më represiv në botë. Është vërejtur tendenca e ashpërsimit të represionit, d.m.th. rritja e numrit të këtyre neneve. LP të secilës republikë dhe krahinë parashohin dënimin me vdekje për forma të ndryshme të vrasjeve. Këso veprash kapitale, nga dy i kanë pasur (Sllovenia dhe Kroacia), përkatësisht nga tri secila njësi tjetër federale (sot shtete), me përjashtim të Serbisë, e cila e ka shtuar edhe të katërtin. Në vitin 1986 në Serbi, ai nen i katërt ka të bëjë me veprën penale me të cilën është paraparë dënimi me vdekje, d.m.th.,, dhuna përmes së cilës rrezikohen liritë dhe të drejtat e kombit tjetër, kombësisë apo grupeve etnike, në qoftë se vepra për pasojë ka pasur privimin e qëllimshëm nga liria të pjesëtarit të kombit tjetër ( paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të nenit 61 të LP të RS të Serbisë). Jankoviçi konstaton se e tërë ajo që përshkruhet në këtë nen, është ndaluar qysh moti në ligjet penale të vendeve të tjera, për format e ndryshme të dhunës ndaj personaliteteve, pasurisë apo simboleve. Një nen i formuluar kësisoj, sugjeron që të dënohet për shkak të përkatësisë kombëtare të kryesit apo viktimës, dhe konstaton se fjala është një botëkuptim mesjetar të marrëdhënieve shoqërore. Teoria e interaksionizmit dhe etiketimit, interesat e veta i fokuson, përveç në përkufizimin e situatave, edhe në institucionet të cilat i krijojnë, interpretojnë dhe i zbatojnë rregullat, për një varg sjelljesh që janë të pranueshme, kurse vargu tjetër i sjelljeve ndalohet dhe dënohet. Pyetja e tyre thotë:,, Pse një akt përkufizohet si akt kriminal kurse tjetri jo?’’. Wiliam J. Chambliss, duke e analizuar legjislacionin e Anglisë feudale të shekullit XV- të e më tej ( sidomos,, Ligji për vagabondët’’( rrugaçët) dhe,, 21 Start Magazin broj 531, Zagreb 1989.godine

Ligji për vjedhjen’’), deri te legjislacioni i Nju Joprkut dhe Kalifornisë të viteve të 50- ta të shekullit të XX-të, vërejti se funksionojnë dy modele të përgjithësuara rregullash për krijimin e ligjit e këto janë,, konsensusi i vlefshëm’’ dhe klasa udhëheqëse’’(klasa në pushtet). Konsensusi i vlefshëm përputhet me konsensusin e bashkësisë, d.m.th. se bashkësia është forcë lëvizëse për përkufizimin e sjelljes si kriminale, dhe se delikuenti ka pak përkrahje të në zhvillimin e të drejtës penale. Klasa sunduese sundon në juridiksion përmes masës pasive, dhe se ligjet shprehin interesin e atyre që sundojnë. Për shkak të pasivitetit të masës, klasa sunduese nuk mund të mposhtët. Modelet alternative vazhdojnë me shoqëritë industriale të përbëra nga një numër i klasave sociale dhe grupeve të interesit në konflikt, të cilat bëjnë gara për ta fituar simpatinë e shtetit. Ligji, në një rreth të tillë konfliktesh, merr format dhe përmbajtjet e tyre të pjesshme. Kjo marrje përsipër është bërë me ndarjen e klasave kundërta në aspektin social, (p.sh. Ligji për mëditjet (pagat) dhe kur konflikti ka karakter klasor, atëherë shteti duhet ta riinterpretojë ligjin në mënyrat që janë vështruar për zgjidhjen e konfliktit. Për kohën e manifestimit të konfliktit klasor, legjislacioni dhe gjykatat, në të njëjtën kohë, do ta krijojnë të drejtën penale, me qëllim të sigurimit të kontrollit më të madh mbi ato grupe që janë të lidhura në aktin e prishjes së status quo-s. Krizat dhe konfliktet sociale rezultojnë me rifokusimin e hapësirave substanciale të së drejtës penale. Pra, kriminaliteti është fenomen politik me të cilin përcaktohen sjelljet kriminale apo delikuente, dhe është rezultat i procesit politik brenda të cilit formohet përkufizimi se çka është e ndaluar apo kërkon që njerëzit të sillen në mënyrë të caktuar. Nëse e sqarojmë kriminalitetin, së pari duhet sqaruar forcat sociale, të cilat disa akte i përkufizojnë si kriminale kurse të tjerat jo.22 Teoria e dezorganizimit social Fokusi i teorisë funksionale në shoqëri është shoqëria si sistem. Sistemi shoqëror, që pikëpamjen funksionale e merr si kornizë themelore referente të teorisë sociologjike, identifikohet me shoqërinë konkrete Pjesët e sistemit janë institucionale, shtresore, klasore dhe të njësisë përbërëse të natyrës së shoqërisë globale, siç janë: ekonomia, politika, edukimi, arsimi, klasat, kastat, shtresës, bashkësitë lokale, grupet e vogla, organizatat formale. Asnjë formë shoqërore nuk mund plotësisht të sqarohet me ndihmën e sistemit shoqëror, përderisa nuk janë të njohura pjesët e tjera. Nga ana tjetër, mund të fillohet nga të kuptuarit se nocionit të sistemit shoqëror duhet t’i qasemi gradualisht, ngase me rrugë induktive janë zbuluar pjesët e veçanta të tij. Në qoftë se identifikimi i faktorëve të veçantë të shoqërisë dhe pjesëve të saj përbërëse zbatohen në bazë të shqyrtimit teorik apo postulimit apriori, mund të theksohet ajo që është e rëndësishme dhe të përcaktohen kufijtë në të cilët duhet të zhvillohet studimi.

22 William J. Chambliss “The State, the Low, and the Definition of Behgavior as Criminal or Deliquent” in “Handbook of Criminlogdy” ed. By Glasser Rad McNally College Pulbishing Company, Chicago

Konstituimi gradual i nocionit të sistemit shoqëror me anë empirike dhe ndarjes së sistemit shoqëror është qëllimi anatom i analizës funksionale. Qasja deduktive nuk duhet të nënvlerësohet në përgjithësi, sepse në qoftë se nuk fillohet nga disa supozime lidhur me pikat e përgjithshme strukturore të sistemit shoqëror, nuk do të ishte e mundshme të verifikohet nëse dhe në çfarë mase një formë shoqërore i përmbushë nevojat e caktuara të sistemit. Sistemi shoqëror ka dy veçori:

1. lidhshmërinë reciproke të të gjitha pjesëve, 2. synimi për mbajtjen e rendit të caktuar në raportet ndërmjet pjesëve.

Këto dy veçori quhen ndërvarësia dhe baraspesha dhe kanë karakter kuantitativ, përkatësisht mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme. Ndërvarësia më e madhe ekziston atëherë kur të gjitha pjesët reciprokisht varen njëra nga tjetra, kurse ndërvarësia më e vogël kur secila pjesë i plotëson nevojat e vetëm një pjese tjetër ose vet fillon t’i plotësojnë nevojat personale. Siç kemi theksuar më herët, Durkheim. Si themelues i funksionalizmit, konsideron se çdo dukuri shoqërore ka rolin e vet të dobishëm funksional. Sipas Durkheimit, kriminaliteti si dukuri shoqërore është, gjithashtu, funksional, përkatësisht është atribut i çdo shoqërie që është e shëndoshë dhe ndryshon.. Normaliteti i kriminalitetit sipas Durkheimit, sjell përfundim paradoksal. "Me inkorporimin e kriminalitetit në mesin e dukurive të sociologjisë normale do të thotë se ajo është dukuri e pashmangshme, edhe pse fatkeqësisht, i përshkruhet pavlefshmërisë të papërmirësueshme të njerëzve, por edhe pohon që ai është aktor i shëndetit publik, pjesë përbërëse e çdo shoqërie të shëndoshë".23 Esenca e kriminalitetit është se ofendon ndjenjat e caktuara kolektive, që kanë fuqi dhe qartësi të veçantë dhe për tu ndërprerë ekzistimi i veprimeve kriminale në një formë të shoqërisë është e nevojshme, të vetëdijshme për këtë, që të veprojnë fuqitë e caktuara për t’i mposhtur ndjenjat e kundërta. Prandaj, vetëdija e fuqishme kolektive nuk do të duhet të lejojë kriminalitetin si përgjigje të detyrueshme kolektive. Komuniteti kriminal duhet të jetë më i ndjeshëm ndaj këtij akti të ndaluar dhe Durkheimi këtë e argumenton me këtë qëndrim: “Që vrasësit të zhduken, neveritja nga gjaku i derdhur duhet të jetë më e madhe nga ato shtresa shoqërore, të cilave vrasësit i përkasin, por për këtë është e nevojshme që kjo neveritje të jetë në gjithë shoqërinë."24 Durkheimi thekson se fuqia e vetëdijes kolektive nuk është e ndarë në mënyrë të barabartë në raport me aktin kriminal, por nëse forcohet ndikon që gabimet morale të multiplikojnë veprën penale. Megjithatë, ekziston rregulla se me ndërrimin e shoqërisë, ndryshon edhe vetëdija kolektive, kështu që ndodh procesi i kundërt, ajo që dikur është konsideruar vepër penale, rezulton në shkelje apo gjykim moral. Çdo ndryshim në shoqëri fillon me ndonjë formë devijimi. Ndjenjat kolektive rigide do ta shkatërronin origjinalitetin e kriminalitetit dhe origjinalitetin e neveritjes. Poroziteti i vetëdijes kolektive mundëson paraqitjen e dukurisë së kriminalitetit, por edhe gjeniut. Kriminaliteti është i lidhur me disa çrregullime

23 Emil Dirkem, Lidhur me normalitetin e krimit, në Elementet e devjimit dhe kontrolli shoqëror, në Teorinë e shoqërisë, ibidem, faqe 826-829. 24 Emil Dirkem, ibidem,faq. 827.

shoqërore, të cilat nuk i shkakton vetëm kriminaliteti, por është reflektim i çrregullimit. Ekzistimi i kriminalitetit është me rëndësi të konsiderueshme për fuqinë adaptabile të shoqërisë; kriminaliteti nuk është plotësisht qenie joshoqërore, ai është agens i rregullt i jetës shoqërore. Aspektin funksional të kriminalitetit trajton edhe Albert K. Cohen, teorik i kriminalitetit subkulturor, që dëshmon se kriminaliteti funksionon si ventil sigurie, që mund të manifestojë pakënaqësi, veçanërisht të akteve kriminale që nuk ka dobi të drejtpërdrejtë për kryesin, siç janë vandalizmi dhe vjedhjet e vogla. E dyta, kriminaliteti është shenjë që grupet e veçanta të njerëzve funksionojnë keq dhe nuk janë të adaptuar në matricën e shoqërisë, kështu përmes këtij fakti ndërmerren masat që e zgjedhin këtë problem. Përkundër stabilitetit të shoqërisë, dezorganizimi social ka të bëjë me ndarjen në unitetin e qëllimeve dhe sjell gjendje të paekuilibruar të shoqërisë. Në pyetje është dezorientimi në rastet e ndryshimit të kushteve të jetës dhe dukurive të mospërshtatjes në kushte të reja. Mjedisi bëhet patologjikisht i konfiguruar nga grupet që nuk janë të gatshme për të pranuar kushte të reja. Hans fon Hentig, konsideron: "Se në këto përiudha veprat kriminale ndaj pasurisë rriten në përmasa të mëdha tregon se diçka nuk është në rregull me organizimin tonë kulturor."25 Aftësia e adaptimit të individit, që përndryshe është lojal dhe i përshtatshëm, menjëherë pasi është vë në pyetje, në presionin e fuqishëm të ndryshimeve, bënë lëshime dhe në varg të përgjigjeve alternative për gjendjen, e pranon kriminalitetin. Lidhur me këtë teoria e dezorganizimit social, kryesisht e lidh kriminalitetin me ndryshime, kurse ndryshimet sjellin paraqitjen e rëndësisë dhe vlerave të tjera që rezultojnë me diferencime të grupeve. Shoqëria është fushë e hapur e konflikteve dhe kundërshtimeve rreth vlerave dhe qëllimeve. " Të shqyrtojmë marrëdhëniet e çrregulluara në kuadër shoqërisë, grupeve sipas moshës dhe gjinisë, ose në kuadër të grupeve të bashkësive më të gjëra profesionale, çrregullimi shoqëror në masë të caktuar është në lidhje me kriminalitetin. Këto marrëdhënie shkaktojnë frustrime që sjellin dhunën dhe krijojnë stimulime për veprat penale ekonomike. Institucionet që më nuk iu përgjigjen nevojave të njerëzve i kontribuojnë mossuksesit të individëve që në bazë të pranueshme shoqërore t’i definojnë situatat. Çrregullimi shoqëror, që është përgjegjës për krimin, vazhdon për shkak të mungesës së standardit, si në rastin kur përsonat jetojnë në ambient jo të shëndoshë, ose me përpjekjet e organizuara të gangsterëve, politikanëve të korruptuar ose grupeve të tjera sociale për t’i ndryshuar institucionet shoqërore për qëllimet e veta egoiste."26 Dezorganizimin mund ta paramendojmë njëjtë si shkaktarin apo pasojën e kriminalitetit, përkatësisht si ndryshim të varur apo të pavarur. Dr. Stanko Frank27, thekson se dezorganizimi është proces fizik, d.m.th. shpërbërjes fizike i përgjigjet shpërbërja kulturore (konflikti kulturor), me vërejtje se kriminaliteti si asociacion e fiton një stabilitet.

25 Hans fon Hentig: "Krimi, shkaqet dhe kushtet", Veselin Maslesha, Sarajevë, 1959, faq. 25 26 Mejbl A. Eliot: "Krimi në shoqërinë bashkëkohore", Veselin Maslesha, Sarajevë, 1962, faq. 316 27 Dr. Stanko Frank: "Teorija e të drejtës ndëshkuese", Libri shkollor, Zabreb, 1955, faq. 5

Ne e kemi pranuar definicionin e dezorganizimit social të Robert E. L. Faris, ku thuhet “Dezorganizimi social është rënie e marrëdhënieve funksionale ndërmjet anëtarëve (shoqërisë) deri në atë masë, që përzihet me kryerjen e detyrave të pranuara të grupit. Shpërbërja e organizatës shoqërore, për të arritur një qëllim, nuk do të thotë vetvetiu dezorganizim, kurse nuk është faktor dezorganizues, sepse nëse ka origjinën nga rrethanat që janë jashtë kontrolli dhe nuk është gabim i asnjë anëtari, shpërbërja mund të pranohet pa dobësimin e solidaritetit të grupit.“28 Faris, krahas definicionit, si simptome të përgjithshme të dezorganizimit veçon:

• Formalizmin; • Elementet e përgjithshme të pranuara për integrim në shoqëri ndryshojnë dhe imponojnë tipare dhe vlera të reja, si qendrore në rendin e ri shoqëror, dhe kjo me kohë do të fitojë në rëndësinë e përgjithshme të pranuar. Shkatërrimi vlerave të përgjithshme dhe të paprekshme hapë rrugën për dezorganizim (p.sh. shpërbërja e RFSJ dhe hulumtimi i shteteve të reja nacionale); • Individualitetin e interesave dhe të shijes; • Mjedisi që thekson dhe i njeh liritë e tepruara të njeriut dhe të drejtat individuale është terren i volitshëm për lulëzimin (flourish) e dezorganizimit, që nuk është karakteristikë e shteteve të qëndrueshme; • Sjellja hedoniste; • Vështirësitë semantike kanë të bëjnë me dallimet e qëllimshme dhe artificiale në çdo përvojë gjuhësore në kuadër popullatës heterogjene (profesionet, nacionalitetet e ndryshme) edhe vet i potencojnë dallimet ekzistuese; • Mosbesimin reciprok ndërmjet grupeve, kombeve dhe pamundësinë e arritjes së qëllimeve të përbashkëta; • Fenomeni i trazirave: në përiudhën e dezorganizimit të përgjithshëm, njerëzit janë të vetëdijshëm për diçka, që nuk mund ta definojnë vet, jeta nuk zhvillohet në mënyrë të zakonshme, sjelljet shfaqin tendosje në shoqëri, por nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit. • Lëvizja e popullatës është e madhe dhe vet lëvizja paraqet iluzionin e përmirësimit të kualitetit të jetës .

Faris, më tutje bën dallimin ndërmjet dezorganizimit social dhe katastrofës. Katastrofa mund të ndikojë në organizimin shoqëror në shumë pikëpamje dhe mund ta ndërpres funksionimin e koordinuar të anëtarëve të shoqërisë. Në rastet ekstreme paraqitet si dezorganizim i përkohshëm total, me shpërthimin e dhunës dhe plaçkitjeve. Katastrofat natyrore mund ta vendosin organizimin shoqëror para një testi serioz. Katastrofa natyrore nuk është pashmangshëm e lidhur me dezorganizimin shoqëror, përkundrazi fatkeqësitë ekstreme të një bashkësie mund ta forcojnë. Atje ku organizata shoqërore ishte në formë të shëndoshë, shpërthimi i fatkeqësisë shkakton trazira të vogla.

28 Robert E. L. Faris,ibidem faq. 28-34.

Në simptome të dezorganizimit numërojmë edhe institucionalizimin e dezorganizimit ose dhunën. Agresiviteti është një formë e sjelljes përbrenda stimulseve të dezorganizimit. Për distancën e sociologjisë n ga problemet e dhunës si shprehje të konkretizuar të dezorganizimit paralajmëron T. B. Bottomore në Sociologji si kritikë shoqërore kapitullin "Konflikti dhe ndryshimet shoqërore". Ai i bën vërejtje sociologjisë se shumë lloje të mospajtimeve, konflikteve, kryengritjeve dhe represioneve i ka inkorporuar në nocionin e "devijimit", kurse harron se konflikti është pjesë e rëndësishme e jetës shoqërore dhe shpesh është konsideruar si marrëdhënie e jashtëzakonshme e paparashikuar e shoqërisë.29 Krahas qasjeve të ndryshme për fenomenin e dhunës dhe agresivitetit mund të thuhet se agresiviteti është veçori e njeriut dhe formë e mësuar e sjelljes që dëshmohet në situatat specifike të caktuara. Duke marrë parasysh situatën dhe nxitësin e jashtëm, sjellja agresive ka për qëllim shkaktimin e dëmit për objektet, organizmat apo supstitute të organizmave dhe në këtë drejtim për ne është e rëndësishme hipoteza klasike e sjelljes agresive (F--------A), që në vitin 1939. e paraqitën profesorët e psikologjisë nga Universiteti Yala (John Dollard dhe bashkëpunëtorët) me modifikimin e prof. Leonard Berkowitz, i cili aplikon ndryshime intervenuese (p.sh. zemërimi). Kjo na paralajmëron se agresiviteti është në lidhje me impulse të ndryshme (që mund të institucionalizohen) dhe të cilët me mësim (kushtëzim) janë të lidhur me agresivitet dhe prania e tyre lehtëson dukurinë e agresivitetit. Albert Bandura, më 1965, e aplikoi nocionin e mësimit "vikarijan", që përbëhet nga ajo se njerëzit i vërejnë sjelljet devijuese, që në mjedisin e caktuar mund të shpërblehet, dënohet ose injorohet.30 Meqenëse jemi dëshmitarë të masës së sjelljes agresive, konsiderojmë se për shkak të ndryshimeve intervenuese, manifestohet dukuria edhe pa kushte përkatëse iniciale, kështu që e fiton edhe pavarësinë e vet relative. Vështirë është të përcaktohet kronologjia kohore, për shkak rrjetit të ndërlikuar të marrëdhënieve se kur paraqitet agresiviteti dhe kur paraqitet konflikti. Sigurisht se ato kanë nxitje të ndërsjella dhe krijojnë një sërë situatash dhe mjedise, që në esencë janë të institucionalizuar dhe formalisht të definuar dhe nënkuptojnë emërimin e kryesit, që do ta zgjidh konfliktin ose do ta realizojë agresivitetin. Institucionalizimi i konfliktit dhe agresionit, nga pikëpamja e dramës sonë në BH, është përbërë nga ajo se konflikti është i pazgjidhshëm dhe mund të karakterizohet vetëm me pozicionin e fituesit-humbësit, që do të thotë, pa mundësi të kompromisit ose harmonizimit të pjesëmarrësve në konflikt. Dezorganizimi i familjes, gjithashtu, konstituon mundësinë e krijimit të delikuenteve, me theks në ndëshkimin dezorganizues të fëmijëve në familje. Domethënë është konstatuar se për zhvillimin e delikuencës është me rëndësi se a është edukuar në mënyrë të ashpër ose të padenjë, me ndëshkimin fizik ose butësi të tepruar, me torturë të tepruar apo të pamjaftueshme të prindërve, a është raporti i tyre ndaj tij i “ngrohtë” apo i “ftohtë”. Edhe pse këto hulumtime psikologjike janë definuar, për ne është me rëndësi, ngase theksojnë

29 T. B. Bottomore: “Sociologja si kritikë shoqërore”, Naprijed, Zagreb, 1977. 30 Miomir Zhuzhil: "Pasqyra teoria e agresivitetit", Temat penologjike, br. 3-4, Zabreb, korrik-dhjetor 1986. faq. 123-144.

çrregullime dhe ndryshimin e ndëshkimeve si shkak-arsye për sjellje delikuente. Stili i ashpër do të thotë se prindërit përcaktojnë rregulla të qarta të sjelljes, përcjellin respektimin e këtyre rregullave dhe i nxitin me motivim adekuat (shpërblim, lavdërim). Prindi më zemërbutë (përmisiv) këtë nuk e bënë, ndoshta vetëm mendon se këtë nuk e bënë, sepse shpesh bërtet në fëmijën, por bërtet zakonisht kur duhet edhe kur nuk duhet, kështu që fëmija e humbë orientimin cila sjellje është e mirë dhe cila sjellje është e keqe dhe si do t’i shmanget dënimit dhe ta fitojë shpërblimin. Stilet e ndryshme të edukimit rezultojnë me sjellje të ndryshme të fëmijëve. Me matjen multi-faktorale është konstatuar se prindërit e ftohtë dhe zemërbutë do të edukojnë fëmijë me disponim armiqësor, gjithmonë të gatshëm për thyerje, refuzim të rregullave dhe të ligjit dhe të cilët do të kenë shanse të mëdha të bëhen delinkuentë.31 Konsiderojmë se teoria kyçe për kuptimin e kriminalitetit është teoria e dezorganizimit, që në masë të madhe nga pikëpamja sociologjike përfshinë univerzumin e kësaj dukurie në pikëpamje se për dukurinë e veprës penale është i nevojshëm dezorganizimi i gjendjes. Diferencimi social prodhon numrin e pakufizuar të grupeve shoqërore dhe secila prej tyre, në një mënyrë definon dhe përcepton situatën shoqërore dhe interpreton në mënyrën e vet marrëdhëniet shoqërore dhe krijon kushte të veta shoqërore. Kjo veçanërisht vazhdon për kushtet e luftës resurseve të pamjaftueshme të reduktuara. Shoqëria që është në lëvizje dhe shpërbërje implikon konfliktin e kodeksit, si rregulla të pashkruara të sjelljes në situata konkrete. Nga një sërë ndryshimesh, që ndikojnë në dukurinë e kriminalitetit në mjedisin dezorganizues, kemi vendosur për ata që janë imanentë në dezorganizim:

• rritja e varfërisë, • lufta dhe përiudha e pasluftës, • multiplikacioni, paaftësia e subjektit që është i goditur me problemet sociale (ndërmjet tjerash me aktin e veprës penale, që edhe më shumë e fikson paaftësinë).

Kuantiteti dhe kualiteti i sjelljeve devijuese që mund të tolerohen, pa ndëshkimin e kryerësit, dallojnë mjaftë në shoqëritë e ndryshme edhe për llojet e sjelljeve të ndryshme në shoqërinë e caktuar. Një shoqëri mund të jetë mjaftë tolerante kur bëhet fjalë për alkoolizmi, ndërsa në shoqërinë tjetër edhe intoksikimi i dobët mund të rezultojë me dënim. Shoqëria amerikane toleron alkoolizmin në disa situata të caktuara, si për shembull me rastin e festës së Vitit të Ri, më shumë në krahasim me disa situata të tjera. Sjellja aktive seksuale, që tolerohet tek përsonat e martuar, nuk tolerohet kur bëhet fjalë për përsona të pamartuar. Vrasja e njerëzve dënohet ashpër kur është fjala për krime në kushte të caktuara, por në disa kushte të tjera, si lufta, arsyetohet. Kur një përson e vret një përson tjetër, atëherë ky akt është krim, fatkeqësi, jonormal, obligimit ose heroizmit. Në disa shoqëri vrasësin e varin, vrasësi me çrregullim mendor mbyllet, viktima e rrethanave lirohet, ndërsa heroi fiton medaljen. Në këtë mënyrë, analiza e devijimit duhet

31 Marika Toth: “Prindërit dhe fëmija- e besueshme po, e besueshme jo”, Vijesnik të mërkurën, 1991.

të marr parasysh kufijtë e tolerancës së një shoqërie të caktuar dhe situatën në të cilën sjellja e caktuar paraqitet. Sjellja devijuese, shpeshherë është formë e theksuar e sjelljeve të përgjithshme. Reagimi në situata të ndryshme, në shkallë më të madhe apo më të vogël, është i pranishëm tek të gjithë njerëzit. Në formën shumë të theksuar, megjithatë, mund ta paaftësojë personin dhe ta rrezikojë sigurinë e bashkësisë. Rastet ekstreme i tejkalojnë kufijtë e tolerancës së komunitetit dhe rezultojnë me aksion publik, që ka për qëllim:

• mbrojtjen e shoqërisë, • risocializimin e kundërvajtësit dhe • të paralajmërojë secilin se devijimi mbi nivelin e caktuar nuk do të tolerohet.

Kështu "dora e ashpër e ligjit", në qoftë se qartë definon kufijtë e tolerancës së shoqërisë, mund të shërbejë si preventivë kundër sjelljes devijuese dhe të revitalizojë standardet normale të shoqërisë. Në mjedisin e dezorganizuar kur zgjerohen kufijtë e tolerancës, ekziston mundësia më e madhe se do të paraqitet kryesi i veprës penale, si rezultat i kushteve të tilla. Çrregullimi, dezorganizimi, konflikti, subdimenzioni i sistemit shoqëror, papajtueshmëria në drejtim të qëllimeve vetvetiu paraqesin kërcënim për shumicën e normave standarde. Grafikoni i Georg A. Lundberg32, e ilustron këtë tematikë. Grafikoni nr. 1 Model për analizën e devijimit në kategoritë e normave.

Grafikoni i prezantuar paraqet modelin për analizën e devijimeve dhe drejtimet e zhvillimeve nga grupet e normave. Në situatën e shpërbërjes së bashkësisë, rriten rezultatet negative, por relativisht rritet edhe hapësira e devijimeve pozitiv, dhe të gjitha

32George A. Lundberg, Clarence C. Schrag, Otto Larsen, William R. Catton: „" Discontinuity in Social Patterns:, in „Sociology", Fourth Edition, Chapter 18, Deviant Behavior: Symptoms and Products of disorganization, Harper and Row, Publishers, New York, 1968. p. 560-562.

këto në llogari të normave që janë të karakterizuar si norma standarde. Kështu që vija e lakimit merr formën praktike (numrin e madh të rezultateve negative, por edhe të rezultateve pozitive, dhe atë në llogari të vlerave qendrore). Fokuset themelore të ngjarjeve janë: • shpërbërja e normave dhe zgjerimi i kufijve të tolerancës, si ndaj vlerave pozitive

ashtu edhe atyre negative, • goditja në norma në vijën përfundimtare rezulton me grupet shoqërore të ndryshme

dhe të kundërta dhe pozicionet. Siç shihet, kriminaliteti bënë pjesë në situatat sociale-problematike dhe participon në konfiguracionin e patologjisë sociale, si hapësirë jashtë vijës normale lakues si edhe të gjitha devijimet negative të theksuar. Dr. Mladen Zvonareviq thekson se në kriminalitet ndikojnë faktorët social, që përbëjnë elemente të problemit social, dhe këto janë: raporti i qiradhënësit dhe qiramarrësit, karakteri i ashpër i marrëdhënieve shoqërore, lufta për status në shoqëri, lufta për para, raporti negativ ndaj punës, humbja e mbështetjes sociale në shoqërinë moderne, eliminimi i ndryshimeve ndërmjet "nderit" dhe "kriminalitetit”, toleranca e disa formave të aktiviteteve ilegale, etj. Në raste të tilla ndodh adaptimi social, përkatësisht inkuadrimi i serishëm në shoqëri. Adaptimi social sjell rrethana të ndryshimit të vlerave, bllokimin e sistemit ekonomik, migrimin e madh të popullatës, shkatërrimeve të mëdha, numrin e madh e të vrarëve, mungesën e shërbimeve shëndetësore, rrethanat ekstreme të papërshtatshme për jetë etj. Është evidente se këto rrethana nxitin kriminalitetin, si reagim ndaj mjedisin e pavolitshëm. Duke marrë parasysh të theksuarat deri më tash, prezantojmë skemën, e cila sipas mendimit tonë e vendos kriminalitetin në strukturën e shoqërisë, sipas skemës së kuantitetit të subjektit të shoqërisë me të cilën ka të bëjë. Skema sugjeron që dezorganizimi social zgjeron nocionin nga problemi social. Natyrisht se shoqëria, me numrin më të madh të subjekteve, dominon. Kriminaliteti është aktivitet që mund të zbulohet, kurse në mjediset e dezorganizuara ka shanse më të vogla për tu zbuluar, por kuota njëkohësisht është më e madhe e zgjerimit të popullatës kriminale. Kuptohet se më së paku në mënyrë kuantitative është e pranishme popullata kriminale, që për shkak të veprës së kryer penale është e dënuar dhe institucionalisht e trajtuar, pikërisht për shkak të gjendjes dezorganizuese në shoqëri.

Skema nr. 1 Pozicioni i të dënuarve në kontekst të dezorganizimit social.

Në mjedisin e dezorganizuar rendi dhe baraspesha çrregullohen shumë lehtë. Stimulsi dezorganizues ( në nivelin shoqërorë bënë pjesë veçanërisht mungesa e vlerave të përbashkëta dhe solidaritetit) ndikon që vepra kriminale të racionalizohet më lehtë nga ana e kryesit. Dr. Mladen Zvonarević33 më tutje thekson se disa karakteristikat e shoqërisë janë kriminologjike në etiologjinë e ndërlikuar të kriminalitetit, si dukuri sociale të problemit e këto janë:

• karakteri eksploator i kapitalizmit • karakteri kompërativ i marrëdhënieve shoqërore

33 Dr. Mladen Zvonareviq: “Veçoritë e kriminologjisë të bashkësisë së gjërë shoqëroree”, në “Psikologjia sociale”, grup autorësh, Beograd, 1968. faq. 280-285

• lufta për status • roli i parave • raporti negativ ndaj parave • mungesa e mbështetjes shoqërore • humbet dallimi në mes “nderit” dhe “kriminalitetit” • disa forma të aktivitetit ilegal tolerohen

Shtrohet pyetja pse, megjithatë, shumica e njerëzve nuk kryejnë vepra penale. Autori i njëjtë jep përgjigjet në këtë pyetje:34

• Nuk kanë dëshira "mëkatare”, • Nuk kanë rast, • Nuk kanë dijeni, shkathtësi dhe as aftësi, • Nuk kanë energji dhe këmbëngulësi, • Nuk kanë forcë emocionale, • Kanë sistem të normave morale, • Kanë frikë nga sanksionet. • Megjithatë vepra penale kryhet, kurse mekanizmat • që e ndihmojnë janë: • afekti • optimizmi kriminal, • rreziku i llogaritur • sistemi tjetër i normave etike, në kundërshtim me sistemin standardizues.

Kemi analizuar disa situata, që sipas mendimit tonë i përgjigjen karakterit dezorganizues të shoqërisë. Si për shembull paraqesim raportin e përsonave të evidentuar që kanë kryer vepër penale, në krahasim me numrin e përsonave të trajtuar institucionalisht në vuajtjen e dënimit .35 Me qëllim të qartësisë të situatës prezantojmë grafikonin në vijim: Grafikoni nr. 2. Raporti i veprave penale të evidentuara në rajonin e Zenicës dhe të përsonave të trajtuar institucionalisht në SHKN në Zenicë në përiudhën 1987-IV/1995.

34 Dr. Mladen Zvonareviq: Faktorët social-psikologjik të kundërvajtëjes", në "Psikologji sociale", grup autorësh Rad, Beograd, 1968, faq. 291-295 35Burimi KE QSHS Zenicë (sot MPB ZE-DO Kantona) dhe POO SHKN Zenicë (SHKN Zenicë)

0

500

1000

1500

2000

2500

1987 1988 1989 1990 1991 1992 1993 1994 1995

KPD

CSB

Theksojmë se trajtimi institucional i përsonave të dënuar është përfshirë në gjithë republikën e BH, kurse numri i përsonave të evidentuar që kanë kryer vepra penale ka të bëjë me rajonin e Zenicës. Me këtë rritet edhe më shumë distanca ndërmjet të zbuluarve dhe përsonave të dënuar. Si kriter e marrim vitin 1987. Siç shihet grafikoni paraqet se distanca rritet ashtu si që afrohet lufta. Gjithashtu, duhet theksuar se në strukturën e përsonave të dënuar në shumicë janë vepra penale (vrasjet, plaçkitjet, vjedhjet) Dispërzioni i veprave të tjera penale që nuk janë më pak të rrezikshme janë jo konsiderueshëm prezent. Raporte më të sakta ilustron tabela në vijim : Tabela nr. 2 Indeksi i strukturës së kryesve të evidentuar të VP në krahasim me kryesit në trajtim në SHKN Zenicë në përiudhën 1987-IV/1995.

Indeksi i strukturës të kryesve të evidentuar të VP në krahasim me kryesit në trajtim në SHKN Në përiudhën 1987 - 1995. (për tre muaj)

Përmasat Përiudhë Viti SHKN QSHS SHKN QSHS SHKN QSH

S

1987. 615 1685 36,5% 63,5% 1 2,7 1988. 563 1789 31,5% 68,5% 1 3,2 1989. 500 1332 37,5% 62,5% 1 2,7 1990. 434 1304 33,3% 66,7% 1 3

Përiudhë më herët

1991. 459 2308 19,9% 80,1% 1 5 1992. 120 932 12,9% 87,1% 1 7,8 1993. 87 1553 5,6% 94,4% 1 17,9 1994. 144 2139 6,7% 93,3% 1 14,9

Përiudha tash

1995. 189 1664 10,2% 89,8% 1 8,8 Duke mos hyrë në trajtimin e ndryshimeve, që nuk kemi qenë në gjendje për ti kontrolluar ( kohën e kryerjes të veprës penale, strukturën nacionale, ardhjen për të vuajtur dënimin, kohën e veprimeve hetuese etj), megjithatë vërehet rregullsia në kohën e paraluftës, përkatësisht në tre përsona të evidentuara, në QSHS ka qenë një përson për SHKN në Zenicë. Në vitin 1991 ky raport ndryshon, kështu që në 5 përsona të evidentuar, një përson vjen në SHKN Zenicë. Në vitet në vijim, kjo distancë edhe më

shumë është rritur, kështu që në vitin 1995 ky raport 1:8.8. Siç shihet, distanca e rritur i përshtatet rritjes së dezorganizimit dhe në vitin 1993. arrin maksimumin e vet (1:17,9). Nga momenti i zbulimit të veprës penale dhe deri në momentin e vuajtjes së dënimit qëndrojnë shumë institucione dhe situata që kontribuojnë që numri i përsonave të evidentuar të shpërndahet deri në vuajtjen e dënimit. Sipas Georg A. Lundberg36, ekzistojnë mënyra të shumta të dezorganizimit, por shumica e tyre ndryshon rreth disa formave bazike dhe mund të jenë të përshtatshme për shemën e klasifikimit të thjeshtë dhe klasifikohet sjellja në pikëpamje të pjesëmarrësve dhe “ të tjerëve”. Skema është quajtur: “ komponentë kryesor social- sistematik për rrjetin dypozicional” dhe nga kjo mund të theksohet shkalla e harmonizimit ndërmjet qëndrimeve dhe sjelljeve ( pjesëmarrësve dhe të tjerëve) si tregues i organizmit- dezorganizimit. Tabela nr. 3 Komponentët sociale-sistematike për rrjetin dypozicional

Recipient Iniciator i aksionit Aktori Të tjerët

Akterët

Rregullat e aktorit për sjellje vetjake (toleranca utilitare) Parashikimi i aktorit për vetvete Përceptimi i aktorit të prezantimit vetjak (ndjenja e stigmatizimit dhe në bazë të kësaj roli i padëshirueshëm

Rregullat e aktorit për sjelljet e të tjerëve (toleranca aktive) Parashikimi i aktorit për tjerët(hostiliteti, e padëshirueshme) Përceptimi i aktorit për prezantimin e të tjerëve (izolimi)

Të tjerët

Rregullat e të tjerëve për sjelljen e aktorit (toleranca aktive) për shkak të dëmtimit të përgjithshëm të tjerëve. Parashikimi i të tjerëve për aktorët Prezantimi i të tjerëve për prezantimin e aktorit (aktori i padëshirueshëm në hapësirën e caktuar)

Rregullat e të tjerëve për sjellje vetjake (toleranca utilitare ) Përceptimi i vetvetes dhe si të tjetrit Përceptimi i prezantimit vetjak për të tjerët

36 George A. Lundberg:“ Social Disorganization: Structures in Transition, ibidem, p. 523.

Siç shihet, dezorganizimi ka formën konzistente të paraqitjes ( agresivitetin, kriminalitetin, pasivitetin institucional, migrimin e dhunshëm) dhe është vështirë që këto gjendje relativisht shpejtë të zëvendësohen me të reja. Teoricienët bashkëkohor të kriminalitetit konsiderojnë se dezorganizimi stabil i gjendjes, në disa pjesë të qyteteve dhe rajoneve, ndikojnë që kriminaliteti të merr impuls jo më të madh ose më të vogël të paraqitjes, por formën e subkulturës që pretendon të jetë model kulturor dominues. I kemi kushtuar kujdes hulumtimit në përiudhën e paraluftës, që janë marrë me veprat e pazbuluara penale, që ka përcaktuar 15 faktorë dhe janë në mënyrë dominuese të definuar me atë lloj të sjelljes delikuente që zakonisht quhen delikte pronësore (vjedhja e parave, gjësendeve me vlerë, automobilave dhe të gjitha në mungesën e të dëmtuarit), pastaj si faktorë të rendit të dytë janë paraqitur ato forma të sjelljes delikuente që kanë të bëjnë me rrëmbimin e dhunshëm të parave, gjësendeve me vlerë, automobilave dhe të gjitha në praninë e të dëmtuarit. Faktorët e tjerë ( nga faktori i tretë deri në faktorin e 11), të sjelljes delikuente kanë të bëjnë me asocialitete, dhunën, bashkimin me elementet të dehjes, narkomanisë etj. Në drejtim të raportit të aktivitetit delikuent të pazbuluar dhe të zbuluar sipas vlerave shoqërore me ndikimin parcial të statusit social 16 është konstatuar se ndryshimet e para kuazikanonike në hapësirën e vlerës është orientuar në drejtim të refuzimit të lartë të vetëqeverisjes ( për kohën e vlerave socio-politike dominuese të proklamuara) dhe jo konformizmit, refuzimit të vogël të autoritarizmit dhe rritjes së komponentit etno-centrik dhe hostilitetit social. Hulumtimet janë kryer në përiudhën e paraluftës ndaj popullatës jugosllave dhe konsiderojmë se këto rezultate, gjithashtu do të argumentojnë teorinë e dezorganizimit. Shihet se dezorganizimi i përiudhës së paraluftës (hostiliteti, etnocentrizmi) kishin ndikim të konsiderueshëm në fenomenologjinë dhe etiologjinë e kriminalitetit në luftë.. Lufta si formë maksimale e dezorganizimit mundësoi paraqitjen e fenomenit që nga struktura latente ka kaluar në atë manifestuese. Një nga këto fenomene është edhe çthurrja e societeteve në BH në kuptim se një pjesëtar i grupit etnik ndërmerr ndryshime që kryesisht janë të intonuar me motive politike. Meqenëse nocionet e organizimit – dezorganizimit janë dikotome, është e nevojshme që të theksohet se çka karakterizon nocionin e “organizimit”. Organizimin e karakterizojnë qëllimet, normat e aftësisë të kristalizimit të mekanizmave të dënimit të shpërblimit, struktura e pozicionit, veprimtaritë dhe roli i destinuar në strukturën shoqërore. Arritja e qëllimeve implikon normat, të përkrahura me sanksione dhe pozicione që rezultojnë me veprime që realizojnë ose i ridefinojnë qëllimet. Distrikcioni ndërmjet roleve, ato që kërkohen dhe ato që përmbushen janë të rëndësishme, për shkak të dy llojeve të raporteve: dispozitave formale dhe pritjes joformale. Për të ekzistuar organizimi, të gjithë elementet e tij duhet të maksimalizohen për të ekzistuar përreth organizatave të tjera, çka gjithashtu paraqet çiltërsinë e tij. Në skemën e prezantuar aspekti dinamik i organizimit është shënuar me shigjeta. Mund të thuhet se organizimi është funksional, atëherë kur ekzistojnë kërkesat konzistente dhe logjike të rolit (dispozitat formale dhe pritjet joformale). Caku i dytë i organizimit funksional është koncenzusi rreth sjelljes së pritur (

të parashikuar të anëtarëve të grupit, që është në pajtim si me kërkesat formale, ashtu edhe me kërkesat joformale. Skema nr. 2 Elementet e organizimit

Në qoftë se një nga këto dimensione mungojnë, individët gjenden në situatë që tu ndahet roli i vështirë ose gjenden në konflikt me rolin, që paraqet shkallën fillestare të dezorganizimit.37 Organizimi kërkon që individët ose grupet të bashkohen për interesat e përbashkëta dhe strategjitë e përbashkëta. Shoqëritë moderne nuk janë plotësisht të organizuara edhe pse përfshijnë grupet e interesit të veçantë që kanë organizim efikas. Me qëllim të shmangies së konfliktit, shoqëritë më komplekse zhvillojnë mekanizma integrues që balancojnë interesa konflikti me qëllim të ekuilibrit. Dezorganizimi shoqëror është rezultat i faktit kur anëtarëve të sistemit u mungon ndonjë pikë e pajtimit për vlerat e konsensusit, vërtetësinë, strategjitë ose interesat. Kjo situatë vërehet në shumë grupe margjinale. Prezantojmë tabelën që paraqet disa prej këtyre raporteve në më shumë detaje. Tabela nr. 3 Modelet tipike normative dhe ndikimi i tyre organizues

Qëllimet dhe objektet Zbatimi i strategjisë Rezultatet organizuese

Qëllimet reciproke ose plotësuese të qëllimeve ose objektet

Sjellja që është në favor të aktorëve dhe gjithashtu në favor të tjerëve

Shkalla e lartë e organizimit, integrimit, aktori dhe të tjerët e identifikuar me grup

Llojllojshmëria dhe inkoherenca e qëllimeve dhe objekteve

Sjellja në favor të aktorëve, por nuk ka efekt për të tjerët

Dezintegrimi, indiferenca

Dallimet ndërmjet lidhjes së qëllimeve dhe

Sjellja në favor të aktorëve, por është në dëm

Shkalla e lartë e dezorganizimit dhe

37 Georg Lundberg: “Foundations of Sociological Inquiry“, ibidem, p. 44.

objekteve për të tjerët konflikti ose mosdurimi në mes grupeve dhe individëve

Rregullat normative ndryshojnë në pajtim me ndryshimin e shkallës së dezorganizimit që është në gjendje që t’i luhat bazat e normave, veçanërisht në rastin e luftërave, revolucionit, migrimit masiv, krizave të tjera ekonomike etj. Nën presionin e emocioneve të fuqishme, njerëzit që përndryshe janë konformist, mund t’i manifestojnë format ekstreme të devijimit siç janë: vrasjet, dhunimet dhe plaçkitjet. Kontrolli social është jofunksional me rastin e krizave të tjera, që sipas rregullës lindin normat e reja që i përgjigjen kërkesave të situatës. Atëherë ndodhë në situatat shoqërore edhe standardizimi i konfliktit. Teoria e kriminalitetit dhe delikuencës pashmangshëm merr parasysh faktorët e theksuar. Dinamikës së brendshme të kriminalitetit dhe sjelljes devijuese i ofrohet subkultura, me anë të përkrahjes dhe shpërblimit për veprim kriminal, me bindje se arritja e qëllimeve do të realizohet me mënyrë jolegjitime dhe ku shpërblimi do të jetë shumë më i madh sesa të kishte shkuar me mënyrë legjitime. Në këtë mënyrë mohohen vlerat e normave legjitime.38 Në varësi nga distribuimi i fuqisë së metodave të rregullta dhe legjitime për arritjen e qëllimeve ( në qoftë se pranohet fakti se qëllimet e klasës së mesme janë qëllime të pranuara), sipas klasave dhe shtresave, varet edhe niveli i përdorimit të instrumenteve legjitime apo jolegjitime për arritjen e qëllimeve. Legjitimja – jo-legjitimja, implikon konflikt, veçanërisht kur marrja me kriminalitet nuk rezulton me sukses. Kriteri i situatave- suksesi sipas R. Clowardu, krijon edhe tipat gange kriminele. Atje ku sistemet normative legjitime dhe jo legjitime janë të bashkuar në gange, atje ku është i siguruar garantimi i mësimit për ata që do të përcaktohen për karrierën kriminale, paraqet gangë tipik kriminal. Atje ku këto sisteme nuk janë të integruar, anëtarët në gangë janë të përfshirë në dhunë dhe në forma të tjera destruktive. Këta gangë nënkuptohen si gangë konfliktesh. Përfshirja në gangë është e tjetërsuar nga sistemi legjitim normativ dhe që fajëson shoqërinë për problemet e veta dhe mohon se pajtueshmëria e tyre eventuale me sistemin do të sillte sukses. Tjetërsimi nga normat konvencionale ka rrjedh nga kërkesat morale për sukses dhe mundësitë praktike. Prandaj, mungesa e shansit për sukses forcon bashkimin në gangë. Anëtarësia në gangë nuk përjetohet si faj dhe pikërisht ky fakt mundëson pranimin e subkulturës në gangë. Sjellja kriminale e paraqitur me formulë: repërtori kriminal + nxitja dhe situata + forcimi i përceptuar = sjellja kriminale plotësisht përputhet me impulset e theksuara në dezorganizim. Një varg programesh preventive ose më mirë të themi të kontrollit të kriminalitetit, nuk kanë dhënë rezultate ose janë thjeshtë të shtrenjtë (kategoria tipike që 38 Richard A. Cloward and Lloyd E. Ohlin: "Delinquency and opportynity: A Theory of Delinq1uent Gangs", Free Press, Chicago, 1960.

shoqëria e krijon për ta mposhtur atë – nëse diçka është e shtrenjtë atëherë duhet investuar mjete më të mëdha për zgjidhjen e problemit). Kriminaliteti, përkatësisht mjedisi social që e ka krijuar apo të cilën ai e krijon, padyshim ka autonominë e vet në kuptim të përsistencës (qëndrueshmërisë) dhe pamundësisë për zgjidhje, veçanërisht në shoqëri për strukturën status quo, që adaptimin dhe reformën i shpallë si kusht për ekzistencë. Megjithatë, do të ishte shumë mekanike të paramendohet realiteti i dhënë si i pandryshueshëm. E vërtetë se zinxhiri i situatave dhe pozita e individit në të shumtën përcaktojnë raportin e tij të tashëm dhe të ardhshëm ndaj këtij realiteti, por megjithatë realiteti paraqitet si rigid dhe i pandryshueshëm në raport me popullatën kriminale. Për shkak të rëndësisë, në fushën e pragmatizmit kriminal, ndërmjet situatës kriminale sociale dhe sjelljes kriminale, janë përgatitur tabelat e ashtuquajtura pragmatike, që kanë për qëllim të parashikojnë sjelljen e ardhshme kriminale. Sipas Zh. Pinatelit39 patologjia sociale, në bazë të këtyre tabelave pragmatike, bëhet në formë hipoteze për sjelljen e ardhshme kriminale. Për shembull tabelat e Schwabovit, Schidovit dhe Meywerkovit, përfshijnë pesëdhjetë faktorë dhe ka të bëjë në prognozën e recidivitetit, dhe këto janë:

• E meta e trashëguar, • Kriminaliteti tek kushërinjtë, paraardhësit, • Rrethanat e pavolitshme në edukim, • Suksesi i dobët në shkollë, • Mësimi i filluar, por i papërfunduar, • Puna e parregullt, • Kriminaliteti para moshës 18 vjeçare, • Më shumë se katër dënime të mëhershme, • Kthimi veçanërisht i shpejtë, • Kriminaliteti në qytet, • Psikopatia, • Alkoolizmi, • Sjelljet e këqija në burg, • Lirimi nga burgu para moshës 36 vjeçare, • Rrethanat e vështira shoqërore e familjare pas lirimit.

Shenjat në tabelë të prognozës i ofron çdo faktori vlerë kuantitative, që shumëzohet me koeficientin në distancën prej 1 deri 4. Tabela nr. 4 Tabela e prognozës së kriminalitetit

Karakteristika Vlera Koeficienti (prej 1 deri 4)

39Zh Pinatel: Kriminologjia, Enti për botimin e teksteve, Sarajevë, 1964. faq. 109-117.

Varfëria aktive 10 Nga mungesa e qetësisë dhe harmonisë në familje, vendin e punës, deri në indiferencën e shfaqur

Mungesa e qëndrueshmërisë 8

Mungesa e ndërtimit të dëshiruar, rezistenca, qëndrueshmëria dhe nënshtrimi i ndikimit deri në jostabilitetin e plotë

Aspektet e tjera psikopatologjike 7 Dëshira për tu dalluar, fanatizmi sipas tipit

dhe seriozitetit Dobësia (debil) Pa anomali saktësisht të përcaktuar Me anomali saktësisht të përcaktuar

2 6

Të vonuara (1). Subnormale (2). Debiliteti i lehtë (3) Debiliteti i thellë dhe imbeciliteti (4)

Koha e dënimit të parë 9 15-17 vjeç. (4); 18-20 vjeç. (3); 21-25 vjeç. (2); prej 25 vjeç. (1)

Numri i dënimeve të rënda para moshës 25 vjeçare.

7 1 (1); 2-4 (2); 5-7 (3); më shumë se 7 (4)

Psikopatia tek kushërinjtë 5 Sipas tipit (kriminaliteti alkoolizmi) Kushtet e jetës 8 Shkolla stërvitja, puna, sjellja shoqërore Ndikimet e jashtme të këqija Të sotme Të ardhme

2 3

Shtëpia, mungesa e edukatës, mjedisi kriminal, martesa, profesioni, miqtë

Froy merr në konsiderim tetë faktorë:

• Trashëgiminë, • Anomalia e karakterit, • Mjedisi edukues, • Vështirësitë në edukim, • Këshilla dhe vetëkritika, • Vizita e vendeve të këqija dhe shfrytëzimi i dobët i kohës së lirë. • Lloji dhe pesha e kundërvajtjes së kryer, • Delikuenca e të miturve

Në trajtimin e këtyre faktorëve merret distanca kuantitative prej 5 deri 50 (anomali të karakterit)që shumëzohet me koeficientin në distancë prej1-5. Në bazë të këtyre tabelave Glueckovët, në veprën "Unraveling Juvenile Delinquency" konstruktuan tabelat e parashikimit në bazë të krahasimeve të dy grupeve prej 500 delinkuentësh dhe 500 jo delikuente, me vija të ngjashme me kushtet ekologjike dhe ekonomike. U konstatua se përbrenda familjes duhet studiuar pesë faktorë me variacione të brendshme:

• Disiplina ndaj fëmijës që është definuar nga i ati, • Disiplina ndaj fëmijës që është definuar nga nëna, • Ndjenja e babait ndaj fëmijës, • Ndjenja e nënës ndaj fëmijës, • Kohezioni i familjes.

Në nivelin psikologjik, me përdorimin e testeve, kemi veçuar pesë tipare që përbrenda hapësirës psikologjike të personalitetit ndryshojnë, dhe këto janë:

• Afirmimi shoqëror • përbuzja • prirje për shkatërrim • karakteri impulsiv .

Në planin psikiatrik janë veçuar:

• aventurizmi, • shprehja e lirë në aksion, • aftësia për pranimin e sugjerimeve, • këmbëngulësia, • paqëndrueshmëria emocionale.

Në bazë të faktorit sociologjik, psikologjik dhe psikiatrik, të gjithë nga të anketuarit janë klasifikuar në faktor përkatës, pastaj është llogaritur përqindja e delikuencës dhe mos delikuencës. Është përcaktuar se harmonizimi i ndërsjellë i tabelave nuk kalon 70% të rasteve dhe se harmonizimi i tabelave dhe realitetit është në nivel të 13,2% gabimeve.40 Nga tabelat e theksuara mund të konkludohet se rrethanat sociale, të interpretuara psikologjikisht, kanë autonominë vetjake ndaj individëve, për çka duhet të merren parasysh si pengesë reale për promocionin social, pengesë që sociologët e quajnë mekanizëm mbrojtës. Mekanizmat mbrojtës kanë rol jashtëzakonisht të madh në mobilizimin social vertikal të pjesëtarëve të shtresave të ulëta. Pjesëtari i klasës së ulët gjithmonë është i detyruar për të investuar energji të caktuar në rrethinë, çka dëshmon se struktura, megjithatë nuk është e padepërtueshme. Niveli “intelektual” paraqet shpenzimin më të vogël të energjisë, derisa ata që e përdorin agresionin ose disa forma të somatizuara të energjisë dhe se kryesisht mbesin në nivel të njëjtë statusor. Snarey dhe Vaillant41 kanë analizuar pasardhësit e të anketuarve të Glueckovit që në kohën e anketës ka përfshirë gjeneratën e tretë të shembujve origjinalë nga 1.000 të anketuar ( 500 delikuent dhe 500 jo delikuent). Gjenerata delikuente nuk ka mbetur në tërësi delikuente dhe hulumtuesit kanë përcaktuar se tre mekanizma mbrojtës të personalitetit janë përgjegjës për faktin sepse ka ndodhur promovimi i tyre social. Këto janë:

40 Zhan Pinatel, ibidem, faq.117 41 J. R.Snarey., G.E. Vaillant: How Lower and Working-Class Youth Become Middle- Class Adults: The Association between Ego Defense Mechanism and Upward Social Mobility, Child Developement, no.56.1985. p.899-910.

• mekanizmi i intelektualizmit, • anticipimi, • altruizmi.

Ata që arritën të realizojnë promocionin social vertikal (delikuentet e kanë këtë më vështirë për shkak të nivelit të ulët të investimeve të energjisë psikologjike në mjedis), kanë shfrytëzuar para së gjithash mekanizmin e intelektualizmit, që do të thotë “ izolim i shqetësimit”, përkatësisht eliminimin e gjendjes të investimit pa kthim (kompensim). Nga mjedisi janë shfrytëzuar informatat që në mënyrë më efikase i zgjidhin situatat e krizës. Anticipimi përfshinë momentin e parashikimit racional, jo vetëm të shpërblimeve të pritura, por edhe të shqetësimeve të brendshme që përfshijnë stresin dhe zhgënjimin. Altruizmi manifestohet nëpërmes ndihmës për të tjerët, përkatësisht energjia e investuar nuk shfrytëzohet për konflikt, por për bashkëpunim, që është bazë fillestare për krijimin e infrastrukturës personale, për shkak të kornizës së pritur dhe të realizuar të normës së reciprocitetit. Natyra dhe struktura e mjedisit social dhe mënyra në të cilën subjekti shpenzon energjinë varet nga lloji i mekanizmit mbrojtës, përkatësisht nga kualiteti i investimit të “ energjisë së domosdoshme” të aktorit në mjedisin institucional dhe personal. Tipologjia sociologjike e kriminalitetit Tipologjia sociologjike e sjelljes kriminale, me respektimin e qëndrimit të kriminalitetit është shkelje e pritjeve të institucionalizuara, krahas formës së kriminalitetit, përfshinë edhe reagimin social, pa marrë parasysh se niveli empirik bazohet në tipologjinë juridik dhe ligjor të veprave penale. Tipologjia sociologjike e veprës është pak më ndryshe dhe do t’i theksojmë ato qe janë më të rëndësishme. Daniel Glaser42, konsideron se sistemet klasifikuese të veprave penale janë të ndryshme për ata që marrin aktgjykimin, kush e kryen regjistrimin e veprës penale, kush e sqaron veprën penale, kush dëshiron të realizojë kontrollin e fakteve të veprave penale ose kush dëshiron t’i përmirësojë kryesit e veprave penale. Këto klasifikime varen nga qëllimet që janë përcaktuar në raport me kriminalitetin dhe prandaj të gjitha klasifikimet janë jo adekuate, ngase sjelljet e njerëzve janë të ndërlikuara, kundërthënëse dhe jokonzistente në kriminalitet. P.sh institucionet korrektuese ndëshkimore gjatë trajtimit të kriminelit do të favorizojë dhe aktualizojë anët pozitive të personalitetit të tij, në bazë të kuptuarit në trajtim do të krijohen klasifikime të tjera të kriminalitetit. D. Glaser, propozon që aspektet e klasifikimit të shqyrtohen në bazë të:

• Klasifikimi i aktgjykimeve o Me anë të përgjegjësisë

Në bazë të moshës (p.sh. të miturit)

42 Daniel Glaser "The Classification of offends and offenders" in "Handbook of Criminology" ed. by Daniel Glaser, Rand Mc Nelly College, Publishing Comp. Chicago

Në bazë të shëndetit mental (çmendur, shëndoshë, kvazi çmendur) Në inteligjencë Klasifikimi i paqartë në praktikë

o Aftësisë mentale gjatë procesit gjyqësor o Lartësisë dhe ashpërsisë maksimale të dënimit o Me anë të përgjegjësisë specifike të kundërvajtësit

• Klasifikimi në bazë të evidencës o Deliktet që janë ndriçuar në bazë të ankesës së viktimave o Deliktet që shqetësojnë publikun o Kundërvajtje në transaksione private

• Klasifikimet eksplanatore • Tipologjitë e idealizuara dhe të përvojës

o Dimensionet eksplanatore o Dimensioni individual dhe kolektiv i veprës penale o Dimensioni instrumental apo ekspresiv i veprës penale o Dimensioni i situatës apo i fituar ose karriera.

Edwin Sutherland, propozon tipat e kriminalitetit përmes konceptit“, sistemit të sjelljes në kriminalitet”. Janë identifikuar tri lloje të kriminalitetit:

• Çdo bashkësi, bashkësi e akteve individuale, kodeve, traditës, mendjes, marrëdhënieve sociale ndërmjet të pjesëmarrësve direkt dhe indirekt. Si karakteristikë themelore e kriminalitetit paraqitet mënyra e jetës së grupit. Çdo bashkësi është rrjet i komunikimit të inta-sistemit, • Individi dallon nga bashkësia, bashkësia është “fakt social” në kuptimin e nocionit të Durkheimit, përkatësisht bashkësia ekziston pavarësisht nga individi që merr pjesë në te, bashkësinë e përbën presioni biheviorist në pjesëmarrësit e tyre. • Ata që me sjelle kriminogjene formojnë vetëdijen e grupit, do të thotë “ndjenjën e identifikimit të atyre që marrin pjesë”.

Klasifikimin e rëndësishëm empirik të kriminalitetit e ka dhënë Roebuck (1970), në shembullin e rastësishëm të 400 të burgosurve zezak të Distriktit Kolumbi, burgut Lorton Virgjini, dhe klasifikoi të burgosurit në varësi a janë të arrestuar një herë apo më shumë herë. U klasifikuan këto lloje të delikuenteve:

• Për herë të parë e bën kundërvajtjen: o narkomania (50), o vjedhja (32), o bixhozi (16), o vjedhja plaçkitëse (15), o delikuentet seksual (15), o mashtrimi (10),

o vjedhësit e automobilave (8), o mashtrimi dhe falsifikimi (4).

• Delinkuenti i dyfishtë: o Vjedhja dhe plaçkitja (64), o Dehja me sulm (40).

• Delinkuenti i trefishtë: o dehja, sulmi dhe plaçkitja.

• Modeli i përzier: delikuent jodiferencuar (Jack-of-all-trades offender) (71). • Pa model (kundërvajtjet nuk janë të indikuar, por të gjithë janë në të varur nga heroina (32)).

Vlera hulumtuese e këtyre gjetjeve përbëhet nga largimi nga definicionet ligjore të veprës penale dhe në kuadër antropologjik zbuloi subkultura të ndryshme. Modelet e historive të jetës së delikuenteve janë krahasuar me delikuentë në burgjet e tjera që kanë dhënë shkallë të lartë të ngjashmërisë. Të gjithë zezakët e akuzuar për plaçkitje të armatosur, kryesisht kanë pas në përvojën e hershme konflikte në shtëpi, me jetën në rrugë ku dhuna ka siguruar burim kryesor të reputacionit dhe vetëdijes. Don C. Gibbons43 ka identifikuar role të ndara në delikuencë dhe i ka lidhur me variacionet në "back ground-u" të atyre që kanë kryer delikte, me qëllim që t’i dallojë tipat që i ka quajtur ”roli i karrierës". Ai ka përcaktuar këto variacione:

• Delikuentë pronësorë: o vjedhësit profesional, o kriminelët e “rëndë” profesional, o kriminelët gjysmë- profesional, o vjedhësit amator nëpër shitore, o falsifikuesi naiv, o vjedhësit e automobilave, o delikuentë pronësor "humbësi i dikurshëm".

• “Qytetarët e ndershëm" kriminelët: o kriminaliteti i këmishë-bardhëve, o përvetësuesi, o përdhunuesi seksual "i stolisur".

• Vrasësit dhe përdhunuesit: o Sulmuesit në personalitet o "humbësit" përdhunuesit psikopat.

• Devijuesit seksual: o "rapist" (dhunuesi), o sulmuesit seksual, o sulmuesit jo të dhunshëm seksual, o kundërvajtësi me incest, o homoseksualët .

43 Don C. Gibbons "Changing the Lawbreaker", The treatment of delinquents and criminals” Englewood Cliffs, N.J., Prentice Hall, INC. 1965.

• Kriminelët e tjerë: o Kriminelët e organizuar, o Të varur nga narkotikët, o "skid row" alkoolistë.

Përparësi e definicionit të kriminalitetit në raport me atë juridik të delikuencës kriminale e ka paraqitur D.Cressey (1953), duke analizuar përvetuesit. Ai definoi përvetësimin si dhunë ndaj besimit të personit, e cila para kundërvajtjes kishte karrierë me besim. Me këtë definim i ka përfshirë edhe përsonat e dënuar për shkak të falsifikimit, por i ka përjashtuar profesionistët. Këta janë përsona që kanë qenë nëpunës të bankave, broker me reputacion dhe nëpunësit e zgjedhur publik. Njerëzit me këto atribute sociale në kohën e delikuencës kanë:

• Kanë pas probleme financiare në drejtim të mbajtjes të statusit social. • Në atë kohë e kanë përpunuar skemën e saktë përvetësuese si dhe mënyrën për zgjidhjen problemit. • E kanë kryer deliktin vetëm pas racionalizimit të zhvilluar, që do të mund të interpretojë përvetësimin në pajtim moral e jo kriminal.

Alfred R. Lindesmith dhe H. Warren Dunham44, kontinumin e sjelljeve kriminale në individuale dhe sociale. Akti individual është ai që e ka kryer individi për shkaqe personale dhe me përkrahje të vogël kulturore. Tipi social i sjelljes kriminale është përkrahur si kulturor dhe sqarohet me norma grupore, realizohet statusi dhe identifikimi në grup. Kriminaliteti social shfrytëzon interpretimet që nuk janë legjitime. Në kategoritë e individualizuara të kriminalitetit dominojnë rrethanat e situatave dhe të papritura ( shpesh tek vrasjet). Në kategorinë e kriminalitetit-social dominon profesionalizmi, siç janë: p.sh raketashët ose mashtrimi. Tipi i tretë është shprehia- situata dhe ky tip është shfrytëzuar për të klasifikuar përsonat jo kriminel që nuk janë profesionist, por janë më shumë se sa delikuentet të situatës ose të papritur. Ky lloj i delikuenteve është përshkruar si kundërvajtës që, derisa nuk është profesionist është në mënyrë konstante ka vështirësi me autoritetin ligjor. Situatat e papritura janë favorizuar nga ana e aktorëve, për shkak të sjelljes tejet të lirë, siç janë rrahjet dhe vjedhjes, por statusi i tij është në lidhje me të ardhurat legjitime ekonomike. Don C. Gibbons dhe Donald L. Garrity45 propozojnë dallime ndërmjet delikuenteve sipas moshës kronologjike në të cilin është definuar si i tillë nga ana e shoqërisë. Ata i paraqesin këto dallime si dikotomi:

• Që grupi i delikuenteve të përcaktohen si të tillë nga koha e aktit të tyre të parë kriminal; • Që të ndahet grupi që ka kryer në moshë më të madhe deliktin dhe që baza e dallimit të jetë përiudha relativisht e gjatë e ndikimit të grupeve jo kundërvajtësve në këta individë.

44Alfred R. Lindesmith and Warren Dunham,"Some Principles of Criminal Typology", Social Farees, 19 March, 1941. 45Don C. Gobbons and Donald L. Garrity, "Some Suggestions for Developement of Etiological and Treatment Theory in Criminology", Social Forces, 38 (October, 1963)

Walter C. Reckless46, duke vërejtur se kriminaliteti është profesion dhe objekt i karrierës, propozon tri karriera kriminale.

• E zakonshme ; • E organizuar dhe • Profesionale.

Si karriera kriminale këto tri tipa janë të ngjashëm, ngase përfshijnë kundërvajtjet e zakonshme pronësore me qëllim të përfitimit ekonomik. Ata specializohen për delikte të veçanta që nënkuptojnë shkathtësinë dhe përvojën. Kriminaliteti është mënyra e thjeshtë e jetës dhe karriera zgjat një përiudhe të gjatë kohore. Në terminët e dallimeve ndërmjet tipave të karrierës, kriminaliteti i zakonshëm paraqet nivelin e karrierës. Përfshirja në delikuencë siç është plaçkitja dhe vjedhja parashikojnë shkathtësi të kufizuar. Kriminelit të zakonshëm i mungon organizimi për ta shmangur arrestimin dhe gjykimin. Kriminaliteti i organizuar karakterizon shkallën e lartë të organizimit, me mundësi të vogël për arrestim, dënim dhe burgim. ( p.sh frikësimi, korruptimi, kontrolli i bixhozit, prostitucioni, distribuimi i drogës). Ruth Shonle Cavan47 si kriter i dallimit të delikteve merr reagimin publik, si dhe reagimin delikuent në publik. Në këtë interakcion ndërmjet publikut dhe deliktit (kriminalitetit) ka koncentruar shtatë tipa të reagimit:

• Kontra-kultura kriminale (kriminaliteti profesionalë, plaçkitje, vjedhja plaçkitëse); • Jo-konformistët ekstrem (p.sh alkoolistët, pijanëcët e kohëpaskohshëm); • Jo-konformistët e vegjel, minar (p.sh përvetësuesi); • “Konformiteti” i mesëm (vjedhje të vogla); • Mbi-konformiteti i vogël (nënshtrimi ndaj ligjeve dhe kodekseve); • Mbi-konformiteti ekstrem ( përpjekjet për reformën e shoqërise me përdorimin e mjeteve legale); • Kontra-kultura ideologjike ( përpjekja për transformimin e shoqërisë, me përdorimin e mjeteve jolegale); Reagimi shoqëror është me rëndësi kyçe për definicionin vetjak të delikuentëve dhe sjelljeve të tyre.

Marshall B. Clinard dhe Richard Quinney48, konstatuan tetë tipa të sjelljes kriminale dhe ne e kemi pranuar si pikëpamje më e merituar sociologjike- kriminale, ngase merr

46Walter C. Reckless "The Crime Problem”, 3 of ed. New York: Appleton Century-Croffs INC, 1961, Chap. 9. 47Ruth Shanle Cavan “Criminology”, 3 of ed, New York, Thomas Y. Crowell Company, 1962, Chop. 3. 48 Marshall B. Clinard and Richard Quinney, “Criminal Behavior Systems - a typology” Holt, Rinehart and Winston, INC - NewYork.

parasysh reagimin social dhe hap mundësi për definicionin sociologjik të veprës penale (me akt kriminal shkelen pritjet e institucionalizuara). Këto tipa janë :

• Dhuna kriminale ndaj personit: Përfshinë vrasjet, sulmin dhe rrëmbimin e detyruar. Delikuentet nuk e konsiderojnë veten kriminel. Ata shpesh herë janë përsona pa delikte më të hershme, por e kanë kryer për shkak të rrethanave të caktuara. Nuk përkrahen në mënyrë direkte nga grupi. Sjellja është në kundërshtim të ashpër me klasën e mesme dhe reagimi ndaj delikuenteve është i ashpër. • Kriminaliteti i kohëpaskohshëm pronësor: Përfshin disa vjedhje nëpër shitore,vjedhjet e automobilave, delikuentet nuk e konsiderojnë veten kriminel dhe janë në gjendje që ta racionalizojnë sjelljen a vet kriminale. Favorizojnë vlerat e përgjithshme të shoqërisë si dhe qëllimet dhe e gjejnë përkrahjen e vogël për sjellje të tyre në normat grupore. Delikuentet rrënojnë vlerat e pronës. Reagimi social shpesh përfshin arrestimet, veçanërisht për delikuentet që kanë kryer vepra penale. • Kriminaliteti si profesion: përshin përvetësimin, shitjen e rrejshme, këshillën e rrejshme, dhunën e porositur dhe dhunën ndaj sigurisë. Nuk e përjetojnë vetën si kriminel dhe e racionalizojnë sjelljen e vetë si pjesë e së përditshmes të tyre. Sjellja është toleruar nga urdhërdhënësi. Pranojnë vlerat konvencionale dhe kërkojnë pjesëmarrje në ndarjen e shpërblimeve në atë drejtim. Sjellja ilegale është në pajtim me ek. dhe filozofinë sociale të arritjes së qëllimeve në shoqëri. Delikti është urdhëruar nga personi i nivelit të lartë statusor dhe shpesh herë është i padukshëm për policinë, reagimi është i vogël i publikut edhe pikërisht për shkak të padukshmërisë. • Kriminaliteti politik: përfshinë kryengritjen, tradhtinë, sabotazhin, dhunën ushtarake, kolaboracionin e luftës, radikalizmin dhe forma të ndryshme të tjera, që mund të definohen si kriminalitet. Qëllimi është arritja e ndryshimeve në shoqëri. Sjellja e tyre është caktuar dhe përkrahur nga ana e grupeve të tyre. Reagimi social është i fuqishëm, sepse konsiderohet si kërcënim për shoqërinë.

• Kriminaliteti ndaj rendit dhe paqes: përfshijnë alkoolizmin, trazirat, bredhjet, prostitucioni, homoseksualiteti, kundërvajtje në komunikacion dhe narkomania. Kundërvajtësit veten e konsiderojnë si kriminel kur e përsërisim deliktin. Mund të ngurojnë ndërmjet vlerave kriminale dhe vlerave të rendit shoqëror. Bashkohen me delikuentet e tjerë. Disa forma të deliktit të rendit publik janë të dëshirueshëm nga disa pjesë të shoqërisë legjitime (p.sh prostitucioni). Forma të tjera janë konsideruar reprezente “ të gabimeve” të sistemit ekonomik. Mund të jetë reagim i dënueshëm siç është arrestimi apo arrestimi i kufizuar. • Kriminaliteti konvencional: Përfshinë plaçkitjen, vjedhjen dhe gang të vjedhjes. Kundërvajtësit kryen veprën si karrierë të pjesshme, kurse të ardhurat i kompensojnë me mjete legjitime. Shumë të rinj fillojnë aktivitetin kriminal në gange, me besueshmëri të madhe se do ta pranojnë subkulturën kriminale. Sjellja

është në pajtim me qëllimet e suksesit ekonomik, por shoqëria reagon, ngase është rrezikuar prona private.

• Kriminaliteti i organizuar: përfshinë paketimin, prostitucionin e organizuar, bixhozin dhe kontrollin e narkotikëve. Kundërvajtësi kupton kriminalitetin si një pikëpamje e bashkimit ekonomik në rendet më të ulëta e konsiderojnë vetveten kriminel, të përfshirë në radhë të parë me kriminelë të tjerë dhe të izoluar nga shoqëria e gjerë. Në shtresat e larta, individët janë të bashkuar me përsona të shoqërisë legjitime dhe shpesh janë të vendosur në kuartet rezidenciale. Ekziston pajtueshmëria ndërmjet aktiviteteve ilegale të kriminalitetit të organizuar dhe të shoqërisë legjitime. Shkalla e gjerë e aktiviteteve të kriminalitetit të organizuar janë të lejuar nga shoqëria legjitime. Shërbimet ilegale nga shoqëria legjitime janë të mbrojtura nga ana e kriminalitetit të organizuar. Publiku toleron kriminalitetin e organizuar, pjesërisht ngase shërbimet e kërkuara mbrohen edhe pjesërisht për shkak se është vështirë të merren opëracione që ndërmarrin kriminelët. • Kriminelët profesional: Përfshin lojërat e fshehta, vjedhjet nëpër shitore, përvetësimin dhe falsifikimin. Kriminelët profesional e vazhdojnë kriminalitetin si mënyrë e shprehjes dhe mënyrës së jetës. Ata konsiderohen kriminelë të bashkuar me kriminelë të tjerë dhe kanë statusin e lartë në botën kriminele. Kryesisht janë të izoluar nga shoqëria e gjerë dhe e vazhdojnë karrierën si kriminelë. Ekziston shkallë e lartë e pajtueshmërisë ndërmjet kriminalitetit profesional dhe modelit dominues të sjelljes. Në këtë grup përfshihen ata që përpiqen të fitojnë para në mënyrë të shpejtë. Reagimi social nuk është i lehtë.

Diskursi i devijimit Akti i deviacionit i cili më se shpeshti është, i dukshëm në mënyrë sociale, paraqet vepër penale ndaj te cilës është kryer e terë procedura. Nocioni juridik i veprës penale është sjellje e cila përputhet me veprat te cilat janë te përshkruara ne ligjin penal, dhe e cila është ne kundërshtim me normat juridike. 49

49 Sipas enciklopedisë juridike vepra penale është “veper e rëzikshme shoqërore e cila është e përcaktuar në ligj si vepër penale dhe karakteristikat e së ciles janë të përcaktuara me ligj “ Në bazë të kësaj dispozite te ligjit penal te RSFJ (neni 8,ali.1) me të cilen ne të drejten penale jugosllave është përcaktuar nocioni i përgjithëshem i vepres penale, mund te përcaktohen elementet qenësore tei vepres penale. Vepra penale paraqet vepër të njeriut, cila do te thotë paraqitjen reale në boten e jashtme, të shfaqur në sjellje te caktuar te njeriut dhe duke shkaktuar pasoja te caktuara me këtë sjellje. Më ketë parim vjen në shprehje aprovimi i konceptit realistik k.d. për dalim nga normativa( vepra penale paraqet cenim te normes ) dhe shumë kuptimeve tjera te vepres penale e cila është e përfaqësuar në literaturë juridike - penale . Një veper ( sjellje) paraqet veper penale vetem nese është përshkruar me karakteristika e veta, ne ligj si veper penale dhe nese është në menyrë shoqërore e rrezikshme. Këto dy elemente atributive, përcaktojne sjellje të caktuar te njerëzve si vepër penale. Duke pasur parasysh se përcaktimi i vepres në ligj paraqet karakteristikë formale të nocionit të vepres penale, e rrezikëshmeria shoqërore, supstrati material i vepres penale ky kuptim shenohet si definomi formalo material i nocionit të vepres penale., Encikopedija juridike, Savremena Administracija, Beograd, vit. 1989.

Por ndonjë vepër, nga aspekti sociologjik, mund te jetë neutrale ose e lejuar, por i kundërshton normat juridike. Për shembull kjo mund të jetë revolucioni, terrorizmi, delikti politik, dhe tj., por nëse janë motivet në bazë të drejtuar në mënyrë sociale, problematike humaniste, atëherë sociologjia nuk i trajton këto akte si vepër penale, pra si rekcion në rrethinë, ( e definuar sipas situatës dhe ne mënyrë të determinuar), ose nëse sjellja është e drejtuar në drejtim të mohimit të ndonjë ndërmarrje sociale, ( p.sh. refuzimi i kryerjes së obligimit ushtarak për shkak te bindjeve) nga aspekti sociologjik nuk ka të bej me sjellje kriminele edhe pse ligji penal sjellje të tillë ndëshkon,. Sociologjia rreshton në vepër penale e cila është e rrezikshme për shoqëri, një varg dukurish shoqërore, të cilat me probalitet statistikor kompozojnë ambient për kryerjen e veprës penale. Gjendja e dezorganizimit social është me e rrezikshme, se vet kryesi, dhe është i kot, edhe pse i justifikueshëm, ndëshkimi, nëse rrethanat dhe gjendja e dezorganizimit social nuk e bllokon dhe e ndërpret si te tillë. Kryesi është në masë të madhe vetëm pasojë e rrethanave sociale – psikologjike. Për këtë arsye mundohemi që vepra penale në kuptim sociologjik të fjalës, duhet të parqet komponentë të faktorëve rrethore, të cilit e përfshijnë sjelljen si rezultat i mësimit dhe përvojës në rreth të caktuar sociale. Nocionin sociologjik të veprës penale gjegjësisht të sjelljes kriminele sipas mendimit tanë e ka shprehur në mënyrë më të plotë J.S. Stumphauzeri 50 me formulë: repërtoari kriminel + stimulimi dhe situatat + motivimi i përcipuar = sjellje kriminele . Definimi është bërë me një varg shqyrtimesh ekspërimentale dhe biheviorale, e një prej tyre është “ East side story” (tregimi prej pjesës lindore)”. Bëhet fjalë për anën lindore të Los Angjelesit, me probleme të shumëfishta, te papunësisë së lartë, varfërisë, kriminalitetit, dhe dhunës së theksuar e të bandave te të miturve, (gangë) Programi “ Tregimet prej pjesës lindore” patën filluar me analizë biheviorale në tre nivele te dhunës së bandave në një lagje të Los Angelesit me 15.000 banorë në te cilin për ditë paraqiten krismat, kidnapimet dhe kundërshtimi ndaj policisë. Së pari është bërë analiza biheviorale e të gjithë aspekteve të lagjes, për tu përcaktuar së cilat aspekte luajnë rolin e caktuar në krijimin dhe ekzistimin e sjelljes së dhunshme të bandave te të miturve: dukja, forma, dhe mangësitë e lagjes, si dhe cilat janë ndikimet kryesore sociale ( prindërit, mësuesit, policia, kisha, njerëzit punëtor). Nen dy, është bërë analiza biheviorale e bandës dominonte, të dhunshëm, të përbërë prej 400 të rinjve,ku është studiuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, se si anëtarët e tyre formojnë dhe mbajnë sjelljen e dhunshme. Nen tre, është bërë analiza biheviorale e të rinjve jo delikuent, për të zbuluar se si në mënyrë spontane krijohen ndikimet të cilit na sjellin në mënyrë të mos përputhshme deri te delikuenca dhe a mund të shfrytëzohen këto ndikime në kuptim te delikuencës. Kjo analizë biheviorale ( tri pjesshme) ka thënë një seri të thënash për atë se si krijohet dhe si mbahet sjellja e dhunshme e bandave. Për sh. është zbuluar se :

• Banda rivale hynë në territorin e ( bandës lokale dhe i nxitë • ( veteran) “ anëtarë më i vjetër i bandës e përshkruan në detale ( modelon në

mënyrë simbolike) se çka bënë ai ose çka kishte bërë në atë situatë • Brezi i ri i bandës kryen opëracion hakmarrës ndaj bandës tjetër.

50 Sipas Predrag Zarevskit :, Modifikimi i sjelljes në fushen e kriminalitetit dhe penologjisë”, Peneloshke teme, 3-4 Zagreb 1989.

• Moshatarët por dhe anëtarët tjerë e nxitin në mënyrë pozitive sjelljen e tille duke treguar kujdes dhe respekt

• Brezi i ri i bandës i përgjigjet kujdesit dhe respektit me krenari e cila ndikon si vetëpohim.

• Policia kinse i kap delikuentet, dhe pastaj më së shpeshti i lëshon ( në kuptim se fëmijët janë rrahur pak mes veti le të forcohen) dhe më këtë bëhet nxitja e mëtutjeshme e sjelljes së tillë ( të dhunshme) .

Në bazë të rezultateve preliminare të gjitha këtyre analizave janë zbatuar veprimet e posaçme. Synimi ka qenë që të angazhohen anëtarët kokëfortë te bandës në sjellje inkopatibile me delikuencë për sh. furnizimi për përsona më të moshuar, dhe në këtë mënyrë ti mbron nga rreziku real se në rrugë do të janë të pushtuar. Të punohet në revitalizimin e lagjes së vet. Janë të shënuara vendet me rrezik të lartë për zhvillimin e kriminalitetit ( shtëpitë e boshatisura dhe të ngjashme) dhe mësimi i mënyrës se si të rregullohet situata, janë të formuara shoqatat me artiste të rrugës ku kanë shkuar të rinjtë, kanë bërë regjine dhe kanë futur drama antikriminale për moshataret e vet por dhe për anëtarët tjerë të shoqërisë. Me zhvillimin të këtyre aktiviteteve programi ka përfshirë dhe largimin ose përkufizimin e disa prej një varg të nxitësve të bandave delikuente më te mitur, siç janë kujdesi, shpërblimi, të mirat materiale dhe mos nënshtrimi ndaj procedurës gjyqësore, më së pari përmes arsimimit e grupeve të prindërve dhe të rinisë. Pas një viti të zbatimit të programit, është treguar se të rinjtë janë të angazhuar në aktivitete të cilat nuk lidhen me kriminalitet dhe në mënyrë drastike e kanë zvogëluar sjelljen e tyre kriminale. Ekspërimenti ka tregua rezultate të dëshirueshme, por është treguar se është i shtrenjtë. Nga formula shihet se largimi i një faktori zvogëlon kuotën e kriminalitetit, gjegjësisht zhvillimin e repërtoarit jo kriminal, i cili tregohet si shenjë e suksesshme përmes të cilit shihet se veprimit kriminal është e pa dobishme dhe nuk paguhet. Antagonizmat urbane - rurale dhe migrimi si potencial për krijimin e fenomeneve sociale dhe patologjike Në ketë pjesë do të diskutojmë mbi relacionin urban – rural, konfrontimin e tyre përmes migrimit, si ind lidhës, dhe se si i potencojnë gjendjet sociopatologjike si varfërinë, akulturimet, izolimet dhe konfliktet. Qysh mund të përfundohet, bëhet fjalë për faktorë egzogen, dhe janë cekur vetëm situatat më të rëndësishme, për çka kemi qenë të shtyre që ta reduktojmë prezantimin në disa interpretime. Karakteri dikotom i shoqërisë, i dukshëm në kuptimet themelore te Marxit, Weberit dhe Dyrkemit, implikon që bashkësia të kuptohet si para ardhëse e shoqërisë, gjegjësisht kundërshtim shoqërisë. Kjo dikotomi themelore e bashkësisë dhe shoqërisë nuk do të jetë e lënë as në sociologji të shekullit njëzet, jo vetëm për nevoja klasifikuese të sociologjisë, por edhe për shkak së është në pyetje problemi i realizimit të paraqitjes humane, e cila është vënë në pyetje në shoqëritë bashkëkohore dhe komplekse. Shqyrtimi marrëdhënieve në mes të shoqërisë dhe bashkësisë më se shpeshti lidhet me dikotomi shoqëri feudale –industriale, fshat-qytet, solidariteti mekanik – organik, shoqëri

klasore –jo klasore, ndarja e thjesht – e përbërë e punës, dhe tj. Adresimi më i plot behet të Gemeinsehaft i Gesellsehaft i Ferdind Toenniesa. Si kriter për dallimin e bashkësisë dhe shoqërisë ai merr raportet e vullneteve njerëzore në kuptimin e ndikimit të reciprok kështu qe njëra anë bënë diç ose jap, e tjetra diç duron ose pranon. Natyra e këtyre ndikimeve është tendenca në drejtim të zgjatjes ose destrukcioni i vullnetit të tjetrit. F. Toenniesi e interesojnë raportet e pohimeve reciproke të cilat përbehen prej ndihmës, lehtësimit dhe konsiderohen si pasqyrim i vullnetit. Vetë raporti i cili organikisht në mënyrë unitare ndikon ndaj pohimit te vullneteve, quhet bashkësi, e nëse është krijim ideal dhe mekanik atëherë është fjala për shoqëri. Bashkësia bazohet në unitetin e vullneteve njerëzore si gjendje e natyrshme dhe e karakterizon lidhja mes njerëzve qysh prej kohe së lindjes së tyre. Toenniesi lidh prejardhjen sipas vijës së gjakut, vendit dhe frymës, si tri karakteristika të pandara të bashkësisë dhe në këtë drejtim thotë: “ Me qenë se bashkësia sipas vijës së gjakut, si bashkësi e qenies kalon me evolucion dhe diferencim ne bashkësi te vendit, e cila është e paraqitur në mënyrë te drejtpërdrejt ne vendbanim të përbashkët, e zhvillimi i mëtutjeshëm sjell përsëri deri të bashkësia e frymës, si bashkëveprim i vetëm dhe i përbashkët, në te njëjtin drejtim, në të njëjtin kuptim kjo bashkësi e vendit mund të jetë e kuptuar si lidhshmëri e jetës shtazarake, se qysh bashkësia e frymës mund të jetë e kuptuar si lidhshmëria e jetës mentale. Për këtë shkak bashkësia e frymës në lidhshmërinë vetjake me bashkësinë e vendit paraqet bashkësinë e vërtet njerëzore dhe llojin më të lartë te bashkësive.51 D.m.th sipas tij, mungesa e çfarëdo kundërthënie te vendit dhe frymës së bashkësisë”, kohës dhe hapësirës, nëse vërtetohen dhe lidhen mes veti me vullnete të ndërsjella mund të mbijetojnë, e format më të shpeshta janë gjinia, fqinjësia dhe miqësia. F. Toenniesi konsideron se kontrasti më i madh në raport me jetën e përbashkët, kontrasti mes fshatit ( bashkësi) dhe qytetit ( shoqëri), gjegjësisht rezulton me krijesa të ndryshme ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Në bazë te kësaj dikotomie konstrukton “ qiftet e koncepteve” dhe sugjeron që të kuptohen si tipat ideale, të cilat duhen ti bëjnë kontrast realitetit, dhe shërbejnë për studim të mëtutjeshëm, me qellim që të dhënat e përvojës ti bëjnë të krahasueshme. “ Qiftet konceptuale “ gjenden në raporte të ndërsjella, dhe anëtari i parë i qiftit është gjithnjë më i vjetër se rrjedh prej të parit. Ata burojnë nga vetë shoqëria, dhe Toenniesi i ka ofruar në lëmin ekonomike, politike, intelektuale, dhe morale. Tabela nr. 5 Dikotomia e fshatit (bashkësia) – qytetit (shoqëria) Fusha ekonomike Fusha politike Fusha intelektuale dhe

morale Fshati Qyteti Fshati Qyteti Fshati Qyteti Fshati qyteti Shoqëria

Folk Shoqëria shtetërore

Mendja femërore

Mendja mashkullore

Qytet i metropoli aristokracia demokracia Besimi në Njohuria e 51 Ferdinand Tenies “ Bashkësia dhe shoqëria” ndarja C, Format përcaktimit të aksionit, në Teorinë mbi shoqërinë,”Vuk Karadzic, Beograd 1968.

vogel çudira ligjeve të natyrës

Shteti bazë koloni federalizmi unitarizmi religjioni Njohurit shkencore

Prodhimi primar

Prodhimi dytësor

Partia konservative

Partia mutative

kisha sekt

amvisëria Tregu Ligji zakonor

Legjislativë revolucionare

ortodoksia herezi

Nderrm. të mëdha, mënyra e prodh. para kapitalizm.

Ndërrm. e vogel. Menyra e prodhim. kapitaliz.

Arti i shkencave

E drejta distributive

E drejta komutative

Toenniesi është ende i përdorshme për hulumtime empirike, e posaçërisht në domenin e qifteve të tij te konceptuar. Realizimi i këtyre dikotomive ka gjetur token e përshtatshme dhe në sociologjinë amerikane e njohur si dikotomia p.sh. Familja –tregu ose grupet primare – dytësore Përkundër bashkësisë, shoqëria karakterizon grumbullin e njerëzve të cilit jetojnë njeri afër tjetrit, por nuk janë të lidhur në mënyrë qenësore, dhe janë të ndarë, me gjithë ekzistimin e faktorëve te lidhjes. Shoqëria është grumbull i individëve te segmentuar të cilit të gjithë punojnë për shoqërinë e përgjithshme, edhe pse mendojnë se punojnë për vetën. Madje edhe për Hegelin dikotomia fshat – qytet paraqitet si fundamentale. Qyteti është selia e qarkullimit qytetar, e fshati është selia e përditshmërisë ( dokeve) e cila kalon në shtet. Si baze e vërtet e tyre dhe rezultat i përditshmërisë është vullneti supstucionial i shtetit, e në vetëdijen e individit e ka ekzistimin indirekt të vetës . Gesellschaft është finalja në raport me Gemeinschaft, pasi që në qytet veç kanë sunduar mekanizmat e nacionalitetit të zhvillimit shoqëror përkundër bashkësisë, i përcëlluar me industrializimin dhe urbanizimin e shoqërisë, pastaj me individualizimin dhe dominimin definitiv të kulturës monetare. Toenniesi, madje konsideron se qyteti përherë mbetet i varur nga fshati. Duke pasur parasysh se në qytet është i koncentruar zhvillimi,duke u larguar gjithnjë e më shumë prej fshatit, duke marr karakteristikat e metropolit. Për te është dendësia e vendbanimit kriter për të përcaktuar çfarë raporte do të sundojnë në qytet, çka tregohet si konstatim i rëndësishëm në lidhje me kontrastin në mes të qytetit kryesor dhe qyteteve provinciale. Dikotomia kryesore, fshat-qytet është themel i të tjerëve “ konfigurimeve te institucionalizuar” të cilat i përkasin kulturës qytetare ose fshatare. Ai fut edhe nocionin e “etnitetit social,” i cili nënkuptohet si proces i ndërmjetësimit të individëve të shumtë në hapësirë e i cili është i natyrshëm për ta, por i cili është përpos

faktorëve të rrethinës i definuar dhe me faktor interaktiv . Përbrenda “etnitetit social” ai dallon raportin social dhe natyral. Raporti natyral shënon raporte biologjike, raporti social raportet psikologjike të cilit janë afirmativë dhe kanë tendencë që të bëhen të përhershëm dhe ti epen grupit me të cilën kanë të bëjnë, edhe pse ky drejtim mund të jetë i kthyer në të kundërt. Kjo do të thotë që për prestarët e një grupi, grupi tjetër të jetë diç armiqësore, e prestaret e grupit vetjak diç gjithnjë pozitive, e cila është teorikisht ende e përdorshme për shpjegimin e raporteve jo te qëndrueshme52 urbane – rurale. Toenniesi ka pasur rëndësi të padyshueshme në përgjithësi për shkencën sociologjike amerikane, e posaçërisht në Chikago në sociologji urban. Ata kanë opëracionalizuar shpesh në vargun e hulumtimeve të veta qiftet dikotome në kushte urbane amerikane, çka ka rezultuar me rrjet të frytshëm konceptual. Hapësira shoqërisht e kolonizuar, respektivisht e banuar, paraqet shumën e projekteve për përvoja të përbashkëta të njerëzve. Hapësira e banuar ose territori është hapësirë e vlerësuar në mënyrë qenësore nga ana e bashkësisë të cilën e mban së bashku e dhëna hapësinore. Grumbulli i raporteve dhe përvojave mes njerëzve përbrenda hapësirës relativisht të kufizuar prodhon atë të cilën ne e quajmë bashkësi dhe paraqet bazën e bashkësisë si urbane ashtu edhe si rurale. Për sociologji të drejtuar në analizë të grupit në hapësirë rrethina fizike nënkuptohet si e dhënë e pastaj burimi i parametrave për kuptimin e sjelljeve njerëzore. Korniza e formuar fizike shkakton sjellje të pritur varietet e së cilës janë të kuptuar si funksione, jo të parametrave fizike, por të atyre përcaktimeve sociale dhe psikologjike të përbëra të cilat janë të rrënjosura në aktivitete dhe raporte të hapësirës sociale. Rrethina fizike e qytetit apo fshatit merr rëndësi të re kur është parë si presion ndaj problemeve të funksionimit në korniza të dhëna Harold M. Proshansky, 53 konsideron se relacioni sjellje-rrethin ndodh më së shpeshti në instanca siq vijon :

• Njeriu në të gjitha instancat dhe situatat është organizëm njohës, organizëm i drejtuar nga synimi. Fakt është se sjellja individuale është e drejtuar jo vetëm nga synimet të cilat i kërkon, por gjithashtu dhe me procese të tjerë të interpretimit. Secili individ interpreton dhe ia jep kuptimin rrethinës së vet, diferencat mes individëve nuk qëndrojnë në atë se si sillen por në at se si e përceptojnë dhe si e kuptojnë rrethinën

• Njeriu në përpjekje që ta kënaq përvojën gjithnjë kyçet në interaksion në rrethinën e tij fizike ai është organizëm i drejtuar nga caku dhe i kuptueshëm në interaksion me komponentin tjetër fizike të rrethinës individi është organizmi aktiv i cili përcakton interpreton dhe kërkon rrethinën fizike për mënyra përkatëse të realizimit të caqeve të tij shpesh duhet të kërkoj qëllime substidiare (ndihmëse) me qëllim të arritjes së qëllimit themelor.

• Në çfarë do konteksti të situatës individi mundohet të organizoj rrethinën e tij fizike kështu që kjo maksimalizon lirin e zgjedhjes. Liria e zgjedhjes është aspekti kritik i sjelljes njerëzore dhe në relacion ndaj rrethinës së tij fizike në korniza të

52 Alisabri Shabani,” Mbi elementet destruktive Gemeinschaft në BIH”, Hijatus nr.5, Zenicë 1996. 53 Harold M. Proshansky William Hittelson Ant Leanne G. Rivlin “Freedom of chocie and behavior in a physical setting” in “Environmental psicology : Man and his physical setting” at by Harold M. Proshansky William Hittelson Ant Leanne G. Rivlin, Holt Rinehart and Winston inc New Jork 1970.

themeluara fizike të individit do të vendoset ashtu që në të njëjtën kohë mund të njihet në mënyrë precize dhe të lëviz me qëllim të realizimit të cakut individi duhet ta njeh rrethinën e vet me qëllim të shfrytëzimit në mënyrën që i përket, me synim të realizimit të caqeve të posaçme ose objektivave.

Situatat e re dhe të papritura siç janë lufta dhe shpërbërja e sistemit implikon që individi në disa forma do të riorganizoj ndaj rrethinës fizike kështu që është maskimalizuar zgjedhja e tij personale. Zgjerimi i zgjedhjes së lirë në rrethinën e dhënë fizike varet jo vetëm prej strukturës së përhershme dhe formës së kësaj kornize, por edhe prej asaj se çka po ndodh prej një momenti në tjetrin. Nëse struktura e kornizës fizike që më parë përjashton mundësin e sjelljes së dëshiruar alternativat të përhershme janë të domosdoshme në rrethinën fizike. Në këtë mënyrë niveli i zgjedhjes është zgjeruar çdo zgjerim i mundësisë përmes manipulimit rrethanorë në njëjtën kohë paraprakisht i përjashton zgjedhjet tjera (p.sh pranimi i gjendjes siç është ose të sillet në mënyrë si kërkon konteksti i situatës). Në mënyrë sociale e interpretuar rrethina fizike e kompozon rrethinën sociale. Fshati është një prej rrethinave primare sociale dhe hapësinore Por hapësira rurale sociale rregullisht ndryshohet nën rrahjen e forcave strukturale të zhvillimit shoqëror, por fshati nuk humb në tërësi veçoritë e veta tradicionale por veç se i përshtatet proceseve të imponuara. Statusi i popullatës rurale është gjithnjë më i ulët dhe në kuptimin e lëvizshmërisë ai mund të jetë vetëm vertikal. Shoqëria tradicionale grupet shoqërore dhe raportet rëndojnë ndryshimet më të rëndësishme sociale edhe pse janë ato të dukshme në kuptim të lëvizës fuqisë punëtore prej fshatit e cila është pjesërisht e futur në ekonomin e qytetit. Kontaktet e përhershme të këtyre grupeve me qytet sjellin njëfarë jo konsistence në strukturën tradicionale të rrethinës fshatare : “krijohen format” “jo të pastra” fotografit të përziera sjellja konglomerati i të vjetrës dhe të resë në gjitha format e jetës dhe të punës mu kjo e bënë specifike bashkësinë fshatare – pa ndashmërinë nga e djeshmja dhe kyçja jo e mjaftueshme në të tashmen dhe të gjitha kombinimet varen të gjitha kombinimet të cilat krijohen nga kjo “lidhje” 54 fshati para së gjithash është një bashkësi të njohjes së tërësishëm reciprok. Përbrenda bashkësisë rurale diferencimi i roleve është i qartë dhe qendrorë në gjininë moshën dhe pozitën e grupit farefisnor ose shtëpiak. Individët i janë përshtatur detyrave të veta gjatë edukimit në të gjitha situatat. Është zhvilluar moral i posaçëm përbrenda kolektivitetit i cili deri diku vlen në raporte me botën e jashtme, ato të kohëpaskohshme ose ato të shpeshta. Nga mbyllja e fshatit rrjedh struktura sociale e fshatit, homogjenizmi i saj kulturor por jo edhe social (të rriturit – të rinjtë, meshkujt – femrat, pronarët – argatët etj.) Henri Mendras 55 konsideron se karakteristik e fshatit është autonomia relative në krahasim me shoqërinë globale; grupi ekonomive shtëpiake në fshat në të njëjtën kohë është edhe konsumator dhe prodhues; ekonomia fshatare është autarkike dhe shërben për reproduksionin e grupit ekonomive shtëpiake dhe kolektiviteti fshatar; shoqëria globale e trafikut me shoqërinë fshatare me ndërmjetësimin e mediatorëve. Migrimet më të rëndësishme nga fshati janë bërë në kohen e industrializimit të par me karakteristik të theksuar të lëvizshmërisë hapësinore. Në at përiudhë të bashkuar kanë dikuar faktorët e kërkesave industriale për fuqi punëtore si dhe paraqitja e tepricës së popullatës fshatare, e

54 Maja Shtambuk “Disa karakteristika të hapësirës fshatare sociale” revy për sociologji nr. 1-2, Zagreb 1989 f. 121-128 55 Henri Mendras “Sociologjia e ambientit fshatare” në “sociologji” ur. G. Gurvitch, Napried 1966 f. 332-348

cila së fundi e ka ndryshuar në masë të madhe pasqyrën sociale-ekonomike dhe demografike të fshatit. Në pikëpamje të eksodit rural jugosllav, përiudha më e rëndësishme konsiderohet përiudha pas 1945, me repërkusione shumë dramatike si në qytet ashtu edhe në fshat. Në këtë vend do ta theksojmë vetëm faktin e krijimit të aparatit shumë të madh administrativ në bazë të paaftë dhe parazit, i cili ka qenë i rekrutuar nga popullata fshatare bujqësia e prapambetur ka qenë edhe më shumë e prekur me deagrarizimin e popullatës fshatare çfarë ka shkaktuar kudër thënie të re në relacion fshat-qytet Maja Shtambuk thekson, në burimin e përmendur, tiparet e fshatit të cilat i afron Placide Rambaud. Ai niset prej asaj se “fshati është një prej formave të organizimit hapësinor të grupeve”. Karakteristikat të cilat e bëjnë fshatin mjedis specifik special :

• Përkufizimi dhe mbyllja e hapësirës është e kushtëzuar me identitetin në mes të hapësirës rezidenciale dhe punuese, koncepcioni sipas të cilit janë puna dhe hapësira së pari të karakterit hapësinor. Monovalenca te ekonomisë fshatare dhe diferenca të cilat ekzistojnë në mes të sistemit ekonomik dhe prodhimit në qytet gjithashtu përbëjnë specifikën e shoqërisë fshatare. Fshati është decentralizimi hapësinor i banorëve” (më së shpeshti kjo është bujqësia gjegjësisht puna në bujqësi është dominuese ).

• Shoqëria fshatare së pari krijon raporte punuese teknike hapësinore, e tek pasoja indirekte e kësaj janë raporte speciale. Për dallim prej kësaj në rend të parë grumbulli i raporteve sociale e tek pastaj raporte të drejtpërdrejta dhe punuese (teknike) ndaj hapësirës. Fshati nuk krijon mundësi të zgjedhjes ai është shfaqja e vullnetit të njësive mikroekonomike grumbulli jo organik i qendrave të vendosjes i cili kërkon unifikimin dhe jashtë vetës, kjo është arsyeja për mobilizim të dobët social për të cilin shkak fshati ngadalë ndryshohet e kjo pastaj shpjegon rolin pasiv episodik në ndryshimet e shoqërisë globale.

Karakteristik e fshatit është raporti i ashpër dhe i qëndrueshëm mes grupit dhe hapësirës. Hapësira i imponohet shumë ashpër grupit fshatar për shkak të raporteve punuese fshatare të popullatës ndaj asaj hapësire, nga kjo rrjedh dhe stabiliteti hapësinor i fshatit (për H. Mendrasin sociolog rural studion pasojat të cilat dalin për shoqëri fshatare, nga nënshtrimi i njeriut ndaj hapësirës). Raportet në mes të grupit dhe hapësirës janë të kufizuar me hapësirën komunale e cila i kontribuon forcimit i të gjitha formave të këmbimit - prej këmbimit martesor deri te ai politik Fuqia e fshatit manifestohet në krijimin dhe mbajtjen e ndjenjës së përkimit sipas gjinisë dhe sipas vendit. Fshati kujton fuqimisht dhe prej kësaj rrjedh tradita. Fshati është grup, si qysh kemi cekur te njohjes së tërësishme reciproke. Fshati mbahet bashkë për shkak të institucioneve të imponuara ekonomike, sociale, si dhe nënshtrimi ndaj natyrës e cila është e njëjtë për të gjithë. Funksioni kreativ i fshatit pasqyrohet në kombinim të funksioneve të ndryshme, shfaqjeve, raporteve siç janë shtëpitë, veshja, mënyra e punës, dasmat dhe etj.56

56 Maja Shtambuk “Disa karakteristika të hapësirës fshatare sociale” revy për sociologji nr. 1-2, Zagreb 1989

Industrializimi dhe urbanizimi kanë kontribuar ndryshimit të cilësor dhe kualitativ të ambientit fshatar, posaçërisht në shtresën bazike të shoqërisë fshatare. Shoqëria fshatare shpërndahet, nuk reprodukohet, dhe prej saj zakonisht largohet. Ata të cilit mbesin, më së shpeshti kombinojnë punësimin jo bujqësor më punën në bujqësi. Në qendër të interesit tanë është shoqëria tradicionale, e decentralizuar nga territori vetjak në, urban shkakton një seri të problemeve sociale, dhe patologjinë përkatëse sociale. Në kuptimin territorial fshati është i padukshëm për qytet. Nocioni i bashkësisë në rrethin urban ofron ekuivalent për strukturën sociale hapësinore të rrethinës rural e cila nuk mund të shënohet si diferenca në mes të me shumë fushave të aksionit simbolik dhe të njërës. Behet fjalë për atë se bashkësia tradicionale e tipit rural ( në kuptimin tipik ideal) funksionon përmes te një shprehje te vetme simbolike, gjegjësisht bashkësia e dhënë është e tërë ajo e cila njihet, dhe e tëra ndodh në te. Rrethina urbane për shkak të një vargu të raporteve të ndërmjetësuara, e pa njohur dhe nuk i përket domenit të përvojave. Kjo përvojë është e fragmentuar dhe e shumë anshme, e paparashikueshme me shumë kode simbolike, për të cilin shkak urbani nuk mundet me e pranuar rolin e vet deri në fund si definitiv. Për shoqërinë tradicionale njerëzit janë në interakcione të përhershme reciproke, për shoqërinë urbane, urbaniti duhet ti përket vargut të grupeve tjera. Ky diferencimi i vrazhdë në realitet nuk është tërësisht i pastër. Madje shoqëria tradicionale e dekoncentruat prej teritorijalitetit të vet në teritorijalitet të qytetit është rezistence ndaj ndryshimeve, në mes tjerave dhe për shkak të nevojës për identitet, por edhe si përgjigje ndaj burokratizimit dhe racionalizimit të shoqërisë. Sipas Dunja Rihtman – Augushtin 57 shoqëria tradicionale, nga pikëpamja e kulturës është e pranishme edhe në te tashmen për shkak të kuptimit të historisë e cila nuk është gjeometrike, ( në kuptimin e kontinuumit të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes) por kibernetike e cila konsideron se e kaluara është e tëra ajo të cilën nuk e ka e ardhmja, e cila i ka përjashtuar të gjitha mundësit përveç njërës. Kjo ë kaluar është e heshtur, pasi ne to nuk ka situata dhe ngjarje të hapura, e ardhmja është ajo e cila nuk e ka hapur as një mundësi . E kaluara është definitive dhe universale. Mendimi tradicional dhe përvoja nuk ka mbaruar me ngjarje të kaluara, dhe mundësit e tyre zgjasin edhe në të tashmen dhe kanë përspektivë në të ardhme. Nga kjo qasje ajo zhvillon kritiken më të mirë të nocionit popull. Populli është i trajtuar gjatë në kulturologji në bazë të mitit, dhe gjatë saj është fshehur shtresimi social e këtij nocioni, dhe vlerat konkurrente për brenda të kësaj kulture. Konceptimi mitik i popullit ka qenë bazë e krijimit të modelit nacionalistë të modelit të kulturës në kuadër të këtij nocioni. Hulumtimet kulturologjike të popullit kanë ndërtuar kanonin i cili thotë. Populli, burimi, antika, kontinuiteti. Nocionin e kulturës popullore ka pohuar më së miri vlera burimore, gjegjësisht ajo vlerë e krijuar prej ndikimeve të jashtme ( ndikimet qytetit) e të cilat kanë pohuar si te tilla në kontinuitet. Realiteti i popullit është i koncentruar në kuptimin kulturologjik, në sferën socio-ekonomike, mënyra e mendimit, dhe mënyra e sjelljes, aksioni, dhe s’përputhja në mes të mendimit popullor dhe të sjelljes. Në gjurmët e Levi –Straussit ( ideja e ekzistimit të strukturave abstrakte dhe fakteve konkrete, pastaj raporti i tyre reciprok në përvojën e 57 Maja Shtambuk “Disa karakteristika të hapësirës fshatare sociale” revy për sociologji nr. 1-2, Zagreb 1989

kulturës ) ajo zhvillon model të rendit të paramenduar dhe të realizuar, pasi përvoja e realizuar dhe e përjetuar rregullisht ndryshon prej normave të përcaktuara, të vlerësuara dhe të paramenduara. “ Mund të shtrojmë pyetje se a nuk është kjo kategori relevante për politikë dhe ideologji të shoqërisë bashkëkohore”58 me fjalë tjera, domeni i asaj konkretes në kulturë sugjeron se kultura është kundërthënëse, dhe në formë të interpretimeve vetjake definon se çka është prapësuar. Në të prapësuarat kultura reagon dhe zbulimi i mënyrës së reagimit mund të na zbulon modelin total të shoqërisë. Kultura prapë se prapë mbetet grumbull i rregullave gjenerative të cilat i ka formuar historikisht përvoja njerëzore. Kultura mbetet substitut për shoqëri të mbijetuar, dhe udhëheq me orientimin mental dhe vlerësues te individit, përmes saj reduktohet kompleksiteti i rrethinës dhe duke qenë me e fuqishme se individi, pasi është konkretizuar në strukturat sociale, ajo i ofrohet si ligjshmëri dhe përfshirja social në të dhënë dhe përcakton mënyrën e përshtatshmërisë në të dhënë. Revolucioni industrial ka zëvendësuar totalitetin e një bote me tonalitetin e botes vetjake. Fshatarësia ka ndërprerë të jetë burim i pasurisë dhe themel i shoqërisë dhe kulturës së vjetër, është zëvendësuar me kategori te reja të klasave në kapitalizëm, të cilat futin kompleksivitetin me të madhe në shoqëri. Kultura fshatare ka qenë e detyruar që ti përshtatet momenteve të reja më te fuqishme në shoqëri ose është shpërbërë. Shkatërrimi ekonomik i fshatit e nxjerr në sipërfaqe familjen dhe përforcimin e vlerave familjare, si kompensim për një botë të tërë. Përmes familjes ka qenë e mundur të mbahet vetja, dhe afërmit në rrethin kapitaliste e cila ka kërcënuar gjithnjë atë mbajtje. Në hapësirën Ballkanike është e njohur koopërativa ose familja e zgjeruar e cila ka pohuar bërthamën e tradicionales. Dunja Rihtman Augushtin duke studiuar koopërativat, ka konstatuar nivelet e realitetit të tradicionalitetit duke marr parasysh aspektet e bashkësisë pasuritë, puna, jeta e autoritetit, dhe raporti me shoqërinë e përgjithshme duke e krahasuar me mënyrën e interpretimit në kulturën ideale dhe reale. Ajo konsideron se njeriu bashkëkohor duhet në të njejten kohë ti shtron dy ose më shumë pyetje dhe konstaton: “ përpos pamjeve idilike të te kaluarës, publicistika e jonë bashkëkohore dhe gjuha bashkëkohore politike gjithnjë e më shpesh e ngarkuar me mëkate të ashtuquajturit mentalitetit tanë. A janë mentalitetet vërtet fajtore për te gjitha fatkeqësitë ? A është idealizimi i të kaluarës tanë heroik, demokratik dhe egaiitare vërtet shembulli i janë i ndritshëm.? Nëse strukturën e mendimit tradicional e shikojmë si dilemë të përhershme e të zgjedhjes në mes të përbashkëtës dhe personales, ne mes të harmonisë dhe të konfliktit, në mes të fuqisë autoritatve dhe të marrëveshjes dhe të negocimit, në mes të ekonomizimit të mençur dhe me kursim dhe të përvetësimit personal, në mes të mbylljes së ambienteve tanë dhe të hapurit më procese komunikatave nga lindja dhe përëndimi, prej veriut dhe jugut, atëherë do të mund të ndryshojmë dhe në analizë të veprimeve bashkëkohore dhe politikave. Këto veprime dhe këto politike janë vepër e njëjtë, ata të cilit marrin vendime 58 Dunja Rihtman Augushtin “ Struktura e mendimit tradicional” Libri shkollor, Zagreb, 1984, f. 7-19

kyçe dhe të rëndësishme si dhe të gjithë njerëzve të ashtuquajtur të vegjël, në jetën e tyre të përditshme. Mentaliteti primitiv nuk është i rrasur në rezervatin e këtyre të fundit.59” Karakteristikat e ndryshme të urbanes në raport me rurale në direktivat e definicioneve të cekura të Wirth- ofit, dhe më shënime të Rihtman Augushtinit, që tradicionalisht ende jeton, na hapë mundësi të reja për definicionin tanë të urbanes post tradicionale. Ajo thotë: “Karakteristik e rrethit urban ( kompaktësia i hapësirës urbane, jeta e ndërmjetësuar sociale, ngarkesë asocijative e hapësirës-) vargu i karakteristikave të ndryshme individuale, infrastruktura institucionale, punktet dhe vatrat e interesave individuale dhe kolektive) janë të papushtueshme dhe të përbëra, për shoqëri tradicionale për të cilin shkak është e detyruar, kryesisht në formë të pandryshuar, edhe prej kohës së migrimeve të mëdha prej luftës së dytë botërore, të ofrohet definimin e afërsisë hapësinore, e cila do të mund ta sjell teritorijalitetin urban në direktiva të kapërcyeshme siç është bashkëpunimi ( me të ngjashëm vetes) që të krijohet kontrolli social ( solidariteti joformal) mekanizmat e ndihmës, dhe të bashkimit, ( bindja së nuk është vetëm) dhe përkrahja e fuqishme e vlerave tradicionale në gjurmë të religjionit, etnicitetit, dhe ideve të teritorialitetit. Ky kufizim duhet ta merret me kujdes, për shkak te vlerave konkurrente të urbanes, ( punësimit, instrumentalizimit të institucioneve, anonimiteti etj.) pasi pjesa e rëndësishme e popullatës rurale në qytete, tani mund të thuhet gjenerata e dytë ose e tretë e masës migruese, nuk do të ktheheshin atje prej kah kanë ardhur. Na duket që kjo situatë do të mbetet gjatë atribut përbrenda urbanes, por së pari me karakteristika të definuara tradicionale. Në atë rrafshë fenomenologjia e përditshmërisë urbane p.sh. në Bosnje dhe Hercegovine manifestohet si tensionim rural – urban. Tabela Nr. 6 Pasqyrë e raporteve të aspekteve të bashkësisë ndaj kulturës ideale dhe reale sipas autores, Dunja Rihtman Augushtin

BASHKËSIA E PASURIS

BASHKËSIA E PUNËS

BASHKËSIA E JETËS

BASHKËSIA E AUTORITETIT

RAPORTET ME SHOQËRIN E PËRGJITHSHME

KULTURA IDEALE

- Pasuria e pandashme e përbashkët familjare; -Pasuria personale si shmangieje

- Ndarja e punës në punë të meshkujve, në punë të femrave dhe në punë të përbashkëta; - statusi më i lartë i punëve të meshkujve; - e tërë puna në të mirën e bashkësisë.

-familja e zgjeruar jeton në harmoni, vlera mesatare e pajtueshmërisë; -meshkujt kanë status më të lartë, femrat janë të nënshtruara

Autoriteti i kufizuar me konsensus, por ashpër dhe i drejtë

Pavarësia e familjeve fshatare nga rrjedhat e përgjthshme shoqërore

59 Op.cit.83.f.182-185

KULTURA REALE

-Pasuria individuale, shpesh herë krahas me pasurinë e përbashkët dhe në raport komplementar; -Vjedhje e pasurisë së përbashkët.

- Ngarkesa e barabartë e gjinive me punë; - funksioni ekonomik i punës personale të gruas; -kundërthëniet e punës së specializuar dhe bashkësia

-Konfliktet në mes trungjeve familjare dhe në mes të përsonave; - subkultura e femrës

-kontestimi i autoritetit të ashpër; - ndikimi i femrës si opozitë e forcës së mashkullit; - konfliktet për shkak të veprimeve të pa drejta të autoritetit

-kontaktet e ndryshme dhe të shumta të komunikimit të koopërativës dhe bashkësive të fshatit me feudalët, fisnikët, tregun dhe sistemin e komunikimit.

Decentrimi i populacionit rural nga kornizat e veta qon nga migrimet që i konsiderojmë faktorë universal të situatës së tanishme urbane. Në rrjedhën e më tejme të shtjellimit do të mundohemi që ti shpjegojmë definimet teorike të migrimeve. Konsiderohet se kualiteti i kopulacionit migrues në BH ishte i përcaktuar me indoktrinim të përhershëm me mite dhe me urrejtjen politike ndaj shtresave të pasura shoqërore Fatalizmi ishte stil i jetesës me rezistime të fuqishme ndaj ndryshimeve dhe se tradita u imponua si ngarkesë dhe pengesë për përparime. Relacioni pak dituri – shumë mite ka funksionuar në nivelin e mënyrës së jetës. Kontinuiteti rural – urban në territorin e BH është transformuar në një tendencë konfliktuoze shumë vjeçare ruralo-urbane. Fshatari shumicën e dramave shoqërore siç janë luftërat i ka instrumentalizuar për hyrje triumfale në qytet por edhe e ka sjellë nacionalizmin. 50 vjetët e fundit, fshatarët triumfojnë në qyteteve duke i imponuar primitivizmin, barbarizmin dhe vlerat rurale minore. Paradoksi është se viset agrare në BH ishin dhe mbeten në vendin e fundit në Evropë për nga punimi dhe shfrytëzimi i tyre. Toka iu është marrë të tjerëve edhe pse nuk punohej, sepse të gjithë janë shpërngulur në qytete. Qytetet e mbi popullura dhe fshatrat e zbrazura janë vetitë më karakteristike të raporteve të popullimit rural – urban. Modeli themelor i mobilitetit social është shpërngulja fizike nga fshati në qytet për shkaqe të jo atraktivitetit, izolimit dhe paqartësive. “Qytetarët e rijë” me të gjitha karakteristikat e jetës rurale i kanë ruralizuar qytetet o vetëm në domenin e fenomenologjis së përditshmërisë por edhe në aspektin mjedisorë ( ndërtimet e egra rreth qyteteve). Struktura rurale është ruajtur thuaja e pa ndryshuar dhe se mund të kuptohet si e mbyllur. Të dhënat aproksimative për regjistrimin e popullsisë në BH sugjerojnë se rritja jo e rregullt e numrit të popullsisë urbane si pas standardeve botërore. Tabela nr. 7 Pasqyrë tabelare e përqindjes së raporteve të popullsisë urbane dhe rurale për përiudhën 1961-1991 në B H

VITI QYTETI FSHATI 1961 22 % 78 % 1971 28 % 72 % 1981 32 % 68 % 1991 38 % 62 %

Për shkak të urbanizimit të vonuar ( raport i disfavorshëm i sipërfaqes urbane dhe ardhjes së banorëve të rinjë), qytetet devastohen jo vetem në aspektin e struktures fizike por edhe në aspektin kulturor. Ndryshimet kvantitativo-kvalitative janë ndërlidhur dh ekanë ndikuar direkt në ruajtjën e konfliktit të konfliktit ruralo – urban. Artikulimi socijal i luftës së kaluar më së shpeshti është i dukshëm në dijalektet gjuhësore që ndërrohet diku në gjeneratën e dytë ose të tretë, me ruajtjën gjeloze të ritualit të mos besimit ndaj qytetit. Ulja e kritereve të sjelljes në mesin urban gjithashtu është një tregues i devastimit të kulturës urbane. Në kontinuitetin kohorë të banimit të fshatarit në qytet sjelljet i kkanë të kujdesshme, pastaj asht e përcaktuar ma stil rural, me mos tolerancë dhe mbyllje ndaj kulturave tjera. Për fshatarin në qytet, si detyrë strategjike është imponuar nevoja e posedimit të të gjitha të mirave konsumuese që janë karakteristike në qytet, por me mënyrat rurale specifike të përdorimit të tyre si psh. radio, muzika shumë e zhurmshme, kiçi dhe shundi në pajimet shtëpiake, ushqimi i njëllojshëm, tendencat e mbizotërimit të stilit rural etj. Karakteristikë e sjlljes publike mospjesmarrja e dukshme në rrjedhet kryesore kulturore, ndërsa kontaktet sociale mbesin vetem me rrethin e shokëve të dëshmuar, me fqinjët dhe far e fisin. Mos pranimi i mesit të urbanituar manifestohet me ddëmtimet e shumëta të përmbajtjeve urbane siq janë transporti publik, shkallët, dëmtimi i drunjëve në parqe e rrugë, dëmtimi i dritave të qytetit, pllakatave etj. Pra, problem thelbësorë qytet - fshat janë migrimet. Bosna dhe Hercegovina ka paraqitur fokusin e ngjarjeve migruese në ish Jugoslavi, por nga një herë ai fokus ishte i koncentruar edhe në Kosovë. Problemi i migririmeve në ato regjione ishin të artikuluar me disa dimensione tjera (afërsia e Slovenis me përendimin, ndërsa në Kosovë intonacioni politik i migrimeve). Bosna në mënyrë konstante, që nga viti 1953. ishte republikë egzoduesi. Bosna dhe Hercegovina printe në shpërngulje të popullsisë si pas numrit të banorëve rreth 87% të teritorit të së cilës kishte karakter eksoduesi ndersa 52 % të teritorit ka karakter të imigrimit. Zonat tradicionale të varfëra, të cilat kryesisht e mbulojnë Bosnen qendrore nuk kishin tjetër përspektivë dhe janë shpërngulur dhe se edhe sot kanë mbetur zona të theksuara rurale dhe me shkallë shumë të ulët të dendësisë së popullsisë. Shpërnguljet e popullsisë kanë vazhduar edhe më tej, ndërsa gjatë luftës ishte e thekësuar shpërngulja drejt ndonjërës prej qendrave republikane si janë (Banja Luka, Doboj, Tuzla, Bosanski Brod, Zenica, Sarajevo, Mostar).

Silva Mezhnariq60 kosideron se BH ishte viktima e parë e konceptit të zhvillimit stalinist të Jugosllavis. Basenet e tuzlles dhe të Zenicës, të parët pas luftës së dytë botërore i kanë pranuar konceptet e elektrifikimit dhe të industrializimit që në atë kohë kanë hyrë në vatra të mëdha të imigrimit, dmth. Baseni i Beogradit, rrespektivisht baseni Sava- Danub që kan qarkulluar kah e ashtuquajtura amë T. Intonacioni politik i zbrazjes përmes industrializimit të dhunshëm edhe më tepër e ka varfëruar BH. Fakti se ajo që ndodhi në BH gjatë luftës në dimensionin e migrimeve dhe urbanitetit e ka backgroundin e vet dhe në migrime. Përgjthësht, karakteristikat e lëvizjes së migrimeve janë:

• Lëvizje të përhershme relative të përsonave ose grupeve • Nga një lokacion i caktuar gjeografik në tjetrin, • Këtu paraprin procesi i vendim marrjes nga individi, duke u bazuar në grup vlerat e rregullimit hierarkik të vlerave dhe të dëshirave, • që rezultojnë me ndrrimin e sistemit të interakcionit të migruesit individual.

Migrimet e bëjnë të pamundshëm zhvillimin e përiferisë dhe për këtë shkak raporti qendër – përiferi në B dhe H mundet me qenë tërësisht asimetrik. Asimetria pasqyrohet në amzën e modelit të debalansit dhe të pasigurisë. Skema e migrimeve në B dhe H shumë ishte përcaktuar me lokacionin e saj në ish Jugosllavi. Edhe vet ish Jugosllavia, si përiferi industriale, as një herë nuk i ka mbisunduar migracionet. Migrimet e fuqishme gjithnjë janë indikator i debalansit në shoqëri. Në ish Jugosllavi, në fillim ishin migrimet e dhunshme të pas luftës shumë prezent në B dhe H, pastaj intensifikimi i migrimeve gjatë viteve të 60 dhe në fillim të viteve të 70 të orientuar a kah përendemi. Këto migrime nuk janë pranuar nga politika e që dëshmohet me frazën e krijuar në vitet e 70 “ Punëtorët në punë të përkohshme në botën e jashtme”. Fjala ishte kryesisht për eksportin e papunësisë që në Jugosllavi e shumëzonte papunësinë. Teprica e banorëve u bë problematike, edhe pse ai problem nuk pranohej. Fraza e krijuar u paraqit njëkohësisht me mbylljen e tregut të punës në përëndim në vitin 1974. Teprica e popullsisë dhe papunësia, në fillim të viteve të 80, Jugosllavin e kanë definuar si të pa aftë ta zgjidhë problemin dhe me karakteristika të qarta të krizës, ose siç thotë Vjeran Katunariqi “ intermexo e pamundësisë për brezin e tretë” Teoria e migrimeve, si lëvizje interaktive në domenin e pa njohur, por të dëshiruar e pasuruar me informatat e sistematizimit për shoqërinë pranuese dhe për shoqërinë e

60 “Si shpërngulen dhe ndahen Jugosllavët”, Start magazin nr. 529, 1989 – faqe. 56-63.

origjinës së të shpërngulurve dhe si më e rëndësishmja, tendenca e analizës bartet nga “ aksionet individuale” në internacionalizimin e sistemeve të rregullatorëve të migrimeve. Fjala është për modelin e Anthony Richmondit të prezantuar me skemë61 Skema br. 3 modeli i Anthony Richmondit- rregulatori i migrmeve

Skema përmbanë “gjëndjen e paramigrimit të migrantëve” dhe “determinantet e situatës së pranimit“ si variable të eksploatimit të migrimeve, rrespektivisht të përcaktimit të kolektivitetit migrues. 61 Sipas: Silvia Mezhnar “fitimi i teritoreve, mbulim i kohes – migrme në vend të zhvillimit”, Shoqata e sociologëve të Kroacisë, Zagreb, 1991. f.. 9-119

Inkorporacioni i këti koncepti është i nevojshëm për hulumtimin e“ gjendjes trasitore“ të migrantëve në lidhje me „kohëzgjatjën e qëndrimit“ në shoqërin që i ka pranuar. Përmes të këti raporti kalon boshti i modelit që tërësisht e ndanë në diskursin e djathtë dhe në diskursin e majtë të migrimeve( migrimet individale dhe sistemore). Me ardhjen në situatën e migrimeve, individët dhe grupet, shndërrohën në bartës të strukturave që përveq lëvizjeve fizike ndërmarrin edhe introjekcioni dhe sistemet e reja interaktive që i janë ofruar përmes sistemeve të kolektiviteteve migrante ose shoqërive imigrante. Mënyra e ardhjes deri te introjekcioni është kontakti i migrantëve ose i migrantit potencial me kolektivitetin migrant, njohja dhe veprimi i të dy sistemeve. Në anën e shoqërisë imigrante dhe kolektivitetit migrant janë të rregulluara rrolet për ndryshime të cilat në alokacionin dhe integrimin e rroleve në sistem hyjnë masa e bartësve të rinjë potencial të këtyre strukturave. Në këtë fushë është e mundur të dallohen emigranti i suksesshëm dhe ai i pa suksesshmi. Në aspektin kompetent emigranti i orientuar e kontrollon rrethin e vetë, ndërsa ai i pa kompetenca jo vetëm që e kontrollon por edhe është i penguar në disa aspekte për ta identifikuar nivelin. Për Bosnjën dhe Hercegovinën mund të themi se ka përvoja të rëndësishme me Slloveninë. Silva Mezhnariq62, duke i hululmtuar migrimet e Bosnës përendimore në raport me Slloveninë, i ka vërejtur 6 tipe të grupeve transformuese në shoqërinë pranuese (Slloveninë) që do ti prezenojmë për shkaqe analitike:

• TIPI A - Grupet e izoluara nga emigrantët dhe anëtarët e grupeve të shoqërisë së vetë, grupe apatike dhe të margjinalizuara; • TIPI B - Grupet e izoluara të emigrantëve, jo të margjinalizaur, me sjellje stabile dhe komunikime me shoqërinë e vetë vetëm në sferën instrumentale (familja – puna dhe shpenziemt); • TIPI C- Grupet e izoluara të emigrantëve, aktive në shoqërinë e vetë, fusha participative dhe ekstenzive me definime të ashpra identifikimi në hapsirën simbolike ( p.sh. identifikimi i religjioz) ; • TIPI D – Grupet etnike kohezive komunikim i diferenciar me emigrantët (vetëm sipas nevoje), është i theksuar orientimi i participimit me sferat qëndrore të forcës shoqërore (alokim i resurseve), grupe mobile, idenitfikimi pa tepricë të vlerësimeve të normave shoqërore, por jo edhe sa hapsirën simbolike që mbetet tradicionale (gjuha, literatura, ritualet, grupa primare dhe kuptimi i sajë), regresionet e mundshme janë në etno-centrizëm; • TIPI E- Grupi ihapur etnik aktiv – fushë ekstenzive e participimit të vlerave jo tradicionale dhe hapsirës simbolike, zhvillohet identitet i ri i orientur në ndryshime shoqërore dhe aktiv; • TIPI F – Grupi instrumental koheziv – rast i skajshëm me identifikimin praprak me vlera, simbolet hapsirore normat shoqërore të pa rezerva, pa orientim kritik dhe pa akcion të ndryshismeve. Participimi në shoqëri dhe komunikim me emigrantët vetëm në sferën instrumetale, orientim në mobilitet dhe konsumit. Mundësia e regresionit në etnocentrizëm, nacionalizëm për shkak

62 Ibidem,, s. 75-76

të kompeticionit me emigrantët për privilegje në kanalet e mobilitetit dhe konsumit.

Megjithatë ne konsiderojmë si çështje të hapur në kuadër të rrethanave urbane në Bosnje e Hercegovinë që a është mundur të flitet për shoqërinë e pranimit (shoqëri urbane). Migrant aktiv është ai i cili pa kthim i investon përparësitë e arritura në shoqërinë e pranimit. Migrant aktiv është dukuri e rëndësishme në rrethanat urbane të Bosnje Hercegovinës dhe nuk i lidhin drejtë për së drejti me luftën. Nëse shqyrtohet gjenerata e dytë ose e tretë e masës primare të migrantëve kishim me pa se raporti aktiv p.sh. i gjeneratës së parë ndaj vlerave të normave dhe simboleve të qytetit në gjeneratën e dytë veç ka rezultuar me përparime në pranimin e kulturës urbane madje edhe në kuptimin e saj simbolik. Kjo dukuri ka të bëjë veçanërisht me ata fëmijë të emigrantëve të cilët shkollimin e kanë kuptuar si kanalin e vetëm mobil, dhe se më vonë u ka ndihmuar në tregun e fuqisë punëtore dhe personalitetit. Migrantin e hapur e karakterizon identiteti i pa kompletuar në kuptimin e kthimit në identitetin e vjetër (miti për kthim), ikja nga çdo identitet, humbja e identitetit dhe gjurmimi për identitetin e ri. Një gjendje post migrante sipas rregullit ish dashur ti zgjedh këto aspekte të pa kompletimit por edhe në nivelin e jetës së përditshme ata mbesin dukshëm të pa përfunduar. Karakteristikë kryesore e përvojës së pa përfunduar post migrante është reduktimi nga aspekti klasor në aspektin nacional dhe etnik. Migrimet fshat – qytet kanë pasur ndryshim gramatike të strukturës sociale dhe kanë shkaktuar një varg të gjendjeve socio patologjike. Për vetëm dhjet vjet 1947 – 1957, në ish Jugosllavi numri i popullsisë bujqësore u zvogëlua prej 67% në 56%. Rritja e shpejtë e popullsisë jo bujqësore dhe punësimit jobujqësor ka shkaktuar krijimin e popullsisë jobujqësore që kryesisht ka jetuar në përiferi të lagjeve të qyteteve. Ndarja shoqërore e punës nuk e ka diktuar shkallën e urbanizimit dhe se ajo diferencë me industrializimin (nevoja për fuqi punëtore) vetëm se është e zmadhuar. Për këtë shkak u shkaktua edhe keqësim i standardit të banimit, që si imput për patologjinë e hapësirës së jashtme dhe të brendshme. Kjo kohë, siç thotë Silvia Mezhnariq është përgatitje për kapërcim migrantesk. Rregullimi gjendet në gjendjen e pritjes dhe të aspiratave për lëvizje, për përparim por edhe me mundësitë minimale që të kyçet në jetën urbane. Në përiudhën 1957 – 1961, është evidente se “popullaiconi është i hapur” e i aftë për migrim në largësi më të mëdha dhe me pasoja që janë në popullacionin e T-distribucionit të Bosnje Hercegovinës.

U shkaktua rindarja e përgjithshme e popullsisë Jugosllave përgjatë Danubit dhe Savës dhe rreth Beogradit, me orientim në Slloveni, në Bosnjën qendrore T-distribucioni. Disa prej regjioneve kanë krijuar karakter ekskluziv ekzodusi, siç është përiferia e Bosnjës dhe se ato karakterizohen edhe si burime furnizimi i regjioneve industriale me fuqi punëtore. Banorët e territoreve jo- agrare janë rritur shumë më shpejt se sa regjionet agrare. Që në planin urban ka shkaktuar një tejpopullzim të qyteteve. Njëkohësisht me rritjen e punësisë është rritur edhe papunësia. Nocioni i mirëqenies, dhe motivacioni që ajo të arrihet, është i lidhur me migrimet, dhe jep pasqyrën në shkaqet, motivet dhe tipet e migrimeve bashkëkohore. Në lidhje me nevojat njerëzore të migrimit është edhe shenja e deprivacioneve dhe definicioneve në shoqëri. Migrimet e shumta më së miri flasin për gjendjen në shoqëri. Është paradoksale, por me migrimin eksportohet teprica e banorëve dhe papunësia dhe me migrim prapë shkaktohet tepricë banorësh dhe papunësi. Duke vështruar nevojat e njerëzve që ta zbulojnë njeriun që punon dhe atë se si jeton, përgjigjen në pyetjen se çka punon, shqyrtohet në motivet e lirive dhe të drejtave të njeriut deri sa në pyetjen se si jeton përgjigjja është në kornizat e mirëqenies. “Mos realizimi i nevojave” respektivisht deprivimet përjetohen në nivele të ndryshme, por duhet thënë se ekzistimi thjeshtë i deprivimeve nuk sjell migrime. Në dinamikën e migrimeve moment i rëndësishëm është kriteri dhe procesi që deprivimin ekzistues e shndërron në vendim për migrim. Tabela nr. 8. Tipet e migrimeve përballë deprivimeve ekonomike; çasja dhe kontrolli i mjeteve për jetesë. Liritë pozitivne (+) Liritë ngative (-)

A) Migrimet nga sistemet me mirëqenie dhe lëvizjet (shembull BEE) Hapsira nuk është vendimtare; Koha migrantët e përkohshëm, pragu i kënaqsive i përcaktuar me modelin e jetës kualitative; Motivi: realizim i nevojave jetësore të larta diferencuese, kreacione të punës së specializuar dhe stilit të caktuar jetësor. Aktorët: emigrantët internacional profesional, ekspërtët e organizatave ndërkombëtare dhe kompanive, studentët dhe personaliteti akademik, rentierët, „argëtuesit“ sportistët dhe muzikantët etj.

B) Migrimi nga sistemet „ e varfërisë së hapur“ migrimet e punsë nga jugu dhe lindja e Evropës Greqia, Italia Portugalia BRSS kah BEE dhe Izraeli. Hapësira: pjesërisht vendimtare e duke përcaktuar mundësitë hapësirrore dhe kulturore të kontrollit të opcioneve vetanake; Koha: emigrantët e përkohshëm; pragu i realizimit të nevojave të tyre është i ndryshueshëm – fleksibil. Motivi: realizimi i nevojave themelore jetësore (banesa, të ardhurat më të mira, automobili) me mundësinë e zgjedhjes vetanake të kontrollit të rrjedhës. Aktorët: gastarbajterët, fuqia punëtore ilegale dhe legale, migrimet masovike dhe punëtorët sezonal.

Mun

dësi

itë e

zgj

edhj

es d

he li

ritë

e ko

ntro

llit të

jetë

s

C) Migrimet nga „sistemet e mirëqenies (Japonia, Afrika Jugore, Izraeli dhe Honkongu...) Hapësira: pjesërisht vendimatre, i përcaktuar me mundësitë e prodhimit dhe kontrollit të hapësirës së lirisë specifike). Koha: përkohësiht, praku i realizimit të kënaqësive i pa përcaktuar dhe pjesërisht i mvarur prej ndryshimeve politike dhe kulturore nga vendi i origjinës. Motivi: pakënaqësia ose rrezikimi i hapësirës së lirive negative, motivet ekonomike të dorës së dytë. Aktorët: emigrimi kulturor, emigrimi profesional dhe emigrimi latent politikë.

D) Migrimet nga sistemet e „varfërisë së mbyllur“, emigrime të detyrueshme, ekzili (Jugosllavia e viteve të 90-ta, Iraku dhe Rusia). Hapësira: e përcaktuar me dihotominë i sigurtë – i pa sigurtë. Koha: e përcaktuar me: sigurinë - pasigurin e kthimit dhe pranimit. Motivi: ruajtja e të drejtave themelore pozitive për jetë dhe ekzistencë. Aktorët: refugjatët, azilantët dhe migrantët ilegal.

Fitojmë: migrimet e mirëqenies ose të cirkulimit (tipi A), migrimet ekonomike ose të punës (tipi B), migrimet e mirëqenies „të mbyllur“ (tipi C) dhe migrimet e varfërisë së mbyllur (tipi B). Shekujt e ardhshëm, sipas shumë njerëzve do të jenë të shenuar me dy

lloje të kundërta të migrimit (me tipin A) – cirkulimi i migrantëve dhe (tipin D) – emigrantët e detyrueshëm dhe refugjatët. Silva Mezhnariq, tebelën e prezentuar na e shpjegon në këtë mënyrë: „P.sh. e shqyrtojmë tipin A, cifkulimi i migrantëve; ky është tipi çdo ditë e më intensiv i migrimeve në botën e zhvilluar. Në atë migrim rrolin kryesor e ka „materja e përhimtë“, bartësit e informatave specifike dhe diturive „kokat“. Migrimi i kokave është e pasururar me gjurmimin e përhershëm dhe çdo ditë e më të madhë të vëllimit të lirive negative, dhe kreativitetit dhe autonomitetit. Ekzistojnë normalisht edhe migrimet e kokave nga hapësirat e rrezikuara pozitivisht dhe lirive jo negative (pra mosekëzistim i kushteve themelore për jetë nuk e mbulon kreacionin). Atëherë asimetrisë të ndarjes së burimeve për jetë i shtohet edhe asimetria e lirive negative që priten: liria që të liroheni nga kërkesat e lirive pozitive, njeriu i kushtohet realizimit themelor të potencialeve të veta. Ato potenciale janë: profesionaliteti i lartë, kreativiteti dhe inovacionet, që mund të vijnë në shprehje vetëm në hapsirën e lirive negative të arritura. Atë grumbull deprivimesh ekonomike dhe të migrimeve e përshkruan si „derdhje e kokave“ ; si „Brain – Drain“, migrime nga të pa zhvilluarit në të zhvilluar. Në të zhvilluarit nuk fshehet vetëm undësia dhe buriemt e realizimit të nevojave themelore të njeriut por edhe niveli i lartë i zgjedhjes dhe narjes së lirive dhe të drejtave negative. Në teknologjinë bashkëkohore, kërkesat që parashtrohen para kokave në shkencë dhe teknikë janë shumë me kompleksive se sa vetëm para 10 vjetësh, ose më mirë me thënë se çdo ditë e më tepër parashtrohen kërkesa kompleksive para numrit çdo ditë e më të madhë të njerëzve. Në atë kompleksivitet të kërkesave çdo ditë e më repër fshihet edhe kërkesa e „lojrave“, „të pa rregulluarës“ dhe shumë herë në dukje të parë edhe në mendime të pakuptimta, „dalja nga rutina“ etj. Kësaj kërkese mund ti përgjigjet vetëm tipi i caktuar i socializimit rrespektivisht i shkollimit dhe standardit social:

- tipi i socializimit jo autoritar që bazohet në respektimin e hapsirave të veçanta të lirisë, por nga ana tjetër që herët mëson edhe për hapësirat bashkëkohore të tjerëve dhe për dallimet;

- tipi i balansuar i shkollimit në mes të humanistikës, filozofisë dhe shkencave shoqërore e natyrore;

- tipi i balancuar i standardeve të përditshmërisë – që do to thotë realizim i nevojave themelore në atë nivel që sa më pak të imponohen si pengesa 63 .

Nga aspekti i rrethanave të Bosnje e Hercegovinës, para fillimit të luftës dhe gjatë sajë tabela e prezantuar mundë të nda interpretojë llojet e migrimeve të këtij territori si territor të varfër e të mbyllur, me nivelin e ulët të lirive negative dhe me rrezikimin e plotë të të drejtave dhe lirive pozitive. Bosnja e Hercegovina, përmes luftës, ka hyrë në një kulturë të dhunës dhe varfërisë për atë shkak ikja e pjesës më kualitative të popullsisë konsiderohet plotësisht logjike dhe në anën tjetër mbijetesa është bërë njëra prej strategjive të shmangieve. Kuptimi i tyre në këtë dimension është humbje e kuptimit të dimensionit kohë – hapësirë. Shmangiet (deprivijimet) janë të dhëna dhe të pa tej kalueshme. Që në vitin 1991 Silva Mezhnariq në 63 Ibidem, f.118-119

studimin e vetë ka paralajmëruar, në bazë të studimeve serioze një kulturë të re të refugjatëve të Ballkanit – me të edhe të BH. Këto vite, nga një largësi e caktuar kohore mund të themi se kishte më tepër se të drejtë. Qytetet e stërngarkuara të BH-së me masat e reja migruese të formuara janë formuar sipas maksimaleve të migrantëve (shmangie të dukshme dhe të prekshme në të gjitha aspektet e përditshmërisë). Situata reale urbane në T-dendësitë e BH-së është dendësi enorme. Dendësia e popullacionit ka rëndësi të barabartë të intervenimit në sjelljen dhe interpretimin social të asaj dendësie si kornizë e sjelljeve. Relacionet brenda karakterit të dendësisë së tepruar të qyteteve flasin se ekziston edhe konkurrenca e caktuar e numrit të lokacioneve në hapësirë. Lufta rreth hapësirës së pamjaftueshme shprehet me qasjen e pa diferencuar të disa njerëzve ndaj të tjerëve. Në atë dendësi njëjësi ka qasje të lirë ndaj njejsit tjetër edhe për shkak se dendësia shfrytëzohet si rrethanë strategjike. Nga ana tjetër zhvillohet edhe strategjia e bllokadës së qasjes e cila thotë se njëjësi e kontrollon qasjen ndaj tij dhe integritetin e vetë individual e ndanë vetëm atëherë kur ai vetë vendos. Për çdo eventualitet dendësia është rrethanë e cila e prish mbajtjen e baraspeshës emocionale dhe psikologjike. Hulumtimet ekspërimentale në kafshë (minjtë) kanë mundur deri diku të sillen në lidhje me sjelljet e njerëzve në dendësi. Situata më e njohur e tillë është ajo e J.B. Calhun që e ka hulumtuar sjelljen e minjve në gjendje të rritjes së dendësisë64.

• Femrat nuk dëshirojnë të ndërtojnë çerdhe edhe pse disponojnë me material të nevojshëm për atë veprimtari.

• Paraqitet mos kujdesi për të vegjlit, nënat i lënë të vegjlit të cilët për këtë shkak

ngordhin dhe bëhen kafshatë e minjve të tjerë,

• Ndodhin sjellje abnormale seksuale, nuk ka më rituale të flertit, menjëherë kalohet në kopulacion, marrëdhëniet bëhen të theksueshëm seksuale etj..

Rënia në nivelin e sjelljeve të popullacionit anomal ka shkaktuar diskutime shumë të ashpra për shkak të analogjisë me njerëzit, por argumentimi për këto ekspërimente është se njerëzit shumë më vështirë lëvizin në mesin e urbanizuar se sa popullacionet anomale dhe për këtë shkak ka kuptim që të kërkohen disa përputhshmëri. Gjithashtu janë kryer ekspërimente të raja me minjtë në hapësira të mbyllura dhe ata kanë treguar aftësi të forta populative. Pas 50 javësh, minjtë nuk kishin vend për lëvizje dhe sjellja e tyre ishte e fokusuar siç u theksua në pikat e lartshënuara. Dendësia në lidhje me këtë e detyron njëjësin që të gjejë stil të veçantë të sjelljes në hapësirë. Kjo sjellje shkakton sjellje devijuese dhe rezulton me dezintegrimin social. Zhvillohet luftë për mjetet dhe hapësirën e pamjaftueshme, shkaktohet shkallë e ultë e harmonisë në sistemin e vlerave, kontaktet sociale janë shumë të ashpra dhe të hapëta,

64 Aleksandar Levi “dendësia e banimit”, pasqyra nr.10 Sarajevë, tetor 1980, f. 1329 – 1350.

shkaktohen edhe kapërcime të fazave të caktuara të kontakteve dhe anashkalohet ceremonia dhe kryesisht shkaktohen konflikte. Mund të them se lufta ishte një fenomen total dhe një prej fenomeneve të rralla që është në gjendje të ndikojë me të gjitha segmentet shoqërore, si dhe llojet e ndërvarësisë mes njerëzish. Pasi që lufta është totale dhe intenzivisht e përjetojmë dhe e interpretojmë në fshatë dhe në qytet, fokusi i definicionit rural i situatës së luftës është që fshatari në situatën e luftës, kategoritë abstrakte siç janë patriotizmi, interesat nacionale dhe vlerat politike nuk i interpreton në mënyrën siç janë por fshatari është në gjendje ti pranoi ato vetëm nëse janë ato të instrumentalizuara dhe të opëracionalizuara dhe i kanë të dukshme përparësitë. Në lidhje me këtë është dhe shprehja “ fitimet e luftës “. Fshatari insiston në interesin e vetë dhe kërkon mënyra se si ta materializojë pjesëmarrjen e vetë në luftë. Ky është shansi që fshatari ti neutralizojë të gjithë faktorët e lëvizjes së tij drejtë qytetit. “Arsyeja themelore që fshatarin e stimulon për pjesëmarrje aktive në luftë është se krahas qëllimeve të përbashkëta dhe të përgjithshme politike ai e shef mundësinë që në këtë mënyrë të përjetojë edhe promovimin e vetë kulturor e social si dhe ekonomik. Ndryshimet e statusit ekonomik ndodhin para së gjithash përmes shpërblimeve për merita lufte dhe ajo shumë herë është në formë të ndarjes së pasurive të atyre që kanë humbur luftën, si dhe përmes shpërblimeve në të holla ose realizimin e të drejtave për mbledhjen e të ardhurave materiale në bazë të pronësisë së arritur. Në kohën e re motiv shumë i rëndësishëm për pjesëmarrje të fshatarëve në luftë, është ajo që në bazë të meritave të luftës fshatari luftëtar dëshiron që të shpërngulet në qytet me familje me këtë rast duke hyrë në mesin qytetarë do të lirohet nga frustrimet e mëhershme dhe një varg kompleksesh që më herët e kanë përcjellur në raste të tilla, që nga kultura e sjelljes deri te gjendja e statusit ekonomik, pasi që në mesin urban hynë i stolisur me areolën e fitimtarit 65. Është interesant të vërehet se raporti fshat qytet, përmes luftës është zhvilluar me të njëjtat rregulla si pas luftës së dytë botërore ashtu edhe në përiudhën prej vitit 1992 e më vonë. Racionalizimi i lëvizjeve në përiudhën pas luftës së dytë botërore nga ana e pushtetit socialist ishte i arsyetuar me programin e përfundimit të eksploatimit dhe vendosjes së drejtësisë sociale. Është e vërtetë se fshatarësia dukshëm kishte marrë pjesë në luftë dhe këtë ka tentuar ta kompensoj. Me pjesëmarrjen e fshatarësisë në luftë legalizohet ardhja e tyre në qytet. Në atë mënyrë anashkalohen mekanizmat selektiv urban dhe qyteti nuk është më vend i mundësive dhe armiqësive. Ideja e lirisë së fshatarësisë realizohet në qytet, dhe jo në fshat dhe edhe përkundër parullës “fabrikat punëtorëve dhe toka fshatarëve”. Është e qartë se fshatarësia mund të bënë ndryshime në fshatë por vetëm në fshat, ndërsa pushtetit të ri iu ka nevojitur fuqia masovike e lirë e punës që së pari të bëhet elektrifikimi dhe industrializimi. Me këto kërkesa ishte i dukshëm edhe dimensioni kompetetiv me kapitalizmin, në kuptimin e asaj që duhet ta arrijmë. Sipas kësaj nuk janë mbajtur llogari për amzën tradicionale kulturore të fshatit dhe madje disa dimensione të caktuara të planeve 5-vjeçare ishin të orientuara në shkatërrimin e prezantimit kulturor fshatar. Fshati është shpallur konservativ, retrogradiv, bartës i proceseve kontrarevolucionare, etj. Përballja me fshatin (qërimi i 65 Nijaz Musabegoviqi “ Antagonizmet ruralo urbane dhe bota moderne”, FEB. Sarajevë 1997. f. 83.

hesapeve) është realizuar ne formën me brutale. Pasoja definitive është qe qyteti I tipit socialist nuk ka pasur sukses ne përgatitjen e fshatarit për qytet e le me transformimin e personalitetit te tije. Invazioni i hovshëm i popullatës nga fshati ne qytet u bë nga se nuk ekzistuan kritere urbanistike dhe mekanizma urbanistik për shpërnguljen e tyre ne qytet. Mund te themi se ne mase te konsiderueshme proceset kane dale nga kontrolli dhe se shkalle-shkalle, qyteti humb identitetin, “ ne anën tjetër fshatarësia nuk ka treguar interes adaptimi për mënyrën urbane te jetuarit, kështu qe, nuk u insistua ne përvetësimin e vlerave te normiruara kulturore, estetike, urbane, higjienike dhe vlerave tjera civilizuese urbane, por përkundrazi u insistua agresivisht me ruajtën dhe imponimin e kulturës fisnore ne kultivimin e shijes mitomatike, arkaike te cilat prodhuan kicin dhe vlerat tjera huazi kulturore gjë që ndikoi në mënyre permanente ne fshatarizimin e qyteteve” “ derdhja” e popullatës fshatare nga viti 1995 ne qytetet e BH ka qene si proces I pakontrolluar i vrazhde i pashpjeguar ne raportet me njerëzit e tille ndaj qytetit. Ne te vërtete ne kuadër te programeve nacionale qyteti nuk është qendër e interesit por, fshatari votues. Shumica e masës votuese te partive nacionale është me priardhje nga fshati. Substanca e Bosnes si shtet agrar, ekzodues i varfër, brenda etno-programeve nacionale dhe nuk mundet serish te udhëheqë deri te konfliktet, por te konfliktet e territoreve. Fshatari gjithmonë është i lidhur me token dhe gati tere kultura i është e definuar me raportet e tij ndaj tokës. Partitë nacionale nuk janë ne gjendje te konstituojne situatën e kënaqshme ambientale te qytetit nga se nuk shprehin vlerat qytetare. Nga shkaku I luftës (refugjatet, depërtimet) instrumentalisht është legalizuar ardhja e fshatarit ne ambientet e formuara urbane, mirëpo me implikacione çfare kane qene te shfaqura pas Luftës se Dyte Botërore. Transmisioni i gjendjes se luftës ne sjelljet e njerëzve barte me vete shume ndryshime ne te cilat mund t’ i kuptojmë si përgjigje ne baraspeshën e prishur-rrënuar. Lufta është dukuri totale, kurse ne nivel te personalitetit paraqitet si determinantë e situatës e cila shkakton disa deprivime te ndërlidhura me frustrimet. Ndryshimi i gjendjes se ambientit është përcjellë me modelime subjektive te sjelljes te cilat kristalizojnë format e caktuara te përgjegjësisë tipike ne gjendjen e luftës. G.W. Allport, J.S. Bruner dhe E.M. Jandorf, duke hulumtuar historinë jetësore te njerëzve te rritur ne Gjermani pas 30 Janar te vitit 1933, duke i orientuar te intervistuarit ( subjektet e hulumtuar) qe te japin përgjegjje ne përmbajtje konform burimeve te frustacionit, reagimin ne vuajtje dhe vrazhdësi, ne mënyre konformiste te sjelljes përjetimit te sigurisë, identifikimi ne grupet e reaksioneve regresive, ekspresionit te humorit, etj. Kane konstatuar se ne kuadër te mostrës se hulumtuar si kornize e sigurisë janë paraqitur disa përmbajtje, siç janë:

• shpresa ne lëvizje e cila nuk ka qene e hetuar-pare gjate pushtetit (25%) • shpresa ne migracion (75%) • konformitet (26%) • kontuniutetin e punësimit (47%) • kontuniuteti i aktiviteteve rutinore (32%)

është e qarte se lufta ne B. H ka vepruar ne drejtim te shpresës ne migrim, gjë qe edhe është dëshmuar me hulumtimin empirik. Defnimi tranzitorë i BH-se nënkupton se ajo gjendet ne gjendje te tranzicionit social ne te cilën duhet shpejte te organizohet ekonomia e tregut ku pasojat sociale nuk do te jene shume te rëndësishme. Dhe kështu ne ketë mënyre ne BEH bene pjese ne vendet e ashtu

quajtura shoqëri ne tranzicion. Karakteristika e përbashkët e shoqërive te tilla është se ato shoqëri kane qene partiake, shoqëri para politike. Partia ka qene sovrani i personifikuar dhe faktorë i fragmetarizimit e cila ka arritur te zotërojë jetën shoqërore në atë mënyre qe ka arritur ta kolonizoje atë. Ne kuadër te kulturës politike te hapësirave te tilla është imponuar forma e substancës se shoqërisë me ndihmën e partisë e cila ka mbuluar universin e shoqërisë. Ndryshimet e viteve 90 kane sjellur thjeshte te gjendja natyrale e këtyre shoqërive dhe nevojat e serishme te kontratës shoqërore si nivelit me te ulet te përgjithshëm ne vendosjen e pushtetit te arsyeshëm dhe shtetit. Ne skene ka qene e pranishme kontrata shoqërore negative e cila rezultoi me koncepcione te ndryshme te gjendjes se dëshiruar shoqërore. Megjithatë, ne kuadër te realitetit social te botes se tille ne mënyra te ndryshme u reagua ne ndryshime. Shtetet Ballkanike ne esence gjendjen e pa ndryshuar e shpallen vullnet te përgjithshëm kurse shtetet e Evropës Qendrore me se shumti janë ofruar tipave te shteteve perëndimore dhe momenti politik i dyshimeve nuk është fokus i diskutimit vetëm fakti se vendet tranzitore kane pasur fatin e ndryshëm ne këto ndryshime. Motivet e ndryshimeve gjate viteve te 90-ta bene pjese dhe ata faktorë te cilët janë ne korrelacion te larte me strukturat dominuese partiake te atyre shoqërive. Përmasat, karakteristikat dhe shkaktaret e gjendjes se krijuar kane qene te pa takuar, (te pandehur) ne mes te problemeve te perceptuara dhe fushave ne te cilat ndryshimet kane qene te kërkuara. Vete ndryshimet ne ato shtete kane nënkuptuar dhe trashëgiminë e problemeve te cilat shoqëritë partiake I kane grumbulluar ashtu qe, ndryshimet e kërkuara nuk kane mundur te aktualizohen ne mënyre adekuate. Ne katalogun e dridhjeve te shoqërive te tilla( ndryshimeve domethënëse) fatin me dramatik e ka pasur BEH. Nje pjese te problemeve te tilla paraqet urbaniteti që ngushtë është i lidhur me lëvizjet migruese, demografike ne ato vende. Socializmi pranoi industrializimin a industrializimi gjithnjë dhe gjithkund rrënon te gjitha format parakapitaliste te prodhimit ashtu edhe fshatarësinë si popullacion dhe fshatarësinë si mënyra e jetesës .socializmi poashtu, dëmtoi tere elementet strukturale te fshatarësisë duke i fragmentarizuar ne mase me te madhe apo me te vogël ne bujq te imët. Karakteristikat me te rëndësishme te kësaj mase te cilat janë dhëne (paraqitur ne socializm) janë: prona e vogël, ndarja e zhvilluar e funksioneve personale dhe te gjeneratës ne ndarjen e punës jo te zhvilluar sa duhet shkalle relativisht te larte e izolimit kontroll jo e fuqishme jo formale sociale dhe solidariteti mekanik te cilët lehte i vejnë ne gjendje te manipulimit politik nga se janë te paafte për lufte te pavarur politike. Fshatarësia edhe ne socializëm ashtu si dhe ne etno-nacionalizëm është e definuar si trofe i dëshiruar politik nga se përmes fshatarësisë si forca shoqërore te pa artikuluara me efektshëm realizohen qëllimet dhe interesat te oligarkisë politike. Socializmi fshatarësisë I ofroi migracionin ne vend te zhvillimit me reperkusionet me te renda ne BEH. Migracionet me te renda te përmasave te mëdha kane shkaktuar varfëri te madhe- hapësirave agrare te përcjellura me procese shoqërore te cilat përcaktojnë rritje e norme te qyteteve dhe bartjen e varfërisë ne kornizat urbane. Korrelacioni ne mes te rritjes se qyteteve dhe varfërisë ne fshat pastaj rritja e popullatës jo agrare është karakteristike e hapësirës ballkanike dhe e hapësirës se Evropës Lindore. Lëvizjet migruese kryesisht janë te orientuara kah qytetet dhe qendrat e tyre gjë qe ka rezultuar me rritjen e norme te qyteteve ne raport me regjionet e tjera dhe periferitë. Ne shumicën e vendeve Euro Lindore migrimet qytet-fshat janë zhvilluar ne baze te kërkesave te industrisë mirëpo, ajo përfshiu edhe rrjedhat e pa kontrolluara te procesit

migrues ashtu qe, qyteti primare (me se shpeshti kryeqyteti) pranon popullatën e re e te pa përgatitur dhe te pa planifikuar. Krahas këtij procesi paraqitet dhe patologjia e hapësirës e vogël urbane ( banesore) ne rrafshin e fenomenit, migracioni ka ruralizuar qytetet dhe me tepër ka rritur tensionet dhe dinamiken e kontinuitetit rural-urban. Ne kontekst të luftës ne BH refleksi me i njohur migrues ka ndikuar ne ndryshimet rrënjësore te strukturës demografike te BEH gjë te cilin e lustron e dhëna se me datën 31.03.1991 numri i popullatës ka qene 4.340 718 me vend qëndrim për kilometër katrore 84.8 banore deri me 31.03.1998, popullata është zvogëluar për 1.200 924 dhe vend qëndrimi për kilometër katrore për 23.5 banore me pak. Përveç migracionit ne Evropën Perëndimore proceset e fuqishme migruese te inspiruar përmes projeksioneve etno-politike dhe planeve te partive ne pushtet ne BH, mund te konsiderohet si variabël intërvenuese te qthurjës demokratike te fshatit. Situata momentale rurale-urbane ne BH para së gjithash është e definuar nga pasoje e drejte për drejte të luftës së fundit. Ne periudhën e paraluftës situata migruese demografike ka qene relativisht e strukturuar me varfërinë e parashikuar te fshatit dhe qytetet e stër ngarkuara mirepo, ato migrime nuk kane qene te shkaktuara nga proceset e fuqishme desintegruese siq është p sh. Industrializimi etj. Ai qëndrim ka qene shembull për vitet 50-60 kur industrializimi ka shkaktuar lindjen e distribuimit urban te popullatës te lokalizuar ne qytetet: Banjallukë, Doboj, Tuzlla, Zenicë, Sarajevë e Mostar. Përgjatë kësaj vije ka qene edhe mbeti e koncetruar shumica e popullatës se BEH. Industrializimi ato vite ne esencë ka qene i dhunshëm nga se nuk është respektuar baza e kulturës se fshatit si viktime, mirëpo dhe qyteti si vlere u imponua si “ pull factor” ndërsa fshati si “push factor” kështu qe është shkelur rrjedha e procesit migrues te popullatës. Qytetet ne mënyre rapide kane rritur numrin e popullatës dhe janë bere disfunksionale me rezultatet përfundimtare te rrënimit te ndërsjelle te kulturës rurale dhe urbane e cila është me e dukshmja ne mes te kërkesave te shoqërisë urbane dhe traditës rurale te mënyrës se jetesës. Me ndërmjetësimin e luftës situata urbane dukshëm është përkeqësuar, nga qyteti socialist dhe problemet e tij qyteti ne BEH u transferua ne qytet te botes se trete me veçoritë tradicionale te fuqishme te new comers-a. duke respektuar tragjedinë e emigranteve te vuajtur ngele fakti se ata nuk janë ne gjendje te participojne ne format urbane te jetës ngase janë sjellur ne pozitë pasive. Migrimet kane qene te dhunshme te pa planifikuara nga vete subjektet e migrimit. Analizat e kthimit tregojnë se kthimi është me tepër një floskulë politike. Është fakt fizik se migrantet janë prezent ne qytet dhe ate dukshëm i kontribuojnë definmit te sotshëm te qyteteve te BH si qytete te botes se trete. Përkundër faktit se numri popullatës se BH është zvogëluar qytetet e theksuara kane rritur numrin e banoreve dhe atë nga radhët e profilit migrues dëbues. Ne ketë kontekst mund te themi se me ndihmën e luftës dhe programeve etno-nacionale qe BEH te shndërrohet ne shoqëri te getoizuar dhe trashëgimi fshati i transponuar ne forme urbane përbenë inspirimin e mëtejme te kontinuumit te konfliktit ruralo-urban. Ne periudhën e para luftës BH me strukturën industriale dhe agrare bënte pjese ne grupin e shteteve mesatarisht te varfra kurse lufta e fundit e fundosi dhe e radhiti nen kufirin e vendeve te varfra dhe ne atë gjendje gjendet 60% i popullatës. Koncentrimet më të mëdha të popullatës janë te përfshira me varfërinë urbane e cila është me drastike se ajo rurale. Popullata rurale ne fshat duke u bazuar ne dinamiken e kthimit nje kohe te gjate do te mbese pa pjesen me vitale te vete. Urbanizimi ivonuar dhe fluksi rapid i popullatës ne menyre drastike paraqesin problemin-qytetet nuk kane nevoja te theksuara për popullatën

e fshatit ne industri madje edhe me supozimin se ne kuadër te procesit tranzitor kapitali do te zhvendoset ne BH. Masat e theksuara migruese janë viktimat e para te pa punësisë apo te punësimit te ulet dhe ne rastin e tille edhe mbi eksploatimet e mëdha, shansi i cilës do forme nga pozita e gjendjes dhe proceseve ne BH. Koncentrimet kryesisht janë ne Sarajeve ku edhe e ilustrojnë te dhënat se 20% te popullatës se përgjithshme te BEH është e koncentruar në ketë qytet. Cilat janë karakteristikat e qytetit te sterngarkuar apo qytetet e botes se trete? Qyteti ne boten e trete paraqet rast te veçantë ngase, rrjedha kryesore e analizës teorike urbane ka qene e lidhur me analizat te përmasave urbane. Sociologjia urbane e botes se trete është diçka e re, e kohës se re ngase dukuritë dhe raportet e tyre janë specifike bashke për ato fusha. Qytetet e botes se trete nuk janë imitim te qyteteve te sistemeve te zhvilluara te botes ekonomike as për nga ekzistimi i tyre e as për nga rrethanat e tanishme. Ky fakt ka qene i njohur edhe për Lewis Mumford i cili ne studimin “ Qyteti ne histori” ( nuk është modeli qyteteve Aziatike apo ato Amerikano-Jugore nen ndikimin e kulturës dhe civilizimit spanjoll) duke potencuar qyteti Evropian dhe ai Amerikan janë paradigme e racionalizmit Evropian. Zhvillimi urbanistik dhe ndryshimet ne boten e trete për dallim nga faktorët qe krijuan qytetet e Evropës janë te kushtëzuar me faktorë tjerë e para se gjithash pasojat e kolonializmit, ndarje ndërkombëtare te punës, pastaj migrimet ne ato vende. Organizimi i hapësirës se qyteteve ne boten e trete paraqet manifestimet e raporteve politike-ekonomike. Shkalla e zhvillimit te qyteteve është dramatike, ai dramaticitet është shprehje e rezervimit te varfërie për ato hapësira. Karakteristika e vendeve te tilla është qe shumica e popullatës jetonte ne qytete me shumicën e re te popullatës (mosha e re) dhe kishin ndikim te madh ne tregun e punës. Urbanizimi I regjioneve te varfra te botes I pa ndikuar nga nevoja për punëtoret ne industri porse popullata urbane ishte viktime e punësimit te ulet apo pa punësimit. Mos zhvillimi, konceptalisht do te thoshte “për shtrirjen (distribuimin) e varfërisë relative te segmenteve te shumta te popullatës e cila ne baze te kushteve stagnuese ekonomike apo pasoja jo te mira te politikes ekonomike, ka pak gjase për çka do qofte tjetër përveç se për pjesëmarrje margjinale ne rrjedhën e zhvillimit te rritur ekonomik dhe gjithashtu pak gjase te përmirësoje shanset e veta për sukses”. E bashkuar varfëria dhe urbanizmi rezultojnë me shkalle te larte te vdekshmërisë tek te porsalindurit, shkalla e ulet e shkrim-leximit, koha e shkurtër e shekullit te jetesës, etj. Studimet e proceseve urbane te botes se trete janë te karakterizuara me shtrimin e pyetjes se a janë teori globale adekuate si udhëheqëse ne kuptimin e situatës urbane ne boten e trete. Situata urbane e botes se trete është para se gjithash problematike dhe ajo rrjedhe nga raportet fshat-qytet( popullata agrare shndërrohet ne popullate jo agrare) te burimeve te kufizuara te dimensioneve te mos kontrollimit e norme te zhvillimit urban. Karakaterisike e veçante e konflikteve ne rrethin urban ne vend te botes se trete nuk është aq ne mes te forcave prodhuese dhe kapitalit, veçse ne mes te klasave rurale dhe urbane. Sektori rural përmban pjesën me te madhe te varfërisë dhe pjesën me te madhe te resurseve te lira për përparimin potencial ekonomik mirëpo, sektori urban përmban fuqinë organizative. Oferta e madhe e fuqisë punëtore e krijon sektorin jo formal te ekonomisë dhe masën e madhe te punës se pa mbrojtur. Masat agrare(popullata) te shpërngulura ne qytetet shiten nen çmim dhe ato prodhojnë te ashtuquajturën banim te lire).qyteti i botes se trete është i rrethuar ne shtëpitë e improvizuara te cilat nuk janë ne pronësi te tyre. Periferia e qyteteve te tilla nuk ka kufi. Ato lagje ilegale krijojnë me te vërtete masën potenciale të varfërve. Fuçia punëtore e tepërt kërkon angazhim ne ato

pune qe me se paku paguhen dhe te cilat pune nuk janë te kontrolluara fare. Është vlerësuar se ndërmarrjet jo formale i kane te punësuar me se 35% te fuqisë punëtore te pa kontrolluar e cila krijon ne mes 20 e 40% bruto prodhimit te vendit te botes se trete. Fllana Gan, konsideron se sektori jo i rregulluar megjithatë, ka krijuar një amortizator afat gjate për zhvillimin tej mase, kështu qe konkludon se mundë te shihet lidhja ne mes te kapacitetit elastik te sektorit urban dhe megjithatë me perspektiven kohore te punësoje fuqi punëtore të tepërt mirëpo, popullatën agrare te e ndale ne fshat. Megjithatë, koncetrimi i mundësive ne qendrat urbane siguron një vije afat gjate ardhjen e mëtejme te popullatës rurale ne qytet. Zhvillimi ekonomik i premtuar i cili barte ne vete rrezik dhe potenciale për lindjen e fenomeneve socio-patologjike dhe e ka natyrën problematike ne qendrat urbane ngase do te hapet fushe shtese e konflikteve ne mes resurseve dhe hapësirës dhe është shume e ndërlidhur me ardhjen e pa kontrolluar te popullatës fshatare ne qytet gjë qe i kontribuon rënies se çmimit te punës dhe ngritjes se kostos se jetesës. Qendrat urbane janë te stër ngarkuara e te pa përcjellura me procesin urbanistik. Problemi edhe me tepër ndërlikohet me faktin se masat nuk kane perspektive ekonomike madje dhe ne ekonominë jo formale ngase është kufizuar oferta e punëve e pake te paguara. Konflikti ne rrethin urban është i dekoncentruar nga konflikti i fuqisë punëtore dhe kapitalit ne fushën e klasave rurale e urbane, a ne kuadër te entiteteve te qyteteve te mëdha (Sarajevë, Banjallukë).me hapësirën jo ideologjike te përvojës urbane reflektohet pasqyre tjetër-shihen konfliktet dhe ndarjet si variacione me pafundësi te përpjekjes qe tradite e fshatit dhe e qytetit te imponohet dhe te promovohet si fituese. Stili I shfaqjes te traditës rurale ne rrethin urban vërehet nga ndikimi i përvojave te luftës përmes te cilave përvoja është legalizuar voluntarizmi dhe shpërngulja dhe vendosja ne banesa si dhe egalitarizmi ne ndarjen e banesave. “Vëllazëria etnike” e cila ne lufte u imponua si paradigme e rendit shoqërore ne token e qytetit pas luftës paraqet problem shoqërore. Lufta krijoi forma te ndryshme jo formale te të sjellurit dhe përjetimin mbi ardhmërinë e përbashkët gjë që i dha impuls egalitarizmit dhe kontrollues mbi ata te cilët nuk janë te njëjte. Në kushtet e shoqërisë së kufizuar në qytet, edhe më tepër është e forcuar ideja e promovimit social të kulturës rurale mbi atë urbane. Shkallë e ulët e diferencimit dhe ekspresionit të qytetit detyrimisht është e lidhur me varfërinë e përgjithshme dhe proceset integrative, që qyteti nuk mund ti lëvizë dhe janë sjellë në pikëpyetje. Në domenin sociologjik urbanizimi është proces dinamik social i cili paraqet lëvizje, ndryshime dhe konflikte si atribute të përhershme të shoqërisë së qytetit. Urbanizimi për rrethanat e BH nuk është vetëm një ndërrim mekanik i vendqëndrimit të njerëzve nga “rurisi në urbis”, nga fshati në qytet por është edhe mungesë e forcës së absorbimit të ofertës së popullsisë agrare, dhe pa mundësinë e ekspansionit industrial të territoreve urbaneve. Për këtë shkak mund të themi se problemi i theksuar social aplikohet shumë fish:

- Si proces i deformimit të hapësirës urbane në hapësirë të rastit dhe të tipit kalimtar;

- Si proces i kalimit të shoqërisë urbane në rurale; dhe, - Si proces i kalimit të kulturës urbane në kompromis me kulturën rurale.

Realiteti i këtij procesi është konfuzioni në mes të raporteve ruralo – urbane.

Dendësia e rritjes së menjëhershme të popullsisë, e intonuar në aspektin anomik, ka shkaktuar radhitjen e raporteve konflikte në hapësirën urbane për këto popullacione. Qyteti është projeksion i raporteve shoqërore në territor (A. Lefebvre), ndërsa qyteti i BH-së vërtetë e shprehë krizën e rajoneve rurale dhe numrin e tepruar të banorëve të qytetit. Baraspesha e këtij tipi shihet në baraspeshën e punësimit dhe pasivitetit të grupeve të migrimeve a veçanërisht në modelet e mënyrës urbane të jetës dhe konsumit. Kjo është njëra prej arsyeve që amza e tyre kulturore është e pa prekur, ndërsa amza u thotë se qyteti duhet shfrytëzuar. Grupi migrues brenda formave urbane detyrimisht interpreton shoqëria e shkuarjes (nga fshati) dhe shoqëria e pranimit (qyteti), dhe se ai interpretim bazohet në lidhje të fortë solidare me familjen që është në ekzil ose në punë jashtë shtetit. Ata nocionin e qytetit e lokalizojnë në nivelin e rregullimit moral të rrethit të vetë që prezanton njëherit edhe përgjegjësinë ndaj anonimitetit të qytetit (anonimiteti është qëllimi primar kur qyteti është zgjedhur si qëllim i shpërnguljes), sepse kemi të bëjmë kryesisht me popullacionet paraurbane që edhe nuk e kishin planifikuar shpërnguljen në qytet. Shpërngulja e pa planifikuar në qytet në aspektin teorik nënkupton që do të artikulohen ligji i parë i qasjes që thotë se secili përson, grupi ose organizata ka dëshirë të ketë qasje të lirë te secili përson tjetër, grup ose organizatë me shpenzime sa më të vogla. Ka tendencë të lokalizimit të hapësirës sociale të qytetit nga ana e banorëve rural pa marrë parasysh dallimet e njëjësit, grupit ose organizatës të cilat detyrimisht funksionojnë në qytet. Për këtë shkak vjen te konkurrenca për numër të caktuar të lokacioneve në hapësirë, ndërsa qasja është mjaftë e kufizuar në dendësinë e qytetit (A.Levi, 1980.). qyteti i centralizuar ose nyjet e qytetit janë lokacione të instrumentalizuara të prezantimit të konfliktit, ku absorbohet jo vetëm hapësira simbolike por edhe pabarazia e shprehjes themelore të mundësive për qasje dhe kontrollit të shoqërisë. Mungesa e kontrollit dhe planifikimit të rrjedhave migruese ka rezoltuar me pasojat e pa kontrolluara të cilat gjithherë sjellin deri te ndarja e hapësirës dhe shprehjes së realitetit konfliktuoz. Në këtë realitet problemi i banimit ka karakter anomik sepse çështja juridike e drejtësisë, për shkak të lëvizjeve të detyrueshme të popullsisë, është komplekse dhe në këtë moment vështirë e zgjidhshme. Kriza politike (krijimi dhe kryerja e refugjatëve që nuk është realizuar ka shkaktuar banim jo institucional ilegal dhe gjysmë ilegal. Ky tip i banimit e shpreh pa përgjegjësinë e masës së banorëve ndaj formave urbane dhe se në atë mënyrë konfuzioni urban edhe më tepër rritet. Kriza urbane në BH është problem i trashëguar, ndërsa me luftë është shumëfishuar. Urbaniteti si konfiguracion i presionit në mënyrë specifike jetësore i prek të gjitha variacionet e sjelljeve që janë të ndryshme nga sjellja sociale rurale dhe se është e natyrshme pasi që kemi të bëjmë me dy mese të ndryshme. Edhe kundër faktit se BH është vend tipik migrues (në migracionet ndër republikane në ish Jugosllavinë në përiudhën 1971-1981) ka pasur dy deri në 3 herë humbje të madhe të banorëve në krahasim me pjesët tjera të pa zhvilluara. Situata e sotme urbane është

krejtësisht e panatyrshme dhe problematike me tendencat që ti imponohet fenomenologjisë së qytetit. Duke marrë parasysh problemin, është shumë e nevojshme të përcaktohen format ligjore të raporteve në mes të proceseve të aplikuara dhe të pa kontrolluara në rrethin urban dhe përgjigjja në pyetjen: a është popullacioni klasik urban vërtetë aq i dobët që nuk mund të shkaktojë konflikt dhe ti identifikojë distancat sociale në mes të grupacioneve brenda mjedisit urban. Tash për tash mund të themi se grupet e shkaktuara migruese, me dhunë, të vendosura në mjedise urbane kanë filluar ta marrin formën e krizës në ekzistimin e proceseve sociale si produkt post tradicional në të cilat grupet margjinale e marrin të ashtuquajturën “sick role” pozicion; konfliktet nuk rezultojnë në zgjidhjen e problemit por me shtyrjen e tij; konflikti sipas rregullit e socializon fitoren e vetë në përditshmërinë e qytetit, dhe se qyteti ka shërbyer në aspektin socialo- territorial për promovimin e fitores mbi vetë qytetin. Identiteti në mes të krizës urbane dhe krizës së shoqërisë përmes impulseve të forta dezorganizuese, imponon pengesa të forta për zbatimin e reformës jo vetëm të qytetit por edhe të shoqërisë. Këto orientime, artikulohen krahas shumë kufizimeve dhe pengesave, nevojat e ridefinimit të qytetit në BH në tranzicion dhe identifikimin e atributeve urbane të kësaj hapësire si qendra efikase të ndryshimeve shoqërore. Reforma e fshatit, si distinktive, por hapësirë e rëndësishme duhet të shkojë në orientimin i cili mund të absorboj banorët e tepërt dhe ti ngritë ekonomikisht. Interakcioni urbano rural nuk është shndërruar në lëvizje interaktive por thjeshtë ekzistim i njërit krahas tjetrit. Lëvizja interaktive është nevojë e shoqërisë migruese për ti rregulluar komponentët e veta: komponentet kulturore, ekonomike sociale – për pranim dhe parasheh procese të adaptimit, akulturizimit dhe të integrimit, që në bazë kuptohet si tip interaktiv në mes të nën sistemeve të migrimit: grupi, kolektivitetit migrues (kolektiviteti emigrant dhe imigrant). Mënyra se si në komponentë realizohen nevojat e palë, dytës dhe të tretës, shpjegohen konfliktet e proceseve shoqërore përmes nënsistemeve migruese. Migrantëve nuk ka pasur kush tua caktoj kufijtë dhe kërkesat kulturore. Banorët urban, kryesisht janë mobil dhe se në një pjesë të madhe janë shkapërderdhur, dhe se në atë mënyrë klasa e mesme urbane (që edhe ashtu ishte e segmentizuar), që ishte edhe udhërrëfyes brenda përvojave urbane ka humbur. Në rastin kur u paraqit klasa e mesme, mekanizmat e krijimit të sajë ishin të përcaktur me politizimitn e pozitës së tyre. Politizimi në bazë do të thotë, duke pasë parasysh rrethanat e paraluftës, pozitë pasive të aktorit që pretendon në përparim të statusit në drejtim të klasës së mesme.

Pasiviteti, si dimension i raportit me investime të zvogëluara të energjisë së personit në rreth, të cilat janë të strukturuara në mënyrë sistemore, në nivelin e pajtueshmërisë ndaj objekteve shoqërore, rezulton me nënshtrim, ndërsa në raport me pajtueshmërinë me normat rezulton me ritualizëm.. Për R.K. Mertonin atribut i ritualizmit është qëllimi kulturor. Në sistem ekziston pajtueshmëria rreth mjeteve të vendosjes së këtij tipi të përshtatshmërisë (p.sh. pjesëtari i klasës së mesme të ulët që pretendon të arrijë statusin e klasës së mesme, duhet ti ndalë – mbajë standardet e klasës së mesme me të ardhura relativisht të ulëta). Personi në ato rrethana i hedhë shprehitë dhe të arriturat dhe të arriturat e klasës së mesme të ulët, ndërsa obligimet ndaj vlerave të klasës së ulët kanë karakteristika të qëndrimit reaksionar. Për këtë shkak një personi në rrugëtimin e vetë nga klasa e mesme e ulët për në statutin e klasës së mesme nuk lejon risi të cilat në klasën e mesme të lartë do të jenë të penguar. Realisht personi në të vërtetë investon në familjen e tij dhe fëmijët dhe me ndërhyrjen në klasën e mesme përmes arsimimit, atëherë arrihet statusi i klasës së mesme. Ritualizmi është disiplinë dhe tek në gjeneratën e ardhshme i përforcon obligimet e vlerave të klasës së mesme me të ardhura që i përgjigjen. E shqyrtomë një situatë hipotetike në formën e vetë krejtësisht të reduktuar, që figuron si fakt empirik, duke marrë parasysh rrethanat në BH. Ritualizmi është kategori e instrumentalizuar me karakter të përkohshëm, dhe jo veti e personit me statusin në ngritje. Për shkak të strukturës së ritualizmit do tja ndryshojë vendin në kalim të kulturës së varfërisë në kulturën e klasës së mesme për të cilat kujtojmë se janë të dukshme në empirikë shoqërore. Konsiderojmë se ky kalim, nuk kushtet e BH-së në mes të viteve 1950-1980, në rrethana relativisht stabile ishin të nevojshme 10 vjet p.sh. përmes arsimimit. Dy vitet e para në atë kontinuitet kohe kanë të bëjnë me nxjerrjen e vendimit për kalim në të cilin qartas definohen dallimet kuantitative dhe kualitative në kulturat e trajtuara. Në këtë përiudhë hiqet dorë nga kultura e varfërisë dhe se përgatitet ritualizimi i atij largimi. Pa hyrë në shumë dallime të këtyre dy kulturave, por të thuhet se si konstante të varfërisë funksionojnë pengesat e shumëzuara me pa aftësitë, na të kuptim që një pa aftësi e krijon tjetrën, ndërsa konstantja e statusit të klasës së mesme është si shumëzim i aftësive, në kuptim që njëra përparësi e tregut e nxitë tjetrën (p.sh. ekspërti me përgatitje të lartë shkollore ka shansa për tu specializuar dhe për ta përmirësuar situatën e tregut dhe në harmoni me këtë edhe të ardhurat). Krahas të arriturave, që është edhe përiudha më e gjatë kohore e kontinuitetit të lëvizjes në kahen e kulturës së klasës së mesme, kjo është një përiudhë e theksuar e ritualizimit të asaj lëvizje. Shumica e klasave të cilat lëvizin kanë për karakteristikë shpenzimet e dukshme si njërën prej dimensioneve të arriturave rituale. Në karakteristikat e atij ritualiteti sipas nesh hyjnë para së gjithash investimet në profesion p.sh. diplomimi në fakultet. Prirjet për modën janë të inspiruara nga klasat në ngritje, ndërsa prirjet për artin vijnë në konsiderim mu për shkak të padobi--ishmërisë së tyre, si kriter i pasurisë ose mundësisë për tejkalimin simbolik të kornizave të dhëna të ekzistencës. Adaptibiliteti politik është formë e pa pranueshme e qëndrimit politik sepse vendimi për lëvizje është nxjerrë në harmoni me gjendjen politike të sistemit. Mungesa e konzervatizmit politik ose progresizmit, ndaj gjendjes politike shpjegohet me faktin se çdo investim në njërën

prej këtyre varianteve merr shumë energji e cila investohet në këto atribute rituale. Njëra prej karakteristikave të rëndësishme të ritualizimit është edhe parashikueshmëria e cila duhet të japë përgjigje në pyetjen kur në masë të plotë do të shfrytëzohen prerogativët e kulturës së klasës së mesme krahas të ardhurave financiare. Përiudhën e stabilizimit e karakterizon prevalenca e karakteristikave personale që është e lidhur me arritjen e dëshirueshme dhe në këtë përiudhë është e njohur sa është ritualizimi i instrumentalizuar si faktor strategjikë. Në këtë fazë edhe ndërpritet nevoja për ritualizmin dhe në shprehje vinë vetitë personale që janë pranuar më herët dhe socializuar në kulturën e varfërisë. Ashtu që varfëria paraqitet si veti e fiksuar e njerëzve që në aspektin e statisfakcionit e kanë ngritur në nivelin e klasës së mesme. Fiksimi i vetive te personaliteti, që ka dalë nga kultura e varfërisë, është më e dukshme nëse është përiudha e të arriturave e shkurtë respektivisht përiudha e ritualizimit të ngritjes. Ne mendojmë se ritualizimi është një faktor i nevojshëm strategjik për ngritje dhe i cili ka një kohë të kuptueshme dhe të pranueshme të zgjatjes (në mënyrë hipotetike mund të zgjasë 10 vjet), ndërsa në shoqëritë e rrepta në kirarkinë e klasave shoqërore dhe pozitave të statusit është më vështirë të arrihet për shkak se një gjenerate të tërë i duhet të përgatis kushtet për lëvizjen statusore të fëmijve të tyre. Analiza e statusit të migrantëve të klasës së mesme, ose atyre që pretendojnë në atë status, do të tregoj se e kaluara kulturore nuk ka ekzistuar si kulturë e klasës së mesme. Pengesat për lëvizje, nëse nuk janë të stigmatizuara, në përvojat sociale kanë marrë atribute të rrethanave të ardhshme stabile, statusore. Kjo do të thotë se nëse dikush ka pasur vështërsi në ngritje, të njëjtat do të lënë relativisht vrragë të përhershme edhe në pozitat e ardhshme më të mira statusore. Ekzistojnë shumë argumente në teorinë që thotë se ata përsona që kanë shpenzuar jashtëzakonisht shumë energji për tu mbajtur dhe për ngritje në rini, në pleqëri janë të lodhur ose janë të pa motivuar për statusin e arritur. Kjo është arsye që shpeshherë ndodhë që ato grupe që janë pasuruar shpejtë e kanë një varg gjurmësh simbolike me origjinë nga e kaluara. Në kuptimin antropologjik të fjalës varfëria edhe për atë shkak është e rrezikshme. Statusi i arritur, dukshëm e krijon qëndrimin ambivalent ndaj atyre vlerave që ishin të dëshirueshme me rastin e ritualizimit të lëvizjeve. Kurtha e ritualizimit është mu në faktin se as akti i tillë nuk mund të jetë totalisht i instrumentalizuar i jep përparësi kulturës së trashëguar. Klasa me mesme e formuar zhduket përmes arsimimit, si të vetmit kanal të mobilizimit. Për shkak të mungesës të së kaluarës në klasën e mesme gjithashtu inkorporohen si klasa të pa përfunduara. Kjo gjendje e pamundëson që ata ti definojnë kërkesat, përveç atyre materiale dhe se edhe nga ana e definicioneve politike të shoqërisë ose bartësit e fuqisë politike janë të sjellur në pozitë pasive ose në pozitën e serverit. Thelbi i klasës së mesme me shoqërive të vjetra të kirarkisë, është që ajo është ndërmjetësues në mes të elitës dhe masave të gjëra punuese, ajo kategorinë e vetë e definon si të obligueshëm për të gjithë. Është e qartë se klasa e mesme e BH nuk është këtu. Kjo pasqyrë është për ne e rëndësishme për shkak të konstatimit se klasa e mesme urbane në BH është e segmentarizuar dhe e instrumentalizuar nga ana e qendrave dominonte të forcës politike dhe në atë mënyrë është eliminuar si kriter shoqëror.

Në fund mund të nxjerrmi përfundim se ngjarjet e luftës në BH, territori i pa fytyrë, migrimet e dhunshme dhe migrimet në përgjithësi, mungesë e planit të raporteve urbano-rurale kanë sjellë në pikëpyetje nocionin e qytetit dhe kulturën e tij. Varfëria Karakteristikat e varfërisë në hapësirat tona janë ndjenja e përhershme e varfërisë së socializuar përmes jetës familjare dhe të mësuarit në shkurtimin e përhershëm të mirave materiale dhe shpirtërore si dhe mungesës së ideve për dalje nga statusi i varfërisë.1 Veçori e varfërisë dhe e të varfërve është glorifikimi i varfërisë si prirje dhe ideal i njerëzisë,ndershmërisë,modestisë dhe ngjashëm me këtë. Glorifikohen edhe profesionet që kanë të bëjnë me klasat e varfra. Kultura e varfërisë lenë gjurmë të pashlyeshme në karakterin e përhershëm të njeriut, gjatë tërë jetës. Fenomenologjia e varfërisë më së shpeshti shfaqet përmes lojërave të fatit,përmes glorifikimit të fitimit të lehtë e të shpejtë,përmes veshmbathjes së njohur,bixhozit,përmes përbuzjes së punës,shkollës,arsimimit,tatuazhit (zbukurimit të lëkurës së trupit të njeriut me lara e figura), dhe mospjesëmarrja në rrjedhat kryesore shoqërore. Nëpërmjet varfërisë së përgjithshme janë shkaktuar ndryshime të rënda dhe të papërmirësueshme në strukturën demografike të popullsisë,posaçërisht me shumimin e të alimentarëve( fëmijët,pleqtë, përsonat pa mbrojtje,kriza e institucionit,ndarjet dhe shkatërrimet e familjeve, pamundësia e aktualizimit të moshës jetësore. Lakorja e popullsisë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka formën tipike të “ U-së “. Kontingjenti i popullsisë së aftë për punë gjithashtu ka devalvuar për shkak të pjesëmarrjes në luftë,migrimeve dhe pamundësisë së punësimit. Ndodhë shpeshherë, që për shkak të zgjidhjes së ngadalshme të situatës së punësimit, shumica e popullsisë aktive e aftë për punë të transformohet në popullsi të varur pasive,por edhe ajo pjesë e vogël e fuqisë punëtore që ka arritur të punësohet i është nënshtruar eksploatimit brutal. Varfëria është e imponuar si proces i përhershëm duke pasur parasysh mentalitetin, shkatërrimet luftarake dhe cilësinë e popullatës. Sipas Dr. Rudij Stojakut është zhvilluar një mentalitet i pashembullt i varësisë ndaj Bashkësisë ndërkombëtare. Ne kemi vërejtur se nocioni i punës i cili është bazuar në dinamikën shoqërore,është zëvendësuar me nocionin e donacionit. Nuk kemi hasur asnjë program serioz për luftimin e varfërisë, por edhe ato aksione të vogla nuk kanë dhënë rezultate adekuate, as përspektivën e pritur. Dalja e

1 Në territorin e Bosnjë dhe Hercegovinës mbrojte sociale kërkojnë afro 1. 500. 000 njerëz. Në kufirin e varfërisë jetojnë 60% e popullsisë, mirëpo problemi më i madh i mbijetesës ka të bëjë me refugjatët dhe personat e shpërngulur. Sipas të dhënave statistikore gjithsejtë 1,95 % jetojnë nga puna personale,meqë gjysma e kësaj popullsie nuk është e aftë që të merret me ndonjë aktivitet ekonomik,duke pasur parasysh strukturën moshës, kurse 43% e njerëzve të aftë për punë janë të evidencuar si persona të mbajtur. Varfërisë aktuale i kontribuon edhe faktori i zvogëlimit të ndihmës ndërkombëtare, kështu që mund të thuhet se gjendja e varfërisë për një kohë të gjatë do të dominoi në këto hapësira. Në këtë mënyrë Bosnja dhe Hercegovina del nga suazat e vendeve në tranzicion dhe i merr karakteristikat e vendeve të botës së tretë.

suksesshme nga kjo gjendje dhe procesi i varfërisë paraqesin ndryshimet efikase në arsim për profesione të nevojshme adekuate. Dr. Rudi Stojak konsideronte se shumicës së popullsisë së aftë për punë duhet dhënë informacione se punësimin nuk duhet ta kuptojnë si status të përhershëm dhe se duhet prishur famën për të ashtuquajturat profesionet e punëtorëve. Aksionet duhet të drejtohen në çrrënjosjen e analfabetizmit dhe gjysmë analfabetizmit,pastaj të ndërmerren hulumtime në fushën e nevojave elementare dhe të kualitetit-cilësisë së sistemit shkollor2. Varfëria është kultura apo projekti për jetë e cila bartet prej një brezi në një brez tjetër. Varfëria fuqishëm e zhvillon ndjenjën e margjinalitetit, të varfërisë dhe të inferioritetit dhe është drejtuar në drejtim të së tashmes dhe është e prirur për kënaqësi momentale. Esenca e varfërisë përbëhet në grumbullimin e pa aftësive, që do të thotë se me siguri një pa aftësi do të shkaktoj tjetrën paaftësi. Puna i ka kontribuar ndjenjës së fuqishme të identifikimit me varfërinë,ajo më nuk fshehët,dhe bëhet stereotipe. Popullsia e varfër është material jashtëzakonisht i përshtatshëm për manipulime politike dhe teren në të cilin është e mundshme të zbatohet vullneti i ngushtë parcial dhe politik. Shumica e popullsisë së varfër gjendet në meset urbane ku mbijetesa është siguruar me ndërhyrjen e institucioneve. Pasqyrimi i vërtet i kësaj varfërie është marrja e pozicionit “sick- role” e shumicës së popullsisë,pastaj aktualizimi gjithnjë e më i fuqishëm i impulseve migruese të popullsisë kualitative. Përmes këtij argumenti konfirmohet varfëri afatgjate në të ardhmen. Gjatë hulumtimit të varfërisë kemi vërejtur një koincidencë të pakëndshme ndërmjet situatës në B e H sot,dhe hulumtimeve të vijës primare të varfërisë në Nju Jork qysh para 100 vjetësh, e cila ka qenë dashur të përcaktoi kufijtë për ruajtjen e qenies fizike të klasave të varfra. Hulumtimi ka përfshirë të gjitha ato shpenzime të jetesës të cilat nuk kanë paraparë shpenzimet e paparapara të rastit,sikurse që janë shpenzimet për barëra,ushqimet e ndryshme,duhanin e ngjashëm me këto. Hulumtimin e ka bërë B.S. Rowntree. Hulumtimet e sotme të varfërisë në B e H, gjithashtu kanë konstatuar se shumica e popullsisë ekziston në kategorinë e varfërisë së skajshme, përkundër faktit që distanca kohore është argument i fuqishëm në të cilin elementet e shpenzimeve themelore janë zgjeruar,meqë baza materiale e individit është themel i jetës shoqërore. Ky krahasim i ashpër duhet të na e tërheq vëmendjen në faktin se varfëria nuk është tejkaluar,përkundër distancave kohore,mirëpo ajo po kthehet përsëri me fytyrën e vërtetë djallëzore e cila betejë është vështirë që të fitohet. Dukuria masovike – në përmasa të mëdha e varfërisë në B e H nuk është dukuri e rastësishme, e as që lufta me varfërinë të ketë rezultuar me ndonjë fitore të veçantë. Në përiudhën e paraluftës varfëria varfëria vetëm sa ka qenë e mundur të kontrollohet me sukses. Shkaktar i shpërthimit të varfërisë në kushtet e sotme padyshim se është lufta e kaluar,por edhe ajo që është varfëri autonome- kultura e varfërisë. Ajo nuk është e ndarë nga fenomenet tjera sociale,por është me e manifestuara. Për këtë arsye duhet shqyrtuar në kontekstin e krizës shoqërore,të presioneve rajonaliste,të migrimeve,të migracioneve,të papunësisë dhe 2 Dr. Rudi Stojak Hijatus nr. 3 Zenicë1996.

përfundimisht të shoqërisë së rrezikuar. Në këtë punim do bëjmë përpjekje të konkretizojmë dhe të sistemojmë,e pastaj të paraqesim pasqyrimin e përfundimeve teorike për veçoritë e theksuara të dëshmive themelore në B e H. Fare qartë shihet se kohëzgjatja e krizës, është ajo formë e cila e përcakton varfërinë dhe i hapë vatrën për stabilizimin e varfërisë. Kriza me paraqitjen e saj elementare do të thotë mungesa e ekuilibrimit dhe si fenomen është në gjendje që të bëjë destabilizimin edhe të shumë fenomeneve tjera, mirëpo “ shkaktari i fundit i të gjitha krizave reale kurdoherë mbetet varfëria masa dhe përkufizimi i shpenzimit të saj.66” Mungesa e ekuilibrimit do të thotë se shoqëria në aspektin primar duhet të gjejë zgjidhje funksionale për të ekzistuar. Për Habermasin: “krizat shkaktohen kur struktura e ndonjë sistemi shoqëror liron më pak mundësi për zgjidhjen e problemeve se sa ka qenë dashur të përdoren për ruajtjen dhe rregullimin e sistemit. Në këtë vështrim krizat janë pengesa të përhershme të integrimit të sistemit”. 67 Vendi i shkaktimit të krizës është sistemi politik dhe ekonomik si dhe sistemi socio-kulturor, kështu që nëpërmjet krizës së identitetit paraqitet si krizë e legjitimimit dhe krizës së motivimit. Kompleksiteti i krizës, përkatësisht shenja e saj sistematike është paraqitja e saj e rregullt në identifikimin e paaftësisë për legjitimimin e strukturave për zgjidhjen e krizave, e që rezulton, në rastin tonë, me masën në përmasa të mëdha të të papunësuarve dhe të kulturës së varfërisë si përgjigje ndaj krizës.68 Për këtë arsye kriza detyrimisht i zhvillon fenomene e veta personale dhe strategjitë reaktive te njerëzit, ndërsa llojet kryesore të përgjigjeve janë:

• Përgjigja aktive për krizën e cila përfshinë përpjekjet e shtuara, si vend për humbje, si dhe protesta, greva dhe revolta të ndryshme,

• Adaptimi për ndryshime (zvogëlimi i shpenzimeve), • Përgjigjet destruktive (destrukiviteti kolektiv) • Përgjigjet autodestruktive (alkoolizmi, narkomania etj.)69

Njëra pre këtyre formave aktive të përgjigjes për krizën është i ashtuquajturi: Koncepti i Ted Palmer-it - koncepti i fuqisë ose i kapacitetit zhvillimor70. Ajo paraqitet kështu:

(MM) (SHP) (MI)

(FGJ)= ------------------------------------------------------ (RM) (VPKA) (VKS + TSZ) (TM)

(FGJ) = fuqia e gjithmbarshme apo kapaciteti zhvillimor

66 Karl Marx, Kapital, Kultura, Zagreb, 1948, f. 446 67 Jurgen Habaermas, Problemet legjitimacionit të kapitalizmit të vonë , Naprijed, Zagreb1982, fq. 11. 68 Marijan Korioshiq, kriza e Jugoslavis , Naprijed, Zagreb, 1989, f. 21. 69 Z. Mlinar “Phenomenology of the Local Response do the Economic Grisis” Revista e sociologjisë Zagreb 1990. 70 Sipas: Mladen Knezheviqit, Obsojenc, zaporin odutujitev, Univerza v. Ljubljani, Fakulteta za družbene vede, doktorska disertacija, Ljubljana, 1992, f. 204-205

(MM) = mbështetja e mjedisit (SHP)= shkathtësitë personale (MI)= mundësitë dhe interesat apo synimet e personit që t’i ndryshojë synimet e veta (RM)= rezistencat e mjedisit (VPKA) = vështirësitë psikologjike, konfliktet dhe ambivalentet (VKS) = vështirësitë e kërkesave sociale apo mangësitë (TM) = traumat e mëdha Sa më e madhe të jetë vlera e numrit, ndërsa më e vogël vlera e titullarit, kjo do të thotë janë fuqitë më të mëdha ose mundësitë zhvillimore të personit që të jap përgjigje për krizën e mjedisit dhe gjendjen. Nga formulari fare qartë shihet se pason se mjedisi i konstatuar ka fuqinë vendimtare, qoftë në krijimin, por gjithashtu, në parandalimin e zhvillimit të kapaciteteve personale. Faktori i mjedisit luan një rol të rëndësishëm në konstituivin e përgjigjeve specifike për krizën. Suaza e formësuar fizike e krizës së mjedisit shkakton edhe sjelljen e pritur varacionet e së cilës janë kuptuar si funksione të atyre qarqeve komplekse sociale dhe psikologjike të cilat janë qërronjosur në aktivitetet dhe marrëdhëniet e hapësirës së parashtruar sociale. Mjedisi fizik i krizës përfiton rëndësi të re kur është e njohur si presion për problemet funksionale dhe zgjidhjet në suazat e parashtruara. Forma më e ulët e ndryshimit të mjedisit është migracion. Varfëria kulturore është nocion teorik i antropologëve amerikan të viteve 50-ta të shekullit të kaluar, e në veçanti të Oscar Lewisit71 Dy janë shkaqet e lindjes së nocionit të kulturës së varfërisë. E para, është vërejtur se shumica e njerëzve në zonat e varfërisë reagojnë ngjashëm:

• Është vërejtur ndjenja e fuqishme e margjinalitetit, • Pamundësia, • Varësia dhe inferioritetid, • Organizimi i dobët, • Orientimi i fuqishëm ndaj së tashmës • Paaftësia e shtyrjes së pakënaqësisë • Fatalizmi, • Brenda familjeve të shkatërruara ose të familjeve jokualitative drejtimi i

fuqishëm i fëmijëve kah nëna.

71 Oskar Lewis, the Culture of Poverty, Scientific Aamerican, 1966, f. 19-25 Sintagma „kultura e varfërisë është paraqitur nga Oskar Lewisi (1959) dhe është popullarizuar nga Harningtoni (1962). Në mesin e shumë diskutimeve “të kulturës të klasave të ulëta nga H.Gans (1962, 1965), W. B. Miller (1958), dhe Rainwater (1966) burimet që kanë të bënë me këtë koncept konceptual përfshinë Irlandën (1966) “stili jetësor i punëtorëve të paguar dobët”), Keil (1966, “kultura e zezakëve si klasë e ulët “), Schwartz dhe Henderson (1964, “kultura e papunësisë”), Davis (1952, “kultura e thyerjes”), dhe Bartky (1963, “kultura e ulët”) f. 192.

Tjetër, veçoritë e theksuara nga aspekti socializues janë të bartëshme te moshat e reja dhe në mënyrë të përhershme i stigmatizojnë, pa marrë parasysh se në disa raste ekzistojnë rrethana të drejtpërdrejta të varfërisë. Drejtimi themelor kulturor në vlerat e punës dhe në shpenzimin e mjeteve strukturale për arritjen e tyre sjell deri te ndonjë pëlqim duke shuajtur në mes të shoqërisë dhe aktorëve të saj, mirëpo papërputhshmëria në mes të vlerave kulturore të definuara dhe të mjeteve strukturale për arritjen e tyre sjellë deri te anemia. Në mënyrë relative mjaft herët është zbuluar se klasa më e ulët është e ngarkuar me pamundësitë për arritjen e qëllimeve themelore. Jo në kuadër të kulturës së varfërisë funksionon si kulturë dhe sillet në afro 6 pika të interesimit.72 e para është”pakënaqësia” se në të gjitha situatat dhe sjelljet të cilat shkaktojnë kontakt jo të këndshëm me përfaqësuesit e pushtetit (rrahjet, gjendjet e dehura, shtatzënësitë jashtë martesore); e dyta është gjendja tjetër e “këmbëngulësisë” e cila përfshinë fuqinë fizike, qëndrueshmërinë, guximin dhe shkathtësinë; e treta është “ dhelpëria” - e cila funksiononin e vlerës e ka në kulturën e klasës më të ulët dhe përfshinë aftësinë e kapërcimit në aspektin mashtrimit të tjerëve, çka nënkupton shkathtësinë që paraja të fitohet në mënyrë të lehët, pastaj gatishmërinë në përgjigje të shpejtë dhe në gjendje emocionale të shkallës së lartë; pika e katërt është “shqetësimi” - gatishmëria për çfarëdo eksesi qoftë i cili për rezultat ka shqetësimin emocional; e pesta ka të bëjë me “fatin” - e cila ka të bëjë me besimin që suksesi nuk është i mundshëm pa ndërmjetësimin fuqisë nga kontrollimi i jashtëm i individit. Përfundimisht, pika e gjashtë, e fokuson interesimin për “autonomi” – e cila konkretizohet nëpërmjet pavarësisë dhe të lirisë nga mbikëqyrja e ndonjë autoriteti. Teoria e kundërt nga kultura e varfërisë është teoria e situatave të detyrueshme ( Elliot Liebow, “ Tally s Corner”).73 Teoricienët e këtij orientimi kanë vërejtur te popullsia e varfër këto karakteristika:

• punët e paguara dobët • punët ata vetë i përbuzin si edhe punëdhënësit e tyre • orientimin me defekt kohor,pastaj mungesa aftësisë për t iu kushtuar kohë dhe

punë më të mirë,arsye e njëjtë është edhe shkalla e lartë e diversitetit,meqë nuk janë në gjendje për të mbajtur gruan dhe familjen,

• sjellja e tyre është rezultat i detyrimit dhe i definimit të situatës. Sipas pikëpamjeve marksiste varfëria është rezultat i ndarjeve klasore të shoqërisë dhe përcjellës i përhershëm i shoqërisë kapitaliste dhe mund të rrënohet vetëm me vetërrënimin e strukturës klasore të shoqërisë. Max Weber dëshmon se situata klasore e ndonjë individi varet nga situata e tij në treg,ndërsa aftësia e fuqisë me të cilën disponon ndikon në veprimtarinë e tregut në favor të tij. Varfëria bartet të popullsia e alimentuar ( te të moshuarit,të sëmurët, te invalidët) por vetëm për faktin se shumica e kësaj popullsie është varur nga punët të cilat nuk iu 72 Sipas : Ivan Jankoviqit dhe Vesna Peshiqit, Devijimet shoqërore: kritika e patologjisë sociale, Shkolla e lartë për punëtorë social, Beograd, fq.73-74. 73 Sipas: Michael Haralambo, Robin Heald, Hyrje në sociologji, Globus, Zagreb,1989,f. 153-161.

kanë siguruar gati kurrfarë mjetesh në të cilat do të mund të mbështeteshin. Varfëria e tyre gati kryesisht është vazhdimësi e varfërisë së tyre të rezultuar për shkak t ë pagesës së dobët të punëve të tyre. Hulumtimet më të reja sugjerojnë se klasa e varfër punëtore kryesisht e ka fuqinë e dobët të negocimit e cila edhe e përcakton varfërinë e tyre.74 75 76 Duke pasur parasysh se në shoqëri ekzistojnë disa fenomene përcjellëse të cilat paraqesin zonën e problemeve t të zgjidhura dhe të pa zgjidhura sociale,varfëria figuron si problem i cili është i pa zgjidhur për vendet në tranzicion në këtë moment. Fjala është për varfërinë e paraparë e cila do të duhej të kishte një afat të caktuar të kohëzgjatjes, mirëpo përkundër kësaj janë vërejtur disa funksione të varfërisë:

• varfëria paraqet një rezervë të konsiderueshme të fuqisë punëtore, • rezervat e fuqisë punëtore janë paraparë për kryerjen e punëve të ndyra në

ndarjen ndërkombëtare të punës si dhe në organizimin e punëve të paguara dobët (puna me fëmijë, gratë në vendet e gjysmë zhvilluara apo në tranzicion),

• varfëria është burim i të hyrave për organizata të ndryshme humanitare të cilat paraqesin për ata kategori të pagueshme

• të varfërit paraqesin produkt moral të dembelisë për ideologjinë e klasave sunduese dhe shërbejnë si argumentacion bindës i arsyeshmërisë së dhënë të rregullimit shoqëror (Torsten Veblen – Teorija e klasës mbisunduese).

Varfëria urbane dhe papunësia e gjatë rezulton me një gjendje të pakontrolluar si dhe me situatën e kulturës dominuese të varfërisë. Ekzistojnë disa karakteristika të rëndësishme të papunësisë. Simptomatologjia e të papunësuarve paraqet situata të shumta dhe gjendje të cilat e karakterizojnë një shoqëri të caktuar - gjendjen psikologjike. Për të kuptuar papunësinë duhet theksojmë se çka do të thotë cikli ekonomik jetësor. 77 Cikli ekonomik jetësor ka të bëjë me përiudhat e prospëritetit ekonomik apo të mungesave gjatë shekullit të punës. Ai përbëhet nga disa faza, ndërsa kriterium është niveli i konsumit.

• I punësuari i rëndomtë maksimumin e tij të konsumimit e arrijnë me aktin e punësimit dhe i plotëson nevojat me vëllim të shtuar kështu që, derisa është i ri, relativisht është konsumues më aktiv,

74 Leksikoni sociologjik, Savremena administracija, Beograd,1982: Varfërimi i klasës punëtore shihet në tendencën e ligjshmërisë të proletarizimit gjithnjë më të madh t popullsisë,shuarjes,përzënies,diskualifikimi, desocializimi i fuqisë punëtore,eksploatimi dhe mbieksploatimi dhe rrënimi i vlerave të fuqisë punëtore nën vlerat e saj,pastaj zgjerimit të varfërisë të numrit gjithnjë e më të madh të anëtarëve të shoqërisë. 75 Jutarnje novine,19.06. 2001., Në federate 1,5 milion të varfur, f.4. 76 Dnevni avaz,20.06. 2001., I varfër është çdo njeri i cili brenda ditës shpenzon vetëm 8. marka, f.9. 77 Hans fon Hentig. Krimi: shkakterët dhe kushtet, Veselim Maslesha, Sarajevë, 1959; fq. 247-263

• Faza e dytë paraqitet kur të krijon bashkësi martesore dhe e formon familjen, këtë përiudhë e karakterizon varfëria relative (përmes angazhimit kreditor), derisa nuk bie në masë të konsiderueshme nën kufirin paparaparë të konsumit të lirë, në qoftë se krijon familje të një madhësie mesatare,

• Faza e tretë ka të bëjë me përiudhën kur fëmija bëhen aktivisht të aftë për punë, përfundojnë shkollimin, fillojnë të ekonomizojnë dhe mbeten në familjen primare. Këtë fazë gjithashtu e karakterizon mirëqenia relative sociale.

• Faza e katërt është përiudha kur fëmija fillojnë të formojnë familje të tyre, dhe në ndërkohë janë rritur nevojat (dhe janë shtrenjtuar) për shkak të vjetërsisë dhe përkujdesit shëndetësor, kështu që përsëri mund të flitet për rikthimin e varfërisë.

Gjatë këtij cikli janë të mundshme krizat afatshkurtra dhe të papunësisë, mirëpo në bazë nuk rrënohet rrjedha themelore e ciklit. Mirëpo papunësia e përhershme e rrënon këtë cikël dhe e shkakton një cikël të ri (varfërinë radikale – identitetin radikal) cikël të cilin mund ta quajmë cikël i papunësisë i cili gjithashtu i ka disa faza. Fjala është për atë që e quajmë man without work. Fazën e parë të papunësisë e karakterizon një përiudhë e shkurtër e lehët (disponimet festive), e pastaj pas një kohe relativisht të shkurtër shkaktohen probleme dhe qfaqje depresioni, kështu që resurset e kohës së lirë shumë shpejt bëhen ngarkesë. Fazën e dytë e manifeston paaftësia e qetësimit dhe rëndom në vështrimin momental pësojnë jo vetëm të papunësuarit, por edhe familja primare (grindjet e shpeshta rezultojnë me dezorganizimin e familjes dhe shpenzimeve të fuqishme të absorbimit të potencialeve të konflikteve ndërgrupore). Në kushtet e varfërisë radikale, fazën e tretë e karakterizon barazia e standardeve ekonomike ndërmjet të punësuarve dhe të papunësuarve, kështu që gati në mënyrë të barabartë e formon rendin e njëjtë të fenomeneve socio-patologjike (shkalla e lartë e diversitetit, ... etj.). Sipas nesh ndarja e një fenomeni meriton vëmendje të posaçme, e ky është fenomeni i pritjes së ndihmës, qoftë në nivelin formal, po ashtu atë joformal. Nivelin formal e karakterizon prezantimi i pafuqi nga ana e infrastrukturës institucionale ku me kryerjen e situatave të caktuara të gjendjes, sikurse që është varfëria, shumë shpejt formohet aktiviteti si profesion ose shkathtësia e prezantimit të problemit si i pa mposhtur (p.sh. organizimi i konferencës së donatorëve ose përfshirja institucionale e organizatave humanitare ndërkombëtare për organizimin e ndihmës për popullsinë që ka gjendjen dhe nevojën e domosdoshme). Çështja tjetër është se si të instrumentalizohet nga ana e ndërmjetësve një gjendje e tillë dhe si të formohet klasa e posaçme e ndërmjetësuesve ndërmjet institucioneve të cilat kanë mjete dhe institucioneve të cilat ndërmjetësojnë për ndihmë. Aspekti jo formal i pritjes së ndihmës shpeshherë është i kompozuar në mënyrë të saktë me strategjinë e përpunimit të prezantimit të pakënaqësive të subjektit, shpeshherë ndaj mjedisit primar. Duke pasur parasysh se Be H është vend në egzod duet supozuar se një pjesë e konsiderueshme e

popullsisë jeton nga ndihma e farefisit e cila gjendet në punë në botën e jashtme dhe kjo paraqet një formë shumë të rëndë të ekzistencës. Për shkak të faktit se kjo është një rrethanë variabile, çka do të thotë jo e sigurtë, mënyra e mbijetesës dhe për këtë janë përpunuar mekanizma të tërë dhe strategji të caktuara të llojit të normave të reciprocitetit – falënderimet dhe pak a shumë e varësisë së përhershme morale nga ajo si subjekt se varfëria ndihmon Fazën e katërt e karakterizon humbja e autoritetit në familje, për ç’arsye vjen deri te subordinimi me autoritet tjera nga ana e fëmijëve, e që gjithashtu formon shumë fenomene socio-patologjike siç janë: (alkoolizmi, narkomania, tabletomania, nikotinomania, eskavimi ). Formohet subkultura e rrugës ku gjeneratat e reja ndihen më të mbrojtura dhe subjektivisht më të rëndësishme. Familja njëherazi pushon që të jetë në fokus të kënaqësive emocionale dhe të nevojave socio-realizuese. Fazën e pestë e karakterizon humbja e zgjerimit të familjes për të papunësuarin i cili në vendin e punës ku kryesisht ka mundur t’i plotësojë nevojat e caktuara specifike si (shoqërimin, nevojën për humor, nevojën për lojë, argëtim, konflikteve potenciale të nivelit verbal etj.). Pasoja e gjashtë dhe më e rënda është humbja e aftësisë për punë dhe prapambeturia teknike në krahasim me proceset bashkëkohore të punës për shkak të mungesës së gjatë nga puna. Humbet aftësia e krijimit të nxënieve të reja për shkak të ndryshimit të karakterit të punës. Mirëpo, papunësia në kohëzgjatje të madhe paraqet jo vetëm konfliktin potencial, por edhe potencialin për paraqitje jo kulturore. Në studimin “Social theory and secial strukture”78 Mertoni dallon pesë tipe të adaptimeve individuale për situatën e anemisë: konfirmizmin, inovacionin, ritualizmin, tërheqjen dhe revoltën. Këto reagime biho-viorale janë strkturuar rreth synimeve themelore kulturore siç janë: puna dhe konsumimi, pastaj institucionalizimi i mjeteve dhe arritja e këtyre qëllimeve. 79 Puna dhe konsumi janë qëllime qendrore kulturore prandaj edhe papunësia afatgjate shkakton probleme rreth alternativave për të njëjtat. Nga tipologjia e Mertonovit të strategjisë adaptuese e destinuar, me rastin e hulumtimit të papunësisë në Qendrën Urbane të Holandës në Amsterdam, në Rotterdam dhe në Enschedeu, janë gjashtë lloje të adaptimit në papunësinë afatgjate, të cilat korrespondojnë me kualifikimet e Mertonovit.

78 Robert K. Merton, Social theory and social strucure, glencoe, free Press, 1957. strategjitë adaptuese siç janë konformizmi, ritualizmi dhe revolta 79 Godfried Engbergsen, Kess Schuyt, Jaap timmer, and Franse van Waarden, Comparative Loook at Long term Unemployment and Urban Poverty, Westview press, 1993, fq. 153-179.

Format e reja të adaptimit janë ndërmarrësia, kalkulimi dhe autonomia. Veçori e konformistëve është që në mënyrë kontinuele kërkojnë punë me qëllim të përmbushjes së nevojave të cilat janë formuar në bazë të angazhimit të mëparshëm në punë. Nga njëherë ndjekin kurse për kualifikime shtesë, nuk janë aktiv në ekonominë e egër dhe nuk e keqpërdorin sistemin e sigurisë sociale. Ritualistët e humbin shpresën se do të gjejnë punë dhe se do të mund t’i përmbushin nivelin e lartë të shpenzimeve, mirëpo në tërësi i respektojnë vlerat kryesore të shoqërisë dhe normat e përcaktuara. Indikatorët më të mirë të këtij orientimi dhe të kësaj strategjie janë paraqitja e rregullt dhe shkuarja në ente të punësimit, përkundër faktit se punë nuk do të gjejnë. Nuk janë aktiv në ekonominë e zezë janë struktura të vjetruara, kanë përvojë të gjatë të punës, kanë nivel të ulët të edukimit dhe kryesisht janë familjar. Ata të cilët kanë zgjedhur tërheqjen apo mbylljen si formë e adaptimit (izolacionistët) nuk kanë aspirata për t’u punësuar e as ndaj nivelit të lartë të konsumit dhe nuk i shfrytëzojnë mjetet e parapara për arritjen e qëllimeve. Vetë veten në të ardhmen nuk e shohin si përsona të punësuar dhe nuk i shfrytëzojnë kanalet shtesë për të përfituar në ekonominë e zezë. Fjala është për njerëzit e moshuar të cilët nuk janë punësuar për një kohë të gjatë dhe kryesisht ka të bëjë me përsonat e moshuar dhe me emigrantët të cilët nuk janë adaptuar në mënyrë të plotë në shoqërinë e re pranuese. Ndërmarrësit ( rrezikuesit) kanë aspirata të mëdha ndaj punës që paguhet mirë dhe nivelit të lartë të konsumit, arrijnë mjaft duke u marrë me punë jo legale në ekonominë e zezë, dhe nuk heqin dorë nga pretendimet për statusin e mesëm klasor, pra edhe në nivelin simbolik të barazisë. Kanë arsimim dhe status më të mirë, me përvojë pune të konsiderueshme dhe janë të moshave të reja. Kryesisht nuk janë të martuar. Kalkulustët janë përfshirë në ekonominë e zezë, janë të moshës së re, investojnë në arsimim si kanal mobilizues dhe në përgjithësi kanë arsimim të mirë, nuk janë në lidhje martesore,asnjëherë nuk kanë qenë të punësuar, shpeshherë bëhet fjalë për femrat. Autonomistët vëmendje shumë të vogël iu kushtojnë qëllimeve të punës dhe zgjerimit të saj dhe shpeshherë ndodhë edhe ta refuzojnë. Rëndom nuk shohin si përsonat e punësuar dhe të përkushtuar në hobi të të tyre dhe punën voluntoreske, nuk janë aktiv në ekonominë e zezë, këtu është përfshirë një numër i madh i grave dhe i përsonave të moshuar, nuk janë në lidhje martesore, kanë strukturë të ulët të arsimimit. Mund të njihen lehët edhe si bartës të subkulturave. Parashtrohet pyetja se cili mjedis social stimulon zhvillimin e reakacioneve të ndryshme biheviorale dhe strategjinë e papunësisë. Teoria e Mery Douglas mundëson sqarimin e papunësisë si kulturë në vështrim se kultura mbështetet në mjedisin social në të cilën njerëzit funksionojnë, por gjithashtu mbështetet edhe në simbole, ide dhe besime të cilat e rregullojnë, racionalizojnë dhe arsyetojnë aksionet e tyre dhe iu ofron themel në kuadër të marrëdhënieve dhe aftësive të tyre. Me ndihmën

e modelit të Meri Douglasit grupi /rrjeti është e mundur që të gjendet lidhja ndërmjet mjedisit social dhe llojeve të papunësisë afatgjate, pastaj strategjia e cila zhvillon dhe e arsyeton motivimin për këtë strategji. Në këtë mënyrë janë konstatuar katër kultura të papunësisë: ajo konformiste, individualiste, fataliste dhe autonomiste, përkatësisht gjashtë lloje të papunësisë janë konstitiuar në marrëdhënie të ndryshme të modeleve të grupeve / rrjetave.

Konformistët dhe individualistët jetojnë në një mjedis social me një grup të fuqishëm, por me një rrjet të dobët ose mjete të dobëta të zhvilluara për arritjen e qëllimeve. Ndërmarrësit dhe kalkulantët opërojnë në kulturat individualiste të papunësisë me një grup mjaft të dobët dhe me një rrjet të dobët, kurse izolacionistët në kulturën fataliste të papunësisë me një grup të dobët dhe me një rrjet të fuqishëm, apo me shfrytëzimin e eventual të mjeteve për arritjen e qëllimeve. Mjedisin social të autonomistëve ose të subjekteve subkulturore i karakterizon distanca e fuqishme ndaj kulturës së përgjithshme dhe kjo është ajo që e kupton teoria e Douglasit si tërheqje kosmologjike. Megjithatë, ata mëvaren nga ndihma sociale dhe nuk munden krejtësisht të izolojnë instancën e tyre të përforcuar si pikëpamje për botën. Struktura e hierarkisë e të papunësuarve në këtë model është inekzistente, meqë papunësia dhe varfëria e konvergjojnë një gjendje të atillë, ndërsa kontesti kulturor i hierarkisë më tepër është i lidhur me strukturën e ndarjes së fuqisë në organizata. Modeli klasifikues, është zbatuar për të papunësuarit, dhe mund të jetë i aplikuar edhe për situata tjera kulturore, siç është B e H. Nga pikëpamja e një presioni të mjedisit, sikurse që është papunësia, është e mundur që të përcaktohet, duke pasur parasysh kulturën e të papunësuarve, etikën e punës, përceptimin e kohës, varësinë, përgjegjësinë dhe përceptimin e rrezikut. Në esencë, rezultat i kulturës së varfërisë dhe i papunësisë së gjatë është shoqëria e rrezikut.

Përceprioni i rrezikut sipas nesh gati kryesisht paraqitet në kuadër të situatave dhe të gjendjeve të cilat nuk mund të kontrollohen dhe të cilat shkaktojnë pasoja të paqëllimta. Refleksionet bashkëkohore sociologjike theksojnë se njohuria për rrezikun, është shoqëruar me dukurinë e paqartësisë dhe mungesën e kontrollimit të mundshëm ndaj gjendjeve të ardhshme, pajisjet e domosdoshme personale në rrethin e modernizmit. Ndjenja se ka kontrollim mjaft të vogël ndaj gjendjeve të ardhshme shkakton edhe një konfuzion edhe më të madh në kompleksitetin e kërkesave për tejkalimin e kësaj veçorie të mjedisit, kështu që krijon presion reaktiv në krijimin e formave sociologjike stabilizuese. Njëra nga format e besueshme të stabilitetit është pikërisht papunësia, si njëra nga format tjera të shoqërisë nga pikëpamja e presioneve kulturore. Varfëria eksplicite është shoqëria e rrezikut në vështrim të dominimit, jostabilitetit, të paparashikueshmërisë dhe jokonzistencës së jetës shoqërore. Ambienti dhe mjedisi i një tipit të tillë i konvenojnë strukturimit të shoqërisë së rrezikut dhe format e rrezikut varen në masë të konsiderueshme nga karakteri i vetë shoqërisë, dhe në përputhje me këtë edhe të formatit të kontrollit të rrezikut. Duke pasur parasysh se në skenë është varfëria e konsiderueshme e popullsisë mund të themi gjithashtu se kjo është një atakim në aspektet e caktuara të lirisë së njeriut në kategori të lirisë si mundësi e konsumit. Maksimalisht rritet varësia e individit në politikën sociale, destabilitetit ekonomik të tregtisë, kështu që individit individualiteti i tij i paraqitet si flluskë në personalitetin e tij. Paqartësia e ekzistencës e shprehur përmes mungesës së mbështetjes ekonomike dhe institucionale përmes reproduktimit të paparashikueshmërisë është potencial për rreziqet e ardhshme. Varfëria ka implikime të rëndësishme për kuptimin e rrezikut i cili reflektohet në masën më të madhe përmes jobesushmërisë së instrumenteve të suazave dhe mjeteve për zhvillimin e jetës së rregullt sociale. Rëndom, ndryshimet sociale të manifestuara përmes varfërisë ekstreme, në B e H në mënyrë fatale i theksojnë vetëm ndryshimet sociale. Tautologjia e ndryshimeve sociale dhe e varfërisë, e jo identiteti i varfërisë dhe lufta kundër saj, paraqet se vetë ndryshimi social e ka qëllimin dhe negativisht ndikon në individin dhe identitetin e tij, me ç’rast në masë të konsiderueshme e formon dhe e drejton në sferën e ekzistencës anksozive dhe të pasigurisë ontologjike. Prodhimet masovike të gjendjeve të tilla rezultojnë me një paaftësi të përgjithshme në mënyrë që të kryhet ndryshimi i dëshiruar social dhe të reduktohet rreziku për kategoritë e parashikueshme. Pakultura Dukuria e pakulturës ka të bëjë në prekjen e nivelit ekzistues në mes të kulturave të ndryshme i cili rezulton përmes riformësimit të burimeve të kulturave amë. Nga

pikëpamja rurale-urbane pakultura kontinuele është shfrytëzuar lidhur me fenomenin e migracionit ku patjetër vjen në kontakt kultura amë urbane dhe rurale. Pakultura është vetëm njëri variant i kontaktit të kulturave. Pakultura është teoria e afërt e “konfliktit kulturor” i cili niset nga konflikti i kulturave dhe i normave kulturore. Sipas Thorstenu Sellinit konfliktet kulturore do të ndodhin: “Së pari, kur këto kodekse të konflikteve janë në kufijtë e rajoneve fqinjësore kulturore; së dyti, rasti me normat ligjore, ligji i një kulture zgjerohet dhe në territorin e grupit tjetër; dhe e treta, kurrë anëtaret e një grupi kalojnë ne territorin e grupit tjetër.”80 Konfliktet primare janë konflikte ndërmjet kulturave, ndërsa konfliktet sekondare janë konflikte përbrenda një kulture. Konfliktet sekondare përbëjnë një bashkësi homogjene te dezintegruar, dhe te parrezistueshme ndaj proceseve integruese. Mirëpo, mobiliteti i individit, e kushtëzon individin te jetë i ekspozuar ndaj kulturave te ndryshme, dhe në varësi nga situata ai i realizon normat kulturore te cilat i përshtaten pozicionit te ti momental. Kultura e individit do te jetë më e madhe nëse ne te inkorporohet numri më i madh i modeleve kulturore, por në te njëjtën kohë këtu kultura mund te jenë ne konflikt. Psh, një emigrant i cili është me prejardhje rurale dhe i cili me te lindur e ka marrë atë kulturë, dhe vjen ne një vend industrialë dhe fillon jetën me kulturë urbane e cila për te është e huaj dhe e padurueshme, por patjetër duhet ta pranoj, për shkak te funksionimit dhe në ketë funksionim e inkuadron edhe dobishmërinë. Në ne ketë vend arrijmë “dukurit e dyfishta atributive – kulturore te hapësirës” me qellim qe faktet empirike të vërtetojnë masën e përfaqësimit – mospërfaqesimit ne një hapësirë socialo –kulturore dhe këtu masa te krahasohen me vendin e prejardhjes dhe vendin e banimit si fakt social kulturor. Duke pas parasysh hapësirën socio – kulturore e cila është me e fuqishme dhe më stabile se individi, sepse kërkon nga ai rolet specifike ( pritjet), dhe është e rëndësishme te vërtetohet masa e përmbushjes se këtyre roleve, e variabil kontrolluese është sjellja e cila varet nga individi. Kështu qe mund te flitet për konflikt te roleve ose për identitet te dyfishtë i cili mund te jenë i organizuar ne menyr strategjike për arritjen e qëllimit, interesit ose lidhjes me situatë te dëshiruar. Identiteti si stratagem paraqitet si instrument i konformitetit. Stili i akulturimit ne BeH ka sjell deri te kulturimi negativ i cili është i paraqitur sipas homogjenizimit dhe antagonizmit. Bosnja e Hercegovina është shoqëri tradicionale, qe do te thotë qe proceset kryesore socializore zhvillohen ne mjedise te cilat nuk kanë pas fuqi te absorbojnë shoqërinë dhe proceset shoqërore. Ne ambientet shtëpiake janë kultivuar kultet sipas më te vjetërve, traditës, formave te sjelljes te cilat e kanë dalluar ambientin e brendshëm nga ambienti i jashtëm. Format e paraqitjes të entitetit shoqëror, religjiozë kanë qen intenzivishtë te theksuara ne katër mure, e ne komunikimin e jashtëm te mshëfura. Lufta e ka eliminuar dallimin brenda – jashtë dhe e ka vë në pah sjelljen irracionale të qëndrimeve dhe praktikes ne rrafshinë nacional. Rezultati ne nivelin ndërreligjioz ose ndërnacional është prekje e shterpë, dhe kjo prekje është mundësuar kryesisht me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. 80Sipas Milan Milutinoviqit “Kriminologija“, Savremena administracija, Beograd 1976 – f.127

Akultura anagonistikë fuqishëm e ka pushtuar përditshmërinë urbane, distanca dhe rezistenca ndaj te tjerëve, thjeshtë zgjasinë shumë. Mund te konstatohet qe është krijuar një fenomen i veçantë i rezistencës. Aklturimi negativ paraqet reaksionin adaptiv ne deprivimin te cilën lufta e kaluar e ka sjell, dhe e ka shkaktuar për një kohë te gjatë si te pakalueshme. Mobilteti (fizik) social, përkatësisht niveli ma i ulet mobilitetit lerë pasoja te përhershme, dhe e forcon antagonizmin. Ky antagonizam është i kapitalizuar nga te gjithë partitë nacionale. Vetëdija për këtë gjendje, por edhe për aktoret te cilët janë në atë gjendje, padyshim sjell deri te forcimi i integritetit personal. Ky proces fizik, rregullisht e aktualizon partikularizmin etnik, e keqja e ati partikularizmi është se ne fakt nuk ka ekzistuar përvoja e lirë etnike e cila ka qen e inkorporuar si ide komplekse, por si ide e politizuar, e vëllazërim - bashkimit ne Jugosllavin e kaluar. Etniciteti është niveli më i ulët i komunikimit, dhe si i tillë nuk është në gjendje që kategoritë etnike të fqinjësisë ti definoj si të tilla, por para se gjithash si antagonistike. Këmbimi, rezistenca në mes të etniciteteve, pranimi dhe dhënia është në mënyrë rituale dhe ceremoniale e forcuar, dhe i pranuar si parimi i mendimit, qe nuk jemi të gjithë të njëjtë. Dr. Rudi Stojak akulturen antagonistike e dallon sipas këtyre tipave kryesore:

• Izolimi mbrojtës • pranimi i mjediseve të reja në mënyrë të forcimit të qëllimit ekzistues • akulturimi disociativ negativ

Izolimi mbrojtës është një variant e prekjes kulturore e cila manifestohet si ndalës morale e prekjes me kulturë tjetër. Këto ndalesa mund të jenë edhe te institucionalizuara. Izolimi mbrojtës sidomos ka qenë i pranishëm gjatë luftës, por me pasoja në shoqërinë dhe situatën e pasluftës. Pranimi i mjediseve të reja me qëllim të forcimit të qëllimeve ekzistuese ndodh atëherë, kur dy kultura janë përziera me kulturën e tretë, kështu që realizimi i qëllimeve të reja kulturore është i drejtuar në ruajtjen e qëllimeve ekzistuese (p.sh multikultura shumë shpesh është e instrumentalizuar me qellim qe kulturës së tretë (bashkësisë ndërkombëtare) te tregohet qe ajo është e mundshme ndërmjet dy kulturave). Akultura negative disiciative është sjellja e komplekseve nacionale ne pozitën e individit se bashku me kualitetet me të cilat përshkruhet një individ. Sinteliteti ose bashkësia e vetive negative e një grupi nacional paraqet te grupi interpretues bashkësi të kontra-dokeve, vendosjen përcaktuese te palës (në formë te stigmatizuar), kështu qe definicioni e bashkësisë së jashtme është tip kontra -polar. Akultura antagonistike është e inspiruar fuqishëm me keqpërdorimin e fuqisë me qëllim qe vetveten ta shumonë, dhe ta forcon pozitën e vet, çka nuk është e vështirë duke e pas parasysh karakterin politik të popullsisë e cila është e prirur për tu përshtatur. Akultura negative bën që kultura të homogjenizohet, standardizohet dhe ideologjizohet, dhe e gjithë kjo shpien deri te përjashtimi dhe mbyllja e rrethit të prekjeve mes kulturave te ndryshme. Shtërbesia e prekjeve është e kushtëzuar para së gjithash me afërsinë në një hapësir të njëjtë. Në planin urban kjo ide është e njohur si qytet etnik, e qyteti është i definuar si paraqitje a peizazhit etnik simbolik.

Margjinalizimi Siç është njohur, indikatorët kryesorë të përfaqësimit të një vlere janë ato mendime të cilat e paraqesin racionalizimin (mbrojtjen, rekomandimet, arsyetimet, kritikat) “të mënyrës së aspektit” të jetës. Vlerat diktojnë sjelljen njerëzore, besnikëria e vlerave është vlerë e re. Vlera definon drejtimin e sjelljeve, d.m.th sjelljen si instrument me te cilin arrihet deri te synimi, përkatësisht të vlera e dëshiruar, dhe në këtë mënyrë vlera pasqyrohet në aktin e sjelljes. Vlerat përgjigjen në pyetje:”si duhet të veprojë dhe cilat janë pasojat që N vepron ose ka vepruar?”. Personi N vepron në drejtim të Z, sepse ka vlera X. Shema N-X-Z na shërben për shpjegimin e sjelljes. 81 Vlerat e popullsisë, të cilat janë të stabilizuara në drejtim devijant nuk janë tipizim dhe standardizim, në një kohë shoqërore të caktuar (vlerat të cilat kanë qenë të vlefshme në të kaluarën nuk vlejnë në të sotmen, e forma e ardhshme e vlerave është e pasigurt për shkak të tërheqjes, dhe për këtë në interakcionin shoqërorë disa vlera të caktuara kanë qenë të pranishme në standardizimet e kaluara.) Me fjalë të tjera, restaurimi i vlerave të kaluara të standardizuara duhet të jetë i vështirësuar për individin në devijim. Për shkak të këti fakti, dhe në pajtim me këtë, ai pret role të cilat janë të kundërta me role të standardizuara. Kështu vjen deri te mos pajtimi rreth vlerave të cilat sjellin deri te ndërmargjinalizimi në të kaluarën, dhe të tashmen. Gjendja e magjinalzuar paraqitet si gjendje e mungesës se nderimeve sociale . Jesse Pitts mendon që burimet e margjinalizimit janë:

• Varesia nga autoriteti i dyfishtë, sepse është konflikt i autoriteteve dhe nuk krijon kushte për arritjen e mendimeve konstruktive. Konflikti paraqet thyerje ne kryesin;

• Rolet e profesione të cilat janë në fund të statusit profesional, sepse nuk janë në gjendje të kërkojnë drejta të njëjta të cilat i kanë profesionet tradicionale (Pitss përmend shembullin e mjekut dhe veterinarit )82;

• Përshtatshmëria e cila nuk kupton ndërrimin e roleve të statusit të cilat personi i ka internalizuar, por është në gjendje që për mbështetje emocionale ti drejtohet grupit të nacionalitetit të njëjtë. Në brendi të këti burimi margjinal

81Davorka Matiq “Revija za sociologiju”, VOL XXI, NO3, Zagreb, korrik - shtator 1990. 82 Në kongresin e 12 botërorë të sociolgjis i mbajtur në muajin tetor të vitit 1990 në Madrid me emrin ”sociologjia për një botë- bashkimet dhe dallimet” John Markof e ka prezantuar punimin me emrin ” Paperballueshmeria e ekonomistit” në të cilën ekonomistët i ka quajtur “Magjistarë të kohës moderne”. Ekonomistët kanë marrë një fuqi fantastike, gjenden në funksione shtetërore të larta, dhe e çojnë shoqërinë amerikane drejt shkatërrimit. Ekonomistët praktikojnë fuqinë, mistifikojnë dijen e vet dhe nuk japin asnjë zgjidhje të dëshiruar. A nuk janë të shtrenjta idetë të cilat i ofrojnë sociologët pyet Markof, Ekonomistët përgjigjen me po, detyrë e sociologjisë është që ekonomistin ta paraqesë sipas vendit te vet. Thjesht, sociologët sot janë të larguar nga pushteti dhe qendra e fuqisë më shumë se kurdo herë më pare. Sociologët janë bë profesionist të thjeshtë, përkundër arritjeve shkencore të rëndësishme. Dhe lufta në BeH ka treguar që sociologët nuk kanë qenë të promovuar në masën në të cilën kanë qenë të promovuar juristët, psikologët, historianët dhe ekonomistët. Ka shumë tema të cilat janë marrë nga “kopshti” i sociologjisë dhe paraqiten nën patronatin e njërës nga shkencat e përmendura më lartë (p.sh anomia ose grupet etnike janë të interpretuara si psikologjike- historike në prezantimin intelektual, por i përkasin temës klasike sociale).

figuron familja e gjeneratës tjetër, si dhe martesa ndërmjet grupeve të ndryshme etnike.

Konflikti me margjinalitet, si konflikt ndërmjet orientimeve në role mund të paraqitet në: - agresivitetin ndaj grupeve dominonte prej të cilave individi është formuar - me marrjen e grupeve të jashtme dhe forcimin e obligimeve dominonte të

grupit të jashtëm, më së shpeshti gjatë mësimit, - kompromisi ndërmjet roleve orientuese me gjetjen e pozicionit struktural ku individi me sukses mund te luan të dyja rolet,(p.sh: ekspërt i suksesshëm, pjesëtar i pakicës etnike, e përfaqëson pakicën e ti para ndonjë grupi dominant etnik, por në të njëjtën kohë pakicës etnike ja paraqet grupin etnik dominonte, sipas suksesit te treguar). Margjinalizimi si dukuri paraqet, para se gjithash mos pajtimin rreth vlerave dominonte. Kontrolla shoqërore paraqitet si mënyrë e ruajtjes se pajtueshmërisë kryesore te individët ne sistemit rreth vlerave dominonte. Është e kuptueshme që presioni shoqërorë i margjinalizimit forcon përdorimin e instrumenteve të kontrollës shoqërore, dhe ajo do të paraqitet te kufizimi dhe kontrolla e pasojave devijonte.

Si veprimet më të shpeshta të kontrollës sociale përdoren këta mekanizma:

- Përballimi i presionit me martesë, fe ose zbavitje, - Forcimi i presionit te socializmit me rituale, mbledhje, kritika,burgose dhe

zbavitje komerciale dhe masovike, - Etiketimi dhe izolimi i atyre të cilët janë devijant, duke i dënuar me burg.

Margjinalizimi si temë në hapësirat tona është e lënë pas dore. Arsyet janë të shumta, por nuk do të flasim për ato arsye. Manifestimet e margjinalizimit janë te shumta dhe të dhimbshme, dhe e thyejnë kornizën klasike te paraqitjeve margjinale te grumbulluara. Mund të themi që BeH në realitet është e margjinalizuar ne tersi, dhe për këtë shkak kjo gjendje nuk ka më status subshoqëror ose subsocial të fenomenit. Nga aspekti sociologjik margjinaliteti është krejt ajo që nuk është e lidhur me grup dominues, ose gjendje e cila është e përzgjedhur si e dëshirueshme në shoqëri. Mekanizmat e ndërtimit të margjinales në të vërtetë janë në funksion të përcaktimit masiv, si një pjesë koopërative e cila do ta vërtetojë vlerën dhe përparësinë e te dominuarit. Shoqëritë partiake e kanë të paraqitur fuqimisht mekanizmin e margjinalizimit, e në fenomenologjinë janë të njohura si”disidentët”, “librat e zeza”, “armik ideologjik”, “filmat në bunker”etj. Margjinaliteti në Bosnje dhe Hercegovinë është i manifestuar ne masë te madhe, kështu qe një pjesë e madhe e popullsisë është e dëshpëruar, çka në anën tjetër parqet burim të formave të ndryshme të deprivimit, anomis dhe gjendjeve patologjike. Varfëria jonë i përket kategorisë së varfërive të mbyllura, sepse ajo nuk është tranzitore por përzsitente, dhe si e tillë e manifeston margjinalizimin si dukuri afatgjate për shumicën e popullsisë. Tipi i varfërisë së mbyllur paraqet shanse për dalje nga margjinalizimi. Përveç faktit që jemi realisht marginë e Evropës, margjinalizimi në hapësirat tona paraqitet dhe si margjinë interne e cila paraqitet në tipin antagonistik karakteristik të akulurës83. Margjinalizimi është i shoqëruar me stilin sistematik të jetës dhe mendimi qe kjo gjendje vetvetiu do të rregullohet, dhe kjo vërehet nga interpretimi i 83 Dr. Rudi Stojak “Margjinalizacija”tematika e mashtrimeve dhe rezistencave “, Hijatus nr. 1, qershor 1995 Zenicë

bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve tonë. Brenga individuale për vetën është e lënë pas dore. Shumica e njerëzve thjeshtë nuk janë të vetëdijshëm që janë vazhdimisht te margjinalizuar. Mirëpo, vërehet edhe një tendencë, adaptimi me margjinalizimin. Gjendja margjinalizuese mund të paraqitet si gjendje i njohur e njerëzve ”mirë është, ka edhe më keq”. Margjinalizimi modern qon deri te margjinalizimi ekstrem, si dhe deri te largimi nga rrjedhat kryesore evropiane. E vërteta është që shumica e popullsisë sonë nuk është e gatshme për mënyrën e jetesës evropiane(shumë punë, definimi i raportit individi-shteti, koncenzusi rreth vlerave themelore). Problemet e trashëguara dhe doket tradicionale dhe më shumë i ngadalësojnë rezultatet e përpjekjeve për një situatë ekonomike stabile. Dr. Rudi Stojak thekson që etnocentrizmi i theksuar (si një variant e margjinalizimit) qon deri tek mbyllja në rreth, dhe krijimi i jo besimit si forme e sjelljes me etiketimin përcjellës deri te armiqësia. Hapat cilivizues në të kaluarën janë të kryera sipas traditës, dokeve dhe ruajtjes se etnitetit. Në kuadër të këtyre faktorëve, të cilët veprojnë të bashkuar lehtë pranohet modaliteti i mentalitetit primitiv, zhvillohet vetë kënaqësia me rezistencë te fort ndaj nderimeve (resistance to cange). Për shkak të varfërisë, qyteti i Bosnjës dhe Hercegovinës ngadalë shëndrohet në qytet të botës së tretë, me veti të theksuara të urbanizimit të vonuar, degentrifikimit, mungesa e mënyrës urbane të jetuarit. Jeta rurale dhe tradita e kanë fituar segmentin e formës urbane. Dhe ashtu e shkatërruar, kultura urbane nuk është në gjendje ti përballoj fuqisë së kësaj gjendje. Margjinalizimi paraqet edhe margjinalizimin urban, sepse qyteti është skena e akulturës antagonistike. Dr. Rudi Stojak thekson disa tipe të margjinalizimit:

- Margjinalizimi ndaj fëmive për shkak të një hendikepi fizik - Për shkak të origjinës - Përfaqësimit nacional - Për shkak të arsyeve historike

Margjinalizimi në kushtet fshat-qytet paraqitet si dukuri ne te cilën qyteti është elitë, e fshatarët janë përfaqësues të margjinales. Margjinalizimi është i dukshëm dhe sipas statusit arsimor:

- I shkolluar -i pa shkolluar, - I arsimuar -analfabet - Mentaliteti qytetar-fshatar

Margjinalizimi ka shkaktuar kompensime te cilat paraqiten si aspekt primitiv, nënçmim i shkencës dhe dijes, favorizimi i shkathtësisë se margjinalizuar te atyre qe jetojnë sipas normave te fitimit te vogël dhe kursimit te lartë. Për mua, ky parim paraqet daljen nga situata ekzistuese. Margjinalizimi si proces vërehet dhe ne nivelin organizativ, përkatësisht ne strukturat hiarkike ( ushtria, policia, pushtet kantonale) ne kuptim te nënrenditjes te margjinalizuarve sipas punës se siguruar, kështu qe te margjinalizuarit janë kundërshtarë politikë. Ne këto procese dhe mediat japinë kontributin e tyre ne përhapjen e margjinalizimit, e analiza e përmbajtjes sugjeron qe gjuha e margjinalizimit është militantizmi, ironia, ofendimet, kushtëzimet, dënimet etj.

Konteksti social i margjinalizimit krijon ndjenjën e fort te drejtës sociale, insistimi ne egalitet, si dhe ne maksimum politik. Strukturat politike dhe tjerët me aftësi i përdorin grupet margjinale edhe ne situatat konfliktuoze. Hidhërimi i grevistëve ne fakt është kërkesa për pagimin e mjeteve te kërkuara. Pagimi e mjeteve grupeve te margjinalizuara, ndonjëherë konfliktin potencial e sjell deri te biseda e këndshme. 21 Grupet margjinale nuk duhet ngatërruar me grupet subkulturorë. Në mjedisin tonë shoqëror, gjithashtu është i mundshëm identifikimi i grupit subkulturorë me identitetin e segmentuar te instrumenteve dhe kushteve te krijimit te subkulturave. Këtu duhet përmendur Georg Simmela i cili thot, qe shoqëria krijohet nga shoqëritë e vogla, qëndrimi i paraqitur ne vitin 1908, trashëgimia sociologjike është i transformuar ne dukuri te subkultures, te cilen posaçërisht e paraqiten Chicago sociologet. Kur te flasim për subkulturat, atëherë flasim për kulturën e dominuar te domosdoshme brenda një forme shoqërore. Kuptimi i kulturës dominonte, është menyra se si një shoqëri i zgjedh problemet ne raport me rrethinën e cila është komplekse, e pamposhturë, e pathyeshme dhe e paparashikueshme, dhe funksioni kryesor i saj është qe brenda vetes te organizon menyren se si e përcakton qëllimin e vet, dhe si ta ndaj rrethinën ne kategoritë te cilat janë te pamposhtura. Subkultura banë pjesë ne tregues te rëndësishëm te konfiguracionit kultural te shoqërive te hapura te cilat i artikulojnë grupet e ndryshme me interesat e veta. Treguesi i rëndësishëm i krijimit te subkultures është ekzistimi i problemeve te cilat definohet si gjendje e pabaraspeshuarë mes asaj qe grupi e kërkon ne raport me shoqërinë dhe asaj qe shoqëria e caktuar i ofron. Zgjidhja e problemit përgjigjet ne pyetjet “ çka është pengesa, rrethanat, shpërblimi, dënimi, humbja dhe arritja” dhe ajo varet nga synimet e aspiratave dhe vlerave te vet aktrove ne procesin subkulturor. Statusi i problemit te vërtet është ai problem për te cilin nuk ka zgjedhje. Zgjedhja e problemit për grupin subkulturor do te jetë i mjaftueshme vetëm ne atë shkallë ne te cilën nuk ekziston ndërgjegjja ne raport me kulturën dominonte. Qëndrimi subkulturor niset nga supozimi qe kultura dominonte nuk meriton respektin. Aplikimi më i gjerë i nocionit te subkultures paraqet shënimin e shkalles se kohezionit dhe te modeleve te interakcionit te aktrove subkulturor.22 Aktoret subkulturor janë te integruar më fuqishëm se sa ata qe e përdorin matricën e kulturës dominonte. Sipas Milton Gordonit për teorinë e subkultures është e rëndësishme se si kulturat e ndryshme janë te ranguara sipas qasjes diferencionale ndaj shpërblimeve, duke i marrë parasysh dhe arritjet materiale dhe statusin. Me rendësi është dhe përvoja e eliminimit te disa subkulturave te reflektuara ne personalitet, cilat janë elementet dominant te kulturës

21 Alisabri Shabani “Shoqëria e burgut dhe bashkësia (studim i rasteve SH. N .P Zenicë)” FSHP Sarajevë, Universiteti i Sarajevës, disertacioni i doktoraturës, ky punim shqyrtohet, sipas Ervin Goffman, se si institucionalizohet konflikti dhe reduktohet ne kategori te cilat e vërtetojnë legalitetin e atyre qe vendosin, dhe jo legalitetin e atyre qe kundershtojnë . 22 Milton M. Gordon “ The Concept of the Sub – culture and its Application” in “ Subkultures” ed. By David O. Arnold, Glendessary Press - Berkley, 1970.

dhe subkultures, siç e sqaron subkultura devijuese dhe mobilizimi social dhe ne cilat shtresa ndryshon personaliteti subkulturor dhe me qfar tendosje rezulton. Do ti përmendim vetëm disa lloje te subkultures te cilat zakonisht bëjnë pjesë ne kulturë urbane, sepse qyteti është vendi i krijimit te saj, dhe vendi prej nga mund te aktualizohen problemet. Ma se shpeshti atu janë subkulturat rinore, profesionale, financiare, te grave, të grupeve joformale ne organizata etj. I karakterizon lidhja e fortë, organizimi i tipit joformal dhe ndihma reciproke. Izolimi Izolimi, si rezultat i proceseve te brendshme ne shoqëri ka pasoja humbëse për dinamiken shoqërore. Izolimi paraqet mungesën e lëvizjeve sociale. Izolimi i popullsisë urbane nga kultura urbane sjell deri te humbja e kontaktit funksional reciprok. Izolimi nga kultura urbane sjell, jo vetëm deri te izolimi shtresave shoqërore, po edhe te izolimi i potencialeve ne brendi te qytetit te cilin banorin kanë mund ta aktualizojnë si urban. Përkundër aktualizimit te qytetit glorifikohet bashkësia e cila e përcakton rendësin mitologjike te migrimit, dhe prapë e sjell deri te izolomi i mëtutjeshëm. Përpjekjet për tu pastruar definimi i bashkësisë ne rrethinë urbane na kthen te pyetja, a mund te flitet për bashkësi ne qytet. Popullsia e qytetit ne mungesë te nderimeve urbane paraqet hapësin te grupeve socio – kulturore te cilat më se shpeshti dallohen ne raport me qytetin. Ideja urbane e integrimit është e zvogëluar. Analiza e nocionit qytet flet qe ai më se shumti përdoret me karakter instrumental dhe poetik nga ana e politikaneve. Rregulishtë është i përcjellur me idenë e paqartë për mirëqenien e përgjithshme. Por, bashkësia ne qytet reflektohet kohë pas kohë si substancë e cila përcjell aspektet e kulturës urbane. Do ta përmendim konceptin e A. Huntera të kushteve te bashkësisë 23. Bashkësia është njësi funksionale e shtrirë ne një hapësin ne te cilën kryhen nevojat ekzistenciale; Bashkësia është njësi specifike e interakcioneve strukturore-shoqërore; Bashkësia është njësi kulturo – simbolike e identitetit kolektivë;” Maksimumi i atributeve te bashkësisë ne rrethanat e Bosnjës dhe Hercegovinës sjell nivelin e fqinjësisë. Përkundër faktit qe fqinjësia nuk i inkorporon elementet e nevojshme mund te themi qe ekziston njohja. Qyteti është më përfshirës nga fqinjësia, por ai shendrohet ne qytet te lokalizuar. Identiteti ne mes te aktorëve te skenës urbane dhe identitetit te vëzhguesit, shikuesin urban e sjellin deri te tërheqja nga jeta publike e cili definohet si fuqi armiqësore. Publikumi nuk e ka mjetin personal te paraqitur dhe kundërshton te jetë kritikë. Banori i izoluar është i vendosur qe te përpiqet për tu inkuadruar ne format me te cilat do te udhëhiqet me te. Ai streset e udhëheqjes i përjeton si fat. Publikumi është i qet dhe e vëzhgon jetën e qytetit i cili kalon afër ti pa u vërejtur. Izolimin nga rrjedhat kryesore urbane e përcjell ideologjia e tërheqjes dhe glorifikimi i familjes si strehim. Rrethina e izoluar i përjeton te gjitha brengat jetësore, e hapësira e hup rendësin e vet. Izolimi vjen nga heshtja ne opinion, e drejta për te qen i heshtur ne një gjendje hautike dhe te paparashikueshme. Izolimi tregon, nga aspekti shoqëror, pamundësitë e grumbulluara. Kjo ka dhe implikime te fuqishme ne qytete, ata i udhëheqin njerëzit joprofesional, nuk kontrollohen, nuk kontrollohet vërshimi i popullsisë, ndërtimi i zonave përiferike është i 23 Aleksandar Shtrulhofer „ Si pas teoris “ „Bashkësit e pa dukëshme“ Revista e sociologjisë“ No.4. Zagreb 1990. f. 729 -743.

paplanifikuar dhe i kundërligjshëm. Ne vend te popullsisë urbane është fituar aglomerimi i paartikuluar ku aktoret njeri tjetrit i ofrojnë shenja te cilat i tregojnë qe nuk është vetëm, dhe kjo secilin përson e bën te izoluar. Me sjellje vërehet se jeni te parrezikshëm, çdo bisedë me një te panjohur e filloni me kërkim falje etj. Por, izolimi masiv ka karakter klasor, dimensioni kryesor i ti është mosorganizimi. Konflikti Gjendja e konflikteve ne BeH është e maksimalizuar ne nivel te polarizimit, do te thot qe procesi konfliktuoz te gjitha llojet e mosmarrëveshjeve i ka absorbuar deri te hostiliteti i hapur. Realiteti urban, i cili është ne gjendje ti internacionalizoj këto konflikte, shëndrohet ne geto. Getoizimi i qyteteve është rezultat i vërtet i kulturave konfliktuoze ne Bosnje e Hercegovinë. Me herët e kemi cekur se qarku i konfliktit e inicion migrimin, jo vetëm ekonomik, politik por edhe migrimin e karakterit moral. Unverzi i konflikteve ne brendi te formave urbane, përveç instrumentalizimit, kalon ne domene te cilit kërkojnë konflikt te interesave, konflikt te vlerave e deri te niveli personal i konfliktit. Thelbi i konfliktit ne Bosnje është i pathyeshëm dhe është i inspiruar me teritorialitet, i cili si ideal është i paraqitur ne hapësin te qytetit. Zenica ose Tuzla nuk kanë qen shprehimisht qytete etnike, atu kanë qen gjithherë pika industriale dhe regjione ne Bosnje e Hercegovinë. Përkundër faktit qe karakteristika e këtyre qyteteve është industria dhe ajo është pasoj e definimeve politike te pasluftës, industria është më universale nga definicioni etik i qytetit. Mehanizmi i konfliktit në Bosnje e Hercegovinë është qëndrueshmëria dhe rruga deri te statusi fitues, përkundër qëndrimit te G. Simelu se konflikti është veti e përhershme e shoqërisë. Bashkë me konflikt vjen edhe kontrolla dezintegruese e rregullt e cila personalizohet. Kontrolla sociale është e dezintegruar ne rast te krizave te tjera te cilat krijojnë norma te reja te cilat i përgjigjen kërkesës se situatës. Atëherë në një situatë shoqërore ndodh dhe standardizimi i konfliktit. Ne varësi nga fuqia shkatërruese dhe niveli i konfliktit do te varet dhe promocioni social i synimit te konfliktit. Konfliktet është vështir te përcaktohen sepse ndodhin ne përiudha te ndryshme. Por sido qe te jetë, gjatë përiudhave te ndryshme paraqiten konfliktet, mospajtimet, kontradikta dhe mosmarrëveshjet. Konflikti është i përcaktuar si cilado situatë ne te cilën nuk janë te harmonizuar synimet, njohurit ose emocionet brenda ose ndërmjet individit ose grupeve qe sjellin deri te e kundërta ose dezinterakcionit. Ky definicion paraqet tri tipe kryesore te konfliktit:

• Konflikti e synuar, i cili paraqitet kur konflikti i dëshiruar, definitivisht ka për pasoj paraqitjen e dukurisë se paharmonizuar.

• Konflikti i njohur i cili ndodh kur individët bëhen te vetishëm qe idejat e tyre ose mendimet janë nekozistente.

• Konflikti emocional i cili paraqitet me ndjenja ose emocione, te cilat nuk janë ne pajtueshmëri.

Problemi ne përcaktimin e konfliktit është tendenca e barazimit te konfliktit dhe garës. Konflikti nuk është sinonim i kompetencës. Kompetenca inkuadron aksionin e një personi ne arritjen e synimeve te cilat mund te rezultojnë me mosarritjen e synimit te personit tjetër. Te ata paraqitet interakcioni i vogël ose ndërvarësia. Normal, gara mund te prodhoj konflikt, por konfliktet nuk përfshihen ne veprim. Më fjalë te tjera, shoqëria garuese ( competitive society) nuk është shoqëri konfliktuoze, por krijon potencial për konflikt dhe garë, dhe paraqet përgjigjen strategjike për mundësinë e konfliktit. Vlera e konfliktit është e rëndësishme për përiudhat organizuese dhe nuk ka formë negative te domosdoshme. Shpesh, zgjedhja e konfliktit sjell deri te zgjedhja konstruktive e problemit. Nevoja për zgjedhjen e konfliktit mund te shpien deri tek gjetja e mënyrave për nderimin e mënyrave te përditshme te ndodhive. Kështu qe zgjedhja e proceseve konfliktuoze mund te stimuloj ndërrime pozitive ne shoqëri. Çdo gjë qe e thyen strukturën e grupit ose shoqërisë, siç është konflikti dhe dezintegrimi, rezulton me devijim te cilit i është lehtësuar ekspresioni ne këto situata:

• Ndërrimi i shkalës se vlerës e cila përcakton synimet grupore dhe renditjen e pozicioneve sociale te tyre,

• Paraqitja e cilit do faktor i cili pengon qartësinë dhe konsistencën, • Dukurit e fuqive shoqërore te cilat pengojnë ndikimin e sanksioneve, • Paraqitja e fuqisë e cilat është e fuqizuar me anticipacion te sjelljeve ne hapësirat

dezorganizuese. Është hidhëruese qe qyteti, si matric impërsionuese, mund te absorbojë shumicën e konflikteve, dhe duke ju falënderuar komleksivitetit te vet është ne gjendje te sjell deri te kompromisi dhe gjendja rregulluese. Struktura e konfliktit ne BeH ne 10 vitet e fundit, jo vetëm qe e ka sjell deri te urbiciti, por edhe ja ka marr potencialin qe konfliktet ti shëndrojë ne zgjedhje te dobishme dhe përvojë.

Përmbajtja Sociologjia, problemet sociale, patologjia sociale........................................... Devijimi individual .................................................................................... Situata e devijimit ...................................................................................... Devijimet sistematike................................................................................. Problemet sociale ............................................................................................. Problemet sociale si devijimet nga normat sociale.................................... Qasja sociologjike e kërkimit ne patologjinë sociale dhe kriminologji................ Teoria e mjedisit social....................................................................................... Përfaqësuesit e teorisë biologjistiko – antropologjike.......................................... Teoria formative sociologjike e patologjisë sociale dhe kriminologjisë............. Teoria diferenciale e asociacionit......................................................................... Teoria diferenciale identifikuese........................................................................... Teoria e konfliktit kulturor..................................................................................... Teoria e anomisë..................................................................................................... Teoria e interakcionizmit social..............................................................................

Teoria dezorganizimit social................................................................................... Tipologjia sociale e kriminologjisë........................................................................ Diskursi i devijimit................................................................................................ Antagonizmat urbano -rural dhe migrime si potencial për ekzistimin ......................... e fenomeneve socio – patologjike.............................................................................. Varfëria..................................................................................................................... Akultura...................................................................................................................... Margjinalizimi............................................................................................................ Izolimi ........................................................................................................................ Konflikti ..................................................................................................................... Përmbajtja....................................................................................................................