teknologjia e informacionit dhe komunikimit...

89
1 Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit 9 Përmbajtja Hyrje .............................................................................................................2 Linja 1: Rimarrje dhe Thellim Njohurish 1.1 Butoni Microsoft Office .................................................................................................6 1.2 Ribbons ...........................................................................................................................10 1.3 Puna me tekstin .............................................................................................................12 1.4 Tabs and Ribbons për futjen e figurës dhe objekteve të tjerë .............................15 1.5 Ribbons/ Tabs/Tools të tjerë .......................................................................................18 Linja 2: Funksionet e software-it të prezantimeve 2.1 Dritarja e Prezantimit në Microsoft PowerPoint ....................................................29 2.2 Krijimi i Prezantimit të parë në PowerPoint ...........................................................30 2.3 Personalizimi në PowerPoint ......................................................................................37 2.4 Përmbajtja e slide-it ......................................................................................................39 2.5 Formatting Text ..............................................................................................................41 2.6 Shkrimi i Përmbajtjes së slide-it ................................................................................44 2.7 Grafikët ...........................................................................................................................46 2.8 Tabelat .............................................................................................................................50 2.9 Charts ...............................................................................................................................52 2.10 Effekte me Slide-t (Slide Effects) .............................................................................56 2.11 Printimi .........................................................................................................................60 Linja 3: Interneti dhe posta elektronike 3.1 Zhvillimi i Internetit. Interneti në funksion të teknologjisë së komunikimit dhe informimit. Mënyrat e lidhjes në Internet. ......................................................67 3.2 Internet Explorer, elementet kryesorë të paraqitjes, konfigurimi .......................71 3.3 Instrumentet kërkimit, motorët kryesorë të kërkimit. Lundrimi në Internet ...73 3.4 Shërbimet në Internet, bashkëbisedimi(chat, multimedia, posta elektronike 75 3.5 Kuptimi dhe përdorimi i postës elektronike (email) ............................................77 3.6 Krijimi i një adrese email ............................................................................................78 3.7 Elementet kryesore të faqes së email. Plotësimi dhe dërgimi i një email Menaxhimi dhe administrimi i mesazheve email ..................................................80

Upload: others

Post on 22-Dec-2019

12 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

  • 1

    Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit 9

    Përmbajtja Hyrje .............................................................................................................2 Linja 1: Rimarrje dhe Thellim Njohurish 1.1 Butoni Microsoft Office .................................................................................................6 1.2 Ribbons ...........................................................................................................................10 1.3 Puna me tekstin .............................................................................................................12 1.4 Tabs and Ribbons për futjen e figurës dhe objekteve të tjerë .............................15 1.5 Ribbons/ Tabs/Tools të tjerë .......................................................................................18

    Linja 2: Funksionet e software-it të prezantimeve 2.1 Dritarja e Prezantimit në Microsoft PowerPoint ....................................................29 2.2 Krijimi i Prezantimit të parë në PowerPoint ...........................................................30 2.3 Personalizimi në PowerPoint ......................................................................................37 2.4 Përmbajtja e slide-it ......................................................................................................39 2.5 Formatting Text ..............................................................................................................41 2.6 Shkrimi i Përmbajtjes së slide-it ................................................................................44 2.7 Grafikët ...........................................................................................................................46 2.8 Tabelat .............................................................................................................................50 2.9 Charts ...............................................................................................................................52 2.10 Effekte me Slide-t (Slide Effects) .............................................................................56 2.11 Printimi .........................................................................................................................60 Linja 3: Interneti dhe posta elektronike 3.1 Zhvillimi i Internetit. Interneti në funksion të teknologjisë së komunikimit dhe informimit. Mënyrat e lidhjes në Internet. ......................................................67 3.2 Internet Explorer, elementet kryesorë të paraqitjes, konfigurimi .......................71 3.3 Instrumentet kërkimit, motorët kryesorë të kërkimit. Lundrimi në Internet ...73 3.4 Shërbimet në Internet, bashkëbisedimi(chat, multimedia, posta elektronike 75 3.5 Kuptimi dhe përdorimi i postës elektronike (email) ............................................77 3.6 Krijimi i një adrese email ............................................................................................78 3.7 Elementet kryesore të faqes së email. Plotësimi dhe dërgimi i një email

    Menaxhimi dhe administrimi i mesazheve email ..................................................80

  • 2

    Hyrje Programi Informatika për klasën e nëntë mbyll ciklin e programit të plotë të informatikës për klasat 7, 8 dhe 9. Nxënësit që do të mbarojnë këtë cikël shkollor do të marrin njohuri për këtë lëndë të mjaftueshme dhe të domosdoshme për të qënë të aftë të përdorin dhe shfrytëzojnë kompjuterin për nevojat e tyre jetësore edhe nëse nuk do të jenë në gjëndje të vazhdojnë arsimin e mesëm. Gjithashtu njohuritë e fituara do t’i krijojnë nxënësit mundësinë të thellojë më tej, në mënyrë të pavarur njohuritë dhe aftësitë, në këtë fushë. Cikli i plotë trajton këto linja të përcaktuara në standarde si: - Baza të kompjuterit (Hardware, Software, Sistemi operativ). - Aplikimet kryesore (Funksionet kryesore të programeve, Funksionet e Word Processing, Funksionet e Spreadsheet, Funksionet e aplikimeve për prezantime) - Aplikimet online (Interneti, posta elektronike) Në këtë cikël parashikohet dhe një numër orësh për çdo klasë, për të aftësuar nxënësit të përdorin mirë dhe shpejt tastjerën nëpërmjet programeve Typing. Në klasat e ndërmjetme të ciklit (klasat 8 dhe 9), është menduar të futet linja “Rimarje dhe thellim njohurish” që ndihmon mësuesin dhe nxënësin të bëjnë një lidhje sa më organike të lëndës duke rifreskuar dhe thelluar njohuritë e fituara. Në këtë nivel arsimi është menduar që linjat të trajtohen në nivel teorik e praktik sa më të thjeshtë e të kuptueshëm për moshën. Të jepen njohuritë elementare për njohjen dhe përdorimin e kompjuterit, duke synuar kryesisht në anën praktike. Udhëzime metodologjike Realizimi cilësor i programit kërkon respektimin e parimeve themelore didaktike, përzgjedhjen nga mësuesi të metodave dhe formave më të përshtatëshme të punës në orën e mësimit. Mësuesi duhet të përcaktojë me kujdes pragun ndërmjet materialit teorik dhe veprimtarive praktike. Kërkesë e rëndësishme për realizimin e programit është roli parësor që duhet të ketë praktika laboratorike. Në kushtet e ekzistencës së laboratorit kjo është e realizueshme dhe duhet të mbizotërojë orën e mësimit. Në kushte të pamjaftueshmërisë së bazës materiale, mësuesi duhet të kujdeset që çdo nxënës të ketë mundësinë të ushtrohet në një kompjuter. Lënda jep avantazh si për organizimin e punës në grupe dhe për shpalosjen e cilësive individuale të nxënësve. Këto avantazhe mësuesi duhet t’i ketë në qendër të vemendjes në organizimin e orës së mësimit. Informatika është një shkencë e aplikuar dhe si e tillë rekomandohet që në mësim dhe studim të përdoret metoda e të mësuarit aktiv. Të mësuarit aktiv sot pranohet gjerësisht si forma më cilësore e mësimit, si në mësimdhënie dhe në mësimnxënie.

  • 3

    Mësues efektiv janë ata që i stimulojnë nxënësit të mësojnë, në rastin tonë të mësojnë konceptet e shkencës së kompjuterave. Autoritete në këtë fushë e përcaktojnë kështu këtë metodë: ‘’Mbi të gjitha nxënësit kanë nevojë t’i bëjnë vetë veprimet, t’i japin zgjidhje vetë detyrave që u vihen, të sjellin shembuj të rinj, të provojnë aftësitë e fituara dhe të bëjnë testimet për njohuritë që ata kanë ose për ato që duhet të fitojnë.’’ -Silberman. Një model specifik i të mësuarit aktiv i bazuar në mësimdhënie paraqitet skematikisht më poshtë. Ky model përbëhet nga katër faza.

    Fig 1. Modeli i mësimdhënies i bazuar në të mësuarin aktiv. Ky model përbëhet nga katër faza:

    1) Në fazën e parë, Stimuli, mësuesi ndërton dhe paraqet temën me shpjegime të vlefshme që do të shërbejë si një objekt pune për nxënësin. Stimuli duhet të ndërtohet me kujdes sepse ai përbën thelbin e modelit të plotë. Stimuli duhet të përmirësojë dhe zhvillojë të mësuarit me kuptim dhe duhet të jetë i ndërtuar në mënyrë të tillë që të ngrejë një varg pyetjesh, dilemash, qëndrimesh dhe përceptimesh. Stimuli duhet të jetë realisht kompleks dhe në përshtatje me nxënësin. Një stimul i menduar mirë i bën nxënësit që, gjatë punës, të ekspozohen ndaj aspekteve të ndryshme shkencore dhe pedagogjike.

    Aktiviteti mësimor

    Diskutimi

    Stimuli

    Përmbledhja

  • 4

    Gjatë të tre fazave pasuese këto ide dhe mendime diskutohen, pasurohen dhe organizohen.

    2) Në fazën e dytë, Aktiviteti, nxënësit punojnë me stimulin që u është

    paraqitur. Mësuesi qarkullon nga njeri grup te tjetri, dëgjon mendimet e tyre, është i ndjeshëm ndaj asaj që ata thonë dhe i inkurajon ata të thellojnë mendimet e tyre. Kjo fazë mund të jetë e gjatë dhe të zërë pjesën më të madhe të mësimit. Kjo varet nga Stimuli i zgjedhur dhe nga objektivat mësimore që janë vënë.

    3) Në fazën e tretë, Diskutimi, produktet, temat dhe mendimet që kanë dalë

    gjatë fazës Aktiviteti, paraqiten para gjithë klasës dhe diskutohen. Mësuesi vë në dukje idetë kryesore të paraqitura nga nxënësit dhe thekson parimet prej nga rrjedhin këto ide. Nxënësit nxiten të shprehin opinionet e tyre në lidhje me idetë e ndryshme të paraqitura.

    4) Në fazën e katërt, Përmbledhja, mësuesi bën një përmbledhje dhe vë në

    dukje konceptet qëndrore, idetë kryesore dhe çështje të tjera që u ngritën dhe u diskutuan gjatë tre fazave të para. Përmbledhja mund të bëhet në forma të ndryshme, si tabelore duke listuar lidhjet ndërmjet çështjes kryesore dhe çështjeve të tjera që kanë dalë. Duhet të jetë e shkurtër në kohë.

    Për fazën e parë, hartimin e stimulit, në ndihmë të mësuesit janë çështjet e listuara në fillim të çdo paragrafi, ushtrimet dhe pyetjet që shoqërojnë çdo paragraf. Mësuesi mund ta paraqesë temën, duke hartuar një stimul të thjeshtë ose kompleks, në mënyra të ndryshme. Kjo varet shumë nga niveli i pajisjes së laboratorit dhe niveli i nxënësit që do ti vihet detyra për ta punuar në fazën e dytë.

  • 5

    Objektiva

    Programi synon:

    Të thellojë njohuritë mbi përpunimin e tekstit dhe të të dhënave. Të aftësohet më tej në përgatitjen e dokumenteve të ndryshme. Të njihet me kuptimin mbi prezantimet dhe programet për përgatitjen e mirë të tyre. Të aftësohet në përgatitjet e prezantimeve të thjeshta. Të njihet me historinë e zhvillimit të Internetit dhe vlerat e tij në zhvillimin e sotëm

    shoqëror. Të aftësohet të përdorë Internetin dhe ta vërë atë në shërbim të vetes dhe të shoqërisë. Të aftësohet në krijimin e adresave email dhe t’i përdorë ato.

  • 6

    Linja 1 Rimarrje dhe thellim njohurish

    Objektiva

    Në këtë linjë synohet që nxënësi:

    Të rifreskojë dhe thellojë njohuritë e mara mbi përpunimin e tekstit dhe programin aplikativ Microsoft Word.

    Të rifreskojë dhe thellojë njohuritë e marra mbi grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave dhe programin aplikativ Microsoft Excel.

    Të aftësohet në zbatime praktike të përpunimit të tekstit dhe të të dhënave. Po e fillojmë me rifreskimin e njohurive të fituara dhe njëkohësisht parashtrimin e disa prej veçorive të reja të disa aplikimeve të paketës Microsoft Office, dy prej të cilave MS Office Word dhe MS Office Excel tashmë njihen nga nxënësi. Do të kalojmë nëpër Microsoft Office Button, Quick Access Toolbar, Ribbons, Tabs dhe Groups, për t’u familjarizuar me këto veçori të përbashkëta për programet e paketës Office 2007 . Rifreskimi i njohurive të fituara në klasën e shtatë dhe të tetë do të bëhet mbi një bazë të re, domethënë duke shfrytëzuar atë që është e veçantë dhe e njëjtë në të gjithë programet që përmban paketa Office 2007 në krahasim me versionet e mëparshme të kësaj pakete, prandaj këtu përfshihet dhe programi PowerPoint, me të cilin do të merremi plotësisht në linjën e dytë të këtij teksti. Në këtë mënyrë vendoset një lidhje e mirë ndërmjet kurrikulave të këtyre klasave dhe versioneve në zhvillim të MS Office duke vënë në dukje ndryshimet. Për të hapur një aplikim klikoni dy herë shpejt mbi ikonën e aplikimit (Word, PowerPoint, Excel etj.) në desktopin e Windows-it. Ose klikoni mbi butonin Start, në cepin majtas-poshtë të ekranit, pastaj klikoni mbi All Programs, vendoseni kursorin mbi Microsoft Office dhe zgjidhni aplikimin që doni. Kur themi që duhet të klikoni me anë të një butoni të mouse-it, kjo do të thotë të klikoni me butonin e majtë – përndryshe do të thuhet se duhet të klikoni me butonin e djathtë. Për arsye se në kompjuter zakonisht keni të instaluar variantin anglisht të Office, terminologjia do jetë në anglisht, ashtu siç do shfaqet në ekran gjatë punës në kompjuter. Çdo komandë do të jetë e shkruar në origjinal, por do të jetë e shpjeguar plotësisht. Një fjalorth i vogël shpjegues anglisht-shqip shoqëron materialin në fund të librit. 1.1 Butoni Microsoft Office

    Çështjet që do të trajtohen: • Ribbon ose Tab • Grupet

  • 7

    • Butoni Microsoft Office • Quick Access Toolbar

    Do të përdorim Microsoft Office 2007 për ilustrime fillestare për ushtrime me Ribbon, Tab dhe Group. Gjëja e parë që do të shihni kur hapni një aplikim të Office 2007 është se ju nuk shikoni më menunë File në Menu Bar. Shigjeta në figurë shënon tek Microsoft Office Button – i cili zëvendëson File.

    Ndërsa e lëvizni kursorin mbi Microsoft Office Button një preview image (figura në të majtë) do të shfaqet.

    Kur klikoni mbi Microsoft Office Button ai do të marrë ngjyrën portokall dhe një menu “e ngjashme me File” do të shfaqet. Vini re që keni disa figura me zgjedhje dhe se disa prej tyre kanë shigjeta të vogla që shënojnë djathtas. Këto shigjeta tregojnë se ka opsione të tjera për zgjedhje. Po tregojmë njërën prej tyre. Në anën e djathtë të dritares së menusë së Microsoft Office Button do të shikoni file-t e përdorura kohët e fundit – Recent Documents. Çdo menu e Microsoft Office Button është krijuar në përshtatje me aplikimet Office (Word, Excel, PowerPoint etj.). Lëvizeni kursorin mbi shigjetën djathtas butonit Print. Një menu me mënyra printimi do të shfaqet – me titull Preview and print the document. Klikoni mbi Print në krye të Menu-së. Shfaqet dritarja standard Print.

  • 8

    Kaloni duke klikuar nëpër menunë Microsoft Office Button për t’u familjarizuar me atë se çfarë ato bëjnë. Në qoftë se shikoni në fund të dritares, aty ndodhen dy butona. Meqenëse jemi duke

    përdorur Word-in ato lexojnë Word Options dhe Exit Word. Butonat ndryshojnë sipas secilit aplikim, p.sh., Microsoft PowerPoint do të paraqesë butonin PowerPoint Options.

    Kur klikoni mbi butonin Word Options do të shfaqet dritarja Word Options. Vini re që në anën e majtë aty shohim disa opsione: Personalize, Display, Proofing etj…

    Kur klikoni mbi secilën prej tyre, do të shohim të shfaqen djathtas disa variante që i përkasin atij opsioni. Klikoni mbi secilën prej tyre dhe shikoni se çfarë ato paraqesin. Do të shikoni që Microsoft ka vendosur aty mjaft nga resurset që kanë qenë në menutë File – Tools - Options në versionet e mëparshme të programeve Office. Opsioni i fundit – Resources – të pajis me shumë burime online për aplikimin që ju jeni duke përdorur. Në qoftë se klikoni mbi Word Resources text link do të shfaqet dritarja e mëposhtme.

  • 9

    Pyetje: 1. Cilat janë komandat e menusë së butonit Microsoft Office? Ku ndodhen këto komanda në Office 2003? 2. Çfarë ndryshimesh shikoni në kutitë dialoguese Print të MS Word dhe MS Excel? 3. Kur klikoni mbi butonin Word Options dhe Excel Options në fund të dritares përkatëse, mund të flisni mbi ngjashmëritë ndërmjet tyre dhe dallimet duke cilësuar rolin e çdo opsioni? Quick Access Toolbar

    Në pjesën e sipërme majtas – në të djathtë të Microsoft Office button – shohim një hapësirë të quajtur Quick Access Toolbar (figura në të majtë). Kjo hapësirë është shumë e përdorshme sepse përmban butonat më të

    përdorshëm në aplikimet Office – Save, Undo, Redo, Print dhe Print Preview. Mund ta ndryshoni këtë toolbar duke shtuar ose hequr sa të doni butona Quick Access.

    Në Quick Access Toolbar (në të majtë) mund të shikoni që shtuam butonin Insert Picture – meqenëse do ta përdorim atë shumë në këtë linjë.

    Për të shtuar këtë buton në toolbar në fillim klikojmë mbi tab-in Insert dhe pastaj djathtas klikojmë mbi butonin Insert Picture. Një nga opsionet është Add to Quick Access Toolbar. Shohim të vendoset butoni Insert Picture në toolbar. Pyetje:

    1. Cilët butona vendosim zakonisht në Quick Access Toolbar? 2. Ku mund të vendoset ai për të qenë më praktik në përdorim? 3. A ndryshon numri dhe lloji i butonave që ai përmban?

    Ushtrim 1: Shtoni një nga butonat e tjerë që shfaqen në të djathtë të butonit Picture. Për të hequr butona nga Quick Access Toolbar djathtas-klikoni mbi butonin që doni të hiqni dhe në menunë që lëshohet klikoni mbi Remove from Quick Access Toolbar, dhe butoni nuk do të jetë më në këtë toolbar. Ushtrim 2: Hiqni butonin Print nga Quick Access Toolbar.

  • 10

    1.2 Ribbons

    Çështjet që do të trajtohen: • Tabs/Ribbons • Groups • Clipboard

    Ky është termi i ri mbi të cilin keni dëgjuar të flitet në Office 2007. Ribbons shtrihen nga e majta në të djathtë të kreut të dritares së aplikimit tuaj me opsione që të ndihmojnë kur ju klikoni mbi Tab-et Ribbon. Tabs dhe Ribbons janë njësoj dhe ne do t’i referohemi njësoj. Tabs Nën Microsoft Office button dhe Quick Access Toolbar shohim një seri Tabs/Ribbons.

    Tabs janë njësoj me drop down menu-të, në versionet e para të Office. Tabs janë, nga ana logjike, pak më ndryshe për çdo aplikim Office 2007 për të ndihmuar me opsionet më të zakonshme të aplikimit. Të gjitha aplikimet Office 2007 fillojnë me tab-in Home. Tab/Ribbon Home për Word 2007 ka pamjen e figurës më poshtë:

    Tab/Ribbon Home për PowerPoint 2007 ka pamjen si në figurën më poshtë:

    Tab/Ribbon Home për Excel 2007 ka pamjen si në figurën më poshtë:

  • 11

    Tab/Ribbon Home për Access 2007 ka pamjen si në figurën më poshtë:

    Mund të vini re shpejt se Tab/Ribbon Home për çdo aplikim paraqet Clipboardin si “Grup" të majtë (me përjashtim të Access). Në Word dhe Excel, Tab/Ribbon Font është në të djathtë, por në PowerPoint, kjo sepse puna me slide-t është kryesorja, shohim Tab/Ribbon Slides. Hapini këto katër aplikime dhe shikojini me kujdes për çdo aplikim Tab/Ribbon Home. Vini re që Tab-et në të djathtë të Tab/Ribbon Home janë përshtatur për çdo aplikim. Pyetje: 1. Ku duhet të klikoni në Tab/Ribbon Home të Word dhe Excel që t’ju hapet kutia

    dialoguese Font ? 2. A është kutia dialoguese Font ajo që keni përdorur dhe me variantet e tjera të

    Word-it dhe Excel-it ? Groups Në figurën më poshtë shigjetat tregojnë një opsion tjetër – Grupet.

    Clipboard Font Paragraph Styles Editing Clipboard Group Tab/Ribbons dhe Groups ndryshojnë sipas aplikimit Office që jeni duke përdorur. Shohim Groups në Word. Grupi i parë në Word Tab-in Home është Clipboard-i. Për të hapur grupin vendoseni kursorin mbi shigjetën e vogël në të djathtë të grupit. Kjo shigjetë është zmadhuar në figurë dhe ka funksionin e hapjes së grupit (Open Group).

  • 12

    Kur ju klikoni mbi këtë shigjetë shfaqet figura në të djathtë. Vini re që Clipboard-i shfaqet në anën e majtë të dritares dhe paraqet çdo tekst dhe figurë që keni kopjuar. Për të mbyllur këtë grup klikoni mbi “X” në cepin e sipërm djathtas të grupit (Close Group). 1.3 Puna me tekstin

    Çështjet që do të trajtohen: • Grupi Font • Mini Toolbar • Styles

    Font

    Në hapësirën e Font Group (sipër) keni opsionet më të përdorura të Font. Në qoftë se i doni të gjitha opsionet klikoni mbi shigjetën Open Group djathtas në Font. Shohim që shfaqet dritarja e menusë Font me të cilën jemi shumë të familjarizuar. Mini Toolbar i zgjedhjes së tekstit Kur punoni me tekst dhe fonte shfaqet “një gjë e re” me të vërtetë e dobishme sa herë që bëni highlight një tekst – shfaqet Select Text Mini Toolbar. Në figurën djathtas shikoni që është bërë highlight teksti Highlight Text. Kur ndalojmë së shtypuri dhe kursori akoma është mbi tekstin e zgjedhur, shohim të shfaqet një toolbar “si hije”. Kur e kalojmë kursorin mbi toolbar ai është gati për ta përdorur atë për të modifikuar tekstin. Shumë nga opsionet e text formatting janë në këtë mini toolbar, prandaj është shumë i dobishëm. Provoni ta përdorni atë sa t’ju bëhet e lehtë për ta përdorur.

  • 13

    Paragraph Vini re hapësirën e grupit Paragraph se keni përsëri opsionet më të përdorshme të

    Paragraph. Në qoftë se i doni të gjitha opsionet e Paragraph klikoni mbi shigjetën Open Group në të djathtë të Paragraph. Shfaqet dritarja e menu-së Paragraph. Dhe tani keni një “ndjesi” se si funksionojnë Tabs/Ribbon dhe Groups së bashku për t’ju ndihmuar në punën tuaj. Styles Grupi tjetër në Tab/Ribbon Home të Word-it është Styles. Kthehuni prapa dhe shikoni Tab-et Home të Word-it, Excel-it dhe PowerPoint-it. Në Word mund të zgjidhni një style prej Styles Group (figura poshtë). Në qoftë se klikoni mbi shigjetën More Arrow në cepin e djathtë të grupit Styles do të shikoni opsione shtesë.

    Kur klikoni mbi More Arrow do të shikoni një figurë të ngjashme me këtë poshtë. Vini re që jemi në Times New Roman – Normal.

  • 14

    Kalojmë kursorin mbi të gjithë opsionet një nga një dhe vëmë re se i gjithë paragrafi ndryshon sipas stilit të zgjedhur. Ne zgjodhëm një stil dhe shikoni në figurë se si ndryshon stili i tekstit. Shikoni dhe një tjetër......

    Pyetje:

    1. Kur klikoni mbi shigjetën e vogël në të djathtë të çdo grupi (Open Group) çfarë shikoni të hapet? Provojeni në Word dhe Excel me të cilin jeni të familjarizuar.

    2. A është më e pasur tabela e stileve në Word dhe Excel 2007 sesa në versionet e tyre të mëparshme ?

  • 15

    1.4 Tabs and Ribbons për futjen e figurës dhe objekteve të tjerë

    Çështjet që do të trajtohen: • Insert • Page Layout • References • Mailings • Review • View • Tab-i Picture Tools • Grupi Smart Art

    Kur kaloni në një tjetër Tab/Ribbon do të vini re se ata përmbajnë Grupet e tyre – të shoqëruar me atë Tab. Tab/Ribbon Insert (poshtë) përmban “grupet“ logjike që mund t’i fusni në dokument – Shapes, Pages, Tables, Illustrations, Links, Headers/Footers, Text dhe Symbols. Përsëri, sipas zgjedhjes tuaj, shumë selektime ju lejojnë ta bëni “preview” atë që keni bërë highlight – si në ilustrimet më lart.

    Në çdo aplikim klikoni mbi Tabs/Ribbons që të fitoni një “ndjesi” se si përdoren ata. Tab/Ribbon Page Layout gjithashtu ka selektime logjike – Themes, Page Setup, Page Background, Paragraph dhe Arrange.

    Tab/Ribbon References bëhet me të vërtetë i dobishëm për ata që botojnë dokumente, artikuj dhe libra të gjatë – Table of Content, Footnotes, Citations & Bibliography, Captions, Index dhe Table of Authorities.

  • 16

    Tab/Ribbon Mailings ju lejon të punoni me Envelops, Labels, Mail Merge, Fields dhe Preview. Ai përmban Create, Start Mail Merge, Write and Insert Fields, Preview Results dhe Finish.

    Tab/Ribbon Review ka opsionet Proofing tools, Comments, Tracking, Changes, Compare dhe Protect.

    Tab/Ribbon View ju lejon të ndryshoni pamjet e dokumentit, të bëni Show/Hide, Zoom dhe të rregulloni Dritaret tuaja.

    Këtu ju keni fituar “ndjesinë” se si Tabs/Ribbons funksionojnë në Word 2007. Por ka shumë rëndësi t’i shikoni të gjithë aplikimet Office për të fituar të njëjtën ndjesi edhe për atë program që duhet të përdorni. Pyetje: 1. Kur në Tab/Ribbon Insert të Word-it klikoni mbi Tables, çfarë shikoni të shfaqet? Përdoreni atë. 2. Kur në Tab/Ribbon Page Layout klikoni mbi Page Setup, çfarë ju hapet? Përdoreni atë për të kujtuar se si ju ndihmon për të rregulluar marzhet (margins), madhësinë e faqes etj. Picture Tools Kur klikojmë mbi një figurë në Word, PowerPoint ose Excel do të shfaqet një Tab/Ribbon Picture Tools.

  • 17

    Kur klikoni mbi tab-in Picture Tools (jemi përsëri në Word) shohim të shfaqet Tab/Ribbon Picture Tools.

    Vini re se, si të gjithë Ribbons, Picture Tools ka gjithashtu Grupet e veta – Picture Tools, Shadow Effects, Border, Arrange dhe Size. Mund të klikoni mbi shigjetën Open Group në të djathtë të disa grupeve për të parë më shumë nga ai grup. P. sh., do të shikoni të shfaqet kutia dialoguese Format Picture po të klikoni Size.

    Përdorni opsionet që ju ofron kjo kuti si Colors and Lines, Size, Layout, Picture etj. Në qoftë se jeni në PowerPoint – dhe klikojmë mbi një figurë – Picture Tools, shfaqet. figura poshtë që tregon, kur përdorim PowerPoint-in, se aty ndodhen opsione të ndryshme.

    Smart Art Në Ribbon/Tab Insert shohim një opsion që përmirëson toolbar-in “e vjetër” Drawing –veçanërisht SmartArt. SmartArt është pjesë e Word, Excel dhe PowerPoint. Kemi zmadhuar Insert Ribbon/Tab të Word-it (djathtas) për të paraqitur

  • 18

    opsionin SmartArt. Kur klikoni mbi SmartArt shfaqet menuja Choose a SmartArt Graphic. Shikojmë se ky opsion është shumë i pasuruar në krahasim me versionet e mëparshme. Klikoni mbi Pyramid dhe pastaj klikoni mbi OK.

    Shfaqet diagrami Pyramid, si ky në të djathtë. Kur klikoni mbi Pyramid do të vini re që shfaqet një Ribbon/Tab i ri SmartArt Tools.

    Të ngjashme me Picture Tools do të vini re disa Layout dhe grupe SmartArt Styles të projektuar për të pasuruar Pyramid me të cilin po punoni.

    Në qoftë se klikoni mbi butonin Change Colors në grupin SmartArt Styles do të shfaqet figura që shohim majtas. Ndërsa e vendosni kursorin mbi Primary Theme Colors, çdo të shikoni që Pyramid ndryshon ngjyrën sipas zgjedhjes. Në qoftë se e vendosni kursorin mbi një

    prej figurave në SmartArt Styles do të shikoni një figurë si kjo në anën e djathtë. Duke e krahasuar me Text Styles ju do vini re se Office 2007 është pasuruar për t’ju ndihmuar me preview-të. Pyetje:

    1. A ju duket më i lehtë në përdorim toolbari Picture në formën që e shikoni në Office 2007?

    2. Shikojeni me kujdes Tab/Ribbon Insert. Cilat janë opsionet e reja që ju ofron ajo në krahasim me Drawing toolbar në versionet e mëparshme?

    3. Çfarë variantesh ju ofron Smart Art përveç Pyramid? Hapini dhe diskutoni rreth tyre.

  • 19

    1.5 Ribbons/ Tabs/Tools të tjerë

    Çështjet që do të trajtohen: • Tab-i Conditional Formatting: Color Scales, Data Bars, Icon Sets • Tab-i Drawing Tools • Tab-i View, Zoom

    Në Excel mund të bëjmë highlight një rresht, kolonë ose të gjithë spreadsheet-in me efekte. Hapim një spreadsheet që e kemi krijuar më përpara. Bëjmë highlight kolonën Dhjetor dhe pastaj klikojmë mbi Conditional Formatting. Në menunë shfaqet një drop down menu që ju shikoni në figurën djathtas. Vendosim kursorin mbi Color Scales dhe në menunë që shfaqet e lëvizim kursorin mbi opsionet e ofruara duke pasur një pamje të përkohshme të asaj se si do duket kolona e zgjedhur. Vini re, në Conditional Formatting ndodhen gjithashtu opsionet Data Bars dhe Icon Sets. Në qoftë se do t’i zgjidhnit këto do shikonit small bar charts ose little flags, smiley faces etj… të shfaqen në hapësirën që është selektuar (highlighted). PowerPoint Picture Tools është pjesë e rëndësishme e PowerPoint 2007. Teksti dhe titujt janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Në qoftë se klikoni Text Box shfaqet një figurë (e ngjashme me atë poshtë). Vini re që shfaqet Tab/Ribbon Drawing Tools.

    Dhjetor Muaj

  • 20

    Klikoni mbi Tab-in Drawing Tools dhe pastaj mbi More arrow në cepin e djathtë të Grupit Shape Styles.

    More arrow

    Kur lëvizim kursorin mbi opsionet e ofruara nga Drawing Tools në hapësirën Format, do të shfaqet një preview se si do të duket teksti me këtë zgjedhje të bërë. Zgjedhjet e bëra për tekstin dhe titullin tregohen me shigjetë si në figurën më poshtë.

    Gjithashtu në Drawing Tools ndodhet grupi – WordArt Styles.

    Po të klikoni mbi More arrow në WordArt Styles djathtas, do të shohim këtë figurë. Përsëri kalojmë kursorin mbi opsionet e ofruara duke shikuar pamjen (preview) e titullit në këtë WordArt Styles. Këto do shikohen më mirë në linjën tjetër ku do të studiojmë programin PowerPoint.

    View dhe Zoom Kur hapim aplikimet Office, tek të gjithë shohim që funksionet logjikë të pamjes “View” dhe funksionin për zmadhimin ose zvogëlimin e madhësisë së objektit të zgjedhur Zoom, e kanë në cepin e djathtë poshtë. Figurat më poshtë paraqesin pamjen e këtij toolbar-i për secilin prej aplikimeve.

  • 21

    Word Figura paraqet toolbar-in View të Word. Butonat nga e majta në të djathtë paraqesin funksionet Page Layout View, Full Screen View, Web Layout View, Master Document View, Draft View dhe Zoom. Klikoni mbi to dhe shikoni pamjet e dokumentit në çdo rast. PowerPoint Toolbari View i PowerPoint ka pamjen si në figurën majtas. Nga e majta në të djathtë butonat paraqesin funksionet Normal View, Slide Sorter View, Slide View dhe Zoom. Access

    Toolbari View në Access ka pamjen si në figurën majtas. Nga e majta në të djathtë butonat paraqesin funksionet Form View, Datasheet View, Pivot Table View, Pivot Chart View, Layout View dhe

    Design View. Excel Toolbari View në Excel ka pamjen si në figurën majtas. Nga e majta në të djathtë butonat paraqesin funksionet Normal View, Page Layout View, Page Break View dhe Zoom.

    Pyetje:

    1. Ku është më i përdorshëm Drawing tools, në Word, Excel apo PowerPoint? 2. Në Word, cila është pamja ku preferoni të punoni nga 5 të mundshme? 3. Në Excel, cila është pamja ku preferoni të punoni nga 3 të mundshme?

    Më shumë për Excel Page Layout View

    Në toolbarin Excel View pamë butonin Page Layout View. Kur klikojmë mbi këtë buton dritarja e Excel-it me pamjen e mëposhtme.

  • 22

    Kjo është e ngjashme me Print Layout View në Word. Nuk të jep vetëm një “mini” print preview të spreadsheet-it tuaj dhe gjithashtu të lejon të punosh në hapësirën Header & Footer. Klikoni në qendrën e hapësirës Header dhe do të kemi Tab/Ribbon Header & Footer Tools (figura poshtë) – me Header & Footer Groups – dhe butona që përdoren lehtësisht.

    Po të klikoni mbi tab-in Formulas do të shfaqen Tab/Ribbons të funksioneve.

    Provoni opsionet e ofruara, sidomos formatimin e qelizave dhe adresimin e qelizave në relative, absolute dhe mikse. Diskutoni rëndësinë e tyre në krijimin e tabelave shifrore financiare.

  • 23

    Pyetje: 1. A shfaqet në letër Header dhe Footer kur e printon dokumentin? 2. Cila është shenja që e bën adresën të ketë adresim absolut? 3. Në qoftë se adresimi i qelizës është relativ si ndryshon ajo gjatë kopjimit? 4. Kur e quajmë adresimin miks?

    Ripamë tiparet e përbashkëta të aplikimeve Office që kemi studiuar dhe mund t’i përdorim ato për të krijuar dokumente të ndryshëm në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë për përdoruesin. Gjithashtu dhe për të vazhduar studimin e programeve të tjera të paketës Office. Detyrat e mëposhtme ju ndihmojnë të rifreskoni njohuritë dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në përdorimin e programeve Word dhe Excel. Detyra në Word

    1. Hartoni një plan orar njëjavor për veten tuaj. Pastaj zhvilloni dizenjon për dokumentin tuaj ku të aplikohen funksionet e fonteve, alignment, ngjyrave, tabelave, simboleve ose figurave të ndryshme. Mos shtypni të njëjtin rresht dy herë: për këtë është funksioni copy. Mbani mend se një faqe ka 66 rreshta dhe një rresht ka 80 karaktere.

    2. Ndërtoni një tabelë për të llogaritur mesataren e notave për të gjitha klasat që keni bërë në shkollë deri tani. Detyra në Excel:

    1. Një minimarket do të bëjë një shitje pesëditore për çantat e librave. Çmimi i çantave është $12.00. çmimi real i çantave është $7.00, pra minimarketi fiton $5.00 për çdo çantë që shet. Menaxheri do të dijë fitimin që do të ketë për pesë ditë shitje në këto kushte:

    a. Çdo ditë shitje çmimi do të ulet me 10% të çmimit të ditës së mëparshme.

    b. Çmimi nuk duhet të bjerë kurrë nën $7.00.

    c. Shitjet pritet të jenë si më poshtë :

    E hënë 12 çanta

    E martë 15 çanta

    E mërkurë 19 çanta

    E enjte 25 çanta

  • 24

    E premte 40 çanta

    Hartoni një worksheet për këtë problem.

    2. Ndërtoni këtë tabelë me kërkesat e parashtruara më poshtë

    Nr.

    AR

    TIK

    ULL

    I

    EMER

    TIM

    I

    SASI

    A-J

    AN

    ÇM

    IMI/N

    JESI

    VLER

    A

    TVSH

    PAG

    ESA

    1 Artikull_1 BENZ 5 $4,500.00 $22,500.00 $4,500.00 $27,000.002 Artikull_2 TOJOTA $0.00 $0.00 $0.003 Artikull_3 GOLF $0.00 $0.00 $0.00

    4 Artikull_4 ALFA ROMEO $0.00 $0.00 $0.00

    5 Artikull_5 NISSAN $0.00 $0.00 $0.006 Artikull_6 JAGUAR $0.00 $0.00 $0.007 Artikull_7 FIAT $0.00 $0.00 $0.008 Artikull_8 FORD $0.00 $0.00 $0.009 Artikull_9 $0.00 $0.00 $0.00

    10 Artikull_10 $0.00 $0.00 $0.00

    11 Artikull_11 $0.00 $0.00 $0.0012 Artikull_12 $0.00 $0.00 $0.0013 Artikull_13 $0.00 $0.00 $0.0014 Artikull_14 $0.00 $0.00 $0.0015 Artikull_15 $0.00 $0.00 $0.00

    TOTALI $27,000.00

    1. PLOTËSO tabelën me të dhënat që mungojnë- përdor AUTOFILL për shpejtësi

    Shkruaj formulat e mëposhtme:

    2 VLERA

    Shumëzohet Sasia me Çmimin.

    3 TVSH

    Shumëzohet VLERA me 20%.

    4 PAGESA

    Mblidhet VLERA me TVSH.

    5

  • 25

    3. USHTRIM mbi adresimet me referencë relative, absolute dhe mikse

    A. Përdorimi i shenjës $ për ABSOLUTING

    Në tabelën ADRESIMET:

    1 Në qelizën F10, me referencë relative vendosni formulën e shumës për vlerat sipër saj.

    2 Kopjojeni këtë formulë në H10 me copy/paste ose duke tërhequr kryqin.

    3 Në qelizën J10, me referencë absolute vendosni formulën e shumës.

    4 Kopjojeni këtë formulë në L10 me copy/paste ose duke tërhequr kryqin.

    Pse ju del gabim shuma e numrave të kolonës L? Korrigjoni gabimin

    TOTALI Mblidhet kolona PAGESA.

    6

    FORMATO sipas figurës, p.sh. Titujt e kolonave të shkruhen vertikalisht në sfond blu

    7

    PËRDOR ngjyrat gri dhe blu

    8 EMËRTOJE fletën e punës FATURA

    9 PËRCAKTO emrin për kolonën me etiketë SASIA dhe një tjetër për ÇMIMI/NJËSI 10 SHKRUAJ si HEADER emrin tënd dhe si FOOTER numrin e faqes

  • 26

    B. Adresimet mikse; shkruani sipas udhëzimeve të mëposhtme formulat për veprimet matematike që duhet të kryhen.

    Në tabelën e depozitave për ADRESIMET MIKSE:

    1 Në E19 shkruani formulën për llogaritjen e Fitimit 3-mujor:=$D19*E$16

    2 Shpjegoni formulën: çfarë lloj adresimi shohim në këtë formulë?

    3 Kopjojeni këtë formulë në qelizat E20:E30.

    Klikoni mbi këto qeliza dhe shikoni se çfarë është shkruar në to.

    4 Kopjojeni formulën në G19:G30, I19:I30 dhe K19:K30.

    Klikoni në këto qeliza dhe shikoni ndryshimet e bëra nga Excel.

    Janë llogaritur drejt fitimet 6-mujore, 9-mujore dhe vjetore?

    5 Në qelizën F19 të kolonës Mbetja shkruani formulën: =$D19+E19. Shpjegoni formulën.

    6 Çfarë përfaqëson shenja e dollarit në kolonën SHUMA?

    Çfarë kuptimi ka kjo shenjë në formulat e fitimit dhe mbetjes?

    7 Plotësoni vendet bosh të tabelës së depozitave me emra të tjerë klientësh dhe depozitat e tyre.

    A dalin zero vlerat e fitimit dhe mbetjes mbas plotësimit?

    Kontrolloni vlerat e fitimit dhe mbetjes për klientët e rinj.

    Nëse ka gabim gjeni ku e kanë burimin këto gabime dhe bëni korrigjimet e duhura.

  • 27

  • 28

    Linja 2 Funksionet e software-it të prezantimeve (10 orë)

    Objektivat:

    Të identifikojë kuptimin mbi prezantimet dhe vlerën e tyre. Të njohë programet e prezantimeve dhe përdorimin e programit aplikativ

    PowerPoint. Të përgatisë disa prezantime të thjeshta.

    Tema mësimore:

    Identifikimi i kuptimit mbi prezantimet dhe vlerën e tyre. Njohja me efektet e prezantimeve dhe me mënyrën se si shfaqen ato

    në ekran. Aftësimi për të përgatitur prezantime që përmbajnë tekst, audio,

    video. Realizimi i prezantimeve me action settings. Zotërimi i njohurive për printimin dhe videoprojektimin e

    prezantimit.

  • 29

    2. 1 Dritarja e Prezantimit në Microsoft PowerPoint

    Çështjet që do të trajtohen: • Dritarja e PowerPointit • Prezantimi • Slide-et • Slide Navigation • Slide View

    Dritarja e programit MS PowerPoint hapet duke klikuar mbi butonin Microsoft Office PowerPoint. Pamje që shikoni në figurën e mësipërme i përket PowerPoint 2007, por duhet të vini re që versionet e mëparshme të programit kanë të njëjtat veçori, me pak ndryshime. Programi ka disa veçori të reja të cilat do t’i përdorni, tri nga të cilat Microsoft Office Button, Quick Access Toolbar dhe Tab/Ribbon i kemi shpjeguar më parë sepse janë funksione që i gjejmë në të gjithë programet përbërës të paketës Microsoft Office.

    Prezantimi – fleta e punës e MS PowerPoint Prezantimi është një koleksion të dhënash dhe informacionesh që duhet t’i transmetohet një auditori të caktuar. Një prezantim në PowerPoint është një koleksion slide-esh elektronik që mund të përmbajnë tekst, figura, grafikë, tabela, tinguj dhe video (faqja e punës e PowerPointit quhet slide, ashtu sikurse faqja e punës e Wordit quhet page, apo e

  • 30

    Excelit quhet spreadsheet). Koleksioni mund të ekzekutohet automatikisht ose mund të kontrollohet nga prezantuesi. Navigimi Navigimi (lëvizja e drejtuar) nëpër slide mund të kryhet me anë të menu-së Slide Navigation në anën e majtë të ekranit. Gjithashtu shfaqet një outline (skica) prej materialeve që janë futur në prezantim. Për t’u futur në outline klikoni mbi tab-in outline. Në figurën djathtas shikoni pamjen që ju shfaqet. Pamjet e slide-ve (Slide views)

    Prezantimet mund të shikohen në një shumëllojshmëri mënyrash. Po të klikoni mbi tab-in View , grupi Presentation Views ju lejon të shikoni slide-t Normal, SlideSorter, Notes Page, Slide Show, Slide Master, Handout Master dhe Notes Master. Klikoni mbi secilën prej tyre për të parë pamjen që ju hapet. Pyetje:

    1. Në Slide Sorter prezantimin tuaj e shikoni duke i kaluar slide-t një nga një apo të gjitha së bashku në një faqe.

    2. Cilat janë pjesët përbërëse të slide-it në pamjen Normal View? 3. Ku qëndron ndryshimi ndërmjet Slides dhe Outline?

    2. 2 Krijimi i prezantimit të parë në PowerPoint

    Çështjet që do të trajtohen: • Prezantimi i ri • Blank presentation • Templates • New from exsisting... • Word outline • Save As • Shtimi i slide-ve • Themes

  • 31

    Prezantimi i ri Një prezantim i ri mund të hapet nga blank slide, template, një prezantim ekzistues ose Word outline. Ushtrim 1: Krijimi i një prezantimi të ri nga Blank Slide

    • Klikoni mbi Microsoft Office Button. • Në menu-në që shfaqet klikoni mbi New. • Në dritaren New Presentation klikoni mbi Blank Presentation.

    Ushtrim 2: Krijimi i një prezantimi të ri nga një template

    • Klikoni mbi Microsoft Office Button. • Klikoni mbi menu-në New. • Klikoni mbi Installed Templates ose Browse through Microsoft Office

    Online Templates. • Klikoni mbi template-in që zgjodhët.

  • 32

    Ushtrimi 3: Për të krijuar një prezantim të ri nga një ekzistues klikoni suksesivisht mbi: Microsoft Office Button -> New -> New from Existing Pastaj Browse dhe klikoni mbi prezantimin e zgjedhur.

    Ushtrimi 4: Krijimi i një prezantimi të ri nga Word outline

    • Klikoni mbi slide-in aty ku doni të fillojë outline. • Klikoni mbi tab-in Home në menu bar. • Klikoni mbi New Slide. • Browse dhe klikoni Word Document që përmban outline.

  • 33

    Ruajtja e prezantimit Për të ruajtur një prezantim kemi dy zgjedhje Save dhe Save As: Për të ruajtur një dokument:

    • Klikoni mbi Microsoft Office button. • Klikoni mbi Save.

    Mund të përdorni komandën Save As në rastin kur doni ta ruani prezantimin nën një emër tjetër ose për versione të tjera të PowerPointit. Mbani mend që versionet më të vjetra të PowerPointit nuk janë të afta të të hapin PowerPoint 2007 vetëm në qoftë se ju e ruani atë si PowerPoint 97-2003 Format. Ushtrim: Për të bërë këtë veproni sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • 34

    • Klikoni mbi Microsoft Office Button -> Save As. • Shtypni emrin për prezantimin. • Në kutinë Save as type zgjidhni PowerPoint 97-2003 Presentation.

    Shtimi i Slide-ve

    Për të shtuar një slide të ri në prezantim kemi disa mënyra zgjedhjeje:

    Office Themes, Duplicate Selected Slide, ose Reuse Slides.

    Ushtrimi 1: Krijimi i një slide të ri nga Office Theme

    • Zgjidhni slide-in para vendit ku doni të shfaqet slide-i i ri. • Klikoni mbi tabin Home në menu bar dhe në menunë që hapet klikoni mbi

    butonin New Slide. • Klikoni mbi llojin e slide-it që përshtatet me materialin tuaj.

  • 35

    Ushtrim 2: Krijimi i një slide-i si kopje e dytë (duplicate) i slide-it në prezantim.

    • Zgjidhni slide-in për t’u dublikuar. • Klikoni mbi New Slide në tab-in Home. • Klikoni mbi Duplicate Selected Slides.

    Ushtrim 3: Krijimi i një slide-i të ri nga një prezantim tjetër.

    • Zgjidheni slide-in menjëherë para vendit ku doni të jetë slide-i i ri. • Klikoni mbi butonin New Slide në Home tab. • Klikoni mbi Reuse Slides. • Klikoni mbi Browse. • Klikoni mbi Browse File. • Lokalizoni slide show dhe klikoni mbi slide për ta importuar.

  • 36

    Themes Themes janë design templates që mund të aplikohen në të gjithë prezantimin. Ushtrim 1: Shtimi i një teme në një prezantim

    • Klikoni mbi tab-in Design në menu bar. • Zgjidhni një nga Themes e shfaqura poshtë menu bar-it ose klikoni mbi

    butonin Galleries.

    Ushtrimi 2: Aplikimi i ngjyrave të reja në temën e zgjedhur

    • Klikoni mbi butonin me shigjetë poshtë te Colors. • Zgjidhni një koleksion ngjyrash ose klikoni mbi Create New Theme Colors.

    Ushtrimi 3: Ndryshimi i stilit të background-it të një theme

    • Klikoni mbi tab-in Design • Pastaj klikoni mbi Background Styles.

  • 37

    Pyetje: 1. Si është më lehtë të krijoni slide-in, duke u nisur nga Blank

    presentation apo nga një template i zgjedhur? 2. Cili nga tipet e Save as është më i mirë për të ruajtur një

    prezantim? 3. Në sa mënyra mund të shtojmë një slide të ri në prezantim?

    2.3 Personalizimi në PowerPoint

    Çështjet që do të trajtohen: • Popular option • Proofing option • Save • Advanced • Customize

    PowerPoint-i të ofron opsione të shumta për ta personalizuar atë në mënyrë që ai të punojë sa më mirë për ju. Për t’i futur këto opsione ndiqni këto hapa:

    • Klikoni mbi Office Button. • Klikoni mbi PowerPoint Options për të

    pasur figurën në menu-në e Office Button. Në dritaren PowerPoint Options që hapet ju ofrohen disa opsione. Popular: Këto veçori ju ndihmojnë të modifikoni ambientin e punës tuaj me mini toolbar-e, skema për ngjyrat, të personalizoni emrin tuaj si përdorues dhe të futeni në Live Preview. Live Preview të lejon të shikosh paraprakisht rezultatet e aplikimit të skemave apo ndryshimit të formatimeve të zgjedhura pa i aplikuar ato.

  • 38

    Proofing: Ky opsion ju lejon të personalizoni mënyrën se si Word korrekton tekstin tuaj. Mund të personalizoni autocorrection settings dhe e bëni Word-in të injorojë disa fjalë ose gabime në një dokument me anë të Custom Dictionaries.

    Ruajtja e prezantimit (Save):

    Ky opsion të lejon të personalizosh mënyrën se si libri juaj i punës do të ruhet. Mund të specifikoni se sa shpesh ju doni auto save të ekzekutohet dhe ku duhet të ruhet file-i që po krijoni. Advanced: Ky opsion të lejon të specifikoni editing, copying, pasting, printing, displaying, slide shows dhe të tjera gjendje (general settings). Personalizimi (Customize)

    Ky opsion të lejon të shtosh opsione të tjera në Quick Access Toolbar. Në qoftë se ka mjete (tools) që ju i përdorni shpesh, atëherë vendosini ato në Quick Access Toolbar.

  • 39

    2.4 Përmbajtja e slide-it

    Çështjet që do të trajtohen: • Zgjedhja e slide-it, textbox-it • Selektimi • Cut, Copy, Paste • Clipboard • Quick Access Toolbar • Undo, Redo

    Shkrimi i Tekstit

    • Zgjidhet slide-i ku do shkruhet duke klikuar mbi të. Në të shohim dy kuti teksti.

    • Klikoni në një Textbox për të shkruar tekstin.

    Ushtrim: Shtimi i një textbox tjetër në slide.

    • Selektojeni atë. • Klikoni mbi tab-in insert. • Klikoni mbi text box. • Klikoni mbi slide dhe tërhiqeni kursorin që të zgjerohet textbox-i. • Shkruani tekstin.

  • 40

    Selektimi i tekstit Vendoset kursorin para shkronjës T. Selektohet teksti me tërheqjen e kursorit përgjatë tekstit duke e bërë highlight, si në shiritin e tekstit në figurën më poshtë: Copy dhe Paste Këto dy funksione janë trajtuar më parë. Këto veprime kryhen duke naviguar (si më poshtë) në dy faza:

    1. Home -> Clipboard group -> copy

    2. Home -> Clipboard group -> paste

    Cut dhe Paste Këto dy funksione janë trajtuar dhe më parë. Këto veprime kryhen duke naviguar (si më poshtë) në dy faza: 1. Home->Clipboard->Cut dhe 2. Home->Clipboard->Paste

  • 41

    Undo dhe Redo Këto dy funksione janë trajtuar më parë. Këto veprime kryhen duke naviguar (si më poshtë) në dy faza: 1. Quick Access Toolbar->Undo 2. Quick Access Toolbar->Redo

    Pyetje: 1. A mund t’i ndryshoni mjetet (butonat) në Quick Access Toolbar? 2. Ç’është Clipboardi? 3. Sa të dobishme i gjeni ju butonat Undo/Redo? Ku i vendosim ata që t’i përdorim shpesh?

    2.5 Formatimi i Tekstit

    Çështjet që do të trajtohen: • Tab-i Font, zgjedhja e një fonti • Zona Preview • Font size, butonat Increase dhe Decrease • Font styles, Effects • Bold, Italics, Underline, Colors • Word Art • Grupi Paragraph

    Kjo temë është trajtuar gjerësisht në Word, prandaj po e trajtojmë shkurtimisht. Megjithatë në PowerPoint-i ka veçantitë e tij. Ndryshimi i Font Typeface dhe Size

    • Klikoni mbi shigjetën e Font dhe zgjidhni një font. • Në Preview mund të ndiqni pamjen e tekstit

  • 42

    Për të ndryshuar madhësinë e fontit

    • Klikoni mbi shigjetën afër font size. • Mund të përdorni butonat Increase ose decrease të font size.

    Font Styles dhe Effects Font Styles janë opsione formatimi të paracaktuara që përdoren për të theksuar tekstin. Të tilla janë Bold, Italic, Underline. Për këtë duhet të klikoni si më poshtë: Home->Font-> Font Styles->Bold (/Italic/Underline)

    Ndryshimi i ngjyrës së tekstit Për të bërë këtë klikoni me radhë mbi: Font group->colors dhe shikoni efektet.

  • 43

    WordArt WordArt përmban stile që mund të aplikohen mbi tekst për të krijuar një efekt vizual:

    • Selektoni tekstin. • Klikoni në menu bar mbi tabin Insert. • Klikoni mbi butonin WordArt. • Zgjidhni llojin e WordArt.

    Për të modifikuar stilet:

    • Selektoni WordArt. • Klikoni mbi tab-in Format. • Klikoni mbi butonin WordArt Fill, butonin WordArt Outline ose butonin

    Text Effects:

    Ndryshimi i Paragraph Alignment Ky funksion ju lejon të bëni rreshtimin e tekstit në lidhje me Margins majtas, djathtas, me të dy apo në lidhje me kolonën qendrore.

    • Selektohet teksti mbi të cilin do veproni. • Klikoni me radhë mbi opsionet:

    Home-> Paragraph group-> Align Left/Center/Align Right/Justify…

    Paragrafët Indent: E njëjta procedurë ndiqet për përdorimin e butonave Indent të grupit Paragraph:

  • 44

    Drejtimi i Tekstit: E njëjta procedurë ndiqet për përdorimin e butonave Text Direction të grupit Paragraph.

    Pyetje: 1. Ku e përdorim më shumë funksionin WordArt?

    1. Sa mënyra ka alignment dhe ç’ndikim kanë ato në tekst? 2. Si mund të hapim kutinë dialoguese Font?

    2.6 Modifikimi i Përmbajtjes së slide-it

    Çështjet që do të trajtohen: • Resizing textbox • Bullets and Numbers • Nested Ltsts • Video • Audio

    Ridimensionimi (Resize) i një kutie teksti:

    • Klikoni mbi kutinë e tekstit. • Klikoni në një nga cepat kutisë dhe tërhiqeni kursorin deri në madhësinë

    e duhur.

  • 45

    Bulleted and Numbered Lists

    Këto funksione përdoren për krijimin e listave të renditura me numra ose shenja:

    • Selektoni tekstin me të cilin do formoni listën.

    • Klikoni mbi butonin Bulleted or Numbered Lists.

    Nested Lists Për të krijuar nested list me disa nivele klikohen butonat Increase ose Decrease Indent aq herë sa të krijojmë nivelin e duhur.

    Futja e Videos Për të futur një video clip në slide klikoni suksesivisht mbi këtë varg: Insert->Movie-> Movie from File ose Movie from Clip Organizer

    Për të edituar opsionet e videos:

    • Klikoni mbi ikonën Movie. • Klikoni mbi tab-in Format.

  • 46

    Futja e Audios Audio clips mund të futen në prezantim. Për këtë ndiqni këto hapa:

    • Insert->Audio->Sound… Në hapin e fundit mund të zgjidhni një nga opsionet: Sound from File, Sound from Clip Organizer, Play CD Audio Track ose Record Sound.

    Për të edituar opsionet Audio duhet të klikoni mbi ikonën audio dhe pastaj klikoni mbi tab-in Format.

    Pyetje: 1. Çfarë shohim në ekran kur klikojmë mbi një kuti teksti? 2. Çfarë shohim në ekran kur djathtas-klikojmë mbi një kuti teksti? 3. A duhet selektuar teksti para se të krijojmë lista me të? 2.7 Figura grafike

    Çështjet që do të trajtohen: • Insert, Picture • Insert, Clip Art • Format për formatimin e figurave • Shapes • Smart Art

  • 47

    Shtimi i një figure (picture) Për të futur një figurë në slide klikoni suksesivisht si më poshtë:

    • Klikoni mbi tab-in Insert. • Klikoni mbi butonin Picture. • Kërkoni (Browse) figurën nga file-t. • Klikoni mbi emrin e figurës. • Klikoni mbi Insert. • Lëvizeni figurën dhe çojeni aty ku doni me drag-and-drop.

    Shtimi i një Clip Art Për të shtuar një Clip Art veproni si më poshtë:

    • Klikoni mbi tab-in Insert. • Klikoni mbi butonin Clip Art. • Kërkoni për clip art duke përdorur kutinë dialoguese Clip Art. • Për ta lëvizur figurën klikoni mbi të dhe tërhiqeni deri ku doni ta vendosni

    (drag-and-drop).

  • 48

    Editimi i Figurave dhe i Clip Art-it Kur shtoni figurat grafike në prezantim shfaqet një tab i ri në Ribbon. Tab-i Format ju lejon të formatoni figurat dhe grafikët. Ai ka katër grupe: Adjust: Kontollon ndriçimin, kontrastin dhe ngjyrat e figurës. Picture Style: Ju lejon të vendosni një kornizë ose kufij rreth figurës dhe të shtoni efektet. Arrange: Kontrollon rreshtimin dhe rotacionin e figurës. Size: Rregullon madhësinë e figurës.

    Shtimi i një forme gjeometrike (shape) Për të shtuar Shapes:

    • Klikoni mbi tabin Insert. • Klikoni butonin Shapes. • Klikoni mbi formën e duhur. • Klikoni mbi Slide. • Tërhiqeni kursorin për ta zgjeruar formën.

  • 49

    Për ta formatuar format (shapes) klikoni mbi Shape dhe pastaj mbi tab-in Format.

    Shtimi i Smart Art Smart Art është një veçori në Office 2007 që ju lejon të zgjidhni një varietet grafikësh, që përfshijnë flow charts, listat, ciklet dhe proceset. Për të shtuar një Smart Art veproni në këtë mënyrë:

    • Klikoni mbi tab-in Insert. • Klikoni mbi SmartArt Button. • Klikoni mbi SmartArt-in që do zgjidhni.

  • 50

    • Klikoni mbi SmartArt • Tërhiqeni atë deri në vendin e dëshiruar në slide

    Për të formatuar SmartArt:

    • Klikoni mbi SmartArt. • Klikoni ose Design ose Format në menu bar. • Klikoni mbi SmartArt për të futur tekst dhe figura.

    Shtimi i një albumi fotografish Kjo veçori është e re në PowerPoint 2007 dhe lejon që të krijosh lehtë një album fotografish. Për këtë klikoni në mënyrë suksesive mbi:

    • Insert->Photo Album Button->New photo Album->File/Disk për të shtuar fotot në album.

    • Lëvizi fotot lart e poshtë sipas renditjes në album, por duke klikuar mbi shigjetat.

  • 51

    2.8 Tabelat

    Çështjet që do të trajtohen: • Insert, Table Group • Struktura dhe Formatimi: Design dhe Layout • Futja e një tabele nga Word dhe Excel

    Tabelat përdoren për të paraqitur të dhënat në një format tabelash. Krijimi i një tabele Për të krijuar një tabelë veproni në këtë mënyrë:

    • Vendoseni kursorin në faqen ku doni të jetë tabela.

    • Klikoni mbi tab-in Insert në Ribbon. • Klikoni mbi Tables Button në Tables

    Group. Mund të krijoni një tabelë me një nga katër mënyrat:

    o Bëni highlight numrin e rreshtave dhe të kolonave.

    o Klikoni Insert Table dhe fusni numrin e rreshtave dhe të shtyllave.

    o Klikoni mbi Draw Table, krijoni tabelën tuaj duke klikuar dhe duke futur rreshtat dhe kolonat.

  • 52

    o Klikoni Excel Spreadsheet dhe fusni të dhënat.

    Futja e të dhënave në një tabelë Vendoseni kursorin në qelizën ku doni të fusni informacion. Filloni shtypjen.

    Modifikimi i Strukturës dhe Formatimi i Tabelës Për të modifikuar strukturën e një tabele veproni si më poshtë: Klikoni mbi tabelë dhe vini re që keni dy tab-e të rinj në Ribbon: Design dhe Layout. Këto i përkasin design-it dhe layout të një tabele. Klikoni Design Tab, ku ju mund të zgjidhni:

    • Table Style Options • Table Styles • Draw borders

    Për të formatuar tabelën klikoni mbi tabelë dhe pastaj klikoni mbi tab-in Layout. Ky Layout ju lejon:

    • View Gridlines dhe Properties (nga Table Group). • Insert Rows dhe columns (nga Rows and Columns Group). • Delete Tables (Rows & Columns Group). • Merge ose Split Cells (nga Merge Group). • Rrisni dhe zvogëloni Cell Size (nga Cell Size Group). • Align Text brenda qelizave dhe ndryshoni drejtimin e tekstit (Alignment

    Group).

  • 53

    Insert një tabelë nga Word-i dhe Excel-i

    • Hapni një dokument Word ose fletë Exceli. • Selektoni Chart. • Klikoni mbi Home dhe në menunë që hapet mbi Copy. • Klikoni në dokument, aty ku doni të vendoset chart-i. • Klikoni mbi Paste në tab-in Home.

    2.9 Charts Çështjet që do të trajtohen:

    • Insert Chart • Data, Labels • Edit chart • Chart Tools: Design Layout Format • Charts from Excel

    Charts të lejon të prezantosh informacionin e përmbajtur në një worksheet në një format grafik. PowerPoint të ofron shumë tipe chart-esh që përfshijnë: Column, Line, Pie, Bar, Area, Scatter etj… Për t’i parë ato klikoni mbi tab-in Insert në Ribbon.

  • 54

    Krijimi i një chart-i Për të krijuar një chart ndiqni këto hapa:

    Klikoni mbi tab-in Insert në Ribbon. Klikoni mbi llojin e Chart-it që doni të krijoni. Fusni Data (të dhënat) dhe Labels (etiketat).

    Editimi i të dhënave të chart-it

    • Klikoni mbi chart. • Klikoni mbi Edit Data në Design tab. • Editoni të dhënat në spreadsheet.

  • 55

    Modifikimi i chart-it Pas krijimit të një chart-i keni mundësi të bëni shumë modifikime në të. Lëvizja e chart-it mund të bëhet duke ndjekur këto hapa:

    • Klikoni mbi chart dhe tërhiqeni (drag-and-drop) atë në drejtim të një vendi tjetër po në atë chart, ose;

    • Kopjoje atë në një slide tjetër me copy dhe paste.

    Madhësia e chart-it (chart size) mund të modifikohet:

    • duke klikuar mbi chart dhe

  • 56

    • drag and drop në njërin nga cepat, ku janë shfaqur katrorët e vegjël.

    Do të shikoni ndryshimin e madhësisë së chart-it. Për të modifikuar etiketat dhe titujt:

    • Klikoni mbi chart. • Klikoni mbi tab-in Layout. • Zgjidh etiketën (Labels) për ta ndryshuar

    etj… Mjetet e chart-it (chart tools) Chart Tools shfaqen në Ribbon kur klikoni mbi chart. Mjetet janë vendosur në tre tab-e: Design, Layout, Format. Me anë të tab-it Design mund të kontrolloni llojin e chart-it (type), layout dhe vendndodhjen.

    Me anë të tab-it Layout mund të kontrolloni futjen e figurave (pictures), kutive të tekstit (textbox) dhe formave gjeometrike (shapes).

    Me anë të tab-it Format mund rregulloni ngjyrat (Fill Colors) dhe stilet e fjalës (Word Styles).

  • 57

    Ushtrim: Paste chart nga Excel

    • Hapni një spreadworksheet nga Excel. • Selektoni chart-in • Klikoni mbi tab-in Home dhe pastaj mbi Copy • Shkoni në slide-in e PowerPoint-it ku doni ta vendosni chart-in • Klikoni mbi Paste në Home tab.

    Pyetje: 1. Në cilin Tab/Ribbon ndodhen komandat për tabelat dhe grafikët?

    2. Sa modele shikoni mbi opsionin Chart?

    2. 10 Efekte me Slide-t (Slide Effects)

    Çështjet që do të trajtohen: • Tab-i Animation • Slide transition • Transition Sound, Transition Speed • Slide Show • Record Narration

    Mënyrat e kalimit nga slide-i në slide-in pasardhës (Slide Transition) Transitions janë efektet që ndodhin kur kaloni nga një slide në tjetrin. Ushtrim: Për të shtuar një slide transition:

    • Selektoni slide-in. • Klikoni mbi tab-in Animations. • Zgjidhni animacionin e përshtatshëm ose klikoni mbi kutinë dialoguese

    Transition.

  • 58

    Mund të bëjmë dhe përshtatje të tjera me slide transitions:

    • Mund të shtojmë tingullin duke klikuar tek butoni me shigjetë i Transition Sound.

    • Mund të modifikojmë shpejtësinë e kalimit duke klikuar mbi butonin me shigjetë të Trasition Speed.

    Për të aplikuar efektin e transition në të gjitha slide-t: Klikoni mbi butonin Apply to All mbi tabin Animations.

    Ushtrim: Për të zgjedhur se si të avancosh në slide-et pasardhës gjatë prezantimit • Zgjidhni Advance On Mouse Click ose • Automatically after një numri sekondash.

    Slide Animation Efektet e animacionit të slide-ve janë efekte speciale të paracaktuara që mund t’ua shtoni objekteve në një slide. Ushtrim: Për të aplikuar një efekt animacioni:

    • Zgjidhni objektin.

  • 59

    • Klikoni mbi tab-in Animation në Ribbon. • Klikoni mbi Custom Animation. • Klikoni mbi Add Effect. • Zgjidhni efektin e përshtatshëm.

    Shikimi paraprak (Preview) i Animation Për të parë paraprakisht animacionin në një slide klikoni mbi butonin Preview në tab-in Animations.

    Opsionet Slide Show Tab-i Slide Show i Ribbon përmban shumë opsione për shfaqjen e slide-ve. Këto opsione përfshijnë:

    1. Preview shfaqjen e slide-ve nga fillimi 2. Preview shfaqjen e slide-ve nga slide-i që kemi në ekran 3. Set-up një Slide Show.

    Ndërtimi (set up) i një Slide Show Ky opsion lejon futjen e preferencave në lidhje me prezantimin e slide show. Opsionet përfshijnë:

    • Mundësinë se si slide show do të ekzekutohet automatikisht apo do të prezantohet nga spikeri.

    • Opsionet e looping.

  • 60

    • Opsionet e tregimit (narration). • Rezolucionet e monitorit.

    Record Narration Ushtrim: Kur doni të regjistroni tregimin (Narration) për slide-t veproni kështu:

    • Klikoni mbi butonin Record Narration.

    • Klikoni mbi Set Microphone Level për të kontolluar nivelet e audio input-it.

    • Klikoni mbi OK për të regjistruar zhvillimin e slide-ve në formë tregimi.

    Pyetje: 1. Çfarë veprimesh mund të bëjmë me komandën Custom Animation?

    2. Çfarë veprimesh mund të bëjmë me komandën Transition Sound?

  • 61

    3. Çfarë krijoni me Record Narration?

    2.11 Printimi

    Çështjet që do të trajtohen: • Speakers Notes • Printimi i një prezantimi • Print what? • Paketimi i një prezantimi për CD • Rehearse timing për koordinimin në kohë slide-audio • Kontrolli i gabimeve me Spell Check

    1. Krijimi i shënimeve për folësin (Speaker Notes) Speaker Notes mund të shtohen për të krijuar shënime në çdo slide:

    • Selektoni një slide • Klikoni mbi View • Klikoni mbi Note Pages • Klikoni mbi seksionin Click

    to add notes të dritares • Shtypni nga tastiera

    shënimet për këtë slide në Notes

    Printimi i një Prezantimi Ka disa mënyra për printimin e një prezantimi. Ato janë:

    • Slides: Këto janë slide-t që do të doni t’i shikoni nëse jeni duke shfaqur një prezantim, një slide në një faqe.

    • Handouts: 1, 2, 3, 4, 5, 6, ose 9 në një faqe, ky opsion të lejon të kesh më shumë slide në një faqe.

    • Notes Page: kjo mënyrë përmban slide-t dhe speaker notes. • Outline View: me këtë metodë printohet vetëm outline-i.

    Ushtrimi 1: Për të futur opsionet e printimit:

    • Klikoni mbi Microsoft Office Button. • Klikoni mbi Print. • Në kutinë dialoguese Print klikoni mbi butonin me shigjetë afër Print What. • Zgjidhni formatin dhe klikoni OK për të filluar printimi.

  • 62

    Për ta parë paraprakisht atë që do printoni klikoni suksesivisht mbi:

    • Microsoft Office Button-> Print->Print Preview->Print What

    Për ta mbyllur klikoni mbi butonin Close Print Preview.

  • 63

    Paketimi i një Prezantimi Kur doni të paketoni prezantimin e bërë me të gjitha shtesat, për shembull një prezantim për CD:

    • Klikoni mbi Microsoft Office Button.

    • Klikoni mbi Publish. • Klikoni mbi Package for CD. • Shtypni një emër për CD. • Klikoni Copy to CD ose Copy to

    Folder.

    Rehearse Timing Përdorni butonin Rehearse Timings për të koordinuar në kohë slide-in me audio:

    • Përdorni butonin Rehearse Timing. • Praktikoni të folurit dhe avancimin e slide-ve ashtu si doni në prezantim. • Kur të keni mbaruar me këtë klikoni në fund të slide-it. • Zgjidhni nëse doni ta mbani këtë timing apo doni ta praktikoni sërish.

    Spell Check Për të kontrolluar për gabime ortografike në të gjithë prezantimin:

    • Klikoni mbi butonin Spelling në grupin Proofing në tab-in Review.

  • 64

    Pyetje: 1. Në sa mënyra mund të bëhet printimi i një dokumenti? 2. Cili është grupi me të cilin mund të bëjmë korrigjimin e gabimeve

    ortografike? 3. Cila është komanda për ta parë pamjen e dokumentit para printimit?

    Projekt Detyra:

    1. Krijoni një prezantim me titull 10 pamje nga Tirana ku slide-i i parë të ketë titullin: 10 pamje nga Tirana dhe përmbajtjen e tij:

    •Pamja 1: Qendra e Tiranës •Pamja 2: Muzeu Kombëtar •Pamja 3: Universiteti •Pamja 4: Bulevardi i madh •Pamja 5: Rruga Myslym Shyri •Pamja 6: Rruga e Elbasanit dhe objektet kryesore në të •Pamja 7: Rruga e Durrësit dhe objektet kryesore në të •Pamja 8: Rruga e Kavajës dhe objektet kryesore në të •Pamja 9: Rruga e Dibrës dhe objektet kryesore në të -Pamja 10: Parku i Tiranës dhe liqeni artificial.

    Çdo slide të ketë titullin, figurën (të cilën mund ta merrni nga Interneti) dhe një përshkrim të shkurtër. Përdorni fantazinë për të pasuruar çdo slide me figurat përkatëse, me outline, butona, animacione, tinguj, ngjyra, etj... të ndryshëm.

    2. Krijoni një prezantim me titull “Muzeumi i kompjuterëve” me slide-t e rekomanduara më poshtë. Mund të shtoni dhe slide të tjerë për të pasuruar muzeumin si dhe elementë të tjerë që reflektojnë njohuritë tuaja në lidhje me fazat e zhvillimit të kompjuterëve. Çdo slide të ketë një figurë dhe titullin përkatës. Përdorni elementë dhe shkrime për ta bërë interesant

    prezantimin tuaj. Figura 1: Jacquard’s loom

    Figura 2: Kompjuteri Mark I

  • 65

    Figura 3: Qelizat e kujtesës të renditura sipas adresave

    Figura 4: Qelizat e kujtesës të renditura sipas adresave

    Figura 5: Mesazhi “Hello” Në kodin ASCII

    Figura 6: Sistemet numerike me baze 10 dhe binar

    Figura 7: Dekodimi i paraqitjes binare 100101

  • 66

    Figura 13: Organizimi i komponentëve të një sistemi kompjuterik

    Figura 14: TRS-80.I, 1977

  • 67

    Figura 15: TRS- 80 Mod. II

    Figura 16: TRS-80 Mod. III

    Figura 17: TRS-80 Mod. IV, 1983

    Figura 18: TRS-80 MOD. 100

    Figura 19: TRS-80 Mod. 2

  • 68

    Linja 3 Interneti dhe posta elektronike

    Objektivat

    Në këtë linjë synohet që nxënësi:

    Të kuptojë ç’është Interneti, si lindi dhe vlerat e tij në shoqërinë e sotme. Të kërkojë dhe marrë informacion nga interneti. Të krijojë një adresë në postën elektronike dhe ta përdorë atë.

    3.1 Zhvillimi i Internetit. Interneti në funksion të teknologjisë së komunikimit dhe informimit. Mënyrat e lidhjes në Internet

    Çështjet që do të trajtohen:

    • Paralell processing, chips

    • Networks, workstation • LAN, WAN • Ethernet, hub, switch • Internet • Protokolli TCP/IP • WWW, HTML, URL

    Historia e zhvillimit të kompjuterit dhe shkencës së kompjuterëve është shumë e shpejtë dhe ndahet në gjenerata. Gjenerata e pestë vendoset në vitet 1984-90 dhe karakterizohet nga dy zhvillime shumë të rëndësishme:

    paralell processing (përpunimi paralel). Deri në këtë kohë paralelizmi ishte kufizuar në, më e shumta, disa pak procesorë që e ndanin punën së bashku. Gjenerata e pestë pa shfaqjen e makinave me qindra procesorë që mund të punonin të gjithë në pjesë të ndryshme të një programi të vetëm. Shkalla e integrimit në gjysmëpërçuesë po rritej me hapa të pabesueshme – nga viti 1990 u bë e mundur të ndërtoheshin chips me një milion komponentë dhe memoriet e gjysmëpërçuesëve u bënë standard në të gjithë kompjuterët.

    Të tjera zhvillime të reja ishin përdorimi i gjerë i network-eve të kompjuterëve dhe përdorimi në rritje i workstation-eve me përdorues të vetëm.

    Në hapësirën e një network-u kompjuterësh edhe teknologjia WAN – Wide Area Network edhe LAN – Local Area Network u zhvilluan me të njëjtin hap duke nxitur

  • 69

    një kalim nga ambienti kompjutues tradicional mainframe në një ambient kompjutimi të shpërndarë, në të cilin çdo përdorues ka workstation-in e vet për të kryer detyra relativisht të thjeshta, por duke bashkëpërdorur burime (resources) të mëdhenj, të shtrenjtë si p.sh. file servers dhe superkompjutera. Gjenerata e gjashtë vjen pas 1990-s. Kalimi nga një gjeneratë në tjetrën në teknologjinë e kompjuterëve është e vështirë të caktohet. Disa ndryshime si kalimi nga tubat e vakuumit në tranzistorë, janë mjaft të dukshme, por të tjerat jo.

    Mund të përmendim disa zhvillime sot në vija të përgjithshme, disa tendenca të sotme zhvillimi për të pasur një imazh të një impakti të rëndësishëm të shkencës kompjuterike.

    Prodhuesit i kanë vënë vetes qëllim të arrijnë kryerje veprimesh kompjuterike të rendit teraflop (1012 veprime në sekondë) dhe është e qartë që kjo do të arrihet vetëm nga një sistem i përbërë prej mijëra procesorë ose më shumë.

    Një nga ndryshimet më dramatike në gjeneratën e gjashtë do të jetë rritja eksplozive e networking në hapësira të mëdha - WAN. Teknologjia networking po përhapet gjerësisht në universitete dhe laboratorë qeveritarë sikurse dhe po gjen aplikim në arsimin e mesëm, në network-e komuniteti dhe në industri private. Duke parë ritmet e zhvillimit në dekada e ardhmja e një infrastrukture të shkencës kompjuterike është e shkëlqyer.

    Rrjetet e kompjuterëve. Përkufizimi dhe qëllimet

    Një network (rrjet pune) është një mënyrë e lidhjes së dy ose më shumë kompjuterëve së bashku në mënyrë që ata të përdorin të njëjtët periferikë (hardware si printerat etj…) dhe të dhëna. Forma më e zakonshme e network-ut përdor Ethernet-in. Ethernet është një sistem transferimi të dhënash që përdor dy lloje të ndryshme. Më i riu është më i shpejti dhe përdor një fundor të quajtur RJ-45, i cili ka pamjen e një fundkablli telefonik të fryrë. Normalisht, kompjuterët lidhen në një hub ose switch duke përdorur pjesë të brendshme hardware-i të quajtur Ethernet card ose thjesht network card dhe një nga këto kabllo. Dhe pastaj të gjithë mund të komunikojnë me njëri-tjetrin. Rrjetet Ethernet krijojnë atë që quhet Local Area Network (LAN). (Figurat e paraqitura tregojnë mënyra të ndryshme të lidhjes së kompjuterëve në network).

  • 70

    Kur kompjuterët mund të komunikojnë me çdo njësi që futet në network, ai duhet të përdoret nga të gjithë duke u lejuar të jetë i dukshëm nga kompjuterët e tjerë. Çdo njësi e përbashkët mund të bllokohet nga një përdorim i përbashkët me një password. Një nga përfitimet e tjera të network-ut është email-i (elektronik mail). Email-i i lejon përdoruesit të dërgojnë mesazhe dhe file-a njëri-tjetrit. Kur merret një mesazh i ri ai shkon në user inbox për ruajtje derisa të lexohet, në këtë mënyrë përdoruesi mund të marrë postën edhe kur është larg nga kompjuteri. Internet

    Internet është një network i gjerë kompjuterësh i përbërë nga mijëra network-e në të gjithë botën. Nuk dihet ekzaktësisht sesa kompjutera janë aktualisht të lidhur në Internet, por dihet me siguri që janë miliona dhe ky numër po rritet me shpejtësi marramendëse. Një faqe Web nuk është gjë tjetër veçse një dokument që është i vendosur në një kompjuter/server dhe që pamjen e të cilit e shikoni me anë të një browser-i.

    Nuk ka një qendër drejtuese në kontroll të Internetit. Ka organizata që zhvillojnë aspektet teknike të këtij networku, por s’ka asnjë njësi ose person që përgjigjet për atë. Interneti filloi kur shumë universitete vendosën të formonin një network për të shkëmbyer informacion dhe ide. Prej këtu ai mori jetë dhe u bë ai që është sot, një treg global, një vend pune, një depozitë informacioni nga hyjnorja te absurdja dhe një komunitet që mund të përfshijë çdo vend që është i lidhur në të.

    Të gjithë kompjuterët në Internet komunikojnë me njëri-tjetrin duke përdorur Transmission Control Protocol/Internet Protocol suite, shkurtimisht TCP/IP. Kompjuterët në Internet përdorin një arkitekturë klient/server. Kjo do të thotë që makina remote server jep file dhe servise për makinën local client (klient lokal) të përdoruesit (d.m.th. kompjuteri juaj). Mund të instalohen software në një kompjuter klient për të pasur avantazhet e teknologjisë më të fundit, të cilave u referohemi si plugins. (Këto përfshijnë programe të tilla si ato që pëlqejnë shikuesit dhe lexuesit: Flash, Real Player, Adobe Acrobat Reader etj.)

    Protokoll quhet një grup rregullash që kompjuterët përdorin për të komunikuar, në këtë rast TCP/IP. Kompjuterët në rrjet përdorin të njëjtin protokoll dhe të njëjtët kabllo, që çojnë telefonin në të gjithë vendin, sapo futen në të, bëhen i njëjti network. Shpejt, pas kësaj, institucione të ndryshme filluan të krijojnë serverat e tyre (kompjuterët që ruajnë informacionin, nënkuptohet që janë në rrjet). Rreth vitit 1989 kishte më shumë se 100 000 servera, që në atë kohë u bë i njohur si ‘’Internet’.

    Më 1990 Tim Berners-Lee shpiku një protokoll të bazuar në TCP/IP që mund të punonte me të në Internet dhe që ishte më fleksibël. Shpejt pas kësaj NCSA

    http://peds2.med.miami.edu/mailman/basic.htm#network#networkhttp://peds2.med.miami.edu/mailman/basic.htm#server#serverhttp://peds2.med.miami.edu/mailman/basic.htm#software#software

  • 71

    (National Center for Supercomputing Applications) zhvilluan Mosaic, një ndërfaqës grafik për këtë protokoll të quajtur World Wide Web (www).

    Web është një mënyrë e marrjes së informacionit në mjedisin e Internetit. Është një model information-sharing që është ndërtuar në Internet. Web përdor protokollin HTTP, vetëm një nga gjuhët e folura në Internet, për të transmetuar të dhënat. Kjo do të thotë Hyper Text Transfer Protocol, ose HTTP (zakonisht kjo ngarkohet automatikisht si pjesë e një adrese kur ju e shtypni këtë adresë/URL në një web browser).

    Kjo është ajo që shikoni në pjesën e parë të shumë adresave web site (ose URL). Web përdor browsers të tillë si Internet Explorer ose Netscape, për t’u futur në dokumente të quajtur Web pages që janë të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet hyperlink-eve. Dokumentet Web gjithashtu përmbajnë grafikë, tinguj, tekst dhe video.

    Mund të përdorni ose njërin prej tyre ose ndonjë Web browser tjetër. Në qoftë se nuk jeni i sigurtë se çfarë të zgjidhni, atëherë keni Internet Explorer që merret bashkë me Windows. Lidhja në Internet Për të bërë punime online (në Internet) ju në fillim duhet të lidheni me Internet-in. Për tu futur në një lidhje Interneti, që është e vendosur me anë të ndonjë prej mjeteve të mëposhtme, navigoni në këtë mënyrë: ‘Start->Programs->Accessories->Communications->Dial-up networking’ ose ‘Start -> All Programs -> Accessories -> Communications -> Network Connections’ ose ‘Start -> Connect To’. Në varësi të versionit tuaj të Windows-it disa nga këto metoda mund të mos ecin, por të paktën njëra prej tyre do të veprojë. Për të krijuar një lidhje dial-up në Internet (d.m.th. jo një lidhje me shpejtësi të madhe) navigoni në një nga tri vendet e mësipërme (nëqoftëse ai është i fundit klikoni mbi: ‘Show all connections’). pastaj do të shfaqet ose një ikonë që thotë: ‘Make New Connections’ ose një etiketë: ‘Create a new connection’ në anën e majtë. Hapni atë që ka kompjuteri dhe ndiqni instruksionet. Në qoftë se ke në kompjuter ‘Create a new connection’ mund të krijosh një lidhje high-speed në të. Pasi jeni lidhur me Internetin, hapni Web browser-in. Çdo kompjuter i lidhur me Internetin ka një adresë, të quajtur adresë IP për ta identifikuar atë. Ky është një numër si ‘207.194.50.216’. Të mbash mend numrin për t’u futur në web page është mjaft e vështirë, kështu janë krijuar Domain Names. Domain Names janë emrat që mund t’i shtypni në location bar. Emri pastaj dërgohet në një server në Internet të

    http://peds2.med.miami.edu/mailman/basic.htm#url#url

  • 72

    quajtur DNS (Domain Name Service) server, i cili pastaj të kthen adresën IP korrekte. Pyetje: 1. Cili është ndryshimi ndërmjet Internetit dhe Web-it?

    4. Ç’është protokolli? 5. Cili është protokolli i përdorur në Web? 6. Ku ndryshon një LAN nga një WAN nga Interneti?

    3.2 Iternet Explorer, elementet kryesorë të paraqitjes, konfigurimi.

    Çështjet që do të trajtohen: • Internet Explorer • URL • Ikonat universale Back, Next, Stop, X, Reload, Refresh, Home, Sear ch. • Hyperlinks

    Browsers Duhet të lidheni me Internetin dhe të hapni browser-in. Në fillim duhet të identifikojmë pjesët e browser-it në mënyrë që të dimë se përse po flasim. Figura më poshtë paraqet një faqe në Interet Explorer. Location bar mund të quhet gjithashtu address bar dhe ndodhet atje ku shtypet URL (Universal Resource Locator ose Uniform Resource Locator), i cili është formuar në këtë mënyrë: http:// en.wikibooks.org/wiki/ /XML_ _Managing_Data_Exchange

    Emri i protokollit Emri i domenit Emri i file-it ose folder-it në server

  • 73

    Pasi shtypni emrin, shtypni tastin Enter dhe web browser-i ju çon te faqja e kërkuar në Internet. Butoni i parë në toolbar është butoni ‘Back’. Ai të çon në faqen web të mëparshme. Shigjeta Back mbi buton është një ikonë universale. Ikonat universale janë ato që përdoren gjithmonë për të paraqitur të njëjtin funksion. Ajo ndryshon nga një ikonë programi, si në desktop ose një ikonë që takohet vetëm në një program. Edhe butoni ‘

  • 74

    Butoni Reload në Netscape, si një shigjetë e përkulur për lart, sugjeron të shikosh tek server-i përsëri. Ky buton e detyron web browserin të shikojë serverin dhe të bëjë download të gjitha të dhënat përsëri për një web page. Kjo përdoret fillimisht kur cache (vendi ku një web browser ruan përsëri faqet web në hard drive për akses të shpejtë) ka një version të vjetër të faqes që paraqet web browser-i dhe ju doni të shikoni versionin më të ri të faqes. Dy butonat e tjerë në toolbar janë të fundit me ikona universale. Ata kanë një shtëpi dhe një xham zmadhues mbi ta. Shtëpia paraqet ‘home’ dhe ky buton të çon te home page-i juaj. Home page-i është një faqe web të cilin ju e keni ndërtuar për browser-in tuaj që t’ju çojë atje kur ai starton ose kur ju klikoni këtë buton. Xhami zmadhues paraqet ‘search‘ dhe ky buton të çon tek faqja e web-it prej nga do kërkoni në Internet. Diçka tjetër që duhet ditur kur përdor faqen e web-it janë hyperlinks. Hyperlinks (njeri është etiketuar në figurën më sipër) mund të jetë ose tekst ose figurë. Kur janë tekst ata kanë një ngjyrë tjetër dhe të nënvizuar. Kur ju klikoni mbi ta, ata të çojnë në një faqe tjetër web. Disa hyperlinks tekst janë formatuar ndryshe dhe disa hyperlinks janë figura. Si ta kuptojmë që kemi një hyperlink. Kaloni kursorin mbi të dhe në qoftë se ka një hyperlink forma e kursorit kthehet në një dorë dhe zakonisht URL-ja që hyperlink-u shënon do të shfaqet në status bar (bar-i mbi Startbar-in në fund të desktop-it). Pyetje:

    1. Ç’është home page-i? 2. Ç’është një hyperlink dhe si e dallojmë atë në një faqe Web? 3. Çfarë janë browser-at?

    3.3 Instrumentet e kërkimit, motorët kryesorë të kërkimit. Lundrimi në Internet.

    Çështjet që do të trajtohen: • Search engines: Google, Yahoo, ... • Menu bar: • Navigation bar: • Address bar:

    Search Engines Web-i është shumë i dobishëm për të marrë informacion në këtë mënyrë, por si i bëhet në qoftë se nuk e dimë URL-në e duhur? Për këtë janë krijuar search engines (motorët e kërkimit). Ka më shumë se 10 bilionë faqe web. Në Internet jo të gjithë ata janë kataloguar në të gjithë search engines dhe kur kërkoni diçka do të haseni me faqe që nuk kanë asgjë të përbashkët me atë që doni. Megjithatë ka disa mënyra për të përmirësuar rezultatet e kërkimit.

  • 75

    Shkojmë tek një search engine (përdoret dhe termi web index). Ata operojnë pothuajse njësoj, por në qoftë se nuk njihni ndonjë shkoni te http://www.google.com/. Në një kuti tekst mund të shtypni keywords (fjalë çelës, fjalë që kanë të bëjnë me atë që doni të gjeni). Disa search engines kanë më shumë veçori të avancuara që mund t’i zbuloni edhe vetë.

    Navigimi në Internet duke përdorur Internet Explorer

    Internet Explorer është një Web browser i prodhuar nga Microsoft Corporation. Sigurohuni që të keni masa mbrojtëse për versionin e browser-it tuaj nga hackers-at. Rekomandohet që të bëni download dhe të ekzekutoni update-t për të ndaluar viruset dhe sulmet dëmprurëse ndaj kompjuterit tuaj.

    Toolbaret

    Internet Explorer ka tri toolbar-e në krye të dritares së browser-it:

    • Menu Bar: Përmban menu që hapen në formë listash që lëshohen poshtë me opsionet përkatëse. Ndërmjet tyre ka opsione për printing, customizing IE, copying dhe pasting tekst, menaxhimin e Favorites, dhe accessing Help.

    • Navigation Toolbar: Përmban ikona për një shumëllojshmëri cilësish si navigimi nëpër faqet e Web-it, kërkimit (searching) në Web duke përdorur një zgjedhje mjetesh kërkimi, futjes dhe menaxhimit të Favorites, shikimit të History të faqeve të vizituara, printimit dhe futjes në (accessing) email and newsgroups.

    • Address Bar: Ky nuk është tamam një toolbar, por është vendi ku shtypni URL (Web adresën) e faqes. Kur i bini tastit Enter, ai të çon te kjo adresë. Një mënyrë tjetër për të shtypur një web adresë është të klikoni mbi File në menu bar, pastaj Open. Do të shfaqet një dritare pop-up me një kuti për të futur tekstin. Brenda kësaj kutie shkruani URL e site-it (ose file-it) ku doni të shkoni. Gjithashtu mund të shikoni dhe faqet Web që keni ruajtur në kompjuter (hard drive) në këtë mënyrë. Përdorni butonin Browse dhe zgjidhni emrin e folder-it dhe file-it, pastaj bjerini tastit Enter.

    http://www.google.com/

  • 76

    Si të vizitosh faqet Web me Internet Explorer

    Nëqoftëse jeni në një faqe Web shikoni elementët që përmban ai: Një link i klikueshëm zakonisht do të paraqitet nga një prej mënyrave të mëposhtme:

    File-t ose figurat që e ndryshojnë formën e pointerit nga shigjetë në dorë kur ai vendoset mbi to. Ato gjithashtu mund të shfaqin link-et URL në fund të dritares. Fjalët janë të nënvizuara.

    Fjalët e nënvizuara në ekran që janë më të errëta ose kanë ndryshuar ngjyrën që kur u ngarkuan për herë të parë. Ky ndryshim ngjyre do të thotë që burimi është vizituar kohët e fundit nga kompjuteri juaj.

    Shënim: Ngjyrat blu dhe vjollcë në përgjithësi janë ngjyra default për tekstet që kanë një link (blue është link i paklikuar) dhe teksti që ka qenë vizituar pak më parë, në të kaluarën e afërt, paraqet një link me ngjyrë vjollcë (purple). Gjithashtu, by default shumica e link-eve janë të nënvizuar. Sidoqoftë, krijuesit e sotëm të faqeve Web janë duke i ngjyrosur link-et me të gjitha llojet e ngjyrave dhe kanë opsionin që të mos kenë link-e të nënvizuara. Mënyra më e mirë për të treguar se cili tekst paraqet një link është të shënosh me mouse mbi fjalët ose figurën dhe të shikosh nëse forma e pointerit ndryshon nga një shigjetë në një dorë. Dora paraqet gjithmonë një link.

    Pyetje:

    1. Ç’paraqet një URL?

    2. Cilët browser-a njihni?

    3. Cilët janë tre toolbare-t kryesore të Internet Explorer?

    3.4 Shërbimet në Internet, bashkëbisedimi (chat), multimedia, posta elektronike.

    Çështjet që do të trajtohen: • E-mail • Chat-rooms • Internet Relay Chat (IRC) • America Online’s Instant Messenger

    Email, Chat-rooms dhe IM

  • 77

    Interneti shpesh quhet ‘network-u i networks-eve’. Por Interneti ka disa opsione, si aftësia për të shkruar email. E-mail është shkurtimi më i zakonshëm për Electronic mail. Ai e lejon përdoruesin e kompjuterit të shkëmbejë mesazhe në rrjete lokale ose në të gjithë botën. Çdo përdorues email-i ka një adresë kutie postare (mailbox) në të cilën dërgohen mesazhet (shembull: [email protected]). Mesazhet e dërguar nëpërmjet email-it mund të arrijnë brenda një intervali prej disa sekondash. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i email-it është opsioni për të dërguar file elektronikë te adresa email e një personi ose edhe te vetë personi për ta tërhequr në një vend (location) të ndryshëm nga ai dërgues. Në këtë shtrirje të kapaciteteve të Web këto programe mund të bëjnë një tërësi veprimesh e gjërash nga krijimi i efekteve dinamike html deri te ndërfaqësimi me databases dhe paraqitje pamjesh në ekran të personalizuara (customized) online. Një sasi në rritje e informacionit në Web ruhet në databases dhe programe të tilla ndihmojnë për t’u futur në to. Prandaj nuk është një gjë fikse, por diçka në gjendje të vazhdueshme fluksi në rritje. Web është një nga mënyrat e shkëmbimit të informacionit në Internet. Interneti, jo Web, përdoret gjithashtu për email i cili mbështetet në SMTP, FTP, news groups, instant messaging dhe Telnet.

    Chat Rooms dhe Instant Messaging

    Chat-rooms Email-i është shumë i dobishëm, por në qoftë se doni të flisni me dikë direkt duhet të përdorni programet chat-rooms. Programet chat (bisedë) i lejojnë përdoruesit në Internet të komunikojnë me njëri-tjetrin duke shtypur në kohë reale. Chat-rooms gjenden n