tË flasim thjesht pËr inflacionin...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si...

22
1 TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN

Upload: others

Post on 12-Oct-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

1

TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN

Page 2: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

2

Page 3: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

3

PËRMBAJTJA

MJETET E KËMBIMIT 4ANKANDI I MALLRAVE TË SHTËPISË KENEDI 6MATJA E ÇMIMEVE 7INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT 8INDEKSI I ÇMIMEVE PËR MOSHAT E REJA 10FUQIA BLERËSE 11INFLACIONI NË SHQIPËRI 12HIPERINFLACIONI 13SPIRALJA E PAGAVE DHE E ÇMIMEVE 15BANKA E SHQIPËRISË 16INFLACIONI NË SHQIPËRI 17KOSTOT E INFLACIONIT 18

Page 4: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

4

1. MJETET E KËMBIMIT

Paraja me të cilën Iliri dëshiron të blejë një top futbolli ka ndryshuar përgjatë shumëe shumë viteve. Shumë kohë më parë, në shoqëritë e thjeshta bujqësore, njerëzit

siguronin çdo gjë vetëm për nevojat e tyre. Ata kultivonin fruta dhe perime për tëngrënë. Ata, gjithashtu, mbanin lopë për qumësht, për mish dhe për lëkurë si edhepula për vezë dhe për mish. Në rrjedhën e viteve, këta njerëz kuptuan se një pjesë tëtepërt të produkteve që ata kultivonin mund t’ikëmbenin me artikuj të tjerë për të cilët kishinnevojë. Për shembull, ata mund të këmbeninqumësht apo vezë për rroba.

Ata, gjithashtu, praktikonin këmbimin e aftësivetë tyre të veçanta si për shembull, ndërtimin eshtëpive me mirëmbajtjen e kopshtit. Kjopraktikë quhet këmbim në natyrë.

Njerëzit shpejt kuptuan se nëse përqendroheshin në prodhimin e një të mire apo tënjë shërbimi të vetëm, ata përmirësoheshin në prodhimin e saj dhe në kryerjen e tij.Ky proces quhet specializim.

Specializimi do të thoshte që njerëzit duhet të këmbeninatë gjë, në prodhimin e së cilës ata ishin më të mirë, meatë mall apo shërbim që ata nuk e prodhonin ose nuke kryenin më. Në këtë moment, iu lindi nevoja për tëpatur një mjet këmbimi. Fillimisht ata iu përmbajtënkëmbimit në natyrë. Në mënyrë që kjo praktikë të

funksiononte, njerëzit duhet të binin dakord për llojin e

Page 5: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

5

mallit të prodhuar apo të shërbimit të kryer, që do të këmbenin si edhe për vlerën esecilit prej këtyre produkteve. Për njerëzit nuk ishte e thjeshtë të përcaktonin se savezë vlente një plug. Ata vendosën të krijonin një sistem në të cilin mjetet e këmbimitdo të kishin gjithnjë një vlerë standarde.

Në një periudhë të hershme, grupe të caktuara filluan të përdorin një lloj të veçantëguri apo guacke. Me kalimin e kohës mjetet e këmbimit u zhvilluan duke arritur nëformën e parasë – monedha apo kartëmonedha.

Këmbimi në natyrë nuk është zhdukur krejtësisht në ditët tona. Ai aplikohet ende ngagrupe njerëzish apo nga shoqëri që kërkojnë të jenë të pavarura prej njësive të tjera.

5

Page 6: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

6

2. ANKANDI I MALLRAVE TË SHTËPISË KENEDI

Tregu është një vend ku takohen blerësit me shitësit. Ka shumë lloje tregjesh. Nëdisa tregje blerësit dhe shitësit nuk e takojnë njëri-tjetrin, por komunikojnë

nëpërmjet kompjuterit. Për shembull, banka qendrore iu shet bono bankave tregtarenëpërmjet tenderave. Në tender, çdo bankë paraqet një kërkesë (çmimi që ato janë tëgatshme të paguajnë për bonon) pa ditur se çfarë çmimesh ofrojnë bankat e tjera. Nëdisa raste edhe shitjet / blerjet e shtëpive funksionojnë kështu. Ankandi është një tjetërlloj tregu. Pas vdekjes së Zhaklinë Kenedit, rreth 6000 sende të saj personale u shitënnë një ankand në Manhatan, Nju –Jork.

Objektet iu ekspozuan publikut për pesë ditë dhe u panë nga 40 mijë persona. Pasfillimit të ankandit çmimet u rritën shumë më tepër nga parashikimet e shitësve.Njerëzit ishin të gatshëm të paguanin shumë për diçka që në të shkuarën i përkistefamiljes Kenedi.

Më poshtë paraqiten disa prej objekteve që u shitën në ankand, vlerat e parashikuaraprej shitësit dhe vlerat për të cilat ato u shitën në të vërtetë.

Përse mendoni se njerëzit ishin të gatshëm të paguanin kaq shumë për këto objekte në ankand?

6

Page 7: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

7

3. MATJA E ÇMIMEVE

Ky seksion sqaron lexuesin për mënyrën sesi maten ndryshimet në çmime dhepër sjelljen e konsumatorëve në Shqipëri.

Ashtu si në shumë vende të tjera të globit edhe në Shqipëri detyrimin për të monitoruarçmimet e konsumit, për të matur inflacionin dhe për ta publikuar atë e ka Instituti iStatistikës ose siç njihet ndryshe INSTAT. Në pamundësi për të regjistruar çmimet eçdo malli apo të çdo shërbimi që u nevojitet familjeve shqiptare në jetën e përditshme,përzgjidhet një grup i kufizuar artikujsh. Filozofia e kësaj përzgjedhjeje qëndron nëfaktin se flitet për artikujt më të përdorshëm ose më përfaqësues që konsumon njëfamilje e zakonshme. Në gjuhën teknike treguesi që mat ecurinë e çmimeve të artikujvetë shportës njihet si Indeksi i Çmimeve të Konsumit.

Page 8: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

8

4. INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMIT

Indeksi i Çmimeve të Konsumit mat nivelin e çmimeve të 262 mallrave dheshërbimeve që blihen rregullisht nga shqiptarët. Indeksi përfshin mallra dhe shërbime

në kategoritë e mëposhtme: ushqime dhe pije joalkolike; pije alkolike dhe duhan;veshje dhe këpucë; qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji; mobilim, pajisje shtëpie dhemirëmbajtje shtëpie; shëndetësi; transport; komunikim; argëtim dhe kulturë; shërbimarsimor; hotele, kafene dhe restorant; mallra dhe shërbime të ndryshme.

Për ta thënë më thjesht, në këto grupe bëjnë pjesë artikuj ushqimorë si gjalpë, mish,fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.;artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim telefonik, lodra fëmijësh e plot të tjerë.IÇK nuk përfshin artikuj të tillë si investimet dhe kursimet, taksën mbi të ardhurat,dhurimet apo artikuj të tjerë që janë të vështirë për t’u vlerësuar si për shembull,pikturat apo kafshët shtëpiake.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit llogaritet çdo muaj dhe publikohet rreth datës 10 tëmuajit pasardhës.

Siç thamë më sipër IÇK përmbledh një grup mallrash dheshërbimesh përfaqësuese, por që gjithësesi nuk kanë të njëjtën

rëndësi. Çdo familje ndërton modelin e vet të të shpenzuarit tëtë ardhurave të saj. Dikush shpenzon më shumë për veshje,

dikush më shumë për argëtim ndërkohë që dikush tjetër, përfatin e tij të keq, i bën paratë ilaçe etj..

Në këtë kuptim, lind nevoja që të ndërtohet një model-tip,qëllimi kryesor i të cilit do të ishte përgjithësimi i mënyrës

Page 9: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

9

se si i shpërndan mesatarisht shpenzimet një familje shqiptare, model i cili pasqyrohetnë grafikun numër 1.

Page 10: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

10

5. INDEKSI I ÇMIMEVE PËR MOSHAT E REJA

Supozoni se bëni pjesë në një komitet pranë INSTAT dhe ju është kërkuar të ndërtoninjë indeks të çmimeve të konsumit për moshat e reja. Ajo që do t’ju duhet të bëni

është të përcaktoni kategoritë e mallrave dhe të shërbimeve për të cilat të rinjtë shpenzojnëtë ardhurat e tyre.

Pasi të ndërtoni “shportën e të rinjve” dhe pasi të mblidhni të dhëna për ndryshimete çmimeve të kësaj shporte, për një periudhë prej për shembull 5 vjetësh, ju mund të bëninjë parashikim për ecurinë e këtyre çmimeve gjatë një periudhe të ardhshme.

A mendoni se modeli i shportës që vijon përputhet disi me mënyrën se si keni dëshirë të shpenzonitë ardhurat që ju keni?

10

Page 11: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

11

6. FUQIA BLERËSE

Fuqia blerëse tregon se sa shumë mallra dhe shërbime mund të blejë paraja në njëmoment të caktuar. Shqipëria, në fillim të viteve ’90, pas ndërrimit të kursit politik

dhe ekonomik të zhvillimit të vendit, njohu një rënie të fortë të fuqisë blerëse së lekut.

Nga ky grafik, mund të krijoni njëide të qartë mbi ndryshimin evlerës së parasë në Shqipëri. Siçshihet paraja ka humbur rreth 10herë vlerën e saj që nga dhjetori ivitit 1991, përderisa për të blerëtë njëjtën sasi malli në vend tëshumës prej 100 lekësh qënevojitej 10 vjet më parë tashmëduhen 1000 lekë.

Page 12: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

12

7. INFLACIONI NË SHQIPËRI

Me pak fjalë, inflacioni nuk është gjë tjetër veçse rritja e nivelit të përgjithshëm tëçmimeve në rrjedhën e viteve.

Në jetën e përditshme ndodh që të dëgjoni nga miqtë apo nga prindërit tuaj se përshkak të inflacionit nuk mundin që të bëjnë realitet blerjen e një malli të caktuar. Mëkonkretisht, në vazhdim të shembullit të Ilirit le të supozojmë se sa herë që ai shkontek dyqani i artikujve sportivë konstaton se çmimi topit të futbollit është më i lartë seherën e fundit. Nga ana tjetër, në darkë, ndërsa babai i tij dëgjon lajmet në televizor, itërheq vëmendjen folësja kur thotë se inflacioni vjetor është 15.8 për qind. Çfarë do tëthotë e gjitha kjo? Kjo do të thotë se niveli i përgjithshëm i çmimeve të konsumit nëekonomi është rritur me 15.8 për qind në krahasim me vitin e kaluar, pavarësisht sekjo rritje mund të jetë më e madhe në disa artikuj dhe më e vogël në disa artikuj tëtjerë.

Për të kuptuar më mirë këtëhidhni një sy në grafikun 3, kuështë pasqyruar inflacionivjetor për periudhën dhjetor1992 – mars 2003.

A keni ndonjë ide apo koment nëlidhje me këtë grafik?

Page 13: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

13

8. HIPERINFLACIONI

Inflacion është rritja e përgjithshme e çmimeve. Kur çmimet rriten shumë shpejt –çdo javë, çdo ditë – vërehet ai që quhet hiperinflacion. Në histori ka shumë shembuj

të hiperinflacionit.

GJERMANIA PAS LUFTËS SË PARË BOTËRORE

Pas Luftës së Parë Botërore, Gjermania vuajti nga hiperinflacioni. Vetëm në vitin 1922çmimet me shumicë u rritën 41 herë, duke e bërë monedhën e këtij vendi praktikishttë pavlerë. Siç shprehen dëshmitë e kohës: në Gjermani paratë shpeshherë hidheshinrrugëve si letra pa vlerë.

BRAZILI NË VITIN 1989

Një shembull tjetër i hiperinflacionit është edhe rasti i Brazilit në vitin 1989, ngjarje ecila kuptohet më lehtë duke cituar komentin e revistës “The Economist” ku përshkruhetndërmarrja e një udhëtimi me autobus në Brazil:

“Nëse do të ishit në Brazil gjatë pushimeve të Krishtlindjeve (në vitin 1989) dhe do tëpërpiqeshit të merrnit një nga autobusët për udhëtime të gjata, me siguri do tëgjendeshit në vështirësi të madhe. Me një inflacion prej 1 për qind në ditë, tarifat ecaktuara në fillim të muajit, në fund të tij nuk mund të mbulonin kostot e firmës sëautobusave. Për këtë arsye, autobusat qëndruan në garazh, shoferët morën pushimdhe pasagjerët morën aeroplanet, në rastet kur mund të përballonin shpenzimet.”(“The Economist”, 21 janar 1989.)

Page 14: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

14

Një normë inflacioni prej 1 për qind në ditë do të thotë një normë vjetore prej 3700 përqind!!

RUSIA

Një ilustrim tjetër interesant i pasojave të inflacionit vjen nga një lajm i agjencisëREUTERS, mbi tërheqjen nga qarkullimi të monedhës metalike ruse: Kopejk.

Moskë, 28 gusht – “Monedha e prerjes më të vogël në Rusi, e nxjerrëprej vitesh jashtë përdorimit nga inflacioni galopant, do të tërhiqetzyrtarisht 290 vjet pas prezantimit të saj” – u deklarua nga një agjencilajmesh në Moskë.

Një zyrtar i bankës qendrore në San-Petersburg sqaroi agjencinë se tëgjitha monedhat njëkopekëshe, me vlerë prej 100 rublash, do tëhiqeshin nga qarkullimi gjatë dy muajve në vazhdim. Monedhat egrumbulluara do të shkrihen. Kopeku i bronztë, zyrtarisht i vlerësuarme 0.0000046 usd, prej kohësh ka paraqitur interes vetëm përkoleksionuesit e monedhave. Ai hyri në qarkullim në vitin 1704, si pjesë e reformavemonetare të ndërmarra nga Pjetri i Madh. Ai zëvendësoi kopekun e argjendtë, të cilinPjetri e konsideronte si shpërdorim të një metali të çmuar. Autoritetet sovjetike eruajtën kopekun, por i zvogëluan masën dhe vendosën që ai të përgatitej prej njëpërzierjeje më të lirë, të zinkut dhe bakrit. Në fillim të shekullit, mund të kalohej njëditë me një kopek të vetëm, por në vitin 1960 monedha mund të blinte vetëm një kutishkrepësesh apo një gotë ujë të gazuar. Kopeku e ruajti vlerën gjatë 30 viteve të fundittë regjimit sovjetik përpara se të zhdukej nga tregjet, ndërkohë që reformat e tregutnxitën edhe më tepër inflacionin.

REUTERS, “Evening Post”, 29 gusht 1994.

Page 15: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

15

9. SPIRALJA E PAGAVE DHE E ÇMIMEVE

Figura më poshtë ilustron një kombinim të vjetër, që lidhet me inflacionin nëekonomi. Bëhet fjalë për një rreth vicioz ku ndryshimi i njërit krah pasohet nga

ndryshimi në krahun tjetër.

Çfarë po ndodh në diagramë?Çfarë mendoni se do të ndodhte nëse spiralja nuk do të përfundonte kurrë?Kush mendoni ju se duhet të bëjë diçka për të shkëputur spiralen?Çfarë mund të bëhej për ta ndërprerë atë?

Page 16: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

16

10. BANKA E SHQIPËRISË

Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky statussanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe në ligjin nr.8269, datë 27.12.1997

“Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sisteminbankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyratfinanciare dhe shpërndarjen e fitimit.

Objektivi themelor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit tëçmimeve. Nëpërmjet politikave të saj dhe në funksion të detyrave që i përcakton ligji,ajo bën përpjekje për arritjen e këtij objektivi themelor që nënkupton kontrollin enivelit të inflacionit. Përpara se të hartojë politikat që duhet të ndjekë, Banka e Shqipërisëpërkufizon objektivat finalë, objektivat e ndërmjetëm dhe instrumentet me të cilat dotë operojë për arritjen e këtyre objektivave.

16

Page 17: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

17

11. INFLACIONI NË SHQIPËRI

Para viteve ’90 inflacioni në Shqipëri nuk njihej dhe nuk pranohej nga autoritetet evendit. Megjithatë, ai ekzistonte i maskuar dhe arriti të shpërthente menjëherë

pas degjenerimit të shpejtë ekonomik të fundviteve ’80.

Inflacioni në Shqipëri, u bë i prekshëm në periudhën 1991-1993, gjatë së cilës çmimete konsumit u rritën me 340 për qind. Më pas ai ka regjistruar një ecuri relativisht tëqëndrueshme, me përjashtim të vitit 1996, dhe veçanërisht të vitit 1997. Gjatë periudhës1998-2002, ecuria e inflacionit ka vazhduar të jetë përsëri relativisht e qëndrueshme.

Që nga krijimi i saj në vitin 1992, Banka e Shqipërisë ka shpallur si objektiv të sajruajtjen dhe kontrollin e stabilitetit të çmimeve. Në rrjedhën e viteve kontrolli ështërealizuar në mënyra të ndryshme. Megjithatë, ka pasur periudha kur kontrolli monetarka qenë veçanërisht i vështirë, si pasojë e përqindjeve të larta të interesit, të ofruara ngafirmat piramidale. Vitet e fundit, si rezultat i ndryshimeve strukturore në ekonominëshqiptare si edhe i përmirësimit të tregut financiar në veçanti, kontrolli monetar porealizohet nëpërmjet instrumenteve të tregut.

Që nga viti 2000, Banka e Shqipërisë ka shpallur një objektiv sasior të dëshiruar, përinflacionin. Ky objektiv është intervali 2-4 për qind. Me politikën e saj Banka eShqipërisë beson se ka dhënë kontributin më të mirë për zhvillimin e ekonomisë sëvendit, përfshirë rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Page 18: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

18

12. KOSTOT E INFLACIONIT

Përse inflacioni është i dëmshëm për ekonominë?

Inflacioni është i vështirë për t’u përballuar nga njerëz me të ardhura fikse. Nëseçmimet rriten dhe të ardhurat mbeten të pandryshuara, me kalimin e kohës njerëzitmund të blejnë gjithnjë e më pak. Fuqia blerëse e parave të tyre gërryhet. Ky problemmund të zgjidhet duke indeksuar apo duke rritur të ardhurat në përputhje meinflacionin apo në përputhje me rritjen e çmimeve.

Inflacioni i lartë ka gjasa të jetë më i ndryshueshëm dhe rrjedhimisht më i vështirë përt’u parashikuar. Kjo gjë ua kufizon biznesmenëve mundësinë për të bërë parashikimedhe vlerësime. Ata që administrojnë një biznes e kanë të vështirë të parashikojnë se sashumë do t’iu duhet të paguajnë për lëndën e parë, për transportin dhe për pagat nëtë ardhmen. Ata, gjithashtu, mund ta kenë të vështirë përcaktimin e çmimeve të shitjespër produktet e tyre në të ardhmen.

A mund të imagjinoni një situatë ku do t’ju duhet të merrni vendimepër të ardhmen e një biznesi çdo ditë? Si mund t’jua vështirësojë këtëdetyrë inflacioni?

Inflacioni e bën të vështirë për vendimmarrësit të zbulojnë atë që fshihet pas rritjes sëçmimit. Nëse një çmim rritet dhe të gjitha çmimet e tjera mbeten të pandryshuara,tregut i dërgohet një sinjal. Kjo rritje çmimi do të thotë: “Sillni më tepër burime nëkëtë fushë”. Sidoqoftë, nëse çmimi në fjalë rritet gjatë një periudhe me inflacion tëlartë, është e vështirë të përcaktohet nëse po ndodh ajo që u tha më lart, pra nëse rritjavjen si pasojë e inflacionit. Për ta bërë më të qartë këtë mund t’i referohemi shembullit

Page 19: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

19

të një personi që shet portokalle. Nëse shitësi iportokalleve vë re që çmimi i portokalleve ështërritur në krahasim me vitin e kaluar, ai mund tëmendojë dy alternativa: ose që inflacioni kashkaktuar rritjen e të gjitha çmimeve në ekonomi,ose që rritja në çmimin e portokalleve ka ardhur sipasojë e rritjes së kërkesës për portokalle. Në rast seshitësi bindet për këtë të dytën ai duhet të përpiqettë përfitojë nga kjo rritje kërkese, duke shitur mëshumë portokalle madje, me çmim më të lartë.

Inflacioni dëmton kursimtarët. Kur njerëzit vendosin paratë në një llogari kursimi,përfitimi i tyre është interesi mbi kursimet e depozituara. Në mënyrë që të ruhet fuqiablerëse e parasë, norma e interesit duhet të jetë të paktën po aq e lartë sa ç’ështëinflacioni, përndryshe paratë e kursimtarëve nuk do të mund të blejnë të njëjtën sasimallrash apo shërbimesh si më parë.

Nëse normat e interesit nuk lëvizin paralelisht me inflacionin, njerëzit përfitojnë pakose aspak nga kursimet e tyre. Meqënëse kursimet e pakta, nuk janë të dobishme përnjë ekonomi, mund të arrijmë në përfundimin që inflacioni, duke pakësuar apo dukeeliminuar të ardhurat nga kursimet dhe rrjedhimisht shtytjen për të kursyer, është idëmshëm për ekonominë.

Nëse dikush merr hua, ai duhet ta shlyejë atë së bashku me interesin. Në një periudhëinflacioni të lartë, fuqia blerëse e parasë, siç u tha më lart, gërryhet. Kjo do të thotë qëpagesat fikse të interesit, në terma realë do të vijnë duke u zvogëluar me rritjen einflacionit. Në përgjithësi, në periudha inflacioni, huamarrësit përfitojnë ndërsakursimtarët humbasin.

Page 20: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

20

Kur inflacioni është i lartë, çmimet duhen ndryshuar vazhdimisht. Kjo gjë ka kostone vet, e cila njihet si kosto e menusë. Për ilustrim mund të mendoni një restorant, qëështë i detyruar të ndryshojë çmimet në menu çdo disa muaj apo javë, për të ndjekurlëvizjet e çmimeve në treg.

Një veprim i menduar, në periudha inflacioni, është investimi në mjete që nuk ehumbasin vlerën e tyre me zhvlerësimin e parasë. Një mjet i tillë mund të jetë shtëpia,toka apo çdo lloj pasurie tjetër e paluajtshme. Blerja e një mjeti të tillë shërben simburojë ndaj rrezikut që vjen me inflacionin.

Page 21: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

21

Page 22: TË FLASIM THJESHT PËR INFLACIONIN...fruta dhe perime; artikuj të përdorimit të përditshëm si këpucë, xhinse, fustane etj.; artikuj të tjerë shtëpiakë si mobilje, shërbim

22

Botuar nga : Banka e Shqipërisë, Sheshi “Skënderbej”, Nr.1, Tiranë.Tel : 355-4-222230; 235568; 235569.

Faks : 355-4-223558.e-mail: [email protected]

http:// www.bankofalbania.org

Shtypur në Shtypshkronjën e Bankës së Shqipërisë.Tirazhi : 1000 kopje.