syllabus komunikim biznesi (pranvere 2012).doc

11
REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES Fakulteti i Ekonomise Rruga e Elbasanit Tirane – Shqiperi Tel / Fax + 355 4 345 789 Miratohet Dekani Prof. Dr. Sulo Haderi Programi i Lendes KOMUNIKIMI NE BIZNES Viti Akademik 2011-2012

Upload: ditig1

Post on 17-Jan-2016

88 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

REPUBLIKA E SHQIPERISEUNIVERSITETI I TIRANES

Fakulteti i EkonomiseRruga e ElbasanitTirane – Shqiperi

Tel / Fax + 355 4 345 789

Miratohet

Dekani

Prof. Dr. Sulo Haderi

Programi i Lendes

KOMUNIKIMI NE BIZNES

Viti Akademik 2011-2012

Përgjegjësi i Departamentit

________________________ Prof. Dr. Shyqyri Llaci

Page 2: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

Tirane 2011

Page 3: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

Programi i Lëndës “KOMUNIKIMI NE BIZNES”

Qëllimi i Lëndës

Kjo lëndë synon të zhvillojë aftësitë e studentëve për të komunikuar në mënyrë efektive në çdo situatë që lidhet me aktivitetin e tyre profesional. Në mënyrë të veçantë synohet të zhvillohen aftësitë e tyre komunikuese ndërpersonale, si dhe në grup. Në këtë lëndë theksohet aspekti praktik dhe synohet përgatitja e individëve të aftë, që të përballen me realitetin konkurues të tregut të punës. Komunikimi është një koncept shumë i rëndësishëm në biznes dhe aftësia për të komunikuar efektivisht është një faktor kyç në arritjen e suksesit. Kjo lëndë merr në shqyrtim mjetet nëpërmjet të cilave komunikojnë individët dhe kompanitë e biznesit duke treguar se si ato mund të shfrytëzohen në mënyrë efektive. Përmbajtja e lëndës përfshin: mënyrat e ndërtimit të mesazheve efektive, kontekstin profesional, kulturor dhe social të komunikimit, stimulimin e vullnetit të mirë në komunikim, analizën e komunikimit me shkrim, aftësitë komunikuese ndërpersonale, përgatitjen vizuale të prezantimeve si dhe një numër të madh rastesh studimore.

Efektet minimale të punës me studentët

- Kuptimi logjik i koncepteve bazë të komunikimit dhe rolit të tij në organizatë,

- Kuptimi i komunikimit efektiv në grup dhe të dëgjuarit efektiv,

- Kuptimi i mënyrës së ndërtimit të mesazheve dhe raporteve,

- Aftësia për të komunikuar në mënyrë efektive me shkrim, me gojë dhe me mjete elektronike

- Aftësia për të prezantuar çështjet në mënyrë efektive përpara audiencave të ndryshme

Objektivat e kursit

- Përftimi i njohurive bashkëkohore mbi komunikimin me shkrim.

Page 4: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

- Kuptimi i rëndësisë së komunikimit në kontekstin organizativ bashkëkohor.

- Familjarizimi me konceptet, termat bazë të komunikimit dhe mënyrat e duhura të përdorimit të tyre.

- Aftësimi për zgjedhjen e mjeteve të përshtatshme komunikuese, në varësi të situatave konkrete në biznes.

- Përvetësimi i metodave komunikuese që çojnë në performancë të lartë të punës në grup.

- Aftësimi për përgatitjen e prezantimeve verbale të suksesshme me ndihmën e mjeteve vizuale elektronike.

- Aftësimi për planifikimin e zhvillimit të karierës profesionale.

Ngarkesa mësimore e lëndes për një grup leksioni

Lënda zhvillohet në semestrin e parë (viti i parë)

1 leksion = 60 minutaNgarkesa per 1grup leksionesh = 90-120 studente.Nr i javëve = 15Nr i orëve = 2 orë X 60 minuta = 120 minutaTotali i orëve leksione në muaj = 4 javë X 2 orë = 8 orëTotali orëve të leksioneve në semestër --------- 15 javë X 2 orë = 30 orë leksion

Ngarkesa për një grup seminari:

Nr i javëve = 15 Nr i orëve = 2 orë X 60 minutaNgarkesa mesatare mujore = 4 javë X 2 orë seminar = 8 orëNgarkesa totale = 15 javë X 2 orë = 30 orë

Zhvillimi i Seminareve dhe Rasteve Studimore

Gjatë zhvillimit të seminareve theksi vendoset në përsëritjen, kuptimin logjik, konsolidimin e njohurive teorike të marra në leksione dhe mbi të gjitha zhvillimin e aftësisë për zbatimin praktik të tyre. Një pjesë të konsiderueshme të seminarit e zë puna me grupe të vogla studentësh (4-5 studentë), të cilëve iu jepen për diskutim raste të caktuara studimore nga realiteti i biznesit, në botë dhe në Shqipëri. Në fund të orës së seminarit formulohen konkluzionet përmbledhëse, si dhe caktohen detyra për tu zhvilluar jashtë auditorit, të cilat do të kontrollohen dhe

Page 5: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

vlerësohen në fillim të seminarit pasardhës. Gjatë gjithë kohës së zhvillimit të seminarit, pedagogu luan rolin e drejtuesit dhe facilitatorit, duke u përpjekur të aktivizojë maksimalisht të gjithë studentët e pranishëm dhe të nxisë iniciativën e tyre, ndërsa jashtë auditorit duhet t’ju krijojë mundësinë e kontakteve, në formën e konsultimeve apo komunikimit elektronik.

Detyrimet e lëndës

Test kontrolli i cili përmban 10 pikë. Ky test do te

zhvillohet pas rreth 6-7 temash.

Prezantim verbal në grup, çdo student vlerësohet

maksimalisht me 10 pikë.

Provimi perfundimtar me shkrim ne fund te semestrit të

parë, i cili vlerësohet me 70 pikë.

Në vlerësimin përfundimtar merren në konsideratë 10 pikë

të vlerësimit në test gjate vitit, 10 pikë të angazhimit dhe

aktivizimit gjate seancave te seminareve gjate semestrit

dhe 10 pikë nga prezantimi përfundimtar. Vlerësimi

maksimal prej 30 pikësh shpallet përpara fillimit të sezonit

të provimeve nga pedagogu i leksioneve në bashkëpunim

me pedagogun e seminareve.

Vlerësimi me pikë (përfshire pikët e vleresimit gjatë vitit)

do te jetë:

40 – 50 pike -------- nota 551 – 60 pike -------- nota 661 – 70 pike -------- nota 771 – 80 pike -------- nota 881– 90 pike -------- nota 991 – 100 pike -------- nota 10

Page 6: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

Piket e vitit merren ne konsiderate vetëm nëse studenti ka

arritur të marrë të paktën 40 % të pikëve të provimit

përfundimtar me shkrim.

Literatura

Andri Koxhaj, Florian Tomini, “Manaxhimi i komunikimit”, Tiranë, 2006.

Ervin Demo, Petrit Dollani, “Komunikimi në biznes – përmbledhje

leksionesh”, Tiranë 2007

John V. Thill, Courtland L. Bovee, “Excellence in Businnes Communication”, 7th edition, Prentice Hall, 2007

Deborah Roebuck, “Improving Businnes Communication Skills”, 4th edition, Pearson Education, 2006

P E R M B A J T J A E L E N D E S

Tema I: Arritja e suksesit nëpërmjet komunikimit efektiv në biznes [java I]

1.1. Arritja e suksesit në mjedisin e sotëm konkurrues1.2. Pse komunikimi në biznes është unik1.3. Të komunikuarit në mënyrë më efektive në punë1.4. Përdorimi i teknologjisë për të përmirësuar komunikimin në biznes1.5. Zgjedhja e alternativave etike të komunikimit

Page 7: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

Tema II: Kuptimi dhe rëndësia e Komunikimit [java I]

2.1. Rëndësia e komunikimit2.2. Modelet dhe tipet e komunikimit në biznes2.3. Rrjetet dhe mjetët e komunikimit2.4. Pengesat kryesore që hasen gjatë komunkimiit në organizatë

Tema III: Kodet e Komunikimit dhe kuptimi i tyre

3.1. Kodet e Komunikimit3.2. Gjuha dhe cilësitë e saj3.3. Kode të tjera që përdoren për komunikimin në biznes

Tema IV: Parimet e komunikimit efektiv

4.1 Tërësia4.2 Konciziteti4.3 Konsiderata4.4. Konkretësia dhe qartësia4.5. Kortezia4.6. Korrektësia

Tema V: Perfeksionimi i komunikimit në grup, aftësitë dëgjuese dhe komunikimi joverbal

5.1. Përmirësimi i rezultateve të punës në grup5.2. Shfrytëzimi me efektivitet i takimeve dhe mbledhjeve5.3. Përmiresimi i aftësive dëgjuese5.4. Përmirësimi i aftësive komunikuese joverbale

Tema VI: Planifikimi i mesazheve të biznesit

6.1. Kuptimi i tre hapave në procesin e shkrimit6.2. Analiza e situatës6.3. Grumbullimi i informacionit6.4. Selektimi i kanalit të duhur të komunikimit6.5. Organizimi i informacionit

Tema VII: Shkrimi i mesazheve në biznes

7.1. Kthimi i ideve në realitet7.2. Përshtatja me audiencën7.3. Ndërtimi i mesazheve

Krislen, 04/04/12,
Te kryera ne leksion por ende ne seminare. Duhen mbuluar ne seminare brenda dy javeve te para.
Page 8: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

7.4. Përdorimi i teknologjisë në formulimin e mesazheve

Tema VIII: Plotësimi i mesazheve në biznes

8.1. Veprimet pas formulimit të versionit fillestar (draftit)8.2. Rishikimi dhe versioni përfundimatar8.3. Perfundimi i mesazheve8.4 Korrigjimi i mesazheve8.5 Shperndarja e mesazhit

Tema IX: Planifikimi i raporteve dhe propozimeve

9.1 Aplikimi i procesit te tre hapave te te shkruarit ne raporte dhe propozime

9.2 Mbeshtetja e mesazheve me informacion te sakte9.3 Planifikimi i raporteve informues9.4 Planifikimi i raporteve analitik9.5 Planifikimi i propozimeve

Tema X: Shkrimi i raporteve dhe propozimeve

10.1 Hartimi raporteve dhe propozimeve10.2 Përshtatja me audiencën10.3 Ndertimi raporteve dhe propozimeve10.4 Perdorimi i teknologjise gjate hartimit te raporteve dhe

propozimeve10.5 Illustrimi raporteve me ndihmen e efekteve visuale

Tema XI: Përfundimi i raporteve dhe propozimeve

11.1 Ndryshimet perfundimtare të nevojshme në raporte dhe propozime

11.2 Rishikimi i raporteve dhe propozimeve11.3 Formulimi pëfundimtar i raporteve dhe propozimeve11.4 Korrigjimi dhe shpërndarja

Tema XII: Planifikimi, shkrimi dhe përfundimi i prezantimeve verbale

12.1. Përdorimi i prezantimeve verbale gjatë karierës profesionale12.2. Përshtaja e procesit me tre hapa për prezantimet verbale12.2.1. Planifikimi i prezantimit12.2.2. Shkrimi i prezantimit12.2.3. Përfundimi i prezantimit

Page 9: Syllabus Komunikim Biznesi (Pranvere 2012).doc

Tema XIII: Shkrimi i mesazheve pozitive dhe negative

13.1. Përdorimi i procesit të tre hapave për mesazhet rutinë dhe ato pozitive

13.2. Formulimi i kërkesave rutinë13.3. Dërgimi i përgjigjeve rutinë dhe mesazheve pozitive13.4. Përdorimi i procesit të tre hapave për mesazhet negative13.5. Formulimi i mesazheve negative

Tema XIV: Aplikimi për punësim

14.1. Përgatitja e Résumé-s14.2. Përgatitja e dokumentave të aplikimit për punë14.3. Kuptimi i procesit të intervistimit14.4. Përgatitja për intervistën 14.5. Si të paraqitemi me sukses gjatë intervistës dhe pas saj