studime sociale revistë e institutit të sociologjisë vëll. 5, nr. 1, … 5 no 1... ·...

104
STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, 2011 DREJTOR LEKË SOKOLI KRYEREDAKTOR SEJDIN CEKANI BORDI BOTUES: SERVET PËLLUMBI kryetar MARTIN BERISHAJ ALBANA CANOLLARI LIQUN CAO TONIN ÇOBANI ZYHDI DERVISHI GRIDA DUMA KRISTO FRASHËRI ILIR GËDESHI MARK TIRTA, kryetar FATBARDHA GJINI, ALBANA CANOLLARI KOZETA HOXHA Instituti i Sociologjisë BORDI AKADEMIK: EGLANTINA GJERMENI BARBARA HEYNS ANJEZA HOXHALLARI KARL KASER NEVILA KOÇALLARI PAJAZIT NUSHI ALI PAJAZITI GËZIM TUSHI ALFRED UÇI BRUNILDA ZENELAGA ARIM KRASNIQI IRENA NIKAJ LILJANA REÇKA ENIS SULSTAROVA LUAN SHAHOLLARI LEKË SOKOLI - drejtor ekzekutiv SERVET PËLLUMBI - drejtor akademik SEJDIN CEKANI - drejtor i botimeve BORDI EKZEKUTIV: © Instituti i Sociologjisë Mendimet e shprehura në materialet e revistës u përkasin autorëve dhe nuk shprehin opinionet e Institutit të Sociologjisë apo bordit të revistës Arti Grafik: Orest Muça Materialet e revistës Studime Sociale do t’i gjeni edhe në trajtë elektronike në: www.instituti-sociologjise.org Kontakte: Adresa: Rruga “Abdyl Frashëri”, pall. 3/3, Tiranë Tel: ++355 (4)2268819; Cel: 0694067682; 0682236949 E-Mail: [email protected]; [email protected]

Upload: others

Post on 16-Jul-2020

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

STUDIME SOCIALERevistë e Institutit të Sociologjisë

Vëll. 5, nr. 1, 2011

DREJTORLEKË SOKOLI

KRYEREDAKTORSEJDIN CEKANI

BORDI BOTUES:

SERVET PËLLUMBIkryetar

MARTIN BERISHAJALBANA CANOLLARI

LIQUN CAOTONIN ÇOBANI

ZYHDI DERVISHIGRIDA DUMA

KRISTO FRASHËRIILIR GËDESHI

MARK TIRTA,kryetar

FATBARDHA GJINI,ALBANA CANOLLARI

KOZETA HOXHA

Instituti i Sociologjisë

BORDI AKADEMIK:

EGLANTINA GJERMENIBARBARA HEYNSANJEZA HOXHALLARIKARL KASERNEVILA KOÇALLARIPAJAZIT NUSHIALI PAJAZITIGËZIM TUSHIALFRED UÇIBRUNILDA ZENELAGA

ARIM KRASNIQIIRENA NIKAJLILJANA REÇKAENIS SULSTAROVALUAN SHAHOLLARI

LEKË SOKOLI - drejtor ekzekutivSERVET PËLLUMBI - drejtor akademik

SEJDIN CEKANI - drejtor i botimeve

BORDI EKZEKUTIV:

© Instituti i SociologjisëMendimet e shprehura në materialet e revistës u përkasin autorëve dhe nuk shprehin

opinionet e Institutit të Sociologjisë apo bordit të revistësArti Grafik: Orest Muça

Materialet e revistës Studime Sociale do t’i gjeni edhe në trajtë elektronike në:www.instituti-sociologjise.org

Kontakte:Adresa: Rruga “Abdyl Frashëri”, pall. 3/3, Tiranë

Tel: ++355 (4)2268819; Cel: 0694067682; 0682236949E-Mail: [email protected]; [email protected]

Page 2: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Instituti i Sociologjisë• 167 anëtarë, nga të cilët:• 101 anëtarë të Asamblesë

• 35 anëtarë korrespondentë në SHBA, Angli, Austri,

Gjermani, Itali, Suedi,Hungari, Turqi, Greqi,Maqedoni, Kosovë etj.

• 10 Anëtarë Nderi• 21 Anëtarë studentë

• Degë në të gjitharrethet që kanë

universitete

Page 3: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

STUDIME SOCIALERevistë e Institutit të Sociologjisë

Vëll. 5, Nr. 1, 2011

Përmbajtja:

Brunilda ZENALAGA

Fatbardha GJINI

Isidor KOTI

Lekë SOKOLI

Vasilika SHTEPANI, Darina KACOLLJA

Ardiana BRAJA

Ledia KASHAHU

Tonin ÇOBANI

Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Familja emigrante dhe dilemakthim-qëndrim. Rast studimor i familjeveemigrante shqiptare në Siena, Itali ............ 5Njohja dhe parandalimii agresivitetit në shkollë ............................ 13Rritja e mirëqenies në Shqipëri,faktor për emancipimin shoqëror ............... 19Procesi i Bolonjës dhe të mësuaritpjesëmarrës. Rasti i përfshirjes sëstudentëve të sociologjisë e psikologjisënë kërkimin shkencor ................................ 27Hartëzimi i shërbimeve ekzistuesepër dhunën në familjedhe fushat e ndërhyrjes ............................. 39Të nxisim dëshirën e nxënësvepër të shkruar nëpërmjet formavetë korrigjimit dhe vlerësimit ..................... 47Njohja e dokumentacionit shkollor, realitetapo retorikë .............................................. 55Mitologjia në “Lahuta e Malcis”dhe realiteti social i Shqipërisë .................. 63

Mbi parapëlqimet e maturantëve shqiptarëpër të vazhduar studimet universitare ...... 69Recensione, analiza, pjesë veprash ............ 79Jeta shkencore dhe veprimtaria e IS ........... 87Konferenca 5-të e Institutit të Sociologjisë:“Problemet sociale në Shqipëri; studimi,trajtimi dhe zgjidhja e tyre” (programi) ... 96Statuti i ri i Institutit të Sociologjisë ...... 101

Page 4: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Hyrje

Kur flitet për familjen emigrante, kemiparasysh disa komponentë hapësinorë-kohorë domethënës: nga njëra anë ko-

mponenti i emigracionit, që është njëkomponent frakturimi dhe largimi dhe,nga ana tjetër, komponenti i familjesose, ndryshe, ai i vazhdimësisë dhe ilidhjes. Familja emigrante jeton vazh-

FAMILJA EMIGRANTE

DHE DILEMA KTHIM-QËNDRIM

Rast studimor për familjet emigrante shqiptare në Siena, Itali

Brunilda ZENELAGA - Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës;Instituti i Sociologjisë

Studime Sociale 2011, 1 (5): 5-12

Brunilda ZBrunilda ZBrunilda ZBrunilda ZBrunilda Zenelagaenelagaenelagaenelagaenelaga është zëvendësdekane e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ale-ksandër Moisiu” në Durrës dhe pedagoge e sociologjisë në këtë universitet. Ka kryer studimete larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet pasuniversitarepër master në sociologji. Është anëtare e Institutit të Sociologjisë dhe kryetare e degës së tijpër prefekturën e Durrësit.

PËRMBLEDHJE

Qëllimi kryesor i këtij studimi është që të hedhë dritë mbi perspektivën e familjes emigrante dukemarrë në analizë veçanërisht familjen emigrante shqiptare në Itali e më konkretisht në provincëne Sienës në rajonin e Toskanës. Zhvillimet e fundit sociale politike dhe ekonomike në vendin eorigjinës, si dhe zhvillimet me të njëjtën natyrë në vendin pritës, duket se kanë theksuar dilemënkthim-qëndrim të familjes emigrante shqiptare. Hipoteza kryesore e studimit ka të bëjë mefaktin përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian nga njëra anë dhe krizaekonomike që i preku fort vendet e Europës Perëndimore, përfshirë këtu edhe Italinë, nga anatjetër, kanë ndikuar disi në projektin migrator të familjeve shqiptare në Itali. Megjithatë duket see ardhmja e fëmijëve mban peng projektin e kthimit të prindërve emigrantë në vendin e origjinës.Ky studim është bazuar në një analizë të 32 intervistave të drejtpërdrejta me emigrantë shqiptarënë provincën e Sienës në Itali. Nga rezultatet e intervistave duket që, pavarësisht se dilema“kthim-qëndrim” vazhdon ende të jetë e fortë, projekti migrator i familjeve shqiptare vazhdontë mbetet i lidhur me vendin pritës, për sa kohë që, sipas mendimeve të të intervistuarve,Shqipëria nuk ofron mundësi më të mira jetese.

Page 5: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

6 Familja emigrante dhe dilema kthim-qëndrim

dimisht dimensionin e “të qenit nëmes”, qoftë në nivelin hapësinor, qoftëedhe në atë kohor, duke u përpjekur tëpërshtatet me një rregull social në të cilinidentiteti formësohet duke u nisur ngakategoria e vetvetes dhe e të ndryshmes, etë këtushmes dhe e të atjeshmes, e të më-parshmes dhe e të mëpasmes.

Sipas Scabini-Donati (Scabini & Do-nati, 1993), familja emigrante prodhon dyperspektiva: njëra niset nga vendi i origjinës(e atjeshmja), thënë ndryshe është perspek-tiva e familjes që emigron, nisja e së cilëstransformohet në një “mit”, dhe tjetra nisetnga vendi pritës (e këtushmja) dhe ështëperspektiva e familjes imigrante, ku kthimitransformohet në një “mit”. Këto dy pers-pektiva të së njëjtës dukuri prodhojnë nëtë njëjtën kohë “hapësirën atje” dhe “hapë-sirën këtu”. Familjet emigrante janë kësh-tu subjekte të një serie kontradiksionesh,sepse anëtarët e saj ndodhen mes dy kul-turave, mes traditave dhe mënyrave tëndryshme të jetesës, gjë që shpesh shkak-ton tensione individuale dhe tensione nëmarrëdhëniet me të tjerët.

Familja emigrante dhe projekti migrator

Duhet pasur parasysh se marrëdhënietfamiljare përjetojnë krizë kur familja zhv-endoset nga njëri vend në tjetrin (Zani,2002). Në këto raste, në fakt, familja për-jeton transformime të mëdha për sa i për-ket situatës para dhe pas emigrimit dhepër sa u përket normave që rregullojnëmarrëdhëniet me të tjerët.

Në këtë këndvështrim, Tognetti Bor-dogna (Tognetti Bordogna, 1994) përcak-ton se cilat janë fushat simbolike famil-jare që pësojnë më shumë ndryshime ngandikimi i dukurisë migratore.

Vlerat familjare tradicionale tentojnëtë dobësohen në favor të vlerave të tjeraqë kërkojnë ende të zbulohen në realite-tin konkret. Kështu, pozicioni i gruas,niveli i fekonditetit dhe respekti për të

moshuarit mbeten gjithmonë elementë tërëndësishme, por respektohen me më pakforcë në krahasim me të kaluarën.

Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisëpësojnë transformime të ndryshme: gruajaështë më shumë pjesë e rrjetit të mar-rëdhënieve sociale dhe e ritmeve tipike të sho-qërisë pritëse, numri i fëmijëve priret të uletdhe fëmijët në vetvete konsiderohen më paknga prindërit si simbol i vazhdimësisë.

Jeta e përditshme. Puna dhe shkollimie detyrojnë familjen emigrante t’i përsh-tatet stilit të jetës së vendit pritës. Kjoprodhon ndryshime të thella dhe shpeshkontradiktore në marrëdhëniet ebrendshme dhe të jashtme të familjes, çkabën që shpesh anëtarët e saj të jenë mod-ernë në punë dhe tradicionalë në familje.

Të emigrosh do të thotë që të keshnjë ndarje nga uniteti i marrëdhënievefamiljare dhe komunitare, që në kulturëne vendit të origjinës mbronin dhe garan-tonin siguri për çdo anëtar të familjes.

Nga këndvështrimi i tyre, Cesareo dheZanfrini (Cesareo & Zanfrini, 2005)mbështesin idenë se strategjitë familjare ishpërndahen një game komponentësh qëmund të shkojnë nga mbyllja në mik-rokozmosin familjar dhe ndarje (dallim)mes hapësirës së brendshme (familjes) dheasaj të jashtme (shërbimet, strukturat evendit pritës) në pranimin tërësor tëmënyrave të reja të jetesës apo rrugë të tjeratë mesme dhe kombinime të ndryshme qëqëndrojnë mes këtyre dy skajeve.

Kështu, mbyllja në grup, integriminë vendin pritës apo asimilimi, janë mënyrareagimi dhe strategji që zakonisht konver-gojnë me projektin migrator të familjesemigrante. Një familje emigrante, projektimigrator i së cilës priret drejt qëndrimit nëvendin pritës, zakonisht përpiqet të inte-grohet në këtë vend e kështu me radhë.

Duhet kujtuar se projekti migrator injë familjeje emigrante ndryshon nga pro-jekti migrator në planin individual.Megjithëse projekti migrator në planin

Page 6: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

7Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

individual është një projekt i brishtë, inënshtruar ndaj ndikimeve të thella,shpesh produkt i kontradiktave dhe dy-shimeve që rrjedhin nga marrëdhënia eindividit (ose familjes ku ai bën pjesë) mekulturën e origjinës dhe atë të shoqërisëpritëse, sidomos kur individi është i pam-artuar, projekti migrator i tij është më fle-ksibël dhe më spontan në krahasim meprojektin migrator të një familjeje emi-grante. Duhet thënë se kur emigranti nis-et, merr me vete të mbyllur në valixhen etij shpresat, ëndrrat, nostalgjitë, por në tënjëjtën kohë edhe frikën për një shkëputjenga rrjeti familjar dhe social dhe për njëtë ardhme të panjohur me njerëz dhevende ku do të kalojë jetën e ku do të thurëprojekte. Familja emigrante, përkundrazi,nuk e përjeton frikën e shkëputjes sëanëtarëve të saj nga rrjeti familjar, megjith-atë mbart në mënyrë të pashmangshmefrikën për të ardhmen.

Sipas Perotti-t (Perotti, 2004) famil-jet emigrante janë produkt i një kryqëzi-mi me trajektore të ndryshme, të pran-ishme qoftë në brendësi të bërthamësfamiljare, qoftë në ndikimet që vijnë sëjashtmi. Pikërisht nga ky kryqëzim i tra-jektoreve ndërtohet progresivisht e pa njëkoherencë të plotë familja emigrante.

Sluzki (Sluzki, 1980) përkundrazipohon se një tipar i përbashkët, qoftëpër emigrantin (si individ i veçantë),qoftë i familjes emigrante, është ai i mo-spasjes së një statusi, i të qenit “një trajek-tore mes trajektoreve të tjera”, prandaj lindpyetja se si është e mundur të ndërtoshnjë projekt që kërkon “qëndrueshmëri” nëkohë, kur jo vetëm ka një perceptim vet-jak “të përkohshëm”, por edhe institucio-net politike të vendit pritës imponojnë ju-ridikisht “një gjendje të përkohshme”duke e kushtëzuar emigracionin vetëmdrejt një funksioni ekonomik. Një “pro-jektim” i tillë nga i përkohshëm nëpjesën më të madhe të rasteve, është iparacaktuar të kthehet në të përhershëm.

Çdo grup familjar kërkon që, në nisje,të mund ta kontrollojë projektin e tij,por sa më shumë ecën përpara, aq mëshumë realiteti e detyron ta modifikojëkëtë projekt. Emigranti, kur niset, merrme vete projektin e tij të kthimit nëvendin e origjinës (pra, thënë ndryshe,është peng i projektit të tij); në mënyrëtë pavarur nga lindja e fëmijëve, ai vazh-don ta kultivojë dëshirën për t’u kthy-er, por me lindjen e fëmijëve projektittë tij i shtohet edhe projekti i perspek-tivës së fëmijëve, prandaj ai mbetet nëmënyrë të paevitueshme i lidhur mevendin ku ka emigruar. Kështu,prindërit bëhen “peng” i projektit të jetësdhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre.

Lindja e fëmijëve i modifikon nëmënyrë të pashmangshme projektet mi-gratore të prindërve dhe sjell shpesh el-emente të ndryshimeve në rolet famil-jare dhe ato ndërbreznore. Kështu,bëhen të rëndësishme zgjedhje të reja,nevojat dhe pritshmëritë për të tashmendhe për të ardhmen kërkojnë investimedhe projekte të reja. Nëse në vendin eorigjinës nuk kishte të çara mes mod-elit edukativ familjar dhe atij të jash-tëm që lidhet me organizimin social dhekomunitar, situata emigratore evidentonnë mënyrë pak a shumë të fortë difer-encat dhe distancat mes dy hapësiravetë socializimit.

Prandaj mund të thuhet se vuajtja evërtetë e familjes emigrante ka të bëjë krye-sisht me pamundësinë për të kontrolluartrajektoren në të cilën, për shkak tëzgjedhjes së saj, përpiqet t’u japë njëdomethënie ndryshimeve të jetës dhe tëmbështesë në mënyrë koherente dhe tëvazhdueshme një projekt migrues që, nëfillim, ishte i përkohshëm.

Familjet shqiptare dhe emigracioni në Itali

Familja është mjedisi parësor i orga-nizimit social, ku pasqyrohen transformi-

Page 7: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

8 Familja emigrante dhe dilema kthim-qëndrim

met e shoqërisë dhe të marrëdhënievendërpersonale. Përbërja familjare për njëemigrant shqiptar në Itali, por edhe nëmjaft vende të tjera, luan rol bazë ngaqëfamilja konsiderohet një mjedis i mbësh-tetur në ndjenjën e ekzistencës person-ale dhe të realizimit të vetvetes.

Të dhëna të ndryshme konfirmojnëse pas Greqisë, Italia është vendi i dytënë botë ku janë përqendruar më sëshumti emigrantët shqiptarë. Nga tëdhënat e Dossier Statistico të Caritas/Migrantes mbi imigracionin në Itali, derimë 31.12.2008, numri i emigrantëveshqiptarë të regjistruar tek autoritetetitaliane është 441.396 (Caritas/Mi-grantes, 2009). Nga këta, një pjesë emadhe kanë leje-qëndrim për arsyefamiljare.

Sipas A. Portera, emigracioni në Ita-li është një çështje e familjes dhe kjodëshmohet nga numër i madh i kërke-save për bashkim familjar dhe një numërakoma më i madh i fëmijëve të huaj tëlindur në Itali. Për rrjedhojë, praniagjithnjë e më e madhe e familjeve emi-grante në shoqërinë italiane ka çuar nënjë raport më të drejtpërdrejtë të këtijgrupi me shoqërinë italiane, nevojë përshërbime sociale, edukative, kulturoreetj. (Portera, 2004).

Siena bën pjesë në rajonin e Tosk-anës dhe të dhënat statistikore ngaburime të ndryshme dëshmojnë se kyrajon është rajoni i dytë më i rëndë-sishëm, pas atij të Lombardisë, për sa ipërket numrit të emigrantëve shqiptarërezidentë atje, në raport me numrin epërgjithshëm të emigrantëve shqiptarërezidentë në Itali. Nga të dhënat e Dos-sier Statistico, të Caritas/Migrantes derinë 31.12.2007 në rajonin e Toskanësfigurojnë të regjistruar 57.941 emi-grantë shqiptarë, nga të cilët 5.272 je-tojnë në Siena. Ndër këta, 1.111 emi-grantë kanë leje qëndrimi për arsye

familjare - në këtë kategori janë përjash-tuar të miturit dhe të punësuarit që kanëleje-qëndrimi për arsye familjare (Caritas/Migrantes, 2008).

Dilema kthim-qëndrim.Rezultatet e një studimi nëprovincën e Sinenës në Itali

Qëllimi kryesor i këtij studimi ështëqë të hedhë dritë mbi perspektivën efamiljes emigrante duke marrë në analizëfamiljen emigrante shqiptare në Itali,veçanërisht në provincën e Sienës.

Hipoteza kryesore e studimit kishtetë bënte me faktin se zhvillimet e funditsocial-politike dhe ekonomike në Shqipëri, sidhe zhvillimet me të njëjtën natyrë në ven-din pritës, duket se e kanë theksuar dilemënkthim-qëndrim të familjes emigrante sh-qiptare.

Ky studim është bazuar në një anal-izë të 32 intervistave të drejtpërdrejta meemigrantë shqiptarë në provincën e Sienësnë Itali, nga të cilët 15 meshkuj dhe 17femra të moshës 35-60 vjeç.

Dilema kthim-qëndrim e emi-grantëve paraqitet e larmishme. Sigurishtqë nuk është një arsye ose një faktor ivetëm që krijon dilemën kthim-qëndrimtek emigrantët që jetojnë bashkë me famil-jet e tyre në emigracion. Mjaft prej këtyrearsyeve ndërthuren me njëra-tjetrën,megjithatë vihet re se për individë të ndry-shëm, motive të ndryshme paraqiten mëdominante dhe ndikojnë më shumë nëdilemën e tyre vetjake kthim-qëndrim.

Duke qenë se metoda kryesore e këtijstudimi ishte kryesisht ajo cilësore, u nx-orën në pah faktorët/motivet kryesore qëi shtyjnë dhe tërheqin emigrantët, anëtarëtë familjeve emigrante, për t’u kthyer nëShqipëri ose për ta vijuar qëndrimin e tyrenë Itali.

Në mënyrë të përmbledhur këta fak-torë janë paraqitur më poshtë.

Page 8: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

9Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Në epokën e globalizmit, figura eemigrantit është vizatuar me ndryshime,sepse vetë koncepti i kufijve ka pësuarndryshime rrënjësore. Sipas sociologutRando Devole, emigrimi i shqiptarëve nëvendet e Europës Perëndimore, përfshirëkëtu edhe Italinë, përbënte për ta takimine parë mes dy botëve: të Lindjes dhe tëPerëndimit. Pra, në sytë e emigrantëve rëndë-si kishte mbërritja në Europën e lirë e tëzhvilluar më tepër se sa mbërritja në ndon-jë vend të veçantë të saj (Devole, 2008).Sot kufijtë ndërmjet këtyre “dy botëve” janëzbutur shumë. Aderimi i vendeve të Eu-ropës Juglindore në Bashkimin Europianështë dëshmi e zbutjes së ndarjes territori-

ale. Duke qenë se edhe Shqipëria ështëshumë pranë liberalizimit të vizave dhe in-tegrimit në BE, duket se aspiratat e një kat-egorie emigrantësh po realizohen. Për këtëkategori emigrantësh ky është një faktor sh-tytës i fuqishëm për t’u kthyer.

Në tjetër kategori emigrantësh, krye-sisht ata mbi 55 vjeç, dilemën kthim-qën-drim e mbështet në aspektin afektiv: “nëvend të huaj mbetesh i huaj”. Për këtë kate-gori emigrantësh, ajo çfarë ka rëndësi ështëprania e miqve dhe e njerëzve për të ndarëshqetësime dhe gëzime. Duke qenë se moshae pensionit për ta po afron dhe kurba e aktiv-itetit të tyre të punësimit është në rënie, kjoështë një arsye tepër e fortë për ta.

Faktorët nxitëspër t'u kthyer në Shqipëri

(Push factors)

Kriza ekonomike, papunësia nëItali.

Varfëria emocionale, vetmia,mungesa e shoqërisë në vendin kubanojnë në Itali.

Besimi se së shpejti Shqipëria do tëjetë pjesë e Bashkimit Europian.

Për ata që janë arsimuar jashtështetit, ekzistenca e disa politikaveqë nxisin punësimin e tyre.

Vlerësimet pozitive të njerëzve nëShqipëri për emigrantët që "kanëparë botë me sy".

Pasja e prindërve të moshuar nëShqipëri (prindërit e moshuarzakonisht refuzojnë të jetojnë nëItali).

Zotërimi i një shtëpie, i një pronenë Shqipëri.

Faktorët tërheqëspër të qëndruar në Itali

(Pull factors)

Mungesa e vendeve të punës në Shqipëri,sidomos për ata që nuk kanë një arsim tëpërshtatshëm.

Një lloj ftohtësie mes njerëzve në Shqipëri.Marrëdhëniet mes njerëzve, që bazohen nëinteresa dhe në një materializëm i shfrenuar.

Mungesa e qëndrueshmërisë politike nëShqipëri.

Mungesa e rregullit dhe moszbatimi i ligjit nëShqipëri.

Korrupsioni.

Skepticizmi për të ardhmen e fëmijëve nëShqipëri.Mosbesimi ndaj cilësisë së arsimit në Sh-qipëri.

Zotërim i një shtëpie, i një prone në Itali.Të ndjerit "i huaj" në vendin e origjinës.Mungesa e shpresës nga klima e biznesit, sidhe sistemin bankar në vendin e origjinës.

Page 9: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

10 Familja emigrante dhe dilema kthim-qëndrim

Ju që ndenjët në Shqipëri dolët më të fituar.Ne që emigruam, mbetëm në udhëkryq. Deritani mendoja të sistemoja fëmijët. Tani që atau rritën dhe morën drejtimin e tyre, këmbëtmë çojnë drejt Shqipërisë. Njëqind herë men-doj të kthehem, se këtu në Itali s’jetohet më.Na mbyti vetmia. Megjithatë edhe kur kthe-hem në Shqipëri ndihem i huaj. S’kam më shokëe miq. Ata janë shpërndarë nëpër botë, por edheata që kanë mbetur atje kanë hallet e tyre, janëftohur e s’na e kanë më ngenë. Kështu që kthe-hem sërish në Itali me një dilemë që dhjetëfisho-het në çdo vajtje-ardhje (Agron P. 58 vjeç).

Për një kategori tjetër emigrantësh,posedimi i një shtëpie ose i një prone ështëmotivi kryesor që orienton dilemën kthim-qëndrim. Megjithatë, brenda kësaj katego-rie ekziston një kategori tjetër emigrantëshqë, megjithëse kanë blerë shtëpi në Shqipërime paratë e mbledhura nga puna në Itali,sërish hezitojnë të kthehen. Shtëpia, thotësociologu Sayad, ndërtohet në vendin eorigjinës për të kujtuar praninë e paqenëdhe për të mohuar mungesën. Në këtë kup-tim, blerja e një shtëpie shfaqet si njëhipotekë për kthimin (Sayad, 2006). Ngaana tjetër, blerja e një shtëpie në Itali ështëtregues i dëshirës për t’u stabilizuar, për tëhedhur rrënjë, për të ndërtuar të ardhmen.

Kur erdhëm para 18 vjetësh këtu në Itali, men-donim të mblidhnim ca para e të ktheheshim nëShqipëri. Mblodhëm ca para, por kthimi në Sh-qipëri nuk na dukej ende një zgjidhje e duhurngaqë Shqipëria ishte ende në tranzicion. Shitëmedhe shtëpinë që kishim në Durrës dhe para 5vjetësh blemë një shtëpi këtu në Siena. Tani po emendojmë sërish kthimin, sepse në Itali është bërëshumë keq. Po si t’ia bëjmë për shtëpinë që s’ekemi më atje? (Shpresa M. 49 vjeç).

Një kategori tjetër shumë e rëndë-sishme janë edhe të rinjtë që sapo kanë kri-juar familje ose janë në prag të krijimit tësaj. Sidomos të rinjtë e arsimuar në vendetperëndimore përjetojnë një dilemë shumë

të madhe kthim-qëndrimi. Politikat favori-zuese mbi kthimin e trurit në vendlindje,“brain gain”, kanë rezultuar të suksesshmesidomos për individët, projekti migrator itë cilëve ishte individual, ndërsa për ata qëe projektonin të ardhmen e tyre mbi bazëne një projekti migrator familjar, këto politi-ka duket se e kanë theksuar dilemën kthim-qëndrim. Ja si ilustrohen gjetjet e mësipërmeme një copëz interviste nga ky studim:

Unë jam e fejuar dhe i fejuari para një viti ukthye në Shqipëri. Është stabilizuar në njëpunë të mirë, kurse mua më është ofruar njëpunë këtu e nuk di ç’të bëj. Të krijosh njëfamilje me njeriun që do është shumë e rëndë-sishme, por, nga ana tjetër, të hedhësh poshtëgjithë këto vite shkollë dhe të refuzosh atë qëme zor e ke pritur, është shumë e vështirë…(Mirela Z, 31 vjeç).

Kategori të tjera emigrantësh që jetojnëbashkë me familjet e tyre në Itali, mendojnëse në Shqipëri ende nuk ofrohet diçka e mirëpër ta. Disa e shohin me skepticizëm situ-atën social-politike në Shqipëri, ende tëpaqëndrueshme dhe të pasigurt. Disa thek-sojnë nivelin e lartë të korrupsionit dhemoszbatimin e ligjit. Një tjetër kategori eshikon si shumë problematike mungesën evizionit për të ardhmen e fëmijëve në Sh-qipëri. Një kategori tjetër emigrantësh esheh me syze të errëta të ardhmen në Itali.Ata përmendin krizën ekonomike në Itali,papunësinë, jetesën e papërballueshme ngaana materiale dhe shpirtërore.

Dilema kthim-qëndrim shoqërohet nëmendimet e tyre edhe me alternativat ekthimit, megjithëse ende jo konkrete. Kësh-tu, disa nga alternativat e kthimit që parash-trojnë emigrantët janë:• Të kthehet gruaja me fëmijët e më pas

t’i ndjekë bashkëshorti.• Të kthehet fillimisht bashkëshorti, të

stabilizohet, të gjejë punë e më pas tëtërheqë gruan dhe fëmijët.

• Të gjejnë të dy punë, nëpërmjet miqve,

Page 10: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

11Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

e më pas të kthehen në Shqipëri bash-kë me fëmijët.

• Të kthehen burrë e grua, fëmijët janërritur e të zgjedhin vetë nëse duan tëvazhdojnë të qëndrojnë në Itali ose tëkthehen.

Përfundime

Në bazë të përkufizimeve që kanë bërëautorë si Black dhe Gent, që janë marrë meçështjen e rikthimit të emigrantëve në ven-din pritës, me rikthim efektiv dhe të qën-drueshëm do të kuptonim që individët erikthyer në vendin e origjinës të mospërpiqen të emigrojnë përsëri, por ta ndër-tojnë jetën e tyre në atdhe. Më specifikisht,do të thotë së në vendin e lindjes duhet tëgjejnë kushte social-ekonomike të përshtat-shme për të ndërtuar një të ardhme të mirë.Midis kushteve sociale dhe ekonomike dotë përmendnim punësimin, strehimin dheshërbimet kryesore, si uji, rrugët, dritat, ar-simimi dhe shërbimi shëndetësor, si edhesigurinë për jetën e individit dhe të famil-jarëve të tij. Është e rëndësishme që këtokushte të kenë njëfarë standardi matës, pasiduke qenë se kthehen nga vende më të zh-villuara se vendi i tyre, emigrantët kërkojnëta ruajnë deri në njëfarë mase, në mos tërë-sisht nivelin e jetesës që kishin në vendinpritës (Black & Gent 2004).

Nga rezultatet e intervistave duket që,ndonëse dilema kthim-qëndrim vazhdonende të jetë e fortë, projekti migrator i famil-jeve shqiptare vazhdon të mbetet i lidhurme vendin pritës, për sa kohë që Shqipëria,sipas mendimit të të intervistuarve, nukofron shanse më të mira jetese.

Kthimi i emigrantëve në vendin eorigjinës sjell me vete një varg problema-tikash që kërkojnë zgjidhje:• Emigrantët e kthyer përbëjnë një kon-

tingjent personash që e kanë të vësh-tirë të gjejnë menjëherë punë, përrrjedhojë rritet papunësia në vendin eorigjinës ku këta emigrantë kthehen.

• Fëmijët që ndërpresin procesin e shkol-limit në vendin e emigrimit dhe kërkojnëta vazhdojnë këtë proces në Shqipëri,kanë probleme mësimnxënieje për shkaktë përdorimit të një gjuhe tjetër në ven-din e emigracionit dhe për shkak të mo-spërshtatjes me programet mësimore.

• Problematika paraqiten edhe në aspektinpsikologjik. Përpjekjet për t’u integruarsërish shoqërohen me “shok kulturor”dhe kërkojnë energji dhe kohë nga ana eish-emigrantëve për ta gjetur veten nërealitetin ku janë rikthyer.

Rekomandime

Për t’iu ardhur në ndihmë familjeve em-igrante të zgjidhin dilemën e tyre duke urikthyer në Shqipëri, mund të merren disamasa për të realizuar riintegrimin profesionaldhe shoqëror të tyre dhe të familjeve qëkthehen.

Ndër to, disa masa të rëndësishmemund të jenë:

Të bëhet i mundur riintegrimi profe-sional i migrantëve, ku përfshihen:• Lehtësime ligjore nga ana e ligjvënësve

dhe institucioneve shtetërore për hapjene bizneseve të vogla dhe të mesme ngaana e emigrantëve të kthyer.

• Lehtësime nga ana e institucioneve sh-tetërore dhe private për kreditë e mar-ra nga kontingjenti i të kthyerve.

• Mundësi për të mësuar një profesionpranë bizneseve të vogla ose të mesmepër një periudhe të caktuar.

• Lehtësimi i punësimit.• Lehtësi financiare për ndjekje stu-

dimesh të larta dhe kursesh trajnimi.

Të bëhet i mundur riintegrimi sho-qëror, ku të përfshihen:• Seanca dëgjimi dhe këshillimi, që

mund të organizohen nga organiza-tat joqeveritare, në mënyrë që t’u jap-in mundësi emigranteve të flasin përgjendjen e tyre, problemet, shqetësim-

Page 11: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

12 Familja emigrante dhe dilema kthim-qëndrim

et dhe vështirësitë, duke u përpjekurt’ua lehtësojnë apo t’ua zgjidhin ato nëmënyrë që emigranti të realizojë edheriintegrimin shoqëror.

• Aktivitetet në grup, krijimi i klubevetë ish-emigrantëve, që u japin mundë-

si atyre të diskutojnë në grupe të mëdhapër çështjet e riintegrimit duke mësuarnga përvoja e njëri-tjetrit.Kthimi real apo imagjinar qoftë, është

në thelb një akt dashurie dhe si i tillë duhetinkurajuar dhe mbështetur.

REFERENCAT

Black, Richard. & Gent, Saskia.(2004) Defining, Mea-suring and Influencing Sustainable Return: TheCase of the Balkans. Working Paper T7. SussexCentre for Migration Research. December. fq.12-14.

Caritas Italiana & Fondazione Migrantes (2009)Dossier Statistico Immigrazione, XIX Rapporto.

Caritas Italiana & Fondazione Migrantes (2008) Dos-sier Statistico Immigrazione, XVIII Rapporto.

Cesareo, Vincenzo. & Zanfrini, Laura. (2005) Famigliamultietnica, në Scabini, Eugenia & Donati, Pier-paolo, Nuovo Lessico familiare. Studi interdiscipli-nari sulla famiglia, Milano, Vita e Pensiero.

Devole, Rando. (2008) Ura mbi det. Emigracionishqiptar në Itali, Ora.

Perotti, Antonio.(2004) La famiglia in situazione

migratoria come soggetto di storia umana, “Lafamiglia”, 228, fq.16-30.

Portera, Agostino. (2004) Educazione interculturalein famiglia, Brescia, La Scuola.

Scabini, Eugenia & Donati Pierpaolo. (1993) La famigliin una società multietnica, Milano, Vita e Pensiero.

Sayad, Abdelmalek. (2006) L’immigration ou lesparadoxes de l’altérité. 1. L’illusion du provisoire,Paris, Éditions Raisons d’agir.

Sluzki, Carlos. (1980)Emigrazione e conflitti famil-iari, në “Terapia Familiare”, 8, fq. 76-90.

Tognetti Bordogna, Mara. (2004) Ricongiungere lafamiglia altrove. Strategie, percorsi, modelli e forme diricongiungimenti familiari, Milano, Angeli.

Zani, Gian Leonildo. (2002) Pedagogia intercul-turale. La convivenza possibile, Brescia, La Scuola.

Migrant family and the “return-stay” dilemma; Case study of the Albanian migrantfamily in province of Siena, ItalyBrunilda Zenalaga

The main aim of this study was to show and analyze the perspective of migrant family, beingfocused on the case of the Albanian migrant family in Italy, and particularly in Siena prov-ince in Toscana region. The last socio-political and economical events in country of originand in the host country seem to have influenced the “return-stay” dilemma of the Albanianmigrant family. The main hypothesis of the research is that the effort of Albania to beintegrated in the EU on one hand, and the economical global crisis, and particularly in Italyon the other hand, have influenced the migratory project of the Albanian migrant family in Italy.Anyway it seems that the future of children is represented as a hostage for the return project ofparents in the place of origin. This research is based on the analyze of 32 in depth interviewswith Albanian migrants in province of Siena in Italy. Results of the interviews have shown that,even that the “return-stay” dilemma is still very strong, the migratory project of the Albanianmigrant family remains related with the host country, looking that, according to the inter-viewee’s opinion, Albania does not offer better chances for living.Key words: “return-stay” dilemma, migratory project, Albanian migrant family.

ABSTRACT

Page 12: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Hyrje

Njohja dhe parandalimi i sjelljeve an-tisociale në shkollë është një preokupim përshumë aktorë brenda e jashtë saj. Këtu syn-ojmë të paraqesim disa rezultate kërkimeshmbi mospërshtatjen, frikësimin dhe vio-lencën midis fëmijëve dhe adoleshentëve,mbi faktorët e riskut dhe faktorët parandal-ues dhe mbrojtës. Duke vlerësuar se ndjen-jat e braktisjes dhe mungesa e afeksionit sjell-in plagosjet më të këqija për fëmijët sot,jepen disa sugjerime dhe programe eduki-mi për reduktimin dhe mënjanimin e këty-re fenomeneve nëpërmjet një mbështetjejesistematike të pushtetit pozitiv, për ta bërëshkollën vend të sigurt dhe paqësor.

Sjelljet antisociale, që shkojnë nga pa-kujdesia, mungesa e vëmendjes, ofendimet,shpifjet, konfliktet, deri te dhuna fizike dheaktet e terrorizmit, janë të pranishme nëmjediset e shkollave. Është fjala për njëproblem të vërtetë të shkallës universale, përnjë problem me të cilin përballen në një

mënyrë apo në një tjetër fëmijët e të gjithëbotës. Në dhjetëvjeçarët e fundit po afir-mohet gjithnjë e më shumë një konceptimi agresivitetit edhe si potencialitet pozitiv inevojshëm për të mbrojtur integritetin fizike psikik, për të kapërcyer inferioritetin dhevarësinë fëmijërore, për të pranuar afirmimine identitetit personal përballë pengesave qëndeshen për realizimin e unit. Agresivitetite fëmija është një pulsion i domos-doshëm për mbijetesë përballë të tjerëve.Është tejkalimi i agresivitetit që shkaktonproblem. Agresiviteti dhe shkatërrimi nukduhen identifikuar. I dyti përbën një de-gjenerim të të parit, që rrjedh nga karak-teristika të veçanta të organizimit psikik,njohës dhe afektiv të njeriut.

Asnjë shoqëri nuk është e imunizuarndaj problemit të agresivitetit. Ajo që dukete re dhe shqetësuese sot është identiteti iagresorëve: individë gjithnjë e më të rinj,adoleshentë, madje edhe fëmijë. Agresivi-teti në shkollë nënkupton mungesë kontrol-li, paaftësi për ata që e praktikojnë për të

Studime Sociale 2011, 1 (5): 13-18

NJOHJA DHE PARANDALIMI

I AGRESIVITETIT NË SHKOLLË

Fatbardha GJINI - Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”; Instituti i Sociologjisë

Fatbardha Gjini është anëtare e Institutit të Sociologjisë, anëtare e bordit akademik të tij dhekryetare e degës rajonale të Elbasanit. Ka kryer edhe një sërë kualifikimesh në Francë, Itali, Spanjë, Kroacietj. Ka titullin shkencor profesor doktor dhe është autore e disa librave, si “Hyrje në psikologji”, “Nxënësidhe grupi” “Bota sociale e fëmijës” etj.

Page 13: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

14 Njohja dhe parandalimi i agresivitetit në shkollë

imagjinuar vuajtjen e viktimave të tyre dhemungesë e ndjenjës së fajit. Nëse nuk pre-okupohemi për agresivitetin në shkollë,vuajtjet fizike dhe psikologjike të viktimavenuk do të jenë të vetmet pasoja, por do tëshfaqen turbullime morale të pariparueshmedhe vëzhguesit dhe dëshmitarët e incident-eve do të kenë prirje ta refuzojnë pjesën etyre të përgjegjësisë.

Tolerimi i agresivitetit në shkollë rrez-ikon t’u japë një shembull të rrezikshëmfëmijëve: që agresorët arrijnë qëllimin e tyredhe se është normale sjellja e tyre. Kultura eviolencës mund t’i çojë agresorët të men-dojnë se viktimat e tyre “e meritojnë” nënjëfarë mënyre atë që u ndodh. Anasjelltas,nxënësit që ndjekin një mësim që dënonagresivitetin, “ka mundësi të zhvillojnë nd-jenjën e drejtësisë dhe të përgjegjësisë mo-rale themelore për të kapërcyer padrejtësitëdhe margjinalizimin e komunitetit tonë,krahinës dhe botës sonë” (Reardon, 2000).

Agresiviteti karakterizohet nga shfaq-jet e tij (çfarë shihet), nga shkaqet (çfarë eka nxitur), nga pasojat (si për subjektinashtu edhe për të tjerët) dhe nga një pikë-pamje e gjykimit social (agresiviteti për tëmbrojtur një viktimë nuk gjykohet njëllojsi agresiviteti për të siguruar një fitim vet-jak). Përkufizimi i agresivitetit duhet tëmarrë parasysh tërësinë e këtyre parame-trave, si dhe hapësirën e agresivitetit. Sjelljaagresive mund të marrë forma të shumta.Ajo mund të jetë sjellje fizike (sulme megrushte apo goditjet me mjete të tjera), sjell-je verbale (kërcënime e fyerje), veprim itërthortë (shkatërrimi lodrave apo i mjetevetë tjera të shokut) etj.

Sjelljet agresive janë tregues i mospër-shtatjes së fëmijëve në mjediset e tyre. Stu-dimet lidhur me përshtatjen dhe mospër-shtatjen e fëmijëve janë përqendruar në dydrejtime të ndryshme në kuadër tëpsikologjisë së fëmijës, me përcaktues tëndryshëm sipas momenteve. Një prirje katë bëjë me studimin e faktorëve të mospër-shtatjes së fëmijëve, me historinë e tyre vet-

jake dhe familjare. Mospërshtatja e fëmijëskonceptohet si shfaqje e gabimeve dhemangësive që ai duhet t’i korrigjojë mëshumë, i dëmtimit që ka pësuar diferencanë edukim. Prirja tjetër e vë theksin tek vetëinstitucionet dhe analizon funksionimin,çka tregon se mospërshtatja e fëmijës ndajinstitucionit mund të përshkruhet shpeshsi një mospërshtatje e vetë institucionit ndajfëmijës. Pra, është e qartë se më shumë bëhetfjalë për dështimin e shkollës se dështimine fëmijëve. Po ashtu, dhuna dhe krimi janëshprehje e mosfunksionimit të strukturavesociale më shumë se e “të metave” të indi-vidit. Këto dy pikëpamje meritojnë tëbashkekzistojnë, ndërkohë që përpiqemitë studiojmë modalitetet e përshtatjes sirrjedhojë e ndërveprimit midis individitdhe sistemit social, duke zbuluar modeleanalize specifike për secilin, por pa i për-fytyruar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri (Rondal, 1999).

Cilët janë faktorët e rrezikut që mund tëzhvillojnë agresivitet te fëmijët?

Janë shumë faktorë që lidhen me kon-tekstin biologjik, familjar, social dhe shkol-lor të fëmijëve që përcaktohen si faktorërisku. Psikologët përdorin termin faktorërisku në vend të shkaqeve, duke treguar seata mund ta rrisin probabilitetin e sjelljeveagresive dhe nuk janë domosdo shkak. Atakanë studiuar marrëdhëniet midis agresivi-tetit dhe faktorëve të tillë, si: trashëgimia,gjinia, konteksti, fiziologjia, zhvillimi, tëmësuarit dhe organizimi social.

Teoria e të mësuarit social e vlerësonagresivitetin si një formë të sjelljes së më-suar sociale. Agresiviteti mësohet nëpërm-jet vëzhgimit dhe imitimit të njerëzve tëtjerë dhe ruhet nëpërmjet përforcimit pozi-tiv (Bandura, Baron, 1977).

Fëmijët që janë përgjithësisht të lum-tur dhe shfaqin shkallë të ulët depresionidhe ankthi janë më pak të prirë të përshta-tin sjellje agresive se fëmijët me më shumë

Page 14: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

15Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

ankth. Aftësia për të zotëruar emocionet eveta dhe për të rregulluar konfliktet pa ikërkuar ndihmë agresivitetit është një etapëe rëndësishme e procesit të zhvillimit të fëm-ijës (Sprot dhe Dob, 1998).

Depresioni dhe ankthi te fëmijët janënë korrelacion të ngushtë me depresioninprindëror, çka e bën edhe më të vështirë rreg-ullimin e sjelljes devijuese te fëmija, sepsendodh shpesh që këta të fundit nuk mundt’i ndihmojnë prindërit e tyre që t’i zotërojnëemocionet e tyre të forta (Reardon, 1997).

Fëmijët që nuk arrijnë të ushtrojnërregullim të ekuilibruar të raporteve të vetasociale do të shfaqin në vijim sinjale të brak-tisjes, të nënshtrimit ose, në të kundërt,agresivitet me sens dëshpërimi dhe pam-undësie në nivelin personal (Laing, 1969).Ndërsa, gjithkush që beson në mënyrë tëekuilibruar në aftësitë e veta, do të dijë të in-terpretojë qoftë rolin e liderit, qoftë atë të nje-riut të shoqërueshëm dhe do të jetë në gjendjet’i përdorë në mënyrë demokratike mundësitëe tij ndërpersonale dhe sociale.

Sipas May (1972), si dhuna aktive ash-tu edhe ajo pasive buronë nga pamundësiadhe nga paaftësia vetjake për afirmim so-cial. Por, nëse do të dimë në mënyrë të për-shtatshme të pranojmë nevojën përvetafirmim të fëmijëve dhe ta zëvendësojmëçdo përpjekje të tyre për ta vlerësuar vetennë mënyrë pozitive dhe bashkëvepruese, dotë kontribuojmë në zhvillimin e besimit nëvetvete dhe do të reduktojmë nevojën e tyrepër violencë (Fonzi, 1997).

Prindërit dhe edukatorët veprojnë jovetëm si modele direkte, por ndikojnë edhenë mënyrë indirekte në marrëdhëniet midisvëllezërve e motrave, si dhe midis shokëve.Nëse ekspozimi ndaj modeleve të të rriturve(prindër, mësues, etj.) ndikon në dimen-sionet sociale dhe antisociale të mar-rëdhënieve midis fëmijëve, përforcimet ngashokët, modelet reciproke përbëjnë gjith-ashtu faktorë përcaktues për këto mar-rëdhënieve. Shpeshtësia e ekspozimit të fëm-ijëve të moshave të ndryshme ndaj mod-

eleve agresive dhe përforcimit të sjelljeve tëtyre agresive, në disa rrethana, mund tëmodifikojë natyrën e ndërveprimeve.Prindërit kanë një rol kyç për socializimindhe mbështetjen e zhvillimit afektiv të fëm-ijës së tyre. Kjo është veçanërisht e rëndë-sishme te fëmijët që duhet t’u bëjnë ballësituatave konfuze dhe shpesh traumatizue-se në planin afektiv që sundon në familje.

Studimet tregojnë se praktikatprindërore mund t’i theksojnë ose t’i inten-sifikojnë sjelljet devijante te fëmijët. Këtajanë më pak të prirë ta shfaqin agresivitetine tyre kur prindërit përdorin praktika mëefikase se sa kur përdorin praktika armiqësore,të tilla si reagimet ndaj sjelljes së fëmijëve tëzemëruar dhe përdorimi i përforcimit negativmë shumë se atij pozitiv. Siç lë të kuptohetLytton (1990), lidhja midis sjelljes devijuesetë fëmijës dhe teknikave prindërore ështënë të vërtetë një problem ciklik. Edhe sjell-ja e fëmijës mund të nxisë stile të ndryshmeprindërore, gjë që, në kthim, ta acarojë sjell-jen antisociale të fëmijëve, kur praktikatprindërore synojnë të shtypin.

Jo të gjithë fëmijët që janë dëshmitarëtë violencës në shtëpi mund të përshtatinnjë sjellje agresive. Ndonëse fëmijët e ek-spozuar ndaj dhunës në familje janë më tëprirë ta shfaqin së jashtmi agresivitetin e tyrenë krahasim me fëmijët e tjerë, shumica(rreth 68 %) e tyre, që janë dëshmitarë tëdhunës në familje, nuk përshtasin sjelljeagresive. Megjithatë, ka faktorë të rëndë-sishëm që mund t’i rrisin ose t’i reduktojnëepisodet negative të kësaj përvoje. Janë këtodisa arsye për të argumentuar përse mbësh-tetja sociale jashtë familjes është veçanërishte rëndësishme për fëmijët.

Fëmijët e ekspozuar ndaj konfliktevemidis prindërve janë më në gjendje t’i bëjnëballë, nëse ata kanë marrëdhënie të ngushtame shokët e tyre dhe marrin pjesë në aktiv-itete pozitive dhe argëtuese jashtë shtëpisë,që u lejon atyre të distancohen nga konflik-ti dhe të mos përfshihen në të (Hethering-ton, 1992).

Page 15: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

16 Njohja dhe parandalimi i agresivitetit në shkollë

Cilat janë pasojat e agresivitetit mbizhvillimin e përgjithshëm të fëmijës?

Në nivelin e të nxënit: probleme nënivelin e zotërimit të gjuhës dhe të komu-nikimit me rrethin e tyre social, vështirësipër t’u shprehur në mënyrë të qartë dhe përtë kuptuar atë që i thuhet, vështirësi të vë-mendjes, ndikim në progresin shkollor dhenë lidhjet me të tjerët.

Në nivelin psikologjik: ankth, depresion,sjellje kundërshtuese, kontroll i dobët i unit.

Efekte afatgjata: akte vandalizmi,kërcënime me armë, ndjekje seksuale, brak-tisje sociale, dështime dhe prapambetje sh-kollore, frekuentim i shokëve asocialë, abu-zime me alkoolin, humbje të punës, për-dorim i sjelljeve agresive me rrethin sho-qëror, shpesh janë nën tutelën e institucion-eve sociale dhe juridike.

Zemërimi dhe ndjenjat agresive që endjekin atë janë pjesë përbërëse e jetës.Diferenca midis një demonstrimi të shën-detshëm të zemërimit dhe një akti agresivështë veprimi që mund të jetë i dëmshëmpër një person tjetër, për një kafshë apo njëobjekt. Jeta është e vështirë. Kur një fëmijësillet në mënyrë agresive, kjo e ka një shkak.Psikologët sugjerojnë: mendoni për atë qëndodh në jetën e tij.

Kujtoni që është e keqe sjellja e fëmijësdhe jo vetë fëmija. Fëmija nuk është kurrëagresiv, vetëm në një çast të dhënë ai ka sjelljeagresive. Dhe dallimi është i prerë. Dukeditur se disa fëmijë ndiejnë një nevojë tëmadhe për t’i bërë gjërat, si të thuash, fizik-isht, ata duhen ndihmuar që t’i harxhojnëenergjitë. Ata mund përfshihen në një ak-tivitet sportiv, të dalin në fushën e lojës samë shumë të jetë e mundur ose të vrapojnë.

Për të luftuar kundër agresivitetit, du-het që fëmijët të lejohen ta shprehin këtë tëfundit nëpërmjet dialogut, praktikës së njëaktiviteti sportiv, artistik etj., duke evituarme çdo çmim përdorimin e etiketimeve mekarakter përcaktues, të tilla si “fëmijë agre-sivë”, “fëmijë të këqij”, që janë një rrugë e

sigurt drejt dhunës. Shpesh, dhuna buronnga zhgënjimi që provon fëmija kur nuk ditë pranojë disfatën ose të shohë në brendësiformat alternative të sjelljes. Por, nisur ngakjo lloj vështirësie, ndërhyrja edukativemund të zhvillojë raste të përshtatshme tërefleksionit dhe të kërkimit, në mënyrë qëta transformojë individualizmin, indifer-encën, rivalitetin në forma të konkurrencësbashkëvepruese (Orlick, 1978).

Dhuna nuk është mjet

Me durim dhe për një kohë të gjatë,pa pushim, fëmijët duhet të mësojnë se përtë zgjidhur një mosmarrëveshje, dhuna nukështë mjeti i vetëm.

Prindërit dhe edukatorët duhet të kup-tojnë se çdo fëmijë ka një cisterne emociona-le. Natyrisht, kjo cisternë është figurative,por pa dyshim mund të themi se ështëshumë reale. Çdo femijë ka nevoja të cak-tuara emocionale dhe fakti nëse këto nevo-ja plotësohen (përmes dashurisë, kuptimit,disiplinës, etj.), përcakton shumë gjëra. Separi, kjo përcakton se si ndihet fëmija, nëseështë i kënaqur, i zemëruar, i dëshpëruarapo i gëzuar. Se dyti, kjo ndikon ne sjelljene tij, në faktin nëse është i bindur, i pabin-dur, tekanjoz, i gjalle, hokatar, empatik, al-truist, bashkëpunues apo i tërhequr. Natyr-isht, sa me e plotë të jetë cisterna emocio-nale, aq më pozitive do të jenë ndjenjat dheaq me e mirë do të jetë sjellja. Vetëm nësecisterna emocionale është e plotë, mund të pritetqë fëmija të jetë në formën më të mirë apo tëbëjë më të mirën. Dhe përgjegjësia për tambajtur ata cisternë plot është e prindërve,e mësuesve, e shoqërisë që e rrethon. Sjelljae fëmijës tregon gjendjen e cisternës (Camp-bell, R., 1977, f. 24).

Në një optikë edukative pozitive,eliminimi i agresivitetit apo i sjelljeve të tjeranegative mund të realizohet duke i mësuarfëmijës sjelljen alternative dhe të papaj-tueshme me të, prosocialitetin. Vëmendjae mësuesit nuk duhet orientuar mbi aspek-

Page 16: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

17Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

tet negative të sjelljes së fëmijës, por tek atopozitive. Objektivat e përgjithshëm të pro-gramit të ndërhyrjes duhet të synojnë:

• Forcimin e potencialit të nxënësve (nëplanet njohëse, emocionale, sociale dhetë sjelljes) që paraqesin vështirësi tësjelljes, me synim që të favorizohet njëpërshtatje më e mirë në shkollë.

• Forcimi i potencialit të prindërve përtë favorizuar një përshtatje më tëmirë të fëmijës në shtëpi.

• Forcimi i komunikimit dhe i koher-encës midis faktorëve të ndryshëm tëedukimit që ndërhyjnë pranë fëmijës.

Disiplina parandaluese fillon nëpërm-jet qëndrimit pozitiv që ushqen nxënësinnë nivel personal, social dhe akademik.Mësuesi ka ndikim të fuqishëm në reagimete nxënësit në klasë. Klima e klasës, që bazo-het në një masë të madhe në qëndrimin emësuesit, është faktor përcaktues për paran-dalimin e problemeve. Pra, parandalimi fil-lon nga analiza e veprimeve dhe reagimevetona (Nadeau 2003, p. 8).

Të arrish të transformosh energjitëagresive në veprime të dobishme për vete epër grupin, në mënyrë që të fitohet së bash-ku ose në dobi të të tjerëve, nuk është njëaftësi natyrale, por edukohet dhe modelo-het sistematikisht duke u përqendruar nëaftësitë refleksive të fëmijëve, në pranimindhe sigurimin, në ngrohtësinë afektive dhenë shembullin e besueshëm të të rriturve.

Nëse ekspozimi ndaj modeleve të tërriturve ndikon në dimensionet prosocialee antisociale të marrëdhënieve midis fëm-ijëve, duhet theksuar se përforcimet ngashokët dhe modelimet reciproke përbëjnëfaktorë përcaktues. Parimi i përgjithshëm iprocedurave të ndreqjes është i thjeshtë. Kurfëmija nuk shfaq shprehitë e nevojshme përdrejtimin e sjelljeve me të tjerët, duhen bërëpërpjekje që t’i fitojë ato nëpërmjet ushtri-meve të vazhdueshme, që ndikojnë në vetër-regullimin e sjelljes ndëraktive, ku prania e

imitimit është e pamohueshme.Në të vërtetë, fëmijët mund të mësojnë

të sillen mirë me të tjerët duke modifikuarstilin e tyre të komunikimit, duke mësuart’u përgjigjen situatave të reja stimuluese,duke zgjedhur sjellje që janë më funksion-ale në pikëpamje sociale, më koherente mesistemin e tyre të vlerave. Shkolla ofronmundësinë dhe kushtet e përshtatshme përt’i zgjidhur konfliktet pa violencë dhe përtë futur mënyrat paqësore të sjelljes në jetëne nxënësve. Edukimi i tolerancës dhe i bash-këjetesës paqësore duhet të përbëjë një mi-sion të vazhdueshëm për shkollën.

Ky objektiv ambicioz nuk mund të ar-rihet vetëm nga shkolla. Është i domos-doshëm një ndërveprim midis prindërve,shkollës dhe shoqërisë. Përpunimi i një pro-grami të përshtatshëm që lejon reduktimine agresivitetit në shkollë përbën tashmë njëhap drejt ruajtjes së paqes. Shkolla duhet tëjetë vend paqësor, vend ku fëmijët të mundtë mësojnë dhe të luajnë pa frikë. Ky mjedisduhet t’u lejojë atyre të fitojnë kompeten-cat e nevojshme, me qëllim që, nga ana etyre, ata të tregojnë e të ruajnë kulturën epaqes në mjedisin në të cilin do të jetojnë.Nga kërkimet kanë dalë këto konkluzione:

• Mënyra më efikase për të mposhturagresivitetin në shkollë është të përsh-taten një sërë rregullash që tregojnëqartë se kjo sjellje nuk do të tolerohet.

• Që problemi të njihet, shkollat duhettë njohin ekzistencën e agresivitetit.

• Transparenca është saktësi; seciliduhet të ketë mundësi të flasë përagresivitetin, pa pasur frikë se brak-tiset apo dënohet.

• Prindërit, mësuesit dhe nxënësit duhettë punojnë për suksesin e kësaj politike.

Është provuar gjithashtu gjerësisht sefutja e programeve të edukimit në shkollëpër nxitjen e aftësive prosociale kontribuonnë mënyrë përcaktuese për zhvillimin e au-tonomisë, identitetit dhe aftësive bashkëve-

Page 17: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

18 Njohja dhe parandalimi i agresivitetit në shkollë

pruese-altruiste të fëmijëve dhe adolesh-entëve, në zvogëlimin e konkurrencës agre-sive, të varësisë psikologjike, të pasivitetitdhe të ankthit (Watson, etj. 1989). Stu-dimet kanë arritur në disa përfundime.

• Agresioni dhe autoritarizmi i mësuesvekontribuojnë në përforcimin e sjelljevetë ashpra dhe violente të nxënësve.

• Bashkëveprimi ndikon pozitivisht nëzhvillimin e sensit të identitetit dhepërgjegjësisë sociale.

• Programet e edukimit prosocial favori-zojnë zhvillimin e perceptimit, të kup-timit dhe vetëdijes morale.

• Këto programe, përveç kërkimit të nor-mave dhe vlerave të referimit, duhet tëbazohen në impenjimin konkret përpjesëmarrjen dhe ndihmën ndaj fëmijëve.

• Programi i edukimit prosocial bazohet në

thelb në aktivitetin e shpërqendrimitkonjitiv afektiv dhe të përgjigjes empa-tike në nivelin personal, social e kulturor.

• Mbi të gjitha duhet të punojmë për tëzhvilluar një komunitet personash qëmësojnë, janë të vëmendshëm dhekujdesen për njëri-tjetrin.

Në debatin kulturor aktual mbizotëronprirja drejt një modeli jete të përqendruar jomë në mënjanimin, largimin apo asimilimin etjetrit, por në pranimin dhe vlerësimin e difer-encës si element i pamohueshëm dhe origjinali qenies. Nëse në të kaluarën tjetri shihej nëthelb si i huaj, si pengesë për identitetin vet-jak, sot në shkallë botërore bëhen përpjekje tëvazhdueshme drejt një humanizmi të ri, qëështë një faktor i domosdoshëm dhe i pamo-hueshëm për unitetin, prosperitetin dhe paqene të gjithëve (Roveda, 1999).

REFERENCAT

Bowen, Desbiens. 2004. La prevention de la violenceen milieu scolaire au Quebec, Education et fran-coplane, XXXII (1).

Bronfenbrenner, U. 1978. The exsperimental ecologyof human development, Cambridge, MA Har-vard University Press.

Fonzi, A. 1997. Il bullismo a scuola, Firenze: Giunti.Hetherington. 1992. Coping with marital transi-

tion: a family system perspective.Hetherington. 1992. Review of child development research,

Chicago: The University of Chicago Press.

Laing, R. 1969. Io e gli altri, Firenze: Sansoni.Lenoir, F. 1994. L’etica della responsabilita, Torino: SELMay, R. 1972. Power and innocence, New York: Norton.Orlick, T. 1978. Winning through cooperation, Wsh-

ington: Acropolis BooksReardon. 1997. La tolerance, porte ouvert sur la paix,

Paris: UnescoRoche, R. 1997. La condotta Prosociale. Basi teoriche

e metodologia d’intervento, Roma, BulzoniRoveda, P. 1999. Agresivita e intercultura, Breschia:

La Scuola

The Recognition and prevention of aggressively in schoolFatbardha Gjini

Recognition and Prevention of Antisocial behaviour in school is a concern of many stakeholders insideand outside. This presentation aims to demonstrate some results of research on incongruity, intimida-tion and violence among children and adolescents, on risk factors and preventive and protective factors.Considering that the feelings of abandonment and lack of affection cause the worst injuries to childrentoday, we present some suggestions and education programs to reduce and eliminate these phenomena,through a positive power of systemic support, to make school a place safe and peaceful.

ABSTRACT

Page 18: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Në zhvillimin shoqëror të një vendi, rol të rëndësishëm luanmirëqenia, ngase luan rol për

plotësimin e nevojave sociale, ekonomike,shëndetësore dhe rigjeneruese të indi-vidëve. Mirëqenia është nocion shoqërordhe ka karakter të theksuar historik e ter-ritorial. Meqenëse faktorët që e kushtë-zojnë atë ndryshojnë në periudha të ndry-shme, kuptohet që edhe ajo ka karakterhistorik. Gjithashtu madhësia e prodhimit

që realizohet nuk është e njëjtë në vendetë ndryshme, por as në krahina të ndry-shme të të njëjtit vend. Për rrjedhojë,mirëqenia ka karakter hapësinor e kohor.Mirëqenia dhe niveli i saj bën i të intere-suara të gjitha shtresat dhe nivelet e sho-qërisë njerëzore. Në mënyrë të veçantëshoqëria preokupohet për nivelet e ulëtatë mirëqenies, sepse, kur mirëqenia arrinnë nivele të ulëta, kemi të bëjmë me situ-atën e varfërisë. Kjo e fundit përbën gjith-

RRITJA E MIRËQENIES NË SHQIPËRI,

FAKTOR PËR EMANCIPIMIN SHOQËROR

Isidor KOTI - Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan; Instituti i Sociologjisë

Isidor KIsidor KIsidor KIsidor KIsidor Kotiotiotiotioti është anëtar i Institutit të Sociologjisë dhe pedagog në Universitetin “Ale-ksandër Xhuvani”, Elbasan. Në periudhën 2006 – 2008 përfundoi studimet “master” në Fakul-tetin e Shkencave Sociale, dega filozofi-sociologji, Tiranë, me temën: “Dhuna ndaj fëmijëvenë shtypin e shkruar shqiptar gjatë viteve 2006-2007”. Është autor i disa artikujve, si dhe kabotuar libra nga fusha e gazetarisë dhe letërsisë.

Studime Sociale 2011, 1 (5): 19-25

PËRMBLEDHJE

Shqipëria cilësohet sot vendi më i varfër në Evropë, por një nga më të pasurit për nga resursetnatyrore dhe njerëzore. Objekt i këtij artikulli janë arsyet e prapambetjes ekonomike të vendittonë, nëse kanë qenë dhe janë subjektive dhe çfarë mund të bëhet në të ardhmen përpërmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, pikë kyçe në brendësi të këtij punimiështë roli i rritjes së mirëqenies në emancipimin e shoqërisë shqiptare. Ndonëse vendet evarfra zhvillohen më pak ekonomikisht, vendi ynë trashëgon pasuri të paçmueshme his-torike dhe kulturore, që janë një arsye më shumë për ta nxjerrë nga kriza dhe për t’u dhënëqytetarëve një drejtim për të jetuar më mirë.

Page 19: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

20 Rritja e mirëqenies në Shqipëri, faktor për emancipimin shoqëror

ashtu një kusht edhe për përjashtimin so-cial. “Varfëria në kuptimin e përgjithshëmshpreh situatën e mungesës së theksuar tëmjeteve bazë të jetesës. Përjashtimi so-cial ka të bëjë me lloje të ndryshme de-privimi dhe barrierash që veças apo bash-kë parandalojnë pjesëmarrjen e plotë tëindividit në këto fusha: punësim, arsim,shëndetësi, mjedis, strehim, kulturë,aksesi tek të drejtat etj.”1

Varfëria nis në një nivel të caktuar tëardhurash të domosdoshme për të përbal-luar një nivel të caktuar të konsumit. Ky ifundit kushtëzohet kryesisht nga dy drej-time kryesore të sigurimit të të ardhurave:

a. të ardhura nga përdorimi i fuqisëpunëtore individuale,

b. të ardhura që vijnë nga përdorimi ipasurisë.

Të ardhurat nga përdorimi i fuqisëpunëtore individuale janë të kushtëzuaranga tregu i punës. Të varfrit sigurojnë mëpak të ardhura nga puna e tyre në tregune punës. Për shkak të mungesës së mjetevedhe nivelit të tyre të kualifikimit, në tre-gun e punës ata përdorin për punë vetëmpotencialin e tyre fizik dhe punojnë nëpunë me paga më të ulëta. Kështu, tëvarfrit kontribuojnë më pak për rritjenekonomike të vendit. Varfëria përbën njënjollë të shëmtuar në jetën shoqërore tënjë vendi dhe shmangia e një situate tëtillë përbën qytetari. Mbi këtë bazë, kup-tohet që vendet e varfra zhvillohen më pakekonomikisht (Banerjee dhe Newman1994). Gjithashtu pasuritë e trashëguaraapo edhe ato të fituara përbëjnë një faktortë sigurt për të siguruar të ardhura dhepër të mos qenë i varfër. Në lidhje me tra-jtimin e varfërisë nga këndvështrimi i sh-kaktarit ekzistojnë dy koncepte:

a. Koncepti i parë: sipas tij, shkaku ivarfërisë i adresohet shtetit, si përgjegjës

kryesor për reduktimin apo zbutjen eparametrave të varfërisë për shtetasit e vetnëpërmjet krijimit të hapësirave që indi-vidët të zgjidhin problemet e tyre.

b. Koncepti i dytë, që është konceptiperëndimor dhe më zotëruesi për një sho-qëri demokratike: përgjegjësia për situatëne varfërisë është individuale, duke iaadresuar këtë situatë paaftësisë së individ-it dhe vitalitetit individual për të siguruartë ardhurat e nevojshme në kushtet ekonkurrencës. Varfëria në mënyrë tëmenjëhershme pasqyrohet edhe në de-privime të tjera. Prandaj, për vetëlidhjen dhe ndikimin që kanë, përgjithë-sisht varfëria dhe përjashtimi social stu-diohen së bashku. Sipas llojit të pikës sëreferencës që përdoret për krahasim,varfëria paraqitet si:

• relative: përcakton shkallën evarfërisë në raport me pjesën tjetërtë popullsisë dhe përfaqëson masëne parapëlqyer të BE-së;

• absolute: përcaktohet në lidhje meshportën e artikujve ushqimorë dhejoushqimorë;

• varfëri ekstreme: përcaktohet siniveli i varfërisë ku mund të plotë-sohen vetëm nevojat bazë ushqi-more të individit.

Varfëria absolute dhe ajo relative eshprehur në shifra është e ndryshueshmenë kohë dhe në hapësirë. Ajo ka dimen-sione gjeografike dhe demografike. Kësh-tu, familjet e mëdha me shumë anëtarëkanë prirje që në pjesën më të madhe tëtyre të jenë në një nivel të ulët ekonomik,krahasuar me familjet e tjera.

Karl Poper ka shkruar:

Grupi shoqëror është më shumë se shuma epërgjithshme e anëtarëve të tij, ai është gjith-ashtu më shumë se shuma e thjeshtë e

1. Sarlo, Chris. 2000. The minimum wage and poverty: A Critical Evaluation. Washington: Free Press, paper 37.

Page 20: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

21Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

përgjithshme e marrëdhënieve thjeshtësishtvetjake që ekzistojnë në një çast ndërmjet se-cilit prej anëtarëve të tij.” 2

Duke u mbështetur në treguesin emësipërm, përcaktohet treguesi karakteri-zues i varfërisë në shkallë kombëtare, nor-ma e të rrezikuarve nga varfëria, që shprehatë pjesë të individëve që jetojnë në familjeme një konsum më të vogël se 60% i me-satares kombëtare. Shkaktar për rënien emirëqenies mund të jenë: në nivel mikro(familja), që mund të shkaktohet nga fak-torë të ndryshëm, si sëmundjet, vdekja et.;në nivel meso ose në nivelin e komunitetit,që mund të shkaktohet nga faktorë të tillësi ndotja etj; dhe në nivel kombëtar endërkombëtar, si destabilizimi mak-roekonomik, kriza, lufta etj. Në këto sit-uata vihet re lëndueshmëria. Lëndueshmëriaparaqitet si mundësi ose rrezik aktual përtë qenë në varfëri ose të biesh në varfëri tëthellë në të ardhmen.3 Ajo është një di-mension i mirëqenies së diktuar nga njërrezik i madh i ndryshimeve, që mund t’idetyrojë familjet me të ardhura të ulëta tëbien në varfëri. Lëndueshmëria mund tëndikojnë që familja të projektojë strategjipërballuese dhe të sjelljes së saj në situatate mësipërme për reduktimin e varfërisë.Duhet pranuar se familjet nuk kon-sumojnë në mënyrë të barabartë dhe kjokushtëzohet nga numri i anëtarëve të çdofamiljeje dhe nga përbërja moshore etyre. Duke pasur parasysh se familjetjanë të ndryshme për sa i përket struk-turës moshore, është e detyrueshme tëpërcaktohet përbërja e saj duke iu refer-uar ekuivalentit të të rriturve. Kështuështë pranuar (Deaton and Muellbau-er, 1980) se çdo pjesëtar i familjes me-satarisht shpenzon 70% të të ardhuraveqë shpenzon kryetari i saj.

Dimensionet sociale të varfërisë

Dimensioni i shërbimit shëndetësor për-faqëson një drejtim të rëndësishëm tëvarfërisë, ngaqë kjo e fundit bën që indi-vidët të kenë një status të ulët shëndetë-sor. Dimensioni i shërbimit shëndetësorkarakterizohet nga disa parametra:

a. jetëgjatësia,b. pesha e fëmijëve në lindje,c. vdekshmëria foshnjore 0-1 vjeç,d. vdekshmëria fëmijërore nën 5 vjeç,e. buxheti i shëndetësisë, është një

parametër që rrit mbrojtjen e popull-sisë nga efekti varfërues për shkak tëshpenzimeve për shëndetin.

Dimensioni i arsimimit përfshin prob-lemet tërësore të shkollimit të vazh-dueshëm të popullsisë dhe kjo për fak-tin se arsimi është një parakusht për zh-villimin e fuqisë punëtore të kualifikuar,çka përbën një nga mbështetjet e fu-qishme të rritjes ekonomike. Kështu,arsimimi përfshin të gjitha fazat e tij, siato të domosdoshme, ashtu dhe ato tënevojshme. Megjithatë, duke e parë ngakëndvështrimi si dimension i varfërisë,arsimimi mban parasysh:

a. Numrin e fëmijëve që ndjekin dhepërfundojnë arsimin e detyrueshëm,që synon në parandalimin e largimittë hershëm nga arsimi.

b. Peshën e popullsisë analfabete.c. Buxhetin e arsimit; fondet publike

për arsimin analizohen si përqindje eGDP-së dhe si përqindje e shpenzi-meve buxhetore që adresohet përarsimin e detyruar, arsimin special përtë paaftët dhe format jashtinstitucio-nale (format për fëmijët që punojnë).

2. Poper, Karl. 1996. Mjerimi i historicizmit. Tiranë: Fondacioni SOROS & Onufri, fq. 16.3. Mings, Thomas. 2005. The Study of Economics: Principles, Concepts and Applications. London: Dushkin

Publishing Group, paper 115.

Page 21: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

22 Rritja e mirëqenies në Shqipëri, faktor për emancipimin shoqëror

E gjithë shoqëria nuk ka të njëjtënprekshmëri në lidhje me varfërinë dhe për-jashtimin social, megjithëse barazia ështënjë e drejtë kushtetuese. Kështu, ka grupeqë janë shumë të prekshme. Grupet mëtë prekshme kanë nevojë për trajtim tëveçantë për shkak të gjendjes specifiketë tyre, që i bën të jenë më të cenueshëm.Këtu bëjnë pjesë fëmijët, romët, gratë edhunuara e të trafikuara dhe personatme aftësi të kufizuara. Siç shihet, atamund të ndahen në:

- grupe të cenueshme,- grupe të rrezikuara.

Evidentimi i grupeve të rrezikuara bëntë mundur projektimin e përparësive përplanifikimin e mbështetjes, me qëllim qëata të integrohen në jetën shoqërore.

Dimensioni i pjesëmarrjes në vendime.Të varfrit dhe grupet e cenueshme,

ngaqë nuk janë të integruar, nuk kanëmundësi të ndikojnë në vendimmarrje.

Mundësia për të përfituar shërbime.Varfëria kushtëzon edhe kushtet e

strehimit, transportit dhe telekomuni-kacionit, furnizimin me ujë e kanaliz-imet, që janë të domosdoshme për njëzhvillim të balancuar dhe përfshirjensociale. Kështu, rrjeti i transportit dhecilësia e tij tregon kohën e udhëtimitdhe distancën me të cilën përballet ko-muniteti për të arritur shërbime esen-ciale ose për të hyrë në tregjet e ushqi-meve apo të produkteve. John BatesClark argumenton domosdoshmërinëqë të ardhurat e punës të shpërndahennë mënyrë absolutisht të barabartë mi-dis atyre që punojnë për njësinë e ko-hës, me pretendimin se puna është ho-mogjene. Ky është një supozim i thjesh-të, pasi individët që zotërojnë aftësi mëtë mira apo janë më të fuqishëm fizik-isht do të kenë mundësi më të mëdha

për të siguruar të ardhura më të lartanga puna. Pikërisht këtu fillon pabara-zia në të ardhurat e punës. Varfëria ësh-të një nocion ekonomiko-sociologjikglobal e individual. Nga këndvështrimiglobal, varfëria përbën një problem seri-oz mbarështetëror. Ndërsa nga kënd-vështrimi individual paraqitet jo si njëproblem pashmangshmërisht përcaktuespër gjendjen e individit.

Është pozitiv fakti se gjatë viteve tëfundit në Shqipëri ka rritje të prodhimittë brendshëm bruto dhe atij për frymëtë popullsisë. Le të shikojmë të dhënate mëposhtme:

Të dhënat e mësipërme tregojnëqartë se, krahasuar me vendet e rajonit,shtesa vjetore e prodhimit të brendshëmbruto në vendin tonë është e kënaqshme.Kjo rritje ka vazhduar edhe në vitet efundit, në vitet e krizës ekonomikebotërore. Me qëllim që t’u afrohemi samë shumë vendeve të tjera, vendi ynëduhet të sigurojë ritme vjetore dyshi-frore të shtesës së prodhimit. Ritmetrelativisht të larta të prodhimit në vitete fundit nga njëra anë dhe ulja e ritmevetë shtimit të popullsisë nga ana tjetër,kanë ndikuar në rritjen e prodhimit tëbrendshëm bruto për frymë të popull-

Shtesa vjetore në % e prodhimit të brendshëmbruto në %4

Shteti 2009 2010

1. Shqipëria 5.0 6.02. Bosnja, Hercegovina 6.2 6.03. Kosova 3.1 3.54. Kroacia 4.8 6.05. Mali i Zi 6.5 7.16. FYROM 3.7 5.07. Serbia 5.7 7.28. Turqia 6.1 5.1

4. www.kmsh.gov.al.

Page 22: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

23Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

sisë. Në tabelën që vijon po japim tëdhëna në lidhje me treguesin e prodhim-it të brendshëm bruto për frymë të pop-ullsisë në vendin tonë në vitin e fundit.

Kufiri i varfërisë dhe minimumi jetik

Nga politikanët, qeveritarët, gazetarëtetj., flitet për varfërinë dhe minimuminjetik, por në asnjë rast nuk thuhet se saështë ky minimum. Ç’është minimumijetik dhe si përcaktohet ky tregues? Au-torë të ndryshëm përdorin dhe terma tëndryshme për minimumin jetik, si: nive-li zyrtar i varfërisë, minimumi i ekzis-tencës, pragu i varfërisë, minimumi je-tik etj. Pavarësisht nga këto emërtime,të gjitha ato kanë një gjë të përbashkët:në popullsinë e varfër përfshihen famil-je apo persona që kanë më pak të ardhu-ra se një kufi i caktuar. Me të ardhuratqë sigurojnë, nuk mund të bëjnë një jetënormale dhe të pranueshme. Nga ana eOrganizatës së Kombeve të Bashkuara,në popullsinë e varfër përfshihen person-at që sigurojnë më pak të ardhura di-tore se 2 dollarë amerikanë, ndërsa nëpopullsinë shumë të varfër përfshihenpersonat që sigurojnë të ardhura ditoremë pak se 1 dollar amerikan. Pra, në ras-

tin e parë të ardhurat mujore merren 60USD, ndërsa në rastin e dytë merren 30USD (30 USD në muaj është kufiri ivarfërisë absolute). Në vendet e prapam-betura (ose në vendet në zhvillim, kupërfshihet edhe Shqipëria, për llog-aritjen e minimumit jetik duhet të për-doret metoda analitike, duke përcaktu-ar fillimisht një shportë të caktuar mall-rash dhe shërbimesh që e formojnë atë.Në vendin tonë mungon treguesi zyr-tar i minimumit jetik, ndonëse Kodi iPunës dhe Ligji i Sigurimeve Shoqërorengarkojnë qeverinë për llogaritjen dheshpalljen e këtij treguesi. Gjithashtuedhe Zyra Ndërkombëtare e Punës(ILO), që ka organizuar disa konferen-ca në vendin tonë për probleme sociale,ka sugjeruar për llogaritjen dhe shpall-jen e minimumit jetik. Ja çfarë thekso-het në Konferencën Tripalëshe që u zh-villua 15 vjet më parë në vendin tonë:“Çuditërisht, Shqipëria është ndër ven-det e vetme të rajonit, ku autoritetet nukbëjnë përllogaritje të minimumit jetikzyrtar ose të nivelit të varfërisë, dukevështirësuar kështu çdo krahasim mepagat minimale ose me ato mesatare”.5

Është e domosdoshme që nga ana eshtetit dhe partnerëve socialë të krijo-het një ekip me ekspertë të fushave tëndryshme, për rillogaritjen e mini-mumit jetik sipas normave dhe çmimeveme pakicë dhe, mbi këtë bazë, të për-caktohet popullsia e varfër dhe ulja grad-uale e saj në të ardhmen. Vetëm po tëpërcaktohet treguesi real i minimumitjetik, mund të hartohen dhe strategji përzvogëlimin gradual të numrit dhe peshësspecifike të popullsisë së varfër (që katë ardhura më pak se minimumi jetikose kufiri i varfërisë). Një tregues irëndësishëm që shpreh mirëqenien epopullsisë janë të ardhurat gjithsej tëpopullsisë, ku përfshihen pagat, pensio-

Struktura e prodhimit të brendshëm bruto nënjë nga vitet e fundit në përqindje Shqipërianë shifra, 2009 (marrë nga INSTAT)

Degët Peshaspecifike

ne %

1. Shërbimet 47.42. Bujqësia 18.93. Ndërtimi 14.64. Transporti e komunikacioni 9.85. Industria 9.3

5. Telo, Ilia. 1996. Përmirësimi dhe zhvillimi i politikës së pagave në Shqipëri, Tiranë: Toena, fq. 58.

Page 23: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

24 Rritja e mirëqenies në Shqipëri, faktor për emancipimin shoqëror

net, ndihmat ekonomike dhe të ardhu-rat e tjera. Krahas treguesit të përgjiths-hëm të të ardhurave, llogariten edhe tëardhurat për frymë në përgjithësi, si dhepër kategoritë e veçanta të tyre, si pagamesatare për një punonjës, pensioni me-satar për një pensionist, ndihma mesa-tare mujore për një familje ose për frymëtë popullsisë etj.

Edhe diçka tjetër në lidhje metreguesin e çmimeve. Krahas treguesittë përgjithshëm të çmimeve, duhet tëllogariten në mënyrë periodike dhetregues të veçantë të indeksit të çmimevepër shportën e minimumit jetik, përshportën e mallrave për pensionistët etj.E theksojmë këtë për faktin se shtresavetë varfra të shoqërisë nuk u interesonindeksi i përgjithshëm i çmimeve mepakicë, por u interesojnë çmimet e aty-re mallrave që ata konsumojnë. Llog-aritja e këtyre treguesve të pjesshëm tëçmimeve është e sanksionuar në ligjedhe dekrete (si në Kodin e Punës, nëLigjin e Sigurimeve Shoqërore etj.), pornuk zbatohet rregullisht nga ana e shër-bimit statistikor. Kështu, p.sh., gjatëviteve të fundit ka pasur rritje të madhetë çmimeve të miellit dhe të nënproduk-teve të tij, të yndyrave, të biletave tëtransportit, të energjisë elektrike dhe tëujit të pijshëm etj., dhe nga kjo rritjejanë rënduar më shumë shtresat e varfratë shoqërisë. Duhet theksuar gjithash-tu se në të ardhurat reale të popullsisëndikon edhe ndryshimi i treguesve tëtatimeve dhe taksave që paguan popu-llsia. Rritja e taksave mbi të ardhurat,ndikon në uljen e të ardhurave reale tëpopullsisë. Sugjerohet që shërbimistatistikor duhet të botojë në mënyrëperiodike jo vetëm të dhëna për pagatnë sektorin shtetëror, por dhe të dhënanë lidhje me pagat nominale dhe realenë sektorin privat, si dhe për pensioninreal, pagën reale të papunësisë, të ndih-mave ekonomike etj. Vetëm nëpërmjet

treguesve realë të të ardhurave mund tëstudiohet mirëqenia e popullsisë. Kra-has anketimeve për studimin e tëardhurave të popullsisë është enevojshme që të plotësohen dhe bux-hetet familjare, ku pasqyrohen të ardhu-rat e popullsisë sipas burimeve të tyredhe shpenzimet sipas destinacionit.Këto duhet të plotësohen në bazë tëkërkesave të zgjedhjes tipike të kombin-uar dhe me zgjedhjet e tjera.

Përfundime

Është fakt i njohur se Shqipëria ësh-të vendi më i varfër në Europë. Kjo ar-gumentohet me treguesin e prodhimitpër frymë, të të ardhurave për frymë dhenë përgjithësi me nivelin e jetesës sëpopullsisë. Por, nga ana tjetër, Shqipëriaka kushte të përshtatshme për të pasurnjë ekonomi të zhvilluar, për të shtuarprodhimin e të ardhurat dhe për tëpërmirësuar mirëqenien e popullsisë.Kjo argumentohet me faktin se ne kemipasuri të shumta nëntokësore (p.sh. nërezervat e mineralit të kromit për frymëzëmë një nga vendet e para në botë),kemi tokë të punueshme të cilësisë sëlartë, ku në një pjesë të saj mund tëmerren edhe dy prodhime në vit, kemirezerva të shumta të ujit (për rezervat eujit të pijshëm për frymë të popullsisëzëmë një nga vendet e para në Europë),kemi kushte shumë të mira natyrore përzhvillimin e turizmit (për këtë mjaftontë përmendim faktin se gjatë një viti nëvendin tonë rreth 300 ditë janë me di-ell dhe gjatësia e vijës bregdetare është316 km) etj. Mbi të gjitha, vendi ynëaktualisht ka një popullsi vitale memoshën më të re në Europë, të arsimuardhe inteligjente. E gjithë kjo të lë tëkuptosh se arsyet e prapambetjesekonomike të vendit tonë kanë qenë dhejanë subjektive. Me një menaxhim mëtë mirë mund të rritet prodhimi e të

Page 24: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

25Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

ardhurat, mund të ulet varfëria dhe tërritet më tej mirëqenia e mbarë popull-sisë. Kjo gjendje do të ndikojë edhe në

emancipimin e shoqërisë, e cila do të ketëmë shumë mundësi për të pasur të miratintelektuale dhe materiale.

REFERENCAT

Mings, Thomas. 2005. The Study of Economics:Principles, Concepts and Applications. London:Dushkin Publishing Group, paper 115

Poper, Karl. 1996. Mjerimi i historicizmit. Tiranë:Fondacioni SOROS & Onufri

Telo, Ilia. 1996. Përmirësimi dhe zhvillimi i politikëssë pagave në Shqipëri, Tiranë: Toena

Sarlo, Chris. 2000. The minimum wage and pover-ty: A Critical Evaluation. Washington: FreePress, paper 37.

The growth of welfare in Albania, as a factor for social emancipationIsidor Koti

Albania today is considered the poorest country in Europe, but one of the richest to thenatural and human resources. The object of this paper is the reason for economic backward-ness of our country, if they have been and are subjective and what can be done in future toimprove the welfare of citizens. Also, the key point in the interior of this paper is the role ofincreased prosperity in the emancipation of Albanian society. While poorer countries lessdeveloped economically, our country inherits wealth of invaluable historical and cultural,which are one more reason to bring the crisis and to give people a direction to live better.

ABSTRACT

Page 25: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Lekë SokoliLekë SokoliLekë SokoliLekë SokoliLekë Sokoli është Pro Rektor dhe përgjegjës i Departamentit të Sociologjisë e Psikologjisëtë Universitetit Marin Barleti. Ai është, njëherësh, drejtor ekzekutiv i Institutit të Sociologjisëdhe i revistës “Studime sociale”. Është autor i mbi 20 librave në fushën e sociologjisë teorike,si: Sociologjia, Hyrje në Sociologji, Themeluesit e sociologjisë, Sociologjia dhe jeta e përdit-shme, Analiza sociologjike etj.; të sociologjisë së problemeve sociale, si: Droga - historia,përkufizime, klasifikimi, efektet, terapia; Divorci – vrojtime e refleksione, Demokracia dheproblemet sociale, Prostitucioni si profesion, Interesat dhe harmonizimi i tyre, Trafikimi -rasti i Shqipërisë etj., apo të metodave të kërkimit shkencor (librat Metodat e kërkimit nëshkencat sociale, 1999; Metodat e kërkimit, 2011).

PROCESI I BOLONJËS

DHE TË MËSUARIT PJESËMARRËS

Rasti i përfshirjes së studentëve të sociologjisë e psikologjisë

në studimin e problemeve sociale

Lekë SOKOLI - Institutit të Sociologjisë; Universiteti “Marin Barleti”

PËRMBLEDHJE

Në këtë artikull bëhet një bilanc rreth asaj që është arritur në përpjekjen për krijimin ehapësirave europiane të arsimit të lartë (Procesi i Bolonjës) dhe të kërkimit shkencor (Dek-larata e Lisbonës). Autori jep përgjigje pyetjes se a duhet që institucionet tona të arsimit tëlartë të kenë një barrë akademike lidhur me kërkimin dhe si do të realizohet ai, nga kush dhenë ç’rrethana. Nga sa rezulton, në Shqipëri procesi i Bolonjës është vlerësuar njëanshmërisht,më shumë si menaxhim, por jo si veprimtari intelektuale. “Kordoni sanitar” midis mësim-dhënies dhe kërkimit në universitete dhe institucione të tjera lidhet edhe me faktin se reformae arsimit të lartë është kryer e veçuar nga ajo e kërkimit shkencor. Por kërkimi në universitetenuk është një veprimtari “jashtë procesit”, por pjesë organike e tij. Autori i referohet konkre-tisht rastit të përfshirjes së mbi 80 për qind të studentëve të sociologjisë e psikologjisë nëstudimin dhe trajtimin e problemeve sociale gjatë viteve akademike 2008-09 dhe 2009-10.Ai argumenton se me këtë rast është krijuar një përvojë me interes kombëtar. Përfshirja e

Studime Sociale 2011, 1 (5): 27-38

Page 26: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

28 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Hyrje

Më 18 shtator 2003, Shqipëria nën-shkroi zyrtarisht përfshirjen në Procesin eBolonjës, një proces që kishte filluar qëme nënshkrimin, më 19 qershor 1999, tësë ashtuquajturës Deklarata e Bolonjës.Kjo do të thoshte se sistemi i arsimit tëlartë në Shqipëri do të reformohej në bazëtë standardeve të shpallura dhe të pranu-ara nga 46 vende anëtare të Procesit tëBolonjës. Me këtë reformim, sistemi sh-qiptar i arsimit të lartë do të bëhet i kra-hasueshëm me sistemet e arsimit të lartëtë vendeve të tjera europiane në një Hapë-sirë Europiane të Arsimit të Lartë(HEAL), krijimi i së cilës përbën objek-tivin madhor të këtij procesi.

Procesi i përfshirjes së Shqipërisë nësistemin europian të arsimit të lartë do tëpërkonte me disa zhvillime specifike të sajkundrejt vendeve të tjera. Ai përkoi, sëpari, me një periudhë kalimi nga njësistem arsimor tërësisht i centralizuar nënjë sistem arsimor të bazuar kryesishtnë ekonominë e tregut. Në këtë peri-udhë sektori i arsimit zgjoi shumë shpe-jt interesin e sipërmarrësve. U krijuasektori privat (jopublik) i arsimit, si al-ternativë e sektorit publik. Numri i uni-versiteteve u rrit me 3-4 herë, duke te-jkaluar me rreth 7-8 herë edhe numrin euniversiteteve që, bazuar në logjikën tradi-cionale dhe përllogaritjet normale, do t’inevojiteshin një shteti me një popullsi tëpërafërt me atë të Shqipërisë.

Megjithatë, për t’u përmendur ështëfakti që kapitale të konsiderueshme jopub-like vërshuan në sektorin e arsimin e lartë,aq sa disa komplekse të universiteteve pri-vate janë shumë më cilësore se shumica euniversiteteve publike.

Procesi i përfshirjes së Shqipërisë nësistemin europian të arsimit të lartë do tëpërkonte gjithashtu edhe me rritjen eshpejtë të numrit të studentëve. Për peri-udhën deri në vitin 2010, që konsidero-het si viti i Krijimit të Hapësirës Europi-ane të Arsimit të Lartë, u përcaktuan disaobjektiva, ndër te cilat po veçojmë:

të arrihet që numri i studentëve për frymë tëpopullsisë të jetë mbi 40 studentë/1000 ban-orë (I), të gjitha drejtimet e studimeve nëshkollat e larta të jenë ristrukturuar në bach-elor, master dhe PhD (II), të jetë futur plotë-sisht në zbatim Sistemi Europian i Trans-ferimit të Krediteve (ECTS) dhe Shtojca eDiplomës mbi bazën e të cilave studentëtlëvizin dhe transferojnë kreditet e fituara nëtë gjitha shkollat e larta të Rajonit të Arsimittë Lartë Europian (III).6

Këto do të ishin, siç ndodhi në fakt,sidomos pas vitit 2005, edhe objektivatkryesore të Shqipërisë. Madje, pavarësishtproblemeve të mëdha që ka aktualisht ar-simi i lartë, mund të themi se, nga pikë-pamja sasiore, këto objektiva janë arritur.Kjo do të thotë që, në të ardhmen, objek-tivi kryesor strategjik në fushën e arsimit tëlartë duhet të jetë cilësia e shkollës së lartë.

studentëve në projekte kërkimore konsiderohet si rrugë për përvetësimin cilësor të vetëprogrameve, bazuar në parimin psiko-pedagogjik: “Më thuaj, por do të harroj; mëtrego, por sërish mund të mos mbaj mend; nëse më përfshin, unë do të kuptoj e do tëmbaj mend”. Në këtë artikull nxirren disa përfundime mbi përparësitë e përfshirjes sëstudentëve në kërkimin shkencor dhe jepen rekomandime për strategjinë e arsimit nëShqipëri, bazuar në parimin e “të mësuarit për të menduar”.

6. Mund të shihet edhe: Tafaj, Myqrem. 2005. “Për arsimin e lartë dhe shkencën në Shqipëri. Ide fillnisësetë një master plani (Politika alternative), revista “Politika & Shoqëria”, Vëll. 8, nr. 1 (15), fq. 121-133.

Page 27: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

29Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Cilësia dhe “barra akademike” euniversiteteve

Cilësia ka, gjithsesi, të tjerë parame-tra dhe ndoshta beteja për të do të jetëmë e vështirë se rritja numerike, sasiore.Si dhe sa ka ndikuar sektori privat nëcilësinë e shkollimit të lartë? Kjo mbe-tet për t’u testuar. Megjithatë, edhe ob-jektivisht, rritja gati e menjëhershmesasiore krijon premisa për rënien e cilë-sisë. Qoftë edhe për vështirësi që lid-hen me mungesën e burimeve njerëzore,për të mos thënë më të rëndat, ato qëkanë të bëjnë me korrupsionin apo pros-titucionin akademik (shitja e asaj që nukështë për t’u shitur). Por ka edhe një tëvërtetë tjetër, që lidhet me faktin se, nëkohën kur vërshuan operatorët privatë,arsimi i lartë publik, për nga cilësia, ishtenë gjendje kritike.

Cilësia e shkollimit të lartë është elidhur organikisht me akademizmin evërtetë, me cilësinë akademike, mekërkimin shkencor. Por, a duhet të kenëuniversitetet një “barrë” akademike? Nënivel evropian, ky debat është zhvilluardhe vazhdon prej vitesh. Në qendër tëtij është fakti se “Procesi i Bolonjës” ësh-të një veprimtari intelektuale dhe jothjesht menaxhim. Madje kërkesat krye-sisht “menaxheriale” të Deklaratës sëBolonjës janë kompensuar me kërkesat ek-skluzivisht akademike të Deklaratës së Lis-bonës, që i referohet kërkimit shkencor.

Në Shqipëri, të paktën juridikisht,këtë çështje e ka zgjidhur vetë ligji “Përarsimin në Republikën e Shqipërisë”. Nënenin 2 të këtij ligji (Neni 2, pika a,“Misioni i arsimit të lartë”) është për-caktuar qartësisht se misioni i arsimittë lartë është:

të krijojë, të transmetojë, të zhvillojë e tëmbrojë dijet me anën e mësimdhënies,kërkimit shkencor dhe shërbimeve; të zhvil-lojë dhe të çojë përpara artet, edukimin

fizik dhe sportet; të formojë specialistë të lartëdhe të përgatisë shkencëtarë të rinj (nënviz-imi im, L. S.).

Pra, misioni i universiteteve është,në thelb, marrja e dijeve, përgatitja especialistëve dhe shkencëtarëve (qëlli-mi) përmes mësimdhënies, kërkimit shken-cor dhe shërbimeve (mjetet).

Por ligjvënësi ynë ka bërë një difer-encim të qartë midis universiteteve dheinstitucioneve të tjera të arsimit të lartë,siç janë kolegjet. Në neni 7, “Kolegjetprofesionale”, është sanksionuar se

kolegji profesional ofron veprimtari mësi-more dhe trajnuese në fusha të ndryshmetë arsimit profesional jouniversitar për për-gatitjen e specialistëve me orientim prak-tik. 2. Kolegji profesional realizon veprim-tari kërkimore të aplikuara, artistike, sport-ive etj., nëse është parashikuar në statutindhe rregulloret e tij, si dhe ofron shërbime.3. Kolegji profesional ofron programe tëstudimeve të ciklit të parë në disa fusha,në përputhje me procedurat e përcaktuarame akte nënligjore. 4. Kolegji profesionalka të drejtë të ngrihet edhe pranë univer-siteteve, akademive apo shkollave të tjeratë larta. Në këto raste ai ka strukturë tëngjashme me fakultetin.

Pra, çdo kolegji i është lënë që, në stat-utin dhe rregulloret e tij, të parashikojë etë vendosë vetë nëse do të realizojnë vep-rimtari kërkimore të aplikuara apo do tarealizojë misionin e tij vetëm duke u ba-zuar në mësimdhënie e trajnime.

Për universitetet, termi apo koncepti“personel/staf akademik” ka zëvendësuar- tanimë edhe zyrtarisht - termin e vjetër“staf/personel pedagogjik” apo “trupëpedagogjike”, që paradoksalisht për-doret ende në statute, rregullore apomanuale universitetesh. Kur themi“edhe zyrtarisht”, kemi parasysh gjith-një ligjin “Për arsimin e lartë...” (shih).

Page 28: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

30 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Madje në nenin 46, “Personeli i institu-cioneve të arsimit të lartë”, diferenco-het qartë personeli akademik nga ai ndi-hmës (mësimor-shkencor) apo adminis-trativ. Ndërsa neni 47, “Personeli akademikdhe titujt akademikë”, saktëson se “per-soneli akademik kryen veprimtari tëmësimdhënies, plus kërkim shkencor osetë aplikuar…”. Madje ky nen i detyronuniversitetet që të vendosin raportet mi-dis këtyre veprimtarive. Ai sanksionon se

raportet ndërmjet veprimtarive të ndry-shme (mësimore-shkencore L.S.) përcak-tohen në rregulloret e institucioneve tëarsimit të lartë dhe janë pjesë e kontratavetë punës mes palëve.

Pra, ka ardhur koha e vlerësimit tëkomponentit “kërkim shkencor” në uni-versitete, e evitimit të njëfarë “kordonisanitar” midis mësimdhënies dhe kërkim-it, siç është koha që të diferencohen uni-versitetet nga institucionet e tjera të ar-simit të lartë bazuar në kërkimin shken-cor, që të diferencohen vetë universitetetpërmes rankimit (renditjes) të bazuar nëstandarde mbi cilësinë akademike, çkamund të sigurohet vetëm përmes gërsh-etimit të mësimdhënies e të nxënit mekërkimin shkencor.

Studentët në kërkim dhe të mësuaritpjesëmarrës

Tanimë duket e kapërcyer pyetjanëse universitetet duhet të merren mekërkimin shkencor, përderisa ato krijo-hen, funksionojnë dhe akreditohen dukeu bazuar në kritere akademike, që

ndërthurin mësimdhënien me kërkiminshkencor. Kjo është, si të thuash, njëkërkesë që lidhet me vetë qenien e uni-versiteteve si të tilla.

Referuar rastit të Shqipërisë, rezul-ton edhe një veçori: kërkimi shkencoru është deleguar universiteteve. Në as-një vend tjetër nuk ka ndodhur e nukndodh kështu. Në Europë, për shem-bull, kërkimi shkencor bazohet në dymodele. I pari është modeli i shumicëssë vendeve të BE-së, ku akademitë e sh-kencave mbajnë peshën kryesore tëkërkimit shkencor. Ato janë jashtë uni-versiteteve, por nuk janë honorifike, sinë Holandë, Suedi, Greqi, Austri, Polo-ni, Çeki, Sllovaki, Hungari, Rumani,Bullgari, Maqedoni etj. I dyti ështëmodeli i disa vendeve të tjera të BE-së,ku akademitë e shkencave janë honor-ifike (qofshin kombëtare apo rajonale),si në Britaninë e Madhe, Francë, Itali,Gjermani etj. Por çështja është se në këtovende ka një mori institutesh kërkimo-re publike apo gjysmëpublike, jashtëuniversiteteve.7 As në ShBA kërkimishkencor nuk është ekskluzivitet abso-lut i universiteteve “absolute” ameri-kane. Në ShBA ka gjithfarë instituteshkërkimore publike e private, jashtuni-versitare që marren mirëfi l l i mekërkimin shkencor.

Pra, përqendrimi ekskluziv i punësshkencore në universitete, siç ndodhi nëShqipëri, duhet të justif ikohet merritjen e kapaciteteve të tyre akademike.Pavarësisht nga cilësia e personalit aka-demik të universiteteve, kjo kërkesë nukmund të përmbushet pa pasur edhe an-gazhimin e studentëve.

7. Në Francë, për shembull, shumë institute që lëvrojnë kërkimin shkencor në fusha të ndryshme,nga kozmonautika tek etnomuzikologjia, janë përfshirë në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor(CNRS). Në Itali, të tilla institute janë përfshirë në Këshillin Kombëtar të Kërkimeve (CNR). Meritontë theksohet fakti se, pavarësisht nga emri, si CNRS-ja franceze ashtu edhe CNR-ja italiane janëinstitucione jashtuniversitare. Edhe në Gjermani ka akademi honorifike, sipas landeve. Por ka, gjithsesi,institute kërkimore të fushave të ndryshme të shkencës, që financohen tërësisht apo pjesërisht ngabuxheti i shtetit.

Page 29: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

31Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Pra, së pari, përqendrimi i punës sh-kencore në universitete nënkupton seangazhimi i studentëve në kërkimin sh-kencor është një kusht për realizimin eobjektivave të kërkimit shkencor në niv-el lokal e kombëtar.

Së dyti, pedagogët e kanë të vësh-tirë, në mos të pamundur, që të reali-zojnë një projekt kërkimor – sado mod-est – pa u konsultuar e pa debatuar mestudentët, pa i testuar me ta çështjet qëlidhen me kërkimin, pa i bërë atapjesëtarë. Kjo është e kushtëzuar si ngavëllimi i punës kërkimore, ashtu edhenga kërkesat cilësore të saj. Kam dëg-juar një pedagog-shkencëtar të huaj që,në një prezantim, bëri këtë deklarim:“Këtë e kam provuar me studentët, me‘kaviet’ e mia kërkimore”. Kam përsh-typjen se një deklarim i tillë në mjedi-sin shqiptar mund të keqkuptohej.

Së treti , programet mësimoreparashikojnë edhe ngarkesa akademikepër studentët, krahas veprimtarive tëtjera formuese që vlerësohen me kred-ite. Kjo realizohet si për lëndë të veçan-ta, por sidomos në mikrotezat për përm-bylljen e programeve të studimit në niv-el bachelor e më tej. Referuar shkencavesociale, mund të themi se studentët janëe duhet të jenë në përbërje të kampion-eve të studimit, sikurse edhe të ngarkuarnë anketime, intervistime, vëzhgime,eksperimente sociale etj.

Marrim, së katërti, tekstet: cilësia emësimdhënies midis një autori teksteshdhe një tjetri që kopjon apo fotokop-jon ndryshon dukshëm. Por tekstet nukjanë produkt i punës së mbyllur në bib-lioteka apo laboratorë. Tekstet u adreso-hen studentëve, ato bartin përvojën ekomunikimit dhe bashkëbisedimit meta etj. Madje vetë procesi mësimor (le-ksioni apo seminari) është një procesreflektimi që duhet të gjejë pasqyrim nëbotimet dhe ribotimet e teksteve. Pasteksteve marrim lëndët apo modulet e

veçanta. Janë disa lëndë që mësohenvetëm përmes praktikës kërkimore.Duke qenë titullar i lëndës “Metodat ekërkimit shkencor”, unë mund të themse të paktën kjo lëndë mësohet vetëmose kryesisht përmes praktikës kërkimo-re. Por ka shumë lëndë që lidhen drejt-përdrejt me kërkimin.

Përfshirja e studentëve në kërkiminshkencor është një mundësi “e artë” përtë rritur shkallën e përvetësimit të pro-grameve mësimore. Kjo bazohet në disaparime të të mësuarit.

Së pari, është provuar se, afërsisht,njerëzit mbajmë mend 10-15 për qindtë asaj që lexojnë; rreth 20 për qind tëasaj që vetëm dëgjojnë; rreth 30 përqind të asaj që shikojnë; deri në ½ e atyreqë njëkohësisht shohin e dëgjojnë; derinë ¾ e asaj që riprodhojnë, thonë, pre-zantojnë; deri në nëntë të dhjetat e asajqë bëjnë vetë. Pra, të mësuarit pjesëmar-rës është kombinim i njëkohshëm i shumëmundësive për përvetësimin e dijeve.

Së dyti, njeriu është i prirë për tëmbajtur mend gjerat që i interesojnë.Në rastet e përfshirjes (sidomos kur ajoështë e vetëdijshme, vullnetare) nëkërkimin shkencor, studentët bëhen re-alisht të interesuar. Për t’u theksuar ështëfakti se përfshirja në kërkimin shkencorështë një mjet edhe për të zgjuar inter-esin e studentëve të dobët, indiferentëapo dhe problematikë.

Së treti, të mësuarit pjesëmarrës(learning by involving) është, në thelb,të mësuarit përmes të bërit të diçkaje(learning by doing). Këto janë dy kon-cepte të rëndësishme socio-pedagogjikeqë gjejnë shprehjen e tyre sidomos nërastet e angazhimit të studentëve nëkërkim të drejtpërdrejtë.

Së katërti, përfshirja e studentëve nëkërkimin shkencor është një kusht i do-mosdoshëm për krijimin e një kulturekërkimi brenda universiteteve. Por ai ka,gjithsesi, një parakusht: kërkon që vetë

Page 30: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

32 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

pedagogët ta konsiderojnë veten si“kërkues sokratianë” (njerëz në kërkim tëdijes, në kërkim të të vërtetave) dhe jo si“mësues sofistë” (të mësuar, të ditur).8 Pra,bashkë me studentët, të vihemi në kërkimtë të vërtetave (të reja). Kjo është çështja.

Domethënia e një përvoje

Prej vitit 1996 e këtej kam synuar dherealizuar çdo vit përfshirjen e studentëvenë kërkimin shkencor.9 Përvoja më e spika-tur ka qenë ajo e përfshirjes së studentëvetë sociologjisë dhe të psikologjisë të Uni-versitetit “Kristal” gjatë viteve akademike2008-08 dhe 2009-10. Kjo u ndikua,ndër të tjera, edhe nga fakti se në këtëuniversitet programi i studimit të so-ciologjisë u realizuan në një departamenttë veçantë, të cilin pata privilegjin ta drej-toja.10 Aty pata rastin të jepja një paketëlëndësh, që janë: “Hyrje në sociologji”,“Metodat e kërkimit shkencor” dhe “So-ciologjia e problemeve sociale”, në tre se-mestra të njëpasnjëshëm. Pra, përfshirja estudentëve në kërkimin shkencor u kon-

siderua një projekt me një kohëzgjatje njëvit e gjysmë. Për prezantimin e kësaj për-voje po i referohem një projekti kërki-mor, në të cilin:

Së pari, strategjia e kërkimit u hartuabashkë me studentët. Ajo parashikonte qëçdo fazë të konsiderohej si një hallkë e një“zinxhiri” kërkimor, duke filluar mepërzgjedhjen e një teme - problemi - qëdo të shndërrohej në objekt studimi. Nërastin e dhënë, çdo student, në mënyrë tëpavarur, do të sillte një propozim konkretmbi një problem social që do ta gjykontemë të rëndësishëm për ta shndërruar nëobjekt kërkimi kolektiv. Me njëfarë “refer-endumi studentor”, u vendos që temaqendrore e projektit kolektiv të ishte çësh-tja e varfërisë dhe e ndikimit të saj në cilës-inë e jetës së fëmijëve.

Së dyti, u ndanë detyrat përshqyrtimin e literaturës mbi bazën e së cilësstudentët u njohën me studimet ekzis-tuese, u familjarizuan me problemin dhezhvilluan ide për hulumtimin e tij. Në këtëfazë u debatua rreth hipotezave kryesoredhe u fiksuan ato.

8. Sokrati (469-399 para Krishtit) ka qenë bashkëkohës me sofistët. Ciceroni, një filozof romak, tha disaqindra vjet më vonë se Sokrati, ndryshe nga sofistët, “e thirri filozofinë nga qielli dhe e vendosi në tokë, e bëritë banojë në qytete, duke e futur nëpër shtëpi e duke i bërë njerëzit të mendojnë për jetën dhe etikën, për tëmirën dhe të keqen...”. Por Sokrati ndahej nga sofistët në një pikë të rëndësishme: ai nuk e quante veten sofist,që do të thotë person i mësuar, i ditur. Madje, ndryshe nga sofistët, ai nuk kërkonte të paguhej për mësimet etij. Sokrati e quante veten “filozof ” në kuptimin e vërtetë të fjalës. “Filozof ” është ai që e do diturinë, tëvërtetën, vihet në kërkim të saj. Sofistët, ndryshe nga kërkuesit e të vërtetave, shkojnë e vijnë gjatë historisë.Të tillë janë edhe ata mësues, pedagogë apo persona “artificialë” që, edhe pse dinë pak, ngulin këmbë se dinëshumë dhe që shpesh guxojnë të japin mendime edhe për gjëra që nuk ua kanë idenë. Të tillë “sofistë” (apo“gjithologë”) ka shumë, ngado: në auditorë, në media, në institucione.

Një “filozof ” (kërkues i vërtetë) është diçka krejt tjetër. Ai është i bindur se di shumë pak dhe, më erëndësishmja, është i shqetësuar për këtë. Pa, ndryshe nga ai që proklamon ngado ato që di (sado qofshin dijete tij,), ai vihet në kërkim, sipas parimit: “i ditur është ai që kërkon”. Sokrati guxoi të pohonte se sa pak dinënjerëzit. Dhe ai, pa u lodhur, kërkonte të arrinte të vërtetën dhe u bë martir i saj.

9. Në parathënien e librit tim “Droga - historia, përkufizime, klasifikimi, përhapja, efektet, terapia”, botimi vitit 1999, dëshmohet aktivizimi i studentëve në kërkimin shkencor. Në të thuhet: “I dashur lexues, libri“Droga”, botimin e parë të të cilit po merrni në dorë, ka vërtet autorësinë time, por nuk është vetëm imi. Ainuk është as roman, as studim historik që mund të shkruhet duke punuar në biblioteka e arkiva. Është njëstudim sociologjik, që ka edhe anën empirike, hulumtimin konkret, studimin e dukurisë në terren. Ndaj janëshfrytëzuar anketimi, intervista dhe vëzhgimi i drejtpërdrejtë. Këtë e kam bërë së bashku me Blendin, Ornelën,Irenën, Beqirin, Erionën, Denadën, Anën e të tjerë studentë që, në lëndën e sociologjisë, u angazhuan përgrumbullimin e të dhënave…”. Këtë praktikë e kam zhvilluar më tej në vitet e mëvonshme.

10. Departamenti i parë i sociologjisë në historinë e Shqipërisë u themelua në Universitetin “Kristal” gjatëvitit akademik 2008-2009.

Page 31: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

33Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Së treti, strategjia e kërkimit u për-thye në një platformë konkrete, u zg-jodhën metodat konkrete të kërkimit, sianketimi, intervistimi, studimi i rastit,vëzhgimi etj. Në mënyrë të alternuar upërdorën metodat sasiore dhe cilësore.Instrumenti bazë i kërkimit sasior ishte njëanketë (pyetësor) me rreth njëqind py-etje (354 alternativa përgjigjesh). Mestudentët u realizuan të gjitha fazat ehartimit të anketës: hartimi i variantittë parë, testimi i saj, korrigjimi e derihartimi i anketës përfundimtare.

Së katërti, me të njëjtën procedurë“kolegjiale” u hartua metodologjia e ad-ministrimit të pyetësorëve. U përzgjodhnjë kampion studimi përfaqësues, i për-bërë nga 1364 përgjigjedhënës, bazuar nëtë dhënat socio-demografike të Sh-qipërisë. Përzgjidhja e të anketuarve u bënë përputhje me kriteret e kampionimit,duke respektuar sidomos kriterin e rastë-sisë, por duke iu përmbajtur njëherëshedhe metodës së orientuar, që të mund tëtestoheshin perceptimet e qytetarëve tëpërkatësive të ndryshme (nga zona të ndry-shme të Shqipërisë, meshkuj dhe femra,individë të grupmoshave etj).

Së pesti, sondazhi u shtri në 11 nga12 qarqet e Shqipërisë, çdonjëri me nga1-3 prefektura apo nënprefektura (ose rre-the, në emërtimin tradicional).11 Për t’utheksuar është sidomos gatishmëria e stu-dentëve për të marrë përsipër realizimine pyetësorit në qytete apo fshatra ku atakishin familjarë, të afërm apo të njohurtë tyre. Ata shkuan fizikisht nga Tropo-ja në Sarandë dhe e gjithë kjo vetëmvullnetarisht, pa dieta, pa shërbimeudhëtimi, trajtimi etj.

Së gjashti, anketimi u realizua ngastudentët anketues, sipas parimit ballëpër ballë (face to face). Informacionikërkimor i marrë përmes anketimit ësh-të hedhur në kompjuter nga vetë stu-dentët e angazhuar. Mbi bazën e tëdhënave specifike të zonave apo rajon-eve të veçanta, si dhe duke u bazuar nëpërvojën konkrete të çdonjërit prej stu-dentëve të përfshirë në këtë studim, uhartuan ministudime të pjesshme. Mar-rëdhëniet e studentëve kërkues me in-dividët e përfshirë në këtë studim rezu-ltuan të ishin një shkollë më vete.

Citojmë, për ilustrim, disa ngaraportet shoqëruese të studentëve:

Dashurie Buci, anketuese në Durrës:Nga anketimet që zhvillova në Dur-

rës konstatova se tema “Varfëria dhefëmijët në Shqipëri” është shumë aktu-ale, prekëse dhe njerëzore. Në shumëraste, studimi ynë u shoqërua me refle-ktime vetjake apo edhe kolektive. Mad-je, veç përgjigjeve të pyetësorëve, shu-mica e të anketuarve dhënë veças opin-ionet e tyre duke iu referuar përvojësdhe rasteve të veçanta.

Majlinda Zhuzhi, anketuese në Dibër:Thuajse të gjithë kërkonin të dinin

nëse këto anketa kishin të bënin mezgjedhjet politike. Na u desh shumë punëpër t’i sqaruar, madje disa nuk arritëm t’ibindnim dhe nuk pranuan të anketo-heshin. Ndoshta këto anketime nuk du-hen bërë afër zgjedhjeve, ngaqë ngatërro-hen me sondazhet elektorale dhe njerëzitdyshojnë në manipulime...

11. Konkretisht, në studim janë përfshirë këto qarqe (prefektura apo nënprefektura): 1. Dibër (prefekturae Dibrës dhe nënprefektura e Matit); 2. Shkodër (prefektura e Shkodrës); 3. Kukësi (nënprefektura e Tropojës);4. Durrësi (prefektura e Durrësit dhe nënprefektura e Krujës); 5. Tiranë (prefektura e Tiranës); 6. Elbasan(prefektura e Elbasanit dhe nënprefektura e Librazhdit); 7. Korçë (nënprefektura e Pogradecit); 8. Fier(prefektura e Fierit dhe nënprefekturat e Lushnjës dhe Mallakastrës); 9. Berat (prefektura e Beratit); 10.Gjirokastër (nënprefektura e Tepelenës); 11. Vlorë (nënprefektura e Sarandës).

Page 32: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

34 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Olta Bame, anketuese në Tiranë:Të gjitha anketat i kam plotësuar

“ballë për ballë”. Kjo sepse doja të testojasadopak sinqeritetin e përgjigjedhënësve.Përgjithësisht përgjigjet më janë dukur tëvërteta. Por disa herë të anketuarit kishindruajtje të deklaronin se ishin të varfër aposhumë të varfër. Sikur kishin frikë se do tëparagjykoheshin, sikur cenohej krenaria etyre. Ndaj mendoj se individët duhet tëjenë pak më të varfër nga sa kanë raportu-ar me përgjigjet e dhëna.

Edlira Leka, anketuese në Durrës:Fillimisht mendohej se kjo që po

bënim ishte pjesë e një loje politike. Por usqaruan...

Adiona Meça, anketuese Memaliaj:Fillimisht sondazhi nuk u prit aspak

mirë. Nga 51 të anketuar, vetëm njeri, B.M., pranoi të anketohej që në fillim. Tëgjithë të tjerët thuajse ishin të sigurte sebëhej fjalë për zgjedhjet politike. Më ësh-të dashur shumë punë, por më ndihmoimë shumë njohja personale në atë qytet.Në fshat ishte më lehtë. Komunikimi ihapur më ka bërë veçanërisht përshtypje.

Anisa Selko, anketuese në Pogradec:Druaj në sinqeritetin e përgjigjeve

të dhëna në disa raste për nivelinekonomik të familjes. Sidomos nga bur-rat “krenarë” të fshatrave...

Mirlinda Prendi & Pirro Rafti, an-ketues në Tiranë:

Ne iu përmbajtëm skemës së përcak-tuar në metodologjinë e studimit përpërzgjedhjen e individëve që do të anke-tonim. Por në shumë raste individët epërzgjedhur refuzonin të bashkëpunoninpër të plotësuar anketat. Ndaj na ështëdashur të gjenim individë të gatshëm përt’u anketuar. Por jo gjithnjë gjendej vendii duhur dhe koha e nevojshme për tëplotësuar pyetësorët.

Një infermiere në Tiranë, intervistu-ar nga studentja Anila Loca:

Jam shume e nderuar që shpreh opin-ionin tim për këtë çështje. Njerëzit janëshumë të ndjeshëm ndaj kësaj problema-tike, sidomos gratë dhe sidomos ato tëprofesionit tonë...

Emi Bogdo, anketuese në Tiranë:Nga 50 individë të anketuar, vetëm

22 prej tyre pranuan të zhvillonim njëintervistë shtesë për të marrë opinione tëlira rreth temës. Pjesa tjetër nuk kishtemendim, nuk kishte kohë ose nuk kishtenerva, siç pohonin.

Yllka Teta, intervistuese në Krujë:Duket sikur shqiptarët e kanë të

vështirë të thonë se jemi të varfër aposhumë të varfër. Sikur u cenohet kre-naria. Në njëfarë mase më është dukursikur krenaria shkon në përpjesëtim tëdrejtë me varfërinë.

Silvana Gjata, anketuese në Lushnje:Për mua ka qenë një punë e lodhs-

hme, por njëkohësisht jam ndjerë shumëmirë. Sepse nga të anketuarit mësovashumë gjera, i njoha nga afër, njoha prob-lemet e tyre, u bëra edhe më realiste.Njëherësh arrita të kuptoj thelbin e lëndës“Metodat e kërkimit shkencor”. Por arritanë përfundimin se jetesa në Shqipëri, si-domos larg qendrave të mëdha urbane,është vërtet shumë e vështirë.

Enkelejda Mana, anketuese në Krujë:Unë kam mbetur shumë e kënaqur

nga marrëdhëniet që krijova me ata qëanketova dhe intervistova. Thuajse tëgjithë kishin gatishmëri për bash-këpunim, kuriozitet dhe interesim. An-ketueset femra ishin shumë më tëpërkushtuara për t’iu përgjigjur anket-ave dhe për të dhënë opinionet e tyre.Dukej se ato ishin më të ndjeshme ndajtemës së varfërisë dhe fëmijëve.

Page 33: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

35Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Ada Qerimi, anketuese në Burrel:Shumica e të 40 të anketuarve kanë

shprehur, veç anketës, edhe opinione të lirapër varfërinë dhe ndikimin e saj te fëmijët.Por një pjesë e tyre nuk dinin të lexonin,ndonëse ishin 16-17 vjeç. Ata e kishinbraktisur shkollën. Më dhanë këtëshpjegim: “Familjet tona janë aq të varfrasa nuk kanë mundësi të blejnë as librat eshkollës”. Pra, varfëria është shkaku krye-sor që fëmijët mbeten rrugëve, pa arsim.Më pas vijnë një varg problemesh sociale...12

Së shtati, të dhënat cilësore janë sig-uruar në disa mënyra: a) përmes interv-istave me ekspertë dhe individë me për-voja të veçanta për këtë tematikë, drejtuestë institucioneve, shoqatave etj.; b)përmes intervistave me grupe fokusi menga 8-10 fëmijë; c) përmes intervistave tëlira me shkrim për çështjen e varfërisë dhetë fëmijëve, nga e cila janë siguruar mbi400 opinione të individëve të përkatësivetë ndryshme. Në disa raste është realizuarnjë shqyrtim me tërësor i përvojave tëfamiljeve të veçanta, si aplikim i metodëssë njohur me emrin studim i rastit.13

Së teti, ky studim u bë pjesë e një pro-jekti të Qendrës “Fëmijët sot” dh e mbylliciklin e vet sipas idesë fillestare për botim.

Së fundi, një pjesë e studentëve tëpërfshirë në kërkimin shkencor bënë pre-zantimet e tyre në Konferencën vjetore tëInstitutit të Sociologjisë (shih programinnë këtë numër), duke hapur kapitullin ekonferencave shkencore studentore edhenë Shqipëri.Përcakto problemin: zgjidhnjë çëshjte për studim studim.

Disa përfundime

Kërkimi shkencor përbën një ndër dygjymtyrët e punës së universiteteve. Aipërfaqëson një ndër kushtet e vlerësimitdhe të akreditimit ndërkombëtar të univer-siteteve. Në vlerësimin e EQUIS,14 përshembull (paragrafi 5) janë parashikuardetyra për çdo universitet lidhur mekërkimin shkencor, të tilla si: “të ketë poli-tika të përcaktuara qartë në lidhje mekërkimin shkencor” (5.1); “ekzistenca ekulturës së kërkimit brenda universitetit”(5.2), “organizimi dhe menaxhimi efektiv iaktiviteteve kërkimore të universitetit”

12. Duke kërkuar ndjesë për pamundësinë për t’i përmendur të gjithë studentët e mi që u përfshinë nëpunën kërkimore, falënderoj sidomos këta studentë (sipas rendit alfabetik të mbiemrave): Freskida Almadhi,Rando Balliu, Olta Bame, Emi Bogdo, Dashurie Buci, Jonida Çekrezi, Blerim Daci, Edjola Dautaj, EdliraDevolli (Leka), Arbana Dibra, Noreta Dyrmishi, Silvana Gjata, Jonida Haxhiu, Majlinda Hoxha, Alketa Kera,Teuta Korreshi, Edlira Lamaj, Ledia Likollari, Anila Loca, Enkeleda Mana, Adiona Meça, Ersida Mulkurtaj,Endri Noti, Mirlinda Prendi, Alda Qerimi, Pirro Rafti, Jonida Sakaj, Albana Sefaj, Anisa Selko, Loreta Shehi,Yllka Teta, Nertila Toska dhe Majlinda Zhuzhi.

13. Po veçojmë një pjesë nga studimi i studentes së sociologjisë Alketa Kera:Rasti që po paraqesim u zbulua gjatë procesit të anketimit në rrethin e Tiranës, pikërisht në zonën Mëzes

Fushë. U thellova sidomos në përvojën e një familje të ardhur nga Kukësi, fill pasi u lejua lëvizja e lirë enjerëzve. Dhjetë persona jetonin në një shtëpi të vogël të marrë me qira: burri, gruaja, tri vajza dhe dy djem.I vetmi burim jetese i kësaj familjeje ishte paga që merrte i zoti i shtëpisë nga puna që bënte. Ai punonte si rojenate në një kantier ndërtimi. Asnjëri nga fëmijët nën moshën 18 vjeç, nuk kishte arritur ta mbaronte arsimine detyrueshëm shkollor. Këtë fakt e zbulova kur vajza, gjatë plotësimit të anketës, pyetjes së shtatë mbi statusine punësimit iu përgjigj: “e papunë”. Më tregoi se e kishte braktisur shkollën që në klasën e gjashtë, sepse nukkishte pasur mundësi të shkonte në shkollë, njësoj si të gjithë fëmijët e tjerë. Gjithashtu edhe dy djemtë, 10dhe 11 vjeç, nuk shkonin më në shkollë, por mblidhnin hekurishte për të ndihmuar familjen. Ja ç’më tha vajza17 vjeçare: “Ëndrra ime më e madhe është të shkoj në shkollë dhe të kem një kompjuter. Do të mësoja shumëgjëra, do të bëja pak edhe jetë shoqërore etj. Por, për fatin tim të keq, kjo nuk është e mundur. Ky është realitetiim dhe më duhet ta pranoj ashtu siç është.” Ky, siç doli gjatë intervistave, nuk është rasti i vetëm. Në këtë zonëishin disa raste të tilla, në zonat përreth gjithashtu. Gjithsesi këto ishin zona më afër Tiranës. Mund të marrimme mend se ç’ndodh në zonat e largëta...

14. EQUIS, European Quality Improvement System - Sistemi europian i Përmirësimit të Cilësisë.

Page 34: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

36 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

(5.3); “koha e mjaftueshme e caktuarpër kërkimin brenda ngarkesës së profe-soratit” (5.5) etj.

Përfshirja e studentëve në kërkiminshkencor është një kërkesë e domosdoshmepër formimin e tyre profesional. Përvojasë cilës po i referohemi tregon se përfshir-ja e studentëve në studimin e problemevesociale është një rrugë efikase edhe përformimin e tyre qytetar.

Përfshirja e studentëve në kërkiminshkencor është jo vetëm e nevojshme përpërvetësimin e programeve mësimore, poredhe e mundshme. Mbetet të kërkohenrrugë dhe forma për realizimin e saj. Stu-dentët më të prirë për kërkimin shkencorjanë, njëherësh, nxitës për studentët e tjerë.Në disa universitete studentët me prirjepër kërkimin organizohen në kurse tëveçanta (Special Topics). Thuajse në tëgjitha universitetet elitare ka kurse te tilla.Kjo nuk ka të bëjë me punimet e diplo-mave, por me një trajtim ekstra për studentëtë veçantë, me qëllim që të përfshihen nëprojekte të përbashkëta kërkimore me ped-agogët. Janë pikërisht këto metoda, kjopërfshirje e studenteve në projekte që i bëjnësot universitetet në botë qendra të rëndë-sishme të ideve të reja. Ndaj dhe në shumëuniversitete, pedagogët që arrijnë të përf-shijnë studentë në projekte shkencore kanëngarkesë të reduktuar mësimore.

Pjesëmarrja e studentëve në kërkimin sh-kencor pasuron CV-në e tyre që në kohën estudimeve universitare dhe krijon premisapër orientimin e tyre në tregun e punës.15

Përfshirja e studentëve në projektekërkimore për njohjen, studimin dhe tra-jtimin e problemeve sociale ndikon nëpërmirësime shumëdimensionale, siç janë:rritja vetëvlerësimit dhe e personalitetit të

studentëve, iniciativës dhe pavarësisë së tyre;orientimi për të reaguar në situata të ndry-shme; vullnetarizmi, qytetaria aktive, punanë grup; nxitja e lidershipit dhe aftësimi përvendimmarrje; rritja e ndjeshmërisë ndajçështjeve publike, e gatishmërisë për t’upërfshirë në jetën publike, e kontributit nëtrajtimin e problemeve sociale etj. Ajondikon në formimin e dyanshëm të stu-dentëve: profesional dhe qytetar.

Në rastin e dhënë, studentët ishinpjesëmarrës dhe kontribuues në krijimine një përvoje origjinale, kombëtare. Kjosepse trajtuan probleme me interes ko-mbëtar, nxorën përfundime origjinaleedhe në raport me të dhënat zyrtare, sug-jeruan zgjidhje dhe politika ndërhyrjeje përproblemet konkrete.

Përfshirja e studentëve në projekte(kërkimore dhe jo vetëm), së bashku dhenën drejtimin e pedagogëve ka, gjithsesi, disaparakushte, siç mund të jenë: filozofia eshkollimit duhet të bazohet në parimin “stu-denti në qendër”; cilësia e marrëdhënievepedagog-student, e bazuar vetëm në inter-esat e përbashkëta akademike; vlerësimi ipedagogut si një udhëheqës shkencor e josi një mësimdhënës klasik; vlerësimi i ko-hës së studimeve si një projekt afatgjatë (një,dy, apo edhe trevjeçar - aq sa zgjasin stu-dimet); krijimi i një “fryme grupi”, ku çdon-jëri e konsideron veten si pjesë e së tërës;organizimi i një sistemi tutoriali – referuarkërkimit shkencor dhe lëndës “Metodat ekërkimit shkencor” etj., etj.

Përfshirja e studentëve në kërkiminshkencor kërkon hapësira më të mëdha nëprogramet universitare për metodat ekërkimit. Të gjithë pohojmë se metodat ekërkimit, krahas teorisë, përbëjnë anën tjetërtë medaljes në studimet shkencore. Por,

15. Referuar rastit të trajtuar në këtë artikull, mund të themi se çdo student i përfshirë në kërkim mund tëvendosë në CV-në e tij, pa pritur fundin e studimeve, faktet e angazhimit të tij, si: 1. Pjesëmarrje në projektinkërkimor “X” (në Tropojë, Dibër, Pogradec, Memaliaj... ); 2. Pjesëmarrje në Exit Poll gjatë zgjedhjeve të vitit2009 (Sarandë, Skrapar, Korçë); 3. Pjesëmarrjen në projektin “Y” (2010); 4. Kontribuues në botimin “Z”; 5.Pjesëmarrje në konferencën kombëtare studentore etj., etj.

Page 35: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

37Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

referuar përvojës, del se metodat kanë qenëmë të pavlerësuarat. Mendojmë se vendosjae një ekuilibri midis tyre do ta çojë shumëpërpara kërkimin shkencor dhe, përgjithë-sisht, formimin akademik. Në veçanti sug-jerojmë që lënda “Metodat e kërkimit” të jetënjë ndër lëndët e kurrikulave bazë, pavarësishtnga dega apo programi i studimit.

Përfshirja e studentëve në kërkiminshkencor krijon kushtet për një strategjikoherente të arsimit në Shqipëri, që nor-malisht duhet të bazohet në parimin “tëmësosh të mendosh”. Kërkimi u jep atyrematerialin për të menduar, për të dialoguar,për të kritikuar, për të reflektuar. Në qasjenndaj këtij parimi mendojmë se duhetmbajtur parasysh një fakt: studentët tanëvijnë nga një shkollë e dobët. Ky përfun-dim del duke u bazuar në sistemet ndërko-mbëtare të vlerësimit krahasues16. Nga anatjetër, ne mund t’i referohemi ballafaqim-it të shkollës amerikane me atë të vendeve

aziatike, që po habisin botën për ritmet ezhvillimit, siç janë: Kina, Singapori, HongKongu, Korea e Jugut dhe Tajvani. Mod-eli amerikan i shkollimit parauniversitar,pasi ka “humbur betejën” me shkollënaziatike17 në “aftësinë për t’u vlerësuar nëprovime”18, mbahet pikërisht në aftësinëpër t’i mësuar të rinjtë që të mendojnë.19

Së fundi, në përfshirjen e studentëvenë kërkimin shkencor mund të arrihen re-zultate modeste. Sepse kërkimi është kërkimdhe studenti është student. Por çështja ësh-të që të zgjojmë te studentët interesin përta parë botën, realitetin dhe jetën sociale mesyrin e njeriut që shkon në thellësi të fenomeneve,për të zgjuar gradualisht shpirtin vëzhgues që,siç thotë Gëte (cit: Cvajg ([1940], 2005),

çdo shikim të kthehet në soditje, çdo soditjenë mendim, çdo mendim në shoqërim idesh,kështu mund të themi se, sa herë i hedhim njëshikim të kujdesshëm botës, bëjmë teori.

16. Bëhet fjalë për një studim me autoritetin e pakundërshtueshëm ndërkombëtar të Organizatës përBashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), i titulluar “Programi për vlerësimin ndërkombëtar të stu-dentëve” (Programme for International Student Assessment PISA). Në këtë sistem, Shqipëria është përfshirëqë nga viti 2009. Sipas vlerësimit të fundit, Shqipëria është e fundit në Europë, madje më mbrapa se shumëvende të prapambetura të Azisë e Afrikës (për më tepër mund të shihet: Nurellari, 2010).

17. Referuar “Trends in International Mathematics and Science Study” (TIMSS) (Studimi i tendencavendërkombëtare në matematikë dhe shkencë), i cili, që prej themelimit më 1995, është shndërruar në standar-din për krahasimin e programeve mësimore në vende të ndryshme.

18. Aq sa Wall Street Journal jep alarmin me tituj të tillë “Bombë ekonomike me sahat: adoleshentëtamerikanë janë ndër më të dobëtit në matematikë” (cit: Zakaria, 2010, fq. 182)

19. Dy mendimtarë të mëdhenj të Amerikës, Alan dhe Zakaria (shih), bashkohen në vlerësimin e tyre mbikëtë konkurrencë zhvillimi global, bazuar në arsimin, kur thonë: “Sistemet e tjera të mësojnë si të bëshprovime, sistemi amerikan të mëson si të mendosh… Është pa dyshim kjo cilësi që shpjegon pse Amerikaprodhon kaq shumë sipërmarrës, shpikës dhe njerëz që janë të gatshëm të rrezikojnë. Në Amerikë, njerëzve ulejohet të jenë të guximshëm, të sfidojnë autoritetin, të dështojnë e të përmirësohen. Në një kohë kur Amerikambetet më gojëhapur përballë aftësisë së aziatikëve për t’u përballur me provimet, vendet aziatike vijnë nëAmerikë për të kuptuar se si t’i bëjnë fëmijët e tyre të mendojnë. Ne duhet ta kultivojmë më tepër dialogun messtudentëve dhe mësuesve… Shkollat e mesme më të mira në Pekin e Shangai kanë filluar ta vënë theksin tepuna e pavarur kërkimore, te konkurset shkencore dhe klubet e sipërmarrësve…

REFERENCAT

Cvajg, Stefan. [1940], 2005. Frojd, Tiranë: ShB.Fan Noli

Gardder, Justin. 2004. Bota e Sofies, roman mbihistorinë e filozofisë, Tiranë: Onufri.

Greenspan, Alan. [2007], 2010. Epoka e traziravenë një botë të re, Tiranë: Dudaj.

Kuvendi i Shqipërisë, Ligji “Për Arsimin e lartë nëRepublikën e Shqipërisë”, Nr. 9741, datë 21.

Page 36: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

38 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

5. 2007 (i ndryshuar me ligji Nr. 9832, datë12. 11. 2007).

Sokoli, Lekë & Elma Tërshana. 2010. Varfëria dhefëmijët në Shqipëri, Tiranë: Instituti i So-ciologjisë & Qendra “Fëmijët Sot”

Sokoli, Lekë. 1999. Droga - historia, përkufizime,klasifikimi, përhapja, efektet, terapia, Onufri &Fondacioni Soros.

_____. 2011. Metodat e kërkimit, Tiranë: Institutii Sociologjisë.

_____. 2006a. Sociologjia dhe jeta e përditshme, Ti-ranë: Instituti i Sociologjisë.

_____. 2006b. “Koha për një akademi të re të sh-kencave...?”, Tiana observer, 6 korrik.

Tafaj, Myqrem. 2005. “Për arsimin e lartë dhe

shkencën në Shqipëri; Ide fillnisëse të njëmaster plani” (Politika alternative), revista“Politika & Shoqëria”, Vëll. 8, nr. 1 (15),fq. 121-133.

Tunning Project. 2007. Hyrje në harmonizimin estrukturave arsimore në Europë; kontributi iuniversiteteve në Procesin e Bolonjës, Tiranë:Universiteti “Marin Barleti”.

Nurellari, Adri. 2010. Të fundit në Europë edhe përarsimin, Gazeta “Shqip”, 21 dhjetor.

Universiteti “Marin Barleti”. 2007. Manuali itrupës pedagogjike, Tiranë: UMB.

Zakaria, Fareed. [2007], 2010. Bota pas-ameri-kane, Tiranë: Instituti i Librit dhe i Komu-nikimit

Bologna Process and learning by involving: the case of Involving the Students ofsociology and psychology in Studying of Social Problems.Lekë Sokoli

In this article the author has done a balance about what is achieved in trying to create, both,a European Space of Higher Education (Bologna process) and Research (Declaration ofLisbon). The author answers the question of whether our institutions of higher educationhave an academic burden associated with research and how he accomplished, by whom andthe ways. From the results, the Bologna process in Albania is estimated unilaterally, morelike management, but not as intellectual activity. A “sanitary cordon” between teaching andresearch in Albanian universities and other higher institutions is linked with the fact that thereform of higher education is conducted apart from that of research. According to theauthor, the research in universities is not something “out of the process”, but its organicpart. The author specifically refers to the case of involvement of more than 80 percent of thestudents of sociology and psychology in the study and treatment of social problems, duringthe academic years 2008-09 and 2009-10. He argues that this case is created an experienceof national interest. Involving students in research projects is considered as a way to acquirequality software itself, based on psycho-pedagogical principle: “Tell me, but will forget;show me, but I still can not remember; include me and I will understand and remember.” Inthis article draw some conclusions about the advantages of involving students in researchand makes recommendations for the strategy of education in Albania.

ABSTRACT

Page 37: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Ky punim synon të tregojë rëndësinë që ka hartëzimi i shërbimevesociale për dhunën në familje, si

dhe rolin që luajnë për këtë qëllim insti-tucionet shtetërore, shoqatat dhe institu-cionet fetare në qytetin e Durrësit.

Objektivat e studimit:

• Të krijohet mundësia e hartëzimit tëshërbimeve ekzistuese dhe të përcak-tohen fushat e ndërhyrjes.

• Identifikimi i aktorëve që nevojiten përt’u përfshirë në CCR (krijimi i reagimittë koordinuar të komunitetit).

• Si të minimizohen rastet e dhunës nëfamilje, por dhe si të bashkëpunohetme aktorët socialë për të krijuar CCR.

Metodologjia e studimit:

U sigurua informacion nga 500 an-keta që u plotësuan nga punonjës të in-stitucioneve shtetërore dhe shoqërore,intervista me persona që drejtojnë insti-tucione dhe OJF, si dhe intervista mefokus-grupet.

Analiza përfshin gjithashtu të dhënastatistikore e demografike që u morën ngainstitucionet shtetërore dhe OJF-të e qy-tetit të Durrësit.

Në vitin 2007, në Shqipëri u mirat-ua ligji “Për masat kundër dhunës në mar-rëdhëniet familjare”, si dhe StrategjiaKombëtare dhe Plani i Veprimit kundërdhunës në familje. Kështu, tanimë janëhedhur bazat për një mënyrë të re të tëmenduarit dhe mirëkuptimit mes të gjithëautoriteteve shtetërore dhe OJF-ve, meqëllim që të koordinojnë planet afatgjatapër parandalimin e dhunës në familje dhembrojtjen e viktimave. Me gjithë përpa-rimin e dukshëm që është bërë në këtëfushë, ka ende probleme që ndikojnë përkeq në lidhje me barazinë gjinore, si dhemungesë vlerësimi për dhunën në familje.

Ndër këto elemente mund të përmendim:

• mentalitetin patriarkal,• papunësinë e grave,• diskriminimin në punë,• përfaqësimin në procesin e vendim-

marrjes,

HARTËZIMI I SHËRBIMEVE EKZISTUESE

PËR DHUNËN NË FAMILJE

DHE FUSHAT E NDËRHYRJES

Vasilika SHTEPANI - Universiteti i Tiranës; Fakulteti i Shkencave SocialeDarina KACOLLJA - Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit

Studime Sociale 2011, 1 (5): 39-46

Page 38: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

40 Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje dhe fushat e ndërhyrjes

• ushtrimin e dhunës ndaj saj në familje,• mungesën e bashkëpunimi mes ak-

torëve socialë për të ndërtuar partneritetnë luftën kundër dhunës në familje.

Vetëm për qytetin e Durrësit, gjatëvitit 2009 janë çuar në gjykatë 16 rastepër ushtrim dhune fizike të burrit ndaj gruasnë familje, janë dhënë 130 urdhëresa përmbrojtje të menjëhershme. Në vitin 2008,për 100 raste Gjykata e Rrethit të Durrësitkishte dhënë mbrojtje të menjëhershme,ndërsa për periudhën janar-shtator 2009raportonte 227 raste shkurorëzimesh.

Miratimi i ligjit 8652 (në vitin 2000)për organizimin dhe funksionimin e qever-isjes vendore, si dhe ligji 93 555 i vitit2005 për ndihmën ekonomike dhe shër-bime sociale, në kuadër të decentralizimitdhe rritjes së kompetencave për adminis-tratën e shërbimeve sociale, do të ndikojnëpër përmirësimin e situatës edhe në aspe-ktin e luftës kundër dhunës në familje dheviktimave të saj.

Rezultatet e anketimit

Përpunimi statistikor i të dhënavenxjerr në pah ndryshimet ndërmjet insti-tucioneve dhe OJF-ve për frekuencën edhënies së shërbimeve sociale, por nëveçanti në rastet e dhunës në familje.

Të anketuarve u është drejtuar py-etja: A keni informacion për strategjinë ko-mbëtare për barazi gjinore dhe dhunën nëfamilje?

Përgjigjja është: 70,3% e të anketu-arve pranojnë se kanë informacion, ndër-sa 20,3% pranojnë se nuk kanë fare infor-macion për strategjinë kombëtare përbarazinë gjinore dhe dhunën në familje.Kjo përqindje tregon qartë se ka mangësipër dhënien e informacionit, për njohjene dokumenteve të rëndësishme ligjore apotë të drejtave të njeriut.

Lidhur me dhunën në familje, të an-ketuarit japin këto përgjigje:

Siç vihet re, 45,2% e të anketuarvepranojnë se dhuna është e pranishme nëçdo familje.

Ta shohim tani këtë të dhënë në kor-relacion me faktorët që kanë ndikuar përdhunën në familje (tabela 2):

Rezulton se, ndër faktorët qëndikojnë më shumë, janë:

* Varfëria 66,6 %Mungesa e komunikimit 29 %- Përdorimi i alkoolit 46%- Përdorimi i drogës 21,7 %- Agresiviteti i shoqërisë 19,6 %- Intensiteti emocional 8,3 %Kjo është panorama konkrete, që na

tregon se në çfarë drejtimesh duhet tëpunojnë institucionet shtetërore dhe OJF-të. Këto drejtime kanë të bëjnë jo vetëmme studimin e politikave makro, por dhe

Tabela 1: A mendoni se dhuna në familjepërbën një problem serioz në qytetin tuaj?

%

1. Pothuajse në çdo familje 1.702. Ndodh në shumë familje 45.20

P.2 3. Ndodh në pak familje 31.704. Nuk ndodh aspak 0.305. Është e vështirë të thuhet 19.006. Pa Përgjigje 2.10

Total 100.00

Tabela 2: Faktorët që kanë ndikuar përdhunën në familje

a. Mungesa e komunikimit 29.00b. Tolerimi i dhunës në familje 21.70c. Varfëria 66.60d. Përdorimi i alkoolit 46.90e. Përdorimi i drogës 21.70f. Agresiviteti i shoqërisë 19.60g. Intensiteti emocional 8.30h. Ndonjë arsye tjetër 4.10i. Pa përgjigje 3.40

Page 39: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

41Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

mikro të shoqërisë. Në radhë të parë dotë duhet të përmirësojmë “shëndetinmendor” të individit, të grupit shoqërorapo të të gjithë shoqërisë. Shërbimet për“shëndetin mendor” përfshijnë vlerë-simin, diagnostikimin , trajt imin,mbrojtjen për klientin, konsulencën dhevlerësimin përfundimtar (MargaretGibelman 2003:28).

Komunikimi është i vetmi model sh-kencor që na lejon të shpjegojmë aspektetfizike, brendaindividuale, ndërindividualedhe të ngjarjeve kulturore që ndodhinbrenda një sistemi.

Mangësitë në sistemin e komunikim-it i shikojmë në mesazhet që transmeto-hen në tri nivele:

• në atë të individit me veten e tij,• komunikimit me individë të tjerë,• në komunikimin me grupe të tjera

shoqërore.

Duke jetuar brenda rretheve të mby-llura shoqërore, ku ka norma morale tëfiksuara në mënyrë të ngrirë, individi ehumb aftësitë për të perceptuar një botëtjetër të ndryshme nga ajo që ka parëderi atëherë (A. Fuga 2007:32) Nga anatjetër, edhe në qytetin e Durrësit ka in-dividë që kanë ndryshuar vendbanimin,kanë ndryshuar kushtet e punës, be-simin, lidhjet shoqërore. Edhe nga kykontingjent dalin njerëz me sjellje devi-jante. Dhuna fizike apo agresiviteti bienmbi fëmijët, gruan, fqinjët apo mbinjerëz të rastit.

Në këtë kontekst një rol të madhluan terapia e grupit, që kryhet nga kabi-netet psikologjike të qytetit. Prandaj rolii edukatoreve të kopshteve, mësuesve,sistemit arsimor, policëve, gjykatësve,gazetarëve etj është i pazëvendësueshëm,por që kërkon dhe një koordinim më tëmirë të punës së tyre.

Ngritja e zyrës për barazi gjinore nëBashkin ë Durrësit ka rëndësi për ndjekjen

e strategjisë kombëtare dhe të planit tëveprimit kundër dhunës në familje. Nëanketë është edhe një pyetje për efektivi-tetin e kësaj zyre për qytetin e Durrësit.

Vihet re se 55,5% e të anketuarvee vlerësojnë si me efektivitet ngritjen ekësaj zyre, ndërsa 16,9% e tyre eshikojnë si jo me efektivitet. Por në lis-timin e detyrave që ka zyra për barazigjinore, përgjigjet e të anketuarve janëtë kufizuara. Kjo shpjegohet me faktinse ngritja e kësaj zyre është një përvojëe re për qytetin e Durrësit dhe duhetpunuar për promovimin e saj.

Në këtë kontekst, zyra për barazi gji-nore duhet të bëjë një punë më të madhejo vetëm informuese për qytetarët , por dhepër t’u ndjerë më shumë në jetën e qytetit.

Në kuadër të decentralizimit të push-tetit vendor dhe rritjes së kompetencavepër të administruar shërbimet sociale, nëanketë janë studiuar disa variabile për tëparë se si funksionon ky proces.

Së pari, është studiuar fondi i veçantëi Bashkisë për ndihmë dhe si shpërnda-het ajo. Rezulton se 41,4% shkon përgratë kryefamiljare, 25,5 % për gratë eveja , 9 % për gratë e vetmuara, 15,5 %për gratë e divorcuara etj. Vetëm 4,8%e të anketuarve e shikojnë këtë si njëfond të mjaftueshëm, ndërsa 60,7% eshohim si të pamjaftueshëm për kate-gorinë e grave në nevojë.

Ndërkaq, kur të anketuarit pyetennëse ka keqpërdorime të fondeve, rezul-ton se 29 % pranojnë se ka keqpërdorimedhe 16,9% e tyre thonë se nuk ka keqpër-dorime, ndërsa 45,2% nuk i japinpërgjigje kësaj pyetjeje. Këto të dhënatheksojnë idenë se Bashkia duhet të jetëmë transparente me qytetarët për mënyrënse si menaxhohen fondet, me qëllim që tëshmanget edhe keqinformimi i tyre.

Një nga metodat më efikase të punëssë Bashkisë është njohja me nevojat ekomunitetit. Të anketuarit thotë se kjomund të arrihet nëpërmjet:

Page 40: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

42 Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje dhe fushat e ndërhyrjes

• mbledhjeve në komunitet,• shpërndarjes së pyetësorëve,• zërit të këshilltarëve bashkiake,• ndërlidhësve të komunitetit etj.

Por, siç shprehen të anketuarit, këtopraktika bëhen jo në mënyrë sistematikedhe jo gjithmonë dëgjohet zëri i tyre.Kjo krijon vështirësi në hartëzimin eshërbimeve sociale, por dhe mangësi nëfushën e ndërhyrjes.

Me qëllim që të krijohej një vizionmë i qartë për aktorët socialë që bash-këpunojnë në qytetin e Durrësit, të an-ketuarit u pyetën se me cilët aktorë bash-këpunojnë në luftën kundër dhunës nëfamilje. Ja renditja:

• shkolla,• Bashkia,• Policia,• Prokuroria,• OJF-të,• media,• mjekët etj.

Bie në sy se nga të anketuarit nukkemi përgjigje për korrelacionin midiskëtyre aktorëve, por evidentohet roli injërit apo tjetrit aktor. Këto përgjigjetregojnë se ende nuk është konceptuarsi duhet ky bashkëveprim, që është idomosdoshëm jo vetëm për ngritjen eCCR, por dhe për ngritjen e ekipeveshumëdisiplinore që koordinojnë punënmidis aktorëve.

Një element i rëndësishëm i CCRështë bashkëpunimi midis OJF-ve dheinstitucioneve shtetërore.

Kemi 57,2% të të anketuarve që evlerësojnë pozitivisht bashkëpunimin,por 12,4 % vlerësojnë se ka një bash-këpunim të dobët. Të pyetur për penge-sat e bashkëpunimit, ata listojnë si mëposhtë (tabela 3).

Sipas këtyre të dhënave, pengesat mëtë mëdha janë:

• mungesa e fondeve,• burokracitë shtetërore që largojnë

OJF-të nga partneriteti me institucio-net shtetërore,

• transparenca e punës së OJF-ve,• ndryshimi i shpeshtë i drejtuesve të

institucioneve.

Në këtë kuadër, puna që do të bëhetpër ngritjen e CCR duhet të ketë parasy-sh kapërcimin e pengesave për bashkëvep-rimin midis institucioneve shtetërore dheOJF-ve. Një element i rëndësishëm i stu-dimit është frekuenca e shërbimeve sociale.

Duke vlerësuar përqindjen, del se kat-egoritë sociale që përfitojnë shërbime so-ciale nga institucionet shtetërore janë:

• fëmijët me aftësi të kufizuar 43,1%,• njerëz me pak të ardhura 24,8 %,• fëmijë të braktisur 24,1 %,• gratë e dhunuara 14,8 %.

Ndërsa frekuenca e shërbimeve so-ciale që ofrohet nga OJF-të tregon se kat-egoritë sociale më të trajtuara janë:

• gratë e dhunuara 33,4%,• fëmijët e braktisur 26,2%,• fëmijët me aftësi të kufizuara 25,2%,• fëmijët e rrugës 23,8%,• të moshuar të vetmuar 18,6%.

Tabela 3: Pengesat e bashkëpunimit midisOJF-ve dhe institucioneve shtetërore

a. Mungesa e fondeve 66.84b. Mungesa e monitorimit 35.20c. Transparenca e punës së OJF 47.45d. Burokracitë shtetërore 70.41e. Ndryshimi i shpeshte drejtuesve 36.73f. Të tjera arsye 7.14g. Pa përgjigje 12.24

Page 41: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

43Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Nga këto rezultate që përmendëm mëlart, del se frekuenca e shërbimeve socialeqë ofrohen nga shteti për gratë e dhunu-ara është më e ulët ( 41,4% e të anketu-arve kanë pranuar frekuencën rrallë).

Duke krahasuar frekuencat e shërbi-meve sociale midis institucioneve sh-tetërore dhe private (tabela 4), kemi:

Vihet re se grupet “më të favorizuara”nga OJF-të janë:

• fëmijët e braktisur,• gratë e dhunuara,• fëmijët e rrugës,• gratë pa punë.

Ndërsa nga institucionet shtetërore,kategoritë sociale më “të favorizuara” janë:

• fëmijët me aftësi të kufizuara,• njerëzit me pak të ardhura,• të rriturit me paaftësi,• të moshuarit e vetmuar,• foshnjat pa kujdes të mjaftueshëm.

Shërbimet sociale për gratë e dhunu-ara, siç shikohet nga të dhënat e tabelës 7janë një aspekt i rëndësishëm i programeve

të OJF-ve. Në veçanti, kategoritë që përfi-tojnë më shpesh shërbim janë gratë e dhunu-ara dhe gratë e papuna. Për to ofrohet:

• shërbim shëndetësor falas për gratë evarfra,

• këshillim ligjor,• avokati në gjykatë për probleme të

Tabela 4: Krahasim midis institucioneve shtetërore dhe atyre private

Shpesh Rrallështet OJF shtet OJF

1. Fëmijë me aftësi të kufizuara 43.1 25.2 29.3 28.62. Njerëz me pak të ardhura 24.8 13.8 41.4 34.83. Fëmijë të braktisur 24.1 26.2 35.2 32.44. Të rritur me paaftësi 25.2 13.8 33.8 34.55. Të rinj të papunë 7.2 9 22.4 26.26. Gra të dhunuara 14.8 33.4 41.4 26.97. Gra të papuna 8.6 12.4 30.7 28.38. Nëna të vetme 11 12.4 34.5 309. Fëmijë të rrugës 13.4 23.8 32.8 27.610. Të moshuar të vetmuar 23.4 18.6 36.9 31.411. Foshnja pa kujdes të mjaftueshëm 13.8 12.4 27.6 26.612. Të rinj që kryejnë krime 3.1 7.2 23.4 18.6

divorcit e të kujdestarisë së fëmijëve,• kurse kualifikimi,• mësim profesionesh të reja etj.

Ndërsa numri i përfituesve të shërbi-meve sociale nga institucionet shtetëroreështë përafërsisht i saktë, numri i për-fituesve nga OJF-të është i vështirë të për-caktohet. Jo të gjitha OJF-të japin të dhë-na apo botojnë raporte vjetore. Një pjesëe shërbimeve që ofrohen janë të kushtë-zuara në kohë, në varësi të projekteve dhetë donatorëve të huaj. Në këto kushte, përqytetin e Durrësit, në kuadrin e strategjisëdhe planit të veprimit kundër dhunës nëfamilje, shtrohet si domosdoshmëri nxit-ja e bashkëpunimit midis institucioneveshtetërore dhe OJF-ve.

Në qoftë se do t’u hedhim një vësht-rim krahasues aspekteve pozitive e nega-

Page 42: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

44 Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje dhe fushat e ndërhyrjes

tive të OJF-ve dhe institucioneve sh-tetërore, do të vëmë re:

Aspektet pozitive:OJF-të ofrojnë:

• shërbime cilësore,• stafi më të motivuar,• më shumë kategori sociale të target-

uara,• staf i mirëtrajnuar.

Institucionet shtetërore ofrojnë:• mundësi më të mëdha financiare,• shërbim më i stabilizuar,• informacion më të plotë për nevojat,• shërbim për një numër më të madh

njerëzish në nevojë.

Aspektet negative:OJF-të:

• shërbimet dhe financimet janë të kufi-zuara në kohë,

• përfiton një numër i vogël njerëzishnë raport me nevojat,

• mungon një strategji e përbashkët,• punë e mbyllur.

Institucionet shtetërore:• cilësi jo e lartë shërbimi,• staf i pamotivuar,• staf i patrajnuar,• mënyra të kufizuara shërbimi, mbi-

zotëron ndihma në para.

Në këtë analizë shihet se, duke ko-mbinuar këto përvoja, do të ketë mëshumë efikasitet për planin e veprimit nëluftën kundër dhunës në familje. Është idomosdoshëm krijimi i një rrjeti bash-këpunues kundër dhunës gjinore dhetrafikimit dhe duhet të ofrohet shërbim përgratë e abuzuara. Ky rrjet bashkëpunimi dotë ndihmojë për menaxhimin e rasteve.

Në pyetjen drejtuar të anketuarve përmënyrën se si do ta menaxhonin një rastabuzimi, rezulton se 27,6% janë për ndih-mën institucionale , 42,8 % i drejtohen

policisë , 6,9 % për publikimin e rastit , 21% do t’i drejtoheshin një qendre shëndetë-sore , 36,9 % do t’u drejtoheshin OJF-vetë specializuara.

Në këtë studim, një sugjerim i rëndë-sishëm është ai për rritjen e efektivitetit tëmenaxhimit të rastit, ku një kliente ka nevojëmë shumë se për një lloj shërbimi. Kjo prak-tikë duhet të fuqizohet në qytetin e Dur-rësit. Në këtë kuadër, ngritja e qendrave tëreja të specializuara për viktimat e dhunësnë familje, si qendra ditore për këshillim,qendra për mbrojtjen ligjore dhe qendraditore të përkujdesit, do të jenë një mënyrëefektive për hartëzimin e shërbimeve sociale.

Në këtë hartëzim shërbimesh, nevojapër konsulencë psikologjike zë një vend tërëndësishëm. Nga anketuarit, 91,4% e vlerë-sojnë si shumë të nevojshme, ndërsa 22,4%pranojnë se mungon konsulencapsikologjike. Konsulenca psikologjike ësh-të një element i domosdoshëm në jetën enjerëzve. Kjo shpjegohet me vështirësitëekonomike dhe sociale dhe me jetën e tra-zuar politike, që krijojnë strese dheshqetësime emocionale e psikologjike. Kaindividë që për shkak të varfërisë dhe pap-unësisë jetojnë në ankth e pasiguri për tënesërmen. Gjithmonë e më shpesh poshfaqen raste të krizave depresive apo dhetë vetëvrasjeve për shkaqe sociale. Sjelljetagresive ndikojnë në familje dhe viktimashpesh bëhen gratë apo fëmijët.

Të anketuarit janë pyetur dhe përstrategjinë e minimizimit të rasteve tëdhunës në familje (tabela 5).

Tabela 5: Strategjitë e minimizimit të ras-teve të dhunës në familje

a. Më shumë informacion 31.7b. Përmirësimi i ligjeve 54.8c. Sensibilizimi publik 36.2d. Koordinimi i aktorëve 20.7e. Cilësia në ofrimin e shërbimeve 30.3f. Ngritja e agjencive të specializuara 37.2g. Të tjera 6.9

Page 43: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

45Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Siç shikohet, 54,8% kërkojnë përmirë-simin e ligjit kundër dhunës, 37,2%kërkojnë ngritjen e agjencive të specializuara,36,2% sensibilizim publik, 31,7% kërkojnëmë shumë informacion për dhunën.

Përveç këtyre elementeve, të anketu-arit theksojnë se koordinimi i aktorëvesocialë (shprehen pro 20,7 %) është idomosdoshëm në strategjinë e minimiz-imit të rasteve të dhunës, sepse në prak-tikë ky bashkëpunim nuk ka qenë gjith-monë sistematik. Është i nevojashëm kriji-mi i një baze komuniteti multidisiplinarepër referimin e rasteve të dhunës në familje,si dhe të mundësohet një partneritet më imirë dhe aleanca ndërsektoriale.

Për ta studiuar nga afër këtë bashkëve-prim, të anketuarit u pyetën se cilat elementeishin parësore, sipas tyre, për decentraliz-imin e shërbimeve sociale (tabela 6).

Nga të anketuarit theksohet këshillimii avokatisë nga 54,8% e tyre, ngritja e lin-jës telefonike nga 36,2 %, konsulencapsikologjike nga 31,7% e tyre. Për të parëse si e perceptojnë të anketuarit decentraliz-imin e shërbimeve sociale dhe rritjen e autori-tetit për vendimmarrje të pushtetit vendor, pojapim vlerësimin e tyre (tabela 7).

Siç shihet, 41% vlerësojnë punën epushtetit vendor për njohjen e nevojavetë komunitetit, 27,6 % përgjeshmërinëdhe llogaridhënien për përdorimin e fond-eve publike, 23,8 % bashkëpuniminndërmjet ofruesve të shërbimeve sociale,13, 1 % për dhënie informacioni tënevojshëm. Por bie në sy që 15,9 % e tëanketuarve nuk i japin përgjigje kësaj py-etjeje, që ndoshta mund të jenë individëtë cilët nuk kanë krijuar besim në punënqë bëjnë autoritetet vendore.

Faktor i rëndësishëm për luftënkundër dhunës në familje konsiderohetdhe forcimi i bashkëpunimit të admin-istratës rajonale të shërbimeve socialedhe OJF-ve.

Rezulton se 53,8 % e shikojnë sishumë të rëndësishëm këtë, por nga anatjetër, në praktikë, edhe në qytetin e Dur-rësit, ky nivel bashkëpunimi është mod-est. Hera-herës OJF-të nuk informojnë enuk i publikojnë të dhënat.

Një aktor i rëndësishëm social përsensibilizimin e opinionit publik kundërdhunës në familje është dhe masmedia. Tëanketuarit vlerësojnë: 45,5 % programetnë TV, 10,7 % emisionet në radio. Por siforma më efikase për sensibilizimin e opin-ionit publik renditen:

• organizimi i debateve televizive46,2 %,

• emisionet e TV-ve 45,5 %,• konferencat 35,5 %,• fletë palosjet 27,6 %,• spotet në TV 26,2 %,• posterat 25,5 %.

Ndoshta monitorimi i shtypit dhe imediave për një periudhë kohore tremu-jore apo gjashtëmujore do të ndihmontepër të studiuar ndikimin dhe sensibiliz-imin e opinionit publik kundër dhunësnë familje.

Sugjerime në ndihmë të zbatimit tëplatformës strategjike për “Krijimin e re-

Tabela 6: Prioritetet e decentralizimit tëshërbimeve sociale

a. Konsulenca psikologjike 31.7b. Këshillimi i avokatisë 54.8c. Linja telefonike 36.2g. Të tjera 6.9

Tabela 7: Arsyet e decentralizimit tëshërbimeve sociale

a. Vlerësojnë më mirë 41.0b. Informacion më i mirë 13.1c. Rritet interesi 21.7d. Rritet përgjegjshmëria 27.6e. Nxitet bashkëpunimi 23.8f. Pa përgjigje 15.9

Page 44: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

46 Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje dhe fushat e ndërhyrjes

agimit të koordinuar të komunitetitkundër dhunës në familje”:

• Krijimi i CCR-së mes Bashkisë dhetë gjithë aktorëve kyç.

• Rritja e kompetencave të organevevendore dhe ndikimi në komunitet irolit të Zyrës për Barazi Gjinore, engritur në Bashki.

• Krijimi i një databaze mbi mbledhjene informacionit dhe statistikave tëkomunitetit për rastet e dhunës nëfamilje, që do të ndihmojnë përhartëzimin e shërbimeve për dhunënnë familje.

• Organizimi i trajnimeve të përbash-këta për punonjësit e administratësrajonale të shërbimeve dhe OJF-ve.

• Koordinimi i punës ndërmjet OJF-ve.

• Shtrirja e informacionit mbi shër-bimet te nevojtarët potencialë.

• Krijimi i mundësive për punësimin egrave.

• Zgjerimi i shërbimeve të trajtimit të

grave të dhunuara, që nënkuptonngritjen e qendrave multidisiplinarenë komunitet (përfaqësues bashkiakë,arsimtarë, psikologë, punonjës so-cialë, mjekë, punonjës të policisë qëdo të punojnë në këto qendra).

• Vendosja e lidhjeve jozyrtare ndërm-jet institucioneve që kryejnë shërbimesociale.

Si përfundim, mund të pohohet se nëqytetin e Durrësit përmirësimi i shërbim-it kundër dhunës ndaj gruas në familjekërkon:

• Mbulim më të mirë të nevojave.• Cilësi më të lartë shërbimesh.• Shërbim që është më afër komunitetit

dhe individit.

Me qëllim që CCR (koordinimi i re-agimit të komunitetit) të jetë efikas dhejetëgjatë, duhet të jetë i zyrtarizuar, imbështetur në ligj dhe në detyrime të për-bashkëta.

REFERENCAT

Christopher G.A..Bryant, Edmund Mokrazycki. 1995.Demokracy,civil society and pluralism, Warszawa.

Fuga, Artan. 2007. Rrota e mundimit, Tiranë: Sh.bot. Ora

Gibelman Margaret. 2003. Punonjësit socialë, Ti-ranë: Dituria

Legjislacion: Strategjia Kombëtare për barazinëgjinore dhe dhunën në familje, v. 2007;

Ligji 8652, viti 2000, Për organizimin dhe funk-sionimin e qeverisjes vendore.

Ligji 9355, viti 2005, Për ndihmë ekonomike dheshërbime sociale.

Page 45: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

PËRMBLEDHJE

Kjo tema propozohet për të vetëdijesuar mësuesit që të nxisin te nxënësit dëshirën për të shkruarduke përdorur forma korrigjimi dhe vlerësimi sa më stimuluese dhe efikase në punët me shkrim.Gabimi nuk duhet konsideruar si një devijim nga sistemi gjuhësor e që duhet luftuar, por duhettë shërbejë si një burim informimi për procesin e mësimit dhe mund të shfrytëzohet për tëpërmirësuar mësimdhënien. Nxënësi duhet të gjejë te mësuesi dhe shokët, në sistemin e edukim-it në përgjithësi, mirëkuptimin e duhur, me qëllim që gabimet që bën në të shkruar të moskrijojnë situata ankthi. Nëpërmjet punimit nënvizohet rëndësia e formave të korrigjimit dhevlerësimit që çojnë në zhvillimin e aftësisë së vetëkorrigjimit dhe të autonomisë kritike. Roli ikomenteve apo gjykimeve të mësuesit në punët me shkrim merr një rëndësi të veçantë nëzhvillimin e aftësive të të shkruarit. Në punim jepet analiza e gjykimeve, formave të korrigjimitdhe vlerësimit në disa cikle shkollash dhe vihet theksi në rëndësinë e kualifikimit të mësuesve.

TË NXISIM DËSHIRËN E NXËNËSVE

PËR TË SHKRUAR NËPËRMJET FORMAVE

TË KORRIGJIMIT DHE VLERËSIMIT

Ardiana BRAJA - Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Studime Sociale 2011, 1 (5): 47-54

ArArArArArdjana Brdjana Brdjana Brdjana Brdjana Brajaajaajaajaaja është pedagoge në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, që ngaviti 1999. Është marrë me përkthime e studime, ka botuar disa artikuj shkencorë dhe kamarrë pjesë në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në Shqipëri,Itali, Kroaci, Maqedoni etj. Që nga viti 2007 është doktorante në fushën e metodologjisë sëmësimdhënies me temë: “Vlerësimi i aftësive me shkrim në mësimin e gjuhës italiane”.

Nëpërmjet të shkruarit, nxënësimund të flasë për veten, tëshprehë mendimin e tij, nd-

jenjat dhe dëshirat. Është e rëndësishmeqë, për ta realizuar këtë, nxënësi të ketënjë motivim të karakterit personal, pran-daj mësuesi duhet të krijojë tek ai kush-

tet për t’u shprehur. Ndryshe është evështirë që kjo t’i vijë atij spontanisht,vetëm duke shkruar.

Për të parë mënyrat e korrigjimit dhevlerësimit të punëve me shkrim të nxënësve,si dhe komentet që bëjnë mësuesit në to,morëm në analizë disa punë me shkrim.

Page 46: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

48 Të nxisim dëshirën e nxënësve për të shkruar

Konkretisht u vunë re mënyra të ndry-shme korrigjimi nga ana e mësuesve. Disamësues, dhe kjo ishte shumica, nënvizoninfjalën e gabuar, të tjerë shënonin sipër ga-bimit variantin e saktë. Në pak raste jepej esaktë fusha e gabimit. Në ndonjë rast vi-hej re korrigjimi sipër pjesës së shkruar ngaana e nxënësit, pa e bërë të qartë gabimin.Rrallëherë i lihej nxënësit detyra që ta gjentevetë gabimin. Gjithmonë vëmendja përqen-drohej te gabimi, pa dhënë qoftë edhe njëvlerësim pozitiv për punën e bërë.

Nëpërmjet një pyetësori, u kërkuam23 mësuesve të gjuhës italiane të qytetittë Elbasanit se çfarë shënimesh përdor-nin më shpesh.

Sikurse shohim edhe nga tabela, pje-sa më e madhe e shënimeve, sipas 52% tëmësuesve, lidhet me gabimet në të shkru-ar; 48% e mësuesve vetëm ndonjëherëvendosin shënime për pika të veçanta qëduhen ripunuar; shpesh dhe shumëshpesh 48% e mësuesve bëjnë shënime përcilësinë dhe 39% e mësuesve pohojnë seshënimet lidhen me pikat e forta të detyrës.

Në punët me shkrim që u morën nëanalizë, korrigjimi linte shumë për tëdëshiruar. Nuk nxitej praktika e vetëkor-rigjimit, çka rekomandohet fort nga për-voja europiane. Vetëm në pak shkolla vi-hej re praktika e korrigjimit të gabimevenga ana e nxënësve, që bëhej në një orë tëveçantë. Ajo mbështetej në të shkruarin e

gabuar dhe pastaj në atë të saktë të fjalëve.Kjo praktikë ishte më e pranishme në Sh-kollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja, kuedhe orët në dispozicion të mësimit tëgjuhës së huaj ishin më të shumta.

Duke analizuar punimet me shkrimtë nxënësve, bashkë me korrigjimet e bëra,duam të ndalemi fillimisht në gjykimetapo vlerësimet e bëra nga mësuesit e ciklevetë ndryshme të shkollave. Krahas notës,mësuesit në shkolla të ndryshme jepninedhe një gjykim me shkrim, që shpesh luannjë rol stimulues apo frenues te nxënësit.

Në ciklin fillor, kryesisht në klasën eparë, u vunë re forma nxitëse dhe stimu-luese për nxënësit, si: “Të lumtë dora e

Përgjigjet Rrallë Ndonjëherë Shpesh Shumë shpeshNr % Nr % Nr % Nr %

Në përgjithësi për gabimet që korrigjoni 2 9 2 9 12 52 7 30Për pika të veçanta për t’u ripunuar - - 11 48 9 39 3 13Për cilësinë e detyrës 1 4 - - 11 48 11 48Për pikat më të forta të detyrës 8 35 5 22 9 39 1 4

vogël”, “Më kënaqe”, “Të dua shumë”,“Vazhdo kështu”, “Më kënaqe”, “Sot mëçlodhe”, “Kampion i vogël”, “Puno mëmirë”, “Ki kujdes” etj20.

Në ciklin e shkollës tetëvjeçare, në har-time ndeshëm shprehjet: “Ke punuar me fig-uracionin e duhur letrar”, “Tema është kapure trajtuar mirë”; “Kujdes, shkruaj mëbukur!” “Ke punuar me fantazi”, “Mendimetjanë të qarta”, “Shkruan bukur e saktë”.21

Në shkollën e mesme u vunë re vetëmvlerësime me notë dhe rrallëherë gjykime,si: “Kujdes gabimet drejtshkrimore”,“Mbyllja e punës krijuese duhet t’i përsh-tatet hyrjes së saj”, “Hyrja jo mirë, zhvil-limi i mirë”, “Kujdes shkrimin”.22

Krejt ndryshe ishte realiteti në Uni-

20. Këto vlerësime janë parë nga punët me shkrim të nxënësve të shkollës “Imelda Lambertini” Elbasan.21. Po në atë shkollë22. Gjykimet u takojnë punëve me shkrim në shkollat “Qemal Stafa”, “Kostandin Kristoforidhi”.

Page 47: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

49Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

versitet, ku shihej vetëm nota, shumërrallë viheshin re shprehje dhe gjykimenga ana e pedagogëve. Janë ndeshuredhe komente të tipit: “Ka problemegramatikore”, “Kujdes gabimet drejtsh-krimore”, “Ti nuk di të shkruash”, “Ësh-të mëkat që je student”, “Si ke ardhurderi këtu?”

Të gjithë jemi të vetëdijshëm qëmbase ky dallim me ciklet e tjera të shkol-lave që morëm në shqyrtim më sipër vjenngaqë edhe cilësia e studentëve tanë jo

plota dhe nxitëse për të ecur përpara. Ekundërta ndodh me gjykimet e tjera apokur jepej vetëm nota.

Në pyetësorin me mësuesit e qytetittë Elbasanit, pyetjes: A përdorni ju formaqë nxisin vetëkorrigjimin apo vetëvlerësimin,5 mësues ose 22% pohojnë se përdorinforma të tilla, kurse 18 mësues apo 78% etyre pohojnë se nuk i përdorin ato.

Më poshtë po japim se si i janëpërgjigjur pyetjes: Përdorni sisteme të tillareferimi si:

23. Gjykimet e rekomanduara janë përdorur nga lektori italianPranë katedrës së gjuhës italiane, Giovanni Sega.24. Cattana, Nesci Analisi e correzione degli errori, Paravia Bruno Mondadori Editore, 2006,

Përgjigjet Rrallë Ndonjëherë Shpesh Shumë shpeshNr % Nr % Nr % Nr %

Gabime të nënvizuara pa shënim në anë 6 26 10 44 1 4 6 26Gabime të nënvizuara me shënimin në anë 1 4 6 26 9 39 7 31Pika pozitive të nënvizuara me shënim 10 43 4 17 7 31 2 9Etiketa anash 16 70 6 26 1 4 - -Ngjyra të ndryshme 22 96 1 4 - - - -

gjithmonë është ajo që dëshirohet.Megjithatë, gjithkush prej nesh duhet tëgjejë forma edhe mënyra inkurajimi, që uvunë re në raste të rralla, forma që do t’uarekomandonim edhe kolegëve dhe stu-dentëve si mësues të ardhshëm: “Tregimiështë shkruar mirë, ka pak probleme drejt-shkrimore dhe ndonjë paqartësi në tëshprehur; vazhdo të shkruash dhepërmirësimi do të duket patjetër!”; “Gju-ha, me ndonjë rregullim të vogël, mundtë bëhet shumë e saktë”; “Ka disa gabime,që me një vëmendje më të madhe dhe njërishikim korrekt do të të ndihmojnë tëbëhesh perfekt”, “Gabimet nuk mungojnë,por mua më pëlqen optimizmi dhe men-dimi yt për jetën”.23

Nga intervista me nxënës dhe stu-dentë, ata vlerësonin mësuesit dhe ped-agogët që jepnin gjykime të qarta, të

Duke u nisur nga këto të dhëna,gjykojmë se është e nevojshme të jependisa rregulla me karakter të përgjithshëm,respektimi i të cilave ndikon në nxitjen enxënësve për vetëkorrigjim24:

Korrigjimi nuk duhet ta fshijë origjinalinKur korrigjohet, duhet të kihet para-

sysh që, përballë një gabimi të shënuar,nxënësi të mund të kuptojë se për çfarëbëhet fjalë (një gabim ortografik, zgjedhjee gabuar fjalësh, mungesë përshtatjeje gra-matikore, një informacion i pasaktë etj).Fatkeqësisht, është përhapur zakoni i keqpër të bërë vija poshtë disa pjesëve të tek-stit, kryesisht atyre që duhen rishkruarpërsëri. Edhe pse është e kuptueshme qëpërballë punimesh problematike mësuesimund ta humbasë durimin dhe të mosketë dëshirë më për korrigjim, është e pam-

Page 48: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

50 Të nxisim dëshirën e nxënësve për të shkruar

ohueshme që për nxënësin është më edobishme vënia në pah e një gabimi tëveçantë, se sa kritika e përgjithshme (“ësh-të e gjitha e gabuar”), që shënohet në anë.

Respekt maksimal për personalitetin enxënësit

Është e nevojshme që në klasë tësundojë një atmosferë e qetë: sa më pakankth të ketë nxënësi, aq më mirë pro-cedohet në mësimin e gjuhës.

Kur propozohet një aktivitet, rreg-ullat e lojës duhet të jenë të qarta: stu-denti duhet të dijë që përpara nëse pun-imi i tij, me gojë apo me shkrim, do tëjetë objekt korrigjimi. Ky është një in-formacion që mund të jetë përcaktuespër gjendjen psikologjike.

Kur mësuesi vendos për korrigjim,duhet të veprojë duke pasur parasyshndjeshmërinë e nxënësit dhe të veprojëgjithmonë në mënyrë të atillë që nxënësitë mos ndihet i poshtëruar.

Edhe në punimet me shkrim ështëshumë e rëndësishme që mësuesi të ketë njëqëndrim sa më të hapur dhe të gatshëm,duke pranuar pa paragjykime idetë, stilindhe gjuhën e zgjedhur nga nxënësi.

Duke folur për respektin, nuk mundtë mos përmendim edhe ngjyrën që për-doret në korrigjime: disa mësues mbësh-tesin mendimin se stilolapsi i kuq duhetevituar, sepse korrigjimi do të dukej shumëi rëndë dhe agresiv.

Në fakt, nuk është ngjyra që përcak-ton mungesën e taktit, por stili i korri-gjimit dhe numri i ndërhyrjeve. Në tëvërtetë, përveç efektit viziv që jepet ngangjyra e korrigjimeve, rezultojnë ofenduesedhe përçmuese komentet e mësuesit, si atoqë vumë re më sipër, për shprehjet e për-dorura ose për punimin në përgjithësi.Duhet kujtuar gjithashtu se numri i ndë-rhyrjeve që duhen bërë për një punë meshkrim nuk duhet lidhur drejtpërdrejt menumrin e gabimeve.

Si përfundim, kur komentohen

punët me gojë apo me shkrim, është ekëshillueshme të nxirret në pah të pak-tën një aspekt pozitiv, përpara se të re-flektohet mbi gabimet. Është një ngamënyrat për të rritur vetëvlerësimin enxënësit: bindja se mund t’ia dalë ështëthelbësore për të ecur përpara.

Korrigjimi duhet të përshtatet me aftës-inë e nxënësit

Mësuesi që vë në pah edhe më të vog-lin gabim, ndien se e ka bërë tamam punëne tij, por një tekst i mbushur me shenja,përveçse ofendon nxënësin, mund të jetëpa vlerë, sepse ky i fundit ka një aftësi tëkufizuar për të përqendruar vëmendjen tekgabimet dhe të kuptuarit e tyre.

Gjithashtu, një punë e korrigjuar,por që nuk ka sukses, është shumë erëndë si për nxënësin, ashtu edhe përmësuesin. Rezulton, pra, me shumë efik-asitet të kufizohen korrigjimet dhe tëzgjidhet njëfarë numri gabimesh ndaj tëcilave duhet ndërhyrë duke përdorurstrategji parandaluese apo korrigjuese.

Është më e drejtë të thuhet se, kurnjë tekst paraqet shumë gabime, shkakunuk duhet kërkuar gjithmonë tenxënësit; ndonjëherë përgjegjësia ështëe mësuesit, që nuk e ka përshkallëzuarvështirësinë e detyrës duke pasur para-sysh aftësitë e nxënësve.

Korrigjimi është i dobishëm vetëmkur lejon të nxjerrë në pah problemet dhekur e nxit nxënësin për të punuar. Megjith-atë, shpesh korrigjimet nuk merren para-sysh nga nxënësit, të cilët e kanë mendjenvetëm te vlerësimi. Për këtë arsye duhetndarë aktiviteti i korrigjimit nga ai i vlerë-simit dhe t’u jepen nxënësve punë të kor-rigjuara dhe t’u kërkohet atyre të kopjojnëkorrigjimet e bëra, të provojnë të shpje-gojnë gabimin apo të rishkruajnë disapjesë të tekstit. Mësuesi gjithashtu duhettë përdorë gabimet që kanë bërë nxënësitpër të përgatitur aktivitetet e përsëritjesdhe përforcimit.

Page 49: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

51Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Mësuesi, kur vendos të ndërhyjë nënjë punë me shkrim dhe të korrigjojë,mund të zgjedhë metoda të ndryshme,sipas asaj që do t’i japë më shumë apo mëpak informacion atij që ka bërë gabime.

Disa nga këto metoda po i paraqesimnë vazhdim25:

Korrigjimi që vë në dukje gabimin

Në nivelet e para mund të vendosettë shënohen vetëm gabimet që prishinefektshmërinë e mesazhit duke shkruarkomente të tipit “nuk e kam kuptuar,shpjegohu më mirë”.

Është tipi i korrigjimit që quhet “ko-munikues” dhe mund të jetë zgjidhja mëe mirë për tekstet për fillestarë që nukduhet të mbushen me ndërhyrje. Me këtëkorrigjim gabimet shënohen të gjitha nësejanë të lokalizuara në një fjalë apo një shpre-hje ose shënohen me një vijë vertikale nëpërputhje me pjesët më të mëdha që janëgabim në tekst. Kjo mënyrë korrigjimi kafunksionin e vetëm që të individualizojëgabimin, pa dhënë udhëzime të tjera.

Përparësitë e këtij tipi korrigjimiËshtë sistemi më i thjeshtë i korri-

gjimit, sepse, pasi është gjetur gabimi, nukështë e nevojshme të jepen udhëzime tëmëtejshme që kërkojnë kohë dhe punë.

KufizimetNëse vihemi në rolin e nxënësit që

merr një detyrë me shkrim të korrigjuarsipas këtij sistemi, mund të mendojmë senë shumë pika informacionet nuk janë tëmjaftueshme për të kuptuar se si të ndë-rhyhet dhe korrigjohet.

Si dhe kur mund të përdoretKy tip korrigjimi përdoret me gabime

që njihen nga nxënësit: p.sh ato që utakojnë rregullave të mësuara dhe që në

raste të tjera (edhe brenda të njëjtit tekst)nxënësi provon që i njeh.

Korrigjimi duke shkruar variantin e saktë

Një mënyrë tjetër e korrigjimit ështëajo kur mësuesi dallon gabimet dhe pastajjep një rishkrim të saktë të fjalëve, fjaliveapo periudhave që i përmbajnë.

Për ta bërë më të qartë ndërhyrjen,nuk shkruhet drejtpërdrejt në tekst, porshënohen fjalët apo germat me shenja tëndryshme, që pastaj rimerren në anë dheshoqërohen nga korrigjimi.

Përparësitë• Nxënësi mund të shohë një variant

të saktë të asaj që ka gabuar.

Kufizimet• Nxënësit kanë rol pasiv, pra bien në

dembelizëm, sepse zgjidhja e dhënë ngamësuesi nuk kërkon ndërhyrje të tjera.

• Në rastin e gabimeve të thjeshta, siato ortografike apo të përshtatjes, nukka probleme, sepse korrigjimi ështëpothuajse i njëjtë; ndërsa në rastin egabimeve leksikore apo sintaksore, qëi takojnë një fjalie të tërë apo një peri-udhe, mund të ndodhë që zgjidhja edhënë pasqyron mendimin e mësuesitdhe nuk është e vetmja e mundur.

• Për të rishkruar formën e gabuar,ndonjëherë periudha të tëra, mësuesiduhet të harxhojë shumë kohë.

Si dhe kur mund të përdoretKur studenti nuk është në gjendje të

korrigjohet vetë.

Korrigjimi klasifikues

Duke ndjekur këtë metodë korrigji-mi, pasi dallohet gabimi duhet treguar secilës kategori i takon, pa e shkruar shpre-

25. Cattana, Nesci Analisi e correzione degli errori, Paravia Bruno Mondadori Editore 2006

Page 50: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

52 Të nxisim dëshirën e nxënësve për të shkruar

hjen apo fjalinë në një variant korrekt.Midis mënyrave të ndryshme të ndë-

rhyrjes në gabimet e një teksti, sigurishtqë kjo kërkon më shumë kohë, sepsekërkon një punë të kujdesshme përgati-tore nga ana e mësuesit, i cili duhet të bëjëdy gjëra të rëndësishme:

1. Të vendosë mbi cilin klasifikim tëgabimeve të bazohet.

2. Kur korrigjon, të kërkojë të jetëkoherent në përdorimin e etiketave tëpërzgjedhura.

Vendosja e tipit të gabimit bëhet nëanë, duke përdorur një etiketë apo një sim-bol. Sigurisht, repertori i simboleve që dotë përdoren varet nga kriteret e klasifikimit.

Kriteret sipërfaqësoreNëse përshtatim kritere sipërfaqësore,

d.m.th ato që i takojnë dallimit midisformës së gabuar dhe asaj të saktë, e fusimgabimin në një nga këto katër mundësi:

• rendi i elementëve është i gabuar,• është zgjedhur një element i gabuar,• mungojnë një apo më shumë ele-

mente,• ka elemente më shumë.

Kriteret gjuhësoreNjë mundësi tjetër është ajo kur ba-

zohemi në kritere gjuhësore. Gabimetmund të grupohen në pesë kategori krye-sore: ortografike, morfologjike, sintaksore,leksikore, stilistikore. Megjithatë, të shënoshgabimet me etiketa që bazohen në këtë klas-ifikim të përgjithshëm nuk rezulton gjith-një e kuptueshme nga nxënësit.

Është më mirë të krijohet një sistemetiketash ad hoc, që ta tregojë më me saktësitipin e elementit të seleksionuar keq (nyje,përemër, lidhëz etj) ose problemin (përsh-tatje, germat dyshe, shenjat e pikësimit etj.)dhe që të lejojnë të kalohet në detaje.

Ndarja në kategori dytësore mund tëbëhet edhe shumë e hollësishme dhe tëparashikohen etiketa të shumta për llojet

e ndryshme të gabimeve. Çdo mësuesmund të krijojë një listë të vetën person-ale duke vendosur se cilat lloje gabimeshtë vendosë dhe ç’shkurtime apo simboledo të përdorë për t’i shënuar në tekst.

Megjithatë, etiketat e thjeshta nukmjaftojnë për të dhënë të gjitha informa-cionet që duhen. Atëherë mund të ko-mbinojmë të dy kriteret, sipërfaqësor dhegjuhësor, në mënyrë që, për çdo gabim,një nga shenjat gjuhësore më vete apo eshoqëruar me etiketë gramatikore të mundtë mjaftojë që nxënësi të vazhdojë nëmënyrë autonome te vetëkorrigjimi.

Përparësitë e korrigjimit klasifikues• Korrigjimi i mësuesit nuk i zgjidh pikat

kritike, por është çelësi me të cilinnxënësi duhet të punojë për të arritur tezgjidhja, veprim që e bën tëvetëdijshëm ngaqë kërkon një rol aktiv.

Kufizimet• Ka raste të vështira për t’u klasifikuar.• Është e vështirë të jesh koherent me

etiketat.• Në një fazë fillestare, kërkon kohë

dhe punë nga ana e mësuesit (pastaj,me praktikë, bëhet më e lehtë).

Korrigjimi i përzier

Deri këtu kemi parë shembuj korri-gjimesh ku përdorej hera-herës një kriter.Në të vërtetë, më mirë është që të për-doret një sistem i përzier, prandaj duhettë zgjidhet etiketa më e përshtatshme si-pas tipit të gabimit, nivelit të njohurivetë studentit, argumenteve që trajtohen etj.

Duke përmbledhur gjithçka trajtuamlidhur me metodat e ndryshme të korri-gjimit, nxirren këto parime:

• Një gabim që nuk duhet të lihet tëkalojë, edhe pse u takon argument-eve të patrajtuara, do të rishkruhet isaktë në anë.

Page 51: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

53Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

• Një gabim që mund të njihet lehtë,sepse u takon aspekteve të gjuhës,që me siguri njihen nga nxënësit,vetëm do të shënohet.

• Një gabim që nxënësi mund tanjohë, por thjesht shënimi ështëpak informues, kërkon etiketa pak ashumë të detajuara që ndihmojnë tëkuptohet tipi i gabimit dhe tëkorrigjohet.

Vetëkorrigjimi

Zakonisht mendohet që korrigjimiështë punë e mësuesit ose, të paktën, kësh-tu mendojnë nxënësit. Të përfshish në këtëveprim pikërisht nxënësit është një prak-tikë për t’[u këshilluar, sepse paraqet njësistem shumë të mirë për t’i ndihmuar atanë arritjen e aftësisë për vetëkorrigjim dhepër të evituar që tek ata të krijohet zakoni ipranisë së mësuesit, që integron dhe korri-gjon, pra për të mos pasur njëfarë “varësienga mësuesi” (Ciliberti 1994, f.173).

Gama e plotë e aktiviteteve të korri-gjimit, përveç pranisë së madhe apo tëvogël të mësuesit, mban parasysh edheargumente të tjera: nxënësi mund të kor-rigjojë detyrën e tij, atë të një shoku qënjeh apo të një nxënësi anonim; gjithash-tu mund të punojë më vete ose me njëapo më shumë shokë.

Nëse rendisim aktivitetet në bazë tëautonomisë së nevojshme të punës, nganjëra anë do të jetë grupi që bashkëpunonpër të punuar me gabimet e shënuara dhetë klasifikuara nga mësuesi, pra një aktiv-itet bashkëpunimi ku ai që ka më pak njo-huri mbështetet tek ata që kanë më shumëtë tilla për të plotësuar punën e dhënë nga

mësuesi. Nga ana tjetër, do të jetë nxënësii vetëm që punon tek teksti i tij apo indonjë shoku pa udhëzime orientuese oseme udhëzime minimale, pra një punë qëkërkon shkallë përgjegjësie dhe zakonin evetëkorrigjimit.

Meqenëse, në përgjithësi, nxënësitnuk duan t’i korrigjojnë tekstet e tyre,hera-herës mund të kërkohet (sigurisht nënjë fazë fillestare) që kjo veprimtari të bëhetsa më interesant dhe klasa të gjallërohetduke nxitur shpirtin e garës.

Natyrisht, do të jetë mësuesi ai që dota bëjë veprimtarinë të përshtatshme menivelin e nxënësve duke zgjedhur apo për-shtatur tekstet, duke dhënë sugjerime dheudhëzime sa më të përshtatshme.

Përfundime

• Për nxitjen e aftësive të të shkruarit,vëmendje e veçantë i duhet kushtuarkorrigjimit të gabimeve, gjykimit dhevlerësimit nga ana e mësuesve.

• Duhet punuar paraprakisht menxënësit për njohjen e formave dhemetodave të korrigjimit, në mënyrëqë ata t’i kuptojnë qartë gabimet dhetë nxiten t’i korrigjojnë vetë .

• Mësuesit duhet të nxisin format evetëkorrigjimit nga ana e nxënësveduke i ftuar ata për të punuar nëmënyrë individuale apo në grup.

• Kualifikimi i mësuesve për për-dorimin e teknikave bashkëkohore tëkorrigjimit është domosdoshmëri.

• Është mire që tema të tilla të zënëvend në lëndët formuese të stu-dentëve të fakulteteve të edukimit,mësuesve të ardhshëm.

REFERENCAT

ALBERTINI e BENDIN, M. 1990. Scrivere oggi,Milano

BALBONI P. 1991. Tecniche didattiche e processi di

apprendimento linguistico, Padova: LivianaBARATELLI, B. 2000. Guida alla scrittura, Mi-

lano: Avallardi

Page 52: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

54 Të nxisim dëshirën e nxënësve për të shkruar

BENVENUTO, G. 2003. Criteri per la correzionedi testi in lingua italiana, Perugia: Guerra

CATTANA, A., NESCI M.T. 2000. Analisi e cor-rezione degli errori, Torino: Paravia scriptorum

SERAFINI M. T. 1989. Valutare gli scritti, in

AA.VV. Lettura e scrittura: proposte didat-tiche, Torino: Loescher

VEDOVELLI, M. 1994. Fossilizzazione, cristallizzazi-one, competenza di apprendimento spontaneo, inGiacalone Ramat, Vedovelli ( a cura di).

The encouragement of the student’s desire on writing through the correctionand evaluation formsArdjana Braja

In this article are treated the ways of participation of the pupils in correction beginningfrom the activity where the teacher leading its work in some ways, makes pupils feel hispresence and concluding with self-correction made totally by the pupils.The whole scale of the activities of the correction, except the big or the small presence of theteacher can consider even other arguments; the pupil can correct his task or that of hisfriend or even that of anonymous pupil; the pupil can also work by himself, with a friend ormore than one, in groups.If we list the activities according to the necessary autonomy of the work, from one side itwill be the group that corporate to work out the underlined and classified mistakes by theteacher, so a cooperated activity where the pupil that has less knowledge is supported by thetalented ones to carry out the given task by the teacher; from the other side it will be thepupil by himself who works on his text or his friend’s text without orientated instructions orwith minimal instructions so a work that requires a responsible degree and a habit of self-correction. Through this work it is emphasized the importance of these activities whichgive a lively atmosphere in the class and even encourage the spirit of the competition.Key words: Correction, Self-correction, Pupils, teacher, written activities.

ABSTRACT

Page 53: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Hyrje

Reformimi i kurrikulës është cilësuarsi një nga prioritetet e strategjisë së arsim-

it parauniversitar. Kjo reformë, nga shumëstudiues, me të drejtë konsiderohet si zem-ra e shkollimit dhe e edukimit cilësor dhesi një komponent i domosdoshëm i zh-

NJOHJA E DOKUMENTACIONIT

SHKOLLOR, REALITET APO RETORIKË?

Ledia KASHAHU - Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

PËRMBLEDHJE

Reformimi i kurrikulës është cilësuar si një nga prioritetet e strategjisë së arsimit parauniversi-tar. Sigurisht që faktori kryesor i çdo reforme arsimore janë mësuesit. Për këtë arsye efektivitetii ndryshimeve në sektorin e arsimit varet nga kapaciteti dhe gatishmëria e tyre për të përshta-tur praktika dhe përgjegjshmëri të reja. Hapi i parë drejt mësimdhënies është planifikimi i saj,që ka si kusht të domosdoshëm njohjen e dokumentacionit shkollor. Por sa e njohin realishtmësuesit dokumentacionin shkollor? Për ta shqyrtuar më në brendësi këtë problem, na uduk me interes ndërmarrja e një kërkimi. Faza e parë e kërkimit u realizua në shkollat 9-vjeçarepublike dhe jopublike të kryeqytetit (në qytet dhe fshat), ku u anketuan 39 mësues të ciklitfillor. Shqyrtimi i materialit të grumbulluar tregon me qartësi se ka mangësi serioze të njohjessë dokumentacionit shkollor me status të detyruar nga ana e mësuesve. Për ndryshimin egjendjes ekzistuese duhen bërë përpjekje që MASh t’i shikojë investimet kapitale dhe inves-timet në trajnim në mënyrë të barabartë, për të mundësuar një sistem arsimor të denjë për t’ubërë pjesë e sistemit europian. Nisur nga dobësitë që paraqet sistemi i trajnimeve, propozo-jmë ndryshimin e skemës së trajnimeve dhe qasjen e saj drejt modeleve europiane.

Ledia KashahuLedia KashahuLedia KashahuLedia KashahuLedia Kashahu është diplomuar në Fakultetin e Mësuesisë, dega cikli i ulët në Univer-sitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në vitin 1993. Ka fituar titullin “master në mësim-dhënie’’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës në vitin 2008. Inter-esat e saj akademike lidhen me kërkimet në fushën e edukimit dhe saktësisht me përfshirjenprindërore në edukim. Aderon në Konfederatën e Prindërve të Shqipërisë, ku është dheanëtare e bordit drejtues. Që prej vitit 2008, punon si pedagoge me kohë të plotë në Fakulte-tin e Edukimit të Universitetit “A. Moisiu”, Durrës, si dhe pedagoge me kohë të pjesshmepranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Studime Sociale 2011, 1 (5): 55-61

Page 54: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

56 Njohja e dokumentacionit shkollor, realitet apo retorikë?

villimit njerëzor dhe i kapitalit social.Të reformosh kurrikulën është një hap irëndësishëm, që bëhet në rrugën e du-hur për të arritur dimensionin europi-an në arsim, por kjo reformë ka risqet eveta, që mund ta ngadalësojnë ose dhemund ta pengojë procesin dhe ndry-shimet e pritura. Sigurisht që faktorikryesor i çdo reforme arsimore janëmësuesit. Për këtë arsye efektiviteti indryshimeve në sektorin e arsimit varetnga kapaciteti dhe gatishmëria e tyre përtë përshtatur praktika dhe përgjegjsh-mëri të reja. Hapi i parë drejt mësim-dhënies është planifikimi i saj, që ka sikusht të domosdoshëm njohjen e dokumen-tacionit shkollor.

Pse zgjodhëm këtë çështje?

Në fillim të këtij viti shkollor, mëka bërë shumë përshtypje kur, në Drej-torinë Arsimore të qytetit të Tiranës,mësuesit e ciklit të ulët bënin ecejakepër të miratuar planet mësimore përlëndë të ndryshme. Inspektorët e Drej-torisë Arsimore që përgjigjeshin për cik-lin e ulët ishin të pakënaqur nga mënyrae hartimit të planeve nga ana e më-sueseve. Ata i kishin orientuar mësuesittë ndiqnin një sërë kriteresh përhartimin e planeve të sipërpërmendura.Këto kritere ishin:

- synimet e lëndës;- linjat dhe nënlinjat e përmbajtjes;- konceptet kryesore sipas linjave

dhe objektivat përkatëse;- shpërndarja e orëve sipas linjave

të përmbajtjes;- materialet burimore;- mjetet.

Duket qartë që këto kërkesa u ref-erohen programeve lëndore, që janë do-kumente shkollore me status tëdetyrueshëm, çka do të thotë se të gjitha

rubrikat e programit duhet të mbahenparasysh dhe të zbatohen me korrektë-si. Sivjet u duk qartë mangësia që kanëmësuesit në njohjen e programeve lën-dore dhe se ata, kur hartojnë planetmësimore, nuk kanë parasysh vargun edokumentacionit me status zyrtar, qëpërfshin:

- strategjinë e arsimit parauniversi-tar;

- kornizën kurrikulare të arsimit tëdetyruar;

- vizionet kurrikulare të fushës;- standardet lëndore për cikle;- programi lëndor.

Situata aktuale në fushën e trajnimevedhe krahasimi me vendet e BE-së.

Një nga sfidat më të rëndësishmenë kuadrin e reformave në arsim, me tëcilat ballafaqohet sot Ministria e Arsimitdhe e Shkencës, është kualifikimi i njënumri tepër të madh mësuesish, si pa-sojë e ndryshimeve kurrikulare, por jovetëm për këtë arsye. Deri më sotfakultetet e mësuesisë nuk kanë qenë nëgjendje t’i pajisin mësuesit e ardhshëmme aftësitë dhe kompetencat që do t’unevojiten atyre për të qenë vërtet ak-torë të ndryshimit. Aktualisht në ven-din tonë trajnimet dhe kualifikimet emësuesve kanë dy apo tre vjet që kanëfilluar të jenë më të planifikuara dhe mëtë unifikuara. Ka ardhur koha që sh-kollën nuk duhet ta shohim vetëm siinstitucion ku merren njohuri aka-demike, por në një plan më të gjerë dhemë social, sepse sot ajo ka përgjegjësi tëreja në mbështetje të zhvillimit të per-sonalitetit të fëmijës. Prandaj, planifiki-mi i mësimdhënies duhet të jetë i qartë,i studiuar dhe i peshuar mirë për sa upërket synimeve të përgjithshme dhepërfundimeve të pritshme, sigurisht nëvartësi të niveleve moshore të fëmijëve.

Page 55: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

57Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Por, a janë të përgatitur mësuesit tanëpër një planifikim të këtij standardi?Vështirë se mund ta pranojmë. Përvojajonë në fushën e trajnimit dhe kuali-fikimit të mësuesve është e ndryshmenga ajo e vendeve të tjera të BE-së, kusistemi i trajnimit dhe kualifikimit tëmësuesve është kryesisht privat, shkol-lat janë të varura nga strukturat e push-tetit lokal dhe ministritë e arsimit të kë-tyre vendeve janë të angazhuara për tëkontrolluar cilësinë dhe për të licenc-uar institute të ndryshme private, që dotë ofrojnë kualifikime dhe trajnime si-pas nevojave të mësuesve. Në këtëkuadër, shkollat, pasi kanë identifikuarnevojat për trajnim, bëjnë projekte përtë fituar fonde e për t’i realizuar ato.Sigurisht, decentralizimi i shkollës nëkëto vende krijon mundësi që shkollatt’i arrijnë më me lehtësi objektivat e tyrenë fushën e trajnimit dhe kualifikimittë mësuesve.

Në legjislacionin e arsimit shqiptar,në dispozitat normative, neni 62, pikab, bëhet e qartë se trajnimi dhe kuali-fikimi janë e drejtë dhe detyrë e drej-torive arsimore, që mund t’i realizojnëkëto trajnime nëpërmjet OJF-ve të ndry-shme apo në bashkëpunim me QTKA-në. Por si funksionon kjo konkretishtnë Tiranë? Nga një bisedë me një ngainspektorët e ciklit të ulët të DrejtorisëArsimore të qytetit të Tiranës, u infor-muam se nga 53 shkolla që ka qyteti iTiranës, 80% e tyre, ngaqë kanë njënumër të konsiderueshëm nxënësish,kanë edhe një nëndrejtor që përgjigjetpër ciklin e ulët. Vetëm 20% e tyre,ngaqë nuk e plotësojnë numrin enxënësve, nuk kanë një nëndrejtor tëtillë. Sistemi i trajnimit është menduartë jetë i formës së kaskadës. DrejtoriaArsimore merret me trajnimin e nëndrej-torëve të këtyre shkollave. Më pas atakanë si detyrim të trajnojnë mësuesit eshkollës së tyre. Duke qenë se 20% e

shkollave nuk kanë nëndrejtorë, ështëmenduar që Tirana të ndahet në 20zona, ku të bashkohen 2 apo 3 shkolladhe të organizohet trajnimi i përbash-kët nga dy nëndrejtorët dhe mësuesit etri shkollave, njëra prej të cilave nuk kanëndrejtor të ciklit të ulët.

Duke u ngacmuar nga kjo situatë,për të parë se si ka funksionuar kjomënyrë e trajnimit, ndërtuam dy pyetë-sorë për të marrë një informacion më tëdetajuar dhe për ta kuptuar më mirëproblemin. Megjithatë, një gjë është eqartë: mësuesit kanë nevojë për orien-time më të qarta për të kuptuar rëndës-inë e dokumenteve me status tëdetyrueshëm, si dhe kanë nevojë përkualifikime për t’i njohur mirë doku-mentet mbi të cilat ata do të mbësh-teten për të bërë një planifikim të saktë,duke respektuar standardet.

Metodologjia

Në qendër të këtij kërkimi u vunëmësuesit e ciklit të ulët në shkollat eQarkut të Tiranës. Për fazën e parë u për-dorën dy instrumente matës në 8 sh-kolla të qytetit, përkatësisht 34 mësues,si dhe 2 shkolla fshatrash, përkatësisht5 mësues. U realizuan 39 intervista. Tëdhënat e grumbulluara u përpunuan meSPSS.

Gjetjet e kërkimit

Për pyetjen e parë të pyetësorit I, u vure se kishte një përgjigje të unifikuar.Pyetjes “si procedonit më parë përhartimin e planeve lëndore?”, mësuesiti përgjigjeshin pothuajse të gjithë në këtëmënyrë: “Për të hartuar planet, mbësh-teteshim mbi tekstin dhe bënim një plani-fikim në bazën e tij duke shpërndarë orëtsipas temave që jepeshin aty.”

Disa mësues përgjigjeshin në këtëmënyrë: “E kishim shumë kollaj. Në bazë

Page 56: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

58 Njohja e dokumentacionit shkollor, realitet apo retorikë?

të orientimeve që merrnin nga DrejtoriaArsimore, bënim disa ndryshime të vogladhe në përgjithësi kopjonim planin e njëviti më parë.”

Pyetjes së dytë, “A ka ndryshuar kjoprocedurë dhe pse?”, mësuesit ipërgjigjen se aplikimi i teksteve alterna-tive ka sjellë ndryshime në procedurën ehartimit të planeve dhe ndryshimet kur-rikulare gjithashtu kanë sjellë ndryshimine procedurave.

Pyetjes së tretë, “Në cilin dokumen-tacion mbështeteni për të hartuar pla-nin tuaj lëndor?”, 29 mësues tregojnëse mbështeten te plani mësimor që vjençdo vit nga DART dhe 10 mësues tre-gojnë se për të hartuar planet e tyre lën-dore mbështeten në programin mësimor.

Pyetjes së katërt, “A keni vështirësitani në hartimin e planeve”, vetëm 1mësues i përgjigjet që nuk ka vështirësi,ndërsa 38 të tjerë tregojnë se kanë vësh-tirësi në shpërndarjen e orëve, në vendosjene objektivave për kapitujt, në përcaktimine materialeve burimore, por dhe në përcak-timin e objektivave minimale. Gjithashtuvështirësi përbën shpërndarja e orëvepër kurrikulat-bërthamë dhe grumbulli-mi i orëve të dispozicionit për mini-projektet. Për shembull, nëse në njëlëndë ka 180 orë, nga këto 20 janë orëtë lira, 7 orë do të përdoren për kur-rikulën-bërthamë dhe 13 orë të tjera dotë lihen në dispozicion të miniprojek-teve duke u bashkuar me orët e plani-fikuara për veprimtari ekstra-kurrikularenë funksion të kurrikulës së lirë.

Pyetjes së pestë, “A e njihni ko-rnizën kurrikulare?”, 16 nga mësuesit iupërgjigjën “po” dhe 23 iu përgjigjën“jo”. Për të kuptuar më qartë situatëndo të dëshiroja të paraqisja përkufizimete 16 mësuesve për kornizën kurrikulare.

1. Të kornizosh karakteristikat dhe tëdhënat e një fëmije në një drejtimtë caktuar.

2. Të respektosh rregullat e kurriku-lave, të mos dalësh jashtë tyre.

3. Korniza kurrikulare është veshja ejashtme e programit mësimor.

4. Një përmbledhje e shkurtër dijesh,bërthama e temës që do të shpje-goj.

5. Planifikimi ditor.6. Kompleks mendimesh për

edukimin, mësimdhënien, metodat,shkëmbim idesh, mënyra e paraqitjessë informacionit.

7. Korniza e programeve të përm-bajtjes, sa për qind realizohen dhesa për qind nuk realizohen, sa tëkapshme janë.

8. Organizimi i objektivave që përf-shihen në realizimin e programeve.

9. Një kufizim i kurrikulës, një pro-gram, një objektiv i caktuar dhe jojashtë tij.

10. Tekstet nga klasa e parë deri nëfakultet.

11. Tërësia e përmbledhjes së mundë-sive për transmetimin e një reformetë caktuar.

12. Të dhënat, emër, mbiemër, adresë,numër telefoni, qendrat e punës sëprindërve.

13. Përmbajtja e asaj që do të thuhetnë mënyrë të përmbledhur.

14. Një kornizë ku futet përmbajtja lën-dore.

15. Të dhënat e përgjithshme rrethkërkesave të Ministrisë së Arsimit.

16. Të dhënat e një koncepti që pomerr në studim.

Pyetjes së gjashtë, “Ku bazoheni përtë përzgjedhur tekstin që do të punonigjatë vitit? Në ç’mënyrë i përzgjidhniato?”, mësuesit i përgjigjen:

- 26 prej tyre shpjegojnë se nukkanë ndonjë material ku të mbështetenpër përzgjedhjen e teksteve, por ata nd-jekin këtë procedurë: shikojnë disa prej

Page 57: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

59Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

tyre dhe përzgjedhin atë që i duket më epërshtatshme dhe kryesisht shohin apara-tin pedagogjik.

- Ndërsa 13 mësues shpjegojnë semarrin mendimin e kolegëve që kanë real-izuar këtë program një vit më parë dhembajnë shënime për vështirësitë që ata kanëhasur dhe në vendet ku i kanë hasur, që tëmund ta realizojnë sa më mirë mësimin.Ideja është që këta mësues përzgjedhintekstet që kanë përzgjedhur mësuesit etjerë para një viti.

Pyetjes së shtatë, “A ju është ofruarndonjë instrument që t’ju ndihmojë përvlerësimin e teksteve që do të përzgjidhni?”, të gjithë mësuesit iu përgjigjën “jo”.

** *

Për sa i përket pyetësorit II të pyetjessë parë, “A keni marrë pjesë në kuali-fikimet e organizuara nga Drejtoria Ar-simore e Rrethit të Tiranës?”, të 39mësuesit iu përgjigjën “po”. Tematikate trajnimeve të tyre ishin pothuajse tënjëjta jo vetëm për shkollat e Tiranësnë qytet, por dhe për shkollën e Pezësdhe të Sauqetit. Trajnimet konsistoninnë këto drejtime:

- planifikimi i ditarit bazuar nëstrukturën ERR;

- disa teknika dhe metoda përmësimdhënien me në qendër nxënësin;

- trajnim për barazinë gjinore.

Katër mësues kishin marrë trajnimenga disa OJQ për “Inteligjencat eshumëfishta” dhe shtatë mësues ishintrajnuar dhe për “Të drejtat e fëmijëve”.Kohët e fundit, 4 mësues kanë marrëpjesë në një trajnim me temë: “Si tëhartojmë një test?”

Pyetjes së dytë, “Në ç’mënyrë e sigu-roni literaturën që ju nevojitet për të

përballuar provimin për atestim?”, 37mësues përgjigjeshin se kishin shumëvështirësi për sigurimin e literaturës pro-fesionale dhe nuk dinin se ku mund ta gje-nin, pasi kishin bërë përpjekje sistematike,por pa mundur të siguronin gjë. Dy prejtyre ishin shumë të orientuar dhe nukkishin asnjë vështirësi në rastet kur unevojiteshin materialet profesionale.

Pyetjes së tretë, “Kur ka atestime, andërmerret ndonjë fushatë trajnimesh?”,të 39 mësuesit dëshmojnë se deri taninuk janë mbështetur me trajnime nëkohën kur ata kanë nevojë për t’u ates-tuar. Ata shprehen se ka vetëm disa ori-entime që atyre u duken të pamjaftueshme.

Pyetjes së katërt, “A keni në shkollëntuaj zëvendësdrejtor të ciklit të ulët?”,vetëm 4 shkolla rezultojnë të jenë pakëtë strukturë, të tjerat kanë nga një nën-drejtor për ciklin e ulët.

Nga përgjigjja e pyetjes së pestë: “Arealizohet trajnim i brendshëm në sh-kollën tuaj?”, kuptojmë se në qytetin eTiranës trajnimi i brendshëm është i or-ganizuar me zona, ku 2 ose 3 shkolla, njëraprej të cilave nuk ka nëndrejtor, organi-zojnë takime bashkëbiseduese, ku mësuesitjanë orientuar më shumë rreth strukturavetë plan-ditarëve dhe metodave të mësim-dhënies, si dhe sqarohen për orientimetqë vijnë nga Drejtoria Arsimore.

Nga pyetja e fundit e pyetësorit, “Men-dime të tjera” marrim përgjigje shumëinteresante. Mësuesit shprehen të pa-kënaqur me skemën e trajnimeve qëndiqet aktualisht. Ata shpjegojnë se njo-huritë që përcillen në këtë mënyrëshpesh janë të paqarta dhe se do tëdëshironin të ishin vetë pjesëmarrës nëtrajnimet e zhvilluara. Gjithashtu inter-esant është fakti që mësuesit kërkojnëtë marrin pjesë në trajnime ku më parëtë jenë marrë mendimet e tyre për të për-caktuar tematikën.

Ata dëshmojnë se në takimet qëzhvillojnë në zonat e tyre, ka përsëritje

Page 58: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

60 Njohja e dokumentacionit shkollor, realitet apo retorikë?

të temave, të tilla si: planifikimi i ditar-ëve, teknika dhe metoda mësimdhënie-je etj. Mësuesit shprehen se në këtotakime do të dëshironin që të merreshinmë shumë parasysh nevojat e tyre. Atashtojnë se sistemi i pagave nuk e mo-tivon mësuesin për të bërë më shumëpërpjekje për t’u ngritur nga pikëpamjaprofesionale. Po në këtë pikë të pyetë-sorit zbulojmë se një pjesë e kon-siderueshme e literaturës profesionalehumbet në kohën e lënies ose të mar-rjes së detyrës nga drejtuesit e shkollës.

Konkluzione

Nga përpunimi i këtyre te dhënave,kuptojmë se vështirësitë që kanë më-suesit për hartimin e planeve vijnë sirrjedhojë e ndryshimeve të bëra në kur-rikula, si dhe nga futja e teksteve alter-native në përdorim, të cilat nuk janëmbështetur nga trajnimet përkatëse. Njëanë tjetër që përforcon vështirësinë ështëedhe mosnjohja e dokumentacionit sh-kollor me status të detyruar. Është evi-dente nevoja që kanë mësuesit e ciklittë ulët për të marrë një cikël trajnimesh:

a. për t’u njohur me zhvillimet e rejakurrikulare;

b. formate vlerësimi për to;c. për të kuptuar rëndësinë dhe për të

njohur mirë dokumentacionin zyr-tar me status të detyruar.

Mësuesit kanë vështirësi për sig-urimin e literaturës profesionale që unevojitet sidomos në kohën e atestim-it. Një pjesë e konsiderueshme e liter-aturës profesionale nëpër shkolla hum-bet në çastin e ndërrimit të drejtuesvetë shkollës. Sistemi i pagave nuk i mo-tivon ata për t’u ngritur nga pikëpamjaprofesionale, për të studiuar dhe për tëbërë punë më shkencore.

Skema e trajnimit të mësuesve:Anët e dobëta:

- Skema e trajnimit e përdorur derimë tani nuk kanë qenë dhe aq efektive.

- Nuk ka ofruar cilësi nga ana pro-fesionale, duke vendosur në rolin e tra-jnuesve ata nëndrejtorë shkollash që nukmund të plotësojnë standardet e tra-jnuesve të licencuar.

- Nuk ka qenë e orientuar nga kërke-sat dhe nevojat e mësuesve.

Anët e pozitive:

- Ka pasur kosto të ulët.- Ka unifikim të temave të trajtuara

në trajnimet e bëra. Na bën përshtypjefakti që, si për shkollat fillore të qytetitashtu dhe për ato të fshatit, çështjet për tëcilat janë trajnuar mësuesit janë të njëjta.

Rekomandime

Mendojmë se MASh duhet t ’ ishikojë investimet kapitale dhe inves-timet në trajnim në mënyrë të barabar-të, për të mundësuar një sistem arsimortë denjë për t’u bërë pjesë e sistemit eu-ropian. Për këtë duhet:

a. futja e investimeve në kapitalinnjerëzor;

b. përllogaritja e ndihmës fiskale përshpenzime për trajnim;

c. të perceptohet trajnimi si një investimdhe jo si një shpenzim operativ;

d. promovimi i investimeve në zhvil-limin e burimeve njerëzore.

Duke vlerësuar si serioze dobësinë qëparaqet sistemi i trajnimeve, propozojndryshimin e skemës së trajnimeve dheqasjen e saj drejt modeleve europiane.

- Krijimin e një skeme të plotë dhe tëdetajuar për kualifikimin e mësuesve në drejtim

Page 59: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

61Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

REFERENCAT

Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar.Ligji “Për sistemin Arsimor Parauniversitar” nr.

7952, datë 21.06.1995.Ligji nr. 8387, datë 30.07.1998 “Për disa shtesa

dhe ndryshime në ligjin nr. 7952 “Për sistem-in arsimor parauniversitar.

Making the curriculum work. Botim i “Centre foreducational research and innovation”.

Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar2008-2013.

www.mash.gov.al “Drejtoria e Kurrikulës”.

të legjislacionit dhe të kurrikulave të reja.- Pajisjen e shkollave me literaturën

e nevojshme, përgatitur nga MASh dheIKT.

- Të parashikohet nga ana ligjorembrojtja e literaturës profesionale, me

qëllim që ajo të mos humbasë në mo-mentet e ndërrimit të drejtuesve.

- Fillimin e aplikimi të sistemit tëpagave bazuar në merita dhe perfor-mancë, për të motivuar mësuesit përngritjen e tyre profesionale.

The knowledge of school documentation: reality or rhetoric?Ledia Kashahu

Curriculum reformation is considered to be one of the priorities of pre-university educationstudy. Certainly, the teachers constitute the main factor at every educational reform. For thisreason, the efficiency of change in the education sector depends on their capacity andreadiness to adopt new practices and responsibilities. The first step toward teaching is itsplanning, and its main necessary condition is the acquaintance with the school documentation. Buthow much do teachers in reality know the school documentation? To have a deeper apprehensionon this issue, we found of interest the undertaking of a research.The first phase of the research was carried out in the public and private primary schools ofthe capital city area (urban and rural areas). During this phase, 39 primary school teachershave been questioned. The consideration of the collected material shows clearly that there isa serious lack of information among the teachers related to the school documentation ofobligatory status. To change the actual situation, efforts must made by the Ministry ofEducation to consider equally the capital investments and the investments in training inorder to make the educational system worthy to become a part of the European system. Dueto the problems reflected by the trainings’ system, I propose the changing of training sche-ma and an approach to it relying on European models.Key words: curricular framework, curricular vision, subject’s standard, subject’s program.

ABSTRACT

Page 60: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

1. Fishta, kur nisi aventurën letrarepër të krijuar eposin artistik të popullitshqiptar, përcaktoi objektivin e saj, që ish-te Marash Uci e të bijtë e Calëve; konflik-tin e tyre me krajl Nikollën e Cetinës e carëte Moskovit, me sulltanin e Stambollit eregjët e Europës. Ai zgjodhi tetërrokëshindhe, për të kënduar së bashku me të nëLahutë të Malcis, thirri një Zanë, që ne ekemi quajtur konvencionalisht Zana eFrymëzimit. Do të kishte mjaftuar ajo fig-urë mitologjike, e pranishme në të gjithaepisodet e veprës, për të dëshmuar ngjizjenmitologjike të Lahutës së Malcis. Por jovetëm kaq. Figura e Zanës së Frymëzimitna sugjeron të dallojmë origjinalitetin epiktë Fishtës, lirizmin në Lahutën e Malcis,

ironinë dhe, veçanërisht, lehtësinë e rrësh-qitjes së poetit nga realja te jorealja e anasjell-tas, gjëra që përbëjnë përgjithësisht magjinëe verbit fishtjan. Por Fishta nuk u mjaftuavetëm me krijimin e Zanës së Frymëzimit.Ai krijoi edhe personazhe të tjerë mi-tologjikë: Orën e Shqipërisë dhe orë të tjera,Zanën e Madhe dhe zana të tjera, dragonjtëe kuçedrën, lugetërit, shtrigat, floçkën. Tëgjitha këto figura përbëjnë shtratin mi-tologjik të Lahutës së Malcis: kënga e 11-të mban titullin “Lugati”, sikundër e16-ta “Kuçedra” dhe e 24-ta “Zana eVizitorit”. Edhe “Gjaku i marrun” e“Koha e re” (këngët 25, 26) e ndonjëtjetër u kushtohen krejtësisht ose pjesër-isht shtojzovalleve, të cilat janë të ku-

MITOLOGJIA NË “LAHUTA E MALCIS” DHE

REALITETI SOCIAL I SHQIPËRISË

Tonin ÇOBANI - Qendra e Studimeve Albanologjike; Instituti i Sociologjisë

TTTTTonin Çobanionin Çobanionin Çobanionin Çobanionin Çobani, doktorant pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike, është anëtar theme-lues i Institutit të Sociologjisë dhe kryetar i seksionit të komunikimit, kulturës dhe artit të tij.Ka botuar, veç artikujve studimorë, edhe disa libra me problematikë socio-kulturore, si: “Mitidhe antimiti fishtjan”, “Paralele kulturore”, “Princi i përfolur Lekë Dukagjini”, “Variacioneme fjalën komb”, “Fishtologji”, “Pjetër Zarishti dhe krijimi i rruzullimit”, “Mitet në Lahutae Malcisë” etj.

26. Friedrich Nietzsche, “Lindja e tragjedisë”, përkthyer nga Jorgji Doksani, Eugen, Tiranë, 2001,f.183.

Studime Sociale 2011, 1 (5): 63-67

“Pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues,humbet forcën e vet të natyrshme”

Friedrich Nietzsche26

Page 61: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

64 Mitologjia në “Lahuta e Malcis” dhe realiteti social i Shqipërisë

dogjendura në vepër, shpeshherë sëbashku me figura të tjera mitologjike.

2. Në kapërcyell të shekujve XIX-XXapo, më saktë, në fillimshekullin e 20-të,kur zë fill Lahuta e Malcis dhe Fishta kën-don mitet e lashta, gjuha shqipe gjallonte epamësuar nëpër shkolla, nocioni shqipta-rizëm qarkullonte kryesisht ndër intelektu-alë atdhetarë të diasporës, të cilët deri atëherëkishin krijuar një letërsi të konsiderueshmenë gjuhën amtare. Në mungesë të letërsisësë kultivuar, në popull gjallonte një letërsie pasur gojore, ku elementet fantastikë dhefigurat mitologjike bashkëjetonin be-sueshëm me figura historike të së kaluarëssë largët e të afërme. Kështu, besohej seSkënderbeu dhe Lekë Dukagjini kishin lin-dur dragonj, ashtu siç konsiderohej draguaedhe një hero i ditës, si Mehmet Shpendi,që luftonte maleve për mbrojtjen e trojeveshqiptare prej shovinistëve sllavë. Kjomendësi vinte deri në Shkodër, qyteti më imadh në Ballkan i Perandorisë Osmane, kuishte krijuar një bërthamë intelektualësh mekulturë europiano-perëndimore, që frymë-zonte Rilindjen Kombëtare. Duhet shtuarse, së bashku me besime popullore, bash-këjetonin edhe besëtytni të importuara ori-entale. Në këtë realitet të përzier fantazish,Fishta këndon mitologjinë thjeshtë sh-qiptare, atë që rridhte prej bjeshkëve të lar-ta, ku historia ishte ende mit dhe miti për-jetohej çdo ditë si realitet epik.

3. Kur shkruhej Lahuta e Malcis, nëtë cilën fillesa mitologjike zë vend të rëndë-sishëm në strukturën e veprës27, komuni-kimi i intelektualëve me kombin nuk ish-

te i lehtë. Shqiptarët, pothuajse në masë,nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin nëgjuhën e tyre. Gjithçka që krijohej në sh-qip botohej thuajse e gjitha në diasporë.Edhe Fishta fillimet letrare i ka te revista“Albania” e Faik Konicës, që botohej nëBruksel. Madje edhe bleni i parë i Lahutëssë Malcis u shtyp me ndërmjetësinë e FaikKonicës në Kroaci, më 1904-1905. Fish-ta nënshkroi me pseudonimin “KangëPopullore”, sepse orientimi i veprës së tijishte vërtetë për popullin shqiptar, përfshirëedhe atë masë që nuk dinte shkrim e kën-dim, por jetonte estetikisht kohët mitike.Lahuta e Malcis do të “lexohej” pak a shumësi këngë folklorike, duke qarkulluar gojë mëgojë. Ky fakt duhet konsideruar risi letraree guxim artistik në letrat shqipe, një gjetjeqë përbën kyçin e suksesit të veprës Lahutae Malcis, së cilës Fishta ia dha dorën përfun-dimtare më 1937. Të shprehemi qartë: jofolklorizmi përbën risinë dhe kyçin e suk-sesit të një vepre letrare, si janë shprehurshpesh herë edhe në mënyre spekulative përeposin fishtjan. Por komunikimi i fuqishëmideo-emocional i një vepre letrare me tëgjitha shtresat e shoqërisë, duke filluar ngaintelektualë të shquar të kohës, si LasgushPoradeci28 e Eqrem Çabej29, që me gjuhën eUmberto Ekos do të cilësoheshin “lexuesmodel të nivelit të dytë”30, e deri tek ai bar-iu, “lexues” i nivelit të parë, që nuk dinteshkrim e këndim, por e ndiente bukurinë efjalës shqipe që të ngazëllen e të shiton sipingërimë zanash.

4. Na duhet të theksojmë se edhe ar-eali i figurave mitologjike në Lahuta e

27. “Në strukturën e poemës “Lahuta e Malcis” futet, si një nga përbërësit më të rëndësishëm, edhe fillesamitologjike”, Alfred Uçi, “Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe: N.Frashëri, Gj.Fishta, F.Konica, M.Kuteli,Migjeni”, Vatra, Shkup 2003, f.59.

28. Në artikullin “Gjergj Fishta, shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar”, shkruar më 1941, Lasgushie cilëson veprën Lahuta e Malcis si një vepër “shkëlqimërisht realiste” dhe autorin e saj “frymëtar i fjalës”(Lasgush Poradeci, “Vepra 2”, Onufri, Tiranë 1999, f.72).

29. “Lahuta e Malcis është... vepër arti e plotë, e përsosur dhe e përkryer në vetveti”, shkruan Eqrem Çabejnë artikullin “Epika e Gjergj Fishtës”, botuar në “Gjergj Fishta”, përmbledhje studimesh , botim i revistës“Shkëndija”, Tiranë, 1941, f.40.

30. Umberto Eco, “Për letërsinë”, përkthyer nga Donika Omari, Dituria, Tiranë 2007, f.214.

Page 62: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

65Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Malcis nuk është folklorizëm, sado që, de-risa Fishta i rikrijoi në veprën e tij, qenietmitologjike ekzistonin vetëm në folklor enë besime popullore. Kulti i zanave, p.sh.,është ruajtur i gjallë, si mbijetojë e një Pan-teoni të hershëm mitologjik të bashkësisëfshatare ndër male “deri në shekullin XIX enë fillim të shekullit XX, aty-këtu edhe pasLuftës së Dytë Botërore”.31 Madje kulti i zanavenë Shqipëri është edhe shumë më i hershëmse sa është menduar prej atyre që e kanëpërafruar me Dianën e romakëve, e cila kish-te marrë atributet e Artemidës së grekëve.Çabej shkruante se te “kjo Diana kemi tëbëjmë me një ‘interpretatio latina’ të njëhyjnie epikore (vendore) pararomake”32.Kështu mund të flitet edhe për Floçkën eRanës së Hedhun, që del në Lahuta e Mal-cis si një mit i etnogjenezës së stërlashtë tërodit të shqiptarit, si dhe për dragonjtë,gjithashtu, dëshmi të prejardhjes mitologjikepellazgo-ilire, të cilët vijnë në veprën e Fish-tës me përmbajtjen simbolike të ndryshmeose më të hershme se përmbajtja simbolikeqë ata demonë kishin marrë në epokën an-tike greko-romake e biblike.

5. “Ndryshe” i ka sjellë në letërsinë eshkruar shqipe edhe Pjetër Bogdani(1630-1689) të dhjetë sibalat e ciklit tëpoezive kushtuar atyre në veprën madhoreCuneus Prophetarum (Çeta e Profetëve,1685). Madje ai edhe i ka shqiptarizuarsibilat, figurat parakristiane të mitologjisë

mesdhetare, duke u vënë emra krahinasharbërore, si: Shkodranja, Zadrimorja,Kosovarja etj.33 Bogdani shkruante se kish-te dashur t’i vishte sibilat me kostumeshqiptare “për të dhënë ngjyrën e atij pop-ulli të varfër dhe për t’i ngushëlluar sa kampasur mundësinë”.34 Ndërsa Fishta këndonzanat, dragonjtë... si një pasuri të rrallë ederi atëherë të palançuar të kulturës sh-qiptare, pasi kishte bërë të vetin parimine Niçes se “pa mitin, çdo kulturë e hum-bet karakterin e saj të gjallë krijues, hum-bet forcën e vet të natyrshme, sepse hor-izonti i artit hapet vetëm përmes mitit,është ai që e bën të jetë një, të jetëunik”.35 Nga ana tjetër, ai nuk kërkoimite të njohura si sibilat për të shqip-tarizuar e as për të shartuar, ndoshta,nisur përsëri nga një parimi tjetër iNiçes, që thoshte: “Nuk është e lehtëtë shartosh një mit të huaj me tëndin,pa dëmtuar bimën amë, ndodh që druritë jetë aq i fortë dhe i shëndetshëm, saqës’kalon shumë dhe e largon të huajën ngavetja, por, si rregull, ajo vetë fishket e tha-het, vdes.”36 Më në fund duhet thënë seFishta u kundërvihet pseudointelektualëvetë kohës e më përtej, pasi ka vënë re se“kulimllëku vagabond-modern (shqiptar)kërvesh buzët mbi thjeshtësinë e artë tëmitologjisë sonë kombëtare”, siç shkruanai në vitin 1933 në parathënien e Kanunittë Lekë Dukagjinit.37

31. Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë 2004, f.112.32. Eqrem Çabej, “Studime gjuhësore V”, Rilindja, Prishtinë 1975, f.160.33. Pjetër Bogdani, “Këngët e Sibilave”, përgatitur me shënime nga Engjëll Sedaj, Albas, Tiranë 2002,

f.17, si dhe Ibrahim Rugova “Vepra e Bogdanit”, Tiranë 1990, f.148, i cili nuk përdor shprehjen “shqiptarizimi Sibilave”, por konstaton se “në këto vjersha Bogdani inkuadron një topografi të vendit”.

34. Pjetër Bogdani, “Letra dhe dokumente”, përgatitur nga Odette Marquet, Shkodër 1997, f.462.35. Friedrich Nietzsche, vepër e cituar, f.183-184.36. Friedrich Nietzsche, vepër e cituar, f.187.37. Fishta flet për disa shqiptarë që kishin kaluar nëpër shkolla, “por që shkolla, nëpër të cilën paten qenë

përshkue, nuk mbërriti me ua qerue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterilizuese e shkatërrimitare eas me ua heqë atë lëmashk pedantizmi e kulimllëku vagabond-modern, që ata e quajnë “kulturë”, përbuzinnjomësinë e valleve popullore, bajnë në asgja bukurinë gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodivekreshnike, kërveshin buzët mbi randësinë e vendimeve të kanunit dokësor – droit coutumier – mbi thjeshtësinëe artë të mitologjisë, të përrallave e mbi mbarë folklorin tonë kombëtar”, Gjergj Fishta, Vepra 10, Publicistika,EB “Gjergj Fishta”, Lezhë 2004, f.443.

Page 63: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

66 Mitologjia në “Lahuta e Malcis” dhe realiteti social i Shqipërisë

6. E gjithë lënda mitologjike me tëcilën u mbrujt Lahuta e Malcis ështëvetëm shqiptare dhe krejtësisht pagane.Ajo mitologji ka ekzistuar paralel memitologjinë greko-romake e biblike, ash-tu si gjuha shqipe është zhvilluar paralelme gjuhën greke, romake e latino-kish-tare. Mitologjia shqiptare ka mbijetuarpërgjithësisht e pandikuar nga mi-tologjia greko-romake e biblike ashtu sirodi i shqiptarit kishte mbijetuarstrukur thellësive të maleve, së paku,deri në kohën kur shkruhej Lahuta eMalcis gjatë viteve 1902-1937. Në qoftëse do të përdornim formulimin e studi-uesit Krist Maloki, që përfaqëson kënd-vështrimin psikanalist në kritikën letrareshqiptare, do të gjenim te Fishta poetinqë “ka hulumtue e gërmue ner minat eshpirtit të kombit Shqiptar... ka zdypëfellë e ma fellë kah gurrat e fshehta tëshpirtsisë natyrore arbërore... kah shpel-la e magjishme t’Orëve, Zanave dheShtojzoval leve të një mystike tëpërvëlueshme”38.

7. Sado që Fishta e fillon Lahutën eMalcis me vargun “Ndihmo Zot si m’kendihmue...” dhe e mbyll me dyvargëshin“Si premtue kish Perëndia, prapë zonjën’veti duel Shqipnia”; sado që në atë ve-për togfjalëshi “për Atme e Fe”, që ishteprogrami ideologjik i klerit françeskannë Shqipëri përsëritet herë pas here,Lahuta e Malcis është cilësuar pak ashumë si vepër laike. Në këtë përfun-dim nuk kanë arritur studiuesit ateistë,çfarë mund të merrej si një konkluziontendencioz. Një formulim të tillë e kabërë kolegu i tij, jezuit at Zef Valentini,studiues i vëmendshëm i Lahutës sëMalcis dhe një ndër njohësit më të mirëtë historisë, kulturës dhe letërsisë së

gropës së Shkodrës e më gjerë. Ai shk-ruan më 1973 te revista Shejzat se “Fish-ta ka qenë midis misionarëve më të lartëkatolikë që shërbyen aso kohe në Shqipëri,por, - shton Valentini, - sot ka ardhur kohatë flitet qartë edhe për një lloj afetarizmitë kryeveprës së tij Lahuta e Malcis”.39 Val-entini nuk e argumenton mendimin eshprehur, por ne mendojmë se argumenti mjaftueshëm për të arritur në një për-fundim të tillë është fakti se mitologjiae Lahutës së Malcis nuk ka marrë thua-jse asgjë nga mitologjia biblike, çfarë dot’i shkonte një vepre të shkruar nga njëklerik, ajo nuk ka marrë as nga mi-tologjia greko-romake, çfarë do t’i sh-konte një autori që kishte studiuar methemel në gjuhët origjinale letërsinë evjetër greke dhe atë latine.

8. Studimet e deritanishme e kanëshpërfillur shpeshherë “subjektin mi-tologjik” të Lahutës së Malcis ose e kanëtrajtuar si një fillesë artistike të dorës sëdytë a të tretë, duke i kushtuar vëmendjetë merituar vlerave të tjera përmbajtë-sore dhe artistike që nuk janë të paktanë vepër. Madje, ndonjë studiues isotëm arrin në konkluzione jo të qën-drueshme duke e quajtur Lahutën eMalcisë “të shpallur ep religjioz”40,përkundrejt klasifikimeve të derisotmesi epos klasik apo heroiko-pastoral, po-emë epike apo edhe epiko-lirike. Kjo kandodhur pikërisht se është shpërfillurlënda mitologjike e veprës, e cila jovetëm shtrihet dukshëm në një të pestëne veprës (tërësisht në këngët “Lugati”,“Kuçedra”, “Zana e Vizitorit”, “Gjaku imarrun”, “Koha e Re” dhe pjesërisht nëshumë këngë të tjera), por edhe sepseajo lëndë përbën indin kompozicionaltë të gjithë veprës, pasi siguron vijimës-

38. Krist Maloki, “Refleksione – kritikë (letrare), analiza dhe mendime”, përgatitur prej AlbertRamës, Faik Konica, Prishtinë 2005, f.97.

39. At Giuseppe (Zef) Valentini, “Vepra I (Publicistikë, studime dhe tekste)”, Plejad, Tiranë 2005, 358.40. Kujtim M. Shala, “Shekulli i letërsisë shqipe”, Buzuku, Prishtinë 2006, f.180.

Page 64: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

67Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

inë e episodeve dhe unitetin e tyre. Nësedo të studiohet Lahuta e Malcis thjesh-të si një ngjizje epike e periudhës së ro-mantizmit të vonë në Ballkan, atëherëdo të arsyetohej më bindshëm edhe lën-da historike në të, ashtu e përzier mefigurat mitologjike dhe e mbrujtur menjë gjuhë të gjallë dhe të pasur popu-llore; do të konkludohet më saktë përllojin e epikës fishtjane të shpallur apotë pashpallur; do të arriheshin edheshumë konkluzione të qëndrueshme përindividualitetin krijues të autorit të sajqë tashmë është kthyer në model klasiktë letrave shqipe.

9. Fakti që figurat mitologjike sh-qiptare vijnë fuqishëm në letërsinë e sh-kruar shqiptare kaq vonë, në fillimshek-ullin XX, nuk duhet paragjykuar si “njëfenomen i vonuar në letërsi”, krahasuarme letërsinë e vendeve të zhvilluara,përfshirë, p.sh., letërsinë dhe kulturëngjermane me Richard Wagnerin (1813-1883), shkrimtar dhe kompozitor ishquar i romantizmit europian, veprate të cilit ishin rikrijim i subjekteve dhefigurave mitologjike gjermanike,veçanërisht, të eposit të Nibelungëve.Ndikimi i Wagnerit te Fishta, po të stu-diohej me atë qëllim, do të dilte shumëmë i dukshëm se sa përafërsitë e Lahutëssë Malcis me eposin homerik (apo vir-gjilian), gjë që është rrekur të argumen-tojë albanologu austriak MaksimilianLambertz41 e të tjerë pas tij. Aq më pak,do t’i shkonte kujt ndër mend të penal-izonte Fishtën dhe letërsinë shqiptare të

përfaqësuar prej tij, si një letërsi folk-lorizante, gati-gati duke pëshpëritur nënzë për Lahutën e Malcis: më mirë të mosishte shkruar fare, se na ka veçuar prejrrjedhave bashkëkohore të letërsisë eu-ropiano-perëndimore. Për ndryshe, dukee pranuar Lahutën e Malcis si një vepërtë fundit të romantizmit europian dhe,me këtë këndvështrim, duke arsyetuaredhe mitologjizmin e saj dhe mbësh-tetjen aktive në folklor, si një vlerë tëmirëfilltë artistike, gjykimet tona do tëmbeteshin më realiste, qoftë porsa i për-ket vendit që zë ajo vepër në hapësirat eletërsisë shqiptare, qoftë në rrafshin kra-hasues me zhvillimet e letrave europi-ane. Mund të kujtojmë këtu se në vitin1906, kur Fishta niste botimin e Lahutëssë Malcis (më 1904-5 botohet cikli ikëngëve të Marash Ucit dhe më 1907cikli i këngëve të Oso Kukës, që i bieafërsisht një e treta e veprës) në Europëvlerësohej me çmimin Nobel italianiKarduçi (1835-1907), që në vendin etij konsiderohej poeti i fundit roman-tik.42 Në një këndvështrim më të gux-imshëm, për shfrytëzimin e miteve ngaFishta dhe rikrijimin e tyre, sipas mod-eleve të letërsisë gojore, mund të sh-tonim se ai ishte në të njëjtën paraleleme zhvillimet estetike europiane të ko-hës së tij. Autori i Lahutës së Malcis ish-te në vazhdën e atyre shkrimtarëve ro-mantikë, për të cilët është thënë se “nëkrijimtarinë e tyre pati gjallërim edhenjë lloj mitologjizmi i ri, i cili i para-priu mitologjizmit modernist”.43

41. Maksimilian Lambertz në fakt ka qenë një nga studiuesit më serioz të Lahutës së Malcis. Nëartikullin “Homeri dhe epopeja e shqiptarëve”, sipas përkthimit të dr.Rexhep Krasniqit (revista “She-jëzat”, Romë 1973, f.332-336), ka vënë në dukje edhe dallimet esenciale të veprës së Fishtës me atë tëHomerit. Ai shkruan: “Me shquemjen e këtyre përgjasimevet, nuk pretendoj se Fishta ka imitue Hom-er-in në tanësi. Shumë pjesë me randësi të Lahutës janë tipike shqiptare dhe nuk kanë të bajnë fare meHomerin” (f.335).

42. “L’Universale letteratura, volume II, La grande Enciclopedio tematika 5", Milano 2003, f.1210.43. Alfred Uçi, “Mitologjia, folklori, letërsia”, Tiranë 1982, f.135.

Page 65: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

68 Mitologjia në “Lahuta e Malcis” dhe realiteti social i Shqipërisë

The mythology in the “Lahuta e Malcis” and the social reality of AlbaniaTonin Çobani

Entire mythological mater, with which moulded “Lahuta e Malcis” is solely Albanian andentirely pagan. That mythology existed in parallelism with Greek-Roman and biblical my-thology, like Albanian language was developed in parallelism with Greek, Roman and Lati-no-ecclesiastic language. Albanian mythology has generally survived un-impacted from Greek-Roman and biblical mythology like Albanian genre has survived crouched in distancedmountains, at least, till the time when wrote Lahuta e Malcis, during the years 1902-1937.Using the wording of Krist Maloki, which represent the psychoanalyst view in the Albanianliterature criticism, will figure out to Fishta the poetry that “has investigated and scoop outinto the whole soul of Albanian nation….has touch down depth and depth into hidden fontsof natural arbnor soul….into magical grottos of Ora’s, Zana’s and Shtojzovalle’s of onemystic ferviding.

ABSTRACT

Page 66: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Pas sondazhit kombëtar “Varfëriadhe fëmijët në Shqipëri”,44 praktika e sondazheve periodike të In-

stitutit të Sociologjisë ka vijuar mesondazhin “Mbi parapëlqimet e të rin-jve për të vazhduar studimet universi-tare”. Në vijim do të paraqesim disa ngatë dhënat e këtij sondazhi. Por më parëduam të falënderojmë të gjithë ata in-dividë që u angazhuan për adminis-trimin e pyetësorëve në dhjetë rrethe tëShqipërisë. Theksojmë se të gjithë ata

që administruan pyetësorin ishin studi-ues apo studentë të shkencave sociale,si dhe individë me përvoja të më-parshme në realizimin e sondazheve.

Çështje metodologjike

Sondazhi është bazuar në metodëne kampionimit. Ai u krye me një kam-pion studimi të përbërë nga rreth 2700maturantë të maturës 2010. Nëpërzgjedhjen e kampionit u zbatua me-toda e orientuar dhe ajo e rastit. Në këtësondazh janë përfshirë 38 shkolla tëmesme të Tiranës dhe të nëntë rrethevetë tjera, siç janë: Durrësi, Vlora, Fieri,Berati etj. Theksojmë paraprakisht sepërzgjedhja është kushtëzuar edhe ngamundësitë praktike për realizimin e

Studime Sociale 2011, 1 (5): 69-77

44 Sokoli, Lekë & Elma Tëshana. 2010. Varfëria dhe fëmijët në Shqipëri, Tiranë: Instituti i Sociologjisë &“Qendra Fëmijët Sot”.

SONDAZHE TË INSTITUTIT TË SOCIOLOGJISË

Në këtë rubrikë do të pasqyrohen sondazhet kombëtare apo rajonale të realizuara nga Insti-tuti i Sociologjisë, nga seksionet tematike apo degët rajonale të tij. Të dhënat e kësaj rubrike, mesqarimet metodologjike përkatëse, jepen me pak komente dhe me disa nga përfundimet kryesore.Çdo anëtar i IS-së mund t’i përdorë të dhënat e këtyre sondazheve në përputhje me interesat e tijshkencore-akademike, në përputhje me interesat e institucionit ku ai punon, për qëllime media-tike (emisione) etj. Por, në çdo rast, referencat janë të detyrueshme. Banka e të dhënave tësondazheve, përmbledhjet e të cilave botohen në këtë rubrikë, janë pjesë e fondit arkivor të Insti-tutit të Sociologjisë. Ato janë të disponueshme për anëtarët e Institutit të Sociologjisë.

Mbi parapëlqimet e maturantëveshqiptarë për të vazhduar studimetuniversitare(Sondazh kombëtar)

Lekë SOKOLI & Jonida LAMAJ

Page 67: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

70 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

sondazhit. Nga 38 shkollat e përfshiranë sondazh, 16 prej tyre ishin shkolla të mes-me jopublike.

Për realizimin e sondazhit u përdor njëpyetësor (anketë) me 25 pyetje gjithsej.Krahas pyetjeve të mbyllura (me alter-nativa përgjigjesh të paravendosura),ishte parashtruar edhe një pyetje e hapurme kërkesën: “Jeni të lutur të jepniopinionin tuaj mbi gjithë problema-tikën e kalimit nga arsimi i mesëm nëarsimin e lartë...” Me këtë praktikë janëtërhequr opinionet e mbi 1400 mat-urantëve (gjithsej 54 për qind e të an-ketuarve). Krahas të dhënave sasiore, kypërfaqëson një informacion të rëndë-sishëm cilësor. Pra, nga ana metod-ologjike mund të thuhet se ky sondazhështë bazuar në kriteret e shkencave so-ciale, duke kombinuar metodën sasioreme atë cilësore të kërkimit, sikurse edhemetodën e orientuar me atë rastit. Pra,gjithsesi, ka një korrektësi metod-ologjike për realizimin e sondazhit. Meanketat e plotësuara është krijuar një

bankë të dhënash fillimisht në sisteminExcel. Përpunimi i mëtejshëm i tëdhënave është bërë në sistemin SPSS,prej nga kanë dalë tabelat (me një apody varaible/cross tables).

Të rinjve maturantë u është kërkuarqë t’u përgjigjen pyetjeve për shkallën edëshirës për të vazhduar studimet e lar-ta, nëse parapëlqenin të studionin nëShqipëri apo në universitete të huaja,mbi tipin e universitetit që do të dëshi-ronin (publik apo jopublik), cilësinë einstitucionit të arsimit të lartë që pre-tendonin, sistemim e parapëlyer të sh-kollimit (me kohë të plotë apo me kohëtë pjesshme), degët (programet e stu-dimit) që dëshironin etj. Të gjitha këtotë dhëna janë kërkuar për të bërë të mun-dur analizën sipas vendbanimit të famil-jeve, nivelit të tyre ekonomik, rezultat-eve të arritura në shkollën e mesme, tal-entit dhe hobit të çdo të anketuari etj.

Disa nga të dhënat e sondazhit

Tabela 1: Profili i shkollës së mesme për maturantët e anketuar(Në numër dhe përqindje)

Profili i shkollëssë mesme Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

E përgjithshme 2035 82.2Profesionale 442 17.8

Gjithsej 2477 100.0

Shënim: Përqindjet në të gjitha tabelat u takojnë të anketuarve që u janë përgjigjur pyetjeve respektive.Diferenca nga 2695 të anketuar gjithsej nuk ka dhënë përgjigje.

Tabela 2: Përkatësia gjinore e maturantëve të anketuar(Në numër dhe përqindje)

Gjinia Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Femra 1696 63.2Meshkuj 989 36.8Gjithsej 2685 100.0

Page 68: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

71Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Tabela 3: Natyra e shkollës së mesme(Në numër dhe përqindje)

Shkolla e mesme Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Publike 1883 71.3Private 758 28.7

Gjithsej 2641 100.0

Tabela 4: Nota mesatare e shkollës së mesme, afërsisht/e pritshme(Në numër dhe përqindje)

Mesatarja e pritshme Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

9.1-10.0 586 21.78.1-9.0 690 25.67.1-8.0 667 24.76.1-7.0 473 17.65.0-6.0 229 8.5

Jo-kalues 51 1.9Gjithsej 2695 100.0

Tabela 5: Sa dëshirë kanë maturantët për të vazhduar studimet e larta?(Në numër dhe përqindje)

Dëshira për të vazhduar Frekuenca e përgjigjevestudimet e larta Në numër Në përqindje

Shumë dëshirë 2516 94.7Pak dëshirë 112 4.2

Aspak dëshirë 28 1.1Gjithsej 2656 100.0

Tabela 6: Sa dëshirë kanë femrat dhe meshkujt për të vazhduar studimet e larta?(Në përqindje)

Dëshira për të vazhduar Frekuenca e përgjigjevestudimet e larta Në numër Në përqindje

Shumë dëshirë 97.6 89.2Pak dëshirë 1.2 8.6

Aspak dëshirë 1.2 202Gjithsej 100.0 100.0

Page 69: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

72 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Tabela 7: Sa dëshirë kanë maturantët për të vazhduar studimet e larta, sipas natyrës sëshkollës që kanë kryer

(Në përqindje)

Natyra e shkollës Dëshira për të vazhduar studimet e lartaShumë dëshirë Pak dëshirë Aspak dëshirë Gjithsej

Publike 93.7 5.2 1.1 100.0Private 97.5 2.0 0.5 100.0

Tabela 8: Tri preferencat për programet e studimit të shkollës së lartë

Kodi Dega Preferenca I Preferenca II Preferenca IIINë nr. Në % Në % Në %

1-3 Ekonomik, bashkë 676 26.5 23.1 20.91 Ekonomik 389 15.2 11.0 11.02 Financë-kontabilitet 183 7.2 5.3 4.13 Administrim; menaxhim biznesi 104 4.1 6.8 5.84-5 Informatikë; inxhinieri elektrike 155 6.1 6.4 6.36 Shkenca Politike 136 5.3 7.3 7.37-9 Shkenca Sociale (bashkë) 285 11.2 13.8 12.57 Shkenca Sociale 97 3.8 5.4 6.08 Psikologji 132 5.2 6.0 6.79 Sociologji 56 2.2 2.4 2.810 Marrëdhënie Ndërkombëtare 34 1.3 2.5 2.711 Drejtësi 281 11.0 10.5 9.512-15 Mjekësi, farmaci, stomatologji 340 13.3 10.8 8.516 Arkitekturë 72 2.8 1.6 1.917 Telekomunikacion 7 0.3 0.7 0.618 Akademi Rendi 13 0.5 0.7 0.619 Gjuhë të huaja 132 5.2 4.5 4.620 Gjuhë-Letërsi 68 2.7 1.8 2.621 Instituti i Fizkulturës 41 1.6 0.8 1.422 Hoteleri- Turizëm 16 0.6 1.2 1.323 Fizioterapi 10 0.4 0.4 0.724 Gjeografi 26 1.0 1.2 1.625 Inxhinieri mjedisi 10 0.4 0.6 0.626 Inxhinieri mekanike 20 0.8 0.7 0.627 Inxhinieri ndërtimi 83 3.2 3.4 3.428 Gazetari 43 1.7 2.3 2.329 Histori, arkeologji 21 0.8 1.5 1.330 Akademi ushtarake 3 0.1 0.3 0.331 Akademi arti 32 1.2 1.4 1.632 Mësuesi/Pedagogji 20 0.8 0.9 1.633 Biologji/Kimi 22 0.9 1.0 1.134 Agroteknikë 1 0.0 0.2 0.2

Page 70: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

73Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

35 Bioteknologji 2 0.1 0.1 0.136 Veterineri 0 0.0 0.1 0.137 Astrofizikë/Astronomi 2 0.1 0.0 0.038 Fizikë 2 0.1 0.2 0.8

Gjithsej 2554 100.0 100.0 100.0

Tabela 9: Preferencat për programet e studimit të shkollës së lartë, sipas natyrës së shkollëssë kryer

(Në përqindje)

Shkolla Preferencat për profilet e studimit të shkollës së lartëe mesme Ekonomike Shkenca politike Shkenca sociale Juridike Gjithsej

Publike 46.1 9.7 25.5 18.7 100.0Private 56.2 10.5 8.5 24.8 100.0

Tabela 10: Ku dhe në ç’universitete duan t’i vazhdojnë studimet?(Në numër dhe përqindje)

Tipi i universitetit Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Publike në Shqipëri 1920 72.3Jopublike (private) në Shqipëri 231 8.7

Jashtë Shqipërisë 504 19.0Gjithsej 2655 100.0

Tabela 11: Tipi i pretenduar i universitetit, sipas nivelit ekonomik të familjeve(Në përqindje)

Niveli i të Ku dhe në ç’universitete duan t’i vazhdojnë studimet?ardhurave

të familjevePublike Jopublike (private) Jashtë Gjithsej

në Shqipëri në Shqipëri Shqipërisë

I lartë 46.7 25.8 27.5 100.0I mesëm 75.5 6.9 17.7 100.0

Të ardhuramodeste/të ulëta 70.0 7.3 22.7 100.0

Page 71: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

74 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Tabela 12: Ku dhe në ç’universitete duan të vazhdojnë studimet femrat dhe meshkujt?(Në përqindje)

Tipi i universitetit Frekuenca e përgjigjeveFemrat Meshkujt

Publike në Shqipëri 77.1 63.8Jo-publike (private) në Shqipëri 6.3 12.8

Jashtë Shqipërisë 16.6 23.4Gjithsej 100.0 100.0

Tabela 13: Cilësia e pretenduar e universitetit(Në numër dhe përqindje)

Cilësia e universitetit Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Universitet shumë cilësor 2084 78.5Deri diku cilësor 396 14.9

Pa asnjë pretendim 173 6.5Gjithsej 2653 100.0

Tabela 14: Cilësia e pretenduar e universitetit, për femrat dhe meshkujt(Në përqindje)

Cilësia e universitetit Frekuenca e përgjigjeveFemrat Meshkujt

Universitet shumë cilësor 84.7 67.9Deri diku cilësor 11.7 20.6

Pa asnjë pretendim 3.6 11.5Gjithsej 100.0 973

Tabela 15: Cilësia e pretenduar e universitetit, sipas natyrës së shkollës së kryer(Në përqindje)

Shkolla e mesme Cilësia e pretenduar e universitetitUniversitet Deri diku Pa asnjë Gjithsej

shumë cilësor cilësor pretendim

Publike 77.6 14.9 7.6 100.0Private 81.3 14.8 3.9 100.0

Page 72: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

75Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Tabela 16: Sistemi i studimeve të pretenduara(Në përqindje)

Sistemi i studimeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Me kohë të plotë (full-time) 2202 83.9Me kohë të pjesshme (part-time) 135 5.0

Nuk e kanë vendosu 290 11.0Gjithsej 100.0

Tabela 17: Vendbanimi i familjeve në çastin e anketimit(Në numër dhe përqindje)

Vendbanimi i familjeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Në Tiranë 1077 40.3Në një tjetër qytet të Shqipërisë 1310 49.0

Jashtë Shqipërisë 32 1.2Në fshat 253 9.5Gjithsej 100.0

Tabela 18: Niveli i të ardhurave të familjeve(Në numër dhe përqindje)

Vendbanimi i familjeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Të larta 248 9.3Të ardhura mesatare 2217 83.4

Të ardhura modeste/të ulëta 193 7.3Gjithsej 2658 100.0

Tabela 19: Motivet e përzgjedhjes së universiteteve publike(Në numër dhe përqindje)

Vendbanimi i familjeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Imazhi, mendimi i mirë për to 1442 55.4Nuk janë të kushtueshme 759 29.1

Arsye të tjera 403 15.1Gjithsej 2604 100.0

Page 73: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

76 Sondazhe të Institutit të Sociologjisë

Tabela 20: Motivet e hezitimeve për të përzgjedhur universitete jo-publike(Në numër dhe përqindje)

Vendbanimi i familjeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Imazhi, mendimi jo i mirë për to 1005 39.1Pamundësia për të përballuar shpenzimet 1114 43.3

Motive të tjera 452 17.6Gjithsej 100.0

Disa përfundime:

Së pari, disa probleme të arsimit tësotëm konstatohen qysh në përbërjen ekampionit të studimit. Për shembull,nxënësit ishin (pak a shumë siç janë nënivel kombëtar): 83 për qind nga shkol-lat e mesme të përgjithshme dhe vetëm17 për qind nga shkollat e mesme profe-sionale. Referuar regjistrimeve të njëzetvjetëve më parë (vitit 1989), rezulton kre-jt e kundërta.

Konstatohet, së dyti, një përmbysjedrastike në perceptimin publik të së drejtëspër arsim të lartë: nga një e drejtë konkur-ruese në një të drejtë të përgjithshme. Rreth95 për qind e nxënësve të maturës 2010pohojnë se kanë “shumë dëshirë” për tëvazhduar studimet e larta; rreth 4 për qindkanë gjithsesi dëshirë për të vazhduar stu-

dimet e larta dhe vetëm rreth 1 për qindpohojnë prerazi se “nuk kanë aspakdëshirë” dhe nuk do t’i vazhdojnë ato. Tefemrat vihet re një dëshirë më e madhepër të vazhduar studimet e larta. Referuarshifrave, del se 97.6 për qind e vajzavepohojnë se kanë “shumë dëshirë” për tëvazhduar studimet universitare, kundrejt89.2 për qind të djemve.

Kjo prirje, siç duket, përbën “njëthikë me dy presa”. Parimisht, dëshiramasive për të vazhduar shkollën e lartëpërbën një dukuri pozitive. Por, në termakonkrete, kjo dëshirë nuk justifikohet mëformimin e nxënësve, pra me rezultatet eshkollës së mesme. Ndaj dëshira për ar-sim të lartë, për një kategori jo të vogëlnxënësish (tanimë studentë potencialë),mund të degradojë në dëshirë përdiplomë.

Tabela 21: Motivet e përzgjedhjes së universitete(Në numër dhe përqindje)

Vendbanimi i familjeve Frekuenca e përgjigjeveNë numër Në përqindje

Nëse garanton cilësi 703 26.9Ju garanton njohje ndërkombëtare të diplomave 1647 63.1

Ju garantohet një kredi afatgjatë 35 1.3Ju akordohet një bursë/ ½ burse; ¼ burse 167 6.4

Motive të tjera 60 2.3Gjithsej 2612 100.0

[Burimi: Banka e të dhënave e Institutit të Sociologjisë, sondazh kombëtar, 2010;Arkivi i Institutit të Sociologjisë, dosja 11, shtator 2010]

Page 74: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

77Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Referuar mësuesisë dhe mësuesve,rezulton se jemi përpara një fakti jo aqtë dëshirueshëm: para faktit që kushdomund të bëhet mësues. Pa analizuar nëhollësi parapëlqimet për degët e studim-it, theksojmë një fakt: vetëm 0.8 për qinde maturantëve kanë si parapëlqim të tyremësuesinë.

Kjo e dhënë mund të përbëjë një sin-jal alarmi, një pikënisje për t’u vënë në

kërkim të shkaqeve të rënies së prestigjitpublik të mësuesisë, për të gjetur rrugët enxitjes (me stimuj gjithfarësh), të parapël-qimit dhe dëshirës për t’u bërë mësues epër t’iu kushtuar mësuesisë. Kjo, për tëmos hyrë në një cikël përkeqësues. Por, qëprofesioni i mësuesit të shndërrohet në njëprofesion të pëlqyer e të kërkuar, sidomosnga individë të talentuar, shumë gjëraduhet të ndryshojnë në Shqipëri.

Page 75: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Identiteti politik dhe identitetikombëtar: rasti i Shqipërisë

Nga Afrim KrasniqiAnëtar i Bordit Akademik të Institutittë Sociologjisë; këshilltar politik iPresidentit të Republikës së ShqipërisëMbajtur në simpoziumin shkencorndërkombëtar “Identiteti dhe shtetë-sia”, bazuar në librin me të njëjtin tit-ull të prof. Martin Berishajt

Botimi i një libri të ri është lajm, porbotimi i një libri me vlerë është më shumëse lajm – është pasuri. Ne kemi sot në Ti-ranë disa mijëra tituj, midis tyre edhe shumëprodukte tranzicioni, por botime si ky, përnga shtjellimi, tematika, analiza dhe nivelishkencor, mendoj se janë të rrallë.

Ne kemi pasur debate akademike apomediatike mbi identitetet dhe kombësinë,por shpesh kemi ndjerë e parë boshllëkune madh në formimin publik, numrin ekufizuar të personave të përfshirë dhe tra-jtesa shpesh bazuar në koncepte-klishe apotë motivuara nga klima ditore. Martiniështë i çliruar prej këtyre ngarkesave, vjennë kohë, vjen me mendimin e tij, sjellmodelet e pikëpamjet bashkëkohore mbiidentitetin e shtetësinë dhe kështu i pasu-ron njohuritë dhe bibliotekat tona. Ai vjennë Tiranë në një auditor të nderuar, kuspikasin studiues, sociologë, historianë dhe

politologë, të cilët, me veprimtarinë e tyreshkencor, kanë krijuar tashmë një elitëmendimi dhe referimi.

Vlerë tjetër e veçantë e këtij botimiështë natyra e tij jashtë konceptit të ngush-të të lexuesit nacional. Libri është shkruarpër qytetarin shqiptar, për banorin e Ko-sovës, për qytetarin në Maqedoni, atë nëMalin e Zi, në Slloveni e kudo tjetër nërajon e më gjerë. Pra nuk është një libërpër një lexues etnik, është libër përtejkufijve shtetërorë, etnikë e kulturorë. Aiështë një udhëzues i konceptit të ident-itetit e kombësisë europiane, një kon-cept shumë më i gjerë dhe aktual. Kjo ebën librin dhe tezat e tij të pranueshmenë secilin auditor dhe nëse ky ka qenënjë synim akademik, me siguri autori iaka arritur me sukses.

Debati mbi identitetin si model poli-tik apo element kombëtar është një debatrelativisht i ri në Shqipëri. Për shkak tëhistorisë problematike, kalimit në peri-udha të gjata stanjacioni ose modeli izol-ues, nuk është e rastit që debati mbi iden-titetin ka ardhur më së paku në tri kohëme diferencë disa dekada: në fillim të shek-ullit XIX, gjatë viteve ‘30 dhe 7-8 dekadamë pas, në vitet e fundit.

Në fazën e parë debati mund të thu-het se nuk ishte qëllim në vetvete, por pjesëthelbësore e përpjekjeve për gjetjen dheidentifikimin kombëtar. Mendimtarët e

RECENSIONE, ANALIZA VEPRASH

Studime Sociale 2011, 1 (5): 79-85

Page 76: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

80 Recensione, analiza veprash

Rilindjes dhe ata që hodhën themelet eshtetit të ri shqiptar patën kurajën, ma-turinë dhe mençurinë të merrnin vendimeprej të cilave ekziston alfabeti shqip nëformën latine dhe elemente të tjera sim-bole të identitetit kombëtar e shttëror.

Në fazën e dytë debati duket se erdhipër shkak të një nevoje tjetër - përcaktim-it të modelit shoqëror e kulturor midistrashëgimisë orientale dhe projektit ok-sidental. Në dallim nga debati i parë, idyti përfshiu jo vetëm personalitete tëcaktuara, organizata dhe klube kultur-ore, por edhe institucionet zyrtare, përf-shirë Parlamentin dhe vetë presidentin emë pas mbretin shqiptar.

Në fazën e tretë, atë të viteve të fun-dit, debati mbi identitetin erdhi natyr-shëm si proces final i bilancit të tranzi-cionit. Gati dy dekada ishin të mjaf-tueshme për të provuar një sistem të ripolitik, për t’u takuar sërish me Perëndi-min dhe për të kërkuar e gjetur elementeqë na bashkojnë apo që na mbajnë në dis-tancë me të. Ky debat ngjason me atë tëviteve 1900, sepse u inicua nga disa prejpersonaliteteve më të njohura të kulturësdhe dallon nga ai i viteve 30, sepse sh-teti me institucionet politike të tij qën-droi në rolin e spektatorit.

Në këto tri faza të debatit publik mbiidentitetin, pavarësisht formave dhe argu-menteve të përdorura, mendoj se përfun-dimi ka qenë i njëjtë: ripërcaktimi i iden-titetit shqiptar si identitet i natyrshëmeuropian; ripërcaktimi i kombit shqiptarsi një identitet më vete, me orientim tëdukshëm europian. Dhe kur themi “eu-ropian”, nënkuptohet sistemi i vlerave dheparimeve mbi të cilat u ngrit dhe funk-sionon bashkësia e shteteve europiane.

Parë në këtë këndvështrim, debatetmbi identitetin kanë qenë të frytshme,pozitive dhe me rezultate jo vetëm sim-bolike në zgjimin kulturor dhe kombëtartë shqiptarëve. Parë në brendësinë e de-batit, sidomos në aspektin e momentit kur

ato u bënë, rrethanat historike dhe sjelljapolitike e publike ndaj tyre, personalishtmendoj se rezultatet kanë qenë modeste.Argumentet i ofron vetë historia: vetëmpak kohë pasi baballarët e kombit shpallënpavarësinë, shkrimin shqip latin, simboletkombëtare europiane dhe pranuan njëprinc europian në krye të shtetit të ri - njëvalë verbuese rebelimi prootoman midisnesh ndikoi drejtpërdrejt në ndalimin errjedhës historike e shtetërore. U deshënsakrifica të tjera të mëdha, përpjekje ko-losale jo vetëm diplomatike, që më 1920shteti shqiptar të rifitonte atë që provokoiky zhvillim antihistorik më 1914. Zhvil-lime komplekse në bashkëjetesë midis kon-trasteve të thella të mendimit dhe sjelljespolitike u përsëritën edhe më pas, gjatëfazave të eksperimentimit politik dhe si-domos me përfundimin e Luftës së DytëBotërore. Shteti shqiptar krijoi ligje mod-erne, u përcaktua në orientimin perën-dimor, por në fund të luftës mjaftoi njërrymë politiko-ushtarake e sponsorizuarnga orientime antiperëndimore që Sh-qipëria të hynte në një rrjedhë negative,që zgjati për më shuëm se katër dekadatë tjera. Së fundi, 20 vitet e tranzicion-it kanë shënuar progres të madh identi-fikues në orientimin tonë perëndimor,gjithsesi edhe gjatë këtyre viteve janëshfaqur e shfaqen problematika të veçan-ta jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ko-sovë e Maqedoni, ku jetojnë shqiptarë.

Në lexim akademik, siç thekson edheprof. Berishaj në librin e tij, veprimtariapolitike bashkëpërcaktohet ndjeshëm ngarrethanat specifike shoqërore dhe politikenë të cilat jetojnë individët. Teoritë poli-tike ofrojnë modele të ndryshme mbi ba-zën e të cilave shtete e kombe kanë krijuaridentitete politike e kombëtare. Çdo mod-el, përfshirë edhe atë shqiptar, lidhet vetëmme specifikat vendore, p.sh: koha e krijimittë shtetit, koha e identifikimit të kombit,vonesat në krijimin e identiteteve politikee kulturore, etj. Vetë identiteti kombëtar

Page 77: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

81Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

është një nocion tashmë i qartë, i pranuardhe lehtësisht i verifikueshëm për çdokomb, pavarësisht shtrirjes së tij apokufijve zyrtarë. Probleme paraqet përcak-timi i identiteteve të tjera, sidomos iden-titeti politik. Nëse identiteti kombëtarështë një dhe i pandryshueshëm, identi-teti politik përbën zgjedhje politike - dhesi çdo lidhje, shpjegohet me kohën, rre-thanat, vendimmarrësit dhe kushtet speci-fike të secilit vend ose komb.

Termi “identitet politik” ka lindurvonë, rreth viteve ‘60 dhe sipas Hegel-it,Arend-it apo Shmidt-it ka të bëjë me njo-hjen e tjetrit, identifikimin e tjetrit,mënyrën sesi dhe ku tjetri ndihet si nështëpinë e tij politike. Vetë autori Berishajshkruan se identiteti politik nuk është diç-ka që ne e kemi përfituar me ‘lindjen’ tonëbiologjike, por diçka që e kemi përfituarme jetën sociale. Në studimet e mëvon-shme, ky term u lidh gjithnjë e më shumëme zgjedhjen politike, projektin dhe as-piratën politike të një shteti, të një ko-muniteti apo shoqërie, të një sistemiqeverisës në periudha të papërcaktuarakohore. Nëse dëgjojmë politikanët, sot ataflasin për identitet politik kur duan tëidentifikohen me ideologji të caktuara;nëse lexojmë historianët, ata e shohin atëkryesisht si një projekt politik, pra diçka tëjashtme, që synon të bëhet e brendshme,ndryshe nga identiteti kombëtar, që është ibrendshëm dhe njëherësh edhe i jashtëm.Ka studiues në Perëndim që identitetin poli-tik e interpretojnë në limitet e zgjedhjeshipotetike dhe asaj racionale. Të tjerë e sho-hin atë si identitet individual, që i përketpersonit jo komunitetit dhe që dominonvetëm nëse shumica e personave mendojnëapo angazhohen njësoj - e kundërta eidentitetit kombëtar, që është kolektiv dheu përket të gjithëve.

Në rastin shqiptar mendoj se mundtë flasim për të paktën pesë modele tëndryshme të raporteve midis identitetitkombëtar dhe atij politik.

Gjatë pesë shekujve të sundimit oto-man në Shqipëri është pamundur të flitetpër ekzistencë reale dhe, për më tepër, ve-prim e ndërveprim të identiteteve ko-mbëtare e politike. Kombi shqiptar, ter-ritoret dhe banorët e tij ishin pjesë poli-tike dhe administrative e një perando-rie që ecte në drejtim të kundër mepjesën tjetër të Europës. Identiteti ynëpolitik ishte i njësuar me identitetinotoman dhe natyrshëm ndikoi negativ-isht në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Modeli i dytë lindi vonë, rreth 100vjet më parë. Në fillimet e vetë shtetit sh-qiptar ose vetëdijes shtetformuese (Prizren,Manastir, Vlorë e Lushnje) kemi bashkë-jetesë të identitetit kombëtar me atë poli-tik. Të parët tanë donin një shtet të ri,shtet europian, pa lidhje ndërvarësie mePerandorinë Otomane e më pas me Tur-qinë, asnjanës në konfliktet rajonale dhenën garancinë e qëndrueshme të Fuqivetë Mëdha. Pra, ata donin që kombi sh-qiptar të identifikohet në një shtet, si sub-jekt ndërkombëtar, me popullsi e territorbrenda të cilit të krijohet modeli i një iden-titeti të ri politik. Vetë fakti se pjesa më emadhe e legjislacionit, marrëveshjeve, pa-kteve apo projekteve politike të kësaj pe-riudhe identifikoheshin me modele epartneritete austriake, italiane, francezeapo britanike, flet për këtë orientim tëri politik. Gjithsesi në këtë fazë është eqartë se identiteti kombëtar ishte më nëpararojë se identiteti politik. Kombishqiptar u pranua dhe u identifikua për-para krijimit të institucioneve funksio-nale politike, përpara krijimit të partive,aktorëve politikë dhe mekanizmave tëndryshme të përfaqësimit politik.

Modeli i tretë shqiptar është bashkekz-istenca deri një njësimin e këtyre ident-iteteve, si plotësuese të njëra-tjetrës. Vitet’20, që pasuan eksperimentin republikandhe të monarkisë shqiptare apo 20 vitet efundit në sistemin demokratik, pavarësishtproblemeve në funksionim, i përkasin këtij

Page 78: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

82 Recensione, analiza veprash

modeli. Të parët tanë ideuan në Lushnjënjë shtet perëndimor, ashtu siç ideuanbrezat tanë në dhjetor 1990 një shtet sh-qiptar si e gjithë Europa. Ky njësim merrvlerë kur shtrihet tej kufijve të shtetit zyr-tar shqiptar, pra në gjithë territorin e iden-titetit kombëtar shqiptar, çka po ndodhedhe në dhjetë vitet e fundit.

Modeli i katërt është ai i ecjes paraleletë dy identiteteve, pa arritur të ndahen,por edhe as të njësohen me vlerat mad-hore të interesit kombëtar. Të këtij mod-eli janë periudhat eksperimentale në shte-tin shqiptar apo periudhat e imponuaranga rrethanat specifike në prag apo gjatëluftërave botërore. P.sh, ne pranuam PrincWied-in dhe monarkinë europiane nëShqipëri, por nuk arritëm të krijonimpërputhje midis këtij projekti politik meelementet e tjera që formësojnë identi-tetin politik e kombëtar. E njëjta rre-thanë u përsërit edhe gjatë Luftës sëDytë Botërore, gjatë të cilës identitetikombëtar u rrezikua edhe për shkak tëkrizës së thellë të identitetit politik.

Modeli i pestë është ai i ecjes në kahtë kundërt, pra i konfliktit midis identi-tetit politik e kombëtar. Periudha më tip-ike e këtij modeli negativ për pasojat e tijështë periudha e sistemit komunist nëShqipëri. Ai sistem bazohej në vlera, pa-rime dhe norma politike e ideologjikeme frymë të papajtueshme dhe tëpaafrueshme me identitetin kombëtar.Kjo çoi në krijimin e një sistemi politikunik dhe në pasoja më se dramatike përinstitucionet që ushqejnë e mbajnë mëkëmbë identitetin tonë kombëtar.

Këto pesë modele, sa problematikeaq edhe të brishta, na ndihmojnë ta lex-ojmë më qartë arsyen pse Shqipëria - njëvend europian në gjuhë, kulturë, traditë,gjeografi dhe tipare - i ka të vonuarapothuajse të gjitha fazat e zhvillimeve his-torike. Pasojat ishin të dukshme sidomosnë vonesat periodike në nxjerrjen në pahtë atyre vlerave që identifikojnë identite-

tin kombëtar. Shumë më problematikeparaqitet trajektorja e identitetit politik.

Në Vlorën e vitit 1912 dilema ishtee zgjidhur, modeli ynë politik do të ishtenjë prej modeleve perëndimore. Vullnetipër shkëputje të gjithanshme nga identi-teti politik otoman ishte më se i plotë,sidomos tek ata që përbënin elitën e men-dimit politik në vend. Këtij vizioni dheprojekti iu përshtat në mënyrë institucio-nale edhe modeli i princ Wied-it dhemodeli pasues i viteve ‘20. Ngjarjet e vitit1924 dëmtuan rrjedhën demokratike tëidentitetit politik, por nuk e devijuan për-katësinë dhe orientimin e tij më se të qartëperëndimor. Republika dhe monarkia sh-qiptare vetëm sa e forcuan këtë identitet,pavarësisht problemeve në identifikimine asaj se çfarë quhet Perëndim. Pikë ktheseparaqet vendosja e regjimit komunist.Fillimisht identiteti ynë politik dhe jovetëm politik (institucionet dhe legjisla-cioni, sjella politike dhe mënyra e të men-duarit) u përshtatën me modeletjugosllave, më pas ruse dhe në vitet 70me atë kinez. Ky kapërcim nuk ishtethjeshtë zgjedhje aleancash strategjike, porzgjedhje dhe aplikim modeli në çdo seg-ment të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar.Nëse ndikimi jugosllav e sovjetik ishin disitë kuptueshme për raportet sesi u vendosregjimi komunist në Shqipëri dhe Perdjae Hekurt në Europë, aplikimi i modelitkinez në identitetin tonë politik mbetetzgjedhje tërësisht joracionale. Për më tepër,pas viteve ’70 Shqipëria vendosi të krijontenjë model të sajin politik, unik për botën,një vend të izoluar, ku me kushtetutë ndal-ohej edhe besimi në Zot dhe ku udhëheqë-si identifikohej me pushtetin e mbizotit.Kjo periudhë mbetet pjesa më e errët eidentitetit politik shqiptar, një fazë gatiçmendurie me pasoja të dukshme në çdoaspekt të aktiviteteve shoqërore.

Ky bilanc i shpejtë pati ndikim tëdrejtpërdrejtë në nivelin e kulturës poli-tike, e cila, edhe sipas autorit të librit që

Page 79: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

83Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

po analizojmë, mbetet faktor thelbësor përdemokracinë funksionale dhe stabilitetindemokratik. Me këtë mungesë të ndjeshmetë traditës pozitive demokratike, me mu-ngesë të modeleve të referueshme sh-qiptare dhe kështu, me këtë mungesëshumëdimensionale të elementëve bazë tënjë identiteti politik demokratik, Sh-qipëria nisi periudhën e tranzicionit. Pas20 vjetësh ne jemi vend në NATO, KEdhe në Konferencën Islamike - një bilancgati kontravers, por që flet shumë përpolitikën e hapjes në çdo krah e në kërkimtë një identiteti të ri politik. Periudha esotme është e njohur për të gjithë, ndajdua të ndalem vetëm në një aspekt të saj,të cilin e konsideroj me rëndësi.

Personalisht mendoj se zhvillimidemokratik vertikal në vite nuk është sh-trirë në të njëjtin nivel proporcional edhenë aspektin horizontal të tij. Shqipëria evitit 2011 ka institucione demokratike, kakushtetutë dhe ligje europiane, ka part-neritet aktiv dhe pret ftesën e anëtarësim-it në BE, ka aktorë të shumtë që mundë-sojnë pluralizmin konkurrues, ka shtet tësë drejtës dhe qytetarë të lirë - por per-sonalisht mendoj se ajo ende nuk e kapërmbyllur fazën e tranzicionit jo vetëmdemokratik, por edhe të krijimit të njëidentiteti politik të qëndrueshëm.

Sot ne kemi identitet kombëtar në fazëfinale të formësimit europian, por endekemi kontraste apo probleme në jetësimine atyre vlerave dhe parimeve politike që ipranojmë dhe i mbrojmë si vlerat e pa-rimet tona. P.sh, shpesh ka keqkuptime nëraport me atë se çfarë duhet të jemi për tëqenë pjesë e familjes evropiane, çfarë du-het të ndryshojmë dhe ky ndryshim aicenon apo jo vlerat e identitetit tonë poli-tik, kulturor e social. Dilema e keqkupti-mi nëse proceset globale janë zgjidhje për-fundimtare për ne, shpesh ka çuar në atëqë Arbër Xhaferri e quan “pushtim ngadiktatura e moderacionit”. Probleme shfaqedhe ruajtja solide dhe cilësore e identi-

tetit multifetar, përshtatja e kësaj pasurienë kushte e rrethana të reja, në të cilatndodh vazhdimisht që të tjerët gabimishttë na identifikojnë me një fe shumice; ash-tu siç kemi shpesh keqpërdorim të re-torikave të identitetit kombëtar përqëllime politike të ditës.

Në anën tjetër, Shqipëria mund të jetëndër vendet e vetme në Europë me mbësh-tetje absolute të NATO-s, Bashkimit Eu-ropian, aleancës strategjike me ShBA etj.Gjithsesi, personalisht nuk jam i bindurse kemi të bëjmë me kuota të njëjta edhenë aftësinë tonë për t’u sjellë dhe vepruarsi të tillë dhe, në plan më të gjerë, në njo-hjen e perceptimin praktik të përgjegjë-sive dhe privilegjeve që burojnë nga këtopërcaktime. Shumica e temave të tillaende konsiderohen tabu, jo më me ur-dhër nga lart, por për shkak të proble-meve në formimin demokratik të sho-qërisë; sjelljes gati partizane të aktorëvepolitikë dhe qytetarëve; një mjedisipublik pa debat cilësor dhe, pse jo, nganjë ndjenjë gati naive për të fituar me çdokusht kohën e humbur.

A është ky një problem? Nuk besojse kjo cenon identitetin kombëtar e poli-tik, por me siguri ngadalëson procese qëjanë në dobi të çdo qytetari e të vetë ko-mbit shqiptar. Si për shembull, krizat pe-riodike politike; aksionet politike jashtëinstitucioneve; konfliktualiteti e keqpër-dorimi i burimeve shtetërore për qëllimetë brendshme politike; probleme mepranimin e mendimeve të tjetrit; prob-leme në vullnetin polit ik për tëmirëqeverisur; vështirësia për tëprodhuar institucione të forta në vendtë liderëve të fortë; sjellja e matur në raportme partnerët tanë ndërkombëtarë etj.

Unë personalisht i përkas një brezi qëgjysmën e jetës e ka jetuar në diktaturë,gjysmën po e jetoj në demokraci. Kjo për-vojë më lejon të bëj krahasime, të shohdritë në çdo tunel që ngrihet - por nëShqipëri kemi sot një brez të ri 20-

Page 80: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

84 Recensione, analiza veprash

vjeçarësh që nuk e kanë jetuar diktaturëndhe që, me të drejtë, duan ta jetojnë tësotmen si qytetarë të denjë europianë. Kyështë një problem jo vetëm politik e so-cial, por ka të bëjë me identitetin politikdhe potencialet e mundshme të vonesaveapo problemeve në forcimin real të tij.

Homo albanicusi, albkulturadhe Orienti nën thjerrëzëne soc-antropologjisë

Nga prof. dr. Ali PajazitiRreth librit “Në pasqyrën e Oksiden-tit: studime dhe artikuj”të Enis Sulstarovës, botuar nga “Log-os-A”, Shkup

Ndër shqiptarë, Oksidenti dhe oksi-dentalizimi, çështja e arratisjes përfun-dimtare nga Lindja dhe ngjitjes në varga-nin e Botës së Parë, në atë që quhet Perën-dim, janë tema të rrahura me një dozësubjektivizmi dhe njëanësie, pra shoqëro-hen me një eufori të pop-kulturës maso-vike, ku të gjithë vrapojnë që të tregohensa më western-istë, sa më pro eoro-atlan-tikë, duke tentuar që të mbyllin sytë paraidentitetit shumëpërmasor, që nuk ështëprodukt i hëpërhëshëm dhe as i njëan-shëm. Për properëndimorët tanë - që po-hojnë se identiteti shqiptar është ndërtu-ar mbi kundërtitë dypalëshe Europë-Azi,civilizimi-barbarizmi, socializmi-reaksion-izmi, Perëndimi-Lindja, krishterimi-isla-mi - Orienti është një kategori më pakgjeografike dhe më tepër politiko-ideologjike, një term që përshkruan njëpjesë të botës që mendohet të jetë perifer-ike, e prapambetur dhe, për të mos e nx-irë krejtësisht, edhe ekzotike. Libri Në pas-qyrën e Oksidentit, me autor Enis Sul-starovën, një studiues i ndikuar nga qasjae Eduard Saidit, në mënyrë analitike dhekritike shtron një problematikë me të cilënshqiptarët përballen ndër shekuj, atë të të

qenit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.Sulstarova i qaset identitetit shqiptar sinjë identitet shumështresor, i mbetur mesksenofilisë dhe vetëpëlqimit. Filozofia qëndjek këtë libër është përpjekje për të lëvi-zur gurin nga perceptimi mitik i vetes dhefiletizmit ndaj të tjerëve, në një rileximobjektiv të vetes dhe tjetërsisë. Vepra nëfjalë zbërthen vetëperceptimin e sh-qiptarëve që nga Rilindja Kombëtare ederi te dilemat identitare dhe tendencatpër të krijuar tjetrin brenda vetes.

Vepra e Sulstarovës paraqet një guidëpër të rikontekstualizuar veten dhe tëtjerët, për të shqyrtuar historinë e afërt dhetë largët duke e nxjerrë atë nga “izmat”dhe konstruktet ideologjike që e shtrën-gojnë të vërtetën dhe i absolutizojnë disavlera dhe pjesë të historisë sonë dhe, ngaana tjetër, përbaltëzojnë figura, epoka tëtëra të historisë sonë kombëtare. Ligjëri-mi i autorit është ligjërim nacionalist,por me sedër shkencore, pa subjektiviz-mat oportuniste të atavizmave të ndry-shme që nga shkenca krijojnë një masëamorfe. Studimet dhe artikujt e libritjanë organizuar në tri pjesë: “Kombi dhenacionalizmi shqiptar”, “Ideja e Eu-ropës dhe orientalizmi” dhe “Kulturadhe politika në Shqipërinë komuniste”.Në të parën jepet një pasqyrë e ideve na-cionaliste që nga Rilindja (Veqilharxhi,Naimi, Fishta) e deri te kultura postmod-erne e OJQ-ve (Vetëvendosje!, Albin Kur-ti) dhe ideja e bashkimit kombëtar ndërm-jet vegimit dhe realitetit, duke u shpre-hur pro projektit gjithëshqiptar.

Në pjesën e dytë, tema-bosht ështëorientalizmi që, i ndërlidhur me kolonial-izmin, paraqitet si një disiplinë që i kashërbyer hegjemonisë intelektuale perën-dimore, që ka veshur me një mbulesë “sh-kencore” paragjykimet perëndimore mbiOrientin dhe orientalët. Sulstarova anali-zon edhe ligjëratën e orientalizmit shqiptartë brendshëm, si në fushën akademike, poashtu edhe atë publicistike. Ndërsa pjesa

Page 81: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

85Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

e fundit është një retrospektivë e push-tetit politik të kondensuar me sferën eligjit dhe të diturisë që gjeneronte “mendjetë robëruara” (Ç. Millosh). Aty thuhet sabeteja e përditshmërisë së njerëzve të thjesh-të kundër propagandës për “krijimit të nje-riut të ri” apo aq edhe futurizmi iluzionist iletërsisë fantastiko-shkencore të komunizmitshqiptar, që parashihte një ardhmëri super-interesante, vetëpëlqyese, utopiste të sho-qërisë shqiptare të së ardhmes ose, siç do taquante Gidensi, “kolonizim të së ardhmes”(f. 466). Autori nuk lë pa trajtuar edhe pe-riudhën kritike të agonisë dhe rrënimit tëregjimit në periudhën e transformimitradikal etj. (f. 519).

Sulstarova shkrimet e veta i begatonme diskursin intelektual të autorëve tëfamshëm, si Manuel Castells, Roland Bar-thes, Ernest Gellner, Benedict Anderson,Michel Foucault, Jurgen Habermas, Michelde Certeau, A. D. Smith, Eric Hobsbawmetj., që trajtesës i japin një ngjyrim dhepeshë më të madhe. Siç shprehet vetë au-tori në parafjalën e këtij libri, studimet nëfjalë janë “udhëtime teorike që tani për

tani janë ndalur në stacione, por që mundtë rinisin sërish në të ardhmen”. Tëshpresojmë se si vetë ai ashtu edhe të tjerëtdo të nisen nga këto stacione për destina-cione të reja nga të cilat do të sjellin di-mensione studimore të reja për opinion-in shkencor shqiptar dhe më gjerë.

Autorit, vepra e të cilit do t’u shërbe-jë si pedagogëve universitarë ashtu edhestudentëve të sociologjisë, antropologjisë,filozofisë dhe shumë disiplinave të tjera,do t’i sugjeronim që të merrte parasyshedhe orientalizmin e trojeve të tjera sh-qiptare (Kosovë, Maqedoni e gjetkë) enë veçanti atë xhaferrian, gjegjësishtpikëpamjen e ish-politikanit dhe publi-cistit Arbër Xhaferri për Lindjen dhe sh-qiptarët, shtetin osman, kulturën osmane,(neo) osmanizmin etj., me çka mozaiku itrajtimit të temës do të ishte më i plotë.Shpresojmë se ky diskurs mund të jetë gurthemeltar i një vështrimi më serioz ndajOrientit, i cili në kulturën shqiptare ësh-të trajtuar vetëm në rrafshin letrar, pandonjë thellim studimor e shkencor tëdisiplinave humane-sociale.

Page 82: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

JETA SHKENCORE DHE VEPRIMTARIA

E INSTITUTIT TË SOCIOLOGJISË

Në këtë rubrikë do të pasqyrohen veprimtaritë shkencore (konferenca, simpoziume, promov-ime etj.) të Institutit të Sociologjisë; veprimtaritë shkencore të zhvilluara në Shqipëri apo jashtësaj, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësues të Institutit te Sociologjisë; njoftime për botimeshkencore të Institutit të Sociologjisë; njoftime për botime nga botues të tjerë, në të cilat anëtarëte Institutit të Sociologjisë janë autorë apo bashkautorë; veprimtari e zhvillime të tjera që vlerëso-hen si ngjarje shkencore; si dhe veprimtaritë kryesore të Institutit të Sociologjisë.

Instituti i Sociologjisë - anëtar irregullt dhe kolektiv ShoqatësEuropiane të Sociologjisë (EuropeanSociological Association, ESA)

Më 28-29 tetor 2010 u zhvillua nëParis mbledhja e Këshillit të ShoqataveKombëtare të Sociologjisë të vendeve tëEuropës (Council of National Associal-tions of ESA) dhe ajo e Komitetit Ekzek-utiv të Shoqatës Europiane të Sociologjisë(Executive Committee of ESA), ku ushqyrtua aplikimi i Institutit të So-ciologjisë për t’u pranuar si anëtar i rreg-ullt dhe kolektiv i ESA.

Prezantimi i Institutit të So-ciologjisë është bërë nga dr. Lekë Soko-li, drejtor ekzekutiv i IS. Këto institu-cione të ESA-së vendosën në Paris, më28 tetor 2010, anëtarësimin e Institutittë Sociologjisë në Shoqatën Europianetë Sociologjisë. Pas anëtarësimit si anëtar

Studime Sociale 2011, 1 (5): 87-108

i rregullt dhe kolektiv në ShoqatënBotërore të Sociologjisë (ISA), më 16 prill2009, ky ishte hapi i dyte i domosdoshëmpër të mbyllur ciklin e ndërkombëtariz-imit të Institutit të Sociologjisë.

Në vijim po japin një përmbledhjetë prezantimit:

“Sociologjia në Shqipëri – rruga evështirë e lindjes, zhvillimit

dhe institucionalizimit të saj”

E nderuar prof. Anália Torres, presi-dente e ESA; i nderuar prof. RobertoCipriani, president i Këshillit të Sho-qatave Kombëtare të Vendeve të Eu-ropës; të nderuar anëtarë të KomitetitEkzekutiv të ESA-së; të nderuar kolegë,përfaqësues të shoqatave të sociologjisëtë shteteve europiane.

Ndihem shumë i nderuar që jam këtupër të përfaqësuar komunitetin shqiptar

Page 83: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

88 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

të sociologëve dhe studiuesve socialë -anëtarë të Institutit shqiptar të So-ciologjisë. Unë kam disa arsye më shumëpër të qenë veçanërisht i nderuar.

Së pari, nga dita e sotme, 28 tetor2010, Instituti Shqiptar i Sociologjisë (Al-banian Institute of Sociology, AIS) do tëjetë anëtar i Shoqatës Europiane të So-ciologjisë (ESA). Pas anëtarësimit sianëtar i rregullt dhe kolektiv në Sho-qatën Ndërkombëtare të Sociologjisë(International Sociological AssociationISA), nga 16 prill 2009, ky hap mbyll- le të themi - ciklin zyrtar të ndërko-mbëtarizimit të sociologjisë shqiptare tëpërfaqësuar nga ky institucion.

Së dyti, ka edhe një simbolikëdomethënëse në anëtarësimin e InstitutitShqiptar të Sociologjisë në Shoqatën Eu-ropiane të Sociologjisë. Kjo lidhet me njëkoincidencë të këndshme, me faktin se kyvendim është marrë këtu, në Paris, në“vendlindjen e sociologjisë botërore”, nëqytetin e studiuesve të mëdhenj të saj: ngaMonteskjé - pararendës i shquar i so-ciologjisë, te Konti – “babai” zyrtar i saj,te Durkheim – ky bartës i një shkolle tëtërë të sociologjisë, te Raymon Aron -profesori i Francës dhe profesori i madh isociologjisë së gjysmëshekullit të fundit.Parisi është gjithashtu qyteti ku, në vitine largët 1893, u themelua nga Renè Warmse para shoqatë ndërkombëtare e so-ciologjisë, për fat të mirë ende në veprim:Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë (In-ternational Institute of Sociology, IIS). Endiej për detyrë të kujtoj me këtë rastthemeluesit dhe bashkëpunëtorët e këtijinstitucioni, të gjithë dijetarë të shquardhe pika referimi të mendimit sociologjikbotëror, siç janë: Max Weber, Karl Man-nheim, Georg Simmel, Ferdinand Toen-nies, Gustave Le Bon, Pitirim Sorokin,Gabriel Tarde, Lester F. Ward etj., etj. Nëparantezë mund të them se themeluesit eInstitutit Shqiptar të Sociologjisë ven-dosën, më 21 nëntor 2006, që kjo sho-

qatë e sociologjisë shqiptare të kishte njëemër që të lidhej simbolikisht me të parënorganizatë botërore të sociologjisë, pikër-isht si nderim dhe homazh ndaj përfaqë-suesve të mëdhenj të këtij institucioni.Fatkeqësisht, deri në kohën kur Shqipëriahyri në rrugën e demokracisë, njëzet vjetmë parë, të gjithë etërit e mëdhenj të so-ciologjisë konsideroheshin të rrezikshëmpër regjimin politik dhe, rrjedhimisht,rreptësisht të ndaluar.

Së treti, qoftë edhe ky fakt na nxitnatyrshëm për të trajtuar disa nga veçoritëe lindjes, institucionalizimit dhe zhvillimittë sociologjisë në Shqipëri, natyrisht papretenduar të japim një pasqyrë të deta-juar të këtyre zhvillimeve. Shqipëria, siçdihet, është një vend ish-komunist. Pra,nga njëra anë ajo ka pasur një fat të për-bashkët historik me vendet e tjera të Eu-ropës Qendrore dhe Lindore. Por, nga anatjetër, ajo ka pasur një realitet ndryshe,nga shumë pikëpamje, duke përfshirëedhe realitetin e (mos)zhvillimit të so-ciologjisë. Siç dihet, thuajse në të gjithavendet ish-komuniste, të tilla si Polo-nia, Hungaria, Bullgaria, ish-Jugosllaviaetj., ka pasur një traditë të zhvillimit tësociologjisë. Ndryshe nga vendet e tjeratë Lindjes europiane, pa folur për pjesënperëndimore të Europës, ShBA-të etj., Sh-qipëria nuk kishte asnjë traditë të zhvil-limit të institucionalizuar të sociologjisëas para Luftës së Dytë Botërore. Ndërsame vendosjen e sundimin komunist(nëntor 1944), sociologjia u shpall ilegji-time. Pra, sociologjia në Shqipëri u ndalu-ar qysh në “barkun e nënës”.

Deri në fillimin e proceseve demokra-tike, njëzet vjet më parë, askush nuk i ref-erohej sociologjisë si shkencë; asnjë insti-tut shkencor nuk u angazhuan në kërkiminshkencor sociologjik; sociologjia nuk ustudiua askund si një disiplinë e veçantëakademike, ajo u përjashtua tërësisht ngakurrikulat universitare e nga kërkimi sh-kencor. Nuk pati kurrë një departament

Page 84: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

89Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

të sociologjisë në Universitetin e Tiranësapo gjetkë, siç nuk pati kurrë një instituttë sociologjisë ndër më shumë se dyzetinstitute të Akademisë së Shkencave, siçnuk pati asnjë shkëmbim me vendet e tjerapër përgatitjen e sociologëve, pjesëmarrjenë shoqata apo veprimtari shkencorendërkombëtare, për shkëmbimin e liter-aturës sociologjike etj. Siç nuk u lejuanose u ndaluan shkolla të tilla të mendim-it, si psikologjia frojdiste, strukturalizmi,fenomenologjia etj., siç u ndaluan veprate Platonit, Aristotelit, Hegelit, Fojerbahut,Dostojevskit, Sartrit etj., nuk u lejuanedhe veprat e sociologëve të mëdhenjWeber, Durkheim, Simel, Pareto, Popper,Mill, Parsons etj., duke dhënë një shem-bull gati unikal në botë.

Pra, 20 vitet e zhvillimeve demokra-tike në Shqipëri përbëjnë, njëherësh edhevalën e parë të zhvillimit të sociologjisë.Me gjithë zigzaget apo herë-herë edhekthimet prapa, me gjithë inercinë e vlerë-simit të sociologjisë si një shkencë “e pa-nevojshme”, sërish mund të pohojmë sevala e parë e zhvillimit të sociologjisë në Sh-qipëri përfaqëson një histori suksesi.

Sigurisht, nëse flasim nga “vendlind-ja zyrtare e sociologjisë”, siç është Parisi,sociologjia shqiptare mund të duket endesi një foshnje. Por ajo tanimë ekziston edhenë Shqipëri. Shumë studiues janë përgat-itur dhe kualifikuar; biblioteka so-ciologjike shqiptare shtohet e pasurohet;profesioni i sociologu është vendosur, mënë fund, në listën kombëtare të profesion-eve të miratuar nga qeveria shqiptare; tanisociologjia studiohet si disiplinë në tëgjitha shkollat e mesme e të larta; njënumër i konsiderueshëm institucionesh tëtipit think-tanks kontribuojnë gjithashtunë kërkimin shkencor sociologjik. Depar-tamenti i parë i sociologjisë në historinë eShqipërisë u themelua në vitin akademik2008-2009, në Universitetin “Kristal” tëTiranës dhe, një vit më vonë, departamen-ti i sociologjisë doli si departament më

vete edhe në Universitetin e Tiranës, i ciliështë bartësi kryesor i traditës shqiptaretë zhvillimit të sociologjisë e përgatitjessë studiuesve të kësaj fushe. Universiteti“Marin Barleti”, një institucion elitar ishkencave humane e sociale, përfaqësonnjë tjetër stacion të zhvillimit të so-ciologjisë. Pesë-gjashtë universitete sh-qiptare përgatisin specialistë të sociologjisënë nivelin bachelor, ndërsa Universiteti iTiranës edhe në ciklet e tjera të studimit.

Themelimi i Institutit Shqiptar tëSociologjisë, në vitin 2006, ishte një hapi rëndësishëm për zhvillimin e sociologjisënë Shqipëri. Numri i anëtarëve të tanishëmështë katër herë më i madh se ai i anëtarëvethemelues të tij. IS organizon çdo vit kon-ferencat shkencore të sociologjisë, sikursenjë numër forumesh rajonale të so-ciologjisë. IS ka organin e vet shkencor,revistën “Studime Sociale” dhe ështëshndërruar në një institucion të rëndë-sishëm botues të krijimtarisë sociologjike.

Për 20 vjet, ne - sociologët shqiptarë- kemi zhvilluar vetveten, sigurisht dukeiu referuar përvojës së vendeve sociologjik-isht të zhvilluara. Por, në një farë mase, qënga viti 1991 e këtej ne kemi “luajturvetëm” (nëse flasim në gjuhën e veprës sëRobert Putnamit, “Bowling Alone”).Çështja është të luajmë “së bashku”.Anëtarësimi si anëtar i rregullt dhe kolek-tiv në shoqatën europiane dhe botëroretë sociologjisë (ESA & ISA) ka shtuarmundësitë për bashkëpunime në nivelballkanik, europian dhe ndërkombëtar. Nënjëfarë mënyre studiuesit janë si marinarët:ata konsiderohen të tillë vetëm kur shke-lin në ujëra ndërkombëtare.

Shqipëria është pjesë e Europës dheintegrimi europian është aspirata e mad-he e shqiptarëve. Por ajo është më parëpjesë e Ballkanit, rajonit me hartën më tëre në botës, njëherësh i konsideruar rajo-ni “problematik” i Europës. Ballkani për-faqëson, në mënyrë disi tipike, një rajontë përfshirë në një proces kontradiktor:

Page 85: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

90 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

nga njëra anë vazhdon atmosfera epasluftës, deri edhe jehona e Ballkanittradicional, të konsideruar “fuçi baru-ti”; nga ana tjetër, të gjitha vendet eBallkanit Perëndimor janë përfshirë nëprocesin e integrimit euroatlantik, pranë një proces jotradicional.

Por Ballkani përfaqëson një mozaikshtetesh shumë të ndryshme nga pikë-pamja etnike, fetare, kulturore, socio-linguistike, për nga niveli i zhvillimitetj. Ndaj Ballkani mund të konsidero-het një laborator “natyror” i studimevesociologjike. Ne besojmë se integrimi iBallkanit “në vetvete” është mjaft inevojshme. Duke folur në mënyrë të fig-urshme (dhe jo vetëm), vendet e Ball-kanit duhet të takojnë njëri-tjetrin nëShkup, Beograd, Tiranë, Prishtinë apoSarajevë, tani e në marrëdhënie shumë-planëshe, pa pritur që të “takohemi”diku në Bruksel. Kjo, mendojmë, ështënjë kërkesë edhe për sociologët e studi-uesit socialë të Ballkanit. Le të fillojmëme “sociologët pa kufij” të Ballkanit,për të shkuar më tej me shumë gjëra tëpërbashkëta: rrjete komunikimi, pro-jekte, konferenca, forume, studime kra-hasuese etj. Kështu do të institucional-izojmë bashkëpunimin midis institu-cioneve tona sociologjike. Prania e drej-tuesve të ESA-së dhe e studiuesve ngashtetet e tjera është jo vetëm e mirëpri-tur, por edhe e domosdoshme.

Referuar Shqipërisë, mund të themigjithashtu se ajo përfaqëson një labora-tor të studimeve sociologjike. Ajo ësh-të në një lëvizje të dyfishtë: në raportme vetveten (gjithçka është në lëvizje,ndryshim e zhvillim të pandërprerë) dhenë raport me botën jashtë saj.

Emigracioni, për shembull, është njëçështje e madhe e me shumë ndikim nëzhvillimet e ardhshme ndërkombëtare.Nga Shqipëria ka emigruara një e treta e

popullsisë së vitit 1990. Rasti shqiptarpërbën një lloj laboratori për studimin eproceseve migratore në Europën e Re.Nga ana tjetër, shqiptarët popullojnë njështet (Shqipërinë), përbëjnë shumicënabsolute të një shteti të dytë (Kosova),përbëjnë një pakicë të kualifikuar në FY-ROM, janë të shpërndarë në të gjitha sh-tetet e tjera të Ballkanit dhe kanë emigru-ar në më shumë se 35 vende të tjera nëtë gjitha kontinentet. Thuhet, jo pabaza, se ka më shumë shqiptarë në Tur-qi se në Shqipëri, se ka më shumë sh-qiptarë - së bashku - në Greqi dhe Italise në Shqipëri etj., etj. Ndaj studimetsociologjike mbi identitetin e sh-qiptarëve, imazhin dhe kohezionin etyre, do të kishin vlera përgjithësueseedhe në nivel ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, Shqipëria është njështet multifetar. Ajo përfaqëson modeline bashkëjetesës harmonike midis komu-niteteve me përkatësi të ndryshme fetare,pra është njëlloj laboratori për studimin eçështjeve ndërfetare në botën e sotme. Ato,natyrisht, do të ndikonin edhe në ndry-shimin e imazhit të gabuar për Shqipërinë(edhe Samule Hantingtoni, në veprën etij Përplasja e qytetërimeve e rendit Sh-qipërinë ndër vendet islamike), por dotë kishin vlera përgjithësuese, rajonale,europiane e botërore.

Shqipëria - një vend i vogël dhe rel-ativisht i dobët - është njëherësh njëvend i vështirë për t’u qeverisur ngamendimi. Por ajo i ka të gjitha poten-cialet për t’u bërë një “vend i vogël imadh” (A Great little Country). So-ciologjia do të ndihmojë...

Ju jeni të mirëpritur në Shqipëri: sikolegë, si studiues, si miq, por edhe si viz-itorë. Ne, shqiptarët dimë të presim...

Dr. Lekë Sokoli, përfaqësues i Institutitshqiptar të Sociologjisë

Page 86: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

91Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Simpozium ndërkombëtar: “Identiteti dhe shtetësia”

Në Tiranë u zhvillua simpoziumi ndërkombëtar “Identiteti dhe shtetësia”. Or-ganizatorë të tij ishin Instituti i Sociologjisë, Universiteti “Marin Barleti” në Tiranë,Universiteti i Lubjanës dhe Kolegji Universitar “Victory” i Prishtinës. Ky simpozi-um pati si bazë librin me të njëjtin titull të prof. Martin Berishaj.

Programi:

Moderatore:Saemira Pino, Universuteti Marin Barleti, dekane e Fakultetit të Shkencave Sociale

Përshëndetje:Myqrem Tafaj, Ministër i Arsimit dhe ShkencësMarenglen Spiro, Rektor i Universitetit Marin BarletiSejdin Cekani, kryeredaktor i Shtëpisë botuese “Dudaj”, drejtor i botimeve i Insti-

tutit të Sociologjisë

Referime:Identiteti politik dhe identiteti kombëtar. Rasti i ShqipërisëAfrim Krasniqi, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së ShqipërisëIdentiteti shqiptar; miti, historia, aktualitetiStephanie Schwandner – Sievers, IRCSM; Autore e librit “Albanian Identities:

Myth and History” (me Bernd Fischer)Identitet & shtetësia; një qasje juridikeKreshnik Spahiu, nënkryetar i Këshillit të Lartë të DrejtësisëIdentiteti – imazhi, kohezioni, dialektika e një marrëdhënieje të vështirëLekë Sokoli, Universiteti “Marin Barleti”; Instituti i SociologjisëIdentiteti dhe shtetësia, një qasje antropologjikeIsabel Ströhle, Universität München, GjermaniIdentiteti vs. politika; një perspektivë europianeNasi Mitrojorgji, Universiteti “Marin Barleti”; Kolegji Universitar “Victry” Prish-

tinë, KosovëKultura kombëtare si identitetTonin Çobani, Qendra e Studimeve Albanologjike; Instituti i SociologjisëIdentiteti dhe shtetësiaMartin Berishaj, Universiteti i Lubjanës; Kolegji Universitar “Victry” PrishtinëOra e debatit rreth çështjes “Identiteti dhe shtetësia”

Page 87: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

92 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

Promovohet libri“Filozofia e donkishotizmit”i prof. Alfred Uçi

Në sallën e Muzeut Historik Ko-mbëtar është promovuar libri “Filo-zofia e donkishotizmit”. Autori i tijështë prof. Alfred Uçi, anëtar i Aka-demisë së Shkencave të Shqipërisë,anëtari themelues i Institutit të So-ciologjisë dhe i Bordit Akademik tëtij. Për jetën dhe veprën e prof. Uçitfolën akademikë e studiues, s iDritëro Agolli, Gjergj Sinani, Zyh-di Dervishi etj. Libri u promovua nëditën e 80-vjetorit të lindjes së tij,ndaj po paraqesim një CV të shkurtërtë prof. Uçit:

Prof. Alfred Uçi ka lindur në Ko-rçë më 15 dhjetor 1930. Ka kryer stu-dimet e larta në Fakultetin e Filozo-fisë të Universitetit “Lomonosov” tëMoskës, në vitet 1949-1954. Më paska punuar si pedagog në Institutin eLartë Ekonomik të Tiranës. Që mekrijimin e Universitetit të Tiranës kaqenë pedagog i estetikës dhe i filoz-ofisë në fakultete të ndryshme të tij.Në vitin 1970 iu dha titulli “profe-sor”. Ai ka drejtuar për një kohë tëgjatë Katedrën e Filozofisë, pranëUniversitetit të Tiranës, si dhe kaqenë drejtor i Institutit të KulturësPopullore pranë Akademisë së Shken-cave, në vitet 1979-1987. Ka qenë,gjithashtu, kryetar i Komitetit të Kul-turës dhe Arteve në periudhën 1987-1990. Ka marrë pjesë në kongrese,konferenca e simpoziume shkencorendërkombëtare në Sofje, Athinë, An-kara, Beograd, Prishtinë, Vjenë,Romë, Paris etj.

Prof. Uçi ka shkruar një numërtë madh art ikujsh, referatesh e

kumtesash me tematikë nga fusha efilozofisë, sociologjisë, estetikës, et-nografisë, folklorist ikës, krit ikësletrare etj. Ka shkruar e botuar librat:Estetika, jeta, arti (1970), Problemetë estetikës (1976), Labirintet e mod-ernizmit (1978), Probleme të estetikës(1980), Mitologjia, folklori, letërsia(1982), Çështje teorike të estetikës dhetë kulturës (1986), Estetika – vëllimetI, II, III (vitet 1987-1988), Shekspirinë botën shqiptare (1996), Dostojevskinë kohën tonë (1997), Ferrparajsadanteske (1998), Prometeu dhe Ham-leti (botuar në greqisht, në Athinë,1998), Grotesku kadarean (1999), Es-tetika e groteskut – teoria dhe historia(2001), Estetika në folklor dhe nëletërsinë shqipe (2001), Paradigma tëndërgjegjes shoqërore - estetikë filozofikee politike (2001) etj.

Page 88: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

93Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Botohet “Fjalori filozofik” iServet Pëllumbit

Libri “Fjalori filozofik” nuk ështësprova e parë e S. Pëllumbit në këtë gji-ni të botimeve filozofike. Së bashku meF. Shehun, ai është bashkautor i librit“Fjalori i filozofisë”, botuar në vitin1974 (i pari në Shqipëri) dhe ribotuarme plotësime në vitin 1982. Siç thotëautori, fjalori i tanishëm nuk është njëribotim i tretë, por një fjalor i ri filozo-fik, me një koncept të ri në vëllim, nëstil e sidomos në përmbajtje. Kjo si re-fleks i ndryshimeve të thella demokratikeqë u zhvilluan në Shqipëri pas rrëzimit tëMurit të Berlinit (nëntor 1989), që sollënndryshime rrënjësore në jetën shpirtëroredhe kulturore të shoqërisë shqiptare. “Fjal-ori filozofik” pasqyron specifikën e sotmetë filozofisë dhe të kulturës, pa asnjë llojangazhimi ideologjik në interpretimin efenomeneve dhe të problematikës së refilozofike. Fjalori përmban rreth 700rubrika, ku jepet etimologjia e termave,informacioni historik, si dhe përmbajt-ja e koncepteve, drejtimet, rrymat e sh-

kollat filozofike, filozofët më në zë tëvlerësuar sipas kritereve gjerësisht tëpranuara; evidentimi i asaj që ka dhënëtë re secili në krahasim me paraardhësit,jashtë çdo deformimi dhe etiketimiideologjik.

Promovohet libri “Në pasqyrën e Oksidentit - studime dhe artikuj” i Enis Sulstarovës

Në mjediset e Pallatit të Kongreseve u promovua libri“Në pasqyrën e Oksidentit - studime dhe artikuj” i EnisSulstarovës. Në libër janë përmbledhur disa prej esevestudimore, artikujve dhe recensioneve të autorit, që janëbotuar më parë në revista dhe gazeta të ndryshme nëhapësirën shqiptare gjatë viteve 2002-2010. Me rastin eribotimit, shkrimet janë ripunuar nga autori, por pa bërëndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të më-parshme. Secili prej shkrimeve trajton një temë tëveçantë, prandaj përbën një njësi më vete. Megjithatë,nisur për nga afërsia tematike, ata janë përmbledhur nëdisa pjesë. Dy ndarjet kryesore të librit përmbajnë pun-ime që janë pjesë përbërëse apo zgjatime të dy projek-teve studimore që janë ndjekur në këta vite dhe që kanë

rezultuar në dy libra - Ligjërimi nacionalist në Shqipëri dhe Arratisje nga Lindja –dhe në një tezë në përfundim e sipër për gradën doktor i shkencave.

Page 89: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

94 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

Botohet “Metodat e kërkimit shkencor” i Lekë Sokolit

“Metodat e kërkimit shkencor”, botim i Insti-tutit të Sociologjisë (2011), është një tekst universi-tar që përfshin metodologji, koncepte, përkufizime eklasifikime, etapa e strategji kërkimi, teknika kërkimore,etikë në kërkim, metodat sasiore e cilësore; metodatkonkrete të kërkimit, si intervistimi, vëzhgimi, anketi-mi, kampionimi e përfaqësueshmëria, metoda kraha-suese, eksperimenti, sondazhet e opinionit, përpuni-mi e analiza e të dhënave kërkimore etj. Ky libër ështëbazuar në programet e reja të cikleve të ndryshme tëstudimit. Ky botim, ndryshe nga ai i vitit 2009, nukkufizohet vetëm në ato metoda kërkimi që janë speci-fike për një apo disa disiplina. Kjo sepse, pavarësishtnuancave, metodat e kërkimit janë ndërdisiplinore dhenuk identifikohen me disiplina të veçanta. Ky libërështë bazuar në parimin se metodat e kërkimit nukmund të mësohet vetëm përmes teorisë, përmes librave e teksteve, por edhe përmespraktikës kërkimore. Kështu, lexuesi i interesuar do të gjejë te ky libër edhe njëudhëzues praktik teknikash kërkimore, sikurse një mori shembujsh të aplikimit tëtyre në fusha e nga autorë të ndryshëm.

Botohet “Veçori të zhvillimit të shtetit të mirëqenies sociale” i Luan Shahollarit

Ky libër është vazhdim i botimeve të viteve tëfundit të Luan Shahollarit, anëtar i Institutit të So-ciologjisë dhe drejtues i departamentit të studimeveekonomike të tij. Libri përbëhet nga dy kapituj: “Sh-tetet europiane të mirëqenies, evolucioni, veçoritë dhereformimi i tyre” dhe “Shteti shqiptar i mirëqeniessociale”. Sipas autorit, pas Luftës së Dytë Botërorevendet e Europës Perëndimore morën përgjegjësinëkryesore për arritjen dhe ruajtjen standardit të jetesësdhe sigurimin social të qytetarëve të tyre. Ky ndry-shim solli krijimin e “shtetit të mirëqenies”, sipasmodeleve: liberale, konservative dhe social-demokrate.Ndërsa shteti i mirëqenies sociale në Shqipëri filloi tëndërtohet prej vitit 1991, si pjesë e reformave thel-bësore, drejt një sistemi politik demokratik dhe ekon-omisë së tregut. Megjithëse përfitimet për pensionet, papunësinë, ndihmënekonomike e paaftësinë mbulojnë rreth 1/3 e popullsisë dhe shpenzimet socialezënë 10 për qind të PBB e 30 për qind të buxhetit të shtetit, sërish rrjetet embrojtjes sociale në Shqipëri mbeten të dobëta. Për këtë arsye, autori propozonllogaritjen dhe vendosjen në bazë të tyre të treguesit të minimumit jetik...

Page 90: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

95Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Botohet “Njeriu pa dimension” iGëzim Tushit

Libri “Njeriu pa dimension” është lib-ri i radhës i Gëzim Tushit, sociolog, poli-tolog dhe publicist, anëtar i Institutit tëSociologjisë, pedagog në disa universitetedhe profesionist i çështjeve sociale. Librika nëntitullin “Ontologjia, fenomenolog-ja dhe sociologjia e njeriut modern”. Lib-ri voluminoz i Tushit, botim i shtëpisëbotuese “Emal”, është ndarë në katër ka-pituj, që janë: “Sociologjia e njeriut padimension”, “Shoqëria dhe kriza e njeriutpa dimension”, “Etika qytetare dhe nje-riu pa dimension” dhe “Njeriu pa dimen-sion, individualizmi dhe paradokset e jetëskomunitare”.

Page 91: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

96 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

Programi:Dita e parë: 7 qershor 2010, ora 09 00

Sesioni I: Hapja e konferencës dhe përshëndetjet

Servet Pëllumbi - drejtor Akademik i Institutit të Sociologjisë

Nora Malaj - zëvendësministre e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Vasillaq Kureta - dekan i Fakultetit të Shkencave Politike, Universiteti “Kristal”

Albana Canollari - drejtuese e Departamentit të Psikologjisë & anëtare e BorditAkademik të Instituti të Sociologjisë (kryetare e komisionit organizator të konferencës).

Sesioni II:

Një këndvështrim psikologjik mbi lindjen e fëmijës: ndërhyrja cezarianeMa. Klodiana Turhani, Universiteti “Kristal”

Problemi sociologjik në kërkimin e talenteveProf. William Maxwell, Global Academy for International Athletics, USA

Familja emigrante dhe dilema kthim-qëndrim: rast studimor i familjeve emigranteshqiptare në Siena, Itali

Ma. Brunilda Zenelaga, Universiteti “A. Moisiu”, Durrës; Instituti i Sociologjisë

Konferenca e 5-të e Institutit të Sociologjisë(5th Conference of Albanian Institute of Sociology)

“PROBLEMET SOCIALE NË SHQIPËRI:STUDIMI, TRAJTIMI DHE ZGJIDHJA E TYRE”

në bashkëpunim me

Universiteti “Kristal”, Tiranë:7-8 qershor 2010

Salla “Nënë Tereza”

Departamentin e Sociologjisë &Departamentin e Psikologjisë

të Universitetit “Kristal”

Page 92: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

97Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Sociologjia e fëmijërisë, problematika shqiptare e fëmijëve dhe nevoja për studimMa. Elma Tershana (Shehu), Observatori për të Drejtat e Fëmijëve; Instituti i Sociologjisë

Varfëria në Shqipëri dhe sfidat që e shoqërojnë atëMa. Mirjam Reçi, Universiteti “A. Moisiu”, Durrës

Analiza sociologjike e krimit në familje; pse vetëvriten shqiptarët?Ma. Miranda Rira, Universiteti ”Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; Instituti i Sociologjisë

Pyetje, diskutime dhe komente rreth prezantimeve të sesionit të dytë

Sesioni III:

Edukimi gjinor në arsimin parashkollor, një qasje empirikeMa. Ermioni Cekani, Bashkia e Tiranës; Instituti i Sociologjisë

Pasqyrimi i problemeve sociale në median shqiptare, rasti i dhunës ndaj të miturveMa. Isidor Koti, Universiteti ”A. Xhuvani”, Elbasan; Instituti i Sociologjisë

Procesi i Bolonjës dhe të mësuarit pjesëmarrës. Rasti i përfshirjes së studentëve tësociologjisë e psikologjisë në kërkimin shkencor

Dr. Leke Sokoli, Instituti i Sociologjisë; Universiteti “Marin Barleti”

Njohja e dokumentacionit, hap i nevojshëm për planifikimin shkencor të mësimdhëniesMa. Ledia Kashahu; Universiteti “A. Moisiu”, Durrës

Parandalimi i sjelljeve antisociale në shkollaProf. Fatbardha Gjini, Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan; Instituti i Sociologjisë

Konfliktet midis adoleshentëve si burim i sjelljeve devijonte në familje, shkollë e shoqëriMa. Aurela BASHA; dr. Rudina MITA & mA. Miranda Rira; Universiteti “A.

Xhuvani”, Elbasan

Pyetje, diskutime dhe komente rreth prezantimeve të sesionit të tretë

Sesioni IV:

Përballja aktuale e shkollës me drogën në mjediset e saj dhe në komunitetDr. Ilir Bërhani, Universiteti “L. Gurakuqi”, Shkodër;Dr. Xhevdet Zekaj, Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan;Ma. Miranda Rira, Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan;

Efektet e varfërisë në nxënie dhe mësimdhënieArmela Peci- Pengili, Universiteti “A. Moisiu”, Durrës

Page 93: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

98 Jeta shkencore & veprimtaria e Institutit të Sociologjisë

Prirja letrare: problematika dhe perspektiva e identifikimit dhe zhvillimit të saj në shkollaMa. Hasim Braja, Universiteti “A. Xhuvani” , ElbasanNxitja e dëshirës së nxënësve për të shkruar dhe ndikimi i formave të korrigjimit

dhe vlerësimitMa. Ardiana Braja, Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan

Refleksion mbi motivimin në shkollimin universitarMa. Oltion Kadaifçiu, Universiteti “Kristal”

Gratë dhe problemet sociale në zonën e Kukësit përmes valëve të ndryshimitMa. Enkelejda Cenaj, Universiteti “A. Moisiu”, Durrës

Pyetje, diskutime dhe komente rreth prezantimeve të sesionit të katërt

Dita e dytë: 8 qershor 2010, ora 09 00

Sesioni V:

Problemet sociale dhe roli vendimtar i institucioneve të sigurisë moraleMa. Gëzim Tushi, Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta;

Instituti i Sociologjisë

Shteti i mirëqenies sociale në Shqipëri; arritje e problemeMa. Luan Shahollari, Instituti i Sociologjisë

Hartëzimi i shërbimeve ekzistuese për dhunën në familje dhe fushat e ndërhyrjesDr. Vasilika Shtepani, Universiteti i Tiranës;Ma. Dorina Kacollja, Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan

Problemet sociale dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve me alternativa jashtëgjyqësoreArtion Beqiraj & Pranvera Mihani, Ab-Lawstudio, Durrës

Problemet sociale dhe prioritetet e Shqipërisë; formimi i vetëdijes politikeGertjon Çobo: ALB-AID, Tiranë

Sesioni VI:Prezantime nga studentët (1)

Anila Loca: Trafikimi i qenieve njerëzore në një vepër akademike

Noreta Durmishi: Studim mbi problematikën e tregut farmaceutik në rrethin e Lushnjës

Yllka Teta: Përvoja e një sondazhi mbi varfërinë dhe fëmijët, realizuar në rrethin e Krujës

Page 94: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

99Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Zerina Kalo: Mbi preferencat e të rinjve për të vazhduar studimet e larta - njëvështrim krahasues (në shkollat “Hafiz Ali Korça” dhe “Aleksandër Moisiu”, Kavajë)

Danjela Kokoneshi: Depresioni dhe vetëvrasja tek adoleshentët

Emi Bogdo: Vëzhgim sociologjik mbi tregun muzikor në Shqipëri

Majlinda Zhuzhi: Përvoja e një sondazhi mbi varfërinë dhe fëmijët, realizuar nërrethin e Dibrës

Pyetje, diskutime dhe komente rreth prezantimeve të sesionit të gjashtë

Sesioni VII:Prezantime nga studentet (2)

Ediona Meca: Rezultatet e një sondazhi mbi varfërinë dhe fëmijët, realizuar nëMemaliaj, Tepelenë

Pirro Rafti, Mirlinda Prendi: Studentët në kërkimin shkencor, përvoja e njëkërkimit empirik të realizuar në Tiranë

Dashuria Buci: Perceptimi i varfërisë nga nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhepunonjësit e portit të Durrësit

Alketa Kera: Ndikimi i migrimit të brendshëm në cilësinë e jetës së familjeveshqiptare (studim rasti)

Ermira Shaba, Aurela Tujani: Mbi preferencat e të rinjve për të vazhduar stu-dimet e larta (sipas tipit të shkollës, publike apo private - studim në shkollat “SandërProsi” e “Arbëria”, Tiranë)

Kenia Nikoca: Problematika e kalimit nga arsimi i mesëm në arsimin e lartë (stu-dim në shkollat “Dyrrah” e “Olsi Lasko” të Durrësit)

Ersida Malkurti, Noreta Dyrmishi: Nga se ndikohet përzgjedhja e shkollës sëlartë nga të rinjtë. (Një vështrim krahasues në Shkollën e Mesme Ekonomike dhe nëgjimnazin “Partizani” të Tiranës)

Pyetje, diskutime dhe komente rreth prezantimeve të sesionit të shtatë

Sesioni VIII:Përfundimet e konferencës 5-të e Institutit të SociologjisëNdarja e çmimit “Kristal” për prezantimin e vitit

Page 95: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

101Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Statuti i Institutit të Sociologjisë është hartuar nga grupi nismëtar themelues dheështë miratuar nga Asambleja Themeluese e tij, e mbajtur në Tiranë më 21 nëntor2006. Statuti është rishikuar për ta përshtatur me dokumentet themelore të Interna-tional Sociological Association (ISA) dhe European Scociological Asociation (ESA),pas anëtarësimit në to si anëtar i rregullt dhe kolektiv. Statuti i ndryshuar është mirat-uar nga Asambleja IV e IS (28 shkurt 2011).

STATUTIi

Institutit të Sociologjisë

Një grup nismëtarësh, sociologë e studiues socialë - autorë të krijimtarisë so-ciologjike - anëtarë të Institutit të Studimeve Politike e Sociale (ISPS), bashkëpunë-torë shkencorë të tij e të revistës shkencore “Politika & Shoqëria”, si dhe studiues tëtjerë të interesuar për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe të veprimtarisë sociologjikenë Shqipëri, ranë dakord për krijimin e Shoqatës Sociologjike Shqiptare me emrinInstituti i Sociologjisë, që do të jetë organizatë joqeveritare e jofitimprurëse me anëtarësi.Veprimtaria e tij do të bazohet në këtë statut.

KREU IDispozita të përgjithshme

Neni 1: EmërtimiShoqata sociologjike emërtohet “Instituti i Sociologjisë”. Në vijim të këtij statuti

ai do të quhet, në formë të shkurtuar, IS. Në marrëdhëniet me institucione, shoqatadhe OJF të huaja, IS do të njihet me emrin “Albanian Institute of Sociology”, nëtrajtë të shkurtuar AIS.

Neni 2: Karakteri dhe parimet udhëheqëseIS krijohet në përputhje me dispozitat e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë

(ligji 7850, datë 29. 07. 1994), si dhe me ndryshimet e bëra me ligjin nr. 8781, datë3. 05. 2001 dhe ligjin “Për Organizatat Jofitimprurëse”, nr. 8788, datë 7. 05. 2001.

IS është pjesë e shoqërisë civile, është i pavarur nga administrata publike, institu-cionet shtetërore, politike apo fetare, qofshin këto shqiptare apo të huaja. Veprimtariae IS nuk ndjek qëllime ekonomike.

Parimet udhëheqëse të IS janë: puna në grup, anëtarësia, vendimmarrja kolegjiale,hierarkia e vlerave shkencore dhe e kontributeve të tjera (materiale, financiare etj.),

STATUTI I INSTITUTIT TË SOCIOLOGJISË

Page 96: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

102 Statuti i Institutit të Sociologjisë

transparenca e veprimtarisë dhe komunikimi i hapur (kryesisht ne rrjet) midis anëtarëve.Në punën e vet hulumtuese, në kuadrin e IS, anëtarët e tij i përmbahen parimit tërigorozitetit shkencor.

Neni 3: Qëllimi i IS• Të nxisë zhvillimin e të gjitha disiplinave të sociologjisë;• të krijojë një rrjet anëtarësh dhe bashkëpunëtorësh aktivë, pa dallime për

shkak të bindjeve personale politike apo ideologjike, të përkatësive partiake,gjinore, fetare, etnike, pasurore etj.;

• të koordinojë dhe të nxisë veprimtarinë shkencore të studiuesve të kësaj fushe;• të nxisë kërkimin dhe debatin shkencor akademik;• të sensibilizojë opinionin publik shqiptar dhe institucionet e tjera të shtetit

dhe shoqërisë për dukuri të ndryshme sociale dhe të sugjerojë rrugëzgjidhjeme interes publik;

• të stimulojë krijimin e hierarkisë së vlerave dhe kontributeve shkencore sidhe të sponsorizimit të kërkimit shkencor sociologjik;

• të organizojë sondazhe duke u bërë një institucion me autoritet shkencordhe i besueshëm në testimin e opinionit publik;

• të krijojë mundësi financimi të kërkimit shkencor sociologjik përmes vullne-tarizmit të anëtarëve dhe miqve të sociologjisë, sponsorizimeve, botimeve,shërbimeve, sipërmarrjes mbi baza ligjore, projekteve të financuara etj.;

• të ndjekë dhe të nxjerrë në pah krijimtarinë sociologjike të studiuesve sh-qiptarë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të huaj, si dhe ta publikojë atë përmesbotimesh, përmes internetit dhe formave të tjera;

• të nxisë përgatitjen e kuadrove të rinj të sociologjisë e shkencave të afërta metë, përgatitjen e tyre në universitetet publike e jopublike, punësimin e tyre,kualifikimin shkencor pasuniversitar, përfshirjen në projekte etj.

Neni 4: Objekti i veprimtarisë së ISObjekti i veprimtarisë së IS përfshin: studime e veprimtari shkencore (simpozi-

ume, seminare, konferenca, tryeza diskutimesh etj.); leksione akademike e publike;kurse afatshkurtra e afatmesme trajnimi; bashkëpunim shkencor me universitete pub-like e jopublike, organizata, shoqata dhe institucione shqiptare e të huaja; anëtarësimnë institucionet ndërkombëtare të sociologjisë; botime librash, revistash etj. me kar-akter shkencor sociologjik, kryesisht sociologjik apo të shkencave të afërta me so-ciologjinë; veprimtari ekonomike ose joekonomike (për shembull, organizimi i fush-atave për fonde, grante, donacione) për çdo lloj veprimtarie tjetër të ligjshme qëgjeneron të ardhura, me kusht që ato të përdoren vetëm për realizimin e qëllimeve tëpërcaktuara në këtë statut.

Neni 5: Organet shkencore të ISIS ka një ose më shumë organe shkencore të veçanta ose të përbashkëta me insti-

tucione homologe, universitete etj. Kriteret e botimit, emri, periodiciteti, tirazhi,redaksia (bordi botues apo këshillimor) etj., për çdo rast vendosen nga Bordi Aka-demik.

Page 97: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

103Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

Neni 6: Selia dhe shtrirjaIS ka selinë e vet në Tiranë, në adresën: rruga “Abdyl Frashëri”, pall. 3/3. Adresa

ndryshon me vendim të Bordit Akademik. IS ka degë në rajone të vendit apo edhejashtë Shqipërisë.

Neni 7: JuridiksioniIS është organizatë jofitimprurëse me anëtarësi, sipas kuptimit të nenit 10 të ligjit

“Për Organizatat Jofitimprurëse”, nr. 8788, datë 7. 5. 2001. Numri minimal i anëtarëveduhet të jetë 21 (njëzet e një). Kur nuk arrihet ky numër, parashikohet shpërndarja eIS ose shndërrimi i tij në OJF pa anëtarësi. IS fiton cilësinë e personit juridik nga datae regjistrimit në gjykatë.

Neni 8: Anëtarësia e IS në organizatat ndërkombëtareIS është anëtar i rregullt dhe kolektiv i Shoqatës Europiane të Sociologjisë (Eu-

ropean Sociological Association, ESA – nga 28 tetori 2010), si dhe i Shoqatës Ndërko-mbëtare të Sociologjisë (International Sociological Association, ISA – nga 16 prilli2009). Ai mund të bëhet anëtar kolektiv edhe i institucioneve të tjera ndërkombëtare.Kërkesa për anëtarësime kolektive bëhet nga Bordi Akademik.

IS u përmbahet parimeve mbi të cilat janë organizuar institucionet dhe shoqatatndërkombëtare, anëtar i të cilave është, si dhe përmbush detyrimet që burojnë ngakëto anëtarësime, bazuar në statutet dhe kodet e tyre të etikës.

Kryetari i Bordit Akademik është autoriteti kryesor i përfaqësimit të IS-së nëinstitucionet dhe shoqatat ndërkombëtare në të cilat ai është anëtar. Në pamundësipër të qenë fizikisht i pranishëm - sidomos në rastet kur IS-ja ushtron të drejtën evotës - ai ia delegon të drejtën e përfaqësimit një anëtari të IS. Delegimi bëhet meshkrim, duke qartësuar edhe pozicionin e IS-së për rastet e votimeve.

Drejtori ekzekutiv i IS është koordinatori dhe personi i kontaktit në marrëdhënienme ESA, ISA apo institucionet dhe shoqatat e tjera në të cilat IS është anëtar kolektiv.Ai mund t’ia delegojë këto funksione sekretarit të IS-së.

KREU IIAnëtarët e institutit të sociologjisë

Neni 9: Kategoritë e anëtarëveIS është i hapur për të gjithë ata që punojnë, krijojnë, japin mësim apo studiojnë

për sociologji apo në degë, fusha e disiplina të tjera të shkencave sociale të afërta me të,por që krijimtaria e tyre vlerësohet edhe si krijimtari sociologjike. Vlerësimi bëhet rastpas rasti nga Bordi Akademik i IS.

Anëtarët e IS janë: anëtarë nderi, të Asamblesë, korrespondentë, studentë dhe kolektivë.

Neni 10: Të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të ISAnëtari i IS-së vlerësohet se është në pozitë korrekte (good standing) nëse paguan

kuotizacionin e anëtarësisë dhe voton sipas statutit. Kuotat e anëtarësisë për anëtarëte IS-së, si dhe për anëtarët e seksioneve tematike përcaktohet nga Bordi Akademik.

Anëtari i IS-së në pozitë korrekte ka të drejtë:Të marrë pjesë në veprimtaritë e IS-së, të zgjedhë dhe të zgjidhet në përputhje me

Page 98: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

104 Statuti i Institutit të Sociologjisë

kriteret e vendosura në statut.Të bëjë pjesë në 1-3 seksione tematike të IS-së.Të marrë pjesë në votimet referendare të IS-së.Të marrë pa pagesë periodikët shkencorë të IS-së.Të marrë pjesë pa pagesë në konferencat shkencore - kombëtare apo ndërkombëtare

të IS-së - si dhe me tarifë sa më të reduktuar (mundësisht nën ½ e shumës) për konfer-encat e përbashkëta të IS-së me institucione të tjera.

Të përfaqësojë IS-në në veprimtari kombëtare e ndërkombëtare, duke respektuarrregullat e delegimit dhe të informimit, të vendosura nga Bordi Akademik.

Të aplikojë për projekte në emër të IS-së dhe t’i drejtojë ato në përputhje meobjektivat e tij dhe parimin e transparencës së veprimtarisë, sipas procedurave të ven-dosura nga Bordi Akademik.

Të monitorojë gjithë veprimtarinë shkencore, ekonomike e financiare të IS-së, tëmarrë në çdo kohë informacionin e duhur për gjithçka bëhet në kuadrin e organizatës.

Anëtarët e IS-së kanë për detyrë:Ta pranojnë këtë statut dhe të punojë për zbatimin e tij.Të punojnë për ngritjen e imazhit publik e të autoritetit shkencor të IS-së.Të denoncojnë - brenda IS-së apo në raste të skajshme deri në gjykatë - çdo

shkelje që mund të bëhet nga çdo anëtar i IS-së apo çdo organ drejtues i tij.

Neni 11: Anëtarët e Asamblesë, të nderit, korrespondentë, studentë dhe kole-ktivë të IS-së

Anëtarët e Asamblesë në pozitë korrekte ushtrojnë të drejta dhe përmbushin dety-rimet e parashikuar nga Kreu III i këtij statuti. Ata kanë të drejtë të zgjedhin e tëzgjidhen në Bordin Akademik të tij, në përputhje me kriteret e vendosura në statut.

Anëtarë nderi të IS-së mund të jenë individë, shqiptarë ose të huaj, me veprimtaritë spikatur shkencore e botuese, me kontribute shumë të veçanta kundrejt IS-së, sikurseindividë jo të fushës, por që janë miq të shkencës dhe financojnë në masë të kon-siderueshme IS-në. Vendimet për anëtar nderi të IS-së merren nga Asambleja e tij oseme referendum.

Anëtarë korrespondentë të IS mund të jenë individë me të njëjtat cilësi sikurseanëtarët e tjerë të tij, por që nuk jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhenuk bëjnë pjesë në degët ose bërthamat shkencore të tij. Anëtarë korrespondentë mundtë jenë edhe profesionistë të fushave të tjera, por që krijimtaria apo kontributet e tyreafrohen me objektin e veprimtarisë së IS-së.

Anëtarët studentë të IS-së mund të jenë individë, shqiptarë ose të huaj, që studiojnëpër sociologji apo shkenca të afërta me të. Ata formojnë seksionin e studentëve të IS-së.

Anëtarë kolektivë të IS-së mund të jenë shoqata, qendra kërkimi, departamente tëuniversiteteve etj., me misione të afërta me atë të IS-së. Përfaqësuesit e anëtarëve kole-ktivë janë anëtarë të Bordit Ekzekutiv të IS-së.

Kriteret për çdo kategori përcaktohen nga Bordi Akademik, i cili vendos përanëtarësimin duke gjykuar rast pas rasti.

Anëtarët e tjerë të IS në pozita korrekte (good standing) gëzojnë të drejtat eanëtarëve të Asamblesë, me përjashtim të së drejtës për të zgjedhur e për t’u zgjedhurnë Bordin Akademik.

Page 99: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

105Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

KREU IIIOrganizimi dhe funksionimi

Neni 12: Organet drejtuese të ISAsambleja (mbledhja e përgjithshme e anëtarëve) është organi më i lartë drejtues

i IS-së dhe mblidhet jo më pak se një herë në dy vjet. Organe të tjera drejtuese të IS-së janë Bordi Akademik dhe Bordi Ekzekutiv.

Neni 13: Asambleja e IS-sëOrgani më i lartë drejtues i IS-së është Asambleja. Ajo mblidhet me pjesëmarrjen

e më shumë se gjysmës së anëtarëve dhe vendos me shumicën e anëtarëve të pran-ishëm. Në rastet kur nuk sigurohet shumica e anëtarëve, caktohet një mbledhje e dytëe Asamblesë brenda jo më shumë se dy muajve. Gjatë kësaj periudhe Bordi Akademikvendos për masat e domosdoshme për të siguruar kuorumin e nevojshëm.

Vendimet mund të merren edhe me votim në rrjet, përmes internetit. Por vo-timet për individët drejtues bëhen gjithnjë të fshehta dhe vetëm me kuti. Procedurate votimit përcaktohen nga Bordi Akademik.

Asambleja e IS-së mund të krijojë organizma të tjera vendimmarrëse, ekzekutiveose këshillimore. Ajo përcakton fushat dhe programet e veprimtarisë së IS-së, si dhembikëqyr e kontrollon realizimin e tyre, miraton aktet më të rëndësishme në lidhjeme buxhetin e IS-së, nxjerr norma për rregullimin e veprimtarisë së tij, zgjedh anëtarëte Bordit Akademik dhe përcakton kriteret e emërimit për individët që përbëjnë Bor-din Ekzekutiv.

Neni 14: Bordi akademikBordi Akademik (në vijim BA) është organi më i lartë drejtues i IS-së midis dy

asambleve të tij. Numri i anëtarëve të BA është 5-9, në varësi të numrit të anëtarëve tëIS. BA mblidhet me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të tij dhe ven-dos me shumicën e anëtarëve të pranishëm. Vendimet e BA mund të merren edhe on-line, me përjashtim të rasteve kur votohet nominalisht për drejtuesit e tij.

BA zgjidhet nga Asambleja e IS-së, me një mandat dyvjeçar, me votim tëfshehtë (me kuti). Ai zgjedh, në të njëjtën mënyrë, kryetarin dhe zëvendësin e tij.BA thirret nga kryetari ose zëvendësi i tij dhe vendos për çështje të caktuara të IS-së, jo më pak se një herë në dy muaj.

Anëtar i BA mund të jetë çdo anëtar i Asamblesë së IS-së në pozitë korrekte(good standing). Si rregull, rreth 2/3 e anëtarëve të BA duhet të kenë tituj apograda shkencore. BA ripërtërihet me rreth një të tretën e anëtarëve të tij në çdorast zgjedhjesh, kur kjo mundësohet nga anëtarët me tituj e grada shkencore. Injëjti person nuk mund të zgjidhet kryetar i BA ose zëvendës i tij më shumë sepër dy vjet radhazi. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv mund të marrin pjesë në mbledhjene BA, por pa të drejtë vote.

Kryetari i BA është Kryetar i IS-së, autoriteti më i lartë i tij. Ai, ose zëvendësi i tij,drejtojnë mbledhjet e asamblesë dhe BA, si dhe nënshkruajnë vendimet që merrenprej tyre. Kryetar i IS-së mund të zgjidhet çdo anëtar i Asamblesë së IS-së, që ka tëpaktën dy vjet me këtë status anëtarësie. Ai duhet të ketë të paktën gradën shkencore“doktor”. Si rregull, të njëjtat kushte duhet të plotësojë edhe nënkryetari i IS-së.

BA miraton, shpall dhe ndjek zbatimin e objektivave të një viti akademik për

Page 100: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

106 Statuti i Institutit të Sociologjisë

anën shkencore apo të një viti kalendarik për anën financiare; vendos procedurat e apliki-meve për projekte të financuara nga individë, sipërmarrje private e donatorë të tjerë tëligjshëm; vendos rregullat e delegimit dhe të përfaqësimit të anëtarëve të IS në veprimtarikombëtare e ndërkombëtare; përcakton masën e kuotizacionit të anëtarësisë.

BA shqyrton aplikimet dhe vendos për anëtarësimin në IS, thërret mbledhjen eAsamblesë, udhëheq përgatitjen e materialeve dhe vendimeve (projekt) të saj, shqyr-ton krijimtarinë e anëtarëve dhe ka atributin e vlerësimit dhe të kualifikimit “vepërshkencore” (libër, artikull, referat në konferenca kombëtare e ndërkombëtare etj.),miraton materialet që do të botohen në organin shkencor të IS-së. Me propozim tëdrejtorit ekzekutiv, BA emëron me mandat 3-vjeçar anëtarët e Bordit Ekzekutiv dheSekretarin e IS.

Neni 15: Bordi EkzekutivBordi Ekzekutiv është organ që ndjek zbatimin e vendimeve të Asamblesë dhe BA.

Ai përbëhet nga: drejtori ekzekutiv, drejtori akademik, drejtori i botimeve të IS-së, si dhenga përfaqësuesit e organizatave apo institucioneve që janë anëtarë kolektivë të IS-së.

Bordi Ekzekutiv drejtohet nga drejtori ekzekutiv, i cili është edhe personi i kontak-tit të IS-së. Drejtori ekzekutiv emërohet me mandat trevjeçar nga pesë kontribuuesitkryesorë, anëtarë të IS-së, sipas vlerësimit të BA.

Bordi ose drejtori ekzekutiv kanë të drejtën e bllokimit të përkohshëm të vendi-meve të organeve vendimmarrëse të IS-së, kur konstatohen manipulime, konflikteinteresash, politizime apo devijime nga programi i tij. Në këto raste fillojnë konsul-timet për gjetjen e konsensusit ose pritet që për to të shprehet gjykata.

Neni 16: Seksionet tematike të IS-sëJeta akademike e IS-së zhvillohet kryesisht sipas seksioneve tematike (ST). Vep-

rimtaria e ST bazohet në një rregullore të veçantë të miratuar nga BA. BA miratonkrijimin e ST dhe shkrirjen e tyre.

Çdo anëtar i IS-së mund të bëjë pjesë në një apo më shumë seksione. Numriminimal i anëtarëve që kushtëzon ekzistencën e një seksioni është 5 (pesë). Nëse njëST humb anëtarësinë, ai pushon së qeni ose shkrihet me një tjetër me afërsi tematike.Regjistrimi në seksione është i hapur.

Për drejtimin e veprimtarisë së ST anëtarët zgjedhin në çdo dy vjet, me votim(on-line ose me votim të drejtpërdrejtë), një kryetar dhe një zëvendës. I njëjti personnuk mund të drejtojë njëherësh dy seksione.

Kreu IVTë ardhurat dhe veprimtaria ekonomike

Neni 17: Burimet dhe përdorimi i të ardhuraveBurimet financiare të IS-së janë të ardhurat nga kuotizacioni, fonde, grante dhe

donacionet e ofruara nga subjektet private ose publike vendase apo të huaja, si dhe tëardhurat nga veprimtaria ekonomike dhe pasuritë në pronësi të organizatës IS, nësedo të ketë të tilla. Në rastet e pjesëmarrjes në projekte, çdo zë i të ardhurave dheshpenzimeve parashikohet në to.

IS, në raste të veçanta, në përputhje me mundësitë financiare, mund t’u japë

Page 101: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

107Studime Sociale Vëll. 5 Nr. 1

ndihmë financiare anëtarëve të tij, personave të jashtëm ose subjekteve të tjera. Aimund të japë ndihma të tilla edhe nga fonde të dhuruara ose të vëna në dispozicion,kur donatorët e kanë përcaktuar shprehimisht një të drejtë të tillë.

Neni 18: Veprimtaria ekonomike; mbledhja e fondevePër realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së tij, IS ka të drejtë të

ushtrojë veprimtari ekonomike, siç parashikon ligji, me kusht që kjo veprimtari të jetë nëpërputhje me qëllimet e organizatës, të jetë e deklaruar si një nga burimet e të ardhurave.Kur ushtrimi i një veprimtarie paraprihet nga nevoja për marrjen e një leje ose licence, ISi paraqet kërkesë organit kompetent për t’u pajisur me lejen a licencën përkatëse.

IS ka të drejtë të kryejë veprimtari për mbledhjen e fondeve, për t’i përdorur përpërmbushjen e qëllimeve dhe objektit të veprimtarisë së tij ose për të mbështetur qëlli-met dhe veprimtaritë e organizatave të tjera jofitimprurëse, në përputhje me ligjet.

IS nuk pranon asnjë ndihmë materiale ose financiare që është siguruar në mënyrëtë kundërligjshme apo që jepet për qëllime të kundërligjshme.

Neni 19: Marrëdhëniet dhe detyrimet fiskaleIS regjistrohet në organin tatimor, paguan sigurimet shoqërore-shëndetësore për

personat e punësuar në të, si dhe detyrime të tjera të parashikuara nga ligjet. IS njeh tëdrejtën që kanë organet kompetente shtetërore që të mbikëqyrin OJF-të për zbatimine legjislacionit tatimor, doganor, të sigurimeve shoqërore, të lejimit të ushtrimit tëveprimtarisë ekonomike, të kontraktimit të ushtrimit të shërbimeve publike e sociale,si dhe për përmbushjen e veprimtarive të tyre me fonde të buxhetit të shtetit.

KREU VVetëshpërndarja, likuidimi, mosmarrëveshjet

Neni 20: Shpërndarja, likuidimi, çregjistrimiNë rast shpërbërjeje (me iniciativën e vet ose me vendim të gjykatës), IS likuidohet

në përputhje me ligjin. Ai cakton tre likuidatorë, të cilët kanë autoritetin dhe përgjegjës-inë mbi asetet, pasurinë dhe përfaqësimin e tij, që nga dita e emërimit të tyre dhe derinë përfundimin e likuidimit.

Likuidatorët bëjnë vlerësimin e gjendjes financiare të organizatës dhe të pasurisësë saj në çastin e marrjes së vendimit për shpërndarje, si dhe evidentojnë të gjithëkreditorët e debitorët e mundshëm.

Kur shpërndarja është vendosur nga vetë IS-ja, organi vendimmarrës miratonraportin përfundimtar të likuidatorit dhe kërkon nga gjykata çregjistrimin e tij. Nëpamundësi, kjo kompetencë i njihet gjykatës.

Neni 21: Zgjidhja e konflikteve dhe mosmarrëveshjeveÇdo anëtar i organit vendimmarrës ose ekzekutiv të IS-së duhet të tërhiqet nga

shqyrtimi dhe marrja e vendimit për çdo çështje ku ai ose familjarët e tij kanë interesatë drejtpërdrejta apo të tërthorta ekonomike ose vetjake.

Mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të IS-së dhe strukturave të tij zgjidhen memirëkuptim, në përputhje me këtë statut dhe me rregullat e tjera të IS-së. Në të kundërt,çështja zgjidhet nga gjykata.

Page 102: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

108 Statuti i Institutit të Sociologjisë

Neni 22: Largimi dhe përjashtimiÇdo anëtar i IS-së ka të drejtë të largohet nga organizata për çfarëdo lloj motivi.

Në rast largimi, ai ka pjesën e përgjegjësisë që i takon lidhur me detyrimet dhepërgjegjësitë e organizatës kundrejt të tretëve, deri në çastin e largimit të tij. Përgjegjë-sia e anëtarit që largohet është e njëjtë me atë të anëtarëve të tjerë të organizatës përveprimtarinë e kryer deri në çastin e largimit.

Përjashtimi nga IS-ja është masa më e skajshme. Ai vendoset nga BA për shkelje tërënda të statutit, disiplinës financiare, Kodit të Etikës ose për mospjesëmarrje të pajusti-fikuara për një kohë të gjatë. Diskutimi për përjashtimin nga IS-ja bëhet një për një.

KREU VIDispozita të veçanta

Neni 23: Kohëzgjatja e IS-sëIS-ja themelohet si organizatë me kohëzgjatje të pakufizuar (pa afat). Ndërprerja

e veprimtarisë ndodh kur ai humb aftësinë për të mbijetuar e për të realizuar qëllimete tij, kur nuk arrin numrin minimal të anëtarëve ose me vendim të gjykatës, sipasnenit 44 të ligjit “Për OJF-të” (nr. 8788, dt. 7.05.2001). Në këto raste, shpërbërjabëhet mbi bazën e procedurave ligjore.

Neni 24: ReferendumetVotimet referendare (referendumet), janë votimet on-line që organizohen për

çështje të caktuara me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të IS-së. Vendimet për refer-endume brenda IS-së merren nga Bordi Akademik, Bordi Ekzekutiv, çdo seksion tem-atik ose nga të paktën 10 (dhjetë) anëtarë të IS-së.

Neni 25: Ndryshimi i statutit, vula, stemaNdryshimi i statutit të IS-së bëhet nga Asambleja, me shumicën e thjeshtë të

anëtarëve të IS-së. Vendimi për ndryshimin e statutit depozitohet në Regjistrin eOrganizatave Jofitimprurëse, sipas procedurave të caktuara me ligj.

IS ka vulën, stemën dhe faqen e tij në internet: www.instituti-sociologjise.org, nëtë cilën pasqyron me transparencë veprimtarinë e tij.

Në përputhje me vendimin e Bordit Akademik (nr. 36, datë 13. 11. 2010),ky variant i ndryshuar i statutit u hartua dhe u paraqit për diskutim e miratimnga: Lekë Sokoli, Ilir Gëdeshi, Kozeta Hoxha, Sejdin Cekani dhe Jonida Lamaj

Pas konsultimeve me anëtarët e IS-së, statuti u diskutua dhe u miratuanga Bordi Akademik të IS-së (vendim nr 38, datë 3 shkurt 2011).

Statuti u diskutua dhe u miratua nga referendumi i IS-së, që u mbyll më28 shkurt 2011

Page 103: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Conference themes:

I. Central Theme: “Education in turbulent times: The Albanian case in European andglobal context”

II. Free topics, according to the Thematic Sections (TS) of AIS which are:

TS 01 - Communication, Culture and ArtsTS 02 - Population and MigrationTS 03 - Sociology of EducationTS 04 - Political SociologyTS 05 - Collective Behavior, Social Movements and Social ChangeTS 06 - Marriage and FamilyTS 07 - GlobalizationTS 08 - Sex and GenderTS 09 - Childhood and YouthTS 10 - Organizations, Occupations and WorkTS 11 - Sociological TheoryTS 12 - Comparative and Historical StudiesTS 13 - Deviance and Social ControlTS 14 - Sociological PracticeTS 15 - History of SociologyTS 16 - Human Rights and Collective GoodsTS 17 - Economic Sociology /Economy & SocietyTS 18 - Sociology of ReligionTS 19 - Regional and Urban DevelopmentTS 20 - Security and Public HealthTS 21a – Students BachelorTS 21b – Students MasterTS 21c – PhD Students

Conference languages: English, Albanian or Italian30th of June: Deadline for abstract submission (by Thematic Sections: ST01 - ST21),31st of August: Latest deadline for early registrations15th of October: Latest deadline for registration1st of November: Deadline for sending full written papers

Organizing Committee is headed by: Lekë Sokoli – Albanian Institute of Sociology;E-mail: [email protected]; [email protected]

International Conference

6th Annual Conference of the Albanian Institute of Sociology (AIS):

“EDUCATION IN TURBULENTTIMES: THE ALBANIAN CASE IN

EUROPEAN AND GLOBAL CONTEXT”

Tirana

-Alba

nia

21-22

Nov

embe

r 201

1

Page 104: STUDIME SOCIALE Revistë e Institutit të Sociologjisë Vëll. 5, nr. 1, … 5 No 1... · 2019-12-09 · e larta për sociologji në Universitetin e Tiranës, ku ka vijuar edhe studimet

Tema e konferencës:

I. Tema qendrore: Arsimimi në kohë të trazuara: Rasti shqiptar në kontekst europi-an dhe global;

II. Tema të lira (pavarësisht tematikës), sipas Seksioneve Tematike (ST) të IS qëjanë:

ST 01 - Komunikimi, kultura dhe artiST 02 - Popullsia dhe migracioniST 03 - ArsimiST 04 - Sociologjia politikeST 05 - Sjellja kolektive, lëvizjet sociale dhe ndryshimi shoqërorST 06 - Martesa dhe familjaST 07 - GlobalizimiST 08 - Seksi dhe gjiniaST 09 - Fëmijëria dhe riniaST 10 - Organizatat, profesionet dhe punaST 11 - Teoritë sociologjikeST 12 - Studime krahasuese dhe historikeST 13 - Sjelljet deviante dhe kontrolli shoqërorST 14 - Praktika sociologjikeST 15 - Historia e sociologjisëST 16 - Sociologjia ekonomike (Ekonomia & shoqëria)ST 17 - Të drejtat e njeriut dhe të mirat kolektiveST 18 - Sociologjia e fesëST 19 - Zhvillimi rajonal dhe urbanST 20 - Siguria dhe shëndetit publikST 21a – Studentët BachelorST 21b – Studentët MasterST 21c – Studentë Doktorantë

Gjuha e konferencës: Anglisht, shqip ose italisht30 qershor: Afati për dërgimi i abstrakteve (sipas Seksioneve Tematike: ST01- ST21)31 gusht: Mbyllja e regjistrimeve të hershme (early registration)15 tetor: Mbyllja e regjistrimeve;

Komisioni organizator drejtohet nga: Lekë SokoliE-mail: [email protected]; [email protected]

Konferencë Ndërkombëtare

Konferenca e 6-të Vjetore e Institutit të Sociologjisë:

“ARSIMIMI NË KOHË TËTRAZUARA: RASTI SHQIPTAR NË

KONTEKST EUROPIAN DHE GLOBAL”

Tiranë

-Shqip

ëri

21-22

nënto

r 201

1