strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

54
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment STRATEGJIA E ZHVILLIMIT NVM-ve NË KOSOVË 2012-2016 ME VIZION 2020 Korrik, 2011

Upload: arsim-paqarizi

Post on 20-Jul-2015

102 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria – Vlada- Govenment

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË NVM-ve NË KOSOVË

2012-2016

ME VIZION

2020

Korrik, 2011

Page 2: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 2 of 54

Shkurtesat ABV Akti Evropian për Biznese të Vogla AMNVM Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme ARBK Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ATK Administrata Tatimore e Kosovës AZHR Agjencitë për Zhvillim Rajonal BB Banka Botrore BE Bashkimi Evropian BPV Bruto Produktit Vendor DPP Dialogu publik-privat ESK Enti i Statistikave të Kosovës FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar GPS Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve IÇK Indeksi i Çmimit të Konsumatorëve. KE Komisioni Evropian MF Ministria e Financave MIE Ministria e Integrimeve Evropiane MTI Ministria e Tregtisë dhe Industrisë NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme OBT Organizatën Botërore e Tregtisë. OSHB Ofrues të Shërbimeve për Biznesin, PI Plani Implementues PIB Pikë Informative për Biznese QIB Qendre e Inovacionit për Biznese QK Qeveria e Kosovës QKB Qendrave Komunale të Biznesit TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar VNRR Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ

Page 3: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 3 of 54

Përmbajtja Republika e Kosovës ..................................................................................................................1 1. Hyrje .........................................................................................................................................4

1.1 Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon............................................... 6 1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat .................................................... 7 1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve................................... 9 1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës...................................................................................... 11

2. Pasqyrë e Sektorit të NVM-ve në Kosovë ..........................................................................12 2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM-të........................................................... 12

2.1.1 “Akti Evropian për Biznese të Vogla”......................................................................................14 2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes .......................................................................14

2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë.................................................................................... 16 2.3 NVM-të dhe Sektori Joformal............................................................................................ 18 2.4 Kontributi i NVM-ve në BPV ............................................................................................... 19 2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM-ve.............................................................................. 19 2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTI-së.................................................................................................................................................. 21

3. Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve në Kosovës për periudhën 2012-2016 ....................21 3.1 Vizioni dhe Misioni ............................................................................................................... 21

3.1.1 Vizioni ...........................................................................................................................................21 3.1.2 Misioni ..........................................................................................................................................22

3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike ........................................... 22 Qëllimi Strategjik 1: Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM-ve. .................................................................................................................. 23 Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa ...................................... 25 Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë ......................... 27 Qëllimi Strategjik 4: Përforcimi i konkurentshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM-ve. ...................................................................................................................................... 28 Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile............................................................................................................................................. 31 Qëllimi Strategjik 6: Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM-ve............................ 34 Qëllimi Strategjik 7: Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve tjera specifike dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara. ...................................................................................................................... 36

4. Procesi i Implementimit të Strategjisë ................................................................................40 4.1 Plani i Implementimit ....................................................................................................................40 4.1.1 Aktivitetet ....................................................................................................................................40 4.1.2 Intervenimet ekzistuese dhe të propozuara të donatorëve...............................................40 4.1.3 Procesi i Implementimit të Formulimit të Planit......................................................................41 4.1.4 Monitorimi i Performancës së Sektorit të NVM-ve.................................................................41

5. Shtojcat ..................................................................................................................................42 I. Analiza SWOT Sektorit të NVM-ve në Kosovë............................................................... 42 II. Struktura e Strategjisë së zhvillimit të NVM-ve .............................................................. 42

Page 4: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 4 of 54

1. Hyrje Qeveria e Kosovës (QK) njeh rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për Zhvillimin Ekonomik të Kosovës. Më shumë se 99% e ndërmarrjeve në Kosovë janë NVM. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) është institucion përgjegjës për formulimin e Strategjisë për Zhvillimin e NVM-ve 2012-2016 (Strategjia për NVM). Strategjia për NVM-të është për një periudhë pesëvjeçare nga 2012 në 2016 dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2012. Procesi për formulimin e strategjisë është iniciuar në dhjetor 2010 dhe do tё vazhdoj deri në tetor, në dy faza. Faza e parë deri në qershor 2011 ka rezultuar me përfundimin e Strategjisë për NVM-të. Në fazën e 2-të nga qershori deri në tetor 2011 do të zhvillohet dhe përfundohet Plani i Implementimit. Procesi i formulimit të Strategjisë për NVM është udhëhequr nga Grupi operativ punues për Strategjinë e NVM-ve (GPS) i formuar nga Kryeshefi ekzekutiv i AMNVM-ve në janar të vitit 2011 dhe grupi këshillues i strategjisë së NVM-ve i themeluar nga Ministri i MTI Zj. Mimoza Kusari-Lila, mars 2011 MTI-së dhe AMNVM-ve është duke iu ofruar asistenca teknike për formulimin e Strategjisë përmes projektit të financuar nga BE-ja "Përkrahja e NVM-ve përmes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë" (EU SME). Kjo asistencë do të vazhdojë edhe në vitin e parë të implementimit të Strategjisë për NVM-të. Projekti EUSME ka katër komponentë kryesor: 1. Përmirësimi i Klimës së Biznesit; 2. Vendosja e Dialogut Publiko-Privat dhe Koordinimin e Donatorëve; 3. Përmirësimi i Konkurentshmërisë së NVM-ve në Kosovë; dhe 4. Fushata e Informimit Publik.Përkrahja për përgatitjen e Stërgjisë së NVM-ve është në kuadër të komponentit 1. Strategjia është e bazuar në dy shtylla kryesore ”Aktin Evropian për Biznese të Vogla (ABV) që Kosova është përkushtuar të zbatoj dhe Programet e BE për Konkurueshmërin dhe Inovacione (CIP) që Kosova aspiron të marr pjesë në një të ardhme të afërt. Për më tepër, Grupi Punues Strategjinë e NVM-ve ka analizuar dhe ka marr në konsideratë, Vizionin dhe Prioritetet Qeveritare për Zhvillim Ekonomik. Në Strategjinë për NVM-ë identifikohen masat (Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike) që duhet të ndërmerren për avancimin e reformave që

Page 5: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 5 of 54

do të shpijnë drejt një sektori dinamik të NVM-ve që do të krijojë vende të reja pune për Kosovën.

Strategjia për NVM është një komponent nënsektorial i Strategjisë për Zhvillimin Kombëtar të Kosovës. Strategjia për NVM është ndërsektoriale dhe përfshinë një numër të Agjencive Qeveritare të cilat kanë përgjegjësi për disa pjesë të implementimit të saj. Implementimi i suksesshëm i Strategjisë së NVM-ve do të ndihmojë në lehtësimin e shumë kufizimeve të rritjes ekonomike, do të rrisë aktivitetin e sektorit privat, rris investimet e brendshme dhe të jashtme dhe si rrjedhim do të jetë kontribues i madh në krijimin e vendeve të punës.

Page 6: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 6 of 54

1.1 Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon Sipas Ministrisë së Financave (MF), mesatarja e rritjes reale të Bruto Produktit Vendor (BPV) në Kosovë për vitetet 2006-2009 ishte 4.8%. Dëshmitë tregojnë se vendimi i qeverisë i vitit 2008 për rritje të nivelit të investimeve publike mbi 120% ka qenë shtytës kryesor për rritjen ekonomike. Veç kësaj, kjo zhvendosje e resurseve të ndara për investime publike është dëshmuar si stimulim për ekonominë në vitin 2009 dhe mbajtur mundësitë për gjenerim të rritjes mbi 4% në një kohë kur shumica e vendeve regjionale janë përballur me rënie ekonomike. Për shkak të nivelit relativisht të ulët të integrimit të Kosovës në ekonominë globale dhe politikave të dobëta fiskale, ekonomia e saj ka qenë dukshёm e mbrojtur nga kriza ekonomike globale. Ekonomia është rritur në vitin 2009 dhe ka vazhduar rritjen në vitin 2010. Rritja ekonomike me të madhe ka qenë e shtyrë nga shpenzimet qeveritare, ndërsa bilanci tregtar i jashtëm ka mbetur i lartë (Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën për vitin 2010). Bazuar në raportet e Bankës Botërore, një pjesë e madhe e progresit ekonomik të kohëve të fundit ka qenë i bazuar në ndihmën e donatorëve dhe remitancat, të cilat nuk mund të jenë bazë për strategji të qëndrueshme ekonomike. Sa i përket vendeve të Evropës Juglindore, ato kanë kaluar nëpër krizën ekonomike ngjashëm sikur vendet e eurozonës, e kjo si rezultat i nivelit të lartë të integrimit ekonomik të këtij rajoni me shtetet e eurozonës. Gjatë viteve të krizës (me përjashtim të Shqipërisë e cila ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.3%) ekonomitë e të gjitha vendeve të Evropës Juglindore kanë pasur rënie nga rritja më e lartë prej 5.8% (Kroacia) në atë më të ulët prej 0.8% në IRJM-së . Edhe viti 2010 nuk ka rezultuar me rritje pozitive në vendet e rajonit, ku Kroacia, Rumania dhe Mali i zi kanë vazhduar me rritje negative të BPV-së (FMN 2010). Përkundër rritjes ekonomike, niveli aktual i BPV-së në Kosovë është 4.2 miliardё euro, që është dy herë më pak se Shqipëria dhe IRJM-së dhe tri herë më pak se Bosnja dhe Hercegovina (FMN 2010). Varfëria mbetet problem në Kosovë. Bazuar në raportet e UNDP-së, niveli i papunësisë në Kosovë është rreth 43% kur 34% e njerëzve jetojnë në varfëri me më pak se 1,41 euro në ditë. Tetëmbëdhjetë për qind jetojnë në varfëri të skajshme me më pak se 94 eurocent në ditë. Numri i hyrjeve të reja në tregun e punës është shumë i lartë në krahasim me vendet në rajon. Vlerësohet se numri i të rinjve që hyjnë çdo vit në tregun e punës është i tillë që kërkohet së paku një rritje reale ekonomike prej 7.0% vetëm

Page 7: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 7 of 54

për të filluar absorbimi i këtyre hyrjeve të reja dhe për të kontribuar në uljen e numrit të madhe ekzistues të të papunëve. Sipas Raportit të Progresit të KE-së për Kosovën për vitin 2010, përkundër rritjes ekonomike, ekonomia nuk është duke krijuar vende të mjaftueshme të punës për absorbimin e hyrjeve të reja dhe për të ulur presionin ndaj tregut të punës. Pasi që një numër i madh i vendeve të reja të punës do të krijohen nga NVM-të, përmes krijimit të NVM-ve të reja dhe rritjes së atyre ekzistuese atëherë implementimi i suksesshëm i Strategjisë për NVM do të jetë kontribuuesi kryesor për Rritjen Ekonomike në Kosovë.

1.2 Treguesit Kryesor Ekonomik dhe rritja e sektorit privat Treguesit makroekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës ka pasur progres gjatë vitit 2010. Ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2010 ka shënuar rritje prej 4.0% në krahasim me vitin 2009, që ishte rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme dhe të jashtme. Bazuar në të dhënat e importit dhe të sektorit financiar, investimet private kanë shënuar rënie prej 0.9%. Përkundër kësaj, kontributi publik financiar në kërkesën agregate ka vazhduar të jetë pozitiv. Ndikimi i shpenzimeve kapitale në totalin e investimeve ka qenë më i rëndësishme se sa në vitin e kaluar, ku është shënuar një rritje prej 13.7% e që ka ndikuar në rritje ne totalit të investimeve për 4.1% në krahasim me vitin 2009. Lëkundjet e çmimeve botërore të ushqimit dhe naftës kanë qenë kontribuuesit kryesor në rritjen e Indeksit të Çmimit të Konsumatorëve (IÇK). Gjatë vitit 2010, rritja mesatare e IÇK-së ka qenë 3.5%. Kjo rritje kryesisht është vërejtur gjatë gjysmës së dytë vitit 2010. Bazuar në Fondin Monetar Ndërkombëtare, BPV-ja globale në vitin 2010 ka shënuar rritje 4%, ndërsa projeksionet për vitin 2011 tregojnë një rritje të BPV-së prej 4.5%. Projeksionet për vitin 2012 nuk paraqesin dallime të mëdha nga viti 2011 ku rritja e BPV-së pritet të jetë 4.5% Vendet e zhvilluara pritet të rriten për 2.5% ndërsa BPV-ja e vendeve në zhvillim dhe në tranzicion pritet të rritet për 6.9%. Kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike globale në gjysmë e dytë të vitit 2010 ishin vendet në zhvillim të cilat kanë shënuar rritje prej 7.2% ndërsa ekonomitë e zhvilluara kanë shënuar rritje prej 2.9%. Tregtia e jashtme pritet të rritet edhe më shumë. Pritet rritja e importeve dhe të njëjtat reflektohen me rritje në kërkesën agregate ndërsa çmimet e importit pritet të rriten me një shkalle më të lartë se sa në vitin 2010.

Page 8: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 8 of 54

Figura 1: Skenarët makro-fiskale për rritjen ekonomike përgjatë periudhës 2011-2014

5.1%

5.4%

6.0%

5.3%

6.6%

7.8%7.4%

4.0%

4.5%

5.0%

5.5%

6.0%

6.5%

7.0%

7.5%

8.0%

2011 2012 2013 2014

Rritja reale e BPV (skenari baze) Rritja reale e BPVTrendi i rrit jes-skenari baze Trendi i rrit jes-skenari i vizionit zhvillimor

Burimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF Në ndërkohë, eksportet pritet të rriten gradualisht duke kompensuar pjesërisht rritjen në importe. Megjithatë, suspendimi i preferencave tregtare nga ana e BE-s mund të ndikoj në nivelin e eksportit. Parashikimi i treguesve makroekonomik tregon se ekonomia e Kosovës gjatë periudhës 2011-2014 pritet të arrijë një rritje mesatare prej 6.8%. Shkalla pozitive e rritjes pritet të jetë e shtyrë nga politikat fiskale ekspansioniste, ndërsa investimet private dhe eksportet gjatë periudhës së parashikuar pritet të vazhdojnë me një shkallë relativisht stabile të rritjes. Më saktësisht, në vitin 2013

Page 9: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 9 of 54

projektohet të arrihet një rritje më e madhe ekonomike, që rezulton nga rritja e eksporteve, investimeve dhe konsumit, e kryesisht si rezultat i rritjes së pagave të sektorit publikë dhe ndikimit multiplikativ në ekonominë e Kosovës. Tabela 1: Treguesit kryesor makroekonomik, 2008-2014, në miliona euro

Përshkrimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Konsumi 4,345 4,280 4,760 5,074 5,336 5,545 5,819Investimet 1,094 1,166 1,213 1,433 1,620 1,704 1,756Neto eksporti -1,587 -1,534 -1,684 -1,867 -1,979 -2,035 -2,075Eksporti i mallrave dhe sherbimeve 612 820 875 933 995 1,049 1,049Importi i mallrave dhe sherbimeve -2,156 -2,146 -2,504 -2,742 -2,912 -3,030 -3,124

BPV 3,905 3,912 4,289 4,639 4,978 5,214 5,501Rritja reale e BPV-së, në % 6.9 2.9 4.0 5.3 5.1 5.4 6.0BPV per koke banori, në euro 1,847 1,848 1,996 2,127 2,249 2,321 2,412Inflacioni, në % 9.2 -2.4 3.5 5.3 2.1 1.5 1.4

Në miliona euro, pëvec nëse shënohet ndryshe

BBurimi: Departamenti i Makroekonomisë, MF

1.3 Prioritetet e Qeverisë dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve Përkundër përpjekjeve të konsiderueshme për reforma, si p.sh ulja e tatimeve në shkallën 10%, futja e arkave fiskale, Ligji për lizing, në periudhën nga shpallja e Pavarësisë në Shkurt të vitit 2008 agjenda ekonomike nuk ka pasur përkrahje domethënëse të qeverisë dhe aktorëve ndërkombëtar. Me qëllim të arritjes tё një shkalle tё qëndrueshme tё rritjes ekonomike, si ato të rajonit, QK-ja duhet të heqë kufizimet të cilat janë identifikuar nga ekspertët lokal dhe ndërkombëtar. Duhet të bëhen shumë reformën dhe përshtatje të politikave.

Page 10: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 10 of 54

Furnizimi i paqëndrueshëm me energji elektrike konsiderohet si pengesë kryesore për zhvillimin e biznesit privat, e posaçërisht për ndërmarrjet prodhuese. Kosova për përmirësimin e lidhjeve rajonale duhet të përmirësoj rrjetin e transportit, përfshirë këtu korridorin panevropian VIII (rruga Merdarë - Morinë) dhe korridori X (rruga Prishtinë - Shkup). Kosova gjithashtu është e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit të brendshëm rrugor. Përforcimi i infrastrukturës mbështetëse të biznesit e cila do të rezultojë me rritjen e shkathtësive të pronarëve dhe menaxherëve të biznesit është i adresuar në Qëllimin Strategjik nr. 6 të Strategjisë për NVM. Kosova ka një fuqi punëtore të re dhe në rritje e cila ka nevojë për arsimim dhe trajnim me qëllim të përmbushjes së nevojave të vendit për ekonomi të tregut. Këto çështje janë të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 3 të Strategjisë të NVM-ve. Më shumë se 50% e popullatës së Kosovës është më e re se 25 vjeç dhe 70% e popullatës është më e re se 35 vjeç. Sistemi ligjor i Kosovë është i bazuar në një llojllojshmëri të sistemeve ligjore të trashëguara si dhe të krijuara. Nuk bëhet implementimi i plotë i ligjeve dhe gjykatat janë të ngarkuara me raste të shumta. Bizneset dhe investuesit e mundshëm kanë nevojë për një mjedis stabil dhe të parashikueshëm ligjor ku ata mund të operojnë. Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit publik, sektorit privat dhe shoqërisë civile, që adresohet në Qëllimin Strategjik nr. 5, do të kontribuojë në ndërtimin e një besimi më të lartë ndërmjet bizneseve dhe institucioneve publike dhe si rrjedhim do të ndihmojë në përmirësimin e mjedisit të biznesit. Qeveria e Kosovës e konsideron përforcimin e sundimit të ligjit si një prej çelësave për integrim të shpejtë në Evropë. QK-ja gjithashtu është e përkushtuar për krijimin e një mjedisi që është më i favorshëm për investime dhe rritje dhe duhet të bëj rishikim të vazhdueshëm të politikave fiskale që ndikojnë në konkurrentshmërinë regjionale të Kosovës. Këto çështje janë të adresuara në Qëllimin Strategjik nr. 1 të Strategjisë të NVM-ve. Në një kohë kur pjesa më e madhe prodhimeve ushqimore nëpër dyqane janë të importuara, më shumë se 50% e tokës bujqësore të Kosovës nuk punohet as për konsum familjar. QK-ja është e përkushtuar të bëj programe bujqësore që do të përmirësojnë potencialin e sektorit të bujqësisë. Zhvillimi i një plani për zëvendësimin e importeve është një prej Qëllimeve në kuadër të Qëllimit Strategjik numër 4. Kosova nuk ka një treg funksional i cili në mënyrë të plotë angazhon kapitalin e brendshëm në dispozicion, përkundër likuiditeti të bankave komerciale. Kreditë janë të shtrenjta ndërsa instrumentet financiare alternative janë të kufizuara. QK-

Page 11: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 11 of 54

ja vazhdon të marrë parasysh opsionet e politikave për sektorin financiar. Përmirësimi i Qasjes në Financa është adresuar në Qëllimin Strategjik nr. 2. Përmirësimi i perspektivës për objektivat e rritjes ekonomike duhet të shprehet në një formë e cila është e veprueshme me procesin e politikave. Plani për Implementimin e Strategjisë të NVM-ve do të përbëhet nga aktivitete që janë të dizajnuara për të mundësuar miratimin e tyre në arritjen e objektivave të tyre përkatëse.

1.4 Strategjitë Relevante të Kosovës Qeveria e Kosovës nga viti 2005 ka miratuar njё numёr tё rёndёsishёm tё strategjive. Nga kёto strategji, me theks tё veqantё kemi shqyrtuar Strategjinё pёr Punёsim, Strategjinё pёr Energji, Strategjinё pёr Zhvillimin e Arsimit tё Lart, Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë, etj. Strategjia për Zhvillimin e Sektorit Privat është përgatitur në vitin 2008 mirëpo nuk është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Zhvillimi i NMV-ve përmendet në Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit Privat si një prej komponentëve të saj, mirëpo nuk ka ndonjë referencë në ndonjë plan të veprimit/implementimit. Kjo Strategji gjithëpërfshirëse për NVM është mbizotëruese ndaj Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat kur bёhet fjalё pёr NVM-ët. Gjatë përgatitjes së Strategjisë për NVM janë konsultuar të gjitha strategjitë relevante. Implementimi i strategjive është njё problem qё i pёrcjell tё gjitha strategjitë e miratuara. Mundësia e implementimit të strategjisë është funksion i relevancës së aktiviteteve të përshkruara në Planin për Implementimin e Strategjisë (PI) dhe mënyrën se si aktivitet janë të lidhura me objektivat. Më kapitullin IV është dhënë përshkrimi i PI të Strategjisë për NVM-të.

Page 12: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 12 of 54

2. Pasqyrë e Sektorit të NVM-ve në Kosovë Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat (BB, 2010). Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Kosova vuan nga mosbilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të e Kosovës nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM-të eksportuese tё dobëta, pengojnë kontributin e mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV, krijim të vendeve të punës dhe në rritje ekonomike. Eksportet dominohen nga metalet dhe mineralet bazë të prodhuara nga kompanitë e mëdha. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009" tregon se Kosova për disa arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM-ve.

2.1 Mjedisi i Biznesit dhe Korniza Ligjore për NVM-të Në Raportin e Progresit të KE-së për Kosovën 2010 janë identifikuar tri barriera kryesore me të cilat përballen bizneset në Kosovë. Barriera e parë ka të bëj me furnizim jo të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me ujë të cilat janё posaçërisht serioze për NVM-të prodhuese. Gjithashtu, si një prej barrierave kryesore për zhvillim të shpejtë të NVM-ve është caktuar edhe qasja e kufizuar në financa. Barriera e tretë është sundimi i pamjaftueshëm i ligjit, i cili ka ndikim te të gjithë qytetarët e Kosovës.

Page 13: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 13 of 54

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, AMNVM-ja dhe Qeveria e Kosovës në tërësi kanë pranuar se për largimin e pengesave për investime të biznesit, rritje dhe krijim të vendeve të punës nevojiten më shumë përpjekje në të gjitha nivelet e qeverisë dhe se thjeshtësimi i administratës është çelës për promovimin e zhvillimit të sektorit të NVM-ve. Kjo është posaçërisht e rëndësishme pasi që pengesat rregullative dhe legjislative duket se kanë ndikim më të madh në NVM se sa në bizneset tjera. Këto përpjekje përbëjnë thelbin e Qëllimit Strategjik nr. I (shih më poshtë) dhe si të tilla kanë luajtur rolin kryesor në konceptin e ri zhvillimor për Strategjinë e Zhvillimit të NVM-ve për Kosovë. Sfida këtu është ndërtimi dhe integrimi i komponentëve të reformës rregullative të iniciativave të ndryshme që janë në proces në lidhje me integrimet evropiane, investimet dhe reformat ligjore dhe të konkurrencës. Që nga viti 2008, janë bërë një numër i të arriturave kyçe të cilat kanë rezultuar në disa përmirësim të mjedisit të biznesit për NVM-të në Kosovë. Në tre vitet e fundit (që nga koha kur Kosova në shkurt të vitit 2008 shpalli pavarësinë) është bërë një reformë e madhe tatimore dhe është bërë riorganizimi i arkëtimit të TVSH-së përmes arkave fiskale, përkundër kundërshtimit të disa shoqatave të biznesit. Këta ishin tre hapat kryesor në tentimet për uljen e shkallës së informalitetit në sektorin e NVM-ve dhe për të provuar përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet komunitetit të biznesit dhe shtetit. Të hyrat tatimor janë rritur dukshëm për shkak të uljës së shkallës tatimore nga 20% në 10% në kombinim me përmirësim të zbatimit të tyre, zgjerimit të bazës tatimore dhe një riorganizim më të madh dhe më efikas të procesit të arkëtimit të tatimeve. Janë bërë disa përmirësime në çështjet ligjore dhe administrative dhe tani NVM-të mund të regjistrohen përmes pilot Qendrave Komunale të Biznesit (QKB) themeluar me përkrahjen e Bankës Botrore. Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) duhet të punojë në drejtim të regjistrimit online dhe të një numri të vetëm të regjistrimit për kompanitë të cilat aplikojnë në të gjitha institucionet shtetërore siç janë: regjistri i biznesit, autoriteti tatimior dhe fondi pensional, për të mundësuar zvogëlimin e numrit të hapave administrativ për regjistrim. Marrëveshja për tregti preferenciale ndërmjet Kosovës dhe BE-së ka skaduar në fund të vitit 2010. Mbetet të shihet nëse një përpjekje e përbashkët ndërmjet QK-së dhe partnerëve ndërkombëtar do të rezultojë me përmirësim të qasjes së mallrave dhe shërbimeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare dhe drejtë anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). Paralelisht me objektivin qendror afatgjatë të Kosovës për anëtarësim në OBT, është me rëndësi jetësore

Page 14: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 14 of 54

që komuniteti i NVM-ve në Kosovë të përqendrohet në përmirësimin e qasjes në tregjet rajonale të Shqipërisë, IRJM-sё dhe Malit të Zi. Lidhjet tregtare në rajon do të përmirësohen me përmirësimin e infrastrukturës. Autorruga për Shqipëri, e cila është në ndërtim e sipër dhe autorruga e planifikuar për Shkup do të rritë bashkëpunimin rajonal. Sidoqoftë, ashtu siç u theksua edhe në Hyrje të këtij dokumenti, një ndër shtyllat kryesore të kësaj strategjie është Akti për Biznese të Vogla i cili do të elaborohet në vazhdim.

2.1.1 “Akti Evropian për Biznese të Vogla” Strategjia e zhvillimit të NVM-ve është fuqimisht e bazuar në Aktin Evropian për Biznese të Vogla. ABV-ja është dokument politik kyç për zhvillimin e NVM-ve në Evropë. Kosova sillet në përputhshmëni më direktivat dhe rregullativat e BE-s që nga viti 2002, kur është krijuar Departamenti për Zhvillimin e Sektorit Privat. Që nga themelimi i AMNVM-ve në vitin 2006, Kosova është inkuadruar zyrtarisht në Kartën Evropiane për NVM-të që ka qenë e bazuar në po të njëjtin dokument të vitit 2000. Suksesi i Kartës Evropiane për NVM-të ka rezultuar në Aktin Evropian për Biznese të Vogla, që i ka vënë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative të Bashkimit Evropian, dhe është një sukses i jashtëzakonshëm për BE-në dhe NVM-të në Evropë. Në të vërtet kjo strategji është një mjet i rëndësishëm për të implementuar Aktin për Biznese të Vogla dhe të udhëheq procesin reformues të ekonomisë së Kosovës dhe të vendosë politikat e NVM-ve në qendër të vendimmarrjes ekonomike dhe administrative ne Kosovë. NVM-të janë dhe do të jenë motori i zhvillimit ekonomik që do të sigurojë vende të reja të punës rritje dhe prosperitet ekonomik nën kushtin e një kornize të përshtatshme ekonomike. Strategjia e NVM-ve është një mjet për të siguruar se kjo me të vërtet do të ndodhë. Në këtë strategji të gjitha principet e ABV-së janë inkorporuar në Strategjinë për NVM-të dhe gjithashtu janë të referuara në shtatë Qëllimet Strategjike

2.1.2 Treguesit e Bankës Botërore të të Bërit Biznes Ekzistojnë 9 tregues të të Bërit Biznes që përdoren nga Banka Botërore (BB) për të matur disa fusha të mjedisit biznesorë të një vendi. Sipas raportit “Të bërit Biznes në 2011” publikuar në Nëntor 2010 dhe përgatitur nga BB, Kosova radhitet si e fundit në rajonin e Evropës Qendrore

Page 15: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 15 of 54

dhe Lindore për fillimin e biznesit dhe për fuqizimin e kontratave. Nga gjithsej 183 vende, Kosova në përgjithësi sa i përket Të të bërit Biznes radhitet si e 113-ta. Një prej rezultateve të implementimit të Strategjisë të NVM-ve do të jetë përmirësimi i radhitjes së Kosovës në Treguesit e të Bërit Biznes të BB-së. Më poshtë është dhënë përmbledhja e rezultateve të raportit më të fundit të “Të bërit Biznes 2011” që është publikuar më 4 nëntor 2010. Tabela 2. “Radhitja e Të të bërit Biznes” e Kosovës nga Banka Botërore (2010 kundrejt 2011).

# Area 2010 Rankpercentile out of total 2011 Rank

percentile out of total

Change in rank from

2010 to 20110 Overall Doing Business 113 38% 119 35% -61 starting a business 164 10% 163 11% 12 Dealing with construction permits 176 4% 173 5% 33 Registering Property 68 63% 65 64% 34 Getting credit 43 77% 32 83% 115 Protecting Investors 172 6% 173 5% -16 Paying taxes 50 73% 41 78% 97 Trading across borders 132 28% 130 29% 28 Enforcing Contracts 157 14% 155 15% 29 Closing a business 28 85% 31 83% -3

Kosovo World Bank "Doing Business Rankings" (2010 vs. 2011)Note: (1) ranking is out of total 183 countries; (2) higher percentile is the aim

L Burimi: Banka Botërore. Për shumë të dhëna shih webfaqen e Bankës Botërore - www.doingbusiness.org Në figurën më poshtë është prezantuar një konspekt i shkurtër i krahasimit me vendet tjera të Ballkanit – siç identifikohet nga Indeksi i Bankës Botërore për Të bërit Biznes.

Figura 2: Western Balkans Doing Business 2011 – Aggregate Ranking

Page 16: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 16 of 54

Në tabelën më poshtë është dhënë një përmbledhje e Treguesve të Të bërit Biznes për Kosovë dhe mënyrën se si secili tregues vlerësohet. Tabela 3.

Në Memorandumin Ekonomik të Bankës Botërore për Vendin, 2010 (Zhbllokimi i Potencialit të Rritjes: Strategjitë, Politikat, Veprimet) janë të propozuara pesë rekomandime kyçe të politikave për Kosovën. Vazhdimi i përpjekjeve për përforcimin e sundimit të ligjit dhe posaçërisht për luftimin e korrupsionit dhe krimit; Implementimi i masave për shkurtimin e kohës dhe kostove për fillimin e biznesit, posaçërisht në nivel komunal; Përvijimi i procedurave dhe përforcimi i kapacitetit administrativ që ka të bëj me regjimin rregullativ të të bërit biznes, posaçërisht sa i përket licencimit të bizneseve dhe lejeve të ndërtimit; Përforcimi i sistemit gjyqësor për përmirësimin fuqizimit të kontratave; dhe, Implementimi i shtyllave kyçe të strategjisë për energji. Të gjitha këto kontribuojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit.

2.2 Bizneset e Regjistruara në Kosovë

Source: Banka Botrore

Page 17: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 17 of 54

Sipas ARBK-së në MTI, numri i NVM-ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010 ishte më i madh se 100.000, të cilat punësojnë 216.799 punëtorë, ose 79.59% të totalit të të punësuarve në sektorin privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë. Madhësia e NVM-ve në Kosovë është e definuar me Ligjin nr. 2005/02-L5 dhe me Ligjin nr. 03/L-031 për mbështetjen e e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Numri i të punësuarve është kriteri i vetëm që përdoret për klasifikimin e ndërmarrjeve sipas madhësisë në Kosovë. Kjo paraqet dallimin me vendet e BE-së, ku përveç numrit të punëtorëve, merret parasysh edhe qarkullimi vjetor. Në tabelë është dhënë spektri i ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë në bazë të numrit të punëtorëve.

Tabela (4): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve - 2010

Klasifikimi sipas Madhësisë

Numri i punëtorëve

Numri i Ndërmarrjeve

Përqindja në total

Mikro 1 - 9 102,070 98.37 Të vogla 10 - 49 1,406 1.35 Të mesme 50 - 249 221 0.22

Të mëdha 250 e më shumë 58 0.06

Gjithsej 103,755 100.00 Burimi: ARBK Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1.406 (1.35%) janë të vogla; 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM. Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%); transport, deponim dhe distribucion (14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%). Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me kalimin e kohës.

Tabela (5): Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010

Lloji Nr. Lloji i Pronësisë Numri i

Ndërmarrjeve Përqindja në total

1 Biznes individual 93,129 90.00 2 Ortakëri e përgjithshme 3,383 3.20 3 Ortakëri e kufizuar 90 0.08 4 Shoqëri me përgjegjësi të 6,170 5.80

Page 18: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 18 of 54

kufizuar 5 Shoqëri Aksionare 368 0.35 6 Ndërmarrje në pronësi të huaj 486 0.46 7 Ndërmarrje shoqërore 16 0.01 8 Ndërmarrje publike 12 0.01 9 Kooperativë bujqësore 68 0.06

10 Tjera – nën juridiksionin e AKP-së 33 0.03

Gjithsej 103,755 100.00 Burimi: AKRB Të dhënat e ARBK-së të paraqitura në tabelën (2) më lartë ofrojnë informata në lidhje me strukturën pronësore të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë. Bizneset Individuale në mënyrë të qartë dominojnë strukturën pronësore me 90%. Pjesa tjetër e kompanive janë ortakëri të përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%). Sigurisht që lloji i pronësisë i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e NVM-ve në Kosovë, sepse tregon hezitim të pronarëve të NVM-ve për bashkimin e kapitalit financiar dhe njerëzor në forma më të avancuara të biznesit.

2.3 NVM-të dhe Sektori Joformal Ekonomia joformale pengon konkurrencën e drejtë dhe rritë kostot relative të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin formal. Kontratat joformale të punës dhe evazioni sistematik i kontributeve të sigurimit social dobësojnë mbrojtjen e punëtorëve dhe ulin përfitimet e tyre sociale. Ka një ndikim negativ në buxhetin fiskal dhe në tërë infrastrukturën shoqërore për shkak të uljes të të hyrave dhe uljes pasuese të shërbimeve të duhura publike. Sipas raportit për “Programin e Qeverisë për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë për 2010-2012”, masa e përllogaritur e ekonomisë joformale sillet nga 39% deri 50% të BPV-së. Si një prej sfidave të Strategjisë për NVM është përfshirja e më shumë NVM-ve në sektorin formal. Informaliteti dobëson besimin ndërmjet NVM-ve dhe institucioneve financiare, redukton qasjen e NVM-ve në financa dhe mundësinë e tyre për të përdorur mekanizmat formal të zgjidhjes së mosmarrveshjeve. Gjithashtu dekurajon edhe investimet e huaja.

Page 19: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 19 of 54

Është e preferueshme që të analizohet ana e zbatimit dhe inkurajimit të tërheqjes së sektorit jo formal në drejtim të ekonomisë formale dhe të eliminohen faktorët që ndikojnë në dekurajimin e NVM-ve për të regjistruar punëtorët, qarkullimin, dhe fitimin tek autoritetet e caktuara.

2.4 Kontributi i NVM-ve në BPV Tabela (6): Qarkullimi vjetor sipas madhësisë së Ndërmarrjes dhe Pjesës së BPV-së, 2010 Burimi: Raporti i Vjetor i NVM-ve 2011 Bazuar në të dhënat e Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), të paraqitura në tabelën 3 më poshtë, totali i qarkullimit të NVM-ve në vitin 2010 ishte 1.693.926.734,31 euro ose 43.30% e BPV-së. Qarkullimi total i të gjitha bizneseve ishte 2.222.485.094,15 (56.81% e BPV-së).

2.5 Analiza SWOT për Sektorin e NVM-ve Analiza e ashtuquajtur SWOT [nga anglishtja Strength (Fuqi) – Weakness (Dobësi), Opportunity (Mundësi), Threat (Kërcënim)], është një instrument shumë i dobishëm për hetimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët kanë ndikimin e tyre në zhvillimin e NVM-ve. Si e tillë, teknika e lartpërmendur paraqet njërën prej teknikave të cilat shërbejnë për ndërmarrjen e një analize më strukturore të mjedisit të biznesit me qëllim të formulimit të një strategjie të NVM-ve e cila do të ishte lehtë e zbatuar apo do të implementohet në mënyrë të lehtë. Aneksi 1, qet në pah fuqitë, dobësitë, mundësitë si dhe kërcënimet të cilat lidhen me pozitën aktuale të NVM-ve në Kosovë. Analiza SWOT është krijuar apo është përgatitur pas një varg seancash të shkëmbimit të ndërsjellë të ideve të ndryshme dhe pastaj është diskutuar dhe është akorduar në takimin e Grupit Punues. Para se të bëhej kjo, janë mbajtur një varg takimesh me palë të

Madhësia e Ndërmarrjes

Numri i Ndërmarrjeve

Qarkullimi (€) Pjesa e BPV-së (%)

Mikro 14,968 656,885,164.33 16.79 Të vogla 1,210 667,585,914.82 17.07 Të mesme 185 369,455,655.16 9.44 Të mëdha 58 528,558,359.84 13.51 Gjithsej 16,421 2,222,485,094.15 56.81

Page 20: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 20 of 54

ndryshme me interes dhe janë shqyrtuar dhe rishikuar një varg dokumentesh siç janë Raporti BB i zhvillimit të biznesit, Raporti i progresit i BE-së, si dhe analizat SWOT të kryera në kuadër të Strategjive për NVM-të në më shumë sesa 14 shtete në zhvillim dhe në tranzicion. Është me rëndësi të ceket se secila nga këto fuqi, dobësi, mundësi apo kërcënime janë të lidhura me një Objektiv specifik Strategjik i cili mund të adresohet. Fuqitë u referohen mundësive apo aftësive të cilat mundësojnë dhe lehtësojnë zhvillimin e qëndrueshëm të NVM-ve. Si të tilla, ato janë shumë të rëndësishme sepse fuqia mund të përdoret për shfrytëzimin e të gjitha mundësive, për zbutjen dhe zvogëlimin e dobësive si dhe po ashtu edhe për reduktimin e kërcënimeve. Në kuptimin e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë, gjer më tani janë identifikuar 18 fuqi të ndryshme. Pjesa dërmuese e këtyre fuqive kanë të bëjnë me rritjen e vazhdueshme të Bruto Prodhimit Vendor (BPV), kostos së ulët të fuqisë punëtore të shkolluar dhe me moshë të re, miratimin e Aktit për Biznese të Vogla (ABV) si dhe rritjen e shkallës së harmonizimit të politikave kosovare për NVM-të me NVM-të e Bashkimit Evropian (BE). Dobësitë janë mungesa apo deficite substanciale të cilat e pengojnë rritjen, zhvillimin dhe mbijetesën e NVM-ve. Janë identifikuar një numër i tërësishëm prej 33 dobësish të ndryshme dhe më kryesoret prej tyre janë mungesa e një kornize të qartë strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të NVM-ve si dhe korniza e pafavorshme legjislative për fillimin e bizneseve të reja siç është vënë re edhe në raportin e BB-së për zhvillimin e biznesit. Këto dobësi do të adresohen kryesisht përmes Objektivit Strategjik nr. 1. Përveç dobësive institucionale, ne kemi identifikuar po ashtu edhe mësimin joadekuat të aspektit të ndërmarrsisë në sistemin shkollor si dhe mungesën e ideve kreative dhe inovative, të cilat do të adresohen në kuadër të Objektivit Strategjik Nr. 3 dhe atij Nr. 4. Mundësitë janë shanse dhe raste të mira të cilat janë në dispozicionin e NVM-ve në funksion të zhvillimit dhe të rritjes së tyre të mëtejshme. Gjatë zhvillimit të analizave SWOT gjithsej janë identifikuar 35 mundësi të ndryshme. Këto mundësi kryesisht lidhen me mundësinë e Kosovës për t’iu bashkëngjitur Bashkimit Evropian – BE-së, Organizatës Botërore të Tregtisë – OBT-së si dhe përmirësimit të shkallës së implementimit të CEFTA-s. Për më tepër, ngritja e shkallës së eksporteve, zhvillimi tepër i shpejtë i sektorit të komunikimeve elektronike dhe prokurimi i mallrave dhe i shërbimeve në procesin e biznesit, janë vetëm disa prej mundësive të cilat do të mund të shfrytëzoheshin nga ana e NVM-ve në Kosovë. Këto mundësi do të mund të shfrytëzoheshin kryesisht përmes përforcimit të aspektit të konkurrencës të NVM-ve vendore dhe të atyre ndërkombëtare, e cila me fjalë të tjera paraqet Objektivin Strategjik Nr. 4.

Page 21: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 21 of 54

Kërcënimet paraqesin sfida të jashtëzakonshme, të cilat do të mund të pengonin apo linin prapa një fuqi të identifikuar apo do të mund të përshpejtonin një dobësi të caktuar duke penguar në këtë mënyrë shfrytëzimin e mëtejshëm të mundësive të llojllojshme. Situata e paqëndrueshme politike, shkalla në rritje e korrupsionit si dhe legjislacioni i dobët për zbatimin e kontratave, pastaj niveli i lartë i varfërisë janë vetëm disa nga numri i tërësishëm prej 14 kërcënimesh në fushën e zhvillimit të NVM-ve në Kosovë, gjë e cila do të mund të adresohej përmes Objektiveve Strategjike Nr. 1, 2 dhe 3.

2.6 Roli i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) dhe Agjencive tjera të MTI-së.

Pas miratimit të Strategjisë për NVM dhe Planit për Implementimin (PI) e Strategjisë për NVM-të, Agjencia e NVM-ve do të marrë rolin udhëheqës për implementimin e tyre. Agjencia e NVM-ve nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e MTI-së dhe ministrit/es do të veproj si një forcë shtytëse për koordinimin dhe stimulimin e politikave për NVM-të dhe përpjekjeve për implementimin e tyre. Agjencitë tjera kyçe siç janë: Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) dhe Agjencia për Standardizim, do të kontribuojnë në zhvillimin e aktiviteteve të PI-së për objektivat relevant në kuadër të Agjencisë për NVM.

3. Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve në Kosovës për periudhën 2012-2016

3.1 Vizioni dhe Misioni Vizioni dhe Misioni janë zhvilluar nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve në konsultim me Drejtorin e Agjencisë për NVM-të në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë.

3.1.1 Vizioni Më shumë se gjysma e NVM-ve në Kosovë janë të përfshira në aktivitete tregtare. Më pak se 10% në aktivitete prodhuese. Shumica e këtyre janë të

Page 22: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 22 of 54

përfshira në ushqime, pije dhe duhan. Ekziston një nevojë urgjente për zhvillimin dhe krijimin e ndërmarrjeve më konkurrente të cilat mund të prodhojnë mallra që mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara dhe të konkurrojnë në rrafshin ndërkombëtar. Vizioni strategjik është: “NVM-të e Kosovës konkurrente në nivel botëror”.

3.1.2 Misioni

Edhe pse në Kosovë më herët ka pasur një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti. Sot ekziston mungesë e kuptimit të ndërmarrsisë dhe rolit që NVM-të luajnë në Zhvillim Ekonomik, e posaçërisht mungesa e tillë është në radhët e të rinjve. Kosova ka nevojë për një sektor dinamik të NVM-ve ku ndërmarrësit janë gjendje të krijojnë dhe të rritin bizneset e tyre me pengesa minimale legjislative dhe rregullative, por brenda kornizës ligjore. Misioni i definuar i Strategjisë të NVM-ve është: "Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe kulturës së ndërmarrsisë duke synuar krijimin dhe rritjen e shpejtë të NVM-ve të qëndrueshme".

3.2 Qëllimet Strategjike, Qëllimet dhe Objektivat Strategjike Zhvillimi i Qëllimeve Strategjike, Qëllimeve dhe Objektivave Strategjike është i bazuar në analizën e situatës së sektorit të NVM-ve, shqyrtimit të ZHSK-së dhe strategjive tjera dhe raporteve në lidhje me Zhvillimin e NVM-ve në Kosovë, shqyrtimin e strategjive të NVM-ve në 14 vende, analizën e SWOT-it për Sektorin e NVM-ve (shih më lartë), takimeve me hisedarët, pjesëmarrjen e hisedarëve në Grupin Punuese të Strategjisë të NVM-ve, dialogun dhe pjesëmarrjen në Konferencën për Zhvillimin e Strategjisë për NVM të mbajtur më 30 mars 2011; takimeve rajonale me AZHR dhe NVM-ve dhe reagim-vlerësim me shkrim të pranuara nga hisedarët përmes emalit ose përmes sistemit të bazuar në ueb të projektit EUSME. Hisedarët gjatë një periudhe dy mujore kanë pasur mundësitë të marrin pjesë në procesin e formulimit të Strategjisë për NVM-të. Ata do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre gjatë Procesit të Implementimit. Procesi i formulimit dhe procesi i implementimit është udhëhequr nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve (GPS) i formuar nga Kryeshefi ekzekutiv i AMNVM-ve. Asistenca teknike për GPS është duke u ofruar nga Projekti i EUSME.

Page 23: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 23 of 54

Qëllimi Strategjik 1: Përforcimi i Kornizës Legjislative dhe Rregullative për Krijimin dhe Zhvillimin e NVM-ve. Qёllimi Strategjik i parë ka të bëj me Parimet e Ligjit të NVM-ve: I. Krijimi i një mjedisi ku ndërmarrësit dhe bizneset familjare mund të lulëzojnë dhe ku ndërmarrësia shpërblehet; II. Të sigurohet që ndërmarrësit e sinqertë të cilët për një kohë të shkurtër janë përballur me falimentim, të kenë shansin e dytë; III. Dizajnimi i rregullave sipas parimit “Mendimi të filloj për gjërat e vogla”; dhe, IV. Lehtësimi i qasjes së NVM-ve ne¨financa dhe zhvillimi i një mjedisi ligjor dhe rregullativ që përkrahë kryerjen me kohë të pagesave në transaksionet komerciale. Aktivitetet në kuadër të Qёllimi Strategjik I do të përbëhen nga inventarizimi i zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e zbrazëtirave të mbetura në harmoni me acquis communautaire. Do të kërkohet edhe një vlerësim i zbatimit të legjislacionit të ri. Një prej komponentëve kryesor do të jetë konsolidimi dhe krijimi i një kornize të mirë legjislative dhe rregullative për NVM-të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret. Si një qasje gjithëpërfshirëse për reforma ligjore/rregullative që ka për synim përvijimin e rregullativës ekzistuese për largimin e pengesave për hyrje, uljen e kostove rregullative dhe plotësimin e zbrazëtirave rregullative, kjo potencialisht përfshinë një spektër të gjerë të instrumenteve rregullative për biznese (ligje, rregullore, dekrete, licenca, leje, etj) të zhvilluara nga ministritë dhe organet tjera publike. Paralelisht, këtu përfshihet përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ (VNRR) që inkurajon numër më të madh të bizneseve që të hyjnë në sektorin formal, duke siguruar implementimin e Strategjisë për NVM-të në nivel operativ (shih Planin e Implementimit më poshtë) dhe që bizneset ta kenë më të lehtë të hyjnë dhe të dalin nga tregu. Si një kandidat potencial për BE, Kosova ka pranuar Aktin Evropian për Biznese të Vogla. Dispozitat nga ky akt duhet të zbatohen dhe në baza vjetore duhet të raportohen. Kosova po ashtu është duke lëvizur në drejtim të anëtarësimit në kuadër te Programit të EU për Konkurueshmëria dhe Inovacione.

Qëllimi 1.1 Thjeshtësimi i kornizës ekzistuese ligjore dhe rregullative Qëllimi Strategjik I do të përfshijë shqyrtimin e zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e zbrazëtirave të mbetura rregullative. Do të kërkohet edhe një vlerësim i zbatimit të legjislacionit të ri. Një prej komponentëve kryesor do të jetë konsolidimi dhe krijimi i një kornize të mirë legjislative dhe rregullative për

Page 24: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 24 of 54

NVM-të e sektorit privat, përfshirë këtu përmirësimin e qasjes në informata në lidhje me ligjet dhe rregulloret. Qëllimi 1.2 Përmirësimi i përkrahjes ndërministrore për implementimin e Strategjisë për NVM Për të siguruar rritje dinamike në sektorin për NVM, do të jetë e domosdoshme të iniciohen dhe përforcohen përpjekjet ekzistuese për përmirësimin e kapacitetit të Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve, për zhvillimin dhe implementimin e politikave miqësore të parapara me këtë Strategji. Rëndësi kryesore në mesin e këtyre do të kenë masat për përmirësimin e qasjes në informata për ligjet dhe rregulloret që rregullojnë aktivitetet e biznesit, si dhe për efektivitet më të mirë të rolit të Agjencisë si koordinatore kombëtare për raportim, sipas Aktit Evropian për Biznese të Vogla.

Qëllimi 1.3 Përmirësimi i funksionimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullativ

(VNRR).

Me qëllim që të sigurohet mbajtja e përfitimeve të përmirësimit të klimës së biznesit që janë fituar përmes aktiviteteve të përvijimit të rregullativës, do të jetë e domosdoshme të bëhet përmirësimi i sistemit për vlerësimin e politikave rregullative me qëllim të mbrojtjes nga rirregullimi zvarritës. Qëllimi 1.4 Rritja domethënëse e numrit të NVM-ve për të hyrë në

sektorin formal Me futjen në përdorim të procedurave të përvijuara rregullative për biznese, një numër më i madh i NVM-ve do të inkurajohen për hyrje në ekonominë formale. Kjo duhet t'i ofrojë NVM-ve mundësi më të mëdha për qasje në burime të kredive dhe të financimit dhe në zgjidhjen kontesteve komerciale, ndërsa në anën tjetër të kontribuojë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së tregut dhe për krijimi të vendeve të qëndrueshme të punës në sektorin e NVM-ve. Qëllimi 1.5 Përmirësimi i lehtësimit të hapjes së bizneseve Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg. Qëllimi 1.6 Përmirësimi i lehtësimit të mbylljes së bizneseve

Page 25: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 25 of 54

Rëndësia e lehtësimit të mbylljes së biznesit shpesh mospërfilljet. Është tejet me rëndësi të ndërmerren iniciativa në këtë fushë për të siguruar që ndërmarrësit e ndershëm të mund ti startojnë bizneset e tyre pasi që kanë dështuar Qëllimi 1.7 Zbatimi i Dispozitave të Aktit për Biznese te Vogla Strategjia e NVM-ve është dizajnuar në harmoni me Aktin për Biznese të Vogla dhe 10 principet janë të përfshira në kuadër të Qëllimeve strategjike. Dispozitat e këtij Akti do të zbatohen. Sistemi i kritereve do të zhvillohet, dhe raporti I progresit i përgatitur nga AMNVM-ve nëpërmjet Këshillit Konsultativë do të publikohet. Kosova do të lëviz në drejtim të anëtarësimit në Programin e EU për Konkurueshmëria dhe Inovacione.

Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa Qëllimi Strategjik i dytë ka të bëj me parimin VI të ABV-së: Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në financa dhe zhvillimi i një mjedisi ligjor dhe të biznesit përkrahës për kryerjen me kohë të pagesave në transaksionet komerciale. Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si një prej tregimeve të suksesshme të vendit pasi që ka pasur rritje substanciale dhe kualitative. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010, asetet e sektorit bankar të Kosovës ishin 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetor prej 11.4 për qind. Vlera totale e kredive të sektorit bankar ishte 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.2 për qind. Kreditë për sektorin tregtar dominojnë kreditë komerciale me 50.8 për qind të totalit të kredive për ndërmarrjet, ndërsa kredit për ndërmarrjet prodhuese përbëjnë 12.3 për qind dhe për ndërmarrjet ndërtimore 10.6 për qind. Përkundër perceptimit si tregim i suksesshëm, ndërmarrjet kosovare në vazhdimësi ankohen për normat e larta të interesit. Në anën tjetër, sektori bankar pavarësisht rritjes së vlerës të kredive, ende ka likuiditet substancial. Shumica e fitimit të bankave të Kosovës është nga depozitat. Ekzistojnë shumë pak stimulime që bankat të kreditojnë NVM-të. Masat për përmirësimin e qasjes së NVM-ve në financa duhet të përfshijnë reformën e sistemit kadastral, sistemit të regjistrimit të kredive dhe kolateralit, dhe zbatimin e ligjit dhe procedimin e

Page 26: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 26 of 54

shpejtë të kërkesave të bankës. Duhet bërë përpjekje shtesë në zhvillimin dhe funksionalizimin e tregjeve të kapitalit.

Qëllimi 2.1 Zhvillimi, zgjerimi dhe promovimi i spektrit të instrumenteve financiare për NVM-të. Ekzistojnë instrumente shtesë financiare nga të cilat mund të përfitojë sektori i NVM-ve dhe të cilat vendosin rrugën për të ecur përpara. Lizingu është një opsion financiar i cili nuk është vënë plotësisht në përdorim gjersa në Kosovë operojnë skema të pakëta të garancive për kredi. Financat tregtare më të avancuara dhe koncepti i “Engjëjve të Biznesit” nuk janë të njohura në nivelin lokal. Vëmendje e posaçme duhet ti kushtohet rritjes së qasjes së të rinjve, grave dhe minoriteteve në financa. Qëllimi 2.2 Tërheqja dhe drejtimi i fondeve të diasporës në NVM

Një prej mënyrave për përmirësimin e qasjes së NVM-ve në financa është tërheqja e fondeve të diasporës për investime në Kosovë. Përkundër remitancave që janë të drejtuara për konsum personal të njerëzve që jetojnë në Kosovë, diaspora është e angazhuar në procesin e privatizimit dhe ka bërë investime të drejtpërdrejta në Kosovë. Mirëpo, mund të ketë stimulime shtesë financiare inkurajim të mëtejmë të diasporës për investime dhe ortakëri biznesi. Qëllimi 2.3 Implementimi i programeve të trajnimit për kuptimin e opsioneve të financimit dhe aplikimit për financim Ekziston një perceptim i përgjithshëm se NVM-të nuk janë plotësisht të vetëdijshme për spektrin e opsioneve financiare që janë në treg, prandaj duhet të ndërmerren veprime me qëllim të informimit të NVM-ve në lidhje me përgjegjësitë për marrjen dhe kthimin e kredive, dhe kostove relative të huamarrjes në sektorin formal dhe joformal. Qëllimi 2.4 Ngritja e nivelit të fiskalizimit Për të arritur këtë objektiv, pjesë e kësaj strategjie është ngritja e vetëdijes lidhur me dukuritë që i brengosin komunitetin e biznesit, sidomos për ato që kanë të bëjnë me pamundësinë e mikro dhe bizneseve të vogla për të blerë

Page 27: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 27 of 54

pajisjet fiskale. Duhet të hulumtohet nëse institucionet do të duhej të ndërmarrin masa subvencionuese për të siguruar fiskalzimin e ekonomisë kosovare gjatë vitit 2011. Kjo do të ishte një shtytje e madhe për sektorin e formal. NVM-et do të duhej të konsiderohen si partnerë në mbledhjen e TVSH-s dhe jo të financojnë qeverinë me pagesat e TVSH në kufi. Me një fiskalizim të plotë sistemi i TVSH-s do të duhej qe plotësisht të transformohej konform standardëve të mbledhjes dhe zbatimit të EU.

Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe Zhvillimi i Kulturës së Ndërmarrësisë

Qëllimi i tretë Strategjik ka të bëj me parimin VIII të ABV-së: Promovimi i avancimit të shkathtësive në NVM dhe të gjitha formave të inovacionit

Qëllimi 3.1 Përforcimi i kulturës ndërmarrëse

Një prej parakushteve kryesore për zhvillimin e biznesit është përforcimi i kulturës ndërmarrësore. Bazuar në situatën aktuale në Kosovë, ky qёllim do të arrihet përmes: zgjerimit të planprogramit të ndërmarrësisë në shkolla fillore, qendra tё Aftёsimit Profesional, shkolla të mesme dhe në institucione të arsimit të lartë; promovimi i tregimeve të suksesshme të ndërmarrjeve që implementojnë programe të ndërmarrësisë për të rinjtë, gratë dhe minoritetet; promovimi dhe njohja e ndërmarrjeve më të suksesshme; dhe inkurajimi dhe rritja e rrjetëzimit të bizneseve. Kjo do të ndërtohet dhe ndërlidhet me intervenimet aktuale të propozuara nga donatorë. Qëllimi 3.2 Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet shkollave

dhe bizneseve Arsimi për shkathtësi biznes dhe ndërmarrësi duhet të përqendrohet në planprogramin bazë të të gjitha formave të arsimit. Kjo do të thotë ndryshimin e sjelljeve dhe shkathtësive arsimore për ndërmarrësi, të shprehura përmes arsimit të përgjithshëm dhe arsimit profesional. Ky qëllim duhet të ndihmojë nxënësit dhe studentët që të zhvillohen si qytetarë të pavarur të cilën dinë si të ndërmarrin iniciativa dhe të bashkëpunojnë me tjerët në zhvillimin e ideve të biznesit. Qëllimi kryesor këtu është krijimi i bazës për zgjedhjen e

Page 28: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 28 of 54

ndërmarrsisë si opsion të karrierës. Një prej qëllimeve të arsimit bazë profesional është mundësia për të vepruar si ndёrmarrёs i pavarur në ekonomi formale. Për të arritur Qëllimin 3.2 Kosova duhet që të: Krijoj Skemën e Kualifikimeve në Ndërmarrësi, rritë numrin e studentëve që kryejnë praktikë në NVM, inkurajoj krijimin e inkubatorëve të biznesit në kuadër të universiteteve, zgjerojë skemat e mentorimit për instruktimin e bizneseve të reja dhe të promovoj kuptimin e ndërmarrsisë në radhët e mësimdhënësve, ligjëruesve, profesorëve dhe akademikëve Qëllimi 3.3 Stimulimi i kreativitetit dhe inovacionit

Kreativiteti dhe inovacioni është i nevojshëm për bizneset në mënyrë që ato të krijojnë dhe të mbajnë përparësitë konkurruese. Ekziston një mungesë e ideve në lidhje me atë se çfarë lloje të biznesit të fillohen. Shumica e bizneseve janë biznese “edhe unë” për shkak të mungesës së gjenerimit të ideve, inovacionit dhe kreativitetit. Ky qëllim do të zhvillojë skemat e trajnimit për nxitjen e kreativitetit dhe inovimit te pronarët dhe menaxherët e NVM-ve dhe ndërmarrësit e rinjë potencial. Në kuadër të përpjekjeve për të marr statusin e kandidatit, Kosova do të filloj të zbatoj Programin e BE për ndërmarrësi dhe inovacione.

Qëllimi Strategjik 4: Përforcimi i konkurentshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM-ve. Qëllimi Strategjik i katërt ka të bëj me parimet e ABV-së: I. Krijimi i një mjedisi ku ndërmarrësit dhe bizneset familjare mund të lulëzojnë dhe ku shpërblehet ndërmarrësia; VII. Ndihmon NVM-të për të përfituar më shumë nga mundësitë e ofruara nga tregu i përbashkët; dhe X. Inkurajimi dhe përkrahja e NVM-ve për të përfituar nga rritja e tregjeve. Korniza operuese për këtë program është programi i BE për Konkurueshmëria dhe Inovacione (CIP), që Kosova aspiron të jetë pjesë e saj në një të ardhme të afërt. Zhvillimi i NVM-ve dhe ekonomia aktualisht konsiderohet si prioritet nga të gjithë donatorët dhe nga institucionet e Kosovës, mirëpo ekzistojnë disa sugjerime

Page 29: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 29 of 54

praktike për mënyrën se si të arrihet rritja e NVM-ve dhe nuk ekziston ndonjë mendim unanim në lidhje me përparësinë konkurruese të Kosovës. Një supermarket i zakonshëm në Kosovë ka një pjesë të madhe të produkteve ushqimore të importuara, shumica e të cilave mund të prodhohen në vend. Kosova është pjesë e ekonomisë rajonale dhe globale dhe me qëllim të konkurrimit, duhet të prodhoj produkte dhe shërbime që janë të kualitetit dhe performancës së njëjtë me produktet e prodhuesve të huaj. Produktet konkurruese në nivel ndërkombëtar janë sot diskriminuese për kërkesën e konsumatorëve të brendshëm. Qëllimi Strategjik 4 adreson çështjet përmes: ngritjes së shkathtësive teknike, inovative dhe menaxhuese; paraqitjen e standardeve ndërkombëtare; zhvillimin e një plani për zëvendësimin e importeve; krijimin e një Qendre të Inovacionit për Biznes; dhe lehtësimin e qasjes së NVM-ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të jashtme.

Qëllimi 4.1 Zhvillimi i shkathtësive teknike, inovative dhe menaxheriale të NVM-ve në harmoni me Programin e EU për përkrahje të politikave lidhur me Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Aktivitetet e kësaj Strategjie do të inkurajojnë shfrytëzimin e teknologjive të reja, shfrytëzimin e plotë të komunikimit elektronik dhe zbatimin e e-biznesit, e-prokurimit dhe prodhimit të asistuar nga kompjuterët. Të gjithë aktivitetet do të jenë në harmoni me Programin e EU për përkrahje të politikave lidhur me Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Shkathtësitë menaxheriale të pronarëve dhe menaxherëve të NVM-ve do të avancohen përmes programeve të trajnimit që do të jenë si pasuese të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim. Vëmendje e posaçme do t’i kushtohet problemeve të menaxhimit të bizneseve familjare. Qëllimi 4.2 Futja në përdorim e standardeve ndërkombëtare dhe sistemeve të Menaxhimit të cilësisë në NVM Ndërmarrjet konkurruese duhet të zbatojnë standardet ndërkombëtare. Progresi fillestar i implementimit të grupit të Standardeve ISO 9000 për Menaxhimin e cilësisë duhet tё vazhdoj dhe tё pёrsёritet. Agjencia për Standardizim në Kosovë do të orientohet më shumë drejt NVM-ve me qëllim që ato të inkurajohen që të kuptojnë kualitetin si një masë të konkurentshmërisë së tyre.

Page 30: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 30 of 54

Shfrytëzimi efikas i energjisë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë do të promovohet dhe do të përkrahet në harmoni me programin “Intelligent Energy Europe Programme (IEEP)” Qëllimi 4.3 Zhvillimi i një plani për zëvendësimin e importeve për të ndihmuar NVM-të që të konkurrojnë në tregun e brendshëm Do të promovohet nevoja e prodhuesve vendor për zbatimin e standardeve të njëjta me ato që zbatohen për produktet e importuara. Përkrahja do të ofrohet për industrinë vendore të përpunimit të ushqimit në mënyrë që t'i mundësohet të konkurrojë me produktet ushqimore të importuara. Qëllimi 4.4 Identifikimi dhe zhvillimi i sektorëve tё synuar për përkrahje të NVM-ve. Vendet e reja të punës krijohen nga bizneset e reja, por pjesa më e madhe e vendeve të reja të punës do të gjenerohet nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që janë të alokuara në sektorët që kan potencial më të madhë për rritje. Në disa raste fokusi do të jetë nё nënsektorë në kuadër të sektorit ekzistues. Ofrimi i ndihmës për ndërmarrjet në rritje dhe ato fillestare në këta sektorët do të ketë ndikim pozitivë në krijimin e vendeve të reja të punës. Në kuadër të nënsektorëve prioritar bashkëpunimi në mes të ndërmarrjeve do të inkurajohet nëpërmjet kllasterëve tё ndërmarrjeve. Strategjitë përkatëse do të hartohen dhe do të promovohet rrjeti i kompetencave. Klasterët ndërkufitar regjional po ashtu do të promovohen.

Qëllimi 4.5 Zhvillimi dhe krijimi i një Qendre të Inovacionit për Biznese (QIB)

Krijimi i QIB do të kontribuojë në procesin e zhvillimit të NVM-ve përmes kombinimit të burimeve kombëtare dhe rajonale të njohurisë dhe inovacionit në një rrjet funksional të kompetencave. Grupe rajonale të njohurive përbëhen nga universitetet publike, institutet, AZHR-të, QKB-të, asociacionet e biznesit dhe kolegjet private. Organizatat hulumtuese do të lidhen me ndërmarrjet me qëllim të promovimit të mëtejme të inovacioneve në bizneset e tyre. Ky proces do t'i mundësojë NVM-të që të realizojnë potencialin e tyre

Page 31: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 31 of 54

zhvillimor kreativ, të rrisin konkurrentshmërinë dhe vendosjen e bashkëpunimit me partnerët vendor dhe ndërkombëtar hulumtues dhe industrial.

Qëllimi 4.6 Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në tregjet rajonale dhe në tregjet tjera të jashtme Thellimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe partneriteteve rajonale të bizneseve përmes zhvillimit të kllasterëve rajonal të biznesit që tё eliminojnë pengesat tregtare, do të kontribuojë në rritjen e konkurentshmërisë së NVM-ve të Kosovës. Fokus i veçantë do të duhej të ishte sigurimi i qasjes së Kosovës në tregjet e vendeve fqinje.

Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi i dialogut ndërmjet sektorit privat, publik dhe shoqërisë civile Qëllimi Strategjik i pestë ka të bëj me parimin IV të ABV-së: Administratat publike të bëhen të përgjegjshme ndaj nevojave të NVM-ve. Për bërjen e sektorit publik në Kosovë si reagues ndaj nevojave të NVM-ve nevojitet një dialog i shëndosh dhe produktiv ndërmjet këtyre dy sektorëve, duke pasur shoqërinë civile si ndërmjetësuese - dhe shpesh edhe si iniciues i këtij dialogu. Mendimi i përgjithshëm që duhet të mbizotërojë është se zhvillimi ekonomik i Kosovës është punë dhe obligim i të gjithëve! Shumë raporte të vlerësimit për Kosovën theksojnë nevojën për përpjekje të mëtejme për thellimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe koordinimit në radhët e, dhe ndërmjet, të gjithë partnereve (p.sh. sektori publik, sektori privat dhe shoqëria civile). Në Kosovë si në rastin e tregjeve tjera që janë në krijim, mosbesimi dhe keqkuptimi ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile pengon panevojë përpjekjet për reforma. Dialogu publik-privat (DPP) mund të prodhoj konsensus, të krijoj besim dhe mirëkuptim, mirëpo vetëm dialogu nuk ёshtё i mjaftueshёm. Nё kёtё kontest edhe Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve, e cila, pa një bashkёpunim tё ngushtё tё kёtyre partnerёve mund të mbetet e margjinalizuar dhe të rrezikohet implementimi i saj. Ndërtimi i një tradite të dialogut dhe , të mësuarit për mënyrat e negocijimit të kompromiseve, është një prej mënyrave më të mira që tё identifikohen dhe reagohet ndaj problemeve të sektorit privat respektivisht të përshtaten politikat

Page 32: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 32 of 54

për të siguruar rritje dhe zhvillim të kёtij sektori. Dialogu gjithashtu është mënyra e vetme e komunitetit tё biznesit nё Kosovë për të krijuar një klimë të mirë biznesi që ndihmon operimin e tyre.

Pjesëmarrja e ndërmarrësve, punëtorëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve (p.sh. konsumatorëve) në dizajnimin e politikave publike ka rëndësi kritike nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përmirësojë transparencën, kualitetin dhe efektivitetin e politikave të saj. Prandaj kjo do të konsolidoj legjitimitetin e saj.1 Disa prej përfitimeve kryesore potenciale të DPP përfshijnë: lehtësimin e reformave të klimës investuese përmes përkrahjes së kampionëve të reformave, krijimin e momentit dhe përshpejtimit tё procesit reformues. Nëse marrim parasysh situatën aktuale, atëherë për arritje efektive dhe efikase të qëllimit Strategjik nr. 5, rekomandohen tri qëllimet si më poshtë: Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijesimit për rolin e NVM-ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës; Qëllimi 5.2 Përkrahja e grupit punues të MIE për Ekonomi dhe Tregti; dhe Qëllimi 5.3 Përmirësimi i procesit të avokimit.

Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijesimit për rolin e NVM-ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës; Ndryshimet e propozuara në ligjet e Kosovës mund të hyjnë në librin e ligjeve por të kenë ndikim të vogël në realitet për shkak të mungesës së masave përcjellëse. DPP mund të ndihmojë që të sigurohet se reformat kanë ndikim në terren, përmes ndihmës për përhapjen e vetëdijesimit për ndryshime, kthimin e informatave prapa dhe shtytjen e vazhdueshme për veprime. Duke pasur parasysh se buxheti i Kosovës është i kufizuar, shumica e financimit për këtë qëllim, mund të vijnë nga donatorët. Ata mund të ofrojnë resurset, të lehtësojnë dhe promovojnë vetëdijesimin, kuptimin dhe përkushtimin për reforma.

Qëllimi 5.2 Përkrahja e grupit punues të MIE për Ekonomi dhe Tregti

1 Dialogu Publik-Privat (DFID, BB, KFN, OBZHE, www.publicprivatedialogue.org

Page 33: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 33 of 54

Një prej organeve kryesore që bën koordinimin e iniciativave për zhvillim ekonomik dhe të NVM-ve, përveç AMNVM, është edhe Grupi Punues për Ekonomi dhe Tregti në kuadër të Ministrisë për Integrime Evropiane (MIE). Ky Grup së bashku me grupet punuese të sektorëve tjerë janë pjesë e Platformës për Menaxhimin e Ndihmës të QK-së të krijuar rishtazi, e cila si synim ka të ndihmojë agjencitë e donatorëve që të ofrojnë asistencën për Kosovën në mënyrë të koordinuar dhe koherente, në harmoni me prioritetet zhvillimore të QK-së. Përgjegjësitë e këtij grupi punues përfshijnë koordinimin e projekteve të donatorëve për NVM. Kryeshefi ekzekutiv i AMNVM është kryesues i Grupit Punues për Ekonomi dhe Tregti . Qëllimi 5.3 Përmirësimi i procesit të avokimit Padyshim që Këshilli për Përkrahjen e NVM-ve, asociacionet e biznesit dhe organizatat tjera të shoqërisë civile në Kosovë luajnë rolin e avokuesit në ngritjen e vetëdijesimit dhe ndikimit në opinionin publik të Kosovës, QK dhe organizatave ndërkombëtare. Asociacionet e biznesit në Kosovë kanë nevojë të rritin përpjekjet e tyre përmes koordinimit të avokimit të tyre për politikat zhvillimore për NVM. Prandaj, përforcimi i mëtejmë i shkathtësive të menaxhimit, komunikimit, prezantimit, negocijimit dhe avokimit në këto organizata, do të kenë ndikim të madh pozitiv në promovimin e DPP-NVM në Kosovë. Çdo lobim i asociacioneve të biznesit dhe individëve në Këshillin Konsultativ te NVM-ve duhet të regjistrohet dhe të trajtohet. Informatat e trajtuara duhet të paraqiten në webfaqen e Këshillit siç mund të gjurmohen dërgesat me posta të shpejta përmes internetit, duke demonstruar se procesi është transparent dhe se lobimi në qeveri mund të funksionojë dhe të sigurojë rezultate. Qëllimi 5.4 Pёrmirёsimi i pёrgjegjshmёrisё tё institucioneve pёr NVM-ёt Institucioneve shtetёrore tё Kosovёs dhe ndёrmarrjeve publike ju mungon fokusi pёr NVM-tё dhe nuk janё tё vetёdijshme pёr rolin e NVM-se si krijues tё vendeve tё reja tё punёs dhe tё tё ardhurave. Institucionet e Kosovёs do tё duhet tё adaptonin njё qasje partneriteti me NVM-të. Nё fakt NVM-ёt janё zgjidhje e shumё problemve tё Kosovёs sot. Tё gjitha institucionet publike, si ATK-ja Doganat, Shёrbimet publike etj, duhet tё jenё tё vetёdijshme pёr kёtё fakt dhe tё ken parasysh ndikimin e atkiviteteve tё tyre tek NVM-ёt. Ёshtё e natyrshme qё energjia elektrike duhet paguar, por nuk ёshtё fer qё NVM-ve qё kan i kanë kryer obligimet e tyre ti nёnshtrohen reduktimeve vetёm pse tё tjerёt nuk kanë paguar rrymën. A ёshtё e arsyeshme qё bizneset tё

Page 34: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 34 of 54

ndёshkohen pёr vonesat nё pagesat e tatimeve, kur nё tё njejtёn kohё institucionet shtetrore janё regullishtё vonё me rimbursimin e TVSH-sё. Kosova, NVM-tё dhe populli i saj kanë merituar pёrgjegjshmёri mё tё madhe nga institucionet shtetrore.

Qëllimi Strategjik 6: Përforcimi i Institucioneve Përkrahëse të NVM-ve Qëllimi Strategjik i gjashtë ka të bëj me parimin VIII të ABV-së: Promovimi i avancimit të shkathtësive në NVM dhe të gjitha formave të inovacionit

Qëllimi 6.1 Përforcimi i Kapaciteteve dhe rritja e efektivitetit të AMNVM në koordinimin e implementimit të strategjisë për NVM

MTI-ja përmes AMNVM-ve do të jetë përgjegjëse për implementimin e Strategjisë për zhvillimin e NVM-ve dhe PI-së. Kjo do të jetë përgjegjësi e re e madhe për MTI-në dhe AMNVM-në si dhe për këtë do të nevojiten resurse shtesë për AMNVM-në, përfshirë këtu edhe punonjёs tё rinjё dhe pajisje shtesë. . AMNMV-ja duhet të jetë përgjegjëse për mbledhjen dhe pёrpunimin e tё dhёnave dhe publikimin e informatave për Sektorin e NVM-ve nё vend, pёr çka do tё ketё nevojë për rritjen e kapaciteteve. Koordinimi i projekteve të donatorëve në lidhje me NVM-të për t'iu shmangur dyfishimit dhe humbjes së financimit të donatorëve, do të jetë përgjegjësi shtesë e AMNVM dhe për këtë mund të nevojitet staf shtesë. Koordinimi i donatorëve nё fushёn e NVM-ve do të bëhet përmes Ministrisë së Integrimeve Evropiane respektivisht nga zyra e kёsaj ministrie për koordinim të donatorëve. Qëllimi 6.2 Zhvillimi i politikave dhe strategjive kombëtare dhe rajonale për implementimin e programit për krijimin, koordinimin dhe mirëmbajtjen e "Zonave Ekonomike", parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të biznesit.

Kuptimi i shprehjes "Zona Ekonomike" në Kosovë është i ndryshëm nga vendet tjera. Edhe pse Parku i Biznesit në Drenas në Ligjin për Zonat Ekonomike është definuar si Zonë Ekonomike, ky në të vërtetë është park i biznesit. Zakonisht,

Page 35: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 35 of 54

Zonat Ekonomike ofrojnë lehtësira të posaçme tatimore dhe doganore për kompanitë që gjenden në zonë. Kjo nuk ndodh në "Zonën Ekonomike” të Drenasit e cila vazhdon të menaxhohet nga AMNVM-ja Aktualisht nuk ka njё plan se ku duhet të vendosen parqet dhe inkubatorët e biznesit në bazë të nevojave ekonomike. Një numër i komunave dëshirojnë të zhvillojnë parqe dhe inkubatorë të biznesit dhe janë duke diskutuar opsionet me AZHR-në. Në koordinim me AMNVM, AZHR-të dhe Komunat duhet të zhvillohet një strategji kombëtare dhe rajonale për lokacionet nё tё cilat do duhej tё zhvilloheshin parqet dhe inkubatorët e biznesit. Qëllimi 6.3 Bashkëpunimi me Agjencitë për Zhvillim Rajonal (AZHR-të) për implementimin e Strategjisë për NVM-të Gjatë fazës së formulimit të strategjisë janë mbajtur takime me tri AZHR (Qendrore, Jugore dhe Lindore) dhe me Udhëheqësin e Ekipit të programit tё Bashkesisё Evropiane pёr Zhvillim Ekonomik Regjonal. Pesë përfaqësues nga AZHR-të kanë marrë pjesë në Konferencën për NVM. AZHR-të tashmë kanë zhvilluar strategjitë rajonale dhe do të përfshihen në formulimin e aktiviteteve të Planit të Implementimit (shih më poshtë). Gjithashtu elementet relevate të Strategjisë pёr Zhvillimin e NVM-ve do të inkorporohen në strategjitë rajonale Qëllimi 6.4 Zhvillimi i kapaciteteve të Qendrave Komunale të Biznesit (MBC-të) Qendrat Komunale të Biznesit (QKB-të) janë duke u themeluar me asistencë teknike nga projekti i Bankës Botërore "Krijimi i Qendrave Komunale të Biznesit". QKB-të nuk janë qendra biznesi por janë qendra për regjistrimin e biznesit në kuadër të komunave ku ato gjenden. BB-ja është duke marrë parasysh zgjerimin e përgjegjësive të tyre për të mbuluar një spektër më të gjerë të aktiviteteve administrative duke përshirë lejet e punës, numrat tatimor dhe licencat. QKB-të janë një vend i rëndësishëm ku pronarët e bizneseve mund të takohen me sektorin publik dhe sheh të kërkojnë informata për qasje në shërbimet e tjera për biznese. Projekti EUSME ka zhvilluar një katalog të kompetencave ku bizneset mund të sigurojnë qasje në shkathtësi nëpërmes internetit. Në kuadër të QKB-ve mund të krijohet një Pikë Informative për Biznese (PIB), e cila i raporton AMNVM-së, që do të vepronte si një pikë informimi ku bizneset mund

Page 36: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 36 of 54

të orientohen për shërbime, ofrues trajnimesh, burime financimi dhe shërbime tjera për biznesin. PIB do të vepronte si “termometër” i llojeve të shërbimeve që kërkohen nga NVM-të dhe do të jetë një burim i rëndësishëm i informatave për tregun e shërbimeve të biznesit në Kosovë. Edhe informatat qendrore të QK-së mund të shpërndahen përmes QKB-ve. Qëllimi 6.5 Përmirësimi i kualifikimeve të konsulentëve individuale të bizneseve dhe ofruesve të shërbimeve për biznese (OSHB). Ekziston një shumëllojshmëri e madhe e kualitetit të konsulentëve individual që punojnë për ofruesit e shërbimeve për biznese në Kosovë. Kur një biznes kërkon shërbime ligjore ose të kontabilitetit, aty dihet që kontabilisti ose juristi duhet të jetë i kualifikuar me një kombinim të kualifikimeve akademike dhe profesionale. Prandaj, biznesi është i gatshëm që të paguaj për këto shërbime duke ditur se është duke u këshilluar nga një specialist i kualifikuar. Kësaj mund t'i shtohet edhe fakti se me ligj kërkohet që një biznes i regjistruar të përmbushë disa standarde ligjore dhe të kontabilitetit. Në rastin e një specialisti që punon për një ofrues të shërbimeve për biznesin (OSHB), klienti nuk ka njohuri për kualifikimet dhe përvojën e specialistit. Klienti që paguan do të ketë besim se konsulenti i posedon shkathtësitë që kërkohen nga klienti. Kjo nuk është e mundshme pa një lloj të sistemit të akreditimit për konsulentët e OSHB-ve. Duke pasur parasysh tregun në zhvillim të ofruesve të shërbimeve për biznesin dhe rritjen e nevojave të komunitetit të biznesit për shërbime cilësore, një shoqatë e konsulentëve është e domosdoshme që të shërbej si një subjekt i cili udhëzon ushtrimin e profesionit të konsulencës për biznese në Kosovë. Kjo mund të quhet Shoqata e Konsulentëve për Biznes në Kosovë.

Qëllimi Strategjik 7: Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve tjera specifike dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara.

Page 37: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 37 of 54

Edhe pse të gjitha qëllimet strategjike adresojnë çështje të posaçme përkitazi me grupet e veçanta specifike, është konsideruar e nevojshme që të hartohet apo të përpilohet një Qëllim tjetër Strategjik, i cili në mënyrë të posaçme do t’i referohej aspektit të ndërmarrsisë të femrave, të të rinjve, të minoriteteve dhe të grupeve të veçanta të margjinalizuara dhe ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara. Kjo gjë kurrsesi nuk nënkupton se gjashtë (6) Qëllimet e tjerë strategjikë nuk i marrin parasysh këto elemente të cilat u përmendën. Hartimi i një qëllimi të posaçëm tejkalon efektin ekonomik dhe përveç kësaj ka një efekt më të thellë dhe më të ndjeshëm në marrëdhëniet shoqërore, kulturore dhe ato ndëretnike.

Qëllimi 7.1 Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve femra Përkundër faktit se femrat përbëjnë më tepër se 50 % të popullsisë së gjithëmbarshme të Kosovës, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e këtyre femrave në ndërmarrësi si dhe aktiviteti ndërmarrës shumë i ulët i tyre dëshmojnë pozitën e çekuilibruar të femrave ndërmarrëse. Agjencia Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve nuk ofron të dhëna lidhur me gjininë e pronarëve të bizneseve të ndryshme, prandaj është e pamundur të konstatohet numri i saktë i ndërmarrësve femra. Përkundër kësaj, të gjitha vlerësimet e kryera nga agjenci të ndryshme, pastaj nga institute kërkimore si dhe nga hulumtues të tjerë bëjnë të ditur për një shkallë dukshëm më të ulët sesa 10 % të femrave ndërmarrëse nga komuniteti i përgjithshëm i ndërmarrësve. Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët po qe se krahasohet me ekonomitë e tjera të zhvilluara në shtetet perëndimore, në të cilat pjesëmarrja e ndërmarrësve femra shkon nga 30 % deri në 45 %. Ajo çfarë është e rëndësishme gjatë hartimit të Objektivit Strategjikë 7.1 është se ekipi ka marrë parasysh në mënyrë të plotë Treguesit apo indikatorët e dalë nga ETF në Stamboll, të cilët kanë të bëjnë me mundësimin e një mjedisi të favorshëm për ndërmarrësit femra në regjionin e shteteve të cilat ende nuk janë anëtarësuar në BE:

• Politikat mbi të dhënat e pjesëmarrëses së femrave në ndërmarrësi; • Trajnimin e femrave për ndërmarrësi; • Përmirësimin e qasjes në financa për ndërmarrëset femra; • Krijimin e një rrjeti të punës dhe të praktikave të mira.

Page 38: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 38 of 54

Qëllimi 7.2. Përmirësimi i pozitës së ndërmarrësve të rinj Shkalla shumë e lartë e papunësisë e cila vlerësohet të jetë diku rreth 45 % nga njëra anë si dhe një numër prej përafërsisht 25,000 të rinjsh, nga ana tjetër, të cilët për çdo vit futen për herë të parë në tregun e punës, duhet të merren parasysh si arsye të mjaftueshme për të shqyrtuar ndërmarrësin tek të rinjtë si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemit të papunësisë së të rinjve. Për këtë qëllim, janë zhvilluar objektiva të posaçëm të cilët kanë si synim inkurajimin e një numri sa më të madh të të rinjve për të krijuar apo themeluar ndërmarrjet e tyre personale. Qëllimi 7.3. Përmirësimi i pozitës së grupeve të posaçme lidhur me përfshirjen e tyre në ndërmarrësi Grupet e posaçme, në veçanti njerëzit me paaftësi vërtet kanë nevojë për një vëmendje më të madhe. Disa prej tyre, po ta kishin mundësinë e qasjes në ndihmën e duhur, shumë lehtë do të angazhoheshin në aktivitete të ndryshme të ndërmarrsisë. Përkundër kësaj, megjithatë para se të ndërmerren çfarëdo hapash konkretë lidhur me nevojat e trajnimit të tyre, së pari duhet bërë analiza në funksion të identifikimit të boshllëqeve dhe të nevojave speciale për fillimin e bizneseve. Pavarësisht gjithë kësaj, megjithatë një lloj ndihme financiare dhe disa trajnime të specializuara duhet t’u ofrohet këtyre grupeve të cilat kanë mbetur në margjinat e shoqërisë

Qëllimi 7.4. Përmirësimi i pozitës së minoriteteve në raport me përfshirjen e tyre në ndërmarrësi Minoritetet janë pjesë e shoqërisë kosovare dhe një prej mënyrave më të mira të pajtimit do të ishte ndërmarrësia e tyre. Krijimi i vendeve të reja të punës për ta dhe shpëtimi i tyre nga varfëria do të shpinte në drejtim të krijimit të një mjedisi më paqësor dhe më të qetë. Krijimi i rrjeteve të punës me grupet e tjera etnike përmes aktiviteteve të ndërmarrsisë do t’i zbuste dhe do t’i

Page 39: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 39 of 54

qetësonte raportet dhe marrëdhëniet e tendosura ndëretnike. Një strategji e këtillë parashikon një ndihmë të posaçme financiare për ata pjesëtarë të minoriteteve të cilët kanë dëshirë dhe vullnet të fillojnë me krijimin e ndërmarrjeve të tyre personale. Qëllimi 7.5. Përmirësimi i pozitës te ndërmarrësit në zonat e disavantazhuara Ky qëllim është bazuar në Ligjin 02/L5 dhe Ligjin 02/l-5 për Mbështetjen e NVM-ve në nenet përkatëse. Me këtë tentohet të arrihet një zhvillim i balancuar në të gjitha zonat. Prandaj për t’u zbatuar ky qëllim, patjetër që duhet të fillohet me identifikimin e zonave të disavantazhuara.

Page 40: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 40 of 54

4. Procesi i Implementimit të Strategjisë Strategjia për NVM është formuluar në dy faza. Në fazën e parë është përfunduar Strategjia për NVM 2012-2016 me vizion 2020 dhe pritet tё miratohet nga Qeveria e Kosovës nga mesi i vitit 2011. Gjatë fazës së 2-të e cila përfshinë periudhën nga Qershori deri në tetor 2011, do të përfundohet një Plan i Implementimit (PI) dhe do të miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

4.1 Plani i Implementimit Strategjia e miratuar për NVM është e ndarë në Qëllime Strategjike, nën qëllime dhe Objektiva. Për secilin objektiv do të ketë aktivitete të cilat demonstrojnë se si do të arrihet objektivi strategjik, si dhe do të ketë treguesin përkatës objektivisht të verifikueshëm. Agjencitë qeveritare do të marrin pjesë aktive në procesin e formulimit të PI-së. Gjithashtu AMNVM-ja do të bëj rishqyrtimin vjetor të PI-së.

4.1.1 Aktivitetet Në PI do të grupohen aktivitetet në kuadër të secilin objektiv për secilin vit në periudhën 2012 deri 2016. Secili aktivitet do tё zhvillohet me orarin dhe aftin korrespondues të implementimit; institucionin e QK-së që merr përgjegjësinë për implementimin e atij aktiviteti; rezultatin e pritur; treguesit e performancës për aktivitetin; përllogaritjen e kostos së implementimit; dhe burimin e mundshëm të financimit (p.sh. QK ose donatorët). Është me rëndësi të theksohet se për të evituar duplifikimin e punëve, në rast se ndonjë institucion i identifikuar si përgjegjës tashmë ka zhvilluar aktivitete që kontribuojnë në objektivat strategjik, plani implementues do t’ju referohet këtyre aktiviteteve, dhe vetëm nëse konsiderohet si e nevojshme këto aktivitete do të zhvillohen më tutje në kuadër të PI-së.

4.1.2 Intervenimet ekzistuese dhe të propozuara të donatorëve

Të gjitha intervenimet ekzistuese dhe të ardhshme të donatorëve në lidhje me NVM-të do të identifikohen dhe do të përfshihen në kuadër të aktiviteteve të PI-së. Pas përfundimit, Strategjia e NVM-ve dhe PI-ja korresponduese do të përbëhet nga një “listë për blerje” e aktiviteteve të posaçme që mund të

Page 41: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 41 of 54

grupohen në projekte dhe programe. Çfarëdo intervenime të propozuara të donatorëve në NVM do të lidhen drejtpërdrejtë me aktivitetet dhe Qëllimet Strategjike në Strategjinë për NVM dhe në PI.

4.1.3 Procesi i Implementimit të Formulimit të Planit Si në fazën 2, formulimi i aktiviteteve do të mbikëqyret nga Grupi Punues për Strategjinë e NVM-ve (GPS) që ishte përgjegjës për përfundimin e Strategjisë për NVM. Përbërja e GPS është zgjeruar për përfshirjen e përfaqësuesve të institucioneve relevante të QK-së që kanë pranuar përgjegjësinë për implementimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me qëllimet strategjike dhe objektivat. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM) do të bëj mbikëqyrjen e implementimit të Strategjisë për NVM-të. Institucionet e QK-së do të konfirmojnë pranimin e implementimit të secilit aktivitet përkatës, përfshirë këtu edhe orarin përkatës.

4.1.4 Monitorimi i Performancës së Sektorit të NVM-ve

AMNVM-ja do të bëj një shqyrtim vjetor të Sektorit të NVM-ve duke u bazuar në PI dhe do të raportojë variancat në Raportin Vjetor të Sektorit të NVM-ve. Pёr mё tepёr ky raport do të ketë një pjesë edhe për AMNVM-në. Struktura e raportit vjetor do tё bazohet ne Aktin Evropian pёr Biznese të Vogla.

Page 42: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 42 of 54

5. Shtojcat

I. Analiza SWOT Sektorit të NVM-ve në Kosovë

II. Struktura e Strategjisë së zhvillimit të NVM-ve

Page 43: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 43 of 54

Annex I – Analiza SWOT e Sektorit të NVM-ve në Kosovë

FORTЁSITЁ Qёllimi

Strategjik ↓

1 Miratimi i Aktit Evropian pёr bizneset e vogla (“SBA”) konfirmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e NVM-ve

1

2 Rritje e harmonizimit tё politikave tё NVM-ve tё Kosovёs me politikat dhe programet pёrkrahёse tё BE pёr NVM

1

3 Rritja e vazhdueshme e BPV 1, 2, 3, 4, 5, 6

4 Strategjia e punësimit në Kosovë (2010-2015) duke u implementuar 1, 3, 4 5 Strategjia e Energjisë (2009-2018) duke u implementuar 1, 4 6 Mbledhje efektive e taksёs doganore dhe tatimeve nё kufi 1, 4 7 Kosova është anëtare e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar

Ndërkombëtar 2

8 Traditë më të gjatë ndërmarrëse në krahasim me vendet tjera në tranzicion

3

9 Euro ёshtё monedhë zyrtare, lehtёson tregёtin me Euro zonёn 4 10 Tokё bujqёsore dhe inpute lokale jo të shtrenjta 4 11 Forca punёtore e edukuar, e re dhe njohёse e shumë-gjuhëve 4 12 Treg fleksibil i punёs me koston mё tё ulёt nё Evropё 4 13 Aeroporti i Prishtinёs me lidhje tё mira ndёrkombёtare pёr pasangjerё

dhe transport tё mallrave 4

14 Kosova ka "kthim tё trurit" sepse emigrantёt e kthyer kanё aftёsi tё reja transferuese

4

15 Çasja e Zhvillimit Regjional e pёrkrahur nga rrjeti i Agjencive Rajonale pёr Zhvillim

5, 6

16 Raste më të shumta të asistencës teknike dhe të trajnimeve për biznes të financuara nga donatoret

6

17 Ekspozimi i rritur ndaj praktikave të mira ndërkombëtare të qeverisjes dhe të bërit biznes (nga 1999)

6

18 Rritja e aftësisë së sektorit të NVM-ve për të absorbuar dhe shfrytezuar efektivisht fondet e qeverisë dhe të donatorëve

6

Page 44: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 44 of 54

DOBЁSITЁ Qёllimi

Strategjik ↓

1 Mungesa e një kornize të kjartë strategjike për zhvillimin e NVM-ve 1, 2, 3, 4, 5, 6

2 Sistemi jo-i-kordinuar i Menaxhimit tё Informatave pёr monitorimin dhe vlerёsimin e sektorit tё NVM-ve

1, 2, 3, 4, 5, 6

3 Rangimi në pozitën e 119, nga 189, në Raportin “Berja e biznesit 2010” tё Bankës Botërore

1

4 Sundimi i pamjaftueshem i ligjit 1 5 Mungesa e zbatimit tё legjislacionit ekzistues 1 6 Korniza ligjore është jo e favorshme për fillimin e e bizneseve 1 7 Mungesa e politikave për promovimin e investimeve 1 8 Barriera rregullative jo tё favorshme 1 9 Regjistrimi i biznesit i kushtueshëm dhe me kohёzgjatje tё madhe dhe

procedurat e licensimit: pengojne aktivitetet sipërmarrëse, ose të paktën bёjne shtytje tek firmat kah informalitetit

1

10 Sektor i madh jo-formal 1 11 Numёr i kufizuar i produkteve financiare tё ofruara NVM-ve 2 12 Kёrkesa tё tepёrta dhe tё panevojshme tё kolateralit 2 13 Nuk ka infrastrukturё pёr treg tё kapitalit 2 14 Mekanizëm i dobët përkrahës për fillim të bizneseve 2, 6 15 Mësimi jo-adekuat i ndërmarrësisë në sistemin edukativ 3 16 Kulturë ndërmarrëse pak e zhvilluar 3 17 Mungesa e ideve kreative dhe inovative pёr biznes 3 18 Nivel i ulёt i aftёsive menaxheriale 3, 4 19 Koncentrimi nё tregёti nё vend tё prodhimit 3, 4, 6 20 Mungesa e furnizimit të besueshëm me energji elektrike 4 21 Bashkepunim i dobët rajonal, brenda Kosovës dhe në mes të vendeve

të Ballkanit perendimor 4

22 Tregu vendor i pazhvilluar 4 23 Kompanitё me pronёsi familjare dominojnё sektorin e NVM-ve 4 24 Tё kuptuarit e kufizuar pёr teknologji moderne tё prodhimit, dhe

teknikave tё marketingut dhe tё biznesit 4

25 Ka vetëdije të kufizuar të NVM-ve për mundësitë e eksportit 4 26 Ka mvarësi të madhe në eksporte përmes lidhjeve jo-formale me

Diasporën 4

27 Kompanitë e mëdha dominojnë procesin e avokimit dhe lobimit 4

Page 45: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 45 of 54

28 Sektori privat në Kosovë është relativisht i vogёl, me sektorё ku vlera e shtuar eshtë e ulët dhe me profesione me shkathtёsi të vogla.

4

29 Mungese e vetëdijësimit të konsumatoreve dhe NVM-ve për standardet e kualitetit

5

30 Infrastrukturë e dobët (rrugët, telekomunikimet, energjia, uji) 5 31 Vlerësimi i ulët nga publiku pёr rëndësinë e NVM-ve në krijimin e

vendeve të punës 5

32 Korrupsioni dhe krimi rrisin nё mënyrë të konsiderueshme kostos e të bërit biznes

5

33 Institucione tё centralizuara dhe jo-adekuate shtetёrore për përkrahjen e NVM-ve

6

MUNDЁSITЁ Qёllimi

Strategjik ↓

1 Qartёsimi dhe forcimi i drejtave pronёsore do tё ngritё hua-dhёnien dhe investimet

1, 2

2 Pёrshpejtimi i procesit sё anetarësimi në BE 1, 4, 5, 6 3 Anetarësimi në OBT 1, 4, 5, 6 4 Vëmendje e rritur e hartuesve të politikave drejtuar sektorit të NVM-ve 1, 5 5 Aprovimi i Strategjisë dhe Planit Implementues pёr zhvillim tё NVM-ve 1, 6 6 Likuiditet i lartë i Bankave 2 7 Potencial për futjen e produkteve të reja financiare siq janë: skemat e

garantimit, lizingut, kapitalit për krijim të bizneseve të reja (“venture capital”)

2

8 Investimet nё arsim pёr ndёrmarrёsi dhe zhvillim tё aftёsive 3 9 Pёrmirёsimi i aftёsive tё punёsimit pёrmes edukimit dhe trajnimit

profesional 3

10 Rritja e kompanive tё huaja qё transferojnë aktivitetet e tyre afariste në Kosovë

3, 4

11 Anetarësimi i Kosovës në Javën e NVM-ve të BE 3, 5 12 Pёrmirёsimi i lidhjeve nё mes institucioneve arsimore dhe sektorit privat 3, 5 13 Përmirësimi i implementimit të CEFTA-s 4 14 Përfundimi i Procesit të privatizimit 4 15 Çasja nё fuqi punёtore tё re 4 16 Inputet lokale të lira 4 17 Rritja e kërkesës nga tregu vendor 4 18 Zhvillimi dhe implementimi i planit pёr zavendёsimin e importit 4 19 Resurse natyrale pak tё shfrytёzuara 4

Page 46: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 46 of 54

20 Pozicion qendror gjeografik dhe kulturor në mes të Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës (ELMA)

4

21 Çasja e rritur ndaj tregjeve rajonale 4 22 Investimet publike nё infrastrukturё (p.sh. Autostrada Kosovё-Shqipёri,

Aerorporti Ndёrkombёtar i Prishtinёs, linja e transmisionit pёr energji tё lartё elektrike, infrastruktura rrugore, Porti i Shёngjinit - Shqipёri, etj.)

4

23 Zhvillimi i mё shumё investimeve nё sferёn e Partneritetit Publiko Privat 4

24 Zhvillimi i shpejtë i sektorit të komunikimit elektronik 4 25 Rritja e eksporteve dhe Investimeve Direkte tё Huaja ("FDI") tё orientuara

nё eksporte 4

26 Konsolidimi i tokёs bujqёsore nё njёsi ekonomike qё mund tё zhvillohen me sukses

4

27 Përfundimi i shpejtё i procesit të tenderit për kompleksin e impiantit/minierёs sё re tё linjitit është thelbësor për të siguruar një furnizim afatgjatë të energjisë.

4

28 Përfitimi nga konkurrenca e pagave të Kosovës në punë me kualifikime të ulëta

4

29 Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të biznesit me Diasporёn e Kosovёs 5 30 Pёrmirёsimi i bashkёpunimit ndёr-kufitar 5 31 Rritja e pёrkrahjes sё qeverisë dhe të donatorëve, e fokusuar nё

mbështetje të zhvillimit ekonomik nëpërmjet sektorit të NVM-ve 5, 6

32 Rritja e efektivitetit të institucioneve publike dhe private të avokimit NVM-ve

5, 6

33 Zgjerimi i inkubatorëve të biznesit dhe të parqeve të biznesit dhe krijimi i zonave ekonomike

6

34 Promovimi / përmirësimi i Qendrave Komunale për Regjistrimin e Bizneseve në Pika tё Informacionit të Biznesit (PIB)

6

35 Në drejtim të shfrytëzimit më konstruktiv të kontributeve të Diasporës, një prani e përhershme e IPAK-ut / Kosovës në tregjet e synuara kryesore do të jetë një zhvillim shumë pozitiv

6

KЁRCЁNIMET Qёllimi

Strategjik ↓

1 Rënie e mëtejshme e Kosovёs nё Renditjet e Bёrjes sё Biznesit tё Bankёs Botёrore

1

2 Situata jo-stabile politike që rezulton në aktivitete kontrabanduese dhe kriminale

1

3 Zbatimi i dobёt dhe jo-konsistent i ligjit të kontratës dekurajon huadhëniet bankare dhe kreditё

1, 2

4 Dështimi për të kontrolluar burokracinё dhe korrupsionin dekurajon ndërmarrësinë

1, 3

Page 47: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 47 of 54

5 Produktet e falsifikuara e pengojnë prodhimin lokal dhe Investimet e Jashtme Direkte

1, 4

6 Konkurrenca e pandershme e huaj në rritje për shkak të zbatimit jo të barabartë të rregullave të liberalizimit të tregtisë së jashtme

1, 4

7 Sigurimi i vendeve të reja tё punёs nuk i plotëson kërkesat e një të tregut të punës nё rritje e sipёr

3

8 Shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë e lartë reduktojnё kërkesën e tregut vendor

3

9 Varësia e madhe nё komunitetin ndërkombёtar dhe nё Diasporё për ndihmë teknike dhe financiare dekurajon ndёrmarrёsinё

3

10 Paratё e dёrguara (remitancat) selektive tё Diasporёs shtyjnë urgjencën pёr tё kёrkuar/gjetur punё

3

11 Sektori jo-formal konkurron padrejtësisht me sektorin formal 4 12 Vonesat për të investuar në rritjen e furnizimit me energji do të të çojë

në mungesën e vazhdueshme të energjisë

13 Përceptimi ndërkombëtar negativë për Kosovën që ndikon tek NVM-ët eksportuese

14 Mungesa e përfaqësimit të APIK-ut ne tregjet ndërkombëtare. 4

Annex II – Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve për Kosovë Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve 2012-2016 me vizion 2020 VIZIONI: Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme të Kosovës globalisht konkurrente. MISIONI: Përmirësimi i ambientit të biznesit dhe kulturës ndërmarrëse me qëllim të krijimit, rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme të NVM-ve. Qëllimi Strategjik 1: Forcimi i kornizës legjislative dhe rregullative për krijimin dhe zhvillimin e NVM-ve bazuar ne principin “Think Small First” (SBA Principet I, II, III and VI) Qëllimi 1.1. Thjeshtimi i legjislacionit ekzistues dhe kornizës rregullative bazuar ne principin “think small first” dhe mekanizimin e gillotinës. 1.1.1. Themelimi i Mekanizmit për rishikim gjithëpërfshirës të ligjeve dhe regullativave 1.1.2. Prioritizimi i ligjeve dhe regullative që duhet të ndryshohen bazuar në Qëllimet Strategjike 1.1.3. Hartimi dhe Adoptimi i ndryshimeve legjislative dhe rregullative 1.1.4. Themelimi i bazës së të dhëna të ligjeve primare dhe sekondare 1.1.5. Rritja e qasjes në informata për ligje dhe rregullore Qëllimi 1.2. Përmirësimi i përkrahjes ndër-ministrore për implementimin e Strategjisë së

Page 48: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 48 of 54

Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve 2012-2016 me vizion 2020 NVM-ve 1.2.1. Përmirësimi i raportimit të biznesit përmes harmonizimit të lidhjeve të Teknologjisë Informative Në mes Agjencive Qeveritare 1.2.2. Dizajnimi dhe implementimi i sistemit për mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e informatave për zhvillimin e NVM-ve 1.2.3. Përmirësimi i raportit vjetor rreth statistikave të NVM-ve Qëllimi 1.3. Përmirësimi i funksionimit të VNR-Vlerësimit të Ndikimit të Regullativave (“RIA-Regulatory Impact Assessment”) 1.3.1. Themelimi i Sistemit të Vlerësimit të Ndikimit të Regullativave për monitorim të ambientit legal të NVM-ve 1.3.2. Publikimi i raporteve vjetore të ndikimit të RIA Qëllimi 1.4. Rritja domethënëse e numrit të NVM-ve për të hyrë në sektorin formal 1.4.1. Rishikimi i ndikimit te tatimeve dhe taksave në sektorin formal 1.4.2. Identifikimi dhe eliminimi i pengesave për të hyrë në sektorin formal 1.4.3. Zhvillimi i planit aksional kundër konkurrencës jo lojale 1.4.4. Ngritja e vetëdijes lidhur me përfitimet e hyrjes në sektorin formal Qëllimi 1.5. Përmirësimi i procesit të startimit të biznesit 1.5.1. Lehtësimi i startimit të biznesit 1.5.2. Të unifikohen numrat identifikues të biznesit në një numër të vetëm unik Qëllimi 1.6. Përmiresimi i procesit të mbylljes së biznesit 1.6.1. Lehtësimi i mbylljes së biznesit Qëllimi 1.7 Zbatimi i Dispozitave te Aktit për Biznese të Vogla 1.7.1. Zhvillimi i sistemit te kritereve në kuadër te principeve të Aktit për Biznese të Vogla 1.7.2. Përgatitja e raportit vjetor të Aktit për Biznese të Vogla, për Këshillin Konsultativë të NVM-ve 1.7.3. Anëtarësimi në kuadër të programit të BE për Konkurueshmëri dhe Inovacione Qëllimi Strategjik 2: Përmirësimi i qasjes së NVM-ve në financim (SBA Principi VI) Qëllimi 2.1. Zhvillimi dhe zgjerimi i llojeve të instrumenteve të financimit të NVM-ve 2.1.1. Zhvillimi dhe krijimi i Skemave të Garantimit të Kredive (SGK), dhe rritja e fondeve për SGK ekzistuese lidhur me NVM-et

Page 49: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 49 of 54

2.1.2. Dizajnimi, themelimi dhe zgjerimi i fondeve për ndërmarrësit ekzistues dhe potencial 2.1.3. Zhvillimi i Lizingut si mundësi e financimit 2.1.4. Zgjerimi i gamës së produkteve për financimin e NVM-ve (purchase order financing, factoring) opcioneve për financimin e tregtisë

2.1.5. Zhvillimi i “ëngjujve të biznesit” (“business angels”) si burim potencial i financimit krahjes

2.1.6. Zhvillimi I mekanizmave për të siguruar që fondet publike (AKP, TKPK) të investohen në Kosovë 2.1.7. Dizajnimi dhe themelimi I fondeve mbështetëse për eksport Qëllimi 2.2. Tërheqja dhe orientimi i fondeve të Diasporës tek NVM-të 2.2.1. Studimi i rrjedhës së remitancave dhe migrimit të Diasporës dhe mënyrave për të tërhequr fondet për të zhvilluar NVM-të 2.2.2. Zhvillimi i instrumenteve financiare për t’ia mundësuar Diasporës që të investon në NVM-të Kosovës duke përfshirë investimeve direkte, fondet e kapitalit investues, skemave të garantimit të kredive 2.2.3. Dizajnimi i lehtësirave për investimet e Diasporës 2.2.4. Promovimi i partneriteteve të biznesit 2.2..5. Promovimi dhe përkrahja e koordinimit në mes APIK, atasheve ekonomik në Ambasadat e Kosovës dhe bizneseve kosovare në diasporë Qëllimi 2.3. Zhvillimi i programeve të trajnimit për NVM-të, lidhur me mundësite e financimit dhe Procedurat e aplikimit për financim 2.3.1. Përmirësimi i të kuptuarit të NVM-ve për financa kontabilitet dhe menaxhim të huas 2.3.2. Promovimi i qasjes në trajnime për financa

Qëllimi 2.4. Ngritja e nivelit të fiskalizimit për NVM 2.4.1. Ngritja e vetëdijesimit të NVM-ve për pajisjen me arka fiskale 2.4.2. Përkrahja e NVM-ve për furnizim me arka fiskale 2.4.3. Aplikimi i standardeve të BE për TVSH Qëllimi Strategjik 3: Promovimi dhe zhvillimi i kulturës ndërmarrëse (SBA Principi VIII) Qëllimi 3.1. Zhvillimi i kulturës ndërmarrëse 3.1.1. Zgjerimi i kurikulave të ndërmarrsisë në Shkollat Elementare, Institucionet për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP), Shkollat e Mesme dhe Institucionet e Arsimit të Lartë 3.1.2. Promovimi dhe njohja e ndërmarrjeve më të suksesshme 3.1.3. Përmirësimi i vetëdijes për mundësinë e startimit të biznesit 3.1.4. Rritja e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare të NVM-ve 3.1.5. Zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste 3.1.6. Ndërlidhja e politikave të mësuarit të ndërmarrësise me Qendra e Evropës Jug-

Page 50: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 50 of 54

Lindore për Mësimin e Ndërmarrsisë (“SEECEL”) Qëllimi 3.2: Promovimi dhe rritja e bashkëpunimit në mes universiteteve shkollave profesionale dhe bizneseve 3.2.1. Themelimi i Skemës të Ndërmarrjeve për të Diplomuarit 3.2.2. Rritja e numrit të internshipeve për studentë në NVM 3.2.3. Inkurajimi i themelimit të inkubatorëve të biznesit në kuadër të universiteteve 3.2.4. Zgjerimi i skemës së mentorimit, për trajnimin e bizneseve start-up 3.2.5. Promovimi i të kuptuarit të ndërmarrsisë tek mësuesit dhe profesorët Qëllimi 3.3. Stimulimi i kreativitetit dhe inovacionit 3.3.1. Gjenerimi i ideve të reja të biznesit 3.3.2. Zbatimi i Programit te EU për Ndërmarrësi dhe Inovacione Qëllimi Strategjik 4: Forcimi i konkurentshmërisë vendore dhe ndërkombëtare të NVM-ve (SBA Principet I, V, VII and X) Qëllimi 4.1. Zhvillimi i aftësive teknike, inovative dhe menaxheriale të NVM-ve në harmoni me Programin e EU për përkrahje të politikave lidhur me Teknologjinë e informacionit dhe komunikimit 4.1.1. Ngritja e nivelit të E-Business 4.1.2. Identifikimi i sfidave specifike në menaxhimin dhe rritjen e bizneseve familjare 4.1.3. Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në sistemin e prokurimit publik dhe prokurimin elektronik 4.1.4. Promovimi dhe përkrahja e NVM-ve ne qasjen në Internet 4.1.5. Identifikimi i nevojave për trajnim të NVM-ve 4.1.6. Promovimi dhe trajnimi i NVM-ve ne përdorimin e diturisë me teknologjitë e internetit 4.1.7. Promovimi i trajnimeve online për NVM-ët 4.1.8. Zgjerimi i trajnimeve për NVM për të përfshirë fushat funksionale të biznesit (strategji, financa, marketing dhe shitje, menaxhimi i prodhimit, menaxhimi i resurseve humane, etj) Qëllimi 4.2. Inkorporimi i Standardeve Ndërkombëtare dhe Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë tek NVM-të 4.2.1. Rritja e numrit të NVM-ve që kanë adaptuar standardet ndërkombëtare të kualitetit. 4.2.2. Promovimi i shfrytëzimit efikas të energjisë tek NVM-të në harmoni me “Intelligent Energy Europe Programme (IEEP)” 4.2.3. Forcimi i kooperimit në mes Agjencive të standardizimit dhe laboratoreve rajonale 4.2.4. Forcimi i përkrahjes për konsulentët e standardeve Qëllimi 4.3. Zhvillimi i Planit të Zëvendësimit të Importit për t’i ndihmuar NVM-të që të jenë me konkurrente në tregun vendor 4.3.1. Implementimi dhe fuqizimi i standardeve për importe

Page 51: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 51 of 54

4.3.2. Përkrahja e industrisë vendore të prodhimit dhe procesimit të ushqimit Qëllimi 4.4 Identifikimi dhe Zhvillimi i Sektorëve Prioritar për Përkrahje të NVM-ve 4.4.1. Inkurajimi i kllastereve sub-sektorial 4.4.2. Dizajnimi i Strategjive sub-sektoriale 4.4.3. Promovimi i rrjetit të kompetencave, të kllasterëve 4.4.4. Promovimi i kllasterëve regjional ndërkufitar Qëllimi 4.5. Zhvillimi dhe Themelimi i Qendrave të Biznesit dhe Inovacionit 4.5.1. Dizajnimi dhe implementimi i sistemeve për të vlerësuar dhe monitoruar konkurueshmërisë së NVM-ve 4.5.2. Promovimi dhe rritja e vetëdijes lidhur me inovacionet, patentet, drejtat e pronës intelektuale, dhe aplikimin e teknologjisë Qëllimi 4.6. Lehtësimi i qasjes së NVM-ve në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare 4.6.1. Promovimi i përfshirjes së NVM-ve në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe partneriteteve afariste rajonale sidomos me vendet fqinje 4.6.2. Identifikimi dhe zhvillimi i grupizimeve (kllasterave) dhe sektorëve të veçantë për zhvillimin e NVM-ve 4.6.3. Zgjidhja e mospajtimeve dhe eliminimi i barrierave tregtare 4.6.4. Të sigurohet vazhdimi i preferencave tregtare të BE për Kosovën 4.6.5. Të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në CIP programin e BE Qëllimi Strategjik 5: Përmirësimi i dialogut mes sektorit privat, sektorit publik, dhe sektorit të shoqërisë civile (SBA Principi IV) Qëllimi 5.1 Ngritja e vetëdijes për rolin e NVM-ve në zhvillimin ekonomik të Kosovës 5.1.1. Ndërmarrja e kampanjave promovuese për opinionin e përgjithshëm për ngritjen vetëdijes lidhur me rolin e NVM-ve në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës 5.1.2. Ndërmarrja e trajnimeve për punëtorët e sektorit publik lidhur me NVM-të 5.1.3. Organizimi i Konferencës Vjetore të NVM-ve 5.1.4. Publikimi i Raporteve Vjetore të NVM-ve në Kosovë Qëllimi 5.2. Përkrahja e Grupit Punues të Ekonomisë dhe Tregtisë brenda Ministrisë për Integrim Evropian 5.2.1. Përmirësimi i sistemit koordinues ndër-ministror 5.2.2. Përkrahja e administrimit efektiv të platformës së Menaxhimit të Ndihmave 5.2.3. Të sigurohet që ndihma e donatorëve në zhvillimin e NVM-ve është në harmoni me Strategjinë e NVM-ve dhe prioritetet e Strategjisë së Qeverisë së Kosovës Qëllimi 5.3. Përmirësimi i Procesit të Avokimit 5.3.1. Rishqyrtimi, forcimi dhe përmirësimi i efektivitetit të Këshillit Konsultativ të NVM-ve 5.3.2. Forcimi i kapaciteteve institucionale dhe lobuese të Shoqatave afariste të NVM-ve 5.3.3. Zhvillimi i forumit financiar të NVM-ve për të lehtësuar dialogun në mes sektorit

Page 52: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 52 of 54

bankar dhe NVM-ve 5.3.4. Përkrahja e NVM-ve dhe shoqatave afariste për të marrë pjesë në rrjetet trans-Evropjane 5.3.5. Forcimi i i koordinimit në mes Shoqatave të Biznesit dhe NVM-ve për të adresuar çështjet e sektorit privat 5.3.6. Komunikimi i vazhdueshëm i AMNVM me NVM-ët në regjionet përkatëse, përmes AZHR-ve Qëllimi 5.4. Përmirësimi i përgjegjshmërisë se institucioneve shtetërore/publike drejt NVM-ve 5.4.1. Të sigurohet furnizim i vazhdueshëm me energji elektrike dhe të eliminohen shkyçjet kolektive për NVM-et 5.4.2. Përmirësimi i përgjegjshmërisë së ATK drejt NVM-ve 5.4.3. Përmirësimi i përgjegjshmërisë së Doganave drejt NVM-ve 5.4.4. Të sigurohet me kohë, publikimi online i bazës së të dhënave të pronës (kadastrës) Qëllimi Strategjik 6: Forcimi i institucioneve përkrahëse të NVM-ve (SBA Principi VIII) Qëllimi 6.1. Forcimi i kapaciteteve dhe ngritja e efektivitetit të AMNVM-ve në koordinimin e Implementimit të Strategjisë së NVM-ve 6.1.1. Rritja e qasjës së NVM-ve në Skemën “Vaucher” 6.1.2. Zhvillimi, mirëmbajtja dhe promovimi i Katalogut të Kompetencave 6.1.3. Bërja e hulumtimit fillestar dhe atij vjetor të NVM-ve, duke përdorë informata primare dhe sekondare 6.1.4. Zhvillimi i kapaciteteve të AMNVM-ve për të tërhequr fondet nga donatorët dhe nga qeveria e Kosovës 6.1.5. Koordinimi i projekteve të donatorëve në lidhje me NVM-të 6.1.6. Zhvillomi azhurnimi në baza vjetore dhe administrimi i implemintimit të Strategjisë së NVM-ve 6.1.7. Vazhdimisht azhurno aftësitë e AMNVM 6.1.8. Zhvillo kapacitetet e institucioneve përkrahëse të NVM-ve për të inicuar projekt propozime 6.1.9. Kryej një shqyrtim vjetor të Strategjisë dhe Planit Implementues për zhvillim të NVM-ve Qëllimi 6.2. Zhvillimi i politikave dhe strategjive kombëtare për implementimin e programit për krijimin, kordinimin dhe mirëmbajtjen e ‘Zonave Ekonomike’, parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të biznesit 6.2.1. Ngritë numrin e bizneseve “start-up” potencialisht të suksesshme dhe të NVM-ve në rritje përmes krijimit të zonave ekonomike, parqeve të biznesit dhe inkubatorëve të

Page 53: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 53 of 54

biznesit

6.2.2. Dizajno planin strategjik dhe themelo Zona Ekonomike 6.2.3. Dizajno planin strategjik dhe themelo Parqe Biznesi 6.2.4. Dizajno planin strategjik dhe themelo Inkubatorë Biznesi Qëllimi 6.3. Bashkëpunimi me Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (AZHR) në zbatimin e Strategjisë së NVM-ve 6.3.1. Hartimi dhe nënshkrimi i Memorandumit të Marrëveshjes në mes AZHR-ve dhe Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve (AMNVM), për forcimin e rrjetit të kompetencave 6.3.2. Zhvillimi i sistemeve komunikuese dhe raportuese në mes Agjencive 6.3.3. Bashkërenditja e strategjive komunale, rajonale dhe kombëtare me Strategjinë e NVM-ve Qëllimi 6.4. Zhvillimi i kapaciteteve të Qendrave Komunale të Biznesit (QKB) 6.4.1. Hartimi dhe nënshkrimi i Memorandumit të Marrëveshjes në mes Qendrave Komunale të Biznesit (QKB), Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) dhe Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve 6.4.2. Themelimi i Pikave Informative të Biznesit (PIB) në kuadër të Qendrave (të reformuara) Komunale të Biznesit 6.4.3. Zhvillimi sistemeve të komunikimit dhe raportimit në mes QKB-së, ARBK-së dhe AMNVM-së Qëllimi 6.5. Përmirësimi i kualifikimeve të konsulentëve individual të biznesit dhe Ofruesve të shërbimeve të Biznesit (OSHB) 6.5.1. Përkrahja e Asociacionit Kosovar të Konsulentëve të Biznesit 6.5.2. Forcimi i kapaciteteve të OSHB-ve Qëllimi Strategjik 7: Përmirësimi i pozitës të femrave ndërmarrëse, të rinjve, minoriteteve dhe grupeve specifike dhe përkrahja e ndërmarrësve në zonat e disavantazhuara Qëllimi 7.1. : Përmirësimi i pozitës së femrave ndërmarrëse

7.1.1. Rritja e qasjes së femrave ndërmarrëse në Skemën “Vaucher” 7.1.2. Dizajnimi i lehtësirave për investimet për femrat ndërmarrëse 7.1.3. Promovimi dhe zhvillimi i programeve përkrahëse për të inkurajuar femrat ndërmarrëse, për të krijuar dhe rritur ndërmarrjet e reja 7.1.4. Dizajnimi i programeve të specializuara të trajnimit 7.1.5. Promovimi dhe zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste të femrave ndërmarrësve 7.1.6. Rritja e rrjetëzimit (bashkëpunimit) ne mes femrave ndërmarrëse dhe grupeve tjera 7.1.7. Krijimi i mundësive të financimit 7.1.8. Krijimi i politikave specifike në përkrahje të femrave ndërmarrëse

Page 54: Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011

Page 54 of 54

7.1.9. Zhvillimi i Inkubatorëve të Biznesit për Gratë Ndërmarrëse Qëllimi 7.2. Përmirësimi i pozitës të rinjve në ndërmarrësi 7.2.1. Rritja e qasjes së rinjve ndërmarrës në Skemën “Vaucher” 7.2.2. Promovimi dhe zhvillimi i programeve përkrahëse për të inkurajuar të rinjtë, për të krijuar dhe rritur ndërmarrjet e reja 7.2.3. Promovimi dhe zhvillimi i shembujve të përvojave të mira afariste të ndërmarrësve të rinjë 7.2.4. Inkurajimi i themelimit te inkubatorëve të biznesit dedikuar studentëve dhe të rinjve Qëllimi 7.3. Përmirësimi i pozitës të personave me aftësi të kufizuara 7.3.1. Vlerësimi i nevojave për trajnim 7.3.2. Dizajnimi i programeve të specializuara për trajnim 7.3.3. Dizajnimi i fondeve të veçantë të përkrahjes r persona me aftësi të kufizuara Qëllimi 7.4. Përmirësimi i pozitës të minoriteteve në ndërmarrësi 7.4.1. Rritja e qasjes së këtyre ndërmarrësve në Skemën “Vaucher” 7.4.2. Promovimi dhe zhvillimi programeve përkrahëse për të inkurajuar pjesëtarët e minoriteve, për të krijuar dhe rritur ndërmarrje të reja 7.4.3. Krijimi i mundësive të financimit për minoritete Qëllimi 7.5. Përmirësimi i pozitës te ndërmarrësit në zonat e disavantazhuara 7.5.1. Identifikimi i zonave të disavantazhuara 7.5.2. Ngritja e shkallës së përgjithshme të startimeve në biznes dhe rritja e tyre në zonat e disavantazhuara 7.5.3. Shpërndarje regjionale e balancuar e NVM-ve, për ofrim të shanseve për punësim në të gjitha pjesët e Kosovës 7.5.4. Rritja Vetëdijesim i ndërmarrësve, sidomos atyre jashtë kryeqytetit, lidhur me ekzistimin e institucioneve, politikave dhe programeve që janë në dispozicion për të mbështetur zhvillimin e NVM-ve. 7.5.5. Promovimi i resurseve të Zonave të disavantazhuara