sodit krijim, njoh krijuesin

63

Upload: qendra-studentore

Post on 01-Feb-2016

165 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Sodit Krijim, njoh Krijuesin
Page 2: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

I dashur lexues, ky libër që mban në duar është një udhëtim i shkurtër nëpër mrekullinë e krijimit. Aty do të njihemi me autorin e krijimit dhe çfarë krijoi Ai ditë pas dite, ashtu siç na mëson Shkrimi i Shenjtë. Qëllimi i këtij libri ështëtë mësojmë dhe besojmë që gjithçka që ekziston është dhurata e Perëndisë për njeriun dhe gjithçka ekziston që njeriu të njohë Perëndinë dhe që Perëndia tëjetë jeta e tij. Pra, duke soditur krijimin të njohim dhe të lavdërojmë Krijuesin.

Rubrikat e këtij libri janë:

Shkrimi i Shenjtë – pasazhi nga Shkrimi i Shenjtë për ditën përkatëse i paraqitur në papirus.

Përshkrime dhe histori – Kjo rubrikë është përgatitur duke u mbështetur në librat “Mesazhe Hyjnore” dhe “Udhëtim shpirtëror” tëKryepiskopit tonë Anastas, “Bletërritësi dhe Ateisti” dhe “Bibla për fëmijë” të cilat ju sugjerojmë t’i studioni.

Për reflektim – Në këtë rubrikë do të ndalemi të mendojmë për mrekullitë e pafund të krijimit, harmoninë e tij dhe veten tonë në të.

Himne dhe këngë – Këtu do të mësojmë t’i këndojmë himne dhe këngë Krijuesit tonë.

Zbavitje dhe ushtrime - Çdo ditë, kjo rubrikë do të na japëmundësi të provojmë njohuritë e marra nga mësimi dhe të zbavitemi me ushtrimet e ndryshme.

Ngjyrosje – Që të shohim me kujdes dhe vëmendje krijimin, përditë do të kemi mundësi të ngjyrosim 2 skica në lidhje me ditët përkatëse.

Page 3: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Lutje për fillimin e mësimit

O Zot njeridashës, bëj që të shkëlqejë në zemrat tona drita e kulluar e hyjnisë sate, dhe çel sytë e mendjes sonë, për të kuptur mësimet e tua ungjillore. Futna dhe frikën e porosive të tua të lumura, që pasi të shtypin të gjitha dëshirat trupore, të mundim të kalojmë një jetë shpirtërore, duke menduar dhe duke bërë të gjitha ato që të pëlqejnë. Se ti je ndriçimi i shpirtrave dhe i trupave tanë, o Krisht Perëndi, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, bashkë me Atin tënd pa fillim, edhe Shpirtin tënd të tërëshenjtë, të mirë dhe jetëbërës, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

(nga Liturgjia Hyjnore e shën Joan Gojartit)

Lutje për mbylljen e mësimit

Të falënderoj, o Zot, Perëndia ynë, se përsëri hape sytë e mi për të parë dritën e urtësisë sate. Zemrën time e kënaqe me njohjen e së vërtetës sate. Të lutem, o Zot, ndihmomë të bëj gjithmonë dëshirën tënde. Beko, shpirtin dhe trupin tim, fjalët dhe veprat e mia. Bëmë të denjë, të rritem në hir, në virtyte dhe në zakone të mira, që të mund të lavdëroj emrin tënd,të Atit, të Birit edhe të Shpirtit të Shenjtë,tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

Page 4: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Si të ngjyrosim me ngjyra/kolora 7 ditët e krijimit.

Që të ngjyrosim shpejt dhe bukur le të ndjekim disa teknika të thjeshta:

Të ngjyrosim sipas drejtimit:

1. vertikal 2. Horizontal 3. Diagonal 4. Rrezor

Të ngjyrosim sipas formës:

Page 5: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Page 6: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 7: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Siç e lexojmë edhe në Shkrimin e Shenjtë, në fillim ishte vetëm Perëndia. Asgjë

tjetër. Dhe në mendjen e Perëndisë ishte plani i krijimit. Plan madhështor, plot

dritë dhe ngjyra. Nëse e soditim me kujdes krijimin, do të vërejmë që natyra

është si një libër, madje si libër i hapur. Kapakët e tij janë qielli dhe toka. Libri i

natyrës është fryt i mendjes krijuese të Perëndisë.

Por që të bëhej bota, kështu siç e sheh ti edhe unë, duhej material. Në fakt, nuk

ekzistonte asgjë. Pasi thamë se vetëm Perëndia ekzistonte. Dhe, a bëhet gjë pa

pasur materiale? Asgjë. Por Perëndia është i gjithëfuqishëm. Dhe

gjithëfuqishmëria e Tij u duk te fjala që tha: “U bëftë drita”. Dhe brenda

errësirës u dëgjua fjala e fuqishme e Perëndisë, dhe ja drita u bë. Dhe kështu

Perëndia e nisi krijimin nga asgjëja.

Mendja jonë nuk mund t’i nxërë e t’i kuptojë të gjitha ato që ekzistojnë në

natyrë. Por mund të konstatojë dhe të bindet që të gjitha janë krijuar bukur,

me urtësi, me harmoni dhe me logjikë. Kur lexojmë një libër, nuk shohim

shkrimtarin, por e dimë që ai ekziston. Kështu dhe ne, kur soditim mrekullinë

e krijimit njohim Krijuesin e botës, Perëndinë.

Libri hyjnor i natyrës na çudit me pafundësinë, me harmoninë dhe me

rregullin absolut. Ne mrekullohemi me krijimin dhe, natyrshëm, pyesim: Nga

erdhi drita, toka, moria e yjeve, kometave, planeteve, galaktikave që ndriçojnë

përherë në qiell? Kush i vuri në lëvizje? Cili vullnet dhe fuqi vuri në lëvizje

universin? Nga Shkrimi i Shenjtë mësojmë që autori i gjithë kësaj madhështie

është Perëndia, i cili, me fjalën e Tij, krijoi gjithçka.

Për reflektim

Sa herë vështrojmë krijimin le të kujtojmë që jemi në botën e Perëndisë dhe në

prani të Krijuesit të saj. Njeri i vërtetë është ai i cili ngado që hedh sytë, gjen

Krishtin, dhe gëzohet në Të. Gjithë botën duhet ta konsiderojmë si diçka të

shenjtë, si një mjet komunikimi me Perëndinë. Prandaj në të gjitha momentet e

jetës sonë të përditshme, le të sjellim ndër mend praninë e Perëndisë. Nëse jo,

atëherë momentet e jetës sonë do të jenë të zbrazëta. Në çdo gjë duhet të

gjejmë Perëndinë. Po ashtu duhet të gjejmë Perëndinë edhe në gjithë njerëzit.

Page 8: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Lavdëroni Zotin - Psalmi 135

Pas çdo vargu përsëritim:

“Se përdëllimi i tij është në jetë të

jetëve, Aliluia”.

Lavdëroni Zotin se është i mirë,

Aliluia.

Lavdëroni Perëndinë e perëndive. Aliluia.

Lavdëroni Zotin e zotërve, Aliluia.

Të vetmin që bëri mrekulli të mëdha.

Aliluia.

Atë që me urtësi i bëri qiejt. Aliluia.

Atë që mbështeti tokën mbi ujërat.

Aliluia.

Atë që bëri ndriçuesit e mëdhenj.

Aliluia.

Diellin për të zotëruar ditën. Aliluia.

Hënën dhe Yjet për të zotëruar

natën. Aliluia.

Atë që i jep ushqim çdo trupi.

Aliluia.

Lavdëroni Perëndinë e qiellit.

Aliluia.

Himn Zotit

I - Gjithçka që shihet, Ti e ke bërë,

Qiellin dhe dheun, Ti i ke krijuar,

Nën këmbët e Tua, universi i tërë,

Njeriun nga dheu, Ti e ke gatuar.

Ref. O Zot i shenjtë tri herë i

madhëruar,

O pastërti pa fund e pa fillim,

O Dritë e gjallë tri herë e shenjtëruar,

O Zot i bekuar i jetës pa mbarim.

O Oqean i madh i dhembshurisë,

O Det i paanë i mëshirës,

O Qiell i pafund i dashurisë,

O i vetmi burim i së mirës.

II - Ti je Ai që vrenjt’ e kthjell,

Ti je Ai që mes resh gjëmon,

Ti je Ai që vetëtin në qiell,

Ti je ku lind e ku perëndon.

Page 9: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Vendos fjalët e mëposhtme në kutiza:

PERENDIA, KRIJOI,

DRITEN, NATEN,

E PARE, E MIRE,

QIEJT, TOKEN,

ERRESIREN, DITEN

K

P R I A

E J O

E R E

R I

N

N

Page 10: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Cila nga këto alternativa është e saktë?

Pasi ta keni gjetur ngyroseni me ngjyrën tuaj të preferuar.

Page 11: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Page 12: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Page 13: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 14: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Qielli, prehër kolosal! I bërë për të pritur botën. Kështu e kishte planifikuar në

mendjen e Tij Perëndia. Siç e sheh ti edhe unë. Dhe brenda në prehrin e madh

të qiellit ndodhet toka jonë që duket si kokrrizë, e cila mbulohet me ujëra. Dhe

Perëndia urdhëroi ujërat të tërhiqen, të formojnë detet, lumenjtë e liqenet.

Ujërat iu bindën urdhrit të Perëndisë dhe filluan të tërhiqen me oshtimë të

madhe, sikur bien nga lart qindra ujëvara dhe nuk dëgjohet gjë tjetër veç

zhurma e valëve të tyre. Dhe ujërat vrapojnë, thua se i ndjek dikush nga

prapa, duke lënë pas tyre andej-këtej copëza toke.

Çdo gjë e ka një krijues

Me një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të zgjuar një astronom i famshëm,

Athanas Kircher, arriti të mposhtë mosbesimin e një miku të tij. Kishte bërë

shumë biseda teorike të ndryshme me të, por insistonte në idetë e tij. Një ditë,

kur do të takoheshin së bashku, Kircheri vuri në tavolinën e tij një sferë prej

letre, mbi të cilën ishin pikturuar yjet e qiellit.

- Ku e gjete këtë sferë të bukur? - e pyeti astronomin miku i tij.

- Këtu mbi tavolinë, iu përgjigj indiferent Kircheri.

- Artizani që e ka bërë, qenka me të vërtetë mjeshtër.

- Artizan?! Nuk mendoj se e ka bërë ndonjë artizan.

I çuditur, ateisti i bëri vërejtje astronomit: Çfarë do të thuash? Është e mundur

që të mos ta ketë bërë njeri këtë sferë?

- E megjithatë, nuk e ka bërë njeri, iu përgjigj astronomi shumë serioz.

- Jam shumë i sigurt se kjo sferë nuk është ndërtuar nga asnjë artizan, por u

gjend vetë mbi tryezën time.

- Po tallesh me mua tani?

- Aspak, - tha astronomi me seriozitet.

- Dua ta besosh se kjo sferë nuk është punë e duarve të askujt. Kjo të duket e

pabesueshme?

Page 15: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

- E, i dashuri im, ose më merr për budalla, ose nga ky çast nuk je mirë, nëse

përpiqesh të më bindësh se kjo sferë është bërë vetiu.

- Atëherë astronom Kircheri, duke e parë mikun e tij me një buzëqeshje plot

mirësi dhe lehtësim, i tha: Këtë doja të dëgjoja prej gojës sate. Nuk mundesh

kurrë të imagjinosh që kjo sferë prej letre mund të bëhet vetë. Shumë saktë!

Atëherë si ka mundësi të insistosh në mendimin, që drita, qielli, ujërat, toka

dhe yjet e pafundme u bënë vetvetiu?...

Miku i astronomit iku i menduar. Duke ndjekur monopatin që hapi argumenti

i Kircherit, nuk vonoi të kuptonte gabimin e tij dhe të besonte se krijuesi është

vetë Zoti.

Për reflektim (nga shërbesa e Pagëzimit të Shenjtë)

I madh je, o Zot, dhe të çuditshme janë veprat e tua dhe asnjë fjalë nuk do të

mjaftojë për të himnuar çudirat e tua. Se, duke i sjellë të gjitha nga e mosqena

në të qenët me dëshirën tënde, e mban krijesën me pushtetin tënd dhe qeveris

botën me kujdesin tënd.

Përpara teje dridhen gjithë fuqitë qiellore;

Ty të himnon dielli;

Ty të lavdëron hëna;

Ty të rrethojnë yjet;

Ty të bindet drita;

Ty ta kanë frikën humnerat;

Ty të shërbejnë burimet.

Ti e ndeve qiellin porsi kurtinë,

Ti e mbështete tokën mbi ujërat,

Ti e rrethove detin me rërë,

Ti derdhe ajrin për të marrë frymë.

Page 16: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Atin ta falënderojmë

Atin ta falënderojmë edhe Birin ta

lavdërojmë, edhe Shpirtin Tërëshenjtë

bashkë gjithnjë ta himnojmë, duke

thirrur, duke thënë, o Trini e

tërëshenjtë, shpëtona të gjithë ne.

O Zonjë Virgjëreshë e kulluar

Pas çdo vargu Kori i dytë thotë:

Gëzohu nuse e panusëruar.

O Zonjë Virgjëreshë e kulluar

Hyjlindëse e Panjollëshme.

O Virgjëreshë nënë mbretëreshë dhe

shumë e lavdishme.

O më e larta se qiejtë, o më e ndriçme

se rrezet.

O gëzim i valleve virgjërore, o më e

larta se Engjëjt.

O më e ndriçme se qiejtë, o më e pastër

se drita.

O më e shenjta se të gjitha ushtritë

qiellore.

Sa u pagëzuat më Krishtin

Sa u pagëzuat me Krishtin,

më Krishtin u veshët. Aliluia. 3x

Cila Perëndi

Cila Perëndi është aq e madhe sa

Perëndia ynë, Ti je Perëndi i vetëm

që bën çudira.

Shijoni dhe shihni, se Zoti është i

mirë. Aliluia

Ndaj besimin me të tjerët

Drit’ e vogël e krishterë

Duhet të ndriçojë (3 herë)

Të ndriçojë gjithmonë të ndriçojë.

A mund ta fshehim dritën. JO…

Mos e fikni dritën tonë…

Ta shpërndajmë KUDO në botë…

Të ndriçojë sa të vijë Krishti …

Në dallgët e jetës sime

Në dallgët e jetës sime,

të gjeta Ty, o Zoti im,

i braktisur, i harruar,

si një varkë pa drejtim.

Refreni Ejani o miqtë e mi,

në limanin e Zoti tim,

atje ka paqe dhe qetësi,

dhe shpres’ të vërtetë për shpëtim (2x)

Drejt Teje vrapon si e marrë,

kjo vark’ e mjerë e shpirtit tim.

E etur, e vrar’ e dërrmuar,

drejt limanit tënd për shpëtim (2x)

Page 17: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Shkruani saktë shprehjen brenda reve:

“DNARIEEP HAT HED CAKGHTIJ U EB”

--------

---

---

--------

- --!

Page 18: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Zbulo tokën që të ka dhënë Zoti të jetosh,

duke ngjyrosur sipas numrave përkatës:

3 - Jeshile + e verdhë

8 - Blu + e kaltër

Page 19: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Page 20: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

8

Page 21: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 22: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Siç e dini, për të jetuar, duhet të marrim frymë. Ne thithim oksigjen dhe nxje-

rrim dioksid karboni. Pak a shumë këtë çast në planetin tonë jetojnë mbi shtatë

miliardë njerëz. Nëse i shtojmë këtij numri edhe kafshët apo gjallesat e tjera, e

kuptojmë se çfarë sasie oksigjeni është e nevojshme. Si është e mundur që

oksigjeni nuk mbaron kurrë?

Bimët, nëpërmjet procesit të fotosintezës, ripërtërijnë oksigjenin dhe kështu

rregullohet në mënyrë të mrekullueshme ky ekuilibër.

Mund të flasësh me orë të tëra, për ditë, për vite me radhë për mrekullitë që

ekzistojnë mbi dhé e të mos mbarosh kurrë. Le të sjellim edhe një fakt tjetër

nga bota e insekteve, që flet për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme, edhe kur

ato janë fare të vogla.

E dini se bletët e shikojnë natyrën më me përsosmëri, sesa njerëzit? Përveç tre

syve të tyre, kanë në majë të kokës edhe dy sy të tjerë, që përbëhen nga gjashtë

mijë lente.

Por, na e kalojnë edhe në nuhatje. Mund të mbajnë erë një lule më shumë se

një kilometër larg. E kanë këtë mundësi, sepse në antenat e tyre ka pesë mijë

qime mikroskopike, që shërbejnë për të nuhatur.

Por, ajo që të habit më shumë, është zelli i madh për të punuar dhe lehtësia

për t'u orientuar. Në çdo dalje nga kosherja, ato vizitojnë mbi treqind lule. Kur

fluturojnë mund të rrahin krahët gjashtëmbëdhjetë mijë herë në minutë.

Madje, kanë aftësinë për të përshkruar me dhjetëra mijë kilometra dhe, pasi të

enden në fusha, kthehen në zgjoin e tyre pa pasur asnjë lloj vështirësie.

Instinktet, me të cilat janë të pajisura, janë me të vërtetë shumë të habitshme.

Në rast se do të flisnim për botën e mikrobeve, të cilat i thithim bashkë me

ajrin kur marrim frymë, apo i fusim në organizëm kur hamë apo pimë dhe të

përshkruajmë rolin e tyre në shëndetin tonë; në rast se flasim për

karakteristikat e ndërtimit të atomit ose të gjithësisë dhe yjeve etj., do ishte e

pamundur të mbaronim ndonjëherë së treguari këto mrekulli.

Page 23: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Për reflektim (nga Jobi 38)

UNE do të të pyes dhe ti do të më përgjigjesh. Ku ishe kur unë hidhja themelet

e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi. Kush ka vendosur përmasat e saj,

thuaje në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? Ku janë

vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes, kur yjet e mëngjesit

këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma

gëzimi? Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i

nënës, kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena; kur i caktova një kufi

dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta, dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu,

por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"?

Qëkurse ti jeton, a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit,

që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij? A ke arritur vallë

deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të

humnerës? Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së

vdekjes? A e ke vënë re gjerësinë e tokës? Thuaje, në rast se i di të gjitha këto!

Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij, që

ti të mund t'i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë

në shtëpinë e tij? Vallë, a ke hyrë ndonjëherë në depozitat e borës ose a ke parë

vallë depozitat e breshrit që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për

ditën e betejës dhe të luftës?

Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë? Kush ka

hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve,

që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri,

për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të

rritet bari? Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës? Nga

gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit? Ujërat ngurtësohen si

guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin. A i bën ti të duken yllësitë në kohën e

tyre, apo e drejton ti Arushën e Madhe me të vegjlit e saj?

A i njeh ti ligjet e qiellit ose a mund të vendosësh ti sundimin e tyre mbi tokë?

A mund ta çosh zërin tënd deri te retë, me qëllim që të mbulohesh nga shiu i

bollshëm? Mos je ti ai që hedh rrufetë atje ku duhet të shkojnë, duke thënë: "Ja

ku jam?". Kush e ka vënë diturinë në mendje, ose kush i ka dhënë gjykim

zemrës?

Page 24: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Himni i tre djemve

Pas çdo vargu përsëritet:

Himnoni lartёsoni, Zotin Perёndinё, pёrherё dhe pёrjetё.

1. Bekoni Zotin, gjithë ju veprat e Zotit.

2. Engjëjt e Zotit, qiejt e Zotit, bekoni Zotin.

3. Gjithë ujërat përmbi qiejt, gjithë fuqitë e Zotit, bekoni Zotin

4. Diell, hënë dhe yjet e qiellit, bekoni Zotin.

5. Dritë dhe errësirë, net dhe ditë, bekoni Zotin.

6. Çdo shi dhe vesë, gjithë frymërat, bekoni Zotin.

7. Zjarr dhe afshe, i ftohtë dhe vapë, bekoni Zotin.

8. Vesëra dhe dëbora, akuj dhe ngrica, bekoni Zotin.

9. Brymëra dhe tufane, vetëtima dhe re, bekoni Zotin.

10. Dhé, male dhe kodra, dhe gjithë sa dukeni mbi të, bekoni Zotin.

11. Burime, dete dhe lumenj, balena dhe gjithë sa lëvizni ndër ujërat, bekoni

Zotin.

12. Gjithë shpezët e qiellit egërsirat dhe shtazët, bekoni Zotin.

13. Bijtë e njerëzve dhe ti, o Izrael, bekoni Zotin.

14. Frymëra dhe shpirtra të drejtësh, oshënarë dhe të përulur nga zemra,

bekoni Zotin.

15. Apostuj, profetë dhe dëshmorë të Zotit, bekoni Zotin.

16. Bekojmë Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë.

17. Lavdërojmë, bekojmë dhe i falemi Zotit.

Page 25: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Duke u bazuar te pjesa e Shkrimit të Shenjtë për ditën e tretë

të krijimit gjeni sa më shumë fjalë sipas drejtimeve:

Gjeni cilat janë dy gjethet e njëjta dhe qarkojini.

T R E T E A E GJ

E F A T O K A E

M E R B D J S L

B N F U M A L B

I GJ D E T I M E

J F R I S A M R

E B D T E R F I

M E N GJ E S I M

Page 26: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Pasi t’i keni ngjyrosur gjethet sipas ngjyrave, gjeni cila lloj

gjetheje ka rënë më shumë.

Dushku (vishnje) Plepi (jeshile) Lisi (e verdhë) Rrapi (portokalli)

Page 27: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Page 28: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

8

Page 29: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 30: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Dhe ja përsëri zëri i Perëndisë, si urdhër: “Le të bëhet”. Le të bëhet stolisja e

qiellit: hëna, yjet, dielli. Një diell i shkëlqyeshëm. Drita e tij fsheh yjet dhe

hënën. Ngroh tokën me rrezet e tij. Kujtoni, gjithësia nuk ka ekzistuar

gjithmonë. Ajo u krijua dhe është vepër e Perëndisë së Shenjtë, të

Përjetshëm, e të Plotfuqishëm. U krijua prej hiçit, vetëm me fjalën e Tij. Toka

jonë vërtitet rreth boshtit të saj. Ajo lëviz edhe rreth diellit, herë me shpejtësi

më të madhe dhe herë më të vogël. Gjithashtu bën edhe lëvizje të tjera.

Madje sistemi ynë diellor (dielli me fëmijët e tij, planetët; me nipërit e tij;

satelitët), është në lëvizje. Por nuk është vetëm lëvizja e sistemit tonë diellor.

Miliarda yje janë në lëvizje. Vëllime të stërmëdha që lëvizin me shpejtësi

marramendëse. Keni dëgjuar për galaktikën tonë dhe për galaktikat e tjera?

Vetëm në galaktikën tonë përllogariten se ekzistojnë dyqind milionë diej. Po

galaktika të ngjashme me tonën kapin numrin e njëqind miliardëve!

I tërë planeti ynë po bombardohet nga hapësira. Dhjetë milionë yje që

shkëputen dhe shtatëqind meteorë, përllogaritet të bien mbi tokë çdo ditë.

Nganjëherë pesha e tyre arrin edhe në dhjetë tonë. Një copë fare e vogël

mund të shkatërrojë një njeri, sepse bie me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Por si është e mundur që ne nuk e vemë re këtë bombardim të përmasave

kaq të mëdha, që e rreh si çekiç planetin tonë. Kjo është e thjeshtë: është at-

mosfera e tokës që na mbron. Meteorët, që shkëputen me shpejtësi të

madhe, digjen dhe shpërbëhen në atmosferë.

Në natyrë ka shumë kombinime të mrekullueshme, të cilat ne i mendojmë,

por nuk e kuptojmë siç duhet rëndësinë e tyre. Në këtë botë të

mrekullueshme që na rrethon, në botën ujore, bimore, shtazore, ka një plan

që shpesh është i pakapshëm, që thekson gjithmonë diçka shumë të

rëndësishme për ne. Folëm për bombardimin e meteorëve, por kjo nuk është

asgjë në krahasim me rrezatimin e rrezikshëm që marrim nga dielli. Çdo

sekondë, dielli, për shkak të rrezatimit humbet dyqind e pesëdhjetë mijë

tonë nga pesha e tij. Përveç rrezeve ndriçuese dhe ngrohëse, ai lëshon edhe

një rrezatim tjetër, që quhet ultraviolet. Këto rreze nuk duken, po janë

shkatërrimtare për organizmin e njeriut dhe të gjallesave të tjera. Por çfarë

ndodh në të vërtetë?

Page 31: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Në atmosferë ekziston një rrjetë e dendur mbrojtëse, që i filtron këto

rrezatime vdekjeprurëse dhe i bën thuajse të parrezikshme. Kjo rrjetë

përbëhet nga shtresa e ozonit, që është e shpërndarë në tërë atmosferën dhe

në mënyrë të veçantë, në lartësinë 20-40 km mbi tokë. Ozoni, që nuk është

gjë tjetër veçse oksigjen i përqendruar O3, e mbron planetin tonë nga

ndikimi negativ i këtyre rrezatimeve. Ai bën që rrezet të arrijnë mbi

sipërfaqen e tokës në sasinë e duhur. Dhe ne, duke parë e duke menduar

për të gjitha këto, themi plot admirim si psalmisti: “Sa të mëdha janë veprat

e tua, o Zot, të gjitha i ke bërë me urtësi!”.

Për reflektim (nga Psalmi 19)

Qiejtë tregojnë lavdinë e Perëndisë

dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij.

Një ditë i flet ditës tjetër dhe një natë ia tregon tjetrës.

Nuk kanë gojë, as fjalë; zëri i tyre nuk dëgjohet;

por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun

dhe mesazhi i tyre arrin deri në skajin e botës;

në qiejtë Perëndia ka vënë një çadër për diellin;

dhe ai është si një dhëndër që del nga dhoma e tij e martesës;

ngazëllon si një trim që përshkon rrugën e tij.

Ai del nga një skaj i qiejve dhe rrotullimi i tij arrin deri në skajin tjetër;

asgjë nuk mund t'i fshihet nxehtësisë së tij.

Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin;

dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

Porositë e Zotit janë të drejta dhe e gëzojnë zemrën;

urdhërimet e Zotit janë të pastra dhe ndriçojnë sytë.

Page 32: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Kampi ynë

I. Në këtë kampin tonë

Kënga është gëzimi ynë

Me gjithë motrat rreth e qark

Me Krishtin tonë pranë.

Ref. Kampi është fole e ngrohtë

Kampi është gëzim i plotë

La, la, la, la, la, la

Si ky kampi ynë nuk ka.

II. Çdo ditë e jona është

Festë e panair

Gjithë mjedisi ynë shpërndan

Gëzim e paqe anembanë.

Ref…

III. Duke ngritur duart tona lart

Si një zinxhir i fortë

Le të thërrasim me zemrën tonë

Krishti është shpresa jonë.

Iisui në zemër po troket

Ky është kampi që më mëson,

se cili është Perëndia,

emrin e Tij vallë a e dini?

Ai i vetëm është dashuria.

Refreni: Ja pra Jisui në zemër po

troket, o Aliluia (4x), o Lavdi Zotit, o

Aliluia. Sot Jisu Krishti të gjithëve na

thërret.

Në kamp mësova të gjithë t’i dua,

se Ti o Zot më deshe mua,

dhe kur në kryq u lartësove,

për sakrificën ti më mësove.

Refreni: Zotit trokitjen unë do t’ia

dëgjoj, o Aliluia (4x),

o Lavdi Zotit, o Aliluia.

Në zemrën time Krishtin do pranoj.

Të gjitha ato që n’kamp mësova,

dhe që unë vetë i përjetova,

nuk mund t’i fsheh dot ato brenda,

se s’mund t’i mbajë të kyçura zemra.

Refreni: Tani me Krishtin në darkë

unë do të shkoj, o Aliluia (4x),

o Lavdi Zotit, o Aliluia.

Për Perëndinë të gjithëve do t’ju

tregoj (2x).

Në kamp me Krishtin

Kalamajt’ vizatojnë në mur’

Dy zemra dhe një diell në mes (2x)

Marrin dritë nga dielli

Dhe shprehin dashuri

Edhe thonë (2 duartrokitje)

na pëlqen.

Kalamajt’ po këndojnë në rrugë

zëri i tyre botën ndryshon

errësira shpërndahet dhe drita

lulëzon

si një lule (2 duartrokitje) në parvaz.

Si një re është tani zemra ime

Me Krishtin në kamp si në festë

Sa të dua o Zot, ti që je shpresa jonë

në këtë jetë (2 duartrokitje)

përgjithmonë.

Page 33: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Gjeni ku është shkruar fjala ‘Ndriçues’ me yje dhe

ngjyroseni.

Page 34: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Ngyrosni ditën dhe natën që krijoi Zoti dhe më pas shkruani një

lutje falenderimi për to.

Page 35: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Page 36: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

8

Page 37: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 38: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Siç po mësojmë ditë pas dite, krijimi nuk ishte rastësi, por një plan shumë i urtë i

Perëndisë, i cili ka dije dhe fuqi të pafundme.

Sa më shumë që shkencëtarët e studiojnë botën, aq më tepër habiten para planit

madhështor, me të cilin është rregulluar gjithësia. Kohët e fundit, disa mburren për

përparimin e madh të shkencës. Por, në të vërtetë, edhe shkencëtarët më të mëdhenj

u ngjasojnë fëmijëve të vegjël, të cilët gjejnë në sirtarin e atit të tyre një radio të vogël,

e ndezin dhe pastaj mburren që e gjetën. Në të vërtetë, nuk e krijuan dhe as nuk e

ndërtuan ata radion, por thjesht e gjetën në sirtar.

Ja, imagjinoni sikur jemi në një qytet. Shohim ndërtesat e tij të larta dhe i afrohemi

një ndërtese madhështore. Admirojmë bukurinë e saj. Brenda nesh lavdërojmë

arkitektin e talentuar, që projektoi dhe ndërtoi një ndërtesë të tillë. Nëse tani vjen

dikush e na thotë: e dini që kjo ndërtesë u bë vetë pa ndonjë arkitekt, gurët ranë vetë

nga disa male dhe u montuan sipër njëri-tjetrit; dritaret dhe çatia u bënë vetë dhe era

i shtyu në vend. Mos ndoshta për këtë njeri themi se është i çmendur? Nëse për

ndërtesën duhet patjetër të ekzistojë arkitekt, a është e mundur të krijohet pa

arkitekt kjo botë kolosale dhe e mrekullueshme?! Sigurisht që jo. I dashur lexues,

duhet të besosh që ekziston Krijuesi i botës, Arkitekti i gjithësisë. Ai është Krishti,

Perëndia.

Prandaj, kur e soditim dhe e vëzhgojmë me kujdes krijimin, kuptojmë dhe bindemi

se kombinimet e mrekullueshme në krijim nuk janë produkt rastësie, por, siç e kemi

thënë, janë vepër e urtësisë dhe e fuqisë së Perëndisë.

Për reflektim (nga Himni Akathist për falenderim)

O Zot, sa e mrekullueshme është të jesh i ftuari yt! Flladi erëmirë; malet që prekin

qiejt; ujërat si pasqyrë e pakufishme; rrezet e arta të diellit dhe retë, që duke vrapuar,

rrezatojnë. E gjithë natyra mistershëm mërmërit, ndërsa thith thellësitë e ëmbëlsisë;

zogj dhe kafshë mbi vete mbajnë gjurmën e dashurisë sate. E bekuar je ti, o toka

mëmë, në shkëlqimin tënd fluturak, që zgjon ndër ne zjarrin e lumturisë së

përjetshme, në tokën, ku mes bukurisë që kurrë nuk mplaket, oshtin thirrja: Aliluia.

Lavdi Ty, që hape përpara meje bukurinë e gjithësisë!

Lavdi Ty, që, nëpërmjet qiellit edhe dheut, më zbulove librin e përjetshëm të

urtësisë!

Lavdi Ty, që shpalos pushtetin tënd të pamatshëm në ligjet e gjithësisë!

Lavdi Ty, sepse gjithë natyra përshkohet nga ligjet e tua!!

Page 39: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Dashuria që mbetet

Nëse do t’na pyesni, kë Perëndi

adhuroni? Përgjigja jonë është,

Perëndinë e Dashurisë.

Ref. Edhe Zoti na la porosi: Doni

njëri-tjetrin siç ju desha unë.

Nëse dëshironi dashuri të keni, lutuni

Zotit edhe do të merrni, në asnjë vend

tjetër nuk mund të gjeni, vetëm tek Ai

që është i gjithi dashuri.

Ref…

Prej kësaj njihen ata që janë të Krishtit,

nëse në mes tyre kanë dashuri.

Çdo gjë tjetër do t’vyshket, do të tretet,

vetëm dashuria e përjetshme do të

mbetet.

Ref…

Gëzimi

Gëzim në sytë që lotojnë për dikë tjetër

që vuan. Sepse këta sy do të shohin të

mirat e parajsës. (2x)

Gëzim në duart që veshin fëmijë të

varfër dhe jetimë, sepse k’to duar do të

bëhen krah për të fluturuar. (2x)

Gëzim në gojën që thotë, fjalë të ëmbla

ngushëlluese, sepse kjo gojë do të psalë

me engjëjt Hosana. (2x)

Gëzim në shtëpinë që i hap portën

kalimtarit, sepse kjo portë i hapet të

Tërëshenjtës dhe Krishtit. (2x)

Kërkoni së pari

Kërkoni së pari mbretërinë e Zotit,

dhe drejtësinë e Tij, dhe gjithë këto

gjëra do të shtohen tek ju,

alilu-aliluia.

Kërkoni dhe do t’ju jepet,

kërkoni dhe do ta gjeni; trokitni dhe

do t’ju hapet, alilu-aliluia.

Njeriu s'do të jetojë veç me bukë,

por edhe me çdo fjalë, që del nga

goja e Perëndisë, alilu-aliluia.

Lutu dhe prit se përgjigje do të

kesh, kërko se do ta gjesh,

trokit se dera do t'hapet për ty,

alilu-aliluia.

Unë kam vendosur

Un’ kam vendosur të ndjek pas

Krishtin (3x)

S’ka kthim më mbrapa (2x)

Dhe ju vendosni të ndiqni Krishtin

(3x) S’ka kthim më mbrapa (2x)

Kryqi ësht’ para, bota është mbrapa

(3x) Mos u kthe më, mos u kthe më.

Page 40: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Bashkoni pikat dhe më pas ngjyrosni sipas dëshirës duke

kujtuar që Krijuesi kujdeset për të gjitha krijesat e tij në

mënyrë të veçantë.

Zbulo rrugën që duhet të bëjë peshku në det, që të shohë një

perlë të fshehur në fund të detit.

Page 41: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Page 42: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Page 43: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 44: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Page 45: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Dhe i fryu në hundë frymë jete të gjallë. Çfarë na tregojnë këto fjalë? Perëndia, pra,

i fali njeriut diçka nga Vetja e tij, i dha frymën e Tij. Shpirti u bashkua me trupin

e mrekullueshëm në një mënyrë të mistershme e unikale dhe në këtë mënyrë u

krijua njeriu i parë. Perëndia nuk i krijoi njerëzit si marioneta apo robotë. Keni

parë marioneta? Janë disa kukulla që përdoren në teatër, të cilat drejtohen prej

të tjerëve me anën e një gjalmi. Gjithashtu edhe robotët janë aparatura

moderne, që komandohen në mënyrë automatike. Por Ai na KRIJOI TË LIRË.

Një cilësi tjetër e njeriut, akoma më e mrekullueshme, është

PAVDEKSHMËRIA E SHPIRTIT të tij. Gjërat materiale kalojnë e zhduken,

vdesin. Shpirti i njeriut, edhe pas shkëputjes prej trupit material, vazhdon të

jetojë në përjetësi.

Lexoni me kujdes fjalitë te libri i Zanafillës: “Le ta bëjmë njeriun sipas ikonës

dhe shëmbëllimit tonë” dhe “e bëri sipas ikonës së Perëndisë”. Cili është ky

qëllim? T’i ngjasojmë Perëndisë. Çfarë kuptimi gjendet në këto fjalë: A mund të

bëhemi edhe ne të plotfuqishëm, të tërëditur? Pra, çfarë kërkon Perëndia nga

ne? Të përpiqemi ta imtojmë në shenjtëri, në virtyt. “Bëhuni shenjtorë, sepse

unë jam i shenjtë”. 1Pj.1:16 Çdo ditë të jetojmë duke pasur parasysh këtë qëllim:

T’I NGJAJMË PERËNDISË.

Çdo njeri, burrë apo grua, plak apo fëmijë, i varfër apo i pasur, i çdo race e

gjuhe është ikonë e Perëndisë. Me sa shumë respekt duhet ta shohim çdo njeri.

Secili ka diçka të madhe brenda vetes, një qëllim të lartë për ta realizuar: Të

bëhet njeri i vërtetë. Sa gjë e madhërishme është të jesh njeri i vërtetë!

Fjala e përdorur “tempull” në greqishten e vjetër është naos, që do të thotë

kishë. Në fakt, naos në Dhiatën e Vjetër i referohej pjesës së tempullit të

Jerusalemit, e cila ishte Shenjtërorja e Shenjtërores.

Page 46: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Ja të soditim pak mrekullinë e krijimit tonë

Zemra: Vendosni dorën aty ku është zemra dhe mbani vesh tik-takun e saj.

Është e vogël sa një grusht dhe punon pa pushim. Dhe kjo pompë e fuqishme e

gjallë, e qarkullon gjakun në tërë organizmin tonë. Gjaku, tri herë në minutë,

bën qarkullimin në gjithë organizmin. Kjo do të thotë se zemra jonë në një ditë

ngre 87 tonë gjak në lartësinë një metër.

Syri: Edhe aparati fotografik më i përsosur është një karikaturë qesharake para

syrit. E dini se çfarë procedurash nevojiten për të bërë një fotografi? Duhet të

përllogaritësh mirë dritën, shpejtësinë, largësinë etj. Syri nuk ka nevojë për të

tilla përllogaritje. Ai realizon në mënyrë automatike. Syri ynë kap pa pushim në

të njëjtin çast pamje të shumta, madje dhe tridimensionale.

Qeliza: A e dini se prej sa qelizash është i përbërë organizmi ynë? 25 miliardë

qeliza të ndryshme të gjalla, që veprojnë midis tyre në mënyrë harmonike dhe

secila ka funksion të veçantë.

Truri: Truri i njeriut ka 10 bilionë qeliza nervore që regjistron ato që shikon dhe

dëgjon. Në fakt, asnjë kompjuter nuk mund të krahasohet me kompleksin dhe

potencialin e trurit njerëzor.

Shpirti i njeriut: Por ne njerëzit zotërojmë diçka që është shumë më e

mistershme dhe më e pafundme sesa materia. Më mahnitëse sesa hapësirat e

pamasa. Kemi mendjen, shpirtin tonë, që mund të përfshijë botën dhe ta

tejkalojë. Njeriu është diçka e ndryshme brenda kësaj krijese. Prej çastit të parë

që shfaqet në tokë, vjen me cilësi të mrekullueshme. Përsoset nga dita në ditë.

Njeriu ka aftësi të lartësohet përmbi materien. Të ndiejë, të dëshirojë, të

komunikojë me Krijuesin e tij.

Page 47: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Për reflektim (nga Psalmi 139)

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh. Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e

kupton nga larg mendimin tim. Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe

pushimin tim dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia. Sepse, edhe para se të jetë

fjala mbi gojën time ti, o Zot, e di atë plotësisht.

Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.

Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund

ta arrij. Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja

larg pranisë sate?

Në rast se ngjitem në qiell, ti je atje; në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, ti je

edhe aty. Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,

edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

Po të them: "Me siguri terri do të më fshehë", madje edhe nata do të bëhet dritë

rreth meje: terri vetë nuk mund të të fshehë asgjë, madje nata shkëlqen si dita;

terri dhe drita janë të barabarta për ty.

Po, ti ke formuar të përbrëndshmet e mia, ti më ke endur në barkun e nënës

sime.

Unë do të të kremtoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekulluar;

veprat e tua janë të mrekullueshme, dhe unë e di shumë mirë këtë gjë. Kockat e

mia nuk ishin një e fshehtë për ty kur u formova në fshehtësi duke u endur në

thellësitë e tokës. Dhe sytë e tu panë masën pa trajtë të trupit tim, dhe në librin

tënd ishin shkruar ditët që ishin caktuar për mua, megjithëse asnjë prej tyre nuk

ekzistonte ende.

Oh, sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!

Sa i madh është gjithë numri i tyre! Po të doja t'i numëroja, do të ishin më të

shumta se rëra; kur zgjohem jam ende me ty. Më heto, o Perëndi, dhe njihe

zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia, dhe shiko nëse ka tek unë

ndonjë rrugë të keqe dhe më udhëhiq nëpër rrugën e përjetshme.

Page 48: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Unë jam një tempull

Unë jam një tempull, Unë jam një

tempull, Unë jam një tempull i Zotit.

Motra më ndihmoni, vëllezër më

ndihmoni, që tempullin e Zotit ta

ndërtojmë.

Ti je një tempull…

Ne jemi tempuj…

Ju jeni tempuj…

Bariu im është Zoti

Bariu im është Zoti, (3x) dhe asgjë s’do

t’më mungoj. Më vuri në vend

gjelbërimi, më rriti në ujëra të qeta,

shpirtin ma gjallëron, dhe më mëson

ku të shkoj. Bariu im është Zoti, (3x)

Dhe asgjë s’do t’më mungoj.

Kujdesu!

Kujdesuni sy çfarë shikoni (2x)

Perëndia është kudo dhe të gjitha i

shikoni. Kujdesuni sy çfaë shikoni.

Kujdes vesh çfarë dëgjoni (2x)…

Kujdesuni këmbë ku po shkoni…

Kujdesuni duar çfarë mbani…

Kujdesu dhe ti gojë çfarë thua…

Kujdesu dhe ti mendje çfarë

mendon…

Kujdesu zemër e vogël çfarë beson…

Karamelja

Nëse një ditë ndanim vështirësitë

tona, një herë ti, një herë unë. Si

tani ky grushti ynë me karamele

Një herë ti një herë unë.

Ref. Do t’zbukurohet jeta jonë

e do përpiqemi së bashku, një herë ti

një herë unë. Do qash me mua kur

unë të qaj, edhe do qeshësh kur unë

do qesh.

Një herë ti një herë unë. Kur jemi

mirë kur jemi keq (2x).

Perëndia po të pret

Perëndia ty të pret, që të të shpëtojë.

Jetën e humbur, ty të ta dhurojë.

Çfarëdo që të kesh bërë, kudo që ti

të ndodhesh, mos e humb kurajën,

mos u dëshpëro. Mos e humb ti

shpresën, dhe mos u zhgënje.

Ref. Vetëm Perëndia nuk do të

tradhëtojë. Vetëm Perëndia mund të

të shpëtojë (2x). Zgjidhja është vetëm

një, Krisht, Rrëfim, Liturgji Hyjnore

(2x)

Perëndia i pret gjithë bijtë e tij, mos e

humbni rastin, shkoni pranë Tij. Çdo

gjë që të kesh bërë kërko falje, i

zhytur në mëkat, nuk ishe i vetëm ti.

Ref. …

Page 49: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Perëndia e krijoi botën si një pallat të mrekullueshëm vetëm

mbreti i mirë mungon brenda saj, që ta dojë, ta mbrojë dhe të

kujdeset për të. Po ti a dëshiron të bëhesh mbretëreshë e

kijimit ku jeton? Ngjyros sipas numrave kurorën tënde:

1. Ngjyrë egjelbër

2. Lejla

3. E kuqe

4. E verdhë

Page 50: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

8

Ngjyros pyllin sipas dëshirës, dhe gjej rrugën që duhet të

ndjekësh për të soditur natyrën që krijoi Zoti.

Page 51: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

9

Page 52: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

10

Page 53: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

1

Page 54: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

2

Kemi mësuar që gjithësia është e madhe, madje shumë e madhe. Nuk e di nëse

e keni menduar në ndonjë rast se sa e madhe është në të vërtetë. Po të

krahasojmë një pikë ujë me gjithë ujin e oqeaneve, Toka jonë është më e vogla

në gjithësi.

Mendoni pak, Dielli, që është në qendër të sistemit tonë planetar, është një

milion e treqind mijë herë më i madh se Toka. Pra, kjo do të thotë se nëse

hamendësojmë që Dielli do të ishte një shegë dhe do të çahej, prej tij do të dilnin

një milion e treqind mijë trupa të vegjël materialë, të ngjashëm me madhësinë e

Tokës. Por, duhet thënë se ka yje dhjetë mijë herë e shumë më të mëdhenj sesa

Dielli. Pra, trembëdhjetë miliardë herë më të mëdhenj sesa Toka!

Sa shumë gjëra ka për të thënë njeriu kur studion me hollësi veprën e

Perëndisë! Mbetet gojëhapur, dhe në shpirt ndien një admirim e habi të thellë

kur mëson se me çfarë urtësie e ka bërë Zoti botën.

Natyra e ka të shkruar me shkronja të arta fjalën Perëndi

Një filozof pyeti njëherë shën Andonin e Madh: "Si jeton pa libra, pa filozofi?"

"Lexoj librin e Perëndisë, - iu përgjigj shenjtori, - vërej dhe studioj natyrën".

Me të vërtetë, ky "libër" është gjëja më e mahnitshme që mund të lexojë dikush.

Është me ngjyra, të çlodh, qarkullon në çdo vend, në çdo qoshe të tokës. Është i

shkruar në gjuhë të thjeshtë, të kuptueshme, që mund ta lexojë kush të dojë, si

njeriu i thjeshtë ashtu edhe njeriu i ditur. Por, për të shijuar këtë libër, duhet që: 1. Kudo që ndodhemi të jemi të vëmendshëm dhe të mprehim aftësinë tonë të

të vëzhguarit. Të shikojmë djathtas e majtas, lart, poshtë, kudo dhe në çast të

mësojmë se si të admirojmë diçka. Çdo gjë ka një anë interesante dhe të bën të

mendosh, ndaj duhet vëmendje për t'i zbuluar dhe për t’u gëzuar me to. Mund

të mbledhim lule e të bëjmë kurora, insekte e të bëjmë koleksione, etj.

2. Të kemi kujdes se, kur zemra jonë është e tronditur nga kujtimi i

mendimeve të gabuara, kur nuk është e përulur dhe kur thotë se i di të gjitha,

nuk mund të shijojë dot madhështinë e Perëndisë, nuk mund ta lexojë dot librin

e Tij që quhet natyrë. E nëse nuk ka kujdes, mund ta keqkuptojë dhe nuk ndien

asgjë nga kontakti i saj me mrekullinë e Perëndisë.

Page 55: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

3

Prandaj, nuk mjafton vetëm të themi se e duam natyrën, duhet ta soditim dhe

të gëzohemi me zemër të dëlirë, që ajo të na zbulojë mesazhet e saj, që të na

rrëfejë kuptimin e saj, këngën e saj, që i psal papushim Krijuesit të tërurtë.

Ne folëm për krijimin dhe mrekullitë e tij, jo për të fituar disa njohuri

enciklopedike, por për diçka më të rëndësishme: të mësojmë të admirojmë

veprat e Perëndisë dhe të shikojmë gjurmët e Tij në krijim.

Për reflektim (nga Psalmi 104)

Beko Zotin, o shpirti im. O Zot, Perëndia im, fort u madhështove; je veshur me

lavdi dhe me madhështi. Ti që hedh përmbi vete dritën porsi rrobë; Ti që shtrin

qiellin porsi kurtinë. Ti që mbështet mbi ujërat ndërtesa e tua të larta. Ti që

përdor retë për ngjitjen tënde; që ecën mbi fletët e erërave. Ti që bën erërat

lajmëtarët e tu dhe flakët e zjarrit shërbyes të tu.

Ti që vendos dheun mbi themelet e tij të sigurta, që të mos tundet në jetë të

jetëve. E mbështolle atë me avushë, si me rrobë; ujërat qëndrojnë mbi malet.

Prej qortimit tënd ikin; prej zërit të bubullimës sate tërhiqen të trembura.

Ngrihen malet, shtrihen fushat në vendin që u caktove.

U vure kufi ujërave që nuk do ta kapërcejnë, as do të kthehen për të mbuluar

dheun. Ti që dërgon burime ndër përrenjtë, përmes maleve kalojnë ujëra.

Ti që bën të mbijë bar për kafshët dhe barishte për shërbim të njeriut, që të

nxjerrë ushqimin nga toka: verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që i ndriçon

faqen dhe bukën që forcon zemrën e njeriut.

Bëre hënën për motet, dielli njeh të perënduarit e tij. Përhap errësirrën dhe

bëhet natë, gjatë së cilës bredhin tërë egërsirat e pyllit.

Sa madhështore janë veprat e tua, o Zot, të gjitha i ke bërë me urtësi; dheu është

plot me krijesat e tua.

Të gjitha presin prej teje që t’i japësh ushqimin në kohë; atë që u jep, e

mbledhin. Lavdia qoftë e Zotit përjetë. Zoti ngazëllohet për veprat e tij.

Do t’i këndoj Zotit sa të rroj, do t’i psal Perëndisë tim sa të jem gjallë.

Beko Zotin, o shpirti im.

Page 56: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

4

Ngjallësore Tingulli III

Le të dëfrejnë qielloret, le të

ngazëllohen të dheshmet. Se rrëfeu

fuqi me krahun e Tij, Zoti shkeli

vdekjen me vdekje, u bë i parëlindur

i të vdekurve prej barkut të ferrit ne

na shpëtoi, dhe i fali botës

përdëllimin e madh.

Përlëshorja e Kryqit T. I

O Zot, shpëtoje popullin tënd dhe

bekoje trashëgimin tënd, dhuroju

shpresëtarëve fitore mbi barbarët

dhe ruaje shtetin tënd më anën e

kryqit tënd.

Zbritësore e Pashkës

Dita m’e shkëlqyer ësht’ Pashk’ e

madhe e para dit’ e javës që mbretëron

mbi të gjitha panair dhe kremtim i

kremtimeve dhe i panaireve, pra sot e

bekojmë përjetë Jisu Krishtin.

Madhështimi i Pashkës

Një engjëll i thërriste hirplotës papushuar,

gëzohu virgjëreshë dhe prap’ të them

gëzohu, se Biri yt nga varri u ngjall të

tretën ditë.

Ndriçohu, ndriçohu o Jeruzalem i ri, se

lavdia e Zotit përmbi ty ka lindur sot,

valle kërce dhe gëzohu o Sion, ti o Mari

nën’ e Perëndisë dëfre për ngjalljen e

Birit tënd.

Përlëshorja e Fjetjes së Shën Marisë

Në lindjen tënde virgjërinë e ruajte,

në fjetjen tende s’e neverite botën o

Virgjëreshë. Në jetën e qiellit shkon,

jetën si linde këtu mbi dhe, dhe i

shpëton gjithnjë prej vdekjes,

shpirtet tona, o Hyjlindëse.

Përlufteshës gjenerale T.T.IV

Përlufteshës gjenerale këngët mundëse,

si përhirim që e shpëtove prej tmerreve,

qyteti yt po të përshkruan o

Virgjëreshë; po sikundër ke fuqi të

palëftuarshme, prej çfarëdo rreziku

shpëtomë, se po të thërres: Gëzohu o

Nuse e panusëruar.

Përlëshorja e Shën Joan Vladimirit

Kryqin që ty shkëlqimisht prej qiellit

t’u shfaq, të gjithëve ua lëçite duke

ndriçuar kombet madhërisht, Vladimir

i lavdërueshëm, me rrëketë e gjakut

tënd, fitove dhunti të paprishura.

Prandaj me guxim pranë Krishtit

ndërmjeto për shpëtimin tonë.

Përlëshorja e shën Vlashit

Sipas emrit ti mbive si pemë e

frytëshme, hierarku i Zotit i lavdëruar

Shën Vlash, i shfaqe botës frytet e

martirizimit dhe burove pasurisht

dhuratat e çudirave, hierodëshmor i

hyjshëm, lutu për ata që më ty përikin,

me përkrahjen dhe ndërmjetimin tënd.

Page 57: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

5

Lidh krijimin sipas ditëve përkatëse

Dita 4

Dita 7

Dita 6

Dita 3

Dita 2

Dita 5

Dita 1

Page 58: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

6

Gjej përgjigjen e saktë duke u mbështetur në Shkrimin e

Shenjtë paraqitur në papiruset më sipër.

BURRË

Kuptimi i fjalës

ADAM është PREJ BALTE

I KRIJUAR

Kuptimi i fjalës E KRIJUAR E DYTA

EVË është

E NXJERRE NGA BURRI

GRUA

Zoti krijoi sipas TE GJITHA

ikonës dhe

shëmbëlltyrës së tij: KAFSHET

NJERIUN

Page 59: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

7

Page 60: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

8

Page 61: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

9

Page 62: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

10

Letra më e fuqishme e DASHURISE

Biri Im,

Ti ndoshta nuk më njeh, por Unë di gjithçka për ty. Psalmi 139:1

Unë e di kur ulesh dhe ngrihesh. Psalmi 139:2

Unë i njoh të gjitha rrugët e tua. Psalmi 139:3

Madje çdo fije floku e kokës sate është e numëruar. Mattheu 10:29-31

Sepse je krijuar sipas imazhit Tim. Zanafilla 1:27

Në Mua ti jeton, lëviz dhe je. Veprat e Apostujve 17:28

Sepse ti je pasardhësi Im. Veprat e Apostujve 17:28

Të njihja para se të formoheshe. Jeremia 1:4-5

Të zgjodha që se themelova krijimin. Efesianët 1:11-12

Ti nuk je rastësi, sepse gjithë ditët e tua janë shkuar në librin Tim. Psalmi

139:15-16

Unë përcaktova kohën e duhur të lindjes sate dhe vendin ku do të jetoje. Veprat

e Apostujve 17:26

Je krijuar me hir dhe me madhështi. Psalmi 139:14

Të formova në barkun e nënës sate. Psalmi 139:13

Dhe të solla në jetë ditën që linde. Psalmi 71:6

Jam keqprezantuar prej atyre që nuk më njohin. Joani 8:41-44

Nuk Jam larg teje dhe as i zemrëruar, por Jam shprehja e plotë e dashurisë. 1

Joanit 4:16

Është dëshira Ime të dhuroj ty bujarisht dashurinë Time. 1 Joani 3:1

Ngaqë ti je biri Im dhe Unë jam Ati yt. 1Joani 3:1

Të ofroj më shumë se ç’mund të ofrojë ati yt tokësor. Mattheu 7:11

Sepse Unë jam Ati i përsosur. Mattheu 5:48

Çdo dhuratë të mirë që merr vjen prej Meje. Jakovi 1:17

Sepse Unë jam Ai që përkujdeset për ty dhe plotësoj gjithë nevojat e tua.

Mattheu 6:31-33

Plani Im për të ardhmen tënde është gjithmonë plot shpresë. Jeremia 29:11

Sepse të dua më dashuri të përjetshme. Jeremia 31:3

Mendimet e Mia për ty janë të panumërta si rëra buzë detit. Psalmi 139:17-18

Nuk do të ndaloj kurrë së bëri mirë për ty. Jeremia 32:40

Sepse ti je thesari Im i çmuar. Eksodi 19:5

Dëshiroj të të ndërtoj më gjithë zemrën dhe shpirtin tim. Jeremia 32:41

Page 63: Sodit Krijim, njoh Krijuesin

11

Dhe dëshiroj të të tregoj gjëra të madhështore dhe të mrekullueshme.

Jeremia 33:3

Nëse më kërkon më gjithë zemër, do të më gjesh. Ligji i përtërirë 4:29

Gjej kënaqësinë tënde në mua dhe Unë do të plotësoj dëshirat e zemrës sate.

Psalmi 37:4

Sepse prej Meje i ke dëshirat. Filipianëve 2:13

Unë mund të bëjë më tepër sesa mund të imagjinosh. Efesianëve 3:20

Unë jam inkurajuesi më i madh. 2 Thesalonikasve 2:16-17

Unë jam Ati që të ngushëllon në të gjitha vështirësitë. 2 Korintianëve 1:3-4

Kur je i lënduar, Unë jam pranë teje. Psalmi 34:18

Ashtu si bariu mban qengjin në krahë, Unë të mbaj ty në zemrën time. Isaia

40:11

Një ditë Unë do të fshij çdo lot prej syve të ty. Zbulesa 21:3-4

Unë do të largoj çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë botë. Zbulesa 21:3-4

Unë jam Ati yt, dhe të dua, ashtu si dua Birin tim, Jisu. Joani 17:23

Sepse në Krishtin është shfaqur dashuria ime. Joani 17:26

Ai më paraqet pikërisht Mua. Hebrenjve 1:3

Ai erdhi të të tregojë që Unë jam me ty dhe jo kundër teje. Romakëve 8:31

Dhe të tregojë që Unë nuk numëroj mëkatet e tua. 2 Korintianëve 5:18-19

Jisui vdiq që ti dhe Unë të pajtohemi. 2 Korintianëve 5:18-19

Vdekja e Tij ishte shprehja përfundimare e dashurisë sime për ty. 1 Joanit 4:10

Unë dhashë gjithçka doja për të fituar dashurinë tënde. Romakëve 8:31-32

Nëse pranon dhuratën e Birit tim të Vetëmlindur, Jisu, më pranon Mua. 1 Joani

2:23

Dhe asgjë nuk do të ndajë ty më prej dashurisë sime. Romakëve 8:38-39

Kthehu në shtëpi dhe unë do të organizoj festën më të madhe që qielli ka parë

ndonjëherë. Lukai 15:7

Unë kam qenë dhe do të jem gjithmonë Atë. Efesianëve 3:14-15

Pyetja ime është: A do të jesh biri Im? Joani 1:12-13

Po të pres. Lukai 15:11-32

Krijuesi yt,

në Letrën e Tij të dashurisë për ty:“Bibla”