sindromi premenstrual - kosovopolice.com

8
SINDROMI PREMENSTRUAL Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme MinistarstvoUnutrašnjih Poslova Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Shërbimëve Shendësore

Upload: trinhnhi

Post on 13-Feb-2017

263 views

Category:

Documents


14 download

TRANSCRIPT

Page 1: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

SINDROMI PREMENSTRUAL

Republika e KosovësRepublika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – GovernmentMinistria e Punëve të Brendshme MinistarstvoUnutrašnjih Poslova

Ministry of Internal AffairsPolicia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police

Drejtoria e Shërbimëve Shendësore

Page 2: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

SINDROMI PREMENSTRUAL

Sindromi premenstrual perkufizo-het si një grup i simptomave që paraqesin një qrregullim ciklik

psikoneuroendokrin, i cili manifes-tohet me simptoma emocionale, psikologjike dhe trupore, që paraqiten në pjesën e dytë të ciklit menstrual dhe zhduken pas shfaqjes së men-struacionit.Më shumë se 75% të femrave mani-

festojnë ndonjë shenjë të syndromes

premenstruale,20-40% prej tyre shfaqin paaftësi mendore apo fizike deri në një masë, kurse 5-10% vuajnë nga simptomat e rënda SPM, të cilat ua vështirësojnë jetën e përditshme, duke shkaktuar vështirësi në përqendrim, reagim të tepruar ndaj vepri-meve të njerëzve përreth, zemërim, ankth dhe shqetësim. SPM përkufizo-het si ripërsëritje e ndry-shimeve të kombinuara, siq janë shqetsime fizike, psikologjike dhe të sjelljes gjatë fazës luteale të ciklit menstrual, ndryshime këto që me ashpërsin e tyre janë të mjaftueshme për të shkaktuar prishjen e ra-porteve nderpersonale dhe qrregullimin e aktiviteteve jetësore normale.Këto simptoma më shpesh hasen te pacientet e moshës 20-30 vjeqare.

2

Page 3: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

ETIOLOgjIA DhE PATOgjENEzA

Etiologjia e kompleksit të simp-tomave të SPM-së nuk është e njohur mirë, mirëpo konsid-

erohet se prodhimi ciklik endogjen i progesteronit gjatë fazës luteale të ciklit menstrual është përgjegjës për shfaqjen e këtyre simptomave te femrat, të cilat janë të tejndishme ndaj nivelit normal të progesteronit.Është konstatuar se estrogjenet dhe progesteroni kanë ndikim në aktiv-itetin qendror të serotoninës dhe shfaqja e simptomave premenstruale shpjegohet me uljen e nivelit të se-rotoninës, që te individët e ndjeshëm manifestohet me simptomatologji psikiatrike të intensitetit të ndryshëm. Te shumë femra gjatë menstruacionit, apo menjëherë pas menstruacionit shfaqet një mirëqenie mendore (që ndonjëherë kufizohet me euforinë), e cila pasqyron rikthimin e aktivitetit të serotonins, ulja e nivelit të estrogje-neve dhe rënia e aktivitetit të seroton-inës lidhet me qrregullime të gjendjes shpirtërore. Teoritë tjera lidhur me shkakun e SPM-së përfshinë mangësin e tajitjes

së progesteronit, ek-sesin e estrogjeneve (disbalansi proges-terone-estrogjen), rritjen e aktivitetit të aldosteronit, hopog-likeminë, mangësin apo rritjen e nivelit të kortizonit, androgjenëve apo prolaktinës, mungesën e vitaminës B6, faktorët psikogjen etj, mirëpo ekziston një pajtueshmëri e përgjithshme se funksioni fiziologjik i vezorëve është inicuesi kryesor i tëra simptomave, pasi që femrat para pubertetit, gjatë shtatzanisë apo pas menopauzës nuk kanë simptoma të sindromit të premenstrual. Përpos këtyre gjend-jeve të jetës së femrës ku tajitja ciklike e hormoneve nuk ka filluar ende apo është ndërprerë, një gjë e tillë vërteto-het edhe me efikasitetin e supresionit të ciklit vezoror, qoftë me barna apo me ndërhyrje kirurgjike, në eliminimin e simptomave premenstruale.Femrat me SPM-së kanë befasisht shumë më shpesh “valë të nxehta” në periudhën gjatë dhe pas menstrua-cionit.

3

Page 4: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

PASqyRA kLINIkE

Simptomat e SPM-së janë specifike, të lokalizuara mirë e të përsëritshme dhe mund të

përkeqësohen nga ndikimi i faktorëve të ndryshëm në punë dhe në shtëpi, si dhe nga stresi emocional. Simptomat mund të kenë ashpërsi të ndryshme të shfaqjes nga cikli në cikël dhe mund të ndryshojnë nga pacient-ja në paciente, mirëpo janë mjaftë konsistente te pacientet e njejta.Manifestimi klinik

i simptomave mund të ndahet në mënyrë konvencionale në simptoma fizike, simptoma psikologjike dhe simptoma të sjelljes. Simptomat fizike manifestohen me fryerje të barkut, enjtje dhe shtim peshe, kokëdhembje të tipit të migrenës të përcjella shpesh me skotoma dhe vjellje, mufatje dhe zmadhim të gjinjëve, dhembje kombliku dhe reduktim i koordinimit. Nga ana pasikologjike këto paciente shfaqin shenja të irritabilitetit, ankthit, të depresionit, qrregullimeve të gjumit, të oreksit dhe të libidos, ndër-

sa qregullimet e sjelljes përfshijnë absentizmin, prirjen për

aksidente dhe sjelljet kriminale.

4

Page 5: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

DIAgNOSTIfIkIMI

Për diagnostifikimin e SPM-së duhet të merren të dhënat anamnestike dhe duhet të

bëhen hulumtimet e nevojshme për të përjashtuar mundësin e ndonjë sëmundjeje organike. Pacientja duhet udhëzuar që të mbajë ditarin e simptomave të fazës luteale për së paku dy cikle menstruale. Megjithëse pacientja duhet të fokusohet në gjysmën e dytë të ciklit, ajo duhet inkurajuar që të shënoj të gjitha simp-tomat edhe në fazat e tjera të ciklit menstrual. Marrja e të dhënave nga ditari lidhur me simptomat, aktivitetet ditore,intensitetin e gjakderdhjes menstruale, mund të jenë të dobishme për të vërtetuar pastaj ndryshimet dhe për të inkurajuar pacienten që të marrë pjesë në përkujdesjen ndaj vetes. Për tu diagnostifikuar si SPM-ë pacientja duhet të ketë rritje të intensitetit të simptomave para menstruacionit (në fazën luteale) dhe

që simptomat të pakësohen dukshëm 2 apo 3 ditë pas fillimit të menstrua-cionit, dmth: të ketë së paku një javë pa simptoma në fazën e hershme foli-kulare (menjëherë pas menstruacion-it). Nëse pacientja nuk ka ndërprerje në shfaqjen e simptomave as në këtë periudhë, atëherë duhet dyshuar në qrregullime psikike kronike, siq është depresioni apo ankthi. Disa paciente me SPM-kanë ekzacerbim të simptom-ave edhe në fazën periovulatore.

5

Page 6: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

Rreth 30% të pacienteve që kërkojnë mjekim për SPM-së, kanë edhe qrregul-lime të tjera psikiatrike, siq është depre-sioni. Siq u tha më lart këto paciente identifikohen me mungesën e një jave pa simptoma të SPM-së në fazën foliku-lare të ciklit menstrual. Nëse simptomat e veqanta shfaqen rregullisht në fazën e caktuar të ciklit menstrual dhe nuk janë të pranishme në pjesën tjetër të ciklit, kjo mund të jetë konfirmuese për diagnostifikimin e SPM-së.Duet theksuar se pas moshës 35 vjeqare

simptomat e SPM-së mund të ngatërohen me simptomat e hershme menopauzale.Duhet bërë një ekzaminim I hollësishëm gjinekologjik për

të përjashtuar sëmundjet e tjera, të cilat mund të imitojnë SPM-ën.

Testet laboratorike që duhet bërë janë analizat complete hematologjike, biokimike, hulumtimi i funksionit të gjëndrës tiroide dhe testet funksionale të mëlqisë. Pasi që incidenca e simp-tomave perimenopauzale në këtë popullat është mjaftë e lart, përcaktimi i hormonit folikulostimulues (FSH) mund të ketë rëndësi diagnostike te pacien-tet pas moshës 40 vjeqare. Analizat laboratorike duhet bërënë periudhën 1 deri 7 ditë para menstruacionit apo në periudhën kur simptomat janë më të theksuara.

6

Page 7: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

MjEkIMI

Të dhënat e marra nga pacientja i mundësojnë mjekut të ndërtojë një mënyrë specifike të mjekimit

për atë paciente. Është mjaft e rëndë-sishme që mjeku të kuptoj mirë simp-tomat e pacientes para se të adminis-trohet terapia. Mjekimi i SPM-së varet nga ashpërsia e shfaqjes së simptomave. Pacientet që manifestojnë simptoma

të SPM-së shfaqin shpesh përmirësime kur ju sqarohet se kjo është një gjendje, e cila afekton shumë femra të moshës riprodhuese. Plotësimi i ditarit me për-shkrimin e fazës së shfaqjes së simptom-ave, i vërteton pacientes ndërlidhjen e plotë të simptomave me fazat e ciklit menstrual. Vërtetimi i simptomave përpos që është qelës i diagnozës, është po ashtu edhe pjesë e terapisë. Për disa paciente ndryshimi i shprehive të ushqyerjes, siq është kufizimi i marrjes së kafeinës, alkoolit, duhanit, kripës dhe qokolatës, si dhe marrja e shpeshtë në sasi të vogla e ushqimit të pasur me hidtrate të karbonit, mund të jetë e mjaftueshme. Zvoglimi i marrjes së sasive të natriumit me ushqim mund të zvogëlojë edemat. Trajtimi i stresit, këshillimet psikologjike dhe programet e ushtrimeve te pacientet me SPM, kanë ndihmuar që ato të rimarin nën kontroll jetën e tyre. Terapia me efikase për mjekimin e SPM-së janë antidepresantët, dhënia e vitaminës B6 ndikon poashtu në përmirësimin e depresionit te femrat

me SPM-ë. Barnat e tjra që mund të jepen janë edhe calcium karbonati, për të kontrolluar simptomat

psikike dhe fryerjen, mag-nezi për trajtimin e dëshirës së tepruar për të ngrënë, për trajtimin e dhembjes barnat antiinflamatore josteroide, spironolaktoni për trajtimin e retencës së ujit dhe të edemave ciklike dhe bromkriptina për mastalgji.

7

Page 8: SINDROMI PREMENSTRUAL - kosovopolice.com

Përgatitur nga Drejtoria e Shërbimeve ShëndetësoreRedaktor: Dr. Linditë Kajtazi, Përgatiti: Dr. Qefsere Mulaj, Dizajni: Zyra e Web faqes, Çajup Kajtazi

Tel: 038 5080-1003; Fax: 038 5080-1130