shtoni ushqyrjen e fëmijës, sa më shumë rritet ai ushqyerja · njëherësh edhe dhënien e...

2
e fëmijës 6-12 muajsh Ushqyerja Ç’farë duhet të mbani mend: Nga mosha 6 -24 muajsh, krahas dhënies së ushqimeve shtesë, duhet vazhduar njëherësh edhe dhënia e qumshtit të gjirit. Nëse nuk po e ushqeni fëmijën me gji, jepini atij 500 ml (2 gota) qumësht në ditë. Evitoni dhënien e çajit, pijeve të gatshme të ga- zuara apo të ëmbëlsuara, dhe kafesë. Pakësoni sas- inë e lëngjeve të freskëta. Gjithnjë ushqejeni fëmijën me një gotë të pastër, dhe jo me shishe-biberon. Mos përdorni qetësues (biberona fallco). Instituti i Shëndetit Publik, Departamenti i Edukimit dhe Promocionit Tel: (04) 2 37 57 23, www.ishp.gov.al Shkoni rregullisht tek mjeku i këshil- limores për kontrollin e rritjes dhe vaksin- imin. Kur fëmija është i sëmurë, jepini më shpesh sasi të vogla ushqimi dhe lëngje, kryesisht qumësht gjiri apo lëngje të tjera. Nxitini fëmijët që të hanë sasi të mjaftueshme ush- qimi dhe përdorni ushqimet e preferuara prej tij/saj. Kur fëmija shërohet, ushqejeni më shpesh dhe më shumë, në dy javët që vijojnë. Qëndroni me fëmijën gjatë vaktit të ush- qimit dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj shenjave ose sinjaleve të tyre. Ushqejeni fëmijën ngadalë, me durim dhe me humor të mirë. Nxiteni, por mos e detyroni. Shtoni ushqyrjen e fëmijës, sa më shumë rritet ai Lloji i ushqimit: qull/muhalebi e hollë, pure frutash apo perimesh. Sa herë: 2-3 herë në ditë Sasia:. 2-3 lugë në çdo vakt Nga 6 muajsh filloni ushqimet shtesë: Lloji i ushqimit: ushqime në formë pureje. Sa herë: 2-3 herë në ditë, plus 1-2 zemra. Sasia: 2-3 lugë në çdo vakt deri në gjysëm tasi. Nga 6-9 muajsh: Lloji i ushqimit: ushqime në formë pureje ose të copëtuara imët , si dhe ushqime që bebi mund t i kapë me dorë. Sa herë: 3-4 herë në ditë, plus 1-2 zemra. Sasia: të paktën gjysëm tasi në çdo vakt. *një tas duhet të mbajë 250 ml ushqim. Nga 9-12 muajsh: www.sitegatuajme.net www.sitegatuajme.net

Upload: others

Post on 10-Jul-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

e fëmijës 6-12 muajsh

Ushqyerja

Ç’farë duhet të mbani mend:

• Nga mosha 6 -24 muajsh, krahas dhënies së

ushqimeve shtesë, duhet vazhduar njëherësh edhe

dhënia e qumshtit të gjirit.

• Nëse nuk po e ushqeni fëmijën me gji, jepini atij

500 ml (2 gota) qumësht në ditë.

• Evitoni dhënien e çajit, pijeve të gatshme të ga-

zuara apo të ëmbëlsuara, dhe kafesë. Pakësoni sas-

inë e lëngjeve të freskëta.

• Gjithnjë ushqejeni fëmijën me një gotë të pastër,

dhe jo me shishe-biberon. Mos përdorni qetësues

(biberona fallco).

Instituti i Shëndetit Publik,Departamenti i Edukimit dhe Promocionit

Tel: (04) 2 37 57 23, www.ishp.gov.al

• Shkoni rregullisht tek mjeku i këshil-limores për kontrollin e rritjes dhe vaksin-imin.• Kur fëmija është i sëmurë, jepini më shpesh sasi të vogla ushqimi dhe lëngje, kryesisht qumësht gjiri apo lëngje të tjera. Nxitini fëmijët që të hanë sasi të mjaftueshme ush-qimi dhe përdorni ushqimet e preferuara prej tij/saj. Kur fëmija shërohet, ushqejeni më shpesh dhe më shumë, në dy javët që vijojnë.• Qëndroni me fëmijën gjatë vaktit të ush-qimit dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj shenjave ose sinjaleve të tyre. Ushqejeni fëmijën ngadalë, me durim dhe me humor të mirë. Nxiteni, por mos e detyroni.

Shtoni ushqyrjen e fëmijës, sa më shumë rritet ai

• Lloji i ushqimit: qull/muhalebi e hollë, pure frutash apo perimesh.• Sa herë: 2-3 herë në ditë• Sasia:. 2-3 lugë në çdo vakt

Nga 6 muajsh filloni ushqimet shtesë:

• Lloji i ushqimit: ushqime në formë pureje.• Sa herë: 2-3 herë në ditë, plus 1-2 zemra.• Sasia: 2-3 lugë në çdo vakt deri në gjysëm tasi.

Nga 6-9 muajsh:

• Lloji i ushqimit: ushqime në formë pureje ose të copëtuara imët , si dhe ushqime që bebi mund t i kapë me dorë.• Sa herë: 3-4 herë në ditë, plus 1-2 zemra.• Sasia: të paktën gjysëm tasi në çdo vakt.

*një tas duhet të mbajë 250 ml ushqim.

Nga 9-12 muajsh:

www.sitegatuajme.net

www.sitegatuajme.net

Ç’farë duhet të dini rreth ushqyerjes së fëmijës në këtë moshë?

Sinjalet pozitiveFoshnja zgjatet dhe kërkon ushqime.Foshnja hidhet përpjetë me gëzim, kënaqet kur e shikon dhe nuhat ushqimin. Foshnja pranon ushqimin dhe dëshiron më shumë. Foshnja kap ushqimin dhe e fut në gojë.

Sinjalet negativeFoshnja e pështyn ushqimin që i ofrohet. Foshnja kthen kokën dhe largohet nga ushqimi. Foshnja qan kur i jepni ushqimin.

• Në ditët e para, jepini fëmijës deri në 2-3 lugë ushqimi shtesë gjysëm të lëngshëm. Rrisni gradualisht shpeshtësinë, sasinë, trashësinë dhe llojet e përbërësve ushqimorë.• Prisni disa ditë (2-3 ditë) deri kur fëmija është mësuar me ushqimin përpara se të futen ushqimet e reja.

Si do ta kuptoni tek fëmija që është gati për të marrë shtesa me ushqime të reja?

Fillimi i dhënies së ushqimeve shtesë

• Kur foshnja mbush 6 muajsh, duhet të filloni dhënien e ushqimeve shtesë, duke vazhduar njëherësh edhe dhënien e gjirit, ditën dhe natën, deri në dy vjeç e sipër.• Nga mosha 6-12 muajsh ushqyerja me gji vazh-don të ofrojë gjysmën, ose më shumë të nevojave për lëndë ushqyese. • Kur ushqeni një foshnjë 6-12 muajsh, filloni me dhënien e qumështit të gjirit dhe më pas me ush-qimet plotësuese.• Pasi foshnjat mbushin 6 muajsh, ata duhet të marrin shtesa me vitaminë D dhe Jod. Këshillohuni me mjekun tuaj për këto shtesa. • Shmangni përdorimin e qumështit të lopës, kripës dhe sheqerit deri në moshën 1 vjeçare.

Kujtoni se:

Përgatitja dhe ruajtja e sigurt e ushqimeve.

• Përbërja, ose trashësia e ushqimeve ka shumë rëndësi për të kuptuar sa ushqimi i plotëson nevojat për energji dhe lëndë ushqyese të fëmijës të vogël. • Fëmija në gjashtë mujorin e dytë të jetës ka nevojë për ushqime të shumëllojshme.

• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun: para për-gatitjes së ushqimit dhe dhënies së tij, si dhe pas çdo ndërrimi të pelenave ose shkuarjes në tualet. Lani gjithashtu edhe duart e fëmijës para ushqy-erjes. • Lani mirë me ujë të pastër dhe sapun të gjitha enët e gatimit dhe ushqyerjes së fëmijës. Mbajini të mbuluar këto enë deri në përdorimin e tyre. • Përgatisni ushqimin në një ambjent të pastër ga-timi dhe mbajeni mbuluar atë. Fëmija duhet të ketë pjatë dhe lugë të veçantë për ushqyerjen.• Shërbeni ushqimin menjëherë pas përgatitjes. Ushqimi për fëmijët e vegjël në mënyrë ideale duhet të përgatitet i freskët në çdo vakt dhe nuk duhet ruajtur pas gatimit.• Ringrohini plotësisht ushqimet që kanë më shumë se 1-2 orë që janë përgatitur. Valoni, ose ngrohni ushqimet derisa të jenë shumë të nxehta kur i pre-kni.• Gradualisht lejoni që fëmija të mësojë të hajë vetë. Një i rritur ose një fëmijë më i madh, duhet ta nxisë fëmijën që të hajë sasi të mjaftueshme ushqimi të sigurtë për të.

• Filloni me ushqime të bëra nga një lloj ushqimi, psh një frut , një muhalebi me miell orizi, etj, për të vlerësuar pranimin e tij nga foshnja.

• Më tej pasuroheni ushqimin e foshnjes me perime, fruta, mish, apo peshk, të shtypura mirë të bëra si pure. • Zgjidhni ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.• Ka rëndësi që të ushqehet foshnja me lugë dhe pjatë, ose tas. Mos i jepni foshnjes ushqime të holla me shishe me biberon.• Refuzimi një ushqimi nga bebi është një eksperiencë e shpeshtë, mund të riprovoni në ditë të ndryshme ti jepni ushqimin që foshnja ka refuzuar, mund të duhen deri në 10 përpjekje përpara se të arrihet në përfundimin se një ushqim nuk pëlqehet nga fëmija. • Sasia e yndyrës që i duhet dhënë fëmijës, nuk duhet të jetë më e madhe se gjysëm (½) lugë çaji në ditë.