shtatzËnia dhe sËmundjet endokrine · 2 deklarata e kandidateve unë mirjeta halilaj, dhe unë...

23
UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” GJAKOVË FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI MAMI Punim Diplome SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE Kandidatet: Mentori: Mirjeta Halilaj Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Pranvera Berisha Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 04-Feb-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

UNIVERSITETI “FEHMI AGANI” GJAKOVË

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI MAMI

Punim Diplome

SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE

Kandidatet: Mentori:

Mirjeta Halilaj Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha

Pranvera Berisha

Gjakovë, 2019

Page 2: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

2

DEKLARATA E KANDIDATEVE

Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo

temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE”

është punimi i yni orgjinal.

E gjithë literatura dhe burimet tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë punimit janë të

listuara në referenca dhe plotësisht të cituara

I gjithë punimi është punuar dhe përgaditur duke respektuar dhe mbështetur në

këshillat dhe rregullorën për përgatitjen e temës së diplomës të përcaktuara nga ana

e Universitetit “Fehmi Agani” Gjakovë.

Page 3: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

3

PARAGRAFI

Në mbështjetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni

46 dhe të vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr.

ref.005/ 368 deklarojmë se:

Pjesa e temes së diplomes “SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET

ENDOKRINE” duke përfshirë pjesën nga hyrja e deri tek shtjellimi i gjitha

pjesëve të hyrjes dhe sëmundjeve të hipofizës, gjendrës tireoide janë punuar

nga unë Mirjeta Halilaj, ndërsa

Pjesa temes “SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE” duke

përfshirë sëmundjet e gjendres paratireoide, qëllimin e punimit, metoden e

punës, diskutimin janë punuar nga unë Pranvera Berisha.

Page 4: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

4

FALENDERIMET

Falenderim të posaçëm i shprehim udhëheqësit të këtij punimi: Prof. Asoc. Dr.

Idriz Berisha- Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Fehmi Agani”

Gjakovë, për këshilla dhe rekomandime shumë të duhura për realizimin dhe

përfundimin e këtij punimi.

Falenderimet më të përzemërta i takojnë edhe familjeve tona. Si dhe në fund por kjo

e fundit bashkautores të këtij punimi dhe mikes time.

Page 5: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

5

PËRMBAJTJE

1. ABSTRAKTI .......................................................................................................................... 6

2. HYRJA ................................................................................................................................... 7

2.1. Sëmundjet e hipofizës..................................................................................................... 8

2.1.1. Prolaktinoma ............................................................................................................... 8

2.1.2. Akromegalia ................................................................................................................ 9

2.1.3. Sindroma Cushing .................................................................................................... 10

2.1.4. Diabeti insipid ........................................................................................................... 10

2.1.5. Hipopituitarizmi pas lindjes .................................................................................... 11

2.2. Sëmundjet e gjëndrës tireoide ..................................................................................... 12

2.2.1. Funksioni i gjëndres tireoide te nëna gjatë shtatzënisë ......................................... 12

2.2.2. Hipertireodizmi ......................................................................................................... 12

2.2.3. Hipotiroidizmi ........................................................................................................... 13

2.2.4. Disfunksioni i gjëndrës tiroide te fetusi dhe tek i porsalinduri ............................ 13

2.2.5. Sëmundja e gjëndres tiroide pas lindjes ................................................................. 14

2.3. Sëmundjet e gjëndrës paratiroide ............................................................................... 15

2.4. Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore ............................................................................ 15

2.4.1. Sëmundja Addison .................................................................................................... 16

2.4.2. Hiperplazia adrenal kongjenitale ............................................................................ 16

3. QËLLIMI I PUNIMIT ........................................................................................................ 17

4. METODOLOGJIA E PUNËS ............................................................................................ 18

5. DISKUTIMI ......................................................................................................................... 19

6. ABSTRACT ......................................................................................................................... 20

7. REFERENCAT .................................................................................................................... 21

8. CV - KANDIDATEVE ........................................................................................................ 22

Page 6: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

6

1. ABSTRAKTI

Gjatë shtatzënisë, fiziologjia e nënës dhe e fetusit ndryshon në mënyrë konstante. Për shembull,

përqendrimet e estrogjenit të nëna rriten dhe ndikojnë në sintezën e proteinave të heparit, si edhe

vëllimi plazmatik rritet me më shumë se 50 % me hemodiluim të mëtejshëm. Sëmundjet endokrine

në shtatzëni janë mjaft të mëdha. Në sëmundjet e hipofizës hyjnë: prolaktinoma, akromegalia,

sindroma cushing, diabeti insipit si dhe hipopituitarizmi pas lindjes. Në sëmundjet e gjëndres

tireoide janë hipotiruedizmi dhe hipetiruidizmi.

Qëlllimi kryesor i punimit ishte të vërtetohen se cilat janë sëmundjet endokrine në shtatzëni.

Qëllimet tjera gjithashtu ishin: Rëndësia e përcjelljes së një shtatzënie dhe ikja nga komplikimet e

lindjes, si dhe të paraqiten edhe masat parandaluese dhe pasojat në të porsalindur.

Menaxhimi i sëmundjeve tiroide gjatë shtatzënisë kërkon konsiderata të veçanta sepse shtatzënia

shkakton ndryshime të mëdha në funksionin e tiroides dhe sëmundja e mitrës së nënës mund të

ketë efekte negative në shtatzëninë dhe fetusin. Kujdesi kërkon koordinim midis disa

profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

Fjalë kyçe: Shtatzënia, sëmundjet endokrine, kujdesi infermieror.

Page 7: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

7

2. HYRJA

Gjatë shtatzënisë, fiziologjia e nënës dhe e fetusit ndryshon në mënyre konstante. Për shembull,

përqendrimet e estrogjenit të nëna rriten dhe ndikojnë në sintezën e proteinave të heparit, si edhe

vëllimi plazmatik rritet me më shumë se 50% me hemodiluim të mëtejshem. Funksioni endokrin

të fetusi në zhvillim e sipër, është fillimisht pothuajse plotësisht i varur nga funksioni maternal,

duke qenë se shumica e gjëndrave endokrine nuk prodhojnë hormone deri në tremujorin e dytë.

Këtej e tutje fetusi bëhet me pak i varur ndaj hormoneve të nënës, duke qenë se gjendrat fetale

zhvillohen dhe maturohen. Në këtë punim do të diskutohen aspektet terapeutike të rëndësishme të

sëmundjeve endokrine në shtatëzëni.

Page 8: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

8

2.1. Sëmundjet e hipofizës

2.1.1. Prolaktinoma

Adenomat e hipofizës përbëjnë çrregullimet më të zakonshme të hipofizës që prekin shtatzëninë

dhe prolaktinomat janë adenomat më të zakonshme që sekretojnë hormone. Prolaktinomat

përbëjnë një shkak të zakonshëm të disfunksionit riprodhues dhe seksual dhe hiperprolaktinemia

duhet të korrigjohet për të bërë të mundur ovulacionin dhe fertilizimin. Shqetësimi kryesor gjatë

shtatzënisë vjen si pasojë e zmadhimit simptomatik që çon në dëmtim të shikimit. Ekziston një

risk më i ulët se 2% që të ndodhë një mikroprolaktinome, por një risk më i madh se 15 % që të

ndodhë makroprolaktinoma. Pasi trajtohen me bromokriptine, pacientet mund të ngelen normalisht

shtatzënë; prolaktinomat mund të zvogëlohen në përmasa, mund të mbeten të pandryshuara, ose,

në disa raste, mund të arrijnë një rezolucion të plotë. Trajtimi me bromokriptine nuk përbën risk

për shtatzëninë, por makroadenoma mund të kërkojë heqjen kirurgjikale përpara ngeljës shtatzënë.

Gjithashtu, kabergolina është përdorur gjatë shtatzënisë pa dhënë efekte të dëmshme. Shqetësimi

gjatë shtatzënisë është zhvillimi i dëmtimit të shikimit, i cili mund të ndodhë në rastin e një

makroprolaktinome, por jo në rastin e një mikroprolaktinome.

Page 9: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

9

2.1.2. Akromegalia

Në rastin e shtatzënisë, fertiliteti është dëmtuar për shkak të hiperprolaktinemisë konkomitante dhe

për shkak të rezervave të pakësuara të gonadotropinave. Qëllimet kryesore të terapisë të një femër

me akromegali që dëshiron të ngelet shtatzënë, janë normalizimi i niveleve të prolaktinës dhe i

hormonit të rritjës për të nxitur fertilitetin. Me ndërhyrjen kirurgjikale, si edhe me përdorimin e

agonisteve të dopaminës dhe të oktreotidit, shumë femra me këtë sëmundje kanë aftësi që ditet e

sotme të ngelen shtatzënë. Hipofiza zmadhohet gjatë shtatzënisë normale dhe mund të rritet me 45

përqind gjatë tremujorit të parë. Adenomat e hipofizës mund të zmadhohen gjithashtu dhe

shtatzënia përkeqëson akromegalinë përafërsisht 17 % të rasteve. Pacientet me adenoma me të

mëdha se 1.2 cm kanë risk më të madh për humbje të shikimit gjatë shtatzënisë. Menaxhimi mund

të jetë i vështirë dhe risqet duhet të gjykohen me kujdes. Pacientet me mikroadenoma duhet të

vazhdojnë terapinë mjekësore (bromokriptina ose analoget e somatostatinës) gjatë shtatzënisë dhe

mund të vlerësohen në çdo tremujor. Te pacientet me makroadenoma, heqja përpara shtatzënisë

çon drejt një risku më të madh për fertilitet. Ekziston një risk më i madh për zmadhim të hipofizës

dhe për dëmtim të shikimit gjatë shtatzënisë. Si rrjedhim, rekomandohet një vlerësim i hollësishëm

gjatë shtatzënisë, duke përfshirë kontrollet e rregullta të fushës së shikimit dhe ekzaminimet me

MRI (rezonancë) tek ato paciente me tumore shumë të mëdha në fillim të shtatzënisë. Megjithatë,

ndrëlikimet metabolike dhe kardiovaskulare të akromegalisë mund të priten që të rrisin riskun si

të nëna, ashtu edhe te fetusi, këto rreziqe të mundshme nuk është se ndodhin në të vërtetë. Është

vënë re se disa femra me prolaktinome të dukshme ose me tumore jofunksionale të hipofizës kanë

neoplazi endokrine multiple të tipit 1. Në këtë situatë, duhet të ofrohet depistimi i fëmijës.

Page 10: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

10

2.1.3. Sindroma Cushing

Sindroma Cushing gjatë shtatzënisë shoqërohet me një incidencë të lartë për ndërlikime të nëna

dhe të fetusi, nga ku vetëm rreth një e katërta e pacienteve kanë një shtatzëni të pandërlikuar.

Diagnoza e sëmundjes gjatë shtatzënisë është e vështirë për shkak të shumë veçorive biokimike,

të tilla si nivelet e rritura të kortizolit dhe humbja e feedback-ut normal të glukokortikoideve, të

cilat janë të pranishme gjatë shtatzënisë normale. Përdorimi i testimit me hormonin çlirues të

kortikotropinave dhe me deksametazonin mund të jetë i dobishem dhe MRI është me vlerë.

Kirurgjia transfenoidale është realizuar me sukses, gjatë shtatzënisë zmadhohet çdo tumor i

hipofizës, kryesisht kur ka të dhëna gjithmonë e më shumë. Ky operacion duhet të merret në

konsideratë me kujdesë qoftë se gjatë shtatzënisë zmadhohet çdo tumor i hipofizës, kryesisht kur

ka të dhëna gjithmonë e më të shumta të dëmtimit të fushës së shikimit.

2.1.4. Diabeti insipid

Diabeti insipid qëndror mund të paraqitet gjatë shtatzënisë. Ai shifet të femrat me sindromen

Sheehan, që është hipopituitarizëm i pjesshëm pas lindjes dhe shoqërohet me çrregullime

infiltrative, siç është histiocitoza X. Deficienca e ADH korrigjohet duke përdorur I -deamino-8-d-

argininë-vazopresinën sintetike intranazale (DDAVP). Gjatë shtatzënisë ky trajtim duket i sigurt

si për nënën, ashtu edhe për fëmijën. Ai nuk duket se ndikon në procesin e lindjes dhe nuk ka

efekte anësore tek i porsalinduri.

Page 11: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

11

2.1.5. Hipopituitarizmi pas lindjes

Sindroma Sheehan shkaktohet nga infarkti i hipofizës pas hipotensionit të rëndesishëm që ndodh

në momentin e lindjes. Përparimet në kujdesin obstetrik tregojnë se kjo sindromë është e pazakontë

në botën e "zhvilluar". Megjithatë, hipofiziti limfocitar po njihet gjithmonë e më shumë si shkaku

i hipopituitarizmit që ndodh në muajt e fundit të shtatzënisë dhe në periudhen pas lindjes, si edhe

rreth 60% e rasteve të femrave me adenohipofizë janë shtatzëna ose kanë lindur kohet e fundit.

Ato paraqiten me simptomat e një tumori hipofizar invaziv. Femrat paraqiten me dhimbje koke,

me simptoma vizuale, me paaftësi për laktacion dhe me amenorre. Te femrat është gjetur

hiperprolaktinemia dhe nivele të rritura të hormonit të rritjes. Tomografia e kompjuterizuar ose

rezonanca magnetike vënë në dukje praninë e një mase në hipofizë, që imiton një adenomë tek

afërsisht katër të pestat e pacienteve. Vlerësimi i funksionit të hipofizës paraqet deficiencë të

hipofizës anteriore të izoluar ose multiple. Sekretimi i hormonit adrenokortikotrop është i dëmtuar,

duke u pasuar më shpesh nga ai hormonit stimulues të gjëndres tiroide (TSH), i gonadotropinave,

i hormonit të rritjes dhe i prolaktines. Histologjia paraqet infiltrim limfocitar dhe kjo mund të

shtrihet nga aksi hipofizar deri në infundibulum. Antitrupat ndaj indeve të hipofizës mund të jenë

të pranishem, por shpeshherë jo. Mund të ekzistojnë sëmundje të tjera autoimune shoqëruese,

kryesisht tiroiditi pas lindjes. Përveç simptomave hipofizare që janë përshkruar, pacientet kanë

risk të rritur për të zhvilluar insuficiencë të gjëndres mbiveshkore dhe në disa raste është raportuar

edhe vdekja.

Si rrjedhim, duhet të vlerësohet funksioni i gjëndres adrenale te të gjitha pacientet. Diagnoza e

hipofizitit limfocitar mund të bëhet vetëm me anë të kirurgjisë, por në qoftë se sëmundja dyshohet

më përpara, atëherë kirurgjia duhet të shmanget dhe duhet të jepen koritosteroide, duke qenë se

këto mund të reduktojnë përmasat e masës hipofizare.

Page 12: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

12

2.2. Sëmundjet e gjëndrës tiroide

2.2.1. Funksioni i gjëndres tiroide te nëna gjatë shtatzënisë

Fiziologjia e gjëndrës tiroide dhe funksioni i saj ndryshojnë në mënyrë domethënese gjatë

shtatzënisë. Vëllimi i gjëndrës tiroide rritet në rastet e deficiencës së jodit, por jo në rastet kur sasia

e jodit është e mjaftueshme. Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë ndodh një rritje e

sintezës së globulinës lidhëse të tiroksinës, por niveli i tirotoksinës së lirë pakësohet gjatë kësaj

kohe. Gjatë tremujorit të parë, gjëndra tiroide e nënës është e kontrolluar deri në një fare mase nga

gonadotropina korionike humane placentare, një stimulues i dobët i gjëndrës tiroide, dhe gjatë

kësaj periudhe nivelet e TSH janë të frenuara.

2.2.2. Hipertireoidizmi

Hipertiroidizmi shoqërohet me dëmtim të fertilitetit dhe prania e antitrupave të formuar kundër

gjëndrës tiroide përbëjnë një tregues për humbjen e fëmijës dhe të abortit rekurent edhe tek ato

raste që kanë prodhim normal të gjëndrës tiroide. Megjithatë, hipertiroidizmi ndodh të 0.2% e

shtatzënave. Kjo ndodhë zakonisht në sajë të sëmundjës Graves. Duke qenë se incidenca e

hipertiroidizmit në shtatzëni është e ulët dhe simptomat e hipertiroidizmit mbivlerësohen

shpeshherë me ato të vetë shtatzënisë, për të vendosur diagnozën nevojitet një tregues i lartë

dyshimi.

Hipertiroidizmi i patrajtuar shoqërohet me një risk të rritur për të abortuar dhe në qoftë se

shtatzënia shkon deri në fund, fëmija mund të lind me peshë të ulët dhe mund të shfaqë

hipertiroidizëm kalimtar për shkak të kalimit transplacentar të antitrupave stimulues të gjëndres

tiroide. Hipertiroidizmi i të porsalindurit mund të ndodhë gjithashtu tek fëmijët e lindur nga nënat

me funksion normal të gjëndrës tiroide, të cilat janë trajtuar për sëmundjen Graves në të kaluarën.

Page 13: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

13

Hipertiroidizmi gjatë shtatzënisë mund të menaxhohet ose me medikamente antitiroidiene, ose me

anë të ndëhyrjës kirurgjikale, ku kjo e fundit realizohet më mirë gjatë tremujorit të dytë.

2.2.3. Hipotiroidizmi

Hipotiroidizmi shoqërohet me infertilitet relativ për shkak të anovulacionit dhe menorragjisë.

Ekziston një incidencë e rritur për lindje të fetuseve të vdekura, keqformime kongjenitale, si dhe

për ndërlikime obstetrike të nëna në qoftë se sëmundja nuk trajtohet. Në rastet me deficiencë të

jodit, risku për dëmtim të trurit te të porsalindurit është i rritur, duke quar në kretinizëm në rastet

e rënda. Kjo ndodh për shkak të faktit që zhvillimi i sistemit nervor qëndrorë është plotësisht i

varur nga T4, e cila e ka prejardhjen nga nëna në tremujorin e parë. Edhe në vendet me përmbajtje

të mjaftueshme të jodit, hipotiroidizmi i lehtë gjatë shtatzënisë shoqërohet me zhvillim të dëmtuar

të fëmijë dhe mund të realizohet një depistim për hipotiroidizmin maternal gjatë muajve të parë të

shtatzënisë. Pacientet shtatzëna me hipotiroidizëm në çdo shkallë duhet të trajtohen gjithmonë me

tiroksinë. Tek ato që po trajtohen me T4 kur tashme e dinë se janë shtatzënë, doza duhet të rritet

me të pakten 50 µg/ditë (dhe me shumë në qoftë se është e nevojshme) duke qenë se kërkesat e

dozës rriten gjatë shtatzënisë.

2.2.4. Disfunksioni i gjëndrës tiroide te fetusi dhe tek i porsalinduri

Fetusi i një nëne me disfunksion të gjëndres tiroide gjatë shtatzënisë duhet të vlerësohet si një

pacient në vete. Kalimi transplacentar i imunoglobulinave të nënës IgG stimuluese të gjëndrës

tiroide nga një anë të sëmundjes Graves, mund të shkaktojë hipertiroidizem fetal, si edhe sëmundje

tek i porsalinduri. Hipertiroidizmi fetal trajtohet me propiltiouracil dhe frekuenca e zemrës fetale

duhet të monitorohet me kujdes për të shmangur hipotiroidizmin. Në qoftë se nëna është me

funksion normal të gjëndres tiroide, ndoshta me një anamnezë për hipertiroidizem Graves të

trajtuar më parë, ka mundësi që fetusi të jetë përseri me hipertiroidizem në saj të IgG stimuluese

Page 14: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

14

të gjëndres tiroide. Gjendja e fetusit diagnostikohet duke vënë në dukje një frekuencë të rritur

fetale dhe mund të konfirmohet në qoftë se është e mundur nëpërmjet procedurave të specializuara

të marrjës së gjakut fetal. Trajtimi i hipertiroidizmit fetal në këtë situatë bëhet nëpërmjet

administrimit të dozave të larta të propiltiouracilit (300-450 mg/ditë). Gjithashtu është e nevojshme

të jepet tiroksinë gjatë shtatzënisë, për të parandaluar hipotiroidizmin të nëna.

Përveç hipertiroidizmit kalimtar tek i porsalinduri, për shkak të antitrupave bllokues të receptoreve

të TSH, në momentin e lindjes mund të ndodhë gjithashtu një gjëndje hipotirozë. Të dyja këto

sëmundje janë kalimtare dhe nëna mund të qetësohet. Shkaqe të tjera të hipotiroidizmit kalimtar

te të porsalindurit përfshijnë administrimin e medikamenteve antitiroidiene të nëna, deficiencën e

jodit dhe konsumimin e lëndëve strumogjene nga nëna.

Hipotiroidizmi i përhershëm i të porsalindurit ka një incidencë prej 1/4 000 lindje të gjalla dhe

depistohet në rutinë duke përdorur matjen e përqendrimeve të plota të TSH në gjakun, zakonisht

nga thembra pas 5 deri 7 ditësh. Përparimet e kohëve të fundit në diagnozën biologjike molekulare

kanë vënë në pahë një numër defektesh në gjenet specifike të trashëguara gjë që mund të ketë

nevojë për analizën parenterale të AND-së për këshillimin e përshtatshëm gjenetik.

2.2.5. Sëmundja e gjëndres tiroide pas lindjes

Pacientet me hipotiroidizem kanë pothuajse në mënyrë konstante antitrupa antitiroidienë në

qarkullim (zakonisht peroksidazën antitiroidiene (anti-TPO). Te një femër me eutirozë, antitrupat

anti-TPO janë gjendur në 10% të vizitave klinike të realizuara në rutinë gjatë shtatzënisë. Këto

femra kanë risk për të zhvilluar disfunksion të gjëndres tiroide pas lindjes. Ai karakterizohet nga

hipertiroidizmi kalimtar, i cili përcillet (tek 5 deri 9 për qind e femrave që janë pozitive për

antitrupin).

Page 15: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

15

2.3. Sëmundjet e gjëndrës paratiroide

Megjithëse sëmundjet e gjendrave paratiroide janë të rralla te femrat në moshën e riprodhimit,

hiperparatiroidizmi gjatë shtatzënisë mund të çojë drejt zhvillimit të pankreatitit akut, drejt krizave

hiperkalcemike dhe toksemisë. Vihet re një incidencë e rritur e lindjes së parakohshme dhe e

hiperkalcemise neonatale në qoftë se nivelet e kalciumit të nëna janë të larta. Në qoftë se është e

nevojshme, mund të realizohet në mënyrë të sigurt paratiroidektomia gjatë tremujorit të dytë.

Hipoparatiroidizmi trajtohet me analogë të vitaminës D, doza e së cilës mund të nevojitet që të

rritet për të ruajtur vlerat normale të kalciumit gjatë shtatzënisë. Nivelet e kalciumit duhet të

monitorohen në mënyrë të rregullt gjatë gjithë shtatzënisë, të paktën çdo tremujorë.

2.4. Sëmundjet e gjëndrës mbiveshkore

Diagnoza e sëmundjes së gjendrës mbiveshkore shpeshherë vonohet gjatë shtatzënisë. Tumoret e

gjëndrës adrenale janë shumë të rralla, por pasojat e tyre fiziopatologjike për nënën dhe fetusin

janë të tmerrshme. Te pacientet me feokromacitomë, hipertensioni mund të ngatërrohet me

hipertensionin e shfaqur në shtatzëni. Kjo gjendje duhet të menaxhohet me medikamente, ashtu si

në rastin e aldosteronizmit parësor, me ndërhyrje kirurgjikale pas lindjes.

Feokromacitoma rastësore mund të jetë familjare dhe si rrjedhim duhet të ofrohet depistimi i

fëmijes dhe i anëtarëve të tjerë të familjës për nivelet e matshme të kalcitoninës, për të dhënat e

neurofibromatozës, për sindromen Von Hippel Lindau, ose për zmadhimin e gjëndrës tiroide.

Gjithashtu është e rëndësishme që të merret parasysh depistimi për neoplazinë endokrine multiple,

të tipit 2, e cila shoqërohet me mutacionet RET dhe me mutacionet në gjenin përgjegjës për

sindromen Von Hippel Lindau.

Page 16: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

16

2.4.1. Sëmundja Addison

Sëmundja Addison diagnostikohet rrallëherë gjatë shtatzënisë, por mund të paraqitet si një krizë

adisoniene pas lindjes. Simptomat mund të lidhen me shtatzëninë ose me ndërlikimet e saj, duke

çuar në vonesën e diagnostikimit. Sëmundja konfirmohet me lehtësi nga matja e kortizolit

plazmatik, me anë të testit të shkurtër me sinakten dhe me anë të niveleve të hormoneve

adrenokortikotrope. Antitrupat ndaj enzimës 21 -hidroksilazë duhet të maten për të konfirmuar

natyrën autoimune të sëmundjes dhe të sëmundjeve të tjera autoimune.

2.4.2. Hiperplazia adrenal kongjenitale

Femrat me hiperplazi të rëndë adrenal kongenitale kanë përqindje të ulët të fertilitetit për shkak të

obligo-ovulacionit në saje të niveleve të rritura të androgjenëve. Konceptimi i suksesshëm kërkon

monitorimin e kujdesshëm endokrin dhe ndoshta nxitjen e ovulacionit. Problemet ndodhin gjatë

shtatzënisë të femrat me deficiencë të enzimës 21- hidroksilazë, me deficiencë të enzimës 11-

hidroksilazë dhe me deficiencë të enzimës 3 ß-hidroksisteroid dehidrogjenazës. Menaxhimi gjatë

shtatzënisë duhet të përfshijë zëvendësimin e përshtatshëm të steroideve adrenal dhe frenimin e

androgjenëve adrenal.

Page 17: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

17

3. QËLLIMI I PUNIMIT

Qëllimi kryesor i punimit ishte të vërtetohen se cilat janë sëmundjet endokrine në shtatzëni.

Qëllimet tjera gjithashtu ishin:

Rëndësia e përcjelljës së një shtatzënie dhe ikja nga komplikimet e lindjes, si dhe

Të paraqiten edhe masat parandaluese dhe pasojat në të porsalindur.

Udhëzimet për diagnostifikimin me kohë si dhe

Mjekimin me kohë të këtyre sëmundjeve.

Page 18: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

18

4. METODOLOGJIA E PUNËS

Punimi i temes se diplomës është punim i llojit të rishikimit të literaturës. Gjatë realizimit të

punimit materiali është marrë nga Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës

Fehmi Agani nga shfletimi i materialeve dhe librave që kanë të bëjnë temen tonë. Gjithashtu është

shfrytëzuar Biblioteka Kombëtare e qytetit të Gjakovës Ibrahim Rugova.

Page 19: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

19

5. DISKUTIMI

Menaxhimi i sëmundjeve tiroide gjatë shtatzënisë kërkon konsiderata të veçanta sepse shtatzënia

shkakton ndryshime të mëdha në funksionin e tiroides dhe sëmundja e mitrës së nënës mund të

ketë efekte negative në shtatëzëninë dhe fetusin. Kujdesi kërkon koordinim midis disa

profesionistëve të kujdesit shëndetësor. Shmangia e hipotiroidizmit të nënës (dhe fetusit) është me

rëndësi të madhe për shkak të dëmtimit të mundshëm të zhvillimit nervor të fetusit, rritjes së

incidencës së abortit dhe lindjes së parakohshme. Hipertiroidizmi i nënës dhe trajtimi i tij mund të

shoqërohen me probleme të rastësishme në funksionin e tiroides fetale. Sëmundja e autoimunit të

tiroides shoqërohet me të dy normat e rritjes së abortit, për të cilat përgjigja e duhur mjekësore

është e pasigurt në këtë kohë dhe tiroiditi pas lindjes. Duhet të kryhet citologjia e aspirimit të

gjilpërës për nodulet dominante të tiroidit të zbuluara gjatë shtatzanisë. Izotopet radioaktive duhet

të shmangen gjatë shtatzënisë dhe laktacionit. Ekzaminimi universal i grave shtatzëna për

sëmundjen e tiroides ende nuk mbështetet nga studime adekuate, por gjetja e rasteve të targetuara

ndaj grupeve specifike të pacientëve që janë në rrezik të shtuar mbështetet fuqimisht.1

Po ashtu është paraqitur se prezantimi klasik klinik i sindromës Sheehan në rreth 90% të pacientëve

është gjakderdhje e rëndë gjatë lindjes ose menjëherë pas lindjes; megjithatë, në më shumë se 10%

të pacientëve nuk mund të zbulohet asnjë ngjarje katastrofike. Mungesa e laktacionit pas lindjes,

amenorreja, humbja e flokëve ose dështimi i flokëve, anoreksia dhe të përziera, letargji dhe dobësi,

humbje peshe etj janë shenjat dhe simptomat tipike.2

1 Marcos Abalovich, Nobuyuki Amino, Linda A. Barbour et al- Management of Thyroid Dysfunction during

Pregnancy and Postpartum: An Endocrine Society Clinical Practice Guideline. The Journal of Clinical

Endocrinology & Metabolism.

2 Jorge H. Mestman, MD -Professor of Clinical Medicine, and Obstetrics and Gynecology, University of Southern

California, School of Medicine, Los Angeles, California (Vol 3, Chap 23; Vol 5, Chaps 34, 35), Endocrine Diseases

in Pregnancy.

Page 20: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

20

6. ABSTRACT

During pregnancy, the physiology of the mother and the fetus changes constantly. For example,

maternal estrogen concentrations increase and affect hepatic protein synthesis, and plasma volume

increases by more than 50 percent with further hemodilution. Endocrine diseases in pregnancy are

a big plus. Pituitary diseases include prolactinoma, acromegaly, cushing's syndrome, diabetes

mellitus and postpartum hypopituitarism. Hypothyroidism and hyperthyroidism are diseases of the

thyroid gland.

The main purpose of the paper was to determine what are the endocrine diseases in pregnancy.

Other goals were: The importance of following a pregnancy and escaping birth complications, as

well as presenting preventive measures and consequences for the newborn.

Managing thyroid diseases during pregnancy requires special consideration because pregnancy

causes major changes in thyroid function and maternal uterine disease can have adverse effects on

pregnancy and the fetus. Care requires coordination among some healthcare professionals.

Keywords: Pregnancy, endocrine diseases, nursing care.

Page 21: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

21

7. REFERENCAT

1. Badawy SZ, Marizale JC, Rosenbaum AE, Chang JK, Joy SE. 1997. The long term effects

of pregnancy and bromosriptine treatment on prolactinamas- Early pregnancy.

2. Garner PR.1998. Congenital adrenal hyperplasia in pregnancy. Seminars in Perinatology

22, 446-56.

3. SWARTZ, Mark H.Traktat i diagnozes mjeksore . 1989

4. Berek, Jonathan S. Gjinekologjia e Berek dhe Novak. [ed.] Blerina Cela Gentian Vyshka.

[trans.] Amanilda Dyrmishi.

5. Dacaj, Ramadan.Ndryshimet e metabolizmit të lipideve gjatë shtatzënisë. s.l.: Praxis

Medica, 2008. pp. 59-63.

6. Fiziologjia dhe biokimia klinike e shtatzënisë humane. Dragash: ALB-MED, 2014. p. 195.

ISBN 978-9951-460-21-7.

7. Rakel, Robert E. Traktati i Mjekësisë së Familjës. [ed.] Julinda Jaho, Elona Stafuka,

Mimoza Gjika Gentian Vyshko.

8. Marcos Abalovich, Nobuyuki Amino, Linda A. Barbour et al- Management of Thyroid

Dysfunction during Pregnancy and Postpartum: An Endocrine Society Clinical

Practice Guideline. The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism, Volume 92,

Issue 8_supplement, 1 August 2007, Pages s1–s7, https://doi.org/10.1210/jc.2007-0141.

Published: 01 August 2007.

9. Dr.sc. S.Sylejmani, Kanceri i gjirit. "ORBIS" Prizren.

Page 22: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

22

8. CV - KANDIDATEVE

Të dhëna personale

1.Mbiemri Halilaj

2.Emri Mirjeta

3.Nacionaliteti Shqiptare

4.Shtetësia Kosovare

5.Data e lindjës 02.12.1995

6. Gjinia Femër

7.Numri Personal 1243853059

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: +386 49 730 652

Adresa: Bec, rr.Musë Halili

Emaili: /

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e mesme e mjekësisë

Dega: Asistente e mamisë

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr.ID- së 150305045

Page 23: SHTATZËNIA DHE SËMUNDJET ENDOKRINE · 2 DEKLARATA E KANDIDATEVE Unë MIRJETA HALILAJ, dhe unë PRANVERA BERISHA deklarojm se kjo temë e Diplomës me titull: “SHTATZËNIA DHE

23

Të dhëna personale

1.Mbiemri Berisha

2.Emri Pranvera

3.Nacionaliteti Shqiptare

4.Shtetësia Kosovare

5.Data e lindjës 02.04.1995

6. Gjinia Femër

7.Numri Personal 1241244136

Të dhënat kontaktuese

Telefoni: +383 45 695 727

Adresa: Kramovik, Rahovec

Emaili: /

Të dhënat e kualifikimit

Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e mesme e mjekësisë

Dega: Asistente e mamisë

Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

Programi Mami

Statusi E rregullt

Nr.ID- së 150305043