shqipëria në fokusin e politikës italiane gjatë viteve ... · prof.as.dr.pranvera dibra dhe...

249

Click here to load reader

Upload: haxuyen

Post on 06-Jun-2018

304 views

Category:

Documents


20 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

DREJTIMI MARRЁDHЁNIEVE NDЁRKOMBЁTARE

Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve 1918-1928

Punim për mbrojtjen e gradës shkencore “Doktor i Shkencave”

Kandidati: Dashnor IBRA

Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Valentina DUKA

Tiranë, 2016

Page 2: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

© E drejta e autorit: Dashnor Ibra

Shkurt 2016. Ky punim shkencor është formatuar sipas kërkesave të Rregullores së

Universitetit të Tiranës. Për Organizimin e Programeve të Studimit të Doktoraturës

Page 3: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

II

Dedikuar familjes sime!

Page 4: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

III

FALENDERIME Asnjë prej nesh nuk arrin këtu ku është vetëm. Ndërkohë që ndihma e dikujt në këtë udhëtim është e qartë dhe kuptimplotë, njohja e saj është një pjesë e madhe e të kuptuarit të rëndësisë së të thënit: Faleminderit!

Harvey Mackay

Gjatë përgatitjes së tezës sime të doktoraturës kam patur mbështetjen dhe ndihmën e disa personave që sot dua t’iu shpreh mirënjohje të thellë. Falënderoj në mënyrë të veçantë udhëheqësen e kësaj teme Prof.Dr.Valentina Duka, pёr ndihmёn e treguar në realizmin e këtij punimi shkencor. Një tjetër falënderim i sinqertë shkon për Prof.As.Dr.Ilira Çaushi, Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe profesionalizëm më kanë këshilluar dhe orientuar për realizimin e një punim sa më cilësor. Dëshiroj tё falënderoj miqtё dhe kolegёt, pёr ndihmesën e madhe që mё kanë dhënë, pa mbështetjen e tё cilёve nuk do tё kisha njё orientim tё duhur pёr realizimin e kёtij punimi kërkimor. Së fundi, falënderim tё veçantё pёr familjen time pёr kurajën dhe durimin e treguar pёr realizimin e kёtij punimi.

Autori

Page 5: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

IV

PASQYRA E LЁNDЁS

Parathënie..................................................................................................................VII Hyrje.......................................................................................................................XXIV

KREU I PARË (I) QЁNDRIMI POLITIKO-DIPLOMATIK ITALIAN NDAJ ÇЁSHTJES SHQIPTARE NË VITET 1918-1919...........................................................................1 1.1. Qeveria e pёrkohshme e Durrёsit. Aksioni i delegatёve të saj nё Paris

dhe ndikimi Italian....................................................................................................1 1.2. Konferenca e Paqes e Parisit, çёshtja shqiptare dhe pozicionimi i Italisё.............27 1.3. Marrёveshja Tittoni-Venizellos dhe politika e jashtme e ministrit

Tittoni ndaj Shqipërisë............................................................................................31 1.4. Lёvizjet dhe objektivat italiane. Marrёveshja e Durrёsit.......................................37 1.5. Memorandumi i 9 dhjetorit 1919 dhe propozimet italiane

per zgjidhjen e çështjes shqiptare..........................................................................42 KREU I DYTË (II) SHQIPЁRIA NЁ POLITIKЁN E JASHTME ITALIANE TЁ VITIT 1920 47 2.1. Kontradiktat italo-jugosllave dhe kompromisi i Kryeministrit italian Nitti për

shkëmbimin e Fiumes me Shkodrën......................................................................47 2.2. Negociatat italo-jugosllave dhe Shqipëria.............................................................50 2.3. Kongresi i Lushnjës si reflektim i elitës politike ndaj qëndrimit Italian................57 2.4. Lëvizjet esadiste, qeveria e Tiranës dhe autoritetet italiane...................................64 2.5. Largimi i trupave italiane nga Shqipëria, revolta e Vlorёs....................................77 2.6. Negociatat dhe nёnshkrimi i Protokollit tё Tiranёs tё 2 gusht 1920......................19 KREU I TRETË (III) ROLI I DIPLOMACISЁ ITALIANE NЁ RIKONFIRMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR................................................................................................................107 3.1. Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombevedhe dualizmi italian........................107 3.2. Lidhja e Kombeve apo Konferenca e Ambasadorёve: çёshtja e zgjidhjes sё kufijve shqiptar .............................................................................114 3.3. Vendimet e Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921 dhe qёndrimi italian.............................................................................................117 3.4. Italia nё zbatimin e vendimeve tё Konferencёs sё Ambasadorёve dhe pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё..................................................................123

Page 6: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

V

KREU I KATËRT (IV) PAQENDRUESHMЁRIA E BRENDSHME E SHQIPЁRISЁ DHE AFRIMI ME ITALINЁ NË VITET 1924-1928......................................................129 4.1. Dualizmi italo-jugosllav dhe situata e brendshme nё Shqipёri............................129 4.2. Zogu sytё nga Italia. SVEA dhe Marrёveshja ekonomiko-tregtare.....................142 4.3. Marrëveshja Sekrete Ushtarake. Rritja e sigurisё sё ndёrsjelltё..........................154 4.4. Pakti i miqësisë dhe sigurisë (Paktit I-rё i Tiranёs). Hapi i parё për realizimin e projektit italian.......................................................157 4.5. Traktati i aleancës mbrojtëse (Pakti i II-tё i Tiranёs). Konsolidimi i ndikimit italian.............................................................................180 4.6. Roli politiko-diplomatik italian në vendosjen e monarkisë në Shqipëri...........204

PËRFUNDIME.........................................................................................................208 BURIMET DHE LITERATURA............................................................................218

Page 7: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

VI

PARATHЁNIE

Punimi i kёsaj doktorature merr në analizë politikën italiane ndaj Shqipërisë në vitet 1918-1928, dhe faktorët qё diktuan qëndrimin e saj. Në veçanti punimi shtjellon dhe analizon politikan e jashtme italiane ndaj çështjes shqiptare. Kёtu veçohen faktorё dhe ngjarje tё lidhura me situatёn ndёrkombёtare, si dhe situatёn e brendshme nё Shqipёri dhe Itali. Punimi hedh dritё edhe nё njëanshmërinё qё ka karakterizuar marrëdhënie italo-shqiptare, si rezultat i veprimeve ekspansioniste të Italisë e orientuar nё ballkan, ku fokusin kryesor e zinte Shqipёria.

Studimi trajton pikëpamjet e politikës italiane ndaj Shqipërisë si momente të pandara nga tërësia e ngjarjeve të ndodhura në arenën ndёrkombëtare. Vend të veçantë zënë ngjarjet e Konferencat më të rëndësishme të mbajtura gjatë kësaj periudhe, të cilat kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë dhe kanë diktuar ecurinë e qëndrimeve italiane ndaj çështjes shqiptare.

Kuptohet, të analizosh marrëdhëniet ndërkombëtare të kohës është shumë komplekse, por vëmendje e veçantë i është kushtuar analizave të atyre ngjarje ndërkombëtare që kanë lidhje me marrëdhëniet midis dy vendeve. Kjo analizë ka bërë të mundur të shpjegohet më qartë vendi që Shqipëria zinte në politikën Italiane gjatë vitet 1918-1928. Nё kёtё periudhё, Italia, si fuqi e madhe, ka zhvilluar një politikë të sajën në Ballkan, ku vëmendje kryesor i ka kushtuar padyshim Shqipërisë. Kjo lidhet me një sërë faktorësh si afërsia gjeografike midis dy vendeve dhe qëllimi për mbrojtjen e kufirit të saj përgjatë detit Adriaktik, duke filluar nga territori shqiptar, ndaj kërcënimeve të vendeve ballkanike (Serbi, Greqi) dhe të Fuqive të tjera (Francë, Rusi, Austro-Hungari). Pa dyshim që ky aspekt gjeopolitik i qëllimeve dhe objektivave parësore Italiane ndaj Shqipërisë duhet gërshetuar edhe me interesin ekonomik dhe resurset natyrore të Shqipërisë, ku rivaliteti midis shteteve të tjera nuk është i vogël. Për të realizuar qëllimin e strategjisё së saj, Italia vë në lëvizje mjetet diplomatike, të cilat të gërshetuara me vendimet politiko-juridike kanë plotësuar kuadrin e synimeve të saj.

Duhet pёrmendur edhe konteksti qё karakterizonte kёtё periudhё tё raporteve italo-shqiptare, pasi nga pikёpamja botёrore paraqitet si periudha e ndryshimeve të thella politike dhe ekonomike në botën, duke ndikuar me transformimet e shoqёrive tё ndryshme, ku si epiqendёr kishin frymёzimin e tyre pёr drejtёsi sociale, pavarёsi dhe vetvendosjen e popullit.

Marrёdhёniet italo-shqiptare janё analizuar nё punim tё ndёrthurura me politikat e ndjekura nga tё dyja vendet, por e përqendruar mё tepёr nё politikёn e jashtme italiane, duke e analizuar Italinё nga prespektiva e forcёs sё kёtij shteti të madh, nga zhvillimi ekonomik qё përfaqësonte, nga roli dhe pozicioni qё kërkonte tё merrte nё rrafshin e politikёs botёrore, si dhe pozicioni qё ajo mori nё politikbёrjen e shteteve të Fuqive tё Mёdha.

Siç shpjegohet nё kёtё punim, Shqipёria pёrbёnte pёr Italinё njё bazё strategjike pёr realizimin e politikёs sё saj tё zgjerimit, si urё kalimi e rëndësishme pёr tё depërtuar nё botёn orientale, por edhe si mburojё parandaluese ndaj rreziqeve qё mund ti vinin nga Adriatiku. Kёto motive e shtynin Italinё tё ndёrmerrte tё gjithё aksionet e mundshme pёr tё pasur nё orbitёn e saj Shqipёrinё, duke pёrdorur politikёn e mbrojtjes sё pavarёsisё dhe integritetit tё saj, herё duke kёrkuar pozicion tё privilegjuar aty, herё duke ndёrhyrё ushtarikisht pёr tu instaluar me forcё apo duke pёrdoruar strategjinё e penetrimit ekonomik. I gjithё ky aksion i Italisё ishte i menduar mirё, bazohej nё politikёn strategjike aftagjatё dhe pavarёsisht ndryshimeve tё shumta qeverisёse nё kёtё vend kishte vijimësi tё kёsaj strategjie, e cila, gjithsesi,

Page 8: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

VII

konsolidohej me ndёrthurje tё reja qё sillnin ngjarjet e kohёs apo ndryshimet gjeopolitik dhe gjeostrategjike nё kontektin global.

Nga ana e saj qeveritë shqiptare kishin interes pёr tё pasur nё krahё tё saj njё Fuqi tё Mёdha, si Italia, ku tё mbёshteteshin apo tё kёrkonin ndihmё pёr mbrojten e integritetit, pavarёsisё dhe sovranitetit tё Shqipërisë. Autoritete shqiptare kanё hedhur vështrimin ndonjёherё shumё larg tek shtete si Amerika, Anglia, Franca apo Gjermani, por qё pёrshkak tё largёsisё apo tё disinteresimit tё tyre, Shqipёria nuk arrinte tё kishte njё mbёshtetje tё vazhdueshme, por e kufizuar vetёm nё mbёshtetje sporadike, edhe pse hera herёs vendimtare pёr fatet e saj. Mbёshtetje nga vendeve fqinje ballkanike, si Greqia apo Jugosllavia, pёrjashtohej, pёrshkak se synimet e tyre ishin pёr copëtimin e territoreve shqiptare dhe pёr paqëndrueshmëri politike tё brendshme pёr realizimin e synimeve tё tyre lehtёsisht. Pavarёsisht se nё kontekstin e viteve qё punimi merr nё analizё, pёrshkruhet mbёshtetja qё Jugosllavia i dha Ahmet Zogut pёr tё ardhur nё pushtet. Kjo mbёshtetje, e cila u vёshtruar me frikё nga disa shtete dhe sidomos Italia, nuk do tё rezultojё efikase pёr synimet e qeverisё jugosllave pёr tё pёrdorur si vegёl tё saj A.Zogun, me qёllim realizimin pa pengesa tё planit tё saj nё Shqipёri. Nё kёtё prizёm autoritetet shqiptare janё gjetur heras nё pozicionin politiko-diplomatik, heras atë juridiko-politik pёr tё kёrkuar ndihmё dhe mbёshtetje tek Italia, e cila ka ditur tё shfrytëzoj me mjeshtёri situatën e rёndё ekonomike, pёrkeqёsimin politik, vёshtirёsitё financiare, problemet e pёrcaktimit tё kufijve, pёr tё vendosur protektoratin e saj nё Shqipёri. Objektivi i Italisë ishte penetrim i lirё në Shqipëri dhe pёr tu shtrirё mё pas lehtёsisht nё Ballkan e mёtej. Pavarёsisht kёsaj, Italia duhet konsideruar edhe si mbёshtetёsja mё pak e rrezikshme se vendet fqinje ballkanike, mё tepёr pro pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe pro pёrcaktimit tё kufijve tё Shqipёrisё ku tё pёrfshihen tё gjitha trojet shqipfolёse.

Në të njëjtën kohë analiza e studimit bёn tё qartё dhe njeh kontributin e vërtetë qё Italia ka luajtur në ndërtimin e ekonomisë, strukturës administrative, infrastrukturës rrugore dhe qёndrueshmёrisё financiare, duke i dhënë një qasje dhe një model tё ri zhvillimit modern dhe perspektiv tё Shqipёrisё. Pёr kёtё arsye Italia mund tё konsiderohet si aleatja mё e mirё e Shqipёrisё, por edhe si shfrytёzuesja e kёtij vendi, duke e pёrdorur pёr realizimin e interesave tё saj.

E reja nё kёtё punim duhet parё nё analizёn e dokumentave të shfletuara në arkivën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë. Analiza e këtyre dokumentave nga pikёpamja politiko-juridike dhe historiko-diplomatike, sjell kuadrin e plotё tё politikës italiane në dhe për Shqipërinë. Aty evidentohet pothuajse i gjithё kuadri i planeve politike italiane nё çёshtjen shqiptare, dhe sjell fakte tё pakontestueshme pёr tё kuptuar strategjinё e qeverisë së Romës nё raport me Shqipёrinё. Pa dyshim dokumentacioni në dispozicion, e pasur me materiale parësore, hedh dritё edhe në kontekstin e strategjisё italiane nё politikёn e saj ekspansionistike nё Ballkan.

Në lidhje me analizën historike, puna kёrkimore duhet kuptuar si një qëllim për ti dhënë një interpretim të plotë një periudhe të caktuar historike, por mëtë kufizuar, në aspektin e një analize juridiko-diplomatike, duke e parë në një këndvështrim të veçantë, atë të politikës së ndjekur nga Italia ndaj Shqipërisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve. E gjitha kjo duhet kuptuar si një përpjekje për të sistemuar në mënyrë organike një dokumentacion padyshim të rëndësishëm dhe për të kuptuar më mirë kuadrin e gjërë të politikës të ndjekur nga të dyja vendet.

Si është parë Shqipëria nga Italia dhe çfarë vendi ka zënë ajo në politikën e saj, ky është një aspekt thelbësor qё punimi ka si synim të shpjegojë. Analiza e kёsaj politike bën të mundur qё ky punim kёrkimor tё nxjerrë fakte që kanë ndikuar apo nxitur bashkëpunimin në fusha të ndryshme midis dy vendeve.

Page 9: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

VIII

Materialet qё janë konsultuar nё kёtё punim, nuk i ezaurojnë aspak burimet bibliografike dhe arkivore qё i pёrkasin kёsaj periudhe. Korrepondenca diplomatike rreth kёsaj periudhe ështё shumё e gjerë. Bazuar nё kёtё fakt i jam pёrmbajtur kriterit pёr tё seleksionuar ato burime qё kanё karakterin e aspekteve juridiko- diplomatike dhe politiko-historike. Hulumtimi i burimeve arkivore për periudhёn 1918-1928 është një mjet i rëndësishëm pёr tё paraqitur tablon e procesit tё raporteve midis Shqipёrisё dhe Italisё dhe të politikës së ndjekur nga kjo e fundit. Interesat e ndёrsjellta, largёsia e vogёl, rrjedha historike e ngjarjeve janë faktorё tё veçantë që meritojnë studim të mëtejshëm. Politika e ndjekur nga Italia, marrёdhёniet e dy vendeve tё datuara nga vendimet Ndёrkombёtare nëpërmjet nxjerrjes së akte juridike ndёrkombёtare apo nga Marrёveshje tё pёrfunduara midis dy vendeve, paraqesin thelbin e orientimit tё kërkimit dhe ndёrtimit tё kёtij punimi shkencor.

Hulumtimi i burimeve arkivore shqiptare dhe ato italiane tё pasura pёr kёtё periudhё, mjetet e kёrkimeve, verifikimet, kriteret, saktёsia e pёrdorimit tё tyre, i japin punimit vlerё tё shtuara dhe informacion tё pasur. Nga ana tjetër pёrdorimi i burimeve arkivore është paraprirë nga një studim i kujdesshëm i tyre dhё ёshtё pёrpunuar duke referuar prespektivёn e qartё juridike-institucionale dhe politiko-diplomatike të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Italisё.

Qasja ndërdisiplinore, e cila është dhe baza e këtij studimi përfshin metodat e shkencës juridike, të diplomacisë, të politikës dhe historisë. Punimi prek një sërë problemesh, në radhë të parë të karakterit të jashtëm, diplomatik, të cilat kam kërkuar ti shtjelloj gjatë punimit. Një vend të veçantë ka zënë pozita e Shqipërisë në strategjinë e përgjithshme politiko-diplomatike italiane. Janë trajtuar në këtë punim edhe planet e Italisë ndaj Shqipërisë, kontraditat e saj me vendet fqinje dhe Fuqitë e tjera të Mëdha për ndarjen e Shqipërisë. I gjithë ky veprim politiko-diplomatik i Italisë dhe kundërpërgjigjet e autoriteteve shqiptare në këtë fushë evidentohen qartasi në këtë punim me ndihmën e burimeve arkivore tё shtetit shqiptar dhe atij italian. Kёtu vlen tё pёrmenden Arkivat e Ministrisё sё Jashtme tё Shqipёrisё (A.MPJ) dhe Italisё (AIMAE), arkiva e Shtetit Shqiptar (AQSH), dokumentat diplomatike italiane (DDI), etj. Ky dokumetacion ka dhënë mundësinë të analizohen dhe të qartësohen mjaft ngjarje dhe probleme të rëndësishme të periudhës që janë edhe objekti i studimit. Punimi hulumton nxjerrjen e fakteve, raporteve diplomatike dhe analizave politik-ligjore pёr tё pasqyruar dhe argumentuar pikёpamjet e politikёs sё jashtme italiane ndaj çështjes shqiptare, si dhe tё faktorёve qё nxitёn afrimin e dy vendeve duke u zyrtarizuar me nёnshkrimin e akteve midis tyre gjatё periudhёs nё analizё.

Përveç dokumentave burimore shqiptare dhe italiane, studimi ështe trajtuar duke marrë në konsideratë dhe analizën e ditarëve dhe kujtimeve të botuara të disa autorëve, diplomatëve dhe aktorëve aktivë të asaj periudhe nga Italia dhe Shqipëria. Interesante janë edhe memorandumet, protestat, thirrjet, manifestimet e drejtuara qeverive të fuqive të mëdha, kongreseve ndërkombëtare, opinionit publik etj. Me kërkesën e ruajtjes së tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet e ekspansioniste të shteteve fqinje dhe nga vendimet ekstreme të Konferencave Ndërkombëtare. Këto botime dhe evidentimi i këtyre akteve, të nxjerra nga arkivat shqiptare dhe italiane, i kanë dhënë punimit një vlerë të shtuar duke e plotësuar më tej dhe duke nxjerrë në pah fakte të pakontestueshme. Për të tilla botime ditaresh, kujtimesh mund të përmenden: Aloisi P., Guriglia R., Lesona A., Sola U., Quaroni, P., Dako K., Salvemini, G., Vllamasi S., Ismail Kemal V., Rita T., etj.1 Me interes si burim parësor 1 Aloisi P., Diario, Albania, 1926; Guriglia R., Ricordi, Napoli 1950; Lesona A., Memorie, Firenze 1963; Sola U., Memorie (M.S.), 1938; Quaroni, P., Valisediplomatique, Paris 1958; Dako K., Shënime historike nga jeta dhe veprat e N.M. Tij Zogu i I-rë dhe populli i tij, Tiranë 1938, dhe Zogu i Parë,

Page 10: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

IX

janë përdour edhe vёllimet e pёrmbledhjeve tё dokumenteve nga lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar, si dhe dokumente të botuara nga komandat e ushtrisë italiane që vepruan në Shqipëri. Ky dokumentacion ka dhënë mundësinë e thellimit në mjaft probleme të rëndësishme të periudhës në studim të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe të qëndrimit të politikës italiane.

Interesi për të analizuar dhe shpjeguar politikën e jashtme italiane të fund shekullit XIX-të deri nё mesin e shekullit të XX-të kundrejt Ballkanit dhe Shqipërisë ka nxitur shumë autorë dhe grupe autorësh, që janë përpjekur të ndriçojnë këtë periudhë nëpërmjet studimeve të tyre. Ka pasur një numër të madh autorësh që janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe tërthorazi me politikën e jashtme të Italisë në Ballkan dhe ndaj Shqipërisë. Ndër këta autorë më të rëndësishmit mbeten A.Martelli, P.Bondioli, A.Roselli, G.Salvemini, L. Salvatorelli, P.Pastorelli, A.Giannini. Këta autorë në botimet e tyre janë prirur duke zbukuruar politikën e qeverisë së Romës ndaj Shqipërisë. Ka ndër këta autorë që mohojnë qëllimet e pushtimit Italian të Shqipërisë dhe i japin këtij pushtimi karakterin e shtetit mbrojtës të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të integritetit të saj kundrejt monarkive të vendeve ballkanike fqinje. Kёta autorё kanё analizuar marrëdhëniet italo-shqiptare në dritën e dokumenteve arkivore, pothuajse, vetёm ato italiane, pa arritur tё analizojnё burimet arkivore shqiptare, pasi ndoshta gjuha ka penguar deri diku hulumtimin e kёtyre dokumenteve. Kjo ka sjell sigurisht qё këndvështrimi i kёtyre autorёve përsa i përket politikës së jashtme italiane tё jenё në pozita të diskutueshme lidhur me objektivitetin historik, për shkak të subjektivizmit të lidhur ndoshta vetёm me hulumtimin e arkivave tё njёanshme, ndoshta pёr shkak tё kombësisë sё këtyre autorëve apo edhe e lidhur me periudhën në të cilën ata kanë shkruar. Tek kёta autorё gjenden edhe shenja nacionalizmi nё interpretimet qё i bёjnё aspekteve kryesore tё ngjarjeve qё prekin marrёdhёniet midis dy vendeve (Italisë dhe Shqipërisë). Kritika e këtyre autorëve ndaj çështjes shqiptare është e përqendruar jo ndaj politikës dhe qeverisë italiane, por ndaj disa ministrave që drejtonin dikasterin e Punëve të Jashtme të Italisë, të cilët sipas tyre me veprimet dhe vendimet që morën ishin edhe faktori kryesor hera-herës i konfliktit midis dy vendeve. Pra këta autorë italianë trajtojnë politikën italiane ndaj Shqipërisë në vitet 1912-1928, si një politikë vetjake të ministrave të Punëve të Jashtëm të Italisë dhe jo si politikë e forcave politike e klasore që sundonin në Itali e që këta ministra të jashtëm përfaqësonin. Këta autorë i kanë veshur akteve ndërkombëtare dhe veprimeve të ndërmarra nga Italia, të cilat edhe pse dhunonin pavarësinë dhe integritetin shqiptar, karakterin mbrojtës ndaj shtetit shqiptar nga rreziqet e copëtimit të jashtëm dhe rolin ndihmues ndaj popullit shqiptar. Spekulohet nga këto autorë edhe me gjendjen ekonomike dhe shoqërore të vendit dhe lëvizjet e masave popullore ndaj pushtueseve, duke i paraqitur si “anarkike”, “banditizëm”, “armiqësore”. Ky qëndrim kishte si qëllim të hidhte poshtë luftën për liri dhe demokraci të masave popullore pa dallim fetar kundër shtypjeve politike dhe ekonomike të pushtuesve të ndryshëm, si dhe përpjekjen e tyre për mbrojtjen, konsolidimin dhe përparimin e shtetit të pavarur shqiptar. Edhe në ato raste kur këta autorë përmendin Lëvizjen Kombëtare të popullit shqiptar, mohohen veprimet e

Mbret i Shqipëtarëve, Tiranë 1937; Salvemini, G., Musolini diplomatico (1922-1932), Bari 1952; Vllamasi S., Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë 1995; Ismail Kemal V., The Memoirs of Ismail Kemal Bey, edited by Sommerville Story, with a preface by William Morton Fullerton, Londër 1920. Përkthyer në gjuhën italiane “Ismail Kemal Vlora e l’Indipendenza dell’Albania-1912, Memorie”, traduzione di Nermin V.Falaschi e l’integrazioni storiche di Renzo Falaschi, Roma 1992; Rita T., Terenzio Tocci mio padre (Ricordi e pensieri), Cosenza 1977.

Page 11: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

X

pavarura të tyre dhe jepen më tepër si të nxitura nga jashtë, nga vendet që rivalizonin me njëri-tjetrin për ndarjen e Shqipërisë.

Midis autorëve italianë ka nga ata që fshehin qëllimet e Italisë me vendimet e marra nga Traktati i fshehtë i Londrës të 26 prillit 1915, ku u’a ngarkojnë copëtimin e Shqipërisë tre fuqive të Antantës duke u përpjekur të lehtësojnë qeverinë e Romës nga përgjegjësia. Sipas tyre diplomacia italiane shpëtoi nga ndarja e Shqipërisë atë që mund të shpëtonte. Një pjesë e tyre shkojnë edhe me tej duke mohuar qëllimet pushtuese të Italisë ndaj Shqipërisë, por e vënë atë edhe në rolin e fuqisë që kishte interesa për mbrojtjen e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të tërësisë territoriale nga copëtimi prej monarkive ballkanike fqinje.

Pavarёsisht kёtyre faktorëve që kanë ndikuar në paraqitjen e raportimit të ngjarjeve, kёto autorё kanё dhënë një kontribut të rëndësishëm mbi rolin e veçantë që kishte Shqipëria në politikёn e jashtme Italiane dhe tё marrëdhënieve tё instaluara midis dy vendeve.

Ndёr autorёt e huaj qё kanё shkruar, po ashtu, për politikën e jashtme italiane kundrejt Ballkanit dhe Shqipërisë, janё edhe B.Fischer, G.Zamboni, Neke M.Schmidt, I. Swire. Këta autorë janё pёrpjekur tё shpjegojnё etapat e rëndësishme të angazhimit të Italisë në problemet ballkanike dhe në zgjidhjen e çështjes shqiptare nё veçanti. Duke qenё asnjanёs nё lidhje me zonën e studimit, kёta autorё, kanё qenё mё objektiv nё lidhje me analizёn e raportit italo-shqiptar. Në analizën e tyre një vend të veçantë ka zënë edhe përpjekja e popullit shqiptar dhe lufta e tij për ngritjen e shtetit shqiptar dhe për mbrojtjen e vendit dhe të drejtave të tij. Por tek studimet e tyre autorëve shfaqen mungesa të elementeve burimore parësore duke mos arritur të thellojnë hulumtimin e detajuar të arkivave italo-shqiptare. Kjo ka sjell edhe mungesёn e zbardhjes tё disa ngjarjeve, tё cilat kanё qenё thelbёsore nё vijimin e marrёdhёnieve italo-shqiptare apo qё kanё pёrcaktuar vetë kёto marrёdhёnie.

Pёrsa i pёrket autorёve shqiptarë si P.Milo, A.Puto, I.Ushtelenca, M.Cami, V.Duka, etj, kanё dhёnё kontribut tё rёndёsishёm nё analizёn e ngjarjeve tё periudhёs qё punimi ka marrё nё analizё (vitet 1912-1928), dhe kanё nxjerrё fakte thelbёsore të bazuara nё burimet arkivore shqiptare dhe tё huaja, duke sjellë aspekte me vlerë në punimet e tyre. Megjithatë, studimet e tyre edhe pse kanë shtjelluar gjendjen ndërkombëtare dhe të brendshme të Shqipërisë gjatë viteve në studim, nuk kanё pasur nё fokus marrëdhëniet italo-shqiptare dhe pёr kёtё arsye ata i kanё prekur marrёdhёniet midis kёtyre dy vendeve tё shkёputura si ngjarje të kohës, por pa u thelluar nё to. Ndёrsa autori qё ka shkruar pёr marrёdhёniet itali-shqiptare ёshtё A.Cici. Ky autor ёshtё ndalur gjerёsisht nё periudhёn 1920-1934 tё marrёdhёnieve midis dy vendeve që i përket edhe periudhës midis dy luftërave botërore. Ai ka sjellë të dhëna të rëndësishme për luftën politike dhe përplasjet diplomatike të shtetit shqiptar e sidomos për interesin në rritje të Italisë për Shqipërinë. Autori ka ndjekur me vëmendje çështje që kanë lidhje me marrёdhёniet midis dy vendeve dhe i ka parë në kontekstin e marrëdhënieve edhe me shtetet e tjera të rajonit ballkanik, duke mos i ndarë nga konteksti dhe ngjarjet e tjera ndërkombëtare.

Punimi i doktoraturës paraprihet nga parathënia dhe hyrja. Përmes hyrjes është dhënë një historik i shkurtër i marrëdhënieve italo-shqiptare, duke prekur ngjarjet më spikatëse të këtyre marrëdhënieve në prag të pavarësisë së shtetit shqiptar në vitin 1912 dhe deri në Kongresin e Durrësit, duke vijuar më tej me ndarjen e punimit në katër (4) krerë, që ndjekin aspektin kronologjik të ngjarjeve të këtyre marrëdhënieve midis dy vendeve në këndvështrimin e politikës së ndjekur nga Italia. Në përfundim të punimit paraqitet pjesa e konkluzionit dhe bibliografia.

Page 12: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XI

Kreu i parë, “Qёndrimi politiko-diplomatik italian ndaj çёshtjes shqiptare në vitet 1918-1919” është konceptuar në 5 nënçështje dhe trajton politikën diplomatike Italiane dhe qëndrimin e saj ndaj çështjes shqiptare gjatë viteve ’18 - ’19. Këto vite janë të mbushura me shumë enigma rreth ecurisë së zgjidhjes së kësaj çështje, ku kulimin e ka me Konferencёn e Ambasadorёve 1919. Pjesa më e madhe e trajtimit e zë veprimtaria e kёsaj Konference, qёndrimet italiane kundrejt çështjeve që lidhen me Shqipёrinё, si dhe kalvari i gjatё i veprimtarisё sё qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit nё mbrojtjen e pavarёsisё, integritetit dhe sovranitetit tё Shqipёrisё. Roli thelbësor i kёsaj qeverie është padyshim lobimi qё ajo bёn nё kancelaritё e Fuqive tё Mёdha, për zgjidhjen e çështjes shqiptare me drejtësi dhe në respektim të parimeve të shprehura nga Presidenti Amerikan Wilson. Kjo qeveri humbet pak nga autonomia e saj, pasi struket nën mburojën e qeverisë italiane, hera-herës të jep përshtypjen se drejtohet apo nxitet nga ajo. Megjithatë, strategjia e kësaj qeverie ishte deri diku efikase pasi kishte kuptuar se pa mbështetjen e një Fuqie të Mëdha, që në këtë rast ishte Italia, nuk do të kishte sukses objektivi i vendosur dhe nuk do të dëgjohej zëri i saj në arenën ndërkombëtare. Këtu është për tu përmendur edhe efekti që pati faktori i brendshëm shqiptar: si dhe sa ndikoi qëndresa politike dhe lëvizjet e masave popullore shqiptare të armatosura, si dhe e rretheve patriotike në veprimet politike dhe ushtarake të vendeve të huaja, veçanërisht të Italisë.

Në Konferencën e Paqes së Parisit, e cila u hap më 18 janar 1919, çështja shqiptare, edhe pse nga mё të ndërlikuarat, do të trajtohet pak, në shtojcë ku trajtohet çёshtja greke apo mbi atё Adriatike dhe në veçanti në lidhje me përcaktimin e kufirit ndërmjet Greqisë dhe Mbretërisё tё sapo formuar serbo-kroato-sllovene. Në këtë kuptim, ajo (Shqipёria) ishte menduar tё shpërbëhej, për të zgjidhur problemin e Serbisë pёr daljen në det dhe kërkesat në lidhje me territoret e jugut për Greqinё. Në një situatë të tillë ishte e pamundur qё aspiratat shqiptare tё mbizotëronin mbi ato malazeze, serbe, greke apo italiane, dhe pёr kёtё arsye kërkesat e delegacionit shqiptar në Paris të udhëhequr nga Turhan Pasha dukeshin tё parealizuara dhe qё nuk do tё kishin sukses qё nё fillim. Nё fakt delegacioni shqiptar kёrkonte vetёm njohjen formale ndërkombëtare tё Shqipërisё, pasi si shtet kushtetues me kufijtë e saj, ajo ekzistonte që nga viti 1913.

Shqetësimi kryesor i Fuqive të Mëdha në Konferencën e Paqes ishte parandalimi i kontradiktave midis kërkesave dhe aspiratave italiane dhe ato serbe, duke i siguruar një dalje në det jugosllavёve dhe vendosjen e italianёve nё pozicion tё tillё për të pasur sigurinё nё Adriatik.

Në kontradiktat italio-serbe mbi Shqipërisë një rol me rëndësi të madhe duket se ka ushtruar edhe një herë Esad Toptani. Serbia fillon ta përdor për të kundërshtuar ndikimin italian në territorin shqiptar, pavarësisht se ai i ishte afruar në të njëjtën kohë edhe Italinë. Nga mesi i korrikut 1919 komanda italiane e Vlorës ishte në dijeni të përgatitjeve për lёvizje të gjerë, e cila kishte si qёllim diskreditimin e çështjes shqiptare para Konferencës sё Paqes dhe për të vënë politikën italiane nё pozitё të vështirë në lidhje me këtë çёshtje.

Koloneli Fortunato Castoldi, një ekspert i delegacionit italian në Konferencën e Paqes dhe Ministёr Fuqiplotë (nga marsi 1920 komisionar i lartë në Shqipëri), pasi kishte takuar liderin shqiptar (Esatin) e akuzoi atë si filo-serb dhe i deklaroi se po luante lojëra kundër Italisë, si në Paris dhe në Shqipёri, duke i kujtuar Esat përfitimet e marra nga italianët në situata tё ndryshme. Esat Pasha përpiqej të pastronte veten nga akuza e mosmirënjohjes dhe i deklaroi mirënjohje Qeverisë Italiane si dhe u tregua i gatshëm të kalojë përsëri në krah tё Italianёve duke qenё gati dhe në mbështetje të veprimeve që do të ndërmerrnin italianët. Esati nё thelb kishte si qëllim

Page 13: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XII

për të rimerrte pozicionin e vjetër në Shqipëri dhe ishte i gatshëm të ndiqte çdo rrugë pёr tё arritur kёtё qëllim. Problemi i tij kryesor ishte fakti se kishte kundër shumicёn e popullsisë shqiptare, ku bёnte pёrjashtim vetëm krahina qendrore e vendit. Veprimet e tij ishin tё bazuara në disa elementё, përkrahës dhe të punësuar nga ai, duke u bazuar nё fonde tё ardhura nga shtete tё ndryshme qё kёrkonin shёrbimin e tij nё mbёshtetje tё interesave tё tyre, dhe nёse do të ndёrpritej kjo ndihmё financiare, aktivitetet e tij do të pushonin krejt dhe nuk do të kishin sukses. Prandaj interesi i Esatit ishte arritja e një marrëveshje me Qeverinë italiane, e cila do të fshinte dyshimet për veprime armiqësore ndaj saj. Ky ishte qëllim primar nisur nga frika që ekzistonte se mund tё arrihej një marrëveshje midis Italisë dhe Serbisë për fatet e Shqipërisë, e cila mund tё minonte rolin e saj për pretendimet qё kishte nё Shqipёri.

Autoritetet italiane nuk tregonin për këtë arsye mё paqartësi pёr Esat Toptanin. Italia në fakt vazhdon të mbështesë interesat e saj, duke mos përjashtuar nga ana e saj mundësinë e miratimit tё lёshimit strategjik në disa zona për të pasur dhe fituar përparësi në zona të tjera. Në këtë kuptim, duke lejuar Kongresin e Durrësit për tu mbledhur dhe për të zgjedhur një qeveri të përkohshme dhe delegacionin e drejtuar nga Turhan Pasha si zёdhёnёse e popullit shqiptar nё Paris.

Pika më kryesore e këtij kreu fillon me nënçështjen e parë, e cila lidhet me Marrëveshjen Tittoni-Venizellos. Kreu i delegacionit italian dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Tittoni, në datën 23 qershor 1919, vendosi strategjinë politike qё duhet të ndiqte Italia, e cila kishte në thelb zgjerimin e vërtetë italian në Shqipëri, duke pasur si prioritet zotёrimin e Vlorës. Por ai shkon më tej duke qenë në favor të dhënies së Epirit tё Veriut (Shqipërinë e Jugut) Greqisё dhe pёrfundon Marrëveshjen Tittoni- Venizelos (29 korrik 1919), me anё të cilёs jo vetëm që siguron mbështetjen greke - para Konferencës së paqes – pёr pretendimet italiane në lidhje me mandatin mbi Shqipërinë, sovranitetin mbi Vlorë dhe rrethina e nevojshme për mbrojtjen e saj, por edhe atë të aleatëve (ose të paktën ky ishte qëllimi), në momentin në të cilin aspiratat greke kishin përkrahjen e tyre më energjike2.

Në fund të fundit Ministri i Jashtëm Tittoni rishfaq politikën e ndarjes, tipike e Ministrit tjetër paraardhës të jashtëm San Giuliano, e kundërshtuar ose më pak e pranuar nga Ministri tjetër pasardhës të jashtëm Sonnino (ishte me shumë për të mbajtur vetëm Vlorën dhe hinterlandin e saj).

Dёshira pёr pavarësi e shqiptarёve, në fakt, në katër vitet e konfliktit botëror ishte rritur së tepërmi për shkak të kushteve të vështira të skajshme gjatë kësaj periudhe lufte. Kjo e bën edhe më të vështirë arritjen e konsensusit tё autoriteteve italiane të ndodhur në Shqipëri për zbatimin e direktivave të politikës së qeverisë së Romës. Pakti italo-grek edhe pse realizoi disa nga objektivat italiane për tu marrë vesh me grekët për kontrollin e ngushticës sё Otrantos, reflektohet krejtësisht si kundër produktiv, pasi irritoi dhe tjetërsoi shqiptarët të cilët kishin besuar dhe shpresuar mbrojtje nga italianët.

Marrëveshja e tij me Eleftherios Venizelos, për më tepër, përveçse rrit kontradiktat e marrëdhënieve me popullatën shqiptare, kthehet në mosbesim edhe nga fuqitë fituese, të cilat kishin vendosur tashmë të kufizonin fushën e veprimit të Italianëve. Memorandumi anglo-franko-amerikane i 9 dhjetor 1919 në lidhje me çështjet territoriale italiane është në fakt një lloj ultimatumi për Italinё, e cila ka për qëllim të përcaktojë, por edhe të kufizojë, pretendimet, me anë të cilës Konferenca e Parisit lejonte ndarjen e Shqipërisë. Nё fakt memorandumi siguronte aneksimin e

2A. Giannini,L’Albania dall’indipendenza.....,vep.cit.,f. 78-79. Dok. VIII, Marrëveshja Tittoni-Venizelos (29 korrik 1919), f. 248-251.

Page 14: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XIII

Vlorës dhe ishullin Sazan nga Italia, lёshimin e rrethinёs sё Gjirokastrës, Greqisё, dhe lejen për ndërtimin e një hekurudhe në veri të Shqipërisë, Mbretërisë serbo-kroate-sllovene. Elementi kryesor i të gjithë memorandumi ishte mandati italian, i cili prej disa muaj kishte krijuar një sër tensionesh midis Fuqive tё Mёdha. Memorandumi deri diku njihte pavarësinë e Shqipërisë, edhe pse jo tё plotё, dhe i bëhej referencë mandatit në aspektin e shërbimeve dhe domosdoshmërisë, duke e vendosur Italinë, si e vetmja ndёr Fuqitё e Mёdha, qё për arsye ekonomike dhe gjeografike mund të udhёhiqte administratën shqiptare. Memorandumi nuk ishte tjetër sesa kompromis i Fuqive të Mëdha në kurriz të integritetit shqiptar duke kënaqur vendet fqinjë (Itali, Greqi, Serbi) dhe duke kërkuar në këtë mënyrë të ruante ekuilibrin e forcave. Nё bazё tё kёtij memorandumi Italia ishte e kёnaqur, pasi kishte marrё nё kompensim Vlorёn dhe krahinёn e saj. Ndёrkohё qё Jugosllavia nuk ishte e kёnaqur nga memorandumi pasi zgjidhja qё i jepte Fiumes, ishte nё favor tё Italisё duke futur nёn sovranitetin e saj mjaft territore tё banuara nga sllavёt. Pakёnaqёsia e Jugosllavisё kishte tё bёnte edhe me faktin qё nuk ishin shqyrtuar interesat e saj nё territoret shqiptare. Pёr kufijtё e Shqipёrisё, jugosllavёt pretendonin tё merrnin Shkodrёn dhe Shqipёrinё e Veriut duke kёrkuar tё vendoseshin nё pozitё mё tё favorshme se Italia. E gjithё lёvizja jugosllave ishte kundrejt Italisё, pёr ta vendosur atё nё tavolinё dhe pёr tё biseduar pёr fatet e kufijve midis dy vendeve dhe pёr kufijtё e Shqipёrisё. Nga ky qёndrim i palёs jugosllave del qartё se ishte e vёshtirё tё gjendej njё zgjidhje e pranueshme pёr tё dyja palёt nё konflikt (Italinё dhe Jugosllavinё). Për të sheshuar konfliktin midis dy vendeve, mё 13 janar 1920 u hartua përfundimisht kompromisi midis Lloyd-George tё Anglisё, Clemenceau tё Francёs dhe Nitti tё Italisё. Ky kompromis njihet ndryshe edhe si kompromisi anglo-franko-italian ose edhe si “kompromisi Nitti”, duke qenё se ky i fundit me propozimet dhe vendimin që mori, luajti rolin kryesor. Delegacioni jugosllav nuk pranoi kompromisin Nitti edhe pse ishte ushtruar shume presion nga ana e Anglisё dhe Francёs pёr ta pranuar. Ndodhur para kundёrshtimit amerikan dhe qёndrimit negativ jugosllav, Kryeministri italian Nitti propozoi njё plan tjetёr kompromisi nё datёs 14 janar 1920, i cili vinte theksin tek dhёnia e Fiumes njё statusi tё veçantё qytet-shtet tё pavarur dhe ajo tё kalonte nёn sovranitetin e Lidhjes sё Kombeve. Ndёrsa lidhur me Shqipёrinё e Veriut, e cila ishte paraqitur si kompensim ndaj rastit tё sovranitetit Italian mbi Fiume, u la siç ishte vendosur, pra kjo pjesё e Shqipёrisё do ti kalonte Jugosllavisё. Pala Jugosllave refuzoi edhe kompromisin e 14 janarit 1920 duke i dhёnё fund, gjithashtu, aspiratave praktike tё Jugosllavisё pёr pushtimin e tokave shqiptare tё Veriut. Kjo jo vetёm se nuk u realizua konferencё tjetёr pёr tё rimarr ndonjё vendim pёr Shqipёrinё, por edhe negociatat midis Romёs dhe Beogradit gjatё periudhёs sё Kryeministrit Nitti nuk do tё mund tё realizoheshim nё njё moment tjetёr. Fatet e Shqipёrisё nё bisedimet italo-jugosllave mbeten nё planin diplomatik tё diskutimit dhe bisedimeve dhe nuk u vendosёn nё praktike.

Pas presionit të Romës u prodhua, gjithashtu, një ndarje brenda delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes. Fraksioni i kryesuar nga Turhan Pasha ishte në favor të mandatit italian, ndёrsa fraksioni tjetër ishte i vendosur të mos lejonte politikën italiane tё ndёrhynte nё vend dhe mbronte pavarësinë e vendit, pavarësisht se vetё delegacioni ishte subvencionuar në thelb nga Italia. Kryesia e delegacionit shqiptar iu besuar Imzot Bumçit, Ipeshkopi katolik i Lezhёs, i cili edhe pse nuk përfaqësonte fraksionit e delegacionit shqiptar që ishte kundёr Italisë, kishte qëndrim të prerë ndaj çdo përpjekje për ndarje tё territorit shqiptar.

Page 15: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XIV

Në kreun e dytë, “Shqipёria nё politikёn e jashtme italiane tё vitit 1920”, e konceptuar në 4 nënçështje, hidhet dritë mbi politikën e jashtme italiane gjatë vitit 1920 dhe vendin që zë aty çështja shqiptare.

Të gjitha këto tregojnë se ishte duke u rritur dita-ditës kundërshtimi për praninë italiane në Shqipëri dhe kundërshtohej qё vendi ti besohej një mandati italian. Ndjenjat shqiptare u konfirmuan mё 28 nëntor 1919, kur Vlora shfaqi shenjat e para tё revoltёs dhe ku shqiptarët akuzonin policët italianë se kishin filluar të talleshin me ngjyrat kombëtare gjatë festimeve për përvjetorin e pavarësisë.

Reagimet e autoriteteve ushtarake italiane në Shqipëri, ndaj këtyre demonstratave, ishin kontradiktore midis tyre. Kështu, Gjenerali Settimio Piacentini, komandant i trupave Italiane në Shqipëri, dukej optimist, dhe besonte se përfitimet e sjella nga italianët ishin vlerësuar siç duhet nga populli shqiptar, ndërsa nga ana tjetёr, nënkoloneli Ettore Lodi (i emëruar pranё Qeverisё sё Përkohshme tё Durrёsit, dhjetor 1918-nëntor 1919) konsideronte situatën të rrezikshme dhe të hapur për surpriza të pakëndshme. Koloneli Castoldi, ndёrkohё, edhe pse ndante mendimin e Lodit, ishte i bindur se gjendja nuk ishte aq komprometuese sa Italia tё mund të mos realizonte qëllimet e saj.

Kёshtu, kur Nitti dhe Tittoni paraqesin çështjen e administrimit tё përkohshёm që t’i kalonte autoriteteve shqiptare - në mënyrë që të kufizohej rritja e tensioneve dhe kënaqej krenaria shqiptare - është i njëjti Koloneli Castoldi që propozoi për ti lënë qeverisë sё përkohshme tё Durrësit (Marrëveshja e Durrësit e datës 20 gusht 1919) tё gjithë funksionin administrativ (me juridiksion mbi të gjithë territorin e pushtuar me përjashtim të pjesёs pёrreth Vlorës), duke emёruar nё krah tё saj një zyrtar tё lartë italian. Qeveria shqiptare në territorin e pushtuar nga trupat italiane, do të ushtrohej nga zyrtarë shqiptare dhe italiane, tё parёt tё drejtuar nga qeveria shqiptare, tё dytёt nga Komandanti i trupave italiane në Shqipëri (me kompetencë dhe veprim të qeverisë brenda kufijve të zonёs sё përcaktuar)dhe nga Komisioneri i Lartë Civil Italian. Tё dy drejtuesit italian ishin nёn direktivёn e drejtpërdrejt të Ministrisë sё Punëve të Jashtme Italiane. Komisioneri do të kishte në thelb një funksion kontrolli dhe ndihme në lidhje me qeverinë e Përkohshme shqiptare, duke përfaqësuar qeverinë italiane.

Rezultati përfundimtar, megjithatë, edhe një herë ishte larg nga sa pritej nga Italianёt dhe kur skema administrative filloi tё zbatohej, armiqësia nga ana e shqiptarët nuk ndalohej, pёrkundrazi rritej nё mёnyrё intensive. Arrihej kёshtu, pavarësisht vetos italiane, të thirrej Kongresi Kombëtar i Lushnjës (21 janar - 9 shkurt 1920), njё nga veprimet kryesore në historisë shqiptare. Kuvendi i Lushnjës, në fakt, shënon momentin kur zgjimi kombëtar i popullit shqiptar kishte arritur kulmin e tij. Ky Kuvend shpallte pavlefshmёrinё e delegacionit shqiptare qё përfaqësonte vendin në Paris dhe tё Qeverisё sё Përkohshme tё Durrësit (e konsideruar si pro-italiane). Kuvendi hartoi një kushtetutë dhe emëroi një qeveri të re të përkohshme. Si kryeqyteti i përkohshëm u vendos Tirana dhe shqiptarёt u shprehen të gatshëm për të luftuar me gjithë fuqinë e tyre, nё mënyrë qё të drejtat tu njihen dhe pavarësia e integriteti territorial tё merrej në konsideratë, duke përjashtuar çdo mandat apo protektorat të huaj në vend.

Italia mirëpret kërkesën e bashkëpunimit me parlamentin e ri të zgjedhur dhe e mbështeste atё kundër lëvizjes esadista. Për më tepër, dëshira e Piacentini për të bërë Vlorёn një pozicion ushtarak i pakundërshtueshëm kompensohej nga lёvizja e ngadaltë, por e vazhdueshme e forcave shqiptare. Forcat shqiptare po përgatiteshin për sulmin vendimtar ndaj garnizoneve italiane. Qëllimi i tyre ishte vetëm largimi forcat italiane, ndërkohë që ishte reduktuar në

Page 16: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XV

minimum frika se mund të ndodhte ndonjë sulm serb ose grek çka do ta copëtonte përqendrimin e forcave shqiptare. Pikërisht me vendimin qё kishte marrё qeveria serbe pёr tё mos ndёrhyrё në punë e Shqipërisë në atë periudhë (qëllimi i saj ishte largimi i trupave italiane për ti hapur rrugë më vonë futjes së trupave të saj)dhe nga marrëveshja e arritur shqiptaro-greke me nёnshkrimin e protokollit tё Kapshticёs (15 maj 1920), me anё tё cilit tё dy vende siguronin njëri-tjetrin për mosndërhyrje.Një faktor tjetër i favorshëm ishte rënia e ministri Nitti që shёnonte edhe paqendrueshёrinё e politikës italiane gjё që u interesonte shqiptarët pasi kishin mundёsi pёr sulme kundër garnizoneve italiane. Aksidentet midis popullsisё shqiptare dhe ushtarakёve italian ishin shndërruar në revolta të hapur dhe u shndërruan më pas në një luftë të vërtetë në emër të çlirimit të Vlorës. Nё datёn 5 qershor 1920 shpërthen afёr Vlorёs njё kryengritje e vёrtetё midis dy focave tё armatosura italo-shqiptare, qё merr rrugë njё largim i mundshёm i trupave italiane nga Vlora. Vlora u kthye simboli i rezistencës popullore shqiptare dhe largimi i trupave italiane aty lidhej me qëndrimin e Qeverisё sё Tiranёs pёr tё shmangur copëtimin e territorit dhe ndalimin e zbatimit tё planeve tё Konferencёs sё Paqes sё Parisit. Lëvizja shqiptare merr edhe mbështetje ndërkombëtare dhe për më tepër klasat punëtore Italian organizojnë demonstrata dhe greva kundër imperializmit italian në Shqipëri.3

Me pak fjalë, edhe politika e jashtme e qeverisё Nitti - Scialoja për Shqipërinë, ishte e dështuar, e paaftë në nivel ndërkombëtar për të arritur marrëveshje me shqiptarët, me anë të cilës të siguronte zotërimin e Vlorës dhe në nivel lokal për të parandaluar zgjimin kombëtar shqiptar në luftë kundёr Italisë. Pastaj, me qeverinë Giolitit - Sforza, në qershor 1920, duket se më në fund vjen koha për të rënë dakord. Programi politik italian tani kishte ndryshuar: hapi i parë ishte heqja dorë e mandatit dhe hapi i dytë mbështetja për pavarësinë e Shqipërisë. Mbetej në pikëpyetje posedimi i Vlorës, por edhe kjo u la shpejt mënjanë. Rrethimi i Vlorës dhe largimet e përforcimeve italiane në Ankona tregojnë se ajo e kishte kaluar kohën e pretendimeve dhe ekspansionit ose zgjerimit. Filluan kështu tentativat që shpien në negociatat të cilat bindin qeverinë e Giolittit të nënshkruaj një marrëveshje miqësie italo-shqiptar më 2 gusht 1920, e quajtur edhe Protokolli paraprak i Tiranës. Me anë të këtij akti u njoh qeveria e re e Tiranës, ndërkohë që italianët pranuan tërheqjen e trupave të saj nga Vlora, por pa lëshuar ishullin e Sazanit. Denoncohet formalisht pakti Tittoni-Venizelos dhe pranohet pavarësia e Shqipërisë dhe integriteti territorial i saj.

Në këtë mënyrë marrëveshja shënon fundin e sundimit italian në Shqipëri, mes pakënaqësive të nacionalistëve italian dhe kënaqësisë së Greqisë, e cila oreksin për të pasur pjesë të territorit shqiptar e kishte lënë në gjumë, por siç do të tregojnë ngjarjet e mëvonshme do të zgjohej përsëri. Nga ana tjetër të kënaqura me largimin e Italisë nga Shqipëria ishte Franca, pasi ndihej e frikësuar nga hegjemonia italiane në Adriatik dhe Mbretëria serbo-kroat-sllovene, e cila ishte e gatshme për të rifilluar politikën pan serbe drejt Vlorën në përpjekje për të zëvendësuar pikërisht Italinë.

Shqipëria në vitin 1920 ishte ende larg një qëndrueshmërie politike dhe trazirat e reja apo ndryshimet e qeverisë mund të sillnin në çdo moment orientimin politik të shtetit të ri. Vendi mbetej ende i ushqyer nga ambiciet personale të tepruar dhe ku Asambleja Kombëtare nuk kishte fuqinë për të imponuar një formë përfundimtare qeverisjeje: monarkike apo republikane. Të dy partitë e mëdha konkurronin për pushtet, kështu partia “Populli” e njohur si toskët mysliman të jugut të Shqipërisë ishin me tendencat kundër ndikim italiane në vend, ndërsa partia “Aleanca Progresive” të përfaqësuar nga gegët në veri, kryesisht ishin të krishterë

3K. Frashëri, vep. cit., f. 212-213.

Page 17: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XVI

dhe mbështesnin të një politike afrimi me Italinë. Megjithatë toskët, më të fortë dhe më të organizuar, duket se afirmonin një forcë më të madhe në parlament kundrejt gegëve, të cilët ishin të ndarë midis tyre, të lidhur së tepërmi me kontekstin lokal dhe shpesh të motivuara nga interesa dhe ambicie personale. Pozicioni italian dukej i rrezikuar edhe në mesin e atyre popullsive të tilla si Shkodra, ku me italianët ishin më të lidhur.

E gjithë kjo situatë ishte gjatë muajt nëntor 1920, kur kishin filluar lëvizjet diplomatike për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe ku Italia, nga ana e saj, u detyrua (edhe pse nuk ishte dakort) të pranonte shtetin shqiptar në Institucionin ndërkombëtar të Gjenevës.

Kreu i tretë, “Diplomacia italiane dhe lëvizjet pёr sistemimin e çёshtjes

shqiptare në vitet 1921-1923”, përbëhet nga 4 nënçështje dhe pasqyron rolin e diplomacisë italiane në perspektivën e njohjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe konfirmimin e ekzistencës së saj si entitet ndërkombëtare me të drejta të plota, integritet dhe sovranitet sipas parimeve ndërkombëtare.

Pas përfundimit tё Luftёs sё Vlorёs dhe nёnshkrimit tё Protokollit paraprak tё Tiranёs me Italinё, qeverisё sё Tiranёs i dilnin pёrpara dy çёshtje qё kёrkonin zgjidhje nё politikёn e jashtme tё saj: rinjohja e statusit tё Shqipёri (si shtet i pavarur siç ishte njohur nga Ndёrkombёtarёt nё vitin 1913) dhe përcaktimi pёrfundimtar i kufijve (sipas kërkesave të shqiptarёve ose për rikonfirmim i kufirit të vendosur nё vitin 1913).

Asambleja e Lidhjes sё Kombeve, me seli nё Gjenevё tё Zvicrёs, i filloi punimet e para mё 15 nёntor 1920. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Fan Noli. Zyrtarizimi i kёrkesёs pranё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё kombeve, Z.Eric Drummond, u krye mё 12 tetor 1920. Kёrkesa u paraqit me anё tё njё letre tё qeverisё sё Tiranёs, e cila shprehte dёshirёn pёr pranimin e Shqipёrisё si anёtare me tё drejta tё plota nё kёtё Organizatё, duke pasur parasysh se kjo do sillte konsolidimin e paqes nё Ballkan. Pas kёrkesёs sё qeverisё sё Tiranёs, Sekretari i Pёrgjithshёm, Z.Drummond, nё përgjigjen e tij tё datёs 20 tetor 1920, kёrkoi qё tё paraqiteshin kёto dokumente:

1. kopjet autentike tё dokumentit me anё tё cilave Shqipёria ka shpallur pavarёsinё, pra statusin e shpalljes sё pavarёsisё;

2. kopjen autentike tё deklaratave me anё tё cilave qeveritё e vendeve tё ndryshme kishin njohur qeverinё shqiptare de facto ose de jure.

Kёrkesa e paraqitur nga autoritetet shqiptare dhe argumentet e paraqitura, pas kёrkesave tё Sekretarit tё Pёrgjithshёm, pёr tu pranuar nё Lidhjen e Kombeve u konsideruan tё rregullta dhe i’u nёnshtruan shqyrtimit. Lidhja e Kombeve pёr tё marrё nё shqyrtim çёshtjen shqiptare caktoi njё Komision tё posaçёm, i emёrtuar Komisioni V. Ky Komision krijoi njё nёnkomision, i cili do tё merrte nё shqyrtim krahas çёshtjes shqiptare edhe atё Bullgare. Mbi bazёn e raportit tё kёtij nёnkomisioni, Komisioni i V, i paraqiti Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve, nё datёn 6 dhjetor 1920, versionin e saj, pra raportin pёrfundimtar, lidhur me pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve. Raporti i paraqitur nga ky Komision trajtoi çёshtjen shqiptare nё 5 pika dhe u pёrmbyll me njё deklaratё tё pёrfaqёsuesit Italian. Ky raport, i cili u miratua me 13 vota pro dhe 8 kundёr, ishte negativ pёr Shqipёrinё edhe pse duhet thёnё se nё raport nuk jepej njё zgjidhje pёrfundimtare, pasi sipas Statusit tё Lidhjes sё Kombeve vendimarrja i takonte Asamblesё sё Pёrgjithshme. Deklarata e pёrfaqёsuesit Italian nё Komisionin e pestё (V), lidhej me njohjen e qeverisё, ku ai sqaronte se dёrgimi i njё ministri fuqiplotё nё Tiranё pёr zhvillimin e

Page 18: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XVII

bisedimeve pёr marrёveshjen e 2 gushtit 1920 (marrёveshja pёr pёrfundimin e Luftёs sё Vlorёs) nuk kishte kuptimin e njohjes. Ky qëndrim i Italisë dilte e qartë nga letra që, Ministri i Jashtëm italian, Sforza i dërgonte më datën 26 nëntor 1920, Kryetarit të delegacionit italian në Lidhjen e Kombeve, Tittonit, ku e sqaronte në lidhje me qëndrimin e qeverisë italiane për Shqipërinë. Pozicioni i Italisё nё lidhje me pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve ishte dualist, pasi ajo as nuk e favorizonte, por as nuk e pengonte. Pas qёndrimeve pozitive tё bёrё pёr pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve nga delegati i Afrikёs sё Jugut dhe tё Kanadasё, u shpreh pozitivisht edhe pёrfaqёsuesi britanik, Fisher, por edhe pёrfaqёsuesi Frances, Viviani, i cili nё Komisionin e V ishte shprehur kundёr. Qёndrim pozitiv pati edhe delegati Italian, Schanzer, duke theksuar se “qeveria e tij e kishte parё gjithmonë me liberalizëm çёshtjen e pranimit tё anëtarëve tё rinj nё Lidhje dhe se “tё frymëzuar nga kёto parime tё përgjithshme, ne i japim votёn tonё tё favorshme kёrkesёs pёr pranim tё Shqipёrisё”.

Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve, si njё shtet i pavarur, bёri qё tё zgjidhej statusi i saj përfundimtar dhe mbi kёtё bazё çdo vendim nё lidhje me Shqipёrinё nё tё ardhmen duhet tё respektonte kёtё parim.

Italia e përdori votën e saj pro pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve për qëllime e saj në të ardhmen në këtë vend, ku kishte si synim të arrinte pozicion të privilegjuar ekonomike-politike dhe ushtarake.

Pas pranimit në lidhjen e Kombeve, vijuan përçapjet e para pёr njohjen e qeverisё. Kështu, kryetari i delegacionit shqiptar pranё Konferencёs sё Paqes, M.Frashёri, me kёrkesё tё qeverisё shqiptare, dёrgoi letra për njohjen e qeverisë, Kryeministrit britanik Lloyad George, Kryeministrit francez Briand, Kryeministrit italian Sforza dhe atij japonez Hayashi, si dhe pёr tё vendosur marrëdhëniet diplomatike. Meqenëse, reagimet për njohje nuk ishin pozitive dhe as imediate, dhe nisur nga fakti se rreziku i kanosjes sё shkeljes sё kufijve nga ana e Greqisё dhe Jugosllavisё rёndohej gjithnjё e mё shumё, qeveria shqiptare vendosi tё lёvizte diplomatikisht. Pёrpjekjet e para ishin pёr tu marrё vesh direkt me qeveritё e dy vendve fqinje, por kёto pёrpjekje dёshtuan, pasi qeveritё e tё dyja vendeve nuk pranonin tё lёshonin pozicionet territoriale tё Shqipёriё qё kishin marrё. Ndodhur para kёsaj situate qeveria shqiptare kёrkon ta dёrgojё çёshtjen e kufijve pёr zgjidhje nё Asamblenё e Lidhjes sё Kombeve. Pala shqiptare ishte e mendimit qё çёshtja pёr t’i dhёnё zgjidhje pёrfundimtare kufijёve tё Shqipёrisё duhej shqyrtuar nё Kёshillin e Lidhjes sё Kombeve dhe jo nё Konferencёn e Ambasadorёve. Sipas tyre, Konferenca e Ambasadorёve merrej me zgjidhjen e problemeve midis tё fituarve dhe humbёsve nё luftё, ndёrsa Shqipёria kishte qenё gjatё luftёs vend asnjanёs. Pёrfaqёsuesi jugosllav kёrkonte korrigjimin e kufijve tё vitit 1913, ndёrsa pёrfaqёsuesi grek kёrkonte Epirin e Jugut (pra Korçёn dhe Gjirokastrёn). Tё dy pёrfaqёsuesit e kёtyre vendeve ishin nё unison nё qёndrimin e tyre pёrsa i pёrket vendimeve tё marra pёr kufijtё nё vitin 1913. Ata theksonin se kёto vendime nuk ishin nё fuqi dhe nuk mund tё kishin vlerё juridike. Pёrcaktimin e kufijёve duhet ta merrnin pёrsipёr Kёshilli i Lartё i Fuqive aleate ose Konferenca e Ambasadorёve, si pёrfaqёsuese e Kёshillit. Sipas tyre kёto organe kishin atributin kryesor ligjor pёr tё pёrcaktuar pёrfundimisht kufijtё e Shqipёrisё. Delegati anglez, Fisher, ishte i mendimit se pёr zgjidhjen e kufirit tё Shqipёrisё duhet tё merrej Konferenca e Ambasadorёve. Po tё njëjtën mendim kishte edhe delegati italian, Imperiali, i cili kërkonte qё shqyrtimin përfundimtar tё kufijve tё Shqipёrisё ta merrte pёrsipёr Konferenca e Ambasadorёve dhe kujtonte privilegjin qё Italia gёzonte nё Shqipёri.

Page 19: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XVIII

Ndodhur para fakteve tё paraqitura nё Këshillin e Lidhjes sё Kombeve lidhur me kompetencёn pёr shqyrtimin e zgjidhjes sё kufijёve tё Shqipёrisё, ai (Kёshilli), merr vendimin me anё tё njё rezolute, ku e “shikon tё paarsyeshme tё merrej me kёtё çёshtje, kur me tё ёshtё duke u marrё Konferenca e Ambasadorёve”. Pra pranohej nga Kёshilli, kompetenca pёr shqyrtimin e kёsaj çёshtje nga Konferenca e Ambasadorёve. Rezoluta e Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve paraqet disa pika tё tjera tё rёndёsishme siç ishin fakti se tё “tria palёve i kёrkohej tё mёnjanonin çdo akt qё mund tё pengonin vijimin e procedurёs”. Mbrojtja e popullit dhe kombit shqiptar, nё rezolutё, cilёsohej si “objekt i vigjilencës mё tё madhe nga ana e Kёshillit”.4 Gjithashtu, Asambleja e Lidhjes sё Kombeve miratoi edhe njё rezolutё ku parashikonte qё tё krijohej njё komision prej tre anëtarësh tё paanshëm, qё do tё shkonin nё Shqipёri pёr tё vëzhguar zbatimin e vendimeve tё Fuqive kryesore aleate dhe pjesëmarrëse, sapo vendimi tё merrej, dhe pёr tё hetuar trazirat pranё kufijve shqiptar.

Një nga pikat kryesore të këtij kreu është edhe analiza e vendimeve të Konferencës së Ambasadorёve të datës 9 nëntor 1921 në lidhje me Shqipërinë, si dhe qëndrimet e palës italianë aty. Konferenca e pёrbёrë nga përfaqësuesit e Britanisё sё Madhe, Francёs, Italisё dhe Japonisё vendosi qё çёshtja e kufijёve tё Shqipёrisё tё shqyrtohej nё punimet qё ky organizёm do tё zhvillonte nё fund tё qershorit 1921. U vendos dhe ngritja e njё komisioni ekspertёsh pёr tё mundësuar studimin paraprak tё çёshtjes.

Filloi shqyrtimi i pretendimeve: Qeveria e Tiranёs ishte pёr konfirmimin e integritetit tё pёrcaktuar nё vitin 1913, si mundёsia minimale qё duhet pranuar pёr Shqipёrinё, edhe pse me kёtё vendim tё 1913 kufijtё ishin coptuar dhe ndryshuar pёr keq nё krahasim me kufitё e Shqipёrisё tё vitit 1878. Qeveria jugosllave kёrkonte rishikim tё kufijёve tё vitit 1913 dhe mbajtjen e disa pozicioneve strategjike. Qeveria greke mbante qёndrimin e shprehur nё vijimёsi pёr tё pasur pjesё territoriale tё Shqipёrisё sё Jugut. Qёndrimi i qeverisё italiane ishte nё kundёrshtim me pretendimet greke dhe jugosllave. Italia, e cila kishte hequr dorё nga pushtimi i Vlorёs dhe tё mandatit mbi Shqipёrinё, duke u kufizuar me pushtimin e ishullit tё Sazanit, kёrkonte njohjen e interesave tё saj strategjike dhe ekonomike nё Shqipёri dhe pavarёsinё e Shqipёrisё nё kufijtё e përcaktuar nga Protokolli i Firencës së vitit 1913. Qeveria angleze pas disa lëkundjeve tё para lidhur me synimet greke mbi Gjirokastёr, u shpreh pozitive për vorio-epirin, ndёrsa pёrkrahu retifikimet nё kufirin e veriut, por jo aq sa ishte kёrkuar nga qeveria jugosllave. Qeveria franceze ishte po nё tё njёjtat linja me pikëpamjen angleze.

Pala italiane bёri propozimin e parё tё projekt-kёrkesёs sё saj dhe kёrkoi mbёshtjen e anglezёve. Kjo projekt-kёrkesё pёrbёhej nё katёr pika: 1. Aletatёt tё njihnin Shqipёrinё si shtet i pavarur 2. Ruajtja e pavarёsisё sё Shqipёrisё ishte me interes strategjik, politik dhe ekonomik pёr Italinё dhe për mbrojtjen e territorit të saj nga Adriatiku 3. Italia ka detyrёn tё vёzhgojё realizimin efektiv tё kёsaj iniciative dhe zhvillimin dhe konsolidimin e saj 4. nёse shqipёria do tё gjendet e paaftё, aleatёt do tё njohin Italisё tё drejtёn e njё veprimi direkt pёr tё ruajtur interesat e saj tё veçanta tё mbrojtjes nё Adriatik. Anglia nuk pranoi kёtё propozim, duke argumentuar se garancia Italisё i vjen nga nenet 10 dhe 11 tё Statusit tё lidhjes sё Kombeve, ku parashikohej mbrojtja e tё gjitha vendeve anёtare nё kёtё Lidhje nga njё sulm i jashtёm.

4A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.108-109.

Page 20: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XIX

Italia pas shumё tentativash pёr tu marrё vesh, propozoi njё projekt-kёrkesё tё dytё, e cila ndryshon nga e para duke shtuar “...aletatёt e njihnin Shqipёrinё si anёtare e Lidhjes sё Kombeve” dhe se “nё qoftё se pavarёsia e Shqipёrisё rrezikohej, pёr arsye qё nuk lidheshin me Italinё, aleatёt do tё merrnin masa pёr ta rivendosur atё nё pёrputhje me Konventёn e Lidhjes sё Kombeve”. Nё qoftё se kёto masa rezultonin joefektive, atёherё aleatet e njihnin qё Italia kishte tё drejtё tё ruante interesat e saj tё veçanta nё pёrputhje me situatёn diplomatike qё ekzistonte para se ajo tё merrte iniciativёn pёr tё siguruar pavarёsinё e Shqipёrisё. Franca mbёshteti kёtё propozim-kёrkesё tё Italisё, ndёrkohё qё Anglia ende hezitonte ta mbёshteste edhe pse kёrkonte tё mbante raporte tё mira me Italinё.

Pas kёtij vendimi, Italia kёrkoi dhe insistoi ende duke bёrё reflektime tё tjera pёr ndryshimin e projekt-deklaratёs pёrsa i pёrket pozicionit tё saj nё Shqipёri. Anglia, vazhdonte argumentimin kundёr kёrkesёs italiane. Qeveria shqiptare nё kёtё rivalitet tё shfaqur midis Italisё dhe Anglisё ishte nё anёn e Anglisё. Kjo shfaqet hapazi nё letrat qё Koniza i dёrgonte Fan Nolit nga Londra, ku thuhej se “me ardhjen e Lloyd George nё politikёn e jashtme qёndrimi anglez ndaj Shqipёrisё ёshtё mё pozitiv” dhe se “po tё anojmё me koncesione ekonomike nё favor tё Italisё, do tё pёrkeqёsonim raportin me Anglinё, tek e cila duhet tё mbёshtetemi dhe tё kёrkojmё mbёshtetjen e saj pёr fatet e kombit tonё”.5

Vendimi i 9 nëntorit 1921 të Konferencë së Ambasadorëve ripohojë vijën e kufirit të përcaktuar nga Traktati i Londrës më 1913, me disa ndryshimet territoriale në veri dhe verilindje të Shqipërisë. Me vendimin e 9 nёntorit 1921 merr fund zgjidhja pёrfundimtare e çёshtjes shqiptare. Me kёtё vendim pёrfundojnё edhe peripecitё e shumёllojshme tё saj, tё cilat ishin kёrcёnuese pёr integritetin, pavarёsinё dhe qeverisjen e vendit. Vendimi kishte edhe njё pikё tjetёr, ose e thëne ndryshme një vendim-deklarate e dytё, qё kishte tё bёnte me pretendimet strategjike tё Italisё dhe pozicionin e veçantё qё i jepej asaj. Me kёtё vendim tё kёsaj deklarate, pozita e veçantё e Italisё nё zhvillimet eventuale rreth Shqipёrisё njihej zyrtarisht nga tre Fuqitë e tjera që drejtonin Konferencën e Ambasadorëve, Britanisё sё Madhe, Francёs dhe Japonia.

Kёrkesa dhe këmbëngulja e diplomacisё italiane pёr tё pasur kёtё pozicion tё veçantё nё Shqipёri nё raport me fqinjёt e tjerё, lidhej me interesin qё ajo shfaqte dhe nga strategjia qё ajo ndiqte. Interesi i Italisё lidhej ngushtё me interesin Shqiptar nё kёtё periudhё. Shqipёria kёrkonte tё njiheshin kufijtё e saj tё vitit 1913, si dhe tё garantohej funksionimi normal i qeverisjes sё saj, si shtet i pavarur dhe tё zhvillohej ekonomikisht, ndёrsa Italia kishte nevojё tё siguronte mbrojtjen e saj nё pjesёn e Adriatikut, si dhe kёrkonte tё shfrytёzonte potencialin ekonomik tё Shqipёrisё. Pikёrisht duke bazuar nё kёtё interes respektiv, doli evidente edhe mbrojtja qё Italia i jepte Shqipёrisё brenda kufijёve tё saj tё viti 1913, si dhe mbёshtetja qё ai i jepte integritetit, sovranitetit dhe qeverisjes shqiptare. E gjitha kjo pёr tё mos lejuar qё ndonjё shtet tjetёr tё merrte territoret shqiptare, duke u bёrё njё rrezik pёr sigurinё e vetё Italisё.

Nga autorёt italian si A.Giannini, A.Roselli, P.Pastorelli, F.Jakomoni, G.Salvemini, A.Baldacci, etj., theksohej se sigurimi i kufijve tё Shqipёrisё nga Italia “ishte njё sukses i rёndёsishёm pёr popullin shqiptar dhe njё siguri mё shumё pёr integritetin dhe sovranitetin e Shqipёrisё”. Ndёrkohё qё pёr autorёt shqiptar si A.Puto, V.Duka, M.Çami, A.Cici, P.Dibra, P.Milo, etj., kjo pozitё e veçantё e Italisё theksohej si njё lloj kujdestarie e Italisё mbi Shqipёrinё, edhe pse ajo kalonte

5AQSH, Dosja MJ, Raportet 1921-1922, nr.125.

Page 21: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XX

nёpёrmjet Lidhjes sё Kombeve. Autorё tё tjerё tё huaj si J.Sëire, B.Fischer, M.Herbert, Neke M.Schmit, G.Zamboni, etj., deklaratёn e shihnin si njё kёrcёnim ndaj integritetit tё vendit.

Italia nё çёshtjen e pёrcaktimit tё kufijve shqiptar ka kontribuar nё zgjidhjen e saj dhe pёr nё ripohimin e miratimit tё kufijve tё pёrcaktuar nё vitin 1913. Pa dyshim, si njёra nga Fuqitё e Mёdha, ajo do tё ishte vendimtare nё pёrcaktimin e kufijve tё Shqipёrisё dhe pa ndihmёn e saj ndoshta Shqipёria do tё ishte ndryshuar pёr mё keq. Italia duke ngritur problemin e integritetit dhe pavarёsisё sё Shqipёrisё si njё problem tё saj (tё sigurisё sё saj), bёri qё me forcёn e saj dhe autoritetin e saj ta mbronte atё nga rreziqet tё tjera qё mund tё vinin nga vendet fqinje apo shtete tё tjera. Pozita e veçantё qё i’u njoh Italisё mbi Shqipёrinё do tё ishte hapi i parё i njё raporti midis dy vendeve, i cili do tё pasohej me periudhёn vijuese me ndёrhyrje tё mёtejshme tё Italisё nё politikёn e brendshme dhe tё jashtme tё shtetit shqiptar.

Ndër pikat e vështira të këtij kreu është padyshim edhe trajtimi që merr çështja e zbatimit të vendimeve tё Konferencёs sё Ambasadorёve dhe pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё. Pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё i hapi rrugёn edhe njohjes sё qeverisё shqiptare. E para e bёri hapi Britania e Madhe, e cila njohu qeverinё Shqiptare si de jure dhe de facto. Tё njёjtёn veprim bёnё edhe Italia dhe Franca. Vendimet pёr njohjen e qeverisё shqiptare de jure nga kёto vende i hapёn rrugёn njohjeve nga vende tё tjera. Vendimi i 9 nёntorit 1921 nuk mund tё kishte sukses nёse nuk do tё zbatohej nё terren pёrcaktimi i kufijёve. Kёshtu qё nis puna pёr zbatimin e vendimit. Kёtu lindin edhe problemet e para apo pengesat kryesore pёr zbatimin e vendimit. Kjo lidhej me faktin e vështirësive qё kishin vendet fqinje si Greqia dhe Jugosllavia pёr tё pranuar përcaktimin e kufijve tё Shqipërisë sipas vendimit tё marrё nё Konferencёn e Ambasadorëve.

Kreu i katërt, “Paqëndrueshmëria e brendshme e Shqipërisë dhe afrimi me Italinë në vitet 1924-1928”, ndahet në 5 nënçështje dhe paraqet tablonë më të qartë të qëndrimit të politikës të Italisë ndaj Shqipërisë, duke prodhuar nënshkrimin zyrtar të disa marrëveshjeve, të cilat sollën afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me Italinë.

Në këtë kre konfirmohet dhe konsolidohet synimi i Italisë për të mos hequr dorë nga territori shqiptar (sidomos Vlora dhe hinterlandi i saj), duke përdorur gjatë kësaj periudhe (1922-1927) jo vetëm strategjinë ushtarake, por edhe politikën diplomatiko-ekonomike. Ky gërshetim i strategjisë italiane do të sjellë rezultatin e mirëpritur, atë të “lidhjes së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare me Italinë në fushat të ndryshme”. Penetrimi i Italisë në Shqipërisë gjatë kësaj periudhe do të përkonte me ardhjen në pushtet në Itali të fashizmit, drejtuar nga Mussolini, ndërsa në Shqipëri do të jetë ardhja në qeverisje e epokës Zogu.

Ky është edhe Kreu ku analizohen interesat ekonomike e politike të Italisë por edhe të vendeve të tjera ndaj Shqipërisë. Në dhjetor 1922, në krye të qeverisë shqiptare do të zgjidhej Ahmet Zogu, i cili do të gjendej shpejt para një situate të vështirë ekonomike, por edhe në një situatë ku fqinjët vazhdonin shantazhet e tyre për të shkëputur sadopak pjesë të territorit shqiptar. Ndodhur para kësaj gjendej, Zogu bën apel për paqe me fqinjët, në respektim të integritetit dhe sovranitetit të secilit vend, si dhe bën thirrje për ndihmë në drejtim të vendit të tij. Kërkesat e Zogut për ndihmë nuk u morën parasysh nga Lidhja e Kombeve (ku Shqipëria ishte anëtare prej 1921), përgjigje negative dha edhe Jugosllavia. Ndërkohë që Italia e priti pozitivisht kërkesën e Zogu dhe nëpërmjet negociatave të dy vendeve u arritën disa Marrëveshje dypalëshe të rëndësishme në fushat ekonomiko-financiare, ku më e spikatura ishte nënshkrimi i Traktatit për Tregti dhe Lundrim midis dy vendeve. Megjithatë, Zogu do

Page 22: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXI

të ndihej i shqetësuar pasi presioni anglez për të favorizuar ata në fushën ekonomike në krahasim me Italinë ishte mbytës dhe e vendoste atë para këtij rivaliteti (italo-anglez) në vështirësi për zgjedhje.

Një vend të veçantë në vorbullën e këtyre interesave rivalizuese midis Fuqive të Mëdha apo shteteve finje ndaj Shqipërisë, merr trajtim të posaçëm edhe situata e brendshme në vend. Këtu duhet përmendur Revolucioni i qershorit 1924, ku Fan Noli erdhi në pushtet. Kjo lëvizje nuk pati mbështetje nga kancelaritë e huaja dhe nuk u prit mirë, përkundrazi qeveria e tij nuk u njoh dhe kjo krijojë hapësira për riorganizim dhe ardhjen në pushtet të Ahmet Zogut. Ardhja e tij në pushtet ishte e inskenuar nga Britania e Madhe, e mbështetur dhe e ndihmuar nga qeveria jugosllave. E lejuar nga Greqia lëvizja e trupave të organizuara të Ahmet Zogut nga kufiri i tyre në drejtim të territorit shqiptar. Këtu nuk mungoi edhe miratimi në heshtje që i bëri marshimit të trupave të Zogut duke u futur në Shqipëri nga territori jugosllav dhe grek, qeveria italiane, e cila përveç përpjekjeve të para duke paralajmëruar Jugosllavinë se duhet të respektonte deklaratën e përbashkët dypalëshe tё 13 dhjetorit 1924, pёr “mosndërhyrje” nё punёt e brendshme tё Shqipёrisё, lejojë dhe mirëpriti Triumfin e Legalitetit të Zogut, më 24 dhjetor 1924. Lёvizja e qeverisё sё Romёs ishte e vonuar, pasi ndёrhyrja e armatosur e Ahmet Zogut e mbështetur nga qeveria jugosllave ishte bёrё tanimё evidente dhe kishte ndodhur. Qeveria e Romёs ndejti indiferente ndaj kërkesave për ndihmë të Fan Noli. Ardhja e Zogut në pushtet kishte konsensus nga këto vende dhe figura e tij shihej si më pak e dëmshme dhe që rrezikonte më pak interesat e tyre në Shqipëri në krahasim më figurën e Fan Nolit. Ky i fundit me ardhjen në pushtet me forcë kishte shkelur sipas Fuqive të Mëdha parimet e demokracisë dhe sjelljet e tij kundër kundërshtarëve politik apo afrimi i tij me sovjetikët kishte prishur humorin e forcave të tjera që kishin shfaqur haptazi interesin e tyre në Shqipëri.

Në lidhje me qeverinё e F.Nolit autorё tё ndryshёm tё huaj si P.Pastorelli, A.Biagini, A.Giannini, B.J.Fischer, J.Swire, Neke M.Schmit, G.Zamboni, etj., nё analizat e tyre shprehen pozitiv pёr programin e kёsaj qeveri, por skeptik pёr zbatimin e saj dhe kritik pёr lëvizjen diplomatike dhe politike qё ndërmori Fan Noli. Ndёrsa autorёt shqiptare si Eqerem Vlora, A.Puto, M.Çami, V.Duka, I.Ushtenica, A.Cici.etj., nё analizat e tyre shprehen nga njё anё pozitivisht pёr qeverisjen e Nolit, pёr atё qё shpalosi në programin e tij. Këta autorë, gjithashtu, ngrenë lartë figurën e Nolit pёr rolin e rëndësishëm qё luajti nё mbrojtje tё kauzës shqiptare, por nga ana tjetër shprehen kritik pёr veprimet e tij si politikan.

Ballafaqime të kundërta ka midis autorëve italian dhe shqiptare në lidhje me qëndrimin që mbajti Italia për ardhjen e A.Zogut në pushtet. Kështu, autorët italian në analizat e tyre shprehen se Italia kërkoi të ishte neutrale dhe të mos ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë dhe këtë gjë i’a kërkoi edhe Beogradit (në respektim të deklaratës së përbashkët dypalëshe). Ndërkohë, autorët shqiptarë janë kritik në analizat e tyre ndaj Italisë, e cila, sipas tyre, nuk ndihmoi qeverinë e F.Nolit, pasi e kishte kuptuar se nuk kishte konsensus ndaj tij në Lidhjen e Kombeve, nga vendet fqinje (Serbi, Greqi), si dhe nga Fuqitë e Mëdha (Britania e Madhe dhe Franca). Po sipas tyre (autorëve shqiptar), Italia ishte lajmëruar dhe e dinte se A.Zogu po ndihmohej nga Serbia dhe Greqia, për të marshuar drejt Tiranës me qëllim rrëzimin e qeverisë së Nolit dhe marrjen e pushtetit, por kishte qëndruar “neutrale” duke mos ndërhyrë. Strategjia politiko-diplomatike e Italisë ishte fokusuar në arritjen e një marrëveshje me Zogun, sapo ai të vinte në pushtet dhe se në plan të parë ishte vendosur depërtimit ekonomiko-financiar në Shqipërinë, për të lidhur Shqipërinë dhe qeverinë e ardhshme të A.Zogut pas Italisë. Kjo do të konfirmohej edhe nga rrjedha e

Page 23: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXII

ngjarjeve që do të pasonin, ku e vendosnin Shqipërinë gjithnjë të lidhur dhe të varur me Italinë, në fushën ekonomik, diplomatike, politike dhe ushtarake.

Pikërisht Zogu, pavarësisht se ishte ndihmuar nga Jugosllavia dhe ndihej deri diku borxhli ndaj saj, kthehu krah dhe u drejtua nga Italia duke nënshkruar më 26 gusht të viti 1925 Paktin e fshehtë (sekret) ushtarak, i cili kishte si qëllim mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë ndaj sulmeve të mundshme të vendeve fqinje (sidomos ai Jugosllave).

Dy nënçështje të rëndësishme që trajton ky kre janë Pakti I dhe II i Tiranës, pakte të rëndësishme politiko-ushtarake të nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë në vitet 1926 dhe 1927. Përfundimi i këtyre Pakteve u shtynë edhe nga konvergjencat gjithnjë në rritje midis Italisë dhe Jugosllavisë, si dhe nga rekursionet provokuese të ndërmarra nga Jugosllavia në kufirin e Shqipërisë. Qeveria e Zogu mirëpriti nënshkrimin e Paktit të parë të Tiranës më 27 nëntor 1926 duke pasur si qëllim garantimin e integritetit territorial të vendit ndaj sulmeve të vendeve fqinje, ndërkohë që humbi disi sovranitetin e brendshëm dhe u kufizua në lidhje me veprimet e tij politiko-diplomatike, pasi i lëshoi këto në favor të ndërhyrjes italiane.

Nënshkrimi i paktit pati efekte dhe reagime në qarqe të jashtme. Kështu reagimi Jugosllav ishte i menjëhershëm dhe incidenti i Gjurashkovicit e vërteton më së mirë këtë. Ndërkohë që një forcë tjetër e Madhe siç ishte Franca reagon duke nënshkruar si reciprocitet dhe kundërpeshë traktatin me Jugosllavinë (11 nëntor 1927). Nga ana tjetër Anglia qëndroi indiferente dhe kërkoi të qëndronte neutrale ndaj rivalitetit italo-jugosllav në Shqipëri, pavarësisht se në heshtje mbështeti depërtimin politik italian në Shqipëri më tepër se atë jugosllav.

Ecuria e ngjarjeve dhe rivaliteti gjithnjë në rritje i Francës dhe Italisë në kontrollin dhe dominimin e hapësirave ballkanike, do të përshpejtonte edhe nënshkrimin e paktit të dytë të Tiranës i quajtur Pakti ushtarak italo-shqiptare i datës 22 nëntor 1927, i cili do të mbyllte shtigjet e Jugosllavëve për ushqyer oreksin e depërtimit të saj në Shqipëri. Ky pakt do ta lidhte më shumë qeverinë e Zogut me Italinë dhe do ta kthente atë në vendin e vogël me hapësira të vogla vendimmarrjeje, e cila nuk mund të ndërmerrte iniciativa pa miratimin e shteti të madh (ashtuquajtur edhe si vëllai i madh) italian. Suksesi i fashizmit dhe diplomacisë mussoliniane me nënshkrimin e këtij Pakti të dytë të Tiranës ishte e qartë dhe konfirmoi dështimin e kundërshtarëve të saj të momentit, atë franko-jugosllave, duke i penguar në realizimin e planit të tyre depërtues në Ballkan, sidomos në rrjedhën e bregut të Adriatikut të poshtëm (zona e bregdetit shqiptar).

Punimi përmbyllet me periudhën e kalimit të Shqipërisë nga sistemi Republikan në atë Monarkik, ku mbret kurorëzohet Ahmet Zogu. Padyshim që mbështetje e madhe për të arritur fronin Zogu e ka marrë nga Italia e Mussolinit. Ky i fundit mendonte se kalimi në monarki i Shqipërisë do të sillte stabilitet dhe qëndrueshmëri të regjimit të Zogut, i konsideruar nga Mussolini si figura kryesore që jepte garanci për të realizuar politikën e sigurisë të Italisë në Adriatik. Me mbështetjen e Romës, Zogu përgatiti terrenin për ndryshimin e regjimit në Shqipëri.

Page 24: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXIII

HYRJE

Historia e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë e ka origjinën e lashtë dhe daton në vitin 168 para Krishtit kur territori i Shqipërisë së sotme u bë një provincë e Perandorisë Romake deri në 395 pas Krishtit, pikërisht vitin që shënoi ndarjen e saj nga Roma dhe kalimin e saj në Perandorinë e Lindjes. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë rifilluan në shekullin e njëmbëdhjetë (XI) pёr meritё tё aktivitetit tregtar tё Amalfit dhe Venedikut dhe nё mёnyrё mё specifike, në shekullin e trembëdhjetë (XIII) pas martesës së Manfredit, nga fisi i Svevias në Sicili, dhe Helenёs, vajza e Michael II Angelos, Despotit tё Epirit, i cili kishte në zotёrim qytetet tipike shqiptare si Berati, Durrësi dhe Vlora, territore që mё pas u kaluan, bashkё me Mbretërinë e Sicilisë, Carlo d’Angio. Pas perёndimit tё dominimit anxholian (angioini), lidhja e Shqipёrisё me Italinë do tё vazhdonte. Kjo vihet re nё rastin e ndërhyrjes së Venedikut, e cila ishte thirrur nga disa dinasti shqiptare në fund të shekullit të katërmbëdhjetë (XIV) në mbrojtje të territorit të tyre nga rreziku i turqve otomanë ngaAzia e Vogël, tё cilёt kishin dalё fitimtar ndaj serbëve në betejën e Kosovës në vitin 1389. Por avancimi i Portës së Lartë përfshiu edhe pushtimin e Shqipëri, e cila rezistoi gjatё ndaj tyre duke mos lejuar tё pushtonin territoret shqiptare nga viti 1443-1467, nёpёrmjet organizimit tё Skёnderbeut, i ndihmuar edhe nga Venecia, Papat Pio II dhe Paolo II dhe Mbretëri i Napolit. Pushtimi qё turqia i bёri gjithё territorit shqiptar, nuk e ndёrpreu raportin natyral, shpirtërore dhe kulturore midis Shqipёrisё dhe Italisё. Urё lidhёse midis tyre do tё ishin edhe shqiptarët (tё quajtur arbёresh), të cilët tё ikur nga pushtimi i Perandorisë Osmane, kishin themeluar shumë koloni në Italinë e Jugut dhe Siçili.

Nga shekulli i nёntёmbёdhjetё (XIX), Shqipёria dhe Italia do tё merrnin pёrsёri raportet midis tyre, tё cilat do tё intensifikoheshin dhe pasuroheshin mёtej me kalimin e viteve. Interesi Italian pёr Shqipёrinё do tё ri-manifestohej fuqimisht me rastin e Kongresit tё Berlinit tё vitit 1878, ku Crispi (me origjinё arbёreshe) do tё ngrinte çёshtjen shqiptare dhe kёrkonte zgjidhje positive pёr tё.

Janë vitet e aleancës ballkanike kundër turqve dhe e Fuqive të mëdha, të cilat kishin filluar të mbështesnin këto vende kundër perandorisë otomane. Pas revolucionit xhonturk të vitit 1908, shqiptarët nën udhëheqjen e I.Qemalit kishin kuptuar se Perandoria Osmane nuk dëshironte shkëputjen e Shqipërisë dhe vendimet e marra nga autoritetet e kësaj Perandorie kishin filluar ti privonin Shqipërisë autonominë dhe shqiptarëve privilegjet që gëzonin prej shekujsh. Për këtë arsye ata (shqiptarët), të vënë përballë faktit që xhonturqit i mohuan kërkesat e tyre të paraqitura me anë të Memorandumit të Gërçës me 2 qershor 1911, me anë të Memorandumin e Sinjës të korrikut 1912 dhe të Vlorës të gushtit 1912, intensifikuan lëvizjen nacionaliste duke filluar kryengritjet e njëpasnjëshme. U bë e qartë për shqiptarët se pavarësinë duhej ta fitonin vetë dhe nuk mund t’ua dhuronte askush. Kjo ngjarje e rëndësishme ndodhi pikërisht në Vlorë, më 28 nëntor 1912, ku I.Qemali ngriti lart flamurin shqiptar duke shpallur zyrtarisht pavarësinë e vendit. Kjo solli ndryshime të rëndësishme në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare. Akti i pavarësisë kërkonte njohje ndërkombëtare, pa të cilën vlera e vetë aktit do të sfumohej. Pikërisht në këtë periudhë paraqitet roli aktiv i politikës Italiane, ajo kishte ndihmuar vendet ballkanike të përshpejtonin shpalljen e pavarësisë dhe të ndaheshin nga Perandoria otomane, kur i shpalli luftë Turqisë në Libi dhe me anë të kësaj kishte nxitur më tej shpërbërjen dhe rënimin e vetë perandorisë. Italia filloi të dalë nga neutraliteti dhe intensifikon politikën e saj pikërisht në Ballkan duke u përqëndruar në Shqipëri. Ajo do të gjente aty rivalen tjetër të madhe, Austro-Hungarinë. Çështja shqiptare fillon të marrë

Page 25: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXIV

konotacione të reja, me Italinë dhe Austro-Hungarinë që herë në konkurrencë me njëra-tjetrën dhe herë në bashkëpunim, kërkonin të gjenin zgjidhjen e çështjes shqiptare, por duke mos hequr dorë nga qëllimi i tyre hegjemonial në territorin shqiptar. Fatet e Shqipërisë morën kthesë të papritur dhe filluan të lidhen tashmë me qëndrimet e këtyre dy Fuqive të mëdha. Qeveria italiane bëhet më aktive dhe i popozon qeverisë austriake fillimin e një aksioni të përbashkët diplomatik. Qëllimi italian ishte realizimi i planit të saj në Shqipëri duke shmangur Austro-Hungarinë dhe duke vendosur veten në pozita dominuese dhe të favorshme. Plani italian kishte si qëllim vendosjen e Shqipërisë nën protektoratin e saj, dhe për këtë ajo kishte ngritur një strategji, e cila kishte si synim realizimin e këtij plani nëpërmjet përpjekjeve dhe angazhimit politik, diplomatik dhe ekonomik afat-gjatë. Pavarësisht se Italia kishte shfaqur tendenca për të mbrojtur tezën: “Shqipëria e shqiptarëve” dhe për këtë kishte marrë edhe konsensusin e Austro-Hungarinë, nga ku të dyja zotoheshin të mos e preknin Shqipërinë dhe të ruanin status quo e vendit, në thelb secila ruante rastin për të realizuar synimet e veta, atë të sundimit të vetëm në territorin shqiptar. Nisur nga qëllimet dhe objetivat e Italisë, duke parë edhe rolin aktiv që kishte filluar të ndërmerrte, fati i Shqipërisë do të merrte tjetër vëmendje dhe do të vendosej tashmë si çështje që kërkonte “zgjidhje” dhe për të cilën Konferenca e Ambasadorëve duhet të shprehej zyrtarisht. Në këtë kapitull një vend të veçantë zë roli dhe politika e jashtme italiane në vendimet që u morën për Shqipërinë në Konferencën e Ambasadorëve, e cila u mblodh më 17 dhjetori 1912. Në këtë Konferencë çështja shqiptare kërkonte zgjidhjen e tre aspekteve kryesore: statusin e Shqipërisë, organizimin e shtetit shqiptar dhe caktimin e kufijve. Me pëlqimin e qeverisë italiane nën drejtimin e Ministrit të Jashtëm Italian, Konferenca e Ambasadorëve më 29 korrik 1913, mori vendimin për të shpallur Shqipërinë “Principatë të pavarur, të trashëgueshme dhe neutrale, nën garancinë e Fuqive të Mëdha”. Roli i politikës së jashtme italiane nuk ndalet vetëm me këtë vendim, por shkon më tej duke u bërë njëra nga Fuqitë e Mëdha aktive e cila merret drejtpërdrejt me përpilimin dhe prezantimin e një projekti për organizimin e shtetit shqiptar duke pranuar krijimin e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) dhe vendosjen e tij në Shqipëri, i cili do të zëvendësonte qeverinë e Vlorës duke marrë të gjitha kompetencat në vend. Kjo do ta sillte trajtimin e çështjes shqiptare si problem ex nuovo duke hedhur poshtë vendimet e Kuvendit të Vlorës, i cili ishte për pavarësi të plotë dhe integritet territorial. Akti tjetër i vendimeve të Fuqive të Mëdha ishte vendosja në fronin shqiptar të një princi protestant siç ishte princ Vidi (Wied). Ardhja e një princi të huaj në krye të shtetit shqiptar kishte si qëllim vendosjen e garancisë dhe ekuilibrit midis vetë Fuqive të Mëdha, por rivaliteti pas ardhjes së tij në pushtet tregon të kundërtën. Dy Fuqitë e Mëdha Italia dhe Austro-Hungaria filluan një rivalitet të hapur dhe kjo solli rreshtimin e këtyre dy fuqive në mbështetje të kundërta të personaliteteve shqiptare në vend pas shpërthimit të konfliktit botëror. Italia mbështeste Esat Pashë Toptanin, pasi e konsideronte më të lehtë instaurimin e hegjemonisë së saj në Shqipëri nëse ky i fundit do të vinte në pushtet, si dhe mund ta përdorte në planet e saj të ardhshme në lidhje me Shqipërinë, ndërsa Austro-Hungaria prirej më shumë në mbështetje të princ Wied-it. Kjo do të ishte edhe situata në Shqipëri kur do të fillonte lufta e parë Botërore. Kjo luftë erdhi si pasojë e kontraditave ekonomike dhe politike e Fuqive të Mëdha që kërkonin të ndanin zonat e influencave. Çështja e parë që vihej në rrezik në këtë konflikt ishte neutraliteti i vendit, i shpallur nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve më 29 korrik 1913. Pjesë e trajtimit në këtë kapitull të parë është edhe

Page 26: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXV

pozita dhe roli i Italisë në Shqipëri gjatë dhe pas luftës së I Botërore. Janë vitet e një qëndrimi të turbullt të politikës së saj të jashtme. Ajo kishte shpallur neutralitetin në fillim të luftës, ndërkohë që zyrtarisht deklarohej se ishte pjesë e Aleancës Tripalëshe. Roma formuloi njё varg objeksionesh, lidhur me veprimet e aleatёve tё saj e sidomos tё Austro-Hungarinё. Italia do të dilte nga neutraliteti dhe akti i parë ishte aksioni ushtarak në Shqipёri, duke shkelur dhe vendimet e vitit 1913 tё miratuara nga Konferenca e Ambasadorёve. Pushtimi i Vlorës nga Italia, që për pozitën gjeostrategjike vlerësohej si kyçi i Adriatikut, u lejua nga Austro-Hungaria, e cila mendonte se duke i bёrё lёshime Italisё do ta lidhte me shumё me Aleancёn Tripalёshe, ndёrkohё njё aprovim tё veprimit të ndërmarrë nga Italia i vinte edhe nga Fuqitё e Antantёs që po ashtu kërkonin ta kishin Italinë në krahun e tyre aleat.

Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria ishte e paqёndrueshme politikisht brenda vendit dhe territori i saj u kthye një fushë beteje e interesave të shteteve ndërluftuese, të mëdha apo të vogla që ishin. Qeveria e Princi i Wied-it praktikisht u kufizua në autoritetin që ushtronte në Shqipëri, duke përfshirë vetёm Durrësin dhe Vlorën, ndërsa nё pjesёn qendrore tё vendit kishin shpёrthyer kryengritjet dhe qёndrimet armiqësore ndaj regjimit. Bandat greke vazhdonin të terrorizonin popullsinë në jug, ndërsa pjesa lindore e vendit vuante pushtimin e forcave serbe, të drejtuara drejt bregdetit bregdetit adriatik. Në tetor, rënia e Vlorës dhe e Durrësit shënoi fundin e principatës dhe Princi Wied largohet nga vendi. Esat Toptani, i cili më herët ishte larguar nga vendi, për shkak të mosmarrëveshjeve me monarkun, kthehet dhe e shpall veten kreu i qeverisë së përkohshme të Durrësit. Në këtë pikë, Italia filloi ta konsideronte seriozisht mundësinë e një ndërhyrje në territorin shqiptar6. Në Shqipërisë veriore dhe nё Shkodër, në fakt, mbizotëronin tendencat autonomiste dhe pikёrisht atje zhvillohet propaganda austriake, e cila mund të mbёshtetej tek fiset lokale për të kundërshtuar regjimin e Esad Toptanit dhe indirekt ndikimin italian në Shqipëri. Për Esati, në fakt, ndërhyrja italiane paraqiste të vetmen mundësi për të konsoliduar pushtetin e tij.

Vlora nga fillimi i konfliktit ishte e kërcënuar nga bandat greke dhe nё tetor 1914 Greqia nëpërmjet ushtrimit të forcave të organizuara mori rrethet e Përmetit dhe Gjirokastrёs. Ndodhur nё kёtё situatё edhe Italia shikoi mundësinё për të filluar pushtimin e saj. Një kompani e marinёs sbarkoi në ishullin Sazan mё 30 tetor 1914, ndërsa në dhjetor ishte radha e Vlorës, me pretekst pёr të sjellë ndihma për refugjatët shqiptarë. Menjëherë pas një kohe tё shkurtёr njё kolonë italiane vendosej edhe në Durrës duke u futur në qytet në datёn 19 të të njëjtit muaj7.

Kështu me mbarimin e luftës së parë Botërore nga shtatori i vitit 1918, Shqipëria ishte e pushtuar e gjitha nga ushtria italiane, ndërsa dy zonave ajo e Korçës ishte e pushtuar nga francezët dhe ajo e Shkodrës e pushtuar nga Serbët. Me mbarimin e luftës Shqipëria gjendej e coptuar politikisht dhe e rënuar ekonomikisht.

Kjo është periudha ku Italia do të dilte hapur me pretendimet e saj ndaj Shqipërisë duke mos fshehur qëllimin për copëtimin e saj. Dalja e Italisë në krah të Fuqive të Antantës do të sillte edhe përfitimet e saj të para që do të konkretizoheshin me përfundimin e një Traktati, i cili u nënshkrua më 26 prill 1915 në Londër dhe që njihej ndryshme me emërtimin “Traktati i fshehtë i Londrës”. Ky traktat diferenconte Fuqitë

6 Mund të shikohet dokumentacioni i AUSSME, E-8, b. 55, fasc. 1, Pasqyrë statistikore e Vlorës dhe Ishullit të Sazanit. Pushtimi i Vlorës. 7 Per një kuadër më të hollësishëm të pushtimit italian në Shqipëri gjatë Luftës së parë Botërore mund të shihet M. Montanari, Le truppe italiane in Albania (1914- 20 e 1939), Roma, Ufficio Storico dello Stato Maggiore dell’Esercito, 1978.

Page 27: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXVI

e Mëdha nga Fuqitë e Vogla dhe realizonte synimet hegjemoniale të këtyre të parave në kurriz të të dytave. Shqipëria prekej nga ky Traktat nga nenet 6 dhe 7, nga ku neni 6 parashikonte “sovranitet tё plotё italian mbi Vlorёn, mbi ishullin e Sazanit dhe mbi njё territor aq tё gjerё sa tё siguronte mbrojtjen e kёtyre pikave”, ndërsa neni 7 ishte mё fatal pёr Shqipёrinё, pasi parashikonte miratimin e Italisё “ku nё kёmbim tё disa tokave qё do ti shkёputeshin Austro-Hungarisё nё favorin e saj, ti linte dorё tё lirё dhe tё pranonte copёtimin e Shqipёrisё sё Veriut nga Serbia dhe Mali i Zi dhe tё Shqipёrisё sё Jugut nga Greqia”. Ndërkohë që pjesa e mbetur e Shqipёrisё sё Mesme do tё mbetej tё formonte njё “shtet tё vogёl autonom dhe neutral”, por nёn mbikqyrjen e Italisё dhe nёn pёrfaqёsimin e saj nё marrёdhёniet me jashtё.

Këto dy nene (6 dhe 7) nxjerrin nё pah strategjinё e pёrpiluar prej kohёsh nga ana e Italisё pёr planet e saj ndaj Shqipёrisё, tё cilat filluan tё pёrmbushen dhe realizohen vetёm gjatё Luftёs sё I Botёrore dhe me Traktatin e Fshehtё tё Londrёs.

Nga analiza e bёrё nё Dokumentat Diplomatike Italiane (DDI) rezulton qartё se Italia ёshtё iniciuesja e propozimeve tё parashtuara nё tryezё pёr coptimin e Shqipёrisё. Kёto propozime ajo i shtron para Fuqive tё Antantёs duke bashkёbiseduar dhe negociuar me ta pёr sistemimin e Ballkanit dhe tё Shqipёrisё nё veçanti. Ishte interesi i Italisё pёr tё pasur nё zotёrim Vlorёn duke e konsideruar si pozicion strategjik i veçantё pёr kontrollin e Ballkanit dhe detit Adriatik dhe Jon. Nё saj tё kёtij interesi, ajo lёshon dhe bie dakort sipas nenit 7 tё Traktatit tё Fshehtё tё Londrёs edhe për coptimin e Shqipёrisё.

Mbёshtetja e pavarёsisё sё Shqipёrisё nga Italia kishte mundёsi tё ishte plotёsisht e realizueshme në atë kohë, nёse ajo (qeveria e Romës) do tё kishte si objektiv të politikёs sё jashtme dhe tё strategjisё sё saj parimin e kombёsisё, por kjo nuk ishte në planet e saj strategjike. Autorët italianë kanë mbështetur tezën se Italia me Traktatin e fshehtë të Londërs kishte marrë vendimin më pak të dëmshëm për Shqipërinë. Kjo nuk vërtetohet pasi sipas hulumtimeve burimore të dokumentave të arkivave dhe nga analiza e situatës ndërkombëtare e asaj periudhe del e qartë se: nëse Italia do të kishte në planet e saj të mbёshteste pavarёsinё dhe mbrojtjen e territorit Shqiptar, nuk do tё arrihej nё konkluzionet dhe parimet negative në dëm të Shqipёrisё tё shpalosur nё Traktatin e fshehtё tё Londrёs. Italia kishte forcën e duhur të bënte këtë gjatë asaj periudhe, pasi kthesa e saj për të dalë nga neutralieti dhe pёr tё kaluar nga Aleanca Tripalёshe duke i’u bashkuar Fuqive të Antantёs, e bёnte Italinё privilegjuese pёr tё kёrkuar pavarёsinё e Shqipёrisё. Forcat e Antantёs ishin tё detyruara tё plotёsonin kёrkesat Italisё, nëse ajo do kërkonte me të vërtetë pavarësinë e Shqipërisë, si dёmshpёrblim tё bёrjes pjesё tё saj nё krah të kёsaj force aleate.

Kjo do tё ishte historia e raporteve qё do tё pёrfshinte tё dy vendet deri tek periudha e raporteve ku ёshtё pёrqёndruar punimi, duke paraqitur analizёn e raporteve tё kёtyre dy shteteve. Diskutimi i këtyre raporteve është i ndarë në faza të cilat janë komplekse në udhëtimin e zhvillimit të qwndrimit politiko-diplomatik tw Italisw ndaj çështjes shqiptare gjatw vitit 1918 deri në vitin 1928. Si një pikënisje, në fillim me periudhën 1918-1921, periudhë ku politika italiane varionetmes dy poleve, nga njëra anë tëndarjes sëterritoreve shqiptare dhe nga anën tjetër për pavarësinëe saj, porgjithmonëmenjëshkallë të lartë interesi, për të ndikuar ose për të mbrojturshtetin e vogëltëShqipërisë. Për periudhën në analizë dalin shumë pyetje të cilat kërkojnë trajtim dhe anlizë në këtë punim. Trajtimi dhe analiza e këtyre pyetje do të sjellin një kuadër më të qartë të marrëdhieve midis dy vendve, si dhe do të qartësojnë nëpërmjet burimeve dokumetare edhe qëndrimin politiko-diplomatik të Italisë në çështjen shqiptare. Pyetjet janë si vijon: Cili do të jetë qëndrimi i Italisë në Konferencën e

Page 28: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

XXVII

Paqes së Parisit 1919? Cili ishte ndikimi italian ndaj qeverisë së përkohshme të Durrësit dhe pse? Çfarë politike do të ndiqet Italia për Shqipërinë në kontaditat që pati në vitin 1919 me Greqinë dhe Serbinë? Po me Fuqitë e tjera të Mëdha si Britania e Madhe dhe Franca? Kush ishin faktorët që çuan në nënshkrimin e Marrëveshjes së Durrësit të datës 20 gusht 1919 midis Shqipërisë dhe Italisë? Çfarë solli Kongresi i Lushnjës dhe si lëvizi politikisht dhe ushtarikisht qeveria e Romës ndaj tij? Çfarë solli Lufta e Vlorës dhe a ndikojë ajo në ndryshimin e strategjisë dhe planeve të diplomacisë italiane kundrejt Shqipërisë? A ishte nënshkrimi i protokollit paraprak të Tiranës një arritje e lëvizjes çlirimitare shqiptare?

Periudha e dytë midis viteve 1921-1926, kur Shqipëria përshkruhet përgjithësisht me ndryshime të shumta politike dhe me shenjat e para të një transformit të thellë dhe rrënjësor të jetës shoqërore dhe ekonomike, ndërsa në Itali përkon me ardhjen dhe konsolidimin e fashizmit të Musolinit. Edhe pse kontaktet formale dhe informale mes dy vendeve, kishte rënë në një qorrsokak, ndryshimet e viteve të fundit do të sjellin në skenën politike aktorë, të cilët për më shumë se njëzet vjet do të diktojë sjelljen dhe shembjen e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Hulumtimi i dokumentacioneve të kësaj periudhe në studim nuk jep ide të qartë nëse Zogu nënshkroi një pakt sekret me Jugollavët duke i premtuar atyre, se me ardhjen në pushtet (ndihmuar nga ata), do ti jepte në këmbim territorin e Shën Naumin dhe Vermoshin.

Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte rrezultat i luftës çlirimtare e ndërrmarë nga shqipëtarët apo vendimarrje e Fuqive të Mëdha. Cili është roli i Italisë në këtë vendimarrje? Zgjidhja e kufijëve shqiptare do të ishte njëra nga temat e debatuara në Konferencën e Abasadorëve. Cili ishte vendimi që merr kjo Konferencë për kufijtë e Shqipërisë dhe çfarë qëndrimi mbajti Italia? Për të vazhduar më pas me periudhën 1926-1928, e cila është në fazën e hapjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si në aspektin e traktateve politike dhe ushtarake me dy traktatet e Tiranës, dhe institucioni ekonomiko-financiar me Bankën Shqiptare me kapital italian. Këto traktate kanë legalizuar ndërhyrjen italiane në Shqipëri, duke treguar se cilat ishin synimet e vërtetë të Italisë fashiste. A mori parasysh Zogu reagimet e vendeve të tjera me nënshkrimin e Paktit të parë të Tiranës? A ishte i vetëdishëm ai se me nënshkrimin e paktit do të futej në kthetrat e pakthyeshme të qeverisë së Romës? A projektoi Zogu futjen e invetimeve italiane në vend? Cili ishte vendimi që mori Zogu për nënshkrimin e Paktit të dytë të Tiranës? Çfarë arriti Italia me nënshkrimin e këtij pakti? Këto janë disa nga pyetjet që do të kërkojnë analizë dhe përgjigje gjatë trajtimit të punimit të kësaj peridhe në këtë punim. Roli i Italisë në shëndrimin e Shqipërisë në mbretëri është mjaft domethënëse, pse jo edhe përcaktues i shëndrimit të sistemit, i njohjeve të saj në arenën ndërkombëtare. Po ashtu përgatitja e terrenit politikisht dhe ekonomikisht për të zgjedhur A.Zogun si Mbret i shqipëtarëve ishte po një mbështetje e qeverisë së Romës.

Page 29: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje
Page 30: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

1

KAPITULLI I

QЁNDRIMI POLITIKO-DIPLOMATIK ITALIAN NDAJ ÇЁSHTJES SHQIPTARE NË VITET 1918-1919

1.1 Qeveria e pёrkohshme e Durrёsit. Aksioni i delegatëve të saj nё

Paris dhe ndikimi italian

Situata e Shqipёrisё para dhe gjatё luftёs sё I-rë Botёrore ishte e turbull dhe

kёrcёnohej ndarja e territorit tё saj, por mё problematike ishte vendimarrja dhe roli qё mori Italia pёr tё zgjidhur çёshtjen shqiptare nё Traktatin e Fshehtё tё Londrёs. Pёr kёtё arsye patriotёt shqiptar u organizuan dhe nxorёn si domosdoshmёri dhe qёllim kryesor krijimin e njё qeverie tё re shqiptare. Mehment bej Konica bashkё me Myfit bej Libohovёn mblodhёn nё Durrёs njё Asamble Kombёtare, pёr tё zgjedhur njё komitet ekzekutiv kombёtar.

Pas njё pune tё mirё dhe konsultative pёrgatitore, u vendos dhe u mbajt nё Durrёs, nё datёn 25 dhjetor 1918, njё Kongres kombёtar i kryesuar nga Turhan pashё Pёrmeti. Nё Kongres morё pjesё shumё delegatё, rreth 50 pёrfaqёsues, por munguan pёrfaqёsues tё disa krahinave siç ishin ato tё Vlorёs pёr shkak tё pushtimit italian apo ato tё Korçёs e Pogradecit qё ishin nёn pushtimin francez. Qeveria e Pёrkoshme qё doli nga Kongresi pёrbёhej prej 14 anёtarёsh. Kryeministёr u zgjodh Turhan pashё Pёrmeti. Kongresi mori njё vendim tё rёndёsishёm duke miratuar delegacionin shqiptar zyrtar, i cili do tё dilte nё mbrojtje tё vendit dhe do tё kёrkonte ti impononte Fuqive tё mbledhur nё Konferencёn e Parisit të vitit 1919, kёrkesat legjitime shqiptare lidhur me pёrcaktimin e territorit tё saj etnik dhe pavarёsinё e vendit.8

Qeverinё e Pёrkoshme të Durrësit e mbёshteste Italia, e interesuar tё kishte tё preferuarit e saj pёr ti pasur nё krahun e vet nё situatat qё do tё rrillnin mё vonё pёr vendimet ndaj Shqipёrisё. Italia kёrkoi dhe u angazhua pёr tё forcuar Qeverinё e Pёrkohshme nё mёnyrё qё ti hiqej mundёsia qё tё vinte nё pushtet Esat Pasa, i cili ndodhej nё Selanik dhe gёzonte pёrkrahjen e Francёs dhe Jugosllavisё.

Pёr Italinё, Jugosllavia ishte kthyer nё rivalin kryesor tё saj pёr Shqipёrinё, ndёrkohё qё rivalja historike austro-hungaria ishte tёrhequr nga pretendimet e saj duke qenё se kishte dalё e humbur nga Lufta e I Botёrore. Italia interesohej tashmё pёr Shqipёrinё duke patur parasysh qё ajo kishte njё pozicion strategjik tё tillё nё Adriatik qё kishte ngjallur interes pёr Italinё. Pёrveç kёsaj, Shqipёria ishte kthyer edhe njё vend ekonomik atraktiv pёr Italinё, pёr resurset qё ajo dispononte.

Qeveria e Pёrkohshme e Durrёsit nёpёrmjet Kryetarit tё saj Turhan pashё Pёrmeti nё prag tё pёrgatitjeve pёr Konferencёn e Paqes sё Parisit, i drejtohej me njё telegram Presidentit tё Amerikёs Wilson, ku kёrkohej pёrkrahja e tij dhe e Amerikës pёr Shqipёrinё, si popull dhe vend mё i vjetёr i gadishullit tё Ballkani, pёr tё drejtёn e pavarёsisё dhe integritetit tokёsor. Kёrkesa pёrmblidhte kёto pika: “a) tё pёrfaqёsohet Shqipёria nё Konferencёn e Paqes; b) tё ndihmohet nga Fuqitё e Mёdha aleate; c) tё

8 Valentina Duka, Historia e Shqipёrisё….., vep.cit., f.100-101.

Page 31: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

2

pёrfshihen brenda kufijёve tё atdheut tokat etnike tё grabitura nga fqinjёt sipas Konferencёs sё Londrёs 1913”.9

Delegacioni shqiptar pёrfaqёsohej nё Paris nga Turhan pashё Pёrmeti. Delegacioni kishte ide tё qarta dhe ishin tё mendimit qё çёshtja shqiptare ishte njё problem i zgjidhur dhe kёrkohej vetёm rikonfirmimi i Fuqive tё Mёdha. Pёr kёtё Delegacioni shqiptar e shtron çёshtjen shqiptare duke bёrё evidente faktin qё Shqipёria ishte njё shtet de jure e shpallur nё vitin 1912.

Delegacioni shqiptar ishte i mendimit qё kufijtё e vendit tё pёrcaktura nga Konferenca e Ambasadorёve nё Londёr 1913 duheshin konfirmuar, por duhej kёrkuar dhe aspiruar kufijtё etnik sipas shtrirjes gjeografike, e cila fillonte prej gjirit tё Spicёs (nё veri tё Tivarit), nё verilindje duke pёrfshirё Tuzin, Hotin, Grudёn, Triepshin, Podgoricёn, duke ndjekur kufirin me Malin e Zi, duke pёrfshirё qytetet Pejё, Gjakovёn, Mitrovicёn (pjesёn lindore), prishtinёn, Gjilanin, Ferizajn, Kacanikun, pastaj me atё tё maqedonisё, duke pёrfshirё qytetet e Shkupit, Tetovёs, Gostivarit, Kёrcovёs, Dibrёs, pёr tё arritur te Mali i Thatё ndёrmjet liqeneve tё Ohrit e tё Prespёs dhe duke pёrfunduar me majёn e malit tё Gramozit e duke vazhduar drejt jugut pёr tё dalё afёr gjirit tё Prevezёs.10

Delegacioni ka zhvilluar njё punё kolosale diplomatike pёr tё shtruar çёshtjen shqiptare nё Konferencё e Paqes së Parisit dhe pёr tё mbrojtur interesat Kombёtare. Delegacioni shqiptar paraqiti pretendimet nё këtë Konferencё me njё varg aktesh, ku pёrfshihen nota verbale, letra, memorandume, etj. Kёtu do tё rëndisnim disa nga kёto akte:

I pari akt i pёrket datё 12 shkurt 1919, ku kryetari i Delegacionit shqiptar Turhan pashё Pёrmeti nё emёr tё delegacionit kёrkoi tё miratohej parimi i vetvendosjes, nga ku Shqipёrisё ti njohej pavarёsia dhe sovraniteti i saj mbi territorin, ku ti kthehej saj edhe territore të cilat u ishin marrë më parë. Këto territore përfshinin sa vijon:

1. Viset shqiptare qё i janё dhёnё Malit tё Zi me vendimet e Kongresit tё Berlinit 1878 e me ato tё Konferencёs sё Londrёs 1913;

2. Viset shqiptare qё i janё dhёnё Serbisё me vendimet e Konferencёs sё Londrёs 1913;

3. Viset shqiptare qё i janё dhёnё Greqisё me vendimet e Konferencёs sё Londrёs 1913.11

Delagacioni kundёrshtoi edhe pretendimet e vendeve fqinje duke argumentuar se: “Serbёt kanё vёnё para, nё kohёrat e kaluara, nevojёn pёr tё dalё nё det nёpёrmjet tokёs shqiptare. Tani kjo arsye s’ёshtё mё aktuale, duke qenё se Serbia nuk do tё jetё mё pa porte nё Adriatik; por, sido me qenё, njё nevojё e tillё tregtare nuk do tё ishte e natyrshme sa t’i jepte tё drejtё Serbisё pёr njё grabitje si ajo e bёrё mё parё ndaj tokave shqiptare. “....Tё gjitha statistikat qё kanё paraqitur grekёt pёr tё mbёshtetur kёrkesat e tyre nё Shqipёri, kanё njё bazё tё gabuar. Nё aktet e lindjes sё qeverisё turke tё gjithё tё krishterёt ortodoksё tё mbretёrisё ishin quajtur rumё (grekё). Ky gabim rridhte nga fakti qё tё gjithё kёta tё krishterё vareshin fetarisht te Patriarkana e

9 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Telegram i Kyetarit tё Qeverisё sё Pёrkoshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar Presidentit tё Amerikёs, datё 3.1.1919, viti 1919, f.6-8. 10 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Kёrkesat e Kyetarit tё Qeverisё sё Pёrkoshme Turhan pashё Pёrmeti nё emёr tё Delegacionit shqiptar drejtuar Konferencёs sё Paqes sё parisit, datё 12.2.1919, viti 1919, nr.50.948, f.22-26. 11 Dokumenta zyrtare tё paraqitura nga ana e Dёrgatёs Shqiptare nga datat 12 shkurt deri mё 5 qershor 1919, tё botuara nga ana e Qeverisё sё Pёrkohshme. Kёrkesat e Shqipёrisё nё Konferencёn e Paqes sё Parisit 1919 drejtuar Fuqive tё Mёdha, Paris, mё 12 shkrut 1919, nёnshkruar nga Kryetari Turhan pashё Pёrmeti, Shqipёria pёrballё Konferenёs sё Paqёs Paris 1919, botim I dytё, Tiranё, shtёpia botuese Uegene 2007, f.27.

Page 32: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

3

Stambollit. Por kjo nuk do tё thoshte aspak se tё gjithё kёta tё krishterё ishin prej farёs greke. Duke nxjerrё si grekё tё gjithё kёta tё krishterё, pra, e vetёm kёshtu, qeveria helene po ia arrin tё gjejё njё farё shumice nё disa pjesё tё Shqipёrisё. Por pas atij hesapi duhej besuar se nuk ka asnjё shqiptar ortodoks nё Shqipёri.....”.12 Akti tjetёr me anё tё cilёs delegacioni shqiptar i drejtohej Konferencёs sё Paqes sё Parisit i përket datës, 24 shkurt 1919, ku kёrkohej rrёzimi i pretendimeve greke pёr Shqipёrinё e Jugut.13

Delegacioni shqipëtar, duke vështruar se Grekët favorizoheshin nga komisioni i ekspertёve të Konferencёs sё Paqes, u vijua me njё komunikim tjetёr nё datёn 7 mars 1919, tё Kryetarit tё Qeverisё sё Pёrkoshme dhe Kryetarit tё Delegacionit shqiptar Z.Turham pashё Pёrmeti drejtuar Kryeministrit francez, Z.Clemenceau, i cili ishte edhe Kryetari i Konferencёs sё paqes, nga ku kёrkohej qё tё shikohej qёndrimi i komisionit tё ekspertёve pasi ishte marrё vetёm me “pretendimin grek nё Shqipёri e aspak me kёrkesat e drejta shqiptare mbi Çamёrinё e pushtuar prej grekёve”. Ndёrkohё qё kёrkesa vijon duke bёrё tё qartё se po “kёrkohej vetёm pjesё e tokёs kombёtare ku populli shqiptar kishte njё popullsi tё madhe. Pёr kёto krahina parashtroheshin arsye historike, etnike e gjuhёsore dhe kёrkohej qё Fuqia Botёrore, e cila nuk kishte nёnshkruar Paktin e Fshehtё tё Londrёs 1915, pra SHBA-sё, t’i jepej mandati legjitim pёr tё administruar territorin shqiptar qё ёshtё nё diskutim, pёr njё periudhё nga dy deri nё pesё vjet dhe pas kёsaj pasi tё ishin marrё masat e nevojshme pёr ta mbrojtur popullsinё nga kёrcёnimi dhe propaganda, fati i tyre tё vendoset me njё plebishit”.14

Mё tej do tё vijohej me njё letër tё datёs 17 mars 1919, tё Z.Turham pashё Pёrmeti drejtuar Kryetarit tё Konferencёs sё paqes Z.Clemenceau, ku protestohej kundёr Traktatit tё fshehtё tё Londrёs, të vitit 1915. Telegrami nis me “shpresёn e shqiptarёve se Fuqitё e mёdha do tё bёjnё tё mundur tё triumfojnё parimet e drejtёsisё e tё lirisё, duke ngjallur shpresat e gjithё kombeve tё dobёta e tё shtypura pёr drejtёsi ndaj tyre”. “....shpresohej qё Konferenca e paqes nuk do ti ngjante kongreseve tё mёparshme, tё cilat i pёrdornin vendet e vogla si gur shahu” .....mё tej kёrkohej “tё mos zbatohet Traktati i fshehtё i Londrёs mё 1915, i cili shёnon copёtimin e Shqipёrisё, duke dal nё kundёrshtim me parimin e kombёsisё dhe me deklaratat e bёra nё disa raste nga Fuqitё e mёdha aleate dhe atyre shoqe....” nё fund tё telegramit kёrkohej “....kthimin e krahinave thjesht shqiptare qё janё shkёputur, aq edhe vёrtetimin e mёvetёsisё e njohjen e tёrёsisё sё Shqipёrisё, si dhe tё drejtat e supreme tё popullit shqiptar nё qarkun e kufijve tё vet etnik”.15

Pra, kёrkesat e Delegacionit shqiptar ishin të qarta dhe rrezatonin ligjitimitet tё drejtё pёr njohjen e vendit dhe pёr njohjen e kufijёve tё saj. Pavarёsisht se kёrkesat e delegacionit shqiptar ishin tё qarta dhe zyrtarisht tё bёra evidente nёpёrmjet letrёs sё kёrkesave qё Kryetari i Delegacionit shqiptar, Turhan pashё Pёrmeti i pёrcillte anёtarёve pjesёmarrёs nё Konferencё, analisti dhe autori italian Amedeo Giannini paraqet njё kёndvёshtirm tjetёr lidhur me qёndrimin e delegacionit shqiptar nё Konferencёn e paqes sё Parisit duke mos risjellё atё qё nё tё vёrtetё delegacioni

12Po aty, f.28-29. 13Po aty, f.75-77. 14Po aty, f.79-81. 15 Dokumenta zyrtare tё paraqitura nga ana e Dёrgatёs Shqiptare nga datat 12 shkurt deri mё 5 qershor 1919, tё botuara nga ana e Qeverisё sё Pёrkohshme. Kёrkesat e Shqipёrisё nё Konferencёn e Paqes sё Parisit 1919 drejtuar Fuqive tё Mёdha, Paris, mё 12 shkrut 1919, nёnshkruar nga Kryetari Turhan pashё Pёrmeti, Shqipёria pёrballё Konferenёs sё Paqёs Paris 1919, botim I dytё, Tiranё, shtёpia botuese Uegene 2007, f.87-89.

Page 33: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

4

shqiptar kishte paraqitur dhe kёrkuar. Sipas autorit, delegacioni shqiptar kishte kёrkuar qё Shqipёrisё t’i njihej e drejta dhe tё konfirmohej territori i saj ashtu siç ishte pёrcaktuar mbi bazёn e kufijёve tё vitit 1913. Mё tej, autori thekson se delegacioni hidhte poshtё dhe nuk pranonte vetёvetiu pretendimet e ngritura nga grekёt, serbёt dhe malazezёt. Ky delegacion paraqiste pёrpara Konferencёs unanimisht qёllimin e tij pёr tё mbajtur ri-integrimin territorial tё Shqipёrisё tё njohur nё vitin 1913.16 Qёndrimi i autorit pёrputhet pjesёrisht me kёrkesat e delegacionit shqiptar, pasi ai shpalos mё tepёr qёndrimin e mbajtur nga Italia ndaj çёshtjes shqiptare para Konferencёs sё Parisit sesa qёndrimin e vërtetë të delegacionit shqiptare. Pikёrisht duhet theksuar sё aspiratat italiane ishin pёr njё Shqipёri tё pavarur brenda kufijёve tё vitit 1913, pretendohej edhe pёr njё sovranitet mbi Vlorёn, si pikё strategjike dhe e domosdoshme pёr mbrojtjen e kufirit tё saj. Delegacioni shqiptar do të haste vёshtirёsi dhe pengesa nga eksponentё brenda dhe jashtë vendit. Arsyeja kryesore e kёsaj pengese lidhej me konsideratёn dhe opinionin qё ishte krijuar pёr delegacionin shqiptar, ku qarkullonin fjalë se ai ndikohej dhe komandohej nga qeveriaitaliane. Eksponentёt qё kundёrshtonin delegacioni ishin pro-amerikan, të cilët mendonin se mandati amerikan nё Shqipёri do tё ishte njё garanci mё shumё pёr vendin sesa mandati italian. Shqipёria nuk doli me njё zё tё vetёm dhe me njё delegacion qё tё pranohej nё gamёn mё tё madhe tё popullsisё sё saj para Konferencёs sё paqes. Ky fakt u pёrdor si motiv mё shumё nga fqinjёt pёr tё evidentuar kontradiktorialitetin qё eksiston nё vend dhe arsyet pse vendi nuk mund tё funksiononte si entitet mё vete. Nё vazhdёn e kёtyre mosmarrёveshjeve nё pёrfaqёsim del njё eksponent tjetёr Esat Toptani, i cili e konsideronte veten si Kryetar i qeverisё shqiptare nё mёrgim dhe mё 16 prill 1919, i drejtohej me njё shkresё Konferencёs sё Paqes, ku kёrkonte qё Shqipёrisё ti jepej statusi sipas vendimeve tё marra nga Konferenca e Londrёs e vitit 1913. Delegacioni shqiptar nё vend qё tё merrej dhe tё kundёrshtonte Fuqitё e mёdha pёr ti ndaluar nё vendimet e saj pёr fatet kundёr Shqipёrisё, i’u desh ti drejtohej Konferencёs sё paqes me njё shkresё ku denonconte faktin se “Esat Toptani, nuk ёshtё i mandatuar nga Asmableja Kombёtare Shqiptare e mbajtur nё Durrёs, mё 25 dhjetor 1918 dhe nuk mund tё pёrfaqёsojё vendin nё këtë Konferencё”. Mё tej nё letёr theksohej se “...mandatin e plotё nga Asmbaleja Kombёtare Shqiptare e ka Qeveria e pёrkohshme qё u ngrit pёr kёtё qёllim dhe i’u ngarkua detyra historike pёr pёrfaqёsimin e vendit nё Konferencёn e Paqes sё Parisit 1919”.17 Mё 14 prill 1919, delegacioni shqiptar paraqiste njё notё tjetёr drejtuar kryetarit tё Konferencёs sё Paqes, Z.Clemenceau, ku rëndiste edhe njëherë kërkesat e bёra deri tani “...pёr shtet sovan e zot mbi fatin e vet dhe kundёr coptimit tё territorit, si dhe kundёr pikave tё traktatit tё fshehtё tё Londrёs mё 1915, qё shёnonte coptimin e Shqipёrisё duke u dhёnё Shkodrёn,Jugosllavёve, Vlorёn, Italisё dhe Epririn e Veriut, Greqisё....”, por nota shprehte “gatishmёrinë pёr tё pranuar, pёr njё periudhё tё caktuar, kujdesi dashamirёs tё njёrёs nga Fuqitё e Mёdha aleate, pёr t’i paraprirё nё hapat e para nё udhёn e pёrparimit”. Gjithashtu, kёrkohej qё tё njihej e drejta e pёlqimit pёr zgjedhjen e kёsaj force, tё cilёs Konferenca duhet ti jepte mandatin mbi bazёn e kushteve tё mёposhtme:

1. Nderim mbi tё gjitha i shtetit shqiptar mё vete (vetqeverisja e brendshme dhe drejta e pёrfaqёsimit pranё qeverive tё huaja);

16A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit, f.46-48. 17 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Kёrkesat e Kyetarit tё Qeverisё sё Pёrkoshme Turhan pashё Pёrmeti nё emёr tё Delegacionit shqiptar drejtuar Konferencёs sё Paqes sё Parisit mbi bisedat e Esad Pashёs, datё 4.4.1919, viti 1919, nr.50.948, f.146-147.

Page 34: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

5

2. Ndalesё e cilёsdo mёnyrё tё kolonizimit tё huaj sistematik dhe tё organizuar.18 Si rezultat i ndikimit italian dhe konceptimit filoitalian qё ishte krijuar pёr Turhan Pashё Pёrmetin, u kёrkua nga Qeveria e Durrёsit,e cila mori vendim nё qershor tё vitit 1919, ta zёvendёsojë si kryetar i delegacionit zyrtar shqiptar, me imzot Luigj Bumçin. Imzot Bumçi ishte katolik dhe ky fakt u mirёprit nga Italia, ndёrkohё qё vetё ai kishte qenё mё i moderuar me qёndrimet e tij dhe nё krye tё detyrёs roli i tij nё zgjidhjen e çёshtjes shqiptare u rrit sё tepёrmi edhe me përkrahjen e qeverisë italiane.

Në datën 9 prill 1919, Ambasadori Italian në Paris në telegramin e tij dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris referon se janë të përbërë nga grupime të ndryshme. 1. Delegacioni i Turkham Pashës, i tronditur nga grindjet e brendshme të shkaktuara dhe të udhëhequar nga Turtulis dhe Mehet Konica, po merr masa të nevojshme për të ndaluar veprimeve dëmshme të tyre. Megjithatë, Turtulis dhe Konica nuk do të ndalen edhe pas masave të marra, por do të kërkojnë të lidhen me grupe të tjera për të kundërshtuar delegacionin shqiptar të kryesuar nga Turkhan Pasha. 2. Delegacioni shqiptar i ardhur nga Konstandinopoja të udhëhequr nga Halil Pasha, nuk i ka të qarta lëvizjet dhe qëllimet. Vepron në mënyrë të pavarur nga delegacioni i udhëhequr nga Turkhan Pasha. Ka një tendencë kundër Italianëve dhe pro francezëve dhe grekëve. Sipas rrethanave Halili preokupohet më shumë për Turqinë sesa për çështjen shqiptar. 3. Esat pasha për momentin ka rreth vetëm të njëjtët shoqërues, sekretarin Stavro dhe ministrin Terka. Ka synimet e vjetra. 4. Delegacioni tjetër i ardhur nga Amerika i udhëhiqur nga Kristo Dako. Këtij grupimi i janë bashkuar për momentin edhe Grameno dhe znj.Parashqivi Qiriazi. Nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajnë, por dihet se kanë ardhur me pasaporta franceze dhe se të dhëna të ndryshme të bëjnë të mendosh se kanë raporte të mira me jugosllavinë. 5. Delegacioni tjetër vjen nga Rumania nën drejtimin e Pandeli Vangjelit, i cili ishte paraprirë nga doktor Temo. Duket një grupim më shumë me bindje socialiste. 6. Ka edhe një delegacion nga Zvicra ku bëjnë pjesë Klisura, Tali, Mithat, të cilës do ti bashkohen grupit të Dakos të delegacionit të Amerikës.19

Në datën 16 prill 1919, Ambasadori Italian në Paris në telegramin e tij dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris referon se në Paris ka mosmarrëveshje midis shqipërtarëve resident në Paris. Një pjesë e tyre të drejtuar nga Turtulis dhe Mehemet Konica janë kundër qeverisë së përkohshme të Durrësit dhe kundër Italisë. Ky grup janë kthyer në instrumenta të serbëve, grekëve Grupi i shqipërtarëve i ardhur nga Konstandinopoja janë kundër Italianëve. {shtë provuar tashmë se Halil Pasha ndodhet në Parsi jo për mbrojtjen e çështjes shqiptare, por me mission të qeverisë otomane.20

Në lidhje me situatën e qëndrimeve të grupeve shqiptare në Paris, Tittoni më 12 gusht 1919 do të shprehej dakord me sugjerimet nga qendra, se Italia nuk duhet të përfshihej drejtpërsëdrejti në çështjet midis grupeve shqiptare dhe qeverisë së përkohshme të Durrësit. Duke pasur parasysh se nuk ja vlen në rrethanat e pranishme që divergjencat personale të kthehen në protestë ndaj Italisë duke marrë në konsideratë karakterin e pabesë të A.Zogut do të ishte e dobishme të kërkohej të sillej

18Po aty, f.95-97. 19 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ambasadori Italian në Paris dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris, nr.4133, Paris 9 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 20 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ambasadori Italian në Paris dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris, nr.01268, Paris 16 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 35: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

6

ai në Itali dhe të takohej me Turkhan Pashën dhe të bisedonin për çështjet e brendshme të Shqipërisë.21

Ka edhe një shqetësim të Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentinit, i cili i kërkon Ministrisë së Jashtme në Romë që të gjenden mënyrat për të marrë në Itali duke i dhënë një detyrë të veçantë, Ahmet bej Zogolli, i cili edhe pse njëri nga agjentët kryesor antiEsatist dhe pro italian, kohët e fundit po shfaq ambicie të tepruara në nënprefekturën e Matit, duke kërkuar të zëvendësojë in persona nënprefektin dhe zyrtarin Italian. Qëllimi është që ai të formojë vetë në atë zonë qeverinë lokale duke u fryumëzuar për pushtet absolut.22

Ministria e Jashtme Italiane në lidhje me kërkesën e Piacentinit për Ahmet Zogun për ta thirrur në Itali, jep udhëzime se çështja e nënprefekturës së Matit është një çështje e qeverisë së përkohshme shqiptare dhe se Italia nuk mund dhe nuk dëshiron të përzihet direkt kaq shumë në këtë çështje.23

Komanadanti Piacentini këmbëngul për largimin e Zogut në Itali sa nuk është vonë, pasi në rast të kundër Mati do të jetë përsëri në zjarr siç ka ndodhur më pare. Ai shton se 13 kryetar të Matit, ku përfshihet edhe Zogu, të mbledhur në Lezhë, kanë firmosur një peticion dhe e kanë paraqitur tek Komanda e Karabinierëve Italian në Lezhë, ku theksojnë “deri sa nuk është formuar qeveria e përgjithshme shqiptare, duke ndjekur traditat tona, me qëllim për të stabilizuar qetësinë e vendit dhe për të garantuar respektin nga gjithë popullsia për ushtarët Italian, kërkojmë dhe dëshirojmë që Z.Ahmet bej Zogolli, dhe asnjë tjetër të bëhet Kryetari si në mbledhjet e Komisionit dhe në përfaqësinë e krahinës (Mat) ashtu si edhe në çdo votim në funksion të kësaj krahine”.24

Në datën 20 gusht 1919, Ambasadori Italian në Paris në telegramin e tij dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris referon se në Paris se grupe të ndryshme të residentëve shqiptar në Paris janë bërë pjesë e delegacionit shqiptar të qeverisë së përkohshme të Durrësit duke pranuar programin dhe drejtimin. Ka një grup rreth Turtulis, i cili është kundër Italisë dhe nga mbështetës shqiptarët në Amerikë. Ata kërkojnë të zëvendësojnë presence italiane në Shqipëri me dërgimin e një përfaqësuesi (komisario) dhe funksionar amerikan. Turtulis para se të mbërrinte në Paris dhe ti bashkohej delegacionit shqiptar kishte takuar Pasic, i cili i kishte lënë të shpresonte arritjen e një marrëveshje të mundëshme për lëshimin ndaj Shqipërisë Gjakovën dhe Pejën, duke përjashtuar Prizrenin. Qëllimi serb në vetvete kishte intensifikimin e veprimit kundër Italisë. Nga ana tjetër Esat Pasha ishte më shumë pro italisë, por me synimin që të marrë mbështetja nga kjo e fundit për të rimarrë postin e tij antik.25

21 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrisë së Jashtme në Romë dërguar Ambasadorit Italian në Paris në lidhje me qëndrimin për situateën e grupimeve shqipëtare në Paris, nr.2649, 12 gusht 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 22 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ten.Përgjithshëm i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dërgon qendrës në Romës në lidhje me problemin në nënprefekturën e Matit, n.7132, 29 korrik 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 23 Arkivi i MPJ Italiane, Telegram I Ministrisë së Jashtme italiane, n.471, 7 gusht 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 24 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ten.Përgjithshëm i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dërgon qendrës në Romës në lidhje me problemin në nënprefekturën e Matit, n.2577, 4 gusht 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 25 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ambasadori Italian në Paris dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris, nr.02887, Paris 20 gusht 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 36: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

7

Më 3 tetor 1919, gazeta “Populli” do të shkruante se Shqipëtarët nuk do të lejojnë një mandate të italisë në Shqipëri, ata dua pavarësi të plotë të vendit dhe nëse fuqitë e mëdha mendojnë se ata nuk janë të aftë të qeverisin vendin pa pasur mbrojtjen e një fuqie të madhe, ata do të kërkonin që kjo fuqi të ishte jo Italia, por Amerika deri sa të përgatitej terreni për një qeverisje shqiptare. Ka një mendim se Italia kërkon të jetë pardone absolute e Adriatikut dhe të italianizojë Shqipërinë. Kjo vihet re në shkolla ku gjuha italiane është gjuha kryesore e mësimdhënies dhe vetëm 2 orë në ditë bëhet mësim në gjuhën shqipe. Shqipëtarët e quajnë vetevetën shqiptar dhe kualifikohen me kombin dhe jo me fenë, siç bëjnë disa vende ballkanike. Shqipëtarët besojnë tek Amerika e Wilson dhe shpreson që ai do të ndikojë vendimarrjen e Konferencës së Paqes për Shqipërinë. Amerika ndryshe nga sa mendohet se nuk dëshiron të përfshihet në çështjen shqiptare ka si qëllim të mbajë paqen në Europë dhe është pikërisht ky moral që e shtyn të merret me kauzën e Shipërisë, për vendimin e fatit të saj dhe të mare mandatin e Shqipërisë sepse e kërkuar nga shqiptarët. Shqipëtarët e dine se Italia ka për qëllim të marrë territorin e saj dhe do të bindë me dinakërinë e saj Fuqitë e Mëdha për të marrë mandatin mbi Shqipërinë. Shembujt kanë treguar që kur Fuqitë Europiane kanë zënë një terren të huaj e kanë marrë në sundimin e tyre, ndërsa Amerika është e vetmja Fuqi që në rastin e Kubës e ka marrë në kontroll, por më pas e ka lëshuar duke i’a kaluar në poses autoritetev kubaneze. Për këtë arsye Shqipëria nuk mund të jetë nën kontrollin as të Italisë, as të Francës dhe as të Anglisë, por të Amerikës. Amerika ka hyrë të luftë për të siguruar principet e Wilsonit dhe për të shpetuar demokracinë në botë, dhe jo për qëllime përfitimi siç janë Fuqitë Europiane.26

Ka një komunikim të Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconi, për Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane për një publikim të një artikulli të gazetes “Populli”, të datës 3 tetor 1919, e mbështetur nga general francez De Fourtou. Gazeta reflekton sensin e mosbesimit ndaj Italisë, në vijim të asaj çfarë ka ndodhur në Korçë dhe Gjirokastër dhe lidhet edhe me marrëveshjen italo-greke.

Përveç kësaj çfarë reflekton gazeta, Piacentini do të informonte për disa fakte që përshkruajnë situatën politike në Shkodër. Ai thekson se në vend ka një propaganda serbe dhe ajo e Esat Pashës, një mani për tu dukur i amerikanëve nëprmjet manovrave të dyshimta të generalit Phillipe, si dhe politika e hapur anti-italiane e komandës franceze, që favorizon iniciativat jugosllave, për të ulur prestigjin Italian. Për të arritur këtë janë trembur, kapur, torturuar personalitetet shqiptare italo-file. Kjo ka sjellë të frenohen mbështetja edhe të atyre që besojnë tek italia. Ka një heshtje edhe në shtyp përsa i përket avancimit serb, e mbërritur deri në Shala, dy orë larg postit ku janë të dislokuar trupat italiane dhe kërcënimit që ajo sjell.27 Në datën 23 tetor 1919, Ambasadori Italian në Paris në telegramin e tij dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris referon se në Paris gjendet delegatët shqiptar: 1.Delegacioni shqiptar i qeverisë së përkohshme të Durrësit, 2.Delegacioni shqiptar ardhur nga Kostandinopoja, 3.Esat Pasha, 4.Mehmet Konica për shqipëtarët e Amerikës (Vatra) dhe 5.Pandeli Vangjeli për shqipëtarët e Rumanisë. Vazhdojnë mosmarrëveshjet e këtyre grupimeve, të cilët bashkohen vetëm për të penguar veprimin e politikës italiane. Ka një tendencyë të serbëve npërmjet delegatit të Malit të Zi, Radovic, për t’ju afruar grupit shqiptar të Kostandinopojës

26 Arkivi i MPJ Italiane, përkthimi i artikullit të Gazetës “Populli”, nr.25, date 3 tetor 1919, shkruar nga John Adams, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 27 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme italiane, Tittoni, me titull: Situata politike në Shkodër, nr.372, Shkodër 4 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 37: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

8

duke marrë kontakte me Fuad bej Dibra dhe ku mendohet se projetohet formimi i qeverisë shqiptare të Shqipërisë së Veriut me qëllimin e vetëm për të zhveshur qeverinë e Durrësit dhe për ta luftuar. Esat Pasha nuk shfaqet shumë në skenë, por ai shpreson në kthimin e raporteve të mira me Italinë. Ka një reagim të forte të qarqeve shqiptare ndaj fjalimit të Ministrit Tittonit të mbajtur në Dhomën e Deputetëve. Ata mbajnë një mbledhje dhe vendosin të dërgojnë një protestë në Konferencë e Parisit në lidhje me çështjen Vlora, rreth projekteve të hekurudhave pa u marrë në konsideratë dhe analyze nga shqiptarët dhe argument të tjera të ngjashme. Në këtë mbledhje ishte delegacioni i Konstandinopojës, i cili u shfaq më tepër kundër Italisë dhe pro arritjes së Marrëveshjes me fqinjët ballkanik për një politikë që të ndalojë ndërhyrjen e Italisë në Shqipëri dhe Ballkan.28 Kemi të bëjmë pra me shumë grupime dhe të pranishëm edhe figura të tjera si Nuredin bej Vlora apo figura të huaja si Erikson dhe znj.Aubry, të cilët me këshillat e tyre dhe qëndrimet rrisin më shumë çrregullimin. Në këtë situate delegacioni i kryesuar nga Turkhan Pasha ka shumë vështirësi për të mbajtur një linjë sjellje dinjitoze dhe të drejtë. Kjo do të bënte të përfitonin kundërshtarët e Shqipërisë.29 Në datën 25 dhjetor 1919, Ambasadori Italian në Paris në telegramin e tij dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris referon se kohët e fundit (dhjetor 1919) aktiviteti i tyre karakterizohet për një afrim pranë delegacionit të Durrësit, por jo me qëllimin për një aksion të përbashkët por për tu bashkuar në një veprim kundër Italisë. Tendencat e grupi shqiptarë mund të përshkruhen si vijon: Tendenca filo-italian e mbështetur nga Turkhan Pasha, Monsinjor Bumçi, Gurakuqi dhe Fishta, Pandel Vangjeli, Berati, etj. Tendenca anti-italiana mbështetur nga grupi i Kostandinopojës, Doktor Turtulis, i famshmi Ivanai dhe së fundmi edhe Mithat Frashëri i mbërritur nga Zvicra. Mehmet Konica luhatet midis dy tendencave dhe ndodhet në pritje të asaj që do të marrin ngjarjet, ndërsa Mehdi bej Frashëri ka një qasje më shumë pro Turtulis dhe kushëririt të tij Mithat Frashërit. Fuad bej Dibra i grupit të Kostandinopojës ka qenë së fundmi në Zvicër dhe ku është takuar edhe me Xhavid dhe Talat bej. Ai konfirmohet edhe si agjent i komitetit të turq rinj. Ivanai duhet konsideruar agjent serbo-francez. Esati jeton i izoluar dhe në dukje jo aktiv. Përsa i përket Mithat Frashërit duhen thenë se po shfaq tendencat e tij socialiste dhe bolshevike.30 Pavarësisht kësaj ndarje, shqiptarët po kuptojnë se kauza e tyre po humbet terren jo për faj të Italianëve, por të forcave të tjera të cilat po mbështesin pretendimet serbe dhe greke. Turkahn Pasha dhe Monsinjor Bumçi shprehin dëshirën për të pasur një princ Italian në front dhe kërkojnë që italia të mbështetsë kauzën shqiptare në këtë moment të vështirë dhe kërkojnë informacion mbi situateën diplomatike të përgjithshme në lidhje me çështjen shqiptare. Delegacioni shqiptar pro Italian, Monsinjor Bumçi, ka kërkuar vizë në pasaport për të shkuar në Romë dhe për tu takuar në Santa Sede me Papën, me qëllim ti kërkojë mbështetje për kauzën shqiptare kundër serbëve dhe grekërve. Ndër personat që kërkon vizë është edhe Mihdi bej Frashëri, i cili ka për qëllim të vëzhgoi

28 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ambasadori Italian në Paris dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris, nr.03616, Paris 23 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 29 Po aty. 30 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ambasadori Italian në Paris dërguar Ministrisë së Jashtme në Romë në lidhje me grupet e shqipëtarëve në Paris, nr.4214, Paris 25 dhjetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 38: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

9

Monsinjor Bumçin dhe të marrë kontakte me socialistët italian dhe kundërshtarët e qeverisë për të shpresuar përfitime jo të bashkëpunimit por të oponecës (kundërshtimit).31 Ka një tendencë italiane për të reduktuar trupat e saj në Shqipëri. Kjo konfirmohet nga telegram i Ministrisë së Jashtme italiane dhe konfirmimit të Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes. Sipas komunikimeve të tyre pavarësisht reduktimit të kontigjentit të trupave italiane në Shqipëri, në një pikë bihet dakort që Italia duhet të ketë domimin të plotë në zonën e parashikuar nga neni 6 i traktatit të Londër 191532, që përfshin Vjosën deri në kufijtë verior të ditriktit të Himarës. Në këtë zone nuk përfshihet Porto Palermo.33 Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë italiane, Diaz, në datën 22 nëntor 1919, pas relacionit të bërë nga Komandanti i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini në lidhje me situtaën e përgjithshme në Shqipëri dhe mbi forcën ushtarake që nevojitet për pushtimin e saj dhe pas propozimeve të Ministrisë së Jashtme italiane për reduktimeve të trupave italiane në Shqipëri, do ti përcillte Ministrisë së Luftës mendimin se reduktimi i forcave italiane në Shqipëri varet nga mandati që do të jepej Italisë mbi Shqipërinë nga Konferenca e Paqes. Sipas tij në reduktimin gradual të forcave duhet pasur parasysh që të ruhet prestigji Italian në atë vend dhe krahinë. Reduktimi vetem në “territorin” e Vlorës sipas propozimeve të Ministrisë së Jashtme italiane duhet riparë, pasi duhet të përfshihet edhe Porto Palermo, si një pike strategjike në det. Më tej, Diaz thekson se duhet të merret parasysh edhe situata e brendshme politike në Shqipëri, e cila është ende e turbull. Me pajtimin e gjithë Shqipërisë dhe marrjen e pushtetit të një personaliteti mik të Italisë dhe me organizimin e ushtrisë lokale shqiptare do të sillte automatikisht reduktimin e pranisë së trupave Italianë në Shqipëri.34 Ka një shqetësim të autoriteteve italiane në lidhje me esponentët e huaj dhe të brendshëm që janë për lëvizjet e armatosura për të vetë shpallur qeverisjen e tyre në Shqipëri, e cila do të përkthehej si forca rebele kundër zotërimeve të pushtuara nga Italia. Ministria e Jashtme italiano telegrafon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë, Ministrinë e Luftës, Legatën italiane në Beograd, se është informuar nga Komandanti i trupave italiane në Shkodër, Perricone, se në datën 7 dhjetor 1919, ka marrë informacion se në Malsinë e Gjakovës disa agjentë të Esat Pashës bashkë me serbë po reklutojnë shqiptarë për të shpallur qeverinë e re shqiptare. Këtyre agjentëve u është dhënë edhe lekë.35 Përsa i përket situatës së trupave italiane në Shqipëri, në datën 27 tetor 1919, Ministri i Luftës, Albrici, do ti komunikonte Ministrit të Jashtëm , Tittoni, në përgjigje të kërkesë së këtij të fundit bërë në datën 21 tetor 1919 në lidhje me reduktimin e

31 Po aty. Vizat jepen për të dy personalitetet, por me duke i kërkuar agjentëve në Romë që ti kenë në vëzhgim. 32 neni 6 parashikonte “sovranitet tё plotё italian mbi Vlorёn, mbi ishullin e Sazanit dhe mbi njё territor aq tё gjerё sa tё siguronte mbrojtjen e kёtyre pikave”. 33 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar MPJ italiane, për sitemimin e trupave në Shqipëri, n.1770, date 17 dhjetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 34 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Diaz dërguar Ministrisë së Luftës dhe për dijeni edhe Presidencës së Këshillit dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme me titull: Forcat që duhen lënë në Shqipëri deri në sistemimin përfundimtar, nr.4831, Romë 22 nëntor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 35 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Ministrisë së Jashtme italiano dërguar Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Ministrisë së Luftës dhe Legatës italiane në Beograd, nr.33993, Romë 10 dhjetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 39: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

10

trupave italiane në Shqipëri, se nuk është aq e lehtë. Kemi kthyer, thotë Ministri i luftës, Brigatën Trapani, por kemi dërguar të gjashtin grupim Alpin, si më të specializuar dhe që i duhet komandës sonë atje. Situata politiko-ushtarake në vend është e tillë që nuk lejon ende reduktimin e trupave italiane atje. Pa u zgjidhur çështja shqiptare nuk mund të kemi ide të qarta për numrin e trupave italiane në vend. Duhet theksuar edhe fakti se qeveria e përkohshme shqiptare nuk vepron në bashkëpunim me Komadantin Piacentini, duke krijuar situata të pakëndëshme dhe duke shkaktuar disordine publik. Prania e trupave italiane në Shqipëri ka sjellë shpresë për jetesë në atë vend dhe për largimi nga andej duhet të vijë pasi të ketë një organizim të administrimit dhe shërbimit publik nga ana e qeverisë shqiptare, si dhe të arrijë atë nivel qeverisje ku të minimozojë krizat në Shqipëri, që vënë në rrezik vendin dhe qytetarët e saj.36 Përsa i përket situates politike ushtarake italiane në Shqipëri, në datën 26 nëntor 1919, Ministri i luftës do ti komunikonte Ministrit të Jashtme dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, se vonesa në zgjidhjen e problemit shqiptar, duhet konsideruar shkaku i mos rregullimit të trupave italiane në Shqipëri. Prania e trupave italiane pas mbarimit të luftës dhe pushtimit të territorit shqiptar ka qenë tranzitore deri në zgjidhjen e problemit shqiptar, zgjidhje e cila po zgjat prej 1 vit dhe nuk dihet ende se kur do të arrihet zgjidhja. Në lidhje me numrin e trupave italiane që do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi të ketë një zgjidhje të çështjes shqiptare, nuk ka ende një të dhënë të saktë as për numrin, as për hapësirën territorial që do të shtrihet këto trupa në Shqipëri dhe as për periudhën kohore të qëndrimit të mandatit atje. Për momentin ka vetëm një prjket të thjeshtë, I cili do të përshtatat sipas rrethanave. Megjithatë duhet thenë se ka një reduktim gradual të trupave italiane në Shqipëri, por ajo që duhet konservuar është Vlora dhe rrethinat e saj. Prania e trupave italiane është e nevojshme në vend, pasi xhandarmëria e qeverisë së përkoshme shqiptare është ende shumë larg të mbajtjes së rregullit dhe qetësisë në vend dhe të mbrojtes së territorit nga ndërhyrjet e huaja, sidomos në pjesën e veriut, të ndikuara nga serbët dhe francezët, dhe në pjesën e jugut nga grekët. Kërkohet që Gjenerali Italian i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, të vazhdojë të veprojë me maturi dhe ekuilibër duke kaluar, edhe pse nuk është e lehtë, pengesat që i dalin.37 Në datën 20 nëntor 1919, Komisioni i Lartë Italian për Shqipërinë njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme në Romë dhe Komandën e trupave italiane në Vlorë, se është kthyer nga Parisi, Rexhep bej Mitrovica, i cili është raportues i komunikimit të delegacionit shqiptar i qeverisë së përkohshme. Ai ka referuar se:

1) Ministri i Jashtëm Italian dhe përfaqësuesi i Italisë në Konferencën e paqes, Tittoni, i ka deklaruar Delegacinit shqiptar se ai është i sigurtë që kufijtë e vitit 1913 do të respektohen në lindje dhe very. Që shpreson për Korçën, që ka frikë për Gjirokastrën. Ka shtua se në lidhje me marrëveshjen me Venizelos do të kufizohej për të mos e bërë çështjen e Shqipërisë së Jugut një çështje italiane. Për çështjen e Vlorës do të jepte përgjigje evasive, ndërsa për mandatin do të thonte se veprimi i Italisë nuk do të ishte problemetik dhe do të limitohej në organizimin e ushtrisë, gandarmërisë dhe kontrollin e financave.

2) Delegacioni amerikan do të deklaronte se në kompensim të asaj që Shqipëria do të humbiste në jug, mund të shpresojë të shpërblehet me diçka në Lindje.

36 Arkivi i MPJ Italiane, letera e Ministrit të Luftës dërguar Ministrit të Jashtme, nr.17238, Romë 27 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 37 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e Ministrit të Luftës dërguar Ministrit të Jashtme dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, nr.18818, Romë 26 nëntor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 40: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

11

3) Fancezi Pichon kishte kujtuar se Greqia dhe Serbia kanë luftuar përkrah aleatëve dhe nuk mund të bëhet kompensin për Shqipërinë në dëm të tyre. Asgjë nuk mund ti hiqet aleatëve të asaj pjese territory që e posedonin para luftës

4) Tittoni ishte shprehur se mund të ndodhë që provincat e jugut të bëjnë plebeshit

5) Në vijim të fjalimit të Tittonit para dhomës së deputetëve, delegateët shqiptar në Paris do kishin protestuar energjikisht për çështjen e Vlorës, për marrëveshjen italo-greke, për hekurudhën Vlorë-Athinë, të bërë pa dijeninë e qeverisë shqiptare.

6) Në lidhje me plebeshitin delegacioni shqiptar . ka kërkuar opinion qeverisë shqiptare nëse do ishte më mire një plebeshit për gjithë province (Korçën dhe Gjitokastrën) apo i ndarë.38

Ka një letër drejtuar Ministrit të Jashtëm Italian, Tittoni, më 2 nëntor 1919, nga një grup intelektualësh nga Shkodra, studiues të shkollës italiane, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Italisë për të vendosur drejtësi në çështjen shqiptare, të ndalojnë ndarjen e Shqipërisë, të ndalojnë lënien e vendit ndonjë force tjetër të huaj përveç asaj italiane, e cila ka luftuar dhe lufton për mbrojtjen e kausës shqipatre.39 Kjo letër tregon se intelektualët shqiptarë ishin të ndarë dhe nuk kishin një zë të bashkuar për të mbrojtur çështjen shqiptare që po shqyrtohej në Konferencën e Paqes. Kjo reflektohej edhe nga përfaqësime të ndara të delegacioneve shqiptare në këtë Konferencë. Komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini i dërgon një telegram Kolonelit Vicenzi, përfaqësuesi Italian pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit, ku e njofton se 1. Kalimi i provincës së Gjirokastrës nën varësinë e qeverisë së përkoshme të Durrësit është ende e pamundur dhe e parakohëshme. 2. Në lidhje me organizimin e gandarmërisë është e rendësishme, por nga shkolla e Tiranës janë diplomuar dei tani 150 individë. Ata nën urdhërat e Ismail Tatzati bëjnë propaganda ndaj Italisë. 3) Rreth kufirit në veri drejt Jugosllavisë ka një bashkëpunim të mire edhe me qeverinë e përkohshme të Durrësit. Për sa parashtrua më sipër, sipas Piacentinit, duhet bërë me dije qeverisë së përkoshme se duhet të konsiderojë problemin e ndërtimit të Shqipërisë së madhe dhe të pavarur me një sens më realist për sa nuk ka bërë deri tani dhe duhet të vazhdojë rrugën e konsolidimit.40 Në lidhje me situatën në Shqipërinë e Jugut, Komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini i dërgon një telegram Ministrit të Jashtëm dhe Luftës dhe Shtabit të Përgjithshëm, duke analizuar ndryshimet në qëndrimet e popullsisë së kësaj zone, e cila ka filluar të paraqesë shenja kundër Italianëve. Ai informon se në krahinën e Gjirokastrës, e përbërë nga popullsi muslimane dhe ortodokse, elementi muliman është shprehur i shqetësuar për marrëveshjen italo-shqiptare, duke u shprehur se nga kjo marrëveshje me shumë gjasa krahina e Gjirokastrës do i kalojë Greqisë. Për këtë

38 Arkivi i MPJ Italiane, telegram i Komisionit të Lartë Italian për Shqipërinë dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Romë dhe Komandës së trupave italiane në Vlorë, nr.768, Durrës 20 nëntor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 39 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e një grup intelektualësh nga Shkodra (Filip Kraja, Giovanni Bushati, Gemal Effendi, Luigji Kadeli, Luigj Sheldija, Muharrem Gjylbeg, Antonio Cioba, etj.) drejtuar Ministri të Jashtëm Italian, Tittoni, Shkodër, më 2 nëntor 1919, mbërritur në MPJ italiane me protokollin marrës nr.81887, datë 18 nëntor 1919,Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 40 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Kolonelit Vicenzi, përfaqësuesi Italian pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit, nr.9914, date 22 nëntor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 41: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

12

arsye flitet se ka armatim të grupeve të caktuar në këtë zone dhe se do të jenë gati të reagojnë nëse do të ndodhë kalimi i krahinës për Greqinë. Megjithatë Italianët mendojnë të vazhdojnë të ëndrojnë në këtë zone, pasi nuk dua ti lëshojnë siç kanë bërë në vitin 1917 me rastin e Çamërisë. Situata është konfuze, por një gjë është e qartë se nëse do të ketë një pushtim të krahinës së Gjirokastrës nga grekët do të fillojnë shumë masakra, revoltë e fortë që nuk është parë ndonjëherë në këtë zonë. Ndërsa elementi ortodoks, që përbën pjesën tejtër të popullsisë, jo aq i pasur sa popullsia muslimane në këtë zone, nuk e shikon me shqetësim pushtimin e krahinës së Gjirokastrës nga Greqia, por as pushtimin Italian. Ndërsa për krahinën e Vlorës, Piacentini do të thonte se gazetat italiane vazhdojnë të shkruajnë se Vlora do të pushtohet nga Italia përfundimisht, duke bërë që të zgjojë nacionalizmin shqiptar në këtë zone, sidomos në rrethinat e Tepelenës dhe Kurveleshit. Bejlerët e zones së krahinës së Vlorës janë tani kthyer shumë nacionalist, pasi kuptojnë se nën dominimin Italian nuk mund të gëzojnë privilegjet e përfituara në kohën e turqëve. Italia me komandën e saj të pranishme në Vlorë shikohen si pengesë e integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Në krahinën e Beratit ka filluar një lëvizje muslimane dhe ortorokse që shprehet kundër italisë, e cila nuk ekzistonte më parë. Edhe pse e moderuar, duhet minimizuar në kohë dhe duhet që të merren masa nga qeveria e përkohshme. Ka një grupim prej 150 xhandarësh nën komandën e Ismail Tatzatit që kërkojnë të futen dhe të marrin Korçën. Ky grupim është vendosur në afërsi të pllajës së Tomorit dhe propagandojnë se Italia ka rënë dakort me Greqinë që Korça të pushtohet nga kjo e fundit.41 Gjenerali anglez, Phillips, ka takuar në Shkodër, Komandantin e trupave italiane atje, Perriconi dhe ka biseduar në lidhje me Konferencën e Paqes. Ai e ka informuar Perriconin se ende asgjë nuk ishte vendosur për fatin e Shqipërisë, por që ekzistonin dy projekte: njëri projekt kishte në plan ndërkombëtarizimin e Shqipërisë veriore deri në krahinën e Matit, nën komandën jugosllave. Italia do të merrte Shqipërinë qëndrore ku përfshihej edhe Vlora, ndërsa jugu do të ishte nën ndikim grek. Projekti tjetër do të jepte jugosllavisë Shkodrën dhe rrethinat e saj. Projektet mendohej se janë të mbështetur nga Franca, ndërsa Anglia ende nuk ka marrë një vendim mbi këto projekte. Më tej, Phillips, thotë se në lidhje me Korçën, francezët mendonin të largoheshin dhe t’ja kalonin krahinën grekëve, por kjo nuk ka ndodhur pasi është kundërshtuar nga amerikanët dhe anglezët. Po sipas Phillips, presidenti Willson është fajtori kryeson që nuk është zgjedhur çështja Adriatike, sidomos përsa i përket Fiumes, për të cilën janë ofuara disa zgjidhje nga ana e Anglisë, Francës dhe Italisë, por ai nuk i ka mbështetur.42 Ka një kërkesë të Komandantit të ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Kolonelit Vicenzi, përfaqësuesi Italian pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit, që të ndërhyjë pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit që të marri masat për të shtypur bandat e Sali Butkës, përbërë prej 400 persona dhe të ndalojë edhe marshimin e grupit prej 150 xhandarësh nën komandën e Ismail Tatzatit drejt Korçës.

41 Arkivi i MPJ Italiane, Komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini i dërgon një telegram Ministrit të Jashtëm dhe Luftës dhe Shtabit të Përgjithshëm, në lidhje me situatën në Shqipërinë e Jugut, nr.9799, date 16 nëntor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 42 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar Ministrit të Jashtëm Italian, në lidhje me takimin e zhvilluar me Gjeneralit anglez Phillips dhe biseda për Conferencën e Paqes, nr.345, date 15 shtator 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 42: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

13

Afrimi i këtyre të fundit në Korçë është kundërshtuar nga autoritetet franceze, duke i kujtuar se do të përdorin edhe armët nëse do të ketë avancim të tyre drejt kësaj zone.43 Komiteti qendror italo-shqiptar në Napoli të Italisë, i dërgojnë një letër Mbretit të Italisë duke i kërkuar që Italia të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë për fatin e së cilës po diskutohet në Konferencën e Paqes. Ata në letër kundërshtojnë vendimet negative për Shqipërinë të marra në Konferencën e Berlinit, në favor të serbëve dhe grekëve, si dhe Konferencën e Londrës të vitit 1915. Po ashtu, ato, janë kundër lëshimit të Korçës dhe Gjirokastrës për Greqinë dhe të Shkodrës për Serbinë, nga ana e Francezëve, edhe pse popullsia e këtyre zonave janë kundër. Fuqitë e Mëdha si Anglia, kultura e lirisë dhe Franca, shpallëse e të drejtave të njeriut po bëjnë padrejtësi në kurriz të Shqipëtarëve, bijtë e Skënderbeut, heroit që mbrojti Europën nga evazioni turk. Sipas tyre, këto Fuqi të Mëdha, duhen ndaluar nga Italia, pasi po shtyjnë sllavët dhe grekët të marrin egjemoninë e Adriatikut, Jonit, Egjeut dhe Mesdheut. Ky është rrezik për Italianë dhe për këtë arsye duhet që ajo të marrë Shqipërinë nën hegjemoninë e saj dhe ta ndihmojë të mbijetojë bashkë me integritetin dhe pavarësinë e saj.44 Përfaqësues të qytetit të Vlorës dhe rrethinave i dërgojnë një letër Mbretit të Italisë ku i kërkojnë që Vlora të bëhet pjesë integrale i shtetit shqiptar.45 Ka një mbështetje të autoriteteve italiane për formimin e Këshillit të pleqëve, organ që sipas Konferencait të Durrësit të mbajtur në dhjetor 1918 do të ishte në përkrah të qeverisë së përkoshme dhe do të kontrollonte dhe do të ishte urë lidhëse midis qeverisë dhe qytetarëve. Pikërisht sipas Italianëve, funksioni i saj është i rëndësishëm tani që kanë filluar rebelimet në vend dhe ku pjesa më e madhe e përfaqësuesve të qeverisë së përkoshme ndodhen në Paris si pjesë e Delegacionit shqiptar pranë Konferencës së Paqes.46

Ministria e Jashtme Italian emëron në Shqipëri, Kolonel Bartolomeo Vicenzi, në detyrën e Komisionerit të Lartë regjent dhe në nivel të Konsullit të Përgjithshëm, si dhe si përfaqësues Italian pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit. Ai varej nga Ministria e Jashtme, por do të njoftojë për çdo gjë që i intereson Komandës italiane në Shqipëri. Detyra e tij ishte vazhdimi me projektin e organizimit të Shqipërisë siç ishte rënë dakort më parë. Kalimi i administrimit të vendit nga Komanda e trupave italiane tek qeveria e përkoshme shqiptare mund të kërkoi masa të karakterit tranzitor, të cilat duhen marrë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Komandantin e trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dhe Komisionerit Kol.Vicenzin. Ky i fundit merr instruksione të bisedojë me qeverinë e përkohshme shqiptare dhe ti bëje me dije se disa qëndrime të saj të shkujdesura dhe veprime, mund të sjellin paragjykim të kauzës shqiptare.47 Komandanti Piacentini shpreh mendimin se qeveria e përkohshme shiqptare nuk është ende e aftë të administrojë Shqipërinë, pa mbështetjen e Komandës së trupave italiane. Faktet që kanë ndodhur, sidomos ato të Korçës janë prova reale e

43 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandanti i ushtrisë italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Kolonelit Vicenzi, përfaqësuesi Italian pranë qeverisë së përkohshme të Durrësit, nr.9319, date 23 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 44 Arkivi i MPJ Italiane, letra e Komitetit qendror italo-shqiptar në Napoli të Italisë dërguar Mbretit të Italisë,Napoli 10 shtator 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 45 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e përfaqësuesve të Vlorës dhe rrehtinave dërguar Mbretit të Italisë, Vlorë 2 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 46 Arkivi i MPJ Italiane, telegram i përfaqësuesit Italian pranë qeverisë së përkoshme shqiptare dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane në lidhje me formimin e Këshillit të pleqëve, nr.484, Durrës 21 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 47 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Drejtorisë së Përgjithshme të MPJ Italiane drejtuar Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, nr.3, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 43: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

14

pamundësisë për të qeverisur. Projekti për riorganizimin administrative për momentin duhet të vijojnë ngadalë.48 Ka një mendim ekuivok për aftësinë e qeverisë së përkohshme shqiptare për të qeverisur venditn. Sipas Piacentinit, 1. Nuk mendon se me vendimin e Konferencës së Paqes qeveria e përkohshme do të ketë mjete, mënyrë dhe zotësi për të administruar Shqipërinë pa mbështetjen e ushtrisë italiane. 2. Aksion i qeverisë së përkohshme veçanërisht për xhandarmërinë, duke pare dobësinë e saj do të tërheqë interesin e ndërhyrjes së trupave greke dhe serbe. 3. Miratimi i projektit për riorganizimin duhet të ketë si qëllim kalimin e qeverisë së përkohshme menaxhimin publik.49 Përfaqësia e Shqipërisë ka dërguar një note verbale Kolonel Vincenzit, Drejtori të Zyrës për Shqipërinë, ku hedh poshtë përgjegjësinë për popullin shqiptar për atentatet e fundit kundër ushtrisë italiane në Shqipëri, sepse ushtria italiane në Shqipëri është për të mbrojtur vendin dhe jo për ta pushtuar, duke vënë theksin se këto janë të drejtuara nga agjentë jugosllav.50 Ka një propozim të Ministrisë së Luftsë italiane për Ministrinë e Jashtme përsa i përket kalimit të kompetencave administrative tek qeveria e përkohshme shqiptare. Propozimi i kësaj Ministri vë theksin tek nevoja graduale e kalimit të kompetencave. Tek dhënia e kompetencave të Komandantit Piacentini për të veshur edhe atë të Komisionerit të lartëç Shqiptar pranë qeverisë së përkohshme shqiptare për të mundësuar ekzekutimin e projektit të riorganizimit administrative të Shqipërisë, si dhe procesin e fazave për të cilat kalimi i kompetencave të jetë efikas.51 Qeveria e Përkoshme shqiptare ka kërkuar nga autoritetet italiane ti kalojnë administrimin e krahinës së Gjirokastrës, sipas rregullave të përcaktuara në projektin e miratuar nga të dyja palët. Kjo do të sillte sipas tyre edhe qetësimin e asaj krahine. Kësaj kërkese Kolonel Lodi, Delegati Italian pranë qeverisë së përkohshme shqiptare ka dhënë pëlqimin e tij dhe i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme italiane se duhet vepruar me plotësimin e kërkesës shqiptare. Duhet të mbahet në konideratë se aplikimi i projektit të ri të kalimit të riorganizimit administrative tek qeveria e përkohshme shqiptare ka sjell opinion të mire në vend.52 Ka një analyze të situates në krahinën e Gjirokastrës nga Komandanti Piacentini, i cili pas rebelimit të popullsisë sidomos muslimane të asaj krahine ka kërkuar të bëj një mbledhje atje dhe të shkiojë dhe këshillojë nga afër palët dhe qeverinë e përkoshme për qetësimin e situates. Sipas përfaqësuesit të qeverisë së përkohshme Mufid bej, situate do të qetësohej nëse do të kalonte kjo krahinë nën administrimin e qeverisë së përkoshshme. Sipas Piacentinit, veprimi i Mufid bej si

48 Arkivi i MPJ Italiane, telegram I Ministrit të Luftës dërguar Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, si dhe Komandantit të Ushtrisë, nr.16442, datë18 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 49 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Ministrisë së Luftës, datat 13 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 50 Arkivi i MPJ Italiane, Nota verbale e Përfaqësia e Shqipërisë dërguar Drejtori të Zyrës për Shqipërinë, nr.225A, date 14 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 51 Arkivi i MPJ Italiane, Letra e Ministrit të Luftës dërguar Ministrit të Jashtme dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, nr.16227, Romë 9 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 52 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Kolonel Lodi, Delegati Italian pranë qeverisë së përkohshme shqiptare dërguar Ministrit të Jashtme, nr.444, Durrës 14 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 44: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

15

anëtar i qeverisë së përkoshme në këtë krahinë nuk është shumë pozitiv dhe duket si nxitës i qarqeve të kësaj krahine.53 Sipas Piacentinit, popullsia muslimane e krahinës të Gjirokastrës është kundër grekëve, duke pasur parasysh edhe krimet e vitit 1914, shkon shumë mirë me popullsinë ortodokse dhe është më aktive dhe e lëvizuar për të vendosur në vend qëllimet e një shteti shiptar të pavarur dhe që qeveris vetë. Për këtë qëllim ajo i drejtohet autoritetev italiane me një deklaratë, ku i kërkon se duhet të lenë të lirë qeverinë e Durrësit, të ndërtuar prej 9 muajsh, të qeverisë e vetme. Të bashkohet e gjithë pjesa e Shqipërisë e pushtuar nga Italianët në një administrim dhe politikë të vetme. Që Italia ka interesa sekondare për Shqipërinë dhe i ka lidhur duart me Traktatin e Londrës 1915, e cila solli ndarjen e Shqipërisë.54 Komandanti Piacentini i referohet edhe një qarkore të qeverisë së përkoshshme (nr.1495, date 2 shtator 1919) ku bënte thirrje popullsisë për tu ngritur kundër marrëveshjes italo-greke që bie në kurriz të Shqipërisë dhe përcakton copëtimin e saj. Megjithatë po vetë Piacentini analizon se nuk ka bazë zyrtare për të vërtetuar nëse kjo qarkore është lëshuar nga qeveria e përkohshme apo jo.55 Përfaqësues të popullit të Vlorës i drejtohen autoriteteve italiane dhe i bëjnë kërkesë që të lejojnë bashkimin e krahinës së tyre nën integritetin e Shqipërisë dhe të kalojë nën administrimin politik të saj.56 Ka një kërkesë të hapur të autoriteteve italiane për të larguar trupat serbe nga territori lindor shqiptar, të kufirit Shqiptar të vititi 1913. Kjo kërkesë i bëhet me dije Gjeneralit francez, Franchet d’Esperey, Ambasadorit Britanik dhe Kryeministrit serb, Pasic dhe I bëhet me ditur që nuk po respketohet marrëveshjet e tetorit 1918.57 Sipas një informacioni të Ministrisë së Jshtme italiane shkruhet se Esat Pasha i është drejtuar shqiptarëve që e ndjekin atë, se “nuk kemi shpresa tek grekët dhe serbët dhe se aspiratat shqiptare mund të gjejnë mbështetje vetëm tek Italia”. Më tej shkruhet se Monsinjor Bumci ka takuar Kolonelin amerikan House, mik i afërt i Wilsonit, por nuk ka marrë ndonjë interesim special të amerikës për Shqipërinë.58 Përsa i përket çështjes së inicitaivës italiane për sistemin e brendshëm të Shqipërisë të përkohshme dhe transitore mund të kalojë pa u parë nga Shtetet që nuk dua dhe që pengojnë një formimin të Shqipërisë. Italia ka një interes të forte për të vepruar në këtë drejtim edhe pse nuk duan disa shtete, sepse paqendrueshmëria e Shqipërisë do të ishte një rrezikshmëri për vetë Italinë dhe do të vinte në dy forma: nëpërmjet rebelimit të brendshëm me armë dhe nëpërmjet mbajtjes nën skllavëri të territorit të saj. Rrethanat politike të përgjithshme dhe kushtet special në të cilën ndodhet Shqipëpria në momentin e pas luftës së pare Botërore bëjnë që të studiohet se cila mënyrë do të ishte e nevojshme për të vendosur popullin shqiptar në lëvizje përballë sistemimit ballkanik. Mungesa dhe pasiviteti I popullit shqiptar në sistemimin e ballkanit do të ishte vetvrasje për këtë entitet. Për të arritur këtë

53 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, nr.8817, datë 3 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 54 Po aty. 55 Po aty. 56 Arkivi i MPJ Italiane, Kopja e përkthyer e deklaratës së përfaqësuesve të krahinës së Vlorës drejtuar autoriteteve italiane, buletini nr.14, Vlorë, 2 tetor 1919, përcjellë nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrinë e Jashtme Italiane, nr.8810, date 3 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 57 Arkivi i MPJ Italiane, Analiza e Ministrisë së Jashtme, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 58 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Përfaqësisë italiane në Francë dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.02291, date 14 korrik 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 45: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

16

Shqipërisë i duhej një entitet shtetëror që të merrte në dorë fatet dhe të dilte përballë sistemit ballkanik me një zë të bashkuar dhe forte, i cili të silllte përshtypjen e vullnetit kombëtar. Për Italinë krijimi i një entiteti të tillë ishte i favorshëm dhe sipas tyre duhet të ishte nën ndikimin e tyre. Por për Italinë duheshin studiuar qartë se çfarë forme qeverisje do të merrte ky entitet? Për këtë arsye janë thirrur në Romë dy përfaqësues shqiptar Turhan Pasha dhe Mufid bej. Qëllimi i autoritetetve italiane është zgjidhja e çështjes së një aseti të paktën administrtaiv për Shqipërinë. Nëse kjo nuk do të arrihej, nesër, Italia mund të akuzohej nga shqipëtarët se nuk kanë dashur të veprojnë në respekt të parimit të kombësisë ka shumë i deklaruar.59 Nevoja për të mbrojtur interesta italiane në aksin adriatik-ballkanik, qeveria italiane ideoi nevojën e promovimit në mënyrë indirekte një aksion shqipëtar drejtuar për të lehtësuar arritjen e këtij qëllimi. Për këtë arsye, autoriteteve italiane vendosin që të organizohet një Konferenca shqiptar për të përcaktuar krijimin ne organeve shqiptare të përkoshme. Kjo duhet të vinte në një qytet shqiptar. Pikërisht për këtë nuk rekomandohej Vlora, por u zgjodh Durrësi. Ky Konferenca shqiptar duhet të dukej si spontan dhe si aspirim kombëtar. Aty duhej zgjedhur një Këshill Kombëtar shqiptar, i cili do të zgjidhte qeverinë e përkohshme. Si përfaqësuesi Italian në këtë Këshill Kombëtar shqiptar, u caktua Koloneli Ettore Lodi, i cili do të bëje ndërmjetës midis autoriteteve italiane në Shqipëri dhe në Itali dhe do të kishte për qëllim mbajtjen e aktivitetit të qeverisë së përkoshme shqiptare brenda limiteve të përshtatshme për qeverinë italiane.60 Nga raporti i reservuar për kohën i zyrës së Shtabit të përgjithshëm të maninës dërguar autoriteteve italiane në lidhje me Shqipërinë do të informonte rreth disa çështjeve specifike. Kështu thuhej se një grup shqiptarësh në Gjenevë ishin në pritje të mbërritjes të Presidentit Wilson për ti dorëzuar një telegram me anë të cilës do ti kërkohej të merrte në dorë kauzën shqiptare. Po ashtu do ti kërkohej që të ndërhynte tek qeveria italiane që të mirret me Shqipërinë dhe të vendosë rregull dhe qetësi atj. Megjithatë, ka mosmarrëveshje midis shqipërtarëve për ç’ka duhet të paraqitet në telegram. Më tej në raport flitet për organizimin e një Komiteti shqiptar në Gjenevë, i cili aporvoi edhe një program të tij. Kjo lëvizje mendohet se është në favor të Italisë, pasi pjestarët e tij, Doktor Adamidis, Visarion Didani, Naum Sotiri, Veib Gjinokstro, Andrei Sala, Sima Andrich, Gabril Jatru, duken filo-italian. Ka një dyshim të përfshirjes në këtë Komitet të Xhevat Marue, një krijesë e Esat Pashës, dhe me shumë gjasa i ndikuar nga ai. Por edhe të Andrei Sala, Sima Andrich, të cilës në të kaluarën kanë pasur marredënie me autriakët dhe gjermanët. Më tej raportit paraqet një veprim të përfaqësuesit serb në Bern, Zvicër, Jovanovic, i cili gjendet në Gjenevër dhe që ka takuar Doktor Adamidis. Në këtë takim mendohet se Jovanovic i ka propozuar dhe premtuar përsa i përket autonomies ddhe zhvillimit të Shqipërisë, me kusht që shqipëtarët të mos ndërmarrin npolitikë filo-italian. Me shumë gjasa Adamidis nuk ka pranuar.61 Në lidhje me vendimin e Këshillit Kombëtar të mbledhur në Konferencain e Durrësit, Kolonel Lodi, të të njoftonte Komandantin Piacentinin se ky Këshill kishte

59 Arkivi i MPJ Italiane, Dokumente të shkruara nga Kolonel Castoldi që ilustrojë shqetësimin dhe analizën për formën që duhet të marrë administri i përkohshëm i Shqipërisë, datat 5, 8 dhe 16 nëntor 1918, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 60 Arkivi i MPJ Italiane, Projektimi i Ministrisë së Jashtme italiane për të formuar qeverinë e përkoshme shqiptare, datë 27 nëntor 1918, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 61 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i rezervuar për kohën i zyrës së Shtabit të përgjithshëm të maninës dërguar autoriteteve italiane në lidhje me Shqipërinë, datë 12 dhjetor 1918, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 46: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

17

zgjedhur President të qeverisë së përkohshme Turkhan Pashën, edhe pse është ndërhyrë nga ana ime që të zgjidhej një “Komitet ekzekutiv” i thjeshtë.62 Po ashtu janë zgjedhur edhe komponentët e tjerë të qeverisë së përkohshme dhe delegacioni që do të përfaqësojë vendin në Konferencën e Paqes e kryesuar nga vetë Turkhan Pasha.63 Ministria e jashtme italiane me sugjerimin e Kolonel Lodit instrukton Komnadantitn Piacentini në Shqipëri, të ndihmojë me fonde qeverinë e Turkhan Pashës dhe të bëhn përpjekje të shtypet lëvizja Esatiste.64 Duke qartë që Turkhan pasha është vendosur nën ndikimin Italian. Kjo vihet re edhe në rastin e masave që merren për trasportimin e tij, siç është rasti i trasportimit të tij me anije nga Bari në Durrës dhe anasjelltas 21 dhe 26 janar 1919.65 Ka një shqetësim të Ministrisë së jashtme italiane për përfaqësimin e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, i cili sipas tyre është i përbërë nga shumë përfaqësues të “Vatrës”, pothuajse të gjithë të Shqipërisë së jugut dhe asnjë të Shqipërisë së mesme që mund të bëjnë lojën e Esatit. Po ashtu të gjithë janë pothuajse të ndihmuar nga jashtë Shqipërisë dhe asnjë nuk paraqet për momentin opinion pozitiv për sakrificën italiane në favor të Shqipërisë gjatë viteve të vështira të luftës. Për këtë arsye Ministria e Jashtme i kërkon Komnadantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, të bisedojë me përfaqësuesin Italian pranë qeverisë, Kolonel Lodin, që ky i fundit të flasë me Presidentin Turkhan Pashën për të mundësuar ndonjë ndryshim në delegacion.66 Ka një letër të Legatës italiane në Shqipëri e cila njofton se Doktor Adamidis dhe Sure bej Vlora kanë dërguar një letër tek kjo legate dhe kërkojnë të informohen nga Ministria e Jshtme Italiane se cili është vendimi i Komitetit Kombëtar shqiptar që është mbledhur në Gjenevë.67 Turkhan Pasha dërgon pranë Delegacionit italian në Konferencain e Paqes, kërkesën ku i kërkon që ti përcillen përfaqësuesve të Amerikës, Anglisë dhe Francës për të miratuar pranimin e delegacionit shqiptar në Konferencë të Paqes. Një gjë të tillë autoritetet italiane nuk procedojnë me pretekstin se Turkhan Pasha duhet të bëjë një memorie që ti përcillet Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës dhe Delegacioneve individualisht.68 Ka një vëzhgim të vazhdueshëm të autoriteteve italiane ndaj personaliteteve shqiptare për të pasur nën kontroll veprimet e tyre përpara Konferencës së Paqes. Kështu në datën 13 shkurt 1919, Drejtoria e Përgjitshme e Sigurisë Publike, zyra speciale e investigimit do të njoftonte Presidencën e Këshillit të Ministrave dhe të Ministrinë e Brendëshme në lidhje me veprimet dhe takimet e zhvilluara nga Medhat Frashëri, i cili ishte vendosur në Hotel Royal në Romë. Aty ai kishte takuar Ekerem bej Libohova, Kavarz Arthur Plumbi, Bibi Teofan, Tafik Mboria, Emrullah Hilmil,

62 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Kolonel Lodi dërguar Komandantit Piacentini, nr.35505, datë 26 dhjetor 1918, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 63 Po aty, nr.3546, date 29 dhjetor 1918. 64 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i MPJ italiane dërguar Komandantit Piacentini, nr.96, datë14 janar 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 65 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Zyra e Shtabit të Përgjithshëm dërguar MPJ italiane, nr.1428, datë21 janar 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 66 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i MPJ italiane dërguar Komandantit Piacentini, nr.113, datë23 janar 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 67 Arkivi i MPJ Italiane, Legatës italiane në Shqipëri dërguar Ministrisë së Jshtme Italiane, nr.4426/1814, date 14 dhjetor 1918, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 68 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar MPJ italiane, nr.0143, date 27 janar 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 47: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

18

Sulejman e Zagia Vennia, Hassan bej Alizotti, Hassan bej Prishtina, Xhelal poda bej, Luigj Gurakuqi. Qëllimi i takimeve ishte jo i qartë, por si objektiv mendohej se ishte grupimi dhe konsensusi i shqiptarëve për tu përfaqësuar në Konferencën e Paqes.69 Sonnino, përfaqësuesi Italian në Konferencën e Paqes i shkruante Agjncisë Konsullore italiane në Lozana se Turkhan Pasha kërkon me urgjencën pjesëmarrjen e Dok.Turtulis në Paris pranë Delegacionit shqiptar pasi prania e një ortodoksi ishte e nevojshme.70 Turtulis kthen përgjigje positive për tu nisur në Paris.71 Por ai kishte kaluar nga Zvicra, ku kërkonte të merrte vizë nga autoritetet e përfaqësive franceze atje, dhe ndërkohë kishte takuar me disa personalitetet shqiptare, të cilët ishin kundër Italisë dhe kundër qeverisë së përkohshme shqiptare të drejtuar nga Turkan Pasha, të cilën e konsiderojnë si instrument në duart e Italisë. Ndër këto persona shqiptar problematik ishte Kolea dhe Klissura. Ndaj këtij të fundit përfaqësia italiane në Bern theksonte se “duhet vepruar tek pronat që ka në Shqipëri, e cila është e zotëruar nga ushtria italiane dhe ndaj dy nipave të tij të cilët vazhdojnë të studiojnë me shpenzimet e Italisë”.72 Ka një takim në Bern midis shqiptarëve që janë kundër Italisë, si Rasih bej Dino dhe fëmijët e tij Ahmed dhe Arif. Qëllimi i tyre ishte përpilimi i një proteste për t’ia dërguar Clemencaeu duke kundërshtuar praninë në Parsi të Turkhan Pashës, si përfaqësues i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes. Presenca e Turtullis këtu, edhe pse mban një post ministror në qeverinë e Durrësit, sipas përfaqësisë italiane në bern, lidhet me dëshirën personale për të thyer Turkhan Pashën. Përfaqësia italiane në Bern nën udhëzimet e Ministrisë së Jashtme duhet të ndërhynte dhe kishte ndërhyrë pranë Përfaqësive të Fancës në Bern dhe Gjenevë që të rishikonin mundësinë dhe të merreshin vesh me Përfaqësinë Italiane atje, për mos dhënien e vizave personaliteteve shqiptare atje, me motivimin se ato ishin element filo-gjerman. Por qëllimi i vërtetë i pengesës së dhënies së vizave për personalitete italiane atje lidhej me faktin se këto persona ishin kundër Italisë dhe qeverisë së përkoshme shqiptare, e cila në vetvete drejtohej dhe udhëzohej nga Italianët.73 Nga Kostandinopoja legata italiane do të njoftonte se delegatët shqiptar që ishin zgjedhur atje dhe do të përfaqësonin zërin e shqiptarëve të Turqisë apo edhe të gjithë atyre shqiptarëve që besonin ende tek Turqia ishin: Halil Pasha, Fuad Dibra, Midhat Frashëri, Avokat Belimishi, Qiani Tepelena, Monsinjor Bonatri.74 Komandanti i trupave italian në Shkodër, Perricone, në një takim të zhvilluar me Bib Doda ishte informuar për disa aspekt që kanë të bëjnë me pjesën veriore të Shqipërisë. Kështu Bib Doda e njoftonte se Hasan bej Bushati, një njeri inteligjent dhe energjik, mbështetës i francezëve njëherë e njëkohë, tani është gati të mbështesë italinë. Për këtë ai duhet lejuar të futet në qytetin e Lezhës. Po ashtu Bib Doba mëbshtet idenë e Italisë, e cila mendon të ndërtojë një administrate rajonale në Shqipëri dhe jo unitare. Sipas tij mund të fillohet në formë organizimi rajonal dhe

69 Arkivi i MPJ Italiane, Shkresa e Drejtorisë së Përgjitshme të Sigurisë Publike, zyra speciale e investigimit dërguar Presidencës së Këshillit të Ministrave dhe Ministrinë e Brendshme, nr.704, datë13 shkurt 1919 dhe shkresa e Ministrisë së Brendshme dërguar Ministrinë e Jashtme, nr.376, date 14 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 70 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar Legatës italiane në Lozana, nr.110, datë 14 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 71 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Legatës italiane në Lozana dërguar Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes, nr.281, datë 17 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 72 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Legatës italiane në Lozana dërguar Ministrisë së Jashtme Italian, nr.403/137, datë 10 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 73 Po aty. 74 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Legatës italiane në Kostandinopojë dërguar Ministrisë së Jashtme Italian, nr.151, datë 3 janar 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 48: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

19

pastaj të shkohet tek forma unitare. Kjo pasi të kërkohet forma unitare tani kur vendi është i përçarë dhe ka shumë dhunë, do të ishte e tepërt dhe pamundur për tu realizuar. Por, gjithashtu do të provokonte ribelimin e njëri-tjetërit dhe do të shkaktonte luftë civile. Ndër të tjera, Bib Doda, kishte kërkuar fonde nga qeveria italiane për organizimin e një xhandarmërie funksionale në Zadrimë. Fondet i kërkohen qeverisë italiane, duke qenë se qeveria e Durrësit nuk ka të ardhura të mjaftueshme. Një organizimin i tillë në Zadrimë do të detyronte popullsinë aty të paguante taksën direkte. Ka një problem për pagesat e taksave në Shkodër dhe rrethinat, pasi popullsia aty kundërshton dhe nuk është e rregull. Kjo pasi zona është nën zotrimin inter-aleat. Prandaj sipas tij duhet të pushtohet e tëra nga trupat italiane. Gjithashtu, Bib Doda, i komunikon Perrriconit se autoritetet italiane të pranishëm në Shqipëri ndjekim shumë këshillat e priftërinjtë, të cilët nuk kanë aq shumë rendësi në vend.75 Sonnino, Kryetari i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes i shkruan Piacentinit, Komandantit të Trupave italiane në Vlorë, se në Konferencën e Paqes jugosllavët duan kufijtë e tyre deri në lumin Drin dhe ti heqë Shqipërisë liqenin. Një pjesë e delegacioneve janë në favor të grekëve për të pasur kufijtë deri në lumin Vjosa. Pjese e këtyre delegacioneve janë: francezët, të cilët shfaqet pro grekëve dhe kundër shqiptarëve; anglezët po ashtu, por më të matur; amerikanët janë të rezervuar. Delegacioni Italian vazhdon të sjellë argument të shumta në favor të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe i qëndron fort përcaktimit të bërë në Protokollin e Firencë për kufijtë e Shqipërisë. Ndodhur para kësaj situate duhet që trupat italiane në Shqipëri të punojnë dhe të veprojnë në mënyrë të moderuar për konsensus rreth qeverisë së përkoshshme të Durrësit.76 Nga një raport të atasheut ushtarak Italian pranë Prefekturës së Beratit, Vignola, jepen informacione në lidhje me sjelljen e Sami bej Vrioni, delegate i qeverisë së përkoshme për Gjirokastrën dhe punët publike. Në këtë raport del qartë shqetësimi i autoriteteve italiane për qëndrimin e Vrionit, i cili ishte shprehur kundër mbrojtjes italiane dhe ishte shprehur se “Shqipëria mund t’ja dilte vetëm dhe nuk kishte nevojë për asnjë”.77

Ka një kërkesë të Vangjel Koricës dhe Dhimitri Manco për të marrë vizën nga autoritetet italiane për të shkuar në Paris, për të përfaqësuar popullsinë ortodokse të Korçës. Autoritetet Italian pasi informohen, nga agjenti konsullor Italian në Korçë, se të dy personalitetet shqiptare janë kundër grekëve, japin njoftimin pozitiv për lëshimin e vizës.78

Mehmet Koniza, përfaqësues i grupit “Vatra” në Europë, duke sikur po i afrohet idesë italiane për të ardhmen e rregullimit të Shqipërisë. Ky afrim duke se ka

75 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shkodër dërguar Ministrisë së Jashtme Italian, në lidhje me takimin e zhvilluar me Bib Dodën, nr.56, datë 20 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 76 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar Komandantit të trupave italiane në Vlorë, Piacentini, nr.211, Paris, më 4 mars 1919 dhe nr.242, Paris, më 9 mars 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 77 Arkivi i MPJ Italiane, Kopja e raportit të atasheut ushtarak Italian pranë Prefekturës së Beratit, Vignola, jepen informacione në lidhje me sjelljen e Sami bej Vrioni, dërguar nga Komandanti I Komandës së Përgjithshme italiane në Ballkan, Piacentini tek Ministri i Jashtme Italian, nr.2329, datë 15 mars 1919, Zarfi nr.683, Dosja al 105/1, viti 1919-1930. 78 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrisë së Jashtme Italiane dërguar Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes në lidhje me telegramin që kishte dërguar Komandanti i trupave italiane në Vlorë, Piacentini, nr.6651, Romë, më 26 mars 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 49: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

20

ardhur nga rreziku i madh dhe i shfaqur greko-serb. Këtë aspekt përmban edhe letra që Koniza i dërgon Fan Nolit, sipas së cilë duhet të veprojmë në unison me Italianët.79

Qeveria e përkohshme shqiptare dhe xhendarmëria shqiptare dhe delegacioni shqiptar pranë Konferencës së Paqes në Paris, ndihmohej me të ardhura financiare nga qeveria italiane. Ky fond i kalonte nëpërmjet Komandës ushtraka italiane në Vlorë.80

Duke qenë se Konferenca e Paqes po vijon procesin e trajtimit të çështjes shqiptare, autoritetet italiane të pranishme atje, japin instruksione që Delegacioni shqiptar i përfaqësuar nga qeveria e përkohshme të sugjerohet nga kjo e fundit, për bashkëpunuar me Delegacionin Italian në Paris. Bashkëpunimi është i nevojshme për delegacionin e qeverisë së përkohshme shqiptare duke marrë parasysh se personalitete si Doktor Turtulis, Mehmet Koniza po veprojnë më mërnyrë të pavaurur. Nga ana tjetër Delegacioni nga Konstandinopoja drejtuar nga Halil Pasha nuk është i qartë në veprimet e tij, ndërsa Esat Pasha me përfaqësuesit e tij në Paris po përgatit protesta kundër qeverisë së përkohshme. Po ashtu nga Rumania dhe Amerika ka lajme për pjesëmarrje të delegacioneve të tjera që nuk janë të qarta veprimet e tyre.81

Ka një vrasje të Bib Dodës. Kjo ka sjell përshtjellime me zënën e Mirditës. Mark Gjoni, një përfaqësuesi shqiptar i zones së Mirditës dhe pasardhës i Bib Dodës, në një takim me Perriconin, Komandanti i trupave italian në Shkodër, i kishte kërkuar të ndalonte Prefektin e Lezhës, Fehmi bej Shantoja, pasi vepruar që në Mirditë të ketë ndikim muslimanët, në një zonë katolike, ku italia nuk duhet të lejojë të ndryshohet. Më tej në takim, Gjoni theksonte se për të qetësuar situatën duhet një ndërhyrje e qeverisë italiane për të gjetur vrasësit e Bib Dodës. Po ashtu Mirdita duhe një administrim rajonal.82

Mufid bej ka dërguar një letër me tre pika për t’ia paraqitur Ministrit Italian Sonnino ku paraqitej se:

1. Në qoftë se humbet çdo mundësi për të mbrojtur diplomatikisht Shqipërinë e jugut, muslimanët shqiptar luten ti jepen në kompesim Greqisë. Në këmbim të kësaj sakrifice, muslimanët shqiptar do të pranonin mbrojtjen efikaçe të hinterlandit të Vlorës përfshirë Kapo Stilo;

2. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, muslimanët shqiptar i luten qeverisë italiane që ti armatosin fshehtasi dhe të luftojnë dhe derdhin gjak për të mbrojtur vendin. Nga ana tjetër ngritja e bandave në kufirin grek këshillohet dhe justifikon këtë masë parandaluese;

3. Në se edhe kjo nuk është e mundur nga ana qeverisë italiane, muslimanët e Shqipërisë jugore, do ti kundërvihen grekëve, pasi ata duke kërkuar të

79 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrisë së Jashtme Italiane dërguar Ambasadës Italiane në Uashington, Piacentini, nr.40673, Romë, më 20 dhjetor 1919 dhe Telegrami i Ambasadës Italiane në Uashington dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, nr.553-39, datë15 shkurt 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 80 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrisë së Jashtme Italiane dërguar Ministrisë së Furinizimit dhe Konsumit, nr.6257, Romë, më 1 prill 1919 dhe Telegrami i Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë italiane në Ballkan dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, nr.1188, date 21 mars 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 81 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën dërguar Komandantit të trupave italiane në Vlorë, Piacentini, nr.355, Paris, më 2 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 82 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar Ministrisë së Jashtme Italian dhe Komandës së Përgjithshme në Vlorë, në lidhje me takimin e zhvilluar me Mark Gjonin, nr.116, datë 7 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 50: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

21

ndajnë kufirin me Italianët do të kërkojnë të largojnë sistematikisht nga vendi elementin musliman.83

Por ndaj propozimit të Mufid bej ka një ngurrim nga ana e forcave italiane në Shqipëri, të cilët theksojnë se nuk duhen pranuar për tu mbështeur nga ana italiane. Asnjë nga tre pikët nuk i përgjigjet analizës së faktit, rrethanave dhe elementëve mbi të cilat të përcaktohen një aksion në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare. Për këtë arsye sugjerohet edhe një largim i Mufid bej nga Shqipëria duke i dhënë një post që të kënaqë dëshirën e tij.84 Ministri i jashtëm Sonnino, Kryetari i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes, i dërgon një telegram Kolonel Lodit, Përfaqësuesit të qeverisë italiane pranë qeverisë së përkoshshme shqiptare, ku i kërkon që qeveria e përkohshme shqiptare të reagoi ndaj disidentëve shqiptar që kanë paraqitur në Kongresin e Paqes protestë kundër aksionit politik Italian dhe kundër qeverisë së përkoshshme të Durrësit. Veprimet e këtij grupi të udhëhequr nga doktor Turtulis dhe Mehmet Konica dhe grupi i Zvicrës me shqiptarët Kolea dhe Mithat Frashëri nuk bëjnë gjë tjetër por kompromentojnë kauzën shqiptare që do të diskutohen përpara Konferencës së Paqes dhe i japin krah propagandas kundërshtare që kanë si qëllim reduktimin e territorit shqiptar.85 Po ashtu ka telegrame të vashdueshme të Sonnino për Kolonel Lodin ku i kërkon të informoi qeverinë e përkohshme se komponentë të shoqatës “Vatra” nga Amerika janë duke u përgatitur të jenë kundër delegacionit shqiptar të dërguar nga qeveria e përkohshme shqiptare. Nga personalitete shqiptare të Amerikës ka një konflik midis Kristo Dako dhe Fan Nolit, i pari pjesë e Partisë Politike Kombëtare, ndërsa i dyti themelues i shoqatës “Vatra”. Ka një raport të Legatës italiane në bern, ku i dërgohet Ministris së Jashtme Italiane në lidhje me qëndrimet dhe intrigat e doktor Turtulis ndaj Italisë. Kështu në raport thuhet se “Turtulis shkruan përditë shqiptarëve në Paris duke i nxitur të protestojnë kundër çdo ndërhyrje të Italianëve në Shqipëri dhe kërkon ndërhyrjen dhe mbrojtjen e amerikës”. Ndaj shqiptarëve filo-italian, Turtulis i drejtohet që të heqin dorë nga mbështetja e Italisë, pasi nuk është e zonja të mbrojë qëllimet e saj dhe se nuk ka më autoritetet në Konferencën e Paqes. Po ashtu, Italia nuk ka menduar për tjetër gjë por për të vënë nën kontroll Shqipërinë. Po ashtu në njërat nga letrat e tij, Turtulis siguron që ka folur me Venizelos dhe Pasiç dhe se ka marrë garanci që Greqia dhe Serbia do të ishin të gatshme të hiqnin dorë nga pretentimet e tyre mbi territorin shqiptar, dhe jo vetëm, por të hynin në tratativa për të lëshuar territoret shqiptare të pretenduara nga Shqipëria, nëse shqiptarët do të arrijë të eleminojnë totalisht Italianët nga gadishulli ballkanik.86

83 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, dërguar Ministrisë së Jashtme Italian, në lidhje me qëndrim që duhet mbajtur ndaj porpozimeve të Mufid bej, nr.2642, datë 21 mars 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 84 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, nr.0438, Paris, më 22 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 85 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane ku i kërkohet që ti komunikohet Kolonel Lodit, Përfaqësuesit të qeverisë italiane pranë qeverisë së përkoshshme shqiptare të bisedojë me qeverinë e përkohshme të Durrësit në lidhje me disa veprime të disidentëve, nr.01362, Paris, më 23 prill 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 86 Arkivi i MPJ Italiane, Legata shqiptare në Berna dërguar Ministrisë së Jashtme Italian, në lidhje me qëndrim që po mban doktor Turtulis ndaj Shqipërisë, nr.1079, datë 5 maj 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 51: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

22

Komandanti i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, trasmeton me shqetësim në Ministrinë e Jashtme Italiane në lidhje me përkujtimin e paraqitur nga Mehmet bej Konica ndaj ndjekësve të tij, si vijon: 1) Pakti i nënshkruar midis Italisë, Francës dhe Anglisë në vitin 1915, nuk duhet njohur. 2) Vlora që ka një pozicion të rëndësishëm, gjeografik dhe etnografik shqiptar, ka future në punë Fuqitë e Mëdha dhe veçanërisht Italisë, e cila për ta pasur në zotërim atë ka kundërshtuar me vendosmëri shtetet e tjera ballkanike. Shqiptarët atëhere kanë bërë gjithëçka për të mbrojtur të drejtat mbi Vlorën dhe në këtë drejtim ka dërguar edhe një protestë ndaj Fuqive të Mëdha. 3) Italia dëshiron ta bëjë Shqipërinë një koloni të tij, me qëllim për ta shfrytëzuar për pyjet, minierat, pronat shtetërore, etj. 4) Italia në Shqipërinë e Jugut ka filluar të hap rreth 180 shkolla, duke e konsideruar gjuhën shqipe si një gjuhë të huaj, duke e penguar mësimin e gjuhës shqipe. Kjo me qëllim italianizimin e popullsisë andej. 5) Italia është munduar gjithënjë të krijojë mosmarrëveshje midis kristanëve dhe mulismanëve për të relaizuar me intrigime qëllimet e saj. 6) Publikimet se Italia mbështetet nga shqiptarët dhe se kërkohet mbrojtja e tyre nga Italianët, është rrenë. Në Shqipëri nuk ka një shqiptar që dëshiron italianët. 7) Kufijtë midis Shqipërisë dhe shteteve fqinje ballkanike duhen përcaktuar etnografikisht.87

Komanda e Trupave Italiane në Shqipëri njofton Ministrinë e Jashtme Italiane për letrën e prezantuar nga partia kombëtare e Vlorës, e cila kërkon që Vlora dhe krahinat e saj të bëhen pjesë integrale e asetit politik dhe administrative i gjithë Shqipërisë. Po ashtu përcillet letra e lëvizjeve në Gjirokastër, ku pasqyron dëshira e komunitetit atje për të larguar të huajt (grekët) dhe vendosur vendin nën sovranitetin e plotë të Shqipërisë. Njëri nga personalitete që ndikon në agjitacionin e popullsisë së Gjirokastrës është Mufit bej. Ai shfaq edhe një ambicie personale në këtë lëvizje, ku si qëllim të marrë nën administrim shërbimet publike atje.88

Kolonel Lodi, Delegati italian pranë qeverisë së përkohshme italiane do ti komunikonte Ministrisë së Jashtme italiane se qeveria e përkohshme kërkon të marrë nën administrim krahinën e Gjirokastrën. Kjo sipas qeverisë së përkohshme për të qetësuar popullsinë e asaj zone. Por sipas Kolonel Lodit, faktet e qeverisë së përkohshme janë gjysëm të vërteta, pasi ajo i bën riferim vetëm popullsisë muslimane.89

Ministri i Luftës italiane, Albrici, i shkruante Ministrit të Jashtëm Italian se Qeveria e përkohshme shqiptare nuk ka aftësi të veprojë e pavarur dhe pa mbështetjen e Komandës ushtarake italiane në këtë vend. Ky fakt evidentohet në pamundësinë e qeverisë së përkohshme për të vendosur rendin pas manifestimeve që janë shfaqur kohët e fundit (bëhet fjalë për rebelimet e Gjirokastrës). Po ashtu, ngjarjet e ndodhura në Korçë janë një dëshmi tjetër që imponojnë për momentin që disa pushtete dhe prerogativa që janë dhënë Komandës italiane nën efektin e gjendjes së luftës, të vazhdojnë të ushtrohen nga ata. Ndodhur para kësaj situate, Ministri Albrici sugjeron se duhet të ndikohet fort tek qeveria e përkoshshme shqiptare që të mos dalë në veprime të pavarura dhe në kundërshtim ndaj Komandës italiane, deri sa të shkohet në zbatimin e projektit tashmë të miratuar të riorganizimin administrativ të Shqipërisë.

87 Arkivi i MPJ Italiane, Komandanti i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, trasmeton me shqetësim në Ministrinë e Jashtme Italiane në lidhje me përkujtimin e paraqitur nga Mehmet bej Konica ndaj ndjekësve të tij, nr.5820, Vlorë, më 21 qershor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 88 Arkivi i MPJ Italiane, Komanda e Trupave Italiane në Shqipëri njofton Ministrinë e Jashtme Italiane, nr.8839, më 4 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 89 Arkivi i MPJ Italiane, Kolonel Lodi, Delegati italian pranë qeverisë së përkohshme shqiptaredërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.444, Durrës, më 14 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930.

Page 52: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

23

Çdo qëndrim jo i konkorduar dhe i lejuar nga Komnada e Trupave italiane në Shqipëri rrezikon të prodhojë pasaoja të rënda.90

Në datën 19 qershor 1919, Legata italiane në Beograd do të njoftonte Ministrinë e Jashtme Italiane se qeveria serbe ka njoftuar përfaqësitë e Francës, Anglisë, Amerikës se Italia ka kërkuar evakuimin e truoave serbe nga territori shqiptar.91 Pavarësisht kësaj siç njofton më vonë Legata italiane në Beograd, më 20 gusht 1919, qeveria serbe po vonon tërheqen e trupave të saj nga territori shqiptar me qëllim për ti vendosur vendimarrësit e Konferencës së Paqes nën ndikimin e një gjykimi të ri që të jetë nën favorin e Serbisë.92 Trupat serbe jo vetëm nuk largohen nga territori shqiptar, por vazhdojnë të avanzojnë duke pushtuar territoret e reja, siç do të njoftonte Ministri i Luftës Albrici, Ministrit të Jashtëm Italian. Serbët kanë lajmëruar popullsin shqiptare të zonave të pushtuara nga ata, se nëse do të ngrihen kundër tyre, do të ndërmarrin hapa të rënda që do të çojnë në shkatërrimin e fshatrave.93 Komandanti i trupave italian në Shkodër Perriconi në telegramin që i dërgonte Ministrisë së Jashtme Italiane e njoftonte se ka një propagandë të shtypit serb kundër Shqipërisë dhe qëllime Italiane në Shqipëri, sidomos gazeta “Narodna Riec” (Fjala Kombëtare), e cila del në Cetinje dhe pothuajse gjatë gjithë muajit tetor 1919, do të shkruante se “për sa i përket shqiptarëve ata janë një popull pa anjë ide kombëtare dhe pa ndjenja të bashkimit qeverisës”. Më tej kjo gazetë shkruan edhe për Italinë, e cila pasi pa të perëndojë rivaliteti austro-hungarez në Shqipëri, shpreson të vendos nën sundimin e saj gjithë Shqipërinë dhe ta kthejë detin Adriatik një posedim totalisht italian. Por italianë kanë një pengesë, për realizimin e planit të tyre, dhe kjo i vjen nga shqiptarët, të cilët janë kundër pushtimit të trupave italiane apo të trupave të huaja në vendin e tyre. Për të ndaluar pushtimin e Shqipërisë nga italianët dhe që do të përkthehej edhe kërcënim për vendet ballkanike, Serbia ka reaguar në interes të gjithë vendeve ballkanike, kur në vitin 1915 propozonte krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe që nuk do të ishte nën sundimin e asnjë imperializimi. Po ashtu, në gazeta e Beogradit “Samu Prava” vazhdon shkrimin e saj kundër italisë, ku shkruan se Delegacioni serb pranë Konferencë së Paqes në Paris, kërkon pavarësinë absolute të Shqipërisë dhe deklarohet kundër mbrojtjes që nuk është tjetër veçse një sundim i paligjshëm.Qeveria serbe është kundër politikës italiane, që kërkon të rëmbej nën dominimin e saj Shqipërinë, Goricën, Triesten, Fiumin, Zarën, Sebenikën (ishulli i Dalmacisë). Këtë politikë italiane, sipas gazetës, e kanë kuptuar edhe shqiptarët, të cilët kërkojnë ndihmën e serbëve dhe grekëve. Këta të fundit kanë interesa jetësore në Eprin e Veriut. Për këtë arsye qeveria serbe dhe greke kanë interes të mbështesin kauzën e pavarësisë shqiptare dhe të mbështetin partinë e Esat Pashës, i cili pranë Konferencës së Paqes ka kundërshtuar çdo ndërhyrje italiane në çështjet e brendshme të qeverisë shqiptare. Ndihma e Greqisë, Serbisë apo shteteve të tjera ballkanike për kulturën dhe mirëqenjen e Shqipërisë do të jetë më e madhe sesa ajo

90Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrit të Luftës, Albrici dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Italiane, nr.16442, Romë, më 25 tetor 1919, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 91Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Legatës italiane në Beograd dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, nr.134, Beograd, më 19 qershor 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 92Po aty, nr.367, Beograd, më 20 korrik 1919. 93Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrit të Luftës, Albrici dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Italiane, nr.17821, Romë, më 24 tetor 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919.

Page 53: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

24

italiane, që në të vërtetë do të ishte një rezik i vazhdueshëm kundër pavarësisë shqiptare dhe kundër politikës së gjithë shteteve ballkanike.94 Delegacioni shqiptar në Konferencën e paqes ka paraqitur një notë të hollësishme me anë të cilës kundërshton pretendimet serbe dhe malazeze në rajonet shqiptare të Shkodrës. Notës i janë bashkangjitur firmat e 8 delegatëve të kryetarëve të Malsisë së Shkodrës dhe Mirditës, si dhe të gjithë kryetarëve fetarë të krishterë dhe musliman.95 Autoritetet italiane janë të shqetësuara nga qëndrimet e qeverisë serbe ndaj Shqipërisë, për të turbuar ujërat atje dhe që përkthehej edhe si një lëvizje e qarqeve serbe për të bindur opinionin publik se pushtimi italian nuk tolerohet nga popullsia shqiptare. Nga një raport mbi situatën në Shqipëri, sekret për kohën, të Oficerit të Kontaktit Italian në Beograd, Ten.Sommonte, thuhej se “situata që po krijohej në Shqipëri mund të shkojë deri në një konflikt të përgjakshëm, dhe kjo është e nxitur nga serbët”.Qëllimi kryesor i serbëve është që të largohen italianët nga territoret shqiptare. Për të ndalur këtë, sugjerohet nga Oficeri ten Sommonte, që autoritetet italiane të ndërhyjnë me shpejtësi. Këtë ndërhyrje ai e argumenton me faktet që po ngjanin dhe që i paraqet në raportin e dërguar, ku theksonte se:

a) “Në rajonin e Hasit dhe Lumës është formuar nga serbët një bandë me rreth 500 burra nën komandën e Shani Lovcia.

b) Me pretekstin për të organizuar një komandë xhandarmërie në rajonin e Prizrenit, Lumës dhe Gjakovës, koloneli serb Katanitç, komandanti Esatist Ethem bej (nga Durrësi) dhe Hasan bej (nga Kavaja) janë duke formuar një bandë më të madhe në numër se ajo e mëparshme, si dhe të armatosur. Deri tani janë reklutuar 1000 burra.

c) Basri bej ish deputet i Parlamentit Turk është nisur këto ditë nga Beogradi për në Dibër me mjaft fonde (florinjë) për të organizuar bandat e armatosura.

d) Autoritetet ushtarake serbe po furnizojnë me armë dhe municione bandat dhe atë pjesë të popullsisë që shfaqin ndjenja filo-serbe (krahinat e Dibrës, Gjakovës, Prizrenit). Ky armatim po i jepet për të luftuar në zonën ku janë të dislokuara trupat italiane.

e) Informatorët italian informojnë se në një kohë të shkurtër trupat italiane që gjenden në zonat e Urës së Vezirit dhe Spas do të sulmohen”.96

Po ashtu nga Zyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës italiane dërgohet një informacion për autoritetet italiane, përfshirë Ministrinë e Jashtme, ku e njofton se nga 9 shkurti 1919 në zonën e Pejës shqiptarët kanë filluar të revoltohen kundër

94Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të trupave italian në Shkodër Perriconidërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Italiane, nr.424, Shkodër, më 3 nëntor 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 95Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, Komandës italiane në Vlorë, Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconit, Komisarit të Lartë italian pranë qeverisë së përkohshme shqiptare në Durrës, Kolonel Lodit, nr.2758, Parisi, më 22 nëntor 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 96Arkivi i MPJ Italiane, Raporti në lidhje me situatën enë Shqipëri nr.603, i datës 5 qershor 1919 i Oficerit të Kontaktit Italian në Beograd, Ten.Sommonte dërguar Komandanës së Përgjithshme të Ushtrisë Italiane në Romës e cila ja kalon më pas edhe Ministrisë së Jashtme italiane, Presidencës së Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Luftës nëpërmjet, nr.11241, më 17 qershor 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919.

Page 54: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

25

serbëve dhe ku ka pasur edhe shumë masakra. Serbët akuzojnë italianët se kanë qenë ata që kanë nxitur këtë lëvixje në këtë zonë.97

Ndaj lëvizjeve serbe për tu futur në territoret shqiptare reagojnë edhe autoritetet e qeverisë shqiptare. Kështu përfaqësues të saj, Z.Fejzi bej Alizoti, Drejtor i Përgjithshëm i Financave, Z.Luigj Gurakuqi, Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit, Z.Avni Dabulla, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtësisë, i dërgojnë një letër Komandës të Forcave Supreme italiane në Ballkan, Zyrës së Segretarisë së Cështjeve Civile në Vlorë ku kërkojnë ndërhyrjen e palës italiane për të ndaluar manovrat serbe dhe për ti larguar trupat e saj nga kufijtë politik të Shqipërisë. Serbët, sipas tyre, kanë hyrë në territoret shqiptare të Peshkopijës, Hasit, Lumës dhe kanë vendosur gjoja prefektë të zgjedhur nga populli, por që varen nga serbët, siç janë Ceno bej në Pshkopi, Shani Lovcia në Lumë, Sadik Efendi në Has e Krumë.98

Ndaj ndërhyrjes serbe me armatime dhe municione ndaj bandave shqiptare dhe ndaj popullsisë filo-serbe në krahinat shqiptare flet edhe raporti i Përfaqësuesi italian në Beograd që i dërgon Ministrit të Jashtëm italian. Ky raport reflekton të dhënat e përkthyesit në Konsullatën italiane në Shkup, mbi situatën në krahinat shqiptare të pushtuara nga serbët. Aty në raport thuhes se: 1.disa katolik dhe musliman shqiptare janë thirrur në Beograd dhe i janë dhënë fonde për të propanganduar në favor të Esat Pashës dhe kundër Italisë. 2. Presekutimi i elementëve shqiptar nga ana e serbëve kanë çuar në krijimin e bandave shqiptare dhe në konfliktin me ushtrinë serbe. Kjo ka ndodhur në zonën e Rugovës (Pejë). Popullsia e kësaj zone për ti shpëtuar rrezikut të ushtrisë serbe janë larguar, ndërsa shtëpitë e tyre janë djegur 3. Autoritetet ushtarake serbe janë të shqetësuar dhe forcojnë garnizonet e ndodhura në kufitë shqiptar të Dibrës dhe Prizrenit. Qëllimi i forcimit është pengesa e marshimit italo-shqiptar në territoret shqiptare subjekt të serbëve. 4. Pasi kanë larguar kryengritësit shqiptar nga rrethinat e Pejës, serbët i janë drejtuar Plavës dhe Gucinës me qëllim për ta pushtuar.99

Në lidhje me lëvizjet serbe, i ngarkuari me punë i Italisë në Beograd, Galanti, do të njofton se në takimet e zhvilluara me Përfaqësuesit e Anglisë, Amerikës dhe Francës, për të pyetur regimin e tyre ndaj veprimeve serbe në Plavë dhe Gucinë, këta të fundit theksojnë se nuk kanë shumë informacione, përveç atyre të dhëna nga qeveria serbe dhe se nuk kanë instruksione nga qeveritë e tyre për mënyrën e veprimit. Ky qëndrim i këtyre përfaqësive, sipas Përfaqësuesit italian, tregojnë se janë shumë tolerues nga serbëve.100

Ka një peticion i dërguar nga përfaqësues shqiptare të zonës së Taboshës, Mustafa Abdyli, Eles Neziri, Selim Hysa, Hasan Haxhija, Luf Maxhuri, të cilët i kërkojnë ndihmë autoritetetve ushtarake italiane në Shkodër, për ti ndihmuar për të vendosur qetësinë në vend, pas ndërhyrjes serbe dhe pushtimit të zonës nga ata.101

97Arkivi i MPJ Italiane, Letër e Zyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës italiane dërgohet një informacion për autoritetet italiane, përfshirë Ministrinë e Jashtme, nr.215, Romë, më 13 mars 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 98Arkivi i MPJ Italiane, Letër e autoriteteve të përfaqësuesve të qeverisë së përkohshme shqiptare dërguar Komandës të Forcave Supreme italiane në Ballkan, Zyrës së Sekretarisë sëÇështjeve Civile në Vlorë, nr.2275, më 9dhjetor 1918, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 99Arkivi i MPJ Italiane, raporti i Përfaqësuesi italian në Beograd që i dërgon Ministrit të Jashtëm italian, nr.268/83, Beograd, më 15 prill 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 100Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i ngarkuari me punë i Italisë në Beograd, Galanti dërguar Ministrit të Jashtëm italian, Sonnino, nr.9998/85, Beograd, më 17 prill 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919. 101Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të Trupave italiane në Shkodër, Perricioni dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.89, Shkodër, më 27 mars 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919.

Page 55: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

26

Komandanti i Trupave italiane në Shkodër, Perricioni do ti dërgonte Ministrisë së Jashtme italiane një raport të Komitetit të mbrojtjes kombëtare të Kosovës, ku paraqiten statistoka të masakrave serbe ndaj popullsisë shqiptare, gjatë pushtimit të krahinës së Plavës dhe Gucinës.102

102Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandantit të Trupave italiane në Shkodër, Perricioni dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.93, Shkodër, më 29 mars 1919, Zarfi nr.684, Dosja alb 3 (Propaganda serbe), viti 1919.

Page 56: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

27

1.2 Konferenca e Paqes sё Parisit, çёshtja shqiptare dhe pozicionimi i Italisё

Çёshtja shqiptare, ashtu si gjithё çёshtjet e hapura nga lufta kёrkonin njё zgjidhje.

Pa dyshim pesha e marrjes së vendimeve për zgjidhjen e çështjeve të mbetura nga lufta i mbetej Fuqive tё Mёdha. Pёr kёtё arsye nga kёto të fundit u vendos tё mbahej njё Konferencё, e cila do të merrte atributet zyrtare dhe kompetencat e nevojshme pёr tё zgjedhur problemet e dala nga lufta.

Konferenca e Paqes sё Parisit i fillojё punimet mё 18 janar 1919. Shumë shpejt ajo kthehet nё njё vatёr kontradiktash midis fituesve dhe humbësve të luftës, si dhe midis vetё vendeve fituese ose që ishin shpallur fituese tё luftёs. Çёshtja shqiptare nuk u trajtua si e veçantё nё kёtё Konferencё, por u përfshi për diskutim në kontekstin e shtyrtimeve që i’u bënë çёshtjes sё Adriatikut.

Konferenca shёnon ndryshimin e konceptit tё masave pёr regullimin e kufijёve tё shteteve duke i trajtuar ato pa marrё parasysh kontekstin e prejardhjes historike tё kёtyre vendeve dhe pa respektuar parimin e kombёsisё ndaj tyre. Kёtё fat tё keq e pёsonte Shqipёria, e cila konsiderohej nga kancelaritё e Fuqive tё Mёdha si njё entitet qё nuk mund tё eksistonte e pavarur dhe qё duhej ndarё midis Greqisё, Serbisё, Malit tё Zi dhe Italisё, duke ruajtur vetёm Shqipёrinё e Mesme me njё autonomi tё cunguar dhe nёn kujdesin e njё Fuqie tё madhe.103 Serbia dhe Mali i Zi kishin pretendimet e tyre ndaj Shqipёrisё dhe u pёrpoqёn ti realizonin ato duke kёrkuar me ngul qё nё Konferencё tё pronohej kёrkesa e tyre. Kёshtu Mali i Zi aspironte Shkodrёn, ndёrsa Serbia kёrkonte daljen nё det nё Durrёs duke pretenduar pjesёn mё tё madhe tё veriut tё Shqipёrisё dhe njё pjesё tё madhe tё asaj tё mesme duke shkuar deri nё lumin Vjosё.104

Greqia po ashtu aspironte pjesё tё territorit shqiptar duke kёrkuar tё realizohej interesi i saj dhe tё konfirmohej nё Konferencё pretendimi i ngritur prej saj. Ajo pretendonte pjesёn qё e quante Epri i Veriut, duke pёrfshirё njё pjesё tё mirё tё krahinave tё Jugut tё Shqipёrisё. Pretendimi i saj bazohej nё faktin qё kishte pushtuar kёtё pjesё gjatё luftёs dhe me konsensusin e Italisё. Ajo mё tej nё pretendimin e saj paraqitur Konferencёs, theksonte qё Shqipёria nuk ёshtё e gatshme dhe nuk ka aftёsi tё ngrej nё kёmbё shtetin e saj dhe pёr kёtё arsye shkёputja e pjesёs sё saj territoriale ёshtё njё dobi qё i bёhet popullsisё sё kёsaj krahine, qё gjithёnjё sipas statistikave tё tyre, pjesa mё e madhe ishte greke, edhe pse po vetё theksonin qё kjo popullsi fliste si gjuhё tё parё shqipen. 105

Ky pretendim i grekёve konfirmohej nga thirrja qё i drejtonte Konferencёs sё Ambasadorёve tё Paqes lidhur me Shqipёrinё, Ministri i Punёve tё Jashtme tё Greqisё Venizellos, i cili tregonte se “nё fillim tё luftёs, Princ Vidi e braktisi fronin e Shqipёrisё dhe se anarkia u pёrhap edhe nё Epririn e Veriut”. Mё tej thuhej se “Ministri i Britanisё sё Madhe nё Athinё i kёrkoi qeverisё greke pushtimin ushtarak tё Epirit tё Veriut derisa tё zgjidhet puna e saj nё Kongeresin e Paqes”. Gjithashtu, mё tej ai shprehej se nёn mbikqyrjen e Britanisё sё Madhe kishin rёnё dakort qё Italia tё

103 R.L.Woodhal, The Albanian problem during the peace-making 1919-1920, Memphis Ph.D.1878, f.48-50. 104 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Kёrkesat e Malit tё Zi nё lidhje me Shqipёrinё drejtuar Konferencёs sё Paqes sё Parisit, datё 5.3.1919, viti 1919, n.50.959, f.49-56; Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia, 1913-1919, Milano 1940, f.49-53. 105Po aty, f.57-61.

Page 57: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

28

pushtonte Vlorёn, ndёrsa Greqia Epirin e Veriut. Kjo do ta vendoste Kongresin para fakteve tё kryera.106

Ndёrkohё qё Italia, si njё nga Fuqitё e Mёdha, erdhi nё Konferencё me pretendimet dhe aspiratat e saj ndaj Shqipёrisё. Ajo nga njёra anё nuk mund tё kundёrshtonte ujdinё e aleatёve tё vendosur pёr Shqipёrinё nё Traktatin e Fshehtё tё Londrёs 1915, ku italia ishte pjesёmarrёve nё vendimarrje, ndёrsa nga ana tjetёr ajo interesohej pёr njё Shqipёri tё pavarur, nёn mandatin e saj dhe pёrcaktim tё kufijёve tё vendit.107 Në fakt qëllimi ishte për një Shqipëri e pavarur ku të sundonte e lirë ajo (Italia) duke e pasur nën influencën e saj dhe duke e përdorur kundër Greqisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene.

Lidhur me qёndrimin e Italisё nё Konferencё autori italian Pastorelli shkonte mё tej duke theksuar se “Italia ishte pёr njё Shqipёri tё pavarur dhe nёn mbikqyrjen e saj dhe i kundёrvihej nenit 7 tё Traktatit tё fshehtё tё Londrёs 1915, qё kishte tё bёnte me ndarjen e Shqipёrisё midis fqinjёve tё saj”.108 Ndёrsa autorja shqiptare Valentina Duka risjell nё vёmendje aspiratat e Italisё nё Konferencёn e Parisit, tё cilat sipas saj ishin...”veç Vlorёs, qeveria italiane kёrkonte tё vendoste edhe protektoratin e saj mbi shtetin shqiptar qё do tё formohej jo mё nё Shqipёrinё e Mesme, siç parashikonte Traktati i fshehtё i Londrёs, por nё Shqipёrinё e 1913-s, duke rёnё kёshtu ndesh me kёrkesat e fqinjёve tё tjerё”.109

Komitetit Ndёrkombёtar mbi rivendikimet territoriale tё Greqisё nё Shqipёri i zhvilloi punimet mё 18 shkurt-8 mars 1919 dhe pёrbёhej nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca dhe Italia. Nga Greqia ishte thirrur Z.Venizelos dhe nga Greqia e Epirit tё Veriut ishte Carapanos, ndёrsa si pёrfaqёsuse tё Shqipёrisё ishin Turkhan Pasha, Mehmet Bey Kontiza, Dr.Turtulis. Britania e Madhe dhe Franca ishin dakort me paraqitjen e propozimit grek pёr lёnien e Korçёs Greqisё. Delegatёt e SHBA-sё ishin pёr tё pranuar ndryshimet e paraqitura, nga lumi Vjosё nё Jug-Perёndim, pёr Greqinё, ndёrsa nga lumi Vjosё nё Veri-Perёndim, pёr Shqipёrinё. Delegatёt Italianё mbёshtesin kufijtё ekzistues dhe ishin kundёr ndryshimeve tё kufijёve. Italianёt kёrkonin vendosjen e vijёs sё kufirit qё ishte pёrcaktuar nё vitin 1913110.

Qёndrimet franceze vinin si kundёrpёrgjigje ndaj qёndrimit italian. Po ashtu mbёshtjetja qё Anglia dhe SHBA-ja i jepnin Greqisё, kishin si qëllim kryesor pengimin e Italisё për realizimin e interesave tё saj nё territorin shqiptar. Mund tё ketё ndikuar qёndrimet e mbajtura nga Franca, Anglia dhe SHBA nё pёrkrahje tё greqisё koncepti qё qarkullonte nё ambjentet diplomatike tё kohёs se “Ballkani i pёrket Ballkanit”, pra primare ishte rregullimi dhe sistemimi i kёtij gadishulli brenda pёr brenda. Megjithatё, duhet theksuar qё SHBA ishte kundёr dhёnies sё Korçёs, grekёve, pasi ajo ishte njё qytete sipas tyre ku kishte njё popullsi omogjene shqiptare, qё flisnin gjuhёn shqipe dhe kishin ndjenja kombёtare.111

Megjithatё, Italia mbёshtetur nё interesat e saj strategjik, kundёrshtoi me gjithё forcёn e saj politiko-diplomatike favorizimin qё i bёhej Greqisё nё vijёn e bregdetit shqiptar pёrballё Korfuzit. Fati i Shqipёrisё u bё gjithёnjё e mёtej njё çёshtje konvergjencash midis forcave tё fuqive tё mёdha duke kёrkuar diskutime tё

106 Arkivi i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme (MPJ), Dosja nr.1, viti 1919, f.3-5. 107 A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.69-70. 108 Pietro Pastorelli, L’Albania nella politica estera italiana (1914-1920), Napoli, 1970, f.94-95. 109 Valentina Duka, Historia e Shqipёrisё, 1912-2000, Tiranё 2007, f.102. 110 Arkivi i Ministrisё sё Punёve tё Jashtme (MPJ), Dosja nr.1, viti 1919, f.8-11. 111 Report of Committee on Greek territorial claims (Mars 6, 1919); I, Northern Epirus, nё Miller, vep.cit., vol.X, f.286-287.

Page 58: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

29

mёtejshme dhe ku Italia fillojё tё njihte njё superioritet ndaj vendeve tё tjera fqinjё si Jugosllavia (Serbia, Mali i Zi) dhe Greqia. Kёto tё fundit ishin tё detyrura pёr tu ulur nё bisedime me Italinё dhe tё diskutonin fatin e Shqipёrisё.

Qёndrimi i diplomacisё italiane pёr çёshtjen shqiptare gjatё kёsaj periudhe lidhet fortёsisht me Ministrin e Jashtёm Italian, Sonnino, i cili ka paur njё komunikim tё larmishёm me spektrin diplomatik italian nёpёrbotё, duke kёrkuar qё tё realizohet programmi dhe qёllimi qё kishte pёrgatitur pёr quinto spondo “Albania” siç konsiderohej nga qarqet politiko-diplomtiko italian.

Ministri Sonnino nga rekomandimet qё i dёrgonte pёrfaqёsuesve italian nё kancelaritё e Fuqive tё Mёdha kёrkonteqë të merrte udhë koncepti i njё Shqipёrie tё pavarur, por nёn ndikimin italian. Linja e ndjekur nga Italia dhe e deklaruar nga Ministri i Jashtёm Sonnino ishte pro qeverisё tё pёrkoshme tё Durrёsit, dhe kundër mbёshtetjessë Esat Pashёs, ku kërkohej ndalimi i hyrejes sё tij nё Shqipёri.112 Politika italiane përpiqej tё ndikonte sadopak qeverinë e përkoshme të Durrësit pёr tё pranuar nё njё farë mёnyreItalinë si preferencё e parëkundrejt shteteve të tjera.

Nё kuadёr tё lёvizjeve tё Ministrit Sonnino pёr tё testuar aleatёt lidhur me qёllimet e Italisё pёr Shqipёrinё, mё 14 nёntor 1918 i komunikon Ambasadorit britanik nё Romё se “qeveria italiane ishte e opinionit pёr tё mos marrё asnjё masё pёr tё kufizuar tё drejtёn e shqiptarёve pёr tё shprehur opinionin e tyre rreth organizimit tëShqipёrisё, statusit politik të ardhshёm i cili, natyrisht do tё stabilizohej pёrfundimisht si rezultat i njё vendimarrje tё marrё bashkёrisht nga Fuqitё e Mёdha”.113

Pёrgjigja e Foreign Office ishte e menjёhershme dhe mё 18 nёntor 1918, Ambasadori Rod informon Ministrinё e Jashtme Italiane se “Qeveria britanike nuk kishte kundёrshtim qё shqipёtarёt tё shprehnin opinionin e tyre, por ata kёrkonin qё qeveria italiane tё mos ndёrmerrte asnjё hap pёr propozimin e bёrё deri sa Konferenca e Paqes të merrte një vendim lidhur me tё ardhmen e Shqipёrisё”.114 Pёrgjigja britanike kufizonte veprimin e propozuar nga Italia dhe korri mbёshteje nga Franca dhe Amerika, duke detyruar kështu Ministrin Sonnino tё rishikonte pikёpamjet e objektivave italiane nё Shqipёri.

Duke parё qё lёvizjet e Italisё pёr tё realizuar planet e saj nё Shqipёri nuk po gjenin mbёshtetje e Fuqive të Mёdha, diplomacia italiane kёrkon tё vё nё lёvizje faktorin politik tё brendshёm. Kёshtu, nё telegramin qё Ministri i Jashtёm Sonnino i dёrgon tё deleguarit italian nё Shqipёri Biancheri i ngarkon detyrёn pёr tё favorizuar lёvizjen dhe krijimin e njё Asambleje nё Durrёs “me pushtet mbi gjithё Shqipёrinё, pёrveç Vlorёs dhe rrethinave tё saja”.115 Mbledhja e Asamblesё mirёpritet nga Italia, po ashtu edhe ngritja e Qeverisё sё Pёrkoshme dhe pёrbёrja e delegacionit shqiptar zyrtare qё do tё merrte pjesё nё Konferencёn e paqes sё Parisit.116 Italia nuk ndalet me kaq, por Ministri Sonnino i komunikon Britanisё, Francёs dhe SHBA-ve pёr mbledhjen e Durrёsit dhe të konstituimit të Qeverisё sё pёrkoshme shqiptare, e cila kishte miratimin e Asamblesё mbarёkombёtare shqiptare, duke pёrfaqёsuar aspiratat e shtetit shqiptar.117 Italia me kёtё veprim kёrkonte qё t’ua bёnte fakt tё kryer Fuqive tё 112 Telegram i Sonninos dёrguar Mattioli Pasqualini nё datёn 14 nёntor 1918, Dokumentat Diplomatike Italiane (D.D.I.), seria VI, vol.I, D.158. 113P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.72. 114Po aty, f.72. 115Telegrami i Sonninos pёr Biancheri, tё datёs 30 nёntor 1918, nё D.D.I., seria VI, vol.I, D.402. 116Telegramet e Piacentinit dёrguar Sonninos dhe anasjelltas, tё datёs 26 dhjetor, 29 shjetor dhe 27 dhjetor , nё D.D.I, seria VI, vol.I, D.660, 661, 697, 671. 117Telegrami i Sonninos dёrguar Imperialit dhe Bonin Longare, tё datёs 29 e 30 dhjetor 1918, nё D.D.I., seria VI, vol.I, D.695.

Page 59: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

30

Mёdha kёtё arritje tё shqiptarёve. Më tej, Italia kёrkonte qё aleatёt ta njihnin kёtё Qeveri tё pёrkoshme tё Durrёsit nёse jo si Qeveri zyrtare, tё paktёn si organ pёrfaqёsues i shqipёtarёve.118 Qeveria britanike kundёrshtoi krjimin e Qeverisё sё pёrkoshme shqiptare.119 Franca, po ashtu, mbёshtet parimin britanik, ndёrsa SHBA-ja me Presidentitn Wilson ishin, po ashtu, sa mbёshtetёs edhe konfus lidhur me qёndrimin e tyre.

Duhet theksuar se pavarësisht, se parimet e 14 pikave të Presidentit Wilson, ishin njё shpresё pёr vendet e vogla pёr tu frymёzuar pёr liri dhe sovranite, pjesёmarrja tyre nё Konferencёn e Paqes nuk pёlqehej. Nga telegrami i Presidentit Wilson dёrguar Kolonelit House nё datёn 30 tetor 1918, parafrazohet se “pranimi nё Konferencёn e paqes tё shteteve qё nuk janё ende tё zhvilluar nuk ishte i pёlqyeshёm”.120 Ky telegram prekte automatikisht edhe rastin e Shqipёrisё duke qenё se ishte njё vend ende jo i stabilizuar politikisht dhe ekonomikisht.

Lëvizjet dhe qёndrimet e katёr Fuqive tё Mёdha rreth Shqipёrisё ishin kontraditore dhe e tillё u paraqit edhe nё Konferencёn e Paqes. Franca dhe Anglia i qёndronin zgjidhjes sё arritur nё paktin e Londrёs tё viti 1915. SHBA-ja e pavendosur, por nuk ishin kundёr qёndrimit tё dy fuqive tё tjera, aleate tё saj, ndёrsa Italia kёrkonte tё rishikohej problemi shqiptar nё njё kёndvёshtrim tjetёr, duke u nisur nga efektet e luftёs, por edhe nga lёvizjet nacionaliste shqiptare qё ishin forcuar dhe stabilizuar mё shumё gjatё kёtyre viteve.

Nё mbyllje tё Konferencёs sё Paqes, pika nё tё cilёn Italia qёndronte e palёvizur ishte pikёrisht ajo strategjike: d.m.th. nevoja e kontrollit tё Vlorёs dhe hinterlandit të saj dhe pёr kёtё nuk pati asnjёherё asnjё kundёrshtim serioz qё tё vinin nё diskutim realizimin e kёtij synimi strategjik.

118P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.78. 119Telegrami i Ambasdorit Imperiali dёrguar Ministrit Sonnino, tё datёs 11 janar 1919, nё D.D.I., seria VI, vol.I, D.847. 120Telegrami i Presidentit Wilson dёrguar Kolonelit House nё datёn 30 tetor 1918, nё F.R.U.S., 1918, Suplementi I, vol. I, f.431.

Page 60: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

31

1.3 Marrёveshja Tittoni-Venizellos dhe politika e jashtme e ministrit Tittoni ndaj Shqipërisë Nga lëvizjet e brendshme politike në Itali kishte ardhur në pushtet qeveria e re

e Nittit. Kryeminsitri Nitti dhe Ministri i Jashtëm Tittoni shumë shpejt do të ndryshonin kursin e politikës së jashtme në krahasim me politikën e fortë dhe pa kompromise të përdorur nga dyja e shkuar Orlando-Sonnino. Baza e strategjisë së politikës së re italiane bëhet “gjetja dhe arritja e marrëveshjeve dhe bisedimeve” me kundërshtarët tradicional me të cilët përplaseshin interesat për ndarjen e territoreve dhe hapsirave për shfrytëzimin ekonomik. Njëra nga këto vend deri dje kundërshtare Greqia, u thirr nga qeveria italiane për të filluar bisedimet për gjetjen e hapsirave për marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve që preknin të dyja vendet. Pikërisht në frymën e tij të dy Ministrat e jashtëm italian (Tittoni) dhe grek (Venizellos) filluan bisedimet sekrete, të cilat çuan në një marrëveshje të fshehtë midis dy vendeve më 29 korrik 1919.121

Marrёveshja e datёs 29 korrik 1919, nёnshkruar ndёrmjet Ministrit tё Jashtёm Italian, Z. Tittoni dhe Kryeministri Grek, Z.Venizellos, quajtur ndryshe edhe si “Marrёveshja Titoni-Venizellos” ishte njё akt qё dёmtonte Shqipёrinё dhe kёnaqte orekset sipas interesave tё dy vendeve fqinje tё saj, Italisё dhe Greqisё.

Marrёveshja trajtonte gjithё problemet qё kishin nё atё kohё Italia dhe Greqia pёr pjesёn e Ballkanit, Egjeun dhe Azinё e Vogёl. Marrёveshja kishte si synim kryesor ndarjen e territorit dhe sferat e influencave nё kёto vende.

Marrёveshja pёrbёhej nga 8 (tetё) nene dhe 1 (njё) Protokoll shtesё. Sipas preambulёs sё kёsaj Marrёveshje dhe duke i’u referuar dispozitave tё nenit 8 tё saj, akti pёrfshinte njё ujdi qё pёrcaktonte njё linjё tё drejtimit tё pёrbashёt midis dy vendeve dhe qё duhet tё ndiqnin kundrejt vendimeve tё Konferencёs dhe ku duhet tё arriheshin rezultate konkrete.122

Neni 1 i Marrёveshjes parashikonte angazhimin e Italisё për të mbështetur predentimet greke në Trakën Lindore dhe Perëndimore. Ky nen paraqiste tablo tё qartё tё mbёshtetjes qё Italia i jepte Greqisё pёr kёrkesat e saj tё zgjerimit tё territorit nё pjesёn e Lindore dhe Perëndimore tё Trakёs.

Neni 2 i marrёveshjes pёrcaktonte tё njёjtёn angazhim tё Italisё pёr tё mbёshtetur pretendimet greke nё Shqipёrinё e Jugut.123 Qёndrimi Italian nuk ishte gjё tjetёr veçse konsensus pёr aneksimin e Shqipёrisë sё Jugut nga Greqia nё pёrputhje me vijёn e pёrcaktuar nga Venizellos nё dokumentin e 30 dhjetorit 1918. Ky dokument kishte nё thelb aneksimin nga ana e Greqisё tё Gjirokastrёs dhe Korçёs. Italia angazhohej tё jepte mbёshtetjen e saj pranё Konferencёs sё Paqes pёr realizimin e kёtij objektivi tё Greqisё.

Ndёrkohё qё angazhimi i Greqisё pёr tё mbёshtetur pretendimet Italiane ishte parashikuar nё nenin 3 tё marrёveshjes. Ky nen pёrcaktonte konsensusin e Greqisё pёr t’i lejuar Italisё mandatin mbi Shqipёrinё dhe mbёshtejtjen e saj pёr njohjen e sovrantitetit mbi Vlorёn dhe rrethinat e saj, deri aty ku Italia do ta gjykonte tё nevojshme pёr mbrojtjen e sovranitetit tё saj. Greqia ripohonte neutralizimin e kanalit tё Korfuzit tё vendosur nga Konferenca e Londrёs e vitit 1913. Por Italia ishte njё lloj garancie pёr Greqinё duke i dhёnё me qira pёr 50 vjet asaj njё pjesё tё portit tё

121 Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.129; P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.415. 122 Benedetto Ganiglia, Italia e Albania ottobre 1914-agosto 1920, Studio Storico, Politica Economica, Roma, f.38-39. 123Sipas qarqeve Greke bёhej fjalё pёr Epirin eVeriut.

Page 61: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

32

Sarandёs, e cila nё vetvete do tё formonte një zonё të lirё. Nё nen parashikohej edhe fakti se Greqia do tё anagazhohej pёrpara Konferencёs sё paqes pёr tё mbёshtetur mandatin e Italisё mbi pjesёt qё ajo kёrkonte nga territori shqiptar.

Greqia merrte, gjithashtu, tё njёtёn angazhim sipas nenit 4 tё Marrёveshjes kundrejt Italisё, pёr të hequr dorë nga njё pjesё e vogёl e pretendimeve të saj në Azinë e Vogël në dobi të qeverisë italiane nga pretendimet e saj në një pjesë të territorit në afërsi të zonës së Izmirit, por me kusht qё Greqia tё realizonte synimet e plota të saj nё Trakё dhe në Shqipёrinё e Jugut.

Dispozitat e Marrёveshjes pёrcaktonin nё nenin 5 se Greqia i trasferonte Italisё sovranitetin mbi ishujt e Egjeut, me përjashtim të Rodosit. Pra nuk bёhej fjalё vetёm pёr njё angazhim tё Greqisё nё kёtё nen tё Marrёveshjes, siç parashikohej nё nenet e tjera tё saj, por kemi tё bёjmё me njё konsensus tё plotё tё Greqisё pёr trasferim tё ishujve Egje nёn sovranitetin Italian.

Nё fund, neni 7 deklaronte se nё rast kur Italia nuk do tё arrinte qёllimet e saj pёrsa i pёrket aspiratat e saj nё Azinё e Vogёl, ajo merrte lirinë e plotë të veprimit në lidhje me të gjitha aspektet e kësaj marrëveshjeje. E njёjta gjё i ishte njohur edhe Greqisё nё rast se nuk do tё ishin përmbushur aspiratat e saj në Trakë, nё Shqipёrinё e Jugut dhe nё vilajetin (zonën) e Izmirit.124

Marrёveshja nuk pёrmente problemin e kufijve Veriorё tё Shqipёrisё. Nё lidhje me kёtё pjesё, Italia i konsideron të vlefshme rezolutat e miratuara nga Konferenca e Londrёs tё viti 1913. Italia me kёtё Marrёveshje jepte konsensus pёr Greqinё pёr pёrmbushjen e objektivave tё saj nё territorin e Jugut tё Shqipёrisё, duke rёnё nё kundёrshtim edhe tё qёndrimeve qё vete Italia kishte mbajtur pёr kёtё pjesё tё territorit Shqiptar nё Konferencёn e Paqes sё Parisit.

Marrёveshja kishte dhe njё klauzolё tё pёrcaktuar nё nenin 8 tё saj, e cila pёrcaktonte se tё dyja Palёt nёnshkruese do ta mbanin tё fshehtё kёtё Marrёveshje. Pavarёsisht kёsaj klauzole, akti qё u nёnshkrua nuk u mbajt asnjёherё i fshehtё, pasi shtypi grek e shfaqi si njё sukses tё diplomacisё sё Athinёs nё pёrpjekjen e saj pёr Epirin e Veriut.125

Sipas Autorit italian, A.Biagini, Ministri i Jashtëm, Tittoni me Marrёveshjen e nёnshkruar realizonte qёllimit tё politikёs sё tij pёr Shqipёrinë, atë të kontrollit tё sigurt tё Kanalit të Otrantos, por nga ana tjetёr humbet simpatinё dhe konsensusin e atyre Shqiptarёve qё kishin shpresuar dhe besuar nё mbrojtjen e Italisё deri në ato momente.126

Sipas autorit tjetёr italian, A.Giannini, Marrёveshja Tittoni-Venizellos ishte njё akt qё parashikonte qёndrimet qё duhet tё mbanin tё dy delegacionet gjatё Konferencёs sё Paqes sё Parisit të vitit 1919, por edhe njё Marrёveshje e cila pёrcaktonte kushtet e shtrirjes italo-greke nё Shqipёri dhe Azinё e Vogёl.127

Ndërsa autori shqiptar Paskal Milo do të shprehej në lidhje me marrëveshjen e fshehtë italo-greke se kjo ishte një ndryshim i madh i politikës italiane ndaj Shqipërisë dhe një ndryshim i qëndrimit të Italisë të mbajtur deri në verën e vitit 1919 në Konferencën e Paqes. Karta antigreke e Romës kishte qenë një motiv i fortë që mjaft

124 Arkivi i MPJ, Dosja 14, Kopje e Marrёveshjes tё nёnshkruar nё Paris mё 29.7.1919 ndёrmjet Venizellos, Kryetarit tё Qeverisё sё Greqisё dhe Tittonit, Ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Italisё, datё 29.7.1919, viti 1919, f.56-61; Benedetto Ganiglia, op.cit., f.38-39; A Giannini, I documenti diplomatici della Pace Orientale, Roma, 1922, p.22-30. 125 Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar nё vitet 1918-1920, Tiranё 1969, f.93-94. 126 Antonello Biagini, Storia dell’Albania, Milano, 1998, 106-107. 127 Amadeo Giannini, I documenti per la storia della Pace orientale, 1915-1932, Roma, 1933, f.17-18.

Page 62: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

33

qarqe politike shqiptare, përfshirë edhe një pjesë të mirë të qeverisë së Durrësit që ushqenin simpati e shpresa ndaj politikës italiane.128

Nё njё prememorie mbi çёshtjen shqiptare lidhur me Marrёveshjen Tittoni-Venizellos tё gjetur nё arkivat e Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Shqipёrisё,129 theksohet se “njё marrёveshje italo-greke ёshtё arritur midis Tittonit dhe Venizellos pёr copёtimin e mёtejshёm tё Shqipёrisё duke i rrёmbyer Korçёn dhe Gjirokastrёn, krahina tёrsisht shqiptare. Ky gjymtim i ri e bën absulutisht të pamundur ndёrtimin e shtetit shqiptar. Aneksimi i tё ashtёquajturёs Epiri i Veriut nga Greqia do tё ofrojё bazё pёr pretendimet jugosllave pёr tё aneksuar pjesёn Verilindore tё Shqipёrisё, nga Drini i Zi duke pёrfshirё edhe Shёn Gjinin.130 Kёto pretendime do ta zvogёlonin shtetin shqiptar nё kufijtё e pёrcaktuar nga nenet V,VI,VII tё paktit tё fshehtё tё Londrёs 1915, duke e bёrё tё pamundur krijimin dhe ekzistencёn e vetё Shqipёrisё”.131 Kjo marrёveshje dhe kёto pretendime tё fqinjёve nё dёm tё Shqipёrisё do tё kishte konsekuenca qoftё pёr Shqipёrinё, pasi do tё shkёputej njё pjesё e mirё e territorit tё saj, por edhe pёr vendet fqinjё (Greqi dhe Jugosllavi) dhe vetё Italinё, pasi do tё konkurronin njёra-tjetrёn duke i çuar nё njё konflikt rivaliteti tё parevokushёm nё tё ardhmen midis tyre”.132

Kundёr kёsaj Marrёveshje, Kryetari i delegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes, Z.Bumçi, i drejtohet me anё tё notave tё datёs 28 qershor dhe 28 korrik 1919, Kryetarit tё Konferencёs sё Paqes sё Parisit, Z.Clemenceau, duke e njohur lidhur me lajmin e shtypit pёr bisedimet dhe nёnshkrimin e Marrёveshjes midis Italisё dhe Greqisё pёr sigurimin e interesave tё tyre nё lindje, duke vendosur pёr Epirin e Veriut. Mё tej kёrkohet qё tё mos merren parasysh kёto vendime tё kёtyre dy forcave nё dёm tё territorit shqiptar, pasi kufijtё e Shqipёrisё janё zgjedhur pёrfundimisht nё Konferencёn e Londrёs tё vitit 1913.133 Nё notёn e datёs 14 gusht 1919, pёrveç mosnjohjes sё Marrёveshjes Tittoni-Venizellos, e cila ishte nё kurriz tё Shqipёrisё, kёrkohej edhe pёrkrahje dhe drejtёsi pёr mbrojtjen e territorit shqiptar.134

Më parë delegacioni shqiptar i kryesuar nga Luigj Bumçi i ishte drejtuar Ministrit të Jashtëm Italian, T.Tittoni duke i tërhequr vëmendje ndaj çështjes shqiptare dhe i kërkohej mbështetje ndaj kërkesave të paraqitura në Konferncë nga delegacioni shqiptar. Më tej në letër ankohej ndaj sjelljes dhe pretendimeve aneksioniste të Jugosllavisë dhe Greqisë ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj mbështetjes që Fuqitë e tejra të Mëdha u japnin këtyre synimeve të fqnijëve (këtu thirrja biente edhe ndaj Italisë). Gjtiashtu, kërkohej që Italia ti përmbahej premtimeve të bëra shqiptarëve më 3 korrik 1917 në Gjirokastër (deklarata e Gjirokastrës) dhe të gjente mjetin për të garantuar sa më mirë shpëtimin e Shqipërisë.135 128 Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë, Vol I, Tiranë 2013, f.417. 129 Arkivat e MPJ, Prememoria mbi çёshtjen shqiptare, Dosja n.16, viti 1919, f.26-27. 130Pretendimet Jugosllave pёr kёtё pjesё tё Shqipёrisё janё kёrkuar nga qeveria e Beogradit nё Konferencёn e Paqes sё Parisit. 131 Arkivat e MPJ, Prememoria mbi çёshtjen shqiptare, Dosja n.16, viti 1919, f.26-27. 132 Po aty. 133 Arkivi i MPJ, Dosja 14, Notat e datёs 28.6.1919 dhe 28.07.1919 dёrguar nga Kryetari i delegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes, Z.Bumçi pёr Kryetarin e Konferencёs sё Paqes sё Parisit, Z.Clemenceau, viti 1919, f.51, 54-55. 134 Arkivi i MPJ, Dosja 16, Nota dёrguar nga Kryetari i delegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes, Z.Bumçi pёr Kryetarin e Konferencёs sё Paqes sё Parisit, Z.Clemenceau, 14.08.1919, viti 1919, f.20-22. 135Arkivi i MPJ, Dosja nr.3, Letra e datës më 2 korrik 1919 dërguar nga Kryetari i delegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes, Z.Bumçi për Ministrin e Jashtëm Italian, Tommasso Tittoni, viti 1919, f.32-36.

Page 63: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

34

Më 27 korrik kryetari i delegacionit Luigj Bumçi i drejtohet përsëri Ministri të jashtëm italian Tittonit dhe nisur nga bisedimet që ai zhvillonte me Venizellos, i tërhiqte vëmendje dhe i kërkonte që “të mos lejonte kurrë që provinca të reja të territorit shqiptar të sakrifikohen ende në favor të fqinjëve tanë”.136

Megjithë lëvizjet diplomatike dhe kërkesat e delegacionit shqiptar në Pris, Ministri i Jashtëm Tittoni nuk i përfilli dhe i anashkalojë. Qëlli i tij ishte i qartë të “arritje e kompromisit” dhe ujdi me vendet që tradicionalisht i kishte kundërshtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të përcaktuar fatet e kompensimeve. Hapi i parë ishte padyshim marrëveshje e arritur me kryemenistrin grek Venizellos. Kjo padyshim vinte në rrezik të ardhmen e Shqipërisë. Por politika e jashtme e Ministrit të Jashtëm Itlaian Tittoni nuk ndal vetëm me Marrëveshjen me Greqinë, ai do të paraqiste para Fuqive të Mëdha projektin e parë të tij që kishte si synim zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në këtë projekt të parë, Tittoni nëpërmjet përfaqësuesit të tij, Scialoja, paraqiste krijimin e shtetit të lirë të Fiumes, mandatin italian mbi Shqipërinë, ruajtjen e kufijve verior të saj të vitit 1913 dhe negocimin për kufijtë jugorë midis italianëve dhe grekëve siç ishte përcaktuar në marrëveshjen Tittoni Venizellos. Vlora dhe hinterlandi i saj vendosej nën sovranitetin e plotë të Italisë.137

Projekti i parë i Tittonit pati konsensusin e francezit Clemenceau dhe anglezit Lloyd George, por delegacioni amerikan ishte i dyzuar, ku nga njëra anë eksperti Polk ishte pro mandatit Italian mbi Shqipërinë, ndërsa opinioni i ekspertit Johnson ishte kundër këtij mandati të Italisë mbi Shqipërinë pasi ashtu si presidenti Wilson e shikonte këtë mandat si një rrezik të madh, ku argumentohej se kishte në vetvete synime kolonializuese dhe ekspansionistike të Italisë në Ballkan.138 Në Departamentin e shtetit për të dyja opinionet e ekspertëve nuk u dha përgjigje dhe amerika qëndrojë disi e tërhequr.

Në lidhje me projektin e paraqitur nga Tittoni, Greqia dhe Jugosllavia kishin qëndrime të kundërta. Duhet theksuar që të dyja ishin të përfshira në projekt pasi bëhej fjalë për rajonin ku ishin pjesë dhe kishin interesa të drejtëpërdrejta për të përfituar dhe për të qenë aktorë kryesor. Kështu Greqia ishte e kënaqur pasi kishte arritur Marrëveshjen Tittoni-Venizellos. Ndërsa Jugosllavia ishte e shqetësuar për marrëveshjen grko-italiane dhe për mandatin e Italisë mbi Shqipërinë.139

Ndodhur para objekioneve amerikane, Tittoni projekton formulimin e projektit të tij të dytë duke pasur si qëllim paraqitjen e tentativës së dyte për gjetjen e zgjidhje çështjes së Adriatikut. Linjat bazë edhe të projektit të dytë ishin ato për projektit të precedent. Në fakt Titoni donte t’i kishte duart e lira për të manovruar për të fituar Fiumen e për të bindur Wilson për të mbështetur projektin e dytë. Pikërisht në këtë kënvështrim më 29 korrik Tittoni prezanton propozimet e reja. Për Fiumen kishte dy opsione: 1 ajo do të shpallej shtet i lirë i pavarur me kufijtë e sugjeruar nga Wilson, por me një status special për vetë qytetin, ose qyteti do t’i jepej Italisë dhe rrethinat e tij t’i kalonin Jugosllavisë. Përsa i përket Shqipërisë, projekti i Tittonit parashikonte që Italia të mbante Vlorën dhe hinterlandin e saj nën sovranitetin e plotë, t’i jepej mandati Italisë brenda kufijëve të përcaktuar në vitin 1913, ndërkohë që në jug të qëndronin propozimet e presidentit Wilson që Gjirokastra të aneksohej nga Greqia

136Arkivi i MPJ, Dosja nr.3, Letra e datës më 27 korrik 1919 dërguar nga Kryetari i delegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes, Z.Bumçi për Ministrin e Jashtëm Italian, Tommasso Tittoni, viti 1919, f.44-45. 137Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.151-153; P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.419. 138Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.155-156; P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.419. 139Po aty, f.151 dhe P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.420; R.L.Woodall, The Albanian problem during the peaxemaking, 1919-1920, Memphis. Ph.D., 1978, f.141.

Page 64: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

35

dhe Korça të mbetej brenda shtetit shqiptar. Me ndërhyrjen e kryeministri francez Clemenceau, në prjketin e Tittoni u shtua edhe propozimi që Jugosllavisë t’i njihej e drejta për të ndërtuar e për të përdorur një hekurudhë në luginën e lumit Drin që do të dilte në Adriatik.140 Ky projekt me disa modifikime i’u dërguar departamenit të shtetit dhe Presidentit Wilson nga kryediplomati amerikan Polk.

Projekti i dytë i Tittoni me ndyshimet që solli shënoi ndryshimin e qëndrimit italian ndaj “çështje së Adriatikut”, pasi u hoqen dispozitat që lidheshin me Traktatin e fshehtë të Londrës dhe me marrëveshjenTittoni-Venizellos. Korça dhe Shqipëria e veriut mbetej në përbërje të shtetit shqiptar, ndërkohë që Jugosllavia i mohohej çdo përfitim territorial. Nuk pranohej shteti i lirë i Fiumes, nuk përmendeshin pretendimet greke për Shqipërinë e Jugut dhe nuk mbështetej as idea e ndrëtimit të hekurudhës në luginën e Drinit. Formula për Vlorën mbetej si më, pra duhet të kalonte në duart e italianëve, si dhe mandati Italian mbi Shqipërinë.141

Pavarësisht kësaj pala amerikane nuk e mbështeti këtë projekt, ajo kërkonte shtetin e lirë të Fiumes, nuk pranoi statusin e posaçëm për vetë qytetin. Po ashtu njohu Italisë sovranitetin mbi Vlorën, por e quajti të papranueshme mandatin e saj mbi Shqipërinë duke e cilësuar atë si shume të rrezikshme për paqen në Ballkan.142

Kundër projektit të dytë të Tittoni ishin edhe francezi Clemenceau dhe anglezi Lloyd George. Kryeministri anglez i kërkoi Tittonit që Jugosllavët të kishin të drejtën të ndërtonin hekurudhën në luginën e Drinit dhe të përmirësonin portin e Shëngjinit si një dalje në detin Adriatik.

Të ndodhur para kësaj situate, Italianët e kuptonin se pa mbështetjen e Francës, Anglisë dhe mbi të gjitha të amerikës nuk mund të kishin sukses në zbatimin e projekteve që kishin paraqitur për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut. Pikërisht për të negociuar afrimin e raporteve me këto shtete të mëdha, Kryeministri italian Nitti dhe Ministri i jashtëm italian Tittoni lëvizën në drejtim të hapsirave të mundëshme për të gjetur konsensin e duhur me këta partner ndërkombëtar dhe për të marrë mbështetjen e tyre për varjantin e dytë të projketit që kishin propozuar. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të autoriteteve italiane, amerika e presidentit Wilson nuk ndryshoi kursin e saj dhe i mbeti besnik qëndrimin që kishte shfaqur, ndërkohë që dy qeveritë e vendeve të tjera (francës dhe anglisë) ishin shprehur më tolerante me propozimin italian. Këta të fundit e kuptonin se nëse nuk do të kishte konsensus me projektin e propozuar nga italianët duhet të thërritnin zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, duke qenë palë nënshkruese të tij dhe për të cilën detyroheshin ta respektonin.

Dëshpërimi i autoriteteve italiane refektohet në fjalimin që Tittoni mbajti në parlamentin italian më 27 shtator 1919.143 Për çështjen e Adriatikut ai kishte kuptuar që situata ishte komplikuar dhe ishte kthyer në një probelm serioz, pasi pengesë ishte bërë Amerika. Për herë të parë në fjalimin e tij ai (Tittoni) do të njoftonte edhe për një marrëveshjen tjetër të arritur me kryeministrin grek Venizellos për ndërtimin e një hekurudhe që do të lidhte Romën me Athinën e që do të kalonte përmes kanalit të Otrantos dhe Vlorës e që do të kishte një rëndësi të madhe ekonomike dhe tregtare për Italinë, e që do të pasohej edhe nga ndërtimi i një hekurudhe tjetër Vlorë-Manastir.144

140 Po aty, f.157-158, dheP.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.426; R.L.Woodall, The Albanian problem….., vep.cit., f.144. 141 Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.166. 142 Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.145;R.L.Woodall, The Albanian problem….., vep.cit., f.160. 143 Tommaso Tittoni e Vittorio Scialoja,L’Italia alla Conferenza della Pace. Discorsi e documenti a cura di Amedeo Giannini, Roma, 1921, f.17-20. 144 Po aty, vep.cit., f.32.

Page 65: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

36

Fjalimi i Tittoni në fak ngjalli reagim të ashpër tek shqipëtarët. As Tittoni dhe as Nitti nuk mund të kuptonin që me politikën e tyre kishin rritur ndjenën nacionalist në Shqipëri duke e kthyer kundër turpave itanliane që pushtonin vendin.

Këto rrethana çuan në dështimin e politikës së Ministrit të Jashtëm Italian Tittoni, sidomos me propozimin e projektit të dytë të tij. Ai edhe pse arriti të kishte pas vete qeverinë angleze dhe francezë, edhe pse kishte qrritur një marrëveshje të rëndësishme me kryeministrin grek Venizellos, nuk kishte gjetur gjuhën e përbashkët të njërës nga fuqive më të mëdha të botës, Amerikës dhe nuk kishte fituar simpatinë e presidentit amerikan Wilson. Kundër politikës së tij u shfaq elita plitike shqiptare, por edhe shteti jugosllav. Kjo e fundit nuk mund të pranonte dorëzimin e Fiumes, Italianëve, ndërsa elita politike shqiptare edhe pse jo e mirëorganizuar kishte gjetur forca të reagonte në rrugë diplomatike dhe të merrte mbështetjen e presidentit amerikan për ndalimin e realizimit të projektit të planit politik të Ministrit të jashtëm italian, Tittoni.

Çështja e Adriatikut, ku përfshihej çështja shqiptare, u shty për zgjedhje në një moment të dytë dhe do të rimerret në diskutim ndërmjet aleatëve tripalësh: anglo-franco-amerikan, të cilët do të dalin së bashku me një memorandum të datës 9 dhjetor 1919 duke kërkuar që kjo të ishte e zbatueshë dhe palët që prekeshin nga ky akt ta pranonin atë si zgjidhja më e mirë e mundëshme.

Page 66: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

37

1.4 Lёvizjet dhe objekivat italiane. Marrёveshja e Durrёsit

Pёrpjekjet e Romёs pёr tё konsoliduar pozitёn e saj tё brendshme nё Shqipёri nuk u ndal vetёm me Marrёveshjen Tittoni-Venizellos, por duke shkuar mё tej dhe duke arritur edhe njё Marrёveshje me Qeverinё e Durrёsit mё 20 gusht 1919.145

Lidhur me Marrёveshjen dhe dispozitat e saj, Z.Turkhan Pasha, Kryetari i qeverisё provizore tё Shqipёrisё i dёrgon njё letёr nё datёn 28 maj 1919, Z.De Martino, Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme Italiane, ku parashtronte pozicionin e palёs shqiptare dhe kushtet e saj, si vijon:

1. “mbёshtejtje dhe siguri nga Italia pёr integritetin e Shqipёrisё tё pёrcaktuar nё Konferencёn e Londrёs 1913”;

2. “tёrheqje e Italisё nga vendimet e Konferencёs sё fshehtё tё Londrёs 1915”; 3. “asistencё e Italisё pёr mbrojtjen e sovranitetit tё Shqipёrisё”; 4. “mosnjohje e pozicionit tё Italisё dhёnё nga ndёrkombёtarёt nё Vlorё”; 5. “vendosjen e njё princi tё Savojёs (Maison de Savoie) pёr Tronin e

Shqipёrisё”.146 Nga kjo letёr del qartë kërkesa e qeverisë së pёrkoshme të Durrёsit për më shumë

garanci nga ana e italianëve. Vetëm kështu kjo qeveri dë të pranonte të përfundonte njё Marrёveshje me qeverinë italiane, e cila do të kishte qëllimrregullimin administrativ të Shqipërisë.

Nga faktet e dala dhe burimet arkivore, duhet thёnё se Qeveria e Pёrkohshme e Durrёsit ishte nёn ndikimin Italian, por kjo nuk nёnkuptonte nёnshtrim tё plotё tё saj. Vetё burimi arkivor i letrёs sё cituar mё sipёr shpjegon qё kjo Qeveri e Pёrkohshme nuk bën pazare dhe nuk lejon të negociohet me parimet themelore të vendit:sovranitetin dhe pёrckatimin e kufijve etnik dhe natyrortë saj. Kjo dukuri pozitive e kësaj qeverie, nuk d.t.th. se ajo nuk ka pasur dobësitë e saj. Kështu pika 5 e letrёs tregon njё dobёsi nga ana e Qeverisё sё pёrkohshme e Durrёsit, e cila pranon vendosjen e njё princi tё Savoiёs nё Tronin e vendit. Ka mendime studiuesish që për këtë aspekt mendojnë se ajo duhet parё nё kontekstin e situatёs sё krijuar nё atё kohё, ndoshta edhe nё faktin se diplomacia e qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit mendonte se nёse Italia do të garatonte 4 pikat e para tё letrёs, pika e 5 do tё kishte vёshtirёsi tё gjente zbatim nё praktikё.

Negocimi i marrëveshjes fillon në Romës dhe për palën shqipëtare të plotfuqishëm për të negociuar dhe nënshkruar ishin Myfid bei Libohova, Ministri i Brendshёm i Qeverisё sё pёrkohshme shqiptare dhe Fejzi bej Alizoti, Ministri i Financave i Qeverisё sё pёrkohshme shqiptare, ndёrsa nga pala italiane ishte Marchese Carlo Durazzo, Kёshilltar i Legatës italiane në Durrës dhe Koloneli Vicenzi Bartolomeo.

Objekti i Marrёveshjes ishte rregullimi i administrimit tё territorit shqiptar duke pёrfshirё edhe pjesёn e pushtuar nga italianёt, deri nё rregullimin pёrfundimtar qё do t’i jepte Konferenca e Paqёs sё Parisit.

Thelbi kryesor i Marrёveshjes ishte vendosja e dy administratave paralele nё territorin shqiptar tё pushtuar nga trupat italiane. Pra pёrveç administratёs legjitime tё

145 Arkivi i MPJ, Dosja 7, Marrёveshja e Durrёsit e 20 gushtit 1919, viti 1919. Pёr mё epёr pёr kёtё Marrёveshje mund tё shikohet tek “Lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar 1918-1920, (Pёrmbledhje dokumentesh), vёllimi I, Tiranё 1976, f.310-314. 146 Po aty, Dosja 3, Kopje e Marrёveshjes me ndryshime pёrcjellё nga Kyetari i Qeverisё sё Pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti pёr Tittoni, Ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Italisё dhe Kryetarit tё delegacionit Italian nё Konferencёn e Paqes sё Parisit, datё 31.8.1919, viti 1919, f.40.

Page 67: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

38

Qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit, do tё vepronte edhe administratat e Komandёs sё trupave italiane dhe Komisari i lartë civil italian.147

Si organe kryesor marrëveshja njihte, për palën shqiptare qeverinë e pёrkohshme shqiptare e dalё nga Kongresi i Durrёsit mё 25 dhjetor 1918, ndёrsa për palёn italiane: Komandën e trupave italiane nё Shqipёri dhe Komisarin e Lartë Civil Italian pranё qeverisë sё pёrkohshme shqiptare. 148

Përsa i përket shtrirjen e juridiksionit, neni 1, pika 1 e Marrёveshjes parashikonte se “Qeveria e pёrkohshme shqiptare do tё ketё juridiksion mbi gjithё territorin e pushtuar e që mund tё pushtohej prej trupat italiane, me pёrjashtim tё zonёs sё fortifikuar të Vlorёs. Ndёrkohё, qё neni 1, pika 2, pёrcaktonte se Qeveria e pёrkohshme shqiptare do tё ushtronte pushtetin ekzekutiv dhe atё gjyqёsor, duke vepruar nё bazё tё ligjeve nё fuqi, tё rregullave dhe zakoneve vendase, por duke u asistuar qeverinë shqiptare nё ushtrimin e kёtyre pushteteve nga një përfaqësues i qeverisë italiane, pra nga Komisari i lartë civil, sipas dispozitave tё paragrafit tё fundit tё nenit 2, tё marrёveshjes.149 Kёtu vihet re njё ndёrhyrje e palёs italiane dhe kufizim nё ushtrimin e kompetencave tё Qeverisё sё pёrkohshme shqiptare, pasi kuptimi i pёrcaktuar nё dipozitat e paragrafit tё fundit tё nenit 2, “asistencё” e Komisarit tё Lartë Civil Italian, pёr qeverinë shqiptare nё ushtrimin e pushteteve, nuk ёshtё gjё tjetёr sesa kontroll dhe kufizim vendimarrje nё fushat pёrkatёse. Pra nuk kemi pavarёsi nё vendimarrje pёr Qeverinё e pёrkohshme shqiptare, por orientim i detyruar sipas objektivave tё politikbёrjes italiane. Marrёveshja rregullonte pushtetin dhe funksionin e Komandёs sё trupave Italiane nё Shqipёri. Kёtu bie nё sy fakti se sipas dispozitave tё nenit 2, pika 1 dhe 2, tё Marrёveshjes, Komanda e trupave italiane nё Shqipёri kishte njё shtrirje juridiksioni mbi gjithё territorin që përfshinte brenda caqeve të zonës së fortifikuar të Vlorës150 dhe do të ushtronte pushtet ekzekutiv nё situata speciale sipas direktivave tё qeverisë italiane (qendrёs). Komanda e trupave italiane nё Shqipёri përfaqësonte qeverinë italiane dhe varej direkt nga Ministria e Punёve tё Jashtme Italian.151Me këtë dispozitë tё nenit 2, pika 1 dhe 2, të Marrëveshjes shfaqet edhe mё tej ndёrhyrja e palёs italiane duke siguruar dhe legjitimuar edhe forcat ushtarake ndaj Qeverisё sё pёrkohshme shqiptare nёse kjo e fundit nuk i bindej urdhёrave tё saj. Marrёveshja nё dispozitat e tjera tё saj parashikonte caktimin e njё pёrfaqёsuesi tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme tё Italisё pranё Qeverisё sё Durrёsit. Ky pёrfaqёsues, sipas Marrёveshjes, do tё kishte fuqi tё plotё dhe kontroll mbi çdo veprimtari tё Qeverisё, por duhet tё jepte edhe miratim nё parim (para-miratim) tё çdo akti qё do tё ndёrmerrte kjo qeveri. Nuk mbetej vetёm mё kёtё, por Italia po sipas interpretimeve qё i bёnte Marrёveshjes, filloi tё vendoste kёshilltarё dhe zyrtarё ushtarak pranё ministrive tё qeverisё sё Durrёsit, por edhe pranё prefekturave dhe nёnprefekturave. Arsyetimi kryesor qё jepnin Italianёt me kёto veprime lidhej me situatёn e vёshtirё qё gjendej Shqipёria.152 Pёrfaqёsuesi Italian do tё quhej sipas Marrёveshjes “Komisar i Lartё” dhe do tё ndihmohej nё punёt e tij nga njё sёr kёshilltarёsh dhe teknikё italianё. Fuqia dhe arbitrariteti i Komisarit tё lartё italian 147P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.68. 148Dispozitat e Marrёveshjes, Arkivi i MPJ,dosja 9, Marrёveshja e 20 gushtit 1919 nё gjuhёn italiane, viti 1919, f.63 dhe Arkivi i MPJ italiane, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 149Po aty, neni 1, pika 1 dhe 2 e Marrёveshjes, f.63. 150Kjo zonë përfshinte rrjedhën e Vjosës nga grykëderdhja në detin Adriatik, rrjedhën e Drinit, malet e Kurveleshit që përfundonin në detin dhe Himarën. 151 Arkivi i MPJ,dosja 9, Marrёveshja e 20 gushtit 1919 nё gjuhёn italiane, viti 1919, Neni 2, pika 1 dhe 2 e Marrёveshjes,f.64. 152Po aty, neni 3, i Marrёveshjes, f.64.

Page 68: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

39

konfirmohej nga dispozitat e fundit tё paragrafit tё dytё tё nenit 3, tё Marrёveshjes, i cili pёrcaktonte se vendimet pёr çёshtje tё ndryshme politiko-juridike pёr vendin duhet tё merren me konsensus midis Komisarit tё lartё italian dhe Qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit. Nё rast se ka konflikt dhe mosmarrёveshje midis tyre, atёherё zgjidhjen e jep Ministri i Punёve tё Jashtme Italian. Ndёrhyrja Italiane ishte e pranishme edhe nё xhandarmёrinё dhe ushtrinё (milicia) shqiptare, e cila edhe pse mendohej se do tё vazhdonte tё varej nga Qeveria e pёrkohshme e Durrёsit, sipas nenit 6 dhe 7, tё Marrёveshjes, ajo do tё organizohej nga oficerё italianё dhe komandanti i saj do tё ishte italian dhe do tё varej prej tij.153Xhandarmëria do të ishte përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ndërsa Milicia do të kishte si detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e kufijve të shtetit.

Marrёveshja shfaqte ndikimin italian dhe kontrollin e saj edhe nё fushёn e drejtёsisё dhe atё tё arsimit. Praktikisht neni 4, i Marrёveshjes, “Drejtёsia”, parashikonte se ajo do tё administrohej nga gjykatat lokale shqiptare, por deliktet ( krimet) kundёr shtetit, kundёr sigurisё sё ushtrisё italiane, kundёr ushtarakёve italianëe kundёr administratёs ushtarake italiane vendimet e gjykimit do të merrej nga italianёt. Ndёrsa thuhej se Presidenti i gjykatёs sё apelit dhe ndoshta edhe i ndonjё gjykate tё shkallёs sё parё, mund t’i besohej ndonjё shqiptari filoitalian. Ndёrsa nё nenin 5, tё Marrёveshjes, “Arsimi Publik”, parashikohej qё tё gjitha shkollat do tё ishin kombёtare. Mёsimёdhёnia do tё zhvillohej nё gjuhёn shqipe, por nё shkollat e mesme mësimi në ishte gjuhёn italiane do të ishte i detyruar. Po ashtu nё qendrat mё kryesore tё vendit do tё kёrkohej hapja e kurseve nё gjuhёn italiane pёr profesione tё ndryshme pёr tё rinjtё.154

Nё Marrёveshje sipas dispozitave tё neneve 9 dhe 10, pёrcaktohej qё administrata shqiptare tё shtrihej nё zonёn e Gjirokastrёs, e cila ndodhej nёn pushtimin italian dhe nё zonёn e Korçёs qё ishte ende nёn pushtimin francez.155

Në fund të Marrëveshjes kishte një pikë për statusin e krahinës së Gjirokastrës. Përfaqësuesit shqiptarë propozonin që si prefekt i saj të emërohej nënkoloneli italian Etore Lodi, i cili në detyrën e tij të ndihmohej nga një funksionar shqiptar i besimit mysliman. Kryesia e gjykatës civile të Gjirokastrës të ushtrohej nga një funksionar juridik nga arbëreshët e Italisë. Nënvizohej se përkohësisht nuk do të bëhej asnjë ndryshim në rendin që eksizonte në atë krahinë dhe se do ruhej përpjesëtimi aktual i funksionarëve dhe zyrëtarëve civil të krishterë dhe myslimanë.156

Ndodhur para fakteve problematike qё sillte nё zbatim Marrёveshja dhe pёr kufizimin e ushtrimit tё detyrave tё Qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit, kjo e fundit arriti nё pёrfundimin se kjo Marrёveshje duhej ndryshuar. Pёr kёtё arsye kishte nisur negocimi pёr kёto ndryshime, ku Z.Turkhan Pashё Pёrmeti, Kryetari i Qeverisё sё Pёrkohshme tё Durrёsit, pёrcjell Z.Tittoni, Ministrit tё Punёve tё Jashtme tё Italisё dhe Kryetarit tё delegacionit Italian nё Konferencёn e Paqes sё Parisit, propozimet e qeverisё shqiptare pёr ndryshimin e marrёveshjes nё fjalё.157

Marrёveshja edhe pse e nёnshkruar tanimё, propozohen disa ndryshime nga pala shqiptare. Kёtё e konfirmon letra qё Turkhan Pashё Pёrmeti i dёrgon Z.Fejzi Bey 153 Nenet 6 dhe 7 tё Marrёveshjes.Arkivi i MPJ,dosja 9, Marrёveshja e 20 gushtiti 1919 nё gjuhёn italiane, viti 1919, f.65-66dhe Arkivi i MPJ italiane, Zarfi nr.683, Dosja alb 105/1, viti 1919-1930. 154 Po aty, nenet 4 dhe 5 tё Marrёveshjes, f.65. 155Po aty, nenet 9 dhe 10 tё Marrёveshjes, f.67. 156P.Milo, Politika e Jashtme……, vep.cit., f.423; Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar, 1918-1920, vep.cit., f.310-314. 157 Arkivi i MPJ, Dosja 5, Letra e Kyetarit tё Qeverisё sё Pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar De Martino, Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme Italiane, datё 28.5.1919, viti 1919, f.18.

Page 69: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

40

Alizoti, anёtar i kёsaj qeverie pёr çёshtjet financiare pёr tё njoftuar qeverinё italiane, duke informuar se “janё bёrё disa rezerva dhe ndryshime nё Marrёveshje qё kanё tё bёjnё me tё drejtat e Shqipёrisё si shtet i pavarur dhe sovran.”158

Z.Fejzi Bey Alizoti nё njё komunikimin qё i bёnte Kryetarit tё Qeverisё thekson se “projekt-marrёveshja lidhur me administrimin, vёrejtjet dhe ndryshimet e kёrkuara, i janё dorёzuar (palёs italiane) dhe pritet shqyrtimi i tyre”. Komunikimet midis tё ngarkuarit Z.Fejzi Bey Alizoti dhe Z.Turkhan Pashё Pёrmetit pёr kёto ndryshime tё Marrёveshjes kanё vijuar dhe vlen tё pёrmendet kёshilla e dёrguar Fejzi Bey Alizoti nga Turkhan Pashё Pёrmetit nё letrёn e datёs 15.9.1919, ku kёrkohet “tё shikohet mirё teksti qё Komanda ushtarake italiane tё mos ketё akses dhe tё ndёrhyjё nё punёt e administratёs”.159Pikat mbi tё cilat do tё bisedohej nё Romё pёr ndryshimin e Marrёveshjes administrative ishin:

1. “Vendosja e prefekturave tё Shqipёrisё sё poshtme nё administratёn e pёrgjithshme tё shtetit shqiptar;

2. Tё drejtat financiare tё shtetit shqiptar, taksa, pagesa, tё zbatohen edhe nё prefekturat e Shqipёrisё sё poshtme dhe me bashkimin politik tё ndodhё edhe bashkimi financiar;

3. Relacionet (marrёdhёniet) e Qeverisё shqiptare dhe tё Komandёs Italiane nё Shqipёri tё vazhdojnё sipas mёnyrёs sё vendosur mё parё dhe tё mos trazohet Sekretariati i Vlorёs nё punёt e administrimit tё vendit;

4. Tё formohet njё xhandarmёri e pavarur nga Italianёt dhe të varej vetёm nga Ministri i Punёve tё Brendshme të qeverisë shqiptare.”160

Në vijim të letrёs tё datёs 20 shtator, ku Alizoti njoftonte Turkhan Pashё Pёrmetinse pritet pёrgjigje e palёs italiane pёr propozimet e kërkuara për ndryshimet nё Marrёveshje, ai (Alizoti) në letrën e datën 26 shtator njofton se: “pёr Vlorёn, Italia nuk mund tё heqё dorё nga tё drejtat e dhёna nga Fuqitё e Mёdha dhe pёr faktin se nuk dihet fundi qё do tё marrё çёshtja shqiptare në Konferencën e Paqes”. Mё tej po nё tё njёtёn letёr, Alizoti shpjegon se ka deklaruar se ne “nuk e njohim Traktatin e fshehtё tё Londrёs 1915 dhe duam qё Vlora tё mos ndahet nga pjesa tjetёr e Shqipёrisё”. Nё letёr njoftohet edhe pёr njё fakt tjetёr qё mund tё ndodhё, pasi ai shprehet se “ka marrё vesh nga burime tё sigurta qё nё fund tё majit 1919 Franca do tё lejojё Greqinё tё pushtojё Korçёn”.161 Lidhur me letrёn e Alizotit tё datёs 27 shtator 1919 dhe shqetёsimet qё ngrihen aty, kemi njё pёrgjigje nga ana e Turkhan Pashёs me letrёn e tij dёrguar Alizotit nё datёn 28 shtator 1919, ku shprehet se “pavarёsisht se vёrejtjet tona mbi organizimin administrativ nuk po pranohen nga Italia, shpresojmё qё nё fund do tё fitojё e drejta jonё”, ndёrsa pёrsa i pёrket çёshtjes sё Korçёs shprehet se “ёshtё paraqitur shqetёsimi i Qeverisё sё pёrkoshme tё Durrёsit me anё tё pёrfaqёsuesit tonё nё Romё”.162 Pavarësisht propozimeve të palës shqiptare për ndryshime në Marrëveshje, qeveria italiane nuk i merr parasysh dhe ratifikon Marrëveshjen pa ndryshime në versionin e nënshkruar zyrtarisht. Fakti se Marrëveshja ishte ratifikuar nga pala 158 Arkivi i MPJ, Dosja 9, Letra e Kyetarit tё Qeverisё sё pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar FejziBey Alizoti, Anёtar i Qeverisё sё pёrkohshme pёr financat, datё 1.9.1919, viti 1919, f.300-304. 159 Po aty, Dosja 3, Letra e Kyetarit tё Qeverisё sё pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar FejziBey Alizoti, Anёtar i Qeverisё sё pёrkohshme pёr financat, datё 15.9.1919, viti 1919, f.47. 160Po aty, Dosja 3, viti 1919, f.279. 161 Po aty, Dosja 3, Letra e FejziBey Alizoti, Anёtar i Qeverisё sё pёrkohshme pёr financat dёrguar Kyetarit tё Qeverisё sё pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti, datё 20.9.1919, viti 1919, f.49. 162 Po aty, Dosja 3, Letra e Kyetarit tё Qeverisё sё pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar FejziBey Alizoti, Anёtar i Qeverisё sё pёrkohshme pёr financat, datё 28.9.1919, viti 1919, f.55.

Page 70: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

41

italiane e bën të ditur nga E.Libohova më 29 shtator, i cili njofton qeverinë e përkoshme të Durrësit se pala italiane e kishte ratifikuar marrëveshjen dhe se komandës ushtarake italiane në Shqipëri i ishin dhënë udhëzimet e duhura për kalimin e të gjitha shërbimeve publike në duart e qeverisë së Durrësit.163 Më 21 tetor qeveria italiane emëroi si Komisar të Lartë të saj në Shqipëri, Bartolomeo Vincenzo. Megjithëse ishte nënshkruar Marrëveshja, rrjedhja e ngjarjeve nuk bëri të mundur zbatimin e saj. Moszbatimi i saj erdhi edhe si shkak i acarimit të marrëdhënieve shqiptaro-italiane nga fjalimi qëMinistri i Jashtёm Italian, Z.Tittonit, mё 27 shtator 1919, mbajti para dhomёs së deputetetёve, ku u shpreh se “Italia kёrkon tё mbajё mandatin mbi Shqipёrinё, aneksimin e Vlorёs dhe ishte nё favor tё trasferimit tё Greqisё tё zonёs sё Gjirokastrёs”.164.

Shqiptarёt, me fjalimin e Tittonit, perceptuan njё ndryshim nё politikёn italiane, padyshim një ndryshim negativ, ku vihej në rrezik pavarёsia dhe integriteti territorial ivendit, si dhe shkelja e kufijëve të pёrcaktuar në vitin 1913. Autori italian Pastorelli lidhur me fjalimin e Ministrit Tittoni, shprehet se “fjalim kishte efektin e njё bombe pёr shqiptarёt, dhe mund të konsiderohet si pikënisja e konfliktit italo-shqiptar, që do të shpie me braktisjen e detyruar të Vlorës nga ana e Italisё”.165

163 Po aty, Dosja 3, Letra e E.Libohovës për Zëvendëskryeministrin e qeverisë së përkoshme të Durrësit, date 29 shtator 1919, f.124. 164 Tommaso Tittoni e Vittorio Scialoja, vep.cit., f.17-20; P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.307-308. 165 Po aty, f.309.

Page 71: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

42

1.5 Memorandumi i 9 dhjetorit 1919 dhe propozimet italiane për zgjidhjen e çështjes shqiptare

Qeveria italiane me anë të negociatorit Scialoja i kishte paraqitur negociatorit

amerikan Polk një projekt të ri për Adriatikun, i cili njihej ndryshe si plani i tretë i projektit të Tittonit. Sipas këtij plani italianët ishin gati të pranonin shtetin e lirë të Fiumes, por me kushte që të plotësoheshin tre pika të tjera:

1.Të krijohej një vijë begdetare në Istria, që të mundësonte lidhjen e Italisë me Fiumen,

2.Italia të fitonte të drejtën e protektoriatit në portin e Zarës, 3. Po ashtu Italia të fitonte protektoratin mbi një ishull të Fiumes. 166

Nё lidhje me çёshtjen e Adriatikut dhe projektit tё propozuar nga Italianёt, nё lojё ishte futur edhe SHBA-ja. Kjo e fundit kёrkonte tё tёrhiqte pas vetes Francёn dhe Britanin e Madhe. SHBA-ja ishte kundёr projektit dhe kёrkesave nё vazhdim tё Italisё ndaj Shqipёrisё dhe ndaj pretendimeve nё rritje tё saj nё Adriatik. Kёtё gjё shprehte edhe nota qё amerikani Polk i dёrgonte anglezit Crowe, nё tё cilёn paraqitej dhe rikujtohej se Italisё i ishin bёrё shumё lёshime nё drejtim tё Shqipёrisё, pёr njё mandat mbi kёtё popull, qё nuk dёshironte dominimin e saj, dhe nё njё krahinё ku paqja e Ballkanit mund tё rrezikohej nga ky dominim i saj (Italisё). Pavarёsisht kёsaj vihet re se projekti dhe kёrkesat italiane nuk janё ende tё kёnaqura.167

Tittoni kishte tentuar edhe një kartë tjetër për të bindur Uashingtonin duke kërkuar negocim direkt me anë të ambasadorit italian atj, Z.Marcchi di Cellere. Ky i fundi kishte kontaktuar me Sekretarin e Shtetit Z.Lansing duke paraqitur edhe projkt-memorandumin e qeverisë italiane. Ky akt paraqiste dy pjesë: Pjesa e parë paraqiste pikët, që sipas Tittonit, Wilson kishte pranuar dhe konfirmuar me telegramin e datës 10 shtator që u kishte dërguar Clemenceau dhe Lloyd George, ndërsa pjesa e dytë paraqiste kërkesat e reja italiane. Për Shqipërinë flitej për mandatin e Italisë mbi Vlorën dhe zotërimin e saj168 Ndërkohë që lidhur për kufijtë çështje qëndronte ambigue.

Pavarësisht përpjekjeve të Tittonit, edhe karta e përdorur me ambasadorit italian atj, Z.Marcchi di Cellere, nuk kishte sjell sukse. Në fakt në datën 27 tetor Sekretari i shtetit Lansing i kishte përcjellë një memorandum përgjigje kërkesave të palës italiane (pra Tittonit). Ky memorandum paraqiste pikëpamjen amerikane dhe të presidentit Wilson. Në të shprehej edhe njëherë së Fiume duhet të ishte një shtet i lirë, sovran dhe i pavarut, ndërsa dokumenti për Shqipërinë ndalej në pikat 5 dhe 6, që parashikonin: “5.Shqipëria do të vendosje nën mandatin italian, termat e të cilit do të përcaktoheshin në mënyrë që të pengohej një shfrytëzim italian i vendit dhe njëkohësisht një kolonizim dhe militarizim i vendit. Territori jashtë Vlorës duhet të çmilitarizohej plotësisht, por jugosllavia u jepej e drejta të ndërtonin dhe të dhfrytëzonin një hekurudhë në Shqipërinë Veriore, në veri të paralelit 41*15 dhe gjithashtu e drejta për të gëzuar të gjitha privilegjet e transportit ndërkombëtar nëpërmjet Shqipërisë verilindore, siç ishte njohur nga konvencionet midis fuqive aleate dhe simotra; dhe me kushte që kur Mali i Zi do të bashkohej me shtetin

166R.L.Woodall, The Albanian problem ….., vep.cit., f.154-155; Pietro Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.170-171; Paskal Milo, Politika e Jashtme……, vep.cit., f.434. 167Nota verbale dёrguar nga Polk pёr Crowe, mё datёn 3 nёntor dhe Nota verbale dёrguar nga Crowe pёr Curzon, mё 8 nёntor 1919, nё Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.113 dhe D.117; Pranvera Dibra, Shqipёria dhe diplomacia angleze 1919-1927, Tiranё 2005. 168Memorandumi Italian I 15 tetorit 1919, në Documents on Britis Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.91.

Page 72: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

43

jugosllav, jugosllavët do të kishin të drejtën të zhvillonin dhe të përmirësonin lundrimin në lumin e Bunës”. “6.Qyteti i Vlorës, me një pjesë të hinterlandit të saj, e nevojshme vetëm për nevojat ekonomike të domosdoshme për qytetin dhe për sigurinë e tij, do të jepej Italisë për mbrojtjen e saj në sovranitet të plotë”.169

Memorandumi në fakt ishte jo pozitiv për italianë, e cila fillojë lëvizjet diplomatike pranë qeverisë angleze dhe franceze për të ndryshuar qëndrimin e shfaqur të Wilson në këtë memorandum. Italia e kishte kuptuar se nuk mund të isolohej e vetme përballë SHBA-ve dhe për këtë duhej të bashkëpunonte me dy fuqitë e tjera për të bindur presidentin Wilson. Midis Tittoni dhe Lloyd George pati shkëmbime letrash, ku i pari kërkonte ndihmën e të dytit170 dhe ky i fundit i përgjigjesh Nitti se do të procedonte në këtë drejtim.171 Në fakt kryeministri anglez dërgon në Washington, përfaqësuesit e tij, Grey, për të ndërhyrë në emrin e tij pranë presidentit Wilson. Por përgjigjet e amerikanëve ishin negative dhe për më tepër të përmbledhur nga komunikimi që Sekretari i shtetit Lansing i dërgonte Tittonit, ku kritikohej metopda e kërkesave të mëtejshme të italisë dhe për vullnetin e pakët të treguar nga ajo për bashkëpunim.172

Pavarësisht përpjekjeve të Britanisë së madhe për të afruar palët (italinë dhe amerikën) për të gjetur një akord, pala amerikane nuk u tërhoq nga pozita e saj. Qeveria amerikane udhëzoi përfaqësuesin e saj në Paris, Polk për ti shpjeguar aleatëve britanik dhe francez se kërkesat e italianëve në dalmaci dhe Shqipëri ishin të rrezikshme dhe të padrejta. Gjithashtu u udhëzua që ti bëhej thirrje përfaqësuesve britanik dhe francezë që të mbështetnin dispozitat amerikane të propozuara për Italinë të cilat ishin optimale dhe pasqyronin versionin më të mirë dhe të pranueshëm.173

Në fakt qeveria angleze për çështje në fjalë ishte më fleksibel dhe instruksionet e saj ishin në këtë drejtim. Ata kërkonin të afronin palët dhe mbështesnin deri diku Italianët pasi kishin detyrime nga Traktati i fshehtë i Londrës. Por nga ana tjetër nuk mund të dilnin kundër aleatës së tyre amerikane. Franca ishte më tepër pro qëndrimit amerikan, por këmbëngulnin për një ujdi midis palëve dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Thirrjeve tё Amerikёs pёr t’ju bashkuar qёndrimit tё saj pёr çёshtjen e Adriatikut dhe tё Shqipёrisё kundrejt asaj qё paraqiste projekti Italian, i’u pёrgjigj pozitivisht Franca dhe Britania e Madhe. Tё trija vendet duke u pёrfaqёsuar nga autoritetet e tyre: Clemenceau (Francia), Polk (Amerika) e Crowe (Anglia) u mblodhёn mё 28 nёntor 1919 pёr tё pёrgatitur njё komunikim pёr t’ja parashtrua palёs italiane. Ky akt i tre fuqive tё mёdha u quajt memorandumi anglo-franco-american dhe i’u paraqit palёs italiane mё 9 dhjetor 1919, duke u quajtur edhe memorandumi i 9 dhjetorit 1919.174

Memorandumi trajtonte çёshtjen e Adriatikut dhe ishte i pёrbёrё nga dy pjesё, nga ku dispozitat kryesore shoqёroheshin nga njё hyrje prej 5 pikash. Nё lidhje me

169 Memorandumi i Departamentit të Shqtetit të 21 tetorit 1919, Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.88; në P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.175; në Paskal Milo, Diplomacia e Jashtme….., vep.cit., f.435. 170 Telegrami i Nittit dërguar Lloyd George, më 27 tetor 1919, Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.92 dhe në Altimari, vep.cit., f.291. 171 Telegrami i Lloyd George dërguar Nittit, më 31 tetor 1919, në Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.104dhe në Altimari, vep.cit., f.291-292. 172 Letra e Lansing dërguar Tittonit, më 12 nëntor 1919, Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.121 dhe në Altimari, vep.cit., f.310. 173 Telegrami i depratamentit të Shtetit për përfaqësuesin e saj Polk në Paris, më 13 nëntor 1919, Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.113. 174 Dokumenti relativi alla questione adriatica, Roma 1920, f.57-58 dhe f.65-67.

Page 73: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

44

Shqipёrinё, plani i Italisё realizohej duke i’u dhёnё asaj mandati mbi tё sipas parashikimeve tё pikave 5 dhe 6 tё dispozitave kryesore tё Memorandumit, si vijon:

“pika 5 e memorandumit: Italia do tё merrte prej Lidhjes sё Kombeve mandatin pёr tё administruar shtetin e pavarur shqiptar. Nё veri dhe lindje kufijtё do tё ishin pёr momentin ato qё ishin pёrcaktuar nё Konferencёn e Londrёs tё viti 1913. Ndёrsa kufijtё jugorё do tё ishin objekt bisedimesh tё mёtejshme, tё cilat pritej qё tё sistemoheshin sipas dёshirave tё kёrkesave greke, pra pёrfshirjen e krahinave tё Korçёs dhe Gjirokastrёs si pjesё tё territorit tё saj”.

“pika 6 e memorandumit: Italia merrte sovranitet tё plotё mbi Vlorёn dhe hinterlandin e saj”.175

Nё hyrje tё Memorandumit bёhej fjalё pёr dёshirёn e tri Fuqive nёnshkruese (qeveritё amerikane, britanike dhe franceze) “pёr tё rinjohur pavarёsinё e Shtetit shqiptar”. Ata mbёshtesnin idenё se Shteti shqiptar do tё kishte nevojёn, sipas masave tё parashikuara nga paragrafi 4 i nenit 22 tё Kartёs tё Lidhjes sё Kombeve, pёr kёshillёn dhe ndihmёn administrative tё njёrёs nga Fuqitё e mёdha. Pёr kёtё detyrё, Italia ishte shteti qё e pёrmbushte mё sё miri nga vetё situata gjeografike dhe pёr aftёsinё e saj ekonomike. Ky mandat Italisё do ti jepej mbi bazёn e parashikimeve tё Kartёs sё Lidhjes sё Kombeve dhe mbi bazёn e njё Konvente tё pёrfunduar midis Qeverisё Italiane dhe tre Fuqive tё Mёdha aleate e shoqe”.

Konventa përbëhej nga pesё (5) pikat, si vijon: “1. Shqipёria njihej si shtet i pavaruar brenda kufijve që ishin përshkruau nё

dispozitat e memorandumit, por lihej e hapur mundësia e rregullimit kufitar pёr nevoja etnografike vendore dhe ekonomike nё negociata tё drejtpёrdrejta midis Shqipёrisё dhe shtetit serbo-kroato-slloven.

2. Tё drejtёn e Qeverisё jugosllave pёr tё ndёrtuar dhe shfrytëzuar vijën hekurudhore nё Shqipёrinё veriore, nё veri tё paralelit 41* 15, si dhe tё gёzonte çdo lloj lehtësie në sektorin e transportit ndёrkombёtare nё tё njёjtёn zonё.

3. Tё drejtёn e Këshillit të Lidhjes sё Kombeve pёr tё kontrolluar zhvillimin e lundrimit mbi lumin Buna, i cili nga ana e tij ishte i autorizuar t’ia kalonte këtë të drejtë me disa kufizime të arsyeshme qoftë Italisë ose shtetit serbo-kroato-slloven, nёse Mali i Zi do tё ishte bёrё pjesё e shtetit Jugosllav.

4. Ndёrtimin e njё Komisioni tё pёrbёrё nga njё pёrfaqёsues i qeverisë italiane, njё përfaqësues i Lidhjes sё Kombeve dhe njё përfaqësues i shtetit shqiptar, me detyrë pёrpilimin e dispozitave tё mandatit që do t’i jepej Italisë mbi Shqipërinë dhe përpilimin e“ligjit organik ose statutit themeltar” tё Shtetit tё ardhshёm shqiptar, duke rёnё dakort qё vendimin final apo aprovimin pёr tё dy kёto dokumenta të merrej nga Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve.

5. Komisioni i ngritur duhet tёudhëhiqej nё detyrat e tij nga parimet kryesore si: a) respektimi i lirisё sё ndërgjegjes, besimeve fetare dhe gjuhёs pёr gjithё shqiptarёt; b) ngritjen e organeve administrative dhe legjislative duke pёrfaqёsuar tё gjitha grupet e popullsisё; c) parandalimin e shfrytëzimit të vendit apo të kolonizimit të saj në kundërshtim me interesat e vendasve dhe përmirësimi i pronёsisё së tokës; d) krijimin e njё xhandarmёrie lokale, edhe me zyrtarё italian dhe tё drejtёn e fuqisё mandatuese pёr çmilitarizimin”.176

Duhet thёnё se Memorandumi shprehte qёllimin e kompromisit anglo-franko-amerikan nё lidhje me Shqipёrinё, duke konfirmuar mosndarjen e vendit dhe respekt

175Memorandumi anglo-franko-amerikan i 9 dhjetorit 1919, nё “Dokumenti relativi alla questione adriatica”, Roma 1920. 176 Arkivi i MPJ, Doja nr.3, viti 1919, f.215-216; Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.IV, D.152.

Page 74: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

45

tё parimit tё pavarёsisё tё Shqipёrisё. Memorandumi pёrbёnte njё tёrheqje tё dukshme dhe njё zvogёlim i kёrkesave italiane nё krahasim me qёndrimet fillestare tё saj. Pavarёsisht kёsaj, Italia realizonte disa nga avantazhet kryesore qё asaj i ishte njohur nga Traktati i fshehtё i Londrёs tё viti 1915. Nё tё njёtёn kohё pothuajse pёrmbusheshin edhe qёllimet dhe dёshirat e shprehuara nga Greqia dhe Jugosllavia.

Nё Itali kishte ndryshime qeverisёse, ku stafeta e Ministrit tё Jashtёm kishte kaluar nga Tittoni177 tek Scialoja178, ndёrkohё qё Presidenti i Kёshillit tё Ministrave vazhdonte tё ishte gjithnjё Z.Nitti Francesco Saverio179. Pikёrisht me ardhjen e Ministrit Scialoja nё dikasterin e jashtёm, qeveria Italiane dёrgon njё propozim nё 3 janar 1920, ndaj memorandumit tё 9 dhjetorit 1920.180 Me anё tё kёtij propozimi pala italiane kёrkon fillimin e negociatave me tri Fuqitё e Mёdha lidhur me çёshtjen e Adriatikut dhe me Shqipёrinё. Duhet pёrmendur kёtu se Presidenti i Kёshillit tё Ministrave Nitti ishte i shqetёsuar pёr çёshtjen “Fiume” dhe “Vlora” edhe mё shumё seç kishte qenё Ministri i Jashtёm Tittoni, i cili ishte pёr njё italianizim tё Fiumes dhe kontrollin e Vlorёs pёr tё pasur sigurinё strategjike nё Adriatik. Por qёllimi kryesor i autoriteteve italiane ishte padyshim ulja e krerёve tё treshes (anglo-franko-amerikane) nё tavolinёn e tryezёs dhe anullimin e memorandumit tё 9 dhjetorit si dokument ultimatumi. Kjo do tё sillte rishikimin e çёshtjes dhe diskutim nga fillimi tё palёve si tё barabarta. Propozimi Italian kishte tё bёnte me dy aspekte: mbi çёshtjen e mandatit dhe mbi çёshtjen e kufijve. Pёr aspektin e parё atё tё mandatit, propozimi Italian prekte dy pika. Nё pikёn e parё theksohej qё nё krye tё forcave tё rendit do tё viheshin funksionarё tё fuqisё mandatare, pra Italisё dhe nё pikёn e dytё, Italia do tё mbante trupat e saj nё vend pёr njё afat 5-vjeçar. Pёr aspektin e dytё atё tё kufijve, Italia nuk ishte kundёr kёrkesave të qeverisë greke pёr sistemimin e kufijёve sipas pёrcaktimit të bërë nё vitin 1913. Megjithatё, Italia mbёshteste fuqimishёm kёrkesёn e saj pёr mandatin mbi Vlorёn dhe hinterlandin e saj. Pёrveç sa parashturar mё sipёr, Kryeministri Italian Nitti, mё 6 janar 1920, parashtrojё kёrkesёn Fuqive tё Mёdha (nёnshkruesve tё memorandumit tё 9 dhjetorit) pёr njё zgjidhje tё arsyshme dhe tё pranueshme pёr Italinё mbi statusin e Fiumes dhe pёr zgjerimin e kufirit italo-jugosllav nё Istrie ose nё tё kundёr tё vihej nё lёvizje zbatimi i vendimeve tё marra nga Traktati i Fshehtё i Londrёs. Kёrkesa tjetёr e Kryeministrit Italian kishte tё bёnte me Shqipёrinё, ku kёrkohej tё mos prekej çёshtja e shqyrtimit tё territorit tё saj, duke propozuar qё kufiri i shtetit shqiptar me Jugosllavinё tё mbetej ai i vitit 1913.181 Anglia dhe Franca mbёshtetёn kёrkesёn e Kryeministri Nitti pёr Fiumen, por lidhur me Shqipёrinё propozuan ndarjen e territoreve tё saj duke propozuar qё t’i kalohej Jugosllavisё, Shkodra dhe Shqipёria e Veriut, pa dyshim nё kёmbim tё lёshimeve qё Jugosllavia do t’i lejonte Italisё mbi Fiume. Ndёrkohё qё Italia tё mbante nёn sovranitetin e saj Vlorёn dhe krahinat e saj. Propozimi i dy Fuqive tё Mёdha mbёshtetet edhe nga kryeministri Italian Nitti. Lidhur me kёtё propozim u kёrkua mendimi dhe qёndrimi i jugosllavёve, tё cilёt ishin kundёr. Kundёrshtia e tyre lidhej me faktin se nuk mund tё lejonin lёshime pёr Italinё nё Fiume dhe kёrkonin qё dominimi i Italisё mbi Shqipёri tё merrte fund, pasi ishte njё rrezik konstant pёr ta, duke argumentuar se ndёrhyrja e Fuqive tё Mёdha nё Ballkan (pra Italisё), do tё bёnte

177 Tittoni Tommaso, Ministri i Jashtёm Italian nё periudhёn qershor-nёntor tё vitit 1919. 178 Scialoja Vittorio, Ministri i Jashtёm Italian nё periudhёn nёntor 1919-qershor 1920. 179 Nitti Francesco Saverio, President i Kёshillit tё Ministrave nё periudhёn qershor 1919-qershor 1920. 180 Dokumenti relativi alla questione adriatica, Roma 1920, f.100-104. 181 Po aty, f.162.

Page 75: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

46

qё ky Gadishull tё vazhdonte tё mbetej njё vatёr e ndezur konfliktualiteti, sikundёr ishte ndёrruar sa herё qё kishin ndёrhyrё nё tё kaluarёn Fuqitё e Mёdha.182

Lidhur me kontradiktat italo-jugosllave dhe lёvizjet pёr arritjen e njё marrёveshje midis kёtyre dy vendeve pёr zgjidhjen e problemit të çështjes së Adriatikut, qё kishte tё bёnte me Fiumen, Shkodrën dhe kufijtё e Shqipёrisё, do tё trajtohen nё paragrafin vijues.

182 Bёhej fjalё pёr dy Fuqitё e Mёdha: Austro-Hungaria dhe Italia.

Page 76: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

47

KREU I DYTË (II)

SHQIPЁRIA NЁ POLITIKЁN E JASHTME ITALIANE TЁ VITIT 1920

2.1 Kontradiktat italo-jugosllave dhe kompromisi i Kryeministrit italian Nitti për shkëmbimin e Fiumes me Shkodrën

Kompromisi Nitti183 ishte vijim i pёrpjekjeve pёr t’i gjetur njё zgjidhje konfliktit italo-jugosllav pёr ndarjen e territoreve dhe pikёrisht kёtu pёrfshihet edhe territori i Shqipёrisё. E gjithё çёshtja e ndarjes sё territoreve merrte shkak tek memorandumi i 9 dhjetorit 1919 midis amerikanёve, francezёve dhe anglezёve. Nё bazё tё kёtij memorandumi Italia ishte e kёnaqur, pasi kishte marrё nё kompensim Vlorёn dhe krahinёn e saj. Ndёrkohё qё Jugosllavia nuk ishte e kёnaqur nga memorandumi pasi zgjidhja qё i jepte Fiumes, ishte nё favor tё Italisё duke futur nёn sovranitetin e saj mjaft territore tё banuara nga sllavёt. Pakёnaqёsia e Jugosllavisё kishte tё bёnte edhe me faktin qё nuk ishin shqyrtuar interesat e saj nё territoret shqiptare. Jugosllavёt duke parё se Fuqitё e Mёdha e kishin lёnё jashtё vёmendjes lidhur me dhёnien e njё pjese tё territorit shqiptar, morёn masa pёr qёndrimin qё duhet tё mbante nё Konferencёn e Paqes delegacioni i tyre. Nga shqyrtimi i materialeve dokumentare dhe procesverbali i delegacionit jugosllav del nё dukje se pikёpamjet e delegacionit Jugosllav ndryshonin sipas pёrbёrjes etnike tё delegacionit, nё tё cilin bёnin pjesё serbё, kroatё, sllovenё dhe malazezё. Dikush si serbi N.Pasiç kёrkonte Drinin si kufi, ndёrsa malazezi A.Radoviç mendonte qё Shqipёria e Veriut tё vihej nёn mandatin jugosllav, dikush tjetёr siç ishte kroati N.Pashiç kёrkonte qё Shqipёria e Veriut tё gёzonte tё drejtёn e njё krahine autonome me njё regjim tё veçantё. Megjithatё, rryma e serbit N.Pashiç ishte atje ku anoi mё shumё delegacioni jugosllav dhe vetё qeveria e Beogradit. Ky qёndrim kishte tё bёnte me kundёrshtinё qё i’u paraqit Konferencёs sё Paqes ku atakohej pёrcaktimi i kufirit tokёsor italo-jugosllav nё Istria, kritikohej zgjidhja e parashikuar pёr Fiumen dhe pёr Zarёn, si dhe kundёrshtohej pozita favorizuese e Italisё mbi Shqipёrinё.184 Zgjidhja qё ishte paraqitur nga delgacioni jugosllav ishte kundёr asaj qё ishte parashikuar nё memorandumin e 9 dhjetorit 1919 midis amerikanёve, francezёve dhe anglezёve, pёr kufirin italo-jugosllav nё veri dhe pёr kufijtё e Shqipёrisё. Pёr kufijtё e Shqipёrisё, jugosllavёt pretendonin tё merrnin Shkodrёn dhe Shqipёrinё e Veriut duke kёrkuar tё vendoseshin nё pozitё mё tё favorshme se Italia. E gjithё lёvizja jugosllave ishte kundrejt Italisё, pёr ta vendosur atё nё tavolinё dhe pёr tё biseduar pёr fatet e kufijve midis dy vendeve dhe pёr kufijtё e Shqipёrisё. Nga ky qёndrim i palёs jugosllave del qartё se ishte e vёshtirё tё gjendej njё zgjidhje e pranueshme pёr tё dyja palёt nё konflikt (Italinё dhe Jugosllavinё). Me kalimin e Fiumes, Italisё, kjo e fundit (Italia) me ndihmёn e Aglisё dhe Francёs vendosi tё ishte dakort pёr rishikimin e kufijve verior tё Shqipёrisё. Nё kёtё plan tё pёrgatitur pёr ndarjet e territoreve Shqiptare, u ftua edhe fqinja tjetёr, Greqia, duke i 183Presidenti i Kёshillit tё Ministrave tё Italisё, pra Kryeministri i Italisё. 184Muin Çami, Shqipёria nё rrjedhat e historisё, 1912-1924, Tiranё 2007, f.151-157.

Page 77: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

48

propozuar tё merrte tё gjithё Shqipёrinё e Jugut, duke pёrfshirё edhe Korçёn.185 Ky propozim i bёrё Greqisё u mbёshtet edhe nga Italia. Mё 13 janar 1920 u hartua pёrfundimisht kompromisi midis Lloyd-George tё Anglisё, Clemenceau tё Francёs dhe Nitti tё Italisё. Ky kompromis njihet ndryshe edhe kompromisi anglo-franko-italian ose edhe ndryshe si “kompromisi Nitti”, duke qenё se ky i fundit me propozimet dhe miratimin e tij, luajti rolin kryesor. Delegacioni jugosllav nuk pranoi kompromisin Nitti edhe pse ishte ushtruar shume presion nga ana e Anglisё dhe Francёs pёr ta pranuar. Tё Dyja Fuqitё e Mёdha kishin kёrkuar nga Jugosllavia tё pranonte kompromisin Nitti, ose nё rast tё kundёrt do tё vinin nё lёvizje vendimet e arritura nё Traktatin e Fshehtё tё Londrёs. Pala jugosllave nuk pranoi qё nё kёmbim tё Shqipёrisё sё veriut tё sakrifikohej Fiume. Ata ishin, gjithashtu, tё sigurt qё vendimet e Traktatit tё Fshehtё tё Londrёs nuk mund tё zbatoheshin, pasi ishin krijuar kushte tё reja dhe se Amerika nuk do tё pranonte zbatimin e tij duke qenё se nuk e kishin njohur.186 Pala jugosllave mё 14 janar 1920 i dёrgoi kundёrpropozimet e saj me shkrim Kёshillit tё lartё pёr Kompromisin Nitti. Pala jugosllave nuk pranonte sovranitetin Italian mbi Fiume, rrjedhimisht as kёmbimin e saj me Shqipёrinё e Veriut, por lidhur me Shqipёrinё propozonte ndarjen midis tre fqinjёve, duke kёrkuar edhe shtrirjen e sundimit, pёrveç Shqipёrisё sё Veriut edhe nё pjesёn lindore tё saj. 187 Paria e Shkodrёs ishte e para qё u vu nё lёvizjen diplomatike nё Konferencёn e Paqes kundёr pranimit tё Italisё pёr t’i dhёnё Shkodrёn, Jugosllavisё. Ata i dёrguan njё letёr Z.Lloyad Georgie, Kryeministrit tё Britanisё sё Mdhe dhe Z.Clemenceau, Kryeministrit tё Francёs, ku i kёrkonin aplikimin e memorandumit tё Konferencёs sё Versailёs tё datёs 14.4.1919 pёr bashkimin e trojeve shqiptare, dhe shpreheshin kundёr mandatit Italian dhe ndёrhyrjes sё Italisё nё punёt e brendshme tё Shqipёrisё.188 Kryetari i Delegacionit shqiptar nё Paris, Turkhan Pasha, i dёrgon njё letёr Presidentit tё SH.B.A.-ve, Z.Wilson, duke njoftuar lidhur me “indinjatёn me tё cilin ishte pritur memorandumi me tё cilin i ёshtё dёrguar delegacionit Italian mё 14.4.1919, me tё cilёn i lihet Italisё porti i Vlorёs, ndёrsa populli shqiptar kishte varur shpresat nё parimet e Wilsonit qё konstitojnё nё mos copёtimin e trojeve pa marrё parasysh tё drejtat kombёtare tё popujve qё i banojnё”. Mё tej vihet theksi nё letёr tek fakti se “...Shqipёria ёshtё vendi mё i dobёt dhe mё i sakrifikuar i Ballkanit, sepse fqinjёt kanё rrёmbyer toka tё mёdha tё banuara krejtёsisht nga shqipёtarёt nё bazё tё traktatit tё Berlinit dhe Konferencёs sё Londrёs 1913, ndёrsa pritnin qё tё merreshin nё konsideratё kёrkesat e drejta kombёtare shqiptare, po mendohet ti jepet pjesё tё tokave shqiptare fqinjёve lakmues e tё pangopur”. Letra mbyllet me fjalёn se “bindemi se SH.B.A. nuk do tё largohet nga parimet e shpallura nё çёshtjen shqiptare”.189 Nё fakt Presidenti Wilson bёn tre ndёrhyrje duke bёrё tre deklarata nё datat 10 dhe 25 shkurt 1920 dhe 6 mars 1920. Nё kёto deklarata tё tij mund tё shikohet njё ndёrhyrje e tij pёr mbrojtjen e integritetit dhe pavarёsisё sё popullit shqiptar. Nё

185P.Alatri, Nitti, D’Annunzio e la questione adriatica 1919-1920, Milano, 1959, f.400. 186 Muin Çami, Shqipёria nё rrjedhat……, vep.cit., f.151-157. 187 Po aty, f.156. 188 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Letёrat e datёs 3.6.1919 dhe 4.7.1919, dёrguar nga Paria e Shkodrёs, Konferencёs sё Paqes dhe Z.Lloyad Georgie, Kryeministri tё Britanisё sё Madhe dhe Z.Clemenceau, Kryeministrit tё Francёs, viti 1919, f.216-217 dhe 269-273. 189 Po aty, Dosja 9, Letra e Kyetarit tё Qeverisё sё pёrkohshme Turhan pashё Pёrmeti dёrguar Wilson, Presidentit tё SH.B.A., datё 8.5.1919, viti 1919, f.194-195.

Page 78: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

49

deklaratёn e 6 marsit 1920, ai u dёrgonte njё mesazh tё fortё Italisё dhe Jugosllavisё, ku shprehej se: “Shqipёria duhet tё ishte veçuar nga negociatat direkte italo-jugosllave”. Kjo deklaratё konsolidonte parimin e shprehur nga vetё ai, pra atё tё vetvendosjes sё popujve, por dhe konfirmonte parimet e dy deklaratave tё mёparshme tё datёs 10 dhe 25 shkurt 1920, ku ai ishte shprehur se: “Memorandumi franko-anglo-amerikan i 9 dhjetorit, mbron kryesisht dhe respekton unitetin e popullit shqiptar” dhe “Shqipёria nuk mund tё dёmtohet nga Italia dhe as nga Jugosllavia”.190 Kundёr aneksimit tё Shkodrёs nga Jugosllavia u shprehёn edhe Argjipeshkopi i Shkodrёs, Vescovo Sappa dhe gjithё klerikёt e Shkodrёs, tё cilёt i drejtoheshin Konferencёs sё Paqes me njё letёr, me anё tё cilёs protestonin kundёr kёtij aneksimi tё Shkodrёs dhe pjesёs Veriore tё Shqipёrisё duke nxjerrё si shkak se feja do tё vihej para barbarisё Jugosllave dhe se aneksimi i kёsaj pjese tё Shqiprisё do tё ishte “goditje me vdekje” i gjuhёs, zakoneve, traditave dhe fesё nё kёtё zonё.191 Ndodhur para kundёrshtimit amerikan dhe qёndrimit negativ jugosllav, Kryeministri italian Nitti propozoi njё plan tjetёr kompromisi nё datёs 14 janar 1920, i cili vinte theksin tek dhёnia e Fiumes njё statusi tё veçantё qytet-shtet tё pavarur dhe ajo tё kalonte nёn sovranitetin e Lidhjes sё kombeve. Ndёrsa lidhur me Shqipёrinё e Veriut, e cila ishte paraqitur si kompensim ndaj rastit tё sovranitetit Italian mbi Fiume, u la siç ishte vendosur, pra kjo pjesё e Shqipёrisё do ti kalonte Jugosllavisё.192 Diplomacia dhe kompromisi Nitti, dёshtuan lidhur me pretekstin fillestar, pasi nuk aritёn t’i impononin Jugosllavёve shkёmbimin e Fiumes me pjesёn Veriore tё Shqipёrisё (Shkodrёn)193. Ndёrsa pala jugosllave korri sukses nё lёvizjen diplomatike pasi veçoi çёshtjen e Fiumes me kompensimin nё pushtimin e territorit tё Shqipёrisё Veriore, duke shtyrtuar ndarjen e territorit Shqiptar si njё çёshtje mё vete dhe ku ajo kishte pretendime serioze pёr zaptimin e njё pjese tё mirё tё Shqipёrisё sё Veriut dhe Lindjes. Pala Jugosllave refuzoi edhe kompromisin e 14 janarit 1920 duke i dhёnё fund, gjithashtu, aspiratave praktike tё Jugosllavisё pёr pushtimin e tokave shqiptare tё Veriut. Kjo jo vetёm se nuk u realizua konferencё tjetёr pёr tё rimarrё ndonjё vendim pёr Shqipёrinё, por edhe negociatat midis Romёs dhe Beogradit gjatё periudhёs sё Kryeministrit Nitti nuk do tё mund tё realizoheshim nё njё moment tjetёr. Fatet e Shqipёrisё nё bisedimet italo-jugosllave mbeten nё planin diplomatik tё diskutimit dhe bisedimeve dhe nuk u vendosёn nё praktike. Siç do tё shikohet mё tej nё paragrafёt nё vijim pengesё pёr realizimin e njё marrёveshjes midis Romёs dhe Beogradit pёr ndarjen e Shqipёrisё bёhet edhe lёvizja nacionaliste nё vend, e cila mori armёt pёr tё mbrojtur lirinё dhe integritetin territorial tё Shqipёrisё. Kontraditat midis Italisё dhe Jugosllavisё, ndihmuan Lёvizjen Kombёtare Shqiptare pёr t’u organizuar dhe pёr tё kёrkuar mbrojtjen e trojeve tё vendit dhe pavarёsinё e saj.

190Dekratat e datёs 10 dhe 25 shkurt 1920 dhe 6 mars 1920, tё presidnetit Amerikan Wilson. 191 Arkivi i MPJ, Dosja 16, Letёr e Argjipeshkopit tё Shkodrёs, Vescovo Sappa dhe gjithё klerikёve tё Shkodrёs drejtuar Konferencёs sё Paqes sё Parisit, Shodёr 7.7.1919 dhe Romё 8.7.1919, viti 1919, f.276-277. 192 Po aty, f.156. 193 Propozimi “Shkodra kundёr Fiumes” pёrbёnte çelsin pёr tё zgjidhur çёshtjen e adriatikut dhe ishte propozuar nga Kryeministri britanik Lloyd Geroge nё janar 1920 tё dyjave vendeve: Italisё dhe Jugosllavisё.

Page 79: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

50

2.2 Negociatat italo-jugosllave dhe Shqipëria

Kompromisi Nitti i 14 janarit 1920 që parashikonte në thelb ndërrimin e

Fiumes me Shkodrën ishte një trysni për jugosllavët dhe e pa pranueshme për ta. Ndërrimi i këtyre dy qyteteve, të cilat paraqisnin ndryshime në aspektin ekonomik, strategjik, etnik dhe politik, konsiderohej ndryshe nga qeveritë e dy vendeve. Kështu Italia ishte tërhequr nga politika e saj për të pasur të gjithë territorin shqiptar në pjesën e orbitës së saj (politika e ndjekur aq shumë nga Tittoni), duke pranuar lëshimin e Shkodrës jugosllavëve, ndërsa nga ana tjetër jugosllavët nuk lejonin që pjesë të territorit të saj, siç ishte Fiume, të kalonin nën qeverisjen italiane. Kjo sipas tyre do të ishte edhe një falimentim i politikës së tyre.194 Përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë angleze dhe franceze për të shtyrë jugosllavët të pranonin kompromision Nitti dështuan, pasi pala jugosllave refuzonte. Ndërkohë që refuzimi i kompromisit Nitti, do të thonte thirrje për zbatim të Paktit të Londrës të vitit 1915. Thirrja e zbatimit të dispozitave të Paktit të Londrës ishte mjeti shtërngues që qeveria italiane e kryesuar nga Nitti i bënte qeverisë jugosllave. Megjithatë, kalimi në zbatimin e Paktit të Londrës nuk ishte plan i pëlqyeshëm nga pala italiane, apsi do të thoshte largim të trupave italiane nga Fiume. Kjo padyshim që nuk mund të pranohej nga qeveria italiane dhe për këtë arsye kërkohej me insitim nga pala jugosllave të pranohej kompromisin Nitti i 14 janarit.195 Qarqet atdhetare shqiptare ndodhur pas këtyre vendimeve dhe duke parë se thirrjet e tyuere drejtuar autoritetev europiane kishin rënë në vesh ë shurdhur u angazhuan dhe filluan rrugën diplomatike duke i’u drejtuar për ndihmë Amerikës dhe presidentit Wilson. Më 12 janar196 dhe 15 janar197, në emër të delegacionit shqiptar, Luigj Bumçi, i dërgoi një telegram presidentit Wilson dhe Sekretarit të Shtetit Lansing, me anë të cilës e paralajmëronte për rrezikun e coptimit të Shqipërisë si dhe shprehnin se “Konferenca me qëllim që të rregullojë konfliktin italo-jugosllav nuk u shqetësua aspak të flijoj popullin e vogël e të dobët shqiptar duke ofruar territorin e tij si kompensim për qëllimet imperialiste të fqinjëve të vet. Viktima (Shqipëria) nuk ka armë të tjera për mbrojtje përveç parimet e shpallura nga presidenti Wilson në emër të popullit të madh amerikan. Populli shqiptar në këto momente të madhe ankthi kërkon me ngulm mbështetjen e fuqishme e të drejtë të SHBA-së”.198 Më 12 janar Luigj Bumçi, në emër të delegcionit shqiptar i dërgon letër edhe kryemnistrit francez Z.Clemenceau, i cili ishte edhe Kryetari i Konferencës së Paqes, ku i paraqet shqetësimin për coptimin e tokave shqiptare dhe i bën thirrje për mbështetje që Korça dhe Gjirokastra të mos shkëputeshin nga territori shqiptar për t’ju bashkuar Greqisë.199 Letrat e delegacionit shqiptare nuk ndalen dhe destinacioni tejtër do të ishte letra e dërguar ambasadorit amerikan në Francë dhe në Konferencën e Paqes, Pris

194 P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.250. 195 Po aty, f.252-254. 196 Telegrami i kryetarit të delegacioinit shqiptar në Konferencën e Paqes Luigji Bumçi dërguar Sekretarit të Shtetit për punët e jashtme të ShBA, Z.Lansing, 12 janar 1920, AMPJ, viti 1920, dosja nr.34, f.26. 197 Telegrami i kryetarit të delegacioinit shqiptar në Konferencën e Paqes Luigji Bumçi dërguar Sekretarit të Shtetit për punët e jashtme të ShBA, Z.Lansing, 15 janar 1920, AMPJ, viti 1920, dosja nr.34, f.216. 198 Paskal Milo, Politika e Jashtme......, vep.cit., f.451-452. 199 Telegrami i kryetarit të delegacioinit shqiptar në Konferencën e Paqes Luigji Bumçi dërguar Kryetarit të Konferencës së Paqes, Z.Clemenceau, 12 janar 1920, AMPJ, viti 1920, dosja nr.34, f.26.

Page 80: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

51

Wallace. Letra informonte se projekti për të rregulluar “çështje e Adriatikut” duke coptuar Shqipërinë ka krijuar përshtypje të dhimbshme midis Shqipëtarëve.200 Pas ndryshimeve që ndodhën në Francë, ku vendin e Clemenceau e zënë Millerand, delegacioni shqiptare ripërsërit këtij të fundit me anë të një letre më 22 janar, për të parandaluar padrejtësinë që po i bëhej popullit shqiptar duke e ndarë Shqipërinë mes fqinjëve të saj.201 Ndihmë amerikanëve i kërkon në atë kohë edhe jugosllavia, e cila kërkonte ti vinte kufij ultimatumit të aleatëve për të pranuar kompromisin Nitti të 14 janarit 1920. Pas këtyre kërkesave të Shqipëtarëve dhe Jugosllavëve, qeveria amerikane reagon, duke i dërguar një memorandum më 20 janar të dy Kryeminsitrave anglez dhe francez, duke i tërhequr vëmendje se çështja e adriatikut ishte vendosur pa u shprehur pikëpamja ameriake dhe se në konsideratë ishte marrë vetëm pikëpamja italiane. Të dy kryeministrat Clemenceau dhe Lloyd George e siguronin presidentin Wilson se negociatat e zhvilluara në paris ishin bërë në frymën e memorandumit të 9 dhjetorit për të gjetur një zgjidhje që do të afronte pikëpamjet italiane me ato jugosllave. Ata i deklaronin se zgjidhja që kishin ofruar për Fiumen ishte në favor të Jugosllavëve sepse nga një shtet i lirë, tani ajo propozohej që të bëhej një shtet i pavarur nën garancinë e Lidhjes së Kombeve.202 Në lidhje me Shqipërinë ato theksonin se “u bë përpjektje për të përmbushur nevojat kryesore të të gjitha palëve të interesuara. Ndërkohë që detajet e administrimit të këtij vendi nga Jugosllavia, Greqia dhe Italia nuk janë përpunuar ende, por duke punuar për to do të mbahet parasysh ndjenat dhe interesat e ardhshme të popullit shqiptar”.203 Përgjigjet e ardhuara nga kryeministrat Clemenceau dhe Lloyd George nuk e kënaqën presidentin Wilson, i cili njoftoi më 27 janar se nuk do të kishte ndryshime të tjera në qëndrimin e tij ndaj “çështjes së Adriatikut” dhe këshilloi Jugosllavët të mos pranon kompromision me francezët dhe anglezët.204 Në notën që presidenti Wilson i dërgonte kryeministrave millerand (që kishte zëvendësuar Clemenceau ) dhe Lloyd George i theksonte se “memorandumi kolektiv i 9 dhjetorit ishte maksimumi i koncesioneve që qeveria ameriakane mund të ofronte” dhe “nëse nuk do të pranohej zgjidhja e drejtë dhe mëshiruese e përfshirë në memorandumin e 9 dhjetorit, duhet të marrim në shqyrtim tërheqjen nga traktati me Gjermaninë dhe nga marrëveshja midis SHBA-së dhe Francës të 28 qershorit 1919, të cilat janë duke u shqyrtuar nga Senati”.205 Qeveria amerikane ishte për memorandumin e 9 dhjetorit si zgjidhja më e mirë për “çështjen e Adriatikut” dhe kundërshtoi memorandumin e 14 janarit, i cili vendoste sovranitetin italian mbi Fiume dhe Istria, si dhe ndante territorin shqiptar midis tre fuqive fqinje.

200 Letër e kryetarit të delegacioinit shqiptar në Konferencën e Paqes Luigji Bumçi dërguar ambasadorit të SHBA-së në Konferencën e Paqes, Z.Paris Wallace, 17 janar 1920, AMPJ, viti 1920, dosja nr.34, f.44. 201Telegrami i kryetarit të delegacioinit shqiptar në Konferencën e Paqes Luigji Bumçi dërguar Kryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Z.Millerand, 22 janar 1920, AMPJ, viti 1920, dosja nr.34, f.46. 202P.Milo, Politika e Jashtme......, vep. cit., f.453. 203Telegrami i Clemenceau dhe Lloyd George drejtuar ambasadorit amerikan në Paris H.Wallace, 23 janar 1920, marrë nga P.Milo, Politika e Jashtme…., op.cit., f.453-454. 204P.Milo, Politika e Jashtme......, vep. cit., f.454. 205 Nota e presidentit Wilson dërguar Kryeministrave të Francës dhe Britanisë së Madhe, Millerand dhe Lloyd George, memorandumi i 10 shkurtit 1920, in Correspondence relating to the Adriatic Question, cit., D.12; përkthyer në italisht në Tommaso Tittoni dhe Vittorio Scialoja, L’Italia alla Conferenca della Pace. Discorsi e documenti a cura di Amadeo Giannini, Roma, 1921, f.157-161.

Page 81: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

52

E frymëzuar nga mbështetja amerikane, pala jugosllave refuzoi dhe nuk pranoi parimet e paraqitura nga kompromisi Nitti i 14 janarit. Ndodhur para këtij fakti, Nitti para dhomës së Deputeteve në datën 7 shkurt 1920, do të afirmonte se ka dy zgjidhje për çështjen e Adriatikut206 njëra bazuar “mbi të drejtën”, d.m.th zbatimi i Paktit të Londës, duke theksuar se zbatimi i saj do të sillte largimin e trupave nga Fiume dhe ndarjen e Shqipërisë, kurse tjetra“bazuar mbi paritet dhe drejtësi”, d.m.th., kompromisi i 14 janarit 1920, duke theksuar që bëhej fjalë për hapat e para për një zgjidhje për tu marrë bashkërisht e cila nuk do të vendoste popullin italian dhe atë jugosllav përballë një keqardhje, por që kishte si qëllim intaurimin e raporteve reale dhe të fqinjësisë së mirë. Më tej ai shton në diskutimin e tij se “Jugosllavët janë fqinjët që duhet të kthehen në miq. Varet nga ata, por varet edhe nga ne”. Në lidhje me Shqipërinë ai do të shprehej: “Theksojë se është interesi i Itakisë të sigurojë kufijtë gjeografik të Shqipërisë. Në qoftë se ky qëllim nuk mund të relaizohet i tëri, nuk do të jetë patjetër përshkak të Italisë. Fatkeqësisht në vështirësinë e madhe për paqe, secili duhet të suprotojë një pjesë të sakrificave. Por ne duam ti sigurojmë popullit shqiptar të gjithë mbështetjen tonë dhe të gjithë ndjenjën e miqësisë të sinqertë”.207 Pas këtij diskutimi para dhomës së deputetevë, Nitti shpalosi politikën e tij të jashtme duke bërë kthesë nga sa kishte kërkuar deri në ato momente. Kështu ai nuk pranojë të zbatonte Paktin e Londrës, refuzon notën jugosllave të datës 28 janar, dhe kërkon që zbatimi i kompromisit të rishikohej dhe kjo ti hapte rrugë tratativave direkte me jugosllavët. Më 13 shkurt para fillimit të sesionit të Parisit, Nitti vendos çështjen e adriaktikut duke përfshirë edhe Shqipërinë në tryezën e bisedimeve direkte me jugosllavët. Në këtë drejtim do të kemi lëvizje të diplomacisë jugosllave aktive. Tërheqja e qeverisë italiane dhe po ashtu e qeverive franceze dhe angleze nga kompromisi i 14 janarit (quajtur ndryshe memorandumi anglo-franko-italian) për “çështje e Adriatikut” vinte pas kërkesave të presidentit amerikan Wilson se nuk do ta pranonte këtë kompromis. Ndërhyrja e Wilsonit ishte në interes të Jugosllavëve, por edhe disi i Shqipëtarëve, pasi hodhi poshte memorandumin (kompromisin e 14 janarit) që e ndnte Shqipërinë në tri pjesë. Megjithatë duhet thënë se edhe memorandumi i 9 dhjetorit 1919, nuk ishte shumë favorizues për Shqipërinë, pasi i jepte sovranitet italian mbi Vlorën dhe mandat të Italisë për Shqipërinë, ashtu si aneksim i krahinave të Gjirokastrës nga Greqia dhe daljen ekonomike përmes hekurudhës në Shqipërinë e Veriut të Jugosllavisë. Më 25 shkurt presidentit Wilson në lidhje me një arritje kompromisi midis Italisë dhe Jugosllavisë për rregullimin e kufijëve ishte shprehur dakort, por me kushte që kompromisi ose marrëveshja midis tyre nuk duhet të jetë në kurriz të popullsisë së një force të tretë, siç ishte padyshim Shqipëria. Në rast se nuk do të arrihej marrëveshja midis palëve, atëherë duhet të ishin gati të pranonin vendimin e marrë nga tre qeveritë ajo amerikane, britanike dhe franceze.208 Në vijm të kërkesës amerikane dhe në vijim të mbështetje që qeveria franceze dhe ajo angleze i bënë kërkesës amerikane për një marrëveshje që duhej arritur midis Italianëve dhe Jugosllavëve, qeveria italiane ishte shprehur e gatshme për të rifilluar negocitat me qeverinë jugosllave dhe për të arritur një marrëveshje. Por Nitti theksonte se nëse nuk arrihej marrëveshja, nuk do të pranonte zbatimin e memorandumit të 9 dhjetorit, por zbatimin e Paktit të Londrës.

206Aktet Palamentare, Dhoma e Deputetëve, XXV Legjslatura: 1919-1921, Diskutimet, Vol. I, f.990-1000. 207 Po aty, f.990-1000. 208 P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.267.

Page 82: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

53

Negocitat filluan midis palëve, ku Italia kishte në krah qeverinë angleze, e cila ishte e mendimit se në mungesë të marrëveshje duhet të zbatohet Pakti i Londrës, ndërsa Jugosllavia kishte në krah presidentin amerikan Wilson dhe Kryeministrin francez Millerand të cilat kërkonin zbatimin e memorandumit të 9 dhjetorit nëse palët nuk arrijnë marrëveshjen midis tyre. Ndërkohë që ndryshim nga qeveria franceze, qeveria amerikane ishte kundër rikthimit të zbatimit të Paktit të Londrës. Në lidhje me Shqipërinë, thuhej se duke marrë parasysh problemin, duhej arritur një zgjidhje e cila nga njëra anë të kënaqte asipratat e popullit shqiptar për një autoqeverisje, dhe nga ana tjetër të mbaheshin parasysh nevojat e palëve të interesuara, bashkë me nevojën për ti siguruar Jugosllavisë një dalje në Detin Adriaktik në rajonin e Shkodrës.209 Takimi midis palëve u caktua më 29 shkurt 1920. Diskutimi midis dy delegacioneve zgjati 3 orë. Argumenti kryesor ishte Fiume, por u fol mjaft edhe për Shqipërinë. Nisur nga qëndrimi i presidentit Wilson në lidhje me Shqipërinë, jugosllavët kthehen në qëndrimin e tyre fillestar, ku shpreheh në favor të pavarësisë së plotë të Shqipërisë brenda kufijëve të vitit 1913. Por ata shtoni në qëndrimin e tyre, se “nëse Italia do të kërkonte sovranitetin mbi Vlorë, Greqia atë mbi Gjirokastrën, atëherë edhe jugosllavia do të kërkonte të vendoste kufirin në lumin Drin”. Italianët me anë të Nittit i përgjigjen jugosllavëve duke in shprehur se nuk mund të heqin dorë nga Vlora. Pala jugosllave në këtë pikë shprehej se prania italiane në Shqipëri do të kishte të njëjtat efekte siç kishte qenë prania austriake në Bosnjë-Hercegovinë. Nga ana tjetër Nitti nuk mungonte të nënvizonte se Italisë kishte ende alternativën e Paktit të Londrës dhe në një analizë të fundit edhe memorandumin e 9 dhjetorit.210 Pasic i vendosur për të arritur një zgjidhje më 2 mars realizon një takim me Lloyd George, ku i paraqet disa ndryshime të konceptuara si të nevojshme nga qeveria për të pranuar kompromisin Nitti, por kryeministri britanik i përgjigje se një marrëveshje mbi bazën e këtyre ndryshime të kërkuar nuk ishte i mundur, dhe përsa i përket, alternativa ishte gjithnjë Pakti i Londrës.211 Në ditët në vijon diskutimi ndalej si për Shqipërinë edhe për Fiumen, por situata sa vjen e vështirësohej më shumë, sepse nga akuzat reciporke të palëve, përzihej edhe opera e Wilsonit që kishte vendosur limite në lidhje me vendimarrjen e palëve në kurriz të palëve të treta (Shqipërinë). Në vijim të vështirësisë së arritjes së një Marrëveshje midis palëve, ishte kuptuar se politika e Nitti nuk po arrinte të gjente ujdi për të imponuar kompromisin e 4 janarit jugosllavëve,nga ana tjetër amerika nuk lejonte zbatimin e Paktit të Londrës. Këto faktor shtyn politikën e Nitti të mendonte se ndoshta kishte ardhur koha në çështjen e Adriatikut duhet të kishte diskutim dhe zgjidhje të veçantë për Shqipërinë (Shkodrën) dhe Fiumen. Pra këto dy krahina nuk duheshin përzier për arritjen e marrëveshjes midis palëve. Të dy qeveritë, ajo italiana e jugosllava kishin nevojë për të zgjidhur çështjen e adriatikut midis tyre si ndikim i disa faktorëve: 1.Faktori i parë ishte nevoja që kishte lindur për të zgjidhur çështjen si trysni e ardhur nga politika e brendshme, 2. Faktori i dytë ishte ndikim i qeverisë amerikane që njihte vetëm deklaratën e 9 dhjetorit si opsioni më i mirë i mundëshëm për tu zbatuar, por që nuk ishte ajo që italia dhe jugosllavia dëshironin, 3.Faktori tjetër kishte të bënte me kundërshtitë e të

209 Letra e Millerand dhe Lloyd George dërguar presidenit Wilson, memorandum I 26 shkurtit 1920, in Correspondence relating to the Adriatic Question, op.cit., D.15, përkthyer në italisht, nëTommaso Tittoni dhe Vittorio Scialoja, vep.cit., f.170-171. 210 P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.274-275. 211 Po aty, f.275.

Page 83: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

54

dyja vendeve për të pranuar ose mospranuar zbatimin e Paktit të Londrës, memorandumin e 9 dhjetorit, dhe memorandumin e 14 dhjetorit. Mundësitë për tu takuar të dyja palët ishte rruga e duhur dhe të gjitha shtigjet të shpienin aty. Kishte një problem në thelb për shtetin jugosllav, pasi dominonin dy linja, ajo serba dhe ajo kroata. Linja serbe ishte e interesuar për të pasur një akses në detin e adriatiku në jug, në Shqipëri, ndërsa linja kroate ishte e interesuar për Fiumen dhe nuk kishte synime në Shqipëri. Në Jugosllavi për shkak të krizës së 27 janarit kishte ardhur në fuqi më 19 shkurt një qeveri radikale e përfaqësuar nga serbi Protic. Ministri i jashtëm kishte qëndruar kroati Trumbic, i cili ishte dobësuar politikisht. Protic ishte një politikan i partis së pasic dhe ndiqte në mënyrë strike pozicionin e tij. Protic ishte gati për një marrëveshje me Italinë për të zgjidhur çështjen e adriatikut.212 Kryeministri italian Nitti ishte gati të rifillonte negosiatat gjatë Konferencës së kryeministrave e cila do të mbahej në San Remo duke filluar nga dtat 18 prill. Më 12 prill Këshilli i Ministrave italian merr një vendim, duke autorizuar Nittin të pranoi si zgjidhje e fundit (nëse nuk kishte rrugë të tjera) edhe memorandumin e 9 dhjetorit.213 Nga ana tjetër edhe Trumbic merr instruksionet e nevojshme nga qeveria e tij duke pasur në thelb qëllimin se kishte ardhur momenti për të zgjidhur çështjen e adriatikut. Pas votos së parlamentit, edhe pse të inspiruara në kundërshtimin e tezës serbe dhe kroate, dlegacioni kishte marrë miratimin e një plotfuqie të gjërë që parashikon mundësinë e pranimit të gjithë asaj që ky delegacion do të mendonte të nevojshme për të pranuar. Për Shqipërinë duhe pasur parasysh kufijtë e jugosllavisë në lumin Drin i Bardhë dhe Drin i Zi dhe në liqenin e Ohrit në jug. Nëse nuk do të arrihej marrëveshje duhej kërkuar asistenza albitrale e tre fuqive të mëdha.214 Taktika jugosllave e Trumbic duke mos marrë pjesë në Konferncën e San Remos (me pretekstin e mos marrjes së ftesën zyratare për pjesëmarrje), solli prezantimin në Konferencës nga ana e Kryeministrit Nitti të dokumentit të miratuar nga Këshilli i Ministrave italian, e cila konsistonte në një deklaratë, shoqëruar nga një projekt bashkëlidhur i përbërë nga 39 nene, i bazuar mbi zgjidhjen e përcaktuar në memorandumin e 9 dhjetorit, me një ndyrshim që lidhej me administrimin e shtetit të lirë të Fiumes. Tre nenet që lidheshin me Shqipërinë parashikonin: dhënien e mandatit të Italiasë mbi shtetin e pavarur të Shqipërisë, kalimin po ashtu të sovranitetit të plotë të Italisë mbi ishullin Sazan dhe Vlorën bashkë me hinterlandin e saj, si dhe përcaktimi i kufijëve të Shqipërisë sipas specifikimit të skicuar në dokumentin e tre fuqive të mëdha (Italisë-Anglisë dhe Francës).215 Situata pas prezantimit të dokumentit në Konferencën e San Remos nga Nitti komplikohet për jugosllavinë dhe për faktin se Anglia dhe Franca duke mos parë arritjen e një marrëveshje midis Italisë dhe Jugosllavisë ishin në favor të italisë dhe kishin vlerësuar angazhimin e saj për të mundësuar arritjen e një Marrëveshje. Ndodhur në këto situata më 25 qershor Trumbic i dërgon një telegram Nittit ku shpjegonte mos veprimin si shkak i mos pasjes së instruksioneve nga qeveria e tij, si shkak i grevave të trenave, dhe e ftonte të mos merrte vendimet përfundimtare të paraqituara në Konferencë, të cilat “mund të paragjykonin një zgjidhje miqësore të

212 P.Pastrelli, (1914-1920), vep.cit., f.281. 213 Telegrami i Nitti dërguar Scialoja, të 12 prillit 1920, n.6357, në P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.447-448. 214 P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., 284. 215 Deklarata e Nitti më 15 prill 1920, në Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.VIII., në Altari, vep.cit., f.524-531.

Page 84: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

55

çështjes së Adriatikut”.216 Kërkesa e Trumbicit pranohet nga Nitti. Pas instruksioneve të dhëna nga qeveria jugosllave, Trumbic dhe Pasic (përfaqësuesit e delegacionit jugosllav) bien dakort të takohen me delegacionin italian. Të dy të plotfuqishmit e delegacionit jugosllav kishin marrë autorizimin, si hipotezë ekstreme, të jepnin sovranitetin e Italisë mbi Fiumen. Por të dy ishin të autorizuar edhe të pranonin memorandumin e 9 dhjetorit. Reth Shqiprisë ishin autoriauar të mbështesnin tesën e pavarësisë së saj brenda kufijëve të vitit 1913 dhe pa asnjë mand mbi këtë vend, por nëse Italia dhe Greqia do të kishin si qëllim marrjen e pjesëve të territorit të vendit dhe Italia edhe mandatin mbi të, atëherë Shqipëria verilindore deri në lumin Drin duhet ti kalonte Jugosllavisë si krahinë autonome.217 Takimi i ri midis italianëve dhe jugosllavëve u zhvillua në Pallanza, më 11 maj 1919. Ballafaqimi midis pozicioneve përkatëse, të paraqituara nga dy diskutimet e gjata të Trumbic dhe Scialoja dhe me ndërhyrjen e Pasic, jepnin përshtypje e mos arritjes së një marrëveshje. Për sa i përket Shqipërisë, Trumbic përsërit përmbajtjen e istrukioneve të marra nga qeverisja qëndrore. Ndërsa Scialoja përsërit istruksionet e Nitti, të paraqituara në fjalimin e mbajtur para Presidentit të Këshillit të Ministrave në datën 12 jana: mandati mbi Shqipërinë nuk do të kishte qëllim pushtimin, por parashikon vetëm mbrojtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe se Vlora nuk përfaqësonte pasin e parë për ekspansionin e Italisë në Ballkan, por ishte vetëm vendosja e një porti nën siguri nga ana e bregut tjetër të adriatikut. Scialoja nuk mungon të rinjohë interesin e Jugosllavisë për të pasur një dalje të sigurtë në detin Adriatik. Negociatat kur po i vinte fundi dhe pothuajse ishte hedhur zgjidhja në tryezë dhe pritej momenti final i siglimit të kompromisit, përfundojnë pasi kriza e qeverisë italiane i ndërpreu përmes duke mos i finalizuar.218 Megjithatë, negociatat treguan se Palët gjetën deri diku rrugën e mirëkuptimit. Çështja e adriaktikut ndahu veçmas çështjen e Fiumes dhe Shkodrës. Ndërkohë që territori shqiptar u bë përsëri për të disatën herë ushqim që duhej ndarë për të kënaqur (ushyer) palët dhe sheshuar kontraditat. Kontraditat e shfaqura në delegacionin jugosllav midis serbëve dhe kroatëve për Fiumen dhe Shqipërinë, provokoi një ndarje të thellë dhe tregoi sa e rëndsishme ishte Shqipëria për serbët si nga pikëpamja strategjike dhe ajo ekonomike. Pala serbe me përfaqësuesin e saj Pasic ishte gati të pranonte propostën e Nittit, por kroati Trumbic e pengoi, pasi kërkonte të mbronte politikën e tij, e cila kishte në thelb arritjen e rezultatit të lartë për asipratat e Jugosllavisë. Por kjo politikë e ideuar nga Trumbic do të sjellë pasoja të rënda për shtetin jugosllav. Kjo do të jetë edhe një nga shkaqet e këputjes së raporteve të verifikuara me Italinë gjatë periudhës së viteve 1925-1927. Duke e konsideruar nga pikëpamja shqiptare, kontraditat midis serbëve të përfaqësuar nga Pasic dhe kroatëve të përfaqësuar nga Trumbic ishte një ndihmë direkte, pasi nuk realizohej marrëveshja midis italisë dhe jugosllavisë në kurriz të saj. Por kontraditat midis tyre (Pasic dhe Trumbic) të cilat sollë thyrjen e raporteve me Italisë do të shpejtonte afrimin e saj me Shqipërinë. Kjo e fundit hidhte kështu hapat për të pasur në krah një aleate ku mund të kërkonte ndihmë edhe pse e dinte se afrimi me të do të thoshte diktat i politikës së saj dhe përulje. Nga ana tjetër afrimi i trupave serbe drej pjesës jugore të Shkodrës ishin intensifikuar. Frika tek qarqet shqiptare ishte shtuar. Kjo frikë lidhej me uidinë që mund të kishte bërë Italia me Jugosllavinë për ti lëshuar Shkodrës, por edhe me tezat 216 Telegrami I Trumbic per Nittin, më 15 prill 1920, në P.Pastorelli (1914-1920), vep.cit., f.286. 217Po aty, vep.cit., f.287. 218P.Pastorelli (1914-1920), vep.cit., f.289.

Page 85: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

56

që ngriheshin në atë kohë, burimet i referohen gjeneralit francez De Fourtou, se trupat franceze dhe italiane do të largohen shumë shpejt nga Shkodra. Këto lëvizje kanë rritur pakënaqësinë në popullin shqiptar ndaj të huajve dhe mbi të gjitha ndaj italianëve pasi konsiderohen si shkaku kryesor, me politikën e saj kolonialiste, për të dorëzuar Shkodrën jugosllavëve dhe që vazhdojnë të mbajnë të pushtuar pjesë të tjera të Shqipërisë, Vlorën përfshirë.219 Kjo pakënaqësi ka shtuar sulmin e lëvizjes së grupeve të armatosura shqiptare kundër trupave italiane.220

219Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Kapiteni Perriconi i trupave italiane në Shkodër për Ministrinë e Jashtëm në Romës, nr.50, Shkodër, më 29 janar 1920, Zarfi nr.689, Dosja alb 105/2, Zyra IV, qeveria e përkohshme semetri I-rë, viti 1920. 220 Po aty, raporti nr.65, Shkodër, më 3 shkurt 1920.

Page 86: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

57

2.3 Kongresi i Lushnjës si reflektim i elitës politike ndaj qëndrimit Italian

Nisur nga frika se vendimet e Konferencёs sё Paqes sё Parisit do tё ishin

kundёr interesave shqiptare dhe duke marrё shkas nga ndryshimet e qёndrimit tё politikёs Italiane dhe nga rёnia e reputacionit tё Qeverisё sё Durrёsit nё arenёn e brendshme tё vendit, u ndje nevoja e njё organizimi tё brendёshm nga aktorёt e vendit pёr tё qenё mё tё bashkuar dhe pёr tё dalё me njё zё mё tё fortё nё arenёn ndёrkombёtare nё mbrojtje tё territorit shqiptar.

Rrugёt qё ndoqёn shqiptarёt ishin dy: e para ishte rruga diplomatike dhe e dyta kishte tё bёnte me organizimin e forcave ushtarake brenda pёr tё dalё nё mbrojtje tё ekzistencёs sё shtetit tё pavarur dhe tё kufijёve tё pёrcaktuar nё vitin 1913.

Nё drejtimin e parё atё diplomatik, nuk rreshtёn protestat energjike tё delegacionit shqiptar nё Paris duke kёrkuar tё “ndalohej masakra nga qeveritё e Beogradit, Athinёs dhe Romёs nё Shqipёri”. Protestohej kundёr “pretendimeve italiane mbi Vlorёn dhe mandatin e saj mbi Shqipёrinё”.221

Protesta e Delegacionit shqiptar me notёn e datёs 12 janar 1919 ishte “kundër çdo grabitje të re të Shqipërisë”. Nё notёn e datёs 15 janar 1919 kundёrshtohet ndarja e Shqipёrisё duke vёnё nё dukje se: “Shqipёria e krijuar nё vitin 1913, e pavaruar, neutrale dhe e garantuar, ka njё tё drejtë të fituar dhe nuk mund të vihet nё diskutim integriteti dhe pavarёsia e saj”. Mё tej nё notё theksohet se: “Italia nuk ka asnjё interes legjitim mbi Vlorёn dhe rrethinёn e saj, përveç pasqryrimin e fuqisë së saj të pakufishme nё krahasim me Shqipërinё e vogël dhe tё dobët.....”po ashtu ...” Greqia dhe Jugosllavia nuk kanё asnjё tё drejtё mbi territorin shqiptar”. “dhёnia e mandatit mbi Shqipёrinё, Italisё apo fuqive tё tjera, ёshtё nё kundёrshtim me nenin 22 tё Traktatit tё Versajёs”. “....ndërhyrja e fqinjëve të interesuar në fjalë do të rrezikonte pavarësinë e saj (tё Shqipёrisё) dhe do të shkaktonte trazira në Ballkan”.222

Ndёr notat e tjera tё paraqitura nga Delegacioni shqiptar mund tё pёrmendim: Notёn e datёs 22 janar 1919 “...kundёr padrejtёsisё pёr ndarjen e territorit midis Italisё, Greqisё dhe Jugosllavisё, duke vёrejtur qё Konferenca quhet tё ruajё integritetin dhe pavarёsinё e Shqipёrisё dhe ajo tё vendoset nёn mbrojtjen e Lidhjes sё Kombeve”.223 Nota e datёs 17 prill 1919 “.....kundёr heqjes sё flamurit shqiptar nё Korçё sipas dispozitave tё komandantit francez....”.224 Nota e datёs 5 maj 1919 “...kundёr Z.Carapanos, i cili kishte shpifur duke shpallur veten si delegat zyrtar i Epirit tё Veriut dhe me kёtё pretekst ngrinte shqetёsimin se tё krishterёt nё vend keqtrajtoheshin dhe se e kishin dёrguar atё nё Konferencё duke i dhёnё mandatin pёr t’i pёrfaqёsuar dhe mbrojtur....”.225 Nota e datёs 3 qershor 1919 “....kundёr masakrave

221 Dokumenta zyrtare tё paraqitura nga ana e Dёrgatёs Shqiptare nga datat 12 shkurt deri mё 5 qershor 1919, tё botuara nga ana e Qeverisё sё Pёrkohshme. Kёrkesat e Shqipёrisё nё Konferencёn e Paqes sё Parisit 1919 drejtuar Fuqive tё Mёdha, Paris, mё 12 shkrut 1919, nёnshkruar nga Kryetari Turhan pashё Pёrmeti, Shqipёria pёrballё Konferenёs sё Paqёs Paris 1919, botim I dytё, Tiranё, shtёpia botuese Uegene 2007, f.23-24; f.113-115. 222 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Notat e datёs 12 janar dhe 15 janar 1919 tё Delegacionit shqiptar dёrguar Konferencёs sё Paqes sё Parisit, viti 1919, f.12-13. 223Po aty, f.18-19. 224 Dokumenta zyrtare tё paraqitura nga ana e Dёrgatёs Shqiptare nga datat 12 shkurt deri mё 5 qershor 1919, vep.cit., botim i dytё, Tiranё, 2007, f.99. 225 Dokumenta zyrtare tё paraqitura nga ana e Dёrgatёs Shqiptare nga datat 12 shkurt deri mё 5 qershor 1919, vep.cit., botim i dytё, Tiranё, 2007, f.100-101.

Page 87: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

58

Jugosllave nё Shqipёrinё e Veriut.....”.226 Nota e datёs 25 korrik 1919 “...kundёr largimit tё mysilmanёve shqiptarё nga çamёria...”.227 Nota e datёs 10 shtator 1919 “....pёr mbrojtjen e minoritetit shqiptar nё Jugosllavi....”. etj.

Evidentimi i kёtyre notave tё dёrguara nga delegacioni shqiptar, si pёrfaqёsues zyrtar nё Konferencёn e Paqes sё Parisit, dёshmon jo vetёm protestёn e kёtij delegacioni nё emёr tё shqiptarёve pёr padrejtёsitё qё po ndodhnin nё kurriz tё Shqipёrisё, por duhen konceptuar si njё pёrpjekje e palёs shqiptare, e aktorёve vendimarrёs nё Shqipёri, pёr tё gjetur njё zgjidhje diplomatike tё problemit shqiptar dhe konfliktit tё dalё me fqinjёt e saj, nёpёrmjet Konferencёs sё Paqes sё Parisit, e cila konsiderohej nё atё kohё si organ vendimarrёs dhe pёrcaktues mbi palёt. Kjo e fundit presupozohej se ishte aty pёr tё zgjedhur problemet e dala pas Luftёs sё I Botёrore apo problemeve tё ndryshme dhe konflikteve qё kishin lindin nga kjo luftё nё arenёn ndёrkombёtare. Pavarёsisht gjithё kёtij rrugёtimi tё mundimshёm dhe tё guximshёm tё delegacionit shqiptar pёr tё gjetur njё zgjidhje diplomatike tё problemeve qё lidheshin me Shqipёrinё, kjo nuk mori pёrkrahjen e duhur nga vendimarrёsit e Konferencёs, pra nga Fuqitё e Mёdha, ç’ka solli edhe fundin e pёrpjekjeve dhe tentativave diplomatike tё ndёrmarrё nga aktorёt vendimarrёs shqiptarё pёr zgjidhje diplomatike tё problemit shqiptar.

Ishte e qartё se situata e krijuar deri nё ato momente, pas falimentimit tё rrugёs diplomatike, do tё vinte nё lёvizje faktorin e brendshёm pёr tё rimarrё dhe tё rifituar tё drejtat kombёtare. Gjithashtu, situata e krijuar nё vend dhe mosbesimi ndaj Qeverisё Shqiptare, e cila kishte miratuar vendime e Italisё dhe nga ana juridike me anё tё Marrёveshjes sё 20 gushtit 1919, bёnё qё tё lindte nevoja e njё qeverisje tё re nё vend, e cila duhet tё ishte kundёr coptimit tё vendit dhe kundёr ndёrhyrjes sё Italisё. Nisur nga kёto faktorё, pika mё e rёndёsishme e lёvizjes kombёtare nё Shqipёri pёrmbyllet me mbajtjen e Kongresit tё Lushnjёs, nё datat 21-31 janar 1920. Sipas autoriteteve italiane Kongresi i Lushnjes erdhi si rrjedhim i një propagande aktive për rreth 3 muaj. E pati pikënisjen në ngjarjen vendore në korrik 1919 në pazarin e Shijakut228, pastaj në turbullirën e Shkodrës nën udhëhqjen e Hoxhi Kadrisë229. Po ashtu në datën 28 nëntor 1919 me rastin e festës kombëtare, Adul bej Upi një në fjalim përkujtimor në sheshin e Durrësit, para një publiku të madh në numër, sulmon punën e qeverisë së përkohshme duke e akuzuar për ineksistente në politikën e brendshme dhe jashtme. Në ditët në vijim fillojnë mbledhjet politike në Durrës në rrethet e të rinjëve nën drejtimin e Rexhep bej Mitrovica dhe me pikëpamje anti-qeveritare. Rexhep bej Mitrovica shkon në Krujë, ku edhe atje i kërkon Mustafa

226 Arkivi i MPJ, Dosja 10, Notat e datёs 3qershor 1919 tё Delegacionit shqiptar dёrguar Konferencёs sё Paqes sё Parisit pёr masakrat jugosllave nё very tё Shqipёrisё, viti 1919, f.216. 227 Arkivi i MPJ, Dosja 14, Notat e datёs 25 korrik 1919 tё Delegacionit shqiptar dёrguar Konferencёs sё Paqes sё Parisit pёr çёshtjen çame, viti 1919, f.180-196. 228 Në pazarin e Shijakut u mblodhën të gjithë udhëheqësit e fshatit të rrethit ku i kërkuan qeverisë së përkohshme të Durrësit të informoi popullin mbi ngjarjet kryesore të politikës së jashtme, mbi punën e Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes dhe mbi problemet e rëndësishme administrative. Ky turbullim dhe nga këto kërkesa, qeveria e përkohshme u detyrua të thërras një Këshill pleqsh duke i dhënë pushtetin konsultiv dhe që do të shërbente edhe si organ për marrëdhëniet midis popullit dhe pushteteve qëndrore.Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komisari i Lartë italiane në Shqipëri, Castoldi për Ministrinë e Jashtëm në Romës, nr.1036, Durrës, më 30 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 229 Po aty, sipas dokumentave arkivore italiane mendohet se Hoxhi Kadria për veprimet në Shkodër ka marrë këshilla nga Gjenerali Philipps dhe agjenti konsullor anglez Edhen.

Page 88: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

59

Krujës të krijojë bazë të fortë të zërave kundër qeverisë. Abdyl bej Upi në të njëtat ditë mban takime në Tiranë dhe shpërndan një qarkore ku i fton personalitete dhe popullin të përgatiten për një takim tjetër në të ardhmen e afërt, me qëllim për të përmysur qeverinë e përkohshme, i cili, sipas tyre, vazhdon punën e tij të rrezikshme pa dëgjuar zhurëm dhe thirrjen e popullit. Për të mbledhur focat opozitare ndaj qeverisë së përkohshme në qendrat e Beratit dhe Elbasanit e merr përsipër Esref Bej Frashëri, i cili kishte dhënë dorëheqjen nga Drejtori i Përgjithshëm i punëve publike. Në të njëtën hap punohet edhe për aksionin e propagandës midis zyrtarëve të xhandarmërisë, duke sjell si motiv kryesor akuzën kundër qeverisë së përkohshme që nuk ka raguar si duhet ndaj nevojave të klasave dhe që ka lejuar imponimin e një zyrtari itaolian në organizimin e komandës. Një nga figurat shqiptare që i shkruan oficerëve të ushtrisë që ti bashkohet lëvizjes është Kapiteni Xhavid Bej Leskoviku. Rreth datës 10 dhjetor 1919 fillon të qarkullojë zëri që shumë shpejt do të mblidhet në vend një asamble kombëtare. Qeveria e përkohshme, apo më mirë anëtari i saj Ministri Feizi bej, i vetmi i mbetur aty, pasi anëtarët e tjerë të qeverisë kishin shkuar si pjesë e delegacionit pranë Konferencës së Paqes, edhe pse u këshillua nga Komisari i Lartë italian në Durrës, u shfaq mos besues ndaj një lëvizje të mundëshme dhe shfaqi shumë besim tek xhandarmëria.230

Situata e lëvizjes po percipitonte dhe pritej mbledhje e Kongresit. Në datën 12 janar 1920, ka një përpjekje të qeverisë së përkoshshme (ministri të betur në vend Feizi Bej) për ta ndaluar mbledhjen e Kongresit të Lushnjës. Në fakt për këtë ai i kërkon prefektit të Beratit të ndërhyjë me mjetet në dispozicion që ka duke përdorur edhe forcën për të ndaluar mbledhjen. Po ashtu, në datën 17 janar 1920, vritet në Durrës Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së kongresit. Mendohet që vrasja kishte ardhur nga njerëzit e qeverisë së Durrësit dhe konkretisht Mustafa Kruja, me qëllim për të friksuar delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës.231

Në vazhdën e këtyre lëvizjeve arrihet të mblidhet Kongresi i Lushnjës në datën 21 janar 1920. Delegatët që morën pjesë në ditën e parë ishin pak, numeroheshin midis tyre kryesorët (Toptani, Aqif Pasha, Vrioni, Zogu). Pjesa tjetër nuk kishte ardhur pasi mendonin se qeveria italiane do ta pengonte mbledhjen. Trupat italiane në fak ishin të pakët në numër, po ashtu edhe ushtria shqiptare dërguar për të vendosur rregull, gjatë rrugës kishin refuzuar për të vijuar ose kishin marrë urdhër të ndalonin nga Komanda italiane në Vlorë. Nuk kupotohej ky urdhëri i Komandës italiane për të mos lejuar ushtrinë shqiptare të futej në Lushnje për të vendos rregull dhe penguar organizimin e mbledhjes. Në datën 28 janar 1920 ishte hapja e vërtetë e Kongresit, ku morën pjesë 48 delegatë, ku 13 prej tyre kishin dërguar delegimin. Në seancën e parë u dikutua zgjdhja e Presidentit, ku u zgjidh Aqif Pasha dhe u përkujtua vdekja e Abdyl Ypit. Në datën 29 janar me 48 pro dhe 6 kundër deklarojnë të rrëzuar qeverinë e përkohshme të Durrësit dhe caktojnë delegacionin e ri, Bumci, Turtulis, Konica, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes. Në datën 30 janar u zgjodhën anëtarët e qeverisë. Po këtë ditë Komanda italian e Vlorës jep urdhër të mbyllet mbledhja dhe pengon çdo takim të mëtejshëm, me preteksin e vendosjes së rregullit (qetësisë) publik. Komanda italiane e quante të rrezikshme deklarat[n e Kongresit të Lushnjës për rëzimin e qeverisë së

230Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komisari i Lartë italiane në Shqipëri, Castoldi për Ministrinë e Jashtëm në Romës, nr.1036, Durrës, më 30 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 231Po aty.

Page 89: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

60

përkohshme të Durrësit dhe krijimin e qeverisë së re, pasi kjo do të sillte luftën midis partizanëve të dy qeverive, çka do të sillte si rrezultat prishjen e qetësisë publik. Qeveria e përkohshme e Durrësit e përqëndruar në Vlorë (Mufit bej, Poga, Said bej) dhe një pjesë në Durrës (Feizi bej dhe Mustafa Kruja) ishin ende të bindur për të përballuar situatën. Flitej për forca të mbledhura nga Mufid dhe Sami bej, që do të vendoseshin në Tiranë, Krujë dhe Lezhë, por pa rezultat. Pa rezultat ishte edhe besimi tek xhandarmëria, të cilët kishin braktisur urdhërat. U hodh idea, gjatë një dikutimi midis Komisarit të Lartë italian në Durrës dhe qeverisë së përkohshme, për mbledhjen e një Kongresi të ri kombëtar, por pa rezultate konkrete, pasi qeverisë i mungonte autoriteti për ta drejtuar dhe forca e nevojshme për ta arritur.232 Ka një deklaratë të Gjeneralit Piacentini se nuk do ta njihte qeverinë e re, por nuk ka një reagim në terret të tij. Xhandarmëria e joshur me deklarata se do të ketë rroga më të larta dhe pagesat e muguara muaj e fundit, kishte kthyer timonin duke mbështetur qeverinë e re. Anëtarët e qeverisë së përkohshme të Durrësit, të munguar prej disa muajsh (spse ishin në Paris pranë Konferencës së Paqes), kishin humbur sensin e situatës së brendshme në vend. Vendimet e qeverisë së përkoshshme të Durrësit nuk gjenin më zbatim prej kohësh. Ishte kërkuar prej kohësh nga autoritetet italiane që disa anëtarë të qeverisë së pëkohshme të Durrësit të ktheheshin në vend për ti dhënë pushtetit qendror autoritetin e nevojshëm dhe të përshtatshëm.233 Në datën 2 dhe 3 shkurt 1920, Kongresi i Lushnjës dërgon të armatosur disa esponentë të saj për të marrë në dorë Kavajën dhe Durrësin. Këshu në Kavajë në datën 1 shkurt shkon Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, ndërsa në Durrës në datën 2 shkurt shkon Akif Pasha dhe Ahmet Zogu. Në durrës këtë ditë edhe anëtari i vetëm i qeverisë së përkohshme të Durrësit (Fejzi bej) kishte ikur në Vlorë për tu konsultuar me kolegët e tjera dhe gjeneral Piacentini. Ahmet Zogu në Durrës has një rezistencë dhe vendos të qëndrojë në Kavajë, duke trasferuar zyrën e tij për çështjet e brendshme atje në datën 4 shkurt. Ndërkohë që pjesa tjetër e qeverisë së re vazhdojnë të qëndrojnë në Lushnje, në priyje për tu trasferuar. Nga Kavaja, Ahmet Zogu, i dërgon të gjitha prefekturave, nënprefekturave dhe komunave një qarkore me anë të cilës i lajmëron rënien e qeverisë së vjetër dhe i kërkon organeve të tyre ti binden drejtuesve të qeverisë së re. Bën zëvendësimin e prefektit të Beratit duke vendosur preson të besuar të qeversë së re. Në Kavajë në datën 7 shkurt vijnë edhe pjesa tjetër e qeverisë së re të dalë nga Lushnja. Qëndrojnë aty 2 apo 3 ditë dhe më pas vazhdojnë udhëtimin për në Tiranë, e cila ishte zgjedhur nga Kongresi si kryeqyteti i Shqipërisë. Qeveria e re hyn në Tiranë në datën 12 shkurt 1920. Pas disa ditë resistence, anëtarët e qeverisë së përkohshme, Mustafa Kruja, Fejzi bej, pranojnë ti kalojnë zyrat qeverisë së re dhe të procedojnë në datën 22 shkurt edhe me kalimin administrativ duke dhënë mundësi edhe fillimit të trasferimit në Tiranë të arkivave të qeverisë së përkohshme.234 Kongresi i Lushnjёs u mblodh pёr 2 (dy) aspekte tё rёndёsishme: njёra pёr ngritjen e institucioneve shtetёrore brenda vendit; dhe aspekti tjetёr ishte organizimi pёr tё dalё me njё zё tё plotё kundёr planeve tё Fuqive tё Mёdha ndaj Shqipёrisё.

232 Po aty. 233 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komisari i Lartë italiane në Shqipëri, Castoldi për Ministrinë e Jashtëm në Romës, nr.1036, Durrës, më 30 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 234 Po aty.

Page 90: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

61

Nё lidhje me aspektin e parё, u arritёn: a) miratimi pёr ti dhёnё fund qeverisё sё pёrkohshme tё Durrёsit; b) miratimi i statutit tё pёrkoshёm pёr vendin; c) emёrimin i organeve, Qeveria, Kёshilli Kombёtar dhe Kёshilli i Lartё d) zgjedhja e Tiranёs si Kryeqytet i vendit. Nga organizimi i brendshёm i institucioneve shtetёrore vihet re se organet e dala nga ky Kongres ishin mё tё plota nё krahasim nga organet e dala nga dy Kongreset e mёparshme (Kuvendi i Vlorёs, 1912 dhe Kongresi i Durrёsit, 1918). Nё Kongresin e Lushnjёs kishte njё pёrfaqёsim tё shtrirё nё tё gjitha krahinat e vendit, e cila nuk ishte e tillё nё Kuvendin e Vlorёs dhe Kongresin e Durrёsit. Kjo shtrirje e pёrfaqёsimit tё gjithё vendit nё Kongresin e Lushnjёs tregon se territoret e shtetit shqiptar ishin ‘njё dhe tё pa ndara’, por dhe hedh poshtё planet dhe vendimet e Fuqive tё Mёdha pёr ndarjen e territoreve shqiptare nё kundёrshtim me kёrkesat e drejta tё popullit shqiptar lidhur me territoret e tij.235 Pёrfaqёsimi nё Kongresin e Lushnjёs ishte edhe i delegatёve tё Vlorёs, pavarёsisht se ishin bёrё pёrpjekje nga ana e Italisё qё njё pёrfaqёsim i kёsaj krahine tё mos ndodhte, siç kishte vepruar dhe ndaluar pёrfaqёsimin e delegatёve tё kёsaj krahine nё kohёn e Kongresit tё Durrёsit tё viti 1918. Me organizimin e brendshёm, Kongresi i Lushnjёs, bllokoi dhe bёri tё pazbatueshёm akt-memorandumin amerikano-franko-britanik tё 9 dhjetorit 1919, i cili kishte si synim vendosjen e shtetit tё pavarur shqiptar nёn mandatin e Italisё. Ky memorandum parashikonte krijimin e njё komisioni, i cili do tё merrej me rregullimin ligjor tё mandatit italin nё vend dhe do ndёrhynte nё kushtetutёn e Shqipёrisё sё pasluftёs pёr tё bёrё ndryshimet e nevojshme pёr tё justifikuar de jure (ligjёrisht) mandatin italian nё Shqipёri.236 Jehona e Kongresit tё Lushnjёs dhe pushteti i organeve tё dala nga ai u shtri nё gjithё vendin duke pёrfshirё edhe atё pjesё qё ishte nё ndikimin e Italianёve sipas Marrёveshjessё 20 gushtit 1919, qё kishin bёrё me Qeverinё e Durrёsit. Mbёshtetja e popullsisё ndaj Kongresit tё Lushnjёs dhe organeve tё saj ishte tepёr e madhe, ç’ka detyronte Italinё tё mos vepronte me forcёn e armёve dhe tё evitonte nё shpёrthimin e njё konflikti tё armatosur, nisur edhe nga numri i vogёl qё ishte ushtarakisht prezent nё vend.237 Nga fillimi i shkurtit deri nё fundt tё majit tё vitit 1920 kishte njё mbivendosje tё qeverisjes sё dy pushteteve, atij italian dhe shqiptar nё pjesёn qё ishte nёn ndikimin e prezencёs dhe shtrirjes sё trupave italiane nё Shqipёri. Tё dy kёto organizma patёn pёrplasje tё vazhdueshme nё ato periudha, herё tё drejtёpёrdrejta dhe tё hapura dhe herё tё tёrthorta ç’ka çoi edhe nё konflikin e armatosur e quatur ndryshme Lufta e Vlorёs.238 Nё lidhje me aspektin e dytё, pёrpjekjet e Kongresit tё Lushnjёs ndaj Konferencёs sё Paqes sё Parisit ishin tё shumta. Vlen tё pёrmendet protesta e dёrguar nga katёr Fuqive tё Mёdha ku thuhej “Kuvendi kёrkon njё pavarёsi tё plotё me kufijtё etnografikё dhe natyralё, duke korrigjuar kёshtu padrejtёsitё qё i janё bёrё Shqipёrisё nga Kongresi i Berlinit dhe nga Konferenca e Ambasadorёve mё 1913. Shqipёtarёt janё tё gatshёm tё bёjnё sakrifica, tё derdhin deri edhe pikёn e fundit tё gjakut tё tyre, kundёr çdo vendimi qё mund tё verё nё rrezik tёrёsinё dhe pavarёsinё e Shqipёrisё tё

235 Muim Çami,Shqipёria nё rrjedhat….., vep.cit., f.179 dhe f. 194. 236 Lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar 1918-1920, (Pёrmbledhje dokumentesh), vёllimi I, Tiranё 1976, dok.318, f.491-492. 237 Muim Çami, Kongresi i Lushnjёs dhe pushtuesit Italianё, nё Studime historike, Tiranё, 1980, nr.3, f.83-89. 238 Po aty, f.88-89.

Page 91: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

62

plotё”.239 Protesta tjetёr i dёrgohet senatit italian, nё datёn 30 janar 1920, ku kёrkohej “tё distancoheshin nga politika e dёmshme e qeverisё sё Romёs dhe tё mbёshtetej Traktati i vitit 1913 qё tё mos mbetej njё njollё e pashuar nё historinё e Atdheut tё madh tё Garibaldit”.240

Kёrkesa e Kongresit tё Lushnjёs ishte pёr njё Shqipёri tё pavarur dhe brenda kufijёve tё saj etnik. Ky qёndrimin theksohej edhe nё telegramin qё kryetari i Kongresit tё Lushnjёs, Aqif Pashё Elbasani, kishte dёrguar delegacionit tё ri shqiptar nё Konferencёn e Paqes nё Paris, kryesuar nga Luigj Bumçi, ku thuhej se: “Programi i delegacionit do tё jetё mbrojtja e kufijёve natyrorё dhe e pavarёsisё sё pakushtёzuar tё atdheut shqiptar”.241 I njёjti qёndrim iu dёrguar z.Bumçi edhe nga qeveria e re e dalё nga Kongresi, nё tё cilёn thuhej: “Kongresi Kombёtar i Shqipёrisё ju ngarkon me kёtё program: Njё Shqipёri e pavarur me kufijtё e saj etnografikё dhe natyrorё”.242

Nё lidhje me vendet fqinjё, autoritetet shqiptare shprehen: “Me fqinjёt tanё, jugosllavё dhe grekё, kemi dёshirё tё plotё qё tё jetojmё nё harmoni miqёsore, duke shpresuar se edhe fqinjёt tanё kanё me njoftё tё drejtat tona etnike e jetike”. Ndёrsa pёrsa i pёrket Italiasё, thuhej se : “Shpresojmё se Italia, duke marrё parasysh vullnetin e pёrbashkёt tё Kombit shqiptar, do tё ndryshojё politikёn qё ka pasё deri tash mbi çёshtjen shqiptare dhe do tё bёhet anёtarja e indipendencёs dhe e integritet tё plotё tё Shqipёrisё”.243

Kongresi i Lushnjёs shёnon momentin e kurorёzimit tё rilindjes kombёtare dhe erdhi nё njё moment tё rёndёsishёm pёr tё ardhmen e vendit. Vendimet e tij i rikthejnё popullit shqiptar shpresёn e humbur pёr njё Shqipёri nё duart e shqipёtarёve. E rёndёsishme ishte fakti se qeveria dhe organet e dala nga kongresi kishin mbёshtetje tё gjёrё nё popull dhe kёto organe pёrbёnin njё pёrfaqёsim tё gjithё komponetёve fetarё dhe etnikё nё vend.

Pёrpjekjet e Italisё dhe qeverisё sё Durrёsit pёr ta penguar organizimin e Kongresit nё Lushnjё nuk patёn sukses.244 Italia npёrmjet gjeneralit Piacentini pas mbledhjes sё Kongresit tё Lushnjёs dhe vendimeve tё marra aty, shqetёsohej fillimisht qё rendi publik tё mos prishej dhe qё mbledhja e Kongresit tё mos vishej me karakterin armiqёsor ndaj Italisё. Komandanti Piacentini, pasi mori vesh pёr rёnien e qeverisё sё Durrёsit (e mbёshtetur nga italia), me urdhёr tё Romёs i komunikon dhe i deklaron Kongresit se nuk i njeh autoritetet e dala nga ai dhe kёrkon mbylljen e tij, me pretekstin se Kongresi mund tё vё nё rrezik rendin publik.245

Si pёrfundim mund tё themi se Kongresi i Lushnjёs nё programin e tij kishte si qёllim kryesor kundёrshtimin e vendimeve tё Konferencёs sё Paqes nё dёm tё territorit shqiptar dhe tё pavarёsisё sё shtetit shqiptar, si dhe njohjen e kёsaj nё arenёn ndёrkombёtare. Pikёtisht pёr kёtё qёllim, qeveria e dalё nga ky Kongres pёrdori

239 Lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar 1918-1920, (Pёrmbledhje dokumentesh), vёllimi II, Tiranё 1976, dok.46, f.59. 240 Po aty, dok.47, f.60. 241 Arkivi i AQSH, Telegrami i kryetarit tё Kongresit tё Lushnjёs, Aqif pashё Elbasani, dёrguar Z.Bumçi, kryetarit tёdelegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes nё Paris, Fondi 886, Dosja 778, f.123. 242 Arkivi i AQSH, Telegrami i kryetarit tё Qeverisё dalё nga Kongresi i Lushnjёs, Sulejman Delvina, dёrguar Z.Bumçi, kryetarit tёdelegacionit shqiptar nё Konferencёn e Paqes nё Paris, Fondi 886, Dosja 778, f.120. 243 Lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar 1918-1920, (Pёrmbledhje dokumentesh), vёllimi II, Tiranё 1976, dok.131, f.166 dhe dok.138, f.179. 244Valentina Duka, Historia e Shqipёrisё….., vep.cit., f.111. 245 Stato Maggiore esercito, Ufficio Storico, Le truppe italiane in Albania anni (1914-1920 e 1939), Roma, 1978, f.190-191.

Page 92: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

63

rrugёt diplomatike dhe kryengritjet e armatosura pёr ti dhёnё Shqipёrisё pavarёsinё e saj. Kongresi shёnoi dhe zgjimin kombёtar shqiptar, i cili nё kёtё periudhё arriti dhe pjekurinё e tij mё tё madhe. Rezultati i arritur nga ky Kongres, marrje e kontrollit tё vendit dhe largimi i pushtuesve, e vendosi dhe e risolli Shqipёrinё me njё akt tё kryer para Konferencёs sё Ambasadorёve tё Parisit tё vtiti 1921, ku do tё merrej vendimi pёr kufijtё pёrfundimtar tё Shqipёrisё.

Komanda italiane në lidhje me lëvizjet për organizimin e Kongresit të Lushnjës mundohet të mbajë një qëndrim jo ndërhyrës, por ndjek me vëmendje lëvizjet që po zhvilloheshin dhe ndërmarr masat e nevojshme dhe bën paralajmërimet që rregulli publik të mos turbullohet dhe të mos vihej në asnjë çast në diskutim aspekti armiqësor i lëvizjes ndaj Italisë.

Qeverinë e krijuar nga Kongresi i Lushnjës, Komanda italiane nuk e njohu, ajo e kundërshtoi me pretekstin se organizimi i tyre dhe rënia që i bënë Qeverisë së Përkohshme të Durrësit d.t.th. të turbullosh rregullin publik dhe që bie në kundërshtim me shprehjet e kongresistëve. Komanda italiane i drejtohet delegatëve që ishin mbledhur për të zhvilluar Kongresin e Lushnjes se: duhet të shpërndahen dhe se duke qenë se në Shqipëria është në fuqi ende gjendja e luftës, ishte detyre e Komandës italiane për të mbajtur rregullin publik. Nëse kongresistët nuk do të pranonin ata (Komnada italiane) do të mbyllnin salat e mbledhjes duke urdhëruar delegatët të shpërndahen. Në të njëtën kohë Komanda italiane dërgon në Lushnje një brigatë prej 100 personash dhe një seksion mitralozësh. Ndërkohë që ndihmon ti afrohet Lushnjës edhe dy brigadat të ushtarëve shqiptar, që ishin penguar të futeshin dhe ishin dislokuar në Fier.246 Po ashtu autoritetet italiane kishin si qëllim të ndryshonin drejtimin e politikës shqiptare në pushtet. Aksioni italian kishte dy objektiva: nga njëra anë të kuptonin qëllimet e kundërshtarëve dhe më pas ti dobësonindhe nga ana tjetër duke grupuar rrymat “veriore”247 me qëllim që të pengonin përparimi i rrymës “jugore”248. 249

246Arkivi i MPJ Italiane, Raporti me subjekt “Kongresi i Lushnjës” i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.740, Vlorë, më 2 shkurt 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 247 Rryma veriore bën pjesë tek “partia Veriore” që kishte për qëllim aksionin kundër Serbisë për tëçliruar krahinat që ajo (Serbia) i mban padrejtësisht prej vitit 1913 dhe për të penguar që Jugosllavisë ti caktohen hapësira të tjera territorial në kurrizë të Shqipërisë. 248 Rryma jugore bën pjesë tek “partia Jugore” që kishte për qëllim aksionin e tyre për lirimin e territoreve jugore të Shqipërisë ku përfshihej edhe Vlora dhe si pasojë gjendej përballë kundër Greqisë por edhe të Italisë. 249Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komisariatit të Lartëitalian në Shqipëri dërguar Ministrit të Jashtme Italiane, Scialoja, nr.1302, Durrës, më 22maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 93: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

64

2.4 Lëvizjet esadiste, qeveria e Tiranës dhe autoritet italiane

Pala italiane analizon mundësinë e reduktimit të trupave në Shkodër. Një reduktim dhe largim i trupave italiane në Shkodër nuk duhet të vijë pa u marrë vesh me aleatët. Nga ana tjetër Serbët gjenden në Tarabosh dhe është e mundëshme që sapo të lëshohej qyteti i Shkodrës nga ushtria italiane, ushtria serbe do të pushtonte qytetin me pretekstin e mbajtjes së rregullit. Evakuimi i trupave nga Shkodra do të interpretohej si lëshim i qytetit në uidi me Serbët, ç’ka do të sillte pasoja në politikën shqiptare dhe dobësim të pozicionit italian për negociatat e mundëshme të adriatikut. Ndodhur para kësaj analize, autoritetet italiane propozojnë për momentin formulën e “evakuimit njëkohësisht të trupave ushtarake nga qyteti i Shkodrës dhe territoret rrethuese të tij nga trupat italiane dhe serbe”.250 Situata e trupave italiane në Shqipëri në janar të vitit 1920 ishte si vijon:

Në total ishin 33 batalione, 1.345 zyrtarë, midis të cilëve 12 gjeneral, ndërsa trupa ishin 23.906.251

Castoldi252 i shkruan Komisarit Politik italian duke i shpjeguar se në takimet e zhvilluara me Cobën dhe Monsinjor Kolecin është kërkuar nga ata ndërhyrje e italianëve për të shtypur lëvizjet Esatiste, të cilët në afërsi të Tiranës me armë janë duke u organizuar dhe në Krujë janë duke u ndërmarrë qëndrime armiqësore. Lëvizjet e tyre kanë për qëllim kthimin e Esat Pashës dhe emërimin e tij si President i qeverisë. Lajmet se me largimin e trupave italiane do të ketë një rikthim Esatist janë përhapur në Shqipëri.253

250 Arkivi i MPJ Italiane, Telegram Sforza për Scialoja, nr.284, më 23 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 251 Po aty, dokumenti nr.10. 252 Castoldi Ministër i Plotfuqishëm ishte emëruar Komisar i Lartëitalian në Durrës, i cili do të merrej me të gjitha tratativat e çështjeve politike shqiptare. Arkivi i MPJ Italiane, Telegram Sforza për Legatat italiane në Athinë, Beograd dhe Komisariatin e Lartë italian në Durrës, nr.256, më 9 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 253Arkivi i MPJ Italiane, Telegram Castoldi i shkruan Komisarit Politik italian, nr.2040, Durrës më 20 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Komanda e Trupave Italiane Vlore

Komanda 13. Divizioni Durres

Brigada "Palermo" dhe Brigada "Udine" ne Barbullush

6° Grupimi "Alpini"

dhe 3°Grupimi "Artilieri e perzier" ne Tirane 

Komanda 36. Divizioni Vlore

Brigada "Puglie" ne Vajze, Vlore dhe Brigada "Verona" ne 

Kanine, Vlore

10° Regjimenti BersaglieriSarande dhe

4° Grupimi "Artilieri e perzier"

Page 94: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

65

Në këtë drejtim në datën 10 prill një grup Esatist tenoi të futej në Kavajë për të provokuar lëvizje në favor të Esat Pashës, por që nuk pati rezultat pasi u bllokua nga xhandarmët shqiptar.254

Autoritetet italiane në lidhje me datën e mundëshme të tërheqjes të trupave italiane nga Shkodra janë të pavendosur. Kjo bëhet e ditur nga letra e Ministrit të Luftës italiane dërguar Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, ku i bën me dije se pavarësisht kërkesës së Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini për datën e mundëshme, edhe për një datë të përafërt, të tërheqjes së trupave nga Shkodra, nuk kam kthyer përgjigje ende.255

Në datën 27 mars 1920 qeveria shqiptare ka publikuar një shpallje, ku arreston të gjithë personat që me politikën e tyre, diskutimet nëpërmjet shtypit, haptazi apo fshehtasi kanë për qëllim të nxis popullin dhe të turbullojë me çdo mjet qetësinë e vendit. I njëjti fat edhe për ata që kërkojnë të bëjnë propogandë të huaj.256

Në datën 17 prill 1920 Këshilli Kombëtar flet për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e dalë ng Kongresi i Lushnjës, si dhe marrëdhëniet që duhet të mbajë me fqinjët. Përsa i përket Italisë, do të flitej se “qeveria italiane duhet të predikojë pavarësinë shqiptare, duke ndryshuar politikën”. Në rast të kundër qeveria shqiptare do të jetë gjithnjë gati për të mbrojtur lirinë e vendit dhe të drejtat e saj legjitime. Shprehjes të Këshillit Kombëtare shqiptar ndaj Italisë, Komandanti i Lartë i trupave italiane në Shqipëri kërkon instruksione nga Ministria e Jashtme për mënyrë e qëndrimit që do të mbahet në takimin që do të zhvillojë me qeverinë shqiptare.257

Komisariati i Lartë italiane në Shqipëri i kërkon Ministrit të Jashtëm italian se duhet që të kemi ide më të qarta të veprimit në Shqipëri ndërmjet Komandove të trupave italiane në vend dhe Përfaqësuesit italian pranë qeverisë së përkohshme shqiptare. Kjo pasi krijohen ekuivoke në veprimit. Rasti i çështjes së Zakran-it ku i vodh kanoni italian, tregon se me këtë çështje nuk mund të merren të gjitha autoritetet, por të mbetet në kompetencë të Komisariatit të Lartë.258 Po ashtu, Komisariati i Lartë italiane në Shqipëri shprehet se telegrami i Ministrisë së Luftës në Italia ka sjell ekuivoke dhe konseguenza keqkuptime, sepse thotë se “ti lihet eskluzivisht Komisariatit të Lartë trajtimin e çdo çështje politike” ndërkohë që Komanda e Vlorës mendon se protestat e drejtuara Qeverisë dhe Senatit shqiptar për çështjet ushtarake nuk janë çështje politike.259

Ndodhur para fakteve ku trupat Esatiste po futen në vend, ku kanë pushtuar Matin dhe ku kanë qëllim të futen në Krujë, Komandanti Piacentini kërkon të dijë nga

254Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami iKomandanti Piacentini në Shqipëri dërguar Ministrero della Guerra, nr.2420, Vlorë, më 13 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 255Arkivi i MPJ Italiane, letra e Ministrit të Luftës italiane dërguar Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave, nr.8161, Romë, më 21 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 256Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami iKapitenit i trupave italiane në Shkodër, Perricone dërguar Zyrës shqiptare në Ministrinë e Jashtme Italiane, nr.154, Shkodër, më 31 mars 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 257Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komisariatit të Lartëitalian në Shqipëri dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, nr.908, Shkodër, më 25 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 258 Po aty, nr.919, datë 27 prill 1920. 259 Po aty, nr.963, date 30 prill 1920.

Page 95: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

66

autoritetet e Romës se cila do të jetë linja e veprimit (sjelljes) nëse do të verifikohet shfaqja e Esatit në Shqipëri.260

Po ashtu Komandanti Piacentini do të njoftonte se Komandanti i xhandarmërisë në krujë është Abaz Kupi, i cili është kundër qeverisë së Tiranës. Ky mbështetet edhe nga Osman Bali, i njohur nga komanda italiane si kryetar i Esatistëve. Të gjithë ata japin përshtypje që nuk kanë gjë kundër trupave italiane në vend, por janë kundër qeverisë së Tiranës. Ka një organizim të Zogut me 200 persona dhe një mitraloz drejtuar në Mat për të shtypur protestën.261

Autoritetet italiane janë të interesuara se cili është qëndrimi i autoriteteve turke në lidhje me situatën në Shqipëri. Nga informacionet e mbledhura autoritetet italiane dalin në konkluzione se “Turqia nuk është e huaj në formimin e fundit të qeverisë shqiptare. Turqia ka gjithë interesin që të formohet një qeverisë e fortë, e aftë ti kundërvihet me armë pushtimit grek në krahinat e jugut shqiptar. Turqia për interesin anti-grek dëshiron që Italia, e cila ka shfaqur mbështetje për lëvizjen islamike dhe nuk ka asnjë motiv pozitiv të shikojë Greqinë që të pushtojë Izmirin, Tracian dhe Shqipërinë e Jugut, do të ndihmojë shtetin shqiptar në krijimin e qeverisë dhe do të jetë e gatëshgme të marrë mandatin mbi çdo formë. Turqia nuk ka dërguar deri tani asnjë zyrtar shqiptar që është edukuar ushtarikisht në ushtrinë turke, por është e gatshme ti dërgojë nëse Italia do ti dëshironte. Po ashtu Turqia mendon se Esat Pasha i ndihmuar nga të holla jugoslave është duke u përgatitur kundër qeverisë aktuale shqiptare. Po ashtu thuhet se Turqia nuk ka më asnjë aspirim në Shqipëri”.262

Në datën 10 prill 1920, Ministri i Jashtëm Sforza në lidhje me telegrafin e Komisarit të Lartë italian në Shqipëri do të propozonte për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte Kolonel Vincenzi, Drejtori të Zyrës për Shqipërinë, i cili kishte zëvendësuar Kolonel Castoldin në Delegacionin italian për Konferencën e Paqes. Instruksionet për Vincenzin ishin si vijon:

Të mos kërkonte takim me Esat Pashën. Nëse takohet me atë duhet të lejojë që të flas. Duhej përgjigjur se sjellja e tij në të kaluarën është e tillë që ka humbur besimin tonë, por duke qenë se ngjarjet e Shqipërisë janë për zemër për ne (italianët) ashtu si dhe për atë (Esatin), jemi të disponueshëm ta dëgjojmë propozimet e tij nëse janë të frymëzuara për të mirën e vendit dhe japin garanci të sinqerta dhe reale në drejtim të Italisë. Këto garanci duhet të jenë në thelb:

a) Me shkrim, ku ai (Esati) duhet të heqë dorë nga angazhimet me serbët, grekët dhe të tjerët, nëse ekzistojnë; të mbështesë mandatin e Italisë mbi Shqipërinë në kufijtë që do të vendosen nga Fuqitë e Mëdha; dhe duke njohur interesat strategjik të Italisë të lejojë poltësisht të drejtën italiane për posedimin e qytetit dhe hinterlandit të Vlorës, i cili nga ana e tij përbën një garanci për vetë Shqipërinë dhe një konfirmim të Italisë të vendosur mbi bregun lindor të Adriatikut;

b) Në një dokument tjetër ai (Esati) duhet të deklarojë që ka për qëllim të veprojë në uidi me qeverinë italiane duke mbështetur aksionin e saj diplomatik për përcaktimin e kufijëve shqiptar, për përcaktimin e fakultetit të tij mbikëqyrjes të organeve shtetërore të shtetit të ri dhe në përgjithësi të

260Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komandanti i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, n.1853, Vlorë, date 12 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 261 Po aty. 262Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komisariatit të Lartëitalian në Shqipëri dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane, nr.1061, më 20 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 96: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

67

drejtat që mund ti shërbejë Italisë për të ushtruar mandatin e saj. Në rast se do të zgjidhet një sovran, duhet të pranojë emërimin që i pëlqen Italisë. Po ashtu duhet mbështetur Italia dhe shoqëritë italo-albanese për shfrytëzimin ekonomik dhe burimet e vendit. Ky dokument duhet të duke si i përpiluar dhe kërkuar njëanshmërisht nga Esat Pasha.

c) Esat Pasha nuk duhet të hyjë në Shqipëri pa u zgjedhur diplomatikisht çështja shqiptare. Ndërkohë mund të marrë Presidencën e Delegacionit shqiptar për Paqe dhe të ndrëhyjë përpara Këshillit të Lartë për të mbështetur pa ekuivoke mandatin për Italinë;

d) Pasi të kthehet në Shqipëri ai (Esat) duhet të betohet se nuk do të ndjekë partizanët e tij të vjetër, të cilët e braktisën në momentin kur la vendin;

e) Bashkëshortja e tij do të trasferohej menjëherë nga Konstandinopoja në Durrës dhe më pas në Itali;

f) Në mënyrë të përgjithshme deri sa forma e shtetit shqiptar dhe funksionet e Italisë si Fuqi e investuar për mandat nuk do të jenë përcaktuar ende, ai (Esat) do të angazhohet të punojë politikisht në uidi me Komisariatin e Lartë italian në Shqipëri.263

Shtabi i Lartë i Ushtrisë italiane në datën 15 prill 1920 do ti dërgonte raportim autoriteteve italiane në lidhje me situatën në Shqipëri.264Në lidhje me qeverinë e Tiranës, në raport thuhej se “Qeveria e Tiranës ndjek një politikë të pavarur dhe ekstremist nacionalist. Kërkon mbështetje nga ana e Amerikës dhe Serbëve. Në lidhje me Amerikën janë intrigat e Kryqit të Kuq Amerikan. Në lidhje me Serbët duket sikur ka pasur kontakte me autoritetet jugosllave dhe Ministrin e Drejtësisë, Kadria. Qëllimi serb është të përhapet në vend mbështetje për partinë esadiste. Në këtë kuadër ishte edhe emërimi i nënprefektit të Tiranës, Fuad bej Toptani dhe prefekti i Durrësit, Hamid bej Toptani, që të dy kushërinjë të Esat Pashës. Në lidhje me hapjen e Senatit (parlamentit) në datën 26 mars 1920 fillojë hapja e tij, përfaqësuar nga 38 deputetë nga krahina të ndryshme të vendit. Fjalimi i hapjes u mbajt nga Sherif bej Frashëri, i cili ishte fals, pasi pati tone anti-italiane dhe në të kundër duartrokitje për Wilson dhe Amerikën.265 Në lidhje me programin e opozitës. Partia opozitare bazohej mbi propagandën esadiste dhe kishte si synim formimine një qeveri të fotë (Esad) i mbështetur nga Italia. Ish-Ministër Mustafa Kruja, i tërhequr në Krujë, merr kontakte me Komitetin esadist të Dibrës, zhvillonte një aktivitet aktiv anti-qeverisës të Tiranës. Esat Pasha vazhdonte të kishte në vend një ndikim e cila ka vlerë për Italinë duke qenë se qeveria e Tiranës ndiqte politikë anti-italiane. Qeveria ka treguar se nuk ka bazë dhe forcë të mjaftueshme për të qeverisur dhe pasur qendrueshmëri dhe mendohet për këtë arsye se Esat Pasha mund të poshtë ndarjet dhe të intalojë ambicjet e tij personale të qeverisjes. Isadismo ka një karakter të ri. Afirmohet se Esat nuk mund të kthehet në vend si një bandit apo thjeshtë si kryetar i një fraksioni, por duhet të vijë me të gjitha nderimet dhe pas një Marrëveshje të qartë me Italinë.266

263Arkivi i MPJ Italiane, Propozimii Ministrit të Jashtëm Sforza në lidhje me telegrafin nr.676 të Komisarit të Lartë italian në Shqipëri për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte Kolonel Vincenzi, Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, i cili kishte zëvendësuar Kolonel Castoldin në Delegacionin italian për Konferencën e Paqes, Romë, më 10 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 264Arkivi i MPJ Italiane, Shtabi i Lartë i Ushtrisë italiane dërgon një raport autoriteteve italiane në lidhje me situatën në Shqipëri, nr.57, Romë, më 15 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 265 Po aty. 266 Po aty.

Page 97: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

68

Opozita dëshiron një kthim në situatën e vitit 1913 dhe këto tendenca janë të forcuara nga zëra që flasin për një Marrëveshje që mund të jetë përfunduar midis Kolonel Castoldi, si përfaqësues i qeverisë italiane dhe Esat Pashën. Mbi këtë bazë është bazuar edhe lëvizjet aktuale, e cila ka në thelb ambiciet personale të bazuar nga ndikime krahinore; që bëjnë kualicion dhe ndahen duke u hedhur sa një njërën palë ose tjetrën sipas rrethanave dhe interesave personale.

Për shkak të trazirave politike, sipas Shtabit të Lartë të Ushtrisë italiane “duket qartë se asnjë qeveri shqiptare mund të jetë vitale nëse nuk ka mbështetjen e Italisë”. Po ashtu shton se “Italia do të dominojë gjithnjë situatën shqiptare dhe është e vetmja forcë e aftë për ta bërë një gjë të tillë”.267

Për këtë arsye është e qartë që situata në Shqipëri po shkonte drejt një përmirësimi të pozicionit italian dhe ndikimit të saj në Shqipëri, edhe pse qeveria e Tiranës kishte menduar ta gjymtonte sepse nuk e kishte vlerësuar si të nevojshme për ta pasur si pjesë të politikës së saj. Ka një opinion të përgjithshëm se lëvizjet esadiste janë drejtuar nga Italia, e cila nuk ka dashur të njohë qeverinë e re të Tiranës dhe e ka braktisur atë. Ky besim forconte opozitën e cila përvetëson këto zëra për ti dhënë vlerë ndikimit të saj. Komisari Politik italian në Durrës, Castoldi do të shkruante se anëtarë të qeverisë së Tiranës, Cioba dhe Hadri e kanë takuar dhe i kanë shprehur frikë në lidhje me politikën italiane në çështjen shqiptare dhe kundrejt Qeverisë së Tiranës. Po ashtu ata kanë kërkuar mbështetjen e qeverisë italiane kundër lëvizjes esadiste, duke deklaruar se pa këtë mbështetje qeveria shqiptare mund të bie dhe të istalohet qeverisja dhe programi esadist. Neutraliteti italian interpretohej si mbështetje ndaj Esat Pashës ose tendecë për të kthyer qeverinë e mëparshme të Durrësit ose duke vazhduar për të lënë Shqipërinë pa qeveri. Castoldi i përgjigjej anëtarëve të qeverisë se “nuk ka asnjë impuls italian për lëvixjen esadiste”, “nuk ka qëllime italiane për ta lënë Shqipërinë pa qeveri, pasi për vite për ndihmë të Italisë u arrit krijimi i një qeverie shqiptare e Durrësit dhe një delegacion në Kongresin e Paqes”. Më tej, Castoldi, do të afirmonte se “Italia është neutrale përballë politikave aktuale dhe të shkuara”. Në vazhdim të bisedimit, Castoldi do të vinte në dukej se kërkesa e qeverisë së Tiranës (nëpërmjet anëtarëve të saj) për ndihmën e Italisë kundër aksionit esadist është siç ishte në të shkruarën kërkesa e qeverisë së Durrësit për ndimën italiane kundër lëvizjeve të Lushnjes. Castoldi do të deklaronte se e shikon si të nevojshme Marrëveshjen e qeverisë së Tiranës me Italinë dhe nëse kjo nuk do të realizohej do të përfundonte për të mbizotëruar tendenca e Marrëveshjes me Jugosllavinë.268 Castoldi në datën 28 prill 1920 zhvillon një takim tjetër me anëtarë të qeverisë, Presidentin Sulejman bej, Hodja Kadri, Cioba e Sotir Peci. Tema e diskutimit preku çështjen shqiptare para Konferencës së Paqes dhe politikën italiane, ashtusi dhe çështjen e Vlorës. Në takim pala shqiptare shprehet e gatshme për aspiracionin italian duke qenë se po forcohen pretendimet serbe dhe greke për të pasur territore shqiptare të kërkuara në Konferencë dhe të mbështetura nga disa Fuqi. Me këtë rast kërkohet mbështetja italiane për tu ngritur kundër Fuqive që i ndihmojnë. Qeveria shqiptare shprehet se ka ndjenja simpatie për Italinë, edhe pse mendojnë se sajo duhet të kishte bërë dicka më shumë për të mbrojtur Shqipërinë. Po ashtu qeveri e Tiranës shprehet se shpresonte se do të kishte ndihmë në një moment kritik në sistuatën aktuale. Pasi Castoldi i pyet se c’llojë ndihme kërkon qeveria e Tiranës,

267 Po aty. 268Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Castoldit, Komisari Politik italian në Durrës për Ministrinë e Jashtëm, nr.1934,Durrës, më 15 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 98: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

69

Sotir peci dhe Hodja Kadri shpjegojnë se bëhej fjalë që ndima do të ishte furnizim me armë dhe municione. Por Castoldi i kërkon kohë për përgjigje deri sa të vinte mendimi i qeverisë italane.269

Më 13 prill 1920 përfaqësuesi italian Castoldi del në konklusion se aksioni esadist shumë shpejt do të ketë sukses dhe do të mposhtë kundërshtarët, përveç nëse rrethanat e jashtëzakonshme mund të jetë të tilla që ta ndalojnë. Mbështetës të Esat Pashës mund të jenë edhe grekët dhe serbët. Esat Pasha nuk mund të ndërhyjë personalisht pa analizuar qëllimin e Italisë. Për ktë qëllim duhet dëgjuar Esati por pa i dhënë ndihmë për momentin. Sipas Castoldit, të ndalohet Esati për tu kthyer në skenë është e pamundur sidomos pas largimit (evakuimit të trupave) tona (italiane) dhe duket si opsioni më i mirë për të stabilizuar në një kohë të përshtatshme marrëveshje me Esatin.270 Komisariati i Lartë Italiane në Shqipëri i dërgon në datën 30 mars 1920 Ministrit të Jashtëm Italian telegramin me anë të cilës e njofton se qeveria e re në Tiranë i ka dërguar një qarkore të gjithë komunave shqiptare për të dërguar telegrame falenderimi Presidentit Wilson për interesin e shfaqur nga ai në lidhje me Shqipërinë dhe duke i’u lutur të marrë për mirë çështjen e Gjirokastërs dhe Korcës. Ka mundësi që qeveria shqiptare ka vendosur të ftojë komunat për të dërguar të tilla telegrafe nga ndikimi i bër nga Kryqi i Kuq amerikan.271

Komanda e Trupave italiane në Shqipëri i dërgon në datën 3 prill 1920 autoriteteve italiane në Romë, në një raport në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Në lidhje me qeverinë e Tiranës raportohej se kishte një lëvizje nacionaliste, propogandë që ishte duke u përhapur në gjithë vendin. Qeveria e Tiranës shpall bashkimin e territoreve shqiptare brenda kufijëve të vitit 1913 dhe kërkohet edhe pavarësia e plotë e krhinës së Vlorës. Qeveria e re për të forcuar pozicionin e saj, përdor edhe pse jo me fjalë, sisteme e të “rinjëve xhonturq” d.m.th, dhunë, kërcënim, friksim. Pushteti i qeverisë në këtë mënyrë duke se është rritur, por padyshim që ka krijuar edhe shumë armiqësi. Duke sikur fuksionarët janë detyruar ti betohen për besnikëri qeverisë, ndërkohë që ata që janë kundër dhe të pavendosur eleminohen. Me këtë sistem kundërshtarët shtypen, ndërkohë që prestigji i qeverisë duke se rritet. Qeveria ka filluar me thirjen dhe reklutimin e personave nga të gjitha krahinat e vendit, duke bërë kërkime edhe për ish-zyrtarë për ti rrejshtuar përkrah xhandarmërisë.

Qëllimi i reklutimeve nuk është i qartë dhe nuk përjashton që një ditë mund të ngrihet kundër italianëve. Po ashtu duket se fondet për qeverinë e re vijnë nga shqiptarët rezident në Amerikë. Në një takim të Gjeneralit Freri me Ministrin e Brendshëm, Ahmet Zogun, ky i fundit i kërkon ndihmë armatimi për xhandarmërinë shqiptare, Po ashtu Zogu rikonfirmon se qeveria e re, edhe më shumë se e vjetra, ndjen nevojën për të qenë mike e Italisë, e cila në këtë moment mund të shpëtojë Shqipërinë nga shkatërrimi ekstrem.

Ka një organizim të lëvizjes esadiste ne Dibër, e cila mendohet se po përhapet edhe në pjesë të Shqipërisë së mesme, në Durrës dhe Kavajë. Është ndërtuar edhe

269 Po aty, nr.1998, date 28 prill 1920. 270 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Castoldit, Komisari Politik italian në Durrës për Ministrinë e Jashtëm, nr.1917,Durrës, më 13 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 271 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Komisariatit të Lartë italiane në Shqipëripër Ministrinë e Jashtëm, nr.648,Durrës, më 30 mars 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 99: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

70

Komiteti Kombëtar i Dibrës dhe një shpallje e vetë Komitetit. Kjo përveç një shfaqje të disa projekteve të karakterit ekonomik-social, shfaq propozimin e dëbimit nga Shqipëria të Italianëve, mbron ndërtimin e një qeverie të pavarur e cila të përfshijë të gjithë pjesët e Shqipërisë pa asnjë mandat nga shtetet fqinje, si dhe duke njohur si President, esat pashë Toptanin.

Përsa i përket situatës në Shqipërinë e Jugut, duhet thëne se vrasja e nënprefektit të Tepelenës, Sulejman Shehu dhe segretarit të tij, ndoshta është shenjë armiqësie ndaj italianëve, pasi ai ishte person i besuar për ata, por mund të ishte edhe një veprim i karakterit politik, pasi ai ishte një figurë që nuk dëshironte të njihte qeverinë e Tiranës.

Po ashtu masat e marra nga qeveria e Tiranës duke larguar personalitete të besueshme të italisë dhe zëvendësimi i tyre me personalitete që kanë shfaqur qëndrime armiqësore nga Italisë, tregon veprimet e qeverisë kundër italianëve. Të tilla veprime kanë për qëllim për të përkeqësuar pozicionin italian dita-ditës. Mos veprimi i ushtrisë Italiane ndaj këtyre veprimeve rëndon çdo ditë pozicionin e Italisë, por vendos në rrezik edhe ushtrinë italiane tashmë të reduktuar me prezencën e saj në Shqipëri, pasi territori që ajo shtrihet nuk është më i sigurtë. Sipas Komandës italiane, politika e paqartë e jona (Italisë) e ndjekur në Shqipërinë e Jugut është kthyer në rrezikshmëri materiale dhe aq më shumë morale dhe ka sjell përshtjellim në atë popullsi të asaj krahine shqiptare që deri para disa muajsh na konsideronin si shpëtimtar dhe çlirimtarë.

Ndodhur para kësaj situate dhe përballë përhapjes së sëmundjes së malarjes që ka përfshirë vendin dhe prekur edhe trupat italiane, çka ka sjell edhe reduktimin më tej të pranisë së këtyre trupave ushtarake në Shqipëri, Komanda italiane në Shqipëri, për të ndaluar pasoja shkatërruese, sugjeron dy zgjidhje të mundëshme menjëherë:

1. Forcimin e trupave me sjelljen e një brigate për të mos rënë poshtë dhe për të kërkuar ti imponohet shqiptarëve vullneti jonë (italian);

2. Njohjen pa dyshim dhe haptasi të qeverisë së Tiranës dhe integritetin e Shqipërisë, pa pritur më shumë, sepse pritja dhe mos marrja e vendimit kanë krijuar situatë të rrezikshme.

Mundësia e dytë është e zbatueshme duke marrë parasysh se qeveria e Tiranës kërkon miqësinë italiane, por duke qenë se ka një ngurrim nga ana e autriteteve italiane për marrjen e veprimit, ka filluar dyshimi dhe po shkon gjithnjë e më shumë orientimi drejt një politike anti-italiana e mbështetur nga elementë revolucionar e armiqësor, mbi të cilën mbështetet qeveria, por që në të ardhmen mund të përthithet ky qëndrim edhe nga elementë që sot janë përkrah italianëve.272 Nga takimi i datës 22 mars 1920 zhvilluar në Tiranë midis Ministrit të Brendshëm, Zogut me Gjeneral Freri, Komandant italian i zonës Mati-Shkumbin, u diskutua për tre tema: a) Çështja e Dibrës së Vogël (Peshkopia). Në Dibër ka një shpirt energjik kundët

pushtimit të mundshëm Serb të krahinës. Shqipëtarët duan kufijtë e shënuar nga Traktati i Londrës i vitit 1913. Për këtë arsye kërkohet municione dhe armatime nga quatoritetet italiane për ti ardhur në ndihmë xhandarmërisë shqiptare në atë zonë nëse do të gjendet përballë sulmit serb. Sipas Zogut, qeveria italiane nuk mund të verponte kundër serbëve dhe jo haptasi, por duke qenë se qeveria shqiptare e quan amike Italinë, ndihma mund të vijë nga ajo (Italia) nën formën e armatimit.

272Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.2155, Vlorë, më 3 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 100: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

71

b) Çështja e Gjirokastrës. Duke, thotë Zogu, se Komandanti i trupave italiane në Shqipëri dëshiron të heqë trupat Italiane nga zona e Gjirokastrës. Por Zogu shton se qeveria shqiptare kërkon që trupat italiane të qëndrojnë zë zonë pasi shihen me sy të mirë në atë krahinë dhe janë për këtë një garanci për sigurinë. Nëse trupat itliane do të largoheshin nga krahina, atëhere ajo do të gjendej në mëshirë të grekëve dhe qeveri shqiptare për ti bërë ballë një sulmi ipotetik grek do të duhet të dislokojë atje 10.000 trupa. Por edhe nëse autoritetet italiane e kanë vendisur të tërhiqen nga andej, Zogu i lutet Gjeneral Freri që Komanda e trupave italiane në Shqipëri të lajmëronte qeverinë shqiptare 8 ose 10 ditë përpara, për ti dhënë mundësi asaj të marrë masat e duhura.

c) Çështja e Vlorës. Zogu i lutet qeverisë italiane të bëjë një gjest të nivelit të lartë politik dhe moral duke i kaluar qeverisë shqiptare menaxhimin administrativ të krahinës së Vlorës. Rëndësia e lënies së krahinës nën administrimin e qeverisë shqiptare mund të konsiderohet nga tre aspekte: 1. Në politikën e jashtme: sepse grekët dhe serbët thonë se nuk do të çarmatosen

nga pretendimet e tyre mbi Shqipërinë nëse Italia nuk heq dorë nga krahina e Vlorës. Pra Italia do ti çarmatoste (grekët dhe serbët) duke e lejuar administrimin e krahinës së Vlorës shqiptarëve.

2. Për marrëdhëniet midis Italisë dhe Shqipërisë: shqiptarët duke parë aktin e qeverisë italiane do të bindeshin për qëllimet e mira të Italisë ndaj Shqipërisë.

3. Në politikën e brendshme: sepse duke hequr çdo paragjykim të shqipëtarëve kundër Italisë do të eleminohej çdo rrezik për çrregullime dhe qeveria do të dilte më e fortë dhe do të rritej simpatia e shqiptarëve ndaj italianëve.

Më tej Zogu i këshillon që pasi Italinët të largohen nga Vlora mund të mbajnë ishullin e Sazanit deri sa do të duhet për sigurinë e saj strategjike. Po ashtu Zogu shton se pasi çështja shqiptare do të zgjidhet, ajo do të ketë nevojë për të organizuar ushtrinë, publikun, politikën, administratën dhe kërkesën nuk do tja bëjë tjetër kujt përveç Italisë sepse do të jenë çështje që do të zgjidhen midis shtetit Italian dhe Shqiptar. Për ti dhënë garanci autoritetetve italiane, Zogu do të shtonte edhe faktin se kalimi i administrimit të Vlorës nën qeverinë shqiptare, kjo nuk do të zëvendësonte punonjësit që ndodhen të emëruar në administartë, të cilët janë besnik të Italisë, ashtu siç ka bërë me krahinën e Gjirokastrës ku të gjithë të punësuarit janë lënë dhe rikonfirmuar në punë.273 Komanda e Trupave italiane në Shqipëri i dërgon në datën 10 prill 1920 autoriteteve italiane në Romë, në një raport në lidhje me situatën politike në Shqipëri. Kështu për qeverinë e Tiranës ata shpreheshin se shfaq shenja nacionaliste dhe përpiqet të jetë e pavarur nga ndikimi i huaj. Ata kanë si qëllim një Shqipëri të pavarur dhe të lirë dhe bëjnë propagandë në këtë drejtim.

Fjalimet e mbajtura nga Parlamenti shqiptare nuk janë miqësore për Italinë edhe pse pavarësia e saj është për meritë të armëve të Italisë. Po ashtu qeveria e Tiranës nuk po respekton Protokollin e Tiranës së nënshkruar më 1920 dhe po kërkon të largohet nga Misioni Italian, pasi po zhvendos funksionarët nëpër komuna pa pyetur për autoritetet italiane. Po ashtu po zëvendëson xhandarmërinë dhe po e riorganizon. Ka zëra që thonë se qeveria e Tiranës po tenton të merret vesh me Serbinë. Për këtë qëllim thuhet se është nisur një misionar në Beograd.

Opozita në Shqipëri duket se subvencionohet nga Serbët. Partia që i drejton është ajo e Esat Pashës, dhe duket e qëndruar në zonat e Matit, Krujës, Maslia e 273 Po aty, materiali nr.1 që i bashkëlidhet raportit të Komandës së Trupave italiane në Shqipëri që zbardh takimin e datës 22 mars 1920 zhvilluar në Tiranë midis Ministrit të Brendshëm, Zogut me Gjeneral Freri, Komandanti italian i zonës Mati-Shkumbin.

Page 101: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

72

Tiranës. Duke se rivaliteti i familjeve me ndikim më të madh dhe lufta midis tyre në zona të ndryshme të vendit është baza e lëvizjes esadiste. Banda serbo-esadiste janë përgatitur në zonën e Dibrës, dhe më pas për të zbritur në Shqipërinë qëndrore dhe për të luftuar qeverinë e Tiranës.

Sipas Komandës italiane qeveria e Tiranës përballë propagandës esadiste është praktikisht e pa fuqishme, ata do të jenë të detyruar që të kërkojnë mbështetjen e Italisë. Ka një roganizim i xhandarmërisë në Shqipëri, një pjesë të tyre qeveria e Tiranës e ka dislokuar në Shqipërinë e jugut për të luftuar me grekët në rast se ata do të kenë qëllim të pushtojnë zonën e Gjirokastrës.Përsa i përket zonës së Veriut të Shqipërisë, Komanda italiane shprehet se popullsia sidomos në Shkodër nuk është shumë në favor të Italisë, kjo edhe për arsyen e dominimit aty për shumë vite të austriakëve dhe së fundmi të Komandës franceze. Duke sikur Ministri Coba i qeverisë së Tiranës i ka dërgiar një letër Arqiveskovit katolik të Shkodrës duke u ankuar se një pjesë e mirë e popullsisë dhe shumë Ministra të kultit janë armiqësor ndaj Italisë, pa kuptuar se një armiqësi e tillë mund të jetë shkaku i shkatërrimit të Shqipërisë. Ka një rast të rëndë të ndodhur ndaj një kolone italiane që lëvizte për furnizimin nisur më 10 prill 1920 për në Klos, ku u vra një oficer dhe u plagos një ushtar. Rasti duhet konsideruar gjithësesi sporadik dhe nuk mund të shfaqet si një karakter i armiqësisë së popullsisë kundrejt italianëve.274 Gjithashtu, Komanda e Trupave italiane në Shqipëri i dërgon në datën 10 prill 1920 autoriteteve italiane në Romë, në një tjetër raport në lidhje me situatën politike në Shqipëri do të përshruante situatën si vijon:

Qeveria e Tiranës. Kjo qeveri gjendet e braktisur dhe e bazuar vetëm në forcat e saj dhe me burime të dobta. Komanda italiane nuk do të ndërhyjë në asnjë rat në bazë të udhëzimeve që kishte marrë nga Ministria e Luftës dhe Ministria e Jashtme.275 Veprimet e ndërmarra nga qeveria e Tiranës janë të suksesshme atje në ato zona ku janë të pranishëm Ministrat e qeverisë dhe përfaqësuesit e tyre, prefektët dhe nënprefektët. Në ato vende ku këto mungojnë në dorë situatën e kanë xhandarmëria, e cila duke qenë se komandohet nga zyrtarë të regjimit të vjetër, dhe përdorin metoda mjaft nacionalist të cilat nuk konsiderohen të përshtatshme as për Shqipërinë dhe as për Italinë. Qeveria e Tiranës po përgatit ndërtimin e një batalioni xhandarësh rreth 600 persona, e cila duke se ka për qëllim ti kundërvihet manifestimeve të mundëshme që mund të shfaqen kundër qeverisë.276

Situata në Shqipërinë e Jugut. Propaganda Jugosllave ka filluar të përdoret në popullsinë në kufijë për të përgatitur terrenin për pushtimin e atyre territoreve që ka nevojë Jugosllavia. Cili është qëndrimi i qeverisë së Tiranës ndaj lëvizjes serbe nuk është i qartë pasi një pjesë e anëtarësve të kësaj qeverie në të kaluarën kanë qenë të lidhur me serbët dhe tani i duhet ti luftojnë. Ndërkohë që serbët vazhdojnë të përforcohen mbi Tarabosh për të cilin duan të mos e braktisin.277

274Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.2366, Vlorë, më 10 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 275Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi iMinistrisë së Luftës dhe Ministrisë së jashtme dërguar Komandës së Trupave italiane në Shqipëri për mënyrën e veprimit , nr.5928 dhe 3226, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 276Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.1995, Vlorë, më 27 mars 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 277 Po aty.

Page 102: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

73

Situata në Shqipërinë e mesme. Aksioni i bandave serbo-esadiste kanë për qëllim të ngrejnë nivelin e kundërshtimit të popullsisë për të mos i’u bindur aksionit të qeverisë së Tiranës, dhe ky aksion ka karakter anti-italian.

Situata në Shqipërinë e jugut. Greqia duke njohur gjendjen e popullsisë kristiane në krahinën e Gjirokastrës, dhe duke qenë kundër popullsisë muslimane, është duke përfituar dhe duke mbështetur bandat atje. Qëllimi i Greqisë është pushtimi i Gjirokastrës pasi të largohen trupat italiane.

Po ashtu komanda italiane do të raportonte se situata italiane në Shqipërinë e Jugut nuk është shumë e qartë, por nuk mund të shihet në përgjithësi jashtë konfliktit. Situata mjaft e vështirë sot mund të bëhet edhe më impulsive e rrethuar nga mbështetja që i japin bandave të ndryshme grekët dhe jugosllavët.278

Situata e Qeverisë së Tiranës nuk do të ishte e qetë përshkak të kundërshtimeve të Esat Pashës, i cili nën udhëheqjen e Osman Bali, kërcënonte në afërsi të Tiranës. Për të pasur një uidi midis tyre, tre përfaqësues të qeverisë së Tiranës, Bajram Jenzi, Fuad Toptani dhe Monsinjor Coletzi u nisën në Paris për tu takuar me Esat Pashën, që ndodhej atje meqë po zhvillohej Konferenca e Paqes, dhe për të njohur mendimine tij në lidhje me Kongresin e Lushnjës dhe rrugët e mundëshme të dakortësisë dhe fundit të konfliktit midis tyre.279

Për situatën e krijuar dhe shqetësimet e ngrituara nga autoritetet italiane në Shqipëri, Ministri i Financave, Cioba dhe Ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadri u shprehen se qeverisë shqiptare do të angazhohet për të dhënë kënaqësi të përshtatshme dhe të plotë autoriteteve italiane për aksidentet e ndodhura. Personat e përfshirë në aksidenin e krijuar do të dënohen.280 Në përgjigje të saj Komisari i Lartë italiane, Castoldi do të përgjigjej Ministrave shqiptare se është besues se situata do të përmirësohet dhe do të ndëshkohen përgjegjësit.281 Në datën 16 maj 1920, Komanda e trupave italiane në Shqipëri do të njoftonte autoritetet italiane se operacioni i tërheqjes së trupave italiane janë zhvilluar sipas normave të parashikuara. Ka opinione të ndryshme në lidhje me tërheqjen e trupave italiane dhe të ndryshme janë edhe hipotezat që dalin dhe diskutohen. Dikutimi sjell hipoteza se tërheqja e trupave italiane kënaq grekët, serbët dhe konfirmon integritetin territorial shqiptar. Megjithatë e ardhmja lënë shumë dyshime dhe mban në dyshim mendjen e të gjithëve dhe në mënyrë të veçantë të atyre personave me ndikim më të madh në Shqipëri që ndjekin me vëmendje ngjarjet, duke u përgatitur për cilëndo zbatim të hipotezave të formuluara. Megjithatë e përgjithshmja duhet thënë, sipas njoftimit të Komandës italiane, se situata në Shqipëri nga janari 1920, përkeqësohej me tërheqjen e trupave italiane.282 Qeveria e Tiranës vazhdonte politikën e saj anti-italiane. Në takimin e zhvilluar midis autoriteteve të kësaj qeveri dhe Komisarit të Lartë të Italisë në Shqipëri, kërkohet largimi i trupave italiane nga Vlora me pretekstin se “duam ti tregojmë Fuqive të

278 Po aty. 279Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.2888, Vlorë, më 2 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 280Arkivi i MPJ Italiane, Nota verbale e Ministrave shqiptar dërguar Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldit, Durrës, më 16 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 281Po aty, Përgjigja e Castoldit për Ministrat shqiptar, nr.1236.më 17 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 282Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komanda e Trupave italiane në Shqipëri për Ministrin e Jashtëm, Ministrin e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, nr.3223, Vlorë, më 16maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 103: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

74

Mëdha që shqiptarët nuk do të tolerojnë asnjë ndikim italian dhe të huaj në përgjithësi në Shqipëri”. 283 Po ashtu në datën 8 maj 1920, në gazetën “Populli” shkruhej se qeveria e tiranës nuk njeh Komisarin e Lartë Italian Castoldi dhe se nuk do të futet në bisedime me atë. Duke përgenjështuar c’ka ishte shkruar në shtypin italian dato ditë se Castoldi ishte dërguar në Shqipëri me u marrë vesh me Qeverinë e Tiranës.284 Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë italiane në raportin e datës 25 shkurt 1920, që i dërgonte autoriteteve italiane, i reservuar për kohën, do të jepte informacione në lidhje me Shqipërinë e veriut, duke theksuar se “lëvizjet ushtarake serbe në Shqipërinë e veriut tregojnë për një plan gjithpërfshirës, për pushtim ushtarak e paraprirë nga një përgatitje e nevojshme politike në uidi me Komandën franceze në Shkodër. Francezët kanë larguar në datën 18 shkurt pothuajse 1200 trupa me një anije nga Shkodra duke i vendosur në Antivari, ka një rritje të propagandës serbe në veri të Liqenit me rritjen e trupave të përbërë nga 1200 trupa batalionesh dhe 20 mitarolza.”285 Ministri i Luftës italiane, Albricci, udhëzon Komandën e trupave italiane në Shqipëri për të evituar çdo shkak aksidental të trupave italiane me ato serbe dhe për afrimin e trupave serbe në zonën e veriut të Shkodërs duhet të shprehet Konferenca për këtë çështje.286 Trupat serbe vijonë marshimin duke mbërritur në Tarabosh dhe duke e pushtuara. Pjesa e ndodhur në veri të lumit Buna është e satbilizuar dhe ka për qëllim të mos lejojë lëzisjen e trupave italiane. Trupat fanceze vijon të largohen nga Shkodra.287 Për këtë situatë të krijuar Gjenerali italian Piacentini i kërkon autoriteteve italiane të ndërhyjnë diplomatikisht dhe të sqarojnë situatën, të udhëzojnë Komandën italiane se si duhet vepruar, para se të rëndohen ngjarjet, dhe avancimi i trupave serbe ta vendosi në vështirësi dhe ta gjejnë të papërgatitur Komandën italiane për të përballuar situatën.288 Italia lëviz diplomatikisht dhe i paraqet aleatëve një notë të shkruar në lidhje me çfarë po ndodh në veri të Shqipërisë dhe të avancimit serb në Shkodër, si dhe largimit të trupave franceze.289 Po ashtu autoritetet italiane paraqesin një prememorie në Konferencë e Parisit në lidhje me avancimin e trupave serbe drejt lumit Buna duke kërkuar të tërheqin vëmendje mbi faktin se “një aksion i tillë është kundër rezolutës së Versajës të tetorit 1918 që përcaktonte se serbët nuk do të pushtonin Shkodrën, por edhe kundër rezolutës së Konferencës të janarit 1920 me anë të cilës përcaktohej

283Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.1278, më 20 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 284 Botimi i gazetës Populli, date 8 maj 1920, nr.60, f.2. 285 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë italiane dërguar autoriteteve italiane, i rezervuar për kohën, në lidhje me Shqipërinë e veriut, nr.25, Romë, më 25 shkurt 1920, Zarfi nr.689, Dosja alb 105/2, Zyra IV, qeveria e përkohshme semetri I-rë, viti 1920. 286 Arkivi i MPJ Italiane, udhëzimi i Ministrit të Luftës italiane, Albricci për Komandën e trupave italiane në Shqipëri, nr.4079/33, Zarfi nr.689, Dosja alb 105/2, Zyra IV, qeveria e përkohshme semetri I, viti 1920. 287 Po aty, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini për Ministrin e Luftës nr.1145, date 20 shkurt 1920. 288 Po aty, Letra e Ministrit të Luftës italiane, Albricci për autoritete italiane (Presidencës së Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Jashtme, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë) për kalimin e trupave të parregullta serbe në zonën e Shkodrës, nr.3976, datë 24 shkurt 1920. 289 Po aty, Telegrami i Delegacionit Italian në Konferencën e Paqes dërguar MPJ Italiane në Romës, Ambasadave italiane në Londër dhe Paris, ku informon se ka përcjellë notë verbale aleatëve në lidhje me situateën në Shkodër, nr.479, Paris, më 2 mars 1920.

Page 104: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

75

përjashtimi i përfshirjes së trupave të vendeve që kanë synime rivendikimin e atyre territoreve ku bëhet dislokimi i trupave”. Prememoria përfundonte “duke kërkuar që të merren masa paraprake urgjente për evakuimin e truapve serbe nga territoret në veri të Shkodrës”.290

Ndërkohë që Gjenerali Piacentini informon qendrën në Romës se pakënaqësia e popullsisë shqiptare është në rritje dhe se ka sulme ndaj trupave italiane. Kjo edhe për faktin se shqiptarët mendojnë se lëvizja e trupave serbe drejt Shkodrës e ka siparin tek kompromisi i Nitti, që shkëmben Fiumen me Shkodrën.291 Në datën 13 mars 1920 në orën 9.00 është larguar nga Shkodra, Gjeneral Bardi de Fourtou, me një pjesë të stafit të tij, ndërkohë që pjesa tjetër e zyrtarëve dhe ushtraëve francezë do të largohen të nesërmen. Ky largim ka sjellë edhe kalimin e kompetencave për menaxhimin e zonës së lirë të Shkodrës, pas largimit francez, nga qeveria e përkohshme e Tiranës.292 Njoftimet janë evidente se trupat serbe kanë tashmë rrugën e lirë për tu afruar Shkodrës. Repartet serbe janë pranë bregut të djathtë të lumit Buna dhe vijnë nga Mali i Zi. Ka një gadishmëri në rritje të trupave italiane për të mos lejuar hyrjen e trupave serbe, nëse do të ishte nevoja edhe me forcë. Ndërkohë autoritetet italiane në Romës politikisht janë kundër një konflikti në Shkodër dhe japin udhëzime për të evituar një konflikt të tillë.293

Në datën 15 shkurt 1920 ka një protestë të parisë së Shkodrës drejtuar Gjeneral De Fourtou, e cila ishte mbledhur në datën 14 shkurt dhe kishte reaguar për të mos lejuar avancimin e trupave serbe dhe për të protestuar ndaj pushtimit të pjesës së djathtë të lumit Buna nga trupat serbe.294

Në Shkodër në datën 6 mars 1920 procedohet me formulimin e statutit të Komisionit të Mbrojtjes Kombëtare të Shkodrës. Nënshkruesit e saj janë elementë të njohur të ambjetit të asaj kohe, si Musa Juka, Abdyl Lluja, Sylo Bej, Muharrem Kazazi dhe përfaqësues të tjerë të zonës së Malësisë dhe Dukagjinit. Në statut u përcaktua se 1) anëtarët firmëtar pranonin në unanimitet se njohin vendimet e Asamblesë Kombëtare të Lushnjës dhe të qeverisë së Tiranës, 2) u miratua “Besa” për të penguar që asnjë anëtar të mos instrumentalizohej nga të huajt edhe mos të tundohej nga lekët e tyre. Nëse kjo do të vihej re, atëherë ai person (tradhtar) bashkë me familjen do të largohej nga Shqipëria dhe do ti konfiskohej bagëtia dhe pasuria.295

Gjenerali Piacentini raporton se prej disa ditësh popullsia e Kosovës në Pejë kanë filluar të sulmojnë serbët, të cilët i janë përgjigjur me artilieri të rëndë. Grupet kosovare kanë arritur të marrin në zotërim dy kanone. Nga ana tjetër bandat serbe esadiste të mbledhura në afërsi të Martaneshit, afër Matit, për të lëvizur popullsinë nkundër qeverisë së Tiranës, e cila ka dërguar për të luftuar këto banda rreth 200 290 Po aty, Letra e Ministrit të Luftës italiane, Albricci për autoritete italiane (Presidencës së Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Jashtme, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë) për kalimin e trupave të parregullta serbe në zonën e Shkodrës, nr.5394, Romës datë 12 mars 1920. 291Arkivi i MPJ Italiane,Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini për Ministrin e Luftës, Vlorë, më 25 shkurt 1920, regjistruar në MPJ italiane nr.15732, datë 2 nars 1920, Zarfi nr.689, Dosja alb 105/2, Zyra IV, qeveria e përkohshme semetri I-rë, viti 1920. 292 Po aty, Telegrami i dërguar nga Kapiteni Perriconi i trupave italiane në Shkodër për Ministrinë e Jashtme në Romë, nr.138, Shkodër, më 13 mars 1920. 293 Po aty, Telegrami i Presidentit të Këshillit të Ministrave, Nitti dërguar Ministrit të Luftës, Albricci, date 18 mars 1920. 294 Po aty, Telegrami i Kapitenit i trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar për Ministrinë e Jashtme në Romë, nr.88, Shkodër, më 17 shkurt 1920. 295 Po aty, Telegrami i Kapitenit i trupave italiane në Shkodër, Perriconi ku dërgohet bashkëlidhur Statuti i Komisionit të Shkodrës, nr.35, Shkodër më 6 mars 1920, për Ministrinë e Jashtme në Romë, nr.134, Shkodër, më 17 shkurt 1920.

Page 105: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

76

xhandarmë. Po ashtu serbët vazhdojnë punën e tyre për shtimin e trupave në afërsi të Taraboshit.296

Nga ana tjetër Shkodra mbetet një problem konstant pas ikje së Gjeneralit francez De Fourtou. Gjenerali italian Piacentini kërkon të dijë se si do të procedohet në lidhje me Shkodrën, për aq sa komuna e Shkodrës i ka kaluar kompetencat qeverisë së Tiranës pas ikjes së fancezëve dhe si do të operojë kontrolli inter-alleta në këtë qytet. Theksohet se në Shkodër prezenca angleze me Gjeneral Philips me disa zyrtarë është e pranishme ende ashtu si dhe trupat italiane.297 Hapat diplomatike për të çliruar Shkodrën nga invasioni i mundshëm serb dhe nga prania e trupave inter-aleate, sidomos atë italian dhe për të kërkuar drejtësi përpara Konferencës së Parisit i ndërmerr edhe paria e Shkodrës, e cila i dërgonte një letër Presidentit amerikan Wilson, ku ndër të tjera i kërkonte të mbrohej integriteti i Shqipërisë brenda kufijëve të përcaktuara në vitin 1913.298

Autoritetet italiane nëpërmjet Gjeneralit Piacentini i dërgojnë një notë proteste më 13 mars 1920 Komandës serbe të Oblikës (veri-lindje të Shkodrës) për cënimin e ndërmarrë nga trupat serbe mbi lumin e Bunë, duke shkelur kufirin e vjetër midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Duke e konsideruar cënimin e kufirit si jo-ligjor, sepse pjesa e atij territori ishte riservuar eskluzivisht Italisë. I kërkohej, më këtë notë proteste, komandës serbe që brenda 3 ditësh të përgjigjeshin për invasionin e territorit, që janë pjesë e kufirit të integruar të Shqipërisë.299 Përgjigja e palës serbe ishte “se e kishin dërguar notën e palës italiane në autoritetet superiore serbe dhe se trupat serbe deri tani kanë urdhër të qëndrojnë në kufijë në pozicionet që kanë”.300

Prefektuar e Shkodrës është shqetësuese për autoritetet ushtarake italiane, sepse veprimet dhe qëndrimet e saj shfaqin shenja anti-italiane. Ndërkohë që lëvizjet e qeverisë së re të krijuar dhe vendosur në Tiranë dukej sikur do të mbështetej tek italianët pasi duhet të gjejnë rrugët për ti bërë ballë lëvizjes esadiste dhe të luftojnë serbofilët.

296Arkivi i MPJ Italiane,Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini për Ministrin e Luftës, nr.1983, Vlorë, më 29 mars 1920, regjistruar në MPJ italiane nr.15732, datë 2 nars 1920, Zarfi nr.689, Dosja alb 105/2, Zyra IV, qeveria e përkohshme semetri I-rë, viti 1920. 297 Po aty, nr.1936, Vlorë, datë 26 mars 1920. 298Po aty, Telegrami i Kapitenit i trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar për Ministrinë e Jashtme në Romë, nr.147, Shkodër, më 23 mars 1920. 299 Po aty, Telegrami i Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Piacentini për Ministrit të Luftës, Ministrisë së Jashtme dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nr.2445 Vlorë, më 13 prill 1920. 300Po aty, nota e Komandës serbe i repartit të Antivarit dërguar Komandës së trupave italiane, Antivar, date 16 mars 1920.

Page 106: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

77

2.5 Largimi i trupave italiane nga Shqipëria, revolta e Vlorёs

Qeveria e re e dalё nga Kongresi i Lushnjёs ose siç do tё quhet ndryshe

Qeveria e Tiranёs, pas shpalljes sё Tiranёs kryeqytetet dhe vendosjes sё selisё sё kёsaj qeverie nё kёtё qytet, mё 11 shkrut 1920, duhet tё gjente forcat pёr t’i dalё vendit nё mbrojtje. Nё drejtim tё marrёdhёnieve me jashtё qeveria nuk do ta kishte aq tё lehtё, pasi duhet ti bёnte ballё fqinjit jugor Greqisё, atij Verior, Jugosllavisё dhe atij perёndimor, Italisё. 301

Nё raport me Greqinё qeveria ishte me fat nё ato vite, pasi Greqia ishte e angazhuar nё drejtimin diplomatiko-ushtarak nё Azinё e Vogёl pёr realizimin e synimeve tё saj tё zgjerimit territorial. Ky pёrqendrim atje do tё sillte njё reduktim tё trupave greke nё zonёn e jugut tё Shqipёrisё duke sfumuar forcёn e duhur pёr ti bёrё ballё kryengritjeve tё popullsisё shqiptare nё kёtё zonё, tё cilat ishin shtuar kundёr pushtuesve greke. Ndodhur nё kёtё situatё dhe ndoshta e konsultuar edhe nga Franca, pala greke do tё kёrkonte pushimin e konfliktit nё kёtё zonё duke propozuar bёrjen e njё marrёveshjes me Qeverinё e Tiranёs. Kjo marrёveshje do tё nёnshkruhej mё 18 maj 1920 dhe do tё quhej Protokolli i Kapshticёs, duke marrё emrin e fashatit ku u nёnshkrua ky protokoll. Qёllimi kryesor i pёrmbajtjes sё kёtij akti ndёrkombёtar tё nёnshkruar midis Tiranёs dhe Athinёs, kishte tё bёnte me ndalimin e avancimit tё trupave greke nё territorin shqiptar pas largimit tё turpave franceze, si dhe ruajtja e gjendjes ekzistuese tё kufirit. Protokolli pёrcaktonte qё palёt nёnshkruese do ti qёndronin strikt respektimit tё dispozitave tё tij dhe se tё dyja vendet do tё prisnin zgjidhjen qё do ti bёnte pёrfundimisht kufirit midis tyre Konferenca e Paqes sё Parisit ose, nёse kjo nuk arrihej, do ta zgjidhnin me marrёveshjes ndёrmjet njёra-tjetrёs.302 Protokolli i nёnshkruar nga Qeveria e Tiranёs ёshtё akti i parё ndёrkombёtar qё nёnshkruhet nga kjo qeveri, duke u futur nё marrёdhёniet ndёrkombёtare si palё nёnshkruese dhe duke u njohur juridikisht ose de jure. Duhet pёrmendur fakti se sipas tё drejtёs ndёrkombёtare njohja e qeverisё paraprim edhe njohjen e shtetit. Pra, Greqia me nёnshkrimin e kёtij Protokolli njohu de jure qeverinё e Tiranёs, si palё nёnshkruese me tё drejta tё barabarta, dhe indirekt bёri edhe njohjen e shtetit shqiptar. Qeveria shqiptare pasi lehtёson vetveten nё krahun juglindor me Greqinё, me anё tё pёrfundimit tё kёtij Protokolli, zhvendos pёrqendrimin e forcave tё armatosura shqiptare vetёm tek rimarrja e Vlorёs dhe krahinave tё saja, duke kёrkuar shkёputjen nga dominimi dhe pushtimi Italian.

Nё raport me Jugosllavёt, Qeveria e Tiranёs do tё ndeshej me intrigat e saj dhe me lёvizjet e diplomacisё sё Beogradit pёr tё turbulluar gjendjen nё vend. Beogradi kishte filluar lёvizjet pёr tё realizuar strategjinё e tij duke mbёshtetur Esat Toptanin dhe duke e vёnё kundёr qeverisё sё Sulejman Delvinёs. Kjo mbёshtetje e Jugosllavisё ndaj Esat Toptanit kishte rёnё nё sy tё Italisё. Nё fakt telegrami i dёrguar Komandantit tё Forcave tё Armatosura Italiane, Diaz, nga ana e Kolonelit Marro e konfirmonte kёtё mbёshtetje tё Jugosllavёve ndaj Esat Toptanit. Nё telegram thuhej se “Esat Toptani ёshtё mё shumё se kurrё i inkurajuar dhe ndihmuar nga Serbёt pёr realizimin e ёndrrёs sё tij ose pёr tu bёrё udhёheqёsi i njё Shqipёrie tё pavarur edhe pse tё zvogёluar nё territor”.303

301 Arben Puto, Historia diplomatike……, vep.cit., f.305. 302 Arkivi i MPJ, Dosja nr. 233, viti 1920. Lufta e popullit shqiptar pёr çlirim kombёtar 1918-1920, (Pёrmbledhje dokumentesh), vёllimi II, Tiranё 1976, f.319-320. 303 Telegram i dёrguar nga Kolonelit MarroKomandantit tё Forcave tё Armatosura Italiane, Diaz, mё datёn 21 mars 1919 DDI, seria VI, vol.II, d.nr.912, f.682.

Page 107: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

78

Ministri i Jashtëm Italian në datën 9 prill 1920 i dërgon një telegram Komandantit të trupave italiane në Vlorë, Piacentinit ku e njofton se qeveria ka vendosur të dërgojë në Shqipëri Ministrin e Plotfuqishëm Komisar Castoldin. Ai sapo të mbërrijë në Durrës ka për detyrë të marrë drejtimin e tratativave të gjitha çështjeve politike shqiptare, të rregullojë raportin midis autoriteteve në vend, duhet të instruktojë të gjithë agjentët italian, duke përfshirë Perricone në Shkodër dhe agjenin konsullor në Korçë. Castoldi do të varet direkt nga Ministria e Punëve të Jashtme. Ndër të tjera në njoftim thuhet se organizimi administrativ i Vlorës do të qëndronte i ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Pavarësisht kësaj sipas instruksioneve të Ministrit të Jashtëm Sforza, Castodi duhet të marrë kontakte me Komandantin Piacentini.304

Qeveria e Tiranёs kёrkoi ndihmёn e Italisё pёr tё dёbuar turbullirat e shkaktuara nga lёvizja sadiste e mbёshtetur nga Beogradi305. Pёrfaqёsuesit e Qeverisё sё Tiranёs u takuan me komandantin e trupave italiane, Gjeneralin Piacentini dhe me tё dёguarin e Ministrisё sё Jashtme tё Italisё, Kolonel Castaldi, Ministёr i Plotfuqishёm i Gradёs sё II, duke i parashtruar vendimet e qeverisё dhe pёr ti kёrkuar mbёshtetje kundёr lёvizjes sё Esat Toptanit. Pala italiane dhe diplomacia Italiane me politikat e saj, ndoqi rrugёn e mos ndёrhyjes kundёr lёvizjes sё Esat Toptanit dhe u pёrqёndrua nё mbrojtjen e interesave tё saj nё Vlorё.

Gjithashtu, pala italiane nuk njohu vendimet e qeverisё sё Tiranёs dhe kёrkoi zbatimin e marrёveshjes sё nёnshkruar mё 20 gusht 1919, e cila ishte lidhur me Qeverinё e pёrkoshme tё Durrёsit. Kjo hasi nё kundёrshtinё e Qeverisё sё Suljeman Delvinёs duke denoncuar Marrёveshjen e lidhur dhe duke mos e njohur kёtё akt.

Megjithatё, pavarёsisht se nuk ndihmoi Qeverinё e Tiranёs pёr nevojёn qё kishte kundёr trazirave sadiste tё mbёshtetura nga serbёt, autoritetet italiane u kishin kёrkuar serbёve ndalimin e agresionit nё Shqipёri. Kjo konfirmohet nga telegrami qё Ministri i Jashtёm Sonnino, i cili kishte zёvendёsuar Tittonin, i dёrgonte Gjeneralit Piacentini, Komandantit tё trupave italiane nё Shqipёri, me anё tё cilёs e informonte se “pas shumё fushatave agresive esadiste tё mbёshtetura nga Serbia, me kёrkesёn tonё nёpёrmjet Francёs, i ёshtё kёrkuar atye (Serbisё) tё ndalojnё agresionin nё Shqipёri, nё mёnyrё qё tё ndalohen trazirat dhe tё bёhej evakuimi nga territori shqiptar i trupave serbe qё mbёshtesnin Esat pashё Toptanin”.306

Mё 13 qershor 1920, vritet Esat Pashё Toptani duke i dhёnё fund lёvizjes sё trazirave tё tij brenda vendit pёr tё pasur nёn pushtetin personal pjesёn e Shqipёrisё sё mesme. Me vdekjen e tij u sfumua lёvizja opozitare brenda vendit, por edhe iu mbyll shtegu Serbёve qё kishin mbёshtetur Esat Pashё Toptanin, me qёllimin e vetёm pёr tё pёrfituar pjesё tё territorit shqiptar dhe realizimin e interesave tё tyre.

Mosndёrhyrja Italiane nё ndihmё tё Qeverisё sё Tiranёs lidhej me faktin se ajo nuk e kishte njohur kёtё qeveri. Ky qёndrim i saj ngjalli mёri nё Qeverinё e Sulejman Delvinёs dhe shtoi urrejtjen nё popullin shqiptar pёr italianёt. Me qёndrimin e saj Italia u quajt tradhtare dhe jo bashkёpunuese pёr tё mirёn e pёrbashkёt tё Shqipёrisё dhe shqiptarёve. Italia me politikat e saj, nё synim tё realizimit tё interesave personale nё rrafshin ekonomik, politik dhe tё sigurisё, kishte trazuar shpirtin paqёsor tё

304 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Ministrit të Jashtëm Sforza dërguar nga Komandantit të Trupave italiane në Shqipëri, Piacentini, nr.254, më 9 prill 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 305 Telegrami i dёrguar nga garnizoni ushtarak i Shkodrё, Perticone, pёr Ministrin e Punёve tё Jashtme tё Italisё, Sonnino, DDI, seria V, vol.II, d.nr.891, f.667. 306 Telegrami i dёrguar nga Ministri i Punёve tё Jashtme tё Italisё, Sonnino, pёr Komandantin supreme tё forcave tё armatosura italiane nё Ballkan, Piacentini, mё 23 mars 1919, DDI, seria VI, vol.II, d.nr.941, f.702.

Page 108: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

79

shqiptarёve dhe nё veçanti krahinёn e jugut tё Shqipёrisё. Raportet midis dy Qeverive tё Tiranёs dhe Romёs pёrkeqёsohen nё atё pikё saqё fillojnё pёrleshjet ushtarake midis trupave italiane nё vend dhe forcave tё armatosura shqiptare nё periudhёn qё shtrihet nga prilli deri nё gusht 1920.

Si palё nёnshkruese e Traktatit tё fshehtё tё Londrёs tё vitit 1915, duke pranuar coptimin e Shqipёrisё nё kundёrshtim me vendimet e Konferencёs sё Ambasadorёve tё vitit 1913, apo si e privilegjuara e Konferencёs sё paqes pёr njё pozicion tё veçantё nё Shqipёri, duke iu dhёnё pozicion favorizues nё Vlorё dhe krahinat e saj, rritet urrejtja nё qarqet shqiptare kundёr Italisё dhe fillon organizimi i kryengitjes sё armatosur shqiptare kundёr saj, pёr tё mundёsuar marrjen e Vlorёs dhe krahinat e saj, si dhe vendosjen e sovranitetit tё plotё nёn autoritetin e Qeverisё sё Tiranёs nё kёtё zonё.307 Ky konflikt me Italianёt erdhin si pasojё e njё sёrё faktorёsh dhe nga rritja e pakёnaqёsisё qё ishte krijuar ndaj Italianё deri nё ato vite.

Në lidhje me mandatin mbi Shqipërinë, në takimin që Komisari i Lartë italian në Durrës, Kolonel Castoldi zhvillojë me ministrat shqiptar Cioba dhe Kadria i thekson se “institucioni i mandatit të Shqipërisë varet nga vendimi i Konferencës së Paqes dhe nuk varet nga dëshira e fisnikëve shqiptarë dhe se vetëm Italia do të vendos nëse do ta pranojë apo jo atë”.308

Pёr shkak se rrugёt diplomatike tё komunikimit me palёn italiane ishin pёrkeqёsuar dhe nuk ishte arritur zgjidhje konkrete, atёherё, nuk kishte ngelur shteg tjetёr pёrveç aksionit tё armatosur popullor pёr ti larguar italianё nga Vlora dhe pёr kalimin e kёtij qyteti nё duart e Qeverisё sё Tiranёs. Fillimisht i’u dёrgua njё ultimatum autoriteteve Italiane pёr tu larguar paqёsisht nga Vlora dhe krahinat e saj, si dhe kalimin e gjithё kёsaj zone nёn administrimin e Qeverisё sё Tiranёs. Gjenerali Piacentini sipas direktivave tё qeverisё italiane nuk pranoi kёrkesat shqiptare.

Në datën 2 maj 1920 ka një komunikim të Regjentit Santucci, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Janinë, i cili njofton se një repart shqiptarësh prej 400 të armatosurve, përbërë me zyrtarë shqiptar, nën urdhërat e qeverisë së Tiranës ka hyrë në Gjirokastër duke marrë në dorë administratën. Pastaj këto trupa kanë vijuar drejt Delvinës. Komanda ushtarake italiane sipas urdhërave të auotiteteve italiane nuk kanë ndërhyrë me qëllim për të evituar konfliktin. Pas refuzimit të qeverisë së Tiranës për të mos shpërndarë repartet ushtarake, Gjeneralit i trupave italiane Piacentini jep urdhër trupave të tij të largohen nga territori shqiptar, përfshirë Gjirokastrës.309

Po ashtu Konsulli italian në Janinë do të njoftonte se trupat italiane janë larguar në mënyrë të rregullt nga Shqipëria e Jugut, përveç portit të Sarandës, në datën 1 maj 1920. Më tej ai thekson se autoritetet greke janë të vetëdijshme për largimin e trupave italiane dhe se presin rastin për të pushtuar pjesën e jugut të Shqipërisë. Shqetësimi grek, veçanërisht i Guvernatorit të Epirit, Calevras, lidhej me pjesën e popullsisë ortodokse në atë pjesë të Shqipërisë, e cila sipas tij me largimin e trupave italiane do të gjendet në duart e organeve kombëtare të Qeverisë së Tiranës. Nga informacionet që dispononte Konsulli italian në Janinë do të lajmëronte autoritetet e Romës se “shqiptarët po organizohen për të sulmuar Vlorën”.310

307 Arben Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.308-309. 308 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.1242, më 18 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 309 Arkivi i MPJ Italiane, Komunikimi i Regjentit Santucci, Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Janinë dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.524/52, më 4 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 310 Po aty, nr.560/54, më 13 maj 1920.

Page 109: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

80

Ka masa ekstreme nga ana e trupave italiane në Shqipëri, çka tregon frikën që ka përfshirë ata për lëvizjet dhe krijimin e qeverisë së Tiranës.311 Kështu Kryeministri, Suljeman bej Delvina do ti shkruante Gjeneralit Raimondo nëpërmjet Brigadierit të Përgjithshëm Gjeneralit Freri se Ministria e Drejtësisë shqiptare ankohet se janë arrestuar pa të drejtë në Durrës, Z.Qezim Begu dhe Z.Abduraham Begu, për arsye se ishin udhëheqësit e një rivolte. Për këtë arsye duhet liruara.312Në përgjigje të kësaj kërkese Gjenerali Raimondo shprehet Kryeministri Delvina se nuk munh dtë lirohen personat pasi kanë kryer akte rebelimi ndaj trupave ushtarake italiane dhe se krimi i tyre është në kompetencë të autoriteteve italiane.313

Ka një letër tjetër të Suljeman Delvinës për Gjeneralin Raimondo nëpërmjet Gjeneralit Freri ku i kërkon lirimin e Z.Hyseim Luzati, i arrestuar nga Karabinierët italian në Berat, pasi mendohet se ka qenë pjesmarrës i një revolte.314 Përgjigja e Gjenerali Raimondo është e tillë që nëse personi do të gjykohet se nuk ka bërë krim do të lirohet. Kjo mbetet nën gjykimin kompetente të autoriteteve italiane.315

Vijon kontraditat midis qeverisë shqiptare dhe komandës italiane. Kështu Kryeministri Suljeman Delvina i dërgon letër Gjeneralin Raimondo nëpërmjet Gjeneralit Freri ku i thekson se Komanda e xhandarmërisë shqiptare në Durrës ankohet se “zyrtarë italian shpërndajnë armë, duke rrezikuar paqen....dhe se patrullimi italian nuk lejon policinë shqiptare të kryejnë shërbimin e mbikëqyrjes të sheshit.... lutem që akte të tilla të padrejta të mos përsëriten”.316 Përgjigja e Gjeneral Raimondo do të ishte se: a) nuk ka shpërndarje armës nga zyrtarë italian. Nëse ka duhet të provohen me fakte, në rast të kundër janë fallso b) patrullimi italian në Durrës nuk i ka penguar kurrë policat shqiptar të përmbushin funksione që i përkisnin atyre.317

Ka një publikim nr.60, të datës 8 maj 1920, në gazetën “Populli” që publikohej në Shkodër që shqetëson deri diku autoritetet italiane. Kjo pasi në publikimin e saj shprehet në lidhje me mos njohjen nga ana e qeverisë së Tiranës për Institutin e Komisariatit të Lartë italian në Shqipëri. Kjo sipas autoriteteve italiane pshtë pa pjekuri e qeverisë së përkohshme të Tiranës dhe një provë e qëndrueshme e armiqësisë ndaj Italisë. Po ashtu në gazetë publikohet edhe letra e Parisit e Monsinjor Bumcit, njërit nga anëtarët e delegacionit shqiptar. Aty thuhet se “delegacioni ka bërë

311Arkivi i MPJ Italiane, Trasmetimi i letrave nr.594/1; nr.472/1; nr.582/1 të Kryeministrit të qeverisë shqiptare, Suljeman Delvina dhe përgjigjet e Komandës, të përcjella nga Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) për Komisarin e Lartë italian në Durrës, nr.11959, Durrës, më 12 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 312 Po aty, Trasmetimi i letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare, Suljeman bej Delvina përcjellë nëpërmjet Gjeneralit Freri pranë Gjenerali Raimondo, Komandant Gjenerali Raimondo, i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.594/1, datë 4 maj 1920. 313 Po aty, Përgjigja e letrës nr.594/1, datë 4 maj 1920 të letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare të dhënë nga Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.1949, Durrës, më 11 maj 1920. 314 Po aty, Trasmetimi i letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare, Suljeman bej Delvina përcjellë nëpërmjet Gjeneralit Freri pranë Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.582/1, datë 4 maj 1920. 315 Po aty, Përgjigja e letrës nr.582/1, datë 4 maj 1920 të letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare të dhënë nga Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.1947, Durrës, më 11 maj 1920. 316Po aty, Trasmetimi i letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare, Suljeman bej Delvina përcjellë nëpërmjet Gjeneralit Freri pranë Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.472/1, datë 11 maj 1920. 317 Po aty, Përgjigja e letrës nr.472/1, datë 4 maj 1920 të letrës së Kryeministrit të qeverisë shqiptare të dhënë nga Gjenerali Raimondo, Komandant i Komandës së Divisionit të 13-të italian (Zona e Jugut të Shkumbinit) nr.1948, Durrës, më 11 maj 1920.

Page 110: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

81

të pamundurën për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë të Shqipërisë. Për fat të keq kemi qetur një Konferencë kundër nesh. Kemi vërejtur se gjithë probleme na vijnë për shkak të pushtimit të Vlorës nga ana e Italisë. Ne kemi protestuar disa herë kundër këtij pushtimi, por Italia vazhdon të kërkojë mandatin në Shqipëri. Jashtë Konferencëa kemi mbajtur raporte me Italinë, me motivin e vetëm për të mos shtuar një armik tjetër Shqipërisë, por kjo nuk do të thotë se kemi njohur posedimin e Italisë mbi Vlorën dhe se kemi kundërshtuar vazhdimisht mandatin e saj në Shqipëri”.318

Komisari i lartë italian në Shqipëri, Castoldi telegrafon Ministrnë e Jashtme në Romë se “duhen kthyer komandat italiane që gjenden në Shqiperi (rreth 1215 trupa) në Italia, duke lënë në Durrës një kompani të mjaftueshme të forta dhe brigadën Udine në Shëngjin si skalion i dytë për t’iu drejtuar Vlorës”.319

Situata e trupave italiane në Shkodër, edhe pse janë duke u larguar, nuk është e qetë. Kështu edhe pse rruga nga Shkodra në Shëngjin ishte ende e pushtuar nga trupat italiane, ndodhte shpesh që kamionët italian (p.sh. në zonat e Barbullushit, Lezhë, Kallmet etj.) të goditeshin, grabiteshin dhe zyrtarë që ndodheshin në to vriteshin nga shqiptarët. Për këtë arsye shqetësimi i Komandës italiane në zonën e Shkodrës është i tillë, ku kërkohet që ose të largohet i gjithë dislokimi i granizionit që ndodhet aty, ose të lejohen mjete të mjaftueshme për të përballuar situatën. Pasi në rast se numri i trupave dhe mjetet do të jenë të vogla atëherë e gjithë urrejtja e shqiptarëve do të bie mbi këto trupa të ndodhur, të cilët në numër të vogël, nuk do ti bëjnë ballë furisë së shqiptarëve që të gjithë mllefin e mbledhur do ta zbrazin mia ata. Kërkesa e Komandës italiane ndalet edhe tek arkivi që duhet tërhequr me rastin e largimit përfundimtar nga Shkodra nëpërmjet anijeve me avull të Pulias, por edhe për aparaturat e komunikimit postal.320

Megjithatë Komanda italiane shprehet se “largimi i trupave tonë nga Shqipëri ka ngjallur përshtypje dhe depresion në ambjentin e gjërë dhe kënaqësi në një minorancë të vogël tek personat anti-italian dhe agjentë serb”.321 Ka një frikë e cila lidhet me njoftimet serbe se presin me padurim largimin e trupave italiane për tu futur në Shkodër.

Po ashtu Piacentini në raportin e tij dërguar autoriteteve italiane në datën 9 maj 1920 tregon se ende nuk mendon se mund të ketë forcë të trupave shqiptare që mund të largojnë italinët. Reduktimi dhe largimi i forcave italiane, sipas tij, po ndjek urdhërin e qeverisë së Romës, por ky reduktim dhe lëvizje e trupave po has vështirësi dhe po përballet me aksidente të ndryshme, që kanë si shkak situatën politike në Shqipëri dhe luftës së brendëshme midis partive të drejtuar nga një dorë e vogël personash, të cilët në thelb si qëllim kanë marrjen e pushtetit. Lufta për pushtet në Shqipëri ka sjell kërcënime të disa forcave rebele të kryesuar nga Osman Bali, apo kërcënim të partisë rebele në Krujë ndaj qeverisë së Tiranës, duke i kërkuar dorëheqjen, pasi në rast të kundër do ti sulmojnë. Në vazhdën e këtyre kërcënimeve solli ballafaqimin e konfliktit të armatosur në afërsi të Pezës midis qeverisë së Tiranës dhe forcave të Krujës të udhëhequr nga Abaz Kupit. Në këtë konflikt të armatosur xhandarët e qeverisë së Tiranës u zbrapsën dhe patën midis tyre 4 të vdekur dhe 8 të 318 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, i cili dërgon të përkthyer publikimin në gazetën “Populli”, botuar në Shkodërpër Ministrinë e Jashtme, nr.1182, më 12 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 319 Po aty, Telegrafi nr.1114, më 8 maj 1920. 320Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i Komandantit të trupave italiane në Shkodër, Perriconi dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme italiane dhe Komisarit të Lart italian në Shqipëri, me titull: vështirësi të mëdha me nisjen e trupave. Parashikime mbi situatën politike në vend, nr.208, Shkodër 2 maj 1920, Raporti, f.1-3, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 321Po aty, Raporti, f.4.

Page 111: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

82

plagosur. Kjo ishte një rast ku Abaz Kupi iu shtua dëshira për të hyrë në Tiranë, por që u ndalua nga lidhja e “Besës” midis Abaz Kupit dhe Ahmed bej Toptanit, prefektit të Durrësit, nga ku ky i fundit dha dorëheqjen.322

Ndërkohë situata në Jug të Shqipërisë nuk ishte aq e qetë dhe dëbimi i trupave italiane atje vazhdonte me aksidente në karahasim me pjesën e Jugut të vendit. Siç ishte rasti i Vau dhe Lurja ku granizioni italian u detyruan të braktisin zonën përshkak të presionit të banorëve që kanë penguar transportin të materialeve. Shkaqet sipas Piacentinit, lidhen jo me armiqësi ndaj trupave italiane, por si shkak i varfërisë së pjesës së asaj popullsie dhe që kërkonin të merrnin materialet italiane. Aksidenti i rënëd, po sipas Piacentinit, lidhet me rastin e Vorës në rrugën që shkon drejt Tiranës ku u vodhën trasportit italian municione dhe armë. Në këtë rast Komanda italiane që ndodhet pranë kësaj zone sapo mori vesh për lajmin, shkoi në vendngjarje duke rrethuar edhe lokalitetin dhe duke arrestuar 10 persona, ndërsa njëri prej tyre që tentoi të largohej u vra. Po ashtu edhe në shkëmbimin e zgjarrit me 4 shqiptarë, u arrit që të kapen 3 prej tyre, ndërsa i katërti u vra. Të arrestuarit u transportuan në Durrës, ku një gjykatë e jashtëzakonshme e luftës të mbledhur me kërkesë të Komandës italiane vendosi për dënim me vdekje për 4 prej 13 të arrestuarave, por që u shëndrua pastaj në burg përshkak të moshën minorene që kishin. Po ashtu u vra edhe një person shqiptar i armatosur, i cili tentoi të futej në Gjykatë gjatë seancës me forcë.323

Në datën 17 maj 1920, Gjeneral Piacentini dërgon një telegram autoriteteve italiane ku njofton se “shqiptarë të armatosur (rreth 600 persona) janë të pranishëm në tre pozicione në rrugën që shkon nga Gjirokastra drejt Tepelenës. Artilieria dhe mitralozi italian i trupave ka gjuajtur mbi ata që ecnin përpara duke arritur të zotëronin pjesën perëndimore të Tepelenës dhe duke u ndalur përshkak të humbjeve që pësuan. Për momentin populli i Vlorës vazhdon të jetë i qetë”.324

Në vazhdën e konfliktit ka një manifest në Gjirokastër në datën 24 korrik 1920 ku thuhej se Vlorën e kishin marrë forcat shqiptare:“Pas një lufte 45 ditëshe më në fund Vlora kishte rënë në duart e shqiptarëve. Forcat kombëtare të ndihmuara nga forcat idealit kanë hyrë në Vlorë dhe kanë çliruar atë “Betleme” nga duart e armikut, që kishte vendosur ta shkëpuste nga trupi i atdheut. Vlora, vendi që siguron ekzistencën e gjithë atdheut, është çliruar me gjak dhe heroizëm kombëtar duke ngritur flamurin aty me triumf të madh”.325

Ministri Giolitti, i cili mendohet se nuk do të prishi gjithçka me shqiptarët, dërgoi në Durrës baronin Aliotti për të negociuar me qeverinë e Tiranës për çështjen e Vlorës dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore. Pavarësisht se mendohej se Italia kërkonte të ndiqte një politikë të re, dërgimi i një personi të tillë si Aliotti, i cili ka qenë person mjaft intrigues në kohën e Princ Wied-it, nuk e ndyrshon nga 322 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Komandanti i Trupave italiane në Shqipëri, Gjeneral Piacentini për Ministrinëe Jashtëm, Ministrinë e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, etj., në lidhje me përmbledhjen javore të ngjarjeve të karakterit politiko-ushtarak në Shqipëri, f.1-3, nr.3054, Vlorë, më 9maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 323 Po aty, raporti, f.4-5. 324 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i dërguar nga Komandanti i Trupave italiane në Shqipëri, Gjeneral Piacentini për Ministrinëe Jashtëm, Ministrinë e Luftës dhe Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës, etj., nr.3237, Vlorë, më 17maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 325Arkivi i MPJ Italiane, Manifesti i Gjirokastër i datë 24 korrik 1920 (Komisioni i Manifestit: A.P.Dhima, Ali Koka, Kapo Topullo, Jorgo Meksi, Thoma P.Pano, Veli Hashorva, Hassan Dosti dhe Segretari Spiro Bita), përcjellë në Ministrinë e Jashtme italiane nga Zëvendëskonsulli italian në Konsullatën e Përgjithshme në Janinë, nr.91/821, Janinë, më 3 gusht 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, qeveria provizore korrik-shtator viti 1920.

Page 112: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

83

personalitete italian që gjenden në Shqipëri, Komisari i Lartë Castoldi dhe Gjernari i trupave italiane Piacentini. Personi në fjalë, baroni Aliotti, nuk mund të ketë sukses në negociata dhe është quajtur nga qeveria e Tiranës, “perona non grata”.326

Gazeta “Populli” e datës 31 korrik 1920 do të shkruante se tratativat me Baronen Aliotti u ndërprenë sepse tre (3) pikat që përbënin programin e Giolittit në politikën shqiptare: 1.Mbajtjen e pavarësisë shqiptare, 2.Mbajtjen e integritetit të Shqipërisë, 3.Sigurimin për Italinë gjirin e Vlorës. Pikën e tretë (3) nuk mund të pranohej nga pala shqiptare. Baroni Aliotti me agjentët dhe intrigat kërkoi ta fshehë pikën e tretë, me qëllim për të provokuar një krizë ministrore, duke vendosur shqiptarët kundër njëri-tjetërit. Por Aloitti gaboi, pasi Shqipëria nuk ishte ajo e vitit 1914, ku ai kishte manovruar me të tilla taktika politike, dhe se Vlora ishte një çështje thelbësore për shqiptarët. Lufta e Vlorës po ndërmerret nga populli me mjete thjeshtë kombëtare dhe asnjë qeveri shqiptare nuk mund të lëshojë as dhe një pëllëmbë tokë apo det që i përket Shqipërisë.327 Në datën 2 qershor 1920 situata në Shqipëri vazhdonte të ishte e turbullt dhe intriguese. Qeveria e përkohshme nuk ishte në gjendej ti imponohej kundërshtarëve dhe nuk kishte as forcat dhe as mjetet financiare. Kërkohet ndihmë ndaj Italisë, por që nuk vepron pasi shikon të palëvizur qëndrimin e saj qrmiqësor nga koncesionin e Vlorës ndaj Italisë. Por qeveria duhet të luftojë edhe me zyrtarët e xhandarmërisë që vazhdojnë të mos i binden. Ndërkohë që partia e Esat Pashës dhe kryengritësit me qendër në kryjë detyrojnë gjithnjë e më shumë qeverinë e Tiranës. Ka një avancim të trupave drejt Tiranës (drejtuar nga Osam Bali) dhe Kavajë (drejtuar nga Kadri Hoxha Licini), komunikimi midis Shkodërs dhe Tiranës janë të jitha rrugë e ndërprera. Qeveria e përkohshme e Tiranës i bën thirrje duke kërkuar të zgjerojë bazën me bashkëpuntorë si Bajram Curri, Hysen Vrioni dhe Spiro Koleka.328 Në datë 3 qershor 1920 ka një protestë të “Komitetit të mbrojtjes” të përbërë nga populli i Vlorës ndaj Komandës Italiane në Shqipëri, ku kërkohet largimi i trupave Italiane nga Vlora dhe kalimin nën administrimin e qeverisë shqiptare Vlorën, Tepelenën dhe Himarën.329 Po ashtu ka një publikim në gazetën “Populli” që shkruan se “gratë labe marrin pjesë në luftën e përgjakshme duke furnizuar me armë dhe municione bashkëshortëve të tyre dhe vëllezërve në luftë”.330

Nё datёn 5 qershor 1920 shpёrthen afёr Vlorёs njё kryengritje e vёrtetё midis dy focave tё armatosura italo-shqiptare, qё merr drejtimin e njё largimi tё mundshёm tё trupave Italiane nga Vlora. Vlora u kthye simboli i rezistencёs popullore shqiptare dhe largimi i trupave italiane nga aty lidhej me qёndrimin e Qeverisё sё Tiranёs pёr tё shmangur coptimin e territorit dhe ndalimin e zbatimit tё planeve tё Konferencёs sё Paqes sё Parisit.331

326 Arkivi i MPJ Italiane, Artikulli i Gazetës “Drita” datë 17 korrik 1920, përcjellë në Ministrinë e Jashtme italiane nga Zëvendëskonsulli italian në Konsullatën e Përgjithshme në Korfu, nr.1125, Korfu, më 31 korrik 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, qeveria provizore korrik-shtator viti 1920. 327 Arkivi i MPJ Italiane, Artikulli i Gazetës “Populli” datë 31 korrik 1920, përcjellë në Ministrinë e Jashtme italiane, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, qeveria provizore korrik-shtator viti 1920. 328Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.1419, më 2 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 329Po aty, telegrafi që përmban bashkëlidhur protestën e datës 3 qershor 1920 të “komitetit të mbrojtjes” të përbërë nga populli i Vlorës ndaj Komandës Italiane në Shqipëri, nr.1710, datë 22 qershor 1920. 330Po aty, artikulli i gazetës “Populli”, telegrafi nr.1710, datë 22 qershor 1920. 331Muin Çami, Shqipёria nё rrjedhat….., vep.cit., f.164-166.

Page 113: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

84

Konflikti do të jetë i përgjakshëm dhe do të vë përballë forcat shqiptare kundrejt trupave italiane. Ky konflikt do të zgjasë deri më 2 gusht 1920 ku dhe do të arrihet marrëveshje për largimin e trupave italiane nga Shqipëria. Por deri në arritjen e saj u zhvillua një përleshje e armatosur rreth 2 mujore për të cilën duhet hedhur dritë.

Në datën 9 qershor 1920 ka informacione se grupe kryengritësish shqiptar të marmatosur kanë ndërprerë komunikimin e Vlorës me pjesë tjetër të territorit. Ka një sulm natën me armë që ka sjell edhe të plagosur për palën italiane. Numri i kryengritësve shqiptar nuk është i qartë dhe komanda italiane nuk e di sa është numri dhe kush janë.332Sipas analizës së Komisarit të Lartë italian Castoldit, bazuar edhe në njoftimet e Gjeneral Piacentinit, situata ka percepituar, ka një krizë që ka sjellë përshkallëzim të konflitit. Ndodhur para kësaj situate, Castoldi propozon autoriteteve të Romës se e vetja rrugë është vendosja e kontakteve me qeverinë e Tiranës dhe të jepen premtimet e mundëshme për një sistemim të ardhshëm të Vlorës që të kënaqë popullin.333 Po ashtu, Piacentini, do të njoftonte se në Gjirokastër, Korfu dhe Saranda ka një kryengritje kundër gjithçkaje që është italiane dhe kjo nuk është veprim i vetëm 2500 nacionalistëve të Vlorës, por e gjithë Shqipërisë. Kjo tregon se lëvizja kryengritëse kundër italianëve është më e gjërë sesa mendohej dhe imagjinohej.

Në datën 14 qershor,Zëvendëskonsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Janinë, Santucci Pirro, do të dërgonte në Ministrinë e Jashtme italiane një raport mbi situatën e Shqipërisë së Jugut. Aty shkruhej se nacionalistat shqiptar (pothuajse në masën më të madhe mysliman) vazhdojnë të marrë drejtimin mbi popullsinë dhe të ushtrojnë imponim jo vetëm mbi organet e qeverisë së përkohshme të Tiranës, por anche mbi forcat shqiptare. Pavarësisht kësaj ka një uidi midis qeverisë dhe nacionalistëve për të vendosur linjat që do të ndiqet kundër trupave italiane. Popullsia e Shqipërisë së Jugut është e përbërë nga mysliman dhe të krishterë. Të parët rezultojnë favorit ndj qeverisë së Tiranës dhe programit nacionalist, ndërsa të dytët duke veçuar një pjesë të vogël të ndjenjave nacionaliste, nuk janë në favor të zbatimit të programit nacionalist shqiptar dhe as dëshirojnë konsolidimin e pushtetit të qeverisë së Tiranës, sepse ata mendojnë se një regjim i tillë në Shqipëri, që i jep superioritet elementit mysliman në dëm të atij kristian. Ndodhur para kësaj situate në Sarandë filloi evakuimi i trupave italiane, duke lënë aty vetëm në komandë të vogël me detyrën për të plotësuar imbarkimin e materialeve që gjendej ende atje. Trupat italiane për të ecur të qetë në imbarkimin e materiali, ndalojnë dhe arrestojnë disa shqiptar, midis tyre edhe Doganier, duke i hipur në një anije dhe duke i premtuar lirimin e tyre sapo operacioni të përfundonte. Këto masat provkuan një rebelim tek shqiptarët në rrethinat e Delvinës, të cilët me repartet e armatosura, penguan dhe ndërprenë komunikimin midis Delvinës dhe Sarandës.334

Në datën 15 qershor 1920 Prefekti i Vlorës, Qiazim Kokoshi, i emërua nga “Komiteti i Mbrojtes Kombëtare”, përcjellë një qarkore Prefekturave të tjera duke theksuar sa vijon: “Populli i Vlorës në datën 5 qershor ka rrokur armët dhe pas një lufte të përgjakshme ka arritur të mposhtë të gjitha granizionet italiane të rrethinave të Vlorës, Himarës dhe Tepelenës duke kapur rreth 1000 të burgosur dhe materiale

332Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.1419, më 2 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 333 Po aty, telegrafi nr.1516, më 9 qershor 1920. 334 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i Zëvendëskonsullit të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Janinë, Santucci Pirro, dërguar në Ministrinë e Jashtme italiane, mbi situatën e Shqipërisë së Jugut, nr.628/20, Janinë, më 14 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 114: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

85

ushtarake. Ky veprim erdhi si shkak se Komanda Italiane, në kundërshtim me fjalën e dhënë me anë të cilës merrte angazhim zyrtarisht për tu larguar nga Vlora, nuk e kishte bërë një gjë të tillë siç kishte vepruar në zonat e tjera të Shqipërisë”.335 Komiteti (Mbrotja Kombëtare) që përfaqësonte popullin shqiptar dhe që kishte për qëllim të organizonte revolucionin për të shpëtuar atdheun, duke parë se Komanda Italiane kishte mbetur e palëvizur vetëm në qytetin e Vlorës, vendosi sa vijon:

1) Konsiderojnë popullin e Vlorës si të burgosur nga lufta; 2) Trasportimin e prefekturës së Vlorës në lokalitetine Drashovicës; 3) Konsiderojnë Vlorën, Himarën dhe Tepelenën nën rrethim për një kohë të

pacaktuar.336 Në datën 23 korrik Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës lajmëron në

lidhje me situatën në veri të Shqipërisë. Kështu ajo thekson në raportin e saj se ka një propagandë serbe në vend. Serbo-fili shqiptare Lek Mirashi dhe Bajraktari Nikol Deda kanë arritur në Kastrat për të paguar 40 personat që janë në shërbim të serbëve dhe për të reklutuar të tjerë persona.337

Autoritetet italiane e kishin neglizhuar mundёsinё e mobilizimit tё njё qёndrese tё armatosur nga forcat shqiptare duke menduar se numri i popullsisё shqiptare ishte i vogёl dhe se situata politike e brendshme nё Shqipёri nuk ishte e qёndrueshme saqё tё organizohej ushtarikisht kundёr Italisё. Po ashtu italianёt mendonin se armatimi i forcave shqiptare ishte aq i varfёr, saqё nuk mund tё krahasohej me atё Italian dhe pёr kёtё neglizhohej rreziku qё mund tё vinte nga pёrdorimi i tyre. Italianёt mendonin tё bindin popullin shqiptar se ata ishin e vetmja forcё e huaj qё mund tё mbronte vendin nga pushtuesit dhe se me kalimin e kohёs largimi i tyre nga Shqipёria do tё realizohej. Para se tё ndodhte largimi i tyre nga Shqipёria, Italia kёrkonte garanci se organizimi politik-ushtarak nё vend do tё konsolidohej dhe nuk do tё vihej nё rrezik territori shqiptar nga fqinjёt e saj, duke u minimizuar edhe rreziku i sigurisё sё Italisё.338

Komandanti i trupave italiane në Shqipëri, Piacentini i dërgon një telegram autoriteteve italiane në Romë dhe i kërkon se përballë lëvizjeve revolucionare nacionaliste që po organizohen në Shqipëri, ku peshën më të madhe e zë popullsia muslimane, turpat italiane duhen forcuar dhe se pa këtë do të gjenden përballë forcave revolucionare shqiptare të dobët dhe nuk do ti bëjnë ballë.339 Ministri luftës i dërgon një telegram Gjeneralit Piacentini, duke i kërkuar që të ketë përqëndrim të trupave italiane në Vlorë. I jep direktivane lidhje me dislokimin e granizioneve të Shkodrës dhe Shën Gjinit. Po ashtu ai thekson se qeveria italiane ka vendosur të dërgoj në Vlorë përveç brigadës “Piacenza” dhe grupimin e 4 bataglioneve të efektshme ta ardhur nga Trieste.340 Ka një konflik midis Komisarit të 335 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, ku bashkëlidhur gjendet qarkorja e datës 15 qershor 1920, përcjellë Prefekturave të tjera nga Qiazim Kokoshi, Prefekti i Vlorës i emërua nga Komiteti i Mbrojtes Kombëtare, nr.1782, më 25 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizoreqershor-dhjetor viti 1920. 336 Po aty. 337 Arkivi i MPJ Italiane, Raporti i dërguar nga Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Romës për Ministrinëe Jashtëm, Ministrinë e Luftës, etj., nr.205, Romë, më 23 korrik 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, qeveria provizore korrik-shtatorviti 1920. 338 Po aty, f.222-223. 339 Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Ministrit të Luftës dërguar Komandantit të Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini, nr.3824, Vlorë, 11 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizoreqershor-dhjetor viti 1920. 340Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Ministrit të Luftës dërguar Komandantit të Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini, nr.10883/33, më 7 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizoreqershor-dhjetor viti 1920.

Page 115: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

86

Lartë italian në Durrës, Castoldi me Komandatin e trupave italiane në Shqipëri, Piacentini. Kjo e ka pikënisjen tek qëndrimi që ka mbajtur kjo Komandë me ardhjen e Castoldit në Shqipëri. Kështu Gjeneral Piacentini kundërshton vendosjen e tij me zyrë legate aty ku ishte njoftuar nga MPJ Romë, por i këshillon të vendoset tek kodina e vjetër ku kishte qëndruar deri në atë kohë Komisari i Lartë. Po ashtu në pritjen me rastin e ardhjes së Castoldit në Durrës, nuk ishin të pranishëm as Gjenerali Raimondo dhe as Brigadieri i Përgjithshëm Gjenerali Freri. Në vazhdim sipas Komisarit Castoldi, Comanda italiane kishte punuar me procedura delikate dhe intriga me objektiv obstrukcionizëm.341

Në fakt Castoldi akuzon Piacentinin se çështja në Shqipëri nuk duhet parë vetëm si çështje politike por edhe ushtarake. Nëse humbitet faji është i të dyja dhe jo vetë asaj politike.342 Nga ana tjetër Piacentini kërkon që Castoldi të tërhiqet dhe të lejojë forcat ushtarake që të luftojnë grupet që janë kundër italianëve ose propagandojnë kundër saj.343

Komisari i Lartë Castoldi shpreh një problem tjetër, duke theksuar se “në Shqipëri nuk ka një pushtet civil mbi të cilin mund të ushtrohet presion dhe për këtë raprezalja italine do të godasë direkt privatët pa ndërshkuar fajtorët dhe kjo mund të shkaktojë më shumë urejtje në popull”.344

Castoldi po ashtu i dërgon Ministrisë së Jashtme italiane të njëjtin telegraf që i kishte dërguar Gjeneral Piacentinit. Në telegraf sugjeron rrugën moderuese dhe bindëse tek kryetarët e qendrave rurale dhe të gjendet zgjidhje për aksionin italian në Vlorë dhe për shmangien e masave të forta që mund të sjellin kundërhtime të gjëra të popullsisë.345

Gjeneral Piacentini përgjigjet Castoldit se “nuk e kupton pse flitet për akte kundër trupave italiane, kur nuk ka ndodhur deri tani. Pse flitet për sulme të ardhur dhe mbështetur nga jashtë, që nuk ekzistojnë apo pse flitet për rapresaglie kundër popullsisë kur nuk janë ndërmarrë deri tani. Për të qetësuar situatën duhet sipas Piacentinit, që të ndërhyet politikisht pranë qeverisë së Tiranës”.346

Castoldi do ti kthente përgjigje duke i kujtuar se “Komisari i Lartë italian në Shqipëri ka bërë hapa të rëndësishme pranë qeverisë së Tiranës për të shmandur ngjarje në rritje në Shqipërinë e Jugut. Nuk e shikojë me vend të fajësohet qeveria e Tiranës për ngjarjet e Vlorës, pasi nuk është e dobishme. Por duhet vepruar me kujdes të madh dhe nuk duhet kërkuar origjina e situatës së sotme në djellin e shkakut politik”. Në lidhje me lëvizjet që po ndodhin në Vlorë, Komanda e trupave italiane nuk e ka situatën në kontoll. Komandanti Piacentini i shkruan autoriteteve të Romës se situata në Vlorë është e pandryshueshme; ka zëra për një sulm të mundshëm por

341Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi dërguar Ministrisë së Jashtme italiane, nr.1773, më 24 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizoreqershor-dhjetor viti 1920. 342Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.1439, më 4 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 343Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komanda e Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.1520, më 9 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 344Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, në lidhje me ngjarjet në Shqipëri, dërguar Ministrisë së Jashtme italian, nr.1387, Durrës, më 31 maj 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 345Po aty, telegrafi nr.1387, Durrës, më 31 maj 1920. 346 Po aty, telegrafi nr.1439, Durrës, më 4 qershor 1920.

Page 116: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

87

duken të pabaza këto zëra; faza akute ka kaluar dhe situata po përmirësohet dita-ditës. Shqetësimi i Piacentinit është se sa më shumë kohë kalon pa ndërhyrë ndaj lëvizjes aq më në favor të shqiptarëve është.347

Po ashtu ka një adresim të ndryshëm deri dhe kontrast për situatën në Vlorë dhe Shqipëri midis Komandantit të trupave italiane në Vlorë, Piacentini dhe Komisarit të Lartë italian në Durrës, Castoldi. Gjenerali Piacentini në datën 13 qershor 1920 do të shprehej se situata në Vlorë është ende e qëndrueshme, por ajo është akoma larg zgjidhjes. Sipas tij rebelët janë rreth 5 ose 6 mijë persona, të cilët janë të pa organizuar, or përbëjnë grupime të ndryshme të pakuptueshme, të cilët secili lufton individualisht dhe numri rritet ose zvoglohet kur luftëtarë të veçantë (pjesa më e madhe fshatarë) shpërndahen për punët e tyre, megjithatë bashkohen për të ndërmarrë një aksion të konkorduar kundër italianëve. Sipas Piacentinit për ti shtypur ato ka vetëm një mënyrë: “duke eleminuar luftëtarë të veçantë duke i kapur dhe duke i larguar nga shtëpitë e tyre”. Kjo është sistemi i përshtatshëm për qytetin e Vlorës, ku mund të shpresohet për të larguar rrezikun e një kryengritje të brendshme, sepse tashmë një pjesë e mirë përgjithësisht mysliman (600 ose 700) me anë të operacionit të gjërë të policisë, apo me anë të operacioneve të vogla dhe individuale janë kapur dhe dërguar menjëherë në ishullin e Sazanit. Në kërë mënyrë ata janë bërë të padëmshëm. Kryengritja përfshin një popullsi nga mosha 15 deri 60 vjeç, të cilët të armatosur me objektiv për të larguar italianët nga Vlora. Kjo të bën të mendosh që nuk bëhet fjalë për një moto kombëtare, por si një moto fetare që ndez të gjithë, pothuajse si të bëhet fjalë për një vënie të islamizmit kundër krishtërimit.sistemi i bastisjes që aplikohet për Vlorën duhet zbatuar, sipas Piacentinit, në një hapsirë rreth 100 km rreth e përqark Vlorës. Më tej Piacentini do të informonte se Komanda italiane ka rreth 3000 luftëtarë (duke përjashtur shërbimet) të mbledhur nga të gjitha dislokimet italiane përgjatë bregdetit shqiptare dhe një pjesë e ardhur nga Italia. Me këtë forca mund të mbahet Vlora, por jo rrethinat e saj, pasi për to kërkohet dyfishi i trupave. Urrejta e shqiptarëve ndaj italianëve mund të hiqet nëse Italianët bindin popullin shqiptar me fakte dhe jo vetëm me fjalë, sepse nuk i besojnë më, se duan integritetin e Shqipërisë dhe kur të arrijmë të ndajmë me diplomaci rrethin e armiqëve që duan largimin tonë nga Ballkani, të tillë janë grekët dhe serbët në vijën e parë, të mbëshetur pak a shumë nga amerikanët, francezët dhe anglezët. Ka një problem me trupat italiane që operojnë në Vlorë, pasi prej 8 ditësh nuk pushojmë dhe ka ardhur edhe momenti ku malarja do të bëjë të pa disponushëm një pjesë të madhe të këtyre trupave. Për këtë arsye, për të mos u ndodhur para rrezikut, duhet dërguar forca të reja dhe përforcime, sidomos për faktin se situata mund të zgjasë.348

Faktet nëse kanë dorë të huajt në lëvizjen e Vlorës kundër forcave italiane, Piacentini, nuk ka dokumenta për ta faktuar, por i referohet deklaratës së prefektit të Vlorës, i cili e kishte informuar se “mbrapa partisë nacionale shqiptare mund të jenë qeveria e përkohshme e Tiranës dhe mbrapa tyre qeveritë greke, serbe dhe ndoshta edhe Franca”. Pavarësisht se nuk ka fakte për ta mbështetur këtë, Piacentini merr për shembull rastin e Greqisë, e cila sipas tij, ka përfunduar një marrëveshje me Shqiptarët për sa i përket pushtimit të Korçës, për të cilën Greqia nuk do të ketë

347Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komanda e Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini dërguar Ministrisë së Jashtme nr.3761, Vlorë date 9 qershor 1920,Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 348Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komanda e Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini dërguar Ministrisë së Jashtme, nr.3877, më 13 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 117: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

88

pretendime pasi të shprehet Konferenca e Paqes. Por sipas tij fakte janë edhe shkrimet e gazetave shqiptare, siç është ajo e Gjirokastrës, që shkuajnë artikuj lavdërues që i shkojnë për shtat Greqisë. Apo fakti që për kohë të gjatë flitej në Shqipëri për interesat serbo-kroate-sllovene.349

Nga ana e tij Komisarit të Lartë Italian, Castoldi, nga pikëpamja politike thotë se duhet reaguarnë kohë, sipas planeve që i përshtaten realitetit të sistemimit të Shqipërisë. Kjo është mënyra më e mirë për ndikuar ecurinë e ngjarjeve dhe për të siguruar në rregullimin e ardhshëm shqiptar dhe ballkanik një pozicion italian të qëndrueshëm politik dhe ekonomik. Ndërkohë Castoldi kundërshton Gjeneral Piacentinin, duke shpjeguar se “lëvizja e shqiptarëve është kombëtare dhe është gabim të mendohet se mund të jetë një lëvizje fetare duke e trajtuar si një shkëndijë islamike kundër krishtërimit”. Po ashtu është gabim të mendohet se rivolta që ndodh në Shqipëri është e shtyrë nga grekët, serbët, francezët, anglezët dhe turqit apo të dyshohet edhe për amerikanët. Përdorimi i forcës sipas raportimit të strategjisë ushtarake të piacentinit, do të sjllë vetëm urrejtje tek shqiptarët dhe do të vihen kundër nesh (italianëve) pothuajse jo vetëm nçë Vlorë por në gjithë Shqipërinë. Më tej Castoldi do të theksonte se Italia nuk është pa faj në rivoltën dhe ka shkaqet e saj dhe se në Shqipëri duhet të ktheht qetësia në Shqipëri dhe jo të kërkohet një arritje ushtarake pa lavdi dhe pa lekë. Sipas Castoldit duhet marrë kontakte me personat më të mirë shqiptare, të cilët ti besojnë projektit italian dhe të vihen në dispozicionin për ti dhënë fund revoltës, të ndërmarrin reforma në Shqipëri, të ndihmuar nga italianët dhe të ndërtojnë regjimin të favorshëm për objektivat italiane në Adriatik dhe Ballkan. Për të arritur këtë kërkohet edhe të bëhen lëshime që kënaqin shqiptarët, lëshime që mund të bëhet vetëm duke shmangur konfliktin tashmë të ndodhur. Po ashtu, Castoldi shprehet se “nëse do të mbizotërojë analiza ushtarak, nevojitet të merren masa për tërheqjen e dislokimeve të Durrësit dhe Shkodrës sepse nuk mund të garantohet nga jehona e eksesit të shtypjeve mund të ndodhin në çdo anë të Shqipërisë”.350 Gjenerali Piacentini vazhdon të dërgojë informacion në lidhje me lëvizjen në Vlorë janë duke u shpërndarë edhe në zona të tjera të Shqipërisë. Sipas tij kryengritja është kundër asaj që është italiane në Shqipëri dhe kjo nuk është dorë vetëm e partisë nacionaliste të Vlorës por dorë të gjithë Shqipërisë muslimane. Sipas tij, ka dyshime të forta se kjo lëvizje revolucionare e cila drejtohet nën maskën e lëvizjes nacionaliste dhe patriotike të jetë pjesë e një lëvizje të përgjithshme islamike që ka origjinën nga Kostandinopoja. Nëse kjo lëvizje do të zgjasë për shumë kohë, trupat e dobta italiane të pranishme në Vlorë, të cilët janë tashmë shumë të lodhur, nuk mund ti bëjnë ballë edhe pse priten të vijnë përforcime të tjera trupash.351 Komunikimi trekëndësh midis autoriteteve italiane në Romë, Komisarit të Lartë italian në Durrës, Kolonel Castoldit dhe Komandantit të trupave italiane në Shqipëri, Gjeneral Piacentinit, ishte konfus. Midis tyre nuk arrihej të kishte një vlerësim i saktë jo vetëm të fakteve, por edhe të origjinës të vërtetë të lëvizjes që kishte shpërthyer në Vlorë. Kjo do të ishte edhe mënyra e duhur që pala italiane të kishte një kuadër të qartë të situatës dhe të gjente rrugët e duhur për të ndërhyrë dhe për të gjetur zgjidhjen e rastit. Masat me karakter ushtarak të marra nga pala italiane

349Po aty, telegrafi nr.3765, Vlorë, më 6 qershor 1920. 350Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, në lidhje me ngjarjet në Shqipëri, dërguar Ministrit të Jashtme italian, Sforza, nr.1660, Durrës, më 9 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 351Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komanda e Trupave italiane në Shqipëri,Piacentini dërguar Ministrisë së Jashtme dhe autoriteteve të tjera italiane, nr.3824, më 11 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920.

Page 118: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

89

për të sheshuar lëvizjen nuk ishin të duhurat dhe nxiti më shumë urrejtjen në popullin shqiptar. Në fakt Castoldi në telegrafët e tij dërguar qendrës në Romës dhe Gjeneral Piacentinit kishte parajmëruar se përdorimi i mjeteve ushtarake për të ndaluar lëvizjen në Vlorë nuk është efikas dhe do të kthehej në bumerang.

Opinioni nё Itali pёr kёtё konflikt ishte kritik pёr faktin se trupat italiane kishin ndryshuar objektivin dhe planin e tyre nё Shqipёri duke u shёndruar nga forca tё karakterit humanitar, nё forca tё karakterit pushtues. Ky aspekt e pёrkeqёsonte situatёn e autoriteteve italiane dhe pengonte vendimarrjen e saj pёr dёrgimin e trupave tё tjera italiane nё Shqipёri pёr tё ndihmuar trupat ushtarake tё saja qё ndodheshin nё Vlorё pёr tё pёrballuar furinё popullore shqiptare qё kishte rrethuar pas vete njё numёr tё madh rekrutimesh brenda popullit, duke u organizuar si lёvizje e karakterit popullor dhe duke vepruar nё shkallё tё gjerё ndaj turpave italiane.352 Kёshtu kundёrshtimet qё u bёnё nё Parlament dhe lёvizjet opozitare nё shesh sollёn ndalimin e dёrgimit tё trupave italiane nё Shqipёri. Ndёrkohё qё duhet thёnё se autoritetet italiane kishin parashikuar edhe zvogёlimin e forcave tё armatosura nё Shqipёri pёr tё ulur shpenzimet financiare.353 Vendimarrja italiane ishte nё kundёrshtim tё planeve tё paraqituara nga gjenerali Piacentini, komandanti i trupave italiane nё Shqipёri, ku si qёllim kishte shtimin dhe jo zvoglimin e forcave ushtarake italiane nё vend.354

Lidhur me kёrkesat e gjeneral Piancentini pёr shtimin e trupave italiane, Qeveria italiane kёrkoi konfirmim edhe nga Kolonel Castoldi, komisari i lartё politik italian nё Shqipёri. Konfirmimi kёrkohej nga vetё Kryeministri Italian Nitti, i cili me anё tё telegramit tё datёs 21 maj 1920 dёrguar Kolonel Castoldit, i referonte se: “Ministri i Luftёs e kishte informuar se gjeneral Piacentini kёrkon dёrgimin e njё brigade fanterie pёr tё pёrballuar situatёn nё Tepelenё. Ju lutem mё telegrafoni me urgjencё çfarё ju rezulton ju dhe mё shprehni mendimin tuaj”.355 Ky telegram shpjegon mosbesimin qё ekzistonte nё strukturat ushtarake-politike italiane dhe konfirmohet pikёrisht nga pёrgjigja e Kolonel Castoldi, e cila ishte negative, pra kundёrtohej shtimi i dёrgimit tё trupave italiane nё Shqipёri.

Ndёrkohё kёto lёvizje opozitare dhe qytetare kishin sjellё ndryshime nё skenёn politike italiane duke spikatur dy figura kryesore siç ishin Kryeministri Italian, Giolitti dhe Ministri i Jashtёm, Sforza, tё cilёt vijnё nё pushtet mё 15 qershor 1920. Tё dy konfirmonin nevojën e domosdoshme për posedimin e Vlorës, megjithatё, ishin kundёr mandatit tё çdo forme dhe pёrkrahnin pavarёsinё e vendit brenda kufijёve tё pёrcaktuar nё vitin 1913.356

Tё dy kёto autoritete kishin ardhur nё pushtetet nё njё moment krize tё brendshme dhe tё jashtme pёr Italinё. Ardhja e tyre nuk solli ndonjё shpresё tё re pёr zgjedhjen e situatёs nё Vlorё.

Italia kishte humbur kredibilitet dhe kishte hasur vёshtirёsi pёr tё pasur Vlorёn nёn pushtimin e saj. Kёshtu nё telegramin qё Kolonel Castaldi357 i dёrgonte kontit Sforza sugjeronte analizimin e gjithё çёshtjes duke marrё nё konsideratё edhe qёndrimin e Tiranёs dhe nё fund pёrmblidhte: “nёse thjesht njё bashkim administrativ i Vlorёs me pjesёn e mbetur tё Shqipёrisё do tё kёnaqte shqiptarёt, mendoj se

352J.Swire, The Rise of Kingdom, London 1929, f.323. 353Paolo Altari, Nitti, D’Annunzio e la questione adriatica (1919-1920), Milano, 1959, f.80-81. 354Mario Montanari, Le truppe italiane in Albania (Anni 1914-1920 e 1939), Roma, 1978, f.205 dhe f.323. 355ACS (Arkivi Qendror i Shtetit Italian), Carte F.Nitti, fasc.63, sottofasc.25. Telegrami i F.Nitti dёrguar mё 21 maj 1920, F.Castoldit. 356A.Biagini, Storia dell’Albania….., vep.cit., f.110. 357 Kolonel Castaldi ishte i dёguari i Ministrёs sё Jashtme tё Italisё.

Page 119: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

90

interesat politike dhe ushtarake do tё mbroheshin, por interesat ekonomike do tё bёheshin pjesё e çdo akuze kundёr nesh, e cila do tё çonte nё njё konflikt tё hapur nga ku mund tё merrnin motiv ose shkaks kundёrshtarёt pёr tё shkaktuar njё konflik. Nё tё tilla kushte do tё bёhej i nevojshёm zbatimi i mandatit dhe pushtimi i Vlorёs do tё kthehej nё njё sakrificё qё duhej ndёrmarrё”.358

Ndёrkohё qё Ministri i Jashtёm Sforza me telegramin e datёs 19 qershor 1920 dёrguar Kolonel Castoldit i shprehej se “ёshtё e tepërt të theksoj se zor se Shqipёria mund tё gjej njё politikё mё tё sinqertё nё favor tё çёshtjes shqiptare sesa kjo e Qeverisё sonё tё re, e cila, megjithatë, do të jetë e detyruar të ri-krijojë situata me energji më të madhe për të mbrojtur prestigjin e saj. Ajo mund të sillte si konkluzion qëndrimin e deklaratës italiane për Vlorën, si kusht në fund të fundit i domosdoshëm për mbrojtjen e shqipёrisё kundër grackave tё popujt fqinjё”.359

Po ashtu udhëzimi i dërguar nga Ministria e Jashtme në drejtim të përfaqësive të saj në Uashington, Paris, Londër dhe Bernë, përcaktonte linjën e politikës që ndjek qeveria italiane ndaj Shqipërisë dhe që duhet të ndjekin edhe përfaqësit italiane jashtë vendit, e cila përcakton bashkimin dhe pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e vitit 1913 dhe konsolidimin e ardhshëm dhe zhvillimin e Shqipërisë.360

358Stato Maggiore esercito…..vep.cit., f.201; P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.370-371; Deklarata ёshtё botuar nё gazetёn “Il Popolo d’Italia”, nё gazetёn “Corriere d’Italia” dhe gazetёn “Avanti”, nё datёn 29 qershor 1920. 359Telegrami i Ministrit tё Jashtёm Sforza dёrguarKolonel Castaldit, mё 19 qershor 1920, nr.538, nё Gab. in C.S. 360Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i përcjellë ngaMinistria e Jashtme italiane dërguar përfaqësive të saj në Uashington, Paris, Londër dhe Bernë, nr.839, Romë, më 10 gusht 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, qeveria provizore korrik-shtator viti 1920.

Page 120: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

91

2.6. Negociatat dhe nёnshkrimi i Protokollit tё Tiranёs mё 2 gusht 1920

Situata e krijuar brenda Italisё, - lёvizja e punёtorёve italianё, kundёrshtimet e

parlamentarёve socialistё brenda parlamentit italian361, refuzimi i ushtarёve italianё pёr tё shkuar nё Shqipёri, ndryshimet politike apo mospёrballimi i forcёs sё armatosur popullore nё Shqipёri, detyruan autoritetet italiane dhe qeverinё e saj qё sapo kishte ardhur nё pushtetet, tё rishikonin qёndrimin, duke kёrkuar tё uleshin dhe tё bisedonin pёr mёnyrёn e largimit paqёsor tё trupave italiane nga Vlora. Po ashtu ndryshimi i qeverisës në Itali, ku qeveria Nitti zëvendësohet me qeverinë Giolitti, pati ndikimin e vet. Kjo për faktin se Kryeministri Giolitti kishte në programin e tij një Shqipëri të pavarur dhe etnike.362Faktor kyç qё detyroi palёn italiane tё pranonte tё ulej nё bisedime dipomatike pёr largimin e trupave tё saj nga Vlora, ishin humbjet e rёnda ushtarake qё Italianёt kishin pёsuar nga forcat e armatosura shqiptare.

Vendimin e Qeverisё Italiane pёr tё hyrё nё bisedime e bёri tё ditur publikisht vetё Kryeministri Italian Giolitti para Dhomёs sё Deputetёve duke u shprehur se “nuk do tё dёrgonte trupa ushtarake tё tjera pёr tё luftuar nё bregun tjetёr nё Adriatik”.363 Megjithatё, Giolitti theksonte se “Vlora ёshtё njё pikё strategjike e cila po tё pushtohet nga ndonjё fuqi tjetёr, kundёrshtare e Italisё, mund tё rrezikojё seriozisht vendin tonё (Italinё). Shqipёria nё situatёn qё ndodhet sot nuk ka mundёsi tё mbrojё Vlorёn nga cilado fuqi fuqi tjetёr qё mund tё ketё sadopak forca detare. Shqipёria nuk ka as dhe njё anije, as edhe njё barkё, pra nuk ka asnjё mundёsi tё mbrojё pavarёsinё e Vlorёs dhe portit”.364 Pёr kёto arsye, sipas Giolittit, nuk mund tё lihet Vlora pa pasur siguri qё ajo nuk do tё pushtohet nga ndonjё fuqi tjetёr, e cila mund ta shfrytёzojё nё dёm tё vendit tonё (Italisё). Mё tej Kryeministri Italian pёrsёrit nё fjalёt qё sipas tij u’a kishte thёnё disa shqiptarёve, se “Duke pushtuar Vlorёn, ne garantojmё Shqipёrinё nga njё pushtim i pёrhershёm i Vlorёs nga ndonjё fuqi tjetёr”.365

Filluan bisedimet nё fillim tё korrikut 1920 pёr pёrfundimin e njё Marrёveshje pёr zgjidhjen e situatёs sё krijuar nё Vlorё dhe krahinat e saj. Hap vendimtar pёr afrimin e palёve pёr pushimin e konfliktit dhe arritjen e Marrёveshjes ishte edhe denoncimi qё pala italiane i bёnte mё 22 korrik 1920 Marrёveshjes Tittoni-Venizellos. Akti i denoncimit tё Marrёveshjes do tё ndodhte nё datёn 26 korrik 1920 nёpёrmjet njё notifikimi dёrguar ministrit Grek nё Romёs, Z.Coromilas. Lidhur me kёtё denoncim, Ministri i Jashtёm Italian Sforza pёrballё Parlamentit Italian do tё argumentonte dhe shpjegonte motivet e denoncimit tё kёsaj Marrёveshje, duke theksuar “besnikëria jonë nuk na ka lejuar të mos e denoncojmë, sepse kёtё mund të bёnim, një marrëveshje që na detyronte ose angazhonte të japnim konkurrencën tonë

361 Parlamentarёt socialistё kёrkuan mё 27 qershor 1920 miratimin nё rendin e ditёs tё kёrkesёs pёr tёrheqjen e trupave italiane nga Shqipёria. 362Arkivi i MPJ Italiane, Telegrafi i Komisarit të Lartë italian në Shqipëri, Castoldi, në lidhje me ngjarjet shkrimin e gazetës “Populli” të datës 15 qershor, dërguar Ministrisë së Jashtme italian, nr.1711, Durrës, më 22 qershor 1920, Zarfi nr.687, Dosja alb 105/1, 1241, qeveria provizore shkurt-maj viti 1920. 363Kjo frazё u shqiptua nga Giolitti nё pёrgjigje tё shumё pyetjeve mbi argumentin e Luftёs sё Vlorёs, nё Parlament nё datёn 27 qershor 1920, Atti Paralamentari, Camera, XXV Legislatura: 1919-1920, Discussioni, vol.I, f.2549. 364Po aty, f.2548. 365 Deklarata ёshtё botuar nё gazetat “Il Popolo d’Italia”, “Corriere d’Italia” dhe “Avanti” nё datёn 29 qershor 1920. Lufta e popullit....Vёll.II, dok.328.

Page 121: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

92

aktive në dhёnien Greqi njё pjesës së Shqipërisë tё vitit 1913, ndёrkohё qё Qeveria aktuale ka deklaruar tё bёjё avokaten e pavarёsisё sё Shqipёrisё”366

Pёr negocimin e Marrёveshjes pala italiane dёrgoi nё Shqipёri diplomatin, Z.Carlo Aliotti, i cili kishte provojё tё gjatё nё fushёn e tij dhe njihte shumё mirё marrёdhёniet italo-shqiptare. Misioni i tij ishte, tё bindte palёn shqiptare tё mos kundёrshtonte praninё e italianёve nё Vlorё, me pretekstin e ruajtjes sё sigurisё tё Italisё nё Adriatikun Jugor. Sipas Aliotti mjetet pёr tё kёrkuar ndalimin e armiqёsisё ndaj italianёve ishin bisedimet me qeverinё e Tiranёs, duke marrё parasysh se organizimi ushtarak shqiptar ishte nё duart e kёsaj qeveri dhe jo tё Komitetit tё Mbrojtjes.367 Aliotti nё datёn 31 korrik 1920 i dёrgon njё relacion tё hollёsishёm 1.autoriteteve italiane nё lidhje me shkaqet e konfliktit nё Vlorё, gjendjen e situatёs dhe sugjerimet pёr veprim nё tё ardhmen. Ndёr shkaqet e konfliktiti ai pёrmend:

1) gjendjen diplomatike jo tё favorshme tё shqipёrisё pas vitit 1915. Kjo situatë sipas Aliotiti varet nga boshllëqet ekzistuese të Traktatit të fshehtё të Londrёs 1915, nga deklarata e Gjirokastrёs dhe nga Marrёveshja Tittoni-Venizellos, qё rrit mosbesimin e thellё nё ndjenjat e shqiptarёvem, të bindur tashmë se prania e trupave italiane në Vlorë është një nga pengesat kryesore të integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Mandje po sipas Aliotiti “Italia me qëndrimin e trupave të saj në Vlorë, pa dyshim ka inkurajuar nё mos e ka nxitur coptimin e Shqipёrisё midis grekëve dhe serbëve, të cilët përsa kohë do të shikojnë italianët aty, nuk do të heqin dorë nga pretendimet e tyre për territoret e jugut dhe veriut”.

2) mungesa e një administrimi lokal pas vititi 1916 dhe abuzimet e qeverisë ushtarake, ishin bërë shume të vështira për një popullsi të pabindur dhe e pa disiplinuar. Gabimet e bëra frymëzuan ndjenjat e shqiptarëve dhe u kompromentua prestigji ushtarak italian, i paimagjinueshëm për mbajtjen e rregullit publik. Rebelët dhe të pa kënaqurit shqiptar u mblodhën në Kongresin e Lushnjës duke rrëzuar qeverinë lokale të përkoshshme, që ishte në favor të Italisë, duke e zëvendësuar me një qeveri të re, që ishte kundër Italisë dhe pushtimit të saj të Vlorës. Duhet evituar me çdo kosto një konflik i armatosur me shqiptarët dhe të kërkohet një trasanksione miqësore.368

Nё vijim tё relacionit tё tij, Aliotti, shpjegonte se “tani qё konflikti ka shpёrthyer mё duket e domosdoshme ta shikojmё problemin shqiptar nga njё kёnvёshtrim tjetёr nga ai qё ёshtё “mutatis mutandis” (tё ndryshosh atё qё duhet ndryshuar), nё konceptet e vitit 1914”. Pra “jo mё mandat ose protektorat nё favor tё Italisё, por pavarёsinё dhe tёrёsinё territoriale tё Shqipёrisё, nga e cila Italia duhet tё kёrkojё miqёsinё dhe bashkёpunimin real pёr mbrojtjen e Adriatikut dhe tё ekuilibrit ballkanik”. Sipas kёtij koncepti vijon, Alioti, “pavarёsia e Shqipёrisё kёrkon, tё paktёn pёr tani, dorёzimin nga ana e Italisё tё vetё territorit tё Vlorёs, me pёrjashtim tё ishullit tё Sazanit, i nevojshёm ky pёr mbrojtjen e gjirit tё Vlorёs dhe tё bazёs detare”. Gjithashtu, nisur nga kjo direktivё, Aliotti thekson se “kjo na jep njё argument shumё tё vlefshёm pёr

366Atti Parlamentari, Camera dei Deputati, XXV Legislatura: 1919-1920, Discussioni, Vol.I, f.4985-4986.; Corrieri della Sera, 7 gusht 1920, me titull “L’esposizione del Ministro degli Esteri Sforza riferito alla Camera sulla denuncia del accord Tittoni-Venizellos”, n.189, f.1. 367Telegrami i tё dёrguarit italian nё Shqipёri, Aliotti, dёrguar Ministrit tё Jashtёm, Sforza, mё3 korrik 1920, nr.243/b, nё Gab. nё C.S. 368Arkivi i MPJ Italiane, Relacioni i diplomatit Italian tё dёrguar nё Shqipёri, Carlo Aliotti, mbi shkaqet e luftёs sё Vlorёsdhe rrugёt pёr ndёrprerjen e saj, Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 122: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

93

tё shfuqizuar Marrёveshjen Tittoni-Venizellos, e cila pёrbёn njё akt tё kundёrshtuar pёr shqiptarёt, bullgarёt dhe turqit”.369 Po ashtu, Aliotti do të shkruante se shqiptarët e njohin mirë gjendjen e vështirë ushtarake të Italisë në Vlorë që lidhet me: 1.pamundësinë e qeverisë italiane për të dërguar trupa shtesë në Vlorë; 2.me sëmundjen e malarias që ka rënë; 3.me partinë socialiste që nuk do dërgonte trupa shtesë dhe do të braktiste zyrtarisht Shqipërinë. Qeverisë italiane nuk i vlen të dërgoi trupa shtesë, sipas Aloittit, për të kaluar pengesat që ka përpara për të pasur në zotërim Vlorën, sepse: shpenzimet janë më të mëdha sesa përfitimet dhe do të rrezikohej që ekstremistët shqiptare të kalonin në krah të grekëve dhe serbëve, të cilët presin momentin të përfitojnë për të dëmtuar italianët.Mё tej, Aliotti, nё relacionin e tij sugjeron pёr veprim si vijon:

“1. pushim i armiqёsisё, qetёsimi i brendshёm i Shqipёrisё ndaj nesh dhe riatdhesimi i trupave tona nga Vlora. Kjo për të evituar komplikacione të mëtejshme në vend dhe dëme ndërkombëtare;

2. tё fillojnё nё Romё bisedimet e nevojshme me qeverinё shqiptare pёr tё pёrcaktuar situatёn e re italo-shqiptare, duke qenё se çёshtjet e marrёdhёnieve tё ardhshme midis Italisё dhe Shqipёrisё kanё mbetur tёrёsisht tё pazgjidhura dhe nisur nga fakti se tё drejtat tona mbeten tё garantuara pёrballё aleatёve (Fuqitё e mёdha)

3. ndihmë e Italisë për organizimin e shërbimeve publike në Shqipëri – telegrafi, rrugë, hekurudha, arsim, xhandarmëria, shëndetësi, agrikuturë. Qeveria e Tiranës shfaqet e disponushme për të rimarrë negociatat me qeverinë italiane për të tilla riorganizime”.370 Po ashtu, sipas Aliottit, në aspektin ndërkombëtare një program i tillë shikohet si protektorat i Italisë në favor të Shqipërisë, por nuk e angazhon diplomacinë italian më tepër sesa, në rrethanat e përcaktuara, të tejkalojë përgjegjësinë e saj ndërkombëtare dhe rezervohet të ndërhyjë në Shqipëri vetëm për mbrojtjen e të drejtave legjitime të Italisë dhe të kundërvihet, nëse do të jetë e nevojshme kundrejt ndërveprimeve greke apo serbe. Pjesa më e madhe e shqiptarëve do të kërkojnë të mbështeten nga Italia për të ndaluar imperializimin greko-serb dhe kjo situatë duhet të jetë baza e çdo aksioni italian në të ardhmen.371

Duhet theksuar se qeveritarёt e Tiranёs nuk e shihnin me sy pozitiv tё dёrguarin nё Shqipёri, Aliottin, pasi ai njihej nga ata pёr postin e ministrit qё mbante nё periudhёn e mbretit Wied dhe pёr faktin se i deleguari italian ishte i pёrfshirё edhe nё mbёshtetjen e veprimeve apo aksioneve sadiste tё vitit 1914.

Takimi i Aliotiti me autoritetet e qeverisё sё Tiranёs u arrit nё datat 4, 5 dhe 6 korrik, ku ai u prit nga Kryeministri, Suljeman Delvina dhe Ministri i Brendshёm, Ahmet Zogu. Nё kёto takime delegatit italian i’u bё me dije se ndalimi i armiqёsisё ndaj italiane mund tё realizohej me dy mёnyra: e para duke lejuar futjen nё Vlorё tё xhendarmёrisё dhe tё autoritetit tё qeverisё sё Tiranёs dhe e dyta duke spostuar granizionin italian nё ishullin e Sazanit.

Pala shqiptare në takim, në linjën politike, kërkonte garancinë e Italisë për kufijtë e vitit 1913 dhe njohjen e Shqipërisë brenda këtyre kufijëve. Ndërsa për çështjen e bazës së Vlorës shfaqen të hapur për ta zgjedhur në interes të italianëve.

Pala italiane në takim, në linjën politike, shprehin qëndrimin e qeverisë italiane për mbrojtje e pavarësisë dhe territorit shqiptar dhe për qëndrimin pozitiv që do të mbajë rreth problemit shqiptar. Rreth bazës detare të Vlorës dhe çështjeve të

369Po aty. 370Po aty. 371Po aty.

Page 123: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

94

lidhura me to në lidhje me fushat e natyrës ekonomike, intresit shtetëror ose privat janë paraqitur si çështje që kërkojnë zgjidhje.372

Pala shqiptare konfrimon se qeveria e Tiranës do të mundohet të mbizotërojë vullneti i saj dhe interesat e përgjithshme të shqipëtarëve mbi vullnetin e interesave lokale. Ndërsa pala italiane në kushtet e vendosura nga autoritetet shqiptare kishin si qëllim të negocionin me shqiptarët dhe të gjenin zgjidhjet e mundëshme në termat që vijojnë: 1) duke u përpjekur të drejtojnë me qetësi dhe durim shqipëtarët drejt marrëveshjes dhe për arritjen e garancive për ekzekutimin e saj 2) duke mbajtur me çdo mjet, bërballë fuqive të tjera, vlerat, pozicionet diplomatike dhe të tjera, në Shqipëri, Adriatik dhe Ballkan 3) duke reaguar të vendosur dhe shpjet në bazë të interesit italian dhe të strategjisë së saj për Shqipërinë dhe Ballkanin, nëse nuk do të arrihej marrëveshje apo nuk do të zbatohej dispoziatat e saj, për faj të shqipëtarëve.373

Kundёr-propozimi i delegatit italian, Aliottit, ishte mbajtja nёn okupimin italian tё dy pikave ekstreme të gjirit, Kepi i Treporteve dhe Kepin e Gjuhёzёs. Pala shqiptare nuk ishte dakort me propozimin e Aliottit, pasi kjo sipas ministrave shqiptar “do tё sillte reagim tё ashpёrt tё ndjenjёs popullore, tё cilёt janё kundёr çdo lёshimi pёr pjesё tё territorit shqiptar ndaj çdo vendi tё tretё”. Nisur nga kjo, ata kёrkuan tёrheqjen e trupave italiane nga Vlora dhe rrethinat e saj, ndёrsa pёr çёshtjet tё tjera ministrat garantonin se do ti zgjidhnin nё mёnyrё miqёsore nё vijim dhe ata ishin gati tё jepnin “Besёn” shqiptare si garanci tё premtimeve tё tyre, por pёr momentin nuk mund tё merrnin “asnjё angazhim me shkrim”.374

Duhet theksuar se ministrat shqiptarё i’u pёrgjigjёn me diplomaci palёs italiane pёr kёrkesat e tyre dhe luajtёn mirё kartёn e ndjenjave popullore pёr çёshtje tё ndjeshme qё ata shpalosnin, ndёrkohё parashtruan zhvendosjen e diskutimeve pёr çёshtje tё dorёs sё dytё pёr ti zgjidhur me palёn italiane nё njё moment nё vijim.

Duke parё situatёn e vёshtirё ku forcat e armatosura shqiptare kishte marrё njё pjesё tё mirё tё qyetetit tё Vlorёs dhe nuk kishte mё shpresё pёr realizimin e projektit tё qeverisё italiane, tё propozuar nёpёrmjet tё dёrguarit tё saj nё vend Aliotti, qeveria italiane ndёrmerr edhe njё manovёr tjetёr diplomatike, mё shumё pёr tё pёrfituar kohё, duke thirrur nё Romё Carlo Aliotti-n dhe duke e zёvendёsuar dhe dёrguar nё Tiranё, kontin G.Manzoni. Ky kishte marrё instruksione dhe autorizim nga qeveria italiane tё lёvizte nё dy drejtime: nё rastin e parё, tё mundohej tё bindte autoritetet shqiptare pёr realizimin e objektivit italian, pra kontrollin e Vlorёs, nё kёmbim tё mbёshtetjes italiane pёr pavarёsinё e Shqipёrisё; ndёrsa nё rastin e dytё, nёse do tё kishte kundёrshtime pёr rastin e parё, atёherё ai duhet tё vijonte negocimin e nisur nga Aliotti pёr pёrfundimin e njё protokolli me Tiranёn, por me kush qё autoritetet shqiptare tё pranonin tё paktёn 3 ndryshimet e kёrkuara nga Kryeministri Italian Giolitti.375 Ndryshimet kishin tё bёnin si vijon:

1. Nё preambul duhet tё vendosej shprehja “pёr faktin se kishin rёnё arsyet pёr tё cilёn Italia kishte dёrguar trupat ushtarake nё Shqipёri gjatё Luftёs I botёrore”.

2. Tё formulohej si nen i parё i Protokollit, neni “Tё gjitha çёshtjet lidhur me tё ardhmen miqёsore tё raporteve midis Italisё dhe Shqipёrisё do tё eksaminoheshin

372Arkivi i MPJ Italiane, zbardhja e takimit të Delegacioneve italo-shqiptare, Romës, 10 dhjetor 1920, Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930; 373Po aty. 374Telegrami i tё dёrguarit italian nё Shqipёri, Aliotti, dёrguar Ministrit tё Jashtёm, Sforza,pёr takimet e zhvilluara nё Tiranё me Ministrat shqiptar, mё6 korrik 1920, nr.3834/27 dhe 3835/30, nё Gab. nё C.S. 375P.Pastorelli, (1914-1920), vep.cit., f.390-391.

Page 124: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

95

dhe zgjidheshin nga njё delegacion shqiptar dhe italian, pёr ti dhёnё garanci dhe kёnaqёsi interesave legjitime tё Shqipёrisё dhe Italisё”.

3. Tё formulohet njё nen qё tё diktojё se “Trupat Italiane do tё tёrhiqen nga Vlora dhe hiterlandi i saj, dhe do tё vendosen nё ishullin e Sazanit. Fundi i evakuimit nga hiterlandi i Vlorёs do tё vendosej me anё tё njё letre ku i Plotёfuqishmi italian do ti shkruajё Presidentit tё Qeverisё shqiptare. Modalitetet do tё pёrcaktohen nga Komisioni i posaçёm miks italo-shqiptar”, si dhe “Njё komision i veçantё miks italo-shqiptar do tё binte dakord pёr masat e duhura pёr mbrojtjen dhe respektimin e ndёrtesave dhe tё materialit nё pronёsi tё Italisё dhe tё qytetarёve italianё nga ana e xhendarmёrisё shqiptare, duke pёrdorur sipas nevojёs specialistёt teknikё italianё”.376

Bisedimet dhe negociatat midis palёs shqiptare dhe asaj italiane pёrfunduan mё 20 gusht 1920, ku u nёnshkrua dhe protokolli reciprok paraprak nё Tiranё. Protokolli u nёnshkrua nga kryeministri shqiptar, Sulejman bej Delvina dhe nga pёrfaqёsuesi i qeverisё italiane i ngarkuar për të sistemuar raportet italo-shqiptare, Gaetano dei Conti Manzoni.377 Protokolli parashikonte rregullimin e çёshtjes sё Vlorёs, ku detyrohej qeveria italiane tё respektonte sovranitetin e qeverisё shqiptare mbi Vlorёn dhe interitetin territorial tё Shqipёrisё. Gjithashtu, nё pёrputhje me Protokollin, Italia angazhohej tё largonte trupat e saj nga Vlora dhe nga pjesёt e tjera tё vendit, me pёrjashtim tё Sazanit. Pala shqiptare pranoi vetёm njё lёshim qё kishte tё bёnte me lejimin e dislokimit tё trupave italiane nё ishullin e Sazanit. Mё konkretisht dispozitat e Protokollit paraprak tё Tiranёs pёrbёheshin nga njё preambul dhe tetё (8) nene, tё cilat paraqitnin pёrmbajtjen si vijon: I. Tё gjitha çёshtjet lidhur me tё ardhmen miqёsore tё raporteve midis Italisё

dheShqipёrisё do tё eksaminoheshin dhe zgjidheshin nga njё delegacion shqiptaro-italian, pёr ti dhёnё garanci dhe kёnaqёsi interesave legjitime tё Shqipёrisё dhe Italisё;

II. Qeveria Italiane pёr tё dhёnё provёn e ndjenjёs sё respektit tё saj pёr sovranitetin shqiptar mbi Vlorёn dhe tё integritetit territorial tё Shqipёrisё do tё kthej nё atdhe trupat ushtarake italiane momentalishte tё vendosura nё Vlorё dhe nё hinterlandin e saj dhe nё pjesёn tjetёr tё Shqipёrisё, pёrjashtim bёn Ishulli i Sazanit. Fundi i evakuimit nga hiterlandi i Vlorёs do tё vendosej me anё tё njё letre ku i Plotёfuqishmi italian do ti shkruajё Presidentit tё Qeverisё shqiptare. Modalitetet do tё pёrcaktohen nga Komisioni i posaçёm miks italo-shqiptar.

III. Nё tё njёtёn kohё forcat ushtarake shqiptare do tё trasferohen pёrmbi lumin Shushicё dhe territorin midis lumit Shushica dhe detit do tё konsiderohet zonё neutrale gjatё gjithё periudhёs sё kthimit nё atdhe. Megjithatё, Qeveria shqiptare mund tё dёrgojё funksionarёt e saj pёr tё rimarrё administrimin e qytetit dhe tё krahinёs sё Vlorёs, e shoqёruar nga njё repart xhendarmёre, pasi tё kenё kaluar 15 ditё nga fillimi i kthimit tё trupave italiane nё atdhe. Postet e xhendarmёrisё tё nevojshme pёr tё mbajtur rendin nё krahinёn ose zonёn neutrale do tё dёrgohen nga autoriteti shqiptar.

IV. Gjatё periudhёs tё veprimeve tё imbarkimit trupat ushtarake italiane do tё mbajnё nё dispozicionin e tyre esklusivisht vetёm portin e Vlorёs.

V. Njё komision i veçantё miks italo-shqiptar do tё bierё dakord pёr masat e duhura pёr mbrojtjen dhe respektimin e ndёrtesave dhe tё materialit nё pronёsi tё Italisё dhe tё qytetarёve italian nga ana e xhendarmёrisё shqiptare, duke

376Telegrami i Sekretarit tё Pёrgjithshёm nё Ministrinё e Jashtme Italiane,Contarini, dёrguar tё dёrguarit italian nё Shqipёri, Aliotti, mё14 korrik 1920, nr.129/2, nё Gab. nё C.S. 377Manzoni Gaetano, ishte Drejtori i Pёrgjithshёm i Çёshtjeve Politike nё Ministrinё e Jashtme Italiane.

Page 125: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

96

pёrdorur sipas nevojёs specialistёt teknikё italianё. Ndёrtesat nё pronёsi tё Qeverisё Italiane nё qytetin e Vlorёs do tё vlerёsohen nga njё komision i veçantё miks italo-shqiptar dhe mё pas do ti kalojnё qeverisё shqiptare. Do tё bёhet pёrjashtim pёr njё fabrikim (ndёrtesё) e destinuar pёr tu bёrё rezidenca e Konsullatёs italiane.

VI. Njё amnisti reciproke e pёrgjithshme do tё jepet, por me përjashtim të veprave penale tё njohura nga tё dyja vendet.

VII. Tё gjithё italianёt dhe shqipёtarёt, tё cilёt pёr qёllime tё ndryshme gjenden tani tё mbajtur apo tё arrestuar, do tё lihen tё lirё nё tё njёtёn kohё me evakuimin e hinterlandit tё Vlorёs. Tё burgosurit, pёr veprat penale tё njohura nga tё dyja vendet, do ti dorёzohen autoriteteve respektive kompetente.

VIII. Teksti i kёtij protokolli paraprak nuk do tё publikohet, nuk do tu komunikohet tё huajve me pёrjashtim tё marrёveshjes midis Palёve kontraktuese. Megjithatё, në qoftë se çështja shqiptare do tё sillej nё diskutim nё Konferencёn e Paqes pёrpara pёrfundimit tё konkluzionit final tё protokollit, Palёt kontraktuese mund tё pёrdorin nё Konferencё aktin pёrkatёs, pra kёtё Protokoll”.378

Në lidhje me nenin 5 të Protokollit, për shkak të problemeve dhe mosmarrëveshjeve në interpretimin e tij, u ngrit një komision miks italo-shqiptar për të arritur në sqarimet përkatëse për këtë nen. Pala shqiptare kërkoi që të mos përfshihej fjala “Porti i Vlorës” në këtë nen, pasi “qyteti i Vlorës” përfshin edhe Portin e këtij qyteti dhe nuk ka një ndarje as të popullsisë dhe as të gjendjes civile. Pala italiane e pranoi këtë propozim të palës shqiptare dhe ra dakort të hiqej kjo fjalë. Ndër propozimet që ngriti pala shqiptar po për këtë nen janë edhe konsideratat që duhet të merren nga pala italian në vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga trupat italiane gjatë periudhës së pushtimit italian të Shqipërisë. Po ashtu sipas palës shqiptare në vlerësimin e dëmeve duhen marrë në konsideratë ato të shkaktuara në Shqipëri gjatë luftës italo-asutriake. Pala italiane shprehet se duke marrë në vlerësim ndёrtesat nё pronёsi tё qeverisё Italiane, të cilat do ti kalojnë qeverisë shqiptare mund të mbulohen dëmet e shkaktuara nga trupat italiane. Ndërsa për dëmet e shkaktuara personave privat në Shqipëri, pala italiane shprehet se dëmshpërblimi do ti jepet direk atyre nga qeveria italiane. Pala shqiptare në fakt kërkonte që edhe privatëve të popullsisë së saj dëmshpërblimin qeveria italiane t’ia kalonin nëpërmjet qeverisë shqiptare, pasi llogaritja dhe vlerësimi i tyre bëhet nëpërmjet takimeve të nivelit zyratre të komisionit miks italo-shqiptar. Po ashtu pala shqiptare thekson se personat privatë shqiptarë kanë paraqitur kërkesat e dëmshpërblimin pranë prefekturës së Vlorës.379 Temë diskutimi midis anëtarëve të komisionit ishte edhe përcaktimi i ndërtesës së destinuar pёr tu bёrё rezidenca e Konsullatёs italiane në Vlorë. Pala italiane kërkojë që përzgjedhja e kësaj ndërtesë të jetë e drejtë e autoriteteve italiane, duke parë se do të jenë pikërisht ata që do të bejnë përzgjedhjen e kësaj ndërtese sipas nevojave të ushtimit të funksionit të funksionarëve të saj. Për këtë arsye autoritetet italiane kanë

378Arkivi i MPJ Italiane, Protokolli paraprak dërgura nga Ministri i Jashtëm italian, Sforza për Presidentin e Këshillit të Ministrave, Giolitti dhe Ministrin e Luftës, Bonino, datë 7 gusht 1920, telegramin nr.2965, Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930; Dokumenta e material historike nga lufta e popullit Shqiptar pёr liri dhe demokraci, vep.cit., d.68.; Corrieri della Sera, 4 gusht 1920, me titull “L’accordo italo-albanese”, nr.186, f.1. 379Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për interpretimin e nenit 5 tëProtokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve së ndërtesave italiane në Shqipëri,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 126: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

97

zgjedhur si ndërtesë për Konsullatën e tyre, Pallatin ish-komandës së trupave italiane në Shqipëri. Pala shqiptare shprehet se kompetente për të vendosur për ndërtesën duhet të jete Komisioni miks. Pala shqiptare thekson se nëse pala italiane kërkon atë Pallat, atëherë në paragrafin e fundit të nenit 5 të protokollit nuk kishte pse shkruante “Do tё bёhet pёrjashtim pёr njё fabrikim (ndёrtesё) e destinuar pёr tu bёrё rezidenca e Konsullatёs italiane”, por mund të kërkonte formulimin “bëhet përjashtim për Pallatin (ndërtesën) e ish-Komandës e destinuar pёr tu bёrё rezidenca e Konsullatёs italiane”. Pala shqiptare në Komision këmbëngul për kalimin e pallatit qeverisë shqiptare për të vendosur aty zyrtarët publik duke e shëndruar pallatin në zyra publike. Ata shtojnë, gjithashtu, se terreni ku është ndërtuar pallati është pasuri e fesë muslimane(pasuri vakum) dhe një ndërtim i tillë është bërë nga pala italiane pa autorizim. Po ashtu pala shqiptar deklaron se terreni, përpara ndërtimit të pallatit, bën pjesë si terren për varreza, duke shfaqur të mirën e shenjtë që kishte përdorimi i tij, dhe për këtë arsye nuk duhej të ishte ndërtuar aty pallati nga autoritetet italiane. Për të kundërshtuar ekspozimin e palës shqiptare në lidhje me pallatin, pala italiane shprehej se pallati u ndërtuar aty nga kërkesa e e qytetarëve më të njohur të Vlorës, të cilët kërkuan që të ishte aty ndërtimi i pallatin, pasi dëshironin ta kishin atë në qendrën e qytetit dhe se terreni kalojë në pronësi të autoriteteve ushtarake italiane në bazë të autorizimit të rregullt të Këshillit Administrativ të Prefekturës dhe të Bashkisë së Vlorës dhe nuk ka pasur anjë kundërshtim nga autoritetet fetare shqiptare. Pala shqiptare e kundërshton duke theksuar se autorizimi i Këshillit i prefekturës dhe Bashkisë së Vlorës nuk ishin kompetrente për të lëshuar një autorizim të tillë, duke qenë se bëhej fjalë për një pronë e fesë muslimane dhe për këtë arsye edhe vetë autoritetet fetare do të ishin kompetente për të lëshuar një autorizim të tillë, pasi bëhej fjalë për një dhuratë prone vakum që në bazë të ligjit janë të padhurueshme. Për këtë arsye një autorizim i tillë nuk është i vlefshëm dhe nuk ka asnjë vlerë, sespe në atë kohë, për të cilën supozohet se është lëshuar, Këshilli Administrativ i bashkisë nuk ekzistonte dhe ai i Prefekturës ishte i formuar nga Komisioneri italian dhe të punësuar dhe drejtuar nga ai.380

Nga takimi i zhvilluar i Komisionit miks italo-shqiptar për ti dhënë interpretimin e duhur nenit 5 të Protokollit paraprak të Tiranës vërehej se ka pasur konvergjenca dhe ku të dyja palët mbajnë fort argumentin e tyre mbi argumentat e shpjeguar më sipër.

Sipas autorit A.Puto, Protokolli paraprak i Tiranёs sё 2 gushtit 1920 me Italinё, edhe pse lidhej drejtёpёrdrejt me Vlorёn, “i kalonte caqet lokale, pasi aty u vulos pёrfundimisht dёshtimi i planeve pёr copёtimin e Shqipёrisё dhe u pranua rimёkёmbja e saj”.381 Ndёrsa autorja V. Duka thekson se “me nёnshkrimin e Protokollit, Italia automatikisht pranonte njohjen zyrtare tё Shqipёrisё me kufijtё e 1913-s dhe kjo ishte njё kёmbanё pёr shtetet e tjera pёr tё vepruar nё tё njёjtёn mёnyrё”.382

Me nёnshkrimin e Protokollit, Italia pranoi tё evakuonte trupat e saj nga Shqipёria brenda 30 ditёve sipas letrёs qё i Plotёfuqishmi i Qeverisё italiane, Manzoni

380Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për interpretimin e nenit 5 tëProtokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve së ndërtesave italiane në Shqipëri,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930. 381A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.311. 382V.Duka, Historia e Shqipёrisё….., vep.cit., f.119.

Page 127: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

98

i dёrgonte Kryeminsitrit Delvina, nё repektim tё nenit 2. Procesi i evakuimit tё trupave filloi mё 3 gusht 1920 dhe pёrfundoi mё 2 shtator 1920.383 Sipas letrës së Manzonit, shkruhej se “nisja e trupave do të fillojë nga fshatrat e Vlorës dhe kodrat përreth, në mënyrë që pas 15 ditësh të arrihet i gjithë evakuimi dhe autoriteti dhe xhandarmëria shqiptare të mund të marrin në dorë qytetin dhe administratën. Në 15 ditëshin që mbetet do të rikthehen trupat e tjera italiane të mbetura, në mënyrë të tillë që në 30 ditë qyteti i Vlorës dhe rrethinat të evakuohen komplet”.384 Ka një deklaratë formale e përfaqësuesit italian Manzonit në takimin që pati me Sulejman Delvina dhe Ahmet bej, me anë të cilës i siguron se qeveria italiane do të tentojë me të gjithë mjetet që çështja e kufijëve të shtetit shqiptar të përcaktuar në Protokollin e Firencës dhe Londrës të vitit 1913 të konfirmohen. Nga ana e tyre përfaqësuesit shqiptar, marrin angazhim se në tratativat që do të zhvillohen do të përdorin ndikimin e tyre që çështja e bazës detaretë Vlorës ti jepet një zgjidhje në favor të Italisë, por duke mbrojtur interesat, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptar.385 Lidhur me Protokollin e Tiranёs Ministri i Jashtёm Italian, Sforza, nё Parlamentin Italian do tё shprehej se “kemi tёrhequr trupat tona nga Vlora duke mbajtur fuqinё tonё tё armatosur nё ishullin e Sazanit qё dominon dhe neutralizon bregun e Vlorёs, por e marr me mend se vendimi nuk gjen konsensus unanim: por pavarësisht nga fakti qё katёr vjet tё luftёs vlejnё mё shumё se 20-vjet formulash – dhe tё gjithё e dinё se dhe si gjatё luftёs Vlora ka shёrbyer nё realitet – duhet edhe tё njohim se pёr kontradiktën që na lejon, ne nuk mund tё qёndronim tё sigurtё dhe nё paqe nё Vlorё dhe tё provokonim nё tё njёjtёn kohё pakёnaqёsinё dhe mёrinё e shqiptarёve” pastaj pёrkufizonte , “me mbarimin e luftёs europiane ra dhe nevoja pёr pushtimin ushtarak tё Vlorёs, dhe ne duam tё bёjmё me Shqipёrinё njё politikё miqёsie, si dhe ne mund tё jemi tё sigurtё se do tё jenё shqiptarёt, tё cilёt nё njё tё ardhme do tё kёrkojnё nga ne ndihmё dhe bashkёpunim”.386

Me mbarimin e luftёs sё Vlorёs faktorёt qё sollёn nёnshkrimin e Protokollit kanё qenё sa ushtarak edhe politik. Pёr autorin M. Çami, fitorja e luftёs sё Vlorёs nga populli shqiptar “shpёtoi vendin nga njё fund tepёr tragjik, shmangu njё coptim tё tretё tё trojeve shqiptare”.387

Sipas autorit P.Milo, “Lufta e Vlorёs ishte momenti mё kulmor i lёvizjes çlirimtare, qё kishte shpёrthyer nё Shqipёri pas Luftёs sё Parё botёrore dhe se pёrparёsia qё mori lufta kundёr planeve tё Italisё nё Shqipёri nuk pёrcaktohej vetёm nga shkalla e rrezikut qё pёrfaqёsonte Fuqia e pёrtej Adriatikut, por edhe nga fakti se largimi i forcave italiane nё Shqipёri do tё lehtёsonte shumё edhe pёrpjekjet pёr tёrheqjen e trupave jugosllave nga krahinat veriore dhe verilindore tё vendit”.388

383Arkivi i MPJ Italiane, kopja e letrës sëPlotёfuqishmit të Qeverisё italiane, Manzoni dёrguar Kryeminsitrit Delvina, nё repektim tё nenit 2 të Protokollit paraprak, Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930. 384Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930. 385Po aty. 386Atti Parlamentari, Camera dei Deputati, XXV Legislatura: 1919-1920, Discussioni, Vol.I, f.4985-4986.; Corrieri della Sera, 7 gusht 1920, me titull “L’esposizione del Ministro degli Esteri Sforza riferito alla Camera sull’accordo firmato con l’Albania”, n.189, f.1. 387M.Çami, Shqipёria nё rrjedhat……, vep.cit., f.255. 388P.Milo, Shqipёria dhe Jugosllavia 1918-1927, Tiranё 1992, f.108.

Page 128: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

99

Me nёnshkrimin e Protokollit tё Tiranёs, Qeveria Italiane kishte humbur pozitat e saj tё favorshme nё Shqipёri dhe kishte forcuar qёndrimin e saj pёr tё kundёrshtuar realizimin e pretendimeve jugosllave dhe greke nё Shqipёri. Humbja e kontrollit nё Shqipёri, ulte mbrojtjen e sigurisё sё Italisё nё Adriatik. Kanosja e sigurisё qё mund tё shkaktohej dhe rrezikohej nga roli dhe ndikimi qё mund tё merrnin Greqia dhe Jugosllavia nё Shqipёri, nёpёrmjet realizimit tё pretendimeve tё tyre nё territorin shqiptar.

Lidhur me protokollin paraprak tё Tiranёs, duhet thёne se ai pёrfaqёsonte pёr shqiptarёt kurorёzimin e pavarёsisё sё rigjetur, ndёrsa, pёr Italinё epilogun e pashmangshёm tё vazhdimёsisё sё gabimeve, ardhur nga lehtёsia dhe mos njohja e problemeve thelbёsore tё ngjarjeve qё kishte pёrfshirё Shqipёrinё.

Pёr Qeverinё e Italisё ngrihej, kёshtu, problemi për të komunikuar ose jo aleatёve, Protokollin e Tiranës, me të cilët negociatat janë në zhvillim e sipër për kufirin e Shqipërisë dhe për njohjen e interesave të veçanta italiane. Më 27 qershor 1921, Ministri i Jashtëm, Sforza, i telegrafon ambasadorit italian në Paris, Bonin Longare: “Ajo qё mund tё deklaroj pёr këtë marrëveshje ёshtё se nuk ka pasur asnjë përmbajtje politike, duhej lidhur me Qeverinë e Shqipërisë për të rregulluar çështjet që rrjedhin nga riatshёsimi i trupat tanë që kthehen nga Vlora. Prandaj, Qeveria mbretërore e konsideron se marrëveshja ka në lidhje me aleatët tё njё karakteri thjesht “res alios acta” dhe për këtë arsye nuk ka asnjё arritje ndërkombëtare, nuk mё duket e arsyshme qё unë të bёj njoftim për të shmangur edhe dyshimet për situatën ndërkombëtare, e cila ishte e pandryshuar para shpalljes të pavarësisë së Shqipërisë”.389

Nё Itali, Protokolli i nёnshkruar me Shqipёrinё kritikohet nga disa politikanё, me argumentin se ishte dhёnё rruga e lirё qeverisё sё Tiranёs nё Vlorё, pa qenё tё sigurtё dhe tё bindur qё kjo qeveri do tё ishte e aftё tё mёnjanonte rёnien e qytetit nё duart e ndonjё fuqie tjetёr.

Pёr Qeverinё e Tiranёs dhe pёr Shqipёrinё, nё planin politik tё brendshёm dhe nё planin ndёrkombёtar zgjidhja e arritur (nёnshkrimi i Protokollit me Italinё) ishte një sukses i padiskutueshëm dhe padyshim njё arritje e madhe.

Pёr Shqiptarёt, nёnshkrimi i Protokollit tё Tiranёs pёrfaqёsonte fitoren e lёvizjes sё ndjenjave kombёtare dhe konfirmimin pёrfundimtar tё rifitimit tё pavarësisë.

Protokolli nuk ishte komunikuar aleatëve, ndërsa çështja shqiptare do tё kёrkonte zgjidhej nga Konferenca e Ambasadorëve 9 nëntor 1921. Kёtu do merrej vendimi pёr caktimin e kufijve shqiptar dhe do tё dilte njё Deklaratë nё lidhje me pozicionin e veçantё të Italisë në Shqipëri, ku kishte si qёllimin e mbrojtjen e interesave tё saj aty.

Ka pasur mbi 10 takime midis përfaqësuesve italian dhe shqiptar për sa i përket zbatimit të Protokollit të nënshkruar. Këto takime janë zhvilluar në intervalin kohor nga nëntori 1920 deri në prill 1921.

Në takimin e datës 8 nëntor 1920 takimi i delegacionit italo-shqiptar.390 Pala italiane shprehet se përsa i përket situatës ndërkombëtare dhe të brendëshme të Shqipërisë, e para duket e vështirë, por Italia do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

389 Telegrami i Ministrit tё Jashtëm Italian, Sforza, dёrguar ambasadorit italian në Paris, Bonin Longare, 27 qershor 1921, ora 23.00, ASE, CP, 12. 390Delegatët e palës shqiptare ishin: Mehmet bej Koniza, Ministër i Jashtëm, Monsinjor Koletzi, Senator, Spiro Koleka, Senator, Eskref bej Frashëri, senator, Qazim Koleka, Senator. Ndërsa Delegatët e palës italiane ishin: G.Manzoni, Ministër i Plotfuqishëm i klasit të I, F.Castoldi, Ministër i Plotfuqishëm i klasit të II, Ernesto Burzagli, Kapiten Anije Marine.

Page 129: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

100

ashtu siç ka bërë deri tani. Për situatën e brendshme Shqipëria ka nevojë të krijojë një organizim shtetëror të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Po ashtu, pala italiane thekson se “Italia dëshiron një Shqipëri të pavarur të organizuar përbrenda fort dhe e qëndrueshme”. Italia është e gatshme të mbështetsë dhe ndihmojë Shqipërinë, por qeveria italiane kërkon edhe të mbrojë interesat e saja. Më tej pala italiane në takim i bën dy pyetje palës shqiptare: Bieni dakort se Italia i ka ofruar Shqipërisë shërbime të mëdha me ndërhyrjen e saj në territorin shqiptar? Bieni dakort se Italia mund të japë ende Shqipërisë shërbime të rëndësishme? Këtyre pyetjeve i përgjigjet për palën shqiptare kryetari i delegacionit, Mehmet Koniza, i cili thekson se “për faktin se mendojmë kështu kemi ardhur në takim”. Pala shqiptar i bën thirje respektimit italian të kufijve të vitit 1913 për Shqipërinë, ndërsa pala italian kujton se ka një deklaratë tashmë të qeverisë italian rreth pavarësisë së Shqipërisë. Pala shqiptare propozojnë nevojën e zgjidhjes së çështjeve: interpretimi i nenit 5 të Protokollit paraprak të Tiranës, çështejn e zyrave postale. Për këto çështje pala italiane mendon se duhen zgjidhur pasi të diskutohen çështjet e përgjithshme, të cilat do të shërbejnë si udhërrëfyes për zgjidhjen e tyre.

Në datën 24 shkurt 1921 u zhvillua bidesimet e delegacionit italo-shqiptar391 në Romë, në një sallë të Ministrisë së Jashtme Italiane. Në takim e zhvilluar delegacioni shqiptare kërkoi që qeveria italiane të njohë de jure qeverinë e Tiranës dhe të lejojë përfaqësuesin e saj të vendoset në Romë. Në lidhje me këtë kërkesë, delegatët italian, të kryesuar nga Castoldi, i shprehin palës shqiptare se çështjen do ta paraqisin Ministri të jashtëm Sforza. Më tej Castoldi shprehej se nëse tratativat e negociatve të nisura do të shkonin mirë, kjo do të lehtësont vendimin në lidhje me njohej de jure të qeverisë shqiptare. Kjo shpreheje e Castoldit ishte padyshim një trysni që i bëhej palës shqiptare për të marrë parasysh, pse jo edhe për të favorizuar kërkesat e palës italiane për çështjet që ata shtronin. Në lidhje me njohjen de jure të qeverisë së Tiranës, delegati italian pyet edhe nëse një kërkesë e tillë i është paraqitur edhe qeverive të Francës dhe Anglisë. Delegati shqiptar, Ministri Zurani, përgjigjej se “për momentin kemi filluar negocimet me palën italiane dhe na duket e udhës të kërkojnë qeverisë italiane si fillim një gjë të tillë”. Ndërsa delegati tjetër shqiptar, Kokoshi, do të shprehej se “qeveria shqiptare nuk ka bërë hapa në vendet e tjera për çështjen e njohjes së qeverisë, pasi në Italia eksistojnë për Shqipërinë interesat thelbësore dhe vetë pasi të zgjidhej dhe merrej qëndrimi Italian, do të ishte më e lehtë sistemohej çështja e njohjes de jure të qeverisë në vendet e tjera”.392

Delegati shqiptar, Ministri Zurani paraqiti çështjet me interes të përgjithshëm shqiptar. P.sh. komunikimi telegrafik dhe postal i Shqipërisë dhe përsa i përket shërbimit të kabllove. Delegati italian Castoldi ekspozon gjendjen e së drejtës dhe faktike. Gjendja e së drejtës është e ndërtuar nga Konvencioni italo-turk i 16 janarit 1862, ndërsa gjendja e faktit shpjegon ekzistencën e një kablli aktiv midis Otrantos dhe Vlorës dhe një kablli i prerë gjatë luftës midis Brindizit dhe San Giovani di Medua (porti i Shëngjinit). Kabllot i përkasin Italisë. Pala shqiptare nëpërmjet Ministrit Zurani shprehen se nuk e njeh Konvencionin e qeverisë otomane me Fuqitë e tjera që paraqesim angazhim për qeverinë shqiptare, por njeh të drejtën e Italisë në

391Delegatët e palës shqiptare ishin: Ministri Zurani, Senatori Qazim Koleka, Ndërsa Delegatët e palës italiane ishin: Komisar F.Castoldi, Komisar De Facendis, Komandant Bonaldi. 392Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 130: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

101

lidhje me Kabllot dhe për këtë propozon një Konvencion direkt italo-shqiptar. Delegati italian, Castoldi shprehet se deri sa të arrihejt Konvencioni i ri italo-shqiptare do të vazhdohet repektimi i Konvencionit italo-turk i 16 janarit 1862.

Palët diskutuan edhe në lidhje me radiotelegrafi, ku Castoldi shpjegoi se italianët kanë stacionet radiografike në Shkodër, Shëngjin dhe Durrës. Më e madhja është stacioni i Durrësit, ndërsa dy të tjerat janë të vogla. Impianti i Durrësit është bërë në uidi midis Ministrit italian në Durrës dhe Presidentit të Këshillit të Ministrave shqiptar. I gjithë materiali është në pronësi të italianëve. Shërbimi ushtrohet nga funksionar italian. Për stacionet radiotelegrafike pala shqiptare kërkon që të angazhohen edhe të rinjë shqiptar dhe për këtë kërkesë pala italiane e pranon.

Po ashtu për postat pala shqiptare kërkon që Shqipëria të bëhet palë e “Bashkimit Postar Universal”, që shërbimi i saj postal të sigurohet dhe që Italia të heq dorë nga zyrat e saj postale një Shqipëri. Pala italiane bien dakort për dy kërkesat e palës shqiptare, por për pikën 3 ka një kundërshti, por u arrit një formulim come segue: “Italia për të aderuar me dëshirën shqiptar, tërhiqet për funksionimin e zyrave të saja postale në Shqipëri dhe heq dorë nga e drejta e rihapjes me kushte të barabarta deri sa të tjerët të mos e përdorin këtë të drejtë. Fuksionimi i lirë i valixhes diplomatike dhe Konsullatat Italiane dhe Legatën do të garantohet në përputhje me Konventat Ndërkombëtare dhe mbi bazën e reciprocitetit. Ndërsa Shqipëria do të angazhohet të krijojë së shpejti shërbimin e saj postal me staf të vërtetë shqiptar. Përsa i përket Molit të Vlorës, delegacioni italian shpreh pikat e visitës:

- Pagesën e menjëhershme nga ana e Qeverisë shqiptare; - Ushtria italiane në Mol të Vlorës i është përcjellë konstruktorëve me të drejtën

për të paguar taksat e imbarkimit, zhbarkimit dhe qëndrimit, etj., duke parashikuar të drejtën e shpengimit.

Pala shqiptare në lidhje me pikat e paraqituara nga pala italiane kërkoi të marrë në shqyrtim projektin dhe llogaritjet financiare dhe pastaj do të bëjë publik pikëpamjen e saj.

Në bisedime u diskutua edhe për Urat e Drurit e ndërtuar nga ushtria dhe marina italiane. Delegacioni italian i propozon qeverisë shqiptare që ti blejë ato, pasi në rast të kundër urat do të çmontohen dhe druri do të trasportohet në Itali. Delegacioni shqiptar i propozon që çdo urë për çdo port të jenë pjesë e administratës vendore shqiptare dhe se disa nga urat e reja janë ndërtuar me drunjë të marrë nga pyjet shqiptare. Pikërisht për këtë fakt të fundit, pala shqiptare kërkon të merret në konsideratë. Delegacione italiane bie dakort dhe e fton palën shqiptare të paraqes propozim.393

Pati bisedime edhe për materialet në Vlorë. Për këtë aspekt pala italiane kërkoi: 1. Ti njihet autoriteteve italiane liri për të poseduar materialet. 2.materialet që qeveria shqiptare ka kërkuar të blej do të numerohen dhe do ti trashëgohen. 3. Kontrastet midis autoritetit vendor shqiptar dhe qytetarëve privat italian përsa i përket materialeve të këtyre të fundit, duhen zgjidhur në vend me tolerancë. Po ashtu, pala italiane diskutoi edhe në lidhje me rekuperimin e anijeve të fundosura. Delegacioni italian kërkoi që ti garantohej liria e nevojshme për punimet. Ndërsa

393Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 131: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

102

delegacioni shqiptar kërkoi disa informacione plotësuese dhe u rezervua të japë përgjigje.394 Temë e nxehtë ishte edhe diskutimi i hekurudhave dhe koncesioneve. Delegacioni shqiptar që në fill u shpreh se nuk njeh koncesionet e bëra nga qeveria otomane dhe nga qeveria e Ismail Qemalit. Ndërkohë që u shprehën gati për të rivlersuar koncesionet e dhënat në atë kohë pak a shumë me të njëjta kushte. Ndërsa përsa i përket koncesioneve të dhëna nga luftës nga ana e autoriteteve italiane dhe shqiptare, pala italiane i konsideron jo të vlefshme dhe për këtë arsye kërkon ti ri-analizojë mbi bazën e kërkesave të bëra nga të interesuarit. Delegacioni italian kundërshton heqjen e koncesioneve apriori dhe propozon rrugë pajtimi dhe formulë për zgjidhjen e situatës. Delegacioni shqiptar propozon formulen e mëposhte, e cila nuk u pranua nga Delegacioni italian: 1) Delegacioni shqiptar në princip angazhohet për të bërë koncesione të studimit për hekurudhat e Vlorës për ndërmarrje kapitaliste italiane. Kjo ndërmarrje duhet të bëjë kërkesë sa më shpejt qeverisë shqiptare për të marrë të drejtën e koncesionit për studimin dhe që më pas ti paraqesë projektet e saj qeverisë shiptare brenda 6 muajsh nga data e firmës. Pas skadencës të këtij afati, qeveria shqiptare merr të drejtën e veprimit. Përsa i përket dhënies së koncesionit përfundimtar kuptohet që qeveria shqiptare konservon të drejtën e plotë të miratimit të tij.395

Kurse Delegacioni italian në lidhje me koncesionet do të paraqiste porpozimin e saj duke e ndarë në kategori. Kështu në kategorinë e I-rë, futeshin koncesionet të dhëna nga qeveritë e mëparshme. Qeveria shqiptare për koncesionet me karakter ekonomik të lëshuara nga qeveritë e mëparshme obligohet të respektojë të gjitha.

Ndërsa në kategorinë e II-të, futeshin koncesionet e dhëna gjatë luftës nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Koncesionet ekomomike të dhëna nga autoritetet italiane, shqiptare apo organet shqiptare do të ekzaminohen nga një Komision i përzier italian dhe shqiptar. Komisioni do të gjej rrugën e pajtimit mbi bazën e një klauzole që i lejon koncesionet të njëjtëve titullar.396

Në datën 1 mars 1921 u zhvillua takimi i radhës midis delegacionit italian dhe shqiptar. Në këtë takim rimerret diskutimi në lidhje me “Zyrat postale italiane në Shqipëri”. Delegacioni shqiptar shprehet se funksionimi i Zyrave nuk duhet të krijojë obligim detyrues për qeverinë shqiptare dhe se duhet që kjo e fundit të marrë në dorë ato. Po ashtu privilegjet dhe të drejtat e këtyre zyrave nuk duhet të ekzistojnë më. Pala italiane kundërshoi dhe theksoi se Italia duhet të ketë të drejtëm mbi to, si dhe privilegjet dhe të drejtën e fituar me aq mund në luftën kundër perandorisë otoman. Kjo luftë ndaj kësaj të fundit të zhvilluar nga Italia, sipas palës italiane, ishte pikërisht për të mbrojtur popullsinë subjekt i dominimit turk dhe që solli në fund edhe lirimin e kombëve të shtypura, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Ky është një fakt që jo vetëm nuk duhet harruar, por duhet të merren në konsideratë nga vendet që kanë përfituar.

Delegacioni shqiptar përgjigjej se fundi i perandorisë otomane sjell automatikisht edhe përfundimin e privilegjeve të përfituara në Marrëveshje me atë peranadori.

Përball diskutimit pa kompromis, delegacioni italiane del me një formulë vijuese: “Italia për të përmbushur dëshirën e qeverisë shqiptare abstenon të bëjë

394Po aty 395 Po aty. 396Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 132: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

103

funksional zyrat e saj postale në Shqipëri duke u rezervuar të mos heq dorë për ti rihapurnëse heqja dorë nuk ndërmerret e njëjtë edhe nga ana e Fuqive të tjera”.397

Punimet e takimeve të delegacionit miks italo-shqiptare rimerren në datën 3 mars 1921. Në këtë takim delegacioni shqiptare kërkoi të rishqyrtoi formulimin e fundit të bërë nga delegacioni italian në lidhje me zyrat postale në Shqipëri. Pala shqiptare kërkoi që formulimi i paraqitur nga pala italiane të kishte shprehjen e “heqjes dorë nga përdorimit” dhe jo shprehjen e së “drejtës”. Po ashtu pala shqiptare shprehen të gatshëm të lejojnë autoritete italiane të rihapin zyrat e tyre postale në rast se një gjë e tillë do të ndodhte edhe me shtetet e tjera, por qëllimi i qeverisë shqiptare është ndërprerja e shërbimeve postale të huaja në Shqipëri.398 Delegacioni italian dhe shqiptare risjellin propozime dhe argumente të ndryshme në lidhje me formulimin. Në fund arrihet formulimi: “Italia për të përmbushur dëshirën e qeverisë shqiptare abstenon të bëjë funksional zyrat e saj postale në Shqipëri dhe heq dorë nga e drejta për ti rihapu, me kusht që e njëjta heqja dorë të ndërmerret edhe nga ana e Fuqive të tjera deri kur të tjerat të mos përdorin këtë të drejtë. Fuksionimi i lirë i valixhes diplomatike të Konsullatës Italiane dhe për Legatën midis tyre, në drejtim të Italisë dhe me jashtë do të garantohen në përputhje me Konventat Ndërkombëtare në bazë të reciprocitetit. Shqipëria do të angazhohet të organizojë sa më shpejt shërbimin tërësisht të saj postal”.399 Në takimin e ardhshëm të Palëve të datës 5 mars 1921, Delegacioni shqiptar përgjigjet pozitivisht për formulimin e propozuar në negociata midis palëve. Pala shqiptare shprehet e gatshme të dërgoi në Romë fuksionarin e saj për të studiuar me teknikun italian tekstin e Konventës së re në lidhje me Kabllot dhe çështjet postale e telegrafike. Diskutimi midis palëve u përqëndrua në një argument tjetër atë të urave prej druri të ndërtuara nga ushtria dhe marina italiane. Për Durrësin pala italiane u shpreh se janë tre ura, ku njëra e vjetër i përket Komunës shqiptare, por që çështë e vjetër dhe jashtë përdorimit. Kurse dy të tjerat janë ndërtuar gjatë luftës. Për këto të dyja, pala italiane propozon për t’ia lëshruar autoritetetve shqiptare kundrejt pagesës. Nëse pala shqiptare do të refuzojë atëherë urat do të çmontohen dhe materiali do të sillej në Itali. Delegacioni shqiptare kërkon që njërit nga dy urat e reja të ndërtuara nga autoritetet ushtarake italiane të zëvendësojë urën e vjetër dhe jo në përdorim që është në pronësi të Komunës shqiptare. Kjo pasi ura e pa përdorur është prishur gjatë luftës nga përdorimi i trupave të huaja në Shqipëri, përfshirë ato italiane. Delegacioni italian shprehet se çështja e dëmeve duhet të esaminohet në një rast tjetër, në mbledhje të veçantë për këtë qëllim, pasi aspektet janë të ndryshme nga çështjet që po diskutohen. Delegacioni shqiptare pyet nëse i njëjti këndvështrim italian është edhe për urat e drurit në Vlorë, Shëngjin, Sarandë. Delegacioni italian përgjigjet se mban të njëjtin qëndrim edhe për raste analoge dhe se për Vlorën do të ketë për disa ura propozime speciale. Takimi i palëve shtyhet në datën 8 mars 1921, ku kërkohet të zgjidhen çështje të ndryshme të diskutuara në takimet e mëparshme. Lexohen përmbledhjet e tre takimeve të mëparshme. Ky takim mbyllet me kaq dhe i hapet rrugë takimit tjetër të datës 10 mars 1921, ku Komandanti italian Bonaldi i shpërndan delegacionit shqiptar dokumenta të ndryshme në lidhje me Molin e Vlorës dhe sqarime për rastin në fjalë.

397Po aty. 398Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930. 399Po aty.

Page 133: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

104

Në këtë takim merret në analizë argumenti: Hekurudhat dhe Koncesionet. Ky argument vetë sa hidhet si ide dhe kalohet në detaje dhe propozime konkrete në takimin e ardhshëm, atë të datës 12 mars 1921. Delegacioni italian paraqet visionin e tij, duke i ndarë koncesionet në tre kategori: 1) Koncesionet e bëra nga qeveritë, autoritete dhe ente prej së cilës u pasua shteti shqiptar ndaj shoqërive dhe qytetarëve italian. Kërkohen të respektohen dhe rikonfirmohen. 2) Koncesionet e bëra nga autoritetet italiane dhe shqiptare gjatë luftës. Të lejohet esaminimi i dokumentave për të kërkuar në rrugë pajtimi formula të përshtatshme për të konservuar koncesionet titullarëve aktual. 3) Koncesionet e reja për tu rimarrë në analizë për zgidhjen në përputhje me interesat italiane dhe shqiptare. Për hekurudhat pala italiane i ndan në tre kategori: 1) hekurudha për interes ballkanik. 2) hekurudha të brendëshme shqiptare. 3) hekurudha private për përdorim industrial. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë hekurudhat në projekt nga Adriatiku në Danub dhe ajo nga Vlora në Manastir. Për këto projekte pala italiane kërkon që ti jepen dy shoqërive kapitaliste italiane. Delegacioni shqiptar shprehet se nuk njeh vlerat e koncesioneve të mëparshme, por se është i gatshëm për të ezaminuar kërkesat e veçanta që do ti paraqiten qeverisë shqiptare nga të interesuarit. Diskutimi i palëve u vijua me takimin e datës 15 mars 1921, ku u riporpozuar formulime të mundëshme për çështjen e koncesioneve. Por rezultat ishin jo konkrete për shkak të konvergjencave. Një temë tjetër që u diskutua në këtë takim ishte edhe aspekti i koncesioneve bankare, minierave dhe naftënxjerrjes. Delegacioni italian i komunikon Delegacionit shqiptar se grupe ekspertësh shqiptare në kontakte me përfaqësues të grupeve të huaja po punojë për koncesionet në këtë fushë. Pikërisht sipas palës italiane këto tratativa janë në kundërshtim me të drejtat e përfituara italiane apo me të drejtën italiane për të pasur mundësi të barabarta për koncesionet në këto fusha. Në lidhje me shqetësimin e ndritur nga delegacioni italian, pala shqiptare u përgjigj se “do të kërkojë informacion qeverisë së saj”.400 Kalohet në takimit e radhës midis palëve, që zhvillohet po në Romë, në datën 17 mars 1921. Çështja dhe argumenti që diskutohet janë: Hekurudhat dhe Koncesionet. Ka formulime nga ana e delegacionit italian për të gjetur konsensus me palën shqiptare dhe për të zgjedhur formulën e duhur për të dalë nga ngërçi i konvergjencave që kishte përshirë palët. Pavarësisht këtyre formulave të propozuara nga pala italiane, delegacioni shqiptar rezervohet dhe kërkon ti analizojë. Të dyja delegacionet ritakohen në datën 21 mars 1921. Delegacioni shqiptar informon se ka marrë komunikim nga qeveria shqiptare me anë të cilës u është thënë se janë zhvilluar shumë tratativa ndhe se argumentet e diskutuara dhe për të cilat është rënë dakort janë të pakta. Për këtë arsye kërkohet që pala italiane të propozojë kërkesat e saj, në mënyë që të anzlizohen dhe të merren vendime. Delegacioni italian shprehet se po ashtu ka krijuar përshtypjen se tratativat do të zgjasin shumë. Për këtë arsye ashtu si dhe pala italiane, kërkoi nga delegacioni shqiptare ti paraqitet lista e propozimeve nga pala shqiptare. Delegacioni shqiptar paraqet si aspekt thelbësor pikëpamjen politike d.m.th: “kërkesa që Italia të garantojë kufijtë e vitit 1913 dhe njohjen e qeverisë shqiptare”.401 Delegacioni italian vë në vëmendje të palës shqiptare se kërkesa e tyre ka karakter politik dhe është një e drejtë vendimarrje e qeverisë italiane, ndërsa takimi i Palëve në

400Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930. 401Po aty.

Page 134: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

105

proces ka të bëjë dhe rrejdhin nga klauzolat e Protokollit të Tiranës, e cila parashikon takimet dhe bisedimet e Palëve për të analizuar dhe për të zgjedhur të gjitha çështjet që lidhen me raportet e mira italo-shqiptare nëpërmjet angazhimeve të dyja palëve. Takim përmbyllet me diskutimin e argumentit të Koncesioneve dhe ku paraqitën disa propozime nga pala italiane, dhe ku kërkohej arritja e Marrëveshjes:

1) Për koncesionin e Selenicës (bitumi koncesion otoman). Qeveria shqiptare do të lëshojë koncesion të ri të njëjtë me atë aktual.

2) Për koncesionin e Vismarës (pylli decauville koncesion otoman). Qeveria shqiptare do të lëshojë koncesion të ri të njëjtë me atë aktual, por rezervë për të analizuar titujt dhe mbrojtjen e interesave privat shqiptar.

3) Për institucionet bankare (koncesionet e qeverisë së parë shqiptare). Delegacioni shqiptar e quan të tepërt klauzolën aktuale dhe rezervohet të bëjë ripropozim duke qenë se është maksimalisht dakort mbi mundësinë që enti bankar që do realizohet të jetë italo-shqiptar.

Për koncesionet në periudhën e luftës delegacioni italian përmbledh këndvështirimin e tij, si vijon:

1) Lejon ekzaminimin të çdo kërkese italiane. 2) Dëshiron të ndiqen rrugët e pajtimit (uidisë) për të mbrojtur titujt e

ndërmarrjeve aktuale. 3) Në rast të mosmarrëveshjes të interesuarit duhet të jenë të lirë të ndjekin rrugët

që mendojnë si të mundëshme për të mbështetur kërkesat e tyre.402 Delegacioni italian i kthen përgjigje zyrtare edhe disa kërkesave delegacionit shqiptar dhe anasjelltas. Më poshtë një përmbledhje e përgjithshme e përgjigjeve reciproke të Palëve:

-Në parim qeveria italiane është në favor për tu marrë vesh me qeveritë e Fuqive të Mëdha për njohjen e qeverisë shqiptare e cila buron nga vullneti kombëtar.

-Duke i’u referuar deklaratave reciproke të Presidentit të Ministrave shqiptar Sulejman bej Delvina, të Ministrit të brendshëm Ahmet bej Mai dhe Konit Manzoni në datën 2 gusht 1920, qeveria italiane do të japë të gjithë mbështetjen e saj për integritetin territorial, pavarsinë dhe neutralitetin e Shqipërisë në kufijtë e përcaktuar nella Konferenca e Londrës dhe me Protokollin e Firencës së vitit 1913, duke adoptuar në këtë sens pranë Fuqive të Mëdha, ku të jetë siguruar asyet mbrojtëse që i interesojnë Italisë për gjirin e Vlorës.

-Qeveria italiane do të favorizojë krijimin e Bankës italo-shqiptare dhe negocitat për pranimin e një kredie.

-Qeveria italiane do të japë të gjithë mbështetjen e saj për hapat e qeverisë shqiptare duke synuar të marrë rimbursimin e shumave të depozituara pranë “Wiener Bank Verein” dhe që i përkasin qeverisë shqiptare.

-Qeveria italiane do të heq dorë nga regjimi kapital i saj në Shqipëri nëse po ashtu do të veprojnë edhe Fuqitë e tjera.

-Përsa i përket pushtimit italian i ishullit të Sazanit, vlen përmbajtja e nenit 2 të Protokollit të Tiranës (2 gushte 1920) deri kur palët të bien dakort për sistemin tjetër. Megjithatë qeveria italiane shprehet se pushtimi i Sazanit ka karakter provizor pa afat.

-Përsa i përket Kabllove, qeveria italiane mbanë të vlefshme Konventën italo-turka i datës 16 janar 1862. Por pranon arritjen e një Konvente të re italo-shqiptarepër të përcaktuar ndarjen e kabllove të rinjë. 402Arkivi i MPJ Italiane, Minutat e takimeve të delegacioneve italo-shqiptare për zbatimin e Protokollit paraprak dhe për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme,Zarfi nr.691, Dosja “Protokolli i Tiranës dhe takimet e Delegacionit italo-shqiptar”,viti 1920, Arkivi i çështjeve politike vitet 1919-1930.

Page 135: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

106

-Përsa i përket stazionit radiotelegrafik lejohet shërbimi për privatët, të cilët qeveria shqiptare mund të shkollojë për ti punësuar në stacionet radio-telegrafik.

-Përsa i përket Fortifikimeve, përkundrejt kërkesave italiane delegacioni shqiptar përgjigjet se nuk është në gjendje të marrë angazhim.

-Përsa i përket koncesionit të Selenicës, qeveria shqiptare pranon të mbeten koncesionet aktuale. Ndërkohë që shoqëria përkatëse që ka koncesionin duhet të merret vesh me Komunën e Vlorës për mirëmbajtjen e rrugëve.

-Përsa i përket koncesionit Vismara, qeveria shqiptare konfirmon që koncesioni i dhënë më parë për Z.Vismara të vijojë me të njëjta klauzola, por duhet të përmbushë edhe detyrimet e tij.

-Përsa i përket Hekurudhës transballkanike, qeveria shqiptare angazhohet për ti dhënë grupit të përfaqësuar nga Z.Bonomi pjesën që kalon në territorin shqiptar të linjës Vlorë-Manastir. Po ashtu me të njëjta kushte qeveria shqiptare do ti japë në koncesione edhe të interesuarve italian për pjesën e veriut të Shqipërisë të Hekurudhës transballkanike.

-Përsa i përket hidrokarbureve, qeveria shqiptare është dakort të japë për shfrytëzim zonat e përcaktuara Shoqërisë që ka filluar veprimin.

-Përsa i përket Bankës, qeveria shqiptare nuk njeh Konvetën e mëparshme italo-austriako-shqiptare që sjell për Shqipërinë kushte mjaft të vështira. Por qeveria shqiptare është e gatshme të negocio me një grup financiar italian për krijimin e një Banke të shtetit shqiptar me kapital italian dhe shqiptar dhe me kusht që kjo bankë të ketë karakter e personalitet juridik shqiptar dhe pra nën respektimin e legjislacionit shqiptar.

-Përsa i përket sharrës së Llogarasë, qeveria shqiptare nuk pranon koncesionin Shoqërisë “Silba” në lidhje me prerjen e pyjeve të Llogarasë duke qenë se ato pyeje janë në pronësi private. Po ashtu përsa i përket materialit të kësaj Shoqërie duhet të qëndrojë po në Shqipëri su kompensim i drurit të prerë aty në Llogara.

-Përsa i përket koncesionit të Memaliajt, qeveria shqiptare shprehet se nuk njeh koncesionit të dhënë Shoqërisë “Sgma”. Qeveria italiane dëshiron të ketë një zgjidhje të kënaqshme dhe të parnueshme për rstin në fjalë.

-Përsa i përket të hollave të dhëna qeverisë së Princ Wied, qeveria shqiptare njeh borxhin ndaj qeverisë italiane. Por duhen zbritur shumat përkatëse për materiale që i janë blerë Italisë, por që për shkak të luftës nuk mbërritën asnjëherë nga Italia.

-Përsa i përket regjimit doganor, palët ranë dakort që të jetë objekt i përfundimit të traktatit tregtar dhe lundrimit.

-Përsa i përket dëmeve nga lufta, në përputhje sa është parashikuar në Protokollin e Tiranës, çështja u vendos ti kalonte për shqyrtim një komisioni miks. Në rast se nuk do të arrihet zgjidhja konsensuale, atëherë palët pranojnë parimin e arbitraritetit. Pala italiane konsideron si dëme të luftës ato të ndodhura dhe që futen në parashikimet ligjore që rregullojnë kriteret e tyre në Itali. Dhe për këto do ti komunikohet qeverisë shqiptare. Për dëmet që rrejdhin nga konflikti nga qershori në korrik 1920 për të cilat nuk njihet karakteri i dëmit nga lufta qeveria italiane rezervohet të përgjigjet.403

403Po aty.

Page 136: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

107

KREU I TRETË (III)

DIPLOMACIA ITALIANE DHE LЁVIZJET PЁR SISTEMIMIN E ÇЁSHTJES SHQIPTARE

3.1 . Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve dhe dualizmi italian

Pas pёrfundimit tё Luftёs sё Vlorёs dhe nёnshkrimit tё Protokollit paraprak tё Tiranёs me Italinё, qeverisё sё Tiranёs i dilnin pёrpara dy çёshtje qё kёrkonin zgjidhje nё politikёn e jashtme tё saj: rinjohja e statusit tё Shqipёri si shtet i pavarur siç ishte njohur nga Ndёrkombёtarёt nё vitin 1913 dhe pёrcaktimi pёrfundimtar i kufijёve, sipas kёrkesat e shqiptarёve ose rikonfirmim i kufirit i vendosur nё vitin 1913. Nёse pёr pёrcaktimin e kufijve do tё merrej gjerёsisht Konferenca e Ambasadorёve nё vitin 1921, pёr qeverinё e Tiranёs primare u shfaq çёshtja e ripohimit tё statusit tё vendit si shtet i pavarur, pasi kjo do t’a lejonte kёtё qeveri tё njihej si subjekt dhe palё me tagrat e nevojshme juridike nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Pёr realizimin e kёsaj detyre primare nё politikёn e jashtme, qeveria e Tiranёs e zhvendosi diskutimin nga Konferenca e Paqes nё Lidhjen e Kombeve, duke pasur parasysh se kjo Organizatё ishte me thelbёsore dhe kishte dhёnё prova drejtёsie ndaj shteteve tё vogla, siç ishte rasti i Belgjikёs apo Serbisё. Asambleja e Lidhjes sё Kombeve, me seli nё Gjenevё tё Zvicrёs, i filloi punimet e para mё 15 nёntor 1920. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Fan Noli. Ky delegacion kishte marrё miratimin e qeverisё sё Tiranёs, pёr tё paraqitur para Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve kёrkesat pёr statusin e Shqipёrisё, si shtet i pavarur. Me fillimin e detyrёs tё kёtij delegacioni, bien kompetencat qё gёzonte deri nё ato momente delegacioni shqiptar nё Konferencёn e Paqes, i cili ishte marrё me çёshtjen e statusit tё vendit. Zyrtarizimi i kёrkesёs pranё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё kombeve, Z.Eric Drummond, u krye mё 12 tetor 1920, pra 1 muaj para se tё fillonte punimet vetё Asambleja e kёsa Organizate. Kёrkesa u paraqit me anё tё njё letre tё qeverisё sё Tiranёs, e cila shprehte dёshirёn pёr pranimin e Shqipёrisё si anёtare me tё drejta tё plota nё kёtё Organizatё, duke pasur parasysh se kjo do sillte konsolidimin e paqes nё Ballkan. Gjithashtu, nё letёr shprehej dёshira pёr tё marrё pjesё nё mbledhjen e parё tё kёsaj Asambleje.404

E rёndёsishme ёshtё edhe letra qё Kryetari i Delegacionit shqiptar nё Gjenevё, Fan Noli, i dёrgon Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve, ku shkruan se “Lidhja e Kombeve duhet tё ketё besim tek populli shqiptar, sepse shqipёtarёt, gjatё kёtyre viteve tё fundit kanё dhёnё prova tё qarta pёr pjekurinё politike dhe kanё qenё nё gjendje pёr krijimin e njё qeverie dhe tё njё administrate tё tillё qё vendi nuk kishte njohur mё parё. Shqipёria ka treguar kёshtu njё pjekuri pёr tё cilёn Ju duhet tё keni besimin e plotё”. “Nё vend mё nё fund qetёsia mund tё vendoset nё pёrputhje me vendimin e drejtё qё ju (Lidhja e Kombeve) do tё mirrni, vendim qё mund tё jetё njё faktor i paqes dhe zhvillimit nё gadishullin e Ballkanit”. Dhe nё fund, Fan Noli shkruante se “Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve duhet tё ketё besim tek ne se do tё jemi

404 Arkivi i AQSH, Letra e Delegacionit shqiptar dёrguar Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, fondi 251, viti 1921, Dosja 54, f.136.

Page 137: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

108

tё vendosur pёr tё çuar pёrpara paqen, qё do tё jetё edhe parimi mё i rёndёsishёm pёr tё gjitha kombet qё do tё marrin pjesё nё kёtё Organizatё”.405 Pas kёrkesёs sё qeverisё sё Tiranёs, Sekretari i Pёrgjithshёm, Z.Drummond, nё pёrgjigjen e tij tё datёs 20 tetor 1920, kёrkoi qё tё paraqiteshin kёto dokumenta:

3. kopjet autentike tё dokumentit me anё tё cilave Shqipёria ka shpallur pavarёsinё, pra statusin e shpalljes sё pavarёsisё;

4. kopjen autentike tё deklaratave me anё tё cilave qeveritё e vendeve tё ndryshme kishin njohur qeverinё shqiptare de facto ose de jure.

Kёrkesa e parёe Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve kishte tё bёnte me Statusin e Shqipёrisё. Kjo kёrkesё bazohej nё nenin 1 tё Statusit tё Lidhjes sё Kombeve ku pёrcaktohej se “mund tё bёhej anёtar i Lidhjes sё Komebeve çdo shtet qё qeveriste lirisht”.406 Pra, kuptohej qё kёtu bёhej fjalё qё Shqipёria tё pёrmbushte elementin thelbёsor tё qeverisjes lirisht pa ndёrhyrjen e ndonjё vendi tjetёr, pasi kjo do tё kufizonte sovranitetin e jashtёm. Qeveria e Tiranёs nёpёrmjet delegacionit shqiptar paraqiti dokumenta qё kёrkoheshin nga Lidhja e Kombeve. Ndёr kёto dokumenta spikasin dispozita nga akte ndёrkombёtare tё viteve 1913-1914, siç ishin:

1. Traktati i Londrёs i datёs 30 maji 1913, (ndёrmjet Turqisё dhe shteteve ballkanike), i cili i jepte fund konfliktit midis Aleatёve ballkanas dhe Turqisё (neni 2 dhe 3 kishin tё bёnin pёr Shqipёrinё); 407

2. Vendimi i Konferencёs sё Ambasadorёve tё Londrёs mё 29 korrikut 1913, njё pёrmbledhje e gjёrё;

3. Protokolli i Firencёs i vitit 1913 i firmosur dhe bёrё publik nga 6 (gjashtё) fuqitё e mёdha;

4. Statusi Organik i Shqipёrisё i prillit 1914 (neni 1 dhe 2 tё kapitullit I, si dhe nenet 7 dhe 8 tё kapitullit II).408

Pёrveç kёtyre dokumetave tё paraqitura, delegacioni shqiptar i paraqiti edhe njё Memorandum tё posaçёm,409 Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhje sё Kombeve, qё pёrmbante shpjegime tё nevojshme pёr tё vёrtetuar se shteti shqiptar nuk u krijua pas Luftёs sё parё Botёrore, por ishte krijuar para saj dhe kishte fituar pavarёsinё me vetёshpalljen e saj mё 28 nёntor 1912 dhe me njohjen qё i kishte bёrё Konferenca e Ambasadorёve tё Londrёs mё 29 korrikut 1913. Nё Memorandum argumentohej, gjithashtu, se aktet qё pёrcaktonin sovranitetin e Shqipёrisё dhe qё caktonin kufijtё e saj nё vitet 1913 ishin pranuar nga Fuqitё e mёdha dhe asnjёra nga kёto shtete nuk i kishte denoncuar ato. Kjo shpjegon edhe faktin se kёto akte nga pikёpamja e drejtёs ndёrkombёtare kishin vlefshmёri juridike. Pikёrisht bazuar nё kёto akte, Fuqitё e mёdha, vendosёn krijimin e mbretёrisё shqiptare dhe emёrimin nё kryje tё saj tё Princ Wied, duke e njohur de jure dhe duke akredituar pёrfaqёsuesit diplomatik tё tyre nё Shqipёri. Njё hap i tillё u ndoq edhe nga vendet fqinjё tё Shqipёrisё. Po ashtu edhe qeveria shqiptare akreditoi pёrfaqёsuesit e saj diplomatik nё vende tё ndryshme.

405 Arkivi i AQSH, letra e Fan Nolit drejtuar Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve, 12 tetor 1920, viti 1920, Dosja 25, f.10. 406 neni 1 i Statusit tё Lidhjes sё Kombeve. 407 Sipas Traktatit tё Londrёs i datёs 30 maji 193, ndёrmjet “Turqisё dhe shteteve ballkanike”, Turqia i lёshonte aleatёve ballkanikё gjithё territoret e perandorisё nё kontinetin evropian nё perёndim tё vijёs nga Enos nё Detin e Zi, me pёrjashtim tё Shqipёrisё. 408A.Puto, Çёshtja shqiptare nё aktet ndёrkombёtare tё periudhёs sё imperializmit (1912-1918), Tiranё ,1987, dok.nr.152 dhe 153. 409 Arkivi i AQSH, Memorandumi i posaçёm i dёrguar nga delegacion shqiptare Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhje sё Kombeve, fondi 251, viti 1920, Dosja 34, f.172-181.

Page 138: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

109

Nё kontekstin e tё drejtёs ndёrkombёtare, shkёmbimi diplomatik midis vendeve shpjegon juridikisht njohjen e sovranitetit tё kёtyre vendeve dhe njohjen e qeverive. Kjo nёnkupton se pёrderisa kemi tё bёnim nё atё periudhё me hapjen e pёrfaqёsive diplomatike dhe akreditimin e diplomatёve tё vendeve tё ndryshme nё Shqipёri dhe anasjelltas, tё shtetit shqiptar nё vende tё ndryshme, automatikisht kemi njohje de jure tё sovranitetit tё Shqipёrisё dhe tё qeverisё shqiptare.410 Memorandumi i paraqitur shpjegon edhe faktin se fillimi i Luftёs sё parё Botёrore çoi nё shkeljen e akteve tё cilat kishin shpallur njohjen e sovranietetit tё Shqipёrisё dhe njohjen e shtetit, por kjo nuk nёnkupton anullimin e kёtyre akteve. Pra kemi tё bёjmё me njё pezullim tё pёrkoshёm tё kёtyre akteve, tё ardhur si shkak i njё situate tё jashtёzakonshme siç ishte Lufta e parё Botёrore. Me mbarimin e luftёs, Shqipёria u rimёkёmb, u organizua, nxorri njё qeveri kombёtare dhe zotёronte sovarnitet nё gjithё territorin e saj tё pёrcaktuar nё vitin 1913. Statusi i Shqipёrisё si shtet i pavarur dhe sovran nuk kishte ndryshuar pёr shkak tё luftёs, pasi ajo ishte njohur si shtet sovran dhe i pavarur para kёsaj lufte.411 Kёrkesa e dytё e Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve kishte tё bёnte me pozitёn e Qeverisё shqiptare. Kёtu kemi tё bёjmё me me qeverinё shqiptare, e cila ka ndryshuar me kalimin e viteve. Megjithatё, nё Memorandum shpjegohej qartё se pavarёsisht ndryshimeve tё qeverisё, ajo duhet konsideruar me atribute tё plota juridike si qeveri e shtetit shqiptar. Nё Memorandum sqarohet se kjo qeveri plotёson dy kushte kryesore:

Nё planin e bredshёm, qeveria shqiptare kishte njё legjitimitet ligjore, pasi ishte zgjedhur dhe votuar nga Kёshilli Kombёtar. Kёshtu qё kishte atribute tё plota legjitime pёr tё vepruar dhe shtrirё pushtetin e saj nё pjesёn mё tё madhe tё vendit tё njohur brenda kufijёve tё pёrcaktuar nё vitin 1913;

Nё planin e jashtёm, qeveria shqiptare ishte shfaqur si palё me tё drejta tё plota ndёrkombёtare. Kjo konfirmohej dhe zyrtarizohej nga aktet ndёrkombёtare qё kjo qeveri nё emёr tё shtetit shqiptar kishte nёnshkruar. Kёtu, mund tё pёrmendet, Protokolli i Kapshticёs, 28 majit 1920 me Greqinё, Marrёveshja e 2 gushtit 1920 me Italinё pёr tёrheqjen e saj nga Vlora dhe negociatat e filluara me Jugosllavinё pёr rregullimin dhe zgjidhjen e hapёsirave kufitare sipas specifikimeve tё akteve tё vitit 1913. Pёrfundimi i kёtyre akteve me kёto vende kanё si konkluzion njohjen de facto qё ato i kanё bёrё qeverisё shqiptare. Njohja de facto e njё qeverie paraprin sipas tё drejtёs ndrёkombёtare njohjen de jure tё saj.

Memorandumi paraqiste edhe njё ekspoze tё historikut tё lashtёsisё sё popullit shqiptar, tё trashёgimisё sё organizimit shtetformues tё saj, si dhe tё figurave kryesore qё e kanё udhёhequr atё nё shekuj.412 Kjo bёhej pёr tё parandaluar fushatёn anti-shqiptare qё kishte filluar tё lёvizte me dinakёri dhe qё klasifikonte shqiptarёt si racё inferiore, tё paorganizuar dhe tё paaftё pёr tё qeverisur, duke e bёrё tё nevojshme ndarjen e saj midis shteteve fqinje.413 Kёrkesa e paraqitur nga autoritetet shqiptare dhe argumentet e paraqitura, pas kёrkesave tё Sekretarit tё Pёrgjithshёm, pёr tu pranuar nё Lidhjen e Kombeve u konsideruan tё rregullta dhe i’u nёnshtruan shqyrtimit. Lidhja e Kombeve pёr tё marrё nё shqyrtim çёshtjen shqiptare caktoi njё Komision tё posaçёm, i emёrtuar Komisioni V. Ky Komision krijoi njё nёnkomision, i cili do tё merrte nё shqyrtim krahas çёshtjes

410Shpjegimi sipas tё drejtёs ndёrkombёtare lidhur me njohjen e Shtetit dhe njohjen e qeverisё. 411 Arkivi i AQSH, Memorandumi i posaçёm i dёrguar nga delegacion shqiptar pёr Sekretarin e Pёrgjithshёm tё Lidhje sё Kombeve, fondi 251, viti 1920, Dosja 34, f.172-181. 412Po aty, f.172-181. 413A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.317.

Page 139: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

110

shqiptare edhe atё Bullgare. Mbi bazёn e raportit tё kёtij nёnkomisioni, Komisioni i V, i paraqiti Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve, nё datёn 6 dhjetor 1920, versionin e saj, pra raportin pёrfundimtar, lidhur me pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve.414 Raporti i paraqitur nga ky Komision trajtoi çёshtjen shqiptare nё 5 pika dhe u pёrmbyll me njё deklaratё tё pёrfaqёsuesit Italian. Ky raport, i cili u miratua me 13 vota pro dhe 8 kundёr, ishte negativ pёr Shqipёrinё edhe pse duhet thёnё se nё raport nuk jepej njё zgjidhje pёrfundimtare, pasi sipas Statusit tё Lidhjes sё Kombeve vendimarrja i takonte Asamblesё sё Pёrgjithshme. Sipas raportit tё Komisionit V:

- pёrsa i pёrket statusit tё pavarur thuhej se pas luftёs “aktet nё lidhje me njohjen e statusit tё Shqipёrisё nuk ishin mё nё fuqi”, duke bёrё qё njohja de jure e statusit tё vendit tё sfumohet, pavarёsisht se shteti shqiptar nё vitin 1913 dhe qeveria e princ Wied-it nё vitin 1914 ishin njohur de jure;

- pёrsa i pёrket qeverisё shqiptare thuhej se ajo “nuk ishte njohur deri tani nga ansjё vend de jure apo de facto” dhe se argumentat e delegacionit shqiptar nёpёrmjet Memorandumit tё posaçёm, lidhur me aktetet e nёnshkruara me Greqinё, Italianё dhe Jugosllavinё, nuk kanё forcёn e marrёdhёnive diplomatike.

- Pёrsa i pёrket kufijve thuhej se Konferenca e Paqes sё Parisit tё vitit 1913 ёshtё marrё me çёshtjen e kufijёve tё Shqipёrisё, por pa i pёrcaktuar pёrfundimisht.

- Pёrsa i pёrket çёshtjeve qё kishin tё bёnin me “qёndrueshmёrinё e qeverisё”, “lirinё e qeverisё”, etj., Komisioni shprehej me mirёsi.415

Deklarata e pёrfaqёsuesit Italian nё Komisionin e pestё (V), lidhej me njohjen e qeverisё, ku ai sqaronte se dёrgimi i njё ministri fuqiplotё nё Tiranё pёr zhvillimin e bisedimeve pёr marrёveshjen e 2 gushtit 1920 (marrёveshja pёr pёrfundimin e Luftёs sё Vlorёs) nuk kishte kuptimin e njohjes.416 Nga ana tjetër, Kryetari i Delegacionit Italian nё Lidhjen e Kombeve, Tittoni, informonte mё 23 nёntor 1920, Ministrin e Jashtёm Italian, Sforza-s, për pikëpamjet e shprehura nga delegati italian në Komisionin e pestë të Lidhjes së Kombeve, Pagliano, duke shprehur nё telegram se: “Delegacioni shqiptar mbrojti tezën e tij sidomos në lidhje me njohjen ndërkombëtare duke u mbështetur në faktin se Italia kishte edhe një ministër fuqiplotë në Shqipëri dhe se Qeveria italiane përfundoi marrëveshje me qeverinë e Tiranës, mё 2 gusht 1920. Kryetari i delegacionit italian tha se Qeveria e Përkohshme e Shqipërisë deri më tani nuk ishte e njohur de facto. Ju lutem na telegrafoni me urgjencё se çfarë statusi tё saktë ligjor ka Ministri ynё në Shqipëri dhe çfarё statusi ligjor ndërkombëtare tё saktë ka marrëveshja, dhe në qoftë se ju keni një direktivë tjetёr pёr të dërguar më shumë se ajo që unë tashmë iu paraqita”.417 Njё ditё mё pas, mё 24 nёntor 1920, Tittoni i dёrgonte njё telegram tjetёr, Sforza-s, se “Delegacioni shqiptar në përpjekje për njohjen e qeverisë së tij nga qeveria italiane kishte prodhuar pasaportë diplomatike shqiptare vulosur nga

414Societe des Nations, Actes de l’Assemblee 1921. Senaces plenieres, Geneve 1921, f.668-670. 415 Societe des Nations, Actes de l’Assemblee 1921. Senaces plenieres, Geneve 1921, f.668-670; A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.102-103; A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.317-318. 416Po aty, f.668-670, A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.323. 417 Telegrami i Kryetari tё Delegacionit Italian nё Lidhjen e Kombeve, Tittoni, dёrguar Ministrit tё Jashtёm Italian, Sforza, Gjenevё, 23 nёntor 1920, ora 21.00, ASE, P 1919-30, 703.

Page 140: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

111

autoritetet italiane në vulën që mban fjalët: “Zyra e Pasaportёs tё Legatёs italiane nё Durrës” dhe e pranuar nga Ministria Mbretërore e Punëve të Jashtme nё Romё, si një pasaportë diplomatike, mё 8 nëntor të këtij viti. Shumica e nënkomitetit sheh një njohje të tillë tё dokumentit, si njohje tё drejtё tё qeverisё”.418

Më 26 nëntor 1920, Sforza i sqaronte Tittonit, qëndrimin e qeverisë italiane në lidhje me Shqipërinë: “Qeveria mbretërore nuk e ka dhënë njohjen zyrtare të Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë edhe pse nuk është kundër për të drejtuar politikën e saj në drejtimin e favorizimit tё pavarësisë sё Shqipërisë, gjithmonё, duke pasur si objektiv mbrojtjen e interesave të drejtpërdrejta italiane nё kёtё vend. Raportet qё zyrtarët italianë kanë pasur dhe kanë me zyrtarët shqiptarë, si rezultat i pushtimit ushtarak tё Shqipërisë nga Italia gjatë luftës dhe armëpushimit janё konsideruar nga Qeveria mbretёrore si raporte midis agjentëve italianё dhe autoriteteve shqiptare që kanё në fakt pushtetin nё vend. Si pasojë e kёsaj, Castoldi, edhe pse Ministёr Fuqiplotë me gradё, është në Durrës si agjent jozyrtar, përgjegjës për ruajtjen e marrëdhënieve të tilla. Ai nuk është i pajisur me letra kredenciale dhe as nuk ёshtё akredituar pranё Qeverisë shqiptare. Në mënyrë të ngjashme, qeveria mbretёrore nuk ka Konsuj as në Shkodër dhe as në Vlorë tё cilёt tё jenë përgjegjës për mbrojtjen e interesave tё shtetasve italian. Të dy agjentët italianë janё jozyrtare dhe në këtë mënyrë pa ekzekuaturё. Marrëveshja e Tiranёs duhej pёrfunduar me qeverinё shqiptare për të rregulluar çështjet që rrjedhnin nga kthimi i trupave tona nga Vlora si rezultat i çmobilizimit. Qeveria mbretёrore konsideron se kjo marrëveshje, ka në lidhje me aleatët karakter tё thjeshtë të res alios acta. Rreth telegramit subjekt tё Sh.T., informon se viza italiane ishte dhёnё pa u shqetësuar pёr karakterin diplomatik ose aq mё pak qё shqiptarët do të jepnin formulën e zakonshme “Legata mbretёrore italiane nё Durrës”, duke qenё se nё Durrёs ekzistonte Legata Italiane, si ajo e Fuqive të tjera të pranishme para luftës. Viza e Ministrisё sё Punëve të Jashtme ёshtё e njёjtё për çdo lloj të pasaporte, nuk jep ndonjë karakter të veçantë të këtij dokumenti”.419

Sipas disa autorёve shqiptarё qё kanё analizuar kёtё raport tё Komisionit V, bazuar nё dokumentacionin origjinale tё akteve tё Asmablesё tё Lidhjes sё Kombeve tё vitit 1921, theksojnё se nё kёtё raport kishte disa pasaktёsi, duke treguar se nuk kishte njё studim serioz tё çёshtjes nga ana e hartuesve, p.sh. pasaktёsi nё datat duke bёrё referime pёr vendime tё marra pёr Shqipёrinё nga Fuqitё e Mёdha nё vitin 1914, ndёrkohё qё vendimet janё marrё nё vitin 1913, apo pasaktёsi duke ngatёrruar selinё e vendimeve nё vend tё Londrёs duke pёrdorur Firencen. Pas vendimit mocionit tё delegatit francez Viviani, Komisioni V votoi kundёr pranimit tё Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve. Mirёpo Lordi Robert Cecil, pёrfaqёsuesi i Afrikёs sё Jugut, kundёrshtoi kёtё vendim tё Komisionit tё V-tё me argumentin se nё votim ishin tё pranishёm vetёm 21 anёtarё tё Komisionit dhe paraqiti mocionin e tij para Asmablesё sё Lidhjes sё Kombeve.

Mocioni i Lordit Robert Cecil thoshte se “shtetet tё ngjashme si Shqipёria kanё tё drejtёn tё njё ekzistence tё pavarur, nёse ёshtё e tillё dёshira e tyre”, si dhe shprehte mendimin se “Shqipёria ёshtё njё shtet nё kuptimin e nenit 1 tё Statutit tё Lidhjes sё Kombeve dhe qё i takon tё jetё anёtare e kёsaj Organizate”.420

Pas kёrkesёs sё Lordit Robert Cecil pёr shqyrtimin e çёshtjes sё pranimit tё Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve, Asambleja vendosi tё diskutojё nё seancёn e saj

418 Telegrami i Kryetari tё Delegacionit Italian nё Lidhjen e Kombeve, Tittoni, dёrguar Ministrit tё Jashtёm Italian, Sforza, Gjenevё, 24 nёntor 1920, ora 16.30, ASE, P 1919-30, 703 419 Telegrami i Ministrit tё Jashtёm Italian, Sforza,dёrguar Kryetari tё Delegacionit Italian nё Lidhjen e Kombeve, Tittoni, Romё, 26 nёntor 1920, ASE, P 1919-30, 703. 420 Po aty, f.668-670; A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.102-103.

Page 141: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

112

plenare tё datёs 17 dhjetor 1920. Nё Asamble Shqipёria pёrveç mbёshtetjes sё pёrfaqёsuesit tё Afrikёs sё Jugut, Lordit Robert Cecil, i cili u bё avokati mё i vendosur i kandidaturёs shqiptare pёr tu pranuar nё kёtё organizatё, pati edhe mbёshtetjen e delegatit kanadez Rowell. Ky i fundit do tё shprehej nё Asamble se “nuk mund ta quaj tё ligjshme dhe tё drejtё qё njё grup çfarёdo shtetesh tё vendosin tё ndajnё njё shtet tjetёr, qё ёshtё pak a shumё i dobёt dhe i pambrojtur, pёr tё cilin madje kanё garantuar edhe neutralitetin”.421 Pas qёndrimeve pozitive tё bёrё pёr pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve nga delegati i Afrikёs sё Jugut dhe tё Kanadasё, u shpreh pozitivisht edhe pёrfaqёsuesi britanik, Fisher, por edhe pёrfaqёsuesi Frances, Viviani, i cili nё Komisionin e V ishte shprehur kundёr. Qёndrim pozitiv pati edhe delegati Italian, Schanzer, duke theksuar se “qeveria e tij e kishte parё gjithmonё me liberalizёm çёshtjen e pranimit tё anёtarёve tё rinj nё Lidhje dhe se “tё frymёzuar nga kёto parime tё pёrgjithshme, ne i japim votёn tonё tё favorshme kёrkesёs pёr pranim tё Shqipёrisё”.422 Njё mbёshtetje tjetёr Shqipёrisё do ti vinte nga delegati i Indisё, Ali Imam, i cili vlerёsoi nё fjalimin e tij faktin se “shoqёria shqiptare ёshtё njё model i harmonisё fetare” dhe se “ekziston njё vend si Shqipёria nё botё, nё tё cilin kombёsia ёshtё njohur si faktori mё i rёndёsishёm se sa mosmarrёveshjet dhe grindjet midis partive dhe komuniteteve fetare”. Nisur nga kёto mbёshtetje pozitive tё delegatёve nga vende tё ndryshme pёr pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve, votimi pёr pranimin e saj do tё ishte suprizё nisur nga rrjedhjet e ngjarjeve negative qё ishin zhvilluar pёr çёshtjen Shqipёtare nё Komisionin e V. Pro Shqipёrisё nё Asamble votuan 35 shtete, asnjё votё nuk ishte kundёr, ndёrsa pёr mungesёn e tyre 7 shtete u quajtёn abstenim.423 Sipas autorit A.Puto faktori qё ndikoi nё kthesёn e vendimit pozitiv pёr pranimin e Shqipёrisё nё kёtё organizatё ishte “qёndresa shqiptare me fitoren e Luftёs sё Vlorёs dhe tёrheqjen e Italisё”. Kjo solli edhe “konsolidim tё organizimit tё brendshёm shtetformues, nga ku kompetencat e qeverisё sё dalё nga Kongresi i Lushnjes u shtrinё pothuajse nё tё gjitha krahinat”.424

Njё faktor tjerё ishte edhe kthesa e pozicionit tё mbajtur nga Anglia, kёtu kemi parasysh faktin se avokatёt kryesor tё mbёshtetjes sё Shqipёrisё ishin dy pёrfaqёsues tё dy dominioneve tё Anglisё, siç ishte Afrika e Jugut dhe Kanadaja.425 Nuk janё pjesё e kёtij studimi arsyet dhe interesat qё ndikuan nё ndryshimin e qёndrimit pozitiv tё Anglisё pёr Shqipёrinё, por do tё ishte me interes tё theksohen dy pika: 1. Anglia kishte ndikimin e Amerikёs nё vendimin e saj, dhe 2. Anglia kishte bёrё studime tё mjaftueshme lidhur me pasuritё vajgurore tё nёntokёs Shqiptare dhe kёrkonte tё pёrfitonte prej saj.

Pozicioni i Italisё nё lidhje me pranimin e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve ishte dualist, pasi ajo as nuk e favorizonte, por as nuk e pengonte. Njё relacion-raport i Zyrёs qё mbulonte Shqipёrinё nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Italisё, i cili ishte pёrgatitur pёr tё informuar Ministrin e Jashtёm Italian, nё lidhje me kёrkesёn zyrtare tё bёrё nga Shqipёria pёr tu pranuar nё Lidhjen e Kombeve dhe pёr mbёshtetjen qё kjo e fundit i drejtonte Italisё, paraqiste pёrmbajtjen e telegramit qё Ministri i Jahtёm

421 Po aty, f.668-670; A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.319. 422Societe des Nations, Actes de l’Assemblee 1921. Senaces plenieres, Geneve 1921, f.668-670; A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.320. 423 Kuota e kёrkuar pёr tё pranuar njё shtet nё Lidhjen e Kombeve ishte 24. 424A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.321. 425Po aty, f.321.

Page 142: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

113

Italian, Sforza, i kishte dёrguar pёrfaqёsuesit italian nё Gjenevё, Tittonit, pёr qёndrimin qё duhet tё mbante ai pёr çёshtjen nё fjalё: aty thesohej se “nё situatёn e tanishme ёshtё mirё qё ne as tё mos e favorizojmё kёtё pranim dhe as tё mos e pengojmё”. Mё tej thuhej se “Ta pengojmё do tё ishte nё kundёrshtim me deklaratat tona rreth pavarёsisё sё Shqipёrisё, ta favorizojmё do tё ishte edhe mё e dёmshme nё raport me aleatёt dhe nё pritje tё zgjidhjes tё çёshtjes adriatike, pёrderisa çёshtjen shqiptare duam ta lidhim me Traktatin e Londrёs (neni.7), tё cilin duhet tё ruajmё pёr tё gjithё vlerёn e tij”.426

Udhёzime tё tilla do t’i pёrsёriteshin pёrfaqёsuesit italian nё Gjenevё, Tittonit, me njё telegram tjetёr nё datёn 26 nёntor 1920, i nёnshkruar po ashtu nga Ministri i Jashtёm Italian, Sforza, nё tё cilin thuhej: “Nё prani tё fazёs sё tanishme tё problemit Adriatik e quaj tё udhёs tё mos e dёmtojmё veprimin tonё tё lirё nё çёshtjen shqiptare dhe duke qenё se pranimi i saj nё Lidhjen e Kombeve mund tё dalё i dёmshёm pёr kёtё qёllim, mё duket nё kёtё moment i pёrshtatshёm evitimi i kёtij pranimi duke pasur kujdes qё tё mos lemё dyshime pёr qёndrimin tonё opozitar”.427

Ndёrkohё, Ministri i Jashtёm Italian, Sforza, duke i’u rikthyer çёshtjes sё pranimit tё Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve nё datёn 5 dhjetor 1920 me telegrafin dёrguar pёrfaqёsuesit tё Italisё nё Gjenevё, Tittonit, e udhёzonte: “Nёse shtrohet çёshtja, Italia nuk duhet tё paraqesё asnjё pengesё pёr hyrjen e Shqipёrisё, sepse shqipёtarёt duke mos kuptuar arsyet juridike, do tё mendonin se Italia ёshtё kundёr dёshirave tё tyre”.428

Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve ishte njё sukses i madh, njё akt me anё tё cilit njihet shteti shqiptar dhe sovraniteti i territorit tё tij. Vetё Fan Noli e quante “njё sukses i madh”..... “suksesi mё i madh qё kam pasur nё karrierёn time diplomatike”.429

Pёrfaqёsuesi i Afrikёs sё Jugut, Lordi Robert Cecil e quante hyrjen e Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve si “njё mbrojtje e tё drejtave tё atij kombi (Shqipёrisё) ku patriotizmi nuk ishte mё i vogёl nё krahasim me popujt e tjerё tё famshёm”.430

Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve sipas doktrinёs nё tё drejtёn ndёrkombёtare konsiderohet si njё njohje kolektive e shtetit. Megjithёse Shqipёria u pranua nё kёtё Organizatё, qёndrimi i vendeve qё votuan pro anёtarёsimit tё Shqipёrisё, nuk ishte i njёjtё pёrsa i pёrket njohjes sё qeverisё. Asnjёra nga vendet anёtare nuk u nxitua tё bёnte njohjen e saj (qeverisё) tё menjёhershme. Problematike ishte dhe mospёrcaktimi pёrfundimtar i kufijve tё vendit qё ishte ende pezull dhe ku njё pjesё e territorit nё jug dhe veri mbetej nёn sundimin e Greqisё dhe Jugosllavisё.

Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve, si njё shtet i pavarur, bёri qё tё zgjidhej statusi i saj pёrfundimtar dhe mbi kёtё bazё çdo vendim nё lidhje me Shqipёrinё nё tё ardhmen duhet tё repektonte kёtё parim. Kjo ishte njё arritje e madhe, pasi ndalonte pёrpjekjet e shteteve fqinje tё argumentonin coptimin e territorit shqiptar duke nxjerr si pretekst mos ekzistencёn e Shqipёrisё si shtet i pavur dhe sovran.

426 Telegrami i Ministri tё Jashtёm Italian, Sforza, dёrguar kryetarit tё Delegacionit Italian, Tittoni-t, Roma, 5 nёntor 1920, ASE, P 1919-30, 703;Relacion i Zyrёs qё mbulonte Shqipёri nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Italisё qё kishte pёrgatitur pёr Ministrin, mars 1923, botuar nё Studime historike, Tiranё, 1998, nr.3-4, f.199-200; telegrami nr.1743 tё datёs 5 nёntor 1920. 427 Po aty, telegrami nr.65, tё datёs 26 nёntor 1920. 428 Po aty, telegrami nr.71, tё datёs 5 dhjetor 1920. 429 Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tiranё 1990, f.14. 430A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.319.

Page 143: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

114

3.2 . Lidhja e Kombeve apo Konferenca e Ambasadorёve: çёshtja e zgjidhjes sё kufijve shqiptar

Me pranimin nё Lidhjen e Kombeve, Shqipёria kёrkon tё pёrfitojё pёr tё mundёsuar zgjidhjen e problemeve tё ngeluara pezull. Padyshim qёllimi kryesor ishte pёrcaktimi pёrfundimtar i kufijve. Pёr tё arritur kёtё ishte e nevojshme qё tё ndёrrmerreshin hapat nga autoritetet qeveritare shqiptare pёr tё gjetur zgjedhjen e duhur. Para se tё merreshin me çёshtjen e kufijve, u lёviz nё pёrpjekjet diplomatike pёr njohjen e qeverisё. Pa patur njё njohje tё saj, nuk mund tё kishte njё rezultat pozitiv pёr pёrcaktimin e kufijve, pasi kёrkesa pёr zgjidhjen e kufijve nuk do tё kishte zёrin zyrtar tё qeveritarёve shqiptare, tё njohur nga vendet e ndryshme. Kjo do tё ulte nivelin e pёrfaqёsimit apo do tё ishte njё minus i madh nё pёrfaqёsim, si partnere jo e barabartё nё tavolinё, kur tё flitej dhe diskutohej pёr çёshtjet e kufijve tё vendit. Nёse nuk do tё lёvizej nё realizimin e njohjes sё qeverisё, njohja e shtetit, me pranimin nё Lidhjen e Kombeve, nuk do tё quhej e suksesshme dhe do tё ishte gjysmake. Ndёr pёrçapjet e para pёr njohjen e qeverisё, ishte letra qё kryetari i delegacionit shqiptar pranё Konferencёs sё Paqes, M.Frashёri, me kёrkesё tё qeverisё shqiptare, i dёrgoi mё 2 mars 1921, Kryeministrit britanik Lloyad George, Kryeministrit francez Briand, Kryeministrit italian Sforza dhe atij japonez Hayashi, pёr tё vendosur marrёdhёniet diplomatike. Letra shprehte dёshirёn e qeverisё shqiptare, qё pas pranimit tё Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve, tё realizohej vendosja e marrёdhёnieve diplomatike me kёto vende. Qeveria shqiptare sipas letrёs ishte zgjedhur ligjёrisht sipas akteve ligjore tё saj tё brendshme dhe pёrmbushte tё drejtёn e njё Shteti pёr tё qeverisur lirisht dhe e pavarur sipas dispoziatave tё statusit tё Lidhjes sё Kombeve.431 Nё tё njёjtёn kohё, i dёrgohet letёr edhe Sekretarit tё Lidhjes sё Kombeve, z. Dummond, ku informohej pёr pёrpjekjet e qeverisё shqiptare pёr njohjen e qeverisё nga shtete tё ndryshme dhe kёrkohej mbёshtetje pёr njohjen e qeverisё, pasi nёse ishte pranuar unanimisht si anёtare me tё drejta tё plota nё Lidhjen e Kombeve, nuk lёvizej dhe nuk bёhej thirrje nё drejtim tё lidhjeve tё marrёdhёnieve diplomatike tё shteteve tё ndryshme me qeverinё shqiptare”.432 Kёrkesa e qeverisё shqiptare nuk solli reagim tek palёt, duke u detyruar qё nё datёn 29 prill 1921, tё bёhej thirrje edhe njёherё pёr qeverinё angleze dhe franceze pёr lidhjen e marrёdhёnieve diplomatike. Po ashtu, letra i’u dёrgua pёrsёri edhe Sekretarit tё Lidhjes sё Kombeve, Z.Drummond, me tё njёjtёn qёllim pёr ndёrhyrje pёr tё nxitur vendosjen e marrёdhёnieve diplomatike midis qeverisё shqiptare dhe qeverive tё vendeve anёtare tё Lidhjes sё Kombeve.433 Duke marrё parasysh se koha kalonte dhe nuk kishte pёrgjigje nga vende tё ndryshme pёr vendosjen e marrёdhёnieve diplomatike me qeverinё shqiptare, nisur nga fakti se rreziku i kanosjes sё shkeljes sё kufijёve nga ana e Greqisё dhe Jugosllavisё rёndohej gjithnjё e mё shumё, atёherё qeveria shqiptare, pavarёsisht se nuk ishte njohur ende, vendosi tё lёvizte diplomatikisht. Pёrpjekjet e para ishin pёr tu marrё vesh direkt me qeveritё e dy vendve fqinje, por kёto pёrpjekje dёshtuan, pasi qeveritё e tё dyja vendeve nuk pranonin tё lёshonin pozicionet territoriale tё Shqipёriё

431 Arkivi i AQSH, dokument i Ministrisё sё Jashtme, Dosja “Njohja e qeverisё....”, Document du Conseil H6, dt.14.3.1921, f.1-3. 432Po aty, f.1-3. 433Arkivi i AQSH, dokument i Ministrisё sё Jashtme, Dosja “Njohja e qeverisё….”, d.nr.114., f.12.

Page 144: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

115

qё kishin marrё. Ndodhur para kёsaj situate qeveria shqiptare kёrkon ta dёrgojё çёshtjen e kufijve pёr zgjidhje nё Asamblenё e Lidhjes sё Kombeve. Nё maj 1921, Ilias Vrioni, Kryeministri dhe Ministri i Jashtёm i Shqipёrisё, i drejtohet Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve duke kёrkuar qё tё merret me urgjencё me çёshtjen e raporteve tё Shqipёrisё me Greqinё dhe Jugosllavinё, duke vёnё nё dukje rrezikun e paqes qё paraqet pasiguria e kufijve tё Shqipёrisё dhe faktin qё fqinjёt e Shqipёrisё pushtojnё territorin qё ndodhet brenda kufijёve tё pёrcaktuar nё vitin 1913. Nё mbledhjen e datёs 25 qershor 1921, Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve, i kryesuar nga delegati japonez Ishii, dёgjoi me radhё delegatin shqiptar Fan Noli, delegatin grek Alexandropulos dhe Frangoulis dhe delegatin jugosllav Jovanovitch, pёr tё njohur kёndvёshtrimin e tre vendeve.

Fjalimi i Fan Nolit paraqiste faktin e “pёrpjekjeve tё vazhdueshme tё qeverisё shqiptare pёr tё gjetur njё zgjedhje me Greqinё dhe Jugosllavinё, por tё gjitha kёto ishin refuzuar dhe nuk ishin pёrfilluar”. Gjithashtu, Fan Noli, bёri historikun e coptimit tё tokave shqiptare duke shkelur pёrcaktimin e kufijёve tё caktuar nё vitin 1913 dhe ku kёrkohej ndёrhyrja e Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve pёr zgjidhjen pёrfundimtare tё kёsaj çёshtje”. Nё fund tё fjalimit, Fan Noli, shprehej se “tё frymёzuar nga drejtёsia e kauzёs sonё, ne kemi besim tё plotё pёr shqyrtimin e rastit tonё nga Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve, duke kёrkuar me mirёsi tё respektohen nenet 11,12,13 dhe 15 tё Statutit tё Lidhjes sё Kombeve”.434 Fan Noli kёrkonte tё njihen kufijtё e Shqipёrisё tё pёrcaktuara nё Firence nё vitin 1913, pasi nuk ishin abroguar angazhimet ndёrkombёtare dhe se duhej ngritur njё komision hetimi pёr tё studiuar çёshtjen.

Pala shqiptare ishte e mendimit qё çёshtja pёr t’i dhёnё zgjidhje pёrfundimtare kufijёve tё Shqipёrisё duhej shqyrtuar nё Kёshillin e Lidhjes sё Kombeve dhe jo nё Konferencёn e Ambasadorёve. Sipas tyre, Konferenca e Ambasadorёve merrej me zgjidhjen e problemeve midis tё fituarve dhe humbёsve nё luftё, ndёrsa Shqipёria kishte qenё gjatё luftёs vend asnjanёs.435 Pёrfaqёsuesi jugosllav kёrkonte korrigjimin e kufijve tё vitit 1913, ndёrsa pёrfaqёsuesi grek kёrkonte Epirin e Jugut (pra Korçёn dhe Gjirokastrёn). Tё dy pёrfaqёsuesit e kёtyre vendeve ishin nё unison nё qёndrimin e tyre pёrsa i pёrket vendimeve tё marra pёr kufijtё nё vitin 1913. Ata theksonin se kёto vendime nuk ishin nё fuqi dhe nuk mund tё kishin vlerё juridike. Pёrcaktimin e kufijёve duhet ta merrnin pёrsipёr Kёshilli i Lartё i Fuqive aleate ose Konferenca e Ambasadorёve, si pёrfaqёsuese e Kёshillit. Sipas tyre kёto organe kishin atributin kryesor ligjor pёr tё pёrcaktuar pёrfundimisht kufijtё e Shqipёrisё.436 Delegati anglez, Fisher, lidhur me paraqitjen e kёrkesёs pёr shqyrtim pёr çёshtjen e kufijve tё Shqipёrisё pёrpara Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve kёrkonte njё angazhim midis tre vendeve, si anёtare e Lidhjes sё Kombeve, tё mbanin qetёsinё midis tyre dhe tё ndalonin çdo agresion midis tyre deri sa tё kishte njё zgjidhje pёrfundimtare tё problemit. Ai ishte i mendimit se pёr zgjidhjen e kufirit tё Shqipёrisё duhet tё merrej Konferenca e Ambasadorёve. Po tё njёjtёn mendim kishte edhe delegati italian, Imperiali, i cili kёrkonte qё shqyrtimin pёrfundimtar tё kufijve tё Shqipёrisё ta merrte pёrsipёr Konferenca e Ambasadorёve dhe kujtonte privilegjin qё Italia gёzonte nё Shqipёri.437

434A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.325. 435Po aty, f.326. 436A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.109. 437Po aty, f.108-109.

Page 145: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

116

Ndodhur para fakteve tё paraqituara nё Kёshillin e Lidhjes sё Kombeve lidhur me kompetencёn pёr shqyrtimin e zgjidhjes sё kufijёve tё Shqipёrisё, ai (Kёshilli), merr vendimin me anё tё njё rezolute, ku e “shikon tё paarsyeshme tё merrej me kёtё çёshtje, kur me tё ёshtё duke u marrё Konferenca e Ambasadorёve”. Pra pranohej nga Kёshilli, kompetenca pёr shqyrtimin e kёsaj çёshtje nga Konferenca e Ambasadorёve. Rezoluta e Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve paraqet disa pika tё tjera tё rёndёsishme siç ishin fakti se tё “trija palёve i kёrkohej tё mёnjanonin çdo akt qё mund tё pengonin vijimin e procedurёs”. Mbrojtja e popullit dhe kombit shqiptar, nё rezolutё, cilёsohej si “objekt i vigjilancёs mё tё madhe nga ana e Kёshillit”.438 Pala shqiptare nuk ishte dakort nё fillim tё pranohej qё shqyrtimi i çёshtjes sё kufijёve tё shqyrtohej nga Konferenca e Ambasadorёve. Pala shqiptare ishte mё tepёr qё çёshtja tё merrej nё shqyrtim nё Lidhjen e Kombeve, pasi kjo organizatё bazuar nё respektimin e popullsive etnike do tё ishte nё favor tё Shqipёrisё nё pёrcaktimin e kufijve. Megjithatё, pas shumё pёrpjekjeve, me anё tё njё rezolute tё Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve i rekomandohej Shqipёrisё “qё tё pranonte vendimin e Fuqive kryesore aleate dhe pjesёmarrёse pёr caktimin pёrfundimtar tё kufijve”.439 Gjithashtu, Asambleja e Lidhjes sё Kombeve miratoi edhe njё rezolutё ku parashikonte qё tё krijohej njё komision prej tre anёtarёsh tё paanshёm, qё do tё shkonin nё Shqipёri pёr tё vёzhguar zbatimin e vendimeve tё Fuqive kryesore aleate dhe pjesёmarrёse, sapo vendimi tё merrej, dhe pёr tё hetuar trazirat pranё kufijve shqiptar.440 Komisioni do tё fillonte punёn vetёm pasi tё kishte marrё vendimin e Fuqive kryesore pёr kufijtё e Shqipёrisё. Pёrbёrja e Komisionit ishte: filandezi, Thefleff, norvegjezi, Meinich dhe luksemburgasi, Schaeffer, i cili ishte zgjedhur edhe president.441 Ky i fundit vdiq, ndёrkohё qё pёrmbushte detyrёn. Nё datёn 3 tetor 1921, Asambleja e Lidhjes sё Kombeve nё Gjenevё, nxorri njё rezolutё e votuar unanimisht, ku theksohej fakti se “Shteti Serbo-Kroato-Slloven dhe Grek kishin njohur Fuqitё Aleate dhe Pjesёmarrёset kryesore si organi i pёrshtatshёm pёr tё pёrcaktuar kufijtё e Shqipёrisё” dhe “rekomandohej pala shqiptare tё pranonte vendimin qё do tё dilte nga Fuqitё Aleate dhe Pjesёmarrёset kryesore”.442 Kjo rezolutё i kёrkonte palёs shqiptare tё pranonte njё gjё tё tillё, si e vetmja rrugё pёr tё gjetur zgjidhje kauza e saj. Pala shqiptare ishte e detyruar tё pranonte duke pasur parasysh se Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorёve, si pёrfaqёsuese kishte tё njёjtat Fuqi tё Mёdha qё dominonin nё vendimarrje.

438Societe des Nations, Journal Officiel, September 1921, f.724, A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.326; A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.110. 439Actes de la II Assemblee de la Societe des Nations, f.674-675; A.Puto, Historia diplomatike…., op.cit., f.326; A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.115. 440 Po aty 441Arkiva MPJ, dosja 41, viti 1921, f.210. Raporti i Pёrfaqёsuesit shqiptare nё Gjenevё Fan Noli, dёrguar Kryeministri dhe Ministri i Jashtёm i Shqipёrisё, Ilias Vrionit. 442 Pёrkthimi nё anglisht i rezolutёs, Arkivi MPJ, Dosja 44, viti 1921, f.372.

Page 146: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

117

3.3 Vendimet e Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921 dhe qёndrimi italian

Konferenca e Ambasadorёve pёrbёhej nga pёrfaqёsuesit e Britanisё sё Madhe, Francёs, Italisё dhe Japonisё. Ajo vendosi qё çёshtja e kufijёve tё Shqipёrisё tё shqyrtohej nё punimet qё ky organizёm do tё zhvillonte nё fund tё qershorit 1921. U vendos dhe ngritja e njё komisioni ekspertёsh pёr tё mundёsuar studimin paraprak tё çёshtjes. Nё Kёshillin e Lartё tё Fuqive aleate filloi shqyrtimi i pretendimeve tё palёve.

Qeveria e Tiranёs ishte pёr konfirmimin e integritetit tё pёrcaktuar nё vitin 1913, si mundёsia minimale qё duhet pranuar pёr Shqipёrinё, edhe pse me kёtё vendim tё 1913 kufijtё ishin coptuar dhe ndryshuar pёr keq nё krahasim me kufitё e Shqipёrisё tё vitit 1878. Qeveria jugosllave kёrkonte rishikim tё kufijёve tё vitit 1913 dhe mbajtjen e disa pozicioneve strategjike. Qeveria greke mbante qёndrimin e shprehur nё vijimёsi pёr tё pasur pjesё territoriale tё Shqipёrisё sё Jugut.443

Qёndrimi i qeverisё italiane ishte nё kundёrshtim me pretendimet greke dhe jugosllave. Italia, e cila kishte hequr dorё nga pushtimi i Vlorёs dhe tё mandatit mbi Shqipёrinё, duke u kufizuar me pushtimin e ishullit tё Sazanit, kёrkonte njohjen e interesave tё saj strategjike dhe ekonomike nё Shqipёri dhe pavarёsinё e Shqipёrisё nё kufijtё e vitit 1913. Megjithatё, ajo vendoste rezervёn nё rast nёse do tё vendosej pёr çfarёdolloj varianti tё ndryshimit tё territorit Shqipёtar nё favor tё Greqisё dhe Jugosllavisё.444 Qeveria angleze pas disa lёkundjeve tё para lidhur me synimet greke mbi Gjirokastёr, u shpreh pёr pohimin e kufirit tё jugut sipas Protokollit tё Firences tё vitit 1913, ndёrsa pёrkrahu retifikimet nё kufirin e veriut, por jo aq sa ishte kёrkuar nga qeveria jugosllave. Qeveria franceze nё fillim ishte pro Serbisё, por mё pas ishte po nё tё njёjtat linja me pikёpamjet italiane dhe angleze.445

Diplomacia shqiptare kishte filluar tё lёvizte nё drejtim tё konsensusit dhe mbёshtetjes pёr caktim e drejtё tё kufijve nga Konferenca e Ambasadorёve. Nё notёn qё qeveria shqiptare i dёrgonte tё ngarkuarit me punё tё Italisё nё Durrёs, Monsinjor Castoldit, i kёrkohej qё tё pёrcillte kёrkesёn e saj tek Ministri i Jashtёm Italian, Conte Sforza, pёr “mbёshtetje tё Italisё dhe qёndrim pozitiv nё favor tё Shqipёrisё nё Konferencёn e Ambasadorёve”.446 Debati nuk u ndal vetёm tek çёshtjet e kufijёve, por edhe nё njё kёrkesё qё parashtroi qeveria italiane, e cila nёpёrmjet pёrfaqёsuesit tё saj, Imperiali, nё Kёshillin e Lartё tё Fuqive aleate, kёrkonte njohjen e disa tё drejtave tё veçanta “strategjike, poltike dhe ekonomike” nё Shqipёri. Kjo duhet tё vinte sipas kёndvёshtrimit italian pёr tё mbrojtur integritetin e Shqipёrisё dhe pёr tё sigurar kufijtё e Italisё nё Adriatik. Pra, Italia kёrkonte qё aleatёt tё njihnin formalisht kёtё pozicion tё privilegjuar asaj, nёse do tё shfaqej njё interes thelbёsor nё mbrojtjen e integritetit tё Shqipёrisё. Kjo kёrkesё e Italisё hasi nё kundёrshtimin e Anglisё, e cila nuk ishte mё e interesuar tё bёnte lёshime asaj nё Shqipёri, ku pёrveç interesit politik

443Arkiva MPJ, dosja 41, viti 1921, f.207-208. Raporti i Pёrfaqёsuesit shqiptare nё Gjenevё Fan Noli, dёrguar Kryeministri dhe Ministri i Jashtёm i Shqipёrisё, Ilias Vrionit. 444AQSH, Dosja MJ, Dokumeta tё Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve 1920-1921, kutia 30. A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.118-119. 445Po aty. 446 Arkivi i MPJ, Dosja n.44, viti 1921, f.97.

Page 147: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

118

dhe strategjik, shfaqej tanimё edhe nё interes tjetёr ai i aspektit ekonomik apo Koncesioneve ekonomike.447

Pala italiane bёri propozimin e parё tё projekt-kёrkesёs sё saj dhe kёrkoi mbёshtjen e anglezёve. Kjo projekt-kёrkesё pёrbёhej nё katёr pika: 1.Aletatёt tё njihnin Shqipёrinё si shtet i pavarur, 2.ruajtja e pavarёsisё sё Shqipёrisё ishte me interes strategjik, politik dhe ekonomik pёr Italinё nё lidhje me mbrojtjen e saj nё Adriatik, 3.italia ka detyrёn tё vёzhgojё realizimin efektiv tё kёsaj iniciative dhe zhvillimin dhe konsolidimin e saj, 4.nёse shqipёria do tё gjendet e paaftё, aleatёt do tё njohin Italisё tё drejtёn e njё veprimi direkt pёr tё ruajtur interesat e saj tё veçanta tё mbrojtjes nё Adriatik.448 Sipas pikёpamjes tё qeverisё italiane, kjo projekt-kёrkesё lidhej vetёm me çёshtjen e sigurisё tё Italisё nё Adriatik, nёse Shqipёria nuk do tё ishte e aftё tё mbante pavarёsinё e saj. Kjo ishte edhe sqarimi qё Ambasadori Italian nё Londёr, De Martino, i paraqiste Crowe nё Foreign Ofice lidhur me kёtё projekt-kёrkesё. Anglia nuk pranoi kёtё propozim, duke arguemtuar se garancia Italiasё i vjen nga nenet 10 dhe 11 tё Statusit tё lidhjes sё Komebeve, ku parashikohej mbrojtja e tё gjitha vendeve anёtare nё kёtё Lidhje nga njё sulm i jashtёm.

Italia pas shumё tentativash pёr tu marrё vesh, propozoi njё projekt-kёrkesё tё dytё, e cila ndryshon nga e para duke shtuar “...aletatёt e njihnin Shqipёrinё si anёtare e Lidhjes sё Kombeve” dhe se “nё qoftё se pavarёsia e Shqipёrisё rrezikohej, pёr arsye qё nuk lidheshin me Italinё, aleatёt do tё merrnin masa pёr ta rivendosur atё nё pёrputhje me Konventёn e Lidhjes sё Kombeve”. Nё qoftё se kёto masa rezultonin joefektive, atёherё aleatet e njihnin qё Italia kishte tё drejtё tё ruante interesat e saj tё veçanta nё pёrputhje me situatёn diplomatike qё ekzistonte para se ajo tё merrte iniciativёn pёr tё siguruar pavarёsinё e Shqipёrisё.449

Franca mbёshteti kёtё propozim-kёrkesё tё Italisё, ndёrkohё qё Anglia ende hezitonte ta mbёshteste edhe pse kёrkonte tё mbante raporte tё mira me Italinё.

Pas kёtij vendimi, Italia kёrkoi dhe insistoi ende duke bёrё reflektime tё tjera pёr ndryshimin e projekt-deklaratёs pёrsa i pёrket pozicionit tё saj nё Shqipёri. Anglia, vazhdonte argumentimin kundёr kёrkesёs italiane bazuar nё dy aspekte:

1. kёrkesa e Italisё ishte njё formё protektorati ndaj Shqipёrisё dhe se nёse do tё konfirmohej kjo deklaratё do tё hidhej baltё mbi pavarёsinё e Shqipёrisё dhe nuk do tё kishte kuptim pёrpjekja qё po bёheshin pёr ta pajisur Shqipёrinё me kufij tё pёrcaktuar, e cila do tё zyrtarizonte njohjen e saj si shtet i pavarur.

2. mbёshteja ndaj deklaratёs Italiane, e lidhur me tё dhёnia e pozicionit tё privilegjuar tё Italisё nё Shqipёri, do tё thoshte, sipas qeverisё angleze, reagim i fortё kundёrshtues i vendeve tё tjera fqinje siç ishte Greqia dhe Jugosllavia.450

Negociatat midis anglezёve dhe italianёve pёr tё gjetur njё formulim tё duhur tё kёrkesёs tё paraqitur nga Italia vazhduan pёr njё periudhё tё gjatё dhe me konfliktualitet midis tyre. Pavarёsisht nga pёrkujdesja e treguar nga Lidhja e Kombeve, nё mbledhjen e datёs 30 shtator 1921, delegatёt italianё dhe anglezё nuk mund tё binin dakort lidhur me çёshtjen e kufijve tё Shqipёrisё dhe aspektet privilegjuese tё Italisё.

447A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.120-121; A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.328-329. 448Pranvera Dibra, Shqipёria dhe diplomacia angleze……, vep.cit., f.165 sipas Arkivit tё DBFP (Documents on British Foreign Policy), seria I, vol.22, dok.667, aneksi C, f.741. 449 Po aty, f.169 sipas Arkivit tё DBFP (Documents on British Foreign Policy), seria I, vol.22, dok.673. 450 Pranvera Dibra, Shqipёria dhe diplomacia angleze……, vep.cit., f.155-156 sipasArkivit tё DBFP (Documents on British Foreign Policy), seria I, vol.22, dok.641.

Page 148: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

119

Qeveria shqiptare nё kёtё rivalitet tё shfaqur midis Italisё dhe Anglisё ishte nё anёn e Anglisё. Kjo shfaqet hapazi nё letrat qё Koniza i dёrgonte Fan Nolit nga Londra, ku thuhej se “me ardhjen e Lloyd George nё politikёn e jashtme qёndrimi anglez ndaj Shqipёrisё ёshtё mё pozitiv” dhe se “po tё anojmё me koncesione ekonomike nё favor tё Italisё, do tё pёrkeqёsonim raportin me Anglinё, tek e cila duhet tё mbёshtetemi dhe tё kёrkojmё mbёshtetjen e saj pёr fatet e kombit tonё”.451

Diskutimi pёr çёshtjen shqiptare u rimor pёrsёri nё fund tё tetorit 1921 dhe nё mbledhjen e datёs 9 nёntor 1921, Kёshilli i Ambasadorёve, i drejtuar nga Cambon (pёrfaqёsuesi francez), pas njё diskutimi tё gjatё, vendosi qё “kufijtё e Shqipёrisё nuk ishin caktuar dhe ky problem duhej zgjidhur nga Konferenca e Ambasadorёve nё Paris, e cila do tё merrte mё pas dhe vendimin pёrfundimtar”. Vendimi i marrё nga Konferenca e Ambasadorёve452, i pёrbёrё nga pёrfaqёsuesi italian, konti Bonin Longare, nga pёrfaqёsuesi francez, Cambon, nga pёrfqёsuesi anglez, lordi Harding of Penshurst dhe nga pёrfaqёsuesi japonez, Ishii, pёrcaktonte: “Perandoria Angleze, Franca, Italia dhe Japonia, Duke pasur parasysh se pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё siç ishin pёrcaktuar nё vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorёve nё Londёr ёshtё pёr t’u konfirmuar; Duke pasur parasysh, gjithashtu, se kufijtё jugorё tё Shqipёrisё kanё qenё pёrcaktuar nё vend nga Komisioni i caktimit tё kufijёve, i cili hartoi protokollin final tё punёs sё tij nё Firence, mё 17 dhjetor 1913; dhe duke pasur parasysh se Komisioni i besuar pёr tё pёrcaktuar kufijtё e veriut dhe tё lindjes ishte i detyruar tё ndalonte punёn e tij nё vitin 1914, pёr shkak tё shpërthimit të armiqësive (Luftёs sё Parё botёrore),

Vendosi: I. Qeveritё nёnshkruese tё pranishme nё vendimarrje njohёn Qeverinё

shqiptare tё rimёkёmbur, si qeveri e njё shteti sovran dhe tё pavarur. II. Komisioni i pёrbёrё nga pёrfaqёsues tё 4 Fuqive tё Mёdha, tё miratuar

nga qeveritё nёnshkruese tё pranishme nё vendimarrje, duhet tё besohej, sa mё shpejt tё jetё e mundur, me detyrёn e pёrcaktimit nё terren kufijve veriorё dhe verilindor tё Shqipёrisё.

III. Nё mёnyrё qё tё kemi njё marrёdhёnie tё fqinjёsisё sё mirё midis shteteve tё vendosura nё njёrёn dhe tjetrёn anё tё vijёs sё kufirit, i cili ёshtё pёr tu pёrcaktuar, Komision vendos tё marrё nё konsideratё, aq sa ёshtё e mundur, limitet ekzistuese administrative dhe interesat ekonomike lokale. Ajo në veçanti do të ndiqte linjën fikse të viti 1913 tё Konferencёs sё Ambasadorёve tё Londrёs: a. Nё krahinёn e verilindjes sё Shkodrёs duhet të gjurmohen në mënyrë të

tillë që, tё sigurohet mbrojtja e qytetit, hyrja kryesore dhe mbrojtja e Podgoricёs, nga ku duhet tё sigurohej kalimi i lirё i popullsisё fqinje shqiptare nёpёmjet krahinave.

b. Nё krahinёn perёndimore dhe jugore tё Prizrenit nё atё mёnyrё sa pёr ti lёnё territorit tё Prizrenit hapёsirёn e tij natyrore: kufijtё e rinj, tё cilat duhen pёrcaktuar nё vend, duhet tё fillojё nё pikёn 729, nё jug tё Godeni dhe nё lindje nga Qafa e Prushit, duhet tё vijojё nga veriu nё lindje tё Vad, duke lёvizur drejt pikёs 1996 (Baistriku), 2381 (Koritnik), 2512 (juglindje tё Vad), duke lёnё nё lindje tё kufirit territorin e zёnё nga klani

451AQSH, Dosja MJ, Raportet 1921-1922, nr.125. 452Kopja nё anglisht e vendimit tё Konferencёs sё Ambasadorёve pёr Shqipёrinё, nё arkivin e AQSH, f.251, viti 1921, d.44, f.358 dhe nё arkivin e MPJ, Arkivi MPJ, Dosja 44, viti 1921, f.375-376.

Page 149: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

120

Gora (sipas shkallёs 1/200.000 tё hartёs tё stafit tё pёrgjithshme austriake, tё datёs 23 janar 1911, tё riprodhuar nga Instituti Gjeografik tё Ushtrisё Italiane).

c. Nё krahinёn perёndimore dhe jugperёndimore tё Dibrёs në mënyrë që të largohen tërësisht jashtë territorit shqiptar, rruga nga Dibra nё Strugё dhe në këtë mënyrë për të siguruar komunikimin e lirё ekonomik tё Dibrёs.

d. Nё krahinёn e lumit Lim në mënyrë që ti atribuojnë Shqipёrisё qytetin ku kalonte lumi lim dhe në këtë mënyrë për të siguruar, nё kufijtё e liqenit tё Ohrit, rrugёn e komunikimit ekonomik midis Elbasanit dhe Korçё.

IV. Komisioni duhet tё autorizojё emёrimin tё anёtarёve pёrkatёs nga Shtetet e ndodhura nga njёra dhe tjetra anё e linjёs sё kufirit, qё ёshtё pёr tu pёrcaktuar. Ajo duhet tё marrё nё konsideratё kёrkesat e formulara nё emёr tё qeverive tё kёtyre shteteve, duke bёrё kujdes qё rektifikimet tё kufirit qё duhen pёrcaktuar tё shkaktonin sa mё pak zhvendosje popullsie.

V. Nё pёrfundim tё punёs, Komisioni do të përgatiёs një protokoll, i cili duhet ti nёnshkrohet miratimit tё qeverive nёnshkruese tё pranishme nё vendimarrje.453

Me vendimin e 9 nёntorit 1921 merr fund zgjidhja pёrfundimtare e çёshtjes shqiptare. Me kёtё vendim pёrfundojnё edhe peripecitё e shumёllojshme tё saj, tё cilat ishin kёrcёnuese pёr integritetin, pavarёsinё dhe qeverisjen e vendit.

Vendimi kishte edhe njё pikё tjetёr, vendimi-deklarate tё dytё, qё kishte tё bёnte me pretendimet strategjike tё Italisё dhe pozicionin e veçantё qё i jepej asaj.

Dokumenti i vendimit tё deklaratёs ishte formuluar si vijon: “Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia, Duke njohur se pavarёsia e Shqipёrisё, integriteti dhe paprekshmёria e kufijve tё

saj, tё cilat janё vendosur nga vendimi i tyre nё datёn 9 nёntor 1921, ёshtё njё çёshtje me rёndёsi ndёrkombёtare;

Duke njohur se shkelja e kёtyre kufijve ose e pavarёsisё sё Shqipёrisё, mund tё pёrbёjё njё rrezik pёr sigurinё strategjike tё Italisё;

“Bien dakord mbi atë që vijon: I. Nё rast tё ndonjё sulmi qё mund tё cenonte integritetin e saj territorial,

Shqipёria, nё pamundёsi pёr tё ruajtur vetё integritetin e saj territorial, mund t’i drejtohej Kёshillit tё Lidhjes sё Kombeve me kёrkesё pёr dhёnien e njё ndihme tё jashtme;

II. Qeveritё e Britanisё sё Madhe, Francёs, Italisё dhe Japonisё binin dakord se, nё tё tilla raste, duhet t’i jepnin udhёzime pёrfaqёsuesve tё tyre nё Kёshillin e Lidhjes sё Kombeve, duke rekomanduar qё paprekshmёria e kufijve territorial tё Shqipёrisё t’i besohej Italisё;

III. Nё rast kёrcёnimi kundёr integritetit, ose pavarёsisё territoriale dhe ekonomike tё Shqipёrisё, pёr shkak tё njё agresioni tё huaj ose pёr ndonjё rrethanё tjetёr dhe nё qoftё se ajo (Shqipёria) nuk ka bёrё rekurs (apel) nё kohёn e duhur sipas tё drejtёs qё i jep neni (I) tё kёsaj deklarate, Qeveritё e Fuqive tё Mёdha (tё sipёrpёrmendura), do të njoftojnё pёr situatën e krijuar dhe do t’a shtronin çёshtjen para Këshillit tё Lidhjes së Kombeve dhe nёse kjo e gjykonte qё ndёrprerja ёshtё e nevojshme, Qeveritё pёrkatёse (tё sipёrpёrmendura), do tё udhёzonin pёrfaqёsuesit e tyre nё pёrputhje me nenit (II) tё kёsaj deklarate.

453 Po aty, kopja nё anglisht e vendimit tё Konferencёs sё Ambasadorёve pёr Shqipёrinё, nё arkivin e MPJ, Arkivi MPJ, Dosja 44, viti 1921, f.375-376 dhe nё arkivin e AQSH, f.251, viti 1921, d.44, f.358.

Page 150: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

121

IV. Nё rast se Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve do tё vendoste me shumicё votash, se njё ndёrhyrje nuk do tё ishte e nevojshme, atёherё Qeveritё pёrkatёse tё katёr fuqive (tё sipёrpёrmendura) do ta rishqyrtonin pёrsёri çёshtjen, nё pёrputhje me parimet e deklaruara nё preambulёn e kёsaj deklarate, qё çdo ndryshim i kufijve tё Shqipёrisё pёrbёn njё kёrcёnim pёr sigurinё strategjike tё Italisё”.454

Me kёtё vendim tё kёsaj deklarate, pozita e veçantё e Italisё nё zhvillimet eventuale rreth Shqipёrisё njihej zyrtarisht. Nga autorёt italian si A.Giannini, A.Roselli, P.Pastorelli, F.Jakomoni, G.Salvemini, A.Baldacci, etj., theksohej se sigurimi i kufijve tё Shqipёrisё nga Italia “ishte njё sukses i rёndёsishёm pёr popullin shqiptar dhe njё siguri mё shumё pёr integritetin dhe sovranitetin e Shqipёrisё”. Ndёrkohё qё pёr autorёt shqiptar si A.Puto, V.Duka, M.Çami, A.Cici, P.Dibra, P.Milo, etj., kjo pozitё e veçantё e Italisё theksohej si njё lloj kujdestarie e Italisё mbi Shqipёrinё, edhe pse ajo kalonte nёpёrmjet Lidhjes sё Kombeve. Autorё tё tjerё tё huaj si J.Swire, B.Fischer, M.Herbert, Neke M.Schmit, G.Zamboni, etj., deklaratёn e shihnin si njё kёrcёnim ndaj integritetit tё vendit.

Kёrkesa dhe kёmbёngulja e diplomacisё italiane pёr tё pasur kёtё pozicion tё veçantё nё Shqipёri nё raport me fqinjёt e tjerё, lidhej me interesin qё ajo shfaqte dhe nga strategjia qё ajo ndiqte. Interesi i Italisё lidhej ngushtё me interesin Shqiptar nё kёtё periudhё. Shqipёria kёrkonte tё njiheshin kufijtё e saj tё vitit 1913, si dhe tё garantohej funksionimi normal i qeverisjes sё saj, si shtet i pavarur dhe tё zhvillohej ekonomikisht, ndёrsa Italia kishte nevojё tё siguronte mbrojtjen e saj nё pjesёn e Adriatikut, si dhe kёrkonte tё shfrytёzonte potencialin ekonomik tё Shqipёrisё. Pikёrisht duke bazuar nё kёtё interes respektiv, doli evidente edhe mbrojtja qё Italia i jepte Shqipёrisё brenda kufijёve tё saj tё viti 1913, si dhe mbёshtetja qё ai i jepte integritetit, sovranitetit dhe qeverisjes shqiptare. E gjitha kjo pёr tё mos lejuar qё ndonjё shtet tjetёr tё merrte territoret shqiptare, duke u bёrё njё rrezik pёr sigurinё e vetё Italisё. Megjithatё, nё iniciativёn sipas vendimit tё 9 nёntorit 1921, tё Konferencёs sё Ambasadorёve, pёr mbrojtjen qё Italia do ti jepte Shqipёrisё, kishte kufizim. Kёrkesa pёr mbrojtje e Shqipёrisё duhet tё vinte pasi vetё ajo ose njёra nga palёt nёnshkruese tё vendimit ti drejtohej Lidhjes sё Kombeve duke paraqitur kёtё kёrkesё. Italia pёr tё vepruar duhet tё merrte autorizimin e Lidhjes sё kombeve. Nё fakt pozicioni i veçantё i Italisё nё Shqipёri ishte nё pikёpamjen strategjike tё sigurisё sё saj, ndёrkohё qё nga pikёpamja ekonomike nuk ishte dhe aq i lehtё, pasi pati kundёrshtime qё nё fillim pёrveç vendeve fqinje, Greqisё dhe Jugosllavisё, edhe tё njё fuqie tё madhe siç ishte Britania e Madhe. Njё relacion-raport i zyrёs qё mbulonte Shqipёrinё nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Italisё qё ishte pёrgatitur pёr Ministrin, nё lidhje me arritjen e deklaratёs tё datёs 9 nёntor 1921, shprehte se “deklarata nё çdo mёnyrё mund tё gjykohet pozitive dhe pёrbёn gjithçka qё mund tё arrinim”, dhe se “me kёtё deklaratё na njihet njё situatё e veçantё nё Shqipёri”. Ndёrkohё pёr aspektet ekomomike nё relacion shprehej se “nё deklaratё, pjesa ekonomike ёshtё e vakёt dhe nuk pёrmendet. Nё kёtё pikё ne kemi pasur me Foreign Office kundёrshtime tё mёdha. Pёr shkak tё kundёrshtimit anglez, ne nuk na u njoh asnjё formё e superioritetit ekomomik” dhe “ nё bazё tё kёsaj deklarate ne nuk mund tё kёrkojmё asnjё trajtim tё favorizuar”.455

454 Po aty, neni 1, 2, 3 dhe 4 i vendimit tё deklaratёs; Alessandro Roselli, Italia e Albania:relazioni finanziarie nel ventennio fascista, Bologna, 1986, pag.31; G.Salvemini, Mussolini diplomatic, 1922-1923, Bari 1952, f.194. 455 Relacion i Zyrёs qё mbulonte Shqipёri nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme tё Italisё qё kishte pёrgatitur pёr Ministrin, mars 1923, botuar nё Studime historike, Tiranё, 1998, nr.3-4, f.199-200.

Page 151: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

122

Italia nё çёshtjen e pёrcaktimit tё kufijve shqiptar ka kontribuar nё zgjidhjen e saj dhe pёr nё ripohimin e miratimit tё kufijve tё pёrcaktuar nё vitin 1913. Pa dyshim, si njёra nga Fuqitё e Mёdha, ajo do tё ishte vendimtare nё pёrcaktimin e kufijve tё Shqipёrisё dhe pa ndihmёn e saj ndoshta Shqipёria do tё ishte ndryshuar pёr mё keq. Italia duke ngritur problemin e integritetit dhe pavarёsisё sё Shqipёrisё si njё problem tё saj (tё sigurisё sё saj), bёri qё me forcёn e saj dhe autoritetin e saj ta mbronte atё nga rreziqet tё tjera qё mund tё vinin nga vendet fqinje apo shtete tё tjera. Pozita e veçantё qё i’u njoh Italisё mbi Shqipёrinё do tё ishte hapi i parё i njё raporti midis dy vendeve, i cili do tё pasohej me periudhёn vijuese me ndёrhyrje tё mёtejshme tё Italisё nё politikёn e brendshme dhe tё jashtme tё shtetit shqiptar. Pavarёsisht se Italisё i’u dha njё pozicion i privilegjuar mbi Shqipёrinё, ajo nuk veproi deri nё vitin 1925 dhe deri nё kёtё vit ajo qёndroi pasive, dhe pёr kёtё pati ndikim situata e brendshme politike nё Itali, e cila ishte e paqёndrueshme.

Page 152: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

123

3.4 . Zbatimi i vendimeve tё Konferencёs sё Ambasadorёve dhe pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё

Me arritjen e vendimit tё 9 nёntorit 1921 pёrfundon kalvari i gjatё i trajtimit tё çёshtjes shqiptare lidhur me veprimet pёr njohjen e integritetit tё saj, si dhe miratimi pёr caktimin e kufijve pёrfundimtar tё saj. Pёrcaktimi i kufijve tё Shqipёrisё i hapi rrugёn edhe njohjes sё qeverisё shqiptare. E para e bёri hapi Britania e Madhe, e cila njohu qeverinё Shqiptare si de jure dhe de facto. Tё njёjtёn veprim bёnё edhe Italia dhe Franca. Vendimet pёr njohjen e qeverisё shqiptare de jure nga kёto vende i hapёn rrugёn njohjeve nga vende tё tjera.

Vendimi i 9 nёntorit 1921 nuk mund tё kishte sukses nёse nuk do tё zbatohej nё terren pёrcaktimi i kufijёve. Kёshtu qё nis puna pёr zbatimin e vendimit. Kёtu lindin edhe problemet e para apo pengesat kryesore pёr zbatimin e vendimit. Kjo lidhej me fatin e vёshtirёsive qё kishin vendet fqinje si Greqia dhe Jugosllavia pёr tё pranuar pёrcaktimin e kufijve tё Shqipёrisё sipas vendimit tё marrё nё Konferencёn e Ambasadorёve. Çështja e e kufirit midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё pёr pikat e kufirit tё Shën Naumit dhe Vermoshit duhet tё konsiderohej politikisht dhe juridikisht tё mbyllura me vendimin e Konferencёs sё Ambasadorëve më 6 gusht 1922, e cila i kishte pёrcaktuar kёto zona në favor të Shqipërisë. Megjithatë, qeveria jugosllave nuk hoqi dorë nga pretendimet e saj të padrejta. Ndërkohë, edhe qeveria greke kishte paraqitur pretendimet e saj për 14 fshatra shqiptare në pjesёn juglindore, të cilat Konferenca e Ambasadorëve ia kishte njohur po ashtu Shqipërisë. Pavarёsisht kёtyre vendimeve nё favor tё Shqipёrisё tё marra nga Konferenca e Ambasadorёve pёr kufijtё e Shqipёrisё, si qeveria greke ashtu dhe ajo jugosllave vazhduan t’i mbanin të pushtuara me ushtritë e tyre tokat që ato pretendonin.

Qeveria shqiptare i shkruante Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve dy telegrame, duke informuar sulmin e jugosllavisё nё kufirin shqiptar dhe pushtimin e njё pjese tё mirё tё veriut tё Shqipёrisё. Nё telegram kёrkohej tё informohej pёr kёtё fakt tё ndodhur anёtarёt e Lidhjes sё Kombeve dhe Ministrat e Jashtёm tё Fuqive tё Mёdha dhe tё merren masa imediate pёr tё ndaluar e pushtimit tё Shqipёrisё sё Veriut.456 Po ashtu ambasadori italian nё Paris raportonte nё Konferencёn e Paqes se kufiri jugor i Shqipёrisё ishte dhunuar nga trupat greke. Pra situata ishte bёrё alarmante dhe dy vendet fqinje tё Shqipёrisё nuk po repektonin deklarat dhe vendimet e Fuqive tё Mёdha, Konferencёs sё Ambasadorёve dhe tё Lidhjes sё Kombeve.

Kryeministri anglez, Lloyd George, lidhur me kёtё çёshtje, i telegrafonte Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve se “avancimi i vazhdueshёm i trupave jugosllave nё Shqipёri ёshtё i natyrёs sё tillё qё shqetёson paqen ndёrkombёtare dhe kёrkon mbledhjen e menjёhershme tё Kёshillit pёr tё analizuar situatёn dhe pёr tё pёrcaktuar masat e nevojshme pёr tu ndёrmarrё nё pёrputhje me nenin 16 tё Statutit tё Lidhjes sё Kombeve”. Po ashtu nё telegram bёhej evidente se “nёse jugosllavia nuk do tё respektonte angazhimin e marrё nga firmosja qё i kishte bёrё traktatit, kjo do tё rrezikonte izolimin e jugosllavisё”. Nё pёrfundim tё telegramit thuhej se “kufijtё e Shqipёrisё ishin pёrcaktuar nga Kёshilli i Ambasadorёve dhe i’u janё njoftuar palёve tё interesuara457”458 456Arkivi i MPJ, dosaj n.41, viti 1921, f.20-28. 457Palёt e interesuara ishin: Shqipёria, Greqia, Jugosllavia dhe Italia. 458Telegram i Kryeministri anglez, Lloyd George, dёrguar Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, lidhur me çёshtje e evasionit jugosllav tё kufijёve tё veriut tё Shqipёrisё. A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., op.cit., f.140.

Page 153: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

124

Pas kёrkesave tё qeverisё shqiptare, tё qeverisё italiane dhe tё Kryeministri anglez, Kёshilli u mblodh nё datёn 16 nёntor 1921 pёr tё shqyrtuar situatёn. Delegati anglez, Fisher nё mbledhje akuzoi Jugosllavinё qё kishte ndёrrmarё hapa tё qёllimshme pёr tё ndarё Shqipёrinё e veriut nga qeveria e Tiranёs, duke mbёshtetur dhe pёrkrahur disa rebelё tё zonёs sё Mirditёs, duke theksuar se ato niseshin nga territori jugosllav, tё pushtuara nga trupat jugosllave, dhe se midis tyre ishin edhe kontigjente tё pёrzira tё trupave ruse qё bёnin pjesё tё ushtrisё tё Peter von Wrangel (Vrangel)459. Ndёrsa shumica mё e madhe e popullsisё, edhe kristiane, aspiron pёr bashkimin e vendit. Gjithashtu, kritikon sjelljen e trupave serbe në territoret e pushtuara duke u mbështetur në armëpushim, duke shkatërruar fshatra, dhe shprehu shpresën se incidente tё tilla do të rregullohen shpejt, duke pёrshёndetur faktin qё Jugosllavia kishte pranuar vendimet e Konferencёs sё Ambasadorёve rreth kufijve shqiptarё dhe qё kishte qёllim tё tёrhiqte trupat e saj nga kufijtё e pёrcaktuar. Delegati jugosllav, Boscovic, foli shkurtimisht duke u shprehur se trupat jugosllave nuk kishin kaluar kufijtё e armёpushimit dhe kufijtё nuk ishin provokuar nga ata. Shprehu dёshirёn, nё emёr tё qeverisё, pёr ti dhënë garanci të veçanta popullsisё kristiane nё Shqipёrinё e veriut. U deklarua, gjithashtu, se pranon kufijtё e pёrcaktuar dhe qё dёshiron tё jetojnё nё paqe me Shqipёrinё. Delegati shqiptar, Mithat Frashёri rithekson dёshirёn e qeverisё tё Tiranёs pёr tё jetuar nё raporte miqёsore me fqinjёt, edhe pse Shqipёria është asgjësuar dhe mbuluar me gërmadha, citon se mirditorёt janё pajisur me materiale ushtarake dhe aeroplanё, qё nuk i prodhojnё sigurisht nё territorin e tyre, dhe insiston pёr ngritjen e njё komisioni tё pёrbashkёt tё kufijёve, i pёrbёrё nga njё shqiptar, njё serb dhe njё delegat i Lidhjes sё Kombeve. Nё pёrfundim tё debatit u miratua njё rezolutё e posaçme. Pasi vihej theksi tek vendimet e 9 nёntorit 1921, ku ishin pёrcaktuar dhe rikonfirmuar kufijtё e Shqipёrisё, kёrkohej qё palёt t’i respektonin dhe garant tё dilte Lidhja e Kombeve pёr zbatimin e tyre.460 Nё rezolutё i jepeshin udhёzime Komisionit hetimor tё ndiqte nga afёr tёrheqjen e trupave jugosllave dhe tё raportonin pёr gjendjen Kёshillit. Kjo rezolutё e dalё nga Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve dhe vendimi i konferencё sё Ambasadorёve tё datёs 9 nёntor 1921 ishin padyshim dy vendime tё rёndёsishme dhe favorizonin deri diku Shqipёrinё dhe kishin nё thelbin e tyre integrimin dhe pavarёsinё e saj.

Komisioni hetimor i ngarkuar nga Lidhja e Kombeve, pёr tё analizuar situatёn socio-ekonomike dhe politike nё Shqipёri, si dhe raportin e saj me vendet fqinje, nё relacionin e saj do tё theksonte se “Shqipёria posedon pёrveç njё ndjenje kombёtare tё lartё edhe pasuri materiale tё domosdoshme pёr ekzistencёn e saj ekonomike qё kontibon dhe sigurojnё pavarёsinё e saj nё tё ardhmen”...mё tej thuhej se “ njё Shqipёri e lirё dhe e pavarur ёshtё kusht i domosdoshёm pёr qetёsinё dhe paqen e Ballkanit”.461 Duke marrё nё analizim ç’ka ishte shfaqur si problematike pёr kufijtё e Shqipёrisё ne veri me Jugosllavinё dhe nё jug me Greqinё, si dhe nisur nga relacioni i

459Barone Pëtr Nikolaevič Vrangel', ose edhe Peter von Wrangel (nё rusisht: Пётр Николаевич Врангель), ishte njё ushtarak rus. Wrangel imbarkoi më 1 nëntor 1920 karvanin e fundit, së bashku me ushtarake dhe civile, duke u vendosur në Mbretërinë e Jugosllavisë, ku u njoh si udhëheqës i refugjatëve të bardhë. 460A.Simmonard, Essay sur l’independence albanaise, Paris 1942, f.390-391. 461 Relacionii Komisionit hetimor i ngarkuar me punёn nga Lidhja e Kombeve, pёr tё analizuar situatёn socio-ekominike dhe politike nё Shqipёri; A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.146-147.

Page 154: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

125

paraqitur nga Komisioni hetimor, Konferenca e Ambasadorёve konsideron si tё nevojshme tё vijojё me emergjencё punёn pёr tё pёrcaktuar nё vend (terren) kufijtё e Shqipёrisё, nё pёrputhje me vendimet qё kishte marrё mё 9 nёntor 1921. Pavarёsisht rrugёs pozitive qё kishte marrё çёshtja e pёrcaktimit tё kufijve, disa çёshtje kёrkonin pёrsёri ndёrhyrjen e Lidhjes sё Kombeve, apo Fuqive tё Mёdha pёr zbatimin e njohjes sё kufijve. Kufiri midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё shfaqi problemin e njё pike tё saj siç ishte Manastiri i Shёn Naumit. Problemi doli nga interpretimi i vijёs sё kufirit qё pёrshkruhej nё protokollin e Londrёs tё 11 gushtit 1913, qё u hartua pёr shpjegimin e detajuar tё vendimit tё datёs 29 korrik 1913 mbi kufijtё e Shqipёrisё. Nё pikёn 2 tё kёtij protokolli thuhej: “qё tani ёshtё e pavendosur se krahina bregdetare deri nё Ftelia duke pёrfshirё edhe ishullin e Sazanit, krahina nё veri tё vijёs greke si edhe kazaja e vjetёr osmane e Korçёs me bregun perёndimor dhe atё jugor tё liqenit tё Ohrit, qё shtrihet prej fshatit Lin deri nё Manastirin e Shёn Naumit janё pjesё pёrbёrёse e Shqipёrisё”. Lind kёshtu mosmarrёveshja lidhur me kuptimin qё jepte fraza “prej fshatit Lin deri nё Manastrin e Shёn Naumit”. Jugosllavёt pretendonin se fjala “deri” tregonte pikёn deri ku pёrfundonte kufiri dhe ku Manastiri ishte pjesё jashtё vijёs, pra i pёrkiste Jugosllavisё, ndёrsa shqiptarёt pretendonin se kufiri dhe shpreja “deri” pasqyronte si pjesё tё kufirit shqiptar edhe Manastirin.462

Fuqitё e mёdha kishin po ashtu interpretime tё ndryshme. Pikёrisht anёtarёt e tyre, si pjesё tё Komisionit tё caktimit tё kufijve, i cili kishte filluar punёn pёr zbatimin e vendimeve tё Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921, nё diskutimet qё bёnё shprehnin qёndrime tё ndryshme. Anёtari italian ishite nё favor tё Shqipёrisё, pra qё Shёn Naumi i pёrket Shqipёrisё, duke argumentuar se “njё manastir nuk ёshtё element topografik ndarёs siç ёshtё njё lumё ose njё keshtё, prandaj territori qё shtrihet deri nё Shёn Naum nёnkupton patjetёr edhe pёrfshirjen e kёtij lokaliteti”.463 Anёtari anglez ishte kundёr lёnies sё Shёn Naum-it Shqipёrisё, ndёrsa anёtari francez ishte pёr lёnien e saj Shqipёrisё.

Ndodhur para kёsaj situate dhe kёtyre interpretimeve, si dhe konfliktit tё shfaqur midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё, çёshtja iu kthye Konferncёs sё Ambasadorёve, e cila mori vendim mё 6 dhjetor 1922, me anё tё njё rezolute, ku “ u bёhej e njohur Komisionit tekniko-gjeografik pёr pёrcaktimin e kufijёve si dhe Qeverive shqiptare dhe serbe, se Shёn Naumi i jepej Shqipёrisё”.

Pala jugosllave nuk do ta pranonte kёtё vendim dhe paraqiti objeksionet e veta, tё cilat hidhen poshtё nga Konferenca e Ambasadorёve, pas njё note qё ishte dёrguar asaj nga pёrfaqёsuesi i pёrfaqёsisё diplomatike shqiptare nё Francё, ku kёrkohej mbajtja nё fuqi e vendimit qё kjo Konferencё kishte marrё mё parё.464

Nё vendimin e saj Konferenca mori mendimin e ekspertёve juridik, duke menduar se ndryshimi i vendimit do tё sillte njё preçedent tё rrezikshёm nё tё ardhmen. Por qёndrimet e komitetit tё tre anёtarёve: italian, anglez dhe francez qё u ngritёn pёr tё dhёnё mendimin e tyre nё kёtё rast ishin tё ndryshme. Kёshtu, anёtari italian dhe anglez kёrkuan mbajtjen nё fuqi tё vendimit qё kishte marrё Konferenca e Ambasadorёve pёr dhёnien e Shёn Naum-it, Shqipёrisё, ndёrsa anёtari francez ndryshoi mendim duke kёrkuar ndryshimin e vendimit, i cili nuk u realizua.465

462 Pika 2 e protokollit tё Londrёs tё datёs 11 gusht 1913; A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.336. 463 A.Puto, Historia diplomatike….., op.cit., f.337. 464 A.Simmonard, vep.cit., f.400. 465 Po aty, f.401.

Page 155: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

126

Megjithatё, mbi kёrkesёn e delegatit anglez, nё mbledhjen e datёs 22 maj 1924, Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve, vendosi ta rimarrё çёshtjen edhe njё herё pёr diskutim dhe nё mbledhjen e datёs 17 qershorit 1924, njohu karakterin juridik tё çёshtjes duke kёrkuar opionion konsultativ tё Dhomёs sё Pёrhershme tё Drejtёsisё Ndёrkombёtare.466 Kjo Dhomё merr nё shqyrtim çёshtjen nё datёn 4 shtator 1924 duke dhёnё mendim konsultativ siç ishte kёrkuar nga Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve, ku shprehej se “çёshtja quhet juridikisht e mbyllur me vendimin e datёs 6 dhjetor 1922 tё marrё nga Konferenca e Ambasadorёve”, pra duke njohur Shёn Naum-in Shqipёrisё.467

Mosmarrёveshjet kufitare midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё u shfqёn edhe nё verilindje tё Shkodrёs, pra nё Vermosh. Kjo zonё kishte qenё prej kohёsh pjesё e pandarё e Klementit. Ajo shёrbente si vend kullotash pёr klemendasit. Kjo zonё, gjithёsesi, qё nё kohёn e Turqisё ishte quajtur neutrale, ndёrkohё qё Komisioni Ndёrkombёtar nё vitin 1913 ia la Vermoshin Shqipёrisё. Ndёrkohё qё pala jugosllave shtroi pretendimet e saj pёr kёtё zonё nё Konferencёn e Ambasadorёve nё Paris, duke pretenduar pёr ta pasur pjesё tё saj, pasi ishte jetike pёr vendin, si nё rrafshin ekonomik, por edhe nё fushёn e lidhjes sё komunikimit me jugun e Jugosllavisё. Pavarёsisht pretendimeve tё jugosllavisё, Konferenca e Ambasadorёve u shpreh qё Vermoshi ti kalojё Shqipёrisё dhe kjo zonё u pёrcaktua si kufi i saj i brendshёm.468

Vermoshi u bё njё vatёr e nxehtё e konfliktit midis dy vendve. Incidentet nё kёtё zonё ishin tё shpeshta. Pёrshkak tё kёtyre incidenteve qeveria shqiptare i drejtohej Lidhjes sё Kombeve pёr ti dhёnё zgjidhje konfliktit. Ankesat e qeverisё shqiptare lidhur me incidentet nё Vermosh u morёn nё shqyrtim nga Kёshilli i Lidhjes, nё seancёn e parё tё datёs 3 tetor 1924. Delegati i Shqipёrisё, Fan Noli, mori fjalёn i pari dhe argumentonte pёr sulme tё qёllimshme nё kufitin shqiptare, si dhe i kёrkohej qё Kёshilli tё zgjidhte çёshtjen nё mёnyrё qё tё mos ndodhim mё shkelje tё kufirit nё tё ardhmen.469

Nga ana tjetёr Pёrfaqёsuesi i Jugosllavisё, Kumanudi, argumentonte shkeljen e kufirit si rast specifik, pёr tё ndjekur bandat shqiptare, qё sipas tyre, kishin hyrё nё kufirin jugosllav dhe kishin grabitur gjёnё e gjallё (lopё, dele) dhe kishin shkuar deri aty sa kishin pёrdhunuar edhe dy vajza. Grabitja ishte thjesht një çështje mes fiseve. Pjesëtarët e fiseve, të mësuar prej shekujsh me grindjet mes fiseve, nuk arrinin ta kuptonin paprekshmërinë e një kufiri ndërkombëtar dhe kjo herë-herë çonte në incidente me rëndësi lokale, por që paraqiteshin zakonisht si me rëndësi ndërkombëtare. Mё tej ai theksonte se duke qenё se nё Shqipёri nuk kemi tё bёjmё me njё qeveri tё organizuar shtetёrore ku tё ketё kontroll nё territorin e saj, atёherё sipas tij, qytetarё jugosllav kishin tё drejtёn tё bёnёn vetё drejtёsi.470

Në përgjigje, Fan Noli do tё shprehej: “Kur dëgjon përfaqësuesin e shtetit jugosllav, shtyhesh të mendosh që e gjithë kjo ka qenë një idil bukolik në shijen më të mirë. Delet dhe viçat po kullosin përpara syve të vëmendshëm të dy zonjushave, kur papritur arrijnë trimat shqiptarë dhe i rrëmbejnë ato së bashku me delet dhe viçat e tyre. Të afërmit e këtyre zonjushave të këndshme dhe pronarët e deleve dhe të viçave

466 Dhoma e Pёrhershme e Drejtёsisё Ndёrkombёtare ёshtё gjykata e parё ndёrkombёtare e krijuar nё kuadrin e Lidhjes sё Kombeve nё bazё tёç nenit 14 tё Statusit tё kёsaj Organizate. 467 A.Puto, Historia diplomatike….., vep.cit., f.344 dhe A.Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit., f.161-162. 468 A.Puto, Demokracia e rrethuar, (Qeveria e Fan Nolit nё marrёdhёniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924), Tiranё 1990, f.123-124. 469 Journal Officiel de la SdN, Octobre 1924, f.1374. 470 Po aty, f.1374-1375.

Page 156: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

127

turren në ndjekje, por – mjaft e çuditshme, - të afërmit dhe pronarët zgjedhin si pikë të hyrjes së tyre në territorin shqiptar pikërisht malin e Vermoshit, pikën e diskutueshme të kufirit. Dhe vjen fundi i trishtuar i kësaj skene hyrëse qesharake. Alarmi gjëmon në Shqipëri. Dërgohen përforcime, bëhet mobilizim, derdhet gjak, sulmuesit zmbrapsen”.471 Nё mbarim tё ndёrhyrjes sё pёrfaqёsuesve tё tё dyja palёve, Këshilli i Lidhjes së Kombeve nuk i dha rëndësi incidentit, as nuk e mori parasysh kërkesën e Jugosllavisë për t’ia mohuar Shqipërisë të drejtën mbi Shën Naumin. Të nesërmen, më 4 tetor 1924, Këshilli ia përcolli Konferencës së Ambasadorëve opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës me porosi që të dyja palët e interesuara ta vinin atë në zbatim.472 Me këtë vendim, çështja e kufirit shqiptaro-serb në të dy këto sektorë zgjidhej përfundimisht në favor të Shqipërisë. Megjithatё, Kёshilli i Lidhjes miratoi njё rezolutё, e cila shfaqte njё lloj lёshimi nё favor tё Jugollavisё. Ku nuk i’u kёrkua menjёherё qeverisё jugosllave tё zbatonin vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve, por u bёnte thirje Fuqive tё Mёdha dhe Konferencёs qё tё merrnin çёshtjen edhe njёherё nё shqyrtim dhe tё shpejtonin caktimin pёrfundimtar tё kufirit midis dy vendve.

Zgjidhja e dy pikave tё konfliktit me Jugosllavinё dhe Shqipёrinё (Shёn Naumi dhe Vermoshi) do tё vinte nga uidia e arritur midis dy qeverive nё njё moment tё dytё, qё pёrkon me ardhjen nё pushtet nё Shqipёri tё Ahmet Zogut. Pas kёsaj marrёveshje midis palёve pёr pikat e tyre tё kufirit, Konferenca e Ambasadorёve nё fillim tё gushttit 1925, ndryshoi vendimin e saj duke theksuar se me uidin e arritur midis dy vendeve u pёrcakua edhe vija zyrtare dhe pёrfundimtare e tyre.473 Kufiri midis Shqipёrisё dhe Greqisё shfaqi probleme nё zonёn e Korçёs (nё sektorin lindor tё rrethit tё Bilishtit), pasi trupat greke kishin pushtuar 14 fshatra, tё cilat Konferenca e Ambasadorёve tё datёs 9 nёntor 1921 i’a kishte caktuar Shqipёrisё dhe kishte konfirmuar vijёn kufitare tё vitit 1913. Protokolli i Firences i datёs 17 dhjetor 1913, ia linte gjithё kazanё Shqipёrisё. Çёshtja do tё vihej pёrpara Kёshillit tё Lidhjes sё kombeve pёr shqyrtim dhe pёr tё marrё vendim, por çёshtja do tё zgjidhej pёrfundimisht me Protokollin e Firences tё 27 janarit 1926474, ku paraqitej zgjidhja e caktimit tё kufijve nё favor tё Shqipёrisё. Protokollit i bashkangjitej edhe nё shtojcё V, ku formulohej njё vёrejtje e delegatit grek, Avramides, e cila kishte tё bёnte me kundёrshtimet qё kishte bёrё qeveria greke pranё Konferencёs sё Ambasadorёve nё lidhje me kufirin. Protokolli i Firences i datёs 26 korrik 1926, pёrveç dokumentave qё lidhen ngushtё me kufijtё shqiptaro-jugosllav (pika 1 deri nё 5), pёrmbante edhe:

a) Njё protokoll pёr lundrimin nё liqenin e Shkodrёs dhe lumin Buna, pёr tё rregulluar lundrimin e lirё, nё pёrputhje me vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve (13 korrik 1922);

b) Njё protokoll qё rregullon lёvizjen e lehtё tё popullsisё jugosllave nё krahinёn e Podgoricёs dhe Gucisё, si dhe lёvizjen e shqiptarёve nё krahinat e Vermoshit dhe liqenti tё Hotit;

c) Njё protokoll qё rregullon kushtet e shkёmbimit tё lёvizjes nёpёmjet kufirit nё krahinёn e Gjakovёs;

471J.Swire, Shqipëria. Ngritja e një mbretërie. Përkthyer në gjuhën shqipe nga Kujtim Ymeri, Tiranë 2005, f. 348-349. 472Po aty, f.1374-1375. 473A,Puto, Demokracia e rrethuar, (….), vep.cituar, f.140. 474 Protokolli i Firences tё datёs 27 janarit 1926 nё Arkivat e MPJ, Dosja: caktimi i kufijve tё Shqipёrisё.

Page 157: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

128

d) Njё protokoll pёr tё lehtёsuar pelegrinazhin tё popullsisё shqiptare nё manastirin e Shёn Naumit, me tё drejtёn pёr tё ndaluar 3 ditё, edhe pa qёllime fetare, pёr gjithё periudhёn e vitit, me kartё tё thjeshtё identiteti. Ata nuk mund tё largohen mё tej sesa lumi Cen.

Në sajë të këmbënguljes së Tiranës, qeveria e Athinës pranoi t’i tërhiqte pa asnjë kompensim ushtritë greke nga fshatrat shqiptare që mbante të okupuar në sektorin lindor të rrethit të Bilishtit. Pasi qeveria greke kishte miratuar mё 5 gusht 1925 protokollin e Firences tё 27 janarit 1925, Konferenca e Ambasadorёve me aktin final tё 30 korrikut 1926, miratoi protokollin pёrfundimtar tё pёrcaktimit tё kufijve shqiptaro-jugosllav, dhe deklaroi kufijtё e shtetit shqiptar tё pёrcaktuar zyrtarisht, tё vlefshme, tё vijёzuara dhe shёnuara. Qeveritё e tre vendeve e pranuan vendim dhe kёrkuan regjistrimin e tyre nё Lidhjen e Kombeve sipas nenit 18 tё Statusit. Kёtu merr fund rrugёtimi i vёshtirё i pёrcaktimit tё kufijёve tё Shqipёrisё, tanimё i shёnuar jo vetёm nё hartё, por edhe nё terren. Pёrcaktimi i kufijve nuk ishte ai qё kёrkonin shqiptarёt, pasi njё pjesё e madhe e territorit ishte lёnё jashtё. Gjithashtu, pёrcaktimi i kufijve nuk jepte garanci tё plotё tё Shqipёrisё nga vendet fqinje. Megjithatё, arritja e pёrcaktimit tё kufijve sipas pёrcaktimit tё bёrё nё vitin 1913, ishte njё sukses diplomatik i qeverisё shqiptare, e cila kishte lёvizuar me mjaft aftёsi dhe zgjuarsi pёr ta arritur atё. Ndodhur para fakteve tё shtruara pёr diskutim pёr kufijtё e Shqipёrisё, Konferenca e Ambasadorёve arriti ti japё çёshtjes zgjidhje duke u bazuar pёrgjithёsisht nё parimin e kombёsisё dhe duke u mbёshtetur nё vendimet e marrё nё Konferencёn e Paqes nё vitin 1913.

Me pranimin nё Lidhjen e Kombeve dhe me vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921, pёr pёrcaktimin e kufijve, Shqipёra, arriti tё forcojё pozitёn e saj ndёrkombёtare dhe i dha zgjidhje disa çёshtjeve delikate dhe thelbёsore qё rrezikonin vendin nё atё periudhё. Megjithёse, situata dhe pozita e saj nё arenёn ndёrkombёtare forcohej, brenda vendit situata ishte e rёndё dhe e paqёndrueshme politikisht475. Nё vend mbizotёronin ende strukturat e vjetra tё trashёguara nga dominimi otoman dhe situata ekonomike ishte tepёr e vёshtirё.

Shqipёrisё i mbeten kёshtu shumё probleme tё brendshme pёr t’u zgjidhur, tё cilat çuan nё njё krizё dhe paqendrueshёri politike tё brendshme gjatë një periudhe që shkoi në dhjetor 1922, kur Ahmet Zogu emёrohet Kryeministёr, dhe deri nё janar 1925, kur ai pёrsёri kthehet nё postin e Kryeministrit.

475Kryeministri Sulejman Belvina kishte dhёnё dorёheqjen mё 14 nёntor 1920, ndёrsa qeveria e re e krijuar mё 19 nёntor 1920 me Kryeministёr Mehdi Frashёri pati, gjithashtu, jetёgjatёsi tё shkurtёr deri nё 1 korrik 1921. Nё qeverisje vjen Kryeministri i ri Iliaz Vrioni, cili qёndron deri mё 11 tetr 1921. Nё datёn 19 tetor 1921 nga kompromisi i dy grupimeve politike (partia popullore e kryesuar nga Ahmet Zogu dhe partia pёrparimtare e Iliaz Vrionit) u krijua qeveria e Pandeli Evangjelit (u quajt qeveria e bashkimit tё shenjtё). Nё datёn 7 dhjetor 1921, Kёshilli i lartё pёr shkak se vendi kishte mbetur pa kryeministёr, ngarkoi me detyrёn e kryeministri Hasan Prishtinёn. Pas dorёheqjes edhe tё kёtij kryeministri, mё datёn 12 dhjetor 1921 u zgjodh Idhomen Kosturi nga Durrёsi. Por mё 25 dhjetor 1921 si shkak i ripёrbёrjes sё anёtarёve tё Kёshillit tё Lartё, si kryeministёr u zgjodh Xhafer Ypi. Mё 16 dhjetor 1922 Kryeministёr u zgjodh Ahmet Zogu.

Page 158: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

129

KREU I KATËRT (IV)

PAQENDRUESHMЁRIA E BRENDSHME E SHQIPЁRISЁ DHE

AFRIMIME ITALINЁ NË VITET 1924-1928

4.1. Dualizmi italo-jugosllav dhe situata e brendshme në Shqipëri

Nё vitin 1924 do tё ndodhin dy lёvizje tё dhunshme politike nё Shqipёri, tё cilat do tё shpien nё ndryshime tё qeverisjes. Kёto ngjarje tё paqendrueshmёrisё tё brendshme politike do tё sjellё pasojё nё fushёn politiko-juridike dhe atё diplomatike nё arenёn ndёrkombёtare nё lidhje me njohjen e qeverisё. Ndikim tjetёr negativ kёto ngjarje do tё sillnin edhe nё fushёn ekonomike. Situata e brendshme ishte me tё vёrtetё dёshpёruese. Riformat sociale dhe politike ishin pёr tu ndёrmarrё dhe kёrkonin konsensus.

Qeveria Demoratike e Fan Nolit u formua nё qershor 1924. Kjo qeveri u ngrit nё njё situatё krejt tjetёr nё krahasim me qeveritё e mёparshme. Krijimi i kёsaj qeverie ishte rezultat i konflikit tё forcave politike, e cila u shёndrua nё qershor 1924 nё luftё me armё, pra me kryengritje tё armatosur.

Mё 16 qershor 1924 sapo ishte formuar nё Tiranё kabineti qeveritar i qeverisё Fan Noli. Njё ditё mё pas qeveria e re i dёrgonte telegram tё gjitha vendeve ku i bёnte me dije formimin e qeverisё sё re. Ajo i kёrkonte me anё tё telegramit vendeve tё ndryshme pёr tё lidhur marrёdhёnie diplomatike dhe pёr mbёshtetje.476

Nё datёn 19 qershor 1924 doli programi i ri i qeverisё i pёrbёrё nga 20 pika, i cili kishte si qёllim zhvillimin dhe modernizimin e vendit. Programit kishte objektiv prishjen e strukturave tё ekonomisё feudale dhe vendosjen e njё sistemi demokratik-paralamentar. Pjesё e rёndёsishme e programit ishte edhe reformimi i sistemit tё drejtёsisё, i administratёs shtetёrore dhe i edukimit. Pikat mё tё rёndёsishmet tё programit parashikonin: pika 1, çarmatimin e pёrgjithshёm tё popullsisё, pika 5, çrrёnjosjen e feudalizmit, pika 6, reformё nё degёt administrative civile dhe ushtarake, pika 12, pёrmirёsimin e gjendjes sё bujkut dhe zhvillimin ekonomik tё tij, pika 13, lehtёsimin e hyrjes sё kapitalit tё huaj dhe mbrojtjen e organizimin e kapitaleve tё vendit, pika 20, marrёdhёniet miqёsore me tё gjitha shtete dhe veçanёrisht me ata fqinje.477

Pёr realizimin e njё programi tё tillё duhej padyshim njё stabilitet i brendshёm, sidomos nё sistemin e financave tё brendshme dhe nё ndihmёn e vendeve tё huaja apo nё investimin e kapitalit tё huaj. Pёr tё pёrmbushur kёto investime tё huaja, duhej lidhja e raporteve me vendet e tjera, dhe padyshim njohja e qeverisё. Pikёrisht kёtu fillojnё dhe vёshtirёsitё e qverisё sё re. Romё ishte e lёkundur dhe nuk ngutej tё bёn njohjen e saj. Kjo lidhjes edhe me faktin se Fuqitё e tjera nuk kishin proceduar ende nё ktё drejtim, por edhe pёr faktin se ajo kishte nёnshkruar me Jugosllavinё, deklaratёn e 9 qershorit, pёr “mosndёrhyrje”. Njё qёndrim negativ mbajti Londra, e

476 P.Pastorelli, Italia e Albania (1924-1927), Firenze, 1967, f.34. 477 A.Puto, Demokracia e rrethuar, (….), vep.cituar, f.353 dhe nё publikimin e gazetёs italiane me temё “Il programma del nuovo Governo Albanese”, Tirana 24 giugno 1924, AQSH, Fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.32.

Page 159: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

130

cila nga udhёzimet qё i jepte Pёrfaqёsisё sё saj nё Durrёs, nuk mbёshteste njohjen e qeverisё sё Nolit, e cila kishte ardhur nё fuqi me dhunё dhe me ushtrim force. Ky qёndrim i Anglisё lidhej me faktin se Marrёveshja e koncesionit vajguror lidhur me shoqёrinё “Anglo-Persiane” nuk ishte ratifikuar ende.478 Nё qёndrimin angleze luante edhe rol negativ fakti qё pёrfaqёsuesi i tyre nё Shqipёri, Eyres, ishte njё mik i Ahmet Zogut dhe kishte lujatur rol tё rёndёsishёm pёr tё mbёshtetur atё dhe pёr tё qenё kritik ndaj ardhjes nё pushtet me revolucion tё Fan Nolit. Qёndrime negative pёr njohjen e qeverisё sё Nolit, mbajtёn edhe Franca dhe Amerika. Tё dyja nuk kishin interesa tё veçanta dhe nuk i dhanё rёndёsi njohjes sё kёsaj qeverie.479 Dy vendet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, jo vetёm qё nuk e njohёn qeverinё e Nolit, por edhe ishin kundёr ardhjes sё tij nё pushtet. Jugosllavёt e kishin tё qartё se Noli ishte pёrkrahёs i Kosovarёve. Tё dyja vendet akuzonin qeverinё e Nolit pёr organizim bandash sulmuese kundёr fqinjёve, tё cilat kishin si qёllim trazira nё territoret e tyre.480

Qeveria e Nolit i kishte kthyer sytё mё sё shumti tek Italianёt, tё cilёt ende nuk kishin marrё ndonjё vendim pёr njohjen e saj. Autorёt italian si P.Pastorelli dhe E.di Nolfo shprehen nё punimet e tyre se Fan Noli kishte vendosur si prioritet tё politikёs sё tij tё jashtme, bashkёpunimin me Italinё. Po ashtu ata ndalen nё ndryshimet e nacionalizimit shqiptar se pas Luftёs sё Vlorёs kishin rishikuar pozicionin e tyre nё lidhje me marrёdhёniet me Italinё. Po ashtu nё komentet e kёtyre autorёve thuhet se qeveria e Fan Nolit i kishte varur shpresat tё gjitha tek Italia pёr mbёshtetje nё fusha tё ndryshme.481

Nё fakt kёrkesa e qeverisё sё Fan Nolit pёr mbёshtetje nga ana e Romёs konfirmohet nga letra qё Noli i kishte dёrguar pёrfaqёsuesit italian nё Durrёs, Marchettit dhe gjatё takimit tё zhvilluar nё Romё me Mussolinin. Letra qё Noli dёrgonte mё 26 maj 1924 shprehte se “shpresojmё qё Italia nё radhёt e opozitёs (forca politike e Nolit para ardhjes nё pushtet) ka miq tё fortё, sinqeritetin e tё cilёve nuk mund tё vihen nё dyshim dhe jemi tё bindur se, po tё dalim fitimtarё nё kёtё luftё, jo vetёm qё tё gjitha problemet e mbetura pezull midis dy fuqive tona do tё zgjidhen nё mёnyrё tё kёnaqshme pёr tё dy palёt, por edhe do tё pёrfundohen marrёveshje tё tjera me qёllim qё marrёdhёniet tona tё bёhen edhe mё tё ngushta”.482

Noli kishte nevojё urgjente pёr marrjen e njё borxhi, pasi vendi ishte nё situata katastrofike ekonomike. Ai i drejtohet pёr kёtё borxh Italisё. Pati pёr kёtё qёllim njё takim tё Musolinit me interlokutorin shqiptar, i ngarkuar me kёtё detyrё Mbroja, i cili ishte edhe i ngarkuar me punё i qeverisё shqiptare nё Romё. Nё takim pёrveç konfliktit tё kufijve qё shfaqej midis Shqipёrisё dhe Jugosllavisё483, u dikutua pёr marrjen e njё borxhi prej rreth 100 milion Lire484, ku Shqipёria i’a kёrkonte Italisё, si dhe pёr lidhjen e njё traktati politik485 dhe tё njё marrёveshje pёr ndihmё municionesh pёr qeverinё.486

478 M.Çami, Shqipёria nё rrjedhat……, vep.cit., f.350. 479Po aty, f.351. 480Po aty, f.352. 481E.di Nolfon, Mussolini e la politica estera italiana (1919-1933), Padova, 1960, f.175 dhe P.Pastorelli (1924-1927), vep.cit., f.38-39. 482Telegrami i Fan Nolit dёrguar tё Ngarkuarit me punё tё Italisё nё Durrёs, Marchettit, datё 26 maj 1924, nё DDI, seria VII, vol.III, d.nr.222, f.135. 483DDI, seria VII, vol.III, d.nr.381, f.215. 484Telegrafi i Marchettit nga Durrёsi pёr Mussolin-in, datё 23.7.1924, DDI, seria VII, seria.III, d.nr.400, f.230 dhe Telegrami i Mussolinit pёr Marchetti-n datё 09.8.1924, DDI, seria VII, seria.III, d.nr.434, f.253-254. 485DDI, seria VII, vol.III, d.nr.381, f.215. 486Po aty

Page 160: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

131

Qeveria e Tiranёs kishte pёrhapur zёrat se ishte arritur akordi pёr ndihmё tё gjёrё nga Italia. Kёto zёra pёr takime dhe bisedimet pёr ndihmё nga ana e Italisё pёr qeverinё e Fan Nolit kishin shkaktuar shqetёsime nё rrethet diplomatike tё britanikёve, francezёve, jugosllavёve dhe grekёve, tё cilёt kёrkonin shpjegime nga Roma pёr sa kishin dёgjuar.

Ndodhur para kёsaj trysnie, Roma reagoi ashpёr ndaj qeverisё sё Fan Nolit, duke thirrur tё ngarkuarin me punё tё Shqipёrisё nё Romё, Mbroja, dhe e qortonin pёr mungesё serioziteti nga ana e qeverisё shqiptare., pasi kishte shkelur sekretin diplomatik dhe kishte nxjerrё haptazi njё propozim qё i ishte bёrё nё rrugё konfidenciale.487

Mussolini shmangu njё qёndrim tё qartё pёr tё çёshtjet e paraqitura488, edhe pse i kishte ardhur mundёsia e konfirmimit tё prezencёs Italiane nё Shqipёri nё pikёpamjen politike dhe ekonomike, ndoshta sepse shqiptarё nga ana tjetёr nuk ishin tё qartё dhe tё vendosur me premtimin e tyre. Megjithatё, Musolini kishte ide dhe qёllime tё qarta pёr tё pasur njё ndikim nё Shqipёri, siç do tё tregojnё edhe negociatat nё kohёn qё vjen nё pushtet Zogu. Nga ana tjetёr, paqartёsia e qeverisё sё Nolit nё bashkёpunimin apo investimet e huaja qёndronte tek fakti se kjo qeveri nuk donte qё jo vetёm Italia, por asnjё shtet tjetёr tё kishte monopol apo tё ndёrhynte nё punёt e brendshme nё vend. Qeveria e Fan Nolit nuk ishte e prirur tё kishte dyer tё hapura ndaj tё shteteve tё huaja.489

Gjithashtu, Mussolini nё lidhje me kёtё çёshtje i shkruante telegram nё datёn 9 gusht 1924, tё ngarkuarit me punё nё Durrёs, Marchettit, ku i theksonte sa vijon: “ёshtё fakt se ka mbёrritur deri tek unё (Mussolini) jehona qё shkaktoi aty dhe gjetiu raporti qё ka dhёnё Z.Mbroja dhe sidomos pёrhapja krejt e pashpjegueshme, qё i’u dha lajmeve qё ai e ka quajtur tё dobishme t’i trasmetojё me njё pasaktёsi tё dukshme qeverisё sё atjeshme. E quaj tё kotё t’ju theksojё dhe ju vetё do tё keni kujdes t’ia bёni tё njohur edhe imzot Fan Noli, se njё pёrhapje e tillё e lejmeve dhe fryrja e tepruar qё iu bё aty rezultateve tё njё bisede tё pёrgjithshme qё unё pata me tё ngarkuarin me punё tё Shqipёrisё, nuk mund veçse tё kontribuojё tё krijohet njё gjendje veçanёrisht delikate, qё sigurisht nuk do ti shёrbejё nё praktikё ndihmёs qё do tё mund tё jepte qeveria italiane”.490 Noli pati edhe njё takim me Mussolinin nё Romё. Takimi u zhvillua pas kthimit nga Gjeneva, ku Fan Noli kishte shkuara pёr tё marё pjesё nё Lidhjen e Kombeve dhe ku kishte paraqitur kёrkesёn pёr mbёshtetje dhe pёr ndihmё. Nё fakt Fan Noli kishte kёrkuar qё takimi nё Romё tё zhvillohej para nisjes nё Gjenevё, por Mussolini e kishte refuzuar me pretekstin se kjo do tё konsiderohej dhe interpretohej keq nё qarqet e fuqive tё Mёdha dhe vendeve fqinje tё Shqipёrisё, sikur pala shqiptare kishte marrё direktiva nga Italia. Nё telegramin e dёrguar tё ngarkuarit me punё nё Durrёs, Marchettit, Mussolini justifikonte dhe shpjegonte shkakun e shtyrjes sё takimi: “kam qenё i detyruar tё shtyjё pёr mё vonё edhe njё vizitё tё ministrit tё jashtёm tё Jugosllavisё......, si dhe shtonte nё telegram se ai “siguronte se interesimi i Italisё pёr Shqipёrinё ishte i pandryshuar” dhe pёr kёtё ai tregonte nё telegram se “i

487P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.50-51, A.Puto, Demokracia e rrethuar, (….), vep.cituar, f.69-70. 488 Kёto qёndrim bёhet evident nga dy telegramet e Mussolinit dёrguar tё ngarkuarit italian nё Durrёs, Marchettit, nё datёn 9 dhe 10 gusht 1924, DDI, seria VII, Vol.III, d.nr.434 dhe d.nr.435, f.253-255. 489P.Pastorelli (1924-1927), vep.cit., f.48-52. 490Telegrami i Mussolinit pёr Marchettin, nё datёn 9 gusht 1924, DDI, seria VII, vol.III, d.nr.434, f.253-254.

Page 161: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

132

kishte dhёnё udhёzime tё posaçme delegacionit italian nё Gjenevё, pёr tё mbajtur kontakte e nevojshme me delegacionin shqiptar”.491 Pёr vonesa tё takimit kishte ndikuar edhe relacioni i Marchettit, i ngarkuari me punё i Italisё nё Durrёs, i cili nё fillim kishte qenё dashamirёs ndaj Nolit dhe kishte kёrkuar Mussolinit tё pёrshpejtonte takimet dhe tё bёhej njohja e qeverisё492, ndёrkohё qё mё pas duke parё situtёn e krijuar (mundёsia e rёnies sё shpjetё tё qeverisё) kishte sugjeruar dhe propozuar braktisjen e marrёdhёnieve me qeverinё e Nolit, si dhe tё mbahet linja e mbёshtetjes sё Shtetit shqiptar dhe jo mbёshtejtje pёr kёtё apo atё qeveri.493

Takimi midis Mussolinit dhe Nolit u zhvillua pas kthimit tё F.Nolit nga Gjeneva nga mesi i tetorit. Nё takim ishte i pranishёm edhe Gurakuqi. Nё taki u shtuan çёshtje pёr diskutim qё kishin tё bёnin pikёsёpari me njohjen e qeverisё, si dhe me çёshtje lidhur me kufijtё e Shqipёrisё, mundёsia e marrjes sё njё huaje dhe e pajisjes me municione. Nё pёrgjigje tё kёrkesёs sё Fan Nolit, Mussolini do tё ishte negativ duke u shprehur nё mёnyrё tёrthortazi pёr tё mos krijuar shkёputje tё menjёhershme, por edhe duke dalё me justifikimin se mungonte baza legale e njohjes sё qeverisё.494 Njёri nga shkaqet e refuzimit mund tё ketё qenё edhe nxjerrja e sekretit lidhur me propozimin qё Mussolini kishte bёrё kohё mё parё pёr lidhjen e njё pakti politik midis dy vendeve. Por refuzimi ishte i ndikuar edhe nga faktorё tё tjerё tё brendshёm dhe tё jashtёm. Ndёr faktorёt e brendshёm lidhje me situatёn e turbullt politike qё mbizotёronte nё Itali nё atё periudhё, pas vrasjes sё deputetit socialist Matteotti.495 Ndodhur nё pozita jo tё favorshme brenda vendit, Mussolini nuk mund tё rezikonte tё pёrfshihej nё njё krizё ballkanike me shtet tё tjera496, ku nё fokus ishte Shqipёria. Ndёrsa ndёr faktorёt e jashtёm ishin kundёrshtimet dhe refuzimet qё qeverisё sё fan Nolit i kishin ardhur nga Fuqi tё Mёdha si Britania e Madhe dhe Franca, por edhe nga fqinjёt e saj si greqia dhe Jugosllavia. Situata e qeverisё sё Fan Nolit ndёrkohё ishte pёrkeqёsuar ende mё shumё. Situatёs ekonomike ishte shtuara edhe konflikti i armatosur qё kishte pёrfshirё kufijtё me Jugosllavinё. Pёr tё dala nga situata e izolimit Noli shkon nё Lidhjen e Kombeve nё Gjeneve, ku kёrkon zgjidhjen e konfliktit tё armatosur nё kufi me Jugollavinё, si edhe mbёshtetje financiare497. Por edhe aty nuk pati sukse.

Autori shqiptar A.Puto ёshtё i mendimit se marrёdhёniet e Fan Nolit nuk ishin tё fokusuara vetёm me Italinё, por ai kёrkonte dhe i bёnte kёrkesё gjithё vendeve pёr bashkёpunim dhe pёr realizimin e njohjes de jure tё qeverisё. Po sipas tij, Fan Noli e kishte bёrё evidente qёndrimin e tij kur ai shprehej se “qёllimi kryesor i kёsaj lёvizjeje ёshtё qё t’i japё Shqipёrisё njё qeveri shqiptare me njё vijё politike tё vetёn, jashtё ndёrhyrjeve ballkanike, duke u nisur nga fakti se politika e qeverisё aktuale ёshtё shkatёrrimtare nga pikёpamja e marrёdhёnieve tё jashtme dhe pёrçarёse nga pikёpamja e jetёs sё brendshme”.498

Ky izolim diplomatik nё tё cilёn u gjend Noli, u quajt nga autori A.Puto si “demokracia e rrethuar”.499 Izolim ndoshta ka ndikuar edhe fatin e veprimeve apo

491Po aty. 492Telegram i Machettit dёrguar Mussolinit, datё 18.8.1924, DDI, seria VII, vol.III, d.nr.449. 493Relacioni iMachettit dёrguar Mussolinit, datё 24.8.1924, DDI, seria VII, vol.III, d.nr.462. 494A.Puto,Demokracia e rrethuar, (….), vep.cit., f.74. 495 496Kёtu bёhej fjalё me shtete si Britani e Madhe, Franca, Jugosllavia dhe Greqia, tё cilat kishte lёvizur nё drejtim tё pasurit pozicione tё favorshme nё Shqipёri. 497Fjalimi i Fan Nolit nё Lidhjen e Kombeve, SdN, Journal Officiel, supplement special, nr.23, f.105. 498Po aty, f.62 499A.Puto, Demokracia e rrethuar (….), vep.cit.225.

Page 162: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

133

jetёgjatёsisё sё kёsaj qeverie, si dhe ndoshta kjo ka qenё edhe shkaku qё Noli i ktheu sytё tek sovjetikёt. Qeveria sovjetike ishte e vetmja qё njohu de jure qeverinё e Fan Nolit, por shkёmbimet diplomatike midis dy vendeve nuk u realizuan pёr shkak tё opinionit negativ qё mori lidhja e Fan Nolit me qeverinё sovjetike, por edhe sepse koha e qёndrimit tё kёsaj qeveri ishte e shkurtёr dhe Zogu kishte filluar lёvizjet e tij nga territori Jugosllav pёr tu kthyer nё Shqipёri dhe pёr tё marrё fronin qeverisёs.

Qёndrimi pasiv i Musolinit, ndaj kёrkesave tё Fan Nolit, lidhje me raportin qё ai kёrkonte tё intalonte me Jugosllavinё. Lёvizjet e Jugosllavisё dhe konflikti qё ajo kishte shkaktuar nё kufirin shqiptare, mendohej se do tё ishin nё favor tё Italisё, e cila nisur nga vendimi i Konferencёs sё Ambasadorёve nё vitin 1921, ajo kishte tё drejtё tё ndёrhynte. Me kёtё ndёrhyrje ajo do tё merrte atё pozicion tё veçantё qё e kishte pasur dhe kёrkonte ta rifitonte pёrsёri nё Shqipёri. Pavarёsisht kёsaj mundёsie, Mussolini reagoi ndryshe. Ai shikonte tё rёndёsishme marrёdhёniet e mira me Jugosllavinё, pasi kёrkonte me çdo kushte tё pengonte idenё e vjetёr tё qeverisё sё Davidovic-Marikovic pёr realizimin e projektit lidhёs midis jugosllavisё dhe francёs. Ky pakt pёr realizimin e kёtij projekti, gjithёsesi, nuk u realizuar jo pёr efekt tё lёvizjes qё bёri Mussolini, por sepse qeveria e Davidovic-Marinkovic ra dhe vendin e saj e zuri qeveria e Pasic-Nincic. Kjo qeveri e ardhur nё pushtet nё Serbi do tё ishte edhe ndihmuesja kryesore e lёvizjes sё Zogut nё territorin jugosllav pёr tu pёrgatitur dhe pёr tё marshuar drejt Tiranёs, duke kёrkuar tё largojnё qeverinё e Fan Nolit dhe tё instalojnё aty qeverinё e Zogut. Nga ekstremistёt jugosllav ardhja e Zogut nё pushtet shihej si njё mundёsi pёr tё pasur njё pozicion tё favorizuar nё kёtё vend. Zogu ishte i interesuar tё kishte kёtё mbёshtetje dhe mendonte tё lёvizte shpejt nё kёtё drejtim pёr tё mos i lёnё kohё Fan Nolit qё tё ligjёronte qeverinё e tij, me zgjdhjet kushtetuese qё kishte menduar ti zhvillonte. Pёrshpejtimi i lёvizjes nё kёtё drejtim ndihmohet edhe nga pasiviteti qё qёndronte Musolini.500 Qeveria Italiane kishte dyshimet e veta dhe rezervat e saj pёr ardhjen nё pushtet tё Zogut, pasi kjo po realizohej me ndihmёn e jugosllavёve dhe me ndikimin financiar tё anglisё. Por pёr fat tё Italisё situata e ndryshimit qeverisёs nё Angli, ardhja nё pushtet e Chamberlain, do tё sillte njё ndryshim nё politikёn e jashtme tё kёtij vend, ndryshim nё politikёn e saj do tё kishte edhe nё qёndrimin ndaj Shqipёrisё. Nё lidhje me Shqipёrinё i hapje rruga Italisё tё realizonte qёllimet e saj duke rёnё ujdi me qeverinё angleze.501 Edhe jugollavёt e kishin mirёpritur ndryshimin e kursit tё qёndrimit politik tё Britanisё sё Madhe nё Shqipёri. Nё kёtё situatё tё re fillon njё ndryshim thelbёsor i politikёs italo-jugosllave. Kushtet e pafavorshme tё jashtme qё ishin krijuar pёr qeverinё e Nolit, gjendja ekonomiko-financiare e brendshme e pёrkeqёsuar, si dhe kontradiktat e brendshme nё kabinetin qeverisёs, shpien nё lёvizjen e forcave opozitare, antidemokratike, brenda dhe jashtё vendit. Kishin filluar ndёrkohё pёrgatitjet e Zogut nё territorin jugosllav pёr tu futur nё Shqipёri dhe tё pёrbyste qeverinё e Fan Nolit. Legata shqiptare nё Beograd npёrmjet tё dhёnave tё njё interlokutore qё ishte nё brendёsi tё organizimit dhe lёvizjeve tё Zogut, informonte qeverinё shqiptare se Zogu mё 5 dhjetor 1924 do tё nisej nga Prizreni, kurse mё 10 dhjetor do tё fillonte operacioni nё pikat e ndryshme tё kufirit.502 Njё telegram i dytё i legatёs shqiptare nё beograd po atё ditё jepte tё dhёna se bashkё me mercenarёt shqiptar tё rekrutuar nё tё dy anёt e kufirit, do tё merrnin pjesё edhe ushtarё dhe oficerё rus (tё bardhё), si dhe forca ushtarake serbe. Ndёrkohё 500P.Pastorelli,(1924-1927), vep.cit., 74-77. 501 Dokumentat Diplomatike Italiane (DDI), seria VII, vol.III, d.nr.557. 502 AQSh, fondi 251, viti 1924, d.nr.257, Telegrami i Legatёs shqiptare nё Beograd, dt.3.12.1925.

Page 163: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

134

qё Zogu nga ana tjetёr merrte informata nga Tirana nёpёmjet lidhjeve qё kishte e vetё Shefin e Shtabit tё pёrgjithshёm, Bajram Fevziun.503

Pёrveç territorit jugosllav, si bazё ndёrhyrje nё territorin shqiptare shёrbeu si edhe territori grek, me qendёr jugun e Janinёs. Forcat zogiste nё kёtё anё komandoheshin nga Myfit bej Libohova dhe Koço Kota. Edhe kёto nuk mungojё pёrkrahja e ushtrisё greke. Lidhur me kёtё konsulloi italian nё janinё njoftonte mё 20 dhjetor Mussolinin se “Myfit bej Libohova dhe oficerёt tё tjerё shqiptarё pёrgatiten tё hyjnё nё Shqipёrinё e jugut”, dhe se “Ndёrhyrja e autoriteteve ushtarake ishte flagrante, bandat ishin furnizuar me tё gjitha mjetet e nevojshme, madje nuk pёrjashtohej edhe ndёrhyrja e drejtpёrdrejt e trupave tё rregullta greke”.504 Pavarёsisht ndёrhyrjes evidente tё greqisё pёr mbёshtetja, kjo e fundit nuk i pranoi kёto akusa duke i kundёrshtuar.505 Nё datёn 9 dhjetor 1924 fillon Ahmet Zogu nga territori jugosllav aksionin e tij kundёr qeverisё sё Tiranёs me pёrleshjet e para nё kufi dhe mё 10 qershor 1924 arrijnё tё hyjnё forcat e tij nё Shqipёri.506 Gjendja do tё ndryshonte brenda mё pak se dy javё, pasi forcat qeveritare ishin tё papёrgatitura tё pёrballonin sulmin e organizuar tё forcave revolucionare tё Ahmet Zogut. I ndodhur para situatёs sё krijuar dhe duke kundёrshtuar ndёrhyrjen e Jugosllavisё nё kёtё revolucion, Noli i kёrkon Lidhjes sё Kombeve duke i’u drejtuar nё datёn 18 dhjetor 1924 pёr tё dikutuar kёtё ndёrhyrje tё jugosllavёve nё territorin shqiptar. Kёrkesa e tij bazohej nё nenet 12 dhe 15 tё Statutit tё Lidhjes sё Kombeve, tё cilёt kushtёzonin ndёrmjetёsimin e njё zёnke.507 Lidhja e Kombeve nuk dha mbёshtetje dhe nuk mori vendim. Kёrkesa e qeverisё sё Fan Nolit pёr ndёrprerje tё agresionit Jugosllavё (mbёshteje ndaj forcave tё Zogut), u paraqitёn edhe tre Fuqive tё Mёdha, Britanisё sё Madhe, Francёs dhe Italisё. Fan Noli priste njё ndёrhyrje energjike siç kishin vepruar kёto fuqi nё nёntorin 1921 kur kishin pranuar pavarёsinё e Shqipёrisё dhe kufijtё e saj, por qёndrimi i Francёs dhe Britanisё sё Madhe ishte thjeshtё njё sugjerim nga qeverisё sё N.Pasiçit qё tё bёnte kujdes. Ndёrkohё qeveria e Romёs i kёrkonte qeverisё jugosllave tё respektonte deklaratёn e pёrbashkёt dypalёshe tё 13 dhjetorit 1924, pёr “mosndёrhyrje” nё punёt e brendshme tё Shqipёrisё. Lёvizja e qeverisё sё Romёs ishte e vonuar, pasi ndёrhyrja e armatosur e Ahmet Zogut e mbёshtetur nga qeveria jugosllave ishte bёrё tanimё evidente dhe kishte ndodhur. Qeveria e Romёs ndejti inideferente edhe ndaj kёrkesёs sё qeverisё sё Fan Nolit pёr municione dhe armё pёr tё pёrballuar agresorёt qё kёrkonin tё merrin pushtetin dhe tё qeverisnin vendin.508 Pavarёsisht sinjaleve tё Francёs, Britanisё sё Madhe dhe Italisё ku i adresoheshin qeverisё sё Beogradit nё lidhje me ngjarjet nё Shqipёri, Beogradi mohoi çdo pёrgjegjёsi, pavarёsisht se ndёrhyrja e saj nё Shqipёri ishte flagrante. 503Po aty. 504 Dokumentat Diplomatike Italiane (DDI), seria VII, vol.III, d.nr.662. 505Agjenzia di Roma, Buletini i pёrditshёm i informacionit, Telef.68-78, datё 23 dhjetor 1924, nё AQSh, Fondi 263, viti 1924, Dosja 137, f.9. 506Forcat e Zogut pёrbёheshin nga: 1000 vullnetarё nga ushtria e rregullt jugosllave, 1000 rezervistё nga Krushova, tetova, Dibra e Gostivari (pasi mendonin se nё rast fitore do tё bashkoheshin me shtetin amё), 500 malёsorё tё matit qё kishin ikur me Zogun, 800 mercenarё tё paguar tё ushtrisё sё Vrangelit, azilant nё Jugosllavi, 40 oficerё tё Vrangelit; 16 oficerё me uniform tё ushtrisё jugosllave. Nё dispozicion tё Zogut u vunё: 2 bateri artilerie malore tё modelit austriak, 10 miltraloza tё rёndё, 20 mitraloza tё lehtё, si dhe mjete tё nevojshme transporti. J.Swire, vep.cit., f.445; A.Puto, Shqipёria politike (1912-1939), vep.cit., f.381. AQSH, f.5, Dos.2, Dok.2824, Telegram i legatёs italiane, MPJ tё Italisё, Durrёs, 6 dhjetor 1924. 507AQSh, fondi 251, viti 1929, d.nr.258. 508P.Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia….., vep.cit., f.252-253 dhe A.Puto, demokracia e rrethuar…, vep.cit., f.219.

Page 164: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

135

Kjo ishte gjendja në Shqipëri kur qeveria shqiptare e Nolit u përmbys më 24 dhjetor 1924. Me trazirat që ndodhën në vitin 1924, stabiliteti politik i vendit u trondit më tepër. Shteti shqiptar vazhdoi të ishte në krizë të thellë financiare. Krizën e thelloi edhe qëndrimi jodashamirës që mbajtën Fuqitë e Mëdha ndaj Revolucionit të Qershorit. Arsyeja është se Fuqitë e Mëdha në atë kohë, të cilat ishin të angazhuara për të ruajtur stabilitetin në Europë, nuk qenë të prirura të përkrahnin ndryshime qeveritare me kryengritje të armatosura, nga frika se ndoshta ndonjëra prej tyre mund të shkiste në krahun sovjetik. Për këtë arsye, qeveria e Fan Nolit nuk qe në gjendje të zgjidhte asnjë nga problemet nga të cilat vuante vendi - jo vetëm për shkak të jetës së saj të shkurtër, por edhe për qëndrimin e ftohtë që mbajtën ndaj saj Fuqitë e Mëdha. Qёndrimet e kёtyre Fuqive tё Mёdha lidhen edhe me frikёn e aleancёs qё qeveria e Fan Nolit po lidhte me sovjetikёt, ku ndihej rreziku i bolshevizimit nё ballkan. Ndoshta kjo ka qenё edhe arsyja pse kёto Fuqi tё Mёdha nuk reaguan edhe ndaj agresionit jugollav, nё mbёshtetje tё forcave tё Ahmet Zogut pёr tё pёrmbysur me forcё qeverinё e Nolit.

Nё lidhje me lёvizjen e ardhjes nё pushtet tё F.Nolit, autorё tё ndryshёm tё huaj do tё kishin mendime tё ndryshme. Autori italian P.Pastorelli do ta quante “revolucion”. Autori J.Swire e quante “revoltё e qershorit 1924”. Autori B.J.Fischer e quante “revolucioni shqiptar i qershorit”. Autori Micheal S.Neke, e quan “Revolucion dhe kundёrrevolucion”. Autori Robert C.Austin e quan “pёrplasje e masa tё ndara nё fashatarё dhe çifligarё tё mёdhenj”. Autori G.Zamboni e quante “lёvizje revolucione dhe pёrplasje forcash me ide tё kundёrta”. Ndёrsa autoret shqiptar si A.Puto, V.Duka,P.Dibra, I.Ushtelenca, A.Cici, etj e quajnё lёvizjen e Fan Nolit pёr tё rrёzuar pushtetin e Zogut dhe pёr tё ardhur nё pushtet si lёvizje “revolucionare”.

Lidhur me qeverinё e F.Nolit autorё tё ndryshёm tё huaj si B.J.Fischer, J.Swire, Neke M.Schmit, G.Zamboni, etj., nё analizat e tyre shprehen pozitiv pёr programin e kёsaj qeveri, por skeptik pёr zbatimin e saj dhe kritik pёr lёvizjen diplomatike dhe politike qё veproi Fan Noli. Ndёrsa autorё shqiptare si Eqerem Vlora, A.Puto, M.Çami, V.Duka, I.Ushtenica, V.Duka, etj., nё analizat e tyere shprehen nga njё anё pozitiv pёr qverisjen e Nolit pёr atё qё bёri dhe personalisht vetё Nolin pёr rolin e rёndёsishёm qё lujati nё mbrojtje tё kausёs shqiptare, por nga ana tjetёr shprehen kritik pёr veprimet e tij si politikan.

Ndihmues pёr ardhjen e Zogut nё pushtet ishte pa dyshim Jugosllavia, e cila mohonte kёtё gjё. Pёrfaqёsuesi italian nё Beograd nё lidhje me lajmet qё kidhin marrё pёr pjesёmarrje aktive tё Jugosllavisё pёr pёrgatitjen e sulmeve tё Ahmet Zogut, kёrkon sqarime gjatё njё takimi qё kishte me Pasic, ku i pёrcjell direktivat e Romёs se “nёse ёshtё e vёrtetё qё Jugollasvia po mbёshtet forcat e Ahmet Zogut, kjo ёshtё nё kundёrshtim me detyrimet qё ishin marrё”.509 Kёtu bёhet fjalё pёr deklaratёn e pёrbashkёt italo-jugosllave tё 9 qershorit 1924, sipas tё cilit tё dy qeveritё do tё mbeteshin neutral ndaj çёshtejeve tё brendshme nё Shqipёri.510

Duke qenё se forcat e Ahmet Zogut me ndihmёn Jugosllavisё po i afroheshin Tiranёs, Musolini i dёrgon telegram pёrfaqёsuesit italian nё Beograd, Borderos, qё tё njoftojё qeverinё jugosllave (Kryeministrin Pasiç dhe Ministrine Jshtёm Ninçiç) se “Italia e gjykon ashpёr qёndrimin e Jugosllavisё nё ndihmёn qё i kanё dhёnё Zogut dhe se aksioni i tij ishte padiskutim i organizuar nё territorin jugosllav, nёn dijeninё e kёtyre autoriteteve jugosllave”. Mё tej Musolini nё telegram kёrkonte qё “Jugosllavia

509DDI, Telegram i Bodreros pёr qeverinё e Romёs, 21 dhjetor 1924, seria VII, v.VII, dok.629,. 510Corriere della Sera, La dichiarazione italo-jugoslava del 9 junio 1924, del 14.12.1924.

Page 165: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

136

tё jepte garanci se kёto ngjarje dhe ardhja nё pushtet i Zogut nuk do tё vinin nё kundёrshtim me pozitёn politike tё Italisё nё Shqipёri”.511

Pasi merr kёtё telegram tё Mussolinit, Ministri i Jashtёm Jugosllav, Ninçiç, nё emёr tё qeverisё sё beogradit, nё takim me Borderon, i deklaron se “qeveria jugosllave e siguron Mussolinin se politika e saj ndaj Shqipёrisё kishte si objektiv tё mos ndihmonte asnjё qeveri shqiptare pa u marrё vesh me Italinё”.512

Qarqet e diplomacisё dhe qeverisё italiane e kishin tё qartё se nuk mund ti besonin jugosllavisё nё lidhje me qёndrimin e saj ndaj çёshtjes shqiptare dhe aq mё pak deklaratave tё tyre se çdo vendimarrje pёr Shqipёrinё do tё merreshin vesh me autoritetet italiane. Italia e dinte se duke i dhёnё pёrkrahje Ahmet Zogut, Jugollavёt do tё kёrkonin qё me ardhjen e tij nё pushtet tё realizonin qёllimet e tyre, si dhe tё ulnin ndikimin italian nё vend.

Mbёshtetje Ahmet Zogut i vinte edhe nga Anglia nёpёrmjet pёrfaqёsuesit tё saj nё Shqipёri, Eyres, sipas raportit tё Durazzs, pёrfaqёsuesi i legatёs italiane nё Durrёs, ky ministёr, Eyres, ka njё qёndrim dashamirёs nga Zogut dhe po bёn gjithçka pёr ta rikthyer dhe pёr tё marrё frenat e pushtetit nё Shqipёri”.513 Po sipas Durazzos, informon se nga biseda qё kishte zhvilluar me Eyres, duke biseduar pёr njoftimin qё kishin marrё qeveritё e dy vendeve (Italisё dhe Anglisё) nga qeveria e Fan Nolit pёr sulme tё forcave tё Zogut duke u pёrgatitur nё territorin jugosllav, Eyres ishte i mendimit se duhen fakte dhe prova tё besueshme pёr tё provuar akuzat e bёra nga qeveria e Fan Nolit ndaj qeverisё sё Beogradit.514 Nё komentin e tij Durrazzo nё lidhje me qёndrimin e Eyers, thonte se “ai e dinte shumё mirёsi qёndrojnё punёt. Ky qёndrim i tij evaziv dhe i errёt shpjegohet mё tepёr me dёshirёn e tij tё fshehur pёr tё parё A.Zogun qё tё marrё pushtetin nё Shqipёri sa mё parё dhe me çdo mёnyrё”515

Sipas disa autorёve shqiptar, Fan Noli nuk apeloi nё Lidhjen e Kombeve, ndёrhyrjen e Jugosllavisё nё krizёn e brendshme nё vend dhe pёrkrahjen qё i jepnin forcave tё Ahmet Zogut. Nёse do tё bёnte njё kёrkesё tё tillё, atёherё Lidhja e Kombeve do tё kёrkonte zbatimin e deklaratёs sё Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921, e cila i jepte tё drejtё Italisё qё tё ndёrhynte pёr tё rivendosur gjendjen e qetёsisё dhe do tё merrte pozicionin e privilegjuar tё saj nё Shqipёri, tё cilёn aq shumё e kёrkonte. Kjo do tё thonte qё tё shkelej pavarёsia dhe sovraniteti i Shqipёrisё aq shumё i sakrifikuar pёr tu arritur. Por faktet tregojnё tё kundёrtёn, ku Fan Noli sensibilizojё jo vetёm tre Fuqitё e Mёdha, Francёn, Italinё dhe Anglinё, anёtare tё Lidhjes sё Kombeve, pёr situatёn e krijuar dhe ndёrhyrjen e Jugosllavisё dhe Greqisё nё pёrmbysjen e qeverisjes, por ai (F.Noli) i’u drejtuar edhe Lidhjes sё Kombeve nёpёrmjet letrёs sё dёrguar Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё saj, E.Drummond nё datёn 18 dhjetor 1924, ku pёrshkruante gjendjen e krijuar nga sulmet nё pikat e ndryshme tё kufirit tё veriut dhe jugut, ndёrhyrjen dhe pёrgatitjen e bandave tё armatosura nё territorin jugosllave dhe grek me ndihёm e autoriteteve tё Beogradit dhe Athinёs. Nё letёr kёrkohej ndёrhyrja e Lidhjes sё Kombeve pёr tё detyruar qeveritё e vendeve fqinjё tё tёrhiqen nga angazhimet qё kanё marrё, pasi bien ndesh me parimet e Statutit

511DDI, Telegram i Musolinit pёr Borderos, 23 dhjetor 1924, seria VII, v.III, Dok.634. 512 Po aty, Telegram i Borderospёr Musolinit, 24 dhjetor 1924, seria VII, v.III, Dok.539. 513AQSH, Raporti i legatёs italiane nё Durrёs drejtuar qeverisё Italiane, 9 nёntor 1924, dos.1, dok.2381/229, f.5. 514Po aty 515 Po aty

Page 166: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

137

tё Lidhjes sё Kombeve dhe turbullojnё paqen nё Ballkan.516 Pavarёsisht kёsaj kёrkese tё Fan Nolit, Lidhja e Kombeve nuk reagoi dhe nuk mori asnjё masё.

Mё 24 dhjetor Zogu hyri nё Tiranё. Kjo ditё u quajt “Triumfit tё Legalitetit”. Qeveria demokratike e F.Nolit ra dhe ai u largua nё Itali bashkё me Luigj Gurakuqin dhe pjesёtarё tё tjerё tё qeverisё. Rrёzimi i Fan Nolit dhe shtypja e Revolucionit tё 24 qershorit 1924 ishte rezultat i faktorёve tё jashtёm dhe tё brendshёm. Faktori i jashtёm lidhjes me izolimin qё i’u bё qeverisё sё Fan Nolit duke mos e mbёshtetur politik dhe ekonomikisht, ndёrsa faktori i brendshёm ishte situata e krijuar nga mos mbajtja e premtimeve tё bёrё sapo erdhi nё pushtet dhe masat e pamjaftueshme nё luftёn kundёr elementit reaksionar.

Pёrpara pёrfundimit tё Traktatit tё Miqёsisё midis Italisё dhe Jugosllavisё mё 27 janar 1924, ishte nёnshkruar Marrёveshja tregtare midis Romёs dhe Tiranёs, e cila kishte mbetur e pa ratifikuar pёr shkak tё revolucionit qё ndodhi dhe ndryshimeve politike. Por me ardhjen nё pushtet tё Zogut, Italianёt prisnin reagimin pozitiv tё tij pёr tё ratifikuar Marrёveshjes, e cila ishte nёnshkruar nё kohёn qё ai drejtonte.517.

Marrёdhёniet midis Italisё dhe Jugosllavisё mendoheshin si tё qeta duke u bazuar tek fakti i Traktatit tё Miqёsisё qё kishin lidhur. Ky traktat kishte nё thelb sigurimin nga ana e tё dy vendeve tё interesave tё tyre, nё rast se do tё kishte konflikte ndёrkombёtare. Palёt do tё merrnin hapat e nevojshme nё kёto raste me bashkёpunim midis tyre. Kjo marrёveshje ishte edhe njё ekuilibёr i vendosur nё Ballkan dhe mё gjёrё. Por nё thelb Traktati kishte nё qёndёr tё saj çёshtjen shqiptare, ku kёrkohej angazhimi i tё dyja vendeve, tё cilat duhet tё merrshin vesh me njёra-tjetrёn pёr çdo hap qё mendonin tё merrnin nё Shqipёri.518

Traktat i miqёsisё midis Romёs dhe Beogradit do tё shkaktonte njё mosbesim pёr qeverinё e Tiranёs. Qeveria e Tiranёs e shikonin skeptike uidinё e dy vendeve dhe mendonte se ajo ishte nё dёm tё Shqipёrisё, bazuar nё idenё se dy vendet kishin ndarё zonat e influencave nё Shqipёri. Ndёrkohё qё edhe Marrёveshja tregtare midis Romёs dhe Tiranёs do tё kishte ndikimin e saj nё raportin e marrёdhёnieve midis Romёs dhe Beogradit. Qeveria e Beogradit pasi kishte humbur Fiume, ku Italia e kishte bёrё pjesё tё territorit tё saj, nuk mund tё toleronte politik ekonomike tregtare tё favorshme tё Italisё nё Shqipёrisё. Ndoshta kёrkonte qё me Shqipёrinё tё kompensonte humjbjen e Fiumes. Qeveria shqiptare si pa e kuptuar ishte futur nё njё politikё e bazuar mbi rivalitetin midis Italisё dhe Jugosllavisё.

Pas fitores sё lёvizjes demokratike tё Fan Nolit çёshtja shqiptare u vendos si pikё ngёrçi i marrёdhёnieve midis Italisё dhe Jugosllavisё. Mё 9 qershor 1924 u arrit njё deklaratё zyrtare e pёrbashkёt midis Romёs dhe Beogradit pёr tё mos ndёrhyrё nё çёshtjen e Shqipёrisё, duke e konsideruar atё si çёshtje e brendshme e saj.519

Kjo deklaratё e arritur qёndronte mbi tё gjitha nё faktin se “nё rast se njё shtet do tё ndёrhynte nё Shqipёri, duhet tё bёnte llogaritё me reagimin e njёjtё tё Jugosllavisё dhe Italisё”. Me fjalё tё tjera mund tё themi se Jugosllavia ngriu armёt (luftёn) me Italinё pёr çёshtjen e Shqipёrisё dhe me anё tё kёsaj shpresonte tё merrte kohё, nё mёnyrё qё mё vonё, nё njё kohё tё pёrshtatshme, tё ndёrmerrte aksionin e saj ndaj Shqipёrisё. Ahmet Zogu shfaqte nё Jugosllavi njё besim tё madh, pavarёsisht se ai kishte nёnshkruar njё Marrёveshje tregtare me Italinё, ndёrsa pёr qeverinё e Fan Nolit

516Letra e delegacionit shqiptar nё Gjenevё drejtuar Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, datё 20.12.1924. Kopja nё AQSH, fondi 251, viti 1924, d.nr.258, f. 10-12. 517Traktati njihet ndryshme edhe si Pakti i Romёs. 518A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934, Shtëpia Butuese Afërdita, 2002, f.52. 519 Dokumentat Diplomatici Italiani (DDI), seria VII, vol. III, d.nr.236, 240, 242.

Page 167: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

138

ishte krijuar frika se ishte njё qeveri e mbёshtetur nga Italia dhe se pёrbёnte njё rrezik tё vazhdueshёm pёr mbёshtjen e trazirave tё popullsisё nё Kosovё.520 Faktorёt e shtynin Italinё tё mbёshteste Fan Noli lidheshin me mbёshtetjen qё ky i fundit i kishte bёrё dhёnies sё koncesioneve formave Italiane. Ndёrkohё Zogu ishte mё i priru nё mbёshtetjen e koncesioneve pёr firmat angleze. Megjithatё, Zogu i kishte bёrё kёrkesё edhe Italisё pёr ndihmё, para se tё binte nga pushteti. Zogu kishte premtuar pёr tё pёrmbushur kёrkesat e Italisё pёr koncesione nё vend dhe pёr ti kthyer edhe borxhin prej 3 milion liretash, tё marra hua nga Shoqёria Herkurudhore Italiane, si dhe shёnien me qira tё disa zona pyjore nё rrethin e Matit. Pavarёsisht kёsaj çfarё Zogu ofronte, Mussolini e refuzoi. Refuzimi bazohej tek fakti se tashmё Fan Noli ishte drejt fitores sё qeverisjes dhe se sipas pёrfaqёsuesit italian Durazzo, Zogu ka lidhje me Jugosllavinё.521

Mirёpo nё kёto momente nё ndihmё Zogut i vjen kompania angleze Anglo-Persiane Petrolium, e cila bien dakort ti jamё atij njё nihmё financiare prej 50 milion dinar, ku gjysma e tyre i’u dha menjёherё, ndёrsa gjysa tjetёr do ti jepej pasi tё ishte ratifikuar marrёveshja e nёnshkruar midis tyre pёr nё vitin 1921, qё kishte tё bёnte me shfrytёsimin e kёsaj kompanie tё hidrokarbureve nё vend.522

Ardhja e Zogut nё pushtet nuk pritej me sy tё mirё nga Italianёt, pasi mёnyra e ardhjes nё pushtet tё tij dhe mbёshtetja e dhёna nga Jugosllavёt ngrinte dyshime pёr njё pozicion tё priviligjuar tё Jugosllavisё nё Shqipёri dhe pёrfitime nё fusha dhe sektorё kyç. Lidhur me kёtё situatё, Mussolini thirri Kёshillin e Shtetit, ku paraqiti si tё domosdoshme denoncimin e ndёrhyrjes Jugosllave nё Shqipёri nё Lidhjen e Kombeve, duke kёrkuar nga kjo mandatin mbi Shqipёrinё sipas deklaratёs sё Konferencёs sё Ambasadorёve tё datёs 9 nёntor 1921. Opinioni i Kёshillit tё Shtetit ishte kundёr propozimit tё Mussolinit dhe ishin tё mendimi qё pёr momentin qё qёndronin larg situatёs sё krijuar atje dhe tё vёzhdoheshin zhvillimet e mёtejshme tё situatёs.523

Qeveria italiane kishte lёvizur nё bisedime me Jugosllavinё dhe kishte kёrkuar garanci nga kjo e fundit. Takimi qё pati Sola, i ngarkuari me punё i Italisё nё Beograd me Ministrin e Jashtёm Ninçiç i deklaronte qё ndёryhrja e Jugosllavisё nё ndihmё tё Zogut “ishte nё kundёrshtim me zotimet qё ishin marrё midis dy vendev nё qershor 1924 pёr mosndёrhyrje nё ngjarjet e brendshme nё Shqipёri”.524

Ninçiç i tha pёrfaqёsuesit italian, Solas, se kishte prova se Qeveria e Fan Nolit kishte hyrё nё marrёveshje me qeverinё e Moskёs. Pёr kёtё situata ёshtё alarmante.525

Pёr tё qetёsuar Italinё dhe pёr ti dhёnё siguri asaj ai (Ninçiç) do ti komunikonte mё tej pёrfaqёsuesit italian, Solas, se “Jugosllavia do ti pёrmbahet marrёveshjes sё arritur me Italinё pёr mosndёrhyrje nё punёt e brendshme tё Shqipёrisёn dhe se nё rast se ndonjё aksion do tё ndёrrmerret nё tё ardhmen, qeveria jugosallve nuk do ta ndёrmerrte atё pa u konsultuar mё parё me qeverinё italiane dhe pa njё shkёmbim tё plotё mendismesh me tё”.526 Kjo deklaratё e Ninçiçit sipas autorit Z.Puto do tё quhej njё ndryshim kursi dhe kёrkesё pёr marrёveshje tё re tё Jugosllavisё me Italinё, ku

520G.Zamboni, Mussolinis Expansionpolitik auf dem Balkan Italian-Albanienpolitik, Hamburg, 1970, f.LI. 521Po aty, f.LIV; Bernd.J.Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.80. 522Alessandro Lessona, Memorie, vep.cit., f.81-85; P.Quaroni, Valise diplomatique, Paris, 1958, f.88. 523FO 371/10654 (C188/52/90), Romё, 30 dhjetor 1924. 524Telegrami i Solas dёrguar Mussolinit, datё 26.11.1924, seria VII, vol.III, d.nr.588. 525Po aty 526Telegrami i Solas dёrguar Mussolinit, datё 26.11.1924, seria VII, vol.III, d.nr.589.

Page 168: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

139

baza e saj do tё ishte rёnia uidi e veprimit tё bashkёrenduar midis dy qeverive pёr ndёrhyrjen nё Shqipёri.527

Pёr çёshtjen shqiptare dhe pёr tё biseduar rreth zgjidhjes sё situatёs, u takuan nё Romё pёrfaqёsuesit e dy vendeve, Italisё dhe Jugosllavisё, pra Mussolini dhe Ninçiç. Taki i tyre u zhvillua nё datёn 10 dhjetor 1924. Thelbi i takimit ishte arritja e uidisё midis dy vendve pёr tё ndihmuar forcat e armatosura tё Zogut, nё mёnyrё qё ai tё triumfoi dhe tё instaloi pushtetin e tij nё vend.528 Por bisedimet kishin edhe njё qёllim tё Ninçiçit pёr tё bindur Mussolinin qё tё siguronte neutralitetin e Italisё gjatё aksionit qё po pёrgatitet pёr ta risjellё Zogun nё fuqi.529

Nё fakt ngjarjet do tё tregojnё se Beogradi pavarёsisht qortimit formal tё bёrё nga qeveria e Romёs, ishte i vetёdishme dhe e kishte perceptuar mirё se ndёrhyrja nё Shqipёri nuk do tё sillte pёrkeqёsim tё marrёdhёnieve italo-jugosllave dhe aq mё shumё ndёrhyrje tё Italisё pёr tё ndaluar ndihёm qё qeveria judosllave kishte filluar tё jepte kёsaj pjese tё popullsisё. Qeveria italiane kёrkonte qё situatat tё rridhnin ashtu si po shkonin duke synuar qё nga trazirat, çёshtja tё kalonte nё favorin e saj. Kёto ishin edhe arsyes pse Italia i dha njё mbёshtetje nё qetёsi sulmit tё forcave tё Ahmet Zogut, tё mbёshtetura nga Beogradi.

Pёr qeverinё e Romёs shqёtёsimi mё i madh ishte qё situata e krijuar nё Shqipёri tё mos dёmtonte interesat e politikёs italiane. Kjo tregon edhe vijёn e politikёs sё Mussolinit duke mos ndёrhyrё energjikisht ndaj çёshtjes qё po merrte ndёryrja e Zogut nёn ndihmёn e Jugosllavёve nё dhjetor 1924 nё vend.

Noli kishte tentuar tё sensibilizonte Italinё pёr ç’ka po ngjante, por pa sukses, pasi politika italiane dhe qeveria e saj ishte e mendimit se fundi i tij ishte i parekuperueshёm dhe se Jugosllavia i kishte dhёnё mjaftueshёm garanci qeverisё Italine saqё ajo nuk kishte ndёrmend tё pёrfshihej nё konflikt nё anёn e Fan Nolit.

Pёrfaqёsuesi Italian nё Durrёs, Carlo Durazzo, kishte mbajtur njё qёndrim asnjanёs nё konfliktin qё po ngrihej. Ai i kishte quajtura tё ekzagjeruara informatat e qeverisё shqiptare se trupat e forcave tё Zogut po hynin nё vend me ndihmёn e jugosllavёve pёr tё pёrmbysur pushtetin. Ai gjithatu, theksonte “se lufta aktuale kishte karakterin e njё lufte midis partive” dhe se “kёto konflikte tё vazhdueshme midis presonash dhe partish nё Shqipёri dekurajojnё dhe neutralizojnё edhe miq e saj mё tё mire (kёtu fjala ishte per Italinё)”530

Ardhja nё pushtet e Ahmet Zogut i njoftohet qeverisё italiane nga pёrfaqёsuesi i saj nё Durrёs, Ministri Durazzo, i cili nё telegramin qё ai dёrgon qeverisё nё Romё i theksonte se “Ahmet Zogu erdhi nё pushtet”. “Nё vend ёshtё vendosur qetёsia dhe turbullirat janё sheshuar”.531 Me ardhjen e Zogut nё pushtet vendet tё ndryshme filluan ta njihnin, ku e para ishte Anglia.

Zogu mori mbi vete detyrёn e udhёheqjes sё brendshme deri nё formimin zyrtar tё qeverisё. Ai u tregua tolerant nё krahasim me Fan Nolit, pasi nuk u mor me kundёrshtarёt e tij dhe nuk nxorri ligj siç veprojё Fan Noli kundёr tyre.532 Pavarёsisht se duhet thёnё se nё periudhёn qeverisjes sё Zogut do tё ndodhin vrasje tё kundёrshtarёve tё tij, ku si pёr ironi tё fatit vrasёsi apo vrasёsit asnjёherё nuk janё

527A.Puto, Demokracia e rrethuar (….), vep.cit.217. 528 P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.76 dhe A.Puto Demokracia e rrethuar (….), vep.cit.218. 529Telegrami i ngarkuarit me punё nga Roma, tё datёs 15.12.1924, AQSh, fondi 251, vitin 1924, d.225. 530Telegrami i Ministrit Durazzo dёrguar Mussolinit, datё 18.12.1924, DDI, seria VII, vol.III, d.nr.623. 531AQSH, Telegrami i legatёs italiane nё Durrёs, 24 dhjetor 1924, dos.2, dok.202/1, f.7. 532P.Dibra, Shqipëria dhe Diplomacia angleze….., vep.cit., f.261

Page 169: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

140

gjetu apo identifikuar. Kёto vrasje disa nga studiues i lidhin si vrasje me prapaskenё tё kurdisur nga vetё Zogu.533

Me ardhjen e tij nё pushtet ai u vetemёruar komandant i pёrgjithshёm i forcave tё armatosura. Mё 27 dhjetor 1924 nё vend u shpall shtatrrethim dhe prefektuart u vu nёn urdhrat e komandantёve tё emёruar nga Zogu. Zogu deri nё zgjedhjet e vitit 1925 dhe nё ndryshimin e vendit nga monarki nё republikё534, ndёrrmori njё sёrё reformash tё cilat preknin fushёn e ushtrisё, arsimit, ekonomisё, sistemit qeverisёs, politikёn e jashtme, etj. Hapi vendimtar ishte padyshim thirrja e Kuvendit Kushtetues, i cili do tё mbante punimet mё 19 janar 1925 dhe do tё miratonte Statutin Themeltar ose siç njihet ndryshe Kushtetutёn e re tё vendit. Ky statut e shpalli vendin Republikё Parlamentare. Ndёrkohё qё veçori thelbёsore nё statut ishte pёrqёndrimi nё duart e Presidentit tё Republikёs edhe funksionet e pushtetit qeverisёs, pra ekzekutivit.535

Statuti Themletar sanksiononte ndarjen e pushteteve nё ligjёvёnёs, ekzekutiv dhe gjyqёsor. Pushteti legjislativ pёr herё tё parё dhe tё fundit nё historinё shqiptare u nda nё dy dhoma, Dhoma e Deputetёve dhe Senati536. Nё Statut kishte edhe njё kapitull qё trajtonte tё drejtat dhe liritё e qytetarёve. Zogu zgjidhet presindet me mandat 7 vjeçar nga Dhoma e Deputetёve mё 31 janar 1925.537

Pёr tё pasur mbёshtetjen e Italianёve dhe konsensusin e tyre, sapo erdhi nё pushtet Zogu, si pёr tё treguar se nuk ishte vegёl e Beogradit, siç edhe mendonin qarqet qeveritare nё Romё, i dёrgonte njё letёr pёrshёndetje pёrfaqёsuesit Italian, Durazzo, dhe theksonte se “lidhur me çka shkruhet nё shtypin italian jo tё gjitha qёndrojnё dhe duhet tё merren si tё vёrteta”. Mё tej nё letёr Zogu shkruante se “ishte pёr mbrojtjen e integritetit dhe pavarёsisё sё Shqipёrisё dhe shpresonte qё vendi i tij tё ruante marrёdhёnie tё mira me tё gjitha vendet fqinje”. Mё tej ai theksonte se “nё ngjarje e ardhjes nё pushtet nuk i ishte vendosur asnjё kusht dhe se mes tij dhe kryeministri jugosllav Pasiç nuk kishte asnjё marrёveshje”.538

Qёndrimet e Italisё do tё ishin neutrale pavarёsisht pёrpjekjeve tё Zogut pёr tu njohur nga ata dhe pёr tё nisur bisedimet pёr bashёpunim dypalёsh. Qeveria Italiane ishte e vetёdishme se Zogu nuk erdhi nё pushtet me lёvizje masive popullore, siç shprehte vetё Zogu pёr tu legjitimuar, por se ai kishte ardhur me forcё ushtrarake tё mbёshtetur nga Jugosllavia. Megjithatё, pёr qeverinё italiane, ishte krijuar bindja se Zogu ndoshta ishte personaliteti politik mё i spikatur pёr tё arritur stabilitetin e brendshёm tё Shqipёrisё, pёr tё cilёt vendi kishte si emergjencё urgjente. Italia ishte e interesuar pёr njё Shqipёri stabёl politikisht, me njё qeveri tё qёndrushme dhe e aftё pёr tё menaxhuar vetvetёn, pasi vetёm kёshtu mund tё reduktohej rreziku i ndёrhyrjeve tё vendeve fqinje si Greqia dhe sidomos Jugosllavia. Roma nuk mund tё qёndronte indiferente pёrballё zhvillimeve qё po ndodhnin nё Shqipёri dhe nuk mund tё qёndronte pasive kundrejt Greqisё dhe Jugosllavisё ku me hapat qё kishin ndёrmarrё nё mbёshtetje tё Zogut kishin rritur mundёsinё e tyre tё pёrfitimeve nё Shqipёri me ardhjen e Zogut nё pushtet. Por Italia kishte edhe njё motiv moran, si dhe

533Bernd J.Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.88. 534Sistemi qeverisёs kishte mbetur i pandryshuar pasi nё fuqi ekzistonte Statuti organik i Shqipёrisё i vitit 1914, ku si formё e shtetit ishte vendosur monarkia dhe nё fronin mbretёror ishte caktuar Princ Wiedi. Edhe me Statutin e Lushnjes dhe Statutin e zgjeruar tё Lushnjёs ruhej e njёjta formё e shtetit, pra ajo monarkike. Vendin e monarkut nё parashikimet e statutit e zinte jo mbreti, por Kёshilli I regjencёs ose Kёshilli i Lartё si organ kolegjial nё krye tё shtetit. 535A.Puto, Shqipёria politike…., vep.cit., f.394. 536Ky ishte edhe njё model i aspiruar nga modeli Italian. 537Po aty., f.396. 538Po aty, Tiranё, 9 janar 1925 dhe FO371/10654 (C188/52/90), Romё, 30 dhjetor 1925.

Page 170: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

141

njё legjitimitet ligjor pёr tё qenё aktive nga ç’ka po ngjallte nё Shqipёri, bazuar nё vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve tё 9 nёntorit 1921.539

Pёr Romёn ishte e qartё se lidhja dhe forcimi i marrёdhёnieve me Shqipёrinё do tё thoshte prishje e marrёdhёnieve me Beogradin, gjё qё nuk kishte interes tё ndodhte pёr momentin, pasi ajo nuk kishte gjetur ende besimin ndaj qeverisё sё Zogut qё po instalohej nё vend. Me ardhjen e Zogut diçka ishte evidente se kishte filluar rivaliteti midis Italisё dhe Jugosllavisё.

Mussolini kёrkonte nga Zogu qё tё vepronte i pavarur, tё largohej ndaj politikёs projugosllave dhe tё ishte nё pёrputhje me interesat qё i takonin Italisё nё Shqipёri, bazuar nga pozita e veçantё qё i kishin njohur Italisё aktet ndёrkombёtare.540

Pasiç kishte lёvizur drejt afrimit me Zogut, duke i propozuar kёtij tё fundi ndihmё nё formё huaje financiare pёr ti bёrё ballё vёshtirёsive financiare, si dhe ndihmё nё pajisjet ushtarake. Por propozimi mbeti nё letёr, pasi qeveria e beogradit nuk arriti tё kishte konsensus pёr tё lёvruar njё ndihmё tё tillё Zogut. Kjo ndoshta do tё pёrbёnte edhe kthesёn e afrimit tё Zogut me Italinё, duke i heshur sytё nga kjo e fundit.

Kishte filluar kёshtu tё merrte frymё politika diplomatike e Zogut, e cila siç do tё shikohet edhe mё tej nё kapitujt vijues, do tё anonte nga Italia, por njёkohёsisht do rriste sё tepёrmi konfrontimet e rivalitetit midis Romёs dhe Beogradit nё Shqipёri. Kёto konfrontime rivalitetit do tё pёrfshinin edhe disa Fuqi tё Mёdha, qё pёrpiqeshin tё marrnin pozicione determinuese nё Ballkan.

539DDI, seria VII, vol.III, d.nr.88, f.58; A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.54. 540DDI, seria VII, vol.III, d.nr.660, f.404.

Page 171: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

142

4.2. Zogu sytё nga Italia. SVEA dhe Marrёveshja ekonomiko-tregtare

Në lidhje me kufirin shqiptaro-jugosllav N. Pashiçi nuk u dorëzua. Ai tani e la

mënjanë faktorin ndërkombëtar dhe për të realizuar lakminë e tij u mbështet në marrëveshjen e fshehtë që lidhi me A. Zogun më 14 gusht 1924.

Italia dhe Shqipёria do tё nёnshkruanin njё Traktat pёr tregti dhe lundrim, si dhe njё Konventё themelimi (Convenzione di stabilimento) dhe njё Konventё konsullore (Convenzione consolare). Tё tre kёto akte ndёrtojnё njё interes reciprok pёr dy vendet: politike dhe ekonomike. Nisur nga historia e pёrbashkёt, nga pozicioni gjeografik, nga karakteri ekonomik, pёr afёrsinё midis dy vendeve dhe pёr nga kontaktet e vashdueshme midis dy popujve, Shqipёria ishte e destinuar tё kishte me Italinё marrёdhёnie ekonomike intense. Pra marrёdhёniet ekonomike midis Italisё dhe Shqipёrisё gjenin mbёshtetjen e parё nё faktorёt natyrorё. Shqipёria nga ana e saj gjen interesante merkatёn italiane pёr prodhimet e saj tё gjёsё sё gjallё dhe tё produkteve agrare, ndёrsa Italia gjen me interes merkatёn shqiptare pёr produketet e saj industriale. Shqipёria pёrbёnte edhe njё rrugё tё rёndёsishme si tranzit pёr tregtimin e Italisё nё vendet e Lindjes.541

Traktat pёr tregti dhe lundrim i pёrfunduar mё 20 janar 1924 midis Italisё dhe Shqipёrisё, kishte si qёllim tё vendoste bazat e intensifikimit tё marrёdhёnieve ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve. Marrёveshja nё lidhje me lundrimin pёrcaktonte dhёnien e njё trajtimi reciprok tё anijeve kombёtare, nё mёnyrё tё veçantё tё anijeve italiane qё trasportonin pasagjerёt shqiptarё dhe italian, si dhe pёr transportin e madhrave. Traktati favorizonte anijet e peshikimit italian pёr tё kryer peshkim nё ujrat shqiptare, si dhe parashikonte uljen e tarifave tё prodhimeve dhe madhrave tё dy vendeve. Kuptohej se mё e favorizuar ishte Italia, pasi sasia e madhrave qё trasportonte nё Shqipёri ishte disa herё mё e madhe.542 Me nёnshkrimin e Traktatit, Mussolini, i cili ishte njёri nga firmёtarёt e Marrёveshjes, do tё shprehej se “akti qё kemi firmosur, Traktati i parё tregtare me Shqipёrinё, ka njё vlerё tё veçantё sepse do tё bёjё padyshim gjithnjё e mё tё afёrta raportet e miqёsisё midis Italisё dhe Shqipёrisё. Pёrshёndes dhe shpreh mirёnjohje dhe simpati personale pёr Kryeministrin Shqipёtar (pra A.Zogu), dhe i shpreh popullin shqiptar ndjenjёn e sinqertё absolute qё ka politika italiane pёr ata”.543 Ndёrkohё Ministri i Financave shqiptare, Kol Thaçi, njёri nga firmёtarёt e Traktatit, do tё shprehej se “Zoti President (pra Mussolini), ndёrkohё qё firmosja Traktatin tregtar kam ndjerё njё entuziazёm tё sinqertё, sepse ky akt pёrfaqёson afrimin zyrtarё tё Italisё dhe Shqipёrisё. Unё ju sigurojё se Traktati do tё prodhojё njё pёrshtypje tё mirё nё vendin tonё, qё nuk ka harruar lidhjet antike qё ekzistonin nё antikitet midis qyteteve italiane dhe shqiptare dhe pikёrisht akti qё firmosёm rinovon njё lidhje tё tillё. Dёshirojё t’ju falenderojё pёr bashkёpunimin e sinqertё dhe t’ju pёrsёris se do tё pёrcjellё nё vend ndjenjat e admirimit tё lartё pёr kombin fisnik italian”.544

Megjithatё, duhet specifikuar fakti se Traktati ishte edhe njё detyrim i njёanshёm pёr Shqipёrinё, e cila nuk mund tё lidhte me vende tё tjera, pёrveç atyre tё shoqёrive

541Artikull nё gazetёn italiane Corriera della Sera, nё datёn 15.03.1924, me titull “I rapport economici-internazionali dell’Italia: Trattato di commercio con l’Albania”, nё AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.44. 542 Po aty. 543 AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 139, f.48. 544 Deklarata e bёrё nё njё gazetё italiane “della Vita”, nё datёn 26-27 janar 1924, me titull “Italia ed Albania. La firma del trattato”, nё AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.45.

Page 172: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

143

italiane, Marrёveshje monopoli apo koncesioni, pёr tё cilat mund tё dёmtonin interesat italiane. Traktati parashikon njё pozicion favorizues pёr Italinё nё tregtinё e jashtme tё Shqipёrisё.545 Pёrfundimi i Traktatit tregtar me Shqipёrinё merrte njё mundёsi tjetёr pёr Italinё pёr shqyrtimin e çёshtjes shqiptare nё Ballkan.

Dy aktet e tjera, Konventa e themelimit (Convenzione di stabilimento) dhe Konventa konsullore (Convenzione consolare) u nёnshkruar mё 29 shkurt 1924, dhe rregullonin raportet juridike midis Shqipёrisё dhe Italisё duke zёvendёsuar regjimin e vjetёr dhe duke kёrkuar pёr ta bёrё mё tё qёndrueshme dhe jetёgjatё raprotin midis dy vendeve.546

Kёto arritje me nёnshkrimin e akteve ishin tregues i zhvillimit tё njё politike nё rritje tё qeverisё italiane nё adriatik dhe nё mёnyrё tё veçantё nё Shqipёri. Megjithatё nёnshkrimi i kёtyre akteve nuk do tё mёnjanonte krizёn politike, financiare e morale tё qeverisë së kryesuar nga Ahmet Zogu, e cila pёrkeqёsoi pozitat e saj gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan më 27 dhjetor 1923. Ahmet Zogu, duke e parandier humbjen, përdori tej masës korrupsionin dhe terrorin ndaj zgjedhësve të dytë pa hequr dorë nga falsifikimet në numërimin e votave. Kriza u duk se e kishte futur qeverinë në një rrugë pa krye më 21 janar kur u hap seanca e parë e legjislaturës së re. Refuzimi i Zogut për të rishqyrtuar të paktën numërimin e votave e ndau përfundimisht vendin në dy kampe: në qeverinë e diskretituar, e cila mbështetej në armën e xhandarmërisë dhe në opozitën demokratike, e cila kishte në krah të saj, përveç shtresave të gjera të popullsisë, edhe repartet e ushtrisë kombëtare. Zogu u detyrua të jepte dorëheqjen më 30 mars. Kryeministër i ri u ngarkua Shefqet Vërlaci, në atë kohë vjehrri i Ahmet Zogut. Kjo ishte zgjidhja më e keqe që mund të mendohej në atë kohë. Humoristët thoshin në gjuhën shqip proverbin turk: “Iku salepçiu, erdhi bozaxhiu”, domethënë i njëjti njeri.547

Shqipëria ishte në situata tё vёshtira. Nga momenti nё moment pritej tё kishte konflikt tё brendshёm nё vend. Njeri nga shkaqet ishte rasti kur u vranë me atentat dy mysafirë amerikanë në Mamurras. Ngjarja ishte e rёndё pasi sipas traditёs shqiptare tё huajt dhe mysafirёt gёzonin mbrojtje e besё. Akusa pёr kёtё rast vinin nga opozita dhe qeveria kundёr njёri-tjetrit. Nё fakt Zogu e shfrytëzoi kёtё rast si pretekst pёr tё vendosur gjendjen e jashtёzakonshme. Gjendja u rëndua më tepër më 21 prill kur u vra me atentat në mes të Tiranës, Avni Rustemi, kryetari i shoqatës demokratike “Bashkimi” dhe deputet i Tropojës.548

Me pretekstin e varrimit të Avni Rustemit në Vlorë, shumica e deputetëve opozitarë u larguan nga Tirana dhe shkuan në Qytetin e Flamurit. Të bindur se nuk kishte asnjë protestë paqësore për ta ndalur vrullin që kishte marrë Ahmet Zogu drejt diktaturës personale, opozitarët vendosën të shpërthenin nga Vlora një revolucion demokratik, në rast se ai nuk largohej nga skena politike. Qarqet e djathta shpresuan se mund ta evitonin revolucionin duke zëvendësuar më 27 maj 1924 Shefqet Vërlacin si kryeministër me Iljaz Vrionin. Kur deputeti i asaj kohe Petro Harito e njoftoi në

545 Pёr tekstin e Marrёveshjesduhen krahasuar „Trattati e Convenzioni tra il Regno d’Italia e gli altri Stati“, Bd.XXXI, Roma 1932, fq.6-34. Ndёrsa pёr tekstin e Traktatit tё Miqёsisё sё Italisё me Jugoslavinё krahasoni, A.Gannini, Documenti per la storia dei rapporti fra l’Italia e la Jugoslavia, Roma 1934, fq.124-161. 546Artikull nё gazetёn italiane Corriera della Sera, del 15.03.1924, me titull “I rapport economici-internazionali dell’Italia: Trattato di commercio con l’Albania”, nё AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.44. 547Dossier ngaKristo Frashëri, titulli: Si ndikoi marrëveshja e Zogut me Pashiçin tek kufijtë e Shqipërisë, botuar nё Gazetёn Shqiptarja, datё 28.07.2013. 548 V.Duka, Historia e Shqipёrisё…..,vep.cit., f.146; Bernd J.Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.71.

Page 173: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

144

intimitet A. Zogun se kundërshtarët po përgatiteshin në Vlorë për shpërthimin e kryengritjes së armatosur, ai u përgjigj se mezi e priste atë rast, mbasi kryengritja do t’i jepte atij mundësinë t’ia mbyllte gojën opozitës njëherë e përgjithmonë. Duket se kjo ishte arsyeja përse A. Zogu nuk bëri rezistencë serioze kur kundërshtarët e vet të përkrahur nga ushtria kombëtare, marshuan pa shkrehur pushkë drejt Tiranës. Kështu triumfoi Revolucioni i Qershorit pa derdhur gjak. Pasi revolucionarët demokratë hynë më 9 qershor 1924 në Tiranë, Ahmet Zogu me shumicën e tarafit të tij kërkoi strehim në Jugosllavi. Pjesa tjetër e tarafit me në krye Myfit Libohovën dhe Koço Koton, kërkuan strehim në Greqi, kurse Shefqet Vërlaci dhe Iljaz Vrioni me disa pasues u hodhën në Itali.549

Ndёrkohё qё ky revolucion dhe kjo situatё e krijuar nё Shqipёri u bёnё pengesё pёr mos ratifikim e Marrёveshjes tregtare me Italinё550 dhe pёr mos zbatimin e saj deri sa nё fuqi do tё vinte pёrsёri Zogu dhe me tё edhe qetёsia e duhur qeverisёse, e cila do tё bёnte tё mundur edhe rimarrjen e raporteve me Italinё.

Fan Noli i kёrkoi ndihmё Italisё, e cila nuk ishte e interesuar tё ndihmonte nё kёtё momente qeverinё e Fan Nolit. Qeveria italiane interesohej mё shumё tё kishte njё pozicion tё privilegjuar nё vend, nё krahasim me vendet e tjera. Pёr tё realizuar kёtё Roma i propozoi Fan Nolit lidhjen e njё pakti miqёsie (nё thelb ishte pakt politik),551 i cili do tё kishte si synim vendosjen e Shqipёrisё nёn mburojёn e tutelёs sё Italisё. Pёr atё qё shprehte pakti, nё dispozitat e tij, shfaqej njё cungim i pavarёsisё sё Shqipёrisё, si dhe njё kufizim i autonomisё sё qeverisjes sё Fan Nolit brenda vendit. Ky propozim i bёrё nga qeveria e Romёs nuk u pranua. Ky refuzim diktoi edhe qёndrimin e Italisё pёr tё mos e njohur qeverinё e Fan Nolit, e ashtёquajtura “qeveria demokratike”.552

Fan Noli nё situatёn qё ndodhej vendi dhe nё krizёn qё e kishte mbёrthyer i kёrkoi qeverisё italiane tё mbronte kufijtё e saj. Pikёrisht nё telegramin qё ai i drejtonte tё ngarkuarit me punё tё Italisё nё Durrёs, Marchettit Durazzo, i shpjegonte dhe kёrkonte sa vijon: “nё lidhje me kryengritjen, kjo qё po zhvillohet nuk ёshtё njё luftё klasash, por njё luftё midis elementёve patriotik dhe tё ndёrgjegjshёm nё vend nga njёra anё dhe i mercenarёve, reaksionarёve, hajdutёt, kundёrshtarё tё çdo progresi civil, nga ana tjetёr. Qёllimi kryesor i kёsaj lёvizje ёshtё pёr ti dhёnё Shqipёrisё njё qeveri shqiptare me njё politikё tё sajёn, mbi ndёrhyrjet ballkanike, duke pasur parasysh se politika e qeverisё aktuale ёshtё shkatarruese nga pikёpamja e jashtme dhe pёrçarёse nga pikёpamja e brendshme. Sipas nesh konflikti nuk do tё zgjasё, sepse kemi nga ana jonё tё gjithё opinionin publik dhe pothuajse tё gjithё xhandarmёrinё. Por mund tё ndodhё qё kundёrshtari tё rezistojё me forcat tё parregullta, duke tёrhequr vendin nё njё luftё civile, dhe ёshtё pёr kёtё situatё qё i drejtohemi Sh.T., sepse nёse konflikti do tё zgjasё, fqinjёt tanё tё mirё, tё cilёt janё gjithёnjё duke na pёrgjuar, mund tё pёrfitojnё pёr tё krijuar turbullira nё kufijё dhe pёr t’u pёrgatitur pёr sulm nё Jug dhe Veri. Qeveria italiane mund ti sigurojё Shqipёrisё kёtё qetёsi nё interesin e pёrbashkёt tё dy vendeve tona”.553 Qёndrimi italian lidhur me kёrkesёn e Fan Nolit ishte asnjanjёs, por nga ana tjetёr studionte situatёn dhe kishte pikёpamjet e saja lidhur me qёndrimin qё duhet tё mbante pёr Shqipёrinё.

549 Po aty, f.148; Po aty, f.72-73. 550 DDI, seria VII, vol.II, d.nr.105, f.67. 551A.Puto, demokracia e rrethuar, f.67; Raporti i Romёs, datё 20.7.1924, nё AQSH, fondi 251, viti 1924, d.nr.246. 552 M. Çami, Shqipёria nё rrjedhat……, vep.cit., f.358. 553 Telegrami i Fan Nolit dёrguar tё Ngarkuarit me punё tё Italisё nё Durrёs, Durazzo Marchetti, datё 26 maj 1924, nё DDI, seria VII, vol.III, d.nr.222, f.135.

Page 174: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

145

Sipas hulumtimeve tё burimeve arkivore tё Ministrisё sё Jashtme Italiane, si dhe Dokumentave Diplomatike Italiane, dali fakte qё argumentojnё qёndrimin e Italisё pёr situatёn nё Shqipёri. Ajo (Italia) nuk dёshironte tё ndёrhynte pasi i friksohej reagimit tё Fuqive tё Mёdha apo dhe tё vendeve si Greqia dhe Jugosllavia. Por Italia pёr njё gjё ishte e vendosur pёr tё mos lejuar qё qeveria shqiptare dhe vendi tё bien nё duart e ndonjё ndikimi tё ndonjё force tjetёr tё Madhe. Kёtu bёhej fjalё mё shumё pёr Britaninё e Madhe, e cila kishte filluar interesimin e saj gjeopolitik nё Shqipёri dhe ishte pёrfshirё nё dёshirёn e investime nё fushёn e hidrokarbureve. Italia nuk mund tё lejonte as Greqinё dhe as Jugosllavinё tё kishin dorё nё trazirat e Shqipёrisё dhe tё merrni pozicion tё privilegjuar nё vend. Ajo, siç do tё tregojnё dhe faktet mё pas, i kёrkon kёtyre vendeve tё mos marrё asnjё iniciativё nё Shqipёri ose nёse do ta mendojnё tё udhёs pёr njё veprim tё tillё, duhet tё jenё paraprakisht nё unison dhe tё merren vesh me Italinё. Italia e quan situatёn si faktor i brendshёm i Shqipёrisё, ku njё pjesё e mirё e popullsisё kёrkojnё tё vijё nё fuqi ajo klasё politike qё i pёrfaqёson mё mirё pёr momentin. Italia do tё mbajё qёndrim neutral, deri nё momentin qё faktori ndёrkombёtar nuk do tё reagojё, por nёse do tё ketё pёrfshirje tё faktorit ndёrkombёtare, patjetёr qё Italia do tё dalё nga neutraliteti dhe do tё kёrkojё tё bёhet aktive. Kjo ka tё bёjё me mbrojtjen e interesave tё saj nё Shqipёri. Pёr Italinё pёr aq kohё sa pavarёsia dhe integriteti i Shqipёrisё nuk rrezikohet, ajo do tё ishte e qetё dhe e pa motiv pёr tё vepruar dhe ndёrhyrё.554

Pavarёsisht pёrpjekjeve tё politikёs Italine pёr tё mbajtur njё qёndrim neutral dhe ekuilibrues nё Shqipёri, problemi shqiptar ishte i destinuar nga natyra e saj pёr tё qenё njё lojё e hapur.555 Ky ekuilibёr forcash bёri tё mundur qё revolucioni i qershorit tё kalojё pa luftё civile nё Shqipёri, por nga ana tjetёr baza pёr njё qёndrueshmёri qeverisёse tё gjatё dhe me konsensus tё gjёrё nuk do tё realizohej lehtё.

Me ardhjen nё pushtet tё Ahmet Zogut dhe pasi u zgjodh President i Republikёs kishte filluar tё merrte jetё ngritja e shtetit nё fusha tё ndryshme. Shqetёsuese ishte mos ngritja e njё banke Kombёtare Shqiptare, si dhe mungesa e mjeteve financiare pёr zhvillimin ekonomik tё vendit.

Ndodhur para kёsaj situate, Ahmet Zogu, kishte filluar lëvizjet drejtё nxjerrjes sё vendit nga kjo gjendje qё ndodhej. Pёr kёtё ai fillojё tё angazhohej pёr gjetjen e aleancave tё mundёshme pёr tё kёrkuar ndihmё. Lidhja e Kombeve nuk ishte shumё e gatshme tё jepte ndihmё, duke u bazuar edhe nё faktin se qeveria e Zogut ende nuk ishte njohur nga njё pjesё e mirё e shteteve. Duhet thënë gjithashtu se Lidhja e Kombeve pёrveç rastit kur kishte dhёnё njё hua tё vogёl nё kohёn e princ Wied-it, kishte hedhur poshtё çdo kёrkesё tё mёvonshme pёr ndihmё financiare pёr Shqipёrinё. Kjo organizatë ishte shprehur negativisht edhe kёrkesës së fundit drejtuar kёsaj organizate pёr ndihmё nga qeveria e Fan Nolit. Pikërisht pёr kёtё arsye Zogu kishte pёrjashtuar kёtё organizatё pёr t’i paraqitur kёrkesёn pёr ndihmё. Shtetet tё tjera siç ishte SHBA ishin tё mirёpritura pёr ti kёrkuar ndihmё, por Zogu hezitoipasi ata ishin shumё larg dhe nuk kishin shfaqur shenja interesi pёr tё investuar nё Shqipёri. Pёrpjekje tjetёr e Zogut kishte qenё me Francёn, por propozimet e bёra ndaj kёsaj fuqie pёr ndihmё u pritёn me habi nga kjo e fundit dhe nuk u mbёshtetёn. Franca hezitonte edhe pёr faktin se njё mbёshtetje ndaj Shqipёrisё do tё sillte reagim nga Anglia dhe Italia, tё cilat pёrveç faktin se nuk mund tё lejonin qё interesat e tyre

554Artikulli nё gazetёn italiane L’eco della stampa, Ufficio di ritagli da giornali e reviste, Fondato nel 1901, me temё “Un nota ufficiosa italiana”, nё AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.33. 555Artikulli nё gazetёn italiane L’eco della stampa, Ufficio di ritagli da giornali e reviste, Fondato nel 1901, me temё “L’Albania di Domani”, nё AQSH, fondi 263, viti 1924, dosja 137, f.29.

Page 175: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

146

nё Shqipёri tё kompromentoheshin, do ti kujtonin Francёs tё paguante borxhet e marra pёr luftёn, para se tё ndihmonte financiarisht Shqipёrinё.556

Ndihma financiare Zogut nuk i vjen as nga Jugosllavia, e cila e kishte mbështetur atë tё vinte nё pushtet. Autoritetet jugosllave hezituan tё jepnin ndihmё financiare dhe ndihmё ushtarake, ngaqё kishin frikё se duke u fuqizuar Zogu mund tё pёrdorte forcёn kundёr tyre. Kjo frikё e jugosllavisё ishte shprehur nga Kryeministri jugosllav Pasiç i cili i kishte thёnё Zogut para se të hynte në Shqipëri nga territori jugosllav “mirupafshim, i nderuar mik i sotёm dhe armik i ardhshёm”.557

Zogu ndodhur para refuzimeve tё Lidhjes sё Kombeve, SHBA-s, Francës dhe Jugosllavisё, i kishte drejtuar sytё tek Anglia dhe Italia. Me Anglinё ishte nёnshkruar njё marrёveshje pёr shfrytёzimin e pasurive vajgurore (naftë) nga kompania Anglo-Persian Oil, por nuk ishte ratifikuar pёr shkak tё trazirave qё kaloi vendi. Pёr tё bёrё tё mundur zbatimin e marrёveshjes, Zogu propozoi Parlamentit ratifikimin e saj, i cili e miratoi mё 16 shkurt 1925. Bashkёpunimi me anglezёt vijojё mёtej, ku Zogu kёrkoi dёrgimin e njё grupi oficerёsh tё specializuar, pёr tё riorganizuar xhandarmёrinё nё Shqipёri. Kёrkesa u pranuar dhe qeveria e Londrёs dёrgoi nё Shqipёri kёtё grup oficerёsh nёn drejtimin e Gjeneral major Persi. Oficerёt anglezё ishin 12-tё, mbanin uniformat e shtetit shqiptar dhe pagueshin prej tij.558

Zogu nuk ishte ndalur vetёm nё mbёshtetjen e Anglisё, por kishte filluar tentativat pёr tu lidhur edhe me Italinё. Arritja e marrёveshjes midis qeverisё shqiptare dhe qeverisё italiane nuk ishte shumё e lehtё, duke qenё se Italia ende nuk kishte njohur qeverinё e Zogut. Nё takimin e zhvilluar midis Zogut dhe ministri italian nё Durrёs, Durazzo, Zogu ishte shprehur se “Shqipёria nuk kishte asgjё kundёr Italisё dhe se qeveria e tij e shihte tё dobishme dhe tё domosdoshme ti jepte pёrparёsi nё programin e saj qeverisё dhe interesave italiane nё fushёn ekonomike”.559 Ndёrkohё qё ministri Durazzo ishte shprehur se “nuk dёshiron tё fliste pёr tё shkuarёn, por vetёm pёr tё ardhmen dhe se Italia kishte mbajtur njё qёndrim korrekt dhe neutral si me ardhjen nё fuqi tё qeverisё sё Fan Nolit, ashtu edhe me ardhjen nё fuqi tё qeverisё sё tij, sepse ajo i konsideronte lёvizjet politike qeveritare si punё tё brendshme tё Shqipёrisё, por kjo s’do tё thotё se Italia nuk ishte e interesuar pёr Shqipёrinё”.560 Ministri Durazzo kishte shkuar edhe mё tej, duke i sugjeruar Palazzo Chigi (qeverisё italiane) tё vijonte me njohjen e qeverisё sё Zogut.561

Ndaj deklarimeve që kishte bërë ministrit Durazzo në takim me Zogun, Mussolini kishte mbetur i zhgёnjyer dhe i dёrgonte njё telegram ku e qortonte dhe shpjegonte vёshtirёsinё ku e kishte futur qeverinё e tij. Telegrami i Mussolinit shprehte se “njohja e qeverisё sё re shqiptare e zёnё nё gojё sipas jush, duket sikur kemi tё bёjmё vetёm me ndryshim politik tё qeverisё sё njё shteti, pёr tё cilin Italia tё mos kishte pozicion tё posaçёm pёr tё mbrojtur interesat e saj vitale”. Mё tej thekson nё telegram se “Rrethanat me tё cilat Ahmet Zogu u kthye nё Tiranё lёnё dyshim se ai mund tё jetё lidhur me detyrime ......ndaj Beogradit, duke u detyruar tё favorizojë njё pozitё të veçantë të ndёrhyrjes serbe nё Shqipёri”. Nё fund Mussolini shprehet se “njohja e qeverisё sё Zogut nga Italia nuk mund tё bёhej, nёse ai nuk do tё jepte prova tё qarta

556 I.Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog I-rё, Tiranё 1997, f.62-63. 557 F.Jakomoni, La politica dell’Italia in Albania, Bologna 1965, f.56. 558AQSH, Telegram i Solanas dёrguar Musolinit, Legata italiane, dos.36, viti 1926, datё 9 qershor 1929. 559DDI, seria VII, vol.III, d.nr.654, Raporti i Durazzos, datё 3 janar 1925. 560Po aty. 561Po aty.

Page 176: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

147

se do mbante me qeverinё e tij njё qëndrim tё tillё qё tё garantonte pozitёn që i takon Italisё”.562

Pёr tё treguar besim ndaj qeverisë së Romёs, Zogu dёrgoi nё Romёs sekretarin e tij, Jak Koçin, i cili u takua me Alessandro Lessona563 dhe kërkoi mundësinë e ndёrmjetёsimit pёr tu takuar me Mussolinin. Takimi u arrit dhe në të Jak Koçit parashtroi disa propozime tё qeverisё shqiptare. Në takim u fol edhe pёr marrёdhёniet midis dy vendeve. Por qёllimi i takimit ishte mbi tё gjitha pёr ti bёrё tё qartë Mussolinit se qeveria shqiptare dhe Zogu ishin tё gatshёm pёr tё rifilluar dialogun e ndёrprerё me Romёn nё gushte tё vitit 1924.564 Mussolini propozimet e palёs shqiptare i’a kalojё Sekretarit tё Pёrgjithshёm tё Ministrisё sё Jashtme Italian, Contarinit, i cili shumё shpejt vuri nё lёvizje njё plan propozimesh dhe kёrkesash ndaj palёs shqiptare.

Lёvizja tjetёr e Zogut pёr tё pёrshpejtuar afrimin me Italinё ishte takimi qё pati nё Shqipёri, nё datёn 14 janar 1925, me ministrin italian Durazzo, i cili ishte shoqёruar edhe nga diplomati i shquar italian Ugo Sola. Nё kёtё takim Zogu shpreh dёshirёn e tij pёr tё respektuar interesat ekonomike tё Italisё dhetheksonte se rruga mё e mirë pёr tu ndjekur ishte depёrtimi ekonomik italian nё Shqipёri.565 Në këtë mënyrë Zogu shprehej pozitiv pёr zgjedhjen e depërtimit ekonomik Italian në vend. Pas takimit të Jak Koçin nё Romё dhe tё Zogut nё Tiranё, marrёdhёnieve italo-shqiptare do të shfaqnin ngritje pozitive. Kjo do të letësohej edhe nga kapёrcimi i krizёs që kaloi qeveria Italine pasvrasjes së Matteotti-t.566 Kapërcimi i kёsaj krize politike të brendshme, i dha forcë qeverisë së Romёs, nxitur edhe nga propozimet pёr hapje negociatash tё ardhur nga Zogu, të ndёrmerrte hapat e nevojshme pёr tё ndjekur njё strategji tjetёr nё Shqipёri atё:tё ndёrhyrjes ekonomike dhe ushtarake. Kjo strategji e rekishte si qëllim të ndikohej, influencohej dhe diktohej politikbërja shqiptare nga qeveria italiane. Gjithashtu, duhet theksuar se kjo strategji e re do tё sillnte edhe qёndrimin pozitiv tё qeverisё sё Romёs pёr tё njohur qeverinё e Zogut. Pёr tё lёvizur nё rrugёn e afrimit me qeverinё e Zogut, Mussolini ngarkon me detyrё Sekretarin e Pёrgjithshёm nё Ministrinё e Jashtme, Contarinin. Ai rimerr studimin e çёshtjes pёr fillimin e marrёdhёnieve me Shqipёrinё, bazuar edhe nga propozimet e ardhur në takimet e zhvilluar midis Durazzos dhe Zogun nga njëra anë dhe të Mussolinit dhe Jak Koçit nga ana tjetër, propozon planin e tij.

Plani i Contarinit kishte synimin vetёm fushёn ekonomike dhe nuk prekte aspekte të tjera të natyrës politike. Por Plani paraprinte afrimin politik të palëve.567 Ky Plan kishte si qёllimin realizimin e masave si vijon:

562Telegram i Mussolinit dёrguar ministrit Durazzo, datё 7 janar 1925, nё DDI, Seria VII, vol.III, d.nr.660, f.404. 563Alessandro Lessona ishte njё figurё politike italiane. Ishte personi mё i afёrt i Mussolinit dhe dёgjohej nga ky nёçёshtjet qё kishte tё bёnte me Ballkanin dhe nё veçanti me Shqipёri.Në vitin 1925, ai ishte në krye të një misioni diplomatik pranë mbretit Zog I nё Shqipëri, pas diskutimeve të përshtatshme me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, Salvatore Contarini, çoi në nënshkrimin e një pakti të fshehtë ushtarake me Shqipёrinёkundër Jugosllavisë (nëntor 1925). 564A.Lessona, Memorie, vep.cit., f.86. 565P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.99-100. 566Vrasja e deputetit socialist Matteoti, ku akuzohej Mussolini dhe qeveria e tij si të implikuar, tronditi rendë regjimin fashist. Situata ishte e nderë dhe kishte reagime të brendëshme të ashpëra, por edhe reagime nga Europa. B.J.Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri, përkthyer nga origjinali anglisht nga Krenar Hajdëri, botimi I çabej MçM, Tiranë, 1996, f.97-99. 567Po aty, f.101-102.

Page 177: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

148

1. Ratifikimin nga ana e Shqipёrisё tё Traktatit tё Tregtisё e tё Lundrimit dhe tё Konventёs Konsullore dhe tё Themelimit, tё firmosura nё Romё nё vitin 1924;

2. Koncesionin pёr kёrkimin dhe shfrytёzimin e fushave tё naftёs tё Italisё nё Shqipёri;

3. Pjesёmarrjen e pёrshtatshme të Italisё nё ndёrtimin e veprave publike nё Shqipёri (ndёrtimin e hekurudhave, urave dhe rrugёve);

4. Pёrcaktimin dhe sistemimin pёrsa i pёrket konçesionit tё pyjeve nё favor tё kompanive italine;

5. Rikonfirmim dhe zgjatja pёr 10 vjet tё lejes sё koncesionit pёr peshkim nё liqenin e Shkodrёs pёr firmёn Fabiano e Co, i dhёnё kёsaj firme mё parё vetёm pёr 5 vjet;

6. E drejta parësore nё favor tё kompanisё italiane pёr shfrytёzimin e minierёs sё karbonit tё Memaliajt, sipas marrëveshjes së mëparshme pёr firmёn e shoqёrisё italiane Sigma;

7. Rikonfirmimi i marrёveshjes shtesё pёrfunduar midis Shoqёrisё italiane tё minierave tё Selenicёs dhe Ministrisё pёr Punёt Publike shqiptare, pёr transportin nga Vlora nё minierё;

8. Zgjedhjen e favorshme tё kontraditave tё mbetura midis qeverisё shqiptare dhe Shoqёrisё italiane Silba, pёr çёshtjen e sharrave nё Llogora;

9. Themelimin e Bankёs sё Shtetit Shqiptar.568 Nё lidhje me Planin e tij, Contarini analizonte dy (2) nga nёntё (9) pika e

propozuara. Kёshtu pёr pikёn e dytё (2) atё pёr koncesionin pёr kёrkim dhe shfrytёzimin e fushave tё naftёs tё Italisё nё Shqipёri, ai do tё shkruante se “kjo fushё ёshtё pak e vёshtirё pёr ne (Italinё), duke marrё parasysh organizmat industrial qё janё nё garё, interesa qё kanё nga mbrapa qeveritё angleze dhe amerikane. Nё fakt Anglo-Persion Oil Company merr njё tё drejtё parsore nё bazё tё Konventёs sё nёnshkruar nё kёtё fushё, me qeverinё shqiptare, nё vitin 1921. Ёshtё çёshtje qё merr pёr ne njё rёndёsi tё veçantё, sepse njё mёnjanim i joni nga koncesioni i naftёs nё Shqipёri dhe favorizim i grupeve tё tjera tё huaja do tё vendoste nё situatё tё vёshtrirё aspektin politik italian nё Shqipёri”.569 Ndёrsa pёr pikёn nёntё (9) atё pёr themelimin e Bankёs sё Shtetit Shqiptar, Contarini shprehej “me kёtё rast mund tё duket e pёrshtatshme edhe realizimi pёrfundimtar i projektit tё krijimit tё Bankёs sё Shtetit shqiptar, pёr tё cilёn do tё ishin tё disponueshёm njё grup italian qё do tё merrnin pёrsipёr financimin. Banka e shtetit shqiptare e kontrolluar nga ne do tё ndёrtonte njё bazё financiare tё njё rёndёsie tё tillё, e prekshme pёr zhvillime tё mёtejshme bankare dhe industriale, qё do tё na japë praktikisht në të ardhmen, mjetin mё praktik dhe mё tё sigurtё duke i dhёnё Italisё njё situatё mbizotёruese nё ekonominё shqiptare”.570

Nё pikёpamje tё parё plani i Contarinin kishte si qёllim tё lidhte Shqipёrinё fort pas Italisё, dhe sipas kёtij plani kjo lidhje do tё shёndronte Shqipёrinё pak nga pak nёn sundimin kolonial Italian.

Plani i Contarinit pasi u miratua paraprakisht pozitivisht nga Mussolinit, i’u propozua Ministrit tё Jashtёm shqiptar, Myfid bey Libohova dhe pёrfaqёsuesit shqiptar nё Itali, Ekremit, pёr tё cilёn u kёrkua njё zgjidhje e shpejtё dhe pozitive. Ministri i jashtёm Libohova u ngarkua nga Zogu tё diskutonte me pёrfaqёsuesin e ri tё

568P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.102-103; A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane ……, vep.cit., f.68. 569Shёnimi i Contarinit pёr Mussolinin, nё janar 1925, shiko tek Raffaele Guariglia, Ricordi, Napoli, 1950, f.19-20. 570Po aty.

Page 178: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

149

Italisё nё Durrёs, Ugo Sola pёr tё gjitha çёshtjet. Nga dikutimi doli se pala shqiptare pranonte nё parim pothuajse tё gjitha pikat e planit Contarini, por nuk ishte dakort pёr koncesionet e naftёs, pasi ishte arritur njё Marrёveshje me Anglinё pёr ti dhёnё prioritet Anglo-Persian Oli Company.571Marrëveshja ishte nënshkruar më 1921 dhe pritej të ratifikohej nga parlamenti shqiptar në shkurt 1925. Mbetur pa ratifikuar për shkak të situatave të brendshme që kishte përfshirë shqipërinë, ku kultim e kishin ngjarjet e qershorit dhe dhjetorit 1924. Në fakt marrëveshja u ratifikua më 16 shkurt 1925 nga Asambleja Kushtetuse shqiptare dhe më 22 shkurt A.Zogu në cilësinë e Presidentit të Republikës e dekretoi vendimin e Asamblesë Kushtetuese.572 Marrëveshja në thelb kishte koncesionin e naftës në favor të Kompanisë angleze Anglo-Persian Oli, e cilia sipas marrëvesjke kishte të drejtë të bënte kërkime në 220 mijë hektarë dhe me të drejtë shfrytëzimi në 60 mijë hektarë.

Më 16 shkurt U.Sola kishte njoftuar Sekretarin e MPJ italiane Contarinin se Presidenti Zogu kishte paraqitur në Parlament kërkesën për ratifikimin e marrëveshjes në favor të kompanisë angleze Anglo-Persiane Oil. Ai shtonte se vendimi i befasishëm i tij ish shkaktuar nga instruksionet e Londrës, megjithëse nga përmbajtja e telegramit, dilnin dyshime se Presidenti Zogu e kishte barktisur pozitën e pritjes me të cilën kishte marrë si detyrë të respektonte”.573

Nё fakt ratifikimi i marrëveshjes dheky qёndrim i qeverisё sё Zogut shqetёsoi qeverinё italiane, e cila ishte e preokupuar pёr pozicionin favorizues tё Anglisё nё fushёn e hidrokarbureve nё Shqipёri, por edhe shtohej frika se mos kjo i hapte oreksin Anglisё pёr investime nё fusha tё tjera, duke kompromentuar interesat italiane nё Shqipёri. Kjo frikё dhe merak e shtynё Mussolinin tё ndёrhynte mё i vendosur dhe tё kёrkonte tё shkёpuste Shqipёrinё dhe qeverinё e Zogut nga ndikimi anglez.574 Qeveria italiane u angazhua në një fushatë presionesh diplomatike mbi Tiranën dhe në një polemikë të ashpër me Londrën. Pikërisht këtu fillon edhe kontradita italo-angleze për koncesionet në Shqipëri.

Mussolini i telegrafoi Durazzos qё ti vinte nё dukej qeverisё shqiptare se “Romës i vinte shumë keq qё Ahmet Zogu kishte vendosur nё plan tё parё marrëdhëniet me Anglinё, duke e preferuar vetëm atë për investime për shfrytëzimin e naftës dhe oficerët e saj për organizimin e xhandarmërisë shqiptare, duke ndjekur kështu politikёn e dyerve tё mbylluara pёr Italinё” Më tej në telegram kërcënohej Ahmet Zogu duke thënë se “do të ishte më mirë që ai të reflektonte sa e rrezikshme, do të ishte për të po të kish parasysh se ai mund të ndodhej përballë konfrontimeve ndërkombëtare që mund të ishin të paevitueshme”.575

Pozitat e Zogut ishin tё vёshtira pasi kishte presione nga Italia qё kёrkonte zgjidhje dhe pranim tё kёrkesave tё bёra nёpёrmjet planit Contarini, ndёrkohё qё nga ana tjetёr ishte Anglia dhe detyrimet qё kishte ndaj kompanive tё kёtij shteti, por edhe detyrimin nga përfaqësuesi anglez në Shqipëri, Eyres, tё cilin e kishte pasur gjithnjё mbёshtetje. Nё kёto rrethana ai mendoi se zgjidhja e problemit duhet tё vinte nga marrёveshja midis Italisё dhe Anglisё.576

571DDI, seria VII, vol.III, d.nr.701, f.434-438. 572Dekreti i Presidentit Ahmet Zogu dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, më 22 shkurt 1925, AMPJ, viti 1925, dosja nr.154, f.424. 573Telegram i U.Sola dёrguar Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ italiane Contarini, datё 16 shkurt 1925, nё DDI, Seria VII, vol.III, d.nr.232/72. 574P.Pastorelli, (19124-1927), vep.cit., f.113-114. 575 Telegrami i Mussolinit dёrguar ministri Durazzo, nё datёn 12 janar 1925, DDI, Seria VII, vol.III, d.nr.670. 576P.Pastorelli, (19124-1927), vep.cit., f.109.

Page 179: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

150

Pëfaqësuesi anglez në Shqipëri informonte se presionet e Italisë në qeverinë shqiptare ishin të mëdha. Ai lajmëronte se kishte marrë informacion nga Ministri i jashtëm shqiptar, Myfit Libohova se qeveria italiane me të ngarkuarin e saj në Shqipëri Ugo Sola, i kishte komuikuar sa vijon: “Fakti i dhënies së koncesioneve të naftës eskluzivisht Kompanisë Anglo-Persian Oil dhe paraqitja mjaft e nxituar në Asamble i një projekti lidhur me këtë koncesion do të konsideroheshin në Itali si një akt armiqësor në drejtim të qeverisë mbretërore e cila në një rast të tillë do të ishte e detyruar të adaptonte një qëndrim të ngurrimit ekstrem”.577 Pas telegramit të Eyres, Chamberlain kërkoi një relacion nga Bordi i Tregtisë pranë qeverisë angleze lidhur me koncesionet e naftës në Shqipëri. Pas këtij relacioni dhe konsulte, Chamberlain do të dërgonte një telegram Eyres, duke e udhëzuar që ti përcillte qeverisë shqiptare qëndrimin që duhet të mbante ndaj presionit italian, sa vijon: “Kompania Anglo-Persian Oil ka propozuar të përjashtojë nga hapësira e koncesioneve të saj, zonën e kërkuar nga italianët. Koncesioni ynë nuk është eskluziv dhe në asnjë mënyrë monopol, por një operacion tregtar krejt i ligjshëm dhe do të mbrohet fuqishëm nga Bordi i tregtisë. Që paraqitja e marrëveshjes për ratifikim në Parlamentin shqiptare nuk mund të quhet i nxituar duke ditur që marrëveshja është firmosur pothuajse 4 vjet më parë. Këto shpjegime do ta bindin qeverinë italiane, për faktin që të vazhdojë me kërcënime orale dhe të shkruara, do të ishte të dhunoje sovranitetin e një shteti të pavarur dhe miqësor”.578 Të njëtën udhëzim Chamberlain i kishte dërguar edhe ambasadorit anglez në Romë Graham. Në telegramin që i kishte dërguar i kërkonte Graham-it të takonte personalisht Mussolinin dhe ti shpjegonte natyrën e këtij koncesioni dhe të kërkonte nga ai konfirmimin e deklaratës së U.Sola579.580 Nëse Mussolini do të konfirmonte këtë deklaratë, atëherë kjo sipas Chamberlain do të përbënte një kontrast të dhimbshëm me politikën e sinqeritetit prefekt dhe besnikërisë që frymëzonte komunikimi miqësor i yni. Më tej ai thekson se qeveria anglese dëshiron të punojë në harmoni të plotë me qeverinë italiane në Shqipëri dhe kudo tjetër, por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të interesave të ligjshme britanike të cilat qeveria jonë ka të drejtë dhe detyrën për ti mbrojtur”.581 Në bazë të udhëzimeve të Chamberlain, Graham bëri një protestë të ashpër tek Mussolini. Ky i fundit e mohoi që mund të ekzistonte ndonjë ide e tillë që Italia të bllokonte interesat legjitime britanike dhe pastaj u hodh në akuza të ashpra kundër Zogut duke thënë se ai njeri ishte i vendosur të kundërshtonte dhe të injoronte Italinë dhe të preferonte miqësinë dhe ndihmën e ndonjë fuqie tjetër. Sipas Mussolinit, opinioni publik italian nuk do ta toleronte këtë dhe, në qoftë se A.Zogu do të vazhdonte në këtë linjë ai do ta ndjente forcën e pakënaqësisë italiane”.582 Mussolini nga ana e tij kёrkoi tё bёnte tё qartё pikёpamjen e Italisё kryeministrit anglez Chamberlain nёpёrmjet pёrfaqёsuesit tё saj Graham, si vijon: “Italia ёshtё praktikisht e ndjeshme ndaj gjithçkaje qё ndodh nё Shqipёri. Ky lloj prioriteti i ёshtё njohur nё njё dokument diplomatik midis palёve. Çdo gjё qё

577Telegram i përfaqësuesit i qeverisë angleze në Shqipëri Eyres për Chamberlain, mё datёn 4 shkurt 1925, nё Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.XXVII, D.3. 578Telegram i Chamberlain për përfaqësuesin e qeverisë angleze në Shqipëri Eyres, mё datёn 7 shkurt 1925, nё Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.XXVII, D.35. 579Deklarata e Ugo Sola i kishte deklarauar Eyres se me veprimet që kishte bërë anglia në Shqipëri e dtyronte qeverinë italiane të bllokonte çdo pëkrahje active për Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, si dhe do të zhvillonte një fushatë shtypi kundër Shqipërisë në të gjithë Europës. 580Telegram i Chamberlain për përfaqësuesin e qeverisë angleze në Romës Graham, mё datёn 7 shkurt 1925, nё Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.XXVII, D.36. 581Po aty, D.36. 582Telegram i Mussolinit dërguar Graham, më 3.2.1925, në DDI, seria VII, Vol.III, D.nr.705.

Page 180: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

151

shqetёson pozicionin ekonomik dhe politik nё pjesёn tjetёr tё bregdetit, praktikisht Shqipёrinё, shqetёson dhe ndikon Italinё. Pikёrisht rritja e ndikimit ekonomik tё njё shteti tjetёr nё Shqipёri, duke prishur ekuilibrin delikat tё arritur, nuk mund tё mos lё pa provokuar reagim të ashpër në politikën Italine. Italia dёshiron njё Shqipёri tё pavarur dhe e aftё pёr tё mbijetuar, dёshiron njё politik miqёsore me Shqipёrinё, por ajo duhet tё bёjё tё mundur kёtё politikё. Nё kёtё rast, interesi italian ёshtё i qartё, duke parё situatёn tonё tё petroliferёs, por dhe mbi të gjitha për të konsideruar këtë si një simptomë e një adresimi politik nga ana e qeverisë së re shqiptare, adresim qё do tё provokonte njё qёndrim negativ nga ana e Italisё. Dhe ёshtё e qartё se Shqipёria nuk mund tё mbijetojё nёse Italia do tё mbante njё qёndrim armiqёsor apo vetёm negativ”.583 Nё lidhje me çfarё Mussolini i parashtroi përfaqësuesit anglez Grahamnë takim dhe duke ndjerё shqetёsimin e tij, qeveria angleze (Chamberlain) pranoi tё bёnte njё farё tёrheqje. Kjo tёrheqje zyrtarizohej me anё tё njё telegrami qё Foreign Office i dёrgoi pёrfaqёsuesit tё saj nё Shqipёri Eyres, duke i shprehur se Anglia nuk ka kurrёfarё interesash tё tjera nё Shqipёri, pёrveç ruajtjes sё paqes.584 Arsyja pse Anglia u torhoqë dhe mendoi për një kompromis anglo-italian për koncesionet e naftës në Shqipëri lidhej me interesat më të gjëra angleze në europë, me nevoja për të ruajtur aleancën me Italinë në rivalietetin që kishte filluar të shfaqej me Francën, si dhe respektim i vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve që kishte njohjur prioriteteve e interesave italiane në Shqipëri. Pas qëndrimit të shprehur nga qeveria e Britanisë së Madhe, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së jashtme italiane, Contarini, u përgjigj menjëherë në emër të qeverisë italiane, se kjo qeveri nuk kishte pasur asnjëherë ndonjë mendje për të kundërshtuar kontraten e Kompanisë Anglo-Persian Oil, por vetëm kishte dëshiruar të pengonte vendosjen e qeverisë italiane para një fakti të kryer, gjë që do të përjashtonte përfundimisht interesat italiane nga pjesëmarrja në fushat e naftës në Shqipëri. Pala italiane dërgoi menjëherë ekspertët e saj për të përcaktuar zonat që qeveria italiane dëshironte të siguronte”.585 Contarini, i cili shquhej për tendencat e tij të moderuara në politikën e jashtme italiane, u shpreh se “italianët nuk kishin asnjë kundërshtim ndaj koncesioneve britanike për naftën në Shqipëri, përkundrazi ato do të dëshironin të shikonin më mirë një ndërmarrje britanike sesa një tjetër të huaj në Shqipëri. Por për shkak të interesave të veçanta italiane në Shqipëri për arsye gjeografike dhe të tjera, asnjë qeveri italiane nuk mund të lejonte që koncesione të tilla në Shqipëri të kalonin pa siguruar ndonjë koncesion korrespondues për Italinë, për shkak të reagimit të opinionit publik italian.”586 Ministri shqiptar në Romë, Eqerem Libohova më 13 shkurt informonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë se kishin filluar negociatat direkte anglo-italiane për cështjen e naftës dhe se Italia do të bënte gjithçka ë ajo kishte në dorë që të triumfonte pikëpamja e saj. Ai këshillonte që qeveria shqiptare të linte dy Fuqitë që ta zgjidhnin çështjen direkt midis tyre pa e ekspozuar Shqipërinë para qrmiqësisë së njërës prej tyre.587

583Po aty, f.113. 584A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.70. 585Telegram i përfaqësuesit të qeverisë angleze në Romës Graham dërguar Chamberlain, mё datёn 17 shkurt 1925, nё Documents on British Foreign Policy, 1919-1939, seria I, vol.XXVII, D.48. 586 Po aty, d.nr.59. 587Telegrami i ministrit shqiptar në Romë Eqerem Libohova për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, më 13 shkurt 1925, AMPJ,viti 1925, dosja nr.154, f.15.

Page 181: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

152

Bisedimet në Romë midis anglezëve dhe italianëve vazhdua për rreth 1 javë më 1925. Pas shumë diskutimesh u arrit në aktin final të palëve. Mё 1 mars 1925 u arrit Marrёveshja midis Italisё dhe Britanisё sё Madhe, e cila u firmos nga Mussolini dhe Cadman në prezencën e përfaqësuesit diplomatiuk anglez në Romë, Graham. Me anё tё këtij akti Palët ranë dakort pёr ti dhёnё shoqёrisё Anglo-Persion Oil Company njё sipёrfaqe prej 25.000 hektar pёr njё koncesion hidrokarbur nё Shqipёri dhe njё sipёrfaqe prej 80.000 hektar i jepej shoqёrisё italiane Petroli Albania-AIPA.588 Në të njëtën kohë u bë edhe një shkëmbim letrash midis qeverisë italiane dhe Anglo-Persion Oil Company, nëpërmjet të cilës e para premtonte të aplikonte parimet e një bashkëpunimi reciprok dhe ti krijonte kompanisë rrethana lehtësuese për shpërndarjen në Itali të prodhimeve të saj të naftës.

Ndaj kësaj marrëveshje italo-angleze, ishit revoltuar qeveria franceze, e cila e quante një monopol të vërtetë dhe në kundërshtim jo vetëm me politikën e dyerve të hapura. Po ashtu, edhe qeveria amerikane ishte kundër kompromisit italo-anglez dhe lëshimeve që kishin bërë anglezët për të lejuar italianët të investojnë në fushën e naftës në Shqipëri. Edhe qeveria amerikane ashtu si qeveria franceze kërkonte dyer të hapura dhe konkurrencë të barabartë.

Ndёrkohё qё negociatat pёr koncesionin e hidrokarbureve në Shqipërikishin marrë zgjidhje pozitive midis marrëveshjes italo-shqiptare, Zogu autorizon Ministri tё Financave, Mufit Libohova që të hynte në bisedime të fshehta me pёrfaqёsuesin italian në Shqipëri Ugo Solan nё lidhje me krijimin e Bankёs shqiptare dhe pёr zgjidhjen e problemeve tё buxhetit tё Shqipёrisё dhe nëse kjo realizohej qeveria shqiptare do të hiqte dorë nga një grup financiar anglez për krijimin e bankës.589 Si paradhënie për këtë kthesë të qëndrimit të qeverisë shqiptare u kërkua akordimi i menjëhershëm i 2 milion lira sterlina për të përballuar situatën e rëndë ekonomike e financiare në të cilën ndodhej vendi. Pas takimit dhe kërkesave të qeverisë shqiptare, U.Sola menjёherё i telegrafon Mussolinit pёr tё marrё udhëzime ndaj tij. Ky i fundit i pёrgjigjet se “duke marrё parasysh nevojat financiare tё Zogut, vendosa tё fillojё menjёherё traktativat me derdhjen e huasё sё parё prej 1 milion franga ari pёr ti siguruar Zogut pavarёsinё e nevojshme qё ai tё sistemojё lehtёsisht punёn e tij nё vend”.590 U.Sola u takua me Zogun dhe i komunikoi pёrgjigjen e Mussolinit, si dhe mori pёrsipёr tё vijonte negociatat me propozimin e marrёveshjes qё do tё kishte si qёllim shkёputjen e Shqipërisё nga marrёdhёniet me kompaninё angleze dhe kalimin e tё gjitha klausolave tё favorizimit qё i kishte bёrё kompanisë angleze Anglo-Persion Oil, pёr kompaninё italiane. Ndërsa Italia do tё merrte pёrsipёr brenda 15 marsit ti jepte qeverisё shqiptare 250 milionё lira, sapo tё firmoste angazhimin e saj se do tё nёnshkruante kёtё marrёveshje me Italinё, ndёrsa me nёnshkrimin pёrfundimtar tё marrёveshjes Italia do t’i akordonte dhe 50 milionё lira. Ndёrkohё qё parashikohej edhe dhёnia e njё huaje prej 20 milion lira pёr ndёrtimin e veprave publike, e cila do tё jepej me kёste pёr 5 vjet. Kësti i parë do ishte 300 mijë stërlina i ndarë në tre pjesë, një për çdo katër muaj591 Lessona, i ngarkuar nga qeveria italiane pёr tё shqyrtuar mundёsimin e arritjes sё akordit me qeverinё shqiptare pёr themelimin e Bankёs shqiptare, pasi i kaloi, nёpёrmjet Durazzos qeverisё shqiptare shumёn paraprake tё lekёve dhe pasi mori letrёn e angazhimit tё qeverisё shqiptare, filloi negocimin me Ministrin e Financave,

588G.Zamboni, Musolinis Expansionpolitik....., op.cit., f.LXIV-LXV. 589Telegram i Ugo Solas dёrguar MPJ italiane, datё 22.02.1925, nё DDI, seria VII, vol.III, d.nr.265/81. 590Telegram i Mussolinit pёr Solanёn, datё 23 shkurt 1925, nё DDI, seria VII, vol.III, d.nr.732. 591 Telegrami i Solanёs dёrguar Mussolinit, datё 23 shkurt 1925, nёDDIseria VII, vol.III, d.nr.735.

Page 182: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

153

Mufid bej Libohova pёr realizimin e themelimit të Bankës së shtetit shqiptar dhe krijimin e Shoqërisë për Zhvillim Ekonomik të Shqipërisë (SVEA). Negociatat shkuan mirë dhe Mussolini ra dakort për nënshkrimin e marrëveshjes, Zogu korkonte ë zhvarriste deri diku biedimet për të pasur kushte më të mira. Por pas disa përpjekjeve në këtë drejtim, Zogu miratoi nënshkrimin e marrëveshjes. Kështu më 15 mars 1925, në Romë u nënshkrua konventa për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare. Nënshkrues të Konventës u realizuar midis ministrit shqiptar M.Lobohova dhe presidentit të Bankës “Il Credit Italiano”, Mario Alberti. Sipas Konventës shtetasi e huaj zotëronin 51 % të aksioneve të Bankës (31% italianët, 10% jugosllavët, 5% zviceranët, 5% belgët), ndërsa shtetasit shqiptarë 49% të tyre. Banka do ta kishte selinë në Romë dhe do të drejtohej nga një bord i përbashkët prej pesë anëtarësh nga të cilët tre do të ishin italianë. Ajo kishte të drejtën të emetonte bankë-nota, të nxirrte në qarkullim monedha e katmonedha, si dhe të kryente veprime krediti duke bërë marrëveshje për t’i dhënë hua shtetit apo individëve. Po sipas Konventës Banka duhej të derdhte në buxhetin e shtetit shqiptar 10% të fitimeve të saj. Banka shqiptare krijoi një kapital prej 12.5 milionë franka ari.592

Në të njëjtën kohë me grupin financiar të Mario Albertit u nënshkrua një kontratë për t’i gjetur sjtetit shqiptar një hua. Hapësirat ishin të vogla si nga Lidhja e Kombeve.Për administrimin e huas u krijua “Shoqëria për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë (SVEA-Societa për lo Sviluppo Economik të Shqipërisë. Më 29 maj në Tiranë u nënshkrua konventa midis përfaqësuesve të SVEA-s dhe atyre të qeverisë shqiptare për një hua prej 50 milionë franga ari. Huaja do të shlyej në një afat 40 vjetësh me një kamatë vjetore prej 7.5%. Huaja do të përdorej për punë publike si ndëtime rrugësh, urash, hekurudha (sidomos ajo Tiranë-Durrës), punime portuale, ndërtime publike, bujqësi dhe tharje kënetash, postë-telegraf, mbikqyrej.

Miratimi i marrëveshjes për bankën dhe e huasë SVEA-s nga Parlamenti shqiptar ishte padyshim sipas përfaqësuesit italian në Shqipëri Durazzo, një rezultat i punës së bërë nga A.Zogu. Telegrami i Durrazos dërguar Ministrisë së Jashtme Italiane për këtë aspekt shprehte: “është e drejtë të pranojmë ses’do kishte qenë e mundur të pranohej një fitore e tillë e plotë nëse Ahmet Zogu, duke u qëndruar besnik pretendimeve të tij ndaj nesh, s’do kishte angazhuar të gjithë autoritetin e tij për të kapërcyer kundërshtimet e forta më tepër nga jashtë se nga brenda”.593

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve kishte filluar të merrte rrugë vendosja e hegjemonisë ekonomike dhe politike e Italisë në Shqipërisë. Kjo epërsi e Italisë konfirmohej edhe nga telegrami që Ugo Sola i dërgon Mussolinit ku e informon se “brenda tri javëve u sigurua një seri e plotë aktesh themelore që shfaqin epërsinë vendimtare të Italisë në fushën ekonomike dhe politike të Shqipërisë”.594

Pas këtyre momente Mussolini kishte filluar të përgatiste dhe hidhte në tavolinë idenë e përfolur në qarqet diplomatike italiane, atë të një aleance politike. Etapat e kësaj strategjie politike do të pjesë e analizës së paragrafit vijues të këtij kapitulli.

592Fletorja zyrtare e RSh-së, më 31 korrik 1925, AMPJ, viti 1925, Dosja nr.226, f.23 593AQSH, Telegrami i Durazzos dërguar MPJ Italiane, më 23 qershor 1925, në I.Ushteleca, vep.cit., f.78. 594 Telegrami i Solanёs dёrguar Mussolinit, nёDDIseria VII, vol.III, d.nr.763.

Page 183: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

154

4.3. Marrëveshja Sekret Ushtarak. Rritja e sigurisë së ndërsjelltë

Depërtimi ekonomik i Italisë në Shqipëri, hodhi hapat e nevojshme për

depërtimin politik të qeverisë italiane në këtë vend. Ky depërtim ekomonik i gërshetuar me depërtimin politik u cilësua nga politikbërja italiane si bazë e rëndësishme për realizimin e zgjerimit italian në pellgun e ballkanit. Qeveria e Romës i propozoi qeverisë shqiptare fillimin e bisedimeve për arritjen e marrëveshjeve ushtarake dhe politike midis dy vendeve.

Shtysa kryesore e ndryshimit të kursit të strategjisë së Musolinit, nga depërtim ekomomik në atë politik-ushtarak në Shqipëri,u bë padyshim konfliki që kishte filluar me Francën. Incidentet midis këtyre dy vendeve kishin përfshirë një sërë çështjes, sidomos ato në Ballkan. Në shtypin ndërkombëtare të asaj kohe shkruhej se Italia dhe Franca me ndikimin që po shtrinin në Ballkan, po zëvendësonin zonat e ndikimit të hershëm Austro-Hungares dhe të Rusisë në këtë zonë.

Përveç konfliktit me Francën, shtysë e nxitjes së depërtimit politiko-ushtarak Italian në Ballkan e sidomos në Shqipëri u bë edhe konflikti me Jugosllavinë. Kjo e fundit si aleate më të madhe kishte pikërisht Francën.

Në saj të kofliktit ku ndodhej Italia me Francën dhe Jugosllavinë, Musolini e pa të udhës, duke marrë edhe parasysh varësinë ekonomike që Zogut kishte filluar të kishte ndaj Italisë, të hynte në marrëdhënie direkte për të filluar negocitat e marrëveshjeve politike-ushtarake. Në mesin e korrikut 1925 Musolini duke përfituar nga kërkesa e Zogut për një hua 2 milion franka ari për të përballuar deficitin financiar ku ndodhej vendi, vendosi ti porpozonte Zogut fillimin e negociatave për programin politik të përbashkët.595

Nga mesi i korrikut e deri në fund të muajt gusht në mënyrë sekrete u zhvilluan bisedimet, midis të ngarkuar italian A.Lessona dhe presidentit Zogu. Këto bisedime u fokusuan tek propozimi që kishte paraqitur pala italiane në formën e një projekti i cili përmbante tre dokumente thelbësore:

1. Paktin e garancisë, i cili duke marrë për bazë Deklaratën e Parisit të 9 nëntorit 1921, qeveria shqiptare duhet ti njihte dhe besonte ndihmës italiane ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë;

2. Konventën e hapur, e cila detyronte qeverinë shqiptare të mos përfundonte asnjë marrëveshje politike dhe ushtarake, publike apo sekrete pa pjesëmarrjen e Italisë. Detyrimin e qeverisë shqiptare të mos lejojë ndërtimin e asnjë hekurudhe në territorin e saj me qeveri ose grupe të huaja pa pëlqimin e Italisë. Detyrimin e qeverisë shqiptare për të favorizuar vendosjen dhe zhvillimin e ndërrmarrjeve ekonomike italiane në territorin e saj. Lejimin e vendosjes së misionit ushtarak italian me funksion konsultativ për organizimin e forcave të armatosura shqiptare.

3. Bashkëpunimin e fshehtë ushtarake, e cila kishte si qëllim ti siguronte Italisë mundësinë të bënte studime dhe të ndërtonte objekte të nevojshme për qëllime mbrojtje të përbashkët, sipas planeve të hartuara nga ajo. Po sipas këtij bashkëpunimi, Italia gjatë operacioneve ushtarake do të marrte të gjitha masat për sigurimin e mjeteve të nevojshme për pajisjen ushtarake

595 Telegrami i Durazzos dёrguar Mussolinit, datё 14 korrik 1925, nёDDIseria VII, vol.IV, d.nr.63; Telegrami i Mussolinit dёrguar Durazzos, datё 15 korrik 1925, nёDDIseria VII, vol.IV, d.nr.63; Telegrami i Mussolinit dёrguar Durazzos, datё 17 korrik 1925, nёDDIseria VII, vol.IV, d.nr.67.

Page 184: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

155

të Shqipërisë, si dhe i njihej e drejta që Italia të udhëzonte cilido lloj aksioni ushtarak të përbashkët.596

Ky projekt i paraqitur nga pala italiane në thelb pëlqehej nga Zogu, por ai hezitonte ta firmoste për dy arsye, e para lidhej me presionin që ai kërkonte ti bënte Romës për të marrë më parë shpërbimin prej 3 milion franka ari dhe e dyta lidhje me deklaratën e Parisit të 9 nëntorit 1921 që ishte përfshirë aty. Për këtë pikë të dytë, në fakt Zogu kishte shprehur habinë dhe frikën tek interlekutori italian Lessona se kjo ngjallte synime protektorati faktik të Italisë mbi Shqipërinë. Pavarësisht sigurimeve që Lessona i bënte Zogut, se nuk kishte aspirata protektorate italian mbi Shqipërinë, Zogu nuk dukej i bindur. Për këtë arsye Zogu i dorëzon Lossanos një letër për t’ia dërguar Mussolinit. Në këtë letër ishte shpalosur edhe kundërprojekti i qeverisë shqiptare për projektin-planin e propozuar nga qeveria italiane. Ky kundërprojekt i Zogut kishte si qëllim të shmangte projektin italian që ishte bazuar tek Deklarata e Parisit të 9 nëntorit 1921. Projekti i ri i propozuar nga Zogu shprehte detyrimin e Italisë të ndihmonte Shqipërinë sa herë që pavarësia dhe integriteti i saj vihej në rrezik nga ndonjë shtet ballkanik. Aspekt tjetër i projektit ishte furnizimi i Shqipërisë me materiale ushtarake nga Italia në rast lufte. Projekti kishte edhe detyrime për Shqipërinë, e cila nuk mund të përfundonte marrëveshje pa pjesmarrjen e Italisë. Me tej në projekt ishte parashikuar edhe e drejta që palët të merren vesh midis tyre, për ndërtimin e hekurudhave në territorin shqiptar, për të bërë studime dhe ndërtime fortifikimesh ushtarake për rast lufte.597 Këtë kundërprojekt të propozuar nga Zogu, i ngarkuari italian me punë Francesco Jacomoni598i’a dërgoi Mussolinit, i cili pasi bëri disa ndryshime në preambul (duke bërë referim në të të Deklaratës së Parisit 1921) e firmosi dhe i’a dorëzoi Francesco Jacomoni-t për ta dërguar projektin përfundimtar për firmë tek Zogu. Ky i fundit hezitoi ta firmoste pasi kërkoi të hiqej referimi në preambul i Deklaratës së Parisit të vitit 1921.599 Mussolini pranon këto ndryshime dhe e firmos edhe një herë projektin në datën 23 gusht 1925. Të njëtën veprim kryen edhe Zogu i cili e firmos atë më 26 gusht 1925. Kështu përfundohet Marrëveshja sekrete ushtarak me shkëmbim letrash midis krerëve të ekzekutivit të dy vendeve. Përfundimi i një akti ndërkombëtar me shkëmbim notash (letrash) është e njohur nga e drejta ndërkombëtare dhe ka të njëtën vlerë juridike si akte të tjera të njohura nga kjo e drejtë (siç janë p.sh. Marrëveshje, Pakt, Traktat, Protokoll, Memorandum Mirkuptimi, etj....). Disa autorë e kanë quajtur përfundimin e kësaj Marrëveshje me terma “Traktat”600 dhe “Pakt”601, por në fakt nga e drejta ndërkombëtare ky akt për nga mënyra e nënshkrimit (me shkëmbim letrash) quhet thjesht “Marrëveshje me shkëmbim letrash”, e cila është quajtur ‘sekrete’, pasi nuk është bërë publike dhe është quajtur ‘ushtarake’, pasi në dispozitat e saj kishte parashikime të aspektit ushtarak parapërgatitor. Kjo Marrëveshje me shkëmbim notash (Marrëveshja sekrete ushtarake) ka shkelur në vetvete procedurat ligjore të dy vendeve, pasi duhet të ishte ratifikuar nga 596 P.Pastorelli, Italia e Albania, 1924-1927, Firence 1967, f.164-166; I.Ushtelenza, vep.cit., f.85. 597F.Jakomoni, gjysma ime shqiptare. Kujtime, Botime Ora, 2005, f.34. B.J.Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.106 598Francesco Jacomoni ishte dërguar në Shqipëri si ndihmës i ministrit Italian në Shqipëri Baronin Pompeo Aloisi. Të dy ishin dërguar nga Mussolini për të përshpejtuar procesin e negociatave për përfundimin e marrëveshjes politike (paktin sekret). 599A.Lessona, Memorie, vep.cit., f.101-102. 600P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.682. 601I.Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu……, vep.cit., f.91.

Page 185: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

156

dy parlamentet për të fituar efektin ligjor të nevojshëm. Ratifikimi i saj nga parlamentet e dy vendeve do ti jepte vlerën e duhur juridike dhe do të quhej detyruese zbatim i saj. Megjithatë, zgjidhja për të mos e ratifikuar ishte një pëlqim i dy krerëve të dy vendeve, Mussolinit dhe Zogut, të cilët edhe pse në kundërshtim me legjislacionin e tyre, vendosën të mos e ratifikojnë, ta mbajnë sekret602, dhe të japin besimin reciprok për luajalitet në zbatimin e dispozitave të saj.

Mbajtja sekret i përfundimit të Marrëveshjes i shërbente të dyja palëve, nga njëra anë Shqipërisë, sepse mbrohej nga sulmet që mund ti vinin nga vendet e ndryshme se me nënshkrimin e këtij pakti Shqipëria ishte vendosur “nën protektoratin e Italisë”, dhe nga ana tjetër Italisç, e cila mbrohej nga reagimet e mundshme të shteteve të tjera si Jugosllavia, Franca, Greqia, të cilat mund ta akuzonin se kishte ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, pa miratimin e tyre apo të Lidhjes së Kombeve. Arritja e kësaj Marrëveshje në plan të parë dukej si një protektorat i Italisë ndaj Shqipërisë, por në ralitet ishte një uidi e përbashkët për ndihmë ushtarake në rast lufte nga ku padyshim fitonte Shqipëria, e cila kishte marrë garancinë e mbrojtjes nga një fuqi e madhe siç ishte Italia. Edhe Italia nga ana saj arriti një marrëveshje të dëshiruar dhe kërkuar duke pasur në frontin jugor të Ballkanit një aleat si Shqipëria, të cilën pas penetrimit të sukseshëm ekomonik kishte filluar ta lidhte edhe politikisht. Fitore nëse do të quhej kështu për Zogun ishte vendosja e klauzolës në pikën 1 të Marrëveshjes të shprehjes....“ndihmë ushtarake të Italisë mund ti jepte Shqipërisë me kërkesë të qeverisë shqiptare.....”603. Kjo për Zogun ishte garanci për pavarësinë dhe integritetin territorial, ndërkohë që në qarqet italiane konceptohej si klauzolë me funksion antijugosllav.

Interesante dhe mjaft thelbësore si arritje e qëllimeve të Zogut u konsiderua edhe dispozita e pikës 5 të Marrëveshjes, e cila parashikonte se “nëse operacionet e përbashkëta do përfundonjë me marrje të kompensimeve territoriale, Italia detyrohet t’i japë Shqipërisë territoret e banuara me popullsi në të cilat shumica flet shqip”.604 Po ashtu arritje e diplomacisë së Zogut mund të konsiderohet edhe pika 6 e Marrëveshjes, e cila pavarësisht se e detyronte Shqipërinë të mos përfundonte me asnjë shtet pakte, aleanca ose marrëveshje ushtarake, politike ose sekrete, pa pjesëmarrjen e Italisë, kjo e fundit nga ana e saj angazhohej me të njëjta detyrime, kur është fjala për marrëveshje të tilla që kanë lidhje me Shqipërinë.605

602Pika 7 e Marrëveshjesnë DDI, seria VII, vol.IV, teksti i Letrës së A.Zogut dërguar Mussolinit, më 23 gusht 1925. 603Pika 1 e Marrëveshjes, në DDI, seria VII, vol.IV, teksti i Letrës së A.Zogut dërguar Mussolinit, më 23 gusht 1925. 604Po aty, pika 5 e Marrëveshjes. 605Po aty, pika 6 e Marrëveshjes.

Page 186: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

157

4.4. Pakti i miqësisë dhe sigurisë (Paktit I-rё i Tiranёs).

Hapi i parё për realizimin e projektit italian Rivaliteti italo-jugosllav në Shqipëri ishte i pranishëm. Për të qetësuar këtë rivalitet qeveria jugosllave popozoi një marrëveshje italo-jogosllave mbi Shqipërinë.606 Propozimi jugosllave për një marrëveshje të tillë kishte kaluar tek i ngarkuari Italian me punë në Beograd, Petruccio, i cili në telegramin që i dërgonte qëndrës theksonte se “Nincic i kishte propozuar se midis Jugosllavisë dhe Italisë mund të lidheshin marrëveshje të reja por gjithmonë në përputhje me marrëveshjen e Lokarnos”.607 Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë jugosllave për realizimin e një marrëveshje me Italinë për Shqipërinë, Mussolini refuzoi këtë ofertë të qeverisë jugosllave, për dy arsye: e para kishte të bënte me faktin se zyra për Shqipërinë në Ministrinë e Jashtme të Italisë kishte qëndrim të saj përfundimin e marrëveshjes direkt me Shqipërinë, pasi kjo do të mundësonte Italisë sundimin de jure të saj dhe do ta largonte nga Jugosllavia.608 Ndërsa e dyta lidhej me faktin se Musolini nuk i besonte qeverisë së kualicionit serbo-kroat-slloven të krijuar nga Pasic, pasi ky kualicion kishte përfshirë në gjirin e saj udhëheqës, të cilët me parë ishin shprehur antiitalian dhe që kishin kundërshtuar Konvetat e Netunos, nënshkruar më 20 korrik 1925 midis Italisë dhe Jugosllavisë. Nisur nga parashtrimi i dy aspekteve të mësipërm, Mussolini vendosi të largohet nga oferta jugosllave për një marrëveshje direkte me të dhe kërkojë të merrte kontakte me qeverinë e Zgut për procedimin e marrëveshjes së re atë të një pakti miqësi dhe siguri, e cila vinte pas marrëveshjes sekrete ushtarake të përfunduar midis dy vendeve në gustt 1925. Rimarrja e kontakteve të qeverisë Italiane për përfundimin e një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, filloi pikërisht pas përplasjes me jugosllavët dhe pasi Mussolini kishte marrë gazancinë dhe ishte siguruar se Zogu nuk do të lidhje me asnjë shtet tjetër (përflitej shumë gjatë asaj kohe për lidhje marrëveshjes me Greqinë dhe Jugosllavinë) dhe nuk do të përfundonte marrëveshje me to, përveçse me Italinë.609 Marrëdhëniet politike të ndërprera me Shqipërinë pas mosfirmosjes së paktit të garancisë në fillim të dhjetorit 1925, ngelën të tilla për disa muaj. Marrëdhënia e dy vendeve do të rifillonin pikërisht në fund të janarit 1926, nga ku do të merrnin udhë negociatave dhe firmosjen e paktit të miqësisë dhe sigurimit ose ndryshe Pakti i I i Tiranës. Para se të ndodhte firmosja e paktit, duhen kuptuar dhe analizuar me vëmendje ngjarjet dhe episodetet politiko-diplomatike që paraprinë realizimin e vetë paktit. Pas refuzimit të Musolinit për nënshkrimin në janar të vitit 1926 të traktatit të sigurisë franko-italo-jugosllav610, propozim i palës franceze, Mussolini po në janar 1926 i propozonte Jugosllavisë realizimin e marrëveshjes Danubjano-Ballkanike, me pjesëmarrjen e 9 shteteve të Europës Lindore, nën garancinë dhe udhëheqjen e Italisë.

606 Telegrami i Bordreros, datё 10 tetor 1925, nёDDIseria VII, vol.IV, d.nr.2060/453. 607 Telegrami i Petruccios, date 25 tetor 1925, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.164. 608P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.198-203. 609 Telegrami i Bordreros, datё 10 mars 1926, nёDDIseria VII, vol.IV, d.nr.217/16. 610Sipas këtij traktati këto vende do të angazhoheshin për sigurimin e tyre reciprok. Por në thelb traktati kishte si qëllim frenimin e ekspansionit Italian në Ballkan. Po sipas këtij traktati Franca dhe Italia do të garantonin pavarësinë e Shqipërisë ashtu si Anglia dhe Italia, ndërmjetëse të Konventës të Lokarnos, garantonin kufijtë franko-gjerman.

Page 187: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

158

Bisedimet për realizin e saj u caktuan të zhvillohen në mars të vitit 1926 në Gjenevë, e cila mundësohej edhe nga fakti se gjatë kësaj kohe ishte fiksuar edhe një diskutim i gjithë ministrave të jashtëm të vendeve europiane.611 Marrëveshja detyronte palët nënshkruese të mos sulmonin njëri-tjetrin. Ndërkohë Italia nëpërmjet kësaj marrëveshje kishte për qëllim garantimin e kufijëve të saj dhe ndalimin e Jugosllavisë për të mos ngritur çështjen e problemit të copërtimit të Shqipërisë. Propozimi i bërë nga Mussolini, i diskutuar në shkurt-mars 1926 në Gjenevë, nuk pati sukses, pasi u sabotua nga Franca dhe Jugosllavia. Duke parë qëndrimin e Jugosllavisë, e cila lidhi një marrëveshje me Francën, Mussolini mori shkas të ndërpriste raportet me të.612 Sipas gazetës së “Wiener Allgemeine Zeitung” në datën 10 tetor 1926 nga një analizë që i bën një lajmi të marrë nga Beogradi nën titullin “luftimi për Ballkan apo planet e Italisë dhe Francës në Ballkan”, do të shprehej se midis Italisë dhe Francës po luftohet shumë për hegjemoninë e Ballkanit. Italia pas dështimit të marrëveshjes Danubjano-Ballkanike, [për shkaqe të përmendura më sipër], ka si qëllim të politikës së saj formimin e një Lidhje ballkanike nën drejtimin e saj, ku do të bënin pjesë Shqipëria, Rumania, Greqia dhe Bullgaria. Ndërsa Franca nga ana e saj kishte planet për Ballkanin për krijimin e një “Lokarno të Ballkanit”, me qendër Jugosllavinë, rreth së cilës do të jenë Rumania, Greqia dhe Bullgaria dhe si eksponente të fundit Polonia dhe Shqipëria, duke pasur si qëllim izolimin e Italisë.613

Duke parë situatën e vështirë për realizimin e planit të tij, falimentimit të propozimit, planet e Francës përtë isoluar Italinë, Mussolini shikonte si mënyrën më të mundëshme të penetrimit në gadishullin e Ballkanit pikërisht vetëm me forcat e saj. Do të ishte pikërisht ky objektiv që shtyu Mussolinin ti rikthehej raporteve të mira me Shqipërinë. Rikthimi i raporteve me Shqipërinë, për Mussolinin do të thoshte realizimin i objektivave të tij në këtë gadishull ballkanik, duke pasur parasysh se Shqipëria përfaqësonte një pikë kyçe në adriatik, si dhe rruga më e lehtë dhe e shpejtë për të penetruara në pjesën tjetër të Ballkanit. Si hap i parë i rëndësishëm për të treguar rikthimin e raporteve të mira me Shqipërinë mund të merret në konsideratë zëvendësimi që Mussolini i bërë përfaqësuesit të Italisë në Shqipëri Durrazzo duke e zëvendësuar me Lessona-n me Ministrin e Plotfuqishëm baronin Pompeo Aloisi. Ky i fundit kishte udhëzime të ndërrmerrte hapat e nevojshme për fillimin e raporteve ekomonike, duke lënë menjëanë për një kohë më të përshtatshme raportet politike.614 Në takimin që pati Aloisi me Presidentin Zogu, me rastin e mbërritjes së tij në Tiranë, dhe me paraqitjen e letrave kredenciale, deklaroi se qëllimi i tij kryesor ishte: “të largonte të gjitha pengesat që ekzistonin italo-shqiptare në një periudhë të shkurtër”.615 Nga qëndrimi i parë i Aloisit (10-25 mars 1926) në Shqipëri, gusht 1925, pati një bilanc mjaft pozitiv, sepse jo vetëm u kaluan vështirësitë për prefeksionimin e tratativave ekonomike, konkretisht ajo kryesorja në lidhje me kredinë, por ishte duke

611P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.202-204, si dhe Telegrami i Sciaola, datë 15 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.217/16. 612 Po aty, f.204. 613Arkivi i MPJ, Dosja nr.94, viti 1926, Telegrami i Konsullit të Shqipërisë në Vjenë dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, nr.93/II, date 12 tetor 1926, f.35-36. 614P.Aloisi, Diario: Albania (MS), 15 mars 1926, f.291. 615Po aty, f.292-293.

Page 188: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

159

marrë udhë programi i shfrytëzimit të koncesioneve të dhëna dhe për arritjen rënien dakort për planin e realizimit të punëve publike me anën e kredisë.616 Por rezultative mund të konsiderohet edhe qëndrimi i dytë i Aloisit (12 prill-17 maj 1926) në Shqipëri, pasi ishin fshirë pothuajse të gjitha dyshimet se Zogu mund të ishte lidhur në ndonjë mënyrë me Jugosllavinë dhe se ishte paraqitur dëshira e tij për të rimarrë tratativat politike. Aloisi dërgojë një informacion të hollësishëm Mussolinit për situatën në Shqipëri dhe niveli i bashkëpunimit, si dhe u ndal tek tratativat politike duke i konsideruar si të përshtatëshme për ti rihapur. Mbi bazën e këtij relacioni të paraqitur nga Aloisi, Mussolini duke e udhëzuar këtë të fundit se duhej vazhduar që paralel me zbatimin e marrëveshjes ekonomike të ndiqej edhe rruga e bisedimeve politike. Theksi i Mussolinit për procesin e bashkëbisedimit të Shqipërinë ishte pikërisht Pakti i Garanzisë, i cili ishte lënë përgjysëm nga situatat e krijuara dhe shtjedhuara më sipër. Por pakti i garanazisë përfshinte Deklaratën e Parisit të vitit 1921, dhe Zogu duhet ta pranonte. Për ta joshur për të pranuar këtë deklaratë në paktin e garancisë, Aloisi i konfirmoi Zogut gadishmërinë e Mussolinit për të ofura, sipas kërkesës së tij (Zogut), materiale ushtarake dhe instruktorë italian për të organizuar ushtrinë shqiptare.617 Zogu nuk u ndal me kërkesat e tij. Ai kishte kuptuar se duke i dhënë pëlqimin Paktit të Garancisë duhej marrë dicka në këmbim. Kjo ishte edhe arsyeja e kërkesës prej 1.5 milion fr.ari, për të përballuar shpenzimet e xhandarmërisë.618Por qëllimi i Zogut ishte pa dyshim ngritja dhe futja në xhandarmëri të besuarit e tij, pasi kështu do të kishte në kontroll atë hallkë të rëndësishme që do ta ndihmonte në vendosjen e pushtetetit personal afatgjatë.619 Kërkesa e Zogut për ndihmë financiare i paraqitete nga ana e Alois-it, Mussolin-it, i cili e pranojë kërkesën dhe shprehu në mënyrë që ndjek mendimin e tij dhe linjën që Aloisi duhet të ndjekë: “Kërkesa e re financiare e z.Ahmet Zogu nuk më habit sepse duke marrë parasysh detyrimin e tij ndaj nesh, siç ne dëshirojmë, është e pashmangshme që mbi ne të mos bien disa nga shqetësimet financiare për të cilin kjo qeveri trajton. E gjitha duhet të sigurojë që sakrificat tona financiare, të cilat janë duke u shtuar më shumë, nëse kemi parasysh edhe furnizimin ushtarak, të arrijnë të sjellin atë rezultat politik që ne ndjekim.Në qoftë se kjo nuk vjen do të ishte rasti i ngurtësi në vëshgim të thjeshtë të marrëveshjes SVEA për të arritur pak a shumë vendosjen e mekanizmit të pengut dhe duke u ndalur këtu. Qeveria Mbretërore preferon natyrisht të arrihet marrëveshja politike për avantazhin që një rritje konsesnuale i raporteve tona të jetë i pranishëm përballë të tretëve. Për këtë qëllim po mbështeten dhe do të jepen privilegje të reja. Por duhet që frutat e saj të fillojnë të piqen dhe korren. Për këtë arsye, qeveria mbretërore udhëron pranimin e kërkesës të z.Ahmet Zogu për një hua për nënshkrimin e një marrëveshje thelbësore politike dhe në formën më angazhuese për të dy, prezantuar nga Sh.Juaj.620 Sh.Juaj (Aloisi) duhet të testojë terrenin dhe nëse qëndrimi i z.Ahmet Zogu nuk do të jetë ai që pritet, do të jetë i lehtë ti bëni të kuptojë kontrastin, i cili do të përshkruaj mes këtij qëndrimi dhe kërkesës së Italisë për një steril të ri të sakrificës financiare”.621

616P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.295. 617Telegrami i Aloisit, datës 26 prill 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.388/17. 618 A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.91. 619P.Aloisi, vep.cit., datat 18, 19, 20 maj dhe 4 qershor 1926, cituar edhe nga P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.306-307. 620Bëhej fjalë për propozimin që Aloisi kishte bërë në gusht 1925 pas udhëtimit të tij të parë në Shqipëri. 621Telegrami i Mussolinit dërguar Aloisit, datës 13 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.259/156, f.243.

Page 189: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

160

Ky telegram i Mussolinit dërguar përfaqësuesit italian në Durrës, Aloisit, e vinte këtë të fundit para presionit për të vepruar sa më shpejt për arritjen e përfundimit të marrëveshjes politike. Aloisi duhet të gjente mënyrë që të binte Zogun për të pranuar propozimet e tij për testin e Marrëveshjes, mundësisht pa shumë tratativa dhe nëse kjo nuk realizohej do të kishte perkursione të detyrimit të pagesës së huasë për Shqipërinë. Për të vënë në zbatim udhëzimin e Mussolinit dhe për të arritur finalizimin e një Marrëveshje politike italo-shqiptare, Aloisi përgatitit dy projekte, A dhe B. Dispozitat e Projektit A synonin trasformimin e Deklaratës së Parisit në një traktat protektorati ushtarak midis Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa dispozitat e Projektit B përmbanin një preambul të shkurtër, që i referohej në mënyrë më të përgjithshme Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921 dhe nga ky projekt B kishte edhe 2 nene substanciale: i pari (neni 1) me anë të cilës Shqipëria pranonte se çështja e pavarësisë së saj, integritetit dhe paprekshmërisë së kufijëve të saj përbën një interes themelor për sigurinë e Italisë dhe i dyti (neni 2)me anë të cilit të dyja vendet (Italia dhe Shqipëria) deklaronin se e konsideronin casus belli çfardo lloj veprimi, jo i provokuar nga forcat ishtarake të tyre, kundër pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë.622 Të dy projektet A dhe B Aloisi i’a kishte kaluar për shqyrtim Zogut, i cili nga ana e tij gjatës takimit që pati me Aloisin, do të ishte kundër projektit A, me argumentin se nuk mund të pranonte Deklaratën e Parisit të vitit 1921 dhe porpozoi që do të ishte i gatshëm të firmoste projekt tjetër që nuk do të përmendej kjo deklaratë. Zogu, gjithashtu në bisedën me Alosin u tregua i gatshëm të takohej e bisedonte personalisht me Mussolinin, por pas shtatorit, pasi më parë e kishte të pamundur pë të lëvizuar jashtë vendit përshkak të situatës së brendshme. Aloisi i kujtoi Zogut se nëse ai pranonte këtë projekt A do të kishte sakrifica të reja financiare nga Italia në favor të Shqipërisë, në rast të kundër do të kishte ndëshkime financiare.623 Aloisi një dite pasi Zogu nuk kishte pranuar projektin A, i paraqet projektin B për shqyrtim, por edhe këtu Zogu ishte kundër nënshkrimit, pa u bërë ndryshimet e duhura, pasi ky projekt B i bënte thirrje Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921. Zogu i kërkon Aloisit ti referoi Mussolinit që ai ishte gati të nënshkruante një traktat që të përfshinte aksionin politik, ushtarak dhe financiar të qeverisë shqiptare, por pa thirrur Deklaratën e Parisit. Këtë lloj traktati, të firmosur nga Ministri i Jashtëm shqiptare, Zogu do ta kishte ratifikuar nga të dyja dhomat (senat dhe parlament).624

Zogu sipas analizës së Aloisit ishte gati të nënshkruante një traktat ushtarak me Italinë, por nuk donte të vraponte rrezikut që mudn të sillnte lënia në një traktat të tillë të Dekratarës së Parisit apo të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921. Gjithashtu, Zogu, kërkonte një siguri nga Mussolini për sa i përket ndryshimit të regjimit, aspiratat e tij për tu bërë mbret, nga ku më pas do të ishte më i fortë dhe i gatshëm për të firmosur traktatet që do të dëshironte.625 Duhet theksuar se për rrugën e re që po merrte raporti italo-shqiptar shqetësonte qeverinë jugosllave. Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero në telegramin dërguar Mussolinit më 13 qershor 1926, i referonte se: “gjatë koheve të fundit ka alusion nga disa politikan jugosllav dhe nga artikujt e gazetave kam vënë re disi keqinterpretim të

622P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.310. 623 Telegrami i Alosit të datës 17 dhe 18 qershor 1926, d.nr.607/195, 610/196 dhe 611/197; Aloisi, Diario: Albania 1926 (MS), të datës 17 qershor 1926. 624Po aty. 625Po aty.

Page 190: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

161

ngjarjeve në Shqipëri....”.626 Mussolini do të përgjigje përfaqësuesit italian me telegramin si vijon: “mos humbni rastin për të shpjeguar dhe ti bëni të kuptojnë qarqeve politike kompetente në Beograd se aksioni italian në Shqipëri është i karakterit ekonomik dhe qëllime të tjera nuk ekzistojnë. Italia bën dhe do të bëjë një politikë paqe me të gjithë dhe veçanërisht me fqinjët e saj, por nuk mund të heqë dorë të humbasë dhe të lë në mjerim gjetjen e degëve për qëllimet e saj produktive. Çdo alarm është pra i pajustifikuar. Por më duhet të deklarojë Sh.Juaj se qeveria italiane nuk do të lejojë që Shqipëria të bëhet një lloj shtojce jugosllave duke u kthyer një vegël nën kontrollin e Beogradit. Ka një deklaratë soleme të fuqive të mëdha që i kanë besuar Italisë detyrën të mbrojë dhe të zhvillojë Shqipërinë. Italia e cila është sakrifikuar nuk ka qëllim të heq dorë nga kjo e drejtë. Në Beograd njihet shumë mirë ky vendim i fuqive të mëdha, vendim që përcakton në mënyrë kategorike prioritetin e Italisë në çështjet shqiptare”.627

Gazeta e Vjenës “Neu Frei Presse” në një nga artikujt e saj me temë “Aktiviteti politik në juglindje të Europës apo rivaliteti midis Francës dhe Italisë, pasi bën një analizë të përgjithshme të politikës në secilin shtet ballkanik, në lidhje me Shqipërinë dhe politikën e Mussolinit do të shkruante: “dihet mirë se Shqipëria është krejt nën fuqinë e Italisë dhe se A.Bej Zogu, që u quajt si konfident i Beogradit për me siguruar për vehte sundimin në Tiranë kundër Fan Nolit, favorizon Italinë, si dhe është sot në dorë të Italisë. Edhe pse një pjesë e naftës është në dorë të Anglisë, bankat italiane kanë influencë më të madhe. Gjithashtu, ushtria kontrollohet nga Roma. Italia i fali Shqipërisë dy anije, ku edhe pse vlon falamuri shqiptar, por këto anije janë nën komandën e oficerëve italian. Këto anije tregojnë qartas fuqinë e detit të Republikës së maleve, pavarësia e së cilës është vetëm sot për nesër”.628 Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në shkresën që i dërgonte Konsullatës së Shqipërisë në Vjenë e udhëzonte të përgenjështronte c’ka shkruhej në gazetën “Neue Frei Pressen”, si dhe çdo shkrim që do të vijë në të ardhmen nga kjo gazetë.629 Pas shqetësimeve që vinin në drejtime të ndryshme Zogu kërkonte kohë të procedonte me nënshkrimin e projektit A ose B. Mussolini do të ishte i pakënaqur nga qëndrimi i Zogut, i cili refuzoi të nënshkruante projetin A ose B. Për këtë arsye ai i dërgon Aloisit telegram me udhëzimet e radhës: “Nuk mund të fsheh Sh.Juaj përshtypjen time të madhe për qëndrimin e Z.Ahmet Zogu, i cili justifikon çdolloj skepticizmi në lidhje me qartësinë e qëllimeve të tij. Është mirë që Sh.Juaj ti shprehi atij pikërisht këtë impresionin tim duke i treguar që unë nuk mund ta shpjegojë sesi ai nuk shikon interesin e Shqipërisë e cila ka mundësinë të sigurohet nga një shtet i cili në deklartën e Parisit shikon një mjet juridik të legjitimitetit të mbrojtjes së Shqipërisë kundër rrezikut që e kërcënojnë dhe drejtpërdrejtë nga tre fuqi të mëdha.

Z.Ahmet Zogu duhet të bindet se për Italinë Deklarat e Parisit të vitit 1921 ekziston dhe do të ekzistojë gjithmonë, do apo s’do Shqipëria. Qeveria Italiane, e cila në gushtin e vitit të shkuar firmosi Paktin Sekret me premtimin e Zogut për të pranuar më pas projektin A, nuk ka insistuar mbi këtë të fundit vetëm për të perfeksionuar më

626Telegrami i Bodreros për Mussolinin, datë 13 qershor 1926, D.D.I., seria VII, vol.IV, T.Gab 573/337, d.nr.335, f.243. 627Telegrami i Mussolinit përBodreron, datë 13 qershor 1926, D.D.I., seria VII, vol.IV, T.Gab 260/199, d.nr.333, f.242. 628 Arkivi i MPJ, Dosja nr. 94, viti 1926, Komunikimi i Konsullatës Shqiptar në Vjenë dërguar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë, shkresa nr.76/II, datë 14.8.1926, f.32. 629 Arkivi i MPJ, Dosja nr. 94, viti 1926, Komunikimi i Ministrit të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dërguar Konsullit Shqiptar në Vjenë, date 2.9.1926, f.34.

Page 191: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

162

tej Paktin Sekret. Nëse Z.Ahmet Zogu dëshiron të vazhdoi të tregohet i pavendosur mbi Deklaratën e Parisit, qeveria mbretërore italiane e konsideron pa vlerë një qëndrim të tillë, dhe s’ka asgjë për të propozuar, s’them në iteres të Italisë, por të Shqipërisë, sepse ajo e gjykon të përshtatshme të mos bëjë asnjë pakt, sesa të bëjë një të tillë që del nga konturat e Deklaratës së Parisit.”630 Më tej Mussolini shton se “ do të jem i kënaqur të takojë Ahmet Zogu në shtator nëse ai dëshiron të më takojë”. Por duhet të thuhet e qartë se nëse do të diskutojë vetëm unë dhe ai tema e diskutimit do të jetë vetëm Deklarata e Parisit dhe se ai nuk mund të më kërkoi të takohet me mua duke hequr parimisht pranimin e deklaratës. Rezervohem të vihem në dijeni të përgjigjes që ai do ti japë Sh.T., para se jap autorizimin për ti dhënë huanë prej dy milion dhe atë huanë mbi bonot e thesarit.”631 Telegrami i Mussolinit i lexohet dhe paraqitet Zogut nga përfaqësuesi italian në Shqipëri, Aloisi. Nga ky telegram duket qartë se presioni ndaj Zogut rritej për të pranuar propozimin italian të projektit A ose B pa ndryshime. Presioni ishte i madh edhe nga ana financiare. Ndodhur para këtij presioni Zogu në takimin e radhës që pati me përfaqësuesin italian, Aloisin, i kërkon këtij të fudnit ti paraqes Sh.T.Mussolinit sa vijon: “ Sh.T. Mussolini ka të gjitha provat që unë kam dhënë e do të jap në fushën financiare, ekonomike, ushtarake dhe politike për të lidhur vendin tim me politikën italiane. Ai e di se nga çdo anë vijnë akuza, për të cilat nuk shqetësohem, se unë i jam shitur Italisë. Ai ka në dorë një marrëveshje sekrete (të fshehtë)632 shumë më kompromentuese se çdo marrëveshje tjetër që mund të bëjmë dhe që unë e autorizojë të publikëhet kur të dëshirojë ai. Për këtë arsye Sh.T.Mussolini nuk duhet të ketë asnjë dyshim mbi vërtetësinë e qëllimeve të mia, për ato që unë me ndërgjegje besoj se janë në interes të vendit tim, dhe nuk besojë se do të më refuzojë për të pasur me atë sigurimet e drejtpërdrejta para se të përkushtoj publikisht vendin tim në një politikë të jashtme që tashmë është e dyshimtë nga fiqnjët tanë, dhe që do të shtonte më shumë dyshimet dhe kontraditat”.633 Aloisi në komunikimin që i dërgon Mussolinit përveç paraqitjes përsa i kishte komunikuar A.Zogu, paraqet edhe disa elemente të tij ku kundërshton dhe shikon si të disfavorshme shtyrjen e arritjes së Marrëveshjes në shtator, siç ishte propozuar nga Zogu me rastin e takimit që kishte kërkuar me Mussolinin. Paraqitja e disa elementëve apo konsideratave të Aloisit paraqitur Mussolinit nëpërmjet telegramit të datës 22 qershor 1926,634 kishte këtë përmbajtje: “1)Penetrimi jonë në Shqipëri bën të largohet dyshimi i ekzistencës së ndonjë marrëveshje sektrete italo-shqiptare. Fushata e gazetave jugosllave që akuzojnë A.Zogun se i është shitur Italisë, është një test për këtë; 2) Në këtë rast qeveria jugosllave do të vrapojë në riparimin e saj të dyfishtë: a) nga pikëpamja politike duke vendosur në vëzhgim nënshkruesit e deklaratës së Parisit ose duke provokuar shpjegime direkte me qeverinë mbretërore (Italinë) për të goditur rrezikun e një bashkimi mjat të ngushtë midis dy vendeve (italo-shqiptare). Kjo do të sillte situatë të re pengese në tratativat mids Sh.Tuaj dhe A.Zogut; b) nga pikëpamja

630Telegrami i Mussolinit përAloisin, datë 20 qershor 1926, D.D.I., seria VII, vol.IV, T.Gab 278/168, d.nr.340, f.247. 631Po aty. 632Pakti sekret i përfunduar me shkëmbim letrash midis Zogut dhe Mussolinit, më 23 gusht 1925; DDI, seria VII, vol.IV, Letër e A.Zogut dërguar Mussolinit, 23 gusht 1925, nota nr.3,f.48; A.Lessona, Memorie, Firenze, 1958, f.96-113. 633Telegrami i Aloisit dërguarMussolinit, datës 21 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.635/06, d.nr.341, f.247. 634Telegrami i Aloisit dërguarMussolinit, datës 22 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.646/214, d.nr.343, f.249-250.

Page 192: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

163

ushtarake me përgatitjen e një marshimi në kufijtë shqiptar, nën fomën e bandave, me rezultate të tilla që të vendosi në tavolinë çështjen e kufijëve të Shqipërisë me qëllim për të analizë të fundit të Lidhjes së Kombeve. Atëherë ne do të gjendemi në një situatë pak të përshtatshëm për tu marrë vesh; 3) se megjithëse unë nuk kam dyshime se A.Zogu don realisht të takohet me Sh.Tuaj në shtator, sepse është detyruese sipas shprehejes nga ai i përdorur që“le të vënë lak rreth qafës së tij për të mirën e Shqipërisë”, nuk mund të garantojë nga parashikimet e ngjarjeve të parashtruara më sipër, që e njëjta dëshirë ta ushqejë në atë moment Zogun (pra në shtator); 4) Së fundi, kur unë të jem në gjendje të sjellë atë për Sh.Tuaj, mund të ndodhë që ai të vënë kushte të tilla për të cilat duhet të vendosi qeverinë mbetërore (italiane) duke mos vijuar me përfundimin e marrëveshjes. Nga kjo situatë mbetem i mendimit se duhet për momentin të angazhohet qeveria shqiptare me një marëveshje midis qeverive e se edhe nëse kjo marrëveshje të ndryshojë nga deklarata e njohur e Parisit, dhe kjo deri sa Sh.Juaj në shtator nuk beson të bëjë një tjetër marrëveshje me A.Zogun. Atëherë do të publikoheshin njëri ose tjetri prej këtyre marrëveshjeve, por menjëherë (që tani) do të kemi avantazhin e përcaktimit përfundimtar të politikës së jashtme shqiptare. Prandaj, në qoftë se Sh.Juaj beson të më japë autorizim telegrafik, unë do ti risjell A.Zogut përshtypjen se Sh.Juaj për qëndrimin e tij, duke deklaruar se Sh.Tij më ka thirrur në Romë për shpjegime përpara se të marrë çfarëdolloj vendimi. Do të përpiqem atëherë të nxis menjëherë A.Zogun të vepruar me nënshkrimin, pasi të kthehem në Shqipëri, të marrëveshjes së përpiluar nga ana jonë (italiane) në bazë të udhëzimeve të ndryshuara, d.m.th.: duke hequr fjalët “mbi bazën e” deri tek fjalët “nëntor 1921” dhe duke e plotësuar me fjalët “Italia dhe Shqipëria me qëllim për të forcuar mbajtjen e paqes vendosin të kenë....etj....” sipas testit të projektit, si dhe shtesën në fund “si pasojë Shqipëria detyrohet të mos përfundojë asnjë marrëveshje politike që bien në kundërshtim me dispozitat e përfunduar tani”. Dhe nënshkrimin gjithashtu të konventës politike. Këto dy marrëveshje do të monopolizonin plotësisht në favor të Italisë aksionin e brendshëm dhe të jashtëm të Shqipërisë dhe do të na jepte sigurinë e pritjes të cilitdo qëndrimi të A.Zogut, ndërsa kështu puna e filluar mund të zhvillohej në një atmosferë besimi në vend të një paqartësie të raporteve politike”.635 Sipas autorit J.Swire qëllimi i propozimit të Aloisit kishte si objektiv: 1) të vendoste ushtrinë dhe xhandarmërinë shqiptare nën istruktorët italian; 2) të vendoste financat dhe ekonominë kombëtare shqiptare nën kontrollin e Italisë; 3) vendosjen e tërë Shqipërisë nën difesën e Italisë.636 Mussolini pas telegramit të përfaqësuesit italian Aloisit, i përgjigjet këtij të fundit duke i kërkuar ti paraqes A.Zogut një ultimatum prej shtatë pikash, ku praqitej si vijon: “1) se Marrëveshja duhet të ketë për bazë Deklaratën e Parisit mundësisht sipas tekstit A dhe si hipotezë e fundit sipas tekstit B; 2) se njëri nga këto dy tekstet duhet të nënshkruhet përpara takimit (midis Mussolinit dhe Zogut në shtator); 3)se Italia, e cila ka në duart e saj Deklaratën e Parisit637, nuk ka ndonjë nevojë ti shkoi mbrapa Shqipërisë për përfundimin e ndonjë Marrëveshje me të; 4) se përfaqësuesi i mbretërisë në Durrës (Aloisi) është i vetmi që ka besimit tim absolut nëpërmjet të cilit z.A.Zogu mund të më dërgoi kërkesat e tij dhe të bëjë të ditur qëllimet e tij; 635 Po aty. 636J.Swire, Shqipëria….vep.cit., f.473. 637Pozicioni i privilegjuar njohur Italisë nga Deklarata e Parisit.

Page 193: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

164

5) se nëse ai (Zogu) dëshiron që këto kërkesa dhe këto qëllime të luajn rol në konkluzionet e marrëveshjes duhet ti bëjë të ditura menjëherë dhe nëpërmjet Sh.Suaj (Aloisit); 6) se ndërsa unë (Mussolini) të marrë kohën për të analizuar njërën apo tjetrën kërkesë (të Zogut) nuk do të shkëputem nga tratativat dhe z.Ahmet Zogu duhet ti mbahet premtimit të dhënë dhe të nënshkruaj tekstin A ose tekstin B, me rezervën për ta bërë publike aktin gjatë takimit tonë në shtator; 7) në se z.A.Zogu s’do pranojë, atëherë ai duhet të deklarohet hapur dhe trakativat do ndërpritet.”638 Në fund të telegramit, Mussolini, njofton Aloisin se pasi t’ia bëjë të ditur Zogut dhe të marrë përgjigjen, duhet ti telegrafoi atij (Mussolinit) dhe të kthehej në Romë për të raportuar. Si dhe për të arritur rezultatin e pritur porositi Aloisin që të mbahej pezull dhënia eçdo kredie në të holla ose materiale që nuk kishin të bënin me zbatimin e huasë SVEA. 639 Ky ishte një presion i hapur ekonomik që Mussolini i bënte Zogut, ku fjalën e kishte tek mos lëvrimi i të hollave që Zogu kishte kërkuar më parë prej1.5 milion fr.ari. Zogu pasi mori komunikimin e Mussolinit prej 7 pikash nëpërmjet Aloisit, i kërkoi këtij të fundit të kthehej të nesërmen për përgjigjen. Të nesërmen Zogu i komunikoi se përgjigjen do ta shtynte pasi duhet të konsultohej me Këshillin e Ministrave.640 Zogu kërkonte të kishte takim me Mussolinin pasi mendonte se gjatë këtij takimi do të arrinte të binte Mussolinin për të tërhequr Deklaratën e Parisit, pasi për të mbajtja e kësaj Deklarate do të thonte rrezik për pozitat e tij politik. Kjo edhe për faktin se kundër kësaj Deklarate të parisit ishte e gjithë klasa politike drejtuese shqiptare dhe opinioni i brendshëm.641 Pas një kalvari disa ditor, Zogu do ti komunikonte Aloisit si përgjigje pozitive përfundimin e konventës së hidrokarbureve (vajrat) dhe një tjetër që ka të bëjë me topografinë, por nuk mund të shkont tek firma e marrëveshjes politike bazuar në Deklaratën e Parisit. Më tej Zogu theksonte se ishte i vetëdishëm që shkonte kundër kërkesave të Mussolinit, por shpresonte se porvat e dhëna deri tani, dhe qto që do të vazhdonte të jepte, do të ishin të mjaftueshme për të dëshmuar sinqeritetin e tij dhe qëllimin e tij për të mbajtur lidhje të ngushta me Italinë. Aloisi i rikujton që e gjitha kjo nuk mjafton, dhe se Italia nuk do të vazhdonte mbështetjen financiare pa përcaktuar raportet politike.642 Ky qëndrim i tretë i Aloisit (9-26 qershor 1926) në Shqipëri nuk përfundonte me sukses si dy të parat, duke mos arritur rezultatin që pritej. Në ditarin e tij përfaqësusi italian në Shqipëri, Aloisi, do të shprehej në lidhje me qëndrimin e Zogut se “ai (Zogu) dëshironte të forconte lidhjet me Italinë, por nuk dëshironte të asfiksohej prej tyre...., mbi të gjitha pavarësia është themeli mbi të cilën ai ka vendsour aspiratat e tij të ardhshme....”643 Sipas direktivave të Mussolinit, Aloisi ishte i detyruar të kthehej në Romë, pasi nuk ishte arritur marrëveshja. Pikërisht në zbatim të këtij udhëzimi, ai u kthye në

638Telegrami i Mussolinit përAloisin, datë 24 qershor 1926, D.D.I., seria VII, vol.IV, T.Gab 293/170, d.nr.345, f.252-253. 639Po aty. 640Telegrami i Aloisit dërguarMussolinit, datës 24 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.660/223, d.nr.346, f.253-254. 641A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.97. 642Po aty. 643 Telegrami i Aloisit i datës 26 qershor 1926, nr.681/236; Aloisi, Diario: Albania 1926 (MS), 26 qershor 1926.

Page 194: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

165

Romë. Drejtimi i përfaqësisë italiane i kaloi të ngarkuarit me punë Francesco Jacomonit. Menjëherë sapo merr drejtim, Jacomoni, më 2 korrik 1926, do të dërgonte Zogut një telegram të Mussolinit, ku paraqitej një kërcënim (ultimatum) nga ku theksohej se “Kryeministri italian kishte vendosur që çështja shqiptare të zgjidhej pa A.Zogun”.644 Ndaj këtyre presioneve Zogu fillojë të kërkonte ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, duke i vënë në dijeni ata se kërkesa italiane për nënshkrimin e një marrëveshje politike ku të përfshihet Deklarata e Parisit ishte një kanosje për pavarësinë e Shqipërisë dhe rrezik për vendet e Ballkanit. Në përgjigje të ultimatumit të Jacomonit, Zogu e informonte se kishte lajmëruar dhe përfunduar bisedime me Anglinë, Francën dhe Jugosllavinë në lidhje me parandalimin e çdo të keqe në dëm të Shqipërisë, meqenëse Shqipëria si vend i Lidhje të Kombeve dhe si subjekt i të drejtës ndërkombëtare ka të drejtë të nënshkruaj marrëveshje të lirë dhe pa kërcënime e ultimatume që bien në kundërshtim me pavarësinë së saj. Më tej ai theksonte se nuk kishte asgjë kundër forcimit të miqësisë me Italinë, por jo si e kërkonte dhe vepronte ajo.645

Gjatë takimit me përfaqësuesin anglez, O’Rej, Zogu informoi se pala italiane në formë ultimatumi646, kishte kërkuar që të përfudnohej një pakt politik, ku të përmbahej edhe referimi i Deklaratës së Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921. Në rast të kundër, Italia do të prishte marrëdhëniet me të. Duke e konsideruar këtë veprim armiqësor, Zogu i kërkon diplomatit anglez ndërhyrjen e Anglisë tek Mussolini para se ai të ndërrmerte ndonjë hap kundrejt Shqipërisë.647 Nga telegrami që përfaqësuesi italian Jacomoni i dërgon Mussolinit, vërtetohet që biseda e Zogut me përfaqësuesin anglez, nuk referonte fjalënultimatum,siç e gjemë të shpjegohet nga autorët shqiptar A.Cici, I.Ushtelenca apo autor italian P.Pastorelli. Telegrami i dërguar nga Jacomoni kishte këtë përmbajtje “Ministrit anglez, ai (Zogu), i kishte thënë se jemi në tratativa me qeverinë italiane për të përfunduar një traktat miqësie. Qeveria italiane dëshiron që në këtë traktat të shtohet deklarata e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921 dhe që kjo deklaratë të pranohet edhe nga qeveria albanese. Nëse kjo nuk do të arrihej mund të ndodhë që qeveria italiane të ndërmarrë këtë refuzim si një akt i armiqësisë nga ana e qeverisë shqiptare.A.Zogu kishte kërkuar opinionin e ministrit anglez, por nuk kishte folur kurrë për ultimatum dhe as për kërcënim tjetër.”648 Në vijim të takimit që pati me diplomatin anglez, më 30 qershor 1926, ambasadori i Anglisë në Romë, Graham, u takua me Mussolinin, të cilit i foli për ankesat e Zogut dhe i kërkoi Mussolinit të mos ngrihej në këtë kohë çështja shqiptare dhe se firmosja e një marrëveshje politike italo-shqiptare siç ishte propozuar nga pala italiane biente në kundërshtim me marrëveshjet e Fuqive të Mëdha.649 Mussolini mohoi karakterin ultimativ të kërkesave italiane dhe në një farë mënyrë i bëri të ditur përfaqësuesit

644A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.98. 645Telegrami i Jacomonit dërguarMussolinit, datës 2 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.715/251, d.nr.357, f.261-262. 646Kjo ëshë mënyrë e paraqitur si nga autori Italian, P.Pastorelli dhe nga autorë shqiptar, ku mund të përmend A.Cici, e I.Ushtelenca. 647P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.319-320; A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.99. 648Telegrami i Jacomonit dërguarMussolinit, datës 2 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.715/251, d.nr.357, f.261-262. 649 Pranvera Dibra. Shqipёria dhe diplomacia angleze……, vep.cit., f.365; P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.319-320; A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.99.

Page 195: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

166

anglez që mund të kishte ndodhur edhe që Aloisi të kishte tjekaluar udhëzimet që i ishin dhënë.650 Reagimi i Francës ishte po ashtu i pritshëm pas kërkesës së Zogut. Për Francën u krijua mundësia për të sfiduar forcën italiane në Adriatikun lindor. Jugosllavia veproi nëpërmjet Anglisë duke e paralajmëruar atë se jo vetëm ultimatumi i Mussolinit ishte për t’u marrë shumë seriozish, por edhe pranimi i nënshkrimit të marrëveshjes nga Zogu do të kishte pasoja për pavarësinë e Shqipërisë, sepse Italia mund ta pushtonte me cilin do pretekst pa e cënuar përmbajtjen e pakit. Zogu nuk u ndal vetëm këtu, por ndaj presionit të Mussolinit, ai veproi edhe direkt duke urdhëruar pezullimin e misionit të oficerëve italianë të thirur për organizimin e ushtrisë shqiptare.651 Një depërtim italian në Shqipëri sipas formës së kërkuar nga Mussolini duke kërkuar nënshkrimin e një pakti ku përfshihej deklarata e 1921, do të lindjen e një konflikti italo-jugosllav, si dhe paqëndrueshmëria që mund të sillte ky depërtim italian në Shqipëri mund të rrezikonte vetë Greqinë, por edhe interesat angleze atj.

Për këto arsye, Mussolinit i erdhën mesazhe shqetësuese nga Anglia, Parisi, Beogradi e Athina. Mussolini i shqetësuar për veprimin e Zogut në planin europian, thirri një takim të posaçëm për problemin shqiptar, për të analizuar situatën e krijuar dhe për të parashikuar variante për zgjedhjen e situatës. Në takim u thirrën Grandi, Bordonaro, Lojacona dhe Aloisi. Pas takimit, Mussolini i dërgoi një telegram Jacomonit dhe i shpjegoi se Zogu kishte keqkuptuar qëllimet e Mbretërisë Italiane ndaj Shqipërisë dhe e udhëzonte ti kërkonte Zogut t’u japëshpjegime diplomatëve të huaj lidhur me këtë keqkuptim. Më tej në telegram Mussolini shprehej se “kam mbetur i befasuar dhe thellësisht i indinjuar nga hapi i Ahmed Zogut për publikimin e një traktative që ka precedentë sekretë dhe mbi të gjitha për mënyrën tendencioze me të cilën ka paraqitur zhvillimin e saj duke folur për ultimatum dhe imponime”.652

Mussolini nuk u mjaftua me kaq, por përshkak të manovrave të 60 anijeve ushtarake në Adriatik, Musolini kërkoi sqarim nga qeveria angleze dhe për këtë arsye, më 18 korrik 1926, udhëzoi përmes një telegrami përfaqësuesin italian në Londër, M.della Torreta, me anë të cilës i kërkonte të takonte Chamberlain dhe të fliste në gjuhën miqësore, përveç shpjegimeve në lidhje me çështjen shqiptare që ishte ngritur pa baza nga Ahmet Zogu, si dhe të kërkonte shpjegimeve si vijon: “Qeveria mbretërore nuk mund të imagjinojë, për shembull, prezencën në Adritatik të një numri të konsiderueshëm të forcave detare që ndodhen në detin Adriatik, në marrje pozicioni jo i justifikaur nga nevoja për të mbrojtur interesat britanike në mënyrë ë barabartë me shtetet e tjera të cilat Adritatikun e kanë element të ekzistecës së tyre......”653

Përfaqësuesi italian në Londër M.Della Torretta i kthen përgjigje Mussolinit, ku i shkruan rreth takimit që pati me Chamberlain. Në telegram ai i referon sa vijon: “Pata bisedë me Chamberlain sipas sugjerimit të Sh.Tuaj rreth Shqipërisë. Parashtova se situata e krijuar në Shqipëri për shkak të qëndrimit të vazhdueshëm të mbajtur nga Legata angleze në Durrës ka bërë të shfaqen dyshime tek qeverisë mbretërore (pra Italisë), e cila kërkon të ketë një shpjegim të menjëhershëm, real dhe të thellë.”654Më

650 Bernd J.Fischer. Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.108. 651Po aty. 652Telegrami i Mussolinit për Jacomonin, datë 30 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.306/196. 653Telegrami i MussolinitdërguarM.Della Torretta, datës 18 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.381, d.nr.376, f.279-282. 654Telegrami i M.Della Torretta dërguar Mussolinit, datës 2 gusht 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.890/839, d.nr.383, f.290-292.

Page 196: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

167

tej në telegram theksohej se “sipas udhëzimeve i bëra riferimet e telegramit duke lexuar pikët thlebësore, jam munduar ti kujtojë interesin vital që përfaqëson Shqipëria për ne, ngjarjet e mëparshme, sakrificat e bëra, sensibilitetin italian për sa i përket Adriatikut, nevojën dhe dëshirën e Italisë për të mbojtur interesat e asaj zone, dhe për të mbajtur lartë dhe paprekur prestigjin tonë në anën tjetër (të bregdetit shqiptar), edhe përballë vendeve ballkanike. I përmenda, gjithashtu, bashkëpunimin italo-britanik, i cili kishte dhënë frytet e mira, të përgjithshme dhe të veçantë, duke vënë theksin tek miqësia e dhënë në vazhdimësi Sh.Tuaj tek qeverisë britanike dhe atij Chamberlain veçanërisht.....”. “E mbylla bisedën duke u shfaqur si të pakuptimtë që në Shqipëri, ku Anglia nuk ka ndonjë interes të veçantë për të mbrojtur, ndërsa Italia ka interesa vitale për të mbrojtur”.655

Kryeministri angez Chamberlain, i pa nxituar i kthen një përgjigje Mussolinit, ku në thelb i thekson se “Anglia ka në lidhje me Shqipërinë mbajtjen e paqes.....Përsa i përket flotës britanike në Adriatik... bëhet fjalë pë një program tashmë prej kohësh i përcaktuar....”.656 Po ashtu përsa i përket zërave të ndonjë sugjerimenti të dhëna nga përfaqësuesi anglez në Durrës për A.Zogun për të ndërprerë aspektet financiare me Italinë dhe ti drejtohet Lidhjes së Kombeve657, Chamberlain do të mohonte të ketë dhënë një sugjerim të tillë Zogut, si dhe shton se përballë kërkesave të vazhdueshme të Ahmet bej Zogut, Përfaqësusi britanik i kishte theksuar presidentit shqiptare se Anglia nuk kishte të bënte fare me situatën e gjërave, si dhe si konkluzion nëse Shqipëria mendonte të ishte prekur, i mbeteshin rrugët e lira, ashtu si çdo shtet tjetër i Lidhjes së Kombeve, ti drejtohet, nëse do ta besonte, Institutit të Gjenevrës. 658

Më 30 shtator 1926, në Livorno të Italisë, takohen Mussolini dhe Chamberlain. Ndër shumë diskutime midis dy personaliteteve, u bisedua edhe për Shqipërinë dhe Ballkanin. Musolini do të shprehej se pas tërheqjes së Ministrit (përfaqësuesit) anglez nga Durrësi sheshohet aksidenti indodhur në Shqipëri. Rikonfirmon se nuk i ka çuar asnjëherë asnjëlloj ultimatum A.Zogu. Ndërkohë pohon se politika italiane në lidhje me Shqipërinë ka këtë premisë: respekt të integritetit territorial dhe të pavarësisë politike të Shqipërisë, dhe se Italia ka pretendim vetëm një lloj interesi të veçantë ekonomik.Mbi këtë bazë jam i përgatitur, shton Musolini, në çdo kohë të firmos një traktat që do të vendoste në praktikë këtë fomulë. Ndërkohë që nuk është e vërtetë atë që ka shpërndarë A.Zogu se ultimatumi i dhënë nga mua (Mussolini) ishte tërhequr mbrapsh nga presioni i ushtruar nga qeveria britanike.659 Chamberlain shprehet se jam i sigurtë që A.Zogu ka luajtur lojë të dyfishtë, por nga ana tjetër Ministri Juaj (përfaqësuesi italian në Durrës) nuk duhet të kishte përdorur si arritje shkarkimin e Ministrit anglez (përfaqësuesit anglez në Durrës).Ju e shihni se në çfarë pozicioni të vështirë ju më keni vënë. Nga ana tjetër, Anglia nuk ka interes direkt në Shqipëri përveç atyre të natyrës ekonomike, të lidhur me konventat italo-angleze për naftën dhe për gjithë çështjet e tjera dëshiroj të bisedojë direkt me Romës pa kaluar përmes Durrësit.660 Diskutimi midis dy krerëve do të prekte edhe tema të tjera. Për sa i përket politikës në pjesën tjetër të Ballkanit, Mussolini e quajti atë një “politikë e 655Po aty, f.290. 656Po aty, f.291. 657Telegrami i MussolinitdërguarM.Della Torretta, datës 27 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.402/282, d.nr.381, f.288-289. 658Po aty, f.292. 659Takimi i Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm, Mussolini, me Sekretarin e Shtetit për punët e Jashtëm angleze, Chamberlain, mbajtur në Livorno, më 30 shtator 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.444, f.342-346. 660Po aty, f.344.

Page 197: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

168

marrëveshjeve paqësore”. Kështu Italia kishte nënshkruar pakte me Rumaninë, për të cilën Moska ishte e kënaqur dhe po zhvilloheshin bisedimet me Hunagarinë dhe Bullgarinë. Përsa i përket Greqisë politika italiane do të ishte në përputhje me zhvillimet e krizave të brendshme politike në atë vend. Për Turqinë duhej pritur, sepse vendi po kalonte kriza serioze ekonomiko-financiare dhe fundi i qeverisjes së Qemal Ataturk mund ta acaronte krizën. Këtë të fundit e miratoi edhe Chamberlain duke theksuar se “edhe Foreign Office i rezulton që Turqia është e përgjumur nga kriza të thella. Poblemi i Turqisë është një problem që duhet pritur. Asnjë minutë më parë dhe asnjë minutë më pas”. Në lidhje me pyetjen që Ambasadori Turk në Londër i kishte bërë Chamberlain, kur e kishte takuar, nëse Italia ishte duke u marrë me Abisisinë dhe nëse ishte e vërtetë se Italia kishte përfunduar një aleancë ushtarake me Greqinë, Chamberlain vë në dijeni Mussolinin, se i kishte hedhur poshtë këto zëra dhe i kishte kërkuar Ambasadoirt Turk të mos e ngarkonte të mbronte politikën italiane, sepse nuk ishte Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë.661

Nga ky takim doli pa dyshim i fituar, Mussolini, i cili kuptoi nga shprehjet e Chamberlain se nuk do të kishte pengesë Anglinë në përmbushjen e objektivave të tij ekonomike dhe politike në Shqipëri.

Gjendja e marrëdhënie italo-shqiptare mbetet e pandryshuar, kaotike, pothuajse për 4 muaj, kjo edhe për shkak të vendimit të Mussolinit të ndërpriste marrëdhëniet me Zogu. Në telegramin që Mussolini i dërgonte përfaqësuesit italian për t’ia përcjell Zogut, shkruante se “për arsye të dredhive të vazhdueshme të z.A.Zogu, shkaqet sekrete të të cilave tashmë unë i di, e konsiderojë si cënim të dinjitetit italian vazhdimin e negociatës politike që kisha porpozuar, mbi të gjitha pasi ajo ishte në interes të Shqipërisë dhe regjimit të saj aktual. I gjithë zhvillimi i bisedimeve për nj pakt miqësie të kërkuar prek tij dhe që u fundos po prej tij, tregon se A.Zogu, për motive sekrete që mua nuk më shpëtojnë, s’ka vepruar me atë sinqeritet që unë prisja në të vërtetë. Megjithatë qeveria italiane do të vazhdojë t’i plotësojë detyrimet e marra në fushën ekonomike dhe do të kërkojë respektimin rigoroz të detyrimeve nga ana shqiptare, në një kohë që s’do t’i ndryshojë ndjenjat e miqësisë ndaj popullit shqiptar”.662

Përveç ndalimit të negociatave politike, të tjerat do të mbeteshin në vendin e tyre dhe do vazhdohej puna për relaizimin e marrëveshjes së SVEA-s dhe detyrimet e tjera marrë nga qeveria italiane.663 Sapo Zogu mori këtë mesazh të Mussolinit mbeti i kënaqur dhe urdhëroi fillimin e punimeve të cakatuara për SVEA-n dhe realizimin e detyrimeve të tjera të marra ndaj Italisë. Por jo vetëm kaq, por Zogu i premtoi Aloisit se do rregullonte dhe incidentin e misionit të oficerëve italianë.664

Megjithatë, edhe aspektet ekonomike nuk ishin shumë të mira, pasi SVEA kishte pothuajse një vit që nuk kishte dhënë asnjë lek edhe pse u kishte premtuar shqipëtarëve. Më 16 korrik Zogu në bisedën që pati me Aloisit, i komunikojë këtij të fundit rreth gjendjes së vështirë financiare ku ndodhej vendi dhe ku thesari ishte bosh. Për këtë Zogu i theksonte se po kërkonte hua kudo dhe shpresonte se edhe italia do të ishte mbështetëse.665

661Po aty, f.344-345. 662Telegrami i Jacomonit dërguarMussolinit, datës 11 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.354, d.nr.365, f.270. 663Telegrami i Mussolinit dërguar Jacomonit, datës 13 korrik 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.363/217, d.nr.370, f.274. 664I.Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu……, vep.cit., f.139. 665Po aty, f.140.

Page 198: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

169

Zogu i kërkoi Aloisit të takohej me Mussolinin në Romë, pasi të kthehej nga takimi që do të zhvillonte në Paris. Por Aloisi i kërkonte Zogut që para se të arrihej takimi me Mussolinin, të realizohej profeksinimi i marrëveshjes ekonomike dhe të arrihej një traktati politik.666 Zogu miratoi dhe lajmëroi se do të udhëzonte të fillonin bisedimet politike. Këto bisedime filluan përsëri më 3 nëntor 1926, pas shumë tentativae të mëparshme të rimarra midis dy palëve, por pa sukses. Zogu do ti dërzonte kundërprojektin shqiptar Aloisit, të cilin do ta emëronte si Paktin e Miqësisë dhe Sigurisë, e që përmbante dispozitat si vijon: “Qeveria e M.Tij Mbret i Italisë dhe Qeveria shqiptare, “për shkak të pozitës së tyre gjeografike, me qëllim të forcojnë marrëdhëniet reciproke të sigurimit dhe të kontribuojnë në forcimin e paqes, “nisur nga dëshira për të ruajtur statuskuonë në kuadrin e marrëveshjeve të firmosura nga këto dy vende dhe të Konventës së Lidhjes së Kombeve,

1-Italia dhe Shqipëria njohin se çfarëdollojë trazire kundër statuskuosë politike, juridike dhe territoriale të Shqipërisë është në kundërshtim me interesat e tyre politike.

2-Për ruajtjen e interesave të lartëpërmendura palët angazhohen të japin ndihmë dhe bashkëpunimin e dyanshëm miqësor dhe të mos përfundojnë me shtete e tjera marrëveshje politike ose ushtarake në dëm të palës tjetër.

3-Palët nënshkruese angazhohen që për ato çështje që kanë mosmarrëveshje, të cilat s’mund të zgjidhen me rrugët e zakonshme diplomatike, t’i nënshtrohen një procedure pajtimi dhe arbitrazhi. Modalitetet e kësaj procedure regullimi paqësor do jetë objekt i një marrëveshje të posaçme që do përfundohet së shpejti.

4-Pakti ka jetëgjatësi 5 vjeçare dhe mund të denoncohet ose rinovohet 1 vit para mbarimit të afatit.

5-Pakti do reatifikohet dhe regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Ratifikimet do shkëmbehen në Romë.667 Zogu me paraqitjen e projekt-marrëveshjes, kërkon edhe 5 milion lireta, si garanci për nënshkrimin e aktit. Mussolini e pranojë këtët kërkesë dhe urdhëroi dhënien e shumës financiare.668 Projekt i paraqitur nga Zogu, sipas autorit Giovanni Zamboni, i njihte Italisë më shumë privilegje se vetë varianti i propozuar italian.669 Por projekti i paraqitur nga Zogu kishte modifikime thelbësore. E para lidhje me preambulën ku largohej referimi direkt apo i tërthortë i Deklaratës së Parisit të 1921. E dyta, në pikën 1 fjalia “pavarësia politike dhe integriteti territorial i Shqipërisë” u zëvendësua me “statuskuosë politike, juridike dhe territoriale”. Përgjigja e Mussolinit për projektin ishte përgjithësisht pozitive, me pak vërejtje:

1. heqja në preambul e frazës që i referohej “marrëveshjeve të nënshkruar, atyre ekzistuese ose ato për të cilat të dy palët ishin firmatarë”;

2. shtesë “detyrimi të mos përfundojë me shtetet e tjera marrëveshje politike ose ushtarake në dëm të palës tjetër me kusht që në të të inkludoheshin interesa që të mos dëmtojnë ato që lindin nga vetë pakti”;

3. të cilësohej speciale procedura e pajtimit dhe arbitrazhit, ndaj duhej saktësuar: “Për të evituar që në marrëveshje një procedurë e tillë që përplaset me Lidhjen e Kombeve”.670

666Aloisi, Diario, vep.cit., 16 korrik 1926 dhe 28 korrik 1926. 667Telegrami i Aloisit, datës 4 nëntor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.1506/591. 668Telegrami i Aloisit, datës 11 tetor 1926, datë 30 qershor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1352/507. 669 G.Zamboni, Musolinis Expansionpolitik....., vep.cit., f.10.

Page 199: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

170

U kërkua nënshkrimi i paktit, sidomos para se Zogu të nisej për vizitë në Paris. Zogu nuk u ngut, por kërkoi kohë, edhe për të pasur mundësi të testonte situatën e brendshme politike, për të mos pasur përplasje dhe kundërshti brenda dhe jashtë vendit nga përfundimi i një pakti të tillë me Italinë. Për shkak se bisedimet italo-shqiptare po shkonin në rrugën e duhur për pakin politik, qeveria jugosllave filloi lëvizjet për të penguar Zogun dhe qeverisjen e tij. Kështu ajo do të përdorte bajraqet e Dukagjinit, të cilët ishin shprehur kundër regjimit të Zogut. Më 20 nëntor 1926 në Dukagjin do të shpërthente kryengritja, e cila shumë shpejt u përhap edhe në Malsinë e Madhe e në Pukë e po kërcënonte edhe rënien e Shkodrës. Organizatorët e kryengritjes ishin një grup nga emigracioni politik, kundërshtar të Ahmet Zogut me në krye Don Loro Cakën.671 Ndodhur para kësaj situate dhe duke marrë parasysh se nuk mund të shtypej lehtë kryengritja, Zogu e pa të udhës të firmoste sa më shpejt Traktatin, i cili do të ishte në ndihmë të regjimit të Zogut, por edhe ruajtje territoriale të Shqipërisë. Kështu pas pëlqimit të Zogut se ishte gati të nënshkruante Paktin, më 25 nëntor 1926, Mussolini lëshon plotfuqinë zyrtare për përfaqësuesin italian në Durrës, Aloisi, për nënshkrimin e paktit. Aloisit i përcjellen edhe një pjesë e parave që do t’i jepeshin Zogut, por pas nënshkrimit të paktit.672

Më 27 nëntor 1926, në Tiranë, u nënshkrua Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë.673 Teksti i Paktit të Miqësisë dhe Sigurisë paraqitej si vijon:

“Shqipëria e Italia, me qëllim të forcojë raportet e tyre reciproke, miqësie dhe sigurimi, për sa i përket pozicionit të tyre gjeografik, dhe për të kontribuar në konsolidimin e paqes,

-të shtytun nga dëshira që të përmbajë statuquon politik, juridik dhe tokësor të Shqipërisë, në kuadrin e traktateve të nënshkruem nga të dy palët dhe në kuadrin ePaktit të Lidhjes së Kombeve,

-kanë vendosur të nënshkrujnë këtë Pakt Miqësisë dhe Sigurimi, -dhe kanë vendosur për këtë qëllim fuqiplotët e tyne

Shkëlqetësia e tij Presidenti i Republikës së Shqipërisë: S.T. Husein Bej Vrionin, Ministër i Punëve të Jashtme

dhe Madhnija e tij Mbreti i Italisë: S.T. Baroni Pompeo Aloisi, i dërguari i jashtëzakonshëm dhe Ministër

Fuqiplotë i Itliasë pranë Republikës së Shqipërisë, -të cilët mbasi kqyrën letrat fuqiplotë të tyne të gjetun në formë legale kanë

vendosur sa vijon: Neni 1 Shqipëria dhe Italia, njohin dhe pranojnë se çdo vepër e drejtuar

kundër statuskuosë politike, juridike dhe tokësore të Shqipërisë është kundër interesit të tyre të ndërsjelltë politike;

Neni 2 Për mbrojtjen e interesave të lartpërmendura, të dy Palët kontraktuese detyrohen ti japin njëra-tjetrës përkrahjen e tyre reciproke dhe bashkëpunimin e tyre kordial; ato detyrohen gjithashtu që të mos përfundojnë me Fuqitë e tjera marrëveshje politike ose ushtarake në dëm të interesave të Palës tjetër dhe në dëm të interesat që përfshin ky Pakt.

Neni 3 Palët kontraktuese detyrohen t’i nënshtrojnë tek një proçedurë e posaçme miqësore ose arbitrazhi, gjykimin e atyre çështjeve, të cilat mund t’i ndajnë

670 Telegrami i Mussolinit për Aloisin, nëntor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.729/447. 671P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.691-692. 672Telegrami i Mussolinit për Aloisin, nëntor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.791/489, d.nr.497, f.386. 673 Arkivi i MPJ, , Dosja nr. 95, f.1; AQSH, Dosja nr.35, fondi 163, vitit 1926, f.1.

Page 200: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

171

dhe që s’kanë gjet dot një përfundim, me proçedurën diplomatike të zakonshme. Modalitete e kësaj proçedure, rregullimi paqësor do të caktohen me një konventë të posaçme, i cili do të vendoste me një kohë sa më të shkurtër.

Neni 4 Ky Pakt do të vazhdojë për 5 vjet dhe mund të denoncohet ose të përsëritet një vit para shfuqizimit të tij.

Neni 5 Ky Pakt do të ratifikohet dhe më pas do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Ratifikimi do të shkëmbehet në Romë.”674 Pas miratimeve të dy legjislacioneve të dy vendeve675, në datën 24 janar 1927, u veprua edhe me shkëmbimin e instrumentave të ratifikimit në Romë676, duke sjell de jure hyrjen në fuqi të Paktit, i cili i hapi rrugën zbatimit të tij.

Dispozitat e nenit 1 i jepnin një garanci të dyja vendeve për të ndihmuar njëra-tjetrën për mbrojtjen politike, juridike dhe territoriale të dy vendeve. Këtu fitimi ishte i madh për Zogun, pasi siguronte qëndrueshërinë politike, të nevojshme për konsolidimin e pushtetit, por pozitive ishte edhe për Shqipërine, e cila si vend i vogël tashmë do të kishte përkrah një shtet të madh si Italia, e cila do të merrte atë pozitë që e kishte gëzuar deri tanimë edhe të përcaktuar nga Deklarata e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921, pra ruajtjen juridike dhe territoriale të Shqipëris kundrejt shteteve që mudn të tentonin të shtrinin dorën mbi të.677

Kuptimi i nenit 2 kufizonte sovranitetin e të dyja vendeve, pasi nuk mund të ishin të lira të nënshkruanin marrëveshje me shtetet e tjera që bien në kundërshtim me interesat e tyre. Pra, për të lidhur marrëveshje me një shtet duhet të zgjedhnin atë shtete dhe të merrnin pëlqimin reciprok për të lidhur me atë shtete marrëveshje. Ndoshta Italia kishte arritur me këtë nen edhe një supermaci ndaj Shqipërisë, pasi e kishte kufizuar të mos vepronte në marrëveshje me shtetet e tjera pa miratimin e saj. Ndërkohë që veprimi i Italisë për tu lidhur me marrëveshje me një shtet tjetër nuk do të ishte i cunguar nga plëqimi apo jo i Shqipërisë, ngjarjen e mëvonshme në arenën ndërkombëtare do ta tregojnë këtë.678

Neni i tretë parashikonte rrugë e mundëshme të pajtimit dhe gjykatës së arbitrazhit në raste të konvergjencave dhe mosmarrëveshjes midis Palëve (Italisë dhe Shqipërisë). Ndërsa neni i katërt përcaktonte afatin e jetëgjatësisë së Paktit, si dhe mënyrat e denoncimit të paktit apo të përsëritjen e tij.

Pakti ishte i hapur dhe publik, duke parashikuar në dispositat përfundimtare të tij (neni i pestë) edhe regjistrimin e tij në Lidhjen e Kombeve. Paktit i’u bashkangjit edhe një notë shpjeguese e kërkuar nga pala shqiptare, si pjesë integrale e tij, i cili po ashtu si teksti i paktit u regjistrua në Lidhjen e Kombeve. Pala italiane në fillim e refuzoi rregjistrimin e letrës shpjeguese në Lidhjen e Kombeve, por më pas e pranojë atë. Kjo konfirmohet nga telegrami që Mussolini nëpërmjet Zëvendësministrit (sottosegretario di Stato) për Punët e Jashtme i dërgon Gemil Dino bej, Ministër i Plotfuqishëm i Shqipërisë në Romë, ku pasi i konfirmon se ka marrë kërkesën e qeverisë shqiptare për të regjistruar në Lidhjen e Kombeve përveç Paktit italo-shqiptar të nënshkruar në Tiranë, më 27 nëntor 1926 edhe kopjen e notës

674Fletorja Zyrtare e RSH, Tiranë, 11 dhjetor 1926, nr.218, f.1-2. Arkivi i MPJ, Dosja nr.8, vitit 1926, Nr.i lidhjes 8, f.6-15. Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë midis Shqipërisë dhe Italisë, Tiranë, më 27 nëntor 1926. Instrumentat e ratifikimit, më 24.01.1927. Regjistrimi në Lidhjen e Kombeve më dt.08.02.1927, nr.1402. Traktatet dhe Konventat e Mbretërisë së Italisë dhe Shteteve të tjera, vol.36, Romë, Tipografia e MPJ Italiane, vitit 1933, f.616-617. 675 Dhoma e Deputetëve të RSH-së e ratifikoi Paktin më 10 dhjetor 1926, pas fjalimit të Ministrit të Jashtëm Vrioni në Dhomën e Deputetëve, 8 dhjetor 1926, Arkivi i MPJ, dosja nr.95, vitit 1926, f.36. 676Po aty, kopje e Insturmentave të ratifikimi dhe procesverbali e mbajtur në Romë më 24 janar 1927. 677Neni 1 i Marrëveshjes. 678Neni 2 i Marrëveshjes.

Page 201: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

172

shpjeguese që Ministri i ngarkuar i Italisë në Durrës, me kërkesë të qeverisë shqiptare i kishte drëguar më 5 dhjetor Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, “e konsideron jo të nevojshme regjistrimin e notës, pasi s’kishte veç se një karakter thjesht shpjegues dhe se regjistrimi në Gjenevë i një dokumenti të tillë konsiderohet i kotë dhe në kundërshtim me procedurat që ndjek dhe ka ndjekur deri tani Lidhja e Kombeve”. Por pavarësisht kësaj, shton Mussolini në telegramin e tij, “për të mos krijuar dyshime të keqe dhe për t’i dhënë një provë të re miqësisë së Sh.T.Kryetarit të Republikës (pra Zogut), nuk jamë kundra të kërkoj nga Lidhja e Kombeve përpos regjistrimit të traktatit edhe regjistrimin e notës eksplikative në fjalë”.679

Akti i regjistrimit të Paktit të kërkuar nga pala shqiptare u krye nëpërmjet një letre që Ministri i Jashtëm shqiptar z.Hysen Vrioni dërgoi për Sekretarin e Përgjigjshëm të Lidhjes së Kombeve, z.Eric Drummond680. Me regjistrimin e tij, Pakti shprehte edhe respektimin e parimeve të kësaj organizate, edhe për faktin se ishte një Pakt miqësie, një aleancë difensive dhe jo ofensive ushtarake drejtuar kundrejt ndonjë shteti të caktuar. Megjithatë anashkalohej karakteri i garancisë kolektive nëpërmjet Lidhjes së Kombeve ndaj një agresioni të mudshëm të Shqipëris, dhe kalohej në karakterin e një garancie individuale duke thirrur Italinë në rast agresioni ndaj Shqipërisë.681

Përfundimi i Paktit do të thoshte shumë për Zogun pasi do ti jepte një siguri ekonomike, një goditje kundërshtarëve të saj, sidomos ato të ushqyer nga jugosllavia, një qetësi ndaj presioneve që mund të vinin nga qeveria e Beogradit apo Athinës. Përfundimi i këtij Pakti, nuk do të kalonte qetësisht në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm politik. Për ti paraprirë kundërshtive të brendshme dhe për të sjell nënshkrimin e Paktit si një arritje të diplomacisë shqiptare, qeveria shqiptare shpërndau një deklaratë, duke e cilësuar Paktin si një veprim diplomatik të zgjuar, nga ku do të merrej mbështetje nga një vend si Italia dhe që do të ndikonte tek mbrojtja e pavarësisë, sovranitetit dhe territorit të Shqipërisë.682 Përfundimin e Paktit të miqësisë dhe sigurisë midis Italisë dhe Shqipërisë u vlerësua pozitivisht nga anëtarët e Lidhjes italo-shqiptare të Palermos, duke e konsideruar përfundimin e këtij pakti si një “vepër të paqes midis popujve, në mbrojtjen e drejtë dhe reale të interesave të dy shteteve nënshkruese”.683 Qëndrimi i Jugosllavëve për Pakti nuk do të ishte pozitiv. Në takimi që Nincic pati me përfaqësuesin italian në Belgrado, Bodrero, do ti komunikonte sa vijon: “ndjenja ime e parë është ajo e një suprize të madhe për përfundimin e një Pakti të tillë. Në datën 26 nëntor 1926, Ju më informonit që, duke interpretuar mendimin edhe të qeverisë S.K.S., qeveria italiane kishte filluar bisedime me Ahmet Zogun me qëllim për të siguruar një qëndrueshmëri të kushteve të sigurisë të shtetit shqiptar. Më shtuat, gjithashtu, se do të më mbanit në kornet për bisedimet e zhvilluara. Të njëjtën ditë qeveria italiane nënshkruan një Pakt miqësie dhe sigurie me qeverinë shqiptare, pa dijenin e qeverisë S.K.S. Qeveria jonë mund të kishte përfunduar me kohë me Ahmet Zogun një Pakt të ngjashëm, por nuk ka dëshiruar kurrë ta nënshkruaj sepse ka

679 Telegrami i Zëvendësministrit (sottosegretario di Stato) për Punët e Jashtme të Italisë dërguar Gemil Dino bej, Ministëri i Plotfuqishëm i Shqipërisë në Romë, nr.253471/19, datë 30 dhjetor 1926, Arkivi i MPJ, Dosja nr.95, viti 1926, f.213. 680Letër e Ministrit të jashtëm shqiptar Hysen Vrioni për Sekretarin e Pëgjithshëm të Lidhjes së Kombeve Eric Drummond, janar 1927, Arkivi i MPJ, viti 1926, Dosja nr.90, f.22-25. 681A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.117-118. 682 Deklarata e qeverisë shqiptare, Arkivi i MPJ, dosja nr.95, vitit 1926, f.162; P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.695. 683 Deklarata e Lidhjes italo-shqiptare të Palermos, Palermo, më 19 dhjetor 1926, Arkivi i MPJ, dosja nr.95, vitit 1926, f.251.

Page 202: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

173

konsideruar se do të ishte mire dhe me shume interes për të përfunduar një marrëveshje me Italinë për sa i përket integritetit dhe pavarësisë së Shqipërisë. Një marrëveshje midis qeverisë sonë (S.K.S.) dhe Shqipërisë, në modelin e këtij Pakti që Italia ka përfunduar, do të ishte, sipas mendimit tim, në kundërshtim me marrëveshjen midis dy vendeve tona, marrëveshje që përcaktonte që asnjë nga dy vendet tona nuk do të kërkonte të krijonte një situatë të privilegjuar ose të interesin special në Shqipëri. Nuk kam dashur kurrë të bëj një Pakt të tillë të ngjashëm, sepse vlerësoja se opinioni publik italian do të ishte alarmuar thellësisht pasi të ishte përcaktuar midis dy qeverive që do të vazhdohej të qëndrohej në kontakte të vazhdueshme në lidhje me çështjen shqiptare. Italia ka besuar të largohet nga ky princip dhe ka përfunduar pas shpinës tonë një marrëveshje politike të një drejtimi shumë serioz apo të rrezikshëm. Ajo (Italia) zgjedh në thelb të kthehet një protektore e Shqipërisë”.684Por Nincic nuk ndalet me kaq, por në bisedë me Bodrero i komunikon gjithashtu se “...unë konsiderojë këtë Pakt jo të përfunduar në bazë të miqësisë ekzistuese midis dy vendeve dhe nuk shikojë si mund të futet në kuadrin e raporteve tona të mira. Nuk kemi ende të gjitha elementet e nevojshme për të pasur mundësi të marrim një vendim, por nuk mund të fsheh se ky akt i juaji (qeverise italiane) do të ketë ndikim në opinionin publik jugosllav. Dhe për këtë më vjen shumë keq dhe më shumë po të merret parasysh se nuk ja vlente barra qerasë të ndryshohej kështu në mënyrë të menjëhershme një politike të krijuar midis dy shteteve tona me shume dashur dhe lodhje. Politika midis dy vendeve tona bazohet mbi interesa mjaft të thella nga të cilat nuk arrijë të kuptojë pse është dashur që ju (Italia) të kompromentoheni”.685

Bodreros, gjatë bisedës, për të qetësuar Nincic tentoi ti shprehte se Pakti i nënshkruar midis Italisë dhe Shqipërisë, aspironte parimet e paqes, të bashkëpunimit dhe të ndihmës riciproke për të cilat aspironin sot të gjitha vendet nën patronazhin e Lidhjes së Kombeve. Pavarësisht shpjegimeve të Bodreros, Nincic ishte mjaft i preokupuar dhe i alarmuar dhe i përgjigjet në vijim të bisedës me tone personle: “Ju ftojë të shikoni se në cilën pozicion të trishtuar jam vendosur përballë opinionit publik S.K.S., për lajmin e paktit italo-shqiptar. Ju jeni ftuar ta komunikoni dje pasdite përfundimin e këtij Pakti dhe e keni bërë me shumë shpejtësi të paparashikuar. Por nga dje në darke Stefania (agjencia e lajmeve jugosllava) ka shpërndarë lajmin në gjithë botën. Nuk më keni dhënë as kohën të shfaqja vlerësimet e mija dhe t’ju prezantoja sa i rëndë është aktit dhe pashmangshmërinë e pasojave, që ai do të kishte, duke ju kërkuar një vendim të menjëhershëm të përbashkët, që të shfaqej në sytë e popullit jugosllav dhe të vendeve të tjera, për një marrëveshje të rënë dakort midis qeverisë italiane dhe asaj S.K.S. Po ashtu është bindja ime e thellë se ky Pakt paraqet një sukses për Ahmet Zogun, i cili ka provuar gjithnjë të na ndajë. Ne nuk jemi përfshirë në lojë, ndërsa ju po.”686

Në komunikimin e radhës që përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero i dërgon Mussolinit në lidhje me situatën në jugosllavi pas përfundimit të Paktit italo-shqiptar, i vë në dukje se “stampa ka hapur lajmin epërfundimit të Paktit dhe se pozicioni i Nincic është goditur shumë pasi e konsiderojnë atë si fajtor për përfundimin e paktit italo-shqiptar, i cili konsiderohet si “mat”687i Jugosllavisë”. Po ashtu Bordero shprehet se Nincic për tu riabilituar mund të orientohet duke marrë pozicione të forta. Ka një perceptim të gjërë se është krijuar një solidaritet spiritual

684Telegrami i Bodreros dërguar Mussolinit, 2 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1780/752, d.nr.512, f.401. 685 Po aty, f.401-402. 686Po aty, f.402. 687 Mat si në lojën e shahut.

Page 203: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

174

servo-kroato-slloven kundër nesh (Italisë), që nuk ekzistonte më parë. Ju vë në dijeni, po ashtu, se Ministri (përfaqësuesi) S.K.S. në Tiranë, B.Jevtiç, është thirrur në Beograd për të dhënë shpjegime dhe për tu këshilluar, ndërsa i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Beograd, Shtylla, është pritur në takim nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe nga Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, dukebiseduar me të në mënyrë të ftohtë dhe armiqësore.688

I ngarkuari me punë i Shqipërisë, në Beograd, Shtylla pas takimit që pati me Ministrin-Adjoint i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Markoviç, dërgoi një relacion dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Hysen Vrioni, ku raportonte se nënshkrimi i Paktit ishte suprizë për autoritetet jugosllave, “të gjithë u çuditën aq shumë sa nuk donin ta besonin”. Sipas Markoviç pakti ishte një gabim. “Do ta tregoi koha kush u’a kishte me të drejtë, e kush me të shtrembët”. Po ashtu sipas tij, “nuk ka në botë formë protektorati më të rëndë se atë që përmban Pakti i Tiranës”.689

Po sipas relacionit të Shtyllës në takimin që kishte pasur me përfaqësues të huaj në beograd, siç ishte Z.De Hory, përfaqësuesi i Hungarisë, ky i fundit ishte shprehur i entuziasmuar nga pakti i Tiranës, dhe ishte shprehur se do të ishte i kënaqur nëse edhe Hungaria do dinte të merrte të tilla vendime për të mbyllur kohen e ekuivokove duke u shprehur haptas për politikën e saj. Pasi sipas De Hory edhe Hungari, si Shqipëria, më parë, bënte një politikë ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë.690 Në komunikim e radhës që Ministri Italian në Beograd, Bodrero do ti dërgonte Mussolinit në lidhje me paktin italo-shqiptar, do ta sqaronte se pakti është parë nga sytë e serbëve si një lëvizje që ka lëkundur projektet e tyre në Ballkan duke bërë të bie egjemonia e tyre në këtë rajon, por qeveria serbe mendon se përfundimi i këtij pakti, vë në rrezik pavarësinë e saj. Më tej në komunikim e tij, Bodrero do të thekson se tre ishin ndjenat e ngjallura në popullin serb nga momenti i bërjes publike të paktit: befasia, indinjata dhe frika. Po ashtu, Bodrero do të theksonte se qeveria serbe shpreson shumë tek mbështetja e shteteve të tjera të Fuqive të Mëdha, si dhe në shtetet ballkanike edhe pse tentativat e tyre për të solidarizuar shtetet ballkanike kundër Italisë mund të dështojnë.691

Mussolini do të reagonte menjëherë ndaj qëndrimit negativ jugosllav për Paktin e përfunduar me Shqipërinë. Ai do ti dërgonte telegram Ambasadorëve të Ambasadave të Italisë në Europë,Ambasadorit në Uashington, De Martino, dhe Ministrit në Athinë, Arlotta, duke i kërkuar që të merrni masat për të vepruar pranë qeverive të vendeve ku ishin atashuar, duke patur në vëmendje ndalimin e aksionit jugosllav,i cilin quan pa të drejtë paktin e arritur me Shqipërinë, si njëinstrument i ambicieve Italiane në Shqipëri. Mussolini i shprehet përfaqësuesve italian se është qesharake të flitet për objektiv apo ambice të Italisë dhe për më tepër për një protektorat mbi një vend (Shqipëria) për pavarësinë e së cilës, Italia është garancia dhe ajo që e mbron. Kjo garanci që Italia i jep Shqipërisë nuk mund të shqetësojë askënd, përveç atyre që ushqejnë qëllime të tjera ndaj pavarësisë së Shqipërisë”.692

688Telegrami i Bodreros dërguar Mussolinit, 3 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1785/755, d.nr.517, f.404-405. 689Relacioni i dërguar nga ingarkuari me punë i Shqipërisë, në Beograd, Shtylla për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, Arkiva e MPJ, viti 1926, Dosja nr.90, f.228-233. 690Po aty, f.230. 691Telegrami i Bodreros dërguar Mussolinit, 13 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1977/807, d.nr.541, f.419-420. 692Telegrami i Mussolinit dërguarAmbasadorëve të Ambasadave të Italisë në Europë, Ambasadorit në Uashington, De Martino, dhe Ministrit në Athinë, Arlotta, 5 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.864, d.nr.520, f.406.

Page 204: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

175

Qëndrimi i Kryeministrit anglez, Chamberlain, në lidhje me Paktin do të ishte pozitiv, sipas telegramit të përfaqësuesit italian në Londër, M.Della Torretta dërguar Mussolinit, theksohet se në takimin me Zëvendësministrin, Tyrrel, ky i fundit i kishte referuar se Chamberlain e konsideronte “Paktin italo-shqiptar si një ngjarje e rëndësishme dhe e kënaqshme për rregullin dhe paqen në Ballkan”.693Qëndrimi pozitiv i qeverisë angleze konfirmohet edhe nga deklaratae bërënga Zëvendësministri, Tyrrel, në takimin e radhës me të ngarkuarin me punë të Italisë në Londër, Rosso, në datën 6 dhjetor 1926, ku shprehej se“do ti bënte me dije qeverisë së Beogradit gjykimin pozitiv të Foreign Office në lidhje me përfundimin e Paktit italo-shqiptar”.694

Në takimin e zhvilluar midis Chamberlain dhe Ambasadori Italian në Londër, M.Della Torretta, në lidhje me paktin, Chamberlain i kërkoi ambasadorit që të falenderonte Mussolinin për këtë komunikatën e paktit, dhe shtoi se nuk kam kritika për të ofuar për një pakt me karakterin që përshkruan komunikata. Më tej thekson se “natyrisht jam i ndërgjegjshëm për marrëveshjen e Bankës Italiane dhe për bazën që i jep ajo Italisë mbi burimet financiare shqiptare. Unë besojë që qeveria italiane do të jete e kujdesshme pë të shamangur ndonjë shenjë të përdorimit të situatës në mënyrë të tillë sa ti japë mundësi atyre që e shikojnë rregjimin fashist me vullnet të sëmurë që të akuzojnë Italinë se po përpiqet të përfitojë prej nevojave të Shqipërisë dhe për ta shfrytëzuar atë financiarisht”. M.Della Torretta e vlerësoi sugjerimin si miqësor dhe siguroi Chamberlain se qeveria italiane shpresonte se pakti që kishin firmosur do të ndihmonte në stabilizimin e situatës në Shqipëri dhe do të frenonte çdonjërin që përpiqej të krijonte një shqetësim të njëtë për paqen në të ardhmen. Më tej M.Della Torretta vazhdonte duke theksuar se ky pakt dhe ky qëndrim ishin në përputhje me karakterin paqësor të politikës italiane dhe me dëshirën e tyre të veçantë për një stabilietet më të madh në Ballkan, rajon që mbetej një rrezik për paqen në Evropë”695 Për të përfitura nga ky qëndrim pozitiv, por njëkohësisht i rëndësishëm, i Londës, kërkohej që të nxitej qëndrimi pozitiv i vendeve të tjera në Ballkan, siç ishte rasti i Greqisë. Pikërisht qëndrimin pozitiv të Chamberlain dhe të Foreign Office, Mussolini, kërkoi t’ia vë në dukje edhe qeverisë greke. Në telegramin që ai i dërgon përfaqësuesit italian në Athinë, Arlotta, i theksonte pikërisht se “Z.Chamberlain dhe personalitete të tjera të Foreign Office kanë përsëritur qëndrimin e tyre në favor të Paktit të ri, i cili ka përcaktuar një ngjarje të rëndësishme dhe të kënaqshme për paqen e Ballkanit”.696 Më tej, Mussolini do të udhëzonte përfaqësuesin italian në Athinë të merrte qëndrim pozitiv nga qeveria greke për paktin, pasi një qëndrim i tillë do të bënte të qëndrueshëm vendimin pozitiv të autoriteteve britanike dhe nuk do të dyshohej se manovrat e kundërta jugosllave mund të zbrapsin këtë qëndrim të anglezëve.697

Qëndrimi i qeverisë greke ishte pozitiv ndaj paktit të përfunduar midis Italisë dhe Shqipërisë, kjo shprehet nga Ministri i jashtëm grek, Michalacopoulos, i cili në takimin që pati me përfaqësuesin italian në Athinë, Arlotta, i shpreh se “pavarësisht gjithë kritikave dhe lëvizjeve që janë bërë kundër paktit nga shtypi serbo-kroato- 693Telegrami i Torretta dërguar Mussolinit, 2 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1776/829, d.nr.514, f.403. 694Telegrami i ngarkuarit me punë të Italisë në Londër, Rosso dërguar Mussolinit, 6 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1831/839, d.nr.522, f.406-407. 695Pranvera Dibra, Shqipёria dhe diplomacia angleze……, vep.cit., f.396-398, sipas Arkivit tё DBFP, Seria IA, Vol.II, dok.312, Chamberlain per Graham, 1 dhjetor 1926. 696Telegrami i Mussolinit dërguar Ministrit në Athinë, Arlotta, 9 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.887/407, d.nr.527, f.409. 697Po aty, f.409.

Page 205: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

176

slloven, nuk e shikon absulitisht paktin si rrezik të paqes ballkanike nga ana e Italisë”. Me tej shton se “Greqia shikon me kënaqësi konsakrimin real nga ana e saj të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën situata juridike ndërkombëtare si shtet sovran, në kufijtë territorial të përcaktuar së fundim, është tashmë e njohur zyrtarisht nga qeveria helene”.698

Qëndrimi i Lidhjes së Kombeve për paktin e nënshkruar italo-shqiptar ishte në përgjihësi pozitiv, megjithatë, Mussolini tregon se është i shqetësuar nga qëndrimi i Fuqive të Mëdha në Lidhjen e Kombeve, sidomos me Francën. Në telegramin që do ti dërgonte Scialoja-s do ta udhëzontepër takimin që do të zhvillonte me Chamberlain në Gjenevë gjatë mbedhjes së Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ku do duhej ti bënte me dije se “vazhdimi i armiqësisë së paramenduar i disa fuqive të Lidhjes së Kombeve kundër Italisë, do ta shtynte qeverinë italiane të rimerrte në analizë pozicionin e saj në Lidhjen e Kombeve, pasi një bashkëjetesë në këto kushte është e pamundur”.699Nisur nga këto udhëzime, Scialoja në përgjigjen që do ti dërgonte Mussolinit do të referonte se kishte takuar Kryeministrin anglez, Chamberlain, i cili i kishte referuar se kishte zhvilluar bashkëbisedim me përfaqësuesit e “Piccola Intesa” dhe me kryeministrin francez, Briand. Rumania kishte shfaqur ndjenë miqësore, e cila ishte shprehur edhe vetë nga kryeministri i saj, Titulesco. Benes ka pyetur Këshillin e Lidhjes së Kombeve rreth qëndrimit që do të marri. Ndërkohë që Chamberlain me Briand kanë rekomanduar kryeministrin e cekosllovakisë të mbajë qëndrim të moderuar. Këtë gjë ata i’a kanë kërkuar edhe qeverisë së Beogradit. Kështu Chamberlain i kishte telegrafuar Beogradit duke i theksuar se traktati në vetevete nuk mund të konsiderohet si një shkelje e marrëdhënieve të mira me Jugosllavinë dhe i këshillon të mos i marrë gjërat tragjike. E quante një reaksion të ekzagjeruar aktin e dorëheqjes së Nincic. Më tej Chamberlain shtonte se nuk shikonte asnjë të keqe në thelb nga Traktati. Edhe nëtakimin me kryeministrin francez,Briand, ky i fundit kishte shfaq të njëjtin qëndrim të Chamberlain dhe biente dakort me të për mënyrë e procedimit me Jugosllavisë. Më tej, Briand siguron në lidhje me qëndrimin e tij për të proceduar në uidi me Italinë, të cilës i njihtepozicion të veçantë kundrejt Shqipërisë.700

Më tej në telegraminqë Scialoja i dërgonteMussolinit, e siguron se organet e Lidhjes së Kombeve, ashtu si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja kanë qëndrim miqësor ndaj Italisë dhe se zëra negativ janë vetëm sporadik me origjinë gazetareske.Në lidhje me zërat përsa i përket kërkesës jugosllave për të refuzuar regjistrimin e traktatit në Lidhjen e Kombeve është hedhur poshtë publiksht nga vetë Jovanovich, Ministri Jugosllav në Bern dhe përfaqësuesi i qeverisë jugosllave pranë Lidhjes së Kombeve.701 Qëndrim pozitiv për paktin italo-shqiptare kishte edhe qeveria amerikane, shprehur nga Sekretari i Shtetit amerikan, i cili në takim që pati me Ambasadorin e Italisë në Uashington, De Martino, i shpreh se “qeveria e Shteteve të Bashkuara e konsideron traktatin italo-shqiptar si një çështje e lidhur ngushtë me politikën europiane, në të cilën nuk dëshiron të ndërhyjë” dhe se “është absurte të mendohet për një prishje të paqes nga Italia”.702 698Telegrami i Arlotta dërguar Mussolinit, 9 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1882/364, d.nr.530, f.410-412. 699Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Lidhjen e Kombeve, Scialoja, 9 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.889, d.nr.528, f.409. 700Telegrami i të dërguarit Italian në Lidhjen e Kombeve, Scialoja, dërguar Mussolinit, 11 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1923/27, d.nr.536, f.415-416. 701Po aty, f. 416. 702Telegrami i Ambasadorit Italian në Amerikë, De Martino, dërguar Mussolinit, 11 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.1941/749, d.nr.537, f.417.

Page 206: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

177

Shqetësimi i Mussolinit për lëvizjet e qeverisë jugosllave kundër paktit lidheshin me qëndrimin që mund të merrte qeveria ruse, e cila mund të nxitje nga qarqet e Beogradit si kundërpeshë ndaj Italisë. Për tu informuar mbi qëndrimin e qeverisë ruse, Mussolini do ti kërkonte Ambasadorit Italian në Moskë, Manzonit, të vëzhgonte mirë lëvizjet e ndryshme të dyshimta, që mund të kishte në Rusi, ndaj paktit dhe ta mbante të informuar për çdo zhvillim që mund të ndodhte atje.703 Qeveria franceze paktin italo-shqiptar e pritën me rezerva dhe mbajti ndaj tij një qëndrim të moderuar. Kështu ministri shqiptar në Paris, Ilias Vrioni në telegramin e dërguar Ministrit të Jashtëm shqiptar, Hysen Vrioni, do ti theksonte se “pakti ynë me Italinë bëri përshtypje të madhe dhe tronditi gjithë qarqet politike franceze”.704Më tej ai do të vinte në dijeni se Republika Franceze ishte e lidhur me Jugosllavinë dhe se çdo gjë që është kundër interesave Jugosllave natyrisht këtu nuk shihet fare mirë. Në vazhdën e propagandës jugosllave kundër paktit duke hapur fjalë se pakti ishte një ndërhyrje e Italisë në Shqipëri, pati edhe sulme të gazetave fanceze, siç ishte gazetta “Le Matin” ndaj paktit, për të cilat qarqet zyrtare franceze nuk reaguan dhe heshtën. Mos reagimi i saj ndaj paktit dhe qëndrimi i saj asnjanjës nuk u prit mirë nga qeveria e Beogradit, e cila e konsideronte Francën aleate. Por mosreagimi i francës ishte i bazuar nga qëllimi që kishte për të mos acaruar marrëdhëniet me Italinë.705 Përfaqësuesi shqiptar në Francë, Vrioni, do të komunikonte se kishte zhvilluar takime me përfaqësit diplomatike të vendeve të ndryshme të akredituara në Francë. Kështu në takimet që kishte pasur me Ambasdorin e Turqisë, ku i fundit për paktin do të shprehej se “Shqipëria është një shtet indipendent dhe udhëheqësit e saj kanë të drejtë të bënjë pakte me vende të ndryshme”.706 Nga kontaktet me përfaqësuesit e Rumanisë dhe Bullgarisë, ata japin opinone pozitive për paktin. Përfaqësuesi grek nuk është në gjendje të shprehi haptazi ndjenjat e tij, ndërsa përfaqësuesi jugosllav natyrisht shprehen kundër paktit dhe pothuajse të gjithë artikujt në gazeta që shprehen kundër paktit përgatiten prej selisë diplomatike jugosllave në Francë.707 Mussolini do të instruktonte delegati italian në Lidhjen e Kombeve, Scialoja, i cili në një takim në Gjenevë me Kryeministrin Frances, Briand, të tregonte se “Për shumë vite është folur për imperializëm të italisë i cili donte të pushtonte Shqipërinë dhe që i heq pavarësinë atij populli. Një ditë të bukur pikërisht kjo Itali firmos me Shqipërinë një pakt i cili për 5-vjet garanton integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Shqipërisë. Nuk do ta besoja që ky pakt do të pritej me ngazëllim nga gjithë pacifistë për shkak të qëndrimeve në vijim të Parisit dhe Beogradit....[shtë me të vërtetë e pa tolerueshme”. Mussolini do të kërkonte, gjithashtu, që Scialoja, ti bënte me dije Kryeministrit Frances, Briand, se “qëndrimi i mbajtur nga Franca me këtë rast është e destinuar të gërmojë llogore të reja të thella mes dy popujve të cilat nuk janë të mjaftueshme për tu qetësuar dhe duke u bazuar gjithnjë më pak, frazave banale e një latinismo sentimentale dhe retorike, që ka bërë me kohë. Shtoni se politika e Francës, nga Abisinia tek Shqipëria, e cila bien në kontrast me aspiratat më modeste dhe të ligjshme italiane, është një politikë e rrezikshme”.708

703Telegrami i Mussolinit dërguar Ambasadorit Italian në Rusi, Manzonit, 13 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.925/339, d.nr.540, f.419. 704Arkivi MPJ, Telegrami i ministrit shqiptar në Paris, Ilias Vrioni, për ministrin e Jashtëm, Hysni Vrioni, 18 janar 1927, viti 1927, Dosja nr.109, f.51-53. 705P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.697. 706Arkivi MPJ, Telegrami i ministrit shqiptar në Paris, Ilias Vrioni, për ministrin e Jashtëm, Hysni Vrioni, 18 janar 1927, viti 1927, Dosja nr.109, f.51-53. 707Po aty, f.52-53. 708Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Lidhjen e Kombeve, Scialoja, 9 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.889, d.nr.528, f.409.

Page 207: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

178

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Bullgari në një telegam dërguar Ministrit të Jashtëm Hysjen Vrioni në lidhje me qëndrimin e qarqeve bullgare për paktin, do të theksonte se autoritetet kompetente bullgare janë të kënaqur me paktin se ky mund të jetë rasti që ato të bëjnë ndonjë marrëveshje me jugosllavinë, por kjo nuk shikohet me sy të mirë dhe nuk lejohet nga Anglia dhe Italia. Në Bullgari pakti vlerësohet si një pakt mbrojtës dhe jo sulmi, si dhe është në respektim të rregullave të Lidhjes së Kombeve. Me tej, thuhet se, të tilla pakte janë lidhur edhe midis shumë qeverive të tjera, dhe jo vetëm nuk ka pasur kundërshtime, por i kanë quajtur shtylla për paqe dhe janë përcjellë me kënaqësi në Botë. Nuk mendohet se Italia do të kapërcejë kufijtë ekonomik dhe tregtar, pasi politikanët italian e dinë mirë se do gjejnë kundërshtime të forta dhe do kenë përgjegjësi botërore.709 Shtypi i huaj pati vështrime të ndryshme ndaj paktit italo-shqiptar. Mund të citohen disa tituj të gazetës franceze “Le Progres”, e cila do të shkruante në lidhje me Paktin se ka “Përfundimi i këtij traktati u favorizuar nga Britania” ose “nëse Italia zbarkon në Shqipëri Jugosllavia do të ndërpres marrëdhëniet diplomatike” ose “Eksplorimi i burimeve të naftës në Vlorë ka si basë marrëveshjen anglo-italiane”.710 Ndërsa gazetat amerikane “Chicago Tribune” dhe “New York Herald” shkruanin se dy ditë para se të nënshkruhej Pakti italo-shqiptar në Tiranë, Musolini i dërgoi një letër të shkruar Ninçic me një ton jashtëzakonisht të përzemërt dhe mirënjohës, sepse jugosllavia u ishte përmbajtur zotimeve në lidhje Shqipëria. Pas nënshkrimit të Paktit dhe para ratifikimit të tij nga Parlamenti shqiptar, përfaqësuesi serb në Shqipëri do ti komunikonte A.Zogut se qeveria serbe e shikonte nënshkrimin e paktit si “një akt jo miqësor”. Diplomati jugosllav kundërshtonte, duke bërë edhe notë proteste, nenin 1 të paktit, duke vënë në dukje se ky nen nuk përcakton qartë nëse Italia ka të drejtë të ndërhyjë ushtarakisht në Shqipëri jo vetëm në rast të një agresioni të huaj, por edhe në rast të paqendrueshmërisë publike të brendshme.711 Shtypi i Vjenës nëpërmjet gazetës “Neue Freie Presse” është e ndikuar nga propoganda serbe. Kjo gazetë është kundër politikës së Musolinit dhe se për këtë arsye e ka quajtur paktin si një protektorat të Italisë mbi Shqipërinë.712 Pavarësisht konfrontimeve dhe qëndrimeve të shteteve apo shkrimeve të gazetave të ndryshme në lidhje me paktin italo-shqiptar, si dhe përpjekjeve diplomatike të Jugosllavisë për ta bllokuar nuk patën sukses. Pakti i parë i Tiranës do të ishte një histori suksesi për Mussolinin dhe Zogun. I pari, Mussolini, kishte hedhur hapat e para për realizimin e projektit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një protektorat të Italisë dhe për ta pasur si një pikë strategjike për një penetrim të mëvonshëm (siç do ta tregojnëngjarjet) në gadishullin e Ballkanit dhe më gjërë. Ndërsa i dyti, Zogu, kishte hedhur hapat e konsolidimit të pushtetit të tij duke u bazuar në garancinë e një fuqie të madhe, siç ishte Italia. Në vijim të konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve italo-shqiptare dhe në përpjekje për të konsoliduar qëllimet dhe objetivat e dy lidërve të dy vendeve(Mussolinit dhe Zogut), në paragrafin vijues do të përshkruhen fakte dhe ngjarje të reja, të cilat do të nxjerrin në pah procesin

709 Arkivi Mpj, Telegrami i të ngarkuari me punë të Shqipërisë në Bullgari dërguar Ministrit të Jashtëm Hysjen Vrioni, 11 dhjetor 1926, Dosja nr.95, viti 1926, f.293-295. 710Arkivi MPJ, Publikime në gazetën fanceze Le Progres, viti 1926, Dosja nr.95, f.255-257. 711Arkivi MPJ, Publikime në gazetat fanceze Le Progres duke ripordhuar botimet e gazetave amerikane “Chicago Tribune” dhe “New York Herald”, viti 1926, Dosja nr.95, f.256. 712Arkivi MPJ, Telegrami i Konsullit shqiptar në Vjenë dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, Hysen Vrionit, datë 4 dhjetor 1926, në lidhje me publikimet e gazetës të Vjenës “Neue Freie Presse”, Dosja nr.95, viti 1926, f.315.

Page 208: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

179

diplomatiko-politik të ndërmarrë gjatë vitit 1927 dhe arritjen e përfundimit të nënshkrimit të një akti të dy të rëndësishme, siç do të ishte Pakti i dytë i Tiranë.

Page 209: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

180

4.5. Traktati i aleancës mbrojtëse (Pakti i II-tё i Tiranёs). Konsolidimi i ndikimit italian

Pas dështimit të Jugosllavisë për pjesëmarrjen simbolike vetëm me 10% në Bankën e Shqipërisë, vjen edhe dështimi tjetër i krijimit të SVEA-s dhe dhënia e koncesioneve Italisë. Por dështimin më të madh të politikës jugosllave në Shqipëri e përbën përfundimi i Paktit të Tiranës I, Pakti i miqësisë dhe sigurisë, i cili largoi Shqipërinë në marrëdhënie me Jugosllavinë dhe solli afrimin e saj me Italinë.Forcoi pozitat politike të brendëshme të Zogut dhe të Italisë në Adriatik. Pavarësisht se Jugosllavia kërkoi me të gjitha mjetet për ta penguar Paktin e Tiranës, duke kërkuar edhe mbështetjen e Anglisë dhe Francës, nuk i’a arriti qëllimit. Qeveria e Romës arriti sukses dhe mori mbështetjen e Anglisë dhe Francës, të cilat nuk donin të turbullonin marrëdhëniet me një shtetet të madh siç ishte Italia.713 Ndodhur pas këtyre dështimeve të njëpasnjëshme, qeveria Jugosllave vendosi të përdorte mjetet e mundëshme për rrëzimin e A.Zogut. Për realizimin e saj, qeveria jugosllave filloi të merrte kontakte me emigrantët shqiptar jashtë vendit, sidomos ato që gjendeshin në Vjenë. E gjitha kjo për të krijuar në kufijtë e Shqipërisë çrregullime dhe ribelim. Njëri nga esponentët e rëndësishëm ishte Ceno bej Kryeziu, i cili duke qenë kundër regjimit të Zogut, pritej të kishte një qasje pozitive dhe bashkëpunuese me qeverinë e Beogradit.714 Projekti i qeverisë Beogradit për të rrëzuar qeverinë e Zogut lidhet edhe në zgjidhjen me forcë që kërkon të bëjë me rastin e Vuko Gjurashkovicit.715 Ai më 27 maj 1927 u arrestua në Durrës, besnik i Konsullatës jugosllave, por që qeverisë shqiptare i rezultonte se aktiviteti i tij shtrihej në fushën e spiunazhit. Më 30 maj i ngarkuar me punë i jugosllavisë në Tiranë, Sakovic, i paraqet një notë proteste qeverisë shqiptare duke e quajtur arrestimin “një akt ekstrem”, duke kërkuar edhe lëshimin e tij, duke u justifikuar se ai ishte edhe “përkthyesi” i Konsullatës dhe si i tillë i mbrojtur nga imuniteti diplomatik. Zogu do të takohej me përfaqësuesin italian në Durrës, Sola, duke i kërkuar një këshillim për qëndrimin që duhet të mbante. U sugjerua që të mbahet një qëndrim dhe të gjendet një kompromis i zgjuar: së pari duke i bërë me dije Beogradit termat e papëlqyer të notës verbale, duke vendosur theksin tek iniciativa vetiake dhe e ngutur e Sakovic-it dhe më pas duke rënë dakort për lirimin nga burgu të Gjurashkovicit kur të modifikohej edhe nota verbale e dërguar.716 Ministri i Jashtëm jugosllav refuzon ofertën e komunikuar nga Zogu dhe mbështet iniciativën e të ngarkuarit me punë të saj në Tiranë, Sakovic, duke kërkuar nxirrjen nga burgu të Gjurashkovicit brenda 24 orëve, nëse kjo nuk do të ndodhte do të tërhiqte të gjithë personelin e saj diplomatik e konsullor nga Shqipëria dhe kërkonte edhe tërheqjen e personelit shqiptar në Beograd, duke i konsideruar të ndërprera marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.717

713 Arben Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.122. 714Po aty, f.124. 715Vuko Gjurashkovic ishte një presonazh problematik në arenën ballkanike. Ai njihet si person i padëshiruar dhe i larguar nga Mali i Zi, pasi kishte gisht nëçështjen bombëhedhësve. Më pas ai filloi punë si përkthyes i konsullatës ruse në Prishtinë deri në vitin 1923 dhe nga ai vit fillojë punë po si përkthyes në konsullatën jugosllave në Tiranë. Zh.Avramoski, Kontribut studimi tëçështjes së marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave në periudhën midis dy Luftrave Botërore, Gjurmime albanologjike, Tiranë 1968, nr.2, f.136. 716P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.424, Telegrami i Solas të 1 qershorit 1927, n.1515/393. 717P.Pastorelli, (1924-1927), vep.cit., f.424, Telegrami i Bodreros të 2 qershorit 1927, n.1526/482.

Page 210: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

181

Ndodhur para presionit të qeverisë jugosllave, Zogu do të kërkonte edhe ndërhyrjen e Mussolinit. Ky i fundit kishte si qëllim zgjidhjen paqësore të aksidentit, por nga ana tjetër do ti kërkonte përfaqësuesit italian në Beograd që ti shprehte Marinkovic (Ministri i Jashtëm Serb) se “nuk është e nevojshme të tërhiqet shumë litari në rastin e arrestimit të Gjurashkovicit, indentiteti dhe fuksioini i të cilit nuk është ende i qartë”. Më tej shton se Ministri italian në Durrës, Sola, ka bërë një punë të madhe moderuese dhe se linjat e zgjidhjes së aksidentit mund të jenë: - qeveria jugosllave të tërhiqte notën verbale e cila “ishte shumë e tepërt në formë dhe në përmbajtje dhe në disporpocion me realitetin e rastit të aksidentit”, ndërsa Zogu, pasi të tërhiqej nota, do të lironte Gjurashkovicin brenda 5 ditëve. Kjo zgjidhje është logjike dhe nuk ofendon as qevrinë jugosllave dhe as atë shqiptare.718 Këtë propozim për zgjidhjen e aksidentit të bërë qeverisë jugosllave, Mussolini do t’ja bënë me dije edhe A.Zogut. Ndër të tjera, Mussolini, do ti shprehte Zogut se “mbështes dhe solidarizohem me ju që aksidenti të ketë zgjidhje të tillë që të kënaqë qeverinë shqiptar”.719

Në takimin që Ministri italian, Bodrero zhvilloi me Ministrin e Jashtëm jugosllav, Marinkovic, dhe pasi i kishte shtruar propozimin e Mussolinit për të zgjedhur situatën, do ti përgjigjej se “sapo Ahmet Zogu do të lironte Gjurashkovicin, ai do të lajmëronte të ngarkuarin me punë jugosllav në Tiranë, për të komunikuar menjëherë testin e notës dhe për ta ekzaminuar me palën italiane për të hequr të gjitha shprehjet që mund të ofendonin prestigjin shqiptar”.720 Pavarësisht porpozimit të tij, Ministri i jashtëm jugosllav, Marinkovic kishte lajmëruar të ngarkuarin me punë jugosllav, Marinkovic, të tërheqte pasaportat, të cilat i ishin dhënë. Për këtë veprim të Marinkovicit, Mussolini do të shprehej se nuk kuptonte qëndrimin e tij, ku nga njëra anë ai (Marinkovic) propozonte pak a shumë zgjidhjen e rastit dhe nga ana tjetër udhëzon në Tiranë të ngarkuarin me punë të tërheqë pashaportat dhe të kthehej në Beograd.721 Lëvizjet e qeverisë jugosllave kundër Zogut konfirmohen edhe nga telegrami që përfaqësuesi italian, Sola, i dërgon Mussolinit, kureferon se “ka filluar lëvizja e qeverisë së Beogradit për një “lëvizje revolucionare” në Shqipëri dhe për të përmbysur regjimin e A.Zogut”. Sipas Solas plani serb kishte si objektiv:

- shtyrjen e forcave të A.Zogut në thellësi të territorit shqiptar; - mbledhjen përreth bandave të gjithë atyre të pakënaqur lokal ndaj Zogut; - trasformimin e ndërhyrjes nga jashtë në një revolucion të brendshëm; - shpalljen e një apo mundësisht të më shumë qeverive të përkohshme rajonale

duke kërkuar ndihmë nga jugosllavia; - ndëryhrjen me forca ushtarake në Shkodër përpara ndoshta zbritjes së

forcave italiane nëse Italia do të zbatojë traktatin e sigurisë.722 Më tej në telegramin e tij, Sola do të shkruante se “e shikonte si shqetësim të madh një ndërhyrje të Italisë në Shqipëri”, nëse do të ndodhte plani serb për destabilizimin e Shqipërisë. Një ndërhyrje e Italisë do të sillte një komplikacioni të karakterit

718Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.912/384, d.nr.233, f.238. 719Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.912/384, d.nr.233, f.238. 720Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.913/409, d.nr.234, f.239. 721Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, 4 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.923/353, d.nr.238, f.241. 722Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola dërguar Mussolinit, 6 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.653/249, d.nr.53, f.52-53.

Page 211: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

182

ndërkombëtar. Po ashtu, nëse forcat e Zogut do të dështonin atëherë forcat Italiane do të gjendeshin përballë atyre forcave, po shqiptare, të cilat të mbështetura nga jugosllavia, do të luftonin për liri kundër pushtuesve, në këtë rast të Italisë. Kjo e funditdo të gjendej automatikisht jo më në fuksion të asaj që garanton sigurinë dhe integritetin e vendit, në zbatim të traktatit dhe detyrimeve që rrjedhim prej tij, por si ata që luftojë forcat shqiptare të cilat luftojnë për pavarësinë e vendit.723

Zogu për të parandaluar rrezikun e lëkundjes së pushtetit të tij do të merrte një rë masash. Pjesë e këtyre masave do të ishin 1.pajisja me armë, municione dhe uniforma të 42 bajraktarëve në zonat kufitare me Jugosllavinë, të cilët edhe pse në pension i përcaktoi një gjysëm page dhe i gradoi si oficerë rezervist, 2.kërkoi ndihmë nga Italia në respektim të paktit që kishte nënshkruar me atë, ku në rast sulmi nga Jugosllavia do të merrte mbështetjen e saj, 3. denoncimi në rrugë diplomatike i orvatjeve jugosllave për të destabilizuar Shqipërinë, siç është rasti i mbështetjeve të figurave shqiptare antizogiste në mërgim.724

Në shënimet e tij Zëvendësministri i Jashtëm Italian, Grandi, duke i’u referuar takimit me Graham, shkruan se ky i fundit i kishte referuar se përfaqësuesi Jugosllav në Londër i kishte prezantuar Chamberlain tre mjetet me anë të cilës mund të ristabilizoheshin raportet italo-jugosllave, duke i dhënë fund çdo dyshimi për çështjen e përfundimit të traktatit italo-shqiptar: a) shtrirja e Paktit të Tiranës me pjesëmarrjen e Jugosllavisë; b) përfundimin e një pakti shqiptaro-jugosllav sipas pikëpamjes së Paktit të Tiranës; c) një deklaratë zyrtare ose e zyrtarizuar nga ana e Italisë ose nga ana e Jugosllavisë me pëlqimin e Italisë ose e nënshkruar nga qeveritë e Romës dhe Beogradit, që mund të përcaktojë një stimul të ri pozitiv ndjenjash për publikun serb.725 Ndaj propozimeve të përfaqësuesit Jugosllav në Londër në lidhje me mundësinë e përfundimit të një pakti trilateral italo-jugosllavo-shqiptare apo të përfundimit të një pakti bilateral italo-shqiptar apo shqiptaro-jugosllav, Grandi ishte shprehur përfaqësuesit anglez në Romë si të pa pranueshëm. Më tej Grandi referon në shënimet e tij se i kishte shprehur përfaqësuesit anglez, Graham, faktet se përse kishte krisje midis Italisë dhe Jugosllavisë:

a) pengese e kërkuar nga pala jugosllave për ratifikimin e Marrëveshjeve të Nettuno;

b) shfaqje anti-italiane, me pjesëmarrjen e autoriteteve kompetente dhe publik jugosllave;

c) fyerjet e vazhdueshme në gazetat edhe zyrtare; d) presekuzionet e italianëve të Dalmacisë, të ]do lloji dhe specie; e) përgatitja e menjëhershme e rivoltës shqiptare, e organizuar dhe e

udhëhequr nga jugosllavia.726 Duke mbajtur të njëjtat linjat e shprehura nga Zëvendësministri i Jashtëm

Italian, Grandi dhe bazuar në direktivat e përcjella nga Mussolini, në datën 30 dhjetor 1926, Ambasadori Italian në Londër, Della Torretta, takohet me Zëvendësministrin anglez dhe bisedon në lidhje me Shqipërinë, duke ishpjeguar sa vijon:

1) pakti italo-shqiptar ishte përfunduar tashmë dhe se qeveria e Romës nuk e shikonte të mundur pranimin e Jugosllavisë dhe të Greqisë në këtë pakt dhe as përfundimin e ndonjë pakti të tillë të ngjashëm apo paralel;

723Po aty, f.55. 724Po aty, f.56-57. 725Shënimet e Zëvendësministrit të Jashtëm Italian, Grandi, datë 5 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.571, f.446-447. 726Po aty, f.447.

Page 212: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

183

2) secila ndërhyrje e palëve të treta në këtë drejtim përveç se do të ishte një dështim, do të ndërlikonte dhe përkeqësonte padyshim situatën;

3) në qoftë se qeveria e Beogradit do të kishte analizuar situatën dhe do të kishte shfaqur vazhdimësi të politikës miqësore me Italinë, qeveria e Romës do të kishte vazhduar në atë drejtim;

4) në qoftë se Foreign Office dëshiron të bëjë një punë të dobishme, mund të këshillojë Beogradin për një moderim me qëllim për të bërë një sqarim të drejtë dhe një afrim midis dy vendeve (Italisë dhe Jugosllavisë).727

Zëvendësministri anglez u shpreh se ishte informuar nga Ambasadori Anglez në Romë, Graham, për pikëpamjet e Italisë dhe theksoi se Foreign Office braktis çdo aksion, i cili nuk përputhet me qëllimet italiane dhe se do të këshillonte qeverinë e Beogradit ti kthehej raportit direkt me qeverinë e Romës. Po ashtu, shton ai, “shpresojë se bashkëbisedimet direkte midis Romës dhe Beogradit mund të ristabilizojë situatën midis dy vendeve”.728 Pas takimit që përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero, zhvilloi me Ministrin e Punëve të Jashtëm të Beogradit, Periç, do ti relatonte Mussolinit përmbajtjen e takimit, duke i përcjellë deklaratën e ministrit të jashtëm jugosllav, i cili do të shprehej se “përsa i përket politikës së përgjithshme të qeverisë së re (jugollave) ju sigurojë në emër të qeverisë se jemi në favor të një orientimi të ri të politikës sonë. Ne duam të vazhdojmë raportet miqësore me Romën, e cila është diktuar nga pakti i Romës. Të gjitha çështjet e prapambetura, para së gjithash bisedimet e Nettunos, do të shtyhen përpara”. Më tej në lidhje me Shqipërinë, Ministri Periç, do të shtonte se “bazuar në faktin se pakti (italo-shqiptar) është paqësor dhe se nuk ka asnjë qëllim nga ana e Italisë dhe se pavarësia e Shqipërisë do të garantohet....ftojë gjithësesi Mussolinin, mbi bazën e frymës së vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, të diskutojmë dhe të gjejmë një formulë diplomatike për ti shpjeguar diçka edhe opinionit publik”.729 Bodrero, më tej, do ti komunikonte Mussolinit se i kishte shprehur Ministrit të Jashtëm Periç se pakti italo-shqiptar ka natyrë paqësore dhe nuk është drejtuar kundër Jugosllavisë apo të ndonjë fuqie tjetër. Po ashtu edhe faktet e shkaktuara nga qeveria e Beogradi, që kishin ndikuar në raportin midis dy vendeve. Përveç fakteve të referuara më sipër nga Zëvendësministri i Jashtëm Italian Grandi, përfaqësuesi italian në Beograd do ti referohej edhe: 1) lirimin e gjeneralit Daskaloviç; 2) largimi i 12 qytetarëve italian pa motive bindëse; 3) vështirësi e ushtrimit të tregtisë, industrisë dhe profesionet e italianëve; 4) ndihmë finanziare dhe materiale ndaj ribelëve shqiptar të cilët povokojnë kryengritje, me rrezikshmëri të rëndë të paqes së përgjithshme.730 Mussolini nuk do të pranonte edhe propozimin e qeverisë së Beogradit, e cila nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Londër, i kishte kërkuar Kryeministrit anglez, Chamberlain, të ndërhynte për të qartësuar raportet italo-jugosllave, pas paktit të Tiranës dhe të mundësonte një bashkëbisedim midis dy qeverive. Arsyet e refuzimit të Mussolinit për të mos u ulur në bisedime me Beogradin kishin si shkak faktet e parashtruara tashmë nga autoritetet kompetente Italiane, si Zëvendësministri i Jashtëm Grandi në takim me Ambasadorin anglez Graham, përfaqësuesi italian në Beograd Bodrero në takim me Ministrin e Jashtëm Jugosllav Peric dhe Ambasadori Italian në

727Telegrami i Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta dërguar Mussolinit, 30 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.2156/887, d.nr.562, f.440. 728 Po aty, f.441. 729Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 30 dhjetor 1926, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.2161/865, d.nr.563, f.441. 730 Po aty, f.442.

Page 213: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

184

Londër, Della Torrettaeri në takim me autoritetet angleze. Mussolin do të shtonte edhe një arsye të forte që kundërshtonte bashkëpunimin me Beogradin pasi, sipas tij, “kishte marrë informacione se elementë serb po përgatiteshin për një atentat kundër tij dhe Sh.T.Mbretit të Italisë”.731 Mussolini do të kërkonte qeverisë së Zogut të zbarpsej nga deklaratat që kishin bërë në New York Herald Tribune e ne Matin, ku shpreheshin se “ishin gati të përfundonin pakte analoge siç kishin përfunduar me Italinë edhe me vende të tjera dhe sidomos ato fqinje”. Kjo pasi, sipas Mussolinit, del jashtë angazhimeve të marra nga pakti i Tiranës dhe se një vendimarrje për sa i përket lidhjeve me vendet e tjera nuk mund të jetë subjekt i një qëndrimi të njëanshëm shqiptar pa u bazuar në interesat e përbashkëta që përbëjnë bazën e paktit italo-shqiptar.732 Pas kërkesës së Mussolinit për qeverinë e Tiranës për tu tërhiqur nga deklaratat për përfundimin e pakteve me vende të tjera, Zogut në takimin e zhvilluar me përfaqësuesin italian në Durrës, Alosin, do të konfirmonte se nuk kishte qëllim për të përfunduar pakte të tilla me vendet fqinje, dhe sidomos me Greqinë dhe Jugosllavinë, duke marrë në konsideratë, sipas Zogut, faktin se Jugosllavia, me mbështetjen e Francës, po i afrohej Greqisë për të bashkuar aksionet e tyre përballë pasojave të mundëshme të paktit italo-shqiptar.733Përçapjet për një afrim të jugosllavisë me greqinë konfirmohet edhe nga përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero, i cili i shkruante Mussolinit se Ministri i Jashtëm Jugosllav, Periç kishte pasur një takim me përfaqësuesin grek në Beograd, Policroniades, të cilit i kishte kërkuar që qeveria greke të rrjeshtohet karshi asaj jugosllave dhe të dalin kundër paktit italo-shqiptar. Në këmbim përfaqësuesi grek Policroniades i kishte kërkuar favorizim për Greqinë për dy çështje: atë të zgjedhjes përfundimtare të çështjes së zonës franke të Selanikut dhe të hekurudhës Gevgeli Selanik.734 Më tej, përfaqësuesi italian do të shtonte se pasi të kaloheshin këto çështje të mbetura pezull midis dy vendeve, ato do të kishin të gjithë interesin për të rënë dakort kundër Italisë, prania e së cilës në Shqipëri nuk pëlqehej nga Greqia dhe Jugsollavia. Të dy vendet i bashkon edhe çështja maqedonase, ku partia autonomiste maqedonase e mbëshetur nga Bullgaria është një kërcënim që i bashkon dhe që kontribon në arritjen e një marrëveshje të ngushtë midis Greqisë dhe Jugosllavisë.735

Mussolini do të kërkonte përfaqësuesve të tij në Evropë dhe Amerikë që të reagonin fort në të gjitha ambjentet politike, financiare, gazetareske duke hedhur poshtë lajmet e gazetës angleze Daily Chronicle dhe të gazetave franceze që i referohen asaj, se do të fillojë një konflikt italo-jugosllav së shpejti dhe të shprehen në qarqe të ndryshme se Italia ndjek në Ballkan një “politikë thelbësisht paqësore”.736 Qeveria jugosllave për të kundërpeshuar akuzat e qeverisë italiane737, ngre një akuzë të rremë se gjoja Mali i Zi po përgatitet për të shpallur pavarësinë e tij dhe kjo

731Telegrami i Mussolinit dërguar Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta dhe përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, 7 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.51, d.nr.572, f.572. 732Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Aloisi, 8 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.65/27, d.nr.574, f.449. 733Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Aloisi dërguar Mussolinit, 10 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.122/45, d.nr.576, f.450. 734Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 3 shkurt 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.355/100, d.nr.597, f.469. 735Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 5 shkurt 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.380/103, d.nr.598, f.469-470. 736Telegrami i Mussolinit dërguar gjithë Ambasadave dhe Legatave Italian në Europë dhe Amerikë, 14 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.100, d.nr.577, f.451. 737 Italia akuzon qeverinë jugosllave se është duke përgatitur një kryengritje në Shqipëri.

Page 214: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

185

nën mbështetjen e Italisë. Kjo akuzë e qeverisë Jugosllave hidhet poshtë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Italiane, Chiaramonte Bordonaro, në bisedimet që zhvillojë me përfaqësuesin jugosllav në Romë, Balugic.738 Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero,në një telegram që i dërgonte Mussolinin,do ta njoftonte se kishte takuar përfaqësuesin e Anglisë në Beograd, Kennard, i cili i kishte referuar se në takimin ezhvilluar me Zëvendësministrin e Jashtëm jugosllav, Markovic,ky i fundit kishte kërkuarndihmën dhe ndërhyrjen e Anglisë për rimarrjen e raporteve midis qeverisë italiane dhe asaj jugosllave. Por për të arritur këtë, përfaqësuesi anglez i kishte thënë Markovicit se duhej që qeveria jugosllave të merrte disa masa: 1. të largonte përfaqësuesin e saj, Balugic, nga Roma; 2. të miratonte dhe ratifikonte konventën e Nettunos; 3. të largonte refugjatët shqiptar pranë kufijëve shqiptar.739 Kennard përsa i përket Paktit italo-shqiptar (pakti i I-rë i Tiranës) shprehej se sekretaria e Lidhjes së Kombeve duhet të regjistrojë aktin, pra ka kompetencë të thjeshtë vetëm të regjistrimit dhe nuk ka të drejtë të futet në meritë të tij.740 Në datën 29 janar 1927, përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero, në një telegram që i dërgonte Mussolinin, do ta njoftonte se kishte takuar Mbretin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, Alessandro, i cili i kishte komunikuar se qeveria e serbo-kroate-sllovene nuk do të bënte opozicione ndaj paktit italo-shqiptar dhe se Marrëveshjet e Nettuno-s do të miratohen dhe se vonesa ka ardhur për arsye personale të çështjeve të brendëshme në vend dhe jo për shkak të armiqësisë ndaj Italisë. Më tej Mbreti Alessando do të shtonte se “ndoshta jo besonti se nëse ju (Italia) nuk do të përfundonit paktin me Ahmet Zogun, do ta përfundonim ne (Jugosllavia)”.741 Por përfundimi i këtij pakti italo-shqiptar e ka kapur në befasi qeverinë serbo-kroate-sllovene dhe se duhet kaluar kjo situatë dhe të gjenden midis Italisë dhe Mbretërisë S-K-S rrugë pajtimi dhe bashkëpunimi, pasi dy vende alleate në ujdi me njëra-tjetrën, duke nënshkruar Paktin e Romës, mund të bënin “gjëra të madhe bashkë”.742 Raportimi i përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero vijon me telegramin e radhës atë të datës 1 shkurt 1923. Në këtë telegram ai shkruan se siç kishte referuar pakti italo-shqiptar kishte sjell Italinë në zemër të Ballkanit dhe se ka prishur planet e Jugosllavisë duke krijuar një valë irritimi dhe frike prej së cilës serbët nuk e kanë marrë akoma veten. Një pjesë e madhe e klasës drejuese ka besuar për një moment se lufta ishte shumë afër dhe është angazhuar menjëherë për të armatosur ushtrinë nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Ka dy rryma në Serbi: njëra e qarqeve zyrtare që mendon zgjidhjen e situatës me rrugë diplomatike dhe tjetra e qarqeve ushtarake që meditojnë një aksion të dhunshëm. Këto janë duke studiuar dhe duke u përgatitur në pjesën e Serbisë së Jugut dhe ndoshta edhe në Tiranë, për një goditje për të rikthyer situatën aktuale. Për këtë nuk mund të përjashtohet që serbët të nxisin revolucione të tjera në Shqipëri në një kohë të afërt. Elementi serb që po përdoret është Zeno bej, i cili është në dorë të tryre dhe në dispozicion të serbëve. Nëse rrethanat e kërkojnë ai mund të angazhohet në cilëndo aksion që qarqet ushtarake serbe mund t’ia kërkojnë. Por nga ana tjetër duhe marrë në konsideratë fakti se Zeno bej nuk shikohet me sy të mirë në

738 Shënimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Italisë, Chiaramonte Bordonaro, 17 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, d.nr.581, f.453-454. 739Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, dërguar Mussolinit, 19 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.207/48, d.nr.583, f.455. 740Po aty, f.455. 741Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, dërguar Mussolinit, 29 janar 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.310/79, d.nr.592, f.463. 742Po aty, f.463.

Page 215: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

186

Shqipëri dhe nuk ka mbështetje, si dhe ai kërkon të ketë marrëdhënie të mira me Ahmet Zogun ashtu si dhe me serbët.743 Bordero në datën 3 dhe 5 shkurt1927, do të njoftonte me telegram Mussolinin se përfaqësuesi grek në Beograd, Policroniades kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm Jugosllav, Perich, i cili i kishte kërkuar përfaqësuesit grek të shkonte në Athinë dhe të informonte qeverinë e tij për situatën e krijuar në Beograd në vijim të paktit italo-shqiptar dhe të kërkonte të ndikonte qeverinë greke, që ajo të marrë një qëndrim favorizues ndaj Jugosllavisë. Ndërkohë që në takim përfaqësuesi grek kishte kërkuar në këmbim favor për Greqinë, për përcaktimin përfundimtar të çështjes së zonës franke të Selanikut dhe të hekurudhës Gevgeli-Selanik. Sipas informacionit Ministri serb, Perich i kishte bërë një premtim formal përfaqësuesit grek përsa kishte kërkuar në këmbim.744 Pra siç kuptohet uidia e dy vendeve do të bazohej në këmbimin reciprok, pala serbe të pranonte modifikimet të Konventës së Selanikut, ndërsa pala greke të merrej vesh me palën serbe kundër paktit të Tiranës.745 Në këtë kuadër, Bodrero në datën 8 mars 1927 do të njoftonte Mussolinin se kishte zhvilluar një takim me përfgaqësuesin grek në Beograd, Policronides, i cili kishte hedhur poshtë se ka diskutime në lidhje me një negocim për një pakt miqësie serbo-grek, por po kërkohet vetëm të zgjidhet çështja e Selanikut dhe të hekurudhës Gevgeli-Selanik. Pra e gjitha bëhet fjalë për të zgjedhur çështjet e mbetura pezull midis dy vendeve greko-serbe.746 Më tej përfaqësuesi grek ka shprehur opinionin se “Midis Geqisë dhe Italisë nuk mund të ketë tjetër gjë përveç se marrëdhënie të ngushta. Jemi shumë afër dhe të shumta janë problemet që prektin të dyja vendet dhe për këtë arsye midis dy vendeve duhet të ekzistojnë vetëm raporte të kordialitetit konvencional. Personalisht jam i mendimit se dy vendet duhet të lidhem me një Marrëveshje, dhe kjo aq më shumë nëse do të ndodhi ndonjë konflikt italo-jugosllav, pasi nuk shikojë mënyrë sesi Greqia mund të qëndrojë neutrale”.747 Ka një shqetësim të përfaqësuesit italian Sola në Durrës, i cili njofton Mussolinin se ka takimi i zhvilluar me Kolonelin anglez në Shqipëri, Striling, ky i fundit e kishte njoftuar se Jugosllavia ishte duke u përgatitur për një aksion me futjen e bandave të parregullat në Shqipëri, me qëllim për të përmbysur qeverinë shqiptare.748 Po në këtë drejtim vjen edhe informacioni nga përfaqëseusi italian në Beogad, i cili raporton se ka filluar reklutimi i komiteteve dhe pjesa më e madhe në kufirin serbo-shqiptar. Çdo bandë duhet të jetëe përbërë nga 40 persona, të gjithë me kombësi serbe.749 Mussolini do të instruktonte përfaqësuesit italian në Londër Della Torretta dhe atë në Paris, Romano Avezzana, që të njoftojnë qeveritë e atyre vendeve se autoritete jugosllave po përgatisin ushtrine dhe banda të ndryshme në kufirin shqiptar.750 743Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, dërguar Mussolinit, 1 shkurt 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.334/89, d.nr.596, f.467-468. 744Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 3 shkurt 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.355/100, d.nr.597, f.469. 745Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 3 shkurt 1927, DDI, seria VII, Vol.IV, T.Gab.380/103, d.nr.598, f.469-470. 746Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 8 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.691/242, d.nr.61, f.72. 747 Po aty, f.73. 748Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola dërguar Mussolinit12 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.669/199, d.nr.67, f.79. 749Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 16 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.717/223, d.nr.74, f.85. 750Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesve Italian në Londër, Della Torretta dhe atë në Paris, Romano Avezzana, 16 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.478, d.nr.75, f.85.

Page 216: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

187

Autoritetet angleze shqetësimeve të Mussolinit do të përgjigjeshin se mesa ishin në dijeni përgatitjet e ushtrisë jugosllave nuk kishin shumë rëndësi dhe nuk kishin program agresiv. Foreign Office ka dhënë dhe jep këshilla qeverisë së Beogradit të gjej rrugët e duhura për tu sqaruar me Italinë. Po ashtu edhe Italia duhet të fillojë të sqarohet me Jugosllavinë në mënyrë që të eleminojë shkaqet e fërkimeve të rrezikshme.751

Mussolini ngre një shqetësim në lidhje me qëndrimin e përfaqësuesve shqiptar jashtë vendit. Kështu sipas intervistës së dhënë në gazetën Politika të Beogradit, përfaqësuesi shqiptar atje, Zeno bej kishte hedhur poshtë çdo përqendrim në kufirin shqiptar të trupave serbe, ndërkohë që pohonte miqësinë e Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në lidhje me Italinë ai ishte shprehur se bëhet fjalë për një fuqi për të cilën të dyja vendet (Jugosllavi dhe Shqipëri) duhet ta shmangnin duke mos i dhënë asaj arsye për të shfrytëzuar në dëm të Ballkanit ekzistencën e ndonjë mosmarrëveshje. Nga ana tjetër i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Londër në intervistën e dhënë në Sunday Timesjepte siguri se ushtria shqiptare është në gradë të mposhte çfarëdollojë revoltë të armatosur dhe se shqiptarët nuk besojnë se qeveria jugosllave mund të kërcënojë paqen ballkanike dhe se dëshira e paqes për Jugosllavinë dhe Shqipërinë nuk mund të pengohen nga “ndikime okulte”. Po ashtu ai theksonte se Pakti i Tiranës nuk mund të bëhet aktiv pa vendimin e dy dhomave të parlamentit shqiptar.752

Për këto deklarata Mussolinit i kërkon përfaqësuesit italian në Shqipëri Sola-s të njoftoi Zogun për këto të panevojshme intervista të agjentëve shqiptar jashtë vendit. Qëndimi i tyre bie në kundërshtim me punën serioze të përfaqësuesve italian jashtë vendit, në një moment për të cilën qeveria italiane ka vendosur në lojë autoritetin e saj moral dhe politik për të mënjanuar një kërcënim të rëndë dhe urgjent kundër Shqipërisë.753

Zogu duhet të kuptojë, sipas Mussolinit, se nuk mund të kërkohet ndihmë Italisë dhe shpenzime sia ato që po bëhen për armatimin shqiptar dhe nga ana tjetër të flitet jashtë vendit nga vetë shqiptarët se Shqipëria nuk ka asnjë rrezik, nuk ka nevojë për asgjë dhe ka për qëllim të qëndrojë në linjën e interesave eskluzive ballkanike.754

Chamberlain takon Ambasadorin italian në Londër, Della Torreta dhe i kërkon që të informojë Mussolinin se kishte si ide që për të ulur gjakrat e një konflikti të mudshëm, të ngrinte një Komision Hetimor për të konstatuar faktet në kufirin serbo-shqiptar. Po ashtu, Chamberlain pret një përgjigje nga Mussolini për iden e krijimit të këtij Komisioni.755 Mussolini në përgjigje të porpozimit të Chamberlain takohet me Ambasadorin anglez në Romë, Graham. Ky i fundit në takim i parqet Mussolinit një Memorandum756 i cili paraqiste një pikëpamje për të sjell paqe dhe për të ulur 751Telegrami i Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta dërguar Mussolinit, 18 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.745/177, d.nr.79, f.87. 752Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 22 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.517/227, d.nr.90, f.98-99. 753 Po aty, f.99. 754Po aty, f.99. 755Telegrami i Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta dërguar Mussolinit, 23 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.834/185, d.nr.94, f.101-102. 756 Memorandumi i paraqitur nga Chamberlain për Mussolin-in në datën 23 mars 1927, kishte këtë përmbajtje: “sugjerohet që një Zyrtar i ushtrisë i emëruar nga secila qeveri (italo-serbo-shqiptare) të investigojë mbi përqëndrimin e trupave për të cilin flitet dhe mbi vlerësimin në Jugosllavi ashtu si dhe në Shqipëri dhe që ti referojnë qeverivetë tyre mbi gjendjen aktuale të fakteve. Një zyrtar italian dhe jugosllav mund ti shtohet Misionit që do të ketë efektin e menjëhershëm paqësor për të risjell qetësinë dhe mund të sjellë edhe ndonjë propozim ë karakterit të qëndrueshëm për të parandaluar aksidente në kufirin jugosalvo-shqiptar. Përmbajtja e memorandumit i bashkangjitet shënimeve të Kryetari të

Page 217: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

188

tensionet italo-serbe-shqiptare. Nga ana e tij Mussolini shprehet i gatshëm të pranojë propozimin e Chamberlain. Por duhet shtuar edhe disa konsiderata për të cilat Chamberlain duhet ti dijë:

a) njoftimi i Komisionit të hetimit do të rindezë polemikat ndërkombëtare dhe ngacmimet publike që ndodhen në një moment të ulët.

b) hetimi nuk do të japë rezultate të sinqerta, sepse përgatitjet e “komiteteve” ose bandave të ngjashme janë të pakuptueshme.

c) rezultatet e hetimit do të sjellin polemika të reaj dhe do të largonin Palët në vend që të sjellnin afrimin e qetësisë në atë zonë.

d) hetimi nuk do të veprojë mbi shkaqet e ngjarjeve të këtyre ditëve, d.m.th. mbi raportet midis Romës dhe Beogradit.757

Përveç këtyre konsideratave të Mussolinit, shtohen edhe pikëpamjet e tjera që sipas palës italiane deri sa të ngrihet Komisioni i Hetimit, qeveria jugosllave do të ketë kohë të marrë masat, çka do ta vinte komisionin nën një situatë normale. Ky fakt shtohen edhe nga deklarata e Ministrit të jashtëm jugosllav, Perich, i cili nuk ka thirrur Botën për të verifikuar nëse Jugosllavia armatoste në kufirin shqiptar, por thonte se: “jemi të hatshëm të japim prova të politikës së paqes që është shumë e nevojshme. Jemi të gatshëm të lejojmë menjëherë pas hetimit publik, që ekspertët e gjithë botës të vijnë këtu, ne i ftojmë. Një hetim i tillë mund të provojë, unë e garantojë, që mbrojtja jonë kombëtare, nuk i ka kaluar limitet normale të përgatitjes ushtarake dhe mund të verifikohet në vend dhe se lajmet e dala për përgatitjet tona për të hyrë në Shqipëri janë të pabaza”.758 Pavarësisht dyshimeve italiane për rezultatet e Komisionit të hetimit, autoritetet angleze vazhdojnë përgatitjet për ngritjen e një Komisioni të tillë dhe dërgimin e tij në vend. Kështu sipas autoriteteve angleze Komisionin duhet të përbëhet nga një anglez, një francez, një gjerman dhe mund ti shtohen edhe përfaqësues të shteteve të interesuara (serb dhe shqiptar). Komisioni do të ketë për qëllim të vëzhgojë kufirin serbo-shqiptar. Po ashtu pala angleze mendon se një raport i Komisionit të hetimit mund të komunikohetr Këshillit të Lidhjes së kombeve, nëse Fuqitë e Mëdha e kanë të nevojshme.759 Mussolini ka një shqetësim tjetër jo vetëm për ato që përmendëm më sipër, por edhe për detyrën që do të ketë Komisioni i hetimit. Kështu ai thekson se po jepet lajme në shtyp për një ndryshim të detyrës që duhet të ketë Komisioni i Hetimit. Po flitet se ai (Komisioni) do të vendoset në kufirin jugosllav-shqiptar për të parë masën e rrezikut kundër Shqipërisë mbi bazën e sinjalizimit të autoriteteve italiane. Për këtë arsye Mussolini kërkon që Chamberlain të vihet në dijeni se Komisioni i Hetimit nuk do të ketë për detyrë vetëm atë që flitetet në gazeta, por do të prekë të gjithë pikat për të cilat ne (italianët) i kemi raportuar (anche përgatitjet ushtarake jugosllave), dhe jo vetëm për të parë madhësinë dhe rrezikun e trupave të parregullta në kufirin shqiptar, të cilat vështirë se mund të identifikohen dhe se sa më shumë koha kalon aq më shpejt janë duke u maskuar (fshehur) nga qeveria jugosllave.760

Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm Italian, Mussolinit në takimin e zhvilluar me Ambasadorin anglez në Romë, Graham, Romë, 23 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.95, f.103. 757 Po aty, f.102-103. 758Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 24 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.585/623, d.nr.96, f.104. 759Telegrami i Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta dërguar Mussolinit, 24 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.856/189, d.nr.97, f.105. 760Telegrami i Mussolinit dërguar Ambasadorit Italian në Londër, Della Torretta, 27 mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.576/211, d.nr.100, f.107.

Page 218: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

189

Përgjigja e Chamberlain është evazive, kjo për faktin se sipas tij është e vështirë që disa Fuqi të ndërmarrin një kontroll special mbi gjithë aktivitetin administrativ ushtarak jugosllav. Chamberlain, po ashtu thekson se raportimi italian, për një përgatitje ushtarake jugosllave jashë normales, ishte i ekzagjeruar. Sipas tij, mënyra më e mirë do të ishte gjetja e rrugëve për të ristabilizuar një situatë normale midis Italisë dhe Jugosllavisë. Për këtë duhet kërkuar një bashkëpunim direkt dhe real midis Romës dhe Beogradit. Edhe Ministri grek Michalacopoulos ka reaguar ndaj situatës së krijuar, shqetësimeve të ngritura nga autoritetet italiane dhe për ngritjen e Komisionit të hetimit, duke sjell pikëpamjet e tij si vijon:

1) konsiderojë se qëndrimi i marrë nga Italia në aspektin e marrëdhënieve serbo-shqiptare është një provë bindëse të faktit se Italia nuk kishte për qëllim që me Paktin e Titanës të krijonte një alibi për të justifikuar pretekstin e saj të dëshiruar të ndërhyrjes në Shqipëri;

2) konsiderojë se, pavarësisht relalizimit apo jo të projektit të hetimit, Italia ka arritur deri tani një sukses diplomatik të nivelit të parë sepse rezultati praktik që ishte i rëndësishëm për të arritur për vete dhe për paqen e ballkanit konsistonte në ndalimin e lëvizjeve të organizuara në Shqipëri dhe jashtë saj që kishin për qëllim zëvendësimin me dhunë të qeverisë së Ahmet Zogut me një regjim tjetër që i shërben Jugosllavisë;

3) qeveria aktuale helene ka qëllime për marrëdhënie miqësore me Italinë. Kjo ka një logjikë, duke qenë se Franca ka një interes të shfaqur në favor të krijimit të një egjemonie serbe në Ballkan, ndërkohë Italia ka për qëllim krijimin e një ekuilibri.761

Chamberlain i dërgon një mesazh personal Mussolinit në lidhje me situatën dhe daljen nga kjo. Në këtë mesazh ai thekonte se “Hetimi përaq kohë sa marrëdhëniet italo-jugosllave do të jenë të acaruara nuk do të ketë rezultatin që pritet dhe do të përsëriten aksidente të tilla edhe në të ardhmen. Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme duhet që të ketë shkëmbim mendimi midis Italisë dhe Jugosllavisë për gjithë situatën, duke përfshirë edhe çështjet e ngelura peng midis dy vendeve”. Shpresojë, thkeson Chamberlain, që një bashkëbisedim i tillë midis dy vendve të zhvillohet sa më shpejt dhe jam gati, nëse është e nevojshme, të lehtësojë me të gjitha mjetet që janë në dorën time këtë takim. Më tej shprehet se “pa dyshim që diskutimi me qeverinë jugosllave duhet të ketë për objekt jo një formulë të vakët dhe jobindëse por një marrëveshje përfundimtare mbi gjithë çështjen shqiptare, ku të përfshihet kontrolli reciprok i refugjatëve shqiptar, e cili duhet ti japë fund, një herë e përgjithmonë, dyshimeve dhe inkiminimit reciprok, që ka helmuar raportet italo-jugollave pas firmës së paktit të Tiranës dhe kanë provokuar krizat e fundit. Në lidhje me këtë, edhe pse nuk vë në dyshim sinqeritetin të qeverisë italiane se nuk po bën asgjë që mund të prekë pavarësinë dhe integritetin e Shqipërisë, më duket me vend të shtojë se interpretimet e ndryshme të letrës së Paktit të Tiranës më shtyjnë, duke parë ngjarjet e fundit, të ftojë qeverinë italiane të gjej mënyrën për të përcaktuar shtrirjen e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga Pakti i Tiranës”.762

761Telegrami i përfaqësuesit Italian në Athinës dërguar Mussolinit, 30mars 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.933/129, d.nr.105, f.112. 762 . Përmbajtja e mesazhit i bashkangjitet shënimeve të Kryetari të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm Italian, Mussolinit në takimin e zhvilluar me Ambasadorin anglez në Romë, Graham, Romë, 1 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.111, f.122-124.

Page 219: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

190

Në përgjigje të mesazhit të Chamberlain, Mussolini do ti thoshte Ambasadorit anglez në Romës, Grham, se:

1) “Mbi paktin e Tiranës unë nuk kam shpjegime për ti dhënë Jugosllavisë. Është një pakt i përfunduar lirisht midis shteteve sovrane, pakt i cili është regjistruar regullisht në Lidhjen e Kombeve dhe ka të përfshirë edhe letrat në aneks.

2) Nuk do të refuzojë bashkëbisedimin mbi raportet italo-jugosllave nëse iniciativën do ta marrë Beogradi, edhe pse mendojë se nuk do të sjellin asgjë.

3) Italia është e interesuar edhe për regjimin e Ahmet Zogut sepse ai ësjtë kryetar i shtetit. Nëse ai do të rrëzohet, i gjithë penetrimi paqësor ekonomik në Shqipëri (qindra miliona investime italiane) do të shembeshin pasi pasardhësi i Zogut do të anullonte të gjitha Konvenzionet dhe Traktetet, e përfunduara midis Zogut dhe Italisë.

4) Mbi shqipërinë unë (mussolini) jam i papërkulur. Shqipëria për Italinë është një çështje vitale. A do të vendoste Anglia në diskusion Gibiltarrin, Maltën, Suezin? Mendojë se jo. Pra edhe për Italinë, Shqipëria ka të njëjtën vlerë, për më tepër solemnisht i njohur edha nga Fuqitë e Mëdha.

5) Nëse Lidhja e Kombeve do të merrej me çështjen, ajo do të përballej me një krizë të re të rëndë.

6) Italia kërkon të lihet e qetë. Për Konventat e Nettunos, nuk intresohem tani më. Jugosllavia nuk do ti ratifikojë se nuk do të ketë një politikë paqe. Bëhet fjalë për një popull mendjemadh dhe injorant që ka harruar normat e tij proporcionale.”763

Mussolini i dërgon edhe një telegram përfaqësuesit të Italisë në Durrës, Sola, ku i kërkon që të informojë Ahmet Zogun se përfaqësuesi shqiptar në Beograd, Zeno bej, pavarësisht intervistës së parë ka dhënë një intervistë tjetër në gazetën Obzor të Zagrebit, ku pasi pyetet se çfarë mendon ai dhe qeveria shqiptare për hetimin për të bërë në kufirin jugosllavo-shqiptar në bazë të notës akuzuese të Italisë, ai përgjigjet se “ne nuk mendojmë kështu. E gjithë bota e di se akuzat ishin pa baza dhe jo serioze. Unë (Zeno bej) mendojë se hetimi nuk është i nevojshëm duke qenë se nuk mund të arrijë të stabilizojë asgjë përderisa nuk ka asgjë dhe nuk ka ekzistuar asgjë”.764 Ndaj këtij qëndrimi të Zeno bej, Zogu duhet të marrë masa, pasi këto deklarata paraqesin një rrezik për sigurinë e Shqipërisë dhe përbën një rrezik të vazhdueshëm të turbullirave të situatës italo-shqiptare.765

Zogu nga ana tjetër ishte i preokupuar për lajmet e gazetës Times, ku thuhej se Chamberlain i kishte propozuar formalishte qeverive të Romës dhe Beogradit zgjidhje nëpërmjet negociatave direkte mbi bazën: Jugosllavia të premtonte rafitikimin e Konventave të Nettunos dhe Italia do të obligohej që të mos mbante me çdo çmim në fuqi qeverinë aktuale shqiptare.766 Përfaqësuesi italian në Durrës, Sola hedh poshtë çka ishte shkruar në gazetën Times dhe i përgjigjet Zogut se duhet të ketë besim tek Mussolini, pasi në pak koha ka hedhur poshtë kërkesat absurde për hetim ndërkombëtare dhe referimin e konfliktit pranë Lidhjes së kombeve. Ndërsa për propozimet angleze, Mussolini sipas përfaqësuesit Sola po tenton që të mos vendosë 763 Shënimeve të Kryetari të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm Italian, Mussolinit në takimin e zhvilluar me Ambasadorin anglez në Romë, Graham, Romë, 1 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.110, f.121-122. 764Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 2 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.616/285, d.nr.112, f.124. 765 Po aty, f.124. 766Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola dërguar Mussolinit, 2 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.956/267, d.nr.113, f.124-125.

Page 220: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

191

Italinë në një këndvështrim të keq përpara opinionit publik botëror dhe nga ana tjetër për të mbrojtur të gjithë vlerat politike të Paktit të Tiranës, Pakt për të cilën qeveria italian kërkon ta ketë si bazë të raporteve politike italo-shqiptare përballë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të botës.767 Po ashtu fjala miqësi për Mussolinin kishte kuptimin e tij real.768

Mussolini hedh poshtë edhe kërkesën e bërë nga Chamberlain se Italia duhet të gjej “ndonjë mjet për të përcaktuar qëllimet e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga Pakti i Tiranës”, pasi Italia do të vendoste në rrezik sovranitetin e saj. Po ashtu Italia duhet të japë shpjegime Jugosllavisë, kur kjo e fundit nuk njoh deklaratën e Ambasorëve të vititi 1921 dhe as nuk ndërmerr hapa për ratifikimin e Konvencioneve të Nettunos. E gjitha kjo duhet të sjellë bashkëbisedimin midis Romës dhe Beogradit duhet të mos bazohet mbi interpretimin që duhet të japë pala italiane për Paktin e Tiranës, por duhet të hiqet dorë nga kjo dhe të bisedohet për të tjera, për të pasur sukses takimi. Pra kushtet për të rimarrë takimin italo-jugosllav jnë që: Jugosllavia të pranojë, pa diversione diplomatike ose më keq akoma ushtarake, faktet e përfunduara me Paktin e Tiranës. Italia kishte të drejtën e saj për të përfunduar një Pakt të tillë, që garanton pavarësinë e Shqipërisë, që nuk rezikon aspakt Jugosllavinë, ashtu siç nuk rrezikon asnjë shtet që ndan kufirin me Shqipërinë dhe që jep mundësinë e një shtrirje paqësore për Italinë. Kjo pasi Italia nuk ka qëllime agresive përtej Adriatikut

Përsa parashtura më sipër, Mussolini shpreson se Chamberlain “do të kuptojë realitetin real politik të Italisë, të dëshirës së saj për paqe dhe se ajo (Italia) nuk do të bëjë asgjë që mund të turbulloi paqen europiane”.769

Chamberlain nuk kishte interese mbi Paktin e Tiranës dhe njeh korrektësinë ë Italisë të ndërrmarë më përfundimin e formës së Paktit. Megjithatë ajo interesohet për çështyjen e tensionit midis Italisë dhe Jugosllavisë të shkaktuar kryesisht nga një Pakt i tillë. Ndërhyrja e qeverisë angleze ka ardhur pas sinjaleve të dërguara nga Roma dhe Beogradi, për të eleminuar tensionin që ishte krijuar, jo duke ndërhyrë në themelin e Paktit, por me qëllim për të mbajtur paqen që dukej e kërcënuar. Palitika e saj vazhdonte të kishte në fokus rikthimin e raporteve midis Romës dhe Beogradit.770 Kjo politikë e ndjekur nga qeveria angleze pati efeketet e para, kur Ministri i Jashtëm Jugosllav, Marinkoviç në takim më përfaqësuein italian, Bodrero, u shpreh se ishte i gatshëm për rikthimin e raporteve të mira midis dy vendeve, si dhe rivendosjen e miqësisë me Italinë, sepse vendosjen e miqësisë, gjithashtu do të kthehet besimi reciprok dhe kjo do të lehtësojë dialogun midis Palëve për çdo çështje. Kështu shprehet ai (Marinkoviç) p.sh. “ jugosllavia nuk do ti interesojë nëse në Shqipëri do të jetë në pushtet Ahmet Zogu ose një tjetër, kur do të jemi të garantuar nga miqësia e plotë dhe e sinqertë të një vendi të madh siç është Italia dhe të një personi të lartë siç është Mussolini, sepse në këtë miqësi aksioni Italian nuk mund ti drejtohet kundër Jugosllavisë”.771

Roma është e prerë në qëndrimin e saj për të mos diskutuar Paktin e Tiranës me autoritetet jugosllave. Këtë fakt e konfirmon në takimin që Zëvendësministri i

767 Po aty, f.125. 768Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 3 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.623/291 d.nr.117, f.124. 769 Shënimeve të Kryetari të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm Italian, Mussolinit në takimin e zhvilluar me Ambasadorin anglez në Romë, Graham, Romë, 2 prill 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.117, f.127-130. 770Telegrami i Ambasadorit italian në Londër, Chiaramonte Bordonaro dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.185, T.Gab.1304/283, Londër, 4 maj 1927, f.192-193. 771Telegrami i Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.178 dhe 179, T.Gab.1282/391 dhe T.Gab.1283/392, Beograd, 3 maj 1927, f.187-189.

Page 221: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

192

Jashtëm italian, Grandi zhvilloi me Përfaqësuesin jugosllav në Romës, Rakic, nga ku Grandi i thekson se “Qeveria italiane është do të jetë gati të analizojë dhe diskutojë me Ju gjithçka që ka të bëjë me marrëdhëniet midis dy vendeve tona, por ka një çështje që nuk mund të diskutohet në asnjë mënyrë, dhe ky është Pakti i Tiranës”. Më tej Grandi shton se “Qeveria italiane nuk mund të lejojë që të diskutohet, midis Romës dhe Beogradit, një Traktat përfunduar midis Romës dhe Tiranës, pra midis dy shteteve sovrane, dhe i lejuar nga e drejta ndërkombëtare”.772

Chamberlain i dërgon një mesazh Mussolinit me anë të cilit kërkon ti shpjegojë qëndrimin e tij mbi situatën italo-jugosllave-shqiptare. Ai në mesazh kërkon të shpjegojë çdo dyshim që Mussolini ka ngritur nga qëndrimet apo deklaratat e tij, si dhe shpreh kënaqësinë që Mussolini është gati të diskutojë me Jugosllavinë të gjithë çështjet e marrëdhënieve midis dy vendeve. Për Chamberlain e rëndësishme është komunikimin i qeverive të Romës dhe Beogradit për marrëdhëniet midis tyre, por shpreson që gjatë bashkëbisedimit dy qeveritë, si pjesë e rregullit të përgjithshëm dhe mbi bazën e Paktit të Romës, të arrijnë një marrëveshje të kënaqshme në lidhje me marrëdhëniet e tyre reciproke rreth në lidhje me Shqipërinë. Kjo që shpreh, thekson Chamberlain, “nuk është presion i imi ndaj Italisë”, por “kam si qëllim që të dyja qeveritë e Romës dhe Jugosllavisë të deklarojnë që do ndjekin të njëjtën politikë për të ruajtur integritetin dhe pavarësinë e Shqipërisë”. 773

Ka një qëndrim të Ahmet Zogut ndaj Zeno bej disi mosbesues. Kjo pasi sipas informacioneve që ka mbledhur i rezulton se ai përkrah avancimin serb drejt Shqipërisë. Po ashtu mendohet se vëllai i tij Gani bej është ngarkuar nga i vëllai Zeno bej për të frikësuar Ahmet Zogun me njoftimin e përgatitjeve që ishin duke u bërë nga Jugosllavia dhe me mundësinë që ata kishin për të pushtuar Shqipërinë. Sipas përfaqësuesit italian në Durrës, Sola, argumentet e bëra nga vëllai i Zeno Bej “nuk mungojnë të sjellin ndikim në shpirtin e A.Zogut, i cili gjithësesi është plotësisht besues për ndihmën italiane dhe në mbështetjen personale, që ai di se mund të ketë nga Mussolini....”.774 Po ashtu, ka një shqetësim të Mussolinit për lojën që po bën Jugosllavia. Kështu Ministri i jashtëm i kësaj të fundit, Marinkovic, sapo ka ardhur në emërimin e atij posti i ka kërkuar përfaqësuesit shqiptar në Beograd, Zeno bej-it, që të krijohet mundësia për takim më Zogut dhe për të përmirësuar marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë.775 Ky propozim i vjen Zogut para se Marinkoviç të merrte detyrën e Ministrit të Jashtëm. Në një takim që Marinkoviç kishte zhvilluar me Zeno bej, i kishte lënë të kuptonte se sapo të emërohej në postin e Ministrit të Jashtëm do të përpiqej për një afrim të raporteve jugosllavo-shqiptare.776 Mussolini kishte kuptuar se loja e Marinkoviç-it, i cili kishte tentuar të merrte sqarime nga Roma për Paktin e Tiranë, por pa rezultat, ishte afruar raporteve me Shqipërinë për të pasur shpjegimet e nevojshme për Paktin në fjalë. Kjo është edhe arsyeja që Mussolini informon Zogut të jetë i kujdesshëm, të mos i besojë palës serbe dhe të mos

772Shënimet e Zëvendësministrit të Jashtëm Italian, Grandi në takimin e zhvilluar me përfaqësuesin jugosllav në Romës, Rakic, 9 maj 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.192, f.199-200. 773Përmbajtja e mesazhit të Chamberlain dërguar Kryetari të Qeverisë dhe Ministrit të Jashtëm Italian, Mussolinit, i përcjellë nëpërmjet memorandumit të Ambasadorit anglez në Romë, Graham, 13 maj 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.198, f.204-206. 774 Telegrami i Përfaqësuesi italian në Shqipëri Sola dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, T.Gab.1176/316, d.nr.152, Durrës 21 prill 1927, f.162. 775 Po aty, d.nr.158, T.Gab.1216, Durrës 24 prill 1927, f.167 776 Po aty, d.nr.152, T.Gab.1176/316, Durrës 21 prill 1927 , f.162.

Page 222: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

193

bie në kurthin e Marinkoviç-it, pasi qëllimi i tyre është dobësimi dhe rënia e regjimit të Zogut.777 Në telegramin që përfaqësuesit italian në Beograd, Bodrero i dërgon Mussolinit i referon se: Ahmet Zogu, duke analizuar faktin se brenda vendit nuk ka mbështetjen e duhur dhe duke kuptuar që nëse qeveria jugosllave do të kërkojë të organizojë një revolucion në Shqipëri mund t’ia arrijë, për shkak të mjeteve dhe armatimeve që ka në dispozicion, ka kapur situatën e ndryshimit të qeverisë serbe dhe ardhjen në postin e Ministrit të Jashtëm, Marinkoviç-it, i cili shfaq ndryshime në politikën e jashtme, për të rimarrë kontaktet dhe filluar tratativa direkte. Sipas Bodreros duhet që të ketë një kontakt midis Mussolinit dhe Marinkovic, pasi ky i fundit mund të japi garanci për respektimin e Paktit të Romës dhe kalimin e pengesave që janë shfaqur midis Italisë dhe Jugosllavisë. Po ashtu në këtë frymë miqësie, ai (Marinkovic) mund të gjendej vend edhe çështja shqiptare në sensin që ti garantohet pavarësia e shtetit shqiptar dhe që ti njihet Italisë në Shqipëri pozicioni i privilegjuar që rrjedh nga traktatet dhe nga penetrimi i saj aktiv ekonomik atje.778 Në një takim të zhvilluar midis përfaqësuesit italian në Austri, Auriti me Hasan Prishtinën, ky i fundit i kishte folur rreth situatës shqiptare. Në bashkëbisedim H.Prishtina i kishte shprehur miqësi për Italinë, sepse nëse do të ketë një liri, një ditë për Kosovën, ajo mund të vijë nga ndihma e Italisë. Më tej H.Prishtina kishte thekson se “nuk e kupton sesi Italia mbështet Ahmet Zogun dhe nuk e kupton dëmin që ai mund të sjell. Pasi sipas tij, ai (Zogu), jo vetëm që është një kriminel, por edhe tradhtar. Sot bën mikun e Italisë, nesër mund të kthehet në një armik. Zogu urrehet nga shqiptarët dhe mban pushtetin vetëm me terror.” Gjithashtu, Prishtina thekson se “jam i predispozuar me miqtë e mijë të marrim pjesë aktive në jetën politike shqiptare, nëse Italia sakrifikon Zogun”. Vetëm kështu mund të ndryshohet situata politike në Shqipëri dhe do të rikthehej mbështetja e opinionit politik në vend, i cili jo se nuk do Italinë, por urren Ahmet Zogun. Për të arritur këtë Prishtina shpjegon se ka një plan, por nuk mund ta bëjë publik deri sa Italia nuk sakrifikon Zogun. Në fund ai (Prishtina) do të shprehej se “Roma duhet të ketë besim tek mua, pasi jam karakterizuar për urrejtje ndaj serbëve, dashuri për vendin tim dhe besimi ndaj Italisë”.779 Mussolini i dërgon kapitanin Vittorio Mazzottin për të biseduar me Hasan prishtinën. Në diskutimin që këto të dy patën, vihet re se Mazzotti i shpreh se qeveria italiane dëshiron të jetë reale me Ahmet Zogun dhe nuk dëshiron një rrëzim të pushtetit aktual të tij. Për këtë arsye nuk pranon asnjë propozim edhe pse mund të jenë në favor të saj (Italisë). Por nga ana e tij Hasan Prishina i kërkon që qeveria italiane të mos ngutet, ti hapë mirë sytë dhe ta analizojë mirë situatën. Ka disa arsye pse qeveria italiane duhet të reagoi sa të mos jetë vonë: jugosllavia nuk do të heq dorë për të rrëzuar Zogun dhe të sjell në pushtet një njeri të besuar nga ata. Përfaqësuesi shqiptar në Beograd, Zeno Bej, p.sh. është një nga personat që po përdoret nga Jugosllavia. Pa harruar se ai (Zeno Bej) është edhe vrasësi i Bajram Currit. Flitet se në Vjenë do të këtë një takim midis shqiptarëve të drejtuar nga Zeno bej dhe që janë filo-jugosllav. Të tillë figura si Ali Klisura, Angjel Suma. Kuptohet se “midis Zeno bej dhe Zogut, unë (Hasan Prishtina) do të zgjidhja Zogun”. Arsye është se Zeno bej kërkon ti kalojë

777 Telegrami i Mussolinit dërguar Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.159, T.Gab.744/298, Romë 25 prill 1927, f.167. 778Telegrami i Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.164, T.Gab.1237/375, Beograd, 26 prill 1927, f.172-173. 779Telegrami i Përfaqësuesi italian në Vjenë, Auriti dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.170, T.Gab.1269, Vjenë, 28 prill 1927, f.179-180.

Page 223: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

194

vendin nën ndikim jugosllav. E cila përgatitet për një revolucion të mundshëm në Shqipëri. Nëse Italia nuk ndërhyn dhe mbështet grupin tim (Hasan Prishtina) të përbërë nga Qiazim Konsuli, Kol Tromara, Mustafa Kruja dhe të tjera personalitet që bëjnë pjesë në këtë grup, Jugosllavia do ta ketë të lehtë të zhvillojë revolucionin dhe të vendos dorë mbi Shqipëri. Po ashtu, Hasan Bej shprehet se “Italia mund ti ketë të gjitha, çfarë kërkon, por duke garantuar dhe respektuar sovranitetin e shtetit”. Pa dyshim që Italia kërkon të qëndroi neutrale, shprehet Mazzotti, dhe do të analizojë kërkesën e Hasan Prishtinës për një shumë mujore prej 50.000 Lira, që do të kishte për objektiv publikimin e një gazete të vogël 2 herë në vit për të luftuar tendencën e gazetës që publikohet në Gjenevë dhe atyre filo-jugollave.780 Mussolini miraton krijimin e një organizimi politike shqiptare që të ishte nën sferën italiane, të kryesuar nga Hasan bej Prishtina, Mustafa Kruja dhe të tjerë dhe që do të kishte si qëllim të shkëpuste elementët më të mirë nacionalist shqiptar nga ndikimi i Moskës dhe Beogradit. Po ashtu shprehet gadishmëri e Mussolinit për pagesën e kërkuar nga Hasan Prishtina për një shumë rreth 50.000 Lira në muaj në dispozicion të këtij të fundit kundrejt një fature të lëshuar nga Legata italiane në Vjenë.781

Përfaqësuesi italian në Beograd, Bodrero në telegrafin që i dërgon Mussolinit paraqet një pasqyrë të përgjithshme të qëndrimeve jugosllave ndaj Shqipërisë. Ai ndalet tek fakti se qeveria jugosllave ka një politikë kundër Shqipërisë nga viti 1920 dhe vazhdon duke përgatitur 6 revolucione duke përdorur gjithnjë refugjatët shqiptarë, një pjesë e mirë të larguar nga vendi për shkak se ishin të dënuar nga drejtësia, të tillë si Alush Lohia, Luk Lukaj, Taf Kaziu, Halit Lleski, Marka Gjoni, Zef Ndoci, P.Leone Ashiku dhe të tjerë. Gjatë këtij viti të fundit (1927). Sidomos pas Paktit të Tiranës, qeveria jugosllave ka rritur lëvizjet për të përdorur personalitete shqiptare në asil, sidomos ata të vendosur në Vjenë dhe që i përkasin shoqatës Bashkimit Kombëtar. Qëllimi është rrëzimi i qeverisë së Zogut. Këto personalitete pavarësisht se kanë emër të mirë në Shqipëri dhe janë kundër rregjimit të Zogut, adhurojnë vendin e tyre dhe nuk mund të përdorën lehtë ndaj qeverisë jugosllave në dëm të vendit të tyre. Përsonalitete të tilla, sipas përfaqësuesit italian në Beograd, janë: Mustafa Kruja, Sotir Pezzi, Ali Klisura, Qiazim Kozuli, Koco Tasi, Qemal Bushati, Don Lorenzo Zaka. Sipas Bodreros, duke parë lëvizjet e qeverisë serbe në mbështetje të personave shqiptarë të arratisur, duhet që qeveria jonë (Romës) të mbështesë dhe ndihmojë qeverinë e Zogut, i cili pa këtë mbështetje do të biente. Do të rrëzohej pasi ka shumë kundërshtar në Shqipëri dhe jashtë saj.782 Po ashtu, Bodrero do të referonte Mussolionit që duhet kërkuar që udhëheqësit refugjatë shqiptarë të mbahen larg nga lidhjet e tyre me jugosllavinë. Janë të rrezikshëm refugjatët e Shqipërisë së veriut në Dibër, sepse atje është edhe pika e nisjes së lëvizjeve të shkuara dhe sespe këta refugjatë të kësaj krahine janë më luftarakë sesa ato të Shqipërisë së jugut. Nuk duhet anashkaluar edhe kleri katolik shqiptar, i cili duket se po anon nga ana e jugosllavëve. Duhen prishur tratativat që po zhvillohen në Shkodër midis klerit katolik shqiptar dhe Konsullit të Jugosllavisë në

780Telegrami i Përfaqësuesi italian në Vjenë, Auriti dërguar Mussolinit, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.177, T.Gab.927/411, Vjenë, 2 maj 1927, f.184-186. 781Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit italian në Vjenë, Auriti, DDI, seria VII, vol.V, d.nr.189, T.Gab.813/153, Romë, 6 maj 1927, f.196. 782Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero dërguar Mussolinit, 21 maj 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Posta 3472/632, d.nr.221, f.225-227.

Page 224: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

195

atë qytet. Për këtë duhet ndjekur mjete të pranueshme dhe jo të përdoret forca e qeverisë shqiptare, pasi mund të ketë efekt të kundërt.783

Në vazhdën e këtyre përgatitjeve të Qeverisë jugosllave në kufirin shqiptar, do të sillnin edhe organizimin e Zogut për të parandaluar ndonjë kryengritje të brendëshme të ndihmuar nga jashtë (nga mbështetja jugosllave). Hapi i parë ishte arrestimi i Vuko Gjurashkovic-it. Ky akuzohej si personi kryesor për organizimin dhe financimin e forcave shqiptare projugoallave në Shqipëri dhe në mërgim dhe që kishin si qëllim rrëzimin e Ahmet Zogut nga pushteti. Kontaktet e Vuko Gjurashkovic-it ishin me kunatin e Zogut, Ceno bej Kryeziun, të cilin Zogu e kishte emëruar përfaqësues të Shqipërisë në Beograd. Ceno bej ishte kthyer në një vegël të serbëve dhe punonte në dëm të interesave shqiptare. Lëvizjet e Vuko Gjurashkovic-it u zbuluan nga autoritetet shqiptare, të cilët sekuestruan edhe materiale të veprimtarisë së këtij të fundit kundër shtetit shqiptar.784

Ky veprim i shtetit shqiptar ndaj Vuko Gjurashkovic-it solli reagime të ashpërta të autoriteve jugosllave, të cilët dërgua një notë proteste duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij dhe njoftimin e qeverisë shqiptare për aktin e ndërmarrë që bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.785 Zogu nuk pranoi kërkesat e qeverisë jugosllave të Marinkoviç-it për lirimin e Vuko Gjurashkoviç-it, me arsyetimin se ai kishte shkelur sovranitetin e Shqipërisë dhe po ndërhynte në punët e brendëshme të vendit të tij.786

Kjo krizë afroi Zogun me Mussolinin. Në lidhje me këtë krizë, Mussolini udhëzoi përfaqësuesin italian në Beograd, Bodrero për ti komunikuar Marinkoviç-it se “do të ishte e rrezikshme nëse do të tërhiqej shumë litari në rastin e arrestimit të Gjurashkoviç-it, për identitetin dhe funksionet e të cilit nuk është bërë qartësia e duhur. Më pas Mussolini si rrugë zgjidhje propozoi sa vijon: “qeveria jugosllave të tërheqë notën, e cila ishte absolutisht e tepruar në formë dhe në përmbajtje e saj dhe vetëm pas kësaj, Ahmet Zogu do të lirojë Gjurashkoviç-in brenda një afati 5 ditor”. Sipas Mussolini “kjo zgjidhje është llogjike dhe nuk ofendon as prestigjin e Jugosllavisë dhe as atë të Shqipërisë”.787 Në të njëjtën kohë Musolini i kërkon përfaqësuesit italian në Durrës, Sola-s, të njoftoi Ahmet Zogun për mbështetjen dhe solidaritetin e tij në mënyrë që aksidenti i ndodhur të gjej për qeverinë shqiptare zgjidhje të kënaqshme.788

Propozimi që bëri Mussolini për Marinkoviç-in për zgjidhjen e aksidentit, nuk u pranua nga ky i fundit, por ai propozoi zgjidhjen e kundërt, që kishte në thelb: lirimin e menjëhershëm të Gjurashkovic-it dhe më pas Legata e Beogradit në Tiranë do tërhiqte notën duke tërhequr shprehjet që biente ndesh dhe ofendon prestigjin shqiptar.789

783Po aty, f.227. 784A.Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.128-129 dhe P.Milo,Politika e Jashtme…., vep.cit., f.733. 785 Arkivi i MPJ, Dosja 116, Nota e protestës së Legatës Jugoslave në Tiranë dërguar MPJ së Shqipërisë, date 30 maj 1927, viti 1927, f.31. 786Po aty, Dosja 116, Nota e MPJ së Shqipërisë drëguar Legatës Jugoslave në Tiranë, date 1 qershor 1927, viti 1927, f.38. 787Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Beograd, Bodrero, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 912/384, d.nr.233, f.238. 788Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 913/409, d.nr.234, f.239. 789Telegrami i përfaqësuesit Italian në Beograd, BodrerodërguarMussolinit, 3 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 1534/490, d.nr.235, f.239.

Page 225: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

196

Beogradi tentoi të diskutohej aksidenti në Lidhjen e Kombeve, por që nuk u realizua, pasi Chamberlain e refuzoi. Por u këshillua që palët të merreshin vesh me njëra-tjetrën, ku qeveria e Beogradit të tërhiqte frazat ofenduese në notë, ndërsa qeveria shqiptare të lironte Gjurashkoviç-in.790

Beogradi nuk e përtypi mirë mos diskutimin e rasit në Lidhjen e Kombeve dhe e quajti një deshtim të politikës së saj, për këtë arsye vijoi aksionin ekstrem atë të ndërprejes sëmarrëdhënieve diplomatike. Kështu autoritetet jugosllave tërheqën më 4 qershor 1927, të ngarkuarin me punë të Jugosllavisë në Shqipëri, si dhe personelin e konsullatës. Largimi përfshihu edhe konsujt jugosllave në Durrës, Korçë, Vlorë dhe Shkodër. Të njëtin hap bëri edhe qeveria shqiptare duke larguar përfaqësuesin e saj, Ceno bej Kryeziu, nga Beogradi.791

Pas shumë përpjekjeve diplomatike, ku sugjerohej nga Fuqitë e mëdha që të veprohej njëkohësisht me ndryshimin e notës jugosllave të 30 majit, duke e zëvendësuar me nje notë tjetër dhe me lirimin nga brugu të Gjurashkovic-it, u arrit më 2 korrik që palët të merren vesh dhe të mbyllim incidentin e Gjurashkovic-it. Kjo solli më 8 gusht edhe rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve.792

Qeveria italiane mori rolin e ndërmjetëses midis Tiranës dhe Beogradit, duke shtyrë qeverinë franceze të bindte qeverinë jugosllave dhe nga ana tjetër sugjeronte Zogun për veprimet që duhet të ndërmerrte. Ky rol i Italisë evidentohet nga korrespondenca e telegrafëve midis ministrit italian në Durrës, Solës dhe Mussolinit. Aty vihet re e gjithë këmbëngulja italiane për të sjell ndryshimin e notës jugosllave të datës 30 majit, duke hequr fjalët “dhunë”, “brutal”.793

Qëndrimi italian ndaj çështjes Gjurashkovic ishte pro qeverisë së Zogut dhe rezultati ishte një triumf për Zogun. Kjo solli afrimin gjithënjë e më të madhe të Zogut me Mussolinin dhe largimin nga ndikimi jugosllav. Ky afrim do të vinte edhe nga mosmarrëveshjet gjithnjë të rritje në pranëverën e vitit 1927 midis Tiranës dhe Beogradit. Zogu i shtyrë nga frika e ndonjë komploti jugosllav, levë e të cilët ishte edhe kunati i Zogut, Ceno bej Kryeziu, ishte bindur gjithnjë e më shumë se integriteti i Shqipërisë dhe integriteti i tij mund të ruheshin vetëm duke forcuar marrëdhëniet më tej me Italinë. Hapat drejt forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve italo-shqiptare i mori qeveria e Romës, e cila e kishte parë të udhës të shtrinte bashkëpunimin me tej.

Në datën 4 shtator 1927, Sola me porosi të Mussolinit do ti paraqeste Zogut, projektin italian me tre pika: aleancë mbrojtje italo-shqiptare, krijimin e monarkisë shqiptare dhe martesën e A.Zogut me një princeshë italiane.794 Në lidhje me Aleancën mbrojtëse kërkonte kohë për të analizuar formën, por jo përmbajtjen. Për krijimin e mbretërisë, Zogu vinte theksin tek vështirësitë e brendëshme dhe ku sipas tij duhej përgatitur terreni për të arritur shpalljen e mbretërisë. Po sipas Zogut problem ishte edhe mbështetja që mund të merrte për tronin e mbretit nga ana e feve në Shqipërisë. Aty, sipas Zogut, ekzistojnë 3 fe, ajo musilmana, katolike dhe ortodokse. Popullsia e

790Telegrami i përfaqësuesit Italian në Lidhjen e Kombeve, Scialoja dërguar Mussolinit, 14 qershor, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 1669/5, d.nr.274, f.271-272. 791P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.738. 792Po aty, f.739. 793Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, 25 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 1783/480, d.nr.295, f.287-288 dhe telg. datë 27 qershor 1927, T.Gab.1795/482, d.nr.297, f.289-290. Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 25 qershor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 1064/493, d.nr.296, f.288 dhe telg. datë 27 qershor 1927, T.Gab.1069/495, d.nr.298, f. 290-291. 794Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, 11 shtator 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. (P.R.) 377, d.nr.406, f.390.

Page 226: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

197

fesë myslimane do të ishte në favor të Zogut në tronin e Mbretit. Popullsia e fesë katolike, që përfaqësonte veriun, ishin po ashtu në favor të krijimit të mbretërisë. Ndërsa popullsia e jugut e fesë ortodokse ishte e ndare, nga qta që ishin me origjinë shqiptare dhe ishin pro mbretërisë dhe ata me origjinë greke, që ishin kundër krijimit të mbretërisë.795

Zogu ndalet edhe tek vështirësitë ekonomike të vendit dhe tek pamundësia financiare që ai kishte për të kënaqur ambicjet e tij. Për këtë ai shpreson në një borxh ose të studiohet mundësia e ndonjë gjë tjetër. Për këtë Sola ishte i hapur dhe referoi se Italia punon për të mdihmuar Shqipërinë dhe bilancin e saj. Ai i kujton Zogut se armatimi shqiptar mbulohet me shpenzimet italiane dhe jemi gati të mbulojmë edhe shpenzime të tjera në shëndetësi, arsim, shërbimin publik etj.796

Në datën 6 tetor 1927 Zëvendësministri i jashtëm italian Grandi i shkruante Solës duke e informuar se Mussolini kishte parë telegrafin e tij dhe se biente dakort me linjën që kishte ndjekur në takim me Zogun.797

Një faktor që ndikojë në afrimin e mëtejshëm italo-shqiptare ishte përfundimi i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit nënshkruar midis Jugosllavisë dhe Francës më 11 nëntor 1927. Musolini e konsiderojë përfundimin e këtij Traktati si të drejtuar kundër interesave italiane. Ndërsa Zogu e pa Traktatin si kërcënim të jugosllavisë ndaj Shqipërisë.

Mussolini ndodhur para përfundimit të paktit franko-jugosllav i bën thirrje Zogut pë të vijuar negociatat për Paktin e mbrojtjes, i cili do të mbronte Shqipërisnë ndaj agresioneve të huaja, por do të siguronte edhe regjimin e Zogut. Nëse Zogu do të refuzonte, atëherë Mussolini do të tërhiqej nga mbështetja ndaj tij.798

Fillojnë negociatat për Traktatin mbrojtës me takimet e datave 31 tetor dhe 3 nëntor 1927 midis Solas dhe Zogut. Projekti i paraqitur nga pala italiane pëlqehej nga Zogu. Pikat për të cilat Zogu dikutojë ishin tre: riferimi mbi Paktin e I-rë të Tiranës në preambul, kohëgjatësia e Paktit dhe propozimi për të vendosur më qartë rastin e komandës së trupave në rast lufte.

Më 21 nëntor 1927 u zhvilluan përsëri konsultime dhe pati sugjerime në lidhje me preambulën e Traktatit për të përfshirë një referim për Lidhjen e Kombeve.

Pas përfundimit të disa takimeve Palët arritën të përpilonin një projekt, i cili sjell me ngjyrë të zezë pjesët e ndryshuara të kërkuara nga pala shqiptare, si më poshtë vijon:

“Italia dhe Shqipëria me dëshirën e mirë për të afirmuar solemnisht dhe zhvilluar lidhjet e solidaritetitqë për fat të mirë

ekzistojnë midis dy shteteve dhe duke dedikuar çdo përpjekje për të eleminuar shkaqet që mund të prishin paqen që ekziston midis tyre dhe shteteve të tjera,

duke njohur benefitet që rrjedhin nga një bashkëpunim i ngushtë midis dy Shteteve, duke konfirmuar që interesi dhe siguria e njërit janë të lidhura reciprocikishtme interesat dhe

sigurinë e tjetrit, kanë vendosur të përcaktojnë me traktatin e pranishëm një aleancë mbrojtje, qëllimi i të cilit është

vetëm stabilizimi i marrëdhënieve natyrore që ekzistojnë, për fat të mirë, midis dy Shteteve, për të siguruar një politikë paqësore zhvillimi,

dhe kanë emëruar si të plotfuqishmit e tyre: Ministri i Jashtëm shqiptar Ilias Vrioni dhe Ministri Fuqiplotë italian Ugo Sola,

795Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, 26 shtator 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 2189/658, d.nr.439, f.426-429. 796Po aty, f.428. 797Telegrami i Zëvendësministri i jashtëm italian Grandi dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 6 tetor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, d.nr.453, f.445-546. 798Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, 22 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 1540/702, d.nr.582, f.547-548.

Page 227: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

198

të cilët pasi kanë shkëmbyer plotfuqitë përkatëse të njohura nga forma zyrtare, kanë rënë dakort si më poshtë: Neni 1 – Të gjitha marrëveshjet e mëparshme të përfunduara midis dy Palëve kontraktuese, pas

pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, do të respektohen me saktësi dhe besnikëri, brenda limiteve të përcaktuar nga vetë tekstet, në mënyrë që të sigurohet një miqësi e sinqertë dhe përkryer midis dy popujve dhe dy qeverive, dhe një ndihmë reciporke, në kuptimin çdo palë të përkrahë interesat e tjetrës me zellin siç përkrah të sajat.

Neni 2–Do të jetë një aleancë mbrojtje e pandryshueshme midis Italisë nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër për 20 vjet, e cila mund të denoncohet gjatë vitit të 18-të ose 19-të të kohëzgjatjes së saj. Nëse kjo nuk do të bëhet, aleanca do të konsiderohet e rinovuar në heshtje për një periudhë të ngjashme.Të dyja palët Kontraktuesedo të angazhojnë gjithë vëmendjen dhe mjetet për të garantuar sigurinë e Shteteve të tyre dhe mbrojtjen reciporke kundër çdo sulmi të jashtëm.

Neni 3 – Si rezultat i angazhimeve të marra në nenet e mësipërme, të dyja palët kontraktuese bien dakort për ruajtjen e paqes dhe qetësisë, dhe në rast kur ndonjëra prej tyre kërcënohet nga një louftë që s’është provokuar prej saj, pala tjetër do përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të ndaluar kërcënimet dhe për të siguruar një të drejtë të duhur palës së kërcënuar.

Neni 4 – Nëse mjetet për pajtim mendohen të jenë shteruar, secila palë kontraktuese angazhohet të ndjekë fatin e tjetrës, duke vendosur në dispozicion të aleates të gjitha burimet ushtarake, financiare dhe të çdo natyre, aq sa të mjaftojë për të tejkaluar konfliktin, gjithënjë nëse ky kontribut kërkohet nga Pala e kërcënuar.

Neni 5 – Për sa është hipotezat e parashikuar në neni 2, të dyja Palët kontraktuese angazhohen të mos përfundojnë ose të hyjnë në marrëveshje paqe, armëpushimi ose pezullim të përkohshëm të luftimevepa ujdi të përbashkët.

Neni 6 – Ky traktat është i firmosur në 4 kopje origjinale, të cilat dy në gjuhën italiane dhe dy në gjuhën shqipe, që kanë vlefshmëri të njëjtë.

Neni 7 – Ky traktat do të ratifikohet dhe regjistrohet në vijim në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbehen në Romë”.799

Pas shumë diskutimeve midis Romës dhe Tiranës, më 27 nëntor 1927 Ministri i Jashtëm shqiptar Ilias Vrioni dhe Ministri Fuqiplotë italian Ugo Sola800 nënshkruan në Tiranë, “Traktatin e Aleancës Mbrojtëse midis Shqipërisë dhe Italisë”.801

Në preambul pala shiptare arriti të negociojë dh të heqë pjesën e propozuar nga pala italiane, ku i bënte thirrje “me dëshirën e mirë për të afirmuar solemnisht dhe zhvilluar lidhjet e solidaritetit të përcaktauar mePaktin e miqësisë dhe sigurisë të firmosur në Tiranë më 27 nëntor 1926” duke e zëvendësuar me “me dëshirën e mirë për të afirmuar solemnisht dhe zhvilluar lidhjet e solidaritetit që për fat të mirë ekzistojnë midis dy shteteve”. Kjo ishte një arritje në vetvete, pasi përcaktonte faktin se marrëdhëniet e mira midis dy vendeve nuk kishin filluar nga momenti i përfundimit të Paktit të I-rë të Tiranës, por që ekzitonin midis dy vendeve.

Po ashtu, Neni 1 garantonte traktatet e nënshkruar midis dy vendeve do të respektoheshin. Por pala shqipare kërkon që të shtohej shprehja e “pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve”, çka d.t.th. se Shipëria njeh traktatet e nënshkruara nga ajo si shtet anëtar i Lidhjes së Kombeve. Për Italinë kjo shprehje pëlqehej, pasi kështu biente Protokolli i 2 gushtot 1920 të nënshkruar me Shqipërinë që kishte të bënte me largimin nga Vlora. Ndërsa problematik ishte neni 2 pasi kishte të bënte me vlefshmërinë e Traktatit. Kishte propozime të palës italiane për një vlefshmëri pa kufi,

799Teksti i Traktatit dhe negociatat e zhvilluar midis Palëve në Arkivi i MPJ Italiane, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. 800Nga arkivi i MPJ italianeZarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva” gjendet një telegram i Mussolinit dërguar Solës ku i jep instruksion të nënshkruaj Traktatin e aleancës mbrojtëse me Shqipërinë edhe pse “Plotfuqishmëria” nuk i kishte mbërritur ende. Po ashtu i jep udhëzim se nëse qeveria shqiptare do ta kërkonte“Plotfuqishmërinë”, ti jepte garanci se ajoishte nisur dhe besohet se do mbërrijnë aty të nesërmen. 801 Arkivi i MPJ, Traktati i Aleancës Mbrojtëse midis Shqipërisë dhe Italisë, më 22 nëntor 1927, viti 1927, Dosja nr.109, f.230-232. Teksti i paktit gjendet edhe në arkivin e MPJ, dosjen nr.9, viti 1927, lidhja nr.4, Traktati i Aleancës Mbrojtëse midis Italisë dhe Shqipërisë.

Page 228: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

199

apo për 100 vjet, pastaj 50 dhe 30. Por në fund u arrit ujdia për një vlefshmëri për një periudhë 20 vjeçare të Traktatit, si dhe rinovimin automatikisht nëse nuk e denonconte asnjë nga palët nënshkruese. Po në këtë nën sanksionohej se Palët do të përdornin të gjitha mjetet më efikase për të garantuar sigurinë e shteteve të tyre dhe mbrojtjen e ndërsjelltë kundër çdo sulmi të jashtëm. Neni 3 dhe 4 i Paktit që sjellin detyrimet politike dhe ushtarake të palëve nënshkruese janë riprodhuar nga teksti i paktit të aleancës të përfunduar midis Anglisë dhe Portugalisë.Kështu në nenin 3 thuhej se palët do të vepronin së bashku për të ruajtur paqen dhe qetësinë dhe nëse njëra nga Palët do të kërcënohej nga një luftë jo e provokuar nga ajo, pala tjetër do ti dilte në krah me mjetet e saj më efikase për të parandaluar armiqësinë. Ndërsa neni 4 parashikonte se nëse të gjitha mjetet për pajtim do të kishin dështuar, çdo Palë do të angazhohej të ndiqte fatin e palës tjetër duke vënë në dispozicion të aleates së saj të gjitha burimet ushtarake, financiare për ti dhënë ndihmë palës tjetër të kërcënuar. Pala shqiptare porpozon dhe arrin ujdinë e palës italiane për të vendosur përveë burimeve ushtarake edhe ato “financiare”. Kjo sillte ndihmesë padyshim për Shqipërinë duke qenë se nga ana financiare ishte keq dhe e paaftë të përballonte shpenzime të shumta që mund të vinin në rast lufte. Në nenin 5 anagazhon Palët të mos përfundojnë apo të fillojnë negociata për paqe, armëpushim ose pezullim të përkohshëm të luftimeve pa marrëveshje të përbashkët. Neni 6 përcakton firmën e Traktatit në 4 kopje në gjuhën shqipe dhe italiane, ndërsa neni 7 parashikon që pasi Traktati të ratifikohet nga palët recipoke do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve.802

Pjesë integrale e traktatit u bë edhe shkëmbimi i letrave midis Ilias Vrionit dhe Ugo Solës i kërkuar nga pala shqiptare në lidhje me interpretimin e nenit të katërt të tij. Letër-shkëmbimi kishte këtë përmbajtje: “Në rastin kur janë konsumuar të gjitha mundësitë për të ndaluar me mjete paqësore një kërcënim nga ana e shteteve të treta kundër njërit nga dy shtetet aleate, dhe kur njëri prej tyre do të gjendet i ekspozuar para një sulmi jo të provokuar prej tij, në mënyrë të tillë që e bën të nevojshme kërkesën për ndihmë ushtarake të aleatit për mbrojtjen e palës së sulmuar, Kryekomanda e forcave ndëraleate do t’i besohet, në Shqipëri Komandës supreme të forcave shqiptare dhe në Itali Komandës supreme të forcave italiane. Pas firmosjes së paqes, forcat aleate që i kanë ardhur në ndihmë shtetit tjetër do të duhen të kthehen në atdhe përmes mjeteve të tyre në një afat të caktuar nga Komandanti i tyre suprem nën urdhrat e të cilit ato kanë shërbyer në territorin aleat”.803

Përmbajtja e Traktatit i’u njoftua përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, si dhe vendeve fqinje të Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Greqisë. Chamberlain e shikon situatën të rrezikshme dhe kërkon nga Mussolini dhe A.Zogu për të mos u nxituar dhe për të mos e bërë publike dhe ti japin kohë konsultimeve me Francën dhe Jugosllavinë, si dhe të jepej mundësi të bashkohej në këtë Traktat edhe Jugosllavia duke kthyer Traktatin një një akt paqe dhe qetësi në Europës dhe duke e trasformuar Traktatin në një akt garanzie për sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Kryeministri anglez ishte shprehur para Këshillit të Ministrave kritik edhe për traktatin franco-jugosllav, që e konsidronte si një gabim politik. Kjo pasi do të sillte situatë të vështirë në Ballkan dhe në Europë. Po ashtu Chamberlain heq çdo përgjegjësi nga vetja për çfarë

802Nenet e Traktatit të Mbrojtjes, i cili përbëhej nga 7 nene. Teksti i Traktatit gjendet edhe në Arkivi i MPJ Italiane, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. Në këtë dosje të arkivit italian gjenden edhe ndryshimet e bëra nga palët gjatë negociatat që kanë zhvilluar, si dhe krahasimi i bërë nen për nen me tekstin e paktit të aleancës të përfunduar midis Anglisë dhe Portugalisë. 803Arkivi i MPJ, Letrat e shkëmbyera midis Ilias Vrionit dhe Ugo Solas, më 22 nëntor 1927, Dosja nr.9, lidhja nr.4, viti 1927, f.2-3; P.Milo, Politika e Jashtme…., vep.cit., f.701-702; A. Giannini, L’Albania dall’indipendenza....., vep.cit.,f. 175.

Page 229: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

200

mund të ndodhë në të ardhmen, duke qene se nuk është konsultuar as për Paktin franko-jugosllav dhe as për Traktatin italo-shqiptar. Chamberlain e konsideron përfundimin e Traktatit të aleancës mbrojtëse italo-shqitare si përgjigje ndaj paktit franko-jugosllav dhe shprehet i indinjuar që pas një përfundimi të gabuar të një pakti franko-jugosllav nuk duhet të kishte një përgjigje të gabuar duke vepruar me përfundimin e një traktati italo-shqiptar. 804

Ka një ndërhyrje e përfaqësuesit anglez në Tiranë, Seeds, për të vonuar ratifikimin nga ana shqiptar të Paktit. Ndaj këtij qëndrimi, Mussolini do ti shkruante përfaqësuesit italian në Londër për të kërkuar tek autoritetet angleze të ndalojnë veprimin e Seeds. Për këtë notë, Mussolini vë në dijeni edhe përfaqësuesit italian në Durrës, Sola. Gjithashtu, Mussolini i kërkon Solas se “ndërsa priste instruksionet që Londra do ti dërgonte Seeds”, të bënte përpjekjet që Senati shqiptar të martën ose të merkurën të ratifikonte Paktin. Ratifikimi nga parlamenti shqiptar do ti hapte rrugë paraqitjes për ratifikim të paktit edhe në Dhomën e Deputetëve italian të enjten. Po ashtu Mussolini i shpreh kënaqësinë e tij Zogut që i rezistoi presioneve të Seeds.805 Pavarësisht këtyre pengesave Traktati i mbrojtjes i cili mori edhe emrin si Pakti i dytë i Tiranës, u ratifikua ng a Parlamenti shqiptar më 26 nëntor 1927 dhe u nënshkrua dekreti nga Presidenti Zogu më 2 dhjetor 1927. Instrumentat e ratifikimit u bënë Romës në datat 24 janar 1928, ndërsa më 8 shkurt 1928 u realizua edhe regjistrimi i tij në Lidhjen e Kombeve.806

Pakti i dytë i Tiranës nuk nënkuptonte fundin e vlefshmërisë së Paktit sekret të gushtit 1925, por e plotëson atë apo mbulon ato pjesë që ai pkat nuk i mbulon. Pakti reflekton një aleancë paqe dhe nuk i drejtohet kundër asnjë shteti tjetër, është i hapur, i bazuar në të drejtën ndërkombëtare, i regjistruar në Lidhjen e Kombeve.

Trazirat e gadishullit ballkanik, firma e paktit franko-jugosllav kishte dhënë përshtypjen se primi “ballkani për popujt e ballkanit” ishte plagosur thellë, pse jo edhe prishur. Pakti italo-shqiptar u përfundua për të rivendosur ekuilibrin, jo me një akt tjetër ndërhyrës që neutralizon të parin, por me një akt mbrojtje parandaluse ndaj pavarësisë shqiptare. Pavarësia shqiptare ishte një faktor esencial në kontekstin e përgjithshëm të asaj ballkanike: dhe kjo ishte kërcënuar seriozisht nga mospërmbajtja e jugosllavëve.807

Forma e garancisë që Zogu i jepte Shqipërisë me përfundimin e Paktit të Tiranës II, është shtuar në mënyrë më të mirë siguria e qëndrueshmërisë nën drejtimin e Shqipërisë dhe i hapej rruga ndryshimit të sistemit në Shqipëri, duke kaluar në mbretëri dhe duke pasur të gjitha mundësitë për të marrë fronin mbretëror.

Sipas autorit italian Pastorelli, suksesi i politikës së Zogut gjen siguri dhe mbështetje nga Italia kundër pretendimeve serbe dhe greke, pa hequr dorë nga pavarësia e vendit.808

Vlera e Traktatit të aleancës mbrojtëse konfirmohet edhe nga shkëmbimi i letrave dhe telegrameve midis Presidentit A.Zogu, Ministrit të Jashtëm, Iljaz Vrioni me Kryetarin e Qeverisë dhe Ministrin e Jashtëm italian, Mussolinin.Telegrami i Zogu dërguar Mussolinit kishte në thelb shprehjen e qëllimit të përfundimit të paktit italo-

804Telegrami i Ambasadorit Italian në Londër, Chiaramonte Bordonaro dërguar Mussolinit, Londër, 23 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 2544/825, d.nr.590, f.556-557. 805Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami iMussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, Romës, 27 nëntor 1927, Gab.nr. 1593/721, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. 806I.Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu……, vep.cit., f.186. 807 Gazeta italiane “Corriere della Sera”, e premte, 25 nëntor 1927, nr.281, f.1. 808P.Pastorelli (1924-1927)….., vep.cit., f.494.

Page 230: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

201

shqiptare si një kontribut i forcimit të pavarësisë shqiptare, sigurisë së të dyja vendeve dhe të paqes në Ballkan.809

Mussolini në telegramin dërguar Zogut do të shprehej se “me rastine firmësjes së Traktatit të mbrojtjes midis Shqipërisë dhe Italisë, Italia ka dashur të shfaqë edhe njëherë politikën e saj të miqësisë për Sh.T. dhe të popullit shqiptar. ......politika e Italisë është mbrojtja e integritetit, pavarësisë dhe progresit të Shqipërisë. Traktati i firmosur, jam i sigurtë, se i përgjigjet plotësisht vullnetit dhe shpresave të dy popujve tanë të bashkuar nga një det, nga tradita e vjetra të përbashkëta dhe nga interesat thelbësore.”810

Ndërsa nga ana tjetër Ministri i Jashtëm shqiptar Ilias Vrioni do ti telegrafonte Mussolinit duke i shprehur se “përfundimi i Traktatit italoa-shqiptar për aleancpn mbrojtëse jo vetëm që sjell për ne një garanci për pavarësinë dhe integritetin, por siguron një epokë të gjatë paqe, hap rrugët të zhvillimit të çdo forme të aktivitetit tonë në të gjitha fushat ekonomike dhe sociale”.811

Përfundimi i Paktit të Tiranës II pati reagime të vendeve të ndryshme dhe gazetat e kohë shkruajtën për këtë akt.

Anglia ishte shqetësuar për përfundimin e një traktati të tillë italo-shqiptar që vinte si përgjigje pas Paktit franko-jugosllav. Shqetësimi i Anglisë i bëhet me dije Mussolinit. Tyrell do të shprehej se “në politikën e jashtme, përshtypjet ndonjë herë vlejnë më shume se faktet dhe qëllimet e mira”.812 Me qëllim që të ndalohej kriza në marrëdhëniet italo-jugosllave, Chamberlain u përpoq të bindte Mussolinin që të pranonte përfshirjen e Jugosllavisë në Traktatin e nënshkruar italo-shqiptar. Kjo kërkesë nuk u pranua nga Mussolini.813Pengesa që Chamberlain i kishte sjell mos ratifikimit të Traktatit italo-shqiptar nga Senati shqiptar, ishte kapërcyer dhe ishte njoftuar përfaqësuesi anglez në Shqipëri, Seeds, të tërhiqet nga bllokimi që i kishte bërë ratifikimit të aktit nga senati shqiptar.814

Mussolini për të qetësuar Chamberlain do të shprehej se “linja politike italiane ka si qëllim të forcojë garancitë e paqes.....ne kemi si qëllim të vendosim baza të qëndrueshme dhe realistike situatën ndërkombëtare të një vendi si Shqipëria, praktikisht e prekshme ndaj traziave të rrezikshme të brenshme dhe të jashtme, zhvillimet e të cilave mund të çojnë në pasoja të mjerueshme jo vetëm për Italinë, por edhe për Anglinë”.815

Qëndrimi shqetësues anglez për përfundimin e Paktin e II të Tiranës konfirmohet edhe nga takimi që Zëvendësministri anglez, Tyrell zhvilloi me Ambasadorin italian në Londër, Chiaramonte Bordonaro, ku i shprehte se “nuk i takon një të huaji të gjykojë një akt që një qeveri mendon se duhet të ndërmarrë dhe ka të drejtën ta ndërmarrë për vendin e tij. Por në politikën ndërkombëtare duhet gjithnjë merret

809Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ahmet Zogun për Mussolinit, Durrës, 23 nëntor 1927, telegram në hyrje në MPJ italiane nr. 2550, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. 810Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Mussolinit për Ahmet Zogun, Romë, 25 nëntor 1927, Gab.nr. 1557, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. 811Arkivi i MPJ Italiane, Telegrami i Ministrit të Jashtëm shqiptar Ilias Vrioni dërguar Mussolinit, Tiranë, 25 nëntor 1927, telegram në hyrje në MPJ italiane nr. 2571, Zarfi nr.748, Dosja “Trattato di Alleanza difensiva”. 812 Po aty, f.501. 813Telegrami iAmbasadorit Italian në Londër, Chiaramonte Bordonaro dërguar Mussolinit, Londër, 23 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 2544/825, d.nr.590, f.556-557. 814 Po aty, telegrami i datës 28 nëntor 1927, T.Gab.R. 2634/844, d.nr.628, f.584. 814 Po aty. 815Telegrami iMussolinit dërguar Ambasadorit Italian në Londër, Chiaramonte ,Bordonaro, Romë, 26 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 1587/691, d.nr.613, f.573-574.

Page 231: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

202

parasysh edhe pasojat që mund të sjellin në fushat e tjera. Italia e kishte tashmë një pozicion të fortë në Shqipëri, të njohura nga Fuqitë e Mëdha dhe të riafirmuar nga traktati i Tiranës të vitit të shkuar (1926). Ky pozicion që përbënte dominimin efektiv në Adriatik i jepte Italisë tashmë një siguri të pakontestueshme. Pakti i ri (Tirana II) u shfaq si një sfidë e cila ka gjasa të shetësojë opinionin publik dhe qeveritë e vendeve të ndryshme. Teksti i traktatit fjalë për fjalë nuk përmban asgjë që bie në kundërshtim me paktet e Lidhjes së Kombeve, por thelbi i tij nuk përmbush atë që qeveritë sforcohen ti frymëzojnë popujve pas luftës së fundit botërore”.816

Turqia shfaqet pozitivisht për përfundimin e Traktatit italo-shqiptar, pasi e shikon si kundërpërgjigje të Paktit franko-jugosllav dhe si pengesë për një Pakt të mundshëm që flitej franko-grek.817

Rusia shprehet e pa interesuar për momentin për Ballkanin dhe për Shqipërinë në veçanti. Kjo është prononcimi që Ciceroni i bën në një takim Ambasadorit të Italisë në Moskë, Cerruti. Por Ciceroni shpreh frikën se e përfundimin e Traktatit italo-shqiptar, nëse Shqipëria, që është e pa kënaqur me lënjen jashtë territorit të saj pjesën e Kosovës me popullsi shqiptare, ajo mund të rrokë armët për të liruar popullsinë e saj. Në këtë rast e vështirë të provohet, sipas Ciceronit, nëse Shqipëria ka qenë e provokuar. Pavarësisht kësaj Italia duhet ti jepte mbështetjen e pakushtëzuar Shqipërisë. Kjo padyshim do të sillte shpërthimin e luftës së re europiane.818 Po ashtu sipas Ciceronit ishte krijuar opinioni se Italia dëshion të mbajë me çdo çmin Ahmet Zogun.819

Nga ana e qeverisë greke, Ministri i jashtëm greke Michalacopoulos do të shprehej Ministrit italian në Athinë, Arlotta, në takimin e zhvilluar, se “Greqia nuk e ndjen të nevojshme të kërkojë një marrëveshje me Jugosllavinë, por nëse kjo e fundit do të propozonte dhe kërkonte të përfundonte një marrëveshje me Greqinë, nuk do të refuzohej. Por një marrëveshje e tillë politike nuk do të kishte qëllim tjetër përveçse qëllimin mbrojtës dhe ekzkluzivisht ballkanik dhe se natyra e kësaj marrëveshje do të ishte një pakt arbitrazhi ose sigurie dhe në asnjë rast agresiv ndaj të tretëve”.820 Mussolini do të kundërpërgjigje duke udhëzuar Ministrin e tij në Athinë, Arlotta-n të ketë në vëmendje faktet dhe ti bëjë me dije situatën e gjërave qeverisë greke se: “edhe pse nuk ka ndërmend Ministri i Jashtëm greke, Michalacopoulos, të përfundojë pakt politik me Jugosllavinë, ai duhet ti bëjë ballë presioneve të Beogradit edhe nëse i propozojnë një marëveshje sigurie reciproke. Sepse kjo nuk do të ishte tjetër veçse një marrëveshje mbrojtëse greko-serbe në Ballkan. Një pakt mbrojtës i kësaj natyre nuk do të kishte tjetër në shënjestër veçse Shqipërinë dhe pra, automatikisht me këtë edhe Italinë dhe Bullgarinë”.821 Reaksioni i Francës nga Traktatin italo-shqiptar nuk ishte aq negativ sa pritej. Kjo vihej re nga deklaratat që Briand bënte përpara Parlamentit në datën 30 nëntor 1927. Ky qëndrim i Francës, sipas autorit italian Pastorelli, ishte logjik, pasi Franca nuk mund të bënte polemika për Traktatin italo-shqiptar, kur ajo kishte nënshkruar vetë një të tillë me Jugosllavinë. Pra, Franca vazhdonte linjë e politikës së saj në

816Po aty, telegrami i datës 30 nëntor 1927, T.Gab.R. 2676/852, d.nr.636, f.589-590. 817Telegrami iAmbasadorit Italian në Kostandinopojë, Orsini Baroni dërguar Mussolinit, Kostandinopojë, 28 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 2646/488, d.nr.624, f.582. 818Telegrami iAmbasadorit Italian në Moskë, Cerruti dërguar Mussolinit, Moska, 28 nëntor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 2651/437, d.nr.625, f.582-583. 819Po aty, T.Gab.R. 2649/438, d.nr.626, f.583. 820Telegrami iMinistrit italian në Athinë, Arlotta dërguar Mussolinit, Athinë, 3 dhjetor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 2728/541, d.nr.650, f.599-600. 821Telegrami iMussolinit dërguar Ministrit italian në Athinë, Arlotta, Romë 7 dhjetor 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab.R. 1699/447, d.nr.661, f.604-605.

Page 232: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

203

çështjet shqiptare, duke mos u shprehur kundër në nivel qeveritar, por duke mbështetur konkretisht Jugosllavinë në planin diplomatik dhe duke e shoqëruar me mbështetjen e shtypit francez që hera-heras jep konsensusin për tezat e Beogradit.822 Autoritete Jugosllave edhe pse ishin të shqetësuara nga nënshkrimi i Paktit mbrojtës italo-shqiptare, nuk reguan menjëherë, pasi Franca i kishte këshilluar të mos ndërmerrin veprime të nxituara. Ka një tentativë të Ministrit të jashtëm serb, Marinkoviçit me 2 dhjetor 1927, për të penguar regjistrimin e paktit në Lidhjen e Kombeve, por nuk pati sukses.823

Përfaqësuesit anglez në Shqipëri, Seeds në takimin që zhvilloi me përfaqësuesin italian Sola i shprehu këtij të fundit se “çdo shtyrje e mëtejshme e aksionit italian në Shqipëri shikohet nga ne (anglia) me një shqetësim sepse kjo do të prishte paqen në ballkan dhe do të shpiente në luftë. Anglia nuk mund ta lejojë, pasi paqa është në zemrë të Anglisë më shumë se çdo shteti tjetër në Europë”.824Po ashtu Seeds do të shprehej se pika që e shqetësonte më shumë Foreign Office ishte çështja e “Shqipërisë së madhe”. Ky problem nuk duhet të dikutohet. Kufijtë e Shqipërisë ishin vendosur, edhe pse në mënyrë jo të drejtë, dhe se kishte qenë një gabim i madh lënja jashtë kufijëve një komunitet kaq të madhe shqiptarësh. Por do të ishte fatale për paqen në Ballkan dhe në Europë nëse Italia do të inkurajonte irredentizmin e popullit shqiptar dhe të ringjallte në Shqipëri dhe në Europë çështje e “Shqipërisë së madhe”.825 Gazeta italiane, “Corriere della Sera” do të shkruante se “ashtu si Serbia kishte krijuar mbrojtjen e ushtrisë franceze kundër Italisë edhe Shqipëria kishte krijuar dhe marrë mbrojtjen italiane kundër Serbisë”.826Komenti i gazetës “Morning Post” paraqiste shqetësimin se me përfundimin e Paktit italo-shqiptar dhe frnako-jugosllav, nëse do të ndodhte ndonjë konflikt, kjo do të merrte përmasën europian në shkallë të gjërë. Një luftë midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë do të kishte tërhequr, sipas dy traktateve, në luftë Italinë dhe Francën.827 Pakti i dytë i Tiranës ishte një mbrojtje reciproke e dy vendeve ndaj sulmeve nga jashtë. Nga ky Pakt, Italia nëpërmjet sigurimit të pavarësisë shqiptare, mbronte sigurinë e saj në Adriatik. Ndërsa Shqipëria e Zogut kishte lidhur pas vetes një Fuqi të Madhe si Italia dhe kishte ekuilibruar kërcënimin e Jugosllavisë, e cila po ashtu ishte lidhur me një Fuqi tjetër siç ishte Franca. Pakti i mbrojtjes italo-shqiptar shfaqte një barazi interesi dhe të drejta midis dy vendeve. Barazia ishte dhënë nga Italia, pasi kërkonte të afirmonte që kishte lidhur një Pakt me një vend si Shqipëria e integruar, e pavarur dhe sovrane. Traktati i II-të i Tiranës i datës 22 nëntor 1927 i jep një qëndrueshmëri përcaktuese raportit politik midis Shqipërisë dhe Italisë dhe ishte pika e mbërritjes që përmbylli negociatat midis dy vendeve të filluara nga vera e vitit 1925. Mund të quhet i tillë ky pakt, jo se ishte akti më i fundit politik i përfunduar midis dy vendeve dhe për këtë arsye më i rëndësishme për atë moment, por sepse përfaqësonte pjekurinë e dy lidërve të dy vendeve, Zogut dhe Mussolinit, që pas marrëdhënieve të vazhdueshme midis tyre, me këtë Pakt të II-të të Tiranës, arritën të lidheshin më tej dhe të konsolidonin raportin midis dy vendeve dhe popujve, deri në ditët e zeza të prillit 1939.

822 P.Pastorelli (1924-1927)….., vep.cit., f.503. 823I.Swire, Shqipëria….vep.cit., f.513. 824Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Soladërguar Mussolinit, 22 janar 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T.me korrier nr. 631/44, d.nr.41, f.45-47. 825Po aty. 826Corriere della Sera, 26 nëntor 1927, nr.282, f.1. 827 Po aty.

Page 233: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

204

4.6. Roli politiko-diplomatik italian në vendosjen e monarkisë në Shqipëri

Fillimet e vitit 1928 e gjetën Shqipërinë në marrëdhënie shumë të mira me Italinë. Kjo i siguronte Ahmet Zogut qetësinë nga jashtë, por edhe stabilitet të brendshëm politik.Ndodhur para këtij stabiliteti politik Ahmet Zogu filloi të mendojë për realizimin e shëndrimit të vendit nga Republikë në Monarki. Padyshim një idea e tij përputhej me interesat italiane, por edhe me vetë idenë italiane, të propozuar në bashkëbisedimet e korrikut të vitit 1927, ku Ministri italian në Durrës, me porosi të Mussolinit, do ti propozonte tre pika, ku ndër to ishte edhe “mundësia për krijimin e mbretërisë shqiptare”.828

Duket se përputhja e planeve dhe ambicjeve të Zogut për pushtet të vashdueshëm përkonin me qëllimet e Mussolinit për një Shqipëri të qëndrueshme politikisht. Për qeverinë e Romës çdo luhajtje e politikës në Shqipërisë do të kishte ndikim në planin politiko-ekonomik-ushtarak që ajo kishte arritur në Shqipëri. Kjo ishte arsye që qeveria e Romës mori rolin thelbësor në mbështetjen dhe relaizimin e planit të saj dhe të Zogut për krijimin e mbretërisë shqiptare, dhe zgjidhjen e Zogut, mbret të shqiptarëve. Zogu mund të kishte marrë frymëzim edhe nga sistemet e vendeve fqinje si Italia, Greqia dhe Jugosllavia, të cilat kishin sistemin monarkik. Sipas autorit Arben Cici, vendosja sistemit monarkik, trashëgimënia që i jep ajo fronit mund të ishin faktorë të qëndrueshmërisë të pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë.829 Përgatitjet për ndryshimet konstitucionale, Zogu ja bën me dije përfaqësuesit italian, Sola, duke e njoftuar që po përgatitet për shpërndarjen e dy dhomave (parlament dhe senat), që mund të arrihet në fund të majit 1928.830 Por bashkëpunimi midis Zogut dhe përfaqësuesit italia, Sola, për përgatitjen për terrenin e ndryshimit të sistemit në Shqipëri thellohet edhe më tej. Kështu nga takimi i tyre i datës 8 maj 1928, bihet dakort që gjatë pushimeve verore, më saktësisht në fund të gushtit, Ahmet Zogu do të thërriste Senatin dhe Dhomën e Deputetëve në një sesion të jashtëzakonshëm me programin e përpiluar për të sjellë ndonjë ndryshim kushtetues. Të ndyja dhomat pasi të bashkoheshin do të njihnin mos kompetencën e tyre për të modifikuar kushtetutën, dhe në këtë rast do të autorizonin presidentin Zogu për të proceduar me zgjedhjet të një asamble kushtetuese, takimi i së cilës do të zhvillohej në Tiranë, në datën 1 tetor 1928. Me fillimin e punimeve të saj, padyshim që Asambleja do të shpallte regjimin e ri.831 Plani i Zogut shkonte me tej, kështu ai mendonte të bënte një udhëtim np fundit të qershorit 1928 në qytetet e jugut të Shqipërisë. Me këtë rast, bashkiakët dhe deputetë do të paraqisnin kërkesat e tyre për disa ndryshime në Kushtetutë, nga kjo Zogu do të merrte iniciativën për të thirrur të dyja dhomat në një asamble të jashtëzakonshme. Ky plan i Zogut edhe pse i gjatë, kishte në thelb qëllimin që trasformimi i regjimit të mos shkaktonte lëkundje të pushtetit të tij. Për planin, datat dhe lëvizjet e tij, Zogu

828 P.Pastorelli (1924-1927)….., vep.cit., f.457; Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, 26 shtator 1927, DDI, seria VII, Vol.V, T.Gab. 2189/658, d.nr.439, f.426-429. 829 A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.149. 830Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, Durrës, 26 prill 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T. 2296/130, d.nr.269, f.230. 831Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, Durrës, 8 maj 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T. 2775/149, d.nr.317, f.280-281.

Page 234: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

205

kërkonte konsensusin e Mussolinit.832 Kjo tregon që orkestrimi i ndryshimit të regjimit, dhe zgjedhjen e Zogut mbret, po planifikohej dhe mbështetej nga Italia.

Në datën 8 qershor mblidhet Asamblea Kombëtare për të diskutuar rreth rishikimit kushtetues. Por duke qenë se kjo Asamble nuk kishte autoritetin e nevojshëm për të rishikuar të gjithë statutin e republikes, vendsoi të konsultojë vendin nëpërmjet mbledhjes së një Asambleje Kushtetuese. Pas kësaj të dyja dhomat ajo e Deputetëve dhe Senatit do të vendsnin zgjidhjen e tyre. Kjo ishte faza e parë dhe vendimtare e planit të rënë dakord midis Mussolinit dhe Zogut, e cila i hapte rrugë trasformimit të regjimit.833

Për Italinë, siç tregon edhe raproti i Atasheut ushtarka italian, Zogu nuk ka shumë mbështetje në popull, përveç aja të zonë së Matit. Kjo tregon se ai nuk mund të qëndrojë në pushtet, nëse nuk ndihmohet nga Italianët në fushën politike dhe sidomos ekonomike. Kjo mbështetje ka sjellë një ndërtim të ushtrisë shqiptare, trajtim mç të mirë të tyre, dhe është shtuara shpëresa tek zyratët ushtarak që tani shikojnë me kënqaqësi prospektivat e karrierës, që deri dje nuk ekzistonin. Problematik qëndron gjithësesi kurrupsioni tek zyrtarët e ushtrisë.834

Për të vijuar me planin e tij, atë të traformimit të regjimit dhe për ti bërë ballë shpenzimeve elektorale, Zogu kishte nevojë për të holla. Ai i’u drejtua italisë për ndihmë financiare.835 Përgjigja italiane ishte pozitive. Shifra nuk duhet ti kalonte 10 milion lira italiane dhe se gjysma do të kalohej menjëherë.836

Zogu merr besimin e plotë të Mussolinit, si dhe largon edhe tratativat që ishin në proces midis Mussolinit dhe H.Prishtinës. Ky i fundit refugjat në Itali kishte tentuar ti afrohej Mussolinit për të bashkëpunuar dhe për të qenë alternativa e dytë e Romës, nëse Zogu do të largohej nga pushteti. Mussolini do ti thoshte Zogut, se “nëse H.Prishina kishte si objektiv të kryente atentat ndaj tij, Italia e konsideronte atë armik”.837

Për të ndihmuar Zogun në realizimin e ëndrrës së tij për tu brër mbret, Italia e Mussolinit do ti kërkonin në këmbim që Zogu ti dërgonte një letër Mussolinit ku të shkruante se: 1) betohej se do të respektonte Traktatet ekzistues midis dy vendeve, 2) angazhim që s’do të marrë asnjë veprim pa konsultimin me Italinë, 3) të mos krijojë alaeanca apo garanci politike. 838Në këmbim Zogu i kërkojë ndihmë Italisë për të bashkuara vendin dhe të trojeve të lëna jashtë siç ishte Kosova.839 Kur situata e brendshme ishte nën kontroll, Zogu dha udhëzimet për miratimin e Kushtetutës së re, e cila u realizua zyrtarisht duke u miratuar më 1 shtator 1928. Kjo kushtetutë sanksionoi shpalljen e Shqipërisë Mbretëri Demokratike Parlamentare dhe të Trashëgueshme. Menjëherë pas kësaj do të vinte edhe zgjedhja e Zogut, Mbret i Parë, duke marrë një kompentenca të mëdha të pushtetit ekzekutiv, atë të politikës së jashtme dhe të brendshme. Pushteti legjalsativ ushtrohej nga një Parlament një-dhomëshe, por që duhet të bashkëpunonte me Mbretin, pasi ky i fudnit duhet të drekretonte ligjet e dala prej aty, për të marrë fuqi ligjore. Ndërsa gjykatat ushtronin

832Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, Durrës, 8 maj 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T. 2775/149, d.nr.317, f.280-281. 833 Po aty, telegrami T.Gab.16/209, d.nr.389, Tiranë, 9 qershor 1928, f.344. 834Po aty, telegram Telespres 1215/485, d.nr.397, Durrës, më 10 qershor 1928, f.349-350. 835Po aty, telegram T. Gab.19, d.nr.398, Tiranë, më 11 qershor 1928, f.351. 836Po aty, telegram T. Gab21, d.nr.406, Tiranë, më 14 qershor 1928, f.355. 837Telegrami i Mussolinit dërguar përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola, Romë, 1 korrik 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T. 2153/222, d.nr.445, f.388-389. 838Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, SoladërguarMussolinit, Tiranë, 8 korrik 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, d.nr.466, f.405-410. 839Po aty, f.408.

Page 235: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

206

pushtetin gjyqësor dhe jenin vendimet në emër të Mbretit. Mbreti zgjidhte kryeministrin, dhe po ashtu i njihej e drejta të zgjidhte ministra.840

Shpallja e Shqipërisë Mbretëri dhe kurorëzimi i Zogut si “Mbret i Shqiptarëve”, kishte kuptimin e tij, pasi jashtë trojeve të Shqipërisë ishin një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare. Kjo ngjalli shpresat se Zogu me këtë titull do ti kthente Shqipërisë kufijtë e saj entnik duke bashkuar trojet shqiptare.841 Por ky titull do të dobësonte edhe kundërshtarët e Zogut, siç ishte Hasan Prishtina që kishte në ndikim në Kosovë, që nuk njihnin monarkinë apo e kundërshtonin atë.842 Kjo solli reagime të shumta brenda dhe jashtë vendit. Pati një protestë të emigrantëve shqiptar kundër krijimit të monarkisë në Shqipëri, të cilët ata e quanin “tirania e mbretit të ri të Shqipërisë A.Zogolli” dhe për këtë ata i bëni thirrje për ndërhyrje Lidhjes së Kombeve dhe Fuqive të Mëdha për të sbrapsur vendosjen e monarkisë në Shqipëri, pasi në rast të kundër do të organizonin një revolucion.843Reagimi më i madhë ishte i Jugosllavisë dhe Greqisë, pasi nuk mund të pranonin një titull “irredentist” sipas tyre, duke e interpretuar këtë emërtim si shenjë e parë për një fushatë të ardhshme të Zogut, e mbështetur nga Italia, ndaj trojeve të tyre që kishte popullsi shqiptare.844 Pas Shpalljes së Zogut Mbret, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Iliaz Vrioni, u dërgoi një telegram qeverive të vendeve të ndryshme, duke i kërkuar njohjen nga ana e qeverive të tyre të Mbretërisë shqiptare.845Të parët që njohën regjimin monarkik në Shqipëri ishin Italianët. Përfaqësuesi italian në Shqipëri, Sola pas betimit të Zogut si mbret, u takua me të duke e uruar në emër të qeverisë dhe mbretit italian. Në notën e dorëzuar Zogut nga Sola thuhej se “Qeveria mbretërore italiane e konsideronte vendosjen e regjimit monarkik në Shqipëri si një ngjarje e madhe që do t’i forconte më tej lidhjet që ekzistonin midis dy vendeve tona, do të bëjë të mundur sigurimin e vazhdimësisë së politikës së tyre të jashtme sikurse parashikohet edhe në Traktatin e Aleancës. Për rrjedhojë, Italia do t’i qëndrojë kurdoherë besnike marrëveshjes së ngushtë me Shqipërinë, rezultatet e shkëlqyera të së cilës në politikën e përgjithshme i ka vënë në dukje edhe vetë Sh.J. Unë mund t’ju sigurojë se Qeveria italiane nuk do të mungojë kurrë së këshilluari me Qeverinë shqiptare për çdo çështje që mund të prekë interesin tonë të përbashkët dhe së punuari bashkarisht me të, në të mirë të zgjedhjes së gjithë çështjeve të interesit të përbashkët.”846

Italia e njohu e para monarkinë, por edhe u angazhua për njohjen e saj në vendet e tjera. Edhe pse fillimisht ngurruan të njohin Franca dhe Britania e Madhe, me këmbënguljen e Italisë, të dyja e njohën më 21 shtator 1928. Edhe Jugosllavia që ishte në dyshim, e sugjeruar nga Franca, bëri njohjen e ndryshimit të sistemit shqiptar. Po ashtu edhe Greqia, e cila donte të mbante marrëdhënie të mira me Italinë dhe kishte kuptuar se pas shpalljes së monarkisë shqiptare, fshihej Italia, bërë njohjen e mbretit Zog, si mbret i parë i shqiptarëve. Arsyeja tjetër e Athinës lidhej me

840Valentina Duka, Historia e Shqipёrisё….., vep.cit., f.180-181. 841Busch-Zantner, Richard, Albanien-Neus Land in Imperium, Leipzig: W.Gould, 1939, f.11-12. 842Po aty, f.12. 843A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.172; B.J.Fischer,Mbreti Zog dhe përpjekjet…, vep.cit., f.164. 844Po aty, f.173. 845Valentina Duka, Nga presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit, marrë nga përmbledhje studimesh “Monarkia shqiptare (19128-1939)”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë, 2011, f.134. 846Telegrami i përfaqësuesit Italian në Durrës, Sola dërguar Mussolinit, Tiranë, 8 korrik 1928, DDI, seria VII, Vol.VI, T.Gab. 88/379, d.nr.612, f.543-444; J.Swire, vep.cit.,, f.462; A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.178.

Page 236: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

207

përgatitjet e nënshkrimit të një traktati miqësie që po përgatitetj të nënshkruhej me Italinë.847Vendimtare për njohje e mbretërisë shqiptare ishte Amerika, ku Presidenti i saj i dërgon mbretit Zog dhe Qeverisë shqiptare urimet për krijimin e Mbretërisë.848

Ajo që nuk pritej ishte qëndrimi negativ i Turqisë, e cila nuk e njohu dhe ndërpreu edhe marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. Por qeveria turke shkoi më tej në masat e saj, kur i kërkojë Mussolinit që të ishte Italia përfaqësuesja e interesave të Turqisë në Shqipëri. Por kjo kërkesë u refuzua nga Mussolini.849

Me vendosjen e monarkisë në Shqipëri, Mussolini e shikonte vetën në pozita të mira, pasi kishte mundësi të kërkonte më shumë favore Zogut, të cilën e kishte ndihmuar për tu kurorëzuar mbret. Mussolini udhëzoi Solën ti propozonte Zogut, që të mos prekeshin marrëveshjet e mëparshme të nënshkruar midis dy vendeve dhe tjetra kishte të bënte me Kosovën. Nëse do të shpërbëhej shteti Jugosllav, Italia angazhohej që Shqipëria të merrte Kosovën. Nga ana e tij, Zogu ishte i kënaqur për faktin e kurorëzimit Mbret, jep “besën” tek Mussolini se nuk do të kryente asnjë aksion që do të ishte kundër qëllimeve të marrëveshjeve të nënshkruar midis dy vendeve dhe që mund të bienin në kundërshtim me interesat Italiane.850

Me kurorëzimin e Zogut me titullin “Mbret i Shqiptarëve”, i ndihmuar dhe mbështetur nga Italia, mbyllet e faza e kalvarit të gjatë të bashkëpunimit italo-shqiptare. Ky akt përbën saldimin e mëtejshëm të dy vendeve, mbrojtjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Italia, e cila në planet e interesave të saj përputheshin me interesat dhe qëllimet e shqiptarëve, atë të bashkimit të trojeve shqiptare, integritetin dhe pavarësinë e saj. Por një element tjetër ishte padyshim edhe mbrojtja e Shqipërisë ndaj agresionet ekspansioniste të jugosllavëve dhe grekëve.

Italia me kurorëzimin e Zogut si mbret realizoi projektin e saj atë të forcimit të regjimit të Zogut, pasi me një qëndrueshmëri të këtij regjime, do ta kishte më të lehtë të penetronte ekonomikisht dhe ushtarikisht. Italia me këto masa të marrë për stabilitetin politiko-ekonomik në Shqipërisë i ngrinte barrierë rreziqeve që e kërcënonin ne bregun e Adriatikut, në distancë me kufijët e saj.

847Traktati u firmos në shtator 1928 nga Mussolini dhe Venizelos. 848 A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro-italiane……, vep.cit., f.174. 849A.Puto, Shqipёria politike…., vep.cit., f.449. 850G.Zamboni, Mussolinis Expansionpolitik....., op.cit., f.464.

Page 237: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

208

PЁRFUNDIME

Shkrimi i këtij punimi, mbështetur në hulumtimin dhe shfrytëzimin e

dokumenteve të njohura dhe të panjohura më parë dhe sidomos ato dokumenta të arkiva italiane, përbënte një sfidë të madhe për mua. Ndërthurja dhe gërshetimi i dokumentacionit vendas me atë të huaj në këtë punim ishte i domosdoshëm sepse ato plotësuan njëri-tjetrin dhe shfaqin një analizë më të qartë të procesit të ngjarjeve apo të vlerësimit të politikës italiane të ndjekur ndaj Shqipërisë.

Frymëzimi për këtë temë e mora nga fakti se në lidhje me politikën Italiane ndaj Shqipërisë kishin shkruar pothuajse vetëm autorë Italian dhe vëreja se ishte trajtuar hera-heras në mënyrë të njëanshme dhe tendencioze. Hulumtimi im me zbulimin e dokumentave të reja, sidomos ato të Arkivës së Ministrisë së Jashtme Italiane, sekrete për kohën “Riservatissimo” apo “Confidenziale”, sollën një trajtimin të detajuar të realitetit të politikës italiane dhe strategjisë së ndjekur nga ajo në Shqipëri.

Dokumentet italiane të viteve 1918-1928, të cilave kam pasur mundësi ti lexojë dhe të cilave i jam referuar më kanë dhënë mundësinë të analizojë fakte të shumta, të cilat hedhin dritë mbi politikën Italiane, figura kryesore që kanë drejtuar këtë politikë dhe përpjekjet e tyre për të ndikuar ecurinë e shtetformimit shqiptar dhe për të pozicionuar italianë në një pozicion të privilegjuar në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera. Nga dokumentet italiane, të cilat japin një informacion të pasur të shërbimit diplomatik italian për veprimtarinë e fshehtë jugosllave kundër Shqipërisë, del qartë bashkëpunimi me të arratisurit politik shqiptarë. Qeveria jugosllave kishte në plan përgatjen e lëvizjeve kryengritëse në Shqipëri kundër Ahmet Zogut. Megjithatë raportimet dhe analiza e përfaqësive diplomatike italiane dhe të autoriteteve në Romë në lidhje më veprimtarinë e fshehtë që qarqeve jugosllave për të rrëzuar A.Zogu, arrijnë në përfundimin se “përmbysja e Zogut me revolucion ashtu siç ai mori pushtetin, nuk do të ishte rruga e duhur”. Ky qëndrim i autoriteteve italiane lidhje me faktin se marrëdhëniet me A.Zogu po forcoheshin dhe kjo minimizonte nevojën e rrëzimit nga pushteti të tij. Autoritete italiane i friksoheshin, gjithashtu, faktit se nëse do të kishte ndonjë përkeqësim i marrëdhënieve italo-shqiptare, kjo mund të shfrytëzohej nga Jugosllavia për të rrëzuar qeverisë e Zogut, me objektivin e vetëm për vendosjen e një qeveria që do të ishte nën ndikimin e saj.

Po nga dokumentat italiane dalin edhe fakte të tjera të planeve të qarqeve politike italiane për versionin e rrëzimit të A.Zogut, nëse nuk plotësonte kërkesat italiane, dhe kjo do të realizohej duke përdour refugjatët politik shqiptarë në Itali. Kjo konfirmon edhe qëllimet e takimeve të përfaqësuesve italian me Hasan Prishtinën. Qëllimi i Mussolinit ishte përgatitja në rast të rrëzimit të regjimit të A.Zogut, ndërsa synimi i H.Prishtinës, njeri me reputacion në Veri të vendit, ishte largimi i regjimit autoritar i Zogut dhe marrjen e drejtimit të vendit nga ai dhe klika e tij. A.Zogu edhe pse kishte ardhur në dijeni të fakteve, kishte parë të udhës, duke mos pasur varjante të tjera ndihme, të kërkonte mbështetje nga Italia e Mussolinit. Pavarësisht kësaj dhe kur dukej se marrëdhëniet midis Mussolinit dhe A.Zogu po konsolidoheshin, ai (Zogu) acaronte politikën italiane duke ndërmarrë iniciativa për vendosjen e marrëdhënieve edhe me vende të tjera evropiane siç ishte rasti i Britanisë së Madhe, e cila ishte e interesuar për rezervat e hidrokarbureve shqiptare.

Page 238: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

209

Ekzistojne dy periudha tё pёrcaktuara nё politikёn e Italisё nё Shqipёri. Kjo periudhё mund tё ndahet si periudha para dhe pas fashizmit. Nё lidhje me periudhёn e parё, pra periudha para fashizmit, Italia kishte si objektiv të saj politiko-juridiko-diplomatiko ndikimin në Shqipëri dhe pozicionimin e veçantё atje. Me këto objektiv dhe me lëvizjet e saj kishte arritur tё ndikonte deri diku vendimarrjet e Fuqive tё Mёdha nё kuadёr tё vendimeve nё lidhje me fatet e Shqipёrisё. Ishte anёtare kryesore dhe frymёzuese e akteve ndёrkombёtare qё trajtuan çёshtjen e pavarёsisё, integritetit, dhe sovranitetit tё Shqipёrisё. Nё lidhje me periudhёn e dytё, pra pas shfaqjes sё fashizmit, pёrveç konsolidimit tё planeve të planifikuara politikisht nё periudhёn e parё, avancon duke diktuar edhe nёnshkrimin e akteve dypalёshe me Shqipёrinё, për të kёrkuar tё legjitimojё juridikisht, pёr tё gjithё aktorёt ndёrkombёtar, pozicionin e saj nё Shqipёri. Por në thelb, politika italiane kishte realizimin e interesave ekonomike nga zbulimi i fushave tё pasura me naftё apo minerale tё ndryshme.

Gjatё periudhёs 1918-1922 ndodhin dy ngjarje tё rёndёsishme pёr fatin e Kombit shqiptar. Ngjarja e parё ёshtё Kongresi i Lushnjёs dhe ngjarja tjetёr ёshtё Lufta e Vlorёs. Tё dy kёto ngjarje japin sinjale tё forta si nё arenёn ndёrkombёtare, sidomos nё planin diplomatik, por edhe nga arenёn e brendshme, nё planin e organizimit politik nё vend. Pёr ndërkombëtarët bёhet evidente qё Shqipёria ka tashmё strukturat e saj tё brendshme, qё e pёrfaqёsojnё dhe vigjilente tё vendimarrjes pёr fatet e saj. Kёto pesë vjet do tё sjellin edhe risi tё reja pёr Shqipёrinё nё lidhje me botёn e jashtme. Pranimi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve do tё ishte arritja mё e madhe e vendit. Pёrcaktimi i kufijёve nga Konferenca e Ambasadorёve nё vitin 1921, do tё sillte qetёsinё e nevojshme dhe do tё largonte lakmitё e vendeve fqinjё pёr tё zaptuar sadopak pjesё tё territorit shqiptar.

Për këtë periudhë mund të merret edhe njё bilanc i politikёs sё ndjekur nga protagonisti e politikës italine. Linja e njekur nga politika italiana kundrejt Shqipёrisё nga viti 1918 deri mё 1922 shfaqet si njё rrёshqitje nga politika tradizionale e ndjekur nga San Giuliano bazuar nё propozimin e ndarjes së Shqipërisë. Politikën e ndarjes së Shqipërisë e rimerr dhe tenton Sonnino deri nё Paktin e Londrёs dhe deklaratën e Gjirokastrёs. Më tej programi i politikës italiane shkon në tetorin e vitit 1918 dhe aksioni i mёvonshёm i Kongresit të Durrësit.

Politika e autoriteteve italiane e ndёrmarrё pёr Shqipërisë kalon në planet për ndarjen e saj nga ana e Orlandos, më pas e zhvilluar nё njё kuadёr të ngjashëm edhe nga Tittoni. Ka një përpjekje për të ndryshuar panet në rastin e qeverisjes së Nitti dhe Scialoja duke kërkuar një formë më të butë atë të një pozicioni të privilegjuar të Italisë në Shqipëri, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin e saj. Ndërsa qeverisja Giolitti dhe Sforca rikthen planet për Shqipërinë, duke zgjedhur rrugën e ruajtjes së integritetit, pavarësisë dhe sovranitetin e saj. Gioliti ndoqi rrugën e drejtë, të sheshtë, të hapur, pa pengesa nga paraardhësi, ndryshme nga Nitti që ndoqi rrugën e errët, dredhake, mëkatare, tela me xhemba. Nitti ndiqte politikën e Sonninos, politikën e vjetër të rrethuar nga traktate të fshehta dhe nga intriga të stileve të mëdha, ndërsa Giolitti ndiqte rrugë e kundërt, atë të bashkëpunimit me autoritete shqiptare. Ndoshta ky ndryshim i planeve italiane dhe politikës së Giolitti ishte edhe si trysni e luftës së Vlorës, ku detyrojë italianët të lёshojnë Vlorёn dhe të braktisin marrëveshjën Tittoni-Venizellos.

Revolta e shqiptarëve për të marrë Vlorën erdhi për shkak të disa faktorëve: 1) Situata e pa favorshme diplomatike e Shqipërisë pas vitit 1915. Kjo situatë erdhi për shkakun e të metave që solli Pakti i fshehtë i Londrës, mos mbështetja e plot e politikës së përgjithshme Italine ndaj proklamës (Deklaratës) së Gjirokastrës dhe

Page 239: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

210

përfundimi i Marrëveshjes Tittoni-Venizelos, që sollën si rezultat zhgënim e thellë tek shqiptarët, duke u bindur përfundimisht se prania e trupave italianëve në Vlorë ishte një nga pengesat kryesore të integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit. Mendimet e qeverisë së Tiranës ishin të tilla që akuzonin Italianët se inkurajonin qëndrimin e grekëve dhe serbëve duke mbajtur të pushtuar territore shqiptare në Jug dhe Veri, me pretekstin e mos largimit të trupave italiane nga Shqipëria dhe në veçanti nga Vlora. 2) administri lokal jo i duhur pas vitit 1916, abuzimet e drejtuesve ushtarake për mënyrën e sjelljes ndaj shqiptarëve. Gabimet e bëra sollën trazimin e shpirtrave të shqiptarëve duke sjell reagimin e tyre. Kjo solli edhe çrregullimet publike, duke organizuar shqiptarët në mbajtjen e Kongresit të Lushnjës, ku shpallën falimentimin e qeverisë së përkohshme të Durrësit, favorizuese ndaj Italinë, duke e zëvendësuar me një qeveri të Tiranës, kundërshtare e italianëve dhe pushtimit të tyre të Vlorës. Po ashtu autoritetet ushtarake italiane nuk arritën që të parandalonin konfliktin e armatosur, nuk ditën të merrnin masat e nevojshme dhe nuk ndërtuan një strategji efikase për një transicion miqësor.

Me fillimin e konfliktit të armatosur ishte e paimagjinueshme që autoritetet italiane të mendonin ndryshe, jo më mandat ose protektorat në favor të Italisë, por pavarësi dhe integritet territorial të Shqipërisë. Italia duhet të kërkonte miqësi dhe bashkëpunim real për të mbrojtur Adriatikun dhe për të vendosur ekuilibrin ballkanik. Pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë nënkuptonte për momentin e rrjedhës së situatës, kalimin e territorit të Vlorës në duart e qeverisë së Tiranës, duke mbajtur vetëm ishullin e Sazanit, i nevojshmën për mbrojtjen e bregut të Vlorës dhe të bazës detare. Kjo direktivë e shpallur nga Presidenti i Këshillit të Ministrave italian sillte efekte pozitive duke detyruar grekët dhe serbët të heqin dorë dhe të mos përfshihen në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Por kjo direktivë ofronte edhe një argument të vlefshëm për të hequr dorë nga Marrëveshja Tittoni-Venizelos, akti që urrehej aq shumë nga shqiptarët. Kryengritësit shqiptar nuk tërhiqen nga Vlora, duke vazhduar rrugën e tyre për lagimin e trupave italiane, kjo edhe si rezultat se njohnin situatën e vështirë ushtarake italiane në Vlorë, për arsye të:

1- pamundësisë së dërgimit të forcave të mjafshtueshme italiane në Vlorë; 2- zoglimit të numrit të trupave si pasojë e sëmundjes së malaries; 3- bindjes së kryengritësve shqiptar se Italia nuk mund të vazhdojë të mbrojë

Vlorën, sepse partia socialiste zyrtarisht kishte premtuar braktisjen e Shqipërisë dhe do të siguronet mos dërgimin e trupave shtesë të nevojshme.

Mos dërgimit të trupave shtesë italian, për të kaluar pengesat e shfaqura në Vlorë, vjen edhe si arsye e mos pajtimit me të, të autoriteteve italiane për arsye se: 1) shpenzimet e mëdha për dërgimin e trupave nuk do të ishin në proporcion me përfitimet që mund të nxirreshin; 2) do të rezikohej që ektremistët shqiptar të kalonin në krah të serbëve dhe grekëve, të cilët do të shfrytëzonin situatën; 3) mbrojtja e bazës së Vlorës do të ishte më solide nëse popullsia lokale do të qëndronte mike, apo do të merrte pjesë në këtë mbrojtje.

Nisur nga këto faktorë, rruga e aksionit italian u bazua në negociatat me Qeverinë e Tiranës, për të ndaluar armiqësinë e shfaqur ndaj italianëve, për të sjell pajtimin e brendshëm të Shqipërisë kundrejt Italisë dhe largimin e trupave italiane nga Vlora, me qëllim për të evituar komplikacione të tjera lokale apo ndërkombëtare. Kjo do të hapte prespektivën e marrëdhënieve në të ardhmen midis Italisë dhe Shqipërisë dhe do të afronte palët për një negocim për të përcaktuar situatën e re italo-shqiptare. Kjo do të ishte edhe një hap i nevojshëm për autoritetet italiane për të shpëtuar të drejtat e saj në raportin ndërkombëtar me fuqitë e Mëdha.

Page 240: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

211

Negocitat e shprehura nga autoritetet italiane për ti realizuar me Qeverinë e Tiranës, kishin objektiva të qarta: a) mbrojtjen e Adriatikut dhe sidosmos të bregdetit të Vlorës, bazuar tek fakti se rënia e saj në duart e armiqëve do të ishte kërcënim për vetë Shqipërinë, por edhe për Italinë; b) dhënien e prioritetit të Italisë në Shqipëri në kontekstin ekonomik, koncesionet e karbonit, naftës dhe mineraleve të tjera; c) ndihmën e Italisë për të organizuar shërbimet publike në Shqipëri, ku përfshihen post-telegrafi, rrugët, hekurudhat, xhandarmërinë, shëndetin, agrikulturën, kualifikimin administratës, dhe disponueshmërinë e Qeverisë së Tiranës për të arritur marrëveshje me palën italiane për organizimin e tyre.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët janë të vetdijshëm se Italia mund ti mbështesë, si për nevojat e saj të brendshme, ashtu edhe për të ndaluar imperializimin greko-serb. Kjo ka qenë edhe thelbi ku bazohej dhe mbështetej çdo veprimi politiko-diplomatik italian në të ardhmen në Shqipëri.

Për periudhën 1923-25 do tё kemi dy rryma dhe lёvizje politike tё brendshme nё Shqipёri, tё ndara si parti e djathtё (konservatore) dhe parti e majtё (liberale). E para kryesohej nga Ahmet Zogu, e cila ishte konservatore dhe mbёshtetej tek bejlerёt dhe kёrkonte tё ruante pozitat e tyre nё fusha tё ndryshme tё vendit. Ndёrsa tjetra kryesohej nga Fan Noli, e cila ishte liberale dhe mbёshtetej tek shtresat e mesme dhe tё ulta nё vend, duke u pёrpjekur tё realizonte njё ndryshim rrёnjёsor tё shoqёrisё dhe t’i jepte fund ”bejlarizmit” nё vend. Nё pёrpjekje tё kёtyre qёllimeve tё dy lidёrve kryesor tё dy partive, do tё rrjellin edhe ngjarjet e Revolucionit tё qershorit 1924 dhe tё dhjetorit 1924. Kёto janё ngjarjet qё sjellin nё pushtet Fan Nolin, me lёvizje revolucionare dhe Ahmet Zogut, me lёvizje tё armatosur. Stabiliteti politik ishte i nevojshёm nё vend dhe kjo nuk mund tё arrihej pa stabilitet ekonomik. Modeli politik nё konceptin e funksionimit demokratik nё rastin e Shqipёrisё ishte i vёshtirё pasi platforma e demokracisё parlamentare qё ёshtё themeli i sistemit demokratik kёrkonte njё popull tё emancipuar, nё kushte tё stabilizuar makro-ekonomike, dhe tё aftё pёr tё marrё pjesё nё procesin vendimarrёs politik. Por Shqipёria nuk kishte krijuar ende kushtet pёr tё pasur qeverisje tё kёtij tipi. Kjo ishte edhe njёra nga arsyet e dёshtimit tё qeverisjes sё Fan Nolit.851

Qёndrimi i Italisё pёr njohjen e qeverisё sё Nolit ishte nё fillim pozitiv, por mbeti vetёm idea, pa u vendosur nё praktikё. Vetё Noli kishte kёrkuar mbёshtetje nga Italia, por qёndimi i Mussolinit do tё ishte negativ ndaj qeverisё sё Nolit dhe kjo shprehej qartё nё takimet qё pasuan. I pari ishte takimi qё Mussolini pati me tё ngarkuarin me punё tё Shqipёrisё nё Romё, Tefik Mbroja. Ky i fundit i kёrkonte mbёshtetje Italisё pёr zgjidhjen pёrfundimtare tё disa çёshtjeve tё mbetura pezull tё vijёs kufitare pёr shkak tё pretendimeve tё Jugosllavёve (çёshtja e Shёn Naumit dhe Vermoshit) dhe pretendimeve tё Greqisё (çёshtja e 14 fshatrave nё zonёn e Korçёs). Mussoli pёrgjigje se do tё jepte ndihmё, por pasi tё lidhej midis vendeve njё “pakt miqёsie”.852I dyti ishte takimi qё Mussolini pati me F.Noli kur ky po kthehej nga pjesёmarrje e Asamblesё sё Lidhjes sё Kombeve nё Gjenevё. Nё kёtё takim kёrkesave tё Fan Nolit pёr ndihmё financiare dhe ushtarake, Mussolini i pёrgjigjej negativisht. Kjo pёrgjigje lidhje me faktin se Fan Noli kishte nxjerrё sekretin e propozuar nga Mussolini pёr lidhje tё njё pakti miqёsie, si dhe pёr faktin se tashmё Italia pёr çёshtjen shqiptare kёrkonte tё merrej vesh drejtpёrdrejtё me Jugosllavinё. Rivaliteti italo-jugosllav kishte peshёn e vet dhe ai u shpreh edhe nё prag tё fitores sё revolucionit tё 9 qershorit 1924, kur midis Romёs dhe Beogradit u pёrfunduar njё

851Bernd J.Fischer, vep.cit., f.74. 852A.Puto, demokracia e rrethuar, f.67.

Page 241: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

212

deklaratё e pёrbashkёt mbi “mosndёrhyrjen e tyre nё punёt e brendshme nё Shqipёri”.853 Ndikimi tjetёr vjen edhe nga informacionet se Zogu ishte pёrgatitur me forcat e tij pёr tё hyrё nё vend dhe pёr tё marrё pushtetin. Në fakt ardhja e Zogut në pushtet duke rrëzuar Fan Nolin ishte orkestrim i Jugosllavisë.

Fundi i regjimit të Fan Nolit dhe ardhja në pushtet i Ahmet Zogut, do të sillte edhe prishjen e raporteve midis Italisë dhe Jugosllavisë. Të dyja këto vende kishin nënshkruar Paktin e Romës të qershorit 1924, ku ndër të tjera kishte edhe mos ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë. Ndërhyrja jugosllave për të larguar nga pushtetit nacionalistët filoitaloan të Fan Nolit dhe për të rikthyer në Tiranë Zogun, me qëllim për të pasur ndikim në Shqipëri dhe një pozicion më të mirë se Itali, solli regimin e Mussolinit. Mussolini pasi kishte kaluar krizat e brendshme dhe kishte tashmë pushtetin e nevojshëm dhe solid për të qeverisur në Itali, u kthye tek politika e jashtme. Në plan të parë shikonte situata në Shqipëri, ku pas njoftimeve të legatës italiane në Durrës dhe Beograd, bindet se Jugosllavia nuk ka respektuar Paktin e Romës dhe është përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë, duke kthyer në pushtet Zogun. Kjo sollin kthesën e politikës italiane, duke mos kërkuara kompromis për tu marrë vesh me Jugosllavinë për çështjen shqiptare, por duke ndjekur rrugën e saj të planit politik.

Për Italinë përjashtimi për të gjetur zgjidhjen e kompromisit me Jugosllavinë për problemin shqiptar do të thonte prishje e politikës së miqësisë me Beogradin. Por Italia në Shqipëri nuk kishte punë vetëm me Jugosllavinë, por edhe me Anglinë, e cila kishte në pranishme atje, Anglo-Persian Oil Company, e cila po ashtu kishte dhënë ndihmesën e saj për Jugosllavinë dhe Zogun për të ardhur në pushtet. Megjithatë, Mussolini ngarkon Contarinin të merret me aspketin ekonomik dhe të përfaqësimin e firmave italiane në Shqipëri.

Në planin italian për Shqipërinë futet në lojë një aspekt tjetër, ai i përfshirjes ekonomike në vend. Kështu nëpërmjet penetrimit ekonomik mendohej se do të arriheshin edhe rezultatet politike. Pas ardhjes nё pushtet tё Zogut me anё tё Triumfit tё Legalitetit, Mussolini u gjend nё situatё tё favorshme, duke pasur mundёsi tanimё ti bёnte shantazh nё tё njёjtёn kohё Beogradit dhe Tiranёs. Pavarёsisht se nё Serbi kishin ardhur nё pushtet radikalёt, kjo nuk e friksonte Mussolinin, pasi e kishte tё qartё se Jugosllavia nuk do tё tentonte asnjё nisёm pёr tu pёrfshirё nё konflikt me Italinё. Pakti i Romёs i detyronte tё dyja vendet tё respektonin njёra-tjetrёn dhe tё mbanin qёndrimi jo konfliktual midis tyre. Ky ishte njё interes i pёrbashkёt i politikave tё qeverive tё dy vendeve. Nga ana tjetёr trysnia qё Mussolini i bёnte qeverisё sё Zogut, pёrveç rrethanave tё tjera tё pёrmenduar mё sipёr, lidhej edhe me azilin qё u ishte bёrё Fan Nolit dhe shokёve tё tij nё territorin e saj, nё Bari. Ndoshta kjo pёrdorej pёr ti treguar Zogut se politika e tij duhet tё ishte nё pёrputhje me interesat italiane, pasi nё rast tё kundёr do tё pёrdorej ndihma e rikthimit nё pushtet tё fan Nolit. Kёmbana e tij ishte edhe pёr Jugosllavinё, ku Fan Noli mbahej nё Bari pёr ta pёrdorur si kundёrpeshё tё mbёshetjes qё qeveria e Beogradit i kishte dhёnё Zogut. Nё gjithё kёtё lojё politiko-diplomatike qё kishte filluar tё merrte udhё midis Italisё dhe Jugosllavisё, nuk ngelt mbarapa edhe lёvizja e zgjuar diplomatiko-politike e Zogut, i cili siç do tё tregojnё dhe ngjarjet do tё luante kartёn e dyfishtё duke kёrkuar tё merrte mё tё mirёn e mbёshtetjes financiare dhe politike ndaj secili nga kёto dy vende. Zogu do tё sillte nё lojёn diplomatike edhe Britaninё e Madhe, duke e trasferuar çёshtjen e interesave qё kёto fuqi kishin nё Shqipёri, nga njё zgjidhje e thjeshtё marrёveshjeje midis qeveria e Zogut dhe qeverive tё kёtyre vendeve, nё njё

853DDI, seria VII, vol.III, d.nr.244, f.146.

Page 242: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

213

zgjidhje qё kёrkonte kompromis midis vetё kёtyre shteteve. Kjo lehtёsonte pozicionin e Zogut, por pёrkeqёsonte raportet midis kёtyre vendeve, tё cilat me kalimin e kohё u shfaqёn mjaft tё ashpёrta.

Ardhja e A.Zogut në pushtet solli edhe fillimin e një epoke të re, atë të marrëdhënieve me Italinë. Marrёveshja tregtare dhe detare me Italinё ka njё vlerё politike, pasi konsiderohen ex novo raportet midis qeverive tё dy vendeve. Pёr Italinё kjo krijon njё politikё tё qartё dhe tё drejtё kundrejt Shqipёrisё duke treguar se ka interesin e saj dhe se ёshtё njё Fuqi e Madhe qё shfaq ndikimin e saj kur dёshiron. Marrёveshja ka njё rёndёsi tregtare tё shkёmbimit, sepse Italia ёshtё furnizuesaj e Shqipёrisё pёr produke industriale, ndёrsa Shqipёria mund tё ofrojё lёndёn e parё. Marrёveshja rregullonte tregtinё detare, pёrcaktimin e tarifave doganale qё do tё aplikonin administratat e tё dy vendeve, etj. Konventa Konsullore e pёrfunduar, gjithashtu, midis dy vendeve kishte si qёllim tё rregullojё krijimin dhe funksionimin e Konsulloreve tё dy vendeve nё territoret reciproke, duke pёrcaktuar tё drejtat e qytetarёve tё dy vendeve nёnshkruese respektivisht nё territorin e tё dyja Shteteve.

Vitet 1926-1928 janë vitet ku lidhin më shumë Italianë më Shqipërinë. Politika italiane është në duart e Mussolionit. Po ashtu edhe planet dhe strategjitë në politikën e jashtme janë në drejtimin e tij.

Në lojë futet panin Lojacono që kishte si qëllim vendosjen e një protektorati de facto të Italisë mbi Shqipërinë. Mussolini nuk ishte shumë i bindur për realizimin e këtij plani, pasi mendonte një rrugë tjetër të ndryshme, por nën trysninë e nacionalitëve italian që e shikonin pozitivisht planin e Lojacono, Mussolini lejon fillimin e tratativave. Përpara ndeshet me qëndrimin konstant të Zogut, i cili nuk mund të pranonte të vinte në peshore pavarësinë e vendit në këmbim të sigurisë së tij personale. Kjo situatë e shtynë Mussolinit të ndryshojë politikë, duke u larguar nga palni i Lojakonos dhe duke vendosur përfundimin e një marrëveshje ushtarake sekrete. Kjo merr miratimin e Zogut, rregullon pozicionin e Italisë në Shqipëri, Duke qënë se Marrëveshje ishte sekrete nuk rrezikon ndryshime qëndrimesh në skenën politike ndërkombëtare. Politika e ndjekur nga Mussolini do të sillte edhe dështimin e Marrëveshjes së Danubit, e cila ishte propozuar nga Franca me ndihmën e Jugosllavisë për tu bashkuar tri vendet (Italia, Franca dhe Jugosllavia) në gjetjen e kompromiseve të nevojshme për çështje të ndryshme që futeshin në kontekstin danubiano-ballkanik. Ndër faktorët kryesor të dështimit të Marrëveshjes Danubiane, mund të veçohen dy: e para, Jugosllavia e Niniç nuk ishte e kënaqur me propozimet e Italisë për sa i përket Shqipërisë, pasi ajo kishte kërkuar ndarjen e saj. E dyta, Italia e Musolinit kërkonte të largonte ndikimin francez në ballkan. Pasojat e dështimit të Marrëveshjes Danubiane, ishte largimi që Italia i bën Jugosllavisë për tu marrë vesh për çështjen shqiptare, dhe kalimin në politikën e saj ekonomike-politike për të penetruara vetë në Shqipëri.

Ndërkohë që Jugosllavia jo vetëm dështoi më Marrëveshjen e Danubit, por dështoi edhe në poltikën e saj në Shqipëri, kur Niniç refuzojë projektin italian të Contarinit, i cili kishte si qëllim përfundimin e një marrëveshje italo-serba-shqiptare të tipit të “paktit të Lokarnos”, duke u bazuar në një garanzi të përbashkët italo-serba të integritetit shqiptar dhe në propozimin për sigurinë e kufijëve jugor të Jugosllavisë. Refuzimi ndaj këtij projekti, shprehet qëllimin që kishte Jugosllavia për ndarjen e Shqipërisë. Pasi dështuan tentativat e kompromiseve, Jugosllavia kërkon të zgjidhë problemin duke ndjekur një rrugë më të fortë, duke shpresuar të rrëzoi regjimin e Zogut. Për këto manovra Italia bëhet zëdhënëse e denoncimeve në rangun ndërkombëtar. Kërkon ngritjen e një Komisioni hetimi për të verifikuar në terren

Page 243: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

214

armatimin jugosllav dhe mbështetjen që ajo po i jepte në territorin e saj refugjatëve shqiptar që ishin kundër regjimit të Zogut. Rezultat edhe pse nuk ishin shumë të mëdha për Italinë për të bindur Fuqitë e Mëdha kundër politikës Jugosllave, solli gjithësesi zbrapsjen deri diku të përgatitjeve ushtarake jugosllave, si dhe largoi gjithënjë e më shumë Zogun nga aleancat e mundshme me Jugosllavinë.

Forcimi i raportit italo-shqiptar saldohet më tej në rastin e çështjes Gjurashkoviç-it, ku Zogu dhe Italia arrijnë të detyrojnë tërheqjen e notës kërcënuese të Jugosllavisë në këmbim të lirimit të tij nga burgu. Me këtë rast, pozita e Zogut brenda vendit forcohet, ndërsa Italia e Mussolinit forcon praninë e saj në Shqipëri dhe shtyhet drejt marrëveshjeve përcaktuese për Romën dhe Tiranën.

Më 27 nëntor 1926, në Tiranë, u nënshkrua Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë. Pakti i parë i Tiranës do të ishte një histori suksesi për Mussolinin dhe Zogun. I pari, Mussolini, kishte hedhur hapat e para për realizimin e projektit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një protektorat të Italisë dhe për ta pasur si një pikë strategjike për një penetrim të mëvonshëm (siç do ta tregojnë ngjarjet) në gadishullin e Ballkanit dhe më gjërë. Ndërsa i dyti, Zogu, kishte hedhur hapat e konsolidimit të pushtetit të tij duke u bazuar në garancinë e një fuqie të madhe, siç ishte Italia. Nënshkrimi i Paktit të I-rë të Tiranë për siguri në dhe miqësinë lidhi më shumë të dyja vendet, por përkeqësoi marrëdhëniet italo-jugosllave. Kryeministri anglez Chamberlain kërkon të afrojë dy vendet italo-jugosllave për të një bashkëbisedim të hapur që ti japë fund divergjencave midis tyre. Në këtë kuadër një nga propozimet e kryeministrit anglez ishte edhe kërkesa që ai i bën Mussolinit që të gjej “ndonjë mjet për të përcaktuar qëllimet e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga Pakti i Tiranës”. Por Mussolini nga ana e tij ishte i prerë për çështjen shqiptare pasi: 1) e konsideronte Shqipërinë një problem vital të Italisë, si Suezi dhe Gibilterra ishin për Anglinë, 2) italia i ishte njohur në mënyrë soleme pozicion favorizues në Shqipëri nga deklarata e Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, 3) e konsideronte Paktin e Tiranës si rezultat i nevojës të sigurisë të vetë Italisë, 4) e ngriti shqetësimin e armatimit të jugosllavëve në kufirin shqiptare për të parandaluar një konflikt të mundshëm dhe sepse nuk donte të turbonte paqen e Europës. Nëse do të kishte për qëllim të ndërhynte në Shqipëri, Italia mund të lejonte ngjarjet të rridhnin dhe me pretekstin e hyrjes së trupave serbe në kufirin shqiptar, të hynin ushtarikisht në Shqipëri në zbatim të paktit të Tiranës, 4) Italia nuk ka pse ti jap shpjegime Beogradit për çka kërkohet nga Anglia “qëllimet e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin nga Pakti i Tiranës”, pasi Italia është shtet sovran dhe ka përfunduar një Pakt me një tjetër shtete sovran siç është Shqipëria. Ka regjistruar Paktin, sipas rregullave ndërkombëtare, pranë Lidhjes së Kombeve dhe ka bashkangjitur në aneks të paktit edhe letrat deklaruese ose shpjeguese. Dhe nuk ka arsye që Italia ti japë llogari shteteve të treta (duke përfshirë edhe Jugosllavinë) për marrëdhëniet e saj ndërkombëtare me shtetet e tjera. Po ashtu nuk ka si nga pikëpamja ndërkombëtare të detyrohet që Italia të japë shpjegime Jugosllavisë për Paktin e Tiranës. Kur ajo (Jugosllavia) kishte si qëllim modifikimin e Paktit. Kjo hipotezë është aq absurde, pasi një Pakt që kishte të bënte me Shqipërinë dhe Italinë dhe jo me Jugosllavinë, të mund të kërkohej të modifikohej nga kjo e fundit. Pse duhet që Jugosllavia të kërkojë në mos modifikim (linja e tërhequr nga qeveria jugosllave pas përgjigjes negative të qeverisë italiane) shpjegime mbi “qëllimet e të drejtës dhe detyrimeve që rrjedhin për Italinë dhe Shqipërinë nga Pakti”? Bie poshtë edhe fakti se meqë është në kufi me Shqipërinë, pasi nëse do të ishte ky qëllim do ta kërkonte këtë shpjegim edhe Greqia, çka nuk e ka bërë. Po ashtu nuk mund që për një Pakt të përfunduar midis vendeve Sovrane ti jepet shpjegime një

Page 244: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

215

shteti tjetër vetëm se ai është në kufi me njërin nga shtetet Palë të një Pakti të përfunduar. Pakti i Tiranës është shumë i qartë. Italia garanton pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë, por edhe gjendjen juridike dhe politike të saj. Italia sipas gjasave nuk ka për qëllim të futet në çështjet e brendshme të Shqipërisë, ndërsa përgatitjen e qeverisë jugosllave me armatimet në kufi, kanë si qëllim të krijojnë revolucionin e ardhshëm për të rrëzuar regjimin e Ahmet Zogut. Me rrëzimin e tij, të arrijë të anullojë traktatet dhe konventat italo-shqiptare, të ndërpresë punën paqësore dhe civile të Italisë që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr në Shqipëri dhe për të shëndrojë Shqipërinë në një shtet praktikisht, politikisht dhe ndoshta territorialisht vasal të Serbisë.

Përfundimi i dy Pakteve italo-shqiptare duhet parë në kuadrin e përgjithshëm të politikës së jashtme italiane. Sipas politikës italiane përfundimi i Pakteve kanë një rëndësi të politikës adriatike italiane, e cila është një pjesë esenciale e politikës mesdhetar italiane. Paktet bazohen në barazinë juridike të palëve nënshkruese, respektojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe bazohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Për këto arsye nuk kishte arsye pse Jugosllavia të shfaqej aq nervoze dhe të ndërmerrte aksion kundër Paktit të parë apo të hidhej në sulm duke përfunduar një pakt me Francën.

Pakti i miqësisë i vitit 1926 që detyronte Italinë vetëm për një bashkëpunim politik për mbrojtjen e Shqipërisë, nuk dukej i mjaftueshëm dhe për këtë nevojitej një mekanizëm më solid dhe më vendimtar, dhe kjo u arrit me përfundimin e Traktatit të alleancës të vitit 1927.

Menjëherë pas “triumfit të legalitetit” programi i Contarinit bazohej tek presenca

ekonomike e Italisë në Shqipëri. Kjo do të shërbente për të afruar marrëdhëniet politike. Prania ekonomike italiane në Shqipëri dhe ofertat e paraqitura Zogut, ishin pozitive për Shqipërinë, por edhe për vetë Zogun, i cili arrinte në këtë mënyrë të gjente fonde për qeverinë tij. Në këtë mënyrë, Zogu, arrinte të çlirohet nga ndihma jugosllave, që e kishte sjell në pushtet, duke forcuar pozitat e tij, pa marrë në të njëjtën kohë përsipër angazhime të reja dhe të shpejta të karakterit politik.

Po ashtu Mussolini, pas dyshimeve të shumta dhe hezitimit fillestar, kishte përballuar problemin politik dhe kishte përcaktuar linjat që do të ndiqte me Shqipërinë. si plan të parë kishte modelin e shembullit të dominimit otoman, dhe nëse kjo nuk do të realizohej, do të kalonte tek plani i pavarësisë së vendit. Por ajo që kushtëzonte planin e Mussolinit ishte padyshim politika e tij për të pasur dhe konfirmuar kontrollin direkt të Kanalit të Otrantës, nëpërmjet zotërimit të Vlorës dhe protektoratin mbi shtetin musliman të Shqipërisë, të përcaktuara edhe nga pakti i Londrës.

Traktati i aleancës mbrojtëse shënoi ndarjen e marrëdhënieve italo-jugosllave për problemin shqiptar, e cila ishte pjesë integrale e çështejs së Adriatikut. Traktati në fakt për qëllimet që kishte, për detyrimet që krijonte dhe për angazhimet ekonomike dhe ushtarake që mbarte, mbylli çdo mundësi për pjesëmarrjes së Jugosllavisë në çështjes shqiptare. Ky përjashtim i Jugosllavisë, i cili ishte një nga objektivat kryesore, shkonte pozitivisht për pavarësinë dhe integritetin territorial të Shqipërisë. Roli i Italisë dhe prezenca e saj në Shqipëri u konsolidua. Për këtë fakt Jugosllavia ishte koshiente dhe kjo ishte arsyea që u kthye drejt Francës për të realizuar një projektin e vjetër, atë të përfundimit të një marrëveshje me të, si kundërpërgjigje ndaj Italisë.

Page 245: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

216

Traktati i aleancës mbrojtëse italo-shqiptare merr kontekstin e një akti përcaktues të politikës italiane në Shqipëri dhe ndryshon pozicionin e Italisë në raport me Deklaratën e Parisit të vitit 1921 dhe sjell përshtjellime në pozicionimin e Francës dhe Anglisë.

Nga pikëpamja formle, Traktati shënoi edhe modifikimin e zbatimit të Deklaratës së Parisit të vitit 1921, e përfshirë në Paktin sekret italo-shqiptar të vitit 1925, dhe e lënë në hije në Paktin e Tiranës, në sensin që, nëse do të verifikohej një nga rastet e ndryshimit të status quo shqiptare, të parashikuar nga Deklarata, nëse Lidhja e Kombeve nuk do ti jepte të drejtën e ndçrhyrjes së Italisë për të zgjidhë situatën, ajo (Italia) mund të ndërhynte vetë automatikisht, pa pritur autorizimin anglo-francez, me kusht që Shqipëria të mos kishte bërë kërkesë.

Nga pikëpamja substanciale duke konsideruar fakti se Traktati përmbys thellësisht situatën e përcaktuar nga Deklarata e Parisit të vitit 1921. Duke i lënë dorë të lirë Italisë për të ndërhyrë në Shqipëri duke bërë që të bie vlerësimi që duhet ti bënte Franca dhe Anglia, në bazë të Deklaratës së Parisit, rast pas rasti situatave që do të krijoheshin në lidhje me Shqipërinë. Padyshim që Itali merr rolin e vendimarrjes, edhe pse kërkohej vullneti i autoriteteve shqiptare.

Në rastin e Paktit të I-rë të Tiranës, Italia tregojë se nuk kishte qëllimet e menduara nga skeptikët dhe keqbërësit se gjoja Italia me këtë Pakt do të përfitonte për të futur në dorë zotërimin e Shqipërisë. Italia kërkonte nëpërmjet sigurimit të pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të Shqipërisë, të siguronte edhe vetvetën dhe kufirin e saj në Adriatik. Këtë gjë politika italiane e tregojë si në rastin e krizës së marsit, ku denoncoi manorat jugosllave të armatimit pranë kufirit shqiptar dhe duke përdorur edhe refugjatët shqiptara të strehuar atje, po ashtu edhe në rastin e krizës shqiptaro-jugosllave në rastin e incidentit të Gjurashkoviç-it. Në të dyja rastet, nëse qëllimi i Italisë do të kishte qenë të përfitonte nga situatat, për të vënë në zbatim Paktin e I-rë të Tiranës, mund të kishte lejuar gjërat të rrjedhnin për të zbatuar Paktin. Por Italia tregojë koherencë dhe luajitet ndaj qëllimit miqësor dhe paqësor që ajo kishte pronuncuar me përfundimin e Paktit të I-rë të Tiranës. Po ashtu, Italia tregoi se qëllimi i shprehur i saj për të mbrojtur pavarësisnë dhe integritetin e Shqipërisë ishte i vërtetë dhe se kërkont që Shqipëria të ishte e sigurtë në progresin e saj dhe paqja me fqinjë të ishte e qëndrueshme.

Në të njëjtën frymë Italia duket se u frymëzua edhe për përfundimin e Paktit të II-të të Tiranës, atë mbrojtës, ku thlebi ishte përpjekja e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, për një zgjidhje paqësore të situatave kërcënuese ndaj tyre apo bashkimin e forcave për luftës, nëse nuk do të kishte rrugë tjetër, apo nëse të gjitha mjetet e tjera paqësore ishin shteruar pa dhënë rezultat. Pra qëllimi i Paktit ishte mbrojtës dhe jo kundërsulmues. Megjithatë padyshim që nxitës për përfundimin e një Pakti të tillë mbrojtës italo-shqiptar do të ishte edhe marrëveshja e përfunduar më parë ajo franko-jugosllave. Për të bindur Chamberlain për përfundimin e këtij pakti italo-shqiptar, Mussolini do të këmbëngulte se një pakt i tillë i ngjan paktit që Anglia kishte përfunduar me Portugalinë, që pakti nuk është sekret dhe ai do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Mussolini do të argumentonte qëllimin që Italia ka për të ruajtjen e paqes në Europë, ku përfshihet edhe Ballkani, dhe ku një qëndrueshmëri e sovranitetit, integritetit, pavarësisë së Shqipërisë, e mbështetur nga Italia, do të sillte ekuilibër dhe paqe në Ballkan e trazuar, ku agresiviteti dhe qëllimet ekspansioniste të Jugosllavisë dhe Greqisë në kurriz të Shqipërisë do të turbullonte ujërat, do të risillte konfliktin, dhe fshihnte përpjekjet e bëra deri në atë kohë nga Fuqitë e Mëdha dhe Lidhja e Kombeve për paqe dhe stabilitet të Shqipërisë.

Page 246: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

217

Paktet e Tiranës provuan se cili ishte qëllimi i vërtetë serb mbi Shqipërinë dhe për çfarë shërbente aleanca me Italinë. Qëllim pse qeveria jugosllave ngriti si problem Paktet e Tiranës dhe pse kërkoi që Italia të tërhiqej dhe të lidhte miqësinë me të, e bënte për të detyruar Italinë për tu marrë vesh me Beogradi çdo herë që do të kishte si qëllim ndonjë aktivitet ballkanik. Me këtë Serbia tentonte që pasi të siguronte në krah të saj Italinë, të realizonte ëndrrën e saj të çmendur “Ballkanin e Madh” duke pasur nën ndikimin e saj Greqinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Rumaninë. Por Paktet e Tiranë prishën magjinë e qeverisë jugosllave. Problemi i Adriatikut dhe i Shqipërisë përbënte për Italinë një problem vital për tu mbrojtur. Në ndryshim nga Serbia, mbështetur nga idea francese për një “Piccola intesa ushtarake” që ti bëj ballë vendeve Ballkanike dhe Italisë, Italia dëshironte ekuilibrin e Ballkanit dhe përpiqej të kishte një politikë afrime me vendet dhe popujt ballkanik.

Italia lujati një rol thelbësor në kurorëzim e Zogut Mbret. Po ashtu qeveria italiane ndikoi edhe shtypin italian për të përhapur lajme pozitive për ngritjen e monarkisë në Shqipëri dhe kurorëzimin e Zogut si mbret i shqiptarëve. Gjithashtu, qeveria italiane ndërmori të gjitha hapat e nevojshme politiko-diplomatike për njohjen e mbretërisë shqiptare dhe Zogun si Mbret i parë.

Krijimi i Mbretërisë shqiptare ishte një arritje e diplomacisë italiane dhe një sfidë ndaj Francës dhe Jugosllavisë, pasi bëhej fjalë për një konsolidim i pushtetit të Zogut në Shqipërisë, i cili ishte lidhur fort pas Italisë së Mussolinit. Kjo lidhje, rriste dhe forconte praninë e Italisë në Shqipëri dhe më gjërë, si dhe zgjonte frikën e irredentizmin shqiptar në Jugosllavi.

Page 247: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

218

BURIMET DHE LITERATURA

Burime Arkivore

Arkivi MPJ Arkivi i Ministrës së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

AQSH Arkivi Qëndror i Shtetit të Republikës së Shqipërisë. AIH Arkivi i Institutit të Historisë ASMAE Archivio di Stato del Ministerio dei Affari Esteri, Roma, Serie

Affari Politici 1919-1939. BDFP Documents of British Foreign Policy, 1919-1939. First series,

Volume II, IV,XII,XXVI,XXVII. DDI Documenti Diplomatici Italiani, Settima Serie, anni 1922-1933,

Volume I, II, III, IV, V, VI, VII. DASH Dokumente dhe materiale historike nga lufta e popullit shqiptar

për liri e demokraci 1917-1941. Botim i drejtorisë së Arkivave Shtetërore të RPSH-së. Tiranë, 1959.

FO Foreing Office Archives, London

Literatura

-Austin, C.Robert Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Demokracia shqiptare në vitet 1920-1924. Albin. Tiranë, 2000.

-Aloisi, Pompeo Diario. Roma, 1926. -Biagini, Antonello Storia dell’Albania. Milano, 1998. -Bernstein, Herman Mbreti Zog Kallëzon. Tiranë, 1993. -Bandioli, Pio Albania quinta sonda d’Italia. Milano, 1939.

-Busch-Zanter R. Albanien, Neues Land in Imperium. Leipzig, W.Gould,

1939.

Cici, Arben Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934.Tiranë, 2002.

-Çami, Muin

Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918. Tiranë, 1987.

-Çami, Muin

Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920. Përmbledhje dokumentash. Tiranë, 1976.

-Dako, Kristo Shënime historike nga jeta dhe vepra e N.M.Tij Zogu I-rë dhe populli i tij. Shtëpia Botuese Kristo Luarasi,Tiranë, 1937.

-Dako, Kristo Zogu i Parë, Mbret i Shqipërtarëve. Tiranë, shtypshkronja Kristo Frashëri, 1937.

-Duka, Valentina Historia e Shqipёrisё. Tiranё, 2007. -Duka, Valentina Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (tetor-

dhjetor 1913) I. Botimet Toena, 2012. -Duka, Valentina Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-

Page 248: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

219

dhjetor 1914) II. Botimet Toena, 2012. -D’Alia A. La balcanica nella sua evoluzione storico-politica. Bologna,

1938. -Di Nolfo, E. Mussolini e la politica estera italiana, 1919-1933. Padova

1960. -Lessona, Alessandro Memorie. Firence, 1958. -Frashëri, Kristo Historia e Shqipërisë, Tiranë, 1964. -Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë,

1997. -Frashëri, Kristo Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912),

Tiranë, 2008. -Giannini, Amedeo I documenti per la storia della Pace orientale, 1915-1932.

Roma, 1933. -Giannini, Amedeo L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia, Istituto

per gli Studi di Politica International. Roma, 1940. -Giannini, Amedeo Tommaso Tittoni e Vittorio Scialoja. L’Italia alla

Conferenza della Pace. Discorsi e documenti. Roma, 1921. -Milo, Paskal Politika e Jashtme e Shqipërisë. Botimet Toema, Tiranë,

2013. -Jacomoni, Francesco Gjysma ime shqiptare. Kujtimi. Botime Ora, 2005. -Pastorelli, Pietro L’Albania nella politica estera italiana 1914-1920. Editore

Jovene. Napoli, 1970. -Pastorelli, Pietro Italia e Albania 1924-1927. Origini diplomatiche del

Trattato di Tirana del 22 novembre 1927. Firenze, 1967. -Person, Owen Albania and King Zog. Independence, Republic and

Monarchy 1908-1939. The Center for Albania Studies. London, 2004.

- Puto, Arben E drejta ndërkombëtare Publike. Botimet Dudaj, Tiranë, 2010.

- Puto, Arben Demokracia e rrethuar. Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme. Shtepia Botuese Fan Noli. Tiranë, 2010.

- Puto, Arben Shqipëria politike 1912-1939. Botme Toena. Tiranë, 2009. - Puto, Arben Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha

1912-1914. Botimet Toena. Tiranë, 2012. - Puto, Arben Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së

imperializimit. Përmbledhje dokumentesh me një vështim historik. Vëll.II (1912-1918), Tiranë, 2012.

- Puto, Arben Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore. Përmbledhje dokumentesh me një vështim historik. Vëll.III (1919-1926), Tiranë, 2001.

-Qemal, Ismail Kujtime. Botime Toena. Tiranë, 2009. -Roselli, A. Italia e Albania, relacioni finanziarie nel ventennio fascista.

Bologna, il Mulino, 1968. -Schmit-Neke Micheal Enstehung und Ausbau der Konigsditatur in Albanien

(1912-1939). München, 1987. -Sola, Ugo Memorie. Roma 1938. -Salvemini, Gaetani La politica estera dell’Italia dal 1871 al 1914. Firenze,

1944. -Salvemini, Gaetani Mussolini diplomate. Paris, 1932.

Page 249: Shqipëria në fokusin e politikës Italiane gjatë viteve ... · Prof.As.Dr.Pranvera Dibra dhe Prof.Petrit Nathanaili, të cilët me dashamirësi dhe ... veçohen faktorё dhe ngjarje

220

-Stavro, Skendi Albania. New York, 1958. -Swire Jospeh King’s Zog Albania. New York, Arno Press,1941. -Swire, Jospeh Shqipëria, Ngritja e një mbretërie. Shtëpia Botuese Dituria,

2005. - Sandro, Giuliano Assestamento e rinascita dell’Albania. Milano, 1929. Tittoni, Tomasso Questioni del giorno. Milano 1928. -Tocci, T. Il re degli albanesi. Milano, 1938. -Toscano, Mario Il Patto di Londra, Storia diplomatica dell’intervento

Italiano 1914-1915. Bologna, 1934.

-Teli, Pranvera (Dibra) Shqipëria dhe Diplomacia angleze (1919-1927). Shtëpia Botuese Neraida, Tiranë, 2005.

-Vlora, Eqerem Bej Lebensrinnerung. München, 1973. -Vlora, Eqerem Bej Kujtime, Vëllimi i dytë, 1912-1925. Shtepia e Librti dhe

Komunikimi, 2001. -Vllamasi, S., Ballafaqime politike nё Shqipёri 1897-1942. Tiranё, 1995. -Ushtelenca, Ilir Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë, Shtëpia Botuese Ermir,

Tiranë, 1997. -Zamboni, Giovanni Mussolinis Expansionist politik auf den Balkan. Hamburg,

Helmut Buske Verlag, 1970.

Revista dhe gazeta

- Gazeta “Drita”, Gjirokastër, 3 prill 1920. - Gazeta “Giornale d‘Italia”, 24 gusht 1929 dhe 23 shtator 1927. - Gazeta “Il giornale d’Italia”, 30 nëntor 1927. - Gazeta “Il popolo d’Italia”, 3 tetor 1919, 31 korrik 1920 dhe 15 nëntor 1927. - Gazeta “Impero”, 5 shtator 1928. - Gazeta “Le Temps”, 19 tetor 1927. - Gazeta “Politika”, 18 nëntor 1924 dhe 10 qershor 1926, 15 tetor 1027, 12

nëntor 1927. - Gazeta “Narodna Riec” (Fjala Kombëtare), muajit tetor 1919 botuar në

Cetinje. - Gazeta e Vjenës “Neu Frei Presse”, gusht 1926. - Gazeta “Corriere della Sera”, e premte, 25 nëntor 1927 - Rassegna della stampa estera Vol.IV, Roma. - Revista la vita italiana, shtator 1921.