seancr

30
PROCESVERBAL Seanca e dates 26.11.2009 SEANCËN E DREJTON KRYETARJA E KUVENDIT ZONJA JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA) (Seanca filloi në orën 17:00) Rendi i ditës: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. 2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 19.11.2009. 3. Projektligji “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010” (nen për nen dhe votimi në tërësi). 4. Projektvendimi “Për lirimin nga detyra dhe zgjedhjen e disa anëtarëve të një institucioni të krijuar me ligj”. Jozefina Topalli – Të nderuar deputetë, hapim seancën. (Pasi lexon rendin e ditës) Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës. Fjalën e ka zoti Maliqi. Lefter Maliqi – Falemnderit, zonja Kryetare! Të nderuar deputetë, Koincidencë e bukur, që po më qëllon të marr fjalën edhe në ditëlindjen e Kryeministrit, edhe të Kryetares. I them zonjës Kryetare: Gëzuar ditëlindjen këtë ditë! Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh në qytetin e Beratit, ku, për shkak të një aksidenti, humbën jetën dy motra, 5 dhe 15 vjeçe, u dëmtuan prindërit dhe tragjedia vazhdoi edhe me dëmtimin e shtëpisë. Kjo familje ka nevojë për dorën e pushtetit lokal dhe të Qeverisë, ndaj kërkoj publikisht mbështetje nga Qeveria shqiptare, nga Kryeministri Berisha dhe ministri Basha, për të ndihmuar këtë familje fatkeqe me të gjitha mundësitë që janë në dispozicion nga fondi i emergjencës. 1

Upload: armando-shehi-sayhellotogoodbye

Post on 31-Oct-2014

120 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

seance

TRANSCRIPT

Page 1: seancr

PROCESVERBAL

Seanca e dates 26.11.2009

SEANCËN E DREJTONKRYETARJA E KUVENDIT ZONJA JOZEFINA TOPALLI (ÇOBA)

(Seanca filloi në orën 17:00)

Rendi i ditës: 1. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 19.11.2009.3. Projektligji “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010” (nen për nen dhe votimi në tërësi).4. Projektvendimi “Për lirimin nga detyra dhe zgjedhjen e disa anëtarëve të një institucioni të krijuar

me ligj”.

Jozefina Topalli – Të nderuar deputetë, hapim seancën.(Pasi lexon rendin e ditës)Fillojmë me pikën e parë të rendit të ditës.Fjalën e ka zoti Maliqi.Lefter Maliqi – Falemnderit, zonja Kryetare!Të nderuar deputetë,Koincidencë e bukur, që po më qëllon të marr fjalën edhe në ditëlindjen e Kryeministrit, edhe të

Kryetares. I them zonjës Kryetare: Gëzuar ditëlindjen këtë ditë!Një ngjarje e rëndë ndodhi para disa ditësh në qytetin e Beratit, ku, për shkak të një aksidenti, humbën

jetën dy motra, 5 dhe 15 vjeçe, u dëmtuan prindërit dhe tragjedia vazhdoi edhe me dëmtimin e shtëpisë. Kjo familje ka nevojë për dorën e pushtetit lokal dhe të Qeverisë, ndaj kërkoj publikisht mbështetje nga Qeveria shqiptare, nga Kryeministri Berisha dhe ministri Basha, për të ndihmuar këtë familje fatkeqe me të gjitha mundësitë që janë në dispozicion nga fondi i emergjencës.

Bojkoti i opozitës po vazhdon dhe besoj se nuk do të zgjasë shumë, sepse dhe malli na ka marrë. Protestat e tyre po vazhdojnë me qofte, me këngë dhe me valle.

Dua të ndalem pak edhe te vota e popullit, te shpresa që kanë njerëzit te qeverisja e sotme, te PD-ja. Unë, para dhjetë ditësh, para të gjitha medieve, thashë: filmoni zgjedhjet e pjesshme lokale në Komunën Otllak! Përmenda Komunën Otllak, sepse ishte e vetmja komunë nga 5 njësitë vendore, që ka qenë e majtë nga vitet ’90-të dhe deri tani dhe ku e djathta ka marrë 500 vota dikur. Ju thashë se do të marrin pjesë në votime mbi tre mijë votues, por u shtuan edhe 200 të tjerë, të cilët po ua fal atyre që sot mungojnë.

Pra, 3 mijë e 200 votues, që do të thotë rreth 32% nga 45% që kanë marrë pjesë në 2005-n, 2007-n dhe 2009-n në atë komunë. Kjo do të thotë se thirrjes për bojkot iu përgjigjën vetëm 13% dhe se PD-ja, nga 500 vota dikur, mori 2500 vota. Ata, edhe pse vunë një kandidat nga Partia e Punës e Reformuar, prapë se prapë 300 vota morën. Kjo do të thotë se edhe Berati i majtë, i kapur nga krimi deri në vitin 2007, tani po voton djathtas. Them “i kapur nga krimi”, pasi edhe dje e pamë në media.

1

Page 2: seancr

Dua këtu të përmend edhe lidhjen e politikës me krimin nga viti 1997-2005 dhe gjej rastin, para të gjitha mediave, për të thënë që Policinë e Shtetit unë e kam lënë për shkak të lidhjes së politikës së majtë me krimin, lidhje nga koka deri te këmbët, nga i gjati deri tek i vogli, nga Gjinushi pa imunitet sot deri te Dade, që është vjetruar, e deri te të tjerë, të cilët që në moshë të vogël janë marrë me xhepa apo me gjëra të tjera.

Pas fjalimit tim të dytë në Parlament pata disa kërcënime, po ua them edhe mediave, të bëra me numër grek dhe me një numër tjetër, duke më kërcënuar edhe jetën, për shkak se përmenda të majtën e lidhur me krimin dhe me bojkotin e tyre; për shkak se përmenda faktin që Berati do të kthehet në blu, ashtu siç është pjesa më e madhe e Shqipërisë dhe prova do të jetë në vitin 2011. Ky kërcënim më ka ardhur më 15 nëntor, ora 15:02, ditën e votimeve në Otllak. Nuk kam bërë denoncim dhe nuk bëj, për shkak të profesionit, por po ju them se kam pasur edhe kërcënime të tjera.

Po ju tregoj pak nga jeta ime në Policinë e Shtetit. Po i them medias se, po të shikojë dosjen, jam i vetmi oficer policie në Shqipëri që kam lëvizur çdo 5 muaj nga Jugu në Veri, në çdo moment që denoncoja lidhjet e policisë dhe politikës me krimin. Më kanë dërguar për punë të mirë nga shef policie në Jug, në shef policie në Veri, nga komisar në Jug, inspektor “në fund të dynjasë”. Me gjithë debatet, po ju tregoj gazetat e 2002-shit dhe 2003-shit, madje gazetat “Shekulli” e “Korrieri” të 2003-shit, shkruajnë se majori është kërcënuar me vdekje. Kam marrë dhjetëra kërcënime, deri edhe paralajmërime për zhdukje fizike. Kjo gjë më ka detyruar të vetëmbrohem, duke sinjalizuar disa prej ambasadave më të fuqishme të shteteve perëndimore.

Janë një sërë gazetash, që shkruajnë: “Shteti mbetet shurdh dhe memec përpara lidhjes së politikës me krimin”. Kjo është vetëm një pjesë e këtyre denoncimeve, por dua t’ju them se nuk kishin të sosur ankesat në institucionet e shtetit dhe shteti nuk vepronte. Më 25.09.2002 i jam drejtuar Presidentit të Republikës dhe aty gjenden edhe emra politikanësh që u shpallën non grata në vitin 2004 nga ambasada amerikane, për shkak të lidhjes së tyre me krimin. Përgjigjja nga Presidenti mbas dy muajsh i shkon Prokurorisë së Përgjithshme. Po kështu, në datën 25.02.2009 u jam drejtuar Kryeministrit të asaj kohe, Kryetarit të SHISH-it, Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas, ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, në datën 11.04.2003, duke u shkruar se kërkoja mbështetjen e tyre, pasi në Shqipëri më rrezikohej jeta.

Detyrën e fundit e pata si shef i Rajonit të Policisë në Divjakë, atje ku dje njeriu i krimit, i lidhur me politikën e majtë, u pru në pranga. Jam shokuar si shef i atij rajoni, kur kam parë Karavastanë një qendër peshkimi të zaptuar nga banda kriminale, ku njerëz të armatosur nuk lejonin as shtetin dhe as institucione të tjera të futeshin brenda. Jo vetëm kaq, por vendosnin edhe gjoba. Politikanët e majtë, që sot mungojnë këtu, bashkëpunonin me ta, njëra prej tyre ka qenë edhe zonja Dade. Djemtë e saj lëviznin të armatosur në rrethin e Lushnjës.

Edhe zoti Gjinushi, që është pa imunitet, ka pasur lidhje të tmerrshme me këtë bandë, lidhje që të gjithë njerëzit e atij qyteti i dinë. Ka pasur edhe të tjerë në qytetin e Beratit, Kuqua me kompani, që, gjasme të dënuar në Itali, kanë dalë nga burgu, dhe bënin presion për të marrë vota për të majtët.

Edhe kur kam qenë me detyrën e komisarit të Policisë në Veri, kam dëshmuar për lidhjet e drejtpërdrejta të politikës me krimin dhe të drejtuesve të policisë me krimin. Të njëjtën histori kam zbuluar edhe në Policinë e Gjirokastrës.

Po çfarë më ndodhte me këta ministra socialistë? Punon, më thoshin, je i guximshëm, ndaj duhet të vesh në Shkodër, të vesh në Tropojë. Kjo, sepse u prishej plani dhe rrjeti i tyre mafioz.

Miq të nderuar, Shqiptarë të nderuar,Këto protesta që bëjnë opozitarët, i kanë thjesht për qëllime individuale, sepse zoti Rama në bisedat

poshtë e përpjetë thotë se duhet të bllokojë Qeverinë me çdo kusht dhe me çdo mundësi, sepse nuk marrin dot pushtet as më 2013, madje rrezikohet edhe viti 2017. Këta e futën Shqipërinë në NATO, do ta fusin edhe në BE, mendojnë. Ndaj, unë them se opozitën e ka dënuar Zoti, sepse është e lidhur me krimin ordiner.

Dua t’ju them, gjithashtu, se përpara disa kohësh, në një nga lokalet periferike të Tiranës, pavarësisht se jam deputet i djathtë, kam takuar ish-Kryeministrin e vendit tim, zotin Nano, i dhashë dorën dhe çuditërisht pashë që në krahun e tij kaluan dy deputetë, ish-ministra, apo kryeministra, që nuk i folën me gojë. Si ka mundësi? - e pyeta. Ka një Zot lart, më tha. Bëhen edhe gabime në jetë, por janë mosmirënjohës dhe do të marrin ndëshkimin. Nuk ka gjë më të keqe se t’u japësh dorën, t’u japësh edhe emër njerëzve dhe mos të të flasin.

Po e mbyll fjalën time, meqë jemi dhe në një ditë të shënuar dhe herën tjetër do të kem mundësi të flas më hollësisht përsëri për problematikën e rrethit të Beratit.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Maliqi, për mirëkuptimin!

2

Page 3: seancr

Dua t’ju vë në dijeni se në pikën e parë të rendit të ditës deputetët që kanë shënuar emrin, në bazë të Rregullores, mund të flasin deri në 5 minuta. Kështu që do të respektojmë Rregulloren për të ecur përpara.

Zoti Paloka, urdhëroni, 5 minuta!Edi Paloka – Falemnderit, zonja Kryetare!Një fjalë e vjetër popullore thotë se “Budallait duhet t’i hapësh rrugë”. Në fakt, kjo shprehje jo gjithnjë

rezulton e drejtë, sepse ka budallenj që ecin në rrugën e tyre dhe nuk i bëjnë dëm askujt, por ka edhe nga ata të çmendur që, po t’u hapësh rrugë, mund të bëjnë çorap gjithçka.

Sigurisht, ky nuk është rasti tipik i Edvin Ramës, sepse vërtet papërgjegjshmëria e këtij njeriu shkon deri në çmenduri, por nuk mund të thuash që veprimet e tij dhe të pasuesve të tij vijnë thjesht sepse ata janë të çmendur.

Përpara zgjedhjeve të gjithë ne kemi qenë në tension, duke ndjekur me kujdes veprimet që do të bënte kryetari i Partisë Socialiste. Qëllimi ynë i madh, ëndrra e të gjithë shqiptarëve për ta parë Shqipërinë si e gjithë Europa është afër, por për këtë ne ende na duhej të jepnim prova përpara miqve tanë, t’u tregonim se jemi të gatshëm. Një nga këto prova ishin edhe zgjedhjet e 28 qershorit që, në radhë parë, ishin detyrimi ynë si maxhorancë.

Kjo ishte arsyeja që duke pasur përballë një qenie si Edvin Rama ishim gjithë kohën në tension. Për këtë arsye atij iu la të bëjë gjithçka si e donte ai vetë, duke filluar nga Kodi Zgjedhor. Për këtë arsye u treguam më të kujdesshëm dhe më tolerantë sesa duhej edhe në fushatën zgjedhore, edhe gjatë procesit të votimit, edhe gjatë procesit të numërimit, duke hapur shpesh rrugë për të mos rënë pre e provokimeve që nxiteshin direkt nga Edvin Rama, mbase duke rrezikuar ndonjëherë edhe rezultatin tonë për shkak të kësaj tolerance të tepruar, vetëm sepse për ne ishte më e rëndësishme të zhvillonim zgjedhjet ashtu siç duhej, gjë që mund të ishte edhe më e rëndësishme sesa vetë rezultati që ne do të merrnim nga ato zgjedhje. Dhe ia dolëm.

20 mijë komisionerë të Partisë Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe ajo që ishte më e rëndësishme, vëzhguesit e huaj, gjyqtarët kryesorë të këtyre zgjedhjeve, i certifikuan ato. Vendimet e marra më pas nga Bashkimi Europian, sidomos ai i 16 nëntorit, ishin jo vetëm certifikimi më i mirë që iu bë zgjedhjeve, por edhe gjithë ecurisë së vendit tonë në këto vite.

Por, për fatin tonë të keq, i çmenduri vazhdonte të bridhte rrugëve dhe ne vazhdonim t’i hapnim rrugë. Prej tre muajsh kemi dëgjuar Edvin Ramën të bëjë kërkesa dhe kërcënime nga më absurdet, por kemi thënë të gjithë: “Hajde, se do t’i kalojë!” Por ky nuk është nga ata që duhet t’i hapësh rrugë. Ky është nga ata që duhet mbyllur në çmendinë.

Në fakt, unë nuk hyj tek ata që i kanë përmendur historitë e jetës Edvinit, por kur shoh që qenie të tilla rrezikojnë t’i shkaktojnë trauma një populli të tërë, nuk mund të hesht. Ky njeri, në fakt, duhej të ishte mbyllur në çmendinë që kur ngrinte dorën e i shkaktonte trauma nënës e gruas së tij. Ai është një qenie që kujtohet të përdorë fëmijën e tij vetëm për fushatë zgjedhore, një qenie që detyron edhe ish-vjehrrën e tij, atë grua të mjerë, së cilës i ka shkaktuar fatkeqësi ndër më të mëdhatë që mund t’u shkaktohen njerëzve në jetë, të dalë në një media, në një gazetë që kontrollohet nga ai vetë, dhe të deklarojë përpara zgjedhjeve se ne e duam Edin dhe ne do të votojmë për Edin.

Kjo lloj qenie është ky, një qenie që jo vetëm nuk duhet të drejtojë një parti politike, por që është e rrezikshme edhe kur është mes njerëzve. Kjo qenie ka dalë sot e na kërcënon se do të përmbysë demokracinë dhe do t’i rikthejë kastës së bllokmenëve të rinj e mafiozëve që mban pranë pushtetin me dhunë.

Çunat e mamit, që janë rritur në bllok, bashkë me Armelën, kërkojnë mandatin tim, kërkojnë edhe mandatin tuaj, mandatin që na e dhanë shqiptarët me votë më 28 qershor. Ose pushtetin, ose Shqipëria mbetet jashtë Europës, ose pushtetin, ose shqiptarët do të mbetën përsëri të izoluar, thonë çunat.

Prej miqve tanë ndërkombëtarë ata e kanë marrë përgjigjen. Tani është koha që ne ta dërgojmë këtë zotëri aty ku i takon, në çmendinë. Sa për mandatet, në fakt, të vetmit që do të humbin mandatin prej Ramës janë deputetët socialistë, që me mbylljen e afatit kushtetues do të mbeten vërtet rrugëve, nuk do të rrinë për qejf, por do të mbeten rrugëve.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Paloka!Zoti Eduard Halimi, urdhëroni, 5 minuta!Eduard Halimi – E nderuar zonja Kryetare,Të nderuar kolegë,Opozita shqiptare edhe sot nuk erdhi në Kuvend. Ndoshta do t’i mungojë gjatë kësaj salle, ndoshta,

deri diku, deputetëve socialistë do t’u soset durimi së ndjekuri një njeri me personalitet të deformuar si Edi Rama. Kauza që po përpiqen të ngrenë me hapjen e kutive është kauza e tyre e humbur. E them këtë jo

3

Page 4: seancr

vetëm si deputet i Partisë Demokratike, por edhe si një ekspert i çështjeve zgjedhore prej rreth 10 vjetësh në këtë vend.

Me një pjesë të deputetëve dhe ekspertëve të Partisë Socialiste gjatë këtyre dhjetë vjetëve kemi qenë përballë në çështjet paszgjedhore, diku i kanë fituar ata betejat dhe diku i kemi fituar ne, diku kanë bërë ata një proces kontestimi dhe diku kemi bërë ne, por në fund, të gjithë, si ne dhe ata, i jemi drejtuar gjykatës supreme të zgjedhjeve, Kolegjit Zgjedhor. Pas verdiktit të tyre, si ne dhe ekspertët socialistë, kemi heshtur. Kemi heshtur edhe kur kemi fituar, kemi heshtur dhe kur kemi humbur çështjen. Këtë e dinë dhe e kujtojnë jo vetëm deputetët socialistë që janë marrë me zgjedhjet, por e di i gjithë populli shqiptar.

Unë doja t’ju kujtoja sot se si ditën e zgjedhjeve përfaqësuesit politikë u shprehën pozitivisht për një proces tërësisht ligjor, se si kryetari socialist ditën e nesërme tha se ishte i kënaqur me procesin dhe priste ndërkombëtarët të flisnin, se si kryetari i Partisë Socialiste, kur folën ndërkombëtarët nuk u kënaq, por priti të dëgjojë gjykatën, se si kur foli gjykata, ai nuk e dëgjoi, por filloi të krijojë ëndrra.

Të nderuar deputetë, I gjithë procesi paszgjedhor administrohet nga përfaqësuesit e partive, për të cilët Partia Demokratike

dhe Partia Socialiste ranë dakord qind për qind shumë kohë para datës së zgjedhjeve. Gjykata supreme e zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor, është përzgjedhur me të drejtën e përjashtimit nga tërësia e gjyqtarëve, po nga forcat politike, shumë kohë para ditës së zgjedhjeve. Përbërja e kësaj gjykate, në mënyrë absolute, është pranuar qind për qind nga të dyja forcat politike, të paktën dy muaj para ditës së zgjedhjeve. Verdikti përfundimtar për rregullat e lojës dhe procesin e ankimimit i është lënë kësaj gjykate me pëlqimin qind për qind të të dyja forcave politike, të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, nëpërmjet Kodit Zgjedhor. Në asnjë ligj të këtij vendi nuk është lejuar që ata që nuk janë dakord me vendimin përfundimtar, definitiv të gjykatave, të kërkojnë të kryejnë vetë procesin dhe të vendosin vetë drejtësinë, që sipas tyre, u qenka mohuar.

Të ngrihesh mbi sistemin gjyqësor, mbi vendimet gjyqësore të formës së prerë dhe madje të kërkosh vetë që të kryesh atë proces gjyqësor, që me ligj u është ngarkuar gjykatave, do të thotë, as më shumë e as më pak, të bësh një kërkesë për vetëgjygjësi, një kërkesë për anarki dhe dhënie fund të shtetit ligjor dhe të së drejtës.

Cili është mesazhi që u përcjellin këta njerëz qytetarëve, të cilët përballen çdo ditë me drejtësinë, me proceset gjyqësore, ku 50% fitojnë betejat dhe 50% i humbasin ato, që në rast se humbasin gjyqet duhet të dalin dhe të lëshojnë ultimatume, të zgjidhin me vetëgjyqësi dhe të sjellin anarki?

Kjo që po ndodh tashmë në këtë vend është sjellja më e çuditshme e një lideri politik në historinë e këtij vendi. Në vitin 2005 pati vërtet më shumë kontestime për zgjedhjet në Kolegjin Zgjedhor se kurrë më parë. 47% e zonave zgjedhore u kontestuan. Patëm një proces tmerrësisht të gjatë në Kolegjin Zgjedhor edhe atëherë. Pati edhe atëherë kërkesa për rinumërim. Ju kujtoj këtu zonën elektorale të Neritan Sejaminit dhe Musa Ulqinit, ku diferenca mes tyre ishte 18 vota dhe 1500 ishin të pavlefshme. Pati edhe në vitin 2007 në Bashkinë e Durrësit, ku diferenca midis kandidatëve ishte 200 vota dhe vota të pavlefshme ishin 3000. Por, për hir të së vërtetës, të dyja palët, si Partia Demokratike, si Partia Socialiste, e respektuan unanimisht vendimin përfundimtar të gjykatës zgjedhore për mosnumërim të votave pa pasur një kontestim fillestar për to.

Por sot kjo nuk ndodh në Partinë Socialiste, sepse ajo nuk drejtohet nga një burrë shteti, i cili larg pretendimeve për karrigen e pushtetit duhet të ketë karrierën politike, emrin e mirë te zgjedhësit dhe dëshirën për të punuar për popullin. Kjo ndodh sepse lideri i opozitës është një njeri të cilit nuk i intereson paqja dhe progresi në vend, por i intereson anarkia. I intereson anarkia e tij dhe e atyre që e rrethojnë, se në anarki janë mësuar të bëjnë punët e tyre të pista, në anarki janë mësuar të blejnë fabrika e kombinate frigoriferike me sipërfaqe 10 mijë metra katrorë me çmimin e një frigoriferi shtëpie, në anarki janë mësuar të shesin pronat e shqiptarëve me çmimin e një televizori, në anarki janë mësuar të shesin tanket e ushtrisë dhe të hapin llogari private në Qipro e të ndërtojnë vila në fshatrat turistike, në anarki janë mësuar t’u marrin trojet në qendër biznesmenësve të huaj dhe pronarëve shqiptarë dhe të ndërtojnë mbi to, me paratë e krimit, qendra tregtare lukzose. Në anarki mafia e ka shumë të lehtë të veprojë dhe të pasurohet.

Por unë dua ta siguroj sot kryetarin socialist dhe mafien që e rrethon se duhet ta harrojnë njëherë e mirë jo vetëm që në këtë vend nuk do të vijë më anarkia që ata ëndërrojnë, por edhe se pronat dhe pasuritë e tyre të fituara në mënyrë të padrejtë nga pasuria e shqiptarëve, nuk do t’i gëzojnë të qetë. Ato janë, do të ngelen të shqiptarëve dhe do t’u kthehen atyre me çdo mjet, me çdo kosto dhe neve nuk na mungon energjia për ta bërë këtë.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Halimi!Zoti Kryeministër, urdhëroni, keni fjalën!Sali Berisha – Zonja Kryetare,

4

Page 5: seancr

Zonja dhe zotërinj deputetë,Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë,Ndonjëherë detyrohesh të shqiptosh edhe ato që nuk duhen shqiptuar, detyrohesh të prononcosh dhe

shumë gjëra që ndoshta s’duhen prononcuar, por kur ke shtysë të vërtetën, nuk ke rrugë tjetër. Ndaj edhe unë, në këtë diskutim, do të më duhet të jem pak i veçantë, për qëllimin e vetëm dhe absolut,

për të qenë sa më i vërtetë. Para se të nis fjalën time, dëshiroj që, në emrin tuaj, të përshëndes Parlamentin Europian për rezolutën e shkëlqyer që miratoi sot në Strasburg për Shqipërinë. Sërish tempulli i demokracisë europiane fton opozitën shqiptare të zërë vendin e vet në Parlamentin e vendit.

Dua të garantoj Parlamentin Europian se kjo maxhorancë ka vullnetin e hekurt, ka indulgjencën e mjaftueshme, ka predispozitën e plotë për t’i dhënë opozitës hapësirën më të madhe të mundshme, të merituar, për t’i shtrirë dorën e bashkëpunimit në kuadrin e institucioneve të një vendi demokratik.

Në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s, në Shqipëri, vend për të cilin vetëm 9 ditë më parë 27 qeveritë anëtare të Bashkimit Europian votuan për të pranuar kërkesën e saj për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian, u zhvilluan zgjedhjet më të mira në historinë e saj, zgjedhje të cilat sipas OSBE-ODIHR-it plotësuan standardet kryesore, zgjedhje për të cilat nuk pati asnjë të dhënë për manipulim rezultati, nuk pati asnjë të dhënë për numërim të parregullt. Zgjedhjet u përshëndetën nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së, nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, nga Parlamenti Europian, nga përfaqësues të lartë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara, e cila me përfaqësuesin e saj në Vjenë theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndesin qytetarët dhe Qeverinë shqiptare për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009.

Qeveria e Shqipërisë ka meritë për progresin e mirëfilltë në shumë forma në këto zgjedhje. Qytetarët e Shqipërisë meritojnë lavdërim për pjesëmarrjen masive në votim dhe për zhvillimin paqësor e të rregullt të zgjedhjeve. Rezultati i votës përfaqëson qartë vullnetin e popullit shqiptar. Zgjedhjet e 28 qershorit u përshëndetën si të tilla nga Komisioni Europian, nga kryesia e radhës së Bashkimit Europian, nga liderët e mbarë botës demokratike, të cilët e uruan Kryeministrin e vendit me mesazhe të papara ndonjëherë nga selia e Kryeministrisë së këtij vendi.

Pavarësisht nga të gjitha këto, Edi Rama bllokon partinë e tij për të ardhur në Kuvend. Sot ajo është opozita e vetme në rrugë, opozitë e rrugës dhe kërkon, as më shumë e as më pak, që t’i heqë gurin e themelit këtij sistemi, duke treguar se është një kopje e atit të tij shpirtëror.

Ky zotëri kërkon sot që unë dhe ai të vendosim të zhbëjmë vendimin e Gjykatës së Apelit për zgjedhjet, që e kemi miratuar me konsensus. Ky zotëri e kërkon këtë pasi ne të dy, unë dhe ai, ramë dakord që këto zgjedhje të vlerësoheshin nga komisionet lokale në qendrat e votimit, ramë dakord që të vlerësoheshin nga komisionet e zonave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të pranonim gjykatësin, pra, në rast kundërshtimesh, t’i drejtoheshim gjykatësit, siç është në të gjithë botën standarde. Përcaktuam edhe gjykatën, përcaktuam rregulla. Por kishte një ndryshim. Ndryshimi midis meje dhe tij ishte se kodin e hartoi ai, nuk e hartova unë, nuk e shkrova unë, se rinumërimi bëhet vetëm kur ka kundërshtim për numërimin. Ai e solli këtë parim, por nuk mund të sillte parim tjetër, se kështu dhe vetëm kështu ndodh, se ndryshe do të ketë numërim perpetum mobile, ndryshe nuk do të kesh zgjedhje.

“Tani ose kutitë dhe rinumërimin, ose bëjuni gati”. Ky është ultimatumi i Edi Ramës. Do të ndalem pak këtu. Tani është 19- vjetori i ngjarjeve të mëdha që përmbysën diktaturën. I rikthehem asaj kohe, 20, 21 vjet më parë dhe ajo çka gjej në arkivin e shpirtit dhe të mendjes sime është se ideali im në atë periudhë ishte që njerëzit të flisnin lirshëm dhe të votonin të lirë. E tërë përpjekja dhe shkaku i një vendimi që kisha marrë, ishte kjo dhe vetëm kjo. Nuk kisha ndonjë ambicie tjetër. Isha i bindur se nuk do t’i shikoja as njërën, as tjetrën, por njeriu për gjëra të drejta duhet të luftojë. Shqipëria ishte një rast përjashtimi nga të gjitha vendet, sepse Muri i Berlinit u rrëzua në Berlin.

Një grup intelektualësh ngritën zërin e tyre edhe në Tiranë e në Shqipëri. Në korrik të vitit 1990 mijëra të rinj e të reja u përballën me terrorin më të egër dhe thyen Murin e Berlinit në Tiranë, hynë në ambasada. Por çfarë ndodhi? Regjimi ndërmori një terror të thellë. Organizoi një miting, koncerti i të cilit u drejtua pikërisht nga disa që sot mbajnë peng opozitën. Në këtë miting, në të cilin ngritën Murin e Berlinit, u keqpërdorën intelektualë të caktuar, por shumica refuzoi në mënyrë kategorike të dilte në krah të regjimit barbar. Ka një miting, ka një film, ka një dokumentar, ku do të shihni se mitingun funebër e drejtonin Xhelil Gjoni, jo i riu, por i vjetri; mitingun funebër e drejtonte Gjinushi, ministri i diktaturës; kllouni Namik Dokle; i ati biologjik i Edi Ramës. Pra, e drejtonin pikërisht (dua të jem i hapur me ju) këta dhe baballarët e tyre. Ata e rikthyen murin, por shqiptarët nuk e humbën besimin për të qenë të lirë.

Më 8 dhjetor një grup studentësh të Universitetit të Tiranës dolën në rrugë dhe u përballën me diktaturën më të egër, me një trimëri legjendë e me guxim njerëzor e gjunjëzuan atë. Regjimi ishte i pashpresë dhe nuk mund të ngrinte më Murin e Berlinit në Tiranë. Sërish, unë me të gjithë ata, qindra e

5

Page 6: seancr

mijëra burra dhe gra, djem e vajza, vazhduam betejën për votën e lirë dhe pluralizmin. Më 22 mars, po me votën e lirë, me votën tonë, larguam nga pushteti regjimin e kalbur totalitar.

Dua të bëj një histori të shkurtër me zgjedhjet që janë zhvilluar.Në korrik të vitit 1992 u zhvilluan zgjedhjet lokale. Fitimtari plebishitar u shndërrua i humbur. Isha

unë. E pranova rezultatin pa asnjë koment të vetëm, në emër të besimit tim te vota e lirë.Në vitin 1994 u zhvillua referendumi për Kushtetutën. Kam bërë fushatën më të përkushtuar të jetës

sime. Sovrani e hodhi poshtë dhe e pranova. Me seriozitetin më të madh u përpoqa të lexoj dhe të nxjerr mësime, se cila ishte arsyeja, por nuk më shkoi kurrë mendja të vë në diskutim votën.

Erdhi viti 1996, kjo ishte prova e madhe, imja personale dhe e forcës sime politike. Bëra çdo përpjekje për të zhvilluar ato zgjedhje që kemi bërë sot në vitin 2009. Ndërtuam një komision zgjedhor, në të cilin opozita kishte nënkryetarin me të drejtat e kryetarit. Nuk pati asnjë incident gjatë gjithë fushatës elektorale. Dy orë para se qendrat e votimit të mbylleshin, opozita u largua nga zgjedhjet. Unë isha i vetëdijshëm se integriteti i tyre u cenua, se vazoja m’u thye në dorë për faktin se u bojkotuan. Ky ishte një nga momentet më të trishtueshme të jetës sime. Pati diskutime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, por unë mbajta atë parim që besoja. Besova se nuk mundet që të përdoret bojkoti si kazmë për procesin zgjedhor, ndaj nuk pranova të ripërsëris zgjedhjet.

Në tetor u zhvilluan zgjedhjet lokale në prani të 410 vëzhguesve ndërkombëtarë. U vlerësuan si zgjedhje të lira e të ndershme, si zgjedhje të rregullta. U përsërit pothuajse i njëjti rezultat.

Pas saj ishte kriza e piramidave, përgjegjësi e Partisë Demokratike dhe imja. Bëra një zgjidhje politike, për të cilën nuk kam pasur dhe nuk kam kurrë keqardhje. Qytetarëve shqiptarë u thashë në atë kohë dhe sot u them, se është një borxh që nuk është marrë dhe që nuk njihet kurrë. Kundërshtari im u tha se do t’u jepte çdo qindarkë. U desh hetimi që të provohej se Qeveria ime nuk ishte e implikuar në skemat piramidale dhe nuk kishte marrë asnjë qindarkë nga fondet e këtyre skemave për buxhetin e saj.

U bënë zgjedhjet në vitin 2001 dhe unë mbeta në politikë absolutisht, para së gjithash dhe mbi të gjitha, si avokat i votës së lirë. Unë kisha qenë President i Republikës së Shqipërisë dhe nuk kisha asnjë dëshirë, e them edhe këtu përsëri, kam shumë respekt për atë post, ta lakmoja atë. Kështu që unë mund të kisha mbyllur kapitullin e të shkoja në shtëpinë time, të vazhdoja jetën time, një jetë e angazhuar në disa fusha, por vazhdova të qëndrojë për idealin, për parimin që unë besoja.

Në vitin 2007 kisha provën e parë. Ky zotëri na futi në procesin më të neveritshëm që kam njohur në jetën politike, në procesin e certifikatave dhe të listave të votimit. Që të dyja i kishte vetë në dorë. Unë nuk kisha asgjë në dorë, nuk kisha as certifikatat, se ato i lëshonin gjendjet civile, që nuk i kontrollonte Qeveria; nuk kisha as listën e votimit, se i prodhonte pushteti vendor dhe nuk i kishte Qeveria. Megjithatë, pasi u bëmë gazi i dheut, u detyrova të firmosja një traktat më të turpshëm, më armiqësor ndaj zgjedhësve shqiptarë, ndaj votuesve shqiptarë, traktatin e mosbesimit total ndaj tyre, të cilin komisionerët tanë, demokratë, socialistë, të LSI-së etj., masivisht e hodhën në kosh të plehrave, se ai vetëm për në kosh ishte. Atë mund ta bënin vetëm mendje patologjike, të sëmura, por, përsëri, duke ditur se më thyen një herë vazon, nuk doja të më thyhej vazoja sërish.

Do të vij tani në zgjedhjet e përgjithshme dhe do t’ju rrëfej të vërtetën.Isha i bindur, duke e njohur, se do të bënte çdo përpjekje për të bojkotuar zgjedhjet dhe unë u thashë

bashkëpunëtorëve të mi më të afërt se këtë Kod Zgjedhor, këtë sistem zgjedhor, këto rregulla zgjedhjesh do t’i pranoj pikë për pikë e fjalë për fjalë siç do t’i paraqesë zoti Edi Rama. I çova vetëm një mesazh, duke i thënë: “I nderuar zotëri, pranoj çdo gjë dhe të lë të drejtën të vendosësh, me një kusht: të mos na futësh gjëra që bien ndesh me parimet e mëdha ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira”. Procesi u kompletua në të gjitha njësitë në kohën më të shkurtër. Ai ecte zhivë, sepse unë pranova çdo gjë; ai ectë pa kundërshti, sepse unë pranova çdo propozim të tyrin. Edhe ndonjëherë, kur përfaqësuesit e mi hezitonin, do të merrnin menjëherë urdhrin për të vazhduar. Këtë e bëja jo se unë isha dakord për çdo gjë, e kam thënë, po tani nuk ka më rëndësi, por, gjëja për të cilën kam rezistuar më shumë, ishte që të mos hiqnim komisionerët, sepse ishte shumë e ulët të anuloje marrëveshjen, duhej të ishte një firmë aty.

Të gjitha i pranova për t’u futur në zgjedhje, pasi ai nuk futej ndryshe në zgjedhje. Ai kishte frikë nga vota e lirë njëlloj si djalli nga temjani. Si mund t’ia nxirrja unë atij frikën? Duke i thënë: shkruaj vetë! Dhe kjo është e vërteta, të dashur qytetarë.

Filloi luftën kundër kartave të identitetit. E kam ndjekur procesin në mënyrë të përditshme. Nuk kam ndjekur proces në jetën time gjatë këtyre 20 vjetëve, në mënyrë të përditshme e të përnatshme, sa ç’kam ndjekur procesin e kartave të identitetit, i bindur se pas çdo lëshimi do të paraqiste një pretendim tjetër. Në këto raste, natyrisht, detyrohesha të kalibroja lëshimin. Bashkëpunëtorët e mi më pyesnin: “Pse nuk po bëhet?” “Dale, - u thosha unë, – durim, sepse atij, sikur të gjitha t’ia jepje sot, do të listonte të tjera nesër”. Nuk donte zgjedhje ai. Ka frikë nga vota si djalli nga temjani.

6

Page 7: seancr

Në raste të përsëritura komunikoja me miq dhe partnerë, të cilëve u jam shumë mirënjohës sot, sepse i kanë bërë një presion të jashtëzakonshëm, pasi donte me çdo kusht të bojkotonte. Zgjedhjet u zhvilluan pa asnjë incident, votat u numëruan. Sërish dëshmova një vetëpërmbajtje ekzemplare të pazakontë. Qindra bashkëpunëtorë të mi, aktivistë, më kërkonin të festonim me të madhe. Dolën në shesh dhe i ktheva. “Largohuni nga sheshi!”, u thashë, sepse nuk doja në asnjë mënyrë dhe me asgjë të dëshmohej qoftë edhe minimumi i revanshit për fitoren, i triumfit për fitoren. Jo. Doja që të mbetej hapësira dhe gjerësia që opozita të respektohej.

Që nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, pas 3-4 ditësh e deri më sot, ky zotëri, me një gjuhë halabaku, ka formuluar çdo ditë, edhe tri herë në ditë, shpifjet më të ulëta ndaj meje, ndaj fëmijëve të mi, ndaj familjes sime dhe, së fundi, filluan të shqipërojnë edhe emrat e mbesave dhe nipit tim: Desara, Dalila, Ambla, Medina, Lajdoli.

Sërish nuk u përgjigja, për fajin e vetëm se ata ishin fëmijët e mi. E bëra me vetëdije të plotë, për t’i lëshuar pe. Kur njëra palë e ka humbur logjikën, ka humbur moralin, mua më takonte të mos isha pala tjetër. Këtë e bëra jo vetëm unë, por të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Ne zgjodhëm dhe bëmë mirë, vetëm ftesën ndaj tij. Jo se ai e meritonte, ai meritonte tjetër gjë, por opozita e meritonte, e meriton dhe do ta meritojë atë ftesë. Ky ishte qëndrimi ynë për muaj të tërë. Ne arritëm t’i faktojmë Europës dhe botës një qëndrim dinjitoz, një qëndrim ligjor e kushtetues.

Po ky zotëri, çfarë bëri?Pasi u shpallën rezultatet, kërkoi rinumërimin. Gjykata e hodhi poshtë rinumërimin, duke trajtuar në

themel çështjen e Beratit. E trajtoi në themel çështjen e Beratit dhe deklaroi se nuk mund të ketë rinumërim pa kundërshtim gjatë numërimit. Nuk mund të ketë gjykatë pa mosmarrëveshje, ky është një parim universal. Më pas u tha shqiptarëve se kishte mbledhur një vëllim të tërë falsifikimesh, mashtrimesh e dhunimesh. ua dorëzoi të gjitha institucioneve ndërkombëtare. Jo ato, por gazetarët që e kishin ndjekur gjithë jetën mbrapa, u tallën dhe e përqeshën dokumentin e Edi Ramës.

Natyrisht, institucionet ndërkombëtare deklaruan se nuk ka asnjë të dhënë: për manipulim rezultatesh, nuk ka asnjë të dhenë për numërim të parregullt.

Zgjedhjet, të nderuar deputetë dhe deputete, morën certifikimin e parë të madh nga qytetarët shqiptarë, të cilët morën pjesë në këto zgjedhje më shumë se asnjëherë tjetër. Ato morën certifikimin e tyre të plotë nga 40 mijë komisionerë dhe numërues, nga të cilët 20 mijë ishin të Partisë Socialiste, të cilëve unë u jam shumë mirënjohës për qëndrimin e tyre ligjor në këto zgjedhje,që nuk kanë as vërejtjen më të vogël në asnjë procesverbal.

Zgjedhjet e këtij populli dhe sovrani morën certifikimin e plotë të ODIHR-it, të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, që i vëzhguan ato me 500 e ca vëzhgues. Zgjedhjet morën certifikimin e plotë të të gjithë piramidës zgjedhore të Shqipërisë, morën certifikimin e plotë të Qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila me përfaqësuesin e saj në Vjenë bëri deklaratën që unë sapo lexova, morën certifikimin e plotë nga kryesia e radhës e BE-së (kryesia suedeze e BE-së), e cila i vlerësoi zgjedhjet në përputhje me vlerësimin e OSBE-së dhe i kërkoi opozitës të hyjë në Parlament, morën certifikimin e plotë nga Komisioni Europian, nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe burrështetasit e të gjitha vendeve të lira dhe mike.

Çfarë ndodhi? Sërish ky zotëri do t’u thotë shqiptarëve: “Jo, nuk e dua unë rinumërimin e kutive, sepse përgjegjësia është te Berisha dhe te fëmijët e tij!”

Meqenëse nuk i jam përgjigjur deri tani, unë do t’i përgjigjem. Sot jam këtu për t’iu përgjigjur.I nderuar zotëri, Është shumë normale të krahasojmë pak familjet. Po me qenë se ti lakon familjen time përditë, unë

kam këtë përgjigje për ty: Ti vuan nga një kompleks i tmerrshëm, nga një kompleks patologjik si askush tjetër. Kujtdo në jetë i

kanë ndodhur ndarje, i kanë ndodhur bashkime, i kanë ndodhur fatkeqësi, i kanë ndodhur burgosje, për probleme familjare, por çdo njeri në jetë, sado të rënda t’i ketë pasur traumat dhe dramat, është përpjekur të gjejë Nord-in, pasi familja është vlerë kryesore e njeriut, e shoqërisë dhe e njerëzimit. Por nuk është për ty, zotëri.

Solemnisht, para këtij Parlamenti dhe shqiptarëve do të shtroj pyetjen: Kush është ai burrë, që e akuzon bashkëshorten e vet se e ka fëmijën me të atin e tij, ashtu siç ka deklaruar e botuar dokumentet ndihmësi i tij, ndër më kryesorët, Erion Baze, në fletushkën e tij?

Zoti Rama, thuaju shqiptarëve se kush është ai baba që i mohon djalit kafshatën e gojës? Çfarëdo që të ketë bërë djali, kafshata nuk i mohohet, aq më tepër kur ai ishte i vogël dhe i mitur.

Zoti Rama, të ndodhi me bashkëshorten e parë, artisten e nderuar, për të cilën kam pasur dhe kam respektin më të madh. Ç’ndodhi pastaj? Cili është ai burrë, ai shqiptar, ai ballkanas, ai europian që e nxjerr

7

Page 8: seancr

gruan e tij lakuriq në plazhet e botës? A mund të na e thuash pak, zoti Rama, ti që përmend familje çdo ditë e çdo natë?! A e di ti që ajo është një motër, një bijë, një shqiptare? Por edhe po të mos jetë shqiptare, po të jetë serbe apo gjermane, franceze, italiane, nuk i bëhej kurrë ajo që i ke bërë ti; edhe e ke fotografuar. A e di ti që sot ajo shëtit rrugëve të Tiranës!? Ti e ke ndarë! Kush je ti që lakon familjen çdo ditë, duke dëshmuar kompleksin e tmerrshëm që ke, urrejtjen patologjike që ke për familjen si të tillë? Ke akuzuar babanë si baba të djalit! Ke nxjerrë gruan lakuriq në plazhet e botës! Jemi shqiptar, por këtë s’e ka bërë kurrkush.

Zoti Rama, cili është ai burrë që ngrihet nga shtrati i të shoqes në kullën e Myslym Pezës dhe shkon në shtratin e Dashit dhe të deshëve dhe e detyron të largohet natën e lemerisur? Edhe ajo është një zonjë, një motër, një vajzë shqiptare.

Zoti Rama, ke muaj të tërë që më lakon me diçka që unë e kam krenari shumë të madhe.Zoti Rama, ti që lakon familjen çdo ditë, a mund të më thuash se kush është ai burrë që rreh si kafshë

në “Piazza” dhe ia bën fytyrën me gjak bashkëshortes, në prani të personaliteteve shqiptare dhe kosovare? Je ti, s’është askush tjetër. Kjo është e vërteta.

Zoti Rama, ke një nënë të nderuar mjeke, për të cilën kam pasur dhe kam respekt, pavarësisht se vinte nga një background thellësisht kriminal, si mbesë e Spiro Kolekës, e njërit prej xhelatëve të intelektualëve shqiptarë, por ajo vetë nuk kishte asnjë manifestim të tillë.

Një ditë, kjo zonjë e nderuar, për të cilën akoma kam dhe do të kem respekt, më bën një letër të hapur. Mendova: ia paska shkruar i biri. Tani do t’i them zonjës: kam shumë respekt për ty, por do të ishte në nderin tënd, në integritetin tënd, t’u tregosh shqiptarëve se e ke mjekuar djalin tënd, Edvin Ramën, 10 vjet për skizofreni. E kanë mjekuar kolegët e mi. Duhet t’ua thuash shqiptarëve, kur e sheh se ç’po u bën dhe ç’përpiqet t’u bëjë! Dil, ki kurajën si nënë shqiptare dhe ngrihu mbi sentimentet e një djali që të ka nxjerrë me lecka nga shtëpia e tij, me rroba gjumi në pazar! Dil, sepse është në interesin tënd më të mirë!

Po, zoti Rama, ky është koncepti yt për familjen, urrejtja jote për familjen si çerdhe familjare. Përdore fatkeqen, nënën e artistes së shquar, për fushatë elektorale. Më thanë se i ke dhënë një apartament. Ta gëzojë, në qoftë se ka bërë këtë akt! Sepse Matilda ishte një grua e mrekullueshme, por ti për familjen je një përbindësh, ti je i pashembullt në këtë vend. Ti, po të mos kishe frikë, mund të kryeje ndaj familjes, si e tillë, çdo lloj akti, por më të zezat i ke bërë.

Ku ke fytyrë ti të përmendësh familjen?! Mbi ç’bazë e bën këtë?! Mbi bazën e urrejtjes dhe të kompleksit që ke për atë që ke shkatërruar dhe di vetëm ta shkatërrosh?

Zoti Rama, këto ditë, në Shqipëri u riatdhesua Aldo Bare. Cili është raporti yt me botën e krimit? Po, zotëri, ndër të gjithë politikanët shqiptarë, ti je skllav i krimit. Pse je i vetmi politikan sot në Shqipëri që je skllav i tij?! Sepse ti je i kapur në mënyrë të tmerrshme dhe je më frikacaku. Ti nuk e di, more zotëri, se bandat vetëm guxim nuk kanë, kurse ti je kaq i përzier me to! E nise me Denis Ginën, e nise me afera shumë të fëlliqura. Denis Gina u vra në një rrethim policie, duke u mbrojtur me antitank, në një kohë kur, për hir të së vërtetës, zonja e tij mori për burrë vrasësin e burrit të saj të parë. Kjo është e vërteta.

Zoti Rama, na thuaj pak, sa janë kilometrat e bisedave të tua me ashikun tënd, me të cilin t’i vodhe të gjitha kutitë e votimit?! Të erdhi ambasadori amerikan në atë kohë dhe i the: “I fitova me Lamen këto zgjedhje”.

Zoti Rama, cilat janë lidhjet e tua me Aldo Baren?! Transkriptimet flasin se në bisedën midis tij dhe Dondollakut ti figuron si një bajloz.

Tani më duhet të ndalem në një aspekt tjetër të tij. Pse ky zotëri kërcënon, pse ky zotëri mban jashtë opozitën? Ky zotëri kërkon me çdo kusht të dëmtojë vendin. E dini ju çfarë u thotë? “Po u dhanë vizat, ne morëm fund”. Mos u bëj budalla! Je i marrë fund! Je i pashpresë! Ta them unë, sepse sa herë që provohesh, atë që u ke bërë baballarëve, do t’u bësh dhe bijve.

Ç’mendon ti, se më impresionon?! Harroje se ti mund të impresionosh njeri! Kërcënon dhe lëshon ultimatume, por në emër të kujt i lëshon ato?! Kush je ti, more?! Provoje, po ta mbajti! Nuk dua të flas me këtë gjuhë, por vjen një ditë që...

Të jesh i bindur, zoti Rama, se për çdo gjë që do të ndodhë në këtë vend në dhunim të ligjit, do të ketë një dhe vetëm një përgjegjës dhe ky do të jesh ti dhe vetëm ti. Provoje! Ti fryhesh si kaposh se të reciton çakalli. Provoje, ultimatumin, vazhdo, se më je gjetur si ata burrat në klimaks, por ti ke qenë në klimaks të përjetshëm, ti ke lindur me klimaks. Ky është fati yt i zi. Nuk do të zgjidhim botën tënde hormonale! Ky je ti!

Kjo është arsyeja që edhe një herë do të kthehem tek e para, do t’ia thosha këto fjalë përsëri, sepse një kapitull i ri hapet ditëve që vijnë mbi aleancën punisto-mafioze. Po, po, s’mund të ndryshosh ti! Ti nuk ndryshon dot, se nuk të lë Koçoja, s’të lë Kokëdhia dhe Tan Tullaku. Jo, jo. Por shqiptarëve do t’ua bëj të ditur, sepse ata nuk të njohin ty. Cila është arsyeja që Fideli, që brilantin flokët, nuk të ndahet? Është vetëm intime? Nuk është vetëm intime, jo!!! Sepse nuk ka dashuri të përjetshme. Ajo është tjetërkund. Është

8

Page 9: seancr

tjetërkund halli. Unë do t’ua them shqiptarëve, çdo ditë. Jam Kryeministri i vendit dhe e fundit deklaratë që unë duhet të bëja këtu duhej të ishte për denoncimin e aleancës punisto-mafioze.

Një ditë më pyeste një gazetar: Zoti Berisha, pse nuk i ke nxjerrë këto fakte? Po e them këtu: në qoftë se Aldo Bare vjen dhe dënohet për 20 vrasje, unë ju garantoj se po kaq të rrezikshëm janë Aldo Baret e pronave të vjedhura. E kam thënë dhe e them prapë: ka qenë një mal falsifikimesh. Por shteti, Qeveria, i kanë të gjitha mekanizmat për të shembur jo një mal, por një sërë vargmalesh me falsifikime, dhe këtë po bëjmë.

I ke dhënë Besnikut tënd 1300 metra katrorë tokë në zemër të Tiranës, që shitet me 2000 euro. Mendon se do të shpëtosh ti, pse ky Parlament miratoi ligjin e shitjes së trojeve në fshatra turistike?! Po ç’i kujton ti shqiptarët, hunj të kuq?! Me atë ligj ne detyruam çdonjërin prej atyre pronarëve të paguajë, sepse tani e mbanin pa asnjë qindarkë dhe ato para do t’ua japim pronarëve.

Për ty, zoti Rama këto 1300 metra katrorë janë vetëm kafeja dhe ditët që vijnë, një nga një, unë do t’i shkul dhëmbët aleancës punisto-mafioze. Ai ishte vetëm dhëmbi i parë. Dhëmbët do të vazhdojnë. Mos u zemëro! Mos u shqetëso! Se pas dhëmbëve, vjen nofulla. Ndaj mafies, zero tolerancë!

Unë po të jap ty fjalën e nderit se me po atë vullnet dhe me atë përkushtim që jam përballur në vitin 1990-1991 me një sistem që duhej shembur, po me atë vullnet të hekurt dhe vendosmëri do të përballem sot me mafien që ti kryeson. Në këtë betejë je fund e krye i pashpresë.

Zonja dhe zotërinj deputetë,Mbetem i vendosur të garantoj protestën e çdo qytetari shqiptar, mbetem i vendosur të garantoj

protestën e çdo force politike, ftoj zotin Rama të organizojë protestë permanente para zyrave të mia, e siguroj se çdo ditë dhe çdo natë aty do të jem. I kam përshëndetur, jo me sens armiqësor, nuk mund t’i vlerësoj kurrë si armiq protestuesit. Por ata që menduan se rrethuan kështjellën dhe tani do ta marrin, le ta provojnë, po ua mbajti! Do t’u tregoj se sa u vlen lëkura! Unë jam Sali Berisha, unë mbaj fjalën time! Ligjet dhe Kushtetuta do të predominojnë me çdo çmim. Ligji dhe Kushtetuta e një vendi anëtar të NATO-s, vullneti i lirë i qytetarëve shqiptarë, nuk do të mund të dhunohen as nga Edi Rama, as nga klanet e tij mafioze, që kryeson, as nga familja e tij biologjike, as nga familja e tij historike dhe nga askurrkush.

Falemnderit!(Duartrokitje në sallë.)Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Kryeministër!Këtu mbyllet pika e parë e rendit të ditës.Për pikën e dytë, procesverbalin e datës 19.11.2009, ka ndonjë vërejtje? Falemnderit! Miratohet.Kalojmë te projektligji “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”.Zoti Spaho, urdhëroni! (Ndërkohë, zoti Turku merr drejtimin e seancës.)Edmond Spaho – Falemnderit zonja Kryetare!I nderuar zoti Kryeministër, Të nderuar kolegë deputetë, Pas miratimit në parim të projektligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”, Komisioni për Ekonominë

dhe Financat, në mbështetje të nenit 83 të Rregullores së Kuvendit, në mbledhjet e datave 23, 24, 25 nëntor 2009, vijoi me shqyrtimin e tij nen për nen.

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi raportin e komisioneve të tjera të përhershme të Kuvendit për vlerësimin nen për nen të projektligjit, duke u ndalur në kërkesat për shtimin e shpenzimeve në disa institucione të varësisë së tyre. Bazuar në burimet në dispozicion, komisioni vendosi të mbështesë një pjesë të këtyre kërkesave. Për institucione të tjera që kërkojnë shtesa të shpenzimeve buxhetore, komisioni është i mendimit që nevojat për to të përballohen nga fondi i parashikuar në projektbuxhet, duke rritur efektivitetin e përdorimit të tyre.

Pas diskutimeve rreth çështjeve të veçanta të projektbuxhetit, komisioni e miratoi projektligjin nen për ne dhe në tërësi, me të gjithë votat e anëtarëve të pranishëm në mbledhje me ndryshimet e pasqyruara si më poshtë:

Së pari, janë bërë riformulime në disa nene të projektligjit për buxhetin e vitit 2010 janë bërë riformulime, të cilat reflektojnë ndryshimet në zëra të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ato janë paraqitur në raport, prandaj nuk po ndalem në detaje.

Komisioni miratoi ndryshime në shpenzimet për disa ministri e institucione buxhetore, si më poshtë: 1. Kuvendit i shtohen shpenzimet për investime në shumën 62 milionë lekë në projektin

“Rikonstruksioni i godinës ekzistuese”.

9

Page 10: seancr

2. Në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëhen këto ndryshime: shtohen shpenzimet në shumën 500 milionë lekë, nga të cilat 100 milionë lekë për investime dhe 400 milionë lekë për shpenzime të detajuara në këto programe:

Për projektin “Për skemën e ullirit”, 300 milionë lekë për buxhetet familjare që aplikojnë në këtë skemë.

Për programin “Për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit”, 100 milionë lekë në projektet: vazhdimi i kanalit ujitës dega e djathtë e rezervuarit të Gjançit, në vlerën 50 milionë lekë; rehabilitimi i kanalit ujitës të Uzinës Kukës, në vlerën 30 milionë lekë dhe rehabilitimi i skemës ujitëse Maqellarë-Dibër, në vlerën 20 milionë lekë.

Për programin “Për sigurinë ushqimore”, 100 milionë lekë. Kjo shtesë shpenzimesh destinohet për mbështetjen e projektit të “Matrikullimit të bagëtive të imta”.

Rialokohen shpenzimet brenda programit “Këshillimi dhe informacioni bujqësor”, si më poshtë:Pakësohen me 15.3 milionë lekë shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore në kapitullin 1 “Çelje

nga Buxheti” dhe shtohen shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore në kapitullin 5 “Nga të ardhurat e veta”, me të njëjtën shumë.

Pakësohen shpenzimet kapitale të trupëzuara në shumën 1 milion lekë dhe shtohen shpenzimet kapitale të patrupëzuara me të njëjtën shumë.

3. Në Ministrinë e Financave reduktohen shpenzimet në shumën 25 milionë lekë, nga të cilat 21 milionë lekë janë paga e sigurime shoqërore dhe 4 milionë lekë janë shpenzime operative.

4. Kontrollit të Lartë të Shtetit i shtohen shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore në shumën 20 milionë lekë.

5. Shkollës së Magjistraturës i shtohen shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore në shumën 2.4 milionë lekë.

6. Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive i shtohen shpenzimet për sigurime shoqërore në shumën 1 milion lekë.

7. Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i shtohen shpenzimet për investime në shumën 2 milionë lekë për projektin “Blerje pajisjesh kompjuterike dhe programesh software”.

8. Institucioneve të tjera qeveritare u shtohen shpenzimet kapitale në shumën 270 milionë lekë, nga të cilat 120 milionë lekë janë shpenzime kapitale të patrupëzuara dhe 150 milionë lekë janë shpenzime kapitale të trupëzuara.

9. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës bëhen këto rialokime brenda programeve:Shtohen shpenzimet për investime për projektin UNILAB, në shumën 45.3 milionë lekë. Kjo shtesë

mbulohet nga këto burime: 30 milionë lekë nga pakësimi i granteve konkurruese të ministrisë; 15.3 milionë lekë nga shpenzimet për TVSH-në.

Shtohen shpenzimet për investime në grante konkurruese në arsimin bazë, në shumën 200 milionë lekë. Kjo shtesë mbulohet nga këto burime: pakësohen shpenzimet për investime në biblioteka dhe pajisje në masën 50 milionë lekë; pakësohen shpenzimet për pagesën e TVSH-së, në masën 40 milionë lekë, për projektin e Këshillit të Europës në Bashkinë e Tiranës për vazhdimin e punimeve në 11 shkollat e arsimit bazë; pakësohen shpenzimet për pagesën e kostos lokale për projektin “Rehabilitimi i shkollave në Tiranë”, në masën 60 milionë lekë; pakësohen shpenzimet për investime në projektin “Pajisje laboratorike në arsimin bazë (CBA)” në masën 40 milionë lekë; pakësohen shpenzimet për investime në projektin “Krijimi i laboratorëve virtualë në arsimin bazë (CBA)” në masën 10 milionë lekë; shtohen shpenzimet për investime në grantet konkurruese të arsimit të mesëm, në shumën 80 milionë lekë. Pakësohen me të njëjtën shumë shpenzimet për pajisje dhe biblioteka sipas projekteve “Bibliotekat shkollore” në masën 30 milionë lekë dhe “Pajisje laboratorike të arsimit të mesëm (CBA)” në masën 50 milionë lekë.

Rialokohen shpenzimet, si më poshtë: Pakësohen shpenzimet për shkencën në MASH në shumën 270 milionë lekë, të cilat i kalojnë

Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit pranë Këshillit të Ministrave. 10. Reduktohen shpenzimet korrente në të gjitha ministritë dhe institucionet buxhetore në shumën

1062.4 miliona lekë, nga të cilat 500 milionë lekë janë shpenzime operative të aparateve të ministrive dhe institucioneve dhe 562.4 milionë lekë janë kursime nga zbatimi i ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë” dhe i vendimit të Këshillit të Ministrave në zbatim të tij.

Komisioni, përveç reduktimit të propozuar nga Këshilli i Ministrave për numrin e punonjësve të ZABGJ-së, në kuadër të miradministrimit të fondeve publike, propozon që të reduktohen edhe 19 punonjës, duke e çuar numrin e punonjësve të reduktuar në këtë institucion në 64. Kjo masë do të shoqërohet me kursimin e 70 milionë lekëve. Detajimi i reduktimeve të këtyre shpenzimeve, sipas ministrive dhe institucioneve, është sipas tabelës bashkëlidhur.

10

Page 11: seancr

11. Shkurtohet numri i punonjësve të institucioneve të pavarura me 236 punonjës, si dhe reduktohen shpenzimet e tyre në shumën 92.6 milionë lekë, në zbatim të ligjit dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave të sipërcituar. Detajimi i buxheteve të këtyre institucioneve pas shkurtimeve, është sipas tabelës 1.1 bashkëlidhur.

Së fundi, në tabelën fiskale bashkëlidhur projektligjit, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, korrigjohet nga 13 550 milionë lekë në 8 074 milionë lekë.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Spaho!Po, zoti Shehu, urdhëroni!Tritan Shehu – Falemnderit, zoti drejtues i seancës! Komisioni i Shëndetësisë e ka diskutuar projektbuxhetin nen për nen dhe vërejtjet tona i kemi çuar

edhe në Komisionin e Ekonomisë. Për nenet 5 dhe 15 kemi dy vërejtje, të cilat nuk janë marrë parasysh nga Komisioni i Ekonomisë. Ndaj, kërkoj që komisioni t’i shqyrtojë e t’i sjellë për diskutim në seancë plenare.

Kur të arrijmë te dy nenet përkatëse, ju lutem më lejoni të marr fjalën, në emër të komisionit, për të paraqitur vërejtjet që janë krejtësisht në përputhje me mendimin që ka edhe Ministria e Shëndetësisë.

Falemnderit!Ardian Turku – Po, zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Propozimet e bëra nga Komisioni i Shëndetësisë janë analizuar dhe konsideruar edhe

në Komisionin e Ekonomisë, bashkë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.Së pari, një nga kërkesat ka të bëjë me uljen e nivelit të granteve konkurruese të Ministrisë së

Shëndetësisë (të fondeve për ndërtimin e ambulancave në zonat rurale), me çka ne nuk mund të jemi dakord, sepse fondet për grantet konkurruese në këtë buxhet rriten me rreth 30% dhe ne kërkojmë që ato të vazhdojmë të rriten në mënyrë të vazhdueshme, për të bërë përmirësimin e shërbimit shëndetësor parësor në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, ne kemi kërkesa të depozituara si në Ministrinë e Shëndetësisë, ashtu edhe në Ministrinë e Financave, për një numër qendrash shëndetësore, të cilat kanë nevojë të ndërtohen.

Së dyti, kërkesa që ka bërë Komisioni i Shëndetësisë lidhet me mënyrën e akordimit dhe shpërndarjes së fondeve nga ISKSH-ja.

Ne kemi bërë një përcaktim në ligj, sikurse edhe vitin e kaluar, i cili konsiston në faktin që instituti duhet të detajojë buxhetin dhe ky buxhet të miratohet me një vendim të Këshillit të Ministrave, për të mënjanuar çdo problematikë që mund të vijë nga përdorimi i fondeve të ISKSH-së, sepse skema e financimit të shërbimit në spitale nuk bazohet ende mbi koston e protokollove, por bazohet mbi metodën që ne kemi pasur.

Prandaj ne jemi në një fazë të ndërmjetme. Deri sa të fillojë implementimi i plotë i skemës së financimit të kujdesit shëndetësor nëpër spitale, është e domosdoshme që të mbajmë këtë skemë, e cila merr në konsideratë edhe nevojën e një ndarjeje të balancuar të fondeve midis spitaleve, pasi këto fonde sot nuk akordohen mbi numrin e pacientëve dhe nuk financohet ditë-qëndrimi i pacientit, por ndahen si shuma lam sam. Për këtë arsye, është e nevojshme që të ketë një kontroll mbi mënyrën e ndarjes së fondeve, kur skema ende nuk është funksionale.

Me t’u bërë skema funksionale, me të ndodhur momenti i financimit të shërbimit shëndetësor mbi bazën e kostos, pra, financimi i pacientit për ditët e qëndrimit të tij në spitale, ne do të bëjmë tërheqjen e kësaj praktike dhe do të lejojmë që Instituti, kundrejt kërkesës së spitaleve për shërbimin e pacientëve (pra, kundrejt financimit të pacientëve), të bëjë financimin e spitaleve.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Bode!Zoti Vasili, urdhëroni!Petrit Vasili (Ministër i Shëndetësisë)– Falemnderit!Për dy vërejtjet e paraqitura nga ne, në mënyrë të veçantë për grantin konkurrues, propozimi ynë ka

qenë konstruktiv.Në buxhetin e paraqitur ne kemi propozuar një vlerë prej 100 milionë lekësh. Jemi njohur me një shtim

të saj në vlerën e 400 milionë lekëve. Kemi pranuar që të ketë një shtesë prej 66 milionë lekësh, mbi atë që ne kishim parashikuar, lidhur me kujdesin parësor.

Duke qenë ministër, por njëkohësisht edhe drejtues i këtij shërbimi për shumë kohë, nuk e gjej me vend një transferim të tillë. Ecja kapilare në to ka një logjikë të caktuar. Ky grant nuk ndihmon në këtë mënyrë dhe nuk e ka atë impakt, që kanë dy shërbimet kombëtare apo tri të tjerat, të cilat ndërpriten në mes në Qendrën Spitalore Universitare, siç është shërbimi i neurokirurgjisë dhe i pediatrisë, të cilat janë shërbime unikale.

11

Page 12: seancr

Duhet të mos harrojmë se në këto shërbime, ku ne po investojmë këtë vit, nuk është investuar për një periudhe 20-vjeçare, ndërkohë që problemi i shërbimit parësor në qendrat e komunave është zgjidhur dhe në ambulancat e nivelit më të ulët është një proces që do të vazhdojë gjatë. Në këtë moment ky është një investim që nuk shkon në sinkron me atë që sistemi kërkon të realizojë.

Pra, ky është momenti i parë në të cilën ne kemi një sinkron me Komisionin e Shëndetësisë. Edhe shtimi prej 400 milionë lekësh nuk është bërë me një konsultim të përbashkët, sepse, në fund të fundit, ne arsyetojmë qartë sesi ekuilibrohet sistemi dhe si ta realizojmë atë reformë që kemi nëpër duar, tashmë e munguar gjerësisht.

Së dyti, për sa i takon autonomisë spitalore jam dakord dhe nuk ndaj të njëjtin mendim me zotin Bode që mungon hartimi i protokolleve. Nuk është ky elementi, i cili zgjidh problemin apo ecurinë e reformës në të. Problemi është se edhe ajo autonomi e pjesshme që kanë spitalet nuk ushtrohet deri në fund, në qoftë se këto mekanizma nuk shkojnë drejt lehtësimit. Në qoftë se autonomia do të vazhdojë të qëndrojë dhe do të ketë këmbëngulje, kjo nuk do ta ndihmojë situatën, përkundrazi do ta shtojë më shumë atë lloj pasiviteti nga i cili ne vuajmë dhe me të cilin përplasemi përditë, ndërkohë që e kundërta do të na ndihmonte shumë më tepër.

E them publikisht se procesi i protokollit do të kërkojë një kohë të nevojshme, sepse është një proces i cili nuk ka ndodhur prej kohësh, është i lidhur me shumë mekanizma të tjerë teknikë, ndërkohë ecuria e pjesës së parë të reformës së aplikuar në 2 muajt e fundit, do të ndihmohej, në qoftë se kjo shkallë autonomie, do të ndihmohej me këto dy veprime.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit, zoti Vasili!Zoti Astrit Patozi, urdhëroni!Astrit Patozi – Falemnderit, zoti drejtues i seancës!Meqenëse ne kemi pasur një diskutim maratonë, në parim, të projektligjit “Për buxhetin e shtetit”, unë

do t’ju ftoja që të fillonim shqyrtimin e tij nen për nen. Në rast se ka vërejte, diskutime apo sugjerime, të bëhen pas çdo neni të veçantë.

Falemnderit!Ardian Turku – Falemnderit!Atëherë, kalojmë në shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”.Sekretaret të thërrasin deputetët, sepse do të kalojmë në votimin e prezencës.(Ndërkohë, drejtimin e seancës e ka marrë zonja Jozefina Topalli.)Jozefina Topalli – Hapim votimin me elektronikë për prezencën.Mbyllet votimi. Janë 74 deputetë prezentë.Fillojmë votimin nen për nen, me karton, bashkë me sugjerimet e Komisionit të Ekonomisë.Kush është dakord me nenin 1? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 2? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 3? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 4? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 5? Urdhëroni, zoti Shehu!Tritan Shehu – Për nenin 5 komisioni ynë ka bërë një vërejtje që ia ka kaluar Komisionit të

Ekonomisë dhe që nuk është marrë parasysh. Kjo është një vërejtje, e cila ka ardhur realisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, të cilën ne e konsiderojmë të rëndësishme në drejtim të shtyrjes përpara të reformës në sistemin shëndetësor dhe të rolit të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore. Është e vërtetë ajo që u tha nga ministri i Financave, që nuk e kaluam ashtu. Nuk e kaluam, sepse vjet nuk ishte akoma ligji “Për ca shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8770 “Për sigurimin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar””, ndryshime që ne i miratuam më 29.12.2008, pikërisht për t’i hapur rrugë heqjes së asaj fraze që dje ramë dakord së bashku se për këtë vit nuk do ta vinim më.

Realisht, është një pengesë për reformën, është një pengesë në autonominë e sigurimeve shëndetësore, është një pengesë në manovrimin që do të bëjë Instituti i Sigurimeve Shëndetësore.

Në lidhje me problemet e kostos unë jam dakord me atë që thatë ju, sepse ne ende nuk i kemi indekset e vërteta të kostos, por duhet së paku një katërvjeçar për të futur sistemin e ri në Shqipëri. Ndërkaq, ne i kemi sistemet e ndërmjetme të kostos, me të cilat punon Instituti i Sigurimeve Shëndetësore dhe spitalet. Ndaj, mua nuk më duket pengesë ajo. Ju, si Ministri Financash keni të drejtë të kontrolloni, por unë mendoj se, duke hequr këtë vinkër që është vënë për Institutin e Sigurimeve Shëndetësore, ju keni mundësinë dhe mekanizmat të kontrolloni realizimin e buxhetit dhe të kontrolloni të gjithë elementet që lidhen me përdorimin racional të tij.

12

Page 13: seancr

Pra, unë mendoj se këtë vit ne duhet të miratojmë heqjen e kësaj fjalie krejtësisht nga neni 5, duke lehtësuar autonominë e Institutit të Sigurimeve Shëndetësore dhe duke bërë një hap tjetër në drejtim të reformës shëndetësore dhe të rolit të institutit në drejtimin spitalor dhe të bashkëpunimit midis spitaleve dhe institutit. Unë nuk shoh asgjë të keqe, përkundrazi, gjithë komisioni është dakord me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me institutin, se ky do të jetë një hap përpara në drejtim të reformës spitalore në vendin tonë.

Ne duhet të realizojmë edhe atë që thamë vjet, që për këtë vit nuk do ta lemë këtë vinkër, pasi e them me bindje që jo vetëm nuk prish punë, por bën një hap përpara në zhdërvjelltësimin e institutit dhe në bashkëpunimin e tij me spitalet, duke hequr pengesat burokratike që lidhen me ndërhyrjet që mund të bëjë instituti në momente të ndryshme në lidhje me financimin e spitaleve. Është një element që nuk ka pse të na trembë, sepse të gjitha mekanizmat e kontrollit janë, edhe nëse ne heqim këtë frazë, pasi ajo pengon bashkëpunimin mes dy sektorëve.

Falemnderit!Jozefina Topalli – Zoti Ministër, urdhëroni!Ridvan Bode - Është një debat i bërë edhe vitin e kaluar dhe ligji që përmend zoti Shehu, nuk sjell

ndonjë gjë në zbatimin praktik të tij, pasi ende ISKSH-ja është një institucion që ka në misionin e tij blerjen e shërbimeve nga spitalet. Pra, është financues i pacientit dhe financimet duhet t’i bëjë në përputhje me protokollet e kostove, ditët e qëndrimit dhe mënyrën e administrimit të spitalit.

Një gjë e tillë, edhe nëse do të shënohet në këtë buxhet, nuk do të jetë për t’u realizuar, pasi ende nuk jemi gati. Janë disa procese që duhen bërë paraprakisht: procesi i informatizimit të të gjitha atributeve për sigurimin shëndetësor, si dhe evidentimi i protokolleve të sëmundjeve dhe marrja me listë e sëmundjeve që do të financohen përmes këtij instituti, pasi kostoja mund të jetë shumë e madhe dhe mund të dalë jashtë kontrollit. Ajo që propozoni ju është që instituti të marrë atributet e ndarësit të fondeve midis spitaleve, për paga, shpenzime operative dhe investime. Kjo është një e drejtë që deri më sot është ushtruar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Financave nuk ka nevojë për ndonjë kontroll specifik, ne e kemi të drejtën e kontrollit. Shqetësimi ynë është nevoja e një ndarjeje të harmonizuar kundrejt një eksperience të viteve të kaluara, të shpenzimeve që bën secili prej spitaleve, në mënyrë që të mos ndodhemi në situata të papritura dhe të kërkojmë në mënyrë emergjente ndërhyrjen e fondeve buxhetore shtesë. Ky është shqetësimi ynë, pasi ka një shkëputje mes misionit të institutit dhe funksionit që ju kërkoni t’i atribuoni institutit përmes këtij ndryshimi.

Le ta mësojmë institutin të bëjë punën e tij, në funksion të interesit të pacientit, ta financojë pacientin e mos ta shndërrojmë në distributor fondesh dhe organikash të spitaleve apo të shërbimeve të tjera. Ai ka një marzh të mjaftueshëm vetadministrimi, pasi të gjitha të ardhurat që krijon dhe që mund të zënë 20% të buxhetit të institutit, me vendim të bordit të tij, mund t’i disponojë për shpërblime, paga etj., por të mos lejojmë që të gjitha fondet, ende pa pasur një skemë funksionale, të përdoren për këto qëllime. Ky është shqetësimi ynë. Përderisa e kemi mekanizmin funksional, le t’i japim një atribut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Këshillit të Ministrave, për të bërë një programim të ndarjes së fondeve sipas zërave dhe destinacioneve, në mënyrë më të kontrolluar.

Falemnderit!Jozefina Topalli - Kush është dakord me nenin 5? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 6? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 7? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 8? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 9? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 10? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 11? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 12? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 13? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 14? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka. Miratohet. Kush është dakord me nenin 15? Urdhëroni, zoti Shehu!Tritan Shehu - Edhe për nenin 15, me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe me miratimin e

komisionit, kemi një tjetër objeksion. Është fjala për një lëvizje të brendshme të buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë, pa ndryshuar në tërësi buxhetin e saj, lëvizje nga granti konkurrues drejt mbështetjes së investimeve të huaja, pikërisht në uljen nga 400 milionë, që është vënë granti konkurrues, në 166 milionë dhe kalimin e kësaj shume si shtesë, drejt mbështetjes për nxitjen e investimeve të huaja. Është një

13

Page 14: seancr

ndryshim që bëhet brenda buxhetit, i cili synon të rrisë dhe të përmirësojë nivelin e kujdesit terciar në sistemin shëndetësor shqiptar, duke menduar dhe gjykuar se në këtë mënyrë i shërbehet gjithë republikës.

Gjithashtu, mendohet se kjo nuk prek cilësinë e kujdesit parësor, i cili është i financuar dhe i strukturuar mirë gjatë kësaj periudhe, duke mundësuar realizimin e funksioneve të tij në shërbim të popullatës. Ky është një vendim që komisioni e diskutoi së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, si pasojë e propozimit që ka bërë ajo. Ndaj, ne menduam ta hapim diskutimin në seancë plenare, për të gjykuar në lidhje me propozimin për një lëvizje të brendshme të fondeve të ministrisë.

Ne e gjykojmë të drejtë mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.Falemnderit!Jozefina Topalli – Zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Në fakt, propozimi që vjen nga Komisioni i Shëndetësisë bie ndesh me frymën e

përgjithshme që ka ligji i buxhetit, i cili synon ndërtimin dhe konsolidimin e një programi të ri në buxhet, që ka të bëjë me fondin e zhvillimit të rajoneve, një fond, i cili do të mundësojë investimet publike në territoret lokale në mënyrë të integruar, duke përfshirë të gjitha llojet e investimeve që zhvillohen në territoret e komunave dhe bashkive, siç janë ato të infrastrukturës rrugore, të ujësjellës-kanalizimeve, të qendrave shëndetësore, të shërbimit pyjor, të vaditjes dhe të kullimit, të ndërtimit të shkollave etj.

Pra, në këtë kuadër, ne mendojmë që rritja dhe krijimi i një fondi të mjaftueshëm në mbështetje të këtyre investimeve është në funksion të idesë për përmirësimin e shërbimit në komunitetetet lokale dhe një shenjë konkrete e partneritetit që dëshmon Qeveria ndaj njësive të qeverisjes vendore, për t’i mbështetur ato me investime, përmes projekteve konkurruese. E tillë është edhe shëndetësia. Unë mendoj se ka një frymë dikasteriale që sundon në hartimin e buxhetit dhe këtë e kam jo vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe për ministritë e tjera, të cilat kanë një prirje për të ulur grantet që u adresohen komunave dhe bashkive dhe për të rritur fondet që janë në politikat që zhvillon ministria në administratën qendrore.

Kjo nuk është gjë e mirë dhe ne prandaj kemi ndërhyrë edhe për rastet e ministrive të tjera, si ajo e Punëve Publike etj., të cilat bëjnë ulje të granteve sipas destinacionit që kemi përdorur ne. Kjo gjë ka çuar që në vitin 2009, buxheti që po mbyllim, investimet për sektorin shëndetësor të komunave dhe të bashkive të jenë zero. Viti 2009 nuk ka investime me këtë titull, sepse ministria i ka rialokuar fondet drejt zërave të tjerë. Madje shuma që ne kemi caktuar edhe në programin e vitit 2010, është menduar nga Ministria e Shëndetësisë të jetë zero, pra, të mos financohen këto qendra shëndetësore komunale dhe bashkiake. Ne mendojmë se kemi kërkesa konkrete, se është i nevojshëm një fond në atë nivel që e kemi lënë ne: 400 milionë, për zhvillimin e infrastrukturës shëndetësore e lokale dhe për të financuar ato kërkesa që kanë ardhur nga bashkitë dhe komunat.

Unë mendoj se këto fonde duhet të vijnë duke u rritur, sigurisht, duke i trajtuar kërkesat në mënyrë të balancuar dhe në raport me nevojat e tjera. Në këtë kuadër Ministria e Financave ka propozuar ndryshimin nga zero lekë, që ishte më parë, në një fond prej 400 milionë lekësh. Nuk më duket se veprojmë në drejtimin e duhur duke e lënë përsëri zero këtë fond.

Ne kemi kërkesa për të financuar punimet e kryera nga disa bashki lidhur me investime të disa viteve më parë. Nuk më duket se është një propozim shumë i argumentuar për të rënë dakord këtu në Kuvend. Megjithatë, deputetët janë këtu, le ta mendojnë. Unë them që mbështetja e shërbimit shëndetësor të komunave dhe bashkive me investime është një gjë e dobishme.

Në nenin 15, në fund të aneksit 3 të këtij neni, shtohet pika 13 me këtë përmbajtje: “Ngarkohet Këshilli i Ministrave për vendosjen e kritereve për shpërndarjen e fondeve midis rajoneve”. Pra, është fjala për fondin e zhvillimit të rajoneve.

Jozefina Topalli – Falemnderit, zoti Bode! E kam këtë propozim.Urdhëroni, zoti Vasili!Petrit Vasili – Unë u përpoqa të jepja një argumentim pse nuk është normal ky lloj financimi, në

mënyrë të veçantë për grantin që jepet për pushtetin lokal. Dua ta korrigjoj zotin Bode, se parashikimi ynë nuk ka qenë zero lekë, por ka qenë 100 milionë lekë.

(Ndërhyn zoti Bode.)Unë po flas për tabelën e buxhetit. Edhe zonjat që janë këtu e kanë të qartë, ka qenë 100 milionë lekë.

Për sa u takon qendrave shëndetësore që ndërtohen, për të qenë i qartë dhe Parlamenti, janë gati 100 qendra shëndetësore të tipit të parë dhe 50 të tipit të dytë.

Në një kujdes parësor, i cili ka në hartën sanitare të tij rreth 400 qendra në nivel komune, rreth 1000 e ca qendra në nivel fshatrash, të cilat si infrastrukturë zënë mbi 80% të këtij shërbimi, duke pasur parasysh edhe krizën apo problematikën shumë të veçantë të sistemin spitalor, propozimi ka qenë shumë konkret. Reflektuam në drejtim të rajonalizimit, duke shtuar 66 milionë lekë të tjera, pra në një masë rritjeje prej 60%.

14

Page 15: seancr

Njëkohësisht, me këto para, që janë lëvizje brenda të njëjtit buxhet, sigurojmë shërbime të nivelit kombëtar, siç është përfundimi i neurokirurgjisë dhe i pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Askush nuk mund ta zëvendësojë këtë prioritet. Këtë shkallë prioritetesh në nivelin ku ndodhet reforma e vlerëson Ministria e Shëndetësisë dhe mendoj se nuk është me vend ndërhyrja e Ministrisë së Financave, e cila, normalisht, mbështetet në strategjitë e saj, ashtu sikurse edhe shëndetësia ka të sajat dhe vlerëson ç’ka ndodhur me parësorin deri në këtë moment dhe ç’ndodh me shërbimin në tërësi në momentin tjetër.

Sigurisht, ekuilibrat brenda sistemit shëndetësor Ministria e Shëndetësisë i vlerëson në mënyrë kritike. Për vitin që kaloi ka pasur një problematikë, të cilën nuk mendoj se është vendi për ta diskutuar, për vetë vitin kur ndodhi dhe për ekzigjencat që ka pasur ai vit zgjedhor.

Jozefina Topalli – Zoti Bode, urdhëroni!Ridvan Bode – Unë mendoj se propozimi i Ministrisë së Financave nuk ka prekur programet që ju

përmendët, pra nuk ka hequr fonde as nga Qendra Spitalore Universitare, as nga spitalet që ju përmendni. Ato 200 milionë lekë i ka nxjerrë nga buxheti, duke hequr pikërisht riparime, meremetime dhe çikërrima brenda programit të madh të investimeve që keni sjellë ju. Në qoftë se i kishit prioritet këto që jeni duke më thënë, duhet t’i programonit ju në buxhet. Ne nuk kemi prekur as spitalet, as Qendrën Spitalore Universitare. Ne e kemi nxjerrë këtë fond nga një numër shumë i madh projektesh të vogla që ka pasur ministria dhe i kemi kaluar te grantet konkurruese.

Tani që ne i kemi nxjerrë fondet prej tyre, ju kërkoni t’i ktheni në një projekt tjetër, në një program tjetër. Buxhetin e keni bërë ju, nuk e ka bërë Ministria e Financave. Ne kemi bërë oponencën dhe, sigurisht, nuk mund të pranojmë që Ministria e Shëndetësisë të ketë 800 projekte. I kemi hequr një numër projektesh të vogla, duke i konsoliduar për grantet konkurruese të pushtetit lokal, për ndërtimin e qendrave shëndetësore. Ky ka qenë operacioni që kemi bërë ne.

Megjithatë, në qoftë se ju thoni se e keni të nevojshme të shtoni këtu apo aty, këto janë propozime që vijnë tani, vijnë më vonë. Unë mendoj që grantet për pushtetin lokal në nivelin 100 mijë apo 160 mijë lekë janë të vogla. Ne kemi pasur edhe 400 milionë lekë dhe nuk kanë qenë të mjaftueshme. Ju thoni janë të mjaftueshme 100 milionë lekë. Mua nuk më duket se janë të mjaftueshme 100 milionë lekë, kur në vitin 2009 nuk ka pasur asnjë financim të shërbimit parësor.

Prandaj, në qoftë se do të kërkohet një kompromis, mund të kërkohet ndarja e barabartë, 200 me 200 milionë lekë, por jo që të mbetet 100 milionë lekë granti i pushtetit lokal. Për mua është jokorrekte.

Jozefina Topalli – Falemnderit! Atëherë, do të votojmë propozimin e Komisionit të Ekonomisë me ndryshimin që u bë.Kush është dakord? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet me ndryshimin e numrit rendor, siç e keni te propozimi bashkëngjitur.Kush është dakord me nenin 16? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet.Kush është dakord me nenin 17? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet.Kush është dakord me nenin 18? Falemnderit! Kundër? Nuk ka. Abstenime? Nuk ka. Miratohet me të

gjithë tabelat fiskale.Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”. Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.75 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton në tërësi projektligjin “Për buxhetin e shtetit të vitit 2010”.Falemnderit! Ky është një ndër ligjet më të rëndësishëm që Parlamenti kalon gjatë vitit. Kalojmë në pikën e tretë të rendit të ditës, në propozimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për

lirimin nga detyra të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve dhe emërimin në detyrë të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Votimi është i fshehtë. Do të fillojmë me votimin për largimin nga detyra të bordit ekzistues.Atëherë, kush është dakord për lirimin nga detyra të zonjës Edlira Kasaj? Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.75 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Kush është dakord për lirimin nga detyra të zotit Ilir Zela?Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.

15

Page 16: seancr

74 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Kush është dakord për lirimin nga detyra të zotit Ilir Shehu?Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.72 vota pro. 2 kundër. 1 abstenim.Kuvendi miraton propozimin.Kush është dakord për largimin nga detyra të zotit Afrim Tonuzi?Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.74 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Kush është dakord për largimin nga detyra të zotit Jetmir Karini?Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.73 vota pro. S’ka kundër. 1 abstenim.Kuvendi miraton propozimin.Kalojmë te votimi i anëtarëve të rinj, të ardhur përmes propozimeve të grupeve parlamentare.Zoti Alket Mukavelati emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike

dhe Postare.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.75 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Zonja Zamira Nurçe emërohet anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike

dhe Postare.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.73 vota pro. S’ka kundër. 1abstenim.Kuvendi miraton propozimin.

Sekretari për Procedurat dhe Votimin

Viktor Gumi

16

Page 17: seancr

Zoti Benon Paloka emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.74 vota pro. 1 kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Zoti Pirro Xhixho emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe

Postare.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.74 vota pro. S’ka kundër. 1 abstenim.Kuvendi miraton propozimin.Zoti Ksen Elezi emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe

Postare.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.75 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Me propozimin e grupit të deputetëve, zoti Pirro Xhixho emërohet kryetar i Këshillit Drejtues të

Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.Hapet votimi me elektronikë.Mbyllet votimi.75 vota pro. S’ka kundër. S’ka abstenime.Kuvendi miraton propozimin.Me kaq mbyllet seanca e sotme.Falemnderit për bashkëpunimin dhe natën e mirë!

(Seanca u mbyll në orën 20:00.)

Kryetarja e Kuvendit

Jozefina Topalli (Çoba)

17

Page 18: seancr

18

Page 19: seancr

19

Page 20: seancr

20