rusolija

2

Click here to load reader

Upload: shba-pashtriku

Post on 09-Mar-2016

218 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Maja Rusolija në bjeshkët e Rugoves 11.11.2012

TRANSCRIPT

Page 1: Rusolija

DITARI NGA – RUSULIJA 2012

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 11.11.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 7.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me 2 furgona, nëpër Pejë gjer tek dogana, gjegjësisht kufiri me Malin e Zi, që

nga Gjakova përbën largësi prej 60 km. Me të filluar ecjen na është dashur që të marshojmë nëpër përpjeta mjaft të ashpra dhe

shtigje të pa definuara. Pas afro dy orësh ecjeje një pjesë e grupit marshues e devijuan shtegun, duke shtegtuar në të djathtë të luginës, gjegjësisht nëpër brigjet përballë majës së Rusulisë, prandaj afër qafës së asaj bjeshke e kanë ndërprerë marshimin dhe aty janë akomoduar për ta kaluar ditën.

Ne të tjerët poashtu shtegtonim nëpër të njëjtin shteg, jo të duhur, mirëpo shumë shpejtë, nën udhëheqjen e Besnikut jemi kthyer prapa, për të vazhduar pastaj nëpër luginë dhe nga ana tjetër e bjeshkës për në majë të Rusulisë. Në rranzën e bjeshkës Bujari kishte vendosur që ta ndërpresë marshimin dhe aty ta ndezi zjarrin dhe të akomodohet, ndërsa ne të tjerët vazhduam tutje. Ishte kjo pjesa më e ashpër dhe më e vështirë e shtegut. Për shkak të kësaj pjese këtë bjeshkë e kam quajtur tinzare, për arsye se kishte tre maja gadi të së njëjtës lartësi dhe se porsa e pushtonim njërën majë dhe mendonim se mbërritëm në cak, na dilte para vedi maja tjetër e cila paraprakisht nuk vërehej. Shtegtimi nëpër kurrizin e majes qe shumë i papërshtatshëm për shkak se ishte përplotë me shkurre dhe pisha të ulëta.

Në majën e Rusulisë të lmd prej 2381 metrash mbërritëm pas afro pesë orësh ecjeje, gjegjësisht në ora 13.15 minuta. Pasi që ishim mjaft të lodhur, aty menjëherë jemi akomoduar për të pushuar dhe ngrënë. Kjo bjeshkë nga njëra anë dhe shumë afër kishte majen e Zhlebit ku gjendet guri kufitar që ndanë Kosovën nga Mali i Zi, ndërsa nga ana tjetër shtriheshin vargmalet e Kosovës. Nga poshtë nuk dukej shumë largë edhe qyteti i Burimit me rrafshin e Dukagjinit. Koha e kthjellët dhe me diell bëri që ne aty të qëndrojmë gjer në ora 14.20 minuta, duke bërë foto dhe soditur atë natyrë të bukur

Në të kthyer jemi ndalur tek Bujari për t’u ngrohur tek zjarri që ai kishte ndezur, dhe pastaj kemi vazhduar tutje. Poshtë tek automjetet kemi mbërritur në ora 17.00. Aty jemi takuar me shokët të cilët për shkak të devijimit qenë vendosur në bregoren përballë majes së Rusulisë. Ata u deklaruan se kishin kaluar shumë bukur dhe poashtu na bënë të ditur se edhe shtegu kah ata kishin shtegtuar të shpiente për në majë.

Gjatë udhëtimit kemi ndaluar në një shitore për t’u freskuar me nga një pije, dhe pastaj kemi vazhduar për në Gjakovë ku mbërritëm në ora 18.30 minuta.

Ishte ky një marshim mjaft i vështirë por edhe shumë atraktiv. E kam quajtur marshim mjaft të vështirë për shkakun se gjatë gjithë ditës nuk kemi pasur asnjë rast që të shtegtojmë nëpër shteg të rrafshët, siç e kërkon çlodhja e këmbëve, por për shkak të konfiguracionit dhe ashpërsisë së bjeshkës gjithë marshimin e kemi bërë nëpër përpjeta dhe tatëpjeta.

Megjithatë natyra e bukur dhe koha me diell bënë që ne të kënaqemi dhe të mos e ndjejmë lodhjen. Poashtu shoqëria e mirë ishte faktor i cili si gjithherë mbanë vend të veçant në relaksimin tonë.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgona: 3.00 minuta ( 1.30 + 1.30 )Ecje këmbë: 8.25 minuta ( 4.45 + 3.40 )Ecje gjatësi rrugore: 13.00 km ( 6.5 + 6.5 )Ecje këmbë m/lmd: 1154 m/lmd ( 1227 - 2381 ), ndërsa për shkak të devijimit të shtegut na është dashur që të bëjmë edhe 100 metra nngritjeve dhe zbritjeve.

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 11.11.2012