rregullore e punës e komisionit rregullativ të prokurimit ... of... · rregullorja e punës së...

33
Rregullorja e Punës Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës 2016

Upload: others

Post on 19-Sep-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

Rregullore e Punës

e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të Kosovës

2016

Page 2: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

TABELA E PËRMBAJTJËS

Neni 1 Funksionet ......................................................................................................... 2

Neni 2 Struktura e KRPP ............................................................................................... 2

Neni 3 Funksionet e Kryetarit dhe të anëtareve te Bordit të KRPP-se ...................... 3

Neni 4 Bordi i KRPP-së ................................................................................................. 4

Neni 5 Votimi në KRPP ................................................................................................. 5

Neni 6 Divizionet, Sektorët dhe Administrimi ............................................................. 5

Neni 7 Divizioni i Rregullave ........................................................................................ 6

Neni 8 Divizioni i Trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane ......................................... 8

Neni 9 Divizioni për Monitorim ................................................................................... 11

Neni 10 Divizioni i Teknologjisë së Informacionit .................................................... 16

Neni 11 Divizioni i Financave dhe Shërbimeve te përbashkëta .............................. 18

Neni 12 Menaxheri i personelit ................................................................................... 19

Neni 13 Revokimi i certifikates ................................................................................... 19

Neni 14 Raporti vjetor i punës .................................................................................... 20

Neni 15 Rregullat funksionale dhe procedurale të KRPP-së ................................... 20

Neni 16 Politikat e Kontabilitetit ................................................................................. 20

Neni 17 Inventari, Pronat dhe Pasuria ....................................................................... 21

Neni 18 Menaxhimi i Stoqeve ..................................................................................... 21

Neni 19 Aranzhimi Bankarë ........................................................................................ 22

Neni 20 Aktivitetet e prokurimit ................................................................................. 22

Neni 21 Autorizimet financiare për udhëtim dhe akomodim ................................... 22

Neni 22 Mirëmbajtja e regjistrave/të dhënave ........................................................... 23

Aneksi I - ORGANOGRAMI ......................................................................................... 24

Aneksi II - Funksionet Kryesore të KRPP-së ............................................................ 24

Page 3: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

1

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

Rregullorja e Punës

Në bazë të Nenit 142 (Kapitulli XII) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe Pjesës VI të Ligjit të Prokurimit Publik të Kosovës Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092, Bordi i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik , në takimin e mbajtur 29.11.2016 ka aprovuar këtë rregullore të punës të Komisionit Rregullativ të Prokurimit të Kosovës.

Referimi në “Ligj” është referim në Ligj të Prokurimit, Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092.

PJESA I

ÇËSHTJET E PËRGJITHSHME

1. Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave të hollësishme për procedurat e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (në tekstin e mëtejmë: KRPP-së); funksionin kryesor te KRPP-së, mënyrën e punës së KRPP-së dhe vendimmarrjes në raste të cilat janë subjekt i trajtimit dhe kompetencës se KRPP-së, si dhe çështje të tjera të rëndësishme për funksionimin dhe punën e KRPP-së.

2. Rregullorja gjithashtu ofron një prezantim të strukturuar dhe të kuptueshëm të organizatës në përgjithësi, roleve, përgjegjësive dhe kompetencave, si dhe udhëzime specifike për implementimin e funksioneve të ndryshme të KRPP-së. Në këtë aspekt, këto shërbejnë si udhëzues i brendshëm për të gjithë punëtorët e KRPP-së, duke ngritur njohuritë e secilit nga punëtorët për përgjegjësitë e tij ose saj ndaj organizatës dhe publikut në përgjithësi. Së fundi, këto mund të shërbejnë si udhëzues referent për të mbështetur procesin e kontrollit të brendshëm të organizatës.

PJESA II

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik

1. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (këtu e tutje KRPP), është agjenci e pavarur rregullative.

2. Asnjë zyrtar publik nuk mund të ushtroj apo të tentoj që të ushtroj ndonjë ndikim mbi KRPP-në, në lidhje me vendime specifike të funksionimit apo të rregullave apo veprimeve të KRPP-së.

3. KRPP, është autoritet kontraktues dhe organizatë buxhetore. Prandaj, KRPP, u nënshtrohet të gjitha dispozitave të aplikueshme te të gjitha ligjeve tjera dhe

Page 4: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

2

rregulloreve të Republikës së Kosovës në masë të njëjtë me çdo autoritet tjetër publik apo organizatë buxhetore.

4. Të gjithë të punësuarit e KRPP-së, do të jenë shërbyes civil, duke përjashtuar anëtarët e Bordit.

PJESA III

STRUKTURA DHE FUNKSIONET E KRPP-se

Neni 1 Funksionet

1. KRPP, ka përgjegjësi për zbatimin e funksioneve të përcaktuara nga Ligji mbi Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës (Ligji Nr. 04/L-042, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092) në lidhje me zhvillimin e përgjithshëm, funksionimit dhe mbikëqyrjes të rregullave të prokurimit publik dhe sistemit të prokurimit publik në Kosovë.

Neni 2 Struktura e KRPP

2.1 KRPP, ka strukturën si në vijim:

Kryetari i KRPP-së.

Bordi i KRPP-së , i cili duhet të i ketë tre (3), anëtarë, njëri prej tyre, është Kryetari i Bordit.

Pese Divizione, si në vijim:

1. Divizioni i Rregullave

2. Divizioni i Trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane

3. Divizioni i Monitorimit qe përbëhet nga:

Sektori i Monitorimit, dhe

Sektori i Analizave

4. Divizioni i Teknologjisë së Informacionit qe përbëhet nga:

Sektori i administrimit te Platformës; dhe

Sektori i tavolinës ndihmese

5. Divizioni i Financave dhe Shërbimeve te përbashkëta

KRPP gjithashtu ka:

Një Menaxher te personelit.

Page 5: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

3

2.2 Struktura organizative e KRPP-se është e prezantuar ne Aneksin I te kësaj rregulloreje.

2.3 Selia e KRPP-se është ne Prishtine.

2.4 KRPP-ja ka një logo dhe ka një vulë të lejuar katrore dhe të rrumbullakët “Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik”, në gjuhën Shqipe dhe Serbe.

Neni 3 Funksionet e Kryetarit dhe të anëtareve te Bordit të KRPP-se

Funksionet e Kryetarit te KRPP-se

3.1 Kryetari përfaqëson, menaxhon dhe organizon punën e KRPP-së dhe ka përgjegjësinë e përgjithshme për performancën e punëve ditore.

3.2 Përgjegjësia për të kryer funksionet dhe aktivitetet e KRPP-së të cilat nuk janë përcaktuar apo përfshirë në ndonjë Divizion bie mbi Kryetarin.

3.3 Kryetari ka autoritetin qe te cakton cilindo anëtar te stafit për të organizuar dhe menaxhuar punën e KRPP-së në fusha të caktuara, në veçanti funksione specifike apo aktivitete të cilat nuk janë të përfshira në funksionet apo aktivitetet e Devizionit të KRPP-së. Kryetari ka për të informuar anëtarët e Bordit për ndonjë përcaktim të tillë. Një kopje e dokumentit në lidhje me delegimin e përgjegjësive do ti bartet Menaxherit te personelit, i cili do të kujdeset për dosjen dhe ti përfshijë ato përgjegjësi të deleguara herë pas here. Kryetari mund ti ndryshoj këto përgjegjësi ashtu siç ai/ ajo i sheh të arsyeshme.

3.4 Kryetari do të thërret takimet e Bordit të KRPP-së, kur dhe si ai konsideron të jetë e nevojshme apo kur kërkohet nga dy anëtarët e tjerë të KRPP-së.

3.5 Kryetari do të udhëheq takimet e Bordit të KRPP-së. Në raste të jashtëzakonshme kur është e nevojshme që KRPP, të ketë një takim në mungesë të Kryetarit, ai duhet të autorizoj një nga anëtarët tjerë të Bordit të KRPP-së për të udhëhequr takimin.

3.6 Kryetari:

3.6.1 aprovon listën e vendeve të punës;

3.6.2 aprovon përshkrimin e vendeve të punës;

3.6.3 përcakton detyrat e nëpunësve të KRPP-së;

3.6.4 shkarkon nënpunësit;

3.6.5 ka përgjegjësi për menaxhimin e fondeve financiare të KRPP-së;

3.6.6 përcakton një anëtarë tjetër për të prezantuar, menaxhuar, dhe organizuar punën e KRPP në mungesë të Kryetarit p.sh të ushtroj detyrën e Kryetarit. Ky person mund të ndryshojë prej një mungese në tjetrën;

Page 6: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

4

3.6.7 jep udhëzime duke siguruar qarkullimin e dokumenteve brenda KRPP-së;

3.6.8 konkludon dhe nënshkruan marrëveshje dhe kontrata të nevojshme për të kryer funksionet e KRPP-së;

3.6.9 nënshkruan dokumentet në emër të KRPP-së, nënshkruan të gjitha vendimet e arritura nga Bordi. Asnjë dokument zyrtar nuk duhet të lëshohet nga KRPP, i cili nuk është nënshkruar nga Kryetari, përveç komunikimeve elektronike;

3.6.10 siguron se Rregullat e Procedurave Financiare të Ministrisë se Financave (MF) janë zbatuar nga secili punëtorë i KRPP-së, në fushat e tyre funksionale;

3.6.11 monitoron dhe kontrollon shpenzimet e KRPP-së;

3.6.12 siguron se të gjithë nënpunësit të cilët kanë përgjegjësi për administrimin financiar janë të këshilluar në mënyrën e duhur;

3.6.13 siguron se ekziston një ndarje e qartë e detyrave ne mes administrimit te financave dhe kontrollit adekuat.

Funksionet e anëtarit të Bordit

3.7 Anëtari i Bordit merr përsipër përgjegjësinë e Divizionit nën përgjegjësinë e tij në të gjitha fushat e funksionimit te tij, duke përfshirë, ndër të tjera, çështjet organizative, punën dhe produktet e punës.

3.8 Anëtari i Bordit:

3.8.1 Propozon përshkrimet e vendeve te punës për Udhëheqësin e Divizionit;

3.8.2 Cakton detyrat për Udhëheqësin e Divizionit;

3.8.3 nënshkruan dokumentet e lëshuara nga Divizioni. Asnjë dokument zyrtar nuk duhet të lëshohet nga Divizioni, i cili nuk është nënshkruar nga anëtari i Bordit, përveç komunikimeve elektronike.

Neni 4 Bordi i KRPP-së

4.1 Bordi i KRPP-së, është institucioni më i lartë për marrjen e vendimeve kolektive te KRPP-së. Kryetari gjithmonë është njëri nga anëtarët.

4.2 Vetëm Bordi do ti ketë të drejtat si në vijim:

4.2.1 për të aprovuar këtë Rregullore dhe çdo amendament tjetër;

4.2.2 të aprovojë dhe dorëzoj në Qeveri dhe Kuvend raportin vjetorë te punës, jo më vonë se në fund të muajit mars të vitit kalendarik të radhës, që analizon aktivitetet e prokurimit në Kosovë që ndodhin

Page 7: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

5

gjatë atij viti kalendarik dhe që bënë rekomandime për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose ligjit aktual;

4.2.3 për të aprovuar strategjitë dhe planet tjera të KRPP-së;

4.2.4 Nxjerre udhëzime për trajtimin e dokumenteve;

4.3 Të gjitha vendimet e Bordit të KRPP-së duhet të jenë sipas parimeve në vijim:

4.3.1 në pajtim të plotë me Ligjet e Kosovës dhe kësaj Rregulloreje;

4.3.2 me konsultime te duhura dhe pas marrjes së këshillave profesionale;

4.3.3 duke pasur parasysh nevojën për të promovuar barazi dhe trajtim të barabartë;

4.3.4 sipas qasjes së duhur në informacionet dhe në faktet në dispozicion;

4.3.5 përmes shpjegimit me shkrim për arsyet e vendim marrjes, regjistrimin e deklaratave të bëra për interesat personale, çdo detaj për këshillimet e rëndësishme.

4.4 Bordi i KRPP-se është përgjegjës për të organizuar dhe menaxhuar punën e divizioneve përkatëse dhe për implementimin e funksioneve apo aktiviteteve tjera të përcaktuara nga Kryetari. Bordi i KRPP-së siguron mbështetjen teknike dhe administrative për funksionimin efektiv dhe efikas të Divizioneve.

4.5 Secili anëtarë i Bordit mundë të përfaqësoj KRPP, në ngjarje të caktuara apo aktivitete nëse ai/ajo përcaktohet për këtë nga Kryetari.

4.6 Anëtarët e Bordit të KRPP-se, janë emëruar sipas nenit 89 të LPP, dhe mund të largohen ose suspendohen vetëm sipas nenit 93 të LPP.

Neni 5 Votimi në KRPP

5.1 KRPP, do të bëjë çdo përpjekje që në takimet e tyre të arrijnë vendime me konsensus. Nëse Kryesuesi i takimit vendosë që konsensusi nuk mund të arrihet, çështja do të vendoset për votim. Vendimet do të kërkojnë përkrahjen e shumicës së anëtarëve.

5.2 Rezultati i një votimi mund të publikohet; megjithatë vota e secilit anëtarë është plotësisht konfidenciale.

Neni 6 Divizionet, Sektorët dhe Administrimi

6.1 Secili Divizion menaxhohet nga një Udhëheqës i Divizionit dhe secili Sektor menaxhohet nga një Udhëheqës i Sektorit. Përbëhet nga punëtorët e zyrës.

6.2 Udhëheqësit e Divizioneve, Udhëheqësit e Sektorëve dhe nënpunësit i kryejnë detyrat e tyre sipas përshkrimeve relevante të punës së tyre.

Page 8: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

6

6.3 Udhëheqësit e Divizioneve, Udhëheqësit e Sektorëve dhe punëtorët tjerë janë shërbyes civil.

Neni 7 Divizioni i Rregullave

7.1 Divizioni i Rregullave përbëhet nga Udhëheqësi i Divizioni dhe Ekspertët e Prokurimit.

7.2 Në bazë të nenit 87 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Divizioni i Rregullave kryen funksionet si në vijim:

7.2.1 Vendosë rregulla të hollësishme për të siguruar zbatimin adekuat të LPP-

se nga autoritetet kontraktuese si dhe rregulla për përdorimin dhe ekzekutimin e secilës nga procedurat e përcaktuara në nenet 33-37 të LPP-se; me kusht që, këto rregulla të jenë në përputhje me kërkesat dhe parimet e përcaktuara nga LPP si dhe çfarëdo kërkese të detyrueshme të BE-se për prokurim;

7.2.2 Përgatitë dhe shpërndan doracakë të prokurimit, udhëzues, formularë dhe modele standarde për dokumentet e tenderit dhe të kontratave sipas LPP-se në dobi të autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik;

7.2.3 Ofron ndihmë teknike dhe këshilla autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të LPP-se si dhe për çdo dokument që nxirret nga KRPP;

7.2.4 Nxjerrë dhe publikon interpretime me shkrim te vendimeve administrative për të dyjat, autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik për zbatimin dhe interpretimin e dispozitave të këtij ligji dhe çdo dokumenti të nxjerrë nga KRPP-ja;

7.2.5 Zhvillon rregullat e detajuara në lidhje me shitjen e aseteve të Autoriteteve Kontraktuese;

7.2.6 Studion Raportet e monitorimit dhe rekomandimet tjera dhe bashkëpunon ngushtë me Divizionin e Monitorimit, për përmirësimin e rregullave të sistemit të prokurimit publik dhe / ose të ligjit;

7.2.7 Nxjerrë, pas bashkëpunimit te ngushte me Divizionin e Teknologjisë së Informacionit, rregulla në lidhje me e-prokurimin, dhe më konkretisht transmisionin elektronik të dokumenteve të tenderit dhe kërkesave për pjesëmarrje dhe pranimin e propozimeve. Këto rregulla duhet të përfshijnë një nënshkrim të avancuar elektronik, në pajtim me standardet ndërkombëtare.

7.3 Përveç funksioneve të autorizuara me ligj, Divizioni i Rregullave kryen edhe këto funksione shtesë:

Page 9: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

7

7.3.1 Mbështetë punën e Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik, duke kryer analiza ligjore gjatë mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit dhe legjislacionit dytësor nga autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik;

7.3.2 Mbikëqyrë pranimin e kërkesave dhe dokumenteve të bashkangjitura të parashtruara nga autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik, vlerëson nëse nevojitet kompletim apo sqarim dhe shqyrton opinionin e mundshëm ligjor në bashkërendim me kryetarin dhe anëtarin e bordit përgjegjës për divizion;

7.3.3 Cakton dhe mban takime për konsulta, ndihmë teknike dhe këshilla sipas kërkesës së autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik në bashkërendim me kryetarin dhe anëtarin e bordit përgjegjës për divizion;

7.3.4 Harton opinione, interpretime ligjore dhe këshilla lidhur me rastin që është objekt i kërkesës për interpretim ligjor;

7.3.5 Siguron shpërndarjen e përgjigjes me shkrim përmes arkivit të KRPP-së pasi që e njëjta të jetë nënshkruar nga eksperti i prokurimit (hartuesi), anëtari i bordit përgjegjës për divizion dhe kryetari i KRPP-se; siguron shpërndarjen e përgjigjes përmes postës elektronike, si dhe në bashkërendim me anëtarin e bordit përgjegjës per divizion dhe kryetarin siguron publikimin në uebfaqen e KRPP-së nëse për të njëjtën konsiderohet si pyetje e shpeshtë apo si një zgjidhje e problemit të mundshëm të ballafaqimit edhe të autoriteteve tjera kontraktuese.

7.3.6 Mbanë takime për: a) Bashkërendim të punëve të divizionit; b) Diskutim të çështjeve ligjore me kryetarin dhe anëtarin e bordit përgjegjës

për divizion lidhur me kërkesat për interpretim të parashtruara nga autoritetet kontraktuese dhe operatorët ekonomik përmes arkivit të KRPP-së dhe postës elektronike në E-MAIL-in zyrtar [email protected];

c) Konsulta me Bordin e KRPP-së, Udhëheqësit e Divizionit të Monitorimit dhe të Divizionit të TI-së lidhur me funksionimin efektiv dhe efikas të KRPP-së për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë.

7.4 Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Divizionit dhe dorëzon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion;

7.5 Përgatit dhe elaboron raportin vjetor mbi punën vjetore të Divizionit dhe dorezon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion, i cili përfshihet si pjesë e raportit mbi punën në përgjithësi të KRPP-së.

7.6 Parashtrimi i kërkesave për interpretim ligjor:

7.6.1 Një autoritet kontraktues, apo një operator ekonomik, mund të parashtrojë

drejtpërdrejtë në KRPP: a) Kërkesë me shkrim, në kopje fizike përmes arkivit të KRPP-së; b) Kërkesë me shkrim në postë elektronike zyrtare [email protected]; c) Kërkesë gojore përmes telefonit.

Page 10: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

8

7.7 Forma dhe përmbajtja e kërkesës: 7.7.1 Forma e kërkesës e parashtruar në kopje fizike duhet të përmbajë emrin e

autoritetit Kontraktues, emrin e parashtruesit të kërkesës dhe të Zyrtarit Kryesor Administrativ,datën dhe numrin e protokollit, apo emrin e kompanisë dhe të pronarit nëse kërkesa parashtrohet nga një operator ekonomik;

7.7.2 Kërkesa e parashtruar në formë elektronike duhet të përmbaj emrin e autoritetit kontraktues, emrin e parashtruesit, “CC” Zyrtari Kryesor Administrativ, apo emrin e kompanisë dhe emrin e parashtruesit nëse kërkesa parashtrohet nga një Operator Ekonomik;

7.7.3 Kërkesat gojore mund të parashtrohen përmes telefonit nëse këtë e lejon natyra e çështjes konkrete;

7.7.4 Kërkesa e parashtruar në postën elektronike zyrtare apo në kopje fizike, duhet të jetë mjaftueshëm e qartë, për t’i mundësuar ekspertit të prokurimit identifikimin e pretendimeve dhe qëllimin e sajë;

7.7.5 Eksperti i prokurimit përpiqet të kuptojë çfarë kërkohet në kërkesën e parashtruar dhe nëse është e nevojshme kontakton me shkrim parashtruesin për sqarime të mëtejme apo për plotësimin e saj.

7.8 Procedimi i Kërkesave për interpretim: 7.8.1 Kërkesa për interpretim me shkrim (në letër) pas protokollimit në arkivin e

KRPP-së do t’i dorëzohet Udhëheqësit te Divizionit të Rregullave, i cili do ti dorëzoj menjëherë kërkesën e tille ekspertit te prokurimit. Eksperti i prokurimit brenda 30 ditë pune, nga data e pranimit, do të përgatit dhe kthej interpretimin me shkrim.

7.8.2 Kërkesat me shkrim (në mënyrë elektronike) do t’i pranojë drejtpërdrejt eksperti i prokurimit dhe do t’i kthejë përgjigje brenda afatit prej 15 ditë pune nga data që është dërguar në e-mail-in zyrtar. Për rastet e ndërlikuara apo që nuk janë të rregulluara me ligj apo me legjislacionin dytësor, eksperti i prokurimit do të ketë edhe një afat shtesë prej 5 ditë pune për të dhënë një opinion.

7.8.3 Eksperti i prokurimit i divizionit të Rregullave, përveç interpretimit të dispozitave të këtij ligji dhe legjislacionit dytësor nuk do të interpretojë edhe situata të caktuara për rastet që janë në vlerësim, shqyrtim si dhe në hetim.

Neni 8 Divizioni i Trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane

8.1 Divizioni i Trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane përbëhet nga Udhëheqësi i Divizioni, Ekspertët e Prokurimit dhe zyrtare tjere te Divizionit.

8.2 Në bazë të nenit 25 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Divizioni i trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane kryen funksionet si në vijim:

Page 11: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

9

8.2.1 zhvillon module të trajnimit dhe kurrikulës për kualifikimet në prokurim

per trajnime Themelor dhe te Avansuar (Nivelin Qendror dhe Lokal, OE, OJQ) duke përgatite katalogun, programet, modulet për trajnime, te cilat aprovohen nga Bordi i KRPP –se;

8.2.2 Harton një listë të dokumentuar të kualifikimeve për certifikim si trajnerë dhe si pjesëmarrës ne trajnimet e prokurimit. Lista e kualifikimeve publikohet ne web-faqen e KRPP-se;

8.2.3 identifikon personat, me përvojë në prokurimin publik, të përshtatshëm për mësimdhënie në kurset e prokurimit të hartuara nga KRPP-ja per Trajnim Themelor dhe te Avansuar;

8.2.4 siguron që trajnerët e përzgjedhur te jenë persona të certifikuar për trajnim dhe te jene te trajnuar nga një institucion i trajnimeve që ka ekspertizë substanciale në praktikat më të mira ndërkombëtare të prokurimit dhe në sistemin e prokurimit të BE-së. Përzgjedh dhe Ripërtërin Listën e trajnerëve për çdo 5 vite nga Komisioni i Përcaktuar nga Kryetari i KRPP-se;

8.2.5 Propozon angazhimin e trajnerëve nga Lisa e trajnerëve për programe e trajnimit Themelor dhe te Avancuar për çdo vite ne Bordin e KRPP-se;

8.2.6 në bashkëpunim me IKAP-in, aranzhon zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të prokurimit me kohëzgjatje të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë për trajnime bazike dhe dhjetë ditë (10) për trajnime të avancuara sipas Memorandumit te Bashkëpunimit ne mes te KRPP- IKAP;

8.2.7 në bashkëpunim me IKAP-in, është përgjegjëse për organizimin e provimeve ne mbështetje te Rregullores për procedurat e zhvillimit te testeve ne programet e trajnimit për Prokurim Publik;

8.2.8 në bashkëpunim me IKAP-in, lëshon “certifikatën themelore profesionale të prokurimit” vetëm për personat të cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset themelore dhe të cilët rekomandohen nga Komisioni i vlerësimit te testeve;

8.2.9 në bashkëpunim me IKAP-in, lëshon “certifikatën e avancuar profesionale të prokurimit” vetëm për personat të cilët i kanë përfunduar në mënyrë të kënaqshme të gjitha kurset e avancuara dhe të cilët rekomandohen nga Komisioni i vlerësimit te testeve;

8.2.10 përkrahë IKAP-in dhe autoritetet tjera publike për edukim dhe trajnim për të implementuar trajnime të nivelit të lartë për zyrtarët e prokurimit dhe profesionistëve të tjerë të prokurimit, që synojnë në implementimin e praktikave të mirëfillta të prokurimit dhe të respektimit të Ligjit;

8.2.11 është përgjegjës për elaborimin e moduleve të trajnimit mbi Prokurimin Publik dhe përtrirjen e tyre, sipas nevojave të trajnimit dhe ndryshimeve në Ligjin e Prokurimit Publik dhe rregulloreve relevante;

Page 12: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

10

8.2.12 zbaton analiza periodike të nevojave për trajnime për zyrtarët e prokurimit publik në Kosovë, operatorët ekonomik dhe për stafin e KRPP-së, në mënyrë që të definojnë nevojat e tyre për trajnime;

8.2.13 mirëmban dhe përtërinë databazat e Autoriteteve Kontraktuese (AK-të), zyrtarëve të certifikuar të prokurimit dhe trajnerëve të certifikuar në prokurim publik;

8.2.14 Përforcon vetëdijen në mesin e autoriteteve kontraktuese dhe operatorëve ekonomik për legjislacionin e prokurimit publik si dhe objektivat, procedurat dhe metodat.

8.3 Përveç funksioneve të autorizuara me ligj, Divizioni i trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane kryen edhe këto funksione shtesë:

8.3.1 Ofron mbështetje për pjesëmarrjen e KRPP-së në aktivitetet e

procesit të integrimit evropian dhe koordinon të gjitha aktivitetet e nevojshme të kërkuara nga KRPP-ja.

8.3.2 Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian në lidhje me prokurimin publik në Kosovë. dhe harmonizimin e legjislacionit përkatës me acquis të BE-së;

8.3.3 Ofron informacion për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumenteve tjera strategjike;

8.3.4 Koordinon asistencën e IPA-se dhe ndihma të tjera të huaja për aktivitetet e KRPP-se dhe siguron qe kane te bëjnë me prioritetet e KRPP-së dhe sistemit të prokurimit publik të Kosovës;

8.3.5 Ofron mbështetje për Bordin e KRPP-së gjatë përgatitjes dhe menaxhimit te projekteve;

8.3.6 Studion Raportet e monitorimit dhe rekomandimet tjera dhe bashkëpunon ngushtë me Divizionin e Monitorimit, për përzgjedhjen e moduleve;

8.4 Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Divizionit dhe dorëzon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion;

8.5 Përgatit dhe elaboron raportin vjetor mbi punën vjetore të Divizionit dhe dorëzon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion, i cili përfshihet si pjesë e raportit mbi punën në përgjithësi të KRPP-së.

8.6 Procedura e përzgjedhjes se Trajnerëve:

8.6.1 Në mënyrë që të vendoset një sistem i qëndrueshëm i trajnimit në prokurim publik, KRPP-ja duhet të ketë një minimum prej 20 trajnerëve të profilit të lartë në dispozicion. Konkursi për aplikim për trajner do të shpallet nga KRPP-ja çdo 5 vite. Trajnerët do te përzgjidhen nga një komision i cili themelohet nga Bordi i KRPP-se. Lista e propozuar e trajnerëve miratohet nga Kryetari i KRPP-se.

8.6.2 Trajnerët duhet të plotësojë se paku këto kushte:

a) Të ketë të përfunduar studimet universitare;

Page 13: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

11

b) Të ketë përvojë pune si Trajnues ose Menaxher Prokurimi, ose Ekspert prokurimi për të paktën 5 (pese ) vite;

c) Të ketë njohuri të Direktivave te BE-se mbi Prokurimin publik; d) Të ketë njohuri dhe shkathtësi për metodat trajnuese; e) Të ketë Kreativitet në zhvillimin dhe rifreskimin e një programi të

trajnimit; f) Të ketë kapacitete individuale për të krijuar raporte me kolegët, g) Të ketë Integritet personal dhe etik si dhe reputacion të mirë në

vendin e punës; h) Të ketë shkathtësi të larta komunikuese dhe organizative; i) Të ketë aftësi për të përdorur kompjuterin; etj.

8.7 Përzgjedhja e trajnerëve qe angazhohen për mbajtjen e modulit:

8.7.1 Trajnerët duhet së pari të zgjidhen nga lista e trajnerëve të certifikuar;

8.7.2 Të gjithë trajnerët e certifikuar kanë të drejtë të paraqesin - preferencat për modulet e trajnimit themelor të prokurimit publik. Sa i përket moduleve të trajnimit të avancuar dhe moduleve te trajnimit të specializuar, KRPP do të organizojë një punëtori - takim në mesin e tyre - në mënyrë që trajnerët të deklarojnë preferencën e tyre. Çdo trajner nuk duhet të zgjedhë më shumë se 3 module. Preferencat e deklaruara nuk janë detyruese për KRPP.

8.7.3 KRPP-ja do të përpiqet:

a) të shpërndajë në mënyrë të barabartë modulet e katalogut të trajnimit për trajnerët në dispozicion.

b) të caktojë së paku 2 trajnerë për secilin modul, në mënyrë që të sigurohet disponueshmëria konstante.

8.7.4 KRPP-ja mund të angazhojnë edhe trajnerë të tjerë, të cilat nuk figurojnë në listën e mësipërme, në përputhje me nevojat.

8.7.5 Pjesë integrale e sistemit të përzgjedhjes së trajnerëve është një sistem i vlerësimit të performancës. Vlerësimi i sistemit të performancës së trajnerëve duhet të jetë transparentë dhe i bazuar në vlerësimet e audiencës së trajnuar. Një format i standardizuar i vlerësimit ("VLERËSIMI PËR TRAJNERË") duhet të përdoret dhe të plotësohet menjëherë pas përfundimit të aktivitetit të trajnimit.

Neni 9 Divizioni për Monitorim

9.1 Divizioni për Monitorim, përbëhet nga dy (2) Sektorë:

1. Sektori për Monitorim 2. Sektori për Analiza

Page 14: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

12

9.2 Divizioni i Monitorimit përbëhet nga Udhëheqësi i Divizioni, Udhëheqësit e sektorëve dhe Ekspertët e Prokurimit.

9.3 Në bazë të nenit 88 të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-237, Ligjin Nr. 05/L-068 dhe Ligjin Nr. 05/L-092, Divizioni i Monitorimit kryen funksionet sipas nenit aktual te kësaj Rregulloreje.

9.4 Sektori për Monitorim monitoron:

a) sipas planit;

b) sipas rastit; dhe

c) duke i përcjellur njoftimet.

9.4.1 Monitorimi i planifikuar i prokurimit

a) Përgatit çdo vit një plan të punës për monitorimin e aktiviteteve te prokurimit te identifikuara per monitorim ex-post dhe të menaxhimit te kontratës të autoriteteve kontraktuese të përzgjedhura dhe të njëjtin e dorëzon tek Bordi për miratim.

b) Monitoron aktivitetet e kryera të prokurimit dhe menaxhimit e kontratave aktiviteteve të prokurimit të autoriteteve kontraktuese me qëllim te verifikimit nëse është zbatuar në mënyrë të drejtë LPP, dhe aktet nënligjore, nga inicimi i një aktiviteti të prokurimit deri në realizimin e plotë të kontratës, në përputhje me planin vjetor të punës.

c) Në raste të konstatimit të shkeljeve të ligjit nga ana e autoritetit kontraktues, organizon një takim, me pjesëmarrje të personave përgjegjës për të diskutuar rastin, shpjegoj, sqaroj dhe të elaboroj masa të cilat do të ndërmerren.

Raportet e monitorimeve të planifikuara

d) Dërgon raportet e monitorimeve të planifikuara, te:

i. Zyrtari përgjegjës i prokurimit te autoritetit kontraktues përkatës;

ii. te organi përkatës për mbikëqyrje (Kryetari i komunës në raste të komunave, Ministri dhe Sekretari Permanent në raste të ministrive përkatëse, Drejtorët/Udhëheqësit më të lartë të ndërmarrjeve publike etj.); dhe

iii. në Divizionin e Teknologjisë së Informacionit në mënyrë që të publikohen në webfaqe të internetit të KRPP-së.

9.4.2 Monitorimi i prokurimeve sipas rastit

a) Kryen monitorim sipas rastit të një aktiviteti të prokurimit në implementim e sipër dhe i përfunduar, përfshirë këtu edhe kohën gjatë realizimit të kontratës, në autoritetet kontraktuese të zgjedhura, bazuar në informacionin e pranuara nga autoritetet

Page 15: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

13

kontraktuese, operatorët ekonomik apo palët e treta të pranuara nga KRPP.

b) Monitoron ekzistencën dhe kompletimit të dosjes së tenderit para publikimit te njoftimit të kontratës. Kjo dispozite nuk aplikohet ne rast te shfrytëzimit te platformës elektronike.

c) Nxjerrë këshilla profesionale në rastet kur konstaton se një aktivitet i prokurimit i autoritetit kontraktues nuk është në përputhje me LPP-në dhe legjislacionin dytësor dhe në veçanti në rastet kur autoriteti kontraktues nuk ka dokumentuar vendimin(et).

d) Në raste të konstatimit të shkeljeve të ligjit nga ana e autoritetit kontraktues, organizon një takim, me pjesëmarrje të personave përgjegjës për të diskutuar rastin, shpjegoj, sqaroj dhe të elaboroj masa të cilat do të ndërmerren.

Raportet e monitorimeve sipas rastit

e) Dërgon raportet e monitorimeve sipas rastit, te:

i. Zyrtari përgjegjës i prokurimit te autoritetit kontraktues përkatës;

ii. Operatori ekonomik, ne rast se aplikohet;

iii. te organi përkatës për mbikëqyrje (Kryetari i komunës në raste të komunave, Ministri dhe Sekretari Permanent në raste të ministrive përkatëse, Drejtorët/Udhëheqësit më të lartë të ndërmarrjeve publike etj.); dhe

iv. në Divizionin e Teknologjisë së Informacionit në mënyrë që të publikohen në webfaqe të internetit të KRPP-së.

Parashtrimi i kërkesave për monitorim te aktivitetit te prokurimit: Një autoritet kontraktues, apo një operator ekonomik, mund të parashtrojë drejtpërdrejtë në KRPP:

a) Kërkesë me shkrim, në kopje fizike përmes arkivit të KRPP-së; b) Kërkesë me shkrim në postë elektronike zyrtare [email protected];

Forma dhe përmbajtja e kërkesës a) Forma e kërkesës e parashtruar në kopje fizike duhet të përmbajë emrin e

autoritetit Kontraktues, emrin e parashtruesit të kërkesës dhe të Zyrtarit Kryesor Administrativ,datën dhe numrin e protokollit, apo emrin e kompanisë dhe të pronarit nëse kërkesa parashtrohet nga një operator ekonomik;

b) Kërkesa e parashtruar në formë elektronike duhet të përmbaj emrin e autoritetit kontraktues, emrin e parashtruesit, “CC” Zyrtari Kryesor Administrativ, apo emrin e kompanisë dhe emrin e parashtruesit nëse kërkesa parashtrohet nga një Operator Ekonomik.

Page 16: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

14

Procedimi i Kërkesave për monitorim

a) Kërkesa për monitorim me shkrim (në letër) pas protokollimit në arkivin e

KRPP-së do t’i dorëzohet Udhëheqësit te Divizionit të Monitorimit, i cili do ti dorëzoj menjëherë kërkesën e tille ekspertit te prokurimit. Eksperti i prokurimit brenda 30 ditë pune, nga data e pranimit, do të përgatit dhe kthej raportin e monitorimit me shkrim tek Autoriteti Kontraktues apo sipas rastit Operatorit Ekonomik.

b) Kërkesat me shkrim (në mënyrë elektronike) do t’i pranojë drejtpërdrejt eksperti i prokurimit te Divizionit te rregullave i cili do te dorëzoj menjëherë kërkesën e tille Udhëheqësit te Divizionit te Monitorimit. Udhëheqësi i Divizionit te monitorimit, do te dorëzoj menjëherë kërkesën e tille ekspertit te prokurimit. Eksperti i prokurimit brenda 30 ditë pune, nga data e pranimit, do të përgatit dhe kthej raportin e monitorimit me shkrim tek Autoriteti Kontraktues apo sipas rastit Operatorit Ekonomik.

9.4.3 Monitorimi duke i përcjellur njoftimet

9.4.3.1 Autoritetet kontraktues njoftojnë KRPP, për rastet në vijim:

a) autoriteti kontraktues ka vendosur të përdorë procedurat e negociuara pa

publikim të njoftimit për kontratë (sipas Nenit 35 paragrafi 1 të LPP-se), b) autoriteti kontraktuese ka vendosur të anulojnë procedurën e prokurimit

për arsye të çmimit abnormalisht të ulët (sipas Nenit 61 paragrafi 5 te LPP-se).

9.4.3.2 Monitoroj cilindo nga rastet e përmendura më lart (neni 9.4.3.1), pas vendimit të Udhëheqësit të Divizionit të Monitorimit, duke i ftuar, kur është e nevojshme, autoritetet kontraktuese në fjalë për të rishikuar vendimet e tyre. KRPP-ja duhet të bëjë ketë brenda dy (2) ditë pas marrjes së këtij njoftimi.

9.4.3.3 Nxjerr këshilla profesionale për autoritetin kontraktues, kur KRPP, konstaton se një aktivitet i tillë i autoritetit kontraktues nuk është në përputhje me LPP dhe legjislacionit dytësor dhe ne veçanti ne rastin kur autoriteti kontraktues nuk e ka arsyetuar(dokumentuar), plotësisht vendimin(et) e tij. Opinionet e KRPP-së të lëshuara në përputhje me paragrafin 9.4.3.1 (a), kanë karakter jo-detyrues për autoritetet kontraktuese, por autoritetet kompetente mund ti marrin ato në konsideratë gjatë trajtimit të ankesave të paraqitura në përputhje me Pjesën IX të këtij ligji.

Kontrollimi i njoftimeve

9.4.4 Te gjitha njoftimet, sipas mostrave, te dorëzuara ne KRPP nga autoritetet kontraktuese kontrollohen gjatë periudhës 2-ditore para publikimit. Gjatë kësaj periudhe Divizioni i Monitorimit nxjerrë rekomandime me shkrim drejtuar Autoritetit kontraktues për korrigjimin e gabimeve ose mangësive. Autoriteti kontraktues do te publikoje dhe qarkulloj korrigjimet.

Page 17: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

15

9.4.5 Te gjitha njoftimet e dorëzuara ne KRPP përmes sistemit të prokurimit elektronik nga autoritetet kontraktuese mund të kontrollohen gjatë periudhës se publikimit deri ne hapje. Gjatë kësaj periudhe Divizioni i Monitorimit mund të nxjerrë rekomandime me shkrim drejtuar Autoritetit kontraktues për korrigjimin e gabimeve ose mangësive. Autoriteti kontraktues ka përgjegjësi të plotë për të vendosur se si të merr parasysh këto rekomandime.

9.5 Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Sektorit dhe dorëzon atë tek Udhëheqësi i Divizionit te Monitorimit.

9.6 Sektori për analiza, do të ushtroi këto funksione:

Monitorimi i Pajtueshmërisë dhe Matja e Performancës së Sistemit të Prokurimit Publik

a) Zhvillon dhe miraton metodologjinë e nevojshme dhe manualin për monitorimin e pajtueshmërisë dhe matjen e performancës së Sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë dhe përcakton treguesit relevant sasior dhe cilësor për të matur performancën dhe pajtueshmërinë me ligjin te autoriteteve kontraktuese dhe stafit të prokurimit, si dhe për të vlerësuar në tërësi sistemin kombëtar të prokurimit publik.

b) Zbaton metodologjinë e mësipërme dhe manualin duke zhvilluar një plan të punës; duke vazhduar me mbledhjen e të dhënave në terren përmes pyetësorëve ose metodave të tjera; vendosjen e të dhënave në një bazë të dhënave për analiza; vlerësimin e vlerave të indikatorëve ose informacione të tjera relevante cilësore; raportimin e të gjitha gjetjeve tek Bordi i KRPP-së në baza të rregullta dhe integrimin e tyre në raportet e KRPP-së; mbështetja e çdo veprimi që rrjedh nga gjetjet e performancës dhe të pajtueshmërisë.

c) Azhurnon metodologjinë dhe manualin sipas prioriteteve të vendosura nga KRPP-ja.

Raportet e Pajtueshmërise dhe te Performancës

a) Përgatitë dhe elaboron raportet vjetore të pajtueshmërisë dhe performancës që identifikojnë përparësitë dhe mangësitë në implementimin e Ligjit, ne sistemin e prokurimit publik dhe implementimin e aktiviteteve të kontratave. Raportet do t'i paraqiten Bordit të KRPP-së për hapat e mëtejshëm në përgatitjen e një strategjie për të rritur performancën e zbatimit të sistemit të prokurimit publik, si dhe rekomandimet për përmirësim.

b) Elaboron dhe dorëzon tek Divizioni i rregullave, Divizioni i trajnimeve dhe Integrimeve Evropiane çdo rekomandim për përmirësim në sistemin dhe/ose Ligjin e prokurimit publik, me theksim të veçantë në aktivitetet e prokurimit.

Page 18: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

16

c) Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Sektorit dhe dorëzon atë tek Udhëheqësi i Divizionit te Monitorimit.

9.7 Divizioni i Monitorimit përgatit dhe elaboron raportin vjetor mbi punën vjetore të Divizionit dhe dorëzon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion, i cili përfshihet si pjesë e raportit mbi punën në përgjithësi të KRPP-së.

9.8 Eksperti i prokurimit i divizionit të Monitorimit nuk monitoron situata të caktuara për rastet që janë në vlerësim, shqyrtim si dhe në hetim.

Neni 10 Divizioni i Teknologjisë së Informacionit

10.1 Divizioni i Teknologjisë së Informacionit përbëhet nga dy (2) Sektor:

1. Sektori për administrim të Platformës, dhe

2. Sektori i tavolinës ndihmëse

10.2 Divizioni i Divizionit te Teknologjisë se Informacionit përbëhet nga Udhëheqësi i Divizioni, Udhëheqësit e sektorëve dhe Ekspertët e TI.

10.3 Sektori për administrim të Platformës, do te:

10.3.1 Mirëmban dhe është përgjegjës për administrimin e platformën se prokurimit elektronik dhe të gjitha komponentët e nevojshme hardware dhe software;

10.3.2 Është përgjegjës për zbatimin e politikave, procedurave dhe rregulloreve për sigurinë e TI-se; administrimin e aplikacionit; administrimin e bazës se te dhënave; planifikimin e vazhdimësisë së biznesit; planin e menaxhimit/veprimit te rrezikut; planifikimi nga rimëkëmbja prej fatkeqësive; politika e kopjes rezervë (Backup); politika arkivore;

10.3.3 Mirëmban Regjistrin Elektronik të Prokurimit Publik, si pjese te platformës se prokurimit elektronik, që do të shërbejë si arkiv për kopje elektronike te të gjitha njoftimeve, ftesave, deklaratave, dosjeve të tenderit, raporteve, ankesave dhe vendimeve të arkivuara apo të lëshuara në lidhje me secilin aktivitet të prokurimit të performuar apo të iniciuar nga një autoritet kontraktues;

10.3.4 Mbështet zhvillimin e sistemit elektronik për monitorimin e respektimit të LPP, nga autoritetet kontraktuese, përfshirë përgatitjen e formularëve të raportimit që do të plotësohen nga të gjitha autoritetet kontraktuese që i nënshtrohen ligjit;

10.3.5 Mbështet zhvillimin e metodave elektronike të prokurimit, të tilla si e-prokurimi, ankandin elektronik dhe sistemin dinamik te blerjes, në përputhje me dispozitat e LPP-se.

Page 19: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

17

10.3.6 Mbështet prezantimin dhe përdorimin, nga të gjitha palët e përfshira, te nënshkrimit elektronik, në përputhje me standardet ndërkombëtare;

10.3.7 Përveç platformës se prokurimit elektronik, ofron mbështetjen e nevojshme për sistemet tjera te TI te KRPP-se;

10.3.8 Siguron funksionimin e sistemeve të TI te KRPP-së dhe për zhvillimin, integrimin, pajtueshmërinë dhe sigurinë e infrastrukturës se TI të KRPP-së;

10.3.9 Mirëmban faqen e internetit te KRPP, duke i siguruar publikut qasje të pa kufizuar në:

a) Ligj dhe tere legjislacionin sekondar të lëshuar nën autoritetin e Ligjit,

b) çdo interpretim dhe dokumente,

c) të gjitha informacionet që përmbahen në Regjistrin e Prokurimit Publik

d) të gjitha raportet e përgatitura nga Divizioni për Monitorim, si rezultat i procedurave të monitorimit.

10.3.10 Siguron këshilla dhe udhëzime të detajuara për të gjithë stafin qe përdorin sistemin e TI në lidhje me dispozitat e sigurisë se TI. Këto dispozita duhet të zbatohen nga i gjithë stafi i KRPP-së, qe përdorin sistemin e TI;

10.3.11 Mbështet zbatimin e Politikave dhe Procedurave të Sigurisë te KRPP-së. I gjithë personeli duhet të informohet në lidhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe Politikat dhe Procedurat e mësipërme, nga legjislacioni i ASHI-se, KRPP-se dhe institucionet tjera, në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe duhet ti zbatojnë ato.

Raportimi:

a) Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Sektorit dhe dorëzon atë tek Udhëheqësi i Divizionit te Teknologjise se Informacionit.

10.4 Sektori i tavolinës ndihmese

10.4.1 I përgjigjet kërkesave për ndihmë teknike me anë të telefonit, dhe në mënyrë elektronike të gjitha Autoriteteve Kontraktuese dhe Operatoreve Ekonomik, dhe i këshillojë mbi veprimin e duhur qe të ndjekin procedurat standarde.

10.4.2 Përcjell problemet qe mund te shfaqen për të korrigjuar platformën dhe identifikon situata që kërkojnë vëmendje urgjente.

Page 20: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

18

10.4.3 Informon lidhur me problemet e përsëritura dhe të përgatitë raportet e aktivitetit ne fjale.

10.4.4 Publikon njoftimet e pranuara nga Divizioni i Monitorimit, pasi që njoftimet të kenë kaluar procedurën e kontrollimit nga Divizioni i Monitorimit. Kjo dispozitë nuk aplikohet për shfrytëzuesit e platformës elektronike.

Raportimi:

a) Përgatit dhe elaboron raportin mujor mbi punën mujore të Sektorit dhe dorëzon atë tek Udhëheqësi i Divizionit te Teknologjisë se Informacionit.

10.5 Divizioni i Teknologjisë se Informacionit përgatit dhe elaboron raportin vjetor mbi punën vjetore të Divizionit dhe dorëzon atë tek anëtari i bordit përgjegjës për divizion, i cili përfshihet si pjesë e raportit mbi punën në përgjithësi të KRPP-së.

Neni 11 Divizioni i Financave dhe Shërbimeve te përbashkëta

11.1 Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta detyrë parësore e ka menaxhimin dhe përkujdesjen për burimet materiale, menaxhimin e financave dhe buxhetit sipas kornizës ligjore ne fuqi si dhe logjistikën e KRPP-se.

11.2 Në kuadër të Divizionit janë të gjithë punonjësit qe mbështesin operimet e KRPP-se.

11.3 Divizioni i Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta: a) Është përgjegjës për veprimtarinë e rregullt dhe të ligjshme financiare të KRPP-

se; b) Këshillon Kryetarin dhe Bordin e KRPP-se në lidhje me aspektet financiare mbi

të gjitha çështjet; c) Është i autorizuar dhe përgjegjës:

(i) për përgatitjen e propozim-buxhetit dhe kërkesës për ndarje buxhetore të organizatës përkatëse buxhetore apo agjencisë autonome ekzekutive;

(ii) qe të sigurojë që të gjitha transaksionet të regjistrohen në Regjistrin e Kontabilitetit të Thesarit;

(iii) qe të sigurojë që të gjitha faturat e rregullta të pranuara nga organizata buxhetore të dorëzohen menjëherë për pagim përmes sistemit të freebalancit;

(iv) për mbikëqyrjen e të gjitha aspekteve të raportimit buxhetor nga ana e organizatës buxhetore;

(v) për ushtrimin e te gjitha funksioneve qe i janë dhënë sipas Rregullave KMF.

(vi) për koordinimin përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të KRPP-së;

Page 21: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

19

(vii) për përgatitjen, elaborimin dhe dorëzimin e raportit mujor mbi punën mujore të Divizionit dhe dorëzimit te tij tek Kryetari i KRPP-se;

(viii) për përgatitjen, elaborimin dhe dorëzimin e raportit vjetor mbi punën vjetore të Divizionit dhe dorëzimit te tij tek Kryetari i KRPP-se, i cili përfshihet si pjesë e raportit mbi punën në përgjithësi të KRPP-së.

11.4 Përkthyesi është përgjegjës për të gjitha detyrat e përkthimit (në mes të gjuhës shqipe, serbe dhe angleze) te cilat duhet ti ndërmerr KRPP-ja në përputhje me ligjin. Për më tepër, detyrat e përkthyesit përfshijnë monitorimin e cilësisë së ndonjë shërbimi shtesë të përkthimit të jashtëm, prokuruar nga jashtë nga zyrat profesionale të përkthimit.

11.5 Asistencë Administrative për KRPP-në përfshinë detyra të ndryshme të përgjithshme administrative dhe praktike (arkivimin, protokollimin, shoferët, logjistikën, etj.) për aq sa ato nuk sigurohen nga ana e kompanive të shërbimeve të jashtme.

Neni 12 Menaxheri i personelit

Menaxheri i Personelit ofron mbështetje në të gjitha funksionet e burimeve njerëzore që kanë të bëjnë me punësimin, vlerësimin, shpërblimet, promovimin, shkarkimin, dhe trajnimin e punonjësve të KRPP-së.

Neni 13 Revokimi i certifikates

13.1 Revokimi i një certifikatë profesionale të prokurimit mund të iniciohet nga: a. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik;

b. Organi Shqyrtues i Prokurimit; ose

c. çdo autoritet kontraktues.

13.2 Kërkesa për revokim te certifikatës duhet te dorëzohet ne KRPP dhe duhet të dokumentohet në mënyrë të rregullt.

13.3 Pas pranimit të kërkesës, KRPP-ja themelon një komision për të shqyrtuar rastin dhe dorëzon kërkesën e tille dhe dokumentacionin përkatës tek komisioni.

13.4 Komisioni shqyrton rastin dhe ka të drejtë të kërkojë informacion, sqarime dhe / ose dokumentacion të mëtejshëm nga autoriteti qe ka paraqitur kërkesën, në rast se dokumentacioni i paraqitur konsiderohet i pakompletuar apo jo i kënaqshëm.

13.5 Pas shqyrtimit, komisioni jep mendimin e vet të dokumentuar të Bordi i KRPP-së. Bordi mund te kthej mendimin e paraqitur tek komisioni ne rast se dokumentacioni konsiderohet i pakompletuar apo jo i kënaqshëm. Bordi i KRPP vendos në bazë të kërkesave të përcaktuara në nenin 23 të LPP-se. Në rast se kërkesat e përmendura nuk janë plotësuar, KRPP-ja do të revokojë certifikatën në përputhje me procedurat e përmendura në paragrafin 8 të nenit 25 të LPP-se.

13.6 Vendimi i Bordit të KRPP-së i komunikohet organit që ka paraqitur kërkesën e revokimit dhe Zyrtarit përkatës i Prokurimit.

Page 22: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

20

13.7 Nëse mbajtësi i certifikatës nuk është nëpunës civil, personi ne fjale gëzon te drejtën qe te njoftohet paraprakisht me shkrim prej nëntëdhjetë (90) ditëve për qëllimin e anulimit të certifikatës së tij/saj. Nëse personi është i pakënaqur me rezultatin, atëherë ai mund të ankohet për anulimin e certifikatës në Gjykatën Themelore – Departamenti për çështje administrative.

13.8 Nëse mbajtësi i certifikatës është nëpunës civil, autoriteti përkatës do të fillojë procedurat e nevojshme në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

13.9 Zyrtari i prokurimit te cilit i është revokuar certifikata mund të fillojë trajnimin bazik të prokurimit publik, pas një periudhe njëvjeçare nga revokimi.

Neni 14 Raporti vjetor i punës

14.1 Ne përputhje me nenin 87 te LPP, KRPP për çdo vit kalendarik duhet të përgatisë dhe dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend një raport vjetor që analizon aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për atë vit kalendarik, së bashku me rekomandimet për përmirësimin e sistemit të prokurimit publik dhe/ose përmirësimin e këtij ligji, raport ky që dorëzohet jo më vonë se në fund të marsit të vitit vijues kalendarik.

14.2 Jo me vone se ne fund te muajit Janar te vitit vijues, Udhëheqësit e Divizioneve duhet te dorëzojnë tek anëtaret e Bordit te KRPP-se raportet vjetore te Divizioneve.

14.3 Pas pranimit të raporteve vjetore te Divizioneve, KRPP-ja themelon një komision për të hartimin e raportit vjetor te punës.

14.4 Komisioni do te hartoj raportin vjetor jo me vone se ne fund te muajit mars te vitit vijues.

Neni 15 Rregullat funksionale dhe procedurale të KRPP-së

15.1 Rregullat Funksionale dhe Procedurale qeverisin funksionet ditore të administratës së KRPP-së.

15.2 Dështimi për të ndjekur rregullat, apo udhëzimet e lëshuara apo marrëveshjet e bëra për atë qëllim, do të përbëjnë sjellje të paligjshme.

Neni 16 Politikat e Kontabilitetit

16.1 Pa paragjykim të rregullave financiare të vendosura nga Ministria e Financave (MF),dhe rregullave të lëshuara nga Auditori Gjeneral të gjitha praktikat e kontabilitetit brenda KRPP-së, do të përcjellin Rregullat Procedurale Financiare të KRPP-së. Procedurat tjera të brendshme dhe arkivimi i regjistrave të KRPP-së, do të përcaktohen nga Kryetari i KRPP-se.

16.2 Parimet në vijim do të vëzhgohen nga Bordi i KRPP- së, dhe nënpunësit në shpërndarjen e detyrave të kontabilitetit:

Page 23: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

21

16.3 Detyra për të ofruar të dhëna në lidhje me parat e paguara (pagesa) apo paratë e pranuara (arkëtuara) nga KRPP, të kontrollohen dhe regjistrohen këto shuma dhe do të jenë të ndara nga detyra për ti mbledhur apo distribuuar këto shuma nga nënpunësit të cilët janë në përgjegjësi të ekzaminimit dhe kontrollimit të transaksionit.

Neni 17 Inventari, Pronat dhe Pasuria

17.1 Çdo artikull do të ketë etiketën me një numër unik të identifikimit. Të dhënat do të ruhen në të dhënat kryesore, të cilat përmbajnë të dhënat e plota në lidhje me gjendjen e çdo artikulli që i përket KRPP-së. Zyra përbrenda KRPP-së, do të ketë një tabelë me informata që identifikojnë të gjitha pajisjet dhe pasuritë në atë zyrë (të dhënat e zyrës duhet të jenë në përputhje me të dhënat kryesore). Transferimet e pajisjeve në lokacione të ndryshme duhet të monitorohet dhe të dhënat duhet të mirëmbahen nga zyrtari përgjegjës.

17.2 Lista e inventarit duhet të përgatitet dhe gjithnjë të rifreskohet nën mbikëqyrjen e zyrtarit te logjistikes së zyrës së administratës. Inventari duhet të përfshijë secilin artikull, informacione në lidhje me datën e blerjes, koston fillestare, lokacioni dhe gjendja aktuale, vlera apo përdorimi, (matja; 1 shumë mirë, 2 mirë, 3 e shfrytëzueshme, 4 dobët, 5 shumë e dobët).

17.3 Zyrtari i logjistikës i është përgjegjës për tu kujdesur për pajisjet, do të bëjë një kontrollim vjetorë të pavarur te të gjithë artikujve në inventar me qëllim që të verifikohet lokacioni, të shikohet gjendja dhe që të ndërmerren veprime në lidhje me suficit apo deficit të inventarit, duke ndryshuar të dhënat në përputhje me rrethanat.

17.4 Artikuj tërheqës dhe lëvizës si kompjuterë, kamera dhe audio / të dhënat vizuale, etj, do të identifikohen me etiketa sigurie (barkode) që dëshmojnë përkatësinë e tyre të KRPP-së.

17.5 Të gjithë punonjësit duhet të sigurojnë se prona e KRPP-së nuk do të largohet nga vendndodhja e tij e zakonshme, përveçse për detyrat e përditshme të KRPP-së, me përjashtim të rasteve kur leja e veçantë është lëshuar nga Kryetari i KRPP-së.

Neni 18 Menaxhimi i Stoqeve

18.1 Zyrtari i logjistikes është përgjegjës për menaxhimin e stoqeve në KRPP.

18.2 Kërkesa dhe dërgesat mund të bëhen vetëm përmes përdorimit të duhur të formës së nënshkruar të kërkesës ose dorëzimit.

18.3 Zyrtari i logjistikes duhet të sigurojë që stoqet janë mbajtur në nivele të arsyeshme dhe janë subjekt i një kontrolli të rregullt të pavarur fizikë. Stoqet do të kontrollohen çdo muaj.

18.4 Artikujt në inventar që janë dëmtuar apo shfrytëzuar shumë apo që duhet të konsiderohen si të dëmtuar për arsye tjera, mundë të shlyhen nga inventari vetëm

Page 24: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

22

pas vendimit përkatës të Kryetarit të KRPP-së. Në këtë rast arsyeja për këtë vendim duhet të regjistrohet dhe të dhënat duhet të ruhen për raste të auditimit. Humbja e kalkuluar e parasë duhet të bazohet në çmimin e shitjes së artikullit duke përdorur bazën reale të kostos dhe jo çmimin e blerjes.

Neni 19 Aranzhimi Bankarë

19.1 Të gjitha aranzhimet bankare duhet të bëhen në pajtim me udhëzimet e Ministrisë së Financave.

19.2 Udhëheqësi i Divizionit për financa është përgjegjës që të gjitha informatat relevante për një llogari bankare të jenë në pajtim me informatat dhe të dhënat e KRPP-së. Fonde dhe llogari të paautorizuara nuk lejohen.

19.3 Llogarit bankare të KRPP-së mund të jenë vetëm në emër të KRPP-së. Nuk lejohet që llogaritë bankare të KRPP-së të hapen në emër të ndonjë zyrtari.

19.4 Të gjitha pagesat duhet të autorizohen dhe aprovohen nga Kryetari i KRPP-së dhe Udhëheqësi i Divizionit për financa.

Neni 20 Aktivitetet e prokurimit

20.1 Të gjitha aktivitetet e prokurimit të nevojshme për funksionimin e KRPP-së implementohen nga Agjencia Qendrore e Prokurimit te Kosovës deri në nënshkrimin e kontratës.

20.2 Zbatimi i kontratave kryhet nga KRPP.

Neni 21 Autorizimet financiare për udhëtim dhe akomodim

21.1 Të gjitha kërkesat për kompensim dhe autorizime financiare duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe rregullat për autorizimet financiare për Shërbyesit Civil.

21.2 Pagesat e stafit të KRPP-së, të cilët kanë të drejtë të kërkojnë autorizime për udhëtime apo pagesa tjera, do të bëhen pas dorëzimit të formularit specifik. Të gjitha kërkesat duhet të dorëzohen të paktën një javë para udhëtimit. Saktësia e informatave të përfshira në kërkesë është përgjegjësi e punëtorit që e bënë dorëzimin. Të gjitha kërkesat duhet të justifikojnë shumën e kërkuar dhe duhet të ekzaminohen dhe kontrollohen. Një dokument i nënshkruar duhet të ruhet.

21.3 Akomodimi, udhëtimi dhe shpenzimet e papritura duhet të dorëzohen dhe të verifikohen te DFSHP, në pajtim me nivelin e aplikantit dhe shumës së kërkuar.

21.4 Verifikimi nga DFSHP duhet të ketë vërtetim që udhëtimi është lejuar dhe në pajtim me natyrën e punës së KRPP-së, shpenzimet janë të domosdoshme dhe metoda e transportimit është me kosto efikase.

Page 25: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

23

Neni 22 Mirëmbajtja e regjistrave/të dhënave

22.1 Evidenca, titujt, garancitë dhe dokumente tjera të cilat janë pronë e KRPP-së, apo çdo dokument tjetër që përmban vulën e KRPP-së apo dokumente tjera të ngjashme mundë të likuidohen (shkatërrohen) vetëm pas aprovimit nga Kryetari i KRPP-së.

22.2 Të gjitha dokumentet duhet të ruhen në arkiv, sipas legjislacionit dhe rregulloreve ne fuqi, qe e rregullojnë këtë çështje.

Hyn ne fuqi: 01.12.2016

Page 26: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

24

Aneksi I - ORGANOGRAMI

Aneksi II - Funksionet Kryesore të KRPP-së

Përgjegjësitë kryesore të KRPP-së janë të detajuara në Nenin 87 të Ligjit dhe mund të përmblidhen si më poshtë:

FUNKSIONI LIGJOR

FUNKSIONI I TRAJNIMIT

CERTIFIKATA REVOKIMI FUNKSIONI I REVOKIMIT TE CERTIFIKATAVE

FUNKSIONI I MONITORIMIT

1. Monitorimi i planifikuar i prokurimit

2. Monitorimi sipas rastit (ad-hoc) i prokurimit

3. Monitorimi i Njoftimeve dhe

4. Kontrollimi i njoftimeve

Ndërlidhja “logjike” e funksioneve të KRPP-së është paraqitur në figurën e mëposhtme:

Page 27: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

25

Bazuar në informata dhe të dhëna të siguruara dhe të dokumentuara përmes funksionit ligjor, KRPP do të detektoj (a) zbrazëtira dhe mangësi të kornizës ligjore të prokurimit publik dhe do të inicioi procesin për ndryshime të nevojshme, (b) nevojat për trajnime të zyrtarëve të prokurimit do të elaborojë iniciativat e nevojshme të trajnimeve.

Funksioni i certifikimit të zyrtarëve të prokurimit publik mundë të shihet si funksion që vjen nga funksioni i trajnimeve.

Funksioni Ligjorë

Divizioni i Rregullave të KRPP-së është përgjegjëse për vendosjen e rregullave dhe kushteve që rregullojnë implementimin e çdo llojit të aktiviteteve të prokurimit publik në Republikën e Kosovës, përfshirë kontratat kornizë.

Për më shumë, KRPP duhet të

nxjerrë rregullat që detajojnë menaxhimin e kontratave.

të nxjerrë rregulla për autoritetet kontraktuese në lidhje me përdorimin e metodave të prokurimit elektronik në përputhje me standardet ndërkombëtare

Ngjarja iniciues për intervenime të KRPP-së në Legjislacionin sekondarë të Prokurimit Publik do të jenë zbrazëtira dhe mangësi që përsëritën të detektuara dhe dokumentuara gjatë monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik.

Funksioni i Trajnimeve

Divizioni i Trajnimeve të KRPP-së është përgjegjëse për hartimin dhe zhvillimin e moduleve trajnuese dhe kurrikulës për kualifikimin e zyrtarëve të prokurimit. Në këtë aspekt Divizioni i Trajnimeve do të shfrytëzoi zbrazëtirat dhe mangësitë e detektuara dhe dokumentet gjatë monitorimit të aktiviteteve të prokurimit publik.

Divizioni i Trajnimeve është gjithashtu përgjegjëse për të identifikuar trajner të përshtatshëm (trajner individë apo organizata të trajnimeve) në prokurimin publik për të ofruar kurset relevante.

Page 28: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

26

Divizioni, në bashkëpunim me IKAP-in, duhet të aranzhojnë zhvillimin dhe mbajtjen e kurseve profesionale të prokurimit me kohëzgjatje të paktën pesëmbëdhjetë (15) ditë për trajnime bazike dhe dhjetë ditë (10) për trajnime të avancuara dhe do të jetë përgjegjëse për organizimin e provimeve.

Trajnerët duhet të kenë përvojë në trajnime të prokurimit publik, në praktikat më të mira ndërkombëtare të prokurimit dhe në sistemin e prokurimit të BE-së.

Funksioni i Revokimit të Certifikatës

KRPP është e involvuar në revokim të certifikatave të Zyrtarëve të Prokurimit Publik, sipas diagramit të rrjedhës së punës:

Page 29: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

27

Hapi 1: Çdo certifikatë e prokurimit e lëshuar nga KRPP-ja ose IKAP-i mund të anulohet nga KRPP-ja nëse konstatohet se personi i cili e posedon atë certifikatë nuk i plotëson ose më nuk i plotëson kushtet e kualifikimit.

Hapi 2: Autoriteti kontraktues ose OSHP-ja kërkon nga KRPP-ja për të përcaktuar nëse kushtet e kualifikimit për një certifikatë profesionale të prokurimit janë plotësuar ose kane ndodhur shkelje të rënda të LPP-se ose rregullave te prokurimit

Hapi 3: Në rast që KRPP, vendos që kërkesat e përshtatshmërisë nuk janë plotësuar dhe që certifikata duhet të revokohet, KRPP do te revokoj certifikatën.

Nëse poseduesi i certifikatës nuk është nëpunës civil, KRPP-ja duhet ti dërgojë këtij personi një njoftim paraprak me shkrim prej nëntëdhjetë (90) ditëve për

Page 30: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

28

qëllimin e anulimit të certifikatës së tij/saj; ky njoftim i jep personit në fjalë të drejtën e ankesës sipas Ligjit për Procedurën Administrative dhe, nëse personi në fjalë është i pakënaqur me rezultatin, atëherë ai mund të ankohet për anulimin e certifikatës në Gjykatën Themelore – Departamenti për çështje administrative. Pas periudhës një vjeçare zyrtari në fjalë mund të filloj trajnimin bazik.

Në rast që mbajtësi i certifikatës ËSHTË shërbyes civil, certifikata do të revokohet nga KRPP sipas Ligjit për Shërbyesit Civil.

Funksioni i monitorimit

Funksioni i monitorimit për

1. Monitorimi i planifikuar i prokurimit

2. Monitorimi sipas rastit (ad-hoc) i prokurimit

3. Monitorimi i Njoftimeve dhe

zbatohet nga Sektori i Monitorimit, në kuadër të Divizionit të Monitorimit në përputhje me diagramin ne vijim:

Page 31: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

29

Hapi 1: Implementimi i planit vjetorë të monitorimit, në baza ad hoc ose pas njoftimit Sektori i Monitorimit vendosë të monitoroj një procedure specifike të prokurimit te autoritetit kontraktues.

Hapi 2: Ekipi i monitorimit emërohet, nga ekspertet e prokurimit të Sektorit të Monitorimit.

Hapi 3: Ekipi i monitorimit ndërmerr monitorimin, pasi që (në mënyrë indikative) ndodhë si në vijim:

a. Sigurimi i dokumentacionit të tenderit (njoftimi për tender, dokumentet e tenderit, pyetjet e dorëzuara për sqarime dhe përgjigjet relevante, nëse ka)

b. Sigurimi i të gjitha ofertave të dorëzuara

c. Sigurimi i tërë dokumentacionit të vlerësimit (vendimi për përbërjen e komisionit të vlerësimit, pyetjet për sqarime të ofertuesve dhe përgjigjet

Page 32: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

30

relevant, nëse ka, protokollet e komisionit vlerësues, raportet interim dhe final të vlerësimit).

d. Ekzekutimi i kontrollit të përshtatshmërisë të procedurës në tërësi me kornizën ligjore të prokurimit publik.

Hapi 4a: Nëse nuk ka shkelje të Ligjit të Prokurimit Publik, ekipi monitorues drafton një raport pozitiv të monitorimit dhe KRPP e dërgon te Zyrtari përgjegjës i Prokurimit të autoritetit kontraktues në fjalë dhe te organi relevant mbikëqyrës.

Raporti përcjellët te Divizioni i Teknologjisë se Informacionit në mënyrë që të publikohet në faqe të internetit të KRPP-së.

Hapi 4b: Nëse ekzistojnë devijime të vogla procedurale nga Ligjit i Prokurimit Publik të cilat janë dokumentuar, KRPP organizon një takim me pjesëmarrjen e personave politikisht përgjegjës te Autoriteti Kontraktues për të diskutuar rastin, të shkëmbehen shpjegimet dhe të elaborohen masat për të ndërmarr.

Ekipi monitorues do të draftoi një raport të monitorimit negativ në formë të këshillave profesionale, duke përfshirë rezultatet e takimit të lartpërmendur.

KRPP dërgon raportin te Zyrtari përgjegjës i të autoritetit kontraktues në fjalë dhe te organi relevant mbikëqyrës.

Raporti përcjellët te Divizioni i Teknologjisë se Informacionit në mënyrë që të publikohet në faqe të internetit të KRPP-së.

Hapi 4c: Në raste të devijimeve serioze procedurale nga Ligji i Prokurimit Publik të cilat janë dokumentuar, KRPP do të konsideroj revokimin e certifikates se prokurimit.

KRPP mund të vendosë të organizojë një takim me pjesëmarrje të personave me përgjegjës të autoritetit kontraktues që të diskutohet rasti, shkëmbehen shpjegime dhe elaborohen masa për të ndërmarrë.

Ekipi i monitorimit do të draftoi një raport negativ të monitorim.

KRPP dërgon raportin te Zyrtari përgjegjës i të autoritetit kontraktues në fjalë dhe te organi relevant mbikëqyrës.

Raporti përcjellët te Divizioni Teknologjisë se Informacionit në mënyrë që të publikohet në faqe të internetit të KRPP-së.

Funksioni i monitorimit për

4. Kontrollimin e njoftimeve

zbatohet nga Sektori i Monitorimit, në kuadër të Divizionit të Monitorimit në përputhje me rrjedhën e punës e paraqitur ne diagramin ne vijim:

Page 33: Rregullore e Punës e Komisionit Rregullativ të Prokurimit ... of... · Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit

Rregullorja e Punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik

31

Hapi 1: AK dorëzon Njoftimin te KRPP. Sipas LPP një vonesë 2 ditore parashikohet para publikimit.

Hapi 2a: Nëse KRPP-ja nuk ka komente në njoftimi, Njoftimi publikohet pas 2 ditësh

Hapi 2b: Nëse KRPP-ja ka ndonjë propozim për ndryshimin / korrigjimin / amendamentimin e njoftimit, epet edhe nje afat kohor shtese prej 2 ditësh para publikimit.

Hapi 3: KRPP njofton AK-së në formë të shkruar për propozimin e ndryshimit / korrigjimit / amendamentimit te njoftimit.

Hapi 4: AK dorëzon një Njoftim të përmirësuar, ky Njoftim publikohet.