revista obelisk

20

Upload: botimet-shqiptare

Post on 02-Apr-2015

661 views

Category:

Documents


15 download

DESCRIPTION

Revista “OBELISK” Numri i parë i së cilës ka të dalë më 24 maj 2008. Është revistë letraro-artistike e përjavshme. Është organ i Shtëpisë Botuese “ADA” me drejtor zotin Roland Lushi, i cili ka lindur më 15 maj 1955 dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë e letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit. Jeton dhe punon në Tiranë. Është anëtar i” Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Botërorë” pre 5 maj 2010, për kontributin e dhënë në botimin e krijimtarisë më të mirë të shkrimtarëve dhe poetëve botërorë në faqet e revistës “OBELISK”. Revista “OBELISK” ka organizuar konkursin mbarëkombëtar të tregimit dhe në Janar të 2010, na sallën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës , Rinisë dhe Sporteve ka shpallur fituesit e saj me financat modeste të Shtëpisë Botuese “ADA”. Të gjitha tregimet janë përmbledhur në një vëllim dhe iu është dhënë pjesmarrësve në të. Në punën e tij është munduar të sjellë në faqet e revistës emrat e njohur të letrave shqipe si dhe t’u hapë udhe talenteve të reja. Në faqet e revistës “Obelisk” janë pasqyruar nga emrat e dëgjuar të letrave shqipe deri te letrarët e rinj të shkollave të mesme. Ajo është një dritare ku ata pasqyrojë shpirtin e tyre. Së shpejti revista “Obelisk” do të organizojë konkursin e poezisë.

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Obelisk
Page 2: Revista Obelisk

Revista Obelisk 2

OBELISK 125

Adresa e redaksisëRruga: Mine Peza, Pall. Kolombo2, TiranëTel: 4 505 312

Nr. llog. Pro Credit Bank

Lekë: 12-106640-00-01IBAN: AL35209111220000121066400001

EURO: 08-106641-00-02IBAN: AL68209110810000081066410002

Shtypet në shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ADA”

TiranëTirazhi : 500 copë

Botimi Shtëpisë Botuese “ADA”www.obelisku.blogspot.come-mail:[email protected]

Drejtor – BotuesROLAND LUSHICel:068 22 19 016Cel:069 32 05 343Tel: 450 [email protected]

KryeredaktorVULLNET MATOCel:069 22 75 145Tel: 2 365 [email protected]

STAFI DREJTUESTiranë: KOLEC TRABOINIVASIL PREMÇI RIZA LAHISAZAN GOLIKUVASIL TABAKU Durrës:NIKOLLA SPATHARIElbasan:NAZMI SEITAJKorçë: ARJAN KALLÇOLezhë:NDUE DRAGUSHALushnjë:KOZMA GJINIPogradec: ISTREF HAXHILLARIGjirokastër:BLERIM KORESarandë: PAJTIM ÇAUSHIVlorë:MYRTEZA MARAMal i Zi:ANTON GOJÇAJ

Revistë e Përjavshme letraro-artistike

Panairi i Librit Tiranë shkruan panairi i Librit Shqiptar në të vërtetë është panair kozmopolit, ku 99% i zënë librat e huaj e 1 % ata shqiptarë, çfarë nuk ndodh në asnjë panair kombëtar të shteteve të tjera përjashto panairet ndërkombëtare që kanë një profil të caktuar e ku marrin pjesë botues nga shumë vende. Por në Panairin e librit në Tiranë nuk kemi një veprimtari kësisoji. Nuk marrin pjesë ndërmarrje botuese të vendeve të botës, veç në ardhtë ndonjë botues nga Kosova. Në Amerikë, Europë e kudo, politika e botimeve mbështetet në librin vendas. Po ne si bëjmë? Në të vertetë përse organizohen Panairet? Pyetja shtrohet sepse në aparencë të duket se ky organizim është një ndihmë e madhe për letërsinë. Po cilën letërsi? Të thuash letërsinë shqiptare kurrsesi. Të thuash se i shërben lexuesit si blerës zor të besohet, sepse libraritë janë por ato më së shumti rrinë bosh. Librat shqiptarë nuk shiten.

Po le të ndjekim çfarë thonë botuesit organizatorë të panairit në intervista televizive. Tërë shqetësimi i tyre, as më pak e as më shumë, veç pakënaqësinë që shteti ua kriposi kokën duke u kërkuar si qera për Pallatin e Kongres-Koncerteve plot 79

për faktin e interesimit që shfaq shoqëria dhe stimulimit të saj. Një letërsi që stimulohet ka të gjitha prioritetet e zhvillimit, në të kundërtën ajo vdes apo i lëshon vendin mediokritetit. Ja çfarë po ndodh. Një klimë mbytëse për letërsinë e sotme shfaqet me faktin se autorët sado seriozë e me përkushtim të punojnë nuk gjejnë botues. Për t’i paguar botimet e librave të vet nuk kanë para. E kështu preferojnë të rrinë të terhequr. Duke e parë këtë gjëndje, këtë vakuum të krijuar nga letërsia serioze, janë dyndur gjithçfarë lloj autorësh të cilët veç shkruajnë historira të rëndomta e pa asnjë vlerë artistike. Mediokriteti është në revansh të plotë dhe përpiqet të zërë kryevendin. Shfaqet kudo, në prozë dhe në poezi. Shkruhet në mënyrën më ordinere. Pra në një farë mënyre letërsia shqiptare në këto dy dekada jo vetëm që nuk ka bërë përpara, por edhe ajo çfarë është e mirë evidentohet në disa pak autorë. Anipse thuhet se me një lule nuk vjen pranvera, botuesit shqiptarë e sjellin pranverën me një lule. Me një autor.

A ju leverdis kjo situatë botuesve? Padyshim. Krijimi i ps ikologj isë se le tërs ia shqiptare nuk bën, është letërsi provinciale, nuk ka autorë të

PANAIRI I LIBERSHKALJEVE

Page 3: Revista Obelisk

Revista Obelisk 3

milion lekë. U ankua se duhej ta paguanin me 50 % zbritje siç është bërë më pare, por në fakt e paguan qeranë të plotë. Thanë gjithashtu se ata, organizatorët i kishin dhënë stendat e hapësirat me rreth 30 % zbritje për botuesit që merrnin pjesë, por nuk u tha fare se sa euro për metër katror e kanë shitur tek përdoruesit dhe sa sipërfaqe llogaritet hapësira e shfrytëzuar. Çfarëdo qoftë diferenca marrje-dhënie, Panairi në një aspekt të shfaqet si një biznes i frytshëm. Një pazar stërmadh ku lozin mijëra euro, në funksion të xhepave të disa botuesve që janë bërë bosë të librit, po të mëdhenj fare ama. E si janë bërë kaq të mëdhenj këta bosë libri do thoni ju. Po ja, duke botuar libra të huaj për të cilët më së shumti nuk paguajnë për të drejtën e autorit, a paguajnë në mënyrë simbolike dhe i shesin librat e huaj gjithnjë me fitim. Këta lloj botuesish as nuk e vrasin mendjen fare për të stimuluar letërsinë shqiptare. A të mblidhen bashkë e të financojnë një librari të madhe të librit shqip në kryeqytet sepse jemi për të ardhur keq në qarkullimin e librit. Por mbase gabojmë se ata interesohen, por me një interesim në një trajtë të veçantë. Që të botojnë autorët shqiptarë librat tek këta botuesit bosa duhet të paguajnë shpenzimet botimit në kufijtë 500-700 apo edhe 1000 euro për rreth 100 faqe libër. Pastaj autori është i lirë. Mund t‘i marrë librat me taksi a me çantë shpine si jehovajt dhe t‘i dërgojë ku të dojë. Mirëpo kjo është vrasëse për sedren e autorëve ndaj u lënë disa pako botuesve të cilët kur kanë rast shesin ndonjë libër e kështu fitimi del dopio. Ndoshta këtu është thelbi i këtij raporti të çuditshëm, i kësaj asimetrie në raportin e librave të autorëve shqiptarë me të huaj. Ne nuk kemi statistika, por me ç‘kemi parë në disa shtete si Kanada, Amerikë, Itali, Francë, gjithkund ka prioritet letërsia vendase. Thënë hapur, letërsia franceze nuk do të ishte aty ku është, nëse do të kishte botues indiferentë dhe lexues apatikë. Shumë herë letërsitë e vendeve të ndryshme zhvillohen e nxjerrin autorë të mëdhej edhe

mirë, poezia nuk lexohet e të tjera, ju shërbejnë atyre më së miri atyre, bosave. Kështu ata përpunojnë opinionin dhe e drejtojnë vëmendjen e lexuesve vetëm drejt letërsisë së huaj ku fitimet janë më të mëdha. Dihet që botimi është biznes, por një biznes disi ndryshe.Në fushë të kulturës e dijeve. Ai nuk mund të shpërfillë interesat e letërsisë shqiptare. Madje atë ajo duhet ta ketë prioritet. Dhe duke e parë këtë panairiadë çmendurake nuk është keq që shteti shqiptar t‘i kushtëzojë, liçensojë shtëpitë botuese me vënien e përqindjes së botimeve në gjuhën shqipe. Se me të drejtë thonë që kur jepen liçensat e ndërtimeve t‘u kërkohet kompanive të ndërtimit të krijojnë hapësira edhe për librari. Po ku është e mundur kjo kur, këtyre kompanive ndërtimesh nuk u kërkohen as parking dhe Tirana është bërë si një varrezë makinash që thuajse kërcejnë mbi trotuar.

Politikën e botimeve e bëjnë botuesit e gjithë botës nëpërmjet stimulimit të letërsinë së vendit të vet dhe nuk e lënë në harresë si këta botuesit tanë bosa që flitet se na janë bërë dhe milionerë pikërisht duke u marrë paratë autorëve jo si të ishin shtëpi botuese me program e sistem të organizuar, por thjesht shtypshkronja.

Mendojmë se ata që po i bëjnë më shumë dëm letërsisë shqipe janë pikërisht botuesit, bosat e panaireve, të cilët bëjnë sikur nuk dinë se nuk mund të stimulohet një letërsi duke e bërë atë të ndjehet mjerane e në minoritet në vendin e vet. Pastaj janë po këta që bëjnë retorika boshe, japin intervista, zhvillojnë biseda, madje u bën jehonë edhe një ministër, i cili natyrisht është krejt jashtë realiteteve letrare, të tjerët teorizojnë: kemi apo s’kemi letërsi provinciale, gjoja se na rreh zemra për letërsinë tonë që ne vetë e shklasim jo vetëm përditë nëpër ca librari si çerdhe minjsh, por edhe në Panairin e madh fodull të Tiranës.

Page 4: Revista Obelisk

Revista Obelisk 4

Veç një shkrimtar i madh si Mark Tuen,

mund të kishte vizionin se edhe pas një shekulli interesi për jetën e veprën e tij nuk do të shuhej. Ndryshe nuk do të linte testament që shënimet e tij biografike të titulluara “Skicë familjare” në një volum prej 64 faqesh të bëheshin publike vetëm 100 vjet pas vdekjes së tij. Mark Tuen, emri i vërtetë i të cilit është Samuel Langhorne Clemens, vdiq në moshën 74-vjeçare në prill të vitit 1910, ndaj përvjetori i vitit 2010 u prit me interes nga lexues e botues në Amerikë, por edhe në mbarë botën që donin të dinin se çfarë ka shkruar shkrimtari, shkëlqimi e lavdia e të cilit jo vetëm nuk ra, por sa më shumë shkon koha aq më i dashur bëhet për miliona njerëz. Personazhet e veprave të tij janë aq popullore. Nuk ka lexues në botë që nuk i di emrat e personazheve të tij si Tom Sojeri apo Hakleberri Fin.

Por, pse Mark Tuen e la këtë testament të çuditshëm. Ndoshta se nuk donte që pasardhësit e tij të kishin pasoja nga ato të vërteta që shkruante në biografinë familjare. Mbase mendonte se pas njëqind vjetësh gjërat do të ndryshonin. Shkrimtari kishte një vizion të drejtë për zhvillimet shoqërore në jetën amerikane dhe aspironte drejtësi dhe barazi sociale. Mjafton të sjellim një episod nga jeta e tij. Në autobiografinë e sapoekspozuar përshkruhet një episod ku bashkë me shërbëtorin e tij zezak George Griffin, në 1893, shkrimtari që ish bërë i famshëm asokohe, i bëri një vizitë botuesit

minierë ari. Po aventura dhe ëndrra e ndezur për ar dështoi. Iu kthye prapë pasionit për të shkruar dhe shkoi në qytetin Virxhinia ku për dy vjet punoi në një gazetë. Më 3 shkurt 1863 në një shkrim humoristik të botuar shënoi pseudonimin e tij, Mark Tuen, dhe me këtë emër do të krijonte figurën më të madhe të letërsisë moderne amerikane, siç do ta vlerësonte një gjeni tjetër si Ernest Heminguej. Një vit më pas shkrimtari merr rrugën për Kaliforni dhe zuri punë si gazetar në San Francisko. Udhëtoi në Francë dhe Itali. Ishte një shkrimtar që udhëtonte shumë dhe temat që trajtonte kishin të bënin pikërisht me këtë temë arratisjeje dhe ikjeje dret lirisë.

Pasionanti Martin Tuen martohet me Olivia Langdon në vitin 1870, pasi i ka shkruar asaj 189 letra dashurie. Më pas ata të dy do të ndërmerrnin udhëtime ndërkohë që Mark Tueni shkruante papushim. “Aventurat e Tom Sojerit” një nga veprat e tij më të njohura në botë që u botua në 1876. Në vazhdin ai do të botonte disa kryevepra ku spikasin “Princi dhe i varfri” 1881. Libri “Jeta në Misisipi” 1883 konsiderohet si një vepër që kundërshton stilin e Walter Skotit, romantizmi i të cilit, sipas Mark Tuen i ka dëmtuar në mënyrë të pamatë idetë progresive.

Një vit më pas do të botonte kryeveprën e tij “Hakleberry Fin”, një Odise amerikan, i cili në fillim u konsiderua roman për të rritur, por më pas nga popullariteti i madh u bë libri më i preferuar i fëmijëve në të gjithë botën. Veçanësi e romanit janë të folurat

Ernest Heminguej ka shkruar:“E gjithë letërsia moderne amerikane vjen nga

një libër i Mark Tuenit i quajtur Hakleberry Fin” Esè nga KOLEC TRABOINI

MARK TUEIN (30.11. 1835 – April 21.4. 1910)

Page 5: Revista Obelisk

Revista Obelisk 5

të vet, duke shkaktuar një skandal, sepse personalitetet e bardha nuk shoqëroheshin me njerëz me ngjyrë në publik. Mirëpo sot ne kemi një njeri të zi president të Amerikës, çfarë në atë kohë as që mund të imagjinohej, e po ta thoshte ndokush se kjo do të ndodhte një ditë, do ta mbyllnin në çmendi. Kështu kanë qenë punët në dritë- errësirën e shekullit të XIX.

Por para se të dalim tek shënimet biografike të Mark Tuenit le të shohim cila është jeta e tij.

* * *

I lindur në Misuri më 30 nëntor 1835, Samuel Langhorne Clemens ishte fëmija i gjashtë i John Marshall dhe Jane Lampton Clemens. Ishte rreth katër vjeç kur familja e tij u vendos 35 milje në lindje të qytetit të Hannibal, një qytezë port në rritje ku kalonin anijet tregtare me avull që lundronin mbi lumin Misuri nga Sant Louis dhe Nju Orleani.

Babai i Samuel ishte një gjykatës. Duke qenë një fëmijë shëndetlig, Samuelin e i vogël e mbajtën mbyllur në shtëpi. Rreth moshës 9 vjeç ai duket se u shërua dhe u bashkua me pjesën tjetër të fëmijëve jashtë qytetit. Më pas ndoqi një shkollë private në Hannibal.

Kur Samueli ishte 12, babai i tij vdiq nga pneumonia dhe në moshën 13-vjeçare, Samuel la shkollën shkollën për t’u bërë shegert në një shtypshkronjë.

Në moshën 17-vjeçare iku për të punuar në një shtypshkronjë në Sant Luis. Por atje i lindi pasioni për lundrime dhe u pajtua si ndihmës në një anije. Pseudonimi i tij “Mark Tuen”, vjen nga ditët e tij si një timonier anije. Ky është një term si të thuash dy gjashtmetroshe, pra thellësia 12-metra e lumit që të jep siguri në lundrim. Si lundërtar punoi deri në vitin 1861. Udhëtimet në lumin Misisipi ishin një periudhë e mbushur me mbresa që do ta ndihmonin e frymëzonin aq shumë në krijimet e tij të mëvonshme.

Lufta civili bëri që tregtia nëpërmjet lundrimit të ndërpritej. I mbetur pa punë ai jetoi në një kasolle primitive në Jackass Hill dhe provoi fatin e tij si minator në një

karakteristike të zezakëve të brigjeve të Misisipit dhe të bardhëve, pra si të thuash një etnografi gjuhësore, një gërshetin i zërave të zinj e zërave të bardhë. Heroi i romanit është një fëmijë i zi në një vend të bardhë.

Në vitin 1885 boton një libër për jetën e Zhan D’Arkës. Por viti 1890 do t‘i sillte kokçarjë për shkak të humbjeve financiare. Për të shpëtuar nga falimenti mbylli shtëpinë e ndërmori disa turne duke dhënë leksione e duke folur në auditorë në Amerikë dhe në Europë. Me fitimet që nxorri arriti t‘i shlyente të gjitha detyrimet financiare. Udhëtoi gjithashtu në Zelandën e Re, Australi, Indi, dhe Afrikën e Jugut. Gjatë kohës që ai ishte në udhëtime, Suzi, vajza e tij më e dashur u sëmur e vdiq në Hardfort, Konektikët në vitin 1896.

Por nuk do të mjaftonte vetëm kjo fatkeqësi që e dërrmoi shkrimtarin. Vdekja e gruas Livia, në vitin 1904 në Firence si dhe vajzës së tij të dytë e zymtësuan akoma më tej jetën e shkrimtarit, i cili edhe më parë, siç del nga shënimet në autobiografinë e tij e botuar pas vdekjes në 1916 e më pas në 1924, kish qenë plot tramvaje.

Gjatë jetës së tij 74 vjecare shkroi 28 libra si dhe tregime të shumta të shkurtër, letra dhe skica. Mbylli sytë më 21 prill 1910.

Shtëpia e tij e fëmijërise është e hapur për publikun si një muze në Hannibal, vendet ku ka jetuar Mark Tueni, shëtitoret me bustet dhe rrugët që kanë marrë emrin e tij, veçmas në Nju Jork, vizitohen nga miliona turistë çdo vit, në ditëlindje të tij.

* * *

Interesi për veprat e Mark Tuenit kurrë nuk ka pësuar rënie në shekullin XX. Ato edhe në shekullin e ri ribotohen kudo në Amerikë dhe nëpër botë. Edhe në shqip janë botuar e ribotohen “Aventurat e Tom Sojerit”, “Hakleberry Fin” “Princi dhe i varfri”, “Një amerikan në oborrin e mbretit Artur” , “Zhan d’Ark”, tregime të ndryshme. Por ky vit ngjalli interes e vëmendje të jashtëzakonshme. Sipas testamentit do të bëheshin publike vetëm 100 vjet pas vdekjes, shënimet biografike të

12

Page 6: Revista Obelisk

Revista Obelisk 6

-Eh mor i dashur jam njohur me një femër që mos më pyet…

-E bukur është?-Shikoje fotografinë e saj!-Vërtet qenka shumë e

bukur!...Mos e lër të të ikë nga duart.

-Nuk do ta lë të më shkasë nga dora! Po unë si të dukem ty?

-Nuk më thua: tregon ndonjë çikë interes ajo për ty?

-Pak a shumë... sapo ka filluar të ndjejë diçka për mua.

-Atëhere përpiqu të pushtosh zemrën e saj...

-Do ta shkrij të gjithë talentin tim.

* * *

-Ç’kemi, si je?-Në përgjithësi mirë…

Mban mend çfarë të tregova për një femër…

-Eeee?-Më ka zënë keq qymyri

me atë. E dua si i marrë!-Po ajo të do?-Të them të drejtën,

-Si shkoi shëtitja javën e kaluar?

-U kënaqëm shumë, por nuk munda t’i afrohem më tepër.

-Pse?

-Është e martuar! Thjesht po vrasim kohën së bashku.

-E do burrin ajo?-Jo! Thotë se ai është një

gomar e gjysmë dhe se nuk e ka haberin si mund të bëhet e lumtur një grua.

-Eh, e shkreta grua!... Pse nuk ndahet?

-Me sa duket nuk di si të veprojë, sepse ajo më tha: “Po të sigurohem se mund të martohemi bashkë e ndaj qysh nesër atë gomar... “

-Atëhere, vëlla, mos e lër zogun të shpëtojë nga dora!

* * *

-Çfarë ndodhi?-Mos pyet... Nuk e

kam puthur ende. Jam shumë i ndrojtur, por e ndiej se ajo më do.

-Atëherë vazhdo t’i blesh dhurata, ndonjë parfum të mirë, si p.sh “Skandal” ose ndonjë stof të bukur. Shumë f e m r a p r e f e r o j n ë ngjyrën e kaltër.

-Po sikur ta kuptojë i shoqi?

-Nga do ta kuptojë? Ajo vetë thotë se ai është një kërriç gomari që nuk merr vesh nga bota! Më lër ta zgjedh unë stofin.

-Mirë ... Po e blej menjëherë.

TË JAM MIRËNJOHËS

PËR LUMTURINË!

Tregim

Azis Nesin

Page 7: Revista Obelisk

Revista Obelisk 7

këtë, nuk e di dhe aq mirë...-Atëherë mundohu ta bësh për vete!-Si ta bëj për vete?-Ti e di që unë kam ekperiencë në këtë fushë.

Bëji ndonjë dhuratë! Femrat çmenden pas luleve dhe në mënyrë të veçantë pas karafilave të kuq. Bliji dhurata të shtrenjta... Dëshmoji asaj sa më shpesh për zgjuarsinë tënde, por edhe lavdëroje, sepse femrave u pëlqen t’i lavdërojnë!

-U tha, u bë; do të bëj si më këshillon!

* * *

-Ah, vërtet nuk di si të të falenderoj.-Pse, çfarë ka ngjarë?-Me të vërtetë ditke t’ua fitosh zemrën

femrave. Bëra si më këshillove... dhe rezultati ishte i shkëlqyer! Ajo ka filluar të më afrohet! Të lutem, më thuaj çfarë duhet të bëj tjetër tani?

-Shko me të në kinema dhe shikoni filma romantikë ose komedi tërheqëse. Mos harro pastaj ta qerasësh me një akullore me vanilje.

-Do të bëj si më thua. Po çmendem pas saj!

* * *

-Dje shkuam në kinema. Pas kinemasë shkuam në një pastiçeri ku e qerasa me një akullore me vanilje. “Je një burrë me shumë shije”, - më tha. Këtë javë do të shëtisim, po më thuaj ku mund ta çoj?

-Po të më pyesësh mua, do të sugjeroja Ishullin e Madh. Bëni shëtitje me kalë. Shkoni në plazh. Më pas shkoni të kërceni, por ftoje vetëm për të vallëzuar vals.

-O zot!.. Sikur ta shtie në dorë këtë femër!-Bëj këto që të them se do t’ia arrish qëllimit.-Nuk di si të të falenderoj!-Ç’është ajo fjalë, mund të përfitosh nga

eksperienca ime…

* * *

* * *

-Si po ecin punët ?-Çdo gjë po shkon për bukuri! Kur pa

parfumin më tha: Uau! Ky është parfumi im i preferuar! Edhe ngjyra e stofit që zgjodhëm i pëlqeu pa masë. Por vëlla i dashur akoma jemi si fëmijë të vegjël... Pa më thuaj si të veproj për ta bërë timen këtë femër.

-Recitoji vjersha të Jahja Qemalit... Mos harro ta nxisësh të ndahet sa më shpejt nga i shoqi...

* * *

-Ka shumë kohë që nuk shihemi, ku ke qenë?-Nuk kam mundur të vij se kam pasur punë.

Dua të të vë në dijeni se ajo u nda nga i shoqi.-Atëherë do të martoheni?-Sigurisht...-Mos humb kohë se nuk i dihet çfarë ndodh!

* * *

-Nuk di si të të falënderoj. Dje u martuam. Për këtë lumturi të jam shumë mirënjohës ty. Mos ishin këshillat e tua brilante, aha!

-Jo vëlla, unë duhet të të falenderoj ty! Sepse për mua nuk kishte mënyrë më të mirë për të ndarë gruan që ma kishte nxirë jetën!

Përktheu: Spartak Kadiu

Page 8: Revista Obelisk

Revista Obelisk 8

SHPIRT I MËRGUAR

Të dhashë ç’mundadhe as vend për varrs’të kërkoj toka ime.

Më varrosni në muranëne një dallge të ngrirë akullinë mes të oqeanit.

Dua të shoh e të çmal lem përjetësishtme gjelbërimin e ullinjvedhe lulet shumëngjyrëshetë Shqipërisë në ditë me diell.... edhe në ditë me shi e borëtimeose nën cikmëne tufanit.

Tiranë, 23.06.2010

VEGIM NDRYSHE

Do të çarmatos gjithë gjarpërinjtëdhe me helmin e tyredo të prodhoj verë.

Do të shkrij gjithë shkëmbinjtëdhe me hirin e tyredo të ngjiz përmendore.

Do të distiloj gjithë ujëratdhe me të do të pastroj retinat e mjegulluara

të gjithësisë.Do të konservoj gjithë rrufetëdhe me fuqinë e tyre shpërthyese do të nxjerr natyrënnga koma klinike e përditësisë.

Tiranë, 12.06.2010

KUNDËRZYRTARE

Me grushtin e rrufesë sferikegoditi tryezën e rëndëtë vendimmarrjes mynxyrë.

Vendimi u verbuaDora e thyer u kthye në hi e qymyr.

Tiranë, 14.05.2010

TYMI

Si shtëllungë tymi acidmbi flokët harlisur me llaki lartësohet çdo ditëkreshta e krenarisë boshe.

Kreshta nuk e le të hyjënën porta të zakonshme,as nën porta kështjellashtë nxirosura nga tmerri,as nën harqe triumfime diej lavdie,as nën harqe ylberi.

Tiranë, 19.07.2010

NEKTAR BËRTHAMOR

Shega e çarë përskuqetnë ngërçine dhimbjesfatale.

Duket si kafkë tullacee zverdhur nga veremie përgjakurnga gulçete hemorragjisëcerebrale.Tiranë, 19.06.2010

LAGUNË KRISTALINE

Në sytë e tu tmerrësisht të kaltërunë jetoj si shtatoree ngrirë në njëlagunë kristaline.

Ajsbergët e mërive kryeneçepërhumbin ngadalënë valët e ngrohtatë ndjenjave fine.

RRËNJËT E KRIPËS

MURANA NË MES TË OQEANIT

ZYHDI DERVISHI

Cikli poetik

Page 9: Revista Obelisk

Revista Obelisk 9

Nga ngërçi i dhimbjeve paanënjeriu u dyzua deri në rrënjëte formulës gjenetike.

Dy krijesat e klonuarau larguan aq shumë mes vedi.

Nga lotët e tyre u krijuadhe u kripëzuadeti.

Tiranë, 23 korrik 2007

PENTAGRAMI I RRËNIMIT

Nuk më tremb hungërima e ujkutnë xhunglën e ferrshme të ferrave.

As ulërima e luanit kur më shtrëngonme morsën e kthetravetë uritura të babëzisë.

Më gërryen themelet e shpirtitmjaullima e maces kompozuarme notat më të ndotura të ligësisë.

KAMBANË E SHURDHUAR

Më jepni ujë të laj ujinmë jepni gjak të filtroj gjakunmë jepni shpirt të dëlir shpirtinmë jepni shpresë të shumëfishoj shpresatmë jepni gjumë të dëbojgjumin e përjetshëm.

Më ndjeni kësaj polifonieme kambana kërkesashpër herë të parëpo i jap zë.

Jam në çastinmë të papërcaktuartë jetës simekur nuk më duhet

asgjë.

Ankara, 16 shkurt 2007

ÇAST NË SHËN SOFI

Në muret hijerënda të kishës – xhami ikonat përqafuar me ajetet kuranikevibrojnë pa pushimtinguj harmonie.

Në hapësirën e kupolës së lartë 55 metra të mbushur me harkylbere Euroaziedy pëllumba mbi kokat tonagugasin mijëra melodie lodrojnë hareshëmnjë vals lirie.

Me thjerëzat e harkylbereve nga kjo kishë – xhamiferrat e konflikteve i shoh të thara dikunë një ishull të largët vetmie.

Muze – far mirëkuptimi në brigjete dy oqeaneve të besimitdritë nga KURANI Islamikdritë nga BIBLA e Krishtërimit.

Muzeu i Shën Sofisë, 30 nëntor 2007, ora 11.00

TRAJEKTORE

Me sytë përherë drejtmajës më të lartë.

Njeriu – bukarezëngrihet nga baltadhe gremisetnë baltë.

KUNDËRNATYRORE

Lumenjve do t’ua ndërroj kahun

e rrjedhës në majë të maleve oqeanet do t’i ngre si borë e bardhë në akullim.

Vendin e mbetur bosh të oqeanevedo ta mbush me sarkofagun tim.

Ankara (Ferah Oteli), 14 shkurt 2007

TEKNOLOGJIA E PIRAMIDËS

Tullat – miliona kocka të thyeranjerëzish në rrebeshe luftimi.

Llaçi – miliona kocka të shkriranë det të helmët hidhërimi.

Brezat lidhës – miliona kocka të shtrembëruaranën peshë të rëndë poshtërimi.

... nëpër labirintet e piramidëssi një krimb në komakujtesë – harrimi.

Tiranë 04.11.2010

NDERIM PËR PESHQIRIN

Dyzet herë në ditëi sapunos duart me ujëtë ngrohtë, të ftohtë dhekur s’kam ujëme borë.

I laj për të mos ndoturpeshqirin.

Njerëzit...mes tyre me duar të pastradukem krejt jashtë modeDonkishot me këmborë.

Page 10: Revista Obelisk

Revista Obelisk 10

Helena mbante me qira dyqanin e parfumeve në rrugën e Volorekës. Kur frynte erë, nga

dritarja e pasme dëgjohej pa pushim shushurima e liqenit si kollitje plaku. Klientët rrallë tra-zonin qetësinë e lokalit, ndërsa miqtë e ngushtë e vizitonin shpesh. Helena kishte zemër të ndjeshme, ca para në bankë, burrin kumarxhi dhe djalin që nuk mësonte në shkollë. E mbanin për grua disi të paturpshme, po kjo nuk i prishte punë askujt. Thjesht dinte ta vërtiste dhe nëse merrte barrë përsipër jepej e gjitha pas saj.

Mëngjesin e asaj dite shtatori, rrahur prej erës tinëzare të jugut, bashkë me të shoqin qëndronin në sheshin e gjelbëruar përpara shkollës. Koli trupvogël, me flokë të rrallë ngritur përpjetë i rrinte në krah. Flladi i lehtë vjeshtarak ja lëkundte favoritet e gjata ngjyrë lajthie të zbërdhylur. Gjethet e para të vjeshtës rrëzoheshin ngadalë, përkundeshin lehtë në ajër derisa preknin me trishtim tokën. Zërat e largët të zogjve treteshin nëpër zhurmat dhe poteren e nxënësve.

Në kthesën e rrugës kryesore u shfaq një burrë i pashëm me çantë nën sqetull. Ecte ngadalë, zhytur në mendime. Syri i stërvitur vinte re se çalonte pakëz nga këmba e djathtë, sidoqë e mbante veten.

-Erdhi, - tha Helena duke i dalë përpara e buzëqeshur.

Pasi i dha dorën, bëri me kokë nga i shoq.-Burri, - e paraqiti.E pati takuar dikur mësuesin e djalit prandaj

u suall si me një mik të njohur prej kohësh. Rrezëllinte e tëra nën fustanin e hollë ngjyrë jar-gavani. Xhaketa verore me supe të ngritura dhe këpucët e lehta gri i jepnin hijeshi të veçantë. Leshrat gështenjë, thurur bukle të gjata përmbi faqe, i shkonin shumë zbehtësisë së fytyrës. Llërës

së majtë varej rripi i çantës së vogël prej kamoshi vishnjë. Në pamjen, lëvizjet, mënyrën e të folurit dhe aromën dehëse ndihej femra e shpenguar.

Profesori mezi e mbante mend këtë grua të hijshme, madje nuk kujtonte as bisedën e atëher-shme.

-Djali ka probleme, - tha.-Ne e dimë, bëtë shumë, - ndërhyri Helena

dhe psherëtiu e brenguar tërë merak. Mbi ballin e sedeftë bulëzuan rrudha të lehta.

-Janë edhe tre vite të tjera, - mërmëriti ngadalë.Profesori shikoi nga oborri i shkollës mbushur

me thirrje gazmore. Nxënësit po grumbulloheshin në hyrje.

-A mund t’ju them një fjalë në vesh? - e pyeti Helena dhe shikoi tinëzisht nga i shoqi.

Burri i vogël me flokë të rralluar qeshi lehtë vetëm me cepat e buzëve.

Cigarja po i digjte gishtërinjtë kur pëllëmba e vogël i ngjeshi një zarf kaltërosh me vija të zeza anash, pastaj u ndje pëshpërima e gruas si këngëzim laureshe. U larguan me shpejtësi.

Në hyrje të shkollës ai ktheu instiktivisht kokën. Koli seç thoshte me lëvizje energjike të trupit dhe duarve, ndërsa ajo çapitej mospërfillëse.

Profesorin e mësynë parandjenja të errëta aspak të këndshme.

Zënë me orët e mësimit dhe mbledhjen nervoze të këshillit pedagogjik, e harroi gruan elegante me burrin e vogël. Në shtëpi, i rregullt si përherë, hoqi xhaketën, kontrolloi xhepat, gjeti zarfin bojëqielli. Asgjë tjetër veç letrës palosur më katërsh shkruar me kaligrafi të pjerrët femre.

“ Dyqani kozmetik në rrugën e Volorekës”.Shkrimi i ndezi thellë së brendshmi një flakëz të

ndrojtur, po sakaq e largoi, përngritur nga dyshimi brejtës i atij takimi. Sidoqë mundohej të përligjte veten, zuri të shqetësohej gjithnjë e më shumë.

Bëri gjumë të trazuar atë natë. U përpëlit gjatë në shtrat pranë së shoqes. Mendime kondradiktore e shponin si turjelë. Në ëndërr ju shfaq Koli me celular në dorë. Ekranit të aparatit farfurinte zarfi i kaltër me vijat e holla anash.

-Një milion, - zgërdhihej.-Jo, - i tha, - vetëm adresa.-Ha, ha, ha! - qeshi burri i vogël, - përse e

mbajte adresën e gruas sime? Të pëlqeu ë?U zgjua mbytur në djersë.

Zarfi i kaltërTregim

Istref Haxhillari

Page 11: Revista Obelisk

Revista Obelisk 11

Silueta elegante e Helenës vegoi ledhatare e ëmbël. Shikimi i bebëzave bojëmjalti e joshte me forcë të parezistueshme. Ajo vazhdonte ta zhbi-ronte me sy që nuk mund të thoje se vështronin, po depërtonin thellë. E gjithë qenia nën fustanin e lehtë të tejdukshëm e tundonte.

-Fli - dëgjoi zërin e gruas.-Më doli gjumi, - mërmëriti.-Sikur të kanë rënë hallet e botës.-Fillove? - ia preu fjalët së shoqes.-Gjumi s’del për punë të mbara.Shpotia nervoze e gruas e brengosi më shumë

se ëndrra e mesnatës.-Se ç’thoshe i sëndisur, - vazhdoi ajo.-S’e di.-Përmende një femër.Ai mbeti topitur. E shikoi i hutuar si fajtor.-S’e di, - tha përsëri.Ndërsa vështronte i përngritur profilin e gruas

së cingërisur, u përpoq të kujtonte hollësira.Helena e gjatë, me sytë e bukur të lëvizshëm,

belin e hollë prej balerine dhe këmbë të mrekul-lueshme, iu ngulit në tru. Kur fliste i luhateshin vetiu flegrat e hundës, ndërsa në gushë formohej një gropëz e vogël. Shprehja sensuale e fytyrës, e folura me “s” të theksuar sikur fishkëllente, ngaqë nuk e thoshte dot “sh” dhe vështrimi i ngrohtë e turbullonin. Koli i pakët me pamje prej djali nursëz qëndronte i trembur nën hijen e saj, po buzëqeshja e errët me cepat e buzëve i rrinte vazhdimisht përpara syve.

Të nesërmen doli ngadalë prej shkollës, hyri në rrugën e zhurmshme të Korçës. Pamja e kësaj ane të qytetit mbuluar me pluhur, jepte një kolorit të përhimtë në ngjyrën grizho të çimentos përzier me të kaftën e tullave, damka e ndërtimeve masive vitet e fundit.

Eci trotuarit të majtë drejt kryqëzimit të Vo-lorekës.Teksa afrohej i ndizeshin ca ndjenja të ngatërruara, që nuk arrinte t’i përimtonte tamam. Më shumë i ngjante dashnorit në agun e vegimit të dëshiruar. Çuditërisht frika e natës firoi.

Mes një kundërshtie mendimesh dhe ndjen-jash të ngatërruara arriti. Dyqani në katin e parë të pallatit shumëkatësh zinte sipërfaqe të gjerë. Artikujt kozmetike mbushnin vitrinat e ekspozuar hijshëm mureve lyer në ngjyrë pane. E nurshme si

në takimin e shkollës, Helena e priti me sigurinë e femrës së parezistueshme. Fytyrës nazike, pushi i mëndafshtë mori ngjyrën e purpurit.

-Dyqani juaj? - e pyeti.-Vetëm parfumet, - Helena çapkëne u përdrodh

lehtë.Pasoi një pauzë tunduese. Të dy e shikuan me

kërshëri njëri-tjetrin. Ai me një lloj simpatie dhe droje të fshehur ndërsa ajo rrezatonte ëmbëlsinë e syve bojë mjalti. Kur kthente kokën mënjanë për t’ju shmangur vështrimit të tij, pikaste përskuqjen e faqes, këndin ngashënjyes të syrit këndellur, luhatjen e lehtë të flegrave që fërgëllonin.

-Jam lindur në këtë vend të humbur, - uli sytë e pezmatuar Helena

Profesori buzëqeshi lehtë.-Natyra ju ka mbajtur me hatër, - i tha.-Jo tim shoq, - u përgjigj.-Burrit nuk i shikohet pamja, - deshi ta qetësojë.-Nuk është puna vetëm aty, por karakteri. Kujt

nuk i ka borxh. Vinë ca karikatura si puna e tij e kërkojnë, thërresin, kërcënojnë.

Profesori nuk e besoi, po u ndje mirë. Nata e trazuar mbeti pas.

Helena shkëlqente. Format e harmonishme të përkryera projektoheshin sfondit të parfumeve paketuar në shishe dhe kuti me ngjyra të çelura. Ulur këmbë mbi këmbë, aq sa dalloheshin përkitas mbathjet e zeza tendosur poshtë kofshëve të plota, pinte cigare njërën pas tjetrës. Duhani i shkonte.

Sqima dhe fodullëku e bëjnë më tërheqëse gruan, teksa urtësia i heq diçka prej feminitetit. Veset dhe mangësitë shpirtërore nxjerrin në pah fshehtësira drithëruese ashtu si pikat e vogla ndriçuese theksojnë errësirën e një nate të mah-nitshme.

E përkëdheli lehtë me dorë të dridhur. Në qetësinë e lokalit mbushur me aroma, i zbërtheu xhaketën, ledhatoi kraharorin e ngrohtë, vuri buzët mbi gjirin e hatashëm. Gruaja e tërhoqi në kthinën e fshehtë me dritaren nga liqeni që gulçonte andej tutje. Gjysmëerrësirës së dhomëzës rrezet e diellit derdheshin si rrymë e verdhë fashitur nëpër xha-mat e vagëlluar. Ndriçimi i mekur nuk i davariste hijet dhe sendet dukeshin të njëllojta. Qelqurinat zunë befas të jetojnë, sikur donin të vërtetonin se gjithçka në botë merr kuptim vetëm në lidhje me

16

Page 12: Revista Obelisk

Revista Obelisk 12

titulluara “Në kujtim të Olivia Susan Clemens “ - dhe më vonë të quajtur “Skicë familjare”.

Çfarë ka në ato shënime me 64 faqe dhe përse ngurronte shkrimtari për t‘i botuar menjëherë pas vdekjes së tij.

Këto shënime në të vërtetë janë një panegjirik plot pasion e dhembje të Mark Tuenit për vajzën e tij më të madhe Suzi - i cila vdiq nga meningjiti në shtyllën kurrizore në moshës 24 vjeç.

Aty del në pah një tjetër stil, krejt ndryshe prej librave të tij që janë plot aventura e dritë. Ai në ato shënime përpiqet të ravizojë portretin e vajzës së dashur.

Ja si e përshkruan në disa pasazhe: “Ajo ishte një reflektim i ndjenjave dhe ato

ishin të të gjitha llojeve; trishtim zemërimi, pendim, stuhi, diell, shi, errësira - ata ishin të gjithë aty: Ato shfaqeshin për një moment dhe iknin po ashtu aq shpejt. Në të gjitha veprimet ajo ishte intensive: kish një karakteristikë të veçantë, nuk ishte një shkëlqim i thjeshtë që jep ngrohtësi, por një zjarr që furishëm vetdigjet.”

Në librin e saj mbi gratë në jetën e Tuenit, Laura Skandera Trombley përshkruan Suzin si muza e dytë e të atit pas gruas se tij, Olivia. Ajo është konsideruar si frymëzim për romanin Zhan d ’Ark dhe një rrëfimi, “Tregimi i kuajve”.

Në 1885, kur ishte 13 vjec, e bija me fat tragjik Suzi, kish shkruar një biografi të atit të saj, të cilën Mark Tueni pjesërisht e ka botuar në autobiografinë e tij. Vdekja e Suzit ishte një katastrofë shpirtërore për shkrimtarin e madh. Kur prindërit morën udhëtimin për Europë ajo zgjodhi të qëndronte tek tezja e saj në Nju York, ku u infektua dhe vdiq në rrethana tragjike në 1896, ne shtëpinë e familjes së saj Hartford, Connecticut. Pas kësaj Mark Tueni kurrë më nuk erdhi të jëtojë në atë shtëpi e cila tashmë është kthyer në muze.

Por shënimet “Një skicë familjare” shkojnë përtej portretizimit të vajzës së tij të dashur

dhe jep detaje të tjera të jetës së tyre familjare. Aty autori përshkruan edhe shërbëtorin e tij me ngjyrë, zezakun Xhorxh Grifin me të cilin në vitin 1893 bëri një vizitë tek botuesi i tij, duke shkaktuar një skandal për kohën e skllavopronarisë. Ishte shfaqur në publik me një njeri të zi. Shërbëtori Griffin ishte i zënë ngushtë nga ftohtësia me të cilën e pritën gjatë asaj vizite. Mark Tueni shkruan: “Për mua( Grifin) ishte miku im më i mirë, ishte shoqëria që më duhej, e, në disa mënyra, ai ishte i barabartë e mua, në disa të tjerë më i lartë se unë.”

Përshkrimi i një infermiere shtëpiake, që ai e quajte thjesht “Nr.5”, është shprehje e mirëfilltë e stilit ironik të Mark Tuenit.

“Ajo ishte aq e shëndetshme si hekuri, kishte oreksin e një krokodil, stomaku si një qilar, dhe tretje si një-gur mulliri.... Ajo hante çdo gjë që i dilte para syve, dhe shplarë atë me pije freskuese, kafe, çaj, raki, uiski, terpentinë, vajguri –me një fjalë çdo gjë që ishte e lëngshme”

Botimi post mortum 100, mesa duket kishte të bënte më drojen e shkrimtarit të madh se pasardhësit do të mund ta pësonin prej mendimeve të tij tepër të guximshme për kohën. Një shekull do të ishte mjaft për t‘i parë gjërat në një prizëm tjetër. E bija e vetme e mbetur gjallë pas vdekjes së tij, Klara, ka jetuar deri në 88 vjeç dhe kishin vetëm një vajzë. Vajza e Klarës ka vdekur pa pasur ndonjë fëmijë, kështu që nuk ka më asnjë pasardhës të drejtpërdrejt të Mark Tuenit.

Ndoshta shkrimtari gjenial, babai i letërsisë moderne amerikane, nuk e kishte parashikur kështu zhdukjen e genit të tij, çfarë për fat të keq ka ndodhur me pjesën më të madhe të gjenive të kësaj bote që në vijë gjenealogjike janë djegur e shuar plot shkëlqim si meteorë.

5MARK TUEN

Page 13: Revista Obelisk

Revista Obelisk 13

Kur isha trembëdhjetë vjeç, më dukej vetja se isha fëmijë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, shkarravita shkrimin e parë për gazetën dhe, për çudinë time, ai bëri një përshtypje të mirë ndër lexuesit. Për këtë e ndjeva veten kryelartë. Mua më pëlqenin shumë shkrimet dhe ma kishte qejfi të shkruaja edhe vetë. Im ungj më mbante në redaksinë e gazetës së tij, “Gazeta e përjavshme e Hannibalit”, e cila kishte gjithsej nja pesëqind pajtimtarë, që parapaguanin dy dollarë në vit dhe këto i lanin me dru zjarri, lakra dhe rrepa që nuk shiteshin në pazar; një ditë të bukur vere, ai u largua nga qyteti dhe më pyeti mua nëse do të isha i zoti të nxirrja vetë një numër të mirë të gazetës. Ah, sikur s’desha unë ta provoja! Hixhinsi ishte kryeredaktor i një gazete kundërshtare. Ai ishte pushuar nga puna dhe, një natë, një shoku i tij i gjeti një pusullë mbi shtrat, ku Hixhinsi shkruante se nuk e duronte dot jetën, prandaj po shkonte të mbytej në gjirin e lumit Ber. Shoku i tij rendi menjëherë atje dhe e gjeti Hixhinsin duke dalë nga lumi. Kishte vendosur të mos mbytej. I tërë qyteti e mbajti nëpër gojë këtë çështje për shumë ditë, po Hixhinsi nuk e dinte. Unë mendova se kjo ishte një temë e mirë për të shkruar. Shkarravita pra një shkrim si mos më keq dhe e ilustrova me karikatura, një nga të cilat tregonte Hixhinsin me këmishë, më këmbë në mes të lumit, duke dalë jashtë tij; në dorë kishte një fener dhe një shkop për të provuar thellësinë e ujit. M’u duk për të qeshur dhe as që më vajti mendja se mund të kishte ndonjë farë morali. Mendimi im ishte se goditja e kryeredaktorit të një gazete fqinje me një shkrim të tillë plot thumba, që ta bënte atë “të përpëlitej”, do të ishte i bukur e tërheqës. E botova duke e vënë në formë parodie me “Varrimin e Sër Xhon Mur-it” dhe doli një parodi vërtet e goditur. Pastaj shkrova një vjershë, me anën e së cilës satirizoja në mënyrë të pamëshirshme dy qytetarë të shquar, - jo se kishin bërë ndonjë faj që ta meritonin një gjë të tillë, po vetëm sepse mendova se kisha për detyrë ta bëja gazetën tërheqëse. Pas këtyre, preka lehtë një të porsaardhur, heroin e ditës,

një rrobaqepës të pashëm nga Kuinsi. Ai ishte një nopran e sqimatar i dorës së parë, dhe vishej me disa lloje rrobash që binte në sy më tepër se kushdo tjetër. Ai ishte një gjahtar i regjur i grave. Çdo javë shkruante vjersha “përçart” për gazetën lidhur me fitoret e tij të reja. Vjersha që dërgoi këtë javë titullohej “Maries në H...l”, që do të thoshte, natyrisht, “Maries në Hanibal”. Kur e këndova këtë pjesë, më përshkoi një e rrëqethur nga koka gjer te këmbët, tek më shkrepi një ide që m’u duk si një rrufe humoristike dhe e dërgova në shtyp me këtë shënim thumbonjës: “Po e botojmë këtë pjesë, - po vetëm këtë, duke e uruar z. J. Gordon Ranels ta kuptojë mirë që ne durojmë shumë, po herë tjetër, kur t’u drejtohet miqve të tij në H...l, të gjejë ndonjë ndërmjetës tjetër e jo kolonat e kësaj gazete”. Kur doli gazeta, nuk më shkonte nga mendja kurrë që këto shakara të vogla të tërhiqnin aq shumë vëmendjen e lexuesve. Për herë të parë kërkohej “Gazeta e përjavshme e Hanibalit” nga lexuesit gjë që s’kishte ngjarë kurrë. Në të gjithë qytetin bëri bujë. Hixhinsi çatisi në zyrë në orët e para të pasdrekes me automatik në dorë. Po kur pa se kishte të bënte me një çilimi (siç më quajti ai) që ia kish bërë atë të keqe, më shkuli veshët dhe u largua. Qysh atë natë, ai hoqi dorë nga kjo çështje, sepse u largua fare nga qyteti. Rrobaqepësi më erdhi me hekur e me gërshërë; po edhe ai më përçmoi dhe u largua për në jug qysh atë natë. Të dy qytetarët e vënë në lojë erdhën me kërcënime e të shara dhe u larguan akoma më të egërsuar kur panë se kishin të bënin me një njeri të parëndësishëm. Të nesërmen më erdhi kryeredaktori i gazetës krahinore duke bërtitur, i etur për gjak. Po edhe ai më fali me gjithë zemër dhe u mjaftua të më shpjerë deri në farmaci ku mori hakun, në një mënyrë shumë miqësore, duke më dhënë një vaj recini. Kjo ishte shakaja e tij. Im ungj ishte shumë i zemëruar kur u kthye, - doemos pa arsye, mendoja unë, duke marrë parasysh bujën që kishte bërë gazeta dhe sidomos mirënjohjen që duhej të kishte ai ndaj meje, sepse duke e zëvendësuar unë, ai shpëtoi çuditërisht nga sharjet, copëtimi, sakavitja e vdekja e sigurt. Po ai u zbut kur u hodhi një sy llogarive dhe pa se ish regjistruar një numër i madh prej tridhjetë e tre pajtimtarësh, gjë të cilën e tregonin edhe perimet, drutë, lakrat, fasulet dhe rrepat e pashitura, të cilat mjaftonin ta mbanin familjen tonë për dy vjet!

MARK TUENI PER

GAZETARINE

Page 14: Revista Obelisk

Revista Obelisk 14

POEZI

Jam Ana Karenina e ndryshuar Askush nuk mund të shkruajë më shumë se unë për dashurinë e përjetuar.

Jam qenia njerëzore më e dashuruar, jam prush e shkruaj me flakët e shpirtit, jam valë e shkruaj me dallgët e dhembjes, jam zemrër e shkruaj me rrahjet e saj, jam Ana Karenina e ndryshuar

Nuk dua të vdes për dashurinë, as ajo të vdesë totalisht për mua, dua të të dhuroj puthje pranverore, vështrime ëmbëlsisht të ëmbla, e prekja – puhizë të të drithërojë kur të të them trupzbuluar të dua.

Puthje poetike Puthja

Uragan Tek Heshtja Jonë Erdhi.Papritur Obelsiku Erudit Trilloi Ikjen Krejtësisht

Me mallin trazuarËndërr e netëve të pagjumë me mallin trazuar, mëngjes i freskët, i paanë, më je rrahje zemre, shpirt – oqean, me dallgët shkrumbëzuar.

Lërmë të derdh dashuri në thellësinë e qenies tënde.

Jam Ana Karenina e ndryshuar

Elda Andrea Kokoneshi

Jam Ana Karenina e

Page 15: Revista Obelisk

Revista Obelisk 15

TI JE ERMIRA?

Prindërit po qëndronin si statuja disa metër larg doganës shqiptare, në pritje të së bijës. Ishte mëngjes i freskët prilli. Përballë po afroheshin dy policë-grekë që shoqëronin një vajzë bionde. Te postblloku ndarës ata i prisnin dy policë shqiptarë. Pasi u bënë formalitetet vajza u shoqërua nga policët shqiptarë. Prindërit po ecnin si të ngrirë, në pritje. Nënë e baba po shihnin atë vajzë në mes të policëve dhe s’po u besonin syve. Ajo nuk ish Ermira e tyre me gërsheta, fytyrënjomë dhe e qeshur. Ajo ishte e qethur shkurt, fytyrëvrarë dhe e madhe në moshë. Ermira nuk i kish mbushur akoma të shtatëmbëdhjetat. Atë e rrëmbyen në pranerën e vitit 1997. për mëse një vit ata nuk dinin asgjë për vajzën e tyre. E qanin dhe kur lodheshin e hidhnin mendjen te shpresa. Erdhi lajmi se Ermira jetonte në Greqi dhe rrëmbyesit e tutorët i kish kapur policia. Tani, në pritje të së bijës, ata po përjetonin një realitet më të dëshpëruar. Ajo që shoqëronin policët me emrin e vajzës së tyre dukej si e huaj. Ajo dilte nga kujtesa e tyre, me atë pamje ndryshe, trupin ndryshe, fytyrën, flokët. E gjitha ishte ndryshe.

Ajo po afrohej por s’po e çonte kokën. As e priste se prindërit po e prisnin aty në kufi. Me kokën varur, që i binte në gjoks, ajo mendontye se si do t’ju dilte atyre përpara, kur të shklte pragun e portës. Për një moment policët qëndruan. Ajo ngriti kokën për t’u shlodhur nga mendimet. Shtangu! Tre metra larg saj qëndronin prindërit. Ata e shihnin të shtangur. Ajo nuk u përmbajt më:

-Mama… Baba…-dhe u hodh drejt tyre.Ata u bindën se ajo ishte Ermira e tyre. Nëna

humbi ndjenjat. Vajza e mblodhi në gjoks, siç e

mblidhte ajo me ngrohtësinë dhe dashurinë e nënës

MË VJEN TURP TË

TË THEM “MË FAL”

Atë mbremje kisha shkuar te miku im, Kastrioti, për të marrë disa libra që m’i kish sjellë nga Tirana. Veja rrallë se komshiu i tij grek bënte zhurmë sa here shihte vizitorë:

-Nuk dua që të më mbushet pallati me alvanozë! Shkallët dhe ashensorin i duam për vete.

Kjo e detyronte Kastriotin, që ç’do gëzim familjar ta bënte nëpër lokale, ku harxhonte qimet e kokës. Ai e dinte se ç’kish pësuar kur bëri ditëlindjen e djalit. Të ndezur nga rakia, të ftuarit ia shkulën labçes. Pa mbaruar akoma kënga erdhi komshiu-grek dhe kërcënoi:

-Po nuk e pushuat këtë këngë, për pesë minuta solla policinë.

Kënga pushoi dhe të ftuarit u larguan qejfprishur. Qysh mnga ajo ditë Kastrioti me komshiun-grek nuk shkëmbenin as “mirmëngjes”.

Atë mbremje dera e komshiut-grek qëndronte hapur. Njerëzit dilnin e hynin vazhdimisht. Unë hyra me njëherë te dera e Kastriotit dhe e pyeta:

-Çfar ka ndodhur?-I është përplasur djali me makinë dhe është

rëndë. I duhet gjak. Merr librat dhe eja të shkojmë t’i gjendemi!-dhe librat m’i vendosi në duar.

Kastrioti kaloi mes njerëzve dhe shkoi drejt e -Zoti Jorgo, të shkuara të djalit!

Ai e pa me mosbesim dhe i zgjati dorën me përtesë.

-Erdha për diçka tjetër. Dua t’ju pyes ç’grup-gjaku ka djali juaj?

Z.Jorgo ngriti përsëri kokën dhe nëpër dhëmbë foli:

-Grupi zero.-Edhe unë atë grup-gjaku kam. Më çoni në

spitalë të ndihmoj dhe unë jetën e djalit tuaj me gjakun tim.

Jorgua s’po u besonte veshëve. U ngrit me vështirësi, e përqafoi dhe i tha:

-Më vjen turp të të them “Më fal!”.

26.3.2000

Skica nga Albert Zholi

Page 16: Revista Obelisk

Revista Obelisk 16

I shtrenjti im,Mos e përkund ndjenjën,As mos e ledhato shumë,Vëre në shtrat me gjemba,Mos bjerë në gjumë!

Ti e di,Ngaqë të dua shumë,Zgjuar e dua,por,Më vjen keq ta lëkund,T’i largoj përgjumjen,Ta zgjoj,Ta cëmboj,Ta bëj të ulërasë,Gjer shpirti t’i gajasë!

Ti e di,Mbi trupin tim,Shkohet vetëm përmes udhëve të shpirtit,Të udhëve,Që i njeh veç ti,Ndaj,Mos e lë trupin pa prekje,Pa përkëdhelje,Pa shtrëngim mes krahësh,Gjer zemrat të dëgjojnë tik - takun e njëra - tjetrës,Pa puthje në gushë,

Në faqe,Në buzë,Në ballë,Gjithë mall!

Krihmi flakët,Me krehrin e gishtërinjve,Më pas qetësojua me pëllëmbë rrëqethjen,Puthmë me zjarr,Sa flakë të mos kem marrë!

“Çolet”,Si zogj dallëndysheje,Presin gojëhapur puthjen tënde,Oh, ç’më çmende!Çfarë është vallë?!Ftohje?!Përgjumje?!Mos vallë mes rrugës humbe?!Thuamë të vërtetën,Në është ftohje,Të ndez vatrën e ndezur të shpirtit,Të të ngroh,Në është përgjumje,Zgjohu, shpirti im,Mos bjer në agoni!Nëse diku humbe,Thuamë ku je,

Me krahë dragoi do bëhem,Fluturimthi do të vij, të të gjej,Jam gati të përleshem,të luftoj, Gjer sërish të të fitoj!

Zemra ka kohë,Që shtratin ka hapur për ty,është çmendurake ajo,Asnjë tjetër nuk do!Mos ia lë shtratin pa jetë,Mos vdis pa vdekur,Vdekjen e kemi pranë, Më pranë se bukën që hamë!

Eh, sa bukur është të jesh besnike,Litari i besës na mban lidhur,Na jep forcë,Të ngjall shpresë,Të verbon,Aq sa dhe elozhet e më të bukurit,Bëhen fshikull për zemrën,E vjen me vrap tek ti!Çfarë m’i bëre zemrës,që lutet e qan si fëmijë?!Ndaj,Nuk them “Eja!”S’të them as “Ik!”Veç them: “ O njeri, Duaj me dashuri!”

ZYBA HYSA

Poezi

DUAJ ME DASHURI

Vithet topolake, shtatin si biskonjë, Herë më hiqesh çupë, herë më mbahesh zonjë,Herë më puth me buzë, herë më çjerr me thonj,Si më bën të vdekur, lutesh që të rronj... Porsi brumë i ardhur, të kërcejnë gjinjtëVij si zog i mardhur, më kthen të florinjtëS’di ku ti çoj sytë, ku ti hedh të zinjtë..Luajmë kukafshehti, porsi çiliminjtë...

Sytë e tu të kthjellur, porsi dy burime,Buza ime e etur, ah, moj buza ime,Si prushi të dogji, ah, një buzerubine,Nën një rreze ylli, një mijë përqafime... Unë fryja si flladi, ti si erë e vrulltë,Rridhte pik’e mjaltit, mbi ëndrrën e tultë..Porsi qelibari, shkëlqejnë ato pulpë...Merak trëndafili, tretur mbi një lulkë... Floku valë-valë, derdhej përmbi supe.. Unë me huqe djali, ti me naze çupe...Ti më the një fjalë, unë të thashë një lutje,-Pa më shuar mallin, s’do të ikësh tutje...!

MERAK TRENDAFILI... YMER NURKA

Page 17: Revista Obelisk

Revista Obelisk 17

njerëzit kur bëhet pjesë e lojës së tyre.

Ndërsa ai përkëdhelte kofshët e lëmyshkura, Helena e uli në krevatin portativ, i hoqi të gjitha rrobat, e mbajti tërë naze nga kravata. Pasi e tërhoqi ngadalë si në shfaqje striptizmi, papritur e shtyu fort. Profesori lëshoi ulërimë të zgjatur dhe mbeti ndehur mbi shtrat. Nuk i tha se vuante nga sponteliartroza.

Pas një ore mori rrugën e kthimit duke çal-uar më shumë se zakonisht. Ecte me lëvizje të ngadalshme dhe përjetonte zbrazëti shushuritëse si imazh ëndrre. Puhiza ledhatare e jugut për-pëlitej pa pushim nëpër degë, rrëzonte gjethet e thara, ia zhvendoste kollaren e zhubrosur përmbi këmishë. Shtatori e vishte natyrën me jeshilen e zbehtë, larushitur aty-këtu nga njolla ndryshku të kuqërremtë. Qielli i pastër midis pemëve të rrugës e bënte të merrte frymë thellë, sidoqë dhimbja e ngacmonte pareshtur. Dielli i shtatorit, përthyer nëpër retë e trëndafilta që endeshin copëzuar në vargan të gjatë, krijonte ca figurina të buta majave të blireve gjethegjërë.

Kur iu duk se e kaloi sprovën i doli përpara Koli. Në dallim nga dita e mëparshme, i qeshur, miqësor. Profesori i befasuar nxitoi hapin.

-Ej! - thirri burri i vogël, - kaq shpejt na har-rove?

Profesori kërkoi ndjesë dhe qëndroi në cep të trotuarit.

-Nga? - pyeti Koli-Nxënësit e mij, - ia ktheu dhe shtoi për mirës-

jellje.-Po ju?-Këtej rrotull, - Koli u mendua pak.-Pimë kafe?-S’kam kohë, - u ngut Profesori dhe shikoi orën. Tjetri e zuri për krahu.-Sa të këmbejmë një fjalë.-Tani fillon mësimi, - i largoi butësisht dorën.-Mos ma prish, - u lut.-Nuk mundem.-Të them diçka mes nesh?-Urdhëro, - u përgjigj i hutuar Profesori.-Një milion janë shumë, - burri i Helenës e

shikoi me shprehjen lutëse prej djali të vogël këmbëngulës.

11 Zarfi i kaltër

MIQ DHE BASHKËPUNËTORË

TE REVISTËS “OBELISK”

JU LUTEM MOS DËRGONI PËR

BOTIM MATERIALE TË BOTU-

ARA MË PARË NË ORGANE TË

TJERA SHTYPI.

KJO NUK ËSHTË NORMALE

PËR NJË AUTOR SERIOZ

Konkursi “OBELISK “ do të finalizohet

në muajin Janar të çdo viti. Fituesit do

të përzgjidhen nga krijimtaria e botuar

në 48 numurat e vitit paraardhës: Poezi,

Prozë dhe Esè në gjuhën shqipe si dhe

Poezi dhe Prozë Shqipërime nga gjuha

e huaj. Çmimet do të jenë honorable

sa kohë që nuk gjënden sponsor dhe

shitja nuk arrin të krijoj një fond për

këtë qëllim. Me ndryshimin e kësaj

situate Revista “Obelisk” do të kalojë në

shoqërimin e çmimit me vlera materiale

bashkangjitur me Diplomë përkatëse

“Obelisk 2010” dhe në vazhdimësi sipas

viteve. Krijimtari të mbarë!

Page 18: Revista Obelisk

Revista Obelisk 18

Një monografi e re për veprën e Lagush PoradecitLexuesi ka në dorë tani një vepër të re studimore për nja nga kolosët e poezisë shqipe, Lasgush Poradecin, botim i shtëpisë botuese “Naimi”, tashë e njohur për kolanën albanologjike “Universitas”. Studimi “Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit: variante, burime, poetikë” i studiuesit Eldon Gjikaj, është paraprirë nga të paktën dhjetë vjet kërkime, shprehje e seriozitetit metodologjik në kërkimin shkencor. Studimi është konceptuar qartë që në krye, duke shenjuar mirë cilat ishin detyrat që duhej të zgjidhte dhe si do të arrihej deri në përfundimet e pritshme. Kjo shprehet edhe në strukturën e qendrueshme të studimit, në rendin e përpiktë të parashtrimit të lëndës, duke shkuar prej detyrës më të përgjithshme tek ajo më e përveçmja dhe duke i dhënë përfundimisht punës edhe një rezultat të drejtpërdrejtë fi lologjik: krahasimin, shqyrtimin kritik dhe stabilizimin e tekstit të ciklit fi lozofi k të poezisë së Lasgush Poradecit. Duke qenë i sigurt në njohjen e temës së zgjedhur, autori i ka shpëtuar kurthit të “qortimit të qortimeve”, që poezia e Lasgush Poradecit i ofron bujarisht, duke iu larguar polemikave me karakter ideologjik. Argumentimi i tezës se Lasgush Poradeci krijoi një sistem poetik të vetin është teorik dhe analitik. “Libri “Vendi i ciklit fi lozofi k në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, variante, burime, poetikë” i studiuesit Eldon Gjikaj është një monografi e shkruar me rreptësi kritike, me fjalë tejet të kursyera, me një gjuhë sa shkencore dhe aq edhe të kuptueshme, larg çdo manierizmi të qëllimshëm për t’i rritur formalisht vlerën punës, me thellësi arsyetimi dhe konkludimi”, shkruan në parathënien shoqëruse të librit Prof. dr. Shaban Sinani.

Skeda e librit:Titulli: Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush PoradecitAutori: Dr. Eldon GjikajShtëpia Botuese: “Naimi” – Shtëpi botuese & studio letrareRedaktor: Prof. dr. Shaban SinaniGjinia: monografi Nr. i faqeve: 220Çmimi: 500 lekëISBN: 978-9928-4017-4-8Viti i botimit: 2010

Libri

Kryesia e klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë shkoi për një vizitë në shtëpinë e Petro Markos në Tiranë.

Myrteza Mara krye-tar i klubit dhe krijue-si Luan Toto vizituan bashkëshorten e shkrim-tarit të njohur “Petro Marko” piktoren Safo Marko.

Kryetari Mara i dhuroi të bijës së shkrimtarit Petro Marko stemën e klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” të Vlorës . Ai i tha vajzës së poetit se klubi i shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë ka si“President nderi të përjetshëm “Petro Marko” .Vajza e poetit e priti me interes këtë zhvillim të ri ne qytetin e Vlorës.

Krahas kësaj kryesia e këtij klubi do të intereso-het për bustin e poetit për tu vendosur në një vend të dukshëm të qytetit. Shkrimtari dhe piktori Luan Toto u premtoi familjes së Petro Markos se ky klub me finan-cimin e tij personal do të blinte të gjithë veprën krijuese të Petro Markos. Vepra do të vendoset në ambientet e klubit të shkrimtarëve ‘Petro Marko” në Vlorë.

E gjithë kjo pasuri letrare e krijuar nga shkrimtari i madh do të shfrytëzohet nga krijuesit dhe intelektualët, që do të jenë anëtarë të klubit të shkrimtarëve “’Petro Marko” të Vlorës.

E bija e shkrimtarit, Arianita tha se do të inter-esohej pranë shtëpive botuese të cilat kanë nxjerre në dritësim veprën letrare të shkrimtarit Petro Marko. Va-jza e shkrimtari, Arianita Marko u dhuroi edhe nga një botim të librit të Petro Markos. Klubi i shkrimtarëve “Petro Marko “u formësua nga fundi i muajit tetor si rezultat i riorganizimit të shoqatës për një ndryshim cilësor në veprimtaritë e saj letrare.

KLUBI I SHKRIMTARËVË” PET-RO MARKO” NË SHTËPINË E

PETRO MARKOS

I dhurohet vajzës Ariantia stema e klubit”Petro Marko”

Gëzim Llojdia

Page 19: Revista Obelisk

Revista Obelisk 19

Mbyllur det’ edhe stereKush do pyes? ... edhe përse?E kush pyet për Shqipërinë,Rreth me male një shketinëE pa zë dhe e pa zotëVetëm vlente për një botëQë të bënej ndonjë ditë,Një thërime një kafshitëPër atë e për këtë,Vleft’e saja hë për hë,Dele dajos........

Kur nji ditë,Vjen e çfaqet një Profitë;Ish nji plak i bardhë borë,Nji bajrak me zok në dorë;Çan tokë e çan detëSi i çan rrufeja retë;Edhe zbriti mu atjeKu i than nga se për sePo atje në atë vëndë,Dy të prishurit na mëndë,Jo që nuk i than “miserdhe”Po i than dhe “shko nga er-dhe!”

Plaku gjorë e plaku mjerë,Ku do vejë e ku do bjerë,Nëpër erë e nëpër shiraNëpër gropa me shëllira?

Iku ditë e iku natëI mungon dhe buk’ e thatë;Edhe buka i mungonte,Vëtan zêmra i valonte.

Si ish baltë, këmba kridhej,Si ish plakë, trupi dridhej,Andej ruhej nga armiku,Këtej ruhej nga i ligu.

Mirpo plaku bëri krahë;Kaloj male, kaloj brigje,Kaloj pellgje të pa vahë,Kaloj pyje të pa shtigjeSyr’ i tija një yll shihteDita yllin po e fshihte.

Plaku iku, iku, ikuPas ca dite një mëngjes,Kur dëgjon një zë kikiku,Një qytet i gjithë u ndes.

Ish një vend, një vend i lirëQë në gjuhën më të mirëQë në gjuhën e Asllanit,I thon vëndi i jataganit;

I thon Vlon’ e i thon VlorëKu Shqiponja dy krenorë,Gjeti gjithë ata që deshi,Djem baroti, djem arbreshi,Me besë burri armatosur,Trimëri që s’ka të sosur,

E kush ishte ai plakë?E kush ishte ajo flakë?Si një yll që është këputurNë një arqe brenda futur,

Na harriti.... Kuje sotëNuk na erdhi si e deshëm,Po në dhe se fusëm dotëPra në zêmra do t’a ngjeshim.Dhe aty do rroj sa maletShpirti tija nuk do faletNuk do falet po si Dielli,Ku bashkohen det e qielli,Atje shuhet ashtu duhet,Qarko botës zë e muhet;

Mirpo dielli dhe atëherë,Shkrep dhe shtie mbi të tjerë;Dielli mbet gjithnjë Diell,Kurdoherë me kokë në qiellë,

Edhe Plaku këtë ditë,Si njeri mbaroi jetëMir po Plaku i vërtetëIsh Profit dhe mbet Profit;Dhe qëndron ashtu si ishë;Do mbaj emrin si e kishë;Emr’i tija i vërtetë;Esht Nëntor njëzet’ e tetë.

Vjershë e pabotuar, shkruar e kënduar ditën që trupi i pajetë i

Ismail Qemalit arriti në Vlorë

ISMAIL QE-MALI

Ali Asllani

Page 20: Revista Obelisk