revista letrare atunis nr · pdf file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt -...

132
1 ATUNIS REVISTA LETRARE ATUNIS NR.1 2 * SHKURT - PRILL * 2O15 ORGAN I LIDHJES: GALAKTIKA POETIKE “ ATUNIS” Kolegjiumi i Revistës : Kryeredaktore: Hasije Selishta Kryeziu Zv / Kryeredaktor : Prof.dr.sc. But Jaku Redaktore : Dr. Albana Alia Përgjegjës i informacionit Letrar : Agron Shele Lektore : Lirije Mikeli Korrektor Letrar : Enertin Dheskali Arti grafik: Irina Hysi ZARË - PRISHTINË ÇDO BASHKËPUNIM ME “ATUNIS” -IN ËSHTË I MIRËPRITUR Shtypur në shtypshkronjën: Prishtinë më

Upload: nguyenbao

Post on 07-Feb-2018

248 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

1

ATUNIS

REVISTA LETRARE ATUNIS NR.1 – 2 *

SHKURT - PRILL * 2O15

ORGAN I LIDHJES: GALAKTIKA POETIKE “ ATUNIS”

Kolegjiumi i Revistës :

Kryeredaktore: Hasije Selishta Kryeziu

Zv / Kryeredaktor : Prof.dr.sc. But Jaku

Redaktore : Dr. Albana Alia

Përgjegjës i informacionit Letrar : Agron Shele

Lektore : Lirije Mikeli

Korrektor Letrar : Enertin Dheskali

Arti grafik: Irina Hysi

ZARË - PRISHTINË

ÇDO BASHKËPUNIM ME “ATUNIS” -IN ËSHTË I

MIRËPRITUR

Shtypur në shtypshkronjën:

Prishtinë më

Page 2: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

2

PËRMBAJTJA E LËNDËS

EDITORIAL - Stafi i Revistës “ATUNIS”

KRITIKË – ESSE

Pjetër Budi poet dhe prozator. ( Përmbledhje )

-Studim nga Prof. Dr. Anton Nikë Berisha.

Tema e ujit, e verës dhe e gjakut në tragjeditë shakespeariane: Macbeth e

King Lear.

-Nga Dr. Albana Alia.

Vepra e Çerkin Ismailit - Një vizion arkitektonik (pjesë nga studimi )

-Nga Prof.dr.sc.But Jaku

Me shpirtin përherë në fluturim. (Referim estetik rreth poezisë së Frederik

Rreshpjes)

Shkëputur nga Libri “Ngjyrime Universale (Ese-I )” - Nga Agron Shele.

Gjamë aletheike për atdheun e kthyer në ferr.

Për librin e Kolec Traboinit “Orakujt kanë zbritur në ferr”.

- Nga Anton Gojçaj.

Magjia e përkthimit të një matrice poetike.

(Refleksione për librin " Striptizë poetike në Washington D.C. " të Moikom

Zeqos, botim i Aparkeas – Abraxas, Tiranë 2014) .

- Nga Fatmir Minguli.

Ëngjëll I Berisha: krijimtari e pasur në poezi dhe histori. - Nga Peter Tase.

Disa përvijime përshkrimore: Mbi romanin “Vajza e Agamemnonit” -

Ismail Kadare

-Nga Dr. Zejnepe Alili – Rexhepi.

Një mendim i hapur për lirikën shqipe. - Nga Rami Kamberi.

Page 3: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

3

PROZË

Hiri hyjnor ( Fragmente të shkëputura nga romani : “Hiri hyjnor ” ).

Nga Hasije Selishta Kryeziu.

Djalli që pagova për këshillë. (Fragmente të shkëputura nga romani : “Djalli

që pagova për këshillë”) - Nga Jeta Vojkollari

Derbi – Tregim nga Vladimir Myrtezai.

POEZI

Poezi nga Enertin Dheskali.

Poezi nga Eva Kacanja.

Poezi nga Kolec Traboini.

Poezi nga Bilall Maliqi.

Poezi nga Lirije Mikeli

Poezi nga Raimonda Moisiu.

Poezi nga Menduh Leka

Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Merita Berisha

Page 4: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

4

PËRKTHIME

Anglezët e lumnueshëm. ( Reto Rossetti ) -Përktheu Bardhyl Selimi.

Pjesë nga libri ”Betoveni dhe Revolucioni Frëng”. -Përktheu Meri Lalaj.

Poezi nga Muhammad Shanazar. –Përktheu nga anglishtja Albana Alia.

Poezi nga Giovanni Pascoli. - Përktheu nga italishtja Sinan Vaka

INTERVISTA

Inva Mula: Dikur kam menduar se karriera ishte gjëja më e rëndësishme në

jetë.

-Intervistë ekskluzive nga Raimonda Moisiu.

Page 5: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

5

EDITORIAL

Edhe një trëndafil më tepër në kopshtin e universit të letrave shqipe.

Revista “ATUNIS” vjen si prelud dhe shprehje e ndjesive të artit

bashkëkohor shqiptar dhe si e tillë ajo përçon vlerat dhe krijimtarinë

individuale të poetëve, shkrimtarëve, përkthyesve dhe eseistëve vendas e të

huaj. Veç kësaj, ajo do të shërbejë si ndihmesë e mëtejshme për identifikimin

e vlerave më të mira kulturore dhe shpirtërore letrare. Vetë magjia e artit të

fjalës të tërheq drejt lëndinave më të bukura të muzave, të rrugëton përtej

horizonteve në perëndim, të zhyt në shtjellën e honeve më të thella, të rilind

në zbardhëllimin e vesuar të agimeve, të ngjit drejt qiejve të zogut në

fluturim, të djeg në terrin e yjeve të përflakur dhe përherë e përherë të mahnit

dhe të përfshin pa e kuptuar në vorbullën e fuqishme të ndjesisë, elokuencës

dhe madhështisë së mendimit artistik.

Në faqet e kësaj reviste, që në fillim, i është dhënë përparësi e natyrshme

përcjelljes së disa informacioneve më të freskëta letrare, si atyre kombëtare

ashtu edhe botërore, për të mundësuar rrjedhjen e përbashkët të rrymave të

ndryshme drejt mendimit universal dhe, për më tepër, përfshirjen e lexuesit

në çaste të risisë krijuese subjektive, të tematikave të ndryshme tërheqëse dhe

eksploruese, si edhe të projektimit të praktikave krijuese dhe metamorfike të

artit në tërësi.

Letërsia si pjesë përbërëse e deshifrimit të kulturës së të gjitha kohërave, ka

ardhur nëpërmjet formave dhe trajtave nga më të ndryshme dhe e gjithë kjo

prurje ka pasur në thelb vetëm një qëllim, pasqyrimin me qartësi mendimi të

esencës së realiteteve nëpër kohëra, si edhe parashtrimin e ideve metafizike

për më shumë zhvillim, prosperitet dhe emancipim shoqëror. Në këtë

kontekst dhe brenda larmisë së zhanreve që lëvrohen, vjen sot kristalizimi i

idesë sonë, për të përqasur por dhe për të diskutuar e reflektuar për

substraktin letrar të përzgjedhur, dritëhijet dhe përthyerjen e koncepteve,

ndonëse, shpesh, edhe mund të na kundërvihet. Vetë arti i fjalës është një

proces i thellë meditimi, përjetimi dhe frymëzimi i ndjenjave dhe emocioneve

sublime, është harmonizim dhe shkrirje e tërësishme me morinë e pafund të

natyrave jetësore pa harruar se në skenën e këtij teatri në ekzekutim duhet

vepruar me mprehtësi, fuqi shprehëse dhe përpunim idesh. Në fokusin e

këtyre prurjeve letrare kanë hyrë shtrirja në kohë, hapësirë dhe gjeografi

mendimesh, modele përvijuese rrymash dhe përthyerje konceptesh dhe

rregullash formale, vizioni i arsyetimit dhe i perceptimit të ndryshëm të lirisë

krijuese individuale.

Page 6: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

6

Prania e mjeteve dhe e koncepteve të reja teknologjike e ka futur sot botën e

artit në një epokë të re ndryshimi, shpesh herë edhe të diskutueshme për

mënyrën dhe trajtimin e informacionit letrar, por ajo që përbën bazën dhe

gjithë ndjesinë e perceptimit dhe shijes së një gjinie të shkruar është botimi

në letër, si mundësi e prekjes, shfletimit dhe, më tej, e një shkalle të lartë

përjetimi. Në kopshtin e universit letrar shqiptar sot ka çelur edhe një

trëndafil i ri, i cili me farfurimën dhe ngjyrën e tij do zbukurojë edhe më

shumë natyrën letrare shqiptare.

Stafi i Revistës “ATUNIS”

Page 7: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

7

KRITIKË – ESSE

Page 8: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

8

PJETËR BUDI, POET DHE PROZATOR.

- Përmbledhje -

Studim nga Prof. Dr. Anton Nikë Berisha.

I.

Pjetër Budi (1566 – 1622) jetoi në një periudhë lëvizjesh të mëdha të botës së

krishterë: reformës dhe kundërreformës. Në kohën kur ai i botoi tri veprat e

përkthyera “Doktrina e krishterë” (1618), “Pasqyra e të rrëfyemit” (1621) dhe

“Rituali roman” (1621), poezitë, parathëniet dhe pasthëniet origjinale, kisha

në Evropë kishte një ndikim të gjerë e të thellë në çdo aspekt të jetës së

njeriut. Kjo ndodhi sidomos pas Koncilit të Trentos (1554 – 1563) kur ajo

mori nën kontroll dhe në mbrojtje artet në përgjithësi, brenda tyre dhe artin e

fjalës, letërsinë.

Pjetër Budi duhet të ketë pasur njohuri dhe të ketë lexuar autorë të shquar

latinë dhe italianë, ose autorë veprat e të cilëve ishin përkthyer në latinisht

dhe në italisht, gjuhë të cilat i zotëronte mirëfilli. Ai do të ketë pasur njohuri

edhe për letërsinë e barokut për arsye se në rrafshin tematik synimi i

shkrimtarëve ishte të mohoheshin të mirat e botës tokësore dhe t’i jepej

përparësi jetës – botës hyjnore (kundërvënie e synimeve të renesancës).

Mirëpo, duhet thënë se ajo që bën amëzën – qenësinë e poezisë së Budit, të

parathënieve e të pasthënieve është Shkrimi i Shenjtë – Bibla, që jo vetëm në

kohën e tij, po për shekuj me radhë, u lexua dhe pati një ndikim të

shumëfishtë në filozofi, në antropologji, në sociologji, në muzikë, në pikturë

etj., po dhe në artin e fjalës, letërsinë. Mjafton të përmenden këtu Psalmet,

Këngën e këngëve, Himnet, Fjalët e urta, Libri i Jobit etj., që përligjin një

rrafsh të lartë shprehës poetik, po dhe një shumësi tematike dhe qenësi

mendimi, që pati ndikim të ndjeshëm në veprat letrare të periudhave të

ndryshme. Brenda Biblës dhe literaturës biblike Budi u mbështet edhe në

himne, në lavde dhe në lutje, që kishin një traditë të pasur duke filluar nga

shekujt e parë të themelimit të krishterimit.

Natyrisht, për hartimin e poezisë së vet Budi shfrytëzoi dhe traditën letrare

gojore shqiptare, e cila edhe pse nuk ishte shënuar e botuar, bënte një jetë të

gjallë në procesin e gojëshmërisë, duke u bartur prej një subjekti te tjetri.

Page 9: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

9

Budi i hartoi poezitë e veta sipas një koncepti të caktuar: nis me Ditën e

gjygjit, që lidhet me Ditën e gjykimit të veprimeve të individit të kryera gjatë

jetës konkrete, për të vazhduar pastaj me historinë e lindjes së njeriut, me

prindërit e parë (Adamin dhe Evën), me lindjen e mëkatit, me shumimin e tij

dhe me ndërhyrjen e Hyjit – hedhjen në ferr të mëkatarëve dhe krijimin e një

jete të re me Noan dhe fëmijët e tij që bëhen shembull i përfilljes së Fjalës së

Hyjit, për të vazhduar me zënien e Jezu Krishtit në trupin e Marisë Virgjër,

jetën e tij, pastaj kryqëzimin dhe ngjalljen pas tri ditësh, me çka zë fill një

periudhë e re e jetës dhe e përshpirtshmërisë së njeriut.

Budit i shtjelloi poezitë mbi bazën e një modeli të përbashkët. Nëse për një

çast atyre u heqim titujt dhe i shënojmë me numra, ose i ndajmë me hapësira

të vogla midis tyre, siç ngjet, fjala vjen, me ndarjen e strofave (për të kuptuar

se është bërë një kapërcim, atëherë fitohet përshtypja se je duke lexuar një

poemë të gjatë, të përbërë prej pjesësh, prej këngësh, që në rrafshin e sasisë,

nuk është e domosdoshme të jenë të njëjta, siç ndodh me këngët e disa

veprave të kësaj natyre të letërsisë sonë të shkruar, fjala vjen: “Te dheu i

huaj” të Zef Skiroit, “Il Canzioniere albanese” të Françesk Anton Santorit,

“Lahutën e Malcís” të Fishtës etj. Po qe se dikush, kushtimisht, do të thoshte

se Budi e krijoi një lloj epi religjioz, që ka mbi 3000 vargje, atëherë mund të

pohohej se kryepersonazhi i poemës është Hyji atë, Biri i tij, Jezu Krishti,

Zoti konkret, i dukshëm dhe i prekshëm, Shpirti i Shenjtë (Trinia e Shenjtë),

ndërsa Adami, Eva, Noa, Shën Maria, Shën Magdalena etj., janë degët e

trungut që e plotësojnë atë, duke i dhënë tërësinë dhe madhështinë përkatëse.

Në poezinë e Budit, siç ndodh edhe në Bibël, Hyji është dashuri, është gjakim

dashuror dhe ngushëllim shpirtëror. Hyji e krijoi jetën dhe i krijoi njerëzit si

dëshmi e dashurisë ndaj tyre. I krijoi ata për të përjetuar jetën dhe që ata të

jetojnë në harmoni e në mirësi me njëri – tjetrin. Në këtë mënyrë, Krijuesi

(Hyji) njëjtësohet me të krijuarin (njeriun), ndërsa i krijuari (njeriu) për ta

përligjur këtë njësim me Krijuesin, duhet ta përfillë e ta përligjë atë me

veprimin dhe me jetën e vet të përditshme.

Shembull më i denjë i kësaj marrëdhënie, sa të veçantë aq dhe të denjë, në

poezinë e Budit është Biri i Hyjit, Jezu Krishti, i dërguar nga Hyji midis

njerëzve, shëmbëllim dhe konkretizim i vetë Hyjit atë: Ai u flijua në kryq, si

dëshmi e dashurisë ndaj Atit të vet dhe ndaj njeriut, siç del dhe në poezinë e

Budit: Se për ju jam dërguom, / Mbë këtë jetë me lēm, Për ju me u munduom

/Gjithëve me u çpërblēm. Rëndësia e Krishtit përligjet nga fakti, siç thuhet në

Ungjillin sipas Gjonit, se te Hyji atë mbërrihet vetëm përmes Krishtit:

“Askush nuk shkon tek Ati pos përmes meje” (Gjn 13, 6) për arsye se “Kush

më ka parë mua (Krishtin – v. ime), ka parë edhe Atin…Unë jam në Atin e

Ati është në mua” (Gjn 14, 9 – 10).

Page 10: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

10

Këtu i ka rrënjët qëllimi i hartimit të poezive, të parathënieve, të pasthënieve,

të përkthimit dhe të botimit të veprave “Doktrina e krishterë”, “Pasqyra e të

rrëfyemit” dhe “Rituali roman”: që njerëzit e gjuhës dhe të gjakut të tij t’i

dinin dhe t’i shfrytëzonin të mirat e Hyjit për të jetuar në mirësi dhe në

harmoni me të afërmin, me secilin njeri, kudo qoftë dhe kushdo qoftë ai.

Poezitë e Budit para së gjithash janë këngë; ato janë përftuar që të këndohen

e të recitohen në kishë ose në raste të tjera, në festa, në procesione ose në

takime të ngjashme të karakterit kryesisht fetar. Në qenësinë e tyre këto

këngë janë, edhe himne, edhe lavde, edhe psalme, edhe litani, edhe forma

uratash, që mund t’i përdorë besimtari ose prifti në raste të ndryshme. Them

kështu duke pasur parasysh faktin se format e përmendura të kënduara gjatë

meshës ose në raste të tjera të jetës, përligjin besimin në Hyjin dhe jetesën

mbi bazën e dashurisë së tij dhe lidhen me ndjenjën e vullnetit e të gëzimin

që duhet të mbretërojë jo vetëm në aktin e besimit e të njësimit me Hyjin, të

lutjes, të përshpirtshmërisë e të përvujtërisë, po edhe në çdo veprim konkret

me të afrimit. Të gjitha këto do të jenë të qenësishme në Ditën e gjyqit të

Hyjit për fitimin e jetës së amshuar.

Budi i hartoi poezitë me qëllim që ato t’i pëlqejnë para së gjithash Hyjit,

meqenëse gjithçka i përket Atij. Duke i pëlqyer Hyjit, natyrisht ato do t’u

pëlqejnë edhe krijesave të tij, njerëzve, në këtë rast besimtarëve shqiptarë të

krishterë. S’do mend se hartimi i poezive të Budit është nxitur nga Hyji

prandaj ato doemos duhet t’i pëlqejnë Atij; çdo gjë tjetër do të ishte një

dështim, një përmbysje e dashurisë së ndërsjellë: Hyj – njeri.

Pjesa më e madhe e poezisë së Budit është përftuar mbi bazën e ballafaqimit

e të kundërvënies – kontrastit. Nga një anë shqiptohet jeta në harmoni e

njësuar me hirin e Hyjit, rëndësia e përshpirtshmërisë dhe e dashurisë ndaj të

afërmit, nga ana tjetër, jeta pa këtë besim dhe pa këtë dashuri, që është jetë e

shfrenuar, e drejtuar nga e keqja dhe ligësia, që në të vërtetë është jetë e

njësuar me djallin.

Në poezinë e Budit koha është subjektive, kohë hyjnore, që ngjet në hapësirë

e në kohë të ndryshme. Në të gjithçka mund të ndodhë për një çast ose mund

t’i përkasë përjetësisë, amshimit. Kjo ngjet për arsye se kemi të bëjmë nga një

anë me vetë misterin e fesë, të botës e të krijimit të saj e të njeriut nga Hyji

dhe, nga ana tjetër, me besimin dhe me dashurinë ndaj Hyjit dhe me

pavdekshmërinë e shpirtit.

Kjo veçanti e qasjes dhe e shqiptimit të dukurive të tilla, ka kushtëzuar dhe

rimarrjen dhe trajtimin e tyre të shpeshtë nga Budi, përkatësisht përsëritjen në

poezi të ndryshme, po edhe brenda një poezie. Dukuria ngjet për arsye se

Budi, siç u tha edhe më parë, nuk i shkroi poezitë për shkak të poezive vetë,

si vlera tekstore dhe si mesazhe para së gjithash poetike, siç ndodh tek poetët

e mëdhenj, po për shkak të qëllimit, të kumtit që sjellin e shprehin ato, për

Page 11: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

11

shkak që si tekste përligjin rëndësinë e besimit në Hyjin dhe dashurinë për

njeriun. Vështrimi i shpeshtë ose përsëritja e dukurive, e fjalëve dhe e

shprehjeve, është synim, bën parimin krijues shprehës, siç ndodh dhe me

përsëritjet në poezinë gojore, sidomos në poezinë gojore epike. Është e ditur

se në poezinë gojore, variantet, variantiteti bën njërin nga përbërësit kryesorë

të lindjes dhe të transmetimit të tyre prej një subjekti në tjetrin, prej një brezi

në tjetrin. Kështu, fjala vjen, këngëtari epik (natyrisht dukurinë e ndeshim

dhe në disa lloje lirike) secilën herë që e këndon ose e rikëndon një këngë të

gjatë epike, e këndon një variant tjetër për arsye se ai nuk e di dhe nuk e

mban mend çdo fjalë e çdo formë shtjellimi të vargut, po e këndon mbi bazën

e thelbit të ngjarjes e të veprimit që rrëfehet, pra e ndërton tekstin sa herë që e

këndon këngën. Ngjashëm ndodh edhe në krijimet e gjata në prozë, fjala vjen,

në përrallë.

Krahas Hyjit atë, Birit të tij, Krishtit dhe Shpirtit të Shenjtë, në poezinë e vet

Budi i kushtoi rëndësi të dukshme edhe Marisë, nënës së Krishtit. Veproi në

këtë mënyrë për shkak se Hyji e zgjodhi Marinë dhe në trupin e saj ngjizi,

amëzoi Birin e vet, Jezu Krishtin. Budi jo vetëm e përmend disa herë Marinë,

po i kushtoi asaj dy poezi të veçanta. Veproi kështu për faktin se Maria është

e pandashme nga Krishti. Në Marinë, Thesarin e Zotit, dhe përmes saj, Hyji

“bëri bashkimin e të gjitha hireve”. Vetëm Marisë Hyji i dorëzoi “çelësat e

visarit të dashurisë hyjnore dhe i dha fuqinë që të ecë udhëve më të

madhërishme dhe më misterioze të përsosjes” ose (sipas Shën Bernardi)

“Gjithçka përmes Marisë” nga fakti se Ajo është rruga që mundëson që

nëpërmjet saj dhe Krishtit të mbërrihet tek Hyji atë.

Psalmet si tekste letrare poetike paraqesin çelësin për ta kuptuar mirëfilli

poezinë e Budit e për të vënë komunikim me të. Them kështu për arsye se

pikërisht disa përbërës të poezisë së Budit që nga disa studiues janë marrë si

mungesë dhe “proliksitet”, bëjnë ndër qenësitë e saj dhe si e tillë ajo del diçka

tjetër nga ç’është pohuar. Budi me qëllim përsëriti fjalë, pjesë të vargjeve,

vargje, po dhe pjesë të tëra të tekstit, siç ndodh edhe në Psalmet. Për t’u

bindur në këtë dukuri mjafton të analizohet Psalmi 119 (118), më i gjati ndër

150 psalmet (me 352 vargje). Në procesin e këndimit ose të recitimit – të

lutjes së psalmeve – përsëritjet u kanë dhënë atyre bukurinë, ritmin,

tingëllimin, i kanë bërë ato më gjallërike, më të përfillshme dhe më njësuese

për mesazhin që ia drejtojnë marrësit.

Poezia e Budit ndërlidhet ngushtl edhe me Letrat e Shën Palit dhe me

dukuritë që shqiptohen në to me çka përligjet fryma e thellë e Besëlidhjes së

re. Ajo që i afron Letrat e Shën Palit me poezinë e Budit janë sidomos

dashuria për Hyjin dhe dashuria për njeriun, pasojat e mëkatit dhe domosdoja

e pendesës.

Page 12: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

12

Budi i kushtoi kujdesin e dukshëm hartimit të vargut të tij, përkatësisht bëri

përpjekje që mesazhet t’i shprehë sa më bukur, që ato të cilësohen me rimë e

me ritëm, në mënyrë që të këndohen e të përvetësohen më lehtë, po edhe të

bëjnë ndikim më të madh. Në shumë raste në poezitë e veta Budi përdori një

gjuhë figurative, ku dëshmohet shumësia kuptimore e mesazheve.

Ndonjëherë kjo nuk vërehet në leximin e parë, po del kur thellohemi në

tekstin e tij, që dëshmon për një rrafsh të ngritur të shprehimësisë poetike.

Në qenësinë e vet gjithë poezia e Budit është një testament shpirtëror: përmes

artit të fjalës vështrohet Fjala e Hyjit, dashuria ndaj Tij dhe ndaj njeriut;

domosdoja e besimi në Të, e lavdërimit dhe e madhërimit të Tij dhe

shmangia nga mëkati dhe ligësia. Testamenti shpirtëror poetik i Budit për

arbënorët – shqiptarët dëshmohet sidomos në poezinë XVII me titull “Për

ndimët të gjithë kërshtenimit Arbënit” të botuar në “Doktrinën e krishterë”.

Poezia e Budit përkon (ngjason) me vargun gojor, duke filluar nga elementet

e mikrostrukturës së vargut, nga fjalëza e fjalë, frazeologji, pastaj togfjalësha

deri te pjesë të tëra të vargut. Përkimet dhe ngjasimet vërehen edhe në ritëm e

në theksa ritmikë. Ndryshimi vërehet kryesisht në strofë dhe në rimë. Njëri

ndër përbërësit e rëndësishëm të afërsisë e të përkimit të vargut të Budit me

vargun gojor është tetërrokëshi. Budi e përdori këtë varg, përmes të cilit te

shqiptarët u kënduan këngë të llojeve të ndryshme. Kjo përligjet edhe nga

gjuha e tyre, nga strukturën tekstore dhe nga frymësia që i përshkon ato. Disa

vargje të Budi mund të futen lirisht në tekstin e ndonjë kënge dhe të mos

vërehet ndryshimi ndërmjet tyre dhe vargjeve të tjera.

II.

Në fushën e prozës Pjetër Budi na la një trashëgimí të pasur e të rëndësishme,

qoftë me tekste origjinale, që përmblidhen në pesë parathëniet dhe pasthëniet

që u prijnë ose i përmbyllin veprat “Doktrina e krishterë”, “Pasqyra e të

rrëfyemit” dhe “Rituali roman”, qoftë me tekste të shqipëruara, ku herë –

herë ai bëri shtesa të ndryshme, që nuk janë në veprat nga i përktheu. Me një

fjalë, prozat që ai i krijoi, e plotësojnë figurën e Budit si shkrimtar, sidomos

për mënyrën si i shtroi dhe i shprehu dukuritë si dhe për gjuhën dhe stilin që

përdori, për përsëritjet që janë përbërës i rëndësishëm dhe i qëllimtë i

shtjellimit të tekstit, i shprehimësisë, i komunikimit dhe i ndikimit në

marrësin. Në to Budi përdori një stil të përpunuar e të ngritur, një gjuhë

shqipe të pasur, shpesh përdori një gjuhë poetike, ku përligjen përbërësit

kryesorë të prozës së mirëfilltë poetike e që në studim janë konkretizuar me

shembuj të shumtë.

Page 13: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

13

Parathëniet dhe pasthëniet e Budit janë ligjërata, predikime apo homeli të

shkruara për priftërinjtë dhe besimtarët e krishterë katolikë, që si qëllim

kryesor kanë para së gjithash njohjen e Fjalës së Hyjit dhe rëndësinë e

besimit në Të, mënyrën e veprimit dhe detyrat që shtroheshin para barinjve

shpirtërorë dhe para besimtarëve. Si të këtilla ato do të mund të përdoreshin

në kishë gjatë meshës. Gjatësia e tyre, sidomos Pasthënia e “Pasqyrës” dhe e

“Ritualit” dhe të dhënat që jepen në to, sidomos në Parathënien dhe

Pasthënien e “Doktrinës”, i largojnë ato nga predikimet ose homelitë e

mirëfillta në meshë.

Në këto tekste origjinale në prozë Budi ka dëshmuar një njohje të thellë të

teologjisë në përgjithësi dhe të Biblës në veçanti, një shkathtësi në shqyrtimin

dhe ndriçimin e një varg dukurish, jo vetëm të rrafshit doktrinor, teorik, por

edhe të zbatimit të tyre në jetën konkrete – në punën me priftërinjtë dhe me

besimtarët. Njëherit ato dëshmojnë mirëfilli për besimin e thellë e të

palëkundur të Budit në Fjalën e Hyjit, përkatësisht në Shkrimin e Shenjtë, për

përshpirtshmërinë dhe për përvujtërinë e tij të thellë. Pra, gjithçka që bëri dhe

krijoi Budi e bëri për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të tij, sidomos barinjve

shpirtërorë dhe besimtarëve arbëneshë, të cilën punë e bëri me përkushtim

dhe me kënaqësi, nxitur nga Hyji dhe për dashurinë që kishte për Të dhe për

shenjtën fe që i përkiste.

Parathëniet dhe pasthëniet e Budit janë të qenësishme për faktin se ato

ndihmojnë të kuptohen më thellë edhe poezitë e hartuara nga ai, pastaj të

sqarojnë qëllimin pse Budi ia hyri përkthimit në gjuhën shqipe të

“Doktrinës”, “Pasqyrës” dhe “Ritualit”.

Në parathënien e “Pasqyrës së të rrëfyemit” Budi thotë se, pos poezive,

parathënieve dhe pasthënieve, kishte shkruar dhe lënë në dorëshkrim dhe

punime të tjera origjinale në famullitë ku kishte shërbyer dhe shërbente e në

vende ku banonte, të gjitha me qëllim ta ndihmojë Atdheun dhe gjuhën

shqipe: “[…] jashtë këcosh ende sā të tjera letëra me dorë të shkruome

gjindenë mbë sā vise, qi dëshmojënë, se sā i madh kā qenë gjithëherë kujdesi

e dëshiri i zemërësë sime për ndihmë të Patriesë e të gjuhusë sanë, qi u

vduorrë ende po vdārrenë mā të shumënë e veçëse për letërë e për të

mpsuom” (nënvizimi im).

Duke i analizuar mirëfilli poezinë, prozën, parathëniet dhe pasthëniet, po dhe

veprat e përkthyera prej Budit, mund të thuhet se është vështirë të gjendet

edhe një shembull tjetër në letërsinë tonë të vjetër, e jo vetëm në të, që ato të

përafrohen dhe të përplotësojnë njëra – tjetrën, jo vetëm për qëllimin e

hartimit, të tematikës e të vlerave si tekste gjuhësore shprehëse, po dhe të

komunikimit e të rëndësisë së ndikimit në marrësit e tyre.

Budi i shkroi parathëniet dhe pasthëniet me atë qëllim që i shkroi poezitë dhe

i përktheu tri veprat e përmendura: “Doktrinën e krishterë”, “Pasqyrën e të

Page 14: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

14

rrëfyerit” dhe “Ritualin roman”: për të përligjur Shkrimin e Shenjtë,

përkatësisht Fjalën e Hyjit, rëndësinë e njohjes dhe të përhapjes së saj tek

njerëzit ose, siç do të thoshte Nëna jonë Tereze se jeta jonë “është vetë jeta e

Zotit në ne”, ose siç thoshte Shën Pali se të gjitha gjërat “[…] e kanë burimin

në Hyjin, i cili na paqësoi (pajtoi) me vetvete me anë të Krishtit” (2Kor 5,

18). Budi synoi të ndriçojë e ta sqarojë faktin se “Kush njësohet me Hyjin

bën me Të një shpirt të vetëm” (1Kor 6, 7) dhe “Meqenëse është një bukë e

vetme, ne, edhe pse jemi shumë, jemi një trup i vetëm: në të vërtetë të gjithë

jemi pjesë e një buke” (1Kor 10, 17).

Në veprat “Doktrina e krishterë”, “Pasqyra e të rrëfyemit” dhe “Rituali

romak” të përkthyera nga Budi e të botuara në vitet 1618 – 1621, ka pjesë

tekstesh që nuk gjenden në tekstin origjinal (të veprave të përkthyera prej tij),

pra janë shtesa të Budit, të cilat kanë cilësi të prozës poetike. Për të përligjur

këtë po sjell vetëm këtë mendim të studiuesit Gunnar Svane që lidhet me

veprën “Pasqyra e të rrëfyemit”, i cili thotë: “[…] Pasëqyra e të Rrëfyemit e

Budit është përafërsisht katër herë e gjysmë tekst më i gjerë se Specchio di

Confessione i de Bonis […] Jo vetëm se Pasëqyra përmban një sasi materiali

që nuk gjendet në Specchio […], po edhe në rastet kur Budi i ruan dhe i bart

drejtpërdrejt proceset e të menduarit të origjinalit, ai shtie në punë intencë të

konsiderueshme për ta dhënë versionin shqip”.

Në fund po theksoj se veprat e përkthyera nga Budi “Doktrina”, “Pasqyra”

dhe “Rituali”, 23 poezitë me rreth 3200 vargje dhe 5 parathëniet dhe

pasthëniet që janë brenda tyre, nuk do të mund të ishin të atij rrafshi dhe të

asaj cilësie sikur Budi të mos ishte mbështetur në një traditë paraprake të

shkrimit të shqipes. Këtë gjë e përligj sidomos gjuha e pasur që ai përdori,

mënyra e sigurt e të shprehurit, shtjellimi i tekstit, format e ndryshme

frazeologjike, fjalë të urta, urime, mallkime etj. Po përkujtoj këtu vetëm katër

poezitë origjinale të Gjon Buzukut të botuara në veprën “Meshari” (1555),

variantet e ndryshme të përkthimeve që ai i përdori në “Mesharin” si dhe

poezitë në dorëshkrim të Atë Palit prej Hasit, të shfrytëzuara nga vetë Budi.

Page 15: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

15

TEMA E UJIT, E VERËS DHE E GJAKUT NË TRAGJEDITË

SHAKESPEARIANE: MACBETH E KING LEAR.

Nga : Dr. Albana Alia

…accusatio manifesta

Simbolizmi kompleks i ujit.

Ndërmjet temave të ndryshme të dramave të tij, Shakespeare, trajtoi edhe

temën e ujit që spikat veçanërisht në dy nga tragjeditë e tij të njohura:

Macbeth (1606) me efekte të rafinuara iluzioniste dhe King Lear (1605),

vepër e veçantë morale, politike, shoqërore, psikologjike dhe filozofike.

Elementi i ujit paraqitet nëpërmjet një simbolizmi kompleks, i cili përfshin,

në të njëjtën kohë, kuptime të kundërta e ndërplotësuese. Lidhet me jetën dhe

vdekjen, me pjellorinë dhe sterilitetin, me krijimin dhe shkatërrimin, me

pastrimin dhe kontaminimin. Fuqia gjenerative e ujit bën që ai të njihet si

elementi nënë dhe si elementi femëror. Veç të tjerash, lëngu amniotik është

një substancë e ngjashme me qumështin, d.m.th. lënda ushqyese parësore dhe

më e kompletuar, e cila mund edhe të konsiderohet, sipas dy studiuesve

Gaston Bachelard e Mircea Eliade, një lloj hierofanie (hierophany), një

shfaqje e shenjtërimit, ose një simbol i vdekjes, si rezultat i fuqisë

shkatërruese në rrethana apokaliptike. Sipas medimeve të shprehura nga

Bachelard, uji ka të bëjë edhe me teknikën e vjetër të funeralit, imbarkimin e

trupave të vdekur në barka që të sjellin në mend barkën e Karontit. Qartësia e

këtij elementi errësohet kur ai përfton konotime fajësie. Si element primordial

me origjinë prej Kaosit, uji zhvillon një lloj ambiguiteti që nxit fantazinë dhe,

si rrjedhojë, krijon vlera shumësore përmes imagjinatës kolektive.

Duke u përqendruar te tragjedia e parë, Macbeth, vihet re se menjëherë në

skenën e parë shfaqen the Weird Sisters (motrat shtriga) që veprojnë përmes

shiut dhe mjegullës. Në skenën e dytë plagët e një kapiteni të ushtrisë së

mbretit Duncan rrjedhin gjak: […] to bathe in reeking wounds (I,2,98). Në të

njëjtën skenë gjejmë të shpërndara shprehjet e lidhura me gjakun: bloody

man, bloody execution. Të gjitha këto janë shenja për të përgatitur spektatorët

për atë që do të ndodhë më pas.

Imazhi i ujit merr rëndësi të veçantë në këtë tragjedi. Shpesh uji ndërlidhet

me lotët, në kuptimin e intimitetit dhe, së bashku, ngjizen dhe i japin formë

dëshpërimit. Zakonisht, lotët shprehin një kontekst trishtimi apo dëshpërimi,

por edhe të kundërtën, rrethana të një emozioni të fortë pozitiv. Shakespeare i

Page 16: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

16

paraqet publikut të tij lotët, të vërtetë por edhe metaforikë. Mbreti Duncan do

të derdhë lot metaforikë dëshpërimi për çfarë ndodh në skenën e betejës së

rebelëve; vetë Macbeth do të përmendë lotët e trishtimit të nënshtetasve që do

të arrijnë të përmbysin edhe erën pas vdekjes së mbretit Duncan.

Në tragjedinë e dytë, King Lear, lotët dhe lëngu amniotik i plaçentës së

Gonoril, vajzës së madhe të mbretit, do të bëhen subjekt i mallkimit

(anatemës) të dyfishtë nga ana e tij përkundrejt të bijës: lotët e saj do t’i

gërryejnë kanale në faqe, fret channels in her cheeks, por i uron edhe sterilitet

të plotë, womb sterility, për të ndërprerë procesin e lindjes në qenien e saj

plot ligësi. Vetë mbreti do të derdhë lotët e nxehtë të dëshpërimit, veprim që

do të vërë në dyshim esencën e tij mashkullore duke shkaktuar fenomenin e

vazhdueshëm të femërzimit. Në tragjeditë Macbeth dhe King Lear, vërehen

personazhe të ndryshme mashkullorë që derdhin lot e kjo, ndoshta, duhet

marrë si projektim i anës së tyre joperfekte femërore.

Lotët e bijës së vogël të mbretit Lear, Cordelia, janë, në kuptimin pozitiv,

plot dëshpërim për atë që i ndodh të atit, por ajo përfaqëson edhe të vetmin

personazh që derdh lot të gëzueshëm në skenën e pajtimit me të. Edhe lotët e

birit të ligjshëm të Gloucester i drejtohen metaforikisht situatës mes tij, Kent

dhe të atit. Në dialogun midis Lear dhe Gloucester, Shakespeare do të

përdorë një fushë kuptimore komplementare: lot, sy, qarje (tears, eyes, cry,

weep, wail, water-pots), sipas një këndvështrimi sinkronik dhe diakronik;

pra, njeriu i derdh lotët nga çasti në të cilin lind, për të vazhduar gjatë gjithë

jetës, si aktor teatri me role të përcaktuara (stage of fools), por dhe në

vdekjen e dikujt tjetër me projektim të pritjes së vdekjes së vet.

Mbreti Lear, i zhytur në një dhimbje intensive, u bën thirrje të katër

elementeve të shkatërrojnë gjithçka. Ujërat duhet të vërshojnë e të përmbysin

tokën deri në shpërbërjen e plotë të qenieve njerëzore dhe të objekteve

materiale, por edhe për një lloj pastrimi të thellë të mëkateve. Më vonë, rënia

e shiut do të jetë nxitja kryesore e ripërtëritjes së tij, sepse deri në atë moment

ishte i dobët e i sëmurë mendërisht e fizikisht.

Shkrimtari dhe historiani rumen Mircea Eliade shkruan për rolin e veçantë të

shiut dhe të përmbytjes si një lloj pastrimi shpirtëror, asorbim dhe shpërbërje,

me qëllimin kryesor – lindjen e një jete të re. Era e furishme dhe shiu i

mëvonshëm mbi dallgët e egërsuara do të reflektojnë botën e tij të brendshme

tashmë të përfshirë në një shtjellë në lëvizje të vazhdueshme që ai vetë do ta

përcaktojë me fjalët: this tempest in my mind (Sk. II, 186; kjo shtrëngatë në

mendjen time). Kjo shprehje do të shoqërohet me lotët e tij të hidhur gjatë

gjithë zhvillimit të tragjedisë. Edhe Gloucester bën një paralelizëm mes detit

të furishëm dhe pështjellimit të jashtëzakonshëm në mendjen e mbretit Lear.

Nga ana tjetër, zhurma e tmerrshme e dallgëve do të bëhet e dobishme për

Edgar që i shpëton jetën të atit. Gjithë skena është shtjelluar në një izotopi të

Page 17: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

17

imagjinatës (dallgët, zhurma). Deti është vend i lindjes, i rritjes dhe i

mbrojtjes së krijesave, por edhe vendi i vdekjes dhe i shkatërrimit të plotë.

Në King Lear gjendet edhe një imazh i veçantë i qenieve njerëzore që

kthehen në grabitqarë për njëri-tjetrin, like the monsters of the deep, si

përbindëshat e thellësive.

Figura e Lady Macbeth është paradoksale, si përfaqësuese e dyfishtë e seksit

mashkullor dhe femëror; ajo do të akuzojë të shoqin që ka pirë shumë nga

qumështi i nënës milk of human kindness (I,5,111) dhe është kthyer në një

qenie tepër të dobët, prandaj, për t’i ndërruar karakterin, në veshin e tij ajo do

të derdhë shpirtërat e ligj në formë të lëngshme për të reduktuar efektin e

qumështit të lëngshëm. Kështu, gjatë natës së errët do të thërrasë shpirtërat

për t’i ngurtësuar gjakun to make her blood thick (pra, për ta ndihmuar që të

pushojë së ekzistuari natyrën e saj njerëzore); për më tepër, është e gatshme

të shkëmbejë qumështin e saj, si nënë, me vrerin. Në veprën e tij L’eau et les

rêves, Bachelard përcakton qumështin si ushqim primordial arketipik. Lady

Macbeth dikur pranon të ketë ushqyer me qumësht një fëmijë, por nuk është e

qartë nëse e ka pasur me të vërtetë atë dhe nëse vazhdon të jetojë.

Dyshimi përforcohet nga këshilla e të shoqit, Macbeth; në një dialog me

përmbajtje të qetë, ai i kërkon asaj të lindë vetëm meshkuj, në përputhje me

karakterin e saj të ashpër. Imazhi i qumështit të ëmbël, që ushqen deri edhe

marrëdhëniet njerëzore, i derdhur në Ferr, me qëllim shkatërrimin e paqes

universale, përforcohet në fjalët e Malcolm (mbreti i ardhshëm), por, në këtë

rast, në mënyrë ironike. Edhe duka Albany do të thirret nga Gonoril njeri i

dobët me mëlçinë prej qumështi a milk-liver’d man, ndërsa Macbeth nga e

shoqja do të quhet burrë me zemër prej qumështi a man with a milk heart. Ja

pra, përsëri gjejmë gjurmët e një ndëlidhjeje të dyfishtë të anës mashkullore

dhe asaj femërore që do të sjellë si rrjedhojë frikën dhe impotencën në të dy

meshkujt e lartpërmendur.

Sibolika e verës dhe e gjakut

Vera është një substancë tjetër e lëngshme e lidhur me ujin dhe përfaqëson

hapin e parë drejt vrasjes. Dihet se vera është simbol i dyfishtë i jetës së

fshehur dhe uji i rinisë. Veç kësaj, qumështi dhe vera janë të lidhur ngushtë

me misticizmin.

Në Macbeth gjejmë terma me kuptim të lëngshëm: ujë, lot, shi, mjegull, det,

gjak, urinë, qumësht, lëng amniotik, supë ferri e shtrigave (water, tears, rain,

fog, sea, blood, wine, urine, milk, amniotic fluid, hell-broth), deri edhe

shpirtërat bëhen të rrjedhshëm në prani të Lady Macbeth. Nocioni i fluiditetit

përmendet në skena të ndryshme duke grishur gjakun që rrjedh prej betejës

Page 18: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

18

në aktin e parë dhe, pasi përshkon gjithë tragjedinë, arrin deri te vdekja e

mbretit Macbeth.

Gjaku në konotimin e vet negativ konsiderohet si ujë i errët e i pistë, si

element femëror, si kontaminim, si faj, si mëkat, si rënie, si errësirë, si ferr. E

njëjta gjë vlen edhe për njollat apo pikat e gjakut por, ndërsa uji del si

element negativ, por edhe pastrues për shpirtin, gjaku i përket jetës dhe

vdekjes. Pikërisht, nëpërmjet derdhjes së gjakut dhe rrjedhjes së ujit gjatë

gjithë tragjedisë do të arrihet të sigurohet vazhdimi i dinastisë dhe mbreti i ri i

Skocisë do të kurorëzohet si autoritet i plotfuqishëm.

Në King Lear, gjejmë edhe imazhin e dorës së njollosur me gjak, por vetëm

si mëkat i mundshëm, përkundrejt fakteve që ndodhin në Macbeth. Veç kësaj,

thika e përgjakur me të cilën Regan vret motrën e vet, Gonoril, përdoret

kundër një femre, në vend të një figure mashkullore si Duncan e Macbeth.

Vizioni i thikës me disa njolla gjaku sipër saj, do të trasformohet në një

vrasje, një fakt të vërtetë për të dy: Banquo e Duncan. Macbeth është i

ndërgjegjshëm se gjithë Oqeani, pronë e Neptunit, nuk do të mund të lajë

gjakun prej duarve të tij. Është vrarë mbreti, prandaj mëkati është i dyfishtë

dhe aq i thellë sa as uji nuk do të mund të realizojë pastrimin shpirtëror të

vrasësit. Mbreti vetë është burimi i gjakut blu, në kuptimin e vazhdimësisë

dinastike, tashmë e ndërprerë. Motivi i gjakut përmban edhe një funksion të

veçantë në tragjedi. Gjakun e gjejmë ku(r)do: mbi fytyra, mbi thika, mbi trup,

në një lloj portretizimi të mëkatit kolektiv.

Vizioni i fantazmës Banquo duke tundur gërshetat e përgjakura, his gory

locks, përballë fytyrës së mbretit Macbeth, është i tmerrshëm dhe i

plotkuptimshëm. Kjo lëvizje përmban një kuptim bachelardian të fluiditetit të

ujit dhe të gjakut, një lloj procesi emblematik i pafund përmes rrugës së

përgjakshme të pushtetit dhe autoritetit. Ka qenë, është dhe do të jetë e njëjta

gjë: pushteti do të zëvendësohet me një tjetër të të njëjtit lloj, këtë herë, pas

vdekjes së mëkatarit Macbeth. Gjakderdhja e gjithë ushtrisë së tij, siç do të

ngushëllohet Caithness, do të përmbushë pastrimin shpirtëror të gjithë vendit

dhe do të jetë ushqim për lulen e re krejt të ndryshme të pushtetit të ligjshëm

të sapolindur.

Excusatio non petita…!

Page 19: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

19

VEPRA E ÇERKIN ISMAILIT

( pjesë nga studimi )

NJË VIZION ARKITEKTONIK

Nga : Prof.dr.sc.But Jaku

Romani “Ethe të trishta” përfaqëson kronologjikisht veprën e pestë, në

përgjithësi, dhe romanin e dytë, në veçanti, të autorit Çerkin Ismajli, me të

cilin ai edhe njëherë ka vënë në sprovë individualitetin e vet krijues në

zhanrin e prozës duke i dhuruar lexuesit një roman modern me tema dhe ide

të trajtuara me invencion të fuqishëm artistik.

Miti i vdekjes me sy hapur që njihet nga mitologjia iliro – pellazgjike i cili,

mbase ka edhe karakter biblik, në romanin,“Ethe të trishta ”të shkrimtarit

Çerkin Ismaili paraqet aspiratat e njeriut dhe idenë e sacrificës individuale

për liri, shprehur përmes metodave më të avancuara të figuracionit letrar, jo

vetëm duke ngacmuar, por edhe duke provokuar situate të makthta nga

realiteti i zymtë shoqëror që I relevon metafizika banale e absurdit të

subkoshencës që trand fuqishëm dinamikën e jetës reale kur njeriu dënohet jo

vetëm t`i përjetojë shpirtërisht, por t`i jetojë edhe si realitet ethet që

rezultojnë të trishta me posttraumën psikike në jetën e brishtë të pasluftës.

Ka diçka misterioze, mbase edhe magjike, që shëmbëllen midis filozofisë së

peshkut të Heminguejit dhe romanit “ Ethe të trishta”të Ismailit, që lexuesin

e rrëmben fuqishëm, e përvetëson me imazhin dhe mesazhin e fuqisë së

mendimit filozofik, përmbajtjen tekstuale dhe nëntekstin, konceptimin e

figuracionit metaforik, koloritin epiko – lirik dhe identifikimin, të mitit me

realen.

Miti i vdekjes së njeriut me sy hapur në këtë roman ndërlidhet me

filozofinë e konfrontimit të mizantropisë dhe filantropisë si dy kahe të

kundërta të botës spirituale të njeriut. Heronjtë e romanit të Çerkin Ismailit e

zgjedhin mënyrën e vdekjes me sy hapur jo pse e gjakojnë mënyrën e tillë të

vdekjes, jo pse nuk e duan apo janë irrituar nga jeta, por pse edhe pas vdekjes

duan t`i shohin sa realizohen përpjekjet dhe aspiratat e tyre për liri.

Shkrimtari, gradualisht dhe fare vetëdijshëm, figurat historike i mbërthen

dhe i ndërthur me botën mitike të vdekjes me sy hapur.

Sytë hapur për liri i mbeten edhe Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

Më sy hapur jep frymën e fundit Dedë Gjon Luli, në Kroaci Filip Latinoviqi,

W.Teli në Zvicër. Më shikim kah liqeni i mbeten sytë hapur Oso Kukës. Me

Page 20: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

20

sy hapur vdes në qeli burgu edhe Fazli Greiçevcui, me sy hapur vdes edhe

Adem Jashari…

Duke i ndërthurur dhe strukturuar ngjarjet dhe figurat historike në syzheun e

romanit, autori me invencion dhe zhdërvjelltësi të veçantë artistike e

dekompozon figurshmërinë metaforike të nëntekstit dhe rrëfimit letrar, duke

metamorfizuar mitin në absurd dhe absurdin në realitetin tonë historik i

cili në roman shfaqet jo vetëm si dhimbje individuale dhe kolektive por

edhe si trauma fizike e shpirtërore, si paranojë morbide e unit të njeriut në

përditshmërinë tonë të pasluftës që rezulton si botë zhgënjimesh shpirtërore

të njeriut të sacrificës individuale apo kolektive, kur;

“…paslufta na doli luftë e shkuar luftës ”.

Traumën paranojake të absurdit në realitetin e përditshmërisë tonë, shkrimtari

e veneron këtë bazë me prejardhje mitike që vazhdimisht e përcjell

shqiptarin në kontekste historike, duke i tjetërsuar jo vetëm portretin

shpirtëror, karakterin dhe botën ndjenjore, por edhe portretin fizik, duke e

gjykuar dhe dënuar të jetojë në kontestet historike të identifikuara si barrë

e mëkatit që mban të zgjuara dhembjet, të cilat ironikisht paaftësinë dhe

pafajësinë historike individi dhe kolektiviteti ynë i mbajnë gur në qafë.

Kështu, njeriu me traumën paranojake të kolektivitetit pushtues në luftën e

fundit, shkrimtari e ka parë si qenie njerëzore të dehumanizuar dhe

metamorfizuar në qenie hibride si një lloj kluoni fantaz – magorik dhe

njeriut të çakërdisur mentalisht dhe moralisht.

EGOJA VRASTARE, SADIZMI DHE FASHIZMI I USHTRISË

OKUPATORE.

Kolektiviteti pushtues, pra ushtria pushtuese në romanin “Ethe të trishta ” të

Çerkin Ismailit, është një ushtri fantazmë e sakatosur psikologjikisht, me

ndjenja të vrara, ushtri e përbërë nga skizofrenë, skajshmërisht paranojak, nga

të burgosur, ekstremisht të kriminalizuar dhe nga gjeneralë të ç`thurur

mentalisht, të cilët e nisin luftën pushtuese në emër të “shenjtërisë së Shën

Savës ”, duke bërë luftën e tokës së djegur;

“Po nuk e dogja këtë qytet si Neroni Romën antike , ose më thënçin gjeneral

Gexha …u, betua gjenerali pasi nguli bajonetën në lëdinë ”.

Page 21: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

21

Përmes realizimit artistik të personazheve që udhëheqin ushtrinë okupatore,

duke përdorur një metodë të veçantë psikologjike të vetëzbulimit të

karaktereve, shkrimtari shpalos botën ndjenjore, egot vrastarë, sadizmin dhe

fashizmin e ushtrisë okupatore, në një kohë kur jo vetëm njeriu, por edhe

natyra; mushkonjat, galat, shiu, balta edhe NATO-ja janë kundër saj.

Gjeneralët e ushtrisë okupatore në vend të turpërohen dhe të pendohen me

krimet e kryera, mburren me krimin, sillen si heronj ngase krimi u është

ngulitur thellë në labirintet e errëta të jetës dhe qenies së tyre morbide. Pa

sensin e krimit të cilin shkrimtari e kërkon dhe e gjen jo vetëm në

karakteret, por edhe genin e tyre kombëtar në kontekstin historik, këto

personazhe nuk do të tipizoheshin dot.

Kështu, personazhi i gjeneral Gexhës dhe major Zhugës janë portretizuar si

prototipe të njerëzve të zhveshur plotësisht nga bota sensuale që e

karakterizon njeriun.

Një meritë e veçantë e autorit në romanin “Ethe të trishta ” është

individualizimi i gjuhës së personazheve, nëpërmjet të cilit ai satirizon dhe

ironizon portretin moral dhe psikologjik të tyre. Gjuha e gjeneralëve

okupatorë vlon nga sharjet, fyerjet, kërcënimet, namatisjet, shantazhet,

etiketimet për njëri-tjetrin, sidomos në episodet kur paraqiten skena të

tmerrshme të ikjes nga lufta. Ata shajnë Shën Savën në emër të të cilit janë

nisur në luftë, fyejnë e mallkojnë patrikun që i ka bekuar kur janë nisur në

luftën e tretë pushtuese, shajnë “shtetin e Stalinit” që në momentet

vendimtare u lë “ këmbët e arushës në dorë ”. Finalja e luftës e thyen

moralisht, e zhgënjen, e demoralizon, e përul këtë kope gjeneralësh, të cilët

misionin e “shenjtë” të pushtimit të tokave e shndërrojnë në vjedhje, abuzim

moral dhe plaçkitje. Ata vjedhin e plaçkitin ç`gjejnë përpara;

“ Ju vidhni kufoma sa të mundeni. Dhjetë maune me kufoma i kam

premtuar gjeneral Çiklopit kur jam nisur në luftën e shenjtë. Kur të kthehemi

do mburremi me vjedhjen e kufomave. A ka ushtri në historinë e

përbotshme të ketë vjedhur kufoma si ne… Pastaj eshtrat e këtyre futzinjve

do t`u shesim familjeve të tyre fatzeza… Kështu,vetë do bëhemi milionerë

edhe shtetin e bëjmë milioner. Kështu, i humbim përgjithmonë edhe gjurmët

e krimit. Shikoni. Këtë qafore e vodha t`i var në qafë kurvës time

gjarpërushë sapo të arrij në kryeqytetin e shtetit tonë ”, mburrej para

batalonit gjeneral Gexha.

Page 22: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

22

RENEGATËT E LUFTËS, KUR E DO MOMENTI, DINË TË

KOVERTOHEN

Edhe falanga e “Mëhallës së Xhehenenit ” e paraqitur në roman nëpërmes

një galerie të tërë personazhes siç janë Lugati, Akun Bishti, Harun

Bixhozxhia, Ziban Ziu, Zebek Zabuni, Haram Harambashi, Rahiala etj, janë

aleatë të luftës dhe të pasluftës me okupatorin. Ata janë portretizuar injorantë,

intrigantë, mendjeshprishur, idiotë dhe atdheshitës të mbytur në pellgun e

krimit barabar me okupatorin. Renegatët e djeshëm të luftës janë paraqitur

finokë që kur e do momenti dinë të konvertohen në “ çlirimtarë” të

pasluftës, shfaqen si elite e re politike dhe ushtarake.

Ushtrinë e NATO – s , e presin me lule, duke pozuar si viktima. Përsëri

merren me organizimin e krimit. Nxisin dukuri devijante në shoqërinë e

sfilitur të sapodalë nga lufta. Abuzojnë me moralin shoqëror. Organizojnë

bixhozin, trafikimin e femrave, organizojnë atentate, vrasje, dosjet e të cilave

i mbyllin si misterioze.Vlerat shoqërore i servirin si kundërvlera, kurse

shundin, kiçin, sakatosjen intelektuale e servirin si vlerë moderne. Ata

abuzojnë me vlerat individuale dhe kolektive të luftës. Ai që tradhton një

herë ka prirje të tradhtojë shumë herë, sikur do të thotë autori, duke lozur

me karakterin dhe psikologjinë e tyre prej injorantësh e deri në vrasës

ordinerë. Kundër kësaj kaste renegatësh shkrimtari paraqet figurën e

atdhetarit të devotshëm, Lush Rebeli, personazhit qendror të romanit.

Përpjekjet e këtij personazhi, që në roman del si më i admiruari nga

lexuesi, për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në periudhën e pasluftës

rezultojnë të dëshmuara, edhe pse përpjekjet si ndal dot. Heroi i burgjeve, i

organizimit të rezistencës kundër pushtuesit, heroi i luftës dhe sacrificës

sublime, heroi që lë gjymtyrët e trupit duke rrëzuar gurin e kufirit

shndërrohet në hero të paepur kundër fundërrinave shoqërore që në

shoqërinë dhe realitetin tonë të pasluftës njeriut i imponojnë jetë jetë me

trauma të reja në rrethanat e pasluftës akoma pa u mbyllur plagët e luftës.

Përpjekjet e tij për t`u vënë gjoksin përpara dukurive devijante të pasluftës

i përngjajnë asaj filozofisë lasgushiane të lundërtarit në detin e trazuar që “

hepohet… anohet…valon…por luftën se ndal kursesi ”. Renegatët

saktësisht i masin pulsin dhe ritmin e jetës shoqërore, ndaj tani ndërrojnë

strategjinë e tyre të veprimit. Përveç nxitjes së dukurive devijante në

shoqëri, ata organizojnë rrjetin mafioz të pëfitimit nga mashtrimi i

familjarëve që në luftë kanë humbur të dashurit e tyre duke ndrydhur më

ashpër se lufta ndjenjat sublime të prindit ndaj fëmijës që nuk ka as varr për

ta qarë. Një nënë dhe një grua e mashtruar, nga dhembjet e së cilës për të

Page 23: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

23

birin dhe të shoqin përfitojnë mafiozët e pasluftës, është Xixëlonja, heroina

e romanit që bie pre e renegatëve Ziban Ziu e Akun Bishti.

“Jo more edhe Gëzimi edhe Rama janë gjallë në burgun e kolonel

Xhungalliqit. Më gojën time kam folur me Gëzimin e Ramën. Më veshët e

mi i kam dëgjuar. Mirë jam nëna Zhizhë, po nëna Razhë si është

…Dhimbja e Plaga si po ia kalojnë me dhimbjet e pasluftës, më tha Gëzimi

im. Hallall i paçin dhjetë mijë market Ziban Ziu e Akun Bishti i kryeqytetit

që më mundësuan t`u dëgjoj në telefon zërin Gëzimit e Ramës. Por….diç,

po druaj. Të keqen nëna, Gëzimit tim si t`u kishte trashur ashtu zëri e

gjuha. Nuk mundi të më thërrasë nëna Xixë, por më thirri Zhizhë . Edhe

nënë Razën e thirri nëna Razhë. ”

Ky citat është vetëm një dromcë e trishtë e traumës, paranojake që përjeton

viktima e shpërfillur e luftës në lirinë e brishtë të pasluftës në romanin “Ethe

të trishta ” të Çerkin Ismailit.

Page 24: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

24

ME SHPIRTIN PËRHERË NË FLUTURIM.

Referim estetik rreth poezisë së Frederik Rreshpjes - Shkëputur nga Libri

“Ngjyrime Universale (Ese-I ) ” .

Nga : Agron Shele

Ndodh shpesh që mungesën e një miku e përjeton trishtshëm, ndërsa atë të

një personaliteti e përjeton tronditshëm, të pazakontë dhe absurde për ikjen e

beftë, gati të zbrazët për boshllëkun që krijon, por dhe shumë reflektive për

gjurmët e ndritshme që ka lënë pas. Shumë vite më përpara vdekjen e poetit

të madh Frederik Rreshpja, këtij bohemi që kishte për zemër dhe shpirt lirinë

e pakufi njerëzore, këtij disidenti dhe humbësi që lulëzoi mbi gërmadhat e

kohezionit më të egër të shqiptarëve, të krijuar nga diktatura, do e përjetoja

poetikisht :

Ti ike ashtu, krejt papritur

me mallin vjeshtëror në gji.

Me zemrën mbetur peng atje

tek i shenjti,

liqen turfullim.

Ti humbe rrugëtimës pa kthim,

me të vetmin ëndërrim në shpirt,

me të vetmen pasuri që kishe,

Dorëshkrime

dhe copëza poezish.

Ti ike larg, si era,

në të përjetshmen paqe,

ngadhënjim.

Me sytë e shpresës tek e nesërmja,

me shpirtin, përherë në fluturim.

Koha dhe pas koha sjell tjetër sugjestion dhe një vështrim estetik do të ishte

ndoshta shumë më pranë ndjesisë dhe plotësimit të aspiratës letrare për të

depërtuar, lançuar, por dhe kuptuar diafragmën estetike dhe filozofike të këtij

modeli dhe inspiruesi të ndryshimeve të mëdha artistike në Ballkan dhe më

Page 25: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

25

gjerë. Kaq impresionues dhe kaq tronditës ka trokitur vepra e tij në artin e

madh bashkëkohor sa korifenj të kritikës botërore do e cilësonin, si art i një

mjeshtërie që u mungon autorëve të mëdhenj botërorë, ose të qënit krenar për

këtë Pushkin shqiptar. E gjithë poezia e tij vjen si një flakërimë që përskuq

yjet e ndezur të qiellit, vjen si pasthirrmë e ndërgjegjies qytetare për

reminishencat e kohëve gri të atdheut , vjen si dhimbje e sublimitetit njeri,

vjen si muzë e mbrëmjeve të ngrysura dhe përthyerjeve të agimeve zbardhësi,

vjen si meditim dhe fuqi të pakufi shprehëse, vjen si konfiguracion i

pakrahasueshëm dhe metaforikë deri në magji. Ndërthurja e elementëve

figurativë me mesazhin filozofik janë komponentët bazë të poezisë së këtij

autori, i cili krejt natyrshëm ideon dhe percepeton si individualitet i

përmasave dhe hapësirës universale të mendimit, si mëshirues i aspiratave

etike dhe përparimtare, si ndjesi përjetuese dhe tronditje shpirti. Kaq

ngjyruese është telajua e penelatës së tij poetike sa befasohesh dhe

inspirohesh, prekesh dhe hyjnizohesh dhe kështu si në majat e olimpit letrar

shqiptar ndjek fluturimin e muzave dhe zotave të tij të frymëzimit, ndjek

largësitë kryqëzuese të mistizmit, ndjek vezullimin e dritës që tejçon nga

përtej kozmosi i areolës krijuese.

” Duke ecur në ajër, atëherë kur vdesin ngjyrat

Mbi gjunjtë e muzgut;

Duke ecur mbi retë atëherë kur vdesin shirat,

Duke ecur mbi ujëra kur vdes anija e bardhë.”

Vargje tronditëse, vargje që shkelin nëpër rrugëtimin eremi poeti, aty ku

prizmat nuk përthyejnë më kolorite ngjyrash, por kuadratojnë gjysmëdritën e

përftuar nga syprina e tavolinës së heshtur, mendime haluçionalë, re dhe shira

të vdekur, pa ndjesi, pa sëmbimin e xhamave kristalinë ku bulëzat jetë

shtrijnë gjymtyrët përmallim, pa vela të bardha, por si në humbëtirën e

pamatë të ngjirizeve thellësi ku qënësia humbet shkëlqim dhe kuptimësi.

Diçka ka ndodhur atje mes qiellit dhe ngjyrimeve, mes reve dhe shiut, mes

ujërave dhe anijeve të bardha. Zemra e poetit është krisur por jo thyer, dhe

ashtu i endur në zanafillën e gjithë këtij misticizmi, gati si në metamorfozë, ai

rend me gjunjë muzgu, për të rrëfyer të parrëfyerën, për të drejtuar gishtin e

drejtësisë mbi pretorët e komunizmit dhe për të vrarë monstruozitetin e

memecërisë.

” Këndoi bilbili i vetmuar deri në dhembje,

Por askush nuk e dëgjoi zërin e tij,

Sepse i mungonte kafazi.

Mbi një piedestal heshtjeje

Page 26: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

26

Dergjet profili im që në lindjen e gurit. ”

Shtjellimi i idesë, e cila në mënyrë metaforike profilizon që me epokën e

gurit, gati në përjetësi (kuptim shumëdimesional i profilit njerëzor),

epiqendërzon qëndrimin e hapur dhe gjithë botën ideore të autorit, i cili i

vetmuar (ose i veçuar për mendësinë dhe mentalitetin krejt tjetër nga ai i

shoqërisë së tij bashkëudhëtare) shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e madhe që

përjeton vendi (diktatura), por dhe dëshpërimin nga indoktrinimi i një populli

të tërë ( metastazat e të cilit nuk i shërojnë as dekada të tëra) dhe i ngritur mbi

piedestalin e heshtjes rrebelon me akcent bilibili zërin e arsyes, si zë i së

vërtetës, drejtësisë hyjnore dhe lirisë aq të munguar. Aspekti i këtyre vargjeve

nga pikëpamja filozofike por dhe psikologjike mbart një mesazh shumë më të

gjerë, atë të referimit dhe funksionimit të qënies si natyrë njerëzore

(arsye+ndërgjegje), i cili është krijuar për të aspiruar dhe manifestuar vlera

dhe në thelb të gjithë këtij karakteri qëndron vullneti dhe konseguenca për

parashtrimin por dhe mbrojtjen e qëllimeve të shenjta dhe ideve.

” Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri

nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

Ave, nëna ime!

Vetëm tek ti kam besuar

Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen! ”

Humbjen e nënës poeti e përjeton në mënyrën më drastike, më të prekshme,

më të dhimbshme se vetë dhimbja, nën një shi mermeri, të projektuar nga

arkeologjia e perëndive mitike gati të paprekshme dhe përjetshme, por që po

rrëzohen dhe po shemben, për të ringritur tjetër idhull, tjetër shtatore më e

lartë se të gjithë orakujt e mbledhur bashkë, atë të krijueses së jetës, Zotit të

vetëm që e ka patur udhërrëfyes në jetë : Ave, nëna ime!

Poezia e Frederik Rreshpjes ka pezëm dhe larmi stilistikore, ajo vjen jo

vetëm si strukturë e lirë shpërthyese, por dhe me vargje strofike dhe rimime

të puthitura, ku njësoj si Pushkini të beftëson me fuqinë shprehëse, bukurinë

dhe kumbimin e fjalës poetike, të mahnit me elokuencën dhe ndjeshmërinë e

shpirtit dhe të magjeps me figuracionin e krijuar.

” Noton në përrua me gjethet mbështjellë

Një ditë e vdekur vjeshte

Dhe shtergët e fundit shkuan të ngrirë

Mbi syte e verdhë në heshtje. ”

Page 27: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

27

Harmonizimi perfekt i elementëve natyrë me elementët jetësorë e bën

vjeshtën më simbolike, më platonike, më adhuruse për iluzionitetin që sjell

kjo stinë në memorien e njeriut, si stinë e shirave të sigmatizuar nga lotët e

vajzës, për gjethen dhimbje që humbet nëpër erë, si dhe për ngjyrën e trishtë

që përkon me shpirtrat e trazuar.

” Lulëzoi druri i portës së vjetër.

Ah, druri i vdekur çeli lule!

Ti këputi dhe me to bëj kurorë,

për mua që të prita deri në vdekje. ”

Me të njëjtën stilistikë vjen edhe poezia ” Druri i portës ” , dru i cili kish

mbetë i shkretë nga vitet e pritjes së poetit, dhe kur kërcëllima gati e humbur

e hapi atë, ai çeli si në profeci lulet më të bukura të jetës.

” O ajër i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri.

Kur të mbyllen sytë e mi, nuk do të ketë më det

Dhe varkat e lotëve kanë për të ngecur në stere.

Shkoj dhe shirat po i lë të kyçura

Por do të ktherm përsëri në çdo stinë që të dua.

Unë kam qënë trishtimi i botës.

O ajr i mbrëmjes mbështillmë, erdhi ora të vdes përsëri. ”

Poezia “Përgjithmonë” ka një domethënie dhe kuptim gati universal, e cila

ngre paratezat e jetës dhe të vdekjes, dy gjendjeve ekstreme, të cilat nuk

maksimilizojnë me dramatizëm por me afektivitetin përjetësues edhe pse kjo

vjen e dozuar nga përditësia e tij pesimiste (Unë kam qënë trishtimi i botës).

Vdekjen poeti e parafytyron pa kujë dhe bujë, edhe pse deti me gjithe

mistizmin dhe madhështinë e tij nuk do të mund të trazojë më me valët

shkumëzuese, pa dhimbje, edhe pse lotët e natyrës do kenë ngrirë, por ashtu

të thjeshtë, si një çast humbimi të përkohshëm dhe të mbështjellë nga ajri i

mbrëmjes së rilindjes së frymimit të muzave të tij.

Frederik Rreshpja është rikthyer edhe më rrëzëllues, ka rilindur edhe më

madhërishëm në të katër stinët e vitit, në pranverën e luleve dhe verën

mahnitëse të Bunës, në vjeshtën e dhimbjes dhe dimrin e akullnajëzuar, si

frymë dhe model, si simbol i dlirësisë dhe shpirtit përherë në fluturim, si poet

i gjithë dimesioneve dhe mbret i metaforikës shqiptare, si vlerë që theu tabutë

e kohës dhe diell që shkëlqen përmbi qiejtë poetikë, për të sotmen dhe të

nesërmen e Letërsisë sonë Kombëtare.

Page 28: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

28

GJAMË ALETHEIKE PËR ATDHEUN E KTHYER NË FERR

-Për librin e Kolec Traboinit “Orakujt kanë zbritur në ferr”

Poemë, Tiranë 2015.

Nga : Anton Gojçaj

Poema “Orakujt kanë zbritur në ferr” është një gjamë e thekshme dhe e

dhimbshme për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Tentakulat e saj prekin poezitë

e njohura satirike të Fishtës, Ali Asllanit, Nolit, Çajupit, poezinë dhe prozën e

Migjenit, por edhe vargjet dhe personalitetin e “bitnikut” amerikan Alen

Ginsberg, etj. Në sensin e komunikimit “intertekstual”, jo imitues. Në

krahasim me të gjithë ata, Traboini është një grim më i ngrohtë, më i

mëshirshëm. Ai edhe kur godet, (vetë) nuk ndjen më pak dhembje sesa i

godituri. Nuk shkruan si dikush që i gëzohet të keqes së tjetrit, po si njeri

zemërplasur, me durim dhe shpresë të humbur, që tregon me gisht plagët e

shoqërisë, por edhe shkaktarin e tyre.

Është zëri i ndërgjegjes dhe krenarisë (kombëtare), që pa marrë parasysh

sedrën e lënduar, ende mbahet dhe inkurajon vetveten. Të keqen e lufton me

gjilpëra ironike që ngulen thellë. Nganjëherë, me objektivin për t’ia kthyer

me të njëjtën monedhë palës që merret në shënjestër, si përgjigje për

poshtërsitë që ajo ia bën, përdoret sarkazmi:

Të jesh shqiptar e të kapërcesh

kufinjtë e shteteve

është si të ngjitësh në mal

Gurin e Sizifit.

(……………………….)

Eja e dashur të vemi në krevat.

Jemi të vdekur.

T’i tregojmë për herë të fundit

Pasaportat njëri-tjetrit

E pastaj na dërgofshin në djall.

(Gjama 10)

Lënë përshtypje të mirë figurat e realizuara stilistike, që nganjëherë dalin të

shumëfishta, si në sekuencën strofike: “për lepurin që struket në një guvë / si

të ish fëmijëria jonë / e nëpërkëmbur” (GJAMA 13), ku brenda një imazhi të

thjeshtë gërshetohen metafora, simboli, krahasimi dhe alegoria.

Page 29: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

29

Në trevën e Malësisë së Madhe, nga i ka rrënjët poeti, burrat nuk qajnë. Por

kur vdes një mashkull, vajtori bën gjamë! Si njëfarë rekuiemi epik! Po kujt i

bën gjamën Kolec Traboini? Kush qenka i vdekuri që poetin e detyron t’i

bëjë jo më pak se 17 gjamë? Askush tjetër veç “Atdheu si trup prostitute”!

E quajnë mbretëreshë

të denjë për kurorë

për fron e oborr

për pajë e për prikë

të tjerë, që edhe ata

duan ta rrjepin

e duan seks-nudo

Republikë!

(Koralja e Orakujve 5 )

Gjendjen e keqe të bashkëkombasve autori e pikturon si me penel në një

tabllo metaforike plot dramacitet dhe tepër shprehëse:

Gomone e shpuar, e zhvirgjëruar

në mëshirën e pamëshirë të dallgëve

frymët njerëzore tallazitur e përhumbur

në katakombet ogurzeza të Otrantos.

Narkotikë në borseta grash

e bagazhe artistësh

me “Monologët e Vaginës” nën sqetull

(Gjama 4)

Nga vjen gjithë kjo namë e ky mallkim për shqiptarët? Kush është fajtor pse

Shqipëria është shndërruar në një serial horrori “live”, ku çdo ditë zhvillohen

skena tragjike përmasash shekspiriane, në “salla koncertesh me kufoma

shëtitëse”? Poeti fajtorët i identifikon dhe i lëçit me të vetmin mjet që ka –

me fjalën e fuqishme poetike:

Parlamentarë mediokër të zbritur prej

guvash si njerëz të lashtë a majmunë

afrikanë para megafonësh modernë.

Me një Parlament

ku çligjërohen ligjet

e ligjërohen antiligjet

e në Foltoren e Popullit

ujqërit u bëjnë moral

Page 30: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

30

qytetarëve të ndershëm.

(Gjama 7)

Një term që ndoshta e shpreh mjaft mirë frymën e kësaj poeme është aletheia

(Aλήθεια), fjalë që në greqishte ka domethënien e “zbulimit të diçkaje të

fshehur”, zbardhjen, nxjerrjen në dritë të së vërtetës lidhur me ndonjë dukuri

a çështje jo të qartë. Ky orakull “aletheian” predikon zhveshjen, demaskimin,

deri në lëkurë, të botës, pa rroba dhe pa grim, ashtu siç e ka falë Zoti:

...e me çdo kusht

metaforave hermetike u hiqni

brekët.

O Zot, sa e bukur kjo botë poetike

lakuriq!

(Interlud 3)

Nëna e të gjitha të këqijave për popullin shqiptar është politika! Në vend që

njerëzve t’ua bëjë më të lehtë jetën, politika shqiptare kontribuon për

nëpërkëmbjen e vlerave humane dhe morale. Dyluftimi i poezisë (artit) dhe

politikës nuk është diçka e re në shoqërinë shqiptare. Ky konflikt ka një

vazhdimësi historike qindvjeçare dhe këtu përsëri i kujtojmë “Anzat e

Parnasit” të Fishtës, “Hakërrimin“ e Ali Asllanit, poezinë e Nolit dhe

poezinë e novelat e Migjenit, etj.

Lidhja me atdheun është anteike, e prek në palcë poetin, i cili edhe kur

kritikon, mundohet të reflektojë për arsyet, shkaqet, duke shtruar pyetje dhe

duke kërkuar analogji... Vargjet e disa “gjamëve”, mëse një herë, megjithëse

lidhjet mund të jenë tepër të largëta dhe të imëta, më kujtuan një fragment

nga Ungjilli sipas Lukës (13:34 – “Jerusalem, Jerusalem, që i vret profetët e

me gurë i mbyt ata që të dërgohen”), sidomos në çastet kur subjekti lirik i

drejtohet drejtpërdrejt Atdheut, i zhgënjyer për mosmirënjohjen dhe

vrazhdësinë që i vjen prej tij:

... Shqipëri, vendi im, deri kur do të

vazhdojnë këto mundime njerëzore?

Deri kur do t`i lësh pjellat e tua

të bredhin nëpër botë për ca

euro-dollarë që mezi ua shtyjnë rrojtjen

të lajë pjata për bukë një poet a doktor?

(Gjama 2)

Page 31: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

31

Shqipëria e Traboinit sillet më shumë si njerkë sesa si nënë ndaj bijve të vet

më të virtytshëm dhe më të talentuar. Kur mediton për arratisjet e përmasave

“biblike” të bashkëkombasve ai gjen një ngjashmëri te populli i Izraelit, që po

ashtu, për shumë shekuj, endej gjithandej nëpër botë, pa atdhe... Për

ndryshim nga Izraeli, këtu atdheu ekziston, por është kthyer në ferr të vërtetë,

prandaj poeti/orakulli është “në fund të fundit të durimit dhe shpresës” dhe i

revoltuar i drejtohet (atdheut) me një – antigjamë:

Atdhe ka ardhur koha të dhjesim!

Pëlhura me një shqiponjë të çapëlyer

Kacavjerrur në gjysëm shtizë.

Një kokë klith, tjetra rënkon.

Sqepat e varur si zorrë varfanjaku

këndojnë me ulërima:

Është ora finale – vendimtare mbi dhe.

Inter-fekale – do të jetë bota e re.

(Interlud 2)

Atmosfera e zymtë që mbizotëron shkon deri në fillin e fatalizmit - “qenërisht

na rrahën të ardhmen / prej së djeshmes vijmë të rraskapitur / lindëm e po

vdesim në vuajtje” (Zëra ikanakësh përtej mjegullave). Fatmirësisht, “zbulimi

aletheian” nuk është i njëjtë me “zbulesën” (apokalipsën) e Gjonit dhe mbetet

shpresa se bota shqiptare (dhe jo veç ajo) megjithëse ka rënë shumë poshtë

moralisht, mund të ndodhë lustrimi dhe vetëndërgjegjësimi.

Libri mbyllet me elegjinë satirike semantikisht dhe muzikalisht mjaft

koherente “Ma vodhën atdheun”, e cila brenda vetes ka aq shumë mllef të

akumuluar sa përngjan sikur është shkruar me llavë.

Poema, me kritikën që i bën politikës zyrtare dhe atyre që mbajnë frerët e

pushtetit, manifeston tipare të theksuara satirike.

E veçanta e saj është mungesa e humorit dhe prania e melankolisë.

E kam ditur se Kolec Traboini e shkruan bukur poezinë e dashurisë. Me të

lexuar dorëshkrimin “Orakujt kanë zbritur në ferr“, u binda se ai e “qan” edhe

poezinë satirike. Këto vargje janë më shumë sesa thjesht satirike. Është lirikë

polemike par excellence.

Page 32: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

32

MAGJIA E PËRKTHIMIT TË NJË MATRICE POETIKE.

(Refleksione për librin " Striptizë poetike në Washington D.C. " të Moikom

Zeqos, botim i Aparkeas – Abraxas Tiranë 2014).

Nga : Fatmit Minguli

Një libër, një antologji e poetëve modernë amerikanë, një përkthim magjik i

73 poetëve të përzgjedhur nga poeti Moikom Zeqo.

Përkthime të poezisë anglosaksone e veçanërisht të asaj amerikano veriore.

Të përkthesh një poezi të poetit të huaj do të thotë te përkthesh vetë poetin.

Atëhere përkthimi nuk është më një përkthim. Eshtë diçka tjetër që vetë

Moikomi e quan "striptizë poetike" e që mund të thuhet dhe "striptizë

shpirti".

"Këta poetë janë brenda meje. Ose unë isha brenda tyre" – kështu shprehet

Moikom Zeqo për këtë liber që është më tepër se antologjik.

Kur e pyetën një njeri të ditur se ç'është poezia, ai u përgjigj:- Eshtë një

mister i pashprehur-.

Po përkthimi i poezisë ? - do shtoja unë. Përgjigjen e gjej pikërisht në këtë

libër ku janë përkthyer poetët më të mirë të Amerikës.

***

Letërsia anglosaksone ka ardhur relativisht vonë ne Shqipëri. Fan Noli e

hapi portën e saj me Shekspirin dhe me Longfelloun. Pastaj erdhën " Fijet e

barit" të Walt Witman- it nga Skënder Luarasi dhe "Parajsa e humbur" e

Xhon Miltonit përkthyer nga Alqi Kristo.

Por poezia moderne kishte boshllëk në vazhdimësi deri kur Gentian Çoçoli

botoi të përkthyer kolanën komplete me dhjetë poetë amerikanë. Nje plotësim

boshllëku i ndjeshëm jo vetëm për poetët dhe studiuesit shqiptarë.

***

Moikom Zeqo e filloi këtë punë madhore që në vitin 1997, në Washington

D.C. , ku " ethet " e para u shprehën të botuara në librin e tij "Shtatë ditë të

zbulimit të Amerikës" dhe me vonë në librin " Çfarë i thotë nata varkës së

zbrazët" të poetit bashkohës amerikan Wayne Miller.

Ndërsa në librin e parë i dha një dritë inteligjente poetëve të "Beat

generation", shoqëruar me rrezatimin profetik të Wallt Witmanit, në librin e

dytë Moikomi na fut në botën e poezisë urbane të ditëve tona në Amerikë.

Page 33: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

33

Po këto nuk mjaftonin për xhveshjen e plotë të shpirtit poetik të tij prandaj

solli këtë vepër të papërsëritshme duke u futur në rrymat përçuese të ideve të

poezisë së Botës së re moderne.

Një rrugë e gjatë përkthimi, një aventurë elegante në tokat e pazbuluara

poetike. Por rrugëtimi i gjatë nuk është e vetmja veshtirësi. Poezia moderne

amerikane përveç përzgjedhjes së autorëve ngërthen në vetvete mistere të

reja, mistere ndryshe nga ato të poezisë eurocentriste.

Umberto Eko thotë: " Përkthimi është një nga gjërat më të vështira por që e

bën të njohur letërsinë në botë".

Moikom Zeqo është shumë kërkues në këtë fluks vështirësie, fluks që tani,

me këtë libër të poezisë amerikane, është kthyer në një përmendore

kuptimplote.

***

Le të kthehem në boshllëkun që ekzistoi në Shqipëri, mungesën dhe largësinë

e poezisë anglo - saksone në Shqipëri. Përse ky fenomen ?

- Në Shqipëri u krijua matrica e eurocentrizmit, ngadalë por e plotësuar.

- Poezia e poetëve amerikanë nuk mund të përkthehet nga mjeshtrit e

mediokritetit.

Dhe me të vërtetë Ezra Pound, një nga poetët e mirë amerikanë që guxoi,

ndërmjet të tjerash, të përkthente poetët e mëdhej të Kinës e të Japonisë

thotë fare thjeshtë:" Poetët e mëdhenj, përkthehen vetëm nga poetë të

mëdhenj".

Por nuk mjafton me kaq vështirësia e nxjerrjes në drite të një antologjie, kur

është fjala për poezinë moderne amerikane. Dana Gioia, kritik dhe studjues i

letërsise amerikane bashkohëse shkruan:

" Shumëfishimi i poezisë së re dhe i programeve të poezisë ka arritur

dimensione të habitshme që kapërcejnë çdo masë historike. Gati njëmijë

përmbledhje të reja me vjersha botohen çdo vit, përveç asaj mizërie me poezi

të reja që botohen nëpër revista të vogla dhe të mëdha. Askush s'e di se sa

recitale poetike organizohen çdo vit, por me siguri numri total i tyre duhet të

jetë dhjetra mijra. Konkretisht tani në Sh.B.A. ka rreth dyqind programe

pasuniversitare për artin e të shkruarit, dhe më shumë se njëmije programe të

tilla të nivelit universitar. Duke marrë një mesatare prej dhjetë studentësh që

studiojnë për poezi në çdo seksion pasuniversitar, në dhjetëvjeçarin e

ardhshëm vetëm këto programe do të nxjerrin rreth njëzet mijë poetë

profesionistë me diplomë. Nga statistika të tilla një vëzhgues mund të arrijë

lehtë në përfundimin se jetojmë në epokën e artë të poezisë amerikane."

Përse kjo pasqyrë e botës poetike amerikane? Sepse duhet kuptuar edhe

shumëfishimi i botëve poetike në një rrezatim të reflektuar me thyerje

prizmash, thyerje gjeometrike simetrike dhe thyerje pa përcaktueshmëri.

Page 34: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

34

I ndodhur në dhomën e mistereve të poezisë amerikane të kohës sonë,

Moikom Zeqo ka ditur të orientohet me shqisën e shtatë, duke hedhur tej

format konvencionale të studimit të poezisë.

Antologjia me përkthime të poetëve moderne amerikanë "Striptizë poetike

në Washington D.C.", nën ankthin e së vërtetës jepet me shumë perparesi të

cilat po i paraqes të radhitura më poshtë:

- Eshtë nje komplet i madh poetik me 73 poetë që nga Witmani.

- Janë poezi që janë përkthyer vetëm nga Moikomi, çka përbën një veçanti

madhore në botën e përkthimeve.

- Eshtë përdorur teknika e kuptueshmërisë së vargjeve me formën e vargjeve

te paraqitura në prozë. Kjo është forma e jashtme por që i jep krahë

brendësisë për të kapur idenë në mënyrën më të plotë që poeti kërkon të

shprehë.

- Ka sensin e estetikës në përkthim, gjë që në shumë përkthyes mungon. Nëse

kjo estetikë nuk ekziston, atëhere një poet i madh i huaj duket tepër i

rëndomtë.

***

Po të shohim historikisht një nga faktorët e mësipërm, pikërisht përdorimin

e teknikës të paraqitjes së poezisë në formë proze, gjejmë si paraardhës Faik

Konicën që përktheu disa poetë të mëdhenj.

Natyrisht që realizimi me art i kësaj eksperience nga ana e Moikom Zeqos,

bazohet në përsosje të vazhdueshme të një pune të madhe edhe si poet

origjinal. Ndryshe nuk do të gjendej kjo përshtatje kaq natyrale e përkthimit

të poetëve modernë amerikane.

Moikom Zeqo sjell poetë të tillë të njohur në gjuhën shqipe si William

Blake, Walt Whitman,William Butler Yeats, Thomas Eliot, Ezra Pound,

Wallas Stevens, Silvia Plath, Gregory Corso, etj. Ai ka ditur të përzgjedhë

poetët midis detit të madh të poetëve amerikanë, ata poetë që na afrohen me

shumë si mesdhetarë por edhe si temperament prej shqiptari.

Nga është nisur Moikomi ka bërë këtë përzgjedhje?

Në radhë të parë ka qëmtuar vetëm pak poetë dhe në radhë të dytë nga

krijimtaria e çdo poeti ka marrë vetëm pak poezi. Qindra vëllime qarkullojnë

nëpër botën amerikane me poezi të këtyre poetëve por në antologjinë delikate

të Moikom Zeqos “ Striptizë poetike në Washington D.C.”, do të gjejmë

botën e shkuar të mpleksur me të tanishmen konkrete dhe me të ardhmen

abstrakte.

Për shembull poeti Charles Simiç në poezinë “ Njeriu i padukshëm” duket

sikur e përgjum të tanishmen dëftore dhe e trondit nga e ardhmja e foljeve

qiellore.

Page 35: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

35

Vetë Moikomi në parathënien e librit të tij tjetër më të ri “Tri meduzat” –

Mischellanea 8 – shkruan: “ Ekzistenca e poezisë është përherë e fshehur, për

të mos u zbuluar asnjëherë plotësisht. Eshtë përherë përgjysmë. Edhe në

dritë, edhe në errësirë, simbolizmi i një grafike enigmash…”

Dhe me të vërtetë, ai është zbatues i rreptë i këtij përcaktimi perlë. Eshtë

kjo që tregon dhe sekretin e suksesit të një antologjie poetike të përkthyer. Ai

kthehet në magun e kërkimit të shpirtrave poetikë të ndjeshëm e të ngjashëm.

Ai përdor lëngun alkimik përmes makthit të përkthimit jo sintetik, por

frymor.

***

Në këtë antologji lexuesi shqiptar do të gjejë kënaqësinë e intersektimit të

botës së sotme amerikane me botët e lashtësisë europiane, me Biblën dhe me

Odiseun, me Roterdamin dhe më Afërditën e Luvrit. Poeti nobelist Derek

Walcot sjell në poezinë e tij “Odiseu” një Odise tjetër, tepër të dëshiruar, por

të kohëve tona. Metafora është e qartë.

Moikomi realizon kështu një tabllo të munguar në Shqipëri, atë të

pasqyrimit të poetëve amerikanë të Botës së Vjetër. Pikërisht këto rikthime

të poetëve modernë amerikanë në botën europiane të rrugëve romake,

Pompeit, Francisco Goja-s, Paulo Uccelon, Jeruzalemit, Bizantit, Dantes e

Karontit, etj e bëjnë antologjinë që po analizoj me vlera të jashtëzakonshme.

Në këtë prurje poetike mund të gjejmë përgjigjen në teorinë e “kujtesës së

drurit”. Kujtesa e drurit nuk është thjeshtë teknika e kthimit të pemës në letër

tipografike, është shumë më tepër. Është kujtesa e kohës, kujtesa e pemëve

jetë gjata që ruajnë në lëngun e tyre ngjarjet e jetës. Eshtë një teori që

Moikomi e ka shpalosur gjërë e gjatë në një festën e fshatit të Nivicë –

Bubarit, aty nën fëshfërimën e gjetheve të rrapit shekullor. Çdo pranverë

bashkë me çeljen e sytheve të para të gjetheve bëhen dhe emetimet e

historisë.

Janë pikërisht këto simptoma të kujtesës së pemëve, që poetët amerikanë

nga më të shquarit sjellin në këtë antologji.

Një nga poetët në këtë antologji Gregry Corso në poezinë “ Roterdam”

shkruan: ”Shtator 1957- në Roterdam vjen Gregry Corso- i ftuar nga një

telegram prej barkut- nga një agjent i padukshëm- për vizione- me shpresë

për punë letrare- ah, me dy valixhe dëshpërim- arriti poeti i vetmuar.”

Ose Carl Sandburg në poemën e tij të shkurtër me titull ”Kalimshmëria’ na

fut në botën e metaforave moderne me nëkuptimet që sjellin sfinksi, pagodat,

tempujt e Greqisë, katedralet gotike të mesjetës për të përfunduar

psikologjikisht në grataçielet e Manhatanit dhe Detroitit.

Ndërsa Patriach Column ka shkruar një poemë për Skënderbeun , ku

dëshiroj të përmend vetëm tre reshtat e fundit të poemës:

Page 36: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

36

“ Dyqind vite luftrash në Europë,/por nën emrin e Skënderbeut / Ja,

ç’mendova ndërsa krilla më fluturoi përmbi krye!

Gati gjysma e poetëve në këtë antologji i janë kushtuar Europës.

***

Një vend të posaçëm zë në këtë libër edhe poeti i sotëm Wayne Miller.

Përkthyes i poezive të Moikom Zeqos nga shqipja, ky poet është konsideruar

një e ardhme e poezisë amerikane. Përkthimet e para të poezisë së tij u bënë

nga Moikomi në vitin 2010 dhe tani e kemi përsëri në grup me poetët e tjerë

modern amerikanë.

Poezia e tij është një skaner i jetës së qytetit amerikan të sotëm, ku lëvizja

në dukje turbulente qetësohet nëpërmjet tre personazheve fëmijë Justinës,

Klarensit dhe Andit. Udhëtimet e tyre imagjinare nën figuracionin poetik

tejet modern të Millerit të kujtojnë “Lizën në botën e çudirave”.

Një skenë e çuditshme paraqitet në poezinë “Festival rruge” , poezi e cila

është xhirimi i kamerës lëvizëse nëpër rrugët e qytetit: ‘Ku kulmet e palmave

janë elektrizuar në flokë-/Ku fishekzjarret bëhen hi nga terri-/ ku dritaret janë

copëza muzgu mbi rrugë-/ ku tingulli I dritës i jep zhurma lumit-.”

Wayne Milleri vjen i plotë në këtë libër striptize të poezisë. Duhet ta lexosh

që të ndjesh frymëmarrjen e shpirtit të poetit, e bashkë me të do ndjesh dhe

tingujt e rrugës, ditën dhe natë, do ndjesh lëvizjen kaotike të njerëzve në

trotuaret e Nju Jorkut e në fund do të kuptosh se vetëm kaos nuk ka. Rregullsi

jete, po!

***

Libri poetik me poezi amerikane “Striptizë poetike në Washington D.C.”

mund të jetë dhe një tekst i mirfilltë shkolle, që nga arsimi i mesëm e deri te

ai pasuniversitar. Dhe kjo nuk është thjeshtë një dëshirë, dhe as një propozim.

Eshtë një domosdoshmëri për të thyer ato koraca të ngurtësuara të teksteve të

letërsisë ku vetëm frymëmarrje shpërthyese të poezisë hapësinore nuk ka.

Page 37: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

37

ËNGJËLL I BERISHA: KRIJIMTARI E PASUR NË POEZI DHE

HISTORI.

Nga : Peter Tase

Ëngjëll I. Berisha, u lind më 17 qershor 1962 në Korenicë të Gjakovës. Gjatë

studimeve në Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë boton në periodikun letrar

prej viteve 1980 dhe vazhdon të botojë mbi tema të ndryshme të kulturës dhe

epopesë së luftës për pavarësi të Kosovës. Libri i parë i autorit Berisha u

botua më 1989 duke vazhduar pastaj edhe me disa përmbledhje poezish dhe

shkrime të tjera publicistike. Në vitin 1993 themeloi revistën letrare “Gazeta

letrare” duke qenë dhe kryeredaktor i saj. Gati në të gjitha gazetat e botuara

në Kosovë ka bashkëpunuar në faqet e kulturës, ndërsa gjatë viteve 1995-

1999, ka punuar si gazetarë në të përditshmen “Bota sot” dhe të përjavshmen

“ Eurozëri”. Në vitin 2000, fillon të punojë e ta drejtojë Bibliotekën Publike

në Gjakovë, ku vazhdon edhe sot. Themelon dhe është kryeredaktor i

gazetës për të zhdukur “27 prilli”.

Prej vitit 2005-2009 është kryetar i Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi”

Gjakovë.

Vazhdoi studimet pas universitare në Universitetin e Zarës në Kroaci, ku

mori titullin magjistër në shkencat e bibliotekarisë.

Njëri prej vëllimeve me poezi të autorit është “Kujtesë e Dehur” (2003), për

të cilin Halil Haxhosaj, një nga kritikët letrar më të njohur në Ballkan, do ta

quante si “udhëtim real dhe udhëtim poetik.”

Kritiku Haxhosaj e shtjellon studimin e tij mbi veprën e poetit Berisha me një

gjuhë shumë objektive dhe realiste:

“Ky udhëtim, nga autori shënohet, përveç me figura poetike, edhe me emra

konkretë gjeografikë, biblikë e mitologjikë, ku secili në dimension ka

kuptimin dhe fuknsionin e vet. Kalvari i udhëtimit shtrihet edhe nëpër ciklet

poetike të veprës duke u nominuar kuptimisht sepse fillon me një

“Kartëpostale të bronztë” dhe kalon nëpër krajata tragjike me “Anije të

dehur” duke u përbiruar “flakës së natës” një “shenjtëror i zi” andej kah

“Hala e shqipes” e për t’u sosur më 23 Maj 2003 në rivarrimin e Mejes në

Lëndinën e Lotve.

Krajatat e këtij udhëtimi duken se shpesh, me qëllim e pa qëllim, bashkohen

nëpër kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh,

por edhe si krenari dhe dëshmi brezash që këtu denbabaden kanë jetuar

shqiptarë që përpara janë identifikuar me emrin kombëtar e pastaj kanë

treguar për përcaktimet e tyre fetare. Kjo duket se është ngirur në piedestalin

Page 38: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

38

e vetëdijes sonë sidomos në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa sa

herë që duhej luftuar për liri a vdekje ringjallej dhe marshonte vatrave e

trojeve tona. Kjo aromë hetohet edhe në vargjet e veprës “Kujtesë e dehur” të

Engjëll i. Berishës: /ja pra sot në përbashkësi/ ju o njerëz të Zotit/ pushoni në

përjetësi/ dy konfeksione e një gjak/ dy besime e një fat/ dy besime e një

motiv lirie/ dy besime e vetëm një mënyrë e vdekjes/.

Përfundimin e udhëtimit real, apo kalvarit të zhbirjes e të zhdukjes të

shqiptarëve nga agresorët serbë, autori e sheh të bashkëdyzuar me fatin

tragjik të vdekjes e cila është e pamëshirshme, është e ftohtë, është e

dhembshme, është përfundimtare. Kështu poeti vdekjen e zbut duke i dërguar

të rivarrosurit në përjetësi për të mos e zbehur dhe për të mos e harruar kurrë

kujtimin për ta, e sidomos kujtimin për vdekjen e tyre të përbashkët e cila në

atë moment nuk kishte bërë kurrfarë zgjedhjeje as faljeje.”

“Kthesat e historisë, për t’u kalitur dhe për t’u skalitur si dhembje lotësh”

janë një pjesë integrale në krijimtarinë e publicistit dhe historianit Engjëll

Berisha në tërësi. Në të gjithë veprat e tij, Engjëll Berisha ka mundur të hedh

dritë mbi sakrificat e kombit të tij, dhuna e ushtruar ndaj Kosovës së

përgjakur dhe fjalët e tij janë më të mprehta se bajoneta e ushtrisë sërbe

drejtuar ndaj Kosovës. Engjëll Berisha dhe familja e tij kanë dhënë shumë

për Kosovën dhe mbrojtjen e interesave të saj nëpërmjet penës së tij të

mbushur plotë me ngjyrat e vuajtjes, metaforat e sakrifices dhe telajot e

përgjakura.

Për kontributin e tij letrar, Berisha ka marrë këto vlerësime: Në vitin 1997 në

takimet tradicionale të “Takimet e Gjeçovit” në Zym, fiton shpërblimin e vitit

për poezinë më të mirë; Në vitin 2002, fiton çmimin e Mitingut të poezisë me

librin më të mirë të botuar në mes dy mitingjeve “Çati eshtrash”; Në dhjetor

2006 nga Art-Club Laç, fiton çmimin letrar “Serembe” për poezi me librin

“Kujtesë e dehur”. Engjëll Berisha është përfshirë në antologjinë “I kujt je

Atdhe” përpiluar nga Ali Podrimja.

Engjëll Berisha ka botuar keto libra:

“Dita me hënë e me nuse” poezi “Buzuku”. Prishtinë, 1991.

“Avenytë e muzgut”, poezi, Agjencia e autorëve”. Prishtinë ,1994.

“Diaspora shqiptare”, tregime “Pjetër Bogdani”, Has, 1993.

“Gjarpëri në shishe”, poezi “Rozafa” , Prishtinë,2000.

“Masakra e Mejës e Korenicës”, publicistikë, “Gjon Nikollë Kazazi”,

Gjakovë.

“Çati eshtrash”, poezi, “Rozafa”. Prishtinë ,2003.

“Kujtesë e dehur”, poezi “Rozafa”. Prishtinë,2003.

“Dyert e qiellit”, rrëfenja-publicistikë, “Rozafa”. Prishtinë ,2005.

“Rikrijimi i librit”, përmbledhje të opusit. Klubi letrar “Gj. N. Kazazi”.

Gjakovë 2006.

Page 39: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

39

“Roli edukativ i bibliotekave shkollore dhe publike në Kosovë”, Botues:

Biblioteka “Ibrahim Rugova”, Gjakovë, 2011.

“How Much Times for an age” poezi të përkthyera në gjuhë angleze. USA,

Botoi “LULU”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, viti 2010.

“Martirët e Korenicës”, Monografi. Botoi, Klubi letrar “Gjon N. Kazazi,”

2013,Gjakovë.

Page 40: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

40

DISA PËRVIJIME PËRSHKRIMORE.

Mbi romanin “Vajza e Agamemnonit” - Ismail Kadare

Nga : Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI

Tipike për stilin Kadarean është rikthimi në kohë të shkuara, rishikimi i

miteve dhe ndërlidhja e tyre si koncepte të domosdoshme teoriko -

komparative, brenda rrëfimit letrar. Temat mitike, idetë largpërçuese,

identifikimet e ndërsjella kulturore që pleksin kombëtaren me mitologjinë

botërore, bindshëm kanë kode mitike.

Ngjarja në romanin “Vajza e Agamemnonit” rrezonon dukshëm me histori të

tjera, të njohura epokave, shekujve..., ndonëse thelbi i tyre është vetë

mitologjia, gjegjësisht Zoti dhe favoret e tij. Autori, lë përshtypjen sikur niset

nga një frymë universale e mitit për t’i dhënë më pas rrëfimit dhe

personazheve një lloj ndërgjegje estetike.

Rituali i flijimit të Suzanës, shpreh një lloj figuracioni grotesk, po me

prejardhje mitike, veçse në rastin konkret lindën dilema: nëse vajza ishte

heroina apo viktima e shoqërisë?

Në këtë hamendje, na shpie edhe hapësira e kohës, pra shtrirja në kohë e vetë

ngjarjes, me tjetërsimin e Suzanës, në një figurë të dyzuar veprimi, pa

depërtuar në thelb të karakterit të saj (ku ndodh mbase një betejë

psikologjike), e cila vjen si një ngarkesë polisemantike. Identiteti kulturor

përbëhet nga nuanca diferencimesh relative, të prira nga: pasiguria shoqërore,

drama sociale, shthurja e rendit shoqëror. Të gjitha këto ndikojnë

drejtpërdrejtë në përcaktimin e identitetit.

Imanenca e shkrimtarit nuk krijohet atypëraty, ajo dukshëm është ngjizur

nga njohjet e ngjarjeve të hershme. Ky është një koncept i njohur

Shopenhauerian mbi vullnetin hyjnor që ngre paradigma mbi tërë shoqërinë e

kohës. Kjo shpjegohet me faktin që autori, sado që synon ikjen nga

konformizmi, ai vë në spikamë virgjërinë e Suzanës, mbi të cilën lë shijen e

një dashurie të sinqertë, më pas dyzimin e karakterit të saj - në përuljen para

të atit..., dhe ca veprime të ngjashme, shkrimtari, përmes personazhit i ruan të

paprekshme disa raporte të ngulita në njeriun, si peng i traditës.

Këtu mund të gjejmë gërshetimin e botës së dikurshme të miteve e

legjendave, me botën e sotme të artit e simboleve që skalisin realitetin. Çdo

shkrimtar gjatë frymëzimit të tij, sikur përgjon brenda së kaluarës, pikturon

traditat e madhështisë kombëtare, zgjon ndërgjegjen e tij të fjetur, josh

Page 41: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

41

përsiatjet e shpirtit..., mbase historia (kombëtare) njerëzore, do të mbetej e

përthyer! Kjo, pa mëdyshje, na vë përpara dilemash të reja.

Me qëndrimin e Suzanës, si kryeprotagoniste, jepen tablo të jetës shqiptare,

skicohet mjeshtërisht realiteti, ndonëse Kadare shkruan me një tis koloriti

artistik, pa e banalizuar skajshmërisht këtë realitet tronditës.

Qëndrimi i Suzanës bëhet trajtim i një teme të ndishme e delikate që

plotësohet nga mozaiqe ideore e estetike. Këtu, sikur ruhet dialektika e

traditës. Aty - këtu, jepen edhe dogma, kallëpe, stereotipe, me ç’rast ajo bie

pre e nocionit “paragjykim” dhe “përmbushje”, ku simbolika e fustanit të

kuq, nuk është vetëm sajesë e realizimit më të mirë artistik, por një sajesë e

fenomenit të konvertimit.

Duke pikasur lidhjen e pashmangshme midis: tezës, antitezës dhe sintezës, të

përqëndruara brenda një boshti tematik, Suzana si personazh qendror,

pozicionohet në dy shtrirje: natyrshëm zë vendin e viktimës, po të merret nga

spektri i universales së percepientit, gjegjësisht solidarizimit me të, dhe në

këndvështrimin e individuales - mbetet heroinë e viktimizuar për ideale më të

larta, të të atit dhe hierarkisë ku ai synon të mbetet. Ideologjitë shquhen për

flijime që nga antikiteti. Agamemnoni, gjithashtu, na vë përpara sfidash të

këtilla, me flijimin e së bijës.

Mos vallë, kjo sjell në njëlloj detabuizmi tematik?

Kur ndodhemi përpara sfidash, s’e di a kemi kohë për t’u pyetur nëse jemi të

gatshëm të flijojmë një gjë të çmuar, për të shpëtuar diç edhe më esenciale?!

Kjo mbase e shtyn Suzanën që të bëhet mishërim i sakrificës familjare e

shoqërore.

Natyrisht, çdo vepër artistike është një lloj dëshmie, nga e cila merr një

vërtetësi, për t’iu qasur me një vërtetësi tjetër. Është si të thuash një lloj

bashkëbisedimi i një triniteti të pashmangshëm: autor - vepër - lexues.

Në të gjitha ngjyrimet e rrëfimit, studiesi të paktën, kërkon tejdukshmërinë e

synimeve autoriale, për të arritur një qëndrim të rëndësishëm mbi veprën dhe

mesazhin përçues të saj dhe jo vetëm të jetë ndërmjetësim letrar. Me këtë,

edhe kritika krijon një imazh të ekuilibruar mjaftueshëm.

Page 42: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

42

NJË MENDIM I HAPUR PËR LIRIKËN SHQIPE

Nga : Rami Kamberi

Fenomeni i komunikimit tërësor i lirikës në letërsinë shqipe nuk vjen tani më

si kërkesë e vetme e kohës sonë, por, ajo është një detyrë e posaçme e

shkencës së letërsisë, që ka zgjuar një interesim të madh nëpër etapa kohore.

Edhe pse në vetëdijen tonë gjithmonë ka gjakuar një lirikë kombëtare e cila

shkruhej dhe studiohej si lirikë andej e këndej botës e më pas si lirikë e këtij

apo e ati krahu, kuptohet, ngase gjeografia shqiptare ishte një gjeografi ku

shkrimi shqip akuzohej si mëkat dhe, shpejt poeti mund të ulej në bankën e

akuzës, e më pas, si fajtor kujdestarë qoftë në kuptimin ideologjik qoftë në

atë politik, si sot, e ndarë sipas kufijve politik.

Një mënyrë e këtillë e shkrimit dhe e studimit të lirikës shqipe, për fat të keq

ka sjellë mes nesh një pasqyrë joreale të lirikës shqipe e në veçanti edhe një

dhunë mbi lirikën shqipe kur robëria rëndonte këtë truall e më pas ideologjia

politike ishte i vetmi shteg nga duhej të ecte edhe lirika. Dhe, nëse kemi

pasur mundësi që të kemi të dhëna të shumta dhe sqarime për traditën e

lirikës shqipe gjatë shekujve, duke bërë edhe periodizime të ndryshme nga

shkenca e letërsisë, është folur dhe stërfolur për shtigjet, drejtimet dhe

metodat letrare, kuptohet, gjatë shekujve, duke sajuar natyrë ku fjalën do ta

kishte vetëm lirika ku do të dukeshin vetëm letrarët e betejës së vrazhdë, që

kultivoheshin nga paria e kohës, duke përjashtuar poezi të rralla të ndonjë

poeti si bije fjala të Zef Serembes apo ndonjë poezi tjetër në kohën e

romantizmit ose të realizmit si dhe të poetëve të letërsisë së realizmit social e

në veçanti të poezisë bashkëkohore.

Kështu në vetëdijen e shumë poetëve apo më mirë thënë lirikëve të poezisë

shqipe andej e këndej kufijve që si zakonisht i emëruam pena të atdheut më

se një shekull u krijua dhe, u sforcua si një dritë vizuale e mbështjellë me

pëlhurën e simbolizmit, për të shpaluar ngjyrën dhe dritën e kohës. E, kjo na

detyron të themi se lirika shqipe u kultivua sipas temave:

• Të vdekjes,

• Qëndresës,

• Lirisë,

• Atdheut dhe,

• Të kaluarës historike.

Pra, nëse pajtohemi me mendimin se një poet apo një poezi shfaqet në një

kohë dhe në një vend të caktuar, për të lënë një shenjë që të shënjojë diçka

më se të nevojshme për njerëzimin apo kohën si bie fjala për rasën, rrënjët,

Page 43: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

43

dheun e më shumë se kaq dhe, nëse jemi të mendimit se gjeografia e poezisë

- lirikës nuk ka vendbanim dhe, sa herë që ta kërkojmë ajo na ofrohet, kudo

qofshim, duke mos dashur që të pajtohemi me thënien se: fjala e fisme nuk

mbërinë ta kaloj kufirin e buzëve, ajo mbetet e pa thënë, atëherë duhet edhe

lirikën në letërsinë shqipe ta shohim me syrin e një lirike, që rritej dhe hidhte

shtat mes një gjeografie ku fjalën e kishte plaga, që e lindnin motet nëpër

shekuj duke i ikur lirikës që e lindte shpirti për një lindje lirike, që fjalën do

ta kishte të theksuar: Unë dua, unë dashuroj etj.

Duke u njohur me këto marrëdhënie të gjithanshme në letërsinë shqipe,

zbulojmë edhe forma dhe drejtime të shumta të temave dhe motiveve të

lirikës. Lirikë, e cila në anën tjetër na lejon mundësi kërkimi për të

përmbushur horizontin e pikëpamjeve dhe strukturën e vetëdijes sonë letrare.

Kjo do të thotë se lirika në letërsinë shqipe ka kaluar shumë shtigje për të

arritur deri te njohja dhe veçoritë moderne e pse jo edhe deri te avangarda

dhe ndikimet e saj karshi letërsisë botërore.

Shumë letrarë e studiues mbi lirikën në letërsinë shqipe kanë studiuar dhe

vepruar brenda kësaj gjeografie letrare, andaj, edhe ndikimet kanë qenë të

preferuara. Duke mos dashur që të paraqes në detaje historinë e lirikës në

letërsinë shqipe ngase po që se zgjerohemi thellë e më thellë ajo ka një

zhvillim dhe jetë të gjatë deri në apstaraktim të lashtësisë së saj.

Pra, po t’i bënim një studim të mirëfilltë lirikës shqipe fillet e para ndeshen

qysh te fiset dhe dialektet dhe në ecje që në librat që trajtonin studime mbi

lirikën shqipe gojore, këto gjurmë shërbejnë si bazë fondamenti gjuhësor të

zhvillimit të lirikës në letërsinë shqipe.

Ato shkrime dhe vepra të së kaluarës së lashtë kanë mbetur si forma dhe

veçori dalluese dhe si fakte për të treguar historinë, dallueshmëritë e

burimeve lirike që janë zhvilluar më vonë.

Kthesa e madhe e lirikës shqipe do të bëhet në dy shekujt e fundit duke mos e

harruar shekullin e rilindjes, shekull, që sjellë shumëllojshmërinë e veçantisë

së poetëve, që kane prekur stile dhe metoda të ndryshme.

Dhuna mbi shqiptarët dhe dashuria për liri, e në veçanti kryengritjet për

pavarësi dhe vrasjet në masë, pastrimet etnike dhe gjenocidi mbi shqiptarët

në Çamëri, Kosovë e më gjënë gjatë shekullit të XX, dëbimi masiv, kanë

qenë imazhe dhe frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e

zhvilluar pikëpamje e qasje, stile të ndryshme të veprimit dhe krijimit të

poetëve, autorëve.

Dalja nga shekujt e përgjakur kërkonte dritare të reja, dritë shkëlqimi, për të

kaluar shikimin e njëanshëm nëpër fushën e gjënë dhe të shkretuar nga dhuna

dhe padrejtësitë e kohës. Gjetjen e rrugës së vërtet, në shekullin e ri, bota

shqiptare e kishte të vështirë. Andaj u bënë përpjekje të madha për ta

gjallëruar dhe mbjellë me kujdes atë copë toke, hapësirë të djegur e të

Page 44: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

44

shëmtuar nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, si kërkesë e madhe e kohës.

Pra, fjalën e kishte shekulli i shpresës.

Njeriu i shekullit të ri, siç u mësuam të dëgjojmë, njeriu modern duhej

orientuar dhe analizuar drejtë për të hyrë në portën e vërtetë të vlerave

njerëzore.

Gjithsesi se, kjo betejë e lashtë që zhvillohej nga krijuesit e kohës, është bërë

me sakrifica të mëdha dhe në të shumtën e rasteve shumë poet kanë

përfunduar edhe tragjikisht.

Shkrimtarë ose poet shqiptarë duke e parë atdheun e tyre pikë e pesë në të dy

krahët nëse mundemi t’i themi, duke mos e harruar as edhe Çamërinë, situata

me burgime, vrasje, terrorizime, pastrime etnike dhe gjenocid, për ta thënë

fjalën e tyre, morën botën në sy.

Nga ato vende ku kishin një gjysmë liri, trashëguan edhe drejtime, stile e

tendenca të theksuara letrare.

Fryma e re letrare vinte nga qytetet e botës ku fjala e lirë nuk dënohej, kështu

në vetëdijen e shumë poetëve shqiptarë u forcua si dritë vezulluese lirika

atdhetare, lirikë, që u shërbeu poetëve për të shpaluar ngjyrën dhe dritën e

kohës.

Ndoshta kjo dritë e diellit të lirisë e përmbushur dhe e plotësuar me ngjyra të

llojllojshme do të ndikonte në krijimin e njeriut të ri në tokën shqiptare.

Ndoshta gjatë kësaj kohe patën ndikime të mëdha edhe lëvizjet botërore për

liri dhe pavarësi apo ideologjia komuniste si një premtim për liritë e popujve

dhe barazi mes njerëzve.

Edhe pse emërues i përbashkët i zhvillimit të tyre gjatë kësaj kohe ishte

thyerja radikale e mbizotërimeve të forta të pikëpamjeve estetike dhe brenda

saj inkarnohej vendosja e kuptimit të ri, ndërmjet perandorisë së artit të

shekujve dhe përditshmërisë së jetës.

Dhe, tërë ky varg ndryshimi u bë në frymën e revolucionit Dadaist dhe

kërcimeve radikale gjatë luftërave dhe pas tyre. Apo mos vallë lirika në

letërsinë shqipe u zhvillua ose më mirë thënë mes poetëve shqiptarë ndikoi

teoria e Vagnerit, se arti është kënaqësi individuale.

Sot, mund të mburremi me lirikën atdhetare të letërsisë shqipe, lirikë e

shekujve të ikur, dhe, gjithsesi se edhe në letërsinë moderne kemi një numër

të madh poetësh, të mos i përmendi emrat, e në veçanti gjenerata më e re,

duke mos dashur që të bëjë ndarje gjeneratash, lirshëm mund të themi se

koncepti i saj ka shumë domethënie të madhe dhe është mjaftë esencial për

studimin e letërsisë.

Është thjeshtë bindja, kur kthejmë kujtesën tonë, që në kohën e njohur të

rilindjes kombëtare, e deri te poezia e sotme, që quhet moderne.

Page 45: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

45

Pra, në lirikën moderne edhe sot dominon koncepti i kompozimit të

ndryshimeve, kthimeve, kërcimeve. Natyrisht se te teknika e lirikës moderne

ndikon akoma edhe sot lirika e traditës.

Sido qoftë, sot, si mjeshtër të mëdhenj të lirikës shqipe dhe fjalës së zgjedhur

shqipe, që përdorin gjuhën si fushë për veprim janë ata autorë, që shkojnë me

guxim në eksperimentimin e tyre derri në rrëpirën më të lartë e të vetmuar të

artit.

Ata poet me të drejtën e tyre ngjiten deri aty, sa që edhe thonë se në shikim të

fundit poezia është një lojë fjalësh.

Andaj në të shumtën e rasteve, disa poezi janë më shumë grafike, se sa

gjuhësore, veçanërisht ato poezi apo mëzirë thënë lirika ku shihen qartë lojna

të shumta shprehjesh e fjalësh të dramatizuar sipas nevojës së tyre që sjellin

efekt.

Parimisht poetët e kohës sonë, modernen mund ta definojnë si rebelim estetik

kundrejt vulgarizimit të artit dhe tiranisë së procesit kreativ realist.

Kështu që me modernen shija e lirikës fillon të subjektivizohet.

Ndjenja shpirtërore mbushet me një shprehje kolorite dhe ekzotike.

Ndaj, sot lirshëm mund të themi se poetët shqiptarë lirikën e tyre e latojnë me

elemente stilistike të reja, dhe kërkojnë një bukuri absolute, kundrejt

mendimit dhe gjuhës së zakonshme të rrethit ku jetojnë.

Page 46: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

46

PROZË

Page 47: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

47

HIRI HYJNOR

Fragmente të shkëputura nga romani : “HIRI HYJNOR ”

Nga Hasije Selishta Kryeziu

***

Ndërkohë, para Teatrit Kombëtar ishte mbledhur turma e njerëzve, edhe

ata prisnin. Jehona mendoi se kishte demonstratë dhe u afrua që të

protestonte edhe ajo.

Nga kostumet që mbanin njerëzit veshur, kuptoi se aty bëhej fjalë për diçka

tjetër. Festë?! E paimagjinueshme për trurin e saj të trullosur nga fryma e

djallit që tmerron…! Shpirtrrëmbyer sikurse ishte, filloi të gjente fillin e

përbotshëm. Skenat që afroheshin drejt saj, zhvendosnin rreth tokës, e herë-

herë rreth natyrës ambientale. Ishte mësuar tërë jetën që të shihte në Kosovë

protesta.

Nga kjo pamje mbeti e stepur. Ndoshta e habitën sytë e ndritshëm gri të

Yllkës, e cila në fjongon e flokëve kishte vënë një kordhele festive dhe e tëra

shndriste nga kënaqësia?!

Ajo kërcente në mënyrë të pakontrolluar. Buzët e njoma i shkëlqenin nga

dielli dhe pasqyrimi reflektohej mbi buzëkuqin e saj.

Ajo, Yllka e saj e dashur, që vite të tëra nuk kishte mundur ta qetësonte, tani

nga aparenca e jashtme dukej si e dehur.

Një ndjesi e lehtë i përfshiu shpirtin. Ajo e kishte çuar pranë të vërtetës.

Mendimet e dikurshme sikur kishin fshehur misterin e tyre, ishin stërholluar

gjymtyrëve dhe këmbëve të stërzgjatura, tashmë të rrëmbyera nga shpirti i

përpjesëtuar me mëkatin. Në momentin kur po shikonte ambientin festiv,

pyeti dikë nga turma, se ç’farë feste ishte.

Pyetjes së saj iu përgjigj një djalë simpatik:

- Presim grupin shqiptar që vjen nga Franca.

Pa u menduar gjatë, pyeti prapë:

- Sa veta janë në atë grup?

- 181.

- 181?!

U habit. A thua tërë kjo përgjigje ishte dëshmi e asaj dite që kishte filluar të

tkurrej nga një ankth i gjatë nate?

- Vallë, kaq pak shqiptarë paska në Francë? Ajo njihte më shumë njerëz.

Page 48: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

48

Pyeti prapë me një përskuqje të fytyrës dhe jashtë ç’do konteksti heshtjeje, e

cila çdo ditë e vriste nga pak.

- Jo, tha djaloshi. Ka më shumë, por këta janë lindur dhe vdekur si shqiptarë

dhe të rritur si francezë.

- Ha, ha, ha! Qeshi me zë.

Ju duk një përgjigje shumë e çuditshme. Nuk mund ta kuptonte e as ta

shtjellonte kurrsesi. Vallë, lind një njeri, vdes dhe ekziston përsëri?! Dhe,

sidomos, si nuk mund të dallonte një njeri nëse ishte shqiptar ose francez!

Nuk luante rol kjo. As i bëri përshtypje, ishte shqiptar a francez, por e breu

ajo që nuk mund të përcaktonte përse bëhej fjalë.

Nga përhitja e tyre do të mbetej vetëm shpirti që shpall të vërtetën e

tabornakut.

Djaloshi, sapo vërejti shikimin e syve të saj të habitur, pyeti:

- A nuk ke dëgjuar për 181- shin që do të vijë sot?

- Jo. Janë vajza apo djem? - Pyeti me një zë të qetë - dhe përnjëherë ra në

mendime:

“ Vallë, ç'paskam humbur sot në këtë ditë të bukur e të madhe? Ç'është e

rëndësishme kjo? A nuk mjafton të thuhet tabornak? E ai njeri, a nuk e ka

ndjenjën e njëjtë? Sigurisht që këtë ditë do ta përjetoj një tabornak. Bukuria e

saj do të ndriçojë nën hijen e shtrirë dhe të shthurur.”

I habitur nga kjo pyetje, djaloshi lëshoi një buzëqeshje dhe sytë e tij të

mprehtë sikur i jepnin fytyrës një sharm, që përhumbej në bukurinë e tij.

Në momentin kur ajo stisi një buzëqeshje, e bëri atë të qeshte edhe më

shumë.

Kishte menduar se buzëqeshja e saj ishte përjetësisht e trishtuar dhe se nuk

do të mund të vinte në vete kurrë, madje në asnjë kohë. Për tetëmbëdhjetë

vite nuk kishte përjetuar ndonjë moment të tillë, që ashtu papritur të

pulësonte zemrën e ta mbante nën pushtetin e saj.

***

Shpresa donte që para syve të kishte vetëm një portret të Furtunës së saj të

dashur. Ndoshta kjo do ta qetësonte, por nuk arrinte gjithsesi. Gjithçka ishte

shndërruar në furtunë. Furtunë brenda, furtunë jashtë.

Shpresa zgjaste duart në mënyrë krejt instiktive dhe të pakontrolluar, sikur

donte diçka të prekte.

Po më kot. Tani nuk lutej më, por mundohej diçka të arrinte.

- Furtuna!

Në mendjen e Shpresës aq shumë ishte fanitur ajo natë e tmerrshme, sa e

kishte ndjekur pas për tërë jetën.

Page 49: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

49

Në thellësinë e gjendjes së saj patologjike po ringjallej një Furtunë, që kaherë

kishte vdekur, por që fatkeqësisht nuk i kishte lënë asnjë kujtim, që së paku ta

kishte si shenjë që të ndante së paku ndonjë çast me të.

Ajo i kishte lënë vetëm një natë kujtimi, të lidhur ngushtë me tërbimin e

motit dhe më pas hijet e imagjinatës me pikëllimin e thellë. Ndoshta kishte

ardhur në këtë botë si hije për të rrethuar dhe trazuar botën e saj dhe më pas

asnjë gjurmë egzistence. Hije që ishte mishëruar me të, po rikthehej edhe më

tronditshëm.

Furtuna ia mori Furtunën dhe e barti diku larg. Në zemrën e saj mbeti tërë

jetën një plagë e përbindshme që digjej brenda e heshtur si qiri duke ia

zbehur ditët që kishte lënë pas. Dhimbja e vjetër e pushtonte të tërën. Ajo

dhimbje vegimi zgjaste dhe mbartej vit pas viti. Asgjë s'ka më të vështirë në

botë për një nënë, e cila plot nëntë muaj përgatitet për të qënë e tillë, ëndërron

fëmijën, dashurinë që ndjen për të, dëshirën për ta rrethuar me gjithë

ngrohtësinë dhe në fund mbetet me bosh.

Të ktheheshe në shtëpi duarbosh dhe të flakësh tërë atë dashuri të madhe që

ke ndërtuar për një kohë të gjatë nuk është e lehtë. Dashuria më e madhe në

botë, më e fuqishmja, më e pazëvendësueshmja është ajo e nënës ndaj

fëmijës.

Shpresa kishte pritur vite të tëra që të bëhej nënë dhe për gjithë atë kohë

kishte ndërtuar një dashuri të pathyer dhe cënuar nga askush, por jeta kishte

ardhur e tillë, sa i kishte lënduar zemrën dhe i kishte thyer krenarinë e nënës.

Ajo kishte lindur katër fëmijë. Sa herë që e pyeste dikush : “se sa fëmijë ke?”,

ajo përgjigjej se kishte pesë, por një është në jetën tjetër. Ajo thoshte pesë,

sepse mendonte se një ditë në botën tjetër, kur edhe ajo do të vdiste, do të

mund ta takonte Furtunën e saj të vogël. Sa herë që shkonte në spital për të

lindur fëmijën, ishte e pamundur që ajo të mos kalonte në një ankth të

pashpjegueshëm e të paqartë.

Ajo përherë mendonte se prapë do t'i vdiste fëmija. Përjetonte sindromën e

lindjes së parë.

Por kur era nuk frynte, ajo qetësohej pak. Kishte bindjen se sa herë të frynte

era, asaj do t'i ndodhte prapë tragjedi. Kjo bindje e kishte përcjellur gjithë

jetën.

Në një rast, në lindjen e fëmijës ishte përhumbur kaq shumë, sa që

bashkëpunimi i personelit mjekësor ishte bërë shumë i vështirë. Mendja i

rrihte si zemrek për furtunën e asaj nate dhe për foshnjën e humbur bashkë

me stuhinë. Kishte rënë në një humbim prej disa ditësh dhe së fundmi pas

shumë injeksionesh dhe përkujdesjeje kishte ardhur në vete.

Mjekët nuk e dinin se sa furtunë frynte brenda shpirtit të saj. Ata nuk mund të

kuptonin se furtuna e kishte marrë me vete dhe e mbartte në ajrin gri sa andej

- këtej. Ajo luhatej si gjethja e rrëzuar nga era e vjeshtës. Gjethja binte në

Page 50: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

50

tokë, e alivanosur dhe e vetmuar, për t' u përlyer më pas nga shirat e

rrëmbyer. Si e çmendur luftonte pas gjithë këtij rrënimi. Mundohej të ndalte

hovin e këtij largimi të beftë dhe kaq të pazakontë.

Furtuna e saj ikte fluturimthi. Herë i shfaqej e herë i ikte nga sytë. Kur

plagosej në shpirt nga rënia e gjethes, zhurma e qelqit të thyer vinte edhe më

e fortë. I dukej sikur donin ta shurdhonin, ndërsa tjegullat nga lart i binin mbi

kokë. I binte me aq fuqi, sa që kokën ia shponte më shumë se shigjeta. Pastaj

riniste dhimbja e dalldisur... Buzët i thaheshin. Ndjehej e etur, më shumë se

kurrë, por nuk kishte fuqi të kërkonte ujë.

Në një rast, një infermiere kishte vërejtur buzët e saj të thara në ngjyrë blu

dhe i kishte vënë garzën e lagur me ujë. Shpresa e kishte vështruar me

shikimin e syve të zemrës.

Kur ajo e pa se kjo mënyrë e sillte në vete pacienten e kishte lagur prapë

garzën me ujë dhe e kishte vendosur sërish mbi buzët e saj, ato buzë që

shprehnin shumë më tepër nga makthet e lindjes. Befas sytë e saj të butë

shkrepëtinë egërsi. Dukej sikur në atë moment ajo ishte trashëgimtare e një

race të çuditshme dhe të zhdukur prej kohësh.

Veshët i dukeshin normalë, pa ndonjë formë shndërrimi, por në brendësi të

tyre dëgjohej përplasja e qelqit, i cili thyhej gjer në imtësinë më të vogël.

Mbeteshin vetëm grimca të vogla dhe të thërmuara. Më pas i krijohej

ndjesia sikur ndodhej në stacione trenash, ku fishkëllimat e tyre krijonin

zhurma therëse dhe shumë grishëse. Asnjë tren nuk vinte, por të gjithë

shkonin. Era i shtynte tuje, gjithmonë e më larg. Shkonin drejt perëndimit...

Shpresa përpiqej që të hipte në ndonjë tren, por nuk mundte. Ajo qëndronte

atje, në stacion, në mes të njerëzve, me një fustan të hollë e të tejdukshëm, të

gjerë e të bardhë, si një pizhamë lehonie dhe përlyer me gjak. Njollat e

kuqërremt e damkosnin trasparencën e velit bardhësi dhe dukej sikur

zgjateshin deri në kupë të qiellit, ndërsa asaj i dukej se me këtë pamje u

ngjallte njerëzve neveri.

U ul në tokë, e cila ishte e shtruar me çimento. Fryjti një erë drejt saj, e cila i

valëzoi dhe i fluturoi flokët nga supi. Më pas u shndërrua në uragan dhe filloi

t' i tërhiqte më me forcë. Por kurrsesi ti shkulte. Ato ishin ngulitur mirë në

kokë, aq thellë ishin rrënjosur, sa dashuria e një nëne që mbetet në zemër për

jetë.

Ajo erë e tronditi Shpresën. Një pikë loti rrodhi faqeve të saj të purpurta dhe

u shpërnda në tokë. Aq i madh ishte, sa që njerëzit filluan të iknin tmerruar.

Ishte loti i nënës që mallkonte gjithkënd që i prek dhe i bën keq foshnjës së

saj. Vendi përreth ishte boshatisur, aty mbeti vetëm Slavica. Ajo i përulej

Shpresës. Lutej dhe përgjërohej para saj. Shpresa nuk kishte fuqi që ta falte,

por as të hakmerrej. Vetëm e shikonte me vështrim mëshirues.

Page 51: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

51

***

Kujtime të trishta i vinin në kokë. Një sindromë e fshehtë i afrohej dhe

tejkalonte ç’do gjë që kishte përmbajtje emocioni. Dukej i menduar. Ende

ndiqte parandjenjën që e kishte përcjellur tërë kohën dhe kishte qenë

emocion-ndjellëse. Kishte një vendosmëri që shkonte deri në kokëfortësi.

Ylli u mbështet tek muri. Qetësia që rrethonte atë mjedis nuk i pëlqeu. Ai

filloi ta ndjente këtë dhomë edhe më të huaj. Hodhi disa hapa brenda saj duke

përjetuar braktisjen. Kurrsesi nuk mund të shqiste nga mendja foton e parë të

Elizabetës. Në veshë i oshëtinte ende zëri i saj.

E kujtoi nga fillimi, gjerë te fotoja e saj e fundit. Vazhdimisht lidhshmëria e

tij me Elizabetën po sfilonte. Ishte bërë i padurueshëm për takimin që e

priste. Lumturohej kur e mendonte të bijën në krahët e tij.

Vetëm atëherë mund të niste jetën që aq shumë e kishte dëshiruar. Qielli u err

dhe më pas u bë hënor.

“Ky qiell i bukur, do të jetë një natë e ëmbël hënore bashkë me Elizabetën” -

mendoi ai dhe i’u duk se ende jetonte me ëndrrën e tij të kahershme.

- A thua tingulli i Zërit do të ndryshojë?- pyeti veten dhe prapë po vetë u

përgjigj :

- Jo, ndjenja me të cilën kam jetuar është e veçantë.

Gjethet edhe pse të zverdhura dukej sikur lëshonin aromën e tyre pranë

dritares. Kalimtarët filluan të endeshin rrallë e më rrallë. Ndërsa kafeteritë po

mbylleshin.

Ylli ishte njeri me pak kulturë, s'dinte shumë për jetën, por ishte i drejtë në

veprimet e tij.

Tërheqja që ndjente për zërin, nuk do të shuhej edhe në momentin kur

Elizabeta do të ishte aty. Ishte mishëruar me të kaherë. Mundësia ekzistuese

ishte endur për kohë të tëra brenda vetes së tij.

Ana e jashtme, edhe pse i shfaqej disi më e errët, arrinte të plotësonte më së

miri gjithë vizionin e portretizimit të vajzës së tij. Ai kishte besuar, se një ditë

do të ndihej i lumtur. E dinte dhe e kuptonte fare mirë se kishte arritur

momenti final. Duke menduar takimin përfundimtar u ndie edhe më i lumtur.

Pamja e saj e jashtme kishte dhënë shumë shpresë dhe shpjegonte shumë

detaje nga takimi i tyre i afërt. Imagjinonte, por nuk arrinte dot ta zbërthente.

Ai shqetësohej se si ajo nuk e kishte kuptuar kaherë të vërtetën. I dukej sikur

ajo ndihej e përbuzur nga të tjerët. Ndonjëherë shpirtërat e njerëzve bëhen më

të ndjeshëm se kurrë. Atëherë ata shndërrohen në paqësorë. Nga delikatesa

krijojnë sharmin e vet, i cili ekziston diku në këtë botë të shpërfillur e të

pikëlluar. Shpirti i tij i lidhur me qënien e Elizabetës fshehtësisht fërgëllonte.

Page 52: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

52

Largonte pikat e dyshimit, e cila më së shumti ngatërronte dhe shkatërronte

gjithë botën e tij.

Vitet e përmbytjeve i kishte lënë pas shpine.

Qëllimi i tij i vetëm ishte të fillonte jeta aty ku kishte mbetur kaherë…

Kujtimet e hidhura, urrejtja për atë ç’farë i kishte ndodhur, si dhe ankthi do të

zhdukeshin me ardhjen e Elizabetës. Influencimet ndaj asaj pjese jete që

kishte shkuar zhurmshëm ndoshta do të largoheshin. Por sytë e vëmendshëm

që shquajnë gjithçka, sigurisht që do ta kenë vështirë.

Akrepat e orës shënonin 24:00. Ai vazhdonte të dehej pas mrekullisë së

ndodhur dhe ashtu i lumturuar u shtri për gjumë. Të tjerët sigurisht që flinin,

ndërsa ai i jepte krah imagjinatës dhe e shikonte jetën si një dukuri

motivuese. Pastaj në qendër të dhomës u përgjunj.

***

Zhaku ndjeu se kishte ethe.

Bashkë me Zhanën vazhdonte të ishte i shqetësuar përballë gjithë kësaj

situate të krijuar.

Trupi i tij për një moment nuk arriti të lëvizte dot. Gjithçka i bëhej gjithnjë e

më e errët. Askush nuk shikonte nga ai. Në realitet nuk ishte tjetër kush,

përveç Zhanës. Ai kishte menduar se nuk do të kishte asnjë dëshmitar që do

të tregonte atë që kishte ndodhur shumë vite më parë, por ja që tani ishte

gjetur regjistri.

“Shumë e çuditshme...” - mendoi Zhaku duke u thelluar, por dhe duke

kuptuar se asgjë e fshehtë nuk mbetet kurrë pa u zbuluar. Qoftë edhe pas

shumë kohësh, sikurse kishte ndodhur me atë. Mjaftonte vetëm një detaj i

vogël, gati i parëndësishëm, që gjithçka të zbardhej dhe të dilte në mes të

dritës. Zhaku ende dyshonte tek përgjigjia e vajzës, e cila në këto momente i

dukej edhe më e paqartë. Tani kishte arritur çasti vendimtar.

Dera ishte akoma hapur. Pa se mbrëmja kishte rënë. Hapi dritaren dhe

vështroi jashtë. Sado që përpiqej të kurajonte veten, prapë përfshihej nga

pasiguria. Preku me dorë rrudhat e fytyrës, pastaj rrëshqiti duart në faqe dhe

vuri re lotët e stërgjatur. Ndjente dhimbje. Atij iu duk se dëgjonte një

mërmëritje shpirtërash në errësirë, kulmet e të cilave shfaqeshin dhe

makthonin. Ai nuk e mendoi arsyen, sepse nuk ia kishte treguar ankthin e tij

askujt. Por, arsyeja nuk funksiononte shumë. Mbajti frymën lehtësisht kur një

erë e lehtë lëvizi derën. Pati idenë se mund t'ia lexonte mendimet Elizabetës.

Ai kishte vënë re tek vetja një përqendrim të çuditshëm, i cili e bënte të

akullt dhe të pafuqishëm për t’u shkëputur nga trysnia që e shtyente. Nuk

donte ta besonte gjithë këtë ndodhi, që çuditërisht kishte ndodhur dhe s’kishte

më kthim. Mbi të gjitha, ai kishte respektuar dëshirën e saj. Vërtet kishte bërë

Page 53: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

53

mirë. Çdo fshehtësi është e trishtë dhe e keqe. Zhaku mendonte se ç’farë

mund të shpëtonte nga gjithë kjo ngjarje që po ndodhte. Kjo tingëllonte më

shumë me një shenjë lutjeje për falje. Sinqerisht, ishte i lëkundur. Psherëtiu

thellë dhe paramendoi ç’do mundësi për të ndihmuar vajzën e vet.

“Ja diçka që kemi të përbashkët...” - mendoi për të qetësuar veten dhe

ndjenjën e tij, prej së cilës shprehej një domethënie në dukje pa kuptim, por

që do të kishte nevojë për kohë.

***

Një ditë para se të nisej Elizabeta për në Kosovë, kishte dalë për shëtitje.

Ishte shumë e lumtur. Mrekullohej. Zemra i këndonte nga gëzimi. Ajo

mendoi Shpresën. Sa shumë prekës kishte qenë takimi me të. Me gjithë

përpjekjen e sforcuar ajo nuk kishte mundur ta përmbante veten, por dukej

sikur kishte derdhur dertin e mbledhur të gjithë viteve që kishte kaluar.

“Zemër nëne” - mendoi me vete - dhe eci më përpara. U ul në një stol dhe

filloi të shikonte parkun, sikur të ish aty për herë të parë. Ashtu sikurse ishte

në çaste meditimi, shijonte bukurinë e papërshkruar të tij. Lulet kishin çelur

si kurrë më parë. Pranvera kishte ardhur me gjithë magjepsjen e vet. Edhe

gjethet tejçonin një shkëlqim më të ndezur të ngjyrës së tyre. Ju duk vetja si

hirushja. Shpirti i ndrinte si një xixëllonjë. Çuditej dhe lodronte përbrenda

gjithë kësaj habie shpërthyese. Të gjithë njerëzit që shëtitnin i dukeshin më të

gëzuar dhe të lumtur. Kjo i ndodhte ndoshta ngaqë ajo ngatërronte botën e

tyre shpirtërore me të sajën. Edhe lisi i vjetër dhe vetmuar i dukej krejt

ndryshe. Ai hapëronte drejt qiellit dhe përpiqej të fshihte plagët e vjetra pa

përtim.

U ngrit në këmbë dhe filloi të ecte me hapa të lehtë. Nisi të mendonte për

takimin e ardhshëm që e priste. Flokët e saj të gjatë i rrëmbente flladi i lehtë

pranveror dhe i përkundëte në ajër.

“Sado që të dish, përherë duhet të kërkosh dhe kuptosh më tepër. Çdo

përpjekje sjell diçka të re dhe ç’do e re të beftëson dhe mrekullon ”- mendoi

ajo.

Para syve ju rishfaq Leoni.

“I bukur është...” - dhe një buzëqeshje i depërtoi gjer në thellësi.

Hodhi disa hapa të tjerë përpara.

Ajo, jo vetëm që kishte zbuluar të vërtetën, por ishte bërë e njohur për të

gjithë. Kishte akoma dhe disa punë të tjera për të bërë. Duhej të vazhdonte

studimet. Duhej që raportet mes dy familjeve, t’ i harmonizonte dhe shkrinte

në një. Duke vështruar përreth kujtoi edhe 180 bashkëqytetarë të tjerë, që të

Page 54: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

54

nesërmen do të udhëtonin së bashku. Ata të gjithë kishin pasur fatin e

Elizabetës.

Kosova dhe Franca kishin bënë një marrëveshje të re, që përmes ambasadave

të tyre, të rinjtë kosovarë kishin të drejtën e hulumtimit të prejardhjes. Franca

zyrtarisht kishte përgatitur dokumentacionin për gjithsecilin rast dhe

vazhdonte të merrej me identifikimin e plotë të tyre, si: numrin real të

regjistrit themeltar, ditëlindjet, qytetet se prej nga vinin, etj.

Ngjarja e saj kishte ndikuar drejtëpërdrejtë në vendimin më të fundit dhe kjo

nismë e ndërmarrë e kishte vendosur atë në qendër të vëmendjes. Ajo nuk e

admironte zhurmën dhe shpesh herë u ishte shmangur fotoreporterëve të

ndryshëm, por për hir të së vërtetës ishte presioni i tyre, që i detyroi

autoritetet vendase të bashkëpunonin dhe ndihmonin qindra familje kosovare.

Hodhi vështrimin përreth dhe ndjeu qetësi të thellë. Vetmia e rrugicave të

parkut tretej së bashku me shpirtin e saj fluid dhe përhumbte tutje regëtimash

të zogjve fluturim.

Page 55: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

55

DJALLI QË PAGOVA PËR KËSHILLË

( Fragmente të shkëputura nga romani : “ DJALLI QË PAGOVA PËR

KËSHILLË” )

Nga Jeta Vojkollari

SABRINA

Mbrëmje tirane. Kafene moderne. Drita. Luks. Taka të larta e zëra të lartë. Të

qeshura. Vajza me dekolte. Lëkurëlëmuara. Djem me flokë të prera shkurt e

të rregulluara me xhel. Si kafenetë, të rinjtë vinin era luks e kohë moderne.

E vështirë të ecje lirisht në rrugët e Tiranës pa u përplasur me të tjerët. Njerëz

të huaj që flisnin gjuhën tënde. Sabrina i futi krahun Tomit. Iu ngjit sikur të

mbrohej.

Por Tomi dukej i zënë. Sytë e tij vraponin. Majtas. Djathtas. Skanonin

adoleshentet bukuroshe. Shkëlqenin nga dëshira. Sy gjahtari. Dinakë, të

pabesë. Gati për sulm. Sabrina kapi një buzëqeshje sigurie që iu vijëzua

Tomit në buzë. Tom Xhoxha ishte i gjatë, muskulor, simpatik, i vetëkënaqur.

Sy të mëdhenj blu, dhëmbë të bardhë si rruaza, kokë të rrumbullakët, flokë të

zeza me shkëlqim, tipare sikur vinte nga ndonjë racë princërore. I veshur

shik. “Tom”, ua kujtonte ai të njohurve të Sabrinës. “Më quajnë Tom, jo

Tomi”. Emra modernë. Sjellje moderne.

Një çift po puthej egërsisht para syve të tyre. Gojë të etura. Gjuhë që

kapërtheheshin me njëra-tjetrën. Aty në trotuar. Dhjetë centimetra larg teje.

Puthjen s’e dalloje dot nga kafshimi, festën nga lufta, lindjen nga vrasja,

dashurinë nga përdhunimi, bashkëshortin nga armiku. Sabrina nuk ishte e

sigurt ç’emër t’i vinte puthjes së atij çiftit. Dashuri apo forcërim? Dashuria

duhet të ishte e butë, si trupi i Tomit.

Tirana ishte kthyer në një vorbull ekstremesh. Jeta në Tiranë ishte shumë

sociale dhe shumë izoluese. Tirana vetë ishte shumë e madhe dhe shumë e

vogël. E ngjeshur. Të merrej fryma. Në qoshen e pallatit, era ndjellëse e

misrave dhe gështenjave të pjekura përzihej me erën e urinës së tharë.

Këpucët e shtrenjta italiane kërcisnin mbi pllakat e thyera të trotuareve.

Veshur me rroba që binin në sy, pronarët e butikëve modernë dilnin jashtë

herë-herë e i përzinin me fjalë të ashpra lypësit, që zgjidhnin të kryenin

aktivitetin e tyre prej lypësi para derës së dyqanit. Sabrina kishte dëgjuar që

pronaret e butikëve bënin biznes dhe me ata të “Gabit”. Një zot e merrte vesh

në ishe ti e para që i gëzoheshe një fustani të blerë, le të themi 350 Euro.

Ç’po ndodhte me Tiranën?

Page 56: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

56

“Tiranën time, Tiranën time që e adhuroj, ma kanë bërë si Mumbain e

Indisë”, i kishte thënë një nga klientët e saj.

Shqipëria po kalonte kohë të çoroditura. Tirana po kalonte kohë të çoroditura.

Vëllai vriste vëllanë për 50.000 lekë të vjetra; gra, nëpunëse të qeverisë,

qëlloheshin me grusht në stomak e zvarriteshin për flokësh; fëmijë lakuriq

flinin nëpër kuti kartoni në trotuarin anash “Bulevardit të Madh”; policët

ishin indiferentë ndaj krimit; ligjet ishin të vonuar; ligje mbeteshin të

pazbatuar; vajza të parritura ëndërronin të visheshin si prostituta; studente

prostituonin. Zgjedhje të ashpra në jetë, bardhë e zi; dashuri të egra; puthje të

egra; gropa të errëta në rrugë; gropa të errëta në shpirtrat e njerëzve. Numri i

klientëve të Sabrinës, të cilët kishin nevojë për psikoterapi, po rritej.

Njerëzit jetonin ashtu, rrëmujë. Por vinte shpejt një ditë dhe ata përfundonin

në divanin e psikoterapistes. Shkonin aty të zhvarrosnin. Të rihapnin gropat

brenda vetes. Gropa që i kishin mbyllur keq e keq në rrëmujë e sipër.

Sabrina ishte si Zoti. Shikonte, kuptonte, zhbironte në jetën e tyre. Zbulonte

sekretet e tyre, sekrete që ata i kishin fshehur thellë e kujtonin se i kishin

harruar. Sabrina ishte e mençur, super e mençur. Mençuria e saj iu shkaktonte

të dridhura njerëzve. Punë dreqi dhe kjo! Të dije dhe atë që mendonin

njerëzit. Ta kuptoje nga picërrima e syve; nga një re e errët që shfaqej befas

në sy e pastaj zhdukej me një shpejtësi të rrufeshme; nga një nënqeshje

pothuaj e padukshme.

Sabrina shikonte ato që s’i shihnin të tjerët. Shpesh, shikonte me shumë nga

sa duhej. Dinte më shumë nga sa duhej. Jo gjithmonë e ndihmonte ky fakt, i

shkaktonte dhe mjerim shumë herë. Se ajo vetë ishte si ata. Si klientët e saj.

Me lot të humbura...

RAKELA

Ata kishin xhiruar për dhjetë orë rresht dhe Rakela ishte e lodhur për vdekje.

Regjisori kishte ngulur këmbë ta përfundonin sot skenën e mbytjes. E kishte

dërmuar ajo skenë. Luante rolin e një nëne të re, që kishte marrë rrugën për

në Itali të bashkohej me të shoqin. I shoqi, që kishte emigruar atje ndonjë vit

më parë, kish kërkuar të shikonte vajzën e tyre të vogël. “Po vdes nga malli”,

i kishte thënë dhe ajo s’ishte menduar gjatë. Kish mbyllur sytë e kish marrë

anijen bashkë me të tjerët. Rryma gjigante e ujit kishte rrëmbyer të bijën në

fillim. Ajo ishte sulur pas saj. Luftonte me ujin si e çmendur, po s’e kishte

arritur dot vajzën. Regjisori i bashkoi nënë e bijë vetëm pas vdekjes. Të dyja

flinin në paqe të plotë në krahët e njëra-tjetrës. Adriatiku i qetësuar, si një

djep gjigant, i lëkundte ato butë në një gjumë të përjetshëm.

Edhe ajo ishte në gjumë tani. Gjumë i shqetësuar. Dy duar e kishin mbërthyer

në fyt dhe po e shtrëngonin fort. Duart e Markut? Nuk ishte mirë që ai po e

Page 57: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

57

mbyste kur ajo flinte. Në mëngjes ai do pendohej e do ulërinte nga dhimbja.

Por ajo s’do ishte më. Ajo do flinte e qetë, si personazhi që luante në film.

Duart e Markut e shtrëngonin fort, fort dhe asaj po i mbaronte fryma. Ndjente

ujin ta përkëdhelte në shpatulla, në mjekër. Uji iu ngjit deri në nivelin e

gojës. Kur, më në fund, Marku ia hoqi duart nga fyti dhe ajo hapi gojën të

merrte frymë, uji iu fut brenda trupit me forcë. Ajo përpiqej të notonte.

Përpëlitej si e çmendur. Nxori kokën mbi ujë. Pa sytë zhbirues të Markut.

- Çfarë po bën, Mark?

- Ty të kishte zënë gjumi, vogëlushe, - i tha Marku dhe zgjati dorën ta

përkëdhelte në faqe. Rakela kërceu mbi ujë që t’i shmangej dorës së tij. U

tërhoq prapa e nxori me forcë ujin që i kishte mbushur gojën. Çfarë po

ndodhte me atë, vallë? S’ishte fare ide e mirë të mbyllte sytë kur futej në

vaskë. Rakela Kato u çua ngadalë e u mbështoll në robdëshambrin e bardhë e

të butë që e kishte blerë në një sallon bukurie në Paris. Ashtu, pjesërisht e

qullur, ajo lëvizi nëpër shtëpi e kërkoi për Markun. U kujtua që sot ishte e

martë dhe Marku kishte mësim deri në dhjetë. Marku se si ishte bërë kohët e

fundit...

MOZA

Ishte mëngjes herët. Njerëzit që bënin jetë normale s’kishin punë jashtë në

këtë orë. Duhet të ishin ende të strukur nëpër krevatet e tyre të ngrohtë,

krevate me erë të njohura. Era e burrit, era e gruas. Një krevat kishte erën e

vajzës së porsalindur, e cila flinte si qengj. Nga dhoma tjetër, krevati mbante

erën e gjyshes pastërtore. Gjyshi gërhiste shumë. Kishte krevat më vete.

Familjet shqiptare! Ishin prapë të forta aty-këtu. Malli për atë jetë i mblidhte

një lëmsh në fyt Mozës. Ndonjëherë e bënte të vinte buzën në gaz. Por

buzëqeshjet e saj ishin të rralla shumë dhe jetëshkurtra.

Qendra e Tiranës ishte e shkretë. Ora e madhe trokiti tre herë. Sureale. Qyteti

jetonte një kohë tjetër. Kohën e të tjerëve. Kohën e vampirëve e viktimave të

tyre.

Takat e Mozës kërcisnin në trotuar. Ajo kishte veshur një fund roze të ndezur

tejet të shkurtër. Dikur përpiqej ta zgjaste me duar. E tërhiqte fort nga poshtë.

Kot që lodhej. Njollat e murrme nëpër kofshët e saj dukeshin prapë. Ato

njolla ishin vula të përleshjeve me burra me erë të huaj, të panjohur. Erë

mbytëse. Mozës i vinte për të vjellë nga era e tyre. Nën bluzën rozë pa rripa,

që mbahej me një llastik tek gjoksi, dukeshin një pale reçipeta të zeza me

dantellë. Reçipeta ishin të vogla për masën e saj. I shtynin gjoksin lart me

forcë. Rrobat e saj ishin të lira, joshëse për burra pa shije. Ajo s’kishte

mbushur gjashtëmbëdhjetë, por krahët e kofshët e saj ishin të squllura. E

kishin mbaruar ciklin e lulëzimit, ose, më mirë, e kishin anashkaluar ciklin e

Page 58: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

58

lulëzimit. Dy rrathë të verdhë metalikë i lëkundeshin në vesh. Flokët e verdha

dukeshin të lyera shkel e shko. Ndoshta, të lyera nga një dorë që donte t’i

shëmtonte. Ndoshta, dikush ia kishte sjellë bojën dhe e kishte urdhëruar t’i

lyente vetë.

Moza përtypte çamçakëz. Sforcohej të dukej e shkujdesur. Sytë e saj ishin

laps i zi, lodhje, trishtim, adoleshencë që po vdiste me shpejtësi. Truri i saj i

lodhur punonte ngadalë.

Çfarë ishte ky emër? Moza. Mimoza. Emër luleje. Ajo, lule?! I vinte për të

qeshur. Më mirë ta ndërronte emrin. Duhet ta ndërronte. Për shembull, sikur

të quhej Klaudia. S’ishte shumë e sigurt. U mendua për ndonjë emër tjetër

italian. Jo, jo, se ashtu prapë do kuptohej që ishte shqiptare. Kishte shumë

shqiptarë me emra italiane. Asaj i duhej ndonjë emër i çuditshëm, i pa

dëgjuar këtu. Ndonjë emër rus ose bullgar.

Mimoza. Ka pemë mimozash në Përrenjas? O Zot, sa e lodhur ishte. I flihej.

Zgjohu, Moza. Zgjohu. Apo grek? Grek do ishte më mirë. Të bënte sikur

ishte greke. Po ajo s’dinte asnjë fjalë greqisht. Sa mirë do ishte të dinte

ndonjë fjalë greqisht e të thoshte që ishte greke. Të mos e merrte vesh kush

që ishte shqiptare.

Moza ndjeu hapat e vampirit pas saj. Ktheu kokën. Dori nxitonte. Kishte

veshur një palë xhinse të ngushta, këpucë me majë dhe një xhup të hollë

ngjitur pas trupit. Duart në xhepa. Kokështrembër e sy ftohtë ishte ai. Ato sy

të bënin të dridheshe. Sy të palexueshëm. Xham i patejdukshëm. Sy që

s’kishin marrë kurrë dashuri. Sy që s’dinin të jepnin dashuri. Sy gjakpirësi.

Dhëmbë gjakpirësi. Dhëmbët e tij të syrit ishin të dalë, të gjatë, të verdhë.

“Dhëmbë qeni”, ishte zgërdhirë ai kur e kishte takuar Mozën për herë të parë.

Mozës s’i kishte pëlqyer krahasimi. Moza kishte një qen në fshat. Ishte

femër. I kishte dhënë Mozës kaq shumë dashuri e ëmbëlsi dikur. Një shoqe

klase e saj, poete, e kishte quajtur “Berjozë”. Berjoza e saj e kishte trupin me

lara, si trungu i berjozës. Për një moment, Mozës iu njomën sytë nga ai

kujtim. Përtypi çamçakëzin fort e thirri në skenë mendimin e mëparshëm.

Dori do ishte i nderuar të kishte dhëmbë qeni në gojë, po ai nuk i meritonte.

Dhëmbët e tij ishin dhëmbë vampiri. Dhëmbë gjakpirësi.

Page 59: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

59

DERBI

Tregim nga Vladimir Myrtezai

Ka momente që njeriu kërkon të verifikohet me stimujt, tërheqjet apo

pasionet e harruara. Në panoramën e gjërave që do rreshtoja, ndofta sporti,

ose thjesht futbolli do dilte jashtë vëmendjes, pasi për mua ishte një shans

dashurie i humbur. Jo për shkakun se nuk më tërheq, por për faktin që

robëron me mijëra e mijëra mendje njerëzish – në të shumtë është një lloj

hakmarrjeje ndaj kësaj marrakotjeje të nevojshme, që dukej se nuk hynte në

punë. Nuk doja të hetoja te kandari i mijëra e mijëra njerëzve, për të cilët

sporti është motiv, ose shtysë, ose dashuri për të jetuar; madje së largu duket

që jeta e njeriut mund të përkufizohet nga radha e kampionateve ciklike

botërore që luhen mbi tokën e rrumbullt. Më shkoi mendja te ky krahasim

ngaqë kohë më parë, kur isha krejt i mpirë përgjatë e në mesin e heronjve të

futbollit, stisur e tharë në kohëra, që më shumë ngjanin si personazhe që më

bënin për vete nga gjestet, ose nga pikimet pikante për të cilat edhe shënjohen

e mbahen mend. Kështu që, dashuria për futbollin ekzistonte, por në një

mënyrë refuzuese, si ngatërresë e pashpjegueshme, e armiqësuar; ose si një

dimension që konkurronte pjesë zgjedhjesh të personalizuara, që në raport me

këtë ngërç ndiheshin si në minorancë e në një raport krejtësisht të zhdrejtë.

Të gjithë artistët snobojnë duke e radhitur produktin e tyre në tasta elitare, që

nuk se kanë nevojën e një stadiumi për të vetëdimensionuar largësinë e tyre.

Por, gjithsesi, shkarazi, më mundonte qoftë edhe në rrafshin e diskursit, – i

humbur tashmë – se pse ky lloj sporti thithte dhe mbante të burgosur gjithë

atë masiv njerëzish, që tashmë janë të riprodhuar në linearitetin dixhital të

shpërndarjes, por edhe në një joshje të kapluar pa kthim të lojës me këtë

makineri evolutive, që në të gjitha rastet konkurrohej gjer në humbje ekuilibri

nga e gjithë njerëzia. Nuk do mund ta përcaktoja a përktheja në një marrëzi,

pasi do ishte e pabesueshme për nga pjesëmarrja në këtë aventurë të një

numri kaq masiv. Por, jeta, ashtu siç e mbjell këtë tërheqje, të afron sfidat e

saja e të bën herazi pjesë të lojës, dashje e padashje. Megjithëse jo larg lojës

sharmante që ky lloj sporti mund të të japë pretekste të mjafta për të shëtitur

apo për të të justifikuar një lloj jetëzimi në histeri, në kolektiv, kur

ndonjëherë si terapi ndihet dehëse dhe e nevojshme.

Gjithsesi nuk mendoj se bëhesh interesant se nuk sheh futboll, por si specie

antikonformiste, preferoj të mos jem në një kor të stërmadh që vuan nga kjo

varësi.

Page 60: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

60

Qetësinë e refuzimit tim të abstraguar gjatë e prishi një ish-student i imi, Vini

fotografi, pasi më ftoi të shkonim në derbin e njohur kryeqytetas, që luhej në

“Qemal Stafa”. Si fillim e refuzova, duke i thënë se nuk do doja të

çfokusohesha në këtë moment, ku të gjithë kohën e zbuluar ia kisha kushtuar

shkrimësisë – një lloj zakoni a muzë e re për të shpëtuar nga koha e

keqkaluar, që në njëfarë mënyre ishte shndërruar në një angështi topitëse, për

ta lëshuar jetën në mes të shalëve apo edhe më keq, në një harxh të

pamotivuar. Por, edhe si një lloj marrëveshjeje për të risjellë fjalën si lojë e

hedhur, e provokuar, në një komunikim më të gjerë e të përditshëm. Vini

ngulte këmbë se duhej të zhdërvilloja komunikimin edhe në hapësira

alternative, se më bënte mirë, gjithsesi, por edhe në qejfin e tij, për t’ia

dashuruar ngjitazi atdheun e tij të lartë – futbollin. Më përmendi djalin tim

Bores dhe më këshilloi që dhe atij do i bënte mirë një takim live në fushën e

blertë. Më theu kjo ide e tij, dhe si i papërcaktuar përfytyrova të jem në këtë

ndeshje. Kisha gati dyzet vite pa shkelur në atë stadium, dhe ky fakt më

afrohej dhimbshëm, pasi kisha një histori që nuk e harroja dot, si takimi i

fundit – me sa kujtoj – me një vend publik me prani turmash. E shihja nga

larg, përmes TV-së, dhe nganjëherë kisha mall për grupime të tilla, sidoqë

këso grumbullimesh më linin nga pas një shije jo të mirë.

Ishte viti 1975. Im atë më propozoi të shkonim në stadium, luante Tirana me

Partizanin. Një atmosferë e jashtëzakonshme me gardhime policësh; një

radhë e madhe njerëzish për t’u argëtuar në këtë ndeshje. Nuk më kujtohet

rezultati, por një incident në hyrje me një polic – një fytyrë që nuk do e

harroja kurrë, për fatin e keq të tij dhe timin njëfarësoj. Polici ishte shtatlartë,

eshtak e nofullan, si i skalitur në egërsinë e tij për të qenë pikërisht krejt i

përputhur me një makineri dhune. Hamendësoja të ishte ose nga Skrapari, ose

nga Mallakastra. Më bëhej me hije se ishte kjo e dyta. Shkallarja ku po hynim

ishte krejt në ballë, karshi tribunës qendrore, te zona D. Një gropë e zezë

njerëzish radhë e pa radhë që shtyheshin drejt hyrjes, duke hungëruar nën zë.

Për një moment shkava nga rreshtimi me babain për shkak të turmës, dhe po

përpiqesha të rikthehesha në radhë. Aty për aty më bënë sytë xixa, dhe më

flakëroi një shkelm në aks të trupit nga prapa, tamam në kërbisht, dhe

fluturova në ajër rreth dhjetë shkallë përposhtë. Në atë çast do kisha vrarë

këdo që do më rezultonte shkaktari i dhembjes së madhe që pësova, edhe pse

ai ishte një dhogë e gjatë dhe e veshur me rrobën e pushtetit. Më shkonin

lotët rrëke nga një inat i verbër, dhe sapo më pikasi im atë u lebetit. –

Ç’ndodhi? – me pyeti. Nuk pata kohë t’i shpjegohesha, se nuk më linin lotët.

Më qetësoi disi edhe turma që nuk na linte rehat duke na shtyrë sërish drejt

hyrjes. Gjatë gjithë ndeshjes çoja nëpër mend me dhjetëra skenarë se si do e

kisha masakruar agresorin, që pa asnjë arsye më kish plandosur si një rreckë

në fund të shkallëve. Hamendësimet më vinin të qarta dhe tanimë atë figurë e

Page 61: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

61

kisha në sy të hakut të masakruar në dhjetëra mënyra. Ndeshja mbaroi dhe në

dalje i thashë tim eti që nuk largohem pa e kapur atë policin, pa e parë në sy e

pa e sqaruar. Ashtu bëmë. Pritëm sa të rralloheshin turmat dhe e pikasa. Iu

afrova. Im atë e mori veç dhe e pyeti se pse kishte goditur. U mblodhën edhe

një tufë policësh dhe një shef i tyre. Bashkë me tim atë ishte edhe Riza Qorri,

një kushëri i yni. Që të tre u pozicionuam në një kënd, dhe harqet e trupave

tanë ishin pikëpyetja më tentuese dhe agresive në atë fundndeshje. Polici

kërkoi falje duke thënë se nuk e mbante mend si incident, për shkak të numrit

të madh të njerëzve. Më dukej si një kafshë, tamam polic, vetëm muskuj dhe

mish i shtrirë në një formë të shkëlqyer. Dy sy akull të ftohtë në një

ndërprerje të beftë, që dukej se nuk funksiononte mirë lidhja organike mes

arsyes dhe forcës. Iu afrova, e pashë në sy dhe i drejtova gishtin duke i thënë:

– Ruaju gjithë jetën!

Isha një shkaraman kërthi, kthyer i gjithi në nerv. Nuk i lëvizi asnjë tipar.

Çudi, sepse gjithë jetën e mbajta mend atë fytyrë. Inati më zgjati shumë, deri

edhe sot që po hedh këto radhë. Përpos këtij aksidenti, qëndrimi në stadium

ishte një parehati totale për mua, pasi nuk ambientohesha dot me njerëzinë e

mbështetur trup më trup, dhe halucinacionet e mia që sugjestionohesha më

shumë nga piskamat dhe derdhjet e papritura të emocioneve sesa nga një

analizë skemash futbolli. Herë ndihesha mirë me emocionin për të qenë me të

humburit sesa me fitimtarët; apo raportet që më krijoheshin nga ndonjë

shfaqje individualiste, sesa arena e një manipulimi kolektiv. Kohët kishin

kaluar tashmë dhe do më duhej sërish – i shtyrë nga një ndjesi e re për djalin

tim Bores – që të mund të ravijëzoja përvojën e tij fëminore në kondita krejt

të tjera. Por, edhe për shkakun e largët për të qenë në të njëjtin vend,

përsëritur në kohë me tim bir, si një ngjarje gati e përputhur. Me thënë të

drejtën kisha emocionin e vjedhur tashmë nga brenda për t’u përballur në një

rrethanë të njëjtë, pothuaj dyzet vite më pas. Një kuriozitet që në njëfarë

mënyre më duhej ta përballja. Të para nga larg, fushëbetejat e futbollit

dukeshin spektakolare, të ngjyrta, por nga afër është krejt tjetër gjë.

Pas kaq vitesh nuk isha i kthjellët se si mund të ishte gjendja në stadium, dhe

kur miku im fotograf më tha se të kam siguruar biletat për ndeshjen, i thashë

dakord, pa menduar detaje, sepse më erdhi si natyrshëm ngjitja në shkallët e

një ndeshjeje. Nuk e pyeta as se ku e as se si, por mora biletat duke e

falenderuar. Pastaj thirra djalin dhe gjyshi Mishën dhe u nisëm drejt

stadiumit. Ndjeva se nuk mund të kishte një hapësirë të favorshme për të

shkuar në orar, kështu që vajta shumë më përpara, për t’u akomoduar e

zgjedhur vendin. Në fakt, nuk kishte ndryshuar pothuaj asgjë, përveç

rrethimit të stadiumit dhe tabelës elektronike. U afruam nga pjesa verilindore

dhe kërkuam zonën D – ishte përputhshmërisht i njëjti vend si vite më parë. E

njëjta qasje, qoftë në hyrje, qoftë në radhët e policisë, qoftë edhe në

Page 62: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

62

atmosferën e shtrënguar në hyrjen e stadiumit, ku kontrolloheshin një e nga

një të gjithë. Shtrëngoja djalin për dore dhe me pak mundime arritëm në

brezin ndarës të policisë. Njëri nga policët më tha të hiqja kapelen, dhe po e

pengonte Boresin që të kalonte. – Bëj kujdes! – i thashë nga afër, se ky që

sheh poshtë nesër mund të jetë presidenti yt. Më nguli sytë një çast dhe u thye

në vështrim, por ndërkohë e kuptoi shakanë time dhe më ndau disi anash,

duke i dhënë udhë dhe një tjetër shtëllunge njerëzish që shpërtheu në hyrje.

Kaluam dhe dolëm në sipërfaqe, kundruall tribunës qendrore. Dukej se diçka

nuk shkonte, pasi që të gjithë sa hynin kishin nga një objekt të kaltër e të

bardhë, si tifozë të Tiranës, ndërsa ne të tre nuk kishim asnjë njollë, përveç të

kuqes, që ishte harruar në shallin tim të qafës. Një pakujdesi që tregonte se

ishim zhvendosur si alienë në një pjesë skene të organizuar si tifozeri e bardh

e bluve, dhe përkundruall vura re të ndarë qartazi të kuqtë, ose guerrilasit, siç

quheshin. Që në vendosje ishim gabim, sepse turma ishte në një eufori

skizofrenike kundër çdo shenje të kuqe. – Zot! – thashë me veten, kam edhe

djalin. Për një moment i bërtita një djali të ri që kisha mu përpara, që të

anohej e të mos më pengonte. M’u duk sikur vura një shenjë kufiri për të

treguar se askush nuk do e kishte të lehtë të kalonte sinorët e mi. Turma ishte

si një qenie e stërmadhe, që shfrynte me ca slogane të zbrazëta sharjesh nga

më vulgaret. Belbëzova me veten se ç’mu desh kjo punë. Të gjithë, rreth

pesëmijë vetë, shanin në kor me emra, dhe të gjithë shkriheshin nën çirrjen: –

O Nexhip, o morr i kuq! T’q… motrën!

Po ashtu, nga ana tjetër vinin shtrëngatat e tjera si një jehonë shurdhuese. S’e

kisha imagjinuar që befas gjendesha në një front të kundërt – stuhi sharjesh

dhe mërie kolektive në një egërsi alarmante. Nuk po më rrihej qetë. Si me

magnet, rreth meje u hap një boshllëk i mpakur, ku u vendos një çift të rinjsh

nga zonat e reja informale, – me sa dukej – që më shumë putheshin se shihnin

ndeshjen, dhe gjatë gjithë kohës rrinin të pickuar nga mosrealizimi i tyre i

pamundur. I hodha një copë gazete vajzës, sa për t’u mbrojtur nga pisllëku i

ndenjëses ku nuk shihej më veçse baltë e fara lulesh, që kishin krijuar një

shtresë të re mbi stol. U fjalosëm dy tre herë me një grumbull djemsh, që të

uleshin, por pozicioni ku gjendeshim kish kuriozitetin që, përveç fushës, të

shihnim edhe tifozerinë lart, dhe një gjest i tillë i dyfishtë nuk na la të

uleshim.

Im bir ka një natyrë të hapur dhe gjithë kohën më pyeste për të gjitha gjërat

që ndodhnin në atë moment në stadium. Miku im nga brenda fushës më

dërgonte sms se si ndihesha, dhe pata turp t’i tregoja të vërtetën se si.

Ndërkaq shënoi pjesa e kundërshtarëve të kuq ku gjendeshim ne, dhe ndjemë

një tërmet të paimagjinueshëm zjarri dhe zhurmash. Një përskuqje që

shumëfishohej si me shkop magjik nga pishtarë të ndezur fishekzjarrësh. Një

pamje apokaliptike. U shtanga, pasi mendova se të gjitha ato kontrolle në

Page 63: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

63

hyrje, deri në heqjen e kapeles, kishin qenë kot. Por, asgjë nuk qe e mundur.

Skenarët e tifozerive ishin të kopsitura. Shumë shpejt erdhi goli i dytë dhe

unë mezi po prisja që të mbaronte pjesa e parë, pasi m’u duk e padurueshme,

e dhunshme dhe armiqësore e gjithë ngjarja. Për çudi, kur e shihja nga larg

kisha përshtypjen e ekzaltuar të dekorit të helmët e iluziv, por, në fakt, ishte

një ferr i vërtetë, edhe për efektin se ne ishim të vendosur gabim, në një front

të pakuptimtë e aspak miqësor.

Çdo gjë që rikujtova ishte më e parehatshme dhe më agresive se kohë më

parë, kur më kish qëlluar ai polici i tmerrshëm. Por, edhe sot, nga një

pozicionim i shtyrë në kohë, nuk pata as më të voglën mundësi miqësie me të

tilla vende turmash në harbim; një format që më përjashtonte e më linte në

një pakuptimësi të dyfishuar afrie. – Larg, – thashë me veten; valëvitje që nuk

më bënte as të gëzohesha e as të shkrehesha në vaj për arsye të dekompozimit

të shprehjes si emocion i hapur njerëzor. Asgjë nuk ndodhi, përveç frikës nga

ndonjë kokëkrisur, që mund ta aksidentonte atë pasdite të organizuar si

dëfrim. Nuk dija as si të sillesha me djalin tim, që nuk pushonte së pyeturi

për gjëra që i haste për herë të parë, dhe që do i nguliteshin në memorie si

aksidenti i parë në një turmë shumë harbute.

Megjithëse ndjehej i lumtur, sepse më pohonte se kishte jetuar live një

ndeshje, gjë që do ia transmetonte shokëve të tij të klasës.

Nuk e dija a kisha bërë mirë apo jo, por sërish mora në avancë një armiqësi të

re dhe të papajtueshme me grumbullimet – m’u duk se nuk isha unë që e

shtyja këtë raport që të mos më pranonte, por ishte thjesht turma që më bënte

të papranueshëm në mungesën e zgjedhjeve për të shpikur një kundërshtar,

apo një armik të ndarë prerazi. Ndoshta ishte dobësia ime që ndihte arratitë

për të qenë në një ndarje të tillë. Isha si vetmitar në ndarjen e këtij

antagonizmi, që shpesh më dukej si humbje kohe, apo diç më shumë – si një

budallallëk i cili qe shpikur për shfryrje të pashpjegueshme njerëzore. S’e di.

Apo mos ndoshta në cytjen e mijëra njerëzve të tërhequr në masë, unë isha

vendosur gabim – jashtë loje? Mundet. Si përfundim, ripërforcova një ndarje

në kohë të rivlerësuar të re si të pakthyeshme në një dashuri të humbur

tashmë.

Page 64: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

64

Gjuha e shenjave @ Irina Hysa

POEZI

Page 65: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

65

Poezi nga Enertin Dheskali

Pikëz gjaku në univers

Lëndinat e pritjeve i mbollën yjet

Si kurora ëndrrash në vazo galaktikash,

Muza e jetës, e dehur ëmbëlsisht nga pritjet,

Ëndërronte në fluturim përmbi re planetësh.

Jam aty, në grimcat që ecin pafundësisht,

Jam aty, në transformimet e fillesave mbi asgjë,

Në diejt që lindin, në sfinksin që hesht,

Jam aty, pikëz gjaku,

Aq i vogël, e i madh, sa universi s’më nxë...

Nëse do të fluturosh…

Nëse do të fluturosh përtej qiejve,

Atje ku vetëtimat zemrat çajnë,

Mos harro, puthjen time merre me vete,

Që të tregojë udhën kur të kesh nevojë.

Unë qiej s’kam, as gjerdanë yjesh s’gjej dot,

Për t’i bërë dhuratë për gushën tënde,

Kam vetëm një zemër të brishtë e të ngrohtë

Që mbi detin e lotit ka ngritur çerdhe.

Mos e harro kraharorin ku gjumi të merrte,

Mes nanuritjeve dhe duarve të mia – fole,

Ëndrrën tonë, në vesën e vështrimit trete,

Nëse do të fluturosh përtej qiejve…

Page 66: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

66

Shekull që fle në boshësi

Kuturisen matrapazët e shekullit të ri

Nëpër dyqanet e mbushura me drita,

Në vend të zemrës kanë qymyr të zi,

Në vend të shpirtit, prona dhe makina.

Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës,

Male plehërash i flenë përbri,

Humbi ëndrra përtej honeve të skëterrës,

Ishim njerëz, u kthyem në ujq, lukuni…

Në vend të dijes skërmitet hipokrizia,

Bima Grande na mbiu në kokë,

Vdiqën idealet, të na rrojë djallëzia,

Mbretëresha e njerëzve të mjerë mbi tokë.

Shekulli i ri lundron mbi dallgët e kohës,

Dielli njerëzor u tret në pafundësi,

Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës

Që mbart mbi shpinë veç boshësi…

Kosova ime

Predhat na i pluguan trojet,

Na e nxorrën zemrën e dhimbjeve

Nga gurët e themeleve.

Pragjet na i përmbysën,

Djepet na i thyen,

Ëndrrat na i dogjën…

Era e vdekjes

Erdhi nga veriu

E na i shkërrmoqi gurët e varreve,

Ku flenë me njërin sy hapur,

Eshtrat e të parëve.

Page 67: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

67

Mos ikni,

Mbajini këmbët,

Shkulini brinjët

E bëjini armë,

T’ja ngulim hasmit

Në fyt e në brinjë.

Zjarri na i dogji shpirtrat,

Por ne nuk ikim,

Do presim lirinë…

Vjeshtë e heshtur…

Vjeshtë e heshtur, vjeshtë e zhurmtë,

Zbret ngadalë me buzëqeshje frutash,

Ja gris fustanet ushtrisë së drunjtë,

Zoqtë i tremb në horizonte ikjesh.

Vjeshtë e heshtur me krahë të brishtë,

Fëshfërin dhe shtron përtokë arin e gjetheve,

Në xhamat e dritareve troket me lotë zemrash,

Të dashuruarve ua tremb gjumin mëngjeseve.

Vjeshtë e zhurmtë, mbushur me vetëtima,

Piskama ndarjesh, dhimbje që fle në kujtime,

Rrebeshe ndjenjash që i mbledh harresa,

Në përroin e stinës mbushur plot rrugëtime…

Mërzi vere

Boshësia e nxehtë pushton ditët e mia

Këtë verë të mbushur me mallkime,

Nëpër damarët e shpirtit rrjedh mërzia

Si amazonë që ha ngadalë zemrën time.

Page 68: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

68

Ujku i pushtetit ma kafshoi lirinë,

M’i veshi me zgjyrë këto ditë vere,

Ëndrra e kaçurreltë vetëm më ka lënë,

Të notoj mes pagjumësisë, natë pas nate.

Palmat e heshtjes m’u rritën në gjoks,

S’kam fjalë, m’i rrëmbeu kjo dhimbje,

Nëpër damarët e shpirtit rrjedh mërzia

Si amazonë që ha ngadalë zemrën time.

Sa shumë heshtje

Ti mund të heshtësh mikja ime,

Shpeshherë heshtja flet më shumë,

Por mos harro se më shkakton dhimbje,

Se më le të tretem, i pagjumë.

Dhe kështu, mbi mua heshtja bën fole,

Dhe mbi qerpikë më var lotët e trishtimit,

Dhe më përmbytet shpirti nën dyshime,

Me dallgë ndjenjash në rrugën e kthimit.

Çdo të thuash o heshtje tinzare

Me këto klithma vështrimesh pa jetë,

Në cilën skutë ëndrrat i humbe,

Ku vallë ylli i ndjenjave t’u tret?!

E brishtë endesh nëpër endje,

Humbet mes joshjesh vrastare pa fund,

Aroma lulesh që zgjojnë përgjumje,

Gjumë që ëndrrat e vdekjes m’i përkund.

Kaq larg dhe afër, si një zog përjetësie

Që flatrat e brishta m’i përplas në fytyrë,

Trembem mos era e kohës të vret dhe bie

Në vorbullën e dhimbjes, nën qiellin humnerë.

Sot nuk paskam lotë në sytë e lagur,

Vetëm kripa e kujtimeve më mbeti mbi ta,

Në purgator ma çuan zemrën e etur,

Page 69: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

69

Mbi lumin e zjarrtë, zemra fatkeqe më ra.

O zot, sa shumë heshtje më solli,

Kjo vetëtimë ndjenjash mbi shpirt,

Në këto ditë të zhurmshme më kryqëzoi,

Ma gjakosi zemrën si një Krisht…

Kush je ti?

Kush je ti o ëngjëll i kristaltë,

Të njoha sot, apo ke jetuar brenda meje,

Je nimfë që vrapon nëpër botë,

Apo ëndërr që më rrjedh nëpër deje?!

Në sytë e mi ti dridhesh ngadalë

Si një petale e brishtë trëndafili,

Rrezja e mëngjesit mbi ty u ndal

Dhe mijëra copëza ndjenjash të fali.

Mendimi noton ëndrraprishur

Në liqenin ndjellës të syve të tu,

Klith nën emocione ndjenja e fshehur,

Mbytet zemra ime në qiellin blu.

Unë fluturoj përmes vështrimeve të tua,

Aty ku akulli me zjarrin bëjnë dashuri,

Dhe trembem mos digjem, trembem mos ngrij,

Kam frikë se më tretesh si ylberi në shi…

Page 70: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

70

Poezi nga Eva Kacanja

Veç të isha unë një farë

Po të isha unë një farë,

Brenda teje do të mbija,

Nëpër gjak do të levrija,

Rrënjët shtruar ëndje-ëndje,

Do të lulëzoja në gojën tënde,

Në veshin tënd do të kumboja,

Do të vesoja në dritë të syve,

Vec të isha unë një farë,

Pa të vinte vjeshtë e verdhë,

E të na korrte bashkë të dyve!

Iku gjumi bashkë me gushtin

Përpëlitem ta puth vargun,

Që ta bind të rri me mua,

Por ai ma ndez gjakun,

Vec kur del nga buz’t e tua.

E tërheq brenda vetes,

E përkëdhel me dashuri,

si damar i blertë i gjethes,

Ai fryhet,çel te ty.

Iku gjumi bashkë me gushtin,

Vjeshta rrjedh në uj’ të ri,

Buz’t e mia presin mushtin,

Të ma kthesh ne poezi!

Page 71: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

71

Betuar në Sarisalltik

Unë mund të vdes në parfumin tënd,

Në erën tënde mund të mpihem e tëra,

Si koral të skuqem kur frymen të më zërë,

Të lind përsëri e te mos them "cfarë bëra!"

Nën lëkurën tende si gjaku lëvrij,

Lotin e gëlltis t' mos qaj para teje,

cigarja harruar digjet në gishtrinj,

C'ishte kjo mërzi si shkreptimë rrufeje?!

Unë qaj e pihem në kristal të gdhendur,

Aty ku më ngrite ti në piedestal,

Zemra ngadalëson,shpirti më është mekur,

Endrra po dridhet si lulja në mal.

Unë mund të vdes në parfumin tënd,

Në lëkurën tënde të ngjallem përsëri,

Se ne u betuam,atje brenda n’shkëmb,

Ti je Unë e Unë jam vec Ti.

N’prag…

Kur e shkel at’prag

e kurrizin kthen,

Tmerri më hedh lak

Fjalën ma mbërthen.

Hapat kur i zbret

një nga një ndër shkallë,

Nata gazin vret,

dhoma bëhet varr.

A s'jam une jotja erë,

Fryma qe te ngroh?!

Si shkon,si më le,

S'më sheh e s'te shoh.

Page 72: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

72

Ku shkon,a s'më thua

a s'jam gjaku yt,

Kocka që të ther,

brenga që te mbyt?!

Ku shkon,a s'mëthua

Zemra si të thotë?

Këmba si të shkel

mbi ëndrra e lot?!

Kur e shkel at’prag

gati për të ikur,

ora pikon gjak,

shpirti mbetet fikur!

Mall...

Me tragetin e reve nisem jashtë orarit,

Të prek atë dorë që më fton drejt qiellit,

Gulcoj si zgalem në stuhinë e mallit,

S'po mundem të mberrij në bregun e diellit.

Nuk i trembem udhës,enigmës a dyshimit,

Direku i zemrës më prin nga e mbara,

Në sy më rrëzellen drit'e besimit,

Me etjen per Ty ia nis nga e para!

Muza ime

Në gishtrinjtë e natës rruazoj mendimet,

Ngadalë tek e tek ,e mencur si muzë,

Por në fund ngatërrohem me fjalët e kujtimet,

E rendi i nisur më bëhet terkuzë.

Puthjet e tua rruazoj mes lotëve,

Ngadalë tek e tek, si perlat në det,

Urë të fildishtë ndërtoj mes dy botëve,

Page 73: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

73

Me vargje e thur dëshiren që djeg.

Vesën rruazoj pik-pik mbi qerpik,

Nëpër maja gjethesh kur zbardhet mëngjesi,

Toka ngrohet këmbës nën hapin lirik.

Dielli flokët në të artë m'i ndezi.

Ditët rruazoj në pritje pa fund,

Muza dhe shkatrrimi vallëzojnë me mua,

Mëkati i ëmbël kufijtë m'i lëkund,

Se në botën time vetëm Ty të dua!

Kur ti shkon

Unë dhemb,

Në dorën tënde kur dridhem si flutur,

Në puthjet e nxehta kur digjen pendesat,

Në syrin tënd kur ndihem e bukur.

Unë dhemb,

Kur fjala gjilpon si hala në pishë,

Kur trupi drithëron në përqafimin tënd,

Kur porja ngrohur celet nën këmishë.

Unë dhemb,

Kur shtrëngimit kercasin gjymtyrët e mia,

Kur floku ngatërrohet në fill të dashurisë,

Kur Mëkati pushton më fort se Perëndia,

Kur si jele e bardhë flladitem Lirisë.

Unë dhemb,

Më shumë dhemb,

Kur nata kurrizin tinëzisht ma kthen,

Kur ti shkon më shpejt se sa vjen!

Page 74: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

74

Poezi nga Kolec Traboini

Këpucët e mia të vogla

Dita e madhe e Shën Valentinit

nuk e di, si mundi të vishte këpucët e mia

të vogla

ditën kur linda, kur zbrita prej një reje në qiell

e rashë mbi një fletë trëndafili.

Nuk e di, si mundi kjo ditë

të mbështillej në shpërgenjtë e mi

derisa erdhi ora të vishte

pantallonat e mia të shkurtra në rritje

nuk e di si mundi

të pushohej Shën Valentini në faqen time

adoleshencës t’i thoshte: - Eja,

prej teje do të dalë një burrë në ikje

nuk e di pse u ngjiz jeta ime në atë ditë

pse lule mbolla aq shumë në kopshtin tim

dhe pse petalet e buzëve aq shumë i dua

duke ikur nga një qiell në një tjetër

nuk e di, pse nga pas më ndjekin dashuritë

e pse vargje pafund për to rri e shkruaj.

Nuk e di, nuk e di

pse dashuria më shfaqet si Dielli

që del e më ngroh bash atë çast

kur shpatullat i kam më të ngrira.

Page 75: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

75

E kam atdheun tek porta

Unë e kam Atdheun tek porta

tek porta kam hyrjen e daljen

valixhen e vogël dhe letrat

e bardha për të shkruar

të zezat e jetës dhe hallet.

Sapo dal

i vë kyçin derës

e marr udhët e botës

bekimin - a mallkimin e të parëve

nëse marrosem, harrohem

dhe lutjen e Nënë Terezës

për kthimin.

Unë e kam Atdheun tek porta

tek porta i shkrova këto vargje.

Pallate pa diell

Para pallatit tonë të vogël me tulla të kuqe

ngritën një ndërtesë të stërmadhe gri

që të kujton dinosaurët

e lartë, hijerëndë e të egër.

Tani nuk kam më veç një përçik qiell

e një çarçaf të verdhë

varur në ballkon si diell...

E pakryer

...Na u kthye jeta

paçka se në tërë aeroportet e botës njeri-tjetrin

kërkuam

kurrkund nuk më pe e kurrkund nuk të gjeta.

Page 76: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

76

Për ne të dy kjo jetë qenka e mbushur me pengje

pasione endacake metamorfuar në brenga

që do na mbijnë si shkurre mbi varr

fole për zogjtë mardhacakë

që pa dashuri u shkon jeta.

...Edhe në u takofshim edhe mos u takofshim

tanimë që u thinjëm, është barabar!

Vetja tek të tjerët

Një ëndërr që fle në qerpik

s’është vetëm një ëndërr që fle

është edhe një pikë vesë që thotë

se diku pas malit dielli është në ardhje.

Një fëmijë i vogël që ecën

që rrëzohet, qesh dhe i lumtur vrapon

është diç më shumë se një vogëlush

është një djalë, një burrë, një gjysh që gëzon.

Një vajzë që kalon në rrugë si pranverë

s’është vetëm një vajzë që kalon

është edhe një dallëndyshe në qiell

që na thotë se kjo stinë do ketë dashuri.

Gjithçka që vjen, që shohim, që kalon

është vetja jonë mishëruar tek të tjerë

nuk mund të shohësh, as ta njohësh dashurinë

nëse në shpirt nuk ke një zog që këndon

...për të tjerët që kalojnë para teje.

Page 77: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

77

Drurët dhe njerëzit

Vetmia - trishtimi i drurëve pa gjeth

për njerëz që kanë humbur lumturinë.

Vjen acari e dimri shpirtin krejt ta zhvesh,

por nuk humbet shpresa ta gjesh në tjetër stinë

... edhe drurët edhe njerëzit:

gjethet, lulet dhe dashurinë!

Fajin e ka Hekuba

Perënditë nuk e mbrojtën dot Trojën

se grekët ishin dinakë, i mashtruan hyjnitë

që ndiznin marihuanë a flinin.

Po ka njerëz që shkaqet i gjejnë diku tjetër

tek Hekuba, bija e Cezeut, gruaja e Priamit

që lindi plot 19 fëmijë - edhe Paridin.

E thonë se Paridi ishte shkaku

se shkoi rrëmbeu Helenën e bukur

e të mos kish lindur Paridi

rrëmbimi nuk do kish ndodhur.

Të gjitha i thonë me hamendje - përralla

por Troja prapë se prapë është djegur.

Legjendat mbetën gërmadhash

kur në botë u shpall dita ime

kësisoj e kam dhe unë një Iliadë

dhe një Trojë e kam - shtëpinë time

kthyer dhe ajo në gërmadhë.

Për gjithë këto gjëra që ndodhën

në jetën time - fajin e ka Hekuba

e me Hekubën nënkuptoj Nënën time.

Sepse po të mos kish lindur shumë fëmijë

unë do të isha i vetëm

nuk do ta ndanim kafshatën e bukës

Page 78: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

78

në shtatë gojë të çapëlyera në fëmijëri

dhe një motër e vogël s’do kish vdekur.

Po të mos kishte lindur Paridi

po të mos kisha lindur dhe unë

gjërat do të ishin ndryshe

s’do përjetoja këtë kalvar mundimesh

ku jeta më tërheq përdhuni.

Fajin e ka Hekuba

Hekuba dhe Nëna ime.

http://traboinipoezi.blogspot.com

Page 79: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

79

Poezi nga Bilall Maliqi

Udhës së kujtimeve

E lash shpresën

Të pushojë një trohë

Në shuplakë të dorës

Mandej të marrë hov

Drejt udhës së kujtimeve

Para portës një ngrehinë

E veshur me këmishë vetmie

E malli sërish rri zgjuar

Para ëndrrës së kësaj dite

Korsisë së mallit

Korsisë së mallit

Zura thu në një kujtesë të gurtë

Herët banon në mua

Mbështjellur me lëkurë vetmie

Kudo në çdo pikë

Zhvesh nga një këmishë kohe

Prapë zura thu në cep të kujtesës

Seç më shkrepi një episod i dashuri

Kur s’ të kam pranë .

Kur s’të kam pranë

Më kaplon trupin një drithërimë

Krejt me ethe e zjarrmi

Pushtohet lëkura e shtratit të butësisë

Në mes psherëtimave

Më humb diku zëri thirrës për dashuri

Kur s’të kam pranë

Page 80: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

80

Edhe ëndrrat pështillen në palët e natës

E kur zgjohem në shuplakë të agimit

Me vesë e shpërlaj fytyrën e përgjumur

Portret

Rri i zgjuar

Pranë portretit tënd

Shtrihet

Heshtasi në shikimin tim

Natës ia vari në ballë

Dashurinë e (ri)lindur

Si një portret i shkrirë

Brenda syve të mi...

Pritje

Fill pas mbarimit të vargut të parë

Të dytin e futa në sinkopë

Derisa të më shkrep

Një shkrepëtimë malli për dashuri

Pritje...sa tri ofshama

Brenda korsisë së kujtimeve...

(Pa) Shpresë

Lërmë ta vizatoj me hukamë

Pak shpresë në faqe të pasqyrës

Page 81: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

81

E me gishtin tregues

T’i preki pikat ku dëgjohen ofshama

Pas zhbërjes së mjegullës

Ta shoh fytyrën tënde të harruar

Lërmë t’i kaloj shtigjet e mbyllura

Me të zezat hendeqe

Për të gjetur të buzëqeshur

Diku nëpër korsi të shpresës

Në stacionin e monotonisë

Si t’i kuroj fletët e shprishura të dhembjes

Në mbarim të kësaj bardhësie

Kur ngricat e ngrira cepave të shpirtit

Pikojnë strehëve të mallëngjimit

S’i të pres në stacionin e monotonisë

Si anonim mes hijesh të ngatërruara

Kujtesa për një çast e mundi harrimin

Një shpresë e vetmuar u var në ballë të pritjes

Të pres siç të prita brenda lëkurës së vetmisë

Derisa të shkrihet e gjithë kjo bardhësi

E t’i zbulojë gjurmët tuaja të humbura.

Page 82: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

82

Fija e humbur

Fijen e lëmshit të ngatërruar

S’e gjenë dot as ngatërruesi

Humbur e ka fillin

Në humbëtirën e zezë

Futur në rreth

Ka kreshta lisa e plisa

Ç’lëmsh i ngatërruar

Nga Pari e ngarkuar ...

Kur më del përpara

Më humb zemra

Kur më del përpara

Si nëpër vrimë gërfyelli

Zëri e përbinë tingullin

Më laget shikimi

Si me qenë në thellësi deti

Kur më del përpara

Shpirti më dridhet

S’e gjenë dot qetësinë

Për një çast

Heshtja e zgjon heshtjen

Pastaj i tëri tretem

Nëpër sumbulla djersësh

Më kërko

Page 83: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

83

Zdirgju ngadalë ngrehinës së mallit

Si loti nëpër hullit e faqeve të ndara

Më kërko në thellësi të pyjeve të heshtura

Shtrirë nën hijen e fletës së gjethit

Duke i shpaluar një nga një kujtimet

I rrëfehem qetas secilës kujtesë

Nga palët e shpirtit shpalosi tënden mungesë

Më kërko në çdo skaj të malit shpeshtak

Me nurin në ballë ma dritëso pak shikimin

E do të më gjesh m’u në atë vend

Ku me puthje e lidhëm në kërthizë bashkimin.

Page 84: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

84

Poezi nga Lirije Mikeli

Cikli poetik: Kënga ime s’ ka psherëtimë

Poezi romaneske

1.

Të marten kam arritur

Para buzëve të bëlbëzuara

Me vajin e syrit të majtë

Për mua s` ka dhembje

… askund

Në ethe

Është ngritur temperaturë

Fusha e varreve

Lakmohet në puthje

Njësoj është e rëndomtë

Rruga e shikimeve të ura.

2

Mjekërgjati në gjumë

Artisti është sëmuar

Kur e kujtojnë Dedë Gjon Lulin

Në arë

Të kaltëria të turbullta

Ka ura pa kalorës

E pyet

Page 85: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

85

Të përqesh në luftë

Sonte

Loja e ikur

Pagëzon dhembjet

Në bukurinë e vonshme

Flaka e tymi

Verboi sytë

S` ka rrugë për ty

Hijet muratojnë ethe

Deri të unë

Ademi, Zahiri, Agimi

Ja edhe këtej mali

Dikush çirret në çmendinë time

S` do mend

Se kjo paraqitet

Si një lloj

donkishotizmi specifik

3

Por,

Çajupi edhe atë e merr si diçka

Krejt relevante për luftë

Page 86: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

86

Larg shumë larg

Atje larg

Numrat nuk mund

Të arrijnë

Pa u shumëzuar në mes veti

Pa u pjesëtuar në mes veti

Pa u mbledhë në mes veti

Numrat nuk mund

- të arrijnë

As në njëqindkilometërishin e parë

As në dyqindkilometërishin e dytë

Pa dyshim

Çështja është e madhe

Larg shumë larg

Atje larg

Pyetja – që pret përgjigjen

Unë di pse flas

Para sezonës memece

Me buzë në vesh

Unë di pse qeshi

Në mesin e thanave të lulëzuara

Edhe pse semaforit i mungon drita e tretë

Unë di pse gërvishti me thonj

Aty kah ora shtatë

Para fillimit të mbremjes e zhdukjes së territ

Unë di pse pyes derën me dritare

Page 87: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

87

E flas në ëndërr para mbarimit

Në lojën e ringishpillit

Unë di pse akordoi mandolinën

Akuatinet pse etjen e zhepojnë

Në rrugë kah Ti.

Në kalanë e Uqinit

Në Kalanë e Ulqinit

Edhe tani jetojnë Balshat

S`ka njeri të tepërt

Aty zbërthen qëndrimi

Përcakton vlerën

Dashuria ime

1

Te këngët dashurohen athet

Mallkojnë lindjen

Përpara dhembjes

Të gjithë i të gjithëve

I urtë është syri

Në lojën e ringishpillit

Te ikjet janë hijet

Në vezë mishi i klukur

Secila lindje

Page 88: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

88

Pushon të bukurën

Jeton në ëndrra

2

Heshtja e dikujt

Është mimosa ime

Edhe pse ai nuk e kupton

Era lemon gjethet

Përgatiten për vjeshtë

Nuk vdes fërkëllima

E gjakut

Zhurmat e pagëzojnë te armët

Nën bli

E vraftë dashuria ime

Të gjithë i të gjithëve

Flokët

E hijeshojnë kokën

Page 89: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

89

Poezi nga Raimonda Moisiu

(Shkëputur nga Vëllimi Poetik “Lulëkuqja e egër “ )

Unë... e... Ti... mëkatarë

Të gjithë mëkatojmë,

Të gjithë e dëshirojnë atë,

si Unë edhe Ti...

Vështrojmë bahçen,

ka veshur fustanin e blertë,

në mes të saj lartësohen pemët me mollë.

Unë e Ti,

të harlisur nga delikatesa e perëndeshës dashuri,

vrapojmë drejt tyre,

të këpusim mollë.

Jo një mollë,

sa këputën e mëkatuan,

Eva me Adamin,

por më tej se një,

më shumë,

shuuumëshuuuumëshuuuumëëëë.

Vetëm do të mëkatojmë sot mes mollëve!

Të gjithë mëkatarët frikësohen,

por jo...

Unë e Ti...!

Ne nuk kemi frikë;

se na ndrit një kandil,

pasqyra në ujët e burimit.

Vështrohemi mbi burim,

duke përkëdhelur kaçurrelat e njëri-tjetrit,

mes burbuqeve të përflakura,

të puthjeve të nxehta.

Si dy nimfa të çmendura,

si luspat e midhjeve në ujë...

- nëpër përvëlimin e lakuriqësisë.

Page 90: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

90

Dashuria,

vjen

si një këngë në muzg,

si gjinkalla në agim,

që e këndon simfoninë,

me gjuhën e lepujve të egër,

në livadhin e praruar nga blerimi.

Unë e Ti,

shpupurishur në krahët e njëri-tjetrit,

si dy nimfa të pafaj,

vështrojmë bardhësinë,

kaltërsinë qiellore,

që na fton për të mëkatuar.

Diku pas reve po na kundrojnë Eva me Adamin,

që nga parajsa

duke pritur me nostalgji se si

ne mëkatojmë si ata.

Dikur...

Atëherë...

Unë e Ti,

si dy oqeane të stuhishëm,

të valëzuar,

të përflakur,

që nuk ngurrojnë më, por...

përleshen me njëri-tjetrin,

lakuriqësinë e ujërave

Dallgët e zjarrta bien në qetësi,

flenë...

si një çun arrakat,

që ka hipur tërë ditën majë mollëve,

dhe, ja, e ka zënë gjumi,

nënë njërën prej tyre,

ndërsa agimi po zbret nga kurora e mollëve,

për ta zgjuar nga gjumi.

Unë e Ti... mëkatarë... të Perëndeshës

Dashuri!

Page 91: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

91

Shpërthimi im

Qenia ime, jo më

- në varkën e vetmisë.

Ankthi im në sytë e jetës -

i shtangur dhe i mashtruar nga

vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i

frikës poshtë këmbëve të mija. Atje

- ftohtësirë… frikë… frikë shumë.

I ndiej si vijnë

lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qenia ime kërkon një strehë, ku

me gishtërinjtë e butë, të

zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje

ku nuk ka diell e hënë por

vetëm lumturi.

Qenia ime kërkon t’u japë frymë,

aromës së luleve të çasteve të dashurisë,

pasi të gjejë rrugën e kopshtit të tyre.

Shpërthimi im dëshiron

të vallëzojë, në

blerimin e pyllit,

në valët e detit,

të flasë me guacat,

të flasë me tokën,

të përkulë kërcellin e qiparisit,

pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.

Qenia ime dëshiron të mëkatojë,

nën dritën e hënës. Të

mëkatojë duke bërë dashuri me

lakuriqësinë e dëlirësisë, mbuluar me

vellon e shiut të lotëve.

Page 92: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

92

...grua e vetmuar...

Një ditë e di që do marr rrugën,

për në brigjet e përjetësisë,

në botën e qetë, të heshtur, ku

do të më përkundin lehtë,

në një krevat të argjendtë...

duke thurur kujtimet...

Dëshpërimi më ka kapluar sonte,

me dëlirësinë e sinqeritetit tim,

është i egër, i lirë dhe...

vërshon në kapilarët e ishullit të pabanuar,

si një mikrob topolak.

Kërkoj dritë, dritë,

të më ndriçojë rrugën,

drejt qiellit të kujtimeve, por...

është... errët… tmerrësisht i errët.

Unë një grua e vetmuar,

e zbehtë, e me sytë e trishtuar, ec

me lot të shteruar.

Sytë

më jam bërë njësh me errësirën,

si dridhja para vdekjes,

në strehën e dëshpërimit.

Kështu kapërcej ditët, netët...

Përtej është oqeani që më ndan nga atdheu.

Kërkoj një strehë, të ngopem me

dashuri, ngrohtësi, sinqeritet, brishtësi,

vetmi,

frymë,

por...

ndjehem e braktisur,

si një kufomë e leckosur mbi ujë...

Simfonia e kukuvajkës,

Page 93: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

93

si joshjet e një epshëlliu plak

strukur thellë,

në molepsjen e intimiteteve të mia...

Ëndërroj... dikush... po vjen...

Drita e hënës që më bie si një fasho,

mbi ballin tim të përvëluar nga temperatura.

Hëna është e dëshpëruar si unë...

Sonte!

Page 94: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

94

Poezi nga Menduh Leka

Metaforë shprese

Do të jemi më fatlumë se sa ishim

Kodin e Rikrijimit do ta zbulojmë

Me libret flijimi do të udhëtojmë

Për hir të Dashurisë

E nesërmja të mos jetë e vona e jonë

Tepër herët ishte për hidhërim

Sintaksës së zhgënjimit ia mbyllim gojën

Do të gëzojmë para se të vijë gëzimi

Do të shtegtojmë para se të trokasë pikëllimi

Shumëfishin e shpejtësisë së dritës ta shijojmë

Të përjetojmë pafundësinë

Vetëm të jemi

Atje...

Atje ku as fundi nuk do të na arrijë.

TiUnë

( Ti dhe Unë)

Që atëherë kur gjithçka ishte Dashuri

Ti ishe parafjalë që më mbështillje me emër

Doje të më mbiemroje për hirë Zotit

Ai ishte Aureolë për një Krijim të Madh

Ne ishim dy kuante të ngjizjes

Page 95: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

95

Unë dhe Ti ishim dy kuante të ngjizjes

Që na shumfishonte Harmonia

Ne ishim Esencë

Një çiftëzim i pritshëm për ta krijuar Përmasën

Për t’i dhënë nxitim Kohës

Drejt Hapësirës me e tejzgjatë Dashurinë

Ne ishim Dashuria atëherë të kujtohet?

Kur diçka Mjegullimë Zjarrmore

Përndriti si Ekstazë e Madhe.

Atëherë ishte Zanafilla si për të Shtatat krijuese

Kur iu hodhëm dashurisht pakufishmërisë

Dhe gjithçka u krijua si një Dëshirë e Madhe

Filluan lëvizjet dhe imitimi i Lojës në vals engjëjsh

E tërë vijëpërkulura Esencë ishte Dashuri

Unë dhe Ti

TiUnë

Dhe buzëqeshja e Zotit.

Pasthirrma e lotit

Të mos mbushesh me Ty

është si mos të ketë mbetur asnjë pikë uji në hapësirë

sa as për një gjallesë të vetme

sa as për një lulekaktus që harxhon qelizën e fundit

shkretëtirë gjithëkah e tej mendimit të etshëm

një kozmos trishtim

në një çast të vetëm

Marramendje e tundim

imazh zjarrmues e Vrimash të Zeza

Page 96: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

96

nën çatinë e paragjykuar Asila e të gjitha dashurive

të dhuroj të vetmin pikë loti që mbajta në sirtar dashurie

Për hirë të Trinisë

ekuilibrin Ringjale

duke risjellë veten të rifrymojnë edhe të tjerët

bota e çudirave le të zhbëhet

për një çast të vetëm…

fatamorganë a mistral le të vie

së paku një pasthirmë ujore

le te bie

le te bie

të Rilindemi dashurisht në një realitet tjetër.

Pasqyrim pa frymë

Ti i mbanë iso psalmeve diellore

Ai tjetri gërbush eks e pi lotin

Nga të pasmet e budallenjve

Puth egon me ritual fërkimi

Ti ind metaforik që klith nga prangosja

Ai tjetri cerber i çalë me dhëmballë të tjetrit

Thimth gjarpri galan e gungaç në fron

Sinor i damkosur

Në ditën e Zemërimit

Ti mozaik parajse e gatim yjesh

Ai tjetri regëtimë në pesëkëndëshin e Solomonit

Shkumë e pasioneve të shëllirës

Në kolltukun e bishtit e të gishtit

Nuk jam oshënar i tredhur

E di se dashuria fiton mbi çdo zhbërje

Ishte Onani ai zbulues i kënaqur

Nuk jam as unë as ti

Lojë gjësendesh të buta

Perverse në kuadrantet e pasqyrimit.

Page 97: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

97

E para ishte Dashuria

Atëherë kur gjithçka ishte Dashuri

Harmonia ishte po aty e këtu

Në një kuvertë shpirti pafundësisht shpërndarë

Zoti ishte më i njerëzishëm

Njeriu ishte më hyjnor

Atëbotë shkrepi diçka rituale

Rëndë goditi mbretëria e pasigurisë

Zhbërjet u bënë Esencë

Esenca mërgoi te Thoti

Ishte diçka si një pikëllim i madh

Për çdo zemër

Që iso i mbanin harmonisë

Ishte njëfarë kumt i shtrydhur

Që pihej si shelbim e si ndrojtje

Nuk e përballuan as Sibilat me shkas

Asnjë pasthirrmë ujore nuk e joshi

Diç e lënë peng si mit trinie

Tjetra deri te një përndritje

Dendësi e mbarsur vuajtje

Vetmi e madhe

Për dashurinë që na la

Tevona si shtëllungë zilie

Perandoria e dëshirës zuri boshësinë

Ndërruan ciklet e ligjet në univers

Derisa u përmend Dashuria

Perëndia u bë përsëri Hyjnor

Njeriu mbeti duke kërkuar Dashurinë.

Nirvanë e shpejtësisë së dritës

Si orakull nga piramidë e lajthitjeve

Solemnisht jepja shpejtësisë së dytë kozmike

Sa për lojën e radhës në sfond huqesh

Ndeshtrashën si alegori

Magjinë si pre në hellin ironik

Kur të namatisë Haleluja në eklips

Page 98: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

98

Në ato sekonda liturgjike pa qirinj

Luaj bisht me Antikrishtin

Si morti me esencën e frymës së shenjtë

Nirvanë e lakuar në shumë nyje

Si lakmi e prerë në teh apologjishë

Ka kaluar ai ters për të mirët

Kreshmë e fshehtë u lodh në trupin e trapit tënd

Zbrazi tërë pritjen në sofër butakësh

Ndjellmirë e paktit tonë të dëlirë

Prekje mëngjesore

Aurorë ndjesore dhuratën e ëndrrës e pranoi

Të të prekë pak si tufzë rrezesh atje

Dhe një dorë bekimi si dëshmi premtimi

Rrugëve magjepse engjëjt dëshirat i dërgojnë tutje

Pak si gërshet dashurishë puhia i perkëdhel

Herë valë deti e herë valvitje lulbliri

Nga ai zjarrmim ëndrrimtar që në ekstaza vezullonte

Dhe jehonat afshrore loznin nëpër vargmale shpirti

Mjegullbardha engjëjt i veshë bukur

Dhe kulmojnë ylberore nuancat dashurore

Pas mbetet përfytyrimi në qepalla strukur

Dhe një kujtim kurorë mrekullie hyjnore

Page 99: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

99

Poezi nga Luan Maloku

EUTERPA

Kur zbardh dita

Euterpa më zgjon

Më fut në kujtime

M’i trazon ëndrrat

Dhe vargu troket

Në portën e mallit

Lundroj në detin

E madh shpirtëror

Si në ditët me shi

Të lagura deri në palcë

NJË MBRËMJE

Një mbrëmje

E bukur ndër yje

Një aromë parfumi

Më joshte shpirtin

Ti ishe si një lule

E bukur në lulëzim

U mbuluam me puthje

E përqafime plot mall

E lotët rrëshqitëshin

Fytyrës si rrjedhë

Page 100: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

100

Po dashuria të bënë

Të jetosh i lumtur

Një mbrëmje

E bukur ndër yje

Pranë teje e ndjeva

Veten si një yll

S`DI PSE

Si rrufe u fute

Nën pjergullën time

Vetëm kujtimi

Endet në hapsirë

Mbrëmë ledhatova

Qiellin tënd deri vonë

S`di pse kaq shpejt

Lindi dashuria në mua

Një lot i brisht

Më rrodhi nga syri

Një të tillë dashuri

Vështirë është ta gjesh

Të gëzojmë jetën

Deri në p

NËNË

Je ajri im

E dashura

Më e shtrenjta

Page 101: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

101

Në botë

Nënë

Mungesa jote

Më djeg si gacë

Të dua

Përjetësisht

Sa frik jeta ikë

E ti më mungon

ME TË VETMEN FJALË

E shiqova gjatë

Në sytë kaltërosh

E ajo e ndrojtur

E brishtë si vesë

Më shiqon mua

Si pranverë me lule

Ah, e bukura bukuri

Ndjenjat më bëhen det

E poetët kanë botën e vet

Ata ndryshe dashurojnë

Ata vehten ta falin

Me një të vetmen fjalë

Page 102: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

102

TE KODRA E UKËS

Te Kodra Ukës

Bukë i thonë bukës

Vend i bukur zabel

Tokë e vjetër Ilire

E vjetër

Sa dielli

Toka

Qielli

Aty e vizatoj shpirtin

Me duar dashurie

Aty dasmat kurrë s`ndalen

Lodrat deri në qiell dëgjohen

Aty hiri shndërrohet

Në jetë sikur feniksi

Tek ti toka e ime e bukur

E njoh vehten time

Aty më pushon shpirti

Kodra e Ukës madhështi

Pa ty do të isha jetim

DASHURIA IME

Dashuria ime

Është zabel

Ku më kullotën

Kafshët e egra

Edhe të zitë

Më shkelën shpesh

E më kositën

Me mija herë

Stoik në këmbët e mia

Page 103: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

103

NE TË DY

Ne të dy u plakëm

Dukemi si dy gurë mulliri

Koha po ecën shpejt

Korsive të hapura

Dhembja ngelet

Në pellgun e lotëve

Një ditë s`do të zgjohemi

Do t’i shtrihemi përjetësisë

E ndoshta kështu

Do të ishte më së miri

TE VENDI IM I BUKUR

Tek vendi im i bukur

Ëndrrat të çmendin

Varfëria prek qiellin e zi

Buzëqeshje ironike

Nga hije

Hijenash bishtëngrehur

Vendi im

Me liri duarlidhur

Spektakël i vërtetë

I ftohtë akullnajë

Të rinjtë po arratisen

Nga burgu në burg

Me atentate shpirtërore

Lojë e majme satane

Varfëria…

Page 104: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

104

Poezi nga Merita Hoxha

Pranë përmendores

Përmendore e lartë madhështore

Përse ballin e mërrolur e ke

Ndoshta të kujtohen gjakderdhjet

E martirëve që ranë për Atdhe?

Apo ndoshta i numëron kufomat

E bijve të panjohur, të tu

Apo ndoshta të kujtohet

Gjoksi i përgjakur

Dhe zëri rënkues i të riut, fli

Nga plumbi i një pushke të krisur?

E ti krenare qëndron para nesh

Pëmbushur me kurora trëndafilash

Në çdo petale nëshkruan një emër

Në çdo flakërimë përndrin lirinë.

Duke lënë atdheun.

Me trishtim shikoja

Shtëpinë time boshe

Vargjet e pikëlluara

Këngët e harruara.

Po loti e lagu

Vargun e fundit

Dhimbje, e dhimbje

Lamtumirë?! … kurrë Atdheu im.

Pranë përmendores së Skënderbeut

Page 105: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

105

Mirëdita lapidar

Je n’çdo pishë shkrep, e m’shkrep

Je një rrufe që shemb furtunat.

Dhe u drodh njeriu nga guri

Në gjurmën që gjoku i Gjergjit la

U dridh dhe gjithë gjaku

Që shkëmbi erë përpinte.

U dridhën edhe lotët

Që toka i mblidhte përbrenda

Zemrën thonë:

Me kockë e kishte

Brenda gjoksit rrihnin

Krahët e shqiponjës.

Kujtimi për bonjakun Xheni

Jam shqetësuar jo nga dashuria

Dhe zemra më rreh damarët

Më ngrin fytyrën

Me flakën e qiriut të ndezur.

Kam mbetur në mesnatë

Siç mbesin yjet dhe lisat

Lotët më derdhen nën qepallë

Kur kujtoj bonjakun Xheni

Këpucët e përbaltura, të shqyera.

Ai me butësi sikur thotë

Pse të martën më dhe 70 cent?

…, dhe sot 30 cent !

Page 106: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

106

Liria

Kënga përtej maleve dëgjohet

Për liri vdesin trimat

Gjaku juaj mbetet për jetë peng

I dashurisë dhe lirisë

Për dasmën e madhe

Të Arbërisë.

Dimri po vjen

Në pyllin e vetmuar

Ende bie borë

Harabelat e ngrirë po ikin

Diku për t’u strukur.

Atij lisi t’thatë përbrenda

Milingonat i bëjnë shoqëri

Por edhe lumit përskaj

Akulli ftohtë i shndrin bardhësi.

Pulëbardhat e shpirtit

Po ikin ,

Po ikin fluturim në largësi.

MËRGIMTARI

Mos pyet për kohën,

që kaq ngadalë kalon.

E në të s’kemi fjalë.

Ëndrra ime mbetet,

atje tek vendlindja e largët

Në shtëpinë e vjetër të nënës.

Do rikthehem një ditë…!

Page 107: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

107

Do ndërtoj pallatin më të bukur

…, dhe me copëza fjalësh

Do rishkruaj

plagën e rëndë të mërgimtarit.

TË KËRKOJ

Të kërkoj

Në vesën e trëndëfilit të kuq

Në kaltërinë e liqenit

Dhe në pranverën e hershme.

Të kërkoj

Në detrat e largëta

Në dhomë të zbrazët

…, dhe në ëndrrat e mia

Të kërkoj

Në pikat e ftohta të shiut

Në çdo ditë të re

Që përthyen kristalet e shpirtit.

SAUNA

Nën mjegullën e saunës

sytë e shikimit humbasin tek ty,

kur rastësisht u takuam

dhe ne u dashuruam.

..., por sot,

ç’ fare mbeti prej nesh

Kujtimi i vetëm

Se u deshëm një ditë.

Page 108: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

108

Muzika dëgjohet n’labirinth

Këndon vetëm për mua

Me lotin e ngrirë në fytyrë

dhe mallin e tretur

Ti prapë sjell si dikur

Kafenë e vonuar

E unë gëdhend prapë emrin tënd

Të dua!

Page 109: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

109

Asi i qiellit.@ Irina Hysi

PËRKTHIME

Page 110: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

110

Anglezët e lumnueshëm

Nga Reto Rossetti

Përktheu nga anglishtja Bardhyl Selimi

Siç dihet, anglezët banojnë në Angli. Ata i ndan nga Evropa një ngushticë

prej 40 km dhe një mal i lartë i vetëvlerësimit. Sipas pikëpamjes angleze

njerëzit flasin dy gjuhë: anglisht dhe gjuhë të huaj. Të huajt e mësojnë

anglishten pak e nga pak, gjuhë për të cilën gjuhët e tjera janë një surogato

dhe në fund të fundit njerëzit do zotërojnë gjuhën e vetme që mund të

përfytyrohet për një njëri të saktë. Ajo është gjithashtu gjuha e vetme, që e

shkruan “unë “ me shkronjë të madhe.

Kjo gjuhë vetëkuptohet është e përsosur. Ndër cilësitë e vyeshme të saj është

fakti që pasi ke dëgjuar një fjalë të re duhet ta kërkosh në fjalor se si

drejtshkruhet ajo, pasi ke parë një fjalë të re duhet të kërkosh në fjalor se si

shkruhet ajo. Kjo gjuhë nuk ka as përemër vetvetor, as lidhore dhe e ardhmja

dhe kushtorja kanë nga dy forma, që dinë t’i përdorin anglezët e jugut, por jo

ata të veriut, as skocezët, as ndonjë tjetër. Mungon në të fjala për “njeriun”

dhe “për të lindur” por si shpërblim, gjenden shtatëmbëdhjetë mënyra për të

thënë “a mos?” Gjuha përmban 22 tinguj, fjalia ka një rend fjalësh fiks dhe e

njëjta fjalë mund të jetë emër, mbiemër apo folje, sipas logjikës së fjalisë.

Kjo të çon në shumë keqkuptime gazmore dhe mundësi të pafund për loja

fjalësh.

Për gjuhët e tjera, që janë fonetike, me thekse të rregullta, që kanë pavetorin

etj, anglezët ndjejnë keqardhje, në se gjithsesi dinë diçka për to. Disa anglezë,

që mësojnë gjuhë të huaja, e ndjejnë veten renegatë, por fajin e tyre e

pakësojnë duke përmirësuar gjuhën e huaj me anë të shqiptimit anglez dhe

gramatikës angleze.

Kaosit piktoresk të gjuhës së vet anglezët u shtojnë kaose të tjera të bukura.

Mund të thuhet në tërësi, se anglezët kanë një talent të veçantë për kaose. Te

paratë, katër obole bëjnë një penc, dymbëdhjetë pence bëjnë një shilingë dhe

njëzetë shilinga bëjnë një paund; por artikuj më të kushtueshëm paguhen me

gine, monedha këto që nuk ekzistojnë. Nderimin për një zotëri e tregojnë me

titullin Eskuir, që gjithashtu nuk ekziston, sepse ai vetëm se shkruhet por

asnjëherë nuk thuhet. Sistemet e matjes së vëllimit, peshës dhe gjatësisë janë

kaq të komplikuara sa çdo anglez, pasi ka mbaruar shkollën i ka harruar ato

dhe përdor tabelat llogaritëse.

Page 111: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

111

Në mënyrë të ngjashme edhe fusha e edukimit anglez është një farë labirinti,

që përfshin njëzetë e nëntë lloje shkollash. Këtë e quajnë “sistem edukativ”

dhe , me një logjike më të lartë, shkollat private i quajnë “publike”.

Anglezët i duan kafshët dhe para së gjithash qentë. Kur rusët dërguan lart me

sputnik një qenush , mijëra anglezë protestuan me tërbim në gazetat,

deputetët dhe ambasadën ruse; por. kur ameriaknët dërguan lart një majmun.

ata nuk u ndjenë sepse majmuni i ngjan shumë njeriut. Amerikanët

megjithatë rrezikuan pakëz dhe në të ardhmen ata do sillen më të matur, duke

dërguar atje një pigmen ose një jetim.

Dihet që anglezët janë lakonikë dhe modestë. Ata të sqarojnë me elokuencë

dhe të informojnë me zell për modestinë e tyre. Ata janë edhe të ftohtë, por

eksitohen shumë, në se ti nuk don ta besosh këtë.

Ata pëlqejnë gatimin e thjeshtë anglez, që e hanë shumë shpejt, sepse është

pak si jo e hijshme të harxhosh shumë kohë në të ngrënë. Ata nxitojnë

gjithashtu nëpër rrugë me një qëllim të ngutshëm, psh për në zyrë apo

kinoteatër, dhe nuk mund ta përfytyrojnë që rruga mund të jetë një vend

takimi, restoranti një vend bisedimi apo lidhjet ndërnjerëzore një punë e

rëndësishme e ditës. Edhe restorantet kanë shenjën e ngutësisë; ushqimi hahet

shpejt e shpejt dhe karrigia i lëshohet e ngrohtë atij që vjen pas teje. Këtë e

bëjnë me shumë dëshirë sepse bëhet fjalë për gatimin e thjeshtë anglez.

Megjithatë mos mendo që anglezët nuk e duan Evropën. Ata udhëtojnë

gjithnjë e më masivisht nëpër të, duke marrë me vete në falangë mjedisin e

vet gjuhësor dhe duke u prirë drejt hotelesh që garantojnë gatimin e thjeshtë

anglez. Shumë anglezë, ç’është e vërteta, hidhen edhe në aventura për artin e

gatimit kontinental, e shijojnë atë me miratim, madje bien në ujdi të kalojnë

me të më shumë se pesëmbëdhjetë minuta, por kjo kuptohet është koha e lirë,

dhe pas kësaj çmëndurie ata kthehen sërish në rutinën e përkorë angleze apo

siç e thonë me mprehtësi ata në “mënyrën e jetesës”.

Kjo mënyrë jetese është e organizuar më mirë, sepse ata hanë në një vend dhe

pinë në një vend tjetër, në vend që të dyja t’i kryejnë në të njëjtin vend.

Është për t’u pasur zili në organizimin anglez edhe fakti që të gjithë dyqanet

mbyllen në ora pesë, sepse edhe shitëset duhet të bëjnë pazar, dhe të gjitha

pijetoret dhe vendet e dëfrimit mbyllen në orën dhjetë të mbrëmjes, sepse

komisionierët e tyre duan edhe ata të dëfrehen. Se si e bëjnë këtë ky është një

sekret anglez i thellë.

Një zakon tjetër anglez i bukur është mbyllja e të gjitha pijetoreve midis orës

dy e tridhjetë dhe 6 çdo ditë. Kjo mbase do të na bezdiste në se Anglia do

kishte një klimë të ngrohtë, por lumturisht sikurse na informon çdo anglez,

ata kanë një klimë të moderuar. Për shkak të kësaj klime të moderuar burrat

anglezë shëtisin verës pa kapele dhe marrin rreze dielli. Dhe, për shkak të po

kësaj klime të moderuar të gjitha shtëpitë angleze i mbajnë ulluqet e ujrave të

Page 112: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

112

shkarkimit të shiut nga jashtë, ku ata çahen nga ngrica në dimër. Klima e butë

e bën gjithashtu të panevojshme ngrohjen qendrore dhe mjafton të djegësh

qymyr në një vatër të vetme në çdo dhomë të shtëpisë për të krijuar një

ngrohtësi të përgjithshme, veçanërisht po që se je ulur pranë saj ose i mban

duart mbi oxhak qè shkon në çati.

Ka një aksiomë angleze që ajo që bëhet në vende të tjera, realisht nuk

ekziston. Për rrjedhojë ajo nuk ndihmon në problemet angleze, për shembull

a është diçka praktike edukimi i gejeve. Fakti që ky edukim prej kohësh është

bërë i përgjithshëm në Skoci nuk do të thotë asgjë, sepse Skocia është pjesë e

vendeve të huaja. Madje edhe diçka e bërë në Angli nga joanglezët nuk ka

ndonjë rëndësi të madhe.

Romakët në shekujt I-IV ndërtuan atje rrugë të drejta, por ata duket qartë se

nuk e kuptuan shpirtin e indigjenëve, sepse këta të gjitha rrugët e

mëpastajshme i bënë me zigzage dhe gjarpërushe edhe kur ato kalonin mbi

sipërfaqe të rrafshëta. Vetëm kur anglezët vetë bëjnë diçka, vetëm atëherë kjo

hyn në realitet. Pranë Prestonit sapo është ndërtuar një autostradë në vijë të

bukur. Ajo është e gjatë 15 km. Pa dyshim gazetat botërore kanë raportuar në

faqe të parë për këtë përparësi sensacionale.

Por edhe anglezi lëshon pe, e para dhe e fundit. Prandaj unë mund ta shkruaj

këtë artikull pa u dënuar. Anglezët, që do e lexojnë atë, vetëm do qeshin të

patrazuar, sepse ata e pëlqejnë që komplimenti të bëhet temë e artikullit, dhe

përmbajtja kulmore ata nuk i prek, sepse kjo është një llastim i zakonshëm i

humoristit. Dhe ata e kuptojnë që edhe humoristët duhet të jenë, sikurse të

huajt, autostrada të drejta, sistem metrik dhe gjëra të ngjashme ekzotike si

këto . E gjitha kjo ndihmon në bujën e jetës, duke krijuar një kuadër

dekorativ për realitetin e ngurtë të anglezëve në Anglinë e tyre.

Page 113: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

113

Pjesë nga Libri”Betoveni dhe revolucioni frëng”

Përktheu nga anglishtja Meri Lalaj

“Fidelio” opera e vetme që kompozoi Betoveni, së pari ishte një Himn i

Lirisë dhe vetëm rastësisht lirikë triumfi për dashurinë bashkëshortore.

Florestani është martir i ideve të reja, i së Vërtetës të re:

Wahrheit wagt` ich kühn zu sagen

Und die Ketten sind mein Lohn!

(Unë guxova të them të Vërtetën

Dhe zinxhirët janë shpërblimi im!)

Të burgosurit, të lejuar për herë të parë për të marrë pak ajër të pastër, i

këndojnë Himn Lirisë:

O Himmel! Rettung! Welch` ein Glück!

O Freheit! O Freiheit! Kehrst du zurück!

(O Qiell! Shpëtim! Çfarë Lumturi!

O liri! O liri! Kthehesh prapë!)

Kur Florestani shikon Leonorën, mendon se ajo është Engjëll i Lirisë:

Ein Engel, Lenoren, der Gattin so gleich,

Der führt mich zur Freiheit, ins himmlische Reich!

(O engjëll, Leonorë bashkëshorte menjëherë,

Ajo më shpie mua në gëzimin e mbretërisë qiellore!)

Fernandoja, i lajmëruar nga trumbetat, është Çlirimtari. Ai nuk i lejon të

burgosurit që të gjunjëzohen para tij, ai është miku i tyre, vëllai i tyre:

Nicht knien länger sklavish!

Tyrannenstrenge sei mir fern.

Es sucht der Brüder seine Brüder

Und kann er helfen, hilft er gern.

Page 114: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

114

(Të mos jemi më skllevër!

Tutje rreptësia e tiranëve.

Vëllai kërkon vëllezërit

Dhe në qoftë se mund të ndihmojë e bën me qejf.)

Në Simfoninë e Nëntë gjejmë një Himn të Vëllazërimit Botëror. Në origjinal

Kënga e Gëzimit ka qenë Kënga e Lirisë1 dhe Betoveni pat filluar të punonte

për këtë këngë që në vitin 1793. Kur Shileri e ndryshoi në Himn Gëzimit,

vëllazërimit të Racës Njerëzore, u bë tema kryesore e vargjeve të famshme:

Alle Menschen werden Brüder…

Seid umschlungen Millionen

Diesem Kuss der ganzen Welt!

Të gjithë njerëzit bëhen vëllezër…

Të jesh i përqafuar prej milionave

Me një puthje përqafim!

Betoveni merakosej që mesazhin e tij ta bënte përsosurisht të qartë kësaj here

dhe, porsi pasardhësi i tij i madh Vagneri, u vuri tituj temave muzikore. Kjo

ishte absolutisht e domosdoshme. Ai donte të afrohej me masat dhe t`u

shpaloste atyre idetë e reja të Revolucionit Frëng me një gjuhë që ato ta

kuptonin dhe ta admironin, me gjuhën e Shilerit, poetit të Kontratës së Re të

Rusoit. Revolucionar në pikëpamjet e tij politike, Betoveni ishte revolucionar

edhe në artin e vet: Ai futi muzikë korale dhe solo vokale në pjesën e fundit

të Simfonisë të Nëntë. Po, e bëri këtë për masat e budallallepsura, të cilat nuk

do të mundnin ta kuptonin fjalimin e tij muzikor. Ai u foli masave me

zhargonin e tyre!

Mirë, po a ishte e mundur që t`i ngrinte këto masa vjeneze, të mefshta, të

përgjumura, të painteresuara? Oh, këto turma të mjera të Vjenës! “Verflucht,

verdammt, vermaledeites, elendes, Wienerpack!”1 Ato nuk dinin të bënin gjë

tjetër veçse të hanin salçiçe dhe të pinin birrë të zezë. Dhe kur dikush e pyeti

Betovenin nëse revolucioni mund të shpërthejë në Vjenë, ai përgjigjet me

tallje:”Gjersa austriaku të ketë birrë të zezë për të pirë dhe salçiçe për të

ngrënë as që ia fillon revolucionit.”2

Është e vërtetë se masat austriake ishin të qullëta, por mjeshtri me to kaq

mund të bënte. U mundua shumë me njerëzit e mëdhenj, por ata i dolën më

keq se mizëria. Medet! “Nuk ka gjë më të vogël sesa të mëdhenjtë!”3 Apo,

siç e thotë Betoveni në frëngjisht: “Parceque les grands sont le plus faibles.”

(Sepse të mëdhenjtë janë më të dobëtit),4 kështu nuk mbetej gjë tjetër veçse

Page 115: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

115

të ngriheshin masat. Pikërisht kjo i duhej kohës së tij. Ai e shprehu fare mirë

këtë teksa i shkroi atij vagabondit të vogël Karlit:

“Koha jonë kërkon shpirtra të fuqishëm për të futur në veprim këto masa

njerëzore, burracake, tradhtare të fundërrinave.”5

Karli i tij e kuptoi më së miri. Ai dinte greqisht.

Po, Betoveni e ndiente se ai ishte një nga ata shpirtra të fuqishëm, të cilët Fati

ka paracaktuar për detyra herkuliane. Tani Fati i troket tek dera dhe e

urdhëron që të përmbushë misionin e vet të shenjtë. Është gati për të marrë

detyrën më të madhe të jetës së tij. Ai do t`i bëjë sopranot të bërtasin, të

klithin, të çirren me triumf deri në kupë të qiellit, sikurse prostitutat e

pazareve të Parisit kur panë se gijotina këputi kokën e Marie Antonetës dhe

Luigjit XVI:

Sic semper tyrannis! (Ashtu si gjithmonë tiranëve!)

Po, vritini të gjithë, varini të gjithë mbretërit, princat dhe aristokratët.

Ah! Ça ira, ça ira, ça ira!

Les aristocrat` à la lanterne:

Ah! Ça ira, ça ira, ça ira!

Les aristocrat` on les pendra.

Ah! Do kalojë, do kalojë, do kalojë!

Aristokratët te shtyll` e fenerit;

Ah! Do kalojë, do kalojë, do kalojë!

Aristokratët do t`i varin.

Më kot sopranot e shkreta i luteshin mjeshtrit që të ndryshonte ato nota të

larta të pamundura për t`i arritur. Betoveni ngulmoi në të tijën. Ato thanë se

do të tingëllonte e egër. Por ai pikërisht këtë donte, sepse vetëm atëhere

masat do të mund ta kuptonin idenë e saj. Dhe ai pati të drejtë. Më 7 maj

1824 u dha shfaqja e parë e Meshës Solemne në Re dhe Simfonia e Nëntë.

Baron Zmeskalli vajti të dëgjonte Simfoninë, e cila kishte si nëntekst

zhdukjen e klasës së tij, por çdo gjë që bënte mjeshtri ishte e mirë për të.

Baroni urdhëroi shërbëtorët që ta shpinin në Teatrin Karntnertor të ulur në një

karrocë-vig, sepse u ngrit i sëmurë nga dysheku.1

Suksesi ishte i mahnitshëm: përshëndetja e publikut ndaj shfaqjes pati një

karakter kryengritës, kur doli Betoveni në skenë brohoritjet shoqëruar me

duartrokitje u përsëritën pesë herë, ndërsa sipas etiketës së rreptë të qytetit,

ishte zakon të jepeshin tri përshëndetje vetëm kur hynte Familja Perandorake.

Policia u detyrua të ndërhynte për t`u dhënë fund manifestimeve. Simfonia

shkaktoi një entuziazëm të papërmbajtur. Shumë vetë qanin. Betovenit pas

koncertit i ra të fikët nga emocionet; e shpunë në shtëpinë e Shindlerit ku

Page 116: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

116

humbi në gjumë dhe mezi u përmend pas njëzet e katër orësh, me rroba në

trup, pa ngrënë dhe pa pirë asgjë.2

Po, kësaj here Betoveni u afrua me masat jo vetëm me ato të Vjenës, por me

masat popullore të të gjithë botës edhe për të gjitha kohërat me Simfoninë

Jakobine të Lirisë, Barazisë dhe Vëllazërimit. Disa kritikë thonë se muzika e

Simfonisë së Nëntë nuk është aq e mirë sa ajo e Simfonisë së Tretë dhe të

Pestë. Ndoshta. De gustibus non disputandum. (Shijet nuk diskutohen). Por,

gjëja më e rëndësishme për Betovenin në këtë rast ishte kumti dhe ai diti tua

shpërndante këtë kumt revolucionar masave në një gjuhë aq të qartë sa ishte e

mundur në rrethanat e epokës së Meternikut. Teksti nuk do të mundte të fliste

kurrë më shkoqur. Censura e Meternikut nuk do ta kishte lejuar.

Betoveni ia përshkruan situatën shumë mirë poetit Kufner:

”Fjalët janë të lidhura me zinxhira, por lumturisht tingujt janë ende të lirë.”3

Dhe ai përdori tingujt muzikorë që të plotësonte tekstin poetik. Masat e

pëlqyen dhe ende e pëlqejnë bashkimin e tij mjeshtëror dhe dramatik të

poezisë me muzikën.

1 Thajer, Botimi anglisht, III, f. 152.

1 I mallkuar, i dënuar, i nëmur, popull maskara i Vjenës! Letër Bernardit, 15

shtator 1819, Kastner-Kapp f. 521.

2 “So lange der Oseterreicher noch braunes Bier und Würstel hat, revoltiert er

nicht.” Letër Simrokut, 2 gusht 1794, Kastner-Kap, f. 177.

3 “Etwas kleineres als unsere Grossen gibt`s nicht.”-Letër Brajtkopfit dhe

Hartelit, verë, 1810, Kastner-Kapp f. 177.

4 Letër Skotit, 22 janar 1825, Hull, f. 338.

5 “Unser Zeitalter bedarf kräftiger Geister, die diese kleinsüchtigen,

heimtückischen, elenden Schufte von Menschenseelen geisseln.”-Letër Karl

van Betovenit, 1825, Kastner-Kapp f. 785.

1 Thajer, botimi anglisht III, f. 165

2 Romen Rolan, Betoven, f. 46-47

3 Romen Rolan, Betoven, f. 49

Page 117: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

117

Poezi nga Muhammad Shanazar.

Përktheu nga anglishtja Dr. Albana Alia

Për sa kohë akoma

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të shtojmë radhët e varreve?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të zgjerojmë kufijtë e varrezave?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të zgjasim listën e martirëve?

Për sa kohë akoma do të vazhdojnë

të vuajnë fëmijtë tanë nga mjetet luftarake?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të vajtojmë të dashurit tanë?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të djegim fshatra e lugina?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të ngremë në kurriz trupat e shokëve tanë?

Për sa kohë akoma do të vazhdojnë

të shumëfishohen radhët e jetimëve dhe vejushave?

Për sa kohë akoma do të vazhdojmë

të dëgjojmë sirenat e ambulancave nëpër rrugë?

Arsyeja është se mendja jote dhe imja nuk përputhen.

Arsyeja është se sytë e tu nuk shikojnë njësoj si të mitë.

Arsyeja është se unë kam lënë mjekrën e gjatë,

ndërsa ti ke fytyrën të pastër e nuk pyet.

Arsyeja është se lëkura jote është e bardhë, e zezë e imja.

Arsyeja është se ti shkon nëpër tempuj e kisha,

ndërsa unë përkulem përpara Zotit në xhamia.

Arsyeja është se ti vesh xhinse të ngushta,

ndërsa unë shalwar dhe qameez të gjerë.

Arsyeja është se unë ndjek disa parime të drejta,

ndërsa ti je i lirë të sillesh si të duash.

Page 118: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

118

Oh, armiku im!

Nuk jam burracak,

pasi jam i zoti të luftoj papushim

për t’u kundërvënë kam forcë të dyfishtë goditëse,

por nuk dua të luftoj më kundër teje.

Ja pra, këtu hedh armët e mia dhe

hap krahët për të të përqafuar, ndonëse

është peshë e rëndë në egon time, ndonëse

nuk më intereson nëse shpon gjoksin tim.

Oh, armiku im!

Veç ki durim,

më lejo e të mundësoj të marrim frymë lirisht

nën qiellin e kaltër, mbi Tokën e mirë.

Të dy jemi të destinuar të vdesim, herët a vone,

por nga një vdekje natyrale, secili më vete.

Prandaj, mos më drejto armën mua,

mos mprih thikën apo heshtën tënde

mos sulmo me kamë apo me dron për të më vrarë,

një vdekje që, ndërkaq, mund të vijë nga natyra.

Oh, armiku im!

Tani e tutje do të të thërras vëlla.

Ki kujdes! Ne jemi bij

të të njëjtës nënë, të të njëjtit atë,

zemra dhe mendje të njëjta kemi,

dhe gjak të njëjtë.

Oh, vëllai im!

Planeti i Njerkës

Bota është e zënë me aktivitete sportive,

stadiumet janë mbushur plot me tifozë,

britmat e tyre dëgjohen deri në kupë të qiellit,

fituesve u shpërndahen medaljet.

Bashkatdhetarët e mi nuk kanë kohë

për të parë nëpërmjet vuajtjeve të të tjerëve.

Kanalet televisive shfaqin seminare e receta gatimi,

këngë e valle për kombin e uritur,

Pikërisht tani, njëri prej tyre na tregonte që në një enë me ujë

Page 119: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

119

veza e freskët është më e rëndë se ajo e prishur.

Në një kanal tjetër i bëjnë reklamë një pajisjeje të vogël

që me kujdes tërheq qimet e panevojshme nga lëkura...

Politikanët dihet, vrapojnë si zakonisht pas pushtetit

pas poltronës së autoritetit,

të mjerëve nuk u mbetet tjetër

veçse të mbledhin vepra bamirësie dhe lëmosha.

Kryeministri im është larguar

me një avion të ngarkuar me arka të mbushura

me mango për Mbretin e Arabisë Saudite

dhe personazhe të tjerë mbretërorë,

për një pelegrinazh të tipit umrah.

Duke dhënë shfaqje bashkë me familjen,

për hir të Zotit dhe për të lypur

bekimet e tij, duke lënë pas të varfërit.

Duke gulcuar për bukë kombi është i zënë,

me vepra sa për sy e faqe, nëpër festa e darka.

Xhamitë dhe vendet e shenjta frekuentohen

nga njerëz devotë të veshur me stofa fëshfëritëse.

Misione këtu, misione aty, misione

gjithandej, duke vrarë, vrarë e vetëm duke vrarë.

Kanë në dorë karburantin dhe mineralet e tokës.

Bota është kthyer në një sallë operimi...

Ebrenjtë shfrytëzojnë rastin.

Ata vrasin e vrasin Palestinezët me bijtë e tyre

Qëllojnë vendbanimet e tyre me predha të fuqishme

retë e tymit ngrihen deri lart në qiell.

Ndoshta edhe Vetë Zoti me ëngjëjt thith

tymrat e eksplozivit, por edhe Ai hesht si të tjerët.

NATO-ja, po ashtu, shikon interesat e veta,

OKB-ja si njerka gërrhet në gjumë,

si zakonisht, nuk dëgjon kurrë intelektualët, ndonëse

e ka të qartë fare mirë çfarë duhet e çfarë nuk duhet bërë.

Kur do vijë koha për t’u zgjuar nga gjumi,

nuk besoj që bota do të bëhet një vend më i mirë,

i përshtatshëm për brezat tanë, pasi Toka tashmë

është e destinuar të kthehet në një planet të njerkës,

Oh! Lexues, vëlla, mos u kënaq me shpresa të kota!

Page 120: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

120

Në kujtim të bletëve të shkrumbosura

Ishte muaji dhjetor,

Një mori bletësh u grumbulluan te degët e manit

krejt afër banesës sime.

Ishin me mijëra, gati

për të filluar përsëri punën.

Gumëzhisnin përreth ndërsa zbardhte dielli

e punonin gjithë ditën.

Pastaj pushonin të tëra bashkë në perëndim të diellit,

zukatnin kur dikush u afrohej.

Derisa një natë, nja dy javë pasi kishin zënë vend,

një grup njerëzish u afrua

për të vjelë mjaltë nga hoje,

që nuk u përkisnin.

I këshillova të mos luanin lojë djallëzore

por ata bënë si deshën vetë.

Njerëzorë në dukje, por shtazarakë brenda.

Për të shmangur thumbat,

zgjodhën rrugën më të lehtë,

Ndezën një flakadan pikërisht poshtë tyre.

Në fillim zukatën,

më pas filluan të bien poshtë të shkrumbosura.

Disa u përpoqën të fluturonin,

shpëtuan nga kurora e krijimit,

Por, në fund, u dëmtuan të gjitha,

shumica e tyre i humbën flatrat.

Ata njerëz nuk mundën të vjelin mjaltë,

nga hojet e papjekura.

Pak më vonë, ca re të bardha u shfaqën në qiell,

Filluan të pluskojnë duke fshehur fytyrën e hënës,

sytë e yjeve,

Pastaj një erë e ashpër e akullt filloi të fryjë,

Filloi të bjerë një shi i imët.

Dhe njerëzia u kthyen të flenë rehatshëm

nëpër shtëpitë e ngrohta të tyre.

Herët në mëngjes, kur u zgjova, u gjenda përballë

një pamjeje rrënqethëse dhe zemra m’u rëndua

nga pesha e dhimbjes,

Bletët e djegura ishin shpërndarë përreth.

Page 121: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

121

Toka ndërkaq u kthye në rërë.

Bletë të panumërta, të shtrira njëra pranë tjetrës,

të palëvizshme, të gjitha me flatra të shkrumbuara.

Zemra po më qante për fatkeqësinë e madhe,

pasi nuk mbeti asgjë përtej degëve.

E m’u kujtuan shpërthimet bërthamore

në Hiroshima e Nagasaki, kur trupa njerëzish të shkrumbuar

shtriheshin nëpër rrugë, njësoj.

Kuptova frikën e luftës së ardhshme,

kur krerët e fuqive të mëdha,

do të zihen çmendurisht dhe do të përdorin armë bërthamore.

Bota do të shikojë fundin e saj katastrofik,

pa asnjë pushtues për të festuar fitoren,

dhe asnjë të pushtuar për të vajtuar situatën e rëndë,

veç një amfiteatri të trishtuar e të heshtur kufomash të shkrumbuara.

Disa prej bletëve të palëvizshme atje tej

mbi tokën e lagur dukeshin të gjalla,

në mënyrë të pakontrollueshme lëviznin gjymtyrët

por pa shpresë. I ngrita me kujdes të gjitha

dhe i vendosa pranë ngrohësit,

Shumë prej tyre morën veten,

të tjerat madje morën fluturimin.

Zemra ime ndjeu një lumturi që kurrë më parë s’e kish provuar.

Por ato që fluturuan dhe ato që sikur po shëroheshin,

që të gjitha morën fund disa orë më vonë,

si për efekt të mëvonshëm të radiacionit.

Ligështimi errësoi qenien time.

Më vinte veç të qaja për fatin e tyre të zi.

Njerëzit nëpër botë u treguan indiferentë,

kishin të tjera halle dhe shqetësime për të përballuar.

U ula e mendja më shkonte te trupat e karbonizuar,

të bletëve që na kishin dhënë mjaltin.

Ndërsa ne u dhamë vdekjen, madje tepër të tmerrshme.

Një vdekje të llahtarshme, një vdekje ku hoqën shpirt dhimbshëm.

Njerëzit e Zotit i dogjën me zjarr, por Zoti Vetë

shtiu mbi to ujin e ftohtë të shiut...

Ah! Sa e hidhërueshme ishte! Ah! Sa sa e dhimbshme!

Page 122: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

122

APOKALIPS

Natyra njerëzore nuk mund të durojë pa përgatitur

armë djallëzore,

Çdo komb merr pjesë në garën

e shpikjes së mjeteve dhe pajisjeve fatale,

që çojnë drejt fundit katastrofik.

Armë të zakonshme, bërthamore, kimike.

Disa të tjerë janë bërë mjeshtra për përgatitjen

e bombës antimaterie.

E kam të qartë që një ditë

ndonjë i çmendur, i ashtuquajtur nismëtar

i paqes, do të shtypë tastin

me dorën lebroze.

Një breshëri raketash do të derdhë,

Toka do t’i durojë plagët

si kratere të mëdha e të thella.

Tymi do të mbysë planetin,

jeta biologjike do të rrezikojë shfarosjen.

Vetëm pak kundërshtarë të furishëm

do të mbijetojnë, duke luftuar pareshtur,

me gurë, shkopinj, dhëmbë dhe thonj.

Do të vijë një kohë kur dy luftëtarë rivalë

do të mbeten pas të tjerëve.

Në përleshje me njëri-tjetrin,

njeri do të vritet, tjetri pas do të mbetet,

do të shikojë veten me fodullëk.

Ai, luftëtari i madh, heroi, triumfatori,

duke ecur fill vetëm, i pashoqëruar.

Vetmia e stërzgjatur do ta bëjë më të vrazhdë

dhe si një dem i tërbuar do të thyejë

kokën pas një shkëmbi duke i dhënë fund jetës.

Asnjë kafshë, asnjë zog saprofag nuk do të dojë

të merret me kufomat në faqen e pajetë të Tokës.

Page 123: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

123

Poezi nga Giovanni Pascoli

Përktheu nga italishtja Sinan Vaka

Zemër dhe qiell

Në zemër ku çdo vizion mijëzohet

dhe boshi mes qiellit e tokës bën shtesë,

ndonjëherë shuhet një dëshirë,

por zgjohet një shpresë.

Si në qiell, oqean i madh dhe i stërthellë

duke ecur mendimi ynë zhvesh tekat,

perëndon një Alfa, por rilind më e vlerë

një Omega.

Qarje

Më e bukur lulja ku shiu i verës

një sumbull lë dhe dielli s’e përthan,

më e bukur puthja me ankthin brejtës

te syri që qan .

Në zemrën njerëzore

Mos u habit nëse në një zemër të paqartë,

se cilës i drejtohesh për provë ndjen të cëmbuar;

pas çdo guri që kthehet anës së mbraptë

ka një sfurk të helmuar.

Mos u habit nëse në një zemër të keqes shitur

degjon ngazëllim, një ritëm të shenjtë që vret…

Çdo qipariz me kurorën drejt qiellit të ngritur

ka folenë e vet.

Page 124: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

124

Fides

Kur krahët hapte i gjaktë perëndimi

dhe selvia përflakej prej tramontit,

i thoshte nëna vogëlushit se ; “shkëlqimi,

është i njëjtë me lulishtet pranë zotit.”

Fëmija fle dhe ëndërron gjithçka të praruar

pemët, pyjet e zbukuruar me flori,

por qiparizi nëpër natën e tmerruar,

fishkëllen prej erës e përthyhet me lemeri.

Jetimi

Fluturzon dëbora dhe bie…bie…bie…

Një zanë përkund djepin lehtë…lehtë…lehtë….

Gugurit një fëmijë dhe gishtin puth me shije,

Këndon një plakë, shikimin hedh të zbehtë .

Plaka këndon:”…rreth djepit tënd me mijra

lule dhe zambakë, si një Eden i qetë…”

Në kopshtin e perëndive sytë mbyll fëmija

dëbora fluturzon dhe bie lehtë…lehtë….

Vesa

Atje poshtë, nëpër natë, të ngutur,

tinguj zilesh dhe një shkrofëtimë .

Ende…ende nuk janë përskuqur

malet eremitë.

Në qiellin me agullimë të flashkët

Yjet rrëzëllijne si të lodhur,

Ndihet një fëshfërimë e zvargët

në ajrin e ngopur.

Kush kalon nëpër rrugët me hije ?

Page 125: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

125

Kush bëzan nëpër pragjet e ngrata ?

Askush. -Është vesa e bollshme që bie

mbi gjethet e thata.

Ka nisur dhe ende s’është ditë.

Duke shqyer qepallat e zbardhëllimit

fillon midis një koloriti të hirtë

pika e vesimit.

Në mes të mugëtirave qielli

ndonjë vrimë reve rindez e ndërkaq

reflekton tufeë rrezesh . Ah, dielli

pastaj mbyllet. Vetëm kaq.

Një vashë

Mos thuaj ” unë e dashuroj atë këngëtar ”

të paktën mërmërit ” atë këngë e dua “.

Edhe të gjëmbaçit dëshiro lulen zjarr

por se shkurrja të josh, kurrë mos e thua.

Ajo vetë përligjet ‘ jam gjeja e trishtuar “,

pra merr trëndafilin shmang ferrën me duar.

2

Ju si qerpiket e mbrëmjes, të lodhur

Picëroni sytë me shpresën që ruan

në netët e trazuara duke ngrohur

zemrën që vuan .

Page 126: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

126

"All You Need Is Love" @Irina Hysi Pen.

INTERVISTA

Page 127: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

127

Inva Mula: Dikur kam menduar se karriera ishte gjëja më e

rëndësishme ne jetë.

Intervistë ekskluzive nga Raimonda Moisiu

Bota e operës është një piramidë gjigante, ku shumë pak arrijnë të kapin

majën e saj. Madhështore po aq edhe magjepsëse, të interpretuarit në stilin

klasik, madhështia e talentit dhe kredencialeve të arritjeve dhe sukseseve të

saj, e kanë rradhitur artisten e shquar shqiptare, sopranon lirike operestike,

Inva Mula, në krye të epokës së artë të sopranove të shquara me famë

botërore. Kritikët e artit dhe të operas në Shqipëri dhe në mbarë botën e kanë

vlerësuar teknikën, vokalin, zërin dhe interpretimet dramatike të saj, si nga

më të talentuarit e profesionalë. Repertori i artistes shqiptare me famë

botërore shkon nga veprat klasike të Verdi-t dhe Pucini-it, George Bizet, etj.

E lindur, rritur dhe edukuar nga dy prindër artistë dhe muzikantë, Inva Mula e

filloi karrierën si soprano që në moshë fare të re. Në lidhje me teknikën e

zërit që në moshën 16-vjeçare, ajo ka marrë mësime në piano dhe ka studiuar

muzikën seriozisht. Në vitin 1987, ajo fitoi konkursin e Cantante d’Albania

në Tiranë dhe në 1988-ën fitoi kompeticionin George Enescu në Bukuresht.

Në vitin 1992 ajo fitoi një tjetër kompeticion Butterfly në Barcelonë, duke u

vlerësuar me Çmimin të Placido Domingo në Operalia International Opera në

Paris, 1993. Në vitet më pas Inva Mula debuton krahas tenorëve të famshëm

në Opera Bastille në Paris, në Bruksel për Europalia Mexico, në Mynih dhe

në Oslo. Në 1996-ën, ajo interpretoi në Opera Médée, të Luigi Cherubini-dhe

ju rikthye operës së George Bizet, La Jolie fille de Perth, dhe në vitin 1998

ajo incizoi La RONDINE të Pucini-t, së bashku me Angela Gheorghiu për

EMI, dhe në 2005-ën, ajo mori rolin kryesor atë të Magda-s, gjatë shfaqjeve

në Tuluzë dhe Paris. Artistja shqiptare do të interpretonte versionin klasik të

Ivan IV-t të George Bizet- me debutimin e saj recital, në Salle Pleyel në

Paris. Më pas ajo debuton në Itali, duke performuar Falstaff të Verdi-t në

Teatro Alla Scala dhe Rigoletto në Verona Arena. Inva Mula ka interpretuar

në Lucia di Lammermoor, La Boheme, dhe Manon, ndër të tjera. Ajo është

shumë e njohur dhe e famshme si Violetta në La Traviata, jo vetëm si roli i

parë në TOB, por do të ishte ky rol që i hapi dyert e shumë teatrove botërore

dhe për shumë vite unë ka interpretuar Violettën, sikur të isha e destinuar për

këtë kryevepër të repertorit operistik të saj, duke e interpretuar këtë rol në

shumë qytete e shtete në mbarë botën, duke përfshirë Tokio, Bilbao, Orange,

Trieste dhe Toronto, por që i dha edhe famën artistes shqiptare. Në vitin

2007, ajo interpretoi Adina në operën L’elisir d’amore në Tuluz, dhe në 2009

ajo interpretoi rolin kryesor të Mireille e Gounod-së në Opera e Parisit, Palais

Garnier. Ajo gjithashtu është e njohur duke performuar zërin e Diva

Page 128: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

128

Plavalaguna në film Fifth Element. Artistja shqiptare nuk ndalet! Ajo

vazhdon të debutojë në skenat prestigjioze botërore. Talenti i saj muzikor, i

kanë dhënë asaj vlerësimin në botë si La DIVINA-Hyjnore! Në këtë

intervistë, që unë e quaj veten me fat e të privilegjuar të intervistoj një artiste

të shquar me përmasa botërore, Inva na rrëfen se cilat janë dashuritë dhe

sukseset e saj. Për më shumë ndiqni intervistën.

Përshëndetje, më pëlqen të jem e drejtpërdrejtë me Ju. Ju jeni tashmë një

prej sopranove me popullaritet botëror dhe më të mira shqiptare, që po

debutoni me shumë sukses në skenat europiane, botërore dhe sigurisht ato të

origjinës, shqiptare. A është karriera gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj?

Edhe unë për të qenë e drejtpërdrejtë, dëshiroj të them se dikur kam menduar

që karriera ishte gjëja më e rëndësishme për mua. Unë nuk ekzistoja si

person, por ajo që unë ndërtoja artistikisht ishte, qenia ime etj, etj. Kur

mendoj tashmë sa larg të vërtetës sime kam qenë, më vjen të buzëqesh me

veten. Në fakt një artist në vitet e para të suksesit duhet t’i kaloj këto faza,

por ka kolegë, që nuk e kalojnë asnjëherë këtë fazë, ndërsa unë jam e çliruar

nga kjo ndjenjë narciziste, e cila i ka lënë vendin ekzistencës time personale

dhe përparësive që unë kam zgjedhur në jetë.

Na tregoni diçka për historinë e zërit tuaj dhe kush mendoni se një soprano e

bën të jetë e vetëdijshme, se si ka qenë zëri i saj, dhe kur keni filluar të

këndoni?

Historia ime ka qenë e ndryshme, duke qenë se edhe prindërit e mi, ishin

këngëtarë operistikë. Fillimisht doja të bëja si nëna ime dhe si gjithë fëmijët,

të cilët kanë dëshirë të imitojnë. Bëja të njëjtat ushtrime dhe pjesë nga arjet

që këndonte mamaja deri në momentin kur një ditë ata më thanë nëse do

vërtetë të bëhesh këngëtare lirike duhet të mësosh teknikën vokale. Nëse jo,

do ngelesh në nivel amator dhe kjo nuk mjafton për t’u bërë dikushi në jetë!

Ju keni bërë debutimin e rolit kryesor të një prej operave më të famshme

Violetta në TOB dhe në disa shtete të Europës e gjetiu në botë. Si do t’i

krahasonit këto eksperienca të jetës suaj?

Në fakt roli im i parë në TOB ka qenë Violetta në La Traviata dhe po ky rol

më ka hapur dyert e shumë teatrove botërore dhe për shumë vite unë

interpretoja Violettën, sikur të isha e destinuar për këtë kryevepër të repertorit

operistik. Nëse nuk do t’i kisha hedhur këto hapa të parë të ndrojtura, por me

Page 129: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

129

entuziazmin e një 22-vjeçare në TOB, nuk besoj se do kisha sigurinë ta

interpretoj këtë rol në Scala të Milanos, në Arenën e Veronës, në operën e

Parisit në Coven Garden të Londrës etj. Dhe besoj se po të këndosh në këto

maja të teatrove operistike, e kupton që sa afër dhe sa larg është suksesi. Larg

kur nuk e ke akoma, afër kur e përjeton, por gjithmonë me dyshimin nëse je

në një ëndërr, të paktën kështu kanë qenë përjetimet e mija. Për një kohë të

gjatë ka qenë roli i Violettës roli im i preferuar për forcën e madhe dramatike

dhe faqet e shkëlqyera muzikore që Giuseppe Verdi i ka gdhendur këtij

personazhi.

Kush janë disa nga sopranot e shquara nga epoka e artë e operistikës

botërore, në regjistrimet e të cilave ju gjeni veten?

Unë dëgjoj shumë dhe mundohem të frymëzohem nga shembujt më të mirë.

Kur jam përpara një roli të ri, e dëgjoj në shumë variante dhe nxjerr mësime

nga të gjithë. Kam shumë këngëtarë të preferuar. Por ajo që të mëson vetëm

nga mënyra se si këndon pa e parë, është Mirella Freni dhe e kam patur

gjithnjë si një pikë referimi.

Mekanizmi tuaj debutues është mbresëlënës. Në çfarë moshe keni filluar të

mendoni në lidhje me teknikën, si ta përmirësoni atë, dhe cila nga këto

mekanizma në kulturën tuaj muzikore është më e vështirë për Ju?

Në lidhje me teknikën e zërit kam filluar në moshën 16-vjeçare, por që e

vogël kam marrë mësime në piano dhe kam studiuar muzikën seriozisht.

Nëna ime ka qenë shumë rigoroze dhe si një profesioniste nuk mund të linte

që unë të edukohesha muzikalisht vetëm për argëtim. Ka patur momente kur

dëgjoja zërat e shoqeve të mija që luanin në oborr dhe unë duhet të luaja

ushtrimet e pianos pa lëvizur nga vendi. Po ju them se kjo nuk është aspak e

lehtë për një fëmijë, por vendimtare për një artist të ardhshëm.

Dhe gjatë kësaj karriere mbresëlënëse, a jeni ndjerë ndonjëherë nervoze apo

e lodhur?

Të ndjehesh nervoze apo e lodhur është pjesë e lojës dhe nuk mbaron vetëm

me kaq!

Është e vërtetë se të gjithë muzikantët ndajnë të njëjtën dashuri për muzikën

dhe të njëjtin motivim për punën e tyre? Sa individualizëm mund të

Page 130: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

130

përballojnë orkestrantët? A ju motivojnë ata? Si e gjeni ekuilibrin e duhur

mes performancës individuale dhe performancës të orkestrës?

Nuk di të them nëse të gjithë muzikantët ndajnë të njëjtën dashuri dhe pasion.

Kjo varet nga individi, ashtu si dhe në jetë nuk jemi njësoj mendoj. Njerëzit e

një profesioni nuk mund të jenë të tillë. Kur jam në skenë mendoj gjithnjë:

Ç’e shtyn një artist të përballojë sfidën e përgjithësisë dhe kush ja jep këtë

forcë për të përballuar sytë dhe veshët e mijëra spektatorëve, të cilët

fokusohen në një “trim të vetëm në fushën e betejës”, ndërsa muzikantët e

orkestrës ndajnë përgjithësinë e grupit dhe ekspozimi i tyre nuk është i kësaj

përgjithësie natyrisht.

Një nga aspektet më interesante të punës tuaj duhet të jetë me siguri sfida e

koordinuar mes këngëtarëve të operës dhe aktorëve. Cili është sekreti i

komunikimit të ideve tuaja me ta në një vepër operistike?

Një këngëtar operistik duhet të jetë dhe një aktor i mirë. Sot nuk mjafton

vetëm një zë i bukur, por një artist i kompletuar. Gjithnjë e më shumë

kërkohet nga regjisorët një “aktor që këndon bukur” dhe jo një këngëtar që

aktron, pasi janë kërkesat e tilla. Madje kërkohen dhe këngëtarë operistik me

fizik të mirë, nuk mjafton vetëm zëri i bukur në një botë arti kaq kompetitiv .

Si arrini ju të krijoni rolin me partnerët meshkuj në një skenë dashurie? A ka

ndonjë mënyrë për të vepruar natyrshëm, që të vazhdoni ta mbani atë në

nivelin profesional?

Pyetje që më bëhet për herë të parë në një intervistë, por që është shumë

interesante për t’u shtjelluar. Më ka qëlluar të interpretoj një skenë dashurie

me partnerin dhe nëse provat kanë filluar më përpara dhe të kem ardhur me

vonesë, të mos di as emrin e personit në fjalë. Në fakt kësaj i thonë të jesh në

“pozitë të vështirë”. Por, qëllon të kesh partner një koleg, shok me të cilin ke

interpretuar më parë dhe ti kalosh këto momente në mënyrë sportive. Vërtet

vjen një moment që ti harron se kush je dhe futesh në petkun e personazhit,

kështu kalon dhe momenti i ndrojtjes, duke i lënë vendin profesionalizmit.

Është vërtetë gjuha e trupit dhe personazhi që rilind në personin tënd, i cili

futet në kontakt me ngjarjen dhe raportin me të tjerët, të bën të harrosh kush

je dhe cilën epokë apo ngjarje je duke përjetuar.

Do doja t’iu pyesja se në ç’raport është lidershipi i sopranos me muzikën

simfonike kundrejt asaj operistike? A keni më shumë liri në interpretim?

Page 131: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

131

Të interpretosh një personazh operistik dhe të jesh në skenë ne versionin

koncertal janë dy këndvështrime të ndryshme. Sigurisht në versionin e dytë

ke lirinë, për të krijuar një spektakël pa petkun e personazhit, kështu ti krijon

dhe jep në njëfarë mënyre më shumë nga vetvetja.

Ç’mund të na thoni në lidhje me kulturën muzikore dhe atmosferën artistike

në Shqipëri? Çfarë do të dëshironit të kishte bota shqiptare nga kultura

muzikore e atyre vendeve të huaja ku ju keni debutuar, veçmas e Parisit?

Arti dhe kultura i një kombi shkon paralel me zhvillimin e tij ekonomik. Kur

sot në Shqipëri akoma diskutohen dritat, uji, rrugët nuk mund të pretendojmë

që lulëzon arti. Fatkeqësisht ne diskutojmë sot për probleme ekzistenciale,

për shumicën e popullsisë, por nuk mund të mohojmë arritje të individëve të

talentuar, të cilët nuk i kanë munguar dhe i mungojnë kombit tonë. Sot të jesh

artist në Shqipëri dhe të paguhesh si i tillë, është shumë larg asaj që duhet,

prandaj dhe shumë syresh i janë kthyer artit komercial, që është për të

mbushur mbi të gjitha barkun. Problemet janë të ndryshme dhe në të gjitha

fushat e artit, të diskutosh për to, nuk ke nga ta fillosh, pasi dhe zinxhiri i

funksionimit të dikurshëm të institucioneve artistike është prishur. Ajo që

dhemb më shumë është se shteti nuk e ka në listën prioriteteve të tij

mbështetjen e artit e anash kalon për t’i lënë vendin zhvillimit kaotik që po

merr çdo hallkë e zinxhirit artistik. Nuk e di deri kur do vazhdojë kjo, por

frytet e kësaj gjendje do t’i paguajnë brezat që do vijnë dhe do të jenë të

pariparueshme konsekuencat.

Sipas mendimit tuaj, çfarë është qëllimi maksimal i artit?

Definicioni im për artin është: Liri e shpirtit për ta shprehur atë në formën me

sublime të krijimit të formës artistike.

A jeni duke punuar në ndonjë projekt tani-për –tani? A mund të na jepni

ndonjë informacion në lidhje me të?

Projektet janë të shumta në fushën e interpretimit, por ajo që për mua është

tepër interesante dhe e veçantë është një bashkëpunim që do të kem në

muajin maj me TOB për të interpretuar dhe vënë në skenë operën Pagliacci të

kompozitorit italian Leoncavallo. Unë vij për herë të parë si regjisore e

spektaklit, por e kam thënë dhe më parë, jo për të filluar një karrierë të re, atë

si regjisore, por për të realizuar dhe konceptuar një produksion, i cili është

frut i eksperiencës dhe vizionit tim të spektaklit nga fillimi në fund. Kjo do

Page 132: REVISTA LETRARE ATUNIS NR · PDF file1 atunis revista letrare atunis nr.1 – 2 * shkurt - prill * 2o15 organ i lidhjes: galaktika poetike “ atunis” kolegjiumi i revistës :

132

jetë një sfidë e re në karrierën time dhe jam duke punuar fort për t’ia arritur

qëllimit .

Kur jeni ndjerë krenare për punën tuaj? Dhe pse?

Kur realizova koncertin Rrugëtimi i Kombit në 28 Nëntor 2012, në Pallatin e

Kongreseve, për rëndësinë e ngjarjes, por mbi të gjitha kushtet e vështira të

realizimit të këtij projekti.

Çfarë është dashuria për ju, dhe kur e ndjen një grua se është e dashuruar!

Dashuria për mua është përjetim, i cili nuk përkthehet me fjalë. Nuk pres të

ma japin dashurinë të tjerët, për ta ndjerë atë, si dhuratë, por jap në çdo

moment dashuri nga e imja, për ta ndjerë që ajo ekziston dhe atë që ti jep, të

kthehet e shumëfishuar.

Çfarë ju lidh me Kosovën, veçmas me Gjakovën? Po me Rusinë?

Kosova dhe Rusia janë dy vendet ky u lindën prindërit e mi dhe sigurisht unë

si fëmijë jam rritur dhe me imagjinatën e këtyre dy vendeve të kulturave dhe

gjuhëve të ndryshme dhe pa patur mundësinë për t’i vizituar në ato kohë.

Thënë kjo në ambientin ku unë jam rritur, ëshët folur për gjithçka dhe ka

patur gjithnjë shumë hyrje dalje, shumë shoqëri, shumë miq, shumë festa.

Kështu unë u rrita si një vajzë kryeqyteti, ku dhe nëna ime e donte pafund

Tiranën megjithëse erdhi në moshën 28-vjeçare, për mos folur për babain që

ishte 16-vjeçar kur zbarkoi në Tiranë. Kur mendoj që edhe unë u largova nga

Tirana në moshën 28-vjeçare dhe vazhdoj të udhëtoj pafund nëpër botë pa

gjetur akoma vend-qëndrimin ideal, e kam vështirë të përkufizoj çfarë kam

marrë dhe çfarë kam lënë nga “rrënjët e mija”.

Përsa i përket formimit tim artistik këtë ja dedikoj prindërve të mi, që më

dhanë në radhë të parë dashurinë për artin, dijen për artin, sakrificën për artin,

seriozitetin dhe profesionalizmin për artin dhe bënë që jeta ime falë artit të

ishte më bukur dhe një ëndërr që jetohet çdo ditë.

Sa ju mbështet familja në karrierën tuaj artistike?

ARTI është përkushtim. Shumë herë jam ndjerë në faj për kohën që nuk

mjaftonte për t’u kujdesur për familjen dhe fëmijët e mi, por një gjë e di që

përkushtimi im shpirtëror për familjen time është në të njëjtin intensitet, për

atë që në jetë quhet ART.