reth nesh - special edition for albanian independence day

6
Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Vol 4 Issue X1 Faqe 6 Rreth Nesh Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012 Eqerem Bej Vlora rrëfen… NGRITJEN E FLAMURIT NË VLORË Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat bej Toptanin dhe Hydai Efendiun (nipin e babit të teqesë sonë në Janinë) tek Ismail Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin, që i pata huajtur. Më premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo Znj. Marigo Posio (një atdhetare e madhe demokrate, por që pëlqente reklama), ta kishte qepur e qëndisur flamurin e ri. E pra, më 28 Nëndor kryeobjektivi i ditës, flamuri simbol i pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte harruar. Për më tepër, shumica, nuk e dinte se si ishte ai. Kurrkush më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëhere ngrihet miku im, Hydai efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqerem Beut varet në mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe, pyeti, se a mund të merrej pa qenë i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe kështu flamuri, që dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë që ta varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke brohoritur “Rroftë, rroftë!” edhe pse shumë prej tyre nuk kuptonin edhe aq se ç’po bëhej. Më vonë, kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:”Shumë mirë e bëtë ju të diturit, që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të Perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazesi morracak. Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u përgjigjën krenarisht:”Tek ushtarët e Babë Kralit”, në Pazarin e Ri. Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet Efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail Beu kishte zgjedhur një “korb”, si simbol të Shqipërisë së lirë. ”Ah, ta kishte bërë Shqipërinë, Syrja Beu ankohej ai,-tani do të kishim në flamur suret e bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që e ka kaluar të gjithë jetën e tij në vendin e frëngjve!” SI DO TË FESTOHET DITA E FLAMURIT NË TIRANË? Festa në Tiranë pritet të fillojë në mesditë, pasi të jetë zhvilluar në qytetin e Vlorës, ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin simbol të këtij qyteti. Për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë, qeveria do të therrë një mijë desh dhe një mijë qengja dhe mishi i tyre i pjekur do tu serviret të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria dhe mbarë trevat shqipfolëse, që do të gjenden në Tiranë për të festuar këtë ditë të madhe. Gjithashtu mësohet se Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përgatitjen e një torte gjigante, e cila do të peshojë plot 4 ton. Kjo tortë pritet të jetë ndër tortat më të mëdha të përgatitura ndonjëherë dhe për këtë shkak organizatorët e saj shpresojnë të futen në rekordet “Guinnes”. Kjo tortë gjigante, ashtu si dhe mishi i pjekur, do tu serviret të gjithë shqiptarëve që do të jenë pjesë e festimeve të 28 Nëndorit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se pjesë e festimeve do të jenë dhe grupe të shumta muzikore dhe të ftuar të vecantë. FLAMURI I SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR NË VITE 1912 Flamuri i Qeverisë së Ismail Qemalit 28 Nëndor 1912 1913 Flamuri i Qeverisë së Esat Pashë Toptanit 7 Mars 1914 Flamur i Monarkisë Wilhelm Wied Janar 1929 Kongresi i Lushnjes Këshilli i Lartë kombëtar, zgjedh qeverinë, përcakton flamurin dhe cakton Tiranën kryeqytet Flamur i Mbretërisë Shqiptare 1928- 1934. Flamur i Mbretërisë Shqiptare 1934-1939 Flamur i qeverisë kolaboratore gjatë okupacionit italian 1939-1943. Flamur i qeverisë kuislinge pgjatë okupacionit gjerman 1943-1944 Flamur i Qeverisë Demokratike, Berat 1944 Flamur i përdorur në festimet pas çlirimit të plotë të Shqipërisë, Tiranë, 29 Nëndor 1944 Flamur i Republikës Popullore dhe Socialiste 1946-1992. Flamur i Republikës së Shqipërisë 1992- Botimi i këtij numri është bërë i mundur nën sponsorizimin e Nick Vangel dhe Manuela Papazisi HIMNI I FLAMURIT? Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshirë dhe një qëllim Të gjithë Atij duke iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor Kush është burrë nuk friksohet Po vdes, po vdes si një dëshmor. Në dorë armët do t'i mbajmë Të mbrojmë Atdheun në çdo vend Të drejtat tona ne s'i ndajmë Këtu armiqtë s'kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe Po Shqipëria do të rrojë Për të, për të luftojmë ne. Fjalët e himnit janë marrë nga poezia e Asdrenit "Betimi mbi flamur", botuar në gazetën shqiptare në Sofje “Liri e Shqipërisë” në numrin e 21 Prillit 1912. Më vonë u botua në Bukuresht, si pjesë e vëllimit me poezi “Ëndra e Lot”. Kur shqipëria po dilte e pavarur, patriotët e kolonisë Bukureshtit stisën himnin e flamurit duke kombinuar vargjet e Asdrenit me muzikën e kompitorit rumun Ciprian Porumbescu, në këngën "Pe-al nostru steag e scris Unire" (or "E scris pe tricolor unire"). Për të përciellë saktësish vijën melodike Pomrumbescu-t nga Rumania në Shqipëri ata gjetën një zgjidhje orighinale për kushtet e asaj kohe. Nisën 5 burra, të cilët e benë rrugën nga Buku-reshti në Shqipëri duke kënduar nën zë himnin kombëtar pa pushim. Ata e kën -donin gjatë gjithë kohës, sepse nuk dinin ta shkruanin me nota dhe kishin frikë mos e harronin. E këndonin motivin pa pushim në mënyrë që t’u fiksohej derisa dikush e shkrojti në nota për të marrë formën e që këndojme dhe njohim ne sot. Historia 100 vjeçare e himnit të flamurit Asdreni Autori i vargjeve të himnit Së bashku me urimet më të ngrohta për Ditën e Pavarësisë, stafi i Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh ju uron gjithashtu HAPPY THANKSGIVING

Upload: elatani

Post on 07-Aug-2015

70 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Reviste Shqiptaro-Amerikane

TRANSCRIPT

Page 1: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe 6

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

Eqerem Bej Vlora rrëfen…

NGRITJEN E FLAMURIT NË VLORË

Një javë pas kthimit tim në Vlorë çova Murat bej Toptanin dhe

Hydai Efendiun (nipin e babit të teqesë sonë në Janinë) tek Ismail

Qemali, duke iu lutur të më kthente flamurin, që i pata huajtur. Më

premtuan të ma kthenin atë menjëherë, sapo Znj. Marigo Posio

(një atdhetare e madhe demokrate, por që pëlqente reklama), ta

kishte qepur e qëndisur flamurin e ri.

E pra, më 28 Nëndor kryeobjektivi i ditës, flamuri simbol i

pavarësisë, me atë pakujdesinë tipike shqiptaro-lindore, ishte

harruar. Për më tepër, shumica, nuk e dinte se si ishte ai. Kurrkush

më përpara as e kishte parë, as e kishte mbajtur. Askush në Vlorë

nuk kishte flamur në shtëpi. Shtetformuesit ranë në hall dhe

vështruan njëri-tjetrin të hutuar. Atëhere ngrihet miku im, Hydai

efendiu dhe thotë se në dhomën e gjumit të Eqerem Beut varet në

mur një flamur shqiptar, i futur në një kornizë të bukur. Dhe, pyeti,

se a mund të merrej pa qenë i zoti aty. Ismail beu i dha leje dhe

kështu flamuri, që dikur don Alandro Kastrioti ma kishte dhuruar

solemnisht në Paris, shtegtoi në konakun fqinj dhe ra në duart e

Ismail Beut, i cili ia dorëzoi Murat bej Toptanit, me porosinë që ta

varte jashtë, ndërkohë që vetë qëndronte pranë në dritare. Mijëra

njerëz u mblodhën në sheshin para shtëpisë dhe në kopsht, duke

brohoritur “Rroftë, rroftë!” edhe pse shumë prej tyre nuk kuptonin

edhe aq se ç’po bëhej.

Më vonë, kur unë në ditët festive të shpalljes së pavarësisë si shtet

i lirë dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar në ballin e shtëpisë

sonë, disa kosovarë të mirë më thanë:”Shumë mirë e bëtë ju të

diturit, që ngritët flamurin e babë Kralit (pra të Perandorit Franc

Jozef) se tani nuk ka ç’të na bëjë as serbi i poshtër, as malazesi

morracak. Kur pyeta se ku e kanë parë shqiponjën e zezë, m’u

përgjigjën krenarisht:”Tek ushtarët e Babë Kralit”, në Pazarin e Ri.

Por, natyrisht, pati edhe të tillë si një farë Haxhi Muhamet

Efendiu, një klerik i rëndësishëm e fanatik në Vlorë dhe ithtar i fortë

i tim eti, i cili shprehej me zemërim se Ismail Beu kishte zgjedhur një

“korb”, si simbol të Shqipërisë së lirë. ”Ah, ta kishte bërë

Shqipërinë, Syrja Beu ankohej ai,-tani do të kishim në flamur suret e

bukura të kuranit. Po ç’mund të presësh tjetër nga Ismail beu, që e

ka kaluar të gjithë jetën e tij në vendin e frëngjve!”

SI DO TË FESTOHET DITA E FLAMURIT NË TIRANË? Festa në Tiranë pritet të fillojë në mesditë, pasi të jetë zhvilluar në qytetin e Vlorës, ceremonia e ngritjes së flamurit në sheshin simbol të këtij qyteti. Për festimin e 100 vjetorit të pavarësisë, qeveria do të therrë një mijë desh dhe një mijë qengja dhe mishi i tyre i pjekur do tu serviret të gjithë shqiptarëve nga Shqipëria dhe mbarë trevat shqipfolëse, që do të gjenden në Tiranë për të festuar këtë ditë të madhe. Gjithashtu mësohet se Bashkia e Tiranës ka nisur punën për përgatitjen e një torte gjigante, e cila do të peshojë plot 4 ton. Kjo tortë pritet të jetë ndër tortat më të mëdha të përgatitura ndonjëherë dhe për këtë shkak organizatorët e saj shpresojnë të futen në rekordet “Guinnes”. Kjo tortë gjigante, ashtu si dhe mishi i pjekur, do tu serviret të gjithë shqiptarëve që do të jenë pjesë e festimeve të 28 Nëndorit në Tiranë. Gjithashtu mësohet se pjesë e festimeve do të jenë dhe grupe të shumta muzikore dhe të ftuar të vecantë.

FLAMURI I SHTETIT TË PAVARUR SHQIPTAR NË VITE

1912 Flamuri i Qeverisë

së Ismail Qemalit 28 Nëndor 1912

1913 Flamuri i Qeverisë së Esat Pashë Toptanit

7 Mars 1914 Flamur i Monarkisë Wilhelm Wied

Janar 1929 Kongresi i Lushnjes

Këshilli i Lartë kombëtar, zgjedh qeverinë, përcakton flamurin dhe

cakton Tiranën kryeqytet

Flamur i Mbretërisë Shqiptare 1928-

1934.

Flamur i Mbretërisë Shqiptare

1934-1939

Flamur i qeverisë kolaboratore

gjatë okupacionit italian 1939-1943.

Flamur i qeverisë kuislinge pgjatë okupacionit gjerman 1943-1944

Flamur i Qeverisë Demokratike,

Berat 1944

Flamur i përdorur në festimet pas

çlirimit të plotë të Shqipërisë, Tiranë, 29 Nëndor 1944

Flamur i Republikës Popullore

dhe Socialiste 1946-1992.

Flamur i Republikës së

Shqipërisë 1992-

Botimi i këtij numri është bërë i mundur nën sponsorizimin e Nick Vangel dhe Manuela Papazisi

HIMNI I FLAMURIT?

Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshirë dhe një qëllim Të gjithë Atij duke iu betuar Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet Që është lindur tradhëtor Kush është burrë nuk friksohet Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë Të mbrojmë Atdheun në çdo vend Të drejtat tona ne s'i ndajmë Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe Po Shqipëria do të rrojë Për të, për të luftojmë ne.

Fjalët e himnit janë marrë nga poezia e Asdrenit "Betimi

mbi flamur", botuar në gazetën shqiptare në Sofje “Liri e

Shqipërisë” në numrin e 21 Prillit 1912. Më vonë u botua në Bukuresht, si pjesë e vëllimit me poezi “Ëndra e Lot”. Kur shqipëria po dilte e pavarur, patriotët e kolonisë së Bukureshtit stisën himnin e flamurit duke kombinuar vargjet e Asdrenit me muzikën e kompitorit rumun Ciprian Porumbescu, në këngën "Pe-al nostru steag e scris Unire" (or "E scris pe tricolor unire"). Për të përciellë saktësish vijën

melodike të Pomrumbescu-t nga Rumania në Shqipëri ata gjetën një zgjidhje orighinale për kushtet e asaj kohe. Nisën 5 burra, të cilët e benë rrugën

nga Buku-reshti në Shqipëri duke kënduar nën zë himnin kombëtar pa pushim. Ata e kën-donin gjatë gjithë kohës, sepse nuk dinin ta shkruanin me nota dhe kishin frikë mos e harronin. E këndonin motivin pa pushim në mënyrë që t’u fiksohej derisa dikush e shkrojti në nota për të marrë formën e që këndojme dhe njohim ne sot.

Historia 100 vjeçare e himnit të flamurit

Asdreni Autori i vargjeve

të himnit

Së bashku me urimet më të ngrohta për Ditën e

Pavarësisë, stafi i Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh

ju uron gjithashtu

HAPPY THANKSGIVING

Page 2: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

Botim Jubilar me Rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar

Albanian American Alliance

Rreth Nesh Lidhja Shqiptaro Amerikane

Emigracioni na ka bashkuar dhe ky pёrbёn njё fillim, ndёrsa tё qёndrojmё sёbashku tё mbёshtesim njёri tjetrin, tё bashkёrendojmё opinionet komuni-tare pёrbёn njё progres si komunitet.

Nuk shtrёngohet dora e tjetrit duke e mbajtur dorёn tёnde grusht.

"Rreth Nesh" i ofron komunitetit shqiptar ato qё ka nevojё tё dёgjojё, tё lexojё dhe tё informohet. Prandaj duhet vlerёsuar pёr çfarё sjell mes nesh, jo pёr mungesat.

Komuniteti shqiptar nё Chicago mbas dy deka-dash gjёndet sot nё njё stad shoqёror cilёsisht shumё mё i integruar nё jetёn amerikane. Janё tё shumtё ata djem dhe vajza tё arsimuar nё profe-sione tё ndryshme qё janё integruar dhe po zhvillojnё me sukses bizneset e tyre private. Ne brezi i prindёrve, vёllezёrve e motrave tё kёtyre tё rinjve tё arsimuar kemi nevojё tё rigjallёrojmё cilёsisht jetёn tonё sociale, tё shkёmbejmё eksperiencat, tё mbajmё gjallё vlerat pozitive tradicionale brenda tё cilave ndjehemi tё pranueshёm nga komunitetet e tjera.

"Rreth Nesh" dhe iniciativa tё tjera mё pёrpara tё ndёrmara nga grupe apo individё brenda komu-nitetit shqiptar nё Chicago kanё treguar se dijmё tё krijojmё dhe tё zhvillojmё vlera edukuese, kulturore e profesionale nё ndihmё tё komunitetit.

Pёr vitin nё vazhdim kemi qёllim qё tё vazhdojmё botimin e "Rreth Nesh" me pak faqe dhe me format tё ri, ku periodikisht çdo numёr tё trajtojё nё mёnyrё ezauruese njё temё tё veçantё tё aktualitetit. Mbёshtetja juaj si lexues, sugjerimet tuaja tё vyera, angazhimet konkrete tё dashamirёsve, janё garancia qё puna e nisur tё ketё vazhdimёsi e sukses nё ndihmё tё komunitetit. Le tё mbajmё sa mё pak ligjёrata butaforike dhe biseda pa bereqet, tё ngrihemi mbi cenet shoqёrore tё mbartuara nga e kaluara, larg ngjyrimeve partiake dhe keq interpretimeve ndarёse dashakeqe, qё tё rritemi mendёrisht e tё tregojmё se dijmё tё mёsojmё nga jeta nё njё shoqёri me koncepte shoqёrore pranuese dhe respektuese pёr tё gjithё, me standarte civilizuese bashkёkohore.

"Rreth Nesh" ёshtё e hapur pёr tё gjithё dashamirёsit. Brenda komunitetit shqiptar ka shumё potenciale intelektuale, ka shumё energji me vizion bashkёpunues, ka shumё individё me dije profesion-ale tё nivelit tё lartё. Çdo shqiptar i cili e ndjen dhe mendon se mund tё japё kontribut moral, intelek-tual e profesional pёr pjesёtarёt e tjerё nё bashkёsi, do tё gjej te "Rreth Nesh" njё vatёr tё ngrohtё pёr tё rrezatuar solidaritet brenda familjes komunitare.

""""Rreth Nesh"Rreth Nesh"Rreth Nesh"Rreth Nesh" VLERЁ BASHKЁPUNUESE E AFRUESE MES BASHKATDHETARЁVE

Nga Minella Aleksi

STAFI i Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh URON TË GJITHË

BASHKATDHETARËT NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË Grupi Botues: Minella Aleksi, Kostaq Duka, Gjergji Dulaj,

Anastas Shkurti dhe Dritan Papazisi

LETËR E ORGANIZATËS “KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN NË ILLINOIS”

“Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois” (KShAI), është organizatë shoqërore, jopolitike, joqeveritare dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi bazën e bashkimit vullnetar të të

gjithë shqiptarëve të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin e Illinois dhe që aspirojnë mbajtjen gjallë të gjuhës, traditave, kulturës dhe vlerave kombëtare shqiptare.

KShAI është subjekt juridik i regjistruar në shtetin e Illinois me të gjitha të drejtat dhe obligimet ligjore të parashikuara nga ligji për organizatat jofitimprurëse.

KShAI zhvillon veprimtarinë e vet në pajtim me ligjet e shtetit të Illinois dhe Kushtetutës së SHBA. Veprimtaria e KShAI koordinohet nga Këshilli i zgjedhur dhe është e ngritur mbi bazën e transaparencës, duke informuar anëtarët dhe mbarë komunitetin shqiptar nëpërmjet formave të parashikuara në Statut. Pjesëmarrja dhe puna në Komunitet bëhet mbi baza vullnetare.

Misioni dhe Synimet e KShAI janë: • ruajtja dhe kultivimi i identitetit kombëtar të

shqiptarëve që jetojnë e punojnë në këtë shtet të SHBA-ve, pavarsisht nga bindjet politike, ideologjike e fetare;

• bashkimi i të gjithë shqiptarëve për të bërë jetën më aktive, më të bukur, e më të lumtur në këtë shtet të demokracisë;

• ruajtja, kultivimi dhe përhapja e gjuhës, kulturës, historisë, traditës dhe vlerave kombëtare;

• organizimi i veprimtarive dhe manifestimeve të

28 Nendor 2012 12pm DAILY PLAZA

CHICAGO DOWNTOWN

MIRËPRESIM BASHKËPUNIMIN DHE MBËSHTETJEN TUAJ Vijon në faqen 4

BASHKIA E CHICAGOs NDERON KOMUNITETIN SHQIPTAR NË DITËN E PAVARËSISË

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë , më 28 nëndor 2012, 12pm do të organozohet ngitja e flamurit shqiptar në shesin para Bashkisë se Chicago. Veprimtarinë e organizon “Komuniteti Shqip-taro-Amerikan në Illinois”. Në ceremoninë e rastit do të marrin pjese të gjitha Organizatat dhe shoqatat shqiptare me veprimtari në shtetin e Illinois. Të gjithë bashkatdhetarët janë të ftuar të marrin pjesë. Gjithashtu do të jenë të ftuar përfaqësues të pushtetit dhe mediave lokale. Le ta bëjmë këtë një eveniment të paharruar në historinë e komunitetit tonë.

"Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Në 3-vjetorin e themelimit të saj, Rreth Nesh përshëndet dhe i shpreh mirënjohjen për mbështetjen që i është dhënë nga Ju, lexuesit, i gjithë komuniteti shqiptar, si dhe të gjitha organisatat dhe shoqatat shqiptare në Illinois: “Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në Illinois”, Shoqata ”Përparimi”, Çameria, Shoqata ”Gjon

Buzuku Illinois”, ”Lidhja Kosovare”, Shoqata ”Prespa”, Shoqata ”Kercova”, Shoqata ”Ulqini”, Kisha Ortodokse Shqiptare e Shën Nikollës, Qendra Islamike Shqiptare, Klubet futbollistike ”Albanian Stars” , ”Kosova” dhe ” Tirana”, Radio “Zëri i Shqiptarëve”, Kanalin Televiziv “Shqipëria TV” dhe veçanërish z. Nick Vangel.

Page 3: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe 2

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

DISA KURIOZITETE MBI QEVERITË DHE KRYEMINISTRAT E SHTETIT SHQIPTAR nga Gjergji Dulaj

Kryem inistrat e Shqipër isë (1912-2011) 1. Sali Berisha 10 shtator 2005 – 2012 ne vazhdim 2. Fatos Nano 29 korrik 2002 – 1 shtator 2005 3. Pandeli Majko 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002 4. Ilir Meta 28 nentor 1999 – 29 janar 2002 5. Pandeli Majko 2 tetor 1998 - 25 tetor 1999 6. Fatos Nano 25 korrik 1997 – 23 prill 1998 7. Bashkim Fino 11 mars 1997 - 24 korrik 1997 (Qeveria e Pajtimit Kombëtar) 8. Aleksandër Meksi 13 prill 1992 – 1 mars 1997 9. Vilson Ahmetit 18 dhjetor 1991 –13 prill 1992 (Qeveri teknike) 10. Ylli Bufi 11 qershor 1991 – 6 dhjetor 1991 (Qeveria e stabilitetit) 11. Fatos Nano 22 shkurt 1991 – 4 qershor 1991 12. Adil Çarçanit 15 janar 1982- 21 shkurt 1991 13. Mehmet Shehu 20 korrik 1954 –18 dhjetor 1981 14. Enver Hoxha 23 tetor 1944 – 1 tetor 1948 15. Ibrahim Bicakciu 6 shtator – 25 tetor 1944 16. Fiqri Dine 18 korrik – 28 gusht 1944 17. Rexhep Mitrovica 5 Nëndor 43 – 16 qershor 44 18. Ekrem Libohova 11 maj 1943 – 10 shtator 1943 19. Maliq Bushati 12 shkurt 1943 – 28 prill 1943 20. Ekrem Libohova 18 janar – 11 shkurt 1943 21. Mustafa Kruja 3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943 22. Shefqet Verlaci 12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941 23. Kostaq Kota 9 Nëndor 1937 – 7 prill 1939 24. Mehdi Frasheri 21 tetor 1935 – 7 nentor 1936 25. Pandeli Evangjeli 6 mars 1930 –16 tetor 1935 26. Kostaq Kotta 5 shtator 1928 – 5 mars 1930. 27 . Ahmet Zogu 6 janar 1925 –1 shtator 1928 28. Iliaz Vrioni 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925 29. Fan Noli 16 qershor 1924 – 23 dhjetor 1924 30. Iliaz Vrioni 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 31. Shefqet Verlaci 30 mars 1924 – 27 maj 1924 32. Ahmet Zogu 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924 33. Xhafer Ypi 24 dhjetor 1921 – 26 dhjetor 1922 34. Idhomen Kosturi 12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921 35. Hasan Prishtina 7 dhjetor 1921 – 12 dhjetor 1921 36. Z. Koculi 6 dhjetor 1921 – 6 dhjetor 1921 37. Pandeli Evangjeli 16 tetor 1921 – 6 dhjetor 1921 38. Iliaz Vrioni 19 Nëndor 1920 – 16 tetor 1921 39. Sulejman Delvina 30 janar 1920 - 14 Nëndor 1920 40. Turhan Pasha 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920 41. Esad Toptani 17 shtator 1914 – 27 janar 1916 42. Turhan Pasha 15 mars 1914 – 3 shtator 1914 43. Ismail Qemali 4 dhjetor 1912 – 24 janar 1914

PRESIDENTËT E SHQIPËRISË Omer Nishani 10 janar 1946 - 31 korrik 1953 Fronti Demokratik

Haxhi Lleshi 1 gusht 1953 - 21 Nëndor 1982 PPSH

Ramiz Alia 22 Nëndor 1982 - 8 prill 1992 PPSH

Sali Berisha 9 prill 1992 - 24 korrik1997 Partia Demokratike

Rexhep Mejdani 24 korrik 1997 - 24 korrik 2002 Partia Socialiste

LIRIA NUK U FITUA VETEM ME PUSHKË POR EDHE ME PENDË

NAIM FRASHËRI

Fragment nga Poema

Bagëti e Bujqësi

Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar, Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr. Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar, Dashurinë tënde kurrë zemëra s'e ka harruar.

You, Albania, give me honor, give me the name Albanian, You filled my heart, with desire and fire. Albania, oh my mother, even though I have emigrated, my heart has never forgotten your love.

Fjalet e Qiririt

Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë.

Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni.

Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni...........

NDRE MJEDA

Gjuha Shqipe Përmbi za që lshon bylbili, gjuha shipe m’ shum gullon, përmbi erë që jep zymbyli, pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera, e prej mallit derdhi lot.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia, janë nji komb m’ u s’ duron, fund e maje nji a Shqipnija, e një gjuhë t’gjith na bashkon.

GJERGJ FISHTA

Atdheu Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për té gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, N'për gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë;

trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! Atdheut N’ ty mendoj kur agon drita, Kur bylbyli mallshëm kndon, N’ ty mendoj kur soset dita, Terri botën kur e mblon. Dersa t’mundem me ligjrue E sa gjall me frymë un jam, Kurr Shqypni, s’kam me t’har-rue, Edhe n’vorr me t’permendë kam

MARDHENIET SHBA SHQIPËRI

Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodrow Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.

Presidenti pasardhës, Warren Hard-ing, emëroi si ambasadorin e parë të ShBA në Tiranë, Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922.Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.

Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Zogut nga vendi.

Ambasadori amerikan në atë kohë në Tiranë, i ofroi pasaporta amerikane Zogut: dhe familjes së tij, të cilat u refuzuan nga ai. Ambasada amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939.

Pas lufte, asnjë diplomat amerikan

nuk vuri këmbë në Shqipëri për 52 vjet.

Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli ShBA armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandar ndëtkombëtsr.

Pas përmbzysjes së regjimit

totalitar, ambasada e ShBA në Tiranë u rihap më 15 mars të vitit 1991 . William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëd-hënieve.

SHEFAT E MISIONEVE DIPLO-MATIKE TË SHBA NË SHQIPËRI

Ulysses Grant-Smith (1922-1925) Charles Calmer Hart (1925-) Herman Bernstein (1930-1933) George Post Wheeler (1933-1934) Hugh Gladney Grant (1935-1939) William Edwin Ryerson (1991-1994) Joseph Edward Lake (1994-1996) Marisa R. Lino (1996-1999) Joseph A. Limprecht (1999-2002) James Franklin Jeffrey (2002-2004) Marcie B. Ries (2004-2007) John L. Withers (2007-2010) Alexander A. Arvizu (2010-)

Ulysses Grant-Smith

"Ky vend është

shumë i varfër,

n j e r ë z i t n ë

përgjithësi janë të

pashkolluar dhe të

paushqyer, por çuditërisht përpara

meje ndodhet kryeministri Fan

Noli, i cili flet një anglishte har-

vardiane shumë më të mirë nga

mua. Dhe unë ndjehem keq për-

para tij.”

Shteti shqiptar fillon me Skënderbeun, i cili ngriti mbi Krujë flamurin kuq e zi me zhgabën dykrenore më 28 Nëntor 1443 . Megjithatë historianët konsiderojnë ditëlindjen e shtetit modern të pavarur shqiptar 28 Nentorin e 1912.

Ne 100 vjet të shtetit të pavarur shqiptar janë ndërruar 67 qeveri dhe 43 kryeministra.

Qeveria e pare eshte qeveria e Ismail Qemalit e formuar në mbledhjen e deklarimit të pavarësisë, më 4 dhjetor 1912

Qeveria më jetëshkurtër ishte qeveria e Fatos Nanos, vetëm 21 ditë (11 maj –4 qershor 1991)

Kryeministri më jetgjatë i të gjitha kohërave, Mehmet Shehu, 27 vjet (1954-1981)

Kryeministri më jetgjatë i periudhës parakomuniste, Pandeli Evangjeli 5.5 vjet (1930-1935)

Kryeministri më jetgjatë e periudhes paskomuniste, Sali Berisha 7 vjet e ne vazhdim

Përgjatë periudhës parakomuniste (1912-1944), u formuan 39 qeveri me mesatare 1 qeveri në çdo 10 muaj.

Në 47 vite të sundimit komunist (1944-1991) , u formuan vetëm 11 qeveri, një në çdo 4 vjet.

Në 21 vitet pas e demokracisë (1991-), u formuan 16 qeveri me jetegjatësi mesatare 16 muaj.

Kryeministri më i ri ishte Ilir Meta (30), ndërsa më i vjetri qe Adil Çarçani (67).

Page 4: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe 3

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

SI U ORGANIZUA DEKLARIMI I PAVARËSISË?

Nëndori i viti 1912 i gjeti trojet e shqiptarëve si fushë lufte. Fqinjët përpiqeshin të copëtonin atë që kishte mbetur nga Turqia e xhonturqve në kurriz të shqiptarëve. Pas ngeljes së zgënjyer nga “Turqit e Rinj” shqiptarët u ngritën në Kryengritjen e përgjithësime që triumfoi me marrjen e Shkupit. Ismail Qemali refuzoi propozimin që të merrtë pjesë në qeverinë e re turke dhe u nis nga Stambolli për në Bukuresht ku u takua me shqiptarët e shquar të kolonisë dhe së bashku vendosën të kthehen hë Shqipëri për të mbajtur një mbledhje të përgjithshme e të shpallnin Pavarësinë. Prej andej Ismail Qemali me shokë shkuan në Vienë e Budapest ku pati takime në nivel të lartë me ministrin e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë Berthtold dhe siguroi përkrahje për Shqipërinë e pavarur.

Të Hënën, më 18 Nëntor paria e Vlorës merr një telegram nga Ismail Qemali, i cili ju thotë se ”përpara

së premtes jam atje. E mbledhmja e përfaqësuesve në

Durrës apo në Vlonë është krejt e nevojshme. I thirni të

gjithë. Gjer sa të mbërrijë un, mbani qetësien e

bashkimin. Çashtja jonë politike u sigurua fare.” Ky njoftim, me një telegram të firmosur “ N’emër të gjithëve” nga Xhemil Bej Vlora, Elmas Kanina e Leonidha Bezhani, ju dërgohet : Kryetarëve të bashkive e të Klubeve, Parësisë dhe Popullit të ndershëm të Janinës, Gjirokastrës, Filatit, Reshadies, Tepelenës, Delvinës, Përmetit, Margëlliçit, Leskovikut, Kolonjës, Korçës, Dibrës, Manastirit, Resnies, Kosturit, Strugës, Ohrit, Beratit, Pogonit, Skraparit, Lushnjës, Elbasanit, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Kruës, Matit, Shkodrës, Peqinit, Fierit. Në atë njoftim ata ju thonë ”.…Lutemi

për shpëtim të atdheut, që përfaqësuesit në fjalë tyke e

bamë natën ditë të gjinden në mbledhjet të

Përgjithshme Kombëtare që do të bahet këtu në

Vlonë….”. Mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëndor

1912 në ora 4 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit. Delegatët që nënshkruan deklaratën e pavarësise ishin 40 burra të shquar e me influencë, të ardhur nga gjitë vendi: Sipas dokumentit të gjetur, i cili ndodhet në Arkivin Qendror të shtetit ata janë: Ismail Qemali, Dom Nikoll Kacorri, Abdul Aziz Vehbi (Vehbi Dibra), J.Karbunara, Elmas Boço, Vehbi Arçi, Qazim Kokoshi, J.Minga, Rexhep Mitrovica, Nebi Sefa (Lushnja), Abdi Toptani, Abas Dilaver (Qelkup-a), Mi'hat Frashëri , Shefqet Daju, Zihni Abas Kanina, Xhelal Kopernacka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka, Dhimiter Berati, Dhimiter Emanuel (Mborja) , Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Luz (Luigj) Gurakuqi, Bedri Pejani, Spiridhon Ilo, Thanas Floqi, Lef Nosi, Dr.H.Myrteza, Nuri Sojliu, Mustafa Asim Kruja, M.Ferid Vokopola, Ymer Deliallisi , Xhemaledin Deliallisi, A.Rruci, Zuhdi Ohria, dhe dy emra të tjerë në deklaratë janë të padukshëm qartë.

Qeveria e formuar në Vlorë kishte këtë përbërje: Kryetar dhe Ministër i Punëve të Jashtme Ismail

Qemali; Nënkryetar i Qeverisë Dom Nikollë Kaçorri; Ministër i Arsimit Luis Gurakuqi; Ministër i Punëve të Brendshme Myfit Bej

Gjirokastra; Ministër i Financave Abdi Bej Toptani; Ministër i Luftës Mehmet Pashë Dëralla (Tetova); Ministër i Drejtësisë Petraq Poga; Ministër i Punëve Botore Midhat Frashëri; Ministër i Bujqësisë Pandeli Cale;

HYRJA E SHQIPËRISË NË LIDHJEN E KOMBEVE

Në fund të nëndorit 1920 komisioni i ngarkuar me

shqyrtimin e problemit shqiptar doli në një seancë të posaçme dhe propozimi i Francës ishte që çështja të shtyhej për më vonë. Vendet e tjera abstenuan dhe nuk deshën që të japin një gjykim mbi këtë çështje, ndërsa Kanadaja u shpreh në favor të pranimit të Shqipërisë. Atëherë kur u duk se vendimi do të ishte shumë i vështirë, përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, Lordi Sesil, mbajti një fjalim mjaft të ashper, i cili bllokoi të gjitha pretendimet e fqinjëve. Duke u mbështetur mbi parimet themelore mbi të cilat ishte krijuar Lidhja e Kombeve, ai sqaroi se nuk do të lejohej kurrësesi që edhe ky institucion i ri dhe i nderuar të shndërohej në një sallë kulisash të fshehta, interesash meskine, mbi të cilat qe mbështetur diplomacia e shekullit të XIX dhe që sollën luftën e Parë Boterore. Fjalimi i Sesilit ishte vendimtar dhe Asambleja mori vendimin që ta votojë kërkesën e Shqipërisë në datën 17 dhjetor 1920.

Fan Noli në kujtimet e tij sqaron se kjo periudhe ka qenë veçanërisht intensive dhe e mbushur me takime. Noli arriti qe t'i binde përfaqesuesit e fqinjeve se një votë e tyre kundër nuk do të ndalojë antarësimin e Shqipërisë, por përkundrazi, do të ndezi edhe më shume armiqësinë mes vendeve kufitare.

Me 17 dhjetor, Lidhja e Kombeve e hodhi në votë çështjen e Shqiperisë. Kësaj here relatues ishte Lordi Sesil ekspozeja e të cilit ishte brilante. Me 35 vota pro dhe me 7 abstenime, Shqiperia u bë anëtarja e 43-të e Lidhjes së Kombeve. Fan Noli, u ngjit në tribunë për të mbajtur fjalën në emër të delegacionit shqiptar, një fjalim që edhe sot ngjall emocione. Ishte fitorja e parë politike e priftit që një ditë do te bëhej Kryeministër i Shqiperisë. Ishte anetarësim tek një strukture politike që Noli e idealizonte për shkëputjen e Shqipërisë nga prapambetja anadollake. Ai do zhgënjehej në më pak se katër vjet më vonë.

Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjes

KONGRESI I LUSHNJES ETAPË E RE NË KONSOLIDIMIN E PAVARËSISË Faik Konica: “shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht veprimit të qeverisë së ShBA”.

Në shkurt 1920 Wilsoni i irrituar refuzoi ta pranonte propozimin britanik, francez e Italian që parashikonte Jugoslavia do të merrte veriun, Greqia jugun, kurse italianët do ta kishin mandatin për ta qeverisur një shtet të vogël shqiptar që do të mbeste pas kësaj rrudhjeje. Vlora do të bëhej pjesë e Italisë. Gjithë kjo nën pretekstin se “populli shqiptar kurrë s’ka qenë në gjendje ta

themelojë një qeveri të vetën”. Willsoni refuzoi fuqimisht, “padrejtësinë” ndaj popullit shqiptar. Përfaqësuesi i Qeverisë së Përkohshme Shqiptare në Shtetet e Bashkuara, Faik Konica, shkruante në New York Times të 11 marsit: “shpëtimi i vendit tim i mbetet borxh tërësisht

veprimit të qeverisë së ShBA”.

Cila është e vërteta që harrohet? Wilsoni ishte një nga arkitektët e Traktatit të Versajës dhe vetëm disa javë më herët, në dhjetor ai kishte rënë dakord t’ia jepte Gjirokastrën Greqisë (dhe ndoshta edhe Korçën), kurse Vlorën t’ia jepte Italisë me të drejtën që të qeveriste Shqipërinë e cunguar nëpërmjet një mandati.

Pse Wilson ndërroi mendje ndërmjet periudhes dhjetor 1919-shkurtit 1920? Në janar 1920, udhëheqësit shqiptarë, që vinin nga të gjitha territoret shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të 1913’s u mblodhën në Kongresin e Lushnjes dhe morren tre vendime tejet të rëndësishme për të ardhmen:

- kërkuan pavarësinë e plotë të Shqipërisë dhe kundërshtimin e çfarëdo mandati të huaj;

- themeluan një sistem qeveritar kushtetues; dhe

- kërkuan dorëheqjen e qeverisë së Esat Pashës që u

diskreditua duke pranuar qeverisjen italiane dhe bashkëpunimin me regjimin okupator.

Përderisa delegatët e qeverisë së Durrësit në Versajë vepronin përbrenda një kornize të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, delegatët e Lushnjes e hodhën poshtë këtë kornizë, ky refuzim tregoi lindjen e një mobilizimi dhe vetëbesimi politik të paparë.

Përbrenda disa javëve filloi rivënia nën kontroll e territoreve në jug e veri. Brenda disa muash trupat italiane u përzunë nga Vlora. Padyshim, Willsoni nuk i rizbuloi idealet e tij befasisht në shkurt kur ai kundërshtoi planin për ndarjen e Shqipërisë. Në të vërtetë ai vetëm kuptoi me nuhatjen e një diplomati të shquar se tashmë po vepronte një dinamike të re përbrenda Shqipërisë, e cila nuk mund të anashkalohej. Qe pikërisht Kongresi i Lushnjes pika kulmore që bëri të pashmangshëm, qendrimin e ri të Presidentit Wilson. Kështu, pas vetos që ai vuri në konferencën e Paqes në Paris, Shqipërisë iu rikthye pavarësia. Presidenti pasardhës, Warren Harding, emëroi misionin e pare diplomatic të ShBA në Shqipëri me ambasador Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 Dhjetor 1922.

Smith tregoi se ishte një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve ShBA-Shqipëri, por ai ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë

Page 5: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe 4

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

VEPRIMTARI NË VITE TË KOMUNITETIT LETËR E ORGANIZATËS “KOMUNITETIT

SHQIPTARO-AMERIKAN NË ILLINOIS” Vijon nga faqja 1

ndryshme arsimore, kulturore, shkencore, informative e sportive; • kujdesi për shkollimin dhe njohjen e fëmijëve shqiptarë me

gjuhën, kulturën dhe traditën e lavdishme të të parëve të tyre,posaçërisht për fëmijët shqiptarë të lindur dhe të rritur larg trevave etnike shqiptare;

• forcimi dhe përhapja e miqësisë dhe bashkëpunimit midis komunitetit tonë dhe komuniteteve tjera në Illinois dhe më gjerë, mbi bazat e respektit reciprok;

• koordinimi i bashkëpunimit me institucionet, fondacionet dhe agjensitë e ndryshme private, shtetërore dhe joshtetërore për realizimin e aktiviteteve të KShAI, sipas normave të parapashikuara në Statut;

• krijimi i lidhjeve të përhershme me trojet shqi-ptare në Ballkan nga fushëveprimtaria e tij, si dhe

• aktivitete dhe veprimtari të tjera në pajtim me ligjet në fuqi të shtetit të Illinois.

Pjesëmarrja në KShAI është me vullnet të lirë. Pjesëtar i KShAI mund të bëhet çdo shqiptar me banim ose i punësuar në shtetin e Illinois, i cili ka mbushur 18 vjeç dhe pranon Statutin e KShAI, pa dallim feje, krahine, gjinie e ideje politike, apo anëtarësim në shoqata të tjera shqiptare. Modeli i përfaqësimit në Komunitetin Shqiptaro Amerikan në Illinois është sipas trevave etnike Shqiptare ku banojnë dhe punojnë shqiptarët.

Që nga 1 Korriku 2012, KShAI ka zgjedhur me vota të lira kryesinë e cila ka këtë përbërje: kryetar Dr. Luan Elezi, nënkryetar - Bujar Breznica, sekretar - Ilir Ademi, arkëtar - Hasan Ramushi, arkëtar - Elton Ademi, dhe Ilisa Nevzadi përfaqsues.

Kryesia e KShAI dhe grupet e punës, ju urojnë 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryesia e KSHAI

KLUBI FUTBOLLISTIK “ALBANIAN STARS”

“Albanian Stars” ka filluar veprimtarinë që nga 1971. Në kampionatin e vitit të shkuar “Albanian Stars” u ren-ditën të dytët në ligën e tyre duke shënuar një hap të ri në futbollin shqiptar të diasporës. Në vazdim të sukse-seve të viteve të fundit ata do të vendosin një gur të ri kilometric. Së shpejti, - thotë Alil Sherifi, Kryetari i klu-bit, - ne do të kemi edhe shkollen tonë të futbollit. Fëmi-

jët shqiptarë dhe të tjerë do të kenë mundësi të stërviten

nga trajniera profesionistë.

Për më shumë informacion lidhur me shkollën e futbollit të “Albanian Stars” ju lutemi

kontaktoni

708-724-7574

ALBANIANS IN ILLINOIS By professor Nicholas C. Pano

Prior to gaining its independence in Novem-ber 1912, Albania was part of the Ottoman Em-pire. The first wave of Albanian immigration to the United States occurred between 1892 and 1914. Most of the estimated 20,000–30,000 Albanian migrants to the United States during this period were young male Orthodox Chris-tians or Muslims from Southern Albania who had left their homes to improve their economic prospects or avoid service in the Turkish army.

Although the majority of these early Albanian immigrants settled in urban areas of New England, New York, and Pennsylvania, others gravitated to Ohio, Michigan, Indiana, Illinois, and Missouri. Prior to World War I, there were small concentrations of Albanians in Gary and Whiting, IN, as well as in Chicago, Argo (Summit), and Madison, IL. By 1914 app-roximately 1,000 Albanians resided in greater Chicago and northern Illinois, with an additional 200 to 300 scattered else-where in Illinois. Most worked in factories, restaurants, or the construc-tion industry.

Chicago's Albanians, like their compat-riots elsewhere, were ardent nationalists and in 1908 formed a patriotic organ-ization, Flamuri i Shqipërisë (The Alba-nian Flag), to promote Albanian indepe-ndence. In 1913, this organiza-

RADIO “ZËRI I SHQIPTARËVE” në shërbim të komunitetit shqiptar qysh prej 1995 dhe me pasionin e dedikimin e

Nën drejtimin

e Drejtpërdrejt çdo të Djelë 10-11am

Tel 312-388-4433 24/7 në www.qendrashqiptare.com

zotit Rizza Milla [email protected]

Page 6: Reth Nesh - Special Edition for Albanian Independence Day

Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh Rreth Nesh • Vol 4 • Issue X1 Faqe 5

RRRRrrrreeeetttthhhh NNNNeeeesssshhhh · Botim i posaçëm me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë Nëntor 2012

Opinioni - Na Shkruani Mendimin tuaj

SI MENDONI ESHTË E DREJTA?

nga D.P Tirana

Opinioni shqiptar nuk habitet më të shohi politikanët shqiptarë të bojkotojnë pjesmarrje në Parlament apo veprimtari të rangut kombëtar. Por që intelektualët, dhe për më tepër, ajka e tyre akademikët të gjenden të përçarë në 100-vjetorin e pavarësisë, kjo është një risi dhe e meriton të diskutohet, dhe prandaj I kemi dedikuar këtë kolonë. Ju ftojmë të merrni pjesë edhe ju me opinionin tuaj.

Ç’ka ndodhur? Akademia e Shkencave e Tiranës ka organizuar një konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të saj, dhe me këtë rast, ka ftuar për të marrë pjesë akademitë e shteteve të tjera Ballkanie e më gjerë, ndër të cilat edhe Akademinë e Serbisë. Kjo ftesë i ka kushtuar Tiranës, mungesën e Akademisë së Kosovës, e cila, ka anuluar ardhjen në konferencë me justifikimin se, Akademia Serbe në vitin 1986 ka hartuar projektin famëkeq, me emrin "Memorandum SANU", i cili ka shërbyer si platformë kryesore në të cilën u mbështet marrja e masave represive dhe zhvillimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, e veçanërisht ndaj shqiptarëve që nga viti 1987.

A është ky një argument bindës që vëllezërit nga

Prishtina të mos marrin pjesë në gëzimin e vëllezërve nga Tirana? Më poshtë parashtrohen disa fakte pa komente, duke ia lënë vetë lexuesit të gjykojë. Mirëpresim komentet tuaj.a

- Vërtet Akademia serbe ka nxjerrë memorandumin SANU, por ai nuk është document vetëm antishqiptar. Ai qe po aq antisloven, antiboshnjak etc, dhe vetë Milosheviç, i cili e ka cilësuar atë publikisht si “asgjë më

shume se nacionalizëm i tepruar”. - Disa nag autorët e këtij dokumenti, si Mihailo

Marković dhe Dobrica Ćosić më vonë morrën poste partiake dhe qeveritare, tregon se ky nuk ishte një studim akademik, por shkencë e manipuluar nga politikanët. Vetë krimineli i luftës Radovan Karadžić e ka komentuar memorandumin SANU, "Bolshevismi është I keq, por

nacionalizmi është edhe më I keq". - Sofija Skorić and George Vid Tomashevich, në librin

The Serbian Academy After A Century: An Institution at Risk? (botuar më 1987 nga Serbian Heritage Academy, Toronto), tregojnë se në 1986, drafti i paprovuar dhe i paredaktuar i memorandumit u morr ilegalisht nga Akademia dhe u dha për botim pa u autorizuar nga shkencëtarët e mirëfilltë serbë.

- Politikanët shqiptarë e serbë, kosovarë e serbë, takohen në rang ministrash e kryeministrash, a i takon akademisë të bëjë politikë, të refuzojë pjesmarrjen në festë e Akademisë së Tiranës pse aty janë të ftuar akademikët serbë.

- E vërteta është se ka pasur akademikë serbë të shekullit të kaluar dhe më pare, cilët kanë qenë autorë të doktrinave anti-shqiptare, astu sç ka pasur akademikë të Gjermanisë apo edhe amerikës, që kanë kontribuar në doktrinat e rracave superior madje edhe në përligjen e holokaustit. Por ama nga ana tjetër gjejmë shembus si izraelitja Ada Yonath (fituese e çmimit Nobel 2009), e cila nga 1986 deri 2004, drejtonte ekipin shkencor për Kerkime në Strukturën Ribozomale të Institutit Max Planck në Hamburg, Gjermani.

Na shkruani mendimin tuaj.

SHQIPTAR NË CHICAGO DHE RRETHINAT

aurants and a variety of small businesses or as construc-tion and factory workers. A small but growing number of Albanian Americans are pursuing careers in the profes-sions. By 2001, there were some 12,000–15,000 resi-dents of Albanian ancestry in Illinois, northwest Indiana, and southern Wisconsin. Among the most prominent Americans with roots in the Chicago area Albanian com-munity are Ferid Murad, a 1998 recipient of the Nobel Prize in medicine, William Gregoryn, first albanian astro-naut, pilot of space shuttle Endeavour, and the actors/ comedians John and James Belushi.

tion beca-me the Chicago chapter of the newly estab-lished (1912) Pan-Albanian Fede-ration of America (VATRA). Other VATRA chapters formed in Argo and Gary and actively supported efforts of the parent or-ganization to safeguard Albania's independence follow-ing World War I.

Although some members of the Illinois Albanian community permanently resettled in Albania after the war, others went back to their homeland only to marry, returning to the United States with their wives to raise fami-lies. With relatively few Albanian women in Illi-nois, men, especially Muslims, frequently married outside the group. During the ‘20s and ‘30s, the state's Albanian population grew slowly but steadily, to about 2,000 on the eve of World War II.

St. Nicholas Albanian Orthodox Church (1944) attracted national attention during 1986–87, when some 300,000 persons visited the church to view its “weeping icon” of St. Mary. The focal point for the spiritual and social life of the Greater Chicago Albanian Muslim community is the Albanian American Islamic Center in suburban Berkeley.

Since the late 1960s several thousand ethnic Albanians from Kosovo, Macedonia, and Montenegro have significantly enlarged Chicago's Albanian commu-nity. These new-comers have been especially con-cerned with promoting the independence of Kosovo and protecting the civil and human rights of Albanians in Macedonia. A small but steady flow of migrants

moved from Albania to Illinois in the 1990s, largely for economic opportunity. The majority of the post 1960 arrivals have enjoyed success as owners of rest-

Rreth NeshRreth NeshRreth NeshRreth Nesh Albanian American Alliance

1 S. 450 Summit Ave, Suite 180 Oakbrook Terrace, IL 60181

Tel. 847-644-1041

SË SHPEJTI RIFILLON

TRANSMETIMET Televizioni shqiptar “Shqiperia TV” është televizioni i parë në Chi-

cago. Ai filloi trasmetimet me 28 nentor 2001 me dy orë trasmetim në kanalin 34. Për shtatë vjet rresht ky televizion ka qenë pranë komunitetit shqiptar çdo jave me lajme, intervista dhe njoftime. Trans-metimet kanë qenë në kanalet 34, 23, 6 dhe 19. Në arkivin e këtij televizioni ru-hen takime dhe biseda me politikanë si Josepf Biden (tani z/president i SHBA), Jo e Shirli DiGuardi, Fatmir Mediu, etj. Dre-jtuesit dhe producentët e këtij televizioni, Mirela Mehmeti dhe David Baker la-jmerojne publikun se transmetimet e “Shqiperia TV” do te rifillojne se shpejti.