republika e shqiperisegjl.altirana.com/web/qershor_2015_1472.docx · web viewÇfarëdo lloj...

2213
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 282 (00-2015-1907) 03.06.2015.........Hervehe Dauti kundër Ismail Sinani, Zyra Vendore e Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme Sarandë 12 283 (00-2015-1909) 03.06.2015...........Tane Çeloaliaj në mungesë kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë 21 284 (00-2015-1937) 03.06.2015.......Shoqëria “Ital Trade” sh.p.k. në mungesë kundër Shoqëria “Trapani Charter” sh.p.k. në mungesë 28 285 (00-2015-1996) 04.06.2015.....Bardhyl Mullahi, Lulzim Mullahi, Gazmend Mullahi, Bujar Mullahi, Shkëlqime Mullahi, Besmir Mullahi, Xhensila Mullahi, Fatos Mullahi, Admir Mullahi, Suzana Mullahi në mungesë kundër Ikmete Mullaj, Muharrem Mullaj, Marinel Mullaj në mungesë 36 286 (00-2015-1997) 04.06.2015.....Amanda Bardhi në mungesë kundër Irini Lulo në mungesë, Brian Bardhi në mungesë.... 46 287 (00-2015-2396) 04.06.2015.......Shoqëria “ARTEL” shpk kundër Nexhdet Hatibi (Jahja), Eriola Maliqi në mungesë, Ilda Mëzezi në mungesë...........................56 288 (00-2015-2000) 04.06.2015..........Simon Dhosllari në mungesë kundër Vasil Thanasi në mungesë...........................64 289 (00-2015-1998) 04.06.2015.......Piro Cepa në mungesë, Andrea Cepa në mungesë 1

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

15 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

282 (00-2015-1907)03.06.2015Hervehe Dauti kundër Ismail Sinani, Zyra Vendore e

Regjistrimti të Pasurive të Paluajtshme Sarandë12

283 (00-2015-1909)03.06.2015Tane Çeloaliaj në mungesë kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë21

284 (00-2015-1937)03.06.2015Shoqëria “Ital Trade” sh.p.k. në mungesë kundër

Shoqëria “Trapani Charter” sh.p.k. në mungesë28

285 (00-2015-1996)04.06.2015Bardhyl Mullahi, Lulzim Mullahi, Gazmend Mullahi,

Bujar Mullahi, Shkëlqime Mullahi, Besmir Mullahi,

Xhensila Mullahi, Fatos Mullahi, Admir Mullahi,

Suzana Mullahi në mungesë kundër Ikmete Mullaj,

Muharrem Mullaj, Marinel Mullaj në mungesë36

286 (00-2015-1997)04.06.2015Amanda Bardhi në mungesë kundër Irini Lulo

në mungesë, Brian Bardhi në mungesë46

287 (00-2015-2396)04.06.2015Shoqëria “ARTEL” shpk kundër Nexhdet Hatibi

(Jahja), Eriola Maliqi në mungesë, Ilda Mëzezi

në mungesë56

288 (00-2015-2000)04.06.2015Simon Dhosllari në mungesë kundër Vasil Thanasi

në mungesë64

289 (00-2015-1998)04.06.2015Piro Cepa në mungesë, Andrea Cepa në mungesë

kundër Shqipëri Llapushi (Azizi), Marcela Llapushi,

Anxhela Llapushi, Erion Llapushi71

290 (00-2015-1999)04.06.2015Jaho Bozhanaj, Hava Aliaj, Suljote Brahimaj,

Gëzim Xhemalaj kundër Ilirjan Xhemalaj në mungesë,

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

në mungesë, Shoqëria “Sevrani” sh.p.k. në mungesë78

291 (00-2015-3568)04.06.2015Shpresa Karazi, Danila Karazi, Renato Karazi,

Ora Karazi, Luljeta Karazi, Petrit Karazi,

Donika Karazi kundër Bashkia e Qytetit Durrës

në mungesë, AKKP në mungesë, Rifat Kazazi,

Ikbale Kazazi, Bukurie Kazazi, Sefer Kazazi,

Artur Velaj, Aurora Kazazi, Ardian Kazazi,

Aida Kazazi87

292 (00-2015-1953)10.06.2015Taçi Oil International Trading & Supply Company” sh.a.

kundër Art Konstruksion” sh.p.k., Shoqëria

“Albania Petrol” sha98

293 (00-2015-2061)10.06.2015Arjan Pushaj, Cane Pushaj kundër

Shoqëria “Gu-Al-01” sh.p.k105

294 (00-2015-2062)10.06.2015Kristo Çela në mungesë kundër Agron Zyba

në mungesë115

295 (00-2015-2063)10.06.2015Kujtim Vreka kundër Shoqëria Operatori i

Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a121

296 (00-2015-2065)10.06.2015Ndoni Tolin kundër Alb Petrol sh.a128

297 (00-2015-2066)10.06.2015Flamur Manaj kundër Alb Petrol sh.a.135

298 (00-2015-2067)10.06.2015Arshin Çeta kundër Shoqëria Operatori i Shpërndarjes

së Energjisë Elektrike sh.a142

299 (00-2015-3119)10.06.2015Klelia Kondi, Cristian Kondi, Tedi Kondi kundër

Helga Kondi149

300 (00-2015-2055)11.06.2015Arbër Veliaj kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit

Tiranë159

301 (00-2015-2056)11.06.2015Shoqëria “Gintash Alb Konstruktion” sh.p.k kundër

Husnu Kemal Vatansever në mungesë175

302 (00-2015-2060)11.06.2015Bashkim Toshkëzi kundër Agjencia Kombëtare e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

në mungesë177

303 (00-2015-2448)11.06.2015Thanas Dedi në mungesë kundër Beafte Shtylla

në mungesë, Kozeta Hajdini në mungesë,

Kastriot Hajdini në mungesë188

304 (00-2015-2057)11.06.2015Atif Alla në mungesë kundër Festim Xhoraj

në mungesë195

305 (00-2015-2059)11.06.2015Shoqëria “Ahmeti Travel" sh.p.k kundër Aleks Kajo

në mungesë203

306 (00-2015-2072)17.06.2015Mustafa Lulaj kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave211

307 (00-2015-2073)17.06.2015Ledina Kosova kundër

Shoqëria “Konstruksion 2002” sh.p.k.216

308 (00-2015-2082)17.06.2015Paula Marku kundër Giusto Gentili225

309 (00-2015-2074)17.06.2015Hyqmet Toska në mungesë kundër Shoqëria “OSHEE”

sh.a. Tiranë (ish “Çez Shpërndarje” sh.a.229

310 (00-2015-2093)17.06.2015Fadil Serjani kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Adil Babameto, Nakije Babameto, Kreshnik Vuthi

(Babameto), Fatmira Gjata238

311 (00-2015-2076)17.06.2015“Grupi Italo-Albanez” Sh.p.k. kundër Adem Çaushi

në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë245

312 (00-2015-2077)17.06.2015Çiljeta Derhemi kundër Gëzim Rudi253

313 (00-2015-2078)17.06.2015Jan Pudil kundër Shoqëria “Atermon Albania” sh.p.k.259

314 (00-2015-2083)17.06.2015Arziko Perisnaka (Xhepexhiu) kundër Agjencia e

Kthimit e Kompensimit të Pronave Tiranë269

315 (00-2015-2106)18.06.2015Ahmet Arapi në mungesë kundër Kudret Arapi,

Penete Arapi, Teferi Arapi, Rushdije Arapi,

Eniel Arapi, Anita Arapi, Qerime Arapi (në mungesë),

Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave,

Qarku Vlorë në mungesë278

316 (00-2015-2107)18.06.2015Thimjo Ceka kundër Nikolla Foto, Ilia Spiro,

Katero Naci në mungesë287

317 (00-2015-2108)18.06.2015Nexhmije Elmazi në mungesë kundër Nuredin Binjaku

në mungesë294

318 (00-2015-2109)18.06.2015Hëna Asllani në mungesë kundër Luljeta Veliaj301

319 (00-2015-2160)18.06.2015Mediha Hida, Hava Kusi, Afërdita Varvarica, Nexhmije

Preza, Nafije Kodra, Naime Xhelepi, Selim Xhelepi,

Zija Xhelepi, Enver Xhelepi, Sulejman Xhelepi kundër

Fuat Kapllani, Flamur Kapllani, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë në mungesë309

320 (00-2015-2110)18.06.2015Avni Zaçe në mungesë kundër Enver Spahillari

në mungesë, Nexhat Ahmeti në mungesë321

321 (00-2015-2112)18.06.2015Tomor Moli në mungesë, Baki Shehu në mungesë

kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave në mungesë, Alush Saraçi në mungesë,

Elika Mileti në mungesë, Zana Jella në mungesë,

Arjan Saraçi në mungesë), Aurora Kormaku

në mungesë327

322 (00-2015-2161)18.06.2015Vasfi Hoxhallari në mungesë kundër

Xhevat Hoxhallari në mungesë, Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë332

323 (00-2015-2113)18.06.2015Avokatura e Shtetit kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave (AKKP) Tiranë në mungesë,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë në mungesë, Edmond Nuellari, Petrit Nuellari340

324 (00-2015-2158)18.06.2015Ndue Ndoci në mungesë, Pjetër Ndoci në mungesë

kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Tiranë në mungesë347

325 (00-2015-2159)18.06.2015Liljana Vuka kundër Byroja Shqiptare e Sigurimit

në mungesë356

326 (00-2015-2378)24.06.2015Gjon Çeklijaj në mungesë, Tomorr Zeka në mungesë,

Ndue Çupi, në mungesë, Kol Sukaj në mungesë kundër

ÇEZ Shpërndarje sh.a. (aktualisht OSHEE)366

327 (00-2015-2381)25.06.2015Komuna Markat në mungesë kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë

në mungesë373

328 (00-2015-23080)25.06.2015Erald Berhami në mungesë kundër Zija Zajmi382

Çështje Penale

3/410.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së

Shqipërisë

Të pandehur: Arben Ndoka, Pjerin Ndreu394

805.06.2015Kërkues: Edi Rama

Kundër: Edi Paloka437

905.06.2015I Dëmtuari Akuzues: Edi Rama

Kundër: Arben Ristani443

16/103.06.2015Kërkues: Mark Frroku456

17/111.06.2015Kërkues (Personi nën hetim): Mark Frroku459

2123.06.2015Kërkues: Nikoll Prenga

Kundër: Edi Rama, Sali Berisha, Fatos Nano,

Aleksandër Meksi, Bashkim Fino, Pandeli Majko,

Ilir Meta, Ylli Bufi 472

2225.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Përgjithshme

Person nën hetim: ARJAN BYTYCI alias

KRISTIAN MORINA (MARINAJ) alias HILË JOKA

alias HILË MORINA476

92 (00-2015-1157)03.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Fier

I pandehur: Vasil Berdilla në mungesë486

93 (00-2015-1138)03.06.2015Kërkuese: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

Të pandehur: Ajet Yzeiraj, Kristo Yzeiraj,

Saimir Yzeiraj, Baftjar Gropa493

94 (00-2015-1156)03.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Afrim Bajramaj501

95 (00-2015-1139)03.06.2015I pandehur: Elton Nikaj508

96 (00-2015-1141)03.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Alfonc Hoxha514

97 (00-2015-1140)03.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë

I pandehur: Besnik alias Nikolin Gjoni, në mungesë518

98 (00-2015-1202)10.06.2015I pandehur: Tafil Brahimi522

99 (00-2015-1203)10.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Altin Skëndaj534

100 (00-2015-1198)10.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Gentian Muharremi, Fatos Arifi,

Ramiz Curri543

101 (00-2015-1199)10.06.2015I pandehur: Shpëtim Miraka549

102 (00-2015-1200)10.06.2015Kërkues: Kastriot Baçuku553

103 (00-2015-1201)10.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Të pandehur: Vezir Thanasi, Lorenc Sadikaj561

104 (00-2015-1245)11.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë

I pandehur: Reshat Likja570

105 (00-2015-1246)11.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Gazmend Selimaj578

106 (00-2015-1311)17.06.2015Të pandehur: Ramir Haderi, Suad Laçej583

107 (00-2015-1980)24.06.2015E pandehur: Manjola Dollapaj në mungesë590

108 (00-2015-1988)24.06.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Edlir Ibrahimaj595

109 (00-2015-1986)24.06.2015Kërkues: Lavdosh Hatija601

110 (00-2015-1985)24.06.2015Kërkuese: Elvira Cina605

111 (00-2015-1979)24.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë

I pandehur: Mateo Themollari611

112 (00-2015-1989)24.06.2015Kërkues: Sokol Shehu, Aleksandër Shehu614

122 (00-2015-2094)25.06.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat

Të pandehur: Besnik Ibrahimi, Anesti Paskos,

Klevis Paskos631

Çështje Administrative

353 (00-2015-1986)02.06.2015Novruz Myftari kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve (DPT)645

354 (00-2015-4290)02.06.2015Mimoza Xhabija kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Zyra Qëndore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë649

355 (00-2015-1989)02.06.2015Bisha Kërçuku kundër Autoriteti Portual Durrës655

356 (00-2015-1988)02.06.2015Gjinovefa Shkëmbi kundër Bashkia Kuçovë666

357 (00-2015-1987)02.06.2015Halil Murraj kundër Prefekti i Qarkut Vlorë673

358 (00-2015-3177)02.06.2015Fidarije Bajrami kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë679

359 (00-2015-1992)02.06.2015Shoqëria “Myftari/V” sh.p.k në mungesë kundër Dega

e Doganës Durrës689

360 (00-2015-1991)02.06.2015Refit Haxhiraj kundër Shoqëria “Vefa” Sh.p.k

në administrim698

361 (00-2015-1990)02.06.2015Shoqëria “Bruno” sh.p.k kundër Dega e Doganës

Durrës707

362 (00-2015-3162)02.06.2015Bujar Hoti kundër Prokurori i Përgjithshëm i

Republikës së Shqipërisë718

363 (00-2015-3857)02.06.2015Vullnet Tola, Artur Burnaci kundër Këshilli i Ministrave,

Ministria e Punëve Publike e Transportit, Drejtoria e

Përgjithshme e Rrugëve Tiranë724

364 (00-2015-3416)04.06.2015Miranda Nushi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore (DRSSh) Lezhë733

365 (00-2015-2925)04.06.2015Syl Ismaili kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit (DPPSh)738

366 (00-2015-3407)04.06.2015Agim Prenci kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme746

367 (00-2015-3666)04.06.2015Ylli Zeka kundër Drejtoria Rajonale e Autoritetit

Kombëtar të Ushqimit Tiranë750

368 (00-2015-2771)04.06.2015Bashkim Xhika kundër Ministria e Brendshme Tiranë754

369 (00-2015-3424)04.06.2015Shoqëria “Seven Group” shpk kundër Dega e Doganës

Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave Tiranë764

370 (00-2015-2762)04.06.2015Thanas Gogo kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë772

371 (00-2015-2773)04.06.2015Hilmi Hylli kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër782

372 (00-2015-3291)04.06.2015Shoqëria “Desina Ballkan” sh.p.k kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Metrologjisë dhe Kalibrimit Qendra

Rajonale Korçë; Drejtoria e Përgjithshme e

Metrologjisë Tiranë790

373 (00-2015-3292)04.06.2015Rebani Boçai kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë797

374 (00-2015-3278)04.06.2015Njazi Bardhi kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë802

375 (00-2015-3570)09.06.2015Pren Bezhani kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronës Tiranë809

376 (00-2015-2069)09.06.2015Lindita Prifti kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë815

377 (00-2015-3588)09.06.2015Ardjan Cungu, Ilir Cungu kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër820

378 (00-2015-2068)09.06.2015Shoqëria “Apex-Al” sha; Shoqëria “Adritatik Game” sha;

Shoqëria “Astra” sha kundër Këshilli Bashkiak i Bashkisë

Tiranë; Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë

Bashkisë Tiranë824

379 (00-2015-1251)09.06.2015Shoqëria “Siontis” s.a; Shoqëria “Siontis Design and

Construction” s.a; kundër Shoqëria “Gjallica” sh.p.k

në administrim në mungesë, Zyra e Përmbarimit Elbasan

në mungesë840

380 (00-2015-3330)09.06.2015Edmond Gjergji në mungese kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Burgjeve në mungesë850

381 (00-2015-2698)10.06.2015Hamit Tafaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit855

382 (00-2015-2887)10.06.2015Bashkim Sulollari kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë862

383 (00-2015-2886)10.06.2015Sefedin Gaxha kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Gjirokastër870

384 (00-2015-3344)10.06.2015Tomorr Noku kundër Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë,

Sektori i Policisë Rrugore879

385 (00-2015-2003)16.06.2015Shoqëria “N&G2005” sh.p.k kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Rrugëve Tiranë883

386 (00-2015-4422)16.06.2015Shoqëria “Guri” Sh.p.k. kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Tiranë në mungesë, Drejtoria e Kontrollit

Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

në mungesë897

387 (00-2015-4423)16.06.2015Shoqëria “Eurosig” Sh.a. kundër Zyra Shqiptare e të

Drejtave të Autorit në mungesë, Arben Morina

në mungesë904

388 (00-2015-2829)10.06.2015Agron Burgaj, Ilir Burgaj kundër Ministria e Financave

Tiranë, Dega e Thesarit Shkodër910

389 (00-2015-2831)10.06.2015Shaqir Sina kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Fier,

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Avokatura

e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë918

390 (00-2015-3429)10.06.2015Kosta Pjero, Robert Pjero kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë923

391 (00-2015-3425)10.06.2015Vasil Paguna kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë929

392 (00-2015-3432)10.06.2015Katerina Xhorxhakaqis (Lindita Lengu) kundër

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Vlorë, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë934

393 (00-2015-3011)18.06.2015Evald Jaho kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit Tiranë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë939

394 (00-2015-3130)18.06.2015Fahri Imaku kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë948

395 (00-2015-3125)18.06.2015Katina Gjoni kundër Zyra Arsimore Sarandë958

396 (00-2015-3131)18.06.2015Agim Berberaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Fier963

397 (00-2015-3129)18.06.2015Ardian Muçaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve967

398 (00-2015-3128)18.06.2015Gëzim Pasho kundër Komuna Voskop972

399 (00-2015-3123)18.06.2015Aneta Ilia kundër Drejtoria Rajonale Arsimore Vlorë976

400 (00-2015-2758)18.06.2015Bush Bushi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër981

401 (00-2015-2759)18.06.2015Arben Haxhiaj kundër Ministria e Financave Tiranë988

402 (00-2015-2760)18.06.2015Pajtim Jaupaj kundër Prefektura e Qarkut Vlorë995

403 (00-2015-4289)23.06.2015Nexhmi Mezani në mungesë kundër Autoriteti i

Mediave Audiovizive1002

404 (00-2015-2971)23.06.2015Mifit Tola kundër Ministria e Brendshme1114

405 (00-2015-3700)23.06.2015Albert Xhuti kundër Kuvendi i Republikës së

Shqipërisë1120

406 (00-2015-3537)23.06.2015Tatimpaguesi Yzedin Bekaj (Begaj) kundër Njësia e

Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve1124

407 (00-2015-2970)23.06.2015Yzedin Alisinanaj kundër .Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Vlorë, Komisioni Qendror i

Ankimit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Tiranë1033

408 (00-2015-2913)25.06.2015Shoqëria “Bruçi” sh.p.k. kundër Bashkia Tiranë

në mungesë1138

409 (00-2015-3567)25.06.2015Vasillaq Dhami kundër Ministria e Shëndetësisë1056

410 (00-2015-2897)25.06.2015Tonin Bruka kundër Këshilli i Ministrave, Ministria e

Punëve Publike dhe Transportit, Drejtoria e

Përgjithshme e Rrugëve1062

411 (00-2015-2808)25.06.2015Ana Babani kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë

së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë1073

412 (00-2015-2899)25.06.2015Dod Zymaj kundër Bashkia Laç1080

413 (00-2015-2910)25.06.2015Përparim Hasani kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë1086

414 (00-2015-2912)25.06.2015Refik Salliu kundër Drejtoria Rajonale Sigurimeve

Shoqërore Durrës1095

415 (00-2015-2911)25.06.2015Përparim Meçollari kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore Tiranë1102

416 (00-2015-3577)25.06.2015Muharrem Rama kundër Bashkia Tiranë1110

417 (00-2015-3793)25.06.2015Shoqëria “VIL OIL” Sha, Shëngjin Lezhë kundër

Dega e Doganës Shëngjin Lezhë, D.P.Doganave

Tiranë1114

418 (00-2015-3382)29.06.2015Bernard Hila kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër1122

419 (00-2015-3383)29.06.2015Prefekti i Qarkut Dibër kundër Komuna Suç - Rrethi

Mat; Tanush Ndue Gjini1128

420 (00-2015-3242)29.06.2015Gjin Blinishta kundër Zyra Vendore e Rregjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër1135

421 (00-2015-3244)29.06.2015Bardhyl Sali kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë1141

422 (00-2015-3384)29.06.2015Pranvera Rushani kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Fier, Zyra Qndrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë1149

423 (00-2015-2190)30.06.2015Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë kundër Zef Nikolli

në mungesë1157

424 (00-2015-2916)30.06.2015Merqes Cama në mungesë kundër ZVRPP Sarandë

në mungesë, Alqi (Altin) Kodhima në mungesë,

Mihal Kodhima në mungesë, Shuaip (Gjysh) Duka

në mungesë, Nazmi Hajdini në mungesë1163

425 (00-2015-2188)30.06.2015Drita Bajraktari, Vasil Bajraktari kundër Aluizni,

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Tiranë1170

426 (00-2015-2183)30.06.2015Llazi Pilinçi kundër Ministria e Punëve Publike dhe

Transportit1178

427 (00-2015-2184)30.06.2015Shoqëria “Apolonia” shpk kundër Enti Kombëtar i

Banesave1182

428 (00-2015-2185)30.06.2015Shoqëria “Katering, Pastrim, Lavanteri” (KPL) shpk

kundër Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Tiranë1189

429 (00-2015-2186)30.06.2015Firma Prodhuese Ndërtimore “NATOJA” sh.p.k

kundër Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtoria

Rajonale, Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj1197

430 (00-2015-2189)30.06.2015Nesti Janku kundër Bashkia Përmet1201

Moskompetenca Civile

00-2015-192305.06.2015Bashkia Kukës kundër Muhamet Dalaçi1205

00-2015-192905.06.2015Nexhmije Aliaj (Hylviu) kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Tiranë1208

00-2015-1978.1106.2015Kërkues: Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a1211

00-2015-200216.06.2015Mehdi Canko, Tasim Xhika kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave1218

00-2015-2004.06.2015Sokol Kola kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave1219

00-2015-200516.06.2015Ilir Deda kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit

të Pronave1223

00-2015-200606.06.2015Fran Kola kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave1228

00-2015-200716.06.2015Kërkues: Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve

Lezhë 1233

00-2015-200816.06.2015Prefekti i Qarkut Dibër kundër Komuna Shupenzë,

Shkëlqim Xheka1237

00-2015-200916.06.2015Kërkues: Korporata Elektroenergjitike Shqiptare

(Kesh) Sh.A1242

00-2015-201016.06.2015Fatmir Lacaj kundër Operatori i Shpërndarjes Energjisë

Elektrikë (O.Sh.E.E) Sh.A, Dega Vlorë1246

00-2015-201316.06.2015Blendi Malaj kundër Zyra e Gjendjes Civile Bashkia

Tiranë, Zyra e Gjendjes Civile pranë Prefekturës së

Qarkut Tiranë1250

00-2015-202318.06.2015Piro Tili kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Korçë1256

00-2015-225203.06.2015Shoqëria “Lid” Shpk kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë1260

00-2015-242603.06.2015Avokatura e Përgjithshme e Shtetit kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë,

Neki Babamusta1266

00-2015-242803.06.2015Shoqëria “Shpërndarja e Librit Shkollor” Sha kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Qendrës Spitalore

Universitare “Nënë Tereza” (Q.S.U.T),

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar

(INUK)1270

00-2015-243018.06.2015Ramadan Lala kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë1276

00-2015-243324.06.2015Gjet Mamli kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Laç-Kurbin, Ndoc Tota,

Shan Tota, Mare Tota, Flora Tota, Flutura Tota1281

00-2015-245623.06.2015Figalia Beji (Strati) kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Amelia Strati, Dora Strati, Edlir Strati, Erjon Strati,

Panajot Strati1285

00-2015-245723.06.2015Kristaq Thano kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave1293

00-2015-260710.06.2015Xhevrie Daci, Edlira Daci, Antoneta Daci, Arben Daci

kundër Artan Balla, Ilir Balla, Drejtoria Rajonale

Rrugore Dibër, Drejtoria e Shitjes së Pronave Publike

pranë Ministrisë së Financave, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Bulqizë1298

00-2015-273318.06.2015Gjergj Nikaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Përmbarimit1301

00-2015-277718.06.2015“Steal” Sh.p.k Pogradec kundër Drejtoria Rajonale

Tatimore Korçë1306

00-2015-280504.06.2015Shkurte Hoxhaj (Qarri) kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore (DRSSH) Tropojë1312

00-2015-287910.06.2015Drita Cani kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurime Shoqërore1315

00-2015-288210.06.2015Shoqëria “LR Health and Beauty System” Shpk kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Dega e Doganës

Tiranë1321

00-2015-288310.06.2015Euro Shpk kundër ÇEZ Shpërndarje Sha (sot Operatori

i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) Sha1326

00-2015-288410.06.2015Servete Hasandoçaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve1331

00-2015-288510.06.2015Lutfije Fetiu kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër, Instituti i Sigurime Shoqërore

Tiranë1336

00-2015-289318.06.2015Athina Aliko kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Sarandë1342

00-2015-289418.06.2015Ismet Demiraj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve; IEV Penale Tiranë1346

00-2015-295003.06.2015Kërkuese: Alma Musha kundër

Spitali Psikiatrik Elbasan, Prokuroria e Rrethit

Elbasan1353

00-2015-299304.06.2015Jonuz Hoxha kundër Fatbardha Qosja, Ismail Qosja,

Nire Qosja (Hasani), Fatime Qosja, Altin Qosja,

Genta Prodani, Xhilda Tufina (Qosja), Rezarta Mëneri,

Zyra Vendore e Rregjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë1355

00-2015-304518.06.2015Pashko Smaçi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Lezhë1360

00-2015-307004.06.2015Lek Pepaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore1366

00-2015-312218.06.2015Shoqëria Pelikan sh.p.k. kundër Drejtoria Rajonale e

Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të

Ujërave, Qarku Tiranë1369

00-2015-316318.06.2015Elvis Pere kundër Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë,

Drejtoria e Apelimit Tatimor1373

00-2015-322218.06.2015Fran Leka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Lezhë1380

00-2015-322318.06.2015Shoqëria "Illyrians Developements" sh.p.k kundër

Dega e Doganës Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave1384

00-2015-322718.06.2015Eqerem Hysenllari kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve1396

00-2015-328904.06.2015Muharrem Krrusa kundër Dalip Dema1402

00-2015-329204.06.2015Rebani Boçai kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sarandë1407

00-2015-331605.06.2015Genc Tafaj kundër Komisioneri për Mbikëqyrjen e

Shërbimit Civil1412

00-2015-333704.06.2015Shoqëria “K-AKS” sh.p.k kundër Dega e Doganës

Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave1418

00-2015-348004.06.2015Skënder Tepelena kundër Çez Shpërndarja Sha1425

00-2015-364825.06.2015Ramazan Dervishi kundër Z.V.R.P.P Tiranë,

Z.Q.R.P.P Tiranë1428

Moskompetenca Penale

00-2015-212111.06.2015Kërkues: Rrapo Muçi1434

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 31001-01160-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-1907 i Vendimit (282)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir Thanza Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: HERVEHE DAUTI

I PADITUR: ISMAIL SINANI

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMTI TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË

OBJEKTI:

Deklarimin absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitblerjes

me nr.1882 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000,

kthimin në gjendjen e mëparshme, (fshirjen e regjistrimit nga pronësia e Ismail Sinani),

të pronës kullotë prej 8 ha, e ndodhur në Isak Delvinë, (objekti kësaj kontrate),

dhe për rrjedhojë regjistrimin e pronës në pronësi në Z.V.R.P.P. Sarandë

në emrin e paditëses Hervehe Dauti.

Baza Ligjore: Neni 153, 154, i Kodit të Procedurës Civile;

Neni 92, 94, 95, 101, 102, 104, 107, 193 dhe 197 të Kodit Civil;

Neni 38 i Ligjit me nr.7843, datë 13 07. 1994,

“Për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme”, i ndryshuar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.2, datë 24.01.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Herevehe Dauti.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes me nr.1182 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000 e lidhur midis paditëses Hervehe Dauti dhe të paditurit Ismail Sinani, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Fshirjen nga regjistri hipotekor të pronësisë së palës së paditur Ismail Sinani, kullotën prej 8 Ha, e ndodhur në Isak Delvinë.

Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë në emrin e paditëses Hervehe Dauti, sipërfaqen e kullotës prej 8 Ha e përshkruar në kontratën e shitblerjes me nr.1882 rep dhe nr.944 kol, datë 18.09.2000.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Ismail Sinani.”

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë 06.02.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2, datë 24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket pavlefshmërisë së veprimit juridik, kontratës së shitblerjes me nr.1882 Rep, nr.944 Kol, datë 18.09.2000 kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme dhe fshirjen nga regjistrimi.

Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes në lidhje me kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P. Sarandë për regjistrimin e pronës.

Shpenzimet gjyqësore, shpenzimet për ekspert dhe avokat lihen në ngarkim të të paditurit Ismail Sinani.”

Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka paraqitur rekurs pala paditëse Hervehe Dauti, e cila kërkon prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit të nr.2, datë 24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke parashtruar ndër të tjera se:

· Regjistrimin i pronës në emër të Ismail Sinanit si rrjedhë logjike dhe juridike nuk mund të kryhej para se të kryhej paraprakisht regjistrimi i pronës në emër të ish trashëgimtarëve ligjore të ish pronarit Xhevdet Sinani. Këtë qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Lartë në vendimin unifikues nr.l, datë 06.01.2009.

· Në çështjen objekt gjykimi nuk jemi në kushtet kur duhet të plotësohen kriteret e parashikuara në nenin 38 të Ligjit 7843/1994 që i është referuar Gjykata e Apelit Gjirokastër në arsyetimin e vendimit.

· Është i gabuar arsyetimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër se pala e paditur ZVRPP Sarandë pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur nga kërkuesi nëse është i plotë ose jo i propozon Kryeregjistruesit në rast refuzimi të kërkesës për regjistrim, projekt vendimin e saj.

· Në kushte kur pala e paditur Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme e ka shqyrtuar titullin e pronësisë të paraqitur nga pala paditëse dhe nuk ka nxjerrë ndonjë projekt refuzimi, por e ka vijuar dhe me tej veprimtarinë e saj administrative, duke lëshuar vërtetimin hipotekor në emër të trashëgimtares ligjore Hervehe Dauti, duke kryer dhe regjistrimin e kontratës së shitblerjes dhe regjistrimin e sipërfaqes prej 8 ha në emër të Ismail Sinani, procedura administrative është ezauruar.

· Me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë është shprehur në dispozitivin e vendimit dhe për rregullimin e pasojave që rrjedhin nga një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm- Kontrata e shitblerjes nr.1882 Rep, 944 Kol datë 18.09.2000 duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme. Pra Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka zgjidhur pasojat në padinë e gjykuar.

· Nuk do të kishte logjike juridike nëse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë duke i kthyer palët në gjendjen e mëparshme mos të ishte shprehur dhe për detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P Sarandë të regjistrojë në emrin e paditëses Hervehe Dauti sipërfaqen e kullotës prej 8 ha ashtu siç ka qenë regjistrimi para se të kryhej veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm.

· Sipas teorisë të së drejtës dhe praktikës unifikuese të Gjykatës së Lartë veprimet juridike absolutisht të pavlefshme nuk kanë asnjë vlerë ligjore dhe nuk sjellin asnjë pasojë që nga moment i kryerjes së tyre.

Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ka paraqitur rekurs pala e paditur Ismail Sinani, i cili kërkon prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit të nr.2, datë 24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesë padisë, duke parashtruar ndër të tjera se:

Ekziston tashmë një praktikë gjyqësore e konsoliduar përmes Vendimit Unifikues nr.13/2006, sipas të cilës, veprimet juridike absolutisht të pavlefshme konsiderohet se nuk kanë sjellë asnjëherë pasoja të ligjshme dhe nuk kanë ekzistuar kurrë, pikërisht për rastet e parashikuara nga neni 92/a i Kodit Civil.

Në rastin konkret, gjykata e shkallës së parë ka lejuar shkelje të rendë procedurale, pasi ka administruar si provë aktin e ekspertimit nr.842, datë 28.01.2009, të Institutit të Policisë Shkencore.

Në interpretim të dispozitave procedurale lidhur me marrjen e provave, gjykata e shkallës së parë duhet të kishte thirrur një ekspert grafik, bazuar në nenin 224/a të Kodit të Procedurës Civile, duke i caktuar atij si detyrë që të kryente një akt ekspertimi grafik lidhur me faktin e nënshkrimit ose jo të kontratës së shitblerjes prej palës shitëse Hervehe Dauti.

Në kuptimin procedural, barrën e provës në këtë gjykim për të paraqitur modele krahasuese të periudhës së përafërt me vitin 2000 kur është lidhur kontrata e shitblerjes, i përket palës paditëse Hervehe Dauti, në bazë të nenit 12 të Kodit të Procedurës Civile.

Gjykata e shkallës së parë, pasi ka administruar ne gjykim përgjigjen e pyetjeve mbi aktin e ekspertimit nr.842, datë 28.01.2009 të kthyer prej Drejtorisë se Policisë Shkencore Tiranë datë 17.12.2010, ka konkluduar në kundërshtim me mendimin e eksperteve, por pa e arsyetuar qëndrimin e saj.

Gjatë gjykimit në Apel është bërë përsëri një akt ekspertimi i cili sjell po të njëjtën përgjigje të papërcaktuar shkencërisht duke bërë lojë fjalësh midis nënshkrimit origjinal dhe firmës origjinale dhe duke dhënë një konkluzion të papërcaktuar qartë.

Pala paditëse Hervehe Dauti nuk ka paraqitur si modele krahasuese të kohës së përafërt me momentin e lidhjes së kontratës viti 2000 asnjë akt zyrtar me fuqi të plotë provuese, ku të ndodhet nënshkrimi origjinal i palës paditëse, me qëllim që t’i vihet në dispozicion ekspertit.

Kërkojmë që të konsiderohen të paprovuara pretendimet e palës paditëse Hervehe Dauti lidhur me pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitblerjes nr.1882/944, datë 18.09.2000 për shkak të falsitetit të nënshkrimit të paditëses dhe mungesës së shprehjes së vullnetit për këtë shitje duke e rrëzuar kërkesë padinë e palës paditëse Hervehe Dauti, bazuar në nenin 485, pika d të K.Pr.Civile.

Me të drejtë Gjykata e Apelit Gjirokastër ka vendosur prishjen e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, pasi kjo e fundit ka tejkaluar të drejtën e disponimit të saj lidhur me rregullimin e pasojave të pavlefshmërisë absolute të veprimit juridik, duke vendosur edhe detyrimin e ZVRPP, Sarandë që të regjistrojë në emër të palës paditëse Hervehe Dauti sipërfaqen e kullotës prej 8 ha në Isak të Rrethit Delvinë.

Për këtë pjesë të objektit të padisë gjykata e shkallës së parë duhet të kishte nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit që në momentin që pranoi padinë, pasi përbën një konflikt të mirëfilltë administrativ, i cili rregullohet nga ligji nr.7843/1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” i ndryshuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i akteve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësja Hervehe Dauti është trashëgimtare e vetme ligjore e radhës së parë, e prindërve të saj, Xhevdet dhe Mihase Sinani. Vërtetuar ky fakt me dëshminë e trashëgimisë nr.67, datë 16.12.1993 të Noterisë Delvinë.

2. Me vendimin nr.57, datë 31.07.2000, K.K.K.Pronave të ish pronarëve Delvine, ka vendosur t’i kthejë paditëses Hervehe Dauti me cilësinë e trashëgimtares së ish pronarit Xhevdet Sinani, sipërfaqen prej, 15 ha kullotë ndodhur në vendin e quajtur lsak Delvinë me kufizime: nga Veriu me kullotë nga Jugu me kanalin vaditës nga Lindja dhe Perëndimi me përrua. Ky vendim është regjistruar në regjistrin hipotekor me nr.3, faqe 32. nr.85 indeksi, datë 07.09.2000.

3. I padituri Ismail Sinani është kushëriri i dytë i paditëses (babai i saj dhe babai i të paditurit ishin kushërinj të parë). Për shkak të moshës, paditësja ka pranuar se i padituri i ka ardhur në ndihmë për plotësimin e dokumenteve për njohje dhe kthim prone. Por, paditësja Hervehe pretendon se i padituri ka abuzuar me besimin e saj, duke falsifikuar firmën e saj në dokumente zyrtare.

4. Me këtë fakt, paditësja është njohur në momentin kur është paraqitur pranë Z.R.P.P për të marrë dokument pronësie, për pronën e njohur dhe kthyer me vendim të K.K.K.Pronave dhe është vënë në dijeni se në emrin e saj, janë vetëm 7(shtatë) ha kullotë nga e gjithë sipërfaqja prej 15 ha. Pjesa tjetër prej 8(tetë) ha ishte regjistruar në emër të të paditurit Ismail Sinani mbi bazën e një kontrate shitblerje.

5. Paditësja pretendon se nuk i ka shitur asnjëherë pronë të paditurit porse ky i fundit ka falsifikuar firmën në kontratën e shitblerjes datë 18.09.2000 me nr.1882 Rep, nr.944 Kol, datë 18.09.2000, sipas së cilës rezulton se paditësja Hervehe Dauti me cilësinë e shitëses, i ka shitur të paditurit Ismail Sinani, me cilësinë e blerësit, sipërfaqen e kullotës prej 8 (tetë) ha ndodhur në vendin e quajtur Isak, Komuna Vergo me kufizime sipas vërtetimit të Z.R.P.P, Sarandë kundrejt vlerës 1.800.000. Me këtë kontratë të falsifikuar i padituri ka aplikuar pranë Z.R.P.P, Sarandë për regjistrimin e kësaj prone në emër të vet.

6. Paditësja pretendon se nuk ka nënshkruar asnjëherë kontratën e shitblerjes me shtetasin Ismail Sinani dhe nënshkrimi i saj është i falsifikuar prej tij për të përfituar në mënyrë të padrejtë. Për këtë arsye me padi civile drejtuar gjykatës ka kërkuar civilisht pavlefshmërinë e kontratës së shitblerjes kthimin e pronës, fshirjen e kësaj prone nga regjistrimi në emër të të paditurit Ismail Sinani dhe regjistrimin në emër të saj.

7. Gjatë procesit civil, me datë 12.09.2008 paditësja Hervehe Dauti ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë me të cilin ka kërkuar marrjen në përgjegjësi penale të shtetasit Ismail Sinani, për konsumim të veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 K.Penal. Përsa kohë vazhduan hetimet procesi civil është pezulluar.

8. Gjatë hetimeve penale është kryer ekspertimi grafik i nënshkrimeve. Me akt ekspertimin nr.842, datë 28.01.2008 të Institutit të Policisë Shkencore është konkluduar se nënshkrimi tek emër mbiemër Hervehe Dauti në “Kontratë Shitjeje” nr.1882 Rep, nr.944 kol, datë 18.09.2000 nënshkruar në emër të shitësit Hervehe Dauti, objekt ekspertimi, nuk është nënshkrimi origjinal i Hervehe Dauti, krahasuar me modelet e paraqitura.

9. Me datë 15.09.2009 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në përfundim të hetimeve ka vendosur pushimin e hetimeve të çështjes penale nr.410 të vitit 2008 me arsyetimin se, me të vetmen provë, aktin e ekspertimit nr.842, datë 28.01.2009 nuk mund të arrihet në konkluzionin e provueshmërisë së veprës penale.

10. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.2, datë 24.01.2011, ka vendosur:

-“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Herevehe Dauti.

· Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes me nr.1182 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000 e lidhur midis paditëses Hervehe Dauti dhe të paditurit Ismail Sinani, kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

· Fshirjen nga regjistri hipotekor të pronësisë së palës së paditur Ismail Sinani, kullotën prej 8 Ha, e ndodhur në Isak Delvinë.

· Detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë në emrin e paditëses Hervehe Dauti, sipërfaqen e kullotës prej 8 Ha e përshkruar në kontratën e shitblerjes me nr.1882 rep dhe nr.944 kol, datë 18.09.2000.

· Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur Ismail Sinani.”

10.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

“....(omissis)...Palët ndërgjyqëse janë kushërinj të dytë, ky fakt provohet si me prova shkresore ashtu dhe me pretendimet e ngritura nga paditësja dhe i padituri në gjykim. Faktin që pala paditëse Hervehe Dauti i ka kërkuar ndihme palës së paditur në lidhje me Kthimin e Kompensimin e një sipërfaqe kullote prej 15 ha, e ndodhur në Isak Delvine, palët ndërgjyqëse e pranojnë vetë si në gjykim, ashtu dhe në konkluzionet përfundimtare. Në lidhje me Kontratën e shitblerjes, nr.1882 rep dhe nr.944 kol datë 18. 09. 2000, lidhur midis palëve ndërgjyqëse gjykata krijon bindje se në rastin konkret kemi të bëjmë me një akt ekspertim shkencor, në të cilën është konstatuar fakti, se nga ana e Prokurorisë Sarandë me datë 05. 12. 2008 i është kërkuar Ministrisë së Brendshme, Institutit të Policisë Shkencore Tiranë kryerja e një akti ekspertimi shkencor në lidhje me firmat e nënshkruara nga Hervehe Dauti në kontratën e shitjes datë 18.09.2000; me nr.1882 rep dhe 944 kol, ku pasi është përmbushur ky detyrim ligjor rezulton se: Me aktin e ekspertimit me nr.842, datë 28.01.2008 në konkluzion ka rezultuar e provuar se nënshkrimi te emri dhe mbiemri i Hervehe Dauti në Kontratën e Shitblerjes nr.1882 rep dhe nr.944 kol datë 18.09.2000 nënshkrimi në emër të paditëses Herevehe Dauti objekt ekspertimi nuk është nënshkrimi origjinal i Hervehe Dautit krahasuar me metodat e paraqitura. Pala e paditur këtë akt në gjykim e ka kundërshtuar duke kërkuar paraqitjen personale të ekspertit z. Viktor Bulku, i cili pasi është paraqitur në seancë gjyqësore ka dhënë përgjigjet e pyetjeve, ku në përfundim nga ana e tij ka rezultuar fakti se i qëndronte aktit të ekspertimit me nr.842, datë 28.01.2008, pra konkluzioni dhënë në aktin e ekspertimit qëndron ...(...)”

11. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë 06.02.2012, ka vendosur:

-“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket pavlefshmërisë së veprimit juridik, kontratës së shitblerjes me nr.1882 Rep, nr.944 Kol, datë 18.09.2000 kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme dhe fshirjen nga regjistrimi.

· Prishjen e vendimit dhe pushimin e gjykimit të çështjes në lidhje me kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P. Sarandë për regjistrimin e pronës.

· Shpenzimet gjyqësore, shpenzimet për ekspert dhe avokat lihen në ngarkim të të paditurit Ismail Sinani.”

11.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se:

“...(omissis)... Në rastin në shqyrtim, ka rezultuar se si në padi dhe gjatë gjykimit, nga ana e paditësit nuk është kërkuar vetëm konstatimi i pavlefshmërisë absolute të veprimi juridik, kontrata e shitblerjes e lidhur mes saj dhe të paditurit, ashtu siç pretendohet nga i padituri. Përveç pavlefshmërisë absolute, paditësja ka kërkuar edhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, fshirjen nga regjistrimi i pasurisë në emër të të paditurit dhe detyrimi për regjistrim në emër të paditëses...(...)...Në lidhje me aktin e ekspertimit, Gjykata e Apelit vlerëson se Akti i ekspertimit grafik kryer gjatë hetimeve nuk mund të shërbejë si provë në këtë proces civil pasi pavarësisht përfundimeve të arritura nga prokuroria dhe të pasqyruara edhe në vendimin e pushimit të çështjes penale, gjykata është e detyruar të shqyrtojë çështjen civile duke respektuar me korrektësi kërkesat e K.Pr.Civile. Akti i ekspertimit gjatë gjykimit civil kryhet nëpërmjet procedurës së përcaktuar në nenet 224/a e vijues të K.Pr.Civile. Gjykata duhet të caktonte një ekspert i cili do të jepte mendimin me shkrim pasi të kishte kryer edhe procesin e betimit. Në kushte të tilla, Gjykata e Apelit bazuar në nenin 465 të K.Pr.Civile vendosi të kryejë ekspertim nga eksperti Ardian Shehu specialist në Institutin e Policisë Shkencore...(...)...Referuar aktit të ekspertimit kemi të bëjmë me mendim kategorik që nënshkrimi në emër të paditëses nuk është shkruar nga vetë paditësja. Në kushte të tilla, me të drejtë, kontrata e shitblerjes është konstatuar si kontratë absolutisht e pavlefshme pasi kjo kontratë nuk pasqyron të vërtetën, pasi ajo çfarë shprehet në kontratë nuk është vullneti i paditëses Hervehe. Paditësja Hervehe Dauti nuk i ka shitur asnjë ha kullotë të paditurit Ismail Sinani ...(...) ...Gjykata e Apelit konldudon se çështja civile me paditës Hervehe Dauti për pjesën qe kërkon detyrimin e Z.R.P.P për regjistrim prone, është në juridiksionin administrativ dhe si rrjedhojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë në lidhje me këtë disponim duhet të prishet dhe gjykimi i çështjes duhet të pushohet për këtë pjesë të vendimit...(...).”

12. Kundër vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, kanë paraqitur rekurs si pala paditëse Hervehe Dauti, edhe pala e paditur Ismail Sinani, respektivisht për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

13. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil, në të cilat është parashikuar:

13.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

13.2.Neni 79 i K.Civil: “Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile”.

13.3.Neni 92 i K.Civil: “Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike. Të tilla janë ato që: a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit; b) kryhen për të mashtruar ligjin; c) kryhen nga të mitur nën moshën katërmbëdhjetë vjeç; ç) bëhen në marrëveshje të palëve pa patur për qëllim që të sjellin pasoja juridike (fiktive ose të simuluara).”

13.4.Neni 192 i K.Civil: “Sendet e paluajtshme dhe faktet që kanë lidhje me gjendjen juridike të tyre regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

Regjistrimi bëhet në bazë të një akti publik, të një vendimi gjykate apo të një organi tjetër shtetëror kompetent, si dhe në rastet e tjera të parashikuara nga ligji.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

14. Se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse Hervehe Dauti, përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 472 i Kodit të Procedurës Civile.

15. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore dhe pretendimeve të paraqitura në rekurse, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk janë respektuar dispozitat e ligjit procedural civil për këtë arsye vendimi i kësaj gjykate duhet të prishet. Ndërsa vendimi nr.2, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Sarandë është i drejtë dhe i mbështetur në ligj, për këtë arsye duhet të lihet në fuqi.

16. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, konstatohet se pala paditëse nëpërmjet këtij gjykimi ka kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes me nr.1882 repertori, 944 koleksioni, datë 18.09.2000 dhe kthimin në gjendjen e mëparshme, fshirjen e regjistrimit të pronës objekt i kësaj kontrate nga pronësia e Ismail Sinani, e regjistrimin e saj në emrin e paditëses Hervehe Dauti.

17. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi i ka nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështje të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, duke konstatuar pavlefshmërinë absolute të kontratës së shitblerjes lidhur midis palëve dhe kthimin e tyre në gjendjen e mëparshme. Po ashtu, me të drejtë ajo ka vendosur fshirjen nga regjistri hipotekor të pronësisë së palës së paditur Ismail Sinani dhe detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P.P Sarandë të regjistrojë pronën në emrin e paditëses.

18. Ndërsa, Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.57, datë 06.02.2012, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit për sa i përket pavlefshmërisë së veprimit juridik, kthimit të palëve në gjendjen e mëparshme dhe fshirjen nga regjistrimi, por ka prishur vendimin dhe pushuar gjykimin lidhur me kërkimin për detyrimin e palës së paditur Z.V.R.P. Sarandë për regjistrimin e pronës. Pikërisht këtë pjesë të fundit të vendimmarrjes së gjykatës së apelit Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar.

19. Nga aktet e dosjes dhe arsyetimi i këtij vendimi, rezulton se me të drejtë Gjykata e Apelit Gjirokastër në mbështetje të nenit 465 të Kodit të Procedurës Civile, ka përsëritur pjesërisht hetimin gjyqësor, duke urdhëruar kryerjen e një akti ekspertimi grafik me arsyetimin se: “... Akti i ekspertimit grafik kryer gjatë hetimeve nuk mund të shërbejë si provë në këtë proces civil pasi pavarësisht përfundimeve të arritura nga prokuroria dhe të pasqyruara edhe në vendimin e pushimit të çështjes penale, gjykata është e detyruar të shqyrtojë çështjen civile duke respektuar me korrektësi kërkesat e K.Pr.Civile. Akti i ekspertimit gjatë gjykimit civil kryhet nëpërmjet procedurës së përcaktuar në nenet 224/a e vijues të K.Pr.Civile. ...”. Kjo gjykatë në mbështetje të përfundimeve të aktit të ekspertimit të realizuar, ka arritur po në përfundimin se kontrata e shitblerjes nr.1882 Rep, 944 Kol, datë 18.09.2000 është absolutisht e pavlefshme, pasi nuk pasqyron të vërtetën, në të nuk është nënshkrimi i palës paditëse dhe ajo çfarë shprehet në kontratë nuk është vullneti i saj.

20. Kolegji çmon se bazuar në nenin 79 të Kodit Civil, sipas të cilit “Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile”, gjykatat me të drejtë kanë konstatuar se jemi përpara një veprimi juridik absolutisht të pavlefshëm, pasi në këtë rast ka munguar vullneti i njërës palë, paditëses.

21. Sipas nenit 92 të Kodit Civil “Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë pasojë juridike” pra nuk mund të prodhojnë efekte ligjore dhe nuk sjellin asnjë pasojë që nga moment i kryerjes së tyre. Veprimi juridik absolutisht pavlefshëm nuk mund të bëhet i vlefshëm me asnjë veprim të mëvonshëm, “Ajo që është e vesuar që në fillim, nuk mund të ndreqet me kalimin e kohës” (Quod ab initio vitiosum est, tractu temporis convalescere non potest).

22. Pavarësisht kësaj, në praktikë jo rrallë herë, veprimi juridik mund të ekzekutohet dhe të prodhojë efekte, e pikërisht këto efekte duhet të rregullohen nga gjykata. Edhe në çështjen objekt gjykimi, ajo çka është e rëndësishme për palën paditëse si titullare e së drejtës materiale, është pikërisht rregullimi i pasojave.

22.1. Referuar vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë nr.5, datë 30.10.2012 “...Kërkimi për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një veprimi juridik nuk mund të bëhet si kërkim i mëvetësuar; ai gjithnjë duhet të bëhet gjatë gjykimit në themel të një çështjeje nga gjykata, ose të paktën si kërkim që shoqëron zgjidhjen e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i tij”. Ndaj edhe në rastin “de quo”, pala paditëse, kur ka ngritur çështjen e nulitetit të kontratës së shitblerjes ka kërkuar zgjidhjen e pasojave që kanë ardhur në këtë rast (restitucioni i parashikuar nga neni 106, 107 i Kodit Civil), çka përbën në fakt interesin e saj të ligjshëm të cënuar.

23. Të dy gjykatat kanë konstatuar pavlefshmërinë e veprimit juridik dhe, në zgjidhjen e pasojave të pavlefshmërisë, janë shprehur për kthimin e palëve në të quajturën gjendje të mëparshme (restitutio in integrum). Por Gjykata e Apelit Gjirokastër ka disponuar në mënyrë të ndryshme lidhur me kërkimin e palës paditëse për detyrimin e Z.R.P.P për regjistrimin e pronës në emër të saj. Ajo ka arsyetuar në mënyrë të gabuar se kjo pjesë e kërkimit “... është në juridiksionin administrativ dhe si rrjedhojë vendimi i gjykatës së shkallës së parë në lidhje me këtë disponim duhet të prishet dhe gjykimi i çështjes duhet të pushohet për këtë pjesë të vendimit...”.

24. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se gjykata e apelit në këtë rast nuk ka përcaktuar drejtë çështjen e juridiksionit për këtë pjesë të kërkimit të padisë, duke mos bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe nuk e ka zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme (konform nenit 16 të Kodit të Procedurës Civile).

24.1. Kjo gjykatë, megjithëse shprehet për kthimin e palëve në gjendje të mëparshme, në mënyrë të gabuar nuk ka zgjidhur të gjitha pasojat e kërkuara nga pala paditëse dhe që janë rrjedhojë e veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm. Çregjistrimi fillestar, që i është bërë pronës nga emri i palës paditëse, ka qenë një nga pasojat e ardhura nga ekzekutimi i veprimit juridik absolutisht të pavlefshëm. Nëpërmjet urdhërimit të saj (dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Apelit Gjirokastër), duke mos u shprehur dhe për detyrimin e palës së paditur Z.R.P.P Sarandë, të regjistrojë në emrin e paditëses Hervehe Dauti pronën objekt gjykimi (sipërfaqen e kullotës prej 8 ha), ashtu siç ka qenë regjistrimi para se të kryhej veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm, gjykata nuk ka zgjidhur një nga pasojat e ardhura dhe nuk ka realizuar kthimin e palëve në të ashtuquajturën gjendje të mëparshme (restitutio in integrum).

25. Gjykata në mënyrë të gabuar i referohet procedurës administrative për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Pavarësisht se në pamje të parë (prima facie) ky kërkim mund të duket i natyrës administrative, mosmarrëveshja e ardhur përpara gjykatës ka natyrë civile. Në themel të saj qëndron pretendimi i palës paditëse se është ajo mbajtëse e të drejtës së pronësisë për sipërfaqen e kullotës prej 8 ha, ndaj si rrjedhojë kërkon rregullimin e pasojave, kthimin e gjendjes së mëparshme, që konsiston pikërisht në fshirjen e pronës nga emri i palës së paditur dhe regjistrimi në emër të vet, si pronare e ligjshme, sikundër ka qenë përpara kryerjes së veprimit absolutisht të pavlefshëm[footnoteRef:2]. [2: Sikundër u tha më lart (pika 22.1 e vendimit), në gjykimet me objekt konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një veprimi juridik, ajo çfarë duhet të kërkohet është zgjidhja në themel e një mosmarrëveshjeje mbi një të drejte të cenuar apo zgjidhja e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i veprimit të pavlefshëm, sepse nuk mund të qëndrojë më vete vetëm konstatimi i pavlefshmërisë absolute (vendimi unifikues nr.5/2012)]

25.1. Akoma më tej, në dispozitat e Kodit Civil, nenet 192, 194, 196, përcaktohet detyrimi i regjistrimit të fakteve që kanë lidhje me gjendjen juridike të sendeve të paluajtshëm dhe detyrimin e gjykatës për të dërguar për regjistrim kopje të vendimit që deklaron të pavlefshëm veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruara më parë. Urdhërimi i vetëm fshirjes së regjistrimit të mëparshëm, përveçse nuk realizon plotësisht interesin e ligjshëm të palës paditëse, mund të sjell paqartësi në gjendjen juridike të pronës dhe veprimeve që Z.R.P.P. duhej të kryejë. Z.R.P.P. është thjesht administruese e sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (shih vendimin unifikues nr.1, datë 06.01.2009 të Gjykatës së Lartë), e në këtë kuadër, detyrë e saj është të pasqyrojë atë çka një vendim (apo akt tjetër bazë i të drejtave reale të pronësisë, sipas përcaktimit të ligjit) lejon/autorizon të ndryshohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme.

26. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, që ka vendosur për rregullimin e gjithë pasojave që rrjedhin nga veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm dhe të cilat janë kërkuar nga pala paditëse, është i drejtë dhe duhet të lihet në fuqi.

27. Përsa i përket rekursit të palës së paditur, Kolegji Civil çmon se nuk është i bazuar dhe nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuar në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile. Shkaqet e paraqitura nga kjo palë kanë marrë përgjigje dhe janë ezauruar nga rihapja e hetimit gjyqësor në gjykimin në apel, ku gjykata i ka dhënë përgjigje të arsyetuar pretendimeve të kësaj pale. Pretendimet lidhur me mos bazueshmërinë në prova të vendimeve të gjykatave, nuk mund të merren në shqyrtim, pasi vlerësimi i provave nuk është kompetencë të Gjykatës së Lartë.

27.1. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, të cilat lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit dhe me shkeljet të normave procedurale. Mos zbatimi i drejt i ligjit nga gjykata e apelit u arsyetua më lart se ku konsistonte.

28. Për sa më sipër, Kolegji Civil arrin në përfundimin se duhet të prishet vendimi nr.57, datë 06.02.2012, i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të lihet në fuqi vendimi nr.2, datë 24.01.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.57, datë 06.02.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.2, datë 24.01.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Tiranë, më 03.06.2015

Nr. 31001-00720-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-1909 i Vendimit (283)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS:TANE ÇELOALIAJ, në mungesë,

E PADITUR:AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË, në mungesë,

OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit nr.266 datë 23.07.2008,

të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Vlorë

dhe kundërshtimi i vendimit nr.726, datë 10.11.2009,

të Agjencisë Qendrore të Kthimit të Pronave Tiranë.

Njohja dhe kthimi në natyrë i disa sipërfaqeve toke bujqësore,

truall dhe objekt, të ndodhur në Orikum, Vlorë.

Baza Ligjore: Neni 32, 154 K.Pr.Civile, ligji 9235, datë 29.07.2004,

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar.

V.K.M nr.747, datë 09.12.2006 “Për procedurat e mbledhjes të përpunimit

dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuar

gjatë procesit të njohjes, kthimit apo kompensimit të pronës”,

ligji nr.8485, datë 12.05.1999 të K.Pr.Administrative.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2293, datë 03.11.2010, ka vendosur:

“Pranimin e padisë duke shfuqizuar aktet administrative, vendimin nr.266, datë 27.07.2008, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Qarkut Vlorë dhe vendimin nr.726, datë 10.11.2009, të Agjencisë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë duke njohur pronësinë dhe kthyer në natyrë trashëgimtarëve të të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka dy sipërfaqe toke prej 20 dhe 60 dynym ndodhur në Orikum, Vlorë, sipas planimetrisë përkatëse të aktit të ekspertimit përpiluar gjatë gjykimit”.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.864, datë 20.10.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.2293, datë 03.11.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs i padituri Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, si dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë me të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimeve të dy gjykatave duke parashtruar këto shkaqe:

Nuk rezulton e provuar se kërkuesi (trashëgimtarët ligjor të tij) janë subjekt i ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar.

Nuk provohet fakti i shpronësimit apo konfiskimit të pronës pa të drejtë nga shteti i kohës.

Nuk ekziston dokumentacioni i vlefshëm ligjor i cili provon faktin e qenies pronar përpara periudhës së shpronësimit apo konfiskimit të kësaj prone, e cila kërkon aktualisht të njihet, për efekt të kthimit dhe kompensimit të saj.

Gjykata nuk arsyeton se mbi ç’bazë ka arritur në konkluzionin se Vendimi i Z.R.K.K.P Qarkut Vlorë dhe Vendimi i A.K.K.P Tiranë nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuar në ligj. Në asnjë rresht të këtyre vendimeve nuk citohet dokumentacioni i disponuar nga paditësi i cili e legjitimon si subjekt të ligjit nr.9235/2004, dhe se ku ka gabuar në arsyetim organi administrativ i cili i ka mohuar pronësinë e pretenduar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka zgjidhur çështjen në themel pa marrë asnjë konfirmim pranë ZRPP Vlorë për gjendjen juridike të pronës.

Në veçanti Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë, krahas shkaqeve të njëjta me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, ka parashtruar:

Gjykata e shkallës së parë nuk ka marrë në konsideratë pikën 1/a të nenit 6 të ligjit nr.9235/2004 sipas të cilit duhej paraqitur çertifikata familjare e datë 01.08.1991 si dhe vërtetimi i SAMT për masën e përfitimit nga ligji 7501, për të llogaritur si diferencë masën e kthimit dhe kompensimit të trashëgimtarëve të ish-pronarit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes.

1. Paditësja Tane Çeloaliaj i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me padinë me objektin si në pjesën hyrëse të vendimit.

2. Më herët paditësja (bashkëshorti i saj Sulo Çeloaliaj) në zbatim të kërkesave të parashikuara në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar i është drejtuar Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë, për të kërkuar njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin e pronës prej 80 dynym të ndodhur në Bashkinë Orikum të ish pronarit Meno Gjikokaj.

3. Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë pasi ka marrë në shqyrtim kërkesën e paditëses (bashkëshortit të saj Sulo Çeloaliaj) për pronën e subjektit të pretenduar si i shpronësuar Meno Gjikoka, me vendimin nr.266, datë 23.07.2008, ka vendosur të mos njohë të drejtën e pronësisë, për sipërfaqen e tokës bujqësore prej 80 dynym.

4. Komisioni ka argumentuar se subjekti i shpronësuar nuk i plotësonte kërkesat e ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar, pasi dokumentacioni i paraqitur nuk ishte i plotë e në përputhje me V.K.M-në nr.747, datë 09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”, duke paraqitur pranë atij komisioni vetëm vendimin nr.2322, datë 04.09.1996, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vërtetimi i faktit juridik të pronësisë së ish pronarit.

5. Mbi ankimin ndaj vendimit nr.266, datë 23.07.2008, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Vlorë pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, kjo e fundit me vendimin nr.726, datë 10.11.2009, ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.266, datë 23.07.2008, të Z.R.K.K.P. Qarku Vlorë me të njëjtat argumenta.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2293, datë 03.11.2010, ka vendosur:

“Pranimin e padisë duke shfuqizuar aktet administrative, vendimin nr.266, datë 27.07.2008, të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Qarkut Vlorë dhe vendimin nr.726, datë 10.11.2009, të Agjencisë Qendrore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duke njohur pronësinë dhe kthyer në natyrë trashëgimtarëve të të ndjerit Meno Gjikoka dy sipërfaqe toke prej 20 dhe 60 dynym ndodhur në Orikum, Vlorë, sipas planimetrisë përkatëse të aktit të ekspertimit përpiluar gjatë gjykimit”.

7. Në marrjen e vendimit ajo gjykatë ka arsyetuar:”...omissis...Nga provat e paraqitura në gjykim, rezulton e provuar se pronat e pretenduara në pronësi nga trashëgimtarët e ish-pronarit Meno Gjikoka nuk përfshihen në kategorinë e pronave të përjashtuara nga kthimi në natyrë. Në cilësinë e provës u paraqitën dhe dokumentacione si vendimi gjyqësor nr.2322, dt.04.09.1996, i Gjykatës së Rrethit Vlorë, me anë të të cilit njihet pronësia e të ndjerit Memo Gjikoka (Meno Gjikoka) mbi 80 dynym tokë bujqësore të ndodhura në vendin e quajtur “Shapi” të Komunës Orikum dhe kufizimet përkatëse, vendimi nr.16, datë 16.12.2005, i Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë Këshillit të Qarkut Vlorë ku i kthehet pasuria trashëgimtarëve të të ndjerit Visevo Gjikokaj si një e dhënë për përcaktimin e kufitarëve të pasurisë së të ndjerit Meno Gjikoka, dokumentet e nxjerra nga Arkivi Qendror Shtetëror, fotokopje e dëshmisë lëshuar nga kryepleqësia e katundit Dukat për pasurinë e Visevo Dhimitri etj. Nisur nga sa më sipër, rezulton se dokumentacioni i depozituar në cilësinë e provës është i plotë e në përputhje me përmbajtjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.747, datë 09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”, dokumentacioni i nevojshëm hartografik.(...).”

8. Mbi ankimin e Avokaturës së Shtetit, Zyra Vendore Vlorë dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.864, datë 20.10.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.2293, datë 03.11.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë”.

9. Në marrjen e vendimit gjykata e apelit ka arsyetuar:”...omissis...vendimi nr.2322, date 04.09.1996, i është nënshtruar një procedure të veçantë, konkretisht asaj të zhvillimit të gjykimit me palë kundërshtare. Sipas ligjit 7699, dt.21.04.1993, në rastet kur dokumentacioni për të provuar pronësinë ishte i paplotë vërtetimi bëhej sipas VKM nr.560 dt.16.10.1995. Në pikën shtatë të këtij ... vërtetimi i pronësisë do të bëhet sipas kësaj procedure:

a) Kryepleqësia e fshatit, mbi bazën e kërkesës së të interesuarit, lëshon vërtetim zyrtar për sipërfaqen e ish-pronës, ish-pronarin e saj dhe emrat e ish-pronarëve kufizues.

b) Vërtetimi i kryepleqësisë së fshatit i kalon për verifikim e saktësim komisionit të verifikimit të pronësisë në komunën përkatëse i cili përbëhet nga: ...

c) Vendimi i këshillit të komunës që merret mbi bazën e vërtetimit të komisionit të verifikimit të pronësisë në komunë, i dërgohet zyrës së kadastrës ... .

... trashëgimtarët e të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka kanë zbatuar të gjithë procedurën e mësipërme dhe të gjithë dokumentacionin përkatës e kanë administruar si prova për vërtetimin e faktit të pronësisë ... kjo procedurë u jepej mundësi të gjithë pretendentëve të pronës për të cilën kishte filluar një vendimmarrje të ndërhynin në procès në bazë të nenit 392 të K.Pr.Civile(...).”

10. Kundër vendimit të gjykatës së apelit kanë ushtruar rekurs e paditura Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë me të cilët kërkojnë ndryshimin e vendimit të gjykatës së apelit dhe të vendimit të gjykatës së shkallës së parë me shkaqet e lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm.

11. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

11.1 Neni 6 i K.Pr. Civile: “Gjykata që gjykon mosmarrëveshjen duhet të shprehet mbi gjithçka kërkohet dhe vetëm për atë që kërkohet”

11.2 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

11.3 Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

11.4 Neni 20 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të zbatohet parimi i kontradiktorialitetit.

Ajo e mbështet vendimin e saj vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë sipas parimit të kontradiktorialitetit.”

12. Ligji nr.9235, datë 29.07.2004 “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, i ndryshuar në të cilin është parashikuar:

12.1 Neni 2: “Çdo subjekt i shpronësuar ka të drejtë të kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të drejtën e pronësisë, në rast se i është hequr sipas akteve ligjore, nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose të marrë me çdo mënyrë tjetër të padrejtë nga shteti nga data 29.11.1944, si dhe kthimin ose kompensimin e pronës..”

12.2 Neni 17/3: “Në zbatim të këtij ligji, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nuk do të trajtojë me vendim asnjë kërkesë që mbështet pretendimin e vet vetëm në një vendim gjyqësor të vërtetimit të faktit juridik të pronës mbi pasurinë e paluajtshme, në kuptim të nenit 388 të Kodit të Procedurës Civile. Të gjitha aplikimet e mbështetura mbi vërtetimin e faktit juridik do t’u kthehen subjekteve brenda 30 ditëve nga depozitimi i tyre.”

13. V.K.M nr.747, datë 09.11.2006. “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”, në të cilin është parashikuar:

13.1 “1. Subjektet e shpronësuara, sipas përcaktimit të nenit 3 të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, paraqesin pranë zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark kërkesën e argumentuar për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës, si dhe dokumentacionin e nevojshëm, me të cilin provojnë pretendimet e tyre.

2. Kërkesa e argumentuar për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës duhet të jetë sipas formularit tip, që miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm.

3. Dokumentacioni shoqërues, që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga:

a) dokumentacioni ligjor, i cili përmban, sipas rastit:

i) vërtetimin e pronësisë, të lëshuar nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, për efekt të kthimit dhe kompensimit të pronave;

ii) dokumentin kadastral (pranë zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në këshillin e qarkut);

iii) vendimin gjyqësor të formës së prerë, së bashku me hartën e pasurisë, të vulosura me vulën e gjykatës;

iv) dokumentin, që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë së subjektit të shpronësuar nga shteti, sipas akteve, ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë, që nga data 29.11.1944, apo dokumentin për pasuritë e paluajtshme të shtetasve shqiptarë, të krijuara përpara datës 7 prill 1939, të cilat janë sekuestruar sipas nenit 14 të ligjit nr.37, datë 13.1.1945 “Ligja e tatimit të jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”;

v) vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjeve nr.7698, datë 15.4.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” dhe nr.7699, datë 21.4.1993 “Për kompensimin në vlerë ose me troje të ish-pronarëve të tokave bujqësore, livadheve, kullotave, tokave pyjore dhe pyjeve”, vendimet e Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, të marra sipas ligjit nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të cilat janë marrë përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.9583, datë 17.7.2006 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar;

vi) dokumentin nga arkiva hipotekore (pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme);

vii) dokumentin nga Arkivi i Shtetit Shqiptar (kur dokumentet, hipotekore apo kadastrale, janë të depozituara në të, si dhe dokumentet, që vërtetojnë shpronësimin, konfiskimin apo shtetëzimin e pronës);

viii) dekretet e Presidentit, me objekt shpronësimin e ish-pronarëve;

ix) çdo dokument tjetër ligjor, i nevojshëm për zgjidhjen e drejtë të çështjes;....”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

14. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht e paditura Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatës së Lartë lidhur sa më sipër.

15. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohet ratione temporis. Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palës tjetër ndërgjyqëse.

16. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se rekurset e paraqitura nga e paditura Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si dhe Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Vlorë përmbajnë shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.864, datë 20.10.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë me të cilin është lënë në fuqi vendimi nr.2293, datë 03.11.2010, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

17. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimi nr.864, datë 20.10.2012, i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile) dhe për këtë shkak duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim pranë kësaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

18. Për rastin në shqyrtim evidentohet se gjykata e shkallës së parë referuar objektit dhe shkakut të padisë, ka arritur në përfundimin e pranimit të saj, duke njohur të drejtën e pronësisë trashëgimtarëve të ish pronarit Meno Gjikoka me arsyetimin se dokumentacioni i depozituar në cilësinë e provës është i plotë e në përputhje me përmbajtjen e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.747, datë 09.11.2006, “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës.”

19. Gjykata e apelit e cila ka marrë çështjen në shqyrtim mbi ankimin e të paditurës Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë si dhe Avokaturës se Shtetit, Zyra Vendore Vlorë ka arritur në të njëjtin përfundim si gjykata e shkallës së parë se pronat objekt gjykimi (prej 80 dynym) i janë shtetëzuar nga shteti shqiptar të ndjerit Meno (Memo) Gjikoka dhe se bazuar në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës”, duhet ti njihet e drejta e pronësisë trashëgimtarëve të tij.

20. Ky Kolegj vlerëson se një ndër kërkesat themelore që duhet të plotësojë vendimi gjyqësor janë ligjshmëria dhe argumentimi i tij; elemente ligjore këto që i mungojnë vendimit të gjykatës së apelit si rezultat i një hetimi të pamjaftueshëm.

21. Gjykata e apelit ndonëse ka administruar të njëjtat prova të marra dhe shqyrtuara në gjykim në shkallë të parë ka arritur në konkluzionin se kjo tokë nuk ka kaluar në pronësi të ndonjë personi të tretë.

22. Referuar aktit të ekspertimit të ekspertes T.Konomi, në përmbajtje të tij në pikën 2 rezulton se: “...omissis... regjimi juridik i kësaj prone është tokë bujqësore, përsa i përket mbivendosjes sqaroj se kjo zonë, zona kadastrale 2832 është zonë e pa menaxhuar pra nuk është futur në sistem regjistrimi, për këtë arsye nuk mund të jepet informacion në lidhje me mbivendosjet me prona të tjera të regjistruara. Gjithashtu nga verifikimi i kryer në Zyrën e Administrimit të Tokës pranë Bashkisë Orikum u vura në dijeni se në zonën e Orikumit, toka bujqësore është dhënë vetëm akt marrje në përdorim.(...).

23. Për sa sipër Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit bazuar në përfundimin e arritur nga eksperti duhej të kishte thelluar hetimin lidhur me situatën juridike aktuale të pronës si dhe me faktin e posedimit të kësaj prone nga të tretët, prandaj në këto kushte çështja duhet kthyer për rigjykim.

24. Në rigjykim, gjykata e apelit duhet të hetojë gjendjen aktuale të pronës në raport me posedimin e saj nga të tretët dhe nëse do ti rezultojë se posedimi i të tretëve është i ligjshëm( në zbatim të ligjit nr.7501, date 19.7.1991, “Për tokën”, duhet ti thërrasë si persona të tretë në gjykim në zbatim të nenit 193 të Kodit të Procedurës Civile me qëllimin e shmangies së një konflikti të mundshëm në të ardhmen ndërmjet trashëgimtarëve të ish-pronarit dhe të tretëve posedues të pronës objekt gjykimi.

25. Gjithashtu gjykata e apelit nuk duhej të mjaftohej me konkluzionet e aktit të ekspertimit lidhur me gjendjen juridike të pronës, por duhet ti kërkojë zyrtarisht të dhëna me shkrim organeve të administratës shtetërore si S.A.M.T dhe ZRPP për pronën objekt gjykimi (neni 224 i K.Pr.Civile), si dhe të zgjerojë hetimin gjyqësor lidhur me kufizimet e pronës së pretenduar nga paditësja, duke e orientuar atë të paraqesë në gjykim dhe dëshmitë e kufitarëve.

26. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

27. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se në rigjykim gjykata e apelit, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

28. Përfundimisht, sa më lart argumentuar, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konkludon se vendimi nr.864, datë 20.10.2011, i Gjykatës së Apelit Vlorë duhet prishur dhe çështja t’i dërgohet për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetër trup gjykues.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.864, datë 20.10.2011, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 03.06.2015

Nr. 11111-01127-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-1937 i Vendimit (284)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 03.06.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS: SHOQËRIA “ITAL TRADE” SH.P.K, në mungesë,

I PADITUR: SHOQËRIA “TRAPANI CHARTER” SH.P.K në mungesë,

OBJEKTI:

Përmbushje të detyrimit kontraktor të datës 08.05.2014,

duke detyruar palën e paditur të kalojë në pronësi

të Shoqërisë “ITAL TRADE” sh.p.k, anijen “AQUAVISON”

ose zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.

Baza Ligjore: Neni 31, 32, 41, 42, 45, 54 të K.Pr.Civile,

nenet 419, 422, 474 etj., të Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.s’ka, datë 07.04.2015, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesës së palës së paditur Shoqëria “Trapani Trade” s.r.l.

Nxjerrjen e çështjes me nr.(21283-00407) 898, me palë paditëse Shoqëria “Ital-Trade” shpk, palë të paditur “Trapani Trade” s.r.l, me objekt: Përmbushje të detyrimit kontraktor të datës 08.05.2014 duke detyruar palën e paditur të kalojë në pronësi të shoqërisë “ITAL TRADE” sh.p.k, anijen “AQUAVISON” ose zgjidhjen e kontratës dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme, jashtë juridiksionit të gjykatave shqiptare.

Pezullimin e gjykimit të çështjes deri në përfundim të shqyrtimit të juridiksionit nga Gjykata e Lartë.”

Kundër këtij vendimi, ka ushtruar ankim të veçantë me datë 09.04.2015, pala paditëse Shoqëria “ITAL TRADE” Sh.p.k, e cila kërkon, ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë duke dërguar çështjen asaj gjykatë për vazhdimin e gjykimit për këto shkaqe:

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është marrë në kundërshtim me ligjin nr.10428, datë 2.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” nenin 3, paragr.2/d në të cilën parashikohet se rregullat e të drejtës ndërkombëtare private të një shteti tjetër nuk zbatohen në lidhje me detyrimet kontratore. Duke qenë se konflikti ndërmjet palëve ndërgjyqëse është një detyrim kontraktor (përmbushje e detyrimit kontraktor aktmarrëveshjes së datës 8 maj 2014) nuk duhet të zbatohen dispozitat ligjore të një shteti tjetër në rastin konkret të shtetit italian por të ligjit shqiptar e për rrjedhojë gjykatat shqiptare kanë juridiksion në gjykimin e çështjes.

Referuar nenit 36 të ligjit 10428 datë 2.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”në të cilin është parashikuar se:”Pronësia, posedimi dhe të drejtat reale mbi sende të luajtshme dhe të paluajtshme rregullohen nga ligji i shtetit në të cilën ndodhet sendi. Fitimi apo humbja e pronësisë, posedimit dhe të drejtave reale rregullohen nga ligji i shtetit, në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, që përcaktojnë fitimin dhe humbjen e këtyre të drejtave. Përcaktimi në se sendi është i luajtshëm apo i paluajtshëm bëhet sipas ligjit të shtetit ku ndodhet sendi” këto të drejta rregullohen nga ligji shtetit në territorin e të cilit ndodhet sendi në kohën e verifikimit të rrethanave faktike, mendojmë se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka juridiksionin dhe kompetencën për shqyrtimin e kësaj çështje pasi bëhet fjalë për të drejtat reale të sendit.

Gjykata shqiptare ka juridiksion dhe në përputhje me nenin 80/b të ligjit 10428 datë 2.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private” në të cilën parashikohet se:” Kur padia ka për objekt kontratën ose pretendimin që rrjedhin nga një kontratë dhe vendi në të cilën është përmbushur ose duhej përmbushur detyrimi ndodhet në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithashtu çështja objekt gjykimi referuar nenit 16 të kontratës nuk rezulton të jetë në shqyrtim në një Kolegj Arbitrazhi Italian dhe në këto kushte gjykata nuk ka shkak ligjor të deklarojë mos kompetencën dhe nxjerrjen jashtë juridiksionit të kësaj çështje. Klauzola e nenit 16 të kontratës nuk e përjashton gjykatën nga juridiksioni për ta shqyrtuar atë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse dhe si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e faktit

1. Paditësja, Shoqëria “ITAL TRADE” Sh.p.k, është e regjistruar si person juridik me objekt të veprimtarisë së saj ndërmjet të tjerash dhe në fushën e shërbimeve të turizmit detar, udhëtime bregdetare dhe turistike