republika e shqiperise · web view706, datë 02.10.1944, rezultoi se ka pasaktësi në sipërfaqen...

1232
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 496 (00-2015-4249) 02.12.2015........Besnik Skënderi, Isuf Skënderi kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë 497 (00-2015-4374) 02.12.2015............Hysnije Shatro në mungesë kundër Veli Shatro në mungesë............................. 498 (00-2015-4255) 02.12.2015..........Flora Agolli, Sokol Agolli kundër Shoqëria “SIGAL” sha................... 499 (00-2015-4258) 03.12.2015Gëzim Huta në mungesë kundër Shoqëria “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sha (“Çez Shpërndarje” Sha- “Operatori i Shpërndarjes Energjisë Elektrike” Sha në mungesë............................. 500 (00-2015-4259) 03.12.2015.......Stefan Ciko në mungesë kundër Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.................................. 501 (00-2015-4260) 03.12.2015Arben Sena në mungesë kundër Shoqëria “Çez Shpërndarje” Sha (“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” Sha) në mungesë.... 502 (00-2015-) .12.2015........................ kundër 503 (00-2015-) .12.2015........................ kundër 504 (00-2015-4263) 09.12.2015...........Shoqëria “Dardania Ndërtim” sh.p.k kundër Shoqëria “Teodori 2003” sh.p.k......... 505 (00-2015-4256) 09.12.2015Shoqëria “Galina” Shpk kundër Drejtoria e 1

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

20 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

496 (00-2015-4249)02.12.2015Besnik Skënderi, Isuf Skënderi kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

497 (00-2015-4374)02.12.2015Hysnije Shatro në mungesë kundër Veli Shatro

në mungesë

498 (00-2015-4255)02.12.2015Flora Agolli, Sokol Agolli kundër

Shoqëria “SIGAL” sha

499 (00-2015-4258)03.12.2015Gëzim Huta në mungesë kundër Shoqëria “Operatori i

Sistemit të Shpërndarjes” Sha (“Çez Shpërndarje” Sha-

“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” Sha

në mungesë

500 (00-2015-4259)03.12.2015Stefan Ciko në mungesë kundër Ministria e

Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Tiranë, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Vlorë

501 (00-2015-4260)03.12.2015Arben Sena në mungesë kundër Shoqëria “Çez

Shpërndarje” Sha (“Operatori i Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike” Sha) në mungesë

502 (00-2015-).12.2015 kundër

503 (00-2015-).12.2015 kundër

504 (00-2015-4263)09.12.2015Shoqëria “Dardania Ndërtim” sh.p.k kundër

Shoqëria “Teodori 2003” sh.p.k

505 (00-2015-4256)09.12.2015Shoqëria “Galina” Shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Patentave dhe Markave në mungesë,

Shoqëria “Roal” Shpk

506 (00-2015-4264)09.12.2015Zonje Veraj në mungesë kundër Bledar Gjoni

në mungesë, Nuro Veraj, (trashëgimtarët e tij):

Astrit Veraj në mungesë, Avni Veraj në mungesë,

Arben Veraj në mungesë, Aneta Veraj në mungesë,

Adelina Veraj në mungesë, Arjan Veraj, Adriana Gjoni

në mungesë, Gori Gjoni në mungesë, Adriana Gjoni

në mungesë, Arben Isufaj në mungesë, Komisioni i

Shqyrtimit të Vlefshmërisë së Titujve të Pronësisë

në mungesë, Prefekti i Qarkut Vlorë në mungesë,

Avokatura e Shtetit Zyra Vendore Vlorë në mungesë

507 (00-2015-4303)10.12.2015Kasëm Cano në mungesë kundër Bashkia Vlorë

në mungesë

508 (00-2015-4495)10.12.2015Atnan Demneri në mungesë kundër Agjencia e Kthimit

dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

509 (00-2015-4375)10.10.12.2015Shoqëria Erel sh.p.k kundër Shoqëria Armo sh.a,

510 (00-2015-4376)10.12.2015Erlejdi Balliu, në mungesë kundër Xhaneta Tasellari,

Arjan Tasellari, Ilir Tasellari, Shpresa Tasellari

511 (00-2015-4269)16.12.2015Kërkues: Kujtim Cenaj

512 (00-2015-4268)16.12.2015Tereza Rakaj kundër Age Ivanaj, Mrike Ivanaj,

Lulash Ivanaj, Zef Ivanaj, Aleks Ivanaj, Gjeline Cale

(Ivanaj) Vera Nikolla (Ivanaj), Gjyste Ivanaj,

Gjergj Ivanaj, Vitor Marku (Ivanaj), Luçe Ujka (Ivanaj)

Ferdinant Ivanaj

513 (00-2015-4267)16.12.2015Kërkues: Nikoll Lesi

514 (00-2015-4265)06.12.2015Kërkuese: Najete Xhaferri

Urani Zaka kundër Agjensia Qendrore e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Namik Xheferri në mungesë, Drita Xheferri

në mungesë, Hava Dhiamanti (Xhaferri) në mungesë,

Nexho Nexhipi (Xheferri) në mungesë, Najete Xheferri

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Vlorë në mungesë

515 (00-2015-4494)17.12.2015Fëllëzë Shehaj në mungesë kundër Zyra e Gjendjes

Civile Komuna Fratar, Mallakastër në mungesë

516 (00-2015-4426)17.12.2015Alma Zhupaj në mungesë kundër Kujtim Zhupaj

në mungesë, Alma Guza (Zhupaj) në mungesë,

Mirlinda Zhupaj në mungesë

517 (00-2015-4428)17.12.2015Ardian Gjini, Valbona Gjini, Artiola Gjini, Halil Gjini,

Kaleme Gjini, Ilir Gjini, Klarjent Gjini, Brisilda Gjini

kundër Shoqëria e Sigurimeve “Sigma Vienna

Insurance Group” sh.a. Tiranë në mungesë

518 (00-2015-4427)17.12.2015Sulo Çumanaj në mungesë kundër Ministria e

Ekonomisë dhe Tregtisë Tiranë në mungesë,

Z.R.P.P. Vlorë në mungesë

519 (00-2015-4425)22.12.2015Shoqëria Vodafone Albania sh.a. kundër Qendra

Shëndetësore Bërzhitë-Tiranë

520 (00-2015-4429)23.12.2015Shoqëria “GEN-I Tirana” sh.p.k. kundër

Shoqëria Banka Intesa Sanpaolo Albani sh.a

Çështje Penale

17/417.12.2015Kërkues: Personi nën Hetim Mark Frroku

2322.12.2015Kërkues: Sokol Hasani

2622.12.2015Kërkues: Sokol Hasani

kundër Prokuroria e Përgjithshme

194 (00-2015-3009)02.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

I pandehur: Roland Tila

195 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

196 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

197 (00-2015-3260)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Albert Muçohasanaj

198 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

199 (00-2015-3041)09.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Shkodër

Të pandehur: “Eni D” sh.p.k, Ndoc Deda,

Mustafa Ishmaku, Fatmir Pemaj

200 (00-2015-3043)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Veiz Tresa

201 (00-2015-3049)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Kundër: Besmir Bregasi, Mimoza Bregasi,

Gëzim Bregasi

202 (00-2015-3063)09.12.2015I pandehur: Anton Kuka

203 (00-2015-3047)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Të pandehur: Pëllumb Kulla, Aleksandër Çami

204 (00-2015-3046)09.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor

Tiranë

I pandehur: Gëzim Muhameti

205 (00-2015-3062)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës

I pandehur: Ardit Elezi

206 (00-2015-3051)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Elbasan

I pandehur: Altin (Elis) Mehja

207 (00-2015-)09.12.2015Të pandehur:

208 (00-2015-3055)09.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Erjon Nanaj

209 (00-2015-3054)09.12.2015Të pandehur: Besnik Lleshi, Leonat Çekrezi

210 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

211 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

212 (00-2015-3087)16.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor

Vlorë

I pandehur: Blenardo Bushi

213 (00-2015-3089)16.12.2015I pandehur: Gentian Zhuka

214 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

215 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

216 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

217 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

218 (00-2015-3086)16.12.2015Kërkues: Andi Bardhosh

219 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

220 (00-2015-3107)20.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier

I pandehur: Ilir Nukaj

221 (00-2015-3105)21.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

E pandehur: Bianka Qafa

222 (00-2015-3104)21.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Gentian Xhelili

223 (00-2015-3106)21.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Berat

I pandehur: Mario Selamaj

224 (00-2015-).12.2015Të pandehur:

225 (00-2015-3108)21.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Shpëtim Shala, Gentian Tila

226 (00-2015-3243)28.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Ismail Morinaj

227 (00-2015-3245)28.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

E pandehur: Sefire Filaj

228 (00-2015-3244)28.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

E pandehur: Majlinda Filaj

229 (00-2015-3242)28.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

E pandehur: Ëngjëllushe Alushaj

230 (00-2015-3246)28.12.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

E pandehur: Valentina Barjam Izetaj

231 (00-2015-3241)28.12.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Bujar Shabani

Çështje Administrative

660 (00-2015-4544)03.12.2015 Maliq Barbullushi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Shkodër

661 (00-2015-4617)03.12.2015 Shoqëria “A-A Konstruktors Designers” sh.p.k kundër

Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë

662 (00-2015-4534)03.12.2015 Rubije Shuaipi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Fier; Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë

663 (00-2015-4535)03.12.2015 Djana Kasapi kundër Ministria e Drejtësisë Tiranë;

Departamenti i Administratës Publike

664 (00-2015-4543)03.12.2015 Liri Lenja kundër Inspektorati Ndërtimor e Urbanistik i

Bashkisë Tiranë; Bashkia Tiranë

665 (00-2015-4605)03.12.2015 Jashar Hoxha kundër Bashkia Gramsh

666 (00-2015-4582)03.12.2015 Mahmut Çali kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave Tiranë

667 (00-2015-4583)03.12.2015 Haki Onuzi kundër Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

së Shtetit

668 (00-2015-4167)03.12.2015 Subi Mata kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik

Kombëtar, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik

Kombëtar - Dega Sarandë

669 (00-2015-4577)03.12.2015 Spiro Thanasi kundër Shoqëria “Silva” Shpk

670 (00-2015-4593)03.12.2015 Drejtoria Rajonale e Tatimpaguesve të Mëdhenj

(DRTM) Tiranë kundër Drejtoria e Apelimit Tatimor

(DAT) pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve

671 (00-2015-4625)03.12.2015 Thoma Moni kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Korçë

672 (00-2015-455)03.12.2015 Xhevdet Sula kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

673 (00-2015-4623)03.12.2015 Luftim Flora kundër Bashkia Tiranë

674 (00-2015-4083)09.12.2015 Skënder Doçi kundër Ministria e Ekonomisë Tregtisë

dhe Energjitikës

675 (00-2015-4085)09.12.2015 Hilmi Halluni në mungesë kundër Administratorët e

Shoqërisë “Vefa” sh.p.k në administrim në mungesë,

Zyra e Përmbarimit Shkodër në mungesë

676 (00-2015-4086)09.12.2015 Bujar Muho në mungesë kundër Drejtoria Rajonale e

Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të

Zonave të Ndërtimit Informal Vlorë në mungesë

677 (00-2015-).12.2015 kundër

678 (00-2015-4087)09.12.2015 Petrit Nano, Mirela Nano, Kastriot Nano kundër

Mine Nano, Maksim Nano

679 (00-2015-).12.2015 kundër

680 (00-2015-4563)09.12.2015 Kërkues: Arben Doçi

681 (00-2015-4477)09.12.2015 Vjollca Basha (Veliu) kundër Drejtoria e Administrimit

dhe Shitjes Pronës Publike (pranë Ministrisë së

Financave Tiranë)

682 (00-2015-4475)09.12.2015 Mentor Daci kundër INUK Dega Sarandë,

INUK Tiranë

683 (00-2015-4442)09.12.2015 Roland Opari kundër ZVRPP Vlorë

684 (00-2015-4476)09.12.2015 Et'hem Leka kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP) Durrës

685 (00-2015-4602)09.12.2015 Shoqëria “Koha Jonë” shpk kundër Këshilli i

Ministrave, Ministria e Financave, Ministria e

Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Prefektura Tiranë

686 (00-2015-4600)10.12.2015 Jeras Mane kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë; Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

687 (00-2015-4607)10.12.2015 Gjon Lleshaj kundër Instituti i Sigurimeve te Kujdesit

Shëndetësor

688 (00-2015-4525)10.12.2015 Enis Dizdari kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshrne Shkodër

689 (00-2015-4559)10.12.2015 Beqir Koldashi, Lavdrim Koldashi kundër Ministria e

Financave Tiranë, Dega e Thesarit Kukës

690 (00-2015-4621)17.12.2015 Skënder Sokolaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit, Drejtoria e Policisë së Qarkut

691 (00-2015-).12.2015 kundër

692 (00-2015-4590)17.12.2015 Xhevat Gjini kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Korçë

693 (00-2015-4592)17.12.2015 Janko Grazhdani kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

694 (00-2015-4625)17.12.2015 Isuf Sulejmani kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

695 (00-2015-4631)17.12.2015 Dilaver Tahirllari kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

696 (00-2015-4612)17.12.2015 Jani Kulla kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

697 (00-2015-4608)17.12.2015 Hasan Juka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

698 (00-2015-4632)17.12.2015 Elvis Dorzi kundër Bashkia Tiranë, Shoqëria

“Alb-Toronto-Konstruksion” sh.p.k.

699 (00-2015-4585)12.12.2015 Shpëtim Hilaj kundër Ndërmarrja Rajonale e

Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale Fier

700 (00-2015-4524)17.12.2015 Shoqëria Tregtare Private “Tring TV” sh.a. kundër

Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT)

Tiranë (sot Autoriteti i Mbikëqyrjes Audiovizive,

AMA)

701 (00-2015-4523)17.12.2015 Ramadan Lika kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore (DRSSh) Tiranë, Instituti i Sigurimeve

Shoqërore (ISSh) Tiranë

702 (00-2015-4466)17.12.2015 Ermir Skënderi kundër Drejtoria Rajonale e Tatimeve

Korçë

703 (00-2015-4558)17.12.2015 Kujtim Hoxha kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë

704 (00-2015-4539)17.12.2015 Komuna Fierzë kundër Hidrocentrali Fierzë; Korporata

Elektroenergjitike Shqiptare

705 (00-2015-4231)17.12.2015 Aleksandër Dhima kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave

706 (00-2015-4257)22.12.2015 Shoqëria "Zhaku i Dajlanit” sh.p.k kundër Ministria e

Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave

Moskompetenca Civile

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-411510.12.2015 Bujar Huta kundër Bashkia e Qyteti Tiranë, Ministria e

Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-413803.12.2015 Gjelinë Brunga kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore (DRSSh) Shkodër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-418403.12.2015 Fatmir Mija kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës

00-2015-418703.12.2015 Xhemal Elezi kundër Myslym Gardhi, Besnike Gardhi,

Rexhep Gardhi, Fatos Hasanbelliu, Luan Hasanbelliu,

Albert Hasanbelliu, Arjan Stafuka, Besnik Hyka,

Ramazan Garipi, Komuna Prezë, Këshilli i Qarkut,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-429123.12.2015 Vangjellaq Kaçi, Agim Rama, Nuri Çako, Henrik Papa

kundër Bashkia Lushnjë, Vasillaq Ago

00-2015-440824.12.2015 Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Lireti Sula Meleqi

00-2015-448003.12.2015 Përparim Dyrmo, Agron Dyrmo kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2015-448103.12.2015 Kërkues: “Alpha Bank Albania” Sha

00-2015-448203.12.2015 Arben Çabej, Dashamira Zaro kundër Bashkia

Gjirokastër, Shoqëria “Al Asfalt” Shpk,

Shoqëria “Eral-Construksion” Shpk, Ministria e

Zhvillimit Urban Dhe Turizimit Tiranë

00-2015-448303.12.2015 Myfit Libohova kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2015-448403.12.2015 Klajdi Peci kundër Shoqëria “Phoenix Technology

Services Albania” Ltd, Dega në Shqipëri

00-2015-448503.12.2015 Saimir Rustemi kundër Saneda Aliu

00-2015-452003.12.2015 Apostol Thanasko, Harilla Thanasko, Donika Mocka,

Tefta Dupi, Grigor Thanasko, Elpiniqi Zoga,

Kostandin Thanasko, Lea Thanasko kundër

Filip Thanasko, Kristaq Thanasko

00-2015-452110.12.2015 Paulin Lleshi kundër Ministria i Mbrojtjes, Qendra e

Personel Rekrutimit

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-453003.12.2015 Endri Kotherja kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-454003.12.2015 Muhamet Karreçi kundër Komuna Maminas; Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Durrës

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-454510.12.2015 Ishe Alushi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë; Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-457217.12.2015 Feruze Medolli kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Durrës

00-2015-457317.12.2015 Riza Mustabelli, Demir Hyka, Zenepe Mustabelli

kundër Dorina Mele (Kona), Enti Kombëtar i Banesave

Tiranë, Shoqëria Përmbarimore “ALBASE”

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-458617.12.2015 Bukurie Kazazi kundër Naim Dollaku, Sami Dollaku,

Ismail Sollaku, Dhurata Kërtusha, Sabah Dolla,

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-4620.1012.2015 Kosta Jani, Kristaq Kotoko kundër Këshilli i Qarkut

Korçë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-462417.12.2015 Luigj Zekaj kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-463417.12.2015 Hamdi Mesi kundër Drejtoria e Administrimit dhe

Mbrojtjes së Tokës Fushë Krujë, Komuna Nikel Fushë

Krujë, ZVRPP Krujë

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

00-2015-.12.2015 kundër

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11243-02083-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4249 i Vendimit (496)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.12.2015, mori në shqyrtim çështjen civile që i përket:

PADITËS:BESNIK SKËNDERI,

ISUF SKËNDERI

E PADITUR: AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË

OBJEKTI:

Kundërshtimin e vendimit nr.175, datë 24.07.1995

dhe saktësimin e vendimit për sa i përket sipërfaqes së truallit

nga 11.000 m2 në 14.140 m2.

Baza Ligjore: Ligji nr.9235, datë 29.07.2004,

“Për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronave”, të ndryshuar

dhe konkretisht në referim të nenit 5, të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010,

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9235, datë 29.07.2004,

“Për njohjen kthimin dhe kompensimin e pronës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9977, datë 07.12.2011, ka vendosur:

Pranimin e kërkesë padisë të paditësve Besnik dhe Isuf Skënderi.

Anulimin e vendimit nr.175, datë 24.07.1995, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duke bërë saktësimin e vendimit për sa i përket sipërfaqes së truallit nga 11.000 m2 në 14.140 m2.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.953, datë 19.04.2012, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kundër vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë, duke parashtruar ndër të tjera se:

· Vendimet e gjykatave të faktit janë të pabazuar në prova e ligj.

Edhe pse paditësit i janë drejtuar organeve të administratës publike A.K.K.P-së, nga ana e tyre nuk është ezauruar tërësisht rruga administrative sepse në bazë të ligjit paditësit mund të kishin kërkuar rivendosjen në afat.

Bazuar në nenin 59 dhe nenin 60, të Kodit të Procedurës Civile dhe nenin 137/3, të Kodit të Procedurave Administrative, gjykata duhet ta kishte nxjerrë jashtë juridiksionit gjyqësore çështjen, pasi duhet që pala paditëse të ezaurojë rrugën administrative dhe pastaj t’i drejtohet gjykatës me kërkesë padi.

Paditësit nuk kanë paraqitur asnjë provë shkresore për të pretenduar pronësinë mbi pasurinë 2/168 me sipërfaqe 3140 m2, por thjesht bazohen në plan-vendosjen e vendimit, e cila thjesht është gabim material nga topografi që ka hedhur në plan-vendosje vendimin e ish K.K.K.P nr.175, datë 24.07.1995.

Plan-vendosja e një vendimi është pjesë integrale e tij, si dhe thjesht orienton ku ndodhet prona, por ajo që përcakton pronësinë është dispozitivi i vendimit dhe në rastin konkret dispozitivi flet për 11.000 m2 dhe jo për 14.140 m2.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; përfaqësuesin e palës së paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Avokatin e Shtetit, Abaz Deda, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë; konstatoi mungesën e palës paditëse Besnik Skënderi dhe Isuf Skënderi; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore rezulton se paditësit janë trashëgimtarë të ish-pronarëve Ymer dhe Sefer Skënderi.

2. Me vendimin nr.175, datë 24.07.1995, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Bashkisë Tiranë, ka vendosur të njohë ish pronarëve Ymer Seferi dhe Skënder Skënderi për 1/2 pjesë të pronës dhe Hysen dhe Makbule Skënderi (trashëgimtarëve të tyre) për 1/2 pjesë të mbetur, në bazë të nenit 1, të Ligjit nr.7698/1993 mbi pronën e tyre të përbërë nga një truall me sipërfaqe të përgjithshme 11.000 m2 duke kthyer dhe kompensuar: “ (a) Gjysma e pandarë e një trualli të lirë prej 11.000 m2 që është 5500 m2 dhe në bazë të nenit 19, nenit 16 germa “b”, si dhe udhëzimit nr.3, datë 21.06.1993, pika 10 germa “a”, t’i njihet dhe kompensohet me troje të lira ekuivalente brenda pronës së tyre trualli i mësipërm prej 5.500 m2 pronareve Ymer, Sefer e Skënder Skënderi (trashëgimtarëve të tyre); (b) Gjysma e pandarë e një trualli të lirë prej 11.000 m2 që është 5500 m2 dhe në bazë të nenit 19, të Ligjit nr.7698/1993 i njihet pronësia dhe i kthehet trualli i mësipërm prej 5.500 m2 pronareve Hysen dhe Makbule Skënderi (trashëgimtarëve të tyre).”

3. Nga matjet që i janë bërë kësaj prone nga ekspertet topografë të Komisionit ka rezultuar se kjo pronë nuk është 11.000 m2 siç ka qenë e riregjistruar në hipotekën e vitit 1944, por ka pasur një sipërfaqe prej 14.140 m2. Ky fakt është pasqyruar dhe në pjesën përshkruese të vendimit nr.175, datë 24.07.1995, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

4. Në datën 20.01.2011, paditësit i janë drejtuar Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave me kërkesë ku kanë kërkuar saktësimin e vendimit nr.175, datë 24.07.1995, të K.K.K.P Bashkia Tiranë vetëm për sa i përket sipërfaqes së truallit nga 11.000 m2 në 14.140 m2.

4.1. Me shkresën me lëndë “Kthim përgjigje” dhe nr.119, datë 26.01.2011, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ka shqyrtuar kërkesën e bërë nga paditësi dhe ka refuzuar kërkesën me arsyetimin se: “Në zbatim të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004 dhe në referim të nenit 5 të ligjit nr.10308, datë 22.07.2010 jeni jashtë afatit ligjor për paraqitjen e kërkesës tuaj për rishikimin e vendimit në fjalë.” Në këto kushte, pala paditëse, duke pretenduar se i janë cenuar, të drejtat mbi pronësinë i është drejtuar gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

5. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.9977, datë 07.12.2011, ka vendosur: “Pranimin e kërkesë padisë të paditësve Besnik dhe Isuf Skënderi, si dhe anulimin e vendimit nr.175, datë 24.07.1995, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, duke bërë saktësimin e vendimit për sa i përket sipërfaqes së truallit nga 11.000 m2 në 14.140 m2..(...)”

5.1. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “....Prona e regjistruar fillimisht në regjistrin hipotekor nr.707, datë 08.09.1939 dhe me pas me nr.706, datë 02.10.1944, rezultoi se ka pasaktësi në sipërfaqen e saj vetëm për sa i përket metrave nuk cenon aspak të drejtën e paditësve për të gëzuar dhe poseduar pronën lirisht. Gjykata me vendim të ndërmjetëm caktoi si eksperte ing. topografe Elvira Lame, e cila me aktin ekspertimit të kryer doli në konkluzionin se sipërfaqja e përshkruar në vendimin me nr.175, datë 24.07.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i Rajonit nr.3 të Bashkisë Tiranë, përputhej në konturet e saj dhe me ballët përkatës dhe në total sipërfaqja e pronës e matur grafikisht (elektronikisht) ndodhur brenda balleve të mësipërm, rezultoi të ishte 14.140 m2 dhe jo 11.000 m2 sa është përshkruar në vendimin objekt gjykimi dhe plan-vendosjen e saj...(...)”

6. Gjykata e Apelit Tiranë, duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.953, datë 19.04.2012, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

7. Kundër vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, në bazë të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ka paraqitur rekurs Avokatura e Shtetit, e cila kërkon ndryshimin e vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke vendosur rrëzimin e kërkesëpadisë.

II. Ligji i zbatueshëm

8. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, në të cilat është parashikuar:

8.1 Neni 14 i K.Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

8.2 Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

8.3 Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore. Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

8.4 Neni 310/II i K.Pr.Civile: “Në pjesën përshkruese-arsyetuese duhet të përmenden: 1) rrethanat e çështjes, ashtu siç janë konstatuar gjatë gjykimit, dhe përfundimet e nxjerra nga gjykata, 2) provat dhe arsyet në të cilat mbështetet vendimi, 3) dispozitat ligjore në të cilat bazohet vendimi”.

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

9. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore dhe të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, si dhe të vendimeve gjyqësore, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk janë respektuar dispozitat e ligjit material dhe procedural civil, për këtë arsye vendimi kësaj gjykate duhet të prishet dhe çështja duhet të dërgohet për rishqyrtim.

10. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve procedurale që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të parashtruara në rekurs arrin në përfundimin se vendimet e gjykatave të faktit janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile).

10.1. Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, nuk ka rezultuar të shtrohen për diskutim si dhe t`i nënshtrohen debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështjet të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje.

10.2. Në kundërshtim me parashikimet e legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronave, gjykatat e faktit nuk kanë hetuar dhe për rrjedhojë nuk i kanë dhënë përgjigje ligjore e argumentuar pretendimeve mbi origjinën e pronës së pretenduar prej 14.140 m2 të palës paditëse Besnik Skënderi dhe Isuf Skënderi të kundërshtuar nga pala e paditur Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Avokatura e Shtetit.

10.3. Nga provat e administruara në dosjen gjyqësore, të cilat i janë nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor, si dhe në analizë të pjesës arsyetuese të vendimeve gjyqësore konstatohet se nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk është realizuar një hetim i mjaftueshëm lidhur me një fakt shumë të rëndësishëm nëse ish subjekti i shpronësuar, ka pasur ndonjëherë titull mbi këtë pronë, (çdo lloj titulli të lejuar nga ligji i kohës), me anën e të cilit ai të provonte që kishte qenë pronar i sipërfaqes së pretenduar prej 14.140 m2, si dhe ecurinë e saj.

10.4. Gjykatat gjatë shqyrtimit të çështjes dhe në vendimin e tyre janë mbështetur kryesisht vetëm në arsyetimin e përgjithshëm se prona e regjistruar fillimisht në regjistrin hipotekor nr.707, datë 08.09.1939 dhe me pas me nr.706, datë 02.10.1944, ka pasaktësi në sipërfaqen e saj vetëm për sa i përket metrave, duke mos realizuar një proces analizimi dhe argumentimi nëpërmjet krahasimit të vërtetimeve hipotekore, dhe dokumentacionit hartografik me ndonjë dokument tjetër provues ligjor (titull pronësie), i nxjerrë nga organet të tjera kompetente.

11. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka arsyetuar në mënyrë të njëjtë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe ka lënë në fuqi vendimin e kësaj gjykate.

11.1. Gjykata e Apelit Tiranë, ndonëse i ka pasur të gjitha mundësitë ligjore të konstatonte të metat e gjykimit në shkallë të parë dhe t’i ndreqte ato, nuk ka mbajtur në konsideratë, si dhe nuk kanë evidentuar elementë të rëndësishme të këtij lloj gjykimi lidhur me sqarimin plotësisht të rrethanave ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes dhe që kanë të bëjnë me kriteret ligjore që parashikohen në Ligjin nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” dhe akteve të dala në bazë dhe në zbatim të tij (pika 3).

12. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së lartë vlerëson se në mbështetje të nenit 472, të Kodit të Procedurës Civile, ky kolegj ka në kompetencë të shqyrtojë problemet që kanë të bëjnë me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit material e procedural, por pa bërë një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta.[[footnoteRef:2]] [2: [] Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese.]

12.1. Trajtimi dhe aplikimi i drejtë i ligjit në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje gjyqësore është kompetencë e Gjykatës së Lartë (ajo mund ta bëjë dhe vetë direkt aplikimin e drejtë të ligjit), por për sa kohë ky trajtim ligjor duhet të bëhet në harmoni me provat dhe aktet që ndodhen në dosjen gjyqësore, vlerësohet nga ky Kolegj domosdoshmëria e një hetimi të plotë nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13. Për arsyet e mësipërme, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.953, datë 19.04.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.9977, datë 07.12. 2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duhet të prishet dhe çështja të dërgohet për rishqyrtim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

13.1. Në rigjykim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për t’iu dhënë zgjidhje problemeve të mësipërme, në respektim të së drejtave të palëve dhe detyrimeve të tyre që rrjedhin nga procesi gjyqësor civil, ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14) dhe, duke bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, ta zgjidhë atë në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16).

13.2. Gjykata t’u bëjë të qartë palëve se është detyrë e secilës prej tyre, që në përputhje me ligjin, të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm e provojnë faktet mbi të cilat bazojnë pretendimet për të drejtat që kërkojnë. Në zgjidhjen e drejtë e ligjore të mosmarrëveshjes, ashtu si palët kanë të drejta, ato kanë dhe detyrime që rrjedhin prej këtij procesi, në format dhe afatet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile (neni 3).

13.3. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të garantuar një proces të rregullt ligjor, në mbështetje të nenit 486 të Kodit të Procedurës Civile, duke mbajtur parasysh konkluzionet e mësipërme të këtij vendimi duhet të përsërisë hetimin gjyqësor nëpërmjet të cilit të verifikojë e të identifikojë pretendimet e palëve. Po kështu, në rishqyrtimin e çështjes Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë duhet të sqarojë të gjitha rrethanat që lidhen me: (i) pretendimet e palëve për verifikimin dhe analizën e përmbushjes së kritereve ligjore për origjinën e pronësisë dhe legjitimimin e subjektit kërkues si subjekt i shpronësuar; (ii) identifikimin e saktë të pasurisë objekt gjykimi dhe pozicionimin e saj; (iii) gjendjen juridike dhe faktike të pasurisë objekt gjykimi në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993, “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” dhe në momentin e paraqitjes së padisë; (iv) plotësimin e kritereve ligjore për tu konsideruar si e lirë ose e zënë, pasuria objekt gjykimi me qëllim kthimin apo kompensimin fizik të saj.

13.4. Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do të lejojnë Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë që, në përputhje me kërkesat e ligjit procedural e atij material, të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.953, datë 19.04.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.9977, datë 07.12. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 02.12.2015

Nr. 11112-03360-00-2015 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4374 i Vendimit (497)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Majlinda AndreaKryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.12.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11243-03360-00-2015, që u përket palëve:

PADITËS: HYSNIJE SHATRO, në mungesë,

I PADITUR: VELI SHATRO, në mungesë,

OBJEKTI I PADISË:

Pjestimi i pasurisë së paluajtshme bashkëshortore

që ndodhet në Tiranë, Paskuqan, Z.K. 3993,

me nr.pasurie 1145/19, tokë bujqësore me sip.656 m2,

një pasuri e ndodhur në Gramsh, shtëpi banimi dhe truall gjithsej 150 m2

e regjistruar në hipotekë Z.K. 1842 me nr.pasurie 3/108

me adresë Lagje “Xh.Liçi”.

Baza Ligjore: Neni 31, 32, 369 e vijues te K.Pr.Civile. 

Neni 207 i K. Civil.

Neni 73 i Kodit të Familjes.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 14.10.2014, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Veli Shatro për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

Kundër vendimit lejohet ankim i veçantë sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim në Gjykatën e Lartë i padituri Veli Shatro me datë 14.10.2014, duke kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit për këto shkaqe:

· Kjo çështje i takon ta zgjidhë administrativisht Enti Kombëtar i Banesave si dhe Bashkia e Tiranës dhe Elbasanit të cilat administrojnë prona shtetërore dhe kanë lidhje me këtë çështje.

· Në këtë rast paditësi duhet të sqarojë çështjen administrativisht me Entin Kombëtar të Banesave dhe Bashkinë Elbasan se si janë fituar pronat objekt gjykimi.

· Për sa më sipër çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor, pasi bën pjesë në juridiksionin administrativ.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.360, datë 15.09.2015, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për kompetencë shqyrtimi në Gjykatën e Lartë .

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË,

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Admir Thanza; në mungesë të palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

1. Rrethanat e çështjes.

1. Sipas akteve të administruara në gjykim rezulton se palët ndërgjyqëse kanë qenë bashkëshortë deri në momentin kur me vendimin e formës së prerë nr.740, datë 21.06.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat është vendosur zgjidhja e martesës ndërmjet tyre.

2. Me padinë objekt gjykimi paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga paditësja Hysnije Shatro (Dorozhani) është kërkuar pjesëtimi i pasurive në bashkëpronësi si: pasuria me nr.1145/20, e llojit arë, me sipërfaqe 656 m2, Z.K. 3993, me vendndodhje Paskuqan Tiranë si dhe pasurisë shtëpi banimi e ndodhur në Gramsh, me sipërfaqe truall 150 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 61 m2, Z.K. 1842, nr.pasurie 3/108 me vendndodhje Lagjja “XH. Liçi” Gramsh.

3. Me vendimin e fazës së parë të pjesëtimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë datë 17.07.2013 është lejuar pjesëtimi i pasurive sa sipër në ½ pjesë takuese për palët ndërgjyqëse.

4. Në fazën e dytë të pjesëtimit paditësja Hysnije Shatro ka kërkuar pakësimin e objektit të padisë për pjesëtimin e pasurinë me sipërfaqe truall 150 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 61 m2, Z.K 1842, nr.pasurie 3/108 me vendndodhje Lagjja “XH.Liçi” Gramsh, duke hequr dorë nga ky kërkim për të vazhduar në këtë fazë gjykimi me pjesëtimin vetëm të pasurisë me nr.1145/20, e llojit arë, me sipërfaqe 656 m2, Z.K. 3993, me vendndodhje Paskuqan Tiranë.

5. Në seancën e datës 14.10.2014 i padituri Veli Shatro ka kërkuar nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor me pretendimin se kjo çështje duhet zgjidhur paraprakisht në rrugë administrative nga Enti Kombëtar i Banesave si dhe ALUIZN-i pranë Bashkisë Tiranë dhe Elbasan.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.s’ka, datë 14.10.2014, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës së të paditurit Veli Shatro për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit.

a. Gjykata në këtë vendim ka arsyetuar se: “...omissis... Gjykata konstaton se ka përfunduar faza e parë e pjesëtimit gjyqësor dhe jemi në një fazë të avancuar të fazës së dytë të pjesëtimit gjyqësor të sendeve në bashkëpronësi. Gjykata vlerëson se, padia objekt shqyrtimi nga ana e kësaj gjykate ka objekt kërkimi që bëjnë lëndë për juridiksion gjyqësor, kjo në vështrim të parimeve të përgjithshme të ligjit procedural civil në lidhje me juridiksionin gjyqësor, neni 36 e vijues i K.Pr.Civile. Duke e parë çështjen në këtë këndvështrim, dhe asaj ç’ka rezulton e provuar deri në këtë fazë të gjykimit të çështjes, Gjykata vlerëson se kërkimi i palës së paditur, Veli Shatro për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor nuk gëzon mbështetje ligjore e për pasojë duhet rrëzuar nga ana e gjykatës .(...).”

7. Kundër këtij vendimi kanë bërë ankim të veçantë i padituri Veli Shatro me shkaqet e lartpërmendura.

1. Ligji i zbatueshëm.

8. Dispozitat Kodit të Procedurës Civile

8.1 Nenit 36§1:Në juridiksionin e gjykatave hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta.

8.2 Neni 59: Gjykata në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit, qoftë edhe kryesisht, merr në shqyrtim nëse çështja që shqyrton, bën pjesë në juridiksionin gjyqësor apo atë administrativ.

Kundër vendimit të dhënë për një rast të tillë, mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Lartë.

8.3 Neni 63: Me depozitimin e ankesës, sipas nenit 62 të këtij Kodi, pezullohet gjykimi i çështjes dhe gjykata mund të kryejë vetëm veprime procedurale që nuk presin.

Gjykata e Lartë shqyrton ankimin jo më vonë se tridhjetë ditë nga dita e ardhjes së çështjes.

Gjykata e Lartë në vendimin e saj për rregullimin e kompetencës jep udhëzimet e nevojshme për procesin gjyqësor të zhvilluar dhe për vazhdimin e tij nga gjykata që deklarohet kompetente.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson:

9. Vendimi nr.s’ka, datë 22.06.2015, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është marrë në zbatim të drejtë të ligjit dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

10. Siç rezulton nga analiza e akteve të administruar në dosje, në seancën gjyqësore të datës 15.09.2014, gjykata ka disponuar me mospranimin e kërkesës së palës së paditur për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit me arsyetimin se: “...omissis... Gjykata konstaton se ka përfunduar faza e parë e pjesëtimit gjyqësor dhe jemi në një fazë të avancuar të fazës së dytë të pjesëtimit gjyqësor të sendeve në bashkëpronësi. Gjykata vlerëson se, padia objekt shqyrtimi nga ana e kësaj gjykate ka objekt kërkimi që bëjnë lëndë për juridiksion gjyqësor, kjo në vështrim të parimeve të përgjithshme të ligjit procedural civil në lidhje me juridiksionin gjyqësor, neni 36 e vijues i K.Pr.Civile. Duke e parë çështjen në këtë këndvështrim, dhe asaj ç’ka rezulton e provuar deri në këtë fazë të gjykimit të çështjes, Gjykata vlerëson se kërkimi i palës së paditur, Veli Shatro për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor nuk gëzon mbështetje ligjore e për pasojë duhet rrëzuar nga ana e gjykatës .(...).”

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi gjyqësor që disponon mbi juridiksionin është një moment i rëndësishëm procedural për procesin në tërësi, për të garantuar të drejtat themelore të individit për t’iu drejtuar gjykatës dhe për tu dëgjuar prej saj për themelin e kërkimit. Duke konsideruar rëndësinë e këtij momenti procedural në garantimin e të drejtave të individit për një proces të rregullt ligjor, është parashikuar ushtrimi i ankimit të veçantë në Gjykatën e Lartë, pa qenë nevoja e ankimit në gjykatën e apelit (neni 59/2 i Kodit të Procedurës Civile).

12. Në këto rrethana Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë konstaton se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë referuar shkakut dhe objektit të padisë me të drejtë ka pranuar juridiksionin gjyqësor për shqyrtimin e mosmarrëveshjes në gjykim. Në rastin në gjykim gjykatës i është paraqitur për shqyrtim padia e pjesëtimit të pasurisë së paluajtshme (neni 207 i Kodit Civil si dhe 370 e vijues i Kodit të Procedurës Civile). Në gjykimin e kësaj padie në fazën e dytë të pjesëtimit (fazë në të cilën ndodhet çështja) gjykata vazhdon gjykimin, duke marrë në shqyrtim kërkesat që mund të kenë bashkëpronarët, për llogaritë që duhet të japin midis tyre dhe që rrjedhin nga marrëdhëniet e bashkëpronësisë.

13. Gjykatës së shkallës së parë nuk i ka rezultuar se ajo çështje ti jetë caktuar paraprakisht për zgjidhje ndonjë organi tjetër administrativ dhe për pasojë të jetë ushtruar ankim administrativ brenda afatit ligjor nga pala e paditur Veli Shatro që çështja të nxirret jashtë juridiksionit gjyqësor.

14. Në nenin 36 të Kodit të Procedurës Civile, parashikohet se: “Në juridiksionin e gjykatave shqiptare hyjnë të gjitha mosmarrëveshjet civile dhe mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të veçanta. Juridiksioni gjyqësor civil ushtrohet sipas dispozitave të këtij Kodi dhe ligjeve të veçanta. Asnjë institucion tjetër nuk ka të drejtë të pranojë për shqyrtim një mosmarrëveshje civile që është duke u shqyrtuar nga gjykata”.

15. Kolegji Civil vlerëson se, në kuptim të përmbajtjes së dispozitave të cituara sa sipër neneve 36, 59, 60 e vijues të Kodit të Procedurës Civile, gjykata e shkallës së parë ka vendosur drejt, duke pranuar juridiksionin gjyqësor. Gjykata ka në juridiksionin e saj çështjen konkrete lidhur me zgjidhjen e konfliktit ndërmjet palëve ndërgjyqëse për shkak të pretendimit të paditëses për dhënien fund të bashkëpronësisë për pasurinë e paluajtshme me të paditurin.

16. Në të tilla rrethana ky Kolegj vlerëson se pretendimi i të paditurit Veli Shatro për nxjerrjen jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes nuk është i mbështetur në ligjin procedural civil apo atë të posaçëm. Rekursi i të paditurit Veli Shatro për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor në këtë fazë të gjykimit të çështjes, nga ky Kolegj konsiderohet haptazi i pambështetur në ligj, duke sjellë për pasojë zvarritjen e gjykimit.

17. Njëkohësisht Kolegji konstaton dhe veprimtarinë e pakujdesshme të administratës gjyqësore të gjykatës së shkallës së parë, e cila ankimin e paraqitur nga i padituri ja ka dërguar për shqyrtim Gjykatës së Apelit Tiranë si dhe veprimtarinë e administratës së kësaj gjykate, e cila duhej t’ia dërgonte aktet administrativisht Gjykatës së Lartë, pa qenë i nevojshëm vendimmarrja e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr.360, datë 15.09.2015 ka vendosur, shpalljen e moskompetencës së Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për kompetencë shqyrtimi në Gjykatën e Lartë .

18. Në përfundim, ky Kolegj vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për mospranimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor duhet të lihet në fuqi si vendim i marrë në zbatim të drejtë të ligjit procedural.

PËR KËTO ARSYE:

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 59 dhe 485 të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I:

Lënien në fuqi të vendimit nr.s’ka, datë 14.10.2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 02.12.2015

Nr. 11118-00593-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-4255 i Vendimit (498)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përberë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 02.12.2015, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11118-00593-00-2012, që u përket palëve:

PADITËSA: FLORA AGOLLI, SOKOL AGOLLI.

E PADITUR: SHOQËRIA “SIGAL” SHA.

OBJEKT:

Detyrimin e palës së paditur Shoqëria “Sigal” sha. t’i shpërblejë palës paditëse

vlerën e plotë të dëmit shëndetësor pasuror e jo pasuror të ardhur

nga aksidenti automobilistik i datës 19.10.2007

(aksident ky, ku ka gjetur vdekjen i ndjeri trashëgimlënësi Ariel Agolli)

në vlerën prej 6.000.000 lekë.

Baza Ligjore: Neni 31, i K.Pr.Civile, neni 15 dhe 44 i Kushtetutës,

neni 609 “Për përgjegjësin jashtëkontraktore”,

608, 625, 640, 643/a, 486 e Kodit Civil.

Neni 2 dhe 18/b të Dekretit nr.295, datë 15.09.1992,

“Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike

për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” i miratuar me ndryshime

në Ligjin nr.7641, datë 01.02.1992 ndryshuar me Ligjin nr.8729, datë 19.01.2001,

nenet 4 e vijues të Rregullores nr.622/1, datë 15.12.1992

“Për zbatimin e sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike

për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”,

Vendimi unifikues nr.12, datë 14.09.2007,

i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7588, datë 14.10.2010, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2380, datë 10.11.2011, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.7588, datë 14.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, kanë bërë rekurs paditësat Flora Agolli dhe Sokol Agolli, të cilët kërkojnë nga Gjykata e Lartë: “Ndryshimin e vendimeve duke pranuar kërkesë padinë.”, duke parashtruar këto shkaqe:

· Është zbatuar keq ligji, kemi të bëjmë me dëmin pasurorë dhe jo pasurorë dhe si i tillë në të dyja vendimet shprehet se me pranimin e shumës 690.000 lekë nga Flora Agolli është zgjidhur e drejta e kërkimit ndaj palës paditëse.

· ... për pjesën takuese të trashëgimtarit Sokol Agolli nuk provohet në asnjë rast të ketë nënshkruar pajtimin apo tërheqjen e kësaj shume, por është Flora që ka tërhequr këtë shumë dhe deklarata që kjo çështje është zgjidhur përfundimisht i është marrë në mirëbesim dhe se nuk e ka ditur se për çfarë problemi bëhet fjalë... .

· Gjithashtu në interpretimin e ligjit për dëmin shëndetësor të paditëses Flora Agolli thuhet se pas një viti e 2 muaj nuk është pasojë e humbjes tragjike të djalit të saj Ariel Agolli vetëm 13 vjeç, raport mjekësor i paaftësisë ku thuhet se gjendja e saj ka ardhur duke u përkeqësuar derisa ka humbur të gjitha aftësitë që nga vdekja e djalit është një vlerësim i mjekes specialiste neurologe ...

Kundërrekurs ka bërë i padituri Shoqëria “Sigal” sh.a., e cila kërkon nga Gjykata e Lartë: “Mospranimin e rekursit.”

· Rekursi i paraqitur nga paditësit, nuk plotëson asnjë prej kushteve të përcaktuara në Nenin 472 (Ndryshuar me ligjin nr.8812, datë 17/05/2001), të K.Pr.Civile ...

· .... rezulton e provuar se Paditesja Flora Agolli, ka pranuar vlerën e dëmshpërblimit të përllogaritur nga SIGAL sh.a, ... .

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Artan Broci, dhe diskutoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Paditësit Flora Agolli dhe Sokol Agolli janë trashëgimtarë ligjorë të të ndjerit, djalit të tyre të mitur Ariel Agolli, ku ky i fundit është aksidentuar me vdekje në datë 19.10.2007, aksident ky i shkaktuar për faj të drejtuesit të mejtit me targa TR 1157 J të quajturit Elton Shahini të siguruar pranë Kompanisë së Sigurimeve “Sigal” sha.

Paditësat Flora Agolli dhe Sokol Agolli, në cilësinë e trashëgimtarëve të të ndjerit djalit të tyre Ariel Agolli, kërkojnë që në rrugë gjyqësore të detyrohet i padituri Shoqëria e Sigurimeve “Sigal” sha ti shpërblejë vlerën e plotë të dëmit shëndetësor pasuror e jo pasuror të ardhur nga aksidenti automobilistik i datë 19.10.2007 në vlerën prej 6.000.000 lekë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.7588, datë 14.10.2010, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova e në ligj.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2380, datë 10.11.2012, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.7588, datë 14.10.2010, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor

Tiranë.”

Kundër këtij vendimi, kanë ushtruar rekurs paditësit Riza Orhani, Elvira Orhani, të cilët kanë parashtruar shkaqet e lartpërmendura.

LIGJI I ZBATUESHËM

Dekreti Presidentit të Republikës nr.295 datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” ndryshuar me ligjin nr.7641, datë 01.12.1992 dhe ligjin nr.8279, datë 18.01.2001, neni 7, pika 10 e Ligjit nr.9267, datë 29.07.2004, “Për veprimtarinë e sigurimeve, risigurimeve dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

Kolegji Civil vlerëson se, duhet se duhet të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes në Gjykatën e Lartë, pasi pala paditëse Flora Agolli dhe Sokol Agolli, kanë hequr dorë nga rekursi në përputhje të plotë me nenin 490 të K.Pr.Civile.

Në nenin 490 të K.Pr.Civile përcaktohet se:

“Pala mund të heqë dorë nga rekursi derisa nuk është filluar relatimi në seancë gjyqësore. Heqja dorë bëhet me shkrim, e nënshkruar nga vetë pala apo avokati i saj, i pajisur me prokurë për këtë qëllim.

Akti i heqjes dorë u njoftohet palëve që janë paraqitur ose u komunikohet avokatëve të palëve.

Kur hiqet dorë nga rekursi dhe në gjykim kanë marrë pjesë të gjitha palët ose përfaqësuesit e tyre, nuk ka vend për shpallje të veçantë të vendimit të pushimit të gjykimit.”

Në dosjen gjyqësore ndodhet kërkesa e palës paditëse Flora Agolli, Sokol Agolli, e cila është paraqitur në Gjykatën e Lartë me nr.F-128 prot. datë 04.11.2015, ku ndër të tjera thuhet se paditësat heqin dorë nga rekursi që kanë bërë ndaj vendimit nr.2380, datë 10.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi konfliktin me palën e paditur Shoqërinë “SIGAL” sh.a. e kanë zgjidhur me marrëveshje në lidhje me dëmshpërblimin e kërkuar nga ana e tyre.

Kërkesa për heqje dorë nga rekursi është nënshkruar me vullnet të lirë nga paditësit Flora Agolli, Sokol Agolli në prani të Noterit Bardhok Vukaj i Dhomës së Noterisë Tiranë, me nr.4151 rep. datë 04.11.2015.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më datë 04.11.2015 nga përfaqësuesi i palës së paditur të Shoqërisë “SIGAL” sh.a. është pranuar se palët e kanë mbyllur me marrëveshje në mes tyre dëmshpërblimin e kërkuar nga pala paditëse.

Gjithashtu pranë sekretarisë gjyqësore është depozituar një kërkesë e dytë me shkrim me nr.F-138 Prot, datë 01.12.2015, nga palët paditëse Flora Agolli, Sokol Agolli dhe përfaqesuesi ligjor i tyre, avokati Pal Prekperaj, të cilët përsëri me anë të kësaj kërkese vënë në dijeni Kolegjin Civil se heqin dorë nga rekursi i paraqitur prej tyre, bazuar në nenin 490 të Kodit të Procedures Civile.

Për sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se ndodhemi përpara kërkesave të nenit 490 të K.Pr.Civile, prandaj gjykimi i çështjes duhet të pushohet.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 490/3 të K.Pr.Civile.

V E N D O S I

Pushimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë për shkak të heqjes dorë nga gjykimi.

Tiranë, më 02.12.2015

Nr. 11241-00272-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr.00-2015-4258 i Vendimit (499)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian NuniKryesues

Aleksandër MuskajAnëtar

Admir ThanzaAnëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.12.2015 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.00272/12, që u përket palëve:

PADITËS:GËZIM HUTA (në mungesë)

E PADITUR: SHOQËRIA “OPERATORI I SISTEMIT TË SHPËRNDARJES” SHA (“ÇEZ SHPËRNDARJE” SHA- “OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE” SHA (në mungesë)

OBJEKTI:

Kundërshtim i vendimit (shkresë nr.193/7,datë 12.03.2010),

“Mbi përfundimin e marrëdhënieve të punës”;

dhënien e pagës për një vit kohë, dhënien e shpërblimit për vjetërsi në pune,

duke llogaritur me pagën e një 15 ditëshi për çdo vit pune të plotë,

dhënien e pagës për dy muaj për shkelje të procedurës,

si dhe dhënien e pagës për 6 muaj.

Baza Ligjore: Nenet 141, 144, 145, 146 dhe 148 të Kodit të Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6875, datë 24.09.2010, ka vendosur:

Pranimin e pjesërisht të kërkesë-padisë.

Detyrimin e palës së paditur “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” (O.S.SH.), Tiranë, t’i paguajë paditësit Gëzim Huta shpërblimin e vjetërsisë në punë me 13 (trembëdhjetë) paga mujore për vjetërsi në punë të llogaritura këto mbi bazën e pagës mujore prej 26.000(njëzetë e gjashtë mije) lekë.

Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditurit.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2276, datë 03.11.2011, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr.6875, datë 24.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me këtë ndryshim:

Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ-Shpërndarje” SHA të paguaj si dëmshpërblim, konform nenit 148 të K.Punës, pagën e 6 muajve në favor të paditësit Gëzim Huta.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (Operatori i Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA), me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit për pjesën e pranuar të padisë, duke vendosur rrëzimin e saj dhe lënien në fuqi të këtyre vendimeve përsa i përket pjesës që është rrëzuar padia, për këto shkaqe:

1. Gjykatat e faktit kanë gabuar në arsyetimin e tyre pasi përfundimi i marrëdhënieve të punës me paditësin Gëzim Huta i referohet pushimit kolektiv sipas nenit 148 të Kodit të Punës, duke respektuar në mënyrë rigoroze kërkesat e këtij neni.

1. Sipas parashikimeve të këtij neni paditësit i është dhënë tre muaj pagë që i korrespondon afatit të njoftimit (pika 5 e nenit 148 të K.Punës) si dhe pagën për pushimet e pakryera.

1. Në rastin në gjykim nuk jemi përpara zgjidhjes së menjëhershme për shkaqe të justifikuara të marrëdhënieve të punës, por para pushimit kolektiv nga puna, sipas nenit 148 të këtij kodi.

1. Gjithashtu, nga ana e gjykatës shpërblimi për vjetërsi në punë është pranuar në kundërshtim me ligjin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni, dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

RRETHANAT E ÇËSHTJES

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Gëzim Huta ka qënë në marrëdhënie pune pranë palës së paditur “ÇEZ Shpërndarje” SHA (ish “OSSH” SHA) dhe aktualisht “Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA) prej datës 28.02.1996.

2. Nga ana tjetër, pala e paditur e këtij gjykimi, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA është person juridik privat e cila më parë ka patur emërtimin shoqëria “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” SHA, shkurtimisht “OSSH” SHA dhe aktualisht “Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” SHA.

3. Me shkresën nr.193/7 prot., datë 12.03.2010 të palës së paditur, paditësi Gëzim Huta është njoftuar se në datën 15.03.2010 i ndërpriten marrëdhëniet e punës.

3.1. Sipas kësaj shkrese, paditësit, bazuar në nenin 143 të Kodit të Punës, do t’i paguhen 3 (tre) paga mujore të cilat i korrespondojnë afatit të njoftimit për zgjidhjen e kontratës së punës, si dhe, bazuar në nenin 154 /4 të po këtij Kodi, do të përfitonte dhe pagën që i takonte për pushimet e pamarra.

4. Paditësi Gëzim Huta, me pretendimin se me palën e paditur ka patur të lidhur një kontratë pune pa afat të pacaktuar të cilën pala e paditur, punëdhënësi e ka zgjidhur në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar; nuk ka respektuar procedurën e zgjidhjes së kontratës sipas nenit 144 të Kodit të Punës; veç kësaj ka larguar nga puna më shumë se 20 punëtorë dhe asnjërin nuk ka njoftuar me shkrim dhe as ka respektuar nenin 148 të po këtij Kodi, me padinë paraqitur para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kërkuar si në objektin e saj, pasqyruar në pjesët hyrëse të vendimeve të gjykatave të faktit.

5. Nëpërmjet prapësimeve, pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA ka parashtruar se zgjidhja e kontratës së punës me paditësin është kryer në kuadër të pushimit kolektiv nga puna; janë respektuar kërkesat e nenit 148 të Kodit të Punës; zgjidhja e kontratës së punës me paditësin nuk ka të bëjë me arsye që lidhen me punëmarrësin; atij i janë paguar tre paga mujore si shpërblim për afatin e njoftimit; paditësi nuk mund të përfitojë dëmshpërblimet sikurse kërkon në padi.

6. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.6875, datë 24.09.2010, ka pranuar pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur “...t’i paguajë paditësit Gëzim Huta shpërblimin e vjetërsisë në punë me 13 (trembëdhjetë) paga mujore për vjetërsi në punë të llogaritura këto mbi bazën e pagës mujore prej 26.000(njëzetë e gjashtë mije) lekë”.

6.1. Në pranimin pjesërisht të padisë, gjykata pasi citon dispozitat e Kodit të Punës, arsyeton: - “Me vendimin nr.193/7 prot., dt. 12.03.2010, të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (O.S.SH) Tiranë drejtuar Z.Gëzim Huta rezulton sa më poshtë: “Mbështetur në Vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sh.a. “Miratimi i Ndryshimeve Organizative në Kompani”, me nr.3, dt. 21.01.2010, bazuar në nenin 141 të Kodit të Punës Ju komunikojmë si më poshtë: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, Drejtoria e Zonës Tiranë do të ndërpresë marrëdhëniet e punës në dt. 15.03.2010; Bazuar në nenin 143 të Kodit të Punës, Ju do të përfitoni 3 (tre) muaj page, e cila korrespondon me afatet e njoftimit; Bazuar në nenin 154/4 të Kodit të Punës, Ju do të përfitoni pagën, që ju takon për pushimet e pamarra”; - “Gjykata, çmon janë respektuar nga ana e palës së paditur (punëdhënësit) të gjitha kërkesat e nenit 148 të Kodit të Punës për pushimin kolektiv nga puna të paditësit (fakt i cili provohet me shkresat e administruara në dosjen gjyqësore), prandaj padia nuk duhet të pranohet në lidhje me kërkesën e paditëses për dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës në masën 12 paga mujore, apo të dhënies së pagës për gjashtë muaj”; - “Kërkesa e paditësit për mosrespektim të afatit të njoftimit është e pabazuar në ligj dhe konkretisht në nenin 143 të Kodit të Punës, pasi siç shihet edhe nga shkresa nr.193/7 prot., dt. 12.03.2010, paditësi i ka përfituar këto tre muaj page”; - “Po ashtu dhe pretendimi tjetër, i palës paditëse për të përfituar dëmshpërblim me pagën e dy muajve pune është i pabazuar, pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me një “pushim kolektiv nga puna” dhe jo me zgjidhje individuale të marrëdhënies së punës e në këtë mënyrë në rastin konkret neni 143 i K.Punës nuk është i aplikueshëm”; - “Përsa i përket kërkesës së IV të paditëses për dëmshpërblim për vjetërsinë në punë, Gjykata çmon se kjo kërkesë është e bazuar në ligj dhe në prova. Konkretisht Gjykata i referohet neneve 145 dhe 153 të Kodit të Punës”; - “Paditësi si në parashtrimet e tij në padi, ashtu dhe bisedimet përfundimtare nuk solli asnjë fakt apo argument juridik që të provonte pretendimet e tij e për më tepër ishte konfuz në këto kërkime. Ai herë e trajton zgjidhjen e marrëdhënies së punës nga punëdhënësi si një zgjidhje individuale të marrëdhënies së punës dhe herë si pushim kolektiv nga puna. Madje në bisedimet përfundimtare, paditësi paraqiti kërkime krejt të ndryshme, nga ato sa kërkon në objektin e padisë”.

7. Mbi ankimin e palëve ndërgjyqëse, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2276, datë 03.11.2011, ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, “...me këtë ndryshim: Detyrimin e palës së paditur “ÇEZ-Shpërndarje” SHA të paguaj si dëmshpërblim, konform nenit 148 të K.Punës, pagën e 6 muajve në favor të paditësit Gëzim Huta”.

7.1. Në zgjidhjen e dhënë gjykata e apelit parashtron: - “Vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë i mbështetur në prova dhe në ligj pjesërisht dhe duhet të ndryshohet pjesërisht për këto arsye”: (i) “U provua në gjykim se pala paditëse Gëzim Huta është larguar nga puna më dt.15.03.2010, me motivacionin “në lidhje me miratimin e ndryshimeve organizative në kompani”. Lidhur me këtë fakt paditësi ka përfituar sipas vendimit të Këshillit Mbikqyrës pagën e 3-muajve për afatin e njoftimit. Kështu që me të drejtë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka rrëzuar kërkesë padinë në lidhje me kërkimin e dëmshpërblimit për mosrespektim të afatit të njoftimit, sepse ky dëmshpërblim është përfituar nga paditësi”; (ii) “Pretendimi i palës paditëse Gëzim Huta për të përfituar dëmshpërblim me pagën e dy muajve pune duhet të rrëzohet, pasi në rastin konkret kemi të bëjmë me një “pushim kolektiv nga puna” dhe jo me zgjidhje individuale të marrëdhënies së punës e në këtë mënyrë në rastin konkret neni 143 i K.Punës nuk është i aplikueshëm”; (iii) “Përsa i përket kërkesë padisë...për dëmshpërblim për vjetërsinë në punë, Gjykata çmon se kjo kërkesë duhet të pranohet konform neneve 145 dhe 153 të Kodit të Punës”; (iv) “Në lidhje me pretendimin e palës paditëse për të përfituar dëmshpërblim në lidhje me largimin nga puna të paditësit në kundërshtim me nenin 148 të Kodit të Punës, Gjykata e Apelit çmon se kjo pjesë e padisë duhet pranuar për shkak se në gjykim është provuar me prova shkresore në gjykim se largimi nga puna i paditësit është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe brenda ditës. Vetëm fakti i parashtruar në vendimin e largimit nga puna se ai përfiton pagën e tre muajve nuk do të thotë se pala e paditur nuk ka zbatuar procedurën e pushimit kolektiv nga puna”; (v) referuar nenit 148 të Kodit të Punës “...shihet qartë se pala e paditur nuk e ka zbatuar këtë procedurë dhe në të tilla kushte paditësit i lind e drejta e dëmshpërblimit në masën e 6 pagave mujore”.

8. Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, shoqëria “ÇEZ Shpërndarje” SHA (“Operatori i Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA), me të cilin kërkon ndryshimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit për pjesën e pranuar të padisë, duke vendosur rrëzimin e saj dhe lënien në fuqi të këtyre vendimeve përsa i përket pjesës që është rrëzuar padia, për shkaqet e pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

9. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe ato të Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

9.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile:“Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

9.2. Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

9.3. Neni 145 i K.Punës: “1) Punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsi, kur kontrata është zgjidhur nga punëdhënësi dhe marrëdhëniet e punës kanë zgjatur jo më pak se tre vjet. Punëmarrësi e humb të drejtën e shpërblimit për vjetërsi, nëse është pushuar me efekt të menjëhershëm, për shkaqe të arsyeshme. 2) Shpërblimi për vjetërsi është të paktën sa paga e një 15 ditëshi, mbi çdo vit pune të plotë, që llogaritet në bazë të pagës që ekziston në përfundim të marrëdhënieve të punës. Kur paga është e ndryshueshme, shpërblimi llogaritet mbi mesataren e pagës të vitit paraardhës dhe indeksohet. 3) Shpërblimit për vjetërsi i shtohet shpërblimi që jepet në rastin e zgjidhjes së kontratës pa shkaqe të arsyeshme ose të zgjidhjes me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të arsyeshme”.

9.4. Neni 148 i K.Punës: “1) Vlerësohet pushim kolektiv nga puna përfundimi i marrëdhënieve të punës nga punëdhënësi për arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësin, kur numri i pushimeve nga puna, brenda 90 ditëve, është të paktën 10 për ndërmarrjet me deri në 100 punonjës; 15 për ndërmarrjet me mbi 100 deri në 200 punonjës; 20 për ndërmarrjet me mbi 200 deri në 300 punonjës dhe 30 për ndërmarrjet me mbi 300 punonjës.

2) Kur punëdhënësi parashikon të bëjë pushime kolektive nga puna, ai duhet të njoftojë me shkrim organizatën e punëmarrësve, e njohur si përfaqësuese e punëmarrësve. Në mungesë të saj, punëdhënësi njofton punëmarrësit e tij nëpërmjet afishimit në mënyrë të dukshme, në vendin e punës. Njoftimi duhet të përmbajë veçanërisht arsyet e pushimit nga puna, numrin e punëmarrësve që do të pushohen, numrin e punëmarrësve të punësuar normalisht, si dhe kohën gjatë së cilës është parashikuar të kryhen këto pushime. Punëdhënësi i dorëzon Ministrisë së Punës dhe të Çështjeve Sociale një kopje të këtij njoftimi.

3) Punëdhënësi bën këshillime me organizatën e punëmarrësve, e njohur si përfaqësuese e punëmarrësve, me qëllim që të arrihet një marrëveshje. Në mungesë të saj, punëdhënësi u jep mundësi punëmarrësve të marrin pjesë në këshillime. Ato bëhen për marrjen e masave për të shmangur ose pakësuar pushimet kolektive nga puna dhe për të zbutur pasojat e tyre. Këshillimet bëhen brenda 20 ditëve, duke filluar nga data e njoftimit, e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, përveç kur punëdhënësi pranon një kohëzgjatje më të madhe.

4) Punëdhënësi njofton me shkrim Ministrinë e Punës dhe të Çështjeve Sociale për përfundimin e këshillimeve. Ai i dërgon një kopje të këtij njoftimi palës së interesuar. Nëse palët nuk kanë rënë dakord, Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale i ndihmon ato të arrijnë një marrëveshje, brenda 20 ditëve, duke filluar nga data e njoftimit, e parashikuar në këtë pikë, përveç kur punëdhënësi pranon një kohëzgjatje më të madhe. Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale nuk mund t’i ndalojë pushimet kolektive.

5) Pas përfundimit të afatit njëzetditor, të parashikuar në pikën 4 të këtij neni, punëdhënësi njofton punëmarrësit që do të pushohen, si dhe për zgjidhjen e kontratës, duke respektuar afatet e njoftimit të parashikuara në nenin 143.

6) Punëdhënësi, që nuk respekton procedurën e pushimit kolektiv nga puna, të parashikuar në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në gjashtë muaj pagë dëmshpërblim, i cili i shtohet pagës gjatë afatit të njoftimit ose dëmshpërblimit që merret në rast mosrespektimi të këtij afati, të parashikuar në nenin 143.

7. Punëdhënësi duhet t’u japë përparësi në rimarrjen në punë punëmarrësve të pushuar nga puna për arsye që nuk kanë të bëjnë me punëmarrësit, nëse ai punëson punëmarrës me kualifikim të krahasueshëm”.

9.5. Neni 152 i K.Punës: “Në përfundim të marrëdhënieve të punës që kanë zgjatur jo më pak se tre vjet, punëmarrësi përfiton shpërblim për vjetërsinë si në rastin e zgjidhjes së kontratës me afat të pacaktuar nga punëdhënësi”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

10. Se rekursi i paraqitur nga pala e paditur, “ÇEZ Shpërndarje” SHA (“Operatori i Shpërndarjes Energjisë Elektrike” SHA), për aq sa pretendon për zbatim të gabuar të ligjit lidhur me pjesën që gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë lidhur me detyrimin e palës së paditur për të paguar “si dëmshpërblimin, konform nenit 148 të K.Punës, pagën e 6 muajve në favor të paditësit Gëzim Huta”, përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që motivojnë cenimin e vendimit nr.2276, datë 03.11.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

10.1. Ndërsa për pjesën që gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë rekursi nuk përmban shkaqe ligjore që të motivojnë cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit.

11. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, pretendimeve e prapësimeve të palëve, vendimeve të gjykatave të faktit dhe shkaqeve të rekursit, arrin në përfundimin se: (i) vendimi i gjykatës së shkallës së parë është rrjedhojë e respektimit të ligjit, neneve 145/1, 148 dhe 152 të Kodit të Punës, ndërsa (ii) vendimi i gjykatës së apelit përsa ka ndryshuar këtë vendim, duke detyruar palën e paditur të dëmshpërblejë paditësin me pagën e 6 muajve, është i paargumentuar dhe i pambështetur në nenin 148 të Kodit të Punës.

11.1. Në vështrim të zgjidhjeve të dhëna mosmarrëveshjes në shqyrtim nga gjykatat e faktit, të situatës juridike të krijuar nga këto vendime, si dhe nisur nga argumentimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ky kolegj vlerëson se duhet prishur vendimi nr.2276, datë 03.11.2011 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe duhet lënë në fuqi vendimi nr.6875, datë 24.09.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me arsyetim të plotësuar.

12. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes gjyqësore dhe pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të vendimeve të gjykatave të faktit.

13. Ky kolegj evidenton se me padinë në gjykim paditësi, duke pretenduar për zgjidhjen e kontratës së punës me efekt të menjëhershëm dhe pa shkaqe të justifikuara, si dhe pa respektuar nenin 148 të Kodit të Punës, pavarësisht nga mënyra e renditjes së kërkimeve në objektin e padisë, në thelb, ka kërkuar: (i) “dhënien e pagës për një vit kohë”; (ii) “dhënien e pagës për dy muaj për shkelje të procedurës”; (iii) “dhënien e shpërblimit për vjetërsi në pune, duke llogaritur me pagën e një 15 ditëshi për çdo vit pune të plotë”, si dhe (iv) “dhënien e pagës për 6 muaj”.

14. Gjykata e shkallës së parë, ka pranuar pjesërisht padinë, vetëm përsa i përket kërkimit për vjetërsinë në punë, me arsyetimin se për rastin konkret rezulton se ekzistojnë kushtet e parashikuara në nenin 145/1 të Kodit të Punës dhe në nenin 148/5 të po këtij Kodi. Respektivisht: (i) kontrata e punës së paditësit është zgjidhur nga punëdhënësi; (ii) marrëdhënia e punës midis palëve ka zgjatur mbi tre vjet; (iii) për rastin kemi të bëjmë me zgjidhje të kontratës së punës të paditësit në kuadrin e një pushimi kolektiv nga puna; (iv) “...janë respektuar nga ana e palës së paditur (punëdhënësit) të gjitha kërkesat e nenit 148 të Kodit të Punës për pushimin kolektiv nga puna të paditësit (fakt i cili provohet me shkresat e administruara në dosjen gjyqësore), prandaj padia nuk duhet të pranohet në lidhje me kërkesën e paditëses për dëmshpërblim për zgjidhjen e menjëhershme të pajustifikuar të kontratës së punës në masën 12 paga mujore, apo të dhënies së pagës për gjashtë muaj”; (v) Pra, në kushtet kur është realizuar pagesa për afatin e njoftimit, është respektuar procedura e zgjidhjes së kontratës së punës të paditësit në kuadrin e një pushimi kolektiv dhe marrëdhënia e punës ka zgjatur mbi tre vjet paditësi përfiton shpërblimin për vjetërsi.

15. Arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e shkallës së parë, është rrjedhojë e interpretimit të drejtë të dispozitave të Kodit të Punës, neneve 145 e 148, lidhur me vjetërsinë në punë dhe respektimin e procedurës të pushimit kolektiv nga puna nga ana e punëdhënësit.

16. Mbi ankimin e palës së paditur, çështja është marrë në shqyrtim nga gjykata e apelit, e cila, ndonëse ka pranuar të vërtetuar se “...në rastin konkret kemi të bëjmë me një “pushim kolektiv nga puna” dhe jo me zgjidhje individuale të marrëdhënies së punës”, a’priori, pa marrë në analizë dhe anashkaluar përmbajtjen e akteve shkresore të administruara gjatë gjykimit, ka arritur në konkluzionin se “...është provuar me prova shkresore në gjykim se largimi nga puna i paditësit është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe brenda ditës” .

16.1. Veç kësaj, arsyetimi i kësaj gjykate është kontradiktor, pasi nga njëra anë, parashtron se “Vetëm fakti i parashtruar në vendimin e largimit nga puna se ai përfiton pagën e tre muajve nuk do të thotë se pala e paditur nuk ka zbatuar procedurën e pushimit kolektiv nga puna” dhe, nga ana tjetër, pa dhënë ndonjë argument ligjor parashtron se “...shihet qartë se pala e paditur nuk e ka zbatuar këtë procedurë dhe në të tilla kushte paditësit i lind e drejta e dëmshpërblimit në masën e 6 pagave mujore”.

16.2. Ky qëndrim është rrjedhojë e mungesës së analizës dhe vlerësimit të provave shkresore, gjë që bie ndesh me nenet 10, 14, 20§2, 29 dhe 309 të Kodit të Procedurës Civile. Po kështu gjykata e apelit nuk ka dhënë asnjë argument ligjor se përse ka ndryshuar pjesërisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Ç’ka do të thotë se kjo gjykatë nuk ka bërë një shqyrtim të të gjitha rrethanave të çështjes dhe provave në tërësinë e tyre.

16.3. Përkundrejt këtij qëndrimi të gjykatës së apelit, lidhur me problemin e plotësimit ose jo të kërkesave të pikave 2, 3, 4 e 5 të nenit 148 të Kodit të Punës nga ana e punëdhënësit për rastin konkret, ky kolegj vlerëson se gjykata e shkallës së parë ka respektuar dispozitat procedurale të sipërcituara. Gjykata e shkallës së parë ka mbështetur vendimin e saj në faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor, në dokumentet e provat e marra konform ligjit procedural nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të tij dhe ka çmuar ato sipas bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi i të gjitha rrethanave të çështjes në tërësinë e tyre.

17. Ky kolegj, në interpretim të harmonishëm të parimeve të përgjithshme që rregullojnë marrëdhëniet e punës e të sanksionuara në Kodin e Punës me dispozitat e Kreut XIV të po këtij Kodi, ku janë përcaktuar rregullimet ligjore të përfundimit të marrëdhënieve të punës, e vlerëson jo të drejtë arsyetimin dhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit për pjesën që ka të bëjë me dëmshpërblimin me 6 paga mujore, si përfundim i paargumentuar dhe për rrjedhojë edhe i pambështetur në ligj.

18. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen me vend të parashtrojë se fryma e legjislacionit të punës (ratio legis) ve theksin tek parandalimet e largimeve nga puna, në kriteret ligjore që duhet të plotësohen nga ana e punëdhënësve për të mos tejkaluar të drejtën e tyre për të ndërprerë marrëdhënien e punës dhe, për rastet e këtyre largimeve, sanksionon mbrojtjen ekonomike të punëmarrësve.

19. Pushimi kolektiv nga puna është një formë e përfundimit të marrëdhënies së punës, që kryhet nga ana e punëdhënësit në mënyrë të njëanshme dhe jo për shkaqe që kanë të bëjnë me punëmarrësin. Ai përfaqëson një rast të veçantë të ndërprerjes së marrëdhënies së punës.

19.1. Neni 148 i Kodit të Punës, për kushtet dhe kriteret që vendos, përbën një garanci plotësuese për punëmarrësit për t’u mbrojtur nga pushimet kolektive nga puna.

19.2. Nga përmbajtja e kësaj dispozite del se është disiplinuar në mënyrë shteruese procedura e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës midis punëdhënësit dhe punëmarrësve në rastet kur punëdhënësi bën pushime kolektive nga puna.

19.3. Procedura e caktuar në nenin 148 të Kodit të Punës është e detyrueshme për t’u zbatuar nga punëdhënësi, që parashikon të bëjë pushime kolektive nga puna. Në të kundërt, nëse punëdhënësi nuk respekton procedurën e pushimit kolektiv nga puna sipas parashikimeve të pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të kësaj dispozite, ai ngarkohet me përgjegjësi civile, duke u detyruar të dëmshpërblejë punëmarrësit sipas parashikimeve të pikës 6. Pra, dëmshpërblimet e parashikuara në pikën 6 të nenit 148 të Kodit të Punës janë sanksione civile ndaj punëdhënësit që nuk ka respektuar procedurën e pushimit kolektiv nga puna.

19.4. Në të kundërt, kur punëdhënësi respekton procedurën e përcaktuar në nenin 148 të Kodit të Punës ai nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi civile, sikurse është rasti konkret.

20. Ndryshe nga sa parashtrohet në rekurs, ky kolegj, vlerëson se shpërblimi për vjetërsi në punë është një institut juridik i ndryshëm në emërtim dhe në përmbajtje nga dëmshpërblimi si përgjegjësi civile, përfshi këtu dhe dëmshpërblimin që rrjedh nga marrëdhëniet e punës.

21.1. Dëmshpërblimi i lindur nga marrëdhëniet e punës ka të bëjë me kompensimin e dëmit të shkaktuar punëmarrësit nga ndërprerja e marrëdhënies së punës pa respektuar kriteret e përcaktuara nga dispozitat e Kodit të Punës. Ky dëmshpërblim është sanksion ndaj punëdhënësit dhe lidhet me vërtetimin ose jo të fakteve nëse punëdhënësi ka respektuar ose jo procedurën e zgjidhjes së kontratës së punës, afatet e njoftimit dhe nëse zgjidhja e kontratës së punës është bërë ose jo për shkaqe të justifikuara apo nga ato të parashikuara në nenin 146 të Kodit të Punës.

21. Ndërsa, shpërblimi për vjetërsi në punë nuk është sanksion ndaj punëdhënësit, por është një formë vlerësimi material për punëmarrësin. Ai është një përfitim që duhet t’i paguhet punëmarrësit për kontributin që ka dhënë për punëdhënësin. Ky shpërblim nuk jepet në rastet përjashtuese të parashikuara në nenin 145 të Kodit të Punës.

21.1.Kontributi ka të bëjë me pjesëmarrjen e punëmarrësit në aktivitetin e punëdhënësit, duke dhënë ndihmën e tij në forma të ndryshme për të kryer një punë të dobishme në favor të punëdhënësit, me vënien nga ana e punëmarrësit të aftësive të tij profesionale, mendore e fizike në shërbim të punëdhënësit.

21.2. Në këtë vështrim, është e natyrshme që punëmarrësi të përfitojë shpërblimin për vjetërsi në punë kur janë të qenësishme kushtet e parashikuara nga neni 145 i Kodit të Punës. Në këtë drejtim shkon edhe rregullimi i bërë në nenin 152 të po këtij Kodi.

22. Pra, në koherencë me rregullimet ligjore të sipërcituara, shpërblimi për vjetërsi në punë zbatohet në mënyrë subsidare. Ai ju shtohet dëmshpërblimeve të tjera nëse ka vend për to dhe nuk kushtëzohet nga mënyra e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, me përjashtim të rastit kur punëmarrësi largohet nga puna në mënyrë të menjëhershme dhe të justifikuar apo kur ai vetë, me vullnetin e tij i jep fund marrëdhënies së punës. Në këtë kuptim, në çdo rast kur marrëdhënia e punës përfundon për arsye që kanë të bëjnë me punëdhënësin dhe ekzistojnë kushtet e nenit 145 të Kodit të Punës, punëmarrësi përfiton shpërblimin për vjetërsi në punë.

22.1. Përsa i përket masës të këtij shpërblimi, ai përcaktohet sipas kritereve të pikës 2 të nenit 145 të Kodit të Punës.

23. Duke i’u kthyer rastit konkret, me të drejtë gjykata e shkallës së parë, bazuar në nenin 145 të Kodit të Punës, ka vendosur detyrimin e palës së paditur të shpërblejë paditësin për vjetërsi në punë.

23.1. Për rastin në shqyrtim rezulton se janë plotësuar kushtet ligjore për zbatimin e nenit 145 të Kodit të Punës (pika 14 e këtij vendimi).

24. Për arsyet e mësipërme dhe në rrethanat kur vendimi nr.6875, datë 24.09.2010 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë gjendet i mbështetur në ligj e në prova, përkundrejt vendimit nr.2276, datë 03.11.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë i cili është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se duhet të prishet vendimi i gjykatës së apelit dhe të lihet në fuqi vendimi i gjykatës së shkallës së parë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a/b të Kodit të Procedurës Civile.

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2276, datë 03.11.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.6875, datë 24.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 03.12.2015

Nr. 11111-03366-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015 -4259 i Vendimit (500)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Ardian NuniKryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Admir Thanza Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 03.12.2015 mori në shqyrtim çështjen civile me nr.03366/12, që u përket palëve:

PADITËS:STEFAN CIKO (në mungesë)

TË PADITUR: MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJITIKËS, TIRANË, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, avokat Abaz DEDA

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME VLORË, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, avokat Abaz DEDA

OBJEKTI:

Detyrim njohje pronar me parashkrim fitues.

Baza Ligjore: Nenet 168, 169 e 170 të K.Civil.

Nenet 31, 32 e 153 e vijues të K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me