republika e shqipËrisË kuvendi · vendimi që ka marrë kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin...

44
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 27.03.2018, ora 10.00 Drejton mbledhjen: Erjon Braçe kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Për disa shtesa në vendimin 43/2017 të Kuvendit “Për miratimin e strukturës dhe organikës të Autoritetit të Konkurrencës”. 3. Seancë dëgjimore me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë mbi zbatimin e skemës së re të TVSH-së dhe taksën e re mbi ndërtesën. Marrin pjesë: Erjon Braçe, Jorida Tabaku, Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Evis Kushi, Ilir Xhakolli, Roland Xhelilaj, Arben Pëllumbi, Reme Lala, Dashamir Shehi, Edmond Spaho, Fatbardha Kadiu, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Edmond Haxhinasto Përparim Spahiu dhe Sadi Vorpsi. Mungojnë: Anastas Angjeli, Blerina Gjylameti, dhe Xhevit Bushaj. ftuar: Arben Ahmetaj - Ministër i Financave dhe Ekonomisë Nikolla Lera - Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike Enton Duro - Drejtor, Enkelejda Kuçi (Bako) - Përgjegjëse sektori, Ministria e Financave dhe Ekonomisë Ilir Sallaku - Specialist, Ministria e Financave dhe Ekonomisë Arber Lleshi Këshilltar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë Alba Caroshi Këshilltar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Upload: others

Post on 02-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.03.2018, ora 10.00

Drejton mbledhjen:

Erjon Braçe – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit.

2. Për disa shtesa në vendimin 43/2017 të Kuvendit “Për miratimin e strukturës

dhe organikës të Autoritetit të Konkurrencës”.

3. Seancë dëgjimore me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë mbi zbatimin e

skemës së re të TVSH-së dhe taksën e re mbi ndërtesën.

Marrin pjesë:

Erjon Braçe, Jorida Tabaku, Antoneta Dhima, Ervin Bushati, Evis Kushi, Ilir

Xhakolli, Roland Xhelilaj, Arben Pëllumbi, Reme Lala, Dashamir Shehi, Edmond Spaho,

Fatbardha Kadiu, Agron Shehaj, Nadire Meçorapaj, Edmond Haxhinasto Përparim Spahiu

dhe Sadi Vorpsi.

Mungojnë:

Anastas Angjeli, Blerina Gjylameti, dhe Xhevit Bushaj.

Të ftuar:

Arben Ahmetaj - Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Nikolla Lera - Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike

Enton Duro - Drejtor,

Enkelejda Kuçi (Bako) - Përgjegjëse sektori, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Ilir Sallaku - Specialist, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Arber Lleshi – Këshilltar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Alba Caroshi – Këshilltar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

2

Juliana Latifi - Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës,

Diana Dervishi - Sekretare e Përgjithshme, Autoriteti i Konkurrencës

Vitori Kristo - Drejtoreshë e Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse, Autoriteti i

Konkurrencës

Vilma Çausholli - Përgjegjëse sektori, në Drejtorinë e Buxhetit, Ministria e Financave

dhe Ekonomisë

Suzana Kosta - Përgjegjës i Sektorit të Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të

Strukturave dhe Pagave, Departamenti i Administratës Publike

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

3

HAPET MBLEDHJA

Erion Braçe – Fillojmë mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave.

Sot në rendin e ditës së punës së këtij komisioni kemi dy çështje. Së pari, do të

shqyrtojmë kërkesën e Autoritetit të Konkurrencës për miratimin e strukturës dhe organikës

së re.

Doja t’ju kujtoja se në buxhetin e ri të shtetit për vitin 2018, Kuvendi miratoi një

shtesë për Autoritetin e Konkurrencës prej 4 punonjësish. Pikërisht, në reflektim të këtij

vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e

Autoritetit të Konkurrencës për të plotësuar organikën e tij në përputhje edhe me sugjerimet e

institucioneve vlerësuese edhe ndërkombëtare për këtë strukturë. Për këtë arsye ndodhet në

komision zonja Latifi. Urdhëroni!

Juliana Latifi – Mirëmëngjesi!

Ne i kemi dërguar Kuvendit shkresën për miratimin e shtesave për 4 punonjës

inspektorë, në strukturën dhe organikën e Autoritetit të Konkurrencës. Ashtu siç tha zoti

Braçe, kjo shtesë në strukturën aktuale të institucionit vjen në vazhdën e miratimit të

Kuvendit për strukturën e re të Autoritetit të Konkurrencës në vitin 2017 dhe, aktualisht, kjo

shtesë e kërkuar nga ana jonë ka marrë në të njëjtën kohë për miratimin paraprak si nga

Ministria e Financave, ashtu edhe nga DAP-i. Shtesa është parashikuar për buxhetin e shtetit

të vitit 2018.

Erion Braçe - Faleminderit! Bashkëngjitur me materialin e dërguar nga Autoriteti i

Konkurrencës ndodhen edhe materialet e Ministrisë së Financave, lidhur me efektet

financiare të kësaj strukture. A ka ndonjë shqetësim apo diskutim? Nuk ka.

Atëherë e hedhim në votim projektvendimin, që do t’i dërgohet seancës plenare, që

miraton lidhjen nr.2 të vendimit të Kuvendit nr.43/2017, të ndryshuar, e cila ndryshohet sipas

lidhjes së bashkëngjitur nr.2, “Për miratimin e strukturës së Autoritetit të Konkurrencës”, të

ndryshuar””.

Pro? Kundër? Abstenim?

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

4

Miratohet struktura e re e Autoritetit të Konkurrencës.

Faleminderit! Mund të largoheni.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 27.03.2018, ora 10.00

Drejton mbledhjen:

Erjon Braçe – kryetar i Komisionit

Seancë dëgjimore me ministrin e Financave dhe të Ekonomisë mbi zbatimin e skemës

së re të TVSH-së dhe taksën e re mbi ndërtesën.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

6

Erion Braçe -Vazhdojmë mbledhjen e komisionit me pikën e dytë, që është edhe pika

më e rëndësishme e kësaj mbledhjeje. Do të zhvillojmë një seancë dëgjimore me ministrin e

Financave dhe të Ekonomisë mbi zbatimin e skemës së re të tatimit mbi vlerën e shtuar

(TVSH), si dhe të taksës mbi ndërtesën.

Së pari, do të doja të falënderoja ministrin që në një kohë shumë të shkurtër iu

përgjigj ftesës së këtij komisioni për të qenë prezent dhe për të dhënë sqarime lidhur me këtë

çështje, ashtu si dhe me aktet nënligjore dhe zbatimin e tyre në përmbushjen e detyrimit ligjor

të vendosur nga Kuvendi i RSH-së.

Zoti Ministër, e keni fjalën prezantimin tuaj.

Arben Ahmetaj – Faleminderit, kryetar, për ftesën për informim!

Faleminderit, të dyja palëve komisionit!

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë ka nisur një proces të ri për vlerësimin dhe

llogaritjen e taksës së pasurisë së paluajtshme, ndërtesë, që fillon të aplikohet nga data 1 prill

2018.

Ky proces është shoqëruar nga ndryshimet ligjore përkatëse tashmë të merituara dhe

krijimin e akteve nënligjore, në mbështetje të tij.

Qëllimi kryesor i projektit është të kontribuojë në ngritjen e kapaciteteve të njësive të

vetëqeverisjes vendore në Shqipëri nëpërmjet rritjes së eficiencës së të ardhurave buxhetore,

duke vënë në zbatim aplikimin e taksës së pasurisë mbi ndërtesat, mbështetur në vlerën e

tregut.

Objektivi i projektit është ndërtimi i kadastrës fiskale, si një sistem i integruar

vlerësimi dhe menaxhimi për gjithë procesin e taksës së pasurisë së paluajtshme. Gjithashtu,

sistemi do të ofrojë informacion të gjerë për përdoruesit në nivel lokal dhe qendror, do të

krijojë akses për çdo tatimpagues në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin.

Në kuadër të realizimit të këtij projekti do të arrihet, gjithashtu, rritja e të ardhurave

nga taksa e pasurisë së paluajtshme në ndërtesë, një funksionim më i mirë dhe efikas i

ekonomisë lokale, kryesisht mbi tregjet e pasurisë së paluajtshme dhe kolateralit.

Ndërtimi i kadastrës fiskale, pra sistemit, që të shërbejë për menaxhimin e procesit të

taksës së pasurisë së paluajtshme, është rekomanduar fuqimisht nga FMN-ja, duke e

përcaktuar si pjesë të reformave strukturore dhe fiskale qe ka ndërmarrë qeveria.

Ky projekt do të sjellë disiplinë të re në menaxhimin fiskal vendor dhe pritet të ketë

efekte pozitive në tërësi për financat vendore.

Palët e angazhuara në projekt janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si

institucioni përfitues i projektit, Agjencia Suedeze për zhvillimin dhe bashkëpunim

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

7

ndërkombëtar SIDA, si financuese e grantit prej 3,6 milionë euro që do të shoqërojë

projektin, si dhe Agjencia Suedeze e Taksave, e cila do të ofrojë asistencë teknike për

ndërtimin e kadastrës fiskale dhe trajnime për stafin në nivel qendror, për hartimin e

metodologjive referuese.

Projekti do të implementohet gjatë periudhës prill 2018-dhjetor 2020.

Granti, siç e theksova, është në korona suedeze dhe e konvertuar në euro është rreth

3,5 milionë euro, që do të financohen nga qeveria suedeze.

Impaktin në buxhet aktualisht për vitin 2017, të ardhurat nga taksa e pasurisë janë në

vlerën 4,9 miliardë lekë, impakti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë mbi 3 miliardë lekë

shtesë në potencialin e saj.

Referencat ligjore dhe përjashtimet. Projekti mbështetet në ligjin nr.106/2017, të cilin

ne e diskutuam së bashku këtu, “Për disa ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për

sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar””.

Ky ligj, në nenin 22, të ndryshuar, përcakton subjektet që i nënshtrohen taksës mbi

ndërtesën, si dhe përjashtimet nga kjo taksë. Janë të përjashtuara banesat sociale dhe

qiramarrësit në banesat e paliberalizuara, të gjithë kryefamiljarët që trajtohen me ndihmë

ekonomike, pensionistët që jetojnë të vetëm, rreth 110 mijë persona. Në koherencën e

politikave për nxitjen sektoriale në fokus të qeverisë janë përjashtuar strukturat akomoduese

me status special, pra ajo paketë që ne kaluam së bashku përpara disa muajsh.

Këshilli i Ministrave, në referencë të ligjit, në datën 07.03. 2018, miratoi

metodologjinë për përcaktimin e taksës së pasurisë së paluajtshme. Metodologjia ka

reflektuar mendimet e marra nga një sërë institucionesh shtetërore, përfshi edhe shoqatat e

bashkive të Shqipërisë, të cilat e kanë gjykuar shumë pozitivisht procesin dhe kanë bërë edhe

komente.

Metodologjia e ka ruajtur tërësisht konceptin e autonomisë vendore dhe njëkohësisht

ka tre instrumente në brendësi të saj.

1. Eficienca e instrumentit fiskal, duke tentuar të taksojë vlerën e tregut të

ndërtesave në terma afatmesëm.

2. Instrumenti i nxitjes së ekonomisë, duke përjashtuar sektorë me potenciale për

ekonominë.

3. Aspekti social, duke u dhënë mundësi bashkive të reduktojnë çmimin

vlerësues për zonat periferike të pasaktësuara në metodologji me një çmim referues.

Janë vetë bashkitë që do të kryejnë verifikim në terren, sipas disa kritereve të

mirëpërcaktuara në metodologji, këshillat bashkiakë mund të krijojnë nëndarje zonale, sipas

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

8

nevojave të tyre, si dhe mund të reduktojnë çmimin referues deri në 30% të zonës më të afërt,

ndërsa për Bashkinë e Tiranës 35%, duke përdorur edhe reduktimin e shkallës së taksës deri

në 30% përtej impaktit të taksës në familje mund të jetë minimal në varësi të politikës sociale

që do të ndjekë çdo bashki apo nevojave për të lehtësuar komunitetet e ndryshme.

Në metodologji janë saktësuar edhe nënkategoritë e ndërtesave, ndarjeve pronësore

tek të cilat është përshkallëzuar çmimi vlerësues, për ndërtesat në ndërtim, por të

papërfunduara sipas afateve të miratuara është vendosur një koeficient 30% për shkallën e

taksës. Gjithashtu, për banesat e privatizuara çmimi referues do të jetë 70% i çmimit të

vlerësuar vetëm për shitjen e parë. Nga 1 prilli i 2018-ës bashkitë do të fillojnë me metodën e

re të taksimit dhe për këtë ministria i ka njoftuar të marrin masat e nevojshme deri në

ndërtimin e sistemit dixhital. Ndërkohë, të mërkurën në datën 28.03.2018, do të miratohet

projektvendimi për organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së

Pasurisë, e cila është një drejtori e përkohshme, do të funksionojë si agjenci brenda Ministrisë

së Financave, deri në momentin kur sistemi , kadastra do të jetë pjesë e kadastrës

multifunksionale. Kjo drejtori do të parashikojë rregullat e funksionimit të një strukture

menaxhuese qendrore, që ka mision kryesor administrimin në nivel qendror nga pikëpamja

ligjore dhe metodologjike të taksës vendore mbi pasuritë e paluajtshme, si dhe të sistemit

qendror të bazës së të dhënave të pasurisë së paluajtshme, pra të kadastrës fiskale.

Siç e theksova më lart, ne kemi marrëveshjen e kontributeve me SIDA-n dhe

Agjencinë Suedeze të Taksave. Marrëveshja e kontributeve midis Ministrisë së Financave

dhe Ekonomisë me SIDA-n është dakordësuar dhe përshëndetur nga qeveria suedeze dhe

është avancuar nga ambasada suedeze në Tiranë si përfaqësuese e SIDA-s dhe po punohet për

projektvendimin shoqërues për këtë marrëveshje. Projektvendimi aktualisht po të dërgohet

për mendim te Ministria e Drejtësisë, Ministria e Jashtme dhe Avokatura e Shtetit. Pra, po jua

them logjikisht në detaje për të kuptuar që jemi në avancë, gati në fund të përgatitjes së gjithë

formatit për avancimin e aplikimit në datën 1 prill. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka

nënshkruar një marrëveshje, siç e theksova, me Agjencinë Suedeze të Taksave, e cila do të

ofrojë asistencën teknike për ndërtimin e kadastrës fiskale.

Projektvendimi për krijimin e regjistrit të bazës së të dhënave për taksën e pasurisë së

paluajtshme, ndërtesa, është ndarë për dhënie mendimi te Ministria e Drejtësisë, Ministria e

Brendshme dhe AKSHI. Pra, janë vetëm dy vendime përfundimtare për t’u kaluar, pasi janë

marrë mendimet nga këto institucione, është reflektuar edhe në projektvendim referenca në

ligjin nr. 10 325, datë 23.09.2010 “Për bazën e të dhënave shtetërore”.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

9

Pak a shumë ky ishte një informacion i përgjithshëm për sa i përket taksës së pronës,

pra të ndërtesave, gjithë procedurës qoftë ligjore, qoftë përgatitore. Në datën 1 prill bashkitë

do të fillojnë të aplikojnë metodologjinë e re në të gjithë Shqipërinë. Ne shumë shpejt së

bashku me SIDA-n do të vendosim edhe për agjentin, potencialisht si agjenti më i mirë fiskal

për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe pas abdejtimit që kanë bërë së bashku m Ministrinë

e Brendshme të adresave presupozohet të jetë mbajtësi më i mirë i adresave në Republikën e

Shqipërisë dhe mund të ketë më shumë lehtësi se agjentët e tjerë potencialë në faturim.

Besoj se vetë aplikimi i taksës nga qeveritë vendore ka për të sjellë të ardhura të

konsiderueshme në buxhetet e tyre. Tashmë të gjitha të ardhurat do të jenë shtesë, sepse me

ligjin e financave vendore ne e kemi kufizuar veten për të mos reduktuar transfertën nën 1%

të GDP-së, që do të thotë se çdo cent që do të marrim plus do të shkojë në favor të qeverive

lokale.

Nuk po ndaloj në lidhje me këtë pjesë këtu, por jam në dispozicionin tuaj për t’ju

dhënë përgjigje dhe për të diskutuar.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër!

Kush ka pyetje?

Po, urdhëroni, zoti Shehi.

Dashamir Shehi – Unë nuk do të bëj pyetje, por një gjysmë diskutimi. Grupi ynë ka

rënë dakord për këtë pjesë...

Erion Braçe – Më falni!

Dashamir Shehi – Në rregull, të bëhen një herë pyetjet.

Erion Braçe - A ka pyetje nga kolegët deputetë?

Po, urdhëroni!

Jorida Tabaku – Më falni, një herë dua t’ju korrigjoj, kur thoni e kaluam këtu

bashkë, ne nuk e kemi miratuar edhe paketën me...

(Diskutime pa mikrofon)

Të gjithë këtu jemi dhe kur thuhet e kaluam bashkë, do të thotë që e kemi miratuar

bashkë. Rritjen e taksave ne nuk e kemi miratuar...

Erion Braçe – Ju lutem, të mbaroj zonja!

Jorida Tabaku - ... as lehtësirat fiskale për të hequr taksat për hotelet me 5 yje nuk i

kemi miratuar. Në relacionin që ka ardhur me buxhetin e shtetit, por njëkohësisht edhe në

relacionet e bashkive përkatëse të ardhurat nga taksa e pronës parashikohen në një nivel

relativisht të lartë, pothuajse dyfish ose trefish krahasuar me vitin e mëparshëm, 510 milionë

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

10

dhe presupozohet që në vitin 2019 të shkojë në rreth 850 milionë. Parashikimi që është bërë

në këtë rast, ka marrë parasysh edhe faktin se si do të ndikojë rritja e taksës?

Nga eksperiencat e tjera që ka pasur pushteti vendor ka pasur jo vetëm neglizhencë

për ta paguar, por nga ana tjetër ka rezultuar edhe në ulje, me aq sa unë kam njohuri, të

Bashkisë së Tiranës, ku përfshihet fatura e UKT-së, në uljen e të ardhurave të UKT-së në

momentin që taksa e pronës u përfshi në faturën e UKT-së. Ku është bazuar parashikimi për

këtë të ardhur, duke pasur parasysh që kemi edhe një numër shumë të madh banesash, ashtu

siç ju e thoni në relacion, ose ndërtesash që janë në proces legalizimi, pothuajse 200 mijë

banesa janë në proces legalizimi. Sa realist është ky parashikim?

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Ministër!

Arben Ahmetaj – Parashikimi është nga 5 në 8 miliardë dhe në këndvështrimin tim

është një parashikim i bazuar në gjithë eksperiencën dhe faktet, madje në qoftë se dëshironi

jam gati të ndaj me ju edhe tabelat e detajuara në metra katrorë me kategori në të gjithë

Shqipërinë. Janë gati 500 tabela, në qoftë se doni t’i merrni për t’i studiuar, do të ishte

kënaqësi t’jua jepnim elektronikisht dhe jam i bindur që 8-miliardëshi është i realizueshëm.

Sigurisht që kjo varet nga puna e secilës njësi vendore në finale, sepse deri në momentin kur

kadastra fiskale të ngrihet dhe të kenë një sistem dixhital në dorën e tyre, do të jenë me

metodologjinë e re në duar, por ende pa kadastrën dixhitale. Pra, është detyra e tyre e

drejtpërdrejt, siç kanë bërë bashkia e Tiranës, e Fierit, e Shkodrës dhe bashkitë e tjera deri më

sot, të mbledhin atë të ardhur, e cila tashmë me metodologjinë e re është më e thjeshtë dhe më

reale në referencë të bazës së taksueshme.

Jorida Tabaku – Metodologjia e re, që nënkupton rritjen e taksës së pronës, sipas

nesh nuk është gati për t’u zbatuar nga data 1 prill. Ju thatë që ndërtimi i sistemit dixhital do

kohë që të vihet në punë, të paktën me efekt të plotë. Ligji ka shumë përjashtime, të cilat

fatmirësisht janë propozuar nga ky komision dhe disa prej tyre janë marrë parasysh. Siç edhe

jua përmenda, janë 200 mijë banesa që janë në proces legalizimi, që do të thotë se në datën 1

prill qeveria e Shqipërisë do të lëshojë tituj ekzekutivë, fatura për taksën e pronës, të cilat nuk

do të bazohen mbi një database të saktë. Pra, siç ju e përmendët institucioni nuk është gati, të

paktën me kapacitetin e plotë për ta lëshuar këtë, bashkitë nuk janë gati, sepse nuk e kanë të

gatshme database-in me sipërfaqet përkatëse për secilin banor, prandaj unë gjykoj që do të

ketë një shkallë shumë të lartë abuzimi në lëshimin e kësaj fature. Nuk e di se si do ta

monitorojë këtë Ministria e Financave dhe duke parasysh që do të jetë gati në 2020, ose

plotësisht gati i gjithë sistemi, a ka marrë parasysh ministria faza të ndryshme për t’i bazuar

në vend që të fillojë me 1 prill?

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

11

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Ministër!

Arben Ahmetaj – E para, sistemi do të jetë gati pas disa muajsh. Projekti me SIDA-n

do të jetë deri në 2020-ën dhe kadastra do të jetë gati pas disa muajsh, ndërsa projekti me

SIDA-n dhe mbështetja logjistike, financiare dhe me trajnime do të shkojë deri në 2020-ën

për t’jua saktësuar. Ndërsa, për këdo që ka eksperiencë në qeverisjen e di shumë mirë që

është detyrë e strukturave të qeverisjes vendore për të menaxhuar taksën e pronës dhe për të

ditur dhe sa metra katrorë ka çdo njësi, le të themi qoftë aktivitet ekonomik, qoftë shtëpi,

qoftë banesa dhe çfarëdolloj përdorimi.

Pra, në bazë të saj do të japë vlerësimin mbi shumën që duhet të paguajë secili me

koeficientët përkatës, sepse ka koeficientë të ndryshëm për banesa para 93-it ka koeficient

tjetër, për banesat në qendër ka koeficient tjetër, për njësi shërbimi koeficient tjetër, për stalla

ka koeficient tjetër nuk diskutohet. Në çmimet e referencës është bërë politikë sociale dhe

përtej të tjerave edhe sikur të ishte e vështirë, fillimi gjithmonë nuk është i lehtë, kjo është një

taksë që duhet të ishte maturuar në 20 vjet. Pra ka 20 vjet dhe shumëkush këtu e mban mend

mirë, majtas dhe djathtas se si nuk jemi treguar të vëmendshëm ndaj kësaj takse dhe database

është atje, mund të mos jetë e përkryer, por sistemi, metodologjia dhe ligji i kanë dhënë të

drejtën e korrigjimit. Kjo do të thotë se në raste të ndryshme, të cilat mund të jenë patjetër, në

qoftë se një tatimpagues është faturuar në mënyrë të gabuar duke u bazuar në dy supozime

nga njësia vendore, një janë metrat katrorë, e dyta është çmimi referent. Mund të shkojë dhe

mund ta korrigjojë me dokumentet përkatëse dhe kjo është gjëja më e thjeshtë nga ana

procedurale.

Pra, unë nuk shoh ndonjë vështirësi, përkundrazi për atë detyrë që ka pushteti vendor

kjo taksë e afron akoma më shumë qeverinë vendore me komunitetet, sigurisht brenda

kategorive ka komunitete të ndryshme.

Erion Braçe - Urdhëroni!

Jorida Tabaku – Këtë që po thoni ju nuk e ka pushteti vendor. Pra, është një

database dhe një regjistër që ekziston në zyrën e hipotekës. Pra, në qoftë se agjenti tatimor do

të jetë OSHE-ja, atëherë duhet që database e OSHE-së të përputhet me databas-en e

hipotekës, njëkohësisht me bashkëpunimin dhe informacion që ka pushtetit vendor dhe për

momentin kjo nuk ekziston. Pra, më 1 prill kjo nuk është gati dhe pushteti vendor po ashtu

nuk është gati për ta lëshuar këtë faturë tatimore, sipas specifikave dhe kritereve që ka ligji.

Nga ana tjetër, ju përmendët me të drejtë që kjo e ardhur do t’i shkojë pushtetit vendor dhe do

të menaxhohet nga ata, në këtë rast e ardhur e rritur, sepse taksa është e rritur dhe një pjesë e

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

12

madhe e pushtetit vendor e llogarisin 2 deri në 4 herë shtim të ardhurash nga taksa e pronës.

Si do ta monitorojë Ministria e Financave abuzivizmin në këtë rast?

Po ju jap dy shembuj. Një sërë bashkish kanë rritur të ardhurat e tyre operacionale dhe

të ardhurat e stafit me taksa dhe tarifat e rritura. Një sërë tjetër bashkish, edhe si rezultat i

ndikimit që ka pasur reforma territoriale, kanë reduktuar shpenzimet e tyre për investimet,

duke përdorur çdo të ardhur të tyre shtesë për rritje stafi. Shembulli më flagrant është ai i

Bashkisë së Tiranës që në faturën e ujit futi taksën e përkohshme për arsim dhe nga ana tjetër

po i jep të gjitha shkollat me koncesion me formulën e PPP-së. Pra, ka një hapësirë shumë të

madhe për abuzivizëm nga ana e pushtetit vendor. Çfarë masash duhet të marrë Ministria e

Financave për të kontrolluar dhe monitoruar këtë? Shpenzimet operative të bashkive kanë

shkuar në një nivel jashtëzakonisht të lartë edhe si rezultat i një sërë taksash ose tarifash që u

janë lënë në dorë të rriten në mënyrë abuzive këshillave bashkiakë me propozim të kryetarëve

sigurisht?

Erion Braçe – Kjo është çështje tjetër, megjithatë ministri...

(Diskutime pa mikrofon)

Më falni, përgjegjshmëria e bashkive në hartimin e buxheteve të tyre, natyrisht pastaj

edhe në zbatimin e buxheteve të tyre është çështje tjetër komplet, megjithatë ministri t’i

përgjigjet kësaj.

Urdhëroni!

Arben Ahmetaj – Atje përfshihen shumë elemente dhe besoj se secili ka nevojë për

fokus dhe përgjegjshmëri më vete. Unë jam gati t’ju përgjigjem me detaje edhe për pushtetin

vendor tani, megjithatë po fokusohem vetëm tek ajo për të cilën jemi mbledhur. Pyetja

retorike është: si u mblodhën 5 miliardë deri tani, mbi çfarë database? Pra, u mblodhën pa sy

dhe pa veshë nga qeveria vendore? Qeveria vendore tashmë e ka një database dhe

metodologjia e re i ka dhënë mundësi që me çmimin e ri të referencës t’i referohet databases

që ka duke e përmirësuar atë në funksion të vetes, sepse është pushtet vendor, është autonom

dhe në këtë aspekt madje është edhe i pavarur e ka detyrë të drejtpërdrejtë. Ajo që bën

Ministria e Financave, qeveria në rastin konkret, është që e ndihmon me kadastrën fiskale në

hapat e parë, se në finale nuk do të jetë Ministria e Financave gjithmonë aty për këtë taksë, do

të jetë vetë pushteti vendor. Pra të mos kemi dy standarde, nga njëra anë të flasim për

pushtetin vendor si një pushtet i pavarur, nga ana tjetër të themi si do t’ia bëjnë këta me

databas-in. Këta e kanë pasur dhe e kanë si detyrë ta kenë databas-in, ajo që po bën qeveria

është që e ka marrë për herë të parë shumë seriozisht taksën e pronës në mënyrë që të mos të

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

13

ngarkojë, mbingarkojë ose nënngarkojë komunitetin qytetar apo etnitete. Këtë bën ajo dhe

është treguar shumë metikuloze.

Zoti Braçe, ka ngritur një problem dikur dhe aspak me shaka. Ai ka thënë: sa do të

taksohet stalla në Divjakë? Është 30% e çmimit të referencës e Bashkisë së Divjakës, që do të

thotë, në mos gaboj, 49 mijë lekë, që është metri katrorë atje gati as 170 mijë lekë të vjetër

nuk do të jetë vlera e taksueshme. Më pas te 30%-shi i saj mund të hyjë bashkia dhe ta ulë,

kjo do të thotë se ai konsiderim që ju dhe ne kemi që të mos i mbingarkojmë, por përkundrazi

t’i lehtësojmë komunitetet e ndryshme apo etnite, grupe dhe veprimtari është marrë parasysh.

Po, ka një database dhe këtë e theksova. A është perfekte database? Diku mund të mos jetë,

në Bashkinë e Tiranës mund të jetë afër të qenit një database shumë e mirë, në Bashkinë e

Durrësit mund të jetë shumë e mirë, në Bashkinë e Shkodrës mund të jetë shumë e mirë, në

bashkinë iks mund të mos jetë aq e mirë. Ky është proces dhe në fakt ata sot kanë aplikuar një

taksë mbi një bazë të taksueshme që janë metrat katrorë dhe vlera fikse.

Metodologjia tani ka ndryshuar, vlera është afër tregut, besoj se me këtë kemi bërë

evolucion dhe faktet kanë për ta treguar një ditë dhe mbi atë database duke e përmirësuar

kanë mundësi të mbledhim jo 5, sepse unë besoj, sepse kur kemi bërë kalkulimet 8 prapë

është konservatore, por gjithsesi ne jemi në kolegjialitet kur vendosim buxhetin, sepse jemi

edhe me institucionet ndërkombëtare dhe bëjmë kalkulime të kujdesshme që të mos

ekzagjerojmë dhe besimet tona personale në tabelën e konsoliduar fiskale. Kjo është e gjitha.

Për sa i përket shqetësimit që ju thoni, ka dy përveç shumë...

E para, ligji specifik i jep detyrim pushtetit vendor për të mbledhur të ardhura, ligji i

financave vendore i jep detyrim pushtetit vendor të mirëmenaxhojë buxhetet e veta në bazë të

standardeve, madje tani kemi filluar t’i impozojmë standardet që i impozojmë vetes, qeverisë

qendrore. Pra, çfarë ka qenë në ligjin organik të buxhetit si detyrime të transparencës apo të

mirëmenaxhimit të financave publike të gjitha ato ia kemi kaluar qeverisë vendore. Ajo që ju

thatë diku është e vërtetë, diku nuk është e vërtetë, sepse ka bashki që i kanë rritur dhe ka të

tjera që nuk i kanë rritur shpenzimet. Ne kemi bërë një llogari shumë të detajuar, e ndaj me ju

nëse doni në një moment të caktuar kudo që të më thërrisni, ka pasur kursim serioz nga

reforma administrative dhe reforma administrative nuk është e PS-së, as e PD-së dhe as LSI-

së, ka lehtësuar qytetarët e Shqipërisë dhe do të trashëgohet në dekada duke u përmirësuar,

nuk është se u pronësua nga Edi Rama, janë mbi 25 milionë dollarë.

Ne kemi nxjerrë një urdhër për kontrollin e shpenzimeve për të ardhurat që do t’i

vijnë nga ujësjellësit, sepse tani do të vijnë të ardhura edhe nga ujësjellësit dhe nuk do t’i

lejojmë që t’i përdorin për rritje pagash apo për bonuse, për rritje punësimesh, përkundrazi do

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

14

të merren një herë detyrimet e prapambetura se kanë 9,2 miliardë. Vetëm Bashkia e Tiranës u

dorëzua në 2015-ën me 60 milionë dollarë detyrime të prapambetura dhe ende sot vazhdon

Veliaj të paguajë kusuret e marra përsipër. Kështu është jeta administrative politike nuk është

se ne jemi ndryshe apo do të jenë të tjerët, të tjetër pas nesh do të jenë më me fat se nuk do t’i

kenë këto probleme.

Rregulli që ka nxjerrë Ministria e Financave është që raportet midis shpenzimeve

korrente dhe investimeve do të jenë të monitorueshme pa cenuar atë që të gjithë e kemi

kujdes dhe merak, autonominë vendore.

Erion Braçe – Faleminderit!

Po, urdhëroni!

Jorida Tabaku – Komenti i fundit në lidhje me këtë gjë. Bashkitë kanë një database

para 93-shit dhe pas 93-shit, nuk ka një database për metodologjinë e re në vlerë, kështu që të

mos flasim sikur nuk jetojmë në këtë realitet. Nuk dua t’i hyj fare diskutimit për reformën

territoriale, mbajeni pronësinë është totalisht e dështuar edhe nga pikëpamja e shpenzimeve

administrative që janë rritur, edhe nga pikëpamja e investimeve që kanë rënë, edhe nga

pikëpamja e shërbimeve që janë larguar nga qytetari, por kur flisni për detyrime të

prapambetura duhet të jeni të vërtetë, ashtu siç u gjet Bashkia e Tiranës me buxhet vetëm për

pagat e një muaji të gusht të 2011-ës nuk u la në 2015-ën. Pra, në qoftë se doni të bëni

krahasime, t’i bëjmë për të gjitha periudhat kohore.

Erion Braçe – Po, patjetër, edhe ju mund të ndërhyni.

Më falni, do të preferoja të qëndronim tek taksa e pronës, se në qoftë se do t’i hyjmë

historisë së Bashkisë së Tiranës, patjetër me aq e gjete për sa kohë që për 2 vjet rresht nuk u

miratua buxhet për Bashkinë e Tiranës.

Urdhëroni!

Arben Ahmetaj – Kryetar, database është atje, janë nga ne të prodhuara në

bashkëpunim me ta 800 tabela të detajuara deri shtëpi më shtëpi. Bashkia e Kamzës që është

e tyre, ta pyesin se e ka databas-in të detajuar, janë 800 tabela realisht që i mbajnë në dorë

dhe metodologjia nuk është ajo që thatë ju, por është tjetër gjë dhe e detajuar. Janë edhe para

’93-it, sepse kanë qenë të taksuara ndryshe me vlerën fikse referente dikur, ndërsa tani mbi të

njëjtat metra katrorë do të aplikohet metodologjia e re që i referohet vlerës së tregut. 800

tabela...

(Diskutime pa mikrofon)

Ja, po më korrigjon edhe drejtori dhe më thotë jo 800, por 961 tabela.

Erion Braçe – A ka ndonjë pyetje tjetër?

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

15

Po, urdhëroni zoti Spahiu.

Përparim Spahiu – Faleminderit!

Normal që rritja e taksave dhe e tarifave çon në rritjen e të ardhurave dhe ju thatë se

është edhe rekomandim i FMN-së kjo taksë e re për banesat. Normal, ju gjithmonë i

referoheni FMN-së kur keni rritje taksash dhe vendosje tarifash të reja, ndërkohë më duket se

nuk ndodh e njëjta që kur ju krijoni lehtësi fiskale për biznese të veçanta, siç ishte heqja e

akcizës të pijeve energjike në buxhetin e 2918-ës.

Do të doja që kjo filozofi të shpjegohej, është filozofi e qeverisjes, e FMN-së bashkë

me qeverisjen, apo e juaja personale?

Arben Ahmetaj – Nuk e kuptova pyetjen se nuk kishte fillim dhe fund, megjithatë po

i referohem taksës së pronës. Sa për dijeni propozimet kanë ardhur këtu në këtë komision ato

që ju referuat, por kjo nuk ka fare interes për mua, sepse unë shoh se sa të mira dhe jo të mira

janë praktikat në aspektin fiskal dhe ato që janë propozuar këtu janë praktika shumë të mira,

nëse doni t’u referoheni edhe direktivave.

Ndërsa këtu kemi ulje takse, solla shembullin e stallës, të veprimtarive prodhuese.

Këtu në këtë komision, kryetari i komisionit, zoti Braçe, është ngritur sërish dhe kanë thënë:

çfarë do të ndodhë me njësitë prodhuese? Reflektimin këtu e keni shumë të saktë, ulet vlera

referente, automatikisht ulet taksa. Kjo është filozofia të ulim taksat patjetër dhe të ruajmë

edhe trendin rënës të borxhit publik dhe të ruajmë...

(Diskutime pa mikrofon)

Të lutem, ta mbaroj fjalën, se nuk ju ndërpreva!

Përparim Spahiu – Ulje taksash dhe rritje të ardhurash nuk funksionojnë, sepse nuk

shkojnë bashkë...

Arben Ahmetaj – Filozofia ime është të ulet borxhit, të mos ketë balancë primare

negative, që qeveria të krijojë borxh të ri. Filozofia ime, të cilën e ndaj me maxhorancën

është që ato komunitete që duhen mbështetur nëpërmjet sistemit fiskal të mbështeten që të

krijojnë xhiro në rritjen ekonomike. Kjo është filozofia ime të cilën e ndaj me maxhorancën,

sepse unë pjesë e maxhorancës jam.

Erion Braçe – Faleminderit, zoti Ministër!

Për të mos e kthyer në politikë këtë gjë dhe këtë mbledhje, po qëndrojmë te termat

teknikë, të cilat besoj se u interesojnë edhe qytetarëve.

Kam dy pyetje.

Zoti Ministër, si do të operohet me përjashtimet?

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

16

Pra, këtu jemi të gjithë edhe fëmijë të prindërve që janë pensionistë e të tjera me

radhë. Dua të di se çfarë veprimesh duhet të kryejë një pensionist për të përfituar pikërisht atë

përjashtim që i kemi vendosur me ligj, sepse kam përshtypjen se për datën 1 prill kjo kategori

nuk është gati? Kjo është përshtypja ime.

Pyetja e dytë, e cila është po në këtë linjë: a do të ketë kufizime për bashkitë në

përdorimin e parave që vijnë nga kjo taksë apo jo?

Urdhëroni!

Arben Ahmetaj – Zoti kryetar, shqetësimi juaj është diskutuar me një sërë bashkish

dhe databasen e individëve të përjashtuar e kanë të detajuar. Në praktikë nuk do t’u lëshohet

faturë fiskale...

(Diskutime pa mikrofon)

Po, do t’i shkoj fatura e ujit, por nuk është e përfshirë taksa. Për sa u përket...

Erion Braçe – Njësive të pushtetit vendor u është transferuar lista e pensionistëve të

vetëm, e familjeve me ndihmë ekonomike...

Arben Ahmetaj – Janë shumë të qartë dhe në bashkëpunim me ISSH-në, po i

referohem për 1 sekondë gjithë listës së pensionistëve të vetëm.

Erion Braçe – Në rregull.

E dyta, në rast se nuk ndodh kjo, pra ndodh që bashkë me faturën e ujit apo të dritave

do t’u shkojë edhe fatura e taksave, cila do të jetë procedura për ta korrigjuar këtë gabim?

Arben Ahmetaj – Është e detajuar në ligj dhe në vendim, korrigjohet në njësinë

vendore.

Erion Braçe – Pra, secili mund t’u drejtohet njësive vendore për të korrigjuar

pikërisht gabimin që është bërë.

Arben Ahmetaj - Ndërkohë që ne si ministri Financash sërish i kemi kërkuar ISSH-

së të bëjë përditësimit të listës në vazhdimësi, sepse është dinamike, nuk diskutohet.

Erion Braçe- Po, për përkufizimin?

Arben Ahmetaj – Sa i përket përkufizimit, ligji i financave vendore është platforma

bazë edhe në lidhje me atë që iu referua zonja Tabaku që vënë tarifa dhe taksa, po ta lexoni.

Apo nuk është kështu? Nejse nuk ka rëndësi.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Pra, tani i kemi kufizuar.

Atë të drejtë ia ka dhënë ligji, 30 plus, 30 minus, por ne i kemi kufizuar me ligj të

drejtën për të vënë tarifa, pra po ta shikoni, te ligji i financave vendore janë nominuar tarifat

që mund të vendosin.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

17

Erion Braçe – Mua më intereson të di ku do të përdoren këto para. Unë e kuptoj

autonominë që ka pushteti vendor, por tani duhen edhe disa rregulla që të lidhin taksën me

infrastrukturën vendore, aty ku është ndërtesa e të tjera me radhë, pra një seri investimesh

publike që bëjnë të pranueshme pagesën e taksës, dhe përfitimin prej saj.

Arben Ahmetaj – Nga ana e Ministrisë së Financave përtej ligjit, ka disa veprime,

një ndër të cilat që është bërë para një muaji është detyrimi që tani pushteti vendor në bazë të

urdhrit të ministrit të Financave ka për të shlyer detyrimet e prapambetura me skediul të

vendosur nga ata. Nëse ata do të refuzojnë të vendosin një skediul pagese për detyrimet e

prapambetura, e respektoj, por jo në kurriz të qytetarëve. Borxhi prej 100 milionë dollarësh,

që kanë në kurriz pushtetet vendore, nuk mund të jetë në kurriz të qytetarëve. Të respektojnë

pagesat e borxheve, që çdo lek plus do të shkojë për detyrimet e prapambetura, pastaj në

ligjin e buxhetit të shtetit vjetor, ne mund të ndërhyjmë në raporte midis korenteve dhe

investimeve. E njëjta gjë ndodh edhe me të ardhurat e tjera, siç do të jetë në rastin e

ujësjellësit. Patjetër që është hera e parë që merret një hap i strukturuar për të mos i lejuar

pushtetet vendore të devijojnë, kudo qofshin dhe ngado qofshin.

Erion Braçe- Pyetja të tjera nuk ka.

Zoti Shehi, keni fjalën.

Dashamir Shehi- E diskutuam me disa nga kolegët tanë, ne kemi një propozim,

sipas të cilit, do të kishim kursyer shumë nga debati. Së pari, nuk jemi kundër taksës, jemi

dakord për të, madje edhe e vonuar, në kuptimin që, po të ishte vënë me kohë, mund të

kishte shpëtuar disa nga ndërtimet pa leje, në këtë historinë e ndërtimit mbrapsht të

Shqipërisë, por në këtë realitet jemi. Ne gjykojmë që ju, në radhë të parë Ministria e

Financave, bashkë me pushtetin vendor keni nevojë për një periudhë të konsolidimit të kësaj

pune. Edhe ne do të ishim shumë dakord që këtë taksë, të cilën e keni vënë me pretendimin të

mblidhen 80 miliardë, ta bëjmë përgjysmë, do të thotë të vëmë një afat kohor 4-5 vjet dhe

pjesa tjetër e taksës të hyjë pas këtyre 4 vjetëve.

Së pari, taksën nuk duhet ta bëjmë gogol. Së dyti, kemi nevojë për një statistikë të

përgjithshme, sa metra katrorë ka, cila është struktura e banesës, kemi një shtëpi, kemi shtëpi

të dytë e të tjera. Taksa e shtëpisë është paguar me vetëdeklarim. Ai më pyet mua sa metra

ke? Unë i them kam 120 metra dhe për aq paguaj taksë. Kështu që, kur them për databasa nuk

është se do të shikonim strukturën, por do të shikonim se ku ngec taksa, ku duhet ta

liberalizojmë taksën, që të shkojë drejt aktiviteteve prodhuese, ku duhet ta ngremë taksën për

të shkurajuar ndërtimet e panevojshme që të mos ndërtohet më në fshat një pallat 4- katësh

që rri bosh, të mos mbajë shtëpi çdo qytetar si miliarder, shtëpi të dytë dhe të tretë. Pra, ne

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

18

kemi nevojë të ndërtohet një politikë serioze nëpërmjet taksës për të pasur një fotografi të

qartë, një fotografi fikse, një film, i cili është në lëvizje gjatë 4 vjetëve. Edhe gjatë 4 vjetëve

do të kemi mundësi ta mbyllim definitivisht procesin e legalizimit, të kemi një strukturë të

dytë e të tretë, statistika të qarta, dhe pas 2-3 vjetësh ta rishikojmë ligjin në funksion të

politikave, sepse ligji nuk bëhet thjesht për të mbledhur lekë, ligji bëhet për t’u hapur rrugë

ndërtimeve prodhuese, për t’i mbyllur rrugë luksit të ekzagjeruar, prandaj vihet taksa për

shtëpi të dytë dhe të tretë, apo për më shumë. Kështu që unë së bashku me kolegët opozitarë

ju themi se jemi plotësisht dakord ta fillojmë, asnjëri nuk e di si do të bëhet më e mira, sepse

gjatë rrugës do ta mësojmë, aq më tepër që asistenca teknike ju ka sugjeruar që doni 3 vjet

për t’u futur. Pse e keni me kaq ngutje të madhe? Nëse keni menduar se do të merrni 8

miliardë, unë do të isha shumë i lumtur sikur 3 vjetët e para të marrim 4 milionë, të mësojmë

edhe mënyrën si do t’i përdorë pushteti lokal dhe si do t’ia mbledh. Pra, kemi nevojë për të

gjithën këtë lloj makinerie, që shkon deri në detaj. Nëse do të mblidhet gjysma e kësaj takse,

unë do të jem shumë i kënaqur. Nga eksperienca e di që kur lançohet një makroskemë, dhe

kjo është makroskemë, sepse do të hyjë në çdo metër katror të shqiptarëve, gjithnjë ka

rrjedhje vitet e para, gjithnjë ka defekte, por kjo do t’i shërbente të gjitha palëve dhe do të

ishte shumë e këndshme që të kalonte me një lloj konsensusi, sepse kjo është një taksë që do

të mbetet për shumë vite. Shumë njerëz do ta keqinterpretojnë, sepse shumë nuk e dinë sa do

të paguajnë.

Ka edhe një gjë, të gjitha taksat për efekt, për agjenci financiare për t’i mbledhur ia

kanë çuar te KESH-i. Në fakt, bota i ka vullnetare në një farë mënyre. Ajo fatura, që do të

vijë duke u ngritur, nuk është fort e këndshme për një qytetar, do të veprojë psikologjikisht

te qytetari, sepse mjafton kur i vjen fatura një njeriu që ka pension të vogël, me taksën e

pastrimit të ujit të shtëpisë, sigurisht që nuk do të jetë shumë e vogël.

Prandaj, është në interes të administratës fiskale, të pushteteve vendore të kemi një

qetësi për ta bërë faza-faza.

Erion Braçe- Keni reagim?

Arben Ahmetaj – Në respekt të opinioneve, ajo që dua të theksoj është që sot janë

mbledhur 5 miliardë, jo 4. Unë realisht kam hyrë në detaje të databases së Tiranës. Kur

ndërtonim metodologjinë doja të isha i bindur vetë personalisht që po ndërtonim metodologji,

e cila referohej në praktikë, jo një metodologji që mbante një shikim nga lart dhe databasa

shkonte në mënyrë të detajuar deri në metrat katrorë të ndara në veprimtari. Sigurisht që

databasat kanë problemet e tyre ende dhe është një proces, prandaj themi që kadastra të gjithë

projektin me qeverinë suedeze, do ta vazhdojë deri në vitin 2020. Ajo që thatë ju ndodh. Për

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

19

referencë, për t’ju sqaruar, sepse nuk keni se nga t’i dini detajet, përderisa puna juaj nuk është

të bëni vendime qeverie, në referencë para vitit 1993, aty ku bashkia nuk ka informacion të

saktë për metrat katrorë, për shtëpitë para vitit 1993, merret për referencë nga mesatare 70

metra katrorë, me të drejtën e korrigjimit, pastaj mbi këtë është koeficienti ulës që e

theksuam minus 30 përqindëshi dhe, nëse do këshilli bashkiak, ka edhe një minus 30

përqindësh tjetër mbi këtë vlerë. Për shtëpitë e reja, aty ku nuk ka informacion, do të merret

për metrat katrorë, siç iu referuar ju që është me vetëdeklarim, është një kombinim, në fakt,

është 100 metra katrorë dhe sigurisht në kohë metodologjia e garanton edhe agjentin

potencial, nesër mbase OSHEE-ja, por mbi të gjitha pushtetin vendor, që e ka për detyrë ta

verifikojë dhe ta matë pronë më pronë dhe banesë më banesë, në finale.

Erion Braçe – A ka opinion tjetër?

Po, zoti Spahiu.

Përparim Spahiu – Mbase Dashi do të habitet, por unë kam një mendim krejt

ndryshe. Unë them që është bërë shumë mirë që nuk është marrë kjo taksë prej 20 vjetësh

dhe them që është shumë gabim që ne vazhdojmë dhe u vëmë taksa shqiptarëve, pasi sidomos

kjo qeverisje është fare e paaftë t’i menaxhojë këto fonde që u merr individëve dhe t’i kthejë

në të mira materiale taksat e tyre individëve ose bizneseve. Po e tregoni se jeni fare të paaftë

të investoni në rrugë, shëndetësi dhe arsim. Kështu që më mirë ta lëmë pa taksa fare. Ka dalë

një monedhë e re, quhet bitkoin, që ka përjashtuar bankat qendrore, t’i lëmë njerëzit të

krijojnë marrëdhënie PPP me bizneset, sepse nuk ka nevojë fare.

Erion Braçe – Nuk kishte lidhje me temën. Unë mendoj që këtë debat e kemi bërë

një herë.

Përparim Spahiu – Pse duhet taksë, të na e sqarojë ministri.

Erion Braçe -Këtë diskutim e kemi bërë një herë, ashtu siç e kemi bërë edhe

debatin e investimeve në arsim duke nisur nga shkolla e Shupenzës.

Përparim Spahiu – Shkolla e Shupenzës është bëre shumë e mirë, dhe shumë e

mirë që është bërë, por ajo nuk justifikon jetën mjerane të të gjithë minatorëve të Bulqizës.

Erion Braçe- Zoti Spahiu, ju lutem na e kurseni politikën, sepse jemi mbledhur për

tjetër gjë. Mua më intereson që të sqarohen të gjithë qytetarët se çfarë hapash duhet të

ndërmarrin për të përfituar ato favore, të cilat ju nuk i votuat.

Përparim Spahiu- I vetmi investim i qeverisë në 5 vjet shkolla e Shupenzës është.

Po ky është turp!

Erion Braçe-Faleminderit!

Aq bëtë edhe ju.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

20

Përparim Spahiu – Vazhdo me Divjakën!

Erion Braçe - Pa diskutim që do të vazhdoj aty ku punohet.

Jorida Tabaku - Një koment të fundit kam edhe unë, pa dashur të përsëris kolegët,

desha të shtoj, është e qartë që taksa e pronës është rritur të paktë 2 deri në 4 herë në vlerë,

ashtu siç reflektohet edhe nga të ardhurat në rritje 2-4 herë në buxhetin e shtetit.

Ne e kemi diskutuar që në buxhet dhe mendojmë që llogaritja e taksës së pronës në

vlerë

është një metodologji që është e saktë, nuk është e gabuar, ne thjesht po diskutojmë

për vlerën dhe po themi se kjo është një politikë, së pari, selektive, sepse keni përjashtuar

hotelet me 5 yje, investimet e mëdha dhe, nga ana tjetër, 90% e qytetarëve do të vazhdojnë

ta paguajnë këtë taksë të rritur 2-4 herë. Kështu që propozimi konkret që erdhi nga zoti Shehi

për ta bërë këtë me faza, duke qenë se qeveria shqiptare nuk është gati, duke qenë se rritja në

1 prill e taksës së pronës bashkë me rritjen faturës së ujit me 40% për një pjesë të madhe të

qyteteve, shkon pothuajse një pagë mujore për një familje të mesme, besojmë që ndërtimi i

një database për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, do të ndihmojë që kjo taksë të

aplikohet më mirë, që qytetarët të jenë të informuar se çfarë po ndodh me taksën e pronës.

Ndërkohë, meqenëse e keni qëllim afatmesëm rritjen e taksës, vazhdoni dhe rritini, por pasi

të keni ndërtuar databasen. Sidoqoftë, nga informacioni që na dhatë ju, gjykojmë që më 1

prill qeveria e Shqipërisë do të lëshojë tituj ekzekutivë që janë abuzivë dhe që nuk bazohen

në informacionin më të mirë. 1 prilli është ditë shumë e keqe për qytetarët e Shqipërisë,

fillon TVSH-ja e biznesit të vogël, taksa e pronës, kështu që të paktën ta kursejmë dhe ta

bëjmë këtë me faza, mos t’i lëmë të gjitha me 1 prill.

Erion Braçe – 1 Prillin e kemi transferuar zonjë, duhet ta dini.

Jorida Tabaku– Unë e di që e keni festë kombëtare, por në këtë rast po flasim për

taksat.

Erion Braçe – Jo, jo, thashë që jua kemi transferuar.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Arben Ahmetaj – Së pari, dua të nxjerr të pavërteta fjalët që tha zonja Tabaku që do

të ketë një pagesë mujore dhe të më gjejë një ku është dyfishuar ose 4-fishuar. Po ky është një

debat që mund ta bëjmë në parlament këtu për qytetarët, po ju them shifrat, kryetar. Ende pa

fleksibilitetin e bashkisë minus 30 plus, 30, për 70 metër katror , sikur t’i referohem me 100%

jo me 70%, është 146 lekë në muaj. Ndërsa një shtëpi e vitit 93 102 lekë në muaj. Tani çmimi

për metër katror këtu ishte 50 mijë lekë. A doni një çmim për metër katror 150 mijë lekë, pra

gati 1500 dollarë.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

21

Erion Braçe – Jo, nuk më intereson fare.

Arben Ahmetaj – Unë ju thashë për shtesën që ka modestisht këto metra katrore 146

lekë në muaj. Pra, për një shtëpi të re me 110 metra katrorë, pagesa është 220 lekë në muaj.

Ku është rritja këtu? Përkundrazi, shumica e tyre kanë ulje. A doni për këstet mujore të

dyqaneve, me vlerësim hipoteke? Atëherë, çmimi për metër katror për një dyqan do të

paguajë 613 lekë në muaj. Një dyqan me mbi 100 metra do të paguajë 1375 lekë në muaj.

Tani që t’i nxjerrim të pavërteta gjërat, se po të jetë puna për të bërë politikë,

shumëzimet i bëni vetë si 7 herë 7 bëjnë 42.

Erion Braçe – A ka opinione të tjera? Nuk ka.

Unë dua të them dy fjalë shkurt.

Duke reflektuar edhe për debatin që u bë këtu, së pari, kjo nuk është një taksë e re,

është një taksë ekzistuese dhe ka ndryshuar metodologjia e vlerësimit të saj. Kjo është

diferenca. Është bërë mirë që ka ndryshuar metodologjia, sepse ka vendosur drejtësi në këtë

pjesë.

Zoti Ministër, që drejtësia të shkojë deri në fund në aplikimin e kësaj takse, do të

duhet që ju të nxitoni me projektin e kadastrës fiskale, me qëllim që çdo qytetar të paguajë aq

sa i takon. Unë jam plotësisht dakord me atë që tha zoti Shehi. Mbuloj një zonë tërësisht

bujqësore, rurale dhe po të ishte aplikuar kjo lloj takse, me këtë metodologji, vite të shkuara,

pa asnjë lloj diskutimi shtëpitë që sot janë bosh në fshat nuk do të ishin ndërtuar. Shtëpitë që

janë ndërtuar për t’ia kaluar komshiut në krah, në lartësi, gjerësi, nuk do të ishin ndërtuar dhe

do t’i kishin kursyer milionë lekë çdo familjeje në periferi të qyteteve dhe fshat.

Së dyti, pa asnjë lloj diskutimi, nga mënyra si është aplikuar kjo taksë deri tani, ka

qytetarë pronarë, që i zotërojnë këto ndërtesa, të cilët do të paguajnë 100% më shumë. Janë

ata që nuk kanë paguar asnjëherë taksa, edhe pse kanë pasur 10-12-14 apartamente, kanë

paguar zero lekë taksa, kanë qenë të paidentifikueshëm, pavarësisht se e kanë zotëruar këtë

pasuri dhe nuk kanë paguar asnjëherë. Jam interesuar për një rast që ka dalë në medie, për

12-13-14 apartamente dhe po jua them unë që kanë paguar zero lekë taksa.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Këtë do ta shohim. Gjithsecili ta shohë te shtëpia e tij sa do të paguajë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Zoti kryetar, pa diskutim ai është problemi, por gjithsecili nga ne, në partitë

respektive, do të bëjë çmos që përfaqësuesit politikë, që drejtojnë sot pushtetin vendor, ta

kenë parasysh këtë fakt, të mos dalin dhe të kërkojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje fonde e

fonde nga buxheti qendror, por, në radhë të parë, të administrojnë të gjitha të drejtat që iu

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

22

kemi dhënë me ligj, dhe një nga të drejtat ka qenë administrimi kësaj takse. Nëse ata do të

vazhdojnë t’i mësojmë duke u dhënë nga buxheti qendror, pavarësisht se kanë kërkuar në

vijimësi t’u kërkojnë taksat dhe tarifat nën administrim, kanë pasur performancën mizerabël

në mbledhjen e taksave, pse jo, kanë bërë edhe politikë me punën e taksave, të majtë dhe të

djathtë po të doni, sepse një herë në dy vjet kjo taksë ka edhe nivelin më të ulët të arkëtimit

të saj, sepse është bërë politikë, ky do të paguajë, ai nuk do të paguajë, këtë nuk po e mbledh

tani këtë do ta mbledh pastaj, në funksion të marrjes së votës. Keni shumë të drejtë për pjesën

e administrimit, as nuk e diskutoj. Këtë po i kërkoj edhe ministrit që deri në fund t’i mëshojë

projektit të kadastrës fiskale dhe natyrisht të gjithë instrumenteve të tjera që korrigjojnë çdo

gabim të mundshëm që vjen nga kjo histori.

Zoti Ministër, përjashtimet ose lehtësimet nga kjo taksë janë të shumta. Mua më vjen

mirë që kjo ana këtej i ka votuar një për një që të gjitha, por do të duhet që të jenë efektive.

Nuk ju pyeta kot për pensionistët, unë kam dy të tillë, dikush ka 4, ju keni një të tillë, nëse ka

njerëz që sot dëgjojnë me veshët ngritur janë pikërisht kjo kategori, sepse janë kategoria që

në momentin që merr pensionin “e famshëm”, fillon dhe bën llogaritë sa do t’i paguaj shtetit.

Kështu janë mësuar ata, kështu që do të ishte shumë e mirë, nga ana juaj, edhe një

dalje juaja publike për të informuar, ju dhe e gjithë administrata se cili nga këto kategori, sa e

si do të përfitojnë. Janë të shqetësuar, jo vetëm këta, por edhe ato familje që janë me ndihmë

ekonomike, ashtu siç janë të shqetësuar edhe prodhuesit, që duan ta mësojnë favorin fiskal që

iu është bërë, ashtu siç janë të shqetësuar të gjithë ata që ofrojnë shërbime për t’ju

komunikuar këto numra për të cilët ju folët këtu në këtë komision. Por pa asnjë lloj diskutimi

që janë përjashtuar investimet e mëdha, sepse ky vend ka ende nevojë të investohet, ka

nevojë për vende pune, që vijnë nga ato investime, dhe pa dyshim, që do të vijë një i tillë dhe

do të shkojë deri në fund kjo politikë e tij. Unë do të isha i shqetësuar në rast se favori fiskal

do të ishte bërë vetëm te këta, dhe jo tek fasha sociale, përfshirë edhe familjet që banojnë

ende në shtëpi që janë shpallur monumente kulture dhe që nuk janë pak, janë shumë. Pra, në

rast se do të kishte ndodhur kjo disbalancë pa diskutim që do të ishte shqetësim, por jemi

treguar shumë të kujdesshëm në këtë komision, edhe në Kuvendin e Shqipërisë që të bëjmë

drejtësi me këtë taksë. Së pari, t’i japim mundësi pushtetit vendor dhe, natyrisht, të mbrojmë

të gjithë fashën sociale, pikërisht me aplikimin e kësaj takse.

Zoti Ministër, ne do të jemi këtu në këtë komision dhe pas muajit të parë kjo seancë

do të përsëritet edhe një herë për të parë efektet e zbatimit të ligjit dhe efektet e zbatimit të të

gjitha akteve nënligjore në respektim të ligjit.

Vijojmë me çështjen e dytë. E keni ju fjalën.

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

23

Arben Ahmetaj – Fokusuar te ulja e pragut të tatimit të vlerës së shtuar, ulja e

pragut të regjistrimit në TVSH, nga 5 në 2 milionë, gjithkush mund të jetë i qartë,

shumëkush ka të drejtë ta interpretojë, ose ta keqinterpretojë, por unë dua t’u them qytetarëve

që sot, dje, pardje për çdo shishe uji që kanë blerë, nuk ka rëndësi ku e kanë blerë, e kanë

blerë te dyqani i lagjes, që e ka xhiron 2 milionë e 500 mijë ose e kanë blerë te Conad –i

kur kanë blerë kanë pasur brenda TVSH-në. Nuk ka furnizim ose mall pa TVSH, përveç atyre

që janë të përjashtuara me ligj. Pa TVSH janë veç ato që janë jashtë sistemit fiskal, që janë

evazion. Pra, këtë shishe, pavarësisht nëse e ka shitur dyqani i lagjes, ose Conad-i e ka

brenda çmimit të vet në strukturë, nëse shitet te dyqani i lagjes, nuk e ka të ndarë TVSH-në.

Ky është diskutim që po qese kundërshtojmë këtë pastaj kot që diskutojmë, nuk njohim as

TVSH-në as çfarë ndodh përtej me strukturën e çmimit.

Do të preken nga ulja e pragut të TVSH-së 10 mijë tatimpagues të biznesit të vogël,

që do të hyjnë në skemën e deklarimit. Hyrja në skemë do të fillojë me datën 1 prill të vitit

2018, deklarimi i parë do të bëhet në korrik të vitit 2018, pra besoj rreth 20 korrikut të vitit

2018. Në vite rreth 17 mijë tatimpagues të biznesit të vogël, 5-8 milionë, janë bërë skemë e

TVSH-së. Ata deklarojnë dhe paguajnë TVSH, në bazë mujore, përbëjnë 45% të numrit total

të tatimpaguesve të regjistruar në TVSH, rreth 37 mijë në total, paguajnë në buxhet 2,9% të

TVSH-së që arkëton administrata tatimore, ose 0,7% të totalit të TVSH-së. ( Jemi duke folur

për 5-8.) Nuk ka qenë qëllim dhe nuk pritet që kontributi fiskal në TVSH i grupit 2 milionë

deri në 5 milionë të jetë i lartë. Parashikohet që kontributi i tyre të jetë minimal. Do të jetë i

ndarë për ata që kanë deklaruar deri sot biznes të madh, atëherë, kur ka bërë vetëfaturim në

momentin e pragut, që praktikisht kush e njeh procedurën e TVSH-së, e kupton shumë mirë

se çfarë jam duke thënë.

E drejta e kreditimit të TVSH-së për mallrat, gjendja në momentin e kalimit në

TVSH. Kjo besoj është shumë e rëndësishme për çdo biznes të vogël. Tatimpaguesi i biznesit

të vogël, i cili kalon kufirin minimal të regjistrimit të TVSH-së, si edhe personi, i cili

regjistrohet vullnetarisht në këtë regjim, ka të drejtë që në periudhën e parë tatimore, kur

bëhet person i tatueshëm, i regjistruar, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit,

gjendje në datën e regjistrimit në këta regjim, mallra këto me qëllim për t’u shitur, për të cilat

do të llogaritet TVSH në shitje. Çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me

faturë tatimore të blerjes së TVSH-së , i blerë jo më parë se 12 periudha tatimore, përfshirë

periudhën në fjalë. Masat e marra për implementimin e skemës së re.

U krijua grupi i punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i cili përgatiti

kërkesat e përdoruesit për zhvillimin e sistemit informatik. Tatimpaguesit e rinj, që plotësojnë

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

24

kërkesat e ligjit, pra xhiro 2-5 milionë, do të regjistrohen për TVSH dhe do të kategorizohen

automatikisht në bazë të xhiros vjetore të parashikuar në momentin e regjistrimit në QKB apo

në administratën tatimore.

Për subjektet ekzistuese, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përgatit listën me

tatimpaguesit, që duhet të regjistrohen për TVSH-në dhe deklarimin 3-mujor, duke u bazuar

në deklarimet e pajisjeve fiskale për vitin e fundit.

Tatimpaguesve që kanë rezultuar në këtë listë, tashmë u është bërë njoftim

paraprakisht për detyrimin, që të kalojnë në skemën e TVSH-së nga data 1 prill 2018.

Njoftimi i tatimpaguesve me e-Filing.

Tatimpaguesi do të njoftohet në llogarinë e tij në sistemin elektronik për regjistrimin

për TVSH-në, ndryshmin e kategorisë për afatin e deklarimit të deklaratës, mujore apo 3-

mujore. Brenda datës 1 prill 2018 do të jenë bërë ndryshime në sistem (për informacionin

tuaj, javën e kaluar bëmë një provë të sistemit informatik, e cila ka të paktën tre muaj që

përgatitet dhe testet kanë dalë shumë mirë, shumë të sakta. Jam i bindur se nuk do të kemi

asnjë problem me sistemin, me futjen në sistem të 10 mijë tatimpaguesve të rinj, me detyrim

deklarimin e TVSH-së); regjistrimin automatik në TVSH në listën e tatimpaguesve ekzistues;

regjistrimin automatik të tatimpaguesve të rinj, të regjistruar në QKB apo në administratën

tatimore; ndryshimin manual të përgjegjësisë dhe të kategorisë me çështje në sistem;

gjenerimin e deklaratës së TVSH-së sipas datës së pritshme të duhur të deklaratës; procesin e

deklarimit të deklaratës së TVSH-së; procesin deklarimit të librave të shitjes dhe të blerjes.

Ndërkohë është ndërtuar edhe një strategji komunikimi brenda Drejtorisë së

Përgjithshme te Tatimeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave. E gjithë strategjia e

komunikimit ka si objektiv njohjen dhe informimin e të gjithë tatimpaguesve, mënyrën e

deklarimit të detyrimeve tatimore, të trajtimit të deklaratave tatimore, si dhe plotësimin në

mënyrë korrekte, të saktë, dhe brenda afateve të paracaktuara në ligj, duke minimizuar

gabimet që rrjedhin nga mosnjohja e ndryshimeve ligjore, si dhe hapat që duhet të ndjekin

gjatë procesit të deklarimit elektronik.

Ka si qëllim informimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve, në lidhje me këtë

ndryshim shumë të rëndësishëm, që do të zbatohet në marrëdhëniet e tyre me administratën

tatimore, si dhe trajnimin e tyre në zbatim të procedurave, mënyrës dhe formës së deklarimit

dhe pagesës së detyrimeve tatimore;

targetgrupet për sqarimet në lidhje me mënyrën e deklarimit elektronik dhe përdorimit

të sistemit elektronik e-Filing, ndërgjegjësimi, lidhur me ndryshimet ligjore dhe zbatimin

korrekt të këtyre ndryshimeve;

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

25

tatimpaguesit e biznesit me qarkullim mbi 2 milionë lekë, duke konsideruar që nga

data 1 prill 2018 u lind detyrimi për deklarim dhe pagesën e TVSH-së; kontabilistët dhe

përfaqësuesit e bizneseve të kësaj kategorie; shoqatat e organizuara të biznesit të vogël;

media dhe opinioni publik.

Mesazhi është përfshirja e tatimpaguesve, me qarkullim në kufirin minimal 2 milionë

lekë, në skemën e TVSH-së, pa asnjë kosto administrative.

Veprimet janë si më poshtë:

Ngritja e sporteleve të dedikuara për biznesin e vogël në çdo drejtori rajonale, që janë

lehtësisht të identifikueshme, me punonjës të trajnuar, për të ofruar asistencë dhe materiale

informative të posaçme për biznesin e vogël. Janë 13 sportele (këndi i asistencës për biznesin

e vogël, pra kështu quhen) aktive që prej datës 19 shkurt 2018.

Ka vijuar një sistem i gjerë trajnimesh. Kategoritë e trajnuara janë: stafi i punonjësve

të administratës tatimore; trajnime dhe informacione të tatimpaguesve, kontabilistëve,

financierëve të tyre (sipas programit të trajnimeve, janë rreth 100 trajnime në rang kombëtar

nga data 5 mars-28 qershor 2018 dhe procesi ndërkohë ka filluar); vizita këshilluese (unë kam

qenë vetë në disa vizita, në disa qytete të Shqipërisë, së fundmi në Korçë) me punonjësit e

shërbimit të tatimpaguesve; me grupe të mëdha, madje edhe në ambiente të grumbulluara, le

të themi, të vetë biznesit; takime me shoqatat e biznesit të vogël, për informimin e tyre etj.

Janë prodhuar një sërë materialesh informuese, fletëpalosje informuese dhe

shpjeguese, për mënyrën si realizohet deklarimi elektronik, TVSH-ja e biznesit të vogël;

komunikim shkresor; letër e hapur ndaj tatimpaguesve të kësaj kategorie; video shpjeguese

dhe ilustruese për procesin e deklarimit elektronik; kronika në edicionet kryesore të lajmeve

të televizioneve kombëtare; emisione me audiencë të gjerë, si dhe emisione me karakter

ekonomik në televizionet kombëtare.

Mjetet dhe mënyrat e komunikimit:

Fillojnë që nga faqja e internet, tatime.gov.al; llogaria e deklarimit elektronik të çdo

tatimpaguesi; njoftimi paraprak i dërguar me e-Filing për tatimpaguesit, që, prej vitit 2017

kanë realizuar një qarkullim në kufirin 2 milionë lekë (ajo që thashë pak më lart); media e

shkruar dhe vizive; revista ekonomike; televizione; drejtoritë rajonale tatimore; afishimi i

njoftimeve, si dhe kontaktet në sportele me tatimpaguesit dhe individët e interesuar

(ndërkohë, po u referohem fletëpalosjeve); dërgimi në sportelet e shërbimit të tatimpaguesve

në çdo drejtori rajonale (fletëpalosjet, sërish në tatime.gov.al); ndërmjet vizitave këshilluese

në adresën ku subjekti apo subjekte ushtrojnë aktivitet; në rrjetet sociale, në seancat trajnuese,

që do të zhvillohen dhe vazhdojnë të zhvillohen në çdo DRT.

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

26

Ndërkohë, për t’iu referuar, kam sjell këndin e asistencës për biznesin e vogël në të

13-të zyrat rajonale (ka nga një kënd të tillë, që pret përditë përfaqësues, individë të biznesit

të vogël, punonjës të trajnuar të dedikuar) dhe, gjithashtu, fletëpalosjen e shpërndarë për çdo

tatimpagues me përshkrimin e detajuar se çfarë presupozon deklarimi, si deklarohet, kur

deklarohet dhe çfarë deklarohet.

Pra, që nga momenti i kalimit të vendimit të qeverisë, është kombinuar e gjithë puna,

me komunikim, me informacion, me lajmërim në elektronikë me e-Filing dhe do të

vazhdojnë trajnimet në takimet dhe këshillimet deri në fund të qershorit.

Siç e theksova, deklarimi i parë i biznesit të vogël do të jetë në korrik (e parashikojmë

rreh datës 20 korrik) të këtij viti, pra një herë në tre muaj.

Më duhet të them se ne jemi duke ndjekur të njëjtin trend, që e ndjekin shumë vende.

Ka vende të zhvilluara, si Austria, Gjermania, që e kanë pragun e biznesit të vogël më të ulët

se ne, pra detyrimin për deklarim, me 10 mijë euro, 11 mijë euro, 12 mijë euro. Rajonit do t’i

referohem pak më vonë.

Një përpjekje, ku u futën 17 mijë biznese të vogla në skemën e deklarimit, është bërë

me vendimin e 1 janarit 2010. Është vendimi nr. 1058, data 21.09.2009. Pragu i TVSH- së u

ul nga 8 milionë në 5 milionë. E ka bërë ish-ministri Ridvan Bode.

Në 1 shkurt 2011, po ish-ministri Ridvan Bode, VKM-ja nr. 18, datë 12.01.2011,

pragu i TVSH-së për profesionet e lira u ul nga 5 milionë në 0. Në fund të vitit 2010 (e kam

gjetur në protokoll), po ish-ministri Ridvan Bode, ka përgatitur vendimin për uljen nga 5

milionë në 2 milionë, por nuk është paraqitur për diskutim në Këshillin e Ministrave, ndodhet

në atë dosje. Pra, me një lëvizje janë futur në sistemin e deklarimit 17 mijë biznese dhe

inflacioni, për hir të së vërtetës, ishte brenda kuadrit të paracaktuar dhe të parashikuar. Nuk

diskutohet! E njëjta gjë do të ndodhë dhe tani.

Unë mund të flas si të duash, si ministër i Financave, si politikan, por edhe si

specialist. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë me çmimet! Do ta shohim! Lëvizje 0, brenda

kuadrit të parashikuar të inflacionit, nga 1,6 në 2,2-2,5. Këtu do të lëvizë inflacioni gjatë

gjithë këtij viti. Se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, është histori më vete, që nuk ka të bëjë me

këtë zhurmën që bëhet.

Ndërkohë, ju kam sjellë dhe pragun e TVSH-së së rajonit, që të kuptojmë çfarë jemi

duke bërë. E kemi kthyer në euro. Shqipëria e ka 15,500 euro, Mali i Zi e ka 16 mijë euro,

Maqedonia 16 mijë euro, Greqia e ka 10 mijë euro, Italia s’ka prag fare, Bosnja 25 mijë euro,

Bullgaria 25 mijë euro. Ju solla shembullin e Gjermanisë dhe të Austrisë. Pra, jemi duke

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

27

paraqitur një prag, i cili jo vetëm që s`është jashtë normales, por është praktikë e referuar në

shumë vende.

Ajo që dua të theksoj është se kostoja administrative do të jetë zero. Çmimet nuk do të

lëvizin dhe kush e shet si “taksë e re”, e bën ose për qëllime politike, për të dezinformuar, ose

nga padija. Si të duan le ta zgjedhin!

Praktikisht, jemi duke folur për deklarim (dhe do ta mbyll, pastaj jam gati t’ju jap sa

informacione të doni). Kudo që blihet kjo shishe, te dyqani i vogël i lagjes apo te Conad-i ,

brenda strukturës së çmimit ka TVSH-në. Kush e kundërshton, është duke blerë jo te dyqani i

lagjes, as te Conad-i, por diku tjetër, që nuk është në sistemin tatimor.

Erion Braçe – Mirë ishte të mos i bënim reklamë asnjë kompanie, zoti Ministër, por

të merreshim me dyqane lagjesh.

Jo asaj, asaj tjetrës.

Ka pyetje?

Zonja Kushi...

Evis Kushi – Faleminderit, kryetar!

Duke falënderuar ministrin për këtë informacion të detajuar mbi zbatimin e skemës së

re të TVSH-së, meqenëse kemi edhe mediet, kam dy pyetje, që, në fakt, vlejnë më shumë për

qytetarët që na ndjekin sesa për ne, se shumica e anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë janë

ekonomistë, shumë prej tyre janë specialistë të fushës dhe e kuptojnë shumë mirë!

Pyetja e parë: A do të ndikojë apo jo te konsumatori? Ju e thatë disa herë, faktikisht,

që çmimet nuk do të... Dua ta përforconi edhe një herë. Për konsumatorin përfundimtar do të

ketë apo jo ndikim?

E dyta, çfarë ndikimi do të ketë te vetë bizneset?

A pritet ndonjë efekt negativ, përveç efekteve pozitive që ka e gjithë kjo, që ju i

sqaruat dhe që i kemi diskutuar edhe një herë me paketën fiskale?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A pritet të ketë ndonjë problem, për shembull, në lidhje me informalitetin apo me

abuzimin? Pra, cilat janë pritshmëritë tuaja?

Faleminderit!

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Ministër!

Arben Ahmetaj – Faleminderit, zonja Kushi!

A ka ndikim në çmim? Zero.

Nga erdhi kjo shishja (se dua ta mbyll)? Kur u prodhua, a kishte? Kur u shit, a kishte?

Po. Cila është diferenca? Nuk deklarohej. Do të deklarohet dhe do të ndihmojë biznesin e

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

28

vogël, se do të zbresë dhe do të fillojë të rritet, madje. Do të zbresë, do të ketë të drejtën e

zbritjes dhe këtu i vogli do të jetë i vogël. I vogli, që shtiret si i madh, do të bëhet i madh, kjo

është historia. Nuk diskutohet fare. Konsumatori nuk ka asnjë efekt.

Çfarë do të thotë kjo? Në qoftë se unë jam një biznes i vogël dhe e shes këtë shishe

200 lekë, Niko është biznes i madh dhe e shet këtë shishe po 200 lekë, sepse kështu është

konkurrenca e tregut. Ditën që unë e deklaroj do ta shes 210 lekë këtë shishe, a e kam pasur

unë këtë çmim kur ma ka transferuar Niko? Pra, 20%-shin? Patjetër që e kam pasur.

Erion Braçe – Dhe mund ta shesësh.

Arben Ahmetaj - Mund ta shesësh dhe 210 lekë po të eci tregu. Mund ta shesësh

edhe 190 lekë, por jo se do të rriten çmimet se po e deklaroj unë.

Erion Braçe – Zoti Ministër, se po ndërhyj në pyetjen që bëri zonja Kushi.

Si ndalohet 210-shja që thoni ju? Për ju 210-shi është abuzim?

Arben Ahmetaj – Për mua 210-shi është çmim tregu, nëse është. Pra, nëse është, ky

është çmim tregu. Që do të thotë se e ka të pamundur. Për shkak të kostos nuk ka nevojë. Se

thatë nuk ka kosto. Për shkak të tregut, në këndvështrimin tim, nuk ka nevojë, sepse tregu e

orienton te 200 lekëshi. E mora si shembull. Për shkak të strukturës fiskale, kur është brenda

fiskut, TVSH-në tashmë e ka këtu brenda në strukturë të çmimit që përpara, që në dhjetor të

2016-s, sepse kjo ka qenë struktura e çmimit. I vetmi ndryshim është deklarimi. Pra, unë

ftohem me ligj të deklaroj. Iu referova futjes në sistem të 17 mijë bizneseve në vitin 2010 pra,

atë që ka bërë ish-ministri atëherë. Pra, gjithsej 07% e TVSH-së totale në lidhje me këta. Nuk

është ky qëllimi. Dhe në 2011-n nuk ka qenë ky qëllimi, që të tatohet biznesi i vogël, sepse

është produkti, është malli dhe shërbimi i tatuar në finale. Nuk ka ndryshuar ngarkesa. Është

ftuar të deklarojë. Dhe nuk ndryshuan çmimet për atë shkas. Çmimet kanë instrumente të

ofertës dhe të kërkesës komplet tjetër nga detyrimi për të deklaruar. Mos t’u kthehemi disa

gjërave që nuk kemi nevojë t’i diskutojmë.

Prapë do të vazhdojë që të mos ketë ngarkesë të re, përkundrazi, i gjithë fokusi është

te biznesi i madh. Me këtë tentojmë të mbyllim të gjitha transaksionet për ta pasur në fokus.

E lidhur me procesin e fiskalizimit që po bën Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve një projekt

shumë i detajuar fiskalo-teknologjik do të kemi në kohë reale online të dyja transaksionet,

kuptohet deri kur të mbarojë projekti. Pra, konsumatorë, biznes-konsumatorë dhe biznes-

biznes. Që do të thotë se Shqipëria po bën një hap shumë të madh në transparencën fiskale

dhe në luftën kundër informalitetit.

Faleminderit!

(Zonja Tabaku flet pa mikrofon.)

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

29

Erion Braçe – I lidhi të dyja.

Arben Ahmetaj – I lidha, deputete. Gjithsesi po i referohem pyetjes. Patjetër që do të

ketë efekt pozitiv të drejtpërdrejtë. Unë e theksova, qëllimi dhe fokusi është biznesi i madh.

Pra, lidhja e transaksionit aty ku na ndërpritej. Lidhja e transaksionit diku na ndërpritej

sigurisht. Ai që është i vogël do të ngelet i vogël, në kuptimin ai që është realisht i vogël. Ai

që shtiret si i vogël, por në fakt nuk është i vogël, do të fillojë të ndryshojë përgjegjësinë

fiskale patjetër, përgjegjësinë tatimore, patjetër. Pra, do të fillojmë të kemi dhe transparencë,

nuk diskutohet.

Erion Braçe - Faleminderit!

Po, zoti deputet.

Agron Shehaj – Faleminderit!

Unë i ftoj qytetarët të dëgjojnë ministrin me shumë vëmendje, sepse gënjeshtër si kjo

nuk kam dëgjuar ndonjëherë.

Zoti Ministër, ju lutem më nderoni me vëmendjen tuaj. Ju dëgjuam, zoti Ministër, për

dy orë rresht.

Po thosha se ftoj qytetarët të ndjekin me shumë vëmendje deklaratat që sapo thatë,

sepse janë një mashtrim. Dhe kjo gjë tregon shumë mbi seriozitetin e punës së kësaj qeverie.

Të thuash që çmimet nuk do të ngrihen, nuk do të ketë asnjë ndikim mbi çmimet, pasi fute një

taksë të re, është një gënjeshtër që edhe një fëmijë 5 vjeç mund ta kuptojë.

Unë kam një pyetje, para se të dal te konkluzionet. Ju thoni që nuk do të ketë asnjë

ndikim në çmime. Ju sapo thatë që te shishja e ujit, pavarësisht se ku e blen sot, çmimi është i

njëjti, dhe TVSH-ja është e përfshirë, gjë që nuk është absolutisht e vërtetë. Është e përfshirë

TVSH-ja që ka vendosur shitësi. Shitësi me shumicë ka një çmim, shitësi me pakicë ka një

çmim tjetër. Duart në kokë, zoti Ministër, i vënë qytetarët shqiptarë, jo ju. Këta qytetarë

shqiptarë vënë duart në kokë dhe ikin.

Unë kam një pyetje. E zëmë sikur ndikimi në çmime do të jetë zero. Sipas mendimit

tuaj, zoti Ministër, do të ketë ndikim mbi fitimin e bizneseve të vogla që do të përfshihen në

skemë?

Erion Braçe – Po, urdhëroni!

Ky është shqetësimi, fitimi i fshehur. A do të ketë rritje të fitimit?

Agron Shehaj –Unë i bëj vetë pyetjet. Nuk kam nevojë për interpretim, zoti kryetar.

E zëmë që është e vërtetë ajo që thoni ju, që nuk do të ketë ndryshim në çmim. Sipas

mendimit tuaj, a do të ketë ndikim mbi fitimin e bizneseve të vogla që do të përfshihen në

skemën e TVSH-së?

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

30

Erion Braçe – Si negativ, edhe në rritje. Pra, janë dy pyetje, zoti Ministër. E para, a

është e vërtetë ajo që thoni ju? E marrim të vërtetë atë që thoni ju.

Agron Shehaj – E lëmë teatrin. Nuk ka nevojë për teatër. Nuk kam nevojë për

interpretimin tuaj këtu. Ka nevojë për komentim.

Erion Braçe - Kjo seancë nuk është vetëm për ty, por është për të gjithë ne. Edhe ne

duam të kuptojmë. Edhe unë jam shumë i interesuar që ministri të thotë këtu të vërtetën. Siç

je ti interesuar që ministri të thotë të vërtetën. E para, nëse...

Agron Shehaj - Kjo tregon qartas që dini vetëm të mashtroni! Dhe këtë po ma

shtroni. Me TVSH-në po mashtroni.

Erion Braçe – E bëri pyetjen siç dinte. Unë nuk po them që pyetjen e bëri siç nuk

dinte. Siç dinte e bëri pyetjen.

Dhe një herë, zoti Ministër, na thatë të vërtetën për atë punën e ujit që keni përpara. E

para.

Dhe e dyta, a do të ketë ndikim apo jo?

Arben Ahmetaj – Unë do të detyrohem ta bëj si në klasë të parë ushtrimin.

Erion Braçe – Ruani etikën!

Arben Ahmetaj – Unë do ta bëj...

Erion Braçe – Po, pra, po ju duhet të ruani etikën.

Agron Shehaj – Bëjeni edhe sikur jeni në kopsht, se unë nuk marr vesh nga biznesi.

Se unë në fakt nuk marr vesh nga biznesi. Më shpjegoni ju se çfarë është. Bëjeni si në kopsht,

vetëm sqaroje.

Erion Braçe – Bëje ashtu si në kopsht vetëm sqaroje me kumbulla.

Agron Shehaj – Në fakt, unë nuk marr vesh nga biznesi. Dakord. Kështu që më

shpjegoni ju se çfarë është TVSH-ja dhe si funksionon TVSH-ja. Ju merrni vesh shumë mirë.

Ju keni qenë doganierë, keni qenë në tatime, keni qenë ministër i Financave.

Arben Ahmetaj - ... se nuk është Flori këtu, se me Florin e kam shkruar ligjin.

Erion Braçe – Mos përmendni litarin.

Arben Ahmetaj – Nuk është këtu, se e kanë dëbuar nga ky komision.

Jorida Tabaku – Nuk është normale të përmendim këtu kolegët që nuk janë këtu.

Arben Ahmetaj – Atë e di unë, nuk e di ti. Ti nuk je rojtarja e deputetëve.

Erion Braçe – Zoti Ministër, qytetarët janë shumë të interesuar të dinë.

Arben Ahmetaj – Unë dhe deputeti i nderuar kemi dy pozicione shumë të ndryshme.

Deputeti thotë që në shishen e tij në strukturën e çmimit final nuk është përfshirë TVSH-ja.

Unë them që në strukturën e çmimit të të njëjtës shishe është përfshirë TVSH-ja. Unë do t’i

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

31

ftoj shqiptarët ta fusin në facebook këtë dhe të na gjykojnë. Unë them që në këtë shishe,

pavarësisht se ku është shitur, është përfshirë TVSH-ja në strukturën e çmimit final.

Erion Braçe – A e paguajnë qytetarët apo jo?

Arben Ahmetaj – E kanë paguar çdo ditë të jetës së tyre. Që nga dita që është

vendosur TVSH-ja është zëvendësuar me taksën e qarkullimit.

Agron Shehaj - Zoti Ministër, pyetja ishte shumë e qartë.

Arben Ahmetaj – Ditën që TVSH-ja ka zëvendësuar taksën e qarkullimit në çdo mall

apo shërbim, përveç atyre që janë me ligj të përjashtuara. Për shembull, ilaçet që këta i

taksonin ne nuk i taksojmë. Përveç atyre çdo mall ose shërbim ka të përfshirë në mënyrë të

deklaruar apo jo të deklaruar, flas në faturë, çmimin e TVSH-së që do të thotë se çmimi te

konsumatori nuk ndryshon. I vetmi mall që nuk ka TVSH është malli kontrabandë.

Agron Shehaj – Ju po gënjeni.

Arben Ahmetaj – Të na gjykojnë shqiptarët dhe specialistët.

Agron Shehaj – Nejse, pyetja ime ishte tjetër.

Lërini mashtrimet! Nuk e kuptoni sa po gënjeni.

Arben Ahmetaj – Ai thotë që nuk ka TVSH.

Moj zonjë, mos u përfshi në këtë diskutim...

Më fal, por kjo shishe dhe ajo shishe që ti ke në dorë sot ka TVSH.

Agron Shehaj – Nuk ka asnjë mundësi, nuk bindni asgjë me këtë. Ky është mashtrim

i pastër. Kështu që lëreni këtë muhabet, se nuk keni nga të shkoni. Ajo shishja që thoni ju...

Arben Ahmetaj – Parashikoj që do të bëhemi meme në Republikën e Shqipërisë unë

dhe ti me këtë shishe. Do të lëmë nam! Unë them që ky në çmim... ... ti thua që nuk ka. Unë

do të ftoj meme-t që të bëhen meme nesër në facebook për qejf dhe ta kuptojmë se çfarë

thamë. Kjo, i nderuar deputet ka TVSH, pavarësisht se ku shitet. Pse? Sepse në strukturën e

çmimit duke filluar nga prodhuesi apo nga importuesi, deri te shitësi me pakicë, është i

detyruar qoftë nga kosto, qoftë nga ligji. Pra, dhe nga struktura e çmimit të përfshijë TVSH-

në, pavarësisht se në faturën finale e deklaron më vete apo e deklaron pjesë të çmimit. Këtë

nuk e ndryshon dot ti, nuk e ndryshoj dot unë. Do të bëhesh meme. E para.

Agron Shehaj – Ju po gënjeni!

Arben Ahmetaj – E dyta, nuk do të cenohet fitimi i asnjë biznesi. Është deklarim.

Madje bizneseve të vogla që do të arrijnë të zbresin TVSH-në, për shkak të deklarimit

korrekt, mund edhe t’ju shtohet.

Agron Shehaj – Zoti Ministër, me këtë që sapo thatë që nuk do të ketë as ngritje

çmimesh as ulje tatimesh disa gazeta...

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

32

Nuk e kuptojmë se si do të merret kjo taksë e re, sadopak që të jetë, 1 milion lekë, pa

pasur asnjë efekt as te çmimet, as te fitimi. Kush do ta paguajë këtë taksë?

Arben Ahmetaj – I nderuar deputet, këtë taksë dhe TVSH-në që është tatim, kanë një

jetë që e paguajnë shqiptarët, që në vitin 1996, ditën kur ligji mbi taksën e qarkullimit, që e

ka bërë ky djali, ai djali...

Agron Shehaj – Nga xhepat e kujt do të dalë taksa e re që ju do të vilni?

Arben Ahmetaj – Dëgjoje deri në fund. Çdo shqiptar ka paguar TVSH për çdo mall

dhe për çdo shërbim, që nuk është i përjashtuar me ligj, që do të thotë se kjo shishe, që do të

bëhet meme nesër, e ka brenda çmimit në TVSH-në 20% të deklaruar në faturë apo jo, nuk ka

rëndësi, brenda strukturës së kostos, kur ky mall në rastin konkret dhe jo shërbim është

brenda sistemit fiskal. Që do të thotë se sipërmarrja që e shet është e formalizuar. Që ta dish

këtë gjë.

Agron Shehaj – Për një ministër financash është vërtet qesharake kur bën deklarata të

tilla, që do të thotë se ne do të vendosim një taksë të re, do të vjelim 2%, 1%, pak rëndësi ka.

Arben Ahmetaj – Është vjelë.

Agron Shehaj – Kështu që nuk do të ketë vjelje më shumë. Kaq.

Nuk do të fusni duart në xhepat e askujt. Kjo taksë e re, kjo ngritja e taksës, rritja e

taksës kush do ta paguajë?

Arben Ahmetaj – Nuk ka rritje takse, por as deklarim. Kuptoje këtë gjë.

Agron Shehaj – Nuk e paguan askush. Më pas deklarimi, zoti Ministër, ka pagesë.

Nuk ekziston deklarimi... Lëri mashtrimet! Pas deklarimeve ka pagesa, zoti Ministër. A keni

bërë ndonjëherë biznes? E dimë se si e keni bërë biznesin

Arben Ahmetaj – Çfarë ke që bërtet? Merre me qetësi se dashuria iku. Ja ku e ke

shishen prapë. Meme e ke nesër. Është paguar që nga viti 1996. Që nga viti 1996 çdo mall

ose furnizim malli, ose shërbimi, po i referohem gjuhës teknike, që është jo i përjashtuar me

ligj dhe që është i formalizuar, ka në strukturë të çmimit të vet 20%-shin, pavarësisht se ku u

shit. Këtë nuk e ndryshoj dot as unë, as ti. Kjo është e vërtetë absolute.

Erion Braçe – A keni pyetje të tjera?

Agron Shehaj – Pavarësisht se jemi në një pikë ku gënjejmë me buzëqeshje pa gjë të

keqe fare... Do të shikojmë se çfarë do të shkruajnë gazetarët nesër pas kësaj deklarate, ose

sot mbase e përcjellin. Mbi një pjesë nuk kam shumë dyshime por...

Pyetja tjetër është: A e keni bërë një analizë apo parashikim mbi kostot shtesë që

bizneset e vogla do të kenë për përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e inventarit dhe për

deklarimin e TVSH-së? Për atë deklarimin e famshëm për të cilin po flisni? Do të kenë një

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

33

kosto këto bizneset e vogla apo nuk do të kenë asnjë kosto? Kontabilistët do ta bëjnë punën e

tyre falas?

Erion Braçe – Kosto administrative. Për këtë po pyesni, apo jo?

Arben Ahmetaj – Asnjë kosto. Një herë në 3 muaj kanë deklaruar sigurimet

shoqërore, një herë në 3 muaj do të deklarojnë edhe TVSH-në.

Agron Shehaj -Mbajtjen e inventarit.

Arben Ahmetaj – Asnjë kosto. Ai që mban fatura sot, do të mbajë fatura prapë.

Agron Shehaj – Kjo tregon sikur nuk e keni fare haberin e biznesit prandaj. Ministri i

Financave... Kjo është fatkeqësia.

Erion Braçe – Natyrisht fatkeqësia...

Më dëgjo pak. Duhet të rrezatojmë përgjegjshmëri. Çfarë janë këto biznese pa libër

inventari? Ku ndodh kjo? Në cilin vend të botës ka biznese pa inventar? Në cilin vend të

botës nuk ka inventarë? Kë të thërras? Të thërras atë nga Korça që ka mbyllur dhe atë palo

dyqanin që kishte atje? Ka 2 vjet e gjysmë që nuk paguan asgjë dhe më del nëpër televizione

ku thotë se ai është biznes i vogël në Korçë! Atë të marr? Hyr në QKR, e ke të shkruar atje të

zezën mbi të bardhë. Aty thotë i pezulluar prej 2 vjetësh. Kë të thërras? Po të pyes edhe një

herë. Ti mendon se duhet të ketë biznes pa inventar? Nuk ke biznes pa libër inventari.

Agron Shehaj – Ju nuk keni lidhje me realitetin. Ky është problemi. Ju nuk keni

asnjë lloj lidhjeje me realitetin.

Erion Braçe – Përgjigju pyetjes, zoti Ministër.

Agron Shehaj – Iu përgjigj ai. Nuk ka kosto. Nuk do të ketë rritje çmimesh.

Erion Braçe – Kostoja administrative, zoti Ministër...

Agron Shehaj – Nuk do të ketë rritje çmimesh. Është ulje e përfitimit për bizneset

dhe nuk do të ketë kosto administrative për biznesin e vogël. Nuk ka asgjë.

Arben Ahmetaj – Nuk ka rritje çmimesh. Kjo është provuar...

Erion Braçe – Për kostot administrative pyeti zotëria. Ju lutem, përgjigjuni!

Arben Ahmetaj – Pyeti deputeti nëse ka kështu, ka ashtu, ka kështu.

Agron Shehaj -Po qeshin gazetarët.

Arben Ahmetaj – Po qeshin me ty! Mos qeshni me deputetin, ju lutem!

Erion Braçe – Zoti Ministër, ju lutem, se nuk kemi kohë.

Arben Ahmetaj – Çdo njeri bën gabimet e veta në jetë. Do të bëhet meme nesër dhe

kaq.

Erion Braçe – Zoti Ministër, ju lutem përgjigjuni!

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

34

Arben Ahmetaj – Nuk ka rritje çmimesh. Te konsumatori nuk ka rritje çmimesh,

sepse kjo meme-ja këtu, kjo shishja e ka tashmë 20%-shin që nga viti 1996. E para.

E dyta, që është po kaq e rëndësishme. Sot biznesi i vogël deklaron në mënyrë të

thjeshtëzuar. A ka biznes që nuk mban inventar? Ku ka biznes që nuk mban inventar për

veten e vet? Ky është diskutim që nuk dua t’i vë etiketime. Dhe nuk do të ketë kosto

administrative, sepse deklarojnë një herë në 3 muaj sot, do të deklarojë po nesër një herë në 3

muaj me të njëjtën platformë informatike. Kaq e thjeshtë është. Libra shitjeje mbajnë sot,

libra shitjesh mbajnë nesër.

Erion Braçe – Po, zoti Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto – Faleminderit!

Zoti Ministër, FMN-ja disa herë është shprehur se është kundër këtij veprimi. Ju a

keni ndonjë koment pse FMN-ja shprehet kundër? FMN-ja, në fakt, ka dhënë...

Erion Braçe – Në fakt, ministri e ka shkruar ligjin... Ai zotëria që ka në krahë është

një nga ekspertët më të mirë të TVSH-së. Një zotëri atje më mbrapa është një nga ekspertët

më të mirë të TVSH-së që është këtu. Ju lutem, ta lëmë këtë histori.

Zoti Haxhinasto.

Edmond Haxhinasto – Zoti Ministër, FMN-ja është shprehur disa herë kundër këtij

veprimi dhe argumenti që ka dhënë është se kontributi në TVSH i këtij segmenti është shumë

i vogël. Ata kanë dhënë rreth 2%. Ju thatë që qenka dhe më e vogël, 07% në total.

Argumenti tjetër i FMN-së ka qenë se barra që do të marrë administrata fiskale do të

jetë shumë e madhe për këtë përqindje shumë të vogël të kontributit në TVSH të kësaj

fashoje. Ju çfarë komenti keni për këtë qëndrim të FMN-së? Kjo është pyetja e parë.

Arben Ahmetaj – Ne e kemi diskutuar në detaje. Për hir të së vërtetës, unë të paktën

personalisht, m’u bënë gati 20 vjet që diskutoj në pozicione të ndryshme me FMN-në këtë

element. Patjetër që FMN-ja ka qëndrimin që duhet të fokusohemi tek tatimpaguesit më të

mëdhenj të TVSH-së. Dhe kemi bërë një ushtrim shumë të detajuar me FMN-në. Dhe të

falënderoj për pyetjen, zoti Haxhinasto! Kemi marrë tabelën e të gjithë tatimpaguesve të

Shqipërisë për t’u treguar se nga vjen 85% e TVSH-së. Fokusi i administratës tatimore do të

vazhdojë të jetë kjo pjesë.

Mirëpo çfarë kemi vënë re kur i kemi bërë analizë riskut të degëzuar? Të gjithë këta të

mëdhenjtë që paguajnë 85% të TVSH-së, kryesisht te shërbimet e mallrave, të gjithë

degëzohen te shumë NIPT-e të vogla diku-diku dhe të krijuara vetë. Për të filluar për të

shkarkuar, për të mos thënë shmangur të gjithë shumën e TVSH-së. Pra, pyetja juaj është e

drejtë, por fokusi është prapë kjo gamë biznesesh që paguan gati 85% të TVSH-së. Futja e

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

35

deklarimit do të na ndihmojë që të monitorojmë, të skanojmë më mirë këtë pjesë. Pra, ju e

thatë drejt. Jo se biznesi i vogël me 10 mijë biznese të vogla nga 2 deri në 5 do të japin

ndonjë TVSH. Kontributi është shumë i vogël. Kontributin i antiformalitetit ne besojmë se

do të jetë shumë i madh.

A është e thjeshtë për administratën? Në finale administrata duhet të kalojë shumë

sfida. Të njëjtën gjë ka thënë Fondi Monetar Ndërkombëtar në Gjermani. Sigurisht

administrata shqiptare nuk është e njëjtë me administratën gjermane. Do të ishte qesharake ta

thoshim. Të njëjtën gjë kanë kaluar administratat në Itali, të njëjtën gjë kanë kaluar në

Slloveni, në Austri, të njëjtën gjë në vendet e tjera të rajonit, në Greqi ku ul në 10 mijë euro.

Sfidë është për administratën. Unë besoj se administrata është e përgatitur teknologjikisht. Ka

gati 6 muaj që përgatit veten dhe ka gati 3 muaj që përgatit sistemin dhe komunikimin.

Kështu që unë besoj se kjo do të na sjellë efekte pozitive në antiinformalitet. Ju premtoj që

nuk do të ketë defokusim të administratës nga ajo gamë që paguan 85% të TVSH-së.

Edmond Haxhinasto - Faleminderit!

Pyetja ishte për komentin tuaj për FMN-në, por ju e shtjelluat në substancë pyetjen

dhe nga kjo rrjedh pyetja ime e dytë, që ka të bëjë pikërisht me formalizimin, se është e qartë

që formalizimi është shqetësimi juaj, apo jo?

Ju keni shqyrtuar mundësi të tjera, për shembull, duke pasur dhe riskun e rritjes së

çmimeve që është një risk mund të them dhe legjitim te dyqani i lagjes le të themi. Është

legjitim ky si risk, pavarësisht se TVSH-ja mund të jetë e inkorporuar në çmimin aktual. Por

si risk ekziston për t’u rritur si çmim. Keni shqyrtuar skema të tjera, për shembull, si shkrimi

zero i TVSH-së. Dhënia zero, shkrimi zero i TVSH-së në skontrino. Çmimi zero thjesht për

formalizim. Ose incentiva që qytetarët që dorëzojnë mbrapsht skontrinon dhe të marrin një

bonos me qëllim që të formalizohet e gjithë gjëja. A e keni shqyrtuar këtë skemë? Se janë më

pa risk sesa kjo skemë që ju propozoni me TVSH-në 20%. Kjo është pyetja e dytë.

(Zoti Arben Ahmetaj flet pa mikrofon.)

Arben Ahmetaj - Ndjesë! Po e filloj nga fillimi.

Duke iu referuar eksperiencës suaj në dekada dhe në kabinet, as dyshoja fare që do të

ishim dakord për TVSH-në e inkluduar në strukturën e çmimit për shishen kudo që e blen,

kështu që të falënderoj që ma rikonfirmove.

Për shqetësimin tuaj të dytë unë besoj se TVSH-ja zero në skontrino, në

këndvështrimin tonë, nuk është një promovim formalizimi. Ka instrumente që ne i kemi parë

dhe po i shohim, por që nga lotaritë, apo edhe le të themi kthimi mbrapsht i faturës që përdor

biznesi i vogël për të përfituar bonuse. Ka shumë vende që e kanë vendosur dhe e kanë hequr

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

36

për shkak të problematikave të shumëllojshme që i ka sjellë administratës tatimore. Nuk është

se kemi menduar ndonjë skemë sot. Do t’ju falënderoja nëse realisht do të na sugjeronit një

ditë tjetër, kurdo qoftë, ndonjë skemë që ne mund ta analizojmë, ta shohim. Nëse do të jetë

produktive, mund dhe ta diskutojmë.

Edmond Haxhinasto – Atyre që sjellin mbrapsht skontrinot i jepet një 2%-sh për

kthim bonusi...

Arben Ahmetaj – Ka një skemë të tillë. E provoi Turqia.

Edmond Haxhinasto – Janë skema që janë përdorur.

Faleminderit!

Pyetja e tretë është: A keni plan për uljen e TVSH-së për produktet e shportës? Besoj

se kjo ndikon drejtpërdrejt te çmimi i produkteve, apo jo? Duke qenë se konsumi, sipas të

dhënave të INSTAT-it, ka rënë për 90% të popullsisë.

Arben Ahmetaj – Politikat sociale, vendet me praktikat më të mira, i bëjnë me

instrumente sociale, nuk i bëjnë me instrumente fiskale. Pse? Po marr shembull një pako

makarona që mund të jetë pjesë e shportës...

Edmond Haxhinasto – Makaronat nuk janë në shportë, në dijeninë time.

Arben Ahmetaj – Mund të jenë, thashë. Nejse, ecim. Por janë brumëra. Ka brumëra

brenda.

Edmond Haxhinasto – Mund të jetë mielli.

Arben Ahmetaj – Patjetër. Por dhe makaronat pastaj konsekuencë është se aty...

Erion Braçe – Zoti Ministër, përgjigjuni pyetjes.

Arben Ahmetaj – Po i shpjegoj për logjikën e shportës. Ai mall blihet si nga një njeri

me të ardhura të ulëta, ashtu edhe nga një njeri me të ardhura të larta.

Edmond Haxhinasto – Zoti Ministër, kjo nuk është politikë sociale, kjo është

politikë e çmimeve të shportës, që e kanë edhe vende të tjera, si Italia e të tjerë, që TVSH-ja

për produktet e shportës për të gjithë popullsinë është shumë më e ulët se 20%. Pra, kjo ishte

pyetja, nuk po flisja për politikat sociale.

Arben Ahmetaj – Ka edhe direkt, por arsyeja që bëhet diferenca fiskale është sociale.

Besoj se praktikat më të mira janë kur t’i fokusohesh tek ato komunitete me instrumente

sociale dhe besoj se kjo është praktika dhe politika e qeverisë “Rama 1, 2”, edhe 3, besoj se

ka dhënë efekte. Kam me vete diçka interesante, zoti Haxhinasto, për debatin e varfërisë dhe

të falënderoj që më pyete drejtpërdrejtë. Jo, nuk kemi asnjë projekt për të bërë. E kemi bërë

me ilaçet, ishte caktuar edhe sëmundja dhe ua hoqëm taksën ilaçeve. Këtu kam sjell një faqe

nga raporti i Bankës Botërore i datës 20 mars për varfërinë dhe pjesa e grafikut me të kuqe...

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

37

Erion Braçe – Cilit viti i referoheni?

Arben Ahmetaj – Vitit 2018.

Linja me të kuqe, që është në rritje, është konsumi privat, këtu jemi në vitin 2012, ku

është cilësuar si viti më i varfër i shqiptarëve pas ‘91-shit dhe ‘97-ës, pra konsumi privat në

rritje. Kurse ky është viti 2018, faqja 4 e raportit mbi varfërinë. Kjo me ngjyrë gri është

numërimi i varfërisë, 2,5 dollarë për person në ditë dhe e kemi në ulje numrin e personave.

Viti 2012 është viti me numrin më të lartë dhe është kulmi i varfërisë, pra kjo ka ardhur në

rënie. Në informacionin tim zyrtar, ndoshta më 18 prill del raporti përditësuar i Bankës

Botërore, do të shikoni të vërtetën mbi varfërinë, që nga viti 2012. Por nëse doni, mund ta

shikoni që nga viti 2008 dhe deri në vitin 2018, aty do të bëjmë një debat, pa emocione me

njëri-tjetrin për raportin e Bankës Botërore. Pra, se çfarë thotë Banka Botërore për varfërinë

ndër vite. Kështu që, besoj se politikat kanë shkuar në këtë drejtim, në uljen e varfërisë, e

konfirmuar nga raporte të institucioneve ndërkombëtare.

Faleminderit!

Edmond Haxhinasto – Zoti Ministër, në fakt, nuk e kuptoj si të dhënat për vitin 2018

mund të jenë në raport, sepse viti 2018 sapo ka filluar. Mund të jetë raporti i vitit 2018, por

duhet t’i referohet domosdoshmërisht një periudhe të mëparshme, sepse nuk ka mundësi që

në mars të vitit 2018 të jepet vlerësimi për të gjithë vitin 2018. Mund të jenë projeksione,

mund të jenë hamendësime, por jo të dhëna faktike.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, pra, projeksioni është gjë tjetër. Megjithatë, nuk është ky argumenti.

Së fundi, duke qenë se rritja i kësaj shtese në skemën e TVSH-së, dhe duke qenë se ju

me të drejtë ngritët problemin që ka një evazion fiskal në paguesit mëdhenj të TVSH-së, apo

jo, dhe ai është shqetësimi juaj kryesor, a keni plan që të koncesiononi me ndonjë formë

partneritetit publik privat sistemin fiskal, administratën fiskale, shërbimin fiskal për të

mbledhur taksat me koncesion?

Faleminderit!

Arben Ahmetaj – Jo, nuk do të ndjekim shembujt referuar rrugëve. Kam dy artikuj,

por do t’i nxjerr në momentin e duhur, edhe të ish-ministrit, të ndjerit Sokol Olldashi, ku

përqasnit politikë nga ato shkrime zyrtare të vendosjes së taksës për kilometër rrugë. Po

koncesionet? Rrugët kanë logjikë fisku, nuk ka logjikë të koncesionohet dhe nuk ka pasur

kurrë ndonjë përpjekje për t’u koncesionuar ndonjë mbledhje takse. Në logjikën e ligjit mund

të kishte agjentë të mbledhjes së taksave, siç është OSHEE-ja, e cila në një moment do të

bëhet potencialisht, apo siç është aeroporti i Tiranës, agjent në favor të buxhetit të shtetit për

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

38

të mbledhur një taksë, sepse do ta ketë më kollaj për shkak të momentit të maturimit dhe të

mbajtjes fizike. Gjithsesi, nuk ka asnjë plan dhe nuk do të ketë asnjë plan koncensionimi për

mbledhjen e taksave.

Erion Braçe – Faleminderit!

Besoj se nuk ka më pyetje?

Urdhëroni!

Arben Pëllumbi – Personalisht bëj pjesë te deputetët, jo vetëm si pjesë e

maxhorancës, por edhe të bindjes sime, që kjo lloj ndërhyrje në treg duhej bërë, sepse besoj

se nuk ka të bëj thjesht me atë që është realisht biznes i vogël, por ka të bëjë me atë që nën

biznesin e vogël, fshihesh duke, qenë biznes i madh, dhe në atë që nëpërmjet biznesit të vogël

kontrabandon. Pra, fut produkte të kontrabandës. Ndaj, e kam votuar me shumë kënaqësi këtë

ndërhyrje të re që keni bërë dhe jam i bindur, që, në rast se do të sjellë ndonjë rritje të vogël

të kostos, ajo ka për të qenë aq minimale, saqë efekti pozitiv që do të kemi në të ardhmen do

të jetë shumë më i lartë. TVSH-ja është një taksë e vështirë dhe kjo pjesë e biznesit e ka

shumë të vështirë ta kuptojë. Ka njëlloj stepjeje, frike që po ndjejmë në uljen e konsumit në

këtë periudhë.

Mendoni se është kjo një nga arsyet që ka sjellë forcimin e lekut në periudhë dhe nëse

jo, çfarë arsyesh të tjera mund të kenë ndikuar? Do vazhdojmë të kemi forcim të lekut edhe

gjatë vitit?

Arben Ahmetaj – TVSH-ja, në dukje është taksë e vështirë, por, në fakt, është shumë

e thjeshtë për sipërmarrjet. U jep shumë mundësi duke nisur nga kreditimi deri te disiplinimi.

Pra, kur i referohesh duket si e vështirë, por, në fakt, është e kundërta.

Rritja e konsumit, siç e thotë edhe raporti i Bankës Botërore, zoti Pëllumbi, ka ardhur

për shkak të përmirësimit të tregut të punës. Do të jap një kopje të raportit.

Forcimi i lekut (unë sot kam një takim me guvernatorin, sepse Banka e Shqipërisë

është autoriteti monetar), teorikisht mund të ketë ardhur nga përmirësimi i hyrjes së valutës

për shkak të turizmit, rritjes së eksporteve apo remitancave. Shpesh ka pasur edhe arsye

artificiale apo indikacione që mund të ketë shitje asetesh.

Të gjitha këto unë do t’i diskutoj sot me guvernatorin për të parë se çfarë është duke

ndodhur përtej kursit të këmbimit. Në diskutimin telefonik që pata dje me të për këtë arsye, u

informova se pritet një vlerësim i euros në ditët që vijnë. Gjithsesi, këtu ka elemente,

kryesisht tregu, që veprojnë. Gjithsesi, siç ju thashë, sot kam lënë një takim me guvernatorin

për ta diskutuar këtë çështje, sepse besoj se ai është autoriteti monetar ligjërisht përgjegjës

edhe për këtë pjesë në bazë të funksionit.

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

39

Erion Braçe – Ka pyetje të tjera?

Urdhëroni, zonja Tabaku!

Jorida Tabaku – I dëgjova me vëmendje ministrin dhe të gjithë kolegët dhe prita të

flas në fund, megjithëse mund të kisha çështje që lidheshin edhe me elementë që ministri i

përmendi që në fillim.

Së pari, unë shpresoj që të kesh ardhur në komision jo vetëm për memet, por për të

diskutuar edhe ndonjë gjë tjetër në lidhje me TVSH-në e biznesit të vogël.

Thatë që jeni duke bërë një fushatë të fuqishme marketingu për biznesin e vogël në

rrjete sociale, po shpërndani fletëpalosje dhe biznesi i vogël është shumë i kënaqur, ndërkohë

që opinioni i tyre është totalisht ndryshe. Jo më larg se ditën e shtunë, dëgjova zotërinë që

përmendi kryetari i komisionit të thoshte që biznesi i vogël është duke deklaruar, që do të

ketë vështirësi për rritjen e çmimit dhe rënien në fitime si rezultat i përfshirjes së biznesit me

xhiro deri në 2 milionë në skemën e TVSH-së.

Unë kam diskutuar me kontabilistë që merren me biznese të vegjël nga njëra

anë, por nga ana tjetër edhe me biznese të vegjël konkretisht dhe kanë bërë llogaritjet se çfarë

do të bëjë një biznes i vogël pasi të përfshihet në skemën e TVSH-së. Do të plotësojë

deklaratën zyrtare të drejtorisë së tatimeve për këtë çështje, do të plotësojë librin e shitjeve

dhe librin e blerjeve, në varësi të faktit nëse e ka në pronësi apo jo do të ketë shpenzime edhe

për taksën e pronës dhe, sipas llogaritjeve, do të ketë nga një marzh fitimi 23% (kur themi

23% për biznesin me xhiro deri në 2 milionë flasim për fitime minimale), në 16%.

Pra, do të ketë rënie në fitime vetëm si rezultat i kësaj, sepse ka shpenzime

administrative shtesë. Ju thoni që nuk ka, por ka. Asnjë përfaqësues i bizneseve të vegjël që

unë kam taklluar nuk di ta plotësojë vetë këtë formular. Të gjithë më kanë thënë që kanë

marrë kontabilist për ta bërë këtë. Është e pamundur për një biznes të vogël të plotësojë këta

formularë, që ju thoni se do u vijnë me mesazhe, do t’i nxirrni në facebook, do u jepni

fletëpalosje, do i çoni tek këndi për t’i informuar, pa shpenzime që shkojnë deri në 50 mijë

lekë të reja. Vetëm shpenzimet administrative ndikojnë te biznesi për të ulur marzhin e

fitimit nga 23%, që e kanë, në 16%, që është marzhi i mbijetesës. Po flasim për biznese me

xhiro deri në 2 milionë.

Një problem tjetër real që ngrenë bizneset për zbatimin e skemës së TVSH-së, është

rimbursimi i TVSH-së. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rimbursimi i TVSH-së

është rritur ndër vite (informacioni i fundit që ne kemi marrë), dhe lidhet me projektin TAP.

Të gjitha bizneset e tjera nuk rimbursohen.

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

40

Meqenëse ju keni shumë qejf ta përmendni FMN-në (në fakt, e përmendën prej zotit

Haxhinasto te taksa e pronës), nuk thoni që FMN-ja ju ka thënë që administrimi i TVSH-së te

biznesi i vogël do të jetë problematik. Në relacionin e buxhetit thuhet që do të sjellë 1,5

miliardë lekë të ardhura për 140 miliardë lekë të ardhura që ka TVSH-ja në përgjithësi. Pra,

1%, ndërkohë, do të angazhosh administratën tatimore për të detyruar bizneset të plotësojnë

këta formularë, të cilët kanë kosto administrative shtesë për to. Praktikisht është një e ardhur

pothuajse e papërfillshme për buxhetin e shtetit duke angazhuar kaq shumë administratë, fuqi

dhe burime, sepse, në fund të ditës, kaq sa do të nxjerrësh nga TVSH-ja e biznesit të vogël, ti

ua ke falur bizneseve të mëdha pafund gjatë vitit të kaluar. Unë i ndaj shqetësimet e biznesit

të vogël dhe kërkoj që qeveria ta rimendoj edhe një herë futjen e këtij biznesi në skemën e

TVSH-së.

Ju thatë që preken 10 mijë biznese. Në fakt, në një letër që më keni nisur në muajin

tetor, biznese me xhiro deri në 5 milionë janë pothuajse 65 mijë, ndërkohë që 2-5 milionë

janë më shumë se 10 mijë. Është e vërtetë që është dinamike, sepse numri i bizneseve

ndryshon çdo muaj. Ju kam kërkuar një informacion tjetër para dy muajve për numrin e

bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së, por akoma nuk kam marrë përgjigje.

Meqenëse ne nuk na informoni, shpresoj ta keni për veten tuaj, sepse Ministria e Financave

duhet ta ketë të saktë për qëllimet e saj duke qenë se kjo taksë do të fillojë të zbatohet.

Kështu që, edhe një herë ngre shqetësimin për të gjitha elementet që përmendëm unë

dhe kolegët e mi për rënien e fitimit të biznesit të vogël, për rrezikun e rritjes së çmimeve, që

do të fillojë nga data 1 prill, por edhe për faktin që administrata tatimore nuk i ka kapacitetet

për të administruar këtë taksë te biznesi i vogël duke pasur parasysh rezultatin final,

mbledhjen e kaq pak të ardhurave. Shpresoj shumë që qeveria shqiptare ta marrë në

konsideratë.

Faleminderit!

Erion Braçe – Urdhëroni, zoti Ministër!

Arben Ahmetaj – Përgjigjen jua dhashë disa herë. Kalkulimet që u dhanë këtu nuk

ishin korrekte, megjithatë nuk dua të merrem me këtë pjesë.

Unë e theksoj që nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe kosto për biznesin. Ju lutem,

mos e trajtoni biznesin e vogël shqiptar si budalla kur thoni këtu që ata njerëz nuk dinë të

deklarojnë. Pse i trajtoni si budallenj ata njerëz që kanë krijuar biznese? Pse fyeni mbi 70

mijë biznese duke thënë se ata nuk dinë të deklarojnë?

Jorida Tabaku – 10 mijë apo 70 mijë, sepse nuk po e kuptoj?

Arben Ahmetaj – Çdo të thotë fjalia “biznesi i vogël nuk di të deklarojë”?

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

41

Jorida Tabaku – Nuk e thashë asnjëherë këtë gjë. Nuk i ofendova asnjëherë.

Arben Ahmetaj – I bie që një biznes i vogël në Maqedoni është shumë herë më i

zgjuar se një biznes i vogël në Shqipëri, ata dinë të deklarojnë, kurse shqiptarët nuk dinë të

deklarojnë.

Jorida Tabaku – Nuk është nevoja as për facebook dhe as për fletëpalosje. Biznesi i

vogël kërkon të mos përfshihet në skemën e TVSH-së.

Arben Ahmetaj – Ju lutem të mos e fyeni biznesin, sepse ai është i zgjuar. Është më

i zgjuar se unë dhe si ti. Kjo është e sigurt.

Jorida Tabaku – Ke të drejtë, nuk i bëni dot për budallenj.

Arben Ahmetaj – Kështu që, mos i trajtoni sikur nuk kuptojnë. Përderisa dinë të

deklarojnë, madje shumë shpesh na japin edhe mësime, sigurimet shoqërore, përderisa ata,

nga 5 në 8, për 1 sekondë mësuan të deklaronin në mënyrë të përmuajshme, do t’ju lutesha të

mos e fyeni biznesi shqiptar, i vogël apo i madh qoftë.

E dyta, që është po kaq e rëndësishme, unë jua kam çuar zyrtarisht informacionin dhe

mund t’jua konfirmoj edhe me protokoll. Janë 10-11 mijë biznese që hyjnë në skemën e

deklarimit dhe janë rreth gjashtëdhjetë e ca mijë biznese me xhiro 0 - 2 milionë. Pra, kur i

referoheni Ministrisë së Financave, ato janë informacione që ju i merrni dhe i përdorni, me të

drejtën tuaj dhe detyrimi tonë, nga informacionet tona transparente. Edhe ky informacion

është transparent. E para, nuk mbajmë dot asgjë sekret. E dyta, e kemi detyrim ligjor të jemi

transparent. E treta, janë të gjitha në disa burime informacioni.

Pra, janë 10 - 11 mijë biznese që do të hyjnë ë skemën e deklarimit. Kjo është.

Erion Brace – Faleminderit!

Ka ndonjë çështje tjetër për t’u diskutuar?

Urdhëroni!

Agron Shehaj – Faleminderit!

Pavarësisht mashtrimit që dëgjuam të thuhej këtu (kjo është edhe teatër, sepse kemi

një ministër Finance dhe Ekonomie që gënjen), çështja e TVSH-së është një problem shumë i

madh për të gjithë bizneset e vegjël.

Nëse vendoset një taksë e re, për shembull nëse çmimi i naftës rritet me 10 lekë, dy

gjëra ndodhin: ose shitësi do ta fusë në kosto duke ulur fitimet e veta, ose do të rritet çmimi.

Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Të thuash që çmimi i akcizës nuk do të ndikojë as te

shpërndarësi dhe as te konsumatori, është mashtrim.

Dua të sjell në vëmendjen tuaj indeksin e fundit të Dhomës Amerikane të Tregtisë

mbi klimën e biznesit në Shqipëri, i cili pati rënie nga viti 2016 në vitin 2017, zoti ministër.

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

42

Cilët janë treguesit kryesorë që kanë ndikuar në përkeqësimin e klimës së të bërit

biznes, sipas deklaratës së Dhomës Amerikane të Tregtisë?

E para, niveli i taksave. Faktikisht, anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë thonë

që taksat në Shqipëri janë rritur dhe ky është një problem

Çështja e dytë është burokracia e qeverisë. Praktikisht, gjithmonë sipas sipërmarrësve,

sepse ata punojnë në terren dhe përballen vazhdimisht me burokracitë e qeverisë, qeveria jo

vetëm nuk i lehtëson, por i pengon në bizneset e tyre me burokraci.

Çështja e tretë e rëndësishme është konkurrenca e pandershme, zoti Ministër. Do të

thotë që favorizohen bizneset e miqve të qeverisë dhe maxhorancës dhe automatikisht

penalizohen bizneset pa mbështetje politike. Një element kyç i konkurrencës është edhe

përdorimi i parave të pista në ekonomi, zoti ministër. Për shembull, Sheraton-i. Jeni

informuar ju, zoti Ministër, pse Sheraton-i u largua nga Shqipëria?

Sigurisht, Sheraton-i ka pasur humbje ndër vite, por kur mori vesh që qeveria aprovoi

incentiva për të ndërtuar hotele të tjerë, automatikisht e pa pa leverdi këtë treg.

Çfarë bëjnë, nuk e bëjnë për të ndihmuar biznesin e vogël. Në të gjitha ekonomitë

moderne, biznesi i vogël punëson shumicën e personave, ju e dini shumë mirë këtë, por ju

jeni përqendruar vetëm te biznesi i madh. Të incentivosh hotelet me 4 dhe 5 yje në Tiranë,

ekonomikisht është pa sens. Këtë gjë e thotë tregu, jo unë, e thonë investitorët që ikin. Nuk e

di çfarë logjike tjetër keni ndjekur për ta bërë, por sigurisht nuk keni ndjekur logjikën e

incentivimit të biznesit të pastër.

Problemi tjetër është gjetja e stafit të kualifikuar. Nuk ka staf të kualifikuar për

sipërmarrësit, sidomos sipërmarrësit e huaj. Është normale që nuk ka staf të kualifikuar, sepse

një nga arsyet kryesore është largimi masiv i shqiptarëve dhe jo vetëm i atyre që janë të

varfër, por edhe atyre që janë të mirëformuar, të specializuar. Marrim rastin e mjekëve, për

shembull, të cilët po largohen përditë.

Problemi tjetër, që është një nga kryesorët, është se Shqipëria në vitin 2017 është më e

korruptuar se në vitin 2016. Këtë e thonë edhe anëtarët e Dhomës së Tregtisë, të cilët pohojnë

se Shqipëria e 2017-ës është më e korruptuar se ajo e 2016-ës.

Erion Braçe – E gjitha kjo që po thua nuk ka lidhje me atë për të cilën jemi

mbledhur, kështu që, të lutem, mos u merr me çka ndodh në sallë, por mbaroje atë që të kanë

shkruar për ta lexuar.

Agron Shehaj – Cila është përgjigjja e ministrit të Ekonomisë dhe Financave

kundrejt këtyre shqetësimeve të ngritura nga bizneset amerikane dhe nga ambasadori i

SHBA-së?

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

43

(Diskutime pa mikrofon)

Ministri Ahmetaj iu përgjigj me arrogancën dhe mospërfilljen, që e karakterizon. Ai

tha se ata gënjejnë, sepse po të shikojmë bilancet e 2017-ës së këtyre bizneseve ato janë në

rritje. Tani bilancet akoma nuk janë dorëzuar, por ministri e di këtë, pavarësisht se nuk janë

dorëzuar, nuk ka kaluar akoma afati. Kur thotë “bilanci”, nuk merret vesh për çfarë e ka

fjalën.

Për çfarë e keni fjalën, zoti Ministër? Për xhiron? Për fitimin?

Zoti Ahmetaj, në vend që të bëni mea culpa e të tregoni se çfarë do të bëni ju dhe kjo

qeveri për të përmirësuar klimën e biznesit, ju zgjidhni të sulmoni sipërmarrësit, duke u

treguar atyre se e kanë gabim, se ata gënjejnë, gënjejnë kur thonë se ka më shumë korrupsion,

gënjejnë kur thonë se ka më shumë taksa, ku ka më shumë burokraci.

Unë ju këshilloj, zoti Ministër, që sipërmarrësit mos t’i sulmoni, por t’i dëgjoni me

shumë vëmendje, sepse vendet e punës nuk i krijoni ju, por i krijojnë sipërmarrësit. Dëgjojini

dhe mos i sulmoni, zoti ministër!

Ankohen të papunët, ju i sulmoni, duke thënë se janë dembelë, nuk duan të punojnë.

Ankohen të varfrit se i nxirrni nga skema ekonomike, i sulmoni duke u thënë se janë

dembelë me televizor me ngjyra.

Sipërmarrësit duhet t’i dëgjoni se janë ata që do të sjellin mirëqenien, ata do të rrisin

rrogat dhe ato do të krijojnë vendet e punës.

Faleminderit!

Erion Braçe - Faleminderit!

Unë do të pretendoj vetëm një gjë në këtë komision, që gjërat që themi të kenë sens,

të kenë sens logjik...

(Diskutime pa mikrofon)

E pra, në qoftë se ne pretendojmë se qeveria po merret apo i është adresuar vetëm

biznesit të madh, atëherë, ata biznesmenët e mëdhenj të Dhomës Amerikane të Tregtisë duhej

të ishin të lumtur, sepse janë që të gjithë të mëdhenj.

E dyta, nëse pretendojmë se po ngarkojmë me taksa biznesin e vogël, po ju them që

anëtari i madh i Dhomës Amerikane të Tregtisë paguan vetëm një rentë minerare dhe ka 15

vjet që paguan 0 lekë tatim fitimi.

T’i lëmë këto histori! Po ta them se do të sulmoj cilindo që përdor pasurinë kombëtare

të këtij vendi dhe s’i kthen mbrapsht as edhe një qindarkë nga tatim- fitimi.

(Diskutime pa mikrofon)

Agron Shehaj – Janë 142 sipërmarrës.

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · vendimi që ka marrë Kuvendi me buxhetin e shtetit për vitin 2018, ka ardhur edhe kërkesa e ... për këtë taksë është OSHE-ja, sepse edhe

44

Erion Braçe - ... është edhe Rezart Taçi aty në listë.

(Diskutime pa mikrofon)

Dhe e fundit, 98% e anëtarëve të asaj dhome janë biznesmenë shqiptarë.

Shumica dërmuese e asaj dhome janë ata, që jo ne, por ju, partia juaj, i etiketon nga

njëri ekran në tjetrin, në sallën e Kuvendit e kudo si oligarkë.

(Diskutime pa mikrofon)

Kështu që duhet të kenë sens ato që thoni...

(Diskutime pa mikrofon)

Zoti Ministër, faleminderit shumë për informacionin tuaj për të dy projektligjet!

Ndërkohë, dua t’ju njoftoj se për javën e ardhshme kanë depozituar në protokollin e Kuvendit

seancë dëgjimore për koncesionin e rrugës Durrës, apo Milot-Morinë dhe tarifat që do të

aplikohen në të. Pra, planifikoni që javës tjetër do të jeni prapë në komision.

MBYLLET MBLEDHJA