republika e shqipËrisË kuvendi · ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për...

21
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 07.05.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit të datave 13, 24, 25, 27 dhe 28 prill 2020. 2. Shqyrtimi i projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i depozituar më 10.04.2020. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Rolant Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli Shehu. Të ftuar Vasilika Vjero - Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave Nikolla Lera - Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave Blendi Klosi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit Adrian Kamenica - Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Elsid Xhelili - Këshilltar i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit

Upload: others

Post on 28-Jun-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 07.05.2020, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit të datave 13, 24, 25,

27 dhe 28 prill 2020.

2. Shqyrtimi i projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi

vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, i depozituar më 10.04.2020.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Rryçi, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti, Suzana Topi, Rolant Xhelilaj, Anastas Angjeli dhe Ylli

Shehu.

Të ftuar

Vasilika Vjero - Zëvendësministre e Ekonomisë dhe Financave

Nikolla Lera - Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave

Blendi Klosi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

Adrian Kamenica - Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Elsid Xhelili - Këshilltar i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

2

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Mirëdita të gjithëve dhe mirë se keni ardhur!

Jemi gati për të filluar mbledhjen e radhës së Komisionit për Ekonominë dhe

Financat.

Sot në rendin e ditës kemi dy çështje: miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të

komisionit të zhvilluara në datat 13, 24, 25, 27 dhe 28 prill 2020. Procesverbalet i keni marrë

në adresat tuaja të email-it zyrtar.

Pikë e dytë e rendit të ditës është shqyrtimi i projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr.

92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar”, i

depozituar më 10.04.2020. Relator për këtë projektligj është zoti Rolant Xhelilaj.

Të ftuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kemi zonjën Vasilika Vjero,

zëvendësministre, dhe zoti Nikolla Lera, drejtor i Përgjithshëm.

Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kemi zotin Blendi Klosi, ministër, i cili

shoqërohet nga zoti Adrian Kamenica, sekretar i Përgjithshëm dhe nga zoti Elsid Xhelili,

këshilltar i ministrit.

Dua t’ju kujtoj se ky projektligj që ka ardhur, në fakt, më shumë ka të bëjë me fushën

e turizmit dhe vjen në vazhdën e disa nismave që ka marrë qeveria shqiptare për të stimuluar

sektorin e turizmit. Mund t’ju kujtoj se u vendos ulja e tatimfitimit në masën 0% për 3 vjetët

e parë fiskalë për strukturat akomoduese hotele-resorte me 4-5 yje që kanë status special,

mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe të njohur ndërkombëtarisht; aplikimin e

shkallës së reduktuar të TVSH-së 6% për çdo furnizim shërbimi të ofruar brenda strukturave

akomoduese hotele ose resorte me 5 yje me status special, si dhe për struktura, të cilat

zhvillojnë veprimtari pritëse, të certifikuara si agroturizëm, për furnizimin e shërbimit të

akomodimit dhe të restorantit; zhvillimin e sektorëve të veçanta të turizmit, siç është

agroturizmi, për të cilin është propozuar aplikimi i një norme të reduktuar të tatimfitimit në

masën 5% për një periudhë 10-vjeçare dhe përjashtimi nga taksa e ndikimit në infrastrukturë

dhe investimeve në infrastrukturë për strukturat akomoduese të certifikuara si agroturizëm.

Kështu që, në vazhdën e këtyre mbështetjeve, vjen edhe ky projektligj.

Përpara se t’i jap fjalën relatorit, doja shumë që zoti Klosi të shpjegonte shkurtimisht

pse erdhi kjo nismë ligjore, më pas zoti Lera ose zonja Vjero të na japin një shpjegim në

lidhje me nomenklaturën e kombinuar të mallrave dhe kodin doganor që marrin këto

produkte.

Zoti Klosi, fjala është për ju.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

3

Korab Lita – Zonja kryetare, për procedurë!

Besoj se është mirë, për efekt regjistrimi, se harruat, të bëni apelin.

Milva Ekonomi – Faleminderit që ma kujtuat, zoti Lita!

Prezentë kemi: zotin Elezi, zotin Angjeli, zonjën Dhima, zonjën Gjylameti, zotin

Bushati, zonjën Kushi, zotin Xhelilaj, zotin Bushaj, zonjën Mesi, zotin Hysko, zotin Sinaj,

zonjën Hyseni, zotin Rryci, zotin Roshi, zotin Lita, zotin Shehu dhe zonjën Topi. Zonja Lala

nuk ka hyrë ende në linjë.

Faleminderit!

Zoti Klosi, fjala është për ju!

Blendi Klosi – Falënderoj kolegët!

Ky projektligj është i dakordësuar prej kohësh ndërmjet disa institucioneve, pasi nuk

është vetëm projektligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të

ndryshuar”, por vjen së bashku me ligjin, të cilin e miratuam në seancën e fundit

parlamentare, ku kaluam ligjin për turizmin detar, duke u përpjekur që me këtë paketë ligjore

të hapim një ekonomi të re, e cila është ekonomia e turizmit detar në vendin tonë dhe në

mënyrë sa më të shpejtë të jetë e mundur të krijojmë mundësinë e një atraksioni të ri edhe në

Shqipëri, i cili ka të bëjë me turizmin e detit, por edhe me regjistrimin dhe fillimin e

procedurave për të krijuar në Shqipëri 3 gjëra shumë të rëndësishme.

Së pari, flotën shqiptare me flamur shqiptar, me mjete relativisht të reja, natyrisht,

edhe në kuadër të politikave të reja mjedisore, të jetë miqësore me mjedisin.

Së dyti, të kemi mundësinë që Shqipëria të shikohet si një destinacion i ri në kuadër të

turizmit detar, pra të kemi mundësinë që Shqipërinë ta afrojmë si vendet e tjera të rajonit: një

destinacion të turizmit detar.

Së treti, nëpërmjet këtyre dy nismave krijohen shanse më të mëdha për të zhvilluar

industrinë në tokë në mbështetje të detit. Pra, duke filluar që nga marinat e reja, shërbimet për

të gjithë sistemin e lundrimit në det, po ashtu për të krijuar mundësinë e një regjistri të ri

detar me të gjithë aksesorët dhe me mbështetjet që do të realizohen me këtë projektligj.

Në kudër të ligjit, sepse tashmë është ligj, nuk është më projektligj, të turizmit detar

ne i hapim rrugë zhvillimit të këtij dimensioni të munguar në Shqipëri. Shqipëria ka bërë

progres të konsiderueshëm në fushën e turizmit, tashmë nuk jemi në fazat e para që kemi

pikëpyetje për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri, pra jemi një destinacion i

qëndrueshëm, sidomos për sa i përket turizmit të verës; kemi një numër të konsiderueshëm

turistësh të huaj që hyjnë në Shqipëri; kemi një numër të konsiderueshëm kompanish që bëjnë

biznes në Shqipëri; kemi një super energji të brendshme të hotelierëve shqiptarë që kanë

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

4

ndërtuar struktura të jashtëzakonshme, të cilat janë në fazën e tyre fillestare dhe gjithmonë e

më shumë po kërkohet të investohet në bregdet.

Për sa i përket detit, le të themi se i kemi të ardhurat pothuajse zero nga turizmi detar.

Kjo për disa arsye, por ndoshta arsyeja kryesore është moskonsiderimi asnjëherë i detit si

ekonomi nga shteti shqiptar qoftë në 50 vjetët e kaluar, ku deti gjithmonë shikohej si një kufi

dhe asnjëherë si një mundësi komunikimi, qoftë edhe në vitet e tranzicionit, ku deti gjithmonë

është parë si një urë kalimi i problematikave, pra qoftë i trafikimit të qenieve njerëzore, qoftë

i lëndëve narkotikëve. Gjithmonë deti është parë më shumë për t’u mbyllur se sa për t’u

hapur. Në këtë kuadër, kemi një situatë të vështirë në detin shqiptar, pasi legjislacioni

mungon, praktikat janë pothuajse zero dhe më e keqja se kaq, që është edhe më shqetësuese

në këtë aspekt, është mosjetesa me detin, pra familjet shqiptare, shoqëria shqiptare jeton

shumë pak me detin. Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në

turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse fare industri turizmi.

Propozimi, ashtu siç e thashë, vjen i bashkangjitur me ligjin për turizmin detar dhe kërkon ta

heqë TVSH-në e jahteve dhe të mjeteve të lundrimit, të kënaqësisë për atë të cilët do të

regjistrohen me flamurin shqiptar. Pra, ndryshimi në legjislacion nuk sjell asnjë efekt negativ

në buxhetin e shtetit, pasi efekti financiar i deritanishëm në buxhetin e shtetit ka qenë zero.

Pra, nuk kemi fare jahte që vijnë dhe zhdoganohen në Shqipëri.

Pse e realizojmë këtë paketë?! Natyrisht, për të bërë atraktiv bregdetin shqiptar. Pa

dyshim është e vlefshme të kërkojmë një numër të konsiderueshëm jahtesh, të cilat në

rajonin e Mesdheut, sidomos në zonën europiane të Mesdheut, janë gjithmonë dhe më të

kërkuara, pra të gjejnë një vend të lirë për të parkuar, për të ushtruar aktivitetin e tyre dhe për

t’u mirëmbajtur, sidomos gjatë periudhës së dimrit, natyrisht, të gjejnë lehtësi fiskale për t’iu

afruar bregdetit shqiptar.

Projektligji synon dy aspekte:

Së pari, të ngrejë në mënyrë të shpejtë, edhe tani në këto kushte, turizmin detar,

gjithashtu, të vazhdojë me disa masa të tjera lehtësuese, por edhe administrative, sepse ka

shumë rëndësi të themi që janë edhe problemet e mëdha administrative, të cilat kanë të bëjnë

me mënyrën se si ne i mirëpresim, i menaxhojmë dhe i trajtojmë mjetet dhe turizmin detar që

duhet të ndryshojë, dhe për këtë po punon ministria së bashku me 4-5 ministri të tjera, ku një

aktor kryesor është Ministria e Transportit, pora janë edhe Ministria e Bujqësisë, Ministria e

Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Rendit dhe Ministria e Mbrojtjes. Pra, është një

kontekst masash që duhen marrë që jo vetëm t’i lehtësojmë nga pikëpamja fiskale, por të

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

5

lehtësojmë edhe procedurat e mundimshme, të cilat i ka pasur, por i ka edhe sot turizmi detar

në vendin tonë.

Aspekti i dytë, për të cilin duhet bërë koment, është: pse ndodh në këtë moment?! Pse

ne në kushtet e pandemisë, pra në kushtet e një vëmendjeje shumë të theksuar te jeta e

njerëzve dhe te problematikat që kanë të bëjnë me menaxhimin e situatës, vijmë me këtë

projektligj, të cilin e kaluam në qeveri, tashmë jemi në parlament?! Pikërisht sepse kjo është

një mënyrë e re se si mendojmë se mund të ndihmojmë për daljen sa më shpejt nga kriza të

sektorit të turizmit shqiptar, por edhe të ekonomisë shqiptare në përgjithësi. Pra, ne kemi

bindjen se një numër i konsiderueshëm jahtesh dhe mjetesh kënaqësie do t’i afrohen flamurit

shqiptar që verën e këtij viti, duke krijuar një biznes të ri në këtë sektor, po ashtu duhet (pa

dyshim, kolegët e zonave bregdetare kanë një rëndësi shumë të veçantë në këtë aspekt) të

bëhet një propagandë shumë e madhe për të krijuar në shoqëri ndjesinë e të jetuarit me detin,

ndjesinë e të pasurit biznes në këtë fushë, ndjesinë e të përgatiturit të grupeve që do të

punojnë, do të kontribuojnë dhe do të asistojnë, pasi mund të presim që të ndërtohen marinat

e mëdha, por them se është një qasje e gabuar të presim të fillojnë marinat e mëdha, kur ne

nuk kemi shërbim, nuk kemi njerëz që punojnë, nuk kemi njerëz që jetojnë me marinat, që

jetojnë me industrinë e detit. Prandaj është një industri komplekse që pothuajse nuk ekziston

në vendin tonë. Ka pasur një brez që jetonte me detin, por ata pothuajse janë larguar dhe tani

deti shikohet vetëm në aspektin e peshkimit. Kështu që do të na duhet shumë që, në kuadër të

paketave të reja që kemi ndërmarrë, të ndryshojmë konceptin e raportit të qytetarit shqiptar

me detin dhe me turizmin detar.

Prandaj thashë që ky propozim, në kuadër të luftës për të dalë nga kriza ekonomike

dhe nga pandemia, vjen pasi shikojmë me shumë perspektivë regjistrimin e një numri të

konsiderueshëm mjetesh të kënaqësisë dhe të jahteve të turizmit detar në regjistrin kombëtar

shqiptar, duke pasur një tarifë zero për sa i përket TVSH-së, por duke e lidhur këtë industri

me vendin tonë. Janë një sërë shtetesh që janë përpjekur ta realizojnë këtë aspekt. Pa dyshim

vende si Malta janë simbol të kësaj politike dhe mijëra jahte të regjistruara në Maltë

dëshmojnë se, në qoftë se edhe ne do të ndjekim po të njëjtën politikë, por edhe duke u

përpjekur të jemi më liberalë se sa të tjerët në kudër të zhvillimit të kësaj industrie, mund të

krijojmë një situatë shumë pozitive në detin shqiptar.

Si përfundim, mendoj se atë zhvillim që mori toka, pra ai zhvillim që morën hotelierët

me këtë ligj dhe me këtë perspektivë, do ta ketë edhe deti dhe shumë shpejt do të kemi edhe

në detin shqiptar vizitorë nëpërmjet jahteve dhe marinave. Kjo tenton pa dyshim turizmin

elitar; tenton një fashë që e kishte shumë të vështirë t’i afrohej turizmit shqiptar, pasi, në

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

6

qoftë se për të sjellë një turist elitar në hoteleri duhet të kemi kushte shkëlqyera në

infrastrukturë, në aeroporte, në hoteleri dhe një menaxhim shumë të gjerë, turizmi detar ta

afron këtë infrastrukturë falas nga Perëndia. Është e njëjta infrastrukturë si të shkosh në çdo

port të Francës, të Italisë, të Spanjës dhe Greqisë dhe të vish nëpërmjet detit deri në pikën e

tokës shqiptare. Pastaj duhet të veprojmë elemente të tjera, që përmenda pak më parë.

Shumë faleminderit!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Klosi!

Zonja Vjero, a mund të na shpjegoni diçka lidhur me këtë projektligj, sidomos për

Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave?

Vasilika Vjero - Faleminderit, kryetare!

Në vijim të rëndësisë që shpjegoi dhe theksoi ministri Klosi, dua të prek pak se çfarë

incentive fiskale parashikon ky ndryshim në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Është

pikërisht përjashtimi i importit të jahteve, mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime

turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet, të cilat përfshihen në kodin

nr.8903 të nomenklaturës së kombinuar të mallrave. Pikërisht në këtë kod, të cilin e kemi

specifikuar, kjo edhe për... (Nuk dëgjohet) mallra do të importohen, pra përditësimit të

identifikimit nga ana e autoriteteve doganore. Këtu përfshihen jahtet, mjetet e tjera ujore për

kënaqësi dhe sporte, varkat vozitëse dhe kanoet. Pra, kodi doganor nr.8903 parashikon këtë

kategori të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore, të cilat do të përjashtohen nga pagesa e

TVSH-së dhe janë më të vjetra se 20 vjet.

Për sa u takon efekteve që do të ketë ky përjashtim në të ardhurat e buxhetit të shtetit

dhe në shpenzimet buxhetore, duhet të themi që kemi një të ardhur të munguar, pra ne nuk

kemi marrë ndonjëherë të ardhura, kështu që edhe shpenzimet buxhetore nuk do të preken

dhe nuk do të ketë asnjë efekt në buxhetin e shtetit, ndërsa për sa u përket të ardhurave që

parashikojmë të marrim si rezultat i kësaj incentive...(Nuk dëgjohet) indirekte, pasi do të

kenë pa diskutim ndikim edhe në zhvillimin e turizmit. Për këtë arsye ne mendojmë që janë

të ardhura indirekte, të cilat do t’i marrë e gjithë industria e turizmit. Vlerësimi i efektit

sigurisht që do të shtrihet në kohë dhe do të merret në një kohë, po themi, 1 vit nga momenti

kur do të fillojë të aplikohet edhe kjo incentivë apo ky përjashtim nga tatimi mbi vlerën e

shtuar për këtë kategori të mjeteve.

Milva Ekonomi - Faleminderit!

Zoti Xhelilaj, fjala për ju.

Roland Xhelilaj - Faleminderit, kryetare!

Përshëndetje të ftuarve!

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

7

Dua të theksoj se ky projektligj, i cili krijon lehtësi fiskale në fushën e turizmit, vjen

në një kohë normale, kjo duke pasur parasysh edhe menaxhimin, që është bërë nga qeveria

dhe nga të gjitha institucionet, e situatës me COVID-in për fazën e dytë, me hapjen graduale

normale që do të bëhet, me vëmendjen e qytetarëve për të zbatuar të gjitha rregullat, por

sidomos me përpjekjet e qeverisë dhe direkt të Ministrisë së Turizmit dhe ministrit, për

përmirësimin e situatës në një sektor shumë të goditur, siç është sektori turizmi.

Nga paketa e parë te paketa e dytë, e cila ndihmoi direkt punonjësit e këtij sektori,

përpjekja është që ky sektor të fillojë punën. Normalisht, në këtë rifillim pune, me kontributin

që do të japim ne, deputetët, sidomos deputetët e zonave, dhe Komisioni i Ekonomisë, përveç

punës normale të të gjitha pjesëve përbërëse të sektorit të turizmit, ky projektligj ndikon

pozitivisht edhe në mundësimin e zhvillimit të turizmit detar.

Siç e theksoi ministri dhe zëvendësministrja, projektligji mundëson përjashtimin nga

tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për

qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, por jo më të vjetra se 20 vjet. E gjitha kjo, për të

mos e përsëritur, ndikon pozitivisht dhe në ndërtimin e një flote mjetesh lundruese relativisht

të re dhe miqësore me mjedisin.

Pa përmendur risitë e tjera, të cilat i përmendi ministri, dua të theksoj diçka: ardhja e

një jahti disa vjet më parë në portin e Durrësit përbënte një lloj kënaqësie për qytetarët dhe

një lloj vëmendjeje të shtuar për të parë jahtin, formatin me vela apo pa vela e të tjera, por

brenda disa vitesh numri i jahteve, që prekin portin e Durrësit dhe vendin tonë është disa herë

më i madh dhe, nëpërmjet këtij projektligji dhe kësaj lehtësie, e cila mundëson edhe uljen e

procedurave për krijimin e kësaj flote, mundësohet një flotë jahtesh edhe me flamurin

shqiptar, e cila është një arritje, që nuk ishte menduar vite më parë.

Për sektorin e turizmit në drejtim të detit, jam dakord me ministrin dhe dua të theksoj

se ky sektor në qytetet bregdetare, sidomos në Durrës, ka qenë i zhvilluar, por pësoi rënie pas

viteve ’90. Megjithatë, ekziston hapësira, mundësia dhe vëmendja e qeverisë, e parashikuar

edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit për vitet 2019-

2023, të miratuar me vendimin nr. 413, datë 19.06.2019, për t’i rikthyer vlerën sektorit të

turizmit detar dhe për ta bërë atë pjesë të rëndësishme të të gjithë sektorit të turizmit, ku

Durrësi do të ketë vëmendjen kryesore.

Meqenëse kryetarja e theksoi që kjo iniciativë e ndërmarrë apo ky projektligj nuk

është i vetmi, por janë disa, të cilat kryetarja i përmendi, dua të theksoj se ky projektligj do të

ndikojë pozitivisht edhe në hapjen e mundësive për punësim, pasi me krijimin e

infrastrukturës së marinave, do të rikthejmë mundësinë e hapjes së disa kantiereve, të cilat

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

8

dikur kanë qenë me emër dhe sot është nevoja që ne ta kthejmë në vëmendje për ta bërë pjesë

të sektorit të turizmit, edhe të turizmit detar, për të shtuar mundësinë për punësim.

Projektligji përbëhet nga dy nene dhe nuk ka efekte financiare, por, sipas mendimit

tim, efekti financiar do të jetë, dhe me dhënien e një mbështetjeje dhe zhvillimi, sektorit i

turizmit do të krijojë mundësinë që të ardhurat në buxhet të shtohen.

Projektligji përputhet me Kushtetutën dhe legjislacionin nacional. Në këto kushte, unë

kam besim absolut se të gjithë anëtarët e komisionit do ta miratojnë këtë projektligj.

Faleminderit!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zoti Xhelilaj!

Janë regjistruar për të bërë pyetje disa anëtarë, të cilët janë: zonja Dhima, zonja

Hyseni, zonja Topi, zoti Angjeli, zoti Roshi dhe zoti Lita.

Zonja Dhima, fjala për ju.

Antoneta Dhima- Faleminderit, zonja kryetare!

Në fakt, unë nuk kam pyetje, por kam diskutime në lidhje me projektligjin.

Falënderoj ministrin Klosi dhe zëvendësministren Vjero për prezantimin e

projektligjit, njëkohësisht edhe kolegun Xhelilaj për prezantimin shumë të qartë të këtij

projektligji!

Shqipëria, për shkak të pozitës së saj gjeografike, të klimës, të bukurive natyrore dhe

të trashëgimisë së pasur historike e kulturore, ofron një potencial të rëndësishëm për

zhvillimin e industrisë së turizmit. Vendi ynë, në fakt, për fat të mirë, ka një klimë të butë dhe

të favorshme, e cila e bën Shqipërinë të jetë një destinacion turistik përgjatë 12 muajve të

vitit.

Sektori i turizmit është një ndër sektorët për të cilët qeveria shqiptare është angazhuar

dhe ka qenë një nga prioritetet kryesore për ta zhvilluar. Vitet e fundit industria e turizmit ka

rritur kontributin e saj në ekonominë e vendit si në terma monetarë, ashtu dhe ne atë të

punësimit. Gjithashtu, po në këtë kuadër, synohet nxitja e diversifikimit të turizmit, në

mënyrë që të sigurohet një turizëm më i qendrueshëm dhe gjithëvjetor. Një nga objektivat

kryesore (ne shohim që herë pas here vijnë ligje në parlament dhe i miratojmë) është dhe

përmirësimi i legjislacionit. Personalisht, e vlerësoj dhe jam pro këtij projektligji, pasi ai

është hartuar në kuadër të nismës që ka qeveria shqiptare për kthimin e Shqipërisë në një

atraksion turistik me potencial përfitues për sipërmarrjen në fushën e turizmit, si dhe është një

projektvendim, që ndihmon vendin në kushtet e pandemisë së COVID-19, i cili do të thithë

turistë elitarë nga e gjithë bota, në një kohë kur turizmi është në vështirësi.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

9

Nëpërmjet këtij projektligji bëhet e mundur hapja e ekonomisë, si dhe krijohet një

mundësi për t’i dhënë frymëmarrje turizmit, për shkak të pandemisë, dhe kështu krijohet një

biznes i ri, i cili mungon sot në bregdetin shqiptar.

Pse të mos shijojmë në bregdetin shqiptar jahte me flamurin shqiptar, që ankorohen në

brigjet e Adriatikut dhe të Jonit, të marrin shërbim, të japin kontributin e tyre në ekonomi, si

dhe në zhvillimin e turizmit në vendin tonë?!

Me anë të këtij projektligji ne mund të ofrojmë në Shqipëri turistë elitarë, që mund të

shpëtojnë turizmin në vitin 2020, me qëllim që në vitet në vazhdim të kemi një rritje të

turizmit dhe sektori i turizmit ta ndiejë veten të mbështetur nga qeveria shqiptare, ashtu

sikundër thotë dhe zoti Klosi, të kuptojnë që ka një...(Nuk dëgjohet). Ftoj të gjithë kolegët të

jenë pro nismës së ministrit të Turizmit dhe Mjedisit për përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e

shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike dhe

argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet.

Shumë faleminderit, zonja kryetare!

Milva Ekonomi- Faleminderit, zonja Dhima!

Zonja Hyseni, fjala është për ju.

Edlira Hyseni- Përshëndetje të gjithëve!

Unë jam pro zhvillimit të turizmit detar dhe tërheqjes së mjeteve lundruese turistike

në vend. Kështu që këtë nismë e shoh me interes, jam edhe përfaqësuese e qytetit të Durrësit

dhe mendoj që në parim është një risi e mirë. Meqenëse ne shpesh bëjmë ligje të mira, por

ndonjëherë ndoshta lëmë vend për interpretime apo për hapësira, që mbase nuk janë të qarta,

do të doja të kuptoja, të pyesja dhe të sqaronim disa elemente, të cilat i gjykoj të rëndësishme.

Unë e ndoqa prezantimin që i bëri zoti Klosi nismës, në fakt, është një nismë që vjen

nga Ministria e Turizmit, e depozituar pak kohë më parë, në muajin mars, para 2 muajve, i

cili ndër të tjera tha për të gjitha mjetet se do të regjistrohen me flamurin shqiptar.

Pyetja ime e parë është: si saktësohet dhe si mendohet të jetë lidhja e detyrueshme apo

e domosdoshme e lehtësimit fiskal që ne po i bëjmë, duke e përjashtuar nga TVSH-ja këtë

kategori mjetesh detare dhe detyrimet që ato kanë për t’u regjistruar në regjistrin publik të

mjeteve lundruese dhe pajisjen me flamurin shqiptar? Sepse ne mund t’u krijojmë një lehtësi

këtyre mjeteve, por ato nuk vijojnë më tej me detyrimin për regjistrim dhe i përdorin mjetet

thjesht për t’u shpëtuar problemeve që mund të kenë me flamuj të huaj apo për një sërë

arsyesh të tjera. Pra, si e parashikojmë që ky lehtësim fiskal do të shkojë paralelisht i

ndërlidhur dhe i detyrueshëm për regjistrimin dhe pajisjen me flamurin shqiptar? Kjo, në fakt,

do të realizonte qëllimin e këtij ligji për një përmirësim në aspektin e turizmit, të punësimit

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

10

dhe të të ardhurave. Nëse nuk realizohet regjistrimi i mjeteve detare që do të hyjnë dhe nuk

marrin flamurin shqiptar, por mbeten thjesht pasuri personale, individuale, kemi bërë një

lehtësim të rëndësishëm fiskal, por nuk kemi realizuar qëllimin që duhet të ketë ky ligj.

Kështu që dua të di si e kanë menduar njërën dhe si ndërlidhet njëra me tjetrën. Kjo ishte e

para.

Pyetja e dytë është: në këtë nen, që ndryshohet dhe është përshkruar qartë, edhe

zëvendësministrja referoi që përfshin kodin nr.8903 të nomenklaturës, nëse unë s’e kam

kuptuar mirë, për ta qartësuar (kodi është kodi i përgjithshëm dhe ka nënkodet e tij), janë

kodet dhe nënkodet apo është vetëm ky kod? Sepse për t’u zbatuar nesër në praktikë,

agjencitë doganore apo të tjera mund të lënë vend për interpretime. Nënkodet e tjera, për

shembull, kanë varkat me vela. Pra, ky lehtësim përfshin vetëm këtë kod, apo kodet dhe

nënkodet e tij, sepse çdo kod ka disa nënkode, siç janë varkat me vela. Pse jahti po dhe varka

me vela jo? Apo është menduar vetëm për këtë kod dhe nuk përfshihen nënkodet. Nëse janë

të përfshira dhe mendohet, mirë është të vihet në nen kodi dhe nënkodet, nëse është kështu siç

e kam nënkuptuar.

Milva Ekomomi – Është vetëm kodi që është pema, pastaj shkojnë degët. Kur vë

pemën, nuk merren degët. Ta shpjegon ministria.

Edlira Hyseni – Do të doja që ministrja ta sqaronte.

Ky është një projektligj nismë e Ministrisë së Turizmit dhe sot prezantohet nga

Ministria e Financave, sepse aplikon përjashtimin nga TVSH-ja, që është një lehtësi fiskale.

Dakord. Pse nuk ka një qëndrim dhe një opinion të Ministrisë së Infrastrukturës, e cila është

përgjegjëse për transportin detar? Kjo nismë prek direkt procedurat dhe elemente të

rëndësishme, që lidhen me transportin detar. Nëse ka një opinion të Ministrisë së

Infrastrukturës, a është marrë ky opinion për këtë projektligj? Do të ishte e rëndësishme që

edhe ajo të kishte pjesën e vet.

Pyetja tjetër. Është përcaktuar mosha 20 vjet e mjeteve detare, domethënë nga viti i

prodhimit deri sot, kur janë të reja konsiderohen jo më shumë se 20 vjet. Ky kufi është bërë,

sepse është analizuar dhe gjykuar i domosdoshëm sot, apo është i trashëguar nga përcaktime

ligjore të shumë viteve më parë, që u takonin anijeve tregtare në përgjithësi? Një jaht mund të

jetë edhe më i vjetër se 20 vjet, por për vetë natyrën e tij të luksit dhe të specifikave që ka,

mund të jetë i mirëmbajtur dhe më pak i rrezikshëm se një anije e zakonshme. Pra, 20 vjet

është vënë thjesht se është marrë referenca që ka qenë shumë e vjetër, apo duhet patjetër edhe

për jahtet...

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

11

Milva Ekonomi – Zonja Hyseni, ka një shkëputje nga interneti. Që ta përdorim kohën

mirë, kemi zonjën Topi, e cila kërkon të bëjë një pyetje.

Suzana Topi – Faleminderit, zonja kryetare!

Përshëndes të ftuarit.

U fut zonja Hyseni. A të vazhdoj?

Milva Ekonomi – Zonja Hyseni, e përfunduat?

Keni bërë 4 pyetje dhe ne i morëm shënim, keni edhe një pyetje tjetër.

Edlira Hyseni – Jemi shumë pozitivë ndaj pritjes së mjeteve shtesë lundruese që do të

popullojnë bregdetin shqiptar, por a parashikohen specifika dhe masa të reja shtesë për

sigurimin dhe garantimin ndaj ndotjes së deteve, që te ne është një problem dhe nuk është kaq

i kollajtë për t’u zgjidhur? A parashikohet që paralelisht me këtë fluks të shtuar të ketë masa

shtesë detyruese për rreziqet për sigurimin dhe për ndotjen eventuale të deteve tona nga

mjetet detare?

Ju faleminderit!

E përshëndes gjithsesi nismën.

Milva Ekonomi - Fjala është për ju, zonja Topi.

Suzana Topi - Në këto ditë të vështira për shqiptarët, për shkak të pandemisë dhe

tërmetit, qeveria shqetësohet për luksin e një grupi njerëzish dhe harton ligje për të favorizuar

ata që blejnë jahte dhe mjete të tjera lundruese. Është e qartë se Kryeministri dhe qeveria

merakosen më shumë për oligarkët dhe si t’i lehtësojnë ata me favore, tenderë dhe paketa

fiskale, duke hequr TVSH-në në import të mjeteve lundruese të luksit sesa të lehtësojë

sipërmarrësit nga detyrimi, që janë në situata të vështira për mbijetesë, duke i detyruar të

paguajnë TVSH-në, apo faturat e energjisë elektrike, referuar muajit dhe vitit paraardhës,

edhe pse bizneset e tyre janë duke lënguar dhe kanë nevojë për më shumë mbështetje të

prekshme dhe konkrete, ashtu si Kosova, që zbatoi një paketë ekonomike në mbrojtje të

vendeve të punës, ekonomisë familjare dhe kombëtare. Këtë vit turizmi shqiptar është më i

godituri për shkak të amullisë së prenotimeve, strukturat hoteliere janë në kolaps dhe

rrezikojnë mbylljen, për rrjedhojë me mijëra njerëz do të ngelen pa punë. Në vend që qeveria

të merakoset që t’u japë frymëmarrje këtyre bizneseve, duke i lehtësuar me paketa fiskale,

shqetësohet si të lehtësojë një grup të pasurish.

Unë kam tri pyetje. Çfarë e shtyn qeverinë të hartojë ligje, duke favorizuar një grup

njerëzish për të hequr TVSH-në në import të këtyre mjeteve, sepse ky projektligj ka

parashikuar në programin analitik të projektakteve, që janë paraqitur për shqyrtim në KM-në

në vitin 2020?

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

12

Pyetja e dytë. Për shkak të pandemisë dhe tërmetit turizmi është sektori më i goditur.

Çfarë ndihme është dhënë nga qeveria me paketa fiskale lehtësuese për sipërmarrësit e

turizmit dhe cila ka qenë ndihma konkrete për turizmin e Durrësit, duke qenë se është zona

më e prekur nga tërmeti?

Si përafrohet me direktivat e BE-së dhe cilat direktiva të cilit vend janë marrë

parasysh për hartimin e këtij projektligji, megjithëse aty thuhet se është marrë nga Malta? Sa

para do të sjellë turizmi i jahteve dhe i mjeteve të tjera lundruese në buxhetin e shtetit dhe a

do ta shpëtojë turizmin për vitin 2020?

Faleminderit!

Milva Ekonomi - Faleminderit, zonja Topi!

Zoti Angjeli, fjala për ju.

Anastas Angjeli – Çdo masë e marrë në këtë situatë jo vetëm për turizmin, por në çdo

sektor që është goditur gjatë kësaj krize dhe me sa duket goditja do të jetë edhe më e rëndë në

muajt në vazhdim, kjo varet nga kokëzgjatja e pandemisë dhe e zhbllokimit të ekonomisë,

është e mirëpritur në komision, kështu që edhe kjo masë që vjen sot është e mirëpritur, unë e

përkrah dhe do ta votoj.

Turizmi është sektor i rëndësishëm tashmë, sidomos në këto 3-4 vitet e fundit për

ekonominë, prandaj masat që duhen marrë për të, qoftë edhe lehtësitë fiskale, pa dyshim që i

bëjnë mirë këtij sektori paçka se efekti mund të jetë për 2 apo 3 muaj, apo për një vit më

vonë.

E dyta, vizioni që ka qeveria, e cila është shprehur nëpërmjet ministrit, për të

eksploruar edhe elemente të tjera të turizmit, siç është turizmi detar, patjetër që është pozitiv,

sepse ka përvojën e vendeve të tjera, që e kanë bërë para nesh dhe kanë progresuar. Në të

njëjtën kohë elementet e turizmit janë të shumtë dhe të ndryshëm dhe në momentin që ne e

kalojmë, kjo është vetëm një lehtësim, një mbështetje dhe ndoshta do të duhet të

konsiderohen disa mbështetje, apo lehtësi të tjera, që prekin zemrën e industrisë së turizmit,

që është me infarkt me këtë moment. Kështu që çdo paketë tjetër do të na ndihmonte shumë,

do të kishte mbështetjen tonë nëse do të vinin elemente të tilla, që kanë të bëjnë me thelbin,

pasi tek turizmi bashkohen hoteleria, ushqimi, zinxhiri i furnizimit, shërbimet e tjera detare e

kështu me radhë.

Kam dy komente që lidhen me efektet financiare. Nuk besoj se ka nevojë t’i bëjmë

kaq zhurmë çështjes, jo ka efekte financiare, jo nuk ka. Zonja Vjero e përmendi pak

vlerësimin për efektet financiare indirekte nga kjo masë nuk mund të merret sot, se ato do të

jenë edhe në rritjen e konsumit, të shërbimeve dhe të punësimit, kur ne do të kemi 1, 2, 5 apo

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

13

10 marina, sepse kemi 10 vjet që themi se do të bëjmë marina dhe nuk bërë asnjë deri tani,

madje edhe ndonjë që e kemi bërë, e kemi bërë gjysmake. Marinat mirë na bëjnë. Efektin e

kundërt, atë që nga TVSH-ja nuk do të pësojmë gjë, nuk kemi pse ta përmendim, se po të jetë

për efektin, duhet ta shikonim me syrin që, po të hyjnë 50 skafe, se çështjen kombëtare e

kemi në rregull, do të vijnë me flamur, do të jetë çështja e importit të këtyre skafeve dhe po të

kishte TVSH, do të kishin një efekt. Por sa është raporti i këtij efekti kundrejt raportit të

efektit indirekt që do të japë në punësim dhe në të ardhura? Kjo na intereson dhe besoj se kjo

ka sens pozitiv.

Pas këtij komenti, i cili besoj se u kuptua që këtu bëhet fjalë për të gjitha mjetet

lundruese, sipas kodit që përmendëm, të cilat kanë të bëjnë me hyrjen e tyre në Shqipëri, në

funksion të krijimit të marinave në Shqipëri për eksplorimin e turizmit detar, kam një pyetje

personale për Nikon. A mund të na thuash, që nga koha e tërmetit e deri sot, sa përjashtime

janë bërë gjithsej? A keni menduar ndonjë skemë se si duhet vepruar për një ligj të

konsoliduar të TVSH-së, duke konsideruar këto eksperienca dhe duke marrë parasysh të

ardhmen e fatkeqësive natyrore, e pandemive, të zhvillimit të teknologjisë për ta rregulluar

këtë punë?

Faleminderit shumë!

Milva Ekonomi – Faleminderit, zoti Angjeli!

Zoti Roshi, fjala është për ju.

Artur Roshi – Faleminderit, zonja kryetare!

Përfitoj nga rasti meqë kemi ministrin e Turizmit këtu dhe turizmi është një nga

sektorët që mendohet si prioritet për momentin, të paktën qeveria kështu e shpall para

publikut. Unë do të qëndroj te mangësitë e turizmit dhe do ta nis me atë simbolin kombëtar,

që qeveria mundohet të na sjellë një ndjenjë afektive, pra me flamurin shqiptar. Flamuri

shqiptar është flamuri i të ardhurave, se simbolin kombëtar ne e kemi, por ajo që i duhet

Ministrisë së Turizmit dhe turizmit ka të bëjë me të ardhurat. Pra duhet flamuri i të ardhurave,

prandaj duhet të vrasim mendjen për këtë e jo thjesht të qëndrojmë tek emocionet simbolike

nacionale, që nuk kanë vlerë për sa i përket turizmit. Megjithatë, çfarë na ka penguar për t’i

regjistruar ato me flamurin shqiptar edhe më parë?!

Për sa u përket jahteve ato janë luksoze, nuk mund t’i marrë çdo shqiptar, pra i jepet

një kategorie të kufizuar njerëzish dhe kryesisht atyre trafikantëve, të cilët në dimër bëjnë

pallate, në verë bllokojnë turizmin e jahteve qofte edhe për rehatinë e tyre personale. Më

duket se qeveria duhet ta mendojë gjerësisht çështjen e turizmit, nuk është thjesht vënia në

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

14

punë e disa jahteve, sjellja e një minishërbimi atje që nuk ka asnjë efekt në të ardhurat

kombëtare të turizmit.

Do të thosha që marinat e reja duke qenë se nuk kanë infrastrukturë, besoj se Ministria

e Turizmit duhej të studionte dhe të krijonte infrastrukturën për marinat, pastaj të bëhej heqja

e TVSH-së të jahteve. Kjo bie në kundërshtim me qeverinë, por qeveria është e majtë dhe

thotë “U vendos taksa e luksit”. Pra ka taksa luksi mbi makinat që përdorin shqiptarët, të cilat

nuk kanë luksin për të blerë jahte. Kategorisë më të madhe të njerëzve, që kanë një ekonomi

mesatare u vendoset një taksë luksi për makinën që çdo ditë shkon me të në punë dhe nuk

vendoset pasi hiqet edhe TVSH-ja ose, thënë më thjeshtë, hiqet dogana.

Përse duhet hequr dogana për njerëzit që gjurmojnë luksin ose kanë shansin për të

shijuar luksin, siç janë ata që kanë mundësi për të blerë jahte?

Unë do të thosha se nuk do të ketë ndonjë impakt në ekonomi dhe për mua është

thjesht një menaxhim i një kategorie të caktuar njerëzish, pra i njëzve që tashmë janë bërë me

para oseqë njihen ndryshe si oligarkë.

Jahti, sipas meje, duhet të vijë pas shërbimit. Ajo që i duhet turizmit shqiptar janë

kapacitetet e shtuara dhe shërbimi, që është në nivele kulturore të ulëta. Pra, Ministria e

Turizmit, sipas meje, duhet të qëndrojë te rritja e kulturës, qoftë edhe nëpër shkollat

profesionale, të cilët mësojnë për kamarierë apo menaxherë hotelesh, pra këtë kategorinë e të

punësuarve në turizëm. Kjo ministri mund të ndikonte në to për të rritur dhe për të sjellë

kulturën perëndimore, që të edukojë një brez të ri që të punojë në turizmin e nesërm shqiptar,

sepse ne sot e dimë se ku jemi. Kjo është detyra e qeverisë, të shikojë nga e ardhmja,

sigurisht edhe të sotmen.

Sipas meje, problemet e turizmit, që duhet t’i shikojë Ministria e Turizmit, janë shtimi

i kapaciteteve, ndihma me licenca të ndryshme për të mos i penguar, qoftë me leje ndërtimi,

qoftë me studime urbane, qoftë me licencat me numër të caktuar yjesh, sipas kategorive,

duhet të përmirësojë infrastrukturën, që është një katastrofë në pjesën e bregdetit shqiptar,

nëpërmjet bashkive, nëpëmjet pushtetit lokal.

Këto ditë të gjithë kemi pasur kontakte me njerëz që kanë hotele në bregdet, me njerëz

që zhvillojnë këtë biznes, dhe ata janë të pakënaqur nga bashkitë e tyre. Ministria e Turizmit

mund të ndërhynte te bashkitë që taksa e pronës për 3 muajt e Kovidit, që ata nuk kanë

punuar, të zerohet, nuk kanë pse ta kërkojnë bashkitë.

Gjithashtu, bashkitë nuk mund t’i frenojnë bizneset nëpërmjet kontratave që u

kërkojnë për plazhet që kanë para objekteve të tyre. Në këtë kontekst ajo është bërë një makth

për të gjithë ata që kanë hotele në bregdet, se plazhin para hotelit do ta marrë ai që ka hotelin

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

15

apo një tjetër që është klient i kryetarit të bashkisë apo i qeverisë. Në fund të fundit, çfarë

kuptimi ka hoteli që është buzë detit, nëse do ta marrë dikush tjetër plazhin para tij? Këto

gjëra janë krejt alogjike dhe nuk i percepton mendja njerëzore.

Unë mendoj se në tërësi, sërish, Ministria e Turizmit duhet të ndikojë te diferenca e

taksave, sepse turizmi nuk punon gjatë gjithë muajve të vitit, punon 3 muaj, apo 5 ose 6,

prandaj duhet të bëhen lehtësira fiskale, sepse qeveria nuk humbet asgjë. Vërtetë mund të

mos marrë të ardhura në buxhetin e shtetit, por ato të ardhura nuk vlejnë nëse biznesi nuk

ecën apo nuk krijon të ardhura të shtuara, pra nëse nuk krijon para-prim, paratë e shtuara,

para + mall= para + mall + para-prim, pra, në qoftë se nuk krijohet para-primi në formulën

themelore të tregut, atëherë për këtë duhet të interesohet qeveria, mendoj unë.

Pra, jo ta shohim biznesin në këndvshtrimin klientelist, por ta shohim me sinqeritet në

tërësi për ta ndihmuar dhe për të sjellë realisht të ardhura.

Frenimi i këtyre kontratave është terrorizues për biznesin, prandaj ministri duhet të

ndikojë. Unë nuk mund të mohoj një lloj afektimi që jep në pamjen e parë të ligjit, që po ulet

TVSH-ja.

Le të marrim një shembull tjetër. Unë, para disa kohësh, kam propozuar një

amendament për uljen më 25% të makinave hibrid (pra, makinave elektrike u është hequr

TVSH-ja, ashtu si edhe jahteve, ndërsa makinave hibrid, që punojnë gjysmë me benzinë dhe

gjysmë elektrike dhe janë promjedisore nuk u ulet as 25%). Pra, unë do të thosha se qeveria

mban qëndrime kaotike në lidhje me biznesin dhe jo qëndrime të mirëmenduara, stabile,

vizionare dhe të strukturuara mirë, sepse qëllimi është që ne të krijojmë një bazament për një

turizëm të nesërm, që, të paktën fëmijët tanë ta kenë të konsoliduar këtë lloj industrie, pra

industrinë e turizmit.

Ne falenderojmë çdo iniciativë, por unë nuk e shikoj si një iniciativë që është në

shërbim të turizmit dhe të mbarëvajtjes së kësaj industrie, prandaj nuk mund të votoj pro një

projektligj, i cili thjesht ndihmon disa trafikantë që do të vënë disa jahte në shërbim të

rehatisë së tyre, gjoja në shërbim të komunitetit, ndërkohë që komuniteti s’ka bukë të hajë

Shpreh votën time kundër.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Zoti Lita!

I ka rënë lidhja me internetin.

Urdhëroni, zonja Gjylameti!

Blerina Gjylameti - Faleminderit!

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

16

Së pari, përshëndes nismën e ndërmarrë në mbështetje të një prej sektorëve parësorë

të ekonomisë sonë, por kjo e kombinuar edhe me masat e ndërmarra nga qeveria në

mbështetje të një prej sektorëve edhe më të prekur gjatë muajve të pandemisë. Shpresoj që,

duke ndjekur nga afër situatën dhe evoluimin e situatës, do të kemi masa të tjera të

ndërmarra, përsëri në mbështetje të këtij sektori. Kam disa pyetje, duke kërkuar edhe nga

kolegët të tentojnë, minimalisht, të mos bëjmë populizma, por duke qenë se jemi Komision i

Ekonomisë, të shikojmë efektet që kanë në buxhet të gjitha këto nisma, të cilat janë në

mbështetje të sekotorëve kyç të ekonomisë dhe duke pritur që të gjitha këto efekte të

përkthehen në më shumë vende pune apo edhe më shumë të ardhura në buxhet, të cilat janë

në investime dhe mbështetje, qoftë edhe infrastrukturore, për pjesën e zhvillimit të këtyre

sektorëve, qoftë edhe një prej sektorëve kryesorë që është turizmi.

Pyetjen e parë e kam për ministrin e Turizmit. Duke qenë se keni marrë një sërë

nismash si mbështetje apo lehtësira fiskale për sektorin e turizmit, në mënyrë të posaçme ato

që i kemi miratuar në Kuvend me paketën fiskale për uljen e TVSH-së apo edhe përjashtimin

në disa raste për të gjitha ato struktura hotelerie, që i kemi quajtur edhe “brend”, do të doja të

dija sa është numri i tyre për vitin që shkoi, pra atyre që kanë ardhur në Shqipëri, kanë

investuar dhe se si kjo është përkthyer kjo në vende pune apo edhe në numër hotelesh?

Pyetjen e dytë e kam për zëvendësministren e Financave. Nisur nga lehtësirat që kanë

pasur në buxhet të gjitha këto lehtësira fiskale apo përjashtime nga TVSH-ja, duke qenë se

disa herë kemi ndërmarrë nisma të tilla, fillimisht ndërmarrim nismën dhe kemi të shoqëruar

në relacionin që vjen nga ministria për efektet e prithshme në buxhet, por do të duhet

(kryetare, besoj që këtë e kam edhe për ju) që ne herë pas herë të bëjnë analiza të efekteve që

kanë nisma në buxhetin e shtetit, pasi efekti i pritshëm me efektin real besoj se ka diferencë të

madhe.

Do të doja të dija nga Ministria e Financave se sa kanë qenë efektet në buxhet për

lehtësirat që kemi ndërmarrë në fushën e turizmit?

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Mbase do të jetë një nga tematikat e ardhshme të komisionit kjo

çështje, pra efektet në buxhet për lehtësirat që kemi ndërmarrë në fushën e turizmit.

Unë do të ftoj edhe një herë zotin Lita. I ka rënë lidhja me internetin.

Urdhëroni, zoti Klosi!

Blendi Klosi – Doja të thoja diçka në parim. Duke ndjekur me shumë vemendje

diskutimet e të gjithë koelgëve deputetë, realisht e vlerësoj dhe ju falenderoj shumë për gjithë

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

17

mbështetjen që u keni dhënë politikave të Ministrisë së Turizmit, por edhe për diskutimet e

tjera shumë të sinqerta që u bënë në këtë komision.

Doja të theksoja atë që ishin të interesuar deputetët në pyetjet e tyre, efektin e këtyre

masave në ekonominë e vendit. Doja ta sqaroja, sepse është bërë një debat politik, asgjë e

keqe nuk na vjen nga debati politik, por duhet sqaruar. Heqja e TVSH-së së jahteve nuk bëhet

për realitetin shqiptar, sepse realiteti shqiptare ka një numër thuajse inekzistent jahtesh. Ne

përpiqemi që nëpërmjet kësaj nisme t`i japim mundësi një numri të konsiderueshëm jahtesh

(parashikohen rreth 22 mijë jahte që lundrojnë sot Mesdhe, pa pasur një flamur qëndrimi, pra

pa pasur mundësinë e zhdoganimit dhe ne duam që ata të kenë mundësinë, që duke ardhur në

Shqipëri, të zhdoganohen, të marrin flamurin shqiptar, pra të futen në sistem e pastaj të kenë

rezidencën e tyre në Shqipëri apo në vendet e tjera. Pra, krijohet një flotë shqiptare pa

investime të brendshme dhe pa jahtet e oligarkëve shqiptarë apo mafies, siç tha kolegu

deputet.

Pra, e gjithë politika bëhet që Shqipëria të krijohet si një destinacion i ri në kuadër të

përpjekjeve për të krijuar turizmin në vendin tonë.

Malta ka me mijëra jahte të regjistruara dhe disa prej tyre nuk kanë shkelur kurrë në

territorin e Maltës, por mjafton regjistrimi, mbajtja e flamurit, pagesa e një fee-je të

konsiderushme për të qenë i regjistruar në regjistrin shqiptar dhe do të na krijohet një degë të

re të ekonomisë.

Po ashtu, te promovimi që i bëhet Shqipërisë nëpërmjet kësaj iniciative dhe hapja e

Shqipërisë me një sërë masash të tjera, unë e thashë edhe në ndërhyrjen e parë, nuk mjafton

vetëm heqja e TVSH-së për ta bërë Shqipërinë atraktive, por duhen edhe një sërë masash të

tjera që jahtet dhe marinat të vijnë në Shqipëri dhe të kemi biznes në këtë sektor. Pra, nuk

bëhet fjalë fare për atë çfarë tha kolegu opozitar, por bëhet fjalë për të hapur me mijëra vende

pune për qytetarët shqiptarë, për komunitetin shqiptar, si dhe për t’u bërë atraktiv dhe për të

ndërtuar marina të reja në Shqipëri.

Pse nuk kemi marina në Shqipëri? Sepse politikat kanë qenë shumë të ngurta. Shteti

jo vetëm në 50 vitet e kaluara, por edhe gjatë 8 vjetëve të PD-së, shënohej si një zonë e

mbyllur, ishte me moratorium, siç kemi ne moratoriumin që të mos presim pemët, ata kishin

moratoriumin për të mos lundruar me mjete në detin shqiptar. Deti ka qenë i izoluar dhe ne

duam ta hapim dhe të krijojmë lehtësira për të lundruar në detin shqiptar.

Për sa i përket pyetjes së deputetes Gjylameti se cilat janë efektet financiare të

ndërhyrjeve të para, është po e njëjta bisedë dhe po i njëjti debat që ka qenë vite më parë, kur

ky komision kaloi propozimin e Kryeministrit Edi Rama për të ulur TVSH-në e fjetjes në

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

18

strukturat akomoduese shqiptare. Kemi hotelerinë shqiptare me TVSH të reduktuar 6% në

çdo element të saj. Pra, cila ofron akomodimin, ka 6% akomodimin dhe mëngjesin. Kjo

politikë bëri që sot Shqipëria të jetë një vend me plot hotele. Nuk ndodhin gjëra rastësisht.

Vitin e kaluar kishim 6,4 milionë turistë të huaj; prisnim të kishim mbi 7 milionë turistë të

huaj në Shqipëri në vitin 2020. Si u krijua kjo frymë për të bërë turizmin në Shqipëri dhe për

ta parë turizmin me prioritet?! Politika që miratuam një vit e gjysmë më parë për reduktimin e

TVSH-së, pra heqjen e tatimfitimit, tatimin e akomodimit dhe tatimin e infrastrukturës për

hotelet me 5 yje po me të njëjtat teza u godit: “Për oligarkët, për oligarkët!”. Sot, pas një vit e

gjysmë që ajo iniciativë është bërë e zbatueshme, vetëm 2 hotele e kanë marrë këtë

mbështetje: hoteli gjerman “Lindner Group” pranë aeroportit të Rinasit, i cili tani është

pothuajse në përfundim dhe hoteli “Melia Group” në Gjirin e Lalëzit. Por, për sa kohë është

diskutuar dhe kjo praktikë e re, është parë që Shqipëria është një destinacion. Sot në Shqipëri

kemi 7-8 emra të mëdhenj që nga Hyatt, Marriott, Maritime, Hilton, dhe ajo që përmenda

më parë, që operojnë, po ndërtojnë hotele, pasi është një procedurë që zgjat 2-3 vjet, pra kemi

një numër të konsiderueshëm dhe Shqipëria është parë si atraksion. Shumë nga kolegët kanë

qenë me mua në këto lëvizje përpara se të ndodhte pandemia. Në Shqipëri, sipas llogaritjeve

tona, mund të kemi mbi 200-250 milionë euro investime në hoteleri falë këtyre politikave.

Unë kam bindjen e thellë se edhe kjo që po miratojmë sot për heqjen e TVSH-së së jahteve

nuk është në vetvete një politikë që ka të bëjë vetëm me jahtin, por është për të krijuar një

industri të re, e cila mund të premtojë në të ardhmen, jo pse jam ministër dhe ju jeni deputetë,

por ne të gjithë bashkë, besoj pa asnjë ndarje politike, duam të hapim një biznes të ri në

Shqipëri që është një ekonomi e re. Kjo ekonomi ekziston në Itali, në Slloveni, në Kroaci, në

Malin e Zi, në Greqi. I vetmi vend bosh në të gjithë zonën e Adriatikut dhe të Jonit është

Shqipëria. Prandaj ne duam ta bëjmë këtë politikë. Kjo është politik, nuk është thjesht një

ligj dhe hajdeni ta kalojmë! Kjo politikë do të bëjë që dhe Shqipëria, ashtu sikurse edhe

vendet e rajonit, të ketë një prurje të kësaj industrie. Për ta krijuar këtë, ne duhet të jemi

atraktivë. Si bëhemi atraktivë? Për sa kohë nuk kemi infrastrukturë të vërtetë të marinës

cilësore që janë shumë të kushtueshme, por janë edhe biznes i cilësisë së lartë turistike, i cili

ende nuk ka ardhur në Shqipëri, ne duam të bëjmë këtë mekanizëm dhe këto lëvizje të tjera

për të lehtësuar lundrimin që të paktën ai të ofrohet.

Të nderuar kolegë deputetë, e dini që pas Luftës së Dytë Botërore hartat e Shqipërisë

kishin mbetur në det si harta të zonave me rrezikshmëri nga minat? Do të duhej një punë,

mbase jo shumë e vështirë, por një negocim me admiraliatin në Britaninë e Madhe dhe sot

marina, deti shqiptar është i pastër. Sot hartat nuk e përfaqësojnë Shqipërinë si një vend të

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

19

minuar, me rrezik minimi që nga Lufta e Dytë Botërore; për vite e vite, për dhjetëravjeçarë

ishte një gjë rutinore. Natyrisht, këtë vit është kohë gripi dhe do të ketë lëvizje më pak, por

ne shpresonim shumë të kishim një atraksion tjetër në Shqipëri për sa i përket turizmit detar.

Do të jemi përsëri së bashku për të folur në komision, sepse jam shumë i gatshëm t’i

përgjigjem ftesës së zonjës Ekonomi për të diskutuar më gjerë për efektet pozitive që vijnë

nga turizmi, por të mos harrojmë se nga viti 2017, kur kemi pasur 5 milionë turistë të huaj, në

vitin 2019 kishim 6,5 milionë turistë të huaj, kemi mbi 2 miliardë e 300 milionë euro të

ardhura indirekte në GDP-në e vendit nga një sërë ekonomish që funksionojnë në kuadër të

turizmit. Të gjitha këto nuk kanë ardhur vetëm me dëshirë, por me këto politika. Prandaj

falënderoj të gjithë kolegët që u shprehën, të pozitës dhe të opozitës, për këndvështrime të

caktuara në këtë projektligj!

Marrja e flamurit nuk është një kënaqësi, i nderuar koleg deputet, se të marrësh

flamurin shqiptar dhe ne po afrojmë atdhedashurinë; marrja e flamurit shoqërohet me heqjen

e TVSH-së në blerjen e jahtit. Kjo do të bëjë të mundur të kemi një flotë të re me flamur

shqiptar, e cila do të atraktojë ngritjen e marinave të vërteta konkurruese, nëse doni ndoshta

dhe më ambientale, sepse tani koha ka ardhur e tillë dhe mund të krijojmë një moment

shumë të rëndësishëm për turizmin shqiptar.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Ndoshta na ndihmon edhe zonja Vjero me disa nga përgjigjet e pyetjeve që u bënë.

Vasilika Vjero – Faleminderit, zonja kryetare!

Po e nis nga pyetja e fundit e zonjës Gjylameti lidhur me efektet financiare të

ndërhyrjeve, të gjitha lehtësirat që janë bërë tashmë në fushën e turizmit: duke përfshirë

TVSH-në, tatimin mbi vlerën e shtuar që ka një reduktim në masën 6% për kategori të

caktuara të tatimpaguesve, tatimi mbi fitimin, taksën e ndikimit në infrastrukturë e të tjera.

Ne sot nuk kemi një vlerësim të tillë, sepse nuk ishim të përgatitur për të pasur një vlerësim të

tillë, megjithatë, nëse do të kërkohet, patjetër që mund të hartojmë një informacion

shpjegues se sa janë impaktuar qoftë sektori, qoftë të ardhurat e buxhetit si rezultat i këtyre

lehtësirave fiskale, e nismave fiskale që janë marrë për të nxitur zhvillimin e turizmin.

Milva Ekonomi – Zonja Vjero, do të flasim një herë tjetër.

Vasilika Vjero – Po, ashtu sikurse e shpjeguam pak më parë, e kemi të vështirë të

parashikojmë të ardhurat, pra se si do të jenë të ardhurat në buxhet si rezultat i këtij

përjashtimi. Pa diskutim që do të kemi të ardhura, të cilat do të vijnë në mënyrë indirekte nga

zhvillimi i turizmit. Ajo që është e rëndësishme, është se sot nuk mund të flasim për rritje të

shpenzimeve buxhetore, sepse kemi të ardhura që nuk kanë hyrë ndonjëherë. Prandaj nuk

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

20

mund të themi që, si rezultat i këtij përjashtimi, buxheti i shtetit do të ndikohet si rezultat i

këtyre të ardhurave të munguara.

Një pyetje tjetër lidhet me nismat fiskale që janë marrë për turizmin nga momenti kur

ka filluar pandemia dhe nga momenti kur janë ndërmarrë masat shtrënguese të qeverisë për të

parandaluar përhapjen e këtij virusi. Dua të theksoj se janë 2 paketa financiare që janë

ndërmarrë dhe janë miratuar nga qeveria shqiptare. Në paketën e dytë të ndihmës financiare

është i përfshirë edhe sektori i turizmit, të punësuarit në sektorin e turizmit. Janë 100 mijë të

punësuar që do të përfitojnë pagesën prej 40 mijë lekësh. Kjo paketë financiare ka filluar

shpërndarjen në një numër të konsiderueshëm, pra janë rreth 90 mijë të punësuar në total që

deri sot kanë përfituar nga paketa e dytë e ndihmës financiare, ku përfshihet edhe sektori i

turizmit. Krahas ndihmës financiare, nëpërmjet këtyre paketave janë edhe lehtësitë fiskale. Të

mos harrojmë se me aktin normativ të qeverisë është miratuar edhe shtyrja e pagesave të

tatimfitimit për këtë industri, pra të industrisë së turizmit për vitin tjetër. Gjatë këtij viti nuk

do të ketë asnjë pagesë tatimfitimi për këtë kategori.

Lidhur me një pyetje që u bë për miratimin ose jo apo për një përgjigje të Ministrisë

së Infrastrukturës dhe Energjisë, ministria është shprehur në parim dakord për këtë

projektvendim.

Pyetja e fundit, ju kërkoj ndjesë nëse kam harruar ndonjë gjë tjetër, lidhet me kodet e

nomenklaturës së kombinuar të mallrave. Pra, cilat mjete do të përfshihen në kodin 4-

shifror 8903? Nëse do të jap një shpjegim, përfshihen të gjitha kodet që vijnë poshtë 8903-

shit, qoftë kodet 6- shifrore, qoftë ato 8- shifrore. Çdo gjë që përfshihet në këtë kre tarifor,

është e përjashtuar, pra të gjitha këto mjete do të përjashtohen në import nga pagesa e TVSH-

së. Këtu fillojmë që nga mjetet ujore që janë për sporte, për kënaqësi, varka vozitëse, ato që

janë të fryra ose me ajër, me peshë jo më shumë se 100 kilogramë, varkat me vela, pra janë

të listuara një sërë mjetesh në këtë kod 4-shifror doganor. Ne jo pa qëllim e kemi vendosur

dhe e kemi specifikuar kodin 8903; edhe për efekt të verifikimit të tyre në doganë dhe të

aplikimit të përjashtimit, dogana e ka edhe më të lehtë për të identifikuar, mbështetur në

Kodin Doganor.

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Ka dikush tjetër nevojë për të sqaruar ndonjë gjë? Nuk ka.

Kalojmë në votim. Kush është dakord në parim me projektligjin?

Përveç zonjës Hyseni që është dakord, kush është dakord. Po, dakord edhe të tjerët.

Kundër? Zoti Roshi e ka shprehur votën e tij kundër. Kush është kundër tjetër? Zonja Topi

dhe zoti Rryçi. Abstenim? Nuk ka.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · Ne flasim kaq shumë për turizmin, flasim kaq shumë për investimet në turizëm, por ngelemi deri te plazhi, matanë plazhit nuk kemi pothuajse

21

Miratohet me shumicë votash.

Kalojmë në votimin nen për nen.

Neni 1. Zonja Hyseni ishte dakord. Kush është dakord? Kundër? Zoti Roshi, zonja

Topi, zoti Rryçi. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kush është dakord me projektligjin në tërësi? Kundër? Zoti Rryci, zoti Roshi dhe

zonja Topi. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet me shumicën e votave.

Faleminderit shumë, zoti Klosi, që ishit këtu me ne dhe bëtë sqarimet!

Faleminderit, zonja Vjero, që ishit këtu me ne dhe bëtë sqarimet!

Urojmë që ky projektligj dhe këto lehtësira ta zhvillojnë edhe më shumë mundësinë e

përdorimit të turizmit ujor dhe krijimin e flotës sonë të flamurit.

Ju ftoj të jeni në gatishmëri për nesër, sepse kemi një rend të ri dite, të cilin do të na e

vërë në dispozicion sekretaria e komisionit. Besoj se do të jemi gati rreth orës 13:30 për të

filluar mbledhjen e komisionit. Kemi për të diskutuar projektligjin “Për përmirësimin e

zonave të Biznesit (BID)”. Relatoren për këtë projektligj e kemi përcaktuar, është zonja

Gjylameti. Ndërkohë, do t’ju vijnë edhe informacionet.

Ju lutem shumë të mirëkuptojmë edhe organizimin e punës që bëhet këtu në Kuvend

nga IT-ja, sepse për disa arsye teknike dhe për disa arsye se deputetët kërkojnë fjalën dhe më

gjatë se sa është parashikuar spostohen ndonjëherë edhe oraret tona të takimeve.

Faleminderit!

Pasdite të mbarë!

Mbyllet mbledhja.

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti