republika e kosovës republika kosova – republic … dhe...këshilli si kategori kushtetuese neni...

38
Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Këshilli Prokurorial i Kosovës Tužilački Savet Kosova Kosovo Prosecutorial Council Plani i Punës

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i KosovësTužilački Savet Kosova

Kosovo Prosecutorial Council

Plani i Punës����

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo

Këshilli Prokurorial i KosovësTužilački Savet Kosova

Kosovo Prosecutorial Council

Plani i Punës����

Plani i Punës ����

Plani i Punës ����

Përmbajtja

I. Pjesa e parë.......................................................................................��. Përmbledhje Ekzekutive....................................................................................��. Vizioni...................................................................................................................��. Misioni..................................................................................................................��. Vlerat.....................................................................................................................��. Baza ligjore dhe përbërja..................................................................................��. Detyrat dhe kompetencat e Këshillit..............................................................�

II. Pjesa e dytë....................................................................................���. Objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës...............................................��i. Avancimi i sistemit të administrimit, menaxhimit dhe llogaridhënies....��ii. Fuqizimi i Komisioneve të Përhershme të Këshillit.....................................��iii. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit................................................................��iv. Transferimi dhe avancimi i prokurorëve......................................................��v. Avancimi i vlerësimit të performancës së prokurorëve..............................��vi. Avancimi i pozitës së prokurorëve dhe personelit administrativ............��vii. Avancimi i mëtejmë i sistemit të disiplinimit të prokurorëve.................��viii. Trajnimi i prokurorëve dhe personelit administrativ..............................��ix. Promovimi i besimit të publikut në sistemin prokurorial.........................��x. Avancimi i infrastrukturës...............................................................................��xi. Ngritja e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtarë..............................���.�. Objektivat e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.................��i. Ristrukturimi i Sekretariatit të Këshillit..........................................................��ii. Avancimi i pozitës së personelit administrativ............................................��iii. Forcimi i strukturës menaxhuese të Sekretariatit......................................��iv. Rekrutimi i personelit administrativ.............................................................��v. Transferimi dhe avancimi i personelit administrativ..................................��vi. Vlerësimi i performancës së personelit administrativ...............................��vii. Avancimi i shërbimeve të buxhetit, financave dhe shërbimeve të përgjithshme.........................................................................................................��viii. Rritja e efikasitetit të procedurave të prokurimit.....................................��ix. Avancimi i sistemit të teknologjisë informative.........................................���.�. Objektivat e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive...��i. Mbikëqyrja dhe raportimi për punën e prokurorive...................................��

Plani i Punës ����

ii. Mbështetje e procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve.....��iii. Mbështetja e procesit të rekrutimit, emërimit, riemërimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve............................................................................��iv. Monitorimi i futjes së të dhënave statistikore në sistemin prokurorial dhe raportet statistikore.....................................................................................��v. Bashkërendimi i aktiviteteve për zhvillimin e kompetencave profesionale të prokurorëve dhe personelit administrativ...........................��vi. Krijimi dhe funksionalizimi i sistemit elektronik për menaxhimin e dosjeve të prokurorëve �SEMDP�.......................................................................��

III. Pjesa e tretë..................................................................................��Tabela.....................................................................................................................���. Aktivitetet e Këshillit Prokurorial të Kosovës...............................................���.�. Aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.................���.�. Aktivitetet e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive...��

I. Pjesa e parë

�. Përmbledhje EkzekutiveKëshilli Prokurorial i Kosovës me qellim të zbatimit të planit strategjik ���� � ���� dhe në funksion të ushtrimit të mandatit ligjor nxjerrë planin vjetor të punës.Plani i punës për vitin ���� përmban pjesën hyrëse ku përshkruhet mandati dhe struktura organizative e Këshillit Prokurorial i Kosovës �Këshilli�, me theks të veçantë në vizionin dhe misionin e tij.

Pjesa e dytë e planit i përcakton objektivat e Këshillit për vitin ����, objektiva këto specifike, të matshme dhe të arritshme.Në këtë pjesë plani përfshinë edhe objektivat dhe aktivitetet e Sekretariatit të Këshillit dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë �NJSHPP�.Pjesa e tretë e planit i detajizon objektivat përmes aktiviteteve, indikatorëve, përgjegjësve dhe afateve kohore. Kjo mundëson zbatimin më të lehtë të këtij plani dhe monitorimin e tij.

�. VizioniVizioni ynë është puna e vazhdueshme për arritjen e standardeve dhe vlerave më të larta të profesionalizmit, llogaridhënjes, integritetit, ndershmërisë dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës, përmes bërjes së politikave dhe marrjes së vendimeve të cilat sigurojnë pavarësinë, paanshmërinë dhe efikasitetin e tij.

�. MisioniMisioni i Këshillit është sigurimi i sistemit efikas dhe efektiv të hetimit dhe ndjekjes penale nga prokurorë të rekrutuar në bazë të meritës, të vlerësuar në bazë të rezultateve në punë dhe të mbikëqyrur sipas standardeve të larta si dhe ofrimi i resurseve adekuate humane dhe infrastrukturore.

�. VleratSi institucion kushtetues dhe i pavarur Këshillikarakterizohet nga vlerat si në vijim:� Realizimi i mandatit në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje nga pushtetet

Plani i Punës ����

tjera;� Garantimi i përfaqësimit gjithëpërfshirës dhe respekti për diversitetin;� Posedimi i kapaciteteve funksionale për zhvillim të politikave dhe strategjive;� Të qenit transparent në vendimmarrje;� Promovimi i qasjes së barabartë në shërbimet e sistemit prokurorial për të gjithë pa dallim;� Kryerjen e detyrave në bazë të standardeve dhe parimeve të pranuara ndërkombëtarisht për të drejtat njeriut;� Avancimi i vazhdueshëm i sistemit të administrimit dhe menaxhimit;� Promovimi i bashkëpunimit dhe respektimi i standardeve ndërkombëtare lidhur me planifikimin dhe llogaridhënien dhe� Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe të bazuara në ligj.

�. Baza ligjore dhe përbërjaKëshilli si kategori Kushtetuese �neni ��� është i themeluar me Ligjin Nr. ���L-��� për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Nga � janari i vitit ����, sipas Ligjit për Plotësim Ndryshimin e Ligjit Nr. ���L-��� për Këshillin Prokurorial të Kosovës �Ligji Nr. ���L-����, Këshilli përbëhet nga trembëdhjetë ���� anëtarë, dhjetë ���� prej të cilëve janë prokurorë, ndërsa tre ��� anëtarë jo prokurorë.Me bazën aktuale ligjore Këshilli përbëhet nga:� Kryeprokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare �ex officio�; � Shtatë ��� anëtarë prokurorë, një ��� nga çdo prokurori themelore; � Një ��� anëtar prokuror nga Prokuroria e Apelit; � Një ��� anëtar prokuror nga Prokuroria Speciale; � Një ��� anëtar avokat nga Oda e Avokatëve të Kosovës; � Një ��� anëtar, profesor universitar i fakulteteve juridike dhe � Një ��� anëtar, përfaqësues nga shoqëria civile.

Këshilli udhëhiqet nga Kryesuesi i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve prokurorë të Këshillit, me mandat tre ��� vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Kryesuesi i Këshillit së paku një herë në vit paraqet raporte publike vjetore për performancën, veprimet, kostot dhe nevojat buxhetore të sistemit prokurorial si dhe organizon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të

Plani i Punës ����

komisioneve të përhershme sipas këtij ligji, duke i mundësuar Këshillit një proces transparent dhe të përgjegjshëm të propozimeve dhe emërimit të tyre.

�. Detyrat dhe kompetencat e KëshillitNë bazë të Kushtetutës dhe ligjit, përgjegjësitë kryesore të Këshillit janë si në vijim:

� Siguron që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme gjatë kryerjes së funksioneve të tyre; � Rekruton dhe propozon te Presidenti kandidatët për emërim dhe riemërim për prokurorë, përfshirë Kryeprokurorin e Shtetit; � Vlerëson, ngrit në detyrë, disiplinon, propozon shkarkimin, transferon dhe ofron mbështetje për trajnimin e prokurorëve;� Në bashkëpunim në Akademinë e Drejtësisë, themelon standardet për rekrutimin, organizimin dhe shpalljen e provimit përgatitor për kualifikimin e prokurorëve;� Në bashkëpunim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillon politikat dhe strategjitë prokuroriale për luftimin efektiv të kriminalitetit;� Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit bën përgatitjen dhe mbikëqyrjen e buxhetit të sistemit prokurorial.

Plani i Punës ����

I. Pjesa e dytë

�. Objektivat e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ngritja e efikasitetit të Këshillit në orientimin e politikave dhe strategjive të sistemit prokurorial është synim me prioritet i tij. Ky synim do të realizohet përmes analizave të vazhdueshme të funksionimit të sistemit prokurorial në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit duke përcaktuar aktivitete të detajuara, të matshme dhe me kohë të caktuar për zbatimin e këtyre politikave dhe strategjive. Ky synim do të realizohet përmes objektivave të përcaktuara nga Këshilli për vitin ����, si në vijim:

� Avancimi i sistemit të administrimit, menaxhimit dhe llogaridhënies;� Fuqizimi i Komisioneve të Përhershme të Këshillit;� Rekrutimi i prokurorëve të shtetit;� Transferimi dhe avancimi i prokurorëve;� Avancimi i vlerësimit të performancës së prokurorëve;� Avancimi i pozitës së prokurorëve dhe personelit administrativ;� Avancimi i mëtejmë i sistemit të disiplinimit të prokurorëve;� Trajnimi i prokurorëve dhe personelit administrativ;� Promovimi i besimit të publikut në sistemin prokurorial;� Avancimi i infrastrukturës;� Ngritja e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtarë.

i. Avancimi i sistemit të administrimit, menaxhimit dhe llogaridhënies

Disa nga parakushtet për administrim dhe menaxhim më efikas dhe më llogaridhënës të prokurorive janë miratimi i akteve nënligjore,politikave dhe strategjive të caktuara, udhëheqja e proceseve të rekrutimit të prokurorëve, vendosja për disiplinimin dhe vlerësimin e performancës së prokurorëve si dhe sigurimi i kushteve që prokurorët të veprojnë në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme.Përmes aktiviteteve të tij, Këshilli do të merr vendime të cilat realizojnë këtë avancim dhe bëjnë të mundur ushtrimin e mandatit të tij dhe të Prokurorit të Shtetit.

��

Plani i Punës ����

Për ta realizuar vendimmarrjen në kuadër të mandatit të Këshillit, planifikohet një dinamikë e punës së komisioneve të përhershme dhe komisioneve të përkohshme, përmes të cilave do të përgatitet baza për vendimmarrje apo do të mbikëqyret zbatimi i vendimeve të Këshillit, përmes raportimeve periodike të këtyre komisioneve në Këshill.Këshilli planifikon të mbajë takime bazuar në nevojat dhe dinamikën e përcaktuar nga vetë Këshilli, komisionet e tij dhe Prokurori i Shtetit. Takimet e Këshillit do të organizohen siç është përcaktuar me ligj dhe me rregulloren për veprimtarinë e tij.Gjithashtu, me qëllim të avancimit të sistemit të planifikimit dhe shpenzimit të buxhetit, planifikimit dhe shpërndarjes së drejtë të burimeve njerëzore dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme, Këshilli me ndihmën e Sekretariatit dhe Prokurorit të Shtetit do të marr vendime në funksion të një administrimi dhe menaxhimi më të avancuar dhe llogaridhënës.

ii. Fuqizimi i Komisioneve të Përhershme të Këshillit

Komisionet e përhershme mundësojnë zbatimin efikas të mandatit të Këshillit përmes hartimit të akteve nënligjore, përgatitjes së kërkesës për buxhet dhe personel, administrimin e prokurorive, disiplinimit dhe vlerësimit të performancës së prokurorëve. Këshilli për vitin ���� në bashkëpunim me partnerët e tij do të ndërmarr një sërë aktivitetesh me qellim të fuqizimit të rolit dhe funksionit të komisioneve të përhershme, në veçanti të të komisionit disiplinor dhe atij të vlerësimit të performancës. Në këtë drejtim do të punohet në zhvillimin e shkathtësive të tyre lidhur me planifikimin, hartimin e udhëzimeve dhe akteve relevante, hartimin e raporteve dhe teknikat e referimit të çështjeve në Këshill.

iii. Rekrutimi i prokurorëve të shtetit

Në bazë të nevojave të prokurorive, Këshilli në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe aktivitetet e nevojshme me qëllim të realizimit të procesit të rekrutimit të prokurorëve të rinj. Ky proces do të sigurojë numër të mjaftueshëm të prokurorëve për secilën prokurori. Në fillim të vitit ����, Këshilli në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit

��

Plani i Punës ����

mbështetur në mundësitë buxhetore do të caktojë numrin e nevojshëm për prokurorë dhe do të fillojë procesin e organizimit të provimit për prokurorë. Këshilli do të sigurojë që ky proces të zhvillohet sipas parimeve të konkurrencës, meritës, profesional izmit , t ransparencës dhe konfidencialitetit të plotë.

iv. Transferimi dhe avancimi i prokurorëve

Zhvillimi i karrierës në sistemin prokurorial është një ndër objektivat kryesore dhe afatgjata të Këshillit. Sipas këtij objektivi, gjatë vitit ����, pas analizës nëpër nivele të prokurorive të ndryshme dhe departamente, Këshilli sipas nevojave të Prokurorit të Shtetit do të marr vendime, zhvillojë dhe administrojë procese të transferimit dhe avancimit të prokurorëve të cilët pritet të sigurojnë prokurorë të mjaftueshëm për ushtrim të detyrave dhe përgjegjësive ligjore.

v. Avancimi i vlerësimit të performancës së prokurorëve

Duke ndjekur politikat aktuale dhe bazuar në strukturën ligjore e nënligjore, Këshilli planifikon të ngritë më tutje sistemin aktual të vlerësimit të performancës së prokurorëve. Synim i Këshillit është që vlerësimi i performancës së prokurorëve të jetë pozitivisht i orientuar dhe të ndikojë në formë të vazhdueshme në përmirësimin e efikasitetit, efektivitetit dhe profesionalizmit të prokurorëve. Këshilli do të ndërmarrë të gjitha veprimet në mbështetje të Komisionit për Vlerësim të Performancës për t�i mundësuar atij zbatimin e kritereve dhe standardeve të përcaktuara në sistemin e vlerësimit të performancës së prokurorëve. Kjo mbështetje do të jetë pjesë e vlerësimit të prokurorëve në fazën e mandatit fillestar si dhe përgjatë vlerësimit të vazhdueshëm i cili do të bëhet me një planifikim adekuat. Gjithashtu, Këshilli do t�i avancojë politikat dhe standardet e vlerësimit të performancës së prokurorëve për t�u siguruar që prokurorët me performancë të dobët në çështje të caktuara të udhëzohen për trajnime adekuate në Akademinë e Drejtësisë.

��

Plani i Punës ����

vi. Avancimi i pozitës së prokurorëve dhe personelit administrativ

Funksioni i prokurorit ende mbetet jo atraktiv për shumë profesionist ligjorë me përvojë dhe kapacitete të duhura për ta ushtruar këtë funksion. Përkundër përmirësimit të pozitës së prokurorëve, Këshilli në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të përmirësimit të pozitës financiare, sigurisë fizike, kushteve të punës dhe ngritjes së dinjitetit të prokurorëve.Jo më pak e rëndësishme është edhe pozita e personelit administrativ të prokurorive përfshirë mbrojtësit e viktimave, personelin e Sekretariatit dhe NJSHPP, prandaj me qëllim të sigurimit të kapaciteteve të mjaftueshme, profesionale dhe me përvojë, Këshilli do të angazhohet në motivimin e personelit administrativ për të mbajtur një shërbim etik, profesional dhe me dinjitet duke krijuar mundësitë për trajnim, avancimin në bazë të meritës dhe përmirësimit të statusit të tyre.

vii. Avancimi i mëtejmë i sistemit të disiplinimit të prokurorëve

Në kuadër të mandatit kushtetues, Këshilli do të sigurojë që disiplinimi i prokurorëve të bëhet përmes një sistemi efektiv i cili siguron shqiptimin e masave për sjellje të pahijshme ndaj të gjithë atyre prokurorëve që bëjnë shkelje të tilla, ndërsa t�i lirojnë nga procedura prokurorët kur nuk konstatohen shkelje. Këshilli do të kërkoj nga Zyra e Prokurorit Disiplinor që të raportoj sipas ligjit.Këshilli do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me sistemin e disiplinimit të prokurorëve dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur parimet kushtetuese dhe ligjore lidhur me disiplinimin e prokurorëve.

viii. Trajnimi i prokurorëve dhe personelit administrativ

Ngritja e shkathtësive dhe aftësive profesionale dhe ndër-personale të prokurorëve dhe personelit administrativ do të jetë prioritet i angazhimeve të Këshillit. Në bashkërendim me Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Akademinë e Drejtësisë, Këshilli do të përcaktojë politikat dhe do të vendosë

��

Plani i Punës ����

udhëzimet e nevojshme për trajnimin fillestar të prokurorëve të sapo emëruar si dhe trajnimin e vazhdueshëm të prokurorëve, mbrojtësve të viktimave dhe personelit tjetër administrativ në kuadër të sistemit prokurorial. Për më tepër, Këshilli do të të hartojë politika specifike për trajnimin e prokurorëve të cilët kanë treguar performancë jo të knaqshme me rastin e vlerësimit të performancës së tyre. Rrjedhimisht, do të propozohen trajnime, programe shkëmbimi dhe aktivitete të cilat pritet të mbështeten nga Akademinë e Drejtësisë dhe partnerë të tjerë të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit.Të gjitha angazhimet e Këshillit do të jenë të orientuara në avancimin e njohurive dhe ngritjen e shkathtësive të prokurorëve dhe personelit administrativ në mënyrë që të jenë më efikas, efektiv, etik dhe profesional në punën e tyre.Këshilli në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit dhe Akademinë e Drejtësisë do të zhvillojë edhe mekanizmat adekuat për mbikëqyrjen e zbatimit të programeve trajnuese dhe efektit të tyre te prokurorët dhe personeli administrativ. Këshilli do të sigurohet që prokurorët e departamenteve të specializuar të ndjekin trajnimet adekuate.

ix. Promovimi i besimit të publikut në sistemin prokurorial

Si institucion kushtetues i pavarur, Këshilli siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë personat në Kosovë duke garantuar një sistemi të hapur dhe të përgjegjshëm të administrimit të vendimeve të tij dhe të tërë sistemit prokurorial.

Këshilli planifikon të vazhdojë me qasjen e hapur të takimeve të tij për mediet dhe publikun. Për më tepër Këshilli në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit do të përgatisë dhe zbatojë një strategji të veçantë e cila do të përmirësojë komunikimin me publikun, shoqërinë civile dhe mediet. Kjo strategji do të ketë për synim forcimin e marrëdhënieve në mes të sistemit prokurorial dhe medieve, sigurimin e qasjes së publikut në punën e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit duke rritur respektin e publikut për këto institucione.

��

Plani i Punës ����

Këshilli do t�i kushtojë hapësirë të duhur hartimit të akteve nënligjore me kritere të qarta për çasjen në dokumente zyrtare duke siguruar mbrojtjen e të dhënave personale të përcaktuara me legjislacionin në fuqi. Po ashtu, Këshilli planifikon që gjatë vitit ���� të ri dizajnojë faqen zyrtare �ueb faqe� dhe të sigurojë rifreskimin e sajë me informata si mënyrë e komunikimit të drejtpërdrejtë me publikun si dhe do të vazhdojë publikimin e raporteve, vendimeve dhe dokumenteve relevante për informimin e publikut lidhur me punën e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit. Gjithashtu, Këshilli do të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për sigurimin e zyrtarëve për komunikim me media dhe me publikun nëpër secilin nivel të prokurorive.

Të gjitha angazhimet e Këshillit në promovimin e besimit të publikut në sistemin prokurorial do të bëhen duke siguruar që qasja në informacione zyrtare të bëhet në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe duke mbrojtur privatësinë dhe konfidencialitetin.

x. Avancimi i infrastrukturës

Në vazhdën e punës së bërë deri më tani, gjatë vitit ����, Këshilli planifikon të vazhdojë të sigurojë kushte më të mira për punën e tij dhe të Prokurorit të Shtetit.Në fillim të vitit do të përgatitet për punë hapësira e siguruar për Prokurorinë Speciale, ndërsa në vazhdimësi do të mbikëqyret ndërtimi i objektit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe do të fillojnë përpjekjet për sigurimin e objektit për Këshillin dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.Përkundër një pune intensive të realizuar deri më tani, gjatë vitit ���� do të vazhdohet me konkretizimin e ndërtimit të sistemit për menaxhimin elektronik të lëndëve �TIK�SMIL�. Një fokus i veçantë do t�i kushtohet pajisjes së të gjitha prokurorive me sistem të telekonferencave, sistem të ri të pajisjeve për arkiva, pajisje të përkthimit simultan, pajisje të sigurisë, fotokopje dhe skaner. Sigurimi i këtyre pajisjeve është duke u bërë në partneritet me donatorë të cilët po e mbështesin sistemin prokurorial.Këshilli planifikon që në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit të avancojë edhe sistemin aktual të transportit duke bërë përmirësimet e nevojshme si

��

Plani i Punës ����

në mjete ashtu dhe në shërbime. Gjithashtu do të punohet në ofrimin e shërbimeve logjistike të nevojshme për një funksionim efikas të sistemit prokurorial.

xi. Ngritja e bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtarë

Gjatë vitit ���� Këshilli do të ketë prioritet vazhdimin e bashkëpunimit të hapur e profesional me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Këshilli do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet vendore me qëllim të avancimit të çështjeve si legjislacioni, ngritja e bashkëpunimit të përgjithshëm ndërinstitucional për të siguruar një ndjekje penale të suksesshme, çështjet buxhetore si dhe rekrutimin e personelit administrativ në sistemin prokurorial.Ndër institucionet vendore me të cilat do të intensifikohet edhe më tutje bashkëpunimi janë; Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Akademia e Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Evropian, Ministria e Administratës Publike, Oda e Avokatëve të Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencinë Antikorrupsion dhe agjenci të tjera. Bashkëpunimi me këto institucione do të realizohet përmes formave të ndryshme të komunikimit bilateral dhe punës së përbashkët.Bashkëpunimi i Këshillit do të ngritët sidomos me institucionet, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë. Në këtë drejtim përmes takimeve koordinuese me donatorë si dhe takimeve bilaterale do të realizojmë bashkëpunim intensiv me të gjithë donatorët dhe partnerët të cilët mbështesin sistemin prokurorial si dhe ato që ofrojnë mbështetje për sektorin e drejtësisë.

Një vëmendje e veçantë do t�i kushtohet realizimit të projekteve aktuale me donatorë si dhe propozimi i projekteve të reja përmes të cilave do të ngritën kapacitetet e Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit në drejtim të aplikimit të standardeve më të larta ndërkombëtare në realizim të mandatit tonë. Për më tepër Këshilli do të ofrojë resurset e veta edhe në drejtim të përmbushjes së detyrimeve që dalin nga proceset e integrimit evropian dhe çfarëdo obligimi tjetër shtetëror.

��

Plani i Punës ����

�.�. Objektivat e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës

Sekretariati i Këshillit përcakton objektivat në vijim:

� Ristrukturimi i Sekretariatit të Këshillit;� Avancimi i pozitës së personelit administrativ;� Forcimi i strukturës menaxhuese të Sekretariatit;� Rekrutimi i personelit administrativ;� Transferimi dhe avancimi i personelit administrativ;� Disiplinimi dhe vlerësimi i performancës së personelit administrativ;� Avancimi i shërbimeve të buxhetit, financave dhe shërbimeve të përgjithshme; � Ofrimi shërbimeve efikase të prokurimit; �Avancimi i sistemit të teknologjisë informative.

i. Ristrukturimi i Sekretariatit të Këshillit

Ligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit NR. ���L-��� për Këshillin Prokurorial të Kosovës �Ligji Nr. ���L-���� e ka riorganizuar veprimtarinë dhe funksionimin e Sekretariatit të Këshillit për të ndihmuar dhe zbatuar rregullat, rregulloret dhe politikat e Këshillit, lidhur me menaxhimin, buxhetin dhe administrimin e prokurorive. Deri në hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore, Sekretariati ishte pjesë e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit. Baza e re ligjore dhe orientimet strategjike të Këshillit për riorganizimin e Sekretariatit gjë e cila është mundësuar me miratimin e Rregullores për Veprimtarinë Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Sekretariatin e Këshillit. Kjo rregullore ka krijuar bazë të fortë për të ngritur nivelin e menaxhimit, administrimit dhe ofrimit efikas të shërbimeve administrative në Këshillin Prokurorial dhe Prokurorin e Shtetit. Gjatë vitit ���� Sekretariati do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për ta vënë në jetë strukturën e re të Sekretariatit.

ii. Avancimi i pozitës së personelit administrativ

Ndryshimet ligjore lidhur me Këshillin të ndodhura në vitin ���� si dhe

��

Plani i Punës ����

planet strategjike të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit janë të orientuara në drejtim të avancimit të pozitës së personelit administrativ të sistemit prokurorial.Diskutimet e filluara gjatë vitit ����, me Ministrinë e Drejtësisë, në koordinim edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ministrinë e Administratës Publike, do të vazhdojnë gjatë vitit ���� në drejtim të formimit të një koncepti i cili garanton pavarësinë e plotë të Këshillit në planifikim, rekrutim, sistematizim të vendeve të punës, disiplinim, vlerësim të performancës dhe zhvillim të karrierës për të gjithë të punësuarit në sistemin prokurorial.

iii. Forcimi i strukturës menaxhuese të Sekretariatit

Aktivitetet si planifikimi i punës sektoriale, përfshirë por pa u kufizuar në planifikimin e mirëfilltë të buxhetit, burimeve njerëzore, shërbimeve të nevojshme dhe aktiviteteve të prokurimit, do të jenë pjesë e prioriteteve të punës për Sekretariatin e Këshillit. Në mënyrë që këto prioritete të jetësohen struktura menaxhuese e krijuar me Rregulloren e re të Sekretariatit do të jetë pjesë e aktiviteteve të cilat do ta ndihmojnë atë që të jetë në gjendje të ofrojë shërbime më efikase dhe profesionale për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.Këtë objektivë Sekretariati do ta realizojë përmes hartimit të procedurave standarde operative lidhur me buxhetin dhe financat, personelin, shërbimet e përgjithshme dhe prokurimin. Ndërsa pjesë e pandashme e këtyre planeve do të jetë edhe forcimi i kapaciteteve të zyrtarëve ligjorë, zyrtarëve për komunikim me publikun, zyrtarëve të teknologjisë informative, përkthyesve dhe zyrtarëve tjerë të Sekretariatit.

iv. Rekrutimi i personelit administrativ

Me qëllim të sigurimit të mbështetjes adekuate për punën e prokurorëve dhe prokurorive, Sekretariati i Këshillit në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, bazuar në planifikimet dhe mundësitë buxhetore do të sigurojë personelin e nevojshëm administrativ. Për ta realizuar këtë qëllim Sekretariati do të zhvillojnë procese rekrutimi bazuar në parimet dhe rregullat e përcaktuara me ligj dhe akte nënligjore.

��

Plani i Punës ����

Bazuar në orientimet strategjike të Këshillit dhe standardet më të mira në lëmin e rekrutimit të personelit, pas një planifikimi adekuat Sekretariati do të fillojë, administrojë dhe zhvillojë proceset e rekrutimit të personelit administrativ bazuar mundësitë buxhetore dhe nevojat e prokurorëve dhe prokurorive për personel të domosdoshëm administrativ.

v. Transferimi dhe avancimi i personelit administrativ

Pas një analize të kapaciteteve aktuale në kuadër të personelit aktual administrativ, Sekretariati do të zhvillojë procese të transferimit dhe avancimit të brendshëm si pjesë e zhvillimit të karrierës në administratën e sistemit prokurorial. Këto procese do të jenë pjesë e planifikimeve të personelit si dhe do të realizohen sipas mundësive buxhetore dhe pas vlerësimit të nevojave të prokurorive dhe Sekretariatit.

vi. Vlerësimi i performancës së personelit administrativ

Natyra e punës së Prokurorit të Shtetit dhe Këshillit kërkon personel administrativ me kualitete të larta personale, profesionale dhe etike. Mbajtja e një personeli me këto kualitete, përveç rekrutimit standard arrihet edhe me funksionimin e sistemit të vlerësimit të performancës së personelit administrativ. Pjesë e planit të Sekretariatit për vitin ���� mbetet vlerësimi i rregullt i performancës së personelit i bazuar në objektivat e përcaktuara me planin e punës me qëllim të garantimit të shërbimeve etike, profesionale, efikase dhe efektive për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.

vii. Avancimi i shërbimeve të buxhetit, financave dhe shërbimeve të përgjithshme

Nevojat aktuale të sistemit prokurorial nuk janë në harmoni me buxhetin e aprovuar. Sekretariati synon që edhe më tutje të vazhdojë përmirësimin e procesit të planifikimit dhe adresimit të kërkesave për një buxhet i cili do të përmbushë nevojat sistemit prokurorial.Së këndejmi, Sekretariati përmes Departamentit për Buxhet, Financa dhe

��

Plani i Punës ����

Shërbime të Përgjithshme përgatit kërkesën buxhetore për shqyrtim nga komisioni përkatës dhe miratim nga Këshilli.Sigurimi i buxhetit të nevojshëm do të mundësonte planifikimin dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe efektive të administratës, përfshirë shërbimet e përkthimit, mirëmbajtjes, sigurimit, logjistikës dhe të gjitha resurset e nevojshme për Këshillin dhe Prokurorin e Shtetit.

viii. Rritja e efikasitetit të procedurave të prokurimit

Zbatimi i reformave aktuale lidhur me procedurat e prokurimit �prokurimi elektronik dhe realizimi i shërbimeve të prokurimit përmes AQF-së�, përfshirë planifikimin dhe zhvillimin e procedurave transparente dhe të bazuara në ligj do të jenë pjesë përbërëse e aktiviteteve të prokurimit të zhvilluara nga sekretariati. Gjatë vitit ����, Sekretariati do të hartoj planin e prokurimit i cili do të mundësoj gjetjen e zgjidhjeve të cilat mundësojnë që shpenzimi i parasë publike të bëhet përkundrejt marrjes së shërbimeve dhe mallrave të vlefshëm dhe adekuat me nevojat e sistemit prokurorial. Përmirësimi i standardit të përgatitjes së specifikacioneve teknike nga njësitë kërkuese Sekretariatit.

ix. Avancimi i sistemit të teknologjisë informative

Këshilli planifikon që të zgjerojë kapacitetet njerëzore dhe resurset e infrastrukturës e cila është pjesë e sistemit të teknologjisë informative. Si edhe deri më tani planifikohet avancimi i pajisjeve të teknologjisë informative, ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve të personelit dhe avancimi i formave të menaxhimit elektronik të proceseve të ndryshme. Ndërtimi i platformave moderne, bazave efikase të të dhënave dhe mirëmbajtja e sistemeve aktuale do të jetë prioritet i strukturave përgjegjëse për teknologji informative në Sekretariat. Mbi të gjitha prioritetet planifikohet të jetë zhvillimi dhe funksionalizimi i sistemit për menaxhimin elektronik të të lëndëve �TIK�SMIL�.

��

Plani i Punës ����

�.�. Objektivat e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive

Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin ���� përcakton objektivat si në vijim:� Mbikëqyrja dhe raportimi për punën e prokurorive;� Mbështetje e procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve dhe prokurorive;� Mbështetja e procesit të rekrutimit, emërimit, riemërimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve;� Monitorimi i futjes së të dhënave statistikore në sistemin prokurorial dhe raportet statistikore;� Bashkërendimi i aktiviteteve për zhvillimin e kompetencave profesionale të prokurorëve dhe personelit administrativ; � Krijimi dhe funksionalizimi i sistemit elektronik për menaxhimin e dosjeve të prokurorëve �SEMDP�.

i. Mbikëqyrja dhe raportimi për punën e prokurorive

NJSHPP do të bëj mbikëqyrjen e mbajtjes së regjistrave të prokurorive me fokus në verifikimin e përmbajtjes së regjistrave, mënyrën e regjistrimit të lëndëve, numrin e lëndëve dhe personave dhe harmonizimin e raporteve statistikore të dërguara në Zyrën e Statistikave.NJSHPP do të përgatit raporte periodike, gjashtëmujore dhe vjetore për punën e Prokurorit të Shtetit me fokus në kallëzimet � lëndët penale të trashëguara, të pranuara në punë dhe ato të kryera nga ana e prokurorëve në të gjitha nivelet e sistemit prokurorial, departamentet përkatëse të prokurorive përfshirë dhe parashtruesit e këtyre kallëzimeve. Po ashtu përgatit raport për veprat penale karakteristike, pjesë e mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e të dhënave statistikore, përfshinë: Armët, drogat, fshehjen e dokumenteve të identifikimit të viktimave, kontrabandimi me migrantë, krimi organizuar, korrupsioni, shpëlarja e parasë, trafikimin me qenie njerëzore, krimet ekonomike, nxitjen e urrejtjes dhe fshehjen e dokumenteve të identifikimit të viktimave. NJSHPP do të përgatit analiza për numrin e nevojshëm të prokurorëve në sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës. Kjo analizë hartohet duke

��

Plani i Punës ����

marrë për bazë numrin e pranuar të lëndëve në Prokurorin e Shtetit, performancën e prokurorëve, arritjet dhe mangësitë e konstatuara në punën e prokurorive gjatë viteve të fundit dhe domosdoshmërinë e përmirësimit në aspektin sasior dhe cilësor të performancës së prokurorisë.

ii. Mbështetje e procesit të vlerësimit të performancës së prokurorëve

Vlerësimi i performancës së prokurorëve bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve �KVPP� bazuar në kriteret e përcaktuara me ligj. Që ky proces të realizohet me profesionalizëm dhe me efikasitet, Këshilli e ka caktuar një anëtar të KVPP-së që të punoj me orar të plotë në vlerësim të performancës. Krahas kësaj NJSHPP do të mbështes KVPP-në me qellim të përgatitjes dhe mirëmbajtjes së listës së prokurorëve që do të vlerësohen, mbledhjes së informatave të nevojshme për ta dhe mirëmbajtjes së dosjeve të prokurorëve që vlerësohen përfshirë dhe hartimin e raporteve respektive.

iii. Mbështetja e procesit të rekrutimit, emërimit, riemërimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve

NJSHPP ofron mbështetje administrative për Këshillin në procesin e rekrutimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve. Si pjesë qenësore e mandatit të Këshillit, rekrutimi, transferimi dhe avancimi i prokurorëve kërkon planifikim të shumanshëm, analiza dhe vendime të Këshillit të mbështetura nga NJSHPP për realizimin e tyre.Në këtë drejtim, NJSHPP do të përgatit plane të veprimit për secilin prej këtyre proceseve dhe do të angazhohet që administrimi i procesit të bëhet në mënyrë profesionale dhe transparente.

iv. Monitorimi i futjes së të dhënave statistikore në sistemin prokurorial dhe raportet statistikore

Raportet statistikore për punën e Prokurorit të Shtetit paraqesin një prej aktiviteteve kryesore të NJSHPP ngase përmes tyre pasqyrohet performanca e institucionit. Aktualisht, sistemi prokurorial ballafaqohet me sfida në gjenerimin e raporteve statistikore të sakta, gjithëpërfshirëse dhe në një

��

Plani i Punës ����

kohë të shpejtë. Megjithatë po punohet në zhvillimin e sistemit të ri të menaxhimit elektronik të rasteve �TIK�SMIL�, projekt të cilit do t�i ofrohet mbështetje e plotë nga NJSHPP dhe të gjitha strukturat tjera të sistemit prokurorial.Këto dhe aktivitete tjera synojnë që në të ardhmen të bëhen raporte sa më të sakta, unike dhe në kohë të shpejtë.

v. Bashkërendimi i aktiviteteve për zhvillimin e kompetencave profesionale të prokurorëve dhe personelit administrativ

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe shkathtësive praktike të prokurorëve dhe personelit administrativ të prokurorisë është prioritet i Këshillit edhe për vitin ����. Që kjo të bëhet e mundur NJSHPP do të angazhohet në vlerësimin e nevojave për trajnime, identifikimin e përfituesve të trajnimeve dhe koordinimin e pjesëmarrjes, në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Drejtësisë dhe institucionet dhe partnerët tjerë që e mbështesin sistemin prokurorial në këtë proces.

vi. Krijimi dhe funksionalizimi i sistemit elektronik për menaxhimin e dosjeve të prokurorëve �SEMDP�

Përmes kësaj baze të të dhënave synohet që gjatë vitit ���� të krijohet sistemi i avancuar elektronik për administrimin e dosjeve të prokurorëve e që mundëson efikasitet dhe saktësi më të lartë në mirëmbajtjen e tyre. Përmes këtij sistemi do të bëhet digjitalizimi i të gjitha dosjeve të prokurorëve dhe i procesit të menaxhimit të dosjeve në tërësi. Ky sistem i centralizuar do të mundësoj menaxhimin dhe administrimin e dosjeve si dhe aplikimin online për rekrutim, transferim dhe avancim të prokurorëve.

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

��

Plani i Punës ����

www.kpk-rks.org