raporti i vlerËsimit tË ndikimit emËrtimi i …...te dhËna kontakti (emri, e-mail, numri i...

23
RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Projektligj “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik” MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë FAZA E POLITIKËS/VLERËSIMIT TË NDIKIMIT Zhvillim BURIMI I PROPOZIMIT TË POLITIKËS Transpozim i Direktivës së BE-së DIREKTIVË/RREGULLORE E BE-së Direktiva (BE) 2019/1024 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të 20 qershorit 2019 “Mbi të dhënat e hapura dhe ri- përdorimin e informacionit të sektorit publik” Numri CELEX 32019L1024, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 172, datë 26.6.2019, faqe 5683 Link:https://eur-lex.europa.eu/legal- content/EN/TXT/?uri=uriserv:OJ.L_.2019.172.01.0056.01.ENG PUBLIKIMET DHE STRATEGJITË E LIDHURA VKM nr. 147 datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit të politikave për implementimin e të dhënave të hapura publike dhe krijimin e portalit të të dhënave të hapura”. Strategjia Kombëtare Për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020. Strategjia Ndërsektoriale Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015- 2020. DATA E KONSULTIMIT PUBLIK 20.05.2020 - 20.06.2020 Plani i konsultimit sipas formatit të standardizuar. DATA E VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 15/05/2020 A E KA SHQYRTUAR KRYEMINISTRIA VLERËSIMIN E NDIKIMIT? NËSE PO, JEPNI DATËN E SHQYRTIMIT Po, në datë 16.5.2020 NUMRI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT 2020 MIE 13 TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) Blerta Xhako [email protected] 35542237200 Irena Malolli [email protected] +35542222245 Albiona Korita [email protected] PJESA 1: PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE (Maksimumi 2 faqe) PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja e qeverisë? Problemi në shqyrtim është i lidhur me faktin që të dhënat publike nuk janë të përshtatura plotësisht me qëllim ripërdorimin nga publiku. Standadet e rregullimit të ripërdorimit të të dhënave të sektorit publik janë të munguara apo të fragmentizuara. Ekonomia bazuar në të dhënat e hapura

Upload: others

Post on 06-Mar-2021

7 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT

EMËRTIMI I PROPOZIMIT

TË POLITIKËS

Projektligj “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e

informacionit të sektorit publik”

MINISTRIA UDHËHEQËSE Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

FAZA E

POLITIKËS/VLERËSIMIT

TË NDIKIMIT

Zhvillim

BURIMI I PROPOZIMIT TË

POLITIKËS

Transpozim i Direktivës së BE-së

DIREKTIVË/RREGULLORE

E BE-së

Direktiva (BE) 2019/1024 e Parlamentit Evropian dhe e

Këshillit të 20 qershorit 2019 “Mbi të dhënat e hapura dhe ri-

përdorimin e informacionit të sektorit publik” Numri CELEX

32019L1024, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr.

172, datë 26.6.2019, faqe 56–83 Link:https://eur-lex.europa.eu/legal-

content/EN/TXT/?uri=uriserv:OJ.L_.2019.172.01.0056.01.ENG

PUBLIKIMET DHE

STRATEGJITË E LIDHURA

VKM nr. 147 datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit të

politikave për implementimin e të dhënave të hapura publike

dhe krijimin e portalit të të dhënave të hapura”.

Strategjia Kombëtare Për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020.

Strategjia Ndërsektoriale Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-

2020.

DATA E KONSULTIMIT

PUBLIK

20.05.2020 - 20.06.2020

Plani i konsultimit sipas formatit të standardizuar.

DATA E VLERËSIMIT TË

NDIKIMIT

15/05/2020

A E KA SHQYRTUAR

KRYEMINISTRIA

VLERËSIMIN E NDIKIMIT?

NËSE PO, JEPNI DATËN E

SHQYRTIMIT

Po, në datë 16.5.2020

NUMRI I VLERËSIMIT TË

NDIKIMIT

2020 – MIE – 13

TE DHËNA KONTAKTI

(EMRI, E-MAIL, NUMRI I

TELEFONIT TË PERSONIT

TË KONTAKTIT)

Blerta Xhako

[email protected]

35542237200

Irena Malolli

[email protected]

+35542222245

Albiona Korita

[email protected]

PJESA 1: PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

(Maksimumi 2 faqe)

PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT

Cili është problemi në shqyrtim dhe cilat janë shkaqet e tij? Pse është e nevojshme ndërhyrja e

qeverisë?

Problemi në shqyrtim është i lidhur me faktin që të dhënat publike nuk janë të përshtatura

plotësisht me qëllim ripërdorimin nga publiku. Standadet e rregullimit të ripërdorimit të të dhënave

të sektorit publik janë të munguara apo të fragmentizuara. Ekonomia bazuar në të dhënat e hapura

Page 2: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

2

publike në vend është në hapat fillestare të saj, duke bërë që bizneset, konsumatorët, qytetarët të

mos përfitojnë nga dobitë e ekonomisë së të dhënave.1 Sigurimi i të dhënave të hapura është pjesë

e objektivave politike, miratuar me VKM 147 nr. 147 datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit

të politikave për implementimin e të dhënave të hapura publike dhe krijimin e portalit të të

dhënave të hapura” dhe angazhimeve të vendit në Open Government Partnership, por mbetet ende

i papërmbushur.2 Raste të të dhënave të hapura zbatohen nga INSTAT, ASIG, portali

opendata.gov.al i krijuar nga AKSHI, si praktika të mira administrative publike, por jo rrjedhojë e

ndonjë kuadri rregullator të përgjithshëm në fuqi. Kjo gjendje rregullatore nuk garanton

qëndrueshmërinë e pasjes së të dhënave publike në domen publik dhe ripërdorimit të tyre përmes

mjeteve teknike të përshtatshme (ndërfaqjet programimit të zbatuar, API).

Plotësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim është detyrim i vendit edhe në kuadër të procesit të

integrimit evropian. Plani Kombëtar i Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë, 2020-20223

ka parashikuar transpozimin e Direktivës (BE) 2019/1024, e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të

20 qershorit 2019 “Mbi të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të sektorit publik”,

parashikim që ende mbetet për t’u realizuar.4

OBJEKTIVAT

Cilat janë objektivat dhe efektet e synuara të propozimit?

Objektivat kryesore që synohen të arrihen nëpërmjet miratimit të kësaj politike janë:

a) Zhvillimi i shpejtë i modeleve inovatore të biznesit përmes rritjes së numrit të bizneseve

aktive që veprojnë në fushën e TIK5 me 10% brenda 3 viteve, pas miratimit të politikës për

ripërdorimin e të dhënave publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

b) Përshtatja ndaj ndryshimeve teknologjike në fushën e menaxhimit dhe përdorimit të të

dhënave duke zbatuar gradualisht sistemet API për marrjen e të dhënave në kohë reale

përfshirë fillimin e aplikimit në fushën e transportit brenda 3 viteve, pas miratimit të politikës

për ripërdorimin e të dhënave publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

c) Zbatimi i standardeve të BE-së për të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të

sektorit publik deri në vitin 2022.

OPSIONET E POLITIKAVE

Cilat janë opsionet kryesore të politikave, duke përfshirë mënyrat ndaj rregullimit? Duhet të bëni

krahasimin e avantazheve/përfitimeve kryesore dhe të disavantazheve/kostove të opsioneve të

mundshme. Duhet të përcaktoni detajet në lidhje me opsionin e preferuar.

Opsionet e mëposhtme janë vlerësuar në funksion të arritjes së objektivave të politikave:

Opsioni 0 – status quo-ja, mos ndryshimi i gjendjes aktuale;

Opsioni 1 – Miratimi i një ligji të ri.

Opsioni 2 – Amendimi i ligjit për të drejtën e informimit.

Opsioni 0, nuk ndërhyhet me ndryshim apo politikë të re. Do të vijohet të mbeten problematikat

aktuale të rregullimit të pjesshëm të hapjes së të dhënave publike me qëllim ripërdorimin e tyre për

qëllime fitimi ose jo, duke mos adresuar zgjidhjen e tyre.

Opsioni 1: Hartimi i një ligji të ri, me qëllim garantimin me ligj të dedikuar të detyrimit për

ripërdorimin e të dhënave të hapura si dhe përcaktimin e rregullave për të drejtën e ripërdorimit të

informacionit publik, garantuar kjo edhe me mekanizmat e duhur institucionalë.6 Kjo politikë do të

1 Sipas studimeve të kryera në BE, rritja e të ardhurave nga zbatimi i të dhënave të hapura dhe ripërdorimi i

informacionit publik në periudhën 2017-2020 ishte në nivelin 57%. Shih: https://ec.europa.eu/digital-single-

market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information 2 Shih: VKM nr.147 datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit të politikave për implementimin e të dhënave të

hapura publike dhe krijimin e portalit të të dhënave të hapura” si dhe

https://www.opengovpartnership.org/members/albania/ 3 Shih Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA). 4 Shih Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.151, datë 19.2.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin

Evropian 2020–2022”, fq. 279. Shih në: http://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/02/19/151 5 Aktualisht numri i tyre është 3000 sipas INSTAT. Shih: http://www.instat.gov.al/media/7031/njoftim-per-media-

_regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf 6 Ky opsion mbështetet në analizën e kryer nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave

Personale (KDIMDP) që prej vitit 2018 e në vijim. Shih Raporti Vjetor i KDIMDHP, 2018, fq. 49, në:

Page 3: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

3

mundësonte forcimin e mirëqeverisjes, përfitim për konsumatorët të më shumë shërbimeve;

qytetarët do përmirësojnë jetën dhe shëndetin e tyre pasi do të minimizohen kostot e përfitimit nga

shërbimet e ofruara. Miratimi i një politike të tillë do të garantonte realizimin e planeve vendase në

kuadër të procesit të integrimit. Ky është opsioni i preferuar politik, pasi e adreson problemin në

mënyrë të përqëndruar, duke ofruar një mjedis të qëllimtë dhe më të mundshëm për arritjen e

objektivave të synuara. Kosto e këtij opsioni barten kryesisht nga qeveria. Kosto totale për

qeverinë është e lidhur me kostot administrative të institucioneve publike që angazhohen në

ofrimin e të dhënave të hapura, krijimin gradual të aplikacioneve API si dhe me kostot e

mirëmbajtjes së sistemit të të dhënave të hapura sikurse jepen në seksionin e kostove më poshtë.

Kostot për biznesin janë modeste 7dhe lidhen me njohjen e kuadrit rregullator (2484 Lekë/njësi x

numrin e NVM-ve që operojnë në ekonominë e të dhënave, ndërkohë investimi për kapitalin

fillestar është modest dhe llogaritet në 0 (zero). Shih Shtojca 2/b.

Opsioni 2: Amendimi i ligjit ekzistues, nr. 119/2014 ‘Për të drejtën e informimit’, është një nga

opsionet e konsideruara gjatë fazës së diskutimeve dhe analizës paraprake të kryer nga

KMDIDHP. Edhe pse gjykohet që përfitimet e ekonomisë së të dhënave, biznesit, konsumatorëve

do të ishin njësoj si në opsionin 1, përfshirja e rregullimit ligjor në ombrellën e ligjit për të drejtën

e informimit do të zbehte veprimin e synuar për angazhim të qartë institucional lidhur me ofrimin

e të dhënave të hapura në formate të përpunueshme dhe monitorimin me rregulla të posaçme të

këtyre veprimeve të synuara si dhe do ta ngarkonte vetë ligjin për të drejtën e informimit duke

krijuar paqartësi dhe vështirësi në zbatimin dhe realizimin e qëllimit parësor të tij, dhënien e

informacioneve me apo pa kërkesë publikut dhe realizimin e një qeverisje të hapur që ka

përshtatur mekanizmat e duhur me qëllim realizimin e llogaridhënies dhe formësimin e gjykimit

publik ndaj saj. Kosto e opsionit 2 janë të njëjta me ato të opsionit 1. Shih Shtojca 2/b

ANALIZA E NDIKIMEVE

Cilat janë ndikimet e opsionit të preferuar? Kjo duhet të përfshijë ndikimet me vlerë monetare të

përcaktuar dhe ndikimet pa vlerë monetare të përcaktuar mbi buxhetin dhe bizneset.

Miratimi i një ligji të ri (Opsioni 1), do të ketë këto ndikime të drejtpërdrejta në:

garantimin e një politike të qartë të posaçme të të dhënave të hapura, të cilat inkurajojnë

disponueshmërinë e gjerë dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik për qëllime

private dhe tregtare;

zhvillimi i shpejtë i modeleve inovatore të biznesit përmes rritjes së numrit të bizneseve

aktive që veprojnë në fushën e TIK8 me 10% brenda 3 viteve, pas miratimit të politikës për

ripërdorimin e të dhënave publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

përmirësimin e tregut të brendshëm, krijimin e aplikacioneve të reja API dhe zhvillimin e

ekonomisë së të dhënave;

uljen ose heqjen e kufizimeve ligjore, teknike apo financiare dhe që promovojnë qarkullimin

e informacionit për operatorët ekonomikë e publikun, dhe vënien e tij në shërbim të

interesave të publikut.

Ndikime jo të drejtpërdrejta: Rritja e mundësisë së përdorimit të të dhënave publike do të bëjë të

mundur rritjen e kënaqësisë së qytetarëve.9

Operatorët Ekonomikë/Biznesi: Në Shqipëri në fund të vitit 2019, kishte mbi 170 mijë biznese

të regjistruar10. Pjesa më e madhe e tyre mbi 95% janë biznese të vogla dhe të mesme. Biznese që

veprojnë në fushën e Informacionit dhe Komunikimit (IT)-së në vitin 2019 sipas INSTAT ishin

mbi 4700 të regjistruar dhe nga këto 3089 biznese aktive. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që

veprojnë në fushën e Informacionit dhe komunikimit mund të përdorin të dhënat e hapura për

https://www.idp.al/wp-content/uploads/2019/02/Raporti_Vjetor_2018_KDIMDP.pdf, si dhe Raporti Vjetor i

KDIMDP, 2019, fq. 31, në: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/02/Raporti_Vjetor_2019.pdf 7 Një qasje e njëjtë mbështetet edhe në vlerësimin e BEsë për këtë çështje. Shih: https://ec.europa.eu/digital-single-

market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 46 dhe 77. 8 Aktualisht numri i tyre është 3000 sipas INSTAT. Shih: http://www.instat.gov.al/media/7031/njoftim-per-media-

_regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf 9 Baza e të dhënave e Kombeve të Bashkuara për zhvillimin e qeverisë elektronike (UNeGovDD) 2018 e rendit

Shqipërinë në vendin e 74 nga 193 vende të botës për indeksin EGDI, me tregues në vlerën 0.659 nga 0.7727 që është

vlera mesatare e rajonit. Shih: https://publicadministration.un.org/egovkb/en-us/About 10 http://www.instat.gov.al/media/7031/njoftim-per-media-_regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

Page 4: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

4

krijimin e biznesit të të dhënave. Pritet që mundësitë e shtuara të ripërdorimit të informacionit

publik të:

- mundësojnë shfrytëzimin e potencialit të ripërdorimit të të dhऍ nave publike nga ana e

bizneseve dhe shoqërisë civile dhe të japin kontribut për zhvillimin ekonomik përmes hapjes

së vendeve cilësore të punës;11

- shtojnë numrin e aplikimeve që do të prodhojnë bizneset për interesat publike.

Përfitimi për bizneset:

- shtimi i fitimeve të bizneseve (të paktën me 10% do të ketë rritje të tyre gjatë si pasojë edhe

e të ardhurave në buxhetin e shtetit);

- shtimi i numrit të të punësuarve;12

- kosto modeste ( e cila llogaritet në zero, në investimin fillestar të kapitalit për biznesin e

bazuar në të dhënat e hapura.

Për qeverinë, opsioni i preferuar do të sjellë ndarje të përgjegjësive dhe kompetencave midis

autoritetit mbikëqyrës dhe institucioneve ligjzbatuese. Do të sjellë përmbushje të detyrimeve në

kuadër të përafrimit të legjislacionit me acquis të BEsë. Kosto për qeverinë si rezultat i këtij

opsioni është 25,864,200 lekë për tri vitet e para. Kjo vlerë përfshin koston institucionale të një

periudhe tre vjeçare për marrjen e masave për zbatimin e ligjit nga institucionet zbatuese të tij (5o

të tilla), KDIMDP, dhe AKSHI si institucioni kyç që bart koston e mirëmbajtjes së sistemit

opendata portal, aktualisht i llogaritur në 4,800,000 lekë në vit. Shih Shtojca 2/b.

Për të gjitha grupet ky opsion sjell impakt të drejtpërdrejtë në mjedis, pasi ofrimi i më shumë

informacioneve përmes teknologjisë ul nevojën e përdorimit të komunikimeve klasike bazuar në

përdorimin e letrës apo mundëson përfitime të tjera mjedisore.13

Ky opsion ka impakt të drejtpërdrejtë social, pasi qytetarët dhe konsumatorët do të mund të

përfitojnë shërbime lehtësisht të aksesueshme dhe të shtuara përmes aplikimeve që përdoren

përmes pajisjeve telefonike. Konsumatorët do të kenë përmirësim të shërbimeve që do mund të

marrin në kuadër të cdo aspekti të veprimtarisë, por sidomos në fusha shërbimesh si p.sh..

transporti, lëvizja e lirë, shëndeti, etj. nga shtimi i aplikimeve që do mundësohet nga të dhënat që

do jenë në shërbim të tyre.14

Qytetarët do të përfitojnë pasi përdorimi i të dhënave të hapura do të lehtësonte dhe shkurtonte

shumë kohë për publikun dhe do ia bënte shumë herë më të lehtë jetën qytetarit në raport me

disponimin e një dokumenti/informacioni që mund t’i duhet për qëllime të ndryshme fitimi ose

jo.15

11 Impact Assessment on the review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information, i BEsë

tregon se start-up që bazohen në ripërdorimin e të dhënave përbëhen mesatarisht nga 10 punonjës. Shih në:

https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-

information, fq. 5. 12 Impact Assessment on the review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information, i BEsë

referon hapjen e 100,000 vendeve të punës në total në Shtetet Anëtare të BEsë përmes tregut të open data dhe

ripërdorimit të tyre. Shih në: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-review-directive-

200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 6. 13 Pas publikimit të të dhënave publike për prëdorimin e energjisë, Këshilli i Britanisë së Madhe Windsor and

Maidenhead kish konsumuar 16% më pak gaz, elektricitet, naftë dhe vaj për qëllime të vetat krahasuar me 2009-2010.

Shih në: https://www.theguardian.com/sustainable-business/2014/sep/11/climate-change-open-data-apps-government-

environment-agency 14 Impact Assessment on the review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information, i BEsë

referon se të dhënat e hapura dhe ripërdorimi i tyre ka potencialin e shpëtimit të rreth 7,000 jetëve në sajë të reagimit

më të shpejtë për rastet e arrestit kardiak dhe të 1,425 jetëve nga transporti 1. Shih në: https://ec.europa.eu/digital-

single-market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 43 15 Për shembull, vetëm në referim të kohës së shpenzuar në pritje të mjeteve të transportit urban, të dhënat e hapura

mund të kursejnë rreth 629 milionë orë pritje, që është baraz me rreth 27.9 miliardë euro në vit. Shih

https://dataportal.opendataforafrica.org/. Marrë nga https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-

assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 47.

Page 5: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

5

ARSYETIMI I OPSIONIT TË PREFERUAR

Shpjegoni arsyet për zgjedhjen e opsionit të preferuar. Ju lutemi jepni nëse është e mundur koston

dhe përfitimin me vlerë të përcaktuar monetare.

Opsioni i preferuar është përzgjedhur Opsioni 1, pra hartimi dhe miratimi i një ligji të ri “Për të

dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, pasi:

- ofron një model të suksesshëm për nxitjen e transparencës dhe të dhënave të hapura mbajtur

nga organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike, duke e konsideruar si një të drejtë

themelore;

- transpozon të drejtën e BEsë në këtë fushë, garantuar edhe me Kartën e të Drejtave Themelore

e BE,16 duke mundur realizimin e objektivit në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit

të BE-së, dhe adresimin e masave të planifikuara në këtë drejtim

- realizon objektivat politike të qeverisë;

- ndryshe nga opsioni 2, mundëson eliminimin e konfuzionit midis transparencës dhe

ripërdorimit të të dhënave publike për qëllime ekonomike;

- standardizon ofrimin e informacionit publik me qëllim ripërdorimin duke rregulluar tregun në

këtë fushë dhe rritur mundësitë e përpunimit të tyre me qëllim përmirësimin e shërbimeve që i

ofrohen publikut;

- në këndëvshtrimin e kostos, ato llogariten njësoj si në opsionin 1 dhe 2.

KONSULTIMI

Jepni një përmbledhje të çdo konsultimi të kryer (me kë dhe si jeni konsultuar?), çfarë

pikëpamjesh janë shprehur, si janë trajtuar ato, domethënë çfarë ndryshimesh janë pranuar dhe

çfarë janë refuzuar dhe arsyet pse?)

Projektligji është hartuar me kontributin e Zyrës së KDIMDP në bashkëpunim me Ministrinë për

Infrastrukturën dhe Energjinë (MIE), si drejtuese e grupit ndërinstitucional të punës për integrimin

Evropian për Kapitullin 10, “Shoqëria e Informacionit dhe Media”. Projektligji, Raporti i

Vlerësimit të Ndikimit dhe Relacioni Shpjegues janë konsultuar gjerësisht me institucionet publike

dhe grupet e interesit përmes procedurës së konsultimit publik edhe në Regjistrin Elektronik të

Njoftimit dhe Konsultimit, nga data 20 maj deri në 20 qershor 2020. Procesi i realizuar i

konsultimit përfshin konsultimin me zyrën e Komisionit Evropian të DGCONNET dhe DGNEAR

në nëntor të vitit 2019, mbi udhëzimet e KE për përafrimin e Direktivës 1024/2019 “Për të dhënat

e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”, trajnimin nga TAIEX për

Direktivën open data, në vitin 2016, si dhe diskutimet në kuadër të miratimit të ligjit për të drejtën

e informimit në vitin 2014. Gjithashtu, është realizuar konsultimi përmes e-akteve nga data 20

qershor – 30 qershor 2020.

Projektligji është konsultuar gjerësisht me institucionet publike dhe grupet e interesit përmes

procedurës së konsultimit publik. Nuk ka pasur komente nga publiku përmes Regjistrit Elektronik

për Njoftimet dhe Konsultimet Publike (RENJKP). Megjithatë ka pasur interesim të publikut për

nismën ligjore gjë që tregohet nga numri i leximeve, dhe shkarkimet e projektligjit ku në total ka

451 lexime. Ndërsa, institucionet të cilat ka dhënë mendime në rrugë zyrtare janë Ministria e

Drejtësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Instituti

i Statistikave dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor. Një pjesë e tyre janë

shprehur dakord me përmbajtjen e këtij projektligji, ndërsa disa institucione kanë dhënë komente

dhe sugjerime të cilat janë reflektuar, e konkretisht në nenet 2, 3, 6, 7, 9, 10, 12, 13, 17 dhe 21, të

projektligjit “Mbi të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”. Të

gjitha këto mendime janë të parashikuara e të analizuara edhe në pikën VIII, të relacionit

shpjegues të këtij projektligji.

ZBATIMI DHE MONITORIMI

Si do të organizohen zbatimi dhe monitorimi?

16 Impact Assessment on the review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information, i BEsë

referon hapjen e 100,000 vendeve të punës në total në Shtetet Anëtare të BEsë përmes tregut të open data dhe

ripërdorimit të17 https://www.opengovpartnership.org/members/albania/

Page 6: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

6

Institucionet përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e opsionit të preferuar janë:

MIE: do angazhohet në hartimin e akteve nënligjore dhe do të koordinojë procesin me

institucionet përkatëse gjatë raportimeve periodike;

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të jetë përgjegjës për portalin

open data;

Institucionet Publike/ ndërmarrjet publike të detyruara të zbatojnë këtë ligj do të ndërmarrin

masa për ofrimin e të dhënave të hapura sipas ligjit;

KDIMDP do të jetë përgjegjës për monitorimin e këtij ligji me qëllim mbrojtjen, mbikëqyrjen

dhe promovimin e së drejtës për ripërdorim të dokumenteve, sipas një programi pune realizimi

i të cilit do të paraqitet në raportet vjetore të veprimtarisë së punës së KDIMDP duke filluar

nga viti i parë i hyrjes së në fuqi.

Politika do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga KDIMDP dhe MIE përmes analizave

12-mujore të tyre.

Tregues të suksesit të politikës janë:

Numri i shtuar i bizneseve ofruese të shërbimeve TIK bazuar në të dhënat e hapura publike me

deri në 10%, deri në vitin 2023;

standardet e BE-së për të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të sektorit publik

janë të miratuara në vend deri në vitin 2022;

numri i shtuar i aplikimeve elektronike bazuar në të dhënat e hapura publike, përmes zbatimit

gradual të sistemeve API për marrjen e të dhënave në kohë reale përfishirë fillimin e aplikimit

në fushën e transportit brenda 3 viteve pas miratimit të politikës për ripërdorimin e të dhënave

publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

numri i studimeve kërkimore-shkencore bazuar në të dhënat e hapura publike.

PJESA 2: BAZA KRYESORE E ANALIZËS DHE E PROVAVE

Historik

Jepni kontekstin e politikës

Qeveria shqiptare është e angazhuar për të punuar për një qeverisje më të mirë, cilësore, të hapur

dhe transparente17. Transparenca është një nga tre prioritetet kyçe të përcaktuara nga udhëheqësit e

vendeve të G8 që nënshkruan në qershor 2013 disa parime të specifikuara për “Open Data”, në

dokumentin “Open Data Charter”18. Të dhënat e hapura mbështesin dhe inkurajojnë inovacionin

dhe sigurojnë një përgjegjshmëri më të madhe për përmirësimin e demokracisë. Ato ndikojnë në

transparencë dhe ndihmojnë në kontrollin e saktë të çdo aktiviteti. Shumë vende kanë nisur

programe transparence ndaj qeverive dhe zyrave publike nëpërmjet publikimit të të dhënave “Open

Data” në internet. Politikat për zhvillimin e të dhënave të hapura kanë marrë një zhvillim të shpejtë

në pesë vitet e fundit në vende të ndryshme. Shumë vende kanë adoptuar planet e veprimit dhe

politikat kombëtare për realizimin e të dhënave të hapura. Bashkimi Evropian ka adoptuar disa

dokumente për zbatimin e “Open Data” dhe ka krijuar portalin për të dhëna të hapura në nivel BE-

je19.

Në këtë frymë u hartua dhe miratua me VKM nr.147 datë 18.2.2015, dokumenti i politikës për të

dhënat e hapura, si dhe janë realizuar zhvillimet e deritanishme në këtë fushë. Me rritjen e

kërkesave nga publiku për një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse dhe përpjekjeve të

vazhdueshme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë për të siguruar një komunikim më të mirë

dhe të hapur me qytetarët dhe me shoqërinë civile, AKSHI krijoi në vitin 2016 Regjistrin

Elektronik për Njoftimet dhe Konsultimet Publike20. Po ashtu, krijimi i portalit qeveritar

17 https://www.opengovpartnership.org/members/albania/ 18 https://opensource.com/government/13/7/open-data-charter-g8 19 https://www.europeandataportal.eu/en 20 https://www.konsultimipublik.gov.al/

Page 7: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

7

http://opendata.gov.al/ për të dhënat e hapura është një angazhim i rëndësishëm i qeverisë, pjesë e

planit të veprimit të hartuar në kuadër të iniciativës globale për Open Government Partnership

(OGP). Përdoruesit e portalit open data janë në rritje. AKSHI raporton se aktualisht në portalin e-

albania.al numri i përdoruesve është mbi 1.4 milion. Vetëm gjatë muajit qershor-korrik 2020 ka

pasur 59 mijë kërkesa online për pasaporta biometrike përmes e-albania.al21. ASIG ka krijuar

geoportalin që ofron të dhënat gjeohapësinore me një sërë të dhënash tematike. Ky portal ka njohur

rritje të përdoruesve: nga 2015 në 2016 numri i tyre u rrit mbi katër herë, nga 7900 në 3200022.

Aktualisht në gjeoportal ka 1300 përdorues ditorë. Përdoruesit e të dhënave statistikore të

publikuara nga INSTAT janë të një game shumë të gjerë si nga individë, kompani, institucione të

ndryshme. Ato shërbejnë si një burim i rëndësishëm të dhënash si në planin kombëtar dhe në atë

ndërkombëtar. Të dhënat e transportit publik janë gjithashtu shumë të rëndësishme për përdoruesit

në shkallë të gjerë.

Zhvillimi i ekonomisë së të dhënave në Shqipëri është në hapat fillestare. Këtë e tregon rezultati i

vrojtimeve të fundit të kryer nga INSTAT mbi përdorimin e TIK nga SME-të, ku ndërmarrjet që

përdorin e-tregtinë dhe sigurimin e të ardhurave përmes saj ishte në nivelin 5.8% për vitin 201923.

Po kështu numri i SME-ve që kanë punonjës të TIK është 23.4%. ndërkohë është rritur përdorimi i

TIK nga SME-të dhe aktualisht 97.5% e ndërmarrjeve me mbi 10 punonjës përdorin kompjuter në

aktivitetin e tyre. Ka disa aplikime të zhvilluara nga kompani të ICT, por aktualisht nuk ka një

analizë të mirëfilltë për impaktin ekonomik të ripërdorimit të informacionit publik dhe të dhënave

të hapura në zhvillimin e aplikacioneve apo shërbimeve të reja të ekonomisë digjitale. Megjithatë

studimet e bëra në vendet evropiane mbi impaktin që sjell në ekonominë e të dhënave ripërdorimi i

informacionit publik dhe të dhënat e hapura, tregojnë për një rritje të ndjeshme që lidhet me

zhvillimin e aplikimeve të ndryshme p.sh., përmes përdorimit të hartave GIS, të dhënave të geo-

location në ofrimin e shërbimeve inovatore të dobishme për përdoruesit e gjerë dhe në fusha të

ndryshme të ekonomisë. Studimet e kryera në BE, tregojnë që rritja e të ardhurave nga zbatimi i të

dhënave të hapura dhe ripërdorimi i informacionit publik në periudhën 2017-2020 ishte në nivelin

57%24.

Projektligji synon pikërisht që të mundësojë ripërdorimin e dokumenteve ekzistuese që mbahen

nga organet e sektorit publik, sipërmarrjet publike që ofrojnë shërbime të interesit të

përgjithshëm në sektorët e ujit, energjitikës, transportit dhe shërbimeve postare apo veprojnë si

operatorë të shërbimeve të transportit publik, rrugor, ajror, dhe detar; si dhe që mbajnë të

dhënave kërkimore.

Problemi në shqyrtim

Përshkruani natyrën e problemit.

Identifikoni shkaqet e problemit.

Përshkruani shtrirjen e problemit.

Identifikoni grupet e prekura nga ky problem - qeveria / biznesi / shoqëria civile / qytetarët.

Vlerësoni nëse problemi mund të trajtohet ose jo përmes një ndryshimi të politikave.

Vlerësimi nëse problemi mund të trajtohet ose jo përmes një ndryshimi të politikave, siç

kërkohet nga formati

Sasia e të dhënave publike në vendin tonë, përfshirë llojet e tyre, është rritur dukshëm. Kur të

dhëna të tilla janë të hapura për ripërdorim, i shërbejnë jo vetëm rritjes së transparencës,

mirëqeverisjes, përgjegjshmërisë së administratës, kërkimit shkencor, por edhe zhvillimit të

21 https://akshi.gov.al/bum-aplikimesh-ne-e-albania-59-mije-kerkesa-online-per-pasaporta-biometrike-ne-1-muaj-e-

gjysem/ 22 Sipas të dhënave të raportuara nga ASIG 23 http://www.instat.gov.al/al/temat/shkenc%C3%AB-teknologji-dhe-shoq%C3%ABria-dixhitale/informacioni-dhe-

teknologjit%C3%AB-e-komunikimit/ 24 Shih Impact assessment report EU on open data directive

Page 8: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

8

ekonomisë mbi zgjidhje inovatore.25 Problemi që identifikohet lidhur me të dhënat në vendin tonë

është se zhvillimi i ekonomisë së tyre (ekonomia e të dhënave) është në hapat fillestare të saj.

Standadet e rregullimit të ripërdorimit të të dhënave të sektorit publik janë të munguara apo të

fragmentizuara. Të dhënat publike madje herë pas here ofrohen përmes një kostoje për publikun,

duke krijuar kështu një tjetër problem për publikun, atë të kostos së drejtpërdrejtë për marrjen e

tyre.26

Aktualisht të dhënat e hapura zbatohen nga INSTAT27, ASIG28, AKSHI përmes portalit

opendata.gov.al. Këto janë raste të praktikave të mira administrative publike apo ndonjë rregullimi

të brendshëm, por jo si rrjedhojë e ndonjë kuadri rregullator të përgjithshëm në fuqi. Kjo gjendje

rregullatore nuk garanton qëndrueshmërinë e pasjes së të dhënave publike në domen publik dhe

ripërdorimit të tyre përmes mjeteve teknike të përshtatshme (ndërfaqjet programmit të zbatuar,

API).

Sigurimi i të dhënave të hapura është pjesë e objektivave politike të parashikuara në VKM nr.147

datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit të politikave për implementimin e të dhënave të

hapura publike dhe krijimin e portalit të të dhënave të hapura” si dhe atyre strategjike dhe

angazhimeve në Open Government Partnership.29 Ky objektiv ende nuk është përmbushur.

Plotësimi i kuadrit rregullator në këtë drejtim është detyrim i vendit edhe në kuadër të procesit të

integrimit evropian: neni 70 mbi përfarimin e legjislacionit dhe neni 103 “Shoqëria e

Informacionit” i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Direktiva e BEsë 2019/1024 për

ripërdorimin e informacionit të sektorit publik nuk është transpozuar ende në legjislacionin

shqiptar, edhe pse është parashikuar në Planin Kombëtar të Integrimit Evropian të Republikës së

Shqipërisë, 2020-2022.30 Zbatimi i të dhënave të hapura “open data” kërkon përshtatjen e

legjislacionit të duhur për të dhënat e hapura në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe

praktikat e BE-së.

Ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme me qëllim nxitjen e inovacionit digjital, ekonomisë së të

dhënave dhe kërkimit, veçanërisht sa i përket inteligjencës artificiale përmes hartimit të një kuadri

rregullator efikas, që harmonizon kuadrin rregullator të vendit duke transpozuar Direktivën (BE)

2019/1024, e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 20 qershorit 2019 “Mbi të dhënat e hapura dhe

ri-përdorimin e informacionit të sektorit publik”.

Nevoja për ndërhyrje të qeverisë lind nga fakti se në kuadrin ligjor ekzistues mungon rregullimi në

tërësi i të dhënave të hapura dhe ripërdorimit të tyre. Situata aktuale në Shqipëri me kuadrin ligjor

ekzistues ka evdientuar disa problematika dhe mangësi, si vijon:

1. Kuadri rregullator aktual është i shpërndarë: Zhvillimet e ndodhura janë mbi bazën e

iniciativës për qeverisje të hapur, përmes zbatimit të ligjit për të dhënat gjeohapësinore,

zbatimit të strategjisë për axhendën digjitale, etj. Aktualisht nuk kemi një ligj të posaçëm për të

dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit publik.

2. Bizneset nuk kanë mundësi të ndërthurin të dhënat nga burimet e ndryshme, për shkak të

formatit të tyre jo në standarde të njëjta: Përveç rritjes së shfrytëzimit tregtar të të dhënave

dinamike, një tjetër nxitës nga zhvillimet teknologjike të përpunimit të të dhënave është nevoja

që bizneset të jenë në gjendje të ndërthurin të dhëna nga burime të ndryshme. Rritja në aksesin,

përdorimin dhe ripërdorimin e vëllimeve të mëdha të të dhënave të llojeve të ndryshme dhe

nga burime të ndryshme sjell dhe rritje ekonomike, prandaj është e rëndësishme që lloje të

ndryshme të të dhënave janë në dispozicion për t’u përdorur në ekonominë e të dhënave.

25 Sipas studimeve të kryera në BE, rritja e të ardhurave nga zbatimi i të dhënave të hapura dhe ripërdorimi i

informacionit publik në periudhën 2017-2020 ishte në nivelin 57%. Shih: https://ec.europa.eu/digital-single-

market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information 26 Si një rregull i përgjithshëm, ligjit 119/2014 ‘Për të drejtën e informacionit’ parashikon në nenin 13 se autoritetet

publike mund të vendosin një tarifë, jo më të madhe se kosto, për marrjen e informacionit publik. Shih në:

https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/Ligj_119_2014_18.09.2014.pdf 27 http://www.instat.gov.al/ 28 https://geoportal.asig.gov.al/ 29 https://www.opengovpartnership.org/members/albania/ 30 Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.151, datë 19.2.2020 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian

2020–2022”, fq. 279. Shih në: http://qbz.gov.al/eli/vendim/2020/02/19/151

Page 9: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

9

3. Procesi i kërkimit aktualisht përballet me burokracinë e marrjes së të dhënave përmes

komunikimeve të parcelizuara dhe kështu me kosto: Të dhënat e hapura, të dhënat kërkimore,

grupet e të dhënave me vlerë të madhe si dhe tarifimi për ripërdorimin e këtyre të dhënave janë

disa çështje të tjera që adresohen me këtë projektligj. Grupet e prekura për sa më sipër janë

organet e sektorit publik, sipërmarrjet publike, biznesi, shoqëria civile, qytetarët, pasi

fushëzbatimi i këtij projektligji përfshin grupe të ndryshme palësh të interesuara.

Organizatat kërkimore përballen me të tilla vështirësi aktualisht. Si rrjedhojë e këtij ligji ato do

të përfitojnë nga ripërdorimi më i gjerë i të dhënave të hulumtimit, i cili konsiderohet

gjerësisht si një shtytës pozitiv për zhvillimin e shkencës.

4. Kompanitë kanë vështirësi në aksesin në të dhënat publike për shkak se ato nuk janë të hapura

me qëllim ripërdorimin: Kompanitë në përgjithësi, si ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

(NVM), bizneset e reja në veçanti, do të përfitojnë akses më të lehtë, në një gamë më të gjerë

të të dhënave të sektorit publik. Ata do të përfitojnë nga iniciativa direkt duke qenë në gjendje

të ripërdorin dhe rikombinojnë këto lloje të ndryshme të të dhënave dhe t’i përdorin ato si bazë

për një gamë të gjerë shërbimesh inovative.

5. Konsumatorët dhe qytetarët kanë qasje të kufizuar dhe me kosto ndaj shërbimeve publike për

shkak të pamundësisë së përdorimit të zhvillimeve teknologjike për këtë qëllim:

konsumatorët do të përfitojnë indirekt nga iniciativa, pasi ata do të kenë një zgjedhje më të

gjerë të produkteve digjitale më të mira dhe më të lira, të zhvilluara në bazë të të dhënave të

sektorit publik. Në një nivel më global, ata gjithashtu duhet të përfitojnë nga një gamë e tërë e

përfitimeve shoqërore dhe mjedisore të krijuara nga produktet dhe shërbimet bazuar në të

dhëna të hapura, për shembull në fusha që janë në interes të përgjithshëm si, transporti publik,

energjia etj.

Qytetarët gjithashtu do të shohin përmirësime të dukshme në lidhje me qasjen në

informacion, përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen qytetare.

6. Organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike po aq nuk kanë akses në të dhënat e

sektorit pulbik lehtësisht: Organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike, për shkak të të

qenit gjithashtu konsumatorë të të dhënave të sektorit publik, nuk janë aktualisht në gjendje të

qasen dhe të përdorin të dhënat publike lehtësisht përveçse përmes komunikimeve të

drejtpërdrejta me organet që i zotërojnë ato informacione dhe nuk kanë mundësinë për të

siguruar një shpërndarje më të efektshme të shërbimeve publike dhe politikë-bërje më të

synuar.

7. Nuk janë përcaktuar përgjegjësitë e sektorit publik për dhënien e informacioneve me qëllim

ripërdorimin: Në legjislacion në fuqi mungojnë konceptet e ripërdorimit dhe detyrimit të

sektorit publik të vërë në dispozicion informacionet me qëllim ripërdorimi.

8. Standarde të munguara të vënies në dispozicion të informacioneve publike me qëllim

ripërdorim: Aktualisht informacionet nuk kërkohet të vihen në dispozicion në një standard të

caktuar formati. Kjo bën që subjektet të mos mund të përfitojnë nga ndërvperimi.

Arsyeja e ndërhyrjes

Shpjegoni pse qeveria planifikon të ndërhyjë dhe pse është e nevojshme.

Shpjegoni se çfarë shpreson të trajtojë qeveria nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje.

Identifikoni shkallën e ndërhyrjes së qeverisë që nevojitet për të trajtuar problemin.

Shpjegoni se si i mbështet kjo ndërhyrje objektivat e nivelit të lartë të qeverisë.

Rendisni punën ekzistuese që është realizuar tashmë.

Ndërhyrja me këtë ligj është e nevojshme për arsye të rregullimeve sektoriale të pjesshme dhe

mungesës së një rregullimi gjithëpërfshirës në legjislacionin aktual të hapjes dhe ripërdorimit të të

dhënave ttë sektorit publik. Gjithashtu, është i nevojshëm përafrimi i legjislacionit shqiptar me atë

të BE. Ndërhyrja e qeverisë është e nevojshme pasi do t’i jepte zgjidhje problematikave që janë

vënë në pah në këtë moment gjatë zbatimit të legjislacionit ekzistues, dhe të cilat janë përmendur

më sipër.

Page 10: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

10

Është e nevojshme të sigurohet politika e hapjes së të dhënave në mjedisin digjital, e ndërlidhur

ngushtë kjo me zhvillimin e teknologjisë veçanërisht në fushat e analizave të të dhënave dhe

“Internetit të Gjërave” (IoT) që ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën e shfrytëzimit të të dhënave në

ekonomi. Përmes rregullimit ligjor do të garantohet adresimi i kërkesës në rritje të bizneseve për të

dhëna dinamike dhe gjerësisht të aksesueshme duke ofruar ato në formatin me standarde të ‘open

data’.

Qasja në të dhëna të tilla dinamike mund të përmirësohet shumë nëse mbajtësit e të dhënave të

sektorit publik përdorin ndërfaqe programimi të aplikacionit (API) që lejon akses të kontrolluar të

të dhënave dhe përdorim që çon drejt mënyrave të reja të bashkëveprimit në mjedisin virutal

‘online’.

Përmes kësaj ndërhyrjeje qeveria synon të:

- nxisë ripërdorimin e informacionit që mbahet nga organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet

publike;

- garantojë ripërdorimin e informacionit publik pa pagesë ose me një tarifë të ulët që synon

mbulimin e kostove marginale të lidhura me kërkesat për ripërdorimin, tarifë e cila gjithsesi

konsiderohet se do të jetë zero;

- mundësojë zhvillimin e ndërfaqeve API, të cila sigurojnë të dhëna me interes të përgjithshëm

publik, dinamike në kohë reale.

Kjo ndërhyrje mbështet edhe objektivat më të larta të qeverisë sikurse është iniciativa për qeverisje

të hapur (open government partnership). Konkretisht komponentin I “Qeverisje e hapur për të

rritur transparencën e raportimit qeveritar dhe përmirësuar aksesueshmërinë në informacion”.

Kjo iniciativë përkon me vizionin e qeverisë shqiptare, parimet dhe objektivat kryesore për të

dhëna të hapura, hapat dhe aktivitetet që do ndërmerren për realizimin e këtij angazhimi dhe

zhvillimin e portalit qeveritar për të dhëna të hapura.31

Puna ekzistuese e realizuar tashmë: Disa prej problematikave të përmendura më sipër janë

munduar të rregullohen përmes angazhimeve administrative apo edhe me ndërhyrje të pjesshme në

kuadrin ligjor ekzistues. Kështu, me VKM nr. 144, datë 22.2.2012, u miratua dokumenti i

politikave “Për krijimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore”. Ky dokument

shoqërohej me një plan veprimi ku midis të tjerash si aktivitete të parashikuara ishte miratimi i

ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të të dhënave gjeohapësinore

në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, krijimi i Autoritetit Shtetëror për

Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) për zbatimin e ligjit, krijimin e një Gjeoportali/GIS

kombëtar, me përfshirjen dhe pjesëmarrjen e institucioneve qendrore dhe institucioneve të tjera që

kanë objekt të punës së tyre GIS etj. Aktualisht nga ASIG është krijuar dhe funksionon gjeoportali

që mundëson të dhënat gjeohapësinore sipas tematikave të detajuara në ligjin nr. 72/2012 “Për

organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në

Republikën e Shqipërisë dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”32.

Pavarësisht kësaj pune, qasja ka mbetur e parcelizuar dhe si e tillë jo gjithpërfshirëse që të

funksiononte si një mundësi për një hapje të plotë drejt krijimit të një tregu të ekonomisë së të

dhënave. Kështu, referuar të dhënave me vlerë të madhe për të cilat projektligji parashikon

vëmendje më të madhe për disponueshmërinë e tyre në format të hapur apo akses në formë

dinamike përmes aplikacioneve API, dhe Internetit, është mbajtur parasysh që për të dhënat

gjeohapësinore, të dhënat e INSTAT, kemi zhvillime të rëndësishme dhe investime të kryera. Të

dhënat statistikore të publikuara nga INSTAT janë të hapura për publikun dhe një burim i

rëndësishëm informacioni për zhvillimin e ekonomisë së të dhënave. Për më tepër, të dhënat e

CENSUS ofrohen përmes atlasit statistikor në format të hapur dhe me mundësinë e kërkimit

dinamik.33 Për sa i përket të dhënave të transportit publik ofrohen në mënyrë të shpërndarë nga

operatorët/institucionet e ndryshme që lidhen me to. Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe

komunikimit ka mundësuar ofrimin e informacionit në kohë reale sikurse janë të dhënat për

31 https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/Strategjia_Axhenda_Dixhitale_e_Shqiperise_2015-2020.pdf 32 Një analizë e plotë për zhvillimet në këtë fushë si dhe vlerësimet për realizimin e SKZHI në Shqipëri jepen në

dokumentin: http://www.asig.gov.al/images/DokumentaPDF/BPS_i_ASIG_2015_2020.pdf. 33 https://instatgis.gov.al/#!/l/prefectures/population/prefpop1.

Page 11: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

11

transportin ajror. Lehtësimi i kërkimit të të dhënave të hapura që ofrohen nga institucionet publike

parashikohet në projektligj përmes open data portal.

Krijimi i portalit opendata.gov.al ka qenë parashikuar në dokumentin e politikave për të dhënat e

hapura dhe në Strategjinë Axhenda Dixhitale 2015-2020, e cila është realizuar nga AKSHI34.

Krijimi i portalit opendata ishte pjesë e planit të katërt të veprimit që Shqipëria ka miratuar në

kuadër të Nismës Globale për Qeverisje të Hapur për 2018-2020. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë

së Informacionit (AKSHI), bazuar në Ligjin nr. 119/2014, datë 18.09.2014 “Për të drejtën e

informimit”, si dhe Ligjin nr. 146/2014, datë 30.10.2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, u

angazhua në ndërtimin e portalit opendata.gov.al, i cili nëpërmjet tre moduleve kryesore të tij, do

të shërbejë si një dritare informuese për ecurinë e projektit OGP për Shqipërinë, si një vend

konsultimi mes qytetarëve dhe institucioneve vendimmarrëse në Shqipëri, si dhe si një pikë unike e

publikimit të të dhënave të hapura qeveritare. Qëllimi kryesor i zbatimit të ‘open data’ është një

qeverisje më efiçente dhe efektive, rritje ekonomike dhe inovacion, transparencë dhe

përgjegjëshmëri, promovim i ripërdorimit të informacionit publik duke respektuar të drejtën e

pronësisë intelektuale dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Përmes krijimit të portalit qeveritar

për të dhënat e hapura synohet rritje e transparencës dhe rritje e angazhimit publik në qeverisje.

Për të adresuar problemet e përmendura në seksionin e mësipërm, nevojitet që qeveria të ndërhyjë

në drejtimet e mëposhtme:

- Të parashikojë shprehimisht dhe qartë se të dhënat e sektorit publikut hapen ndaj publikut

me qëllim ripërdorimin përmes mjeteve elektronike në format të hapur, të lexueshëm nga

kompjuterët, të aksesueshëm dhe të ri përdorshëm, së bashku me metadatat e tyre;

- Të qartësojë që të dhënat e hapura të sektorit apo sipërmarrjeve publike mund të ripërdoren

nga subjektet private për qëllime fitimi ose jo;

- Të përcaktojë rastet kur tërësia e kushteve të ripërdorimit të paracaktuara në një format

digjital kushtëzohet përmes një licence standard dhe harmonizojë këtë format;

- Të përcaktojë tërësinë e grupit të të dhënave me vlerë të madhe ku përfshihen të paktën

fushat ku janë zhvilluar të dhënat më me rëndësi për përpunim me qëllim përdorim të

gjerë publik, si të dhënat gjeohapësinore, mjedisore dhe vëzhgimit të tokës,

meteorologjike, statistikore, shoqërive tregtare dhe pronësisë në këto shoqëri, si dhe

transportit publik;

- Të identifikojë një institucion kompetent që do të monitorojë zbatimin e rregullave të

identifikuara dhe garantojë edhe marrjen e masave administrativo-ndëshkuese në rastin e

moszbatimit të rregullave të identifikuara më sipër si të nevojshme.

Objektivi i politikës

Vendosni objektiva që korrespondojnë me problemin dhe shkaqet e tij.

Sigurohuni që objektivat janë specifikë, të matshëm, të arritshëm, realë dhe në kohë.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj nisme është të kontribuojë në forcimin e ekonomisë së të dhënave të

vendit duke rritur efektin pozitiv të ripërdorimit të të dhënave të sektorit publik në ekonomi dhe

shoqëri, duke rritur sasinë e të dhënave të sektorit publik të disponueshëm për ripërdorim, duke

siguruar konkurrencë të ndershme dhe akses të lehtë në tregjet bazuar në informacionin e sektorit

publik dhe forcimin e inovacionit. Kjo nismë ndikon në ekonominë e të dhënave, në rritjen e

bizneseve, modernizimin e shërbimeve publike dhe fuqizimin e qytetarëve.

Objektivat specifikë të propozimit janë:

Zhvillimi i shpejtë i modeleve inovatore të biznesit përmes rritjes së numrit35 të ndërmarrjeve

të vogla dhe të mesme që bazohen në ekonominë e të dhënave të hapura (e-tregti), me deri në

10%, deri në vitin 2023;

Përshtatja ndaj ndryshimeve teknologjike në fushën e menaxhimit dhe përdorimit të të dhënave

duke zbatuar gradualisht sistemet API për marrjen e të dhënave në kohë reale përfishirë

34 https://akshi.gov.al/wp-content/uploads/2018/03/PLANI_I_VEPRIMIT-final_dt_18_3_2015.pdf. 35 Shifër e marrë nga http://www.instat.gov.al/media/7011/ict-2019_final_eng.pdf

Page 12: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

12

fillimin e aplikimit në fushën e transportit brenda 3 viteve, pas miratimit të politikës për

ripërdorimin e të dhënave publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

Zbatimi i standardeve të BE-së për të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të

sektorit publik deri në vitin 2022.

Përshkrimi i opsioneve të shqyrtuara

Përshkruani opsionin e status quo-së.

Identifikoni dhe përshkruani të gjitha opsionet e politikave që keni marrë parasysh.

Shpjegoni se si janë zgjedhur opsionet e renditura.

Opsionet e mëposhtme janë vlerësuar në funksion të arritjes së objektivave të politikave:

Opsioni 0 – status quo-ja - (gjendja ekzistuese në lidhje me fushën përkatëse nuk ndryshon);

Opsioni 1 – Miratimi i një ligji të ri;

Opsioni 2 – Amendimi i ligjit për të drejtën e informimit.

Opsioni 0 (status quo):, Ky opsion do të thotë të vijohet të mbeten problematikat aktuale duke

mos adresuar zgjidhjen e tyre. Bizneset nuk do mund të përfitojnë nga të dhënat publike për të

zhvilluar qasje inovatore të vlefshme për tregun. Shoqëria nuk do të përfitojë nga lehtësitë që do të

sjellë ripërdorimi i të dhënave, sidomos në fusha si transporti apo shëndetësia, dhe po ashtu

bizneset do të jenë në vështirësi të gjetjes së të dhënave për zhvillimin e tyre apo edhe do vijojnë të

kenë kosto të drejtpërdrejta nga përdorimi i të dhënave publike, kur dhënia e tyre kushtëzohet nga

një tarifë e miratuar. Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, tregu i të dhënave në Evropë mund

të arrijë deri në 4% të të gjithë PBB në BE, duke treguar njëkohësisht edhe humbjet që do kish një

ekonomi dhe tregu nga mos miratimi i politikave të duhura për ripërdorimin e të dhënave.36

Kosto për sektorin publik nga moshapja e tregut të të dhënave publike, sipas një studimi të BEsë

është e lartë: vetëm kursimet e sektorit publik nga përdorimi i të dhënave për vitin 2020

projektohet të jetë afërsisht në 1,7 miliard Euro.37 Sipas këtij opsioni kosto për biznesin llogaritet

në zero, për shkak se ligji nuk sjell asnjë detyrim apo tarifë për to me rastin e përdorimit të të

dhënave të hapura. në një periudhë 10-vjecare. Kosto totale për qeverinë nëse do të vijohet me

qasjen aktuale është e lidhur me kostot e mirëmbajtjes së aplikimeve API, portalit open data

sikurse jepet në fund të ketij raporti. Gjithashtu, qeveria do të bartë potencialisht si kosto humbjen

nga kursimet që sjell ripërdorimi i të dhënave të hapura.38

Opsioni 1 (rregullator): Hartimi i një ligji të ri, me qëllim përcaktimin e bazës ligjore për

promovimin e përdorimit të të dhënave të hapura si dhe përcaktimin e rregullave për të drejtën e

ripërdorimit të informacionit publik. Parimet e objektivitetit, transparencës, mosdiskriminimit, në

ofrimin e të dhënave të hapura dhe ripërdorimin e informacionit publik mungojnë aktualisht në në

vendin tonë. Zbatimi i kërkesave/parimeve për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit

publik për të garantuar zbatimin e duhur të tyre nuk monitorohet nga ndonjë institucion i posaçëm

apo i pavarur në vend. Miratimi i një ligji të posacëm do të garantonte bazën e duhur ligjore për

sigurimin e ofrimit të të dhënave të hapura, duke krijuar kështu mundësi për zhvillimin e

praktikave inovatore dhe krijimin e ekonomisë së të dhënave, shfrytëzimin e potencialit që ofron

zhvillimi teknologjik sikurse inteligjenca artificiale, interneti i gjërave, mundësitë e përpunimit të

të dhënave në internet etj. Ky opsion sjell përfitime të shumta për publikun e gjerë.39

36 Studim ‘European Data Market’, IDC-Open Evidence, 2017. Shih në: http://datalandscape.eu/study-reports 37 Shih për më shumë mbi vlerën ekonomike të ripërdorimit të të dhënave publike në: ‘Impact Assessment on the

review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information’, https://ec.europa.eu/digital-single-

market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 6. 38 Nuk ka një studim që të tregojë këtë kosto, por studimet e BEsë mbështesin këtë qasje. Shih ‘Impact Assessment on

the review of the Directive 2003/98/EC on the reuse of public sector information’, https://ec.europa.eu/digital-single-

market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 6. 39 Si një shembull, në Londër janë dhënë përmes një API transporti mbi 200 grupe të të dhënave (ardhjet, nisjet,

statusin e stacionit të autobusëve, metrove, etj). Këto mundësuan krijimin e një bashkësie prej 14.400 përdoruesish me

mbi 600 aplikacione. Londra ka fituar rreth 100 milion paund vlerë të drejtpërdrejtë nga investimet teknologjike dhe

ekosistemi i hapur i të dhënave të trasportit, i cili ka çuar në krijimin e rreth 500 vendeve të drejtpërdrejta pune dhe

Page 13: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

13

Sa më sipër, ky është opsioni që është mbështetur në analizën e kryer në kuadër nga Komisioneri

për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që prej vitit 2018 e në vijim.40

Sipas kësaj qasje, hartimi dhe miratimi i një ligji të ri sjell rregulla të qarta për të gjithë dhe ndan

kompetencat e autoritetit mbikëqyrjes dhe institucioneve ligjzbatuese. Ky opsion e adreson

problemin në mënyrë të përqëndruar, duke garantuar një mjedis të mundshëm për arritjen e

objektivave të synuara. Eksperiencat e studiuara të vendeve të Bashkimit Evropian tregojnë se

qëndrimi ndaj politikës së përshtatur për të rregulluar ripërdorimin e të informacionit publik është i

ndryshëm: disa vende si Belgjika, Qipro, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Italia,

Luksemburgu, Malta, Rumania, Spanja, Suedia kanë legjislacion të veçantë për të dhënat e hapura

dhe të drejtën e ripërdorimit të informacionit publik, ndërsa shtetet si Bullgaria, Kroacia, Çekia,

Estonia, Finlanda, Franca, Letonia, Lituani, Holanda, Polonia, Portugalia, Sllovakia kanë

përshtatur kuadrin e tyre ligjor për aksesin në dokumente duke përfshirë të drejtën për ripërdorim.

Nga ana tjetër, qëllimi që ndjek një rregullim i tillë është forcimi i zhvillimit ekonomiko-shoqëror

dhe ky qëllim, për vetë rëndësinë që ka, ka nevojë të adresohet posaçërisht. Miratimi i një politike

të tillë do të garantonte realizimin edhe të planeve vendase në kuadër të procesit të integrimit (shih

më lart). Indikatorët e matshëm në kuadër të këtij procesi lidhen edhe me kapacitetet

administrative për realizimin e masave të përfshira në planet e integrimit.

Kosto për biznesin llogaritet si kosto njohje me legjislacionin dhe është modeste: në 2484

Lekë/njësi x numrin e NVM-ve që operojnë në ekonominë e të dhënave, ndërkohë që kosto e

investimit kapital fillestar është 0 (zero) Lekë. Nëse do të konsideronim numrin e bizneseve aktive

që veprojnë ne fushën e TIK rreth 300041 si dhe objektivin për 10% për bizneset që do përdorin të

dhënat e hapura në fund të një periudhe 3 vjecare, kosto e familjarizimit, pra për njohjen me

legjislacionin për këtë numër të bizneseve, do ishte në vlerën 745 200 leke.

Mbahet paraysh që projektligji parashikohet të miratohet në 2021 dhe dy vitet 2022 dhe 2023 do i

shërbejnë përgatitjes për zbatimin që nënkupton zhvillimin e instrumentave rregullatorë dhe

marrjen e masave administrative ndërgjegjësuese, koordinuese, trajnuese, etj. Kosto totale për

qeverinë është: 25,864,200 lekë lekë për tri vitet e para. Kjo vlerë përfshin koston institucionale të

një periudhë tre vjeçare për marrjen e masave për zbatimin e ligjit: puna përgatitore institucioneve

për parashikimet e duhura teknike e rregullatore, si dhe koston administrative që do të sjellë

zbatimi i tij për KDIMDP. Kjo kosto do të jetë e nevojshme në periudhën e parë të zbatimit të ligjit

dhe përfshin koston e mirëmbajtjes së sistemit open data që aktualisht është dhe sot në buxhetin e

AKSHI prej 4800000 lekë në vit.

Për raportin e kostos ndërmet ospioneve referojuni D. Analiza e kostos dhe e përfitimeve dhe

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/b.

Opsioni 2 (rregullator): amendimi i ligjit ekzistues për të drejtën e informimit (ligj nr. 119/2014

‘Për të drejtën e informimit”) është një nga opsionet e konsideruara në fazën e diskutimeve dhe

analizës së kryer nga institucionet e përfshira në hartimin e dokumentit të politikës për të dhënat e

hapura. Ligji për të drejtën e informimit rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që

prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike. Përfshirja e rregullimeve specifike të të dhënave të

hapura, ripërdorimin e informacionit publik, në ligjin për të drejtën e informimit do ta ngarkonte

këtë rregullim, duke krijuar paqartësi dhe vështirësi në zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit

dhe realizimin e qëllimit parësor të këtij ligji, dhënien e informacioneve me apo pa kërkesë

publikut me qëllim realizimin e një qeverisje të hapur që ka përshtatur mekanizmat e duhur me

qëllim realizimin e llogaridhënies dhe formësimin e gjykimit publik ndaj saj. Përfshirja e

rregullimit ligjor në ombrellën e ligjit për të drejtën e informimit e zbeh veprimin e synuar për

230 të tjerave indirekt të lidhura. Shih në: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-

review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information, fq. 43. 40 Shih Raporti Vjetor i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, 2018,fq. 49,

në: https://www.idp.al/wp-content/uploads/2019/02/Raporti_Vjetor_2018_KDIMDP.pdf, si dhe Raporti Vjetor i

Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, 2019,fq. 31, në:

https://www.idp.al/wp-content/uploads/2020/02/Raporti_Vjetor_2019.pdf 41 http://www.instat.gov.al/media/7031/njoftim-per-media-_regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

Page 14: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

14

angazhim të qartë institucional lidhur me ofrimin e të dhënave të hapura në formate të

përpunueshme dhe monitorimin me rregulla të posaçme të këtyre veprimeve të synuara.

Kosto totale për qeverinë dhe për biznesin llogaritet e njëjtë me koston totale të Opsionit nr. 1. Për

raportin e kostos ndërmet ospioneve referojuni D. Analiza e kostos dhe e përfitimeve dhe Raporti i

vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/b.

Vlerësimi i opsioneve/analizimi i ndikimeve

Identifikoni se kush preket.

Identifikoni llojet e ndikimeve për secilin grup të prekur; bëni dallimin midis ndikimeve të

drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta.

Për ndikimet e drejtpërdrejta:

o Përshkruani nga ana cilësore ndikimet e drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.

o Analizoni nga ana sasiore ndikimet më të rëndësishme të drejtpërdrejta.

o Përcaktoni vlerën monetare të ndikimeve më të rëndësishme të drejtpërdrejta aty ku është

e mundur (shih aneksin 1/a për tabelën që mund të përdorni).

o Analizoni ndikimin mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Për ndikimet jo të drejtpërdrejta:

o Përshkruani nga ana cilësore ndikimet jo të drejtpërdrejta mbi grupet e prekura.

o Analizoni ndikimin mbi konkurrencën.

Diskutoni kufizimin e analizës:

o Jepni supozimet në të cilat janë bazuar parashikimet dhe risqet, të cilave ato u

nënshtrohen.

o Tregoni sa të forta, të pavarura dhe të rëndësishme janë provat që mbështesin supozimet.

o Tregoni se çfarë mund të pengojë realizimin e përfitimeve, të rrisë kostot ose të sjellë

pasoja të papritura.

Përmblidhni vlerësimin e opsioneve:

Paraqisni një pasqyrë përmbledhëse të të gjitha ndikimeve të opsioneve të analizuara.

o Shpjegoni se si ndikimet e të gjitha opsioneve të analizuara krahasohen me njëra-tjetrën.

o Paraqisni përllogaritjet më të mira të përgjithshme neto të ndikimit me vlerë monetare të

përcaktuar për çdo opsion (shih aneksin 1/b për tabelën që mund të përdorni).

Grupet e prekura ose përfituese nga miratimi i këtij projektligji janë, organet e sektorit publik/

sipërmarrjet publike, biznesi, shoqëria civile, qytetarët, pasi fushëzbatimi i tij përfshin grupe të

ndryshme palësh të interesuara. Në mënyrë më specifike, institucionet publike janë institucionet që

ofrojnë të dhëna të hapura si INSTAT, ASIG, AKSHI, autoritetet përgjegjëse për fusha të caktuara

të dhënash, si për transportin publik, etj.

Ndikimet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta për qeverinë janë si më poshtë:

Ndikime të drejtpërdrejta:

Ulja e kostove administrative por edhe politike. Ndarja e përgjegjësive dhe kompetencave

midis autoriteteve publike dhe tregut;

Përmirësimi i shërbimeve publike në vend;

Përmbushja e detyrimeve në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Acquis;

Ulja e kostove për publikun e gjerë në marrjen e shërbimeve të nevojshme;

Rritja e biznesit dhe ekonomisë së të dhënave.

Ndikime jo të drejtpërdrejta:

ndikimi në mjedis për shkak të ofrimit të shërbimeve përmes teknologjisë. Nuk mund të

llogarisim koston e mundshme që buron nga përdorimi i teknologjisë, (për shkak të mungesës

së të dhënave) por mund të parashikojmë që janë të konsiderueshme.

Organet e sektorit publik, siç u përmend dhe më lart, do të preken në dy mënyra. Nga njëra anë,

disa do të mbulohen nga detyrime të reja, të cilat do të kërkojnë një përpjekje të caktuar për t’u

arrritur. Nga ana tjetër, për shkak të të qenit gjithashtu konsumator i të dhënave të sektorit publik,

ata do të jenë në gjendje të qasen dhe të përdorin sërish një grup më të gjerë të të dhënave në

Page 15: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

15

dispozicion për të siguruar një shpërndarje më të efektshme të shërbimeve publike dhe politikë-

bërje më të synuar. Rasti i e.albania është shembull i përfitimit që ka ky sektor nga ndërveprimi i

sistemeve elektronike në ofrimin e shërbimeve publike. Pothuajse 600 shërbime elektronike

gjenden sot në portalin e-albania.al, dhe 53 sisteme elektronike janë të lidhura me Platformën

Qeveritare të Ndërveprimit, nëpërmjet të cilës gjatë vitit 2019, janë kryer më shumë se 70 milionë

transaksione. Portali e-albania, numëron më shumë se 1,300,000 përdorues të regjistruar në vitin

2019.

Subjektet kërkimore dhe sipërmarrjet publike, implikimet praktike të iniciativës do të jenë

gjithashtu të dyfishta. Në të njëjtën kohë ata do të përfitojnë nga ndryshimet e propozuara të

politikës. Sipërmarrjet publike do të jenë në gjendje të përdorin më shumë të dhëna që do të bëhen

të disponueshme, ndërsa produktet e krijuara në bazë të të dhënave të tyre të hapura nga palët e

treta do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë për klientët e tyre. Subjektet

kërkimore përgjithësisht do të përfitojnë nga ripërdorimi më i gjerë i të dhënave të hulumtimit, i

cili konsiderohet gjerësisht si një shtytës pozitiv për zhvillimin e shkencës.

Ndikimet e drejtpërdrejta për biznesin janë: Kompanitë në përgjithësi, si ndërmarrjet e vogla dhe

të mesme (NVM), bizneset e reja në veçanti, do të përfitojnë akses më të lehtë, në një gamë më të

gjerë të të dhënave të sektorit publik. Ata do të përfitojnë drejtpërdrejt nga iniciativa duke qenë në

gjendje të ripërdorin dhe rikombinojnë këto lloje të ndryshme të të dhënave dhe t’i përdorin ato si

bazë për një gamë të gjerë shërbimesh inovative.

Konsumatorët do të përfitojnë indirekt nga iniciativa, pasi ata do të kenë një zgjedhje më të gjerë

të produkteve digjitale më të mira dhe më të lira, të zhvilluara në bazë të të dhënave të sektorit

publik. Në një nivel më global, ata gjithashtu duhet të përfitojnë nga një gamë e tërë e përfitimeve

shoqërore dhe mjedisore të krijuara nga produktet dhe shërbimet bazuar në të dhëna të hapura, për

shembull në fusha që janë në interes të përgjithshëm si, transporti publik, energjia etj.

Qytetarët gjithashtu do të shohin përmirësime të dukshme në lidhje me qasjen në informacion,

përfshirjen sociale dhe pjesëmarrjen qytetare. Do të ketë një rritje të të dhënave publike për

qytetarët, ç’ka do të ofrojë shërbime informuese më të mira për ta, si për shembull të dhënat për

transportin publik në kohë reale, të dhënat gjeohapësisore në hartat GIS, të dhëna të transparencës

për qeverisjen e mirë etj. Pra, qytetari do të jetë i informuar dhe do të ketë në dispozicion më

shumë të dhëna. Me anë të këtij projekligji rikonceptohet efektivisht marrëdhënia ndërmjet

qeverisë dhe qytetarëve të saj. Të dhënat e hapura përfshijnë një riorganizim dinamik të pushtetit të

sektorit publik duke hequr dorë nga roli i tij si “mbajtës i informacionit” dhe duke u

ridimensionuar në një rol të ri, atë të “ofrimit të informacionit”. Vizioni i dëshirueshëm është që të

dhënat e qeverisë të jenë të hapura, përjashtimet mund të lejohen vetëm në rastet e parashikuara në

ligj. Krijimi i një liste të të dhënave me vlerë të lartë që do të publikohen si të dhëna të hapura dhe

kufizimi i përjashtimeve të tarifimit mbi kostot marxhinale, do të zgjerojë ndjeshëm përdorimin e

të dhëna për qëllime mjedisore dhe shoqërore. Vendosja e rregullave që subjektet të cilët do të

zhvillojnë të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e tyre, do të ketë ndikimet e veta pozitive në

mjedis. Disa nga të dhënat në fjalë, si të dhënat gjeografike dhe meteorologjike, janë veçanërisht

të rëndësishme për mjedisin.42

Metodologjia e përdorur për opsionin 1 dhe opsionin 2

Për analizën e kostove do të përdorim 3 njësi matëse të cilat janë: a) Kosto e kohës, b) Kosto e

njohjes më legjislacionin e ri/përshtatshmëria dhe c) Madhësia e sektorit të bizneseve të vogla dhe

të mesme.

A. Kosto e kohës

Analiza që përdorim për të evidentuar koston e qeverisë përfshin koston për kohën e punonjësve, e

cila supozon se kostoja për organizatën për çfarëdo aktiviteti që bën për shkak të transpozimit të

Direktivës do të jetë prodhim i humbur i asaj kohe për çështje të tjera.

42 Shih Vlerësimin e Ndikimit të BEsë, fq. 44: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-

review-directive-200398ec-reuse-public-sector-information

Page 16: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

16

Supozojmë se koha e punës është 40 orë në javë, e cila ndahet në 8 orë punë në ditë. Në funksion

të llogarisë kemi përdorur fashën e orëve mujore të punës 160 orë pune. Analiza e mëposhtme do

llogarisë/kostoje kohën e punëtorëve bazuar në modelin e Kostos së Plotë Ekonomike (FEC), sipas

të cilës supozohet se për një organizatë kosto për çdo aktivitet të kryer për shkak të transpozimit të

Direktivës do të jetë prodhimi i humbur gjatë kësaj kohe.

Për shpenzimet e prodhuesve, operatorëve ekonomike (SME-ve) marrim pagën mesatare për

funksionin Punëtorë (Profesione elementare) e cila është mujore 36,500 lekë nga ku një orë e pune

kostohet 207 Lekë/ora.43 Lidhur me koston e plotë ekonomike të një punonjësi të administratës

publike, marrim pagën mesatare për funksionin specialistë me arsim të lartë (profesionistë) mujore

71,000 lekë nga ku kosto/orë është 400 Lekë/ora44.

B. Kosto e njohjes më legjislacionin e ri / përshtatshmëria

Supozojmë një periudhë përshtatshmërie prej 10 vjetësh, me një normë zbritje referuar llogaritjeve

në tabelë (shtojca nr.2).

Ne supozojmë se kostot përballohen në vitet e para të periudhës së përshtatshmërisë duke filluar

nga 2021 si Viti i parë. Gjithashtu, supozojmë se kostot e vazhdueshme dhe kursimet e kostos

lindin çdo vit nga viti 1 deri në vitin 10, përveç nëse përcaktohet ndryshe.

C. Ndikimet e diskutuara në këtë ligj do të përballohen nga:

- AKSHI për vazhdueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e operimit të sistemit të opendata.gov.al

portal,

- MIE në bashkëpunim me dhe KDIMDP që duhet të përgatisin sistemin e formularëve/aktet

nënligjore për të dhënat për ripërdorim,

- Organet publike që do të përshtasin të dhënat me formatin e hapjes për ripërdorim,

- Bizneset që do të krijohen bazuar në hapjen e të dhënave,

- KDIMDP për monitorimin e zbatimit të ligjit.

Analiza do të supozojë se numri i organeve kryesore publike që do të përgatisin të dhënat për

ripërdorim në Shqipëri do të mbetet i njëjtë pas vitit 2020 për periudhën e plotë të vlerësimit

dhjetëvjeçar. Gjithashtu, supozon se bizneset që do të krijohen do të jenë nga 5.8% aktualisht deri

në 10%, deri në vitin 2025. Po ashtu, supozohet se tarifat e parashikuara si të mundshme ligjërisht

nuk do të zbatohen. Ky është një supozim thjeshtues.

D. Analiza e kostos dhe e përfitimeve

D.1 Kosot e Biznesit

Më konkretisht ndikimi sipas llojit të subjekteve do të jetë:

i. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme:

Sikurse përmendëm më sipër, ora e një punëtori të prodhimit supozohet se kushton rreth 207

Lek/ora.

Miratimi i ligjit mund të sjellë koston e krijimit të një biznesi dhe investimin fillesar. Gjithashtu,

do të ketë edhe kostot e familjarizimit/përshtatjes. Referuar eksperiencave të vendeve të tjera

kostoja e investimit fillestar të kapitalit për ngritjen e biznesit për ekonominë e të dhënave është

43Burimi i informacionit: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kontribuesit në Sigurime Shoqërore; Llogaritje të

INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë, për Punëtorë

(Profesione elementare), http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-arsimi/pagat/#tab2

44 Burimi i informacionit: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kontribuesit në Sigurime Shoqërore; Llogaritje të

INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë, për

specialistë me arsim të lartë (profesionistë), http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-

arsimi/pagat/#tab2

Page 17: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

17

gjithsesi modeste45 dhe llogaritet 0 (zero) lekë, pasi detyra specifike për ushtrimin e veprimtarisë

së tyre nuk ka kosto lindin nga zbatimi i ligjit.

Në total parashikojmë 300 biznese të shtuara për tre vitet e para të zbatimit të ligjit, pra për çdo vit

mesatarisht 100 biznese që shtohen, duke filluar nga 2021. Bëhet supozimi i thjeshtuar se kosto e

familjarizimit do jetë zero pas vitit të tretë, kjo edhe në përputhje me objektivin e synuar me këtë

politikë.

a) Të dhënat me vlerë të madhe: tarifat e mundshme

Bizneset, sipas projektligjit, mund të kërkohen të paguajnë një tarifë të mundshme në rastet e të

dhënave me vlerë të madhe, por referuar eksperiencës së deritanishme me të dhënat e INSTAT,

ASIG dhe opendata.gov.al, që të dhënat ofrohen pa pagesë, është bërë supozimi i thjeshtuar që kjo

tarifë nuk do të zbatohet për të paktën 10 vitet e para.

b) Familjarizimi

Lidhur me familjarizimin dhe me metodën e përmendur më sipër vlerësohet se do të duhen rreth

një deri në dy ditë për të lexuar dhe kuptuar rregullimin. Duke llogaritur koston e orës së punës

207 Lekë/ora dhe 8 orët ditore, kosto e familjarizimit për njësi biznesi llogaritet ndërmjet 1656

Lekë deri 3312 Lekë, me kosto mesatare 2484 Lekë. Kjo kosto do të jetë vetëm një herë të vetme.

Kosto totale për bizneset

Në përfundim kosto totale për prodhuesit për një periudhë 10 vjeçare llogaritet në 2484 Lekë/njësi

x numrin e NVM-ve që operojnë në ekonominë e të dhënave. Siç është vlerësuar më lart kosto e

familjarizimit për bizneset që parashikohet të veprojnë në këtë fushë pritet të bartet vetëm gjatë tre

viteve të para pas miratimit të ligjit, dhe llogaritet në 745200 lekë.

D.2 Kosto e Qeverisë

Projektligji parashikohet të miratohet në 2021 dhe janë dy vitet e para, 2022 dhe 2023 që do i

shërbejnë përgatitjes për zbatimin e ligjit të miratuar. Kjo nënkupton marrjen e masave për

hartimin e akteve nënligjore të nevojshme për zbatimin e ligjit, si zhvillimin e instrumentave

rregullatorë dhe përgatitjen e akteve nënligjore; masa administrative për njohjen e ligjit në tërësi, si

trajnimet për kuptimin e këtij ligji, zhvillimin e tryezave të ndërgjegjësimit, ndarjen e materialeve

ndërgjegjësuese, si edhe rritjen e numrit të punonjësve të kushtuar zbatimit të këtij ligji, përfshirë

edhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional, sikurse edhe masat për investime në platforma

elektronike dhe mirëmbajtjen e tyre. Këto kosto zbërthehen në vijim.

i) Dhënësit e të dhënave të hapura për riprodhim (organet e sektorit publik + sipërmarrje publike)

Organet e sektorit publik + sipërmarrje publike të cilat do të kryejnë funksionet zbatuese të ligjit

nuk parashikohet të kenë kosto shtesë për sa i përket shtimit të kapaciteteve ose ngritje struktura të

reja.

Lidhur me aplikacionet API janë mbajtur parasysh zhvillimet e kryera në ofrimin e të dhënave të

hapura nga institucionet publike dhe sipërmarrjet publike, si dhe në kuadër të iniciativave për

qeverisjen e hapur dhe në zbatim të VKM-së nr.147 datë 18.2.2015 “Për miratimin e dokumentit të

politikave për implementimin e të dhënave të hapura publike dhe krijimin e portalit të të dhënave

të hapura”. Një pjesë e institucioneve që do të ketë detyrimin për të dhënat e hapura, aktualisht

kanë filluar ofrimin e tyre si dhe kanë kryer investimet fillestare që janë për ngritjen e sistemeve, si

ASIG, INSTAT, e-albania.al dhe portali open data. Në veçanti, mirëmbajtja e këtij sistemi referuar

të dhënave aktuale të buxhetit të AKSHIt, ka kosto prej 400 mijë lekë në muaj ose 4.8 milionë lekë

në vit, dhe me një shtrirje 10 vjeçare shkon në 48 milionë lekë duke pranuar se do mbetet e njëjtë.

45 Shih: https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-

public-sector-information, fq. 46, 77.

Page 18: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

18

Me qëllim përmbushjen e objektivave të lartpërmendura, institucionet që ngarkohen me zbatimin e

ligjit dhe autoriteti monitorues do të ndërmarrin hapat e nevojshme si mbledhja e të dhënave

statistikore dhe raporte periodike për të ndjekur implementimin dhe efektet e zbatimit të këtij

rregullimi ligjor. Gjithashtu, do të përgatitet një analizë vjetore për efektet e zbatimit të ligjit duke

filluar një vit pas hyrjes në fuqi të tij. Kosto e orës së punës për një punonjës është 400 Lekë/ora46.

Nevojitet që koha e kërkuar për njohjen, përshtatjen dhe raportimin në përputhje me kërkesat e

ligjit është mesatarisht 5 ditë pune për çdo institucion. Numri mesatar i institucioneve publike që

mendohet të angazhohen në ofrimin e të dhënave të hapura është 50. Një vlerësim mbi kosto totale

për një vit do ishte 800,000 lekë mesatarisht dhe për një periudhë 10 vjeçare llogaritet në 8 milion

lekë. Normalisht kjo është kosto administrative e mbuluar nga institucionet me aktivitetin ditor të

punës.

KDIMDP si organ monitorues dhe kontrollues për zbatimin e këtij ligji parashikohet të ketë kosto

shtesë për sa i përket shtimit të kapaciteteve me dy punonjës, trajnimeve të punonjësve dhe masave

për ndërgjegjësimin për ligjin. Zyra e Komisionerit (KDIMDP) do të bëjë rregullimet/plotësimet

përkatëse duke synuar zgjidhjet optimale sipas planifikimit buxhetor. Kostoja e dy punonjësve

shtesë 195.200 lekë muaj47 dhe në vit 2,342,400 lekë, e në 3-vjet 7,027,200 lekë.

Kosto e fushatave apo veprimeve ndërgjegjësuese është 675.000 lekë për 1 vit. (Qira salle 60.000

* 5 takime = 300.000 lekë; Fletëpalosje 50 lekë * 2.000 lekë = 100.000 lekë; Dieta 5500 lekë *5

persona * 5 rrethe *2 netë = 275.000 lekë). Kosto të fushatave apo veprimeve ndërgjegjësuese

është 2.025.000 lekë për 3 vjet.

ii) Familjarizimi/trajnimi

Lidhur me familjarizimin dhe me metodën e përmendur më sipër vlerësohet se do të duhen rreth 1

ditë trajnim për t’u njohur me ligjin dhe kërkesat e tij. Ky trajnim do të realizohet një herë. Duke

llogaritur koston e orës së punës 400 Lek/ora dhe 6 orët ditore të një trajnimi, kostoja e trajnimit të

një punonjësit është 400 lekë/ora,48 2,400 lekë/dita për punonjës. Numri mesatar i institucioneve

publike që mendohet të angazhohen në ofrimin e trajnimit është 50, me nga 1 (një) punonjës secili

për t’u trajnuar.

Pra, në vitin e parë kosto e familjarizimit për qeverinë është: 2,400 lekë/dita x 1ditë x 50punonjës

= 12,000 lekë.

Në formë tabelore shpenzimet e detajuara dhe në formë përmbledhesë janë si më poshtë:

Viti 1 Viti 2 Viti 3

Qeveria

Kosto administrative

e zbatimit të ligjit*

2,342,400 lekë

(shtim stafi KDIMP);

2,342,400 lekë

(shtim stafi KDIMP);

2,342,400 lekë

(shtim stafiKDIMP);

675,000 lekë

(Ndërgjegjësim)

675,000 lekë

(Ndërgjegjësim)

675,000 lekë

(Ndërgjegjësim)

Kosto ekzistuese

(Mirëmbajtje

sistemi49)

4,800,000 lekë 4,800,000 lekë 4,800,000 lekë

Familjarizimi/trajnimi

Institucionet publike

12,000 lekë 0 lekë 0 lekë

Biznesi

Një Biznes

(kosto familjarizimi)

2484 lekë 2484 lekë 2484 lekë

Total kosto Biznesi 248400 lekë50 248400 lekë 248400 lekë

46 Burimi i informacionit: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kontribuesit në Sigurime Shoqërore; Llogaritje të

INSTAT, Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë sipas group-profesioneve dhe gjinisë, për

specialistë me arsim të lartë (profesionistë), http://www.instat.gov.al/al/temat/tregu-i-pun%C3%ABs-dhe-

arsimi/pagat/#tab2

47Burimi i informacionit:https://www.idp.al/wp-content/uploads/2018/09/VKM_187_08032017_perditesuar_2018.pdf 48 Llogaritur si pagesë/orë e një punonjësi të administratës. 49 Referuar të dhënave të AKSHI për mirëmbajtjen e sistemit opendata.gov.al.

Page 19: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

19

D. Kosto për Opsionin nr. 2 (rregullator)

Për analizën e kostove të opsionit 2 zbatohet e njëjta metodoligji si për opsionin nr 1. Matet a)

Kosto e kohës, b) Kosto e njohjes më legjislacionin e ri / përshtatshmëria dhe c) Madhësia e

sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme. Konstatojmë se kosto e opsionit 2 është e njejtë me atë

të opsionit 1.

Arsyetimi i opsionit të preferuar

Zgjidhni opsionin e preferuar, bazuar në analizë.

Shpjegoni arsyetimin tuaj.

Miratimi i projektligjit “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit

publik” është opsioni i preferuar sepse:

- ofron një model të suksesshëm për nxitjen e transparencës;

- ofron praktika të mira me qëllim eliminimin e vonesave që kanë të bëjnë me përshtatjen

apo veçimet e një pjese të informacionit, si dhe reduktimin e shpenzimeve shtesë, në

ripërdorimin e dokumentacionit që mbahet nga organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet

publike;

- synon nxitjen, krijimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që lidhen me

ekonominë digjitale;

- sjell ulje të barrës administrative për institucionet publike.

Përfitime shoqërore dhe ekonomike përmes një shërbimi më të mirë për qytetarin, si dhe me një

rritje të përdorimit të transportit në sektorin publik, duke përfituar kështu drejtpërdrejt cilësinë e

jetës dhe mjedisit, duke ndihmuar në luftimin e ndryshimit të klimës. Në sajë të konkurrencës

ndërmjet ofruesve të ndryshëm të informacionit, qytetarët mund të përdorin shërbime konkurruese

dhe të dobishme. Vlerësimi që ka bërë Bashkimi Evropian lidhur me të dhënat e hapura është se

ripërdorimi i tyre ka potencialin për të shpëtuar 7,000 jetë në vit falë përgjigjes më të shpejtë në

rast të arrestit kardiak dhe 1,425 jetë nga humbjet e trafikut (d.m.th. 5.5% e vdekjeve në rrugë

evropiane)51.

Përfitime sociale dhe mjedisore të provuara kryesisht nga përdoruesit fundorë, d.m.th.

konsumatorët e produkteve dhe shërbimeve të të dhënave të hapura.

Përveç potencialit për të rritur në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e qeverisë përmes bërjes

më të mirë të politikave, të dhënat e hapura ndihmojnë në zvogëlimin e distancës midis qeverisë

dhe qytetarëve sa i përket aksesit në informacion dhe gjenerimit të përfitimeve të rëndësishme në

fushat e përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjes qytetare.

Opsioni i preferuar është përzgjedhur Opsioni 1, pra hartimi dhe miratimi i një ligji për të

dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik është më i preferuari, pasi:

Adresim i plotë i problematikave: Bazuar në analizën e mësipërme kosto përfitim është opsioni

i cili do të bëjë të mundur adresimin e plotë të problematikave të identifikuara në vlerësimin e

ndikimit;

Realizimi i objektivave: Do të bëjë të mundur realizimin e të gjithë objektivave të Qeverisë

duke ofruar një model të suksesshëm për nxitjen e transparencës dhe të dhënave të hapura

mbajtur nga organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike, duke e konsideruar si një të

drejtë themelore

50 Në total kemi parashikuar 300 biznese të shtuara për tre vitet e para, pra për çdo vit mesatarisht 100 biznese që

shtohen. 51https://ec.europa.eu/digital-single-market/en/news/impact-assessment-review-directive-200398ec-reuse-public-

sector-information, fq. 43.

Page 20: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

20

Ndonëse kostot janë të njëjta me opsionin 1, hartimi i ligjit të ri ndryshe nga opsioni 2,

mundëson eliminimin e konfuzionit midis transparencës dhe ripërdorimit të të dhënave publike

për qëllime ekonomike;

Përcaktimi i standardeve të ofrimimit të informacionit publik me qëllim ripërdorimin duke

rregulluar tregun në këtë fushë dhe rritur mundësitë e përpunimit të tyre me qëllim

përmirësimin e shërbimeve që i ofrohen publikut;

Realizim i objektivit në lidhje me procesin e përafrimit të legjislacionit të BE-së dhe

transpozon të drejtën e BEsë në këtë fushë.

Çështje të zbatimit

Shpjegoni se cila njësi do të jetë përgjegjëse për zbatimin e opsionit të zgjedhur.

Shpjegoni pengesat e mundshme për zbatimin e opsionit të zgjedhur.

Përshkruani masat që do të ndërmerren gjatë zbatimit për të arritur qëllimet e politikës.

Specifikoni të gjitha kërkesat e përputhshmërisë dhe të zbatimit.

Ky ligj zbatohet për ripërdorimin e:

a) dokumenteve ekzistuese që mbahen nga organet e sektorit publik;

b) dokumenteve ekzistuese që mbahen nga sipërmarrjet publike;

c) të dhënave kërkimore.

Institucionet përgjegjëse për monitorimin e opsionit të preferuar janë:

- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është institucioni që drejton GPNIE të kapitullit 10

“Shoqëria e informacionit dhe media” dhe do koordinojë procesin me institucionet përkatëse

gjatë raportimeve periodike;

- AKSHI do të jetë përgjegjës lidhur me portalin open data;

- Institucionet Publike/ ndërmarrjet publike të cilat janë të detyruara të zbatojnë këtë ligj do të

ndërmarrin masa për ofrimin e të dhënave të hapura sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore në

zbatim të tij;

- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të jetë

përgjegjës për monitorimin e këtij ligji me qëllim mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e së

drejtës për ripërdorim të dokumenteve. Direktiva 2019/1024 EU “Për të dhënat e hapura dhe

ripërdorimin e informacionit publik”, adreson si institucion përgjegjës për monitorimin e ligjit

specifik, autoritetin mbikëqyrës të krijuar në përputhje me Rregulloren (BE) 2016/679 ose

autoritetin kombëtar për akses në informacion, të cilat janë dy fushat kryesore të veprimtarisë

së Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

(KDIMDP) është institucioni përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e ligjit nr.119/2014

“Për të drejtën e informimit” dhe ligjit nr.9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i

ndryshuar);

Zyra e Komisionerit ka eksperiencë të krijuar dhe konsoliduar prej disa vitesh në monitorimin

e zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit që do të ndihmojë në këtë proces. Monitorimi nga

ana e Zyrës së Komisionerit do kryhet sipas një programi pune dhe publikimi i tij do të

paraqitet në raportet vjetore të veprimtarisë së punës së Zyrës së Komisionerit duke filluar nga

viti i parë i hyrjes në fuqi (çdo vit).

Tregues të suksesit të politikës janë:

Numri i shtuar i bizneseve bazuar në ekonominë e të dhënave ofruese të shërbimeve bazuar

në të dhënat e hapura publike me deri në 10%, deri në vitin 2023;

standardet e BE-së për të dhënat e hapura dhe ri-përdorimin e informacionit të sektorit

publik janë të miratuara në vend deri në vitin 2022;

numri i shtuar i aplikimeve elektronike bazuar në të dhënat e hapura publike, përmes

zbatimit gradual të sistemeve API për marrjen e të dhënave në kohë reale përfishirë fillimin

e aplikimit në fushën e transportit brenda 3 viteve pas miratimit të politikës për

ripërdorimin e të dhënave publike (hyrjes në fuqi të ligjit);

numri i studimeve kërkimore-shkencore bazuar në të dhënat e hapura publike.

Page 21: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

21

Faza e shqyrtimit/vlerësimit

Jepni një përshkrim të përmbledhur të masave të monitorimit dhe të vlerësimit.

Identifikoni kriteret/treguesit për të matur arritjen e qëllimeve ose progresin drejt tyre.

Konsideruar objektivat, masat e monitorimit dhe vlerësimit përfshijnë:

Inkurajimin e organeve publike/sipërmarrjeve publike për të përdorur metoda moderne të

aksesit dhe përdorimit të të dhënave dinamike përmes fushatave ndërgjegjësuese apo edhe

trajnimeve;

Miratimin nga ana e MIEs në bashkëpunim me KMDHPDI të 2 akteve nënligjore të

parashikuara nga projektligji brenda 6 muajve nga miratimi e hyrja në fuqi e ligjit;

Hartimin e formateve standarde të dokumentave për të dhënat e hapura, të cilat do të vendosen

në dispozicion të institucioneve nga MIE në bashkëpunim me AKSHI dhe KMDHPDI brenda

6 muajve nga miratimi e hyrja në fuqi e ligjit;

Përshtatja nga organet publike ndaj ndryshimeve teknologjike në fushën e menaxhimit dhe

përdorimit të të dhënave duke zbatuar gradualisht sistemet API për marrjen e të dhënave në

kohë reale përfshirë fillimin e aplikimit në fushën e transportit brenda 3 viteve, pas hyrjes në

fuqi të ligjit;

Zhvillimi i takimeve trajnuese dhe informuese për zbatimin e ligjit.

Monitorimi nga ana e Zyrës së Komisionerit do të kryhet sipas një programi pune dhe publikimi i

tij do të paraqitet në raportet vjetore të veprimtarisë së punës së Zyrës së Komisionerit. Sikurse u

prezantua dhe më lart, për monitorimin e zbatimit të ligjit dhe efektet e tij do të përgatitet një

raport vjetor duke filluar nga viti i parë pas hyrjes në fuqi.

Page 22: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/a Tabela: Vlera aktuale neto në total (VAN) - kostot dhe përfitimet me vlerë monetare të përcaktuar në milionë lekë e zbritur për 10 vjet (Vlera aktuale e

kostos dhe vlera aktuale e përfitimit); krahasuar me status quo-në. Viti 1 Viti 2 Viti 3 Viti 4 Viti 5 Viti 6 Viti 7 Viti 8 Viti 9 Viti 10

Faktorizbritës 1.00 0.95 0.91 0.87 0.82 0.79 0.75 0.71 0.68 0.65

Kostopërbuxhetin -

njëherë/periudha e fillimit 3029400 3017400 3017400 2,342,400 2,342,400 2,342,400 2,342,400 2,342,400 2,342,400 2,342,400

Kosto ekzistuese përbuxhetin

- nëvazhdimësi 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000

Kostopërbizneset - njëherë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Kostopërbizneset -

nëvazhdimësi

2,48400 248400 248400 0 0 0 0 0 0 0

Kosto për grupet e tjera - një

herë

n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Kosto për grupet e tjera - në

vazhdimësi

n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Kosto në total( )Lekë 8077800 8,065,800 8,065,800 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400

Kosto e zbritur Kosto në

total x Faktori zbritës

7,662,510 7,339,878 6,213,888 5,856,768 5642496 5356800 5071104 4856832 4642,560

Përfitimetpërbuxhetin –

njëherë

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimetpërbuxhetin –

nëvazhdimësi

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimetpërgrupet e tjera –

njëherë

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimetpërgrupet e tjera –

nëvazhdimësi

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimetpërbiznesin –

njëherë

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimetpërbiznesin –

nëvazhdimësi

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimettotale nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Përfitimiizbriturë

Përfitiminë total x

nuk llogariten n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a n/a

Page 23: RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT EMËRTIMI I …...TE DHËNA KONTAKTI (EMRI, E-MAIL, NUMRI I TELEFONIT TË PERSONIT TË KONTAKTIT) ... _regjistri-i-ndermarrjeve-ekonomike-2019.pdf

23

faktorizbritës

Vlera prezente aktuale e

përfitimit në total

nuk llogariten

Vlera prezente aktuale e

kostos në total

lekë 8077800

Vlera Prezente Neto

Aktuale (VAN) = Vlera

aktuale e përfitimit në total –

Vlera aktuale e kostos në

total

lekë - 8077800

Raporti i vlerësimit të ndikimit - Shtojca 2/b

Tabelë: Vlera aktuale neto në total e çdo opsioni (opsioni 1, 2 dhe 3)

Kosto ne leke

/Opsionet

Viti 1 Viti2 Viti3 Viti 4 Viti5 Viti6 Viti7 Viti8 Viti9 Viti 10 Totali

Opsioni 1 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000 4800000

Opsioni 2 8077800 8065800 8065800 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 8077800

Opsioni 3 8077800 8065800 8065800 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 7,142,400 8077800