raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare

43
Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare EUROSIG Sh.A. 31 Dhjetor 2016

Upload: others

Post on 05-Nov-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

EUROSIG Sh.A.

31 Dhjetor 2016

Page 2: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

PËRMBAJTJA

Faqe

Raporti i auditorit të pavarur 1-4

Pasqyra e pozicionit financiar 5

Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse 6

Pasqyra e ndryshimit në ekuitet 7

Pasqyra e rrjedhës së parasë 8

Shënimet e pasqyrave financiare 9

Shtojcë

Page 3: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Chartered Accountants Member firm of Grant Thornton International Limited

Grant Thornton LLC Rr. Rexhep Mala 18 10 000 Pristina Kosovo

T +381 38 247 771 +381 38 247 801 F +381 38 247 802 www.grantthornton-ks.com

Raporti i auditorit të pavarur

Për aksionarët e

EUROSIG Sh.a.

Opinion i kualifikuar

Ne kemi audituar pasqyrat financiare shoqëruese të EUROSIG Sh.a. (referuar më tej si

“Kompania”) të cilat përfshijnë pasqyrën e pozicionit financiar më 31 dhjetor 2016 dhe

pasqyrën e të ardhurave gjithëpërfshirëse, pasqyrën e ndryshimeve në kapital dhe pasqyrën e

rrjedhës së parasë për vitin e përfunduar, si dhe shënimet në pasqyrat financiare, duke

përfshirë një përmbledhje të politikave të rëndësishme të kontabilitetit.

Sipas mendimit tonë, për shkak të rëndësisë së çështjeve të përshkruara në pjesën "Bazat për

Opinion të Kualifikuar" në raportin tonë, pasqyrat financiare shoqëruese nuk paraqesin në

mënyrë të drejtë pozicionin financiar të kompania më 31 dhjetor 2016 dhe performancën e

saj financiare si dhe rrjedhën e parasë së saj për vitin e përfunduar në përputhje me

Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) dhe rregulloret e BQK-së.

Baza për Opinion të Kualifikuar

1. Siç është shpalosur në Shënimin 14 të pasqyrave financiare shoqëruese, gjendja e dëmeve

të ndodhura por të pa raportuar (“IBNR”) më 31 dhjetor 2016 është në vlerë prej 3,256,648

euro. Bazuar në procedurat e kryera nga aktuari i angazhuar nga ne për qëllime të auditimit,

kemi identifikuar një nënvlerësim të IBNR-së së sigurimit të mjeteve motorrike për detyrimet

ndaj palëve të treta (“MTPL”) dhe humbjes së vitit përafërsisht për 700,000 euro më 31

dhjetor 2015. Si rezultat i kësaj, raporti i auditorit për pasqyrat financiare të vitit që

përfundon më 31 dhjetor 2015 është modifikuar siq duhet. Kompania e ka njohur në

pasqyrat financiare këtë shumë me kalkulimin e rezervave të IBRN-ve për vitin që përfundon

më 31 dhjetor 2016, gjë që është në kundërshtim me kornizën e aplikueshme të kontabilitetit

e cila kërkon që shpenzimet e lidhura me humbjen dhe përmirësimet e humbjes të njihen në

periudhën në të cilën kanë ndodhur. Nëse shtesat e IBNR-ve për MTPL do të ishin

regjistruar në vitin 2015, atëherë edhe humbja dhe ndryshimet në shpenzimet e humbjes,

gjithashtu edhe humbja për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016 do të zvogëlohej për

shumën 700,000 euro.

Page 4: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

2

Chartered Accountants Member firm of Grant Thornton International Limited

Përveç kësaj, metoda e "Koeficentit" e përdorur për llogaritjen e IBNR.-së për të gjitha linjat e

tjera të biznesit rezulton në shumën prej 501,947 euro më 31 dhjetor. Sipas pikëpamjes sonë,

metodologjia është e papërshtatshme dhe rezulton në keqdeklarimin e rezervave pasi që është

bazuar në metodën “run-off” të vitit paraprak, i cili mund të mos pasqyrojë rritjen e dëmeve në

vitet e ardhshme. Në mungesë të një metodologjie të duhur të vlerësimit të IBNR-së për këto

linja biznesi, ne nuk jemi në gjendje të përcaktojmë nëse rregullimet shtesë do të ishin të

nevojshme në lidhje me IBNR-të, humbjen, dhe shpenzimet e humbjes për vitin që përfundon

më 31 dhjetor 2016.

2. Siç shpjegohet në Shënimin 7 dhe 11 të pasqyrave financiare shoqëruese, të arkëtueshmet nga

sigurimet të Shoqërisë më 31 dhjetor 2016 janë në vlerë prej 1,475,202 euro. Ne kemi

identifikuar që disa të arkëtueshme janë në vonesë për më shumë se një vit dhe për to ka

indikacione objektive për provizionimin e tyre. Kompania nuk ka bërë vlerësimin për

provizionimin e të arkëtueshmeve nga sigurimet që konsiderohet si devijim nga Standardet

Ndërkombëtare të Raportimit Financiarë. Si rrjedhojë, në mungesë të dëshmive të

përshtatshme të auditimit për rikuperimin dhe validitetin e primeve të arkëtueshme, ne nuk

ishim në gjendje për të vendosur nëse ishte i nevojshëm ndonjë ndryshim lidhur me këto

shuma.

3. Siç shpjegohet në Shënimin 2.2, 4, 13 dhe 24 të pasqyrave financiare shoqëruese, rregullatori i

Kompanisë është Banka Qendrore e Kosovës ("BQK") e cila përcakton dhe monitoron

kërkesat e kapitalit të kompanive të sigurimit në Kosovë. Ajo kërkon që Kompania të mbajë të

paktën kapitalin e saj bazë në shumën prej 3,200,000 euro. Kompania ka njohur humbjen nga

operacionet e saj për vitin 2016 në vlerë prej 5,601,070 euro, rrjedha e parasë nga aktivitetet

operative është negative në shumë 2,681,396 euro si dhe nga data e periudhës raportuese

humbja e akumuluar arrinë në vlerën 14,466,313 euro. Si rezultat i kësaj, kapitali neto i

Kompanisë më 31 dhjetor 2016 është në vlerë negative prej 2,568,971 euro. Prandaj, Shoqëria

nuk është në pajtim me minimumin e kapitalit sipas kërkesave për kapital të rregullatorit. Për më

shumë, më 31 dhjetor 2016, margjina e solvencës është më pak se minimumi i solvencës së

kërkuar për 7,732,811 euro, kompania ka deficit në kapitalin variabil në shumë prej 3,017,559

euro. Më 24 shkurt 2017, BQK morri vendimin për vendosjen e një administratori në kompani

për një periudhë 6 mujore, me qëllim të rikuperimit të stabilitetit të pozicionit financiarë të

kompanisë.

Kjo tregon një pasiguri materiale që mund të hedh dyshime të konsiderueshme në aftësinë e

Shoqërisë për të përmbushur parimin e vijimësisë dhe për këtë arsye Kompania mund të mos

jetë në gjendje të realizojë pasuritë e sajë dhe të kryejë detyrimet e saj në rrjedhën normale të

biznesit. Pasqyrat financiare të bashkangjitura nuk e shpalosin këtë fakt në mënyrë adekuate.

Page 5: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

3

Ne kemi kryer auditimin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA).

Përgjegjësitë tona sipas këtyre standardeve përshkruhen më tej në Përgjegjësitë e Auditorit për

Auditimin e Pasqyrave Financiare pjesë e raportit tonë. Ne jemi të pavarur nga Shoqëria në

përputhje me Bordin e Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kodin e Etikës së

Kontabilistëve për Kontabilistët Profesionistë (Kodi BSNEK) së bashku me kërkesat etike që

janë relevante për auditimin tonë të pasqyrave financiare në Kosovë, dhe ne kemi përmbushur

përgjegjësinë tonë etike në përputhje me Kodin e BNSEK-së. Ne besojmë se provat e auditimit

që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të siguruar një bazë për opinionin

tonë të kualifikuar.

Theksimi i çështjes

Ne tërheqim vëmendjen për çështjet e mëposhtme:

• Në pajtim me Ligjin për Sigurim dhe Rregulloren për Investime të mjeteve që mbulojnë provizionet teknike dhe matematike dhe investimin e kapitalit themeltar për siguruesit të lëshuar nga Banka Qendrore e Kosovës ("BQK"), të gjitha shoqëritë e sigurimeve do të depozitojnë dhe mirëmbajnë një nivel minimal kapitali në vlerë prej 3,200,000 euro. 10% e kapitalit themeltar do të depozitohet dhe mirëmbahet në BQK, dhe pjesa tjetër me bankat e tjera komerciale, të licencuara nga BQK-ja, jo më shumë se 30% në një bankë të vetme. Për më tepër, siguruesit mund të investojnë mjetet e tyre duke mbuluar rezerva teknike / matematike në bankat komerciale, të licencuara nga BQK-ja, duke mos tejkaluar 30% në një bankë të vetme. Më 31 dhjetor 2016 Shoqëria ka depozituar 301,132 euro në llogarinë e BQK-së. Përveç kësaj, më 31 dhjetor 2016, Shoqëria ka depozituar më shumë se 30% të mjeteve të saj që mbulojnë provizionet teknike/matematike në një bankë komerciale.

Opinioni ynë nuk është modifikuar në lidhje me çështjet e përmendura më sipër.

Çështje tjetër

Pasqyrat financiare të Eurosig Sh.a për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015 janë audituar nga

një auditor tjetër i cili ka shprehur një opinion të kualifikuar për ato pasqyra më 29 prill 2016.

Opinioni ishte kualifikuar në lidhje me dëmet e shkaktuara por të pa raportuara (“IBNR”),

provizionimi i të arkëtueshmeve nga sigurimet dhe të arkëtueshmeve tjera, si dhe gjendjet

fillestare për llogaritë e arkëtueshme dhe të pagueshme.

Përgjegjësitë e Menaxhmentit dhe të atyre të ngarkuar me Qeverisjen për Pasqyrat Financiare

Menaxhmenti është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të pasqyrave financiare në

përputhje me SNRF-të dhe rregulloret e BQK-së, dhe për kontrollin e brendshëm që

përcaktohet nga menaxhmenti e që është i nevojshëm për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave

financiare që janë pa ndonjë anomali materiale, qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit.

Gjatë përgatitjes së pasyrave financiare, menaxhmenti është përgjegjës për vlerësimin e

hipotezës së vijimësisë së Shoqërisë, shpalosjet, qështjet e ndërlidhura me vijimësinë dhe

përdorimin e bazës së vijimësisë në kontabilitet përpos nëse Menaxhmenti dëshiron të likuidojë

kompaninë, ndërprejë operacionet ose nuk ka alternative reale për ta bërë këtë veprim.

Ata që janë të ngarkuar me qeverisjen janë përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Shoqërisë.

Page 6: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare
Page 7: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare
Page 8: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Pasqyra të ardhurave gjithëpërfshirëse më 31 Dhjetor 2016

(Shumat në euro)

6

Shënimi

Për vitin e

përfunduar më

31 dhjetor,

2016

Për vitin e

përfunduar më

31 dhjetor,

2015

Primet e shkruara bruto 18 12,391,092 9,758,882

Minus: taksa mbi primet (619,555) (487,917)

Minu: primi i ceduar në risigurim (1,651,302) (1,416,713)

Primi i shkruar neto, neto nga taksa mbi primin 10,120,235 7,854,252

Ndryshimi neto në rezervën për primin e

pafituar dhe në pjesën e risiguruesit për

rezervën e primit të pafituar (38,084) (125,642)

Primi i fituar, neto nga taksa mbi primin 10,082,151 7,728,610

Të hyrat fmanciare 98,787 143,536

Shpenzimet e interesit (7,901) (23,182)

Të hyrat tjera 345,248 234,638

Gjithsej të hyrat 10,518,285 8,083,602

Humbjet dhe shpenzimet e rregullimit të humbjes 14 (8,808,930) (4,862,777)

Të hyrat nga risigurimi 423,244 497,211

Shpenzime për Byronë e Sigurimit të Kosovës

(BKS) (295,265) (308,022)

Kontribute per Byronë e Sigurimit të Kosovës -

Fondi i kompensimit (557,590) (410,260)

Kosto e marrjes në sigurim dhe kosto e blerjes së

policave (201,689) 446,080

Shpenzime të tjera operative 19 (6,679,125) (4,801,607)

Gjithsej shpenzimet (16,119,355) (9,439,375)

Humbja neto për vitin (5,601,070) (1,355,773)

Të hyra të tjera gjithëpërfshirëse

Të hyra të tjera gjithëpërfshirëse - -

Gjithsej humbja gjithëpërfshirëse (5,601,070) (1,355,773)

Shënimet shoqëruese nga faqet 1 deri 24 janë pjesë përbërëse e këtyre pasqyrave financiare.

Page 9: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro)

7

Kapitali

aksionar

(Humbja) e

akumuluar Gjithsej

Gjëndja më 1 Janar 2015 9,835,342 (7,509,470) 2,325,872

Kapitali i paguar (Shënimi 13) 852,000 - 852,000

Transaksione me aksionarët 852,000 - 852,000

Humbja për vitin - (1,355,773) (1,355,773)

Të hyra tjera gjithëpërfshirëse - - -

Gjithsej humbja gjithëpërfshirëse - (1,355,773) (1,355,773)

Më 31 Dhjetor 2015 10,687,342 (8,865,243) 1,822,099

Gjëndja më 1 Janar 2016 10,687,342 (8,865,243) 1,822,099

Kapitali i paguar (Shënimi 13) 1,210,000 - 1,210,000

Transaksione me aksionarët 1,210,000 - 1,210,000

Humbja për vitin - (5,601,070) (5,601,070)

Të hyra tjera gjithëpërfshirëse - - -

Gjithsej humbja gjithëpërfshirëse - (5,601,070) (5,601,070)

Më 31 Dhjetor 2016 11,897,342 (14,466,313) (2,568,971)

Shënimet shoqëruese nga faqet 1 deri në 24 janë pjesë përbërëse e këtyra pasqyrave financiare.

Page 10: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Pasqyra e rrjedhës së parasë për vitin e përfunduar më 31 dhjetor, 2016

(Shumat në euro)

8

Shënime

Për vitin e

përfunduar më

31 dhjetor,

2016

Për vitin e

përfunduar më

31 dhjetor,

2015

Aktivitetet operative

Humbja neto për vitin (5,601,070)

(1,355,773)

Rregullime për zërat jo monetarë:

Zhvlerësimi dhe amortizimi 218,934

208,257

Të hyrat financiare (98,787)

(143,536)

Shpenzimet e interesit 7,901

23,182

Ngarkesat e rënies në vlerë të arkëtueshmeve dhe

Bankës Kreditore të Prishtinës

1,323,419 568,051

Shpenzimet e tatimit të primit 619,555 487,917

Humbja nga heqja nga përdorimi - 171,565

Rrjedha e parasë së përdorur në aktivitetet operative

para ndryshimeve në pasuritë dhe detyrime

operative

(3,530,048)

(40,337)

Ndryshimet në pasuritë dhe detyrimet

operative

Rritja në rezervën e dëmeve pezull 2,953,821

1,656,789

(Rënia)/Rritja e primeve të pafituara 1,273

235,867

(Rënia)/Rritja e kostove të shtyera të blerjes 201,688 92,269

Rritja e të arkëtueshmeve neto të sigurimit 21,660

(631,485)

Rënia (Rritja) në pasuri të tjera (1,194,854)

(1,290,445)

Rënia/(Rritja) në pasuri të risiguruara (8,831)

(399,023)

(Rënia)/Rritja në detyrime të tjera (1,118,204)

240,435

Interesi i paguar (7,901)

(23,182)

Paraja neto e përdorur në aktivitetet

operuese

(2,681,396)

(697,464)

Aktivitetet investuese

Blerja e pronës,paisjeve dhe të

paprekshmëve

(81,808)

(190,795)

Rënia /(Rritja) në depozita 1,475,264

(1,337,627)

Interesi i pranuar 120,791

143,851

Paraja neto e përdorur në aktivitetet

investive

1,514,247

(1,384,571)

Aktivitetet financuese

Kapitali i paguar 1,210,000

852,000

(Rënia)/Rritja e huamarrjeve (231,271)

(678,929)

Paraja neto e përdorur në aktivitetet

financuese

978,729

173,071

Ndryshimi neto në para dhe ekuivalentë të saj (188,420)

(1,908,964)

Paraja dhe ekuivalentët e saj në fillim të vitit 356,497

2,265,461

Paraja dhe ekuivalentët e saj në fund të vitit 5 168,077

356,497

Shënimet shoqëruese nga faqet 1 deri në 24 janë pjesë përbërëse e këtyra pasqyrave financiare.

Page 11: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

9

1. Informata të përgjithshme

Kompania e Sigurimeve "Eurosig" J.S.C ("Kompania") është themeluar më 3 mars 2003 dhe vepron nën

një licencë të lëshuar nga Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) per të kryer biznesin e sigurimit të

përgjithshëm në territorin e Kosovës.

Kompania është e regjistruar në regjistrimin e përkohshëm të biznesit të lëshuar nga administrata e

UNMIK-ut në datën 3 mars 2003 me Nr. e Regjistrimit të Biznesit 70020555. Me të njejtin numër

regjistrimi në 19 Maj 2003 kompania është regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si Shoqëri

Aksionare.

Gjatë vitit të përfunduar më 2015, 100% e aksioneve të kompanisë "Dardania" Sh.A janë blerë nga

Eurosig J.S.C dhe si rrjedhojë Kompania ndërroi emrin në "Eurosig" J.S.C.

Aktiviteti kryesor biznesor i Kompanisë është sigurimi i përgjegjësisë motorike ndaj palëve të treta.

Kompania kryen biznesin e saj në përputhje me Ligjin për Sigurime.

Biznesi i Kompanisë gjithashtu përfshin klasat e mëposhtme të sigurimit:

− Sigurimin e pronës;

− CAR;

− Sigurim të shëndetit në udhëtim;

− Aksidente personale;

− Sigurimi i plotë i mjeteve motorike;

− Shëndet;

Zyra qëndrore e shoqërisë është në Rr. 2 Korriku no. 4. Më 31 dhjetor 2016, shoqëria ka

240 të punësuar dhe menaxhment të lartë (31 dhjetor 2015: 236 të punësuar dhe menaxhment të

lartë).

Drejtorët dhe Menaxherët për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2016

Drejtor gjeneral Bordi menaxhues

Mr. Altin Majko Vasil PILO – Drejtor

Rexhep Qemal Mejdani – Anëtarë

Skender Din Madani – Anëtarë

Krizelda Bujar Çela – Anëtarë

2. Politika të rëndësishme kontabël

Politikat e rëndësishme kontabël të përshtatura në përgatitjen e këtyre pasqyrave financiare janë të

paraqitura më poshtë. Këto politika janë aplikuar në vazhdimësi në të gjitha vitet e paraqitura, nëse

nuk shprehet ndryshe.

2.1 Baza e përgatitjes dhe deklarata e përputhshmërisë

Pasqyrat financiare janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit

Financiar (SNRF) të publikuara nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK).

Këto pasqyra financiare janë përgatitur në bazën e matjes të specifikuar nga SNRF për çdo lloj

pasurie, detyrimi, të ardhure dhe shpenzimi. Baza e matjes është përshkruar në politikat kontabël me

poshtë.

Përgatitja e këtyre pasqyrave financiare është bëre në përputhje me SNRF që kërkon përdorimin e

vlerësimeve kritike kontabël. Fushat që përfshijnë një shkallë më të lartë të gjykimit ose

kompleksitetit, apo fushat ku supozimet dhe vlerësimet janë të rëndësishme për pasqyrat financiare

janë shpalosur në shënimin 3: Gjykimet kritike kontabël dhe burimet kryesore të pasigurisë në

vlerësim.

Page 12: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

10

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.2. Parimi i vijmësisë

Pasqyrat financiare janë përgatitur në bazë të hipotezës së vijmësisë, që supozon se Kompania do të

jetë në gjendje të realizojë pasuritë e saj në vlerat e tyre të njohura dhe të shuajë detyrimet në rrjedhën

normale të biznesit në shumat e paraqitura në pasqyrat financiare. Kompania ka njohur një humbje

neto pas tatimit në vlerë 5,601,070 euro per vitin që përfundon më 31 dhjetor 2016, rrjedhat e parasë

nga aktivitetet operative është negative për shumën 2,681,396 euro dhe sipas dates së raportimit

humbja e akumuluar është në vlerë 14,466,313 euro. Si rrjedhojë, kapitali neto i kompanisë më 31

dhjetor 2016 është në vlerë negative në shumë 2,568,971 euro. Kështu, kompania nuk është në

përputhje me kapitalin minimal të kërkuar nga rregullatori.Menaxhmenti ka një pritshmëri të

arsyeshme që kompania të gjenerojë burime adekuate përmes operacioneve dhe përmes ndihmës nga

pronari për të përmbushur detyrimet e saj pa vonesë (shiqo shënimin 23).

Menaxhmenti pranon se pasiguria mbetet mbi aftësinë e Shoqërisë për të përmbushur kërkesat e saj

për financim dhe për të shlyer detyrimet e saja kur ato ndodhin. Megjithatë, menaxhmenti ka një

shpresë të arsyeshme që kompania ka burime të mjaftueshme për të vazhduar në ekzistencën

operacionale për të ardhmen e parashikueshme. Nëse për ndonjë arsye kompania nuk është në gjendje

të përmbush parimin e vijimësisë, atëherë kjo mund të ketë ndikim në aftësinë e kompanisë për të

realizuar pasuritë me vlerat e tyre të njohura dhe për të shuar detyrimet në rrjedhën normale të biznesit

në shumat e paraqitura në pasqyrat financiare.

2.3. Ndryshimet në politikat kontabël dhe shpalosjet

(a) Standardet e reja dhe të rishikzara të cilat janë në fuqi për periudhat vjetore që fillojnë më ose

pas janarit 2016

Kompania nuk ka adoptuar standarde të reja apo ndryshime që kanë një ndikim të rëndësishëm në

rezultatet e Shoqërisë apo pozicionin financiar. Standardet dhe ndryshimet që janë efektive për herë të

parë në vitin 2016 (për subjektet që mbyllen më 31 dhjetor 2016) dhe mund të jenë të zbatueshme për

kompaninë janë:

• “Përmirësimet vjetore në SNRF” cikli 2012-2014

• “Iniciativa për shënimet shpjeguese” (Ndryshimet në SNK 1)

• “Sqarimi i metodave të pranueshme për zhvlerësimin dhe amortizimin” (Ndryshimet në SNK 16 dhe

SNK 38)

• “Bujqësia: Bimët e Bartura” (Ndryshimet në SNK 16 dhe SNK 41)

• “Kontabiliteti për blerjet e interesave në Operacionet e Përbashkëta” (Ndryshimet në SNRF 11)

• “Metoda e kapitalit në pasqyrat financiare individuale” (Ndryshimet në SNK 27)

• “Subjektet e Investimeve: Aplikimi i përjashtimit nga konsolidimi” (Ndryshimet në SNRF 10, SNRF

12 dhe SNK 27)

Këto ndryshime nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në këto pasqyra financiare dhe për këtë arsye

nuk është bërë dhënia e informacioneve shpjeguese.

Gjithashtu, SNRF 14 “Llogaritë e shtyra rregullatore" është gjithashtu efektiv nga 1 janari 2016.

Megjithatë ky standard aplikohet vetëm për adoptuesit për herë të parë të SNRF dhe për këtë arsye

nuk është i zbatueshëm për Kompaninë.

Page 13: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

11

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.3. Ndryshimet në politikat kontabël dhe shpalosjet (vazhdim)

(b) Standardet,amandamentet dhe interpretimet e standardeve ekzistuese që nuk janë ende në fuqi

dhe nuk janë miratuar më herët nga nga kompania

Në datën e autorizimit të këtyre pasqyrave financiare, disa standarde të reja, si dhe ndryshime të

standardeve ekzistuese, që ende nuk janë efektive dhe nuk janë miratuar më herët nga kompania, janë

publikuar nga BSNK. Informacion mbi ato standarde që pritet të jenë të rëndësishme për pasqyrat

financiare të kompanisë është dhënë më poshtë.

Menaxhmenti pret që të gjitha standardet relevante do të miratohen në politikat kontabël të Shoqërisë

për periudhën e parë që fillon pas hyrjes në fuqi të shpalljes. Standardet e reja, interpretimet dhe

amendamentet të cilat nuk janë miratuar apo të shënuara më poshtë nuk pritet të ketë një ndikim

material në pasqyrat financiare të kompanisë.

SNRF 9 ‘Instrumentet financiarë’

Standardi i ri për instrumentet financiare (SNRF 9) paraqet ndryshime të mëdha në udhezimet e SNK

39 mbi klasifikimin dhe matjen e aktiveve financiare dhe prezanton një model të ri "humbje krediti të

pritshme" për zhvlerësimin e aktiveve financiare. SNRF 9 gjithashtu ofron udhëzime të reja për

zbatimin e kontabilitetit mbrojtës.

Menaxhmenti ka filluar të vlerësojë ndikimin e SNRF 9, por nuk është ende në gjendje për të dhënë

informacion sasior. Në këtë fazë fushat kryesore të ndikimit të pritshëm janë si më poshtë:

• klasifikimi dhe matja e aktiveve financiare të Shoqërisë do të duhet të shqyrtohen në bazë të

kritereve të reja të cilat konsiderojnë flukset monetare kontraktuale të aktiveve dhe modelin e biznesit

në të cilën ato janë administruar

• nuk do të jetë më e mundur për të matur investimet e kapitalit me kosto minus provizioni dhe në

vend të kësaj të gjithë këto investimeve do të maten me vlerën e drejtë . Ndryshimet në vlerën e drejtë

do të paraqiten në fitim ose humbje, përveç nëse kompania bën një përcaktim të pakthyeshme për të

paraqitur ato në të ardhura të tjera përmbledhëse.

• në qoftë se kompania vazhdon të zgjedhë opsionin e vlerës së drejtë për pasivet financiare të

caktuara , lëvizjet e vlerës së drejtë do të paraqitet në të ardhura të tjera të përgjithshme në masën këto

ndryshime kanë të bëjnë me rrezikun e vetë kompanisë.

SNRF 9 do të hyjë në fuqi për periudhat raportuese vjetore që fillojnë më ose pas datës 1 janar 2018..

SNRF 15 "Të ardhurat nga kontratat me klientët"

SNRF 15 paraqet kërkesat e reja për njohjen e të ardhurave, duke zëvendësuar SNK 18 'Të ardhurat',

'SNK 11 Kontratat e ndërtimit', dhe disa interpretime të lidhura me të ardhurat. Standardi i ri krijon

një model njohjeje me bazë kontrolli të ardhurave dhe jep udhëzime shtesë në shumë fusha që nuk

mbulohen në mënyrë të detajuar nga SNRF-ve ekzistuese, duke përfshirë mënyrën për njohjen e

marrëveshjeve me detyrime të shumta të performancës, çmime të ndryshueshme, të drejtat e

rimbursimit të konsumatorit, furnizuesi opsione e riblerjes nga furnizuesit, dhe kompleksitete të tjera

të zakonshme.

Page 14: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

12

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.3. Ndryshimet në politikat kontabël dhe shpalosjet (vazhdim)

SNRF 15 është efektive për periudhat raportuese që fillojnë më apo pas 1 Janarit 2018. Menaxhmenti

ka për qëllim të miratojë Standardin në mënyrë retrospektive, duke njohur efektin komulativ të

zbatimit fillimisht të këtij Standardi si një rregullim në bilancin fillestar të fitimeve të pashpërndara në

datën fillestare të aplikimit. Sipas kësaj metode, SNRF 15 do të zbatohet vetëm për kontratat që janë

jo të plota më 1 janar 2018.

Menaxhmenti ka filluar të vlerësojë ndikimin e SNRF 15, por ende nuk është në gjendje të ofrojë

informacione të matshme.

SNRF 16 "Qiratë"

SNRF 16 do të zëvendësoj SNA 17 dhe tri interpretime të lidhura. Përfundon projektin afatghatë të

IASB për të rishikuar kontabilitetin e qirasë. Qiratë do të regjistrohen në pasqyren e pozicionit

financiar në formën e një pasurie si e-drejtë-e-përdorimit dhe poashtu si një detyrim qiraje..

SNRF 16 hyn në fuqi në periudhat që fillojnë më ose pas 1 janar 2019.

Menaxhmenti ka vlerësuar se Standardi nuk do të ketë një ndikim të rëndësishëm në pasqyrat

financiare.

2.4. Monedha funksionale dhe e paraqitjes

Pasqyrat financiare to kompanisë janë paraqitur në Euro ("EUR"), e cila është edhe monedha

funksionale e kompanisë. Nëse nuk theksohet ndryshe, pasqyrat financiare janë të paraqitura në mijë

Euro.

Monedha. funksionale dhe e paraqitjes

Zërat e përfshirë në pasqyrat financiare janë matur duke përdorur monedhen e mjedisit ekonomik

primar në të cilin Kompania vepron (“monedha funksionale”).

Transaksionet dhe balancat

Transaksionet në monedhë të huaj konvertohen në monedhën funksionale duke përdorur kursin e

këmbimit në datën e transaksionit. Fitimet dhe humbjet nga kursi i këmbimit që rezultojnë nga këto

transaksione si dhe nga konvertimi me kursin e fundvitit të pasurive dhe detyrimeve financiare në

monedhë të huaj njihen në fitim ose humbje.

2.5. Klasifikimi i produktit

Kontrata sigurimi janë ato kontrata nëpërmjet të cilave kompania (siguruesi) ka pranuar një rrezik të

rëndësishëm sigurimi nga një palë tjetër (policë-mbajtësi) duke rënë dakord të kompensojë police-

mbajtësin apo përfitues të tjerë nëse një ngjarje e ardhme e pasigurtë (ngjarja e siguruar) ndikon

negativisht police-mbajtësin apo përfitues të tjerë. Si një rregull i përgjithshëm, kompania përcakton

nëse ajo ka rrezik të rëndësishëm sigurimi, duke krahasuar përfitimet e paguara me përfitime të

pagueshme nëse ngjarja e siguruar ka ndodhur. Kontratat e sigurimit kanë mundësi të transferojnë

rrezikun financiar.

Kontratat e investimeve janë ato kontrata që transferojnë një rrezik të konsiderueshëm financiar.

Rreziku financiar është rreziku i një ndryshimi të mundshëm të ardhshëm në një ose më shumë

komponente si: norma specifike e interesit, çmimi i instrumentit financiar, cmimi i mallit, kursi i

këmbimit, indeksi i çmimit ose normave, norma e kreditimit apo indeksit të kredisë, ose ndryshimi i

variablave të tjerë, siç është në rastin e një variabli jo-financiar që variabli nuk është specifik për një

palë të kontratës. Kontratat e sigurimit mund të transferojë rrezikun financiar. Pasi një kontratë është

klasifikuar si një kontratë sigurimi, ajo mbetet një kontratë sigurimi për pjesën e mbetur të jetës, edhe

në qoftë se rreziku i sigurimit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, ërveç nëse të gjitha të drejtat

dhe detyrimet shlyhen ose skadojnë. Kontratat e investimeve mund të ri-klasifikohen si kontrata

sigurimi pas krijimit, në qoftë se rreziku i sigurimit bëhet i rëndësishëm.

Page 15: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

13

2.6. Njohja e të hyrave

Primet

Primet e shkruara bruto përfshijnë primet mbi kontratat që bëhen efektive gjatë vitit, pavarësisht nëse

lidhen plotësisht ose pjesërisht me një periudhë të mëvonshme kontabël. Primet e shkruara janë

prezantuar bruto nga çdo komision i pagueshëm kundrejt ndermjetësve dhe nuk përfshijnë taksat mbi

primin. Pjesa e fituar e primit të shkruar njihet si e ardhur. Primet njihen përgjatë përiudhes së

mbulimit të rrezikut duke filluar që nga data e mbartjes së rrezikut, bazuar në strukturën e rrezikut të

nënshkruar.Rezerva e primit të pafituar përfshin pjesën e primit të shkruar e cila do të fitohet në vitin

pasardhës financiar, duke përdorur metodën lineare ditore 1/365, dhe duke e korrigjuar, nëse është e

nevojshme, per të reflektuar çdo ndryshim në mundesinë e materializimit të rrezikut gjatë përiudhës

që mbulon kontrata.

Të hyrat nga interesi

Të hyrat nga interesi perllogariten përmes metodës lineare, bazuar ne kryegjënë e mbetur dhe normën

përkatese të interesit që është norma e interesit që përdoret për aktualizimin e flukseve të ardhshme

monetare pergjatë jetës së pritshme të pasurisë financiare duke përcaktuar kështu vlerën bartëse të

pasurisë financiare.

2.7. Përfitimet nga dëmet dhe njohja e shpenzimeve

Përfitimet dhe dëmet

Dëmet dhe përfitimet e tjera bruto përbëhen nga pagesat ndaj të siguruarit për dëmet apo përfitime të

tjera, si edhe ndryshimet në vlerësimin bruto të detyrimeve mbi kontratat e sigurimit apo investimit

me përjashtim të ndryshimeve bruto në primin e pafituar të cilat janë regjistruar si të ardhura nga

primet. Gjithashtu përfshijne kosto to brëndshme dhe të jashtme që lidhen direkt me përpunimin dhe

zgjidhjen e kërkesave të dëmeve. Kërkesat e dëmeve janë të regjistruara në bazë të njoftimeve të

marra.

Kostot e financimit

Interesi i paguar njihet në fitim ose humbje dhe është llogaritur duke përdorur metodën e normës

efektive të interesit. Interesi i përllogaritur është përfshire në vlerën kontabël të detyrimit fmanciar që

mbart interes..

Shpërndarja e dividendëve

Shpërndarja e dividendëve për aksionarët e kompanisë është njohur si një detyrim në pasqyrat

financiare në periudhën kur ato janë miratuar nga aksionarët e kompanisë.

Shpenzimet e perfitimeve për pensionin

Kompania nuk ka krijuar ndonjë rezervë dhe nuk ka ndonjë detyrim për pensionet e punonjësve mbi

dhe përtej kontributeve të paguara në planin shtetëror të pensioneve, Fondi i Kursimeve Pensionale të

Kosovës (FKPK).

2.8. Tatimi

Taksa mbi primet është kalkuluar në përputhje me legjislacionin në territorin e Kosovës. Shoqëritë e

sigurimit paguajnë një taksë 5% mbi primet bruto. Primet e kthyera dhe rregullimet retrospektive të

primeve janë zbritur nga primet bruto për të arritur tek baza e tatueshme. Tatimi mbi primet e

shkruara bruto pasqyrohet veçmas si një zbritje nga primet e shkruara bruto.

Taksa mbi primet përben një pjesë të kostos së blerjes dhe dë të shtyhet në një mënyrë konsistente me

metodën e kalkulimit të rezervës për primin e pafituar. Kompanitë e sigurimit nuk janë të detyruara të

paguajnë tatim fitimi mbi fitimin neto në Kosovë.

Të ardhurat nga interesi gjithashtu i nënshtrohen tatimit në burim në masën 10% (2015: 10%).

Page 16: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

14

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.9. Detyrimet e kontratave to sigurimit

Detyrimet e kontratave të sigurimit të tipit jo jetë njihën kur kompania lidh një kontratë sigurimi me të

pale to treta dhe primi është ngarkuar. Këto detyrime njihen si rezerva për dëmet pezull, dhe bazohen

në kostot finale të të gjithë dëmeve të ndodhura dhe të papaguara në datën e pas qyrës së pozicionit

financiar, qoftë të raportuara apo jo. Detyrimi njihet kur kontrata përfundon, kthehet apo anulohet.

Rezerva për primin e pafituar përfshin primin e marrë për rreziqet të cilave nuk i ka perfunduar afati.

Përgjithësisht, rezerva pakësohet përgjatë përiudhës së kontratës dhe njihet si e ardhur nga primi.

Në çdo datë raportimi bëhet testi i mjaftueshmërisë për detyrimet. Ndryshimet në dëmet e pritshme

për dëmet që kanë ndodhur për të cilat nuk janë mbyllur, janë pasqyruar duke rregulluar provizionin

për dëmet e pa paguara. Provizioni për rrezikun ekzistues është zmadhuar deri në masën që dëmet e

ardhshme në lidhje me kontratat e sigurimit aktual kalojnë primet e ardhshme plus provizionin e

primit aktual të pafituar.

Dëmet e ndodhura gjatë aktivitetit normal to biznesit

Dëmet e ndodhura gjatë aktivitetit normal të biznesit kanë të bëjne me dëmet e paguara ndaj

policembajtësve gjatë vitit financiar së bashku me ndryshimin në vlerësim të dëmeve pezull.

Dëmet pezull përfshijnë rezerven e përcaktuar mbi bazën e vlerësimeve të kompanisë të të gjithë

kostove përfundimtare per të paguar të gjitha dëmet e ndodhura e të papaguara në datën e raportimit,

qoftë të raportuara apo jo, si dhe kostot e lidhura për trajtimin e dëmeve, të brendshme apo të jashtme,

si dhe një marzhë sigurie.

Edhe pse menaxhmenti beson që rëzerva bruto për dëmet si dhe llogaritë e arkëtueshme nga risigurimi

janë prezantuar drejt dhe mbi bazën e informacionit në dispozicion to tyre, detyrimi përfundimtar

mund to ndryshoje si rrjedhojë e informacioneve të mëpasshme dhe ngjarjeve që mund të rezultojnë

në korrigjime to rëndësishme to shumave to prezantuara. Korrigjimet në shumat e rezervave to

dëmeve të viteve të kaluara prezantohen në pasqyrat financiare në përiudhen në të cilën është bërë

korrigjimi.

Provizioni përben koston përfundimtare për të shlyer të gjithë dëmet duke përfshirë këtu kostot

direkte dhe indirekte që rr edhin nga ngjarjet e ndodhura deri në datën e raportimit financiar.

Shpenzimet e dëmeve lidhen me vlerësimet për dëmet e raportuara si dhe rezervat për dëmet e pa

raportuara. Metoda e përdorur për të përcaktuar rezervat për dëmet bazohet në rregulloret dhe ligjet

por mbështet gjithashtu dhe nga vlerësimet aktuariale..

Risigurimi

Kompania cedon primet e sigurimit dhe rrezikun që lidhet me to gjatë aktivitetit të saj normal për të

limituar humbjet e mundshme përmes diversifikimit të rreziqeve të saj qe vijnë nga linjat e bizneseve

si MTPL, sigurimi i pronës dhe aksidentet personale. Risigurimi përfshin tipe kontratash si ato

fakultative dhe kontratat e tejkalimit të humbjes.

Vetëm ato kontrata që rezultojnë ne një transferim të rëndësishëm të rrezikut të sigurimit dhe atë

kohor konsiderohen si kontrata risigurimi. Kontratat e risigurimit nuk e çlirojnë kompaninë nga

detyrimet e saj direkte ndaj police-mbajtësve. Detyrimet e risigurimit përfshijnë kontratat e risigurimit

të pagueshme ngajashtë dhe njihen si shpenzim bazuar ne shumën totale të dakordësuar me

risiguruesin.

Përfitimet e rimburësueshme nga risigurimi paraqiten bruto në pasqyrën e pozitës financiare dhe

pasqyrën e të ardhurave ose humbjeve dhe të hyrave të tjera gjithëpërfshirëse.

Rezervat e parashikuara të risigurimit shpalosen veçmas si pasuri në pasqyrën e pozicionit financiar.

Të arkëtueshmet nga risigurimi dhe të arkëtueshmet e tjera vlerësohen në mënyrë të ngjashme me

vlerësimin e dëmeve pezull bazuar në shumat dhe termat e përcaktuara në kontratën e risigurimit.

Page 17: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

15

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.9. Detyrimet e kontratave to sigurimit (vazhdim)

Kostot e marrjes në sigurim

Shpenzimet e marres në sigurim janë përcaktuar si shpenzimet që lindin nga shitja e kontratave të reja

të sigurimit dhe përfshijnë kostot e drejtpërdrejta si komisionet e agjëntëve apo kostot për prodhimin e

dokumentit të sigurimit si dhe një pjesë të shpenzimeve administrative të lidhura me procesimin e

propozimeve dhe lëshimin e policës.

Shpenzimet e shtyra të marrjes në sigurim amortizohen në mënyrë sistematike përgjatë jetëgjatësisë së

kontratës dhe testohen për dëmtim në çdo datë raportimi. Çdo shumë e pa rekuperushme do të

shpenzohet. Këto shpenzime çnjihen kur kontratat përfundojnë apo anulohen.

2.10. Testimi i mjaftueshmërisë së detyrimeve

Kompania kryen në çdo datë raportimi testimet për të siguruar mjaftueshmërinë e rezervave. Testi

kryesor i kryer është Analiza e Raportit të Dëmeve si dhe Analiza “Run-off” e rezerves së dëmeve.

Analiza e Raportit të Dëmeve kryhet çdo vit për sëcilen nga linjat kryesore të biznesit. Përllogaritja

kryhet veçmas për dëmet si dhe më pas për dëmet duke përfshirë kostot e marrjes në sigurim si dhe

kosto të tjera të jashtme të trajtimit të dëmeve. Në kryerjen e kësaj analize, kompania merr parasysh

vlerësimet aktuale të flukseve monetare dalëse. Kompania nuk i skonton flukset e vlerësuara monetare

dalëse pasi që shumica e dëmeve priten të paguhen brenda një viti.

Gjithashtu, kompania performon në çdo vit Analizën e “Run off” për rezervën e dëmeve per të

vlerësuar metodën e vlerësimit të rezervës. Analiza Run-off kryhet mbi RBNS dhe IBNR veçmas si

dhe në menyre të kombinuar. Nëse kjo analizë tregon probleme madhore atëherë korrigjimet e duhura

do të bëhen për metodologjinë e vlerësimit të rezervës.

Nëse gjatë testit identifikohet ndonjë problem, ai do të njihet në mënyrë të menjëhershme në fitim ose

humbje duke përcaktuar një rezervë për humbjet nga rreziku i primit të paskaduar që vjen nga Testi i

Mjaftueshmërisë së Detyrimeve.

2.11. Kostot e trajtimit të dëmeve

Kostot e trajtimit të dëmeve kanë të bëjnë me shpenzimet e brendshme dhe të jashtme në lidhje me

vlerësimin, trajtimin dhe përllogaritjen e dëmeve nga ana e personelit të kompanisë si dhe shpenzime

të jashtme si tarifat ligjore dhe shpenzime të tjera.

Page 18: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

16

2 Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.12 Prona dhe pajisjet

Njohja dhe matja

Zërat e pasurive afatgjata materiale maten me kosto minus zhvlerësimin e akumuluar dhe çdo humbje

tjetër nga dëmtimi. Kostoja historike përfshinë shpenzime që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejte me

blerjen e këtyre elementeve.

Nëse pjesë të ndryshme të pasurive afatgjata materiale kanë jetë të ndryshme të dobishme, ato njihen

si pjesë të veçanta (komponente kryesore) të pasurive afatgjata materiale. Fitimet dhe humbjet nga

shitja përcaktohen duke krahasuar hyrjet nga shitja me vlerën e mbetur, dhe duke përfshirë diferencen

në fitim ose humbje në zërin "Fitime/(humbje) të tjera".

Kostot pasuese

Kostoja e pasuese njihet në vlerën e mbetur të zërit përkatës ose si një pasuri e veçuar, vetëm nëse

është e mundshme që përfitimet e ardhshme ekonomike të trupëzuara në pasurinë në fjalë do të

merren nga kompania dhe kostoja mund të matet në mënyrë të besueshme. Vlera e mbetur e një e

pjese të zëvendësuar do të çnjihet. Të gjithë kostot e tjera të shërbimeve të përditshme të pasurive

afatgjata materiale njihen në fitim ose humbje në momentin që ndodhin.

Zhvlerësimi

Zhvlerësimi përllogaritet me metodën lineare mbi jetën e dobishme të pasurisë.Ambientet me qera

zhvlerësohen përgjatë periudhës më të shkurtër midis periudhës së qiramarrjes dhe jetës së tyre të

dobishme, nëse nuk pritet që të drejtat e pronësisë t’i transferohen kompanisë.

Zhvlerësimi vjetor i pasurive përgjatë përiudhes së jetës së dobishme të pasurive për periudhen

aktuale dhe periudhen e mëparshme prezantohet si më poshtë:

Kategoria Vitet

Ndërtesa 50

Kompjutera dhe pajisje të lidhura me to 3-4

Mobilje dhe pajisje 3-8

Automjete 5

Vlera e mbetur e pasurive afatgjata materiale si dhe jeta e dobishme rishikohet, dhe nese është e

nevojshme korrigjohet, në çdo datë të raportimit financiar. Pasuritë që janë subjekt amortizimi,

rishikohen për rënie në vlerë sa herë që ngjarje apo ndryshime në rrethana tregojnë se vlera e mbetur

mund të mos jetë e rikuperueshme. Nëse vlera e mbetur e pasurisë është më e lartë se vlera e

rekuperueshme atëherë vlera e mbetur e pasurisë do të pakësohet menjëherë për të barazuar vlerën e

rekuperueshme të tij. Vlera e rekuperueshme është më e madhja midis vleres së drejtë të pasurisë

minus kostot për shitje dhe vleres në përdorim. Të ardhurat dhe humbjet përcaktohen duke krahasuar

flukset hyrëse me vlerën e mbetur. Këto janë të përfshira në fitim ose humbje.

2.13 Pasuritë e paprekshme

Njohja dhe matja

Pasuritë e paprekshme që janë blerë nga kompania, vlerësohen me kosto minus amortizimin e

akumuluar dhe dëmtimet e akumuluara, nëse ka të tilla.

Shpenzimet pasuese

Shpenzimet pasuese kapitalizohen vetëm nëse shpenzimi rrit përfitimet e ardhshme ekonomike të

trupëzuara në pasurinë me të cilën ka të bëjë shpenzimi. Të gjitha shpenzimet, duke përfshirë

shpenzime për emrin e mirë të gjeneruara nga kompania apo markat, njihen në fitim ose humbje kur

ato ndodhin.

Amortizimi

Amortizimi përllogaritet si kosto e pasurisë minus vlerën e mbetur. Amortizimi njihet në fitim ose

humbje duke përdorur metodën lineare për programet kompjuterike dhe një normë vjetore amortizimi

prej 20%.

Page 19: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

17

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.14 Rënia në vlerë e pasurive jo financiare

Prona, impiantet dhe pajisjet, ashtu si edhe pasuritë e paprekshme rishikohen për rënie në vlerë kurdo

që ngjarjet ose ndryshimet në rrethana sinjalizojnë që vlera kontabël e pasurisë mund të mos

rikuperohet. Kurdoherë që vlera kontabël e pasurisë tejkalon shumën e rikuperueshme, humbja nga

rënia në vlerë njihet në pasqyrën e të hyrave gjithëpërfshirëse. Shuma e rikuperueshme është shuma

më e lartë e çmimit neto shitës të pasurisë dhe vlerës në përdorim. Çmimi neto i shitjes është shuma e

arritshme nga shitja e një pasurie në një transaksion midis palëve të palidhura, ndërsa vlera në

përdorim është vlera aktuale e flukseve të pritshme që priten të vijnë nga përdorimi i vazhdueshëm i

një pasurie dhe nga nxjerrja e tij në fund të jetëgjatësisë së dobishme. Shumat e rikuperueshme janë

llogaritur për pasuritë individuale ose, nëse nuk është e mundur, për njësinë gjeneruese të mjeteve

monetare.

2.15 Instrumentet financiare

Kompania i klasifikon pasuritë financiare në kategoritë e mëposhtme: pasuritë financiare me vlerë të

drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes, huave dhe llogarive të arkëtueshme, pasuritë financiare të

mbajtura deri në maturim dhe pasuritë financiare në dispozicion për shitje. Klasifikimi varet nga

qëllimi për të cilin janë siguruar investimet. Menaxhmenti përcakton klasifikimin e investimeve të tij

në njohjen fillestare dhe rivlerëson këto në çdo datë raportimi.

Pasurite financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit dhe humbjes

Kjo kategori ka dy nën- kategori: pasuritë financiare të mbajtura për tregtim dhe ato të përcaktuara me

vlerë të drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes në fillim. Një pasuri financiare klasifikohet në pasuri

financiare me vlerë të drejtë nëpërmjet kategorisë së fitimit ose humbjes në fillim nëse parimisht

blihet me qëllim të shitjes në afat të shkurtër, në qoftë se ajo është pjesë e një portofolio të pasurive

financiare për të cilën ka prova të fitimit afatshkurtër, ose nëse përcaktohet kështu nga menaxhmenti.

Kompania nuk ka pasuri të klasifikuara në këtë kategori në datën e pasqyrës së pozicionit financiar.

Kreditë dhe të arkëtueshmet

Kreditë dhe llogaritë të arkëtueshme janë pasuri financiare jo-derivative me pagesa fikse ose të

përcaktueshme të cilat nuk janë të kuotuara në tregje aktive përveç atyre pasurive që kompania synon

t'i shesë brenda një periudhe afatshkurtër ose i ka përcaktuar si pasuri me vlerë të drejtë përmes fitimit

ose humbjes ose si të vlefshme për shitje. Kreditë dhe llogaritë e arkëtueshme njihen në fillim me

vlerë të drejtë dhe në vazhdim maten me koston e amortizuar duke përdorur metodën e interesit

efektiv minus provizionin për dëmtim. Sigurimi dhe të arkëtueshmet e tjera, investimet, si dhe paraja

dhe ekuivalentët e saj gjithashtu klasifikohen në këtë kategori dhe rishikohen për rënie në vlerë si

pjesë e procesit të rishikimit të rënies në vlerë kredive dhe të arkëtueshmeve.

Pasuritë financiare të mbajtura deri në maturim

Investime financiare të mbajtura deri në maturim janë pasuri financiare jo-derivative me pagesa fikse

ose të përcaktueshme perveq atyre që përmbushin perkufizimin e kredive dhe të tjera të arkëtueshme

dhe per të cilat kompania ka qëllimin dhe mundësinë për t'i mbajtur ato deri në maturim. Këto pasuri

njihen në fillim me vlerë të drejtë dhe në vazhdim maten me koston e amortizuar duke përdorur

metodën e interesit efektiv minus provizionin për dëmtim, nëse ka të tillë. Një provizion për dëmtimin

e instrumenteve të borxhit të mbajtur deri në maturim krijohet nëse ka një evidencë objektive që

kompania nuk do të jetë në gjendje të mbledhë të gjitha shumat sipas kushteve fillestare. Kompania

nuk ka ndonjë pasuri të klasifikuar në këtë kategori në datën e pasqyrave financiare.

Page 20: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

18

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.15 Instrumentet financiare (vazhdim)

Pasuritë në gjendje për t’u shitur Asetet financaire të gatshme për shitje janë asetet financaire jo-derivative që përcakohen në këtë kategori ose nuk janë klasifikuar në ndonjë kategori tjetër. Kompania nuk ka asete të klasifikuara në këtë kategori

Njohja fillestare

Blerjet dhe shitjet në mënyrë të rregullt të aseteve financiare njihen në datën e tregtimit – datë në të

cilën Kompania zotohet për të blerë apo shitur pasurinë. Pasuritë financiare fillimisht njihen në vlerë

reale plus, në rast të pasurive financaire që nuk janë të bartura në vlerë reale përmes fitimit apo

humbjes, kostot e transaksionit që janë direkt të atribueshme në përvetësimin e tyre. Pasuritë

financaire të bartura në vlerën reale përmes fitimit apo humbjes fillimisht njihen në vlerën e tyre reale,

dhe kostot e transaksioneve regjistrohen si shpenzim në fitim apo humbje. Kompania nuk ka ndonjë

pasuri të klasifikuar në këtë kategori në datën e pasqyrave financiare.

Matja pasuese

Pasuritë financiare të vlefshme për shitje dhe pasuritë financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose

humbjes mbahen me vlerë të drejtë. Kreditë dhe llogaritë e tjera të arkëtueshme dhe pasuritë e tjera të

mbajtura deri në maturim mbahen me koston e amortizuar duke përdorur metodën e interesit efektiv.

Fitimet dhe humbjet e realizuara dhe të parealizuara që lindin si rezultat i ndryshimeve në vlerën e

drejtë të pasurive financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes përfshihen në pasqyren e të

ardhurave gjithëpërfshirëse në periudhen kur lindin. Fitimet dhe humbjet e parealizuara që vijnë si

rezultat i ndryshimeve në vlerën e drejtë të investimeve të klasifikuara si të vlefshme për shitje njihen

në kapital. Kur letrat me vlerë të klasifikuara si pasuri financiare për shitje janë shitur ose dëmtuar,

rregullimet e akumuluara të vlerës së drejtë përfshihen në pasqyren e të ardhurave gjithëpërfshirëse si

fitim ose humbje neto nga pasuritë financiare.

Fitimet ose humbjet që rezultojnë nga ndryshimet në vlerën e drejtë në kategorinë "pasuri financiare

me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes" janë paraqitur në të ardhura ose shpenzime në zërin

fitime neto nga ndryshimi i vlerës së drejtë për pasuritë financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose

humbjes, në periudhen në të cilen ato lindin. Ndryshimet në vlerën e drejtë të instrumenteve të

klasifikuara si të vlefshme për shitje njihen në kapital.

Interesi nga pasuritë financiare të vlefshme për shitje llogaritet duke përdorur metoden e interesit

efektiv dhe njihet në të ardhura ose shpenzime. Dividendët nga pasuritë financiare të vlefshme për

shitje janë njohur në pasqyren e të ardhurave dhe shpenzimeve kur e drejta e shoqërisë për të marrë

pagesa është përcaktuar. Të dy rastet e mësipërm janë përfshirë në zërin e të ardhurave nga

investimet.

Vlera e drejtë e pasurive të kuotuara është bazuar në çmimet e ofertës aktuale. Në qoftë se tregu për

një pasuri financiare nuk është aktiv, kompania e përcakton vlerën e drejtë duke përdorur teknika të

ndryshme vlerësimi. Këto përfshijnë përdorimin e transaksioneve në kushte tregu, referenca për

instrumente të tjera që janë në thelb të njejta, analiza e skontimit të flukseve monetare, etj.

Ç’regjistrimi

Kompania ç'regjistron një pasuri financiare vetëm kur të drejtat kontraktuale të rrjedhës së parasë nga

pasuria skadojnë; ose kur e transferon pasurinë financiare dhe rrjedhimisht të gjitha rreziqet dhe

shpërblimet e pronësisë së pasuritë i kalojnë entitetit tjetër.

2.16 Paraja dhe ekuivalentët e saj

Paraja dhe ekuivalentët e parasë përfshijnë mjetet monetare në arkë, depozitat në bankë të

arkëtueshme sipas kërkeses, investime të tjera afatshkurtra dhe investime likuide me maturitet

origjinal tre muaj ose më pak. Paraja dhe ekuivalentët e parasë prezantohen në pasqyrat financiare me

koston e amortizuar.

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

Page 21: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

19

2.17 Depozitat me afat

Depozitat me afat janë prezantuar në pasqyrat financiare në shumën e principalit të mbetur dhe

klasifikohen sipas maturitetit të mbetur. Depozitat me afat me maturitet nën tre muaj klasifikohen si

mjete monetare dhe ekuivalente të tyre ndërsa ato me maturitet mbi tre muaj klasifikohen si investime

në depozita me afat. Interesi përllogaritet mbi bazë të parimit akrual.

2.18 Sigurimi dhe të arkëtueshmet tjera

Sigurimet dhe të arkëtueshmet e tjera njihen fillimisht me vlerën e drejtë dhe më pas maten me koston

e amortizuar duke përdorur metoden e interesit efektiv minus provizionin për efekt të dëmtimit.

Provizioni për rënien në vlerë të sigurimeve dhe të arkëtueshmeve tjera njihet kur ka evidencë

objektive që Kompania nuk do të jetë në gjendje të mbledhë të gjitha shumat sipas kushteve fillestare

të arkëtueshmeve. Vështirësitë e konsiderueshme financiare të debitorit, probabiliteti që debitori do të

falimentojë ose do të pësoje riorganizim financiar, si dhe mospagesa ose vonesa në pagesa (më shumë

se 30 ditë vonesë) konsiderohen si tregues se të arkëtueshmet tregtare kanë rënë në vlerë.

Shuma e provizionit është diferenca mes vlerës kontabël të pasurisë dhe vlerës aktuale të flukseve të

pritshme të skontuara me normën fillestare të interesit efektiv. Pasuritë me maturim të shkurtër nuk

janë skontuar. Vlera kontabël e pasurisë zvogëlohet nëpërmjet përdorimit të një llogarie të zbritjes dhe

shuma e humbjes njihet në pasqyren e të ardhurave. Kur sigurimi dhe të arkëtueshmet e tjera janë të

pakthyeshme, ajo shlyhet kundrejt provizionit të saj. Rikuperimet pasuese të shumave të zbritura me

pare njihen si të ardhura të tjera në pasqyren e të ardhurave.

2.19 Rënia në vlerë e pasurive financiare

Vlera kontabël e pasurive të kompanisë vlerësohet në çdo datë raportimi për të përcaktuar nëse ka

evidencë për rënie në vlerë. Evidenca objektive e rënies në vlerë të portofolios se të arkëtueshmeve

mund të përfshijë përvojen e kaluar të Kompanisë në mbledhjen e pagesave, një rritje në numrin e

pagesave në vonesë në portofolio, si dhe ndryshime të observueshme në kushtet ekonomike nacionale

dhe rajonale qe lidhen me rënie të të arkëtueshmeve.

Nëse ka tregues të tillë , shuma e rikuperueshme e pasurisë vlerësohet. Një humbje nga rënia në vlerë

njihet kur vlera kontabël e një pasurie tejkalon vlerën e rikuperueshme. Humbjet nga rënia në vlerë

njihen në fitim ose humbje, përveç nëse pasuria është regjistruar me shumën e rivlerësuar në të cilin

rast është trajtuar si një rënie nga rivlerësimi.

2.20 Detyrimet financiare

Detyrimet financiare klasifikohen në përputhje me thelbin e marrëveshjes kontraktuale. Detyrimet

financiare në kosto të amortizuar përbëhen nga huazimet, detyrimet e tjera, si dhe detyrimet e

kontratës të sigurimit.

Detyrimi financiar ç'regjistrohet kur obligimet e kompanisë shkarkohen, anulohen ose përfundojnë.

Huamarrjet

Huamarrjet njihen fillimisht me vlerën e drejtë, neto nga kostot e transaksionit. Më pas, huazimet

barten me koston e amortizuar; çdo diferencë midis të ardhurave (neto nga kostot e transaksionit) dhe

vlerës së riblerjes njihet në pasqyren e të ardhurave gjatë periudhes së huamarrjeve duke përdorur

metoden e interesit efektiv.

Page 22: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

20

2. Politika të rëndësishme kontabël (vazhdim)

2.20 Detyrimet financiare (vazhdim)

Tarifat e paguara për kredinë njihen si kosto të transaksionit të kredisë në masën që është e mundur që

një pjesë ose e gjithë shuma do të bie. Në këtë rast, pagesa shtyhet derisa të ndodhë tërheqja Në masën

që nuk ka evidencë që është e mundur që një pjesë ose e gjithë shuma do të bie, tarifa kapitalizohet si

parapagim për shërbime të likuiditetit dhe amortizohet pergjatë përiudhes së kredisë me të cilen lidhet.

Huamarrjet klasifikohen si detyrime afatshkurtëra përvç nëse Kompania ka të drejtë të

patjetërsueshme për të shtyer marrëveshjen e detyrimit për së paku 12 muaj pas datës se pasqyrës së

pozicionit financiar..

Detyrimet tjera

Sigurimi dhe të pagueshmet e tjera njihen fillimisht në vlerë të drejtë dhe pastaj në kosto të amortizuar

duke aplikuar normën efektive të interesit.

2.21 Provizionet

Një provizion njihet kur Kompania ka një detyrim aktual si rezultat i një ngjarje të shkuar, është e

mundur që një pakësim i burimeve që mbartin përfitime ekonomike do të kryen për të shlyer

detyrimin, dhe një vlerësim i besueshëm mund të bëhet për vlerën e detyrimit. Provizionet rishikohen

çdo datë bilanci dhe rregullohen për të reflektuar vlerësimin më të mirë aktual. Kur efekti i vlerës në

kohë të parasë është material, vlera e provizionit është vlera aktuale e shpenzimeve që pritet të kryen

për të shlyer detyrimin. Provizionet nuk njihen për humbje të ardhshme operative.

2.22 Kontigjencat

Kontigjencat nuk njihen në pasqyrat financiare. Ato pasqyrohen në shënimet shpjeguese nëse

mundësia e konsumimit të burimeve që kanë përfitime ekonomike është e ulët. Pasuritë e kushtëzuara

nuk njihen në pasqyrat financiare, por paraqiten në shënimet sqaruese kur mundësia e përfitimeve

ekonomike është e mundshme.

Shuma e humbjes së kushtëzuar njihet si provizion nëse është e mundshme që ngjarje të ardhshme do

të konfirmojnë provizionin, një detyrim njihet në datën e pasqyrës së pozicionit financiar kur një

vlerësim i pranueshëm i humbjes mund të bëhet në mënyre të besueshme.

Page 23: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

21

3. Vlerësimet kritike kontabël dhe burimet kryesore të pasigurisë në vlerësim

Kompania kryen vlerësime, gjykime dhe supozime për vlerën e mbartur të raportuar të pasurive dhe

detyrimeve përgjatë vitit të ardhshëm financiar. Vlerësimet dhe supozimet janë bazuar në përvojen

historike dhe faktorëve të tjerë, duke përfshirë rezultatet nga ngjarjet e ardhshme që janë konsideruar

relevante në bazë të rrethanave. Rezultatet aktuale mund të ndryshojnë nga këto vlerësime.

Vleresimet dhe gjykimet kontabël që kryhen në përgjithësi ndryshojnë nga rezultatet aktuale.

Vlerësimet dhe supozimet rishikohen në mënyre të vazhdueshme. Rishikimet e vlerësimeve kontabël

njihen në përiudhen në të cilën vlerësimi rishikohet nëse rishikimi ndikon vetëm atë periudhë, ose në

periudhen e rishikimit dhe në periudhat e ardhshme nëse rishikimi ndikon si në periudhen aktuale

ashtu dhe në periudha të ardhshme.

Vlerësimi i detyrimit të kontratave të sigurimit

Vlerësimi i përgjegjësisë përfundimtare që rezulton nga dëmet e lidhura me kontratat e sigurimit është

vlerësimi më kritik kontabël i shoqërisë. Kostot finale të dëmeve pezull janë vlerësuar duke përdorur

disa standarde të teknikave projektuese të aktuarit për dëme.

Supozimi kryesor për këto teknika është që eksperiencat e shkuara të shoqërisë në lidhje me dëmet,

mund të përdorën për projektimin e dëmeve të ardhshme dhe kështu të vlerësoj kostot finale të

dëmeve. Si të tilla, këto metoda ekstrapolojnë zhvillimin e humbjeve të ndodhura dhe të paguara,

kostot mesatare për dëme dhe numri i dëmeve bazuar në zhvillimet e vëzhguara të viteve të shkuara

dhe koeficienteve të humbjes së pritur. Zhvillimi i dëmeve në bazë historike zakonisht është analizuar

sipas viteve të aksidenteve, por mundet të analizohet edhe sipas siperfaqes gjeografike, gjithashtu

sipas linjave domëthënëse të biznesit dhe llojit të demit. Veq kësaj, gjykim kualitativ është përdorur

për të vlerësuar zgjatjen në të cilën trendet e kaluara mund të mos aplikohen në të ardhmen, në

mënyrë që arrijnë vlerësimet e kostos finale të dëmeve që paraqesin një gjasë daljeje nga vargu i

daljeve të mundshme, duke marrë parasysh të gjitha pasiguritë e përfshira.

Humbjet nga rënia në vlerë e të arkëtueshmeve

Kompania rishikon çdo vit për rënie në vlerë të llogarive të saj të arkëtueshme që lidhen ose nuk

lidhen me sigurimet. Për të përcaktuar se nëse një humbje nga rënia në vlerë duhet regjistruar në fitim

ose humbje, kompania gjykon nëse ekzistojnë të dhëna të observueshme që tregojnë se ka një rënie në

flukset e ardhshme monetare të vlerësuara për një grup llogarish të arkëtueshme përpara se rënia të

mund të identifikohet me një debitor individual në atë portofol. Kjo evidencë mund të përfshijë të

dhëna të observueshme që tregojnë se ka një ndryshim negativ në statusin pagues të debitorit që lidhet

me mos pagesen e një llogarie të arkëtueshme në grup. Menaxhmenti përdor vlerësime të bazuara në

eksperienca të mëparshme për pasuri me karakteristika risku dhe ngjarje të rënies në vlerë të ngjashme

me ato të portofolit kur përcaktohen rrjedhat e ardhshme të pasurive monetare.

Page 24: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

22

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar

Struktura e menaxhimit

Objektivi primar i struktures së menaxhimit të riskut dhe financave të shoqërisë është të mbrojë

aksionarët e shoqërisë nga ngjarje që pengojnë arritjet konstante të objektivave të përformances

financiare, duke përfshirë dështimin në shfrytezimin e mundësive. Menaxhmenti e njeh rëndësinë

kritike e të pasurit sisteme manaxhimi të riskut efiçiente dhe efektive.

Bordi i Drejtorëve aprovon politikat e manaxhimit të riskut të shoqërisë dhe mblidhet rregullisht për të

aprovuar çdo kërkesë komerciale, rregulluese dhe organizative të këtyre politikave. Këto politika

përcaktojnë identifikimin e riskut të shoqërisë dhe interpretimin e tij, limitojnë strukturën për të

siguruar cilësinë e nevojshme dhe diversifikimin e pasurive, drejtojnë marrjen në sigurim dhe

strategjinë e risigurimit drejt qëllimeve të shoqërisë, dhe specifikojnë kërkesat raportuese.

Struktura rregullative

Operacionet e kompanisë janë gjithashtu subjekt i kërkesave rregullative brenda juridiksionit ku

operon kompania. Këto rregullime jo vetëm që përshkruajnë aprovimin dhe monitorimin e

aktiviteteve, por gjithashtu vendosin disa kushte shtrënguese (p.sh mjaftueshmëria e kapitalit) për të

minimizuar riskun e dështimit dhe të pamjaftueshmërisë për shoqëritë e sigurimit për të shlyer

detyrime të paparashikuara kur ato lindin.

Strategjia e risigurimit

Pjesa më e madhe e biznesit të sigurimeve të ceduar është vendosur në bazë të kuotes me limite

mbajtjeje që variojnë nga Linja e produktit dhe territori. Shumat e marra nga risiguruesit do të

vlerësohen në një mënyrë konsistente me provizionet e dëmeve dhe janë në përputhje me kontratat e

risigurimit. Megjithëse kompania ka marrëveshje risigurimi, nuk është e lirë nga detyrimet direkte

ndaj policë-mbajtësve të saj dhe kështu që një ekspozim në kredi ekziston në lidhje me sigurimet e

ceduara, në masën që çdo risigurues nuk është në gjendje të plotësojë detyrimet e tij të lindura nga

këto marreveshje risigurimi. Vendosja e kompanisë për risigurimet është e diversifikuar në mënyrë që

nuk është e varur në një risigurues të vetëm.

Marzha e rrezikut të sigurimit

Rreziku kryesor që kompania ndërmerr në kontratat e sigurimit është që dëmet aktuale dhe pagesat e

përfitimet ose koha e tyre, ndryshojnë nga pritshmëria. Kjo influencohet nga frekuenca e dëmeve,

madhësia e dëmeve, përfitimet aktuale të paguara dhe zhvillimi i mëvonshëm i dëmëve afatgjata.

Prandaj objektivi i shoqërisë është të sigurojë që rezerva të mjaftueshme janë të disponueshme për të

mbuluar këto detyrime.

Ekspozimi ndaj riskut të mësipërm do të eliminohet nga diversifikimi ndërmjet një portofoli të madh

të kontratave të sigurimit dhe zonave gjeografike. Variacioni i rreziqeve është përmirësuar gjithashtu

nga një zgjedhje e kujdesshme dhe implementim të strategjive të marrjes në sigurim, si dhe përdorimi

i marrëveshjeve të risigurimit.

Page 25: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

23

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Marzha e rrezikut të sigurimit (vazhdim)

Marzha e riskut të sigurimit kalkulohet si agregim të kolonës A x (shumëzim për) kolonën D për TPL

plus, kolonën A shumëzim për kolonën C për sigurimin kufitar dhe kolonën A shumëzim për kolonën

B për produkte të tjera jo TPL (shumat janë të shprehura në mijë euro).

31 dhjetor, 2016

Produktet MTPL

Norma e

rrezikut të

sigurimit

Shuma e

mbajtjes në

sigurim

Primi i

shkruar neto

Numri i

policave të

shkruara

Rreziku i

sigurimit

A B C D E

TPL - - 4,781,296 34,880 3,494,871

TPL + - - 210,973 6,787 67,870

Sigurimi kufitar 10% - 809,054 12 84,951

Të gjithë produktet TPL - 5,801,323 41,679 3,647,692

Klasa e biznesit

Norma e

rrezikut

sigurimit

Shuma e

mbajtjes në

sigurim

Primi i

shkruar

neto

Numri i

policave

shkruara

Rreziku i

sigurimit

A B C D E=A*B

Kasko 1.0% 2,647,068 584,564 494 26,471 Aksidentet dhe sigurimi shëndetësor 0.3% 133,149,593 5,621,584 38,976 399,449 Sigurimi marinar dhe në transport 0.4% 70,500 - 8 246 Sigurimi i aviacionit 0.5% - - - - Sigurimi kundër zjarrit dhe dëmtimeve tjera të pronës 0.1% 30,079,824 311,804 296 30,080 Sigurim i përgjegjësisë 0.2% 1,123,884 15,363 24 1,686 Sigurimi i garancionit 0.4% 734,093 56,454 380 2,936

Kolaterali i jo TPL-ve 167,804,962 6,589,769 40,178 460,868

Gjithsej rreziku i sigurimit 167,804,962 12,391,092 81,857 4,108,560

Page 26: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

24

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Marzha e rrezikut të sigurimit (vazhdim)

31 dhjetor, 2015

Produktet MTPL

Norma e

rrezikut të

sigurimit

Shuma e

mbajtjes në

sigurim

Primi i

shkruar neto

Numri i

policave të

shkruara

Rreziku i

sigurimit

A B C D E

TPL - 300 5,291,592 37,783 3,723,704

TPL + 10% 300 196,704 6,638 66,380

Sigurimi kufitar 10% - 1,251,556 12 131,013

Të gjitha produktet TPL 600 6,739,852 44,433 3,921,097

Klasa e biznesit

Norma e

rrezikut të

sigurimit

Shuma e

mbajtjes në

sigurim

Primi i

shkruar

neto

Numri i

policave të

shkruara

Rreziku i

sigurimit

A B C D E=A*B

1.00 % 3,090,859 645,480 564 30,909

Kasko 0.03% 23,547,737 225,635 283 7,064

Zjarr 0.03% - - - -

CAR 0.03% - - - -

Prona/Të gjitha rreziqet 0.20% - 67,822 226 8,090

Aksident personal

+ Sigurim shëndetësor 54,478,802 1,244,057 914 201,578

Sigurimi i shëndetit në udhëtim 0.20% 50,346,000 726,593 38,538 -

Garancion tenderi 0.30% - - - -

Garancion mbi përformancën 0.10% - - - -

Përgjegjësi publike 0.10% 1,164,000 59,126 36 1,149

Guarantee certificate 0.30% 607,602 50,317 418 1,853

Kolaterali i joTPL-së 133,235,000 3,019,030 40,979 250,643

Gjithsej rreziku i sigurimit 133,235,600 9,758,882 85,412 4,171,740

Tabela më poshtë pasqyron kalkulimin e riskut operacional dhe të sigurimit për 31 dhjetor 2016 dhe

më 31 dhjetor 2015:

Kalkulimi për rrezikun e sigurimit dhe operacional

Shënimet Përshkrimi 31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

1 Risku total i sigurimit i kërkuar për vitin 4,108,560 4,171,740

2 Kapitali minimum i kërkuar 3,200,000 3,000,000

3 Gjithsej kapitali i kërkuar (3=1+2) 7,308,560 7,171,740

4

Total i parave (investime dhe llogari rrjedhëse);

(4=5+6) 4,291,001

5,953,119

5 Paraja në llogaritë rrjedhëse 168,077 354,931

6 Investime dhe depozita (6=7+8) 4,122,924 5,598,188

7 Kapitali variabël 1,000,648 2,818,541

8 Depozita të tjera 3,122,276 2,779,647

9 Teprica/(deficiti) në kapitalin e kërkuar (9=4-3) (3,017,559) (1,218,621)

10 Statusi i kolateralit Deficit Deficit

11 Kapitali shtesë i kërkuar Po Po

Page 27: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

25

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Marzha e solvencës

Marzha e solvencës kalkulohet si pasuri totale minus detyrimet (duke përjashtuar kapitalin e

aksionarit) minus pasuritë e paaksesueshme. Marzha e aftësisë paguese duhet të jetë më e madhe se

Marzha Minimale e Solvencës, që është 20% i shumës minimale të kolateralit (20% e 3,200 mijë

euro).

Marzha e solvencës për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2016 dhe 2015 paraqitet si më poshtë:

KALKULIMI PËR MARZHËN MINIMALE TË SOLVENCËS

31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

Humbja neto për vitin (5,601,070) (1,355,773)

Kapitali neto (2,568,971) 1,822,099

Totali i pasurive 12,671,872 14,837,768

Minus:

- Debitorët mbi 90 ditë 100% (784,619) (339,891)

- Debitorë të tjerë 100% (2,007,387) (1,381,052)

- Parapagime 100% (731,900) (173,326)

- Kosto e shtyer e blerje 25% (215,609) (266,031)

- Njësi të tjera jo monetare (risgurimi) 100% (790,167) (781,336)

- Pasuria e paprekshme 100% (33,321) (73,744)

- Detyrime (15,241,680) (13,015,237)

Pasuria neto (7,132,811) (1,192,849)

Pasuria neto minimum (640,000) (600,000)

Shtrirja e solvencës (7,772,811) (1,792,849)

Pozita e solvencës Jo solvent Jo solvent

Page 28: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

26

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Ecuria e dëmeve

Dëmet e ndodhura nga Kompania kanë zakonisht një periudhe të shkurtër të procesimit dhe mbyllen

zakonisht për një vit. Dëmet e shëndetit zakonisht kanë një periudhë më të gjatë zgjidhjeje. Në

përvojen e kompanisë, zhvillimi i dëmeve ndryshon materialisht nga vlerësimet fillestare të dëmeve të

shëndetit.

Rreziku i normave të interesit

Rreziku i normës së interesit përbëhet nga rreziku se vlera e rrjedhës së ardhshme e parasë të një

instrumenti financiar do të luhatet si pasojë e e ndryshimeve në norma të interesit të tregut dhe nga

rreziku që pasuritë maturuese financiare me interes do të ndryshojnë nga ato të detyrimeve financiare

me interes të përdorura për financimin e këtyre pasurive. Kohëzgjatja për të cilën norma e interesit

është fikse në një instrument financiar është një tregues i ekspozimit ndaj rrezikut të normës së

interesit.

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Pasuritë

Kreditë dhe të arkëtueshmet

Paraja dhe ekuivalentët e saj 168,077 356,497

Depozitat në banka 4,247,924 5,598,188

Të arkëtueshmet nga sigurimi 1,475,202 1,496,862

Pasuri tjera afatshkurtëra 2,037,056 2,312,624

Investimet - -

7,803,259 9,764,171

Detyrimet

Detyrime financiare të matura me kosto të amortizuar

Huatë afatshkurtëra - 231,271

Detyrime tjera 987,687 1,497,179

987,687 1,728,450

Rreziku i normave të këmbimit

Kompania nuk është e ekspozuar ndaj rrezikut të normave të këmbimit pasi të gjitha transaksionet

realizohen në valutën e vendit.

Page 29: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

27

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Rreziku i likuiditetit

Menaxhimi i kujdesshëm i rrezikut të likuiditetit sygjeron mbajtje të mjaftueshme të parasë dhe

instrumentëve të tregtueshëm, si dhe të ketë fonde të disponueshme nëpërmjet linjave të kreditit dhe

tregëtimi në kohe i llogarive të arkëtueshme brenda termave të përcaktuar. Për shkak të natyrës

dinamike biznesit të shoqërisë, menaxhmenti synon të mbajë fonde fleksibël duke mbajtur linja krediti

të disponueshme.

31 Dhjetor 2016 Deri në 1

muaj 1-3 muaj 3-12 muaj Mbi 1 vit Gjithsej

Pasuritë financiare

Paraja dhe ekuivalentët e saj 168,077 - - - 168,077

Të arkëtueshmet nga sigurimi 563,740 126,788 179,449 605,224 1,475,202

Depozitat me afat 747,924 400,000 1,600,000 1,375,000 4,122,924

Pasuri tjera afatshkurtëra 206,778 - 1,830,279 - 2,037,056

Gjithsej pasuri financiare 1,686,519 526,788 3,609,727 1,980,224 7,803,259

Detyrimet financiare

Huamarrjet - - - - -

Detyrime tjera 987,687 - - - 987,687

Gjithsej detyrime financiare 987,687 - - - 987,687

Hendeku i maturimit 698,832 526,788 3,609,727 1,980,224 6,815,572

31 Dhjetor 2015 Deri në 1

muaj 1-3 muaj 3-12 muaj Mbi 1 vit Gjithsej

Pasuritë financiare

Paraja dhe ekuivalentët e saj 356,497 - - - 356,497

Të arkëtueshmet nga sigurimi 1,496,862 - - - 1,496,862

Depozitat me afat - - 3,190,798 2,407,390 5,598,188

Pasuri tjera afatshkurtëra 2,312,624 - - - 2,312,624

Gjithsej pasuri financiare 4,165,983 - 3,190,798 2,407,390 9,764,171

Detyrimet financiare

Huamarrjet 231,271 - - - 231,271

Detyrime tjera 1,497,179 - - - 1,497,179

Gjithsej detyrime financiare 1,728,450 - - - 1,728,450

Hendeku i maturimit 2,437,533 - 3,190,798 2,407,390 8,035,721

Page 30: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

28

4. Menaxhimi i rrezikut të sigurimit dhe financiar (vazhdim)

Menaxhimi i rrezikut të kapitalit

Rregullatori kryesor i kompanisë, BQK, përcakton dhe mbikëqyr kërkesat mbi kapitalin e kompanisë.

Gjatë implementimit të kërkesave mbi kapitalin, BQK kërkon që kompania të ruajë një raport të

përcaktuar të aftësisë paguese.

Ndryshimet në rregulloret mbikëqyrëse të lidhura me segmentet e biznesit në të cilën kompania operon

mund të ndikojnë profitabilitetin.

Biznesi sigurimit në Kosovë i nënshtrohet një mbikëqyrje e gjithëpërfshirëse dhe zhvilluese. Qëllimi

kryesor i këtyre rregulloreve është mbrojtja e të siguruarit. Ndryshimet në ligjet dhe rregulloret

ekzistuese të sigurimit mund të ndikojnë në mënyrën në të cilën kompania kryen biznesin dhe në

produktet që ajo ofron. Përveç kësaj, ligjet ose rregulloret e sigurimit të miratuara dhe të ndryshuara kohë

pas kohë mund të jenë më kufizuese ose mund të kenë kosto më të larta se kërkesat aktuale.

5. Paraja dhe ekuivalentët e saj

31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

Paraja në dorë 273 688

Llogaritë rrjedhëse në bankat vendore 167,804 1,080,284

Rënia në vlerë e parave në bankat vendore - (724,475)

Paraja dhe ekuivalentët e saj 168,077 356,497

31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

Mjetet monetare në Bankën Kreditore të Prishtinës - 724,475

Provizionet për humbje në vlerë - (724,475)

Gjithsej - -

Gjatë vitit të mbyllur më 31 dhjetor 2015, ka njohur provizione shtesë në shumën prej 398 mijë euro

(Dhjetor 31, 2014: 74 mijë) në lidhje me ekspozimin ndaj Bankës Kreditore- bankë në likuidim. Këto

shpenzime janë regjistruar në shpenzimet operative (Shënimi 19).

Gjatë vitit që përfundon më 31 dhjetor 2016 kompania ka shlyer balancat e parasë së mbajtur nëCredit

Bank, Prishtnë- Bankë në likuidim.

Page 31: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

29

6. Depozitat me afat

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

NLB Prishtina 789,989 1,495,700

BKT 1,516,822 2,322,031

BpB 500,000 41,252

TEB 648 663

IS Banka 503,200 1,420,000

Banka Ekonomike 511,133 11,151

BQK 301,132 307,391

Gjithsej 4,122,924 5,598,188

Depozitat me afat janë depozita fikse dhe mbartin interes vjetor që variojnë nga 1.5% deri në 6%.

Maturiteti i depozitave:

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Që maturojnë brenda një viti 1,715,533 3,190,797

Që maturojnë pas 1 viti 2,407,391 2,407,391

Gjithsej depozita 4,122,924 5,598,188

7. Të arkëtueshmet nga sigurimi

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Të arkëtueshmet nga sigurimi

Të arkëtueshmet nga produktet e detyrueshme 170,146 343,680

Të arkëtueshmet nga produktet vullnetare 1,556,491 1,404,617

1,726,637 1,748,297

Minus: Humbjet nga provizionet (251,435) (251,435)

Të arkëtueshmet neto nga sigurimi 1,475,202 1,496,862

Sipas 31 dhjetor 2016 cilësia e kredisë së arkëtimeve të kompanisë së sigurimit mund të analizohet si

më poshtë:

As të vonuara

e as të

zhvlerësuara

Të vonuara

por jo të

zhvlerësuara

zhvlerësuara Gjithsej

Kostot 563,795 911,407 251,435 1,726,637

Minus: Humbjet nga provizionet - - (251,435) (251,435)

563,795 911,407 - 1,475,202

Struktura e vjetërsisë së të arkëtueshmeve nga sigurimet sipas 31 dhjetor 2016:

31 dhjetor 2016

Të arkëtueshmet

nga sigurimet

Humbjet nga

provizionet Vlera bartëse neto

As të vonuara e as të zhvlerësuara 563,795 - 563,795

Të vonuara por jo të zhvlerësuara

Nga 31 deri 60 ditë 104,266 - 104,266

Nga 61 deri 90 ditë 22,522 - 22,522

Nga 91 deri 180 ditë 73,591 - 73,591

Nga 181 deri 365 ditë 105,859 - 105,859

Më shumë se 365 ditë 605,169 - 605,169

Të humbura

Më shumë se 365 ditë 251,435 (251,435) -

1,726,637 (251,435) 1,475,202

Page 32: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

30

7. Të arkëtueshmet nga sigurimi (vazhdim)

Provizionimi i të arkëtueshmeve dhe shlyerja e tyre për shkak të pamundësisë së arkëtimit

Lëvizja e llogarisë së provizionimeve për avancet dhe parapagimet përgjatë vitit 2016 dhe 2016 është

si me poshtë:

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Gjendja në fillim të periudhës 251,435 107,986

Ngarkesat për rënie në vlerë gjatë vitit - 143,449

Shumat e shlyera gjatë vitit si të parikuperueshme - -

Gjendja në fund të periudhës 251,435 251,435

8. Kostot e shtyera të blerjes

Shpenzimet e mëposhtme janë klasifikuar si kosto të shtyra të blerjes nga ana e Shoqërisë:

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Paga e agjentëve dhe shpenzime të ngjashme 478,924 826,728

Taksa mbi primet 5% 142,210 112,372

Tarifa e BQK-së 241,301 125,023

Gjithsej 862,435 1,064,123

Kostot e shtyra të blerjes sipas produkteve përbëhen si në vijim:

31 dhjetor 2016

31 dhjetor 2015

MTPL 740,081 956,489

Aksidentet personale dhe sigurimi shëndetësorë 103,030 18,440

Të tjera 19,324 89,194

862,435 1,064,123

Page 33: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

31

9. Prona dhe pajisje

Ndërtesa

Kompjutera

dhe pajisje

Mobilje

dhe pajisje

tjera Automjete Gjithsej

Kosto

Gjendja më 1 janar 2015 2,629,185 169,986 161,533 421,576 3,382,280

Shtesat - 8,869 165,148 - 174,017

Heqjet nga përdorimi (144,654) - - (26,911) (171,565)

Më 31 dhjetor 2015 2,484,531 178,855 326,681 394,665 3,384,732

Shtesat - 7,683 45,552 18,734 71,969

Më 31 dhjetor 2016 2,484,531 186,538 372,233 413,399 3,456,701

Zhvlerësimi i akumuluar

Më 1 janar 2015 303,139 152,717 86,733 257,612 800,201

Zhvlerësimi për vitin 51,806 15,456 29,939 64,837 162,038

Më 31 dhjetor 2015 354,945 168,173 116,672 322,449 962,239

Zhvlerësimi për vitin 49,645 7,651 64,722 46,654 168,672

Më 31 dhjetor 2016 404,590 175,824 181,394 369,103 1,130,911

Vlera neto kontabël

Më 31 dhjetor 2015 2,129,586 10,682 210,009 72,216 2,422,493

Më 31 dhjetor 2016 2,079,941 10,714 190,839 44,296 2,325,790

Gjatë periudhës prej 8 shkurt 2010 deri më 31 dhjetor 2010, Shoqëria ka regjistruar në librat e vet një

ndërtesë në vlerë prej 2,460 mijë euro. Kjo ndërtesë është regjistruar edhe në rezervat të tjera si rritje e

kapitalit aksionar. Më 31 dhjetor 2016 dhe 2015 ndërtesa është përfshirë në pronat e kompanisë dhe

në rezervat tjera. Shoqëria nuk posedon ndonjë letër të pronësisë për ndërtesën.

Më 31 dhjetor 2016 dhe 31 dhjetor 2015 nuk ka pronë dhe pajisje të lënë si kolateral.

10. Pasuritë e paprekshme

Softueri dhe licencat

Softueri

Kosto

Gjendja më 1 janar 2015 226,897

Shtesat gjatë vitit 16,778

Gjendja më 31 dhjetor 2015 243,675

Shtesat gjatë vitit 9,839

Gjendja më 31 dhjetor 2016 253,514

Amortizimi i akumuluar

Gjendja më 1 janar 2015 123,712

Ngarkesa për vitin 46,219

Gjendja më 31 dhjetor 2015 169,931

Ngarkesa për vitin 50,262

Gjendja më 31 dhjetor 2016 220,193

Vlera neto kontabël më 31 dhjetor 2016 33,321

Vlera neto kontabël më 31 dhjetor 2015 73,744

Page 34: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

32

11. Pasuritë tjera afatshkurtëra

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Huazime të dhëna 1,830,279 -

Parapagime për autoritetet tatimore 731,900 731,900

Avanset ndaj punëtorëve 72,970 82,856

Interesi i përllogaritur 46,089 68,093

Shpenzimet e parapaguara ndaj furnitorëve 6,886 400,560

Parapagimi i qerasë 781 1,331

Receivable from Qendra Kardiale e Kosovës - 1,301,837

Parapagime ndaj palëve të ndërlidhura - 149,250

Të tjera 80,051 183,698

Gjithsej 2,768,956 2,919,525

Më 31 dhjetor 2016 cilësia e kredisë së pasurive tjera të Shoqërisë mund të analizohet si më poshtë:

As të

vonuara e as

zhvlerësuara

Të vonuara

por jo të

zhvlerësuara

zhvlerësuara Gjithsej

Kosto 151,048 2,617,908 - 2,768,956

Minus: Humbjet nga provizionet - - - -

151,048 2,617,908 - 2,768,956

Struktura e vjetërisë e pasurive tjera qarkulluese më 31 dhjetor 2016:

31 dhjetor 2016

Vlera bruto

Humbjet nga

provizionet Vlera bartëse neto

As të vonuara e as të zhvlerësuara 151,048 - 151,048

Të vonuara por jo të zhvlerësuara

Nga 31 deri 60 ditë - -

Nga 61 deri 90 ditë - -

Nga 91 deri 180 ditë 10,000 - 10,000

Nga 181 deri 365 ditë 1,830,279 - 1,830,279

Më shumë se 365 ditë 777,629 - 777,629

Të humbura

Më shumë se 365 ditë - - -

2,768,956 - 2,768,956

Shoqëria ka filluar procedurat ligjore kundër Administrates Tatimore të Kosovës në lidhje me raportin

e tyre tatimor të lëshuar në nëntor 2010, sipas të cilit shoqëria ka paguar taksa shtesë, si dhe

ndëshkimedhe interesa të lidhura në shumën prej 729 mijë euro. Ndërkohë, më 31 dhjetor 2014,

shoqëria ka netuar pagesat e kryera ndaj autoriteteve tatimore në lidhje me ështjet e mësipërme për

detyrimet tatimore të TVSH-së dhe Tatimin e Primit për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2014 dhe

për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2013, dhe ka prezentuar në pasqyrat e saj financiare një tatim

neto të parapaguar në shumën 245 mijë euro (dhjetor 31, 2013: 36 mijë euro). Më 31 dhjetor 2016 dhe

2015 gjendjet janë prezentuar ndaras (jo të netuara me detyrime tjera ndaj ATK).

Përgjatë vitin të përfunduar më 31 dhjetor 2016, Shoqëria ka shlyer të arkëtueshmet nga Qendra

Kardiale e Kosovës duke shlyer kështu në total prej 1,301,837 euro. Efekti është njohur përmes

pasqyrës së të ardhurave gjithëpërfshirëse (shiko notën 19).

Më 31 dhjetor 2016 të arkëtueshmet financiare në shumë prej 1,830,279 euro paraqesin huatë e dhëna

për Kompaninë mëmë.Më 30 janar 2017 kompania ka pranuar 800,000 euro(Shënimi 23).

Page 35: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

33

12. Pjesa e risigurimit në rezervat teknike

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Aksidentet personale dhe sigurimi shëndetësorë 323,992 235,985

Kasko 256,147 355,232

Prona 166,407 138,001

Përgjegjësitë nga sigurimi i përgjithshëm 20,460 32,826

Sigurimi i garantuar 23,161 11,768

Motorike - 7,524

790,167 781,336

Më 31 dhjetor 2016 gjendja prej 790,167 euro lidhet me 334,669 euro dhe 455,498 euro për pjesën e

risigurimeve për rezervat e dëmeve dhe primin e pafituar, respektivisht (31 dhjetor, 2015: 289,026

euro dhe 492,310 euro).

13. Kapitali

Kapitali aksionar

Më 31 dhjetor 2016 kapitali i përgjithshëm i Shoqërisë arrin vlerën prej 11,897 mijë euro

(31 dhjetor, 2015: 10,687 mijë euro). Kapitali i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve

të Kosovës arrin në 11,897 mijë euro. Gjatë 2016, bazuar në vendimin e pronarëve të degëve

atribuohen fonde shtesë me qëllim të rritjes së kapitalit në shumë prej 1,210,000 euro

(2015; 852,000 euro).

Struktura e kapitalit aksionar është si në vijim:

Përshkrimi 31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Paguar në regjistrin e kapitalit 3,000,000 3,000,000

Regjistri i kapitalit në të mira materiale 2,460,342 2,460,342

Regjistri shtesë i kapitalit 6,437,000 5,227,000

Gjithsej 11,897,342 10,687,342

Gjatë vitit të përfunduar në 2015, 100% e aksioneve të Dardania sh.a janë blerë nga Eurosig sh.a dhe

rrjedhimisht Kompania ka ndërruar emrin në "Eurosig sh.a". Aprovimi nga ana e Bankës Qendrore të

Kosovës për transferin e pronësise është marrë më 3 prill 2015.

Në përputhje me Ligjin për sigurimin dhe rregulloren për investimin e pasurive që mbulojnë

provizionet teknike dhe matematike dhe investimet për kapitalin themeltar për siguruesit e lëshuar nga

Banka Qendrore e Kosovës, të gjithë kompanitë e sigurimeve duhet të depozitojnë dhe të mirëmbajnë

një kapital themeltar minimal në shumë prej 3,200,000 euro. 10% e kapitalit themeltar do të

depozitohet në BQK, ndërsa pjesa tjetër në bankat tjera komerciale të licencuara nga BQK-ja, jo më

shumë se 30% në një bankë të vetme.

Më 31 dhjetor 2016, kapitali i Shoqërisë është më i vogël se sa minimumi i kërkuar prej 3,200 mijë euro

me Ligjin për sigurime dhe rregulloren për investimin e pasurive lëshuar nga Banka Qendrore e Kosovës

për të mbuluar provizionet teknike dhe matematike si dhe kapitalin themeltar për siguruesit.

Më 31 dhjetor 2016 bilanci i kompanisë me BQK-në ka qenë në vlerë prej 301 mijë euro (31 dhjetor,

2015: 307 mijë euro). Më 31 dhjetor 2016, Shoqëria është në deficit në vlerë 3,018 mijë euro (31 dhjetor,

2015: 1,219 mijë euro). (Shënimi 4)

Më 31 dhjetor 2016 dhe 2015 minimumi i kolateralit është investuar pjesërisht në depozita me afat dhe

pjesërisht në llogari rrjedhëse.

Page 36: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

34

13. Provizionet për dëmet pezull

Provizionet e sigurimit të njohura në pasqyën e pozicionit financiar të Shoqërisë më 31 dhjetor

2016, janë të barabarta me ato të percjellura për aprovim tek Banka Qendrore e Republikes së

Kosovës.

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Dëmet e raportuara por jo të rregulluara (RBNS) 6,922,382 5,512,021

Dëmet e ndodhura por të paraportuara (IBNR) 3,256,648 1,811,494

Shpenzimet e trajtimit të dëmit 203,580 105,274

Gjithsej 10,382,610 7,428,789

Lëvizjet e detyrimeve të sigurimit për sëcilen nga klasat kryesore të biznesit janë detajuar si më

poshtë:

Në ‘000 EUR

Motorike Prona Aksidente

personale Tjera

Sigurimi

kufitar

BKS

Fondi

garantues

BKS

Gjithsej

Më 31 dhjetor 2015 4,590 222 283 822 391 1,121 7,429

Dëmet e ndodhura 3,547 62 4,598 602 - - 8,809

Dëmet e paguara (1,770) (7) (3,649) (494) - - (5,920)

Pjesa e risiguruar - 5 23 37 - - 65

Më 31 dhjetor 2016 6,367 282 1,255 967 391 1,121 10,383

Motorike Prona Aksidente

personale Tjera

Sigurimi

kufitar

BKS

Fondi

garantues

BKS

Gjithsej

Më 31dhjetor 2014 3,893 19 347 1 391 1,121 5,772

Dëmet e ndodhura 2,529 251 893 1,190 - - 4,863

Dëmet e paguara (1,832) (86) (1,045) (532) - - (3,495)

Pjesa e risiguruar - 38 88 163 - - 289

Më 31 dhjetor 2015 4,590 222 283 822 391 1,121 7,429

Më 31 dhjetor 2016 dhe 2016 kompania ka paraqitur bruto rezervën për dëmet, ndërsa në vitet e

kaluara rezervat janë netuar me pjesën e risigurimit në rezervat teknike. Për këtë arsye, bilanci prej

10,383 mijë euro më 31 dhjetor 2016 dhe 7,429 mijë euro më 31 dhjetor 2015 respektivisht,

perfaqëson sigurimin e kerkesave të pazgjidhura bruto, ndërsa pjesa e risigurimit në rezervat teknike

janë paraqitur veçmas në shënimin 12.

Shoqëria ka njohur një shumë prej 558 mijë euro dhe 410 mijë euro si kontribut në fondin e

kompensimit - BKS për vitet e përfunduara më 31 dhjetor 2016 dhe 2015, respektivisht.

Page 37: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

35

15. Rezerva e primeve të pafituara

Primi i pafituar sipas produkteve është paraqitur si vijon:

31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

Motorike 2,523,572 2,721,810

Prona 150,126 170,172

Aksidente personale 1,015,686 503,706

Primet kufitare 50,963 57,532

Produkte tjera 40,376 326,230

Gjithsej 3,780,723 3,779,450

16. Detyrime tjera

31 dhjetor

2016

31 dhjetor

2015

Taksë primi e pagueshme 136,068 487,917

Detyrime për kontribute 36,738 20,721

Paga të pagueshme 45,542 214,527

Tatimi i pagueshëm mbi vlerën e shtuar 89,823 78,980

Llogari të pagueshme tregtare 302,408 379,119

Tatimi i pagueshëm në burim 20,162 19,049

Kontributi pensional i pagueshëm 17,096 31,762

Risigurimi i pagueshëm 429,673 344,084

Gjithsej 1,077,510 1,576,159

17. Huamarrjet

31 Dhjetor 2016 31 Dhjetor 2015

Detyrime afatshkurtëra

Mbitërheqje BKT - 167,608

Mbitërheqje BE - 63,663

Gjithsej - 231,271

Mbitërheqja nga Banka Ekonomike – Shoqëria ka hyrë në marrëveshje të mbitërheqjes me një limit

prej 100,000 euro me Bankën Ekonomike, më 11 dhjetor 2015 për një periudhe prej 12 muajshe me

interes vjetor 8.99 %.

Mbitërheqja nga BKT – Shoqëria hyrë në marrëveshje të mbitërheqjes me një limit prej 250,000 euro

me BKT më 14 prill 2015 për një periudhe prej 12 muajshe me interes vjetor 8.5%.

Page 38: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

36

18. Të hyrat nga primet e shkruara

Për vitin e

përfunduar më 31

dhjetor 2016

Për vitin e

përfunduar më 31

dhjetor 2015

MTPL 4,992,268 5,486,026

Prona 311,804 226,168

Shëndeti,aksidentet personale dhe sigurimet tjera 6,277,966 2,795,132

Të hyrat nga primet kufitare – BKS 809,054 1,251,556

Gjithsej 12,391,092 9,758,882

Byroja Kosovare e Sigurimit ("BKS") administron sistemin për shitjen e policave të sigurimit të

detyrueshëm motorik të palëve të treta ("MTPL") në kufi të territorit të Kosovës për të gjithë shoferët

e makinave të huaja të regjistruara e që nuk kanë një policë të tillë. Shitja bëhet për perfitim të të

gjithë kompanive të sigurimit të licencuara nga Banka Qendrore e Republikes së Kosovës ("BQK")

për shitjen e policave të sigurimit MTPL brenda Territorit të Kosovës. Operacionet e shitjes janë të

përbashkëta, të ardhurat, dëmet dhe kostot e perbashkëta shpërndahen përmes një plani shpërndarjeje

të dakorduar.

19. Shpenzime tjera operative

Për vitin e

përfunduar më 31

dhjetor 2016

Për vitin e

përfunduar më 31

dhjetor 2015

Pagat dhe komisionet e agjentëve 2,985,417 2,873,329

Rënia në vlerë e të arkëtueshmeve 1,323,419 143,449

Shpenzime marketing 816,208 237,212

Shpenzime të zyrës dhe telefonit 448,668 248,667

Qiraja 296,513 241,038

Zhvlerësimi dhe amortizimi 218,934 208,257

Tarifa e BQK 171,296 125,022

Shpenzime të mirëmbajtjes 33,599 30,359

TPL mirëmbajtja e softuerit 33,235 16,000

Penalitete për vonesa në pagesa të TVSH 28,595 2,500

Komunalitë 26,141 33,365

Shpenzime të derivateve 25,993 26,769

Shpenzime profesionale dhe të trajnimit 18,396 29,926

Tarifat bankare dhe të tjerat 15,685 14,017

Tarifa e licences për shërbime të sigurimit 9,470 10,000

Rënia në vlerë të tjera - 26,311

Rënia në vlerë e balancës me Bankën Kreditore të

Prishtinës - 398,291

Tjera 227,556 137,095

Gjithsej 6,679,125 4,801,607

Page 39: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

37

20. Instrumentët financiare sipas kategorisë

Vlerat kontabël të pasurive dhe detyrimeve financiare të Shoqërisë të njohura në datën e periudhës

raportuese të pasqyrës së pozicionit financiarë nën rishikim, mund të kategorizohen edhe si vijon më

poshtë:

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Pasuritë

Kreditë dhe të arkëtueshmet

Paraja dhe ekuivalentët e saj 168,077 356,497

Depozitat me afat 4,122,924 5,598,188

Të arkëtueshmet nga sigurimi 1,475,202 1,496,862

Pasuri tjera afatshkurtëra 2,037,056 2,312,624

7,803,259 9,764,171

Detyrimet

Detyrime financiare të matura në koston e amortizuar

Huamarrjet afatshkurtëra - 231,271

Detyrime tjera 987,687 1,497,179

987,687 1,728,450

21. Vlerat e drejta të instrumentëve financiar

SNRF-të definojnë të ashtuquajturën hierarki të përcaktimit të vlerës së drejtë e cila reflekton sigurinë

relative të mënyrave të ndryshme për të arritur tek vlera e drejtë:

(a) Tregu aktiv: çmimet e kuotuara (Niveli 1)

Vrojtohen çmimet e kuotuara për instrumente të njejta financiare në tregje aktive.

(b) Teknika e vlerësimit duke përdorur inpute të observueshme (Niveli 2)

Vrojtohen çmimet e kuotuara për instrumente të njejta financiare në tregje aktive ose çmimet e

kuotuara për instrumente të ngjajshme në tregje joaktive ose përdoren modele të vlerësimit ku të

gjithë inputet e rëndësishme janë të observueshme.

(c) Teknika e vlerësimit me inpute të rëndësishme jo të observueshme (Niveli 3)

Përdoren tekinat e vlerësimit ku një apo më shumë inpute të rëndësishme nuk janë të observueshme.

Vetem ne qoftë se mënyra e parë më e mirë për të përcaktuar vlerën e drejtë nuk është në dispozicion

mund të aplikohet metoda tjetër më e mirë për përcaktim. Pasi qe çmimet e kuotuara të tregut nuk janë

në dispozicion në tregun e Kosovës, kompania e ka përdorur tekniken e Nivelit 2 dhe 3, duke përdorur

çmimet e produkteve të ngjashme në treg.

Më poshtë është dhënë vlera e drejtë e pasurive dhe detyrimeve financiare në fundvit:

Vlera kontabël Vlera e drejtë

2016 2015 2016 2015

Pasuritë

Kreditë dhe të arkëtueshmet

Paraja dhe ekuivalentët e saj 168,077 356,497 168,077 356,497

Depozitat me afat 4,122,924 5,598,188 4,122,924 5,598,188

Të arkëtueshmet nga sigurimi 1,475,202 1,496,862 1,475,202 1,496,862

Pasuri tjera afatshkurtëra 2,037,056 2,312,624 2,037,056 2,312,624

7,803,259 9,764,171 7,803,259 9,764,171

Detyrime

Detyrime financiare të matura në koston e

amortizuar

Huamarrjet afatshkurtëra - 231,271 - 231,271

Detyrime tjera 987,687 1,497,179 987,687 1,497,179

987,687 1,728,450 987,687 1,728,450

Page 40: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

38

22. Zotimet dhe kontigjencat

Çështjet gjyqësore

Gjatë aktivitetit normal të biznesit, shoqëria është përfshirë në raste dhe akte të ndryshme ligjore. Në

datën e pozicionit financiar kompania nuk ka njohur rezerva për humbje të mundshme nga çështjet

gjyqësore.

Sipas 31 dhjetor 2016, ekzitojnë 476 çështje gjyqësore, me rezervë në vlerë prej 2,015 mijë euro

(2015: 225 çështje gjyqësore me rezervë në vlerë prej 658 mijë euro).

Menaxhmenti i shoqërisë vlerëson në mënyrë të vazhdueshme rrezikun e mundshëm që rrjedh nga

humbjet nga çështjet gjyqësore, së bashku me flukset dalëse dhe dëmet e mundshme ndaj kompanisë

që mund të ndodhin në të ardhmen. Edhe pse rezultati i çështjeve të tilla nuk mund të vlerësohet me

saktësi, menaxhmenti beson se detyrimet që mund të rezultojnë nuk do të jenë materiale.

Detyrimet tatimore

Shoqëria ka filluar procedurat gjyqësore me Administraten Tatimore të Kosovës kundër raportit

tatimor të lëshuar gjatë nëntorit 2010. Aksionarët e mëhershëm dhe punonjësit e shoqërisë janë të

dyshuar nga ana e kompanisë që kanë abuzuar me poziten e tyre në bazë të provave gjatë periudhes

2000-2009 dhe kanë tërhequr një shumë prej 1,988 mijë euro nga shoqëria. Organet tatimore kanë

theksuar se Shoqëria është përgjegjëse për mbajtjen dhe pagesen e tatimit mbi të ardhurat personale

dhe kontributet pensionale në lidhje me ato fonde të paguara ndaj ish aksionerëve dhe punonjësve. Si

rezultat i kësaj, shoqërisë i ishte kërkuar të paguaj tatim shtesë, gjoba dhe interesat të ndërlidhura me

rastin. Më 31 dhjetor, 2014 dhe 2013 Shoqëria ka shënuar - netuar pagesat e bëra për organet tatimore

në lidhje me çështjen e mësipërme me detyrimet tatimore që rrjedhin nga tatimi i primit për vitin e

mbyllur më 31 dhjetor 2014 dhe të TVSH-së dhe tatimit të primit për vitin e mbyllur më 31 dhjetor

2013, dhe paraqiti një parapagim të taksave neto prej 245 mijë euro dhe respektivisht 36 mijë euro.

Nuk ka pasur miratim paraprak nga organet tatimore për të netuar detyrimet tatimore me parapagimet

për tatimet shtesë, gjoba dhe interesat e ndërlidhura. Megjithatë, më 31 dhjetor 2015, balancat e

mësipërme janë paraqitur veçmas (jo të netuara). Asnjë provizion nuk është njohur më 31 dhjetor

2016 dhe 2015 në pasqyren e pozicionit financiar sa i përket kësaj çështjeje.

23. Transaksionet me palët e lidhura

Palët konsiderohen të lidhura nëse njera palë ka aftësinë për të kontrolluar apo ushtruar ndikim të

rëndësishëm mbi palën tjetër në marrjen e vendimeve financiare apo operacionale, ose nëse palët janë

nën kontroll të përbashkët me kompaninë.

Shoqëria ka ndërmarrë një sërë transaksionesh me palët e lidhura gjatë aktivitetit normal të biznesit.

Këto transaksione janë kryer në kushte tregu me terma normale. Volumi i këtyre transaksioneve dhe

gjendja në fund të periudhave respektive si për aksionarët dhe menaxhmentin është si më poshtë:

31 dhjetor 2016 31 dhjetor 2015

Pasqyra e pozicionit financiar

Të arkëtueshmet nga sigurimi 1,830,279 -

Detyrime të tjera 10,407 7,464

Për vitin e

mbyllur më 31

dhjetor 2016

Për vitin e

mbyllur më 31

dhjetor 2015

Pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse

Shpenzime marketingu - 176,927

Kompenzimi i menaxhmentit 267,713 355,119

Page 41: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Kompania e sigurimeve “EUROSIG” Sh.A

Shënimet e pasqyrave financiare për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2016

(Të gjitha shumat në euro, përveç nëse theksohet ndryshe)

39

24. Ngjarjet pas periudhës raportuese

Më 24 shkurt 2017, BQK morri vendim për caktimin e një administrator të kompanisë për një

periudhë 6 mujore, me qëllim të rikthimit të stabilitetit të pozicionit financiarë të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore të tij do jenë në monitorimin e aktiviteteve operative të kompanisë në përputhje

me kërkesat rregullatore.

Duke prezentuar një plan në fund të vitit 2016 lidhur me shpenzimet dhe menaxhimin e dëmeve,

kompania ishte në gjendje që të mbyllë pasqyrat financiare për periudhën deri më 31 mars 2017 me

një fitim neto prej 480 mijë euro. Për më shumë, menaxhmenti ka marrë zotimin e pronarit që

kompania do të pranojë 1 milion euro (gjithsej 1.8 milion euro të njohura më 31 dhjetor 2016;

800,000 euro të pranuara më 30 janar 2017). Kjo shumë do të pranohet, duke u shprëndarë në baza

kuartale, në kuartalin e dytë dhe të tretë të vitit 2017 në shumë 300,000 euro dhe pjesa e mbetur në

fund të vitit. Pronari do të vazhdojë të kontribojë në kompani duke shtuar kapital shtesë duke u bazuar

në rezultatet e kuartalit të tretë të vitit 2017,

Përpos shpalosjeve më lartë, nuk ka ndonjë ngjarje të reflektuar në pasqyra financiare që janë

materialisht të rëndësishme për shpalosje në këto pasqyra financiare.

Page 42: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

Shtojcë Raporti i Aktuarit

Page 43: Raporti i auditorit të pavarur dhe Pasqyrat Financiare

www.grantthornton-ks.com