raport i monitorimit - support to social...

22
Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shëndet dhe Siguri në Punë PRISHTINË DHJETOR, 2014 PJESA E PARË RAPORT I MONITORIMIT

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shëndet dhe Siguri

në Punë

PRISHTINË DHJETOR, 2014

PJESA E PARË

RAPORT IMONITORIMIT

Page 2: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

RAPORTI I MONITORIMITPJESA E PARË

Zbatimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit përShëndet dhe Siguri në Punë

Page 3: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

2

PËRMBAJTJASHKURTESAT...................................................................................................................... 4PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHME ...................................................................................... 51. HYRJE ....................................................................................................................... 6 1.1. Sfondi i Projektit Përkrahje Partnerëve Social ................................................... 6 1.2. Sfondi i Monitorimit ........................................................................................... 6 1.3. Qasja dhe Metodologjia ..................................................................................... 7

2. TË GJETURAT KRYESORE ........................................................................................... 9 2.1. Struktura e Kualifikimeve të punonjësve ........................................................... 9 2.2. Punësimi dhe Format e Kontratave .................................................................. 10 2.3. Punësimi në periudhën 01 janar, 2013 – 31 mars, 2014 ................................... 11 2.4. Pushimi Mjekësor dhe i Lehonisë ...................................................................... 14 2.5. Kompensimi i Pushimit Vjetor, Shëndetësor dhe Punës Jashtë Orarit ............... 16

3. KONKLUZIONE DHE SYGJERIME ................................................................................ 20 3.1. Konkluzione ....................................................................................................... 20 3.2. Sygjerime dhe Rekomandime ............................................................................ 20

Page 4: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

3

TABELA E FIGURAVEFigura 1. Mostra e Kompanive sipas Komunës dhe Aktivitetit Kryeso ............................................ 8

Figura 2. Mostra e bizneseve sipas qarkullimit dhe numrit të punonjësve..................................... 8

Figura 3. Struktura e kualifikimeve profesionale .......................................................................... 9

Figura 4. Numri i punonjësve me kontrata me periudhë të pacaktuar dhe të caktuar .................... 10

Figura 6. Numri i Punonjësve në peirudhën janar 2013- mars 2014 ............................................. 11

Figura 7. Baza e punësimit .......................................................................................................... 12

Figura 8. Punonjësit që u është ndërprerë punësimi .................................................................... 12

Figura 9. Baza e ndërprerjes së punësimit ................................................................................... 13

Figure 10. Punonjësit në pushim mjekësor të zakonshëm ............................................................ 13

Figure 11. Punonjësit në pushim mjekësor për shkak të lëndimit në vend të punës...................... 14

Figura 12. Pagesa e pushimit mjekesor ....................................................................................... 15

Figura 13. Kompensimi i punes jashte orarit te punes .................................................................. 15

Figura 14. Kompensimi i punes gjate festave ............................................................................... 16

Figura 15. Si paguhen pagat? ...................................................................................................... 16

Page 5: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

4

SHKURTESATBB .........................................................................Banka Botërore

BE .........................................................................Bashkimi Europian

DAP .......................................................................Divizioni për Aftësim Profesional

DPP ......................................................................Departamenti i Punës dhe Punësimit

DMS ......................................................................Departamenti i Mirëqenies Sociale

DP .........................................................................Divizioni i Punësimit

ETUC .....................................................................Konfederata Europiane e Sindikatave

ITUC ......................................................................Konfederata Ndërkomëtare e Sindikatave

EULEX ....................................................................Misioni i BE-së për sundim të ligjit

FES ........................................................................Fondacioni Friedrich Ebert

FMN/IMF ...............................................................Fondi Monetar Ndërkombëtar

IKS......................................................................... Iniciativa Kosovare për Stabilitet

IP ........................................................................... Inspektorati i Punës

KE..........................................................................Komisioni Europian

MBPZhR ................................................................Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MEF .......................................................................Ministria e Ekonomisë dhe Financave

MPMS ....................................................................Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MTI .......................................................................Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

ONP/ILO ................................................................Organizata Ndërkombëtare e Punës/Zyra Ndërkombëtare e Punës (ILO)

QAP .......................................................................Qendra për Aftësim Profesional

QRP .......................................................................Qendra Rajonale e Punësimit

SPEK .....................................................................Sindikata e Pavarur e Energjetikës së Kosovës

SPMK ....................................................................Sindikata e Pavarur e Metalistëve të Kosovës

ZKP........................................................................Zyra Komunale e Punësimit

ZSK .......................................................................Zyra e Statistikave të Kosovës

HZhNJ ...................................................................Hulumtimi i Zhvillimit Njerëzor

Page 6: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

5

PËRMBLEDHJE E PËRGJITHSHMEKy raport është hartuar si pjesë e aktiviteteve të projektit Përkrahje Partnerëve Social që përkrahet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatohet nga një grup organizatash nën udhëheqjen e Iniciativës Kosovare për Stabilitet. Raporti përmbledhë të gjeturat nga monitorimi në terren i 100 kompanive private ku janë aranzhuar vizita nga përfaqësues të SPMK dhe Odës ekonomike të Kosovës. Si i tillë, raporti është i pari i llojit të vet, që synon të bëjë matje të gjendjes në terren për sa i përket zbatimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë. Monitorimi është kryer në mënyrë uniforme në të gjitha bizneset e vizituara duke përdorur pyetësorë të standartizuar për përdorimin e të cilit të gjithë monitoruesit ishin trajnuar paraprakisht. Instrumenti/Pyetësori është bazuar në masë të madhe në pyetësorin e përdorur nga Inspektorati i Punës, duke gjeneruar kështu të dhëna të sakta rreth zbatimit të këtyre dy ligjeve. Pyetësorët e plotësuar gjatë vizitave janë përfshirë në bazë të të dhënave të formatit SPSS dhe janë analizuar në mënyrë të hollësishme. Ky raport bën një përmbledhje të të gjeturave nga monitorimi dhe njëherit kuantifikon për here të parë shumë aspekte të rëndësishme karshi implementimit të ligjeve të punës dhe punësimit.

Papunësia e lartë, niveli i ultë i kualifikimit, si dhe gjendja e përgjithshme ekonomike dhe politike në vend, kanë ngritur ndjeshëm cënueshmërinë e punonjësve karshi punëdhënësve të tyre. Një nga gjetjet e këtij monitorimi është se një pjesë e mirë e të të punësuarve kryejnë detyra për të cilat janë të tej-kualifikuar, dhe në shumë raste jashtë profesioneve të veta. Një gjetje e tillë nxjerrë në pah nevojën për punë të të punësuarve, ndërsa në të njejtën kohë jep indikacion për numrin e vogël/pamjaftueshëm të punëve ku kërkohet kualifikim i lartë. Një gjendje e tillë e kërkesë/ofertës së punës është edhe reflektim i nivelit të ultë të sofistikimit të ekonomisë e cila dominohet nga veprimtari tregtare dhe shërbyese (shërbime bazike).

Fleksibiliteti në punësim (kontratat me afat të kufizuar) si dhe punësimi jo-formal dhe pa kontrata të shkruara, shton edhe më tej cënueshmërinë e të punësuarve në Kosovë. Në mungesë të mbrojtjes formale përmes kontratës, punonjësit shpesh detyrohen të punojnë me orare të zgjatura dhe në festa zyrtare, pa pranuar kompenzimet adekuate shtesë që parashihen me Ligjin e Punës. Pushimet mjekësore, pushimi vjetor dhe të drejta të tjera të garantuara me legjislacionin përkatës raportohen të shkelen në vazhdimësi nga punëdhënësit kosovarë. Pajisja me mjete adekuate mbrojtëse si dhe ofrimi i ambientit të sigurtë për punë janë gjithashtu shkelje të hasura në terren. Mos-respektimi i normave të sigurisë sidomos në sektorin e ndërtimit janë shumë të shpeshta.

Fuqizimi i Inspektoratit të Punës për realizimin e mandatit të paraparë me ligj, karshi rritjes së transparencës së këtij trupi dhe veprimtarisë së tij, është i domosdoshëm për implementimin e mirëfilltë të ligjeve të punës dhe punësimit. Plotësimi i infrastrukturës ligjore dhe përmirësimi i saj janë të nevojshme në vazhdimësi për të reflektuar gjendjen aktuale në terren dhe rrethanat në të cilat ato implementohen. Hapja e një dege të veçantë të gjykatave për kontekstet punëdhënës dhe punëmarrës gjithashtu do të fuqizonte punëmarrësit mjaft shumë.

Page 7: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

6

1. HYRJE

1.1. Sfondi i Projektit Përkrahje Partnerëve Social Projekti Përkrahje Partnerëve Social (PPS) është një projekt i financuar nga BE dhe i udhëhequr nga organizata Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), në partneritet me Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë, Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), Sindikatën e Pavarur të Energjetikës së Kosovës (SPEK), Sindikatën e Pavarur të Metalistëve të Kosovës (SPMK), organizatën spanjolle Fundacio’ Pau i Solidaritat dhe Qendrën Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

Ky projekt ka nisur nga nevoja për përmirësimin e cilësisë dhe intensitetit të dialogut social në Kosovë, të nënkuptuar si konsultimi mes organizatave të punëmarrësve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë (partnerët tre-palësh social), për çështje të lidhura me punën, punësimin dhe mirëqënien e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Projekti PPS kërkon të adresojë disa faktorë, që ndikojnë në cilësinë e dialogut social në Kosovë, nëpërmjet lehtësimit të procesit dhe rritjes së pjesëmarrjes në politikat zhvillimore të Kosovës. Në mënyrë specifike, objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të përmirësojë funksionimin e dialogut social, nëpërmjet përmirësimit të parakushteve për një diskutim kuptimplotë në mes të partnerëve social.

Për arritjen e këtij objektivi, projekti parasheh një sërë nën-objektivash, si zhvillimin e aftësive dhe njohurive të partnerëve social në monitorimin e zbatimit të legjislacionit dhe zhvillimin e politikave industriale; forcimin e kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të partnerëve social; mbështetjen për reformat organizative të partnerëve social; mbështetjen teknike për mirëfunksionimin e Këshillit Ekonomiko-Social (KES).

Objektivat e projektit do të realizohen përmes kryerjes së një sërë aktivitetesh, që përfshijnë ofrimin e ekspertizës, trajnimeve, këshillimeve, vizitave studimore në vende me përvoja të mira në reforma të ngjashme, vizitave në terren për monitorimin e zbatimit të Ligjit të Punës dhe atij për Siguri dhe Mbrojtje të Shëndetit në Punë, si dhe mbështetjes së vazhdueshme teknike.

1.2. Sfondi i MonitorimitKy raport paraqet një përmbledhje të rezultateve nga 100 vizitat e para të monitorimit në terren të cilat u realizuan nga përfaqësues të sindikatave partnere në këtë projekt dhe përfaqësues të OEK. Të gjeturat nga këto vizita duhet të shërbejnë vendim-marrësit për identifikimin e aspekteve më problematike të zbatimit të këtyre dy ligjeve bazë në fushën e punës dhe punësimit dhe njëherit të shërbejë si udhërrëfyes për organet zbatuese rreth problemeve të identifikuara në terren.

Monitorimi i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri në Punë është aktivitet në kuadër të projektit Përkrahje Partnerëve Social (PPS) që financohet nga BE dhe i zbatohet nga një konsorcium organizatash

Page 8: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

7

nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është matja periodike dhe e vazhdueshme e nivelit të zbatimit të këtyre dy ligjeve dhe avokimi për eliminimin e problemeve të identifikuara. Ky është raporti i parë monitorues nga 100 vizitat e para dhe jep një përmbledhje të gjetjeve nga terreni. Në vijimësi, projekti do të publikojë raporte të tjera krahasimore në kohë që masin ndryshim eventual të gjendjes në terren në periudhën e implementimit të projektit PPS, apo konfirmojnë trende lineare të gjendjes pa ndonjë ndryshim të madh.

1.3. Qasja dhe MetodologjiaVizitat në terren përmes të cilave janë grumbulluar të dhënat e paraqitura në këtë raport janë kryer në periudhën korrrik - gusht 2014. Të dhënat paraqesin statistikisht gjendjen në 100 kompani private në Kosovë dhe shfaqin shqetësimet kryesore të identifikuara gjatë këtyre vizitave.

Monitorimit në terren i ka paraprirë zhvillimi i metodologjisë dhe instrumenteve të monitorimit, të cilat për nga natyra, janë shumë të ngjashme me formularët e përdorur gjatë inspektimeve të Inspektoratit të Punës pranë MPMS. Arsyeja për ketë ngjashmëri është standardizimi i metodologjisë së monitorimit dhe krijimi i hapësirave avokuese për veprim më efikas nga ana e Inspektoratit të Punës si organi kryesor për monitorimin e zbatimit të këtyre dy ligjeve.

Punës në terren për monitorimin e zbatimit të këtyre dy ligjeve i ka paraprirë një trajnim i disejnuar enkas për këtë qëllim. Gjatë trajnimit, ekipi monitorues në terren është familjarizuar si me metodologjinë e punës, ashtu edhe me specifikat e instrumenteve të përdorura dhe procedurat e administrimit të tyre.

Metodologjia e disejnuar për monitorimin e dy ligjeve të përzgjedhura konsiston në grumbullime periodike të të dhënave me instrumente/pyetësorë identik, për të monitoruar në kohë përmirësimin/përkeqësimin e situatës në terren. Vizitat në terren janë aranzhuar nga OEK dhe janë kryer kryesisht tek anëtarët e OEK-ut, në mënyrë që gadishmëria e tyre për bashkëpunim vullnetar me projektin të jetë në nivel dhe të mos refuzohen ekipet monitoruese.

Analiza statistikore të nxjerra nga monitorimi i liegjeve në 100 kompanitë e para të vizituara nga projekti, përfshin edhe kryqëzimin e pyetjeve sipas karakteristikave të mostrës së kompanive, për gjenerimin e pohimeve, konkluzioneve rreth gjendjes në sektore dhe lloje të ndryshme të kompanive.

Mostra e kompanive të përzgjedhura për këtë monitorim përfshin 17 komuna, dhe u krye me kompani nga më të ndryshmet për sa i përket aktivitetit kryesor të ushtruar nga kompanitë. Edhe për sa i përket madhësisë së kompanisë të shprehur me qarkullim vjetor apo numër të punëtorëve, mostra gjithashtu paraqet një llojllojshmëri mjaft të lartë. Më poshtë, Figura 1 paraqet vizuelisht përbërjen e mostrës sipas vendit/lokacionit të bizneseve dhe aktivitetit kryesor të ushtruar nga ato, ndërsa Figura 2, paraqet përbërjen e mostrës sipas qarkullimit vjetor dhe numrit të punonjësve të punësuar.

Page 9: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

8

1% 1% 1%2%

3% 3% 3% 3%4%

6%7%

8% 8%

12% 12%13% 13%

.02.04.06.08.0

10.012.014.0

Deca

n

Kam

enic

e

Klin

e

Podu

jeve

Suha

reke

Mal

ishe

ve

Gjila

n

Drag

ash

Peje

Vush

trri

Sken

dera

j

Raho

vec

Priz

ren

Gjak

ove  

Fush

e Ko

sove

Mitr

ovic

e

Pris

htin

e

Vendi1%

3%5%

15%

7%

24%

1%7%1%

35%

1%

Aktiviteti kryesor N/A

Bujqesi

Hoteleri

Ndertimtari

Perpunues

Prodhues

Reciklim

Sherbime

Transport

Tregeti

Veneri

Figura 1. Mostra e Kompanive sipas Komunës dhe Aktivitetit Kryesor

7%8%8%

11%11%

15%19%

21%

.0 5.0 10.0 15.0 20.0 25.0

Me shume se 5,000,000100,001- 300,000 Euro300,001-500,000 Euro

1-50,000 Euro50,001-100,000 Euro

1,000,001-5,000,000 Euro500,001-1,000,000 Euro

N/A

Qarkullimi vjetor për vitin e fundit

5%19% 22%

42%

8% 1% 3%21%

50%

11% 15%1% 1% 1%

.020.040.060.0

Asnjëpunonjës

1-5punonjës

6-11punonjës

12-50punonjës

51-100punonjës

101-200punonjës

Më shumëse 200

punonjës

Numri i punonjësve në total

Meshkuj

Femra

Figura 2. Mostra e bizneseve sipas qarkullimit dhe numrit të punonjësve

Page 10: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

9

2. TË GJETURAT KRYESOREKy seksion i raportit jep në mënyrë kronologjike (sipas formularit së monitorimit) gjetjet rreth aspekteve të ndryshme të këtyre ligjeve që janë monitoruar gjatë vizitave në terren.

2.1. Struktura e Kualifikimeve të punonjësveTë dhënat e periudhës së parë të monitorimit tregojnë për një strukturë punësimi mjaft të lloj-llojshme dhe një heterogjeni të theksuar të kualifikimeve që posedojnë punonjësit në kompanitë e vizituara e cila pak ose fare nuk përfshin staf me kualifikime superiore profesionale. Rreth 34% të kompanive të vizituara raportojnë të mos kenë asnjë të punësuar me përgaditje superiore profesionale ndërsa 35% prej tyre raportojnë të mos kenë asnjë të punësuar me përgaditje të lartë profesionale. Figura 3 jep një përmbledhje të përgjigjeve të kompanive të përfshira në këtë valë të monitorimit rreth numrit të punonjësve dhe structures së kualifikimeve profesionale.

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

1-5 punonjës 6-11 punonjësë 12-50punonjësë

51-100punonjësë

101-200punonjësë

Me shume se200 punonjësë

Struktura e kualifikimeve

Me përgatitje superiore profesionale Me përgatitje të lartë profesionale

Me përgatitje të mesme profesionale Me kualifikim të lartë professional

Të kualifikuar Gjysmë të kuaalifikuar

Të pakualifikuar (me shkollë fillore)

Figura 3. Struktura e kualifikimeve profesionale

Një strukturë e tillë e punësimit tregon për kërkesën e ultë në tregun e punës për punonjës të pakualifikuar ose me kualifikime të ulëta, ndërsa në të njejtën kohë nxjerr në pah nevojën dhe kërkesën për staf të kualifikuar nga ana e kompanive. Një gjetje e tillë është mjaft interesante, sidomos kur merret parasysh struktura e kualifikimeve e punëkërkuesve në kosovë, mirëpo edhe struktura e ekonomisë së vendit. Në njërën anë, hulumtime të kryera më parë tregojnë se struktura e të papunëve në Kosovë përbëhet kryesisht nga punëkërkues pa kualifikime ose me kualifikime të ulëta, për të cilët ofrohen shumë pak hapësirë në sektorin privat dhe atë publik

Page 11: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

10

të punësimit. Në anën tjetër, marrë parasysh se shumica e kompanive në Kosovë ushtrojnë aktivitete mjaft të thjeshta ekonomike (kryesisht shërbime dhe tregti), struktura aktuale e të punësuarve është mjaft e habitshme. Duke pasur parasysh thjeshtësinë e aktivitetit ekonomik, edhe niveli profesional i punonjësve aktual do të duhej të ishte jo shumë i lartë.

Një përbërje e tillë e përgjigjeve rreth kualifikimeve të të punësuarve në kompanitë e vizituara tregon për një situatë ku në shumicën e kompanive të punësuarit kanë kualifikime formale më të larta nga niveli i sofistikimit profesional që kërkon puna që ata kryejnë. Një situatë e tillë nxjerr në pah cënueshmërinë e punonjësve në Kosovë karshi punëdhënësve, e cila vërtetohet në këtë rast përmes vizitave në terren. Duke marrë parasysh nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë në vend, si dhe vështirësinë e gjetjes së një pune të re, punonjësit kosovar janë të gatshëm të bëjnë punë edhe nën nivelin profesional që ata kanë për të ruajtur vendin e punës. Situata bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se lloji / sofistikimi i punës është vetëm një nga shumë kompromise me të cilat punonjësit kosovar duhet të pajtohen.

2.2. Punësimi dhe Format e Kontratave Fleksibiliteti në punësim është një tjetër aspekt shqetësues të cilin monitorimi i ligjeve synon të masë si fenomen.

22%

21%20%

31%

2%1% 1% 2%

Kontratë me periudhë të pacaktuarAsnjë punonjës

1-5 punonjës

6-11 punonjës

12-50 punonjës

51-100 punonjës

101-200 punonjës

Me shume se 200 punonjës

N/A

2% 3% 6%

14%18%

21%

36%

Kontratë me periudhë të caktuar

N/A101-200 punonjës51-100 punonjës6-11 punonjës1-5 punonjës12-50 punonjësAsnjë punonjës

Figura 4. Numri i punonjësve me kontrata me periudhë të pacaktuar dhe të caktuar

Page 12: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

11

Në anën tjetër, është për tu habitur se sa pak aplikohen kontratat mbi vepër, gjegjësisht ato që rregullojnë marëdhënien e punësimit për punë dhe detyra specifike. 87% e kompanive të monitoruara (apo 87 kompani) raportojnë të mos kenë asnjë të punësuar me këtë lloj kontrate. Marrë parasysh që mostra e kompanive të vizituara përfshin një numër të konsiderueshëm të kompanive me nevoja sezonale për fuqi punëtore (ndërtimtari, bujqësi, prodhim), mos-raportimi i të punësuarve me kontrata mbi vepër është mjaft i paptritshëm. I vetmi skjarim që do të mund të ipej për këto rezultate do të ishte punësimi informal, apo pa kontratë fare i punonjësve për punë specifike.

87%

9%1% 1% 2%

Kontratë për punë dhe detyra specifike

Asnjë punonjës

1-5 punonjës

6-11 punonjës

12-50 punonjës

N/A

Figura 5. Numri i punonjësve me kontrata për punë dhe detyra specifike

2.3. Punësimi në periudhën 01 janar, 2013 – 31 mars, 2014Një aspekt tjetër që monitorimi synon të arrijë është matja e kohëpaskohëshme të nivelit të punësimit tek kompanitë e vizituara. Këtë qëllim, vala e parë e monitorimit nuk arrin ta dokmentojë pasi afro 80% e bizneseve të përfshira në valën e parë të monitorimeve, nuk japin përgjigje në këtë pyetje. Një prej arsyeve kryesore për mos-raportimin e numrit të punësuarve besohet të jetë punësomi jo-formal dhe mos-dëshira e bizneseve të tregojnë numrin e saktë të të punësuarve. I njejti shkak mund të shpjegojë edhe pasqyrën e përgjigjeve të paraqitura në figurat 5 dhe 6 rreth llojit të kontratave. Fakti që 22% e kompanive të monitoruara deklarojnë se nuk asnjë punonjës me kontratë pa afat të caktuar, 36% prej tyre deklarojnë të mos kenë asnjë punonjës me kontratë me afat kohor, dhe 87% prej tyre deklarohen se nuk kanë asnjë kontratë mbi vepër me punonjësit e tyre, e lë informalitetin si shpjegimin e vetëm të mundshëm për këtë pasqyrë të të dhënave.

Nga kompanitë që deklarojnë numrin e përgjithshëm të punonjësve, vetëm 14% pohojnë të kenë 1 – 5 të punësuar, 3% deklarojnë 6 – 11 të punësuar, 11% prej tyre raportojnë të kenë 12 – 50 të punësuar, ndërsa 1% pohon të ketë mbi 200 të punësuar. Figura 7 më poshtë jep një paraqitje vizuele të përgjigjeve në pyetjen rreth numrit të përgjithshëm të të punësuarve.

Page 13: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

12

1.0 3.0 10.0 11.0

75.0

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

Me shume se 200punonjës

6-11 punonjësë 12-50 punonjësë 1-5 punonjësë N/A

Punonjësit që janë punësuar në periudhën prej 01.01.2013 – 31.03.2014

Figura 6. Numri i Punonjësve në peirudhën janar 2013- mars 2014

Mënyra se si rekrutojnë kompanitë punonjësit e tyre është gjithashtu një aspekt që monitorimi i kompanive ka mbuluar. Ngjashëm me pyetjen paraprake, 75% e kompanive të vizituara nuk deklarojnë se si e kryejnë punësimin e stafit. Nga pjesa e kompanive që deklarojnë bazën e punësimit për punonjësit e tyre, 9.6% deklarohen se stafi i tyre është punësuar përmes shpalljeve interne, 9% shprehen se punësimi bëhet përmes konkurseve publike, ndërsa 7.7% e respondentëve të përfshirë në këtë monitorim tregojnë se punësimin e bëjnë përmes marrëveshjeve me punonjës potencial, pa e shpallur mundësinë e punësimit. Një kompozicion i tillë i përgjigjeve nxjerrë në pah edhe një nga problemet më të mëdha rreth punësimit në Kosovë që ka të bëjë me shpresën për gjetjen e një pune për të gjithë të papunët e vendit dhe shprehitë e aplikimit në shpallje për punë. Figura 8 paraqet vizuelisht përgjigjet e kompanive rreth bazës së punësimit.

Page 14: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

13

78.2

8.1 7.5 6.2.010.020.030.040.050.060.070.080.090.0

N/A Shpallje interne Shpallje publike Marrëveshje

Baza e punësimit

Figura 7. Baza e punësimit

Pasiguria në punë është një aspekt shtesë i cili ndikon në marëdhënien e punës në Kosovë. Mediat në vijimësi kanë raportuar ndërprerje kontratash pa paralajmërim dhe në mënyrë të jashtëligjshme. Të dhënat nga monitorimi në terren nuk konfirmojnë shprehimisht këto raportime, mirëpo përqindja e lartë e kompanive (85%) që nuk raportojnë numrin e kontratave të shkëputura gjatë vitit është mjaft brengosëse dhe në mënyrë indirekte konfirmojnë raportimet e mediave.

1.014.0

85.0

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

6-11 punonjësë 1-5 punonjësë N/A

PUNONJËSIT TË CILËVE U ËSHTË NDËRPRERË PUNËSIMI (periudhën prej 01.01.2013 – 31.03.2014)

Figura 8. Punonjësit që u është ndërprerë punësimi

Page 15: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

14

Aspekti më brengosës është ai i arsyeve më të shpeshta të ndërprerjes së parakohëshme të kontratave ku pjesa dërrmuese e bizneseve të vizituara (84.2%) nuk raportojnë arsyen e ndërprerjes së marëdhënies së punës. 12% të kompanive raportojnë skadimin/mos-vazhdimin e kontratës si shkakun kryesor të shkëputjes së marëdhënies së punës, ndërsa 2.3% të rasteve na paraqiten në formë të dorëheqjeve. Vetëm 1.5% të punëve të ndërprera kanë qenë me vetë dëshirë të punonjësve. Figura 9, bën një përmbledhje të bazës së ndërprerjes së punësimit gjatë periudhës janar 2013 – Prill 2014.

84.2

1.512.0

2.3.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

60.0

70.0

80.0

90.0

N/A Me vet-deshirë Skadim i kontratës Largim nga puna

Baza e shkëputjes së punësimit

Figura 9. Baza e ndërprerjes së punësimit

2.4. Pushimi Mjekësor dhe i LehonisëPushimi mjekësor dhe i lehonisë ishin dy aspekte të tjera të monitoruara gjatë vizitave të kompanive. Si dy aspekte mjaft problematike të raportuara shpesh për shkelje nga raporte të ndryshme të mediave dhe OJQ-ve, pushimi mjekësor dhe ai i lehonisë ato janë përfshirë në pyetësorin e monitorimit. Më poshtë këto dy aspekte trajtohen në veçanti dhe duke u analizuar sipas specifikave të veta.

Për periudhën e mbuluar në monitorim (janar 2013 – pril 2014), 9.5% të bizneseve të vizituara raportojnë në mes 1 – 5 punonjësve që kanë shfrytëzuar pushimin mjekësor të zakonshëm. Një nivel i tillë i ulët i shfrytëzimit të pushimit mjekësor mund të jetë indikacion i mos-lejimit të shfrytëzimit të këtij lloji të pushimit me pagesë, apo edhe shkeljes së kësaj të drejte të garantuar me ligj plotësisht. Një shpjegim tjetër për këtë situate mund të jetë edhe mos-raportimi adekuat i bizneseve për rastet e shfrytëzimit të pushimit mjekësor nga ana e punonjësve. Figura 10, më poshtë paraqet vizuelisht përgjigjet e kompanive.

Page 16: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

15

9.5

90.5

.010.020.030.040.050.060.070.080.090.0

100.0

1-5 A/Nsëjnonup

Punonjësit që kanë qenë në pushim mjekësor të zakonshëm

Figure 10. Punonjësit në pushim mjekësor të zakonshëm

Numri i punonjësve në pushim mjekësor për shkak të lëndimit në vendin e punës apo sëmundjeve profesionale është mjaft i ultë sipas raportimeve të bizneseve të vizituara. Vetëm dy kompani nga të gjitha të vizituarat raportojnë të kenë pasur raste të tilla në periudhën e mbuluar nga ky hulumtim.

2.0

98.0

.0

20.0

40.0

60.0

80.0

100.0

120.0

1-5 A/Nsëjnonup

Punonjësit që kanë qenë në pushim mjekësor për shkak të lëndimit në vendin e punës apo sëmurjes profesionale

Figure 11. Punonjësit në pushim mjekësor për shkak të lëndimit në vend të punës

Punonjësit që kanë munguar nga puna për shkak të lëndimit në vendin e punës na paraqiten në dy kompani apo 2% të bizneseve të përfshira. Për më tepër, 7.7% e kompanive të intervistuara lajmërojnë prej 1-5 punonjës në pushim të lehonisë. Dukshëm më i madh është

Page 17: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

16

numri i raportuar i mungesave nga vendi i punës për shkak të rasteve/arsyeve familjare (13% raportojnë 1 – 5 punonjës). Në pushim pa pagesë raportohen të kenë qenë 1-5 punonjës në 2.2% të kompanive të përfshira në monitorim.

2.5. Kompensimi i Pushimit Vjetor, Shëndetësor dhe Punës Jashtë Orarit

Një aspekt shtesë dhe shumë i rëndësishëm që u monitorua gjatë vizitave në terren ishte edhe ai i kompensimit të llojeve të ndryshme të pushimeve të shfrytëzuara dhe të pashfrytëzuara ose punës shtesë jashtë orarit. Lloji i parë i pushimit, për të cilën u pyetën kompanitë e përfshira në hulumtim ishte ai mjekësor. Vetëm 9% të kompanive të intervistuara përgjigjen se kompensimin e bëjnë sipas ligjit të punës. Në të shumtën e rasteve, kompanitë e vizituara raportojnë që kjo rregullohet me kontratat e punës (42%) mirëpo pa specifikuar nëse kjo është sipas provizioneve të Ligjit të Punës.19% të kompanive raportojnë tu mundësojnë punonjësve të tyre pushim mjekësor me pagesë, ndërsa 13% e tyre e kompensojnë pushimin mjekësor në normën 70% të pages së plotë. 8% të kompanive pohojnë të kenë marrëveshje interne për të rregulluar këtë çështje. Pamja e plotë e regjistruar gjatë monitorimit është paraqitur në figurën 12.

42.0

19.013.0 9.0 8.0 9.0

.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

Sipaskontrates

Me pagese 70% Sipas ligjit tepunes

Marreveshje N/A

Si paguhet pushimi mjekësor?

Figura 12. Pagesa e pushimit mjekesor

Puna jashtë orarit të punës është një lloj tjetër i punës që sipas ligjit duhet të kompensohet

me normë ndryshe nga puna e rregullt. Në këtë pyetje, ngjashëm si me pushimin mjekësor, numri më i madh i bizneseve të vizituar raporton që kjo të jetë e rregulluar me kontratat e punës (27%). Përgjigja e dytë më e shpeshtë në këtë pyetje është ‘me pagesë’, mirëpo pa specifikuar nivelin e pagesës për punë jashtë orarit. Vetëm 3% e kompanive të vizituara

Page 18: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

17

raportojnë të kenë këtë aspekt të rregulluar sipas ligjit të punës. Më poshtë në Figurën 13, paraqitet një pamje e plotë e përgjigjeve në pyetjen rreth kompensimit të punës shtesë.

27.0 23.013.0 12.0

7.0 6.0 6.0 3.0 3.0.05.0

10.015.020.025.030.0

Si paguhet puna jashtë orarit të punës?

Figura 13. Kompensimi i punes jashte orarit te punes

Kompensimi gjatë ditëve të festave është çështje tjetër që është mbuluar gjatë vizitave monitoruese. Pjesa më e madhe e bizneseve të përfshira në këtë monitorim raportojnë të kompensojnë punën gjatë ditëve të festave me ditë pushimi të tjera. Vetëm 3 kompani (3%) raportojnë të kenë aranzhim të këtij aspekti sipas ligjit të punës. 6% dhe 5% respektivisht raportojnë të kenë kompensim në vlerë prej 130% dhe 150% të pages së rregullt për punë gjatë festave zyrtare. 18% e bizneseve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje, ndërsa 5% prej tyre deklarohen të mos punojnë gjatë ditëve të festave. 17% e kompanive raportojnë të kenë këtë aspekt të rregulluar me kontratat e punës (jo domosdoshmërisht janë sipas Ligjit të Punës), ndërsa 8% e kompanive thonë të kenë marrëveshje me punonjësit për këtë lloj të punës.

Page 19: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

18

24.018.0 17.0 13.0

6.0 5.0 8.0 5.0 3.0 1.0.05.0

10.015.020.025.030.0

Si kompensohen punonjësit që punojnë në ditët e festave?

Figura 14. Kompensimi i punes gjate festave

Aspekti i pagesës gjatë monitorimit ka përfshirë edhe mënyrën e pranimit tëpagës nga punonjësit. Më pak se gjysma e kompanive të përfshira në këtë monitorim (475) deklarohen që të gjithë punonjësit e tyre i pranojnë pagat e tyre të plota përmes transferit bankar. 31% të respondentëve në monitorim tregojnë se kompensimin e bëjnë plotësisht me pagesë në dorë, ndërsa 21% prej tyre raportojnë të paguajnë pagat pjesërisht në dorë.

31.047.0

21.0

1.0.0

10.0

20.0

30.0

40.0

50.0

Në dorë tëplotë

Transfer Bankartë plotë

Pjesërisht nëdorë

N/A

Si i pranojnë pagat punonjësit?

Figura 15. Si paguhen pagat?

Page 20: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

19

Një nivel i tillë i informalitetit për sa i përket mënyrës së pagesës është edhe një indikacion i

mirë i informalitetit të përgjithshëm në tregun e punës, pasi pagesa është njëri ndër aspektet më të rëndësishme të kontratave të punës, dhe ‘fleksibiliteti’ i tillë për sa i përket pagesës, gjithashtu tregon edhe të kuptuarit e palëve rreth përmbajtjes së kontratës së shkruar në rastet kur ekziston një e tillë.

Mos-mbrojtja e punonjësve karshi punëdhënësve edhe më tej keqësohet për shkak të mos-prezencës së sindikatave në sektorin privat. Në mungesë të përfaqësimit të interesave në vendin e punës, në nivel të sektorit/profesionit, apo edhe në nivel kombëtar, për shkak të dështimit të organizimit sindikal në sektorin privat dhe mos-funksionimit të dialogut të mirëfilltë social pozita e punëmarrësve në krahasim me punëdhënësit është shumë e dobët.

Mos-efikasiteti i Inspektoratit të punës në identifikimin e shkeljeve dhe ndëshkimin e tyre sipas provizioneve ligjore është një hallkë tjetër e dobët në zbatimin e ligjeve të punës dhe punësimit. Ky inspektorat ka kapacitete të kufizuara njerëzore për të mbikëqyrur të gjithë operatorët ekonomik që ka nën mbikëqyrje. Për më tepër, mos-transparenca rreth kompanive të vizituara, masave të shqiptuara dhe të ngjashme kanë ndikuar gjithashtu që mediat të hedhin dyshime në mos efikasitetin e këtij institucioni. Të dhënat më të freskëta në faqen e MPMS-së për punën e Inspektoratit janë nga viti 20121. Sipas këtyre statistikave, gjatë këtij viti inspektorati ka kryer 7,074 inspektime nga të cilat 4,694 sosh janë realizuar si të rregullta, 1,886 ri-inspektime, 332 inspektime sipas kërkesave të palëve për realizimin e të drejtave nga marrëdhënia e punës dhe 162 inspektime të përbashkëta me institucionet tjera të mbikëqyrjes. Në rast se e pjesëtojmë këtë numër të inspektimeve me numrin e inspektorëve në atë kohë (50 inspektorë dhe 5 staf administrativ) del se mesatarisht një inspektor ka vizituar 141.48 kompani në vit. Nëse kjo pjesëtohet me numrin mesatar të ditëve të punës për vit (230), del se inspektorët kanë realizuar mesatarisht një vizitë në dy ditë secili (0.61/ditë).

Sipas të njejtit raport, masa e gjobës është shqiptuar ndaj 157 subjekteve punuese, të cilat edhe pas marrjes së vërejtjes me shkrim nuk kanë vepruar në eliminimin e mangësive të gjetura nga inspektorët e punës, për mos respektimin e dispozitave ligjore. Një përmbledhje e punës në shifra kaq të përgjithësuara dhe pa dhënë asnjëherë detaje rreth rasteve konkrete të gjobitjes apo masave të tjera ndëshkimore, por edhe kalkulimet rreth efikasitetit të inspektoratit më sipër, lënë hapësirë për dyshime rreth mos-efikasitetit.

1 Objektivat, aktivitetet dhe të arriturat e Inspektoratit të Punës gjatë vitit 2012. Mund të gjendet në: https://mpms.rks-gov.net/Portals/0/Librat/Objektivat,%20aktivitetet%20dhe%20t%C3%AB%20arriturat%20e%20Inspektoratit%20t%C3%AB%20Pun%C3%ABs%20gjat%C3%AB%20vitit%202012.pdf

Page 21: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

3. KONKLUZIONE DHE SYGJERIME

3.1. KonkluzioneSiç edhe është raportuar në shumë media deri më tani, të dhënat e paraqitura në këtë raport dëshmojnë se Ligji i Punës dhe Ligji për Siguri dhe Shëndet në Punë implementohen shumë pak në sektorin privat. Shkeljet e identifikuara shtrihen prej mungesës së kontratave si mjet bazë për rregullimin e marëdhënies së punës, mos-respektimi i ligjit për sa i përket pushimeve të garantuara për punonjësit, puna jashtë orarit, pagesat me para në dorë, përjashtimet nga puna pa kriter, e deri tek mungesa e pajisjeve mbrojtëse, mos-ofrimi i trajnimeve adekuate për punonjës, apo shkelje të tjera në dëm të shëndetit dhe mirëqenies së punonjësve. Disa nga shkeljet e këtyre dy ligjeve janë të dukshme që në pamje të parë dhe mund të observohen lehtësisht gjatë vizitave në terren.

Varësisht nga sektori, madhësia e kompanisë, natyra e aktivitetit, secila kompani e vizituar ka karakteristikat e veta specifike, mirëpo në përgjithësi, tek pjesa dërrmuese e kompanive hasen të paktën shkelje të lehta të ligjeve që rregullojnë marëdhënien e punës apo sigurinë dhe mirëqenien e tyre. Në mungesë të sindikatave në sektorin privat për të pëfaqësuar interesat e punëmarrësve në vendin e punës, njëherit niveli më i rëndësishëm për sa i përket ndikimit të drejtëpërdrejtë që ka tek ata, ka hapur rrugë shtrirjes së një forme të vrazhdë të ekonomisë së tregut e cila bazohet në shfrytëzimin e padrejtë dhe trajtim të pa-dinjitetshëm të punëtorëve.

Problemit të përfaqësimit kolektiv i bashkangjitet edhe ai i funksionimit të ngadaltë të gjykatave në adresimin e rasteve që kanë të bëjnë me marëdhëniet punëdhënës-punëmarrës, që dekurajon edhe më tutje punonjësit për veprim individual apo kolektiv në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të tyre.

Zbatimi i njëtrajtshëm dhe i barabartë i Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë është esencial në funksionimin e institucionit të garës në tregun e lirë. Mos-zbatimi i këtyre ligjeve apo zbatimi selektiv dëmton operatorët ekonomik që respektojnë ato, pasi që i vendosë në garë të pabarabartë dhe në pozitë më të disfavorshme ndaj shkelësve të ligjeve.

3.2. Sygjerime dhe RekomandimeFuqizimi i Inspektoratit të Punës në kuadër të MPMS është intervenimi më i domosdoshëm për përmirësimin e zbatimit të ligjeve në terren. Mangësia e parë në lidhje me këtë institucion kaq jetik për zbatimin e ligjeve të punës dhe punësimit vjen nga kapacitetet e pakta njerëzore me të cilat disponon. Me 52 inspektorë2 sa ka gjithsej në dispozicion, Inspektorati e ka të pamundur edhe fizikisht të inspektojë të gjitha kompanitë e regjistruara dhe që veprojnë në Kosovë një herë në vit siç parashihet me ligj.

2 Faqja e MPMS, mund të gjendet në https://mpms.rks-gov.net/sq-al/departmentet/trupaekzekutiveeinspektoriatitt%C3%ABpun%C3%ABs.aspx

Page 22: RAPORT I MONITORIMIT - Support to Social Partnerspartneretsocial.org/uploads/files/2015/April/28/Raporti_i_Monitorimit... · nën udhëheqjen e IKS. Qëllimi i monitorimit është

21

Karshi fuqizimit të këtij institucioni jetik për zbatimin e mirëfilltë të ligjeve të punës dhe punësimit, duhet të shtohet edhe transparenca rreth aktivitetit të tij. Inspektorati duhet të shtojë efikasitetin e tyre në punë duke inspektuar numër më të madh të operatorëve ekonomik, por në të njejtën kohë ta bëjë këtë punë të dukshme në faqen e ministrisë. Publikimi i informatave më të hollësishme për punën e inspektoratit do të nxiste një pajtueshmëri më të madhe me ligjet në fuqi, pasi bizneset do të frikësoheshin nga ndëshkimet e shqiptuara ndaj të tjerëve.

Plotësimi i infrastrukturës ligjore dhe përmirësimi i saj janë të nevojshme në vazhdimësi për të reflektuar gjendjen aktuale në terren dhe rrethanat në të cilat ato implementohen. Në këtë kontekst, disa nga ligjet bazë që rregllojnë marëdhënien e punës duhet të ri-shqyrtohen dhe të reflektojnë si strukturën e ekonomisë së vendit, ashtu edhe gjendjen e mirëqenies sociale në vend.

Hapja e një dege të veçantë të gjykatave për kontekstet punëdhënës dhe munëmarrës. E ashtuquajtura gjykata e punës është praktikë e shpeshtë në shumë vende të botës, përfshirë edhe disa vende të rajonit, që do të lehtësonte dhe përshpejtonte adresimin e rasteve që kanë të bëjnë me shkeljet e legjislacionit mbi punën dhe punësimin, si dhe do të inkurajonte veprimet ligjore ndaj punëdhënsve në rast të shkeljeve.

Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Përkrahje Partnerëve Social”, projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.