rajoni amerikano verior

24
Projekt Lendor Lenda Gjeografi Tema Modelet e Zhvillimit ekonomik Ne Bote Rajoni : Amerika Veriore Punoi: Justin Dema

Upload: edward-newgate

Post on 16-Aug-2015

108 views

Category:

Science


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rajoni Amerikano Verior

Projekt LendorLenda Gjeografi

Tema Modelet e Zhvillimit ekonomik Ne Bote

Rajoni : Amerika VeriorePunoi: Justin Dema

Page 2: Rajoni Amerikano Verior

ObjektivatTe njohim poziten Gjeografike te Rajonit

Amerikano VeriorThe njohim zhvillimin ekonomik dhe urban te

Rajonit Amerika VeriorTe jemi ne gjendje te flasim per kete rajon

Page 3: Rajoni Amerikano Verior

Rajoni Amerikano Verior

Page 4: Rajoni Amerikano Verior

GjeografiaKordileret- të larta, të rrudhosura, piktoreske.Veqohen

me: Parkun Jeloston (Yelloustoun), Kanjonin e Kolorados. Maja më e lartë në Amerikën Veriore Mak Kinli 6194 m.

Luginat e Mëdha Qendrore- shtrihen në mes Kordilereve, gjirit Hadson, Apalsheve dhe gjirit të Meksikës.

Malet Apalshet jan në lindje në mes Luginave të Mëdha Qendrore dhe Ultësirës së Atlantikut. Shtrirje verilindje-jugperëndim me një gjatësi 2500 km dhe gjerësi 300-500 km. Maja më e lartë Maunt Micell 2037 m. Apalashetjanë të pasura me minerale dhe fuqi uji.

Ultësira e Atlantikut shtrihet në mes maleve Apalashe dhe Oqeanit Atlantik. Ajo shkon duke u zgjeruar kah jugperëndimi, është shum e banuar, në të cilën qytete më të mëdha të Amerikës Veriore.

Page 5: Rajoni Amerikano Verior

Në formimin e klimës kan ndikuar: gjersia gjeografike,relievi,hapja ndaj deteve të ftohtë kah veriu dhe gjirit të nxehtë të Meksikës.

Pjesa më e madhe shtrihet në brezin e mesëm i cili cilsohet me tipare të klimës kontinentale dhe detare.

Bregdeti verior-shtrihet në brezin e klimës së ftohët-klima polare.Bregdeti Jugor-zona rreth gjirit te Meksikës janë nën ndikimin e

klimës tropikale dhe subtropikale. Nën ndikimin e rrymës së Golfsrimit.

Bregdeti i Paqësorit-klimë të butë bregdetare me përjashtim të pjesës veriore. Cilsohet me të reshura të mëdha

Temperaturat maksimale prej 57 gradë celsius janë shënuar në Luginën e Vdekjes, në SHBA.

Ndërsa pika më e ftohët prej -66 gradë celsius janë shënuar në Northice ( Grenlandë).

Të reshurat më të mëdha në kete rajon bien në Hederson Lake 6650 mm ( Kolumbia Britaneze në Kanada).

Klima

Page 6: Rajoni Amerikano Verior

Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA)Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e

Bashkuara, Shtetet e Bashkueme, SHBA oseAmerika, anglisht: United States of America) janë republikë federale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzetetetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantik dhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti iAlaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtejNgushticës së Beringut. Shteti i Hawait është arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Paqësor.

Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve. Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse)

Page 7: Rajoni Amerikano Verior

Në 1507, hartografi gjerman Martin Waldseemüller punoi hartën e botës dhe përdori emrin Amerikë (‘’America’’) për hemisferën perëndimore në nderim të eksploruesit dhe hartografit italian Amerigo Vespuçi.Kolonitë e mëparshme britanike e përdorën për herë të parë emrin modern të vendit në Deklaratën e Pavarësisë, duke shpallur “njëzëri pavarësinë e trembëdhjetë Shteteve të bashkuara të Amerikës,” miratuar nga “Përfaqësuesit e Shteteve të bashkuara të Amerikës” më 4 korrik 1776.[Emri i sotshëm u finalizua më 15 nëntor 1777, kur Kongresi i Dytë Kontinental nxori Nenet e Konfederatës, i pari prej të cilëve thotë, “Stili [emri] i kësaj Konfederate do të jetë ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.” Forma e shkurtër “Shtetet e Bashkuara” (United States) është gjithashtu standarde. Trajta të tjera përfshijnë “U.S.”, “USA” dhe “America” në anglisht dhe “SHBA”/"ShBA" e “Amerikë/Amerika” në shqip. Emra bisedimorë në anglisht përfshijnë “U.S. of A.” (SHB të A-së) dhe “the States” (Shtetet). “Columbia”, dikur emër i përhapur për Shtetet e Bashkuara vinte nga emri i Kristofor Kolombit; ai shfaqet në emrin e Distriktit të Kolumbias.

Page 8: Rajoni Amerikano Verior

Mënyra standarde për t'iu referuar një qytetari të SHBA-së është “amerikan.” Në anglisht si dhe në shqip, fjala “amerikan” përdorë rrallë për t’iu referuar njerëzve që nuk kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara. Në anglisht emrat “United States,” “American” dhe “U.S.” përdoren edhe në cilësi të mbiemrit për t’iu referuar vendit (“American values,” “U.S. forces”)

Togfjalëshi “Shtetet e Bashkuara” kryesisht përdoret në shumës në gjuhën shqipe, ndërsa shkurtimi SHBA përdoret në njëjës (SHBA, SHBA-ja, SHBA-së etj.) në Shqipëri ose në shumës (SHBA, SHBA-të, SHBA-ve, etj) në Kosovë. Në anglisht togëfjalëshi "United States" u përdor fillimisht në numrin shumës—p.sh. “the United States are”—sikur që është rasti në Amendamentin e Trembëdhjetë të Kushtetutës së SHBA-ve, miratuar më 1865. Pas Luftës civile u bë e zakontë që emri të përdorej në njëjës—p.sh. “the United States is.” Njëjësi është trajta standarde ; shumësi ruhet në idioma si “these United States” (këto Shtete të Bashkuara)

Page 9: Rajoni Amerikano Verior

Gjeografia Hapësira e përgjithshme tokësore e SHBA-së kontinentale (pjesa ku shtetet kufizohen

drejtpërsëdrejti me njeri tjetrin) është afro 768 milion hektarë. Hawaii, që përfshin një arkipelag në Paqësorin qendror, në jugperëndim të Amerikës Veriore, ka mbi 1,6 milion hektarë.Pas Kanadasëdhe Rusisë, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt më i madh për nga sipërfaqja e përgjithshme, duke u renditur para ose pas Kinës. Renditja varet nga mosmarrëveshja territoriale mes Kinës dhe Indisë dhe mënyra e llogaritjes së sipërfaqes së SHBA-së: “CIA World Factbook” jep 9,826,630 km² statistikat e Kombeve të Bashkuara tregojnë 9.629.091 km² ndërsa Enciklopedia Britanike 9.522.055 km².[Duke përfshirë vetëm sipërfaqen tokësore, Shtetet e Bashkuara janë të tretat në madhësi, menjëherë pas Rusisë dhe dhe pak para KanadasëRrafshi bregdetar i Atlantikut zëvendësohet nga pyjet dhe kodrat e përsëritshme të Piemontit.Malet Apalashe e ndajnë bregun lindor prej Liqeneve të Mëdha dhe pllajave të Mesperëndimit. Lumi Misisipi-Mizuri, sistemi lumor i katërti më i gjatë në botë, rrjedh kryesisht veri-jug përmes qendrës së vendit. Stepat e rrafshëta e pjellore të Rrafshinave të Mëdha zgjerohen drejt perëndimit, të ndërprera nga treva malore në juglindje. Malet Shkëmbore (Rocky Mountains), në kufirin perëndimor të Rrafshinave të Mëdha, shtrihe nga veriu në jug përgjatë tërë vendit, duke arritur lartësinë më të madhe se 4.300 metra në Kolorado. Më në perëndim ndodhet Pellgu i Madh dhe shkretëtirat si ajo Mojave. Vargmalet Sierra Nevada dhe Cascade shtrihen në drejtim të bregut të Paqësorit. Në lartësi prej 6.194 metrash, Mali McKinley iAlaskës është maja më e lartë e vendit. Vullkanet aktive janë të zakonshme në ishujt Aleute dhe Aleksandër të Alaskës dhe Havai përbehet nga ishuj vullkanikë. Supervullkani që gjendet në Parkut Kombëtar Yellowstone në Malet Shkëmbore është veçoria më e madhe vullkanike e kontinentit

Page 10: Rajoni Amerikano Verior

Shtetet e Bashkuara, me madhësinë dhe larmninë gjeografike, përfshijnë shumicën e llojeve të klimave. Në lindje të meridianit të 100-të, klima vargon prej asaj të lagësht kontinentale në veri në atë të lagësht nëntropikale në jug. Cepi jugor i Floridës ka klimë tropikale, sikurse Hawaii. Rrafshinat e Mëdha në perëndim të meridianit të 100-të janë gjysmë të thata. Shumë prej maleve perëndimore kanë klimë alpine. Klima është e thatë në Pellgun e Madh, shkretinore në jugperëndim, mesdhetare në bregdetin e Kalifornisë, si dhe oqeanike në bregdetin e Oregonit, Washingtonit dhe në Alaskën jugore. Pjesa dërmuese Alaksës ka klimë nënarktike ose polare. Moti ekstrem nuk është i rrallë—shtetet që lagen nga Gjiri i Meksikës i nënshtrohet uraganeve dhe shumica e tornedove (dredhëzave) të botës ngjajnë në SHBA.

Page 11: Rajoni Amerikano Verior

EkonomiaShtetet e Bashkuara kanë ekonomi të përzier kapitaliste, që mbështetet në

burimet e begatshme natyrore, infrastrukturën e mirëzhvilluar dhe prodhueshmërinë e lartë.[ Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, PVB amerikan përbën 23% të prodhimit botëror bruto në kursin e këmbimit tregtar dhe gati 21% të prodhimit botëror bruto me barazim të fuqisë blerëse (BFB, PPP).  Më e larta e një shteti sovran, PVB-ja e SHBA-ve ishte 4% më e ulët se PVB-ja e kombinuar e Bashkimit Evropian me BFB më 2007.[Vendi rangohet i shtatëmbëdhjeti në botë sipas PVB-së nominale për krye dhe i gjashti në botë sipas PVB me BFB.] Shtetet e Bashkuara janë importuesi më i madh i produkteve dhe eksportuesi i tretë, ndonëse eksporti për kokë banori është i relativisht i ulët. Kanada, Kina, Meksika, Japonia dhe Gjermania janë partnerët kryesorë tregtarë.[Mallrat kryesorë që eksportohet janë makineria elektrike, ndërsa automjetet përbëjnë importin parësor.[Shtetet e Bashkuara zënë vendin e parë në “Raportin e Konkurrencës BotërorePas një zgjerimi që zgjati mbi gjatë vjet, ekonomia amerikane është në recedim prej dhjetorit 2007

Page 12: Rajoni Amerikano Verior

Më 2009, sektori privat vlerësohet të konstituojë 55,3% të ekonomisë, ku veprimtare e qeverisë federale përbën 24,1% dhe veprimtaria e e qeverive shtetërore dhe vendore (përfshirë transferet federative) përbëjnë 20,6% të mbetura. [Ekonomia është postindustriale, ku sektorin e shërbimeve kontribuon 67,8% të PVB Rrafshi kryesor i biznesit përkah qarkullimi është tregu me pakicë; përkah të hyrat neto janë financat dhe sigurimet.Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë fuqi industriale, me produktet kimike si fushën prijëse në prodhimtari. Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi i tretë i naftës në botë, si dhe importuesi më i madh i saj. Janë prodhuesi më i madh në botë i rrymës elektrike dhe bërthamore, si dhe gazit të lëngshëm natyror, sulfurit, fosfateve dhe kripës. Ndërsa bujqësia merr pjesë me më pak se 1% në PVB, [ Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi kryesor në botë për misër [ dhe sojë.Bursa e Nju Jorkut është më e madhja në botë përkah vëllimi i dollarëve.[Coca-Cola and McDonald's janë dy firmat më të njohura në rruzull

M ë 2005, 155 milion njerëz ishin të punësuar me pagesë, prej të cilëve 80 % në marrëdhënie të plotë pune. Shumica, 79 %, ishin të punësuar në sektorin e shërbimeve.[Me rreth 15,5 milion njerëz, shëndetësia dhe asistenca sociale janë fusha kryesore e punësimit.] Afro 12% e punëtorëve janë anëtare sindikatash, për dallim nga 30% në Evropën Perëndimore. Banka Botërore i rangon Shtetet e Bashkuara të parat përkah lehtësia e punëdhënies dhe pushimit të punëtorëve. Mes 1973 dhe 2003, puna vjetore për mesataren kombëtare u rrit për 199 orë . Pjesërisht si rrjedhojë, Shtetet e Bashkuara gëzojnë prodhueshmëri më të lartë të punëtorëve në botë. Megjithatë, nuk udhëheq më në prodhueshmëri në orë sikurse ishte rasti prej viteve 1950 deri në të 1990-at e hershme; punëtorët në Norvegji, Francë dhe Luksemburg tani janë më produktiv brenda orës. Krahasuar me Evropën, tatimi në të hyra për korporata dhe mbi pronën janë zakonisht më të larta, ndërsa taksat e punës, sidomos të konsumimit, janë më të ulëta

Page 13: Rajoni Amerikano Verior

DemografiaShtetet e Bashkuara projektohen nga Byroja e Regjistrimeve të kenë 306.560.000 banorë,[përshirë një vlerësim prej 11,2 milion imigrantësh ilegalë.[Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë në botë përkah popullsia, pas Kinës dhe Indisë. Shtimi natyror është 0,89%,[ krahasuar me 0,16% në Bashkimin Evropian.[Lindshmëria prej 14,16 në 1.000 banorë, 30% nën mesataren botërore, është më e lartë se cilitdo shtet në Evropë me përjashtim të Shqipërisë dhe Irlandës.[ Në vitin fiskal 2008, 1,1 milion imigrantë u pajisën me leje qëndrimi të përhershëm.] Meksika është burimi prijës i rezidentëve të rinj prej dy dekadash; nga 1998, Kina, India dhe Filipinet qëndrojnë në top katërshen e vendeve prej nga vijnë mërgimtarët.[Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm i industrializuar ku projektohet shtim i madh i popullsisë

Shtetet e Bashkuara kanë popullsi të llojllojshme—tridhjetenjë grupe të prejardhjes kanë më shumë se një milion pjesëtarë.Amerikanët e bardhë janë grupi më i madh racor, ku gjermano-amerikanët, irlandez-amerikanët dhe anglo-amerikanët përbëjnë tri prej katër grupeve më të mëdha të vendit për nga prejardhja kombëtare.[ Afro-amerikanët janë pakica më e madhe racore dhe grupi i tretë përkah prejardhja.[ Azatiko-amerikanët janë pakica e dytë më e madhe racore; dy grupet më të mëdha janë kinezët dhe filipinezët.[Më 2007, popullsia amerikane përbëhej, sipas vlerësimeve, edhe nga 4,5 milion amerindianë dhe indigjenë të Alaskës (2,9 milion vetëm të këtij grupi) dhe mbi 1 milion vendës të Hawait ose të ujdhesave të Paqësorit (ekskluzivisht 0,5 milion)

Page 14: Rajoni Amerikano Verior

Shtimi i popullatës hispanike dhe latine (termet janë zyrtarisht të këmbyeshme) është trend madhor demografik. 45,4 milion amerikanë me prejardhje hispanike identifikohen si etni e veçantë nga Byroja e Regjistrimeve; 64 % të hispanikëve janë me origjinë meksikane.[Mes viteve 2000 dhe 2007, popullata hispanike në vend u rrit për 27 %, ndërsa ajo johispanike për vetëm 3,6 %.[ Rritja kryesisht i atribuohet imigrimit; që më 2007, 12,4 % e popullsisë amerikane qe lindur jashtë vendit, 54 % prej të cilëve në Amerikën Latine.[ Pjelloria është gjithashtu faktor; femra hispanike mesatarisht lind tre fëmijë gjatë jetës së saj. Shkalla e pjellorisë në krahasim është 2,2 për femra zezake johispanike dhe 1,8 për femra të bardha johispanike (nën shkallën e nevojshme për zëvendësim, 2,1Minoritetet (të përkufizuara nga Byroja e Regjistrimit, të gjithë tjerët veç hispanikëve, hispanikët, të bardhët joshumëracorë) përbëjnë 34 % të popullsisë; priten të bëhen shumicë kah viti 2042.[

Rreth 79 % e amerikanëve jetojnë në hapësira urbane (sipas përkufizimit, këto përfshijnë edhe periferitë); gjysma e tyre banojnë në qytete me popullsi mbi 50.000.Më 2006, 254 vendbanime të rregullta kishin mbi 100 mijë banorë, nëntë qytetet ishin milionëshe dhe katër qytete botërore kishin mbi 2 milion banorë (New York, Los Angeles, Chicago dhe Houston).[ Në SHBA ekzistojnë pesëdhjetë hapësira metropolitane me popullsi më të madhe se 1 milion.[Prej pesëdhjetë metropoleve me rritjen më të shpejtë, njëzetetri janë në perëndim dhe njëzetepesë në jug. Metropolet Atlanta, Dallas, Houston, Phoenix dhe Inland Empire në Kaliforni të gjitha u shtuan në popullsi për tri të katërtat nga 2000 më 2006.

Page 15: Rajoni Amerikano Verior

Gjuha Anglishtja është de facto gjuha kombëtare. Ndonëse nuk ka gjuhë zyrtare në

nivelin federal, disa ligje—si kërkesat për natyralizim në SHBA—venë anglishten si standard. Më 2005, rreth 216 milion, ose 81 % e popullsisë pesë vjeç e sipër, fliste vetëm anglisht në shtëpi. Spanjishtja, folur nga 12 % e popullsisë në shtëpi, është gjuha e dytë më e përhapur dhe gjuha e huaj më së shpeshti e mësuar.[ Disa amerikanë avokojnë bërjen e anglishtes gjuhë zyrtare të vendit, siç është rasti në së paku njëzetetetë shtete Hawaishtja dhe anglishtja, që të dyja, janë gjuhë zyrtare në Hawai sipas ligjit shtetëror.[ Përderisa asnjëri shtet nuk kanë gjuhë zyrtare, Meksika e Re ka ligje që mundësojnë përdorimin e anglishtes dhe spanjishtes, sikurse bën Luiziana për anglisht dhe frëngjisht. tjera, si Kalifornia, mandatojnë botimin e versioneve spanjisht të dokumenteve të caktuara qeveritare, përfshirë formularët në gjykata.] Disa treva ishullore janë të garantuara njohje zyrtare të gjuhëve të tyre vendore, krahas anglishtes: samoishtja dhe gjuha çamorro njihen në Samoan Amerikane, përkatësisht në Guam; gjuhët karoline dhe çamorro njihen në Ishujt Veriorë të Marianës; spanjishtja është gjuhë zyrtare në Porto Riko.

Page 16: Rajoni Amerikano Verior

Feja Shtetet e Bashkuara janë zyrtarisht komb shekullar; Amendamenti i Parë i Kushtetutës

së SHBA-ve garanton ushtrimin e lirë të fesë dhe ndalon vendosjen e qeverisjes fetare. Në një studimi më 2002, 59 % e amerikanëve thanë se feja luan “rol shumë të rëndësishëm në jetët e tyre,” figurë shumë më e lartë sesa në cilindo vend tjetër të pasur.[Sipas një sondazhi më 2007, 78,4 % të të rriturve identifikoheshin si të krishterë,[ më pask se 86,4 % sa ishin më 1990.[ Konfesionet protestante përbënin 51,3 %, ndërsa katolicizmi romak, me 23,9 %, ishte konfesioni më i madh individual. Studimi kategorizon evangjelikët e bardhë, 26,3 % e popullsisë, si kohortën më të madhe religjioze të vendit;[ një studim tjetër vlerëson evangjelikët e të gjitha racave në 30-35%.

 Totali i religjioneve jo të krishtera raportuar më 2007 ishte 4,7 %, në ngritje prej 3,3 % më 1990. Fetë tjera prijëse ishin judaizmi (1,7 %), budizmi (0,7 %), islami (0,6 %), hinduizmi (0,4 %) dhe unitarianizmi universal (0,3 %).[Nga 8,2 % më 1990,[ 16,1 % më 2007 përshkruan veten si agnostikë, ateistë, ose thjesht si të pareligjion, përmbajtësisht më pak sesa në shtetet tjera postindustriale si Britania e Madhe (2005: 44 %), por më shumë se në mbarë botën (2005: 12 %)

Page 17: Rajoni Amerikano Verior

Kultura Shtetet e Bashkuara janë komb shumëkulturor, shtëpi e një llojllojshmërie të gjerë të

grupeve etnike, tradita dhe vlerave.[Nuk ka etni “amerikane”; veç popullatave tash të vogla të amerikanëve dhe hawaianëve vendës, gati të gjithë amerikanët janë pasardhës imigrantësh të pesë shekujve të fundit.[ Kultura e përbashkët e shumicës së amerikanëve—kultura qendrore amerikane—është kulturë perëndimore kryesisht e prejardhur nga traditat e imigrantëve evropianë me ndikimi nga burime tjera, siç janë traditat e skllevërve të sjellë nga Afrika.Imigrimi më i vonë nga Azia dhe veçanërisht nga Amerika Latine e kanë zgjeruar përzierjen kulturore, që është përshkruar si kazan i shkrirjes homogjenizues (melting pot) dhe sahan sallate heterogjene (salad bowl), ku imigrantët dhe pasaardhësit e tyre ruajnë karakteristika të veçanta kulturore.

Shfaqja e parë filmike komerciale u dha në qytetin e Nju Jorkut më 1894, duke përdorur kinetoskopin e Thomas Edisonit. Viti vijues shënoi shfaqjen e filmin të parë të projektuar, gjithashtu në Nju Jork, ndërsa Shtetet e Bashkuara prinë në zhvillimin e filmave me zë në dekadad në vijim. Prej fillimshekullit XX, industria filmike e SHBA-ve është bazuar kryesisht në Hollywood, Kaliforni.

Prej fundshekullit XIX, bejsbolli është cilësuar si sporti kombëtar; futbolli amerikan, basketbolli dhe hokeji në akull janë tri sportet tjera ekipore më të popullarizuara. Futbolli dhe basketbolli universitar tërheqin më së shumti shikues. Ndërkaq, futbolli amerikan vlerësohet të jetë sporti më i shikuar. Boksi dhe garat e kuajve ishin sportet më të popullarizuara individuale, mirëpo tani i kanë lënë radhën golfit dhe garave automobilistike. Futbolli luhet me të madhe nga të rinjtë dhe nivele amatore; tenisi dhe sporte tjera janë gjithashtu të pëlqyera.

Page 18: Rajoni Amerikano Verior

KanadajaKanada është shtet në kontinentin e Amerikës Veriore. Kryeqyteti i saj është Ottawa.

Kanadaja, së bashku me Alaskën, zë pjesën veriore të Amerikës së Veriut, pas Rusisë, është vendi më i madh në botë për nga sipërfaqja. Në jug dhe në veriperëndim kufizohet me SHBA dhe në tri anë laget nga deti: oqeani Paqësor në perëndim, oqeani i Ngrirë Arktik në veri dhe oqeani Atlantik në lindje.

Territori i Kanadasë mund të ndahet në tri zona. Në verilindje gjejmë zonën me male të vjetër, të sheshuar nga erozioni, e cila quhet Mburojë Kanadeze. Në zonën qendrore, përreth gjirit të Hudsonit, shtrihet zona e sheshtë e Ultësirave Qendrore. Në perëndim ngrihen vargmalet e Brigjeve dhe malet Shkëmborë.

Kanadaja është e rrethuar nga ishuj të shumtë, sidomos në veri të vendit, që shtyhen deri pranë Polit të Veriut. Në lindje, në Atlantik, ndodhet ishulli më i madh: ishulli Toka e Veriut. Në perëndim brigjet janë shkëmbore, me fjorde të thellë.

Page 19: Rajoni Amerikano Verior

Lumenj të shumtë e përshkojnë Kanadanë, shumica derdhen në veri dhe janë të ngrirë në shumicën e kohës. San Lorenci buron nga liqeni Ontario dhe derdhet në Atlantik. Ky lumë lidh oqeanin me pesë Liqenet e Mëdhenj.

Në Kanada në veri ndodhen plot 250 mijë liqene. Më kryesorët janë: Liqeni i Sipërm, Huron, Eire, Miçigan dhe Ontario, që përbëjnë, në jug, një pjesë të kufirit me SHBA.

Kanadaja ka klimë të ftohtë dhe mbulohet nga pyjet. Më të përhapur janë pisha e bardhë dhe sidomos, panja e sheqerit, simbol i njohur i vendit: gjethja e saj është edhe në flamurin kanadez. Ultësira Qendrore përbëhen nga prerí të gjera.

Sot Kanadaja është një ndër shtatë vendet më të industrializuara të botës. Zhvillimi i saj ekonomik i përket kohëve të vona dhe ka ndodhur në sajë të lidhjeve të ngushta me ekonominë e SHBA. U zgjerua sektori industrial (siderurgji dhe metalurgji) dhe industria minerare. Nëntoka e Kanadasë është e pasur me ar, argjend, hekur, nikel, amiant, uranium dhe burime energjetike (qymyr, gaz natyror dhe naftë).

Sektori industrial i teknologjisë së lartë (informatika, elektronika, bioteknologjitë, telekomunikacioni) dhe përpunimi i drurit ka bërë përparime të mëdha. Kanadaja prodhon 30% të letrës që përdorin gazetat në të gjithë botën. Vetëm një pjesë fare e vogël e tokës (rreth 10%) përdoret nga bujqësia. Mbillet gruri (prodhues kryesor në botë), elbi dhe tërshëra. Kanadaja, Meksika dhe SHBA kanë krijuar NAFTA-n (North American Free Trade Agreement), një bashkim që i ka forcuar marrëdhëniet e tyre tregtare.

Page 20: Rajoni Amerikano Verior
Page 21: Rajoni Amerikano Verior

HistoriaNdërsa traditat e aborigjenëve ishte që banorët e hershëm

kishin trashëguar pjesë te Kanada-së që nga agu i kohës, studimet e arkeologjistëve tregojnë prezencen njerëzore në veri Yukon rreth 26,000 vjet më parë, dhe në jug të Ontario rreth 9,500 vjet më para. Evropianët e parë erdhën kur Vikingët u vendosën përkohësisht në L'Anse aux Meadows pas vdekjes së Krishtit. Evropianët e ardhshëm që eksploruan bregdetin e Kanada-së Atlantike ishin John Cabot në 1497 dhe Martin Frobisher në 1576 nga Anglia, dhe Jacques Cartier në 1534 dhe Samuel de Champlain në 1603 nga Franca. Ligjet e para të përhershme europiane u themeluan nga francezët në Port Royal ne 1605 dhe Quebec City në 1608, dhe nga britaniket në Newfoundland rreth 1610. Eksploruesit europian sollën sëmundjet europiane, të cilat u përhapën në mënyrë të shpejtë midis aborigjenëve, gjë e cila solli uljen e popullsisë aborigjene.

Page 22: Rajoni Amerikano Verior

DemografiaKanadaja banohet thuajse tërësisht nga popullsia e bardhë, e formuar

nga pasardhësit e kolonizatorëve evropianë. Sot, mbi 60 % e popullsisë flet anglisht, rreth 24% frëngjisht (Kubek). Grupe të tjera përbëhen nga italianë, gjermanë dhe holandezë. Kohët e fundit janë shpërngulur edhe shumë shqiptarë. Niveli i jetesës së kanadezëve është shumë i lartë dhe janë mjaft të zhvilluara shërbimet sociale. Popullsia e dikurshme vendase, lëkurëkuqtë dhe eskimezët, jetojnë të mënjanuar dhe përbëjnë 0.5 milionë banorë. Rajoni lindor, sidomos zona e Liqeneve të Mëdhenj në kufi me SHBA është pjesa më e populluar e Kanadasë, ku ndodhen edhe qytetet më të rëndësishme. Në pjesën tjetër të vendit, zona të gjera janë pak të ose aspak të populluara. Qyetet kryesore janë: Otava (340.000 banorë) kryeqyteti federal, Monteral (1.100.000 banorë), Toronto (2.800.000 banorë) dhe Vankuver (600.000 banorë).

Page 23: Rajoni Amerikano Verior

KulturaKanada është një vend mërgimtarësh (emigrantëve) dhe

kultura e sajë është një mikro mozaik i kulturës botërore. Në këtë mozaik kanadezë edhe kultura e krijuar mbi themelet shqiptare ka arritur të zhvillohet në një shkallë organizimi shoqërorë në bashkësi kulturore. Për zhvillimin e më tutjeshëm të kësaj kultre përkujdesen organizata e bashkësi të ndryshme shoqërore shqiptare dhe kandeze që në gjirin e vetë kanë shqiptarë dhe fëmijt e tyre me shtetësi kanadeze dhe pjestarë tjerë të kësaj shtetësie.

Si elemente të kësaj kulture është edhe shkolla shqipe "Nënë Tereza" në Montreal, themelar më 19 Janar 2002 nga Bashkësia Shqiptare e Kubekut ne Montreal

Page 24: Rajoni Amerikano Verior

GjuhaKanadaja ka dy gjuhë zyrtare, anglishten dhe frengjishten, prej

59.7% dhe 23.2% e popullsisë perkatesisht. Kjo e bën Kanadanë një shtet bilingual.

Himni KanadezO Canada! Our home and native land! True patriot love in all

thy sons command.With glowing hearts we see thee rise, The True North strong

and free!From far and wide, O Canada, we stand on guard for thee.God keep our land glorious and free! O Canada, we stand on

guard for thee.O Canada, we stand on guard for thee.