qafë bora

2
DITARI NGA – QAFË BORA - SHQIPËRI – 2012 Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 16.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta. Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta. Udhëtuam me dy furgona, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin Bajram Curr, përtej fshatit Dragobi, gjer në fshatin Qerem të lmd. prej 1150 metrash, i cili kishte 27 km largësi nga Bajram Curri, gjegjësisht 67 km largësi nga Gjakova. Fshati Qerem gjendet në një natyrë të mrekullueshe në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi. Vetëm kufiri e ndan nga fshati Vraninë i Malit Zi. Dikur kishte pasur 400 banorë, ndërsa tani numri i banorëve ishte në rënje e sipër, për shkak të kushteve të vështira për jetesë, sidomos gjatë dimrit kur nga bora e madhe që bie fshati boshatiset. Ishte ora 9.00 kur nga ai fshat filluam shtegtimin nëpër ato shtigje të bukura malore dhe lëndina të gjelbëruara, për të kaluar stanet e asaj ane dhe mbërritur në ora 11.00 tek guri kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi, gjegjësisht në Qafë Borë të lmd prej 1850 metrash. Këtë ditë pikësynim kishim majën Kuji i Kadisë e cila gjendet mbi atë qafë, në lmd prej 2149 metrash, por për shkak të mjegullës që kishte kapluar atë pjesë na u desh që në pikën kufitare të Qafë Borës ta përfundojmë marshimin. Ajo pikë kufitare gjendej në një luginë e cila e ndante Shqipërinë nga Mali i Zi. Nga aty, afro shtatë kilometra në brendësi të Malit Zi gjendej fshati Vuthaj. Ajo pikë e evidentuar me nr. 19, në të djathtë kishte majen Kuji i Kadisë, ndërsa në të majtë Majen e Borës, e cila pastaj vazhdon duke u shkrirë në bjeshkët e larta të Kollatës. Nga koha e papërshtatshme nuk patëm mundësi që nga largë t’i shohim bjeshkët tjera përreth, mirëpo prapëseprapë bukuritë e atyre bjeshkëve mund të kuptoheshin. Pasi që po rigonte edhe shi ngapakë aty nuk qëndruam shumë, por menjëherë pasi që bëmë foto dhe soditëm atë natyrë filluam zbritjen poshtë tek pylli për t’u akomoduar. U vendosëm në luginën e cila nga njëra anë kishte pyllin dhe një rrjedhë uji, ndërsa nga ana tjetër ku ne ishim vendosur, kishte vargun e bjeshkëve të Kollates. Aty menjëherë me iniciativën e Bujarit dhe Suphiut është ndezur zjarri. Zjarri ishte mjaft i nevojshëm pasi që binte ngapakë shi dhe bënte mjaft ftohët. Ashtu duke u ngrohur kemi ngrënë, pushur dhe zhvilluar biseda gjer në ora 13.00, kur dhe vazhduam kthimin. Jemi kthyer nëpër të njëjtin shteg kah kishim shkuar. Në ora 14.30 minuta

Upload: shba-pashtriku

Post on 11-Mar-2016

221 views

Category:

Documents


1 download

DESCRIPTION

Qafë Bora - Shqipëri 16.09.2012

TRANSCRIPT

Page 1: Qafë Bora

DITARI NGA – QAFË BORA - SHQIPËRI – 2012

Nisja për këtë marshutë është bërë të dielen më 16.09.2012 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë, dhe nga Lagjja Mulla Jusuf në ora 6.00, ndërsa kthimi në ora 18.30 minuta.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 20 veta.Udhëtuam me dy furgona, nëpër doganen e Qafës së Morines, qytetin Bajram Curr, përtej

fshatit Dragobi, gjer në fshatin Qerem të lmd. prej 1150 metrash, i cili kishte 27 km largësi nga Bajram Curri, gjegjësisht 67 km largësi nga Gjakova. Fshati Qerem gjendet në një natyrë të mrekullueshe në zonën kufitare në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi. Vetëm kufiri e ndan nga fshati Vraninë i Malit Zi. Dikur kishte pasur 400 banorë, ndërsa tani numri i banorëve ishte në rënje e sipër, për shkak të kushteve të vështira për jetesë, sidomos gjatë dimrit kur nga bora e madhe që bie fshati boshatiset.

Ishte ora 9.00 kur nga ai fshat filluam shtegtimin nëpër ato shtigje të bukura malore dhe lëndina të gjelbëruara, për të kaluar stanet e asaj ane dhe mbërritur në ora 11.00 tek guri kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit Zi, gjegjësisht në Qafë Borë të lmd prej 1850 metrash. Këtë ditë pikësynim kishim majën Kuji i Kadisë e cila gjendet mbi atë qafë, në lmd prej 2149 metrash, por për shkak të mjegullës që kishte kapluar atë pjesë na u desh që në pikën kufitare të Qafë Borës ta përfundojmë marshimin. Ajo pikë kufitare gjendej në një luginë e cila e ndante Shqipërinë nga Mali i Zi. Nga aty, afro shtatë kilometra në brendësi të Malit Zi gjendej fshati Vuthaj. Ajo pikë e evidentuar me nr. 19, në të djathtë kishte majen Kuji i Kadisë, ndërsa në të majtë Majen e Borës, e cila pastaj vazhdon duke u shkrirë në bjeshkët e larta të Kollatës.

Nga koha e papërshtatshme nuk patëm mundësi që nga largë t’i shohim bjeshkët tjera përreth, mirëpo prapëseprapë bukuritë e atyre bjeshkëve mund të kuptoheshin. Pasi që po rigonte edhe shi ngapakë aty nuk qëndruam shumë, por menjëherë pasi që bëmë foto dhe soditëm atë natyrë filluam zbritjen poshtë tek pylli për t’u akomoduar. U vendosëm në luginën e cila nga njëra anë kishte pyllin dhe një rrjedhë uji, ndërsa nga ana tjetër ku ne ishim vendosur, kishte vargun e bjeshkëve të Kollates. Aty menjëherë me iniciativën e Bujarit dhe Suphiut është ndezur zjarri. Zjarri ishte mjaft i nevojshëm pasi që binte ngapakë shi dhe bënte mjaft ftohët. Ashtu duke u ngrohur kemi ngrënë, pushur dhe zhvilluar biseda gjer në ora 13.00, kur dhe vazhduam kthimin.

Jemi kthyer nëpër të njëjtin shteg kah kishim shkuar. Në ora 14.30 minuta mbërritëm tek automjetet, prej nga pastaj vazhduam shetitjen dhe vizitën për në brendi të fshatit Qerem. Në fshat vizituam lapidarin, shkollat e rrënuara, hidrocentralin, si dhe shtëpitë e fshatit. Tek lapidari na është ofruar një fshatar i vjetër i cili na shoqëroi dhe njoftoi për shumë gjëra rreth atij fshati. Pas vizitës kemi ndaluar tek shitorja apo kafeneja e improvizuar me dërrasa, për të shuajtur etjen me nga një pije. Aty poashtu qëndruam afro një gjysmë ore, duke pushuar dhe zhvilluar biseda me pronarin e lokalit rreth bjeshkëve dhe asaj zone kufitare.

Ishte ora 16.15 minuta kur nga aty vazhduam rrugën për në Gjakovë. Gjithë atë rrugë të vështirë për të cilën po flitej se shpejtë do të rregullohet, e kaluam pa ndaluar fare, prandaj në ora 18.30 minuta kemi mbërritur në Gjakovë.

Edhepse koha e papërshtatshme, pastaj rruga malore nga lugina e Valbonës gjer në Çerem mjaft e vështirë, prapëseprapë natyra e bukur dhe interesante që ne po e vizitonim për herë të parë, bënë që ne të kalojmë mjaftë mirë dhe të relaksohemi.

Përfundimisht kaluam:Udhëtim me furgon: 5.15 minuta ( 3 + 2.15 )Ecje këmbë: 3.30 minuta ( 2 + 1.30 ).Ecje gjatësi rrugore: 16 km. ( 8 + 8 )Ecje këmbë m/lmd: 700 m/lmd ( 1150 - 1850 )

Përshkroi : Ilir Lyta SHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 16.09.2012

Page 2: Qafë Bora