punim diplome - filologjiku.uni-gjk.org shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin...

35
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Gjuha dhe leksiku në veprën e Lasgush Poradeci MENTORJA: KANDIDATI: Dr. Rovena Vata Gentiana Shala Gjakovë, 2018

Upload: trandiep

Post on 29-Aug-2019

420 views

Category:

Documents


9 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Gjuha dhe leksiku në veprën e Lasgush Poradeci

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Gentiana Shala

Gjakovë, 2018

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Gjuha dhe leksiku në veprën e Lasgush Poradeci

Komisioni:

Kryetar___________________________

Anëtar____________________________

Anëtar____________________________

MENTORJA: KANDIDATI:

Dr. Rovena Vata Gentiana Shala

Gjakovë, 2018

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

3

Pasqyra e lëndës

HYRJE .................................................................................................................................. 4

1. Objekti dhe motivimi i temës ................................................................................................... 4

2. Metodologjia dhe metodat e punës ....................................................................................... 5

3. Baza teorike e punimit ............................................................................................................. 5

4. Synimi i temës ........................................................................................................................... 5

KREU I: Vendi i Lasgush Poradecit në letrat shqipe ........................................................ 9

1.1 Gjuha shqipe ............................................................................................................................. 9

1.2 Letërsia shqipe ....................................................................................................................... 12

1.3 Vendi i Lasgush Poradecit në letërsinë shqipe .................................................................. 12

1.4 Elementet biografike për Lasgush Poradecin .................................................................... 15

KREU II: Lasgush Poradeci-Princ i poezisë shqipe ........................................................ 18

2.1 Gjuha dhe leksiku në veprën e Lasgush Poradecit ........................................................... 18

2.2 Vargjet me sens kritik ............................................................................................................ 26

2.3 Vargje poetike ......................................................................................................................... 28

2.5 Krijimet për dashurinë! ........................................................................................................... 29

2.6 Poeti piktor dhe piktori poet .................................................................................................. 30

PËRFUNDIME: ................................................................................................................... 32

BIBLIOGRAFIA: ................................................................................................................. 35

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

4

HYRJE

1. Objekti dhe motivimi i temës

Jetojmë në një kohë kur informacioni zë hapësirën më të rëndësishme në komunikimin ndërmjet

njerëzve. Dukuria në fjalë tashmë është i përhapur, që nga faqet e medies së shkruar, medieve vizive

satelitore, tokësore, radiofonike dhe sidomos nëpër mjet teknologjive më të përhapura të internetit

dhe rrjeteve elektronike të komunikimit celular, nga qendrat e mëdha qytetare, gjer në lokalitetet më

të thella, duke përvijuar idenë gjithmonë e më të afërt drejt realitetit të globalizmit. Shqipëria është

pjesë e së tërës dhe bota sa vjen e më tepër, nëpërmjet komunikimit, herë i ngushton dhe herë i afron

hapësirat e saj, jo vetëm gjeografike. Në të gjithë këtë trysni të jetës moderne, ku jepet e merret

informacion në hapësirë të pamatë, në një në kohë rekord, ne përforcojmë idenë se studimi mbetet

banka e vetme ku është depozituar dija. Jo më kot e filluam këtë parashtrim me një ekspoze të shpejtë

se çfarë ndodh aktualisht rreth nesh. Për të vënë në dukje faktin, se përveç dobisë me të vërtetë të

madhe të këtyre metodave në përhapjen e informacionit dhe komunikimit, të gjitha njëherazi për

këndvështrimin e tyre tërësor mbartin një antikap të përbashkët. Ato kanë trajta tepër fluide si pasojë

e shpejtësisë me të cilën lëvizin dhe si rrjedhojë, janë tepër fragmentare për të krijuar një ide solide

rreth një hulumtimi të kompletuar, qoftë ky edhe shkencor, që në rastin tonë e kryen më së miri vetëm

një vështrim qasës dhe i shteruar për X autor. Metoda është ndërtuar e tillë, që të vërehet

drejtpërdrejt përmbajtja e veprave të përfshira në të, por edhe për të theksuar faktin tjetër që ato

njihen pak ose aspak në publik. Kjo për shembull për Y autor, në rastin konkret Lasgush Poradecin.

Poezia e tij solli një ndjeshmëri në letërsinë shqiptare, solli një kërkim të thellë edhe gjuhësor, e formal

dhe një figuracion të paparë artistik. Poezia lasgushiane pati një komunikim jo të zakonshëm me

lexuesin dhe kritikun e kohës. Shumë prej tyre e pagëzuan si princ të letërsisë shqipe, ndërsa shumë

të tjerë vunë në pikëpyetje vlerat e poezisë së tij, veçanërisht në periudhën pas dy luftërave botërore.

Në të gjitha këto vite, ajo që vërehet është fakti se mungon informacioni i përqendruar në një tekst

unik, brenda një libri të destinuar për të qenë burimi i informacionit më të plotë, jo fragmentar për

teoritë receptive të një autori, të cilat të përfshijnë të gjitha të dhënat kundrejt objektit të studimit,

deri në kufijtë e së shtershmes mes autorit dhe lexuesit. Me të shtershme kuptojmë çdo informacion

që ekziston si i veçantë, në lidhje të përhershme me veprën dhe autorin, që ne përpiqemi ta sjellim si

tërësi në shërbim të së ardhmes. Burimi i informacionit tashmë duhet të jetë i mbledhur në një pikë

të vetme. Ka ardhur momenti të zhvillohet dija në formë informacioni të gatshëm për komunikim,

konkretisht rreth një personaliteti të caktuar të letrave shqipe, kryesisht mbi veprën e tij, kohën e

krijimtarisë apo lexuesin eksplicit dhe implicit. Me këtë nuk nënkuptohet vetëm analiza e veprës

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

5

letrare, por specifikisht e kemi fjalën për arshivimin e saktë të periodikut dhe toponimeve a

hidronimeve, që kanë lidhje me publikimet e ndryshme, në vite. Këto janë refleksione të drejtpërdrejta

apo të tërthorta, nga autorë në organe të ndryshme, në vende, e pse jo edhe në lëvrime gjuhësh të

huaja, që në fakt do t’i jepnin informacionin e duhur për analizë historisë së letërsisë shqipe. Ajo duhet

të gjykojë faktorët se përse vepra ka lënë gjurmë në kohë specifike dhe është njëtrajtësuar në këtë

hapësirë kulturore. Kështu krijohet ideja solide sa më e plotë rreth personalitetit individual krijues të

autorit. Me këtë ide është hedhur njëherazi edhe guri themeltar i etapave të caktuara brenda të cilave

hulumton më tej “Teoria e Letërsisë”.

2. Metodologjia dhe metodat e punës

Për të realizuar këtë temë jemi ndalur në disa metoda, por si fillim po përmendim metodën biografike

dhe atë sociologjike. Metoda e parë na ndihmon, që përmes të dhënave të jetës së autorit dhe

formimit të tij, të zbulojmë se pse ka shkruar kaq shumë për gjuhën, për poezinë, për letërsinë. Ndërsa

metoda sociologjike na bën të ditur se përmes të dhënave dhe faktorëve historikë, kulturorë dhe social

e kanë çuar Lasgush Poradecin në formimin e veprave të tij, që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe.

Duke përdorur herë njërën dhe herë tjetrën metodë, kemi arritur në përfundimet e kësaj teme

diplome.

3. Baza teorike e punimit

Si bazë kryesore për të realizuar këtë teme kemi shfrytëzuar veprat e Din Mehmetit, por edhe duke e

gërshetuar me literaturë të bollshme shkencore. Monografitë, studimet apo referimet janë jo të pakta.

Si literaturë teorike jemi mbështetur në studimin që ka bërë profesor Eldon Gjika në lidhje me figurën

e Lasgush Poradecit.

4. Synimi i temës

Pra, gjithçka që ekziston rreth autorit dhe veprës letrare të tij, e pasqyruar në vite, duhet të

përmblidhet në një vështrim të arsyetuar, me qëllimin për ta përqendruar informacionin kulturologjik

dhe për ta shndërruar atë në komunikim efikas. Për t’i dhënë trajtë më të plotë puzzle-s me fjalë. Duke

bërë edhe njëfarë përmbledhje pasqyruese, indirekte të gjuhës së shtypit dhe frazeologjisë ndër vite.

Për t’u dhënë liri dhe kursim kohe të gjithëve. Për të kompletuar mënyrën e trajtimit shkencor, letrar

të informacionit rreth lexuesit dhe autorit, të cilin studiuesi kërkon ta zotërojë. Hans Robert Jauss-i

mbetet themeluesi i kësaj metode. Ndërmjet të tjerash, ky punim receptiv mbi veprën poetike të

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

6

Lasgush Poradecit ecën në gjurmët e këtij profili. Vihet re lehtësisht, se jemi në hapat e para të kësaj

metode për të cilën uroj të zgjerohet edhe me trajtesa të tjera, për të konsoliduar studimin e letërsisë

shqipe. Insistimi ynë për t’u paraqitur me një punim të tillë, ka të bëjë me të gjithë faktorët e

sipërpërmendur për t’i ardhur në ndihmë gjithsecilit, në këtë dritë parje të veprës së një autori. Janë

të njohura praktikat e të çuarit deri në profesionalizëm të profesionit të bibliotekarit në botën e

civilizuar. Për këtë punë ka specializime përkatëse, për ta kryer profesionalisht këtë detyrë.

Nganjëherë aq frytdhënëse janë këto përkujdesje të punonjësve të bibliotekave ndaj librit, sa i kanë

ndryshuar kahun edhe vetë letërsisë së përbotshme, si në rastin e Borgesit, bibliotekarit mahnitës. Të

gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë

receptimit (veprës, jetës së autorit dhe lexuesit). Përngjason si lojë fjalësh, por nuk është e tillë.

Receptimi mbështet dhe zhvillon rrugën e dijes. Nëpërmjet tekstesh të tjera jemi në gjendje të

dekodojmë vetë receptimin, e nëpërmjet tij vetë historinë e kulturës së njerëzimit për të interpretuar

a imituar. Kjo është “loja” që luhet në rastin e përthithjes së informacionit. E gjejmë të udhës të

theksojmë që në nisje të punimit tonë, se për Lasgush Poradecin ekziston një kritikë e mirëfilltë

dedikuar veprës letrare. Disa mendime janë shprehur në fillim, në periodikun e kohës, të cilat mund

të konsiderohen si përsiatje fillestare. Më pas është vijuar me një shumësi studimesh letrare. Lista e

organeve të periodikut mund t’u hyjë në punë studiuesve dhe të interesuarve të tjerë. Në fund të

punimit tonë gjendet bibliografia e përbërë nga treguesit e saj. Ajo përmban të dhëna për autorët që

kanë shkruar për veprën letrare të Lasgush Poradecit, për poezitë e publikuara në organe të ndryshme

të shtypit dhe listën e plotë të periodikut, ku është botuar krijimtaria e Lasgush Poradecit. Nis e

dëgjohet për ekzistencën letrare të L. Poradecit gjatë periudhës 1928-1939, periudhë e cila shënon

edhe botimet e para sporadike të vjershave dhe më pas botimin e dy librave me poezi “Vallja e yjve”

(1933)1 dhe “Ylli i zemrës” (1937).2 Ribotimi i vëllimit të dytë bëhet në vitit 1939. Konkretisht në vitet

1932-1939 vëllimet poetike të Lasgushit do të botohen në Rumani, për t’u sjellë në Shqipëri, tregtuar

e shpërndarë më pas. Kemi edhe një botim tjetër të Poradecit, në Rumani, në vitin 1946. Janë 15 faqe

me titull: “Misioni i shqiptarëve të Bukureshtit dhe Naim Frashëri”. (Fjala e Lasgush Poradecit, ish-

sekretar i përgjithshëm i Kolonisë së Bukureshtit, mbajtur me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit

tonë kombëtar). Periudha kohore 1928-1944 do të ketë të ekspozuar në vitrinën e shtypit, pjesë nga

poezitë e Lasgushit. Vitet pasçlirimit të vendit, nga 1945-sa deri më ‘75-sën nuk do të kenë asnjë varg

të publikuar. Në këtë periudhë do të botohen pak poezi të poetit të “harruar” që në gjallje të tij. Shteti

komunist e boton veprën e L. Poradecit vetëm tri herë, konkretisht në vitet ’60, ’74 dhe ‘90. Duke

mbetur në këtë kuadër, pas vitit ’97-të është shkruar shumë për Lasgushin. Jemi përpjekur të jemi sa

1 L. Poradeci, Vallja e yjve, Shtypur në Albania, Kostancë, 1933, f. 119. 2 L. Poradeci, Ylli i zemrës, Shtypur në Albania, Kostancë, 1937, f. 184.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

7

më të saktë në atë që është botuar këtej dhe andej kufirit. Njohja e më pas vazhdimësia e famës së

Llazar Gushos përmblidhet në disa periudha duke përfshirë në vetvete dritëhije të shumta.

Popullorizimi i tij ka mbërritur gradualisht në letërsinë shqipe. Këtë e dëshmon kritika letrare. Ndërkaq

nuk duhet të harrohet që vazhdohet të shkruhet çdo ditë për jetën dhe veprën letrare të Poradecit.

Për krijimtarinë e Lasgush Poradecit deri tani kanë shkruar kritikët, historianët e letërsisë, eseistët,

teoricienët, historianët, gjuhëtarët, pedagogët, shkrimtarët, filozofët, gazetarët, politikanët, krijuesit

e rinj të letërsisë e shumë të tjerë. Për krijimtarinë e tij janë botuar shkrime të llojeve dhe trajtimeve

të ndryshme, studime, monografi, vështrime, sprova, trajtesa apo romane, tregime, poezi dhe janë

realizuar disa filma dokumentarë. Janë shkruar vjersha nga gjithfarë poetësh, të njohur dhe të pa

afirmuar akoma në letërsinë shqipe. Ismail Kadare shkruan romanin “Ikja e shtërgut”3, për L.

Poradecin. Mjafton të shohësh bibliografinë e arsyetuar për Lasgush Poradecin dhe kupton se sa

shumë është shkruar dhe botuar për të në vite.4 Poradeci vazhdon të mbetet poet i gjithë shqiptarëve,

në trevat ku ata jetojnë. Popullorizimi i poetit, për shkak të ideve, gjuhës poetike të zhdërvjellët dhe

filozofisë, nga shumë lexues do vështrohet i shenjtë, ndërsa një pjesë tjetër e mendonin më të

hershëm në letërsi sesa periudha letrare së cilës i përkiste. Lasgush Poradeci, adhurohej nga lexues të

grupmoshave të ndryshme. Lexuesi në horizonte pritëse ka shfaqur gjithherë dëshirën për ta pasur

veprën e Poradecit në dorë. Përgjithësisht ajo ka munguar në intervale kohore për shkak të tirazhit të

vogël, së pari të shtypur në Rumani, së dyti, “injorimit” që i bëri diktatura enveriane në vitet e saj dhe,

së treti prej mos ribotimit të familjarëve të poetit pas viteve ’90. Më 1999, botohen tri veprat letrare,

për të vijuar me vitet 2002, 2005, 2009 dhe 2010 në shtëpi të tjera botuese private, një pjesë e tyre

edhe si ribotim ose bashkim librash. Për sa i përket pjesës letrare, mund të themi që vetëm pas vitit

’90 ajo meritoi skeptrin mbretëror të princit të talentuar në letërsi. Vitet ’90 e këtej dëshmojnë një

gjeografi të re të mendimit kritik, për shfaqur në libra dhe periodikë të ndryshëm. Prezantohen

lirshëm, analiza dhe vlerësime sintezë, pikërisht në kohën më të përshtatshme të mundshme. Kjo

situatë është pak a shumë e ngjashme përsa u përket edhe pjesëve të veprës letrare të Lasgushit, të

botuara në periodikë shqiptarë në vitet 1922-2009. Kosova, atëherë krahinë autonome e Jugosllavisë

prezantoi botime speciale të veprës së poetit dhe i festoi, plot dinjitet përvjetorin e lindjes. Kosova rrit

përmasat e Lasgushit. Nën kujdesin e Sabri Hamitit kemi katër botime të plota, cilësore, të lirikave në

vitet ’68, ’78, ’86 dhe ’90. Poradeci është poeti i vetëm shqiptar, i “vdekur” nga regjimi diktatorial, që

në gjalljen e tij. Lasgushi, ndërkaq, klasifikohet ndër ata autorë që e ka patur pranë lexuesin dhe

receptuesin e veprës së tij poetike, pasi marrëdhëniet e poezisë së tij, nuk kanë qenë asnjëherë të

largëta nga Shqipëria. Lasgushi e ka dashur Shqipërinë dhe lexuesin e tij dhe këtë e ka bërë përmes

3 I. Kadare, Përballë pasqyrës së një gruaje, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2001, f. 113-154. 4 I. Shyta, Lasgush Poradeci Bibliografi e arsyetuar, Shtëpia botuese “D.I.J.A-Poradeci”, Pogradec, 2009, f. 320.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

8

gjuhës, pasi zgjodhi të shkruajë shqip. Nga ana tjetër lexuesi e ka dashur dhe lexuar me kujdes veprën

e lirikut, duke e ngritur lart atë nëpër kohëra. Vlerësimi i kësaj ane artistike të prekshme, në kuptimin

letrar si gjendje apo vizion, luan një rol primar për të fokusuar të gjitha planet e përfaqësimit të

Lasgush Poradecit. Poeti bën një jetë modeste deri sa shuhet, është atdhetar në gjallje dhe lartëson

poetikisht atdhedashurinë e ngulitur nga të parët e familjes Gusho.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

9

KREU I: Vendi i Lasgush Poradecit në letrat shqipe

1.1 Gjuha shqipe

Lazar Gusho është Personi, qenia njerëzore, pra është emri i njeriut. Lasgush Poradeci është

Personaliteti i letrave, emri i artistit, identiteti themelor krijues. Mbasi pseudonimi është emër i

rrejshëm, është maska apo tjetërsimi, atëherë emërtimi Lasgush Poradeci nuk është pseudonim, por

emër që do të thotë emërtim i parë. Jo vetëm në teorinë kratilike të gjuhës, ku shprehja gjuhësore:

me tingëllimin, formën e domethënien është në pëlqim me sendin, qenien a dukurinë që emërton,

por përgjithësisht emërtimi i parë bëhet në një shkallë të lartë të motivimit e të përqendrimit. Personi

dhe Personaliteti ynë, në këtë rast ka dy shkallë të dalluara të emërtimit e të motivimit të tij. Herën e

parë emërtimi është i prindërve ndaj forma emërtuese Lazar Gusho, ka si emër një trajtë biblike: Lazar

dhe si mbiemër një trajtë familjeje: Gusho.

Herën e dytë motivimi është më i ndërliqshëm e më i ndjeshëm se ka të bëjë me emërtimin e vetvetes.

Tash kemi të bëjmë me qenie të rritur dhe tashti është emri që duhet t’i ngjajë njeriut e jo njeriu emrit,

si në rastin e parë.

Atëherë si dhe pse e tretë, dhe në të vërtetë, a e tretë Personaliteti emrin e Personit dhe cila është

dramatika e këtij ndërrimi. Esenca është që këtu kemi gjetjen e emrit të artistit, poetit, dhe ky emërtim

është vetvetiu një krijim, një metaforë5.

Trupi, Zemra, Shpirti janë metaforat themelore që ngrehin sistemin poetik të Lasgushit, një strukturë

që ngrehet nga fizika në domethënies, si finalitet tregon që metafora nuk është funksion në këtë poezi,

por është esencialitet. Prandaj, zbulimi e leximi i saj është zbërthim i domethënies. Në këtë kuptim

metaforat vetë bëhen çelës të kuptimit e të interpretimit të poezisë.

Gjuha e zjartë, Bukuria llaftare, Malli i zi, Një çudi prej pikash lot, Jetë-e-vdekje-përqafuar, Ti liri-ti

robëri; të dala nga një proces dramatik i kërkimit e krijimit poetik, tanimë nuk janë shprehje të

fuqishme poetike, por edhe tema të brendshme të sistemit poetik që shkon në thellësitë e zbulimit të

botës shpirtërore. Poezia e tij është e shkruar gjithnjë nën shenjën e fortë të afektivitetit, sipas

formulës poetike: me zjarr ju flas, me zjarr.. këtu zjarri është dramatika e veçantë e krijimit. Të krijosh

një figurë të re, do të thotë të krijosh një botë të re, ky është rezoni poetik i Lasgushit, që del nga

tërësia e sistemit figurativ6.

5 Sabri Hamiti, Studime letrare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Botime të veçanta XLIX, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Prishtinë, 2003, f. 434. 6 Sabri Hamiti, Studime letrare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Botime të veçanta XLIX, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Prishtinë, 2003, f. 439.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

10

Duke u nisur në temën themelore të poezisë së tij, dashurinë, Lasgush Poradeci ka ngritur këtë skemë

të titujve të veprave poetike:

Vallja e Yjve-Ylli i Zemrës-Zemra ime-Ime shoqe.

Dy titujt e parë janë të librave poetikë që njohim, dhe siç shihet titujt kanë një formulim të figuruar,

ata janë metafora sintagmatike. Këta tituj dhe përfshijnë poezinë më të madhe të Lasgushit. Dy titujt

tjerë janë projektuar si libra, të cilët poeti nuk ka arritur t’i përfundojë si sisteme të kryera, ndonëse

kanë mbetur shumë poezi në dorëshkrim. Por, bie në sy që dy titujt e fundit kanë tendencën që nga

metafora të kalohet në kuptimin e parë7.

Specifika e tij letrare ma së miri mund të përmblidhet me këto fjalë paradoksale: Lasgush Poradeci

ndien si romantik, mendon si klasicist, asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe

i kujdesshëm e fanatik ndaj vargut si parnasist. Asht eklektik dhe origjinal në cdo pikëpamje, so

shprehet studiuesi Rexhep Qosja8.

Në kontekstin e gjerë të zhvillimeve të letërsisë sonë, kundruar nga aspekti i marrëdhënies ndërmjet

gjuhës dhe poezisë, nuk ka dyshim se një nga përbërësit që e veçon poezinë e Lasgush Poradecit nga

krijimet e poetëve tanë të tjerë është pikërisht gjuha e poezive të tij. Në pikëpamje të përzgjedhjes së

fjalësit poetik Lasgushi mbetet në vijën e pjesës dërrmuese të rilindësve, veçmas të Naim Frashërit,

për një gjuhë të pastër shqipe dhe pothuajse pa barbarizma, pa ngurruar që këtë hapësirë ta

përmbushë madje edhe me fjalë të vjetra dhe me lokalizma. Gjithashtu ai, duke u mbështetur mbi

gjedhen e fjalëformimit shqip, krijon fjalë të reja dhe në mënyrë të veçantë një numër të

konsiderueshëm kompozitash9.

Gjuha nuk është preokupim i Lasgushit vetëm si mjet shprehës i botës së tij, ajo është më shumë sesa

kaq-mund të thuhet se kjo është bërë një motiv krijues. Ky interesim për gjuhën shqipe përbën

vazhdimësinë e motivit të ndeshur aq dendur te rilindësit tanë dhe veçmas te Naimit.

Gjuha e poezive të Lasgushit është gjuhë e një autori, i cili jo vetëm se e dashuronte thellësisht gjuhën

shqipe, por mund të thuhet gjithashtu se është gjuhë e një njohësi të rrallë të fjalëve të vjetra po aq

sa edhe të gjedheve të fjalëformimit dhe tërë kjo përvojë e ky gjenialitet krijues shkrihen në poezitë e

tij. Lasgushi nuk është vetëm një lëmues fjalësh e shprehjesh poetike, i dhënë pas efektesh tingëlluese

dhe pas rimash, sikundër është konstatuar sa e sa herë më parë. Ai është edhe një qëmtues i

7 Sabri Hamiti, Studime letrare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Botime të veçanta XLIX, Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Libri 21, Prishtinë, 2003, f. 442. 8 Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtarët (Botim i dytë), Rilindja, Prishtinë, f. 135-137. 9 Hysen Matoshi, Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008, f. 50.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

11

palodhshëm i kuptimeve të fjalëve, prandaj mund të themi se poezia e tij ka edhe muzikalitetin, por e

ka edhe domethënien në të njëjtën kohë10.

Ndjesia se ky frymëzim ka origjinë dëshmohet së jashtmi në faktin se shqetësimet e tij nuk janë për

probleme të zakonshme të realitetit të kohës, por për probleme universale të njeriut: të dashurisë, të

jetës, të vdekjes.

Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore, dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, dhe

tonin shpirtëror e bën dridhma shpirtërore, lëkundja, tronditja shpirtërore-kurse tronditje shpirtërore,

domethënë me një fjalë neologjie, emocionin shpirtëror, e bën as më shumë as më pak përveçse

frymëzimi i brendshëm poetik, i cili duket dhe ndjehet dhe kuptohet prej vetiu dhe drejtpërdrejt në

transfigurimin emocional të idesë ose ndjenjës ose pamjes aktuale të poetit11.

Gjuha shqipe bënë pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, e gjuhëve gjenetikisht të afërta, të cilat

qysh në kohërat e vjetra janë folur në trevat që nga India në Evropë. Kjo familje përfshin gjuhë të gjalla

e të vdekura, të cilat kanë afri dhe bashkëpërkime (konkordanca) të shumta midis tyre. Sa më thellë

të hyjmë në të kaluarën, aq më të dukshme janë afritë dhe bashkëpërkimet midis këtyre gjuhëve. Kjo

familje gjuhësore ndahet në shumë degë e nëndegë. Shqipja formon degë të veçanta dhe nuk kanë

lidhje motërzimi me asnjë gjuhë tjetër. Gjuhët e kësaj familjeje, por edhe gjuhët e tjera hyjnë me njëra-

tjetrën në marrëdhënie të ndryshme, të lidhura me faktorë historikë, gjeografikë, kulturorë etj.

Marrëdhëniet e shqipes me tjerat, janë shumë komplekse dhe shtrihen në një periudhë shumë të gjatë

kohore; ato kanë nisur ndoshta që në fazën paraetnike të këtyre gjuhëve në djepin paraballkanik të

tyre dhe kanë vijuar pa ndërprerje në periudhën etnike deri në ditët tona. Nga ana tjetër këto

marrëdhënie janë zhvilluar në rrethana historike dhe kulturore nga më të ndryshmet, duke filluar nga

kontaktet e thjeshta të fqinjësisë deri te simbioza e përzierjet etnike në disa vise si pasojë e

shpërnguljeve dhe e shtegtimeve të popullsive.12 Studimet e shumta të bëra dy shekujt e fundit kanë

nxjerrë në pah afritë e këtyre dy gjuhëve në rrafshin indoevropian. Studimet për greqishten nuk kanë

pasur probleme të diskutueshme, sidomos historinë e saj të 3000 vjetëve të fundit. Ato kanë ndjekur

zhvillimin e saj të shkallëshkallshëm në të gjitha nënsistemet, kalimin në greqishten e re dhe faktorët

apo veçoritë e këtij kalim. Por studimet kanë qenë shumë të rëndësishme sidomos për shqipen, sepse

për origjinën, për tipin e saj gjuhësor dhe për vendin që zë në familjen gjuhësore indoevropiane, ka

10 Hysen Matoshi, Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2008, f. 58. 11 Floresha Dado, Intuitë dhe vetëdije kritike, Onufri, Tiranë, 2006, f. 248. 12 S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me greqishten, në ―Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2004, 22/2, f. 109.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

12

pasur dhe ka ende diskutime,13 të cilat dalin nga kuadri i studimeve dhe interpretimeve shkencore,

duke rënë pre shumë shpesh e nacionalizmave dhe shovinizmave të ngushtë.

Seit Mansaku, një nga studiuesit bashkëkohorë më në zë të historisë së gjuhës shqipe, duke

sintetizuar arritjet shkencore të shumë fushave kërkimore dhe të albanologëve shqiptarë dhe të huaj,

thekson se ― Tashmë është pranuar nga të gjithë studiuesit që shqipja është një degë më vete në

familjen e gjuhëve indoevropiane, që nuk ka asndonjë lidhje afrie të veçantë, aq më pak ndonjë lidhje

derivacioni (prejardhjeje) me asnjë nga gjuhët motra të kontinentit tonë. Dihet gjithashtu që në

ndarjen e madhe të gjuhëve indoevropiane në satem (lindore) dhe në kentum (perëndimore), shqipja

bën pjesë në të grupin e parë (satem) dhe në ndarjen tjetër, në gjuhë veriore dhe jugore, shqipja është

afruar më shumë me gjuhët indoevropiane veriore (gjuhët gjermanike dhe balto-sllave. Megjithatë

nuk kanë munguar përpjekjet për të gjetur në gjuhën shqipe edhe elemente të gjuhëve kentum”14.

1.2 Letërsia shqipe

Siç dihet, në vitet e para pas Çlirimit, regjimi i kohës filloi një fushatë spastrimi ndaj gjithë atyre, emri

dhe fjala e të cilëve kishte peshë dhe autoritet të padiskutueshëm kudo në trojet shqiptare. Letërsia

traditën e vet e formësoi si letërsi didaktike me frymë moralizuese. Megjithatë në këtë temë studimi

kemi ngulmuar që hapësirat e letërsisë për fëmijë t’i ndriçojmë dhe për kohët më të hershme në ato

të pakta gjurmë që gjenden në botimet kishtare dhe shërbesat e saj, ku nëpërmjet tyre pasqyrohet

bota artistike shqiptare. Letërsia e Rilindjes Kombëtare shënoi një hap cilësor; ajo u zhvillua si një

letërsi artistike në gjini të shkurtra e, megjithatë, ajo nuk mundi të fitonte tiparet e një dege të pavarur

në trungun e letërsisë së përgjithshme. Një nga tiparet e tjera të kësaj tradite letrare është se rilindësit

tanë treguan që kultivimi i letërsisë ishte një mision i madh e i rëndësishëm shoqëror, pedagogjik,

artistik dhe kombëtar, letërsi e cila duhej lëvruar për të zhvilluar dhe qytetëruar brezin e ri të

Shqipërisë.

1.3 Vendi i Lasgush Poradecit në letërsinë shqipe

Roman Jakobsoni kur shpjegon tezën e tij sipas së cilës poeticiteti nuk qëndron te shtimi i ornamenteve

retorike në ligjërim, por sepse ajo ndërthur një rivlerësim integral të ligjërimit dhe të të gjithë

13 S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me greqishten, në ―Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2004, 22/2, f. 109. 14 S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me greqishten, në ―Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, Prishtinë, 2004, 22/2, f. 110.

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

13

përbërësve të tij çfarëdo qofshin, e ilustron këtë me një ndodhi: Në Afrikë një misionar po i qortonte

besimtarët e tij pse ecnin lakuriq; “Po ti?” e kundërshtuan ata duke i treguar fytyrën, “nuk je edhe ti

lakuriq në disa pjesë?”. “Sigurisht, po kjo është fytyra.” “Te ne gjithandej është fytyrë” iu përgjigjën

indigjenët. Në të njëjtën mënyrë edhe në tekstin poetik çdo element ligjërimor kthehet në një figurë

të ligjërimit poetik. E solla këtë shembull për t‟ia qasur konceptualisht ciklit filozofik të Lasgush

Poradecit, konkretisht ciklit “VALLJA E PERJETESISE” në vëllimin “VALLJA E YJVE”15 me pesë poezitë

përkatëse LËNDA DHE JETA, FRYMA DHE QËLLIMI, NDJENJA DHE NJERIU, NJERIU DHE ZOTI,

PËRJETËSIJA. Ky cikël poetik për nga organizimi strukturor, shfaqet si një sintezë semantiko formale

unike në letërsinë shqipe; mbetet shembull i vetëdijes autoriale për të realizuar një tekst ku

kondensohen maksimalisht koncepte filozofike përmes elementeve formalë, ku gjithnjë të dy rrafshet

janë në funksion të njëri tjetrit. Referuar shembullit të Jakobsonit, në këtë korpues tekstesh përfillur

si një i vetëm qoftë edhe shenja më e parëndësishme në dukje ka funksion primar pse “fytyra”

semantiko formale perceptohet në krejt detajet e strukturës poetike. Cikli filozofik lasgushian ka qenë

objekt shqyrtimi prej meje në një punim besoj të gjerë dhe të hollësishëm e megjithatë prej tipareve

të tij specifike, prej potencës që ai mbart, ofron mundësi shqyrtimi edhe më tej. Kësaj here objekt

analize është prania dhe funksioni i tipologjisë së ligjërimit dialogjiko biblik në cikël në koherencë kjo

edhe me temën bosht të konferencës që ka të bëjë me kodet e mëdha të letërsisë shqipe, ku kodi

biblik dhe religjioz është pjesë substaniale e saj, sikurse në çdo letërsi nacionale europiane. Si bazë

teorike shërbejnë konceptet e Jausit i cili e trajton hollësishëm këtë temë. Sipas tij dialogu dhe

monologu përftojnë në besimin e krishterë një vlerë karakteristike si raport ligjërimor mes un-it dhe

ti-së përkatësisht mes Zotit dhe njeriut. Më tej Jausi dallon dialogun magjistral, i cili përcaktohet në

vazhdimësi përmes superioritetit të kërkesës së të parit karshi të dytit, të mjeshtrit karshi dishepullit.

Në formën e testamentit të ri dialogu magjistral ka esencialisht katër faza: conversation, e cila

lehtësisht mund ta drejtojë dialogun për te rrethanat e vendit; question e cila denoncon një zbrazëti

apo një dyshim, të cilin mjeshtri mund ta përballojë duke riaktualizuar të shkuarën […]; interpretation,

në të cilën mjeshtri (rabbi) duhet të interpretojë të dyja gjërat së bashku: shkrimet dhe situatën;

communion në të cilën mjeshtri (rabbi) që interpreton bëhet dhurues zotësish, ose themelon një

marrëveshje përmes një sentence mjeshtërore. Cikli filozofik i Lasgush Poradecit si pjesë qendrore e

makrosistemit të tij poetik, është i formësuar si një mikrosistem bërthamë, të cilin qysh herët me

mprehtësi Mitrush Kuteli do ta quajë një poemë të vetme të përbërë nga pesë pjesë.16

Një lexim linear i ciklit, si me thënë pa e ndërprerë ligjëratën poetike prej titujve të pjesëve, është krejt

i mundur dhe i pasforcuar. E pra një lexim i tillë nevojitet për të shquar në cikël elementë të pranisë

15 L. Poradeci, Vallja e Yjve, Bukuresht, 1933. 16 M. Kuteli, Fjala e editorit, në Ylli i Zemrës, Bukuresht, 1937.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

14

së ligjërimit dialogjiko biblik konkretisht të dialogut magjistral. Themi elementë sepse në cikël nuk se

verifikohen me saktësi të katër fazat që sheston Jausi, por pjesë të veçanta po. FRYMA DHE QËLLIMI,

NDJENJA DHE NJERIU, NJERIU DHE ZOTI, janë konceptuar dhe ndërtuar si një dialog poetik shpesh herë

dilematik, si një vetrrëfim i poetit. Është një dialog mes zemrës, pra ndjenjës dhe arsyes, për çështje

thelbësore të ekzistencës njerëzore, për besimin te Zoti, praninë e tij te individi, misionin në jetë,

përjetësinë etj. 17

Duke iu referuar tipologjisë së Jausit sidomos te këngët NDJENJA DHE NJERIU, NJERIU DHE ZOTI,

shquhet atmosfera e fazës së dytë, question, ku mjeshtri dhe dishepulli puqen te i njëjti entitet ai i

poetit. Disa shembuj nga këto dy poezi:

Pa e pyet dhe vet‟ e ti

Të mosbindurin njeri,

Dhe për zemrën që j-u thye I kërkoj një arësye

C‟ke që vuan, o njeri?

C‟ke që bret me dhemshuri?

C‟ke që djek posi qiri?

…………………………….

Po njeriu ndaj e dëgjonte,

Hapte gojë- e kuvëndonte

Kuvëndonte më të qarë,

Me zembrim, me shpirt të vrarë:

NDJENJA DHE NJERIU

Dhe:

Në ty qëndron po Zoti!-tha zemra shpesh vetiu,

Më tha me zë të fellë, dhe prapë-u qetësua;

Dhe prapë që nga gjiri q‟u tund e psherëtiu

Me fshehtësi më foli: Ay qëndron në mua…

NJERIU DHE ZOTI

Sa i takon pjesës përmbyllëse të ciklit pra PËERJETESIJA, ajo është konceptuar dhe realizuar prej poetit

si kulminacion i krejt sistemit poetik të ciklit madje me shumë gjasë edhe më gjerë se kaq, si një qendër

sintetizuese semantikoformale e krejt sistemit të tij poetik. Te PËRJETËSIJA edhe elementët e dialogut

magjistral mbërrijnë një shkallë më të lartë se në pjesët e tjera. Këtu kemi një përzierje mes fazës së

dytë dhe fazës së katërt të tipologjisë së Jausit, pra mes question dhe communion. Në strofën e parë

tre vargjet e fundit dëshmojë në trajtë eksplicite praninë e fazës së dytë:

17 R. Jakobson, Saggi di linguistica generale, Feltrinelli, Milano, 2008.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

15

Me tëmbëla në duar

Kupto tashi çfardo dyshim që pate!

Të flas me zë të fjalës së kulluar:

Autori e shquan grafikisht leksemën Kupto prej gjithë të tjerave sepse ajo është në korsiv dhe me grafi

më të errët, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit për t‟u përqendruar në funksionin poetik që ajo

mbart sidomos në aspektin kuptimor. Ndërkohë për analizën tonë është e rëndësishme prania e

leksemës dyshim si një leksemë kyç, e cila e ndriçon qartë praninë e fazës së dytë të dialogut magjistral

question. Këtu dialogu mes mjeshtrit dhe dishepullit, konkretisht mes Zotit nën termin e Përjetësisë

dhe poetit nën emërtesën njeri, ku i pari sqaron dhe kthjellon me një tonalitet suprem dyshimet e të

dytit, shfaqet evident. 18

Vargjet përmbyllëse të pjesës PËRJETËSIJA njëkohësisht të krejt ciklit filozofik mund të përfillen fare

mirë si një sentencë kulmore e poetikës së tekstit në përputhje me atë që në dialogun magjistral

cilësohet si një sentencë mjeshtërore:

Pra ndje tashi si ryn në det një vlak,

Kupto tashi si shket…fundet…humbet…

Heu! tej-së-tejmi deti zemërak

Nër vlak kullon!

Njeri:

Je vlak!

Jam det!.

Si përfundim mund të thuhet se cikli VALLJA E PËRJETËSISË i Lasgush Poradecit, mbetet një nga krijimet

më të çmuara të letërsisë shqipe, një strukturë semantiko-formale me një potencë të fortë poetike që

ofron mundësi për shqyrtime krahasuese në vazhdimësi. Shembulli i mësipërm besoj se e përforcon

edhe më këtë bindjen tonë19.

1.4 Elementet biografike për Lasgush Poradecin

Mjeti më i thjeshtë për të eliminuar shkrimtarët e dyshimtë ishte heqja e të drejtës dhe e mundësisë

së botimit. Për rrjedhojë, shumë pena të talentuara iu kthyen nga halli përkthimit. Për poetin panteist

Lasgush Poradeci (1899-1987), klasik i shekullit të njëzetë, thuhet se më fort ishte gati të thyente lapsin

18 H. R. Jauss, Estetica e interpretazione letteraria, Marietti, Genova, 1990. 19 E. Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naim, Tiranë, 2010.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

16

e ta bënte copë e çikë, se sa të shkruante "si duan ata". E re është pjesa e tretë për letërsinë e

periudhës deri në Luftën e Dytë Botërore, që përfshin për herë të parë poetin e lënë në heshtje prej

kohësh Lasgush Poradecin, një nga më të mëdhenjtë e Parnasit shqiptar, poezia panteiste e të cilit

shënon një nga kulmet e letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë.

Nga fundi i vitit 1987, ne moshën tetëdhjeteshtatëvjeçare ndërroi jetë klasiku i fundit i madh i poezisë

shqiptare të shekullit të njëzetë, Lasgush Poradeci. Vitet e fundit ai i pati kaluar në qytetin e tij të

shtrenjtë, Pogradec buzë Liqenit të Ohrit, jo larg kufirit me Jugosllavinë, duke u përkujdesur për

kopshtin e shtëpisë së tij à la Candide e duke soditur pamjen përherë në lëvizje të liqenit. Rrahjet

ritmike e të lehta të valëve kishin qenë gjithmonë burim themelor i poezisë së tij panteiste. Poradeci

lindi në Pogradec më 1899, vetëm tre-katër ditë përpara se të hynte shekulli i njëzetë, siç pati thënë

një herë ai vetë. Ndoqi një shkollë në gjuhën rumune në Manastir (Bitola) në Maqedoni, një lice katolik

francez në Athinë, dhe Akademinë e Arteve të Bukura në Bukuresht, ku kishte një ngulim jo të pakët

mërgimtarësh shqiptarë. Periudha e qëndrimit në Bukuresht do të ishte me ndikim vendimtar për të

ardhmen e tij letrare. Pikërisht atje ai u njoh dhe u miqësua me poetin romantik shqiptar Asdreni

(1872-1947), filloi të botojë vjersha në periodikët e ndryshëm që dilnin në gjuhën shqipe (midis të

tjerash në Shqipëri e re të Konstancës dhe Dielli të Bostonit), duke treguar një farë afërie teosofike me

poetin lirik rumun Mihai Eminesku. Një bursë e dhënë prej qeverisë së Fan Nolit më 1924 i dha

mundësinë të vazhdojë studimet për filologji romane dhe gjermane në Grac të Austrisë. Nga viti 1934

deri në fund të luftës ishte mësues në një shkollë të mesme në Tiranë dhe më pas punoi në shtëpinë

botuese shtetërore Naim Frashëri, deri sa doli në pension. Dy përmbledhjet e tij kryesore me poezi,

Vallja e yjve dhe Ylli i zemrës u botuan në Rumani, përkatësisht më 1933 dhe 1937. Edhe pse i ngritur

lart nga shumë vetë si kritik e si njohës me shije, ky estet romantik, pa ato vlerat ideologjike të

nevojshme, nuk pati kurrë miratim të plotë nga dogmatikët marksistë të Pasluftës. Pinjoll eklektik i

epokës së vet, Poradeci ishte dhe mbeti një nga ato paradokset e shumta të letërsisë evropiane

juglindore. Kritiku kosovar Rexhep Qosja e ka karakterizuar saktë dhe bukur: "ai ndien si romantik,

mendon si klasiçist, asht i vetmuem dhe i hermetizuem shpirtnisht si simbolist dhe i kujdesshëm e

fanatik ndaj formës së vargut si parnasist". Finesa e tij stilistike ishte me të vërtetë vendimtare në

pasurimin dhe larushinë e metrikës poetike shqiptare. Vendi i Poradecit në letërsinë shqiptare kurrë

nuk është përcaktuar me saktësi. Ai pati pak gjëra të përbashkëta me bashkëkohësit e vet, si me

romantikun Asdreni, me politikun Fan Noli, me mesianikun Migjeni, dhe futi e mbrujti në letërsinë

shqiptare një element ekzotik misticizmi panteist, duke i dhënë asaj atë çka ai e quante metafizikë të

harmonisë krijuese. E kush është ai poet tjetër shqiptar i kësaj periudhe që do t'i kushtonte kaq shumë

mund studimit të sanskritishtes për të kuptuar Vedat? Vdekja e nositit është deri tani botimi i parë i

rëndësishëm i veprës së Poradecit, që tingëllon tamam si një testament. Por redaktori i saj, poeti dhe

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

17

kritiku kosovar Sabri Hamiti, ankohet e qahet se kjo nuk është ende vepra e plotë e Poradecit. Për një

arsye apo për një tjetër, disa periodikë shqiptarë të viteve '40, ku ai pati botuar, nuk qe e mundur të

shfletohen, kurse një pjesë e krijimtarisë së tij më të fundit është lënë zakonisht jashtë, meqënëse

thuhet se nuk është në nivelin e botimeve të Rumanisë. Megjithatë, ky vëllim na jep për herë të parë

një përmbledhje të tillë: 106 vjersha, një vështrim mbi shkrimet kritike, shënime nga një intervistë me

poetin e moshuar më 1980 dhe një bibliografi20.

20 Robert ELSIE, NJË FUND DHE NJË FILLIM Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare bashkëkohore, shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë, 1995, f. 27.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

18

KREU II: Lasgush Poradeci-Princ i poezisë shqipe

2.1 Gjuha dhe leksiku në veprën e Lasgush Poradecit

Një nga perlat e artit lasgushian e krijoi botën e vet krijuese dhe konceptin e tij shkrimor duke

shtresuar rrëfimin sipas modelit të zgjedhur. Ky është poeti Lasgush Poradeci, padyshim poeti me

ndjeshmërinë më të thellë për fatin e njeriut në jetë, të robërimit dhe dinjitetit njerëzor, i cili u

angazhua në krijimtarinë e tij letrare dhe që hodhi dritë në shpirtin e këtyre njerëzve, i mbushi ata me

optimizëm dhe guxim për perspektivat njerëzore. Lasgushi shfaqet e mbetet një kulm vigan, i cili ka

për të zotëruar shumë kohë me hijen e vet literaturën dhe mendimin shqiptar. Bëhet fjalë për një art

i cili përcillet si model i mëvetësishëm, vlerësohet prej tij jo si e metë por si akademi arti dhe morali.

Kjo krijimtari dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. Për nga

burimet që e ushqyen, karakteri që mori dhe drejtimi në të cilin u zhvillua kjo krijimtari, rrethanat

jetësore nëpër të cilat u përshkrua poeti, edukimi ideo-estetik që ai mori në mjedise dhe shkolla të

ndryshme, nga poezia e popullit dhe nga letërsitë e huaja sidomos rumune dhe gjermane, shpjegojnë

anët kontradiktore. Duke iu përmbajtur vizionit të vet krijues letrar, shpreh mendimin se : Kryesorja

në të gjithë artin, është fakti që me të drejtë të pakompromis të zbulojmë esencën shpirtërore, morale

e psikologjike të jetës së poetit, që padyshim do ta pasqyronte artin estetikisht dhe shpirtërisht. Risitë

letrare spikasin në kuadrin më të plotë të realizimeve artistike, duke forcuar bindjen se studimi integral

i opusit letrar zë vend të rëndësishëm në Historinë Letrare Shqiptare. Kur lexon Poradecin, lexon

shenjat e kombit, duke hapur jetën shpirtërore e sociale, duke lexuar shpirtin e dhënë në poezinë

popullore. Nga ky mendim rrjedh poezia e ndjenjave ku dhe fjala pasurohet me kuptime më të gjera,

duke përjetuar fuqinë e brendshme, aq sa arrijnë të tërheqin edhe lexuesin. Ndjenjat mund t’i

përkufizojmë njëkohësisht si romantike por dhe si realiste, por mbi këto dy pamje mbizotëron shikimi

i ndjenjës që buron nga historia shekullore. Thellësia e padukshme shfaqet në sipërfaqen e

tejdukshme. Erërat që frynin brenda shpirtit të poetit fluturuan drejt shtrëngimit që ndjeu, që kurrsesi

nuk u dha në gjendjen e tjetërsimit si artikulim i heshtjes së dhimbshme, sepse vetëm kjo e shpëtonte

poetin nga tjetërsimi. Poezia me specifikën e saj mbetet një “realitet i dyfishtë”, ndonëse niset nga një

referencë kohore reale, nga konfrontimi i asaj që dëshiron dhe asaj që realisht ka, nëpërmjet lirisë që

i jep vargu. Të mos harrojmë se poeti e kaloi shumicën e jetës në një vetmi sa të lemerishme aq dhe

luksoze, nga ato që fati i ruan vetëm për shkrimtarët e mëdhenj. E megjithatë ndonëse poeti brilant i

rrethuar me heshtje, ai mbeti përherë një nga poetët më të dashur të gjithë shqiptarëve. Vepra e tij

poetike është nga më të bukurat në letërsinë shqipe. Poradeci si një makinë njerëzore e kapërceu do

situatë. Të paktën në botën tonë nuk gjendet një matës vlerash, një tregues më i plotë shkrimi, që të

mund jo vetëm të kapte por edhe t’i bënte të dukshme e të vlefshme për të tjerët vlerat e natyrës

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

19

njerëzore ( pasionet, forcën e dashurisë, origjinalitetin etj). Me një ndjenjë të fuqishme dhe një

figuracion që shpërthen nga shpirti i gjendjes emocionale, poeti na gllabëron në guidat e tij, ku ende

ndihet aroma e kohëve të atëhershme. Sinqerisht kur lexojmë poezinë e tij, një litar emocionesh të

zënë mes një realiteti sa të frikshëm dhe të brishtë të poetit...Nisur nga kjo më lind një pyetje: Pse ka

kufij të paqartë në jetën e njeriut dhe pse linjat dhe përjetimet e ndjenjës depërtojnë në epoka të

ndryshme? Sa shndërritje të dukshme shpirtërore po dalin njëherazi, sa brengosje e dhimbje poeti!

Nëse Bodleri hyn në librin e vet “Lulet e ligësisë” me një vjershë kushtuar lexuesit, Lasgushi hyn në

vallet e veta poetike me një vjershë kushtuar krijuesit. Poeti mbase shfaqet më unikal, si harmoni e

përherë e mjeshtrit që provoi kurorën e lavdisë zulmëmadhe të poezisë dhe karakterit të njeriut, që

provoi dhe duroi gjembat e hidhur të indiferencës e pothuaj harrimit. Ai kish një mision të madh për

të fituar letrarësinë, pra, për t’u identifikuar me gjuhën artistike të saj. Ky qe misioni i madh i pa

ngatërruar me misione të tjera, ku si rrallëkush, jo rastësisht u vetë pagëzua me emrin e një liqeni apo

për t’u shkrirë me gjithçka të vetën në poezinë e tij. Ky lloj iluzioni poetik mesa duket nuk është i

rastësishëm, por i qëllimtë, një mjeshtëri e vërtetë e krijuesit, që i çon vizionet poetike përtej caqeve

konkrete të vargjeve të poetit. Sintetizmi, si parim i kahershëm i rrudh krijimet deri në kufijtë e

sentencave. Mjeshtër i fjalës artistike, poet me një konceptim poetik mbeti shembull i përpunimit të

vargut, ku shkrihet harmonishëm njeriu dhe vepra, në dimensionet më të larta dhe më të çmuara që

ato kanë shfaqur e vazhdojnë të rrezatojnë. Një nga themeluesit e botës moderne u mor me vegimet

më të thella njerëzore të cilat kanë një ndikim etik dhe të motivuar për kohën.

Ashtu si shumica e poetëve dhe historianëve përparimtarë që nisen prej dobisë, që i sjell njerëzimit,

këtu kemi anën e shëndoshë e demokratike të koncepteve përkatëse. Është frymëmarrja e veprës dhe

shpirti i tij, aftësia e poetit për të asimiluar çka është e veçantë apo atë çka është e përgjithshme dhe

njerëzore. Rruga e ndjekur prej shkrimtarit është plotësisht e ndërgjegjshme dhe origjinale në

krahasim me paraardhësit. Jo vetëm kjo, por edhe njohja e karakterit dhe e perceptimit të

drejtpërdrejtë të botës, të gjuhës dhe ndërtimit të figurave stilistike. thjesht dhe qartë poeti ka

shprehur ndjenja dhe mendime të thella. Përpos epiteteve përdor edhe metafora të prejardhjes

folklorike. Në përgjithësi dielli, hëna, bilbili, dallëndyshja, rrushi, lisi, janë fjalët e shpeshta të poezisë

popullore me të cilat aq shpesh ai ndërton metafora në poezinë e tij të të gjitha llojeve. Në një sërë

situatash dhe pamjesh poetike, përpos krahasimeve, epiteteve, metaforave, simboleve,

personifikimeve me prejardhje folklorike, traditës poetike popullore në krijimtarinë e poetit, jo rrallë

i detyrohen edhe një sërë situatash, madje një sërë situatash të sendërtuara me ngarkesa të veçanta

artistike. E megjithatë, ndonëse poeti brilant i rrethuar me heshtje, ai mbeti përherë një nga poetët

më të dashur të gjithë shqiptarëve. Vepra e tij poetike është nga më të bukurat në letërsinë shqipe.

Vargu i Poradecit del si eksplodim i një erupsioni të akumuluar, del si një sintezë jo vetëm e asaj që

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

20

pason në vargjet e kësaj strofe, por si një sintezë e një historie të tërë. Po të mos ishte kështu, nuk do

të ishte e mundur lindja e një poezie si fryt i një bote të gatuar, botë që përbën frymëmarrjen, qenien

poetike gjithnjë dhe kurdoherë. Nositi, zogu i gjolit me ujë të pastër Kristal, çan gjoksin për të ushqyer

fëmijën e vet, i ushqen me mishin, dhe gjakun e tij. E gjithë vjersha i ngjan një kumbimi simfonik, të

kthjellët e paksa të ngadalshëm si në simfonitë behoviane. Është thuajse një psherëtimë e thellë

njerëzore si e dalë nga zemra e dheut, përshtypje që e krijon jo vetëm fabula e pasqyruar, por edhe

një varg tingujsh e pjesëzash gjuhësore që transmetojnë këtë gjendje:

Citoj…

“Po nis ah! Gjirin ta godas

Dhe hap ah ! gjirin më një çast..

Dhe nginj ah ! zogjtë e vdes me gaz”

Poezinë e përshkruan ndjenja e altruizmit. Me tinguj imitues, aty paraqitet lufta e “gjeniut” me

pengesa që simbolizohen në parafytyrën e tallazeve. Është poezia më e realizuar e Lasgushit e shkruar

në vetën e parë si monolog ku subjektiviteti i poetit është transponuar në tekst te drejtpërdrejtë, ndaj

fiton një dramacitet të lartë kjo figure, nga i gjithë teksti dalin si klithmë e dhembjeve, vet rrëfimi i

Nositit nis me fjalët:

“Me zjarr ju flas..., me zjarr”

Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e

trashëgimtarëve, vdekja vjen me gas etj. Vetëm pasi është mbushur ideali njerëzor vetëm atëherë ajo

është e pa vajtueshme, dhe vjersha fillon me vargjet. Poeti i këndon shpirtit të qëndrueshëm në luftën

e jetës. Kujtojmë këtu heroin lirik të poezisë “Gjeniu i anijes”, është njeriu që përpiqet të çajë udhën

e të zbulojë fshehtësitë e natyrës për të mirën e shoqërisë. “Kundrejt tallazit armik” ai shkon me guxim,

duke i bërë ballë vdekjes me burrëri. Afër vjershave me motiv patriotik është dhe “Kënga pleqërishte”,

një vjershë me vlera të shquara artistike, ku gjejmë nostalgjinë e madhe për vendlindjen sepse syri i

poetit të shikon ndryshe dhe të vlerëson ndryshe. Citoj…

“ O këngë pleqërishte ! Ti vjershë e vendit tem O mal, o pshërëtimë, o vaj, o lot i zi” Optimizmi,

ngazëllimi, janë notat mbizotëruese të kësaj poezie erotike dhe gati përherë me intonacionet e

folklorit. Poeti nuk e paraqet anën e vuajtjeve shpirtërore, jetën e rëndë të shtypjes dhe shfrytëzimit,

siç e ka dhënë Migjeni me të tjerë, por na paraqet anën idilike që s’i mungon asnjëherë fshatit dhe që

poetin popullor apo poetin artist, e ka joshur ndër shekuj duke u ngjallur harenë. Me pjesën e saj të

shëndoshë ideo-artistike, lirika zë një vend me rëndësi në poezinë tonë të viteve 20 e 30. Natyra si

peizazh, është mjaft e pranishme në poezinë e këtij autori. Veçse ajo nuk paraqitet si lëvozhgë e

jashtme që pastaj të shpalosë thelbin e vet njerëzor. Përjetimi njerëzor është i shkrirë organikisht.

Vetë sintetizmi realizohet edhe nga denduria e figuracionit stilistik, i cili brenda një njësie ligjërimore

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

21

liron shumësi kuptimesh. Një ndikim i kësaj poezie është dhe ai i natyrës ikonike, d.m.th që nxit një

radhë krijuesish të viteve ’30 e të mëpasëm, të cilët ndjekin këtë shkollë poezie. Të mos harrojmë se

kjo poezi erdhi në letërsinë shqipe si model thellësie. Çabej pohon se është poeti më i thellë në letrat

shqipe, ku dhe nxjerrë në dritë mendimet e thella dhe ndjenjat më të larta. Në fakt për këtë problem

shkruan dhe Kadareja në hyrje të veprës së plotë të Lasgushit( 1999, Onufri). Sipas tij poeti e pati

shtëpinë në qiell.

“Zemër-lule-e-verë,

Gas-e-vrer-përherë,

Zemër-kopsht-me-erë,

Zemëra-skëtere.”

Mesaduket diskursi mbetet modeli në këtë poezi. Poezia e tij ka ngelur në fondin e artë të poezisë

shqipe të të gjitha kohërave. Dashuria njerëzore në të gjitha shfaqjet e saj trajtohet mjeshtërisht

përmes një vizioni filozofik e universal si një ndjenjë sublime dhe fluide njëherësh, një komponet

metafizik që zbukuron vazhdimisht jetën njerëzore. Nuk ka sesi këtyre poezive t’ju zbehet vlera,

përkundrazi u jep atyre shkëlqimin që e meritojnë. Një aspekt tjetër ku shfaqet natyra moderne e

poetit, është niveli leksikor i ligjërimit poetik. Përkitazi me këtë çështje, më kujtohet analiza e poezisë

shqipe të viteve 60’ ku studiuesi Agim Vinca konkludon se : “Fjalorit retorik të poezisë së viteve ’50,

shprehjeve dhe frazave të saj, poetët e brezit të ri iu kundërvënë fjalëve dhe shprehjeve të zakonshme,

të marra nga fondi i gjuhës së përditshme21. Përmes komponentes estetike, poeti sheston të krijojë

një atmosferë të re jo vetëm letrare, por edhe shoqërore. Dëshira për marrëdhënie njerëzore më të

çliruara, kërkesa për një jetë pa paragjykime si dhe respektimi i ideve e i mendimeve alternative,

kuptohet brenda kuadrit të mundësive të asaj kohe, janë një meritë e madhe e poetit. Kjo kredo

poetike e kulturore ka kushtëzuar si regjistrin e ndjeshmërive emocionale, ashtu dhe gamën e temave

e motiveve. Është i pashterur erusioni poetik prandaj me të njëjtën hov i qëron hesapet me kalbësirat

që perëndojnë të shkelura, e po me atë dinamizëm është I gatshëm ta ruajë si dritën e syrit atë që ka

fituar tonin sublime që përshkohet prej tingujve dhe strukturës së tërësisë, që ka mundur të kapë

ngjyrat e kohës në mënyrë kaq të dendur të kapë ngjyrat e një kohe në mënyrë kaq të dendur dhe të

thellë, të një kohe të përjetuar edhe prej vetë poetit, kohe ku s’mund as të qeshësh, as të qash. Vetëm

përmes dy vijave poeti jep fuqishëm karakteristikat e një dite të zymtë. Kjo qenie kombëtare e

njerëzimit, gjatë çdo aktualizimi të çështjeve jetësore për vetveten, është gjendur përpara kuptimit të

shumë kategorive, të vëna në peshojën e dyshimit,gjendet më në fund në vetë aktin e krijimit. Prandaj

krijuesi në shërbim të një aveniri idealesh njerëzore, të qarta e të përsosura, është fare koshient edhe

për misionin e aspektit estetiko-fisnikërues. Dhe se cila rrugë është më e drejta që talentin e artistit

21 A. Vinca, Alternativa shqiptare, Shkupi, Shkup, 2005, f. 276.

Page 22: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

22

do ta inkuadronte në shërbim të këtij ideali njerëzor-atë e di dhe e ka të qartë Lasgush Poradeci. Vetë

Poradeci udhëhiqej nga një intuitë aq e saktë, nga një vizion poetik sa thua se është i pagabueshëm.

Vepra e tij, edhe atëherë kur provon të mos jetë e angazhuar” ngërthen në vetvete vlimet, trazimet,

mbarsjet e kohës, synimet si aksion angazhimi të përgjithshëm, një esencë kryesore të ditës, të kohës,

pse nuk ka ikje prej saj. Pa jehonën e vet kjo nuk mbeti as në poezinë tonë. Duke lexuar vargjet e

poetit, hasim në një vitalitet poetik që del faqebardhë kurdoherë dhe kudo që përqendrohet,

shpërthen kjo fuqi talenti prej poetit duke i dhënë shkathtësi vargut e shprehjes poetike në tërësi e

poezia del e afërt, e ngrohtë, e pranishme gati për çdo lloj strukturë lexuesi. Poezia e tij jetohet në një

kohë ku jo rrallë demonstrohet fuqia. Poeti kish besim në besimin dhe triumfin e së vërtetës njerëzore.

Prandaj një ftohtësi diku duket sikur përvidhet në vargjet plot qëndrueshmëri, besim e gjallëri. Sa me

delikatesë dhe ëmbëlsim kthehet autori te njeriu , viktimë kjo e brutaliteteve shekullore të plagëve

kombëtare, po me aq rreptësi dhe madhështorë në goditje është kur u turret atyre që qëndrojnë si

pengesë në rrugën e madhe. I udhëhequr prej intuitës dhe sensibilitetit kombëtar, është i

pakompromis E rrëmben kjo simfoni madhështore edhe poetin, në jehonën e së cilit kemi shumë

ngjyra të kohës. Madje vargjet e tij vijnë dhe na rrëmbejnë me hovin revolucionar dhe me koshiencën

e kohës. Të mos harrojmë se poezia e tij ishte brenda letrare, kishte të bënte me atë vetë, me

ekzistencën dhe sqimën e vet krijuese. Poet i cili formuloi në mënyrë brilante postulatin e një arti letrar

doemos të realizuar. Ky princip shkencor sigurisht që është i njohur me teoritë e letërsisë por merita

më e madhe e tij qëndron në faktin se artikuloi me konsekuencë intelektuale mendjen e kthjellët e

cila parashikonte vlerësime të mprehta që vazhdojnë t’i qëndrojnë kohës. Finesa, kultura, potenca

intelektuale22.

E vështruar në tërësi të saj vepra letrare e Lasgush Poradecit finalizon një hap të ri në republikën e

letrave shqipe. Ajo përmbledh dhe asimilon në vetvete tendencat dhe vlerat ideoartistike më

interesante të periudhës dhe formacionit artistik së cilës i përket. Jo vetëm kaq, në të janë mishëruar

elemente të ndryshme të letërsive, të drejtimeve dhe formacioneve jashtë rregullave kombëtare të

kohës kur jetoi dhe krijoi poeti. Kjo tendencë bëhet realitet falë kontaktit të poetit me letërsinë

botërore, leximit të saj, shkollimit jashtë apo gjuhëve të huaja që ai njihte. Gjithçka të bind se vepra e

Lasgushit ka risi në planin makrostruktural, ashtu edhe në atë mikrostruktural, në aspektin tekstor dhe

atë jashtëtekstor. Mund të thuhet, kështu se Lasgushi e afroi veprën e tij me shijet e kohës dhe

veçoritë artistike të letërsisë në mënyrën më të përshtatshme për lexuesin. Këto ide dhe afrime

artistike, të cilat, është e vërteta sapo ishin shfaqur, ai i solli në një strukturë vetjake në poezi. Nga ana

tjetër ai, arriti të eliminojë disa skema të vjetruara, të klishetizuara të periudhës letrare në të cilën

krijoi. Thënë shqip vepra letrare e Lasgush Poradecit krijoi një distancë estetike në raport me traditën

22 KUMTESAT I Shkencat gjuhësore, kulturore dhe historike “Java e Shkencës” 2013, Prishtinë, 2013, f. 255.

Page 23: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

23

dhe aktualitetin letrar shqiptar. Kjo e vështruar edhe në paralelizmin historik vertikal, edhe në

krahasimin horizontal, na bind se Lasgushi e ngriti traditën poetike në një shkallë më moderne dhe i

dha asaj një trajtë të re. Megjithatë vepra e tij letrare nuk është e shkëputur as nga tradita, as nga

dukuritë letrare dhe padyshim artistike të kohës. Duhet nënvizuar se ky artikulim ishte më frytdhënësi

në pikëpamje artistike, se përpjekjet e plejadës së viteve ’30 që shprehnin gjendjen dhe aspiratat e

kohës. Mënyrat, me të cilën vepra e Lasgushit sillte dhe modelonte botën shqiptare ishin më fatlumet

artistikisht, për shkak të interesit emotiv dhe raportit krijues ndaj gjuhës, vargut dhe stilit që krijoi.

Vepra e tij letrare me trajtimin e saj specifik e ndriçonte dhe ngrinte lart vetëdijen shqiptare,

iluminonte atë që ishte e turbullt apo fragmentare në ndërgjegjësimin patriotik dhe diturak të

receptuesve. Duhet thënë se Gjergj Fishta e Migjeni apo edhe ndonjë autor tjetër i viteve ’30, i

përkisnin orientimeve dhe formacioneve të tjera të kohës. Me modelet e tyre letrare ata formësonin

shkaqet mjeruese shoqëroro-ekonomike të atyre viteve, si ngjarje të rëndësishme të një të kaluare jo

fort të largët: Lidhja Shqiptare e Prizrenit apo luftërat e ndryshme ballkanike, mjerimi duke u bërë

jehonë përmes llojeve të veçanta letrare dhe një stilistike përkatëse. Fishta dhe Migjeni, krijimtaria e

tyre në tërësi ishin pranuar nga rrethet e caktuara të kohës, mjaft të gjera. Vargjet e tyre mësoheshin

përmendësh, një model i ri ky, i përdoruar në raste të ndryshme, si kërkesë e receptuesve të kohës.

Ndërsa Lasgushi dhe një pjesë tjetër krijuesish të viteve ’30, sollën ëndërrim në realitetin e kohës,

ëndërrim plot magji jete për të ardhmen. Vepra e Lasgushit u pranua nga brezi i ri, shtresa më rinore

kombëtare, intelektualët që ishin profesorët, mësuesit, nxënësit e tyre etj. Për të dëshmuar të

vërtetën e kohës, vepra letrare e Lasgush Poradecit përqafimin e kishte tek këto shtresa që përhapnin

të renë dhe ishin shpresë e një ardhmërie ndryshe nga ajo e asokohshme. Veçmas pëlqehet ose më

saktë përpihet më një frymë, poezia e dashurisë së poetit. Kjo ishte arsyeja pse vepra e tij pëlqehet

masivisht. Ajo u përhap dhe u bë njohur edhe duke u mësuar përmendësh në kuptimin metonimik të

saj. Ajo futej dhe bëhej melhelm për ndërgjegjen e njerëzve të ndryshëm duke ndriçuar vetëdijen dhe

nënvetëdijen e tyre. Receptimi i saj mbështetej sa në veçoritë plot risi artistiko-gjuhësore, aq edhe në

ngjyrimin emocional që kishte filluar të ndihej ndër lexues. Duke bërë krahasime të thjeshta mes

Fishtës, Nolit, Migjenit dhe Lasgushit ata qëndronin mes tyre si nata me ditën, ata ishin në përpjesëtim

si ëndrra me zhgjëndrrën, e kaluara me të tashmen, tradita me modernen, retrospektiva me vizionin.

Ky konstatim dhe vlerësim nuk mbështetet vetëm në idetë dhe pikëpamjet që ata prezantuan, por në

tërë strukturën artistiko-gjuhësore të veprës së tyre letrare, sepse në botën e bukur dhe të vështirë të

artit mendimet nuk merren veçmas, si fjala vjen në shkencën e filozofisë, por të gërshetuara si

strukturë e përgjithshme.

Po ta vështrojmë poezinë e Lasgush Poradecit, jo vetëm brenda cikleve, por edhe në tërësi dy librat si

një të vetëm, do konstatojmë disa parime ideoestetike që e përshkojnë atë fillim e fund.

Page 24: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

24

E gjitha kjo mbetet një shprehje artistike personale, një vlerë e formulimit ideor, kulturor dhe

intelektual, që gëlonte në Shqipërinë e atyre kohëve. Këto janë parametra të qëndrueshme që

depërtojnë në gjithë veprën e Lasgush Poradecit, veçmas në poezinë e tij, madje edhe tek ato krijime

që më parë na dukeshin krejtësisht intime. Nuk është fare rastësi që si poezi nistore e të gjitha ciklave

poetike, Lasgushi të vinte “Zog’ i qiejve” (në vend parafjale), në librin “Vallja e yjve” dhe poezinë “Ylli”,

në librin “Ylli i zemrës”. Edhe si formë, si model, pra si kompozicion i jashtëm, si anë vizuale ato lënë

përshtypjen e një piramide gjigante, udhëfyse për botën poetike të poetit nëpër dy librat e tij. Këto

poezi janë një lloj përjetimi lirik e filozofik dhe mbeten një gjetje që simbolizon gjithë preokupimin

ideoartistik të Lasgushit poet. Analiza e elementeve strukturale e dëshmon pohimin tonë të mësipërm.

Vetë titujt, që jo pa qëllim janë ndërtuar si këng’ e lasht’ e vjershërisë apo si yll e mall që shëmbëllen,

na prezantojnë një sugjerim, që këto të jenë poezi mbi poezitë e tjera, një Kullë Babeli, në të cilën janë

strukturuar në miniature dhe në mënyrë të brishtë disa elemente ideore të poezive, sikurse janë

grupuar në mënyrë të programuar preokupimet e poetit që gjenden nëpër poezi të tjera. Skema

metrike e këtyre poezive është e ndryshme, varion nga njëra tek tjetra. E para është e njëtrajtshme, e

në strofa. Ai ndjek tendencën e momentit me vargje simetrike dhe të rregullta dhe me rima ose që

mungojnë fare ndonjëherë. Mungesa e disa elementëve estetikë realizohet në përputhje me vetë

pritjen e lexuesit, i cili së bashku me idetë dhe brendinë e aplikuar si risi, kërkon akoma më tepër në

estetikën krijuese lasgushiane. Kjo formë poetike mbështet në qëndrimin distancues ndaj normave të

klisheve estetike që kishin si dukje vargun e lirë në disa raste, i cili ishte shprehje formale e strukturës

së brendshme poetike të atëkohshme. Mosmungesa e elementeve metrike dhe strofike, ndërkaq,

reflektohet në aspektin e ritmit, të melodiozitetit dhe të eufemizmit të poezisë në përgjithësi. Një

mendim i tillë është karakteristikë për një varg poezish të tjera në ciklet e ndryshme që Lasgush

Poradeci na përcjell në artin e tij poetik. Sistemi i ndërtimit të poezisë vjen normal pa sforco të tepërt

dhe përdorimi i figurave letrare është i plotë, veçanërisht ai i metaforës. Kritiku dhe studiuesi i letërsisë

Sabri Hamiti, e vlerëson Lasgush Poradecin mbret të poezisë në letërsinë shqipe.

Poezia “Zog’ i Qiejve”, fillon me vargjet: Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak…/ Do t’j-a

marr që sot e tutje si bilbil parëverak,/ Që nga fund i vetëvetës do të këndoj një mall të ri:23

Që në nisje kjo vjershë portretizon kodin poetik tipik lasgushian, duke sjellë tek lexuesi mesazhin se L.

Poradecit nuk i pëlqen më kënga e vjetër, por do që të këndojë këngën e re dhe mallin e ri, duke i

nxjerrë ato nga fund i zemrës. Ai kërkon të përhapë poezinë e re, që kaplon tej për tej pengesat në

horizont. Poezia “Zog’i Qiejve” është një krijim që prezanton mënyrën e lindjes së poezisë, ringritjes

së saj, deri në nivelin maksimal të përjetësisë, që bie erë pavdekësie, Shqipërie. Kështu, që në vargjet

e para vërehet se si poeti do të krijojë një këngë të re, një emocion të ri, një projektim të ri, duke e

23 L. Poradeci, Poezia, Vepra 1, Shtëpia botuese “albPAPER”, Tiranë, 2009, f. 15.

Page 25: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

25

nxjerrë nga fundi i vetvetes. E reja dhe e vjetra ri dalin në skenë në këtë poezi. Pa traditë nuk ka të

ardhme dhe e kundërta e saj si përthyerje poetike. Në këto vargje perifrazohen dy nocione apo figura

poetike të Lasgushit: kënga e mendësisë së vjetër dhe malli i ri, të cilat kanë një lidhje mes tyre dhe

nuk kundërshtojnë aspak njëra tjetrën, pasi apeli që bën poeti në lirikën shqipe nuk është shkëputje

nga ekzistenca e poezisë së mëparshme, por një lidhje të fortë me tokën mëmë, me vetë këngën e

lashtësisë, që rrugëton e ndalet tek malli i ri. Pra, kjo është thirrja për të qenë vetvetja dhe vjersha

vijon duke shtjelluar testamentin poetik të poetit Lasgush. Krijimtaria e së shkuarës, me ligjësitë e saj

nuk e kënaqte Lasgush Poradecin poet. Për këtë arsye, ai së bashku me Aleks Stavre Drenovën

(Asdrenin) do të bëheshin përfaqësuesit e parë të poezisë moderne në Shqipëri. Kuteli për poezinë

“Zog’i qiejve” shkruan se i përngjan në artin plastik, një përmendoreje në miniaturë të veprës së

Lasgushit në tërësi, ajo i përngjan edhe një harte gjeografike e cila tregon gjithë pamjet fizike e gjithë

koncepsionin metafizik të Lasgushit. Me tej mendon se këtu Lasgushi këndon në një dekor stilistik të

madhërishëm, qiellin dhe Zotin, dherin e Kombin, dashurinë e Vashën, të lartat e mendimit, jetën

metafizike edhe përjetësinë, sikush prej tyre të zhvilluara pastaj në kapituj të veçantë në “Vallja e Yjve”

dhe në “Ylli i Zemrës”24, por edhe në krijimet e tjera pas 1937-tës. Kanti pohon se metafizika përcakton

njohjen që vjen nga arsyeja. Metafizikë poeti quante një kohë të ndërmjetme të njohjes njerëzore.

Metafizika është në vetvete kërkimi i shkaqeve. Lasgushi duke poetizuar kthen sytë në vendlindjen e

tij Pogradec, përcjell idetë nga ajo mbretëri piktorike, frymëzohet, flijohet nga akti i krijimit, thurr

vargje brilante, adhuron në kulm shpirtin e tij, iluminimin e tij. Prezanton shkaqe sipas Kutelit... Brenda

tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli, /Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë, / Këng’

e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë. /E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet / Dh’ i ngreh

sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet. / Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim, /

Asohere-e ndjej si foli: Tëjam falë,-o Zoti im! / E pastaj i ulet gusha më- përposh-e-më-përposh, / I

venitetmenga-dale syri-i qarë-e bukurosh. / Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur / Ndaj

çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’ i ti ku pati zbritur, / E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojezën e hapi: /

Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!25

Mëdyshja implicite e gjithëditurisë është njëherazi vetëdije pjesë-pjesë, që shprehet me pyetje

eksklamative: Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji/ Dheut! ah dheut të përtëritur sot

i falesh përsëri... Kjo poezi është njëra ndër më të mirat e poetit. Për shumë arsye është kod hyrës në

poetikën lasgushiane. Në të vërtetë është një këngë e re, një mënyrë e re e të kënduarit të poezisë,

sepse ngre në lartësi vet procesin mistik të poetit, që rrugëton me fazat e tij, nga frymëzimi e deri te

konkretësia në letër. Zogu i qiejve është zogu fluturonjës që personifikon poetin, në hapësirën ku ai

24 M. Kuteli, Vepra letrare 5, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990, f. 217. 25 Po aty, fq. 15.

Page 26: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

26

merr frymëzimin për këngën që do krijojë. Ky frymëzim rritet duke prekur në enumeracion oazin

magjik të liqenit, malet, kodrat, fushat, pemët, lulet etj. Kjo këngë bëhet më interesante në

ekzistencën e saj dhe rrugëton drejt qiellit e fortë, rrugëton drejt Zotit dhe përjetësisë. Që nga bota

njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot, / Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qiejvet, o Zot! / Fal-i Këngëtor-

finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji: / Posi lot në rreze djalli ndrit-e në Përjetësi!26.

Poezia “Ylli” del nga thellësia e zemrës, në formë gjithësie, si transhendencë që mbrrin në kullën

krijuese të poetit. Del nga zemra një yll/ Nuku di nga vjen i shkreti/ Sikur djeg përdhe mi pyll/ Sikur

shkon për-së-përpjeti.27

Te kjo poezi vjen përsëri frymëzimi krijues transhendental, frymëzimi i thellë në shpirtin e poetit, që

këtë herë adresohet nga një zonë e largët dijesh të mbretërisë kozmogonike lasgushiane. Jeta

pogradecare në poezi mbetet e paperënduar sikurse drita e yllit, që iluminon në vargje. Në strofën

tjetër ndjenja djeg përsëri. Fjala është për frymëzimin e dashurisë së parë tokësore. Në këtë rast

Lasgushi thërret në ndihmë variantet e poezisë, që plot nerv krijues prangojnë lexuesin. Vijnë mes

tyre, përnjëherë yll e mall në dashuri, që stacionohen mes vargjesh, që frymëzohen drejtpërdrejt nga

ylli transhendental, i cili qetëson mendjen njerëzore me idetë hyjnore. Lexues të shumtë të veprës

poetike të L. Poradecit e mbartin në vetvete këtë eksperiencë jetësore që buron mes strofash. Sikur

digjet përsëri/ Mun në fund në kraharuar/ Sikur sbret nga qjell’ i ri/ Ylli i jetës i pashuar28.

2.2 Vargjet me sens kritik

Le të shohim tani poezitë që ilustrohen me konkretizime artistike më të gjera dhe më të detajizuara.

Pra, janë ato poezi lëndësore që prezantojnë jetën dhe që plotësojnë në një farë mënyre edhe poezitë

e tjera ideore të shkruara nga Lasgush Poradeci. Të tilla janë për shembull krijimet e ciklit “Vallja e

Përjetësisë” si: “Lënda dhe jeta”; “Fryma dhe qëllimi”; “Ndjenja dhe njeriu”; “Njeriu dhe Zoti”;

“Përjetësia” apo poema “Ekskursioni teologjik i Sokratit” etj. Raporti i objektit lëndor në këto krijime

është më i dukshëm dhe thëniet lirike janë më të orientuara nga frymëzimi, i cili luan lojën e pretekstit,

si përjetimit emocional. Subjekti deklamativo-lirik është kthyer përkrah materies jetësore, përkrah

realitetit të cilin Lasgush Poradeci e këndon dhe e formëson si një lexim të ri me formë kritike. Në

kritikën letrare studiuesi Henrik Markijeviç 459 këto lloj krijimesh i cilëson si lirika prezantuese. Disa

syresh janë shkruar me rimë dhe disa më varg të lirë. Kritika, konkretisht ajo e Mikel Difren29, për

veçon se vargu i lirë është kryengritje kundër një forme të vdekur dhe përgatitje për një formë të re.

26 Po aty, f. 15. 27 L. Poradeci, Poezia, Vepra 1, Shtëpia botuese “albPAPER”, Tiranë, 2009, f. 149. 28 Po aty, f. 149. 29 M. Difren, Poetika. Programi i tretë, Shtëpia botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1971, f. 88.

Page 27: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

27

Kjo thënie shndërrohet në një parim estetik, një veçori poetike që përsëritet herë pas here në poezinë

e Lasgushit. Përjashtim bëjnë pjesa tjetër e vjershave të autorit. Sado që vargu poetik, i shtërgut të

fundit, është i sajuar ndonjëherë më mjete iracionale gjuhësore, siç janë rimat, prapëseprapë kjo i

nënshtrohet logjikës dhe unitetit të brendshëm të strukturës kuptimore. Pikërisht për të gjitha këto

ky varg del i parregullt, i përzier. Në më të shumtën e herës në poezinë e tij Lasgush Poradeci përdor

rimën klasike për hir të formës vetëm e vetëm që të mos i largohet metrikës klasike. Ky fakt, njëherazi,

na dëshmon se distancën estetike nga tradita ai kërkon ta arrijë gradualisht. Tendenca e Lasgushit ndaj

një horizonti të ri pritës, një formësimi të ri poetik të ideve apo çështjeve që trajton në krijimtarinë e

tij, dalin të natyrshme. Kjo duket veçmas te “Ndjenja dhe njeriu” apo “Njeriu dhe Zoti”, poezi që vijnë

vërtet plot emocion te lexuesi. Në to, të gjitha planet dhe elementet morfologjike, sintaksore,

figurative dhe kuptimore janë në shërbim të formësimit të modelit poetik. Pikërisht ky model

prezanton elementin filozofik të jetës, por edhe përjetimin ideo-emocional të autorit. Kompozicioni i

poezive realizohet përmes një përshkrimi statik. Këto janë vjersha pa subjekt, të përbëra nga një seri

episodesh, të cilat vijnë të lidhura ndër vete, në formë mozaiku vargjesh. Në të dyja krijimet shtrohet

tema kryesore, një motiv themelor, ndjenja e njeriut për Zotin krijues e të gjithëpushtetshëm. Të gjitha

motivet e tjera janë në funksion të përcaktimit, të detajit, të fuqisë së Krijuesit. Zemra e njeriut lidhet

me atë pjesë të Zotit, që merret me ndjenjat, idetë humaniste, të mirën apo të kundërtat e tyre. Zemra

ka të drejtë kur pohon se Zoti është strukur tek ajo. Njeriu i cili i është drejtuar Zotit përmes apostrofit,

tërheq vëmendjen e gjithë racës së tij të vdekshme përmes pasthirrmës së përdorur! Më tej vazhdon

duke përçmuar gëzime dhe hidhërime, me sy që shkëlqejnë nga dëshira për t’u arsimuar apo me sy që

iluminizmin e shohin më me ngjyra kritike. Duhet thënë se misteri i diturisë ose thellësia e greminës

iu shfaqën poetit në kushte tepër të vështira, kur njeriu ishte i lodhur nga pamundësia për studim, nga

vështirësitë e tjera të jetës. Përmes personifikimit të Zotit, njeriu i drejtohet atij nëpërmjet apostrofit

O Zot!, ndërsa deklarohet ndjenja e fajit, pendesës, për veprimet e gabuara në përditshmëri ose të

bëra jo mirë. Gabimet na bëjnë ndërkaq më të mençur në jetë. Shkaqet na çojnë ndonjëherë në

veprime të gabuara.

Spikat në këtë vjershë hiperbola po “rroj pendesën e jetës më të nxirrë”, sikundër është fraza e

ripërtypur, e Nolit tek “Israelitë e filistinë”: “Pse o Zot na trashëgon mend, që të vijë një ditë dhe të

pendohemi”30.

Në formë më të përgjithshme problemi i kësaj simbioze, trajtohet dukshëm në poezinë “Përjetësia”,

që arrihet përmes forcës së bashkimit, ekzaktësisht, përmes ndijimit shqisor estetik në varg. Në

kuptimn ideor lënda e personifikuar flet drejtpërdrejt përjetësisë “pata qenë, do të jem!” Kjo dukuri

përkon me mendimin e prof. Ali Xhikut, për prezencën e një Zoti panteist tek poeti: “Zoti i Lasgushit

30 I. Shyta, E vërteta bën keq në zemër, Shtëpia botuese “D.I.J.A-Poradeci”, Pogradec, 2006, f. 31.

Page 28: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

28

nuk është Zoti teologjik, por Zoti që si në çdo gjë të natyrës, është edhe në vetë njeriun”.31 Zëri i

rrëfimit në këtë poezi, në thellësi të liqerit jehon sikurse në një skemë madhështore. Aty njeriu, është

i pranishëm vetëm si frymë. “Interpretimi i intertekstit, interpretim që i bie përsipër lexuesit, mund të

ngjajë më një zbërthim aluzionesh dhe referencash të cilat e fshehin kuptimin dhe synimin e tyre, dhe

që i përket lexuesit për t’i zbuluar, me qëllim që të kuptojë arsyen e tyre të të qenurit. Kështu në (Sytë

e Elsës), Aragon përdor intertekstualitetin për të mënjanuar censurën”.32

2.3 Vargje poetike

Të gjithë aspirojmë për një botë më të mirë, më të denjë. Nën këtë mënyrë meditimi poetik liriku i

shqipes sugjeron forma të reja ekzistence. Lasgushi e shpreh këtë në ekzistencë krijimesh si: “Kënga e

Shqipërisë së Re” apo “Muharrem Çollaku” dhe “Reshit Çollaku”. Përmes një nënteksti të qartë,

grupimin intelektual dhe bërjen e kombit, Lasgushi i përcjell në këngën e tij, për Shqipërinë e re. Ai

kapet fort dhe evokon figura emblematike të luftës nacionalçlirimtare për të risjellë një dimension më

luftarak apo heroik kombëtar. Këtë vizion poeti e shpërndan fare pak, në kohën e tij. Ai nuk shkroi

asnjë varg servil për gjysmë shekulli. Nganjëherë heshtja flet më shumë se fjala… Kështu L. Poradeci

foli përmes heshtjes së tij të gjatë dhe atij pak angazhimi në dy tre krijimet e pleqërisë së vonë. Të

flasësh përmes tyre, konkretisht mes heshtjes, të jesh racional, lakonik, i saktë a i matur, të gjitha këto

janë cilësitë e krijuesve të mëdhenj, të poetëve që e njohin rëndësinë dhe peshën e fjalës ose heshtjes.

Konica deklaronte më 1933-shin: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqi të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemi

gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Shpëtona nga

grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”33.

Ndikimi arbitrar i shtetit solli censurën, djegien e librave, kthimin e tirazhit të tyre në karton, apo

persekutimin dhe lënien në heshtje të autorëve. Madje dikë e burgos, internon ose e pushkaton si

armik të popullit. Duhet përmendur, s’e antikonformizmin Lasgushi e për shfaq edhe kur e akuzojnë si

zog të lirë liqeni, apo si poet të shitur te Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu. I pari që filloi të akuzojë

atëherë, ishte ish-ministri i Kulturës dhe kryetari i parë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Sejfulla

Malëshova. Sulmi e revoltoi poetin dhe e shtyu t`i shkonte në zyrë e ta pyeste: “Nga e di ti që unë u

shita te Zogu?... Lasgushi hyri në pellgun oportunist të intelektualëve dhe u bë poet dallkauk. Dëgjo

Sejfulla, çdo gjë tjetër ti mund të ma marrësh, po nderin tim si poet shqiptar ti s’mund të ma

marrësh”34.

31 A. Xhiku, Nga romantizmi rrjedhave të realizmit, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1989, f. 131-141. 32 N. Piėgay-Gros, Poetika e Intertekstualitetit, Shtëpia botuese “Parnas”, Prishtinë, 2011, f. 143. 33 F. Konica, Lutja e shkrimtarit, në: Vepra, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993, f. 163. 34 P. Kolevica, Lasgushi më ka thënë..., Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1992, f. 45-46.

Page 29: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

29

2.4 Pesimizmi në krijimtarinë e Poradecit

Përkundër mendimeve të sjella deri tani, pjesë dërrmuese e kritikës janë edhe poezitë e pesimizmit

apo botës së errët. Kritika ka qortuar mes tyre ndjenjën e pesimizmit. Këto poezi rrisin dimensionin e

tyre duke i bërë mjaft interesante, jo vetëm në planin artistik por edhe në atë psikologjik poezitë e

Lasgushit. Këto krijime shfaqin dilema, dyshime, udhëkryqe hamletiane, frikra për shkatërrim idelaesh,

sikurse dëshpërimet e rastit apo momenteve. Por edhe këto poezi jepen me shumë gurë plotësues në

mozaikun emblemë të poetit liqenian. “Çabej, -sipas Sabri Hamitit, është si vëllau i Lasgushit, i cili për

herë të parë hetoi thellësinë e poezisë së Poradecit, duke pohuar se çdo thellësi është e errët.35 Ai ka

parashkuar moskuptimet dhe keqkuptimet që do të ketë ky sistem poetik në botën kulturore të

shqiptarëve. “Kjo aventurë negative nuk ka prekur vetëm interpretuesit e njëshit ideologjik, por jo

njëherë edhe shkrimtarët, bashkëkohës së Lasgushit... nga lavdëruesit e dalldisur me shikim të

errësuar, kritikuesit e cekët dhe mendje lehtë... dhe ndoshta më të rrezikshmit heshtakët e organizuar

të veprës së tij”.36

2.5 Krijimet për dashurinë!

Pas gërmimit në humnerën e thellë njerëzore, falë përroit të ndërgjegjes, davariten poezitë e

intimitetit, që janë ngrohtësi zemre, kënaqësi shpirtërore, dëshirë për ëndërrim erotik... Edhe pse

Lasgush Poradeci është adhurues i triumfit njerëzor në dashuri, nuk kalon asnjëherë në ekstrem banal

nëpër vargje. Ai gjithherë mbetet në kufijtë e arsyes kur shkruan për dashurinë. Madje i thyen ata kur

merr format fshehtësie. Sistemi i jetës njerëzore nuk degjeneron te Lasgushi deri aty sa të vulgarizohet

poezia. Lasgushi e shpjegon më së miri forcën e dashurisë, frymëzimin që i vjen prej saj, jetën që bën

dhe që i jep kuptim asaj në tej jetësi. “Unë besoj në dashurinë. Më shumë më ka tronditur në jetë

dashuria, më shumë më ka gëzuar dashuria. Dhe një poet pa femër pranë nuk rron dot, e sidomos,

nuk krijon dot”.37

Poradeci lartëson kultin e dashurisë. Dashuri, heu mall i ri! Te ky cikël poezish vërehet qartë ndikimi i

ekspresionizmit. “Mora shoqezën përkrah”; “Vate prilli”; “Lodra e dashurisë”; “Flaka”; “Fluturimi”;

“Zemërimi jonë”; “Gjarpërushja”; “Baladë”; “Ylli i jetës”; “Gremina”; “Përse të dua”; “Kroj i fshatit

tonë”; “Vallja e luleve”; “Kur shtrohet vala”; “Një yll përjetësije”; “Malli”; “Si vate-e iku dashurija”; “Ku

35 S. Hamiti, Poetika Shqiptare, Shtëpia botuese “55”, Tiranë, 2010, f. 257. 36 Po aty, fq 257. 37 P. Kolevica, Lasgushi më ka thënë..., Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1992, f. 120.

Page 30: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

30

po shkon ashtu”; “Dashuri dardhare”; “Pamja”; “Syt’ e tu vetëtimtarët”; “Kjo mbrëmje”; “Balladë”;

“Kamadeva”; Koncepti i Lasgushit për Kamadevën është më i mirë se ai i Dantes. Në pjesën e parë

shihen të rinjtë, dashurohen dhe më pas shijojnë këtë dashuri, por demoni i së keqes i ndan. Në pjesën

e dytë ai e kërkon të dashurën në qiellin e pafund. “Kaptoj hapësira pafundësisht të mëdha, duke

kaluar me shpejtësira kozmike dhe e gjej. Dashurohemi përsëri, me një dashuri të madhe të

shpirtërore dhe unë dua ta afroj të dashurën, ta prek, ta puth, ta përqafoj. Dhe e prek, e puth e

përqafoj, por kjo puthje, kjo prekje, ky përqafim s’më ngop, se s’është tokësor. Këtu është kocepti i

ndryshimit të dashurisë sime nga jo e Dantes për Beatriçen[...] Prandaj sme ngop kjo dashuri qiellore

dhe zbres përsëri në tokë. Dhe kjo dashuri në tokë që s’më ngop dhe e kërkon dh në qiell dhe s’më

ngop dhe pres ta gjej në tokë përsëri dhe është vetë natyra e njeriu që kërkon e kërkon dhe s’ngopet

kurrë.”38

Imazhi i Lasgushit është kurdoherë imazhi i personit të dashuruar: një njeri i vetmuar, që nuk kishte

nevojë për të tjerë dhe ndihej i dashuruar. Me bastun në dorë, qenin Cuci, mikun e tij të ngushtë, me

borsalinën mbi kokë, Lasgush Poradeci, një figurë që për një sy të vëmendshëm dukej enigmatik,

rrezatonte në gjithë qenien e tij dashuri.

2.6 Poeti piktor dhe piktori poet

Poezitë e këtij modelimi shprehin dhe imitojnë në mënyrë artistike copëza nga jeta e përditshme,

episode, skena dhe situata shpirtërore të asokohshme. Modelimi artistik i këtyrë krijimeve më tepër

mbulohet nga nocionet plot përshkrime e prezantime të ndryshme. Rezultat i një rimodelimi të tillë

janë titujt e poezive: “Poradeci”; “Dremit liqeri”; “Zemra e liqerit”; “Mbarim vjeshte”; “Dimër”;

“Korrik”; “Gjahtori” etj. Disa nga këto vjersha janë pa frikë kërkime antropologjike, sespse

përshkruajnë mënyrën e jetës apo prekin psikologjinë individuale duke shfaqur ndjesitë e vetëdijes

kombëtare. Me ndihmën e konteksitit letrar, si aspekt i domethënies, zgjerohet dimensioni kuptimor

i tyre. Kjo strukturë poetike e ndërtimit të poezive ka një ritëm dhe energji të atillë sa përfshin edhe

elemente jashtëtekstorë, sikurse është konteksti i përgjithshëm dhe procesi i përjetimit të pastekstit

me mendie. Koha letrare në këto poezi është më e gjatë se sa zgjat vetëm teksti letrar. Nga poezia

“Poradeci” pozicionohet gjeografikisht Pogradeci, si qytezë me përmasa katundi, i cili ka përreth një

krahinë më të gjerë, ka liqenin e Ohrit, ka Malin e Thatë, ka lëndina, kodra dhe fusha, ka manastirin e

Shëndaumit në breg të të cilit buron e rrugëton Drini i Zi. Dyke nisur udhëtimin mes-per-mes nër

Shqipëri/ Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...39

38 Po aty, f. 119. 39 L. Poradeci, Poezia. Vepra I, Tiranë, “alb PAPER”, 2009, f. 31-32 (varinti i parë dhe i dytë i poezisë).

Page 31: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

31

“Dremti liqeri” është vjersha që i kushtohet natyrës të Pogradecit. Eshtë natyra që e ka frymëzuar

poetin, së cilës ai i këndon mes vargjesh. Ai e dashuron dhe e mbron këtë peizazh mbresëlënës.

Lasgushi lufton me frymëzim dhe mall të ri vjershëtori për të përjetësuar vendlindjen. Hiperbola

dremit liqeri pa kufi vijon më krahasimet: aty ndaj fundesh u përflak posi me zjarr e me flori apo posi

me flak u ndez dhe kroi.40

“Zemra e liqerit” është një tjetër krijim që shtysën e saj e merr nga meditimi. Rreziku për jetën, ankthi

i vdekjes, e kanë kthyer bregun në zall të shkretë. Metaforat e goditura si: Zemra e liqerit; dirgjet liqeri-

i kaltër; sipër ti buçet prej fundesh, me rrëmbim të zemëruar; valë e urtë; që prej zallit të shkretuar.41

Poezia “Dimër” mbetet e ngjyer në të bardhën e ftohtësisë që krijon magjia e akullt në Pogradec.

Gjithëçka fle në katundin e Poradecit. Shpirti i poetit fle letargjisht si tërë fisi e jeta bashkë. Në këtë

peizazh qetësie, melankolie e bukurie të bardhësisht të ftohtë, dëgjohet vajtimi i një zogu, që alarmon

me zërin e tij për të dëshmuar frikën e vdjekjes, një rrugëtim i gjatë për mbijetesë që kuptohet përmes

retiçensës në fund të poezisë. Vjersha është e ngjyer e gjitha me ftohtësi. Në të vërtetë ky peizazh i

ngrirë është bota e jashtme përmes së cilës shprehet ftohtësia rrënqethëse e së brendshmes, gjendjes

së vetë zogut qiellor të Pogradecit. Psherëtin me zë të ti / jet’ e trembur se mos vdesi.42

Nga fohtësia marramendëse kalojmë në nxehtësi të thellë te poezia “Korrik”. Si në realitet poezia djeg

së nxehti. Në korrik ambienti digjet nga nxehtësia e diellit. Korriku vjen në poetikën e Lasgushit, me

zogun që rri fatlum në shullër, me shqerrat që çlodhen, shtrihen, dirgjen dhe flenë. Çinçëron gjinkalla,

një gjetje onomatopeike, kjo! Në vjershën “Korrik”43 konkretisht në fund të saj kemi përsëri një

retiçensë, që dëshmon se jeta vazhdon edhe në këtë muaj të nxhetë të vitit. Por prezenca e natyrës

së bukur shqiptare vijon prezantimin e saj mes për mes veprës poetike. Ajo rimerr jetë pavdekësie në

vjershën “Gjahtori”44 Ky lloj himni i bukurisë në natyrë huazohet nga proza e rrjedhshme e

Kristoforidhit, Gramenos, e vetë Mid’had Frashërit. Këtu shpaloset një përshkrim të qartë, apo më

mirë një pikturim i natyrës poradecare. Kjo strukturë vargjesh ka një ritëm intensiv dhe një energji

pozitive të tillë, sa tërësia e poezive në këtë bllok, përfshin edhe elementët jashtekstorë, në kontekstin

e përgjthshëm të të shijuarit të poezisë si magji natyrore. Vetë poezia është një apostrof që thërret

pranë atdheun kur vetë je larg. Poezia është shkruar në Athinë më 1918. Me ndihmë e kontekstit si

aspekt i domethënies, zgjerohet dimensioni kuptimor i kësaj lloj poezie, saktësisht i asaj me objekt

natyrën. Secili prej këtyre elementëve jashtekstorë të medituar është në vetvete edhe një lloj simboli

dhe çfarë është me më shumë rëndësi, secila prej poezive paraqet një forcë figurative.

40 Po aty, f. 155. 41 Po aty, f. 156. 42 L. Poradeci, Poezia. Vepra I, Tiranë, “alb PAPER”, 2009, f. 54. 43 Po aty, f. 53. 44 Po aty, f. 57-59.

Page 32: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

32

PËRFUNDIME:

Për krijimtarinë e Lasgush Poradecit deri tani kanë shkruar kritikët, historianët e letërsisë, eseistët,

teoricienët, historianët, gjuhëtarët, pedagogët, shkrimtarët, filozofët, gazetarët, politikanët, krijuesit

e rinj të letërsisë e shumë të tjerë. Për krijimtarinë e tij janë botuar shkrime të llojeve dhe trajtimeve

të ndryshme, studime, monografi, vështrime, sprova, trajtesa apo romane, tregime, poezi dhe janë

realizuar disa filma dokumentarë. Janë shkruar vjersha nga gjithfarë poetësh, të njohur dhe të pa

afirmuar akoma në letërsinë shqipe. Ismail Kadare shkruan romanin “Ikja e shtërgut”, për Lasgush

Poradecin. Mjafton të shohësh bibliografinë e arsyetuar për Lasgush Poradecin dhe kupton se sa

shumë është shkruar dhe botuar për të në vite.

Poradeci vazhdon të mbetet poet i gjithë shqiptarëve, në trevat ku ata jetojnë. Popullorëzimi i poetit,

për shkak të ideve, gjuhës poetike të zhdërvjellët dhe filozofisë, nga shumë lexues do vështrohet i

shenjtë, ndërsa një pjesë tjetër e mendonin më të hershëm në letërsi sesa periudha letrare së cilës i

përkiste. Lasgush Poradeci, adhurohej nga lexues të grupmoshave të ndryshme. Lexuesi në horizonte

pritëse ka shfaqur gjithherë dëshirën për ta pasur veprën e Poradecit në dorë.

Lasgushi, ndërkaq, klasifikohet ndër ata autorë që e ka patur pranë lexuesin dhe receptuesin e veprës

së tij poetike, pasi marrëdhëniet e poezisë së tij, nuk kanë qenë asnjëherë të largëta nga Shqipëria.

Lasgushi e ka dashur Shqipërinë dhe lexuesin e tij dhe këtë e ka bërë përmes gjuhës, pasi zgjodhi të

shkruajë shqip. Nga ana tjetër lexuesi e ka dashur dhe lexuar me kujdes veprën e lirikut, duke e ngritur

lart atë nëpër kohëra. Vlerësimi i kësaj ane artistike të prekshme, në kuptimin letrar si gjendje apo

vizion, luan një rol primar për të fokusuar të gjitha planet e përfaqësimit të Lasgush Poradecit. Poeti

bën një jetë modeste deri sa shuhet, është atdhetar në gjallje dhe lartëson poetikisht atdhedashurinë

e ngulitur nga të parët e familjes Gusho.

Duke bërë edhe njëfarë përmbledhje pasqyruese, indirekte të gjuhës së shtypit dhe frazeologjisë ndër

vite. Për t’u dhënë liri dhe kursim kohe të gjithëve. Për të kompletuar mënyrën e trajtimit shkencor,

letrar të informacionit rreth lexuesit dhe autorit, të cilin studiuesi kërkon ta zotërojë. Hans Robert

Jauss-i mbetet themeluesi i kësaj metode. Ndërmjet të tjerash, ky punim receptiv mbi veprën poetike

të Lasgush Poradecit ecën në gjurmët e këtij profili. Vihet re lehtësisht, se jemi në hapat e para të kësaj

metode për të cilën uroj të zgjerohet edhe me trajtesa të tjera, për të konsoliduar studimin e letërsisë

shqipe.

Dy titujt e parë janë të librave poetikë që njohim, dhe siç shihet titujt kanë një formulim të figuruar,

ata janë metafora sintagmatike. Këta tituj dhe përfshijnë poezinë më të madhe të Lasgushit. Dy titujt

tjerë janë projektuar si libra, të cilët poeti nuk ka arritur t’i përfundojë si sisteme të kryera, ndonëse

Page 33: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

33

kanë mbetur shumë poezi në dorëshkrim. Por, bie në sy që dy titujt e fundit kanë tendencën që nga

metafora të kalohet në kuptimin e parë.

Në kontekstin e gjerë të zhvillimeve të letërsisë sonë, kundruar nga aspekti i marrëdhënies ndërmjet

gjuhës dhe poezisë, nuk ka dyshim se një nga përbërësit që e vecon poezinë e Lasgush Poradecit nga

krijimet e poetëve tanë të tjerë është pikërisht gjuha e poezive të tij.

Gjuha nuk është preokupim i Lasgushit vetëm si mjet shprehës i botës së tij, ajo është më shumë sesa

kaq-mund të thuhet se kjo është bërë një motiv krijues. Ky interesim për gjuhën shqipe përbën

vazhdimësinë e motivit të ndeshur aq dendur te rilindësit tanë dhe veçmas te Naimit.

Gjuha e poezive të Lasgushit është gjuhë e një autori, i cili jo vetëm se e dashuronte thellësisht gjuhën

shqipe, por mund të thuhet gjithashtu se është gjuhë e një njohësi të rrallë të fjalëve të vjetra po aq

sa edhe të gjedheve të fjalëformimit dhe tërë kjo përvojë e ky gjenialitet krijues shkrihen në poezitë e

tij. Lasgushi nuk është vetëm një lëmues fjalësh e shprehjesh poetike, i dhënë pas efektesh tingëlluese

dhe pas rimash, sikundër është konstatuar sa e sa herë më parë. Ai është edhe një qëmtues i

palodhshëm i kuptimeve të fjalëve, prandaj mund të themi se poezia e tij ka edhe muzikalitetin, por e

ka edhe domethënien në të njëjtën kohë.

Gjuha shqipe bënë pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, e gjuhëve gjenetikisht të afërta, të cilat

qysh në kohërat e vjetra janë folur në trevat që nga India në Evropë. Kjo familje përfshin gjuhë të gjalla

e të vdekura, të cilat kanë afri dhe bashkëpërkime (konkordanca) të shumta midis tyre. Sa më thellë

të hyjmë në të kaluarën, aq më të dukshme janë afritë dhe bashkëpërkimet midis këtyre gjuhëve.

Kjo familje gjuhësore ndahet në shumë degë e nëndegë. Shqipja formonë degë të veçanta dhe nuk

kanë lidhje motërzimi me asnjë gjuhë tjetër. Gjuhët e kësaj familjeje, por edhe gjuhët e tjera hyjnë me

njëra-tjetrën në marrëdhënie të ndryshme, të lidhura me faktorë historikë, gjeografikë, kulturorë etj.

Marrëdhëniet e shqipes me tjerat, janë shumë komplekse dhe shtrihen në një periudhë shumë të gjatë

kohore; ato kanë nisur ndoshta që në fazën paraetnike të këtyre gjuhëve në djepin paraballkanik të

tyre dhe kanë vijuar pa ndërprerje në periudhën etnike deri në ditët tona.

Mjeti më i thjeshtë për të eliminuar shkrimtarët e dyshimtë ishte heqja e të drejtës dhe e mundësisë

së botimit. Për rrjedhojë, shumë pena të talentuara iu kthyen nga halli përkthimit. Për poetin panteist

Lasgush Poradeci (1899-1987), klasik i shekullit të njëzetë, thuhet se më fort ishte gati të thyente lapsin

e ta bënte copë e çikë, se sa të shkruante "si duan ata". E re është pjesa e tretë për letërsinë e

periudhës deri në Luftën e Dytë Botërore, që përfshin për herë të parë poetin e lënë në heshtje prej

kohësh Lasgush Poradecin, një nga më të mëdhenjtë e Parnasit shqiptar, poezia panteiste e të cilit

shënon një nga kulmet e letërsisë shqiptare të shekullit të njëzetë.

Page 34: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

34

Një nga perlat e artit lasgushian e krijoi botën e vet krijuese dhe konceptin e tij shkrimor duke

shtresuar rrëfimin sipas modelit të zgjedhur. Ky është poeti Lasgush Poradeci, padyshim poeti me

ndjeshmërinë më të thellë për fatin e njeriut në jetë, të robërimit dhe dinjitetit njerëzor, i cili u

angazhua në krijimtarinë e tij letrare dhe që hodhi dritë në shpirtin e këtyre njerëzve, i mbushi ata me

optimizëm dhe guxim për perspektivat njerëzore. Lasgushi shfaqet e mbetet një kulm vigan, i cili ka

për të zotëruar shumë kohë me hijen e vet literaturën dhe mendimin shqiptar. Bëhet fjalë për një art

i cili përcillet si model i mëvetësishëm, vlerësohet prej tij jo si e metë por si akademi arti dhe morali.

Kjo krijimtari dallohet në tri aspekte kryesore: në poezinë filozofike, patriotike dhe erotike. Për nga

burimet që e ushqyen, karakteri që mori dhe drejtimi në të cilin u zhvillua kjo krijimtari, rrethanat

jetësore nëpër të cilat u përshkrua poeti, edukimi ideo-estetik që ai mori në mjedise dhe shkolla të

ndryshme, nga poezia e popullit dhe nga letërsitë e huaja sidomos rumune dhe gjermane, shpjegojnë

anët kontradiktore.

Në vijim dalin konceptet e figurat e Lasgushit dashuri, dëshirë, gjakim për vetëflijim për ushqimin e

trashëgimtarëve, vdekja vjen me gas etj.

Lasgushi dhe një pjesë tjetër krijuesish të viteve ’30, sollën ëndërrim në realitetin e kohës, ëndërrim

plot magji jete për të ardhmen. Vepra e Lasgushit u pranua nga brezi i ri, shtresa më rinore kombëtare,

intelektualët që ishin profesorët, mësuesit, nxënësit e tyre etj. Për të dëshmuar të vërtetën e kohës,

vepra letrare e Lasgush Poradecit përqafimin e kishte tek këto shtresa që përhapnin të renë dhe ishin

shpresë e një ardhmërie ndryshe nga ajo e asokohshme.

Page 35: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Shala... · gjithë jemi të vetëdijshëm për funksionin dhe dobinë e këtij lloj punimi, në mbështetje të vetë receptimit (veprës,

35

BIBLIOGRAFIA:

1. E. Gjikaj, Cikli filozofik në sistemin poetik të Lasgush Poradecit, Naim, Tiranë, 2010.

2. F. Konica, Lutja e shkrimtarit, në: Vepra, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1993.

3. H. R. Jauss, Estetica e interpretazione letteraria, Marietti, Genova, 1990.

4. I. Kadare, Përballë pasqyrës së një gruaje, Shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2001.

5. KUMTESAT I Shkencat gjuhësore, kulturore dhe historike “Java e Shkencës” 2013, Prishtinë,

2013.

6. L. Poradeci, Poezia, Vepra 1, Shtëpia botuese “albPAPER”, Tiranë, 2009.

7. L. Poradeci, Poezia. Vepra I, Tiranë, “alb PAPER”, 2009, fq. 31-32 (varinti i parë dhe i dytë i

poezisë).

8. L. Poradeci, Vallja e Yjeve, Bukuresht, 1933.

9. L. Poradeci, Vallja e yjve, Shtypur në Albania, Kostancë, 1933.

10. M. Difren, Poetika. Programi i tretë, Shtëpia botuese “Rilindja”, Prishtinë, 1971.

11. M. Kuteli, Fjala e editorit, në Ylli i Zemrës, Bukuresht, 1937.

12. M. Kuteli, Vepra letrare 5, Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990.

13. N. Piėgay-Gros, Poetika e Intertekstualitetit, Shtëpia botuese “Parnas”, Prishtinë, 2011.

14. P. Kolevica, Lasgushi më ka thënë..., Shtëpia botuese “8 nëntori”, Tiranë, 1992.

15. R. Jakobson, Saggi di linguistica generale, Feltrinelli, Milano, 2008.

16. Robert ELSIE, NJË FUND DHE NJË FILLIM, Vëzhgime mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare

bashkëkohore, shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë, 1995.

17. S. Hamiti, Poetika Shqiptare, Shtëpia botuese “55”, Tiranë, 2010.

18. S. Mansaku, Probleme të historisë së gjuhës shqipe në dritën e marrëdhënieve të saj me

greqishten, në ―Seminarin ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare,

Prishtinë, 2004, 22/2.

19. I. Shyta, E vërteta bën keq në zemër, Shtëpia botuese “D.I.J.A-Poradeci”, Pogradec, 2006.

20. Shyta, Lasgush Poradeci Bibliografi e arsyetuar, Shtëpia botuese “D.I.J.A-Poradeci”, Pogradec,

2009.

21. Vinca , Agim. Alternativa shqiptare, Shkupi, Shkup, 2005.

22. A. Xhiku, Nga romantizmi rrjedhave të realizmit, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë,

1989.