punim diplome - edukimi.uni-gjk.org · bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i...
TRANSCRIPT
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema : Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në
regjionin e Gjakovës për vitin shkollor 2019/2020
Udhëheqës shkencor : Kandidatja :
Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi Albulena Rrustemi
Gjakovë, 2020
2
Ky punim diplome u mbrojt me datë ____/____/2020 para komisionit vlerësues në përbërje nga :
1.____________________________ Kryetar
2.____________________________ Anëtar
3.____________________________ Anëtar
Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________________
3
Përmbajtja
Lektorimi .................................................................................................................. I
Mirënjohje .............................................................................................................. II
Abstrakt ................................................................................................................. III
Abstract .................................................................................................................. IV
HYRJE ...................................................................................................................... 9
Lista e shkurtesave të përdorura në studim ..............................................................10
KAPITULLI I .........................................................................................................11
1.1. Çka nënkuptojmë me edukim inkluziv ? .......................................................11
1.2. Çka është autizmi ? ........................................................................................12
1.3. Çrregullimet e Autizmit .................................................................................13
1.4. Karakteristikat e fëmijëve me Autizëm .........................................................14
KAPITULLI II .......................................................................................................15
2.1. Loja dhe ndikimi i saj ...................................................................................15
2.2. Pse është e vështirë të luash me fëmijën autik ? ............................................15
2.3. Ndikimi i muzikës ..........................................................................................16
2.4.Trajtimi i autizmit ...........................................................................................17
2.4.1. Analiza e sjelljes së aplikuar (ABA) .......................................................17
2.4.2. Teknika TEACCH ...................................................................................17
KAPITULLI III ......................................................................................................18
3.1. Mësimdhënia te nxënësit me çrregullime të spektrit të autizmit ...................18
3.2. Si duhet të punoj me një fëmijë me ÇSA ? ....................................................18
3.3. Sa i ndërgjegjësuar është apo duhet të jetë prindi i fëmijës me ÇSA ? .........18
3.4. Si duhet të punojmë me grupin që të integroj sadopak një fëmijë me ÇSA? 19
4
KAPITULLI IV .....................................................................................................20
4. Metodologji e hulumtimit .................................................................................20
4.1. Qëllimi i hulumtimit ....................................................................................20
4.2. Objektivat e hulumtimit ..............................................................................20
4.3. Hipotezat......................................................................................................20
4.4. Korniza kohore ............................................................................................21
4.5. Deklarim ......................................................................................................21
4.6. Popullata dhe mostra e hulumtimit..............................................................22
4.7. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për mësimdhënës ..........23
4.8. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për prindër ....................27
4.9. Vërtetimi i hipotezave .................................................................................32
KAPITULLI V .......................................................................................................33
Përfundimi ................................................................................................................33
Një këshillë -dhe vetëm një- prindërve me fëmijë normal ......................................34
Rekomandime ..........................................................................................................35
Literatura ..................................................................................................................36
Shtojca ......................................................................................................................37
5
Lektorimi
Deklaroj se kam lektoruar temën e Bachelor-it me titull : APLIKIMI I INKLUZIONIT
PËR NXËNËS ME AUTIZËM NË SHKOLLA TË RREGULLTA NË REGJIONIN E
GJAKOVËS PËR VITIN SHKOLLOR 2019/2020, të kandidates Albulena Rrustemi.
Lektore e Gjuhës Shqipe: Nënshkrimi :
Elvane Spahija _______________________
044933412
Gjakovë,2020
6
MIRËNJOHJE
Së pari, mirënjohja dhe falenderimi shkon për të gjithë profesorët e Universitetit “Fehmi Agani”
ku falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre kam arritur deri në këtë ditë.
Në veçanti falenderoj udhëheqësin tim shkencor, Prof.Ass.Dr. Shefqet Mulliqi njëherit edhe
profesor i imi, i cili me kujdes dhe përpikmëri më ofroi ndihmë në kërkimin tim shkencor.
Falenderoj të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit e fëmijëve me autizëm të cilët u bënë pjesë e
hulumtimit dhe ndanë me mua përjetimet dhe përvojat e tyre, pa të cilat nuk do të ishte i mundur
realizimi i këtij hulumtimi.
Gjithashtu u jam përjetësisht mirënjohëse familjes dhe shoqërisë që më qëndruan afër në këtë
rrugëtim, ishin motivi dhe shtytja më e fuqishme drejt triumfit. Ishin mbështetja në këtë udhëtim
plot sfida, për një ëndërr që sot po realizohet !
7
Abstrakt
Me autizëm nënkuptojmë çrregullimin neurobiologjik i cili shoqërohet me vështirësi në
komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura , të folur dhe komunikim joverbal. Është
një përpjekje për të mbijetuar në botën e lodhshme dhe konfuze.
Qëllimi themelor i këtij hulumtimi është të pasqyrojë gjendjen aktuale se sa janë të
gjithëpërfshirë fëmijët autikë në shkollat e rregullta dhe si ndikon bashkëpunimi prindër-mësues
për progresin akademik të këtyre fëmijëve.
Fëmijët me autizëm përfshihen në ente shkollore dhe fillojnë të ndryshojnë vetëm atëherë kur
pranohen si të tillë. Ndonëse fëmijët me autizëm janë të ndryshëm në shumë mënyra nga fëmijët
e zhvillimit tipik, kjo nuk do të thotë se këto ndryshime janë të gabuara dhe se këta fëmijë duhet
të përjashtohen nga sistemet e përgjithshme të edukimit.
Nëse kauza e të gjithë atyre që jetojnë me autizmin dhe pranë tij është të pranojmë dhe
përfshijmë këta fëmijë në shoqërinë tonë, atëherë mënyra më e mirë për të filluar është integrimi
i tyre në shkolla, atje ku fillon edukimi i të gjithëve.
Fjalët kyçe: autizëm, çrregullim, gjithëpërfshirje, fëmijët, integrimi.
8
Abstract
Autism is a neurobiological disorder that pays attention to communication, experiential
interaction, repetitive behavior, speaking and nonverbal communication. It is an attempt to
survive the tedious and confusing world.
The main purpose of this research is to reflect the current state of how inclusive autistic children
are in mainstream schools and how parental-teacher cooperation impacts on the academic
progress of these children.
Children with autism are included in school settings and begin to change only when accepted.
Although children with autism are in many ways different from typical developmental children,
this does not mean that these changes are wrong and that these children should be excluded from
general education systems.
If the cause of all those living with and near autism is to accept and include these children in our
society, then the best way to start is to integrate them into schools, where everyone's education
begins.
Keywords: autism, disorder, inclusion, children, integration.
9
Hyrje
Duke marrë parasysh se autizmi është një temë mjaft aktuale, secili nga ne duhet të kemi njohuri
për të dhe të kontribojmë në forma të ndryshme që ata të gjthëpërfshihen kudo në mjediset që
rrethohen në veçanti në shkolla të rregullta.
Autizmi (greq. Autos – vetë) është një çrregullim neurobiologjik që prek funksionin e trurit dhe
që karakterizohet nga vështirësi me bashkëveprimin dhe komunikimin shoqëror, nga sjellja e
kufizuar dhe e përsëritur,si dhe duke paraqitur mos interesim për botën përreth. Shoqërohet me
kombinim të faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë duke u paraqitur qysh në fëmijërinë e hershme.
Këta fëmijë duhet të gëzojnë të drejta si të gjithë fëmijët e tjerë, pavarësisht veçorive të tyre
fizike apo mendore. Duke patur parasysh që këto veçori mund të ndikojnë negativisht në
progresin e tyre akademik, ekzistojnë faktorë që mund të ndikojnë në arritjen e suksesit dhe më e
rëndësishmja është që ata të ndihen të barabartë me bashkmoshatarët e tyre.
Duhet pranuar fakti se puna me këta fëmijë kërkon art dhe përkushtim. Mësimdhënësit sfidohen
çdo ditë duke punuar me fëmijët autik sepse çdo fëmijë i tillë ka personalitetin e tij që kërkon
vëmendje dhe kujdes të veçantë në aspektin shëndetësor, emocional, në zhvillimin intelektual
dhe zhvillimin e ndjenjave.
Në ditët e sotme, gjithpërfshirja e fëmijëve autik është bërë realitet. Informimi i prindërve rreth
kësaj çështje është më i madh dhe këta fëmijë janë vendosur në klasa të rregullta.
Pasi që tema jonë e studimit ka të bëjë vetëm me fëmijët me autizëm në komunën e Gjakovës,
atëherë edhe fokusi ynë është tek gjithëpërfshirja e tyre në shkolla të rregullta në komunën e
Gjakovës.
10
Lista e shkurtesave të përdorura në studim
ÇSA - Çrregullimet e Spektrit të Autizmit
DKA - Drejtoria komunale e arsimit
MASHT - Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë
RTT - Sindroma Rett-it
ABA - Analiza e sjelljes së aplikuar
TEACCH - Treatmentand Education of Autistik and related Communication Children ( Terapi
rehabilituese)
PIA - Plani individual arsimor
11
KAPITULLI I
1.1. Çka nënkuptojmë me edukim inkluziv ?
Edukimi inkluziv apo edukimi gjithëpërfshirës nënkupton shkollimin e përbashkët të fëmijëve
me nevoja të veçanta me fëmijët e tjerë pa asnjë lloj dallimi. Një shkollim i tillë kërkon
ndryshime rrënjësore në të menduarit e mësimdhënësve, prindërve, administratorëve etj.
Inkluzioni i ridefinon gjërat se si fëmijët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, janë të çmuar për atë
si janë. Inkluzioni nuk është diçka e re që mund të bëhet ose të sigurohet, është proces të cilin
duhet në mënyrë të organizuar ta aplikojmë në mënyrë që rezultatet të jenë reale.
Shkollat inkluzive iu përcjellin dituri nxënësve përmes programeve përgjegjëse me ndryshim dhe
përshtatje në kuadër të obligimeve të shkollës. Është e nevojshme që secili fëmijë të përfshihet
në mësimdhënien e rregullt dhe të përfitojë dituri aq sa mundet, ai ka të drejtë të arsimohet edhe
sipas planit individual arsimor të përshtatur (PIA),1 (Mulliqi,S. 2008, f.2-3).
Figura 1. Gjithëpërfshirja e fëmijës me nevoja të veçanta në rrethin shoqëror
12
1.2. Çka është autizmi ?
Autizmi (greq. Autos – vetvete) paraqet njërën ndër dukuritë psikofizike, shëndetsore dhe
sociale e cila godet fëmijën qysh në moshën e hershme.
Ju mund të jeni njohur me termin autizëm. Autizmi përkufizohet si “ paaftësi zhvillimi që prek
në mënyrë thelbësore komunikimin gojor dhe jogojor, si dhe ndërveprimin me rrethin shoqëror”.
Fëmijët autik nuk lidhen me të tjerët, shmangin kontaktet me sy dhe nuk i shprehin me të tjerët
ndjenjat e gëzimit apo interesit. Ata kanë pak ose aspak aftësi gjuhësore dhe mund të jenë shumë
të ndjeshëm ndaj dritës, tingullit, prekjes apo informacioneve tjera shqisore. Për shembull
tingulli mund të ju shkaktojë dhimbje, luhatjet e dritjes mund t’u duken si shpërthime dhe kjo gjë
u shkakton dhimbje të forta koke,2 (Musai,B. 2003, f.321-322).
Figura 2. Çfarë është autizmi ?
13
1.3. Çrregullimet e Autizmit
Autizmi është pjesë e 5 çrregullimeve të ndryshme :
Çrregullimi Autistik
Çrregullimi Disintegrues i Fëmijëve
Çrregullimi Pervaziv i Fëmijëve
Çrregullimi i Aspergerit
Çrregullimi i Rett-it
Këto çrregulime njihen si çrregullime të spektrit të autizmit dhe secili prej sindromave nën ÇSA
është i ndryshëm nga tjetri,3 ( Ozonoff.S, Dawson.G, McPartland.J, 2002, f.38).
Figura 3. Fëmija me autizëm në botën e tij plot ngjyra
14
1.4. Karakteristikat e fëmijëve me Autizëm
Nga muajt e parë të jetës, dëmtimet janë të pranishme në reciprocitetin shoqëror dhe
komunikimin shoqëror. Foshnjat dhe fëmijët e vegjël me autizëm shmangin kontaktin me sy dhe
nuk kanë interes për zërat dhe fytyrat e të tjerëve në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre.
Lojërat imituese, mungesa e buzëqeshjes dhe shprehjeve të përshtatshme të fytyrës nga mosha 1
vjeçare, ishin parashikues të autizmit. Në moshën 2 dhe 3 vjeçare kur bashkëmoshatarët e tyre
fillojnë të artikulojnë fjalët e para, fëmijët me autizëm dallojnë sepse mund të kenë shumë pak
ose aspak aftësi gjuhësore. Zakonisht këta fëmjë kur fillojnë të flasin përsërisin fjalët e tyre
(ekolalia), 4( Zager.D, 2005, f.39).
Ndërsa në adoleshencë mund të dështojnë të kuptojnë qëllimin shoqëror, ata mund të bëjnë
pyetje të pazakonta dhe tepër personale. Insistojnë për rutinë dhe nuk parapëlqejnë të ndryshojnë
asgjë, madje ndonjëherë paraqitet mundësia e lëndimit të vetvetes.
Karakterizohen me një shumëllojshmëri të lëvizjeve, të tilla si përplasja e duarve dhe krahëve,
përplasja e këmbëve në dysheme, kërcimi i përsëritur, lëkundja e kokës etj.
Një veçori tjetër është mbindjeshmëria ndaj stimujve të ndryshëm dëgjimorë, prekës, vizualë dhe
nuhatës,5(Ozonoff.S , Rogers.J.S , Hendren.L.R , 2003, f.234).
Figura 4. Sjella e fëmijës autik
15
KAPITULLI II
2.1. Loja dhe ndikimi i saj
Loja dhe zhvillimi social shkojnë paralelisht, njëra është një automjet për tjetrin. Lojë kryesore
është ndërveprimi nga gjestet imituese, instiktive dhe ndërveprimet e hershme ndërmjet foshnjës
dhe dhuruesit. Ai mëson aftësi sociale siç është bashkëpunimi,empatia dhe respekti. Zhvillimi
shoqëror është vetëm pasojë e aftësisë për të luajtur. Loja ndikon që ai të zhvillohet socialisht në
maksimumin e potencialit të tij.
2.2. Pse është e vështirë të luash me fëmijën autik ?
Ekzistojnë disa faktorë që shfaqin vështirësi gjatë lojës me fëmijë autik :
Problemet gjuhësore si në të shprehurit ashtu edhe në të kuptuarit (përmbajtja e fjalës),
Probleme me ndërveprimin social,
Problemet e imagjinatës,
Fëmija ndjehet i humbur dhe i hutuar.
Figura 5. Loja dhe ndikimi i saj në gjithëpërfshirje
16
2.3. Ndikimi i muzikës
Për fëmijët me autizëm muzika është një armik edhe një shpëtimtar. Një shpëtimtar për të
bllokuar zhurmat e tjera shqetësuese dhe një armik kur i lëshohet një fëmije papritur. Tingujt që
nuk mund të jenë parashikuar, nuk janë dëgjuar kurrë më parë, ose janë papritur me zë të lartë
mund të shkaktojnë një gjendje ankthi të menjëhershëm, ulërima, ikin nga burimi i zhurmës,
mbulojnë veshët etj. Kur një këngë ose pjesë muzikore është e rehatshme dhe e njohur, fëmija
është në kontroll dhe muzika mund të përdoret për të bllokuar tinguj apo ndjesi tërheqëse dhe në
të vërtetë e ndihmon atë të qetësohet dhe të përqendrohet. Si një mjet për të qetësuar një fëmijë
ose një ankth të tepërt, muzika është diçka e arritshme dhe e menjëhershme. Muzika është
vërtetuar se ndikon në nivelin e hormoneve, rrahjet e zemrës, gjakun, presionin, temperaturën e
trupit . Muzika me një fjalë është ilaç. Terapia muzikore për fëmijët dhe të rriturit me autizëm
është duke u bërë gjithnjë e më shumë e njohur si një mënyrë për të inkurajuar ndërveprimin
social dhe një mjet i dobishëm për relaksim,6 ( Moor.J, 2008, f.20-27).
Figura 6. Muzika - armik dhe shpëtim për autikët
17
2.4.Trajtimi i autizmit
Terapistët përqendrohen në trajtimet që përpiqen të rrisin ose të ulin sjelljet dhe aftësitë
individuale. Të mësojnë në grupe gjithëpërfshirëse të aftësive, siç janë aftësitë e sjelljes adaptive,
komunikimi (psh. gjuha e shenjave dhe e të folurit), dhe aftësitë shoqërore.
2.4.1. Analiza e sjelljes së aplikuar (ABA)
Kjo është një nga terapitë e gjata e cila është treguar pozitive për shumë fëmijë. Kjo terapi krijon
një mjedis mësimi dhe lojë që akomodon fëmijën të luajë, të qeshë dhe të mësojë. ABA është një
angazhim i madh emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht, por për disa familje është rruga e
preferuar. Disa nga këto ndërhyrje në sjellje për të mësuar fëmijët me autizëm përfshijnë:
Bërjen e ndryshimeve mjedisore, të tilla si sigurimi i strukturës dhe zvogëlimi i
shpërqendrimit në situata mësimore,
Duke përdorur strategji nxitëse ,
Duke përdorur përforcim për përgjigje të sakta,
Zvogëlimi i sjelljes përmes përforcimit dhe ndëshkimit,
Zbatimin e mësimit natyralist (p.sh., mësimi i rastësishëm ),
Planifikimin për përgjithësim dhe mirëmbajtje.
2.4.2. Teknika TEACCH
TEACCH është një nga metodat më të përhapura në botë. Kjo bazohet në nevojat unike të
personave me ÇSA për t’u bërë i pavarur, për të rritur fleksibilitetin dhe vetë-efektivitetin e
fëmijëve. Ndër strategjitë e kësaj terapije është përdorimi i figurave ku përmes përshkrimit të
tyre si strategji për komunikim fëmija nxitet të kuptoj sa më mirë botën përreth. Metoda TEACH
i përfshinë në planin e saj pothuajse të gjithë personat që e rrethojnë fëmijën me autizëm. Nuk
është shumë e kushtueshme dhe qëllimi i saj është integrimi i fëmijëve me autizëm në shkolla të
rregullta,7 (Matsson.J, 2008, f.157).
18
KAPITULLI III
3.1. Mësimdhënia te nxënësit me çrregullime të spektrit të autizmit
Autizmi është paaftësi zhvillimore komplekse që ndikon në mënyrën se si një individ mendon,
mëson dhe e përjeton botën. Mësimdhënia në nxënës me autizëm është një sfidë profesionale dhe
një mundësi për t’u rritur si një edukator. Duke patur parasysh se këta fëmijë e preceptojnë
mjedisin e tyre ndryshe, komunikojnë me vështirësi të madhe, atëherë çdo fëmijë i tillë ka një stil
unik të të mësuarit.
3.2. Si duhet të punoj me një fëmijë me ÇSA ?
Është e vështirë të jepen skema të gatshme për punën me këta fëmijë, sepse siç njihet edhe
shkencërisht janë individë që shfaqin veçori specifike. Puna me ta duhet të ndërtohet të paktën
mbi një njohje minimale të secilit fëmijë. Në mungesë të stafeve profesionale duket se e vetmja
mundësi për t’i paraprirë sjelljeve problematike dhe për të ndihmuar sadopak fëmijën me
përshtatshmërinë në ambientet arsimore është komunikimi i hapur, transparent, në detaje midis
mësuesit dhe prindit. Është e nevojshme të organizojmë një plan pune të ndërtuar mbi të dhënat e
marra nga prindi dhe terapisti përkatës. Për të punuar me një fëmijë me ÇSA nevojitet më tepër
hapësirë kohore në dispozicion, të përshtaten metoda dhe teknika në përputhje me aftësitë e
fëmijës. Mbi bazën e planit dhe njohjes individuale, mësimdhënësi duhet të jetë në gjendje të
përcaktojë përfshirjen e plotë apo të pjesshme të fëmijës në veprimtari.
3.3. Sa i ndërgjegjësuar është apo duhet të jetë prindi i fëmijës me ÇSA ?
Mësuesit mund të përballen të paktën me dy kategori prindërish. Prindër që njohin në detaje
fëmijën e tyre dhe janë të hapur për të diskutuar gjithçka me edukatorët, dhe prindër që për një
sërë arsyesh objektive ose jo, nuk njohin sa duhet problemin, ose druhen ta bëjnë prezent atë.
19
Dihet se shumica e prindërve me fëmijë me ÇSA kanë probleme të mëdha fillimisht me pranimin
e diagnozës së fëmijës së tyre. Përballja me institucionet arsimore është kontakti i parë real me
jetën sociale të këtyre fëmijëve. Ajo shihet si një sfidë dhe pranohet me stres nga prindërit.
Mësuesi detyrimisht duhet të bëjë rolin e psikologut, i vendosur para prindit, gjithmonë në
përshtatje me parimin kryesor të komunikimit të vërtetë mbi ecurinë apo problematikën që
shoqëron qëndrimin e fëmijës me ÇSA në ambientet e shkollës , me qëllim ndërgjegjësimin e
prindit për të ndërtuar një punë frytdhënëse në vazhdimësi.
3.4. Si duhet të punojmë me grupin që të integroj sadopak një fëmijë me
ÇSA?
Ndoshta këtu fillon një pjesë e rëndësishme e punës, si treguesi i parë i suksesit. Është i
pazëvendësueshëm kontributi i fëmijëve, në ecurinë pozitive të fëmijëve me ÇSA. Për këtë
çështje mësuesja duhet të jetë e gatshme të ndikoj në çdo situatë mbi fëmijët e grupit/klasës për
t’i pranuar si pjesë të tyre fëmijët me ÇSA.
Komunikimi me fëmijët normalë sado i pjesshëm të jetë, ka ndikim tejet pozitiv mbi fëmijët me
ÇSA sepse ata kanë nevojë të dëgjojnë emrin e tyre, të preken nga bashkëmoshatarët, të shohin
sa më shumë sjellje apo shfaqje të asaj bote që për ta është pothuajse e panjohur ose ka kaluar pa
lënë gjurmë të dukshme. Mësuesja me dashamirësi mund të gjejë elemente pozitive të fëmijëve
me ÇSA , për t’i bërë ata pjesë të grupit dhe për t’u përkrahur apo tërhequr në lojë nga fëmijët
tjerë. Mësuesja mund të vendosë si prioritet të frenojë qëndrimet negative, pra të punojë me
klasën në përgjithësi për ta pranuar realisht si pjesë të grupit nxënësin me ÇSA e më pas të
dallojë nxënësit që mund të mirëpresin përkujdesjen apo ndihmën kundrejt shokut të tyre.
Mësuesja duhet t’ju tregojë me delikatesë fëmijëve të klasës për vështirësitë që ka shoku i tyre.
Duhet t’i kërkojë atyre ta duan e t’a mbajnë pranë shokun sepse ai/ajo , ka shumë nevojë për ta.
Shpesh herë fëmijët e shohin shokun me ÇSA si më të vogël, duke e parë se ai smund të bëjë
gjërat që ata vetë i bëjnë. Në këto raste mësuesja duhet të shfrytëzojë këtë sjellje për t’iu dhënë
fëmijëve detyra përkujdesjeje për fëmijët me ÇSA, 8( Hoxhaj.G, 2013, f.96-99).
20
KAPITULLI IV
4. Metodologji e hulumtimit
Hulumtimi është zbatuar nëpërmjet :
Metodës sasiore: mbledhja e të dhënave permes pyetësorëve.
Metodës statistikore: nxjerrja e të dhënave të fituara gjatë hulumtimit.
Metodës përshkruese: përshkrimi i rrjedhave gjatë hulumtimit.
4.1. Qëllimi i hulumtimit
Qëllimi i hulumtimit është të nxjerr në pah nevojat e fëmijëve me autizëm për t’u përfshirë në
sistemin arsimor , sa ofrohen shërbime nga DKA dhe MASHT për këta fëmijë dhe çfarë ndikon
që i tërë ky proces të jetë i suksesshëm.
4.2. Objektivat e hulumtimit
Hulumtimi synon të nxjerr në pah këto objektiva :
Vështirësitë që hasin prindërit në gjithëpërfshirjen e fëmijëve të tyre në shkollat e
rregullta.
Njohuritë dhe mënyra e punës së mësimdhënësve me fëmijët me ÇSA lidhur me
inkluzionin e tyre në institucione shkollore.
Sa përkrahen këta fëmijë nga DKA dhe MASHT.
4.3. Hipotezat
H1 : Supozojmë se mësimdhënësit hasin në vështirësi për të bashkëpunuar me prindërit e
fëmijëve me ÇSA.
H2 : Supozojmë që fëmijët me ÇSA nuk vlerësohen maksimalisht nga institucionet arsimore.
21
4.4. Korniza kohore
Hulumtimi u zbatua në periudhën tetor – dhjetor të vitit 2019 sipas dinamikës së mëposhtme :
Hulumtim i literaturës: Tetor – Nëntor ,
Vizita në shkolla dhe implementimi i pyetësorëve: Nëntor,
Përpunimi i të dhënave: Dhjetor.
Pas përpunimit të të dhënave të grumbulluara, raporti i studimit u finalizua në janar të vitit 2020.
4.5. Deklarim
Deklaroj se ky punim është punë origjinale e imja. I gjithë studimi është zhvilluar hap pas hapi
në përputhje me rregullat e etikës akademike.
Në mënyrë që ky hulumtim të jetë sa më i përpiktë, si fillim është kërkuar leje nga bordi drejtues
i shkollave duke ua shpjeguar arsyen e hulumtimit dhe duke i informuar për pjesëmarrjen e tyre.
Pyetësorët janë shpërndarë në mënyrë individuale për të gjithë pjesëmarrësit, janë sqaruar të
gjitha pyetjet dhe pjesëmarrja e tyre ka qenë në mënyrë të vullnetshme. Të gjithë janë informuar
se të dhënat e këtij pyetësori do të mbeten konfidenciale duke mos iu shkelur të drejtat e tyre.
Koha për plotësimin e pyetësorëve ka zgjatur afërsisht 10-15 minuta.
22
4.6. Popullata dhe mostra e hulumtimit
Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 28 respodentë, ku prej tyre ishin 14 mësimdhënës
dhe 14 prindër.
SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e bashkangjitur – 5 mësimdhënës, 5 prindër.
SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, klasë e rregullt – 2 mësimdhënës, 2 prindër.
SHFMU “Mustafa Bakija” Gjakovë, klasë e rregullt – 3 mësimdhënës, 3 prindër.
SHFMU “Emin Duraku” Gjakovë, klasë e rregullt – 1 mësimdhënës, 1 prind.
SHFMU “Fehmi Agani” Gjakovë, klasë e rregullt – 3 mësimdhënës, 3 prindër.
23
4.7. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për mësimdhënës
Nga analiza e pyetësorëve për mësimdhënës ka dalë se të gjithë mësimdhënësit kanë qenë të
gjinisë femërore dhe se mesatarja e tyre për punën me fëmijë autikë është afërsisht 10 vite, që
nënkupton se vetëdijësimi i mësimdhënësit në aspektin e punës me këta fëmijë është më i
dukshëm në 10 vitet e fundit.
Tabela 1.
Jo
Mesatarisht
Po
A keni përvojë pune me fëmijë me ÇSA ?
1
5
8
Paraqitja me përqindje :
7.14 %
35.71 %
57.14%
Jo
Mesatarisht
Po
7.14% 57.14 %
24
Tabela 2.
Jo
Po
A janë të gjithë fëmijët të pajisur me diagnozë profesionale ?
5
9
Paraqitja me përqindje :
35.71 %
64.28%
Tabela 3.
Jo
Ndonjëherë
Po
A mbajnë nxënësit tuaj seanca terapeutike profesionale?
3
10
1
Paraqitja me përqindje :
21.42 %
71.42 %
7.14 %
Jo 35.71%
Po 64.28%
0
5
10
Jo 21.42 % Ndonjëherë 71.42 % Po 7.14 %
25
Tabela 4.
Jo
Mesatarisht
Po
A bashkëpunoni me prindërit e fëmijëve për të punuar
me të njejtat standarde për rehabilitimin e tyre ?
0
6
8
Paraqitja me përqindje :
0%
42.85 %
57.14%
Tabela 5.
Jo
Ndonjëherë
Po
A përdorni metoda për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me
ÇSA në klasa të rregullta ?
0
5
9
Paraqitja me përqindje :
0%
35.71 %
64.28 %
0
2
4
6
8
Jo 0%
Mesatarisht 42.85% Po 57.14%
0
2
4
6
8
10
Jo 0% Ndonjëherë 35.71% Po 64.28%
26
Tabela 6.
Jo
Mesatarisht
Po
A mendoni se fëmijët që punoni me ta kanë pasur
progres ?
1
6
7
Paraqitja me përqindje :
7.14%
42.85 %
50%
Tabela 7.
Jo
Mesatarisht
Po
A është e mjaftueshme përkrahja nga DKA dhe
MASHT për realizimin e punës me këta fëmijë ?
1
13
0
Paraqitja me përqindje :
7.14%
92.85 %
0%
0
1
2
3
4
5
6
7
8
Jo 7.14% Mesatarisht 42.85% Po 50%
0
20
Jo 7.14%
Mesatarisht 92.85 %
Po 0%
27
4.8. Analiza dhe paraqitja e të dhënave e pyetësorëve për prindër
Nga analiza e pyetësorëve për prindër ka dalë se 6 prindër kanë qenë të gjinisë mashkullore dhe
8 prindër të gjinisë femërore. Ndërsa kur janë pyetur se sa kohë ka nga diagnostifikimi i fëmijës
ka dalë se vetëm 5 prindër e kanë vërejtur çrregullimin deri në moshën 1 vjeçare, 5 prindër e
kanë vërejtur 5 vitet e fundit dhe 4 prindër tjerë janë përgjigjur që ka mbi 6 vite nga
diagnostifikimi.
Tabela 8.
0
0.5
1
1.5
2
2.5
3
Nga 6
muajsh Deri në
moshën 1
vjeçare
Që 3vite Që 4vite
Që 5vite Që 6vite
Që 7 vite Mbi 10
vite
28
Tabela 9.
Jo
Mesatarisht
Po
A vlerësohet fëmija juaj në nivelin e duhur nga
institucionet arsimore ?
2
8
4
Paraqitja me përqindje :
14.28%
57.14 %
28.57%
Tabela 10.
Jo
Po
A është diagnostifikuar fëmija juaj me ÇSA nga institucionet
profesionale ?
2
12
Paraqitja me përqindje :
14.28%
85.71%
0
1
2
3
4
5
6
7
8
9
Jo 14.28% Mesatarisht 57.14% Po 28.57%
Jo 14.28%
Po 85.71%
29
Tabela 11.
Jo
Mesatarisht
Po
A jeni të përfshirë në bashkëpunimin me mësimdhënës
për rehabilitimin e fëmijës tuaj ?
0
5
9
Paraqitja me përqindje :
0%
35.71 %
64.28%
Tabela 12.
Jo
Ndonjëherë
Po
A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitetet
shkollore pa dallime ?
0
8
6
Paraqitja me përqindje :
0%
57.14 %
42.85%
Jo 0%
Mesatarisht 35.71%
Po 64.28%
0
1
2
3
4
5
6
7
8
9
Jo 0% Ndonjëherë 57.14% Po 42.85%
30
Tabela 13.
Jo
Mesatarisht
Po
A ofron përkrahje të duhur DKA dhe MASHT për
fëmijën tuajj ?
2
9
3
Paraqitja me përqindje :
14.28%
64.28 %
21.42%
Tabela 14.
Jo
Ndonjëherë
Po
A e siguron DKA buxhetin për transportin e fëmijës
tuaj?
4
1
9
Paraqitja me përqindje :
28.57%
7.14 %
64.28%
Series 1
0
10
Jo 14.28%
Mesatarisht 64.28%
Po 21.42%
0
5
10
Jo 28.57%
Ndonjëherë 7.14% Po 64.28%
31
Në pyetësorin për prindër kemi paraqitur edhe një pyetje se cilat janë kërkesat e tyre për
gjithëpërfshirjen e fëmijëve në shkolla të rregullta. Nga përgjigjjet e prindërve është kërkuar që
të ketë më shumë mësimdhënës të trajnuar për fëmijë autik, të ketë më shumë aktivitete, të ketë
më shumë mbikqyrje dhe përkrahje për socializim, të ketë më shumë mësimdhënës mbështetës
në klasa të rregullta, shumë prindër janë deklaruar se fëmija i tyre ndihet rehat në klasë të
bashkangjitur dhe 4 prindër nuk janë përgjigjur në këtë pyetje.
32
4.9. Vërtetimi i hipotezave
H1 : Supozojmë se mësimdhënësit hasin në vështirësi për të bashkëpunuar me prindërit e
fëmijëve me ÇSA.
Nga analiza e pyetësorëve kemi dalë me përfundimin se kur mësimdhënësit janë pyetur a
bashkëpunojnë me prindërit e fëmijëve për të punuar me të njejtat standarde për rehabilitimin e
tyre, ata janë përgjigjur 42.85% që bashkëpunojnë mesatarisht dhe 57.14% që bashkëpunojnë.
Kjo nënkupton që mësimdhënësit hasin në vështirësi relative për bashkëpunim me prindër, ngaqë
shumë prej tyre mund të paragjykojnë për përkrahjen e mësimdhënësit gjë e cila vërehet tek
pyetja e pyetësorit për prindër: A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitete shkollore pa
dallime ?,52.14% e prindërve janë përgjigjur që ndonjëherë mund të ketë dallime. Prandaj kjo
hipotezë del të jetë e saktë.
H2 : Supozojmë që fëmijët me ÇSA nuk vlerësohen maksimalisht nga institucionet
arsimore.
Nga analiza e pyetësorëve kemi dalë me përfundimin se përkrahja e fëmijëve autik nga
institucionet arsimore nuk është maksimale, pasi që 14.28% janë deklaruar se vlerësimi nuk
është në nivelin e duhur, 57.14% janë deklaruar se vlerësohen mesatarisht dhe 28.57% janë
deklaruar se vlerësohen. Prindërit janë përgjigjur se DKA dhe MASHT 14.28% nuk ofron
përkrahje, 64.28% mesatarisht përkrahen dhe 21.42% që kanë përkrahje. Gjithashtu buxheti për
transportin e fëmijëve nuk sigurohet për 28.57% të fëmijëve, 7.14% të fëmijëve u sigurohet
ndonjëherë dhe 64.28% e kanë të sigurtë transportin.
33
KAPITULLI V
PËRFUNDIMI
Për mendimin tim, formulën më të mirë për prindërit, të afërmit dhe aktorët tjerë të mjedisit ku
jeton një person autik, për të shpëtuar nga kthetrat e autizmit e përmbledhin tri fjalë :
Dashuri pa kushte dhe empatike, mirëkuptim që njeh luhatje dhe pikëpyetje, por pa kthim prapa
dhe durim që kërkon nerva të çelikta dhe që vë në provë qëndresën shpirtërore të prindërve.
Dashuri
Në përgjithësi, familja si dhe farefisi i një fëmije me autizëm kur është i mirëinformuar për këtë
sindromë dhe pasojat e saj të rënda, nuk e kursen dashurinë për atë. Fëmija ndjen dashurinë që i
falim dhe na falenderon sipas mënyrës së vet, dhe na e shpërblen edhe ai me dashuri, sipas
mënyrës së vet gjithashtu.
Mirëkuptim
Në këtë pikë, prindërit me fëmijë autikë nuk e kanë aq të lehtë, sepse një fëmijë i tillë nuk i
ndihmon që ata ta kuptojnë siç duhet atë, ngaqë mënyra e të komunikuarit është e ndërlikuar,
kërkon përqëndrim të veçantë dhe imagjinatë, arsyetim dhe intuitë, sidomos kur ai nuk flet ose
flet fare pak. Sidoqoftë ai çfarëdo që të bëjë, edhe veprimin më të dhunshëm kundër nesh, ai nuk
e bën qëllimisht, por ngaqë ia imponon autizmi, me një fjalë ai nuk e ka veten në dorë.
Durim
Në marrëdhëniet me fëmijët autikë, më i vështirë akoma për t’u arritur se mirëkuptimi është
durimi. Durimi i ndihmon shumë prindërit që të punojnë pa u lodhur e pa u shkurajuar me
fëmijën e tyre autik, durimi u kalit vullnetin rrit qëndrueshmërinë në përpjekjet e tyre për ta
shkëputur sadopak fëmijën nga verbimi, shurdhimi dhe memecëria mbytëse e autizmit.
34
Një këshillë - dhe vetëm një - prindërve me fëmijë normal
Mos harroni një gjë : Ju jeni prindër të lumtur! Fëmijët e juaj gëzojnë shëndet të plotë trupor e
mendor. Ata janë kurreshtarë, duan të mësojnë gjëra të reja, kuvendojnë me ju,me mësuesit,
lexojnë, shohin televizior, futen në internet, luajnë të vetmuar ose me shokë dhe shoqe,
shkruajnë, udhëtojnë, kanë dëshirat dhe teket e tyre, ëndërrat e tyre të çdo moshe.
E di, ata bëjnë edhe prapësira, jo rrallë ju binden nganjëherë edhe nuk ju binden, shkojnë mirë
me mësime, por edhe keq, ju bëjnë të ndiheni krenar për ata por edhe herë pas here të skuqeni
për veprimet e tyre. Megjithatë, ju jeni prindër të lumtur! Jeni të lumtur sepse fëmijët i keni
normalë .
Ata me të dalë në jetë, do të jenë të aftë t’i përballojnë vetë problemet e ekzistencës, me shumë
gjasë do të gjejnë një punë e një shtëpi, do të martohen ose do të bashkëjetojnë me dikë, do të
kenë fëmijë, do të bëhen gjyshër e gjyshe, kështu që ju mund të vdisni të qetë se ata do të dinë e
do të arrijnë ta ndërtojnë vetë të ardhmen e tyre. Prandaj ju jeni prindër të lumtur, besomëni për
këtë!
Me gjithë problemet e mëdha ekzistenciale që mund të keni, pa punë ngushtë me shtëpi, pa para,
me borxhe, mbase të braktisur nga të afërmit, ndoshta nga vetë fëmijët tuaj, megjithatë ju jeni
prindër të lumtur !, 9(Tupja.E, 2009, f.164-177).
Edmond Tupja
35
REKOMANDIME
Rekomandimi im për prindër është që nënat të përkujdesen gjatë periudhës së
shtatzanisë më tepër në mënyrë që të parandalohet lindja e fëmijës me çrregullim të
çfarëdo natyre. Të informohen rreth ÇSA në mënyrë që evidentimi i çrregullimit të jetë sa
më i hershëm që është e mundur dhe të kërkojnë ndihmë nga profesionistët.
Rekomandimi im për MASHT-in është që të zgjerojnë rrjetin e mjediseve çlodhëse,
argëtuese, aftësuese për këta fëmijë. Të rritet mundësia e ofrimit të trajnimeve në fushën
e edukimit special në mënyrë që të kemi metoda dhe strategji të punës për fëmijë me
ÇSA.
Rekomandimi im për mësimdhënës është që të kenë bashkëpunim sa më të ngushtë në
mënyrë që të përdorin metoda të ndryshme të punës me këta fëmijë. Të kërkojnë për
trajnime të kësaj fushe .
Rekomandimi im për komunitetin është që të mos përqeshin nëse shohin një person
autik, ata kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje. Të mos krijojnë zhurmë nëse në lagje
apo në banesë kanë një fëmijë autik, sepse zhurma është armik i tyre.
36
LITERATURA
1) Mulliqi, S. (2008). “Fëmijët me nevoja të veçanta në institucionet parashkollore dhe në
klasat e rregullta në shkollat fillore” Prishtinë.
2) Musai, B. (2003). “Metodologji e mësimdhënies” Tiranë.
3) Ozonoff,S . Dawson,G . McPartland,J (2002). “A Parent’s Guide to Asperger Syndrome
And High-Funcioning Autism” New York.
4) Zager, D. (2005) . “ Autism Spectrum Disorders – Identification, Education and
Treatment- third edition” London.
5) Ozonoff.S , Rogers.J.S , Hendren.L.R , (2003). “Autism Spectrum Disorders: A Research
Review for practitioners” Washington DC.
6) Moor, J. (2008). “Playing, Laughing and Learning with Children on the Autism
Spectrum: A Practical Resource of Play Ideas for Parents and Carers (2nd ed)” London.
7) Matsson, J. (2008). “Clinical Assessment and Intervention for Autism Spectrum
Disorders” London.
8) Hoxhaj,G. (2013). “Të punosh me fëmijën, nxënësin, me çrregullime të spektrit të
autizmit” Tiranë.
9) Tupja,E. (2009). “Kur dhimbja premton dashuri” Tiranë.
Burime informacioni nga shkollat
SHFMU “Yll Morina” Gjakovë, SHFMU “Mustafa Bakija” Gjakovë,
SHFMU “Emin Duraku” Gjakovë, SHFMU “Fehmi Agani” Gjakovë.
37
SHTOJCA
38
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” - Drejtimi : Program Fillor – Pyetësor për mësimdhënës
Tema : “Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në regjionin e
Gjakovës” Udhëheqës i temës – Prof.Dr. Shefqet Mulliqi
I/E nderuar , kënaqësia dhe mirëqenia e juaj për përgjigjjen në këtë pyetësorë është dëshira jonë
më e madhe. Ju njoftojmë se të dhënat e këtij studimi do të ruhen, emri juaj nuk do të shkruhet në
asnjë vend dhe identifikimi personal do të mbetet konfidencial.
PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE !
Data e plotësimit : Gjinia: M F
Sa vite ka që punoni me fëmijët me ÇSA :
Ju lutem, qarkoni vetëm një përgjigje !
1. A keni përvojë pune me fëmijë me ÇSA ?
Jo Mesatarisht Po
2. A janë të gjithë fëmijët të pajisur me diagnozë profesionale ?
Jo Po
3. A mbajnë nxënësit tuaj seanca terapeutike profesionale ?
Jo Ndonjëherë Po
4. A bashkëpunoni me prindërit e fëmijëve për të punuar me të njejtat standarde për
rehabilitimin e tyre ?
Jo Mesatarisht Po
5. A përdorni metoda për gjithëpërfshirjen e fëmijëve me ÇSA në klasa të rregullta ?
Jo Ndonjëherë Po
6. A mendoni se fëmijët që punoni me ta kanë pasur progres ?
Jo Mesatarisht Po
7. A është e mjaftueshme përkrahja nga DKA dhe MASHT për realizimin e punës me këta
fëmijë ?
Jo Mesatarisht Po
Ju faleminderit për bashkëpunimin !
39
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” - Drejtimi : Program Fillor – Pyetësor për prindër
Tema : “Aplikimi i inkluzionit për nxënës me autizëm në shkolla të rregullta në regjionin e
Gjakovës” Udhëheqës i temës – Prof.Dr. Shefqet Mulliqi
I/E nderuar , kënaqësia dhe mirëqenia e juaj për përgjigjjen në këtë pyetësorë është dëshira jonë
më e madhe. Ju njoftojmë se të dhënat e këtij studimi do të ruhen, emri juaj nuk do të shkruhet në
asnjë vend dhe identifikimi personal do të mbetet konfidencial.
PJESËMARRJA ËSHTË VULLNETARE !
Data e plotësimit : Gjinia: M F
Sa kohë ka që fëmija juaj është diagnostifikuar ?
Ju lutem, qarkoni vetëm një përgjigje !
1. A vlerësohet fëmija juaj në nivelin e duhur nga institucionet arsimore ?
Jo Mesatarisht Po
2. A është diagnostifikuar fëmija juaj me ÇSA nga institucionet profesionale ?
Jo Po
3. A jeni të përfshirë në bashkëpunimin me mësimdhënës për rehabilitimin e fëmijës tuaj ?
Jo Mesatarisht Po
4. A mendoni se fëmija juaj përfshihet në aktivitetet shkollore pa dallime ?
Jo Ndonjëherë Po
5. A ofron përkrahje të duhur DKA dhe MASHT për fëmijën tuaj ?
Jo Mesatarisht Po
6. A e siguron DKA buxhetin për transportin e fëmijës tuaj ?
Jo Ndonjëherë Po
7. Cilat janë kërkesat tuaja për gjithëpërfshirje të fëmijës tuaj në shkolla të rregullta ?
________________________________________________________________________
________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________.
Ju faleminderit për bashkëpunimin !
40
Figura 7. Një fëmjë autik i shqetësuar
Figura 8. Fëmija me autizëm që refuzon bashkëpunimin
41
Figura 9. Një vajzë me autizëm e diferencuar nga rrethi shoqëror
Figura 10. Fëmija autik duke mësuar nën përkrahjen e mësimdhënësit