projekti kundër-helimimit në ballkan (bapp) ndal ......projekti kundër-helimimit në ballkan...

2
Nga katër llojet e shkabave Evropiane dikur folezuese në vendin tonë, tashmë ka mbetur vetëm kali i qyqes edhe ky me një popullatë tejet të tkurrur. Ekzistojnë të dhëna që tregojnë se helmimi është një ndër shkaqet kryesore të zhdukjes dhe përkeqsimit të popullatave të llojeve të ndryshme të shpendëve grabitqarë në Shqipëri. Barinjtë dhe mbarështuesit e gjësë së gjallë, të cilët pësojnë dëme nga mishngrënësit e mëdhenj (kryesisht ujku) dhe mishngrënësit e vegjël, në mënyrë të paligjshme vendosin helm në kërmat e kafshëve të dëmtuara me qëllim zhdukjen e mishngrënësve. Shpendët kërmë- pastrues, ndonëse në thelb nuk janë objekt i helmimit, bien vikmë e kësaj dukurie. Ndalimi i helmimit të paligjshëm përbën një ndër sfidat kryesore në veprimtarinë e ruajtjes së shpendëve grabitqarë në vend. NDAL HELMIMIT TË KAFSHËVE TË EGRA! Foto: J.Andevski Kali i qyqes: shkaba e fundit që ende folezon në Shqipëri! Foto: Xhemal Xherri Projek Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) përfaqëson një pjesë të plotë të Projekt Kundër-Helmimit në Mesdhe (BAPP) që zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA. Projek nisi të zbatohet në fillim të vit 2018 me qëllim që të sigurohet angazhimi serioz dhe i vazhdueshëm i autoriteteve qeveritare përkatëse në rajonin e Ballkanit për trajmin e problemit të helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra, si dhe të rritet aſtësia e këtyre autoriteve për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dukurie. Ky projekt ndihmon dretpërdrejt në zbamin e Planit të Veprimit për Shkabat - një dokument strategjik thelbësor për ruajtjen e shkabave të Botës së Vjetër, duke zbatuar veprimtari kundër helmimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hecegovinë, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni. Koordinator kombëtar: Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) www.ppnea.org; [email protected]; +355 4 2256 257 Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) www.aos-alb.org; E-mail: [email protected] Koordinator rajonal: Vulture Conservation Foundation (www.4vultures.org) Nëse hasni kafshë (gjitarë, shpendë etj) të helmuara ju lutem n’a kontaktoni si më poshtë: Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (+355 4 22 29 765); Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër (+355 696621191); Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) (+355692280099); Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA) (+355 42256257, +355682000894); Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) (+355692060817, +355692445037). Projek i Ri LIFE për Kalin e Qyqes: Projek BAPP synon të bashkrendojë punën me projekte të tjerë që zbatohen në rajon dhe kanë për qëllim ruajtjen e shkabave, sikurse është ras i “Projekt të Ri LIFE për Kalin e Qyqes” (LIFE16 NAT/BG/000874). Ky projekt bashkon përpjekjet e 20 partnerëve nga 14 shtete të shpërndara në 3 konnente dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e kalit të qyqes (lloj i rrezikuar në nivel global) në Ballkan, gjatë korridorit të shtegmit si dhe në vendet e dimërimit në Afrikë. Një prej prioriteteve kryesore të këj projek është gjithashtu veprimtaria kundër helmimit në Ballkan. www.LifeNeophron.eu

Upload: others

Post on 24-Dec-2019

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) NDAL ......Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe

Nga katër llojet e shkabave Evropiane dikur folezuese në vendin tonë, tashmë ka mbetur vetëm kali i qyqes edhe ky me një popullatë tejet të tkurrur. Ekzistojnë të dhëna që tregojnë se helmimi është një ndër shkaqet kryesore të zhdukjes dhe përkeqsimit të popullatave të llojeve të ndryshme të shpendëve grabitqarë në Shqipëri. Barinjtë dhe mbarështuesit e gjësë së gjallë, të cilët pësojnë dëme nga mishngrënësit e mëdhenj (kryesisht ujku) dhe mishngrënësit e vegjël, në mënyrë të paligjshme vendosin helm në kërmat e kafshëve të dëmtuara me qëllim zhdukjen e mishngrënësve. Shpendët kërmë-pastrues, ndonëse në thelb nuk janë objekt i helmimit, bien viktimë e kësaj dukurie. Ndalimi i helmimit të paligjshëm përbën një ndër sfidat kryesore në veprimtarinë e ruajtjes së shpendëve grabitqarë në vend.

NDAL HELMIMIT TË KAFSHËVE

TË EGRA!

Foto: J.Andevski

Kali i qyqes: shkaba e fundit që ende folezon në Shqipëri!

Foto: Xhemal Xherri

Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe (BAPP) që zbatohet nga Fondacioni për Ruajtjen e Shkabave (VCF) me mbështetjen financiare të Fondacionit MAVA. Projekti nisi të zbatohet në fillim të vitit 2018 me qëllim që të sigurohet angazhimi serioz dhe i vazhdueshëm i autoriteteve qeveritare përkatëse në rajonin e Ballkanit për trajtimin e problemit të helmimit të paligjshëm të kafshëve të egra, si dhe të rritet aftësia e këtyre autoriteve për t’iu kundërpërgjigjur kësaj dukurie. Ky projekt ndihmon dretpërdrejt në zbatimin e Planit të Veprimit për Shkabat - një dokument strategjik thelbësor për ruajtjen e shkabave të Botës së Vjetër, duke zbatuar veprimtari kundër helmimit në Shqipëri, Bosnje dhe Hecegovinë, Kroaci, Greqi dhe Maqedoni.

Koordinator kombëtar:Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA)www.ppnea.org; [email protected]; +355 4 2256 257

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)www.aos-alb.org; E-mail: [email protected]

Koordinator rajonal:Vulture Conservation Foundation (www.4vultures.org)

Nëse hasni kafshë (gjitarë, shpendë etj) të helmuara ju lutem n’a kontaktoni si më poshtë: Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (+355 4 22 29 765); Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër (+355 696621191); Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) (+355692280099); Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri (PPNEA) (+355 42256257, +355682000894); Shoqata Ornitologjike Shqiptare (AOS) (+355692060817, +355692445037).

Projekti i Ri LIFE për Kalin e Qyqes: Projekti BAPP synon të bashkrendojë punën me projekte të tjerë që zbatohen në rajon dhe kanë për qëllim ruajtjen e shkabave, sikurse është rasti i “Projektit të Ri LIFE për Kalin e Qyqes” (LIFE16 NAT/BG/000874). Ky projekt bashkon përpjekjet e 20 partnerëve nga 14 shtete të shpërndara në 3 kontinente dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e kalit të qyqes (lloj i rrezikuar në nivel global) në Ballkan, gjatë korridorit të shtegtimit si dhe në vendet e dimërimit në Afrikë. Një prej prioriteteve kryesore të këtij projekti është gjithashtu veprimtaria kundër helmimit në Ballkan.www.LifeNeophron.eu

Page 2: Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) NDAL ......Projekti Kundër-Helimimit në Ballkan (BAPP) përfaqëson një pjesë të plotë të Projektit Kundër-Helmimit në Mesdhe

Përdorimi i lëndëve helmuese dhe kurtheve të helmatisura është një prej praktikave që përdoret gjërësisht në botë për kontrollin e kafshëve grabitqare. Kjo praktikë përbën kërcënimin e vetëm më të rëndësishëm për shkabat në Ballkan dhe përfaqëson shkakun kryesor të mos rimëkëmbjes së popullatës së tyre në këtë rajon. Helmimi është përgjegjës për zhdukjen ose rënien dramatike të popullatave të të gjitha llojeve të shkabavave në gadishullin e Ballkanit. Prej katër llojeve, shkaba mjekroshe dhe shkaba e zezë gjenden tashmë në kufijtë e zhdukjes. Gjatë 20 viteve të fundit 465 individë të 4 llojeve të shkabave janë gjetur të helmuar si pasojë e 227 incidenteve të ndryshme.

Shqipëria njihet gjerësisht si vendi i shqiponjave për shkak se pjesa më e madhe e sipërfaqes së vendit karakterizohet nga reliev malor e shkëmbor që përfaqëson habitat mjaft të përshtatshëm për folezimin e shpendëve grabitqarë. Lista e llojeve

të këtij grupi shpendësh për Shqipërinë është e larmishme, ndonëse gjëndja e popullatës për shumicën dërmuese ka pësuar një përkeqësim dramatik, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit. Një numër i madh llojesh është zhdukur tërësisht si folezues nga vendi ynë dhe për një pjesë të llojeve të mbetura, të dhënat tregojnë se popullata e tyre është së paku përgjysmuar. Shkabat ose kërmë-pastruesit janë nën-grupi më i rrezikuar i shpendëve grabitqarë në Shqipëri.

Në Ballkan ky fenomen karakterizohet nga vendosja e qëllimshme e kurtheve të helmatisura për kontrollin e kafshëve të egra, kafshëve endacake por edhe atyre shtëpiake në disa raste. Përdorimi i kurtheve të helmatisura në Ballkan është i paligjshëm që prej viteve 1980, por vazhdon të praktikohet kryesisht në zonat rurale si mënyrë e shpejtë dhe e përballueshme për

“zgjidhjen” e konflikteve me kafshët grabitqare (kryesisht ujkun dhe çakallin të cilat dëmtojnë tufat e gjësë së gjallë) por edhe kafshë të tjera, si qentë endacakë apo kafshët objekt gjuetie në zonat e gjuetisë tregtare. Përdorimi i gjerë i kësaj praktike është favorizuar gjithashtu nga zbatimi i dobët i legjislacionit përkatës dhe lehtësia për të gjetur lëndët helmuese në treg. Lëndët helmuese që përdoren më gjerësisht në kurthet e helmatisura kundër kafshëve të egra në Ballkan janë pesticidet: Carbofurani dhe Methomyli.

Num

ëri i

indi

vidë

ve të

hel

mua

r

Nr. i shkabave të helmuaraVit

Ngjarjet e helmimit

Last colony ofGri�on vulture

Last breeding territoriesof Egyptian Vulture

Last presence ofBearded vulture

Last colony ofGri�on vulture

Last breeding territoriesof Egyptian Vulture

Last presence ofBearded vulture

Ish-kolonia e fundit e shkabës

Prania e fundit e shkabës mjekroshe, e regjistruar në vitin 2006Territoret e fundit të folezimittë kalit të qyqes

Shkabë e helmuar: shkabat janë ndër grupet kryesore të faunës së egër që bien viktimë e helmimit.

Foto: J.Andevski