programi pËr zhvillim i kombeve tË bashkuara...

21
1 PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA ZYRA PËR PARANDALIMIN E KRIZAVE DHE RIMËKËMBJES EKIPI I ZVOGËLIMIT TË RREZIKUT NGA FATKEQËSITË DHE RIMËMKËMBJES KAPACITETI PËR INICIATIVË TË ZVOGËLIMIT TË FATKEQËSIVE Raport Vlerësimi i Kapacitetit për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë Për Kosovë i Prill 2011 E përditësuar në Nëntor 2011 Përgatitur nga: Armen Grigoryan Hachim Badji George Bryant

Upload: trinhliem

Post on 07-Feb-2018

232 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

1

PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA

ZYRA PËR PARANDALIMIN E KRIZAVE DHE RIMËKËMBJES

EKIPI I ZVOGËLIMIT TË RREZIKUT NGA FATKEQËSITË DHE RIMËMKËMBJES

KAPACITETI PËR INICIATIVË TË ZVOGËLIMIT TË FATKEQËSIVE

Raport Vlerësimi i Kapacitetit për Zvogëlim të Rrezikut nga Fatkeqësitë

Për Kosovëi

Prill 2011

E përditësuar në Nëntor 2011

Përgatitur nga:

Armen Grigoryan

Hachim Badji

George Bryant

Page 2: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

2

Tabela e Përmbajtjeve

Akronimet ............................................................................................................................. 3

Hyrje ..................................................................................................................................... 4

Shënim për lexuesin............................................................................................................... 4

Qasja e vlerësimit të kapacitetit CADRI .................................................................................. 5

Profili i rrezikut natyror të Kosovës ........................................................................................ 6

Të gjeturat e vlerësimit .......................................................................................................... 7 KHV Prioriteti 1.............................................................................................................................. 7 KHV Prioriteti 1: Rekomandimet .................................................................................................... 9 KHV Prioriteti 2.............................................................................................................................. 9 KHV Prioriteti 2: Rekomandimet .................................................................................................. 11 KHV Prioriteti 3............................................................................................................................ 11 KHV Prioriteti 3: Rekomandimet .................................................................................................. 12 KHV Prioriteti 4............................................................................................................................ 12 KHV Prioriteti 4: Rekomandimet .................................................................................................. 15 KHV Prioriteti 5............................................................................................................................ 15 KHV Prioriteti 5: Rekomandimet .................................................................................................. 20

Shtojcat ...................................................................................... Error! Bookmark not defined.

Page 3: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

3

AKRONIMET

AME Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (në Kosovë)

CADRI Kapaciteti për Iniciativë të Zvogëlimit të Rrezikut të Fatkeqësive

GZHK Grupi për Zhvillimin e Kapacitetit (në UNDP)

DFID Departamenti i Britanisë së Madhe për Zhvillim Ndërkombëtar

MRRF Menaxhim i Rrezikut nga Fatkeqësitë

ZRRF Zvogëlim i Rrezikut nga Fatkeqësitë

KHV Korniza Hyogo për Veprim

SIME Sistemi i Integruar për Menaxhim të Emergjencave

IFRC Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

IPA Instrumenti për Asistencë i Para-Anëtarësimit

KKK Kryqi i Kuq i Kosovës

FSK Forca e Sigurisë së Kosovës

MZhE Ministria e Zhvillimit Ekonomik

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

EJL Evropa Juglindore

UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNISDR Strategjia Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Zvogëlim e Rrezikut nga Fatkeqësitë

OBM Organizata Botërore e Meteorologjisë

Page 4: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

4

HYRJE Misioni i vlerësimit të kapaciteteve për Kosovë zbatohet me kërkesën e projektit rajonal për Evropën Juglindore (EJL) dhe Turqinë mbi Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (MRRF). Misione të ngjashme të vlerësimit të kapaciteteve do të kryhen për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, Maqedoninë e Turqinë nga tetë përfituesit e Instrumentit për Asistencë të Para-Anëtarësimit (IPA) të projektit (me përjashtim të Kroacisë). Vlerësimi ka për qëllim të plotësojë vlerësimet e nevojave të kryera në të gjithë tetë përfituesit e IPA-s të projektit të zbatuar më 2010 nga një këshilltar lokal dhe rajonal në secilin lokacion.

Qëllimi i vlerësimit të zvogëlimit të rrezikut nga fatkeqësitë (ZRRF) është të identifikojë zbrazëtirat e kapaciteteve që lidhen me zvogëlimin e rrezikut, të kuptohen kapacitetet e dëshiruara dhe të propozojë rekomandime se si mund të arrihen këto kapacitete. Rezultatet e vlerësim të kapaciteteve të ZRRF-së do të kontribuojnë në zhvillimin e komponentëve të fuqishëm kombëtar si pjesë e propozimit rajonal të zhvillimit të kapaciteteve – i cili do t’i dorëzohet Komisionit Evropian dhe potencialisht donatorëve tjerë për Fazën II të projektit rajonal MRRF për EJL-në dhe Turqinë.

SHËNIM PËR LEXUESIN Kapaciteti për Iniciativë të Zvogëlimit të Rrezikut të Fatkeqësive (CADRI) pranon se të gjeturat e vlerësimit fillestar të nevojave ZRRF të kryer në mes të gushtit dhe tetorit 2010 ofrojnë një bazë për të hedhur një vështrim në aspektet e zhvillimit të kapacitetit për të avancuar ZRRF-në në Kosovë. Aty ku shihet si relevante, ekstrakte të këtij raporti të vlerësimit të nevojave mund të shfrytëzohen për të shfaqur disa nga sfidat që pengojnë përpjekjet për zhvillimin e kapaciteteve. Sa u përket rekomandimeve, raporti do të propozojë veprime të cilat realisht mund të zbatohen gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, bazuar në kapacitetet ekzistuese të vendit për t’i absorbuar ato. Lexuesi po ashtu do të gjejë një listë shtojcash në fund të raportit me, për shembull, raportin e Organizatës Botërore të Meteorologjisë (OBM) lidhur me kapacitetet e shërbimeve Hidrometeorologjike.

Një element i veçantë në lidhje me sistemin ligjor duhet të sqarohet këtu pasi kjo ka një ndikim shumë të rëndësishëm në avancimin e ZRRF-së në Kosovë dhe në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Në Kosovë, si dhe në vendet tjera të ish-Jugosllavisë, ju jeni të autorizuar të inicioni aktivitete të interesit të përgjithshëm, nëse ekziston një ligj, me të gjithë hapat dhe aktivitetet e përcaktuara, që u autorizon juve ta bëni këtë. Prandaj, ani pse shumë ligje janë përpiluar për të mbështetur menaxhimin e fatkeqësive që aty-këtu përfshijnë disa elemente të ZRRF-së, zbatimi është një sfidë e jashtëzakonshme për shkak të arsyeve të ndryshme, përfshirë mjetet financiare. Keni parasysh se Kosova është nën rishikim të shumicës së ligjeve të saj që të janë në pajtim me standardet dhe rregulloret e BE-së. Janë aprovuar tri ligje (Ligji Nr .04/L-027 “Për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera”; Ligji Nr 04/L-012”Për mbrojtje nga

Page 5: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

5

zjarri”; Ligji Nr 04/L-049” Për zjarrfikje dhe shpëtim”), të cilat janë në harmoni me standardet legjislative të BE-së.

QASJA E VLERËSIMIT TË KAPACITETIT CADRI Ky vlerësim i kapaciteteve kryhet nga një iniciativë e përbashkët e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), CADRI, Strategjisë Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Zvogëlim e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNISDR) dhe Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA).

Ai përdorë metodologjinë e zhvilluar nga Grupi i UNDP-së për Zhvillimin e Kapacitetit (CDG) dhe është e adaptuar për sektorin ZRRF nga Zyra e UNDP-së për Parandalimin e Krizave dhe Rimëkëmbjen dhe CADRI. Për herë të parë metodologjia ishte eksperimentuar në Armeni më 2010 dhe është përshtatur në kontekstin rajonal të Ballkanit më 2011 nga CADRI dhe menaxhmenti e projektit rajonal për MRRF në EJL.

Vlerësimi i kapaciteteve të CADRI-t kryhet me një fokus të qartë në kapacitetet kombëtare për ZRRF-në. Vlerësimi do të hedh vështrim në pesë fusha teknike të zhvillimit të kapaciteteve: pronësinë, mbarështimin institucional, kompetencat, veglat e punës dhe burimet, si dhe marrëdhëniet.

Brenda Kornizës Hyogo për Veprim (KHV), dhe veçanërisht në lidhje me KHV Prioritetin 1, vlerësimi do të fokusohet në pronësinë si bazë për vendosjen e mjedisit që mundëson lehtësira të duhura për ZRRF-në, për të garantuar stabilitet në zhvillimin e kapaciteteve. Ai po ashtu do të hedhë një vështrim në mbarështimet e përgjithshme institucionale për ZRRF të përcaktuara në bazën ligjore, dhe nivelin e burimeve financiare të ndara për ZRRF-në si shenjë e një përkushtimi të fuqishëm.

Brenda KHV Prioriteteve 2–5, vlerësimi do të përqendrohet në kapacitetet që lidhen me mbarështimet institucionale, kompetencat, veglat e punës dhe burimet, si dhe marrëdhëniet specifike për këto fusha tematike.

Vlerësimi është një hulumtim cilësor i bazuar në intervista ballë për ballë me pjesëtarët e institucioneve të ndryshme të angazhuara në menaxhimin e fatkeqësive, apo me ato që potencialisht mund të kanë një rol të ardhshëm në ZRRF. Në identifikimin e fuqive dhe zbrazëtirave, intervistat tentojnë të gjejnë shkaqet burimore të disa prej sfidave që e kanë paraqitur zhvillimin e kapaciteteve të vështirë – të cilat në anën tjetër do të ndihmojnë në përcaktimin e mënyrave teknike për të adresuar këto zbrazëtira duke mirëmbajtur kapacitetet ekzistuese.

Sa u përket rekomandimeve, veprimet konkrete të zhvillimit të kapaciteteve do të propozohen në fund të secilit nga KHV Prioritetet 1–5 për të adresuar çfarëdo sfidash të identifikuara. Niveli i

Page 6: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

6

veprimeve të propozuara do të merr parasysh kapacitetin e vërtetë të vendit për t’i zbatuar ato brenda tre deri pesë vitesh.

PROFILI I RREZIKUT NATYROR TË KOSOVËS Tre rreziqet kryesore natyrore që Kosova u nënshtrohet janë tërmetet, vërshimet dhe zjarret pyjore. Veç këtyre rreziqeve, rrezik i konsiderueshëm gjithashtu paraqitet nga rrëshqitjet e tokës, thatësira, rëniet e mëdha të borës dhe plasja e pendëve të rezervuarëve të ujit. Për më tepër, ekzistojnë edhe fatkeqësi mjedisore të shkaktuara nga ish fabrika e plumbit në Mitrovicë, në të cilën erërat e fuqishme dhe stuhitë kontribuojnë në ndotjen e ujit të pijes dhe kontaminimin e ushqimit, me pasoja siç janë sëmundjet dhe epidemitë. Këto rreziqe përbëjnë një kërcënim të përhershëm për qytetarët e Kosovës.

Në zonimin sizmik mbarëbotëror, Kosova zë vënd në brezin sizmik Alpin-Mesdhetar. Ky brez sizmik përfshin një zonë të gjerë kontakti midis pllakave litosferike të Afrikës dhe Euroazisë, që nga ishujt Azore deri në kufirin lindor të basenit Mesdhetar. Koncepti i tektonikës së pllakave është veçanërisht i komplikuar në këtë zonë për shkak të pranisë së një numri të madh blloqesh, si dhe mënyrës së çlirimit të energjisë së akumuluar gjatë procesit të deformimit plastik në pjesën më të madhe të saj. Për këtë dëshmojnë qartë tërmetet që kanë ndodhur në të shkuarën e largët dhe të afërt, kështu mund të përmendim,

1. Tërmeti i Prizrenit, 16 Qershor 1456 MS=6.0 me intensitet në epiqendër VIII ballë,

2. Tërmeti i Pejës, 11 Nëntor 1662 MW=6.0 me intensitet në epiqendër VIII ballë

3. Tërmeti i Ferizajt, 26 Shkurt 1755 M=6.1,me intensitet në epiqendër IX ballë,

4. Tërmeti i Ferizaj-Vitisë, 10 Gusht 1921 ML=6.1 me intensitet në epiqendër IX ballë,

5. Tërmeti i Kopaonikut, 18 Maj 1980 MW=5.7 me intensitet në epiqendër VIII ballë,

6. Tërmeti i Gjilanit, 24 Prill 2002 MW=5.7, me intensitet në epiqendër VIII ballë.

7. Tërmeti i Istogut, 10 Mars 2010 MW=5.2, me intensitet në epiqendër VII ballë (ISK, Mustafa, Hasi 2010).

Në të njëjtën kohë duhet të përmendim se territori i Kosovës është prekur mjaft herë me pasoja të rënda edhe nga tërmetet e ndodhura në vendet fqinje me të, si p.sh., tërmetet e ndodhura në territorin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, etj.

Sipas divizionit të Sizmologjisë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), çdo dite ndodhin tërmete, por me një intensitet shume të ulet kurse tërmetet qe ndodhin mbi 3.5 shkalle te Rihterit jemi të obliguar të lajmërojmë zyrat për situata emergjente në kuadër të Kryeministrisë dhe zyrën e informimit qe vepron ne kuadër te Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Pyjet mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të Kosovës – sipas disa burimeve deri në 43 për qind të territorit mbulohet me pyje dhe shkurre, dhe këto zona janë veçanërisht të prira ndaj zjarreve pyjore në fund të pranverës dhe gjatë muajve të thatë të verës. Që prej vitit 2000 ka pasur një numër në rritje të zjarreve pyjore. Zjarrfikësit dhe ekipet tjera relevante operacionale kanë kryer në mes të 2,000 e 3,000 intervenimesh për secilin vit pasues.

Page 7: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

7

Që prej fundit të konfliktit më 1999, Kosova ka përjetuar një bum të paprecedent ndërtimesh dhe shtim të zonave urbane. Megjithatë, autoritetet jo gjithmonë e kontrollojnë këtë në mënyrë të përshtatshme, edhe pse ka një mirëkuptim se ndërtimet e paligjshme paraqesin rreziqe më të mëdha për popullatën, veçanërisht sa u përket vërshimeve. Për shembull, në vitin 1973 qyteti i Ferizajt ishte goditur nga një vërshim i ashpër i cili dëmtojë pjesën jugore të qytetit1, mirëpo shtëpitë ende po ndërtohen në zonat e prira ndaj vërshimeve. Ndryshimi klimatik po ashtu është duke rritur prekshmërinë e popullatave nga rreziqet, por duket se ka një kuptim të kufizuar se si dhe pse.

TË GJETURAT E VLERËSIMIT KHV PRIORITETI 1 Të sigurojë që ZRRF-ja të jetë një prioritet si nacional ashtu edhe lokal, me një bazë të fuqishme institucionale për zbatim.

Kërkesa më e rëndësishme për qëndrueshmëri në çdo punë në lidhje me zhvillimin e kapaciteteve është pronësia. Për ZRRF-në, pronësia fillon me autoritetet të cilat shfaqin një zotim të fuqishëm për t’u angazhuar në qasjet afatgjate të cilat adresojnë rreziqet e fatkeqësive. Pronësia fillimisht shfaqet duke bërë ZRRF-në një prioritet nëpërmes legjislacionit kombëtar, duke përpiluar një strategji ZRRF, duke vendosur strukturat e përshtatshme institucionale për të adresuar prioritetet e rreziqeve, dhe duke ndarë mjete financiare për të mbështetur institucionet kombëtare për të zbatuar strategjitë kombëtare.

Sa i përket legjislacionit, Kosova e ka Ligjin Nr. 02/L-68 “Për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera”. Ky ligj është miratuar në Qershor 2011.

Në përgjithësi, nuk ka dëshmi të ZRRF-së së institucionalizuar e cila rrjedhë në çfarëdo ligji për sektorët e përfshirë në menaxhimin e fatkeqësive. Legjislacioni është fuqishëm i orientuar kah reagimi, me fokus shumë të kufizuar në gatishmëri, dhe asnjë politikë e strategji që mbështesin zvogëlimin e rrezikut. Për më tepër, shumica e iniciativave të mëdha ligjore që mbulojnë menaxhimin e fatkeqësive (dhe me gjasë ZRRF-në) ose janë duke u rishikuar apo duke u marrë parasysh për rishikim. Duket se ka pak dëshmi të një qasje të koordinuar apo të integruar në përgatitjen e dokumenteve ligjore – kjo është e rëndësisë superiore për të parandaluar një ngatërrim në mes të roleve dhe përgjegjësive.

Kur bëhet fjalë për mbarështimin institucional, Ligji Nr. 02/L-68 “Për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera” përmend se organizata përgjegjëse kryesore në Kosovë për koordinimin e fatkeqësive (me gjasë edhe për ZRRF-në) është Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME), e vendosur brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. AME ka qenë një departament, por që prej rishikimit të ligjit ai u kthye në një Agjenci më 2010 dhe tanimë është operacionale që prej janarit 2011.

Detyrat dhe funksionet kryesore të AME-së janë që të: zbatojë plane dhe politika relevante të qeverisë; koordinojë të gjithë akterët në nivel qendror dhe lokal; zhvillojë një strategji planifikimi; zbatojë programe edukimi dhe trajnimi; bashkë-përgatis vlerësimet e rreziqeve; 1 Yokota dhe Seneque UN-HABITAT Kosovë, Identifikimi i rrezikut të fatkeqësive në planifikimin hapësinor për zhvillimin e qëndrueshëm: një rast studimi në Kosovë, 2009.

Page 8: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

8

sensibilizojë publikun për fatkeqësitë e bëra nga natyra/njeriu; të kryejë hulumtime relevante; përgatisë marrëveshje kombëtare/ndërkombëtare në mes të partnerëve/akterëve kryesorë; raportojë në baza periodike tek qeveria për situatat e menaxhimit të emergjencave; mirëpres ekipin/sekretariatin teknik për Komitetin ad hoc Ndërministror (në momentin që të mblidhet për një situatë emergjente); merret me vlerësimet e nevojave të emergjencave; themelojë/menaxhojë burimet/fondet përkatëse; koordinojë/kryejë vlerësimet e dëmeve; dhe të mbikëqyrë bazën e të dhënave për menaxhimin e emergjencave.

Duke marrë parasysh se Ligji Nr .04/L-027 “Për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera” tashmë është aprovuar, pritet që disa ri-rregullime, që lidhen me detyrat dhe funksionet e AME-së, do të ndodhin për të parandaluar çfarëdo papajtueshmërie me: Ligjin për Policinë e Kosovë; Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës; dhe Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës – prej të cilëve, të gjithë janë nxjerrë viteve të fundit. Megjithatë, brenda përgjegjësive të AME-së (akteri kryesor), nuk përmendet askund mbështetja për të rritur ZRRF-në në Kosovë.

Kosova nuk e ka një Platformë Kombëtare për ZRRF-në apo një mekanizëm të qartë bashkërendues të themeluar për menaxhimin e fatkeqësive. Takime të rralla mbahen për të diskutuar çështjet e menaxhimit të fatkeqësive, por asgjë nuk është e institucionalizuar shkoqitur.

Sa u përket kompetencave, shumica e institucioneve, përfshirë edhe AME-në, duket të kanë kapacitete shumë të kufizuara njerëzore dhe ekspertizë teknike. Për shembull: divizioni sizmologjik ka vetëm dy teknik; Departamenti i Planifikimit Hapësinor (i vendosur brenda MMPH-së) ka 13 të punësuar, tre prej të cilëve janë persona të kualifikuar teknik në planifikim strategjik; dhe departamenti i menaxhimit të ujërave i MMPH-së është me personel të pamjaftueshëm. Departamenti Planifikimit Hapësinor të MMPH-së, Shërbimi Hidrometeorologjik, Divizioni i Sizmologjisë i MZhE-së, dhe një numër i të punësuarve të intervistuar nga organizatat tjera haptazi shfaqen nevojën për personel më të kualifikuar në nivel teknik në mënyrë që të fillohet të merret me ZRRF-në. Ekziston një nevojë urgjente për të trajnuar të gjithë akterët e përfshirë, dhe ata që potencialisht do të përfshihen, në menaxhimin e fatkeqësive dhe ZRRF-në.

ZRRF-ja njihet vetëm nga disa si një fushë rëndësishme e punës për Kosovën. Kjo ndodhë shpesh për shkak të dallimeve terminologjike – njerëzit shpesh e kombinojnë ZRRF-në me gatishmërinë ndaj fatkeqësive dhe reagimin, që mbetet një sektor i rëndësishëm, dhe me gjasë më i fuqishmi, i ndërlidhur me emergjencat në Kosovë. Një kuptim i qartë i ZRRF-së është i rëndësisë sipërore – fitimet dhe humbjet potenciale duhet të artikulohen qartë në nivelet e vendimmarrjes. Autoritetet kombëtare kanë nevojë për orientim të duhur në ZRRF për të kuptuar konceptet e tij dhe nevojat e llojet e mbështetjes që njësitë teknike kërkojnë në mënyrë që të kanalizojnë ZRRF-në në planet dhe strategjitë e tyre të ndryshme.

Kryqi i Kuq i Kosovës (KKK) mbetet si akteri i vetëm joqeveritar – ai është aktiv në 26 komuna (nga 37) dhe është i pranishëm nëpërmes degëve të tij në 26 komuna në mbarë Kosovën. Anëtarët e KKK-së e kuptojnë konceptin e ZRRF-së për shkak të trajnimeve të ofruara nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC). KKK-ja në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizoi tavolina të rrumbullakëta me akterët tjerë të menaxhimit të fatkeqësive mbi ZRRF gjatë Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin

Page 9: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

9

e Rrezikut nga Fatkeqësitë në tetor 2010. Për më tepër, ai ka organizuar fushata ad hoc të vetëdijesimit dhe edukimit mbi rreziqet nga të gjitha fatkeqësive. Megjithatë, KKK-ja nuk ka një strategji apo programe të rregullta ZRRF – ekipi vlerësues nuk ka arritur të merr një pasqyrë të qartë të përfshirjes së ZRRF-së tek organizatat joqeveritare në Kosovë.

Sasia e pakët e fondeve është një pengesë e madhe për avancimin e mëtutjeshëm të ZRRF-së, veçanërisht në integrimin e tij në planet sektorial të zhvillimit. Nuk ka ndarje të veçantë të buxhetit për ZRRF-në, apo për gatishmëri ndaj fatkeqësive dhe reagim, në buxhetin vjetor. Mjetet e vetme financiare në dispozicion për menaxhimin e fatkeqësive është buxheti rezervë qeveritar (5 milion euro për vit apo 1.2 për qind e BPV-së), i cili mund të ndahet vetëm për reagim ndaj fatkeqësive. Ligji i Kosovës për Buxhetin e Shtetit autorizon këshillat lokal/komunal të themelojnë rezerva buxhetore komunale në të njëjtën mënyrë si për çfarëdo “situate të paparashikuar”, megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi që kjo është duke u bërë në praktikë për shkak të mungesës së përgjithshme të mjeteve financiare në Kosovë dhe nuk eksiston asnjë kod i posaçëm në nivel të Komunave për të siguruar buxhet për ZRRF-në.

KHV PRIORITETI 1: REKOMANDIMET

1. Organizimi i një seance njëditore vetëdijesimi mbi ZRRF-në për përfaqësuesit e niveleve të larta ministrore.

2. Si pjesë e fushatës “Qytete më të Sigurta” të UNISDR-it, të organizohen një seri e punëtorive njëditore për të gjithë kryetarët e komunave dhe teknikëve komunal mbi rrezikun urban. Ky do të jetë edhe një rast për qytetet e tyre t’i bashkohen fushatës (Prishtina tanimë është anëtare). Kjo pritet të rrisë interesimin në ZRRF-në dhe të nxisë ndarje përvojash dhe bashkëpunime ndër-komunale.

3. Themelimi i një Platforme Kombëtare për ZRRF-në e cila do të ndihmojë në përgatitjen e një politike dhe strategjie ZRRF. Platforma po ashtu duhet të sigurojë që Kosova të kontribuojë në Raportin Global të Vlerësimit të UNISDR-it i cili publikohet dy herë në vit.

4. Të rishikohen të gjitha ligjet që lidhen me ZRRF-në nga aspekti i barazisë gjinore dhe grupeve tjera të cënueshme (fëmijët, personat e moshuar, dhe personat me aftësi të kufizuara).

5. Zhvillimi i një politike dhe strategjie kombëtare ZRRF e cila është e ndjeshme ndaj gjinisë brenda tri viteve të ardhshme.

6. Përkthimi i udhëzuesit të terminologjisë së UNISDR-it për ZRRF-në dhe propozimi i miratimit të tij në shtet nga të gjithë anëtarët e Platformës së ardhshme Kombëtare.

7. Avokimi për një obligim të mbështetur në ligj për financimin e ZRRF-së në buxhetin kombëtar.

KHV PRIORITETI 2 Identifikimi, vlerësimi dhe mbikëqyrja e rreziqeve të fatkeqësive dhe rritja e paralajmërimit të hershëm

AME-ja ka zhvilluar një Politikë Kombëtare për Vlerësimin e Rreziqeve si pjesë e Ligjit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera. Kjo politikë thekson nevojën për

Page 10: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

10

zhvillimin e një metodologjie për vlerësimin e rrezikut për lloje të ndryshme të rreziqeve. Një grup punues i ndër-agjencive qeveritare me 12 pjesëmarrës ishte krijuar për të kontribuar në zhvillimin e dokumentit/metodologjisë. Një dokument përcjellës i udhëzimeve administrative, udhëzimi administrativ Nr. 19/2008 “Për metodologjinë e hartimit të vlerësimit të rrezikut dhe planeve për mbrojtje dhe shpëtim” është zhvilluar nga AME-ja, veç metodologjisë për vlerësimin e rreziqeve (i cili po ashtu i referohet reagimit pas fatkeqësive). Politika dhe udhëzimet administrative rekomandojnë që vlerësimi i hershëm i rrezikut të bëhet nga komunat çdo vit, por nuk është procedurë e detyrueshme, gjë që krijon zbrazëtira në vlerësimin e rrezikut në nivel lokal. Veç kësaj, ka kapacitet shumë të kufizuar në nivelin qendror, dhe pothuajse aspak kapacitete në nivelin komunal, për të kryer vlerësime të rreziqeve më shumë sesa të elaborojë hartimin e rreziqeve.

AME e kupton natyrën evoluese të rrezikut dhe nevojën për ta mbikëqyrur atë. Megjithatë, tani për tani nuk ekzistojnë as mbarështimet institucionale e as mekanizmat koordinues për të adresuar këtë gjë. AME është duke tentuar të mobilizojë mbështetje nga agjencitë tjera qeveritare, si dhe nga KKK-ja e partnerët ndërkombëtarë, për të elaboruar një politikë të vlerësimit të rrezikut. Ka njohje të qartë të nevojës për një strukturë më formale për të adresuar vlerësimin e rreziqeve dhe mbikëqyrjen e rreziqeve.

Sa u përket kompetencave për vlerësime sektoriale të rreziqeve dhe analizave, institucionet si AME, Shërbimi Hidrometeorologjik, Divizioni i Sizmologjisë, departamenti i ujërave dhe komunat e ndryshme kanë kapacitet të kufizuar (si teknik ashtu edhe financiar) për të kryer vlerësime të rreziqeve – edhe për analiza të informatave që ata marrin në baza ditore nga sistemet e kufizuara ekzistuese të mbikëqyrjes. Në përgjithësi, natyra e informatave nga këto institucione është për mbikëqyrje ditore dhe reagim të shpejtë ndaj fatkeqësive të filluara. Të gjitha informatat mbi rreziqet potenciale drejtohen tek Qendra e Situatave e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila mbledh të dhëna për vendimmarrje. Megjithatë, ekziston një mungesë e qartë e ekspertëve të kualifikuar teknik për vlerësimin e rreziqeve në nivel komunal, ku ekspertiza është shumë e nevojshme për të mbledhur të dhëna të papërpunuara.

Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi se komunat mund të bëjnë korrigjime në metodologjinë e vlerësimit të rreziqeve për t’iu përshtatur realiteteve vendore. Për më tepër, nuk është e qartë nëse metodologjia do të ofrojë dispozita për të mbështetur korrigjimet e saj të rregullta pranë rreziqeve në zhvillim e sipër. Në të vërtetë, ishte sqaruar se metodologjia duhet të korrigjohet vetëm pas një fatkeqësie, e cila do të shërbente si një test për metodologjinë – pasi që rreziku sizmik konsiderohet si më i rëndësishmi për Kosovën, është e rëndësishme që metodologjia t’i marrë parasysh të gjitha llojet e rreziqeve. Në fund, duket se nuk ka asnjë dokument detyrues apo politikë e cila e bën vlerësimin e rreziqeve një pjesë të detyrueshme për planifikimet e ardhshme të zhvillimit.

AME nuk ka asnjë metodologji të paracaktuar/vendosur për mbledhjen e informatave, ruajtjen dhe përditësimin periodik të dhënave historike që lidhen me fatkeqësitë. Megjithatë, mbledhja e të dhënave dhe ruajtja e tyre është bërë në mënyrë spontane dhe prandaj modele të ndryshme të mbledhjes së të dhënave dhe ruajtjes janë shfrytëzuar për ngjarjet e fatkeqësive. Aktualisht, nuk ka sistem kombëtar vëzhgimi për rrezikun i cili mbledh të dhëna në një formë të centralizuar dhe

Page 11: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

11

prodhon një vlerësim të rëndomtë të rreziqeve të vendit – për shfrytëzim në planifikime për parandalim, zbutje dhe madje për masa gatishmërie. Për më tepër, nuk ka kapacitete të vërteta për të vlerësuar ndikimin social, ekonomik dhe mjedisor të fatkeqësive në një nivel kombëtar dhe nën-kombëtar. Divizioni i sizmologjisë brenda MZhE-së ka vetëm dy pjesëtarë të personelit, që është e pamjaftueshme për faktin se Kosova konsiderohet të jetë një rajon i prirë ndaj tërmeteve.

Mungesa e kapaciteteve sa i përket identifikimit të rreziqeve gjithashtu ndikon paralajmërimin e hershëm. Nuk ka mekanizma të paralajmërimit të hershëm për të informuar autoritetet dhe publikun për trendët në rritje të rreziqeve – popullimi në rritje dhe ekspozimi i pasurisë ndaj rreziqeve të ndryshme natyrore dhe mjedisore.

KHV PRIORITETI 2: REKOMANDIMET

1. Organizimi i një ushtrimi të plotë vlerësimit të rreziqeve për të prodhuar një profil të rrezikut të Kosovës.

2. Mbështetja e themelimit të mekanizmi të duhur të vëzhgimit të rreziqeve për Kosovën – për të mbledhur të dhëna dhe rrjedhë të shtuar të informatave në mes të akterëve të ndryshëm.

KHV PRIORITETI 3 Shfrytëzimi i njohurive, inovacionit dhe edukimit në ndërtimin e një kulture të sigurisë dhe rimëkëmbjes në të gjitha nivelet

Sipas të gjithë të intervistuarve, niveli i vetëdijes mbi rreziqet e fatkeqësive është shumë i ulët në mesin e publikut të përgjithshëm, personelit teknik dhe vendimmarrësve (si në nivelet qendrore ashtu edhe komunale) sa u përket rreziqeve ekzistuese. Kjo sjellë deri tek sjellja e cila e rrit rrezikun edhe më tepër, siç janë ndërtimet e paligjshme në vijim e sipër. Për shembull, ekziston një problem serioz mjedisor në Mitrovicë që ka të bëjë me minierat e plumbit. Ani pse disa njerëz janë të vetëdijshëm për këtë dhe ndotjet/kontaminimet tjera të rrezikshme që ndërlidhen me mbetjet industriale, ka pak apo aspak komunikim me publikun për masat parandaluese dhe mbrojtëse.

Ligji për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera thekson nevojën për informimin e publikut në rast të një rreziku të pashmangshëm dhe gjatë reagimit ndaj fatkeqësisë. Megjithatë, kultura e sigurisë, për momentin, është kryesisht e lidhur me sigurinë ushtarake sesa sigurinë nga rreziqet natyrore. Ndërtimi i një kulture të sigurisë aktualisht nuk është pjesë e plan-programit shkollor.

Sa u përket mbarështimeve institucionale, nuk është e qartë se cili departament qeveritar ka përgjegjësi të shpërndajë porosi publike në kohë të emergjencave. Nuk ka asnjë mekanizëm të unifikuar koordinues i cili identifikon dhe shpërndan porosi publike për rreziqet jetike. Në përgjithësi, nuk ka asnjë strategji të unifikuar të vetëdijesimit të publik mbarë-kosovar për të informuar popullatat, personelin teknik dhe vendimmarrësit për rreziqet e fatkeqësive në Kosovë.

Sërish, pasi që nuk buxhet të ndarë për ZRRF-në, menaxhim të fatkeqësive apo parandalim në Kosovë, rrjedhimisht nuk ka buxhet në nivelet qendrore apo komunale për fushata të

Page 12: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

12

vetëdijesimit të publikut. Financimi për informacion publik natyrisht ndahet në baza ad hoc në rast të një fatkeqësie të pashmangshme.

Në anën pozitive, KKK-ja ka bërë një fushatë për zvogëlimin e rrezikut publik më 2010 (në 6 Komuna: Vushtrri, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Kaçanik, Istog) duke filluar me vëzhgimin e Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë më 13 tetor. Programe televizive për ZRRF-në ishin transmetuar (një bisedë me Drejtorin e Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Prishtinës, Z. Ibush Kelmendi), broshurat u shpërndanë dhe tryeza të rrumbullakëta u organizuan nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me KKK-në. Programi gjithashtu përfshiu prezantimet dhe takimet me qytetarë dhe nxënës në shkolla. Në një shkallë të caktuar, një fushatë e vetëdijesimit të publikut u krye edhe nga UNDP-ja në dy fshatra afër fabrikës së minierave Trepça në Mitrovicë. Veç kësaj, AME ka kapacitete teknike dhe njohuri për të përgatitur porosi publike. Ajo po ashtu ka marrëveshje me agjencitë kosovare të transmetimit publikut (radio dhe televizion) për të siguruar informata të publikut të përgjithshëm. Megjithatë, marrëveshjet nuk plotësojnë nevojat për programe të rregullta të ngritjes së vetëdijes për parandalim, zbutje dhe zvogëlim të rreziqeve.

KHV PRIORITETI 3: REKOMANDIMET

1. Duhet të organizohen fushatat e vetëdijesimit publik mbi zvogëlimin e rreziqeve që lidhen me rreziqe të veçanta (p.sh. televizion, radio dhe broshura) së paku një herë në vit gjatë Ditës Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë. Kampionët e ZRRF-së do t\ mund të identifikoheshin në Kosovë (të famshmit, figurat politike, artistët, etj.) të cilët do të mund të avokonin dhe demonstronin rastet praktike të zvogëlimit të rrezikut.

2. Ofrimi i disa veglave të zhvilluara nga programi i vetëdijesimit shkollor i Maqedonisë dhe propozimi i një programi eksperimental në dy shkolla brenda zonave më të prira ndaj fatkeqësive.

3. Diskutimi i mundësive të përfshirjes së zvogëlimit të rrezikut dhe koncepteve të kulturës së sigurisë si pjesë e plan-programit shkollor me Ministrinë e Arsimit

4. Sa i përket sizmologjisë, lehtësimi i vizitave shkëmbyese në mes të institucioneve akademike përkatëse të Kosovës dhe institutit sizmologjik të Shkupit – një institucion i njohur botërisht i cili ofron trajnimi për sizmologji bazuar në përvojat e tij të punës (që prej 1960).

KHV PRIORITETI 4 Zvogëlimi i faktorëve themelorë të rrezikut

Ndjeshmëria socio-ekonomike është e lartë në Kosovë – rreth 45 për qind e popullatës jeton në varfëri, ekonomia është e brishtë dhe ka masa të kufizuara nga shëndeti, mirëqenia dhe sektorët e punësimit. Faktorët tjerë përfshijnë: dëmtimin e infrastrukturës (siç janë sistemet e drenazhimit dhe ujërave të zeza); ndërtimin e paligjshëm përgjatë brigjeve të lumenjve; planifikimet e papërshtatshme komunale dhe shfrytëzimi i tokës; si dhe kodet e vjetruara të banesave dhe dobët të zbatuara.

Page 13: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

13

“Misioni” u takua me institucione të ndryshme sektoriale për të kuptuar nivelin deri në të cilin faktorët themelorë të rrezikut merren parasysh në punën e tyre, dhe nëse ishin ndërmarrë çfarëdo masash për t’i zvogëluar ata. Intervistat ishin bërë në departamentet vijuese: qëndrueshmëria mjedisore; planifikimi hapësinor (planifikimi zhvillimor); menaxhimi i ujërave; siguri; hidrometeorologji; sizmologji; dhe infrastrukturë industriale. Shumica e këtyre institucioneve ka gjasa të përfshihen në ZRRF dhe ekzistojnë ligje apo urdhëresa të veçanta të cilat qartazi skicojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre, me një listë të hollësishme të aktiviteteve të rregullta për t’u ndërmarrë. Megjithatë, aktivitetet zakonisht përfshijnë një kontribut në reagimin ndaj fatkeqësive në vend të masave për zvogëlimin e rreziqeve. Të gjithë të intervistuarit kanë theksuar qartazi kapacitetet e kufizuara që ekzistojnë në Kosovë sa i përket integrimit të masave të zvogëlimit të rrezikut në ligje, strategji dhe plane. Kjo është një brengë bukur e madhe pasi që Kosova është në proces të rishikimit të shumë prej ligjeve të saj dhe duke ristrukturuar departamente të ndryshme për të zbatuar aktivitetet e radhitura në ligje. Shumë prej tyre janë të brengosur se ligjet e rishikuara mund të mos zbatohen për faktin se ato nuk janë të përshtatura me realitetet në Kosovë, dhe se ato do të kërkojnë burime të pafundme financiare të cilat nuk kanë gjasa të janë në dispozicion në të ardhmen e afërt. Derisa të gjitha njohën përparësitë e futjes së ZRRF-së në planifikim sektorial, baza ligjore ende nuk e mbështet këtë gjë. Veç kësaj, shumica e departamenteve sektoriale kanë mungesë të kufizuar apo të tërësishme të kapaciteteve njerëzore, financiare dhe teknike për të adresuar ZRRF-në.

Menaxhimi i burimeve mjedisore dhe natyrore

Ajo që është bërë e qartë nga intervistat e ndryshme është se çështjet mjedisore nuk duket të janë të pozicionuara lartë në agjendë në Kosovë. Ndikimet mjedisore të fatkeqësive nuk merren parasysh në planet e gatishmërisë dhe reagimit. Megjithatë, të gjithë të intervistuarit panë ndotjen si një rrezik të menjëhershëm, dhe ishin të brengosur për eskalimin e saj për shkak të Parkut Industrial të Mitrovicës. Problemi është menaxhimi i mbetjeve industriale, përfshirë materialet e rrezikshme siç është plumbi i cili mund të ketë pasoja me shtrirje të largët sociale dhe ekonomike – plumbi po transportohet me anë të ajrit dhe gjurmët e tij janë të pranishme deri në 50 kilometra rreth Mitrovicës, përfshirë edhe Prishtinën. Një Vlerësim Mjedisor dhe Plan Veprimi Riparimi për Parkun Industrial të Mitrovicës ishte zhvilluar më 2009 nga DEKONTA (një kompani konsulente çeke) me mbështetjen e Czech-UNDP Trust Fund dhe UNDP Qendrës Rajonale në Bratislavë. Projekti identifikoi ndikimet e mundshme mjedisore, pasojat potenciale socio-ekonomike, si dhe masat e nevojshme të riparimit të cilat duhet të ndërmerren. Megjithatë, sipas udhëheqësisë së kompleksit të minierës së plumbit dhe përfaqësuesve të komunës së Mitrovicës, ende nuk ka fonde për të zbatuar rekomandimet e vlerësimit fillestar të projektit. Menaxheri i kompleksit dhe komuna janë lënë të bëjnë çfarë të munden për të ulur nivelet e ndotjes. Ata shprehen zhgënjim të sinqertë me takimet e rregullta të misioneve vlerësuese të cilat as nuk i ndajnë raportet e tyre e as nuk u ofrojnë atyre ndonjë reagim për shtrirjen e vërtetë të problemit.

Veç kësaj, tani nuk ka asnjë sistem të vendosur që merret me materialet e rrezikshme që hyjnë në kufirin e Kosovës, edhe pse ky material përmban kërcënim të konsiderueshëm dhe të mundshëm për shëndetin publik dhe mjedisin.

Page 14: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

14

Ndryshimet klimatike u përmendën vetëm nga personeli i Shërbimit Hidrometeorologjik. Ky është i vetmi institucion i cili ka kapacitet për të vëzhguar dhe analizuar trendët afatgjatë klimatik. Mirëpo, pasi që shërbimet e tij nuk kërkohen nga institucionet tjera, ai nuk kryen analiza të thella të rreziqeve potenciale që lidhen me klimën. Është përmendur se Shërbimi Hidrometeorologjik do të kërkonte një pagesë për analiza të thella, gjë që mund të jetë arsyeja pse institucionet nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë (po ashtu shih raportin e veçantë të vlerësimit të OBM-së mbi kapacitetet e Shërbimeve Hidrometeorologjike).

Praktikat zhvillimore sociale dhe ekonomike Sa i përket përfshirjes së ZRRF-së në planet zhvillimore kombëtare, ligji për Planifikimin Hapësinor i vitit 2006 nuk e merr parasysh ZRRF-në. Ekziston një Departament i Planifikimit Hapësinor i vendosur brenda Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)), i cili është përgjegjës për përgatitjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planit të përgjithshëm zhvillimor për Kosovën. Ekziston një strategji e planifikimit hapësinor, por planet e ndërlidhura të veprimit dhe planet e menaxhimit ende nuk janë gati për të kompletuar anën operacionale të zbatimit të Ligjit për Planifikim Hapësinor. Megjithatë, ligji aktualisht është duke u rishikuar dhe ky proces do të mund ofronte një mundësi për përfshirjen e ZRRF-së – veçanërisht duke ditur se mekanizmi aktual i planifikimit i shfrytëzuar në nivel qendror dhe komunal nuk përfshin elementet e ZRRF-së apo menaxhimit të fatkeqësive në përgjithësi. Planifikimi hapësinor duhet të përdoret vetëm si një mjet për ndërtimin e infrastrukturës dhe mbështetjen e rritjes ekonomike – peshë e mjaftueshme duhet po ashtu t’i jepet edhe rreziqeve të cilat potencialisht do të mund të shkatërronin të gjitha investimet e fundit në infrastrukturë.

Gjatë intervistave nuk ka pasur asnjë indikacion të një mirëkuptimi të nevojës për përfshirje të ZRRF-së dhe përshtatjes së ndryshimeve klimatike në aktivitete të ndryshme sociale dhe ekonomike. Për shembull, bujqësia është shumë e rëndësishme për Kosovën, por nuk ka shenja të vërteta të masave të zvogëlimit të rreziqeve të cilat janë pjesë e procesit të planifikimit, që përfshihen në çfarëdo mekanizmash të sigurisë së ushqimit. Plane të ndryshme zhvillimore socio-ekonomike të Kosovës aktualisht janë nën rishikim e sipër nga qeveria dhe ky mund të jetë momenti i duhur për të diskutuar autoritetet rëndësinë e përfshirjes së ZRRF-së dhe përshtatjes së ndryshimeve klimatike në këtë plane. Departamenti i Planifikimit Hapësinor të MMPH-së ka një mirëkuptim për këtë, por ai ka mungesë personeli për të mbështetur ministritë e ndryshme. Mirëpo, të gjithë u pajtuan se autoritetet kombëtare duhet të sensibilizohen së pari mbi rëndësinë e ZRRF-së dhe si mungesa e konsideratës për konceptet e tij mund të vështirësojë zhvillimin. Një element i rëndësishëm i aftësisë ripërtëritëse në Kosovë i cili nuk duhet të nënvlerësohet është sasia e madhe e parave të dërguara nga jashtë që pjesëtarët e familjes (të cilët migruan në Evropë dhe SHBA në të 90-at) kanë gjasë të kontribuojnë në përpjekjet e lehtësimit dhe rivendosjes në rast të fatkeqësive. Sa i përket sigurimit nga fatkeqësitë, mendimi tradicional se qeveria do të kontribuojë për rindërtimin e dëmeve – ende është shumë i fuqishëm dhe prandaj nuk pritet asnjë zhvillim i favorshëm në këtë fushë, vetëm në qoftë se ekziston një ligj i cili përcakton obligimet dhe sanksionet.

Planifikimi i shfrytëzimit të tokës dhe masat tjera teknike Sa i përket planifikimit të shfrytëzimit të tokës, përfshirë planifikimin urban, ekzistojnë ligje por jo edhe akte nënligjore dhe rregullore teknike (të aspektit sizmik të ndërtesave dhe infrastrukturës teknike, të aspektit shkatërrimit të pendave dhe vales vershuese,te alarmimit ne segmentet e vershimit te lumenjte,te thatesirave,te erozionit e ngjashem). Si rrjedhojë, ka shumë

Page 15: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

15

ndërtime të paligjshme të cilat nuk përmbushin standardet e ndërtimit për rezistencën ndaj tërmeteve dhe kjo po shpie tek cenueshmëri e shtuar në zona urbane, të cilat do të minojnë rritjen e qëndrueshme të qyteteve në Kosovë të cilat po përballen me një fluks të vazhdueshëm të popullatës. Kosova ka një territor të vogël dhe si rrjedhojë një urgjencë për të marrë seriozisht parasysh ZRRF-në në planifikimet urbane për të minimizuar zgjerimin e zonave të cenueshme. Aktualisht autoritetet janë duke marrë parasysh legalizimin e ndërtesave/vendbanimeve ekzistuese të paligjshme, por gjithashtu po rrisin inspektimet dhe kontrollet për projektet e reja të ndërtimit (ani pse numri i mangët i personelit të trajnuar ende mbetet një problem). Kodet e ndërtesave/ndërtimeve tani janë nën rishikim, por disa prej dispozitave të reja mund të janë të pamundura të zbatohen për shkak të shpenzimeve të tyre të larta. KHV PRIORITETI 4: REKOMANDIMET

1. Në bashkëpunim me departamentin e planifikimit hapësinor të organizohen punëtori se si të përfshihen ZRRF-ja dhe përshtatja e ndryshimeve klimatike në procesin planifikimit zhvillimor për të gjitha agjencitë ministrore të përfshira në planifikim. Trajnimi duhet të përmbajë planifikimin e përgjithshëm strategjik dhe aftësitë programuese.

2. Mikrozonimi i zonave urbane dhe integrimi i Eurokodeve për ndërtim të objekteve vitale dhe ndërtesave kolektive, publike (shkollat, objektet adminsitrative, infrastrukturës). Respektimi i kodeve të ndërtesave është një çështje për të cilën nevojitet të avokohet.

3. Paraqitja e një ligji të ri për sigurimin ndaj fatkeqësive duke filluar me prezantimet tek autoritetet kombëtare dhe parlamentarëve për përfitimet e tyre.

4. Promovimi i fushatave të UNISDR-it për shkolla më të sigurta dhe spitale më të sigurta dhe zhvillimi i programeve për zbatimin e rekomandimeve të fushatave.

5. Avokim i drejtpërdrejtë ndaj kompanive të cilat merren me materiale te rrezikshme. KHV PRIORITETI 5 Forcimi i gatishmërisë ndaj fatkeqësive për reagim efektiv në të gjitha nivelet.

Brenda sistemit ligjor të Kosovës ekzistojnë një numër ligjesh që ndihmojnë mbrojtjen e shoqërisë civile dhe detyrimin e praktikës së mirë. Ligjet mbështeten me dënime të prera por shpesh të kufizuara nga numri i inspektorëve për t’i zbatuar ato.

Për më shumë, një Plan Kombëtar i Reagimit i publikuar në dhjetor 2010 ofron një kornizë për një qasje kombëtare në menaxhimin e incidenteve, ani pse ky dokument ende mbetet të zbatohet në tërësi. Brenda këtij plani, rolet dhe përgjegjësitë e qarta u përcaktohen institucioneve të ndryshme qeveritare në nivelet qendrore dhe rajonale. Rolet dhe përgjegjësitë janë po ashtu mirë të përcaktuara edhe për qeveritë lokale, si dhe për sektorin privat e organizatat joqeveritare. Përditësimi dhe menaxhimi i Planit Kombëtar të Reagimit është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ai është i strukturuar në harmoni me Sistemin e Integruar për Menaxhim të Emergjencave (SIME) të formalizuar në maj 2010. SIME organizon menaxhimin e incidenteve të emergjencës në të gjitha nivelet, duke reflektuar për së afërmi sistemin komandues të incidenteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy këto dokumente përmbyllin gatishmërinë për reagim dhe ishin zhvilluar me pjesëmarrje të të gjithë akterëve kyç. Sidoqoftë, të dy dokumentet janë produkte të kohëve të fundit dhe deri më tani ato janë paraqitur vetëm

Page 16: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

16

nëpër punëtori. Janë organizuar dhe mbajtur trajnime sa i përket sistemit të integruar të menaxhimit emergjent nga naa e zyrtarëve të AME pikërisht më të gjithë akterët relevant në komuna.

Ka një numër planesh brenda departamenteve ministrore mbi gatishmërinë për reagim. Është inkurajuese të dëgjohet se shumë nga këto plane janë rezultat i grupeve punuese të përbëra nga shumë agjenci. Në nivelin komunal, planet më gjithëpërfshirëse lidhen me Komunën e Prishtinës, e cila ka një Plan të Reagimit ndaj Emergjencave, Plan për Mbrojtje nga Zjarri, dhe Planin Operacional për Mbrojtje kundër Sëmundjeve Infektuese Zonotike. Këto i zunë vendin Studimit të Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë Tjera në Territorin e Komunës së Prishtinës. Prapëseprapë, shumica e planeve në komunat tjera nuk duket të janë të bazuara në një vlerësim të mbështetur të rreziqeve, rreziqet dhe kapacitetet e vendit dhe është e paqartë nëse planet e tilla gjithashtu kanë marrë parasysh ndjeshmërinë e grupeve të margjinalizuara.

Komunat kanë një obligim ligjor me anë të Udhëzimit Administrativ për Metodologjinë e Hartimit të Vlerësimit të Rrezikut dhe Planeve për Mbrojtje dhe Shpëtim (Nr. 19/2008) për të kompletuar një vlerësim rreziku i cili mund të shfrytëzohet për të përcaktuar prioritetet e rreziqeve ndaj shoqërisë dhe në përputhje me planin. Në momentin që një vlerësim rreziku (në realitet duket si një hartim i rrezikut) të jetë përfunduar, ai duhet të miratohet në qendër para se të mund të fillojë planifikimi. Megjithatë, perceptimi kulturor i menaxhimit të rrezikut ende është në fazat e tij të hershme. Plani i metodologjisë për vlerësim të rreziqeve duhet të lehtësojë një analizë dhe vlerësim të rreziqeve, sidoqoftë ka dëshmi që kjo nuk zbatohet. Nëse udhëzimet e tilla do të realizoheshin, miratimi i regjistrave të rrezikut kombëtar e të komunitetit, lirshëm në dispozicion të publikut, do të komunikonin popullatës lokale nivelin dhe llojet e rreziqeve të cilëve ata u nënshtrohen.

Sipas Ligjit Për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera, themelimi i një Sistemi Unik të Alarmimit dhe Koordinimit Emergjent është ratifikuar. Megjithatë, shumica e popullatës e cila ka gjasë të preket nga këta mekanizma të paralajmërimit nuk mbulohen nga procedurat e institucionalizuara të cilat janë themeluar. Sipas një raporti të mëhershëm, ekziston një draft propozim për një projekt të financuar nga DFID, por deri më tani ai nuk është aprovuar.

Sa i përket mbarështimeve institucionale, përgjegjësia e përgjithshme i takon Kryeministrit, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në veçanti me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, e cila udhëheq koordinimin e të gjitha aktiviteteve qendrore. Vendimet strategjike merren nga një Grup Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidentit. Në vendngjarje është një Qendër e Përbashkët Fushore, e cila raporton tek një Qendër Rajonale e Operacioneve. Veç kësaj janë edhe një numër i madh i grupeve funksionale, përfshirë një mekanizëm për rimëkëmbje të hershme.

Page 17: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

17

Saktësisht, për rreziqet kryesore të motit të ashpër – tërmete, vërshime dhe zjarre pyjore –ekzistojnë organizata të specializuara në gjendje të ofrojnë të dhëna teknike dhe këshilla. Instituti i Hidrometeorologjisë dhe Divizioni i Sizmologjisë janë të obliguara të azhurnojnë Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe ka dialog në mes të Departamentit të Shërbimeve Publike dhe Emergjencës Civile dhe atyre organizatave përgjegjëse për menaxhim të vërshimeve. Po ashtu ka bashkëpunim në mes të këtij departamenti dhe agjencisë së pyjeve përgjegjëse për menaxhimin e pyjeve. Mirëpo ekziston një fushë për të bashkëpunuar në mënyrë më të efektshme në mes të këtyre palëve, të minimizojnë rreziqet e ndërlidhura në këto zona dhe të ofrojnë një mekanizëm më të shpejtë për paralajmërimin e akterëve relevant.

KKK-ja e ka pasur një program për menaxhimin e fatkeqësive që prej vitit 2003 dhe ka projekte në vazhdimësi (në bazë të mjeteve financiare), për gatishmëri të komunitetit në shëndetësi, ndihmë e parë dhe mirëqenie, si dhe lidhjet familjare e një program shkollor. Ai është i obliguar të punojë brenda parametrave të Ligjit për KKK-në (i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës) dhe ka një Memorandum të Mirëkuptimit me Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, të krijuar më 2009. Aktualisht ai ka rreth 5,000 vullnetarë të cilët punojnë në 26 komuna, të gjithë të trajnuar në 12 komuna në vlerësimet e plota të rreziqeve dhe në përpilimin e planeve të kontingjentit. Disa nga këta vullnetarë po fillojnë të marrin trajnim për t’iu përgjigjur ndikimit të fatkeqësive. Në 18 degë (komuna) janë trajnuar stafi dhe vullnetarët, janë formuar ekipet e reagimit ne nivel dege(lokal)të cilët tanimë quhen”Ekipet e Degës për Reagim në Fatkeqësi (EDRF). Me sigurimin e fondeve trajnimet për formimin e këtyre ekipeve do të vazhdojnë edhe në komunat tjera.

Kryqi i Kuq ka bashkëpunim të ngushtë me IFRC-në dhe njësitë e vendeve fqinje, por këto partneritete ende nuk janë bërë formale. Ai po ashtu ka bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Kosovës, i cili është duke zbatuar një fushatë për armët e vogla.

Departamenti i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile është i ndarë në dy pjesë: Shërbimet Publike; dhe në divizionin e Shpëtimit dhe Mbrojtjes, i cili menaxhon inspektimin, planifikimin dhe Shërbimin e Zjarrfikësve. Departamenti i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave Civile rishtazi ka ngritur kapacitetet e veta duke krijuar një ekip të ndryshëm, duke fuqizuar shërbimin e vet të inspektimit dhe duke planifikuar një varg të strehimoreve nëntokësore. Ai po ashtu zbaton fushata për vetëdijesimin e publikut dhe ka filluar një program shkollor për t’i edukuar fëmijët mbi rrezikun nga zjarri dhe evakuimin.

Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit është duke kaluar nëpër fazën e transformimit vertikal dhe horizontal.Tanimë është miratuar ligji i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit me të cilin rregullohet problematika e këtij fusheveprimi. Shërbimi i Zjarrfikjes dhe Shpëtimit ka afërsisht 730 zjarrfikës profesional në mbarë vendin, 90 prej të cilëve jane të stacionuar në kryeqytetin e Prishtinës. Shërbimi po synon përpjestimin e një zjarrfikësi ne 1000 banorë ani pse aktualisht nuk permbushin një në 2500. Kapaciteiti i Shërbimit për të reaguar është i kufizuar për shkak të pajisjeve te vjetëruara, mirëmbajtjes së dobët dhe trajnimeve jo të mjaftueshme. Edhe pse është miratuar ligji, ende mbetet pa u zgjedhur pjesa e kalimit të kompetencave në nivel lokal në ate qendror, për shkak të ligjit për menaxhimin e financave publike në të cilin

Page 18: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

18

mungon dispozita e nevojshme për bartjen e këtyre kompetencave. Është e pritshme qe kjo të zgjidhet ne 6 mujorin e parë të këtij viti.

Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) ka gjasë të jetë në ballë të çdo emergjence në shkallë të gjerë brenda Kosovës. FSK është në gjendje të shpërndajë 2,200 trupa të trajnuara gjeografikisht të pozicionuar nëpër tërë vendin. Kjo shifër do të rritet në 2,500 nga fundi i vitit dhe ajo është e mbështetur nga një rezervë prej 800 pjesëtarëve të personelit. Ushtarët u janë përgjigjur emergjencave dhe stërvitjeve në shkallë të gjerë të shumë-agjencive dhe kanë një cikël trajnimi gjashtëmujor. Ata po ashtu kanë përfituar nga trajnimi mbi teknikat e zjarreve pyjore nga autoritetet italiane. Megjithatë, atyre u mungojnë disa pajisje themelore për të reaguar ndaj zjarreve pyjore dhe incidenteve ujore dhe vegla për operacione të kërkim-shpëtimit. Agjencia për Menaxhim të Emergjencave apo Drejtorët Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim mund dhe kërkojnë mbështetjen e KFOR-it në kohëra të nevojës.

Një kapacitet tjetër ekzistues janë Ekipet Vepruese për Siguri në Bashkësi të cilat janë krijuar dhe administruar nëpërmjet një marrëveshje dypalëshe në mes të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Programi Ndërkombëtar për Ndihmë në Trajnime të Kriminalistikës, për të rritur cilësinë e jetesës dhe nivelet e sigurisë në bashkësitë e Kosovës. Ato operojnë në 20 komuna dhe do të ishte e pozicionuar mirë të mbështeste fushatat e vetëdijesimit publik në ZRRF.

Sa i përket kompetencave dhe kapacitete njerëzore, ekziston një theks i kuptueshëm në fazën e reagimit të menaxhimit të emergjencave, mbështetur nga një zotim për masat e gatishmërisë nëpërmjet planifikimit, trajnimit dhe edukimit. Mirëpo, janë disa shembuj të edukimit në masat për zvogëlim apo parandalim të rrezikut dhe planit për rimëkëmbje. Po ashtu del se prodhimi i një plani nuk është pjesë e procesit, por më shumë një rezultat. Planifikimi është një mundësi për të angazhuar të gjitha nivelet, për të krijuar marrëdhënie, ndihmojë koordinimin dhe promovojë ndarjen e informatave drejt një qëllimi të përbashkët.

AME ka organizuar një numër punëtorish për të edukuar komunat dhe departamentet lidhur me SIME-n. Megjithatë, kjo ende mbetet ende për t’u ushtruar dhe rrjedhur tek të gjitha agjencitë.

Qartazi ekzistojnë shembuj të testimit, trajnimit dhe miratimit për t’u përgatitur për një reagim në Kosovë. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për një program gjithëpërfshirës trajnimi kombëtar, një program stërvitje kombëtare dhe një sistem kombëtar për shkëmbim të informatave. Me këtë në mendje, ekziston një kërkesë e qartë për trajnim dhe stërvitje për t’u përmbushur, ashtu që organizimi i trajnimit dhe rezultatet e stërvitjeve të ndikojnë zhvillimin e planifikimit dhe punës përgatitore për të gjithë akterët në të gjitha nivelet. Zhvillimi i kapaciteteve duhet të fillojë duke ndërtuar kapacitetet ekzistuese ashtu që mësimet e identifikuar nëpërmjet stërvitjes të bëhen mësime të nxjerra.

Nuk ka shembuj të inventarizimit të burimeve, megjithatë qeveria mund të aktivizojë asetet dhe burimet brenda sektorit privat. Mirëmbajtja e një regjistri të aseteve dhe burimeve si dhe

Page 19: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

19

dokumentimi i një procedure për kompensimin e donatorëve do të mund të përmirësonte edhe më tutje këtë mekanizëm. Për këtë qëllim grumbullimi i të dhënave rreth resurseve humane dhe teknike është duke u bërë nga ana e zyrtarëve të AME- së e cila është në fazën përfundimtare.

Kur bëhet fjalë për veglat e punës dhe burimet, lehtësimi i koordinimit qartazi është i fokusuar nga një Qendër e Situatave 24/7 e bazuar në Prishtinë dhe qendrat operuese si në nivel kombëtar ashtu edhe rajonal. Qendra e Situatave, e cila është katër vjet e vjetër, grumbullon informata operacionale dhe i shpërndan ato në pajtim me procedurat standarde të operimit. Duket se ajo ka mekanizma koordinimi si horizontal dhe vertikal (siç është detajuar në SIME) por në realitet, ndërveprimi dhe koordinimi shpesh është më problematik.

Ekzistimi i një sistemi të paralajmërimit të hershëm është tërësisht i varur në rrezik dhe në të shumtën e rasteve është i dobët. Ekziston një numër kombëtar emergjent 112 për publikun që të ngritë alarmin dhe disa pjesë të Prishtinës e kanë një sistem komunikimi. Po ashtu ka marrëveshje me media që të informojnë publikun në rastet e emergjencës dhe qeveria ka një faqe interneti të paraqitur mirë. Gjatë një incidenti, ndërveprimi në mes të dy reaguesve me radio komunikim tani për tani nuk është i mundshëm. Radio transmetimet mund të transmetojnë në mes të qendrave operacionale, megjithatë kjo masë duhet të testohet rregullisht.

Veç kësaj, ka kërkesa urgjente për infrastrukture të duhur kritike, përfshirë zyrat dhe qendrat e operimit, do të ishin të prekshme nga rreziku i tërmeteve. Sidoqoftë, përgatitjet për vazhdimësinë e punës ekzistojnë dhe udhëzimet e evakuimit gjithashtu i bëjnë këto institucione të marrin veten shpejt.

Agjencitë e përfshira në menaxhimin e fatkeqësive e kanë një pikëpamje realiste për kapacitetet e tyre dhe pranojnë nevojën për të ndërtuar partneritete, marrëveshje shumëpalëshe dhe, nëse është nevoja, t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë në aktivitete të shpëtimit dhe asistencës.

Sa i përket rimëkëmbjes, ajo rregullohet nga Ligji Nr .04/L-027 “Për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera” dhe të cilat do të plotësohen në vijim me anë të urdhëzimeve administrative.

Legjislacioni, mandatet organizative dhe kapacitetet janë kryesisht të kufizuara në reagimin ndaj fatkeqësive. Në disa raste çështja e gatishmërisë mbulohet shumë lehtësisht, dhe nuk ka asnjë lidhje në mes të reagimit ndaj fatkeqësive dhe rimëkëmbjes, apo rimëkëmbjes post-fatkeqësisë dhe proceseve zhvillimore. Kompetencat dhe kapacitetet që lidhen me rimëkëmbjen janë më se të kufizuara apo të paqena. Po ashtu nuk ka vegla pune apo metodologji për një kornizë rimëkëmbjeje. Mendimi i përgjithshëm është se në rast të një fatkeqësie, qeveria do të miratonte një program përgjigjeje, derisa proceset e rimëkëmbjes natyrisht përgatiten dhe mbështeten nga bashkësia ndërkombëtare në Kosovë. Nuk ka asnjë kornizë kombëtare për të ofruar fonde për programet e rimëkëmbjes.

Page 20: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

20

KHV PRIORITETI 5: REKOMANDIMET

Afatshkurtra

1. Mbështetja e procesit të themelimi i mekanizmave për menaxhim të fatkeqësive në nivele lokale, rajonale dhe qendrore për të ndarë informata në mes të gjitha agjencive të përfshira në reagim. Ky grup do të ishte një përfaqësim i saktë i Entiteteve Koordinuese Ndër-Institucionale siç detajohet në Planin Kombëtar të Reagimit.

2. Komunat të themelojnë një regjistër të burimeve dhe aseteve për menaxhim të fatkeqësive. Agjencitë lokale të reagimit dhe bashkësitë që të gjithë do të kanë kapacitetet e tyre dhe kjo do të mund të bëhej formale nëpërmes një dokumenti të tillë i cili detajon pajisjet, ekspertizën, numrin e personelit dhe kontaktet të gatshme në dispozicion për të ndihmuar në një reagim me kohë.

3. Mbështetja e përpilimit të një strategjie për të rritur trajnimin lokal, rajonal dhe atë qendror ndër-agjencish dhe krijimi i një rezerve trajnerësh në gatishmëri për reagim.

4. Trajnime themelore në menaxhim të fatkeqësive, përfshirë inicimin e planifikimit të kontingjentit dhe rimëkëmbjes për ekipet vepruese për siguri në bashkësi dhe autoritetet tjera. Ekipet vepruese për siguri në bashkësi duhen të përbëhen nga meshkujt dhe femrat.

5. Përfshirja e OJQ-ve rinore dhe barazisë gjinore në trajnimet për parapregatitje dhe përgjigje në fatkeqësi.

6. Trajnimi i personelit të zjarrfikësve dhe vullnetarëve (përfshirë KKK-në) në teknikat themelore të kërkimit dhe shpëtimit.

7. Organizimi i një stërvitjeje stimuluese çdo vit e cila do të testojë dhe vërtetojë planet dhe procedurat standarde të operimit.

8. Të inkurajohen vendimmarrësit qeveritarë për përfshirjen e grave në departamentet që merren me Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë. Afatgjate (vetëm nëse është e mundur)

9. Të adresohen çështjet e diskutueshme të nënvizuara në analizën e statusit të OSBE-së për Shërbimet e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit të Kosovës. Ky raport është kompletuar më 2008 dhe nuk ka asnjë dëshmi për të sugjeruar se rekomandimet e bëra janë përmbushur. Prioritetet janë pajisjet, personeli dhe trajnimi.

10. Grumbullimi dhe ndarja e statistikave dhe të dhënave mbi të gjitha emergjencat për të shfaqur trendët, zonat e prekshme dhe të zbulohen cenueshmëritë. Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa incizimi i ndeshjeve në trafikun rrugor dhe zjarret e banimeve në një hartë lokale.

11. Një paketë trajnimi për të mbështetur SIME-n dhe Planin Kombëtar të Reagimit, të dorëzuar tek të gjithë reaguesit ndaj emergjencave. Kjo duhet të plotësohet me pajisje bazike për të mbështetur Sistemin Komandues të Incidenteve dhe të lehtësojë koordinimin mes shumë agjencive.

12. Edukimi dhe ekspertiza në menaxhimin e vërshimeve përfshirë softuerë për hartimin e vërshimeve de teknologji mbikëqyrëse.

Page 21: PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA …seekms.dppi.info/wp-content/uploads/2014/12338/Kosovo_DRR_Cap_… · OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

21

SHTOJCAT

1. Sistemi i Integruar për Menaxhim të Emergjencave 2. Ligji Për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe nga Fatkeqësitë e Tjera 3. Ligji për Mbrojtjen e Pyjeve 4. Plani Kombëtar i Reagimit 5. Vlerësim Mjedisor dhe Plan Veprimi Riparimi për Parkun Industrial të Mitrovicës? 6. Analizë Statusi e OSBE-së për Shërbimet e Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit të Kosovës 7. Zhvillimi Hapësinor i Kosovës 8. Ligji për Planifikimin Hapësinor

iiTani e tutje i referohet në kontekst të Rezolutës 1244 të Këshillimit të Sigurimit të OKB-së (1999).