programi për decentralizim dhe zhvillim...

26
PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonal

Upload: others

Post on 04-Oct-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillimrajonal

Page 2: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Decentralizimi është një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit, qëka për qëllim të afrojë pushtetin me qytetarët duke krijuar komuna me më shumëkompetenca dhe financa që do të mundësonin autonomi në kryerjen ekompetencave të tyre dhe zhvillimin e tyre ekonomik lokal .

• Tanimë që Procesi i Decentralizimit i mbushi 10 vite që nga fillimi i tij, komunat nëRepublikën e Maqedonisë veç më kanë kaluar fazën më të ndërlikuar të këtij procesidhe më janë promovuar tek qytetarët si institucione shumë të rëndësishme për t’uofruar shërbimet kryesore që qytetarët hasin në përditshmërinë e tyre, dhe tani mëkomunat janë promovuar si pushtet më afër qytetarëve në të gjitha aspektet evendimmarrjes, gjë që është e nevojshme, që akoma më shumë të promovohet, meqëllim që ky proces të arrijë qëllimin e tij kryesor, për një vendimmarrje më tëmadhe të qytetarëve dhe një kohezion social, me këto masa të arrihen standardetqë kërkohen nga Unioni Evropian.

Page 3: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në drejtim të avancimit tëdecentralizimit dhe zhvillimit rajonal, përmirësimit të këtij procesi, me përgatitje tëpolitikave dhe dokumenteve dhe përmirësim të ligjeve, akteve nënligjore etj, siçështë përgatitur Programi i ri për zhvillimin e vetëqeverisjes lokale 2016-2020, kujanë përfshirë masat dhe politikat e reja të nevojshme për zhvillim të mëtutjeshëmtë pushtetit lokal dhe procesit të decentralizimit, me qëllim të forcimit tëkapaciteteve të komunave për një zhvillim më të madh ekonomik lokal, për rritjennivelit të përfshirjes më të madhe të popullatës në politikat vendimmarrëse dherritjen e transparencës së punës së njësive të vetëadministrimit lokal

Page 4: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Në bazë të Anketës (pyetësorit) të realizuar nga ana e UNDP dhe MVQL me anë të sëcilës është vlerësuar kënaqshmëria e qytetarëve për procesin e decentralizimit në tëgjitha sferat, dhe përgjigjet që janë marrë do të jenë bazë për përpilimin e Programittë ri të decentralizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të pushtetit lokal, dhe sikonkluzion nga ky pyetësor mund të theksojmë atë se kënaqshmëria e qytetarëvenë këtë sferë është në një nivel të kënaqshëm por edhe më një porosi se në tëardhmen duhet punuar edhe më shumë në këtë drejtim.

• Rezultatet nga Pyetwsori me nota nga 1 deri 5.

Page 5: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

1 1.5 2 2.5 3 3.5 4 4.5 5

Kënaqshmeria gjenerale nga sherbimet qe I ofron …

Arsim, kulture, sport dhe rekreacion 3,58 %

Urbanizem dhe planifikim urbanistik 3,26 %

Zhvillim ekonomik lokal 2,9 %

Sherbime Komunale 3,33 %

Mbrojtje sociale 2,99 %

Mbrojteje tw ambijentit jetwsor 3,22 %

Mbrojtje shendetsore 3,25 %

Demokraci transparence dhe llogaridhenie per …

Kënaqshmwria gjenerale nga shërbimet dhe kënaqshmëria nga kompetencat.

Kënaqshmwria gjenerale nga shërbimet dhe kënaqshmëria nga kompetencat.

Page 6: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Si sfida kryesore në pjesën e decentralizimit fiskal janë:

• Financimi joadekuat i aktiviteteve kulturore në komunat të cilat nuk kanëinstitucione kulturore,

• Lartësia e paharmonizuar e bllok dotacioneve për arsim fillor dhe të mesëm, merritjen e shpenzimeve të jetës dhe shkallën e projektuar të inflacionit,

• Arkëtim jo i rregullt dhe jo i plotë i taksës komunale për ndriçim rrugor nga ana eEVN-së,

• Rritja e të ardhurave të komunave përmes akordimit të gjysmës së mjeteve tërealizuara gjatë ridedikimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore

• Pagesa jo në kohë e TVSH-së nga ana e shtetit.

Page 7: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Në pjesën e dhënies më të mirë të shërbimeve si sfida kryesore janë:

• Pjesa më e madhe e komunave ballafaqohen me probleme gjatë realizimit tëkompetencave të tyre në fushat e: arsimit, mbrojtje sociale, mbrojtjesshëndetësore, veprimtarive komunale dhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësordhe natyrës,

• Një numër i vogël i komunave shfrytëzojnë mundësin e bashkimit të mjetevefinanciare me qëllim të kryerjes më efikase dhe më ekonomike të kompetencave,

• Është i vogël numri i komunave të cilat kanë formuar këshilla zhvillimor lokal tëpërbërë nga përfaqësues të të gjithë sektorëve,

• Kemi numër të vogël të kopshteve për fëmijë në të cilat do të përfshihen të gjithakërkesat për përkujdesjen e fëmijëve, etj.

Page 8: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Në pjesën e zhvillimit të kapaciteteve të NJVl si sfida kryesore paraqiten:

• Mungesa e kuadrove adekuate profesionale, veçanërisht në komunat rurale,

• Mbipunësimi në disa komuna,

• Kapaciteti i vogël i administratës publike lokale dhe i personave të zgjedhur përzbatimin e politikave efektive për mbështetjen e klasterëve industrial dheinovator, mbështetjen e sipërmarrësisë, konkurrencën dhe inovacionit etj.

• Në pjesën e praktikës demokratike lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve nëprocesin e decentralizimit si sfida kryesore paraqiten:

• Numri më i madh i komunave nuk kanë formuar komisione për mundësi tëbarabartë,

• Niveli i pakënaqshëm I shfrytëzimit të mekanizmave për pjesëmarrje tëdrejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për çështje me rëndësi.

Page 9: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• MASAT DHE OBJEKTIVAT

Page 10: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 1] DECENTRALIZIMI NË SFEREN E KULTURËS

• Sipas analizave dhe statistikave Komunat Shqiptare në Republikën e Maqedonisëshfrytëzojnë shumë pak mjete si bllok dotacione në sferën e Kulturës si pasojë emos pasjes së objekteve dhe institucioneve kulturore nëpër Komunat Shqiptare.

• [Masa 1.1] Formimi (krijimi) i institucioneve të reja kulturore. Do të angazhohemiqë në bashkëpunimin ndërmjet Komunave dhe organeve kompetente të marrimhapa konkrete për krijimin e objekteve kulturore në Komunat tona me qëllim tëshfrytëzimit më të madh të bllok dotacioneve në sferën e kulturës.

Page 11: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 2] DECENTRALIZIMI NË SFERËN E ARSIMIT

• Sfera e arsimit paraqitet si një ndër sferat më të rëndësishme për pushtetin lokalduke pas parasysh kompetencat që Komunat i kanë për Arsimin fillor dhe tëmesëm, por njëkohësisht mjetet që ndahen si bllok dotacione nuk janë tëmjaftueshme që pushteti lokal në mënyrë efikase të menaxhojë me shkollat dhe tëpërmirësoj cilësinë e mësimit dhe përmirësimin e kushteve nëpër shkolla.

• [Masa 2.1] Rishikim i mënyrës së ndarjes së bllok dotacioneve. Do të angazhohemiqë të bëhet rishikim i mënyrës së ndarjes së Bllok dotacione në sferën e arsimit dhepërmirësim apo avancim i formulës së ndarjes së këtyre mjeteve duke pas parasyshrritjen e shpenzimeve dhe shkallës së inflacionit.

Page 12: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Objektivi 3] ADMINISTRATA KOMUNALE

• Suksesi i një komune dhe zhvillimi i saje është shumë ngushtë i lidhur me cilësinë eadministratës Komunale dhe duke pasur parasysh se pushteti lokal në përditshmëriballafaqohet me sfida të reja, për zhvillimin e pushtetit lokal dhe dhënien më të mirë tëshërbimeve ndaj qytetarëve administratorët lokal duhet të jen motori i zhvillimit të Komunave.

• [Masa 3.1]Administrata profesionale komunale. Duke pasur parasysh rëndësinë shumë tëmadhe që luan administrata për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe zhvillimin ekomunave, do të angazhohemi që të krijojmë një administratë të pavarur dhe profesionalesipas standardeve Evropiane.

• [Masa 3.2]Trajnim i Administratës komunale. Do të bëjmë trajnimin e administratorëvekomunal me qëllim profesionalizimin e tyre në mënyrë që komunat të jenë të gatshme tëshfrytëzojnë në masë më të madhe fondet e ndryshme që ju ndahen komunave.

• [Masa 3.3]Përfitimi nga IPA fondet. Do të ndihmojmë komunat që të jenë më konkurruese nëdrejtim të shfrytëzimit më të madh të fondeve IPA me anë të trajnimeve adekuate tëadministratës për këtë lëmi.

Page 13: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 4] BASHKËPUNIMI NDËRKOMUNAL

• Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi shumë e mirë për komunat që së bashku dy ose më shumë komuna të munden të kryejnë punë të përbashkëta është shumë pak e shfrytëzuar si mundësi dhe shumë pak e njohur.

• [Masa 4.1] Stimulim për Bashkëpunim ndërkomunal të komunave Shqiptare. Do tëstimulojmë dhe do të përkrahim bashkëpunim ndërkomunal ndërmjet komunaveShqiptare në Republikën e Maqedonisë, në suaza të ligjit për bashkëpunimndërkomunal. Me qëllim që komunat në bashkëpunim ndërmjet veti qytetarëve tësaj t’u ofrojnë shërbime më të shpejta dhe më cilësore dhe njëkohësisht ajo sjelledhe zvogëlimin e shpenzimeve të komunave.

• [Masa 4.2] Ndarja e mjeteve për projekte të përbashkëta. Do të formohet njëprogram i veçantë ku do të përkrahen financiarisht projektet që kanë karakterdërkomunal.

Page 14: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 5] ZHVILLIMI I BARABART RAJONAL

• Me qëllim që të eliminohet disproporcionaliteti në zhvillimin e rajoneve tëcaktuara, në Republikën e Maqedonisë është më se e nevojshme një politikërajonale më e theksuar, me çka synohet të arrihet një bilanc në zhvillimin erajoneve.

• [Masa 5.1] Ndarja e 1 % të BPV për zhvillimin rajoneve. Do të angazhohemi qërajonet të marrin 1% të BPV duke saktësuar mënyrën e ndarjes së këtyre mjeteve qëju dedikohen komunave nëpër regjione si dhe rritjen e kësaj përqindjeje në tëardhmen.

• [Masa 5.2] Qendrat për zhvillim rajoneve planore. Do të forcojmë rolin e qendravetë rajoneve planore duke iu ndihmuar që të ekipohen me kapacitete humane dhemateriale, me qëllim që në të ardhmen të jenë në trend me ndryshimet dhenevojat e rajoneve planore dhe komunave.

Page 15: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 6] DECENTRALIZIMI DHE MBROJTJA SOCIALE

• Rëndësi të veçantë për pushtetin lokal dhe qytetarët pa dyshim se ka edhe mbrojtjasociale ku bëjnë pjesë mbrojtja e fëmijëve, pleqve dhe personave me nevoja tëkufizuara.

• [Masa 6.1] Çerdhet për çdo fëmijë. Do të angazhohemi që në mënyrë tëvazhdueshme të rritet numri i çerdheve për fëmijë në zonat ku banojnë Shqiptarëtme qëllim që të gjithë fëmijët në R.M të kenë të njëjtën qasje dhe mundësi për tëshkuar në çerdhe.

• [Masa 6.2] Banesa shtetërore komunale: Përmirësimi i kushteve të banimit sibazament i fuqishëm për një familje të shëndoshë. Këto ligje do të parashikojnëndërtimin e banesave (ndërtesave) të cilat do të realizohen në partneritet mesqeverisë me pushtetin lokal (komunat) dhe do mundësojnë dhënien me qera të tënjëjtave për kategori të caktuara të shoqërisë të cilat kanë nevojë. Vlera e kësajqeraje duhet të jetë shumë më e ulët, krahasuar me atë në tregun privat tëndërtimit

Page 16: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 7] PJESMARRJA E QYTETARËVE NË VENDIMËMARRJE

• Decentralizimi si koncept dhe politikë do ta humbte qëllimin e tij po që se qytetarët nuk janë nëmënyrë aktive në vendimmarrje për çështjet të cilat ata i tangojnë, dhe kjo praktikë në tëardhmen duhet që të zhvillohet edhe më tej dhe paraqet një ndër synimet tona kryesore deriatëherë kur Maqedonia do të arrijë nivelin që e kanë shtetet e UE në këtë drejtim.

• [Masa 7.1] Stimulim i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimëmarrje. Do të angazhohemi që tërritet niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivelin lokal me çka do tëplotësoheshe edhe një ndër parakushtet kryesore që e bëjnë shumë të rëndësishëm procesin edecentralizimit në R.M.

• [Masa 7.1.1] Organizimi I referendumit. Për çështje të cilat janë shumë të rëndësishme përqytetarët e një komune do të përdoret Referendumi në bazë të ligjeve në RM, që të merretpëlqimi i qytetarëve.

• [Masa 7.1.2] Organizimi I debateve publike. Për çështje tjera të rëndësishme do të praktikojmëzhvillimin e debateve, në mënyrë që qytetarët të bëjnë propozimet dhe vërejtjet e tyre.

• [Masa 7.2] Transparenca e punës së komunave. Komunat tona do të duhet të jenë transparenteme qytetarët dhe në vazhdimësi do të duhet ti informojnë përmes mënyrave të ndryshmeqytetarët për punën e tyre, me qëllim që çdo qytetar të dijë se si menaxhon komuna me mjetet tëcilat i takojnë asaj.

Page 17: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 8] KOMPETENCA SHTESË PËR KOMUNAT. Komunave ne RM është më se enevojshme t’u jepen në menaxhim dhe kompetenca në sfera të ndryshme në mënyrëqë me menaxhimin me to, Komunat të përfitojnë financiarisht.

• [Masa 8.1] Menaxhim me tokat bujqësore. Me qëllimin kryesorë për një zhvillim mëtë madhe sidomos në zhvillim rural të komunave në RM do të angazhohemi qëkompetencat për menaxhimin me tokat Bujqësore t’iu jepen komunave .

• [Masa 8.2] Kullosat dhe pyjet. Pa dyshim se një rol të rëndësishëm në zhvillim ekomunave kanë edhe resurset e tyre si kullosat dhe malet. Ne do të angazhohemi qëkompetencat për menaxhimin me to, t’ju kalohen komunave, me çka buxheti ikomunës do të mbushej me të ardhura të reja.

• [Masa 8.3] Menaxhimi me tokat ndërtuese në funksion të investimeve. Privatizimi itokave ndërtimore konform planeve urbanistike, është stimulimi kryesor përinvestimet e jashtme dhe ato të vendit. Me privatizimin e tokave shtetërore tëparapara për ndërtim të objekteve prodhuese do të krijojë klimë të volitshmeinvestuese, dhe do të ndihmojë në rritjen e kapaciteteve ekonomike të vendit.

Page 18: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 9] ZHVILLIMI LOKAL PËRMES INOVACIONIT

• Dhënia e shërbimeve më të mira për qytetarët do të ishte e pa mundur nëse në tëardhmen nuk drejtohemi nga politikat inovative për dhënien e këtyreshërbimeve, me çka qytetarët do të kenë dobi në shumë aspekte si atë financiaredhe në aspekt të kohës.

• [Masa 9.1] e-shërbimet. Do të angazhohemi që një numër të madh tëshërbimeve, që komunat iu ofrojnë qytetarëve të njëjtat të fillojnë ti japin nëmënyrë elektronike apo siç quhen e- shërbime, me çka qytetarëve do tu lehtësohetnë masë të madhe marrja e shërbimeve dhe do te minimizohen shpenzimet përmarrjen e disa shërbimeve të cilat mundë të sigurohen përmes e- shërbimeve.

Page 19: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 10] NDËRTIMI I SHESHIT SKENDERBEU NË SHKUP

• [Masa 10.1] Vazhdimi i ndërtimit të sheshit. Duke parë rëndësinë e veçan që kasheshi Skënderbeu për qytetarët tanë në Shkup e sidomos në Çair, do të vazhdohetqë të punohet për ndërtimin e këtij sheshi deri në përfundimin e tij, për të cilin edhejanë ndarë mjete.

Page 20: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• I. BUXHETI I KOMUNAVE

• [Konteksti aktual dhe sfidat] Në vitin 2015 me sukses vazhdoi procesi i administrimit dhe mbledhjessë pagesës së të ardhurave vetanake, veçanërisht të ardhurat nga tatimet nga pronat epatundshme, me përfshirje të tërësishme të tatimit nga personat fizik dhe ata juridik dherevalorizimin e vlerës së pronës së patundshme, si dhe përforcimin e kapaciteteve për realizimin ekompetencave të deleguara dhe administrim me mjetet financiare dhe financimin e projektevekapitale shumëvjeçare.

• Krahasuar me vitin 2005, kur filloi procesi i decentralizimit fiskal, të ardhurat e komunave u zmadhuanpër 5 herë (në vitin 2005 realizim prej 5,9 miliard denarë, ndërsa në vitin 2015 realizim prej 29,9miliard denarë). Pagesat nga tatimet lokale të cilat i administron komuna u zmadhuan për 5,7% nëvitin 2015, krahasuar me vitin 2014. Republika e Maqedonisë në raport me nivelin e decentralizimitsipas të dhënave për realizimin e shpenzimeve rrjedhëse në vitin 2015 (pjesëmarrje prej 5,4% ngaBPV-ja) hyn në grupin e vendeve që janë të decentralizuara.

• Në periudhën e ardhshme afatmesme komunat do të vazhdojnë me realizimin e kompetencaveadministruese dhe udhëheqëse në sferën e tatimeve dhe taksave, në udhëheqjen më fleksibile memë shumë mjete nga të ardhurat vetanake dhe të rritjes së vëllimit të transferove (dotacioneve) nësferën e arsimit, kulturës, mbrojtjes sociale (kryesisht çerdhe) dhe mbrojtje nga zjarri.

Page 21: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Objektivi 1] PËRFORCIM I KAPACITETEVE TË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES LOKALE

• [Masa 1.1] Përmirësimi i mbledhjes të të ardhurave vetanake të komunave. Nëperiudhë afatmesme pritet që komunat të vazhdojnë me trendin e përmirësimit tëmbledhjes së të ardhurave vetanake, përforcim të kapaciteteve për zhvillim tëpolitikave për financim të komunave dhe përforcim të kapaciteteve për menaxhimfinanciar. Përcaktim strategjik edhe në periudhën e ardhshme do të jete dedikimi ifortë në realizimin e nxitjes për zhvillim lokal të qëndrueshëm, vetëqeverisje të mirënë nivel lokal dhe krijimin e kushteve për rol më aktiv, efektiv dhe inovativ tëpushtetit lokal në realizimin e qëllimeve nacionale për rritje dhe zhvillim.

• [Masa 1.2] Sigurimi i mjeteve financiare nga dhënia me qira e tokës bujqësore dhekoncesioneve. Të ardhura të reja do të sigurohen me dedikimin e mjeteve ngadhënia me qira e tokës bujqësore në pronësi të RM-së, komunave edhe atë nëpërpjesëtim 50% për Buxhetin e RM-së dhe 50% për komunat dhe komunat eqytetit të Shkupit

Page 22: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Masa 1.3] Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve komunale. Komunat në Republikëne Maqedonisë për financimin e projekteve të tyre kapitale, infrastrukturore dhe investuesemund të sigurojnë mjete financiare të volitshme përmes Projektit për përmirësimin eshërbimeve komunale (MSIP). Ky projekt implementohet përmes Ministrisë të Financave dhe injëjti financohet me borxhe nga Banka Botërore dhe në të ardhmen komunat do të kenë nëdispozicion rreth 25 milion euro. Gjithashtu, komunat në dispozicion kanë mjete me fond tëpërgjithshëm në vlerë prej 20,7 milion euro, nga të cilat 15,5 milion euro janë mjete tësiguruara përmes EU IPA grantit, ndërsa 5,2 milion euro janë mjete të kofinansuara nga ana eBuxhetit të Republikës së Maqedonisë.

• Komunat në Republikën e Maqedonisë edhe më tej do të shfrytëzojnë mjetet nga Programet për bashkëpunim ndërkufitar me vendet fqinje (Bullgari, Greqi dhe Shqipëri), programe këto të financuara me mjete nga UE, për mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal dhe përforcimit të bashkëpunimit dhe partneritet i komunave në zonat kufitare të vendeve fqinje.

• Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zhvillimin e barabartë rajonal mundësohet qëndrueshmëri më e madhe në financimin e punës së Qendrave për zhvillim rajonal, rregullohet mënyra e funksionimit të tyre dhe i precizon kompetencat e bartësve të politikave për nxitjen e zhvillimit të barabartë rajonal.

Page 23: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• [Masa 1.4] Të hyra të reja për komunat. Zbatimi i suksesshëm i decentralizimit fiskal, me kornizë të vendosur të plotë ligjore dhe institucionale të vetëqeverisjes lokale, siguron njësi të zhvilluara, të përgjegjshme dhe funksionale të vetëqeverisjes lokale dhe nivel të demokracisë lokale që i afron qytetarët te institucionet e vetëqeverisjes lokale.

• Progresi në arritjen e qëllimeve të decentralizimit është vlerësuar si i suksesshëmnga më shumë institucione ndërkombëtare më ndihmën e të cilave në kuadër të mëshumë projekteve janë kryer përmirësime në sistemin emenaxhimit, kontrollit, transparencës dhe koordinimit të menaxhimit me reformat evetëqeverisjes lokale. Në këtë drejtim, komunat të cilat do të arkëtojnë më së paku80% nga të ardhurat e parapara nga tatimet nga prona do të fitojnë: zmadhim tëtransferove nga NP Rrugët e shtetit dhe blok dotancionet në pajtim me mundësitë eBuxhetit, ndërsa komunat rurale do të kenë mundësi të fitojnë kompensim ngakoncesionet nga tokat bujqësore (me dinamikën si në vijim: 20 % në 2016, 30 % në2017 , 40 % në 2018, 50% në 2019 dhe 60% në 2020).

Page 24: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

• Ne do të angazhohemi seriozisht në rritjen graduale të pjesës së të ardhurave ngatatimi i vlerës së shtuar dhe të ardhurave nga tatimi personal që do ti transferohetkomunave me qëllim që të rritet kapaciteti financiar i tyre. Momentalisht pjesa e tëardhurave nga TVSH-ja për komunat është 4,5% ndërsa na tatimi personal3%, mirëpo ne do të angazhohemi që në periudhën e ardhshme afatmesme, pjesa eTVSH-së që do të shkojë për komunat të rritet në 6%, ndërsa pjesa nga të ardhuratnga tatimi personal të rritet në 10%.

Page 25: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

JU FALEMINDERITPër vëmendjen.

Page 26: PROGRAMI për Decentralizim dhe zhvillim rajonalbdi.mk/platforma/documents/b040b7d769a5ad6686a55f81785dcf58.pdf · • Si një ndër prioritet tona kryesore gjithmonë punojmë në

PLATFORMA 2020

Bashkimi Demokratik për IntegrimShtabi Qendror Zgjedhor

Departamenti për Program Zgjedhor

[email protected]

Tel: +389 44 334 398Faks: +389 44 334 397

Reçicë e Vogël 21200 Tetovë

Tel: +389 2 2 634 134Rr. Pançe Nedelkovski 47

1000 Shkup