procesi i zhvillimit të planit të tranzicionit dhe planit...
TRANSCRIPT
Procesi i zhvillimit të Planit të Tranzicionit dhe Planit të Biznesit
Semira Kasimati Vathi Valu Add Management Services
Evis Gjebrea Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë
Prishtinë, 1 – 3 Nëntor 2017
REFORMA ADMINISTRATIVE-
TERITORIALE
Reforma Administrativo - Territoriale ishte
një vendim i madh politik për bashkimin dhe
konsolidimin e NJQV-ve nga 375 bashki dhe
komuna, në 61 bashki që do të mbulojnë të
gjithë territorin e vendit.
Synon fuqizimin e njësive të qeverisjes
vendore duke rritur kapacitetin e tyre për të
ofruar shërbime të cilësisë së lartë për
qytetarët dhe rritjen e efiçiencës së burimeve
natyrore, financiare dhe njerëzore.
Ndikon në zvogëlimin e kostove të
përgjithshme administrative dhe në rritjen e
përgjegjësisë, llogaridhënies dhe
transparencës së pushteteve vendore.
Aspekte Kryesore të Reformës:
• Bashkia/Kryetari i Bashkisë është drejtpërdrejtë përgjegjës për sigurimin e shërbimeve UK
• Shoqëritë UK riorganizohen sipas parimit:
Një bashki = Një shoqëri UK ose
Dy ose më shumë Bashki krijojnë një Shoqëri UK të përbashkët me disa aksionerë
• Qartëson situatën e aseteve të sistemeve UK, duke detyruar Bashkitë të kryejnë inventarizimin dhe kontabilizimin e tyre
• Bashkon të dy shërbimet: furnizimi me ujë dhe kanalizimet
REFORMA NË SEKTORIN E UJIT NË LIDHJE
ME OFRIMIN E SHËRBIMEVE UK
REFORMA NË SEKTORIN E UJIT NË LIDHJE
ME OFRIMIN E SHËRBIMEVE UK
Elementët kryesorë:
• Riorganizimi i qeverisjes së Shoqërive UK sipas një
strukturë e re : Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i
Administrimit(2+1).
• Shoqëritë UK do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjet
kontraktuale aktuale me Donatorët dhe Qeverinë.
• Strukturë e re për shpërndarjen e Subvencioneve për
operimin e shoqërive UK (me qëllim reduktimin e
subvencionit operacional dhe rritjen e incentivave të
performancës).
• Bashkia, Shoqëria UK dhe Ministria e Linjës do të
nënshkruajnë një marrëveshje performance bazuar në
tregues të kuantifikuar të performancës.
ASISTENCA E PROJEKTIT PLGP,
FINANCUAR NGA USAID
Në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës
Projekti për Planifikimin dhe Qeverisjen Lokale (PLGP) financuar
nga USAID:
Hartoi një udhëzues praktik kombëtar për të kuptuar qëllimin
dhe hapat e nevojshme në zbatim të Reformës të lançuar në
Sektorin Ujësjellës-Kanalizime, të miratuar me VKM Nr 63.
Asistoi 5 Bashki/Shoqëri Ujësjellës Kanalizime:
Faza e Parë:
• Zhvillimi i një Plani Tranzicioni për Bashkinë dhe Shoqërinë UK, për t’i shërbyer me ujë dhe kanalizime një zone më të madhe të qytetareve = Bashkinë e Madhe.
Faza e Dytë:
• Zhvillimi i një Plani i Biznesit 5-Vjeçar për Përmirësimin e Performancës për menaxhim më efiçent të shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
QËLLIMI I PLANIT TE TRANZICIONIT
Te zhvillojë një qasje të strukturuar për ndryshimet
hapat, dhe vendimet që duhen konsideruar menjëherë
në perputhje me Reformën Administrative Territoriale
dhe atë në Sektorin Ujësjellës Kanalizimeve.
Aspekte Institucionale
Burimet Njerëzore dhe Struktura Funksionale
Aspekte Teknike dhe të Operimit
Shërbimi ndaj Klientit
Aspekte Rregullatore
ZBATIMI I REFORMËS NË SEKTORIN E UJIT
Çfarë është arritur dhe çfarë mbetet për t’u plotësuar:
• Pothuajse të gjitha shoqëritë kanë miratuar tashmë
Strukturën e re dhe Këshillin e Administrimit (2+1).
• Pjesa më e madhe e shoqërive kanë hartuar Statutin e ri
sipas modelit të miratuar.
• Pjesa më e madhe e shoqërive kanë përfunduar
inventarizimin fizik të aktiveve si në zonën ekzituese të
shërbimit edhe në zonat e reja.
• Ka ende shumë punë për të bërë për rivlerësimin dhe
regjistrimin e aktiveve në librat kontabël të shoqërive.
• Ende nuk është nënshkruar marrëveshja e performancës
ndërmjet Bashkisë, Shoqërisë UK dhe Ministrisë së Linjës.
NDERTIMI I PLANIT TE
INTEGRUAR TE BIZNESIT
Deklarata e Misionit
Objektivat Strategjike
Analiza dhe Parashikimi i Kërkesës për Ujë
Struktura Organizative dhe Personeli
Programi i Përmirësimit të Punës
Programi i Investimeve Kapitale
Buxheti i Operimit dhe Mirëmbajtjes
Nevoja për të Ardhura
Strategjia e Përcaktimit të Tarifave
SFIDAT E IDENTIFIKUARA PER
ZBATIMIN E PLANIT TE BIZNESIT
Reduktimi i ujit të pafaturuar me qëllim
minimizimin e kostos së prodhimit të
ujit.
Zbatimin e një programi
gjithëpërfshirës për matjen e konsumit.
Rritja e normës së faturimi dhe
arkëtimit.
Ritja e kapaciteteve të stafit
menaxhues të kompanisë.
Rritja e nivelit të mbulimit me shërbim
Ujësjellës Kanalizime, veçanërisht në
zonat rurale.
STRUKTURA E INTEGRUAR E TË DHËNAVE
DHE PARASHIKIMEVE NË PLANIN E BIZNESIT
•Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë (zonën aktuale të shërbimit të licensuar)
•Ish Komuna Zall Bastar
•Ish Komuna Ndroq
•Ish Komuna Pezë
•Drejtoria Rajonale (10 ish Komuna)
PARAQITJA E PERFORMANCËS 2016
Treguesi i Performancës UK Tirana Ish-Komunat
Mbulimi i shërbimit të Furnizimit me Ujë 92% 50%
Mbulimi i shërbimit me Kanalizime 86% 38%
Numri i Lidhjeve të Regjistruara 207,836 16,672
Lidhjet me Ujëmatës (konsumatorë fam.) 79% 36%
Volumi Total i Ujit të Prodhuar 98,357,724 8,491,881
Volumi Total i Ujit të Faturuar 28,652,338 2,305,034
Uji pa të Ardhura 67% 67%
Norma e Arkëtimit (fatura koherente) 81% 65%
Efiçienca e Stafit (staff/1000 lidhje) 2.6 N/A
Mbulimi i Kostos Operim & Mirëmbajtje (F/A) 192% 160% -
Mbulimi i Kostos Totale (F/A) 118% 98% -
PROBLEMATIKAT KRYESORE TË
SHOQËRISË
• Niveli i Lartë i Ujit pa të Ardhura (67%)
• Kosto të larta të Energjisë (20% të Kostove O&M)
• Pagesat për Shlyerjen e Kredive (7 Kredi aktuale +
1 Kredi në 2018) (18% e Kostos Totale)
• Niveli i Lartë i Faturave të Prapambetura (2.4
Miliardë Lekë)
SHKAQET QË KANË ÇUAR PËR 2 DEKADA
NË KËTË SITUATË:
• Lidhjet e paligjshme në linjat e transmetimit dhe po
ashtu të rrjetit shpërndarës.
• Shtimi i popullsisë së Tiranës me ritme të shpejta
kundrejt rrjetit U&K i programuar për një numër të
caktuar banorësh.
• Mungesa e një vizioni për zhvillimin e U&K Tiranë
duke mos patur strategji afat-gjatë.
• Investime emergjente rehabilitimi të shkëputura dhe
mospasja e një master plani apo biznes plani për
kryerjen e investimeve gjithëpërfshirëse.
• Mungesa e automatizimit të sistemit që nga burimi,
rrjeti shprëndarës deri tek konsumatori.
OBJEKTIVAT STRATEGJIKË SIPAS
BIZNES PLANIT (l)
• Rritja e mbulimit me shërbimin e furnizimit me ujë:
85% në 2016 në 95.3% në 2021.
• Rritja e mbulimit me shërbimin e kanalizimeve:
78.1% në 2016 në 83.5% në 2021.
• Reduktimin e ujit pa të ardhura, të shprehur si përqindje
e vëllimit të ujit të prodhuar që hyn në sistem:
67.6% në vitin 2016, në 40% deri në fund të vitit
2021.
• Rritja e nivelit të arkëtimit të faturave si përqindje e
raportit të vlerës totale të faturuar dhe të grumbulluar
për një vit:
79.9% në 2016 në 92.0% në 2021.
OBJEKTIVAT STRATEGJIKË SIPAS
BIZNES PLANIT (ll)
• Arritja e qëndrueshmërisë financiare duke mundësuar
mbulimin e Kostove Totale deri në fund të 2017 dhe
vazhdimi i përmirësimit të performancës financiare të
Shoqërisë duke synuar kontributin në rezervat kapitale
gjatë viteve 2017-2021.
• Ofrimi i shërbimit të furnizimit me ujë pa ndërprerje dhe
me presion të vazhdueshëm (24/7) në ish zonën e
shërbimit të UK Tiranë deri në 2021.
ANALIZA DHE PARASHIKIMI I KËRKESËS
PËR UJË (I)
Popullsia në Zonën e Shërbimit dhe Popullsia
e Shërbyer
Analizë e detajuar e Kategorive të
Konsumatorëve (Familjarë, Ente Private,Institucionet
Buxhetore, Klientë të veçantë, Furra Buke)
Kërkesa Aktuale për Ujë për Frymë (l/f/d)
Norma e Projektuar e Kërkesës për Ujë (l/f/d)
Uji i pafaturuar - Humbjet e Ujit
ANALIZA DHE PARASHIKIMI I KËRKESËS
PËR UJË (Il)
Përshkrimi
Viti
Bazë
2016 2017 2018 2019 2020 2021
Popullsia / Te dhëna për Klientët
Popullsia në zonën e shërbimit 832,302 826,505 820,622 832,931 845,425 858,106
Popullsia me lidhje të regjistruara 707,800 743,568 767,081 784,990 800,333 817,385
Popullsia e pashërbyer 124,502 82,937 53,541 47,941 45,092 40,722
% e Popullsisë me shërbim ujësjellësi 85.0% 90.0% 93.5% 94.2% 94.7% 95.3%
Lidhjet Familjare të Regjistruara 196,611 206,547 213,078 218,053 222,315 227,051
Lidhje familjare të matura 147,626 158,571 165,961 184,154 203,398 219,779
Lidhje familjare të pamatura 48,985 47,976 47,117 33,899 18,917 7,272
% Lidhjeve familjare të matura 75% 77% 78% 84% 91% 97%
Numri i lidhjeve të reja të matura në vit 0 13,569 10,015 18,192 19,244 16,382
ANALIZA DHE PARASHIKIMI I KËRKESËS
PËR UJË (Ill)
Përshkrimi
Viti
Bazë
2016 2017 2018 2019 2020 2021
Shitje me pakicë 86,082 88,753 90,661 89,952 88,774 88,515
Shitje me shumicë 8,765 10,244 13,584 13,584 13,584 13,584
Totali i shitjes së ujit 94,847 98,997 104,245 103,536 102,358 102,099
Prodhimi i ujit 292,739 265,348 243,112 212,581 187,216 153,632
Uji i blerë 0 17,500 17,500 17,500 17,500 16,533
Totali i ujit që hyn në sistem 292,739 282,848 260,612 230,081 204,716 170,165
Uji pa të ardhura 197,892 183,851 156,367 126,544 102,358 68,066
% e ujit pa të ardhura 67.6% 65.0% 60.0% 55.0% 50.0% 40.0%
PARASHIKIMI I BUXHETIT OPERIM &
MIRËMBAJTJE (000 LEKË)
Zërat
Viti Bazë
2016 2017 2018 2019 2020 2021
Kosto Personeli 44% 41% 42% 46% 47% 47%
Shpenzime për
Energjinë Elektrike 19% 16% 15% 7% 6% 6%
Shërbime të
kontraktuara 10% 16% 17% 18% 17% 18%
Shpenzime të
konsumueshme 25% 25% 25% 27% 27% 27%
Kosto Totale O&M 1,760,828 2,268,996 2,229,136 2,110,375 2,128,549 2,106,468
INVESTIMET 2017-2021
Në shifra të përafërta, investimet e parashikuara do të
jenë 174 milion Euro:
I. Investime kapitale nga fondet e Shoqërisë zënë
peshën 30 % të totalit të portofolit nga të cilat:
- 35% për shpenzime për rinovime kapitale të rrjetit
- 12% për riparime dhe zëvendësime kapitale
- 53% për investime të reja kapitale.
II. Investime kapitale nga hua tregtare zënë peshë 70%
të totalit të portofolit nga të cilat:
- 63% për shpenzime për rinovime kapitale të rrjetit
- 37 % për investime të reja kapitale.
INVESTIMET 2017-2021
Disa prej projekteve më të rëndësishme janë:
• Matësa të rinj mekanikë dhe SMART për Entet Private
• Dixhitalizimi me GIS dhe Master Plani.
• Shtimi i impiantit të Bovillës me kapacitet 600 l/sec duke
shkuar në 2400 l/s
• Ndërtimi i Linjës së re të Transmisionit nga ITU Bovillë deri
në Yzberisht-KMY, zonë me pothuaj 100,000 banorë dhe
që furnizohet nga puse.
• Rikualifikimi i linjave të transmetimit të Shën Mërisë.
• Ndërtimi i By-Paseve të linjave të transmisionit të Impiantit
të Bovillës, Burimit të Shën Mërisë dhe Burimit të Selitës,
• Shfrytëzim i vendburimit të Gurit të Bardhë etj.
NEVOJA PËR TË ARDHURA
Përshkrimi
Viti Bazë
2016 Viti 2017 Viti 2018 Viti 2019 Viti 2020 Viti 2021
Shpenzime Totale për O & M (1) 1,760,827,974 2,268,996,401 2,229,135,766 2,110,375,484 2,128,549,105 2,106,468,547
Pagesa e Kredisë
Pagesa Interesi 89,830,987 105,666,874 229,228,595 385,190,270 535,891,401 624,278,414
Pagesa Principali 334,976,422 351,126,946 823,128,909 843,437,840 1,432,425,566 1,871,216,860
Nëntotal (2) 424,807,409 456,793,820 1,052,357,504 1,228,628,110 1,968,316,967 2,495,495,274
Shpenzime Kapitale
Shpenzime për Rinovime Kapitale 565,712,000 252,596,630 100,000,000 100,000,000 1,000,000,000 1,100,000,000
Fondi për Riparim e Zëvendësim Kapitale 50,102,000 11,892,793 93,215,787 212,624,115 257,297,561 326,796,905
Fondi për Investime të Reja Kapitale 65,626,000 589,864,535 688,954,674 1,077,832,969 874,679,900 639,517,633
Nëntotal (3) 681,440,000 854,353,957 882,170,461 1,390,457,083 2,131,977,460 2,066,314,538
Nevoja për Financim
Marrëveshje. me Qeverinë për të Shlyer
Detyrimet e Prapamb. të Kredisë Italiane 140,194,477 140,194,477 140,194,477 140,194,477 143,346,999 142,842,595
Nëntotal (4) 140,194,477 140,194,477 140,194,477 140,194,477 143,346,999 142,842,595
Nevojat Totale për të Ardhura (1+2+3-4) 2,726,880,906 3,439,949,702 4,023,469,253 4,589,266,200 6,085,496,533 6,525,435,763
STRUKTURA E TARIFAVE
• Bazuar tek Nevoja Totale për të Ardhura UKT ka
zhvilluar një Strategji të Tarifave dhe Çmimeve për
periudhën 5-vjeçare. Tarifat bazohen në shitjet e ujit
dhe normat e arkëtimit të cilat rriten nga 90% në vitin
2017 në 92% në vitin 2021. Konkretisht propozimi:
• Kategoria familjare rritje me 44%
• Kategoria ente private rritje me 40%
• Kategoria institucione buxhetore rritje me 41%.
• Kategoria klientë të veçantë rritje me 38%.
• Kategoria furra buke rritje me 36%.
• Kategoria Hec Lanabregas pëson rritje me 20%.
• Kategoria uji me shumicë pëson rritje me 25%.
REZULTATI FINANCIAR 2016-2021
Përshkrimi Viti Bazë
2016 Viti 2017 Viti 2018 Viti 2019 Viti 2020 Viti 2021
Të Ardhura nga Shitja (nga tarifa) 2,821,288,230 2,928,510,820 4,224,419,460 4,962,702,114 5,500,735,996 6,022,464,909
Norma e Arkëtimit të Faturave (% per Vit) 79.9% 90.0% 91.0% 92.0% 92.0% 92.0%
Arkëtime nga të Ardhurat nga Shitja (korente) 2,253,194,045 2,635,444,480 3,844,221,708 4,565,685,945 5,060,677,116 5,540,667,716
Arkëtime nga Faturat e Prapambetura 279,811,287 424,331,734 505,125,543 682,731,639 596,519,417 556,568,047
Arkëtime nga Shërbime të Tjera 282,575,412 369,800,000 360,000,000 360,000,000 360,000,000 360,000,000
Arkëtime Totale 2,815,580,743 3,429,576,214 4,709,347,251 5,608,417,585 6,017,196,533 6,457,235,762
Nevojat Totale për të Ardhura 25,692,000 70,800,000 70,800,000 70,800,000 70,800,000 70,800,000
TëArdhura nga Dividenti i HEC 2,726,880,906 3,439,949,702 4,023,469,253 4,589,266,200 6,085,496,533 6,525,435,763
Dif. ne Mbulimin e Nevojës për të Ardhura 114,391,837 60,426,512 756,677,998 1,089,951,384 2,500,000 2,600,000
Gjendja Akumulative e Deficitit/Suficitit -1,907,055,894 -1,846,629,381 -1,089,951,384 0 2,500,000 5,100,000
REZULTATI FINANCIAR
PËRMBLEDHJE
• Duke nisur nga viti 2017 totali i nevojave për të ardhura
është 3.44 miliardë lekë, ndërsa totali i të ardhurave të
përftuara nga arkëtimi nga shitjet dhe shërbimet e tjera
është 3.5 miliardë lekë. Pra gjenerohet një rezultat pozitiv
prej 60 milionë lekë.
• Gjatë periudhës 2018-2021 është parashikuar që rezultati
pozitiv i Shoqërisë do të vazhdojë të rritet ndjeshëm duke i
dhënë mundësi UKT të:
• Të mbulojë 100% Kostot e Operimit dhe Mirëmbajtjes
• Të shlyejë të gjitha detyrimet e prapambetura nga vitet e
kaluara
• Të kryejë shpenzime kapitale me fondet e Shoqërisë
• Të shlyejë të gjitha detyrimet kontraktuale të huave
ekzistuese dhe atyre të ardhshme