përmbledhje e të gjeturave bazuar në · pdf filekrijimi i ambientit të...

30
Krijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë * PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 ‘…investimi në fëmijëri të hershme është investimi më i fuqishëm që mund ta bëj shoqëria, me kthesa të shumta të ciklit jetësor nga dimensionet e investimit origjinal.’ (Irwin LG et al. 2007)

Upload: lamcong

Post on 08-Feb-2018

236 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

Krijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve

në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh

TË VITIT 2014

‘…investimi në fëmijëri të hershme është investimi më i fuqishëm që mund ta bëj shoqëria, me kthesa të shumta

të ciklit jetësor nga dimensionet e investimit origjinal.’

(Irwin LG et al. 2007)

Page 2: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

2 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

Përgatitur nga: Prof. Dr. Giorgio Tamburlini

Ky studim është mundësuar nga United Nations Children’s Fund (UNICEF) dhe World Health Organization (WHO – Organizata Botërore e Shëndetësisë).

Të gjitha referencat për Kosovë janë bërë në kontekst të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999)

Dizajni dhe faqosja: XHAD.net

Fotografitë: © UNICEF Kosovë/Pirozzi/S.Karahoda/A.Beqiri

Page 3: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 3

Përmbajtja

Përmbledhje ekzekutive ...................................................................................................................7

1 Qëllimi dhe sfondi ...........................................................................................................................8

1.1. Përmbledhje e politikës për të investuar në fëmijë .................................................... 8

1.2. Rasti për të investuar në vitet e hershme ................................................................. 8

2. Gjendja e fëmijëve kosovarë sipas AGTSh 2013-2014: pikat kyçe ........................................12

2.1 Shëndeti dhe ushqyeshmëria .................................................................................. 12

2.2. Zhvillimi dhe të mësuarit e hershëm të fëmijës ....................................................... 15

2.3 Mbrojtja e fëmijëve .................................................................................................. 16

2.4 Informata të reja të cilat burojnë nga AGTSh ........................................................... 17

2.5 Informatat shtesë të ofruara nga burimet tjera dhe zbraztësirat informative ... 18

2.6 Të dhënat e Kosovës krahasuar me të dhënat e BE dhe atyre regjionale ................ 18

3. Drejt përmirësimit të politikave për zhvillimin e hershëm dhe mirëqenien e fëmijëve në Kosovë ........................................................................................................................................20

3.1 Politikat e sektorit shëndetësor ............................................................................... 21

4. Referencat ....................................................................................................................................31

Page 4: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

4 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

Shkurtesat

AGTSh Anketa e grupimeve të treguesve të shumëfishtë

RKSKB Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

ISMF Iniciativa për spitalet mike të foshnjes

SHAF Shëndeti i fëmijëve dhe adoleshentëve

ZhShMF Zhvillimi shëndetësor dhe mirëqenia e fëmijëve

ZhVP Zhvillimi i vazhueshëm profesional

KDF Konventa për të drejtat e fëmijëve

PC Prerje Cezariane

ZhHF Zhvillimi i hershëm i fëmijëve

EHF Edukimi i hershëm ifëmijëve

MF Mjekësia familjare

ISh Infrastruktura shëndetësore

SSh Sektori shëndetësor

VSh Vizitat shtëpiake

UPFV Ushqyeshmëria e të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël

AGTSH Anketa e grupimeve të treguesve të shumëfishtë

MASHT Ministria e Arsimit Shkencës dhe teknologjisë

MSh Ministria e Shëndetësisë

KPSh Kujdesi parësor shëndetësor

ShRNPF &ShA Shëndeti riprodhues, i nënave, të porsalindurve, fëmijëve dhe shëndeti i adoleshentëve

GJSE Gjendja socio ekonomike

UNICEF/FKBF United Nations Children’s Fund / Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë

WHO/OBSH World Health Organization / Organizata Botërore e Shëndetësisë

Page 5: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 5

Përmbledhje ekzekutive

Të dhënat nga Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSh) 2013-2014, të kombinuara me të gjeturat nga studimet dhe raportet e mëhershme, tregojnë që fëmijët nga Kosova përballen me shumë sfida që prej koncepcionit e deri në fëmijërinë e tyre të hershme. Pavarësisht progresit të konsiderueshëm dhe të vazhdueshëm në uljen e vdekshmërisë së foshnjave dhe fëmijëve, indikatorët shëndetësorë për fëmijët në Kosovë mbesin ndër më të ulëtit në regjion që tregojnë zbraztësira si në qasje ashtu edhe në cilësi të shërbimeve.

Qasja në programe të hershme edukative dhe praktikat e zhvillimit të bazuara në familje janë shumë të ulëta, që si pasojë shpiejnë në drejtim të indekseve të ulëta të zhvillimit të fëmijëve.

Është evidente një prezencë e gjërë e disciplinës me metoda të dhunshme si dhe me dhunë shtëpiake. Në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian ka nivele të ulëta të shkallës së imunizimit, si dhe prevalencë të lartë të ngecjes në zhvillim dhe zbraztësirave në regjistrimin e lindjeve. Poashtu te këto raste ka ngritje të pabarazive bazuar në faktorët socio ekonomik dhe nivelin e edukimit të prindërve, përfshirë indikatorët shëndetësor, të ushqyeshmërisë dhe indikatorët e ZhHF/EHF. Nga e gjithë kjo kuptohet se shumë fëmijë në Kosovë gjenden në një perspektivë të keqe për rezultatet e shëndetit, njohurive, atyre sociale dhe zhvillimore me ndikim gjatë gjithë jetës në gjendje shëndetësore kronike, si dhe në ato mendore, të sjelljes dhe çrregullimeve të tjera.

Të dhënat e Anketës së Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSh) 2013-2014 dhe in-formatat tjera në dispozicion tregojnë nevojën për veprime të fokusuara në fuqizim dhe barazi në të gjitha dimensionet kryesore të zhvillimit të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve përmes shëndetit të nënës, fëmijëve dhe të porsalindurve, zhvillimit të hershëm të fëmijëve, edukimit të hershëm dhe mbrojtjes sociale të tyre.

Në kontekst të të dhënave shkencore dhe të përkushtimit regjional dhe global, orientimet po-litike janë të drejtuara që të adresojnë sfidat në mënyrë efektive dhe në këtë mënyrë të ofrojnë një mundësi për institucionet e Kosovës, partnerët zhvillimor dhe organizatat e shoqërisë civile të fuqizojnë dhe fokusojnë veprimet e tyre në përmirësimin e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

Për të adresuar zhvillimin dhe zbatimin e zbraztësirave në shëndetësi si dhe në sektorët tjerë, është propozuar një pako me 14 orientime politike Pakoja përfshinë një fushëveprim të gjerë prej përmirësimit e shkallës së vdekshmërisë dhe gjendjes së ushqyeshmërisë e deri te pa-randalimi i paaftësive dhe promovimi i shëndetit të fëmijëve dhe mbrojtja sociale e tyre. Kjo pako gjithëpërfshirëse dhe sinergjike është e bazuar në kujdesin e vazhdueshëm perinatal dhe postnatal shëndetësor duke integruar veprimet në dimensione shëndetësore, zhvillim dhe mbrojtje sociale si dhe thirrjet për përpjekje të përbashkëta dhe koherente për të ndërtuar një ambient të fuqishëm për të mundësuar politika për përmirësimin e zhvillimit shëndetësor dhe mirëqenies për të gjithë fëmijët e Kosovës.

Bazuar në të drejtat e njeriut, arsyet shëndetësore, ekonomike dhe atyre të zhvillimit social, investimi në fëmijë duhet të jetë një ndër politikat me prioritetin më të lartë në Kosovë.

Page 6: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

6 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

1. Qëllimi dhe sfondi

1.1. Përmbledhje e politikës për të investuar në fëmijë

Qëllimi i kësaj përmbledhje politike është të avokoj për in-vestim më të fuqishëm dhe më të fokusuar në zhvillimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve (ZhShMF).

Bazuar në të dhënat në dispozicion që kryesisht burojnë nga Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSh) 2013-2014, janë identifikuar dhe diskutuar sfi-dat kryesore në zhvillimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve (ZhShMF) dhe implikimet e tyre për zhvillimin so-cial dhe ekonomik të Kosovës. Në kontekst të të dhënave shkencore dhe përkushtimin regjional dhe global, drejtimet politike janë orientuar ashtu që në mënyrë efektive të adre-sojnë këto sfida, duke ofruar mundësi për institucionet e Kosovës, partnerët zhvillimor dhe organizatat e shoqërisë civile që të fuqizojnë veprimet dhe fokusin e tyre në përm-irësimin e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve.

1.2. Rasti për të investuar në vitet e hershme

Gjatë dy dekadave të fundit, ka evoluar një hov i studi-meve të fuqishme që kanë theksuar rëndësinë e viteve të jetës në fëmijërinë e hershme dhe ndikimin në zhvillimin

Studimet ekonomike kanë treguar që përfitimi në investim është maksi-mal për intervenimet në fazën e hershme, që nga embrioni deri në vitet e para me një nivel mesa-

tare të përfitimit në deri 7 dollarë për çdo dollar të shpenzuar që të mbës-

htesë zhvillimin në fëmijëri të hershme. (Carneiro and

Heckmann, 2003).

Page 7: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 7

e shëndetshëm të trurit, funksionimin kognitiv, social dhe emocional, së bashku me një set të përfitimeve nga përs-htatshmëria shëndetësore dhe sociale përgjatë gjithë ciklit jetësor (Irwin et al. 2007, Jednorog et al. 2014, Leadsom et al. 2013). Të dhënat për implikimet se çka ndodh në fazën fillestare të jetës kanë ardhur kryesisht nga vendet me nivel të lartë të të ardhurave. Megjithatë, dy faza të rishqyrtimit

në Lancet (Walker et al. 2011) kanë dokumentuar faktorët e rrezikut për zhvillimin suboptimal ose të ulët të fëmijëve në vendet me nivel të mesëm apo të ulët të të ardhurave, gjithashtu edhe faktorët mbrojtës dhe përfitimet e interve-nimeve që kanë synuar të zvogëlojnë rrezikun dhe promo-vimin e faktorëve mbrojtës.

Rezoluta e miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Kom-beve të Bashkuara ‘(Nr. 65/197, Të drejtat e fëmijëve, 30 Mars 2011)’, thërret të gjitha shtetet të përfshijnë në kon-tekst të përgjithshëm të politikave dhe programeve për të gjithë fëmijët në kuadër të juridiksionit të tyre, masa të duhura për realizimin e të drejtave të fëmijëve nga mosha e hershme në veçanti: (a) të sigurojnë që të drejtat e fëmijëve janë respektuar plotësisht, posaçërisht në fëmijëri të her-shme, pa diskriminim në cilëndo fushë, duke përfshirë apo miratuar apo/dhe vazhduar zbatimin e rregulloreve dhe ma-save që sigurojnë realizimin e plotë të të drejtave të tyre; (b) të ofroj mbështetje speciale dhe asistencë për fëmijët që në fëmijëri të hershme vuajnë nga diskriminimi ose jetojnë në rrethana të vështira, me qëllim të sigurimit të rikthimit fizik, psiqik, integrimit social si dhe realizimin e plotë të të drejta-

Investimi në vitet e hershme me theks në

mbështetje të ofrueseve të kujdesit është gjitha-shtu pjesë esenciale e

obligimeve të përfshira në Konventën për të drejtat e

fëmijëve.

Page 8: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

8 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

ve të tyre brenda ambientit që inkurajon dinjitetin dhe vetë respektin (Convention on the Rights of the Child. CRC/C/GC/7/Rev.1)

Në baza shkencore, ekonomike dhe të drejtave të njeriut ekziston një konsensus global për të investuar në fëmij-ërinë e -hershme. Margaret Chan, OBSH, ka nënvijëzuar lidhjen në mes mbijetesës së fëmijëve dhe zhvillimit të hershëm të fëmijëve, si qëllime të dyanshme të fuqizimit :“Përvojat kundërthënëse në fëmijërinë e hershme rrisin rezultatet sociale dhe shëndetësore siç janë: niveli i ulët i arritjeve në edukim, vartësia ekonomike, rritja e dhunës, krimet, keqpërdorimi i substancave, depresioni, rreziku më i lartë nga sëmundjet jo ngjitëse, siç janë obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti”. Në vitin 2013 Komisioni Evropian ka lëshuar një rekomandim (2013) për “Investimin te fëmijët: thyerja e ciklit të disavantazheve” që thekson rëndësinë e investimeve të hershme me qëllim të

uljes së pabarazive. “Adresimi i pabarazive në fëmijërinë e hershme është një mekanizëm i rëndësishëm për fuqizimin e përpjekjeve me qëllim të uljes së varfërisë dhe mospërf-shirjes sociale”.

Çështjet e ndërlidhura me shëndetin riprodhues, të nënës dhe fëmijës mund të adresohen në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme vetëm duke krijuar ambientin e duhur politik. Lidhur me këtë çështje, Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka lansuar Strategjinë Globale për

Page 9: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 9

shëndetin e grave dhe fëmijëve, ‘Çdo grua çdo fëmijë në 2010’.

Strategjia synon fokusimin në një pako të integruar të in-tervenimeve dhe shërbimeve të nevojshme përmes fuqizi-mit të sistemeve shëndetësore, ndërtimit të kapaciteteve shëndetësore, të fuqisë punëtore dhe koordinimin e kërk-imeve dhe risive. Zyra Regjionale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropë, ka zhvilluar në vitin 2011 politikën e saj regjionale-specifike shëndetësore - Shëndeti 2020 -, për të adresuar sfidat me qëllim të arritjes së nivelit më të lartë të shëndetit dhe mirëqenies së nënave dhe fëmijëve. Theksi i Strategjisë Evropiane 2020 është vënë në zhvendosjen nga projektet e vetme dhe qasjeve të vetme në sektorin shëndetësor, në një qasje që përfshijnë të gjithë sektorët në shoqëri, të gjithë sektorët në qeveri dhe më e rëndësishmja përfshirjen e vetë njerëzve. Në vitin 2012, Ministri i Shëndetësisë së Kosovës ka aderuar në iniciativën globale për “Çrrënjosjen e vdekjeve të paran-dalueshme të fëmijëve dhe nënave” premtim i përtërirë, që ka për qëllim parandalimin e vdekjeve të nënave dhe fëmijëve nga shkaqet që janë lehtësisht të evitueshme, që posaçërisht janë relevante për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Zyra Regjionale e OBSH për Evropë i është përgjigjur thir-rjes së Ministrive të Shëndetësisë së 53 shteteve anëtare dhe ka lansuar në vitin 2014 një Strategji për Shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve që e paraqet fëmijërinë e hershme si fushë me prioritet dhe thekson se ”kapacitetet dhe mundësitë prindërore (edhe anëtarëve tjerë të familjes dhe ofruesve tjerë të kujdesit) janë bazë për përcaktimin e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe adoleshen-tëve që nga prekoncepcioni e më tej. Mbështetja për të siguruar këtë kërkon veprime edhe përtej sektorit shënd-etësor dhe shërbimeve të integruara përfshirë kontributin e sektorëve tjerë që janë jetik siç është edukimi, zhvillimi i komunitetit, mirëqenia dhe financat. Fokus i veçantë duhet të vihet në përfshirjen e fëmijëve që kanë migruar, gru-pet etnike minoritare dhe fëmijët me paaftësi (Investing in Children: The European Strategy on child and adolescent health, WHO 2014).

Në të njëjtën vijë, Zyra regjionale e UNICEF për CEE/CIS gjithashtu ka theksuar qasje më gjithëpërfshirëse të zhvil-limit të fëmijëve dhe mirëqenies së tyre dhe ka potencuar rëndësinë e zhvillimit të shërbimeve të vizitave shtëpiake duke u bazuar në këtë qasje të përgjithshme dhe të inte-gruar.

Strategjia shëndetësore 2020 thekson mungesën e resurseve dhe bën thirrje për efikasitet më të madh të mekanizmave zhvillimor dhe koordinues si dhe për sinergji në mes partnerëve

të involvuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Page 10: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

10 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

2. Gjendja e fëmijëve kosovarë sipas AGTSh 2013-2014: pikat kyçe

Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë (AGTSh) është realizuar për herë të parë në Kosovë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë është strukturuar përmes dy studimeve të ndara të cilat ofrojnë informata të vlefshme për fëmijë, gra dhe burra ku njëri studim përfshin popullatën e përgjithshme dhe një studim i ndarë për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Studimet ofrojnë të dhëna të qarta të krahasueshme ndërkombëtarisht që kanë rëndësi për zhvillimin e politikave dhe programeve të bazuara në dëshmi, si dhe për monitorimin e progresit drejt arritjes së qëllimeve dhe përkushtimeve glo-bale. Pjesët e mëposhtme ofrojnë një pasqyrë të përmbledhur për të gjeturat kryesore.

2.1 Shëndeti dhe ushqyeshmëria

Bazuar në të dhënat e AGTSh 2013-2014, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve është 15 për 1,000 lindje të gjalla, shkalla e vdekshmërisë së foshnjave është 12 për 1,000 lindje të gjalla dhe vdekshmëria neonatale është 9 për 1,000 lindje të gjalla (fig.1)

Figura1. (AGTSH) 2013 – 2014 Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve

Sipas të dhënave të raportuara nga institucionet shëndetësore, në vitin 2014, shkalla e vdek-shmërisë perinatale (foshnjet e lindura të vdekura dhe vdekjet e hershme neonatale ≥500 g), është 12 për 1,000 lindje në 2014 krahasuar me 29.1 në 1,000 lindje (≥500 g) për të gjitha lindjet në vitin 2000, kryesisht si pasojë e uljes së konsiderueshme të vdekjeve të hershme neonatale nga 14.8 në 3.66 për 1,000 lindje (MSh 2015).

28

14

42

5

47

18

5

24

1

25

9

3

12

3

15

Neonatal mortality rate

Post-neonatal mortality rate

Infant mortality rate

Child mortality rate

Under-five mortality rate

Vitet e realizimit të studimit

10-14 5-9 0-4

Page 11: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 11

Këto të dhëna janë në pajtueshmëri me të dhënat e AGTSh dhe tregojnë trendin e rritjes së vazh-dueshme.

Këto trende pozitive janë si rezultat i kombinimit të faktorëve të ndryshëm. Faktori kryesor i këtij trendi pozitiv është puna e institucioneve në Kosovë dhe partnerëve ndërkombëtarë në përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së kujdesit shëndetësor të nënave shtatëzëna, të porsa-lindurve dhe fëmijëve, duke ofruar praktika të bazuara në të dhëna dhe duke ofruar mundësi për trajnim, posaçërisht për profesionistët shëndetësorë të cilët janë të përfshirë në ofrimin e kujdesit në periudhën e hershme perinatale dhe postnatale.

Megjithatë, shkalla e vdekshmërisë tregon një rritje të pabarazive. Shkalla e vdekshmërisë neonatale, e fëmijëve dhe porsalindurve janë pothuajse dy herë më të larta si vlerë për të varfërit (9, 13 dhe 19 për 1000 lindje të gjalla) se sa për të pasurit (4, 7 dhe 9 për 1000 lindje të gjalla). Shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve në mesin e komunitetit rom, ashkali, egjiptian sipas të dhënave të AGTSh, është 41 për 1,000 lindje të gjalla dhe për fëmijët nën pesë vjet shkalla e vdekshmërisë është 49 për 1,000 lindje të gjalla, që së bashku paraqesin tri herë më shumë se mesatarja e vdekshmërisë së fëmijëve në Kosovë.

AGTSh tregon trende të ngjashme në mbulim të imunizimit që është i kënaqshëm në përgjit-hësi, por ende tregon zbraztësira dhe pabarazi. Mbulimi për DPT3 është 91% për të varfërit dhe 99% për të pasurit e kuintalit të gjendjes socio ekonomike. 79% e fëmijëve 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar sipas kalendarit të vaksinimit në Kosovë. Megjithatë, vetëm 30% të fëmijëve rom, ashkali, egjiptian të moshave 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar. Pabarazitë po ashtu janë dramatike në indikatorët kryesor të ushqyeshmërisë ku: përqindja e fëmijëve të paushqyer që ju pamundësohet rritja normale nën moshën pesëvjeçare është një 1 % për fëmijët e familjeve të pasura dhe nëntë 9 % për fëmijët e familjeve të varfëra, përd-erisa 14.6 % e fëmijëve nën pesë vjet të komunitetit rom, ashkali, egjiptian janë të paushqyer dhe 2.5 % janë plotësisht të paushqyer.

Figura 2. Raportimi i foshnjeve të lindura të vdekura, shkalla e vdekshmërisë së hershme neonatale dhe perinatale për periudhën 2000-2014

Burimi: Ministria e Shëndetësisë 2015

Page 12: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

12 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

Të dhënat shëndetësore në lidhje me shëndetin riprodhues gjithashtu tregojnë një përparim të ndryshueshëm, vazhdim të zbraztësirave dhe pabarazive. Qasja në pranim të maternite-teve me staf të kualifikuar është e mirë në kujdesin obsterik dhe neonatal edhe pse raportet evlerësimit (Jeckaite, 2011; Lazzerini 2014) tregojnë se duhet adresuar çështjet përmirësimit të vazhdueshëm t] cilësisë. Në kujdesin antenatal sipas AGTSH, rreth 8% e grave shtatëzëna nuk marrin 4 vizita antenatale të rekomanduara (23% në mesin e komunitetit rom, ashakli dhe egjiptian), 19% nuk i’u është bërë matja e shtypjes së gjakut dhe nuk janë marrë mostrat e urinës dhe 9% e të porsalindurve nuk marrin vizitat neonatale dhe postnatale me kohë (në mesin e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian është 23%). Proporcioni i prerjeve cezariane tregon një trend të lartë në rritje (shih figurën).

Figura 3. Përqindja e lindjeve me prerje cezariane për periudhën 2000 - 2014

Burimi: Ministria e Shëndetësisë, 2015

Gjithashtu është brengosëse përqindja e grave të cilat janë të martuara ose jetojnë në ba-shkësi para ditëlindjes së tyre të 18, pasi që shtatëzënësia e hershme dhe prindësia janë një rrezik për problemet fizike dhe mendore (OBSH, 2015). Sipas Anketës së Grupimeve të Tre-guesve të Shumëfishtë (AGTSH), martesat e hershme përfshijnë 10% të popullatës së Koso-vës. Në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian kjo çështje është edhe më brengosëse pasi që 11% të femrave martohen para moshës 15 vjeçare.

Marrë parasysh gjendjen shëndetësore, ka mungesë të të dhënave për prevalencën dhe shkallën e formave të paaftësisë, shumica e të cilave janë pasojë e abnormaliteteve gjenetike ose pasojë e komplikimeve obstetrike dhe perinatale e që janë të evitueshme.

Njohuritë për prevalencën e paaftësisë që shfaqen në fazën antenatale, perinatale dhe pos-tnatale, janë të rëndësisë vendimtare për planifikimin e veprimeve parandaluese, mbështetjen e familjes si dhe shërbimet rehabilituese. Pasi që vdekshmëria është në rënie dhe përqindja e foshnjave të parakohshme që mbijetojnë është në rritje, është esenciale që fokusimi të orien-tohet drejt barrës së shkaktuar nga paaftësitë (Vos et al. , 2015).

Page 13: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 13

2.2. Zhvillimi dhe të mësuarit e hershëm të fëmijës

Fusha e zhvillimit të hershëm të fëmijës tregon një situatë të shtrirë të pasqyruar me performancë të ulët (shih fig).

Figura 4. Përqindja e fëmijëve të moshës 36-59 muajsh që ndjekin edukimin e hershëm të fëmijëve AGTSh 2013-2014

Vetëm 14% e fëmijëve të moshës 36-59 muajsh marrin një program edukimi në fëmijërinë e hershme, krahasuar me Bashkimin Evropian që ka një mesatare në mbi 80%. Pabarazitë janë mjaft të shprehura (pjesëmarrja në zona urbane është 23% përkundër 9% në zona ru-rale) që mund të shpjegohet me mundësitë e sigurimit të objekteve për edukim të hershëm, por gjithashtu edhe me normat sociale dhe informatat për përfitimet e edukimit parashkol-lor. Pavarësisht vendbanimit vetëm 6% e fëmijëve nënat e të cilëve kanë vetëm edukim të mesëm të ulët shkollor, marrin edukim të hershëm fëmijëror, krahasuar me 37% për familjet e pasura dhe 7% për familjet e varfëra, që paraqesin dallimet kulturore dhe socio ekono-mike në të njëjtën kohë. Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë ofron disa infor-mata interesante për angazhimin e të rriturve (posaçërisht baballarët) në aktivitete me fëm-ijët, si një parakusht esencial për zhvillim të hershëm. Në mes tjerash AGTSh përshkruan

13.9

23.2

8.6 12.1

5.7

15

37.9

7 5.9 6.2

16.7

37.1

13.9 12.8

Page 14: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

14 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

disponueshmerinë e librave të fëmijëve, që është një indikator i njohur ndërkombëtarisht si një mundësi e ambientit familjar për shkrim lexim emergjent, që mundëson aftësim të von-shëm për shkrim lexim. Ky indikator është në mënyrë alarmante i ulët në Kosovë ku më pak se një të tretat e fëmijëve nën pesë vjet ose (31%) kanë tre apo më shumë libra në shtëpi, me një diferencë të madhe prej 65% te nënat që kanë edukim superior dhe 10% te nënat me edukim fillor që reflekton një mostër të përafërt sikurse te gjendja socioekonomike (10% te familjet e varfëra dhe 67% të familjet e pasura). Indekset e zhvillimit të fëmijëve janë brengosëse të ulëta, posaçërisht për dimensionin njohës (shkrim lexim dhe numërim), ku vetëm 18% e fëm-ijëve në Kosovë kanë nivel të mjaftueshëm të shkrim leximit dhe numërimit, me indeks edhe me të ulët për fëmijët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, ku vetëm 9% kanë nivel të mjaftueshëm të shkrim leximit dhe numërimit, me dallime të mëdha në mes të atyre që ndjekin edukimin e hershem fëmijëror (30%) dhe ata që nuk e ndjekin (5%). Në tërësi 17% e fëmijëve në Kosovë të moshës 36-59 muajsh nuk janë të zhvilluar në mënyrë adekuate në më së paku tri dimensionet e nevojshme të zhvillimit të fëmijëve (njohëse, fizike, socio emocionale dhe e të mësuarit). Kjo përqindje është edhe më e lartë (23%) në mesin e fëmijëve të komunitetit rom, ashkali, egjiiptas. Edukimi i nënave dhe pjesëmarrja jo e duhur në edukimin e hershëm të fëmijëve janë shakatarët që ndikojnë në indeksin e zhvillimit të fëmijëve. Këto të dhëna ju adresohen praktikave të dobëta të familjeve me mungesë të ambientit që do të lehtësonte të mësuarit dhe mungesën e disponushmërisë dhe cilësisë së edukimit të hershëm, me impliki-min e gatishmërisë dhe performancës në shkollë.

Të dhënat për qasjen në edukimin fillor dhe të mesëm janë të kënaqshme, me 2% të fëmijëve jashtë shkollave të mesme të ulëta, (6% të fëmijët ku nënat nuk kanë edukim). Çështje më shumë se qasja mund të jetë cilësia e edukimit. Megjithatë,në Kosovë nuk ka të dhëna për cilësinë e edukimit që do të mundësonte krahasimin me të dhënat Evropiane, siç janë hulum-timet PISA dhe PIRLS.

2.3 Mbrojtja e fëmijëve

Të dhënat nga AGTSh gjithashtu ofrojnë informata për çështjet që kanë të bëjnë apo që kanë ndikim në mbrojtjen e fëmijëve. Për shembull, të dhënat në dispozicion tregojnë që ende ka

Page 15: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 15

problem lidhur me regjistrimin e fëmijëve: lindjet e 12% të fëmijëve nuk janë regjistruar fare. Kjo përqindje është 48% në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Të dhënat për disciplinën e fëmijëve janë veçanërsiht shqetësuese pasi që 61% e fëmijëve kanë përjetuar agresivitet psikologjik apo dënim fizik gjatë muajit të kaluar. Minoritetet (rreth 31% e fëmijëve, dhe 19% në mesin e popullatës rom, ashkali dhe egjiptian) kanë përjetuar vetëm disciplinë jo të dhunshme dhe kjo përqindje bie deri në 19%. Qëndrimet e orientuara kah dënimet fizike janë më të mëdha në familjet me nivel më të ultë të edukimit. Shumë shqetësues është fakti i ekzistimit të qëndrimit shumë të përhapur që arsyeton dhunën shtëpiake që është prezente prej 33% deri në 42% në mesin e femrave dhe prej 15% deri në 22% tek meshkujt e moshave prej 15 deri në 49 vjeçare – varësisht nga situatat. Arsyeshmëria për dhunë shtëpiake është më e madhe në mesin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Në përgjithësi, femrat arsye-tojnë dhunën shtëpiake në masë më të madhe krahasuar me meshkujt dhe meshkujt e rinjë si dhe personat e moshuar. Trendet e moshës dhe gjinisë për shprehitë e dhunës dhe dhunën shtëpiake paraqesin nevojën e adresimit të këtyre çështjeve që nga moshat e hershme dhe me një qasje të bazuar në gjini.

2.4 Informata të reja të cilat burojnë nga AGTSh

AGTSh konfirmon përmirësimin e të gjithë treguesve të vdekshmërisë të cilat rrjedhin nga të dhënat e MSh-së. Shkalla e imunizimit është e kënaqshme për gjithë Kosovën, edhe pse ende ekzistojnë disa zbrasësira të rendësishme tek fëmijët e komunitetit rom. Prevalenca e ngecjes në zhvillim e cila paraqitet tek gati 5% e fëmijëve në Kosovë dhe në më shumë se 10% të fëm-ijëve të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është shkaktar shqetësues, duke pasë parasysh se ngecja shoqërohet me zhvillim të dobët të fëmijëve si dhe shëndet më të dobët të tyre gjatë ciklit jetësor. Që të dy treguesit, ai i vdekshmërisë dhe mbulueshmërisë me imunizim tregojnë se ekzistojnë pabarazi të rëndësishme, sa i përket gjendjes socio-ekonomike, edukimit dhe origjinës etnike si përcaktues kryesor të rezultateve të jo të barabarta shëndetësore.

Informatat e ofruara nga AGTSh për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe edukimin e hershëm të fëmijëve janë veçanërisht shqetësuese, duke treguar në këtë mënyrë mundësi të pamja-ftueshme për zhvillimin në përgjithësi dhe për zhvillimin e dobët kognitiv në moshën kur aftës-ia e trurit është maksimale dhe ndikimet negative për performancën në shkollë dhe rezultatet sociale në fazat e mëvonshme janë më të mëdha. Pabarazitë janë shenjë sinjalizuese për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe edukimin e hershëm të tyre prandaj adresimi i tyre kon-tribuon në përmbushjen e zbrastësive për grupet e popullatës. AGTSh 2013-2014 tregon për ekzistimin e çështjeve të normave sociale, siç janë qëndrimet e përgjithshme ndaj metodave të shprehive të dhunshme dhe për dhunën në përgjithësi, çështje këto të cilat duhet adresuar. Implikimet, që nga diskriminimi i bazuar në shoqëri dhe gjini deri tek efektet e përgjithshme janë mirë të njohura dhe duhet të konsiderohen si çështje prioritare (OBSH/WHO, 2013). Disa nga aspektet që kanë të bëjnë me mbrojtjen sociale janë seriozisht shqetësuese. Në mesin e të gjithave, qëndron fakti se proporcioni i personave të rinjë të cilët arsyetojnë dhunën shtëpiake ndaj gruas është po aq i lartë sa edhe tek të moshuarit, prandaj kjo paraqet nevojë urgjente për të adresuar këto çështje të dhunës që nga fëmijëria e hershme dhe me qasje të bazuar në gjini si në nivelin e familjes ashtu edhe në atë të komunitetit.

Vlen të theksohen informatat të cilat AGTSh ofron për qasje dhe shfrytëzim të mediave. Në Kosovë, përdorimi i rregullt i internetit është 34% tek kuintali i shtresës më të varfër socio eko-nomike, 79% tek shtresa më e pasur dhe 60% tek romët, ashkalitë dhe egjiptianit, dhe ashtu siç pritet është më e lartë tek grupmoshat më të reja. Vetëm një pjesë e vogël e popullatës (më pak se 5%) nuk shikojnë televizion, me dallime shumë margjinale në mesin e grupeve të ndryshme të popullatës. Këto ofrojnë mundësi më të mëdha për shfrytëzimin e mediave

Page 16: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

16 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

tradicionale si dhe atyre digjitale për të ofruar të gjitha informatat dhe komunikimet lidhur me shëndetin, zhvillimin dhe çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtje sociale.

2.5 Informatat shtesë të ofruara nga burimet tjera dhe zbraztësirat informative

Vlejnë të theksohen informatat lidhur me vlerësimin e fundit të cilësisë së shërbimeve për nënat, të porsalindurit dhe atyre pediatrike (Jeckaite, 2011; Lazzerini, 2014). Këto të dhëna tregojnë për zbraztësirat ekzistuese në sigurinë, efektivitetin dhe kujdesin e orientuar drejt pacientit. Edhe pse agjenda për sigurimin e qasjes në të gjitha shërbimet themelore është ende e papërfunduar, në veçanti për minoritetet etnike dhe familjet e varfëra me nivel të ultë të edukimit, më shumë kujdes duhet t’i kushtohet përmirësimit të cilësisë së kujdesit të vazh-dueshëm duke filluar që nga periudha e para-koncepcionit dhe gjatë shtatëzënësisë, lindjes, fëmijërisë dhe adoleshencës. Duhet të identifikohen zbraztësirat lidhur me ndikimin e cilësisë në shkallën e vdekshmërisë dhe për më shumë në atë të sëmundshmërisë dhe komplikimeve, si për gratë ashtu edhe për fëmijët. Për të hartuar planet parandaluese dhe veprimet adekua-te, janë të nevojshme studimet që ndërlidhen me sëmundshmërinë dhe paaftësitë e shëndetit riprodhues.

2.6 Të dhënat e Kosovës krahasuar me të dhënat e BE dhe atyre regjionale

Në kuadër të progresit bazik dhe të vazhdueshëm, treguesit e shëndetit të fëmijëve në Koso-vë, janë ende ndër më të dobëtit në regjion si dhe në krahasim me shtetet fqinje. Sa i përket edukimit të hershëm të fëmijëve, dallimet me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shteteve fqinje janë më të mëdhat: proporcionet e fëmijëve që marrin kujdes ditor parashkollor dallon nga 56% në Serbi deri në 24% në Maqedoni dhe 17% në Shqipëri, përderisa në BE 27 është gati 80% (shih tabelën). Regjistrimi i lindjeve është më i ulëti në nën regjion.

Tabela 1. Treguesit kyç të ZhShFM në Kosovë, shtetet fqinje dhe BE (burimet AGTSh* dhe SOWC 2013).

Kosova* Shqipëria° Serbia° Maqedonia° BE

Shkalla e vdekshmërisë infantile

12 9 6 7 4

Shkalla e vdekshmërisë nën moshën 5 vjeçare

15 17 7 7 5

EHF 3-5vjeçare 14% 17% 56% 24% 80%1

Regjistrimi i lindjeve 88% 98% 99% 99% 99%

1. Rekomandimet e Bashkimit Evropian janë që pjesëmarrja në vitin parashkollor të jetë 100%, dhe për moshat 0-3 vjeçar është 33%.

Page 17: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 17

2.7. Implikimet e të dhënave të AGTSh dhe sfidat strategjike kyçe

Tabela e poshtëshënuar ofron një pasqyrim të fakteve kyçe të cilat burojnë nga AGTSh 2013-2014 si dhe nga burimet tjera të të dhënave të cilat janë cekur më lartë. Janë marrë parasysh katër fusha kryesore: shëndeti dhe ushqyeshmëria, ZhHF, mbrojtja e fëmijëve dhe pabarazitë. Janë identifikuar implikimet dhe sfidat strategjike kyçe të këtyre fakteve për gjithë shoqërinë kosovare.

Tabela 2. Faktet kyçe, implikimet dhe sfidat për ZhShMF në Kosovë

Faktet kyçe Implikimet për shoqërinë Sfidat strategjike kyçe

Shëndeti dhe ushqyeshmëria

Shkalla e lartë e vdekshmërisë perinatale dhe postnatale

Çështjet gjithëpërfshirëse lidhur me cilësinë e kujdesit

Ngarkesat e panjohura të së-mundshmërisë maternale dhe neonatale dhe paaftësitë afatg-jata

Shkalla e ultë e imunizimit dhe prevalenca e lartë e ngecjes sidomos te komunitetit rom, ash-kali dhe egjiptian

Pasojat afatgjate të paaftë-sive në shëndetësi, shoqëri dhe ekonomi

Sëmundjet perzistente vak-sinë preventabile dhe mung-esa e mbrojtjes së plotë në raste të ri-paraqitjes së epi-demive

Ndikimi negativ në zhvillimin kognitiv të fëmijëve

Kostot e panevojshme për sistemin shëndetësor dhe familjet

1. Sigurimi i qasjes së lirë për të gjitha intervenimet bazike të parandalimit dhe trajtimit në kuadër të kujdesit gjithëpërfshirës që nga koncepcioni deri në vitin e parë të jetës

2. Përmirësimi i kujdesit ante-natal, perinatal dhe postnatal

3. Përmirësimi i mbu-lueshmërisë me vaksinim dhe ushqyeshmëri, sidomos te romët, ashkalinjtë dhe egjip-tianët përmes programeve në terren

ZhHF

Qasje shumë e ultë në pro-gramet e EHF

Zhvillimi i dobët – i fokusuar në praktikat familjare

Zhvillimi i dobët kognitiv dhe i raporteve shoqërore të fëmijëve

Gatishmëri dhe performancë e ultë në shkolla, rritje e çrregullimeve të sjelljes

4. Përmirësimi i programeve mbështetëse për prindër me qëllim të përmirësimit të rritjes së fëmijëve, me theks të veçantë në zhvillimin e her-shëm të fëmijëve

5. Ngritja e ofrimit të edukimit përfshirës parashkollor

Mbrojtja e fëmijëve

Shkalla e lartë e lindjeve të paregjistruara

Perzistenca e çështjeve të nor-mave sociale siç janë qëndrimet ndaj metodave dhe shprehive të dhunshme si dhe dhunës shtëpiake

Zvogëlimi i kohezionit social, rritja e dhunës shoqërore dhe shtëpiake, diskriminimi i bazuar në shoqëri dhe gjini, efektet në mes gjinive

6. Sigurimi i regjistrimit të lindjeve për të gjithë fëmijët

7. Hartimi i programeve për pro-movim të mbrojtjes së fëmi-jëve që nga periudha pre-natale, përfshirë në veçanti parandalimin e shprehive dhe metodave të dhunshme

Pabarazitë

Dallimet e mëdha në mes të pa-surve dhe të varfërve, nivelit të lartë dhe të ultë të edukimit për shumicën e indikatorëve shënde-tësorë, të ushqyeshmërisë dhe atyre të ZhHF dhe EHF

Mospëfshierjet sociale, kostot e rritura për shërbime sociale dhe në përgjithësi për shërbimet e ndotjes së ambientit

8. Adresimi i pabarazive në shëndetësi dhe rezultatet zhvillimore përmes si sistemit shëndetësor (programet në terren dhe ato që bazohen në nevoja) ashtu edhe të politi-kave tjera të sektorit

Page 18: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

18 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

3. Drejt përmirësimit të politikave për zhvillimin e hershëm dhe mirëqenien e fëmijëve në Kosovë

Gjendja e cila pasyqrohet në AGTSh buron nga e kalua-ra, duke përfshirë edhe kohën para konfliktit, e shkaktuar pjesërisht nga kushtet socio ekonomike dhe pjesërisht nga vështirësitë e vazhdueshme për sigurimin e një am-bienti të përshtatshëm politik. Në kuadër të grupit të parë të faktorëve, rol të rendësishëm kanë luajtur dimensionet e shumta të varfërisë, siç janë paraqitur qartë nga dalli-met e mëdha të indikatorëve në shëndetësi, ushqyeshmëri dhe në zhvillimin e hershëm të fëmijëve nga kushtet socio ekonomike dhe niveli i edukimit të nënave të raportuara në AGTSh. Mospërfshierja sociale gjithashtu luan një rol siç shihet nga indikatorët mbi shëndetin e dobët dhe in-dikatorët zhvillimor në mesin e minoriteteve etnike, që pa-raqesin një nga veçoritë më të theksuara të të dhënave të AGTSh.

Pjesët e poshtëshënuara tregojnë për veprimet prioritare në sektorin e shëndetësisë si dhe në sektoret tjera rele-vante.

Strategjia shëndetësore 2020 thekson mungesën e resurseve dhe bën thirrje për efikasitet më të madh të mekanizmave zhvillimor dhe koordinues si dhe për sinergji në mes partnerëve

të involvuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Page 19: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 19

3.1 Politikat e sektorit shëndetësor

Edhe pse sektori i shëndetësisë ka qenë përfitues i projekteve nga shumë donatorë të jashtëm dhe nga asistenca të shumta teknike që nga periudha e konfliktit, si dhe nga shumë ndihma të tjera të jashtme, për një kohë të gjatë ky sektor ka qenë ‘e përhitura’ e politikave të sek-torit publik në Kosovë dhe ka qenë pamjaftueshmërisht e finansuar. Menjëherë pas konfliktit janë prezantuar reformat në sektor, strategjitë e ndryshme tematike dhe planet e veprimit si dhe janë hartuar shumë udhëzime administrative. Megjithatë, ato janë prezantuar pa i mar-rë parasysh nevojat e përgjithshme të sistemit shëndetësor që edhe përkundër fondeve të mjaftueshme nuk kanë qenë efektive apo nuk janë zbatuar plotësisht. Si ilustrim janë dy shembuj, në mesin e shumë shembujve. Është prezantuar koncepti i mjekësisë familjare, si gurëthemel i refromave në shëndetësi, mirëpo pa një sistem adekuat të mbikëqyrjes, pa stimulim dhe pa sistem të llogaridhënjes, cilësia e shërbimeve është përmirësuar pak dhe shumë ngadalë. Mjekësia familjare ende nuk është në gjendje të ofroj shërbimet e nevojshme për shtatëzënat dhe mungon hartimi i duhur dhe zbatimi i udhërrëfyesve dhe protokoleve për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Decentralizimi, koncept globalisht i përhapur, ka qenë tentativ, por komunat dhe menaxherët lokal shëndetësor ende kanë mungesë të autonomisë dhe kapaciteteve menaxheriale për të përkrahur zbatimin e këtyre politikave dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore lokale. Situa-tat e ndryshme në Kosovë në kuptim të sistemeve lokale, me shembuj të praktikave të mira në mesin e mangësive të ndryshme, reflektojnë për një spektër mjaft të gjërë të kapaciteteve lokale. Kohëve të fundit ka ndryshuar kjo situatë, ku sektori shëndetësor është përfshirë në mesin e pesë prioriteteve të qeverisë së re. Nëse shoqërohet me alokim adekuat të buxhetit, qeverisje dhe lidership, atëherë në të ardhmen e afërt mund të priten përmirësime të duksh-me.

Pjesët e poshtëshënuara identifikojnë kufizimet kryesore të sektorit shëndetësor dhe ofrojnë drejtimet politike për të adresuar sfidat kryesore me qëllim të përmirësimit të zhvillimit të shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë.

3.1.1. Planifikimi dhe mbikëqyrja e kapaciteteve në strukturat qëndrore të MSh-së. Decentralizimi kërkon ngritje të kapaciteteve me qëllim që menaxherëve lokal t’iu ofroj udhëzues, standarde dhe udhërrëfyes, mjete për planifikim lokal dhe menaxheri-al, përfshirë edhe mekanizmat e llogaridhënies. Ky varg i detyrave komplekse, së bashku me nevojën e koordinimit të ndihmave nga jashtë dhe rregullimin e zhvillimit të sektorit pri-vat, tregon për nevojën e përmirësimit të kapaciteteve, si në aspektin sasior ashtu edhe në atë cilësor, të Departamenteve të MSh-së që aktualisht kanë mungesë të stafit, në veçanti Divizioni për nënën, fëmijën dhe shëndetin riprodhues.

Drejtimet politike §1. Fuqizimi i kapaciteteve të strukturave të MSh-së, në mënyrë spe-cifike të Divizionit për nënën, fëmijën dhe shëndetin riprodhues, me qëllim të përm-irësimit të aftësive për promovim dhe koordinim të politikave në mes departamenteve, sigurimit të udhëheqësisë dhe mbikëqyrjes së programeve, definimit të standardeve dhe indikatorëve të performancës si dhe ofrimit të përkrahjes për menaxherët lokal.

Page 20: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

20 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

3.1.2. Kapacitetet menaxheriale lokale. Në kuadër të nivelit komunal, Qendra krye-sore e mjekësisë familjare ka rol të rendësishëm dhe qëndror, duke qenë përgjegjëse për rekrutimin e profesionistëve shëndetësorë dhe atyre administrativ, në përputhje me ud-hëzuesit dhe standardet e definuara në nivelin qëndror.

Drejtimet politike §2. Kapacitetet menaxheriale të të gjithë menaxherëve përgjegjës për administrimin e kujdesit parësor shëndetësor në nivel lokal, kanë nevojë për përmirësim. Përzgjedhja e menaxherëve duhet të jetë e saktë dhe e bazuar në planprograme. Shën-deti i nënës, fëmijës dhe shëndeti riprodhues duhet të jenë pikë hyrëse për prezantimin e mjeteve menaxheriale siç janë korniza e planifikimit dhe monitorimit.

3.1.3. Sigurimi i cilësisë & përmirësimi. Me përkrahje të jashtme është punuar mjaft për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë siç është Strategjia e MSh-së për cilësi të shërbimeve, përmes ‘WHO Beyond The Number (BTN) / OBSH Përtej numrave” duke prezantuar qasje dhe mjete për vlerësimin e kujdesit të nënave, të porsalindurve dhe atij pediatrik, të përkrahur edhe nga UNICEF-i për zbatimin e vlerësimit të standardeve mike të foshnjes. Tani është i nevojshëm zbatimi i planeve të veprimit dhe rekomandimet e vlerësimeve, përfshirë edhe hartimin e udhërrëfyesve dhe protokoleve, siç është planifi-kuar edhe në planin për vitin 2016-2020.

Drejtimet politike §3. Duhet të institucionalizohen plotësisht mjetet për menaxhimin e cilësisë të cilat janë prezantuar, udhërrëfyesit dhe protokolet klinike si dhe standardet e bazuara në zgjerimin e iniciativës së spitaleve mike të foshnjes ku përfshihet i gjithë ku-jdesi kryesor për nënën dhe fëmijën. Duhet të fuqizohen kapacitetet relevante në nivelin qëndror dhe lokal me qëllim të zbatimit të qasjeve cilësore, protokoleve dhe monitorimit të kompliancës ndaj standardeve të cilësisë të cilat duhet të shfrytëzohen për licencim dhe akreditim të sektorit shëndetësor privat. Klasifikimi i Robson-it për monitorimin e rregullt të indikatorëve për prerjen cezariane dhe promovimin e kushteve adekuate duhet të zbatohet, gjithashtu.

3.1.4. Finansimi i sistemit shëndetësor. Finansimi i pamjaftueshëm i sektorit shënde-tësor është duke penguar zbatimin e reformave institucionale dhe ligjore dhe nuk lejon adresimin e pabarazive të shkaktuara nga pagesat jashtë xhepit, kryesisht për barna, për-dorim të teknologjisë diagnostike dhe transportim. Bashkëpagesat dhe pagesat joformale i kontribuojnë paraqitjes së pabarazive. Edhe pse është aprovuar Ligji për sigurime shën-detësore, MSh-ja ka vendosur që zbatimin e tij t’a harmonizoj me funksionalizimin e Fondit të sigurimeve shëndetësore në vitin 2016. Do të ishte me rëndësi të përfshihet sigurimi shëndetësor për familjet që jetojnë në varfëri dhe nuk janë përfituese të skemave të asis-tencës sociale.

Drejtimet politike §4. Finansimi i sektorit shëndetësor duhet të përmirësohet gradua-lisht në kuadër të shpenzimeve të sektorit publik. Shfrytëzimi racional i burimeve ekzi-stuese duhet të përcjellet me analizë të saktë të shpenzimeve të sektorit të shëndetësi-së, duke i’u dhënë prioritete programeve dhe investimeve të cilat janë në interes dhe sjellin përfitime të madha për popullatën. Profilet e kost/benefitit për investimet presti-gjioze në fushat e kujdesit tretësor duhet të vlerësohen me kujdes dhe duhet t’iu ipet prioritet finansimit të fushave të cilat adresojnë ngarkesat më të mëdha nga sëmundjet, përfshirë këtu edhe kujdesin parësor shëndetësor. Skemat e sigurimeve duhet të përf-shijnë shërbimet e pakos bazike për të gjitha intervenimet ante, peri dhe postnatale për të gjitha nënat dhe fëmijët.

Page 21: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 21

3.1.5 Burimet njerëzore. Kosova është vend me numrin më të vogël të infermiereve në Evropë (3.5. në 1000 krahasuar me mesataren e BE që është 7.9). Për më tepër, roli i infermiereve është ende i nënvlerësuar dhe shkathtësitë e tyre nuk janë të shfrytëzuara aq sa duhet. Mungon zhvillimi i vazhdueshëm profesional. Shkathtësitë e infermiereve janë të rëndësishme sidomos në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor dhe punës në komu-nitet në fushën e shëndetit të nënës, fëmijës, të moshuarve si dhe personave me nevoja të veçanta.

Drejtimet politike §5. Duhet të hartohet plani i zhvillimit të burimeve njerëzore duke pasë parasysh nevojat e ardhshme për profesionistë shëndetësorë si dhe nevojën për rritjen e numrit të infermiereve. Duhet të ofrohen mundësi për zhvillimin e vazhdueshëm profesional për menaxherët e institucioneve shëndetësore dhe infermieret duke fuqi-zuar shkathtësitë dhe njohuritë themelore me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe të barabarta për shëndetin e nënës dhe fëmijëve në të gjitha komunat e cakut. Bazuar në Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë, është themeluar Bordi profe-sional që do të jetë trup udhëheqës në promovimin dhe fuqizimin e rolit të infermiereve, përfshirë këtu edhe vizitat shtëpiake.

3.1.6 Infrastruktura shëndetësore dhe kushtet tjera. Renovimi i infrastrukturës shëndetësore (ISh) ka qenë cak i projekteve nga qeveria, niveli komunal si dhe nga projek-tet e donatorëve. ISh nuk paraqesin barriera të mëdha në ofrimin e shërbimeve cilësore të shëndetit riprodhues, shëndetit të nënës dhe fëmijës, përveç disa fushave të specializuara të kujdesit tretësor siç janë kirurgjia e zemrës, për të cilat duhet të bëhet vlerësim i kuj-desshëm nëse duhet të krijohen qendra të reja në Kosovë apo të vazhdohet bashkëpunimi me qendra të huaja jashtë vendit. Prioritet duhet t’i japet sigurimit të kushteve elementare, siç janë energjia, uji duke përfshirë edhe ujin e nxehtë, higjiena e institucioneve në të gjitha qendrat si dhe furnizimi me barna esenciale dhe diagnostike për grupet më vulenrabile.

Drejtimet politike§ 6. Sigurimi i ofrimit të barnave esenciale dhe diagnostike për inter-venimet ante, peri dhe postnatale për grupet më vulnerabile, pa marrë parasysh gjend-jen e sigurimit të tyre shëndetësor.

3.1.7 Sistemi i informimit shëndetësor (SISH). Çështje kyçe për të mundësuar përmirësimin e menaxhimit dhe llogaridhënies si në nivel qëndror ashtu edhe në nivelin lokal në Kosovë është funksionalizimi i plotë i sistemit të informimit shëndetësor. Mungesa e të dhënave të besueshme dhe/apo e kapaciteteteve të pamjaftueshme teknike për të analizuar të dhënat pamundëson zhvillimet e politikave të bazuara në dëshmi dhe rezulton me menaxhim të pamjaftueshëm të shërbimeve shëndetësore.

Drejtimet politike §7. Procesi i funksionalizimit të plotë të Sistemit të informimit shën-detësor duhet të përshpejtohet dhe të investohet më tepër në ndërtim të kapaciteteve. Kapacitetet për analizimin e të dhënave dhe planifikimin e bazuar në të dhëna duhet të përmirësohen si në nivelin qëndror ashtu edhe në atë lokal, duke u përfshirë në plan-programet mjekësore dhe të infermierisë dhe duhet të jenë me prioritet në përmbajtjen e trajnimeve të ZHVP për menaxherët shëndetësorë. Të dhënat e sëmundshmërisë, sidmos për disa rezultate perinatale (malformacionet kongjenitale, prematuritetet e sh-kallës së rendë) duhet të grumbullohen në mënyrë prospektive në qendrat perinatale dhe të përfshihen në sistemin e informimit shëndetësor.

Page 22: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

22 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

3.1.8 Ofrimi i shërbimeve. Sistemi i mjekësisë familjare është përfshirë në qendër të kujdesit parësor shëndetësor në Kosovë, mirëpo ende nuk është plotësisht funksional në disa komuna, andaj edhe ka mangësi në përmbushjen e shumë detyrave në kuadër të shëndetit riprodhues, shëndetit të nënës, fëmijës dhe shëndetit të adoleshentëve. Munge-sa e spektrit të gjërë të udhërrëfyesve dhe protokoleve dhe komplianca e pamjaftueshme me ato ekzistuese rezulton me ofrim suboptimal të shërbimeve. Një pjesë e madhe e pop-ullatës e tejkalon sistemin e mjekësisë familjare apo preferojnë të vizitohen tek specialistët (p.sh. tek perdiatrit të cilët punojnë në qendrat e mjekësisë familjare) kur ata ekzistojnë në kuadër të sistemit. Mungojnë indikacionet dhe mekanizmat e qartë të referimit të pa-cientëve në mes niveleve të kujdesit shëndetësor.

Drejtimet politike §8. Rishqyrtimi i indikatorëve për përmbushjen e detyrave në secilin nivel të kujdesit shëndetësor si dhe atyre të referimit. Përmirësimi i mjeteve dhe meto-dave siç janë shënimet/dosjet e shtypura apo ato elektronike me qëllim të referimit adekuat dhe përkrahjes së mekanizmave të sigurimit shëndetësor.

3.1.9 Vizitat shtëpiake. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur pakon e vizitave shtëpiake dhe planin e punës dhe aktualisht është duke mbështetur shërbimet e vizitave shtëpiake në disa komuna të zgjedhura, në bashkëpunim me autoritetet lokale, sektoret tjera si dhe organizatat e shoqërisë civile. VSh paraqesin një nga qasjet më efektive në ofrimin e shërbimeve kritike për familjet dhe si të tilla duhet të ndërlidhen me shëndetin, edukimin dhe shërbimet sociale në komunitet me qëllim të përmirësimit të rezultateve të shtatëzënësisë, shëndetit si dhe zhvillimit të të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël përmes praktikave adekuate familjare.

Drejtimet politike §9. Bazuar në rezultatet e programeve të inicuara të vizitave shtëpiake si dhe me shfrytëzimin e përvojave nga ekspertiza ndërkombëtare, programi i vizitave shtëpiake duhet të zgjerohet dhe të zbatohet nga MSh në bashkëpunim me autoritetet komunale dhe me donatorët, në përputhje me modelin e rekomanduar në planin e punës dhe në sistemin e mjekësisë familjare (UNICEF, 2014). Duhet të bëhet monitorimi i kompliancës së profesionistëve shëndetësorë të KPSh-së në mënyrë që orët minimale të punës t’i përkushtohen punës në komunitet përfshirë edhe vizitat shtëpiake, aktivi-tetet e promovimit shëndetësor në komunitet dhe shkolla si dhe grupeve mbështetëse për pacientë.

3.1.10 Komunikimi për mobilizim social dhe ndryshime të sjelljes. Për të ar-ritur gjendjen më të mirë të mundshme shëndetësore është i nevojshëm përmirësimi i njo-hurive të popullatës lidhur me shëndetin. Kjo është edhe më e rëndësishme në Kosovë ku implikimet e njohurive të pamjaftueshme për sjelljet e ndërlidhura me shëndetin kontribuo-jnë në masë të madhe në shëndet dhe paraqitjen e zbraztësive për qasje të barabartë në shrëbime si dhe në praktikat e rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve

Drejtimet politike §10. Profesionistët shëndetësorë duhet të kenë të fuqizuara kapac-itetet e tyre të komunikimit për t’u angazhuar në një komunikim të hapur, jo vetëm gjatë ofrimit të shërbimeve dhe informatave, por edhe për eksplorimin e njohurive aktuale të popullatës, brengat dhe keqkuptimet e tyre dhe në mënyrë proaktive të bëjnë adresimin

Page 23: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 23

e tyre. Këto ndryshime duhet të plotësohen edhe përmes kampanjave të komunikimit me qëllim të përkrahjes së familjeve për adoptimin e praktikave të fokusuara në zhvillim. Është i nevojshëm ofrimi i asistencës teknike nga agjensionet relevante apo donatorët për Njësinë e promovimit shëndetësor në kuadër të Institutit Kombëtar të Shëndetë-sisë Publike. Duhet të zhvillohet një Strategji e komunikimit, përfshirë edhe mediat dhe materialet për profesionistët shëndetësorë dhe shfrytëzuesit e shërbimeve me qëllim të përmirësimit të edukimit shëndetësor dhe praktikave për rritjen dhe zhvillimin e fëmi-jëve, përmes mediave, mediave sociale dhe kampanjave. Fletushkat për shëndetin e fëmijëve dhe për shtatëzënësi duhet të revidohen me dëshmi të reja bazuar në infor-matat që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijëve. Disa arsye për praktika jo të shëndetshme dhe për mos shfrytëzim të shërbimeve në komunitet nga disa grupe të mos përfshiera si dhe normat shoqërore jashtë praktikave, duhet të adresohen në mënyrë specifike nga hulumtimet e ndryshme me qëllim të ofrimit të informatave për hartimin e programeve të bazuara në dëshmi.

3.2 Politikat e sektoreve tjera dhe bashkëpunimi ndërsektorial

Shëndeti është produkt i faktorëve të shumëfishtë, që shkon edhe përtej performancës së sistemit shëndetësor, në përgjithësi. Në mesin e sfidave kryesore të identifikuara në AGTSh, ku disa prej tyre, e sidomos ato që kanë të bëjnë me zhvillimin e fëmijëve dhe mbrojtjen so-ciale, mund të adresohen në mënyrë efektive vetëm përmes intervenimeve aktive të sektoreve tjera qeveritare dhe të shoqërisë, duke themeluar dhe fuqizuar mekanizmat e bashkëpunimit ndërsektorial në nivelin qëndror dhe lokal. Të dhënat nga AGTSh tregojnë se duhet të adreso-hen edhe disa çështje tjera të rëndësishme nga sektorët e tjerë përveç atij shëndetësor në mënyrë që zhvillimi shëndetësor i fëmijëve dhe mirëqenia e tyre të vendosen si prioritete krye-sore të iniciativave qeveritare, në mesin e nevojave të përgjithshme.

3.2.14 Ushqyeshmëria. Edhe pse ka pasë përmirësime gjatë viteve të fundit, duke i’u falënderuar përpjekjeve të vazhdueshme 15 vjeçare në kuadër të sektorit shëndetësor të mbështetur nga agjensionet ndërkombëtare dhe donatorët e tjerë të harmonizuara me shume shtete tjera në Evropë, prevalenca aktuale e ushqyerjes ekskluzive me gji deri në muajin e 4-të është ende nën shkallën e cila rekomandohet ndërkombëtarisht. UPFV është e pamjaftueshme siç demonstrohet edhe nga prevalenca e ngecjes dhe kërkon përpjekje më të mëdha për të shmangur që përfitimet e gjidhënjes të humben si pasojë e ushqimeve të hershme shtesë dhe praktikave jo të mira të të ushqyerit. Në vitin 2014 MSh ka themel-uar grupin punues i cili ka përgatitur Planin e veprimit për ushqyeshmëri 2014-2020, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së ushqyeshmërisë së popullatës me theks të veçantë në grupet vulenrabile. Në proces është amandamentimi i legjislacionit për gjidhënje me qëllim të fuqizimit të veprimeve në këtë fushë. Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvil-limit rural, së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe sektorin privat, me mbështetje nga UNICEF-i, është e angazhuar që të bëhet fortifikimi i miellit me hekur dhe acid folik me qëllim të parandalimit të anomalive të lindjes dhe anemisë dhe të ndikoj në shëndetin dhe zhvillimin më të mirë të fëmijëve.

Drejtimet politike § 11. Vazhdim i përpjekjeve të MSh-së, ministrive tjera të linjes dhe partnerëve tjerë të zbatojnë dhe monitorojnë legjislacionin dhe politikat, të sigurojnë qëndrueshmëri të promovimit të gjidhënjes duke përfshirë edhe kompliancën me Kodin ndërkombëtar si dhe të fortifikojnë miellin me hekur dhe acid folik. Të përfshihet UPFV

Page 24: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

24 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

adekuate gjatë vizitave të fëmijëve dhe atyre shtëpiake, me vëmendje të veçantë tek fëmijët që i përkasin komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian si dhe fëmijëve nga familjet e varfëra.

3.2.2 Edukimi dhe kujdesi në fëmijërinë e hershme. Edukimi parashkollor u jap fëmijëve përparësi të rëndësishme për edukimin e tyre të mëtutjeshëm. Prindërit dhe familjet kanë rol të rëndësishëm në procesin e edukimit të fëmijëve të tyre. Përkundër këtyre fakteve, Kosova ka shkallë shumë të ultë të vijueshmërisë parashkollore dhe prakti-kat në rritjen/kujdesin e fëmijëve në përgjithësi janë të dobëta. Shërbimet e EHF për moshat 0-3 vjeçare mungojnë gati plotësisht me përjashtim të disa vendeve urbane, përderisa BE rekomandon cakun prej 33%. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në arritjen e qëllimit ‘Edukimi për të gjithë’ që qëllim specifik ka ‘zgjërimin dhe përmirësimin e kujdesit dhe edukimit në fëmijërinë e hershme, në veçanti për grupet vulnerabile dhe fëmijët më të dobët’ duke përkrahur një qasje të integruar përmes kombinimit të proceseve të edukimit të hershëm, praktikave të prindësisë dhe kujdesit profesional. Një vit parashkollor është pjesë e edukimit obligativ sipas ligjit të ri dhe shërbimeve për fëmijë të vegjël i kombinuar me ushqyeshmëri/shëndetësi/fusha të edukimit, përfshirë edhe për fëmijët me nevoja të veçanta. Tani është urgjente që të përmbushet ky përkushtim dhe të merren parasysh investimet në ZhHF dhe EHF si çështje strategjike dhe kostoefektive për përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë dhe përfshierjes sociale, në përputhje me komunitetin global.

Drejtimet politike §12. Për të arritur pjesëmarrje 100% në edukimin parashkollor dhe për të rritur gradualisht ofrimin e edukimit të hershëm të fëmijëve të moshës 0-3 vjeçare deri në 33% (caku i BE-së) dhe 3-5 vjeçare deri në 66%, nevojitet hartimi i një plani të qartë. Standardet zhvillimore për të mësuarit e hershëm për fëmijët e moshës 0-6 vjeçare gjithashtu duhet të zbatohen si dhe Plani strategjik për edukim në Kosovë si elemente të rendësishme për të siguruar mundësitë e përmirësuara për zhvillimin e të gjithë fëmijëve dhe shëndet më të mirë gjatë gjithë ciklit jetësor. Ofrimi i kujdesit dhe shërbimeve adekuate për fëmijët e vegjël kërkon një bashkëpunim ndër sektorial në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Arsimit, shkencës dhe teknologjisë (MASHT) dhe Ministrisë së punës dhe mirëqenies sociale (MPMS), pasi që shërbimet sociale konsiderohen si pika më e mirë hyrëse për promovimin e praktikave familjare adekuate të fokusuara në zhvillime. Promovimi i partneritetit publiko-privat me OJQ është gjithashtu element i rëndësishëm. Prioritet duhet të jetë zhvillimi i një sistemi të qëndrueshëm me trajnim gjithëpëfshirës për mësues, me theks të veçantë për më-suesit parashkollor dhe edukatorët.

3.2.3 Politikat për mbrojtje sociale dhe programe të prindësisë. Regjistrimi i lindjeve, parandalimi nga pasojat e varfërisë në shëndet, zhvillim dhe pasojat tjera sociale janë të drejta elementare të të gjithë fëmijëve. Të dhënat nga AGTSh gjithashtu tregojnë se ekziston nevojë urgjente për të adresuar sjelljet negative sociale siç janë disciplina e ashpër dhe dhuna shtëpiake. Për të përmbushur këto të drejta në interesin më të mirë për fëmijët dhe shoqërinë, janë të nevojshme dy qasje që kanë rëndësi të njejtë. E para është që të luftohet varfëria duke nxitur zhvillimin ekonomik, rritjen e shkallës së punësimit dhe shfrytëzimin e ndikimit fiskal për redistribuim të të ardhurave. E dyta është të zvogëlohen pasojat e varfërisë duke ofruar shërbime falas dhe cilësore shëndetësore dhe edukative dhe të përkrahen familjet për praktika që promovojnë zhvillimin kognitiv, social dhe emo-cional të fëmijëve, shkollimin e hershëm dhe parandalimin e faktorëve të rrezikut siç janë neglizhenca dhe dhuna.

Page 25: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 25

Drejtimet politike §13. Duhet të fuqizohen përpjekjet aktuale për të siguruar regjistrimin e lindjeve, mundësisht të ndërlidhen me përfitimet që shoqërohen me imunizim të plotë dhe me lidhje për programet e prindësisë duke filluar që nga shtatëzënësia. Vizitat shtëpiake ofrojnë zgjidhjen për shumë çështje sa i përket mirëqenies së fëmijëve dhe mbrojtjes sociale pasi që mundësojnë parandalimin e hershëm dhe identifikimin e fak-torëve të rrezikut. Udhëzuesit për përfshierjen e çështjeve të mbrojtjes sociale në vizitat shtëpiake janë zhvilluar nga UNICEF-i EHF/CIS dhe nga dokumenti i fundit i ofruar nga OBSH EURO, bazuar në përvojat nga pesë shtete anëtare, ku prezentohen ide se si të inkorporohet ZhHF/SP në sistemin shëndetësor (Tamburlini dhe Velea, 2014).

3.2.4. Qeverisja mike e fëmijëve. Në sisteme të decentralizuara mund të bëhet shumë nga qeveritë dinamike lokale, sidomos nëse ato përkrahen edhe nga shoqëria civile. Qeverisja mike e fëmijëve e cila bazohet në korniza konceptuale dhe indikatorë të adop-tuar në shumë shtete dhe qytete të Evropës, si dhe në iniciativa lokale siç është ‘Gjakova për fëmijët’, duhet të lansohet edhe në nivelin qëndror dhe lokal duke promovuar garë në mes të komunave, duke ndërtuar aleanca për përkrahje të shëndetit, edukim të hershëm dhe mbrojtje sociale për të gjithë fëmijët, përfshirë edhe ata me nevoja të veçanta.

Drejtimet politike §14. Shqyrtimi i mundësive për të lansuar garën në Qeverisjen mike të fëmijëve, të menaxhuar në bashkëpunim në mes të Qeverisë, partnerëve ndër-kombëtarë dhe organizatave të shoqërisë civile me qëllim të ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e investimit në ZhShMF dhe të përshpejtoj pjesëmarrjen e shoqërisë civile.

Page 26: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

26 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

Kombinimi i politikave sinergjike

Mësimet e mësuara nga kontekstet globale, regjionale dhe nacionale tregojnë që është i ne-vojshëm kombinimi i politikave me qëllim të adresimit të sfidave kryesore të cekura në kapi-tullin 1 (shih tabelën).

Tabela 3 . Sfidat kryesore dhe drejtimet e mundshme politike

Sfidat kryesore për ZhF & M Në KosovëDrejtimet e mundshme

politike*

Rolet dhe përgjegjësitë

1. Sigurimi i qasjes së lirë universale për të gjitha interveni-met themelore të parandalimit dhe trajtimit gjatë gjithë kuj-desit që nga koncepcioni deri në vitin e parë të jetës

1, 4, 6, 8,9,10

MSh, Komunat,

Partnerët / Donatorët

2. Përmirësimi i cilësisë së kujdesit antenatal, perinatal dhe postnatal

1,3, 5,7 MSh, Komunat,

Partnerët / Donatorët

3. Përmirësimi i mbulueshmërisë me vaksinim dhe ushqye-shmëri, sidomos për disa grupe vulnerabile, përmes progra-meve në terren

1, 2, 7-9, 10

MSh, Komunat,

Partnerët / Donatorët

4. Zgjerimi i programeve për prindësi të mirë me qëllim të përmirësimit të praktikave për rritjen e fëmijëve, me theks të veçantë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve

1-2, 9-11,12

MSh, MASHT, MPMS,

OJQ, Partnerët / Donatorët

5. Rritje e ofrimit të edukimit parashkollor 12 MASHT, Komunat,

OJQ, Partnerët / Donatorët

6. Sigurimi i regjistrimit të lindjeve për të gjithë fëmijët 9, 13-14 MSh, MPMS,

Komunat

7. Hartimi i programeve për të promovuar mbrojtjen e fëmij-ëve që nga periudha prenatale, përfshirë edhe parandalimin e metodave të dhunshme të disciplinimit

9-10, 13-14

MPMS, MSh,

Komunat

8. Adresimi i pabarazive te rezultatet e shëndetit dhe atyre zhvillimore përmes sektorit shëndetësor (programet e ter-renit dhe ato të fokusuara në nevoja) si dhe politikave të sektoreve tjera

1, 4, 6-7, 9 MSh, MPMS, MASHT

Komunat

Partnerët / Donatorët

Page 27: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 27

Ekziston mundësia e shfrytëzimit të përparësive të sinergjive në mes të politikave të ndryshme me qëllim të arritjes së objektivave kyçe. Për shembull, nga përmbledhja shihet se fuqizimi i rolit kryesor dhe funksionimi i mirëfilltë i programit të vizitave shtëpiake (drejtimet politike 9), mund të ndikoj në adresimin e shumë sfidave (1,3,4,6,7 dhe 8). Ngja-shëm me këtë, tregohet rëndësia e zhvillimit të ka-paciteteve për të shfrytëzuar strategjitë dhe mjetet për ndryshimin e sjelljeve, duke filluar nga komu-nikimi social përmes mediave të ndryshme (drejti-met politike 10) me qëllim të adresimit të çështjeve të ndryshme (1,3-4, 6-7).

Këto rekomandime janë plotësisht konzistente me rekomandimet të cilat dalin nga strategjitë globa-le dhe regjionale siç është nevoja e shfrytëzimit të qasjes në sistem shëndetësor, promovimit të përfs-hierjes multi sektoriale, të shkohet nga demonstrimi kah zhvillimi i plotë dhe institucional i programeve për përmirësim të qeverisjes së bazuar në llogari-dhënje dhe kornizë të monitorimit.

Në përgjithësi, kjo pako implikon një zgjerim të fushëv-eprimit, që nga përmirësimi i

shkallës së vdekshmërisë dhe rezultateve të ushqyeshmërisë deri tek parandalimi i paaftës-ive, promovimi shëndetësor,

zhvillimi i fëmijëve dhe mbrojtja sociale e tyre. Kjo qasje gji-

thëpëfshirëse mirë e fokusuar e bazuar në kujdes të vazhdue-shëm dhe integrim përgjatë pe-riudhave të ndryshme (pre dhe postnatale) dhe dimenzioneve (shëndeti, zhvillimi, mirëqenia dhe mbrojtja sociale), është në përputhje me evoluimin e ne-vojave dhe çështjeve të ZhHF & M të prezentuara në AGTSh

2013-2014.

Page 28: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

28 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

3.4 Rolet dhe përgjegjësitë për partneritet efektiv

Tashmë është theksuar rëndësia për institucionet e Kosovës për t’u angazhuar në ndërtimin e një partneriteti efektiv me shoqërinë civile dhe OJQ-të me qëllim të fuqizimit të veprimeve dhe arritjes së rezultateve. Vlerësimi i programit të përbashkët ka treguar përparësitë e punës së përbashkët të tri Agjnsioneve të KB në një program gjithëpërfshirës të cilat merren me çësh-tjet e shëndetit riprodhues, të nënës, të porsalindurit, fëmijës dhe adoleshentëve. Ky model i partneritetit të përbashkët, i adaptuar për të përfshirë donatorët kyç qeveritar, shoqërinë civi-le, agjensionet e KB dhe donatorët bilateral, varësisht nga fusha dhe vlerat për secilën fushë, duhet të përcjellen me përkrahje të zhvillimit dhe zbatimit të politikave kyçe, siç janë prezan-tuar në tabelën e lartëshënuar. Për secilën nga tetë sfidat e identifikuara në këtë dokument, në mënyrë tentative janë identifikuar edhe akterët kyç, rolet dhe kontributet e tyre, bazuar në ekspertizën specifike të cilat duhet të definohen mëtutje në Strategjinë Sektoriale 2015-2020 dhe planin e saj të veprimit për vitet e ardhshme.

Ka ardhur koha për bartjen e përgjegjësive në Institucionet e Kosovës, me asistencë teknike nga UNICEF, OBSH dhe Agjensionet e KB, partnerët dhe donatorët që të punohet në drejtim të përpjekjeve koherente dhe të përbashkëta me qëllim të ofrimit të një ambienti të favorshëm politik për përmirësim të ZhShF & M së fëmijëve në Kosovë.

Page 29: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014 29

4. ReferencatCarneiro, P. e Heckman, J.J., “Human capital policy”, NBER Working Paper No. w9495, Cambridge MA, February 2003.

Irwin, L.G., Siddiqi, A., Hertzman, C., Early child development: A powerful equalizer, Final Report for the World Health Organization’s Commission on the Social Determinants of Health, 2007.

Kosovo Ministry of Education, Science and Technology. Early Learning Development Standards for children age 0 – 6. Prishtinë/Priština, Kosovo, 2011.

Kosovo Ministry of Education, Science and Technology Kosovo Education Strategic Plan 2011-16. Prishtinë/Priština, Kosovo, 2011.

Leadsom, A., Field, F., Burstow, P., Lucas, C.,The 1001 Critical Days. The Importance of the Concep-tion to Age Two Period. A cross-party Manifesto, 2013.

Jeckaite, Assessment of the safety and quality of hospital care for mothers and newborn babies in Kosovo, Prishtina, Kosovo, 2011.

Jednoróg, K., Altarelli, I., Monzalvo, K., et al., “The influence of socioeconomic status on children’s brain structure”, PLoS One, August 2012, 7(8): e42486.

Kosovo Agency of Statistics. 2014. 2013-2014 Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo Multiple Indicator Cluster Survey, Final Report. Prishtinë/Priština, Kosovo

Kosovo Agency of Statistics. 2014. 2013-2014 Kosovo Multiple Indicator Cluster Survey, Final Report. Prishtinë/Priština, Kosovo.

The Kosovo Agency of Statistics. UNDP (2010). Kosovo Human Development Report 2010. Kosovo.

Lazzerini M. Quality of Pediatric Hospital Care in KOSOVO: findings from a standardized evaluation. Mission report for WHO Office in Pristina. November 2014.

Ministry of Health (2009). Health Sectorial Strategy 2010-2014. Kosovo.

Ministry of Health (2011). Strategy for Mother, Child, Adolescent and Reproductive Health. Kosovo.

Ministry of Health (2014). Draft Report on perinatal situation in Kosovo - 2014.

Partnership for maternal newborn child and adolescent health. the continuum of care. (http://www.who.int/pmnch/about/continuum_of_care/en).

Tamburlini G, Velea R. ECD in the European Region: needs, trends and policy developments. WHO Regional Office for Europe, 2014.

UNICEF (2013). Committing to Child Survival: A Promise Renewed, Progress Report 2013. New York, USA.

UNICEF Regional Office (2014). Implementation framework for home visiting, 2014.UNICEF (2014). Kosovo Road Map for Home Visiting, 2014.

UNICEF (2009). Antenatal Care in Kosovo – Quality and Access. Pristina, Kosovo.

UNICEF and National Institute of Public Health (2010). Nutritional Survey of Pregnant Women and School Children in Kosovo. Pristina, Kosovo.

Page 30: PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË · PDF fileKrijimi i ambientit të favorshëm politik për përmirësimin e shëndetit, zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve në Kosovë*

30 PËRMBLEDHJE E TË GJETURAVE BAZUAR NË STUDIMIN AGTSh TË VITIT 2014

UNICEF Regional Office (2012), Securing the foundations of human development, policy brief, 2012.

UNICEF (2013). Maternal and child health in Kosovo: A way forward.

Vos T, Barber RM, Bell B et al. Global, regional, and national incidence, prevalence, and years lived with disability for 301 acute and chronic diseases and injuries in 188 countries, 1990–2013: a system-atic analysis for the Global Burden of Disease Study 2013, Lancet 2015.

Walker, S.P., Wachs, T.D., Grantham-McGregor, M., et al.,  “Inequality in early childhood: risk and pro-tective factors for early child development”, The Lancet, 2011, 378(9799), 1325-1338.WHO, “Closing the gap in a generation: health equity through action on the social determinants of health”, Final Report of the Commission on Social Determinants of Health, Geneva 2008.

WHO European Office for Europe. Report on training Effective Perinatal Care, Pristina, Kosovo, No-vember 2010.

WHO (2013). Health 2020; A European Policy Framework.WHO (2014). Investing in children: The Euro-pean Child and Adolescent Health Strategy.

WHO/UNFPA/UNICEF Beyond the Numbers Technical workshop.Developing national programmes for Maternal near-miss reviews and clinical guidelines in Kosovo.Pristina, 24th November- 27th November 2014.

WHO Adolescent pregnancy.http://www.who.int/maternal_child_adolescent/topics/maternal/adole-scent_pregnancy/en) (accessed June 30, 2015)