portfolio nga gentrit kastrati

50
Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA” Fakulteti i Edukimit Drejtimi: Teknologji- Informatikë Lënda: SHKOLLA DHE KOMUNITETI Portfolio 2014 Gentrit Kastrati Prishtinë 4/6/2014

Upload: gentrit-kastrati

Post on 22-Jan-2018

1.010 views

Category:

Education


12 download

TRANSCRIPT

Page 1: Portfolio nga gentrit kastrati

Universiteti i Prishtinës “HASAN PRISHTINA” Fakulteti i Edukimit

Drejtimi: Teknologji- Informatikë

Lënda: SHKOLLA DHE KOMUNITETI

Portfolio

2014

Gentrit Kastrati

Prishtinë

4/6/2014

Page 2: Portfolio nga gentrit kastrati

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I EDUKIMIT

Lënda: Shkolla Dhe Komuniteti

Studenti Profesoresha

Gentrit KASTRATI Arbërore BERISHA

Prishtinë 2014

Page 3: Portfolio nga gentrit kastrati

Shkolla-Familja-Komuniteti

Elaborimi i nocioneve

themelore

Page 4: Portfolio nga gentrit kastrati

Shkolla-Familja-Komuniteti

Elaborimi i nocioneve themelore

Nocioni bashkëpunim dhe nocionet e përafërta

Nocioni shkollë

Nocioni familje

Nocioni komunitet

Page 5: Portfolio nga gentrit kastrati

Nocioni Bashkëpunim

Ky nocion është sinonim I nocionit partneritet apo edhe

nocionit kooperim e krahasim.

Domethënia e këtij nocioni është “punë e përbashkët me

dikë tjetër për të kryer një punë”

Bashkëpunimi edukativ ka kuptimin e involvimit të

shumë faktorëve në procesin e edukimit, factorë këta të

cilët mund të jenë “të planifikuar dhe të paplanifikuar, të

kontrolluar e të pa kontrolluar, të vazhduesëm apo të

përhershëm, shoqëror apo individual” e që synojnë

realizimin e qëllimeve të edukimit

Page 6: Portfolio nga gentrit kastrati

Nocioni shkollë

Shkolla është institucion me organizim të veqantë,

detyra kryesore e sëcilës është realizimi I qëllimeve dhe

detyrave të procesit të edukimit

Struktura organizative themelore e shkollës

përbëhet nga mësimi obligativ, aktivitetet e lira

jashtëmësimore, aktivitetet e tjera.

Shkolla përbëhet nga kjo strukturë:

Nxënësit

mësimdhënësit

udhëheqësit e shkollës /drejtori, zv.drejtori,

ndihmësdrejtori, udhëheqësi I sektorit etj.

Punëtorët administrativë/ sekretari, referenti etj.

Shërbimi I konsulencës/ psikologu, pedagogou,

mjeku, punëtori social, biblotekarët, nutricionisti etj.

Punëtorët teknikë ndihmës/ higjienistët etj.

Kategorizimi i shkollave mund të bëhet mbi bazën e

kritereve të ndryshme. Kështu:

Nëbazë të nivelit të shkollës kemi:

Shkollat fillore,

Shkollat e mesme dhe

Shkollat e larta.

Në bazë të karakterit të arsimit paraqiten:

Shkollat e përgjithshme dhe

Shkollat profesionale.

Page 7: Portfolio nga gentrit kastrati

Në bazë të kategorive të nxënësve kemi klasifikimin:

Shkolla për fëmijë

Shkolla për të rinjë dhe

Shkolla për të rriturit.

Struktura e sistemit arsimor në Kososvë

I. Arsimi parashkollor apo shkalla 0 në këtë grupmosh

përfëshihen fëmijët 0,9 muaj deri në 6 vjet.

II. Arsimi fillor I obligueshëm apo shakalla 1 e arësimit

realizohet në klasat I-V . Dhe përfëshin fëmijët e

grupmoshës 6-11vjeçare

Arsimi imesem I ulët-shakalla 2, është faza e dytë e

arsimit të obligueshëm, që realizohet në klasa VI-IX, ku

përfëshihen fëmijët e moshës12-15 vjeç.

III. Arsimi I mesëm I lartë- është shkalla 3 e arsimit dhe

realizihet në klasat X-XII, ku përfëshihen fëmijët 15-18

veç

IV. Arsimi I lartë- përshkallëzohet në tri nivele si:

Studimet themelore- bachelor sëpaku 3 vjeçare,

Studime master kryesisht studime 2 vjeçare dhe

Studimet e doktorratës me kohëzgjatje 3 vjeçare.

Page 8: Portfolio nga gentrit kastrati

Nocioni Familje

Në literaturën sociologjike, atë pedagogjike e psiko-

logjike hasim përkufizime të shumta përkitazi me

nocionin familje. Familja bashkëkohore është grup

themelor shoqëror, celul e shoqërisë e cila themelohet

me martesen e individëve të gjinive të ndryshme me

qëllim të plotësimit të nevojave jetësore-biologjike,

emotive, ekonomike, sociale dhe educative të anëtarëve

të saj.

Nocioni Komunitet

Fjala komunitet është emertim I përbashkët për të gjitha

format e ndërlidhjes dhe integrimit të njerëzve.

Komuniteti nënkupton:

1. Bashkësinë e përbërë nga disa anëtarë /familja, grupi I

interest /-komunitet I vogël

2. Bashkësia me përbërje më të madhe të pjesëtarëve

/bashkësitë apo institucionet educative-arsimore,

shëndetësore, politike, ushtarake, të emergjencës etj./

- komunitet i mesëm

3. Bashkësinë me përfëshirje shumë të madhe të

pjesëtarëve /banorët e një krahine apo shteti,

pjesëtarët e një etniteti, basimëtarët e konfesionit të

caktuar fetar. etj/-komunitet i madh

Page 9: Portfolio nga gentrit kastrati

Filozofia e Bashkëpunimit

Shkollë-Familje-Komunitet

Filozofia tradicionale

Filozofia “me në qendër fëmija”

Page 10: Portfolio nga gentrit kastrati

Filozofia tradicionale

Bashkëpunimi tradicional i factorëve përmbrenda shkollës

karakterizohet me hierarkinë e kompetencave të

gjithëmbarshme përkitazi me këtë çshtje. Nxënësi nuk

përfshihet si subjekt në partneritetin ani pse është në fokus të

partneritetit. Faktorët jashtë shkollës involvohen në

bashkëpunim të udhëhequr nga shkolla. E drejta për inciativa,

realizim e mbikqyrje po edhe vleresim të bashkëpunimit me

familjen dhe bashkësinë është kryesisht i shkollës Faktorët e

jashtëm e jashtëm, familja dhe bashkësia ndihmojnë realizimin

brenda kompetencave të parapara me dokumentacionin

përkatës të shkollës dhe interesave më të larta arsimore

Filozofia “me në qendër fëmija”

Partneriteti përbrenda shkollës, dhe I shkollës me faktorët

familje dhe komuniteti I bazuar në filozofinë “me në qendër

fëmija”, proklamon dhe realizon inkluzionin multifunksional.

Faktori shkollë me tërë stafin përgjegjës për edukimin e

nxënësve, vet nxënësit por edhe familja e komuniteti

përfshihen në procesin e partneritetit , që nga faza nismëtare e

deri te përfundimi I tij. Partneriteti Bazohet mbi të drejtën e

secilit faktorë edukativ për pjesëmarrje në këtë proces , të

parapara me dokumentacionin pedagogjik e zyrtar përkatës

Page 11: Portfolio nga gentrit kastrati

Krahasimi i Filozofis tradicionale ndaj asja “me ne qendër

nxënësi”

Krahasimi I epilogut edukativ dhe social nga partneriteti

tradicional dhe partneriteti I bazuar në filozofinë “me në qendër

nxënësi” na jep të drejtën të konstatojmë se partneriteti

tradicional jep fryte edukative e sociale dukshëm më të dobëta

se sa partneriteti I bazuar në filozofinë “me në qendër nxënësi”.

Familja dhe bashkësia në shkollën ku edukohen fëmijët dhe

shkolla në familjen e nxënësit dhe komunitetin ku jeton e për të

cilin përgatitet është rruga e vetme e ngritjes së cilësisë së

edukimit të institucionalizuar dhe atij familja e komunitar.

Shkolla Tradicionale

Shkolla bashkëkohore

Page 12: Portfolio nga gentrit kastrati

Qëllimet dhe objektivat e

bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 13: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat

Qëllimet e bashkëpunimit midis fakëtorëve edukativë

shkollë-familje-komunitet

Bashkëpunimi midis fakëorëve partnerialë

Përcaktimi I qëllimeve dhe objektivave për realizimin e

partneritetit

Ridefinimi I qellimeve dhe objektivave partneriale

Fushat dhe format e bashkëpunimit shkollë-familje-

komunitet

Konceptet kryesore

Synim,synim edukativ, pikësynim, pikësynim edukativ, qëllim,

qëllim edukativ, objektiv dhe objektiv edukativ.

Klasifikimi dhe përvijimi i qëllimeve e objektivave të

partneritetit shkollë-familje-komunitet.

0 Bazuar në konstatimin e shkencës së pedagogjisë se vartësishtë nga

fushëpërfëshirja dhe pikësynimi edukativë dhe realizueshmëria kohore i

diferencojmë qëllimet e edukatës si në vijim:

Sipas kriterit fushëpërfshirje educative dallojmë:

Qëllimet edukative të përghithëshme.

Qëllimet edukative të veçanta.

Qëllimet edukative konkrete.

Sipas dimenzionit kohor paraqiten qellimet si në vijim:

Qëllimet edukative më të largëta.

Qëllimet edukative më të afërta.

Qëllimet edukative afatgjata

Qëllimet edukative afatshkurtëra.

Page 14: Portfolio nga gentrit kastrati

Qëllimet edukative, edhe pse të shkoqitura në bazë të kritereve të ndryshme, e për arsye të

një shtjellimi më të hollë, në praktikë educative janë në ndërlidhje dhe kushtëzim reciprok.

Qëllimet e përgjithshme të bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet

Do t’i veçojmë disa nga qëllimet e përgjithshme të partneritetit shkollë-familje-

komunitet.

Vendosja dhe realizimi i bashkëpunimit cilësor midis shkollës dhe komunitetit dhe demokratizimi i formave të partneritetit. Bashkëpunimi vështrohet, konsiderohet e trajtohet si process dinamik dhe i vazhdueshëm.

Arrihet shkallëmë e lartë e integrimit shollë-familje-komunitet Shkolla bëhet faktorë I ndryshimeve në familje dhe zhvillimeve në komunitet Komuniteti të ketë ndikim në zhvillimet dhe avancimet në shkollë. Familja si komunitet me rëndësi parësore edukative e shoqërore, të bashkëpunoj me shkollen si institicion të rëndësishëm të edukimit të institucionalizuar. Faktorët bashkëpunues të hartojnë politika për përmirësimin e bashkëpunimit. Vetëdijësimi i faktorëve bashëpunues. Shkolla dhe komuniteti në relacion me familjen e për familjen

bashkëpunuese

Vendosja e bashkëpunimit të mirëfillët dhe konstruktiv shkollë-familje-

komunitet të krijojë shanse për zhvillimin dhe formësimin e

personalitetit të nxënësit.

Njohja e personalitetit të nxënësit të bëhet edhe mbi bazën e

bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet.

Bashkëpunimi shkollë-familje të ofrojë mundësi të njohjes më të thellë

të familjes së nxënësit.

Shkolla të mbështesë procesin edukativ edhe mbi specifikat e kontekstit

familijar të nxënësit.

Bashkëpunimi shkollë-familje-komunitet hap rrugët e njohjes dhe

përmirësimit të pozites socio-kulturore të familjes në komunitet

Page 15: Portfolio nga gentrit kastrati

Familja dhe komuniteti në relacion me shkollën e për një shkollë bashkëpunues

Involvimi I qëllimshëm dhe cilësor I familjes dhe komunitetit në funksionet vitale të shkollës

Fuqizimi dhe kompletimi i funksionit edukativ të shkollës. Vlerësimi dhe përmirësimi i positës së arsimtarit në funksionet e

shkollës, në procesin mësimor dhe në komunitet.

Vlerësimi dhe ndihmesa në procesin e mësimëdhënies-mësimnxënies.

Ndihmesë në drejtim të pozicionimit cilësishtë të ri të nxënësit në procesin mësimor dhe jetën shkollore e komunitare

Rivendosje e mardhënieve kualitetesh të reja midis dy faktorëve esencial të procesit edukativ dhe mësimor

Përmirësimi i infrastrukturës së shkollës

Involvimi i shkollës në jetën komunitare dhe për një komunitet bashkëpunues

Hapja e shkollës ndaj komunitetit. Të ushtruarit e ndikimit të shkollës në komunitet. Shkolla në ndihmë të komunitetit. Përmirësimi i funksioneve të komunitetit në relacion me familjen dhe shkollën.

Ngjallja e interesimit të komunitetit ndaj shkollës, problemeve dhe vështirësive të shkollës

Ngritja e gatishmërisë së komunitetit për të ndihmuar shkollën Sensibilizimi I shoqërisë vendimmarrëse për nevojat e shkollës. Identifikimi i nevojave dhe mundësive të komunitetit dhe ndryshimet korrikulare.

Përfshirja- si process i përmirësimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit. Përmirësimi i funksionit dhe imazhit edukativ e shoqëror të shkollës Funksionalizimi i lidhjeve shkollë-jetë dhe teori-praktikë. Ofrimi i shërbimeve tjera në ndihmë të familjes dhe komunitetit.

Qëllimet dhe objektivat e partneritetit janë boshti kurrizor i këtij procesi multifaktorial rreth të cilit zhvillohet i gjithë procesi i partneritetit reciprok midis këtyre faktorëve.

Page 16: Portfolio nga gentrit kastrati

Rëndësia dhe rezultatet e

pritshme

të bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 17: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat

Njohja me rëndësinë e bashkëpunimit midis faktorëve primarë të

edukimit të fëmijëve nxënës.

Të kuptojmë se çfarë rëndësie ka bashkëpunimi për secilin faktor veç e

veç.

Të angazhohen personalisht për jetësimin e partneritetit në mjedisin e

tyre.

Të jetësojnë partneritetin gjithnjë duke I vetëdijësuar të tjerë për

rëndësinë që ka për të gjithë.

Konceptet kryesore

Rëndësia e bashkëpunimit, vetëdije partneriale, detëdijesim për rëndësinë e

bashkëpunimit, vlerësimit/vleftësim/ i rëndësisë së partneritetit.

Rëndësia e bashkëpunimit për nxënësin

Nga bashkëpunimi i mirëfilltë i factorëve shkollë-familje-komunitet pritet të

realizohet qëllimi më i përgjithshëm dhe fundamental i edukatës- zhvillimi i

tërsishëm i personalitetit, /zhvillimi dhe edukimi i potencialit gjenetik dhe

shfaqja maksimale e tij.

Bashkëpunimi midis faktorëve socialë dhe institucionalë të edukimit të

fëmijëve nxënës konsiderohet njëri ndër kushtet më esenciale të fuqizimit të

këtyre fakëtorëve,njëri ndër kushtet esenciale të mbarëvajtjes së procesit të

edukimit të fëmijës nxënës në familje dhe në shkollë dhe përfshirjes së

suksesshmetë tyre në jetën komunitare.

Rëndësia e bashkëpunimit për shkollën

Familja dhe komuniteti arrijnë të njihen më mirë si dhe të kuptojnë, të

mbështesin dhe përmirësojnë pozicionin dhe funksionet e shkollës. Kjo arrihet

kur faktorët jashtëshkollorë njihen me politikat e bashkëpunimit të shkollës me

familjen dhe komunitetin e në funksion të rolit edukativ dhe të roleve të tjera

të shkollës; Mundësohet që faktorët partnerial jashtëshkollorë të ndikojnë në

përmirësimin e përmbajtjes së bashkëpunimit me shkollën; Shenohen e

Page 18: Portfolio nga gentrit kastrati

realizohen rrugët e frytshme të bashkëpunimit multifaktorial, përqendërohen

në format më efikase në bashkëpunimit me shkollën.

Mësuesi/arsimtari bashëpunues me autoritet të qendërueshëm, të ndërtuar

mbi punën, sjelljet dhe veprimtarinë e tij, bëhet shembull në rrugën e zhvillimit

dhe edukimit të nxënësit. Përmbajtjet mësimore aplikohen me metodologji

përkatësedhe me këtë mundësojnë nxëniemë e fektive.

Partneriteti me familjen dhe komunitetet e ndryshme si p.sh. : ato të bizneseve

apo OJQ me projekte humanitare, ndihmojnë përmirësimin e kushteve të

shkollës; Aktualizojnë dhe mundësojnë funksionalizimin e njohurive të

nxënsëve dhe imazhit shoqëror të shkollës, ndihmohet procesi i involvimit të

mirëfiltë të fëmijëve me aftësi të kufizuara në jetën shkollore dhe më gjerë.

Zvogëlohet numri i nxënsëve që braktisin shkollën dhe nxënsëve mungesëtarë,

etj.

Page 19: Portfolio nga gentrit kastrati

Rëndësia e bashkëpunimit për familjen

Familja arrin të njohë fëmijën të hulumtojë dhe të kuptojë shkaqet e

vështirësive në nxënie; Familja kërkon dhe gjen, qoftë edhe në bashkëpunim

me ekspertët përkatës,arsyen e sjelljeve të papërshtatshme apo devijante të

fëmijës.

Familja bashkëvepruese dhe ndërvepruese bën që të sigurohet një ambient më

i rehatshëm mbeshtetës dhe më i sigurtë për fëmijën. Kjo rezulton me

vendosje të mardhënieve të humanizuara familjare dhe me këtë pritet që

fëmija të jetë më komunikatv, pra i hapur, më kooperativ, më kritik, më i

gatshëm për vetëvlerësim, i guximshëm gjatë vlerësimit dhe fleksibil. etj.

Rëndësia e bashkëpunimit për komunitetin

Rëndësia e partneritetit shkollë-familje-komunitet dhe për komunitetin është e

pakontestueshme. Në vijim do të përpiqemi të shkoqisim disa nga dobitë që

mundë t’i ketë komuniteti nga partneriteti me shkollën dhe familjen;

Duke realizuar bashkëpunim krijohet një imazh pozitiv për komunitetin

respektivisht komunitetet e veçanta si njësi sociale të hapura dhe të gatëshme

për kooperim me familje dhe shkollën; Rritet besimi i shkollës dhe familjes në

komunitetin si faktor që kontribuon në përmirësimin e cilësisë së edukimit.

Komuniteti bashkëpunues, me ndihmën e shkollës dhe familjes mundë të

zhvilloj aktivitete të ndryshme të rëndësishme e të dobishme për të gjithë

Nëse realizohet partneriteti gjatë shkollimit të nxënsëve komuniteti do të ketë

mundësi të ndihmojë fëmijët në nevojë, ndihmë kjo me interes edhe për

komunitetin.

Partneriteti është proces shumëkahësh dhe I rëndësishëm për edukimin

familjar dhe shkollor e komunitar të fëmijës nxënës, është i rëndësishëm për

mirëvajtjen e procesit edukativ.

Page 20: Portfolio nga gentrit kastrati

Faktorët e bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 21: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat

Nga mbarështrimi i problematicës në fjalë pritet që lexuesit:

Të marrin dhe kompletojnë informacionet për faktorët bashkëpunues,

shkollën, familjen, komunitetin

Të kuptojnë karakteristikat specifike të secilit factor veç e veç

Të vetëdijësohen për mundësitë e bashkëpunimit midis faktorëve të

caktuar.

Të kuptojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit.

Të vlerësojnë qasjen ndaj bashkëpunimit midis faktorëve dje dhe sot.

Të përgatiten për jetësim të partneritetit shkollë-familje-komunitet.

Konceptet kryesore

Sistem arsimor, shkolla, familja, komunitet.

Partneriteti midis shkollës-familjes Dhe komuniteti doemos ndodh. Faktorët eduketivë, si subjekte dhe mjedise, vetëvetiu, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijëshme apo të pa- qellimshme, qoftë edhe në mënyrë të tërthotët puqen në fëmijën nxënës,të quajtur ”epiqendër me fuqi të madhe tërheqëse” Që kjo fuqi tërheqëse të jetë centrifugal dhe ti bashkojë të gjithë në epiqe- ndrën e përbashkët fëmijën nxënës në mirërritjen dhe edukimin e drejtë të tijë , faktorët duhet të arrijnë nashkëpunim.

Faktorët bashkëpunues

Bashkëpunimi si proces ndodh dhe përfshinë tërësisht sistemin shkollor të vendit të caktuar e në rastin tonë, të shtetit të Kosovës.

Shkolla –faktor i bashkëpunimit Shkolla sipas Hajrullah Koliqit “është institucion më shqyrëtues, më i

organizuar dhe më professional i arsimit dhe i sistemit arsimor, ku realizohet

mësimi”.

Page 22: Portfolio nga gentrit kastrati

Shkollat në Kosovë zakonisht ndahen në tri shkallë : fillore, të mesme, të larta ; për nga natyra e më-

simit , ato ndahen në shkolla për arsimin e për- gjitshëm dhe shkolla për arsimin professional;

për nga mosha: shkolla për fëmijë, për të rinjë, dhe për të rriturit; Për fëmijët me nevoja të veç-

anta : shkolla special; si dhe shkollat ambulante/lë- vizëse/, shkollat me korrespondencë,radio/TV/shkolla .

Shkolla dhe Stafi

Kështu shkolla në përbërje ka stafin specific si:

Tiparet e mësuesit/arsimtarit

Kështu sipas Bardhyl Musait,tiparet psikologjike të mësuesit e që nënkuptonte

edhe të arsimtarit janë: Personaliteti , Qëndrimet, Përvoja, Rezultetet.

-Stafin pedagogjik, -edukativ e arsimor, -mësues klase, -arsimtar, -kujdestarklase.

Konsulenca Profesionale

Stafi Drejtues Stafi Administrativ

Stafi Teknik

Pedagogu

Psikologu

Drejtori Sekretari Mirëmbajtësi

t e shkollës

Mjeku

Zv.Drejtori Ass. i Adminis.

Page 23: Portfolio nga gentrit kastrati

Tiparet kulturore dhe shkencore

Sjelljet e kulturuara/ në shkollë, e në mjediset tjera sociale dhe me factor ët partnerialë jashtëshkollor.

Kulturë e përgjithëshme, Kulturë pune intelektuale dhe shkencore-shkathtësi akademike. Njohuri profesionale, shkencore e hulumtuese etj.

Tiparet profesionale- profesionalizimi

Dije profesionale. Shkathtësi e shprehi profesionale. Përgatitje pedagogjike, didaktike dhe metodike. Aftësia krijuese dhe frymë inovatore.

Tiparet bashkëpunuese

Komunikativ Empatik Objektiv Nxitës, mbështetës Optimist I sinqertë Vizionar Racional Bashkëpunues Aftësi organizative Qëndrim kritik dhe vetëkritik

Tiparet e mësuesit që e vështirësojnë partneritetin me prindërit Mosbesimi/në vetëveten apo në partnerët e tjerë. Mungesa e gatishmërisë/mësuesi nuk ndihet i gatshëm emocionalisht dhe me informacione e vullnet për partneritet.

Mosrespekti/ ndaj vetes por edhe ndajpartnerëve tjerë. Jo sinqeriteti/mësuesi i mbyllur. Komunikimi jocilësor/përdorimi i urdhërit gjatë komunikimit me nxënësin dhe të tjerët në shkollë,por edhe përdorimi i urdhëresës karshi prindit apo faktorëve komunitarë.

Page 24: Portfolio nga gentrit kastrati

Kujdestari i Klasës

Krahas funksionit mësimor, si funksion parësor që ka arsimtari, është edhe ai i kujdestarit të klasës. Roli I tij është me rëndësi parësore për mirëvajtjen e proc-esit mësimor, për rritjen e efektivitetit të mësimdhënies dhe mësimnxënies, fisnikrimit të rolit edukativ të shkollës, gjithnjë në fokus nxënësi. Është njëkohësisht bartës i procesit të bashkëpunimit me strukturat e shkollës dhe konsulencën profesionale në shkollë, me familjen dhe komunitetin Disa nga funksionet vitale e kujdestarit të klasës janë: Funksioni pedagogjik/përcjell dhe ndihmon zhvillimin e secilit/ nxënës / sukseset,mossukseset, problemet.

Tipat e mësuesve

Tipi

Autoritar

Tipi

Logotrop

Tipi

Demokrat

Tipi

Indiferent

Tipi

Pedotrop

Flet vet,

drejton

veprimtari

në e

nxënsëve,

nuk është

tolerant në

shkallën e

duhur,

është

strikt, i

prerë në

mënyrë

kategorike.

etj

Organizator

I mirë, nxitë

nxënësit për

punë, i për-

krah,kërkon

nga ataduke

I respektuar

njëkohësish

t, shprehë

frymën

demokratik

e, krijon

mundësi të

ngrohtë në

klas etj.

Nuk ndjen,

as nuk shfa-

q kënaqësi

për arritjet,

për përgji-

gjet e godi-

tura,nuk

shfaq as

shqetësim

për çrregu-

llim dhe

mungesat

që ndodhin

në klasë.

etj.

Karakterizohet me orie-

ntim të the-ksuar shke-

ncor, shmangpër-

gjegjësit e tjera pedag-ogjike ndaj nxënësitdhe faktorëve tjerë të rën-dësishëm për edukim në partneri-tet me shkollën

Është tejet i interesuar

për nxënësit.

Krijon afërs-inë me ta,

ju jep liri, I nxit për punë, studim, drejtë pavarsisë. Preokupimi i mësuesit pedotrop është nxënësi.

Page 25: Portfolio nga gentrit kastrati

Kryen detyrën prej këshilluesit me nxënësit/ individualisht, në grup,me klasën tërësisht. Nxit dhe orienton procesin e formimit të bashkësisë së klasës dhe udhëheqjes së klasës. Ndihmon realizimin e aktiviteteve të nxënsëve Brenda dhe jashtë shkollës. Planifikon, merr pjes, vlerëson eskurzionet mësimore dhe aktivitetete tjera jashtëshkollore mësimore apo të lira të të nxënsëve Nxit angazhimin e nxënsëve në aktivitetet komunitare si në akcionet: ndihmë fëmijëve në nevojë, kujdesi ndaj personave në moshë të tretë e të strehuar në shtëpi të pleqëve, kujdesi ndaj fëmijëve bonjakë etj. Funksioni organizativ dhe kordinues/ koordinon dhe harmonizon punën dhe masat e kërkesat e të gjithë stafit mësimor karshi nxënsëve Udhëheq dhe bashkpunon me këshillin e klasës. Koordinon dhe udhëheq punën plotësuese me nxënësit. Përcjell ngarkesën e gjithëmbarshme të nxënësit/ në mësim, në aktivitetet e lira. Koordinon punën me stafin e konsulencës profesionale. Bashkëpunon me prindrit, familjen dhe komunitetin.

Funksioni administrative/administron dokumentacionin pedagogjik të klasës. Mbikqyr punën në dokumentacionin tjetër të nxënësit në shkollë. Evidenton dhe mbikqyr transferin e nxënësit nga shkolla amë në shkollën tjetër dhe bën disa detyra tjera të natyrës administrative. Bashkëpunimi me prindrit-familjen-komunitetin/ vendos kontaktet midis shkollës dhe prindërve-familjes-komunitetin. Arrinë ti njohë karakteristikat individuale të secilit nxënës dhe krijon raporte të besimit, respektivisht dhe aftësisë emocionale me nxënësit qa sa të ndihen të orientuar drejt dhe të mbështetur nga kujdestari I klasës. Trajton individualisht secilin nxënës Kërkon ndihmë profesionale për zgjidhjen e problemeve të nxënsëve veç e veç Përcjell dhe hulumton rrethanat familijare dhe komunitare në të cilat nxënësi jeton, rritet dhe edukohet. Sipas nevojës, bashkëpunon me konsulencën profesionale, me shkollën dhe më gjerë, me qëllim të përmirësimit të mundshëm të rrethanave të jetës dhe të edukimit si dhe parandalimin apo zbutjen e pasojave nga mjedisi jetësor jogjegjës.

Page 26: Portfolio nga gentrit kastrati

Shërbimi professional në shkollë-faktor bashkëpunimi Funksioni pedagogjik I shkollës dhe I factorëve të tjerë të edukimit e të socializimit fuqizohet në bashkëpunim me shërbimin professional në shkollë. Në kornizat e këtij shërbimi hyjnë:

Nxënësi në shkollën bashkëpunuese-faktor i ndryshimeve

Nxënësi, kryesia e klasës është ndihmëse e mësuesit,arsimtarit të lëndës së vacantë, kujdestarit të klasës në procesin mësimor dhe tjetër deri te krizat në klasë.

Nxënësi, kryesia e klasës është zëdhënëse e klasës në shkollë. Përfaqëson interesat, intencat, problemet, shqetësimet, krizat apo aspiratat dhe sukseset e veçanta të nxënsëve të klasës etj.

Nxënësi apo kryesia e nxënsëve të klasës, është zëdhënëse e shkollës e për komunitetin.

Nxënësi , grupi a grupet e nxënsëve të klasës apo të shkollës janë menaxhues dhe vlerësues të projekteve.

Familja- faktor i partneritetit

Familja ka funksion emotiv. Familja ka funksion mbrojtës. Familja ka funksion social. Familja ka funksion edukativ/pedagogjik.

Shërbimi pedagogjik

Shërbimi i psikologut

Shërbimi teknik

Shërbimi i biblotekës

Shërbimi shëndetësor

Pedagogu i shkollës

Psikologu Mjeku Punëtori i biblotekës

Eksperti për programim

Pedagogu social

Pedagogu special

Psikologu i shkollës

Psikologu social

Stomatologu

Defektologu

Eksperti për kompjuteristi.

Page 27: Portfolio nga gentrit kastrati

Prindi bashkëpunues ka këto tipare:

Komunikativ, në mënyra të ndryshme shpreh mendimet dhe porosit e tij. I hapur, nuk i refuzon por i pranon mesazhet nga të tjerët, nga partneri apo fëmija nxënës me mësuesin. Etj

Vlerësues, reagon me arsye përkitazi me informacionin jo etëm të dërguar por edhe të pranuar nga dëgjuesi.

Meditues, mendon për informacionet e pranuara nga dëgjuesi… Aktiv, ashtu që ndërmerr hapa konkret për të zgjidhur situateën e caktuar brenda familjes, Brenda shkollës , apo në atë komunitar.

I gatshëm për ndryshime dhe riparime, me qëllim që të përmirësohet partneriteti dhe të zgjidhet sa më mirë situate e caktuar.

Sistematik në punën e tij nuk mbizotron mendimi se partneriteti përfundon me përmbylljen e një cikli partnerial.

Partneriteti i stafit pedagogjik të shkollës/mësuesit, arsimtarit, kujdestarit të klasës me familjen Duke u bazuar në literatureë shkencore dhe në dokumentet zyrtare mund të konstatojmëse partneriteti i shkollës me familje dhe komunitetin skjaron:

1. Hartimin e programeve për partneritet efektiv. 2. Gatishmëri dhe krijim të kushteve për realizimin e komunikimit të palëve

në partneritet. 3. Humanizimin e bashkëpunimit drejt bashkëpunimit të

qendërueshëm/drejtësia dhe barazia/. 4. Definimin e qartë të parametrave/roleve,përgjegjësive dhe obligimeve/

për dhe gjatë bashkëpunimit. 5. Partneritetin transparent/problemet kanë përparësi, problemet

shqyrtohen publikisht. 6. Partneritetin dinamik me intenca të zgjidhjes së problemeve dhe

zhvillimeve positive. Partneriteti i mirëfilltë midis partnerëve të përhershëm por edhe me partnerët e përkohshëm konsiston në angazhimin e tyre të përafrojnë , qëllimet, pikpamjet për metodologjinë e realizimit të partneritetit. Shkolla duhet të jetë faktori më përgjegjës për nxitjen,mbështetjen, udhëheqjen, monitorimin dhe vlerësimin e përparimin e procesit të partneritetit, por gjithnjë në bashkëpunim me faktorët e tjerë partnerialë. …

Page 28: Portfolio nga gentrit kastrati

Procesi dhe cikli i

bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 29: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat:

Njohja dhe kuptimi i nocioneve kryesore.

Çka është procesi dhe cikli i partneritetit.

Etapat e partneritetit, fazat e ciklit të partneritetit dhe

ndërlidhja e kushtëzuar midis tyre.

Përgatitja dhe përfshirja në procesin dhe ciklin e vacantë të

partneritetit.

Sygjerimet dhe riparimet e procesit apo ciklit të partneritetit.

Nocionet kryesore

Proces, proces i partneritetit, cikël i partneritetit.

Partneriteti zhvillohet krahas e në ndërthurje me procesin e edukimit shkollor,

atij familijar dhe komunitar. Ky synon të ngritë efikasitetin pedagogjik të

faktorëve dhe mjediseve edukative e sociale të fëmijëve nxënës.

Procesi i partneritetit fuqizohet me gjithëpërfshirjen e mirëfilltë të përbërsëve

të punës edukative e me arritjen e qellimeve të fokusuara të partneritetit

Procesi i partneritetit Procesi i partneritetit kuptohet si një Rrugëtim me nismën, zhvillimin dhe përfundimin e tij, e me qëllim që faktorët bashkëpunues të zgjidhin çësh- tjen e edukimit cilësor të fëmijës, nxënës dhe rritjes së funksionit pedagogjik e social të fami-

ljes e komunitetit- fokus ky i partneritetit.

Partneritetin duhet ta kuptojnë si dimension të punës Pedagogjike, të shkollës, i cili zhvillohet si proces i pandërprerë dhe i njësuar e përmes të tri etapave që ndërlidhen ngushtë midis vetes.

Page 30: Portfolio nga gentrit kastrati

Etapa e parë- Etapa fillestare Kjo etap ngërthen komunikimin përgatitor dhe fillestar midis shkollës që pretendon dhe e përfshin fëmijën në këtë proces institucional pedagogjik, familjes që pre- tendon ta regjistroj dhe e regjistron fëmi- jën në shkollën e caktuar dhe fëmijës potencial për të qenë nxënës apo fëmijësnxënës dhe komunitetin gjithnjë reciprokisht. Prindërit e fëmijëve, që regjistrohen në klasën e parë të shkollëa fillore kanë për detyrë:

Të interesohen për afatin e dhe kushtet e regjistrimit.

Të dërgojnë fëmijën në shkollën fillore për ta njohur dhe familjarizuar me mjedisin shkollor…

Prindërit, familja dhe komuniteti duhet të punojnë që kontakti i fëmijës me konsulencën profesionale të shkollës- pedagogun e psikologun të realizohen natyrshëm, me qëllim që fëmija të mos frustrohet që në fillesat e shkollimit.

Etapa e dytë

Konsiderohet si faza e implementimit të partneritetit. Kjo fazë zgjat sa zgjat shkollimi i fëmijës në një nivel të shkollimit, deri atëher ku puqet me

Në këtë etap fillestare për regjistrimin e fëmijës në shkollë ndodhin këto përgatitje si:

Shkolla shpall të hapur regjistrimin e nxënsëve në afat të saktuar. Deklarimi zyrtar dhe publik për regjistrim në shkollë... Shpallja e konkursit.

Page 31: Portfolio nga gentrit kastrati

përmbylljen e këtijë procesi, që quhet fazë e tretë apo përfundimtare e procesit të partneritetit. Etapa e implementimit apo jeësimit konsiston në konsilidimin e partneritetit midis shkollës- familjes- komunitetit. Implementimi i partneritetit, nënku-pton aspektin kohor është proces afatgjatë, përfshinë në vete cikle më të shkurtëra të partneritetit. Çdo cikël ka nismën realizimin dhe përmbarimin e vetë. Del që gjatë fazës implementuese të partneritetit afatëgjatë paraqiten fillimet, realizimet dhe perfundimet e cikleve të shumta të partneritetit. Kjo karakteristik e etapës së dytë e bën atë më komplekse, ngase ngërthen në vete shumë fillime, shumë realizime dhe shumë përfundime të cikleve të partneritetit. Etapa e Tretë Përfundimi i procesit të partneritetit konsiston në përvijimin përfundimtar të këtij procesi, në vlerësimin e procesit duke bërë vlerësimin e sëcilit cikël që paraqitet në fazën e implementimit të tij, konsiston edhe në afrimin dhe pranimin publik të arritjeve nga procesi i tërësishëm i partneritetit, nëse situate apo çështja nuk kërkon konfidencë por edhe pranimin transparent të gabimeve dhe dështimeve, gjithnjë me rrezatim kritik e optimist. Për këtë duhet të merret vlerësimi i të gjithë faktorëve të përfshirë në partneritet.

Page 32: Portfolio nga gentrit kastrati

Cikli i partneritetit Përfaqëson partneritetin më afatëshkurtër e që realizohet me qëllim të zgjidhjes së situatave të caktuara. P.sh. aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” , ”Nxënësit në ferma” , “ Eskursion njëditor” etj.

Fig.1 Ta pastrojmë Kosovën

Fig.2 Nxënësit në ferma

Fig.3 Eskursion njëditor

Cikli i partneritetit zhvillohet nëpër Fazat e caktuara, të kushtëzuara dhe të harmonizuara si në vijim:

Faza përgatitore/ u paraprin fazave të tjera të partneritetit si realizimit dhe përfundimit. Faza e pritjes/ kur pas një përg-atitjeje intelektuale dhe teknike partnerër përgatiten emociona-lisht për fillesën e realizimit të partneritetit. Faza e jetësimit/është realizi-m i ciklit të partneritetit… Faza e vlerësimit të partneritet-it/vlerësimi kritik i arritjeve dhe i dështimeve, i kushteve dhe i rrethanave që e vështirësuan realizimin e çështjes në partneritet. Dhe Faza e përmbylljes së ciklit/ kre-jt në fund përmbyllët cikli i part-neritetit me fazën afirmimit tra-nsparent të arritjeve apo desht-imeve. Transparenca si përmby-llje e ciklit të partneritetit nënk-upton edhe premtimin për për-mirësim, si obligues për procesi-n e partneritetit në përgjithësi dhe ciklet e veçanta partneriale që ndodhin midis shkollës- familjes dhe komunitetit.

Page 33: Portfolio nga gentrit kastrati

Parimet e bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 34: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat:

Njohja me nocionin parim dhe partimet partneritetit shkollë- familje –

komunitet.

Roli dhe rëndësia e parimeve për bashkëpunim midis faktorëve në

partneritet.

Njohja e dëmeve që mundë të dalin nga mospërfillja e parimeve të

partneritetit.

Aplikimi i parimeve të partneritetit në situate dhe kohë të duhur.

Vlerësimi dhe përmirësimi i bazës parimore të partneritetit.

Konceptet kryesore

Parim, parimësi, parimet e partneritetit.

Që të kuptojmë sa më mirë nocionin parim i partneritetit do ti evidencojmë

disa atribute shpjeguese si:

Bazament i partneritetit pedagogjik e social.

Orientues i partneritetit pedagogjik e social.

Udhëheqës i procesit të edukimit në partneritet.

Vlerësues i procesit të partneritetit.

Nxitës i parimit të procesit të partneritetit.

Korrektues i procesit të partneritetit.

P ërkufizimi i nocioneve baz ë:/ Fjala parim don të thotë “ Rregull themelor sipas së cilës ndërtohet a funksionon diçka”. Parim pedagogjik janë rregullat mbi të cilat bazohet e udhëhiqet procesi i edukimit. Me parim të partneritetit kuptojmë rregullat dhe kërkesat që mundësojnë dhe sigurojnë bashkëpunim cilësor dhe efektiv midis faktorëve edukativë shkollë- familje- komunitet. Roli i parimeve të partneritetit qëndëron në parandalimin apo zbutjen e

marë-dhënieve stihike dhe joefektive midis faktorëve bashkëpunues.

Page 35: Portfolio nga gentrit kastrati

Parimet bazë që paravendojnë partneritet efektiv dhe epilog edukativ cilësor

janë të shumtë si :

1. Parimi i qëllimshmërisë

2. Parimi i planifikimit.

3. Parimi i partneritetit gjithëpërfshirës.

Faktorër bashkëpunues: që duhet respektuar dhe realizuar parimet

janë: shkolla dhe familja me tërësinë e tyre si dhe komuniteti me mision edukativ e social. Që partneriteti të ketë efekte të duhura educative e sociale konsiderojmë se faktorët e përfshirë në këtë process duhet të njihen edhe ti plotësojnë disa kërkesa si :

Faktorët bashkëpunues duhet t’i njohin parimet e partneritetit. Faktorët bashkëpunues duhet t’i kuptojnë parimet e partneritetit. Faktorët në partneritetit duhet të debatojnë për parimet dhe të sigurohen për

vlerën e tyre. Parimet duhet të respektohen nga faktorët bashkëpunues. Parimet duhet t’ jetësohen gjatë partneritetit. Jetësimi i parimeve duhet të vlerësohet në vazhdimësi nga faktorët

bashkpunues Faktorët bashkëpunues duhet të bëjnë përmirësime të duhura në

drejtim të parimësisë.

Rëndësia e parimeve të partneritetit/ Nëse faktorët bashkëpunues i kuptojmë dhe i realizojnë drejtë parimet e partneritetit atëherë sigurohet:

Intencionalitet dhe organizueshmëri gjatë bashkëpunimit. Bashkëpunim funksional. Bashkëpunim sistematik. Bashkëpunim të planifikuar. Bashkëpunim të mbikqyrur dhe të vlerësuar etj. Përparim në partneritet. Proces edukativ efikas- edukim të drejtë të të rinjëve, mjedis social me vlerë edukative.

Page 36: Portfolio nga gentrit kastrati

4. Parimi i partneritetit demokratik/ tolerancë, shanse të barabarta etj.

5. Parimi i partneritetit kontinual.

6. Parimi i bashkëpunimit sistematik.

7. Parimi i respektimit të intimitetit/ faktorët e shkollës- fëmijë- familje.

8. Parimi i respektimit të specifikave/ të fëmijës, familiar shkollore, të komunitetit.

9. Parimi i bashkëpunimit transparent.

10. Parimi i lirisë dhe përgjegjësisë për partneritet/ përzgjedhje, aplikim dhe vlerësim.

11. Parimi i veprimit unik të të gjithë faktorëve partnerialë.

Parimi i qëllimshmërisë

Me synim që procesi i bashkëpunimit të realizohet dhe si product të ketë efekt edukativ, ai

paraprakisht duhet të orientohet drjetë një qëllimi të parapërcaktuar. Qëllimi i përcaktuar i

formuluar drejt dhe i kuptuar mirë shërben si orientues, nxitës dhe kriter vlerësimi objektiv i

arritjeve në punën partneriale.

Parimi i partneritetit demokratik

Kështu në gjuhen greke fjala demokraci respektivisht “demos” dhe “kratos” – rregull, sovranitet. Idea për marëdhënie demokratike të gjithëmbarshme, në shoqërinë tonë sot,

e ngërthen në vete edhe idenë e demokratizimit të shkollës si dhe të ndërtimit të raporteve reciprokisht bashkëpunuese demokratike brenda

shkollës dhe të shkollës me faktorin familje dhe faktorin komunitet.

Konstatojmë se faktorët bartës dhe prijetarë të proceseve partneriale

shkollë- familje- komunitet kanë për obligim të punojnë me faktorët e tjerë bashkëpunues në drejtim të vetëdijësimit për nevojën e njohjes dhe të kuptuarit e parimeve të partneritetit si dhe domosdoshmërinë e respektimit të tyre gjatë punës partneriale. Rekomandojmë edhe vlerësimin kritik nga

ana r të gjithë faktorëve partnerial të aplikimit të parimeve në këtë process.

Page 37: Portfolio nga gentrit kastrati

Metodat e bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 38: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat:

Kuptimi i rëndësisë së metodave për suksesin e partneritetit.

Njohja dhe kuptimi i metodave të partneritetit. Të aftësohen të vlerësojnë se cila metodë është aplikueshme në

rrethanat e vçanta. Të jenë të gatshëm të aplikojnë metodat atëherë kur përfëshihen në

partneritet familje-shkollë- dhe komunitet. Nocionet kryesore Metodë,metodë e partneritetit. Metodate partneritetit janë të shumta dhe të ndryshme. Shpesh, gjatë këtij procesi e sipas rrethanave aplikohen të kombinuara më tepër metoda. Aplikimi i tyre varion varësishtë nga situate e cila është në fokus të partneritetit por edhe nga faza apo cikli i partneritetit. Metodat e partneritetit i kanë përparësitë dhe mangësitë e tyre. Që ti parandalojmë efektet negative eventuale për partneritetin e zgjidhjes së situatës në fokus, pritet nga faktorët të bashkëpunojnë përkitazi me :

përzgjedhjen e kujdesshme të metodave, aplikimin me mbikqyrje të vëmendshme, si dhe

zëvendësimin e metodave në rast se ndonjëra nuk tregohet e përshtatshme.

Klasifikimi dhe analiza e metodave të partneritetit 1. Metodat verbale dhe menyra e

realizimit 1.1 Metoda e të parafolurit Metoda verbale zakonisht përcaktohet “si mënyr a rrugë e komunikimit me fjalen e gjallë” midis faktorëve të përfshir në partneritet Metoda verbale i ka përparsitë e shumta gjenerale si:

1. Realizohet vetë por mund të shoqërojë me qellim të fuqizimit dhe sqarimit, dhe metodat e tjera të partneritetit.

2. Faktorët bashkëpunues kontaktojnë drejtëpërdrejtë e përmes fjalës së gjallë.

3. Faktorët bashkëpunues më fuqishëm ndikojnë me vet faktin e kontaktimit të drejtëpërdrejtë.

Page 39: Portfolio nga gentrit kastrati

4. Faktorët bashkëpunues, i pranojnë informacionet aty për aty. 5. Informacionet vijnë nga zëri i gjallë. 6. Informacionet fuqizohen edhe me gjuhën e trupit të ligjeruesit dhe të

auditorit. 7. Debati zhvillohet aty për aty dhe ka mundesi të sqarimeve deri në

qartësim të dilemave etj.

Forma e ligjeratave për partneritet

Kjo metod konsiston në mbarshtrimin e temave apo çështjeve të fokusuara, nga një person i autorizuar apo competent para auditorit më të ngushtë apo më të gjerë. Qëllimi i kësaj metode është bartja e dijes nga një subjek më i përgatitur për partneritet apo i autorizuar për një çështje në faktorët e tjerë bashkëpunues.

Metoda e bashkëbisedimit partnerial

Kjo metod konsiston në komunikim verbal midis faktorëve në partneritet, ashtu që shqyrtimi i problemit apo çështjes është kompetencë e partnerëve bashkëpunues. Kjo metodë përfshin bisedën deri në nivel të diskutimit dhe të debatit por edhe kundershtimit të argumentuar e harmo-nizimit, balancim a përafrim të pikëpa-mjeve, apo vendimëmarrje për qështjen nga ana e partnerëve të përfshirë në këtë proces. Kjo metod mundëson përfshirjen e dy apo më shumë personave në bashkëbi- sedim. Mundë të trajtohen çështje ndër më të ndryshme dhe në fazat e ndryshme të partneritetet. Metakomunikimi/ biseda për bisedën

Biseda për qështjet e ndryshme është një ecuri që mund t’i takojë të tre faktorët e partneritetit në po të njejten tavolinë. Në bisedë kyçen faktorët pal apo edhe shum të ndryshëm. Ajo që e dëmton marrveshjen janë stilet shum të ndryshme të komunikimit të palëve të involvuara në bashkëbisedim. Jo rralë ndodhin mosmarrëveshjet midis bashkëbiseduesve në partneritet.

Page 40: Portfolio nga gentrit kastrati

Metoda e punës në tekst Njëra nga rrugët a mënyrat që mundëson procesin e partneritetit është edhe metoda e punës në tekst. Kjo konsiston në përdorimin e teksteve të shkruara, artikujve, fletushkave, doracakëve, librave a monografive etj., përkitazi me çështjen nga faktorët në bashkëpunim.Subjektet e faktorit shkollë, të faktorit familje apo ata komunitarë kërkojnë, përzgjedhin, lexojnë e pastaj edhe diskutojnë a debatojnë për një qështje në fokus të partneritetit. Faktorët bashkëpunues, me ndihmën e metodës së punës në tekst, do të kenë mundësi të pajisen me dije për çështjet e ndryshme që janë në fokus të partneritetit.

Metoda e punimeve me shkrim

Komunikimi partnerial mund të bëhet edhe përmes fjalës së shkruar. Realizohet asisoj që një i vetmi person, dy apo më shumë subjekte apo grupe interesash shkruajnë, pra mbajnë në evidencë, analizojnë apo propozojnë për çështjen që do të diskutohet apo zgjidhet në partneritet. Kjo metodë hap rrugë për një tjetër mënyrë të bashkëpunimit midis faktorëve shkolë- familje pra edhe nxënës- fëmijë- komunitet. Metoda e punës me projekte Kjo metod është njëra nga metodat që gjithnjë e më shumë po aplikohet në shkollat tona e në të gjitha dimensioned e punës educative, e me gjasa të mëdha të jetësimit edhe procesin e partneritetit përbrenda faktorëve të vacantë dhe midis faktorëve shkollë-familje-komunitet. Esenca e kësaj metode qëndron në realizimin e aktiviteteve të ndryshme që ndryshe mund të quhen projekte, nga ana e grupeve të caktuara e jo kolektivitetit si tërësi.

Metoda e punës me projekte mund të aplikohet në partneritetin midis nxënsëve, në

shkollë apo edhe jashtë saj në projektet e ndryshme, gjithnjë në bashkëpunim me shkollën, familjen dhe komunitetin siç janë:

Ruajtja dhe kultivimi i ambientit të shkollës Shkolla e sigurt me mjedis pozitiv.

Shkolla jonë në gara. Aksion i bamirësisë Vizitë shtëpisë pleqëve.

Binjakëzimi i shkollave. Aksioni i pastrimit të lagjes.

Aksioni i gjelbërimit të qytetit.

Page 41: Portfolio nga gentrit kastrati

Fushat e bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 42: Portfolio nga gentrit kastrati

Objektivat:

Të marrin informacione për fushat e partneritetit.

Të kuptojnë se ku janë kompetencat për involvim partnerial.

Të thellohen në partneritetin e subjekteve e në fokus nxënësi.

Zhvillimi dhe edukimi socio-moral të kuptohet si fushë e interesit të

partneritetit.

Të vetëdijësohen për partneritet në fushën e krijimtarisë artistike të

fëmijeve nxënës.

Nocionet kryesore.

Fushë e partneritetit.

Procesi i partneritetit serndertohet midis faktoreve e institucioneve,por ndodh në

ambientet jetësore e punuese të tyre e brendapërbrena tyre.

Qellimi i partneritetit është në një anë të përfshihen faktorët relevantë të edukimit e

socializimit në këtë proces,e në anën tjetër që procesi të fokusohet në të gjitha

aktivitetet dhe veprimtaritë përbrenda mjediseve e institucioneve.

Ekziston numer i madh i fushave të jetes shkollore,familjare e komunitare në të cilat mund të zhvillohet partneriteti:

1.Fushë e partneritetit mund të jetë veprimtaria e gjithmbarshme shkollore respektivisht

veprimtaritë e ndryshme brenda saj si: -Funksioni pedagogjikë edukativ e arsimor i shkolles

-Fusha e mësimdhënies dhe e mësimnxënies -Fusha e aktiviteteve të lira,

-Fusha e menaxhimit të shkolles etj. 2.Jeta familjare e fëmijes nxënës- fushë e partneritetit dhe e shkoqitur në fushat e

veqanta,por sërish në ndërlidhje organike,del të jetë: -Funksioni pedagogjik i familjesë mirerritja dhe edukimi i drejtë i antarëve të familjes,

-Përkujdesja dhe edukimi familjar për jetë shkollore e komunitare rolet dhe përgjegjësitë -Marrëdhëniet midis prindërve etj.

Page 43: Portfolio nga gentrit kastrati

Faktorët e partneritetit në fokus prioritar të bashkëpunimit duhët të kenë

fushat e ndryshme si:

Fusha e shëndetit të fëmijës nxënësit Fusha e intelektit të fëmijës nxënësit Fusha e krijimtarisë artistike Fusha e kulturës së punës

Partneriteti në fushën e zhvillimit dhe edukimit të shkathtësive, aftësive

shprehive mendore-intelektuale

Shkolla në mënyr të organizuar e sistematike zhvillojnë e edukojnë nxënësit për

shkathtësi të ndryshme si ajo e trupit, në veqanti të dorës dhe ato intelektuale të nevojshme për jetë e punë

Shkolla është mjedis jo plotësisht dhe definitivisht i mjaftueshëm për zhvillimin e shkathtësive e aftësive dhe shprehive trupore e intelektuale të nxënësit. Shkolla as që

mundet të ofrojë aq mundësi që ato plotësisht dhe drejt të përforcohen e të bëhen të qendrueshme falë vetëm punës së sajë. Për këtë nevojitet vazhdimi i punës në ambientet

familjare e komunitare me ndihmën e familjes dhe të komuniteti në bashkërenditje me qellimet e shkollës

Atmosfera që rrezaton intelektualitet, respekt ndaj shkollës e mësuesit, ndaj dijes, ndaj perspektives së njeriut të shkolluar që manifestohet gjatë bisedës spontane e të rastit apo të qellimshme, debatet midis anëtarëve të familjes, prezenca e librit në ambientin familijar, leximi i librit dhe revistave, shkrimet në internet, reagimi në të lexuar pritet ta mbjellë tek fëmija dashurinë për përparim intelektual dhe me këtë krijohen kushtet për zhvillimin e tij mendor. Ky fëmijë do ta qmojë e dojë librin dhe dijen, do të jetë në gjendje ta jetësojë e në të ardhmen të jetë edhe krijues në botën intelektuale

“Të mësojmë si të mësojmë”

Është një moto që në shkollën e reformuar edhe ndër ne ka filluar të bëhet bazament I

punës. Del pra që edhe nxënësit/fëmijët me ndihmën e shkollës, por edhe familjes,

duhet ta përve-tësojmë shkathtësinë e të nxënit, ta përvetësoj kulturën e punës

intelektuale që nënkupton aftësinë e përdorimit të librit, përdorimin e suksesshëm të

enciklopedive e fjalorëve .

Page 44: Portfolio nga gentrit kastrati

Këto dhe aktivitetet tjera

intelektuale do të mund ti

përvetësojnë nxënësit nëse u

ofrohet shanse që në shkollë,

po edhe në familje me

ndihmën e shkollës, e

veqanërisht përmes të

projekteve e aktiviteteve të

bëjnë projekte hulumtuese

brenda mundësive dhe

përgatitjeve të tyre, të

realizojnë ato qellime të

nxjerrjes së rezultateve e për

mirëqenie të të rinjëve,

shkollës por edhe vetë

komunitetit dhe atij familijar.

Page 45: Portfolio nga gentrit kastrati

Partneriteti në fushën e

krijimtarisë artistike të fëmijëve

nxënës

Shkenca verteton se në çdo njeri fsh-ihet energjia kreative llojesh përma-sash dhe intensitetesh tëndryshëme. Që njeriu, respektivisht fëmija ta ru-aj kreativitetin, atë natyrë të vertet të tijë, qasja ndaj edukimit të krijim-tarisë së tijë duhet të jetë kreative Shkolla duhet të organizojë jetën sh-kollore asisoj që mos ta ngulfas krea-tivitetin e fëmijës nxënës Shkolla dhe mësuesi duhet të kenë strategji të udhëheqjes së procesit të kreativiteti dhe artistik të nxënësit dhe involvimin partnerial të familjes dhe komunitetit në këtë proces.

Procesi i zhvillimit të krijimtarisë

artistike në partneritet kalon

nëpër disa faza:

o Faza e njohjes

o Faza e orientimit

o Faza e diferencës

o Faza e implementimit

Page 46: Portfolio nga gentrit kastrati

Komuniteti ka mundësi të

pashterrshme të krijimit të

shanseve për shpre-hjen

maksimale të krijimtarisë

artistike të fëmijëve nxënës

dhe mbështetjes në vijimësi.

Orët letrare të organizuara, në

nivele komunitare e

jashtëshkollore, ekspozita,

shfaqje të ndryshme janë

shanse të popullarizimit të

fëmijëve kreativë e të

talentuar për fushat e

caktuara të artit.

Page 47: Portfolio nga gentrit kastrati

Stilet e bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 48: Portfolio nga gentrit kastrati

Ekologjia dhe klima

bashkëpunimit

shkollë-familje-komunitet

Page 49: Portfolio nga gentrit kastrati

Bashkëpunimi

shkollë-familje-komunitet

dhe përfaqësimi i tijë në

legjislacionin shkollor.

Page 50: Portfolio nga gentrit kastrati

Fund