plani pËr integrim evropian 2008-2010

127
PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010 Mars 2008 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister Agjencia Për Integrim Evropian/Agencija za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Upload: others

Post on 16-Oct-2021

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Integrim Evropian/Agencija za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 2: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

INDEKSI

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

1. PLANI I VEPRIMIT TË PARTNERITETIT EVROPIAN 2008 2. PËRFORCIMI I MEKANIZMIT QENDROR QEVERITAR PËR

MENAXHIMIN E PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN 3. PËRAFRIMI E PËRKTHIMI I LEGJISLACIONIT

3.1. Koncept dokumenti i përafrimit të legjislacionit kosovar me Acquis 3.2. Koncept dokumenti i përkthimit të Acquis Communitaire

4. INFORMIMI E KOMUNIKIMI SI DHE TRAJNIMI MBI PROCESIN E

INTEGRIMIT EVROPIAN

4.1. Strategjia e Informimit dhe Komunikimit 2008-2010 për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë

4.2. Strategjia për Trajnime Evropiane në Kosovë 2008 - 2010

Page 3: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Page 4: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

Më 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë duke hapur një faqe të re në historinë e Kosovës dhe për qytetarët e saj, si dhe sipas deklaratave të gjithë përfaqësuesve të rëndësishëm politikë në atë rast, të ardhmen e re evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit. Procesi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur është në vazhdim dhe gati çdo ditë numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është në rritje (mes tjerash, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia e shumë shtete tjera anëtare të BE-së dhe jashtë tij). Gjatë viteve të fundit institucionet e Kosovës si dhe shoqëria kosovare ka përparuar dukshëm dhe ka lëvizur nga një strukturë shumë e ndjeshme në një strukturë stabile me të gjitha vetitë e shtetit. Kjo është arritur me shumë investime, me investimin e energjisë sonë, paratë e njerëzve dhe kohën tonë. Prania, partneriteti i fuqishëm i ndërtuar, si dhe ndihmesa e parezervuar e bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërtuar një themel të mirë për arritjen e rezultateve konkrete dhe për sigurimin e produkteve të dukshme. Përkundër pritjes që Kosova do të eksportojë jo-stabilitet, Kosova u ngrit si gurthemel stabil, me institucione që treguan pjekuri të nivelit të lartë politik. Me këtë Kosova ka kontribuar edhe në stabilitetin e tërë regjionit. Nuk do të ishim të sinqertë nëse do të thonim se i kemi bërë të gjitha, sepse kjo nuk është e vërtetë. Jemi vetëm në hapat e parë të rrugës drejt qëllimit përfundimtar, për t’u bërë shoqëri evropiane dhe për t’u bërë anëtar i plotë i familjes së Bashkësisë Evropiane. Ky është qëllimi për të cilin jini të bindur që ja vlen plotësisht investimi i energjisë sonë në ndërtimin e një të nesërme më të mirë për gjeneratat tona të ardhshme. Po vijnë kohëra të reja, një formë e re e Bashkësisë Evropiane me sfida të reja globale, formë e re e Ballkanit me shumë sfida rajonale. Ne duhet t’i shikojmë këto sfida si pjesë e ardhmërisë sonë. Ardhmëria jonë varet nga gatishmëria jonë për reagimin ndaj këtyre sfidave. Kohët e reja kërkojnë vendime të reja, struktura të freskëta të themeluara, të pajisura e të gatshme të veprojnë. Kjo është ideja prapa Propozim-Paketës Reformuese për përmirësimin e strukturave të tanishme për koordinimin e procesit të integrimeve Evropiane, si dhe ngritja e tyre që të jenë plotësisht funksionale, te suksesshme dhe efikase. Mbi të gjitha, ideja është të shtyhet shoqëria Kosovare mëtutje drejt Zhvillimit demokratik në partneritet të plotë me Bashkimin Evropian dhe strukturat e tij, si dhe në partneritet me të gjitha vendet anëtare. Për Kosovën, si për cilindo shtet apo entitet në EJL, pyetja nuk është a duhet integrimi në Bashkimin Evropian apo jo, por kur dhe si. Procesi i integrimit në BE është proces kompleks e për atë reformat që duhen aplikuar janë të mundimshme. Puna paralele në

Page 5: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

shumë fusha dhe vendim-marrja mbi ndryshimet e vështira politike, institucionale dhe ligjore, me pasoja afatgjate në ekonominë dhe jetën e përditshme të qytetarëve nuk është detyrë e lehtë. Secila qeveri do të dëshironte të arrinte sa më shumë që është e mundur për një kohë sa më të shkurtë. Kjo është dëshirë legjitime e gjithashtu edhe obligim ndaj votuesve. Kosova po ndërmerr një agjendë gjithëpërfshirëse dhe komplekse, ku procesi i Integrimeve Evropiane shihet si prioritet i parë dhe qendër e vëmendjes të Qeverisë. Përveç kësaj, procesi i integrimeve po kthehet në ka filluar të konsiderohet si udhëzues dhe forcë kryesore shtytëse për proceset/reformat progresive. Mënyra më e mirë për të tentuar përshpejtimin e procesit deri në maksimumin e mundshëm është respektimi i kompleksitetit të projektit, formimi i institucioneve të qëndrueshme, duke përdorur përvojat e shteteve tjera më të avancuara në këtë proces, si përkushtimi deri në arritjen e qëllimit.

Page 6: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

1. PLANI I VEPRIMIT I PARTNERITETIT EVROPIAN TË KOSOVËS 2008 Çdo zhvillim i mëtejmë i Kosovës (përparimi) do të matet në bazë të implementimit të prioriteteve Kyçe, afatmesme dhe afatgjata të Partneritetit Evropian. Mu për shkak të rëndësisë politike të Partneritetit evropian dhe reagimit të Qeverisë në formë të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE), Kryeministri duhet të jetë plotësisht i përkushtuar dhe të qëndrojë vendosmërisht pas këtij procesi të vështirë të ndërtimit të Planit të Veprimit për Partneritet me BE-në, duke vënë këtë dokument si prioritet të Qeverisë dhe anëtarëve të saj, si dhe duke shtyrë vazhdimisht implementimin e tij me anë të mekanizmave institucionalë të Qeverisë. Agjencia për Integrime Evropiane si trup përgjegjës duhet ta bëjë strukturën e saj (organizimin e brendshëm) të sigurtë dhe të fuqishëm (të rekrutohet personel i ri) me qëllim reagimin ndaj sfidave të Partneritetit Evropian si dhe implementimin e Planit të Veprimit. Plani i Veprimit mundet/duhet të përdoret për komunikimin e brendshëm, për harmonizimin e raporteve midis Kryeministrit dhe bashkësisë ndërkombëtare (përgatitja e ambientit dhe përqendrimi në lëndët kryesore dhe më të rëndësishme); mes Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë (përcaktimi i përbashkët i agjendës qeveritare dhe rezultateve që duhen arritur);,mes ministrave dhe personelit të tyre (udhëzime të qarta me caqe të matshme); marrëdhëniet në mes trupave qeveritare (një plan në të njëjtën kornize kohore); mes Qeverisë, Komunitetit të Biznesit dhe partnerëve socialë (mekanizmat paralajmërues të ndryshimeve që do të prezantohen e të cilët do të ndikojnë në komunitetin e biznesit dhe partnerët socialë); marrëdhëniet me sektorin e OJQ-ve (hapësira për ndërtimin e partneritetit); për komunikimin me mediat (agjenda e qartë e qeverisë e matshme nga mediat) si dhe me publikun e gjerë, gjithë qytetarët (qytetarët që dëshirojnë mund të masin sa e suksesshme ka qenë / është qeveria) si dhe komunikimi i jashtëm; komunikimi me bashkësinë ndërkombëtare si dhe përcaktimi i qartë i prioriteteve (prezantim i qartë dhe publikimi i prioriteteve si dhe agjenda e qeverisë); marrëdhëniet me Komisionin Evropian dhe shërbimet e tij (gjithmonë të nevojshme për arsye te monitorimit dhe paraqitjes së qartë të përparimit të arritur) me të gjitha Shtetet anëtare të BE (duke mos harruar se gjitha vendimet e rëndësishme merren nga shtetet anëtare); me fqinjët e Kosovës (gjithë në rajon do të përcjellin nga afër se çfarë bën, planifikon dhe arrin Kosova); sektorin akademik dhe jo-qeveritar evropian si dhe publikun e gjerë (Kosovës i nevojitet sa më shumë përkrahje që të jetë e mundur nga i gjithë ambienti rrethues). Kjo i jep forcë dhe vlerë potencialisht të madhe Planit të Veprimit, e kjo është arsyeja pse Plani i Veprimit duhet të jetë i përgatitur mirë, përmes procesit të pjesëmarrjes me parashikime reale dhe të arritshme, si dhe të mbështetet me fondet e duhura në dispozicion ose të zotuara, ashtu që të bëhet një dokument referues, duke hapur mundësinë e mbështetjes konsensuale për Kosovën në perspektivën evropiane. Plani i Veprimit duhet të aprovohet përmes procedurave të rregullta qeveritare (si një draft zyrtar) të ketë mbështetje politike dhe përkushtim të fortë, të diskutohet me përfaqësuesit e Komisionit Evropian si dhe me tërë bashkësinë ndërkombëtare prezent në

Page 7: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Kosovë, ti prezantohet publikut të gjërë në Kosovë, si dokument i përgatitur nga të gjitha institucionet e Kosovës si shprehje e pikëpamjes dhe e përkushtimit të tyre. Aktivitetet e Planit të Veprimit duhet të jenë të lidhura me Buxhetin e Kosovës dhe Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, si dhe duhet të përdoret për planifikimin e aktiviteteve Qeveritare, në lidhje me agjendën Politike dhe prioriteteve të qeverisë; agjendën legjislative të Qeverisë (Ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe akte të tjera ligjore) dhe për Parlamentin; plani i rekrutimeve të nevojshme për implementimin e agjendës së integrimeve evropiane si dhe zbatimi i akteve të harmonizuara ligjore; Plani për ndërtimin institucional si dhe trajnimi i personelit (nevojat për trajnime të përgjithshme dhe specifike) si dhe Plani i investimeve, e veçanërisht për ndërtimin e rrjetit të brendshëm kompjuterik (përditësimi) në lidhje me Acquis.

2. PËRFORCIMI I MEKANIZMIT QENDROR KOORDINUES TË QEVERISË PËR MENAXHIMIN E PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN

Kosova duhet të përgatisë përgjigjën adekuate për hapat e ndërmarrë nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga Komisioni Evropian. Vetëm në këtë mënyrë Kosova do të duket serioze dhe do të konsiderohet si partner në proces. Në këtë mjedis përplot me risi dhe sfida do të jetë shumë e rëndësishme injektimi i një fryme të re dhe dinamizmit në vetë procesin. Është koha vendimtare për të kapur momentin dhe për të përmirësuar në mënyrë të shpejtë dhe substanciale reaksionet më qëllim që të arrihen rezultatet e nevojshme dhe të qarta. Një vendosmëri e fortë dhe e qartë për procesin dhe formimi i strukturave të reja të pajisura me personel kompetent dhe me numër të mjaftueshëm është përgjigja e drejtë në atë sfide. Detyra më e rëndësishme është ngritja e institucioneve të Kosovës, kapacitetit menaxhues si dhe sistemit gjyqësor dhe administrativ në nivel me standardet e Bashkësisë me synim të implementimit efektiv të acquis, ose sipas rastit, të implementimit efektiv dhe me kohë para pranimit. Në nivel të përgjithshëm, kjo kërkon një funksionim të mirë dhe stabil të administratës publike të ndërtuar nga një shërbim efektiv dhe të paanshëm, si dhe sistem gjyqësor të pavarur dhe efektiv. Për Kosovën si shtet me aspirata për anëtarësim në BE, është e domosdoshme që të ketë mekanizma koordinues institucional të definuar dhe funksionalë. Koordinimi i procesit të integrimit nga ana e politikës (politika e njëzëshme) si dhe nga ana e administratës operative (eliminimi i dyfishimit dhe ndërthurjes potenciale) mund ta sjellë vendin më afër BE-së duke reduktuar kohën e humbur, energjinë dhe burimet financiare. Është shumë e rëndësishme që principet themelorë të mekanizmit të paraqiten edhe në nivel të partive politike duke reflektuar mirëkuptimin e tyre ndaj procesit të integrimit në BE, si dhe respektin e tyre ndaj Interesave Strategjike të Kosovës për Integrime në BE si dhe mekanizëm institucional të qëndrueshëm.

Page 8: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përveç tjerash Plani per Integrim Evropian 2008-2010 parasheh edhe shkrirjen e Qendrës për Koordinim të Donatorëve së Zyrës së Kryeministrit në Agjencinë për Integrim Evropian. Një gjë e tillë do të ndihmonte në avancimin e shkallës së koordinimit në mes të asistencës së ofruar nga Bashkimi Evropian, dhe donacioneve që vijnë nga pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar. Në kuadër të ketij Plani për Integrim Evropian 2008-2010 parashihet edhe shkrirja e Zyrës së Paktit të Stabilitetit në AIE, në mënyrë që të konsolidohet i tere koordinimi si dhe të rritet ne maksimum përdorimi i burimeve te ZKM-së. Principet themelore që duhet të ndiqen me qëllim që të sigurohet një qëndrueshmëri e strukturave institucionale janë: • Vendosmëri e lartë dhe e qartë politike si sinjali i kapaciteteve demokratike dhe

përkushtim ndaj interesit strategjik kryesor. • Vazhdimësia e procesit, me pranimin e tërë përgjegjësisë për pasojat në rast të

ndërprerjes së procesit ose / ndryshimit të renditjes së prioriteteve. • Qëndrueshmëria e mekanizmit duke kuptuar që mënyra më e shpejtë dhe më e mire

për zhvillimin e kapacitetit administrativ është vazhdimi i mëtutjeshëm i zhvillimit të rezultateve të arritura, përkundër zëvendësimit të strukturave ekzistuese, duke humbur kështu vite investimi në kapitalin njerëzor.

• Paraqitja e llogaridhënies si parim menaxhues të mekanizmit, duke mbajtur përgjegjësinë për funksionimin dhe dështimin e mundshëm.

• Qartësia në kuptimin e thjeshtësisë dhe monitorimit të lehtë, ndarjen e përgjegjësive, rezultate dhe indikatorë të matshëm.

• Transparenca të jetë bazë për marrëdhëniet në nivel të strukturave politike, administrates, biznesit dhe publikut të gjerë; gjithmonë duke e pasur parasysh që secili qytetar është votues potencial dhe ka të drejtë themelore të jetë i informuar për atë se si vendi po shkon përpara ndaj caqeve të veta, deri në anëtarësimin e e tërësishëm në BE.

3. PËRAFËRIMI DHE PËRKTHIMI I LEGJISLACIONIT

3.1 Koncept Dokumenti mbi Përafrimin e Legjislacionit të Kosovës me Acquis Communautaire

Përafrimi i legjislacionit është një detyrë afatgjate e Qeverisë e cila do të mbetet e tillë, si para anëtarësimit e ashtu edhe pas anëtarësimit. I vetmi ndryshim është shkalla e përgjegjësisë dhe aplikimi i sanksioneve. Për këtë arsye, çështjet që kanë të bëjnë me legjislacionin duhet të merren seriozisht qysh në fillim dhe të gjitha reformat dhe rregullimet duhet të implementohen me shikim drejt së ardhmes. Sa më herët që procesi të jetë i organizuar, i rregulluar nga ana ligjore dhe me burime adekuate, aq më efektiv dhe më i qëndrueshëm do të jetë ai.

Page 9: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përafrimi i legjislacionit është pjesë përbërëse e integrimeve ne BE dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për këtë arsye planifikimi dhe raportimi për përafrimin e legjislacionit nuk mund të jetë i ndarë nga planifikimi gjithëpërfshirës i aktiviteteve në lidhje me prioritetet e Partneritetit Evropian (apo në të ardhmen obligimet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit). Pika kryesore këtu është se përafrimin duhet parë si pjesë e PVPE-së, e jo si një proces tjetër me strukturën e vet unike koordinuese, planifikimin dhe veglat e raportimit. Dy plane paralele të veprimit vetëm do të krijonin konfuzion dhe do të ngarkonin me punë Qeverinë e tej ngarkuar.

3.2 Koncept Dokumenti mbi përkthimin e Acquis Communautaire Përkthimi i akteve nacionale dhe evropiane ligjore duhet kuptuar si pjesë përbërëse e tërë procesit të harmonizimit dhe implementimit në lidhje me integrimin në BE. Konsiderohet esenciale që përkthimi i akteve ligjore të bëhet gjatë vetë pasqyrimit të tyre në ligjet nacionale. Me dorëzimin e një projekt-ligji të ri nacional për miratim (të bashkërenditur tashmë me Acquis), duhet t’i bashkangjitet deklarata e pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së, si edhe përkthimi i aktit origjinal të BE-së i cili tashmë është rishikuar nga ekspertët, gjuhëtarët dhe juristët. Përkthimet e akteve ligjore nacionale të harmonizuara me acquis duhet të jenë në dispozicion për iInstitucionet e BE-së që janë përgjegjëse për monitorimin e progresit të arritur në përafrimin e legjislacionit. Në pajtim me kuadrin ekzistues ligjor në Kosovë, institucioni përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit në BE është Agjencia për Integrime Evropiane. AIE i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit dhe koordinon të gjitha aktivitetet e ministrive të linjës të përfshira në proces. Është shumë me rëndësi të kemi parasysh se projekti i përkthimit të Acquis është para se gjithash projekt ligjor, profesional dhe gjuhësor,i cili përfshin jo vetëm përkthyesit, por së pari juristët dhe ekspertët e angazhuar në hartimin e legjislacionit nacional dhe pasqyrimin e acquis në ligjet nacionale; gjuhëtarët janë vetëm disa nga shumë profesionistët e kërkuar të marrin pjesë në këtë projekt ndër-disiplinor. Bashkëpunimi rajonal gjatë procesit të përkthimit mund të sjellë shumë përfitime për Kosovën duke mbështetur dhe shpejtuar pa masë procesin e përkthimit dhe duke zvogëluar shpenzimet dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore.

Page 10: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

4. INFORMIMI-KOMUNIKIMI DHE TRAJNIMI MBI PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN

4.1 Strategjia e Informimit dhe Komunikimit për Procesin e Integrimit Evropian të Kosovës 2008-2010

Qëllimi kryesor i strategjisë së informimit dhe komunikimit është sigurimi i informimit dhe komunikimit efektiv mbi Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) dhe procesin e Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit (MPSA) në institucionet qeveritare, si dhe ngritja e vetëdijes dhe kuptimit të procesit të integrimit Evropian tek publiku i gjerë. Për këtë arsye, kjo strategji do të ketë dy komponentë kryesore – komunikimi i brendshëm i drejtuar në administratën publike qendrore dhe lokale; si dhe komunikimin e jashtëm i drejtuar në shoqërinë e gjerë, duke përfshirë grupet kryesore kritike të cilat krijojnë opinione siç janë mediat, shoqëria civile dhe organizatat profesionale. Kjo strategji ka për qëllim krijim e një platforme që të ndihmojë debatin e informuar nëpër sektorët kyçë të shoqërisë Kosovare drejt ndërtimit të një konsensusi dhe përkushtimit të përbashkët drejt cakut të Integrimit Evropian. Qëllimi kryesor dhe funksioni i strategjisë së komunikimit të jashtëm do të jetë krijimi i një mënyre i cili do t’i mundësonte AIE-së të promovonte qëllimet e Qeverisë mbi Integrimet Evropiane duke siguruar:

1. që shoqëria e gjerë (duke përfshirë edhe opinionin publik) të jetë e informuar për të bërë vlerësime të arsyeshme dhe reale të orientimeve politike; 2. që të gjithat grupet kyçe të interesit sektorial – duke përfshirë edhe mediat, organet politike (qendrore dhe lokale), subjektet profesionale (p.sh. komuniteti i biznesit, sektori rural), partnerët socialë, shoqëria civile, të konsultohen dhe të përfshihen si partnerë në formësimin e konsensusit të Kosovës në Integrimin Evropian.

4.2 Plani i Veprimit për Informim dhe Komunikim 2008-2010

Projekt-Plani i Veprimit për Informim dhe Komunikim (PVIK) bazohet në strategjinë e Komunikimit dhe Informimit. Qëllimi i PVIK është identifikimi i aktiviteteve të nevojshme për implementimin e masave të cilat i përmban Strategjia me qëllim që të arrihen objektivat e deklaruara në atë drejtim. Plani i veprimit përfshinë aktivitete e fund vitit 2007 dhe tërë vitit 2008.

4.3 Strategjia e trajnimit Evropian për Kosovë 2008-2010

Strategjia në këtë fushë, së bashku me planet e ardhshme të veprimit me qëllim të operacionalizimit të saj, do të formojë një element të rëndësishëm të sistemit për

Page 11: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

përgatitjen e Kosovës për anëtarësim në BE në të ardhmen. Do të sigurojë drejtimin dhe udhëzimet për të gjitha institucionet e angazhuara në programimin dhe implementimin e trajnimeve në lëminë e procesit të Integrimit Evropian të Kosovës, me qëllim të krijimit të shërbimeve publike kompetente dhe profesionale të cilat do të jenë në gjendje që ta përmbushin me sukses rolin e tyre me qëllim të integrimit Evropian, si dhe rritjen e nivelit të njohurive për BE përbrenda grupeve kyçe të shoqërisë. Objektivi kryesor (strategjik) i Strategjisë është që deri në vitin 2011 shoqëria Kosovare të ketë të ndërtuar masën kritike të ekspertëve të trajnuar me mjaft njohuri dhe shkathtësi që ta dërgojë Kosovën drejt BE, si dhe të ketë të vendosura mekanizmat të cilat do të shpërndajnë njohuritë relevante për Integrimin Evropian në të gjitha nivelet e administrates publike dhe shoqërisë. Trajnimi në lëminë e procesit të Integrimit Evropian mbulon një spektër të gjerë fushash, duke filluar me njohuritë e përgjithshme për Bashkimin Evropian dhe aspektet e ndryshme të funksionimit të tij, në veprimtarinë sektoriale në lidhje me gjitha legjislacionet dhe politikat e BE, si dhe mbi shkathtësitë dhe mundësitë të nevojshme për arritjen e një procesi efektiv dhe të suksesshëm përgatitor për anëtarësim, negociata dhe për vet anëtarësimin. Natyrisht, trajnimi në fusha të ndryshme do të ishte i përshtatshëm për nevojat e grupeve të caqeve specifike, të cilat me kohen do të ndryshonin, të mbështetura në përparimet e arritura në Integrimin Evropian të Kosovës si dhe zhvillimin e administratës së saj publike. 4.4 Nevojat për trajnime dhe vlerësimi i burimeve 2008-2010 dhe Plani i Veprimit të

Trajnimeve 2008 Paralelisht me përpilimin e NTVB, Agjencia për Integrime Evropiane ka përgatitur planin e veprimit të trajnimeve në pajtim me projektin e financuar nga BE të vazhduar nga 2007 si dhe për vitin 2008. PVT më vonë do të zgjerohet në projekte tjera (projekte dypalëshe, si dhe projekte të financuara nga organizatat ndërkombëtare) deri në vitin 2010. Ne besojmë që kjo Plani per Integrim Evropian 2008-2010do të aprovohet nga ana e Qeverisë, dhe do të implementohet me qëllim që ta sjell Kosovën sa më afër pikës së lëvizjes, e kjo është të fillojnë bisedimet me MSA. Do të nevojitet kohë dhe disa vendime të guximshme si dhe reagime me kohë. Në këtë proces nëse vendimet nuk merren me kohë kjo do të thotë një zvarritje e madhe. Çdo vit i humbur e shtyn Kosovën më larg nga caku strategjik i saj, e ky është anëtarësimi në Bashkësinë Evropiane. Ajo që sot mund të jetë vetëm ëndërr, shumë shpejt nesër mund të bëhet realitet. Ne nuk dëshirojmë që kur të ballafaqohemi me atë moment të mos jemi të gatshëm. Nuk mund t’ia lejojmë vetes këtë... Paketë-reforma të cilën e keni para vetes është fryt i një punë te mundimshme në disa muajt e fundit. Mendimet dhe diskutimet e ideve të ndryshme se si të bëhet kjo kanë filluar që moti. Kanë qenë të përfshirë ekspertë, janë diskutuar shumë eksperienca të

Page 12: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

jashtme dhe të brendshme, janë elaboruar dhe sfiduar ide të ndryshme. Paketa e reformës është fryt i një pune ekipore dhe partneritetit.

Page 13: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PLANI I VEPRIMIT TË PARTNERITETIT EVROPIAN 2008

Page 14: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Plani i Veprimit të Partneritetit Evropian për Kosovë 2008

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 15: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

A. Hyrje

• Çfarëdo zhvillimi i mëtutjeshëm i Kosovës (progresi) do të matet përmes zbatimit të prioriteteve kyçe afatshkurta dhe afatmesme të Partneritetit Europian.

• Pikërisht për shkak të peshës politike të Partneritetit Europian dhe të reagimit të Qeverisë në formë të një Plani Veprimi të Partneriteti Europian (PVPE), Kryeministri duhet të jetë plotësisht i përkushtuar për të qëndruar fuqimisht prapa këtij procesi të rëndë në ndërtimin e Planit të Veprimit të partneritetit me BE-në, për të përcaktuar atë dokument si prioritar për Qeverinë dhe anëtarët e saj dhe të vazhdojw të mbikqyrw zbatimin e tij përmes mekanizmave institucionalw qeveritarw.

• Agjencia për Integrime Europiane si përgjegjëse duhet të sqarojw dhe forcojw strukturën (organizimin e brendshëm) e saj (nevojitet staf i ri) për t’u përgjigjur në sfidat e partneritetit Europian dhe zbatimit të Planit Veprues.

• EPAP duhet çdoherë të përgjigjet në pyetjet vijuese që kanë të bëjnë me rekomandimet/prioritetet afatëshkurtra dhe afatmesme,

o Nëse ka nevojë për vendim politik (Qeveria, Parlamenti, marrëveshje ndër-partiake, marrëveshje ndërkombëtare...)

o Nëse ka nevojë për intervenim ligjor - Legjislacion (çështje kushtetuese, ligje, akte nënligjore, vendime dhe akte tjera ligjore përfshirë rregulloret, standardet dhe normat teknike)

o Nëse ka nevojë për intervenim institucional (riorganizim të institucioneve ekzistuese, krijimin e institucioneve të reja, ndwrtimin e një trupi/strukture/departamenti/sektori/njësie të re)

o Nëse ka mungesë (dhe ku) të kapaciteteve administrative (stafi i ri, njohuri/aftësi të reja, arsimimi/trajnimi në çështjet specifike apo ato të përgjithshme),

o Nëse ka nevojë për prokurim pajisjesh (hapësirë dhe orendi për zyre, paisje të TKI-së, pajisje specifike për zbatimin e acquis siç janë laboratorët/veterinaria/fito-sanitaria/kontrolli ushqimor, pajisje vëzhgimi/kontrolli i kufirit...)

o Nëse ka nevojë për investime kapitale (lidhur me zbatimin e TEN së acquis).

• Për të gjitha masat/aktivitetet duhet që (apo të paktën të provoni në këtë kohë) të kalkuloni shpenzimet (shpenzimet e standardeve që mund të kalkulohen në bazë të shpenzimeve të tanishme buxhetore dhe shpenzime jashtë standardeve për të cilat nevojitet ekspertizë e posaçme) dhe t’i lidhni ato me fondet në dispozicion, alokimet e Buxhetit të Kosovës dhe asistencën e huaj (të gjitha projektet).

• Monitorimi i Planit të Veprimit duhet të jetë shumë strikt dhe e përpikët. o Secili veprim/zbatim/progres duhet të raportohet tek AIE në të njëjtën

kohë (automatikisht) ose të paktën dy herë në muaj – rregullisht (qoftë edhe nëse nuk ka veprim), para se SMI (Mekanizmi Përcjellës i Raportimit të Kualitetit) të jetë ndërtuar plotësisht.

Page 16: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o AIE duhet të përgatisë një herë në muaj (në fillim ose në mes të muajit) një raport të shkurtë për Kryeministrin (dhe Qeverinë). Kjo duhet konsideruar si sistem i paralajmërimit të hershëm për të parë nëse zbatimi shkon mirë ose nëse ka nevojë për intervenime nga ana e Kryeministrit.

o Një raport i shkurtë duhet përgatitur nga AIE çdo tremujor (në tabelë) për Qeverinë (sa më i detajuar duke u përqendruar në fushat problematike me rekomandimet se si duhen trajtuar me përpjekje shtesë) dhe për Komisionin Europian (dhe faktorët tjerë ndërkombëtarw) në mënyrë më të gjerë (jo aq të detajuar) duke u fokusuar në rezultatet e arritura dhe duke nënvizuar fushat ku nevojitet më së tepërmi asistencë/intervenim nga ana e komunitetit ndërkombëtar,

o çdo gjashtë muaj (në qershor për shtator për shkak të Raportit të progresit të KE-së, dhe në dhjetor për të mbyllur vitin dhe përcaktuar aktivitetet e vitit vijues përmes aprovimit të Buxhetit të Kosovës), AIE duhet të përgatisë, ndërsa Qeveria të shqyrtojw dhe aprovojw, një raport më të gjatë dhe më të detajuar (përshkrime të shoqëruara me tabela të detajuara) mbi Progresin në zbatimin e rekomandimeve të Partneritetit Europian.

o Mekanizmi i monitorimit dhe Raportet mund të jenë shumë të dobishme për t’u përgatitur më mirë për të gjitha takimet me Komisionin dhe faktorët tjerë institucionalw dhe për të treguar progres në arritjen e qëllimeve (në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas rregullit).

B. Dobia e Planit të Veprimit të Partneritetit Europain për Kosovë 2008

Plani i Veprimit duhet/mund të përdoret për

1. Komunikim të brendshëm, • Harmonizim të marrëdhënjeve mes Kryeministrit dhe komunitetit

ndërkombëtar (qartësimi i çështjeve të ndryshme paraprakisht për t’u fokusuar në çështjet më kryesore dhe më të rëndësishme),

• Kryeministri dhe anëtarët e qeverisë (të kuptojnë përgjithësisht agjendën e qeverisë dhe rezultatet që duhen arritur),

• Ministrat dhe stafi i tyre ministror (udhëzime të qarta me etapa të matshme), • Marrëdhënjet mes trupave qeveritarw (një plan dhe afate të pwrbashkwta), • Qeverinë dhe komunitetin e biznesit me partnerët social (mekanizmat

paralajmëruese mbi ndryshimet të cilat do të shfaqen dhe që do të ndikojnë në komunitetin e biznesit dhe në partnerët social),

• Marrëdhëniet me sektorin e OJQ-ve (baza për ndërtimin e partneritetit) • Komunikim me media (agjenda e qartë për qeverinë e matshme nga mediat) • Dhe me publikun e gjerë, të gjithë qytetarët, (qytetarët që dëshirojnë, mund të

vlerësojnë në çdo kohë se sa e sukseshme është/ishte Qeveria.

2. Për komunikim të jashtwm,

Page 17: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

• Komunikim me komunitetin ndërkombëtar dhe kuptim më i mirë i prioriteteve për Kosovën (prioritetet dhe agjenda e qeverisë të paraqiten qartë dhe publikisht)

• Marrëdhënjet me Komisionin Europian dhe shënimet e tij (çdo herë të nevojshme për qëllim monitorimi dhe për të paraqitur një pamje të qartë të progresit të arritur)

• Me të gjitha shtetet anëtare të BE-së (të mos harrojmë që krejt vendimet e rëndësishme merren nga shtetet anëtare)

• Me fqinjët e Kosovës (të gjithë në regjion janë dhe do të ndjekin për së afërmi se çfarë bën, planifikon dhe arrin Kosova).

• Me sektorin akademik dhe joqeveritar europian dhe publikun e gjerë (Kosovës i nevojitet e tërë përkrahja e cila mund të vijë prej një mjedisi sa më të gjerë).

Ky potencial i jep peshë dhe vlerë të posaçme Planit të Veprimit dhe është arsyeja përse Plani i Veprimit duhet të jetë i përgatitur mirë, në një proces të pjesëmarres me projektime reale dhe të arritshme, si dhe i përkrahur nga fondet në dispozicion për ta kthyer atë në një dokument referimi i cili mund të krijojw mundësi për të arritur përkrahjen konsensuale për perspektivën europiane të Kosovës. C. Struktura e Planit të Veprimit të Partneritetit Europian 2008 (Propozim)

• Përmbajtja • Lista e shkurtesave të përdorura • Hyrje

o PV si reagim i Qeverisë së Kosovës ndaj vendimit të Këshillit (rekomandimet e Partneritetit Europian) – qëndrim Politik

o Marrëdhëniet e tanishme me BE (dhe OKB) o Gjendja e tanishme në Kosovë, zhvillimet/arritjet kryesore,

Gjendja politike- Ekonomia- Agjenda legjislative Kapaciteti administrativ

o Orientimet kryesore/qëllimet strategjike/hapat përpara siç shihen nga Qeveria e Kosovës

• Përshkrimi i Metodës së punës/përgatitja e PV o Koordinimi/ZKM-AIE o Procesi pjesëmarrës, institucionet vendore dhe komuniteti ndërkombëtar o Kontributi i drejtpërdrejtw i ekspertëve të institucioneve o Përvoja e përdorur/Leksionet e mësuara o Draftimi i PV-së ndahet mes aktorëve kryesor në Kosovë/reagimi o Komentet e pritura prej Komisionit Europian nga Brukseli para aprovimit

final nga ana e Qeverisë së Kosovës • Mekanizmi i mbikqyrjes dhe raportimit

Page 18: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o Rëndësia e mekanizmit të monitorimit dhe raportet e përgatitura mirë për Qeverinë dhe Komisionin Europian

o Përgjegjësia për mbledhjen e informatave dhe përgatitjen e raporteve o Mekanizmi raportues

Raport i Shkurtë Mujor me tabela Raport tremujor me përshkrime të shkurtra të rezultateve dhe

tabela Dy herë në vitë një raport më i detajuar me përshkrim të

rezultateve (dhe shpjegim të shtyrjeve eventuale) dhe tabela • Përshkrimi i Tabelave/Matricave (përshkrim preciz i rreshtave dhe

shtyllave) • Rekomandimet kyçe, afatmesme dhe afatgjata të Partneritetit Evropian sipas

renditjes në Vendimin e Këshillit, çdo kapitull ka më së shumti 1 maks. 2 faqe tekst, përveç kritereve politike dhe ekonomike ku nevojitet një përshkrim më i detajuar. Duhet të jetë e qartë që kjo do të jetë një qasje e cila në këtë fazë përdoret me mirëkuptim të dyanshëm (Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Europian) dhe që në fazat e mëtutjeshme përmbajtja e PVPE-së të mbuloj tërë acquis-në në bazë të kapitujve të monitorimit

• Kriteret politike – përshkrim i detajuar i situatës në bazë të kritereve politike për

anëtarësim (përfshirë Standardet, si pjesë e kritereve politike), progresin e arritur, sfidat kryesore, prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme, resurset e nevojshme përfshirë nevojat për kapacitete njerëzore,

• Kriteret ekonomike – përshkrimi i detajuar i situatës në bazë të kritereve ekonomike për anëtarësim, progresi i arritur, sfidat kryesore, prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme, resurset e nevojshme përfshirë nevojat për kapacitete njerëzore,

• Për gjithë kapitujt e Acquis (rekomandimet e PE-së), o Hyrje e shkurtër o Gjendja e tanishme me progresin e arritur qartë deri më tani, o Qëllimet afatgjata strategjike në atë fushë o Sfidat kryesore/prioritetet afate shkurtra (12-24 muaj) dhe afatmesme 24-

36 muaj) o Lista e aktiviteteve (me etapa, ato të cilat janë të matshme)

Përgjegjësia (një institucion me udhëheqësi të qartë dhe më pas të gjitha institucionet që duhet përfshirë)

Afate të qarta (për prioritetet afatshkurtra të paraqitura në tremujor …psh. 2008/I, 2008/II…për ato afatmesme të paraqitura vetëm në vite …psh.2010, 2011…

Referimi i dyanshëm mes aktiviteteve në kapitujve të ndryshëm (për të mos i dyfishuar)

Mbulimi nga Buxheti i Kosovës dhe përkushtime tjera (ndërkombëtare) të resurseve (përkushtime të siguruara)

Nëse ka zbrazësi, duhet të tregohet sa më qartë nevoja për asistencë (kur të vërehen nevojat e TAIEX ato duhen shënuar në mënyrë të posaçme)

Page 19: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Kurdo që të jenë në dispozicion duhet dhënë/shënuar/caktuar etapat në numra ose rezultate tjera të matshme që priten. Kjo është e rëndësishme për qëllime raportimi.

o Është e rëndësishme që të shënohen qartë të gjitha aktivitetet e PV-së (me

shënimin e këtyre veprimeve, përmes softverit të filtrimit listat e veprimeve kyçe mund të krijohen dhe Raportet mund të përgatiten shumë më lehtë), siç janë

Vendimet politike që duhen marrë, Strategjitë e reja që duhet përgatitur, Masat ligjore që duhen ndërmarrë, Institucionet e reja që duhen krijuar, Rekrutime të reja, Prokurimet

• TI • Tjetër

o Lista e të gjitha projekteve Aktive të asistencës së huaj (për koordinim më të mirë të asistencës dhe drejtim të asistencës në dispozicion dhe asaj të ardhshme në fushat prioritare dhe në ato të cila janë në gjendje të thithin asistencën)

D. Orari i aktiviteteve për të përgatitur Draftin e Planit të Veprimit të Partneritetit Europian1 Do të ketë shumë punë për AEI dhe ministritë/institucionet e linjës dhe për shkak të kësaj është e një rëndësie të pakrahasueshme që cdo gjë të jetë e planifikuar mirë, shpërndarë me kohë në adresë të duhur (rrjeti i TI-së është i rëndësisë kyçe) si dhe të ju përmbahen afateve në mënyrë të rreptë. Parakusht për hapat e ardhshme të sukseshme është që të përfundohen të gjitha takimet konsultative, të shpërndahen udhëzimet, të krijohet dhe funksionalizohet rrjeti i kontakteve (lista e adresave rekomandohet për qëllim komunikimi dhe kontakti më të lehtë). Nëntor, 2007 Java 5-9

• Menjëherë pas momentit të shpalljes së Raportit të Progresit për 2007 (6 nëntor 2007) dhe Draftit të Partneritetit Europian për 2008 – 2009, Qeveria e Kosovës do të shpall deklaratën politike pozitive në një konferencë të posaçme për shtyp,

• Ditën e njëjtë (apo të ardhshme) një seancë speciale e Qeverisë së Kosovës duhet mbajtur për të përfunduar hapat e ndërmarrë, përgjegjësitë që do të ndahen dhe

1 Orari i aktiviteteve është ndryshuar në pajtueshmëri me rrethanat

Page 20: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

orarin e përgatitjes së përgjigjeve të duhura për Partneritetin Europian në formë të një Plani Veprimi (Plani i Veprimit të partneritetit Europian 2008-EPAP/2008). AIE duhet të marrë zyrtarisht, nga Kryeministri, mandatin dhe detyrën për të koordinuar përgatitjen e PVPE-së.

Java 12-16

• AIE do të bëjë analiza të detajuara dhe të tërësishme të raportit të Progresit dhe të Draftit të Partneritetit Europian, për të caktuar përgjegjësitë dhe shpërndarë detyrat për përgatitjen e PVPE-së. Paralelisht me këtë duhet të përgatitet përkthimi i PV-së dhe raportit të Progresit në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

• AIE do të caktoj takim plenar të nivelit të lartë me të gjitha institucionet që do të përfshihen në proces, për të shpërndarë zyrtarisht kopjet e PV-së (dhe raportit të Progresit) së bashku me udhëzimet e shkruara për hapat e mëtutjeshme, përfshirë afatet për të gjitha aktivitetet e planifikuara (Orari). Do të ketë rëndësi politike nëse në këtë takim merrë pjesë Kryeministrim (ose Zëvendës-Kryeministri).

Javët 19-23 dhe 26-30

• AIE do të vendos organizim të brendshëm në përputhje me punën në PVPE (shpërndarjen e detyrave tek stafi i AIE-së, përgjegjësitë në bazë të kapitujve) dhe do të përcaktojë në mënyrë precize strukturën kontaktuese në çdo institucion të përfshirë. Përgjegjësia e plotë do të mbahet nga ministri, zëvendës ministri dhe sekretari i përhershëm, por për shkak të shpeshtësisë së kontakteve dhe komunikimit më të lehtë, cdo institucion do të duhet të nominoj një sekretarë (pikë kontakti) dhe një zëvendës të cilët do të jenë në dispozicion në cdo moment for cdo gjë që ka të bëjë me përgatitjen e PVPE-së. Libri i adresave do të përgatitet në mënyrë urgjente.

• AIE do të organizoj një sesion të posaçëm trajnimi për të gjithë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira direkt në draftimin e PVPE-së për të spjeguar dhe dhënë udhëzime për analizimin e rekomandimeve të partneritetit Europian dhe të medotës së përgatitjes së përgjigjeve/imputeve adekuate përfshirë dhe kalkulimin e kostos së standardeve.

Dhjetor, 2007 Java 1-31

• Të gjitha institucionet punojnë në analizimin e detyrave, planifikimin dhe projektimin e aktiviteteve, kalkulimin e shpenzimeve,

• Institucionet udhëheqëse do të sigurohen që të gjitha strukturat (departamentet, trupat e ndërlidhura, asociacionet, ekspertët) të jenë këshilluar,

• Institucionet udhëheqëse do të konsultohen tërë kohën me AIE për cfarëdo teme të hapur, me Ministrinë e Financave për cfarëdo kalkulimi të shpenzimeve dhe qështje buxhetore, me QKD (Qendra për Koordinim të Donatorëve) për asistencë ekzistuese apo të planifikuar.

Page 21: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Janar, 2008 Java 1-18

• Të gjitha inputet (teksti dhe tabelat) për PVPE do duhet të kontrollohen/rikontrollohen dhe konfirmohen së pari zyrtarisht nga personi/eksperti i cili është duke shkruar inputet, së dyti nga menaxhuesi përgjegjës, pastaj nga sekretari i përhershëm (ose drejtori...) i institucionit dhe në fund nga zyrtati i rangut më të lartë të institucionit Udhëheqës. Vetëm pasi që të jenë kontrolluar imputet e përgatitura dhe të jenë konfirmuar përmes një filtrimi të tille, ato mund të dorëzohen (në kopje elektronike dhe të shtypur) zyrtarisht tek AIE.

Java 21-31/1

• Mbledhja e reagimeve prej ministrive/institucioneve (prej të gjithave) • Kontrolli i Brendshëm i Kualitetit në AIE, kontrolli i relevancës së inputeve,

qëndrueshmërisë, plotësisë, saktësisë. • Kontrolli i draftit të teksteve dhe Tabelave për Planin e Veprimit dhe për cdo

kapitull posaqëisht (së bashku dhe drejtpërdrejt me ministrinë/institucionin udhëheqës)

Shkurt, 2008 Java 4-8

• Rregullimi teknik i të gjitha materialeve dhe vendosja e tyre nën një dokument të vetëm,

• Përgatitja e Letrës zyrtare me përshkrime/shpjegime të detajuara mbi atë së cilat janë pritjet/obligimet e kësaj faze dhe cilat janë afatet për reagim,

• Dërgimi (me dorë) i Letrës dhe materialit komplet në të gjitha adresat (të kontrollohet nëse janë marrë letrat).

Java 11-15 dhe 18-22

• Kontakt i përhershëm on-line (stafi i AIE me adresat), • Këshilla dhe udhëzime, konsultime, sqarime, • Task-forca e AIE të vizitoj disa ministri dhe të ofrojw ndihmë sipas nevojës, • Leximi i tërë dokumentit, kontrolli i qëndrueshmërisë, saktësisë, plotësisë,

shtimi i asaj që mungon, përmirësimi i kualitetit të dokumentit, • Puna me track-changes (për t’i patur të qarta ndryshimet dhe shtesat e

propozuara) • Kthimi (mbledhja) e të gjtha materialeve për AIE në formë elektronike dhe të

shtypura përcjellë me letër zyrtare (si konfirmim dhe si vertetim politik për aktivitetet e propozuara dhe të kontrolluara dhe tekstin e tyre)

Java 25-29

Page 22: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

• Të kontrollohet nëse të gjitha institucionet janë përgjigjur dhe nëse i janë kthyer AIE-së materialet e kompletuara,

• Kontrolli i kualitetit, pranimi/refuzimi i ndryshimeve, • Pastrimi i tërë dokumentit dhe filtrimi i draftit të fundit, • Organizimi teknik i tekstit dhe tabelave të drafit final,

Mars, 2008 Java 3-14

• Përkthimi fillon (është shumë e rëndësishme që të ketë përshtatje të plotë të terminologjisë së përdorur dhe shprehje të sakta në shqip, serbisht dhe anglisht përgjatë tërë dokumentit). Për të përshpejtuar procedurën e përkthimit, disa pjesë të planit të Veprimit që nuk do të ndryshohen (substancialisht) mund të dërgohen për përkthim në një fazë më të hershme.

• Pajtimi nga ana e Kryeministrit për të vendosur dokumentin në një sesion të posaçëm të Qeverisë për të patur prezantim të detajizuar dhe diskutuar draftin e PVPE-së dhe aktivitetet/obligimet e projektuara,

Java 17-29

• Qeveria do të diskutojë dhe aprovojë Draftin e Planit Veprues të Partneritetit Europian

• Ngjarje publike përmes së cilës do të shënohet puna e bërë nga Qeveria, • Prezantimi i PVPE-së para komunitetit ndërkombëtar (pasqyra strategjik),

shoqatave të biznesit (reformat ekonomike) dhe publikut të gjerë (versioni i thjeshtuar dhe pikat kryesore),

• Dërgimi i Planit të Veprimit së bashku me Letrën Zyrtare të nënshkruar nga Kryeministri dhe adresuar për në Komisionin Europian në Bruksel, duke iu kërkuar komentet dhe rekomandimet e tyre për të arritur të finalizohet dokumenti si i vetmi që do të përdoret nga të dyja anët për të matur progresin e Kosovës në procesin e integrimit në BE.

Prill/Maj 2008

• Ngjarje e posaçme e prezantimit të PVPE-së para Komisionit Europian në Bruksel

Plani i Veprimit do të konsiderohet si projekt-dokument deri në momentin kur të pranohen komentet dhe rekomandimet nga Brukseli dhe të jenë inkorporuar në versionin final të planit të Veprimit. Më pas, Qeveria do të aprovojë Planin e Veprimit si një dokument zyrtar që udhëheq dhe mbikëqyr zbatimin e rekomandimeve të Partneritetit Europian.

Page 23: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

E. Elemente të rëndësishme që duhet kujtuar: • Plani i Veprimit duhet të aprovohet përmes procedurave të rregullta qeveritare

(si një draft zyrtar) për të marrë përkrahje politike dhe përkushtim më të madh,

• Plani i Veprimit duhet të diskutohet me përfaqësuesit e KE-së dhe me komunitetin e gjerë ndërkombëtar të përfaqësuar në Kosovë,

• Dokumenti duhet t’i prezantohet publikut të gjerë në Kosovë, si një dokument i cili është krijuar me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve të Kosovës si shprehje e pikëpamjes dhe përkushtimit të tyre.

• Plani i Veprimit të Partneritetit Europian 2006 duhet të prezantohet dhe të diskutohet me Njësitin e DG Zgjerimit për çështjet e Kosovës,

• Dhe takimi i parë i MPS-së (BE-Qeveria e Kosovës) pas aprovimit nga ana e Qeverisë. Takimi i MPS-së paraqet një rast të shkëlqyer për të prezantuar tërë dokumentin në mënyrë që qartë në një Power Point Prezantim (me të dhëna të masave në bazë të llojit, afateve, institucioneve përgjegjëse) dhe arsyet dhe justifikimet për nevojën e një PV-je/Strukture/metodologjie/përmbajtje/mekanizmi monitorimi/të gjitha parametrave dhe etapave/cikleve raportuese dhe ciklit të raportit,

• Aktivitetet e Planit të Veprimit duhet të lidhen me Buxhetin e Kosovës dhe të jenë brenda Kornizës Afatmesëm të Shpenzimeve,

• Të gjitha aktivitetet të cilat kërkojnë/presin asistencë të cfarëdo lloji (ekspertizë, konsulencë, trajnim, këshillim, investim në TI dhe lloje tjera të investimeve institucionale) duhet shënuar qartë përmes indikatorëve të duhur, përfshirë atë së cfarë pritet të financohet nën instrumentin e IPA-s,

• Plani i Veprimit duhet të përdoret për planifikim të aktiviteteve të Qeverisë,

o Përsa i përket agjendës politike të Qeverisë dhe prioriteteve të saj,

o Agjenda legjislative për Qeverinë (Ligje, Akte nënligjore, Vendime dhe akte të tjera ligjore) dhe për Parlamentin,

o Plani për rekrutimet e nevojshme për zbatimin e agjendës së integrimit evropian dhe zbatimit të akteve të harmonizuara ligjore,

o Plani për ndërtim institucional dhe trajnim të stafit (nevojitet trajnimi i përgjithshëm dhe ai specifik),

o Plani për investime dhe posaçërisht për krijimin e rrjetit të TI-së (azhurnimi) në lidhje me acquis.

Page 24: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PËRFORCIMI I MEKANIZMIT QENDROR KOORDINUES TË QEVERISË PËR MENAXHIMIN E PROCESIT TË

INTEGRIMIT EVROPIAN

Page 25: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përforcimi i Mekanizmit Koordinues të Qeverisë Qendrore për

Menaxhimin e Procesit të Integrimeve Evropiane

Strukturat e qëndrueshme të Integrimeve Evropiane, parakusht për Proces të Suksesshëm dhe të Qëndrueshëm të Integrimit Evropian

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 26: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PËRMBAJTJA: I. Hyrje

II. Sfidat kryesore në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian 1. Kuptimi i procesit dhe pasojave të tij si baza të pajtueshmërisë politike dhe

mbështetjes publike 2. Përkushtimi dhe dedikimi i Qeverisë 3. Institucione të fuqishme dhe të qëndrueshme 4. Një plan koherent, konsistent dhe i koordinuar mirë për implementimin e

Partneritetit Evropian (dhe gjithë legjislacionit evropian në të ardhmen) 5. Komunikimi dhe informatat 6. Hapat/planet për të ardhmen

III. Propozimi për (Mekanizmin) Strukturën Institucionale të Integrimit të Qëndrueshëm Evropian për Kosovë

1. Hyrje 2. Strukturat e përgjithshme të koordinimit të integrimit evropian

2.1. Bashkëpunimi/bashkërendimi në Nivelin më të lartë politik 2.2. Bashkërendimi në nivelin e Qeverisë

A. Themelimi I një Mini-Kabineti për Integrimin Evropian (MKIE) B. Emërimi I Ministrit/ZvKM për integrime evropiane C. Themelimi I Komitetit të Punës për Integrimet Evropiane (KPIE) D. Themelimi I 6 Grupeve Punuese

2.2. Bashkërendimi në nivel Qeveria

A. Themelimi i një Mini-Kabineti për Integrime Evropiane (MKIE) B. Emërimi i Ministrit/ZvKM përgjegjës për integrime evropiane C. Themelimi i Komitetit të Punës për Integrimin Evropian (KPIE) D. Themelimi i 14 grupeve punuese E. Pajtimi dhe themelimi i Punishteve të MPSA-së (Grupet Punuese)

IV. Agjencia për Integrime Evropiane 1. Funksionet kryesore 2. Struktura e re e propozuar për AIE-në V. Konkludimet SHTOJCAT: Shtojca 1: Mekanizmi i rishqyrtuar kosovar i Koordinimit - Propozim

Page 27: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Shtojca 2: Struktura e rishqyrtuar e Grupeve Punuese – Propozim Shtojca 3: Funksionet kryesore të AIE-së dhe diagrami i ri - Propozim Shtojca 4: Përafrimi i legjislacionit - Propozim Shtojca 5: Përkthimi i legjislacionit të BE-së - propozim Shtojca 6: Struktura e koordinimit të IPA-së – Propozim

Page 28: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

I. Hyrje Më 17 shkurt, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë, duke hapur një faqe të re në historinë e Kosovës dhe për qytetarët e saj, si dhe sipas deklaratave të gjithë përfaqësuesve të rëndësishëm politikë në këtë rast, të ardhmen e re evropiane për Kosovën dhe për gjithë rajonin. Procesi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur është në vazhdim dhe gati për çdo ditë numri i shteteve që njohin Kosovën është në rritje, mes tjerësh SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia e shumë të tjera. Për secilin shtet apo subjekt në EJL, duke përfshirë Kosovën, nuk ka qenë e as nuk është pyetja a do të integrohen në Bashkimin Evropian, por më shumë se kur dhe si. Procesi i integrimit në BE është i ndërlikuar, ndërsa reformat që duhen bërë janë shumë kërkuese. Puna paralele në shumë fusha dhe marrja e vendimeve mbi ndryshime të vështira politike, ligjore dhe institucionale me pasoja afatgjate në ekonomi dhe jetën e përditshme të qytetarëve, nuk është punë e lehtë. Secila Qeveri dëshiron të arrijë sa më shumë që mundet në periudhën më të shkurtër kohore të mundshme. Kjo është dëshirë legjitime, e edhe obligim para votuesve. Në anën tjetër, Qeveria që nuk do të kuptonte procesin në thelbin e saj, drejtpeshimin mes prioriteteve afatshkurta dhe atyre afatgjate si dhe qëllimeve, duke ankoruar procesin në institucionet shtetërore/vendore, duke pasur parasysh që një proces i tillë shkon përtej mandatit politik të një Qeverie, do të bënte një gabim tejet të madh.

Kosova është duke zbatuar një agjendë gjithëpërfshirëse dhe të komplikuar, ku procesi i integrimeve evropiane po bëhet prioritet i parë, si dhe po hyn në qendrën e interesimit të Qeverisë. Për më shumë, procesi i integrimit po bëhet motori dhe udhëzuesi kryesor për gjitha proceset e reformat përparimtare. Mënyra më e mirë për t’u munduar të shpejtojmë procesin deri në masën më të madhe të mundshme është respektimi i ndërlikueshmërisë së tij, duke ndërtuar institucione të qëndrueshme e duke shfrytëzuar përvojat e shteteve tjera më të avancuara në këtë proces, si dhe të jemi të dedikuar deri në arritjen e qëllimit. Kosova duhet të përgatisë përgjigjen e saj të duhur ndaj hapave të ndërmarrë nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga ana e Bashkimit Evropian e Komisionit Evropian. Vetëm në këtë mënyrë mund të merret seriozisht Kosova si dhe do të konsiderohet si partner në proces.

Disa nga elementet e reja që duhen marrë parasysh, të cilat do të ndikojnë dhe që duhet të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimet kryesore të Qeverisë së Kosovës janë:

• Politikë dhe prani më e fortë dhe e gjerë evropiane në Gadishullin Ballkanik (e sidomos në Kosovë) me qëllim kryesor thellimin e marrëdhënieve me gjitha vendet e rajonit për t’i afruar ato sa më afër që është e mundur me Bashkimin Evropian, me qëllimin përfundimtar të anëtarësimit të plotë të arritur dhe të merituar kur të jenë të gatshme vendet, në bazë të pjekurisë dhe gatishmërisë

Page 29: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

individuale. Bashkimi Evropian është duke u përgatitur për Kosovën me statusin e ri, hap pas hapi, me strukturat e tij të reja, duke filluar me ZCN-në – Zyrën Civile Ndërkombëtare (70 anëtarë personeli), misionin e ESDP-së (Misioni i Politikës Evropiane të Sigurisë dhe Mbrojtjes) me 1800-2200 anëtarë personeli, si dhe ZKE-në – Zyrën e Komisionit Evropian, me rreth 80 anëtarë personeli.

• Raporti i ri i Progresit dhe Partneriteti Evropian për Kosovë u lansua në nëntor, me synim të harmonizimit të politikave vendore drejt përafrimit më të shpejtë të politikave dhe legjislacionit të BE-së si dhe për të përforcuar administratën kosovare duke ngritur kapacitetin e tyre për zbatim dhe fuqizim,

• Instrumenti i ri i Para-Asocimit (Neë Instrument for Pre accession - IPA) dhe një larmi veglash (TAIEX dhe Binjakëzimi) dhe mundësitë për qasje në Programet e Komunitetit janë në dispozicion për të pasuruar mënyrat me të cilat do të përafroheshin politikat e vendeve para-kandidate dhe kandidate për hyrje në BE. Elementet e Asistencës për Tranzicion dhe Ndërtim Institucionesh dhe Bashkëpunimit Ndërkufitar janë të hapura për Kosovën.

• Së shpejti dera do të hapet edhe për Kosovën që të tregojë përcaktim të plotë dhe pas tregimit të rezultateve konkrete dhe kontrollit të plotë mbi procesin e integrimit në BE, për të hapëruar në fazën e ardhme:

o Vendimi i Këshillit për t’i dhënë mandatin Komisionit Evropian për të përgatitur Studimin e Fizibilitetit për fillimin e Negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën,

o Komisioni Evropian duhet të përgatisë dhe paraqesë Rezultatet e Fizibilitetit për të hapur negociatat e Stabilizim-asocimit me Qeverinë e Kosovës,

o Vendimi i Këshillit për të hapur Negociatat për SA me Qeverinë e Kosovës, si dhe KE-ja për përgatitjen e qëndrimeve për Negociata,

o Hapja zyrtare e Negociatave për SA, o Negociatat për themelimin e marrëdhënieve kontraktuale përmes SA,

inicimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes, duke përfshirë procesin e plotë të ratifikimit të së njëjtës,

o Aplikacioni për Anëtarësim, o Plotësimi i Pyetësorit, o Përgatitja e Mendimit nga Komisioni dhe adaptimi nga Këshilli, o Vendimi i Këshillit për t’i dhënë statusin e Kandidatit dhe për fillimin e

përgatitjeve për fazën përfundimtare, o Që do të thotë Hapja e Negociatave për anëtarësim, duke filluar me

Monitorimin, negociatat e plota, përmbyllja e negociatave dhe inicimin, nënshkrimin dhe ratifikimin e Traktatit të Hyrjes.

Në një mjedis të tillë të mbushur me të reja e sfida, rëndësi thelbësore do të ketë injektimi i një fryme të re dhe dinamizmi në proces. Është koha tani që të kapet momenti dhe të përmirësohen shpejt e në substancë reagimet për të arritur rezultatet e nevojshme e të prekshme. Përkushtimi i qartë dhe i fortë politik ndaj procesit dhe krijimit të strukturave të reja më të forta, e të pajisura me personel kompetent me numër të mjaftueshëm, është përgjigja e duhur ndaj kësaj sfide.

Page 30: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

II. Sfidat kryesore në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian

1. Kuptimi i procesit dhe pasojave të tij si bazë e pajtimit politik dhe mbështetjes publike

Për shtetet e vogla (mikro), mospranimi dhe mosnjohja që bota po ndryshon gjerësisht përmes procesit të globalizimit do të ishte humbje serioze strategjike, me pasoja të përhershme dhe izolim të mundshëm. Nevoja për rreshtimin e politikave shtetërore dhe rajonale ndaj proceseve globale (duke përfshirë edhe integrimin evropian si një prej tyre) është e domosdoshme për cilëndo Qeveri që dëshiron të jetë e suksesshme.

Arritja e pajtueshmërisë politike është detyrë e vështirë në vete, por nuk do të duhej të ishte e tillë kur vihen në pyetje interesat strategjikë shtetërorë. Integrimi evropian është një prej tyre. Konsenzusi i gjerë do të jetë tejet i nevojshëm për qëndrimet mbi bisedat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, Aplikimit për Anëtarësi në BE dhe sigurisht për Bisedimet për Hyrje në të ardhmen, por edhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga gjitha këto.

Secila Qeveri, me argumente të qarta, ka nevojë të bindë popullsinë për të mbështetur integrimin dhe anëtarësinë/hyrjen në BE. Puna e përhershme me mediat, gazetarët, partnerët në shoqëri, sektorin e OJQ-ve si dhe formësuesit e opinionit publik është thelbësore. Procesi ec, mjedisi po ndryshon, e situatat nuk janë gjithmonë të parashikueshme, pra nevoja për argumente të qarta bindëse dhe dialog me kohë me gjithë aktorët është sfidë e vazhdueshme.

2. Përkushtimi dhe dedikimi i Qeverisë

Nëse Qeveria është vërtetë e përkushtuar, atëherë procesi i integrimit në BE duhet të bëhet prioritet i parë i Qeverisë (dhe gjitha Qeverive që do të udhëheqin procesin e till në vitet në vijim), duke e pasur atë temë të parë në gjitha seancat e Qeverisë.

Një proces i tillë kërkues duhet të ketë një figurë të fuqishme dhe kompetente politike përgjegjëse për integrimin evropian. Në këtë mënyrë, procesi do të fitojë dinamikën, ndërsa resurset do të koncentrohen më lehtë për të mbështetur përshpejtimin e këtij procesi.

Një organ qendror i koordinimit për IE (në Kosovë Agjencia ekzistuese për Integrime Evropiane) e udhëhequr nga një anëtar i Qeverisë, me mandat të qartë, duhet formuar dhe ndërtuar në mënyrë të përhershme në nivelin e kompetencave të plota dhe respektimit të gjithë shoqërisë. Ky trup do të jetë pasqyra e procesit në vend dhe në Bruksel, tek Komisioni Evropian, gjatë gjithë kohëzgjatjes së procesit.

Koordinimi dhe ndërmjetësimi janë themelore, ndërsa përgjegjësitë e vetme të organit qendror koordinues – Agjencia për Integrime Evropiane brenda Zyrës së Kryeministrit) (funksionet do të ishin: Përafrimi i legjislacionit, Përkthimi, ndërtimi i institucioneve, bashkërendimi i asistencës së huaj – duke përfshirë IPA-n, informimi dhe komunikimi, përgatitja për bisedimet për

Page 31: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Marrëveshjen SA/Marrëveshjen e Asocimit). Kjo nuk duhet të zëvendësojë apo të zëjë vendin e ministrive dhe organeve tjera në ushtrimin e përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe ligjore.

Organi qendror koordinues – Agjencia për Integrime Evropiane duhet të bëhet pika qendrore e kontaktimit për gjithçka që vjen nga shërbimet e Brukselit në vend dhe për gjithçka që shkon nga vendi në Bruksel.

Për një organ të tillë të rëndësishëm, ka shumë rëndësi të gjendet personeli i mjaftueshëm kompetent dhe qëndrueshmëri e siguruar, për të ruajtur arritjet e bëra dhe për t’u zhvilluar tutje mbi to.

3. Institucione të fuqishme e të qëndrueshme

Për të arritur qëllimin e të pasurit kapacitete të forta e të qëndrueshme administrative, ka nevojë të fillohet sistematikisht, vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme në përgatitjen e administratës, duke përfshirë së pari Strategjinë dhe Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit, të pajtuar dhe gjerësisht të pranuar, për Reformën e Administratës Publike, bashkë me strategjinë e trajnimit dhe Planin Operativ.

Së paku 2000 shërbyes civilë do të jenë përherë të përfshirë në BE-në konkretisht. Vëmendje e veçantë do të duhej kushtuar përkthyesve të legjislacionit të BE-së, si aftësi të veçanta, por edhe tek vendim-marrësit e nivelit të lartë, hartuesit e ligjeve, ekspertët e Acquis, inspektorët, gjykatësit, prokurorët, forcat policore, ekspertët e fondeve të BE-së dhe politikës së kohezionit në BE.

4. Një plan koherent, konsistent dhe i mirë-koordinuar për implementimin e Partneritetit Evropian (dhe gjithë Acquis në të ardhmen)

Secila Qeveri duhet të mundohet të shmangë krijimin e shumë strategjive e dokumenteve planifikuese të ndryshme, për të shmangur hutinë e proceseve e prioriteteve konfliktuoze. Mënyra më e mirë për të ikur nga ky rrezik i mundshëm është arritja e pajtueshmërisë mbi një dokument si Plani i Veprimit për Partneritet Evropian (implementimi i prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme), i cili preferohet të pajtohet në Kuvend me pranueshmëri të gjerë të tërësisë së masave dhe pasojave që do të paraqiten gjatë procesit të reformës/ tranzicionit.

Procesi i harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së duhet të ankorohet brenda themelit institucional të vendit, në procedura qeveritare e ato të Parlamentit. Një Shtab Nacional i fuqishëm dhe i besueshëm (Sekretariat për legjislacion apo Agjencia për Integrime Evropiane ose ndonjë organ tjetër i mandatuar) është i domosdoshëm, i ndërtuar mbi deklarimin e qartë për përputhjen me Acquis dhe një Kuadër Harmonizimi që do të përdorej sa më gjerësisht që është e mundur.

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane përfshirë strukturën kompetente të mbështetjes administrative do të ishte pararojë e masave të bartura nga BE-ja që në momentin e hyrjes në procedurë parlamentare. Do të ishte shumë racionale dhe e mençur

Page 32: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

që Qeveria të pajtohej me Listën Parlamentare të Legjislacionit që do të miratohej gjatë një periudhe të caktuar kohore, natyrisht duke informuar vazhdimisht Parlamentin mbi zhvillimet në proces.

Për të shfrytëzuar gjithë asistencën në dispozicion me efektin më të madh të mundshëm dhe për prioritetet e caktuara, është thelbësore të kemi një mekanizëm plotësisht funksional Qendror të Koordinimit të Donatorëve, si dhe një Koordinator Qendror të Ndihmës, i cili do të shprehte vazhdimisht dhe me një zë politikën e Qeverisë. Një vlerë shtesë do të ishte nëse do të ekzistonte edhe një Bazë Qendrore Shënimesh për Asistencën e Donatorëve, të respektuar nga të gjithë si burim i besueshëm i informatave dhe për qëllime planifikimi.

IPA është i ri si instrument, por shumica e procedurave të tij janë bazuar në përvojat nga instrumentet e përparshme të BE-së. Programimi i tij duhet udhëhequr nga një Koordinator Vendor i IPA-s, me pushtet të plotë të vendosjes dhe udhëheqjes së asistencës drejt prioriteteve të duhura e më parë të pajtuara. Është thelbësore që të ndërtohen kapacitete administrative që të jenë në gjendje të zbatojnë, monitorojnë e vlerësojnë efektivitetin e gjithë ndihmës së disponueshme nga IPA, si dhe shfrytëzimin e gjitha instrumenteve para-asociuese: Binjakëzimin, TAIEX-in, programet e Komunitetit dhe pjesëmarrjen në Agjencitë e Komunitetit.

5. Komunikimi dhe informimi

Transparenca ka rëndësi esenciale në ofrimin e argumenteve për publikun e gjerë me një frymë pozitive dhe optimiste. Nëse informatat nuk janë të mjaftueshme, të sakta e të duhura, kjo do të ishte potencial i madh për kritika ndaj punës së Qeverisë apo disa institucioneve, gjë që mund të krijojë rezistencë ndaj disa reformave dhe ndryshimeve të kërkuara e të domosdoshme.

Ekzistimi i një Strategjie dhe Plani Veprimi për komunikim mund të ndihmojë në krijimin e një vazhdimësie dhe kuptueshmërie të lehtë të procesit të integrimit dhe elementeve të tij. Nuk mjafton vetëm të kemi strukturat e marrëdhënieve publike në administratë (edhe pse kjo është mjaft e rëndësishme), por duhen përfshirë agjenci profesionale, në nivel e kohë të përshtatshme.

Broshura, CD të formateve të ndryshme, revista ditore e dyjavore, reklama e posterë, Buletini i Evropës, Info-Qendra e BE-së, fushata të gjera, shkolla, komuna, universitete, faqe interneti të hapura/aktive e të mirëmbajtura; të gjitha këto mund të kontribuojnë në informimin më të mirë të shoqërisë.

6. Hapat/planet për të ardhmen Detyra më e rëndësishme është ngritja e institucioneve kosovare, kapacitetit menaxhues dhe sistemeve administrative e gjyqësore në nivelin e standardeve të Bashkimit, me qëllim të zbatimit efektiv të Acquis, ose sipas rastit, të jenë të përgatitura për

Page 33: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

implementimin efektiv të tyre në kohë para asocimit. Në nivel të përgjithshëm, kjo kërkon një administratë funksionale dhe stabile publike, të ndërtuar mbi një shërbim efikas dhe të paanshëm civil, si dhe një sistem të pavarur dhe efikas gjyqësor.

Derisa ndërton administratën dhe kapacitetet e saj institucionale, Kosova do të duhej të fillonte përgatitjet për hapat dhe sfidat e ardhme të cilat do të vijnë me procesin e integrimit, si:

Implementimi i plotë i Partneritetit Evropian, Përgatitja për negocimin e Marrëveshjes SA Hapja e rrugës dhe mjedisit të favorshëm (së brendshmi e së jashtmi) për

marrjen e Vendimit mbi paraqitjen e Aplikacionit për anëtarësi në BE (kur Kosova të jetë e gatshme).

Përgatitja e Përgjigjeve në Pyetësorë të cilët duhen plotësuar nga secili vend aspirues,

Përgatitja për procesin e negociatave për hyrje, kur të jetë gati, si dhe përgatitja për të vepruar si shtet anëtar i BE-së me të drejta të plota në të ardhmen.

III. Propozimi për (Mekanizmin) Strukturën Institucionale të Qëndrueshme për Integrimin Evropian për Kosovë

1. Hyrje Për secilin shtet me aspirata të qarta për anëtarësi në BE, duke përfshirë Kosovën, është thelbësore që të kemi një mekanizëm të definuar dhe funksional institucional të koordinimit. Koordinimi në anën politike të procesit të integrimit (politika e njëzëshme) dhe anës operative administrative (eliminimi i ndërthurjeve dhe dyfishimeve të mundshme), mund ta dërgojë vendin më afër BE-së për më pak kohë, energji e resurse financiare. Është tejet me rëndësi që parimet themelore të Mekanizmit të thuren brenda nivelit të partive politike, duke reflektuar kuptimin e tyre mbi procesin e integrimit evropian dhe respektimit të tyre ndaj interesave strategjikë të Kosovës – integrimi evropian dhe mekanizmi i qëndrueshëm institucional. Parimet bazë mund të shihen si: Përkushtim politik i qartë dhe i fuqishëm si sinjal i kapacitetit dhe dedikimit

demokratik ndaj interesit kryesor strategjik, Vazhdimësia e procesit, me pranim të plotë të përgjegjësisë për pasojat në rast të

ndërprerjes së procesit dhe/ose ndryshimit të renditjes së prioriteteve, Qëndrueshmëria e mekanizmit duke kuptuar që mënyra më e mirë dhe më e shpejtë

e zhvillimit të kapacitetit administrativ është zhvillimi mbi rezultatet e arritura, e jo me zëvendësimin e strukturave ekzistuese, duke humbur kështu investimet në kapitalin njerëzor,

Page 34: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përgjegjshmëria e paraqitur si parim menaxhimi mbi mekanizmin, duke mbajtur përgjegjësinë e funksionimit të tij apo dështimit eventual të tij,

Qartësia në kuptimin e kuptimit dhe monitorimit të lehtë, me caqe të qarta, ndarje të përgjegjësive, rezultateve e treguesve të matshëm,

Transparenca të jetë baza për marrëdhënie në nivelin e strukturave politike, administratës, bizneseve e publikut të gjerë, gjithmonë duke marrë parasysh që secili qytetar është votues i mundshëm dhe ka të drejtë të plotë të informohet dhe të dijë se si po ecën vendi drejt cakut të tij, anëtarësisë së plotë në BE.

2. Strukturat e përgjithshme të Koordinimit të Integrimit Evropian Procesi i ndërlikuar i integrimit në BE duhet të jetë i koordinuar nga gjitha aspektet, marrëdhëniet me Komisionin Evropian, çështjet politike, ekonomike e legjislative, si dhe aspektet administrative të procesit. Sinkronizimi i sistemit dhe funksioneve të tij, përgjegjësive e aktiviteteve operative (kur të hyjë në funksion) është gjithashtu i rëndësishëm, për shkak të vëllimit të tij dhe përfshirjes së shumë aktorëve e organeve në nivele të ndryshme e tema të ndryshme të ndërlidhura. Mbajtja e sistemit në gjendje të mirë do të thotë të kemi mjedis të qartë ligjor, personel të mjaftueshëm dhe kompetent, respektim të procedurave dhe mekanizmave funksionalë të zgjidhjes së problemeve.

2.1. Bashkëpunimi/bashkërendimi në nivelin më të lartë politik Procesi i integrimit evropian është mbi të gjitha proces politik, si dhe përcakton destinimin e ardhshëm të vendit, si dhe formën e tij për gjeneratat e ardhme. Kështu, gjithë aktorët politikë dhe vendim-marrësit kryesorë duhet të jenë plotësisht të përfshirë në proces për të ndarë barrën dhe përgjegjësinë mbi procesin. Me rëndësi të skajshme është edhe që gjitha vendimet strategjike të merren në bazë të pajtueshmërisë së gjerë politike, si garanci për respektimin e plotë të vendimeve dhe zbatimit të tyre. Politika e njëzëshme është përgjigja e duhur ndaj sfidës së procesit të integrimit evropian. Kështu, niveli i parë i koordinimit mbi nivelin politik përfshin: Presidentin e Kosovës, i cili përfaqëson konsensusin më të gjerë të mundshëm

politik të përqendruar në një figurë politike, e cila shumë shpesh do të përfaqësojë zërin e Kosovës në shumë raste në skenën ndërkombëtare, e edhe në skenën vendore, që gjithashtu ka rëndësi,

Kryetari i Parlamentit, i cili përfaqëson gjitha partitë politike që kanë fituar besimin e shumicës së qytetarëve,

Kryeministrin, i cili përfaqëson Qeverinë si koalicion (më së mundshmi) të disa partive politike që kanë pushtetin ekzekutiv dhe kontrollin mbi administratën e përgjithshme të Kosovës,

Zëvendës Kryeministri (ZvKM) përgjegjës për integrimet evropiane, si person përgjegjës për realizimin e politikës qeveritare në lidhje me procesin e IE-së dhe

Page 35: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

koordinator kryesor i strukturave administrative përgjegjëse për realizimin e obligimeve nga procesi,

MPJ (pasi të themelohet), si përfaqësuese e politikës së jashtme qeveritare dhe partner kryesor në dialogun me strukturat evropiane dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së.

Anëtarët e nivelit të parë politik për koordinimin e çështjeve të Integrimit Europian do të takohen nëse nevojitet dhe nëse është e arsyeshme, në bazë të iniciativës së Presidentit të Kosovës ose Kryeministrit dhe me pajtueshmërinë e plotë të të gjithë pjesëmarrësve. Sistemi i kontrollit e balansimit është shtylla kryesore e secilës shoqëri demokratike, ndërsa shoqëria kosovare nuk duhet të jetë përjashtim i atij parimi. Kështu, gjitha elementet strukturore të shoqërisë civile duhen përfshirë edhe në procesin e konsultimeve në format e përshtatshme: Përfaqësuesit e gjitha partive të mëdha politike duhet të jenë pjesë e dialogut të

gjerë me shoqërinë mbi gjitha çështjet e rëndësishme në lidhje me procesin e integrimit në BE. Në këtë kuptim, me pjesëmarrje direkte në dialog, partitë politike do të hyjnë më thellë në substancë dhe kuptim të Vendimeve madhore Qeveritare. Ato do të jenë pjesë e procesit të përgatitjes së një rruge të qartë edhe për vendimet e Parlamentit.

Shoqëria akademike duhet ftuar të ofrojë mendimin e saj, por të ndjehet pjesë e debatit mbi temat në të cilat akademikët kanë njohuri gjegjëse, apo mund të kontribuojnë me ekspertizën e tyre

Sektori i OJQ-ve (përfaqësuesit të emërohen me pajtueshmërinë e partive politike) duhet ftuar të japin mendimin dhe qëndrimin e tyre në bazë të masivitetit të tyre dhe rëndësisë së portfolios së tyre.

2.2. Bashkërendimi në nivel të Qeverisë

Pengesa kryesore e një procesi masiv të integrimit në Evropë është që Qeveria mban pushtetin ekzekutiv në duart e saj. Nëse arrihet konsensusi politik, ndërsa përkushtimi është i pranishëm, vetë procesi do të shkonte përmes reformave të rënda dhe të gjata të gjithë sistemit, atij politik, ligjor e ekonomik, si dhe reformimin e gjithë administratës publike. Procesi duhet të përfundojë me një mjedis plotësisht të harmonizuar ligjor (Acquis plotësisht të bartura dhe të respektuara) dhe me një administratë kompetente të aftë për të implementuar legjislacionin evropian dhe standardet e tij, si dhe e aftë për të paraqitur dhe përfaqësuar Kosovën në institucionet dhe strukturat e BE-së. Për të kaluar një proces kaq të ndërlikuar, Qeveria duhet të ketë një mekanizëm të fuqishëm të koordinimit institucional, të përcjellur me rregullore të qartë pune e mekanizma për zgjidhjen e problemeve. Mekanizmi koordinues duhet të mbulojë nivelin e lartë politik ministror, nivelin e menaxhmentit të lartë, si dhe nivelet eksperte dhe teknike. Në bazë të përvojave dhe analizave krahasimtare të sistemeve në Maqedoni, Slloveni, Kroaci, Estoni dhe Bullgari, propozohet kjo strukturë si në vijim për Kosovën.

Page 36: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

A. Themelimi i një Mini-Kabineti për Integrimin Evropian (MKIE) MKIE-ja do të kryesohet nga Kryeministri (Alternative: Zëvendës Kryeministri), duke përfshirë Zëvendës Kryeministrin përgjegjës për integrimin në BE, Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ministrin e Shërbimeve Publike, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal... Ministrat tjerë mund të ftohen me vendim të KM-së në pajtim me çështjet në rend të ditës. Kryeministri mban përgjegjësinë e përgjithshme për procesin e integrimit evropian dhe është përgjegjës për koordinimin e gjithë procesit. Për ta bërë më të lehtë për KM-në, propozimi është që të mbahen takime më të shpeshta (së paku një herë në muaj) vetëm mbi çështjet e integrimit në BE, me anëtarët më të afërt të Qeverisë në këtë kuptim, për të shkurtuar diskutimet dhe për t’u përqendruar në kohën e kufizuar të PM-së për vendime. Ky organ do të ketë pushtetin për të diskutuar dhe për të vendosur mbi Strategjitë Qeveritare, ndryshimin e politikave në frymën e Acquis të BE-së, për të diskutuar dhe për të caktuar renditjen e prioriteteve, qëndrimin e Qeverisë mbi çështjet në lidhje me procesin e integrimit, qëndrimet në bisedime. Gjitha vendimet do të duhej të merreshin me konsensus, ndërsa nëse nuk ka të tillë, lënda do të shkonte në seancën e rregullt të Qeverisë. Duhet të jetë e qartë që ky organ nuk ka për qëllim zëvendësimin e seancave të Qeverisë, por vetëm për të koncentruar lëndët dhe kohën, si dhe për t’u përqendruar në vendimet që duhen marrë për të përshpejtuar procesin e integrimit. Takimet do të mbahen çdo muaj dhe do të kryesohen nga Kryeministri (Alternativë: Zëvendës Kryeministri). Rendi i ditës do të caktohet në bashkëpunim të ngushtë me Zëvendës Kryeministrin për integrim evropian i cili do të jetë Zëvendës-Kryesues i Mini-Kabinetit. Mbështetja administrative (ftesat, rendi i ditës, procesverbali dhe monitorimi i zbatimit të konkludimeve) do të jetë në dorën e Kabinetit të Kryeministrit në bashkërendim dhe bashkëpunim me Agjencinë për Integrime Evropiane. Do të këshillohej edhe prania e Sekretarëve të Përhershëm të ministrive të ftuara në takimet e Mini-Kabinetit për të siguruar transferimin e saktë dhe kuptimin e vendimeve të MKIE-së. Përveç takimeve të këtij Mini-Kabineti, çdo tre muaj Kryeministri do të thërrasë takimin e rregullt të gjithë anëtarëve të Qeverisë vetëm mbi çështjet e integrimit në BE. B. Emërimi i Zëvendës Kryeministrit (ZvKM) përgjegjës për Integrimin Evropian (ky propozim është realizuar tanimë me themelimin e Qeverisë së re) Zëvendës Kryeministri për Integrimin Evropian duhet të punojë vetëm në koordinimin e procesit, si hallkë e fortë autoritative dhe kompetente mes nivelit politik dhe atij administrativ/operativ. Në këtë kuptim, Kryeministri do të shfaqë përkushtimin e qartë për procesin, Qeveria do të ketë përfaqësues të vërtetë politik për shprehjen e qëndrimit të saj në marrëdhënie dhe kontakte me bashkësinë ndërkombëtare dhe shërbimet

Page 37: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

evropiane, ndërsa administrata e Kosovës do të ketë një udhëheqës plotësisht të dedikuar dhe gjithmonë të pranishëm për të çuar procesin përpara për çdo ditë. ZvKM për Integrime Europiane do të jetë hallka mes nivelit politik dhe atij operativ dhe do të ketë rolin bashkërendues për gjithë Procesin e integrimit (Partneriteti Evropian, MaSA), do të jetë përgjegjës për koordinimin e gjithë Asistencës së BE-së (NIPAC), duke përfshirë IPA dhe instrumentet tjera (TAIEX, Binjakëzimi, pjesëmarrja në Programet e Komunitetit dhe Agjencitë), do të paraqesë politikën e njëzëshme / prioritetet e Qeverisë dhe do të jetë partneri kryesor për bisedime me DP e Zgjerimit, Zyrën e KE-së në Kosovë (duke përfshirë AER-in), dhe shërbimet tjera të Komisionit Evropian. Duke qenë Kryesues i Komitetit të Punës për Integrim Evropian me gjithë sekretarët e përhershëm, Ministri do të jetë në kontakt gati të përditshëm me ekspertët dhe zbatimin në ministri dhe institucione tjera shtetërore. ZvKM për Integrime Evropian do të jetë përgjegjës për Agjencinë e Integrimeve Evropiane (AIE do të jetë në shërbim të ZvKM për Integrime Europiane) C. Themelimi i Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE) KPIE do të kryesohet nga ZvKM përgjegjës për integrimin evropian, me gjithë Sekretarët e Përhershëm si anëtarë “ex officio” të Komitetit. Të ftuar do të jenë edhe Doganat, Zyrtarët e Marrëdhënieve Publike, Drejtorët e Statistikave apo edhe Kryeshefat Ekzekutivë. KPIE-ja në rendin e tij të ditës duhet, sipas rendit, të shqyrtojë gjitha çështjet e rëndësishme në lidhje me procesin e integrimit, sidomos marrëdhëniet me Komisionin Evropian dhe gjitha takimet me Shërbimet e Komisionit, Partneritetit Evropian dhe realizimin e gjitha prioriteteve afatshkurta dhe afatmesme, duke përfshirë çështjet ligjore, institucionale dhe investuese, programimin dhe realizimin e asistencës së BE-së dhe shfrytëzimin e instrumenteve të BE-së (TAIEX, Binjakëzimi, Programet e Komunitetit dhe pjesëmarrja në Agjencitë e Komunitetit). Sekretar i KPIE-së duhet të jetë Kryeshefi Ekzekutiv i AIE-së, ndërsa vetë AIE-ja Sekretariat i Përhershëm. KPIE-ja duhet të takohet çdo muaj në një datë të caktuar për të siguruar praninë e gjithë anëtarëve dhe për të mundësuar planifikim më të mirë dhe më të lehtë. Implementimi i gjitha vendimeve dhe konkludimeve nga takimet do të monitorohet nga Sekretariati dhe raportet mbi këtë do t’i përgatiten Kryeministrit dhe Qeverisë. D. Të themelohen 6 Grupe Punuese Këto 6 Grupe Punuese do të jenë të orientuara sipas kapitujve të Acquis: 1. Qeverisja (kriteret politike), 2. Ekonomia (kriteret ekonomike) ,

Page 38: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

3. Tregu I brendshëm, 4. Inovacioni (kohezioni social), 5. Infrastruktura. 6. Bujqësia dhe peshkataria GP-të do të kryesoheshin nga Sekretarët e Përhershëm të ministrisë përgjegjëse, duke përfshirë përfaqësuesit nga gjitha institucionet gjegjëse që merren me lëndën e trajtuar nga ai GP. Sekretariati (organizimi i takimeve, rendi i ditës, ftesat, procesverbali, shpërndarja e dokumenteve) duhet të bëhet nga ministria prej nga vjen Sekretari i Përhershëm, duke pasur një përfaqësues të AIE-së për të siguruar vazhdimësinë në punën e GP-ve. GP-të duhet të takohen së paku një herë në muaj mes takimeve të KBMIE-së. Puna e GP-ve është kryesisht e orientuar për zgjidhjen e problemeve, në drejtim të koordinimit të zbatimit të agjendës së integrimit në BE (politikat, legjislacioni, kapaciteti institucional), duke siguruar që të mos ketë ndërthurje të aktiviteteve, duke siguruar koherencën dhe vazhdimësinë e punës së institucioneve, duke zvogëluar rrezikun e konflikteve institucionale mbi përgjegjësitë dhe/ose dyfishimin e përgjegjësive. GP-të kalibrojnë gjitha fushat problematike duke u munduar që përmes qartësimeve dhe diskutimeve të gjejnë zgjidhjen më të përshtatshme dhe racionale në përputhje me sistemin ekzistues ligjor, ose nëse kjo s’është e mundur, të propozojnë tek nivelet më të larta (politike) zgjidhjet e mundshme dhe/ose ndryshimet e nevojshme që mund të zgjidhin atë problem.

IV. Agjencia për Integrime Evropiane

Duke pasur parasysh procesin e ndërlikuar dhe masiv Agjencia për Integrime Evropiane nuk mund të qëndrojë dhe të përgjigjet me kohë dhe cilësi të kërkuar para obligimeve të integrimit evropian të Kosovës. Kosova është në një fazë kur duhen marrë vendime të rëndësishme dhe urgjente, për të reflektuar momentin historik me një nivel maturie dhe serioziteti.

Për punën e kryer nga ajo, AIE-ja ka marrë nota shumë të mira dhe inkurajuese nga gjitha anët, por duke marrë parasysh punën e re dhe të madhe që po vjen deri në fund të vitit (Partneriteti i ri Evropian dhe Instrumenti i ri IPA), nevoja për rritjen e numrit të stafit është urgjente.

Duke pasur parasysh edhe mekanizmin e shqyrtuar dhe të përforcuar koordinues për Kosovën, për të reaguar ndaj detyrave dhe sfidave të reja dhe të mëdha, Qeveria e Kosovës do të duhej të veprojë në një mënyrë të fuqishme politike, të koordinuar dhe bindëse me një administratë kompetente me njohuri dhe dedikim.

1. Funksionet kryesore që do t’i kishte Agjencia për Integrime Evropiane në frymën e atij organizimi adekuat të brendshëm dhe personelit adekuat, janë:

o Përgatitja e strategjive, analizave të politikave dhe koordinimi i politikave

Page 39: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o Për orientime strategjike dhe të përgjithshme të politikave në bazë të analizave, koordinimit të politikave dhe metodologjive,

o Për monitorimin dhe raportimin (e brendshëm dhe të jashtëm) o Për përgatitjen dhe bashkërendimin e gjitha takimeve të strukturave të

ndryshme koordinuese, duke përfshirë koordinimin e trupave të BE-Kosovës, dhe Paktin e Stabilitetit (SEEI),

o Për komunikim dhe bashkërendim me Kuvendin dhe institucionet tjera,

o Harmonizimi/integrimi, duke përfshirë përafrimin e legjislacionit (planifikimi) dhe përkthimi i legjislacionit të BE-së,

o Integrimi ekonomik dhe social, o Integrimi politik, o Bashkërendimi i përkthimit, redaktimi/shqyrtimi dhe terminologjia

o Trajnimi mbi çështjet e BE-së dhe informimi e komunikimi o Për përgatitjen dhe bashkërendimin e programit trajnues për shërbyes

civilë o Për informim të Qeverisë, administratës, Brukselit dhe Kryeqyteteve të

Shteteve Anëtare, o Për informim dhe komunikim me publikun e gjerë

o Koordinim të asistencës së Donatorëve, o Për koordinimin e përgjithshëm të Donatorëve o Për programimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së BE-së

(ndarjet vendore, rajonale/horizontale dhe ndërkufitare të IPA-s, TAIEX, Binjakëzimi, Programet e Komunitetit)

o Për asistencën bilaterale (nga shtetet anëtare dhe tjerë) o Punët e përgjithshme

o Për Zhvillimin e Resurseve Njerëzore për AIE o Për Buxhet (për funksionet e AIE-së) o Për mbështetje të TI-së o Për Prokurim etj.

Funksionet e lartpërmendura do të mund të shpërndaheshin dhe të futeshin në kornizën ligjore të Agjencisë për Integrime Evropiane, e cila do të mbulonte 5 Drejtorate dhe 10 njësi, fillimisht me rreth 34 ekspertë. Numri i personelit do të rritej në mënyrë të konsiderueshme në periudhën e tri viteve të ardhme (deri më 2010) deri në 85 anëtarë personeli. 2. Struktura e re e propozuar për AIE-në: Agjensioni per integrim Evropian do te drejtohet nga Kryeshefi i Agjensionit qe do te emrohet nga Qeveria dhe do ti raportoj zv. Kryeministrit pergjegjes per Integrim Evropian. Kryeshefi do te mbeshtetet nga Asistenti ekzekutiv.

• Drejtoria për Strategji, analiza politike dhe koordinim politikash – Zyra për orientime strategjike dhe të përgjithshme të politikave (në bazë të

analizave, koordinimit të politikave dhe metodologjive), për monitorimin dhe raportimin (e brendshëm dhe të jashtëm)

Page 40: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

– Zyra për përgatitjen dhe bashkërendimin e gjitha takimeve të strukturave të ndryshme koordinuese, duke përfshirë koordinimin e trupave të BE-Kosovës (MpSA, punëtoritë e MpSA, takimet teknike)

– Zyra për Paktin e Stabilitetit (SEEI)

• Drejtoria për Legjislacion duke përfshirë përafrimin e legjislacionit (planifikimi), kontrollimin e përputhshmërisë (certifikimi), dhe Koordinimin e Përkthimit të Acquis Communautaire

- Zyra për Përafrimin e Legjislacionit me Acquis Communautaire – Zyra për Përgatitjen e Versionit Kombëtarë te Acquis Communautaire

• Drejtoria për Bashkërendimin e ndihmës nga Donatorët,

– Zyra për Koordinimin e Përgjithshëm të Donatorëve dhe Menaxhimin e Bazës Qendrore së të Dhënave për Donatorët,

– Zyra për programimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së BE-së (IPA vendore, rajonale/horizontale dhe ndërkufitare, TAIEX, Binjakëzimi, Programet dhe Agjencitë e Komunitetit)

– Koordinimi për Asistencën Bilaterale

• Drejtoria për Komunikim, Informim dhe Trajnime, – Zyra për Komunikim, Informim dhe Publikime, – Zyra për Trajnime Evropiane dhe ngritje Institucionale

• Drejtoria e Administratës – Zyra e Administratës dhe Buxhetit – Zyra e Prokurimit Publik

V. Konkludimet:

1. Procesi i Integrimit Evropian është kompleks dhe voluminoz dhe nëse nuk kuptohet në esencën e tij, pasojat do të jenë përparimi i ngadalshëm dhe vonesa në reforma, të cilat do të rezultojnë në ngadalësimin e zhvillimit të Kosovës në drejtimin e dëshiruar.

2. Bashkimi Evropian bashkë me bashkësinë ndërkombëtare është plotësisht i dedikuar të investojë për ta prurë Kosovën dhe sistemin e saj tek standardet e vendeve të zhvilluara dhe aspirantëve tjerë për anëtarësi në Bashkimin Evropian.

3. Qytetarët e Kosovës janë plotësisht të orientuar kah Evropa, dhe pa kurrfarë dyshimi e shohin vetveten qytetarë evropianë, sa më herët që është e mundur.

4. Qeveria Kosovare është e përkushtuar ndaj procesit dhe po investon në masën më të madhe të mundshme në këtë fazë të statusit të Kosovës.

5. Strukturat koordinuese institucionale për integrimin evropian të Kosovës janë ndërtuar dhe funksionojnë në kornizën ekzistuese ligjore, duke dhënë rezultate që reflektojnë statusin aktual të Kosovës.

Page 41: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

6. Qeveria e Kosovës është plotësisht e vetëdijshme për sfidat që e presin në procesin e IE-së, sidomos pas Raportit të Rregullt të Progresit dhe zbulimeve të tij, si dhe Partneritetit të ri Evropian, si dhe më vonë për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

7. Qeveria e Kosovës është e gatshme të investojë më tutje në struktura dhe të rishqyrtojë Mekanizmin e Koordinimit, për ta ngritur gjithë këtë themel në nivelin e gatishmërisë për reagim ndaj këtyre sfidave dhe për përshpejtim të procesit.

8. Përforcimi i Agjencisë për Integrime Evropiane do të ketë rëndësi të pashmangshme për gjithë procesin dhe do t’i japë sinjal shumë pozitiv Bashkimit Evropian dhe qytetarëve të Kosovës që Qeveria po investon seriozisht në strukturat e saj.

Page 42: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

7

PresidentiPresidenti i i KosovKosovëëss HLCCHLCC KuvendiKuvendi i i KosovKosovëëss

QeveriaQeveria e e KosovKosovëëssM ini M ini KabinetiKabineti ppëë r r IntegrimIntegrim EuropianEuropian

ZKM /ZKM /M inistriM inistrippëë r r IntegrimIntegrim EuropianEuropian

AgjenciaAgjencia ppëë rrIntegrimeIntegrime EuropianeEuropiane

ZyrtarZyrtarëëtt e BEe BENNëë M inistritM inistritëë

E E LinjesLinjes

M inistriaM inistriaEE

PunPunëëvevettëë JashtmeJashtme

M PJ M PJ ((KurKur

themelohetthemelohet))

KPIEKPIE--KomitetiKomiteti PunuesPunues ppëë r r IntegriminIntegrimin EuropianEuropian

66 GrupeGrupePunuesePunuese

PikaPika e e KontrollitKontrollit tetePjatueshmerisePjatueshmerise sese

ligjeveligjeve

Page 43: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Titulli i Punëtorisë Sektoriale

Temat (Kapitujt) të mbulohen- siç është propozuar nga Komisioni

Grupet Punuese Qeveritare (dhe nën-grupet punuese)

1. Qeverisja (Kriteri politik)

A. Kriteri politik Fusha 1: Sundimi i ligjit

Tema 1: Kuvendi Tema 2: Autoriteti Ekzekutiv Tema 3: Administrata Publike Tema 4: Vetë-qeverisja lokale/ decentralizimi Tema 5: Reformimi i forcave të sigurisë Tema 6: Gjyqësori Tema 7: Politika kundër-korrupsion

Fusha 2: Të drejtat e njeriut dhe Mbrojtja e minoriteteve Tema 1: Të drejtat civile dhe politike

Tema 2: Të drejtat ekonomike dhe sociale Tema 3: Të drejtat e minoriteteve, mbrojtja e

minoriteteve dhe të drejtat kulturore Fusha 3: Bashkëpunimi rajonal dhe obligimet

ndërkombëtare

23 Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale Fusha 1: Gjyqësori Fusha 2: Politika kundër-korrupsion Fusha 3: Të drejtat fondamentale

Tema 1: E përgjithshme Tema 2: Mbrojtja e të dhënave personale

Fusha 4: Të drejtat e qytetarëve të BE-së 24 Drejtësia, liria dhe siguria

Fusha 1: А. Kufijtë e jashtëm, politika e vizave, migrimi i jashtëm dhe azili

Tema 1: Kufijtë e jashtëm Tema 2: Politika e vizave Tema 3: Migrimi i jashtëm Tema 4: Azili

Fusha 2: B. Bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të

1. Qeverisja (Kriteri politik) 1. A+23 Kriteret politike, Gjyqësori dhe të drejtat fondamentale 2. 24+30 + 31 Drejtësia, liria dhe siguria, marrëdhëniet e jashtme dhe politika e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes

Page 44: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

organizuar, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër drogave, bashkëpunimi i doganave, bashkëpunimi gjyqësor në çështjet kriminale dhe civile

Tema 1: Bashkëpunimi policor dhe lufta kundër krimit të organizuar Tema 2: Lufta kundër terrorizmit Tema 3: Lufta kundër drogave Tema 4: Bashkëpunimi doganor Tema 5: Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet kriminale dhe civile

30 Marrëdhëniet e jashtme Fusha 1: Marrëdhëniet e jashtme Fusha 2: Bashkëpunimi zhvillimor dhe ndihma humanitare

31 Politika e jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes Fusha 1: Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë (CFSP) dhe Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP)

Fusha 2: Instrumentet politike 2. Ekonomia

(Kriteret ekonomike)

B. Kriteret ekonomike Fusha 1: Ekzistimi i ekonomisë funksionale të tregut

Tema 1. Konsensus i gjerë politik në elementet kyçe të politikës ekonomike Tema 2.Stabilitet makroekonomik, përfshirë stabilitetin e përshtatshëm të çmimeve dhe llogaritë e jashtme Tema 3. Çmimet dhe liberalizimi i tregut (ekuilibrimi i kërkesës dhe furnizimit të krijuara nga funksionimi i lirë i forcave të tregut) Tema 4. Aftësia e sektorit financiar të kanalizojë kursimet drejt investimit produktiv (sektori bankar, institucionet financiare jobankare) Tema 5. Pronësia dhe ristrukturimi i ndërmarrjeve (privatizimi dhe reformat strukturale) Tema 6. Mungesa e barrierave më të rëndësishme për hyrje (fillim-biznesi) dhe dalja nga tregu (bankrotimi, likuidimi) Tema 7. Fuqizimi i sistemit ligjor, përfshirë rregullimin e

2. Ekonomia (Kriteret ekonomike) 3. B+ 17+18 Kriteret ekonomike, politika

ekonomike dhe monetare dhe statistika 4. 16 + 29 Tatimi dhe doganat 5. 22+32+33 Politika rajonale dhe koordinimi i

instrumenteve strukturore, kontrolli financiar dhe dispozitat financiare dhe buxhetore

Page 45: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

të drejtave pronësore, përforcimin e ligjeve dhe kontratave, dhe efektiviteti i sistemit gjyqësor për sa i përket çështjeve

Fusha 2: Zotësia për të përballuar presionin nga konkurrenca dhe forcat e tregut Brenda

Tema 1. Ekzistimi i një tregu funksional, me një nivel të mjaftueshëm të stabilitetit ekonomik duke mundësuar faktorët ekonomik për të marrë vendime në një ambient stabil dhe të parashikueshëm Tema 2. Sasi e mjaftueshme e kapitalit njerëzor me çmime të përshtatshme, duke përfshirë shkollimin, hulumtimin dhe zhvillimin e ardhshëm në këtë fushë Tema 3. Sasi e mjaftueshme e kapitalit fizik me çmime të përshtatshme, përfshirë infrastrukturën (energjinë, telekomunikacionin, transportin, etj) dhe zhvillimin e ardhshëm në këtë fushë Tema 4. Niveli dhe dinamikat e integrimit tregtar të vendit me BE-në para zgjerimit (kjo i referohet qëllimit dhe natyrës së të mirave tashmë të tregtuara me shtetet anëtare) Tema 5. NVM-të dhe ndarja e kompanive të vogla Tema 6. Niveli me të cilin politikat dhe legjislacioni i qeverisë influencon konkurrencën nëpërmes politikave tregtare, politikat e konkurrencës, ndihma shtetërore, investimet e huaja direkte, përkrahja NVM-ve, etj Tema 7. Reforma në sektorët me qëllim të rritjes së produktivitetit dhe konkurrencës (bujqësia dhe zhvillimi rural, sektori i prodhimtarisë, përfshirë ngritjen e larmisë së bazës industriale)

16 Tatimi

Fusha 1: Tatimi indirekt Fusha 2: Tatimi direkt Fusha 3: Bashkëpunimi administrativ dhe asistenca reciproke Fusha 4: Fuqizimi i kapaciteteve të Zyrës së të Hyrave Publike

Page 46: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

17 Politika ekonomike dhe monetare

Fusha 1: Politikat monetare Fusha 2: Politikat ekonomike

18 Statistikat

Fusha 1: Infrastruktura statistikore Fusha 2: Klasifikimet Fusha 3: Statistikat sektoriale

22 Politikat rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturale Fusha 1: Organizimi territorial Fusha 2: Korniza legjislative Fusha 3: korniza institucionale dhe kapacitetet administrative Fusha 4: Programimi, monitorimi dhe vlerësimi, menaxhmenti dhe kontrolli financiar

32 Kontrolli financiar

Fusha 1: Kontrolli i brendshëm publik financiar Tema 1: Menaxhimi dhe kontrolli financiar Tema 2: Auditimi i brendshëm Tema 3: Kontrolli i fondeve të BE-së

Fusha 2: Auditimi (i jashtëm) shtetëror Fusha 3: Mbrojtja e interesave financiare të BE-së Fusha 4: Mbrojtka e Euro

33 Dispozitat financiare dhe buxhetore Fusha 1: Dispozitat financiare dhe buxhetore

3. Tregu i Brendshëm

01 Lëvizja e lirë e mallrave Fusha 1: Parimet e përgjithshme Fusha 2: Masat Horizontale

Tema 1: Standardizimi Tema 2: Akreditimi Tema 3: Metrologjia Tema 4: Vlerësimi i konformitetit Tema 5: Mbikëqyrja e tregut

3. Tregu i Brendshëm 6. 01 Lëvizja e lirë e mallrave 7. 02 Lëvizja e lirë e punëtorëve 03+06+07+08 E drejta e themelimit dhe liria për të siguruar shërbime, Ligji i Kompanisë, Ligji i Pronës Intelektuale dhe Politika e Konkurrencës 8. 04+09+05 Lëvizja e Lirë e Kapitalit, shërbimet

Page 47: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Fusha 3: Legjislacioni mbi produktet, qasja e re Fusha 4. Legjislacioni mbi produktet, qasja e vjetër

Tema 1: Produktet kimike Tema 2: Produktet kimike farmaceutike dhe kozmetike Tema 3: Produktet mjekësore dhe veterinare Tema 4: Automjetet motorike Tema 5: Qelqi dhe druri Tema 6: Tekstili Tema 7: Këpucët

Fusha 5: Masat Procedurale Tema 1:Procedurat e njoftimit Tema 2: Kontrollimet e jashtme kufitare Tema 3: Armët Tema 4: Mallrat kulturore

02 Lëvizja e lirë e punëtorëve

Fusha 1: Qasje e lirë në tregun e punës Fusha 2: Koordinimi i sistemit të sigurimit social

03 E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime

Fusha 1: E drejta e themelimit Fusha 2: Liria për të siguruar shërbime Fusha 3: Shërbimet postare Fusha 4: Njohja reciproke e kualifikimeve profesionale

04 Lëvizja e lirë e kapitalit

Fusha 1: Regjimi i lëvizjeve kapitale dhe pagesat Fusha 2: Sistemet e pagesave Fusha 3: Lufta kundër larjes së parave

05 Prokurimi publik

Fusha 1: Parimet e përgjithshme Fusha 2: Kontratat Publike Fusha 3: Mjetet juridike

06 Ligji i Kompanive

Financiare dhe Prokurimi Publik

Page 48: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Fusha 1: Ligji i kompanive Tema 1: Kontabiliteti Tema 2: Auditimi

07 Ligji për pronën Intelektuale

Fusha 1: Të drejtat e autorit dhe fqinjësore Fusha 2: Të drejtat e pronës industriale Fusha 3: Fuqizimi i të mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale

08 Ligji i konkurrencës

Fusha 1: Anti-trust Fusha 2: Ndihmë shtetërore

09 Shërbimet Financiare

Fusha 1: Banka Fusha 2: Sigurimi dhe pensioni shtesë Fusha 3 : Tregu kapital

11 Bujqësia dhe zhvillimi rural Fusha 1: Çështjet horizontale

Tema 1: Matjet e përgjithshme Tema 2: Blegtoria Tema 3: Statistikat bujqësore Tema 4: Agjencia për pagesa Tema 5: IACS Tema 6: FADN Tema 7: Bujqësia Organike Tema 8: Politikat e kualitetit

Fusha 2: Organizatat e tregut të përbashkët Tema 1: Verë Tema 2: Duhan Tema 3: Produkte tjera

Fusha 3. Zhvillimi rural Tema 1: Strukturat Administrative të kërkuara nga BE (haptazi) Tema 2: (struktura administrative të paspecifikuara)

Page 49: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

12 Sigurimi i ushqimit, politikat fito-sanitare dhe veterinare

Fusha 1: Politikat e përgjithshme ushqimore Tema 1: Kontrolli zyrtar/higjiena Tema 2: Sistem i shpejtë i alarmimit për ushqim njerëzor dhe kafshëve Tema 3: Ushqimi i ri dhe OGJM Tema 4: Ushqimi i rrezatuar Tema 5: Ujërat minerale

Fusha 2: Politikat veterinare Fusha 3: Politikat fito-sanitare

13 Peshkataria

Fusha 1: Inspeksioni, kontrolli, resurset dhe menaxhimi i tregjeve Fusha 2: Veprimet strukturale Fusha 3: Politikat e tregut

28 Mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit Fusha 1: Mbrojtja e konsumatorëve Fusha 2: Shëndeti publik

29 Unioni i Doganave

Fusha 1: Unioni i Doganave

4. Novacioni (Kohezioni Social)

19 Politikat sociale dhe punësimi Fusha 1: Ligji i punës Fusha 2: Shëndeti dhe siguria në punë Fusha 3: Dialogu social Fusha 4: Politikat e punësimit dhe Fondi Social Evropian Fusha 5: Përfshirja sociale Fusha 6: Mbrojtja sociale Fusha 7: Anti-diskriminimi Fusha 8: Mundësi të barabarta për femra dhe meshkuj

20 Politikat e ndërmarrjeve dhe industrive

Fusha 1: Strategjia industriale

4. Novacioni (Kohezioni Social) 9. 19 +20 Politikat sociale dhe të Punësimit dhe politikat e Ndërmarrjeve dhe Industrive 10. 25+26 Shkenca, Hulumtimi dhe Arsimi dhe Kultura

Page 50: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Fusha 2: Privatizimi dhe ristrukturimi Fusha 3: Ambienti i bizneseve Fusha 4: Politikat SME

25 Shkenca dhe Hulumtimi

Fusha 1: Hulumtimi Fusha 2: Korniza e programit Fusha 3: Fusha e Hulumtimit Evropian

26 Arsimi dhe Kultura

Fusha 1: Arsimi Primar dhe Sekondar Fusha 2: Arsimi i lartë Fusha 3: Rinia

Fusha 4: Kultura 5. Infrastruktura 10 Shoqëria Informative dhe mediet

Fusha 1: Komunikimi elektronik dhe teknologjitë informuese Fusha 2: Shoqëria informuese Fusha 3: Politika audio-vizuele

14 Politika e transportit Fusha 1: Transporti rrugor Fusha 2: Transporti hekurudhor Fusha 3: Transporti në ujërat e brendshme Fusha 4: Transporti ajror Fusha 5: Ndihma shtetërore

15 Energjia Fusha 1: Siguria e furnizimit Fusha 2: Tregu i brendshëm i energjisë Fusha 3: Efikasiteti i energjisë dhe burimet e ripërtërishme të energjisë Fusha 4: Energjia nukleare, siguria e energjisë nukleare dhe mbrojta nga rrezatimi Fusha 5: Ndihma shtetërore

5. Infrastruktura 11. 10 Shoqëria Informative dhe mediet 12. 14+15+21+27 Politika e Transportit, Rrjetet Trans-Evropiane dhe Ambienti

Page 51: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

21 Rrjetet Trans-Evropiane Fusha 1: Rrjetet e Transportit Trans-Evropian Fusha 1: Rrjetet e Energjisë Trans-Evropiane

27 Ambienti

Fusha 1: Legjislacioni horizontal Fusha 2: Cilësia e ajrit Fusha 3: Menaxhimi i mbeturinave Fusha 4: Cilësia e ujit Fusha 5: Mbrojtja e natyrës Fusha 6: Kontrolli i ndotjes industriale dhe menaxhimi i rrezikut Fusha 7: Kemikaljet Fusha 8: Organizmat Gjenetikisht të Modifikuar (OGJM) Fusha 9: Zhurma Fusha 10: Pyjet

Fusha 11: Mbrojtja dhe Shpëtimi 6. Bujqësia dhe

Peshkataria 6. Bujqësia dhe Peshkataria

13. 11+13 Bujqësia dhe Zhvillimi rural dhe Peshkataria 14. 12+28 Siguria e ushqimit, politika veterinare dhe fito-sanitare dhe Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit

Page 52: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Qeveria e Kosovës, Kryeministri

NIPAC- ZKM/Ministri për IE(Kryesuesi i komitetit të koordinimit të IPA-s-IPACC)

Komiteti i koordinimit të IPA-s (IPACC)Përbërësi I - Ministri i shërbimeve publike/AIE-CEO-Përbërësi II- MLGA-SCF (III+IV) - Ministri i financave-Përbërësi III-Ministri i transportit/ambientit-Përbërësi IV-Ministri i politikës shoqërore/edukimit-Përbërësi V-Ministri i agrokulturës-Qendra e Asistencës Donuese - Drejtor

Ministri i Financës/Strukturat Operuese

Databaza e qendrës së asistencës donuesse - CDAD (Qendra për DA, AIE dhe MF)

Organizimi / Organigrami pOrganizimi / Organigrami pëër koordinim tr koordinim tëë IPAIPA--ss

Grupi koordinativ teknik i IPACC -përfaqësuesit e ministrive/agjencive

AIE – Departamenti për asistencë të BE-së

- Koordinimi teknik - Databaza- Komunikimi

-Koordinimi-Informimi-Programimi-Programi operues (I)-JPD (CBC)-Monitorimi-Evaluimi

-Strategjitë-Politikat-Përparësitë-MIFF-MIPD

Kompentencat Kompentencat

I

II

III

IV

V

- Regjistrimi - Efektet financiare- VAT, doganat-Auditimi dhe kontrolli

- zbatimi

Ministritë Institucionet tjera tështetit

Autoritetet lokale Benficionet tjera ndihmëse /

OJQ-të

Qeveria e Kosovës, Kryeministri

NIPAC- ZKM/Ministri për IE(Kryesuesi i komitetit të koordinimit të IPA-s-IPACC)

Komiteti i koordinimit të IPA-s (IPACC)Përbërësi I - Ministri i shërbimeve publike/AIE-CEO-Përbërësi II- MLGA-SCF (III+IV) - Ministri i financave-Përbërësi III-Ministri i transportit/ambientit-Përbërësi IV-Ministri i politikës shoqërore/edukimit-Përbërësi V-Ministri i agrokulturës-Qendra e Asistencës Donuese - Drejtor

Ministri i Financës/Strukturat Operuese

Databaza e qendrës së asistencës donuesse - CDAD (Qendra për DA, AIE dhe MF)

Organizimi / Organigrami pOrganizimi / Organigrami pëër koordinim tr koordinim tëë IPAIPA--ss

Grupi koordinativ teknik i IPACC -përfaqësuesit e ministrive/agjencive

AIE – Departamenti për asistencë të BE-së

- Koordinimi teknik - Databaza- Komunikimi

-Koordinimi-Informimi-Programimi-Programi operues (I)-JPD (CBC)-Monitorimi-Evaluimi

-Strategjitë-Politikat-Përparësitë-MIFF-MIPD

Kompentencat Kompentencat

I

II

III

IV

V

- Regjistrimi - Efektet financiare- VAT, doganat-Auditimi dhe kontrolli

- zbatimi

Ministritë Institucionet tjera tështetit

Autoritetet lokale Benficionet tjera ndihmëse /

OJQ-tëMinistritë Institucionet tjera të

shtetit Autoritetet lokale Benficionet tjera

ndihmëse /OJQ-

Page 53: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Zv. Kryeministri

Drejtorati për Strategji, Politika, analiza &

Kordinim

Zyra për drejtim, monitorim & raportim të politikave

strategjike & të përgjithshëm

Zyra për përgatitjen & koordinimin e të gjitha

takimeve

KRYESHEFI - AIE -

Drejtoria për Legjislacionit

Zyra për përafrimin e Legjislacionit me

Acquis Communautaire

Zyra për Përgatritjen e Versionit kombëtar

të Acquis Communautaire

Drejtoria për Kordinimin e Asistencës

Zyra për Kordinimin e Pergjitheshem te Asistences nga Donatorest & mnaxhimi i

Datotekes qendrore te dnatoreve

Zyra për Asistencë bilaterale

Drejtoria për Komunikim TInformim, Trajnime & Ngritje Institucionale

Zyra për Komunikim, Informim dhe publikime

Zyra për koordinimin e trajnimeve të BE-së & Ngritje Institucionale

Drejtoria për Punë Të Pëgjithëshme

Zyra e Administratës dhe Buxhetit

Zyra e Prokurimit Publik

Asistencë Teknike për Kryeshef, përgjegjësit e sekretarisë & koordinimi

me institucionet tjera

Zyra e Paktit te Stabilitetit( SEEI)

Zyra për Kordinimin e Instrumenteve

& Programe të BE-se

Page 54: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PËRAFËRIMI DHE PËRKTHIMI I LEGJISLACIONIT

Koncept Dokumenti mbi Përafrimin e Legjislacionit të Kosovës me Acquis Communautaire

Koncept Dokumenti mbi përkthimin e Acquis Communautaire

Page 55: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Koncept Dokument mbi përafrimin e legjislacionit të Kosovës me Acquis Communautaire

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 56: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

HYRJE

Përafrimi i legjislacionit2, në esencë, është një proces kur një sistem i jashtëm përfshihet në sistemin juridik vendor. Një ndërhyrje e tillë është e domosdoshme për arritjen e synimeve politike siç është integrimi në BE.

Në mënyrë që rezultatet e kësaj ndërhyrjeje,

kualiteti i legjislacionit të ri i dalë nga procesi i përafrimit si dhe efektet e mundshme në sistemin juridik vendor, të mund të vlerësohen në mënyrë adekuate atëherë sistemi juridik i vendit duhet të ketë baza të qëndrueshme- rregulla dhe parime të parapara teknike e gjithashtu edhe kornizë të konceptuar mirë.

Çështja e përafrimit të legjislacionit është një detyrë

afatgjate e Qeverisë, e që do të mbetet e tillë edhe gjatë periudhës së aderimit si dhe pas hyrjes. Ndryshimi i vetëm është zgjerimi i synimeve dhe zbatimi i sanksioneve. Si rrjedhojë, të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përafrimin e legjislacionit duhet qasur seriozisht qysh nga fillimi dhe implementimi i të gjitha reformave apo veprimeve tjera duhet ndërmarrë duke shikuar kah e ardhmja. Sa më shpejt që organizohet ky proces, që rregullohet edhe në aspektin juridik dhe ofron rezultatet e kërkuara, aq me efikas dhe i qëndrueshëm do të jetë.

Lista e “detyrave” me prioritetet afatshkurtra dhe afatgjate që vijon më poshtë, gjithashtu i referohet Planit të Veprimit për Reforma në Administratën Publike, dhe përmban veprime që janë ngushtë të lidhura dhe shumë të rëndësishme për aktivitetet e integrimit në BE.

2 Për atë se çfarë, në të vërtetë, përbën “përafrimi i legjislacionit”, ju lutem referojuni Aneksit 1

Page 57: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PRIORITETET AFATSHKURTRA Zhvillimi i një organizmi institucional

- të vendoset për strukturën dhe përgjegjësitë brenda AIE-së. - t’i prezantohet një propozim Qeverisë, me synimin e aprovimit - pas aprovimit nga ana e Qeverisë, të përgatiten instrumentet e nevojshme ligjore

(amendamentet) për caktimin e përgjegjësive të institucioneve qeveritare. - Punëtori me Ministritë e Linjës, për t’i njoftuar ata me ndarjen e detyrave dhe

përgjegjësive - Themelimi i një Njësie Koordinuese për Përkthim brenda AIE-së - Vendimi për verifikimin e përputhjes së legjislacionit të ri me BE-në

Zhvillimi i procedurave

- Rishikimi i Rregullave dhe Procedurave të Qeverisë nga pikëpamja e nevojave të përafrimit (duke përfshirë këtu tabelën e obligueshme të pajtueshmërisë3 dhe mekanizmat e shpejta për draft-dokumentet urgjente që kanë të bëjnë me BE-në dhe çështje/vendime të tjera mbi strategjinë, vendosjen e një mekanizmi për sigurimin koherencës midis procesit të përafrimit dhe agjendës së përgjithshme legjislative të Qeverisë)

- Rishikimi i Rregullave dhe Procedurave të Përafrimit nga pikëpamja e nevojave të përafrimit (duke përfshirë rolin e Komisionit për Çështje të BE-së lidhur me raportimin e Ministrave, mbështetjen e këtij Komisioni për draft-dokumentet që kanë të bëjnë me BE-në).

- Punëtori/trajnime në Ministritë e Linjës, mbi procedurat e reja. Zhvillimi i strategjisë dhe teknikave legjislative

- Njësimi i terminologjisë juridike dhe i nomenklaturës në Administratën Publike (e paraparë në RAP deri në fund të 2008 – ZKM)

- Standardizimi i formatit për hartimin e legjislacionit (e paraparë me RAP deri në Dhjetor 2007 – ZKM/Zyra Mbështetëse për Shërbime Ligjore)

Zhvillimi i resurseve të nevojshme njerëzore

- Emërimi i më së paku një eksperti ligjor për secilën Ministri, për nevojat e përafrimit (e parapare me RAP Prill-Qershor 2007- të gjitha ministritë)

- Përforcimi i Njësisë për përafrimin e ligjeve në AIE (e paraparë me RAP 2007-2012- AIE/ZKM)

- Përgatitja e një baze e të dhënave për përafrimin e legjislacionit PRIORITETET AFAT-MESME Zhvillimi i resurseve të nevojshme njerëzore

- përforcim i mëtejmë i “kontrollit” të përputhshmërisë me BE - Përforcim i mëtejmë i Njësisë për përafrim të ligjeve në AIE (i paraparë me RAP

2007-2012- AIE/ZKM) - Formimi i një grupi ekspertësh në Ministritë e Linjës, të përbërë nga individë e

më vonë nga grupe të caktuara shërbyesish civilë të specializuar për fusha përkatëse në acquis, të cilët janë të aftë për të bërë analiza dhe të negociojnë.

3 Shembulli i Tabelës së harmonizimit në Aneksin 3- Modeli Kroat

Page 58: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Zhvillimi i qasjes në strategji - Përmbledhja e udhëzimeve mbi përafrimin, këshillave mbi strategjinë dhe

planeve, nëpërmjet kontakteve në Komision dhe shteteve të tjera që janë kandidatë (potencialë) për anëtarësim.

• Sic është, për shembull, Udhëzuesi për Përafrimin e Legjislacionit të BE-së për Mjedis

http://ec.europa.eu/environment/guide/contents.htm - Formulimi i strategjive sektoriale të përafrimit/implementimit/hyrjes në fuqi të

acquis-së. Faza I Planifikimi (duke përfshirë përafrimin) Procesi i përafrimit të legjislacionit është një pjesë përbërëse e aktiviteteve të integrimit në BE dhe duhet trajtuar si i tillë. Prandaj, planifikimi dhe raportimi mbi përafrimin nuk mund të ndahet nga planifikimi i përgjithshëm i aktiviteteve që kanë të bëjnë me prioritetet e Partneritetit Evropian (ose me Marrëveshjen e ardhshme të Stabilizim-Asocimit) Pika kryesore në këtë kontekst, është që përafrimi të konsiderohet si pjesë e PVPE-së dhe jo si një proces ndryshe me strukturë tjetër koordinuese dhe mjete planifikimi e raportimi të tjera. Dy plane paralele veprimi, vetëm sa do të krijonin huti dhe do të shtonin ngarkesën e punës në Qeverinë tashmë të mbingarkuar me punë. Do të duhej që PVPE-ja të përfshinte të gjitha masat që kanë të bëjnë me dispozita të caktuara brenda ligjit të BE-së – të merret parasysh pjesa e duhur nga legjislacioni i vendit, implementimi (përfshirë ndërtimin e institucioneve në mënyrë që legjislacioni të zbatohet), nevojat për asistencë dhe trajnime lidhur me dispozitën përkatëse dhe natyrisht Ministria kompetente ose institucioni shtetëror. Komisioni publikon Raportin e Përparimit, duke nënvizuar të arriturat por edhe kritikat. AIE-ja kujdeset që Qeveria dhe Ministrat t’i kushtojnë vëmendjen e duhur këtij dokumenti. Në të njëjtën kohë publikohet draft-dokumenti i Partneritetit Evropian (vendimi final i Këshillit merret më vonë, por nuk është e thënë që RP mund të ndryshojë në ndonjë masë të konsiderueshme). Qeveria fillon me planifikimin e PVPE-së së re. AIE-ja kujdeset që: 1) gjatë planifikimit të merren parasysh:

- Kritikat që Komisioni i ka dhënë në RP - Prioritetet e PE-së - Të gjitha detyrat nga PVPE-ja e kaluar që nuk janë përmbushur brenda periudhës

se kaluar raportuese. 2) të gjitha prioritetet dhe detyrat t’u ndahen ministrive kompetente.

Nëse ndodhin mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e detyrave, AEI vepron si autoritet arbitrar.

3) të përgatitet formati adekuat i njëjtë i PVPE-së dhe t’u dërgohet ministrive për përdorim

Page 59: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

4) planifikimi i përkthimit për periudhën që pason është veçanërisht i lidhur me PVPE, p.sh. t’i epet prioritet pjesëve të acquis-së që janë të domosdoshme për implementim të PVPE-së.

Shembulli nga Aneksi 2 Faza II Aprovimi i PVPE-së (duke përfshirë përafrimin) Aprovimi nga ana e Qeverisë Qeveria aprovon PVPE-në me anë të një instrumenti përkatës ligjor që bën që aktivitetet e PVPE-së të merren si obligim nga ana e ministrave dhe institucioneve relevante shtetërore. Përfshirja e Parlamentit Qeveria prezanton PVPE-në në Parlament, veçanërisht Komisionit për Çështje Evropiane. Aprovimi nuk është i nevojshëm pasi që është plan-veprim i Qeverisë por deputetët duhet të jenë të informuar. Kjo është e rëndësishme për dy arsye kryesore:

- Komisioni për Çështje Evropiane mund të luajë rol të rëndësishëm gjatë leximit të draft-ligjeve që janë hartuar gjatë ekzekutimit të PVPE-së.

- Gjithashtu është e domosdoshme që organet legjislative të jenë të informuara lidhur me çështjet kyçe strategjike të një Shteti dhe me siguri që Integrimi në BE është çështje kyçe.

Faza III Implementimi i PVPE-së (duke përfshirë përafrimin) Implementimi i PVPE-së ndërmerret bazuar në listat e aprovuara të detyrave dhe përgjegjësive. Monitorimi Në këtë fazë, roli i AIE-së është të monitorojë procesin bazuar në procedurat paraprakisht të aprovuara. Ekzistojnë mënyra të ndryshme të monitorimit të aktiviteteve. Mund të aplikohen metodat që vijojnë, të kombinuara ose ndarazi (çështje e zgjedhjes)

- Kryeministrit t’i dërgohen raporte të rregullta nga ana e Ministrave (KM informohet nga AIE dhe takohet me Ministra personalisht, për të diskutuar arritjet në implementimin e PVPE-së).

- Raporte të rregullta të ministrive në Qeveri (që prezantohen nga AIE bazuar në raportet e ministrave)

- Takime të rregullta dhe/ose kontakte të përditshme të AIE-së dhe ministrive - Takime të rregullta dhe/ose raporte me shkrim përmes mekanizmit të Grupeve

Punuese. Gjithashtu, në këtë fazë, AEI mban lidhje të afërta me të gjitha Ministritë në njërën anë dhe me KM ( ose Zëvendës-Kryeministrin, për çështje të BE-së) në anën tjetër. Është detyrë e BE-së që të jetë në gjendje të ofrojë trajnime shtesë ose asistencë në fushat ku ka nevojë për këto.

Page 60: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përkthimi Në këtë fazë, AIE-ja koordinon aktivitetet e përkthimit në mënyrë që puna e përkthyesve të përfshijë nevojat e punës se kryer nëpër ministri, p.sh. aktet ligjore të BE-së dhe dokumentet që janë të domosdoshme për hartimin e një pjese të caktuar të legjislacionit. Verifikimi i përputhshmërisë Është kjo faza kur bëhet verifikimi i përputhshmërisë së legjislacionit të ri. Zyra Mbështetëse për Shërbime Ligjore duhet të jetë pika kyçe e verifikimit dhe është me rëndësi që zyrtarët në këtë institucion të jenë të trajnuar/ushtruar mirë dhe të flasin rrjedhshëm gjuhët e BE-së. Nuk mjafton vetëm versioni në Gjuhën Shqipe i acquis-s. Në rast të hamendjeve, Zyrtarët ligjorë që merren me hartimin dhe ata që merren me verifikimin e përputhshmërisë, duhet të jenë në gjendje të konsultojnë edhe versionet e acquis-së në gjuhë të tjera. Faza IV Raportimi AIE kujdeset që:

- Ministritë të jenë të informuara mbi orarin e raportimeve - Ministritë t’i dërgojnë raportet e tyre në formatin e paraparë të njëtrajtshëm (për të

lehtësuar raportimin) - Raportet që i dërgohen Komisionit të jenë mjaftueshëm të shtjelluara dhe të

azhurnohen sipas orarit të vendosur më parë.

Page 61: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

QEVERIA • Propozimi i legjislacionit/nën-legjislacionit të ri dhe verifikimi

përfundimtar i përshtatshmërisë së DiP dhe TeP • Të vendoset agjenda legjislative, • Të vendoset për ndarjen e përgjegjësive, • Planifikimi i resurseve financiare, njerëzore e të tjera • Monitorimi i implementimit

AIE Koordinim, lehtësim, planifikim Prioritetet, monitorimi, raportimi informimi, asistenca teknike

NKP-koordinimi i përkthimit Baza e të dhënave për terminologji

ZKM-Sekretariati Ligjor Verifikimi i përmbajtjes dhe përshtatshmërisë me acquis e

MINISTRITË E LINJËS-planet sektoriale, përgatitja e legjislacionit (parësor dhe dytësor) shoqëruar me DiP dhe TeP, verifikimi i përmbajtjes, koordinimi i brendshëm

Departamenti Ligjor, hartimi i legjislacionit

Departamenti Ligjor, hartimi i legjislacionit

Departamenti Ligjor, hartimi i legjislacionit

Departamenti Ligjor, hartimi i legjislacionit

Ekspertë të BE-së për masa, rregullore , direktiva

Ekspertë të BE-së për masa, rregullore , direktiva

Ekspertë të BE-së për masa, rregullore , direktiva

Ekspertë të BE-së për masa, rregullore , direktiva

Gazeta zyrtare Botimi i legjislacionit të ri (parësor dhe dytësor)

rgat

itja

e le

gjis

laci

onit

Pr

opoz

imi

i një

legj

isla

cion

i dra

ft o

se

adop

timi i

nën

-legj

isla

cion

it

PARLAMENTI-ADOPTIMI I LEGJISLACINOIT Komisioni për Integrim Evropian

• Planifikimi i agjendës legjislative • Kontrollimi i kompletimit të dosjeve dhe TeP, • Dhënia e mendimeve nga ana e ekspertëve në

Parlament

EKSPERTËT, Universitetet, institucionet hulumtuese, kompanitë për konsultim… SHOQËRIA CIVILE, komuniteti i biznesit, shoqatat, unionet e tregtarëve, STUDENTËT, vullnetarët, specializantët, përgatitja për të ardhmen e tyre….

Ado

ptim

i i

legj

isla

cion

it

Përafrimi i legjislacionit

Page 62: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

ANEKSI 1 ÇKA ËSHTË PËRAFRIMI? Përafrimi i ligjit është obligim unik për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se vendet që aspirojnë t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian duhet t’i përafrojnë ligjet, rregullat dhe procedurat e tyre kombëtare në mënyrë që të bëjnë efektive të gjithë strukturën ligjore të BE-së, brenda acquis communautaire. Meqë detyrimi i përafrimit vazhdon edhe pas hyrjes, atëherë procesi i përafrimit para aderimit shndërrohet në një mundësi për këto vende që t’i organizojnë më mirë institucionet dhe procedurat e tyre dhe të trajnojnë stafin e tyre për proceset e përditshme dhe përgjegjësitë e bërjes së ligjeve sipas modelit të BE-së, zbatimin dhe implementimin e tyre. Ekzistojnë tri elemente kyçe: I. Së pari, miratimin ose ndryshimin e ligjeve kombëtare, rregullave dhe procedurave, në mënyrë që kërkesat e Acquis-së përkatëse të jenë plotësisht të inkorporuara në rendin ligjor kombëtar. Ky proces është i njohur si “transponim”. Duhet theksuar, se megjithëse vendet kanë një liri të konsiderueshme në përzgjedhjen e mekanizmave më të përshtatshëm kombëtarë ku të reflektohen detyrimet e BE-së, kjo liri në disa aspekte është e kufizuar nga ligji i përgjithshëm i Bashkimit. Në të shumtën e rasteve, do të jetë e nevojshme që legjislacioni vendas të miratohet nga Parlamenti ose me anë të ndonjë Dekreti nga ana e Presidentit ose Qeverisë. TRANSPONIMI Termi transponim do të thotë çdo lloj mase legjislative, rregulluese ose administrative e ndërmarrë nga autoritetet kompetente të një Shteti Anëtar, për të inkorporuar brenda rendit ligjor kombëtar, detyrimet, të drejtat dhe detyrat e mbrojtura përmes Acquis-së. Pra, transponimi nuk përfshin thjesht riprodhimin e fjalëve të një direktive në ligjin kombëtar, por gjithashtu, çdo lloj dispozite shtesë, si amendamentet ose shfuqizimet e dispozitave kombëtare kundërthënëse, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar se ligji kombëtar si tërësi, pasqyron dispozitat e Acquis-së.

II Së dyti, të sigurohen institucionet dhe buxhetet e domosdoshme për vënien në jetë të këtyre ligjeve dhe rregulloreve (i njohur si “Implementim” ose “zbatim në praktikë” i direktivës. ZBATIMI PRAKTIK Zbatimi praktik është shpjeguar si përfshirje i ligjit të BE-së në vendime të veçanta, nga ana e autoriteteve kompetente, për shembull lëshimi i licencave për ekzekutimin e një plani ose programi. Në rast të rregulloreve dhe dispozitave që janë direkt të aplikueshme, atëherë legjislacioni i BE-së zbatohet drejtpërsëdrejti. Megjithatë, posa direktiva të jetë transponuar si duhet, atëherë aplikohet sipas masave vendore të transponimit. Këtu, gjithashtu, përfshihet sigurimi i infrastrukturës dhe mjeteve të nevojshme në mënyrë që organet kompetente të jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet e tyre sipas ligjeve të BE-së dhe të marrin vendimet e duhura..

Page 63: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

III Së treti, të bëhen kontrolle të domosdoshme dhe të vendosen masat e nevojshme ndëshkuese për të garantuar që ligji po respektohet plotësisht dhe si duhet (ekzekutimi) EKZEKUTIMI Zbatimi definohet gjerësisht si të gjitha qasjet e organeve kompetente për të inkurajuar ose obliguar të tjerët që të respektojnë legjislacionin ekzistues (p.sh. monitorimi, sanksionet dhe masat e detyruese korrektuese) në mënyrë që të përmirësohet rendimenti i politikave sektoriale.

Page 64: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

ANEKSI 2

Prioritetet e Partneritetit Evropian

Ministria përgjegjëse/Ministritë

Masat legjislative (përfshirë përafrimin, nëse planifikohen

Afati i fundit

Burimet për financim

Asistenca teknike dhe/ose nevojat për trajnim

Implementimi (përfshirë ndërtimin e institucioneve)

Afati i fundit

Burimet për financim

Asistenca teknike dhe/ose nevojat për trajnim

Page 65: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

ANEKSI 3

TABELA E PAJTUESHMËRISË SË DISPOZITAVE LEGJISLATIVE

1) TABELA E PAJTUESHMËRISË MIDIS DISPOZITAVE LIGJORE TË BE-së DHE LEGJISLACIONIT TE PROPOZUAR

1. Titulli i legjislacionit të BE-së si dhe lënda dhe objektivat e fushëveprimit të tij rregullues

2. titulli i legjislacionit të propozuar si dhe lënda dhe objektivat e fushëveprimit të tij rregullues

3. Përputhshmëria me burimet primare të ligjit të BE-së

4. Përputhshmëria me legjislacionin e BE-së (burimet dytësore të ligjit)

a) b) c) d) e)

Dispozitat dhe kërkesat e legjislacionit të BE-së (nenet, paragrafët, pikat)

Dispozitat e legjislacionit të propozuar (titujt, seksionet, nenet, paragrafët, pikat, etj.)

Përputhshmëria midis legjislacionit të propozuar me dispozitat e legjislacionit të BE-së (përshtatet, përshtatet pjesërisht, nuk përshtatet)

Arsyet për përputhshmëri të pjesshme ose mospërputhje

Data e paraparë për arritjen e përputhshmërisë së plotë

5. Përshtatja me burimet të tjera të ligjit të BE-së

Page 66: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

2) TABELA E PAJTUESHMËRISË SË LEGJISLACIONIT TË PROPOZUART DHE LEGJISLACIONIT TË BE-së

1. Titulli i legjislacionit të propozuar si dhe lënda dhe objektivat e fushëveprimit të tij rregullues

2. Titulli i legjislacionit të BE-së si dhe lënda dhe objektivat e fushëveprimit të tij rregullues

3. Përputhshmëria me burimet primare të ligjit të BE-së

4. Përputhshmëria me legjislacionin e BE-së (burimet dytësore të ligjit)

a) b) c) d) e)

Dispozitat e legjislacionit të propozuar (titujt, seksionet, paragrafët, pikat, etj.)

Dispozitat dhe kërkesat e legjislacionit të BE-së (nenet, paragrafët, pikat)

Përputhshmëria midis legjislacionit të propozuar me dispozitat e legjislacionit të BE-së (përshtatet, përshtatet pjesërisht, nuk përshtatet)

Arsyet për përputhshmëri të pjesshme ose mospërputhje

Data e paraparë për arritjen e përputhshmërisë së plotë

5. Përshtatja me burimet të tjera të ligjit të BE-së

Page 67: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përgatitja e Versionit Kombëtar (në gjuhët zyrtare që përdoren në Kosovë) të Acquis Communautaire

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 68: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

A. Prapavija Bashkimi Evropian (BE) është një organizatë e veçantë për dallim nga organizatat e tjera ndërkombëtare botërore në kuadër të së cilës punët publike kryhen në gjuhët zyrtare të shteteve anëtare të saj. Shumëgjuhësia ka qenë një politikë e cila ka gjetur shtrirje në Bashkimin Evropian qysh nga dita e parë e ekzistencës së tij dhe do të mbetet e këtillë, edhe me gjithë anëtarësimin e shteteve të reja. Sot ekzistojnë 23 gjuhë të barabarta autentike të Traktateve (përfshirë edhe irlandishten). Bashkimi Europian është e vetmja organizatë ndërkombëtare që në kuadër të juridiksionit të vet zbaton ligjet që drejtpërdrejt janë të detyrueshme për shtetet anëtare dhe qytetarët e saj. Parimet fundametale për përdorimin e gjuhëve në Bashkimin Europian janë përcaktuar në:

• Rregullorja e Këshillit Nr. 1, e vitit 1958 (4 gjuhë origjinale zyrtare, gjuhët e reja të shtuara me çdo akt që lidhen me kushtet për anëtarësim);

• Nenet 21, 290 dhe 314 të Traktatit të Themelimit të Komunitetit Europian; • Neni 53 i Traktatit të Bashkimit Europian; • Nenet 58 dhe 62 të Aktit për kushtet e anëtarësimit të Republikës Çeke,

Republikës së Estonisë, Republikës së Qipros, Republikës së Letonisë, Republikës së Lituanisë, Republikës së Hungarisë, Republikës së Maltës, Republikës së Polonisë, Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Sllovakisë në Bashkimin Europian dhe ndryshimeve të Traktateve, mbi të cilat është themeluar Bashkimi Europian.

• Rregullat e procedurës për institucionet e BE-së • Veçoritë themelore të asaj që është përcaktuar në lidhje me gjuhën: • dokumentet legjislative dhe politike të miratuara nga institucionet

rregullisht përkthehen në të gjitha gjuhët zyrtare; • interpretimi është prezent për të gjitha takimet zyrtare në nivelin ministror

dhe në të gjitha takimet që lidhen me vendim-marrje; • çdo anëtar i Parlamentit Europian flet në gjuhën e tij amtare në seancat

dëgjimore në parlament; • çdo qytetar i Bashkimit Evropian mund t’i shkruajë çdo institucioni ose

trupi të BE-së në një nga 21 gjuhët zyrtare të Traktatit dhe të marrë përgjigje po në të njëjtën gjuhë.

Pas çdo pranimi të ri, tërë struktura e zbatueshme e të drejtës së Komunitetit Europian – acquis – duhet të përkthehet në gjuhën e shtetit të ri përpara anëtarësimit, në mënyrë që qytetarët të dinë se cilat janë zotimet që ata kanë marrë. Që në ditën e parë të anëtarësimit duhet të ketë përkthyes me orar të plotë të gjuhës së re në institucionet evropiane, kështu që puna do të mund të kryhej në të njëjtën rrugë të saktë si për anëtarët e tjerë. Në fazën para anëtarësimit, qeveria e shtetit, por jo Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për përkthimin e legjislacionit aktual në fuqi të BE-së në gjuhën e tyre, dhe duhet të formojë një njësi të veçantë për të bërë këtë. Përkthimi dhe rishikimi i acquis është vetëm një detyrë në tërë procesin e anëtarësimit, e që e njëjta gjë vlen për çdo shtet që pretendon të jetë anëtarë i BE-së.

Page 69: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Me afrimin e datës së anëtarësimit, përgjegjësia kalon në Komision dhe Këshill, përderisa më shumë se sa shtetet anëtare këto dy trupa janë përgjegjës për publikimin e versioneve autentike të legjislacionit në gjuhët e reja në formën e botimeve të veçanta të Gazetës Zyrtare. Përkthimi i akteve ligjore nacionale dhe atyre të BE-së duhet të kuptohet si pjesë integrale e gjithë harmonizimit dhe zbatimit të procesit në lidhje me integrimin në BE. Është shumë e rëndësishme që aktet ligjore të përkthehen derisa janë në fazën e transpozimit të tyre në të drejtën kombëtare. Me dorëzimin e draft ligjit të ri kombëtar (që ka të bëjë me acquis) për miratim, duhet t’i bashkangjitet edhe një deklaratë mbi pajtueshmërinë e tij me ligjin e BE-së, po ashtu edhe përkthimi i aktit origjinal të BE-së i rishikuar nga ekspertë, linguistë dhe juristë. Përkthimet e akteve ligjore nacionale të harmonizuara me acquis duhet të jenë prezente në institucionet e BE-së për monitorimin e progesit të arritur në vlerësimin e legjislacionit. B. Struktura institucionale dhe përgjegjësitë kryesore Në pajtim me infrastrukturën ekzistuese ligjore në Kosovë, institucioni përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit në BE është Agjencia për Integrime Europiane (AIE). AIE i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit dhe koordinon të gjitha aktivitetet e ministrive të përfshira në proces. Përgjegjësitë kryesore të AIE-së, përveç harmonizimit të legjislacionit kombëtar, koordinimit të fondeve të BE-së, komunikimit dhe informimit, përfshijnë edhe koordinimin e përkthimit të legjislacionit të BE-së dhe përkthimi i acquis së BE-së në gjuhët zyrtare që përdoren në Kosovë. Dinamika e procesit të përafrimit/harmonizimit me acquis të BE-së, si një ndër prioritetet kryesore të Partneritetit Evropian, varet drejtëpërdrejt nga suksesi i përkthimit korrekt dhe me kohë të acquis-it së BE-së. Në këtë kuptim, procesi i përkthimit duhet të konsiderohet si një ndër prioritetet më të rëndësishme, ku një përpjekje substanciale në aspektin e burimeve njerëzore, ekspertizës dhe fondeve është dashur dhe duhet të investohet. Aktualisht, situata në Kosovë nuk korrespondon me nevojat. AIE ka përgjegjësinë, por nuk ka mjetet me të cilat duhet të ushtrojë ato përgjegjësi. Agjencia ka vetëm një person që merret me procesin kompleks dhe gjithpërfshirës të përkthimit të acquis. Si rezultat i kësaj, tërë procesit të përafrimit i kanoset një rrezik serioz. Në fakt, ai edhe nuk ka filluar ende. Pasi të fillohet me partneritetin e ri evropian, që pritet të ndodhë në fillim të muajit nëntor 2007, kjo situatë nuk do të jetë më e qëndrueshme. Duhet të merret seriozisht nga qeveria dhe duhet të ndryshohet. Mungesa e një përkushtimi të fuqishëm politik, mungesa e vetëdijes së mjaftueshme për karakterin multidisciplinar të procesit të përgatitjes së versionit kombëtar të acquis dhe përfshirjes së një numri të mjaftueshëm të ekspertëve, juristëve dhe përkthyesve të kualifikuar mund të jenë pengesa serioze për realizimin e gjithë procesit. Gjëja e parë që duhet të bëhet është përforcimi i theksuar i Agjencisë për Integrim Europian dhe themelimi i një Zyre të veçantë për Koordinimin e Përkthimit, përgjegjëse për përgatitjen e Verzionit Kombëtar të Acquis Communautaire. Zyra për Përgaditjen e Versionit Kombëtar të Acquis Communautaire duhet të mbulojë dy fusha kryesore:

1. Rishikimi dhe Terminologjia, përcaktimi i kritereve për një përkthim të qëndrueshëm të akteve juridike të BE-së, krijimi dhe zhvillimi i terminologjisë, implementimi i kontrollit të procesit të përkthimit të akteve të BE-se si dhe të legjislacionit të Kosovës.

Page 70: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

2. Koordinimi i përkthimit, monitorimi dhe koordinimi i procesit të përkthimit përmes një baze qendrore të të dhënave.

Zyra për Përgaditjen e Verzionit Kombëtar të Acquis Communautaire duhet të punësojë gjithsej 10-12 shërbyesë civilë deri në vitin 2010, duke filluar me më së paku 3 prej tyre në vitin 2008, duke e rritur këtë shifër në 6 në vitin 2009 dhe në 10-12 në vitin 2010. Zyra për Përgaditjen e Verzionit Kombëtar të Acquis Communautaire duhet të arrijë objektivat në vazhdim për ekzekutimin e përgjegjësive: • Përgatitja e versionit kombëtar të acquis communautaire – një ndër parakushtet për pranim në BE Përderisa, pas anëtarësimit, përgatitja e versioneve kombëtare të akteve ligjore të BE-së që publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së është në kompetencën e Bashkimit Europian, çdo shtet që aspiron të bëhet pjesë e këtij unioni trans-kombëtar është i obliguar të bëjë përgatitjen e tërë acquis në gjuhën e tij kombëtare deri në datën e anëtarësimit. Versioni kombëtar i akteve ligjore të BE-së nuk është vetëm një përkthim i thjeshtë informativ, por dokument obligativ ligjor në gjuhën kombëtare dhe sine qua non për harmonizimin e legjislacionit. Është me rëndësi që të theksohet se projekti i përkthimit të acquis mbi të gjitha është projekt ligjor, teknik (ekspert) dhe gjuhësor që duhet të përfshijë jo vetëm përkthyes, por në rend të parë juristë dhe ekspertë të angazhuar në draftimin e legjislacionit kombëtar dhe transpozimin e acquis në ligje kombëtare; gjuhëtarët janë vetëm një nga profesionet që kërkohet të marrin pjesë në këtë projekt ndër-disiplinor. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet këtij projekti, pasiqë merret me menaxhimin kompleks të shërbimeve intelektuale dhe të dijes; bashkëpunimi me profesione të ndryshme është thelbësor, i cili duhet të vendoset sa më shpejtë që është e mundur. Aktualisht, acquis përbën rreth 100.000 faqe të Gazetës Zyrtare të Bashkimit Europian (Official Journal - OJ). Acquis është një “cak lëvizës”, që vazhdimisht ndryshohet, modifikohet dhe shumëzohet – rreth 5.000 faqe miratohen për çdo vit. Legjislacioni i BE-së ndahet në dy pjesë, në të ashtuquajturën legjislacion primar dhe sekondar. Legjislacioni primar përbëhet nga Traktatet Themeltare të Komunitetit Evropian dhe Bashkimit Europian, dhe Instrumenteve të Pranimit që kanë të bëjnë me zgjerimet në të kaluarën. Legjislacioni sekondar përfshin: rregulloret (direkt të aplikueshme në shtetet anëtare të BE-së), direktivat (që duhet të transpozohen në legjislacionin kombëtar), vendimet, rekomandimet, opinionet etj. Një çështje tjetër e veçantë janë aktgjykimet e Gjykatës së Drejtësisë, që po ashtu një pjesë e madhe e tyre duhet të përkthehen në gjuhët e shteteve kandiduese. Përkthimi i këtyre aktgjykimeve nuk kërkohet të bëhet deri në kohën e pranimit siç kërkohet kjo me pjesët tjera të acquis, megjithatë, është e paevitueshme për gjyqësorin të veprojë në një ambient të ndryshuar ligjor. Nga përvoja e zgjerimeve të mëparshme, ky proces do të mund të zgjaste edhe disa vite pas pranimit për t’u përmbushur kjo detyrë, e cila përfshinë 850 aktgjykime kryesore të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, dhe rreth 15.000 faqe të Gazetës Zyrtare të BE-së. - Përkthimi i legjislacionit të Kosovës

Page 71: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përveç përgatitjes së versionit kombëtar të akteve ligjore të BE-së, përkthimi i ligjeve kombëtare (shumica në anglisht) duhet të planifikohet në një fazë më të hershme për t’iu mundësuar institucioneve të BE-së të provojnë nëse ligjet janë radhitur saktë me acquis. Ky përkthim duhet të organizohet në mënyrë sistematike sikurse edhe projekti i acquis, që të krijohet një evidencë qendrore dhe bazë e të dhënave për ligjet e përkthyera të Kosovës të cilat do të mund të përdoreshin nga të gjitha palët e interesuara në procesin e integrimit. - Përkrahja e plotë në procesin e harmonizimit dhe negociimit Në tërë procesin e integrimit, dokumente të ndryshme si të natyrës ligjore apo informative duhet të përkthehen qoftë në gjuhën kombëtare apo në një nga gjuhët e BE-së. Zyra për Përgatitjen e Versionit Kombëtar të acquis mund të kontribuojë në përdorimin e unik të terminologjisë dhe fjalive dhe poashtu mund të jetë burim i akumulimit të dijes (know-how) së kërkuar në këtë fushë para dhe pas pranimit. Komponentët e procesit të integrimit janë analizat (testimi) si hap fillestar, përafrimi i legjislaionit kombëtar me të drejtën e BE-së, duke përfshirë transpozimin e akteve ligjore në legjislacion kombëtar të monitoruar mbi bazat e pajtimit gjatë takimeve, raporteve vjetore të progresit, dhe në fund negociatave për anëtarësim në BE. Tërë këto komponente duhet të ndërlidhen ngushtë me terminologjinë dhe bazat e të dhënave të cilat përbëjnë listat relevante të akteve ligjore në fuqi. Prej momentit kur një numër i madh i njerëzve të jenë angazhuar në këtë proces kompleks, është e pamundur të sigurohet pajtueshmëria dhe efikasiteti i kërkuar pa një bazë qendrore të planifikuar mirë të të dhënave, siç e përmendëm më lartë. - Baza qendrore e të dhënave Software application - register for monitoring the translation process the purpose of which is centralised monitoring and management of the workflow of the translation process and the translated documents, as well as keeping record of all the financial aspects. The register will enable efficient monitoring of the translation process in all its stages and provide the interface with the existing legal databases thus linking harmonisation and translation processes. Aplikimi i software-it – regjistri për monitorimin e procesit të përkthimit, qëllimi i të cilit është monitorimi dhe menaxhimi qendror i rrjedhës së procesit të përkthimit dhe dokumenteve të përkthyera, e po ashtu edhe mbajtja e shënimeve e të gjitha aspekteve financiare. Ky regjistër do ta mundësojë monitorimin efikas të procesit të përkthimit në të gjitha fazat e tijë dhe do të sigurojë një ndërlidhje me bazën ekzistuese ligjore të të dhënave duke lidhur kështu procesin e harmonizimit dhe përkthimit. - Terminologjia, Memoriet e Përkthimit dhe Korpusi i Përkthimeve Për të arritur përkthime të cilësisë së lartë është i domosdoshëm përdorimi i terminologjisë unike. Për këtë arsye duhet të krijohet një sistem i menaxhimit të terminologjisë që rezulton në qasjen e plotë të bazës së të dhënave mbi terminologjinë. Objektivi kryesor i aplikimit të mjeteve ndihmëse kompjuterike të përkthimit (Computer Assisted Translation Tools -CAT) është pajtueshmëria e teksteve të përkthyera. Ky objektiv

Page 72: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

mund të arrihet përmes memorieve të përkthimit (TMs) të krijuara nga aplikimi i mjeteve të veçanta të përkthimit, ashtu siç janë; “Trados Translator’s Workbench” (TWB) dhe “Wordfast”. - Burimet njerëzore Burimet njerëzore janë faktorë kyç të suksesit në procesin e integrimit evropian. Vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet trajnimit të vazhdueshëm dhe krijimit të ambientit motivues për të gjithë shërbyesit e përfshirë civilë. Pas pranimit, këta njerëz të specializuar do të përfaqësojnë grupin kryesor për rekrutim në institucionet e BE-së. Të gjitha institucionet e Bashkimit Europian kanë departamentet e veta të përkthimit. Komisioni ka shërbimin më të madh të përkthimit, me 1300 gjuhëtarë dhe 600 mbështetës të stafit. Mandej vijnë Parlamenti dhe Këshilli Europian, me rreth gjysmën e këtij numri të përkthyesve, duke vazhduar me Gjykatën e Drejtësisë me rreth 250 përkthyes. Komiteti Ekonomik dhe Social ka 140 përkthyesë të angazhuar, dhe Gjykata e Auditorëve dhe Komiteti i Rajoneve kanë secili rreth 60 përkthyes. Gjithashtu ekziston edhe një organizatë e ndarë e quajtur Qendra e Përkthimit për trupa të Bashkimit Europian, e cila ofron shërbim për të gjitha agjencitë e decentralizuara dhe trupa tjerë që nuk kanë përkthyes të vet. Sa u përket interpretuesve, ekziston Shërbimi i Përbashkët i Konferencës dhe Interpretimit, i cili punon për Komisionin, Këshillin dhe një numër të institucioneve tjera, me rreth 500 interpretues, përderisa Parlamenti Evropian ka 250 interpretues të vet. Të dyja këto shërbime punësojnë një numër të konsiderueshëm të përkthyesve të pavarur. Gjykata e Drejtësisë ka 40 interpretues me njohuri të specializuara të çështjeve ligjore dhe procedurave të saj. Numri i përkthyesve të kualifikuar i nevojshëm nga institucionet e BE-së kur shteti kandidat i bashkohet BE-së është rreth 200 për gjuhën e re. Numri i interpretuesve për çdo gjuhë kombëtare që nevojiten pas pranimit sillet rreth 40-50 për secilën gjuhë. Përafërsisht gjatë vitit të kaluar, të procesit të pranimit, institucionet po ashtu kanë rekrutuar rishikues ligjorë të gjuhës amtare me qëllim që të kryejnë autenticitetin final së paku të akteve më të rëndësishme legjislative. Ky profil profesional që është kryesisht i ri për të gjitha shtetet që pranohen është shumë i rëndësishëm në periudhën para dhe pas pranimit. Shtetet në pranim duhet të jenë të përgatitura në aspektin e burimeve të kualifikuara njerëzore për të vepruar në organizatën multigjuhësore dhe të përmbushin të gjitha kërkesat e regjimit të gjuhës së BE-së; prandaj është obligim i tyre që të kujdesen për këtë çështje me kohë. Modeli i përgatitjes së versionit kombëtar të acquis bazohet në modelin jashtë-kontraktues. Për të mbajtur dinamikën e përkthimit nevojiten së paku 40 përkthyesë plotësisht të kualifikuar. Sidoqoftë, parakusht fundamental për një organizim sistematik të procesit të përgatitjes së versionit kombëtar të acquis dhe vazhdimësisë së tij është struktura stabile e stafit në Zyrën për Përgatitje të Versionit Kombëtar të Acquis. Një zyrë me pak staf duhet të angazhojë të gjitha profesionet e domosdoshme: kreun e zyrës, rishikuesit ligjorë, përkthyes-rishikues, redaktorët e gjuhëve nacionale zyrtare, terminologjistët, dokumentalist dhe IT ekspertët (propozimi aktual është 10-12 punëtorë).

Page 73: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

C. Dokumentet strategjike Plani Strategjik mbi Përgatitjen e Versionit Kombëtar të Acquis Communautaire dhe Përkthimi i Legjislacionit të Kosovës duhet të jetë sfida e ardhshme për Zyrën e AIE-së për përgatitjen e versionit kombëtar të acquis. Plani strategjik do të duhej të përmbante drejtimin, qëllimin, dinamiken, përgjejgjësitë dhe burimet për ekzekutimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe tepër të kërkuar. Hollësitë e këtij procesi do të përmblidheshin brenda; - udhëzimeve teknike për procesin e përkthimit të akteve ligjore të BE-së - doracakut për përkthimin e akteve ligjore të BE-së - doracakut mbi veprimin e komisioneve teknike dhe - doracakë tjerë që përcaktojnë në detaje rolet dhe funksionet e të gjithë pjesëmarrësve në proces të përgatitjes së verzionit Kosovar të Acquis Communautaire. D. Plani D.1. PRIORITETET AFATSHKURTRA DHE AFATMESME; Duke pasur parasysh kapacitetet ekzistuese brenda agjencise për këtë qëllim janë paraparë disa prioritete për t’u arritur të cilat pas përmbushjes do të mund të shpinin në drejtim të fillimit të procesit të njëmendët të përkthimit të Acquis; • Themelimi i Zyrës për përgatitjen e verzionit kombëtar të Acquis brenda Agjencisë për Integrim Evropian; • Rekrutimi i stafit me aftësitë e kërkuara; • Vendosja e kontaktit të rregullt zyrë - ministri të linjës; • Identifikimi i aktorëve tjerë (shoqata/zyra të përkthyesve dhe institucioneve tjera arsimore/shkencore, OJQ etj.) • relevant për procesin e përkthimit në të ardhmen; • Përgatitja dhe miratimi i një para-dokumenti strategjik për përgatitjen e verzionit kombëtar të Acquis Communautaire; • Miratimi i një marrëveshje apo një memorandumi të mirëkuptimit me Ministrinë për Integrim Europian të Shqipërisë (dhe kur të është e mundur me autoritetet Serbe përgjegjëse për integrim europian); • Përgatitja e një regjistri/baze të të dhënave për materialet e mbledhura të përkthyera në gjuhën shqipe nga ministritë e linjës të cilat do të na mundësojnë krijimin e një baze qendrore të të dhënave në të ardhmen; • Ofrimi i konsultave të nevojshme, organzimi i seminareve dhe takimeve të punës për të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë në procesin e përgatitjes së verzionit kombëtar të Acquis; D.2. PRIORITETET NGA ATO AFATMESME NË AFATGJATA; Krijimi i një Web Corpusi, fillimi i fushatës në lidhje me projektin e Acquis, punësimi dhe trajnimi sistematik i stafit të nevojshëm në të ardhmen do të jenë disa nga prioritetet në të cilat do të duhej të përqëndrohej Zyra për përkthim në të ardhmen.

Page 74: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

E. Bashkëpunimi rajonal Në kuadër të bashkëpunimit rajonal vend me rëndësi fillimisht zënë bashkëpunimi me Shqipërinë si dhe Maqedoninë me qëllim të njohjes reciproke, shkëmbimit të përvojave, koordinimit të punës dhe diskutimit të mundësisë për ndarjen e barrës në lidhje me përkthimin e Acquis. Bashkëpunimi me autoritetet përgjegjëse për integrim evropian të Shqipërisë do të ndihmojë në:

• Njohjen reciproke dhe vendosjen e kontakteve në mes homologëve përgjegjës për përkthim nga të dy vendet.

• Koordinimi mbi përcaktimin e kritereve unike për një përkthim të qëndrueshëm të acquis • Diskutimi mbi gjetjen e mënyrave për zhvillimin e terminologjisë unike juridike-

gjuhësore dhe shkëmbimit të ideve për këtë qëllim në mes eksperëve nga të dy vendet. • Diskutimi i detajeve teknike mbi përmbajtjen e një Memorandumi të Mirëkuptimit në të

ardhmen e afërt. Sa i përket përkthimit në gjuhën serbe në të ardhmen pritet poashtu nënshkrimi i një memorandumi të mirëkuptimit me autoritetet përgjegjëse për Integrim të Serbisë në lidhje me përkthimin e acquis. Translation Process Stages Sfidat nga dita në ditë në procesin e përgatitjes së legjislacionit të BE-së në gjuhën kombëtare Fazat e Procesit të Përkthimit; Faza 0; Transferi i Akteve ligjore të BE-së (CELEX dhe/apo Gazeta Zyrtare e BE-së, “OJ” db) Faza 1; Përkthimi dhe rishikimi i parë gjuhësor Faza 2: Komisioni teknik i lekturimit Faza 3: Rishikimi i dytë gjuhësor Faza 4: Korrektimi dhe rishikimi i fundit

Page 75: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Shkarkimi i CELEX EU Aktit ligjor (Stage 0)

Fazat e procesit të përkthimit (1-4)

Regjistri i akteve ligjore të BE

Regjistri i Progresit të Përkthimit

PLANET (NPAL, Përparësitë,

Mbledhja e burimeve;)

KoordinimiKërkesat; Progresi

TRADOS

TM & Terms db

Dtb e aktit ligjor

F1 db

F2 db

F3 db

F4 db

EU Dtb e dok

Lidhjet në procesin e përafrimit

DMS

Modul

RDBMS

M

Planning

M

Page 76: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

STRATEGJIA E INFORMIMIT DHE KOMUNIKIMIT PËR PROCESIN E INTEGRIMIT EVROPIAN NË KOSOVË 2008 -2010

Page 77: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Strategjia e Informimit dhe Komunikimit për Procesin e Integrimit

Evropian në Kosovë (2008 – 2010)

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 78: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përmbajtja

1. Hyrja dhe qëllimi 2. Sfondi 3. STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT TE BRENDSHEM 3.1 Situata e tanishme 3.1.1 Vetëdija për çështje të Integrimit Evropian nëpër administratë 3.1.2 Zyrtarët për Integrim Evropian nëpër ministri (Pikat fokale për IE) 3.1.3 Sekretarët Permanent si Udhëheqës të Grupeve Punuese 3.1.4 Zyrat për Informim Publik (ZIP-të) nëpër institucione qeveritare 3.1.5 Zyra për IE në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) 3.1.6 Komunat në Kosovë 3.1.7 Parliamenti i Kosovës 3.2 Çështjet dhe Veprimet 3.2.1 Spostim prej standardeve në PVPE 3.2.2 Ruajtja e motivimit – Perspektiva afat-gjatë për IE brenda administratës 3.2.3 Rrjedhat e informatave zyrtare – rrjedhat jozyrtare të informatave 3.2.4 Autoritetet vendore dhe PVPE 4. Grupet kyçe 5. Prioritetet (Komunikimi i brendshëm) 5.1 Objektivi 1 5.1.1 Masat e propozuara 5.1.1.1 Pregatitja e materialeve shpjeguese për PVPE 5.1.1.2 Direktiva dhe memo tё praktikave të mira për akterët kyç 5.1.1.3 Ndihmesat shpjeguese, broshurat 5.1.1.4 Qendra e dokumentacionit ZKM 5.1.1.5 Qarkullimi i planifikuar i dokumenteve për Integrim Evropian 5.1.1.6 Shënimi i ngjarjeve të rëndësishme 5.2 Objektivi 2 5.2.1 Masat e propozuara 5.2.1.1 Raportet e strukturuara për Qeveri/mbledhje të Sekretarëve Permanent 5.2.1.2 Buletin informativ 5.2.1.3 Web faqja 5.2.1.4 "Storiet" për lajme të mira/praktika të mira 5.2.1.5 PVPE SMI – Sistemi për Menaxhim të Informatave 5.3 Objektivi 3 5.3.1 Masat e propozuara 5.3.1.1 “Udhëkryqet e IE” për rrjetin e pikave fokal 5.3.1.2 Seminaret "mëngjesi IE"pёr zyrtarёt e lartё 5.3.1.3 “Dita kombëtare IE” për Ministra 5.3.1.4 Seminar vjetor për progresin drejt Integrimit Europian 5.3.1.5 Seminari vjetor “IE ështe vendor” 5.3.1.6 Planet e kombinuara për ngjarje të rëndësishme (përvjetshme/pa një)

Page 79: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

6. STRATEGJIA E JASHTME E KOMUNIKIMIT 6.1 Situata e tanishme(E jashtme) 6.2 Çështjet dhe Veprimet 6.2.1 Edukimi, Edukimi, Edukimi - strategji tridegёshe! 6.2.2 Informata të rregullta, të besueshme, relevante dhe kualitative 6.2.3 Konsultimet Drejt koncensusit dhe zotёrimit bazuar në Partneritet 7. Audienca kyçe/ Cak Grupet e Jashtme 8. Prioritetet- Komunikimi i jashtëm 8.1 Objektivi 1 8.1.1 Masat e propozuara 8.1.1.1 Përgatija e “Temave tё vlerave” 8.1.1.2 Ndërmarrja e kampanjave për vetëdijësim publik 8.1.1.3 “Integrimi Evropian për Fillestarë” 8.1.1.4 Qendrat e dokumentacionit 8.1.1.5 Futja e Integrimit Evropian në kurrikulumin e shkollave 8.1.1.6 Rrjetat e dhëna nga Shkolla për Integrim Evropian 8.2 Objektivi 2 8.2.1 Masat e Propozuara 8.2.1.1 Bashkёrenditja e "lajmeve" për Integrim Evropian me ZIP 8.2.1.2 Gazetarët "e njohur me IE" 8.2.1.3 Buletini informativ 8.2.1.4 Web faqja 8.3 Objektivi 3 8.3.1 Masat e Propozuara 8.3.1.1 Kosnultimet dhe Vlerësimi i ndikimit 8.3.1.2 Informim i shkurtër vjetor për Grupet kyçe të interesuara 9. Menaxhimi i Strategjisё 10. Plani i Punës 11. Falënderimet

Page 80: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

1. Hyrja dhe Qëllimi Qëllimi kryesor i Strategjisë për Informim dhe Komunikim për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë është të sigurojë informim dhe komunikim efikas për Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) dhe për procesin e Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim-Asocimit (MPSA) nëpër institucionet qeveritare, si dhe për të ngritur vetëdijen dhe kuptimin e proceseve të Integrimit Evropian në publikun e gjerë. Kjo strategji është përpiluar, duke filluar nga viti 2006, nga Agjencia për Integrim Evropian (AIE) dhe është mbështetur nga DFID/WYG International4 që shërben në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, duke u bazuar në Prioritetin 48 të PVPE 2006. Përgatitja e kësaj strategjie ka përfshirë një seri intervistash e diskutimesh me disa zyrtarë kyç - brenda institucioneve qeveritare në nivelin qendror dhe lokal si dhe disa përfaqësues nga një numër grupesh kyçe të interesit në shoqërinë e gjerë. Kjo strategji do të ketë dy komponentë kryesore – komunikimin e brendshëm që ka për cak administratën publike qendrore dhe lokale, dhe komunikimin e jashtëm që ka për cak shoqërinë e gjerë, përfshirë grupet kyçe kritike që formojnë opinione siç janë mediet, shoqëria civile dhe organizatat profesionale. Kjo strategji ka për qëllim krijimin e një platforme për debat me pjesёmarrёs të informuar të sektorëve kyç të shoqërisë kosovare që do të shpie drejt ndërtimit të një konsensusi dhe një përkushtimi të përbashkët që ka për qëllim Integrimin Evropian . Dokumenti, shkurtimisht paraqet rrethanat për Integrimin Evropian në Kosovë sot, shqyrton disa sfida dhe paraqet disa propozime për ndërtimin e një strategjie afat-mesme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe kost-efektive të komunikimit. Këto zhvillohen si masa dhe objektivë strategjike. Sipas marrëveshjes, ato mund të funksionalizohen në një program pune për dy vitet e ardhshme. Kurse, Strategjia e Komunikimit mbulon periudhën 2008-2010. 2. Sfondi Kosova do ballafaqohet me ndryshime fondamentale gjatë viteve të ardhshme. Pavarësimi i Kosovës do të sjellë sfida të reja. Kjo situatë e re do të ndryshojë mënyrën me të cilën institucionet e Qeverisë menaxhojnë qeverisjen e gjerë dhe komplekse dhe zhvillojnë çështje që kanë të bёjnё me vendin. Kjo do të sjellë kërkesa, obligime e ambicie të reja sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do të vёjё theks në nevojën për koordinim më të madh tё institucioneve qeverisëse - për të menaxhuar procesin nё mёnyrё konsistente. Integrimi Evropian ka qenё dhe ka vazhduar të jetё një prej prioriteteve kyçe tё politikës për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kështu vazhdon të jetë edhe pas aktit të shpalljes së Pavarësisë. Qeveria është në proces të përpilimit të Planit të ri të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) 2008. Ky dokument përcakton prioritetet kyçe që duhen adresuar në plan afatshkurtër dhe afatmesëm. Agjencia për Integrim Evropian (AIE), ka koordinuar përgatitjen e PVPE-së dhe ka përgjegjësi për udhëheqjen dhe koordinimin e implementimit të këtij plani. Suksesi i PVPE-së do të varet në një masë të madhe nga efektshmëria dhe motivimi i atyre që do të jenë direkt (dhe indirekt) të përfshirë në përfundimin e tij. Është me rëndësi jetike që ata që do

4WYG International është kompani konsultantësh që vepron si mbështetje nga DFID për procesin e Partneritetit Evropian dhe Standardeve në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës

Page 81: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

të jenë të përfshirë tё kuptojnë mirë rëndësinë e procesit, të njohin vlerën e shtuar nga kontributi i tyre – dhe të mbesin të informuar rreth progresit në atë drejtim. Kështu që, qëllimi thelbësor dhe funksioni i strategjisë së komunikimit tё brendshёm do të jetё rifuqizimi dhe mbështetja e koordinimit dhe finalizimit tё PVPE-sё. Vonesa e zgjidhjes së statusit, ka paraqitur një pengesë për Strategjinë e Komunikimit për integrim Evropian. Me zgjidhjen e statusit, pozita monopole që ka pas kjo çështje në tetë vitet e fundit do të duhej të lëshojë rrugë për preokupimet e reja si – qeverisja, zhvillimi ekonomik si dhe integrimi Evropian. Viteve të fundit vetëm disa organizata jo-qeveritare kanë krijuar ca struktura që do të ofrojnë një platformë diskutimi për çështjet evropiane në të ardhmen. Në anën tjetër, dihet se publiku i gjerë por edhe shumë liderë me ndikim në formimin e opinioneve, kanë nivel të ulët të njohurive sa i përket çështjeve themelore të integrimit Evropian. Poashtu dihet se përderisa opinioni i gjerë është në favor të integrimit Evropian, ky opinion është shpeshherë i bazuar në një optimizëm dhe vlerësim joreal të pritjeve, gjithmonë në mungesë të debateve të mirëfillta. To shortcut this essential dialogue and debate, they argue, is to undermine the longer term sustainability of the commitments made. Therefore, the core purpose and function of the external communications strategy will be to develop the means to allow the AEI for European Integration to promote the Government’s objective of European integration by ensuring: Gjatë këtij viti, krahas fokusit lidhur me konsekuencat e statusit të ri dhe marrëveshjes për qeverisje, pritet që një fokus më i thellë t’i dedikohet iniciativave politike që kanë të bëjnë me integrim evropian dhe implementim të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE). Ata që kanë njohje më të thellë të integrimit evropian në të ardhmen do të jenë më pak neutral dhe optimistë, por do të shfaqin ndikime të ndryshme varësisht nga grupet e interesit që përfaqësojnë. Prandaj duhet thënë se të gjithë ata me të cilët kemi biseduar kushtimisht nuk do të kundërshtojnë p.sh. liberalizmin e tregut – por do të duan të kenë diskutime më të thukta duke përfshirë të gjithë aktorët në lëmitë përkatëse që do të jenë të aftë të analizojnë koston dhe arsyeshmërinë e politikave. Për të shkurtuar këtë dialog dhe debat thelbësor, zgjidhja është ndërtimi i qëndrueshmërisë afatgjate të përkushtimeve të dhëna. Kështu, qëllimi thelbësor dhe funksionimi i strategjisë për komunikimin e jashtëm do të jetë zhvillimi i mënyrave për të lejuar AIE-në të promovojë objektivin e Qeverisë për Integrim Evropian duke siguruar:

1. që shoqëria e gjerë (përfshirë opinionin publik) të jetë mirë e informuar për të bërë vlerësime të arsyeshme dhe reale të drejtimeve të politikave;

2. që të gjitha grupet e interesuara të sektorëve kyç – përfshirë mediet, organet politike (qendrore dhe lokale) dhe profesionale (p.sh komuniteti i biznesit, sektori rural) partnerët socialë, shoqëria civile të jenë konsultuar dhe janë përfshirë si partnerë në arritjen e një konsensusi në Kosovë për integrim evropian.

Page 82: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

3. STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT TË BRENDSHËM 3.1 Situata e tanishme Me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj gjithnjë e më të madhe nga shteteve anë e mbanë botës, procesi i integrimit evropian tanimë është bërë pjesë qendrore e aktiviteteve ditore të Qeverisë. Agjencia për Integrim Evropian (AIE) (ish Zyra për Procese të Integrimit Evropian 5) është themeluar në vitit 2006. Në kohën e përgatitjes së kësaj strategjie, AIE është ende në fazat e hershme të formimit, përfshirë definimin e roleve dhe ndërtimin e kapaciteteve. AIE paraqet potencial të rëndësishëm për gjenerim të vetëdijes dhe motivimit për procesin e Partneritetit Evropian në institucionet e Qeverisë dhe më gjerë. Gjatë viteve të ardhshme, kur AIE do të udhëheqë dhe koordinojë implementimin dhe monitorimin e Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE) do të jetë esenciale që të ndërlidhet dituria dhe kuptimi i çështjeve të BE-së me aktivitetet ditore të Qeverisë dhe realitetin kompleks të ndryshimit të institucioneve ekzekutive ndërkombëtare në Kosovë. Për më tepër, AIE do të ketë nevojë për resurse njerëzore shtesë, aftësi dhe sisteme për të mundësuar menaxhimin e një procesi kompleks që është plotësisht i varur në bashkëpunimin, motivimin dhe përpjekjet e institucioneve tjera. Një strategji e mirë e brendshme do të jetë element i rëndësishëm për t’i mundësuar suksesin AIE-së. Strategjia për komunikim të brendshëm do të jetë përgjegjësi primare e Zyrës për Komunikim dhe Informim brenda Drejtorisë për Komunikim, Informim dhe Trajnim të AIE-së. Pasi të fillojë procesi i Integrimit Evropian, funksionet e saj do të zgjerohen shumë përfshirë përpjekjet e vazhdueshme në fushën e informimit të jashtëm dhe gjenerimit të vetëdijes publike. Përgatitja e një Plani të Veprimit të detajizuar për komunikim për vitin 2008 do të jetë një ndihmë e rëndësishme për organizimin e punës së Njësisë dhe do të ndihmojë në strukturimin e aktiviteteve brenda Njësisë. 3.1.1 Vetëdija mbi çështjet rreth Integrimit Evropian në administratë Për të koordinuar dhe implementuar aktivitetet e parapara në PVPE-në, janë themeluar Grupet Punuese për PVPE. Termet e Referencës për Grupet Punuese për PVPE paraqesin qartë nevojën për një qasje multi-sektoriale. Ata që janë të përfshirë në përgatitjen e PVPE-sё, zyrtarët e AIE-së dhe nëpër ministri, kanë dituri më solide për rolin e procesit të integrimit si dhe për detyrat që dalin për të përballur këtë proces gjatë viteve të ardhshme. Përderisa shërbyesit tjerë civil - nëpër strukturat qeveritare qendrore dhe qeverisjes lokale, janë më pak të njohur me rregullimet për menaxhimin, implementimin dhe monitorimin e PVPE-sё. Për më shumë, si rezultat i Partneritetit të ri Evropian, nga mesi i 2008, si dhe prezantimit të Pakos Reformuese në fillimin e vitit 2008 që parasheh avancimin e strukturave për integrim Evropian, paraqitet nevoja shtesë që të vazhdohet me ngritje të mëtutjeshme të vetëdijes së administratës për ndryshimet e strukturore. 3.1.2 Zyrtarët për Integrim Evropian në ministritë e linjës Caktimi i zyrtarëve për IE në ministri të ndryshme dhe institucione publike ka krijuar një pjesë të rëndësishme të kornizës institucionale të nevojshme për menaxhim të procesit të PVPE-së. Zyrat e IE janë ende “duke u ndërtuar” në një numër të institucioneve. Pas kompletimit, secili organ i

5Zyra për Procese të Integrimit Evropian është themeluar nga Rregullorja e UNMIK-ut nr.2004/18

Page 83: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

qeverisjes qendrore do të ketë një njësi të koordinimit për IE, duke përfaqësuar një rritje qenësore të kapacitetit potencial. Shumë prej zyrtarëve të IE-së do të kenë nevojë për trajnime në aspekte të menaxhimit dhe lehtësimit të procesit për Integrim Evropian. Zyrtarët e IE janë përgjegjës për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Grupeve Punuese të PVPE-së. 3.1.3 Sekretarët e Përhershëm si Udhëheqës të Grupeve Punuese (GP) Sekretarët Permanent paraqesin një ndër grupet kryesore të zyrtarëve, veçanërisht pasi që shumë prej tyre janë përgjegjës për udhëheqje të takimeve të GP-ve. Është me rëndësi që ata të kuptojnë dimensionet më të gjera për pyetjet e ngritura në kontekstin e implementimit të PVPE-së. Gjithashtu është jetike që këta zyrtarë të kenë aftësitë dhe mbështetjen e nevojshme për të udhëhequr dhe mirëmbajtur motivimin brenda një kornize kohore më të gjatë. Një prej ndryshimeve të rëndësishme në mes të grupeve punuese të PVPE-së dhe Planit për Implementimin e Standardeve për Kosovë (PISK) është që do të ketë përfshirje shumë më të ulët të organizatave ndërkombëtare dhe në veçanti UNMIK-ut, duke hedhur kështu një pjesë të madhe të përgjegjësisë dhe udhëheqësisë tek Sekretarët e Përhershëm si udhëheqës të GP-ve. 3.1.4 Zyrat e informimit publik (ZIP) nëpër institucione qeveritare Zyra e Informimit Publik (ZIP) brenda Zyrës së Kryeministrit (ZKM) dhe ZIP-të që janë themeluar nëpër të gjitha institucionet qeveritare paraqesin një grup të rëndësishëm për AIE dhe Procesin e Integrimit Evropian në përgjithësi. ZIP brenda Zyrës së Kryeministrit operon si zyrë e shtypit dhe informimit për atë institucion dhe në të njëjtën kohë, kërkon të mbështesë dhe koordinon punët e zyrave të ngjashme në institucione tjera nëpër ministritë e linjës. Këto zyra janë mbështetje esenciale për AIE-në në dërgimin e mesazheve rreth procesit të Integrimit Evropian tek publiku më i gjerë – një faktor për t’u marrë parasysh, veçanërisht në strategjinë për komunikim të jashtëm. Megjithatë, është e qartë që ka nevojë për përfshirje të ZIP-ve brenda fushës së veprimit të Strategjisë për komunikim intern të AIE-së në veçanti për të fuqizuar koordinimin në mes njësisë së informimit në AIE dhe ZIP-sё sё Zyrës së Kryeministrit. 3.1.5 Zyra e IE në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Zyra për IE në MAPL është përgjegjëse për koordinim të implementimit të PVPE-sё (pasi që standardet për Kosovën janë pjesë integrale e PVPE-sё) brenda Ministrisë dhe komunave, po ashtu vepron si trup koordinues në mes ministrive të linjës dhe komunave. Përveç mbështetjes në çështjet politike të IE për ministritë dhe komunat, menaxhimi i procesit, sistemet koordinuese dhe aftësitë do të jenë jetike, nëse lidhja vertikale do të funksionojë në kontekstin më afat-gjatë të implementimit të PVPE-sё.

Page 84: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

3.1.6 Komunat e Kosovës Komunat e Kosovёs kanë qenë ngushtë të përfshira nё sistemin e implementimit dhe monitorimit PISK, duke punuar në komunikim të afërt me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Grupet Punuese Komunale për Standarde (në të ardhmen do t’u jepet forma sipas kërkesave të PVPE-sё) do të vazhdojnë, në shumicën e rasteve, të kenë rol substancial në adresim të prioriteteve kyçe në lidhje me kthimet dhe lirinë e lëvizjes, të drejtat e komuniteteve, funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, të drejtat e pronës dhe trashëgiminë kulturore. Komunave tani gjithashtu do t’u kërkohet të raportojnë për zhvillimet dhe progresin në disa fusha të reja politike në kontekst të PVPE-sё. Këto do të përfshijnë veprime në drejtim të përmirësimit të Bashkëpunimin Ndër-kufitar, mjedisin, zhvillimin hapësinor, zhvillimin rural dhe rajonal, çështjet e transportit, mirëqenien sociale. Nga të gjitha raportet, Grupet Punuese për Standarde në shumicën e komunave janë duke funksionuar mirë përkundër ballafaqimit me vështirësi fillestare. Megjithatë, niveli i vetëdijes për çështjet rreth Integrimit Evropian në nivel komunal është i ulët, duke pasur parasysh kërkesat në rritje dhe burimet ekzistuese të pakta. Përderisa disa komuna ishin të përfshira si grup punues me MAPL në përgatitjen e PVPE-së, ka pasiguri të konsiderueshme si pasojë e tranzicionit nga puna monitoruese e Standardeve në implementim dhe raportim për PVPE-nё. Ka plane për të emëruar Koordinatorë komunal për PVPE në nivelin komunal. 3.1.7 Parlamenti i Kosovës Në Parlamentin e Kosovës, AIE ka pikën e vet të kontaktit me të cilin ka bashkëpunim të rregullt. AIE ka filluar kontaktet e rregullta me Komisionin Parlamentar për IE. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen veçanërisht pas miratimit të Pakos Reformuese. 3.2. Çështjet dhe Veprimet 3.2.1 Kalimi nga Standardet në PVPE

Sfida për AIE-në gjatë këtij viti, do të jetë menaxhimi i tranzicionit nga Plani Implementues i Standardeve për Kosovën (PISK) në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE). PVPE është përgatitur nga vetë institucionet e Kosovës dhe reflekton një ndjenjë më të madhe të pronësisë sesa që ka qenë rasti me PISK. Përderisa këto perceptime më pozitive mund ta marrin më lehtë prezantimin e PVPE-së, është reale të mbahet në mend që ky Plan i Veprimit shënon fillimin e një procesi të gjatë, fundi i së cilit nuk është shumë i qartë, për dallim prej PISK-ut. Derisa këto perceptime më pozitive mund ta lehtësojnë zhvillimin e PVPE-së, është reale të mbahet mend që ky Plan Veprimi shënon fillimin e një procesi të gjatë, rezultati përfundimtar i të cilit nuk është i qartë në këtë moment. Kështu, dallon nga PISK-u, që ka qenë ngushtë i lidhur me kontekstin e statusit final.

Për këtë arsye, është absolutisht e nevojshme që të shpjegohet qëllimi i PVPE-së dhe roli i grupeve punuese të PVPE-sё në mënyrë sa më të qartë. Termet e Referencës për Grupet Punuese në lidhje me “acquis-communataire” përcaktojnë mandatin e GP-ve si të trefishtë, që është:

1) Koordinimin e implementimit të Planit të Veprimit të Partneritetit Evropian (PVPE);

2) Promovimin dhe monitorimin e afrimit të politikave të Qeverisë dhe legjislacionin me ligjet e BE-së (acquis communataire) dhe standardet e BE-së;

3) Lehtësimin dhe mbështetjen e dialogut teknik me shërbimet e Komisionit Evropian (KE). Përmes Strategjisë së Komunikimit të Brendshëm, do të jetë me rëndësi që puna e PVPE-së të ndërlidhet direkt me aktivitetet ditore të Qeverisë dhe administratën në mesazhe të thjeshta dhe të

Page 85: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

qarta që mund të lidhin Integrimin Evropian (më i largët) me objektivat më afat-shkurtra për një performancë të përmirësuar. Është shumë me rëndësi për AIE-në të mund të shprehë qëllimin e Grupeve Punuese të PVPE-sё në aspektin e caqeve të tanishme politike. Kështu që, Strategjia e komunikimit të brendshëm përfshin veprime dhe masa për të siguruar që të gjithë aktorët kyç të përfshirë në menaxhim dhe koordinim të procesit PVPE të kuptojnë plotësisht qëllimin dhe mënyrën se si kjo ndërlidhet me prioritetet kritike të institucioneve të tyre. 3.2.2 Ruajtja e motivimit – Perspektiva afat-gjate për IE brenda administratës Pas shpalljes së Pavarësisë, ekziston rreziku që përkushtimi ndaj monitorimit të standardeve – si ato të PISK-ut apo PVPE-së – do të zvogëlohet. Do të jetë më rëndësi për AIE-në të paraqesë tranzicionin në deklarata të qarta dhe kuptimplota. Në afat të gjatë, megjithatë, sfida kryesore për AIE-në do të jetë mbajtja e fokusit dhe motivimit në të gjitha nivelet e Qeverisë. 3.2.2.1 Komunikimi i vazhdueshëm me Qeverinë (në nivel takimi ministrash) do të jetë prioritet për AIE-në. Një nga prioritetet për strategjinë e komunikimit të brendshëm është të sigurohet që zyrtarët e lartë që janë përgjegjës për mbikëqyrje dhe drejtim ministror për Integrim Evropian, të jenë të informuar shpejtë dhe me informata të besueshme për çështjet kritike të Integrimit Evropian. 3.2.2.2 Në mënyrë që të ruhet motivimi, do të jetë me rëndësi të sigurohet një rrjedhë e qëndrueshme e informatave relevante të kualitetit të lartë për zyrtarët e lartë në sistem – në veçanti për Sekretarët Permanent si përgjegjës për udhëheqjen e Grupeve Punuese të PVPE-së, si dhe të ketë takime të rregullta me Sekretarë Permanent. Këto raporte do të kenë një rol për vënien në pah dhe adresimin e hapësirave në procesin e implementimit të PVPE-së, informatat e dhëna gjithashtu duhet të paraqesin arritjet dhe praktikat më të mira. Do të jetë me rëndësi për AIE-në të ketë një format standard për raportim. 3.2.2.3 Motivimi brenda Grupeve Punuese do të ndikohet nga përvoja e anëtarëve në organizimin e këtyre takimeve si dhe nga dobia që kanë ata nga puna në këto grupe. Strategjia e komunikimit të brendshëm do të mund të kontribuonte në menaxhim afat-gjatë të procesit duke u fokusuar në përgatitjen e udhërrëfyesve të praktikave më të mira për udhëheqësit dhe koordinatorët e Grupeve Punuese. 3.2.2.4 Përgatitja e raporteve vjetore tё progresit dhe publikimi i raportit tё progresit tё Komisionit mund tё jenё ngjarje tё rёndёsishme vjetore dhe motivues nё punёn e vazhdueshme tё Grupeve Punuese tё PVPE-së. AIE ёshtё koordinator i pёrgjithshёm i procesit – dhe mund tё sigurojë një rezultat më produktiv tё raportit vjetor tё progresit duke vendosur disa procedura dhe direktiva standarde për institucione tjera raportuese. Strategjia e komunikimit tё brendshëm do tё japë hapёsirё për definim tё aranzhimeve tё AIE-sё për procesim tё raporteve tё rёndёsishme siç janё raportet e rregullta dhe shpёrndarja e tyre nёpёr institucione qeveritare. 3.2.3 Qarkullimi i informatave zyrtare –qarkullimi i informatave jozyrtare Qarkullimi i informatave është kritik për të mbajtur motivimin – në mekanizmat zyrtarë dhe jozyrtarë. Menaxhimi i mirë i Grupeve Punuese të PVPE-së – përpilimi i rregullt dhe i mirë i agjendave, proces-verbalet nga takimet e mbajtura, përfshirë edhe raportimin e saktë dhe të qartë të veprimeve të shtjelluar në GP – do të paraqesë qarkullimin më esencial të informatave zyrtare në proces. Si është cekur më lartë, do të jetë me rëndësi që të kemi udhërrëfyes për praktikat më

Page 86: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

të mira për raportim të progresit nga takimet e PVPE-së. Udhërrëfyes të tillë praktik gjithashtu mund të përfshijnë referencat për raportim në takimet e Kabinetit dhe në takimet Koordinuese të Sekretarëve Përhershëm, si u sugjerua edhe më sipër. Një faktor i rëndësishëm në procesin e komunikimit të brendshëm është krijimi i rrjeteve (networking) që ndihmojnё shkëmbimin jozyrtar të informatave – ndarjen e pёrvojave. Strategjia e komunikimit të brendshëm vё theks të konsiderueshëm mbi identifikimin dhe zhvillimin e mundësive për promovim dhe shkëmbim përvojash ndërmjet zyrtarëve të niveleve të ndryshme dhe ndërmjet atyre që janë më së ngushti të përfshirё në procesin e Integrimit Evropian. Krijimi i rrjetit për Integrim Evropian si dhe krijimi i një mendimi për një qëllim të përbashkët ndër aktorët kyç është i domosdoshëm për 4 nivele të zyrtarëve:

• Ministrat • Sekretarët Permanent, sidomos ata që janë direkt të përfshirë në udhëheqje të GP-ve, por

jo vetëm ata • Zyrtarët për IE në ministritë e linjës • Vendim-marrësit tjerë.

3.2.4 Autoritetet vendore dhe PVPE-ja Strategjia e komunikimit tё brendshëm përfshin disa masa dhe veprime për të siguruar që mekanizmat e vetë-qeverisjes lokale (komunale) për PVPE-në të jenë të përfshirë plotësisht brenda qarkut të informimit dhe komunikimit për proceset e IE.. AIE dhe MAPL duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e nevojshme të komunave në procesin e PVPE-së. Është me rëndësi në këtë kontekst që brenda strategjisë së brendshme të komunikimit të futen mekanizmat që do të sigurojnë komunikim në mes qeverisë qendrore dhe autoriteteve lokale në afat më të gjatë. Komunat tanimë po inkurajohen të futen në rrjete brenda “rajoneve” ku do të ketë më shumë raste për shkëmbime të tilla të përvojave. Strategjia sjell propozime për fuqizim të komunikimit në mes MAPL/AIE dhe komunave – përfshirë seminarin e përvitshëm “Integrimi Evropian është vendor” për udhëheqësit/anëtarët e mekanizmave komunale për PVPE-në (pas raporteve të progresit). 4. Grupet kyçe Grupet kyçe të adresuara në kontekstin e Strategjisë së Komunikimit të Brendshëm janë identifikuar dhe përshkruar në analizën e gjendjes së tanishme, kapitulli (4.1). Disa nga këto grupe janë përfshirë edhe në Strategjinë e Komunikimit të Jashtëm.

• AIE për proceset e Integrimit Evropian • Zyrtarët për IE në ministri/ institucione publike • Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) • Grupi i Sekretarëve Përhershëm/Udhëheqës tё Grupeve Punuese • Ministrat • Anëtarët e Grupeve Punuese të PVPE • Koordinatorët e standardeve në komuna dhe koordinatorët e ardhshëm të IE (të

emërohen) • Zyrat e Informimit Publik

Page 87: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

• Kuvendi i Kosovës dhe autoritetet tjera 5. Prioritetet (komunikimi i brendshëm) Prioritetet esenciale për strategjinë e komunikimit të brendshëm rrjedhin nga nevoja për të mbështetur përpjekjen e Agjencisë për Integrim Evropian për të promovuar implementimin efektiv të Planit të Veprimit të Partneritetin Evropian (PVPE). PVPE-ja si program i punës të cilin IPVQ-të e kanë zhvilluar dhe për të cilin janë pajtuar në kontekstin e Partneritetit Evropian përfshin hapat kritik dhe detyrat që duhen kryer për t’u afruar drejt Integrimit Evropian. Është jetike që stafi në institucionet qeverisëse qendrore dhe lokale të kenë njohje të qartë të qëllimit të PVPE-së dhe në veçanti të mënyrës së si ai lidhet – është relevant për – fushat e tyre respektive të punës. Kjo do të kërkojë veprime të bashkërenditura në strategjinë e komunikimit të drejtuar në nivele të ndryshme të hierarkisë vendim-marrëse. Qëllimi i Strategjisë së Komunikimit të Brendshëm është t’i mundësojë AIE-së për Integrim Evropian të menaxhojë dhe koordinojë përpjekjen e përgjithshme të Qeverisë në lidhje me Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian për vitet e ardhshme. Për të bërë këtë, AIE duhet të sigurojë që ministritë, institucionet tjera dhe autoritetet lokale të jenë në dijeni për procesin e vazhdueshëm dhe që ata të gjithë tё kuptojnë çka pritet nga ta si përgjigje e sfidave të caktuara nga PVPE. AIE gjithashtu duhet të sigurojë informacione të rregullta, të besueshme dhe në kohë të duhur, rreth zhvillimeve kritike dhe ngjarjeve kryesore për Kosovën në lidhje me Integrimin Evropian. Përfundimisht, duke pasur parasysh natyrën afat-gjatë të qëllimit të PVPE-së, do të jetë kritike për AIE-në të stimulojë dhe të mbajë motivimin përmes përmirësimit të koordinimit zyrtar dhe jo-zyrtar. Strategjia e Komunikimit të Brendshëm propozon tri objektiva strategjike si vijojnë:

1. Krijimi i një fryme/logjike për një qëllim të përbashkët për procesin e PVPE-së duke e ngritur vetëdijen, duke pёrmirёsuar njohuritë dhe duke dhënë qartësime;

2. Dhënia e kontributit për realizimin e PVPE-së duke siguruar rrjedhën e informatave cilësore, efektive në kosto, të besueshme, në kohë të duhur dhe të drejtuara si duhet nëpër institucionet relevante si dhe tek nivelet e duhura – brenda sistemit qeveritar;

3. Ruajtja e motivimit në procesin e PVPE-së dhe përmirësimi i koordinimit duke promovuar mundësitë për mësim apo marrje të njohurive në mënyrë joformale duke bërë shkëmbimin e përvojave ndërmjet zyrtarëve të grupeve të ndryshme.

Masat e propozuara kundrejt secilës prej këtyre objektivave janë të caktuara më poshtë. 5.1 OBJEKTIVI 1. “Krijimi i një fryme/logjike për një qëllim të përbashkët për procesin e PVPE-së duke e ngritur vetëdijen, duke i pёrmirёsuar njohuritë dhe duke dhënë qartësime” PVPE është një proces kompleks dhe gjithëpërfshirës që i qaset gati secilit aspekt të punës në Qeveri. Është jetike për sukses tё këtij procesi që ata që janë të përfshirë në të gjitha nivelet të mund të kuptojnë qëllimin, të lidhin atë me sektorin e tyre ose fushën profesionale dhe të dinë

Page 88: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

qartë çka pritet prej tyre në atë kontekst. Për të arritur këtë, masat e mëposhtme janë paraqitur për konsiderim. 5.1.1 Masat e propozuara 5.1.1.1 Përgatitja e disa materialeve standarde të shkurta dhe shpjeguese për PVPE Zyra për komunikim dhe informim e AIE-së do të përgatisë një seri prezantimesh dhe shënimesh standarde të shkurta që mund të përdoren për të njoftuar zyrtarët kyç me aspektet esenciale të PVPE-së dhe për ndërlidhjen e këtij plani me aktivitetet ditore të qeverisë në Kosovë. Këto do të përfshijnë shpjegime të qarta dhe të thjeshta për qëllimin e PVPE-së, që mund të adaptohen në kontekst tё veçantë sektorial dhe menaxhues. Materialet do të përfshijnë prezantime dhe shënime informuese për Ministra, Sekretarë të Përhershëm, zyrtarët e Zyrave për Informim Publik, anëtarët e Grupeve Punuese për PVPE, përfshirë ata të përfshirë në GP-të e bazuara në Qeveritë Komunale. Disa nga materialet do të përgatiten për përdorim si broshura / materiale njoftuese për shërbyesit civil të sapo punësuar.

5.1.1.2 Direktivat dhe/ose seancat prezantuese për aktorët kyç në aspekte të ndryshme të procesit të IE Suksesi i shumë detyrave që dalin nga PVPE-ja do të varet nga mënyra në të cilën procesi menaxhohet dhe kryhet. Organizimi dhe trajtimi i takimeve për shembull, do të jetë kritik në qëndrueshmërinë afat-gjatë tё proceseve. Bazuar në Strategjinë për komunikim të brendshëm, AIE do të përgatisë një sërë direktivash praktike e të thjeshta dhe memo tё praktikave më të mira për ata me përgjegjësi të caktuara në proces - udhëheqësit dhe ndihmësit e GP-ve, në veçanti. Këto mund të zhvillohen në një manual të shkurtër të çështjeve të procesit.

5.1.1.3 Ndihmesa shpjeguese, broshurat (fletushkat, publikimet) Do të jetë me rëndësi në faza tё ndryshme të procesit, përgatitja e broshurave të thjeshta informative (në tri gjuhët) që sqaron aspektet e procesit të PVPE-së, në veçanti gjatë viteve tё hershme. Kjo mund të jetë një ndihmë e dobishme në dërgimin e mesazheve kyçe dhe në kuptim më të mirë të ushtrimit.

5.1.1.4 Qendra e dokumentacionit në ZKM Shumë nga ata të përfshirë në procesin e Integrimit Evropian nëpër institucione qeveritare do të kërkojnë nga AIE materiale të reja dhe me interes rreth politikave të Integrimit Evropian – dhe në veçanti – procesin e integrimit të Kosovës. AIE tanimë ka marrë një iniciativë për themelimin e një qendre për dokumentacion, mbështetur nga SOFRECO dhe Human Dynamics, projekte të Agjencisë Evropiane për Rindërtim. Pritet që donatorët tjerë t’i bashkëngjiten atyre veçanërisht nëse vërehet përkushtimi i AIE-së për ofrimin e një qendre funksionale të dokumentacionit. Materialet (në gjuhët e Bashkimit Evropian) do të mund të merren nga burimet e zakonshme të KE-sё. Gjithashtu do të ishte e dobishme të identifikohen dhe të merren materiale relevante nga shtetet fqinje.

5.1.1.5 Qarkullimi i caktuar i dokumenteve zyrtare të Komisionit Evropian në lidhje me Integrimin Evropian (artikuj relevant në gazeta kombëtare) AIE-ja mund të kontribuojë në ngritje të vetëdijes për çështjet e Integrimin Evropian në nivele të ndryshme në administratë duke siguruar që aktorët kyç të mbahen të informuar në baza ditore për zhvillimet dhe debatet relevante me politikat e Integrimit Evropian, duke i identifikuar pikat – çështjet relevante për integrimin evropian nga burime te ndryshme dhe gazetat kombëtare – duke përgatitur një pasqyrë të rregullt (me komunikim elektronik) për qarkullim tek marrësit kyç. Zyra

Page 89: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë e saj për të ofruar publikime dhe materiale tjera informuese mbi BE-në. 5.1.1.6 Shënimi i ngjarjeve kryesore (pika vjetore/ngjarje e njëhershme) për të rivënë fokusin ndërkombëtar në procesin e Integrimit Evropian Gjatë tërë vitit, çdo vit, do të ketë një numër tё “momenteve të Integrimit Evropian ” – ose mundësi për transmetim brenda administratës – të aktiviteteve që Kosova po bën në këtë fushë përmes Agjencisë për Integrim Evropian. Këto do të përfshijnë Ditën e Evropës (më 9 maj),publikimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, konferenca të donatorëve etj. Përderisa këto natyrisht që do të nxisin interes tё jashtëm në procesin e PVPE-së, ato gjithashtu japin mundësi për rifuqizim tё mesazhit brenda administratës. Drejtoria për Komunikim, Informim dhe Trajnime i AIE-së do t’i ketë rastet e tilla për ngritjen e vetëdijes dhe interesit për procesin – dhe do të përfshijë veprime të duhura brenda planit të punës (si stendat reklamuese). 5.2 OBJEKTIVI 2 “Dhënia e kontributit për realizimin e PVPE-së duke siguruar rrjedhën e informatave cilësore, të besueshme, në kohë të duhur dhe të drejtuara si duhet nëpër institucionet relevante si dhe tek nivelet e duhura – brenda sistemit qeveritar” Plani i Veprimit për Partneritetin Evropian është një aktivitet afat-gjatë i cili do të kërkojë përpjekje të konsiderueshme për të siguruar që ata që janë të përfshirë për shumë vite të ndihen se po mbahen të informuar për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme në proces. Kjo do të përfshijë qarkullimin e informatave relevante të besueshme dhe në kohë të duhur, tek të cilat arrihet me një qasje të lehtë. Informatat mund dhe duhet të bartin gjithashtu storie për praktikat më të mira me qëllim të inkurajimit të pёrmirёsimit tё performimit. 5.2.1 Masat e Propozuara 5.2.1.1 Raportet e strukturuara për Qeverinë / Takimet e Sekretarëve Permanentë Informata të mira, të besueshme dhe me qasje të lehtë (të kuptueshme) për raportimet e Ministrive për detyrat që dalin nga PVPE-së janë kritike. Vështirësitë në përgatitje të raporteve mund të tejkalohen lehtë duke përdorur shabllone të strukturuara thjeshtë duke u bazuar në nevojat për informacione të aktorëve kyç. Janë evidente përparimet në aspektin e llojeve e raporteve që kërkohen (përfshirë ato elektronike). Kjo përfshin konsiderimin e formatit, frekuencës dhe forumin. Këto mund të ndryshojnë në mes grupeve të ndryshme të vendim-marrësve – dhe qartazi do të konsiderohen edhe kërkesat për raportime zyrtare. 5.2.1.2 Buletini informativ Një buletin i rregullt informativ ose një revistë për çështje relevante të Integrimit Evropian mund të jetë element i vlefshëm i Komunikimit të Brendshëm. Buletini nuk do të jetë vetëm një platformë për të mbajtur ata që janë të përfshirë në proces tё informuar për progresin dhe për çështjet me tё cilat do të ballafaqohen – por do të shërbejë gjithashtu për të mbajtur nën vrojtim edhe punën e AIE-së. Gjatë dizajnimit të buletinit informativ, si u tha edhe më sipër, është me rëndësi të mbahet në mend përpjekja e nevojshme për mirëmbajtje të përmbajtjes editoriale dhe kualitetit – si dhe shpeshtёsisё. AIE do të duhet të sigurojë aftësitë dhe sistemet për të futur këtë në funksion – hartimin, editimin, formatin, materialet prezantuese në formë të përshtatshme për lexuesin. Kjo do të jetë detyrë për të gjithë AIE-në – duke identifikuar pikat që duhen përfshirë, shkruar dhe edituar.

Page 90: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

5.2.1.3 Faqja e internetit Përveç se konsiderohet si një prej mjeteve kryesore për komunikim me publikun e gjerë, faqja mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme për komunikim të brendshëm veçanërisht kur mbahet e freskuar me informata të reja nga aktivitetet e PVPE-së. Kjo do të ndihmojë dhe stimulojë bashkëpunim ndër-ministror përmes ndarjes së praktikave më të mira dhe përmes promovimit të konkurrencës.

5.2.1.4 “Storiet e suksesit” për praktikat më të mira – paraqitja e suksesit Shpesh, raportimi për dokumentet kornizë si PVPE-ja mund të fokusohen më shumë në aspektet negative të performancës. Sidoqoftë, është me rëndësi të përhapen aspektet pozitive të punës – shënim i arritjeve, theksimi i praktikave të mira. AIE do të jetë në pozitë të mirë të identifikojë shembujt e praktikave të mira dhe storiet e suksesshme – por këto do të shihen vetëm nëse ka përpjekje të ndërgjegjshme për t’i kërkuar ato. AIE do të krijojë një sistem bazik për kërkim të “lajmeve të mira” që mund të zhvillohen si pika lajmesh për qarkullim më të gjerë. Një pjesë e materialit përfundimisht mund të inkorporohet në udhëzimet / manualet e praktikave të mira. 5.2.1.5 PVPE SMI – Sistemi i Menaxhimit të Informatave (SMI) Në afatin më të gjatë, SMI duhet të shërbejë si mjet kryesor për rrjedhë të brendshme zyrtare të informatave dhe për raportim rreth PVPE-së, që të jetë operative nga AIE dhe të përdoret nga të gjitha institucionet e përfshira në raportim për PVPE. Përgatitjet për vendosjen e një sistemi funksional duhet të fillojnë herët sepse do të nevojitet kohë dhe përpjekje që sistemi të jetë plotësisht operativ dhe të funksionojë si duhet. Ka nevojë për zgjerim të trajnimeve në punë për stafin e AIE-së dhe për zyrtarët e tjerë nga ministritë. 5.3 OBJEKTIVA 3 “Ruajtja e motivimit në procesin e PVPE-së dhe përmirësimi i koordinimit duke promovuar mundësitë për mësim apo marrje të njohurive në mënyrë joformale duke bërë shkëmbimin e përvojave ndërmjet zyrtarëve të grupeve të ndryshme.”

Një sërë masash që do duhen ndërmarrë kanë lidhje më shumë me komunikimin “ndërpersonal” dhe joformal, shkëmbime të informatave - si “bazё sociale” për ndërtim të bashkëpunimit dhe koordinimit efektiv – dhe mbajtja e motivimit. Është me rëndësi për një proces si ai i PVPE-së që ata që janë të përfshirë të identifikojnë brenda procesit – përmes mundësive të rregullta për ndarje të eksperiencave dhe mësimeve me të tjerët që janë ngjashmërisht të përfshirë. Promovimi i rrjeteve do të jetë pjesë kritike e Strategjisë së Komunikimit të Brendshëm. 5.3.1 Masat e propozuara

5.3.1.1 “Udhëkryqet IE” për rrjetin e zyrtarëve për IE Një prej prioriteteve të para tё AIE do të jetë ndërtimi i një fryme/logjike të përbashkët të interesit dhe përkushtimit për procesin e Integrimit Evropian ndër ata që do të jenë më aktivisht të përfshirë në tё, nëpër ministri dhe institucione tjera qeveritare. Shumë nga këta do të jenë të izoluar, shpesh duke punuar brenda një konteksti ku pak nga personat që e rrethojnë kanë ndonjë njohuri reale për punën dhe si ajo ndërlidhet me aktivitetet e gjera të përditshme të Qeverisë. AIE do të organizojë takime të rregullta joformale me zyrtarët e IE. Ky grup i zyrtarëve (dhe ndoshta disa nga ta do të jenë nga zyrat e Informimit Publik) do të jenë të ftuar të marrin pjesë në një ngjarje – në bazë tremujore- që do të përfshinte një prezantim të shkurtër në aspektin e temave të Integrimit Evropian në Kosovë (folësit nga profileve të ndryshme), mundësinë për diskutim rreth

Page 91: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

temës, shkëmbime joformale të eksperiencave, rifreskim pikëpamjesh. Qëllimi i ngjarjeve është të ndërtohet një rrjet me anёtarёt e këtij grupi duke promovuar një sens tjetër të qëllimit dhe suazёs – për të inkurajuar rrjedhën e lirë të eksperiencave, perspektivat më të gjera, mësimin më tё mirë dhe koordinim më tё mirë në tërë sistemin.

5.3.1.2 Seminarët “mëngjesi IE” për zyrtarёt e lartё (“fillim i hershёm”) Logjika e njëjtë aplikohet për ndërtim të një rrjeti për zyrtarë të lartë (Sekretarë Përhershëm) që kanë njohuri për IE. Propozohet organizimi i një serie ngjarjesh të rregullta që do të mund të tërhiqnin interesimin e Zyrtarëve të Lartë (Sekretarëve Përhershëm) – dhe të ofrohet mundësi efikase në kohë për përfshirje në diskutim dhe reflektim rreth procesit të Integrimit Evropian në Kosovë. Këto do të merrnin formën e takimeve të mëngjesit – para fillimit të ditës së punës – dhe do të përfshinin një prezantim të nivelit të lartë ose bisedave rreth aspekteve të politikave të Integrimit Evropian në lidhje me nevojat dhe preokupimet e tyre. Ngjarjet do të ishin të organizuara në bazë tre-mujore.

5.3.1.3 “Dita kombëtare IE” për Ministra Kjo do të përbwhej nga një ngjarje gjysmë dite me gjithë ministrat, që do të mbahej në muajin e parë pas publikimit të Raportit të Progresit të Komisionit Evropian – informatë e shkurtër për Raportin, paraqitje e prioriteteve kyçe për vitin e ardhshëm – folës i profilit të lartë për procesin e IE. Kjo duhet të përcillet nga një ngjarje “shoqërore”.

5.3.1.4 Seminari i përvitshëm për progresin drejt Integrimit Evropian – mundësia për të përfshirë të gjithë anëtarët e Grupeve Punuese për PVPE – ngjarje/folës AIE do të organizojë seminar të përvitshëm për progresin në PVPE. Përderisa ky seminar do të përfshijë grupet e interesit nga shoqëria e gjerë, por edhe disa akterё kyç do të jenë ata zyrtarë që kanë qenë të përfshirë në implementimin e PVPE-së në nivelin e qeverisë qendrore dhe lokale. Do të kishte kuptim që koha e këtyre ngjarjeve të përputhet me ciklin e raportimit për PVPE. Për kohën dhe strukturën e seminarit do të arrihet pajtueshmëri me AIE-në në bazë vjetore.

5.3.1.5 Seminari i përvjetshëm “Integrimi Europian është vendor” MAPL me mbështetjen e AIE-së do të organizojë në bazë vjetore një seminar për zyrtarë kyç nga autoritetet komunale të përfshira në procesin e PVPE-së.

5.3.1.6 Planet e bashkuara për ngjarjet madhore (vjetore / një herë në vit) – koordinimi i aranzhimeve për ngjarje specifike gjatë vitit të ardhshëm Si është cekur në 5.1.1.6 më poshtë, do të ketë ngjarje të rëndësishme të rregullta vjetore në lidhje me Integrimin Evropian. Këto do të përfshijnë Ditën e Evropës. Në vitin 2008, mund të ketë edhe ngjarje tjera të tilla të cilat do të jenë me rëndësi unike për Kosovën. Do të jetë e dobishme për AIE të identifikojë këto paraprakisht dhe të përdorë raste të tilla për të ndërtuar një qasje më të koordinuar për skicim të Strategjisë së Qeverisë për Integrim Evropian. AIE mund të japë një kontribut moderues duke krijuar struktura fleksibile koordinuese për planifikim të aktiviteteve të ndryshme të komunikimit nga institucione të ndryshme për këto raste të veçanta. Ndërtimi i koordinimit më të mirë këtu do të shërbejë për forcim të praktikës për punë të përbashkët në përgjithësi në tërë sistemin e PVPE-së.

Page 92: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

6. STRATEGJIA E KOMUNIKIMIT TË JASHTËM 6.1 Situata e tanishme (e jashtme) Për çështjen e Integrimit Evropian tashmë kanë filluar të zhvillohen aktivitete në shoqërinë e gjerë në Kosovë. Sektorët e medias kanë filluar të merren më thellësisht me zhvillimet në këtë fushë. Komuniteti biznesor ka marrë iniciativa në zhvillim të disa shërbimeve për tu siguruar për përputhshmëri që të mund t’i përgjigjet sfidave me të cilat do ballafaqohen ndërmarrjet në rrugën drejt Integrimit Evropian. Shoqëria civile po krijon një numër platformash, të cilat do të kenë potencialin për të edukuar, informuar dhe ndihmuar debatet për pyetjet rreth politikave të Integrimit Evropian. Shumë prej të konsultuarve kanë theksuar dy parakushte esenciale për menaxhim të aspektit të jashtëm dhe publik të procesit të Integrimit Evropian :

1. edukimi, dhe 2. informatat e besueshme dhe kualitative

Për çdo debat kuptimplotë, ka nevojë primare për investim në ndërtim të kapitalit njerëzor brenda sektorëve kyç të shoqërisë kosovare, qeveri dhe ekonomi. Disa hapa tanimë janë marrë në këtë kontekst përmes iniciativave si programet e trajnimit “Trajnim i trajnerëve” të EAR/SOFRECO-s për administratë publike dhe qytetarë, OJQ-ja vendore rinore INTEGRA, Shkolla e Integrimeve Evropiane e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, e cila është ndërtuar në vitet e fundit me qëllim specifik krijimin e një “mase kritike” të mendim-krijuesve të aftë për ndërlidhjen e opsioneve të integrimit evropian me realitetin e sotëm kosovar. Sektorët tjerë, si komuniteti afarist, po ndërtojnë struktura për të ndihmuar partnerët e tyre në ballafaqimin – pritjen, kuptimin dhe aranzhimin – me ndryshimet e prura nga procesi i integrimit evropian. Qeveria qendrore ka një rol të rëndësishëm – informimin, qartësimin, konsultimin, lehtësimin, stimulimin dhe futjen në debate. Ekziston njohje e rolit udhëheqës të Qeverisë në vendim-marrje, përgjegjësi dhe bazuar në konsultime dhe dialog, për definimin dhe ruajtjen e interesave esencial për Kosovën gjatë rrugës drejt Integrimit Evropian. Megjithatë, Qeveria është plotësisht e vetëdijshme që informatat që jep, në disa raste, perceptohen si sipërfaqësore, jo-komplete, me mungesë të kontekstit, shpesh tё një-anshme duke treguar vetëm aspekte pozitive - dhe shpesh shumë tё vonuara për ndonjë diskutim apo konsultim, siç edhe ishte komentuar nga disa aktorë kyç që ishin konsultuar gjatë përgatitjeve për këtë strategji. Strategjia e komunikimit publik dhe të jashtëm për politikat e Qeverisë për Integrim Evropian do të duhet të adresojë këto mungesa. 6.2 Çështjet dhe Veprimet Opinioni është i kushtëzuar nga shumë faktorë të ndryshëm dhe shpesh kontradiktorë. Pa dyshim, në format e saja të shumta – radio, televizion, shtyp, dhe internet – luan një rol të rëndësishëm në formimin e qëndrimit publik. Ndikuesit tjerë kyç përfshijnë organizatat politike, organizatat profesionale dhe grupet e interesuara si komuniteti afarist, organizimet fetare, shoqëria civile dhe organizatat jo-qeveritare. 6.2.1 Edukimi rreth BE-së- parakusht kyç për Integrim të suksesshëm

Page 93: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Shumë nga të intervistuarit kanë përsëritur rëndësinë e edukimit, si bazë për çfarëdo perspektive të informuar për Integrimin Evropian. Ka nevojë për zhvillim tё një strategjie e cila kërkon ndërtimin e një baze, për vlerësim më të balancuar dhe real të Integrimit Evropian në popullatën e gjerë. Shumë prej mesazheve rreth Integrimit Evropian lidhen me një ushtrim shumë teknokratik dhe të largët – që përfshin të shpesh-cituarat 80,000+ faqet e acquis – reformat legjislative, institucionale dhe standardet që duhet përmbushur në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nganjëherë është vështirë që përmes burokracisë të shihen vlerat mbi të cilat është i ndërtuar Bashkimi Evropian – të cilat përfshijnë:

• Demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit • Qeverisjen e mirë dhe barazinë, • Jetesën në paqe, bashkëpunimin me fqinjët dhe zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme

përmes negociatave – në bazë të të mirës së përbashkët, • Konkurrencën e qëndrueshme dhe prosperitetin bazuar në kohezion social dhe ekonomik

– nëpër rajone dhe grupe sociale, • Ambient i qëndrueshëm dhe kualitet i jetesës për të gjithë, • Përfshirje, pjesëmarrje dhe konsensus bazuar në vendim-marrje.

Në edukim të opinionit publik, është jetike aftësia për të lidhur këto vlera me zgjedhjet me të cilat ballafaqohen njerëzit e Kosovës tani dhe gjatë viteve “të Integrimit”. Pse është Integrimi Evropian i rëndësishëm për Kosovën sot dhe në të ardhmen? Çka fiton Kosova sa i përket shoqërisë, ekonomisë, qeverisjes? Kampanjat publike dhe iniciativat për vetëdijesim (p.sh. Ngjarje speciale si Dita e Evropës (Schuman), shfaqje shëtitëse në rrugë, etj) mund të dizajnohen për të siguruar që tema të tilla të prezantohen në një mënyrë që i bën ato relevante me realitetin në Kosovë gjatë viteve të ardhshme. Këto mesazhe duhet të theksojnë meritën e brendshme të procesit të Integrimit Evropian – se sa fokusimin në anëtarësim per se. Fushatat për vetëdijesim publik rreth Integrimit Evropian mund të bëjnë shumë më shumë për të informuar qëndrimet publike dhe për të ndihmuar në kuptim të modelit Evropian duke bartur mesazhe të thjeshta sistematikisht dhe në mënyrë kreative për këto vlera bazike. Këto tema dhe shumë të tjera mund të shpërndahen përmes broshurave, fletushkave dhe ndihmesa tjera mësimi, të lexueshme – për të gjithë grup-moshat – nëpër institucione të Bashkimit Evropian. Deri tani me mbështetjen e AER-it dhe në bashkëpunim me Komisionin Evropian janë publikuar disa broshura dhe shumë tjera do të mund të përktheheshin për përdorim në Kosovë, për të siguruar një furnizim të rregullt dhe të freskuar për shkolla, biblioteka, OJQ dhe vende tjera të takimeve publike, përfshirë një rrjet të mundshëm të Qendrave të Dokumentacionit të Integrimit Evropian . Të gjithë të intervistuarit për hartimin e kësaj strategjie theksuan vlerën e investimit në një qendër dokumentacioni të furnizuar mirë apo një rrjeti të tillë – si esenciale për të mbështetur përpjekjet në edukim. Prandaj Qeveria e Kosovës në një të ardhme të afërt do duhej shqyrtuar krijimin infrastrukturës për themelimin e kësaj qendre. Si shtesë e llojeve të materialit të referuar më sipër, koncepti i Qendrës së Dokumentacionit për Integrim Evropian që do të vinte në dispozicion tekste esenciale gjithëpërfshirëse dhe nga më të rejat për referenca dhe studime në lidhje me Integrim Evropian, duke përdorur një varg formatesh që tanimë veç janë në zhvillim. Është e pamundur të flitet për edukim gjithë-popullor për Integrim Evropian pa iu referuar sistemit të edukimit. Tani për tani, mendimi i përgjithshëm është se ka pak apo fare vëmendje që i kushtohet çështjeve të Integrimit Evropian në planprogram ose në aktivitete të mësimit. AIE në

Page 94: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

bashkëpunim me MASHT do duhej iniciuar propozimin që MASHT-i te filloje parapërgatitjen e kurrikulumeve, për të hulumtuar se si kjo çështje mund të futet në formën e përshtatshme në përvojat mësimore të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. 6.2.2 Informatat e rregullta, të besueshme, relevante, kualitative dhe në kohë - Transparenca dhe Përgjegjësia Informatat rreth zhvillimeve të politikave të Integrimit Evropian nuk janë të rregullta apo të sigurta. Sa i përket medieve, kjo pjesërisht është rezultat i ngushtimit të hapësirës në kolumne për shkak të negociatave për statusin për një vit e më tepër. Megjithatë, në këtë periudhë është e duhur ndërmarrja e një mbulimi më përfshirës të çështjeve të Integrimit Evropian në Qeveri në vitet e ardhshme. Qartësimi i politikave dhe strategjisë në lidhje me informimin publik kërkon që AIE të punojë shumë afër me pikat fokale të IE në ministri me Zyrat e Informimit Publik nëpër ministri, me institucionet tjera te Kosovës si dhe me nivelin qendrorë dhe në nivelin komunal. Është esenciale të lëvizet kah pika ku AIE mund të përdorë bashkëveprimin e zyrave për informim publik (ZIP) për të filluar përmirësimin dhe rritjen e prezencës e saj në media në informata kohore dhe kualitative. Shumica e informatave dhe “lajmeve” do të lidhen me progresin në implementim të PVPE. Do të ketë gjithashtu storie rreth MPSA (Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asocimit) dhe takime tjera të rregullta dhe takime që mbahen vetëm një herë me institucionet e BE-së – si dhe me partnerët rajonal. Çështja kyçe këtu do të jetë kthimi i këtij materiali në informata kuptimplota si “storie” dhe lajme. AIE bashkë me ZIP-të, duhet të zhvillojë një standard për t’u marrë me informacionet që jepen në media – shpeshtёsinё, përmbajtjen, verifikimin, komentet etj. AIE mund të bëjë aranzhime me mediet kryesore për publikim të një kolumni të rregullt në gazetat ditore, programe të rregullta në TV dhe radio për çështje në lidhje me IE. Në informim publik do të përfshihen mediet lokale, kombëtare dhe rajonale – dhe do të kërkohet përpjekje qenësore për përmirësimin e nivelit të kuptueshmërisë së çështjeve të IE dhe implikimeve për Kosovën ndër njerëzit e medias. Përderisa një numër gazetarësh tanimë kanë marrë pjesë në Shkollën e KCSF-sё për Integrim Evropian dhe më shumë do ta ndjekin atë gjatë viteve të ardhshme, do të ketë nevojë edhe për iniciativa plotësuese, nga ana e AIE-së – për t’i asistuar organizatave mediale në proceset e Integrimit Evropian. Fokusi do të jetë në media kombëtare dhe gazetarë nga Prishtina. Megjithatë, do të jetë gjithashtu me rëndësi të mbahet një rrjedhë e rregullt e informatave relevante përmes mediave lokale. 6.2.3 Konsultimi drejt Konsensusit dhe Pronësia në bazë partneriteti Qeverisja e mirё dhe politikat/menaxhimi efektiv përfshijnё pjesëmarrjen dhe përfshirjen e atyre që do të jenë të prekur nga iniciativat politike. Kur AIE dhe institucionet qeveritare nisin fazat fillestare të PVPE, një prej përgjegjësive primare të menaxhimit dhe koordinimit do të jetë vendosja e një kornize për konsultim të rregullt, konsistent dhe përfshirës në sektorët e ndryshëm që do të ballafaqohen me ndryshime gjatë viteve të ardhshme. Suksesi i një përpjekje për integrim evropian, para anëtarësimit e tutje, do të varet nga shkalla dhe thellësia e konsensusit dhe aranzhimit rreth balancimeve në mes interesave nacional dhe adoptimit të vlerave të komunitetit – si e shprehur në ligje, institucione dhe politika. Shumë shtete anëtare kanë këshille/partneritete të tilla si institucione të themeluara për bashkim të pozitave të ndryshme të opinionit dhe diturisë për të ndihmuar në udhëheqje të kursit nacional gjithë-dinamik të Integrimit Evropian.

Page 95: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Me ndërtim në edukim, informacion dhe konsulta sektoriale, është me rëndësi jetike për Kosovën zhvillimi i infrastrukturës bazuar në partneritet që do të lejojë bashkimin e të gjithë aktorëve e grupeve të interesuara nga e gjithë shoqëria të diskutojnë e debatojnë për të lëvizur drejt një kuptimi të përbashkët të çështjeve kritike me të cilat Kosova do të ballafaqohet në rrugën drejt Integrimit Evropian. Ky bashkëveprim mund të lehtësohet përmes forumeve që do të shërbejnë si platforma për debatim të politikave të Integrimit Evropian. Qeveria, përmes AIE-së, mund të organizojë ‘forume me aktorë’ dhe me grupe specifike të interesuara (shoqëria civile, komuniteti i biznesit, partnerët social, sektori rural dhe të gjithë aktorët tjerë), në nivelin qendror dhe lokal, për të konsultuar e informuar publikun e përgjithshëm rreth politikave të integrimit dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme të popullit. 7. Audienca kyçe/ Cak grupet e jashtme Audiencat kyçe/ cak grupet e jashtme që do të adresohen janë identifikuar si më poshtë:

• Organizatat profesionale – bizneset, fermerët, sindikatat • Universitetet publike dhe private • Shoqëria civile • Partitë politike • Shkollat dhe sektori i arsimit • Media – stafi i redaksisë dhe ai specialist • Publiku i përgjithshëm

8. Prioritetet- Komunikimi i jashtëm Prioritetet strategjike për strategjinë e AIE-së për komunikim të jashtëm burojnë nga përgjegjësia për të dhënë rezultate të qëndrueshme nga Plani i Veprimit i Partneritetit Evropian. Për të arritur ato rezultate për disa vite do të jetë e nevojshme që AIE dhe institucionet qeveritare të përkushtohen më shumë në një dialog më kuptimplotë dhe gjithëpërfshirës me shoqërinë në Kosovë rreth drejtimit tё implikimeve që dalin nga Integrimi Evropian. Kështu që, Strategjia për Komunikim të Jashtëm propozon tri objektiva strategjike si vijon:

1. ngritjen e vetëdijes dhe nivelit të kuptimit të proceseve të Integrimit Evropian dhe të implikimeve për Kosovën ndër popullatën më të gjerë dhe brenda grupeve kyçe të vendim-marrësve dhe formuesve to opinionit- t’u mundësohet atyre të bëjnë zgjedhje të informuara;

2. mbajtjen e interesit dhe përkushtimit publik në procesin e Integrimit Evropian përmes dhënies së informatave të rregullta, të besueshme, relevante dhe në kohë të duhur rreth zhvillimeve në implementimin e PVPE-së dhe çështjeve të Integrimit Evropian në përgjithësi;

3. ndërtimin e një sensi më të fortë të pronësisë dhe përkushtimit të përbashkët për tё marrë vendime më të mira politike duke futur të gjithë aktorët relevant në konsulta të rregullta dhe sistematike, për të formuar një konsensus të vërtetë dhe të qëndrueshëm rreth politikave të Integrimit Evropian përmes mbështetjes së partneriteteve të nivelit të lartë të përkushtuara në këtë qëllim.

Page 96: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Masat e propozuara për secilën prej objektivave janë si më poshtë. 8.1 Objektiva 1. “ngritja e vetëdijes dhe nivelit të kuptimit të proceseve të Integrimit Evropian dhe të implikimeve për Kosovën ndër popullatën më të gjerë dhe brenda grupeve kyçe të vendim-marrësve dhe formuesve to opinionit- tu mundësohet atyre të bëjnë zgjedhje të informuara” 8.1.1 Masat e Propozuara 8.1.1.1 Përgatitja e disa “temave me vlerë” që do të informojnë dhe drejtojnë çdo iniciativë për vetëdijesim publik. Zyra e komunikimit dhe informimit e AIE-së do të udhëheqë, së bashku me institucionet tjera qeveritare dhe jo-qeveritare, në kërkim të një teme/temash të pajtuara vjetore për ngjarje publike, fushata vetëdijesimi. “Temat e vlerës” do të jenë për përmirësim të aspekteve të ndryshme të jetesës në Kosovë për të gjithë. “Temat me vlerë” mund të përfshijnë:

• Demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit • Qeverisjen e mirë dhe barazinë • Jetesën në paqe, bashkëpunimin me fqinjët dhe zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme

përmes negociatave- për të mirën e përbashkët • Konkurrencë e qëndrueshme dhe prosperitet bazuar në kohezion social dhe ekonomik –

në rajone dhe grupe sociale • Mjedis i qëndrueshëm dhe jetë kualitative për të gjithë • Përfshirje, pjesëmarrje dhe vendim-marrje të bazuar ne konsensus

8.1.1.2 Kampanjat për ngritje të vetë-dijes publike rreth temave të vlerave “Temat e vlerave” do të jepnin fokus për veprime në ngjarjet si Dita e Evropës me 9 maj – përfshirë, për shembull – biseda publike, ekspozita, gara shkollore. Ato gjithashtu mund të japin tema unifikuese për “Fushatat informative për IE- shfaqje shëtitëse” nëpër rajone, qyteza dhe pjesë rurale – në lidhje me realitetin e jetës lokale. “Shfaqjet shëtitëse mund të ofrojnë një rast të konsiderueshëm për dërgimin e mesazhit për Integrim Evropian dhe është një mundësi për zyrtarët e AIE-së dhe për anëtarët e Grupeve Punuese të merren me qytetarë lokalë, të rinj dhe shkolla. Megjithatë, shfaqjet shëtitëse mund të konsumojë më shumë kohë dhe kërkojnë planifikim dhe përgatitje tё kujdesshme – dhe koordinim me autoritetet lokale për të siguruar ndikim maksimal. Duhet të jenë të mundura edhe kampanja për ndërtim të vetë-dijes për tema specifike - organizim i debateve lokale/shkollore, ngjarje publike, pika mediale si dokumentarë. Iniciativat si reklamimi në pano dhe të tjera si në radio, televizion dhe shtyp mund të bartin mesazhet e temave gjithashtu.

8.1.1.3 “Integrimi Evropian për fillestarë ” AIE në vazhdimësi ka publikuar broshura dhe publikime të destinuara grupeve të ndryshme të interesit. Por gjithashtu institucionet e BE-së disponojnë me fletushka dhe broshura cilësore për vlerat themelore të integrimit evropian. Këto janë me rëndësi në këtë fazë – dhe gjatë periudhës sё Strategjisë – për të ndërtuar një kuptim më të mirë të rëndësisë së procesit të Integrimit evropian në përmirësimin e prospekteve për jetesë në Kosovë. AIE duhet të vendosё cilat janë më relevante dhe mund të merren për përdorim në Kosovë. Mund të jetë e nevojshme të kërkohet mbështetje nga donatorët për përkthim. Këto duhet të jenë në dispozicion të shoqërisë civile, qeverisjes lokale, shkollave, grupeve profesionale etj.

Page 97: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

8.1.1.4 Qendra e dokumentacionit dhe informacionit QDI Në vitin 2005, AER ka kryer studimin e fizibilitetit për themelim të QDI-së. Kjo iniciativë do duhej përmbushur nga Qeveria e Kosovës në një të ardhme të afërt. Qendrat e dokumentacionit mund të japin infrastrukturën për qasje në informacione on-line dhe materiale të përgjithshme për integrimin evropian. 8.1.1.5 Futja e Integrimit Evropian në kurrikulumin e shkollës fillore dhe të mesme Qeveria, me mbështetjen e AIE-së do të rekomandojë dhe mbështesë MASHT të eksplorojë mundësinë për futje të Integrimit Evropian në programet mësimore të nxënësve fillor dhe të mesëm.

8.1.1.6 Memorandume Mirëkuptimi me OJQ Për arritjen e synimeve drejt IE, Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë me OJQ nё aktiviete tё cilat kanё të bëjnë me promovimin e IE duke i informuar pёr pёrfitmiet dhe detyrimet qё dalin nga ky proces, për politikat e Qeverisë nё fushën e IE etj. Qeveria e Kosovёs do tё mbështetesё programe tё OJQ-ve veprimtaria e të cilave është IE. Do të nënshkruhen MeM të cilat do te qartësojnë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për partneritet me OJQ si dhe pozicionimin e Qeverisë karshi shoqërisë civile, e e cila do të jetë bartëse e procesit të IE. 8.2 Objektiva 2 “mbajtja e interesit dhe përkushtimit publik në procesin e Integrimit Evropian përmes dhënies së informatave të rregullta, të besueshme, relevante dhe kohore rreth zhvillimeve në implementimin e PVPE-së dhe çështjeve të Integrimit Evropian në përgjithësi” 8.2.1 Masat e propozuara 8.2.1.1 Radhitja e “lajmeve” të Integrimit Evropian me Zyrat e Informimit Publik Zyra e informimit e AIE-së dhe Zyrat për Informim Publik do të duhet të punojnë për një plan të përbashkët për përhapje të informatave nё lidhje me proceset e Integrimit Evropian. Në kontekstin e strategjisë së komunikimit të brendshëm, planifikohet të përfshihen ZIP-të në aktivitete të trajnimit të brendshëm dhe të rrjetit të udhëhequra nga AIE. AIE do të organizojë disa punëtori qё do tё përfshijnë përfaqësuesit nga ZIP-të si dhe pikat fokale të IE për të filluar vendosjen e linjave të punës që do të kryhet dhe për të vendosur disa parime bazike dhe praktika të mira. Ka nevojë për njё standard të pajtuar që merret me media, p.sh, shpeshtësia, përmbajtja, verifikimi, komentet – aftësitë dhe mënyra e kthimit të informatave kuptimplota në “storie” dhe “lajme”. Do të ketë nevojë për një lehtësim nga jashtë për serinë e punëtorive që kanë për qëllim prodhimin e një plani të punës dhe caktimin e disa direktivave mediale për stafin e AIE-së dhe Koordinatorët e GP-ve. 8.2.1.2 Gazetarët “të njohur me IE” Një prioritet i rëndësishëm për AIE-nё do të jetë rritja e nivelit të vetëdijes për procesin e Integrimit Evropian ndër gazetarë në përgjithësi. Në veçanti, do të ketë qëllim zhvillimin e një grupi të korrespodentëve të informuar mirë nga të gjitha mediat, që janë në gjendje të identifikojnë aspektet më komplekse dhe më problematike të procesit në një mënyrë të informuar dhe inteligjente. Gjatë punës me një numër të vogël të njerëzve medialë në periudhën e hershme të implementimit të strategjisë, AIE do të hartojë një “program medial” të dizajnuar për të përmirësuar nivelin dhe kualitetin e kontaktit në mes AIE-së dhe medieve (përfshirë mundësitë jo-formale të rrjetit) për të ngritur nivelin e përgjithshëm të vetë-dijes për BE ndër gazetarë dhe për të filluar identifikimin e atyre gazetarëve që mund të jenë më të interesuar në një kuptim më

Page 98: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

të thellë të këtyre çështjeve (disa redaktorë kanë sugjeruar që ata do të donin të bënin emërime). Këta do të mund të përfshiheshin në programe të shkurtra të specializimit, vizita studimore dhe aktivitete tjera.

Për gazetarët lokalë, AIE do të bëjë udhëzime për koordinatorët e bazuar në komuna për IE (me mbështetjen e Zyrtarëve për Informim Publik) për sigurim të furnizimit me informata të besueshme, të rregullta dhe relevante rreth progresit të PVPE-së në mediet lokale. Për më tepër, AIE në bazë vjetore do të ftojë gazetarët vendor në punëtori informative për t’i informuar ata rreth progresit në lidhje me procesin e Integrimit Evropian. 8.2.1.3 Buletini informativ Buletini informativ i referuar në Strategjinë e Komunikimit të Brendshëm do të shërbejë si mjet i rëndësishëm për komunikim me interesa të jashtëm. Përveç nga gazetarët dhe interesimi i medieve, buletini (mujor) do të postohet në formë elektronike në radhë të shoqërisë civile, organeve profesionale, partive politike, parterëve social, qeverisë lokale, bibliotekave dhe qendrave të dokumentacionit. Do të jetë me rëndësi për AIE-në për të kompletuar dhe freskuar listën e kontakteve të të gjitha organizatave relevante.

8.2.1.4 Faqja e internetit Faqja e internetit e AIE-së do të jetë kanal kyç i komunikimit për të gjithë aktorët për komunikim dhe lehtësim të diturisë dhe ndarjes me të gjitha organizatat tjera dhe grupet e interesuara në lidhje me Integrimin Evropian . Objektivat kyçe të faqes së AIE-së janë:

• Promovimi i aktiviteteve të AIE-së, atyre të partnerëve të saj dhe aktorëve partner dhe të tjerëve që punojnë në fushën e Integrimit Evropian

• Shpërndarjen e informatave (burimeve, lajmeve, ngjarjeve, raporteve etj.) • Mbështetjen e ndarjes së informatave, dhe • Mbledhjen e informatave nga aktorët.

Në përgjithësi faqja e AIE nuk pretendon të përmbajë të gjitha informatat të cilat do t’u nevojiten këtyre grupeve, por ata do t’i referojnë kah burimeve tjera sipas nevojës. 8.3 Objektiva 3 “Ndërtimi i një sensi më të fortë të përkushtimit dhe zotërimit të përbashkët për të marrë vendime më të mira politike duke u futur në konsultime sistematike dhe të rregullta me të gjithë aktorët relevant, dhe për ti dhënë formë një konsensusi të vërtetë dhe të qëndrueshëm rreth politikave për Integrim Evropian përmes mbështetjes së partneriteteve të nivelit të lartë, të përkushtuara për atë qëllim”. 8.3.1 Masat e propozuara 8.3.1.1 Konsultimet dhe vlerësimi i ndikimit Rruga e reformave sa vjen e shpejtohet, ndryshimet politike po vazhdojnë të kenë ndikim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe shoqërisë në përgjithësi, bëhet e rëndësishme dhe urgjente për AIE-në të paraqesë procedurat efektive për konsultime kuptimplote me të gjitha organizatat dhe institucionet relevante në lidhje me ndryshimet (p.sh. Sektorët e biznesit dhe të bujqësisë, sektori i financave, energjisë, mjedisit, minoriteteve, gjinisë etj.)

Page 99: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Nevoja e parë dhe kryesore është ajo për trajnime që duhet të ofrohen në konsultime dhe vlerësim të ndikimit për ata të përfshirë në AIE dhe në GP. Kjo do të përfshijë përgatitjen e shënimeve shpjeguese të politikave, organizimin e konsultimeve, bartjen e përgjigjeve, rekomandimet për politika, konsultimet sy më sy, për të përmendur disa prej temave. AIE do të përgatisë disa direktiva për Grupet Punuese që do të përfshijnë identifikimin e të gjitha grupeve relevante të interesuara - dhe hapat që duhen marrë për të siguruar që këta janë të informuar mirë dhe në kohë – dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse t’u lejojë atyre të futen në proces.

8.3.1.2 Informimi përmbledhës vjetor për IE për Grupet Kyçe të interesuara AIE dhe ministritë mund të bëjnë shumë për të bërë promovimin e jashtëm përpjekjet për Integrim Evropian – dhe për të kuptuar çështjet nga pikëvështrimi i atyre që janë më të prekur – duke vendosur kontakt të rregullt me grupet dhe sektorët e ndryshëm të interesuar, përderisa mbahet transparenca dhe paanësia. Në Strategjinë e Komunikimit të Brendshëm, propozohet që AIE të informojë Krerët e Qeverisjeve lokale/dhe koordinatorët e Grupeve Punuese për progresin vjetor. Praktika e njëjtë mund të aplikohet nëpër ministri dhe aktorët kryesorë në sektorët gjegjës – shoqëri civile, komunitet tё biznesit, sektor rural/bujqësor, partnerë social, pa i zgjeruar tepër burimet e AIE-së – dhe me efekt potencial të konsiderueshëm pozitiv. 9. MENAXHIMI I STRATEGJISЁ Drejtoria për komunikim, informim dhe trajnim në kuadër të AIE /ZKM i ushtron të gjitha aktivitetet e saj në pajtim me UA-UNMIK 2006/6. Ky UA projekton përpilimin e Strategjisë kurse Implementimi i kësaj strategjie do të jetë përgjegjësi në rend të parë e AIE/ZKM si dhe e gjithë Qeverisë së Kosovës. 10. Plani i punës Aktivitetet e përcaktuara në strategji do të jetësohen përmes Planeve implementuese njëvjeçare.

Page 100: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

STRATEGJIA PËR TRAJNIME EVROPIANE NË KOSOVË 2008 - 2010

Page 101: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Strategjia për Trajnime Evropiane në Kosovë 2008 - 2010

Mars 2008

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government

Zyra e Kryeministrit / Ured Premijera / Office of the Prime Minister

Agjencia Për Intergrim Evropian/Agencia za Evropske Integracije/Agency for European Integration

Page 102: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Përmbajtja

1. Hyrje

1.2. Qëllimi i Strategjisë për Trajnime Evropiane 1.2. Qasja për përgatitjen e Strategjisë

2. Situata e tanishme dhe çështjet kyçe për tu adresuar 2.1. Aktivitetet në fushën e Trajnimeve evropiane 2.2. Standardet evropiane si pjesë e reformimit të administratës publike 2.3. Roli i menaxherëve të nivelit të lartë në procesin e Integrimit Evropian 2.4. Zhvillimi i politikave dhe hartimi i ligjeve 2.5. Roli i Institutit kosovar të Administratës Publike (IKAP)

3. Objektivat e Strategjisë për Trajnime Evropiane 3.1. Objektiva e përgjithshme 3.2. Objektivat Specifike 3.3. Rezultatet

4. Grupet kyçe për trajnim dhe fushat e trajnimit 4.1. Grupet kyçe për trajnim evropian 4.2. Fushat kryesore të trajnimit

5. Rregullimet institucionale

6. Monitorimi dhe vlerësimi

Aneksi i Strategjisë për Trajnime Evropiane

Page 103: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

1. Hyrje

1.1. Arsyeshmëria e Strategjisë për Trajnime Evropiane

Baza ligjore për elaborim të Strategjisë për Trajnime Evropiane për Kosovë është përfshirë në PVPE (Standardet Evropiane nr 48.17). Në të njëjtën mënyrë, PVPE përcakton që një plan veprues duhet të hartohet për implementimin e strategjisë për trajnime (nr. 48.18).6

Strategjia në këtë fushë, së bashku me planet vepruese, ka për qëllim funksionalizimin, që do të formojë një element të rëndësishëm të përgatitjeve për anëtarësinë e Kosovës në BE në të ardhmen. Kjo do të japë drejtimin dhe udhëzimin për të gjitha institucionet e përfshira në integrimin evropian të Kosovës, me qëllim krijimin e një shërbimi publik kompetent dhe të aftë, që do të mund të përmbushte rolin e tij me sukses në lidhje me integrim evropian, si dhe rritjen e nivelit të dijes në lidhje me BE, brenda grupeve kyçe të shoqërisë.

Deri tani, nuk është përgatitur asnjë strategji eksplicite për trajnime nga ana e Qeverisë së Kosovës7. Kështu që, projekti për mbështetje të Partneritetit Evropian dhe Procesin e Standardeve, i përkrahur nga DFID, ka përfshirë përgatitjen e draft strategjisë në planin e vet të punës, si mbështetje për Agjencinë për Integrim Evropian në drejtim të procesit të sjelljes së Strategjisë.

1.2. Qasja për përgatitjen e Strategjisë

Projekt-Strategjia është formuluar duke u bazuar në elementet e mëposhtme:

o Një seri intervistash me përfaqësues të institucioneve kyçe të përfshira në programim dhe dhënie të trajnimeve me temë të BE-së në Kosovë, përfshirë Agjencinë për Integrim Evropian, Institutin Kosovar për Administratë Publike, Ministrinë e Shërbimeve Publike, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Këshilltarët e Kryeministrit për Integrim Evropian.

o Analizë të dokumenteve relevante në fushën e lëndës, në veçanti raporte në lidhje me reformimin e administratës publike, PE dhe PVPE, Raporti i progresit i KE-së, statutet e institucioneve relevante publike, raportet e projekteve relevante të asistencës teknike.

o Seri punëtorish me stafin e Agjencisë për Integrim Evropian dhe përfaqësues të disa palëve tjera të interesuara; rezultatet e këtyre punëtorive janë prezantuar në aneksin e kësaj Strategjie.

o Konkluzionet nga punët e Projektit me partnerë në administratën publike në nivelin qendror dhe lokal, për aktivitete në lidhje me PVPE dhe Integrimin Evropian në përgjithësi.

o Përvojën krahasuese ndërkombëtare, në veçanti atë të shteteve të reja anëtare/kandidate të BE-së.

6 Plani i Veprimit për Implementim të Planit për Partneritet Evropian për Kosovë 2006 (UNMIK & Zyra e Kryeministrit 2006).

Page 104: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

2. Situata e tanishme dhe çështjet kyçe për tu adresuar

2.1. Aktivitetet në fushën e Trajnimeve evropiane

Vitet e fundit, disa projekte të financuara nga donatorët, me komponentë të madhe të trajnimeve për BE janë implementuar, për shembull:

o Mbështetje për Zyrën e Kryeministrit/Kosovë (i ashtuquajturi projekti GTZ) o Fuqizimi i kapaciteti institucional të IPVQ-ve për Pjesëmarrje në Procesin e Stabilizim

Asocimit (i ashtuquajturi projekti SOFRECO) o Asistenca për IPVQ-të për shtimin e pajtueshmërisë me BE-në: (i ashtuquajturi projekti

B&S Europe ).

Komponentë trajnimi janë futur gjithashtu edhe në një numër projektesh të financuara nga BE, që japin asistencë ministrive të linjës dhe institucioneve tjera për përafrimin e legjislacionit specifik sektorial dhe kornizat institucionale me kërkesat e BE-së. Për më tepër, përpjekje e madhe për trajnime do të financohet brenda IPA-s 2007 dhe buxheteve tjera vijuese të IPA-s.

Çdo vit, një grup prej 10-12 profesionistësh të rinj diplomojnë në degë Evropiane, nga universitete të shteteve anëtare të BE-së, studimet e tyre të magjistraturës financohen nga BE dhe donatorë të tjerë. Trajnimet për BE gjithashtu organizohen nga OJQ të ndryshme, më e njohura duke qenë Shkolla Kosovare për Integrim Evropian dhe Shkolla Politike e Kosovës, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian.

Deri tani, trajnimet evropiane në Kosovë janë limituar kryesisht në një numër relativisht të vogël të shërbyesve civilë, që punojnë në administratën qendrore, dhe janë të varura në financim (dhe shpesh në iniciativë) të organizatave donatore. Temat relevante të BE, ende nuk janë të përfshira në plan-programet e shkollave dhe janë shumë të kufizuara në universitete, dhe nuk janë të përfshira në trajnimet e rregullta për shërbyes civilë.

Si rezultat, niveli i përgjithshëm i informimit dhe dijes në këtë fushë është i ulët, dhe njohuritë e specializuara në fushat kyçe janë edhe më të rralla. Shpesh nivel joadekuat i njohjes së gjuhës angleze shënohet si një pengesë e rëndësishme për funksionim të lehtë të procesit të Integrimit Evropian.

2.2. Standardet evropiane si pjesë e reformimit të administratës publike

Grupi i Ekspertëve për Reformim të Administratës Publike (GERAP)8 së fundi ka lëshuar dy dokumente për administratën publike të Kosovës: raportin për statusin e administratës publike në Kosovë9 dhe strategjinë për reformim të administratës publike, 2007-2012.10 Një vlerësim gjithëpërfshirës i kapacitetit administrativ në Kosovë është kryer nga UNDP në vitin 2005. Përkundër faktit që shumë progres është arritur në dy vitet e fundit, vlerësimi i UNDP-së është ende-në shumë pjesë- i vlefshëm edhe sot.11

Dokumentet e fundit të GERAP-it nënvizojnë që administratë publike e reformuar dhe e zhvilluar si duhet, është një prej kërkesave për të përmbushur kriteret e BE-së për Kosovë. Në të 8 PVPE nr. 82.3: “(Për të) themeluar Grupin Punues për Reformim të Administratës Publike - GERAP”. 9 UNMIK/IPVQ “GERAP Raporti për Statusin e Administratës Publike në Kosovë” (Shkurt 2007). 10 “Strategjia për Reformimin e Administratës Publike në Kosovë, 2007-2012” (Mars 2007) 11 UNDP, “Vlerësimi i Kapacitetit Administrativ në Kosovë”, Prill 2005.

Page 105: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

vërtetë, reformimi i administratës publike përmbush një prej prioriteteve për Partneritet Evropian.12 Administrata publike e Kosovës do të bëhet, pas pak-në kohën e duhur, pjesë e administratës publike evropiane.

2.3. Roli i menaxherëve të nivelit të lartë në procesin e Integrimit Evropian

Strategjia e GERAP-it thekson rolin e udhëheqësisë në procesin e reformimit të administratës publike. Sekretarët Permanentë dhe Kryeshefat Ekzekutivë duhet të fuqizohen me një akt nënligjor ose të veprojnë në menaxhim të procesit.

Duke pasur parasysh supozimin bazik për Strategjinë e Trajnimeve Evropiane për Kosovë – që reformimi i sektorit publik dhe përafrimi me Standardet Evropiane janë afërsisht e njëjta gjë – programi për trajnim të menaxherëve të lartë ( që do të zhvillohet brenda kornizës së planit të veprimit për reformim të administratës publike) do të duhej të kishte një mbulim substancial nga punët Evropiane.

2.4. Zhvillimi i politikave dhe hartimi i ligjeve

Strategjia e GERAP për reformim të administratës publike nënvizon rëndësinë e zhvillimit të politikave dhe aftësitë për hartim të ligjeve – të dy aftësitë tani janë në nivelin modest në administratën publike në Kosovë. Kjo sfidë është mjaft relevante, sepse përafrimi me Standardet Evropiane është kryesisht përafrim ligjor.

Projekti “Asistenca për IPVQ-të për ngritje të pajtueshmërisë me BE-në” sugjeron që një përputhshmëri efektive me kërkesat në lidhje me procesin e integrimit në BE do të kërkonte aftësi gjuhësore, mbështetje informatike dhe në përgjithësi resurset humane që ende ka mungesa nëpër zyrat ligjore të shumicës prej ministrive.13

Roli i Institutit Kosovar të Administratës Publike (IKAP)

Sipas PVPE, Strategjia për Trajnime Evropiane duhet të përgatitet nga ZKM/AIE së bashkë me IKAP-in, përderisa përgatitja e planit të veprimit është përgjegjësi e ZKM/AIE. PVPE përcakton gjithashtu që AIE së bashku me IKAP duhet të organizojë disa trajnime për përafrim Evropian.14 Roli aktiv i IKAP-it në këtë fushë parashihet në statutin e tij.15

Megjithatë, profili i IKAP-it në trajnime Evropiane deri tani ka qenë mjaft i ulët, për të mos thënë inekzistent. Kjo është vërejtur nga Komisioni Evropian në raportin e progresit të vitit 2006, ku theksohet që niveli i bashkëpunimit në mes të IKAP dhe Institucioneve të përkohshme të vetë-qeverisjes nuk është rritur. Sipas Komisionit, kjo është gjithashtu për shkak të interpretimit restriktiv të institutit, për mandatin e tyre si ofrues i trajnimeve vetëm të përgjithshme. Pasi që Instituti nuk është duke përdorur plotësisht kapacitetet e veta, ministritë tjera të linjës vazhdojnë të kryejnë shumicën e aktiviteteve trajnuese nëpër departamentet e tyre për trajnime.16

12 PVPE nr. 82.2 13 Projekti EU CARDS “Asistencë për IPVQ-të për ngritje të pajtueshmërisë me BE-në” – Trajnimet kanë nevojë për Vlerësim (27 dhjetor) fq. 6. 14 PVPE nr. 48.21. 15 UNMIK/DIR 2003/25 (1 tetor 2003) nen. 2.1. (d) dhe nen. 2.2. 16 Raporti i Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë fq 9, SEC (2006) 1386 & COM (2006) 6459 finale.

Page 106: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Kjo situatë duhet të ndryshojë gjatë viteve të ardhshme, pasi që të dyja, PVPE17 dhe plani i veprimit i GERAP për reformimin e administratës publike në Kosovë18 formulojnë detyra të rëndësishme për IKAP. Të gjitha këto pika për nevojën e përfshirjes aktive të IKAP në trajnime evropiane, shihen si element kyç i trajnimeve për administratën publike në Kosovë.

3. Synimet e Strategjisë për Trajnime Evropiane

3.1. Synimi i përgjithshëm

Synimi i përgjithshëm (strategjik) i Strategjisë, duke përfshirë deklaratat strategjike të zhvilluara nëpër punëtori me aktorë, propozohet si vijon:

Deri në vitin 2010 të ketë një masë kritike profesionistësh të trajnuar dhe dituri dhe aftësi të mjaftueshme për të udhëhequr Kosovën drejt BE-së, dhe mekanizmat të vendosur për shpërndarje të diturisë relevante për Integrim Evropian, në të gjitha nivelet e administratës publike dhe shoqërisë.

3.2. Synimet Specifike

Synimi i përgjithshëm, i përshkruar më lartë, do të kërkojë arritjen e synimeve specifike të Strategjisë, të propozuara si vijon:

o Staf kyç relevant në administratën qendrore dhe lokale me nivel të duhur të diturisë dhe aftësive të nevojshme për të marrë pjesë aktivisht në procesin e Integrimit Evropian.

o Trajnimet evropiane bëhen pjesë integrale e sistemit të zhvillimit të kapacitetit në administratën publike.

o Programet me qëllim familjarizimi të grupeve kyçe të shoqërisë në Kosovë, me çështje në lidhje me Integrim Evropian, janë paraqitur si praktikë e institucioneve relevante publike.

3.3. Rezultatet

Për të përmbushur objektivat e caktuara më lartë, një numër rezultatesh do të duhet të arrihen përmes aktiviteteve të dizajnuara për implementimin e Strategjisë. Rezultatet kyçe të mëposhtme janë propozuar:

o Stafi relevant në administratën publike të njihet me bazën e Bashkimit Evropian dhe procesin e Integrimit Evropian.

o Stafi përgjegjës për udhëheqje të procesit të IE brenda Qeverisë, të kuptojë mirë kërkesat e këtij procesi dhe të përgatiten për të përmbushur si duhet rolet e tyre.

o Staf përgjegjës për transponim të acquis në fushat e mbuluara nga kapitujt negociues, të jenë të njohur mirë me legjislacionin relevant të BE-së dhe standardet, dhe të jenë të përgatitur për implementim të procesit të rregullimit.

o Stafi relevant për punë në fushën e Integrimit Evropian të përmirësojë aftësitë gjuhësore në anglisht, për të arritur nivelin e gjuhës së rrjedhshme për komunikim në punë.

o Koordinim efektiv i mekanizmave të jetë vendosur, në lidhje me trajnim evropian për shërbyes civil, brenda kontekstit të ndërtimit të kapaciteteve në administratën publike.

17 PVPE nos. 17.3-17.7. 18 GERAP Plani Veprues për Reformim të Administratës Publike në Kosovë (Mars 2007) aktiviteti 1.6.

Page 107: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o KIPA me efikasitet merr rolin e udhëheqësit të dhënies së trajnimeve evropiane për administratën publike.

o Mësimdhënësit akademik dhe shkollorë përgatiten për transferim efektiv të informatave dhe diturisë bazike mbi BE-në dhe procesin e IE të Kosovës, tek nxënësit/studentët e tyre.

o Rinia në Kosovë njihet me informatat bazike për Bashkimin Evropian dhe rëndësinë e Integrimit Evropian për Kosovën dhe qytetarët e saj, përmes kurrikulumeve të shkollave/universiteteve.

o Përfaqësuesit e medieve informohen nga administrata publike për aspektet kyçe të procesit të Integrimit Evropian për Kosovën, përfshirë mundësitë dhe depërtimet që ofrohen.

o Grupet kyçe të shoqërisë në Kosovë informohen përmes programeve relevante të iniciuara nga administrata publike mbi aspektet relevante të Integrimit Evropian të Kosovës.

4. Grupet kyçe për trajnim dhe fushat e trajnimit

4.1. Grupet kyçe për trajnim evropian

Duke pasur parasysh situatën e tanishme në fushën e Integrimit Evropian në Kosovë, si dhe nevojat që rezultojnë nga kërkesat e procesit për Integrim Evropian, në mënyrë që të arrihen synimet e caktuara më sipër, lloje të ndryshme të trajnimit evropian duhet të drejtohen kah një numër i madh i grupeve për trajnim.

Grupet kyçe për trajnim janë të radhitura më poshtë:

o Stafi i Agjencisë për Integrim Evropian. Anëtarët e tanishëm të stafit të Agjencisë janë të edukuar dhe kanë dituri relevante, megjithatë, me rritjen e Agjencisë do të rekrutohet edhe personel i ri, të cilët do të duhet të trajnohen në temat relevante për detyrat e tyre specifike. Kjo përfshin kryesisht çështje në lidhje me funksionimin e BE-së dhe mekanizmave të procesit të IE, si dhe aftësim të nevojshëm për të përmbushur si duhet funksionet udhëheqëse, koordinuese dhe monitoruese të Agjencisë. Për më tepër, me siguri Agjencia, në mënyrë që të përmbushë mandatin e vet me efektshmëri, do të duhet të futet më tepër në çështje sektoriale me rëndësi kyçe për Integrimin Evropian të Kosovës, që do të ketë nevojë për marrje të ekspertizës relevante për stafin.

Nëse Agjencia transformohet në Ministri për Integrim Evropian, një program më i gjerë i trajnimeve për ministrinë e re do të dizajnohet, i tillë që do t’i përgjigjet fushës së gjerë të detyrave dhe një roli të ri brenda Qeverisë.

o Zyrtarët për IE në ministritë e linjës dhe institucionet relevante qendrore. Njësitë për IE, varësisht nga prapavija e stafit aktual në secilin njësi, do të ketë nevojë për trajnime disi të ngjashme me ato trajnime që jepen për stafin e AIE-së, të treguara më lartë - në dituri për BE dhe IE, kapacitete të rëndësishme për rolin e tyre brenda administratës, dituri sektoriale (acquis i BE-së dhe standardet) specifike për fushën e përgjegjësisë të ministrisë së tij/saj, si dhe trajnime praktike të gjuhës.

o Stafi i nivelit të lartë brenda Qeverisë (shërbyes të lartë civil, këshilltarë politik). Këtu, trajnimi do të koncentrohet në funksionimin e BE-së, si dhe mekanizmat praktik dhe kërkesat e procesit të IE, përfshirë metodologjinë e punës së Komisionit Evropian dhe çështjet në lidhje me bashkëpunim dhe negocim me shërbimet e Komisionit; përveç kësaj

Page 108: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

- menaxhim strategjik në administratën publike, praktikat më të mira në legjislacion dhe bërje të politikave, do të ishin fusha të rëndësishme.

o Stafi i departamenteve relevante në ministritë linjë dhe institucione tjera relevante qendrore. Trajnimi do të mbulojë çështje të përgjithshme rreth IE, do të koncentrohet në acquis sektorial, politika, standarde dhe çështje institucionale në fushën ë përgjegjësisë së një departamenti, trajnimet për gjuhë do të jenë element i rëndësishëm i paketës së trajnimeve.

o Zyrtarët për IE në administratën lokale. Ky grup duhet të marrë trajnim në tema të përgjithshme për IE, me theks të fuqishëm në fushën e lidhshmërisë direkte për administratën lokale dhe komunitetet lokale, e plotësuar me trajnime në aftësitë e nevojshme për përmbushje të detyrave të tyre (komunikim, monitorim dhe raportim, et., si dhe formulim të projekteve, menaxhim dhe raportim), dhe me trajnime të gjuhës.

o Stafi i njësive relevante në komuna. Këtu – ngjashëm me trajnimet për stafin në nivelin qendror – fushat e trajnimit do të varen shumë nga detyrat specifike të një njësie ose tjetre, dhe do të ketë koncentrim në kërkesat në lidhje me BE dhe praktikat në fusha relevante, me trajnime shtesë për çështje të përgjithshme për IE.

o Punëtorët e ri në administratën publike qendrore dhe lokale. Një kurs hyrës për BE-në dhe Integrimin Evropian në Kosovë duhet t’u jepet të gjithë punëtorëve të ri, për të siguruar familjarizim të parë me kontekstin Evropian, që do të jetë bazë për trajnime të mëtutjeshme më të detajuara, varësisht nga detyrat specifike të një individi të caktuar.

o Mësuesit e shkollave dhe akademikët. Atyre duhet t’u ofrohet trajnim në tema të përgjithshme në lidhje me Bashkimin Evropian, me theks në institucionet dhe politikat relevante për edukim dhe të rinj, dhe për rolin e BE-së për shkollat/universitetet dhe për nxënës/studentë, nga kandidatë potencial dhe shtete kandidate potenciale; kjo duhet të përcillet nga një trajnim që do të kishte për qëllim metodat dhe praktikat më të mire të paraqitjes së çështjeve në lidhje me BE në tema të zgjedhura për mësimdhënie në nivele të ndryshme shkollore dhe në nivelin më të lartë shkollor; për më tepër, trajnime duhet të jepen në shkrim të projekteve, menaxhim dhe raportin, në lidhje me programet e disponueshme të BE-së.

Një grup i zgjedhur i akademikëve duhet të marrë trajnim më të gjerë (ndoshta në formën e studimeve post-diplomike) që do t’i përgatiste ata për mbajtje të ligjëratave në tema evropiane para studentëve universitar.

o Nxënësit e shkollës dhe studentët. Ata duhet të pasurohen me informata të zgjedhura në lidhje me Bashkimin Evropian dhe Integrimin Evropian të Kosovës, të përshtatshme për moshën e tyre, nivelin e edukimit dhe interesat, dhe të kanë më shumë njohuri për relevancën praktike dhe rëndësinë e kontekstit evropian për qytetarët, dhe në veçanti për gjeneratat më të reja.

o Mediat. Ata do të luajnë një rol kyç në informimin e shoqërisë rreth BE-së dhe aspekteve të ndryshme të Integrimit Evropian të Kosovës, dhe gjithashtu është me rëndësi t’u jepen atyre informata relevante dhe të rritet interesimi i tyre në këto tema.

o Komuniteti afarist. Ky është një prej grupeve më aktive dhe më me ndikim në shoqëri, dhe potencialisht mbështetës i madh dhe përfitues i Integrimit Evropian, trajnime relevante që i përgatisin për sfida dhe mundësi nga integrimi, janë të nevojshëm për shfrytëzim të këtij potenciali.

o Organizatat e shoqërisë civile. Këta gjithashtu i përkasin grupeve më aktive dhe më të përkushtuara të shoqërisë, dhe kështu duhet të jenë të përgatitur për të përfituar nga mundësitë e krijuara nga Integrimi Evropian i Kosovës, përmes programeve relevante të

Page 109: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

trajnimit; kjo do të shërbejë gjithashtu si një kanal i transferimit të diturisë rreth BE-së tek ata qytetarë me të cilat punojnë ose të cilët i mbështesin organizatat ku ata punojnë.

4.2. Fushat kryesore të trajnimit

Trajnimet në lidhje me procesin e Integrimit Evropian mbulojnë një spektër te gjatë të fushave, duke filluar nga dituria e përgjithshme për Bashkimin Evropian dhe aspektet e ndryshme të funksionimit të tij, përmes fushave sektoriale në lidhje me të gjitha politikat dhe legjislacionin e BE-së, deri te aftësitë dhe mundësitë e nevojshme për të bërë efektiv dhe të suksesshëm procesin për përgatitje të anëtarësimit, negocimin dhe më vonë vetë anëtarësimin. Natyrisht, fusha të ndryshme të trajnimit do t’i përshtaten nevojave specifike të grupeve, dhe ato do të ndryshojnë me kohë, me progresin e arritur në Integrimin Evropian të Kosovës, dhe me zhvillimin e administratës së saj publike.

Duhet të mbahet në mend se Integrimi Evropian, si dhe ndërtimi i një shërbimi publik modern, janë të shpërndara për një periudhë të gjatë kohore, dhe në fakt janë procese të vazhdueshme, që gjithashtu ndodhin edhe në shtetet anëtare të BE-së, dhe e njëjta aplikohet për përpjekjet për trajnim në mbështetje të tyre. Kjo nënkupton që një “furnizim” i vazhdueshëm të programeve trajnuese në të gjitha fushat kyçe do të duhet të sigurohet, për të plotësuar nevojat e shërbyesve të ri civil dhe anëtarëve të grupeve tjera cak për trajnim; kjo është veçanërisht me rëndësi kur merret parasysh kthesa e madhe e stafit në sektori publik, që pritet të ndodhë në Kosovë, si në shumë vende tjera, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Fushat kyçe të trajnimit janë të radhitura më poshtë, me indikacion fillestar të burimeve ë mundshme të financimit dhe institucioneve implementuese. Qasje e detajuar për programim dhe dhënie të trajnimeve do të elaborohet në planet e veprimit që do të pasojnë.

o Trajnim njoftues për Bashkimin Evropian dhe Integrimin Evropian nga Perspektiva e Kosovës, për shërbyes publik në nivelin qendror dhe lokal, përfshirë programe të dedikuara për shërbyes të lartë civil dhe këshilltarë politik.

Trajnimi duhet të jetë i programuar dhe koordinuar nga AIE dhe i dhënë nga KIPA: hapat fillestarë, përfshirë dizajnin e kursit(ve), si dhe trajnimin e trajnerëve (nëse është e nevojshme), mund të mbështeten nga projekti i DFID-it SEPSP dhe/ose projekte tjera relevante të financuara nga BE.

Seminare për shërbyesit e lartë civil/këshilltarët politik do të jepet nga specialistë të nivelit të lartë, përfshirë folës mysafirë nga Komisioni Evropian dhe shtete anëtare të BE-së dhe shtete kandidate, me qëllim ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira.

o Trajnim i specializuar për BE:për shërbyesit civil për gjegjës për Integrim Evropian në nivelin qendror të administratës, për funksionim të institucioneve të BE-së, procesin e vendim-marrjes, teorinë dhe praktikën e procesit të IE, programet e BE-së për asistencë dhe iniciativat e komunitetit.

Trajnimi do të programohet dhe koordinohet nga AIE; ai duhet të përfshijë kurse të plotësuara nga vizita studimore dhe do të mbështetet nga projekti SEPSP i DFID-it dhe ndoshta projekte të financuara nga BE, mundësia e organizimit të shkëmbimit të përvojave në punë (praktika) në institucione relevante të BE-së, duhet të eksplorohet.

Page 110: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o Studime të magjistraturës në tema Evropiane në universitete të shteteve anëtare të BE-së.

Kjo është një skemë në vazhdimësi, e bazuar në përvojën e financimit nga AER (e ashtuquajtura “young cell scheme”), koordinuar nga AIE, dhe implementuar me mbështeten e projekteve të financuara nga BE, si dhe me financim buxhetor. Personat që gëzojnë studimet do të përzgjidhen në një proces konkurrent dhe pas diplomimit do të jenë të obliguar të punojnë në administratën publike për një periudhë të caktuar kohore.

o Trajnim i specializuar sektorial për shërbyes civil në nivelin qendror dhe lokal në fusha relevante të acquis, që mbulon legjislacionin relevant të BE-së, politikat dhe standardet, aranzhimet institucionale dhe praktikat më të mira në shtetet anëtare të BE-së, në sektorë me rëndësi kyçe për përgatitjet e Kosovës për anëtarësim në BE (për shembull: bujqësi, mjedis, shërbime financiare, drejtësi dhe punë të brendshme, transport, konkurrencë, mbrojtje të konsumatorit, zhvillim rural, politika strukturale).

Trajnimet do të jenë të organizuara sipas nevojave në një fushë të identifikuar nga ministritë relevante, me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me AIE përgjegjëse për identifikimin e nevojave të komunave; koordinim i përgjithshëm i trajnimeve duhet të sigurohet nga AIE.

Trajnimet do të implementohen kryesisht përmes projekteve të financuara nga BE dhe TAIEX-i, dhe do të përfshijnë trajnime në Kosovë, të plotësuara nga seminare, vizita studimore, praktika etj., të organizuara në shtetet anëtare dhe nga shërbimet e Komisionit Evropian; mundësia e delegimit të anëtareve të zgjedhur të stafit për praktika në disa Drejtori të Përgjithshme relevante në KE duhet veçanërisht të eksplorohet.

o Trajnim në lidhje me aspektet e ndryshme të menaxhimit në sektorin publik për shërbyes të lartë civil, si dhe për stafin që mbajnë pozita tjera menaxhuese. Ato do të rrisin nivelin e kompetencave të njerëzve kyç që udhëheqin procesin e Integrimit Evropian në Kosovë, duke iu ndihmuar në organizim efektiv, direkt dhe në koordinim të strukturave relevante, ekipeve dhe mekanizmave. Temat do të mbulojnë çështje si menaxhimi i stafit, menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, formulimi i strategjisë dhe politikave, procesi legjislativ, planifikimi dhe monitorimi etj., me kurse specifike për nevojat e grupeve të ndryshme, varësisht nga pozita dhe detyrat e tyre.

Trajnimet do të programohen dhe koordinohen nga AIE në bashkëpunim me MSHP, dhe në fillim do të mbështeten nga projekti i DFID SEPSP dhe ndoshta nga projekte të financuara nga BE; me kohë KIPA do të marrë përsipër kurset standarde, me disa trajnime të specializuara që ende jepen nga trajnerë të jashtëm të specializuar.

o Trajnimi për formulim të projekteve, menaxhim dhe raportim për grupe të ndryshme, për përgatitje të tyre për pjesëmarrje në projekte të BE-së.

Trajnimi do të programohet dhe koordinohet nga AIE, dhe në fillim do të mbështetet nga DFID SEPSP dhe ndoshta nga projekte të financuara nga BE; me kohë KIPA mund të marrë përsipër trajnimet për shërbyesit civil në nivelin qendror dhe lokal, dhe për grupe tjera, të organizuar kryesisht nga OJQ-të, me mbështetje financiare publike.

o Trajnimi i gjuhës, në veçanti Anglishtes (nivele të ndryshme) për shërbyes civil.

Page 111: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Kurset duhet të kenë për qëllim përgatitjen e stafit relevant për kryerje të punës me përdorim aktiv të anglishtes (ose gjuhëve tjera kyçe) në komunikim të folur dhe të shkruar me shërbimet e KE-së dhe partnerë tjera të huaj, si dhe në analizë të dokumenteve ligjore dhe të tjera.

Trajnimi duhet të jepet nga trajnerë komercial, brenda skemës së koordinuar nga AIE; mundësia e financimit nga asistenca e BE-së duhet të hetohet.

o Trajnim i anglishtes për përkthyes,ka për qëllim krijimin e disa përkthyesve të kualifikuar lartë, të specializuar në përkthim të akteve ligjore dhe dokumenteve tjera në lidhje me Integrim Evropian.

Ky do të organizohet nga AIE, dhe duhet të kërkohet mbështetje nga BE;duhet të bëhen procedurat e nevojshme e seleksionimit dhe aranzhimet për të siguruar disponueshmëri të specialistëve të trajnuar

o Trajnim për BE për mësues dhe akademikë, përgatitja e tyre për mësimdhënie tek gjeneratat e reja, për tema që kanë të bëjnë me IE.

Trajnimi do të ketë dy pjesë: e para do të jetë paraqitje për mësuesit, e subjekteve të përgjithshme në lidhje me Bashkimin Evropian, me theks në institucionet dhe politikat relevante për edukim dhe rini, dhe për rolin e BE-së për shkollat/universitetet dhe për nxënësit/studentët nga shtetet kandidate potenciale; pjesa e dytë do të ketë lidhje me metodat dhe praktikat më të mira për çështje të IE për të dhënë mësim për tema të zgjedhura në nivele të ndryshme shkollore dhe në nivel më të lartë të edukimit.

Programi i trajnimit do të organizohet bashkërisht nga AIE dhe Ministria e Arsimit, me pjesëmarrje të mundshme të OJQ-ve relevante udhëheqëse; mundësitë e bashkëpunimit me institucione Evropiane dhe organizata duhet të eksplorohet, dhe mbështetje nga IPA dhe iniciativa të komunitetit duhet të kërkohen.

o Trajnime/studime të nivelit të lartë për BE për mësimdhënës akademik.

Kjo iniciativë akademike do të ketë për qëllim krijimin e një grupi akademikësh të cilët zhvillojnë dhe japin kurse për BE për studentë, me perspektivën e paraqitjes se studimeve për BE në disa institucione të zgjedhura të arsimit të lartë, në veçanti në Universitetin e Prishtinës.

Kjo duhet të organizohet bashkë me AIE dhe Ministrinë e Arsimit, duhet të eksplorohen mundësitë e bashkëpunimit me institucione dhe organizata Evropiane, dhe mbështetje nga IPA dhe iniciativave të komunitetit duhet të kërkohet.

o Trajnimi i trajnerëve për BE, përgatitja e një grupi të përzgjedhur të trajnerëve për të dhënë kurse për Bashkimin Evropian dhe Integrimin Evropian në nivele të ndryshme.

Do të ketë për qëllim krijimin e disa trajnerëve të cilët do të jenë të kualifikuar për të dhënë trajnime të BE, si u cek më lartë; ata do të përzgjidhen në një procedurë të hapur, dhe aranzhimet e duhura do të vendosen për të siguruar përkushtimin e tyre për dhënie të kurseve trajnuese relevante brenda programeve të KIPA-s dhe ndoshta edhe skema tjera të organizuara nga administrate publike (si trajnimi i mësuesve).

Page 112: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Programi do të organizohej bashkërisht nga AIE dhe KIPA, me mbështetje të mundshme të DFID SEPSP dhe projekteve tjera të financuara nga BE.

o Mësimet “Evropiane” dhe veprime tjerat të BE-së për nxënësit në të gjitha nivelet shkollore.

Kjo iniciativë do të njoftojë nxënësit me çështje në lidhje me Bashkimin Evropian, që janë në interes të fëmijëve/rinisë, me qëllim të paraqitjes së Bashkimit Evropian si një subjekt i relevancës praktike dhe direkte për popullin, në veçanti gjeneratat e reja.

Programi do të dizajnohet nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me AIE, dhe ndoshta me mbështetjen e projekteve/iniciativave të financuar nga BE, dhe në fillim do të promovohet nëpër shkolla përmes një gare nacionale. Ai duhet të koordinohet me programin për trajnime të BE-së për mësues, siç është paraqitur më lartë.

o Lëndët Evropiane në universitete.

Kjo iniciativë duhet të organizohet bashkë me AIE dhe Ministrinë e Arsimit, që do të ftonin për pjesëmarrje institucionet e interesuara të arsimit të lartë, në veçanti Universiteti i Prishtinës; mundësitë për bashkëpunim me universitetin(universitetet) udhëheqëse nga rajoni i Ballkanit ose ndonjë shtet anëtar i BE-së duhen eksploruar, si dhe mundësitë për mbështetje nga një projekt/iniciative e financuar nga BE.

Ai duhet të koordinohet me aktivitetet në fushën e trajnimeve të BE për akademikët, në veçanti studimet e mundshme post-diplomike, të përmendura më lartë.

o Trajnim i gazetarëve për BE nga mediet qendrore dhe lokale, të interesuara në çështje relevante me BE, njohja e tyre me aspektet e ndryshme të procesit të Integrimit Evropian dhe funksionimin e Bashkimit Evropian; qëllimi i këtyre trajnimeve do të jetë zhvillimi i një grup gazetarësh me kuptim të plotë të këtyre temave dhe me një dituri të mjaftueshme për temat në lidhje me fushat specifike të IE, me rëndësi kyçe për Kosovën, të cilët do të jenë shumë kompetent në informim të publikut të përgjithshëm për çështje rreth IE.

Trajnimet do të organizohen nga AIE, me mbështetje të mundshme nga projekte të financuara nga BE.

o Trajnim për BE-në e komunitetit afarist,njohja e përfaqësuesve të organizatave afariste dhe biznesmenëve me funksionimin e tregut të brendshëm të BE-së dhe pasojat e Integrimit Evropian për Kosovën, nga perspektiva afariste. Qëllimi i trajnimeve do të jetë një përgatitje e hershme e bizneseve kosovare për zhvillim të suksesshëm me përdorim të mundësive të krijuara nga Integrimi Evropian.

Kjo iniciativë duhet të udhëhiqet nga AIE në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe organizatat udhëheqëse afariste në Kosovë; bashkëpunim me organizatat afariste të BE-së duhet të krijohet, dhe mbështetja nga projekte/iniciativa të financuara nga BE duhet të kërkohet.

o Trajnime të BE-së për organizatat e shoqërisë civile, njohja e përfaqësuesve të këtyre organizatave me funksionimin e BE-së dhe rolin e shoqërisë civile brenda Unionit, si dhe me mundësitë e bashkëpunimit me partnerë brenda BE-së ose në shtete kandidate, dhe

Page 113: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

me format e mbështetjes në dispozicion nga programe dhe iniciativa të ndryshme nga BE. Qëllimi i këtyre trajnimeve do të jetë përgatitja e hershme e shoqërisë civile në Kosovë, për zhvillim të suksesshëm të përdorimit të mundësive të krijuara nga Integrimi Evropian.

Kjo iniciativë duhet të udhëhiqet nga AIE në bashkëpunim me organizatat udhëheqëse të shoqërisë civile në Kosovë; bashkëpunim me organizatat e BE-së do të mund të krijohej, dhe mbështetja nga projekte të financuara nga BE duhet të kërkohet.

5. Rregullimet institucionale

Planifikimi dhe implementimi i trajnimeve në lidhje me BE është një fushë që përfshin disa lojtarë të rëndësishëm brenda administratës publike të Kosovës. Aktorët kyç përfshijnë:

o Agjencinë për Integrim Evropian o Ministrinë e Shërbimeve Publike o Ministrinë e Arsimit o Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal o Institutin Kosovar për Administratë Publike (IKAP)

Për me tepër, aktivitete relevante do të mbështeten në një masë të madhe nga donatorë ndërkombëtarë, në veçanti nga Bashkimi Evropian,përmes projekteve për asistencë teknike. Ndërkohë, resurset nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës duhet të drejtohen kah financimi i disa aktiviteteve trajnuese, me perspektivë të rolit të rritur të financimit nacional, me kohë.

Kështu që, koordinimi efektiv i të gjitha aktiviteteve, dhe bashkëpunim me të gjithë partnerët e përfshirë, është i nevojshëm për të arritur rezultatet dhe objektivat e planifikuara.

Gjithashtu është e nevojshme të krijohen lidhje të duhura dhe koordinim i aktiviteteve brenda Strategjisë për Integrim Evropian me procesin e Reformimit të Administratës Publike.

Në mënyrë që të krijohet një platformë për diskutim dhe të jetë vendim-marrje relevante ndër të gjithë aktorët kyç, propozohet që një Komitet Drejtues të themelohet, për të udhëzuar dhe monitoruar implementimin e Strategjisë për Trajnime Evropiane, dhe për të siguruar koordinim të kësaj Strategjie me Reformimin e Administratës Publike.

Komiteti Drejtues do të krijohet me vendim të Qeverisë, dhe mandati i tij do të jetë të:

o Aprovojë planet e veprimit që rrjedhin nga Strategjia; o Monitorojë implementimin e planeve të veprimit dhe të paraqesë modifikime, nëse ka

nevojë; o Kontrollojë kualitetin e trajnimeve dhe të bëjë rekomandime të nevojshme për të siguruar

nivel të lartë dhe relevancë të trajnimeve me Strategjinë; o Rishikojë periodikisht Strategjinë dhe të rekomandojë modifikime, nëse ka nevojë; o Rishikojë raportet e vlerësimit në lidhje me Strategji dhe të rekomandojë veprime të

nevojshme, nëse ka nevojë; o Formulojë rekomandime në lidhje me alokimin e resurseve të nevojshme nga Buxheti i

Konsoliduar i Kosovës dhe fondet e jashtme për implementimin e planeve vjetore të veprimit;

Page 114: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

o Formulojë rekomandime në lidhje me dokumente dhe veprime në lidhje me trajnime, me qëllim kah Integrimi Evropian, që përgatiten ose implementohen nga administratë publike në Kosovë;

o Sigurojë koordinim të duhur të aktiviteteve të implementuara brenda Strategjisë, me programe tjera trajnuese të drejtuara kah grupet e njëjta, dhe në veçanti veprime të ndërmarra me Reformim të Administratës Publike.

Komiteti Drejtues do të udhëhiqet nga Shefi Ekzekutiv i Agjencisë për Integrim Evropian, dhe anëtarët tjerë përfshijnë:

o Sekretarin Permanent të Ministrisë së Shërbimeve Publike, o Sekretarin Permanent të Ministrisë së Arsimit, o Sekretarin Permanent të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, o Sekretarin Permanent të Ministrisë së Financave, o Shefin e Qendrës për Koordinim të Donacioneve në ZKM, o Drejtorin e IKAP, o Rektorin e Universitetit të Prishtinës, o Përfaqësues të AER-it ( Delegim i KE-së në të ardhmen) si vëzhgues, o Përfaqësues të donatorëve tjerë që japin mbështetje për implementimin e Strategjisë, si

vëzhgues.

Përfaqësues të organizatave relevante joqeveritare, në veçanti përfaqësuese të mësuesve dhe akademikëve, mund të ftohen gjithashtu si anëtarë të Komitetit.

Përfaqësues të projekteve të asistencës teknike që japin mbështetje për implementimin e strategjisë dhe ekspertë tjerë mund të ftohen në këto takime të Komitetit Drejtues.

Komiteti do të takohet së paku çdo tre muaj, konkludimet nga takimet do të prezantohen nga Kryesuesi në takimet e Qeverisë.

Agjencia për Integrim Evropian do të jetë institucioni përgjegjës për implementimin e përgjithshëm të Strategjisë, Brenda kontekstit të përgatitjeve të Kosovës për anëtarësim në BE.

Agjencia do të veprojë si Sekretariat i Komitetit Drejtues. Përgjegjësitë e saj do të përfshijnë në veçanti:

o Përgatitjen e planeve vjetore të veprimit; o Koordinim operativ te të gjitha aktiviteteve të specifikuara në planet e veprimit; o Implementimin e detyrave specifike të dhëna në AIE në planet vepruese; o Monitorimi i implementimit të planeve vepruese; o Vlerësimi i Strategjisë dhe planeve; o Përgatitja e propozimeve në lidhje me çfarëdo modifikimi të Strategjisë; o Sigurimi i koordinimit të duhur të Strategjisë Evropiane për Trajnime dhe planeve

vepruese brenda Strategjisë së Komunikimit të Integrimit Evropian dhe planeve vepruese, për të siguruar sinergji të mundura dhe për të shmangur duplifikimin.

Përveç funksionimit të Komitetit Drejtues, si forum zyrtar i koordinimit, një faktor kyç i suksesit të Strategjisë do të jetë bashkëpunim i mire në mes Agjencisë për integrim Evropian, Ministrisë së Shërbimeve Publike dhe KIPA-s.

Page 115: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

6. Monitorimi dhe vlerësimi

Operacionalizmi i Strategjisë do të bëhet në formë të planeve vjetore të veprimit që do të përgatiten nga Agjencia për Integrim Evropian, përfshirë rezultatet/caqet që duhen arritur, indikatorët e arritjes dhe afatet për aktivitete specifike. Plani i parë i veprimit do të mbulojë periudhën deri në fund të vitit 2008.

Agjencia për Integrim Evropian do të monitorojë implementimin e planeve të veprimit në bazë mujore dhe do të prezantojë raporte tremujore tek Komiteti Drejtues, për rishikim, së bashku me propozimet për ndonjë modifikim ose veprime tjera që duhen ndërmarrë.

Vlerësimi i Strategjisë do të bëhet nga ekspertë ta jashtëm. Propozohet ndërmarrja e një vlerësimi afatmesëm në fund të vitit 2009, dhe një vlerësim ex-post në fillim të vitit 2011.

Agjencia për Integrim Evropian do të jetë përgjegjëse për komisionim të vlerësimeve, me mbështetje të mundshme nga një projekt i financuar nga BE. Rezultatet e vlerësimit do të prezantohen tek Komiteti Drejtues për rishikim.

Page 116: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Aneksi i Strategjisë për Trajnime Evropiane

Përmbledhje e punëtorive të organizuara me 6, 9 dhe 11 shkurt 2007

Për Strategjinë e Trajnimit Evropian për Kosovë

1. Analiza e gjendjes së Trajnimit Evropian në Kosovë 2007

Në mënyrë që të vendoset Strategjia për Trajnime Evropiane në Kosovë, në kontekst të duhur, është bërë një SWOT analizë për gjendjen e tanishme të çështjeve të trajnimit në Kosovë19.

ANALIZË E GJENDJES SË TRAJNIMEVE EUROPIANE NË KOSOVË 2007

Përparësitë

Dobësitë

o Asistencë teknike o Ndërtim kapacitetesh, faza fillestare

(Young Cell Scheme, ToT, draft strategjia për trajnime AIE)

o Entuziazmi për IE & qëllimi i mirë i liderëve politik & qytetarëve për t’iu bashkuar BE-së

o Të rinjtë të punësuar në mekanizmin e IE

o Mungesë e planit të integruar o Mungesë e koordinimit institucional o Mospërdorim i mekanizmit qendror

(p.sh. KIPA) o Kapacitet absorbimi o Mos marrja parasysh e vlerësimit të

nevojave o Mungesë e çështjeve evropiane në

shkolla dhe universitete o Buxhete te limituara për trajnime o Mungesë motivimi o Ngarkesë në punë (pa kohë për

trajnime) o Nivel i ulët i sistemit arsimor (kualiteti i

ulët i edukimit) o Rroga të vogla në administratë publike o Shkallë e lartë jashtë (njerëz të edukuar)

19 Gjatë punëtorisë me AIE me 11 shkurt 2007.

Page 117: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Mundësitë

Kërcënimet

o Njohja me procesin e BE-së o Njohja me politikat sektoriale (mundësi

për marrje të ekspertizës TAIEX) o Disponueshmëri e ekspertizës së

jashtme o Ekspertë vendorë (pak) në dispozicion o Trajnues “në treg” o Mundësi për përdorim të përvojës

rajonale o Ndarje e praktikave më të mira nga

databaza e ekspertëve (TAIEX) o Mbështetje nga donatorët o Mundësitë për rrjet

o Mungesë e vlerësimit të duhur të nevojave

o Kapacitet i limituar i absorbimit o Mungesë e diturisë bazike rreth BE-së o Mungesë e vizionit afat-gjatë o Zgjedhje jo e duhur e të trajnuarve

(mungesë reagimi nga pikat fokale) o Buxhet i limituar o Mungesë trajnerësh o Mungesë mekanizmi/motivacioni për të

mbajtur profesionistët o Shkallë e lartë e spastrimit të stafit o Përdorim i asistencës së jashtme të

udhëhequr nga të huajt (e pa adaptuar për nevojat reale)

2. Deklaratat strategjike

Vizioni për trajnimet evropiane në Kosovë 2008-2010

Vizioni për Trajnimet Evropiane në Kosovë është:20

Misioni

Misioni i Strategjisë për Trajnime Evropiane për Kosovën 2010 është definuar si vijon:21

20 Dizajnuar në punëtorinë e AIE me 11 Janar 2007. 21 Punëtoria e AIE & pikave fokale për IE me 6 shkurt 2007.

Sjellja e frymës së Integrimit Evropian në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe shoqërisë në Kosovë. Deri në vitin 2010 do të ketë një masë kritike të profesionistëve të trajnuar dhe dituri e

aftësi të mjaftueshme për të drejtuar Kosovën kah BE.

AIE lehtëson – direkt ose përmes njësive për IE – procesin e Integrimit Evropian në të gjitha nivelet e Qeverisë, komunave dhe shoqërisë civile, përmes edukimit, komunikimit, trajnimit

dhe monitorimit. AIE krijon “masën kritike” të përkushtuar për të shpërndarë më tutje diturinë në administratën publike dhe në shoqëri.

Page 118: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

Deklarata e misionit e bën AIE-në lojtar kyç në implementimin e strategjisë. AIE mund të veprojë direkt ose përmes rrjetit të vet. Mjaft qartazi AIE as nuk planifikon as nuk jep trajnime vet. AIE vepron si një mundësues i aktiviteteve të tilla. Në anën tjetër, nëse diçka nuk është bërë siç ceket në strategji, është përgjegjësi vetëm e AIE-së, që është pronare e procesit. Roli i AIE-së do të ishte esencial në ruajtjen e resurseve financiare, duke iniciuar biseda me donatorë, monitoruar planifikim të duhur, koordinim dhe dhënie të aktiviteteve trajnuese, dhe duke vlerësuar ndikimin e trajnimeve në përfarim të legjislacionit dhe praktikave të administratës publike me standardet Evropiane.

Deklarata e vlerës

Deklarata e vlerës e Trajnimeve Evropiane për Kosovë 2010 është:22

Bazuar në parimet e pajtuara bashkërisht, planifikimi, implementimi, monitorimi dhe vlerësimi i Trajnimeve Evropiane do të fuqizohet me:

o Përkushtim të siguruar o Ngritje të kompetencave o Komunikim të përmirësuar o Kreativitet të promovuar.

Deklarata e vlerës i referohet vlerave eksplicite që AIE do të praktikojë në implementimin e strategjisë trajnuese. Përkushtimi i siguruar nënkupton që AKM/AIE të implementojë strategjinë gjatë dy viteve të ardhshme, në mënyrë që të gjitha objektivat (faktorët kritik të suksesit) të arrihen. Në procesin e arritjes së objektivave, AIE implementon aktivitetet në mënyrë që kompetencat e trajnerëve dhe të trajnuarve të rriten. Aktivitetet trajnuese dhe metodat e mësimit janë përdorur me fokus në mendjen që përformimi i organizatave publike dhe njësive të shoqërisë civile të përmbushin standarde me të larta të kualitetit. Kjo do të kërkonte një planifikim me kurrikulum të bazuar në module (niveli hyrës, standard dhe i avancuar).

Vlera e komunikimit të përmirësuar i referohet kërkimit të koordinimit më të mirë në mes entiteteve të administratës publike në njërën anë, dhe administratës publike dhe shoqërisë civile në anën tjetër. Punët Evropiane janë kryesisht horizontale nga natyra, një fakt që i obligon organizatat të arrijnë pajtueshmëri – me negociata ndër-organizative – me njëri-tjetrin, në mënyrë që të arrihet një pozitë e përbashkët në Kosovë, për çështje politike. Komunikim i përmirësuar nënkupton gjithashtu transparencë në mes ZKM/AIE dhe aktorëve tjerë, në planifikim, implementim, monitorim dhe vlerësim të trajnimit.

Kreativiteti do të promovohet në të gjitha fazat e trajnimit duke përdorur praktikat më të mira të Shteteve Anëtare të BE-së, kur është e përshtatshme, por gjithmonë duke mbajtur në mend që Kosova- duke qenë rast special (’sui generis’) – duhet të ketë solucionet e veta të përshtatshme për trajnime. Kjo i referohet për shembull solucioneve arsimore që ofrohen nëpër komuna, komunitete të ndryshme dhe media.

22 Ibid.

Page 119: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

3. Perspektivat strategjike – faktorët kritik të suksesit (FKS-të)23

Katër perspektivat (scorecard) për Strategjinë e Trajnimit Evropian janë si vijon:

• Perspektiva e qytetarit dhe e vendim-marrësit politik. Kjo i referohet detyrës bazike të organizimit dhe autoritetit (efektshmërisë për konsumatorë dhe/ose shoqëri). Kjo perspektivë quhet TRAJNIM EFEKTIV PËR IE24

• Perspektiva e menaxhimit të resurseve (resurset, humane dhe jo-materiale, dhe ekonomia). Kjo scorecard quhet RESURSET E TRAJNIMIT PËR IE.

• Perspektiva e performancës dhe funksionimit të organizatës. Kjo i referohet përgjegjësisë (proceset administrative dhe strukturat) së organizatës (ligjore dhe buxhetore). Kjo scorecard quhet PROCESET UDHËZUESE TË TRAJNIMEVE PËR IE.

• Perspektiva e komunitetit punues dhe stafit. Kjo i referohet përmirësimit të kompetencave (zhvillimit të burimeve humane) dhe aftësisë për punë. Kjo scorecard quhet KUALIFIKIMET E REJA TË GJENERUARA NGA TRAJNIMET PËR IE.

Perspektivat e Strategjisë për Trajnime Evropiane për Kosovë 2010

Identifikimi i faktorëve kyç të suksesit

Faktorët e mëposhtëm kyç të suksesit (CSFs) brenda secilës perspektivë janë identifikuar për Strategjinë e Trajnimeve Evropiane për Kosovë 2010.25 . CSFs janë çështje ose rrethana, në të cilat suksesi ose dështimi , në afat të gjatë, do të kenë efektin më direkt dhe vendimtar për suksesin e ZKM/AIE në trajnim evropian. Me fjalë tjera, secila perspektivë strategjike përmbledh bërthamën e strategjisë në formën e CSFs. Secili CSF vlerësohet me kritere (indikatorë) të aprovuar në dizajnin e planit strategjik. Synimet janë të përfshira në përshkrimin e detajuar të secilit CSF, që vendos nivelin e ambicieve (me masë minimale, reale, nivel maksimal). 23 i referohet kornizës logjike për Scorecards të Balancuara (BSC). 24 IE=Integrim Evropian. Shhkurtesa “IE” shpesh përdoret në tekste kosovare, me kuptimin afërsisht të njëjtë me “BE”. 25 AIE &pikat fokale për IE, punëtoria me 9 shkurt 2007.

Page 120: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

TRAJNIMI EFEKTIV PËR IE

Faktori kritik për sukses Kriteret e vlerësimit (indikatorët) Nivelet e Synimit (Min. real max.)

EKSPERTIZË BAZIKE PËR TRAJNIM IE

TRAJNERË TË CERTIFIKUAR & TRAJNIMET PËR TRAJNERË

100 TRAJNERTË TË CERTIFIKUAR PËR IE

TRAJNIM PËR MENAXHIM TË PËRGJITHSHËM TË PVPE (PLANIFIKIM) DHE IMPLEMENTIM

GRUPI i CAKTUAR 50 MENAXHERË GJENERAL PËR ADMINISTRATË PUBLIKE

200 SHËRBYES CIVIL (IMPLEMENTIMI)

SHOQËRIA CIVILE DHE PUBLIKU PËRGJITHËSISHT i INFORMUAR

o TRAJNIMI PËR MEDIA

NIVELI i DITURISË 30 % TË INFORMUAR (DITURI BAZIKE)

AVANT-GARDE OPERATIVË PER ADMINISTRIM PUBLIK, KUPTIMI i PROCESIT TË IE

IMPLEMENTIMI i PVPE (PROGRESI) 600 SHËRBYES CIVIL (1 % NGA TOTALI)

KUPTIMI DHE MBËSHTETJA E POLITIKANËVE

o RAPORTI VJETOR i PROGRESIT i KOMISIONIT EUROPIAN

o RAPORTI TREMUJORË PËR KOMISIONIN (MEKANIZMI PËRCJELLËS)

o LEGJISLACION i RI PËR SEKTORIN PUBLIK

REAGIM POZITIV NË 2008

NDARJA E PËRGJEGJËSIVE

o AEI

o KIPA

o ZKM/DEP.LIGJORË, INSTITUTE

o UDHËZUESIT E POLITIKAVE

o CERTIFIKIMI

o AKREDITIMI

STRATEGJI E CENTRALISUAR,

IMPLEMENTIM i DECENTRALIZUAR

Page 121: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

SPECIFIKE PËR TRAJNIME

o UNIVERSITETET

Page 122: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

RESURSET PËR TRAJNIME IE

Faktorët kritik të suksesit Kriteret e vlerësimit (indikatorët) Nivelet e synimit (Min Real Max)

FINANCIM ADEKUAT NË BUXHETIN E KONSOLIDUAR TË KOSOVËS & DONACIONE/TRAJNIME TË BE PËR IE

o SHËRBIMI CIVIL: 1.500.000 € LLOGARITJA E BUXHETIT

o (3000 X 15 X 100 € =1.500.000 €)

o ARSIMI i PËRGJITHSHËM: 3.500.000 €

o (35.000 X 10 x 10 € = 3.500.000 €)

o 15 DITË NË 3 VITE PËR 3000 SHËRBYES CIVIL NË ADMINISTRATËN QENDRORE

o 10 DITË TRAJNIMI PËR IR NË TRI VITE;35.000 NJERËZ TË EDUKUAR PËR IE

PRODHIMI i TRAJNIMIT PËR TRAJNERË

NUMRI i TRAJNERËVE

o 100 TRAJNERË VENDORË

o 10 TRAJNERË NDËRKOMBËTARË

MATERIAL PËR TRAJNIME o NR. i LIBRAVE/MATERIALIT TË RI TRAJNUES (NË GJUHËT LOKALE)

o FONDE TË AKOLUARA NË BKK (10.000 €)

o 5 LIBRA (X3000)=15.000 KOPJE X2 (VERZIONE GJUHËSH) = 30.000 KOPJE

INTERPRETIM PROFESIONAL NR. i PËRKTHYESVE

o KOSTO E RROGAVE

o KOSTO E TRAJNIMEVE

o 400 PËRKTHYES (SHQ+SERB)

o PËRKTHYES TË TANISHËM (90) TË TRAJNUAR PËR IE

PËRKTHIM PROFESIONAL NR. i PËRKTHYESVE o 1O PËRKTHYES (5 PËR TË DY GJUHËT)

BURSA MAGJISTRATURE TË FINANCUARA NGA BE

NR. i BURSAVE

o 60.000 €/BURSË

o 20/60/100 NË TRI VITE

Page 123: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

PROCESET UDHËHEQËSE TË TRAJNIMIT PËR IE

Faktorët kritik të suksesit Kriteret e vlerësimit (indikatorët) Nivelet e synimit (Min Real Max)

THEMELIMI i NJË GRUPI PUNUES PËR TË KRIJUAR KURRIKULUMIN PËR TRAJNIM PËR IR PËR QEVERINË, SHOQËRINË CIVILE DHE AKADEMIKE, UDHËHEQUR NGA AIE

o PRODHIMI i PROGRAMEVE TRAJNUESE

o PËRFSHIRJA E EKSPERTËVE

7/15/30 PROGRAME TË REJA TRAJNIMI DERI 2009

FTESA ATRAKTIVE, TË ORIENTUARA KAH NEVOJAT & TË KUPTUESHME PËR PJESËMARRËS

NR. i APLIKANTËVE 15 PJESËMARRËS/KURSE (=ORAR i PLOTË 7/24)

PJESËMARRJE E SUKSESSHME NË TRAJNIM

o PREZENCA NË TRAJNIM

o METODAT E PJESËMARRJES

o PROVIMI

o 63% TË KOHËS PREZENT MIN.

o KONTRIBUTI NË PROCESIN E MËSIMIT

o 80% KALUAR

KUALITETI i TRAJNIMIT DHE KUALITATI i TRAJNERËVE/PARTNERËVE

o REAGIMI NGA PJESËMARRËSIT

o NDIKIMI i TRAJNIMIT NË VENDIN E PUNËS

o MIN 8 POENA, PREJ 4-10, 10=MAX)

o PLANIFIKIM MË i MIRE i PVPE DHE AFTËSI MË TË MIRA IMPLEMENTUESE

KRIJIMI i SISTEMIT TË TRAJNIMEVE MODULARE DHE PËRDORIMI i EKSPERTIZËS

PRODHIMI i LOGJIKËS NË MES MODULEVE

NJË PAKETË KOHERENTË E TRAJNIMEVE. RISHIKIM VJETOR

Page 124: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

61

KUALIFIKIMET E REJA TË GJENERUARA NGA TRAJNIMET IE

Faktorët kritik të suksesit Kriteret e vlerësimit (indikatorët) Nivelet e synimit (Min Real Max)

deri 2010

DITURI E PËRGJITHSHME PËR BE-në E FITUAR

o POLITIKABËT/PARTITË POLITIKE

o ANETARET E PARLAMENTIT

o MINISTRAT

o KRYETARËT E KOMUNAVE

o SHEFAT E OJQ-ve

o SHOQËRIA CIVILE (PROCEDURA TË HAPURA KOORDINIMI

o QYTETARËT

o STUDENTËT

o 10 DITË TRAJNIMI PËR IE, PËR TRI VITE

o 35.000 NJERËZ TË EDUKUAR PËR IE

AFTËSI PËR UDHËHEQJE TË PROCESIT PVPE DHE PSA26

o KOORDINATORËT PVPE

o SEKRETARËT PERMANENT & DREJTORËT

o DREJTORËT KOMUNAL

o AIE & ZIE NËPËR MINISTRI (PËRF. HRM)

20 DITË TRAJNIMI PËR IE NË TRI VITE

DHËNËSIT E SHËRBIMEVE PUBLIKE TË TRAJNUAR SIPAS STANDARDEVE EUROPIANE

o ADMINISTRATA QENDRORE

o ADMINISTRATË KOMUNALE

10 DITË TRAJNIMI PËR IE, NË TRI VITE

26 Një fletë punë interne e AIE-së sugjeron që grupet për strategjinë e trajnimeve për IE do të ishte: (1) AEI stafi; (2) udhëheqësit, sekretarët/koordinatorët dhe GP-të anëtarë të mëposhtmeve: Tregtia dhe Tregtia e Brendshme/Industria dhe NMV, Bujqësia, Mjedisi, Transporti/Shoqëria Informative dhe mediet, Energjia, Doganat dhe Taksat, Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale, Edukimi, Drejtësia, Liria, Siguria dhe Punët e brendshme; (3) Sekretarët/koordinatorët dhe anëtarët e GP-ve nga të mëposhtmet: Funksionimi i Institucioneve Demokratike, Sundimi i ligjit, Liria e Lëvizjes & kthimet e qëndrueshme, Ekonomia, Të drejtat pronësore, Trashëgimia kulturore; (4) Niveli komunal: Shefat ekzekutiv, koordinatorët për IE dhe anëtarët e mundshëm të GP-ve.

Page 125: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

62

o GRUPET E VEÇANTA CAK (DOGANAT, ETJ)

o SHËRBIMET PUBLIKE

TRAJNIMI & INTERNSHIPE PËR RRITJE TË PROFESIONALIZIMIT

o ETAPAT E MISIONIT JASHTË (PJESË E PROJEKTIT LT/ST & TAIEX)

40/60/80 PJESËMARRËS PËR ÇDO VIT (NIVELI QENDROR & KOMUNAL)

Page 126: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

63

4. Plani i veprimit Planet e aktiviteteve trajnuese do të përpilohen në baza vjetore

Page 127: PLANI PËR INTEGRIM EVROPIAN 2008-2010

64