pjesa e katËrt - myslim pasha usht vellimi i dyte.… · web viewqyteti duket se është i...

152
PJESA E KATËRT Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog njohës kryesor ndaj infromacioneve të tjerë hartografikë, gjeodezikë, si dhe modelimeve të ndryshme të shkencave të tokës, aq të nevojshme për vlerësimin e gjeohapsirës dhe ndikimit të tyre në veprimet luftarake. Shëmbëllimi i këtij përshkrimi nuk ka lidhje me drejtime gjeostrategjike të përcaktuara, kryesore apo të veςanta, sikundër është trajtuar para viteve nëntëdhjetë, por thjesht vlerësim dhe veςori të gjeohapësirës shqiptare, në kushte të reja të sigurisë në Ballkan, Evropë dhe Botë, pavarësisht se prej cilës pjesë të saj vjen rreziku i sulmit, organizimit të mbrojtjes etj, por duke e përfytyruar atë si mundësi tërësore njohëse dhe ndikuese për situata të ndryshme luftarake. IV. PËRSHKRIM GJEOHAPSINOR USHTARAK I SHQIPËRISË IV.A.Hyrje. Drejtimet operativo-strategjike, janë përfytyrime veprimesh ushtarake që do të kryhen në një gjeohapësirë të caktuar, si një mision strategjik, taktik, stërvitor dhe menaxhues. Ndërkaq arti operacional në vite, në gjeohapësira, të caktuara ka bërë përnjohjet dhe projektuar lëvizjet, duke vlerësuar studimin dhe vlerësimin gjeografik të vendit. Përzgjedhja, njohja, kushtet, përvojat, aftësitë bëjnë të mundur që duke projektuar mbi një vend (gjeohapësirë) të gjurmohet e studiohet çdo gjasë e kundërshtarit i cili ka bërë të njëjtin vlerësim sikundër dhe forcat tona për t`u ndeshur në të njëjtën gjeohapësirë. Përfytyrimet edhe projektet e të dy palëve, bëhen në skenën teatrin luftarake veprimeve gjeohapsirën dhe gjeografisë etj. Aty “lëviz” veprimtaria mësymëse për të kapur pozicione të vendit, zbulimin, rrethimin, goditjen në shpinë, që së toku i shërbejnë një nisme strategjike të caktuar. Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë, pas luftës së dytë Botërore, u kushtëzua në fillim nga aleancat e bllokut lindor ku gjeopolitika e re u shfaq mbi gjeopolitikën e vjetër e cila mbeti në rrënojat që la pas kjo luftë. Shqipëria, që në hapat e parë të saj, u gjend befas ndën synimin Jugosllav, për ta përpirë në bashkësinë e federatës, kështu që drejtimi strategjik i saj ish real. Gjeohapësira VL kufitare që fatkeqësisht ishte edhe kufi trojeve shqiptare, të ndarë qyshkur, u bë objekt studimi i dyanshëm. Bashkimi Sovjetik, përpiqej të mbështeste kërkesat e ngutshme të udhëheqjes shqiptare e cila menjëherë kishte përcaktuar drejtimet operative të mundshme, atë të kufirit VL me Jugosllavinë dhe më vonë, mbetur gjithnjë i hapur drejtimi operativ JL, me Greqinë. Planet operative të Shtabit të Përgjithshëm në vitet pesëdhjetë përgatiteshin për të pritur një sulm armik ndaj Shqipërisë. Ky sulm përfytyrohej në tre drejtime , nga Jugosllavia, Greqia dhe Italia.

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

42 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

PJESA E KATËRT

Në këtë pjesë do të gjeni një përshkrim të shkurtuar gjeoushtarak të Shqipërisë e cila është në tërësi panoramë gjeografie fizike, por që mbetet si një prolog njohës kryesor ndaj infromacioneve të tjerë hartografikë, gjeodezikë, si dhe modelimeve të ndryshme të shkencave të tokës, aq të nevojshme për vlerësimin e gjeohapsirës dhe ndikimit të tyre në veprimet luftarake.Shëmbëllimi i këtij përshkrimi nuk ka lidhje me drejtime gjeostrategjike të përcaktuara, kryesore apo të veςanta, sikundër është trajtuar para viteve nëntëdhjetë, por thjesht vlerësim dhe veςori të gjeohapësirës shqiptare, në kushte të reja të sigurisë në Ballkan, Evropë dhe Botë, pavarësisht se prej cilës pjesë të saj vjen rreziku i sulmit, organizimit të mbrojtjes etj, por duke e përfytyruar atë si mundësi tërësore njohëse dhe ndikuese për situata të ndryshme luftarake.

IV. PËRSHKRIM GJEOHAPSINOR USHTARAK I SHQIPËRISË

IV.A.Hyrje.

Drejtimet operativo-strategjike, janë përfytyrime veprimesh ushtarake që do të kryhen në një gjeohapësirë të caktuar, si një mision strategjik, taktik, stërvitor dhe menaxhues. Ndërkaq arti operacional në vite, në gjeohapësira, të caktuara ka bërë përnjohjet dhe projektuar lëvizjet, duke vlerësuar studimin dhe vlerësimin gjeografik të vendit. Përzgjedhja, njohja, kushtet, përvojat, aftësitë bëjnë të mundur që duke projektuar mbi një vend (gjeohapësirë) të gjurmohet e studiohet çdo gjasë e kundërshtarit i cili ka bërë të njëjtin vlerësim sikundër dhe forcat tona për t`u ndeshur në të njëjtën gjeohapësirë. Përfytyrimet edhe projektet e të dy palëve, bëhen në skenën teatrin luftarake veprimeve gjeohapsirën dhe gjeografisë etj. Aty “lëviz” veprimtaria mësymëse për të kapur pozicione të vendit, zbulimin, rrethimin, goditjen në shpinë, që së toku i shërbejnë një nisme strategjike të caktuar. Pozicioni gjeostrategjik i Shqipërisë, pas luftës së dytë Botërore, u kushtëzua në fillim nga aleancat e bllokut lindor ku gjeopolitika e re u shfaq mbi gjeopolitikën e vjetër e cila mbeti në rrënojat që la pas kjo luftë. Shqipëria, që në hapat e parë të saj, u gjend befas ndën synimin Jugosllav, për ta përpirë në bashkësinë e federatës, kështu që drejtimi strategjik i saj ish real. Gjeohapësira VL kufitare që fatkeqësisht ishte edhe kufi trojeve shqiptare, të ndarë qyshkur, u bë objekt studimi i dyanshëm. Bashkimi Sovjetik, përpiqej të mbështeste kërkesat e ngutshme të udhëheqjes shqiptare e cila menjëherë kishte përcaktuar drejtimet operative të mundshme, atë të kufirit VL me Jugosllavinë dhe më vonë, mbetur gjithnjë i hapur drejtimi operativ JL, me Greqinë. Planet operative të Shtabit të Përgjithshëm në vitet pesëdhjetë përgatiteshin për të pritur një sulm armik ndaj Shqipërisë. Ky sulm përfytyrohej në tre drejtime , nga Jugosllavia, Greqia dhe Italia. Versioni i dytë i planit operativ nisej nga supozimi i një sulmi ndaj Shqipërisë, prej vetëm njërit prej këtyre vendeve. Një version tjetër i cili do të ridiskutohej edhe gjatë viteve shtatëdhjetë ishte edhe plani operativ i luftës partizane, kryesisht në thellësi të vendit, në zonat lugionore e malore. Delegacionet ushtarake që shkonin në Moskë mernin me vete harta ushtarake të përpunuara që ilustronin në tërësi dhe në veςanti variantet operative.Këto drejtime quheshin mbrojtëse, porse në vijim, përfytyroheshin si hapësira ku priteshin sulme nga shteti fqinj, çka ishte përcjellë edhe me mbylljen e parë të madhe të vijës kufitare të botës shqiptare në Ballkan, vijë e cila konsiderohej si një “ferr” i ri i kanosjes, ndarjes, armiqësisë, mospajtimit që kishte izoluar shqiptarët në gjysmën e parë të shek. XX. Hapësirat tej shtetit amë, të sunduara nga Jugosllavia mund të bëheshin truall sulmi ndaj Shqipërisë. Në këtë vështrim, kufiri ruhej në një regjim të lartë, njësitë ushtarake ishin vendosur pranë kufirit dhe në veprimtaritë stërvitore, ky drejtim gjithnjë përfytyrohej si drejtim i ardhjes së sulmeve. Prandaj çdo hollësi, rrugë, lartësi, pemë, shkëmb, rrëpirë, breg lumi, si pjesë e vendit studioheshin nga ana gjeoushtarake, veçmas dhe në mënyrë tërësore. Luginat

Page 2: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

lumore, qafat, rrugët e afrimit ishin bërë sa e sa herë “pjesë e lojrave dhe situatave të improvizuara ushtarake”.Teatër dhe gjeohapsirë e rajoneve të veprimeve luftarake përfytyrohej e tërë kjo vijë kufitare, e cila ishte vijë ndarëse dhe prerje e të njëjtit trup të shqipëtarëve.Mbas viteve 60, përfytyrimi i drejtimeve operativo-strategjike mori përmasa të reja. Lufta ideologjike rrëmbeu në vorbullën e saj Shqipërinë dhe ajo u vetshpall protagoniste e një qëndre të re në Evropë, e cila ishte objektiv i Imperializmit dhe Revizionizmit. Përfytyrimi gjeohapësinor shqiptar ishte “një ishull që rrihej nga dallgët” apo “kështjellë”. Kjo solli ndërtimin e një strategjie qëndrese me përmasa të përballjes së armiqve dhe koalicionoeve të armiqve.Gjeohapsira shqiptare përfytyrohej në mënyrë folklorike “në gojë të ujkut, hedhim valle” e cila e shquante qartaz jo vetëm izolimin, por një rrethim midis dhëmbësh grabitqarë.Drejtimet operativo – strategjike tanimë ishin rrezore, rrethorë nga të gjitha drejtimet: detare (P), tokësore (V, VL, JL) dhe ajrore si përmasë vertikale gjeohapsinore.Në këto kushte këto drejtime ishin tërësore, pavarsisht se përzgjidheshin si kryesore:

a) Detare – si drejtim P që përfshinte tërë bregdetin shqiptar të Adriatikut dhe Jonit.

b) Tokësore- Ultësira e Mbishkodrës si drejtim VP, i kufirit me Malin e Zi.- Gryka e Drinit të Bardhë i kufirit me Jugosllavinë, në VL.- Gryka e Drinit të Zi, si drejtim i tretë me Jugosllavinë, në L.- Gryka e Shkumbinit – Qafë Thanë – Pogradec si drejtim i katërt me

Jugosllavinë, në L.- Fushëgropa e Korçës në luginën e Devollit të Sipërm si drejtim i parë me

Greqinë.- Rrjedha e Sipërme e Osumit, Kolonja, si drejtim i dytë me Greqinë.- Rrjedha e sipërme e Vjosës dhe pllaja e Kolonjës, si drejtimi tretë L me

Greqinë.- Masivi Sarandë – Delvinë, si drejtimi i pestë JL me Greqinë.Siç mund të shihet, studimi i drejtimeve operative strategjike përfshinte gjithë komunikimet natyrore gjeohapsinore të Shqipërisë me hapsirat Ballkanike dhe Europiane. Studimi ishte mbyllës dhe jo ndërlidhës.Ky studim, përpos të tjerash, kishte karakter gjeoushtarak dhe lidhej me njohjen e vendit, prandaj edhe në vitet 80-të u shkrua dhe një Gjeografi Ushtarake e cila merrej me trajtimin njohës e ndikues të tij në këto drejtime.Breznitë e ushtarakëve kanë patur fatin që në lojën e madhe dhe të vijueshme të përfytyrimeve të agresioneve ku ata zgjidhnin detyra e situata luftarake e vetmja gjë që u ka mbetur si një pasuri e madhe përvoje dhe njohjeje ishte njohja dhe shkelja pëllëmbë për pëllëmbë e tërë Shqipërisë, e cila nuk u sulmua asnjëherë.

IV. II. GJEOHAPËSIRA E ULTËSIRËS PERËNDIMOREGjeohapësira Perëndimore Shqiptare është brez lidhës jetësor i masiveve

malore që shtrihen VP, JL, ku rrafshësia e butë e relievit të saj, ka qënë, në histori hapësirë jete dhe qëndrese. Ajo vijimisht ka qënë nën kalimin, tërheqjen dëshirën për pushtim, shkatërrim dhe largim. Fushata ushtarake kanë patur synim Ultësirën Përëndimore dhe kanë lënë gjurmë gjer në ditët tona. Por kjo gjeohapësirë, edhe pse fushore, nuk ka qënë tërësisht e kalueshme, për shkak të pengesave të mëdha ujore sidomos të kënetave, që ishin të pranishëm si ato në zonën e Myzeqesë së Fierit, Hoxharë, Roskovec, këneta e Tërbufit, këneta e Durrësit ato të Kunë e Vain e Ishull Shëngjin Lezhë, të Kakarriqit, Velipojë të cilat kanë qenë një pengesë ujore fushore po aq e vështirë sa edhe malet. Zhvillimet kanë sjellë ndryshime të mëdha në krijimin e një peisazhi e mjedisi të përshtashëm jetësor shqiptar në këtë ultësirë, me shtrirje VJ rreth 200 km dhe LP, deri në 50 km (në Berat) që është jo vetëm gjeohapësirë ekonomike por edhe me një popullsi të madhe të shtuar sidomos pas viteve 90-të.

Koncepti i “drejtimit gjeostrategjik kryesor”për Ultësirën Perëndimore, në vështrimin Ushtarak gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, ishte po me të njëjtën

2

Page 3: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

rëndësi që kishin drejtimet J, në kufi me Greqinë si dhe ato L, me ishJugosllavinë. Në këtë rast kërcënimet dhe sulmet mund t’i vinin Shqipërisë nga Perëndimi. Ky përfytyrim, bëri që t`i kushtohej vëmendje skajore studimit dhe vlerësimit të kësaj gjeohapësire, sidomos fortifikimit, në kapacitetin maksimal të saj. Ndërkohë në bashkëkohësinë e sigurisë së sotme, Ultësira Perëndimore, studiohet, vlerësohet, me vëmendje dhe përparësi ushtarake, pasi këtu është përqëndruar zhvillimi qytetor, ekonomik, demografik si dhe i komunikimit me fqinjët, por jo si një gjeohapësirë që kërcënohet nga Perëndimi etj. Në situatat dhe gjendjet që mund të krijohen, Ultësira Perëndimore kërkon njohje të gjithanshme për: shtrirjen, burimet njerëzore, ekonomike, mjedisin qytetor, transportin, kapacitetet gjeohapsinore, rreziqet natyrore (përmbytje, tërmete) për të qënë në gjendje në vendimmarrjet, për luftën ndaj trafikut të jashtëligjshëm, në tërësi. Në këtë gjeohapësirë janë përqëndruar, gjithashtu edhe bazat kryesore ushtarake të FA, lidhja ajrore dhe detare e vendit, ardhmëria e zhvillimeve ekonomike. Ndërkaq këtu, vijon të merren masa për ruajtjen e kufijve detare nga trafiku i qënieve njerëzore, droga dhe krimi ekonomik që kërkojnë bashkëveprim me FA njohjen e gjeohapësirës dhe gatishmërinë ushatrake.

IV.A.a. SHTRIRJAUltësira Perëndimore fillon në V në Hanin e Hotit dhe përfshin hapësirën

fushore dhe kodrinore të Shqipërisë deri në gjirin e Vlorës, zë një sipërfaqe prej 6600km², gjatësi VJ, 220 km, dhe PL si më e gjerë në Berat: 50 km dhe Elbasan 67 km.

IV.A.b. FUSHA E MBISHKODRËSUltësira e Shkodrës fillon nga Hani i Hotit dhe mbaron në Urën e Bahçallëkut.

Përfshin qytetin e Koplikut dhe Shkodrës. Rozafa është pikë vëzhgimore në J të saj e në P ndodhet liqeni i Shkodrës. Në L, mbrin rrëza e Alpeve Shqiptare. Është e gjatë 32 km. Gjerësia ndryshon nga 4-15 km. Ajo është gjeohapësirë me dëndësi të madhe të qëndrave të banuara. Në rrjedhën historike ka qenë një fushë betejë e vijueshme e dyndjeve dhe luftrave. Relievi është fushor me ndryshime të vogla pranë Shkodrës dhe Koplikut. Ka transport të zhvilluar tokësor, liqenor si edhe lidhje me shtetin fqinj të Sërbi-Mali i Zi. Këtu, zbresin luginat e Bogës, Rjollit dhe Kirit, përroi i Thatë në Koplik si dhe rrugët që e lidhin Koplikun e Shkodrën, me Tamarën e Vermoshin, si dhe Bogën e Thethin. Rrugët fushore janë të përdorshme, gjatë gjithë stinëve të vitit nga teknika luftarake.Klima. Dallohet për kontraste të theksuara të temperaturës, me erëra të ftohta V e L. Temperaturat mesatare vjetore: 14,9 ºC, ndërsa e janarit: 3.7 ºC, e gushtit 25.1 ºC. Ndikojnë erëra të forta që përcillen me temperature shumë të vogla (-13 ºC) apo dhe shumë të mëdha 41 ºC.

Koplik: Ky qytet ndodhet në veripeëndim të Shqipërisë me koordinata φ= 42° 12’ 50" dhe λ= 19° 26’ 15" rreth 6 km në lindje të liqenit Shkodrës. Ka një sipërfaqe afërsisht 5000 m². Në Koplik lartësia mesatare mbi nivelin e detit Adriatik shkon afërsisht 10.0 m.Qyteti brenda tij ka rrugë të restauruaraa komplet dhe të asfaltuara, në to kalohet lehtësisht metë gjitha mjete luftarake. Kuota dominuese e qytetit arrin 73.3 m mbi nivelin e edetit. Hyrja që del ng averiu i Shkodrës dhe kjo rrugë del nga Kopliku dhe vazhdon për në HAnin e Hotit (kufi) për në Podgoricë të Malit të Zi. Disa nga objektet kyesore në Koplik janë Bashkia e Qytetit

Ujorët. Fusha e MbiShkodrës, karakterizohet si e varfër në ujrat rrjedhëse. As burime nuk ka, që të kenë vlerë njohëse, në shfrytëzim. Po rrjedhat nëntokësore bëjnë që ujrat të dalin buzë liqenit (Syri i Shëganit i Dobraçit).Tokat, janë livadhore dhe të kafejta, zallishtë, karbonato-humusore. Në tërësi lëvizja e teknikës në këtë rrafshinë është e mundur dhe rrugët janë me bazament natyror të përmirësuar. Teknika mund të ngecë në tokat buzë liqenit që janë moçalike-liqenore.

3

Page 4: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

IV.A.c.FUSHA E NËNSHKODRËSShtrirja e saj është nga Shkodra në Lezhë. Kjo gjeohapësirë përbën një nga

trevat ku popullimi, zhvillimi, pozicionimi kanë qenë synime të pushtimeve. Ka një shtrirje VJ, prej 32 km. Sipërfaqja e saj është rreth 530 km². Rrafshina fushore ka lartësi 20 m mbi nivelin e detit. Përmidis, fusha ka një reliev mbrojtës, kryesisht për fushën e Zadrimës. Ruajtja e këtyre lartësive mer rëndësi të veçantë. Në fushën e NënShkodrës, dallohen: Fusha e Bunës e cila ndodhet në të dy anët e lumit, dhe në V kufizohet me lartësitë e Taraboshit ndërsa në J deri në detin Adriatik. Një sërë kodrash, krijojnë një barrierë si kodrat e Bërdicës, e Zefjanës dhe ato të Kakarriqit e Rencit. Në pëbërje të kësaj fushe ndodhen edhe fusha e Anamalit, ku brezi fushor më i plleshëm, shtrihet edhe më tej kufirit shtetëror në zonën Shqiptare të Ulqinit. Në kufi, kodra pranë doganës dhe sistemi shtrirjes së relievit kodrinor në drejtim të bregut të lumit janë një ndërprerje relievi me rëndësi pozicionimi.

Fusha e Trushit, përtej bregut J të Bunës, në V kufizohet nga kodrat e Bërdicës dhe Zefjanës e në J me ngrehinën e përzgjatur të Kakarriqit.

Fusha e Kakarriqit, ka një lartësi pothuajse të njëjtë me nivelin e detit. Dikur ka qenë kënetë. Është e mbrojtur nga dy breza kodrinorë, e përshtatshme për lëvizje dhe tërheqje të trupave dhe teknikës përgjatë rrugës automobilistike e cila tanimë ka karakter vendor, mbasi rruga kombëtare për në Shkodër, kalon pranë aeroportit ushtarak të Gjadrit.

Fusha e Trushit është rreth 11 km e gjatë, nga Bërdica në Renc.Fusha e Velipojës, zë sipërfaqen më të madhe. Ka pozicion bregujor dhe

qendra banimi të dëndura. Në pjesën e saj V ngrihen kurrize kodrash prej së cilave vrojtohet e gjithë fusha gjer në det.

Fusha e Zadrimës shtrihet në L, nga Rozafë - Renci e deri në Lezhë. Kodrat e Bërdicës dhe Zefjanës e ndajnë atë nga fusha e Bunës. Ka një gjatësi V-J prej 32 km dhe P-L 18 km. Është një fushë e begatshme e populluar dhe me tradita kulturore. Përshkohet nga lumi Gjadër. Në pjesën L, mbështetur në vargun kodrinor të Kakarriqit: ndodhet aeroporti ushtarak i Gjadrit, ku rëndësi të posaçme nuk ka pista, por sistemi tunelor brenda brezit kodrinor.

Fusha e NënShkodrës në tërësi është me qendra të banuara dhe popullsi të dendur, si një burim i madh njerëzor.

Shkodra: Shkodra është një nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, në V të vendit. Qyteti vjen gjer në ditët tona, prej lashtësisë si qëndër e rëndësishme ushtarake, ekonomike dhe kulturore. Shtrihet kryesisht në zonë fushore duke patur pranë fundin e liqenit dhe fillimin e Bunës, ndërkaq në JP e mbështjell Drini dhe bë VL Kiri. Ka një pozicion mbështetës tek Kodra-ngrehinë e zemrës se saj: Rozafa ku ndodhet edhe kështjella e njohur e mbijetesës Shkodrane. Shkodra në P ka Taraboshin mburojë dhe në L masivin e Alpeve Shqiptare. Shtrihet në relievin fushor me lartësi mesatare: tek ura e Bunës 9 metër dhe deri tek buza e Kirit 15 metër. Rozafa vështron Shkodrën prej lartësisë 128 metra. Ndërkohë Taraboshi në P është mburojë. Ka një shtrirje në sipërfaqe 12 km².

Nëpër Shokodër ka kaluar dikur rruga ushtarake që vinte nga V prej viseve të Malit të Zi, e prej takimit me qyetin e lashtë, vijonte përgjatë Drinit duke mbritur në viset lindore të Dardanisë (Kosovës), në Therandë ( Prizren) e më tej në Ulpianë. Shkodra përmendet për një përmasë të njohur të qëndresës shqiptare si gjatë përballjes me Romën gjatë sundimit të Gentit e mandej të pushtimit sërb, venedikas dhe sidomos atij osman. Duke qënë qëndër rrethi, ajo është vend organizimi, furnizimi e mbështetjes në raste të situatave luftarake. Lidhet me rrugë automobilistike me Koplikun, në V me Pukën në drejtimin L, ku degëzohet edhe rruga për në HÇ e Komanit, për të vijuar mandej me traget deri në Fierzë. Rruga automobilistike që të çon në zonën e Pultit, përgjatë Kirit është e pamirmbajtuir. Në J, rruga lidh Shkodrën me Lezhën, Velipojën në buzë të detit, me Murriqanin ku ndodhet kufiri me Malin e Zi për të nxjer, mandej në Ulqin.

Mundësitë e evakuimit të popullsisë është në drejtim të luginës së Kirit, si drejtimi më i përshtatshëm.

4

Page 5: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrugët. E gjithë hapësira e fushës përshkohet nga rrugë të cilat, në tërësi janë të kalueshme nga teknika luftarake gjatë gjithë vitit. Kështu rrugët për në Murriqan, në Bushat e Vau i Dejës për në Velipojë, Lezhë e Torrovicë, janë arterje rajonale me rëndësi.

Ujorët. Ajo përshkohet nga ujorët si: Buna, Drini e Gjadri. Një dëndësi kanalesh kullues dhe ujitës mbulojnë hapësirën fushore. Buna, ka gjerësi mesatare prej 85 metrash dhe ujë thellësi mesatare prej 2.5 metra. Ajo është arterje e madhe ujore. Brigjet janë të mbushura me bimësi pyjore të lartë. Në anën J ka një argjinaturë e cila ka vlerë mbrojtëse. Ndërkohë, Buna mund të kalohet me lehtësi nga trupat lundruese portative, kurse teknika kërkon urahedhës. Buna ka pas qenë e lundrueshme dhe ajo mund të lundrohet përsëri.

Drini, nuk është ai lum i dikurshëm. Tani është i shkurtër, prej Vaut të Dejës deri në bashkimin me Bunën, pranë urës së Bahçallëkut. Ky lum krijon vështirësi të mëdha kur prurjet e tij shtohen duke dalë nga shtrati dhe krijuan përmbytje. Kur ai shton prurjen dhe hapen portat e HÇ e bën që uji në Bunë të lëvizë nga P në L për në Liqenin e Shkodrës. Të dy urat e Bunës dhe ajo e Bahçallëkut kanë vlerë të madhe për kalueshmëri si dhe duhen mbrojtur si objekte me rëndësi ushtarake.

Gjadri është pengesë ujore, por dhe një lum përmbyllës i Lezhës. Njohja e tij nga ana ushtarake është jo vetëm në kohë lufte edhe paqeje, në raste të emergjencave të përmbytjeve. Brezi kodrinor i Rencit nga Lezha në Velipojë është edhe një brez i madh mbrojtës, me gjatësi gati 20 km dhe lartësi 396 metër mbi det.

Klima, në përgjithësi është ndën ndikimin e detit, me ngrohtësi dhe me ndryshueshmëri të vogël. Temperaturat mesatare janë nga 1-2 ºC.

IV.A.d. GJEOHAPËSIRA FUSHORE NGA LEZHA NË MILOT.Shtrirja e saj është V-J 20 km dhe P-L 14 km, si një zonë fushore populluar, me

rëndësi ekonomike. Lumi Mat e mbyll këtë hapësirë nga deti deri në Urën e Zogut (Ura e Matit). Lëvizja e trupave gjatë verës është e lehtë ndërsa në dimër vështirësohet nga lumi si dhe nga një tërësi lagunash që ndodhen në P si ajo Kunë e Vain dhe ishull Lezhë. Ka një rrjet kanalesh po shpesh hërë të pamjaftueshëm për tërheqje të ujrave gjatë përmbytjeve. Popullsia është e dendur. Lumi Mat ka tani tri ura, ajo e Zogut dhe ura rrugoro-hekurudhore si dhe ur a e re e rrugës kombëtare interqytetore e klasit të dytë.

Lezha ndodhet në një pozicion strategjik në fundkodrat e Kakarriqit e Rencit ku kalon Gjadri dhe e lë qytetin në L të brigjve të tij, ndën kodrën kështjellore që ngrihet si karakoll mbi qytet.

Porta hyrëse ilire, në kalanë e Lezhës, është një nga monumentet më tipike dhe më të bukurit e këtij lloji në Ballkan. Ajo është në drejtimin JP të fortifikimit si pjesë e

kullës që ruan anën e poshtme dhe afrimin nga lumi.Prej kështjellës duket Lezha e sotme,deri tek lagunat në bregun e detit.

Qyteti ka një sipërfaqe prej 1.7 km². E ndodhur midis fushës së Zadrimës të fushës së Bregut të Matit në J, aty ndodhet një kryqëzim rrugësh me rëndësi për në Shkodër, Shëngjin dhe në J, drejt Tiranës. Në të shkuarën ishte qëndër e rëndësishme Iliro-Shqiptare, për ekonominë dhe pozicionimin ushtarak, ku rëndësi merrte Kështjella e qytetit.

Lezha, është qëndër rrethi dhe përbën një zonë që duhet vlerësuar nga ana ushtarake si e afërt me portin detar të Shëngjinit dhe komunikimin me rrethinat e saj fushore dhe malore. Gjatë një vështrimi ushtarak aty mund të mobilizohen rreth… luftëtarë. Fusha është e begatshme dhe pozicioni prandetar dhe lagunor e bën atë të “volitshëm”. Rrugët e qytetit janë paralel-VJ-dhe ndërprerëse me një shëtitore kryesore në mes. Godinat në qëndër janë rreth 6 katëshe, në rrethinë zotërojnë ndërtime banesore në formën e vilave. Dëndësia e ndërtesave nuk është e madhe. Brenda rrugëve mund të lëvizë lirshëm teknika luftarake. Një vrojtim të shkëlqyer e ka qyteti nga kodra Kështjellore e Shelbuenit. Gjadri i shkakton qytetit gjithnjë përmbytje, mbasi brigjet janë ende të pasistemuar.

5

Page 6: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrugët automobilistike përshkojnë hapësirën e fushës. Rruga automobilistike interqytetore nga Tirana në Lezhë përcjell tani transport të shpejtë të dendur. Ndërkaq nga Ura e Zogut, paralel përshkon edhe rruga e Vjetër rrëzë lartësive e fund fushë që është degëzim tjetër i transportit dhe teknikës luftarake. Lumi Mat, ka argjinaturë nga të dy anët po ato hera herë, shpërthejnë duke sjellë përmbytje. Në raste të situatave luftarake gjatë verës lumi kalohet nga këmbësorët me lehtësi, ndërsa vështirësohet në stinën e dimrit, por mjetet urahedhëse mundësojnë kalimin.

Gjeohapësira fushore Mat-Ishëm është një rrëfshirë fushore me gjatësi V-J prej 25 km dhe gjerësi nga deti në rrëzë të maleve 15 km. Në P, është gjiri i Rodonit dhe në J të derdhjes së Ishmit vijon Kepi me të njëjtin emër ku ndodhet edhe Kalaja e Skëndërbeut. Në këtë hapësirë dallojnë qendrat e banuara Fushë-Krujë, Mamurras, Laç, Milot, ndërsa në bregdet Patogu. Gjiri i Rodonit është i përshtatshëm për zbarkim të mjeteve luftarake detare. Rruga interqytetore dhe ajo automobilistike e vjetër janë arterje kryesore transporti.

Lumi Ishëm, zbret nga gryka e malit (prr. Zezës) dhe në fushë ai bëhet një pengesë ujore. Megjithatë brigjet e tij nuk janë të gjerë (gjerësia jo më e Madhe se 20 metra) çka lehtëson kalimin e tij.

IV.A.e. GRYKA E MILOTITGryka e Milotit është kontakti i parë me fushën, i lumit të Matit që nga

fundkodrat në Pllan dhe Milot, deri tek takimi i lumit të Fanit me atë të Matit. Ka një largësi prej 8 km. Brigjet e lumit kanë gjerësi deri 900 m, (tek ura e Zogut , 700 m), në hekurudhë që përkon me fundkodrat Pllanë- Milot, 1400 m. Gryka i ngjan një katërkëndëshi luginor me lartësi që ngrihet nga të dy anët. Në syprinën e shtratit lumor lartësitë janë: në Milot 14 m, tek ura e Zogut 20 m, tek kryqëzimi i Fanit me Matin 32 m. Krahu V, i lartësive, ka parakodrat (Pllanë 138 m, maja e Kunorës 379 m, kodra e Qerenakut 334 m, kodra e Malungut 360 m). Në J, ngrihet maja e Suksit 677 m, maja e Mllezës 584 m. Gryka zotërohet nga rrugët në të dy krahët e lumit. Në krahun V, rruga të çon në Rubik e Rrëshen. Në krahun J, ajo lidh Burrelin. Përgjatë kësaj ane, gjendet edhe traseja e hekurudhës, që të çon në Rrëshen e cila tanimë nuk funksionon. Mati sapo zbret në fushë dhe brenda grykës malore ka katër ura:

Ura e re e Matit që është pjesë e infrastrukturs së re rrugore: Tiranë – Shkodër.

Ura rrugore hekurudhore e Milotit. Ura e Matit (ura e Zogut ) e ndërtuar në pjesën më të ngushtë të grykës ku

ndodhen rrugët për në Burrel e Rubik. Ura e Skurajt që kalon Matin dhe të nxjerr në Shkopet e Ulëz.Kjo grykë kontrollon luginën e Fanit dhe atë të Matit. Këtu mund të hyhet por nuk

mund të dilet kaq kollaj. Çdo planëzim operacional për të hyrë në thellësi, në mënyrë tokësore është një “marrëzi malore e lumore”. Po kështu, çdo çarje që mund të ketë ndodhur në thellësi në këtë grykë, pritet dhe asgjesohet. Gryka e Milotit paraqet siguri dhe është një pikë ruajtje në prag të Ultësirës Perëndimore.

Sapo hyn në grykën e Milotit në ë djathtë të rrugës që lidhet me Burrelin degëzohet rruga që të con në Gallatë-Vinjoll, një luginë e future në thellësi të Kurbinit me histori në të shkuarën, sidomos të luftrave të Gjergj Kastriotit.

Shqiptarët kanë lindur për të bërë qëndresë dhe për të mos u bindur”.

Kronikani Tursun Bej

Vetëm duke i lënë mbrojtësit, të vdesin urie osmanët qenë në gjendje të merrnin kështjellën e fortë dhe të pathyeshme më 16 qershor 1478 10 vjet pas vdekjes së

Gjergj Kastriotit.

IV.A.f. GRYKA E SHKOPETIT6

Page 7: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Gryka e Shkopetit fillon nga ura e Skurajt mbi Mat dhe deri në Ulzë. Eshtë e gjatë 20.5 km. Deri në Shkopet ku është hidrocentrali ajo ka drejtim PL, pastaj harkon e merr drejtim J, deri në Madhesh, ku shfaqet një kthesë këndore të fortë, deri në Ulzë. Gryka e Shkopetit, pranë urës, ka një gjerësi prej 800 m. Në Skuraj ngushtohet deri në 200 m dhe më tej ajo është pothuajse greminore. Diga e Shkopetit është e lartë 47.7 m në trajtë harku. Ajo grumbullon 14 milionë m3ujë. Relievi në të dy krahët e lumit është malor. Lartësitë në V, fillojnë nga 33 m, ngrihen mbi Shkopet 815 m e më tej, gradualisht ulen deri në Ulzë (225 m). Në J, mbi Skuraj (506 m), maja e Mllezës (1000 m), maja e Hithit, si kulm i luginës së Lunresë (1316 m), lartësitë mbi Stojan (526 m), deri në Ulzë. Rruga automobilistike kalon në krahun V. Ka tunel vetëm në hidrocentralin e Shkopetit. Në përgjithësi kalon në thepisje shkëmbore. Në Madhesh ka pasarelë që lidh luginën e Lunresë. Rruga këmbësore e vijueshme kalon shpatin e malit përgjatë luginave deri në kreshtat e malit të Skënderbeut. Lugina është e veshur me bimësi: shkurre të dendura dhe pyje në lartësitë e maleve të Skënderbeut.Objektet kryesore, në vëmendje të shtabeve ushtarake do të jenë: hidrocentrali i Shkopetit dhe i Ulzës të cilët të cilët përbëjnë një rrezik nëse ndodh një shpërthim liqenor të jashtëzakonshëm.

Laçi është qytet i ri, I ndërtuar në fushë, në këmbë të masivit kodrinoro-malor të Kurbinit. Ka një sipërfaqe prej afërsisht 0.75 km² me përmasa 1.2-0.7 km. Ndërtesat në qëndër janë shumëkatëshe. Në periferinë L janë shtuar banesat në formë të vilave. Sistemi rrugor është kryesisht i blloqeve me rrugë përmbyllëse në të cilat teknika, mund të lëvizë lirshëm. Në anën P kalon rruga që lidh Fushë Krujën me Milotin. Qyteti vrojtohet nga sistemi kodrinoro-malor në P. Në L në drejtimin përafër VJ, shtrihen malet e Kurbinit. Në një lartësi kodrinore sipër qytetit ndodhet pragu shkëmbor i Shna Ndout si një truall i shënjtë ku shkojnë shumë pelegrinë.m Në V ndodhet kompleksi i ish uzinës së superfosfatit.Laçi ëshët qëndër e rrrethit të Kubinit. Në raste të bombardimeve, qyteti është i ekspozuar. Mundësia e evakuimit është në VL, pasi kalon Milotin, kurrizin në luginën e Gallatës.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

Laç 54392 26809 27583 23455 11896 30937 15687

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Laç 54392 273 km² 199 ban/km²

7

Page 8: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Laç 54392 16512 17311 33641

IV.A.g.ULTËSIRA: NGA ISHMI NË ERZEN.Kjo hapësië përbën një masiv-fushor e kodrinor me shtrirje të gjerë si dhe me

përkim të zonës metropolitane më të madhe Shqiptare, të vet Tiranës. Ajo përbëhet nga fusha e Tiranës, fusha e Gjirit të Lalëzit dhe vargu kodrinor Rodon-Erzen. Fusha e Tiranës, nuk përbën një reliev tërësisht fushor, por me luhatje kodrinash. Shtrihet midis lartësive të Dajtit në P, kodrat e Rodonit, Prezës deri në Urën e BeshiritFusha e Tiranës, ka trajtën e një gropë midis një relievi kodrinor malor në rreth 105 km², që mbështillet nga dy lumenjë: lumi i Tiranës dhe lumi i Erzenit. Në JP sistemi kodrinor: Mullet, Stërmas, Sauk, Selitë ndërpritet, në një portë luginore tek Ura e Beshirit. Ndërkohë, shtrihen radhoj kodrash që mbyllin anën P të fushës. Kodrat e Ysberishtit (Mëzez, Yrshek, Domje) të cilat hapin portën e dytë të saj, tek ura e Limuthit. Në drejtimin V, vijon radhoj i Kodrave të Bërxullë-Kodra e Qarrit, që hap portën e tretë në Përroin e Shargës. Kodrat e Prezës, ngrihen në lartësitë 198 m dhe zotërojnë pamjen L të fushës ku ndodhet Aeroporti “Nënë Tereza” si dhe bashkimi i dy lumenjve (lumi i Tiranës dhe Tërkuzës) ku formohet, mandej Ishmi. Në drejtimin V , Kodrat e Kamzës (102 m), të Paskuqanit (179 m) e Babrusë, rrethojnë qëndrën kryesore qytetore të Tiranës, por edhe gjithë hapësirën fushore midis limit të Lanës: Laknas, Valias, Qerrek, Tapizë, ku kalon lumi i Tërkuzës. Ura e Tapizës është kalim kryesor i rrugës kombëtare në V. Lumi i Tërkuzës, mbyll Fushëgropën e Tiranës në V. Në J të tij ndodhen njësitë kryesore të FA, në zonën e Zall-Herrit (lartësia 252). Në drejtimin L qyteti i Tiranës, priret gjithnjë të ngjitet me relievin kodrinor. Kështu, vija qytetore arrin deri në lartësitë 250 metër, mbi nvelin e detit. Në këtë drejtim, shtrirja ndërtimore po arrin një vijë që fillon në Shtish Tufinë-Linzë e Surrel, Farkë e Madhe e Lundër. Në J, Erzeni, mbështjell fushgropën e Tiranës prej: Stërmas e Mullet, Fikas, Qeha-Shytaj e deri në Grykën e Skoranës.

Fushëgropa e Tiranës, e mbështetur në Malin e Dajtit, ka tri portat e mëdha malore: Shkalla e Tujanit, Qafa e Priskës dhe Gryka e Skoranës. Janë tre drejtime, ku Tirana, ka komunikuar në të gjitha përpjekjet e mbijetesës së saj. Nga Shkalla e Tujanit, ka kaluar dikur një rrugë që lidhej me Matin e Dibrën (sot: rruga e Arberit, në projekt). Prej këndej erdhën forcat e Rusëve të Bardhë nga Jugosllavia që shtypën lëvizjen antizogiste. Këtu janë zhvilluar luftime me dimrin e vitit 1944 midis forcave partizane dhe atyre gjermane, ku vet relievi ishte përparësi nga forcat e Br II S. Po kështu, nga Qafa e Priskës e gryka e Skoranës, kanë lëvizur njësitë partizane, për të gjetur strehë të sigurtë në luginën e Shëngjergjit, dhe në Bizë, Martanesh e Gollobordë. Radhoi i Kodrave në J, që nga Ura e Mulletit, ngrihen nga dy drejtimet. Në VP, kodrat e Barakut (369 metra) kodra e Gjatë (304 metra) deri në Vaqarr. Ndërsa në drejtimin JL, ngrihet si një karakoll natyror Petrela, me kështjellën e saj e lartësitë që ngrihen deri në kullën e Gracenit dhe Qafë Kërrabë.

Petrela, ka një nga kështjellat, më të bukura, dhe në një reliev karakteristik të ndërtuar gjatë kohës së Bizantit, rreth një kulle qendrore të lashtë në majë të një

thepineshkëmbore vëzhgimore. Kjo kështjellë është përdorur nga forcat e Bizantit për të bllokuar Qafën kundër Bohemundit të II dhe pushtuesve normanë. Gjatë sulmeve

turke, kështjella ishte vendbanimi i motrës së Gjergj Kastriotit, Mamicës.Në atë kohë ajo ka luajtur një rol të madh në betejat e Skënderbeut.

8

Page 9: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Foto e Petrelës

Drejtimi JL edhe pse ka malin e Kërrabës përpara, për Tiranën një urë lidhëse me Elbasanin dhe grykën e Shkumbinit në përgjithësi. Përvoja ka treguar se ky reliev, ka ndikuar në historinë e gjeohapësirës së Tiranës, qysh në Petrelën dhe dëshminë e Kështjellës së saj, deri në Luftën e Dytë Botërore..

Në nëntor 1944, në Mushqeta është zhvilluar një luftë e sukseshme e forcave partizane të cilat kishin rrethuar Tiranën. Ndërkaq një kolonë, gjermane, në tërheqje,

zbriste nga Qafë Kërraba për në grykën e Erzenit. Tek ura e Erzenit relievi i përshtatshëm diktoi një pritë e cila shkaktoi dëme të mëdha forcave gjermane.

Tirana e cila brenda kish forcat armike, kishte dy rrethime atë natyror si dhe rrethimin partizan. Shtigjet hyrëse drejt Kodër-Kamzës, ishin të përshtatshme, për

dalje dhe tërheqje të gjermanëve, për në veri. Kodrat e Tiranës japin dëshmi të tjera, të relievit rethues. Në Arbanë që përkon me luginën e Erzenit dhe ku fillon masivi

kodrinor i Pezës, nisur nga përshtatshmëria e relievit, në të dy anët, në tetor 1943, u zhvillua një ndeshje e pabarabartë midis forcave partizane (Brig. III S) dhe Korpusit

XXI ,malor gjerman, që përfundoi me fitore të njësive të partizane.Fushëgropa e Tiranës, është më e populluara e viseve shqiptare. Vet Tirana zë

tani rreth 4200 ha (42km²), ndërkaq ajo po rritet në mënyrë intensive. Po kështu, gjeohapësira metropolitane, priret për një lidhje të pashkëputur me trajta qytetore, në drejtim të të dy luginave: asaj të Erzenit dhe të Vorës për t`u lidhur me Tiranën, apo në V të Kodër-Kamzës, për t`u bashkuar me Fushë-Krujën.

Ujorët ë Fushëgropës së Tiranës janë: lumi i Tërkuzës, lumi i Tiranës, lumi i Lanës dhe ai i Erzenit. Ata e përshkojnë këtë gjeohapësirë, nga L në P. Si pengesa ujore, në kohën e sotme ato nuk përbëjnë ndonjë problem, gjatë stinës së verës, por në kohë të shirave këto pengesa duhen vlerësuar.

Ujëmbledhësit kryesorë janë: i Bovillës që është edhe rezerva e ujit të pijshëm të Tiranës, e cila duhet ruajtur me vigjelencë për rëndësinë e tij jetësore në kohë paqeje dhe lufte. Ai ka një sipërfaqe rreth 4 km². Liqeni i Farkës ndodhet pranë Farkës së Vogël dhe ka një sipërfaqe afërsisht 1 km², me rëndësi ekonomike. Liqeni i Tiranës, rreth 0.8 km² nuk është vetëm një ujor i peizazhit shlodhës të Tiranës, por edhe objekt i rëndësisë së veçantë. Specialistët e FA, duhet të kujtojnë përvojën e hidhur të hapjes së portave të liqenit që përmbyti një pjesë të qytetit të Tiranës e që tregoi se situatat luftarake mund të sjellin ngjarje të tilla nëse nuk vlerësohen dhe njihen këto objekte. Liqeni i Paskuqanit, ndodhet ne L të Kodër Kamzës ka një sipërfaqe 1.1 km².Rezervuarë të tjerë ka në: Nikël, Kashar, Allgjatë, Berxullë, Picar etj.

Rrjeti Rrugor, po i përshatatet për herë e më tepër, hapësirës metropolitane. Rrugët kryesore janë: Rruga Tiranë-Dajt (Hapësira pushuese e Parkut të Dajtit), rruga Tiranë-Matanesh të cilat janë 2 kalimshe pjesërisht me asfalt dhe me bazament natyror të përmisuar. Rrugë të tjera të dëndura përshkojnë Fushëgropën e Tiranës, në të gjitha drejtimet duke e lidhur qendrat fshatare. Në këto rrugë teknika luftarake mund të lëvizë gjatë gjithë stinëve të vitit.Aeroporti Nënë Tereza është i vetmi aeroport kombëtar i vendit. Ai ndodhet në fushën e Rinasit.

Është i vetmi aeroport Kombëtar. Ndërtimi i tij ka përfunduar në vitin 1958. Ky aeroport përdoret për fluturime civile po edhe ushtarake. Këtu është edhe një bazë

ajore, në ndryshm e sipër, si dhe bazë për helikopterët mjekësorë.Në vitin 1999 u bë zgjerimi i pistës nga kompania Siemens e Gjermanisë.

Në L ka bregun e lumit të Tërkuzës, në J fushën e Pezës dhe Minierën e qymyrgurit të Valiasit, në P, lumin e Tiranës. Uljet e avionëve bëhen nga drejtimi V dhe J. Gjatësia e pistës është rreth 2.8 km. Ruajtja e aeroportit, ka qenë një ndër detyrat kryesore gjatë situatës së Luftës së Kososvë, ku u vendosën edhe helikopterët “Apach”. Pranë tij në drejtimin VP, ndodhet edhe aeroporti Ushtarak.

Bimësia, në fushëgropën e Tiranës është e ndryshme. Në fundkodrat dhe lartësi, ka shkurre dhe shkurreta të llojit të makjeve me lartësi deri 2.5 metra.

9

Page 10: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Ndërsa fusha, përbëhet nga hapësira bimësie si pemë, vreshta, ullinj (rrëzë kodrave). Urat kryesore: Ura e Farkës dhe e Erzenit që ndodhen mbi Erzen me rrugën Tiranë-Elbasan, ura e Beshirit që ndodhet mbi Erzen me Rrugën Tiranë-Plepa, Ura e Limuthit, Ura e Kamzës, Ura e Tapizës, të cilat duhet të vlerësohen dhe ruhen, në çdo rast. Objekte të tjera të rëndëisë së veçantë janë: Aeroporti i Rinasit, Baza Ushtarake e Zallherrit, Diga e Buvillës, Baza Ushtarake e Rrapit të Treshit, Baza e Helikopterëve në Farkë, digat e liqeneve artificialë, tubacionet e ujit të pijshëm që dalin nga tuneli i Dajtit në Linzë, tubacionet që lidhin Buvillën me Tiranën, depot e ujit në lartësitë rrethinore të kryeqytetit. Pozicioni i Fushëgropës së Tiranës dhe rrethinës kodrinoro-malore të saj përbën:

- gjeohapësirë me zhvillim ekonomik-shoqëror të lartë si qëndër kryesore gjeostrategjike shqiptare

- burime njerëzore të përqëndruara dhe një demografi e zhvilluar në fillim të shekullit të XXI.

- nyje e madhe e transportit dhe komunikimit ndërshqiptar- përqëndrimi i njësive ushtarake të FA- gjeohapësirë me reliev të përshtatshëm rrethinor mbrojtës në të gjitha

drejtimet.- fortifikimi i gjeohapësirës në 4 unaza rrethore përshtatur relievit dhe aftësisë

së vendit.Drejtimet kryesore hyrëse

-Lugina e Erzenit, përmjet rrugës automobilistike komëbtare që vijon nga Plepat, Ndroq, Ura e Beshirit.

-Lugina e Shijak-Maminas-Vorë-Ura e Limuthit në të cilën ndodhen arteriet e mëdha automobilistike e hekurudhore.

-Korridori fushor që shtrihet nga V, përgjatë shtretërve të lumenjëve : Ishëm, Tërkuzë dhe lumit të Tiranës. Ai ka një gjerësi mesatare 8.5 km, që kufizohet nga të dy anët me brezin kodrinor të Rodon-Prezës, në JP dhe tërësisë kodrinore poshtë malore nga, Zallaj, Zgërdhesh, Çerkez-Morinë, Zall-Herr me lartësi deri 300 metër mbi nivelin e detit.

-Lugina e Tujanit dhe Rrjedhës së Sipërme të Erzenit, që komunikojnë me brendësinë malore të rrethit të Tiranës.

Tirana: Ndërtuar në skajin JL të fushës, në këmbë të malit të Dajtit dhe kodrave të Saukut e Kërrabës në J, të Vaqarrit, Yzberishtit në P, dhe të Kamzës në VP. Sipërfaqa e sotme rreth 46 km². Popullsia e qytetit rreth…. Dhe me rrethinat… Lartësia mesatare mbi nivelin e detit… si kryeqëndër e Shqipërisë është nyje komunikimi me qendrat qytetore dhe fshatare në të gjithë drejtimet.

Plani rregullues, ka fillesën në prag të viteve 30-të. Sistemi rrugor ka natyrë rrezore (radiale), me një shesh qëndror që është si bulevarb i gjerë dhe gjymtyrë mbështetëse me drejtimin V-J. Lumi i Lanës e ndan atë në dy pjesë. Tirana në tërësi është e zbuluar dhe e ngritur mbi një platformë afërsisht të sheshtë, ku rrotull në drejtimin L, J dhe qarkojnë kodra, që me pozicionet zotëruese ndihmojnë qytetin me organizim të mbrojtjes së tij. Rritja e qytetit po pritet gjithnjë në drejtimin kodrinor. Ndërtesat e banimit vijojnë të ngrihen shumëkatëshe dhe me rëndësi të madhe ku hapësirat midis tyre janë të vogla. Orientimi në qytet është dëmtuar dhe kushtet e maskimit nuk janë të favorshme. Në tarracat e ndërtesave shumëkatëshe mund të organizosh vrojtim si dhe vendosje të armatimit kundërajror. Arteriet kryesore rrugore, ku transporti qytetor civil si ai në rast lufte, mund të lëvizë më lirshëm është nëpërmjet rrugëve të Dibrës, të Kavajës (Koferenca e Pezës), e Durrësit dhe pjesërisht ajo e Elbasanit. Pjesa tjetër e rrugëve është më e ngushtë. Unaza kryesore është një lidhëse qytetore më rëndësi dhe projekti i saj po vijon të ndërtohet në të ardhmen. Në vështrimin ushtarak duhen njohur: objekte kryesore të ndërtimeve publike të administratës së shtetit të cilat përgjithsisht janë në qëndër, nëpër godinat kryesore. Po këtu janë edhe ndërtesat kryesore të jetës kulturore, shkencore të vendit. Blloku i Ambasadave të huaja është kryesisht i mbështetur kryesisht midis rrugës së Kavajës dhe asaj të Durësit. Spitalet në tërësi janë të shpërndarë: Spitali

10

Page 11: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Qëndror Universitar “Nënë Tereza” ndodhet në vijim të rrugës së Dibrës, Spitali Qëndror Ushtarak Universitar ndodhet në Laprakë, Sanatoriumi në Kodrat e Saukut. Shtëpitë e mëdha të lindjes ndodhen në Bulevardin “Zogu i Parë” dhe në drejtim të Brrylit të Lanës.

Qëndrat ushtarake universitare dhe Akademike janë në bllokun e dikurshëm, të rrugës së Dibrës, ndërkohë njëra nga bazat ushtarake (ajo e Rrapit të Treshit) ndodhet në periferi VL.

Karakteri i ndërtesave është i ndërthurur jo vetëm në vështrimin të stilit por dhe të lartësisë së tyre, prej shtëpive tipike tiranse, vilat moderne dhe pallatet shumëkatëshe.

Shtabi i Përgjithshëm dhe Komandat e Forcave duhet të kënë përdorim planimetri të sakta dixhitale të Tiranës ku të jenë evidentuar saktë e në mënyrë të koduar në GIS (Sisteme të Informacioneve Gjeografike), minibashkitë, blloqet rrugët, ndërtesat dhe kodifikimi i tyre për banorët dhe rregjistrimin e tyre etj, të dhënat që duhen për mobilizim, evakuim, mbrojtje etj.

IV.A.h.VARGU KODRINOR RODON-ERZENKy varg është brez mbrojtës i relievit të Ultësirës Përëndimore. Ai mbron

hapësirën fushore nga gjiri i Rodonit dhe deri në Fushëgropën e Tiranës. Kalaja e Skëndërbeut është dëshmi historike dhe reliev roje, në buzë të detit. Lartësia në këtë pikë është 78 m, me vëzhgim detar dhe tokësor nga të gjitha drejtimet. Vargu vijon mandej në drejti JL dhe e ndan Fushën e Durrësit nga ajo Thumanë-Tiranë. Gjatësia e këtij vargu është rreth 42 km deri në brigjet e lumit Erzen, gjerësia mesatare shkon deri 8.5 km.

Majat kodrinore të këtij vargu që kanë vëzhgim në horizont janë: Maja e Bizës (177 m), Damaj (264 m), Kodra e Laçit (270 m), Kodra e Tales midis fshatit Palaq dhe Manzës (297 m). Ndërkaq, Preza është një kullë natyrore vrojtimi, në drejtimin J-L në aeroportin “Nënë Tereza”. Ky varg ndërpritet në Vorë (58 m) dhe ngrihet sërish, në kurrizin kodrinor në drejtimin JL, ku bie në sy maja e Barzezës (491m). Në disa nga këto lartësi janë ngritur antenat e “Vodafon” dhe “AMC” si objekte të dukshme orietuese, por që duhen ruajtur në situata të veprimeve luftarake. Gryka, në brrylin e Vorës është pritë relievi e përshtatshme, VJ, ku mund të mbyllet, mbrohet, bllokohet çdo fushatë hyrëse, në brendësi të fushëgropës së Tiranës. Gryka e Vorës është e ngushtë jo më shumë se 800 m, nga radhojt kodrinorë, ku dallohen në V, lartësitë e Marqinetit (105 m) dhe në J, kodra e Pigojës (230 m).E tillë është dhe shtegu apo porta e Urës së Beshirit, ku nga të dy anët afrohen fundet kodrinore, ajo e Lalmit (288m) dhe në jug kodra e Kullugllës (244 m).

IV.A.i. PEZATërësia kodrinore, që shtrihet nga rrjedha e mesme e Erzenit, prej Ndroqit-

Pezë e Vogël, Pezë-Helmës në të dy krahët e lumit të Pezës, deri në lartësitë e Gjyzlykone (441 m) e Vrap (654 m) ka një sipërfaqe 98 km² përbën Pëzën të njohur, jo vetëm si një trevë gjeografike e zakonshme por një pozicion strategjik në zonën e Tiranës. Lugina e lumit të Pezës, në të dy radhojt e kurrizeve kodrinore L e P, përfshin një reliev, në thellësi, prej grykës së Erzenit dhe Tiranës që ka një mbrojtje natyrore të përshtatshme, në saje të grykës luginore dhe lartësive zotëruese me të gjitha drejtimet. Në V, në grykë të Erzenit, relievi ngrihet dhe bëhet kthesa për në Tiranë. Në J, lartësitë kodrinore nga Ndroqi (Kalaja e Ndroqit 387 m), Zbarrqje, Lis-Patros (398 m), kodra e Gjonit (433 m) e Gjyzlykone (441 m) janë një brez natyror mbrojtës, i thyer i pjerrët, me luginëza, xhepa, boka relievi që plotësojnë njëra tjetrën në kalueshmëri të vendit, me vështirësi. Kulmi kodrinor (654 m) në Vrap, është një lartësi vëzhgimore në të gjitha drejtimet. Vargu tjetër kodrinor VL, Vrap, Grecë (505 m), Gror (512 m) Kalaja e Dorzit (447 m), Kodra e Kishës (413 m) deri tek Ura e Beshirit, mbyll gjeohapësirën e Pezës me rreth 20 fshatra si: Ballashej-Pajana, Barzezi, Dorëzi, Greca, Grori, Greblleshi, Gjyzhikonja, Kërçukja, Sauqeti, Sheshi, Zbarqja, Zhurja, të cilat kanë një histori qëndrese të veçantë. E banuar qysh në lashtësi, me një pozicion natyror në thellësi me dy dëshmi kështjellash (Ndroq e

11

Page 12: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Dorëz) tregon se ajo, e tëra ka patur një pozicion fortese. Pushtimet, qysh nga kohët e lashta, kanë treguar që edhe pse shumë afër Tiranës (deri në Pezë të vogël 7 km, në Gjyzlykone 25 km) përsëri ka qenë gati e pakalueshme dhe e pamarrshme. Dëshmi është lufta e II Botërore, ku edhe pse Tirana ishte e pushtuar, Peza qëndronte si një strehë e forcave çlirimtare partizane. Peza, i përshtatet gjithnjë Tiranës, për evakuim dhe furnizim. Çdo plan për t`u futur në luginë, s`mund të realizohet kollaj, për shkak të relievit të volitshëm për mbrojtje e prita, qysh në fillimin e trevës: Ndroq dhe Pezë e Vogël. Ndërkaq, deri në Vrap s`futesh dot as nga drejtimi i Peqinit dhe Kavajës.

Rrugët. Një rrugë kryesore automobilistike, futet përgjatë luginës së lumit të Pezës, në J të tij që shkon deri në Gjyzlykone. Deri në qendër të Pezës së Madhe ajo është e shtruar me asfalt dhe me dy kalime. Deri tek rezervuari i Pajanit, është me bazament natyror të përmisuar. Ndërsa në vijim ajo vështirësohet, ndonëse është është me bazament natyror. Të gjithë rrugët e tjera që lidhin fshatrat, janë stinore.

Bimësia. Në këtë bashkësi kodrinore zotërojnë hapësirat e faqeve, luginave të veshura me shkurre (kryesisht makje) me lartësi nga 1-3 metra. Mundësitë e maskimit janë në lugina, ku bimësia është më e dendur.

Ujorët. Lumi i Pëzës, i gjatë 17 km. me burim nga përrenjtë në shpat të sipërm, Gjyzlikone, i cili mbledh në vijim përrenj nga të dy anët. Ka një gjerësi nga 5-7 m, dhe brigjet 25 m, me zallishte në taban, me rrëzima bregore 4-6 metra, i veshur me bimësi. Nuk përbën ndonjë vështirësi në kalim të tij.

IV.A.j. KODRAT E KRRABËS.Përbëjnë një masiv kodrinor të madh, me shtrirje nga lugina e Erzenit deri në

luginën e Shkumbinit dhe nga VL prej Petrele, Mali i Cirmës (771 m), Kulla e Gracenit (843 m), maja e Therasit (570 m) që ngrihet mbi Bradashesh, ndërsa në VP kanë kufizim grumbullin kodrinor të Pezës, duke takuar në J, lumin Shkumbin. Relievi kodrinor ka midis, afërsisht në qëndër të tij, një kurriz që fillon në Vrap (654 m) duke vijuar, me harkun: maja e Sharrës së Madhe (679 m), kodrën e Zabelit (409 m) në J të fshatit Sulet, në Shënkoll (603 m) kthehet në V për në lartësitë e fshatit Cacabezë (668 m), Bodin (616 m) kodra e Gjatë që lidhet me brezin e Krrabës në Kullën e Gracenit. Ky kurriz ndan edhe ujorët që rrjedhin në V dhe J. Pikat më të larta zotëruese të relievit janë: Kulla e Gracenit (400 m), kodra e Lunçit, me lartësi 765 m , Kodra e Manapjetrës (629 m), Maja e Galushit (757 m). Petrela është karakoll mbi luginën e Erzenit, me lartësi 400 metra, me një reliev të thiktë e sipër me një kështjellë të shekullit IV pr. Kr., me fushëpamje të gjerë. Gjatë pushtimit turk ishte si një parafortesë. Në V, lugina e Baldushkut përmbledh grykën e Zhllimës që fillon në Mihajas Cirmë si dhe gryka e Zhllimës së Vogël të cilat takohen në Mustafa Koçaj, duke vijuar deri në bashkim me Erzenin. Në këtë luginë grumbullohen të gjitha ujrat që rrjedhin nga J, prej kreshtit kodrinor të Pezës (Grori, Dorëzi, Damjani) si dhe ujrat që rrjedhin nga brezi i Kërrabës. Lugina hapet në Erzen, në këmbë të Petrelës (përroi i Zaranikës) që rrjedh nga Mali i Cirmës dhe lartësitë e Durishtës dhe Tavarenit.Në J masivi kodrinor përshkohet nga:- Lugina e Pajunit që fillon në kodrat e Plengaricës, duke zbritur në Papër-Sallak dhe Papër- Lugina e Garunjës së Paprit që zbret nga Cacabezë deri në Shkumbin - Lugina e Bablucës që fillon nga maja e Galushit- Lugina e Tabakut që fillon nga maja e Galushit (757 m) dhe zbret në fushën e Pajovës

- Lugina e Çaushajt, që zbret nga Galushi, në Talaj, Çaushaj, Përparim, derisa vjen, në fushën e Lazarejt, në Uruçaj për në lumin Shkumbin

Popullsia është fshatare. Qendrat e banuara janë të rralla, të shpërndarë, pa zhvillimin e duhur kulturor dhe ekonomik. Masivi kodrinor është i së njëjtës natyrë, ndërsa trevat janë të ndryshme. Ajo V, i përket Tiranës (Komuna e Baldushkut) ndërsa ajo J, i përket Elbasanit (Komuna e Paprit)Rrugët: rruga kryesore është ajo automobilistike, Tiranë-Elbasan e cila përkon edhe me vijën L mbyllëse të këtij masivi. Rruga është malore, në ngjitje, prej Mushqetasë

12

Page 13: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

deri në kreshtin e Kërrabës në fshatin Kus. Mandej, rruga kalon përgjatë kreshtit, nga ku vëzhgohet i gjithë masivi kodrinor në P. Në Petresh, fillon zbritja për në Elbasan. Rruga është dykalimshe. Gjatë dimrit, shpesh bllokohet në Qafë-Kërrabë, në rast të ngricave e dëborës. Rrugët e tjera në V të masivit janë ato që fillojnë nga lugina e Erzenit:

- Mullet, Isuf-Muçaj, Mustafa-Koçaj, e cila është me kalim gjithvjetor dhe e mirëmbajtur.

Prej këtu, rrugë stinore lidhin fshatin Lugë-Shalqizë përgjatë luginës së Zhllimës, si dhe rruga që ndjek luginën Vesqi-Sulet. Prej Vishaj kalon një rrugë që lidh Baldushkun e Isuf-Muçaj. Nga rruga automobilistike Tiranë-Elbasan në Gracen, degëzohet rruga stinore që lidh Tërbaç e Plengaricë. Në të gjithë luginat që zbresin nga kreshti kodrinor qëndror i masivit në drejtim të J, rrugët që lidhin fshatrat, janë stinore dhe të kalueshme me vështirësi.

Bimësia, ka karakter të pyjeve (korijeve) me shkurre të dendura, në përgjithësi janë të llojit të makjeve.

Ujorët, janë përrenj dhe rezervuar të vegjël, burime të shpërndarë. Rrjedha e tyre kalon në lugina e prroska të ngushta, të krijuara nga një erozion (gërryerje) e vijueshme.

Pozicioni gjeografik në thellësi, midis dy luginave të mëdha, me reliev të thyer eroziv dhe shumë të përbërë, ka bërë që t`u qëndrojnë larg pushtimeve, duke u bërë më shumë një strehë për tërheqje dhe ruajtje, në raste të situatave luftarake.

Foto i Petrelës

IV.A.k. FUSHA E DURRËSIT. DERDHJA E POSHTME E ERZENIT Kjo gjeohapësirë është pjesë e ballit të relievit të Ultësirës Perëndimore, në

kufirin detar. Ajo përkon me rrjedhën e poshtme të lumit Erzen, delta e të cilit, me kepin e Palit krijon një gji detar që i përshtatet edhe ndërtimit të Bazës Detare. Largësia nga derdhja e lumit deri në kepin e Palit është 4.5 km dhe thellësia e gjirit të krijuan është 3.2 km. Në këtë gjeohapësirë zotëron reliev fushor. Ndërkaq dy ndërprerjet kodrinore janë karakteristike dhe me përshtatshmëri për mbrojtje. Mali i Durrësit me lartësi më të madhe (178 m) shtrihet si një brez paralel me detin, me largësi deri në Porto-Romano (8.2 km) e cila është mburojë e parë, ku kepi i Palit, 5 km larg Porto Romanos, duket si një pararojë në Gjirin e Lalëzit. Lartësitë këtu arrijnë nga 31- 49 m. Në L të kepit të Palit është ndërtuar Distrikti Detar. Brezi i dytë i kodrave, janë ato të Shënavlashit (lartësitë, nga Shkozeti: 23 m, Manastiri i Shënavlashit (49 m) derisa takohet me rrafshin e fushës. Në mbarim të Shkozetit, qafa e Rrashbullit (20 m) lidhet në L me qytetin e Shijakut. Prej këtu, në J ngrihen kodrat e buta të Rrashbullit dhe të Arapajt: (Kodra e bukur 92 m) që në qafë të Shkallnurit përshkohen nga rruga që vjen nga Tirana për në Plepa. Hapësira është fushore. Dëndësia e qendrave të banuara është e theksuar në anën L të malit të Durrësit dhe në kodrat e Shënvlashit; ndërkaq hapësira e ish kënetës së Durrësit në 10 vitet e fundit është e mbushur me ndërtime.

Rrugët. Dallohen: rruga e Durrës-Porto-Romano- Kepi i Palit e gjatë 14 km, e shtruar, me dy kalime, e përdorshme në çdo stinë të vitit. Rruga: Shkozet, Rinia - Gjiri i Lalëzit e gjatë 8.9 km, e kalueshme gjatë gjithë stinëve. Një rrugë tjetër, përkon tërthor me fushën nga Spitalla në Vrinas e deri në Shijak. Paralel me të, një rrugë e tillë lidh Porto-Romanon me Qerretin.

Durrësi si periferi, degëzon lidhje me Shkozetin dhe Shijakun. Tek ura e Dajlanit është bërë mbikalimi që lidh nyjen e Superstradës duke krijuar lidhje me rajonet në J të vendit. Durrësi, në rrethinat e tij, përbën një përqëndrim të metropolit të sotëm me sipërfaqe nga ish Këneta-Shkozet-Plepa-Shkëmbi i Kavajës afërsisht 40 km², deri në rrëzë të kodrave të Arapajt.

Rrypi fushor: Ura e Dajlani –Shkozet--Plepa e Shkëmbi i Kavajës është hapësirë intensive e banuar dhe turistike, ku dallohet pjesa e ndërtimeve pushimore-turistike, përgjatë vijës bregore dhe pjesa e fundkodrave, si zgjerim e zonave të reja të banimit. Ngushtimi fundor është rrëzë Shkëmbit të Kavajës, i cili ngrihet në

13

Page 14: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

pjerrësitë 75° me lartësinë 106 metër, si një pozicion zotërues në hapësirën P. Zona e Durrësit, është konsideruar si një paraqëndër e synueshme në të gjitha kohët. Studimi i saj gjeoushtarak mer vlera të shumëanshme, mbasi lidhet me kontaktin e parë të “kryeurave”, të portit detar, të qëndrës më të madhe qytetore, të furnizimit me burime njerëzore materiale etj.

Durrësi është ndër qytetet kryesore të Shqipërisë, qëndër ekonomike dhe nyje e rëndësishme e transportit rrugor-automobilistik e detar që shtihet në buzë të detit përgjatë një vije që fillon nga Currila e mbaron në Malin e Robit Qyteti ka marrë përmasa të reja pas vietve 90-të ku migrimet e popullsisë nga V dhe VL e vendit u dyndën dhe rriten përmasat e tij sidomos në zonën e fushës së Durësit (ish Këneta), Shkozet dhe shkëmbi i Kavajës. Popullsia është rritur deri 181166 banorë. Ka një pozicion që i përshtatet origjinës së tij të dikurshme kur ndodhej buzë detit të sipër një kodre mbi det duke zgjeruar në shtratin e tij kryesisht në zonën fushore. Shtrirja kodrinore e qytetit, lidhet me pozicionimin e parë të qytetit që zotëronte ardhësit nga deti dhe toka.Shtrirja e mëtejshme e qytetit ndodhet me kufizim nga kryeura ujore deri në kodrat e Shënavlashit dhe ato të Arapaj e Kryemëdhenjtë.

Sistemi rrugor është i varur nga shtrirja e kushtëzuar buzë ujore. Prandaj në vështrimin ushtarak mund të ndajmë Durrësin e Vjetër, i cili ka një origjinë, Amfiteatrin dhe një shesh qëndror, prej ku rrugët e tjera përvijojnë në formën e tufës së dalë prej saj : rrruga në drejtim V, të vijës detare deri në Currilë e mandej më radhë, ajo për në Vilën e Zogut, për në Kodër, për në drejtimin e buzës së kodrave të Durrësit. Rrugët dytësore qytetore në zonën kodrinore janë të ngushta dhe jo të sistemuara. Ndërkohë rrugët e tjera që i afrohen buzës ujore detare kanë lidhje më Portin dhe komunikimin kryesor të rrugës ku nyja e Urës së Dajlanit dhe mbikalimi sjell prej Tirane Autostradën e parë Shqiptare.

Shkozeti konsiderohet si një gjymtyrë e veçantë e Durrësit dhe dallohet për mëvetësinë ndërtimore të tij, ku rruga që lidh qytetin me Shijakun është kryesore.

Fotografi (ose harta e Durrësit)Ndofta 1:50 000

Rruga kombëtare që kalon nëpër pjesën J të Durrësit ndërpritet në Plepa, me një mbikalim të ri, ku takohet edhe rruga që vjen nga Tirana, nëpërmjet luginën së Erzenit. Rruga qytetore pranë plazhit është paralel me vijën ujore e rikonstruktuar në vitin 2004 i ka dhënë kësaj zonë mundësi për lëvizje të shpejtë dhe të kontrolluar.

Në sheshin qëndror dhe rrotull tij, ndërtimet janë disakatëshe. Në zonën kodrinore të banesave të dikurshme dhe vila të reja dy-tre katëshe. Përgjatë rrugës që të çon në Porto Romano, ndërtesat janë kryesisht shumëkatëshe. Po kështu, në V të kryqëzimit të rrugëve kryesore, në drejtim të fushës së Durrësit zotërojnë blloqet e godinave të reja shumëktëshe. E gjithë sipërfaqja, që përfshihet në pellgun e fushës së Durrësit, është e mbushur me ndërtime të dendura pa kriter dhe pa plan qytetor të mirëfilltë.

Ndërtimet turistike pranëbregore janë të reja, të larta të vrojtueshme, zotëruese në të dy krahët e vrojtimit. Shpërndarja hapsinore e qytetit, përcillet edhe me ndryshueshmërinë e stilit ndërtimeve të tij. Pamja dhe pozicioni i portit detar, ka rëndësi për t`u njohur. Ky port ka dy kalata. Ka një shtrirje prej gati 1.2 km. Në VP ndodhet kalata e Mallrave, ndërsa në J porti i Trageteve. Vëllimi i punës së ngarkim shkarkimit në Portin e Durrësit në vitin 2004 ishte 2960.4 mijë tonë. Në Durrës, për një kohë, ka qënë e dislokuar një forcë ushtarake e Nato-s e cila pushoi së funksionuari në vitin 2005. Ndërkaq në Plepa ndodhet Komanda e FD dhe Komanda e FT. Distrikti Detar i Durësit është zhvendosur në V, në Kepin e Palit (Bishti i Pallës). Durrësi si qëndër rrethi, ka rëndëis njohjes së burimeve njerëzore si dhe ato ekonomike, të vlerësuara edhe në pozicionin e tij gjeostrategjik ushtarak, në breg të Detit. Këtu, në ditët tona ka një veprimtari të trafikimit të mallrave qënieve njerëzore dhe të drogës që kalon dhe vjen nga P, prandaj strtukturat e shtetit e shohin Durrësin si përparësor në njohje dhe menaxhim të lëvizjes nëpërmjet kufijve detarë. Momentet

14

Page 15: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

e eksodit të fillimit të viteve 90-të do të mbeten të paharruara për tragjizimin e tyre, ku Durrësi u bë qëndër e emigrimit të paligjshëm.

Në këto kushte FA, hartën e Durrësit e kanë si dëshmi historike dhe të qëndresës, por dhe të trajtimit të kujdesshëm në mbrojtje të ligjshmërisë dhe jetës së qytetarëve në ditët e sotme. Durrësi është një burim i madh njerëzor, në raste mobilizimi. Statistikat tregojnë se: në vitin 2001 rrethi i Durrësit kishte këtë panoramë demografike.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Durrësi

181662 88463 93199 113465 58038 68197 35160

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Durrësi

1811662 433 km² 419.6 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Durrësi

1811662 52484 115283 13895

Ujorët. Në VL, kufizimi i madh si një pengesë ujore është, Erzeni që në fushë ka gjarpërimëe të shumta. Është i ngushtë (rreth 10 m), me brigje deri 3-4 m të thellë e të veshur me bimësi. Përgjatë tij, në të majtë të rrjedhës, kalon rruga që lidh fshatrat, Sallmonaj, Sukth i Ri, Katundi i Ri, Jubë. Në të gjithë këtë rrjedhë nuk ka asnjë urë.

Bimësia, bie në sy sidomos: në zonën kodrinore të malit të Durrësit, e llojit të shkurreve. Në zonën e plazhit, mbizotëron sipërfaqet e pishës së butë dhe plepave.Objektet e rëndësisë së veçantë janë: Porti Detar, me gjithë kompleksin e tij të gjerë, Baza Ushtarake e FT dhe ajo e FD të cilat ndodhen në Plepa, Distrikti Detar i Kepit të Palit. Po kështu, si objekt i rëndësishëm është vija e furnizimit me ujë : Fushë-Kuqe, Armath, Kullë, Sallmonaj, Arapaj e Shkallnur. Objektet e fortifikuara në Shkëmbin e

15

Page 16: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Kavajës, të cilat duhet të jenë të reflektuara në hartë për t`u njohur dhe ruajtur. Të tilla janë edhe qendra e antenave të Radistacioneve midis Pjeshkëz- Xhafezotaj.

IV.A.l. GJEOHAPËSIRA NGA SHKËMBI I KAVAJËS- DERDHJA E POSHTME E SHKUMBINITKjo gjeohapësirë përfshin radhojt P të kodrave Erzen-Lis-Patros, Gjyzlykone,

katërkëndëshin fushor nga mali i Robit deri në brigjet e Shkumbinit si dhe kodrat e kalasë së Turrës e Kryevidhit. Hapësira kodrinore e shpateve P të lartësive Erzen-LisPatros-Gjyzlykone deri në takim me fushën e Kavajës, ka një sipërfaqe prej afërsisht 280 km². Lartësitë arrijnë deri 426 m (Kerçukje), 396 Lis-Patos, 441 m, në Gjyzlikone. Është reliev i thyer me pjerrësi të ndryshme. Masivi kodrinor buzëdetar: Karpen-Vilë-Ballaj, është brez i parë mbrojtës natyror, i gjatë 14 km dhe i gjerë: në Veri 2.2 km, në Kryevidh 5.2 km, në Ballaj: 6.8 km. Ky kurriz ka lartësi që ndryshojnë, nga V, në Karpen (1 m), maja e Shinit (145 m) kodra e Malasejt (223 m) kodra e Kryevidhit (181 m) kodra e Valshit (145 m) gjersa ulet në Vilë Ballaj, në rrafshin e fushës. Ky brez mbron katërkëndëshin fushor: Kavajë-Shkumbin si dhe grykëderdhjen së Poshtme të Shkumbinit ku hyn lumi, midis kodrave të Gurit të Gomares, Kodrave të Kryevidhit.

Kavaja është qytet i ndërtuar kryesisht në një reliev fushor pranë një kodre në L të tij. Ka sipërfaqe prej afërsisht 4 km². Qyteti ka një rrugë kryesore përmidis. Sheshi qëndror është pranë kullës së Sahatit dhe të Xhamisë. Rrugët e tjera janë kryesisht ndërprerëse dhe bashkuese të blloqeve të banimit. Apartamentet e banimit janë ndërtuar në të dy anët e rrugës kryesore dhe rrotull qëndrës. Në drejtim të rrethinës banesat janë tipike një ose dy katëshe. Një unazë, nga P, mbështjell të gjithë sistemin rrugor. Qyteti vrojtohet tërësisht nga kodra që ndodhet në lindje të tij. Pranë qytetit kalon hekurudha, që ka dhe stacionin përkatës të Kavajës. Rruga automobilistike, e cila më parë kalonte në unazën e Kavajës, tani është larguar me afërsisht 100 m nga kjo periferi.

Kavaja është qëndër rrethi. Ka lidhje me të gjithë fshatrat e rrethit, me rrugë që kalohen në çdo stinë në vitit. Popullsia e Kavajës dhe e rrethit ka treguesit e mëposhtëm:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Kavaja 78179 36042 42137 28149 14686 50030 27451

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

16

Page 17: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Kavaja 78179 414km² 188.7 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Kavaja 78179 24956 47002 6221

Qendrat e banuara fshatare shtrihen në të gjithë hapësirën kodrinore. Përshkohet nga rrugë me bazament të fortë që lidhin zonën fushore me ato kodrinore, por që në tërësi janë të karakterit stinor.Rrugët mund të renditen si më poshtë: -Kavajë, Kanaparaj, Golemas (stinore) -Kavajë, Mamël, Zikularaj (stinore) -Kavajë, Habilaj, Lis-Patros (e përmisuar, me çakull) -Ura e Darçit, Gërmej, Mushnik, Çikallesh (stinore) -Lekaj, Okshtun (stinore) -Sinaballaj, Hasdushk (stinore) -Karinë, Rostej, Hasdushk, Thartor, Mlik, 15 km me pjerësi 25-30º (stinore) -Karinë, Rostej, Sinametaj, Garunjë e Vogël, Gjyzlykone 21 km deri në takim dhe lidhje me rezervuarin e Pajanit e rrugën e luginës së Pezës, si një rrugë me bazament të fortë, e pamirësuar dhe stinore, e kalueshme me vështirësi. Rrugët që përshkojnë drejtimin P janë përgjatë fushës ku ka një sistem rrugor të zhvilluar që lidh qendrat e banuara, të cilat në tërësi janë të dëndura. -Kavajë, Synej, Bago (e kalueshme gjatë gjithë vitit) -Kavajë, Rrikaj, Hajdaraj (e kalueshme gjatë gjithë vitit) -Kavajë, Blerimaj, Vorozen, Luzi i vogël, Luzi i Madh, Kalush (e kalueshme) -Gosë, Ballaj, Vilë Ballaj, Rreth-Greth e gjatë 16.5 km, e kalueshme, në të gjithë stinët e vitit. Përgjatë fundkodrave të Kryevidhit, kalon një rrugë gjatë gjithë kësaj hapësire VJ, që lidh: Hajdaraj, Beden, Zhabjak e Ballaj. Para këtij sistemi kodrinor, pranë bregut të detit ndodhet fusha e Rreth-Grethit që fillon në V në Bago, Domën, Spille, Vilë-Ballaj me një formë trekëndëshi ku në afërsi të Shkumbinit gjerësia e saj është 4 km. E gjithë kjo hapësirë është ndënë vrojtim të plotë nga kryekodrat në L. Në fundkodrën pranë Shkumbinit ndodhet edhe kalaja fushore e Bashtovës.

Ngrihet 500 m në V të Shkumbinit dhe 4 km nga grykderdhja e tij. Kalohet në Zhabjak, Ballaj, Ballaj i Ri deri tek Kështjella. Ajo ka formë katërkëndëshe, me kulla

në secilin kënd. Muret janë të larta deri 9 m. hyrja bëhet nga drejtimii detit.Fusha përmidis kodrave, nga Mali i Robit deri në derdhjen e poshtme të

Shkumbinit, ka formën afërsisht të një katërkëndëshi me lartësi që arrijnë në 11 metra, mbi nivelin e detit. Gjatësia VJ, është 22 km dhe në mesin e saj gjerësia ndryshon nga 4.5 km (në mesin e saj, Luz i vogël) deri 7.5 km, në Kavajë. Fusha vrojtohet nga të dy anët, L-P. Ajo ka qëndra të banuara më rëndësi ekonomike dhe të burimeve njerëzore ushtarake. Ndër to dallohet qyteti i Kavajës, Synej, Vorozen, Luzi i Vogël, Luzi i Madh. Përgjatë kurrizit kodrinor vijojnë qëndra të banuara si Peqin, Stërbeg, Kryevidh, me pozita zotëruese vëzhgimi.

Ujorët. Deti në P lag, në 23 km gjatësi, vijën bregore. Në tërësi kjo vijë detare është e drejtë, pa trajta gjiri. Mundësi ankorimi ushtarak, detar ka vetëm, në fundin kodrinor të kalasë së Turrës. Lumi i Shkumbinit përkon në derdhjen e poshtme të tij. Që nga grykëderdhja e deri në Rrogozhinë ka një largësi vijë ajrore 16,5 km, me gjarpërime të shumta. Gjerësia arrin në stinën pa reshje e njësim mesatar deri 25-

17

Page 18: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

30m, ndërsa në stinën ujëshumë deri 60-75 metra. Brigjet janë të thellë deri 3-5 metër, dhe shtrati është ranor. Në të dy krahët, ka argjinatura.

Shkumbini nga ana gjeostrategjike vendore e ndan gjeohapësirën e Shqipërisë së Mesme në dy krahë, e prej të dyve synohet kalim e dëpërtim, në thellësi të grykës e luginës në brendësi L, të vendit. Prirjet që i dikton relievi, përbashkohen në Rrogozhinë, ku gryka ngushtohet e futet midis masiveve kodrinore. Gjerësia, këtu arrin në 1.3 km, ku vendi dhe brigjet e lumit zotërohen dhe vrojtohen. Aty është edhe pika e kalimi e transportit rrugor dhe hekurudhor si një nyje e madhe kombëtare VJ dhe PL. Kjo nyje kërkon kujdes dhe vlerësim përparësor ushtarak, për vëzhgim, ruajtje, të urave rrugëve, hekurudhës duke u kushtuar rëndësi pikave zotëruese të relievit kodrinor.Lumi i Darçit, përshkon fushën e Kavajës nga Gërmej në fundkodrat, Vorozen, Blerimaj, Rrikaj deri në V të Karpenit. Ka gjerësi deri 3.5-5 metra, me brigje deri 3 m të thellë, me bimësi nga të dy anët. Në stinën e thatë, nuk përbën problem për t`u kaluar, ndërsa në dimër duhet të gjenden vendet më të përshtatshme. Ndërkaq faqja P e sistemit kodrinor Shkëmbi i Kavajës, Zhurit, Lis-Patos, Gjyzlykone ka përrenj të shumtë, që krijojnë thyerje të relievit.Në zonën e fushës, ka kanale ujitës dhe kullues të shumtë të cilët vështirësojnë kalimin e teknikës luftarake.

Bimësia, në zonën kodrinore karakterizohet nga shkurret (makje) që në faqe të veçantë, dëndësohet dhe ka lartësi deri 3 metra.

IV. A .m. GRUMBULLI KODRINOR I HYSGJOKAJ DHE BELSH.Paraqet një trekëndësh kodrinor të veçantë, që kufizohet në P, prej rrugës:

Rrogozhinë-Lushnjë-Urë e Kuçit, bashkim i lumenjve Devoll e Osum, në Kozare, në V: nga lugina e Shkumbinit dhe lumi me të njëjtin emër, ura e Paprit, Cërrik, në L: nga lumi i Devollit. Ka një sipërfaqe prej 420 km². Shtrihet në katër rrethe: Lushnje, Peqin, Elbasan e një pjesë të Beratit.

Relievi është tipik kodrinor, ku përmidis, prej urës së Rrogozhinës, vijon një kurriz kodrinor: lartësia 218 (mbi Zhamë), maja e Sheganit (282 m), maja e Gjuzajt (276m), Rrasa e Sipërme (188m), Balaj (230 m), maja e Dragotit (203m), maja e Deshiranit (196 m) të cilat qarkojnë pjerrësitë kodrinore që zbresin në JL. Prej tyre në drejtim VL, shtrihet hapësira karakteristike e kodrave dhe liqeneve të Belshit me reliev dhe lartësi, afërsisht të njëjta. Rënia kodrinore, drejt luginës së Shkumbinit, bëhet përgjat lartësive të Gramshit e Hasmashaj, të Ballagatit (276 m), të Karthnekës (331 m) dhe të majës më të lartë në Kodras (445 m). Kurrizi kodrinor L, është më i ulët dhe ecën paralel me rrjedhën e poshtme të Devollit, ku dallojnë kodra në Gjyrale (156 m), në Grekan (259 m), në Gurras (194 m) dhe në Dëshiran (196 m). Përmidis të tre kurrizeve kodrinore, platforma e Belshit, me reliev të përngjashëm, me thyerje tipike të formave karstike të liqeneve, groporeve e kodrinave të shumta. E shtrirë midis dy luginave dhe fushës së Myzëqesë në P, si drejtime kryesore lëvizëse, në historinë e luftrave, krahina e Belshit me pozicionimin e saj, ka qenë pak e synuar. Megjithatë, relievi këtu, ofron mundësi të mëdha manovrmi në se njihet, mbasi format e kodrinave, groporeve dhe liqeneve janë jo vetëm pengesa por edhe epërsi në mbrojtje.Qendrat e banuara të tipit fshat janë të shpërndara në të gjithë hapësirën, ku dallohen tre grumbuj: i Belshit, i Hysgjokajt dhe Kosovës.Sistemi rrugor lidh pothuajse të gjithë qendrat e banuara por dallohen si:-rruga Lushnje-Cërrik që përshkon luginën e Hajdarajt dhe lidh Hysgjokajn, Rrasën e Sipërme, qytetin e Belshit, Tragjas, Gradishtë, Shalës e Cerrik.- Në Pekisht, një rrugë të çon në luginën e Shkumbinit, në Çengelaj. Nga kjo vijë rrugore dëgëzohen rrugë rurale me kalim stinor që lidhin fshatrat Gjyshaj, Çanakaj, Ballagat. -Rruga që përshkon masivin është dhe ajo që degëzohet, në rrëzë të kodrave, pranë fshatit, Jeta e Re e cila lidh Kosovën, Çërragën deri në Belsh. Nga Kosova vijon rruga që lidh: Dragotin, Dragot -Dumrenë, Kajanin, Seferanin deri në Belsh.

18

Page 19: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-Nga Kuçova del një rrugë tjetër rurale, që pasi kalon në Urën e Devollit, lidh Dëshiranin, Gjolenë, Gurras, Grekan, deri në Belsh.

Bimësia. Në shpatet P të kodrave dallojnë masivet e sipërfaqeve me ullinj dhe hera herës me pemë. Kjo është tipike, sidomos me kurorën e Lushnjes e luginën që të çon në Hajdaraj e Hysgjokaj, në Dushk të Madh e Gramsh, në kodrat e Zhamës. Në brendësi të masivit kodrinor, vetëm në lugina e përgjatë përrenjve ka sipërfaqe me shkurre, ku me të dukshme janë ato rrotull liqeneve. Në brrylin e Shkumbinit që përkon me fshatrat: Kërthnekë, Trash, Grykësh, Broshkë e Kodras, ka sipërfaqe me shkurre të dendura. Sipërfaqe me pemtore ka edhe mbi fshatin Valas. Përgjat Devollit nga Dëshiran në Gjyrale, ka sipërfaqe me pyll plepi, shelgjishte e shkurre të dendura.

Ujorët. Shkumbini qarkon në V. Mbi të, ka katër ura që lidhen me zonën: Dy Ura të Rrogozhinës (rrugore dhe hekurudhore), Ura e Peqinit që lidh fshatrat Gjoçaj, e Çelhakaj, Ura e Çengelajt dhe Ura e Paprit që lidh Cërrikun.Nga Ura e Rrogozhinës deri në Papër, lugina e Shkumbinit është në gjerësi mesatare prej 3.8 km. Në Grykësh ajo ngushtohet deri 900 metër. Brigjet e lumit ( duke përfshië edhe hapësirën zallishtore) janë në largësi herë herë deri 250 metër dhe rënia e tyre, 3 metër.

Lumi i Devollit qarkon anën L të trevës me një gjatësi 32 km. Në përgjithësi rrjedha ujore e tij është pa gjarpërime të shumta. Gjerësia ujore shkon deri në 17 metër dhe në stinën ujëshumë zgjerohet, sa trefishi i saj. Hapësira midis brigjeve, arrin deri në 1.2 km (Gjyrale). Në fshatin Gegë, ëshët ndërtuar një digë dhe një pjesë të ujrave i kthen në rezervuarin e Thanës që është vepër ujitëse për një pjesë të fushës së Myzeqesë. Ai ka një sipërfaqe prej 6.5 km², diga është e lartë rreth 25 metra. Largësia nga të dy brigjet e rezervuarit nga Murriz-Kozarja është 2.9 km. Çarja e digës ose shpërthimi i saj prej ndonjë bombardimi të mundshëm, shkakton përmbytje të mëdha në fushën përreth e qendrat e saj të banuara. Liqenet e Belshit janë 23, të ndodhur nga hapësira prej Çërrage në Belsh e rrotull.

IV.A.m. 1.PEQINI.Peqini ndodhet në grykë të Shkumbinit në krahun V të tij. Ka një sipërfaqe prej afërsisht 1 km2 Në J fundi I tij përkon me brigjet e lumit. Lartësia mesate mbi nivelin e detit është 45 m. Qyteti përbëhet nga ndërtesa të llojllojshme e në qëndër ka ndërtesa të larta pesë dhe gjashtë katëshe. Në V të tij kufizon me kodrat ndër të cilat dominuese është lartësia 126.0 m, mbi nivelin e detit.Rruga kryesore është ajo që vjen nga Elbasani dhe mbasi përshkon gjithë qytetin del në P, drejt Rrogozhinës. Qyteti i Peqinit gjithashtu, paralel me rrugën automobilistike tejpërshkohet nga hekurudha Durrës-Elbasan. Unaza e qytetit është ndërtuar në J të tij. Të gjitha rrugët e qytetit janë me bazament dhe gjerësi ku mund të manovrojnë të gjitha llojet e mjeteve dhe teknikës luftarake.Objekte kryesore janë: kalaja e qytetit, ujësjellësi, spitali, xhamia, burgu i vendosur në L të tij.

IV.A.m.2. DALJA NË PAPËR DHE CERRIK. Dalja në Papër përkon me fundkodrat e Belshit si dhe ato që zbresin nga V.

Gryka e Shkumbinit hapet dhe fillon sërish hapësirë fushore. Rruga automobilistike kombëtare që vjen nga Rrogozhina është tani në formatin më të mirë të përshtatshëm për lëvizje në luginë. Në Papër , tek ura me të njëjtin emër rruga kthen për në Cërrik dhe më tej në drejtim të Gramshit.

Cërriku shtrihet në Shqipërinë e Mesme në fushën e Elbasanit. Është qytet fushor me një sipërfaqe… m². Në tërësi është qytet me ndërtesa 3-5 katëshe. KA një lartësi 80 m mbi nivelin e detit. Në veri kufizon fusha e Elbasanit, në jug fusha e Cërrikut në lindje kodrat e Malasejit ku dominojnë lartësitë 128.8 dhe 164.0 në perëndim kufizon me kodrat e Valasit ku dominojnë lartësitë 119.0 dhe 177.0

19

Page 20: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Cërriku k arrugë të asfaltuara dhe të kalueshme nga Teknika luftarake. Në Cërrik hyjnë rrugët kryesore. Pika vëzhgimi janë lartësitë mbi lagjen e Uzinës dhe Malasejit.

Objekte kryesore janë Rafineria e Naftës, Qëndra kulturore, Spitali, Shkollat e Mesme, Ujësjellësi, Stadiumi, si dhe në jug të tij Radiostacioni i Cërrikut.

Peqini: Ndodhet në Shqipërinë e Mesme. Sipërfaqja e qytetit është …. m². Në jug të qytetit kufizon nga lumi i Shkumbinit.Qyteti përbëhet kryesisht nga ndërtesa 1-2 katëshe dhe ka një lartësi mesatare mbi nivelin e detit 45 m. Në veri të tij kufizon me kodrat ndër të cilat dominuese është lartësia 126.0 m mbi nivelin e detit.Rruga kryesore është ajo që hyn në lindje nga Elbasani dhe mbasi përshkruan gjithë qytetin del në lindje drejt Rrogozhinës. Qyteti i Peqinit gjithashtu po paralel me rrugën kryesore por në pjesën veriore të tejpërshkon hekurudha Durrës-Elbasan. Unaza e qytetit është ndërtuar në jug të qyetetit.Të gjitha rrugët e qytetit janë me bazament dhe gjerësi që mund të manovrojnë të gjitha llojet e mjeteve dhe teknikës luftarake. Në qytetin e Peqinit ka qënë dhe Divizioni i këmbsorisë mbasi ai ishte përcaktuar si drejtim operativ me rëndësi për mbrojtjen.Objekte kryesore në Peqin janë kalaja e qytetit, ujësjellësi, spitali, xhamia, burgu i vendosur në lindje të qytetit, fortifikimi brenda dhe rreth qytetit.

IV.A.n. GJEOHAPËSIRA: DERDHJA E SHKUMBINIT, DERDHJA E SEMANIT.Kjo hapësirë është vijim i Ultësirës Perëndimore dhe i përket fushës së

Myzeqesë. Në V, është derdhja e poshtme e Shkumbinit në J, ajo e Semanit. Largësia midis dy grykëderdhjeve 19.8 km. Largësia nga ura e Rrogozhinës deri në Urën e Kuçit është 25 km . Gjatësia e Fushës P-L është:

- përgjatë rredhjes së Shkumbinit 18 km- përgjatë rrjedhjes së Semanit, ajo ka formën e një këndi me kulm në urën e

Mbrostarit dhe largësitë janë: grykëderdhja- Urë e Mbrostarit: 16 km, ura e Mbrostarit- ura e Kuçit: 26 km. Sipërfaqja është afërsisht 772 km².

Në studimet ushtarake është konsideruar një rajon mbrojtës kryesor, jo vetëm për hapësirën që zotëron por edhe një nga gjeohapësirat shqiptare më të populluara dhe të zhvilluara. Ajo, komunikon me dy luginat e lumenjve: Shkumbin dhe Seman të cilët përvijojnë, drejt L, dy korridore të mëdha komunikimi. Kufizimi: në P, vija bregore e detit, në V: derdhja e poshtme e Shkumbinit, në L: rrëza kodrinore: Ura e Mbrostarit, Dushk i Madh, Lushnjë, Fier-Shegan, Ura e Kuçit, ndërsa në J: derdhja e poshtme e Semanit.

Relievi. Relievi është fushor, në 87 % të tij. Fusha ndërpritet në mes nga të dy anët kodrinore jetësore

- Kodrat e Ardenicës- Kodrat e Gradishtë-Shënepremtes

Lartësitë në fushë në rrëzë të kodrave deri në Lushnjë e Fier arrijnë deri në 13 metra. Kodrat e Ardenicës janë brez në formën e një rombi me diagonale të madhe: ura e Mbrostarit-Gradishte (13.5 km) dhe diagonale të vogël, në mes, Libofshë-Kolonjë (4 km). Lartësia kulmore është me Manstirin e Ardenicës, 211 metra. Këto kodra janë barierë me largësi, nga vija bregore e detit: 15.2 km. Në natyrë krijohen shtigje e gryka, mjaft të përshtashme për mbrojtje, ajo në Gradishtë, ku dikur ka kaluar Semani i sotëm, me largësi VJ, 1.8 km e cila zotërohet nga të dy anët. Po kështu, në Urën e Mbrostarit-Fier, krijohet një shteg tjetër ku është ndërtuar qyteti i Fierit dhe rrethinat e tij. Kodrat e Ardenicës, veç pozicionimit natyror, në drejtim P, kanë një sistem rajonesh të fortifikuar dhe tepër të fortifikuar. Kodrat e Gradishtë-Shënepremtes, janë vijim V, i kodrave të Ardenicës. Shtrirja e tyre V-J është 15.3 km, me gjerësinë më të madhe në mesin e tyre 5.7 km dhe lartësia zotëruese e tyre është në majën e Gurit të Gomares, 194 metra. Brezi kodrinor është përballë në P, me Lagunën e Karavastasë dhe në L me fushën e Tërbufit dhe Lushnjën. Hapësira fushore shtrihet në të dy krahët:

20

Page 21: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-ajo P, që kufizohet nga grykëderdhjet e lumenjve deri në rrëzë të brezave kodrinorë.

-hapësira, në L të kurrizeve nga Sulzotaj-Ura e Rrogozhinës deri në Urën e Mbrostarit e Ura e Kuçit.

Qendrat e banuara. Në këtë gjeohapësirë ka një dëndësi të madhe qendrash të banuara, të ndërtuara dhe të përhapura në të gjithë zonën fushore, po dendësia më e madhe, është në trapezin rural Gradishtë-Lushnjë dhe Ura e Mbrostarit-Ura e Kuçit, si dhe në hapësirën Libofshë-Ndërnënas.

Lushnja: ndodhet në këmbët e Kodrave të Karbunarës dhe Hysgjokajve. Ka një sipërfaqe prej 4.5 km² dhe shtrirje me përmasa 2x2 km. Ka një sistem rrugor JV me tërthore rrugore në drejtim L-P ku ajo kryesore përshkon qëndrën e qytetit. Ndërtesat në qëndër janë në formë të pallateve deri në 6 katëshe dhe rrotull kanë vijuar ndërtime të reja me formë vilash një deri tre katëshe. Këtu kalon rruga kombëtare interqytetore e cila i është shmangur qytetit në drejtim P në largësi prej 0.9 km që synon me të njëjtat standarte, të rindërtohet për t`u lidhur me Fierin. Në tërësi qyteti nuk ka maskim dhe nuk evidenton ndonjë pozicion mbrojtës të veçantë, Këtu, mund të përzgjedhim si veçori vetëm buzën e kodrave të cilat duket sikur fsheh vëzhgimin mbi qytet, por kjo kushtëzohet nga zotërimi i sistemit kodrinor në krahun lindor. Lushnja përbën një qëndër të rëndësishme administrative në Myzeqe, në vështrim të burimeve njerëzore të mobilizuara në raste të kushtrimeve dhe emergjencave ushtarake. Dëndësia e popullsisë është e madhe. Po kështu, burimet ekonomike të furnizimit të FA janë me interes. . Prandaj, studimi i qytetit, baza e të dhënave të informacioneve për të është e rëndësishme. Qyteti është rreth 27 km larg Fierit, 30 km mga Berati dhe 17 km nga Rrogozina. Lidhja e tij me qëndrët e banuara të rrethit bëhet nëpërmjet rrugëve automobilistike të kategorive të ndryshme.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Lushnje

143933 72432 71501 38336 19370 105597 52131

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Lushnje

143933 712 km² 202 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

21

Page 22: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lushnje

143933 42139 91845 9949

Fieri: shtrihet në të dy brigjet e lumit Gjanicë, me gjymtyrë në rrëzë të kodrave të Mallakastrës dhe atyre të Pojanit në JP, e të Ardenicës në V. Ka një sipërfaqe prej 9 km² me përmasa: 2.9x3.2 km. Fieri ka rëndësi të madhe për furnizimin me burime ekonomike dhe ato njerëzore. Qyteti shtrihet në fushë dhe si pike zotëruese kodrinore strategjike është ajo e spitalit. Prej këtu vrojtohet qyteti. Lumi përvijon në drejtim V, derisa derdhet në Seman pranë urës së Mbrostarit. Brigjet e lumit në të dy anët janë të mbuluara me drurë të lartë kryesisht plepa, me mundësi maskimi. Gjerësia e lumit të Gjanicës nuk i kalon 8 m dhe lartësia e brigjeve të tij, afër qëndrës së qytetit deri në 4.7 metra.

Sistemi rrugor, si shumica e qyteteve fushore shqiptare, ka një fillesë që konsiderohet qëndër, e prej këndëj dëgëzohen rrugët. Qëëndra ndodhet pranë Hotel “Apollonisë” vetëm 60 m, nga bregu i Gjanicës. Në këtë rreth degëzohen rrugët: ajo që të çon në Vlorë, rruga drejt P që të çon në Seman e Pojan (Apolloni), rruga që të çon në stacionin e Trenit, rruga tjetër që vijojnë në drejtimin V dhe që i bashkon e njëjta unazë, duke mbyllur sistemin rrezor të tij.

Rrugët janë të gjera dhe kalimi i teknikës nuk pengohet të cilat mundësojnë vrojtimin nga tarracat. Tipi i ndërtesave në rrethinë është njëkatësh dhe vila të reja trekatëshe të ndërtuara kohët e fundit. Qyteti në tërësi është i gjelbëruar. Pikat më të rëndësishme që duhen vlerësuar nga ana ushtarake.

Ura e Mbrostarit e cila është nyje e vetme. Kalimi që lidh qytetin VJ, Kodra e Mbrostarit ndodhet rreth 150 m larg, mbi urën hekurudhore, pranë bashkimit të Gjanicës me Smanin. Po kështu: Kodra e Spitalit që zotëron qytetin, qafa e Koshovicës ku hapet kalimi rrugor në drejtim të Vlorës dhe Cakranit. Ndërkaq tubacionet e naftës dhe të gazit, linjat e furnizimit në energji e elektrike dhe ujësjellësi i qytetit që vjen nga ana J, duhet të pasqyrohen në harta për t`u njohur në situate luftarake, si objekte të rëndësisë së veçantë, për t`u ruajtur.Fieri është larg buzës së detit rreth 20 km dhe rruga që të çon në Plazh të Semanit lidh Ndërmënas-Sheq-Marinas-Grykë e mandej Plazh. Një degëzim i rëndësishëm është ai që mbrin në fshatin Seman, qëndër e Komunës.Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Fier 199082 98895 100187 76166 38635 122916 66552

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Fier 199082 785 km² 253.5 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

22

Page 23: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Fier 199082 57658 126659 14765

Rrjeti rrugor. Ky rrjet është i dëndur, pothuajse në të gjithë hapësirën çka përbën një drejtim të shfrytëzimit për lëvizje. Ndër to dallohen:

-Rruga kombëtare Rrogozhinë-Lushnje, Lushnje-Berat.Në qytetin e Lushnjes krijohet një nyje e rëndësishme e transportit civil e ushtarak jo vetëm VJ, por dhe atë L.

-Rruga dy kalimshe e asfaltuar Ura e Rrogozhinës-Divjakë-Rruga: Çermë-Bishtçukas-Rruga: Dushku i Madh-Gërmenj i Madh-Rruga: Lushnje-Grabjan-Rruga: Grabjan-Savër-Rruga: Lushnje-Plug-Rruga: Bishtqethëm-Gradishtë, Babunjë-Rruga: Bishtqethëm-Toshkëz-Rruga: Divjakë-Kryevidh, Muçijas, Gur, Babunjë-Rruga e Divjakës, përgjat brezit tokësor ndarës, së Lagunës së Karavastasë

me detin që lidhet me Hasturkas, Ndërnënas dhe Libofshë-Rruga: Ura e Mbrostarit- Petovë, Libofshë-Ndërnënas

Sistemi rrugor në tërësi është i kalueshëm nga teknika. Pranë urave të rrugëve fushore ka edhe platforma për kalimin e tankeve. Përgjat kësaj zone kalon edhe vija hekurudhore e cila nga Lushnja, përmes fushës, lidh Gradishtën, me Libofshë dhe Fier.

Ujorët. Bregu i detit Adriatik, midis të dy grykëderdhjeve të lumenjve është shumë i ndërthurur dhe me një dinamikë të madhe në sajë të prurjeve. Kjo vijë bregore është e ndërthurur, me breza toke të krijuar, mikrolaguna e godulla të cilat ndryshojnë nga viti në vit. Pranë grykëderdhjes së Shkumbinit dhe Semanit ka moçalishte, godulla të pakalueshme të kalueshme më vështirësi, hapësira të lagështa me zhuk e kallama. Në grykëderdhjet, teknika që mund të zbresë, ka vende fundosëse, prej shtresave të aluvioneve të krijuara, të cilat sidomos në dimër, janë më të theksuara.

Në largësi nga vija ujore, deri 30-40 metra, si rrjedhojë e veprimit të erës dhe të dallgëve të mëdha, janë krijuar breza ranorë, si kordone me lartësi 3-4 metra të cilët në përgjithësi shfrytëzohen, për mbrojtje. Këto kordone ndodhen më larg, në zonën e Ndërnënasit, në hapësirën e poligonit të qitjeve të artilerisë, në grykëderdhje, ku kordoni ranor mbrojtës arrin në 3.9 metra. Gotullat më tipike ndodhen, pranë derdhjes së kanalit të madh Gradishtë-Karavasta, ku në saj të veprimit të detit, të krijimit të kordoneve litorale të tokës, shfaqen gotulla të vogla, të cilat janë të kalueshme me vështirësi.

Laguna e Karavastasë është pengesë dytësore ujore, nëse mund të ndodh një mbritje në kryeurë, megjithatë zotërimi i të dy këndeve V dhe J të Lagunës, krijon izolim. Sipërfaqja e Karavastasë është 41.8 km² dhe thellësia më e madhe arrin deri në 2.5 metra. Kanali ujor i komunikimit ndodhet në Dajlan, rreth 3 km nga fundi J i saj. Përballë tij krijohet një mikrolagunë tjetër dhe një brez toke që e mbështjellë atë.Thellësitë e detit janë:

- në grykën e Shkumbinit nga bregu në largësinë 800 metra, 6 metra, thellësi- në plazhin e Divjakës deri në largësinë 1.5 km, 6 metra, thellësi.- në derdhjen e vjetër të Semanit, deri në largësinë 1 km, 2 metër thellësi.

23

Page 24: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lumi Seman është pengesa më e madhe ujore në hapësirën e Fushës së Myzeqesë. Nga Ura e Kuçit deri në grykëderdhje të tij, ka një largësi prej 60 km, me gjarpërime të shumta, me gjerësi mesatare 35 metra, thellësi deri 1,2 metër dhe shpejtësi rrjedhje 0.3 m/sek, është i vështirë në kalim, gjatë kohës së dimrit. Megjithatë, lumi ka brigje të përshtatshme për ura hedhësit dhe në përgjithësi tabani i tij është i fortë. Në të gjithë këtë largësi, ai ka vetëm 2 kalime, në Urën e Mbrostarit (ku janë 2 ura, hekurudhore dhe ajo automobilistike) si dhe në urën e Kuçit.

Kalimi gjatë dimrit është i vështirë, mbasi gjerësia arrin deri në 50-70 metra dhe thellësia e ujit në 2.5 metra. Uji mbush tërë hapësirën e brigjeve të tij, që janë të larta deri 4 metra. Gjatë verës, trupat këmbësore mund të kalojnë me pajisjet e tyre speciale, ndërsa teknika luftarake kërkon përmisime në punime të shpejta xhenjere. Semani, në të dy anët e tij, ka argjinaturat, për mbrojtjen e fushës nga përmbytjet. Lartësia e argjinaturës, nga 3-4 metra. Sipër saj, ka kalim këmbësorësh. Hapësira midis argjinaturave është në një mesatare prej 900 metrash.Brigjeve të lumit, u afrohen rrrugët:

- në fshatin Hastarkas, në V të lumit- në fshatin Seman i ri, rreth 250 metra nga argjinatura- në fshatin Adriatik, deri në argjinaturë- në fshatin Mujalli, rreth 100 metër afër argjinaturës- në të dy krahët e lumit, në Kallm të Madh, në Belinë, pranë brigjeve- në Imshtë, Marinzë, Suku i Poshtëm, Suku i Sipërm- në fshatin Ngurrëzë e Vogël, Mazhaj, Hingë, Toshkëz, pranë brigjeve V të

Semanit- në Arapaj, Samaticë, Malas, deri në brigjet e lumit.

E gjithë hapësira fushore, përshkohet nga kanale kulluese dhe ujitëse. Në fushën e Libofshë-Ndërnënas ata kanë drejtim L-P dhe ndërprerjet VJ. Në fushën e Tërbufit, kanalet kryesore kanë drejtim me ndërprerjet përkatëse. Gjatë fushës, prej Fier-Shegan-Krutje-Babullimë-Kallm, drejtimi kryesor i kanaleve është VL-JP me ndërprerjet e duhura. Midis këtij rrejti kanalesh dallon kanali i madh ujitës: Thanë, Lushnje, Thanë-Bishtqethm-Mertish, Thanë-Toshkëz, Ngurrëz-Kallm, përgjatë argjinaturës V të lumit. Ndëkohë, ujëheqësi i madh që kalon nga Gradishta, mbledh ujrat e fushës, duke i zhvendosur në drejtim të P, në det. Ky ujëheqës kryesor është pengesë, gjatë lëvizjes mbasi ka gjerësi midis rrethojave të dheut deri 40m, me thellësi 3.5 m, me baltovinë, zhukë e kallama.

Bimësia. Në vështrimi të bimësisë dallojmë: pyllin e Madh të Divjakës i cili është Park Kombëtar me sipërfaqe rreth 1200 ha. Ai përbëhet nga halorë po edhe dushkqe me lartësi mesatare deri 12 metra me dëndësi, mundësi maskimi, me rrugë të verbra përmidis, ndën kurora me përmasa trungjesh, me diametër deri 0.8 metra. Është i shfrytëzueshëm nga ana ushtarake në çdo kohë. Në V, zonat e brezave kodrinorë si ai i Gurit të Gomares, ka sipërfaqe të shkurrëve të dendura: makje, dushk dhe pyll të rrallë, e theksuar në luginat e përrenjve. Ndërkaq, në kodrat e Ardenicës dallohet pylli i kultivuar i pishës së butë në afërsi të Manastirit, si dhe shkurret e dëndura në luginën P. Gjatë lumenjve ka bimësi maskuese, si plepa, sheq, frashër e tjera, kryesisht pranë grykëderdhjeve.

Lloji i tokave: Lloji i tokave ka rëndësi për lëvizjen e trupave dhe teknikës. Në brezin e parë pranëbregor dallohet hapësirat ranore, pranë deltave aluvione argjilore të prurjeve si dhe shtresë baltovine ngecëse e fundosëse për teknikën. Në thellësi, fusha ka toka të hirta kafe livadhore ndërsa në kodra shtufore

Klima në këtë hapësirë është e ngrohtë me temperaturë mesatare vjetore 15-16ºC.Objektet kryesore për vlerësim ushtarak:

- Plazhi i Divjakës dhe Parku i Madh i tij- Kanali i komunikimit lagunë -det ,në Karavasta- Zona e tokës së vdekur, në rrjedhjen e vjetër të Semanit ku mund të afrohen

mjete amfibë dhe hapësira e kordoneve ranorë me mundësi maskimi- Tubacionet e naftës që kalojnë në fushë.

24

Page 25: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

- Lartësitë e sistemit kodrinor Gradishtë-Shënepremte dhe sistemi fortifikues rrëzë këtyre kodrave

- Gryka e Gradishtës, si një portë hyrëse e cila duhet të ruhet nga të dy krahët.- Brezi kodrinor i Ardenicës, Manastiri dhe sistemi i fortifikimit në P.- Ura e Mbrostarit- Qyteti i Lushnjës me objektet e tij kryesor qytetorë si nyje komunikimi.

IV.A.o. BERATI NË OSUMIN E POSHTËMDrejtimi luginor L, nga gjeohapësira e Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, e

ka Osumin një ndër prirjet e lëvizjes në thellësi të vendit. Historia e luftrave, më së shumti, tregon se synimi ka qenë zbritja në Berat nga Qafa e Kiçokut; hyrja sërish në Berat nga lugina e Devollit, prirja për të marë qytetin nga drejtimi: Qafa e Sqepurit, Ura Vajgurore dhe Berat dhe po kështu, lëvizja në luginë, nga Ura e Kuçit-Ura Vajgurore dhe Berat. Një drejtim tjetër operacional i brendshëm, është ai i qafë Sinjës që komunikon me Mallakastrën.

Berati është një kyç natyror, në të cilin 2400 vjet më parë u ndërtua gjurma fillimore e qytetit, që e mban në gji Osumi i cili mbështillet rreth tij, midis dy kodrinave , në kthesë të lumit. Kodra e Kalasë është 240 metër dhe ka thepisje greminore në jug, ndërsa përtej lumit, ngrihen lartësitë e Drobonikut. Lugina e Osumit, këtu, i përngjan edhe një çarjeje të ngushtë ku kontrollohet lëvizja për në thellësitë luginore L.

Legati Apustius, mbërriti në Antipatrea,qyteti që ndodhet në një grykë të ngushtë. Mblodhi sëpari krerët për të biseduar me ta dhe u përpoq t’i bindte, që t’ua lëshonin qytetin romakëve, por ata i hodhën poshtë fjalët e tij, sepse kishin besim tek fuqia e

qytetit …, tek muret e tij dhe pozicioni… Tit Livi

Berati është një ndër qytetet më karakteristikë të Shqipërisë. Është i ndërtuar në të dy brigjet e Osumit, në një luginë të ngushtë dhe kthesë lumi. Ai ka një sipërfaqe prej afërsisht 6 km² dhe përmasat e shtrirjes së tij janë në drejtim të vijës lumore rreth 4 km tërthor rreth 600 metër. Që në shekullin e II pK, mori jetë Kalaja e qytetit e cila ndodhet në anën VP të lumit Osum. Gjatë shekullit XVIII Berati mori afërsisht trajtat e sotme. Qyteti që shtrihet në të dy brigjet e lumit, i bashkon ura e Goricës e ndërtuar qysh prej vitit 1670. Në grykën e ngushtë, në të dy anët relievi që ngrihet, shikon ndërsjelltas gjithë vendbanimin. Qyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë pjesë e formacioneve shkëmbore, po në të njëjtën kohë ai është preh e sulmeve që mund të bëhen nga V dhe J. Kalaja që zë një pozicion zotërues, është epërsi, nëse atë e zotëron sepse prej këndej, vëzhgohet i tërë qyteti. Sistemi i rrugëve i përshtatet relievit, me rrugët kryesore paralel me rrjedhën e lumit dhe me ato dytësore që janë tërthorë dhe rrezore. Kudo i janë pozicione zotëruese. Qëndra e qytetit, shtrihet pothuajse në luginë. Ai ka marrë shtrirje në të dy drejtimet e rrjedhës së lumit, ku ka dhe zgjerimet përkatëse. Pozicioni i qytetit duket se është i mbrojtur nga relievi por bombardimet e përqëndruara të kohës së sotme, sado që të zotërosh goditjet ajrore e shkatërrojnë atë. Maskimet, pozicionet mbrojtëse në thyerjet e relievit, në shkëmbinj dhe përgjatë brigjeve të lumit, janë epërsi mbrojtëse. Nëpër këtë qytet kalon rruga që të çon në rrethin e Skraparit (në Çorovodë) si dhe ao që lidh Beratin me Këlcyrën dhe Përmetin nëpërmjet Qafës së Kiçokut. Historia tregon se në të shkuarën pozicioni i qytetit ka qenë shumë i veçantë ςka i ka dhënë mundësi për mbijetesë. Kalaja, veçmas është një dëshmi e qëndresës, në një ngrehinë shkëmbore, mbi Osum që duket sikur është pjesë e masivit shkëmbor. Bedenat e Kalasë, janë të pamarrshme prej brigjeve të lumit, veçse në anën VP, prej sistemit kodrinor mund t`i afrohesh. Lartësia e relievit ku është ngritur Kështjella është 187m, mbi nivelin e detit. Kjo është dhe një nga pozicionet strategjike shqiptare. Me një rol të jashtëzakonshëm mbrojtës.

Në vështrimin gjeografik ushtarak kështjella e Beratit edhe pse ka patur një pozicion zotërues mbrojtës, kur i njeh shtigjet e afrimit dhe të fshehtat e vendit, mund ta pushtosh. Kështu ndodhi gjatë disfatës së madhe të Gjergj Kastriotit (1455).

25

Page 26: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Moisi Golemi kish tradhëtuar dhe ushtria e Isa Bej Evranozit ku komandonte Muzak Topia. Kolona erdhi përgjatë natës, me udhërrëfime të njohësve të vendit, dhe u afrua nga VP duke i gjetur luftëtarët të shpërndarë dhe të papërgatitur. Ardhja e Skënderbeut, mundësoi largimin dhe tërheqjen për të mos u asgjësuar plotësisht.

Gjatë kryengritjes fshatare të vitit 1847 kundër forcave osmane, megjithë njohjen e mirë të vendit dhe të shtigjeve të Kështjellës, Berati nuk u zotërua dot pasi mbrojtësit kishin armatim, pozicionim dhe shfrytëzim të sukseshëm të tij. Në rast të luftës moderne, popullsia e qytetit mund të evakuohet me shpejtësi vetëm në drejtim të L dhe të J, ku relievi dhe rrugët automobilistike mundësojnë zhvendosjen në saje të një relievi kodrinor, luginor dhe malor të përshtatshëm.

Berati është qëndër e rrethit, administrate e të cilit në raste të emergjencave dhe situatave luftarake, mund të shndërrohet tërësisht në funksion të mbrojtjes duke ofruar mundësi të mëdha organizimi.

Nga Ura e Kuçit deri në Berat, lugina ka një gjatësi prej 22 km, kurse nga Ura Vajgurore 10 km. Devolli dhe Osumi bashkohen midis Ferras-Kozarës dhe Arrëzës. Lartësia e rrafshit të fushës është 30 metër. Në P, kodrat e Malas-Gropës (242 m) ngrihen VJ, deri në Qafën e Sqepurit e prej këndej në drejtim të Skrevanit dhe malit të Shpiragut (1197 m). Në L të lumit ngrihen kodrat e Kozarës (132 m) në V të rrjedhës së fundit të Devollit, ndërsa përballë bashkimit të Osum-Devollit, vijojnë kodrat e Kuçovë-Perondisë. Prej Urës Vajgurore, lugina fillon e ngushtohet nga L, në Lapardha zbret lumi i Bardhajt dhe lugina, me të njëjtin emër. Lartësitë e buta kodrinore të Otllakut, Dushnikut, arrijnë në 250-300 metër. Ndërkohë në P, përballë Beratit janë dy radhoj kodrinorë paralelë: ai që ngrihet nga Ura Vajgurore në lartësitë e Konisbaltës (392 m), të Starovës (maja e Kules, 618 m) kurse pas tyre, lartësohet brezi malor i Shpiragut. Kështu, lugina dhe vet Berati, në ngushtesën e saj, ndodhet midis lartësive në të dy krahët.

Qëndrat e banuara, në këtë trevë janë të dëndura..Tre qytete: Berat, Kuçovë dhe Ura Vajgurore, Poliςan fshatra që shtrihen në fushë dhe rrëzë kodrave, përbëjnë një bazë të fuqishme të burimeve njerëzore. Poliçani, vijon të jetë një qëndër e uzinave ushtarake të armatimit.

Kuçova shtrihet, rrëzë kodrave, në krahun J të Devollit dhe larg bashkimit me Osumin: rreth 4.8 km. Kodrat zotërojnë anën JL të qytetit. Një pjesë e lagjeve futet në luginëzat fundore të kodrave. Ndërtesat janë të ndërthurura me ato shumëkatëshe dhe tip vilash. Sistemi rrugor është i ndryshëm. Qyteti duket se ka dy qendra: e para VL ku ndodhet dhe sheshi dhe tjetra në J, në luginën rrëzë kodrave. Rrugët nuk janë të sistemuara, po ato e përshkojnë qytetin tej e mbanë. Sipërfaqja ëshët 3.5 km². Lidhet me rrugë me Urën Vajgurore dhe me fshatrat përreth. Fusha e aviacionit, një ndër bazat ushtarake me të përmendura gjatë sistemit komunist ndodhet rreth 2.5 km, pista e të cilit është në gjendje të mirë. Aty ndodhet dhe uzina e Aviacionit si dhe një sistem tunelor fortifikimi. Puset e naftës, ende vijojnë të punojnë edhe në periferi të qytetit por edhe në rrethinë, pasi këtu është edhe qendra e tij. Rrethi është shumë i populluar jo vetëm në fshatrat e zonës fushore por edhe ato kodrinore. Mobilizimi ushatarak në këtë rreth mer rëndësi, si burim njërëzor jetësor.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

26

Page 27: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Kuçova 35338 17580 17758 18038 9255 17300 8503

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Kuçova

35338 84 km² 420.2 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Kuçova 35338 9817 22946 2575

Rrugët janë të ndryshme. Rruga: Lushnjë-Berat, është kombëtare, interqytetore. I tillë është edhe degëzimi që lidh Urën Vajgurore me Kuçovën. Në Poshnje, ndërpritet rruga që lidh Fierin me Beratin e që kalon nga Qafa e Sqepurit. Kalueshmëria e këtyre rrugëve është normale, gjatë gjithë stinëve të vitit. Rrugët që lidhin fshatrat fushorë, në tërësi janë të shtruara. Në periferi të Kuçovës, vijon rruga automobilistike që kalon Devollin, në Urën e Kozarës dhe lidh digën e Vlashukut, e më tej, me Dumrenë. Kjo rrugë është e përmirësuar e kalueshme, me vështirësi, gjatë stinës së reshjeve. Përgjatë luginës së Lumasit, kalon një rrugë e përmirësuar. Në krahun J të Osumit, tre rrugë të shtruara me kalldrëm dhe të mirëmbajtura lidhin: Qafën e Kiçokut, Gjerovenin, përgjatë luginës së Velabishtit si dhe degëzimi me vlerë të veçantë ushtarake që lidh: Palikësht, Mbreshtan, Galinë, Paftal, Kamçisht dhe Sinjë. Në hapësirën fushore përgjatë kanaleve ka rrugë stinore , sikundër ka edhe në fshatrat kodrinorë. Rruga që lidh Qafën e Kiçokut, kalon gjatë shpateve lindore të radhojit kodrinor midis luginës së Osumit dhe asaj të Gjoroven-Molishtit. Kjo rrugë e shtruar dhe e mirëmbajtur është mundësia e vetme lëvizëse me automjete që lidh luginën e Vjosës me atë të Osumit. Përgjatë saj që nga Berati, vijojnë fshatrat Drobonik, Zhitom i Vogël, Zhitom i Madh e gjer në Tërpan ku ndërpritet dhe rruga tjetër e cila zbret në Osum, nëpërmjet luginës së Tozharit. Nga Tërpani, rruga ngjitet në kurrizin e Malit të Çorrogjafit, në Rehovë (Qafë e Rehovës) e Gllavë. Nga Berati në Qafë të Kiçokut, rreth 44 km, rruga është e kalueshme e cila përballon kolonat ushtarake, me pjerrësi të vogël, në pjesën më të madhe të saj.Rruga që lidh Qafën e Sinjës prej Beratit është 21 km e gjatë dhe në shumicën vijore të saj është njëkalimshe. Prej këtu ka degëzim: rruge e përmirësuar që lidh Velçan, Osmënzezë dhe Plashnik, zona shumë të thella në kufi me Mallakastrën.

Ujorët .Dy lumenj kryesorë, Devolli dhe Osumi, krijojnë në Arrëz, Semanin. Ata janë pengesa kryesore, në zonën fushore. Devolli ka një gjerësi të pasqyrës ujore deri 10 metër dhe thellësi: 0,5-1 metër. Largësia midis brigjeve arrin deri 100 metër. Nga Berati në Poliçan, Osumi ka drejtim JP, me gjarpërime të shumta, në një luginë me një gjerësi nga 100-900 metra. Lartësitë kodrinore në të dy anët janë nga 100-350 metra. Në krahun VL të lumit kalon rruga automobilistike që lidh Poliçanin dhe

27

Page 28: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

më tej Çorovodën. Lugina ka një karakter aktiv, është e sigurtë në mbrojtje, burim i mirë i rezervave materiale ushtarake si dhe burimeve njerëzore të një ndër krahinave më luftarake shqiptare. Poliçani, vijon të jetë një qëndër e uzinave ushtarake të armatimit.

Osumi gjer në Arrëz, ka gjerësi më të vogël. Ndërkaq, Semani zgjerohet nga 50-70 metër (në verë 25-30 metër). Kalimi i lumenjve, nga forcat këmbësore vështirësohet në stinën ujëshumë, çka kërkon pajisje xhenjere. Ndër ujorët dallohet dhe lumi i Molishtit i cili e ka fillesën nga lartësitë e Zhabokikës. Në Veleshnjë ai merr emrin: lumi i Gjorovenit i cili derdhet në Osum, pranë fshatit, Velabisht. Ky lum nuk përbën ndonjë problem për kalueshmërinë, mbasi brigjet e tij janë të gjërë dhe zallishtja përthith shumicën e ujrave të tij. Përroi i Çorrogjafit, zbret nga lartësitë e Rehovës.Rezervuari i Thanës, ka sipërfaqe prej 10.2 km 2 dhe një digë të gjatë që nga Salc-Kozarja deri në Thanë: 3.7 km. Diga është e lartë rreth 29 metra dhe shpërthimi i saj në situata bombardimesh përbën një rrezik për qëndrat e banuara në Myzeqenë e Lushnjës. Përrenjtë kodrinorë janë kryesisht stinorë, por në kohë reshjesh kanë prurje të mëdha.Objektet artificiale dhe natyrore me rëndësi ushtarake:-Brryli qytetor i Beratit dhe Ura e Goricës, ka rëndësi të veçantë. Këtu relievi ka një çarje fatale e cila duket sikur ruan gjithë luginën tjetër, të Osumit në L.-Ura Vajgurore, kalon Osumin dhe lidh Kuçovë e Berat. Edhe pse në fushë në sajë të relievit të bregor mundëson ruajtjen. -Ura e Kuçit, mbi Seman; ku lumi, gati mbështetet në rrëzën kodrinore: Kuç-Malas-Gropa që është kalimi i vetëm i lumit, në drejtimin luginor të Beratit.-Rezervuari i Thanës, ka vlera ekonomike të mëdha, por edhe në vështrim ushtarak është objekt i rëndësisë së veçantë për ruajtje.-Aeroporti i Kuçovës, i cili ndodhet midis Urës Vajgurore dhe Kuçovës, konsiderohet një objekt ajror rezervë për situata luftarake dhe i vlerësueshëm në gjeohapsirën që kontrollon NATO, në Shqipëri.-Diga e Vlashukut dhe ura mbi të, çka përbën një drejtim lëvizës mbi Devoll, për në krahinën e Belshit dhe më tej.-Tubacionet e naftës dhe gazit që kalojnë nga Fieri në Qafë të Sqepurit e Kuçovë.-Katër qafat e njohura në P të luginës së Osumit:

Qafa e Sqepurit, shteg që lidh Beratin me zonën fushore të Fierit ku kalon rruga automobilistike.Qafa e Sinjës , në fundin J të Malit të Shpiragut , në lartësinë 720 metra mbi nivelin e detit që vështron kodrat e Mallakastrës, në P dhe Beratin në luginën e Osumit, në L. Ajo ka një karakter historik, me ngjarje luftrash e përpjekjesh në kohë si dhe komunikimin e bashkësive të dy trevave me tradita të shquara qëndrese, si Mallakastra dhe Berati.Qafa e Kiçokut është një tejqyrje natyrore përmidis dy luginave të mëdha asaj të Vjosës dhe Osumit; truall ndarës i lëvizjeve të mundshme ushtarake, nga të dy drejtimet operative nga JL në VP, të Shqipërisë, dëshmi përballjesh edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

IV.A.p. FUNDKODRAT E MALLKASTRËS. KTHESA E PATOSIT- KUTALLITrajtimi i kësaj hapësire, ka lidhje me brigjet jugore të Semanit dhe zë fill në

Urën të Mbrostarit dhe Fier, deri në Goriçan-Drenovicë e Kutalli të rrethit të Beratit. Ka një sipërfaqe prej 75 km². Relievi është fushor. Kodrat fillojnë në Jug (Zharrëz, Marinëz e Roskovec), lartësitë e së cilave zotërojnë fushën dhe arrijnë në 50-82 metra. Qendrat e banuara janë të dendura. Dallohet ndër to qyteti i Roskovecit, Zharrëza e Kutallia. Në kthesën e Patosit, ndahet rruga që lidh përmidis, Mallakastrën. Rrugët përshkojnë gjithë hapësirën, ku ndër kryesoret është ajo që lidh Fierin e Beratin dhe kalon në rrëzë të kodrave. Rrugët që lidhin fshatrat janë me bazament natyror dhe të përmirësuara, me lëvizje në të gjithë stinët. Duke përkuar me fushat e naftës, rrugët janë të dendura. Objektet e rëndësishme, për vlerësim nga ana ushtarake:

28

Page 29: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

- Ura e Mbrostarit- Kryqëzimi i rrugëve në kthesën të Patosit- Fushat e Naftës së Sheqishtë e Marinëz- Kodrat zotëruese të fushës (Zharrëz, Marinëz, Roskovec)- Argjinaturat e lumit

IV.A.q. MALLAKASTRA DHE RRETHINAT E SAJ.Mallakastra është krahinë kodrinore me një shtrirje VP e JL që kufizohet në V:

- nga kodrat e Levanit e Peshtanit (258 m), kodrat e Mbyetit pranë Fierit, rruga Fier-Berat e cila përqarkon zonën kodrinore, që fillon në Portëzë, kthesa e Patosit, Zharrëz, Vidhishtë, Kuman, qytetin e Roskovecit, Strum, Pobrat, Kutalli, Drenovicë, Samaticë, Ura e Kuçit. Në L lartësitë e kodrave të Malas-Gropas (241m), qafa e Sqepurit, Mali i Shpiragut, në qafa e Sinjës (725 m), maja e Molishtit (952 m), maja e Plashnikut (973 m) maja e Mullezës (993 m), Allkomemaj, Zhabokikë, Maja e Gllavës (700 m) deri në Memaliaj. Në J dhe JP, këtë krahinë e përmbyll lumi dhe lugina e Vjosës. Ka një sipërfaqe 1190 km2.

Mallakastra është krahinë tipike kodrinore e cila zë e ngrihet që nga rrafshina e fushës së Myzeqesë. Duke u përfshirë në krahun V të rrjedhës së lumit Vjosa, si dhe në arterjen kryesore të komunikimit të rrugës, Fier-Gjirokastër e Përmet, në JL të vendit merr përparësi studimore në situata ushtarake e mbrojtëse. Historia tregon se drejt thellësisë së krahinës është tentuar, për synim pushtimi e nënshtrimi, mbasi vetëm kështu mund të zotërohet rrjedha e mesme e Vjosës dhe afëria me nyjen e Tepelenës e cila komunikon me dy luginat, atë të Vjosës dhe Drinosit. Historia e qytetërimit parailir dhe ilir tregon se treva ka qenë hapësirë zhvillimi që në lashtësi (Nikaija, Bylisi, Dimali, Gllavinica) me gjurmë gjer në ditët e sotme. Ekspeditat ushtarake të cilat kanë dështuar kanë lidhje veç të tjerave edhe me një pozicion të favorshëm natyror.

Në kohët më të afërme, kryengritja antiosmane kundër tanzimatit, e pati një ndër qëndrat e saj, në Mallakastër dhe lufta e Greshicës tregoi se krahas trimërisë shqiptare, vendi dhe pozicioni natyror ka përparësi. Po edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëndresa në këtë trevë, ishte kuptimplotë. Ky reliev kodrinor që sa vjen e rritet, me format, thyerjet dhe lartësitë e tij përbën një masiv dhe platformë me veçori të ndryshueshme që japin mundësi manovrimi dhe shfrytëzimi po kaq të ndryshme, të cilat kundërshtari nuk mund t’i njohë lehtas. Në radhuan dhe formacionin e parë të këtij relievi shfaqen: kodra e Peshtanit (256 m) që zotëron si luginën e Levanit ashtu edhe rrugën që të çon në Cakran; Kodrat e Plykut (212 m) që vëzhgojnë fushën përball dhe Patosin; maja e Margëlliçit (312 m) që ka një formë të dukshme vëzhgimore në horizont; maja e kishës mbi Luar (275 m), kodra e Roskovecit, mbi qytet (46 m), kodra e Velmishtit (173 m) e Kutallisë (149 m), e Syzesit (226 m) të cilat janë pararojë e këtij masivi kodrinor. Rendimi i dytë lartësor i përket relievit në Gjinoqar (546 m): Çuka Llazit, e Ngjeqarit (425 m), e Skrevanit (430m). Ndërkaq, maja e Malit të Shpiragut (1197m) konsiderohet si princi i lartësive zotëruese që vrojton në lindje Beratin dhe në P gjithë hapësirën fushore të rrjedhës së poshtme të Semanit si dhe hap dritë mbi Mallakstër. Në drejtimin P rradhoi i kodrave vijon me kodrën e Kreshpanit (338 m), të Gurit të Zi (512 m), të Drenovës (639 m), të Shkëmbit të Larashit (604 m), të Gradishtës (523m) derisa ulet në kryqëzim të Povlës dhe Vjosës, në Poçem. Ky radhua kodrinor është superior, ndaj luginës së Vjosës, si dhe në brendësi të trevës. Në drejtimin L, Shpiragu vijon me një kurriz kodrinor që në majën e Molishtit arrin 952 m, në Plashnik, 814 m, deri në majën e Gllavës (1159 m). Paralel me to, përzgjaten kodrat e Cfirit (669 m), të Velçanit (620 m), të Gjerbësit (670 m), të Ninëshit (maja e Koçit 658 m), të Kamçishtit (807 m), të Zhabokikës (675 m). Në brendësi, marrin përparësi shfrytëzimi dhe njohja e lartësive të Shëndëlliut (Aranitas: 716 m), e Kremenarit ( Magula: 498 m), e Çorrushtit (520 m), e Goricës së Drizarit (499 m), e Kalivaçit (379 m).

Relievi përgjat luginës së Vjosës është fushor kryesisht përgjatë grykës së lumit dhe fundin e pjerrësive kodrinore deri në kreshtin e parë lartësor të Mallakastrës (Bregas, m. Gurit të Zi, Drenovë, Shkëmbi i Larashit, maja e Gradishtës,

29

Page 30: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

e Klosit) të cilat lidhen me tërësinë e pellgut të Vjosës. Nga brigjet e lumit, në Ferras deri në rrëzë të kodrave ka një largësi prej 4.5 km. Kjo është fusha e Cakranit që vijon në drejtimin VL të lumit, duke përfshirë Kafaraj, Adë, Varibop, Cakran, Gorishovë deri në fillim të fushës së Rromsit, ku lugina ngushtohet. Fusha e Rromsit është e gjërë deri 1.9 km dhe afërsisht në këtë gjërësi, mbyllet në Poçem.

Gryka e Vjosës nga Mifoli në Poçem, është konsideruar si drejtim përparësor në organizim të mbrojtjes, ku relievi u krijon mundësi të mëdha të kontrollit të lëvizjeve. Kodrat mbi fushë si: ajo e Frakullës (149 m) kontrollon rrugën dhe fushën përballë, lartësia 168 m (Frakullë e Vogël); kodra e Varibopit (218 m); maja e Gorishovës (230 m) vëzhgojnë hapësirën fushore deri në brigjet e Vjosës. Gryka e lumit deri në Poçem është pothuajse në vijë të drejtë, në afërsisht 10 km dhe poshtë majës së Klosit, merr drejtimin J, duke gjarpëruar në rrëzë rë majës së Belagores së Drizarit, ku gryka ngushtohet deri në 150 m. Prej këtej, fillon fusha e Kutës dhe e Çorrushit deri në Donije (Kalivaç) ku po ndërtohet hidrocentrali. Kjo tërësi lartësish, të dallueshme dhe të dendura tregon thyerjen e relievit si dhe format tipike kodrinore që me përjashtim të Malit të Shpiragut, nuk kanë ndryshime të mëdha. Përshkrimi i këtij relievi në vështrimin lartësor, hipsometrik është i kushtëzuar nga ujorët e ndryshëm ku ndër kryesorët janë:Lumi i Gjanicës që është edhe lugina kryesore e Mallakastrës veriore. Gjanica formësohet diku në lartësitë rrjedhëse të Çërrilës, Allkomemajt, majës së Mullezës e Osmozezës duke marrë emrin përroi i Lumarës, ku më vonë, është krijuar edhe rezervuari me të njëjtin emër. Në Aranitas bashkohet me përroin e Metohut duke formuar Gjanicën e cila përshkon rreth 38 km, derisa bashkohet pranë Urës së Mbrostarit, me lumin Seman. Në drejtimin V, Gjanica lag fshatrat: Panahor, Lavdan, qytetin e Ballshit, një pjesë të Dukasit, Visokë, Patos-Fshat, Kasnicë, Lalar, Kraps, Plyk, Drizë e Fier. Përrenj të shumtë derdhen në të si: e Ngraçijes, i Lofkëndit, i Ngraçanit. Nga J, rrjedhin: prroi i Ballshit, i Drenovës, i Belishovës. Ndërkohë në V, në drejtim të fushës, rrjedhin një tërësi përrenjsh që e thyejnë relievin si: prroi i Drenijes dhe Siqecës, prroi i Luarit dhe Vidhishtës, prroi i Kurjanit, ku krijohet dhe rezervuari me të njëjtin emër, përroi i Donofrosës dhe përroi i Kutallisë. Në brendësi të krahinës, në Mallakastrën e Sipërme dallohen prroi i Ladovës që fillon rrjedhën në Aranitas, përroi i Konjakut që e fillon rrjedhën në Çërilë e Gadurovë të cilët në urën e Pavlës, krijojnë lumin dhe luginën më të njëjtin emër; përroi i Thatë që fillon rrjedhën në Bejar që derdhen në Vjosë.Qendrat e banuara. Drejtimi: Ura e Mifolit-fusha e Cakranit, përmbledh fshatrat: Frakullë e Madhe, Kafaraj, Frakullë e Vogël, Adë, Kashisht, Vjosë e Hambar. Nga qafa e Koshovicës, shtrihen: Peshtani dhe Bregasi. Grupi i qëndrave të banuara në rrethinat e Patosit përfshijnë: Mbyet, Portëz, qyteti i Patosit, Dukas, Kuqar, Ruzhdije, Gjinaqarë e Drenije. Përgjat rrugës së Qafë e Koshovicës vijojnë fshatrat: Kreshpan, Cakran, Vreshtaz, Buzëmadh, Gorishovë. Në pjerrësitë e kreshtit të parë kodrinor të Mallakastrës, ndodhen Romësi e Mollaj. Drejtimi i dytë është lugina e Gjanicës ku radhiten qëndrat e banuara: Plyk, Kraps, Lalar, Patosi-Fshat, Kasnicë, Visokë, Ngraçan, Belishovë, Dukas, Lapulec, Lofkënd, Drenovë, Lavdan, qyteti i Ballshit. Grupi qëndror i fshatrave që lidhet me trekëndëshin: Hekal-Aranitas-Greshicë, përfshihen edhe Kashi, Klosi. Në luginën e Povlës e rrethinat e saj, ndodhen fshatrat: Gjerbës, Kapaj, Cërrilë, Gadurovë, Damës, Kremenar, Drizar, Ninësh e Bejar. Në luginën e Vjosës, në V të fushës së Kutës, ndodhen Kuta, Çorrush, Zhulaj e Kalivaç. Në grumbullin e fshatrave që përfshihen në harkun e ujërave rrjedhëse të Krasit deri në luginën e Luftinjës ndodhen: Allkomemaj, Xhaxhaj, Levan, Kras, Toç, Qesarat, Koshtan, Zhabokikë, Izvor e Luftinjë. Në shpatet P të Shpiragut, deri në Roskovec, ndodhen qëndrat e banuara: Kutalli, Sqepur, Pobrat, Vokopolë, Protoduar, Donofrosë, Skrevan, Cukalat, Bistrovicë, Mbreshtan, Allambrez, Mbjeshovë, Sinjë, Strum, Velmisht, qyteti i Roskovecit, Kuman, Vidhisht, Luar, Mbërës, Kurjan e Ngjeqar.Ballshi: ndërtuar pranë Gjanicës me sipërfaqe që arrin deri në 1 km², me shtrirje afërsisht poligonal në pjerrësi kodrash që zbresin nga Kashi, Usojë, Drenovë. Ndodhet në lartësinë 300 m, mbi nivelin e detit. Përshkrohet nga rruga kombëtare që lidh Fierin me qytetet e tjera në J, të Shqipërisë.

30

Page 31: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lumi i Gjanicës rrjedh në këmbët e qytetit dhe pranë saj në krahun V është ndërtuar uzina e Përpunimit të thellë të Naftës që vijon prodhimin e saj. Sistemi rrugor-qytetor është i thjeshtë. Rruga kryesore në qëndër, në formën edhe të një sheshi mbledh rrugët e tjera të tij. Ndërtesat shumëkatëshe janë në qëndër. Në drejtim të periferisë ato janë banesa të thjeshta një dhe dy katëshe. Nëpër rrugë mund të lëvizë edhe teknika luftarake. Qyteti vrojtohet nga të gjitha anët, duke përfshirë këtu dhe atë V nga kodrat e Lavdanit, Poahorit dhe Lapulecit.

Sistemi rrugor. Rrugët përshkojnë tejembanë krahinën e Mallakastrës dhe rrethinat e saj. Rruga kombëtare: Fier-Berat, përmbyll në V, fundin e krahinës. Prej saj, dalin rrugë rurale që lidhin fshatrat: Ruzhdie e Rusinjë, rruga Kuman-Luar; rruga Roskovec-Kurjan-Vlosh, Ngjeqar-Allambres, rruga Strum-Velmisht-Donofrosë-Cukalat dhe rruga që del prej qafës së Sqepurit në Vokopolë e Skrevan të cilat janë rrugë me bazament natyror të përmirësuar, ku lëvizja në tërësi bëhet gjatë gjithë stinëve të vitit, me përjashtime të veçanta. Rruga Fier-Tepelenë, është korridori hyrës dhe komunikues përgjatë krahinës që përmbledh shumicën e qëndrave të banuara. Nga kjo rrugë lidhet qyteti i Patosit, Margëlliçi dhe një degë e saj, përgjatë kurrizit kodrinor, mbrin në Gjinoqar, Ngraçan, Çfir, si rrugë me bazament natyror të përmirësuar. Rruga nga kthesa e Patosit , me drejtim në Qafë të Lalarit dhe mandej ecën në drejtim V të Gjanicës, përgjat saj dhe kalon nën një urë, pranë qytetit të Ballshit. Pastaj, në shpat të kodrave mbërrin në qafë të Kashit dhe përshkon hapësirën përmidis krahinës, në qafë të Sykuqit, Greshicë, në lumin e Povlës është ura me të njëjtin emër, Damës, deri në Memaliaj. Në vlerësim të relievit ku kalon kjo rrugë, duhen marrë në shqyrtim disa pika të rëndësishme ku duhet vepruar. Në qafë të Lalarit, rruga zbulohet, por mund të mbrohet nga të dy krahët prej lartësive; në urën e Patosit-Fshat, ka një nyje e kryqëzim të rrugëve rurale dhe një urë që të lidh me Belishovën, në Visokë, futet në një luginë të ngushtë që kontrollohet si nga lartësia 280, ashtu dhe nga krahu J, i lumit. Ura e Gjanicës paraqet rëndësi në ruajtje; qafa e Kashit të nxjerr në një fushëpamje zotëruese për Mallakastrën e Sipërme; në qafë të Sykuqit. Në Greshicë rruga futet në një luginë të ngushtë, ndërkaq në urën e Pavlës merr rëndësi ura dhe nyja rrugore që lidh këtë zone, me Poçemin dhe Vlorën. Në drejtimin J, rruga përshkon Symizën (Damës), Bejarin, qafën e Krasit derisa del në luginën e Vjosës, drejt në Memaliaj. Rruga jo vetëm përshkon mespërmes krahinën, por ajo lidh disa qëndra kryesore të zhvillimit si Patos, fushën naftëmbajtëse në luginën e Gjanicës, qytetin e Ballshit, komunën e Fratarit e të Krasit. Prej saj dalin rrugët sekondare që lidhin qëndrat fshatare. Një nyje e tillë është në Ballsh për rrugën që lidh Aranitasin, në qafë të Kashit, ku vijon rruga për në Hekal, majën e Gradishtës (Bylis) dhe Klos, në urën e Povlës me degëzim në rrugë për në Kapaj, Gjerbës e Cërrilë si dhe ajo për në Poçem e Vlorë. Në Symizë (Damës) ku degëzohen rrugët për në Kremenar e Drizar, në Bejar( prej nga del rruga, që të çon në Çorrush e Kutë), në Krahës, ku rruga kthen për në Kalivaç e Donije. Mallakastra e poshtme lidhet me rrugë duke filluar nga Qafa e Koshovicës-Cakran, Poçem. Ndërkaq, në projekt është rruga kombëtare Levan, Poçem, Tepelenë e cila do të përshkojë luginën e Vjosës. Në Poçem do të kalojë përgjatë përroit të Thatë të Drizarit, duke vijuar me gjurmën aktuale deri në Tepelenë. Kësisoj e tërë krahina lidhet me rrugë të kalueshme gjatë gjithë vitit, në sajë të bazamentit natyror të përmirësuar të tyre.

Bimësia Në tërësi, në zonat kodrinore e luginore ka shkurre të dendura e të rralla të cilat nuk kanë vlera maskuese. Dallon zona Klos, Kremenar, Drizar, Kutë e Greshicë ku rriten nëpër kodrina makje gjithnjë të gjelbra me vlera maskuese. Nëpër fshatra ka blloqe me pemë frutore dhe sipërfaqe me ullinj.Objekte të rëndësishme ekonomike që duhen mbrojtur:-Rruga kombëtare dhe urat e saj kryesore në Memaliaj, Povël, Ballsh, diga e hidrocentralit të Kalivaçit në Donije, ura e Poçemit.-Tubacionet e naftës e gazit që kalojnë paralel me rrugën që nga Memaliaj deri në Fier.-Fushat e naftës, sidomos në Hekal, Greshicë, e luginën e Gjanicës.

31

Page 32: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Në kryengritjen e vitit 1847, e cila pati një përhapje të gjerë që nga Labëria, Myzeqe, Mallakastër e Berat, të bie në sy njohja e vendit dhe shfrytëzimi empirik i tij

në luftim, nga forca popullore të cilat edhe pse nuk njihnin teoritë ushtarake, në mënyrë intuitive, krijonin lëvizje e manovër të sukseshme për të realizuar qëllimet e tyre kryengritëse. Lufta e Greshicës, si kryefitore e kësaj kryengritje, zgjati tre ditë e

tri netë. Vet Greshica i ngjan një amfiteatri relievor. Sipër nga drejtimi i VL, ngrihen dy kodra, përballë nga P është kreshti i Gradishtës. Ndërkaq, luginat dhe përrenjtë që

rrjedhin në Povel vëzhgohen nga Magula e Kremenarit. Pra është një reliev i njohur dhe i kontrolluar. Prandaj u zgjodh Greshica si qëndër e qëndresës dhe aty me shumë

mprehtësi u tërhoq që të vinte armiku me forcat e tij ndërshkimore. Por, sa të mbrinte aty, vet relievi ishte faktori i parë që që u solli dështimin e tyre, gjersa u kap

rob Isuf Bej Vrioni dhe i vëllaj Lamçe Beu. Duke përfytyruar kolonën e fshatarëve kryengritës të Labërisë që u nis nga Mesapliku e Kota, kapërcyen Vjosën dhe përgjat

luginës së Povlës, mbëritën pa u ndier, në krahë të çetave mallakastriote në JL të Greshicës, e kuptojmë se ç’vlerë ka njohja dhe shfrytëzimi i luginave . Ndërkaq, qafa e proverbiale e Sinjës e përmendur shumë herë në historinë Shqiptare, në të vërtetë

mbledh erëra dhe lëvizje përkaluese nga Berati në Mallakastër, që para se të të përcjellë në Greshicë duhet të kalosh shtigje të tjera, lugina dhe qafa në të dy krahët

e majës së Shëndëlliut të cilat duhet të kenë kryer telikosjen e parë. Gjeohapsira kodrinore ,të duket sikur të josh dhe të tërheq mbasi format e relievit nuk të kanosin

me thepisjen dhe egërsinë që mbartin, por në të vërtetë edhe ato kanë veçoritë e tyre, të cilat duhen njohur.

IVA.r. GRYKËDERDHJA E SEMANIT, GRYKËDERDHJA E VJOSËS DHE GRUMBULLI KODRINOR PRANË SAJ.

Kjo gjeohapësirë kufizohet në V, nga grykëderdhja e Semanit deri në urën e Mbrostarit, në Fier. Në L, vijon me qytetin e Fierit, qafa e Koshovicës, Levan, Kafaraj, Adë e Varibop. Ndërsa në J, Vjosa përmbyll hapësirën me detin Adriatik. Ka një sipërfaqe prej 260 km2 . Nga kjo sipërfaqe: Kodrat e Pojan - Rodostinës zënë , 40km2. Lartësitë në fushë nga buza e ujit, rriten gradualisht, deri rrëzë kodrave, 9 metër. Ndërkohë, kodrat e Pojan – Rodostinë, janë lartësi zotëruese e fushës në P, me vrojtim të gjithanshëm. Lartësia më e madhe është në Apolloni: 100 metër, ndërsa në kodrën e Shtyllasit, 168m. Rrotull kodrinave, relievi thyhet në forma të ndryshme, derisa bie në Qafë të Koshovicës dhe luginën e Levanit. Në vijën bregore ka reliev ranor larg vijës së ujit, deri në 50m.Qendrat e banuara mbushin gjithë hapësirën duke e radhitur atë me një dendësi të madhe banorësh për sipërfaqe (253 banorë për km2). Fieri është qendra më e madhe me rëndësi administrative ekonomike dhe ushtarake. Shtrihet në J të Semanit midis radhojve kodrinore, duke mbyllur grykën e hyrjes në thellësi të vendit, në L. Pozicioni i qytetit, ka vlerë studimi në vështrim të mbajtjes së vijës së frontit, të lidhjes me zonat në thellësi, furnizimin me burime njerëzore e materiale në situata luftarake. Qendrat e banuara, prej Fieri deri në bregdet, shtrihen nga brigjet e lumit Seman e deri në vijën bregdetare të Vjosës. Grumbulli i parë prandetar i qendrave të banuara është ai i Semanit (qendër) rrotull të cilit janë: Grykë, Sheqmarinas,Topojë, Gjokolli, Seman i Ri të cilat përbëjnë një bashkësi të organizuar dhe urbanizuar, në zhvillim e sipër. Nga Sheqmarinasi e Grykë deri në vijën bregore të detit, ka një largësi prej 6.8 km .Kjo largësi është më e madhe prej Semani, deri në grykëderdhje të lumit (10,5 km). Fshatrat në rrethinë të Fierit, në V të tij janë: Mbrostar, Grecalli, Mujalli,ndërkaq në P: Muçaj, Hamil, Sulaj, Hoxharë, Çlirim, Dërmënas, Afrim e Radostinë. Në rrëzë të kodrave të Pojanit janë: Pojan, Kryegjatë, Shtyllas. Në thellësi të fushës, Fushë e Povelçës janë fshatra të rinj midis tyre : Darzeza. Grumbulli i banuar: Boçovë, Bashkim, Pishë , Bishan, Qarr afrohen deri në brigjet e Vjosës. E gjithë rrëza e kodrave në J-P të Mallakastrës, përvijon me: Levanin, Frakull e Madhe, Ferras, Kafaraj, Frakull e Vogël, Adë e Varibop.

32

Page 33: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Sistemi rrugor, përbëhet nga tërësi rrugësh, me mundësi lëvizjeje gjatë gjithë vitit. Rruga Fier-Vlorë ka karakter Kombëtar. Deri tek ura e Mifolit (Novoselë) ka një largsi prej 11.5 km. Në Qafë të Koshovicës, degëzohet rruga për në Cakran. Rruga Fier –Plazhi i Semanit është e gjatë 16 km, e shtruar me asfalt dhe me dy kalime.Prej kësaj rruge degëzohen, rruga për në Seman (qendër), Seman i Ri, Sheqmarinas. Në afërsi të Dërmënasit vijon rruga për në Pojan (Apolloni), Kryegjatë dhe Levan. Nga Pojani në Levan, kjo rrugë është me bazament natyror të përmirësuar. Nga fshati Fushë, vijon rruga për në Povelçë dhe plazhin afër saj. Hekurudha Fier –Vlorë është një objekt tjetër i komunikacionit që duhet trajtuar nga ana ushtarake. Po kështu, nga Povelça vijon rruga për në Levan. Fshatrat buzë Vjosës: Pishë, Bishan, Qarr lidhen me rrugë.Teknika luftarake mund të lëvizë lirshëm. Tanket në hapsirën fushore kanë si pengesa sistemin e kanaleve kulluese. Rruga Plazh i Semanit – Fier, mund të përshkohet për 30 minuta. Fronti në P është i gjatë, afërsisht 16 km. Një pjesë e sistemit të fortifikimit në buzë të ujit është përmbytur në det, prej procesit të gërryerjes që ende vijon në plazhin e Semanit.

Ujorët: Vija bregdetare duke filluar nga Vjosa, sa më shumë afrohet në V paraqet një dinamikë të madhe ndryshimesh, nga gërryerja. Në grykëderdhje të Vjosës, në saj të aluvioneve, jo aq të mëdha, ka pastërti të ujrave detare, ndërkaq, rryma e pjesëshme ujore, ndikon në gërryerje, në V të kësaj vije. Delta e Vjosës, ka disa gotulla, që janë pengesë në lëvizje. Në V të plazhit të Semanit fillojnë laguna e gotulla deri në grykëderdhje. Thellësitë detare prej bregut janë: Në deltë të Semanit në 500 metër në drejtim të ujit detar thellësia është në 3-5 m , në plazhin e Semanit në 1 km largësi, kjo thellësi arrin 5 metër; në Povelçë në 0.8 km largësi, 4 metër, në deltën e Vjosës, në 1.8 km largësi, 4 metër.

Lumi Vjosë: Nga ura e Mifolit (Novoselë) deri në grykëderdhje lumi gjarpëron duke krijuar dy harqe kryesore, atë nga Ferrasi në Qarr dhe pastaj kthimin për në J, në Bishan. Prej këndej merr drejtimin në P. Largësia nga ura e Mifolit deri në grykëderdhje është 18 km. Lumi ka gjerësi, kur është ujë shumë deri në 45 m. Largësia nga bregu në breg deri në 55 m e më shumë. Rënia e brigjeve është: 3 – 4 metra. Nga ura e Mifolit, deri në Hambar, Vjosa ka një gjatësi prej 21 km. Ka gjarpërime të shumta. Gjërësitë janë të ndryshme. Midis brigjeve, ka zallishte. Largësia nga bregu në breg arrin: 700 – 800 m. Thellësitë e brigjeve janë jo më të mdha se 3 m. Rruga që vjen nga Levani, të nxjerr në breg të lumit (Kashisht) ku ka dhe një vah pershtatshëm. Si pengesë ujore në raste të veçanta, për të kaluar Vjosën, kërkohen paisje për teknikën xhenjere (urahedhës). Në stinën e verës, nga forcat këmbësore mund të kalohet, në vahe të njohura.

Kanali i Hoxharës është një ujëheqës kryesor, në fushë duke grumbulluar gjithë ujrat që nga Mbrostar – Grecallia e deri sa derdhen, në det , në J të plazhit të Semanit. Ky kanal është i gjerë 15 m, me ngritje të dherave në të dy krahët, në formë të argjinaturave. Ka thellësi nga brigjet, deri në 3 m dhe thellësi uji në baltovinë, deri 2.5 m. Eshtë pengesë, si për trupat ashtu dhe teknikën luftarake. Sistemi i kanaleve është i ndryshëm, si në drejtim gjatësor, ashtu dhe në përmasa. Në hartat 1:10 000, 1:25 000 ato duhen pasqyruar për të marrë parasysh lëvizjen , veprimin dhe shpejtësinë, në manovër.

Bimësia: I gjithë brezi bregdetar, në largësinë nga 5 km nga grykëderdhja, 150 m në plazh të Semanit , 1.5 km në plazh të Povelçës, 4-5 km në Pishë – Poro, shtrihet një sipërfaqe e përzgjatur e pyllit të kultivuar: pishë e butë dhe llojshmëri tjetër që përbën vlera ekonomike dhe ruajtje të brigjeve nga procesi i gërryerjes si dhe atë ushtarake në kushte të mira maskimi. Para këtij brezi ndodhen vijat e qendrave të zjarrit. Në përgjithësi në zonën fushore bimësia është në formën e pemëve të kultivuara, pranë qendrave të banuara si dhe në brendësi të tyre. Kodrat e Pojanit, kanë shkurre të rralla dhe në disa vende edhe të dendura duke mos krijuar nuk kushte maskuese.

33

Page 34: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lloji i tokave është i ndryshëm. Kështu, në bregdet, është sipërfaqe ranore, në fushë, tokat janë të llojit: të hirta livadhore dhe në kodrën e Pojanit shtufore e argjilore.

Objektet kryesore për t’u vlerësuar nga rëndësia ushtarake. Në reliev, sistemi kodrinor i kodrave të Pojan – Radostinës, shpërfaq dy lartësi kryesore zotëruese: atë të Pojanit (Apollonisë) 100 m dhe ajo e Shtyllasit 168 m që vrojtojnë hapsirën në P. Në shpate të kodrave ka një sistem fortifikues, të artilerisë bregdetare të sistemit tunel, qendra zjarri etj.Në qytetin e Fierit : Hyrja në urë të Mbrostarit, kodra e Spitalit si dhe Stacioni i trenit janë objekte kryesore. Kullat e ujit në plazh të Semanit, në Polçevë, Pojan dhe Seman, të cilat kanë rëndësi jo vetëm si furnizim me ujë por edhe pika vëzhgimore. Në Fier kalojnë edhe tubacione të shumë të naftës dhe të gazit. Ndërkaq në këmbë të Qafës së Koshovicës, ndodhet TEC i Fierit.

IV.A.s. ULTËSIRA: GRYKËDERDHJA E VJOSËS -VLORËKjo hapësirë, i përket një drejtimi që për pozicionimin e tij gjeografik, është

quajtur si drejtim kryesor, mbasi lidhet me praninë e qytetit të Vlorës në J, ishullit të Sazanit si dhe të komunikimit rrugor në J të vendit. Në V, kufizohet nga derdhja e Poshtme e Vjosës deri në Mifol, në L, rrëza e kodrave prej Mifoli deri në Qafë të Ullinjve. Kufizimi P, përkon me vijën bregore të detit Adriatik. Sipërfaqja e kësaj hapësire është: 150 km², duke përfshirë këtu, edhe lagunën e Nartës.

Relievi është, kryesisht fushor. Në rrëzë të kodrave, lartësia arrin, deri 4 metra. Zona fushore zotërohet nga lartësitë e kodrave në L.

Qendrat e banuara. Vlora është pikëtakimi në J, i këtij trekëndëshi hapsinor, ku qyteti në gjirin me të njëjtin emër, ka qënë synim pushtimesh në të gjithë kohët. Vlora është edhe fund i Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, drejtim kryesor me vlerësim gjeoushtarak të veçantë. Qyteti, i pozicionuar në bregdet por i ruajtur në një xhep relievi, në tre drejtime, i zbuluar në P, nga deti, por me një ishull roje, Sazani që ndodhet në brendësi të ujrave detare: 17 km.Vlora ndodhet larg nga Fieri 35 km. Qëndër e banuar, me rëndësi është Novsela me rrethinat e saj si: Mifoli, Alibani. Në P, vijojnë Bishani, Poroja, Grykëpisha. Përgjatë rrugës: Novoselë-Vlorë, ndodhen qendrat e banuara, Skrofotinë, Cerkovinë, Panaja, Narta, Hoshtimë. Në rrypin tokësor përmbyllës të lagunës së Nartës ndodhet Zvërneci në një kodër të lartë 81 metra.

Sistemi rrugor. Nga ura e Mifolit, rruga kombëtare, të çon në Vlorë. Në Mifol degëzohet një rrugë për në Bunavi, Grabjan e Llakatund. Prej Novoselës, një rrugë me bazament natyror dhe e përmisuar të çon deri në breg Grykëpishën. Rruga: Novoselë-Kripore lidh lagunën e Nartës. Nga Vlora degëzohen dy rruga ajo që lidh Nartën dhe tjetra që kalon nga Plazhi i Vjetër e vijon deri në Zvërnec.

Ujorët. Vija bregore e detit nga Vlora, Triport, Dajlan deri në grykëderdhje të Vjosës përbën një tërësi komplekse me thyerje e dinamike, kordone, me lagunën e Nartës, gotulla, moçalishte të cilat janë të vështira në kalueshmëri.

IV.A.t. GJIRI I VLORËS. KARABURUN.SAZANGjiri i Vlorës është hapësirë detare karakteristike e gjithë bregdetit Shqiptar, i

përshtatshëm për port dhe ankorim, i volitshëm për mbrojtje dhe komunikim. Gjiri i Vlorës përbën një monument të natyrës, por dhe dëshmi historike. Kepi i Gjuhëzës, është kreu i Karaburunit. Kepi i Treportit (Zvërnec) në përafrim, kufizon hapësirën ujore të gjirit, me sipërfaqe pre 90 km². Largësia nga Vlora deri në Kep të Gjuhëzës është 13.9 km. Largësia nga Orikumi deri në Treport është 20.5 km. Gjiri, ka Karaburunin në P. Midis Karaburunit dhe Sazanit ndodhet shtegu detar që ka marrë emrin “Mezokanal”. Ky është komunikimi i lëvizjeve, hyrje e dalje të mjeteve detare. Pjesa lindore e Gjirit përkon me fundkodrat nga Kepi i Treportit, Vlora, Radhima, Orikumi. Midis Orikumit dhe Kepit të Rrogozhës, i ndërfutur në skajin J të Gjirit, ndodhet baza e Pashalimanit. Vlora përballë Mezokanalit dhe Sazanit, e ndërtuar në këndin L të gjirit, në rrëzë harkut kodrinor, ku si pikë të lartë, ka Kaninën, të jep përshtypjen se është një nga qytetet më të ruajtura në botë. Por historia e Vlorës

34

Page 35: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

dhe e Gjirit të saj është e mbushur me ngjarje pushtimesh që nga lashtësia dhe deri në Luftën e Dytë Botërore.

Gjiri ka thellësinë e tij më të madhe deri në 54 metra. Thellësia është e menjëhershme deri 40 - 45 metra rreth 200 metra, larg kepit të Gjatë (Karaburun). Në Vlorë, në largësinë në 3 km nga bregu, thellësia arrin 21 metra. Mjetet detare lëvizin nga Baza në V dhe mandej në Mezokanal. Mjetet e transportit civil, lëvizin nga Porti i Vlorës, drejt P dhe ndërsjelltas. Gjiri i Vlorës është i mbrojtur, në të gjithë horizontin. Ai ka qënë gji i jetës jo vetëm i Vlorës, por edhe i Shqipërisë së Jugut.

Vlora është një nga qytetet më të lashta e me tradita të qëndresës ushtarake shqiptare, port kryesor i vendit që shtrihet në gjirin me të njëjtin emër dhe kodrat që i rrinë përsipër, në anën L të tij, ku më e larta është Kanina e dikurshme e fortifikuar, Kusbaba që duket sikur ka mbirë nga rrafshina e qytetit është kokojkë zotëruese. Qafa e Ullinjve, lartësitë e kodrave që vijojnë nga Babica mbrojnë qytetin nga L. Vlora, ka një gjeohistori luftrash që në kohë të lashta. Gjiri i detit është i përshatshëm për zhvillimin qytetor, por pushtimi i ishullit të Sazanit dhe të lartësisë së Kaninës e bllokon atë. Shtrirja Vlorës e përgjatë bregut vijon deri në 7 km, deri në Ujin e Ftohtë. Shtrirja në thellësi, zgjatet përgjatë luginës, ku rruga të nxjerr në Babicë, në vijim, për në krahun e Mesaplikut dhe të Kurveleshit të Poshtëm. Vendosja në gropë e gjirin detar, përcillet me kushte të mira klimatike. Vlora lidhet me rrugë kombëtare në drejtimin VJ prej vijës që vjen nga Fieri duke e lidhur atë me Bregun e Himarës dhe më tej më Sarandën. Në vështrimin ndërtimor qytetor, sistemi i rrugëve të brendshme është kryesisht paralel me vijën e bregdetit. Sheshi i Flamurit me një rrugë të gjerë lidhet me skelën dhe drejtimin V .

Ndërtesat, kanë llojshmëri të ndërtimeve shumëkatëshe. Largësia nga qendra e qytetit deri në Orikum është ndërsa me Nartën 5 km. Në Pashaliman ndodhet një nga bazat ushtarake detare me të vjetra.

Karaburuni. Paraqet një dalje V të relievit të maleve Akrokeraune, me largësi nga Qafa e Brisanit deri në Kepin e Gjuhëzës, 16.8 km. Përfytyrimi i tij është si gishti i madh i dorës së djathtë, që mbështjell gjirin. Gjerësia e tij mesatare është rreth një km. Lartësia më e madhe është në majën e Flamurit, 826 m, ndërsa në majën e Hilqes, 732 m. Karaburuni ka rënie më të thepisur në P, ndërsa në L, kjo rënie është më e butë. Baza e Pasha - Limanit mbështetet në fundet e lartësive të tij. Prej kreshtit, vrojtohet nga të gjithë drejtimet. Një rrugë me bazament të fortë, ngjitet nga Pasha Limani për në kurrizin e gadishullit.

Bimësia përbëhet nga shkurre të rralla, të makjeve. Përbërja e tokës është në shtresa të gëlqerorëve.

Sazani, është i vetmi ishull shqiptar në detin Adriatik. Ka formën e një rombi kodrinor me lartësinë më të sipërme të tij 432 m. Sazani duket sikur natyra e ka krijuar si një roje, përballë gjirit detar dhe qytetit të Vlorës, nga e cila është larg 16.7 km. Ai është një kullë e madhe vrojtimi dhe rajon tepër i fortifikuar, me rëndësi të veçantë. Largësia e VJ e ishullit është 5 km, gjerësia në mesin e tij është 2.1 km. Midis Sazanit dhe Karaburunit, ndodhet Mezokanali, hapësira detare ku lëvizin mjetet, për në det të hapur, me gjerësi 4.7 km Karaburuni dhe Sazani, trajtohen me përparësi, si ngrehina relievi tipike mbrojtëse në zonë, me rëndësi ushtarake për t’i zotëruar, mbasi çdo lëshim i tyre përbën një hapje porte , drejt Vlorës dhe në thellësi.

IV.A.u.MASIVI KODRINOR I RRJEDHËS SË POSHTME TË SHUSHICËS NGA MIFOLI NË PLOÇË.

Ky grumbull kodrinor, kufizohet në V, nga lumi Vjosë e cila lag në vijim: Mifol, Trevllazër, Armen, Selenicë, Karbunar. Në Poçem, Vjosa kthehet për në J, në rrëzë të kodrave të Mërtiraj, Rexhepaj, e Hadëraj. Në P, kufizimi përkon me rrugën automobilistike: Mifol - Vlorë. Në J, Kanina, Drashovica, Kota e Ploça përmbyllin grumbullin kodrinor. Pjesa më e madhe e masivit mbështillet nga lugina e Vjosës dhe ajo e Shushicës (që quhet edhe lumi i Vlorës), takimi i të cilëve bëhet në fushë të Armenit. Relievi kodrinor zë e rritet që nga Mifoli, ku lartësitë arrijnë në 100 metra, në në majën e Çipllakut : 235 metra, në Kërkovë: 222 metra, në Babicë: 176 metra.

35

Page 36: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Pastaj, lartësitë zbresin në luginë të Shushicës. Kanina, në pozicionin e saj në reliev, zotëron mbi Vlorë dhe në hapësirën kodrinore në V. Lartësia këtu është 382 metra. Brezi kodrinor Mifol - Kaninë me shtrirje VJ, 25 km është mburoja e parë që siguron rrjedhën e poshtme të Shushicës dhe daljen në Vjosë. Kodrat janë me reliev të thyer, rendime argjilore e shtufore, me lugina të vogla, të veshura me ullinj, si dhe shkurre të rralla dhe të dëndura. Qëndrat e banuara janë të shumta, në të dy krahët e rënies së relievit. Kështu, në P, rradhiten fshatrat Mifol, Skrofotinë, Cerkovinë, Hoshtimë, Panaja, Bestrovë, Babicë e vogël. Ndërsa në rënien L: Trevëllazër, Beshisht, Mekat, Llakatund, Grabian, Bunavi, Çeprat, Risili, Babicë, Sherishtë, Drashovicë.

Rrugët automobilistike përshkojnë zonën. Dallohet rruga kombëtare: Fier - Vlorë. Degëzime të tjera vijojnë në drejtimin L, si : Mifol – Trevëllazër, Bestrovë – Çeprat; rruga kryesore që lidh Vlorën me Kurveleshin e Poshtëm e cila kalon përgjatë luginës së Shushicës. Kodrat mbi Vlorë janë të veshura me ullinj të cilët krijojnë mundësi maskimi në manovër. Dy qafat historike: Ajo e Koçiut (në Babicë) , ku hapet Vlora dhe Qafa e Ullinjve si komunikim në V, lidhen gjithnjë me zotërimin e Vlorës. Grumbulli L i kodrave mbështillet nga të dy lumenjtë: i Vjosës dhe Shushicës ( lumi i Vlorës). Lartësitë zotëruese në Treblovë 515 m, në Mërtiraj 480 m, në Hadëraj 621 m.

Ka qëndra të banuara të shpërndara në të gjithë hapësirën. Pranë Vjosës, shtrihet Armeni, qyteti i Selenicës, Rromësi e Karbunari. Në drejtimin J. të luginës së Shushicës vijojnë Picari, Lubënjë, Penkovë, Peshkëpi, Drashovicë, Mavrovë e Kotë. Në thellësitë kodrinore ndodhen Treblovë, Vëzhdanisht, Kocul, Kropisht, Vllahinë, Gërnec. Përgjatë luginës,ndodhen Hysoverdh, Mallkeq, Amonicë. Në J, rruga e vjetër që lidh Kotën me Tepelenën. përmbylll masivin kodrinor, me fshatrat: Vajzë, Ploçë, Sevaster, Golimbas, Shkozë, Hadëraj dhe Mërtiraj, në një ngrehinë kodrinore ku më e larta është: 621 metra, si pozicione vëzhgimore zotëruese, mbi luginën e Vjosës.

Sistemi rrugor është i dendur, në saj të nevojave të komunikimit të fushës së naftës, të Minierës së Selenicës e të lidhjes me trevat e J. Rruga, Vlorë - Tepelenë që kalon në J, të luginës së VJoSës e ndërtuar në vitet 30 - 40 të shekullit të XX, ka patur si synim parësor atë ushtarak. Kjo rrugë edhe sot, në kalimin në pellg të Vjosës, vijon të mbetet e volitshme në lëvizje të teknikës dhe trupave, mbasi vet masivi malor i Kurveleshit e ruan atë në drejtimin J. Rruga është e profiluar, me dy kalime dhe me bazament e shtresë gurë me kalueshmëri gjatë gjithë vitit. Rruga që lidh Mallakastrën me Vlorën, kalon në urën e Vjosës në Poçem. Ajo lidh Mërtiraj, Kocul, Vllahinë, Peshkëpi. Një rrugë tjetër kryesore është ajo që pasi kalon në Xhyerinë e Peshkëpi, lidh Vlorën me qytetin e Selenicës, ku vijon të shfrytëzohet miniera e serës, që nga lashtësia. Rrugët që lidhin fshatrat janë të kalueshme dhe të kalueshme me vështirësi, gjatë gjithë stinëve, në sajë të shtresave të forta guroro - shtufore të tokës.

Ujorët. Vjosa e Shushica, janë ujorët kryesorë. Përrenj të shumtë kryesisht me pak ujë ose të thatë përshkojnë kodrat ku dallojnë: Përroi i Vajzës, Përroi i Petës, Përroi i Treblovës në P dhe Përroi i Selenicës, Përroi i Rromsit, Përroi i Karbunarit, i Mërtirajt që derdhen në Vjosë.

IV.A.v. KURVELESHI I POSHTËM. LUMI I VLORËS.Kjo trevë lidhet me luginën e lumit të Shushicës që në kujtesën popullore

njihet si lumi i Vlorës edhe pse ai nuk rrjedh pranë saj, por në Vjosë midis Armenit dhe Trevllazrit. Ky lum mbledh një pjesë të Labërisë, atë që quhet Kurvelesh i Poshtëm, i futur mes maleve duke ruajtur tradita, qëndresë dhe histori. Në V, si kufizim merret Kanina e Drashovica. Pastaj drejt rrjedhjes së mesme të Shushicës, në Kotë, përgjat përroit të Vajzës, shfaqet Ploça (621 m) ku ndodhet edhe Amantia e lashtë. Në drejtimin L, janë Kreshti i Gribës që ngrihen si një tërësi malore madhështore (m, Kudhësit : 1907 m; m. Tartarit: 1971 m; maja e Këndrevicës: 2122 m). Në drejtimin P, mali i Lungarës (Kaninë, m. Mazharit 942 m, maja e Val Derrit: 982 m; m e Qyramanges: 1864 m; Qafa e Shëngjergjit: Maja e Çikës :2045 m; maja e Bogonicës 1671 m; Qafa e Shkallës, Qafa e Dërrasës në Kuç e në vijimin L përmbyllet me grykën e Vermikut e Çipinin e Bolonës. Kjo grykë të jep përfytyrimin e një fortesë

36

Page 37: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

natyrore, ku hyrja bëhet në urën e Drashovicës dhe dalja për të parë Kurveleshin e Sipërm si dhe Bregun në qafën e Drrasës dhe majën e Mureve (1700 m) në P. të Gusmarit.

Për këtë pozicionim të relievit, kjo trevë bart edhe histori përpjkjesh e qëndrese. Kuçi dhe Vërmiku janë fshatra skajorë, ku buron Shushica. Kjo luginë është e gjatë rreth 40 km dhe përmbledh një bashkësi fshatrash të shtrirë në të dy anët e lumit. Pozicioni luginor i futur, rrethimi natyror, thellësia në brendësi të vendit, kanë qënë përparësi në kushtet e një mbrojtjeje të sigurtë, e tërheqjes në pozicione më të ruajtura natyrore. Për t’u futur në këtë thellësi, duhet kaluar përmidis vendesh të panjohura, kodrinash, luginash, brezash shkëmborë, ku nuk mund të ndjehesh i sigurtë. Ngrehina, të relievit në brendësi të luginës janë kudo si: Lartësia e Kotës (243 m), maja e Gumenicës (439 m) maja e Gjormit (286 m), m e Bratit (450 m), maja e Shalësit (465 m) maja e Bolenës ( 445 m), maja e Papadhisë, mbi Kuç (1481m) E gjithë lugina ka një platformë harmonike të rritjes së relievit dhe të hapësirës së sipërfaqeve të punueshme jetësore, të banorëve vëndas që kanë gjerësi nga një deri në 7 km (katërkëndëshi Tërbaç, Brataj, Matogjin, Kallarat). Grykat më të ngushta e të favorshme për realizimin e pritave janë në Kotë (rreth 800 metër e gjërë), në Gjorm (rreth 600 metër), në Brataj (900 metër) në Kallarat ( 800 metër); ndërkaq Kuçi duket si të jetë një vëndkomandë natyrore zotëruese.

Qendrat e banuara, janë fshatra të cilat iu ngjajnë njëri tjetrit, të ndërtuara përgjatë luginës, në të dy anët e lumit të Shushicës. Të gjitha janë fshatra me histori qëndresash luftarake si: Drashovica, Kota, Lapardhaja, Gumenica, Gjormi, Lepenica, Brataj, Tërbaç, Vranisht, Kallarat, Bolenë e Kuç, përgjatë Shushicës dhe Shalës, Ramicë, Matogjin, Bashaj, Vërnik, përgjatë lumit të Smokthinës, në trevën me të njëjtin emër. Lugina e lumit të Vlorës (Shushicës) dhe qëndrat e banuara të trevës së Labërisë, kanë një bashkësi tradicionale, tipikë të racës shqiptare, me virtyte të larta të mirëkuptimit dhe patriotizmit, si rrallë krahina të tjera.

Ujorët. Lumi i Shushicës, rrjedh që nga shtresat fundore të Këndrevicës dhe Çipinit të Bolenës në njërin krah, dhe në J. nga lartësitë e Kuçit, Shëndëllisë e Bogonicës. Ka gjerësi deri në 15 metra, sëtoku me zallishtet, brigje të thepisura që vende vende arrijnë në 10 metra. Nuk përbën ndonjë vështirësi për kalim, në çdo kohë të vitit. Degë kryesore e Shushicës është lumi i Smokthinës i cili bashkohet me të në afërsi të Bratajt. Përrenjë të shumtë zbresin nga lartësitë, në të dy krahët. Shumica e tyre janë të pa ujë ose vetëm në kohë të reshjeve. Ata krijojnë lugina të ngushta, e të futura në thellësi. Ndër përrenjtë kryesore janë: ai i Bogonicës, i Tërbaçit, i Bolenës, i Gumenicës etj.

Sistemi rrugor përbëhet nga një rrugë kryesore, përgjatë luginës dhe degëzimeve, për në secilin fshat. Rruga nga Kota në Kuç është me dy kalime, e kalueshme, në çdo stinë të vitit. Rruga vijon, kryesisht në krahun J të Shushicës. Urat kryesore janë ajo e Drashovicës, ura e Gjormit, ura e Vranishtit. Rrugët degëzuese janë me bazament natyror, të përmirësuar; gjatë dimrit kalohen me vështirësi dhe herë herë nuk kalohen dot. E tillë është rruga për në Shalës, Bolenë.

Bimësia është e ndryshme. Pranë Drashovicës dhe Kotës ka shkurre të dëndura e të rralla. Pjesa e Mazhar - Lapardhasë është e hapur me shkurre të rralla. Në Gumenicë, ka korije të dëndura të cilat vijojnë përgjatë luginës në J. të rrjedhës së lumit të Lepenicës, Trëbaç e Vranisht. Pyjet fillojnë poshtë malit të Çikës, Kurrizit të Bogonicës e Qafës së Shkallës. Pyje ka gjithashtu, Gryka e Smokthinës, mali i Çipinit të Bolenës si dhe latësitë e Kuçit

Qafat kryesore: Qafa e Pleskovicës që hap lidhjen e vëzhgimin në Gusmar e në tërësi në Kurveleshin e Sipërm. Aty mblidhen rrugët këmbësore nga Bolena, Vërmiku dhe Kuçi. Qafa e Dërrasës është në lartësinë 750 metra mbi nivelin e detit. Prej këtu, fillon bregu e rruga zbret në luginën e Fterrës dhe të Çorrajt. Grykat më të ngushta, e të favorshme, për realizimin e pritave janë në Kotë (rreth 800 metër e gjërë), në Gjorm (rreth 600 metër), në Brataj (900 metër) në Kallarat ( 800 metër); Ndërkaq, Kuçi duket si të jetë një vëndkomandë natyrore zotëruese. Qafa e Shkallës ndodhet midis lartësive të Sheshit të Valit dhe majës së Shëndëllisë. Janë rrugët këmbësore, luginore që vijojnë nga Kallarati e mbasi dalin në qafë zbresin në Pilur e

37

Page 38: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

mandej në Kudhës. Qafa e Shëngjergjit, ndodhet mbi Tërbaç. Ajo, nëpërmjet rrugëve këmbësore bën lidhjen e luginës së lumit të Vlorës, me Grykën e Dukatit.

IV.A.z.LUGINA E DUKATITLugina e Dukatit është vijim i Gjirit të Vlorës e cila qarkohet në P nga

Gadishulli i Karaburunit, ku qafa e Brisanit, mbi Pasha Liman është 380 m. Prej këtu, ngrihen lartësitë malore që prej lashtësisë njihen si malet Akrokeraune ku dallojnë: maja e Sinan Dukës (817 m), maja e e Kolloveçkës (1227 m), maja e Gjipalit (1446 m), maja e Valit (1362 m), maja e Shëndelliut (1499 m), për të mbritur tek qafa e Llogarasë (972 m). Në lindje, lugina kufizohet nga Mali i Lungarës ku dallon maja e Vejave (1182 m), maja e Qyramangës (1864 m). Qafa e Shëngjergjit e ndan por dhe e bashkon me krahinën e lumit të Vlorës në J. Kurse në V, ndodhet gjiri i Vlorës. Pozicioni i luginës së Dukatit është parësor, se që të synosh Vlorën duhet të kalosh gadishullin e Karaburunit dhe qafën e Llogarasë. Lugina, duke filluar nga qyteti i Orikumit dhe liqenin e Pashalimanit ka para saj fushën e Dukatit, në një sipërfaqe prej rreth 18 km². Pastaj lugina ngushtohet deri në thellësi të maleve. Kjo luginë vrojtohet nga të dy anët, ku në V-L dallon maja e Gërxhinës (884 m), maja e Qytetës (422 m), maja e Pallagunjës (122 m), kodrina e Radhimës (166 metra). Qendrat e banuara janë: qyteti i Orikumit, fshatrat: Radhimë, Tragjas, Dukat i Ri, Dukat. Pranë Orikumit, në kënd të liqenit ndodhet baza e Pashalimanit.“Përditë nga bregu binte llohë e rridhte me gjyma shiu. Përditë dëbora në male bëhej më e trashë aq sa më në fund korrierët nga Dukati e patën të vështirë të kapërcenin

majat. Kjo i kufizoi lajmet që merrnin nga lugina e gjithashtu nuk lejonte të shkonin për të bërë vrojtime, pasi edhe një gjerman i armatosur mund të ngecte në dëborë

po ashtu si një bari shqiptar.”

Rruga Vlorë-Qafë e Llogarasë ka qënë dhe mbetet një rrugë strategjike ekonomike dhe ushtarake. Ajo është rindërtuar vitet e fundit dhe përbën një vijë komunikimi të vetme përgjatë bregut. Kjo rrugë është e gjatë 37 km, në standartet e një rruge interqytetore të klasit të parë me gjerësi 9 metra dhe me profil ndërtimor të rregullt.

Qafa e Liogarasë përbën një dritare komunikuese midis maleve për t`u lidhur me luginën e Dukatit dhe Vlorën. Pozicioni i saj vlerësohet në vështrim ekonomik-turistik dhe ushtarak. Dalja në Qafë dhe marja e saj, krijon premisa për lëvizje në V, në luginën e Dukatit dhe ndërsjelltas. Malet që ngrihen rrotull: mali i Karaburunit, Mali i Çikës, vështirësojnë daljet, kësisoj, shtegu mbetet në këtë pikë të lakmueshme. Në lashtësi, këtu kaloi ushtria e Çezarit e mandej zbriti në Orikum, për të ndërmarë fushatën në ndeshje me ushtrinë e Pompeut.

Klima në Qafë ka luhatje të mëdha, për shkak të kontaktit me detin, erërat dhe lartësinë. Në dimër ajo shpesh bllokohet edhe nga bora.

Bimësia në luginën e Dukatit është e pasur. Pyjet e Karaburunit dhe Llogarasë janë Park Kombëtar. Ata shtrihen kryesisht në anën jugore të luginës faqet malore të përbërë nga pisha, bredhi e lloje të tjera. Lartësitë e drurëve arrijnë deri 15 metra dhe kanë dëndësi maskuese të volitshme. Pyjet vijojnë deri në afërsi të kreshtit.

IV.B. BREGUBregu është Himara me rrethinat e saj si një pjesë e Revierës Shqiptare, brez

e shpat malor mbi detar që fillon në Qafë të Llogarasë e mbaron në Borsh. Në L, kufizohet me harkun që zë fill me Malin e Çikës (2045 m), maja e Melesinit (1694 m), maja e Bogonicës (1671 m), sheshi i Valit (1199 m), maja e Shëndëllisë mbi Çorraj (1382 m), maja e Kurathit (1171 m), mbi Borsh. E ndodhur përballë dhe buzë detit Jon, komunikimi nga deti ka patur të mirat por edhe të këqijat e saj, të cilat lidhen me zbarkimet nga deti të ushtrive pushtuese. Kjo gjeohapësirë, në front detar që fillon me drejtimin e Qafë-Llogarasë, në gjirin e vogël të Palasës edhe në gjirin e Borshit, ka një gjatësi prej 30 km, ka qënë gjithherë e synuar. Relievi është tërësisht malor, me shpate të pjerrët e lugina të ngushta që i ngjiten maleve të Çikës. Ndërkaq, ngrehina

38

Page 39: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

e relievit paramalor me vlerë vrojtimi e mbrojtëse, si pika vëzhgimore në serpentinat e rrugës së Llogarasë (600 metër mbi nivelin e detit), maja e Pandelejmonit (806 m) mbi Dhërmi, lartësia 165 metër mbi plazhin e Dhërmiut, maja e Mullezës (1096 m), lartësia 517 metër, midis Vunoit dhe Himarës, Kalaja e Himarës, maja e Spilesë, maja e Palermos (105 m) të cilat duhen njohur dhe shfrytëzuar në situata të ndryshme.

“Shkëmbinjtë e thepisur në Himarë mbi një breg dhe përgjatë tij në lashtësi njiheshin me emrin malet Akrokerane dhe kanë qenë të dëgjuar për rreziqet që paraqesnin për

detarët. Kur Jul Çezarin e zuri një stuhi afër Himarës ndërsa po lundronte për të shkuar tek ushtria e tij në Itali, thuhet se u ka dhënë zemër detarëve me këto fjalë

“mos kini frikë, se ju po çoni Çezarin dhe thesarët e tij”

Qendrat e banuara fillojnë në V, me Palasë, Dhërmi, Ilias, Vuno, qyteti i Himarës, Qeparo, Borsh. Në drejtim të përroit dhe luginës së Qeparoit ndodhet Kudhësi, ndërkohë Piluri që konsiderohet një lloj ballkoni i Bregut, ngrihet në 630 metra mbi nivelin e detit. Në buzë të detit ndodhet vetëm Himara. Në vijim të luginës së Borshit, ndodhet Fterra.

Himara shtrihet buzë detit Jon, me sipërfaqe prej afërsisht 1 km², brenda gjirit të Spilesë. Qytet i vogël por që bart një histori në qendresën shqiptare dhe asaj të Bregut në veçanti. Himara ka përsipër, në L të saj, malet Akrokeraune që ngrihen në lartësi të mëdha, përballë detit. Rruga që përshkon tërë bregun e lidh atë me Vlorën, në V dhe me Sarandën në J. Në drejtimin V, ndodhet kështjella e Himarës, si dëshmi e mureve të saj. Nga kjo pikë, qyteti vrojtohet plotësisht. Himara është e ndërtuar në shpatet e relievit me ndërtesa njëkatëshe dhe vitet e fundit edhe vila 2/3 katëshe. Formacionet janë shkëmbore dhe lëndët e ndërtimit janë kryeshisht gurore.

Relievi i rivierës buzëdetare himariote ka disa pika strategjike për të cilat duhet të tregohet kujdes si:

- Lartësia e kodrës së Kështjellës së Himarës së Vjetër,- Relievi mbi Porto Palermo, ku ndodhet edhe Kështjella e Ali Pashë Tepelenës,

në lartësinë… mbi nivelin e detit.Pranë Himarës, në largësinë prej 12 km, ndodhet një nga bazat detare shqiptare ajo e Porto-Palermos për të cilat u investua në periudhën e vetizolimit shqiptar Tani ajo është reduktuar me një njësi të vogël detare që ndihmon me rojen bregdetare. Sistemi i tuneleve të ndërtuara është një nga projektet më të kushtueshme dhe që në kohën e sotme nuk është në funksion.

Për FD që veprojnë në këtë zonë, krahas detyrave të tjera, mer rëndësi njohja e brigjeve, kushteve atmosferike, të vëzhgimit hapsinorë detar, të informacineve nga pushteti vendor, në luftën kundër trafiqeve të të gjitha llojeve të cilat jo rrallë janë përcjellë me tragjedi të vërteta njerëzore.

Ky qytet vijon sot e kësaj dite, të bëhet objekt i diskutimeve i qarqeve antishqiptare që dëshirojnë ta përfshijnë atë në pakicat greke. Ndërkohë historia shqiptare ka thënë dhe dokumentuar dëshmitë dhe argumentat përkatës shkencorë.Edhe pas viteve 90-të jo vetëm qarqe por edhe angazhim i administratës së shtetit grek, ka lëvizur të gjithë instrumentet jo vetëm për të dhënë pseudoargumente por dhe për të vepruar në mënyrë të drejtpërdrejtë duke u lidhur pensione banorëve autoktonë shqiptarë, apo duke ndërhyrë gjatë zgjedhjeve në këtë zonë. Qëndrimi paqësor dhe shumë i ekulibruar i shtetit e qeverisë shqipatre, nuk ka sjell ndonjë reflektim të palës tjetër.

Studiuesit ushtarakë, në këtë rast iu duhet jo vetëm të njohin historinë, por të vlerësojnë me kujdes faktorët moralë dhe shpirtërorë të zonës, të etnive, fesë, traditave dhe zakoneve. Prej këtij vlerësimi duhen nxjerrë mësime duke treguar kujdes se megjithë faktorët pozitivë të sigurisë në rajon shfaqje të ndërhyrjes, cënimit dhe shtrëmbërimit të historisë, pretendimit dhe veprimit mediatik emocinal dhe nacionalist, krijojnë premise për lëkundje dhe të çara në konflikte të mundshme.

Komunikimi rrugor ka si arterje kryesore rrugën që zbret nga Qafa e Llogarasë dhe përshkon gjithë bregdetin. Rrugë të tjera degëzohen për t`u lidhur me

39

Page 40: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

plazhet në buzë të ujit si: Dhërmi-Plazh, Vuno-Jal, Himarë-Pilur, Qeparo-Kudhës-Pilur, Borsh-Fterrë-Kuç. Rrugët janë të kalueshme, gjatë gjithë stinëve të vitit.

Vija bregore e detit krijon gjire të vogla e plazhe si ai i Palasës, i Dhërmiut, gjiri i Jalit, gjiri i Spilesë në Himarë, gjiri strategjik karakteristik i Porto Palermos ku ndodhet edhe Distrikti Detar që është ndërtuar për 15 vjet rresht 1976-1988 baza detare e tunelëzuar por që nuk është plotësisht në funksion.

Plazhet me të njohur janë: ai i Dhërmiut, i Jalit, i Himarës dhe i Borshit.Thellësitë detare arrijnë në largësinë 1 km, 50 metra. Përrenjtë që krijojnë thyerje e gryka të ngushta janë: përroi i Palasës, i Dhërmiut, i Ilias, i Himarës, i Qeparoit dhe ai i Borshit. Në pjesën më të madhe të vitit ata janë të thatë. Në gjirin e Spilesë buron uji i pijshëm.

Bimësia është ajo natyrore dhe e kultivuar. Në faqet e malit të Çikës, Sheshit të Valit ka sipërfaqe pyjore të shkëputura, ndërkaq pjesa tjetër është mbulesë shkurresh të rralla, mbi formacione gurore. Në luginën e Kudhësit dhe atë të Çorrajt, ka shkurre makjesh të dendura. Sipërfaqe të tilla ka edhe mbi plazhin e Dhërmiut e në Pilur.

Lidhur me etninë, popullsinë, origjinën dhe përbërjen e saj, qarqe nacionaliste greke, vijojnë ende të propagandojnë absurdin, se Himara dhe një pjesë e rrethinave të saj, janë pakicë greke. Është e vërtetuar e argumentuar shkencërisht që banorët e Bregut janë shqiptarë, të njohur qysh nga lashtësia, si vendas dhe të ardhur nga V si nga Kruja dhe Kurveleshi. Aktualisht fshatrat Palasë, Dhërmi, Ilias, Himarë e Qeparo flasin greqisht, ndërsa Vuno, Pilur, Corraj, Fterrë e Borsh flasin shqip. Greqishtja e folur prej këtyre banorëve, ka rrjedhë e gjurmë komunikimi të hershëm me Korfuzin, lidhjet tregtare të ndërsjellta të cilat bënë që të flitet gjuha e fqinjve, kur rrënjët fisnore, dëshmitë historike tregojnë pastërtinë etnike të këtyre viseve.

Qarqe të caktuara antishqipatre në Greqi, vijonë të propagondojnë etninë greke të Himarës, duke cënuar në disa raste stabilitetin dhe sigurinë që duhet të meret parasysh edhe në vlerësimet gjeoushtarake.

IV.C. SARANDË- DELVINA DHE KUFIRI JUGOR.Trupi i Shqiprisë së sotme në J e tij formon, një qark kufitar me Greqinë si një

hark që fillon nga kepi i Stillos në P, Qafa e Botës e qafa e Likojanit në J, maja e Murganës në L. Brenda kësaj gjeohapësire, përfshihet treva e Sarandës, Delvinës dhe e një pjesë të Çamërisë. Ato i përkasin, tojeve të dikurshme të Epirit shqiptar. Në V, arrin në Borsh, qafa e Skërficës, kurrizi i Malit të Gjerë, me majën e Nikollasit (1582 m) që zbret në Qafë të Muzinës. Prej këtu vijon vargmali: Stugara e Murgana (1896 m) në L. Në P, e rrethon deti Jon, që nga Gjiri i Butrintit e deri në kepin e Stillos.

Këtu, fillon kufiri shtetror shqiptar, që nga piramida nr 79 në buzë të detit, e në drejtimin e kreshtit kodrinor radhiten: maja e Çengelit (132 m), maja e Olivës (398 m) luadhet e Paganesë dhe tri qafat që vështrojnë pjesën e Çamërisë së prerë, Qafa e Botës, Qafa e Madhe (569 m), Qafa e Likojanit. Kurrizoret kodrinore drejt V, midis Vërvës dhe Kocikës (Greqi), Janjarit dhe Pallambas (Greqi) ku kthesat kryesore kufitare janë: piramida nr 65 (lartësia 843 m), piramida nr 63 (qafa mbi Vërvë), piramida nr 60, pranë lartësisë 1079 metra. Një kthesë tjetër, mer kufiri, në majën e Pullijas (958 m) ku ndodhet piramida nr 56. Prej këndej lartësitë zbresin deri në luginë, ku hyn lumi Pavëll në Shqipëri (piramida nr 52). Prej këtu, deri në majën e Xhelilit (piramida nr 50, lartësia 654 m), kufiri zbret deri ku ndërpritet dega e lumit Pavëll në J të fshatit Zminec. Këtu fillon ngjitja në kreshtin malor, që prej majës së Vërtopit (1221 m) e vijon në Qafën e Kumbullës në lartësinë 1672 m, në kreun e përroit të Leshnicës së Poshtme. Në piramidën nr 43, kufiri kthehet në drejtim JL, deri sa mbrin në majën më të lartë të vargmalit (maja e Murganës 1896 m). Gjeohapësira Sarandë-Delvinë ka një reliev të shumëllojshëm që nga vija bregore detare, fushë në lugina, masive kodrinore dhe vargmale si: mali i Gjerë-Stugara-Murgana në V. Përfytyrimi i relievit është në trajtën e një groporeje të madhe që krijohet nga zbritjet e lartësive malore V dhe ato JL, drejt P. Vija bregore është pothuajse, me reliev kodrinor. Prej Borshit deri në Kepin e Stillos është një largësi perj 53 km, me forma

40

Page 41: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

ujore të ndryshme ku gjiret, kepet vështirësojnë njëri-tjetrin, drejtpërdrejt me vijën ujore detare. Në këtë vijë dallohen maja e Borshit, maja e Lavanit (954 m) mbi Lukovë, ndërkohë vet Lukova përbën një breg vëzhgimor mbi det. Kurrizi i Patastoit harkon Gjirin e Kakomesë, kodra e Kepit të Qefalit (140 m). Prej kepit e deri në Sarandë, drejtimi i vijës bregore është shumë i përthyer, me gjire e kepe të vegjël gjer në gjrin e Limjanit dhe në Qafën e Lutës, maja Lasares (584 m) dhe maja e Eremecit, mbi Sarandë (469 m). Veç këtyre i gjithë radhoi i kepeve, ka pika vëzhgimi mbi hapësirën detare. Vija bregore detare nga Saranda në kep të Stillos është një vargan brezor kodrinor VJ që fillon me majën e Lëkursit (238 m), lartësia 102, lartësia 168 metra, që ngrihet mbi të dy hapësirat ujore: atë të detit e të liqenit të Butrintit. Rrypi ndarës kodrinor i Ksamilit midis Butrintit e Detit, që nga Çuka deri tek kepi i Shkallës është i gjatë 11 km dhe i gjerë nga 200 metër deri në 2 km, pranë qytetit antik.

Këto kodra ndodhen përball Korfuzit.Më 22 Tetor 1946 anijet ushtarake Britanike Samuarez dhe Volage ndërsa

kalonin në kanalin e Korfuzit ndeshën në mina të mbiujshme, duke shkaktuar mjaft të vrarë. Ky incident i prishi edhe më tej mardhëniet dhe bllokoi rezervat e

arit Shqiptar që ruheshin në Bankën e Anglisë, deri në vitin 1922. Dëshmi të fundit tregojnë se këto mina nuk ishin vendosur nga shqiptarët.

Vetëm 5 km e ndan kepin e Shkallës nga bregu i ishullit. Lartësitë ndryshojnë nga maja e Demas (188 m), të Ksamilit (53 m), kodra e Bajamës (144 m) zotëron në drejtim të Korfuzit, ndërsa lartësia 232 m, ndodhet mbi Liqenin e Butrinit. Këto kodra, kanë pozicion zotërues mbrojtës dhe vet “Buthroti” i dikurshëm është ndërtuar në strehë të tyre e në gji të liqenit, ku lartësia e kalasë së Ali Pashës është si një kullë-roje e përparme. Kodrat mbi Kepin e Stillos (e Bedulës, e Psimenas, e Breshanit) arrijnë në lartësi deri 216 m mbi nivelin e detit. E tërë kjo gjeohapësirë, ndërpritet nga: lugina e Kalasës, lugina e Delvinës, e Bistricës, e Dhivër-Leshnicës, e Vrinë-Mursisë dhe ajo e Konispolit. Gjeohapësira Sarandë-Delvinë është në përkim të drejtëpërdrejt perëndimor dhe një zbulesë e parë JP të Shqipërisë, ndaj pushtimeve. E tillë, ajo i ka përmasat dhe shtigjet hyrëse, shumë më të mundshme dhe të përshtatshme, se sa i gjithë Bregu, deri në Karaburun. Prandaj, sjellja në kujtesë e fushatave ushtarake iliro-shqiptare, përplasja dhe mundësitë që ka relievi i cili shfaq një vlerësim epërsie:

a) ka rëndësi gjeostrategjike në kufijt J të vendit në ngushticën e Korfuzit e të vijimit të rrugëve detare

b) shpërfaq vlera që nga lashtësia e këndej, me dëshmitë e gjalla historike (Butrinti, Foinike, Çuka e Ajtojt, Xara etj)

c) ofron vlera ekonomike zonaled) hap rrugë afrimi dhe lëvizjeje më të arrira, në drejtim të luginës së Drinosit

e Gjirokastrës.e) ndodhet në një nga krahinat J të Shqipërisë që pulson midis dy shteteve

dhe popujve plagën kombëtare të Çamërisë. Sa më sipër, trajtimi gjeoushtarak i Sarandë-Delvinës paraqet ndarjet gjeohapsinore të mëposhtme:

1. Gjiri i Sarandës, është pozicion dhe joshje e parë vendore detare, për afrim dhe lëvizje të mëtejshme. Qyteti shtrihet gjatë gjithë gjirit që nga kodra e Limjanit (gjiri i Limjanit) deri tek Kanali i Çukës, 6.4 km i gjatë. Gjiri mbështetet me Malin e Sarandës, në V dhe kodrat e Lëkursit e të Çukës. Largësia nga Saranda në Korfuz është 10.4 km. Aty kanë kaluar fushatat detare jo vetëm të Ballkanit JP por edhe të gjithë Evropës, me synim drejt brigjeve të Azisë së Vogël dhe Afrikës. Shtigjet e mundshme për lëvizje të forcave, drejt L janë, në Qafën e Gjashtës dhe në Çukë. Lartësitë kodrinore në të tri anët e gjrit, janë epërësi.

1. Gjiri i Butrinit dhe lugina e Vrinë-Mursisë, paraqet një mundësi tjetër për kryeurë dhe lëvizje në luginën e mëtejshme drejt Konispolit. Largësia nga kufiri ujor është vetëm 3.2 km ndërsa nga Korfuzi 5.6 km. Gjiri mbrohet nga Kodrat e Ksamilit në V (shiko Kepi i Shkallës 90.4 m, gjiri i Alimurës dhe kalaja e Ali Pashës, ndërkaq në J lartësia 143.0 ). Fusha që takon syprinën detare është rreth 900 m, e gjerë dhe më tej, vijon deri në brigjet e liqenit të Burintit

41

Page 42: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

(Fusha e Vurgut ) si dhe e gjithë lugina deri në këmbë të Konispolit, e gjatë 16 km. Në luginë ndodhen fshatrat si: Vrinë, Xarrë, Mursi, Shkallë, Çiflik e qyteti i Konispilit, në skaj. Lugina sa vjen e ngushtohet. Gryka e Bugazit, të josh por mund të ngelesh brenda saj. Çuka e Ajtojt, zotëron hyrjen në grykë, Mali i Milesë dhe Mali i Saraqinit mbyllin V e luginës, veç, me një ndërprerje, në grykën e Bugazit, ndërkohë, kurrizi kodrinor përgjat kufirit në J, është një brez mbrojtës.

“Afër Vrinës, në qershor të vitit 1940 u zbulua trupi pa kokë i udhëheqësit çam, Daut Hoxhës. Nga qeveria e Tiranës së asaj kohe, që kontrollohej nga Italia, u mëtua se vrasja e Daut Hoxhës ishte vepër e agjentëve grekë. Ai ishte udhëheqës i luftës së

Çamërisë midi dy luftarve botërore. Kjo ngjarje ndikoi në propagandën e kohës gjatë pushtimit italian të shqipërisë. Kjo vrasje luajti një farë roli dhe gjatë luftës italo-

greke.”Nga Kronika

3. Lukova dhe Gjiri i Kakomesë, përbëjnë një shteg dhe portë detare dhe tokësore në V. Hapësira nga Lukova në Kepin e Qefalit është 10.4 km. Vet kepi, përbën një mbyllje, nga J i gjirit të Kakomesë. Lartësia pranbregore është 140 metra. Gjiri ka një futje të ngushtë, në grykë e cila vëzhgohet nga dy kodrat, mbi të. Lugina, të nxjer në lagjen Krekëz të Nivicë-Bubarit, 5.8 km larg. Gryka është e ngushtë. Lukova ofron hapësirë ankorimi të mjeteve detare të zbarkimit që nga Piqerasi e deri në përruan e Hundëcovës. Kodrat janë të mbjella me ullinj e agrume dhe përshkohen nga rrugë. Majat kodrinore janë një radhua zotërues bregor, me vëzhgim në det. Rruga automobilistike vjen nga Borshi, dhe një degë e saj zbret, deri në buzë të detit.

4. Lugina e Kalasës, përkon me lumin më të njëjtin emër që zbret qafa e Skërficës dhe fundin e maleve Akrokeraune. Ajo është e ngushtë dhe mbyllet në Blerimas, në takim me lumin e Delvinës. Lartësitë kodrinore në të dy krahët e ruajnë këtë luginë.

5. Lugina e Delvinës fillon Gjashta, Finiqi, në krahët e lumit me të njëjtin emër, vijojnë në Bajkaj e Buronjë, Rusan e Bamatat, Vllahat e qytetin e Delvinës. Prej këndej ajo mbledh ujrat që vijnë nga faqet JP të Malit të Gjerë, ku shtrihen fshatrat Sopot., Lefterohor, Kakodhiq. Nëpër këtë luginë është edhe korridori lëvizor i forcave nëpër rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër që prej Delvinës ecën gjatë shpatit të Malit të Gjerë, në lugina e kurrize, duke lidhur fshatrat: Kardhikaq, Pecë, Muzinë dhe qafa, me të njëjtin emër që është praghyrje për dy trevat e mëdha jugore: Gjirokastrën dhe Sarandë-Delvinën.

6.Lugina e Bistricës përkon me lumin me të njëjtin emër fillon në Gjashtë e në të dy brigjet përfshin fshatrat: Vrion, Çlirim, Mesopotam, Bistricë, Sirakat, Krongji, Dhrovjan deri në qafën e Parashqevisë mbi Leshnicën e Sipërme. Nga Gjashta në Mesopotam ajo është në rrafsh të fushës. Mandej gryka ngushtohet midis kodrave të Sirakatit dhe Velahovës (756 m). Lumi i Bistricës hyn në tunelin e hidrocentralit pranë Syrit të Kaltër. Përgjat luginës kalon rruga automobilistike që në Krongji mer drejtimin për në Muzinë.

7. Lugina e Pavllës përkon me lumin, me të njëjtin emër. Kjo luginë fillon që në fushën e Mursisë e fshati Shkallë. Gryka e Bugazit nga Shkalla në afërsi të Shalësit (rreth 6 km) është një gurmaz, mbyllja e të cilit bllokon komunikimin për në V. Në Shalës, lugina zgjerohet në drejtim të fshatrave: Markat, Ninat, Janjar (afër kufirit vetëm 650 m) që kalon përgjat shpatit V të malit të Shalasit. Lugina e Pavllës, kalon në vijën kufirit shtetëror, tek piramida nr 49, midis majës së Selevanit (669 m) dhe asaj të Skupicës (560 m) gryka është shumë e ngushtë. Dega tjetër rrjedh në grykën e fshatit Janjar. Lugina malore që fillon pranë fshatit Komat, ndjek drejtimin V në Qesarat e Gravë, në luginën e ngushtë, poshtë majës së Palokastrës ku ndodhen degët e Grazhdanit dhe ajo e përroit të Leshnicës së Sipërme që rrjedh nga lartësitë e malit të Stugarës.

Qendrat e Banuara. Saranda, Delvina dhe Konispoli, përbëjnë trekendëshin e qyteteve të Jugut. Pjesa tjetër e qendrave të banuara, janë fshatra të shpërndara,

42

Page 43: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

në të gjithë hapësirën, por dëndësia më e madhe është, në luginoret dhe zonat fushore.

Saranda ndodhet pranë bregut të detit. Gjiri që e mbështjellë dhe porti që i jep jetë lëvizjeve detare dhe komunikimit e bën qytetin me vlera ekonomike dhe ushtarake. Ka një sipërfaqe prej 1.4 km². Ndërtuar mbi një shtresë të gurtë rrëzë malit që e ruan nga VL. Përmasat e qytetit janë me shtrirje përgjatë bregut me gati 1.9 km² dhe tërthor rreth 700 metër. Saranda në L. ka qafën e Gjashtës si dritare, ndërsa në të dy krahët ngrihen, në V, maja e Sarandës dhe në J, maja e Lëkurësit. Lidhet me rrugë përgjatë rivierës me Himarën, me L me Delvinën, në J me Butrintin e Konispolin. Qyteti ka largësi me Korfuzin jo më shumë se 11,7 km. Saranda ka qenë gjithnjë e lakmuar dhe e pretenduar dhe sot e kësaj dite edhe nga qarqet “Vorioepiriote”. Popullsia është me përbërje të lartë të etnisë shqiptare si dhe atë greke. Duke qenë qëndër rrethi, përbën rëndësi për situatat e mobilizimit si dhe për transportin detar nga porti i tij. Baza e dikurshme detare tani është shndërruar në një njësi të vogël të FD. Rrugët qytetore janë paralel me bregun dhe të ndërprera në komunikim brendaqytetor tërthor. Në qytet zotërojnë ndërtesa të larta. Rrugët janë të përshtatshme për lëvizje edhe të teknikës. Qyteti është shumë i ekspozuar ndaj bombardimeve dhe evakuimi i tij është shumë i vështirë, mbasi relievi nuk e favorizon atë. Lufta në qytet paraqet manovrueshmërinë e vrojtim të mire, nga tarracat e godinave në drejtim të buzës së detit.

Popullsia, konsiderohet ndër më të dendurat por lëvizjet e ndodhura në fillim të shekullit të ri, për rrjedhojë të një rajoni ndodhet, më pranë komunikimit me shtetin grek e drejt tij ka një migrim të madh të moshave të reja. Por në Sarandë popullsia po shtohet nga migrimi i brendshëm. Në tërësi fshatrat janë me planimetri të sistemuara, të mbledhura, me furnizim të organizuar me ujë dhe energji. Përjashtim bëjnë fshatrat në shpate të maleve si ato rrëzë Malit të Gjerë që janë të sistemit të shpërndarë: si Kopaçeza, Sopoti. Ndërkohë, të kësaj natyre janë edhe Dhrovjani, Leshnica e Sipërme dhe ajo e Poshtme, në faqet J të maleve: Stugara e Murgana, Karroqi e Janjari në luginën e Pavllës. Një pjesë e fshatrave janë të etnisë greke.

Delvina është qëndër e rrethit me të njëjtin emër. Shtrihet në rrëzën J të malit të Gjërë me lartësinë 310 metra mbi nivelin e detit. Ky qytet është rrethor me një shesh si qëndër të tij. Sistemi rrugor është i ndërthurur. Dëndësia e shtëpive të banimit nuk është e madhe. Lëvizja në qytet bëhet me lirshmëri. Nga Kodra e Xamarhallës, qyteti mund të vrojtohet plotësisht. Kjo është një pikë shumë strategjike. Rruga kombëtare e lidh Delvinën me Gjirokastrën në V, nëpërmjet Qafës së Muzinës, ndërsa vijimi P, të çon në Sarandë e cila ndodhet larg saj vetëm 23 km. Në vështrimin ushtarak, merr rëndësi njohja e drejtimit L të shtrirjes së gjeohapësirës rurale përgjatë Delninë-Livadhja, Gravë, Zminec dhe deri në kufi. Kjo rrugë ka karakter kryesisht fushor dhe lëvizja e automjeteve mund të bëhet në çdo stinë të vitit.Në përbërjen e rrethit ka edhe fshatra të pakicës greke.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:.

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

43

Page 44: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Delvina

10765 5464 5301 4100 2030 6665 3271

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Delvina

10765 348 km² 30.9 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Delvina

10765 2396 6728 1641

Sistemi Rrugor. Lidhja rrugore në këtë trevë, është në tërësi e zhvilluar, por cilësia e tyre vijon të jetë jashtë standarteve të kohës. Rruga Gjirokastër-Sarandë e cila është arterja kryesore lëvizjeje e të dy trevave, me rëndësi ekonomike dhe ushtarake. Rruga pranë Qafës së Muzinës, ndan vargmalin në dy pjesë. Ajo është e vetme, e kësisoj, paraqet rëndësi për ruajtje të qafës e të mirmbajtjes së saj. Nga qafa e Muzinës deri në Sarandë janë dy rrugë: njëra i përket drejtimit të dikurshëm që kalon përgjat shaptit të malit dhe lidh Muzinë, Pecë, Kardhikaq, Delvinë, Vllahat, Bamatat, Buronjë, Blerimas, Gjashtë e Sarandë, 44 km e gjatë, me bazament të fortë, e shtruar, dykalimshe. Vijimi i dytë i rrugës është një version përgjat luginës së Bistricës duke lidhur: Muzinë, Krongji, Bistricë, Mesopotam, Çlirim, Virion, Gjashtë e Sarandë: 36 km, e asfaltuar, dykalimshe, e mirëmbajtur dhe me vepra ndërtimore arti.

Rruga përgjat bregut, deri në Sarandë, është e shtruar dhe dy kalimshe, në disa vende paraqet vështirësi, edhe e pa rikonstruktuar e cila lidh: Himarë, Borsh, Piqeras, Lukovë, Nivicë-Bubar, Sarandë. Kjo rrugë, si korridor lëvizjeje i Bregut deri në Ilias të Himarës, zgjidh problemet zhvillimore të trevës, por ajo në rast lufte, nuk i ka kapacitetet e duhura të qarkullimit intensiv.

Rruga Sarandë-Konispol-Qafë-Botë është 26 km e gjatë. Ajo lidh Sarandën, Gjashtë, Çlirim dhe mandej nëpër luginën në fundkodrat lidh: Krane, Fitore, Dërmish, Kulluricë, Livadhja, Vagalat, Shalës, Shkallë, Çiflik e Konispol. Ajo është rrugë dykalimshe, e shtuar, zgjidh në çdo kohë problemet e qarrkullimit, të mjeteve ushtarake por ende mbetet e parikonstruktuar.

Rruga: Sarandë, Butrint, Konispol është një korridor tjetër i rëndësishëm përgjatë bregdetit dhe fushës së Mursisë deri në Konispol. Ajo lidh Sarandën me Çukë, Ksamil, Butrint. Në këtë segment ajo është e asfaltuar, por jo në standartet dykalimshe. Në Butrint, kanali lidhës i Lagunës me detin kalohet, me një mikrotraget dhe më tej, rruga me bazament natyror dhe e përmisuar, mund të shfrytëzohet nga ana ushtarake. Rrjeti rrugor rural, ndonëse duket se i lidh të gjitha fshatrat, mbetet i parealizuar në standarte, për lëvizje gjatë tërë vitit. E tillë është rruga për në Bakaj e përgjatë luginës së Kalasës, në Dhivër, Cerkovicë, Leshnicë e Sipërme, Cerkovicë-Grazhdan-Zminec, rruga Livadhja-Pandelejmon, Karroq. Segmentet rrugorë pranë kufitarë, si ai, në Zminec, 18 km pranë kufirit, në Karroq, 2 km pranë kufirit, janë me

44

Page 45: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

mundësi lëvizje por, jo gjatë gjithë stinëve, të vitit. Kurse rruga: Shalës-Vervë dhe ajo Markat-Janjar është e shfrytëzueshme.Ujorët. Deti Jon, lag zonën, deri në kanalin e Korfuzit e Kepin e Stillos, 76 km vijë bregore tokësore. Brigjet janë me reliev të butë, në gjirin e Borshit, në Lukovë, në gjirin e Kakomesë, në Ksamil. Ndërsa, në pjesën tjetër bregore, rënia është e menjëherëshme. Thellësia e ujit të detit në 200 metër , largësi, , mer vlera nga 25 -35 m, në 5 km , 65 metër. Uji është i pastër, i tejdukshëm.Liqeni i Butrintit është ujori brendatokësor, me sipërfaqe 13 km², me thellësinë më të madhe 15 km, me ujë të kripur. Është pengesë ujore, për brezin e Ksamilit deri në Çukë, Kanali lagunë-det, i gjatë: 1350 metra, ka gjerësi rreth 110 metra me lëvizje të vijueshme ujore.Lumi i Kalasës, zbret nga lartësitë deri sa derdhet në lumin e Delvinës. Është i ngushtë, me brigje të thepisur, kësisoj, për teknikën është pengesë.Lumi Delvinës, zbret në formë përroi nga shpatet e Malit të GjerëLumi i Bistricës, kalon përgjatë grykës së Bistricës. Këtu ndodhet edhe Syri i Kaltër. Ujrat e tij janë devijuar, për të dalë në Hidrocetral. Prej këtu, Bistrica është kanalizuar dhe përdoret për ujitje në zonën fushore. Lumi i Pavllës mbledh një shumësi përrenjsh si a i Gravës, Cekovicës, i Janjarit, i Karroqit.Në grykëne Bugazit, mblidhen të gjitha ujrat të cilat kanalizohen në hapësirën e fushës së Mursisë.

Bimësia. Sipërfaqe pyjore të shpërndara ka në faqet e Malit të Gjerë në luginën e Muzinës, në faqet e malit të Dhrovjanit dhe Leshnicës, në Grazhdan e Zminec, në Malin e Milesë. Sipërfaqe me shkurre të dendura ka, në zonën kodrinore, në rrëze të Malit të Gjerë, Vergo, Kopaçezë, Rusan, Kakodhiq, në grykën e gjirit të Kakomesë etj. Pemtore, ullishte ka në Lukovë, Piqeras, Nivicë-Bubar, Ksamil, në Delvinë, Buronjë, Aliko, Dermish, Livadhja etj.Qafat. Relievi gropor, me ujra rrjedhëse në drejtim të P dhe lartësi malesh, kanë dhe forma e shtigje kalimi, për komunikimin e këmbësorëve dhe teknikës. Në komunikimin VL, përgjatë Malit të Gjerë-Strugara-Murgana janë të njohura qafat:

-Qafa e Skërficës, për komunikimin me Kurveleshin e Sipërm dhe grykën e Kardhiqit

- Qafa e Dhuvjanit që lidh Kardhikaqin me Sofratikë e Dhuvjan-Qafa e Muzinës si shtegu kryesor lidhës me Dropullin dhe në tërësi luginën e

Drinosit-Qafa e Luiriasit që lidh Dhrovjanin me Jergucatin.

Përgjatë kufirit, qafa mbi Leshnicë, midis piramidave nr 43 dhe nr 44 qafa e Kumbullës, mbi Zminec, gryka e Pavllës pranë Piramidës nr 49, Gryka e Verikoit, në piramidën nr 52, qafa e Vërvës, në piramidën nr 63, qafa e Likojanit pranë Konispolit, qafa e Madhe dhe qafa e Botës.

Në zonën e Delvinë-Sarandës ka pakicë etnike greke e cila është e lokalozuar në disa fshatra si: Dhivër, Leshnicë e Sipërme, Kulluricë, Livadhja, Finiq, Mursi etj, të cilët kanë një klimë bashkëpunimi dhe paqeje, me etninë shqiptare.

IV.D. KRAHINA MALORE VERIOREKrahina Malore Veriore është balli i perëndishëm i vendit të Iliro-

shqiptarëve. Në P, me butësi, e kufizon Ultësira Shkodrane. Në VP e VL kjo krahinë vijon të njëjtën tërësi relievi, jashtë kufirit të sotëm të Shqipërisë, duke arrirë në Rrafshin e Dukagjinit në L, Karsin e lartë Malazes, në VP, në luginën e Limit, në V. Brenda kufijve të sotëm shqiptarë, kjo krahinë është e gjerë rreth 60 km. Lumi Drin që tani paraqet vijimësinë liqenore artificale të Vaut të Dejës-Fierzë, është mbështetja J, e krahinës. Në vështrimin etnografik dhe të etnogjezës, kjo krahinë është pjesë e djepit të djeshëm të Shqipërisë, ku sot e kësaj dite vijojnë të jenë të transmetuara traditat dhe tiparet e racës iliro-shqiptare. Në vështrim ushtarak, prirjet pët t’u futur në këtë masiv kanë qënë objektiv të pushtuesve nga fillimet e luginave e grykave perëndimore (Drinit, Kirit, Dedaj-Bogë, lumit të Cemit e

45

Page 46: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Tamarës ). Nga V, Plava dhe Gucija kanë qenë drejtimet hyrëse për t’iu afruar madhështisë së këtyre maleve. Në drejtim L, Peja, Gjakova e Prizreni kanë lindur këtu dhe janë mbështetur fizikisht në prehër të Alpeve. Lugina e Drinit, në origjinën lumore deri në Koman ka ruajtur në gji “Kulturën e Komanit”. Ku bashkohet Drini me Valbonën relievi është i zbutur dhe Rrafshi i Dukagjinit zbret të takojë luginën që e ka krijuar dhe furnizuar, ai vet. Në vështrimin ushtarak, luginat lumore në të gjitha anët, të joshin, të thërresin për thellësitë e bukurive, por në përgjithësi ato janë kurthe për pushtuesit. Lugina e Cemit, Lugina e Valbonës, i afrohen nga P, J e VL, strehës së Alpeve Shqiptare që është “Vermoshi, Thethi e Valbona”. Lugina e Cemit: është e lidhur me lumin me të njëjtin emër, i gjatë 62 km. Kjo luginë përbëhet nga lugina e Cemit të Vuklit, Cemit të Selcës dhe Cemit të Bashkuar. Lugina e Cemit të Vuklit vijon midis vargjeve kurrizore malore Dublinë-Berizhdol e Veleçik-Bridash. Kjo luginë, në fillimet është erozive, e thiktë dhe e ngushtë, ndërsa në drejtim të rritjes së lartësive ajo fillon të zgjerohet që në Vukël.

Lugina e Cemit të Selcës, përbëhet sërish nga dy luginëza njëra prej të cilave është ajo e gropave të Selcës, me pragje të shumta lumore. Pjesa e poshtme, fillon e ngushtohet, me gjarpërime dhe asimetri të theksuar të shpateve. Kur bashkohet me Cemin e Vuklit ajo zgjerohet, kryesisht në Tamarë, ndërkaq në kufi shfaqen kanionet dhe pragjet e ngushta. Cemi, është lumi i bukurisë i thepisjeve. Përgjatë luginës së lashti janë vendbanimet e luginave së Cemit prej Tamarrës Vukli, Selcë, Mreg, Gropave të Selcës, Hotit. Aty lartësia absolute, mbi nivelin e detit në Tamarë është 180 m. Ndërkaq rrjedhë e lumit Cem zbret që nga 600 m, prej Rapsh-Stare.Qafa e Bordolecit është si një shenjë dëshmimtare dhe tregues qiellor i asnjësisë që jep përshëndetje në të dy krahët me grykën e Lepushës dhe fillimin e Cemit alpin.

“ Duke ndjekur bregun e majtë të Cemit, atje ku takohet Cemi i i Selcës me Cemin e Vuklit, është një urë e bukur guri, ura e Tamarës që është një ndërtim i vjetër dhe

mesa duket tregon se lugina e Cemit ka patur më shumë rëndësi se sa sot si rrugë kalimi”

“ Njëra është lugina e Cemit, një lum i shpejtë, që kurrë nuk thahet, i cili derdhet në liqenin e Shkodrës. Tjetra është lugina e përroit të Thatë, i cili rrallë ka ujë, por dikur

duhet të ketë patur forcë të madhe, sepse ka grryer një kanion të thellë dhe ka një shtrat të gjerë me popla të rrumbullakosura nga uji. Kreshta e vargmalit që ngrihet

në anën e tij të majtë, përbën në vija të trasha kufijtë e Malësisë së Madhe që e ndajnë nga fqinjët e saj- grupi i Pultit të Poshtëm dhe Shala”

Edith Durham

Në J, lugina e Cemit, mbështillet nga vargu malor i malësisë së Madhe, prej majës së Goloshit (2019 m ), qafa e Panikut (1639 m) maja e Mridzit (1949 m), maja e Berizhdolit (1977 m). Në të dy anët, malet rrjedhin në Cem, me burimet e përrenjve. Lartësitë nga Tamara (200 m) deri në Gropat e Selcës (1250 m) përbëjnë një ngjitje harmonike, si luginë e ngushtë dhe e ruajtur dhe një strehë e vërtetë nga krahu V, i vargut malor dhe J, ku fillon krahu i Bjeshkëve të Namuna.

Lugina e Cemit përshkohet nga një rrugë automobilistike e cila lidh Koplikun me Vermoshin. Kjo rrugë është me dy kalime. Në stinën e dimrit kur ajo bllokohet nga dëbora dhe ngrica..

Klima në këtë luginë edhe pse e butë dhe Mesdhetare gjatë dimrit është e egër dhe e ftohtë. Pyjet janë strehë maskimi, shkëmbinjtë janë madhështorë, kërcënues dhe me pejsazhe të mjaft tërheqëse me strehë e shpella, kanione e thepisje natyrore të llojeve të ndryshme. Ujërat e Cemit janë transparente me klimë të shëndetëshme, bimësi të larmishme. Kolonat ushtarake nuk mund të ndjehen të mirëpritura në këtë luginë, edhe pse midis bukurive të rralla. Ndërkaq banorët vendas vijojnë të jenë me një pavarësi kryelartë që është dëshmuar në histori.

IV.E. MALËSIA E VERMOSHIT

46

Page 47: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Malësia e Vermoshit është skaji V i kufirit të sotëm. Ajo shtrihet në V të luginës së Cemit. Lugina e Vermoshit dhe lumi me të njëjtin emër është oazi numër 1 (një) i Veriut të Shqipërisë së sotme. Ka një shtrirje LP të kurrizeve malore. Kufiri pritet në Qafën e Shkallës së Rikavecit (1408 m), përvijon drejt majës së kullës së Mbretit (1580 m), më tej, në majën e Zabelit (2129 m), kurse Marlula në thellësi ka lartësi 2183 m, maja e Jezhidolit (2176 m), ku është dhe balli i rrudhur i kreut të Shqipërisë.

Pas kësaj pike kulmore, malet rrethojnë dy luginat, atë të Vermoshit, dhe Berjovë-Kutit, të cilat i derdhin ujërat, në P të kufirit shqiptar. Në J të Seferçes, përvijojnë lartësitë e majës së Kapuranit (2121 m), maja e Domgjekës (2098 m), gjersa zbret në prroin e Berjovës (980 m). Pas kësaj, vjen një ngjitje tjetër deri në qafën e Lipovicës (1484 m) e më tej, në zbritje deri në përroin e Vermoshit (985 m). Aty ndërpriten dhe bashkohen të dy luginat: ajo e Vermoshit dhe e Lepushës. V i luginës së Vermoshit, në drejtim PL, përvijon me lartësitë nga: Maja e Zabelit (2129 m), Maja e Marlulës (2183 m), Maja e Kërshit të Djegur (2080 m), Maja e Shtocicës (1965 m), Maja e Brinjës (1920 m), gjersa zbret në luginë. Në këtë zonë ka lugje të bukura dhe vende cirqesh akullnajore. E tillë është edhe lugina akullnajore e Lëpushës, sipër së cilës ngrihet maja e Trojanit (2195 m). Kufiri e Vermoshit, mbështillet nga vargu malor që fillon nga kufiri, me majën e Gropave të Fluturit (2103 m), duke vijuar me majën e Haramisë (1800 m), majën e Grebenit (1837 m) dhe majën e Taljanit (1585 m).

Lugina e Vermoshit është e mbjellë me jetë shqiptare në vendbanimin e Velipojës, Vermoshit, Velanit. Ka një fushë në të dy anët e lumit. Lugina ka një gjerësi mesatare nga 500-700 m, e në të dy anët, shtrihen pyjet e ahut dhe pishës sipër, në livadhet alpine, në gjelbërim e hapësirë të një bukurie të rrallë të peisazheve. Lugina e Vermoshit, edhe pse e mbyllur, e veçuar, e ruajtur midis malësisë alpine, është synuar në vështrim ushtarak mbasi aty fillon strehet më të larta të Plavës dhe Gucisë, ku ka qenë edhe burim qëndrese. Rruga automobilistike që vjen nga Shkodra lidh luginën e Cemit me atë të Lëpushës dhe Vermoshin. Qafa e Bordolecit, është prehja e parë që takon këto lugina veriore. Rrugë pyjore të shumta, përvijojnë në masivet e ahut dhe pishës dhe, stane të shumta janë të shpërndara në Bjeshkë dhe livadhet alpine.

IV.F. LUGINA E KIRITKiri, ky lum emër shkurtër, i jep jetë, një lugine të gjatë që fillon e buron nga

Biga e Gimajt dhe është e gjatë rreth 50 km. Në të dy anët, kurrizet malore nga zbresin përrenjë të shumtë, ku duken të spikatura në VP.: maja e Manshit (166 m), që përkon me fillimin kodrinor, maja e Shkëmbit të Korabit (997 m), maja e Maranajt (1576 m), kurrizi i Kunorës, maja e Bishkazit(1869 m).

Prej këtij masivi rrjedhin, pothuajse në drejtim VJ përrenj malorë që i bashkohen lumit të Kirit. Në J, lugina e Kirit ruhet nga vargu malor që fillon në Shkodër me kurrizin e Bokave të Sipërme, maja e Lodërtunës (276 m), Qafa e Livadhit (1170 m), mbrin në malin e Cukalit (1217 m), maja e Mulegjithit (1734 m). Më tej, ky kresht malor si mburojë, mer drejtimin JV, në majën e Buallit (1365 m), maja e Bigës (1336 m), maja e Thaçit (1327 m), maja e Zabelit (1426 m). Këtu ky masiv, merr emrin Mali i Shoshit. Kjo luginë takon fushën, në lartësinë 36 m, mbi nivelin e detit. Në Drisht dallohet një kodër e bukur, ku është edhe kalaja e dikurshme e Drishtit, në Urën e Shtrënjtë (108 m) në Prekal (207 m) në kryqëzim me prroin e Gurrës së Gallës (318 m). Lugina është e ngushtë, e banuar, me shtëpi të shpërndara në të dy krahët e lumit. Në fshatin Kir, posht Malit të Shoshit, lugina hapet: PL duke përfshirë në vete, qendra të banuara, rrëzë maleve prej Bukmirës (në lartësinë 1000 m) Bruçaj, Xhan, Gjuraj- Boks, Plan, Mgull, Pog.

Rrugët automobilistike, janë në nivel ndërtimi dhe qëndrueshmërie si bazamente, kryesisht natyrore e pak të mirmbajtura. Kalimi kryesor në luginë është rruga përgjatë Kirit e cila lidh Shkodrën me Kirin dhe më tej në kalim të malit të Shoshit, me Luginën e Shalës. Kjo rrugë është dykalimshe dhe me vështirësi, pa

47

Page 48: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

profilim të studiuar dhe pa mirëmbajtje. Në të, mund të kalojnë autokolonat ushtarake, por gjithnjë, me vështirësi, sidomos në Malin e Shoshit. Lidhjet në të dy krahët e Kirit, bëhen me ura këmbësore hera-herës (pasarela) dhe rrethanore. Ura kryesore e kalimit të vetëm në anën L, të lumit Kir është në Prekal. Përvoja ushtarake, qysh nga kohët e herëshme, nuk shpalos ndonjë kalim, fushatë apo përpjekje, për shkak të veshtirësive të relievit dhe shpërndarjes së qendrave të banuar, që deri në kohën e sotme e ruajnë këtë karakter. Bimësia është e llojit të shkurreve mesdhetare, deri afër Prekalit e mandej fillon kati i dushqeve. Një rrugë tjetër automobilistike, në fillim në fshatin Drisht, i ngjitet kurrizit malor në fshatin Plisht, Domën, e deri poshtë majës Çuka e Halilajt. Ajo, shfrytëzohet kryesisht për lidhje të këtyre fshatrave të vegjël dhe për transport të lëndëve drusore, në këto zona. Kreshti malor J, i luginës të Kirit, lidhet me një rrugë automobilistike me bazament natyror dhe të përmisuar, me gjatësi 30 km që kalon midis pyjesh dhe shfrytëzohet për transport të lëndëve drusore. Ndërkohë, poshtë kodrës Hebej, në Ukbibaj degëzohet rruga që lidh zonën e thellë të banuar me fshatrat Ukbibaj, Kunorë, Kroi i Madh, Vukjakaj, Benë. Një degëzim rruge, ndahet pranë qafës së Turbës që lidh fshatrat Vilzë e Mazrek.

“Dukagjin , shpesh ka një kufizim vendor që përfshin : Luginën e Kirit, Planin, Mgullën dhe Xhanin, Pultin e Sipërm ku bëjnë pjesë: Shala, Shoshi, Nikaj, Berisha,

Mërturi dhe Toplana; Postëriba ku bejnë pjesë: Ura e Shënjtë, Mazreku, Drishti, Shllaku, Suma dhe Dushmani.”

IV.G. LUGINA E SHALËS

Rruga për në Theth është 79 km e gjatë.Kjo rrugë ndjek grykën e Përroit të Thatë, një shtrat që kur bien shira shndërrohet në rrëmbim ujrash madje një kodre që në

grykë ndodhen rrënojat e një qyteti të lashtë ilir të Marshënjtit ku duken muret më të trashë se 3m.

Më tej Dedaj gjendet 12 km larg Koplikut.Prej Dedaj, në drejtim të VL mbërrin në Bogë. Ngjitja bëhet gradualisht drejt maleve madhështore për të zbritur në Theth.Sipër është Qafa e Thethores (2000m) pastaj, rruga zbret me dredhore drejt e në luginën e Shalës.

Lugina e Shalës shtrihet në drejtimin J-V midis Alpeve Perëndimore dhe atyre Lindore. Këtë luginë e përshkon lumi i Shalës. Në këtë luginë ka histori tipike, në jetesë, etnografi, antropologji e kultur Iliro-Shqiptare. Lugina ndahet në : Lugu i Thethit, Lugu i Shalës dhe ai i Lesniqes. Thethi është kreu i trupit të Shalës. Atje bukuritë janë të buruara dhe të varura, e prej andej, transmetohen në fytyrën e lumit të Shalës. Lartësitë këtu janë nga 680-800 m, mbi nivelin e detit. Atje ku zbret rruga autumobiliatike nga qafa e shtegut të Dheneve dhe qafa e Bunit të Tharës (1773 m) dhe I përafrohet fillimit lumor, mbështetet nën strehën e Alpeve oazi i Thethit, midis majës së Radohinës (2568 m) në P; majës së Madhe (2552 m) në V, majës së Jezercës (2692 m), në L dhe asaj të Valbonës (1966 m ). Gropa e Thethit, pret ujrat përrallore që zbresin nga gjiri i maleve. Në shpatet rrethuese, varen cirqe akullnajore, ku zënë fill degët e para të lumit të Thethit që rrjedh i bardhë. Midis shtratit shkëmbor dhe zallishtor, në Grunas ka një kanion ndërkaq në Ndërlysë lugina fillon e zgjerohet, ku derdhet edhe përroi i Kaprejit që rrjedh nga P, prej kurrizores së Bigës së Shalës (2233 m ), majë e Kamshollit (2052 m) dhe qafa e Troshanit (2033 m). Prej Thethit ngjitesh përmjet një rruge që i varet pjerrësive shkëmbore për të dalë në qafën e Pejës, në rreth 3 orë, për të dalë në livadhet alpine që shohin posht Plavën e Gucinë. Katër orë duhen që të ngjitesh në rrugën këmbësore malore nga Thethi deri në Qafë të Valbonës.

Fshati Theth ka patur rreth 170 familje dhe më shumë se 200 shtëpi banimi, ndërsa tani pjesa më e madhe e tyre ka migruar e vetëm disa, rikthehen për verim. Ai është një strehë ushtarake me vlera të mëdha, mbrojtëse, përgatitjeje dhe të

48

Page 49: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

kushteve të mira të mbështetjes logjistike. Me përjashtim të stinës së dimrit, ku izolimi është i pranishëm, stina e verës është e përshtatëshme për lëvizje. Shala, përfshin grykën në vijim të Thethit, në përbërje të së cilës janë qendrat e banuara: Lekaj, Abat, Nicaj, Shalë, Pecaj, Vuksanaj, Bregu i Lumit, Brashtë, të cilat ndodhen në drejtimin e lindjes të lumit të Shalës. Ndërkaq me anën tjetër të lumit rradhiten: Gimaj, Nënmaviq, Lotaj, Ndreaj, Nicaj-Shosh, Palaj. Lugina në formën e një groporeje të madhe të përbëra: nga Shala dhe Shoshi. Kjo luginë e lashtë dhe e izoluar alpine ka qenë pjesë e Rrafshit të Dukagjinit dhe zotërim i Dukagjinëve, ku mendohet të ketë lindur dhe kanuni i princit Skënderbejan Lek Dukagjinit. Relievi në të dy anët, është kreshtor, i lartë, madhështor e me bukuri dhe ashpërsi. Në P, prej Bigës së Shalës (2230 m) majës së Boshit (1631m) maja e Sukës së Kunorës (1544m), maja e Zabelit (1425 m) mbi Palaj e Nicaj-Shosh, kurrizi në J, fillon dhe ulet. Në drejtimin L, lugina ruhet nga maja e Jezercës, ku zotëron dhe pika më e lartë e Alpeve, dhe në vijim: maja e Boshit (2414 m), maja e Kakisë (2358 m) dhe ajo e Ershelit (2125 m), të cilat e ndajnë nga rrethi i Bajram Currit. Kalimet në të dy anët e luginës kanë qenë me rrugë këmbësore. Kështu ka komunikuar Shkreli nëpërmjet rrugëve këmbësore në qafën e Troshanit, apo npërmjet rrugëve midis Bigës së Shalës dhe majës së Kamshollit, për të zbritur në Ndërlysë apo Gimaj. Qafa e Boshit ka shërbyer si kalim lidhje midis Pog-Plan-Mgullë dhe Shalë. Në krahun L, Thethi dhe Shala ka patur rrugë-kalimet përmidis maleve në qafën e Lugut të Valit për t`u lidhur me stanet dhe livadhet alpine, në qafën e Valbonës, për të zbritur në Rogam e Valbonë, në qafën e Zhapores për të zbritur në Curraj të Epërm; në qafën e Ershelit për t`u lidhur me Lekbibajn; në qafën e Agrit për t`u lidhur me Salcë e Briçën në qafën e Pejës, mbi Theth për t’u lidhur me Plavën e Gucinë.Transporti automobilistik e ka patur kontaktin dhe prirjen e parë, përmjet luginës së Shkrelit, të Bogës, drejt qafës së Bunit të Tharës, për të zbritur në Oazin e Thethit. Kjo rrugë është e profilizuar, e përshtatshme për lëvizje të automjeteve gjatë stinëve, pa dëborë. Por gjendja e sotme e saj përkeqësohet sepse nuk po mirmbahet. Prej Thethit rruga vijon të lidh të gjitha qendrat e banuara të luginës së Shalës. Rruga është me shtrat natyror dhe ura të ndërtuara mbi lum. Deri në Lotaj ajo kalohet pa vështirësi. Prej këtu prirja rrugore lidhëse e Shalë-Shoshit me luginën e Kirit e Shkodrën është në një gendje të papërmirësuar, ku mund të kalojnë vetëm mjete të fuqishme (që përfshin mjetet ushtarake) ndonëse me shumë vështirësi, si rrjedhojë e paprofiliimit, e mosmirmbajtje së saj. Megjithatë, në situate ushtarake, kjo rrugë mund të shfrytëzohet për lëvizje të trupave.

Gryka e Lesniqes fillon ku bashkohet përroi i Stupjes me lumin e Shalës. Prej Pepsumaj, lugina vijon e ngushtë, gjersa zbret në Drin. Lumi i Shalës zë fill në qafën e Pejës, në krahun P të Jezercës. Burime e gurra të mëdha derdhen në të. Ka ujvara të bukura që shtojnë hijeshinë teksa derdhen në lum, i cili është i rrëmbyer. Lumi i Shalës është i gjatë 39 km me pasuri më të madhe ujore se sa Valbona. Kalimi mbi lum ka urat kryesore: në Ndërlysë dhe Breg Lumi, të cilat kanë karakter automobilistik. Ndërkaq lidhja midis fshatrave ka vende të vaheve dhe urave këmbësore-rrethanore, kurse në Nicaj- halë ka një urë të ndërtuar mbi lum që lidh të dy krahët e tij.

Klima ka ndryshime të dukshme midis pjesës J dhe V të luginës së Shalës. Në takim me liqenin e Fierzës, klima është e butë dhe detare me ndikim prej syprinës ujore. Ndërsa në V, ajo pritet të bëhet gjithnjë edhe më e ashpër dhe alpine. Temperatura mesatare është 11°C në kodër Shëngjergj dhe 10°C në Theth. Ndërkaq në janar ajo ndryshon nga 0°C-1.5°C dhe në korrik 19°C-20.6°C. Trashësia e dëborës arrin deri 3 metër ku janë të pranishëm orteqet.

Bimësia e luginës është e ndryshme. Shkurre mesdhetare hasen në të dy brigjet e lumit dhe duke u ngjitur me relievin luginor fillojnë dushqet, ndërkaq në Theth shfaqen halorët ( pisha dhe bredhi).

IV.H. LUGINA E NIKAJ-CURRAJTNë 1910 në Qafën e Agrit u zhvilluan luftime gjatë kryengritjes antiosmane ku

luftëtarë të Malësisë së Nikaj Mërturit e Dukagjinit të udhëhequr nga Preng Truli e

49

Page 50: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Mehmet Shpendi , e Marash Delisë ndaj një ushtrie të madhe të udhëhequr nga Shevqet Tugut Pasha .Përfytyroni se si u organizua mbrojtja e kreshtit të madh e të

gjatë që nga Qafa e Valbonës dhe malit të Toplanës , në lartësitë nga 1500-2500 metra. Po nyja kryesore ishte Qafa e Agrit. Natyra ishte madhështorë në këtë

mburojë alpine po edhe luftëtarët shqiptarë po kaq të përkushtuar gjer kolonat turke u tërhoqën për në Gjakovë.

Kjo luginë përbëhet nga luginat e dy përrenjëve malorë: si ai i Gjonpapajt që zbret nga gjiri i malit të Kakisë e pyllit të Vranës, i Currajt që përbashkon në vete përroin e Pajës dhe atë të Rugjit. Më në J zbresin përroi i Salcës dhe ai i Sërmë Toplanës. Midis tyre përfshihet treva e Lekbibajt. Fundi i trevës mbështetet në liqenin e Fierzës ndërsa kreu në kurorën malore-harkore, maja e Toplanës, Ershel (2125m), maja e Kakisë (2350 m), maja e Boshit (2414 m), maja e Zhapores (2561m) maja e Hekurave (2559 m) dhe maja e Shtyllës (2045 m).

Qendrat e banuara janë të karakterit malor, të shpërndara në shpatet e relievit Ndër to dallojmë: Batoshë, Shëngjergj, Tetaj, Qereç-Mulaj, Curraj i Epërm, Curraj, Gjonpapaj, Peraj, Lekbibaj, Palçë, Salcë, Briçë, Sërmë - Toplanë e Toplanë. Qendra është Lekbibaj.

Rrugët. Janë dy rrugë që vijnë në Lekbibaj, njëra prej tyre, nga Bajram Curri dhe tjetra nga Fierza, përgjatë luginës së dikurshme të Drinit. Këto rrugë arrijnë gjer në Lekbibaj. Të dy rrugët janë me bazament natyror dhe pa ndonjë profilim të rregullt të tyre, me mirmbajtje të pjesshme dhe me lëvizje të vështirë. Megjithatë, kaminonë ushtarakë e përkalojnë rrugën gjithnjë në stinët pa reshje dëbore e acar. Banorët e trevës gjithnjë e më shumë po migrojnë nga kjo zonë, për shkak të kushteve të pafavorshme për jetesë.

Ujorët. Lekbibaj përfshihet i gjithi nëpër rrjedhën e përrenjve malorë, ku në L përroi i Rugjit bashkohet me përroin e Pajës duke formuar lumin e Currajt. Në drejtim të P, është përroi i Gjonpapajt që zbret nga shpatet e majës së Kakisë, duke kaluar në Gjonpapaj e Lekbibaj gjersa takon lumen e Currajt. Përrenjtë e tjerë malorë zbresin nga kurrizi i Ershelit, ku kryesori është ai i Salcas, dhe më në P i Sermë Toplanës dhe Toplanës.

Bimësia. përbëhet kryesisht nga dushqet dhe shoqërimet e tyre ( panja, shkoza, qarri e lajthia). Në lartësi ndodhen ahishtet.

Klima kushtëzohet nga lartësitë mbi nivelin e detit dhe syprinën ujore të Fierzës e hapjen nga J. Në përgjithësi klima ka karakter alpin-kontinental. Temperaturat ndryshojnë nga 0°C-2°C (janar) dhe 18-19°C (korrik). Rreshjet e dëborës mbi lartësinë 900 metër arrijnë në 1.5 metër.

IV.I. LUGINA E VALBONËSLugina e Valbonës është një ndër rrjedhat më mahnitëse që buron nga gjiri i

Alpeve Shqiptare. Ka një hark rrjedhës prej Gropave të Verdha (2344 m), më tej, ky hark vijon prej majës së Etheve (2356 m), majën e Rogamit (2478 m), majën e Jezercës (2642 m), që është maja më e lartë e Alpeve, maja e Laplukës (2575 m), maja e Valbonës (1966 m), maja e Boshit (2414 m), maja e Zhaporës (2561 m), maja e Çetës së Arushës (2468 m). Ky hark degëzon gurrën përrallore ujore të Valbonës e cila takohet me Drinin, në Fierzë. Ajo fillon me lugun akullnajor të varur të Valit (1600 m) që zbret, në Valbonë, në zgjerimin e dytë të Rogamit (1092 m), nëpërmjet një pragu, 100 metra të lartë. Valbona ka një gjarpërim të madh duke përkitur tre pika të harkut (Rogam, Valbonë, Kikaj). Prej Rogami në Valbonë, lumi herë-herë humbet, duke u përthithur, ndanë bardhësisë zhavorore të zallit të krijuar në depozitimet që mbushin gropën akullnajore. Ndërkaq, si një burim i madh, por tanimë, me dalje nga thellësia e mahnit përsëri luginën, në fshatin Valbonë. Prej këtu pjerrësia bëhet më e madhe duke marrë formë pragu dhe lugina ngushtohet. Valbona merr me vete nga VL: përroin e Lugut të Valit, përroin e Shëmtirës, përroin e Kukajve, përroin e Çeremit që bashkohet me të, në fshatin Mbaskollatë. Ndërsa në J e JP, një tërësi përrenjsh, zbresin, prej gjirit të maleve: Toplanë-Bosh-maja e Hekurave-Lugut të Thiut ku më i spikaturi është përroi i Motinës që takon lumin e Valbonës në Dragobi,

50

Page 51: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

ku vjen edhe përroi i Milloshit. Nga Dragobia deri në Shoshan, lugina ngushtohet, po në të njëjtën kohë edhe thellohet, gjer sa mer formën e një kanioni në gropën e Tropojës. Në J, të fshatit Shoshan, me Vlabonën, bashkohet edhe lumi i Gashit. Fshati më skajor është Rogami, pastaj Valbona, Mbaskollatë, Kikaj, Dragobi, Këlcyrë, Shoshan. Në luginën e Çeremit, afër kufirit, ndodhet edhe fshati me të njëjtën emër, në V të të cilët vijnë, përroi i Tërkuzit, përroi i Staneve të Dabërdolit në lartësinë 1800 metra deri në Kërshin e Ujkut (2257 m). Midis Kërshit të Ujkut dhe Kërshit të Zi ndodhen liqenet akullnajore të Dashit dhe Sylbicës. Rruga automibilistike që lidh Bajram Currin me Rogamin është ajo që i ka dhënë frymë lëvizjes së kësaj lugine. Ajo është me bazament natyror dhe e përforcuar, me ura dhe mure mbajtëse po e pa shtruar me asfalt. Megjithatë, në këtë rrugë dy kalimshe kalojnë lirshëm automjete ushtarake, për transport trupash dhe furnizim. Rruga për në Çerem është vetëm stinore, por mund të shfrytëzohet për qëllime ushtarake. Banorët e Thethit lidhen me ata të Valbonës me rrugën që del në qafë të Valbonës.

Bajram Curri: Qytet në VL të Shqipërisë. Shtrihet në rrëzë të masivit malor të bishëvës dhe Ponarit, në të dalë të Valbonës prej grykës fundore të saj, në lartësinë…. Metra mbi nivelin e detit. Bajram Curri është qytet i ri, i vogël, sheshi qëndror i tij dhe rrugët rrezore në rrethinë. Hoteli i qytetit është pika më e lartë. Ndërtesat janë të ndërthurura. Rrugët janë të gjera. Relievi nuk është i sheshtë por ka nj ëpjerrësi deri 15º dhe shpesh në lidhjet rrugore të brendshme ka shkallë ngjitëe.

Bajram Curri është larg nga Fierza 17 km dhe prej këtu është një nga artierjet kryesore e të rrethit që lidh atë me Shqipërinë JP. Nga Bajram Curri degëzohen rrugë në të gjithë rrethin si: rruga me Krumën e Kuksin, rruga që e lidh qytetin me Fierzën, me Lekbibaj, Valbonë dhe Tropojë.

Në përgjithësi këto rrugë kanë një stukturë të qëndrueshme por të vështira bëhen rrugët që lidhen me Komunën e Lekbibajt dhe Valbonën. Qyteti ka një sipërfaqe prej 0.8 km² dhe përmasa: 1*0.8 km.Bajram Curri vrojtoihet nga ana V e tij, në lartësitë fundore poshtë majës së hekurudhave. Në kushtet e sotme, të klimës së re me kosovën, qyteti komunikon lirshëm nëpërmjet rrugës: Bajram Currë-Tropojë, Qafë Morinë e përtej kufirit shtetëror me Gjakovën.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

Tropojë

27947 14017 13930 7482 3736 20465 10194

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Tropojë

27947 1043 km² 26.80 ban/km²

51

Page 52: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Tropojë

27947 9197 16834 1916

Klima, sa vjen dhe ashpërsohet, kur i afrohesh thellësisë së Alpeve, në kreun e luginës. Numri i ditëve me borë, është më i gjatë, kryesisht në hapësirën stinore dimërore (Dhjetor- Mars). Megjithatë, rruga që të çon në Valbonë, në përgjithësi bllokohet rrallë. Mesatarja vjetore e temperaturës në Dragobi është 12°C, ndërsa në Valbonë 10°C. Temperatura më e ulët në Dragobi është, në janar: 1°C, ndërsa në Valbonë: -2°C. Trashësia e dëborës ndryshon nga centimetra në disa metra. Lugina ka bimësi, ku mbizotërojnë dushqet dhe halorët. Lugina është e përshtatëshme për mbrojtje e maskim në të dy krahët e saj. Historia e pushtimeve ka treguar në tërësi, se forcat armike nuk kanë tentuar të futen në këtë luginë, për një kohë të gjatë. Bajram Curri, në fundin e tij qëndronte në shpellën e Dragobisë. I tradhëtuar e përmes informatave ai u zbulua dhe aty ra si martir i madh, ndonëse vendi ishte aq shumë i përshtatëshëm, për të mos u diktuar.

IV.J. KURRIZI SHKËLZEN – KOLLATËKurrizi Shkëlzen-Kollatë, përvijon dhe harkon nga lugina e Valbonës Kukajvë,

Tropojës. Në të dallohen: masivi Shkëlzen-Radeshë dhe ai Kepi i Gracit – Kollatë. Midis luginës së lumit të Tropojës dhe luginës së Gashit, shtrihet masivi malor Shkëlzen-Radeshë, mbi 2000 metra lartësi. Masivi malor , i thyer, ku spikatin maja e Shkëlzenit me lartësi 2407 m, e cila vështron madhështinë, andej dhe këndej kufirit, ndërkaq në V, përvijon kreshti mbi Stanët e Frashës, më tej Qafën e Përbujës (2000 m). Në J, pjerrësitë e thikta të Shkëlzenit bien në lumin e Tropojës, ku thepisjet, poshtë kodër Padekës dhe Ballabanit janë kanionike.

Lugina e lumit të Tropojës që prej bashkimit me përroin e Koklajt në Babinë (280 m lartësi) në drejtim të kundër-rrjedhës së tij, përfshin fshatrat e Babinë, Ahmetaj, Tropojë, Hoxhaj, Gosturan, Ballaban. Rruga automobilistike vijon deri ne Tropojë, ndërkaq përgjatë luginës degëzohen rrugët këmbësore e kafshare që përafrohen gjatë grykës, prej fshatit Gosturan në drejtim të staneve të Radishtës. Po kështu një rrugë këmbësore e lashtë ngjitet prej luginës, në drejtim të Staneve të Bërdushit. Maja e Radeshës me lartësi prej 2312 m, përfundon në luginën e Gashit. Në këtë zonë ndërthuren shpesh forma karstike nëntokësore dhe ato akullnajore. Pyje dushku dhe ahishtesh veshin fundin e maleve të Shkëlzenit dhe Radishtës, ndërkaq nuk mungojnë edhe halorët. Sipër tyre, kullotat alpine përvijojnë nëpër luginat, ku ka stane të shumtë dhe hapësira kullosore.Kurrizi: kepi i Gracit- Kollatë përzgjatet midis luginës së Gashit dhe luginës së Valbonës. Prej majës së Qypit të Gracit (1345 m), me përvijim VP vijnë pas njëra-tjetrës: Maja e Bajrakut (1762 m ), maja e Pllanës (2038 m); maja e Rupës (2267 m), maja e Mullatejt (2031m); duke vazhduar më tej, me harkun mbi luginën e Gashit, që lidhet me masivin e Kollatës (2554 m), mes gropash të thikta si ajo e Gucisë (jashtë kufirit të sotëm) e në anën jugore, gropa e Çeremit dhe e Kukajve. Prej gropës së Çeremit, përvijojnë rrotull në hark: maja e Mijushës (1762 m), mandej, maja e Kollatës (2036 m), maja e Kolës (2180 m), Qafa e Pesllopit (2036 m), maja e Çelës (2433 m) në Qafën e Shelegëve (2040 m) për t’u ngjitur në majën e Etheve (2356 m ), e cila mbyll harkun në Jezercë. I tërë ky ky hark malor dhe kresht i lartë përkon edhe me kufirin e sotëm shtetëror. Tri luginat e mëdha rrjedhin nga ky masiv: e Gashit, e Pllanës, e Çeremit; për t’u mbyllur me anë të Kukajve.Lugina e Gashit përfshin qendra të banuara si: Dretovë, Shkëlzen, Bradoshnicë, Herushë. Lugina e Çeremit, fillon në Maskollatë dhe përvijon në Çerem. Rrugë

52

Page 53: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

automobilistike është vetëm ajo që të çon në Çerem e cila ka karakter stinor, por që bllokohet në stinën e dimrit. Rrugët këmbësore, janë përvijime të lashta komunikimi që lidhin gjithë luginën e lumit të Gashit dhe fshatrave të saj. Prej luginës, janë të njohura rrugët këmbësore që të çojnë nëpër stanet alpine si dhe qafat kryesore të vijës kufitare.Mbulesa bimore, ëhtë e pranishme përgjatë luginave, por deri në lartësitë 1600-1800 metër fillojnë hapësirat kullosore alpine. Pyjet janë: dushkajë, ahishte por edhe halorë. Qafat e njohura, këto përkalime historike të zonës, janë shumë të njohura : qafa e Shelegeve, poshtë majës së Etheve, qafa e Posllopit, qafa e Varrit të Hanës (poshtë majës së Zabelit), qafa e Vranicës, qafa e Aljucit (poshtë majës së Valit), qafa e Koshuticës, qafa e Bellzës (poshtë Kërshit të Ujkut dhe qafa e Ali Çelës. Lugina e Gashit përhap stanet alpine: të Poligajës, stanet e Koshuticës, të Kocajve, stanet e famshme të Dabërdolit.Liqeni i Dashit dhe ai i Syblicës janë ndër oazet magjepës të luginës së Gashit me lartësi 2100 metër.

Klima e Malësisë së Gashit është e ashpër dhe më afër asaj kontinentale. Dëbora fillon të bjerë nga fundi i muajit nëntor, por qëndron vetëm në lartësitë mbi 1800 metër.

IV.K. MALËSIA E GJAKOVËS DHE E HASITNga gropa e Kuksit dhe lugina e Drinit të Bardhë deri në gropën e Tropojës,

nga Liqeni i Fierzës deri në Rrafshin e Dukagjinit dhe Malësinë e Gashit shtrihet Malësia e Gjakovës dhe e Hasit. Relievi është kodrinor-malor me lartësi prej syprinës ujore të liqenit të Fierzës ( 300 m mbi nivelin e detit) deri në majën e Pashtrikut që është edhe lartësia më e epërme e tërë zonës. Që nga gropa e Tropojës deri në Drinin e Bardhë, ky katërkëndësh gjeografik është ndër më interesantet, jo në vështrim të peisazhit natyror se sa si dy dyer të mëdha jetësore shqiptare që lidhin trojet amë, me hapësirën e Kosovës. Dera e parë është gryka e Drinit të Bardhë, dera e dytë është gryka e Tropojës. Ndërkohë, shtigjet e lidhjes e të lëvizjes janë të pranishme që nga Qafa e Prushit e deri në Qafë të Morinës që ndodhet në takimin e Drinit të Bardhë me vijën e kufirit të sotëm. Një krahinë si Hasi, rron në këtë malësi, gjallon në histori dhe nëpër dëshmi të shumta të përpjekjeve dhe mbijetesës, tregon edhe sot e kësaj dite shumëçka. Hasi, ka në krahë Tropojën. Lidhjet nga krahina në krahinë vijnë së lashti. Tradita, zakonet, etnografia dhe historia e qëndresës, gjithashtu janë si enë komunikuese. Ky katërkëndësh gjeografik, tani ka njërën brinjë të tij, atë JP, liqenin e Fierzës që mbulon Drinin e dikurshëm. Ndërkaq në V dhe në J, sërish dy syprina ujore qarkojnë këtë trevë, Valbona dhe Drini i Bardhë. Ana L përvijon me një kurriz malor, përgjatë kufirit shtetëror, mbi gropën e Tropojës (260 m) dhe e Bytyçit (270 m). Ndërkohë, në drejtim të gropës së Kuksit (257 m) zbresin gropa e Zogajt (515 m) dhe ajo e Krumës (450 m).

Pllaja e Hasit, ka një reliev karstik, që vijon me gropën e Krumës dhe atë të Drinit të Bardhë. Relievi është kryesisht kodrinor. Gropa e Tropojës me lartësi nga 200-800 m, mban brenda saj, një hapësirë me qëndëra banimi poshtë lartësive të Alpeve Shqiptare dhe malësisë së Gjakovës. Midis lumit të Tropojës dhe lugut të Tropojës (Viçidolit) shtrihet një reliev që zbret nga lartësitë e Malësisë së Gashit (Padezh: 1330 m) Gllavë, në kufi (1158 m), pastaj lartësitë zbresin në kodrën e Shipshanit (805 m), në Qafën e Morinës (365 m) për t’u ngjitur drejt Urishtës, në majën e Çobanit (1157 m). Fillimi i lugut të Tropojës (Viçidolit) mbyllet në dy qafat e njohura të Milicës dhe të Qukës e në drejtim P, ngrihet maja e Dhinës (1270 m). Nëpër luginën e lumit të Tropojës shtrihen fshatrat Babinë, Ahmetaj si dhe qendrat e banuara: Padezh, Lukaj, Tufaj, Kamenicë, Koldat, Kaçaj. Kurse në luginën e Viçidolit shtrihen fshatrat: Mejdan, Viçidol. Kurrizi, Kodër-Lezhë-Majë e Pllumit, ndan rrjedhat e ujorëve të gropës së Tropojës që kanë drejtim V dhe gropën e Lezhës dhe Bytyçit me drejtim J.

Në Kodër-Lezhë (1237 m) relievi ngrihet në kresht, drejt majës Dhinës (1270 m) mbi qafë Qukë (1045 m) deri në majën e Pllumit (1180 m) dhe atë të Plaunit, në kufi (1144 m). Përroi i Vitalinës mbledh ujrat, gjersa bashkohet me lumin e Tropojës

53

Page 54: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

duke formuar gropën e Luzhës ku shtrihet dhe fshati me të njëjtën emër. Qafa e Lepurit (1000 m) tërheq rrugat këmbësore prej Degës në Lezhë dhe anasjelltas. Midis lumit të Valbonës dhe luginës së Degës ndodhet lugu i T’planit. Nga Fierza, ku sot ndodhet hidroçentrali, relievi ngrihet harmonishëm në majën e Krasniqes (665 m) që zotëron dhe sogjeton Digën. Pastaj, vijon Dushaj i Sipërm (441 metër) dhe me drejtim të Mollë Kuqes, maja më e lartë është mbi prroin e T’planit (473 m). Ky fshat ndodhet i futur në luginë (320 m) pothuajse në të njëjtën lartësi me syprinën ujore të liqenit të Fierzës. Maja e Majanit (981 m) dhe drejtimi i kreshtit, drejtohet në V, në qafën e Gashit (840 m) dhe mandej harkohet në L, për të mbrojtur luginën e Degës. Qafa e Gashit dhe ajo e Lepurit (1000 m) afrojnë dhe këmbejnë rrugë këmbësore, në të dy krahët. Prej qafës së Lepurit, kalon më tej, në qafë të Lucës e lidhur me vargun kodrinor të qafës së Vozit, qafë e Qukës e qafë e Milicës. Midis luginës së Degës dhe luginës së Bytyçit (lumi i Bytyçit) ngrihet kurrizi kodrinoro-malor prej lartësive 300 m ( syprina e Fierzës) dhe maja e Visoçës 705 m, në drejtim V (Rrushtë 631 m), në qafë të Korës (940 m) e gjer në majën e Dobrejt të Bytyçit (1282 m). Prej Dobrejt zbritet në kodrën e Kunjës (1040 m ) Kurrizi është me bimësi, kryesisht dushkajë, me mundësi lëvizjeje dhe maskimi. Rruga automobilistike lidh T’planin me Degën. Ndërkaq prej rrugës që lidh Kuksin me Tropojën, degëzohen rrugë për në Rrushtë, Sarakije, Berishë, Visoçë. Lugina e përroit të Rrushtës, zbret për në liqen, duke marrë afër tij emrin përroi i Mashit. Këtu, përfshihen fshatrat: Mash dhe Rrushtë .Ndërkaq në brigjet kodrinore J, janë fshatrat: Sarakije, Berishë, Visoçë.Lugina e Bytyçit fillon në J të fshatit Visoçë, ku lumi i Bytyçit, bashkohet me liqenin e Fierzës. Kjo luginë përvijohet në V, deri në Bytyç, Vlad, Zherkë ku lartësitë janë rreth 650 metra mbi nivelin e detit. Kjo luginë përfshin qëndrat e banuara Zhugë, Vlad, Bytyç, Demaliaj, Tufaj, Pac, Viliq, Çorraj. Rruga automibilistike lidh fshatrat kryesorë dhe në Bytyç ajo ngjitet për në qafën e Lucës, në drejtim të Bajram Currit. Midis Bytyçit dhe Skatinës, në kryqëzim të përrenjve me të njëjtën emër, formohet dhe ngrihet kurrizi kodrinor-malor: Leniq majë e Fushave (1105 m), deri në Qafën e Stobërdës (866 m) dhe majën e Lajthizës (940 metër). Kurrizi është i veshur me dushkajë. Formacionet e tokës janë ato kromite, ku dhe fshati Kam është minierë, që tani nuk shfrytëzohet. Rrugët këmbësore janë të njohura nga banorët dhe përvijojnë nga të dy krahët. Dallohen në kurriz, fshatrat: Leniq e Kam të cilët lidhen me rrugë automobilistike.

Lugina e Skatinës është e gjatë rreth 26 km. Ajo fillon në kryqëzimin me lumin e Bytyçit, në fshatin Leniq dhe vijon me drejtim të VL, për t’u zgjeruar në prehër të Zogajt, si dhe përrenj më të vegjël që rrjedhin nga drejtimi JV. Përgjatë luginës kalon rruga automobilistike që lidhet me Qafën e Prushit, një nga qafat historike të kalimit në drejtim të Gjakovës. Kjo luginë përfshin fshatrat: Gurpal, Letaj, Peraj, Zgjeç, Mjekërbardhë, Lajthizë, Kopenik.

Kurrizi: Qafa e Stobërdës, Qafa e Prushit është e gjatë afërsisht 13 km dhe ka drejtim PL. Përgjatë kurrizit kalon kufiri shtetëror. Lartësitë, ndryshojnë, kryesisht nga 900-1050 metër. Në qafën e Pulajt (880 m) lartësitë ngrihen për në majën e Zogajt (1113 m), për të vijuar më tej, me majën e Koçinjës (1065 m), majën e Krajlicës (1005 m) e deri në Qafën e Prushit. Kurrizi ka mbulesë bimësi të llojit së dushkajës. Ai ka një epërsi mbrojtëse në formën natyrore të mburojës së relievit.

Qafa e Prushit në lartësinë 640 metër, ka vrojtim nga të gjitha drejtimet. Aty kalohet prej së vetmes rrugë automobilistike për në Gjakovë. Prej qafës së Prushit, fshati Letaj është afërsisht, 2 km, larg. Lartësitë ngrihen nga të dy krahët deri 800 metra. Midis luginës së Skatinës dhe përroit të Bozhmillës ngrihet kurrizi: maja e Shkamit (671 m), majë e Krihet (708 m), maja e Plashit (1044 m). Në drejtim të VL, kurrizi zgjerohet. Ai është kryesisht i veshur me dushkajë. Prej majës së Plashit, drejtimi i kurrizit kthehet tërësisht në drejtimin L ,duke vijuar me majën Saravit (816 m), maja e Sukit (975 m). Duke filluar prej Kosturit e deri në vijën automobilistike që pret këtë kurriz, relievi është i butë dhe përfshin një tërësi fshatrash të Komunës së Helshanit si: Kostur, Mesh, Calaj, Goxhaj, Helshan, Muçaj dhe Përrollaj. Të gjithë këta fshatra lidhen me rrugë automobilistike. Në Helshan, pranë Goxhajt, kryqëzohen

54

Page 55: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

rrugët që vijnë nga Kruma dhe rruga e dikurshme që vinte nga Qafa e Malit. Syprina e liqenit vrojtohet shumë mirë nga maja e Shkamit (671 m), pranë Kosturit.

Bimësia është kryesisht e llojit të dushkajës. Në përroin e Bozhmillës prej lartësive rrjedhin: Përroi i Lishës pranë Helshanit, përroi i Mirunit, përroi i Pjellës dhe përroi i Patës.

IV.L. MALËSIA E HASITMalësia e Hasit përfshin pjesën JL të zonës. Në të bënë pjesë, pllaja e Hasit

dhe gropa e Krumës. Pllaja e Hasit, zë një sipërfaqe prej 130 km² dhe shtrihet prej luginës së Skatinës në P, liqeni i Fierzës në JP, gropa e Krumës në L, kurrizi Qafë-Prushi-Pashtrik (maja e Kunorës), në VL. Gjeohapësira jugore Malësisë së Hasit, ka një reliev të shtruar kodrinor, ku lartësitë mesatare ndryshojnë mbi 300 m (syprina e Fierzës), ndërkaq gjer në rrëzë të maleve që harkojnë mbi të, ky nivel arrin deri në 600 m. Këtu përfshihet një platformë me qendra të banuara, ku duket zhvillimi i favorshëm rural ekonomik. Kjo gjeohapësirë, ndërpritet nga përrenj të shumtë që zbresin në drejtimin J, për në liqen. Në P, si kufi, është përroi i Bozhmillës, pas të cilit vijojnë në rrjedhën e tyre, përroi i Rosmanit, përroi i Madh, përroi i Vranishtit, Përroi i Krumës, Përroi i Harhudhës, përroi i Leshicës. Përmidis këtyre përrenjve, ngrihen lartësi kodrinore dhe si më tipike janë: Kodra në fshatin Liqeni i Kuq (456 m), kodra e Bushatit (447 m), në Barangë, kodra e Hasës në Metaliaj (608 m) dhe në J të fshatit Tobël. Pllaja ka lartësi zotëruese në Muçaj (kodra e Qafës së Bardhajt: 544 m) mbi Zvarisht (432 m), kodra e Sumës së Kovaçit (506 m), maja Bovës pranë Qafës së Bajrakut, kodra e Gjanës (472 m) në V të Tregtanit. Kufiri i zonës malore është vet rruga automobilistike që ndjek në mënyrë harmonike këtë fund malor, prej Myç-Has, Tregtan, Vranisht, Krumë, Kovaç dhe Golaj. Kjo platformë në tërësi ka karakter bujqësor. Fshatrat lidhen me rrugë automobilistike. Shpatet dhe fundet e luginave janë të veshura me bimësi dushkajash. Ajo është e favorshme për lëvizje të trupave, me burime natyrore jetese dhe me mundësi menaxhimi ushtarak. Qëndrat e banuara janë të tipit fshat kryesisht me ndërtime të shpërndara si: Kabash, Zahrisht, Perollaj, Golaj, Kovaç, Mazrek, Vranisht, Pacaj, Fajzë, Daç, Tregtan, Barangë, Begaj, Metaliaj, Tobël e Myç-Has. Fshatrat janë të lidhura me rrugë automobilistike.

Kruma: Kruma është qendra e rrethit të Hasit.Ka një sipërfaqe prej 1.4 km². Ndodhet larg kufirit shtetëror rreth 12 km. Historikisht Kruma ka qenë edhe qëndër e Prefekturës së Kosovës në vitet 1921-1925. Ndërtesat e banimit janë kryesisht të reja. Lëvizjen e mjeteve ushtarake mund ët bëhet lirshëm. Kruma lidhet me rrugë me Kuksin dhe në drejtimin V, me Barajm Currin.

Studimi gjeoyshtarak i Krumës dhe rrethinave të saj kapatur një objektiv më të përqëndruar, në të shkuarën, prej kushtëzimit të gjëndjes në Kosovë dhe sudimit Sërb, ku jo vetëm qyteti po i gjithë rrethi i Hasit, prej shumë kohësh përjetonte ndarjen, jo vetëm të kufirt me një izolim të paparë, por edhe ndarjen shpirtërore, kulturore dhe etnografike nga vijimi në vet Hasin e Kosovës. Në kushtet e sotme, klima rajonale si me Kosovën ka ndryshuar në të mirë të bashkësisë shqiptare në të dy anët.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

55

Page 56: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Has 196609686 9974 3215 1669 16445 8304

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Has 19660 393 km² 50.0 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Has 19660 7837 10873 950

IV.M. LIQENI I VAUT TË DEJËSLiqeni i Vaut të Dejës është ujor i ri, në shtratin e dikurshëm të Drinit. Ai u

krijua nga ndërtimi i digës se hidroçentralit, në Laç-Qyrsaç. Ky liqen mori jetë në fillim të viteve 70-të. Në Zadejë është ndërtuar tuneli i devijimit të lumit, në Qyrsaç diga prej betoni 60 metra e lartë, diga me gurë dhe bërthamë argjilore që mbyll qafën e Qyrsaçit. Ujmbledhësi i krijura këtu ka një vëllim prej 580 milionë m3. Lartësia e digës është rreth 65 metër. Vija e syprinës ujore është 73 metër mbi nivelin e detit. Prej Vaut të Dejës, drejtimi i liqenit është me prirje V, deri në fshatin Vilzë, mandej prej gjirit të Meshkallës, pranë ishullit të Shurdhahut si rrënojë e një qyteti të lashtë, me drejtimin L. Në këtë fillim ujor, të bie në sy një sipërfaqe e konsiderueshme që i është përshtatur kushteve fushore të Drinit, që përmbledh afërsisht 20 km², duke përfshirë edhe gjirin e Gomsiqes. Liqenin e zotërojnë lartësitë kodrinore të Margjelës (355 m) në brendësi, maja e Hardhagrisë, në J të Viezës (264 m), maja e Ishullit të Shurdhahut (133 m). Në drejtim të J, zotëron lartësia e majës së Bokës (464 m) dhe ajo e majës Shllinit (540 m) në P. Prej ishullit të Shurdhahut, lugina fillon të ngushtohet, sidomos pranë fshatit Karm (rreth 50 m gjerësi ) midis brigjeve të thikta. Mandej zgjerohet në fshatin Mjegull të Shllakut. Lugina vrojtohet qartaz, në të dy krahët V dhe J, ku spikasin maja e Rahit (311 m) në Karmë dhe maja Mullës (464 m) në fshatin Mjegull. Deri në digën e e Komanit, liqeni ka drejtim afërsisht VL. Zgjerimi duket në hapësirën e dikurshme të fshatit Koman, ku është fundi i liqenit. Largësia nga Diga e Vaut të Dejës deri tek Diga e Komanit, si shtrat e suprinës ujore është 29 km .

Qëndrat e banuara. Në krahun J, të liqenit qendrat e banuara që përfshihen në brigjet ujore janë: Laç-Qyrsaçi, Jakaj, Karma, Mrkolaj, Mjekaj, Koman. Qendra më e rëndësishme është Komani, i cili është dhe qëndra kulturore historike e së ashtuquajturës ‘’kultura e Komanit’’.

Rruga automobiliatike dykalimshe dhe e asfaltuar, kalon përbri vijës ujore, përfund lartësive kodrinore, me gjatësi 33 km. Linjat e tensionit të lartë janë tre, që kalojnë paralel me rrugë ose në ndërprerje me të, deri në HÇ e Vaut të Dejës. Këto

56

Page 57: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

brigje janë të veshura kryesisht me dushkaja dhe hera herës me makje, ku maskimi është i mundshëm. Qëndrat e banuara janë të karakterit të shpërndarë, e herë herë me kulla tipike. Në V të liqenit, ndodhen fshatrat e krahinës së Shllakut si: Vilzë, Mazrek, Shpor, Barcollë, Kroi i Madh, Vukjakaj, Gegaj, Mjegull, Palaj-Gushtë të cilat në përgjithësi ndodhen larg syprinës ujore nga 1.5-2.5 km. Ndërtesat janë të karakterit të shpërndarë. Në brigjet e liqenit afrohen kryesisht rrugë këmbësore ku janë ndërtuar pika kalimi me barkë, për lidhje të dy brigjeve.

IV.M.1. DIGA E VAUT TË DEJËS SI OBJEKT-STRATEGJIK USHTARAKDiga e HEC të Vaut të Dejës është një vepër e madhe hidroteknike, jo vetëm me

rëndësi ekonomike, por edhe strategjike. Drini i dikurshëm, madhështor, por i paekspozuar në ndërfutjen e çarinës malore, VP, që ndan Alpet e Shqipërisë me krahinën Malore Qendrore si grykë, e frikshme dhe e egër, e dikurshme, tani ka marrë një karakter të magjishëm të peisazheve malore në të dy krahët. Ajo ka zbutur hapësirën. Në pikëvështrim ushtarak e ka lehtësuar kalueshmërinë me mjete ujore nga diga në digë, por edhe në të dy brigjet. Vet diga, përbën edhe një rrezik të jashtëzakonshëm që mund të klasifikohet:

a. Kalimi mbisyprinor ujor i nivelit të ujrave nga prurjet e jashtëzakonshme të Drinit.

b. Çarja e digës, si rrjedhojë e goditjeve ajrore në rast të situatave luftarake.c. Çarja e pjesëshme e digës si rrjedhojë e infiltrimeve ujore ndërtimore të saj.

Në rastin e parë, gjithnjë ndodhin mbushje të tejskajshme të Drinit që sjellin përmbytjen e fushës së Kosmaçit dhe gjer afër takimit me lumin Kir, që në përgjithësi ka shfaqur gjithnjë emergjenca civile edhe në vështrimin ushtarak. Në rastin (b) si rrjedhojë e ndonjë goditje ajrore të digës, do të ishte një rast skajor i fatkeqsive që shkakton lufta, duke përdorur vet ndërtimet artificiale ujore, kundër zhvillimit qytetor. Për këtë, duhet të parapërgatiten studime të përhapjes së valës ujore masive në gjeohapësirën e lëvizjes së saj përmbytëse dhe shkatërruese. Sasia e ujit në liqen është 580 milionë m3. Në rast çarjeje, do të kishim disa situata që do të vareshin nga lartësia e çarjes apo gjerësia e saj duke llogaritur sasinë ujore në m³ që mund të mbishkarkohet në shtratin e Drinit. Po edhe sikur të llogaritet, në momentin e parë, një çarje e barabartë me një ”Drin ” do të shkaktonte menjëherë kalimin e ujrave mbi argjinaturat dhe pritat, të cilat do të kishin një rrjedhë ujore në fushë me shpejtësi deri në 7 m/sek. Po të marrim parasysh se niveli i syprinës së Drinit, është 4-5 m, prurjet e dyfishta të tij do të çonin në përmbytjen e fushës së Kuçit dhe Guri të Zi që është 10 m, mbi nivelin e detit. Po e njëjta situatë do të ishte edhe për fushën e Kosmaçit deri në Beltojë. Në këtë rast do të përmbyteshin në lartësinë 2 metra fshatrat: Mjedë, Vukatanë, Kuç, ndërkaq në jug, Stajkë, Shelqet, Naraç. Nga vala e parë goditëse ujore në digë, për 45 minuta do të përmbyten vija Stajkë-Shelqet-Naraç. Kurse Mjeda në lartësinë 2 m do të përmbytej për 10 minuta. Për një orë përmbytet Kuçi dhe fillimi i Beltojës. Shkatërrimi i parë, për një kohë të shkurtër krijon hapësira të reja çarëse të digës duke e shtuar daljen e egër ujore.

Kur sasia ujore do të arrijë në tre “Drina”, vala goditëse ujore ka mbushur Kirin i cili përfshin tërë hapësirën e qytetit të Shkodrës. Ndërkohë vala tjetër do t`i afrohet shtratit të Gjadrit ku lartësia mbi nivelin e detit është vetëm 14 metra, dhe vala ujore do të përthithet me shpejtësi në këtë shtrat i cili do të derdhet me gjëmë në këmbë të Lezhës dhe fshatrat përreth saj. Nga Gjadri, në rast të shpërthimit të digës të Vaut të Dejës, përmbytja do të ishte katastrofale. Çarja e digës, në thellësi dhe gjerësi e po kështu, në të dy grykat ( digat) katastrofa do të kishte pamjen e kataklizmës, mbasi jo vetëm trashësia ujore, por shpejtësia e rrjedhës si dhe trysnia hidroteknike e masivit ujor të liqenit do ta çonin shpejtësinë e përhapjes së ujit në 12 m/sekondë që do të thotë se Shkodra do të përmbytej deri në lartësinë 2 metër në një segment kohor prej 1 orë e 10 minuta.

Gjeografët ushtarakë, duhet të bëjnë llogaritë gjeohapsinore për startegët dhe shtetarët në të gjitha rastet e mundshme për të marrë masat e shpërnguljes së popullsisë prej katastrofës.

57

Page 58: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

IV.M.2. LIQENI I KOMANIT

Liqeni i Komanit u krijua pas ndërtimit të HÇ të Komanit dhe të digës së tij. Diga është ndërtuar me gurë dhe bërthamë beton të armuar, me dy tunele sjellje të ujit, dy tunele të ekujlibrit, katër tunelet e turbinave dhe me dy tunele të shkarkimit të prurjeve të mëdha. Vëllimi ujit në liqen është 450 milionë m3 . Lartësia e saj është 145 metra. Syprina ujore e liqenit është 190 metra e cila prêt në këtë nivel, luginën e dikurshme të Drinit. Prej digës, drejtimi i liqenit të krijuar është VL. Gjerësia e tij ndryshon nga 150 m deri në 400 m, në varësi të relievit ku syprina ujore arrin. Pas tre km, liqeni mbush edhe grykën e Gomsiqes në J, ndërsa në V, përroin e Vilës. Po kështu ndodh me përroin e Rishtit me atë të Sapaçit në J. I njëtrajtëshëm ai vijon deri në përroin e Mërturit, ku krijon një gjarpërim me drejtim tërësisht L. Në J, të Lekbibajt, vetëm tre km, liqeni mer me vete lumin e Lekbibajt. Pas këtij takimi, syprina ujore e liqenit mer tërësisht drejtim në L, deri në Fierzë, ku vjen Valbona. Nga Komani në Fierzë, syprina liqenore është e gjatë 40 km. Në të dy anët shfaqen peisazhe të mrekullueshme të relievit dhe bukurive natyrore të luginës. Krahu J shfaq në mënyrë të shpërndarë shtëpi banimi të veçuara si ato të Levreshkut, Qirak, Bojdan, Bullicë, Brebullë, Mërtur, Apripë, të cilat u takojnë rrethit të Pukës.

Në V, shfaqen shtëpi: të Qerretit, Marshall, Arrëz që i takojnë krahinës së Shllakut, ndërkaq Toplanë, Serma, Palç i takojnë rrethit të Barajm Currit ( Komunës së Lekbibajt). Syprina ujore liqenore zotërohet në shikim nga relievi i të dy krahëve.

IV.M.3. TRANSPORTI LIQENOR I KOMANITNë historinë e luginës, ardhja e liqenit solli ndryshime, në klimë, peisazh,

turizëm por edhe në transport. Liqeni është enë e madhe komunikuese jo vetëm ekonomike e qytetore por edhe ushtarake. Nga Komani në Fierzë, vepron një traget mallrash e pasagjerësh që niset nga Komani në orën 10ºº dhe mbrin në Fierzë nga ora 13ºº. Po kështu, dy anije pasagjerësh trasportojnë nga të dyja pikat duke e bërë këtë hapësirë, një mundësi e madhe lëvizëse për Shqipërinë e Veriut, por edhe për transportin me Kosovën. Në raste të situatave luftarake jo vetëm trageti i cili do të shfrytëzohet për transport të trupave dhe teknikës luftarake, por bëhet i mundshëm, gjithashtu përdorimi i mjeteve amfibe. Ndërkaq në lidhjen dhe komunikimin rrethanor midis fshatrave të Barajm Currit dhe Pukës, veprojnë stacione të veçuara barkash që lidhin të dy brigJet.

Bimësia. Në këtë gjeohapësirë liqenore, në të dy krahët, brigjet janë të veshura kryesisht me dushkajë dhe hera herës, me makje. Përmes bimësisë, mundësohet maskimi, por përkalojnë edhe rrugë këmbësore. Përmidis sipërfafaqet e zhveshura shkëmbore sogjetojnë me pamje të rralla në të dy anët e liqenit.

IV.M.4. Ç`MUND TË NDODHË ME SHPËRTHIMIN E DIGËS SË KOMANIT?Edhe në këtë rast, strategët dhe planëzuesit ushtarakë dhe vet Këshilli i Lartë

i Mbrojtjes duhet të marrë masa studimore për parapërgatitjen e situatave të jashtëzakonshme, të goditjes së digës. Çarja e saj do të zbrazë një masiv tjetër të jashtëzakonshëm ujor në liqenin e Vaut të Dejës. Vala dhe dëmet mund të jenë sërish katastrofale. Në kohë të kushteve natyrore dhe reshjeve të shumta , ruhet me kujdes regjimi ujor, por në mbimbushje derdhjet në Vadejë, e shtojnë dhe më tej rrezikun. Mbrojtja e digave, është detyrë kombëtare e rendit të parë. Shpjegimi, tabloja dhe veçoritë e relievit të ndërtimit të digave, përshkrimit gjeohapsinor duhet të jetë në vëmendje të studiuesve dhe gjeografëve ushtarakë. Asnjëherë nuk duhet të thuhet se ky rast nuk do të vijë kurrë. Ndodhitë e fillimit të shekullit të XXI, treguan se veprime të pa imgjinueshme po ndodhin. Asnjë nënvlerësim nuk duhet të shfaqet tek studiuesit dhe strategët.

IV.M.5. LIQENI I FIERZËS

58

Page 59: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Liqeni i Fierzës ka emrin e vet veprës së madhe hidroteknike dhe digës së saj. Diga është ndërtuar me gurë e zhavor si dhe bërthamë deltine, me katër tunele turbinash, dy tunelet e shkarkimit të prurjeve të mëdha dhe ata të devijimit. Diga është e lartë 166 metër dhe kuota e përmbytjes është 310 m mbi nivelin e detit. Nga Fierza për në Kukës largësia është 28 km. Drejtimi i liqenit është kryesisht L. Gjerësia më e vogël është 300 metra ndërprerje të përroit të Digës (që i takon rrethit të Pukës). Gjerësia më e madhe e syprinës ujore është në Kukës, që përkon me fushën e dikurshme të Kuksit të Vjetër. Luginat që përkojnë me rrjedhat ujore nga VL për në liqen janë : e Degës, e Pacit ( Bytyçit), e Bozhmillës, e Kopenekut, e Krumës. Syprina liqenore ka një pasqyrë ujore të ndërfutur rreth 2 km në luginën e Bytyçit, ç km në luginën e Helshanit dhe Zahrishtit, të cilat janë të lundrueshme deri në këmbë të fshtrave Leniq, Zahrisht. Në Liqe i Kuq drejtimi i tij pritet për në J dhe në Tregtan, ai mer drejtimin për në L. Lugina të tjera, në J janë: e Dardhë-Qibikut, të Sakatit, si dhe Petkajt ( që i përkasin rrethit të Pukës). Në Dardhë-Qibik ndërfutja e pasqyrës liqenore është rreth 1.5 km, në Sakat: 6km, në Petkaj, 7 km. Liqeni i Fierzës në Kukës ka përbashkuar në një pasqyrë të vetme, luginën e Drinit të Bardhë dhe atë të Drinit të Zi. Liqeni që përvijon në luginën e Drinit të Bardhë e përkalon edhe qafën e Morinës, në kufirin shtetëror me Kosovën, ka një gjatësi prej 13 km. Në të dy anët e liqenit të grykës së Drinit të Bardhë radhiten, në VL: Gjigjaj, Domaj, Pogaj, ndërkaq në JL: Përbreg, Gjegjan, Bardhoc, Morini. Prej Kuksit fillon syprina liqenore e Grykës ë Drinit të Zi, vijon deri nën këmbët e fshatit Kolesian. Drejtimi është në të kundërt të rrjedhës së Drinit të Zi . Prej Kuksit në Kolesian, liqeni ka një gjatësi prej 16 km. Brigjet janë të thepisura në të dy anët. Liqeni i Fierzës, ka ndryshuar natyrën e luginës së Drinit të Madh dhe dy Drinave Shqiptarë. Ai ka mundësuar një hapësirë për lëvizje të re komunikimi përmes luginës, si dhe në të dy anët e tij. Po të vendosen mjete lundruese bëhet kalimi dhe transportimi civilo-ushtarak nga një qendër, në tjetrën. Veç kësaj, ruajtja e kolonave të transportit ujor, ndër brigjet është i maskuar. Liqeni ka ndërprerë rrugën që lidhte dikur, si arterje J-V, nga qafa e Malit, Shënmëri, Petkaj, Helshan dhe Bajram Curri. Liqeni duket sikur ka ndërprerë komunikimin me rrugët e dikurshme dhe vaheve ( kujtoni Va-Dardhë, Va-Spas ) duke i zëvendësuar ato me varka të lehta që lidhin qendrat e banuara nga të dy brigjet Drinore të cilat janë dhe rrethe të ndryshme. Startegët dhe studiuesit ushtarakë duhet të marrin parasysh treguesit e rinj të ndryshimit në natyrë, të Mblesës së Tokës dhe krijimit të Ujorit artificial me përmasa të mëdha siç është ky liqen, poshtë të cilit ndodhet histori e lashtë lëvizjesh, si dhe zhvillim dhe ardhmëri.

IV.N.PLLAJA E SHISHTAVECITPllaja e Shishtavecit është një trevë mjaft karkteristike që përfshihet midis

lumit të Lumës (përroi i Topojanit) dhe përroit të Orgjostit në V. Ajo, më shumë i përngjan një faqeje me reliev malor të butë që zbret nga maja e Kallabakut (2175 m). Në Shishtavec e Novosejë, lartësia është 1280-1300 m. Në kryqëzim të përroit të Shishtavecit me atë të Topojanit, lartësia është 890 m. Në këtë hapësirë dallon maja e Kollovozit (1661 m). Lumi i Topojanit në grykën e Cernalevës (Orgjosti) ndan këtë zonë, duke krijuar trekëndëshin: Kukës-Qafë Morinë-Orgjost, i cili ka si pikë më të lartë majën e Pikëllimës. Vija kufitare përvijon në kurrizoren që zgjatet nga piramida nr.10 në qafën të Morinës, livadhet e Çoramës, Knjazhevac, Kurrizi i Koritnikut, deri në majën e Pikëllimës ku ndodhet piramida nr.14. Pastaj në relievin zbritës, kufiri përvijon deri në J të Orgjostit, ku është edhe lugina e përroit me të njëjtin emër (piramida nr.15).

Qendrat e banuara që përbëjnë këtë zonë janë: Cërnalevë, Borje, Oreshkë, Kollovoz, Topojan , Shtrezë, Novosejë, Shishtavec. Ndërkaq në anën P, të përroit të lumit (Topojanit) radhiten fshatrat: Turaj, Xhaferaj, Brekje, Nimçë dhe Lojmeja. E gjithë kjo trevë ka livadhe malore të gjera, gjer në buzë të kufirit e rrafshina që mbillen kryesisht me patate.

Rrugët automobilistike, ndonëse janë në dy drejtime ato kanë kryesisht karakter stinor. Njëra rrugë përvijon përgjatë përroit të Topojanit që lidh fshatin Topojan. Rruga tjetër që ngjitet nga Orgjosti lidh Borjen me Oreshkën dhe Cernalevë

59

Page 60: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

e më tej, lidh Novosejën, Shishtavecin, Turajn, duke zbritur gjer në Kolesjan. Ngritja e kufirit shtetëror fillon nga përroi i Orgjostit, nëpër kurrizin malor që në Borje (në lartësinë 1590 m) zbret prej këndej, në përroin e Borjes dhe sërish arrin pranë Novosejës (1480 m) në postën e Murgës (2022 m) në qafën e Varrit të Bletës deri në majën e Kallabakut (piramida kufitare nr 22).

Ujorët. Lumi i Lumës, ka lidhje me tërë këtë luginë. Ai e ka fillimin nga maja e Kallabakut dhe e Tërfojës. Në këtë lum derdhen përroi Orgjostit i cili mer me vete dhe përroin e Borjes. Përrenj të tjerë zbresin në lumin e Lumës, por më i rëndësishmi është ai i Shishtavecit.

Bimësia Bimësia është kryesisht shkurre mesdhetare në lugina dhe në lartësi dushkaja; pllaja është kryesisht me livadhe e shkurre të rralla.

Klima është kryesisht kontinentale me dimra të ashpër. Gjatë dimrit rruga bllokohet.

IV.NJ.LUMALuma fillon në qafën e Zhurit matanë kufirit të sotëm dhe përfshin gjithë

hapësirën në L të Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë, në kufizim me pllajën e Shishtavecit në L, ku përroi i Topojanit (Lumës) e mbështjell atë. Gjithë shpati P i malësisë me rrjedhat ujore, drejt luginës së Drinit të Zi që mbyllet në përroin e Veleshicës, në Zall Kalis dhe me kufirin VL me trevën e Pllajës së Shishtavecit është Luma. Ajo është krahinë gjeografike-etnografike në rrethin e Kuksit, nga e majta e luginës së Drinit të Bardhë dhe nga e djathta e luginës së Drinit të Zi (midis grykderdhjes së përroit të Bushtricës dhe Kuksit). Në tërësi lugina është e zbuluar dhe me karakter kodrinor. Relievi fillon e ngrihet prej nivelit të liqenit të Fierzës (310 m) deri në 2392 m (Pikëllima). Mali i Gjalicës (2485 m) sogjeton në anën L të luginës, me një pamje tërheqëse, rrethuar nga të gjitha anët me pyje të pishës dhe ahut. Mbi lartësinë 2000 metër, Gjalica është e zhveshur, ka stane livadhe e burime malore, ku më të njohurit janë stanet e Gostilit dhe stanet e Nangës.

Qëndrat e banuara. Krahu i Drinit të Bardhë, radhit qendrat e banuara : Përbreg, Gjegjan, Bardhoc dhe Morin. Lugina është në lartësitë 310-650 m, mbi nivelin e detit. Kjo hapësirë ka qenë shteg kalimi e dy anëshme prej L në P dhe anasjelltas. Historia tregon se komunikimi në qafën e Morinit ka qenë një dritare aq sa e dramave dhe ndeshjeve kombëtare me pushtuesit lindorë; aq edhe e qëndresës jetëdhënëse iliro-shqiptare andej dhe këndej kufirit të sotëm. Pozicioni gjeografik gjeohapsinor e ka bërë qafën e Morinit shumë të njohur jo vetëm për lumjanët ,por dhe gjithë shqiptarët.

Kukësi është qendër e të dy krahëve të Drinave. Pozicioni i tij i dikurshëm është i përmbytur ndërsa ai i sotëm ndodhet në një përzgjatje kodrinore gadishullore, përmidis liqenit të Fierzës që lag këmbët e Kukësit të Ri. Kukësi laget nga të tre anët (P,V,L) me syprinën ujore të liqenit. Lartësia absolute e relievit qytetor është rreth 360 m, mbi nivelin e detit. Në tërësi hapësira ku është ndërtuar qyteti është rrafshinë e lartësisë 320 m. Kukësi është qendër ekonomike, nyje komunikimi si dhe një pozicion shumë i rëndësishëm strategjik-ushtarak. Në J të tij, po ndërtohet aeroporti civil i cili në momente të situatave mbrojtëse, do të ketë edhe karakter ushtarak.

Është qytet i ri, i ngritur mbi një reliev fund malor, por i rrafshët, në një lartësi prej 310 metër mbi nivelin e detit dhe 60 metra mbi nivelin e syprinës së sipërme të liqenit. Ka një pozicion zotërues në luginë, por është i rrethuar nga masivet malore. Sipërfaqja e Kukësit është 2.8 km². Planimetria është e rregullt. Në afërsi të relievit rënës në liqen ndodhet shëtitorja e re dhe sheshi qëndror, prej nga degëzohen rrugët e tjera. Pika vëzhgimore me rëndësi janë ish hoteli Turistik dhe kepi ngrehimor ku ndodhet spitali i qytetit. Ndërtesat janë apartamente pesë e më shumë katëshe, të ndërthurur dhe me ndërtime të banesave tip vila. Lëvizja mund të vëzhgohen nga tarracat e godinave të banimit. Nga Kuksi dalin rrugët që të çojnë në qafë Morinë, në rrethin e Hasit (qytetin e Krumës), për në JP, në drejtim të Pukës e Fushë Arrëzit, si dhe rruga që lidh Kukësin me Dibrën, rruga malore që të çon në platformën rrafshnaltë të Shishtavecit.

60

Page 61: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Kuksi, ka qënë një pikë strategjike me rëndësi ushtarake gjatë periudhës së luftës së Ftohtë, kur Kufiri VL i vendit ishte përherë në kushtrim. Ndërkohë, kur kushtet e sigurisë kanë ndryshuar dhe Kosova është në udhën e statusit të saj të mëvetësisë, Kuksi është një qytet i lidhjes tradicionale shqiptare me trojet jashtë kufirit. Kuksi është larg nga Prizreni vetëm 40 km, ndërsa nga pika doganore kufitare e Qafë Morinës: 10 km.

Largësia Tiranë –Kukës është 208 km. Në tërësi rruga është e asfaltuar, por vende vende e dëmtuar. Kjo është edhe rruga për në Kosovë, nëpërmjet pikës kufitare të

Qafës së Morinës.Në vitin 1998-1999, Kukësi u bë qendër e rëndësishme e veprimtarisë së UÇ K -së. Pas bombardimeve të NATO-s, prej eksodit kosovar, në Kukës erdhën mbi 150 000

refugjatë. Rrotull Kukësit , forcat jugosllave goditën me artileri. Largësia Kukës-Qafë-Morinë është 18 km.

Qyteti ka dy urat kryesore lidhëse, me të dy ujorët Ura e Drinit të Bardhë dhe ajo e Drinit të zi, të cilat janë objekte me rëndësi ushtarake. Liqeni është qendër rrethi. Të dhënat e popullsisë dhe shpërndarja jo vetëm në qytet por edhe në zonat rurale, merr rëndësi në situatat e mobilizimit ushtarak.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

Kukës 63786 32039 31747 16621 8406 47165 23341

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Kukës 63786 938 km² 68 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Kukës 63786 23596 36794 3396

Në krahun J të Koritnikut shtrihen njëpasnjëshëm fshatrat Belja, Orçikël, Kasharisht, Zapod, Pakisht dhe Orgjost. Relievi fillon e ngrihet prej nivelit të liqenit të Fierzës (310 m) deri në 2392 m (Pikëllima). Në J të Kuksit vijojnë qendrat e banuara të: Gostilit, Shtiqeni, Nanga dhe Bushati deri në qëndrën e Bicajt, të cilat janë qendra ekonomike me mundësi të zhvillimit bujqësor blegtoral dhe të peshkimit. Karakteri i ndërtesave, shfaqet si e sistemuar në qendrat e tyre dhe e shpërndarë në periferi.

61

Page 62: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrugët. Përmidis, fshatrave grykës së Drinit të Bardhë kalon dhe rruga automobilistike Kukës-Qafa e Morinit e cila të lidh mandej me Prizrenin. Kjo rrugë është e gjatë dhe automjete lëvizin lirshëm. Gjatë ngjarjeve tragjike të spastrimit etnik me Kosovën, kjo rrugë ishte dhe arterja kryesore e komunikimit njerëzor dhe ekonomik. Një rrugë automobilistike e mirmbajtur dhe me bazament natyror të përmisuar lidh Kuksin: prej ish uzinës së Bakrit përgjatë lumit (në krahun V), i cili nëpërmjet urës në grykën e Lapidarit ndahet në dy drejtime: për në Orgjost (kufi) dhe në Topojan. Relievi në grykën e përroit të Topojanit është greminor nga të dyja anët, me rrezik të përhershëm të orteqeve të dëborës gjatë stinës së dimrit. Lugina është e përshtatëshme për mbrojtje. Kalimi i automjeteve deri në kufi, megjthëse i vështirë, mund të realizohet. Largësia nga Kuksi deri në kufi, përgjatë rrugës automobilistike është 21 km. Gjatë ngjarjeve tragjike të spastrimit etnik me Kosovën, kjo rrugë ishte dhe arterja kryesore e komunikimit njerëzor dhe ekonomik. Kuksi është qëndër e të dy krahëve të Drinave. Pozicioni i tij i dikurshëm është i përmbytur, ndërsa ai i sotëm ndodhet në një përzgjatje kodrinore gadishullore, përmidis liqenit të Fierzës që lag këmbët e Kuksit të Ri. Dy urat e lidhin gadishullin qytetor me anë Drinin Perëndimor dhe AnëDrinin Verior. Ura që lidh Kuksin me Fushë-Arrëzin është e gjatë 270 metër dhe përkalon syprinën ujore të liqenit. Ura që kalon Drinin e Bardhë (krahun e liqenit të Fierzës) dhe e lidh Kuksin me Krumën është e gjatë 200 metër. Transporti, ka vijat e tij lidhëse me të tre rrethet fqinjë: Pukë, Has dhe Dibër. Nëse do të vendoset komunikimi me mjete të transportit ujor nga Fierza, kjo do të krijojë mundësi të reja ekonomike-sociale-turistike dhe ushtarake.

Bimësia. Bimësia është e ndryshme, ku dallojnë: pranë luginës dhe liqenit shkurre të dëndura dhe në rritje të relievit pyje dhe hapësira kullosore livadhesh. Mali i Gjalicës (2485m) sogjeton në anën L të luginës, me një pamje tërheqëse rrethuar nga të gjitha anët me pyje të pishës dhe ahut. Mbi lartësinë 2000 m, Gjalica është e zhveshur, ka stane livadhe e burime malore, ku më të njohurit janë stanet e Goshilit dhe stanet e Nangës.

IV.NJ.1. LUMA E DRINIT TË ZI.Luma e Drinit të ZI fillon prej Kuksit e në J të tij. Ajo përfshin të gjithë rrjedhën

e ujrave që zbresin nga shpati P i malësisë nga Shishtaveci deri në majën e Serakolit (2201 m). Këtu përfshihen lugina e përroit të Tërshenës, lugina e Bushtricës e cila përbëhet nga dy përrenj malorë: ai i Bushtricës dhe Çajës. Ndërkaq e gjithë krahina përmblidhet në J nga përroi i Veleshicës që ndan rrethin e Kuksit nga ai i Dibrës.

Drini është kufiri natyror P i Lumës së Drinit të Zi që përvijon me majën e Kallabakut (2175 m) në drejtim të J, ku ndodhet edhe kufiri i sotëm i cili zbret në përroin e Rekës së Çajit (piramida kufitare nr.23 (1635 m) më tej deri në majën e Shtjerupës (Kësula e priftit, 2095 m). Kufiri krijon kënd P, deri në kepin e Canit (2116 m), ku është edhe piramida nr.25. Pastaj kufiri shtetëror ka drejtim në J, deri në majën e Kullës së Zyberit (2372 m), e cila është poshtë lartësivë të thepisura që ngrihen si një fortesë madhështore (maja e Korabit: 2751 m). E gjitha hapësira malore në J, të Shishtavecit, përbën një masiv luginor, të hapur, kryesisht pa pyje, me livadhe të bukur e të gjerë, të përshtatshme për blegtorinë, me ujra që rrjedhin nëpër luginat P; pa qendra të banuara. Ky masiv është Çaja, kufiri i Lumës.

Lugina e Tëreshenës, përfshin dy qendrat e banuara ku Bicaj është në këmbë të malit të Gjalicës dhe majës së Kumashit (1512 m). Poshtë qafës së Topojanit ndodhet fshati Tërshenë. Në krahun L të Drinit të Zi (tani një pjesë e liqenit të Fierzës) shtrihen fshatrat : Gabricë, Kolesjan, Domaj, Resk.

Lugina e Bushtricës përmbledh qendra të banuara, të ndërfutura në të dy degët e Bushtricës, të Buzmadhes dhe Çajës si dhe të vijimit të vet Bushtricës, Buzmadhje, Fshat, Shkinak dhe Çajë, përfshhen nga përroi i Çajës. Buzmadhja ndodhet, poshtë majës së Kolesjanit (2050 m). Vijimi i luginës së Bushtricës më tej përmbledh fshatrat: Bushtricë, Palush, Gjegjet, Matran, Vasia, Ploshtan të cilat ndahen, këtu prej fshatrave të Dibrës (Radomira e Ceremi). Kreshti: maja e Bakrit (1438 m), maja e Gurres së Zezë (1976 m) dhe maja e Serakolit (2203 m) ndodhen përsipër luginës, nga ana VL e saj. Fundi i Lumës, është përroi i Veleshicës e i Zall-

62

Page 63: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Kalisit, prej ku bashkohet përroi i Bushtricës me liqenin e Fierzës. Fshatrat e Lumës së J janë: Skavicë, Draj-Reçi, Gurrë, Vilë, Kalis, Prahlisht, Shënlleshi, Gështenjë e Zall-Kalis. Kjo hapësirë ka lartësi që ngjiten nga niveli i Drinit të Zi 346 m, deri në disa maja që shfaqen në këtë masiv si: maja e Gurit të Zi (1101m) mbi Skavicë; maja e Gurrës (1099 m), maja e Trunçit (1285 m) e Prahlishtit (1255 m).

Rrugët: Rruga kryesore automobilistike lidh Kuksin me rrethin e Dibrës. Ajo është një rrugë ende e vështirë megjithatë, mbetet një arterje kryesore. Nga Bicaj, rruga zbret në Kolesjan, Domaj e mandej deri në Skavicë. Në urën e Lurës, rruga kalon në anën P të Drinit të Zi. Në Kolesjan rruga ka degë të saj, si rrugë automobilistike e përmisuar, që lidh Lumën me Shishtavecin, që në tërësi është një rrugë e vështirë, kryesisht stinore. Në Domaj, përvijon një rrugë tjetër e përmisuar që lidh fshatrat: Resk, Zall, Fshat, Shkinak dhe Çaj, e cila është kryesisht rrugë verore. Nga Bushtrica, në Palush, rruga është me bazament të qëndrueshëm.Të gjitha degëzimet e tjera të rrugëve që lidhin Prahlisht, Gurrë, Gështenjë janë stinore (ndonëse me bazament natyror). Në raste të situatave luftarake në stinën e thatë rrugët mund të përdoren për tarnsportin dhe mbeshtetjen logjistike.

Ujorët. Ujorët janë kryesisht përrenj malorë që zbresin në Drinin e Zi. Ata kanë ujë gjatë gjith vitit, por shpesh humbin në shtretër zallorë karakteristikë. Gjatë stinës së dimrit, shpesh bëhen të pakalueshme.

Klima: Klima e luginës së Drinit të Zi, është e ftohta në dimër, ndërsa në verë relativisht e ngrohtë. Nga lugina e Drinit të Bardhë, fryn murlani i Dukagjinit duke ndikuar në uljen e temperaturës. Nga grykat depërton klima kontinentale. Temperaturat mesatare vjetore është 11°C, në korrik 21.8°C dhe në janar 0.2°C. Temperatura më e ulët është - 20.8°C. Ka një periudhë të gjatë ngricash. Reshjet mesatare vjetore janë 900 mm. Në verë bien 11%. Dëbora është dukuri e zakonshme dimërore sidomos në pllajën e Shishtavecit dhe Çaj-Matrazh. Trashësia arrin deri 1.5 metër. Gjatë dimrit kolonat ushtarake e kanë vështirë lëvizjen.

IV.O. BJESHKËT E KUSHNENIT DHE TËRBUNITKëto Bjeshkë përfshijnë hapësirën në J të liqenit të Vaut të Dejës ku rrjedhin

ujrat në VP, për në liqen. Në Laç-Qyrsaç, vjen lugina e Gomsiqes e rrjedh edhe përroi i Thanës, poshtë majës së Domgjonit (756 m) dhe ai i Dushkut në J të Qerretit të Madh. Në V të kësaj lugine, përvijon kreshti malor prej fundit kurrizor, në majën e Margjelës ( Vau i Dejës: 355 m); maja e Gzhoprës (847 m), maja e Rrasës së Qerretit (982 m); maja e Shullanit (847 m). Përrenj të shumtë zbresin nëpër lugina të ngushta, për në liqen. Përbri liqenit, ndodhen fshatrat: Dersh, Karmë, Koman. Ndërkohë lugina e Gomsiqes përfshin: Dush dhe në fillim të rrafshinës malore të Pukës, Qerreti i Madh. Midis luginës së Gomsiqes deri në J, ku përmbyll lumi i Gjadrit, gjendet një hapësirë e cila është pjesë e Bjeshkëve të Tarbunit. Lumi i Gjadrit zbret në Zadrimë pranë fshatit Naraç. Gjadri e ka rrjedhën e tij në lartësitë e majës së Kumbullës (1460 m) dhe majës së Suçelit (1476 m). Përgjatë Gjadrit shtrihen fshatrat: Mnellë e Madhe, Vig, Kalivaç, Kaftall, Gjonbardhaj, Korthpulë, Gomsiqe e Epërme, Vrith. Në L të Zadrimës, ngrihen lartësitë kurrizore malore, prej Çukës së Hajmelit që duket e spikatur me pamjen greminore të saj (m. Shitit 616 m), maja e Çerrilit (328 m), maja e Pilinardës (612 m), maja e Polit (750 m). Lugina e Gomsiqes, përmbledh hapësirën fundore të Qerretit të Madh, gjatë së së cilës ndodhen qendrat e banuara: Gomsiqe e Epërme, Kçirë, Qerret i Madh. Lartësia zotëruese mbi luginë është maja e Domgjonit (716 m). Puka ndodhet në pllajoren malore me lartësi 800 m, mbi nivelin e detit. Bimësia e luginës është kryesisht me shkurre mesdhetare në pjesë të sipërme të saj, dushqe.

Lugina e Gominës: ndodhet në V të Gropës të Pukës. Prej bashkimit të saj me liqenin e Fierzës në Lëvrashk, ajo merr drejtim JL, deri në afërsi të Fushë-Arrëzit e poshtë majës së Kunorës (1315 m). Këtu dallohen: përroi i Blinishtit i cili në Qelëz, bashkohet me përroin e Gomsiqes. Përrenj të tjerë zbresin në Gominë: ai i Ukthit (982 m), i Lajthizës, që përvijon prej majës së Shullanit (847 m). Lugina e Gominës përfshin fshatrat: Lëvrashk, Bushat, Dushnezë, Buzhalë, Qelzë, Ukth, Qerret i vogël, Dedaj, Lajthizë, Kabash, Meçe, Blinisht, Bushat, Bicaj. Në luginën e Gominës, zbret

63

Page 64: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

një rrugë automobilistike që është e karakterit të shfrytëzimit pyjor, në J të malit të Korabit, deri në Lëvreshk. Ajo është rrugë malore, pyjore, më bazament të fortë natyror, por e vështirë për lëvizje në stinën dimërore. Rrugët e tjera në luginë, janë stinore.

IV.O.1. GROPA E QERRETIT Gropa e Qerretit, bën pjesë në Bjeshkët e Tërbunit dhe Kushnenit. Aty fillon

lugina e Gomsiqes. Ka reliev të butë (rreth 600 m, mbi nivelin e detit). Disa qafa e lidhin atë në të katër anët e horizontit si ajo: e Shën Marisë (mbi Karmë), e Rrasës së Qerretit, që lidh gropën në V, për në Qerret të Vogël. Përshkohet nga rruga automobilistike kombëtare: Shkodër-Vau-Dejë-Pukë. Gropa e Pukës, ndodhet në L të gropës së Qerretit. Lartësia është 800 m. Puka është në qendër të saj. Pyllëzimi i shpateve, është kryesisht, me halorë.

Puka: Qytet në krahinën Malore Qëndrore në Malësinë Pukë-Mirditë, midis malit të Krabit e Bjeshkëve të Tërbunit. Ka një sipërfaqe 0.78 km². Puka lidhet me rrugë kombëtare me Shkodrën dhe më tej: Fushë-Arrëzin e Kuksin. Ka një pozicion të favorshëm mbrojtës. Puka është qëndër rrethi dhe qëndër e rëndësishme mobilizimi. Ndërtesat në qëndër janë deri 5-6 katëshe dhe me vrojtueshmëri. Puka i përket një klimë të ftohtë në dimër dhe të freskët gjatë verës. Rrotull ka rrugë që lidhin qëndrat fshatare, stacionet pyjore.

Klima në Pukë është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë. Ka erëra të ftohta dhe më ngrica. Temperatura mesatare vjetore arrin 10.1°C, në korrik 19.4°C, në janar 0°C. Dëbora arrin në 2 metër dhe ngricat zgjatin pothuajse gjatë gjithë dimrit.

IV.O.2. IBALLAIballa, ndodhet në V të malit të Krrabit. Ka një lartësi mesatare mbi nivelin e

detit, 730 m. Rrethohet nga lugina si ajo e Iballës, e Spaçit dhe Berishës së Epërme. Relievi rrethues është një masiv i lartë kurrizor-malor që fillon nga maja e Arstit (844 m), vijon me majën e Vathëzës (1206 m) në V të kryqëzimit, qafën e Ballshit, kulla e Gjodhisë (1475 m) ku buron përroi i Sapaçit. Pastaj harku malor rrethor mbi Iballë, vijon me majën e Shalës së Vogël (1325 m), majën e Bosetës (1182 m), deri në majën greminore të spikatur mbi liqenin e Fierzës, atë të Shllumit të Mërturit (1492 m). Përroi i Mërturit përfshin luginën, poshtë Shllumit të Mërturit që zbret në liqen. Këtu ndodhen fshatrat: Mërtur dhe Berishë e Epërme. Qafa e Kashit, lidhet me Berishën e Vogël. Rruga që zbret në luginë, është kryesisht stinore.

Lugina e IBALLËS, ka përroin, me të njëjtin emër që zbret nga groporja e Iballës me përroin e Sapaçit. Në V të luginës së Iballës, spikasin: maja e Shtrazës (1169 m) dhe maja e Berishës (965 m ). Qafat lidhëse me të njohura janë: e Balës dhe Qeramisë që të nxjerrin në gropën e Iballës. Përgjatë përroit të Iballës, shtrihen fshatrat: Lëroshë, Bërishë e Vogël. Ndërkohë përroi i Sapaçit zbret nga lartësitë e kullës së Gjodhisë (1475 m). Në luginë, afër bashkimit me përroin e Iballës, ndodhet fshati : Berishë e Vendit.

Bimësia e Iballes është tipari kryesor i mbulesës së tokës që përbëhet nga pyje halorë dhe ata të dushkut, si një pasuri e madhe natyrore me aftësi të mëdha të maskimit dhe të mbrojtjes në situate luftarake.

Rrjeti Rrugor është kryesisht me rrugë me bazament natyror të përmisuar. Fragmenti prej Fushë-Arrësit në Iballë është më i mirë dhe i qëndrueshëm, ndërsa lidhja me fshatrat Bugjon, Berishë e Epërme dhe Mërtur ka karakter stinor. Kamionët ushtarakë, mund t`i përshkojnë gjatë stinëve të thata.

Klima: është e ftohtë me dimër, e freskët në verë. Trashësia e dëborës arrin në raste të veçanta 80 cm.

IV.O.3. FUSHË ARRËZ-APRIPË- DARDHË-QAFË E MALITKy trapez malor, ndodhet në VL të Gropës së Iballës. Në L ai fillon me majën e

Shllumit të Mërturit, Kulla e Gjodhisë (1475 m), Kunora e Dardhës (1581m), maja e 64

Page 65: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Malit (1669 m), maja e Bliuthit (1283 m) dhe Qafa e Malit (në J të majës së Roshit 1397 m). Ky brez, malor ndan luginën e liqenit të Fierzës nga Malësia Pukë-Mirditë. Ajo është edhe një kresht ndarje me komunikimin me pjesën VL, të Shqipërisë, Kosovën. Lugina e Kulumrisë dhe Sakatit e përmbyll këtë trapez malor. Të gjitha luginat priren në V, për në liqenin e Fierzës. Ndër to, përroi i Apripës është në P dhe vijon në liqenin e Bugjonit, të Fierzës, Poravit, Arst-Miliskait, Mëziut, të Dardhë-Qibikut, të Trunit dhe Kullumri-Sakatit.

Rrjeti Rrugor. Rruga kryesore është ajo që lidh Qafën e Malit me Fierzën Rrugë të tjera pyjore që qarkojnë gjithë shpatet e maleve të mbuluara me pyje. Rruga: Qafë-Mali-Fierzë, është e profiluar, asfaltuar me dy kalime dhe ndërtime të veprave të artit e cila është e kalueshme, vetëm, kur nuk bllokohet Qafa e Malit. Rrugët që degëzohen për në Porav, Mëzi, Dardhë-Qibik dhe qendrat e banuara shtrihen kryesisht në lugina. Ndër to, më e rëndësishme është Fierza, ku është ndërtuar dhe diga e HC me të njëjtin emër.. Liqeni i Fierzës, ka komunikimin liqenor me Komanin, çka e ka bërë atë një nyje transporti kombëtar dhe një lidhje me Kosovën.

Bimësia ndryshon që nga lugina e liqenit, ku shfaqen shkurret mesdhetare, pastaj dushqet dhe halorët. Kjo zonë përmban pasuri të mëdha pyjore.

Klima Në tërësi klima është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë. Dëbora në dimër dhe ngricat janë shkaqe të bllokimit të Qafës së Malit.

Qafa e Malit, ka lartësi mbi nivelin e detit 955 m. Ndonëse kjo lartësi nuk është aq e madhe, ajo përkon me një pikë-kalimi dhe shteg-lidhje me V e luginës së liqenit të Fierzës, ku përballen e vijnë rrymat kontinentale, çka e bëjnë atë të ndikueshëm për një klimë të ftohtë në dimër. Kjo nyje komunikimi është më e njohura në V të Shqipërisë. Aty kryqëzohet rruga për në Fierzë dhe Kukës. Dëbora dhe ngricat e bllokojnë shpesh, Qafën e Malit. Ajo bëhet penges e kalimit dhe transportit rrugor, çka është në qendër të vëmendjes së organeve të pushtetit qëndror dhe vendor, si dhe të Emergjencave civile të FA, për njohjen dhe zhbllokimin e herëpashershëm të saj. Qafa e Malit është larg fshatit, Qafë Mali: 5, 5km, dhe po në të njëjtin largësi nga fshatrat Flet dhe Lajthizë

IV.O.4. GJEOHAPËSIRA MALOREQAFË-MALI-SAKAT-LIQENII FIERZËS-QINAMAK-TEJDRIN

Kjo gjeohapësirë, kufizohet në V, nga liqeni i Fierzës ndërsa nga J ajo ndahet nga kurrizi malor që fillon nga Qafa e Malit, maja e Sukës së Palës (mbi Lumbardhë 1362 m), qafa e Roshit, qafa e Lakut të Drenit (Mollëkuqe), maja e Suk-Bukurës (1275 m), qafa e Purethit, qafa e Lakut të Pyllës, maja e Runjës (1856 m), maja e qafës së Kumbullës (1457 m), dhe më tej zbret deri në Tej-Drin. Ky varg malor është i gjatë rreth 38 km, dhe spikat, si një barierë P-L mbi liqenin e Fierzës. Të gjithë ujorët zbresin në liqen, në V. Më të spikaturit janë: lugina e Kullumrisë e gjatë 17 km e përbërë nga dy përrenj ai i Fletit dhe i Goskës së Vogël. Lugina përfshin fshatrat: Flet, Xath, Kullumri, Gëdhesht. Lugina është e veshur me dushk. Rrugët automobilistike janë stinore.

Lugina e Shënmërisë është kryesore, në këtë gjeohapësirë. Ajo përkon me lumin e Shënmërisë, i cili ka dy degë kryesore atë të Srriqes dhe atë të Pollave. Burimet janë që nga Mollkuqja e maja e Suk-Bukurës, ndërkaq përroi i Pollave vjen që nga lartësitë e Lakut të Pyllës dhe Lakut të Thive.

Lugina e Shënmërisë përmbledh fshatrat: Mollë-Kuqja, Srriqja, Qam, Mgullë, Petkaj, Pistë, Shënmëri, Shtanë. Qafat lidhëse me krahun jugor janë shtigje gjeohapsinore të njohura duke filluar nga Qafa e Malit, e Roshit pranë minierës së Tuçit, e Putrethit, e Lakut të Pyllës (që ndan me Thirrën) e Kumbullës. Në L të luginës së Shënmërisë, ndodhet Lugina e Kalimashit, e cila i ka rrjedhat ujore fillimore nga maja e Qafës së Kumbullës. Përmidis tyre, prej majës së Runjës (1856 m) ulet kurrizorja drejt liqenit, me lartësitë e majës së Marjathit (1583 m), maja e Timës (Kalimash 782 m) deri në kodrën e Bab Qorrit (580 m) mbi liqen.

Qendrat e banuara të luginës së Kalimashit janë: Kryemadh dhe Kalimash.

65

Page 66: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrugët automobilistike janë rreth e rrotull luginës: njëra prej tyre zbret nga Rresheni e Thirra, në Lakun e Thive, minierën e Kromit, gjersa lidhet me rrugën automobilistike kombëtare Qafë-Mali-Kukës, në Kryemadh. Rruga tjetër është ajo që vjen nga Arrëni dhe zbret në Kalimash, ku janë ndërtimet e galeritë e minierës së Kromit. Rrugët janë me bazament natyror dhe te vështira në lëvizje. Në kohë dimri ato shpesh bllokohen.

Pjesa L pas luginës së Kalimashit është zgjatimi kodrinor Myç-Mamëz-Surroj dhe Tej-Drin e cila është përkrah kthesës J të liqenit të Fierzës. Lartësitë fillojnë që afër fshatit Myç (565 m) duke përvijuar me majën e Sukës (827 m) dhe me ngritjen më të lartë, atë të Bris-Arnit mbi Tej Drin (1458 m). Qafat e njohura lidhëse janë ato të : Qafë Mushit, qafa e Eshtet, në Surroj, qafa e Benës ( në P të Bris-Arnit), qafa e Elezit, në Vrrin. Përroi kryesor është ai që ka rrjedhën burimore në Qafën e Benës. Ka dy degë njëra në P, që rrjedh nga Livadhet e Nijezës, sektorin e Sharrave, Qinamak dhe Kalimash. Kjo rrugë, ka karakter natyror me bazament dhe është e përmisuar. Shërben, për transport pyjor me kohë të stinës së thatë dhe gjatë dimrit kalohet me vështirësi. Rruga që kthehet në Surroj është e vështirë në kalim.

Bimësia fillon prej shkurreve mesdhetare, në dushqe dhe halorë (pisha), të përshtatshëm për maskim.

Ujorët Karakterizohen nga burime gurra që përvijojnë në përrenj. Më të përmendura janë: gurrat e Surrojit (afër qafës së Xhuxhës ), gurrat e bardha (afër Arrnit). Në J të fshatit, rreth 2 km, mbi lumin e Mollës së Lurës ndodhet shpella e Skënderbeut .

IV.P.GJEOHAPËSIRA LINDORE E MALËSISË PUKË-MIRDITËKjo gjeohapësirë përfshin, masivin malor në rrjedhat e Fanit të Madh dhe

Fanit të Vogël me një shtrirje të gjerë. Ai fillon atje ku bashkohet lumi Fan me lumin Mat, në Rubik. Prej këtu fillon një hark madhështor malor, me rreze të gjatë që mbështjell rreth vetes hapësirën të Fanit (Fani i Madh dhe Fani i Vogël). Mbi Rubik, ngrihet maja e Drerit (602 m), ngjitet në lartësi që të shfaqin dukshëm Malin e Velës (1179 m), pastaj me zbritje me drejtim të VL, në majën e Palokut (697 m), përkalon me rrafshin kodrinor të Ungrejit, Kashnjet, majën e Benës (1269 m) në qafën e Mollës (1100 m), vijon me majën e Fushës së Gjoshës (pranë Lumardhit (896 m), që ngrihet deri në Kurorën e Dardhës (1582 m). Prej këtu kreshti malor harkon në qafën e Malit me majën e Sukës së Pelës (1362 m), majën e Suk-Bukurës (1275 m), majën e Qafës së Kumbullës (1985 m).

IV.P.1. NYJA E FANIT. MIRDITAFani i Madh dhe Fani i Vogël bashkohen 3 km, në P të Rrëshenit, duke formuar

lumin e Fanit. Pema luginore e ujrave të Faneve, që rrjedhin në drejtim te JP, përbëjnë në tërësi trevën e Mirditës. Kjo hapësirë përfaqëson një drejtim dhe korridor i rëndësishëm komunikimi në VL e Shqipërisë, ku luginat e ngushta të dy Faneve, në kurrizoret e epërme të shpateve e lartësive përvijojnë rrugën kryesore automobilistike kombëtare që lidh Kuksin dhe Kosovën. Ky drejtim është thellësi e vendit, i zotërueshëm, me mundësi manovre, lëvizjeje, maskimi, shumë të përshtatshme të cilat janë epërsi për forcat tona dhe si rrjedhojë, pamundësi depërtimi, si nga drejtimi L, ashtu dhe ai P. Rrësheni mbështjell luginat që zbresin nga lartësitë e Kashnjetit e të Kaçinarit (maja e Benës 1267 m), të Kushnenit (maja e Suçelit 1475 m) të Fushë Arrëzit dhe Qafë Malit, prej nga rrjedh Fani i Madh nga ana L, kreshti i Malit të Munellës (1989 m).

Ky reliev i cili prej këtyre lartësive arrin në Rrëshen, rreth 90 metër është i shumëllojshëm. Luginat depërtuese në drejtim V dhe VL janë:-Lugina e lumit të Dibrit, që zbret nga Kashnjeti, Sukaxhi, Kalur dhe lidhet me Fanin e Madh -Lugina e Kaçinarit që përkon me përroin e Shpërdhezës që në bashkim me përrenj të tjerë, zbret që nga mali i Benës (1267 m)

66

Page 67: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-Lugina e Fanit të Madh, rreth 60 km e gjatë, zbret që nga Qafë-Mali, Fushë-Arrëz, Shkozë, Gojan i Madh, Gjegjan, Rras, Kushnen, Vau i Madh, Guramdhenj deri në bashkim me Fanin e Vogël.-Lugina e Fanit të Vogël, rreth 50 km e gjatë e cila përmbledh përrenjtë të shumtë që zbresin nga maja e Seçit (1002 m), maja e Domit (761 m), maja e Bruzhit (1437 m)-Lugina e Tarazh-Prosekut që lidhet me Grykën e MatitQafat e mëdha lidhëse të relievit janë :-Qafa e Vrithit në ujëndarsen poshtë së cilës rrjedhin ujrat e Gjadrit.-Qafa pranë majës së Benës (1267 m)-Livadhet e Hamzës ku lidhen rrugët që të çojnë ndërsjelltas në Pukë dhe trevën e Mirditës.

Qendrat e banuara shtrihen përgjatë luginave. Rrësheni ndodhet në nyjen e luginave të Mirditës. Ai është larg 24 km urës së Milotit, 64 km nga Fushë-Arrëzi. Në luginën e lumit të Dibrit ndodhen fshatrat: Bukëmirë, Sinanaj, Kalur, Sukaxhi dhe në kreun e saj është Kashnjeti. Në luginën e Kaçinarit të bie në sy Bukmira që ndodhet në kurriz midis dy luginave në lartësinë 436 metra dhe me një pozicion pritës, zotërues nga lugina, larg nga rruga automobilistike kombëtare, 9 km. Në luginën e Shpërdhezës ndodhet fshati me të njëjtin emër. Në drejtim të rrjedhës së sipërme vijojnë: Simon, poshtë majës së Karrekës (485 m), mandej Kaçinari, Arrëza, e në skaj Mala, në përroin e Planës.

“… kulla është ndërtuar prej guri të fortë dhe është bërë kryesisht për t’u mbrojtur. Nga dritaret e vogla hapet një pamje e mrekullueshme, me kilometra përtej luginave dredhore e shpatinave të veshura me pyje pishe, ndërkaq prapa mund të vështrosh

shkrepat pa mbulesë bimore të Malit të Shenjtit, që ngrihet deri 2000 metra mbi vezullimin e largët të detit.

W.F Sterling (kolonel)Sipas “Safety Last”

Përgjat luginëns së Fanit të Madh, qendrat e banuara janë të shpërndara, të rralla, mbasi gryka është e ngushtë dhe e papërshtatshme për jetesë. Duke u larguar, drejt rrejdhës së mesme të lumit, shfaqen fshatrat: Zall, Guramdhenj, Vau Madh, ndër të cilët Kushneni është fshati më i madh në zonë, më tej shtrihen: Voz e Rras. Gjegjani ndodhet në takimin e rrugës automobilistike me lumin e Fanit të Madh dhe është qendër e Komunës. Pastaj vijojnë fshatrat: Gojan i Vogël, Gojani i Epërm, Pepaj, Shkozë gjer në qytetin e Fushë-Arrëzit. Në luginën e përroit të Kimzës që shtrihet në drejtimin L të lumit ndodhen fshatrat: Kalivarë, Dom, Mesul, Musht, Kimëz, Nikollaj e Mekat. Përgjat luginës së Fanit të Vogël ndodhen fshatrat: Kodër-Rrëshen, Ndërfushaz që janë pranë qytetit të Rrëshenit. Më tej, lugina ngushtohet në forma greminore. Në fillim të rrjedhës së sipërme të lumit, shfaqen fshatrat: Blinisht, Kullaxhi, Shullan, Peshqesh, Bardhaj ku Repsi në luginë është qëndër e njohur rurale dhe minerale. Në Reps, bashkohen dy gryka të tjera: ajo e Spaçit, përgjatë së cilës radhiten fshatrat: Spaç, Kodër-Spaç, Gurth-Spaç dhe Katundi i Sipërm. Ndërkaq gryka e Oroshit përmbledh fshatrat: Vorpaj, Lagjin, Mashtërkor, Shtrung, Bisak, Bulshar, Grykë-Orosh, Kolzezaj. Lugina e Zallit të Shebës, përmbledh fshatrat: Shebë, Katundi i Sipërm, Kthellë e Epërme dhe kreu i luginës ka Ndërshenën në kurriz, në lartësinë 800 metër.

Lugina e Lëkundës përmbledh fshatrat: Nokaj, Lëkundë dhe Bardhaj poshtë majës së Gurit të Shqipes, ku fillon të rrjedhë përroi i Gurit të Topit. Lumi i Urakës përkon me grykën e Kurbneshit

Në pjesën L të Malësisë Pukë-Mirditë shtrihet vargmali Munellë-Kunora e Dardhës. Kjo është një hark i madh dhe strehë jetësore e Mirditës, ku rrjedh Fani i Madh e i Vogël. Në VL të Munellës vijon maja e Runës (1855 m), Qafa e Malit, maja e Roshit, maja e Malit, Konora e Dardhës (1584 m) që vështron në të dy krahët thellomën e Drinit, me atë P, të Faneve dhe Matit.

Sistemi rrugor. Si gjeohapësirë me bimësi të zhvilluar, ku pyjet janë pasuri e madhe kombëtare dhe minierat e Repsit, Spaçit, Munellës, Kurbneshit, përshkohet

67

Page 68: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

me një rrjet të dëndur rrugor i cili është i përdorshëm për lëvizjet ushtarake, në thellësi të zonës, deri në shpate e maja të maleve. Arterja kryesore mbetet rruga kombëtare dytësore, me dy kalime që lidh Fushë-Arrëzin, Kuksin e Kosovën. Tek Ura e Rëshenit, rruga mer drejtimin VL, gjithnjë në ngjitje të relievit, e pa maskuar përmidis lartësive kodrinore në të dy anët, ku ajo mund të mbrohet. Fshati i parë që lidh në kurrizin kodrinor është Gëziqi në lartësinë 300 metër, rrethuar me lartësi zotëruese. Pastaj rruga ndjek kurrizin kodrinor dhe në lartësinë 500 m, shfaqet Blinishti, ku degëzohet rruga për në Reps. Në këtë ndërprerje të bie në sy, maja e Kamshit, mbi rrugë (732 m) që zotëron dhe ruan lëvizjen për në luginën e Repsit. Deri në Urën e Gjegjanit, rruga ka drejtimin V, ku zotëron rrugën, si në Qafën e Benës (740 m), maja e Fshejzës (807 m) ku zbritet për në rnë Gjegjan. Ura është pikë kyçe e brigjeve dhe e kalimit që duhet vëzhguar e ruajtur. Prej Gjegjani, pjerrësia e rrugës ëshët normale dhe kalimi i automjeteve bëhet me lehtësi. Rruga vijon duke lidhur përgjatë luginës, Fushë-Arrëzin. Në Blinisht ndahet një rrugë automobilistike e kalueshme gjatë gjithë stinëve (me përjashtim të rasteve skajore dimërore, me dëborë e ngrica) e cila lidh Repsin me Spaç, Gurth-Spaç, Mushtë, Qafë e Lisit (1050 m). Qafa e Barit (1000 m) ku ka qënë një nga qëndrat tragjike të të burgosurve të sistemit komunist. Më tej kjo rrugë lidh Tuçin. Ajo është e përshtatshme për lëvizjen e teknikës luftarake. Në krahun L të saj, ngrihet kurrizi malor i Munellës (1989 m). Po kështu në Reps, degëzohet rruga, që përgjatë luginve si rrugë e shfrytëzimit pyjor, lidh Bulsharin, ndërsa nëpër luginën e Mashtërkorit, lidh Vorpaj, Mashtërkor, Shtrungë e Bisak. Grykë-Oroshi, ka rrugë të veçantë që ngjitet nga gryka e Vorpajt. Prej Tarazhi, pranë Rrëshenit, një rrugë automobilistike e përmisuar, kalon në kurrizoret kodrinore, duke lidhur Malaj e Shullan, rrëzë majës së Kunorës (1015 m). Një degëzim tjetër që kalon nga qafa e Lakut të Vjollcës (820 m) në lartësinë 1030 m poshtë majës së Kusarëve (988 m) lidh Bulsharin me Ndërshenë e Nënshejt. Nga Rrësheni përgjatë luginës së Prosekut, një rrugë e rëndësishme lidhet drejtëpërdrejtë me grykën e Matit, Burrelin e cila është e kalueshme dhe e përmisuar. Nisur prej Perlati, rruga të çon në Kurbnesh ku ka qënë një qëndër e madhe minerare. Ajo lidh Dedbibaj, Nokaj, përgjat kurrizit, deri në Qafën e Lakut të Titethit (820 m) ku kthehet në drejtim të L, për në Kurbnesh, e më tej deri në Masivin e Lurës.

Rruga që lidh Kaçinarin, është përdorur, jo vetëm si rrugë për shfrytëzimin e pyjeve por edhe minerare. Ajo degëzohet në të gjithë masivin pyjor të Kushnenit, Kaçinarit, Suçelit e Fushë Lajit. Prej saj, lidhen të gjithë fshatrat e luginës së Dibrit dhe të Shpërdhezës. E gjithë tërësia pyjore prej Kaçinari në majën e Benës, në Kushnën e Suçel ndërthuret më rrugë pyjore, profili i të cilave është i përshtatshëm, për lëvizje të teknikës luftarake. Nga Bukmira degëzohet rruga stinore për në Kalur (lugina e Dibrit), Sukaxhi, Kashnjet dhe në VL në Shëngjergj. Linjat e tensionit të lartë që vijnë nga Fierza kalojnë përgjatë luginës së Fanit të Madh (2 linja) e treta në Kushnen-Simon dhe në vijë të drejtë në drejtim të J, për në luginën e Matit.

Ujorët e Mirditës janë lumenj të mesëm dhe përrenj malorë. Pema e tyre rrjedhëse ka drejtim J dhe JP. Dallohet: Fani i Vogël dhe Fani i Madh, që kalojnë në lugina të ngushta e greminore. Në P, lumi i Dibrit derdhet në Fanin e Madh. Në Fanin e Madh derdhen edhe përrenjtë e Babunit (pranë fshatit Nikollaj), i Kimzës, i Mesulit. Në Fanin e Vogël derdhen përrenj të shumtë, ndër të cilët: i Rrasit, i Spaçit, i Oroshit etj.

Në luginën e Prosekut dallohen: përroi i Zmejës, i Zallit të Shebës që rrjedh nga Katundi i Sipërm (maja e Bërshimit 871 m) i Lëkundës që rrjedh nga qafa e Plumthit. Lumi i Urakës derdhet në Mat. Lumenjtë janë të ngushtë. Për forcat këmbësore ndikojnë në kalim vetëm gjatë stinëve ujëshumë. Gjerësia e tyre mesatare ujore nuk i kalon 5 metra, ndërsa brigjet janë të thepisur e shkëmborë. Përrenjtë e shumtë janë greminorë dhe bëhen pengesë në kohë reshjesh.

Bimësia e trevës së Mirditës e cila është e ndërthurur dhe me atë të Pukës ëshët e llojllojshme. Në lugina zotërojnë shkurret dushkajore dhe në lartësi masivet e pyjeve të pishës dhe të ahut e dushkut, të cilat vijojnë të shfrytëzohen ende. Maskimi në të gjithë trevën paraqet mundësi reale. Lartësitë e drurëve arrijnë deri 15 m,

68

Page 69: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

diametri i trungut deri 0.55 m dhe kurorës së tyre deri 17 metra. Tokat janë ato të llojit kafe, rrëshqitëse në rrugët e papërmisuara. Minierat janë bakri e piriti.

Klima është e ftohtë në dimër e freskët në verë. Dallim të theksuar bëjnë kreshti malor Kunora e Dardhës-Munellë ku dimri është i ashpër me dëborë, erëra të ftohta, acar, akuj, orteqe që bllokojnë rrugët, të cilat duhet të merren parasysh.

IV.Q. LUGINA E PESHKOPISËLugina e Peshkopisë është tërësi krahinore që lidhet me vet Luginën e Drinit

të Zi. Ajo është një ndër trevat historike shqiptare, me kulturë, qëndresë e zhvillim të etnisë shqiptare. Shtrihet në të dy anët e Drinit ët Zi dhe në L ka masivin e Korabit, si mburojë natyrore dhe si kreshtin ndarës kufitar, me trojet shqiptare të FYROM. Lartësitë L, fillojnë e rriten që nga rrafshi i Maqellarës (573 m) deri në majën e Korabit (2751 m). Në P, nga qafa e Elezit në Vrrin, Arrën (1085 m) duke u ulur në Mollën e Lurës, në luginë dhe më në J, vijon në majën e Rrasës (mbi Zall-Reç 1196 m), majën e Bakullinës (1762 m), Runja e Lurës, Deja e Lurës (1641m), Guri i Vashës në Mbasdejë (1734 m), Qafë-Murrë. Prej këtu, në drejtimet e J, ngrihet mali i Balgjajt që në majën e Miçekut, midis liqeneve, arrin lartësinë 2101 m. Prej këtej, ujërrjedha vijon në drejtimin VL; qafa e Helmit që ndan Selishtën nga Fushë-Bulqiza, në majën e Tenës (1969 m), zbret në Bllacë, në Vlashaj (784 m) dhe deri në Qafën e Çerenecit. E tërë kjo luginë, trevë e kontakteve të hershme, me fushatat pushtuese L, ka qenë drejtim gjeoushtarak, jo në prirjen e rrjedhës së Drinit të Zi në V, por në rrafshin L, të rrethinës e fushëgropës së Peshkopisë, në rrëzë të Korabit dhe në L të Drinit të Zi. Përvoja historike, sidomos ajo e dyndjes së sllavëve dhe e fushatave osmane, gryka e Drinit të Zi, përcillte hordhi pushtuese të shumta, sidomos gjatë periudhës Skënderbejane, ku Dibra ishte poli i parë i qëndresës shqiptare. Prej këtu veçohen drejtimet:

- Gjorica dhe Qafa e Çerenecit që të përcjell në luginën e Bulqizës.- Maqellarë-Peshkopi e rethinë,si hapësirë e parë me dëndësi qendrash të

banuara dhe burime furnizuese.- Drejtimi i luginës së Selishtës që të nxjer në Qafë-Murrë, prej ku zbret në

luginën e Matit.Prirja për të synuar me drejtimin e rrjedhës së Drinit, deri në Skavicë, të

tërheq , po vetëm për të gëlltitur, duke filluar që nga ura e Dodës e deri në Skavicë, shumë i përshtatshëm për mbrojtje.

Katër kilometra nga burimi në drejtim të Peshkopisë, ndodhet fortesa e rëndësishme e përiudhës Romake, e Grazhdanit. Mund të jetë edhe Sfetigradi, që është pjesë e një

miti të qëndresës Skënderbejase. Vendi i ndërtimit të kështjellës duhet të jetë përzgjedhur për praninë e ujrave që burojnë nga kodrat në V. Është një pikë

vëzhgimore, e ngritur në një vend të dallgëzuar. Këtu duhet të ketë qenë Sfetigradi mitik Skënderbejan.

Lugina ka pamjen e një govate natyrore, me thepisje malore, nga të dy anët, ku kreu i saj është i ngushtë përthithës dhe i pakalueshëm.

“Sfetigradin shqiptarët e humbën më 1449. Sulltan Murati I II me një ushtri mbi 120 000 veta, siç e vlerësojnë disa historianë ushtarakë, mbërrin në Dibër. “Një masë

çeliku kuajsh të ngjeshur njeri pas tjetrit, dhe flamujsh që errësonin diellin” (kronikan serb). Filluan bisedimet me shqiptarët e Gjergj Kastriotit. Murati premtoi lirinë e

Sfetigradit. Gjergji vlerësoi përmasat e ushtrisë së madhe osmane dhe më shpejtësi u tërhoq në brendësi për të mbledhur forca. Pastaj qendroi midis maleve në pritje të

një momenti sulmi. Ishte 22 qeshor 1449, Gjergj Kastrioti sulmon kampingun osman. Por ishte e pamundur. Turqit kishin helmuar burimet e ujit të pijshëm të Kështjellës.

Kështjella u dorëzua në fund të verës së viti 1449. Rrethina e Peshkopisë është një lloj mejdani i parë ku hapësira të jep

mundësi veprimi. Platforma e rrafshnaltës është e gjërë rreth 10 km, ndërsa largësia nga Greva në Shumat ëshët 13.9 km, ku shtrihen dhe qendra të banuara, të dendura. Kjo hapësirë ka karakter fushor-kodrinor, me thyerje të buta, ku lartësitë ndryshojnë nga 515, në 800 metra.

69

Page 70: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrëzëmali: Peshkopi-Maqellarë, i gjatë 11.8 km, ka gjerësi deri 5 km (pjesa më e ngushtë, nga bregu i Drinit është në Dovalan-Herbet) që krijon mundësi të mëdha për mbrojtje dhe mbyllje të shtegkalimit në sajë të relievit malor në L dhe luginës së thepisur, të Drinit, në P.

Fusha e Bllatë-Maqellarës i ngjan një shesh-pushimi dhe hapësirë për t`u nisur në V (për në Peshkopi) apo në JL (për në drejtim të Zerqan-Bulqizës) Lugina e Selishtes, fillon nga ura e Muhurrit deri në Qafë Murrë. Në krahun V, ajo ka prërsipër Malin e Runjës (2047 m) që zbret në Qafë-Murrë deri 810 m. Në krahun J, lartësitë ngrihen nga lugina e Drinit deri në Majën e Shullanit (1604 m) maja e Kishës (1237 m). Lugina ka formën e një këndi të gjerë, ku Selishta është pika e parë e kthesës. Largësia, duke marrë parasysh rrugën që kalon përgjatë saj, është rreth 30 km. Ura e Muhurrit është vendkalimi kryesor i Drinit të Zi. Prej këtu, në krahun P, vijon rruga në V. Në urën e Lushës që kalon mbi përroin e Çidhnës ngjitet rruga për në Grykë-Nokë e cila të nxjerrë, në Qafë të Lanës, e mandej, për në qëndër të Lurës; ndërsa lugina e Çidhnës të nxjerr në Gurë-Lurë. Pranë Urës së Dodës, në Zall-Reç, zbret lumi i Mollës së Lurës dhe lugina që të nxjer në Krej-Lurë.

Rruga automobilistike nën krahun P, të Drinit të Zi, është dhe prirja kryesore e lëvizjes së teknikës luftarake.

Relievi në krahun L, prej luginës (369 m) krijon ngritje dhe copëzim kodrinor, me kokojka, luginëza, brigje të cilët arrijnë deri në rrëzë të malit në 900 metra. I kësaj natyre ështe relievi deri në Zall-Kalis, ku lugina të nxjer në grykë të Radomirës.

Qendrat e banuara janë të dendura. Në krahun P të lumit, radhiten fshatra më pak të dendur. Ndërkaq, në krahun P të lumit deri në Urën e Dodës shtrihen fshatrat: Fushë-Muhurr, Sinë e Poshtme, Arras, Kodër Leshe, Mustafë, Nezhaj, Zall-Dardhë, Soricë, Kraj-Reç, Bardhaj-Reç, Zall-Reç. Në tërësi, këto fshatra kanë tipin e ndërtesave të shpërndara.

Betaja e Dibrës ka qenë një nga ndeshjet më të spikatura të Luftës së II Botërore në Shqipëri. Në verë të vitit 1944, lëvizja NÇT kishte marrë një hov të ri e të vërtetë,

duke u përhapur në trevat V të shqipërisë dhe në Dibër, në luftë kundër forcave gjermane. Sulmi drejt veriut i Brigadës së I Partizane të udhëhequr nga Mehmet

Shehu, në qershor 1944, çuan në një rang veprimesh të mëdha ushtarake.(shiko: ALBANIA AND KOSOVO

James Pettifer) Nga Peshkopia në Maqellarë, fshatrat ndodhen në të dy anët e rrugës. Relievi

ndërpritet nga lugina e përrenj të shumtë. Grumbulli i fshatrave rrotull Maqellarës shtrihet në zonë fushore të Shupenzës dhe luginës së Zogajt në përmbledhje të fshatrave: Gjuras, Gjorica e Epërme dhe ajo e Poshtme që ndodhen në rrafshin e fushës së Drinit të mbështjella nga gjarpërimi i tij.

Rrugët. Rruga: Burrel-Peshkopi që kalon nga Bulqiza, konsiderohet kombëtare dhe është arterje kryesore. Në urën e Topojanit ajo zbret në fushë të Maqellarës e më tej ndahet në dy drejtime: i pari, për në Peshkopi, ndërsa tjetri në Doganën e Bllatës, për të lidhur Dibrën e Madhe.Nga Peshkopia, në drejtim të P, vijon rruga në Drin, në urën e Muhurrit e përgjat luginës së Selishtës, del në Qafë-Murrë.

Pasi lë Selishtën, rruga ecën në zona malore, pastaj zbret për të kapërcyer lumin tek ura e kohës së Zogut, drejt P të shfaqet një një shkëmb i madh, i veçuar që banorët vendas e quajnë “Qyteti i Skënderbeut” Rruga nga Selishta i afrohet Shkëmbit rreth

200 m. Faqja e Shkumbinit është e thiktë. Në veri ndodhet Mali i Runjës (2047 m). “pozicioni strategjik i shqiptarëve varej nga një trekëndësh kështjellash: Sfetigradi që mbulonte qafat nga Maqedonia në L, Berati që mbulonte grykat nga Greqia dhe Kruja

që ishte Zemra e Koka e qendresës”

Rruga është e shtruar me kalldrëm dhe e përmisuar, kalohet gjatë stinëve veçse në kohë dëbore e ngrice, vështirësia ndodh vijimisht, në Qafë Murrë. Rruga përgjat luginës së Drinit të Zi, lidh qëndrat e banuara të kësaj ane, duke kaluar në urat e

70

Page 71: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lushës në, përroin e Çidhnës, urën e Zall-Dardhës, urën e Dodës që ngjitet në Skavicë për t`u lidhur me fshtrat e Lumës. Rruga Kukës-Peshkopi është 108 km e gjatë. Rruga është e shtruar e përmirësuar, e vështirë për të lëvizur, sidomos në dimër. Rruga kalon përmes fshatit Muhurr (6 km) deri në Zall Dardhë (janë 43 km). Këtu, degëzohet rruga për në parkun Kombëtar të Lurës. Në bregun verior ku bashkohen lumenjtë, shfaqet fshati Kalis. Lugina ngushtohet, pastaj ngjitesh në Skavicë. Rruga dredhon rrëzë maleve në L të Drinit të Zi për të dalë në Kolesjan e mandej në Kukës. Kjo rrugë është me bazament natyror dhe e shtruar me çakëll po me disa vende e kalueshme me vështirësi. Rruga që lidh fshatrat deri në Komunën e Sllovës, ndonëse e përmisuar, nuk kalohet gjatë gjithë vitit. Në urën e Lushës, në drejtim të Lurës ngjitet rruga me bazament natyror dhe e përmisuar e cila në disa vende kalohet me veshtirësi.

Ujorët. Drini i Zi ndodhet në qëndër të luginës, me drejtim rrjedhjeje JV. Drini kja gjerësi të ndryshme, çka varet nga natyra e brigjeve. Kur ato janë të ngushta, gjerësia mesatare është rreth 18 km, ndërsa në rrafshinën fushore me brigje larg njëri-tjetrit kjo gjerësi arrin deri në 40 metër si: në Kishavec, Fushë-Çidhnë. Në disa segmente brigjet janë të thikta dhe të lartë mbi 10 metra, ndërkohë në fushë ato janë: 4-6 metra.

Drini i Zi, ka urat e njohura mbi të, që janë të rëndësisë së veçantë si Ura e Topojanit, Ura e Muhurrit, Ura e Lushës, Ura e Dodës. Në verë lumi mund të kalohet nga trupat, ndërsa në dimër kërkohen mjete lehtësuese xhenjere. Përrenj të shumtë rrjedhin nga lartësitë që copëtojnë e ndërpresin relievin duke krijuar vështirësi në lëvizje.

Bimësia është e ndryshme. Në lartësitë deri 850 m, në luginë ka bimësi të kultivuar. Kopshtijet më mollë zotërojnë në rethinat e Peshkopisë. Pjesa pranë përrenjve ka shkurre të rralla, po edhe të dendura. Mbi lartësitë 900 metra dallohen shkurre të dendura, po edhe pyje si në: Dejën e Lurës, Grykë-Nokë, Kraj-Reç me dushqe, shkurre, ahishte e halorë.

Klima është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë. Në lartësitë e Radomirës, Bushtricë ajo është më e ftohtë. Po kështu, në Lurë, Qafë-Murrë, në dimër rrugët zihen nga dëbora dhe ngricat çka duhet të merret pareasysh në lëvizje të teknikës.

Peshkopia: Kryeqëndër e rrethit të Dibrës. Shtrihet në krahun e djathtë të luginë së Drinit të Zi në anën P të malit të Deshatit në lartësinë 620 metra mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe prej 1.35 km². Rrugët e brendshme janë të asfaltuara. Qyteti ndahet në dy pjesë nga bulevardi kryesor që fillon në hyrje të tij dhe mbaron në dalje të pjesës V. Në pjesën jugore të qytetit është ndërtuar gjysmë unaza e qytetit. Në pjesën VL të qytetit shtrihen dhixhat e qytetit që frekuentohen nga banorët vendas dhe të ardhur. Qyteti ka ujë të bollshëm dhe e merr nga fshati Radombkë. Qyteti vrojtohet më mirë nga lagja Dobrovë 1 km para se të hysh në qytet si dhe mbi spitalin e qytetit në pjesën VL të tij.Linja e tensionit të lartë vjen nga Bulqiza. Në dalje të qytetit ndodhen en de ndërtesat e ishdivizioni i këmbsorisë së Dibrës.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Skrapar

85699 43344 42355 14017 7005 71682 35350

Dëndësia e popullsisë

71

Page 72: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Dibër 85699 1088 km² 78.7 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Dibër 85699 29954 50930 4815

IV.Q.1. LUGINA E BULQIZËSLugina e Bulqizës është reliev befasues mbasi të josh të lëvizësh me synim,

luginën në P, prej qafës së Çerenecit. Kjo duket e natyrshme, ndërkaq, në 25 km në thellësi të maleve, gropa e Bulqizës të shfaqet si një çark i vërtetë. Historia e betejave të Gjergj Kastriotit, këtu ka një kulm , ajo është beteja e Vajkalit. Futja, bën këtë luginë-çark, për çdo ushtri duke sjell dështim të vërtetë, vetëm në sajë të relievit që të sjell epërsi kur e zotëron.

Qafa e Buallit (842 m) është një prag shikimi për në luginën e Planit të Bardhë dhe Malit të Dhogzit. Fusha e Bulqizës, rreth 100 metra me e ulët është e futur në strehë të maleve. Në V, prej qafës së Buallit, kreshti vijon në majën e Lepurit (1541m) deri në majën e Kreshtës (2100 m) dhe platformën e lartë me forma akullnajore të malit të Balgjajt dhe liqeneve me të njëjtin emër. Qafa e Helmit (1650 m) që në të dy krahët sheh Fushë-Bulqizën dhe Selishtën, vijon me majën e Arithit (1988 m) e prej këndej nën një kënd të ngushtë, zbret shpatit të malit deri në Qafë të Çerenecit (560 m). Në J, mbi Bulqizë, ngrihet mali i Dhogzit (2018 m) kreu i Batrës, si një rrafshnaltë e vogël, me livadhe, gropore e liqene ( Liqeni i Zi, Liqeni i Bardhë, liqeni ii Valikardhës) me lartësi 1700 m, e më tej në drejtim të L, deri në lumin e Okshtunit.

Lugina e Bulqizës deri në Valikardhë ëshët në tërësi, në formën e grykës së ngushtë. Në Fushë-Bulqizë ajo zgjerohet deri në gropën e Bulqizës. Ndër luginat anësore, në J dallohet ajo e Kozjakut, e Zerqanit dhe e Okshtunit, ndërsa në V, ajo e Fushë-Bulqizës që zbret nag mali i Bardhë (maja e Arithit).

Qendrat e banuara shtrihen përgjat luginës, në të dy krahët e Zallit të Bulqizës ku në J radhiten: Strikçan, Sopot, Zerqan, Valikardh ndërsa në V: Sofraçan, Krajkë, Peladhi, Fushë-Bulqizë, Dushaj, Bulqizë, Dragua-Bulqizë, Valkal-Bulqizë dhe Bulqizë.

Bulqiza është qytet i ri, qëndër e rrethit. Ndodhet në fushëgropën e Bulqizës, rrëzë malit të Dhogzit. Qytet minatorësh. Mali mbi të dhe nëntoka e tij përshkohet nga një shumësi galerish të nëndheshme të nxjerrjes së Kromit.

Në këtë fushëgropë sipas gjasash, mëtojnë se është zhvilluar një nga betejat më të sukseshme të Skëndërbeut ajo e Vajkalit. Vend i përshtatshëm, si relievi ςka mundësoi rrethimin e ushtrisë osmane dhe asgjësimin e saj.

Në ditët e sotme qyteti i vogël ëshët i mbledhur, ndërtuar me apartamente të rinj, përgjatë një rrugë në mesin e tij. Qyteti ka një pozicion mbrojtës në sajë të relevit rrethues anësor shumë të përshttshëm. Këtu vijon rruga që të lidh me Peshkopinë, përgjatë luginës, ndërsa qafa e Buallit hap dritaren e komunikimit me Burrelin dhe minierën e Batrës. Rruga më tej të çon në Martanesh.

Qafë Bualli dhe në përgjithsi Bulqiza gjatë dimrit kanë klimë të ftohtë dhe rrugët bllokohen cka vështirëson lëvizjen.

72

Page 73: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Bulqizë

42968221349 21619 9987 5097 32981 16522

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Bulqizë

42968 939km² 136.1 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Bulqizë

42968 15113 25462 2393

Rrugët: Rruga: Qafë-Bualli-Bulqizë-Shupenzë e më tej, ka karakter kombëtar. I vetmi problem është Qafë-Bualli që bllokohet në stinën e dimrit prej dëborës dhe ngricave të cilat në këtë qafë, janë tipike. Prej këtu, rruga e shfrytëzimit të minierës së kromit, të nxjer në majën të Dhogzit që zotëron Bulqizën. Po kështu, kjo rrugë me profil të rregullt, lidh Krastën: 17 km larg nga Qafë-Bualli duke vijuar më tej në minierën e Theknës e Martanesh. Rruga që kalon përgjat kreshtit malor, nga liqeni i Sopës e miniera e Theknës të nxjer në Zerqan dhe ka në përgjithësi karakter ushtarak me kalueshmëri stinore dhe e maskuar. Fushë-Bulqiza lidhet me Selishtën me një rrugë me bazament natyror, të përmisuar.

Ujorët, kanë qëndër të tyre lumin e Zallit të Bulqizës, që mbledh përrenj të shumtë të cilët zbresin nga faqet e maleve. Ky lum nuk përbën ndonjë pëngesë për kalueshmëri.

Bimësia, në të dy krahët e luginës është shkurre e dendur dhe pyje të cilët zotërojnë faqen J të luginës: në Dhogz, pylli i Gropës, lugina e Kozjakut.

Klima, është e ftohtë jo vetëm nga lartësitë, por si rrjedhojë e erërave që fryjnë në luginë. Nga lugina e Drinit të Zi, depërton murlani që nga Qafa e Buallit fryn edhe nën drejtim të Matit. Në Qafë-Buall, ka erë gjithë vjetore po në dimër ajo bëhet e acartë, për kolonat që kalojnë. Temperaturat mesatare vjetore arrijnë në 10 ºC ( korriku 19 ºC, janari 0.6 ºC). Temperatura skajore më e ulët është deri -8 ºC.Vlerësimi gjeoushtarak i luginës së Bulqizës pëcjell vëmendje :

-Qafën e Buallit si shteg kalimi, për ruajtje, siguri-Krasta dhe Batra në thellësi të cilat mundësojnë mbështetjen dhe rezervën-Labirinthet e galerive të shumta të minierës, puseve vertikalë të cilat duhet

të ruhen.

73

Page 74: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-Zotërimi i malit të Dhogzit dhe vendfushimeve në hapësirat ndërliqenore dhe pyjet e Ternovës të cilat janë vende të përshtatshme për desantim ajror.

-Ngushtimi i Grykës, pranë shpellës së Zezë në Fushë-Bulqizë si çarku qendror i luginës

- Çereneci si porta hyrëse, e kësaj kështjelle natyrore luginore.

IV.Q.2. MARTANESHIMartaneshi është trevë midis Matit, Dibrës, Tiranës, Elbasanit dhe Librazhdit.

Ky pozicionim gjeografik midis këtyre rretheve, shfaq largësinë e thellësinë e tij, gati në qëndër të hapësirës PL të Shqiparisë që përkon edhe me një rrafshnaltë midis maleve me reliev të copëtuar, në lartësi mesatare prej 1350 m, mbi nivelin e detit. Në vështrimin zhvillimor, turistik ai paraqet një hapësirë jetësore lëvizjeje, të traditave, pushimit dhe frekuentimit me pejzazhet, freskinë veçoritë mbresëlënëse të relievit, në të gjitha stinët, ndërsa në spektrin ushtarak ai shpërfaq, një park të vërtetë të grumbullimit ushtarak, trajnimit, krijimit të rezervës, furnizimit, përgatitjes së operacioneve. Në të njëjtën kohë, ai vlerësohet po kaq i rëndësishëm nga kundërshtari, mbasi është i përshtatshëm për desantim ajror, në situata të veçanta, duke përbërë rrezik për veprime të mëtejshme, në drejtim të grykës së Matit, Tiranës dhe Elbasanit.

Mali me Gropa, nuk bën pjesë në Martanesh, por ky mozaik karstik, i bardhë, guror, me gropore, i zhveshur, me livadhe është si një poligon i madh ushtarak me sipërfaqe rreth 50 km2, me lartësi mesatare: 1650 m. Në majën e Kusit të Vogël, në V (1739 m), vëzhgon Gurin e Bardhë dhe luginën e Matit, ndërsa maja e Miçekut (1827 m), zotëron drejtimin e luginës së Shëngjergjit. Shpatet P, të Malit me Gropa, janë më të thepisura. Poshtë tyre është, një kamp dimëror ushtarak në të cilin përgjithsisht kryhen trajnime dimërore. Në një ngjitje të malit, në shkurt 1981, në këtë shpat, duke mos njohur veçoritë dimërore, dukuritë e dëborës, të dimrit dhe orteqeve humbën jetën 11 studentë ushtarakë, që sëbashku me tragjedinë, përcillet deri sot, përvoja e hidhur se si të ndëshkon dukuria e natyrës, kur nuk je në gjendje të vlerësosh atë. Sofra sipërore e malit është e ekspozuar ndaj goditjeve ajrore dhe e zhveshur. Në L, mali thyhet nga lugina e përroit të Sheut, e cila të hap një strehë të përshtatshme dhe të ruajtur nga të dy anët ku ndodhen, livadhet e Linosit dhe stanet e dikurshme të tij, prej së cilës rruga automobilistike e shtruar dhe me bazament të forte, lidh Gurin e Bardhë dhe Burrelin. I ngjashëm, me Malin me Gropa është masivi lindor, midis staneve të Linosit dhe luginës së Valit. Lartësitë mesatare këtu janë rreth 1650 metra, po të njëjtën strukturë, me hinka e gropa karstike, por në përgjithësi të veshura me pyje e shkurre të dendura të përshtatshme për maskim. Përshkohet nga rrugë këmbësore. Përmidis, ka sheshe e livadhe. Lugina e Valit të nxjer në Bizë nëpërmjet një rruge të përmirësuar që mund të shfrytëzohet nga ana ushtarake. Në krahun L, ndodhen majat e Shullanit të Madh (1461m), e Shën Noit të Madh (1846 m). Fushë-lugina e Bizës është një qëndër natyrore dhe e relievit të Martaneshit, në një lartësi 1250 m, në rrëzë të maleve e cila i përngjan një hapësire pushimi të krijuar enkas për marrshime të kolonave ushtarake. Biza, lidhet me rrugë, në të gjithë drejtimet, në L, për në Qafë-Mollë, në Gurë të Bardhë, Në Val, në Minierën e Theknës e Krastë, në Fushë Studin dhe përmidis lartësive, pyjeve dhe relievit rrafshnaltor, një rrugë ushtarake zbret në Zerqan.

Biza ëshët një gropore e mbrojtur ku shtegdalja L, është Qafa e Kufirit dhe Qafa e Himës, në L të Shën Noit të Vogël. Mali i Kaptinës, me krye të zbuluar qëndron në L të Martanëshit, me madhështi. Lugina e Matit fillon prej Martaneshit dhe lartësive të tij. Në drejtimin VP lugina zgjerohet dhe mban në gji të saj fshatrat: Lenë, Peshk, Gjon, Krastë e Stavec në lartësinë afërsisht 600 metra mbi nivelin e detit.

Rrugët përshkojnë Martaneshin edhe pse ajo ëshë zonë malore. Ndër to, rruga që vjen nga Tirana, lidh Qafë-Mollën me kampin ushtarak të Fekenit. Pastaj përshkon nga V, Malin me Gropa dhe në rrëzë trë majës së Miçekut të Shëngjergjit, krijon degëzim për në Gur të Bardhë dhe Burrel. Kjo rrugë lidh Bizën me Krastën dhe Fushë-Studin, e prej këndej, në Qafën e Rinasit, zbret në Elbasan. Rrugët janë të kalueshme me vështirësi, vetëm në dimra me reshje të shumta me dëborë e ngrica.

74

Page 75: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Zotërojnë pyje ahishtesh dhe halorësh, shkurrnaja të përshtatshme për maskim. Pyjet masive gjenden, rrotull Bizës në Kaptinë, përgjatë rrugës që të çon në Theknë, apo drejt liqeneve.

Klima është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë.Martaneshi është një hapësirë malore me vlera ushtaraka sipërore, të vlerësueshëm në të gjithë kohët. Aty ndodhet dhe një nga poligonët më të mëdhenj të sotëm, të FA.

Objektet e rëndësishme të Martaneshit dhe rrethinës:-Rrugëhyrja në grupdepot e Qafë-Mollës-Fillësa e ujësjellësit të madh të Selitës në rrëzë të Miçekut-Kampi ushtarak i Fekenit-Shteghyrja P, në Bizë-Qafa e Himës për të hyrë në Bizë.

IV.Q.3. GOLLOBORDAGolloborda, përfshin një gjeohëpësirë malore, që përputhet me luginën e lumit

Okshtun. Hyrja e luginës është në Çerenec, por kufiri L i saj përkon me Drinin e Zi dhe kufirin shtetëror me FYROM. Fundi i trevës është harku malor J, i saj në një kresht që fillon nga liqeni i Sopës (pranë majës Gjeprat: 1773 m) mbi minierën e Theknës e më tej, drejt J shfaqet, Kaptina madhështore e Martaneshit (1851m) dhe qafa e Polemit (1460 m) që shikon në J, Kostenjën e Çermenikës. Qafa e Prevallit (1256 m) vijon në majën e Goricës (1672 m) dhe zbret në Fushë-Studio. Kufizimi L i Gollobordës është kufiri shtetëror me FYROM që nis nga Maja e Raduçit (2081m) e zbret përgjatë kurrizit malor, në majën e Veterikut (1441m), Trebisht-Çelebi, Vërnicë, Lladomericë, Tërbaç, Viçisht. Relievi fillon me lartësitë malore në J, të cilat priren në V, në drejtim të luginës së Bulqizës dhe Drinit të Zi. Kufiri V dhe P, përkon me Martaneshin e Çermenikën, si treva të thella, ku vendi dhe relievI është i përshtatashëm, për hapësira të lira veprimi, në mbështetje dhe lëvizje të maskuar të trupave dhe teknikës. Ndërkaq në L, kufiri shtetëror përgjat kurrizit malor ka një reliev që nuk ofron mundësi për një kalueshmëri të lehtë. Ndërkaq, nga Trebishti, afrohet rruga ushtarake, nga shteti fqinj. Një rrugë e tillë është dhe ajo që kalon në anën J të Drinit dhe digës së liqenit të Dibrës së Madhe. Porta hyrëse në Gollobordë është Çereneci, me luginën e Okshtunit dhe rruga që të çon në Steblevë, Fushë-Studio dhe Librazhd. Drejtimi për në luginën e Okshtunit është e përshtatshme për mbrojtje.

Qendrat e banuara, shtrihen në luginë dhe përgjat rrugës automobilistike, ku më të rëndësishëm janë: Ostreni i Madh dhe i Vogël , Klenja e Stebleva dhe Trebishti në kufi. Në luginë ndodhen fshatrat: Lubaleshi, Lejçan. Tërnovë, Okshtuni i Madh dhe i Vogël, Prodan e Borovë. Rrugët. Rruga kryesore automobilistike me bazament natyror dhe e shtuar është ajo që lidh Peshkopinë me Librazhdin e cila lidh: Çerenec, Lubalesh, Radovesh, Ostreni i Madh dhe i Vogël, Klenjë e Steblevë. Rruga që kalon nga miniera e Theknës degëzohet me kalime stinore nën hapësira pyjore që shkon deri në Kaptinë, me karakter ushtarak të shfrytëzueshëm. Rruga nga Biza është një hark që lidh qafën e Polemit mbi Kostenjë dhe Qafën e Prevallit, për të nxjer, në Fushë Studio e Zabzun. Kjo rrugë ka karakter të përmisuar me bazament të fortë, e përdorshme nga ana ushtarake, por në dimra me dëborë e ngrica, ajo bëhet e pakalueshme. Rrugët që lidhin fshatrat e Gollobordës kanë karakter stinor.

Ujorët Ndër ujorët dallon lumi i Okshtunit që fillon nga Qafa e Prevallit e zbret në zallin e Bulqizës. Përrenjtë janë të shumtë dhe me pak ujë.

Bimësia në luginë është shumë e rrallë dhe herë herë e dendur, ndërsa në lartësitë e Okshtunit, Prodanit dhe Kaptinës ka pyje ahishtesh e halorësh.

Klima ëshët e fortë në dimër dhe e freskët nën verë. Në Fushë-Studio është një pikë e ftohtë si dhe ajo e Qafë-Buallit, ku në dimër bie dëborë dhe ka erë, e ngrica që vështirësojnë lëvizjen. Temperaturat mesatare janë reth 7ºC (në korrik 16-17 ºC, në janar: 1-2 ºC).

75

Page 76: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Banorët të Gollobordës flasin dy gjuhë : shqip dhe një trajtë të veçantë të maqedonishtes, por si etni i përkasin asaj shqipe . Janë profesionistë tradicionalë, ndërtimtare të klasit të parë, të përmendur në Shqipëri e gjetkë.

IV.R.LUGINA E MATITMati dhe lugina e tij është një “oaz shpirtëror” në thellësi të vendit, rrethuar

nga vargmale të lartë, i ruajtur nga natyra, me dëshmi të shumta historike, sidomos gjatë epokës skënderbejane. Në Gur të Bardhë, kish vëndvrojtimin e tij Gjon Kastrioti i ati i Gjergjit të Madh. “Mat” rrjedh nga fjala ilirishte “E mathja” - lum që zbret nga mali i Kaptinës dhe masivi i Martaneshit duke krijuar luginën që zgjerohet nga Burreli në Ulzë. Lartësia e syprinës ujore të Ulzës është 124 m. Lugina e Matit, në Ulzë, futet në çarinën e maleve, në grykën ë Shkopetit. Në Baz, Rreth-Baz e Urakë gjerësia e luginës është rreth 9 km, në Karicë e Brugajet, 10 km. Burreli, ndodhet në një lartësi prej 332 m, në një reliev pothuajse të rrafshtë, por lugina fillon të ngushtohet, ndërkaq zgjerohet më tej në Suç, rreth 2 km dhe sërish ngushtohet në Zall e Shulbatër. Në Klos gryka vijon të ngushtohet edhe më tepër.Luginat e Gropës së Matit janë: lugina e Lurthit që zbret nga Kodra e Marthit dhe ajo e Mllezës (519 m), lugina e prroit të Tarit që zbret nga Perlati e Sheba , lugina e thellë e kanionike e Urakës që vjen nga malet e Lurës, lugina e Rremull-Derjan-Shlliut që rrjedh nga Macukulli dhe Qafë-Murra, luginat e Burgajatit, e Lucës dhe e prroit të Zallit që zbret nga Lisi; lugina e Gjerës , lugina e Cërujës.

Krahu JP i Matit ka luginat: Lunresë, e Zallit të Karmës që zbret nga mali i Skënderbeut, e zallit të Germanit që e ka fillesën nga maja e Liqenit (1723 m); e Batrës (e Zallit të Shtamës), e Gurrës së Madhe.

Në të dy krahët, lumi Mat ka lartësi kodrinore që nuk shkojnë më shumë se 350 m. Rrotull Burrelit ka një rrethinë kodrinash ku dallohen: ajo e Kodrës (301m), e Ndreajt (333 m), kodra e Bungës (pranë Batrës, 343 m) dhe përballë, në VL të qytetit, kodra e Kalberoshit (302 m), e Zenishtit (285 m), e Mallunzës (338 m). Ky rreth kodrinor fillon e rritet në lartësitë që ngrihen në të dy anët; malet e Skënderbeut qarkojnë P, larg nga lugina 15 km; ndërsa në L ngrihen malet e Lurës dhe mali i Dejës, përpara të cilit ndodhet ballkoni i Macukullit (rreth 1100 m). Gropa e Matit, ka një reliev të ndryshëm, por deri në lartësitë 350 m, ajo shpërfaq një hapësirë kodrinore heraherës të rrafshët. Vetë Burreli është një platformë gati e rrafshët, mbi brigjet e Matit në lartësitë 330 m. Ky reliev duket se mbyllet në Ulzë, ku lugu ngushtohet, e po këtu është ngritur diga e hidrocentralit. Kushtëzimi i relievit ka bërë që gropa e Matit të ketë qenë gjithnjë e vështirë për t’u futur. Fakti që Gjon Kastrioti zgjodhi Gurin e Bardhë, vendvëzhgimin e principatës së tij si fillim, kishte brenda saj edhe këtë siguri qëndrese. Megjithatë, kjo luginë ishte kalim edhe në kohët e lashta të rrugës: Zgërdhesh-Qafë Shtamë-Stellush për lidhje më tej në Kosovë e Dibër. Prandaj lëvizja e ekspeditave ushtarake lindore kanë patur dy drejtime të Martaneshit dhe tjetrën Mat-Qaf-Shtamë-Krujë. Kjo ishte dhe arterja kryesore lëvizëse e Gjergj Kastriotit.

Qendrat e banuara janë të përqëndruara kyesisht në luginë, në të dy krahët e Matit. Në JP të tij, prej Ulzës, vijon në fshatrat Kokërdhok, Bushkash, Stojan, Blat, Baz, Karicë, Shullani i Vilës, Rreth-Baz, Dritë, Kodër-Çere, Qyteti i Burrelit, German, Batër, Frankth, Dervishaj, Dom, Rripë, Shulbatër, Fullqet, Bel.Gurra e Vogël, Gurra e Madhe dhe Unjatë ndodhen mbi lartësitë 600 metra, ku mali Leze ngrihet në lartësinë 1050 m, poshtë majës së Lamarës (1429 m). Fshatra të tjerë skajorë janë: Selita e Përcalli, në luginën e Zallit të Shtamës. Në luginën e Tejlumajt që zbret nga maja e Smurthit (1242 m) dhe ajo e Llapushit (1558 m) ndodhen fshatrat: Dars, Tejlumaj, Xibër-Hanë, Dishaj, Kurt, në lartësitë mbi 1100 m. Në luginën e Xibër-Murrizës, ndodhet fshati me të njejtin emër, si dhe Maricë, në pjesën fundore mbi lartesinë 1100 m, pranë Qafës së Murrizës që lidhet me Zall Bastar e Zall Dajt.Guri i Bardhë, në lartësinë 970 metra vëzhgon luginën dhe qëndron në shpatull të Martaneshit, përgjatë luginës së Zallit të Dishës. Mbi Dars që rri përkrah Gurit të

76

Page 77: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Bardhë, në lartësinë 1091 m, ndodhen rrënojat e kalasë së Skënderbeut e cila ka në L të saj kalanë e Petrelës së Gurit të Bardhë, në lartësinë 836 m.

Në krahun VL të Matit, vijojnë fshtrat: Urakë, Rukaj, Kukaj (pranë liqenit) Rremull, Likaj, Hoxhaj, Burgajat, Zenisht, Shoshajt, Mallunxë, Kolaj, Suç, Hurdhë, Kujtim, Zall, Bërshin, Pleshë. Në luginë, në takim të Matit në prroin e Darsit dhe atë të Planit të Bardhë, ndodhet qyteti i Klosit.

Në luginën e lumit të Urakës ndodhen: Lufaj i Sipërm, Lufaj i Poshtëm dhe në degën që rrjedh nga Pllaja e Mbasdejës janë Zalli i Gjoçes (si fshati skajor i Matit), Gjoçaj, Dukagjin. Mbi lartësitë 500 m në L, shtrihen fshatrat: Val (qafa e Shën Kollit qe vëzhgon mbi Dukagjin), Urzall, Shetën e Shlli. Macukulli ky ballkon i parë i Dejës është krahu L, vëzhgimor dhe i papushtueshëm i Matit në lartësitë 1100 m.Në rrëzë të maleve të Ballgjajt, janë fshatrat: Kurdari, Patin, Cërujë.

Burreli është kryeqendër e rrethit të Matit. Shtrihet në krah të rrjedhës së lumit Mat, midis Zallit të Batrës dhe atij të Germanit. Rruga e dikurshme që fillonte nga Dyrrahu, Zgërdheshi (Albanopolis), Qafë-Shtamë-Stellush kalonte nëpër Burrel. Në ditët e sotme Burreli në pozicionimin e tij luginor merr rëndësi komunikimi rrugor, në të gjitha drejtimet. Kështu, prej këndej rruga kombëtare lidhet me Milotin duke kaluar dy hidrocentrale të Matit. Në drejtimin P një rrugë me profil të rregullt dhe që kalohet në çdo stinë e lidh Burrelin me Qafë-Shtamën dhe mandej me Krujën. Vijimi i rrugës, pas kalimit në Urën e Matit në V të qytetit, jo më larg se 1 km, të çon në Burgajet, Lis, Qafë Murrë, Peshkopi. Ndërkaq përgjatë luginës së Matit, rruga kombëtare e lidh atë me Qafë-Buallin e Bulqizën. Një rrugë tjetër që nuk ka vetëm karakter ushtarak është ajo që lidh Burrelin me Martaneshin.

Qyteti ndodhet në një reliev të rrafshët, mbi brigjet e lumit Mat. Ai është i tërë, i ekspozuar dhe i hapur. Prej aty mund të vrojtosh nga të gjitha drejtimet. Ka një rrugë kryesore dhe një shesh qëndror ku janë mbështetur pesëkatëshe, prej tarracave të së cilit, mund të vrojtosh lirshëm. Prej pjesës VL ë tij, zotërohet hapësira me luginën e Matit. Aty ndodhen kazermat ushtarake. Nëpër qytet mund të lëvizë lishëm teknika luftarake.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Mat 61187 30475 30712 13948 7137 47239 23575

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Mat 61187 1029 km² 59.5 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

77

Page 78: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Mat 61187 19977 37054 4156

Rrugët. Mati ka lidhje rrugore në të gjitha drejtimet. Por cilësia e tyre është e ndryshme. Rruga kombëtare interqytetore: Ura e Zogut (Matit)- Rubik-Ulzë-Burrel-Klos-Qafë-Buall është e asfaltuar e dykalimshme, e shfrytëzueshme gjatë gjithë vitit. Në qafë Buall është nyje e njohur e të ftohtit dhe ngricave që e bëjnë rrugën më kalueshmëri të vështirë, në dimër.Rruga Krujë-Qafë-Shtamë-Burrel është e profiluar e përmirësuar, jo vetëm e volitshme nga ana ushtarake por edhe për lidhjen e Krujës me Matin, në një nga pikat komunikuese jetësore si Qafa e Shtamës. Rruga është e shtruar me çakëll.Rruga Burrel-Qafë-Murrë, është shtruar, e profiluar e pa asfaltuar, e kalueshme por vetëm me vështirësi gjatë dimrit.Rruga Klos-Guri i Bardhë-Miçeku i Shëngjergjit-Qafë-Mollë ka rëndësi të veçantë ushtarake jo vetëm se lidh krahinat e Matit dhe Martaneshit, por përbën vlerë lëvizjeje në situata luftrake. Kalimi i saj bëhet përgjatë luginave të mbrojtura prej Gurit të Bardhë, në stanet e Kuqit, Stanet e Linosit. Ajo është e shtruar dhe e profiluar. Rruga Suç-Kurdari është e përmirësuar dhe kalohet vetëm gjatë stinëvë te thata. Në Burgajet, degëzohet një rrugë e përmirësuar që të çon në Derjan. Rruga nga Vinjolli në Macukull është më bazament të fortë. Komunikimi me Mirditën bëhet nëpërmjet një rruge qe lidh Rrëshenin, Tarazh, Prosek, Urakë e Kukaj deri në Burrel. Kjo rrugë është e kalueshme nga teknika luftarake, veçse me vështirësi në stinë reshjesh.

Ujorët. Mati ka një ujëmbledhje që nga mali i Dhogzit, Martanesh, vargu malor i Qafë-Shtamës, të maleve të Skenderbeut. Në krahun VL ai mbledh ujrat që nga kunora e Lurës dhe mali i Dejës. Gjerësitë e syprina ujore e lumit ndryshojnë. Nga Burreli në Ulzë ai ka një gjerësi 8-10 m dhe thellësi mesatare prej 0.45 m. Ndërkohë përgjatë rrjedhës së sipërme ai ngushtohet deri 4.5 m, me brigje hera herës greminore, me lartësi mbi 10 m. Përrenjtë janë përgjithësisht malore dhe gjatë dimrit janë të rrëmbyeshëm e të pakalueshëm. Të tillë janë lumi (përroi) i Urakës, i Kurvajt që zbret nga Shlliu, i Lucës që zbret nga mali i Balgjajt, i Zallit të Hotës (Zalli i Karmës) që vjen nga mali i Skënderbeut, Zalli i Germanit që rrjedh, nga maja e liqenit, përroi i Batrës, ai i Gurrës, i Xibër Murrizit etj.Liqeni i Ulzës është krijuar nga diga e ndërtuar te porta luginore e Matit, me lartësi 60 m e gjerësi 260 m. Ky liqen ka një sipërfaqe rreth 13 km2. Në vështrimin ushtarak diga është objekt i rëndësisë të veçantë, shpërthimi i së cilës mund të derdhë në Shkopet 240 milion m3 uje, që është katastrofal për hapësirën fushore në P. Kjo digë, ka një pozicion mbrojtës në tre drejtimet, P, V, J- por ajo është e zbuluar në krahun L. Dy kodrat: lartësia 225 m në V dhe ajo 257 m në J, vëzhgojnë e ruajnë, trupin digës.

Bimësia, në luginë përbëhet nga shkurre të rralla e të dendura me lartësi 3.5-4 m, por edhe pyje (Bushkash, Stojan e Baz). Kurse në drejtim te maleve te Skënderbeut, Qafë-Shtamës të Hithit e Palmoit, janë hapësira pyjesh të larta (ah e pishë) dhe shkurre të dendura. Pyje të tillë ka dhe në luginën e lumit të Urakës, të Zall të Gjoçajt, në faqet J të Dejës, si dhe masivi i pyjeve te Balgjajt.

Lugina e Matit konsiderohet gjeohapsirë operacionale e karakterit mbrojtës, me kushte shumë të përshtatshme. Në situatë luftarake, komunikimet me zona të tjera e bëjnë atë një hapsirë ruajtje dhe furnizimi me burime njerëzore të mbështetjes logjistike.Tri portat e mëdha të relievit të Matit:

- Qafë-Shtama është porta J që komunikon me Krujën e Tiranën. Që të mbërrish aty, në lartesinë 1230 m, të duhet të përshkosh një largësi luginore dhe shpat deri në Burrel rreth 20 km, tërësisht, si rrugë malore. Qafë-Shtama u ka dhënë

78

Page 79: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

frymë shqiptarëve në qëndresën e tyre. Ka një pozicion bukurishë të rralla, të relievit, pyjeve me pisha, ujrave që gurrojnë nga gjiri i majës së Liqenit si dhe lidhjes me rrugë, me Krujën, shfrytëzimet pyjore, dhe Burrelin. Largësia deri në Krujë është 23 km.

- Qafë Murra është porta L në lartësinë 1040 m që lidh Peshkopinë, Pllajën e Mbasdejës, kantjeret e Balgjajt e pyjet rrotull.

- Qafë Bualli, hyrja historike e Matit nga L, në lartësinë 842 m, nyje kontrolluese e vetme e levizjes: Dibër – Mat dhe Dibër – Martanesh ku kalon rruga kombëtare interqytetore që lidh Peshkopinë, e më tej. Qafë Bualli me vështrim të kalueshmërisë është pikë e vëmendjes së vëzhgimit dhe krijimit të kushteve të zhbllokimit kur bien dëborëra të mëdha dhe me ngrica, pasi këtu ka një qendër të të ftohtit, si rrallë ndonjë vend tjetër në Shqipëri.

- Kodra e Fangut, mbi Perlat 310 m që komunikon më tej me Prosekun e Mirditës, e cila bart rëndësi të veçanta në situata luftarake.

- Diga e Ulzës dhe ura e saj përcjell lëvizjen drejt Grykës së Shkopetit dhe ka karakter të veçantë për njohjen dhe ruajtjen e saj.

Objekte artificiale me rëndësi ushtarake janë:- Qyteti i Burrelit- Ura e Shoshajt në Burrel- Uzina e Ferrokromit- Ujësjellësi i qytetit që vjen nga Gurra e Madhe- Diga e Ulzës.- Depot ushtarake te Qafë Shtamës në P të majës të Stragjit (1044 m)- Vijat e tensionit të lartë Burrel-Klos-Bulqizë; Burrel-Uznë e Ferrokromit-Prosek-

Rrëshen; Burrel-Ulzë; Ulzë-Shkopet

IV.R.1. LURA DHE RRETHINATLura është trevë e thellë, mjedis i bukurisë dhe shenjtërisë shqiptare. Lugina,

shpate malesh, pyje, livadhe, burime dhe liqene akullnajore, krijojnë një mozaik mbresëlënës të viseve malore luriane. Në vështrimin ushatrak, si vis i thellë, pjesë rrafshnalte, është i përshtatshëm, për tërheqje të forcave me raste të veçantë, ruajtje të rezervave, përgatitje për operacione. Por, relievi krijon mundësi për desantim, çka sjell nevojën e njohjes së vendeve të rrethinës, lartësive, shtigjeve dhe rrugëve. Ka tre mundësi ngjitjeje për në masivin e Lurës:

a-Lugina e Kurbneshit, gryka e Urakës, që del në Qafë të Merkurthit, vijon në Lurë të Vjetër, Fushë Lurë.

b- Qafa e Cakut, që përkon me shtegun midis majës së Bakullinës (1762 m) dhe majën e Ruveshit (1744 m) dhe rrugën automobilistike që vjen nga Peshkopia.

c- Pllaja e Mbasdejës, si vijim i Lurës komunikon me një rrugë që vjen nga Qafë-Lura.

Masivi Lurian përfshihet: në V, nga luginat që vijnë nga Kurbneshi dhe Arrë-Molla, me lartësitë e malit të Shënjtit (1514 m), maja e Gurit të Kuq (1512 m). Në L, ngrihen lartësi malore në radhua kreshtash mbi Arrë-Mollë (1549 m) maja e Larit (1688 m) maja e Bakullinës (1762 m) dhe në rënie, në Qafën e Cakut (1383 m). Më tej në J, vijon Vargu e Lurës (1991 m) që ndërpritet në Grykën e Gurrë Lurës, ku maja e Kalasë së i Skendërbeut, është kullë roje. Ndërkaq në P, në drejtim JV, është kreshti i Kunorës së Lurës (maja e Fangut të Kaçores 1499 m, maja e Kunorës së Lurës 2119 m, shkalla e Deshëve, maja e Rungajës mbi Zall Gjoçaj). Lura nga të gjitha drejtimet është e mbrojtur.Platforma e liqeneve ndodhet në lartësinë 1600 metra,.

Qendrat e banuara janë si gjymtyrë emërtimesh të Lurës si:-Krej Lura, në luginën e Mollës së Lurës-Pregj-Lura, në luginën e Mollës së Lurës-Lura e Vjetër,përbën qëndrën-Fushë Lura, është fshati i parë që përkon me ardhjen e rrugës nga Qafa e Lanës në Qafën e Cakut-Borie Lura poshtë Runjës së Lurës

79

Page 80: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-Gurrë-Lura, në luginën e Setës që të nxjerr në Çidhnë. Mbi fshat ndodhen ende rrënojat e kalasë së Skëndërbeut

Rrugët, synojnë drejt Lurës nga disa drejtime. Ato janë me bazament natyror të përmisuar. Rruga nga Kurbneshi 20 km, është më e sigurtë, e mbrojtur e shtruar me kalldrëm që mundëson lëvizje të teknikës luftarake. Rruga me ardhje, prej Peshkopisë është drejtimi L që në Qafën e Lanës (1320 m) futet në luginoren e Lurës, e cila është me bazament të përmisuar, por që kalohet me vështirësi. Rruga e Mbasdejës, pothuajse në të njëjtin lartësi është me bazament të përmisuar.

Ujorët kryesisht janë burime, përrenj me ujë, gjatë gjithë stinëve që zbresin në V dhe L. Liqenet janë mbetje ujore të cirqeve akullnajore, me pastërti, formë e bukuri të rralla si liqeni i Madh , i Lopës, i Rosave, i Hotit, i Zi, i Kollakekës, i Luleve

Bimësia pyjore është zotëruese në Lurë është ahishte e halorë. Ky është Parku i Madh Kombëtar i Lurës. Në livadhet e groporet e relievit, ka hapësita të përshtatshme për ngritje të fushimeve dhe kampingjeve ushtarake.

Klima është e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë. Dëbora fillon të bjerë në nëntor. Trashësia e saj arrin deri në 50 cm. Kalimi i mjeteve, është i vështirë sidomos kur mbyllet qafa e Mërkurthit, Qafa e Cakut dhe ajo e Lanës, si dhe drejtimi tjetër nga Qafë-Murra.

IV.R.2. MBASDEJAMbasdeja, është shtrirja J e Lurës, në L të malit të Dejës. Mbyllja e saj bëhet

tek Guri i Vashës (1734 m), ngrehinë e bukur natyrore që zotëron e vëzhgon rrugëkalimin. Mbi pllajë ngrihet Mali i Dejës, ky kresht i bukur, i zhveshur me thepisje greminore në drejtimin L . Lartësitë, nga maja e Burgit tëVogël (1842 m), vijojnë me majën e Bruzhllave (2064 m), maja e Dejës (2244 m) dhe zbret në shkallën e Deshëvë, mbi Macukull. Relievi është kryesisht pllajor me kodrina rrotull. Në L, rrjedh përroi i Setës. Deja e Lurës (1641 m) ngrihet mbi Setë.

Rruga automobilistike e përmisuar kalon përmidis duke lidhur Qafë-Murrën me Lurën. Mbasdeja ëshët një masiv pyjor si dhe me siperfaqe livadhesh. Ajo është vend i përshtatshëm për mbështetje logjistike e ruajtje të rezervave.

IV.S. FUSHA E ELBASANIT. LUGINA E SHKUMBINIT DERI NË LIBRAZHDGryka e Shkumbinit përkon me drejtimin e lëvizjeve të fushatave ushtarake

osmane, përgjatë tij dhe vijës mbretërore “EGNATIA”. Në këtë luginë fushatat ushtarake, kanë dështuar shumë herë. Gryka, lugina, lumi, brigjet, relievi përqark dhe prerja tërthore P-L e Shqipërisë, në mesin e saj, na shfaq një Elbasan të kohës së sotme si dëshmi zhvillimi ekonomik e kulturor, por në rrjedhën e historisë ai ka qenë një pritë e vërtetë, ndërsa për pushtuesit një objekt për ta zotëruar, mbasi më tej, fusha hapet dhe alternativat lëvizëse janë, si gjatë rrjedhës së Devollit për në Berat, apo drejt pllajës së Dumresë. Nga ura e Paprit deri në Elbasan është hapësirë fushore me lartësi nga 70-75 m. Fusha shtrihet në të dy anët e lumit Shkumbin. Relievi ngrihet mbi fushën e Bradasheshit në drejtimin P, me fundin e tij, në drejtimin P me rrëzën e kodrave të Kërrabës të cilat mbi fushën e Elbasanit kanë një rënie, të menjëherëshme.

Në mesditë ata u nisën me një mushkë të ngarkuar me eksploziv.Mushka ecte e sigurt në një truall shkëmbor e të thyer… Mund të zgjidhnim një pikë, për të ndaluar mjaft, poshtë faqes së malit, ku eksplozivët dhe furnizimet mund të

shkarkoheshin, ndërsa mushka duhej dërguar, për të pritur në pikën e takimit, deri herët në mëngjes…nga mesnata vetvetiu një flakë, një shpërthim i fortë jehoi

dhe u përsërit nëpër luginë, ndërsa copërat e drurëve dhe të gurëve u përplasën mbi gëmushat e kërcyen prej shkëmbinjëve.

Davis (Dejvis) “Illyrjan Venture”

Këto lartësi zotërojnë gjithë luginën dhe fushën ku shtrihet qyteti. Në krahun P, lugina kufizohet me lartësitë e Cërujës (mali i Korrës: 1417 m), ku ujrat rrjedhin në grykën e

80

Page 81: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Zaranikës dhe në krahun VL, përqarkon lugina e Orenjës. Në kreun fillimor të Zaranikës, lartësitë arrijnë në 1350 m. Labinot-Mal, si në një prag, ndodhet, në lartësinë 800 m. Deri në grykën e ngushtë të Shkumbinit që përkon me majën e Vashës (582 m), në krahun P, vijojnë luginat: e Karakullak-Balëz e Zaranikës dhe e Gurrës që zbret nga Labinot-Mal. Në drejtimin L të Elbasanit, i cili shtrihet në P të Shkumbinit dallohen luginat e Gostimës, e Llixhave, e Mjeksit, e Shushicës. Në këtë krahë relievi është kodrinor, ku dallojnë lartësitë: Kodra e Malasejt (219 m) kodra e Gjonëmës (302 m), kodra e Kuqanit (213 m), kodra e Qytetit (266 m, afër lumit, në largësinë 900 m). Midis Shushicës dhe Shelcanit ndodhet maja e Sinanit (809 m). Në VL të Elbasanit, ngrihen si një mburojë, kodrat e veshura (272 m) që zbresin në lum, ku përkon dhe kthesa e Shkumbinit. Këtu lugina ngushtohet, sapo fillin fusha e Shushicës, Gryka e lumit vijon me përmasa rreth 1.2 km dhe në Polis të vogël, ajo ngushtohet deri në 180 m, në takim të përroit të Gurrës, me Shkumbinin. Në vlerësimin gjeoushtarak, për të ardhurit apo marrshuesit që vijojnë me rrjedhën e lumit, në Labinot-Fushë mer frymë, pasi lugina zgjerohet. Ndërsa për një synim lëvizjeje në drejtim të rrejdhës, poshtë malit të Vashës është si një mbërthim në grykë.

Qyteti i Elbasanit mbështetet në kodrat VP dhe në JL në brigjet e Shkumbinit. Nga mali i Vashës deri në Xibrakë, lugina drejtohet në L, për gati 3 km dhe në të dy anët, janë rrjedhat luginore të Xibrakës, që vjen prej Labinot-Mal dhe në krahun tjetër, lumi Gostimës, që zbret nga malësia e Shpatit. Këtu lugina zgjerohet. Sërish ajo ngushtohet prej Mirake deri tek Ura e Murrashit.Drejtimi: Papër-Elbasan-Ura e Murrashit është lugina e rrjedhës së Mesme së Shkumbinit, si një mesnyje komunikimi, në gjirin e Shqipërisë së Mesme. Këtu mer dhe sjell frymë lugina e Devollit, komunikon me Tiranën prej Qafës jetësore të Kërrabës, krijon lidhje të nevojshme tërheqjeje, ruajtjeje dhe furnizimi me Martaneshin e luginën e Matit, e po kështu hap gjirin, për në krahinën e thellë të Shpatit. Ndërsa në P, pllaja e Dumresë dhe dalja në Ultësirën P, për në fushë e bregdet është hapësirë dinamike me interesa ushtarake për t`u vlerësuar.

Qendrat e banuara janë të dendura, kryesisht në Elbasan dhe rrethinat P në rrëzë të kodrave dhe luginave. Dëndësi qendrash banimi ka në L të Shkumbinit, nga qyteti i Cërrikut, Thanë, Murriqan, Jagodinë, në rrëzë të kodrave: Malasej, Gjergjan, Shirgjan, Kuqan, Mjekës, Hajdaranj, Shushicë e Polis i Vogël. Ndërkohë, në P të Elbasanit, pjesën më të madhe të fushës e zë Kombinati Metalurgjik, me një shtrirje të gjerë. Në rrëzë të lartësive kodrinore P radhiten fshatrat: Papër, Vidhas, Balldre, Fikas, Shijan, Bradashesh. Në rrugën kombëtare që vjen nga Tirana dhe rrjedhën luginore që zbret nga kulla e Gracenit (932 m) në Mamël, Ulemë, në drejtim të Balzë e Karakullakut, pranë Bradasheshit, ka qendra fshatare, me shtëpi të shpërndara. Përgjat Zaranikës në të dy krahët ka qëndra fshatareqë vijojnë deri në kreun e luginës (maja e Korres 1417 m) si: Gurabardh, Godolesh, Letan, Bixëllejë, Rilë, Branesh, Funar dhe Guri i Zi. Në zonën malore të Labinotit dallohen: Griqan, Prapanikë, Qerret, Labinot-Mal. Përgjat luginës në vijim, shtrihen në krahun e VP të rrugës kombëtare: Labinot-Fushë, Xibrakë, Mirakë. Dëndësia më e madhe e popullsisë është e përqëndruar në Elbasan dhe rrethinën fushore si dhe në Cërrik, si hapësirë e burimeve njerëzore.

Elbasani shtrihet në zonë luginore-fushore në V të rrjedhës së Shkumbinit. Ka një sipërfaqe prej 10 km², me përmasa 3.6X3.6 km. Përgjatë luginës së Shkumbinit, Elbasani ka qenë një pikëlidhëse e rëndësishme e vijës së dikurshme mbretërore “Egnatia” Tani rrugët automobilistike e lidhin atë në P me Peqinin, Rrogozhinën, Durrësin, në VP me Tiranën, në L, me Librazhdin dhe ne JL, me Cerrikun, e më tej me Gramshin. Po kështu, një rrugë tjetër vijon për në krahinën e Shpatit. Kambinati Metarlugjik I ka atij shtrirje sipërfaqsore, por krijoi probleme në ndotjen e mjedisit. Relievi është kryesisht fushor, në luginën lumore të Shkumbinit, ku lartësitë mbi nivelin e detit arrijnë në 120 metra.

Në J qyteti është afruar brigjeve të lumit, ndërsa në P në këmbë të kodrave që zbresin nga malësitë e Gracenit, Godoleshit dhe Labinotit. Në krahun J lartësitë

81

Page 82: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

kodrinore vijojnë në drejtim të Gjinarit dhe të Shelcanit. Qyteti edhe pse i rrethuar me reliev malor, vet është i ekspozuar në fushë.

Sistemi rrugor lidhet me qëndrëen e qytetit dhe sheshin kryesor ku dalin rrugët rrezore në të gjitha drejtimet: bulevardi që ka drejtimin L për në rrugën drejt Librazhdit, rruga që vijon për në urën e Shkumbinit, rruga e Spitalit në drejtim të V, rruga për në Kombinatin Metarlugjik dhe rrugë të tjera ndërprerëse. Ndërtesat në qendër janë shmëkatëshe, dhe jo shumë të dendura. Në periferi, ndërtimet janë të ndërthurura. Pika më e lartë zotëruese është tarraca e hotel Skampës që ka vëzhgim të mirë. Lëvizja e teknikës mund të realizohet lirshëm nëpër të gjithë hapësirën qytetore. Manovrimi i trupave brenda sistemit të banesave, mundëson maskim dhe lëvizje të kontrolluar. Elbasani merr rëndësi për ruajtje të lartësive të sistemit kodrinor, ku zbret rruga nga Tirana, ato të Godoleshit, lartësitë kodrinore pranë tij, në drejtim L, ura e Shkumbinit si dhe vijat e furnizimit me ujë dhe energji. Në qendër, kështjella e dikurshme nuk ka vlera mbrojtëse të qëndrueshme por vetëm muzeale.

Si qëndër rrethi Elbasani është qytet në zemër të Shqipërisë bart jo vetëm traditë historike e kulturore por dhe qëndresë ushtarake që nga kohët e lashta. Në luftën e sotme, merrr përparësi sodomos mbrojtja ajrore dhe veprimet në kohë paqeje, për të parashikuar mundësitë e këtyre sulmeve. Evakuimi i qytetit mund të bëhet në drejtimin veri, VP, L dhe J, pasi relievi e ofron lëvizjen dhe mbrojtjen e popullsisë në grykat e shtigjet malore të thella.

Të dhëna të popullsisë

Rrethi PopullsiaNë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytete Fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

Elbasan

221635 112082 109082 95554 47576 126081 61977

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Popullsia Sipërfaqa Dëndësia

Elbasan 221635 1372 km² 161.5 banorë/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinive

Rrethi Popullsia Nga 0-14Vjeç

Nga 15-64 vjeçe

Mbi 65 vjeçe

Elbasan 221635 65988 141606 14041

Rrugët në luginë të Shkumbinit kanë patur vijën ndryshimore të tyre në dëndësi dhe cilësi ndërtimore. Në kohën e sotme, këtu është përkimi i korridorit të 8-të, një nga arterjet e ardhme, më të mëdha të Evropës Jugore. Kjo rrugë, po mer parametra evropianë të lëvizjes së mallrave dhe të kalueshmërisë në situatë luftarake. Kjo arterje është objekt i rëndësisë së veçantë, ruajtja e së cilës, ka të bëjë me vlera të mëdha lëvizjeje, të zhvillimit të ekonomisë dhe mbrojtjes.

Në Elbasan, zbret rruga kombëtare dytësore interqytetore nga Tirana (55 km). Kjo rrugë e cila në kohë të projektimit dhe ndërtimit të saj pati karakter ushtarak, ka veçori tipike. Pasi ngjitet mbi Mushqeta, kalon përgjatë kreshtit kodrinor të Kërrabës, me një zotërim të pamjes në L dhe P si rrallë ndonjë rrugë tjetër në 15 km gjatësi,

82

Page 83: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

gjersa mbrin në Shënmhill e Petresh (shiko lartësitë shkëmbore që ngjajnë një kështjellë natyrore : Balldre: Kodrina 570 m, ku rruga zbret, me kthesa të shumta mbi Bradashesh). Kjo rrugë ka rëndësi të madhe ushtarake në të dy drejtimet: si Tiranë-Elbasan dhe ndërsjelltas. Mbrojtja e saj tokësore mundësohet në Qafë-Krrabë, Kullë të Gracenit dhe Petresh, po ndërkohë, ajo është e ekspozuar nga goditjet ajrore. Tek Ura e Paprit, ura e dytë mbi Shkumbin, vijon rruga për në Cërrik dhe Gramsh. Në Elbasan tek ura e Shkumbinit që siguron kalim në L, për në krahun e Shpatit, Cërrik dhe Gramsh, degëzohet rruga kombëtare dytësore interqytetore. Deri në Cërrik ajo është e asfaltuar. E tillë vijon deri në Gramsh. Lëvizja e teknikës mund të kryhet pa asnjë problem. Degëzimi rrugor që të mxjerr në krahun e Shpatit, është me rëndësi ushtarake pasi ai kalon deri në kreshtin e malit të Shpatit (poshtë majës së Bukanikut) duke lidhur edhe luginën e Shkumbinit të Sipërm. Kjo rrugë është me bazament natyror dhe e shtruar, e përmisuar, me vështirësi kalimi gjatë stinës së dimrave të ashpër. Në krahun L të Shkumbinit, nga Shushica deri në Polis, ka rrugë stinore, të kalueshmë me vështirësi. Rruga që lidh V e Elbasanit me krahinën e Çermenikës dhe Martaneshit, përbën një arterje vendore me rëndësi ushtarake mbasi lidh trevat e thella malore të Shqipërisë së Mesme. Kjo rrugë është me bazament të fortë, e shtruar me hapësirë kalimi, për dy automjete. Vështirësi paraqet në hapësirën Labinot-Bizë, gjatë kohës së dëborës dhe ngricave. Kjo rrugë është e gjatë deri në 40 km, gjersa mbrin në Bizë. Përgjat luginës kalon edhe hekurudha që vjen Rrogozhina duke lidhur Elbasanin me Librazhdin dhe Gurin e Kuq të Pogradecit. Hekurudha sapo futet në grykën e ngushtë të Shkumbinit, në krahun V të lumit, ka shumë vepra arti, tunele (si në Mirakë) në Urën e Murrashit, tuneli është 2.2 km i gjatë dhe e kalon Shumbinin, në dy ura dhe në të tretën në lumin e Rapunit, për të mbritur në Librazhd.

Ujorët. Shkumbini është ujori i madh i tërë luginës. Në urën e Murrashit ai ka gjerësi mesatare prej 29 m dhe thellësi 1.3 m, ndërsa në Elbasan gjerësia e tij, arrin në 35 metra, po në stinën e shirave ai arrin deri në 130 metra. Karakteri i brigjeve është i ndryshëm Lartësitë janë greminore, në grykat e ngushta, kurse, sa mbrin në fushë, lartësitë janë nga 3-5 m, hapësira nga bregu përbëhet prej rëre e zallishte. Shpejtësia e rrjedhës ujore është 0.7 m/sek. Në këtë hapësirë, Shkumbini ka urat: në Papër, në Elbasan dhe urën e Murrashit. Çdo kalimi tjetër për këmbësorët është i volitshëm gjatë verës, pa ndonjë vështirësi dhe me paime, ndërkaq në dimer, gjerësia dhe thellësia e lumit ndryshon dhe vështirësohet, por mund të përdoren mjetet ndihmëse xhenjere. Komunikimi dhe lëvizja në bregun JL të Shkumbinit, duke filluar nga Shushica bëhet kryesisht me pasarela këmbësore. Nga përrenjtë, veçohen ai i Zaranikës, i cili ka karakter rrënimtar në stinën e rreshjeve dhe shkatërron e përmbyt në periferi të qytetit. Përrenjtë malorë që rrjedhin nga V janë, ai i Gurrës që zbret nga lartësitë e Labinot-Mal dhe i Xibrakës. Në krahun L të Shkumbinit dallohen, Zalli Gostimës, i Llixhave, i Mjeksit, i Shushicës dhe i Gostimës së Polisit.

Bimësia e kultivuar, zotëron zonën e fushës e rrëzën e kodrave. Ullinjtë janë sipërfaqe tipike, një kurorë mbrojtëse e qytetit dhe e fushës që nga Bradasheshi, Godolesh eë Labinot-Fushë. Mburoja L kodrinore e Elbasanit (lartësia 273 m) është me pisha të buta, të dendura dhe dhe të larta. Në krahun verior, zotërojnë shkurre të dendura dushkajash. Pyje të veçuar ka në Labinot-Mal dhe në lartësitë e Mirakës, në Polis të Vogël e majën e Vashës. Ndërsa në krahun JL zotërojnë shkurre të dendura dhe të rralla, kryesisht në lugina të futura.

Klima e luginës së Shkumbinit, në fushën e Elbasanit, ka verë të nxehtë dhe dimër relativisht të ftohtë, erëra, herë herë të ftohta që vijnë nga drejtimi luginor lindor. Kjo hapësirë dhe relievi i saj kërkon:

-ruajtje të lartësive të kreshtit të Kërrabës e sidomos të kokojkave kështjellore mbi Bradashesh (lartësia 570 m)

-grykën e Papërit, me urën që përcjell kalimin në Cërrik, lartësitë në të dy krahët e Shkumbinit (shih: maja e Papërit 294 m dhe e Valasit në J (227 m)

-Vëzhgimi i masivit të Kombinatit Metalurgjik-Urën e Shkumbinit, në Elbasan (lartësia e kodrës së qytetit 265 m)

83

Page 84: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

-Qafë hyrja në Elbasan nga L, pranë kodrës që pret tërthor grykën (273 m)-Qendrat e furnizimit në Xibrakë, Krastë, Mirakë.-Uzina e Mjeksit, në luginë-Ura e Murrashit dhe hyrjet e tuneleve hekurudhore-Furnizimi me ujë i qytetit të Elbasanit nga fusha e Bradasheshit

IV.S.1. NYJA E LIBRAZHDITNyja e Librazhdit është pjesë e luginës së Shkumbinit. Këtu lumi, mer kthesën

në drejtimin JL dhe po këtu bashkohet edhe lumi i Lunikut. Në për këtë luginë, si komunikim prej lashtësie, ende sot e kësaj dite, ruhen gjurmët e Vijës Mbretërore “Egnatia” e cila fillonte në Dyrrah (Durrësi i Sotëm), vijonte në Klodiana (Peqin i Sotëm), Skampa (Elbasani i sotëm), Libaras (Librazhdi i sotëm) ku dikur ishte një stacion i rrugës, deri në Skopia (Shkup) e më tej. Ky pozicion trekëndor, ku bashkohen tri lugina malore, kanë qëndër Librazhdin. Këtu mundësohet komunikimi me JL e Shqipërisë deri në Pogradec e më tej, në të dy shtetet fqinj: FYROM dhe Greqi. Po kështu gryka e Lunikut, ka dy drejtime që krijojnë mundësi lëvizje për në Gollobordë e Peshkopi si komunikimi me zonën e Orenjës, pjesë e Çermenikës dhe Martaneshit.

Relievi është malor dhe luginor. Lartësitë fillojnë nga 215 m në brigjet e lumit dhe arrijnë në të tre drejtimet, deri në 2000 metra në kreshtin e Shebenikut.Kjo nyje është i vetmi mjedis kalimi në të tre luginat, që siguron përshtatshmëri për lëvizjen masive të trupave dhe teknikës luftarake, mbasi rrotull në masivet malore, nuk krijohen mundësi të tjera. Por bombardimi i nyjes me sistemin e urave rrugore dhe hekurudhore e të vet qytetit, do të bllokonte transportin duke penguar lëvizjen. Prandaj, Librazhdi vlerësohet në vështrimin ushtarak, si një nga pragjet e shtigjet e detyrueshëm për kalim. Ruajtja e tij dhe rrethinës së relievit është parësore, me brigjet e lumit Shkumbin dhe Rapun, majën e Zgarit (876 m) së cilës i shkon një rrugë e përmisuar prej urës së Murrashit, e kurrizit në L të qytetit që vëzhgon lëvizjen në të. Librazhdi pret dhe përcjell. Në luginën e ngushtë, shtegu mund të mbyllet mbasi relievi në të dy anët e luginës është epërsi.

Fushatat osmane e kishin vijën Egnatia, të vetmin rrugëkalim, ku rreziku ishte kudo e papritur. Nëpër të dy anët e kësaj lugine, shqiptarët luftëtarë të Gjergj Arianitit që

kishte këtu zotërimet e tij, sulmonin kolonat marshuese osmane duke iu shkaktuar atyre dëme të mëdha. Prandaj gjatë fushatave të tyre osmanët, për të zotëruar e vëzhguar hapësirën, prenë dhe shkatërruan pyjet rrotull, për të patur më shumë

mundësi zbulimi dhe ruajtjeje. Pema e rrjedhës së ujrave përfshin gjithë Orenjën. Në Gropën e Librazhdit në

formë harkore dallohen lartësitë: maja Zgarit (876 m), maja e Ulokut (1180 m), qafa e Barit që të zbret në Mirakë, maja e Qerretit (1098 m), maja e Kalasë (977 m) mbi Labinot-Mal, si dhe i gjithë harku rrugor që kalon në kreshtin ujëndarës, i cili të çon në Bizë. Në Panjat, 5 km larg Bizës, harku formon skajin e tij në Gurin e Muzhaqit (1661 m) dhe gjithë ujëmbledhjen e Rapunit deri në Majën e Kostenjës (1312 m). Pastaj, mali i Lunikut këputet, në grykën më të njëjtën emër e cila të nxjer në Fushë Studio e Steblevë (me majën më të lartë 2250 m) që mbyll krahun L dhe në zbritje takon Quksin, në luginë. Në JP, janë lartësitë e Babjes, dhe mali i Polisit përsipër (maja e Gurit të Kallitollit 1621 m) deri në kreun e pyllit të Bërzeshtës (1913 m). Nyja e Librazhdit është nën vëzhgimin dhe këmbët e maleve të lartë. Gjeohapësira ëshët zotëruese për vendasit që ruajnë lartësitë dhe thellësitë e panjohura. Lugina e Shkumbinit deri në Qukës, vijon pothuajse në vijë të drejtë në JL, rreth 22 km. Ajo edhe pse e ngushtë, zotërohet nga lartësi kodrinore, në të dy krahët, në Spatharë, Hotolisht, Dardhë, në Quks-Skenderbe, mbi urën e Bushtricës, lagjet e fundme të Skroskës dhe Qukësit.

Lugina dhe gryka e Lunikut, përgjat lumit është e ngushtë, shkëmbore sidomos në segmentin Lunik-Llangë-deri tek Lagja e Tërmetit.

Qendrat e banuara Në ndërprerje të dy luginave ndodhet Librazhdi. Pjesa tjetër e tyre janë të tipit fshat dhe ndodhen me shpate të maleve, luginave dhe rrëzë

84

Page 85: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

lartësive të mëdha, pranë Shkumbinit e Rapunit. Fshatrat e shpateve P të Shebenikut fillojnë në skaj me Qarrishtën në 1200 m lartësi, në luginën e Zallit të Qarrishtës, dhe më në JP: Kalarisht, Letni, Gizaveshi që ndodhet në një ballkon të vërtetë (1000 m).Fshatrat: Dorëz, Librazhd-Katund, Hotolisht, Kokrevë, Skroskë e Quks-Shkumbin ndodhen nën krahun L të Shkumbinit kryesisht më pranë luginës, me përjashtim të Dragostunjës që është më e epërme. Krahu JP i Shkumbinit, përballë me Librazhdin fillon me: Babje, Spatharë, Dardhë, Xhyrë, Quks-Skëndërbe e Bërzeshtë.

Orenja është bashkësi fshatrash që radhiten në kurorën e pemës ujore që zbret nga V, ku radhiten: Qafa (fqinj me Labinot-Mal), Lugaxhi, Benë, Rinas, Ballgjin, Gurakuq, Orenjë, Zdrajsh, Neshtë, (poshtë gurit të Muzhaqit), Mëxixë, Dranovicë (poshtë majës së Kostenjës) e Prevall. Në pëllëmbë të luginës janë: Floqi, Funaras, Kutërman. Pozicioni i Orenjës dhe fshatrat e saj është strehë sigurie. Dëshmitë e Luftës së Dytë Botërore, tregojnë se këtu kanë qënë baza të forta të luftës partizane. Fshatrat në tërësi janë të tipit të shpërndarë. Gryka e Lunikut ka si fillim të saj: Lunikun, Llangën dhe lagjet e saj që vijojnë deri në Fushë-Studio, një rrafsh malor në lartësinë 1137 m, ku relievi zbutet dhe Qafa është shtegkalim, në V.

Librazhdi Është ndërtuar pranë bashkimit të Shkumbinit me Rapunin. Ka një sipërfaqe prej afërsisht 0.8 km². Dikur këtu, rruga Mbretërore Egnatia kishte një qëndrim të saj. I shtrirë në luginë, qyteti ka vrojtim nga lartësitë që ngrihen nga drejtimi L dhe JP. Lumi e lë qytetin në V të tij. Ura e Shkumbinit është një portë që hapet për lëvizjen në P në drejtim të Elbasanit. Rrugët e tjera e lidhin qytetin me rrethin e Dibrës përgjatë lumit të Rapunit, grykës së Lunikut e më tej drejt Steblevës. Sistemi rrugor i qytetit është i thjejshtë, rrëzor me një shesh të vogël në mes. Vetëm qëndra ka godina të larta dhe në rrethinë ato janë të përziera.

Librazhdi është një nyje rajonale që duhet vlerësuar nga ana ushtarake, sidomos për lidhjen e komunikimit me më pak për mbrojtjen e përshtatshme në J ku ngrihen, malet e Polisit dhe në L, malet e Jablanicë-Belicës.

Sistemi rrugor. Përgjatë luginës së Shkumbinit kalon rruga kombëtare interqytetore që është pjesë e korridorrit të 8-të , e rikonstruktuar me standarte të reja, ku kalueshmëria e mjeteve është shumë e mirë. Rruga Librazhd-Steblevë është e profiluar, me shtresë çakëlli, dhe vepra arti, e paasfaltuar. Ajo kalon përgjat luginës deri në Dorëz, mandej ngjitet në lartësi kodrinore (1000 m) poshtë majës së Plikiut përballë fshatit Lunik që ndodhet në luginë. Rruga lidh Fushë-Studio, Steblevën dhe më tej në Gollobordë e Peshkopi. Në Dorëz, degëzohet rruga që të nxjerr në Qarrishtë e cila ka qenë e ndërtuar për shfrytëzime pyjore. Ajo është dykalimshe e shtruar dhe përdoret për teknikën luftarake. Rrugët që lidhin fshatrat e tjerë, janë me bazament natyror dhe të përmisuar, ku kalimi i mjeteve vështirësohet në stinën e reshjeve. Rrugët e shfrytëzimit pyjor i afrohen kreshtës së Shebenikut dhe kjo ka rëndësi për pozicionet vëzhgimore dhe mbrojtëse, përgjatë këtij kreshti. Rruga që të çon në Orenjë, kalon Rapunin, në urën midis Kutërmanit dhe Dorëzit. Ajo lidh Funaras, Zdrajsh, Orenjë. Në këtë segment ajo është e kalueshme, me bazament natyror po edhe e përmirësuar, por vështirësohet në raste të veçanta. Vijimet e tjera, janë rrugë stinore. Krahu J i Shkumbinit ka rrugë me bazament natyror që gjatë dimrit kalohen me vështirësi. Librazhdi lidhet me Babjen, pastaj përgjatë Shaptit të Malit të Polisit në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit, lidh Spatharë, Dardhë, Xhyrë e në Qukës-Skënderbe zbret në urën e rikonstruktuar të Shkumbinit. Hekurudha kalon paralel me rrugën automobilistike, e në disa raste e ndërpret atë. Ka shumë vepra arti dhe tunele të vegjël. Ura më e rëndësishme dhe e dukshme hekurudhore është ajo e Bushtricës me gjatësi 300 m dhe lartësi 30 m.

Ujorët . Shkumbini është ujori më i madh i zonës. Ka gjerësi mesatare deri 29 metra dhe në stinët ujëshumë, 55 m. Ka brigje të lartë nga 4-10 m, me gjerësi deri 120 metër, të veshur me bimësi. Shtrati është Zallishte. Rruga kalon në VL të tij. Urat kryesore janë ato në Librazhd, Bushtricë e Qukës. Urat pasarela këmbësore lidhin ende bregun L me atë të lumit.

85

Page 86: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Bimësia në luginë është e llojllojshme. Shkurret zotërojnë deri në lartësinë 800 metër. Pastaj vijojnë pyjet, si ato të Qarrishtes e Llangës, të Shëbenikut që janë të përzier pishë dhe ah. Edhe krahu i malit të Polisit ka pyje mbi lartësinë 800 metër.

Klima është e ndryshme. Në luginë ajo është e butë. Në ngrehinat malore dhe shpatet e tyre, bëhet më e ftohtë në dimër dhe e freskët në verë. Pikat kryesore të vëzhgimit dhe të rëndësisë së veçantë -Nyja e ndërprerjes së rrugë-hekurudhës me drejtimet në V dhe JL, në Librazhd.

-Grykëhyrja në Fushë-Studio, ku relievi mundëson ruajtje të mirë për të mos depërtuar në P.

-Ura e Kutërmanit, që e vetme lidh zonën e Orenjës.-Ura e Bushtricës dhe nyja rrugore e Quksit ku degëzohet rruga për në Stravaj.

Relievi zotërues-komunikues-vëzhgimor: Maja e Lunikut, e Kostenjës, guri i Muzhaqit-Qafa e Rinasit, 8 km larg Bizës-Qafa e Shpellëzës që komunikon me Shëngjinin e Madh të Çermenikës.-Qafa e Qenamit ( 1150 m)

IV.S.2. PËRRENJASI DHE SHKUMBINI I SIPËRMNë Qukës, Shkumbini ndahet në dy lugina ajo e Shkumbinit të Sipërm dhe

tjetra e Përrenjasit. Relievi në këtë zonë të ofron dy pamje të ndryshme, Përrenjasin dhe Mokrën e Sipërme. Përrenjasi, vet është një vatër e hapur, në gji të maleve, pas zbritjes nga Qafa e Thanës, me lartësi 1220 m, ndërkaq Përrenjasi ka lartësi 720 m. Nëse Qafë-Thana është portë, prej së cilës zbret shkallët, deri në fushë të Domosdovës, kjo vatër dhe strehë bëhet një grackë, duke të tërhequr për më tej, por lugina e drejt Shkumbinit ngushtohet dhe fusha e Domosdovës sundohet nga lartësitë që ka anash. Nuk ka drejtim tjetër se ku të vijosh, veçse përgjat luginës, si një drejtim i detyrueshëm. Relievi rrotull, është epërsi, nëse e zotëron. Shtegu në P, në të dalë, nga fusha dhe vet qytetin Përrenjasit është një kthetër tjetër që të ndjell e cila shfrytëzohet lehtësisht. Vatra e Prrenjasit rrethohet në V, nga Pishkashi e Guri i Pishkashit, ku sipas legjendës, ndodhet gjurma e Kalit të Skëndërbeut, ndërsa lugina e Rrajcës, ngjitet deri në lartësitë e Shebenikut, ku janë fshatrat Sutan dhe Skënderbej. Në L, vija e kufirit, nga Qafë-Thana drejtohet për në V, duke ndjekur lartësitë 1644 m (piramida nr 38) e më tej në lartësinë 2133 m (piramida nr 35), Qafa e Kryqit. Në krahn JL ngrihen lartësitë e malit të Kuq dhe fshatrat Urakë, Kotodesh, Katjel, Rodokal i Poshtëm. Në P, zbret faqja e luginës së Shkumbinit dhe fshatrat: Karkavec e Rrashtan. Nëse është e vërtetë hamendja e historianëve për ta indetifikuar fushën e Domosdovës, se aty është zhvilluar beteja Skëndërbejane e Toroviollit, e kemi shumë të qartë se përfytyrimi i saj dhe i relievit rrotull ka qënë shumëfishi i forcës së ushtrisë së Gjergj Kastriotit.

Në ditët e sotme, këtu kalon rruga kombëtare, hekurudha, rrotull në V, karrierat e mineralit të hekur-nikelit ende janë të zgjuara, uji që u zbulua në thellësi të malit nga tuneli i hekurudhës dhe vet ky tunel, 4 km i gjatë që depërton malin poshtë Qafës. Fusha e Domosdovës dhe Prrenjasi duhen vlerësuar në një vështrim të kohës dhe të situatave luftarake që mund të diktohen nisur nga:

-Shfrytëzimi i dy kyçeve, të portave hyrëse dhe dalëse ajo e Qafë-Thanës dhe tjetra e shtegut të qytetit që të çon në Qukës

-Përgatitje e grackës dhe zotërimi i lartësive, rrotull-Mbajtja e Qafë-Thanës, e tunelit hekurudhor.

Lugina e Shkumbinit të Sipërm përkon me Mokrën e Sipërme e cila ndahet në:-gryka e Stravajt që nis nga Radokali i Poshtëm e deri në Shqiponjë e Stravaj

(1200m) -gryka e Velçanit të Mokrës që përmbledh: Somotinë, Laktesh, Slabinjë të cilat

kanë mbi krye në P, lartësinë 1442 metra-gryka e Bishnicës që fillon nga Zëmça deri në Shpellë e Jollë-gryka e Trebinjës që përmbledh Slabinjë, Zëmçë, Pleshisht, Çezma e Vogël,

Trebinjë, Potkozhan, Kalivaç, Dunicë e Gurëbardh. Ndërmjet luginës së Shkumbinit dhe grykave, depërtohet në thellësi. Në J, ngrihen lartësitë, në një prerje të dytë

86

Page 87: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

tërthore, nga maja e Gurit të Zi (2072 m), Guri i Gegës, Shkëmbi i Llëngës (1789 m), Qafa e Panjës (1652 m).

Qendrat e banuara i përkasin në pjësën më të madhe të tyre, Mokrës. Ato shtrihen përgjatë luginave.

Rrugët automobilistike janë të zhvilluara, mbasi kjo zonë është zonë e shfrytëzimit të pyjeve të Stravajt dhe Bishnicës. Këto rrugë janë të shfrytëzueshme nga ana ushtarake. Rruga që kalon përgjat luginës kryesore, në pjesën e sipërme të saj, ka segmente që kalohen me vështirësi.

Ujori kryesor është Shkumbini i cili edhe në shtratin e tij kryesor, në përgjithësi nuk paraqet problem për kalueshmëri, veçse në kohën e reshjeve të mëdha. Degët e tjera janë përrenj të zakonshëm.

Bimësia përbëhet nga ajo e kultivuar në fshatra, nga shkurre të rralla e të dendura në faqet e luginave dhe në pjesën JL ndodhen nga ahu.

IV.SH. GROPA E POGRADECITGropa e Pogradecit është pjesë e Gropës së liqenit të Ohrit. Në qëndër është

fusha e Buçimasit. Në V, lag liqeni. Dy krahët lidhës, ai që vijon në VP, përgjatë liqenit, deri në Qafë-Thanë, tjetri vijon, në drejtim të VL, deri sa lidhet më tej në Shën Naum, në shtetin fqinj. Në J është shpati i Malit të Thatë dhe pragu i Çërravës, me qafën e Plloçës. Ndërkaq vargu i Gurit të Kuq, rri si një brez mbrojtës natyror, nga P. Në këtë gropë, ku liqeni e zbut natyrën, ka zbritje të detyrueshme lëvizjeje e komunikimi gjatë veprimeve operacionale që kushtëzohen nga relievi ku del në pah:

a) Në J, lidhja me Fushëgropën e Korçës dhe luginën e Devollit, krijon hapësirë lëvizjeje e cila duhet njohur dhe shfrytëzuar.

b) Në L, përgjatë bregut të liqenit dhe fundkodrat është e vetmja rrugë dhe hapësirë veprimi e lëvizjeje, nga shteti fqinj dhe ndërsjelltas që kalon në Shën Naum.

c) Në V, liqeni është ujori i madh që mundëson lëvizje të mjeteve të vogla zbarkuese liqenore, si dhe rruga në fundmalin e Gurit të Kuq, që të lidh me Qafë-Thanën, bregliqenin për t`u përcjellë, me hapësirën e shtetit fqinj.

Gropa e Pogradecit, është një strehë e mbrojtur nga P, ku mbi qytet, ngrihet maja e Shullërit (1226 m) dhe Kalaja e Qytetit, maja e Gështenjasit (1221 m). Në vijim V, kreshti i malit të Gurit të Kuq shtrihet JV, në Çervenakë, majën e Fushës së Madhe (1430 m), maja e Muratit (1520 m), qafa e Kotodeshit dhe Qafa e Thanës. Në J, Qafa e Pollocës, vijon në Alarap dhe majën e Pllajës së Pusit të Malit të Thatë (1268 m). Në L, si kufi është vija që të lidh me Tushemishtin me skajin V të liqenit, mbi gjirin e Linit. Nga Tushemishti, kufiri ngjitet shpatit të Malit të Thatë, nga piramida nr 1 deri në atë nr 9, që përkon me kreshtin e Malit. Kjo strehë tokësore me pak fushë, (vetëm ajo e Buçimasit) zotërohet nga lartësitë kodrinore e malore. Lartësia mbi nivelin e detit është 694 metra.

Qendrat e banuara, janë të përqëndruara kryesisht në rrethinat J të qytetit të Pogradecit e fushës së Buçimasit ku dallojmë: Verdovë, Rëmenj, Gështenjas, Buçimas, Gurras, Tushemisht. Kurse përgjatë liqenit të Ohrit, sa zbret nga Qafa e Thanës, Lin, i në buzë të ujit, gjen strehë nën një kodër tipike me lartësi 785 m. Në vijimin J, ka ndërtime të ndryshme turistike në Piskupat, Pojskë, Udnisht, Memlisht.

Pogradeci shtrihet në vijën bregore J të liqenit të Ohrit. Ka një pozicion fushor në lartësinë 696 m mbi nivelin e detit. Shtrirja e tij është përgjatë bregut liqenor, me sipërfaqe rreth 2.3 km². Në VP, Pogradeci zotërohet me pamje e vëzhgim të relievit prej një kodre me lartësi rreth 800 m, ku ka qenë edhe një qendër banimi e hershme e Dasaretisë (Enkelana). Në drejtim JL vijon me fushën e Starovës pas së cilës vijnë sistemi kodrinor rrethues J, për gjithë rrethinën e tij. Sistemi rrugor është paralel me vijën kryesore bregore ku veçohen dy prej tyre: njëra si shëtitore e qëndrës, ndërkaq tjetra është përvijim i rrugës që lidh qytetin me Shën Naumin, e përpara tij me qëndrën turistike të Drilonit. Ndërprerjet dhe përbashkimet e tjera i takojnë rrugëve dytësore. Ndërtesat e banimit janë kryesisht pallate, kurse në periferi me vila dy deri në tre katëshe. Pogradeci është qëndër e rëndësishme administrative e rrethit, burimet e të cilit kanë rëndësi ushatrake.Kufiri me shtetin

87

Page 88: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

fqinj të FYROM-it është jo më tepër se 6 km në Tushemisht. Qyteti lidhet me rrrugë kombëtare, me Korçën dhe në P me Përrenjasin, ku Qafa e Thanës është shtegu vëzhgimor PL si dhe një nyje bashkimi me FYROM. Në drejtim JP, Pogradeci ka një rrugë strategjike që e lidh atë me krahinën e Mokrës, prej së cilës mund të vijnë burime njerëzore por dhe mund të shërbejë edhe si vend për evakuimin në raste të situatave luftarake. Pogradeci është qëndër ekonomike me burime furnizimi për mbrojtjen, si dhe tregëtinë dhe lidhjen me shtetin fqinj.

Rrugët. Rruga kombëtare lidh Qafë Thanën me Pogradecin është e përshtatshme për lëvizje, veç rasteve skajore dimërore. Por ajo është e ek- kspozuar përgjat liqenit. Nga Pogradeci, rruga vijon në drejtim të Korçës, gjersa del në Qafë të Plloçës. Pogradeci është nyje lidhëse edhe me FYROM me kalim në Tushemisht. Rruga: Buçimas, Gurras, Peshkëpi e Alarup ka rëndësi ushtarake. Në Gur të Kuq, vjen edhe linja hekurudhore, me një tunel rreth 4.6 km të gjatë ndënë Qafë Thanë. Ana e L e malit të Kuq, ka miniera, ku dallon ajo e Gurit të Kuq dhe Udnishtit. Rruga që kalon përgjat kreshtit nga Qafa e Thanës është me rëndësi ushtarake. Ajo është me bazament të fortë dhe e kalueshme nga teknika. Në Çervenakë degëzohet rruga që zbret për në stacionin hekurudhor të Gurit të Kuq .

Ujorët. Ujori kryesor është Liqeni i Ohrit, me lartësinë 695 metër mbi nivelin e detit. Shqipëria ka vetëm 112 km² të liqenit nga sipërfaqja tërësore e tij prej 362 km². Gjerësia e tij në V, drejt Linit, me vijën kufitare, është 3.6 km ndërsa në bregun Pogradecit, 6.8 km. Duke u larguar nga bregu në largësinë 1.5 km, thellësia arrin 10 m, në 5 km, 100 metër thellësi. Thellësia më e madhe e tij është 255 metra. Përrenjtë e shumtë që rrjedhin nuk përbëjnë ndonjë rëndësi për kalueshmërinë.

Bimësia në lartësitë e Gurit të Kuq përbëhet nga shkurre e dendur dhe e lartë jo më shumë se 1 m. Bimësia në këtë gropë është kryesisht ajo e kultivuar, me përjashtim në rrëzë të kodrave dhe faqeve të tyre që mbizotrojnë shkurret.

Klima ndikohet nga liqeni i cili e zbut atë në dimër. Gjatë verës klima freskohet nga gjyryku i erërave V të luginës së Drinit të Zi. Megjithatë duhet marë parasysh që klima në tërësi është e paqëndrueshme, me temperaturë mesatare vjetore (e gushtit: 21.2ºC, e janarit 2.2 ºC ), ndërkaq temperaturat më të skajshme që ndryshojnë nga 39.6 ºC deri në -12.8 ºC.

Tokat janë të kafenjta, livadhore. Po ka dhe toka aluvionale afër liqenit, si dhe kënetore.

Kujdesi vëzhgimor dhe mbrojtës:-Qafë-Thana, si pikë gjeostrategjike kombëtare, ka pozicion që duhet ruajtur si

nyje transporti e kalueshmërie. Qafa, është e përshtatshme, për ruajtje në të dy anët. Dimri i acartë sjell borë e ngrica, prandaj kërkohen masa përmirësuese dhe mjete hapëse të dëborës.

-Kodra mbi Lin zotëron syprinën e liqenit si dhe fshatin në strehë të relievit.-Lartësitë mbi Pojskë, Piskupat dhe Gur të Kuq-Kalaja e qytetit që lidhet me qëndrën qytetore të enkeleasve, Selcën.-Kodra e Tushemishtit-Lartësitë e Alarupit dhe Peshkëpisë-Qafë-Plloça, si pikë kalimi e teknikës ka mundësi ruajtjeje si dhe vëzhgimi nga

të dy anët.

IV.SH.1. GROPA E PRESPËS SË MADHE DHE TË VOGËLTë dy gropat natyrore e relievit shqiptar që lidhen me të dy liqenet e saj janë

tipike, për formën, shtresat gjeologjike, në kufirin me Geqinë dhe FYROM. Gjatësia arrin deri 19.7 km. Në P, ndodhet Mali i Thatë që mbështjell Prespën e Madhe. Në JP hapet shteglidhja me fushëgropën e Korçës, në Qafën e Zvezdës (1100 m). Në L, të Qafës ngrihet në një formë konike mali i Ivanit me lartësi 1768 m; zotërues në luginat e Prespës dhe të Devollit. Gjatë kohës së luftës së ftohtë, në lartësitë e tij ishte e vendosur një qendër raketash dhe rruga që të nxirrte në majë ngjitej nga qafa e Zvezdës. E gjitha faqja malore Ivan-Progër (1410 m) krijon rrjedhë të ujrave, për në Prespë të Madhe dhe të Vogël. Kufiri me FYROM në V fillon me malin e Galicicës (2259 m) dhe zbret në drejtim të qafës, ku tani ndodhet dogana e Goricës (piramida

88

Page 89: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

nr.14). Pastaj gadishulli liqenor i Grabot-Jamjetës ndahet, pothuajse përgjysëm, derisa zbret në liqen, përgjat shpatit kodrinor. Lartësitë këtu janë 1138 m. Kufiri liqenor shmang ishullin e Gollienit në L, duke vijuar drejt në piramidën kufitare nr.1, në breg të liqenit dhe në ngjitje të kreshtit kodrinor, të veshur që arrin në majën e Kallogjerit (1481 m). Kufiri midis tre shteteve Shqipëri-FYROM-Greqi është në syprinën ujore liqenore 2 km në jug të ishullit Gollien. Më tej kjo vijë kalon mbi Cerje deri në Shuec, fshat shqiptar buzë vijës kufitare. Nga liqeni i Prespës së Vogël, Shqipërisë i përket, brezi ujor fundor i tij që arrin deri në grykën e ngushtë të Trenit.

Lartësitë zotëruese në P të liqenit mbi hapësirat e fshatrave janë: - maja e Podinjës në V të qafës së Zvezdës (1132 m)- maja e Zonjës, në vijim të kreshtës së malit të Thatë (2035 m)- Sliva e Gorës (1503 m)- Maja e Gollomboçit (1104 m)- Maja e Grabotit ne kufi (1163 m)- Maja e Jamjetës (1138 m)Përballë Liqenasit, në lartësinë nga bregu liqenor 1.5 km ndodhet ishulli Mallo

Grad, 880 m, mbi nivelin e detit dhe 35 m mbi nivelin e ujit të liqenit.Qendrat e banuara janë kryesisht buzë liqeneve por dhe në brigje e lugina

të futura si: Rakickë e Cerje, buzë kufirit. Në brigjet e liqenit të Prespës së Madhe rradhiten fshatrat: që nga gjiri fundor i tij: Zaroshkë, Lajthizë, Liqenas, Djellas, Gollomboç, Goricë e Vogël, Goricë e Madhe, Kallamas. Perballë Liqenasit në lartësinë nga bregu liqenor 1.5 km ndodhet ishulli Mallo Grad, 880 m mbi nivelin e deti dhe 35 m, mbi nivelin e ujit te liqenit. Rruga, për në Prespë të Madhe, vjen nga Qafa e Zvezdës dhe zbret në Lajthizë, Liqenas, Djellas. Kalon midis kodrave në qafen e Bigllës dhe më tej lidh fshatrat derisa del ne kufi me FYROM. Kjo rrugë është më bazament natyror dhe e mirembajtur me rendesi ekonomike dhe ushtarake. Kalohet lirshëm, vetëm se, në stinën e dimrit në qafën e Zvezdës, ka veshtirësi. Rruga që lidh Rakickën, Cerjen dhe Zaroshkën ngjitet nga Treni. Kjo rrugë është e shtruar por e kalueshme më vështirësi.

Bimësia është ë tipit të shkurreve të dendura dhe të rralla (makje e dushqe), ndërsa në shpatet L të malit të Thatë, ka edhe sipërfaqe pyjore. Shkurre të dendura dhe pyje të degraduar, ka mbi Zaroshkë, në krahun P të rrugës automobilistike në Gollomboç, Goricë të Vogël e të Madhe. Sipërfaqe të tilla ka dhe në Rakickë, Cerje dhe gjatë kufirit.

Objekte të rëndësishme që duhen mbajtur në vëzhgim janë:- Qafa e Zvezdës si shtegu lidhës midis luginave te Prespës, Devollit dhe

Korçes.- Mali i Ivanit si roje dhe zotërues në tërë horizontin e fushëpamjen.- Maja e Gollomboçit.- Ishulli Mallo-Grad në liqen.- Qafa e Goricës ku ndodhet dogana e sotme.- Maja e Jamjetës mbi Kallamas.- Maja e Kallogjerit në Grykën e Zaroshkës- Gryka e ngushtë e Trenit si një portë e gurtë që të shfaq luginën e Prespës së

Vogël dhe vijimin e rrugës për në Rakickë, Cerjë, Shuec e Zagradec (buzë kufirit).

Hapësira e trevës së Prespës, banohet nga një bashkësi e etnisë Maqedone,në një klimë miqësore shëmbullore, me shqiptarët, në rrjedhën e kohërave. Treva Prespore, të tërheq për një vlerësim ndërshtetëror të fqinjësisë së sotme midis shteteve Ballkanike, nisur prej përkimet të ndarjes së kufirit të të tre shteteve në syprinën liqenore, si dhe interesave ekonomike, kulturore, turistke dhe mjedisore mbasi liqenet përbëjnë oaze të vërteta vlerash të Gadishullit. Në vështrim ushtarak, konsiderohet vetëm mbrojtja dhe vëzhgimi i vijës kufitare, kurse historia nuk na përcjell fushata ushtarake të ardhura nga ky drejtim, mbasi edhe relievi e natyra, nuk shfaq kapacitete e kalueshmëri të përshtatshme.

IV.T. FUSHËGROPA E KORÇËS89

Page 90: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Fushëgropa e Korçës, është “mejdan” i madh i Shqipërisë së Jugut, me një histori të dendur luftrash e përpjekjesh. Duke qënë një gjeohapësirë fushore, ajo është konsideruar si holli i parë pritës dhe përcjellës i ekspeditave të mëdha ushtarake që nga lashtësia e deri në Luftëne Dytë Botërore. Ajo është nyje e rëndësishme, ku vjen lugina e Devollit. Nga Qafa e Qarrit, lidh gjymtyrët e saj Kolonja. Pastaj përcillet në P, drejt Voskopojës dhe në V me fushgëgropën e Pogradecit. Jeta e fushëgropës Korçës është pjesë e frymëmarrjes së gjallë të Devollit, Kolonjës Voskopojës dhe Pogradecit. Ruajtja e kësaj platforme mbyll shtigjet e lëvizjes, në thellësi të vendit, në afërsi të Zvezdës e në Grykë të Cangonjit, në qafë të Qarrit, Voskopojë e Vithkuq. Fushëgropa e Korςës kufizohet në V, nga qafa e Plloçës, atje ku relievi fillon e bie, në fushëgropën e Pogradecit, Alarup dhe në drejtim të ujrave rrjedhëse që vijnë nga Mali i Thatë (shiko: Pllaja e Pusit 2208 m). Nga P kreshti i maleve, si radhua, prej majës Rungajës (1945 m), lartësia 1756 m, mbi fshatin Shtyllë, në Pasha Tepe të Voskopojës (1640 m) maja e Mustafes (1549 m), maja e Pirgut, Qershizë, Grunjas, deri në afërsi të Plloçës. Në L, i tërë Mali i Moravës është strehë dhe brez mbrojtës ku dallon: maja e Çardhakut (1808 m), maja e Rrumbullakut (1799 m), qafa e Dardhës, mali i Kuq e maja e Llofkës (1878 m). Në J, ky kufizim fillon nga Llofka, në qafë të Qarrit (1136 m) duke vijuar deri në majën e Rungajës (1945 m) .

Relievi është i ndryshëm. Fusha zë një hapësirë që në V arrin deri në Çërravë mbi fushëgropën e Pogradecit, rrëzë malit të Thatë: Bletas, Podgoricë, Gurabardh, Porodinë, Goskovë, Voskop, Dërsnik, Ujbardh. Në J, ajo mbaron në Floq, ndërsa në L, rrëzë malit të Moravës. Lartësia mesatare e fushës ëshët deri 865 m, mbi nivelin e detit. Sipërfaqja e fushës së Korçës është 76 km². Ajo i ngjan një groporeje natyrore, të ruajtur nga të gjitha anët, në shtrirjen e saj V. Daljet e saj janë: në Grykë të Cangonjit që hap komunikimin me luginën e Devollit, në rrjedhën e tij të mesme, qafa e Plloçës që zbret në grykën e Pogradecit, qafa e Qarrit për në J në drejtim të Kolonjës.

Në këtë hapësirë, organizimi ushtarak vë në synim, ruajtjen e lartësive në të katër anët, mbylljen e shtigjeve me grykat e komunikimit që u përmenden më lart, ruan hapësirën qiellore, mbi fushëgropë, nga mundësitë e desantimit ajror, vëzhgon rrugët që vijnë nga Pogradeci, Gramshi (në Maliq), në Qafën e Zvezdës (nga zona e Prespës) prej L, ku Gryka e Cangonjit pret komunikimin rrugor me gjithë luginën e Devollit. Qafa e Dardhës, në J të malit të Moravës, duke u ngjitur nga Korca, përcjell lëvizje nga rrjedha e sipërme e luginës së Devollit, pranë Arrëzës, Qytezës dhe Nikolicës. Po kështu, Qafa e Qarrit e vetme, kontrollon lëvizjet JL. Drejtimi P, ka tre shtigje komunikimi që përshkojnë këtë reliev, në Vithkuq, ku duhen vlerësuar lëvizjet për në grykën e Çemericës, platformën malore e Voskopojës që të çon, në trevën e Oparit të thellë, si dhe grykën e Devollit që sapo gremiset në Maliq hap një luginë të gjatë që ςan në drejtim të P, drejt Gramshit.

Qendrat e banuara , janë të dendura, ku burimet njerëzore janë bazë gjatë situatave të mobilizimit ushtarak. Këto qendra janë jo vetëm në fushën e Korcës por edhe në rrethinat kodrinoro-malore. Dallohen: qyteti i Korçës, qendrat e mëdha: Mollaj, Boboshticë, Kamenicë-Floq, Komuna e Vithkuqit, e Voskopit, e Voskopojës dhe Bashkia e Maliqit, Komuna e Pojanit, Vashtmi ,Rrëmbec, Sheqeras e Sovjan. Po kështu, fshatra të shumtë, shtrihen rrëzë malit të Moravës, të malit të Thatë, si dhe përgjat lartësive P. Në rast të tërheqjes së mundshme, në thellësi, drejtimi i Maliqit, Voskopojës dhe Vithkuqit, janë shtigjet natyrore, më të përshtatshme.

Korça shtrihet në këmbë të malit të Moravës. Lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 869 m. Sipërfaqja e sotme e qytetit është rreth 10,7 km². Qyteti ka rëndësi ekonomike dhe strategjike. Korςa është nyje lidhëse për komunikimin me shtetin fqinj: Greqinë nëpërmjet rrugës Korçë-Bilisht-Kapshticë si dhe në vijim të rrugës kombëtare që e lidh atë me Ersekën e Leskovikun. Qyteti ka një sistem urban përafërsisht rrezor, me një shesh qëndror në mes. Gjatë gjendjeve të luftës, duke qenë në rrëzë të malit të Moravës, është e mundur tërheqja në lartësi e lugina të masivit malor. Karakteri i ndërtesave të banimit është i ndryshëm. Në

90

Page 91: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

qëndër mbizotërojnë ndërtesat tipike qytetore të ulta, ndërsa ka edhe ndërthurje të ndërtesave të larta ku ka mundësi vrojtimi.

Rrugët. Përbërësi kryesor qytetor në këtë gjeohapësirë janë rrugët automobilistike të cilat krijojnë lidhje në të gjitha drejtimet. Rruga Pogradec-Korçë është rrugë interqytetore dytësore. Sapo del në qafën e Plloçës ajo duke kaluar përgjat fundkodrave, lidh fshatrat: Leshnicë, Çërravë, Pretush, Nizhavec, Vashtëmi e Korçë. Prej këndej, nis degëzimii për në drejtimin VL, në fshatrat Barç, Dishnicë, Neviçisht, Belorta, Kuç i Zi, Plasë, Zëmblak e Cangonj, drejt luginës së Devollit. Në Zëmblak, ndahet rruga që i ngjitet qafës së Zvezdës dhe zbret në zonën e Prespës.

Rrug Korçë-Ersekë, kalon në zonën fushore, deri në afërsi të Ujbardhë e Floq, pastaj fillon ngjitja, për në Qafë të Qarrit. Rrugët kryesore janë dy kalimshe dhe të shtruara me asfalt. Ato kalohen në të gjithë stinët e vitit, me përjashtim të rasteve të dimrave të ashpër, me dëborë e ngrica, ku probleme më të mëdha përbëjnë kalimi i Qafës së Qarrit e Qafës së Zvezdës dhe Qafës së Plloçës. Rrugët e tjera lidhin pothuajse të gjithë fshatrat. Ato janë me bazament natyror dhe të shtruara me kalldrëm, duke mundësuar kalimin e automjeteve, me përjashtime të vaçant, sodomos në fushë, gjatë reshjeve.

Rrug Korçë-Voskopojë, ka profil të rregullt dhe shtresë të sigurtë, si dhe dy kalime. Ajo paraqet vështirësi gjatë stinës së dimrit. E tillë është edhe rruga Ujbardhë-Vithkuq. Vijimi i rrugëve, në thellësi, me zonën e Oparit, kalohet po me vështirësi, në varësi nga stinët. Një vijim rrugor me rëndësi është ai Korçë-Drenovë-Boboshticë e Dardhë që në luginë të Devollit të lidh me Sinicën, Qytezën e Arrzën, e rrethit të Bilishtit. Rruga stinore përgjat kurrizit të Moravës, duhet njohur si dhe duhet marrë parasysh, mbasi ajo lidh pothuajse në mënyrë tërësore këtë kurriz. Përmidis fushës së Maliqit, kalojnë rrugë tërthorë, si ato nga Pretushë-Vreshtaz-Gurëbardh e Zvezdë, Vreshtaz e Podgorije të cilat janë me bazament të fortë. Qendra e Sheqerasit, nëpërmjet urës mbi emisarin e madh të Maliqit lidhet me Dunavecin e Libonikun, me rrugën kryesore. Rrëza P e Malit të Thatë ka rrugë të përmisuara që të nxjerin në Podgorije, Blacë, Bletas e Alarup si një pozicion zotërues mbi gropën e Pogradecit. Nga Gurbardhi, një rrugë ushtarake stinore ngjitet deri në kreshtin e Malit të Thatë, duke e përshkuar atë deri në afërsi të vijës kufitare.

Ujorët. Lumi Devoll sapo takon platformën e Fushës së Korçës në Zëmblak, humb natyrën lumore të tij dhe futet në shtratin e emisarit ujor të Maliqit që e përshkon fushën në drejtim të P. Në Sovjan mer kthesë për në grykën natyrore të tij, në Maliq. Ai është pengesë ujore, sidomos për tanket mbasi ka gjerësi mbi 40 m dhe rënie argjinaturash në të dy anët. Mbi të, ka tre ura: në Zëmblak, Pojan dhe Sheqeras.

Nga J rrjedh lumi i Dunavecit, që nga Gjançi dhe maja e Lisicit. Ai përshkon fushën, e në Goskovë të Poshtme kanalizohet në emisarin e Dunavecit që është një pengesë ujore e rëndësishme, në mesin e fushës. Përrenjë të shumtë, zbresin nga të gjitha drejtimet, po ata nuk paraqesin pengesë për trupat, veçse në rastin e stinëve me reshje. Ndër rezervuarët, kërkon vlerësim të veçantë ai i Gjançit, si dhe ujësjellësi në krah të tij që furnizon Korçën me ujë të pijshëm.

Bimësia në fushë është e kultivuar me drufrutorët e mollëve apo vreshtave. Në shpatet fundore të kodrave e maleve, ka shkurre të dendura e të rralla. Pyjet fillojnë në zonën e Vithkuqit, Voskopojës, Dardhës,mbi Drenovë e Boboshticë, në faqet kodrinore janë mbjellë sipërfaqe me pisha të butë. Po kështu në kreshtin e Moravës ka pyje dushku, të ndërthurur, me shkurre dushkajash..

Klima. Fushgropa e Korçës është nga zonat më të ftohta që duhet vlerësuar nga ushtarakët gjatë organizimit të operacioneve, sidomos në stinën e dimrit.Temperatura mesatare vjetore ëshët 10.50C, (korrik 200C,,janar 0.50C) Temperaturat skajore kanë ndodhur në Sheqeras ku është një nga polet e të ftohtit (-26.9 0C, si më i ulti, në Shqipëri). Depërtimi i masave ajrore, nga Kontinenti, freskojnë klimën. Në verë bien 12.5 % e reshjeve. Dëbora krijon shtresë, sipas rastit, që nga muaji Nëntor e deri në Mars.

Tokat i takojnë brezit të tokave të kefenjta.

91

Page 92: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

IV.T.1. LUGINA E DEVOLLIT TE SIPERMKjo luginë, në qendër të së cilës është Devolli, ka një pozicionim në drejtim të

JL-VP. Ajo fillon që në Zemblak, në fundin e malit të Moravës që përkon me fushëgropën e Korçës, ndërpritet nga rrugëkalimi që i ngjitet qafës së Zvezdës, midis malit të Thatë dhe malit të Ivanit që shfaq një kon lartësor të bukur dhe vëzhgimor në drejtim të luginës së Prespës dhe asaj të Devollit të sipërm. E tërë lugina, përkon edhe me ndarjen administrative, të rrethit të Devollit, një ndër krahinat shqiptare kufitare, me tradita historike, zhvillimore në fushë të ekonomisë dhe kulturës. Relievi përbën një qarkore e rrethuar në dy drejtime atë VL dhe VP, nga male dhe në drejtim të JL, nga sisteme kodrinore që viojnë tej kufirit shtetëror.

Lugina është e gjatë 22 km dhe gjerësitë fillojnë e ndryshojnë që nga Zemblaku , gryka e Cangonjit 3 km, në Progër , deri në Bilisht 10 km. Lugina është nje korridor i përshtatshëm për lëvizje të trupave dhe teknikës luftarake. Dëshmitë e përpjekjeve në rrjedhat e historisë tregojnë se pikat më të përshtatshme gjeoushtarake kanë qënë: gryka e Trenit që lidh Devollin me luginën e Prespës së Vogël, Kapshtica, ku korridori përmes kodrash dhe luginash, komunikon me shtetin fqinj, në drejtim të Follorinës, të Mirasit dhe Vidohovës, të cilat hapin shtigje të tjerë komunikimi në kufirin me Greqinë, në Dardhë e Qafë të Kazanit, me Kolonjën dhe fushëgropën e Korçës.

Në VL, kufizimi krijon lidhje të përbashkët nga qafa e Zvezdës, mali i Ivanit (1768 m), maja e Qilarishtes mbi Rakickë (1495 m) Qafa e Kolamit mbi Progër, gryka e Trenit. Pas kësaj vjen vija kufitare që zbret nga kreshta e malit të Karvanit, (1533 m ) mbi Vërnik i cili zbret në luginë, në Kapshticë, ku ndodhet edhe dogana e sotme, midis dy shteteve. Pastaj, vija kufitare ka prirje gjithnjë VJ, në majën e Peshovecit (1343 m) përmidis kurrizoreve kodrinore, ulet në fushën e Llabanicës, sapo përroi me të njëjtin emër, futet në tokën Shqiptare.

Më tej vija e kufirit, kalon në luginë, në brigjet e përroit të Shapotecit (piramida nr 35), duke vijuar përgjat tij, deri në takim me përroin që zbret nga fshati kufitar kufitar, Novosello. Prej këtu krijon një ngjitje në kodrat e Braçanjit dhe zbret, mandej, në përroin e Ponçarës, (piramida nr 40). Lartësitë kodrinore ndërpriten nga vija kufitare deri në majën e Vidohovës (mbi fshat lartësia,1423 m, piramida nr 55). Këtu kufiri pritet, në P, deri në piramidën nr 66, në L të Devollit të sipërm. Pastaj kufiri pret shpatet malore, gjersa takon Qafën e Kazanit e cila është një komunikim i madh skajor, i luginës së Devollit, me gropën e Kolonjës dhe atë të Korçës. Në P, mali i Moravës është mburojë VL-JP me malin e Kuq (Llofka: 1876 m), me vijim në Qafën e Dardhës, dhe duke zbritur në Cangonj. Kjo luginë përkon me rrethin e Bilishtit.

Relievi luginor është me lartësi deri në 950 m dhe rritet në të dy krahët. Hapësira fushore është e ngushtë në Cangonj, por ajo fillon të zgjerohet në segmentin: Tren-Vranisht, deri në 4.1 km, Bilisht-Hoçisht: 5.4 km. Pastaj lugina formon një hark, duke filluar nga fshati Vishocicë, Kurrilë, Braçanj, Ponçar, Miras, Çetë, Qytëzë Arrëz, Nikolicë, ku prej majës së Badarashit dhe Qafës së Kazanit, rrjedh Devolli. Relievi në P ka ndërprerje të luginave të shumta që zbresin nga mali i Moravës, derisa mblidhen në Devoll. Ndërsa në J, në Çetë dallon lugina Qytëzë-Sinicë-Dardhë. Në L,duhet patur parasysh Gryka e Bitinckë-Trenit, që krijon një lidhje, me luginën e Devollit dhe Prespës së Vogël. Midis Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit, zbret lugina e Vërnikut që përkon me përroin e Selcës i cili mbledh ujrat nga maja e Gremjes dhe mali Karvanit në kufi. Vërniku është në lartësinë 1050 m, ndërsa të dy krahët: (maja e Llapishtës 1286 m dhe maja e Rukës, 1234 m).

Përmidis fushës, ka dhe lartësi të buta dhe kodrinore si në Bilisht, Vishocicë, Poloskë, Çipan, Ziçisht, Dobranj e Menkulas te cilat vëzhgojnë hapësirën fushore.

Qendrat e banuara janë të dendura. Dallohet qyteti i Bilishtit me 9388 banorë, ndërkaq i gjithe rrethi ka 12 997 banorë. Eshtë krahinë e rëndësishme kufitare, me jetorësi të lartë të burimeve njerëzore. Fshatrat ndodhen të shpërndara në të gjithë hapësirën fushore, në rrëzë të kodrave e deri në vijë të kufirit. Në rrëzën L, të Moravës shtrihen fshatrat: Cangonj, Zemblak, Vranisht, Eçmenik, Stropan, Gracë, Hoçisht, Përparimaj, Grapsh, Bradvicë, Çipan, Ziçisht, Sul, Koshnicë, Menkulas,

92

Page 93: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Miras, Çetë, Vidohovë. Në drejtin të qendrës së fushës janë: Vishocicë, Poloskë, Dobranj, Fitore. Përgjatë fundlartësive L, ndodhen fshatrat:: Zvezdë, Mançurisht, Progër, Tren, Bitinckë, Bilisht dhe Kapshticë. Vërniku, fshat i etnisë maqedone, është i futur në një luginë të ngushtë larg kufirit, 3 km. Kapshtica, nodhet larg doganës, 7 km, në rrëzë të malit të Palikut. Tresteniku ngrihet në një kodër të bukur s (1000 m) larg kufirit 2.3 km, Braçanj ndodhet në breg të Devollit, larg kufirit, 1.9 km; Ponçara në bregun L, të lumit, larg nga kufiri 800 m. Vidohova shtrihet në luginë, në lartësinë 1180 m, larg kufirit, 1 km. Nikolica gjendet në skajin J të luginës,larg kufirit 1.7 km.

Bilishti: ndodhet në luginën e Devollit dhe është qëndër e rrethit. Ndodhet në rrëzë të sistemit kodrinor që vijon në drejtimin VL, mbi fshatin Bitinckë e deri në grykën e Prespës së Vogël. Lartësia mbi nivelin e detit është 870 m. Lartësia e majës më të lartë, në VL është 1212 metra. Qyteti lidhet me rrugë, në të gjitha drejtimet. Kështu, rruga që vjen përgjatë luginës e lidh Korçën. Prej këtu bëhet komunikimi rrugor ndërshtetëror me Greqinë, në Kapshticë, që është dhe doganë kryesore e pikëkalim 12.5 km larg. Rrugë të tjera degëzohen drejt luginës së Devollit të Sipërm: në Trestenik, Poloskë, Braçanj, Ponçarë, Miras, Vidohovë, Nikolicë. Po kështu degëzim i rëndësishëm është ai që lidh Bilishtin me Babanin, Hoçishtin, Ziçishtin, në rrëzë të malit të Moravës si dhe fshatrat e Prespës së Vogël.Nga Kapshtica një rrugë përvijon për në fshatin Vërnik me etni maqedonase.

Qyteti është i ndërtuar në rrëzë të kodrave dhe në fillim të hapësirës fushore. Rruga kryesore e ndan atë në dy pjesë. Rrugët e tjera përvijojnë pa ndonjë system të përcaktuar. Në to mund të lëvizësh lirshëm gjatë situatave luftarake . Pallatet me 5 ose 6 kate janë përgjatë rrugës dhe në qëndër të qytetit. Në raste evakuimesh ushtarake i vetmi drejtim është ai për në grykën e Prespës së Vogël dhe në rrezen V të malit të Moravës.Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Devoll 34641 17437 17204 6729 3429 27912 13775

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dendësia

Devoll 34641 429 km² 80.8 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Devoll 34641 8570 22565 3506

Rrugët. Lugina e Devollit përshkohet e tëra, nga rrugë të ndryshme. Rruga kombëtare interqytetore që lidh Shqipërinë me Greqinë, nis nga Korça në Zemblak-Bilisht dhe në Kapshticë, del në shtetin fqinj. Kjo rrugë për herë e më tepër, po merr trajtat e standarteve të transportit modern. Degëzimet kryesore të saj, janë Bilisht-Miras, si një rrugë me bazament të fortë e shtruar dhe e mirëmbajtur, me lëvizje gjatë gjithë vitit. Prej Mirasit, në kufi afrohet rruga deri në Vidohovë, por në disa vende është e kalueshme me vështirësi. Përgjat luginës së Sinicës, ngjitet rruga me

93

Page 94: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

bazament të përmirësuar që të nxjerr në Çetë, Qytezë, Sinicë dhe Dardhë që është fshati malor, mbi kreshtën e Moravës. Prej këtu, rruga zbret në Boboshticë e Korçë. Kjo rrugë deri në Dardhë është e kalueshme me vështirësi, megjithatë për transportin ushtarak ajo është e shfrytëzueshme. Nga Arrëza, në Nikolicë afrohet një rrugë ushtarake stinore. Përmidis kreshtës së Moravës, një rrugë tjetër ushtarake vijon, derin në majën e Çardhakut. Degëzime rrugësh utomobilistike, vijojnë nga Bilishti drejt fshatrave të Rrëzë Moravës por deri në Baban, Gracë, Hoçisht, Përparimaj, Ziçisht, Sul. Ato janë të përmirësuara dhe më në brendësi, janë stinore. Nga rruga kombëtare në Bitinckë, kthen rruga për në Tren, Prespë të Vogël, Rakickë, Cerje e Shuec që është e shtruar pjesërisht dhe e përmirësuar.

Ujorët. Devolli është në qendër të luginës. Në rrjedhën e sipërme ai është bashkësi përrenjsh të ngushtë, hera herës të thellë, gjersa në Miras, ai krijon shtrat, me gjerësi deri 10 m dhe vijë ujore rreth 4-5 m. Në fushë, në disa pjesë kanalizohet dhe kthehet në pengesë ujore për teknikën ndërsa trupat mund të kalojnë. Në fushë, ka shumë kanale të cilat janë pengesë për tanket dhe teknikën tjetër. Disa përrenj që zbresin nga Morava kanë rezervuar si në Sul, Përparimaj, Hoçisht.

Bimësia: Në luginë është e kultivuar me pemëtore vreshta. Në faqet e Moravës, ka pyje të degraduar dhe shkurre të dendura. Pyje ka në Nikolicë, Arrëz e Dardhë. Kodrinoret kufitare kanë shkurre të dendur dhe te rrallë. Pikëvështrime ushtarake. Lugina e Devollit të Sipërm është korridor hyrës dhe komunikues me L e Shqipërisë. I tillë ka qenë dhe në kohë më të lashta. Relievi kodrinor në kufi, luginat dhe qafat e sistemit të lartësive L, janë të përshtatshme për fushata lëvizëse ushtarake të gjera që nga Verniku e deri në Nikolicë (rreth 30 km gjerësi). Ndërkaq edhe gryka e Trenit, ofron një mundësi të tillë. Kësilloj e tërë lugina e Devollit që ka vlera operative mësymëse, dallon nga gryka e Vjosës në Sarandaporos e cila është e ngushtë dhe nxënësia e saj është epërsi për mbrojtje. Në vijim të këtij vlerësimi kreshti i Moravës deri në Dardhë është brez natyror mbrojtës. Gryka e Cangonjit është si një shtrungë mbërthimi dhe goditjeje të detyruar, kur zotëron lartësitë e të dy krahëve e sidomos majën e Ivanit. Përvoja e përpkjeve deri ne Luftën e II Botërore e kanë treguar këtë. Gjatë provokacioneve të gushtit të vitit 1949, sistemi kodrinor i ulët, krijoi mundësi për futjen e forcave greke, në thellësi të tokës sonë, por që u përballuan nga organzimi operativ i suksesëshëm, duke shfrytëzuar pikat e relievit si epërsi dhe zotërimin e gjithë luginës. Klima e luginës ndikohet nga depërtimi i erërave kontinentale të cilat në dimër janë të ftohta. Mesatarja e temperaturës së janarit (-0.20C), mesatarja e korrikut është (19.60C), por ka dhe temperatura të skajshme deri -240C dhe ajo më e nxehta + 350C. Ngricat janë të zakonshme gjatë dimrit. Stina më e lagësht është vjeshta. Tokat e luginës së Devollit janë të kafejta-livadhore dhe aluvionale.

IV.T.2. LUGINA E DEVOLLIT: CERRIK-GRAMSH-MOGLICËLugina e Devollit të Mesëm, ka përkim me fushën e Cërrikut ku lumi zbret në

rrafshin e saj dhe mer kthesën në drejtim të P. Prej këtu, gryka e Devollit, hapet në drejtim JL, pothuajse në vijë të drejtë, deri në Bratilë, ku çan midis malesh. Në Gostimë e Shtërmen, lumi zbret në fushë, ndërkaq, gryka prej nga ai rrjedh, megjithëse, lidh Fushgropën e Korçës, me pjesën tjetër P të vendit, në kohë, nuk dëshmon drejtime mësymjesh e fushatash ushtarake nga L, veçse fragmente të pjesshme veprimesh luftarake, kryesisht gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vet relievi i Luginës së Devollit, sapo zbret në Maliq dhe vijon në thellësi, në Zvarisht, Nikollarë dhe sidomos në Moglicë, gryka të mbërthen, e lartësitë thepisen. Në këtë luginë, e vetmja rrugë automobilistike: Gramsh-Lozhan, u ndërtua në vitet 50-të të shekullit që shkoi.

Mali i Lenijes (2013 m) ngrihet në krahun L, të grykës së Moglicës, ndërsa në J, ndodhet, mali i Koshnicës (1730 m). Lugina ngushtohet, thellohet në formë kanioni, shkëmbinjtë janë të thepisur dhe me bukuri të ashpër. Kështu vijon Devolli, deri në Bratilë, ku zbut rrjedhën e tij dhe relievi ëshët i ulët. Prej grykës së Moglicës deri në Gostimë e Shtërmen, lugina është e gjatë rreth 48 km. Ajo, në tërësi ëshët e drejtë. Ujmbledhja më e madhe ëshët nga VL, ku harkohen Mali i Shpatit (maja e Bukanikut

94

Page 95: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

1831 m) maja e Gurit të Zi mbi Kukur 2072 m, malin e Valamarës (2373 m ) që mbyllet me Lenien (2013 m). Kjo hapësirë ujëmbledhëse e luginave që kanë largësi nga Devolli 18-20 km, përbëjnë strehë në male për vendasit, ndërkohë nuk premtojnë korridor lëvizje trupash në fushata mësymjeje. I njëjti arsyetim mund të bëhet për krahun P, ku edhe nëse ngjitesh në kurrizin e Koshnicës do të thepisesh, në luginën e Tomorricës.

Prej Bratile në Gramsh, lugina vijon drejt dhe lartësitë e afërta, në të dy krahët, janë rreth 500-600 metra. Në Mashan lugina e Devollit përthith atë të Tomorricës. Ndërkohë, dy të tjera zbresin nga L: lumi i Grabovës dhe lugina e tij, që vjen, nga maja e Valamares dhe lumi i Vërçës që rrjedh nga kurrizi malor mbi fshatin Kukur (maja e Lisecit, maja e Lukovës, Guri i Gegës).

Nga Gramshi, në Gostimë e Shtërmen, lugina vijon në hapësirë kodrinore e në P ndodhet krahina e Sulovës, ku lartësitë në Topojan arrijnë 800 metra, me ndërprerje dhe copëzime luginore të shumta. Në L, lartësitë ngrihen në majën e Bukanikut (1831m) dhe ndër luginat dallojnë: ajo e Holtës dhe e lumit me të njëjtin emër, ku rrjedhin edhe lumi i Pashtreshit dhe përroi i Galigatit të cilat takohen me Devollin, në Cërujë. Në Shushicën e Vogël, zbret Zalli i Kuçivelit, ndërsa në Shtërmen rrjedh përroi i Zallit të Gostimës. Ky reliev kodrinoro-malor me thyerje e copëzim, me prirjet luginore në thellësi, ku ngrihen kreshta malore, në të dy anët, është i përshtatshëm për t`u mbrojtur, për krijim të rezervave.

Qendrat e banuara. Lugina është e populluar dhe qendrat e banuara janë të tipit të shpërndarë, deri në lartësinë, 1700 metra. Në periferi të luginës ngrihen: Zavalina (poshtë Bukanikut), Kamiçan e Poroçan (në grykën e Holtës), Kukur e Gribë (në luginën e Vërçës), Lenia (poshtë malit të Lenies) dhe Grabovë e Sipërme. Në krahun P të luginës, shtrihen fshatrat: Floq, Banjë, Darzezë, Dragot-Sulovë, Dushk, Zgjup, Dufshan, Lubinjë, Duzhë etj. Rruga kombëtare, përgjat krahut L të Devollit, lidh qendrat e banuara: Gostimë, Shtëpaj-Shushicë-Cingar, Drizë, Cërujë, Gramsh, Pishaj, Mashan, Bërsnik, Kodovjat, Bulçar, Bratilë.Gramshi shtrihet përgjatë luginës së Devollit, në anën V të tij. Sipërfaqja e tij është afërsisht 0.7 km². Lartësia mbi nivelin e detit arrin, 300 metër. Aty kalon rruga me karakter kombëtar që lidh Elbasanin me Korçën. Kjo rrugë, që ende nuk i ka treguesit e saj të lartë, në cilësinë e shtresës, gjerësisë dhe veprave të artit, është arterje shumë e rëndësishme startegjike ushtarake përgjatë luginën së Devollit të Mesëm deri në fushëgropën e Korçës. Prej Gramshit, ka degëzime rrugore fshatare me të gjithë rrethin, kalueshmëria e të cilave është kufizuar, kryesisht në stinën e thatë. Rrugë të tilla si ajo përgjatë lumit të Tomorricës, del deri në Kerpicë, me degëzime stinore me fshatra të tjerë si: Kushovë, Skenderrbegas, Sotirë etj. Nëpërmjet luginave të ujorëve kryesorë që derdhen në Devoll, me rrugë stinore bëhet lidhja me: Poroçanin, Kukurin, Sojnikun, e Lenien. Gramshi është qytet i ri dhe ndërtimet janë kryesisht të reja. Në qëndër ka një shesh kryesor e rrotull tij janë ndërtuar apartamente pesë dhe gjashtë katësh, duke përvijuar në rrethinë me banesa një e dy katëshe.Si qytet, që i përket qëndërs së Shqipërisë në luginë midis malesh, duhet trajtuar me kujdes, për pozicionimin e tij dhe të fshtrave përreth në raste të situatave luftarake, për tërheqjen në grykën e Devollit e luginave të tjera, për ruajtjen e rezervave siç janë ato të Bratilës etj.Të dhënat demografike kanë blerë për njohje të mundësive të mobilizimit të burimeve njerëzore, mbasi Gramshi është edhe qendër rrethi.

Të dhëna të popullsisëRrethi Popullsia

Në përgjithësi

Në përgjithësi Në qytete Fshat

Meshkuj Femra Përgjithësi Femra Përgjithësi Femra

Grams 35750 18183 17567 105335179 25217 12388

95

Page 96: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

hi

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Popullsia Sipërfaqa Dëndësia

Elbasan 35750 695 km² 51.5 banorë/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinive

Rrethi Popullsia Nga 0-14vjeç

Nga 15-64 vjeçe Mbi 65 vjeçe

Elbasan 35750 11527 22122 2.101

Rrugët. Deri në Gramsh rruga kombëtare dytësore është dykalimshe dhe e asfaltuar, ndërsa më tej, për në Lozhan ajo është e shtruar me kalldrëm. Të gjitha rrugët që lidhin luginën, për në Shënvlash, Kishtë, nga Kodovjati në Shelcan, Grazhdan e Kukur janë me bazament të fortë, me karakter stinor, mbasi reshjet i bëjnë ato të pakalueshme. Rrugë e përmisuar është ajo që lidh Bulçar me Sojnik dhe qafën e Dushkut, poshtë majës së Komjanit (1792 m). Prej Sojniku, një rrugë stinore, me karakter ushtarak ngjitet deri në kreshtin e brezit malor (1793 m) ku lidhet me rrugët e shfrytëzimit pyjor që zbresin në luginën e Shkumbinit. Të tilla janë rrugët që përshkojnë pjerrësitë P të Devollit dhe lidhin Sulovën si ajo: Mashan-Duzhë-Kmanj e Përrenjas apo tjetra që lidh Darzezë-Kutërqarë e Kukucovë.

Ujorët. Ujori më i madh është Devolli i cili në grykë të Moglicës është si kanion kur zbret në Bratilë me gjerësi masatare, jo më shumë se 8 metra e thellësi: 80 cm, ndërsa në Kodovjat brigjet janë më të gjera, zallishta arrin deri në 700 metra gjerësi. Gjatë verës Devolli nuk përbën pengesë për forcat këmbësore. Ndërsa teknika, kërkon mjete xhenjere. Në takim me lumin e Holtës, gjerësia dhe thellësia e lumit bëhet më e madhe (gjerësia 12 metra, thellësia mesatare 0.8 m). Në këtë hapësirë e vetmja urë është ajo që lidh luginën e Tomorricës dhe krahinën e Sulovës, me gjatësi 150 m dhe gjerësi 4 m. Ndër përrenjtë: ai i Holtës dhe i Vërçës janë më vërshues, kurse i Grabovës, krijon grykë të ngushtë.

Bimësia është e zhvilluar në të gjithë luginën, nga shkurret e rralla e të dendura që veshin relievin e copëtuar të Sulovës e të brigjeve P, të Devollit dhe ato të bregut L që mbi lartësitë 1700 m, formojnë pyje si: të Bukanikut, mbi Zavalinë, të Shirokut (që lidhen me pyjet e Stravajt), pyjet në majën e Lukovës mbi Kukur, pyjet e Lenies, të luginës se Grabovës.

Klima ndryshon, nga lugina, ku ajo është e butë, në drejtim të kreshtave malore, ku është e ftohtë dhe me reshje dëbore e ngrica. E ftohtë është edhe gryka e Moglicës, si rrjedhojë e erërave që depërtojnë nga L.Vështrim ushtarak për objektet e rëndësishme:

-Qyteti i Gramshit, uzina dhe furnizimi me ujë.-Ura mbi Devoll që lidh Tomorricën dhe Sulovën-Depot e Teqesë së Dushkut dhe ato të Bratilës-Ruajtja e hyrjes jsë rrugës në grykën kanionike të Moglicës.

-Kantieri dhe ngrehinat e mbetura të Hidrocentralit të Banjës

IV.T.3. LUGINA E DEVOLLIT TË MESËM: BRATILË-MALIQKjo luginë i përket sërish Devollit të Mesëm. Kthesa e lumit, bëhet në grykën

e Moglicës, përballë fshatit Zerec, ku lugina mer drejtimin L. Largësia deri në Maliq, është rreth 38 km. Në V qarkon mali i Lenijes (2013 m) i cili në qafën e Mushkës, drejtohet sërish, për në V, në majën e Valamares (2373 m) në qafën e Panjës (1652 m). Në L, vijon kreshti i majës së Kozelit (941m) në përkimin e lumit me: Libonikun e Maliqin. Ujërrjedha e Devollit vjen prej lartësive që nga Maliqi, në majën e Mustaqes (1549 m) mbi Gjyrez, në Shipckë, Pasha-Tepe të Voskopojës (1640 m), në majën e

96

Page 97: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Lisicit mbi Gjergjevicë (1714 m), Gjonbabas qafën e Veshzit në Ostrovicë, qafën e Beçit, qafën e Gjarpërit (poshtë majës së Grevës 1694 m), gjersa zbret në Zerec. Ujrrjedha V e Devolit është pjesë edhe e Malësisë së Mokrës. Ndërkohë në ujrrjedhën J të Devollit ndodhet Gora. Të dy trevat janë dy hapje, dy prurje, dy thellësi vendore, larg luginës të cilat në rrjedhën historike, kanë ruajtur tipare të qënësishme qëndrese. Kreshtat malore në V, duke filluar që nga maja e Valamares, afrojnë rrugë automobilistike të shfrytëzimit pyjor të cilat i qarkojnë lartësitë që nga shkëmbi i Llëngës, në Qafën e Panjës, deri në Dardhas. Kjo rrugë afron mundësi komunikimi, me degëzime rrugësh stinore, deri në luginën e Devollit. Relievi, në V të Devollit ndërpritet nga lugina që zbresin nga kreshti malor si ajo e Moglicës, Nikollarës, e Strelcës që të nxjer, deri në Qafën e Panjës, e Moçan-Dërdushës, e Marjanit, e përroit të Madh e cila arrin deri në majën e Kozelit; përroi i Madh që të nxjerr në Beras. Në krahun J të Devollit, të Gorës dallohen: Lugu i Zerecit, lugu i Dusharit që ndahet në prroin e Becit dhe ai i Çermericës që të nxjer në harkun malor: Ostrovicë (qafa e Veshzit) maja e Faqekuqit (2352m), qafa e Martës, maja e Lisicit (1714 m) dhe Maja e Pasha-Tepe së Voskopojës. Më në L, një përrua tjetër derdhet në lumin e Çermericës, ai i Nishanit që fillon nga lartësitë e Voskopojës. Më tej vijojnë e lugje të vegjël, deri në Maliq. E tërë lugina e Devollit është e ngushtë. Një hark tjetër ajo mer në Nikollarë e Gurëshqipe ndërsa në Lozhan drejtimi është L.

Qendrat e banuara janë ato të Mokrës nën harkun e kreshtit malor duke filluar nga Strelca, Velçani i Mokrës, Mesmali, Moçan, Desmirë deri në Nicë e Osnat, Babjen, Marjan e Mjaltas. Në J të Lenies, janë fshatrat e Gorës: Gurëshqipe, Nikollarë, Maliqi i Oparit, Gropesh, Dorëçan dhe 1 maj (Moglicë). Ndërkohë në J të Devollit vijojnë fshatrat e Gorës në grykën e Dusharit (Zerec, Bardhec, Gurakuq, Dushar); në grykën e Çermericës e lugut të Becit: ( Osojë, Karbanjos-Lavdar, Brozdovec, Misras-Mazrek), Çermericë (Xerje-Denas,Todas,Lekas,Shkozanj, Gurmujas, Gjergjevicë, Marjan, Gjonbabas, Çemericë). Në vijim të krahut J të Devollit dallohen: Lozhani si qëndër Komune, Zvarisht, Tresovë, Shqiponjë, Sonisht deri në Maliq.

Rrugët në trungun luginor të Devollit, kanë tre drejtime:-rruga: përgjatë kreshtit verior të lartësive nga Shkëmbi i Llëngës, Qafë-Panjë,

Dardhës është me profil të rregullt, jo vetëm për shfrytëzim pyjor por edhe për të gjithë komunikimin e Mokrës me Prrenjasin dhe Pogradecin.

-rruga: Shipckë-Voskopojë-Gjergjevicë-Shkozanj që mbyll Gorën në J, ëshët rrugë me bazament natyror dhe e përmisuar e vështirë për t`u kaluar në dimër. Kjo rrugë i plotëson nevojat ushtarake, në raste situatash luftarake si dhe ato paqësore. Nër rrugët që lidhin këto tre segmente L-P, dallohet ajo që arrin deri në Qafën e Panjës, por që është me karakter stinor. Të gjitha rrugët e tjera të cilat lidhin fshatrat e Mokrës, janë stinore. Në Moglicë (1 maj) Ura mbi Devoll komunikon me rrugën që të nxjerr në pyjet e Dusharit, deri afër lartësive të Qafës së Gjarpërit dhe Çukës së Bofnjes, rrugë e cila ka shumë rëndësi ushtarake për t`i arritur këtë lartësi.

Ujorët. Ujori kryesor është Devolli. Gjerësia e tij në verë, nuk i arrin as 8 m, po brigjet janë deri 4-5 m, e më shumë. Nuk përbën problem për kalim të këmbësorëve. Urat mbi Devoll janë, në Moglicë (1 maj) në Lozhan-Strelcë. Lumi ndodhet gjithnjë në krahun J të rrugës deri në Moglicë, ndërsa më tej në krahun J, përrenj të shumtë zbresin për në Devoll nga të dy krahët. Përrenjtë e krahut V janë më erozivë, mbasi dhe struktura e tokës është rrëshqitëse, sidomos në Moglicë (1 maj). Këta përrenj gjatë dimrit kanë prurje të mëdha ndësa në verë nuk përbëjnë problem, për t`u kaluar.

Bimësia përgjatë luginës është shkurre e rrallë dhe në të dy krahët ka pyje si:-në faqet V, të Valameres, në qafën e Panjës, pranë majës së Lenies.-pyjet e Dusharit, të Çermericës, Lavdarit, të Voskopojës dhe Nishanit.Klima në luginë është e butë në verë dhe e ftohtë në dimër. Ndërkaq në të dy

krahët në lartësitë ajo bëhet akoma më e ftohtë.

97

Page 98: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

IV.TH.LUGINA E TOMORRICËSKurrizi i Kulmak - Tomorr mbyll luginën në anën JP të saj. Në VL, Ostrovica,

Bofnje, Koshicë sjellin ujrat në JP, për në lumin e Tomorricës. Që nga bashkimi i lumit të Tomorricës me Devollin, deri në skajin fundor është një gjatësi luginore prej 44 km. Bën pjesë, në trevat e brëndshme dhe të thella të Shqipërisë, ku në tërësi , historia nuk na sjell synime ekspeditash e pushtimesh, fushatash ushtarake, mbasi relievi është tërheqje në pejsazhe të natyrës, ndërkaq bëhet i pa orientueshëm në prirjet,për lëvizje në thellësi, ku mund të hysh por s’mund të dalësh lehtas. Këtë përthithje e bën në thellësi, Qafa e Kulmakut dhe Ostrovica në L. Kjo trevë është e përshtatshme për organizim të tërheqjes së trupave dhe përgatitjes së tyre , për ruajtje të rezervave. Relievi luginor ruhet nga tri anët nga male të lartë, ndërsa rrjedha e Tomoricës të çon në P , gjithnjë në ulje të lartësive deri në 214 m, mbi nivelin e detit.

Qendrat e banuara shtrihen në të dy krahët e lumit të Tomoricës. Në krahun lindor vijon Nartë, Kushovë, Skënderbegas, Ermenj, Vidhan, Grevë, Postenë, Kovençanj, Strafickë, Vishanj, Barç, Floq - Rehovë, Kuç, Gremsh, Gjergjevicë. Në krahun P, qëndrat e banuara janë të dëndura, të vendosura përmidis luginave të përrenjve të shumtë që zbresin në lumin e Tomorricës si: Ostrenth, Bregas, Kushovë, Dumbres, Brasnik, Ulovë, Sotirë. Në rrëzë të Tomorrit, në qafën e Dardhës që vështron në të dy krahët, ndodhet fshati Dardhë. Kërpica, gjendet pranë lumit, ku burojnë ujra të shumtë nga gjiri i Tomorrit dhe një hidrocentral vendor, i shfrytëzon ato. Pastaj, në lartësinë afërsisht 820 m, rrotull Shpatit L të Tomorrit, shtrihen rradhaz fshatrat: Tërovë, Rromas, Trebël, Shpatanj, Gradec, Ujanik, Gjerbës, Zaloshnje, Milovë. Vërehet se edhe pse, zonë e thellë, qëndrat e banuara janë të dëndura. Lidhja në rrugë është ndër më të varfërat. Lugina e Tomorricës, ka vetëm një rrugë përgjatë rrjedhës së saj, herë në zallishte të lumit dhe herë në brigje, e pamirëmbajtur dhe që mund të shfrytëzohet vetëm në stinë të thatë. Kjo rrugë mbrin deri në Kërpicë e më tej në Dobrenj, mandej sërish në zallishte deri në afërsi të Milovës. Komunikimi i grupfshatrave të rrjedhës së sipërme të Tomorricës, bëhet në afrim të rrugës me bazament të fortë dhe të përmirësuar e cila prej Qafës së Devrisë lidh Zaloshnjën, Gjerbësin, Ujanikun deri në Qafën e Kulmakut e në Majën e Tomorrit (2379 m). Kjo rrugë të çon në Çorovodë. Kështu lugina e Tomorricës, përbën një xhep të thellë , në gji të natyrës shqiptare, ku komunikimi rrugor s’ka krijuar lidhjen e dëshiruar të zhvillimit e ku nevojat e mbrojtjes përbëjnë kërkesë depërtimi e lidhjeje jo vetëm me Skraparin, por edhe me Qafën e Kolonjës dhe më tej. Lugina e Tomorricës dhe dalja e saj në qafë të Kulmakut e të qafës së Devrisë, vijon lidhjen për në Skrapar, Korçë e Kolonjë, apo në L, në Qafën e Gjarpërit e Qafën e Beçit për të komunikuar me Dusharin dhe Çemerricën. Vlerësimi ushtarak, në situata të veçanta përgatitjesh të operacioneve mbrojtëse, lëvizjesh dhe përtëritjes të burimeve njerëzore dhe atyre të furnizimit dhe ruajtjes ei ka këto treva pozicionime të fuqishme.

Mali i Tomorrit, sipas rrjedhës së gojdhënave të lashta, ka qënë vend i ceremonive pagane, ndofta dhe në flijime njerëzore për hyjninë vendase, shpirti i

të cilit hyri në mal dhe është adhuruar për vepra të madhërishme.

Bimësia në luginë është e llojllojshme. Në fundet e luginës , rriten shkurre mesdhetare edhe makje. Kurse në pjesët e epërme, dushqe të degraduar, përzjerë me shkurre. Në shpatet e Tomorrit ka pyje ahu dhe halorësh.

Klima ka ndikim të theksuar mesdhetare nga Devolli, por në skajin e saj në lartësitë e Qafës së Gjarpërit (1525m) Qafa e Beçit, Qafa e Devrisë, ndikimi është L që sjell erë të ftohtë, reshje dëbore dhe ngrica gjatë stinë ssë dimrit.

IV.U. RRJEDHA E MESME E OSUMIT.SKRAPARI.Është krahinë ndërmalore që në tërësi përfshihet nga rrjedha e Osumit të

mesëm. Në vështrimin ushtarak, pozicioni dhe relievi, ka berë që e ndodhur në 98

Page 99: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

brendësi të vendit, krijon vlera sigurie në mbrojtje, përqëndrim, sigurim të furnizimit e të mbështetjes, përgatitje të burimeve njerëzore dhe ruajtje nga armët e dëmtimit në masë. Qyteti i Poliçanit është si balli i rrjedhës së mesme të Osumit, ku gryka fillon dhe hapet, për të rënë në fushën e Mbrakullës e më tej në Berat. Që këtu, relievi në brendësi zgjon siguri për forcat tona, duke u bërë gjithnjë një grackë për kundërshtarin. Mbi Poliçan ngrihet mali i Tomorrit, në krahun J, rrjedh lumi i Vokopolës, ku qafa e Kiçokut (691 m) vrojton në të dy krahët. Pastaj maja e Vendreshës së Malit (1106 m); Tenda e Qypit; lartësia 1246 mbi Prishtë e Çepan, Qafa e Bunikut, maja e Sheshit të Mukalisë (1247 m) mbi Kreshovë, Qafa e Miçanit (1148 m,) krijojnë qarkimin J të krahinës. Në bashkim të lumit të Osumit, me degën e Staraveckës, pranë Nikollarës, ngrihet lartësia 1416, mbi Gjergjovë; përgjat lumit të Staraveckës, Backë, e në majën më të lartë të Ostrovicës (maja Faqekuqit 2352 m); qafën e Veshasit: 2083 m, Qafa e Beçit e në V deri në Qafën e Gjarpërit (1525 m). Hapësira më e madhe e Skraparit përfshihet nga pema ujore e Osumit të Mesëm. Poliçani përbën nyjen e parë ku bashkohen në Osum, lumi i Vokopolës me prroin e Dobrushës që zbret nga Qafa e Kulmakut. Gryka dhe nyja qëndrore ndodhet në Çorovodë; nyja e tretë ndodhet në Rogë e Muzhenckë, nyja e katërt në Nikollarë.

Në Poliçan, gryka e Osumit ngushtohet. Largësia midis brigjeve tek ura e lumit që të nxjerr në Tozhar është rreth 900 m. Gryka vëzhgohet dhe mbrohet nga lartësitë e Zgërbonjës. Maja e Valës (685 m) zotëron luginën në bashkim të dy përrenjve dhe rrugën automobilistike. Lugina ngushtohet sërish në Kakruk dhe merr drejtim J. Prej Therepeli në Çorovodë 13 km, gryka e Osumit është afërsisht e drejtë. Çorovoda është mushkëria e krahinës. E ndërtuar në luginë ajo vrojtohet nga të gjitha drejtimet ( lartesia 720 m, mbi Munushtir, Çerenisht, Mollas dhe Vërzhezhë). Këtu ndërpriten tri gryka: ajo e Radshit që përkon me lumin e Çorovodës e më tej të Kapinovës; Gryka e Veleshnjës që të nxjerr në Tëndën e Qypit dhe vetë Osumi. Në nyjen Rog-Muzhënckë lugina ndahet në tri gryka, ajo e Muzhakës dhe Çepanit dhe gryka e Malindit. Osumi, në këtë pikë, merr një kthesë pothuajse 900 në drejtim VL deri në Nikollarë.

Qendrat e banuara shtrihen kudo, jo vetëm ne luginë por dhe në shpatet e kodrave dhe maleve. Ato janë të ndërtuar kryesisht në pika zotëruese.

Çorovoda shtrihet në krahun e djathtë të lumit Osum. Është kryeqëndër e rrethit të Skraparit. Ndërtimet në të janë kryesisht të reja. Në qëndër zotërojnë apartamentet deri në gjashtëkatëshe.

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Skrapar

29845 15111 14734 13257 6628 16588 81416

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Skrapar

29845 775 km² 38.5 ban/km²

99

Page 100: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Skrapar

29845 8158 19554 2133

Sistemi rrugor në luginë, lidh në përgjithësi, qendrat kryesore të banuara, por ai mbetet i parindërtuar me standarte të reja. Rruga Poliçan–Çorovodë, 28 km, është dy kalimshe në përgjithësi e rikonstruktuar. Në kryqëzim te Osumit me lumin e Vokopolës, degëzohet një rrugë me bazament natyror e përmirësuar që të nxjerr në Tozhar, duke bërë lidhjen edhe me Paraspuar dhe Tërpan. Kjo rrugë kalohet me vështirësi në dimër. Në Vërzhezhë, një rrugë e tillë, lidh Dobrushën, me vijat rrugore që ngjiten përgjat shtresave të rrasave gurore të cilat shfrytëzohen në faqet e malit, deri poshtë majës së Kulmakut. Ajo mund të shfrytëzohet si një rrugë ushtarake. Në Çorovodë, përgjat grykës me të njëjtën emër, vijon rruga malore që ngjitet deri në qafën e Devrisë dhe në anën L të Malit të Kulmakut për të lidhur, Milovën, Zaloshnjën, Gjerbsin, Gradecin, Ujanikun deri në qafë të Kulmakut (1450 m). Kjo rrugë ka karakter strategjik, mbasi ajo lidh të dy anët e malit të Tomorrit, duke hapur komunikim me luginën e lumit të Tomorricës që e ka drejtimin e rrjedhës së tij në V, për në Devoll. Qafa e Devrisë dhe Qafa e Kulmakut, kanë karakter komunikues në sistemet malore të Shqipërisë së Brendshme e të krahinave të Skraparit, Gramshit, Korçës dhe Kolonjës. Nga Qafa e Kulmakut, një rrugë e hapur në shtresat e rrasave të malit që shfrytëzohen për ndërtim, ulet në luginë duke lidhur në shpatet malore karierat e rrasave e në zbritje deri në Novaj e Dobrushë. Maja e Tomorrit, e Olimpit të Shqipërisë, 2379 metra lidhet me një rrugë ushtarake deri në majën e saj. Prej Qafës së Devrisë degëzohet rruga që lidh Gostenckën, Leshnjën dhe në zbritje drejt lumit të Kapinovës, ajo vijon për në Tubërhovë, Kapinovë, Krushovë e Faqekuq. Në përgjithësi ajo është stinore. Çorovoda lidhet me rrugë edhe me Potomin. Kjo rrugë kalon në Zogas, Polenë, Osojë, Qafë deri në Potom. Ka një gjatësi prej 20 km dhe është 4 m, e gjerë dhe më bankinat arrin në 6 m, me bazament natyror dhe e shtruar, ku mjetet mund të qarkullojnë gjate gjithë vitit. Prej Potomi, një rrugë stinore zbret në Helmes-Staraveckë e cila lidhet pastaj me Nikollarën. Vijimi i rrugëve të tjera stinore lidh nyjen Rog-Muzhënckë me Zabërzan dhe Çepan; me Kakos, Qeshibesh, Kreshovë Suropull e në krahun P me Sevranin e Madh. Rrugët priren të lidhin Skraparin me Dëshnicën e Dangëllinë. Drejtimi P, synon hyrjen në luginë me anë të artierjes së vetme të transportit, ndërsa Osumi sjell ujra nga L dhe lëvizja përgjatë thyerjes së relievit dhe luginave që bien prej lartësive mbi 1000 metra. Por deri në nyjen qendrore të Skraparit që është Çorovoda do të duhen 47 km në një vijë ajrore, prej kufirit dhe përfytyrimit të një lëvizjeje ushtarake. Edhe në kohët moderne, nuk është arritur që të ketë një korridor rrugor që të lidh Kolonjën me Skraparin apo Përmetin me Skraparin. Kështu që Osumi i cili mbledh pemën ujore të relievit të Kolonjës, poshtë në këmbë të Ostrovicës dhe Tomorrit, nuk ka afruar asnjëherë kolona apo formacione ushtarake për ta pushtuar sepse pellgu i Osumit dhe ndërthurja e relievit, duke të joshur në të njëjtën kohë të fut në kurthin e saj, nga ku nuk del dot dhe as kanionet e Osumit nuk i eksploron. Në këtë histori të gjatë, përjashtim duhet të ketë bërë, dyndja e bullgarëve të cilët më shumë ishin një ardhje nomade e popullsisë shtegëtuese blegtore nga L e cila bashkëjetoi në këtë reliev vite të tëra duke lënë këtu toponime të shumta si Ostrovicë, Çorovodë, Nishicë, Visoçkë, Muzhakë, Dobrushë, Grepckë, Staraveckë etj por që nuk cënoi thelbin e etnisë shqiptare. Në Luftën e Dytë Botërore, shfaqen dy dëshmi skajore përpjekjesh ku del në pah se futja në thellësi të Skraparit, përcillej me rrezik e pasiguri. Dëshmia e parë është Lufta e Tendës së Qypit e cila ndodhet në kreshtin ndarës malor të Dëshnicës me Skraparin

100

Page 101: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

ndërsa e dyta është Qafa e Gjarpërit në lartësinë 1525 metër, në kreshtin ndarës së Oparit me Skraparin.

Ujorët e Skraparit, kanë si ujëmbledhje Osumin. Ai është lum që rrjedh që nga lartësitë e malit të Kuq mbi Floq të Korçës të Qafës së Kazanit (2042 m), malit të Gramozit (2523 m). Kur ai futet në krahinën e Skraparit mbledh shumë përrenj, pjesë të pemës së tij ujore, si lumi i Staraveckës, përroi i Kreshovës e Malindit, prroi i Çepanit. Këtu Osumi, hyn në luginën e formuar me pjerrësi të vogël, shtrat më të gjerë, por hapësira ujore nuk është më shumë se 11 m, në stinën mesatare të regjimit ujor, ndërsa në stinët ujëshumë arrin deri 35-40 m, e më tepër. Në këtë kohë ai është pengesë ujore. Në Blezënckë zbresin përrenjtë e Prishtës dhe Visoçës. Në Çorovodë, bashkohet një degë e cila buron që nga lartësitë e Ostrovicës e në në rrjedhën e poshtme quhet lumi i Çorovodës dhe në atë të sipërme quhet lumi i Kapinovës. Në luginën e tij ndodhen qendrat e banuara, Vlushë, Kapinovë, Krushovë e Faqekuq. Në Vlushë ai merr drejtimin VL, në një grykë greminore të ngushtë deri sa bashkohet me përroin e Radëshit i cili zbret nga Qafa e Devrisë. Në Jaupaj, zbret përroi i Qafës së Kulmakut, ndërsa në afërsi të Poliçanit takohet lumi i Vokopolës. Osumi mbetet si pengesë ujore vetëm në stinën ujëshumë.

Bimësia është e ndryshme, por kryesisht mbizotëron shkurre e dendur e nuk mungojnë hapësirat me pyje, si në të dy krahët e Tomorrit, në Koprenckë, në lartësitë e Qafës së Bunikut. Në këtë krahinë, mundësitë e maskimit janë më të mëdha.

Qafat vëzhgimore.Qafa e Bunikut që komunikon me tre krahinat: Skrapar, Deshnicë e Dangëlli; Qafa e Miçanit që hap dritaren me Kolonjën; Qafa e Thanës midis Panaritit dhe Backës, Qafa e Martës që është komunikim me Çemericën e Oparin; Qafa e Veshësit (2083 m) në Kurriz të Ostrovicës, Qafa e Becit dhe Çemericës, Qafa e Gjarpërit midis Tomorricës dhe Oparit, Qafa e Kulmakut që është derë e madhe e Tomorrit, Qafa e Devrisë që lidh luginën e Tomorricës me Skraparin.

IV.V.PELLGU I VJOSËS, NGA QAFA E KIÇOKUT DERI TEK TRE URAT.Hapësira luginore e Vjosës, prej Këlcyrës në drejtim të “Tre Urave” në kufi, ka

po atë drejtim që kanë vargmalet VP-JL. Në Këlcyrë ajo merr një kthesë në drejtim të P, duke hyrë në një grykë të ngushtë që quhet Gryka e Këlcyrës. Për të lëvizur në thellësi të Shqipërisë, ardhur nga L, nuk ka pse të kthehesh në Këlcyrë e të ndjekësh Vjosën, mbasi greminat shkëmbore sikur të përpijnë, kur më e përshtatshme është të dalësh në Qafë të Kiçokut, për të synuar Beratin. Në këtë hulli ushtarake kanë ardhur ekspeditat nga Qafa e Kiçokut. Ka dëshmi, jo të rralla, se sado që t’i shmangesh Grykës së Këlcyrës, më tej, vendi e relievi të shpërfaq të papritura të tjera. Hapësira nga kjo qafë në drejtim të L, duket sikur e vështron malin e Konicës (përtej kufirit 2022 m). Vjosa ta hap këtë dritë të relievit shqiptar që edhe pse larg (afërsisht 78 km në vijë ajrore) duket sikur e ke parasysh. Ç’rrjedhin ujrat nga vargmalet: Trebeshinë-Dhëmbel-Nëmërçkë i merr Vjosa, ndërsa ruhet prej lartësive JP të cilat nuk kalohen me lehtësi, deri në pamundësi. Atëherë, duhet ecur me lumin e duhen shfrytëzuar luginat e ujorëve që zbresin nga VL, ku pellgu zë e zgjerohet deri në këmbë të Ersekës. Relievi luginor fillon që me lartësinë e syprinës ujore të lumit, dhe ngritjet janë të mëdha në të dy anët. Mali i Trebeshinës ngrihet deri në lartësinë 1902 m. Mali i Dhëmbelit, në 2050 m, Mali i Nëmërçkës, e ka majën më të lartë 2485 metër.

Në P,maja mbi qafën e Kiçokut është 691 m e deri në Vendreshë të Skraparit (1106 m). Në drejtim të Kreshtit, 6 km më në J, del Tenda e Qypit, një dëshmi më e vonët në kohë, ku pushtuesi, edhe pse në vend të vështirë, u fut në thellësi, por humbi. Këtu lartësia është rreth 1000 m. Midis Çepanit të Skraparit dhe Zhepovës së Përmetit, ngrihet lartësia 1246 m, në Sheshin e Mukalisë mbi Kreshovë, është po e njëjta lartësi (1247 m) kurse në Kokojkën e Frashërit arrin në 1550 m. Pastaj pellgu ujëmbledhës i Vjosës, zgjerohet drejt majës së Rodonit (1485) e së fundi në Barmash (1194 m ), deri në kufi pranë Varrit të Çobanit në piramidën nr 9 (1620 m). Në L, ndodhet vija kufitare e cila me zigzake në kurrizoret malore e kodrinore, kalon në majën e Kamenikut (2044 m) në Sheshin e Pallamarit (1852 m) në majën e Vashës

101

Page 102: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

(1640 m) deri sa zbret në luginën e Sarandoporos, në ndërprerje të tij me lumin Vjosa tek piramida nr 1. Pastaj vija e kufirit ngjitet përmes malit të Silvit deri në lartësinë 2199 m. Pellgu ujëmbledhës i Vjosës, përmes këtij kufizimi në natyrë, duhet të përfytyrohet jo vetëm si një imazh soditës përshkimor i veçorive dhe magjive të natyrës, por dhe si një hapësirë që duhet të njihet nga ana ushtarake.

Nëse, maja mbi Qafën e Kiçokut, me vështrim, ndjek rrjedhën e lumit të Vokopolës drejt Poliçanit, në skajin L, mali i Melesinit, mbi Leskovik pozicionohet tek të Tre Urat dhe lugina e Sarandoporit. Në drejtim JP, malet nuk ofrojnë forma të shumta, por vetëm shpate e lugina të thepisura, ndërkaq, ana VL është shumëformëshe kodrinore, luginore dhe malore, me ndryshueshmëri të madhe. Disa nga lartësitë që dallojnë: Melesini (1411 m), maja e Çarshovës (939 m) zotërojnë pjerrësitë që bien në Sarandopor dhe luginën e Vjosës. Mali i Postenanit është ngrehinë me veçori të epërme jo vetëm për vrojtim, por dhe për tërheqje nga Leskoviku dhe Gryka e Çarshovës. Rrëzë tij në lindje ndodhen një tërësi tunelesh me kapacitet të madh. Në luginën e Gostivishtit që mbledh ujrat prej Kokojkës së Frashërit dhe malit të Rodonit, relievi është i ndërlikuar, i futur në thellësi, i përshtatshëm për forcat tona, por me pamundësi për t’u futur kundërshtari. Lugina e Frashërit të ofron mundësi të mëdha vrojtimi dhe kontrolli të dyanshëm.

Dishnica dhe lumi i saj, përmidis, në një largësi prej 27 km zbret në Vjosë në këndin dhe kthesën e Këlcyrës. Në P, Dishnica ka mbi krye si mburojë malin e Trebeshinës, ndërsa në VL kreshtën e lartësive që ndajnë Skraparin nga Përmeti, e ndërprerë nga lugina të dendura dhe të ngushta me largësi njëra nga tjetra deri 2 km. Midis tyre ka sope dhe kokojka kodrinore e malore nga fshati në fshat, si ajo, në Seniçan (1026 m), në Tolar (753 m) në Kajcë (842 m).

Qendrat e banuara. Kjo hapësirë është e populluar me dendësi fshatrash jo vetëm përgjatë luginave, por edhe të futura në thellësi, kryesisht të ndërtuar në kurrize e brigje. Qyteti i Leskovikut, larg kufirit vetëm 10 km. Për të shkuar në Ersekë, në kushtet e rrugës së sotme do të duhen rreth dy orë, për të zbritur në Çarshovë e Tre Urat 20 minuta. Fshtarat e Komunës së Leskovikut ndodhen kryesisht në luginën e Çarshovës dhe Postenanit. Çarshova është larg kufirit 7.5 km. Ajo ndodhet në kryqëzim të rrugës që vjen nga Leskoviku. Në krahun J të lumit ndodhen fshatrat kufitare; Biovizhde dhe Vllaho- Psilloterë të pakicës greke. Nga Çarshova në Përmet, largësia është 29 km. Në të dy anët e lumit ka fshatra të shpërndarë. Në krahun VL të lumit, në luginën e Gostivishtit, qendrat e banuara janë të rralla. Qendrat e banuara më të dendura ndodhen në krahinën e Dishnicës dhe Dangëllisë. Përmeti dhe Këlcyra, dy qytetet e luginës ndodhen , larg nga njëri nga tjetri, 19 km.

Përmeti shtrihet buzë Vjosës. Lartësia absolute mbi nivelin e detit e qytetit të Përmetit ëshët 230 metra. Lartësitë dominuese në qytet janë: Në veri L. 277 (k. e Bolëngës) shkëmbi i qytetit . Në L, lartësitë 382, 411 dhe 343m. Në J ndodhen lartësitë 508 dhe 673m. Në P ndodhen lartësitë 359 dhe 411m. Këto lartësi janë dhe pika vëzhgimi. Objektet kryesore në qytet janë: Bashkia, dy shkolla 9-vjeçare, shkolla e mesme, Turizmi, PTT, varrëzat e dëshmorëve, ishdivizioni këmbësorisë. Në përgjithësi në qytetin e Përmetit buzë lumit të Vjosës n pallate 4-dërtesat e banimit jane deri pesëkatëshe, ndërsa në P shtëpi 1-2 katëshe, prej guri.

Qyteti i Përmetit furnizohet me ujë të pijshëm nga përroi i Mollës në Leshicë dhe nga Petrani. Rruga nacionale kryesore në qytetin e Pëmetit është ajo Leskovik-Përmet-Tepelenë-Girokastër dykalimëshe dhe e asfaltuar.

Sistemi rrugor, përbëhet nga një arterie kryesore përmbledhëse siç është rruga kombëtare: Tre Urat-Tepelenë, e më tej. Kjo rrugë është dykalimshe, e asfaltuar dhe gjithëstinore. Ajo është e ndërtuar, në krahun VL të rrjedhës së Vjosës. Në Këlcyrë, përgjat luginës së Dishnicës, kalon rruga që të nxjerr në qafën e Kiçokut dhe vijon për në Berat e cila është me bazament natyror dhe e shtruar me çakëll, me kalim gjithëstinor. Në Kosinë, një rrugë dytësore ngjitet deri në Frashër, 18 km e gjatë. Në Çarshovë, në luginë, ngjitet rruga që të çon në Leskovik dhe më tej në Ersekë. Po kështu prej Çarshove, vijon dhe rruga e vjetër që e lidh atë me Tre Urat, Sarandoporin dhe më tej me Leskovikun. Nga Leskoviku, rrugë stinore lidhin

102

Page 103: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Postenanin, Lashovën, Vrëpckën, Radat- Pobickën që të ςojnë në postën kufitare të Radatit. Në tërësi si fshatrat e Deshnicës, të Dangëllisë dhe ata të luginës së Gostivishtit, kanë rrugë me kalim, vetëm në stinën e thatë, por të pasigurta për kalimin e teknikës luftarake. Rrugë këmbësore ka kudo. Rëndësi marrin ato që lidhin faqet e maleve VL me ato J. rrugë të tilla lidhin Mbrezhdanin me Malëshovën, Grabovën me kurrizin e Dhëmbelit, Përmetin me qafën e Dhëmbelit, Draçovën e Zhepën për t’u ngjitur në Nëmërçkë.

Ujorët. Vjosa është ujori kryesor. Rrjedh nga malet e Pindit dhe në kufi hyn si grumbullim degësh të lumenjve dytësorë. Në këtë hapësirë ai nuk përbën ndonjë pengesë ujore, pasi grumbullimi kryhet vetëm në njërën anë të tij, kështu qendrat e banuara në krahun J, komunikojnë vetëm nëpërmjet urave të varura (pasarela) të cilat ndodhen përballë çdo fshati. Gjerësia ujore arrin vende vende deri në 10 metër, ndërsa largësia e brigjeve nga 100–220 m. Rënia anësore e brigjeve, në disa vende arrin më shumë se 10 m. Në grykën e Këlcyrës, brigjet janë të thepisura e të ngushta.

Bimësia. Në të dy krahët e luginës së Vjosës, ka bimësi të ndryshme. Në shpatet e malit të Nëmërçkës, zotërojnë pyjet e dendura të pishës dhe ahut, në afërsi të luginës, ka shkurre të dendura. Në zonën e e Dëshnicës, bimësia në përgjithësi është e rrallë. Dangëllia ka pyje dhe shkurre të dendur makjesh të përshtatshme, për maskim. E gjithë lugina e Gostivishtit ka sipërfaqe të tëra kodrinore me shkurre të dendura, kryesisht makje. Pyje ka dhe zona nga Leskoviku – Sheleguri e Gërmenji në shpatet e lartësive që zbresin nga mali i Kamenikut.Objektet e rëndësisë së veçantë.

-Pozicioni i Tre Urave në Perat.- Banjat e Sarandoporit.- Rrëza e Melesinit dhe tunelet në të.- Lartësitë e Postenanit dhe tunelet në anën VL të tij.`- Urat e varura që lidhin fshatrat.- Hapësira e qytetit të Përmetit, ura e Qytetit, lartësitë zotëruese pranë tij.

-Këlcyra dhe lugina në Grykë në të dy anët.-Ruajtja e grykës së Mezhgoranit.-Qafa e Kiςokut

IV.X. KRAHINA E LOPSITKrahina e Lopsit ndodhet në J të rrjedhës së Vjosës, rrëzë maleve të Gribës.

Ajo fillon nga Dorëzi, duke vijuar në Sinanaj, Matohasanaj, Dhëmblan, Lap Martalloz, Salari, Dukaj e Turan.

Malet e Gribës janë strehë e fshatrave të Lopësit. Ato krijojnë një hark mbrojtës natyror nga Ploça, me majën e Kudhësit, (1907 m); maja e Tartarit 1971 m), maja e Sorzës : ( 1857 m ), maja e Këndrevicës (2122 m) maja e Kamtirit (1450 m). Fshatrat shtrihen përgjatë rrugës së vetme dhe dikur ushtarake nga Vlora në Tepelenë. Relievi në luginën e Dhëmblanit, shtrohet e zbutet dhe në një hark ndodhen fshatrat e Dhëmblanit, Matohasanaj e Sinanaj. Në skajin e fshatit Dhëmëblan janë ndërtuar tunelet logjistike të cilat funksionojnë ende. Rruga kryesore është me profil ndërtimor të rregullt dykalimshe. Ka degëzime të veçanta për në Dhëmblan e Matohasanaj. Përgjatë luginës së Salarisë ngjitet rruga që të çon në Kurvelesh të Sipërm. Ka përrenj, kryesisht të thatë që zbresin nga malet e Gribës. Harku malor në përgjithësi është i zhveshur. Pyje dhe shkurre të dëndura ka në Dorëz dhe pranë Mazhar - Sevasterit si e gjithë hapësira luginore midis Kalivaçit dhe Shkozës.

IV.X.1. LUGINA E DRINOSLugina e Drinosit është një gjymtyrë e argasur e relievit jugor shqiptar. Ajo ka

qënë shteg kalimi, truall i zhvillimit qytetor e kulturor në rrjedhën historike, po edhe hapësirë pushtimi e fushatash ushtarake, që nga lashtësia e këndej. Gryka, midis maleve, nuk ka përcjell, vetëm ujrat që rrjedhin në drejtim të P, por edhe lakmitë gjer në ditët tona. Fundi i luginës së Drinosit përkon me fillimin e grykës së Janinës, deri

103

Page 104: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

në gjirin e Ambrakisë. Kështu që edhe komunikimi e lëvizjet ushtarake, si në një shteg, kanë kaluar këtu. -nga Kakavija në drejtim të Drino-Vjosës për në P -nga Kakavija në luginën e Janinës deri në Artë e Prevezë dhe më tej.Luftrat e Filipit të Maqedonisë, të Piros, së Epirit, të Romës e Bizantit, të pushtimit bullgar dhe otoman kanë gjurmët e tye në këtë luginë. Po kështu ndër këtë lëvizje edhe të mbijetesës ekonomike, erdhën në luginën e Drinosit të Sipërm, bujq, çifçinj nga trojet greke dhe krijuan vendbanimet e tyre në Dropull, vetëm në katërqind vjetët e fundit. Drejtimi i luginës së Drinos është nëpër një trevë shqiptare me shtrirje luginore të gjatë që nga Ura e Leklit mbi Drino e deri në kufi me Greqinë ku vija përmbyllëse ëshët Kakavija. Ngjitja më tej është deri në majën e Murganës me gjatësi prej 47 km. Ajo rrethohet nga vargmalet: mali i Picarit, mali i Kardhiqit, mali i Gjerë, Stugara dhe Murgana, në drejtimin JP. Ndërsa në drejtim VL, qarkohet nga mali i Golikut mali i Lunxherisë dhe ai i Buretos. Veprimet luftarake, në kohë të ndryshme, të zhvilluara në këtë luginë kanë patur prirjen dhe lehtësinë mbasi relievi luginor deri në Kakavijë, ka vijimin të përngjashëm të luginës që fillon këtu e të çon në Janinë e më tej, prej nga, shpesh, kanë ardhur ushtri pushtuese. Gjerësia e luginës nga kreshtat e vargmaleve është rreth 20 km. Por, përshtatshmëria e lëvizjeve përqëndrohet kryesisht me fundet e luginës në fushën e Dropullit dhe rrethinat kodrinore të banuara, ku kjo gjerësi është mesatarisht 13 km. Kushtëzimi i relievit, në tërë gjatësinë e tij, mbërthehet në VP, në Urën e Leklit pranë Vjosës, ku vendi, lugina, ngushtimi i grykës, nyja rrugore në tre drejtime, përbëjnë një përqëndrim për vlerësimin të mbrojtjes, lëvizjes së trupave dhe teknikës, manovrës duke i shfrytëzuar përparësitë dhe dobësitë që jep ky reliev. Epërsitë janë pjesë e shfrytëzimit cilësor të dy hyrjeve kryesore të Luginës së Vjosës dhe asaj të Drinos, rrëzë lartësive, ku kalimet e mundshme janë të detyrueshme. Gjerësia e luginës në Urën e Leklit është jo më shumë se 900 m. E tillë, vijon deri në Hundkuq. Prej këtu, fusha fillon e zgjerohet në të dy anët e lumit Drinos. Nga ura e Leklit, deri në Tërbuq, lugina është e ngushtë, brigjet e Drinosit janë të thikta dhe bimësia pyjore krijon maskim në grykë. Rruga kalon në krahun P të lumit. Midis Shtëpëzit dhe Tërbuqit, lugina fillon e zgjerohet në mënyrë harmonike nga një deri 2 km (në Palokastër). Relievi mbi rrugën automobilistike në kodrat e Picarit, arrin 496 m, ndërsa përballë, në Lunxheri, pranë fshatit Gjat, 399 m. Tek Ura e Kardhiqit në drejtim të Palokastrës shtrihet një radhua kodrash, të përshtatshme për mbrojtje dhe vrojtim në luginë. Fusha dhe vet lugina fillon e zgjerohet në drejtim të Erindit dhe të Dhoksatit. Vështruar në reliev dhe forma të tij, vërejmë se shtegu tjetër malor, luginor i ngushtë që shfaqet në L, në fshatin Stegopul, përballë Labovës së Poshtme, ku vijon gryka e ngushtë dhe e thellë e Selckës e cila mundëson një organizim mbrojtjeje të përshtatshme e po kështu jep mundësi tërheqje në thellësi të maleve të Dhëmbelit dhe Nemërçkës.

Gryka e Kardhiqit është një derë e hapur për të komunikuar me Kurveleshin e Sipërm, që paraqet vazhdimisht siguri.

Në Valare, fusha fillon e ngushtohet deri në Arshi-Lengo, ku kodrat e buta fillojnë e ngrihen duke zotëruar hapësirën luginore. Gjirokastra, qyteti i gurtë është ngjizur në një grykë, sipër së cilës Mali i Gjerë, duket sikur ka nxjerrë një pjesë të shpatullës së tij të fortë, ku është ndërtuar kështjella e cila vëzhgon jo vetëm qytetin por dhe gjithë luginën e Drinosit në të dy anët. Në bashkimin të lumit të Drinos me atë të Suhës, fusha sërish, fillon e zgjerohet dhe deri në këmbë të Libohovës, gjerësia e saj është deri 8 km. Përmidis kësaj hapësire, kodrat e Bulos (313 m) janë një ngrehinë relievi që kontrollon fillimin e grykës së Selckes, zbritjen nga Libohova si dhe lëvizjet në fushën të Dropullit. Libohova në shpat të Buretos ësht një tjetër gjetje natyrore e përshtatshme me reliev, për qënjen e vet qytetit, me lartësi 640 metra mbi nivelin të detit. Fusha e Dropullit ruan po të njëjtën gjerësi.

Në JP, qafa e Muzinës, që ndërpret vargmalin, mund të të jap frymëmarrje, kur e zotëron atë në lëvizje e organizim të operacioneve në shtrirje të gjerë, por edhe mund të përkeqësojë këtë frymëmarrje, kur nuk e mban dot atë. Pastaj në drejtimin JL, vijon mali i Stugarës dhe i Murganës me lartësitë zotëruese ku dallojnë: maja e

104

Page 105: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Muzinës (1156 m) mali i Kozhahës (1210 m), maja e Policasë (1416 m) mbi Leshnicë, piramida kufitare nr 43 (1759 m). Prej këtu kreshti i malit vijon deri në majën më të lartë të Murganës (1896 m). Prej kësaj maje kufiri mer drejtimin në V, dhe relievi fillon e bie deri në luginën e Koshovicës (lartësia 629 m, piramida nr 41). Këtu është edhe fundi i luginës së Drinosit. Kreshti kodrinor kufitar nga Koshovica gjer në Kakavijë, ka lartësitë më të dukshme (779m dhe 722m, kulla e vrojtimit mbi Dritë 556 m). Në Kakavijë relievi kodrinor zbutet e në zbritje, deri në lumin Drinos, që hyn në kufi (piramida nr 27). Nga bregu i lumit, vija kufitare ndjek kurrizin malor mbi Peshkëpi (piramida nr 22, 1129 m) dhe në majën fundore të Buretos (1488 m, piramida nr. 21 ) ku drejtimi kufitar për vijon lindjen në kreshtin e Malit Makrikambos.

Gjirokastra: shtrihet në rrëzë të vargut të malit të Gjërë, me një reliev shkëmbor, të zhveshur, me ndërtime karakteristike, si pjesë gurore e vet malit, me vështrim nga mali i Buretos në L dhe lugina e lumit Drinos. Fillesa e qytetit, ka patur si qëllim mbrojtjen nga sulmet që mund të ndodhin, prandaj është përzgjedhur një reliev tipik ku lugina e përroit, si një dalje e përzgjatje të relievit, si një kreshtë kodrinore e cila ka zgjuar edhe ndërtimin e Kështjellës së Argjiros që ishte qendër e feudalëve shqiptarë të Zenebishëve.

Lartësia e kreshtit kështjellor është 310 m, mbi nivelin e detit, me një shesh të përzgjatur rreth 250 m, ku është rrethina murore e kështjellore. Nga dy anët, J dhe V relievi dhe muret janë të thikta. Lartësia e tyre në disa sektorë është 14 metra. Qyteti i Vjetër është i ndërtuar, pothuajse në rrëpirë ku pjerrësitë janë gati në 35°. Lugina është e mbrojtur. Ndërtesat janë tipike në dy e tre kate, me dritare të ngushta e çati prej masash guri, të ndërtuara njëra pranë tjetrës. Ka disa pika vrojtimi është zotërues: si në bedenat e Kështjellës, Qafën e Pazarit dhe pozicionin e ish muzeut të Hoxhës, ku vëzhgimi i qytetit bëhet në të dy krahët. Sistemi rrrugor i është përshtatur relievit. Rruga kryesore është ajo që ngjitet në shpatet kodrinore, të Kështjellës e që të nxjerrin në Qafën e Pazarit. Pastaj rrugët degëzohen të ngushta, pa ndonjë sistem të veçantë, të shtruara me kalldrëm e të pjerrëta. Ndërtimet në luginë janë shumëkatëshe dhe me sistem. Pranë tyre në drejtim VJ kalon rruga kombëtare që lidh Gjirokastrën me Kakavijën e mandej me shtetin fqinj Greqinë; si dhe degëzimi në Jergucat që vijon me Delvinë dhe ne Sarandë.

Gjirokastra është qytet tipik i qëndresës historike shqiptare si: Shkodra, Lezha, Kruja, Vlora, Durrësi.

Si qendër kryesore në J, të vendit ku ka patur vazhdimisht ngjarje e dëshmi luftrash me shtetin fqinj, ku problemet e ndarjes së kufirit dhe ato etnike kanë qenë të pranishme si dhe burime për konflikte. Gjirokastra i ka përballuar me tolerancë dhe patriotoizëm të lartë të racës shqiptare.

Duke qenë në vijim të krahinës së Dropullit i cili përbëhet kryesisht nga etnia greke, popullsia e sotme e saj dhe e rrethinës është e ndërthurur, por, me një klimë miqësie shembullore në të gjitha kohët.

Në vëzhgimin ushtarak, Gjirokastra, në gjeografinë e saj qytetore shpalos vëmendje në këto drejtime

- si qytet ku ndërthurja e etnive, pavarësisht nga zbutjet që ka pësuar, sjell hera herës trubullirë qarqeve Vorio Epiriote, të cilat duhet të merren në konsideratë.

-si qendër kryesore, afër kufirit, ku pas viteve 90-të, komunikimi midis dy shteteve është shtuar dhe problemet e emigrimit vijojnë të jenë shqetësim, sidomos ato që bëhen në mënyrë klandestine.

-si qendër historike dhe kulturore, për të gjetur mënyrat për të ndikuar me botimet, shtypin, turizmin në një klimë për paqë e siguri.

-qyteti është me një reliev të hapur ndaj bombardimeve, ndonëse ndodhet në këmbë të Malit të Gjerë dhe evakuimi është shumë i vështirë. I vetmi drejtim është lëvizja drejt Lunxherisë dhe grykës së Selckës.

Ruajtja e Urës së Kardhiqit e lartësive në Kodrat Asim Zeneli, e vendslokimit ushtarak, të lartësisë së Kështjellës, të ujësjellsit të qytetit dhe të linjave të furnizimit me energji elektrike përbëjnë rëndësi të veςantë.

105

Page 106: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Gjirokastra

54647 24477 27170 22866 11438 31781 15732

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Gjirokastra

54647 1137km² 48.0 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Gjirokastra

54647 14149 35255 5243

IV.X.2. ZAGORIAZagoria është krahinë, relievi i së cilës fillon qëkurse lumi i Zagorisë derdhet

në Vjosë deri në Poliçan, në J. Kufizohet nga VL, prej malit të Dhëmbelit ku dallohen: maja e Malëshovës (1285 m), maja e Dhëmbelit( 2050 m), maja e Poliçanit (2139 m) , maja e Gatakut (2269 m) si pjesë e malit të Nëmërçkës. Lugina në JP, kufizohet nga mali i Golikut (1722 m) mali i Çajupit (1948 m) dhe mali i Rapavicës (2155 m). Zagoria konsiderohet një zonë e futur, midis malesh, por ajo është një hapësirë shumë e përshtatshme për destantim ajror. Me rrugë automobilistike lidhet nga Gjirokastra -Gryka e Selckës, Poliçan deri në Hoshtevë. Një degëzim tjetër bën lidhjen me Topovën, Lljarin dhe Zhejin. Zagoria përshkohet me lumin, me të njëjtin emër që e ka rrjedhjen e tij posht majës së Poliçanit dhe malit të Rapavicës. Është i gjatë rreth 28 km deri sa derdhet në Vjosë.

Qendrat e banuara ndodhen në të njëjtën luginë por në të dy krahët e lumit të Zagories . Ato mund të ndahen në dy pjesë: në atë pranë Vjosës, ku derdhet lumi i Zagorisë (Peshtani, Malëshova, Limari, dhe Leskaj) si dhe grumbulli tjetër që shtrihet deri në Poliçan (Dëshnicë, Hoshtovë, Vithuq, Zheji, Lliar, Topovë, Konckë, Nderan, Nivan, Shepër).

106

Page 107: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

IV.X.3. GRYKA E SELCKËSKjo grykë është korridori i ngushtë malor që lidh luginën e Drinosit me

Zagorinë dhe luginën e Sopikut. Prej Suhës dhe Stegopulit, deri në Poliçan ajo është e gjatë vetëm, 9.5 km dhe e gjerë nga 100 deri 850 m. Në të dy krahët ngrihen lartësi të mëdha. Në krahun V, është fundi i malit të Lunxhërisë dhe maja e Lalucit (2155 m) dhe në J, ngrihet mali i Buretos që mbi Libohovën e Poshtme ka një lartësi 1615 m. Në brendësi të grykës, ndodhet i vetmi fshat. Selcka, e futur si në një strehë poshtë malit të Rapavicës. Kjo grykë, paraqet rëndësi komunikimi, në thellësi ku shtrihen Zagoria e Sopiku të cilat janë të ruajtura dhe midis malesh. Rruga automobilistike kalon në krahun V të lumit.

IV.X.4. LUGINA E SOPIKUTKjo luginë fillon në Poliçan, e prej këtej zë e zgjerohet në dy drejtime: përgjat

përroit të Sopikut, poshtë malit të Nëmërçkës dhe përroit të Hllomos, që mbledh ujrat nga mali i Buretos dhe Makrikambos. Ajo ka formën e një groporeje midis malesh, me dalje në P, në grykën e Selckës, dhe në kufi, teksa hyn përroi i Sopikut në kufirin shtetëror, midis piramidave nr16 ku lartësia është 680 m mbi nivelin e detit. Lartësitë në VL, përkojnë me kreshtin e malit të Nëmërçkës, maja e Gatakut (2269 m), maja e Dritës (2485 m), dhe deri në kufi, në piramidën nr 14 (2199 m). Në P ndodhet mali i Buretos me lartësi nga 1615 m, mbi Hllomo - Mavrojer dhe 1763 m, mbi Çatistër. Përgjat kufirit L, ndodhet mali i Makrikambos. Lugina zotërohet e tëra nga këto lartësi.

Qendrat e banuara të zonës janë fshatrat: Poliçan, Skore, Sopik, Hllomo - Mavrojer, Çatistër. Këto fshatra i përkasin pakicës greke.Rruga automobilistike që lidh Poliçanin me Sopikun është me bazament natyror dhe e përmirësuar, që gjatë dimrit kalohet me vështirësi. E tillë është dhe rruga që të çon në Hllomo - Mavrojer e Çatistër. Po kështu, një rrugë stinore ushtarake lidh Sopikun me Qafën e Martinit dhe fshatin e braktisur të Apsadhës. Largësia nga Çastista në kufi, është rreth 5 km, ndërsa nga Sopiku 4 km. Rrugët këmbësore komunikojnë në të gjithë zonën. Shpatet e malit të Makrikambos janë të veshura me pyje të dëndur. Faqet e Buretos kanë pyll e shkurre. Lugina e është e veshur me shkurre e livadhe.

.IV.Z KOLONJAGropa e Kolonjës, mbështetet në shpatet P të malit Gramozit. Sipërfaqja e saj

është afërsisht 660 km². Në V qafa e Martës (1840 m), maja e Azinës (1891 m), maja e Rungajës (1945 m), qafa e Qarrit (1436 m), maja e Llofkës (1878 m), qafa e Kazanit që përkon me vijën e kufirit me Greqinë. Në L, Kokojka e Frashërit të Dangëllisë (1550 m) vijon me Qafën e Miçanit (1146 m), qafa e Thanës, mbi Panarit dhe qafa e Martës.

Në J, Kokojka e Frashërit përgjat një kreshti malor arrin, në majën e Rodonit (1485 m), duke zbritur në Novoselë e Barmash, vijon deri në majën e Gollës (1933 m), në kufi. Vija L, e malit të Gramozit, ndjek kreshtin J e ujëndarësen kufitare, prej majës së Pelzës (2178 m) e majën e Gollës. Gropa e Kolonjës në rrafshnaltën e Ersekës, ka një lartësi mesatare prej 1040 metrash. Pastaj fillon e zbret me një thyerje relievi që lidhet me tërësinë e degëve të pemës ujore të Osumit. Largësia nga Barmashi në Qafën e Qarrit është 23 km, në vijë ajrore, nga Kokojka e Frashërit deri në majën e Çukapecit të Gramozit ëshët 32 km. E ndodhur në kufijtë L, ka qënë në ballë të përpjekjeve për qëndresë. Relievi në L, nga shteti fqinj është brez dhe barrierë e lartësive mbi 2000 m, aspak i përshtatshëm për afrim të forcave dhe mësymje. Kështu platforma e koridorit të komunikueshëm për lëvizje, është drejtimi nga Leskoviku në Ersekë, qafën e Qarrit dhe mandej në Fushën e Korçës. Në këtë gjykim, synimi dhe lëvizja tërthore në P, në drejtim të rrjedhës së Osumit do të ishte aventurë e padobishme sepse sapo të afrohesh në Qesarakë e Radovickë do të biesh në grackën e relievit. Prandaj edhe dëshmitë historike sjellin fushata që kanë qënë drejtuar jo në P por edhe në V në drejtim të Ersekës dhe Korçës. Njohja e këtyre

107

Page 108: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

kushteve që shpërfaq vendi e relievi për Gropën e Kolonjës, është parësore. Rruga kryesore Leskovik-Ersekë dhe hapësirat e relievit që ajo përshkon, janë kryesisht rrëzë maleve, në Shelegur, Gërmenj, përmidis pyllit e shkurreve të dendura dhe në drejtimin L. Në këtë krah zotërojnë lartësi kodrinore që në çdo rast, mund të organizohen, prita të përshtatshme. Po kaq me interes për mbrojtje është edhe lugina poshtë Sheshit të Pallamarit, ku drejt Radanjit, kodra mbi rrugë është një pikë zotëruese. Gërmenji, Shalësi, Barmashi deri në Borovë, ofron i tëri një reliev të përshtatshëm.

Qyteti i Ersekës ndodhet në vend të rrafshët. Po lartësitë kodrinore në rrethinat e saj duhen shfrytëzuar: si maja e Lokafit (1385 m) dhe kodrina e Bejkovës para saj. Para Ersekës, në drejtimin P, kodrina e Psarit dhe Kodrasit janë pozicione të përshtatshme mbrojtëse. Në rrethinat L, Erseka ka komunikim me Starjen, Rehovën, Taçin e Sipërm që janë larg qytetit, nga 1-4 km në rrëzë të Gramozit. Nga Erseka në Skorovot, rruga automobilistike është e drejtë. Pranë Qinamit, lartësia 1204 m, në P të rrugës, është një pozicion zotërues. Prej Mollasit deri në Qafë të Qarrit, rruga fillon ngritjen, në lartësi afërsisht 10 km. Qafa e Qarrit është shtegu lidhës kryesor midis Kolonjës dhe Korçës. Ruajtja dhe shfrytëzimi i Qafës së Qarrit paraqet përparësi në operacionet ushtarake. Gjatë stinës së dimrit ajo shpesh bllokohet nga ngrica e dëbora. Nga rruga kryesore automobilistike, degëzohen rrugë stinore të cilat janë të kalueshme vetëm gjatë stinëve pa reshje. Nga Erseka, rrugë të tilla që lidhin fshatrat e afërt apo të largët, janë stinore si: Novoselë, Kabash, Mesiçkë apo Gostivisht. Ndërkohë, një rrugë me bazament natyror të përmirsuar, degëzohet nga rruga kryesore dhe lidh: Qafzez, Çlirim e deri në Qinam-Radovickë, e gjatë rreth 27 km. Prej Çlirimit rruga vijon deri Manezë e Ndriçim. Edhe fshati Vodicë lidhet nga rruga kryesore në lartësinë 9 km. Lidhja rrugore me fshatrat e Kolonjës që ndodhen në krahun L të rrugës, rrëzë Gramozit, për shkak të formacioneve gurore të forta të tokës, kanë siguri më të madhe, nën lëvizje të automjeteve. Me rrugë të tilla lidhen: Kozel, Butkë, Bezhan, Kreshova, Starje, Rehovë, Prodan e Gjanç.

Qendrat e banuara shtrihen në të dy anët e rrugës kryesore kombëtare të cilat janë më të populluara. Duke filluar nga qyteti i Leskovikut, në vijim të rrugës radhiten fshatrat: Vrëpckë, Radanj, Gërmenj, Shalës i Poshtëm, Taçi i Sipërm, Psar, Bejkovë, Selenicë, Qinami, Sokorovot, Mollas, Helmës, Pepellash.

E gjithë hapësira, në P të Kolonjës, në luginat e kurrizoret ka fshatra me shpërndarje të rrallë.

Erseka ndodhet në fushëgropën e Kolonjës, në lartësinë 1030 km². Ajo është qendër e rrethit. Erseka ndodhet në rrëzë të Gramozit në një reliev të sheshtë. Rruga kombëtare lidhe Ersekën në V , me Korçën, ku Qafa e Qarrit është hyrja që komunikon dy fushëgropat dhe në J, me Leskovikun dhe Përmetin.Qyteti ka lidhjeme rrugë me bazament natyror dhe të përmisuar me komunat dhe fshatrat përreth si: Gostivisht, Luaras, Çlirim, Novoselë, Piskal, Borovë, Kamnik, Sanjollas, Starje e Rehovë Ndërkohë nëpërmjet rrugës që të çon në Leskonik, ka lidhje në Podën, Germenjën, Radanj,etj.

Qyteti ka një rrugë kryesore në qendër ndërkaq rrugët e tjera qytetore e ndajnë atë në blloqe katërkëndore, me ndërtesa deri 5 katëshe (në qendër) dhe në periferi me banesa të ulta. Erseka është ekspozuar dhe evakuimi i saj mund të bëhet vetëm në dy drejtime për në drejtim të Barmashit dhe Germenjit si dhe në P, në fillimet e grykës së Osumit. Duke qënë qytet kufitar, vlerësimi i faktorëve të vendit, mer rëndësi më shumë drejtime:

- Në kapacitetin e vendit për zona të desantimit ajror- Për mobilizimin e burimeve njerëzore nga fshatrat përreth.- Për kalueshmërinë e vendit nga ana e teknikës luftarake

Largësia e Ersekës për nga postat e kufirit është- me postën e Starjes 17 km- me vijën kufitare mbi Barmash 20 km

Të dhënat e popullsisë janë si më poshtë:.

108

Page 109: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

RrethiPopullsianë përgjithësi

Në përgjithësi Në qytet Në fshat

Meshkuj

Femra Përgjithësi

Femra Përgjithësi

Femra

Kolonje

17161 8.694 8467 7490 2728 9671 4.739

Dëndësia e popullsisë

Rrethi Në përgjithësi Sipërfaqja Dëndësia

Kolonje

17161 805 km² 21.3 ban/km²

Popullsia sipas grupmoshave dhe gjinisë

Rrethi Përgjithësi Nga 0-14 vjeç Nga 15-65 vjeç > 65 vjeç

Kolonje 17161 4368 11037 1756

“ Leskoviku është një qëndër fare e vogël , e ndërtuar prej guri dhe vendosur mirë , e ngjashme shumë me një fshat të Uellsit të Veriut, por e pastër dhe e rregullt”

Durham M . E. “ The Burden of Balkans” London 1905

Leskoviku shtrihet në rrëzë të malit të Melesinit në lartësi 1120 metra mbi nivelin e detit. Qytet i vogël që duket si i ruajtur dhe i futur në prehër të malit të gurtë. Pozicioni është jo vetëm rrëzë mali po dhe një shesh-qafë ku duket gjeohapësira L, drejt kufirit si dhe ajo P, në drejtim të malit të Postenanit. Sheshi i qytetit mbledh gjithë rrugët e ngushta qytetore. Ndërtesat janë të gurta dhe jo shumëkatëshe duke vijuar në periferi me banesa të stilet të vjetër të rikonstruktuara. Qyteti lidhet me rrugën kombëtare, me Ersekën në V dhe me Tre Urat. Po kështu, një degëzim tjetër futet në luginën e përroit të Postenanit dhe zbret në Çarçovë, për t`u lidhur mandej me Përmetin.

Relievi rrotull qytetit është kodrinor ku dallon vetëm mali i Melesinit, me lartësi 1411 metra. Në lartësinë rreth 500 m, në drejtim V, pranë rrugës, ndodhen kazermat ushatrake ku ka qenë vendosur njësia ushtarake rajonale. Prej këtu vrojtohet i gjithë qyteti.

Largësia e Leskovikut deri në postën e Shelegurit është rreth 10 km, ndërkaq kufiri ndodhet përgjatë kurrizit malor që të çon në majën e Gëmenjit. Largësia në L, tek posta e Radatit është 7 km. Posta tjetër ndodhet në Sarandoporo. Lëvizja në rrugë e teknikës bëhet në çdo stinë, në sajë të bazamentit natyror të tyre. Në rast bombardimesh, popullsia e qytetit mund të evakuohet në drejtim të rrezës gurore të Melesinit dhe në luginën e Postenanit. Poshtë malit të Postenanit ndodhen një sërë veprash fortifikuese të tipit ternel të cilat janë në gjendje shumë të mirë. Maja e Postenanit me lartësi 1553 metra.

109

Page 110: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Ujorët e zonës kanë si vijë rrjedhëse kryesore drejt pellgut të lumit Osum. Përrenjtë kryesorë që rrjedhin në të janë: përroi i Qafëzezit, i Vodicës, i Luarasit, i Gostivishtit, i Kodrasit, i Pelave (në Podan). Më në thellësi dallohen degë të lumit si përroi i Panaritit i Manezës. Lumi i Osumit gjatë stinës së verës është i kalueshëm ndërsa në dimër ai kalohet me vështirësi, vetëm në vende të njohura.

Bimësia në zonë ëshët e ndryshme. Pyje të dendur ka në Arrëz e Shalës, në Kozel pranë majës së Llofkës, në Rehovë, Lubonjë në Qinam-Rodovickë, rrotull majës së Qelqit dhe majës së Rodonit.

IV.ZH. KURVELESHI I SIPËRMKurveleshi i sipërm është trevë malore mbi një reliev që ka formën e përafërt

të një rrafshnalte. Në P, kufizohet me malet e Gribës (maja e Këndrevicës: 2122 m), Çipinin e Bolenës (1504 m) majën e Mureve mbi Kuç (1700 m), maja e Papadhisë (1481 m) dhe në J, Qafa e Hakthit dhe maja e Pusit (1564 m) mbi fshatin Kaparjel. Në V, atë e përmbyll gryka e Bënçës, mbi të cilën duket maja e Barit (1393 m), maja e Buzës së Derrit (1574 m). Në drejtim L, kjo platformë qarkohet nga tarraca malore, ku ndodhen fshatrat Shtëpëz dhe Picar. Në J kufizohet nga lugina e Kardhiqit. Ka një sipërfaqe 108 km². Në tërësi, ky reliev, ka qenë kurdoherë i pamarrshëm. Në lëvizjet për çlirim kombëtar, ajo ka qënë për grumbullim forcash dhe përgatitjesh për veprim.

Qendrat e banuara në këtë rrafshnaltë janë Rexhin, Nivicë, Gusmar, Golem, Progonat, Lekdush, Kolonjë, Picar, Shtëpëzë.

Komunikimi rrugor në V, arrin rruga përgjat grykës së Salarisë e cila është me bazament natyror të përmisuar që lidh zonat fshatare. Nga ana e L, një rrugë e tillë lidh Golemin, Kolonjën, Picarin dhe mandej në Humelicë, në ndërprerje me rrugën kombëtare. Nga lugina e Bënçës, zbret një rrugë me bazament natyror, që lidh Bënçën me Progonatin.

Kurveleshi i Sipërm nuk ka lidhje me rrugë automobilistike me Kurveleshin e Poshtëm. Lidhjet me rrugë kafshare e këmbësore janë të shumta, por këtu përmendet shtegu këmbësor që zbret në luginën e Smokthinës, rruga këmbësore që qarkon në J, Çipinin e Bolenës, në qafën e Piskës, për të zbritur në Bolenë si dhe rruga malore e pyjore që zbret nga maja e Papadhisë, për në Kuç. Rrafshnalta e Kurveleshit të Sipërm në përgjithësi, është e mbuluar me shkurre të rralla,pa vlera maskimi.

IV.ZH.1. LUGINA E KARDHIQITLugina e Kardhiqit lidhet me grykën malore ku rrjedhin ujrat që derdhen në

Çepun pranë Urës së Kardhiqit, në Drinos. Kufizohet në P, prej qafës së Stavroit (1544 m), maja e Lucës (1833 m), qafa e Hakthit që vështron Fterrën dhe luginën e Borshit, fshatin Golem dhe majën e Pusit (1564 m) ku mblidhen ujrat e përroit të Zhurit, Zhulatit e Kaparjelit, që formojnë lumin e Kardhiqit. Në P, ngrihet maja e Skërficës (1592 m), maja e Kishajt (1783 m) dhe mali i Kardhiqit.

Lugina dhe gryka është e thellë, brenda një relievi malor të thepisur, ku dallohet pozicionimi zotërues i fshatit Kardhiq me një ngrehinë të përshtatshme kundruese, me një kala të rrënuar. Gryka është tipike, me një hyrje të ngushtë në luginën malore, në jo më shumë se 4 km e cila në thellësi zgjerohet, mes maleve. Në këtë luginë ndodhen fshatrat: Çepun, Plesat, Prongji, Kardhiq, Zhulat, Fushë-Bardhë dhe në Skajin fundor, Kaparjeli.

Rrugët automobilistike lidhin Urën e Kardhiqit me Çapunë, Kardhiq e Fushë-Bardhë. Kjo rrugë kalohet gjatë gjithë stinëve dhe është 17 km e gjatë.Përrenjtë zbresin nga luginat e shumta malore si: përroi i Kaparjelit, i Zhulatit, i Fushë-Bardhës i Prongjisë që derdhen në lumin e Kardhiqit.Gryka dhe faqet e maleve janë të veshura me pyje të dëndur dhe shkurre të dendura.

IV. ZH. 2. GRYKA E BËNÇËSGryka e Bënçes është një luginë e ngushtë, e thellë dhe në brendësi, në

përkim me malësinë e Kurveleshit të Sipërm. Ajo i përngjan një strehe të gjelbër e të ruajtur me shkallë shkëmbinjsh të lartësive mbi 1000 metra, me ujra rrjedhëse që

110

Page 111: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

formojnë lumin e Bënçes. Kjo luginë, deri në skajin e saj, është 14 km. Nga të dy krahët e lumit, ngrihen lartësi e pejsazhe të bukura. Gryka e Bënçes është në mundësi tërheqjeje, strehimi dhe përgatitje veprimesh operacionale. Rruga që lidh Tepelenën me Bënçen, vijon faqeve të malit deri në Lekdush.

Tepelena: Ndodhet në krahun JP të lumit Vjosa. Ndërtuar mbi një kodër me renië greminore në brigjet e lumit. Ka një sipërfaqe rreth 1 km². Qyteti është i mbledhur dhe në një pozicion zotërues drejt VL dhe P. Në periferinë veriore është ndërtuar Kështjella, e cila ka një pozicion të favorshëm mbrojtës dhe sogjestues. Popullsia e qytetit është …. banorë.

Tepelena edhe pse, ka qenë nyje strategjike në brigjet e Vjosës. Në drejtim të JL dergohen përgjatë Drinos si dhe përgjatë Vjosës për t`u lidhur me Këlcyrën e Përmetin. Në drejtim P, rruga kombëtare lidhet me Memaliajn dhe krahinë e Mallakastrës. Një rrugë strategjike është ajo e ndërtuar në vitet 30-të në rrëzë të malit të Gribës, që përkalon krahinën e Lopësit e del në Kotë dhe Vlorë.

Tepelena, ka pozicion zotërues, por është e ekspozuar ndaj bombardimeve. Ka epërsi se ndodhet midis maleve, ndërkaq lugina e Vjosës sjell gjithnjë lëvizjen e vetme ku Tepelena është në nyje kalimi. Mundësitë e evakuimit të qytetit janë kryesisht në grykat malore jugore si ajo e Bençës dhe Salarisë. Prej Tepelenës, rruga ngjitet deri në lartësitë e Kurveleshit të sipërm, përgatë grykës së Salarisë deri në Progonat e Gusmar.

111

Page 112: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

Bibliografia- Agim Shehu, Pal Nikolli, “Historia e hartografisë shqiptare” Shtypshkronja ‘JULVIN 2’, 2001- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kosova në vështrim enciklopedik” Botimet TOENA, 1999- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Fjalor enciklopedik shqiptar”- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Ilirët dhe Iliria tek autorët antikë”, Botimet ‘TOENA’, 2002- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Ristrukturimi agrar postkomunist në Shqipëri dhe implikimet e tregut të punës”, Shtypshkronja ‘JULVIN 2’, 2005- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Historia e popullit shqiptar I”, Botimet ‘TOENA’, 2002- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Historia e popullit shqiptar II”, Botimet ‘TOENA’, 2002- Akademia e Mbrojtjes, “Historia e artit ushtarak shqiptar” SH. B. U. 2001- Aleksander Stipçeviq, “Ilirët, historia, jeta, kultura, simbolet e kultit”, Botimet ‘TOENA’, 2002- Artan Puto, Fatos Lubonja, “Përpjekja 20” “ Feja dhe shqiptarët” Botim i qendrës ‘Përpjekja’, 2005- Arqile Bërxholi, “Minoritet në Shqipëri”, Botim i Akademisë së Shkencave, 2005- Arqile Bërxoli, V. Naço, E. Yzeiri, Nj. Balla, “Gjeografia e shteteve”, SH.B. L. SH. 2002- Anthony Giddens, “Sociologjia”, Çabej. 2002- A. Puto “ Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare.” Shtëpia botuese “ 8 nëntori”. 1984.- Bibla. Dhiata e Re. 1993.- Botimet enciklopedike, Fjalori i Filozofisë, SH.B. “8 Nëntori”- Edith Durhan, “Brenga e Ballkanit”, SH. B. Naum Veqilharxhi, 1991- Eqerem Bej Vlora Ditar. ( Nga Berati në Tomorr e kthim. ) Sarajevo 1911.- Esri Map Book “Geography-Creating Communities” U.S.A. 2001- Eva Brinja, “Antikiteti” Shtëpia botuese ‘ILAR’ 2005- Gillian Gloyer, “Albania the bradttravel guide”, U.S.A. 2004- G .Koneçni. “ Mapping from the space”. Remote Sensing for Environement data in Albania. Tirana. 2000.- Homeri, “Odisea”, SH.B. “8 Nëntori” 1973 - Hobhouse J. C. A Journey through Albania. London 1813.- H. Gotz – G. Von Rohr, “Gjeografi e zbatuar”, Shtypshkronj ‘DITURIA’, 2002- Hughes T. S. Travels in Greece and Albania. London 1830- INSAT, “Vjetari Statistikor 1993-2001” INSTAT 2005- INSAT, “Shqipëria në shifra” INSTAT 2002- INSAT, “Shqipëria në shifra” INSTAT 2005- Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqipërisë, “Gjeomatika”, I. GJ.U.SH. 2004

112

Page 113: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

- Jakov Milaj, “Raca shqiptare” SH.B. ‘UEGEN’, 1995- Jurien de la Graviere. “ La Station du Levant” London 1830.- Kristo Frashëri, “Skënderbeu”, Botimet TOENA, 2002- Karlo Jean, “Gjeopolitika”, SH.B.U. 1998 - Laura Orvieto, “Rrëfime për heronjtë e Trojës” SH. B. “Naim Frashëri’, 1986- Land Cover Clasificatin System. ( Food and Agriculture Organization of The United Nations . Roma 2002.- Ministria e Mbrojtjes, “Termat operetive”, SH.B.U. 2001- Ministria e Mbrojtjes, “ Doktrina Taktike e Forcave të NATO-s”, Shtëpia botuese e ushtrisë, 1999- Michael Marks, Charitable Trust, “Kosovo, and the Albanian dimension in Southeastern Europe”, ELIAMEP, Athens 1999- Myslim Pasha, “Mbulesa e tokës shqiptare”, SH.B. ‘AKSION 2000’, 2003- Myzafer Korkuti, “Parailitër, Ilirët, Arbërit”, Botimet ‘TOENA’, 2003- M. Frashëri .”Historia e Lashtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. PHOENIX, 2000.- Nasip Meçaj, “ Pellgu i Vjosës”, Botimet ‘TOENA’, 2003- Nasip Meçaj, “ Përmbytjet në Shqipëri”, Botimet ‘TOENA’, 2003- NATO, “Remote Sensing for enviromental data in Albania strategy for integrated management, NATO, 2000- Neritan Ceka, “ ILIRËT”, Shtëpia botuese ‘Ilar’, 2002- Niccolo Machiavelli, “Princi”, SH,B.Eugen. 2003- Nikola Jorga, “Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar”, Botimet Saraçi, 2004- Oxford, “Fjalor politik”, Shtëpia e librit dhe komunikimit, 2001- Perikli Qiriazi, Dhimitër Doka, Sabri Laçi, “Gjeografia”, SH. B. L., 2002- Perikli Qiriazi, “Gjeografia fizike e shqipërisë”, Shtypshkronja ‘JULVIN’, 2001- Piero Crociani, “Shqiptarët në forcat e armatosura italiane 1939-1943”, Zyra historike SME-Roma, 2001- Portreti Gjeodezik dhe hartografik i Shqipërisë. Tiranë 2003.- Rakip Sinani, “Beteja e Skënderbeut”, SH.B.U., 1997- Raymond Hutchings, “Historical dictionary of Albania”, U.S.A. ,1996- Seria e botimeve Mitologjia, “Aleksandri i Madh”, Ombra GVG, 2005- Sulejman Bazi, “Psikologjia e ndryshimit në F.A. të Rep. të Shqipërisë”, Botimet ‘TOENA’, 2001- Sun Tzu, “Arti i luftës”, SH.B.U., 1994- Sun Tzu. Art of War. (translated with a historical introduction by RALPH D. SAWER. Forthcoming Spring, 2003- T.N. Dupoi, “Kuptimi i luftës”, SH.B.U., 1997- Tozer H F. Researches in the highlands of Turkey. London, 1869.- Vasil Kristo, Stilian Papajani, “Gjeografia fizike e përgjithshme”, SH.B.L.SH. 2001- Vasil Trojani, ““Gjeografia fizike e përgjithshme”, SH.B.L.SH. 2001- Uollter Laker, “Evropa në kohën tonë 1945-1992”, SH. B. ‘Dituria’, 1996

113

Page 114: PJESA E KATËRT - MYSLIM PASHA USHT VELLIMI I DYTE.… · Web viewQyteti duket se është i mbrojtur prej relievit, pothuajse mbi 30º, i gurtë dhe i pjerrët, ku shtëpitë janë

114