për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

41
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. s.” PROCESVERBAL Tiranë, më 06.12.2016, ora 17:00 Drejton mbledhjen: Edmond Spaho kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit të datës 21 nëntor. 2. Thirrja e dëshmitarëve, ministri i Energjisë dhe Industrisë, zoti Damian Gjiknuri (vazhdim i dëshmisë së datës 21 nëntor). 3. Përcaktimi i datës dhe orës së mbledhjes së ardhshme. 4. Të tjera. Marrin pjesë: Edmond Spaho, Eduard Shalsi, Ervin Bushati, Namik Kopliku, Florjon Mima, Gent Strazimiri, Blerina Gjylameti, Jorida Tabaku dhe Helidon Bushati. Mungon: Vasilika Hysi dhe Robert Bitri Të ftuar: Damian Gjiknuri - ministër i Industrisë dhe Energjisë

Upload: hanhi

Post on 06-Feb-2017

230 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe

mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me

mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “CEZ, a. s.”

PROCESVERBAL

Tiranë, më 06.12.2016, ora 17:00

Drejton mbledhjen:

Edmond Spaho – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së komisionit të datës 21 nëntor.

2. Thirrja e dëshmitarëve, ministri i Energjisë dhe Industrisë, zoti Damian Gjiknuri

(vazhdim i dëshmisë së datës 21 nëntor).

3. Përcaktimi i datës dhe orës së mbledhjes së ardhshme.

4. Të tjera.

Marrin pjesë:

Edmond Spaho, Eduard Shalsi, Ervin Bushati, Namik Kopliku, Florjon Mima, Gent

Strazimiri, Blerina Gjylameti, Jorida Tabaku dhe Helidon Bushati.

Mungon:

Vasilika Hysi dhe Robert Bitri

Të ftuar:

Damian Gjiknuri - ministër i Industrisë dhe Energjisë

Page 2: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

2

HAPET MBLEDHJA

Edmond Spaho - ... hetimor.

Sot do të dëshmojë, në funksionin e dëshmitarit, ministri Damian Gjiknuri. Para se të

fillojmë, zoti Ministër, do të doja të dija se cilët janë personat që keni në krah? Nëse janë

avokatë, mund të qëndrojnë, sipas Kodit të Procedurës Penale, ligjit për komisionet hetimore

dhe Rregullores, nëse nuk janë avokatë, por janë bashkëpunëtorët tuaj, duhet të dalin në

rreshtin e dytë, pasi sot depononi vetëm ju.

Damian Gjiknuri – Jo, nuk janë avokatë, por janë staf i ministrisë sime. Meqenëse

pashë një institucion tjetër pak kohë më parë që ishte rreshtuar me gjithë gjeneralët e tij,

mendova se do të ishte më mirë për komisionin.

Megjithatë, nuk ka problem, do t’i rregullojmë.

Edmond Spaho - Kemi filluar të reflektojmë. Edhe nëse kemi bërë shkelje, po e

korrigjojmë.

Së dyti, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, jeni thirrur në cilësinë e dëshmitarit

dhe sipas përcaktimeve të këtij Kodi duhet të betoheni se do të thoni të vërtetë dhe vetëm të

vërtetën. Pasi të betoheni, do të na duhen gjeneralitetet tuaja, emri, mbiemri.

Damian Gjiknuri – Betohem!

Damian Gjiknuri.

Edmond Spaho - Atëherë, për të proceduar, ju keni një numër pyetjesh të bëra nga

përfaqësuesit e minorancës, por edhe nga maxhoranca. Do të fillojmë me radhë, një nga një.

Pas përfundimit të përgjigjes së pyetjes së parë, kolegët kanë të drejtë të kërkojnë

sqarime nëse duan të pyesin për ndonjë detaj nga ato që ju do të keni referuar.

Pasi të kemi përfunduar me pyetjen e parë, do të kalojmë në pyetjen e radhës.

Do t’ju lutesha kolegëve të mos bëjnë ndërhyrje për sa kohë që fjala i është dhënë

dëshmitarit ose një kolegu për të pyetur.

Zoti Ministër, fjala është për ju për pyetjen e parë që ju kemi bërë.

Damian Gjiknuri – Emrat e personave që kanë bërë pyetjet nuk i mbaj mend, por

kam grupin e pyetjeve dhe besoj se i ka edhe sekretaria.

Edmond Spaho – Ato janë në emër të minorancës.

Damian Gjiknuri – Dakord.

Edmond Spaho – Nuk ka nevojë t’u referoheni...

Damian Gjiknuri – Pyetja: “Në ushtrim të funksionit tuaj si ministër i Industrisë

dhe Energjisë në qeverinë Rama që prej muajit shtator të vitit 2013, kur jeni vënë në dijeni

Page 3: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

3

për herë të parë për mosmarrëveshjen mes CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë, a keni pasur

njohuri për këtë çështje paraprakisht”?

Si çdo shqiptar, kisha dëgjuar për konfliktin nëpërmjet medies, para se të merrja

detyrën, por për detajet nuk kam pasur dijeni. Më pas kam filluar të mësoj diçka për detajet

nga kontaktet e para me Bankën Botërore dhe me ekipin e FMN-së, që sapo kishte ardhur në

Shqipëri, para se të merrja detyrën si ministër.

Edmond Spaho – Ka ndërhyrje për këtë pyetje? Nuk ka.

Vazhdojmë me pyetjen e dytë.

Damian Gjiknuri – “Cilat janë rekomandimet e dhëna nga Avokati i Shtetit për

këtë çështje dhe a janë marrë masa nga ana juaj për të zbatuar rekomandimet e tij”?

Në letrën e datës 30 shtator të vitit 2013, konsulenti ligjor, Derains Gharavi,

konstatonte se të drejtat ekonomike të Republikës së Shqipërisë janë vënë seriozisht në rrezik.

Ai shprehet se dokumentacioni i pretendimeve të Shqipërisë nuk është i plotë dhe si i tillë ka

sjellë pamundësinë e shqyrtimit të këtyre pretendimeve.

Gjithashtu, nga ana e konsulentit ngrihet shqetësimi se moskontraktimi i

konsulentëve teknikë dhe ekonomikë në kohë, shikohet si një nga problematikat më të

mëdha, sepse i jepet mundësia tashmë shoqërisë “CEZ.as”, që ta devijojë fajin në drejtim të

administratorit të përkohshëm, të emëruar nga ana e Entit Rregullator të Energjisë, që nga

momenti i heqjes së licencave, nga data 21 janar e vitit 2013.

Sikurse citohet: “Gjatë periudhës pas heqjes së licencës dhe administrimit të

përkohshëm “CEZ Shpërndarje sh.a” nuk ishte realizuar mbledhja dhe evidentimi i

dokumenteve, nuk ishin realizuar konferencat telefonike, për të mundësuar përcaktimin e të

dhënave dhe materialet e nevojshme për t’ju kundërvënë pretendimeve dhe për të provuar

mospërmbushjen e të dhënave të shoqërisë çeke. Po kështu, ndërmarrja e disa veprimeve të

papërshtatshme nga organet shtetërore ndaj shoqërisë “CEZ”, ku kanë munguar konsultat dhe

autorizimet e nevojshme, kanë tentuar në tërësi pretendimet e shtetit shqiptar për dëmet që

janë shkaktuar, si dhe rëndonin pozitën e shtetit shqiptar në procesin e arbitrazhit”.

Gjithashtu, konsulenti shprehet se gjatë gjithë periudhës nga ana e organeve

shtetërore janë marrë hapa, për të cilat nuk është vënë në dijeni, sidomos për sa u përket

pagesave që Ministria e Financave po bën kundrejt shoqërisë “CEZ Shpërndarje”, duke

vështirësuar pozitën e Shqipërisë në ndonjë proces të mundshëm arbitrazhi.

Nga ana tjetër, ai ngrinte si shqetësim edhe faktin që nuk ishte akorduar asnjë buxhet

për vazhdimin e arbitrazhit dhe si e tillë, të gjitha veprimet dhe mosveprimet kanë ndaluar

zbatimin e masave të dakordësuara, si dhe dërgimin e njoftimit nga arbitrazhi. Madje, nuk

Page 4: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

4

ishte nënshkruar as kontrata, me vetë avokatin, për të përfaqësuar Republikën e Shqipërisë në

çështjen e arbitrazhit, që i iniciohet CEZ a.s në gjykatën e UNCITRAL-it për

mosmarrëveshje në fushën e investimeve, bazuar në Traktatin e Kartës së Energjisë.

Ndërkohë, avokati deklaronte që kishte realizuar disa veprime procedurale dhe në vazhdimësi

kërkonte vetëm mbulimin e kostove.

Vetëm në datën 21.05.2014 u arrit të nënshkruhej një kontratë për shërbimet që,

faktikisht, ai i kishte kryer më parë. Kjo evidentonte se shteti shqiptar, megjithëse

pretendonte se kishte avokat, nuk kishte bërë asnjë pagesë në favor të avokatit gjatë kohës që

çekët ngrinin padi ndaj shtetit shqiptar. Kjo është për sa i përket pyetjes së dytë.

Jorida Tabaku – Në letrën e dërguar nga Avokati i Shtetit, zoti Gjiknuri, në datën

1.10, për dijeni njëkohësisht edhe të ministrit të Drejtësisë dhe Kryeministrit, i referohet

pikërisht datës 30 tetor, që ju përmendët, të zotit Gharavi, dua t’ju korrigjoj në disa elemente.

Së pari, avokati thotë se ka pasur vonesa në proces, i referohem pikës 10, por

ndërkohë e gjithë problematika, mijëra faqe të siguruara nga institucionet shqiptare, 1 mijë e

600 nga Avokati i Shtetit, 400 faqe të siguruara nga Ministria e Ekonomisë, një pjesë tjetër

materialesh e siguruar nga institucione të tjera, janë administruar dhe janë bazë shumë e

rëndësishme për të vazhduar punën.

Avokati i referohet planit të veprimit dhe strategjisë së road map-it dhe thuhet se

është shumë e nevojshme që shoqëria shqiptare të ndjekë hap pas hapi të gjitha sugjerimet që

janë në road map-s.

Në pikën 7 të letrës avokati ju sugjeron se duhet patjetër të vazhdoni të mblidhni

evidencat, sepse të gjitha këto provojnë se CEZ-i nuk i plotësoi asnjëherë detyrimet që kishte

për investimet, por, njëkohësisht, ka qenë edhe në thyerje të kontratës. Ndërkohë, kjo ka qenë

edhe një bazë dhe një provë shumë e rëndësishme që shteti shqiptar duhet ta marrë për të

vazhduar paralelisht në të dyja gjykatat, edhe në arbitrazh, edhe në ICC, sugjerime që, me sa

kuptoj, ju i keni anashkaluar.

Në pikën 11 avokati thotë: “Në gusht, megjithëse ka pasur vonesa, është realizuar

marrja e materialeve, njëkohësisht realizimi i telefonatave dhe mbledhjeve, ashtu siç ishte

rënë dakord në takimin e datës 17 maj”.

Në pikën 17 avokati thotë: “Më 15 maj CEZ-i, ashtu siç e kisha parashikuar, ka

vazhduar veprimet për arbitrazhin, ndërkohë që ne duhet të vazhdojmë të punojmë

paralelisht, ashtu siç kam sugjeruar më parë, për të dyja gjykatat”. Njëkohësisht u referohet

korrespodencave të datave 21 gusht dhe 3 shtator dhe thotë se është ende shumë e nevojshme,

po në pikën 17, që të vazhdohet në Gjykatën ICC, duke pasur parasysh se Shqipëria e ka

Page 5: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

5

bazën e mjaftueshme materiale, njëkohësisht edhe të provave për të vazhduar ndjekjen në të

dyja gjykatat.

Në pikat 19 dhe 20, në datën 30 shtator, zoti Gharavi thotë: “Të vazhdojë puna me

mbledhjen e materialeve dhe rekomandimeve të dokumenteve, raportit të ekspertëve e kështu

me radhë”.

Ndërkohë, në pikën 20 thotë: “Është një çështje që përfshin bilionë euro dhe interesa

strategjike të Shqipërisë, që kërkon vëmendjen imediate tuajën për të vazhduar, por

njëkohësisht, nga ana tjetër, edhe alokimin e burimeve financiare”.

Më duhet t’ju korrigjoj, është e vërtetë që ka pasur probleme me pagesën e dytë, por

ishte proceduar me pagesën e parë dhe me të gjitha elementet e tjera.

Pra, në momentin që ju keni marrë detyrën si ministër i Energjisë, keni pasur

sugjerimin e avokatit për të vazhduar punën me mbledhjen e të gjitha materialeve dhe

provave për arbitrazhin dhe ICC-në dhe në asnjë moment asnjë sugjerim për ta lënë këtë

marrëveshje.

Së dyti, keni pasur informacionin e plotë nga Avokati i Shtetit, siç e përmendët edhe

ju, por ajo bën një përmbledhje edhe të punës që është bërë ndërkohë, nga grupi i mëparshëm

dhe, nga ana tjetër, sugjeron edhe fazat që duhen për në vijim dhe detyrat e lëna nga road

map-i.

Këto dy dokumente që lexuat dhe që ju referuat, në qoftë se lexohen të plota, siç i

lexova unë, japin këto sugjerime.

Damian Gjiknuri – Më vjen keq që arrini në konkluzionin se nuk është bërë ajo që

duhet, sepse kur ngrini pyetje dhe kur keni edhe një pyetje të dytë, normalisht duhet të prisni

sqarime të mëtejshme para se të arrini në konkluzion. Logjika e gjërave këtë kërkon.

Megjithatë, në qoftë se do ta lexosh letrën e plotë, lexoje të gjithën, sepse unë kam

këtu dhe thotë se nuk janë grumbulluar dokumentet. Nuk e di çfarë dokumentesh janë

grumbulluar në gusht. Në letrën e plotë thuhet se mungojnë deri në gusht të vitit 2013, po e

them me fjalët e mia këtë, nuk e citoi ai. Pra, siç thotë populli, të gjitha institucionet ishin në

gjumë dhe praktikisht, avokati, nisur nga situata e agravuar, në momentin që kemi marrë

detyrën, thotë: “Në mënyrë që të vazhdojmë të ngremë padinë, (që t’i lexojmë gjërat saktë)

ekspertët e BDO-së dhe të Becker Buttner Held Consulting duhet të angazhohen në mënyrë

respektive, por ndërkohë qeveria e asaj kohe nuk kishte kontraktuar asnjë nga këto kontrata

dhe që të bëhej padia, duhej të kryheshin proceset që përfunduan në shkurt të vitit 2014”, në

një kohë që ne ishim duke negociuar me CEZ-in.

Page 6: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

6

E para, duhet të ndërtohet një ekip për të mbledhur dokumentet. Në qoftë se, siç

thoni ju, duhet të ishin mbledhur dokumentet, “a team can be constituting and complete the

document gather in proces for other of you, që do të thotë se nuk është bërë mbledhja e

dokumenteve dhe, “in relacion to wich we shell write to you separately.

Për këtë do t’ju shkruaj në mënyrë të veçantë. Thotë: “Të gjitha veprimet për

konfliktin duhet të ndiqen edhe nga Avokatja e Shtetit, edhe nga zyra jonë. Ju lutem, faturat e

muajit qershor të vitit 2013 nuk janë paguar ende”. Pra, kërkoni punë nga avokati, ndërkohë

që as lekët nuk ia jepni.

Ndërkohë, e kam thënë se në qershor të vitit 2013 qeveria “Berisha” dhe Enti

Rregullator kanë paguar kompaninë lobiste amerikane për të njëjtën çështje dhe nuk paguan

avokatin shqiptar.

Edmond Spaho – Zoti Gjiknuri, përqendrohuni te çështja!

Damian Gjiknuri - Jam i përqendruar në çështje.

Edmond Spaho – Përqendrohuni këtu dhe përgjigjuni pyetjeve që po bëjmë ne, jo ...

Damian Gjiknuri - E kam për ata që më dëgjojnë dhe kjo që po them duhet hetuar

nga një komision hetimor, që në qershor të vitit 2013, në vend që të paguhej avokati i shtetit

shqiptar, paguhej “Patton Box”-i me paratë për punën që po bënte avokati...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

E kam te dokumentet. Ka dokumente zyrtare.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jua kam dorëzuar.

Edmond Spaho – Zoti Gjiknuri, ne kemi një fushë të përcaktuar mjaft mirë nga ligji

dhe do të ngelemi këtu. Për çështje të tjera është një komision i dytë që heton.

Damian Gjiknuri - Nuk janë çështje të tjera ato.

Edmond Spaho – Mund të shkoni atje të dëshmoni, nuk ju pengon njeri, por ju

duhet të jepni përgjigje për pyetjet që ju bëhen këtu.

Damian Gjiknuri – Ju bëni pyetje, unë do t’ju përgjigjem.

Eduard Shalsi – Ju lutem, për procedurë!

Kryetar, i kemi dhënë mundësinë që të përgjigjet, sigurisht që zoti Gjiknuri nuk do të

thotë atë që doni ju, atë që duam ne, por është thirrur për të thënë të vërtetën, bazuar në fakte

dhe ashtu sikundër e ka ai.

Edmond Spaho – Të flasë për çështjen që po diskutojmë, jo për çështje të tjera.

Eduard Shalsi – Nëse do ta ndërpresim, do ta humbasim fillin e diskutimit.

Damian Gjiknuri – Më vjen keq, sepse un e fillova shumë mirë.

Page 7: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

7

Eduard Shalsi – Ta mbaroj pak, ju lutem?

Damian Gjiknuri – Doli në një konkluzion që nuk e kemi bërë. Pra, gabime, sepse

këtu paragjykohet komisioni.

Në një ditë, në kushte normale, në qoftë se zonja, që me letrën e dytë që lexon, pa i

hyrë letrës në tërësinë e saj, arrin në konkluzionet se ne kemi bërë gabime, tregon se ju jeni

paragjykuar, në qoftë se do të jetë një komision i paanshëm, gjithmonë. Po e lë për një

moment, që për shkak të emocioneve politike, është krejt normale.

Edmond Spaho – Zoti Gjiknuri, ju nuk jeni këtu për të bërë komente, por për të

dhënë përgjigje për pyetjet.

Ju lutem, qëndroni te përgjigjet!

Damian Gjiknuri – Zoti kryetar, kërkoj nga ana juaj që kur të bëhet një pyetje, të

mos bëhen komente të tilla, që gjatë pyetjes nuk i keni bërë. Gjatë pyetjes, lexo, cito letrën

dhe unë do të lexoj. Mbase do ta lexoj edhe origjinalen në anglisht dhe do ta përkthej vetë, në

mënyrë që letrat të citohen, siç duhet.

Avokati thotë: “Ju lutem, të zhbllokohet buxheti”. Pra, edhe buxheti ka qenë i

bllokuar për këtë çështje.

Me pak fjalë, po them konkluzionin tim si ministër dhe si e kam parë çështjen. Deri

në shtator të vitit 2013 qeveria “Berisha” kishte bërë vetëm tri gjëra: kishte marrë kompaninë

në zotërim, nuk kishte pyetur asnjë këshill, por e kishte sjellë si të ishte kompania e saj, ashtu

e mendoi, me të drejtë. Nuk kishte marrë asnjë masë për të mbrojtur interesat e shtetit

shqiptar. Filloi një proces dialogimi me kompromis me CEZ-in, bëri vetëm një takim, për të

cilin nuk ka asnjë gjurmë dhe, së fundi, i la mundësinë, megjithëse ishte paralajmëruar në

mars ose në prill, mos gaboj, unë do t’i dorëzoj dokumentet, për ngritjen e mundshme të

padisë nga ana e CEZ-it, nuk bëri asgjë. Madje, Avokatja e Shtetit i është drejtuar me letër

Kryeministrit dhe ka qenë për dijeni edhe ministri i asaj kohe, zoti Mima, ku i thotë:

“Interesat e Shqipërisë po rrezikohen nga mosveprim i organeve shtetërore”. Këtë letër unë

duhet ta kem këtu, duhet ta ketë edhe komisioni juaj. Siç duket, unë sjell letra, por nuk i lexon

njeri.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Do ta nxjerr letrën e Avokates së Shtetit. Madje, e kam cituar edhe në parlament dhe

do ta sjell.

Pra, thotë se po rrezikohen interesat e shtetit. Kjo ka qenë e gjithë situata.

Çfarë bëmë ne me avokatin, meqenëse kishe kuriozitet? Patjetër që unë e kam takuar

avokatin, e keni edhe te pyetjet më poshtë, erdhi në tetor, bëmë një plan pune.

Page 8: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

8

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kjo është logjika e gjërave.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Dakord. Unë e lexova letrën.

Edmond Spaho – Keni komente?

Namik Kopliku – Zoti kryetar, për sa i përket kësaj seance pyetjesh, ia cilësuat zotit

Gjiknuri se është dëshmitar dhe ai u betua. Dëshmitar do të thotë se për një çështje për të

cilën ngrihen pyetje, ai do të përgjigjet, siç e di ai. Pasi bëhet pyetja, ai përgjigjet, qoftë edhe

cunguar, por është në të drejtën e tij, pasi i merr ato edhe me procesverbal, sepse kjo është

përgjigjja e dëshmitarit për një pyetje të caktuar. Më pas ne mund të kalojmë në diskutime. Si

i interpretojmë pyetjet e tyre, do të bëjmë relacionin për të gjithë veprimtarinë e komisionit.

Plus, sqarime mund të kërkohen në lidhje me pyetjen. Por, nga dëshmitar, të kthehet në të

akuzuar ose të merret me pyetjet pse nuk është bërë kjo, është dashur të bëhet edhe kjo, e

kështu me radhë, nuk është momenti. Eventualisht, për ndonjë nga dëshmitarët mund të vijë

puna të kalojë në të akuzuar.

Edmond Spaho – Pikërisht, për të ngelur në thelbin e pyetjes, i kërkova ministrit që

të mos dalë jashtë kuadrit të pyetjes. Pavarësisht se ai mund të mos ishte paguar, krahasime

me raste të tjera nuk na interesojnë, sepse nuk merremi ne me këtë.

Unë po i kërkoj ministrit të ngelet besnikërisht te pyetjet. Është e drejta e gjithsecilit

prej nesh që për atë pyetje, nëse kemi paqartësi, të pyesim. Prandaj po ju kërkoj të gjithëve të

ngelemi ...

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, mundem për procedurë?

Edmond Spaho – Po.

Blerina Gjylameti – Faleminderit!

Sipas nenit 19 të rregullores së brendshme të funksionimit të komisioneve hetimore

për pjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit në seancë dëgjimore janë disa pika.

E para, anëtari i komisionit e merr fjalën për të bërë pyetje pas dhënies së asaj të

drejte nga kryetari. Pasi kemi bërë pyetjet, te pika 5 kemi: “Anëtarët e komisionit kanë të

drejtë të paraqesin me radhë një folës nga opozita dhe një nga pozita dhe ta rimarin fjalën për

të bërë pyetje, për të kërkuar sqarime dhe saktësime të mëtejshme vetëm pasi të ketë

përfunduar radha për secilin nga anëtarët”.

Kështu që do t’ju lutesha, pasi të keni vazhduar me përgjigjen për një pyetje të

drejtuar nga ju, të kalojmë te një pyetje që kemi bërë ne dhe me radhë!

Edmond Spaho – Nuk...

Page 9: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

9

Blerina Gjylameti – Të lutem, më lejo të mbaroj!

Pasi të kemi përfunduar të gjithë seancën e përgjigjeve të ministrit ndaj pyetjeve të

bëra, një nga pozita, një nga opozita, të vazhdojmë me pjesën e komenteve.

Edmond Spaho - E keni gabim.

Blerina Gjylameti – Është rregullorja jonë, e kemi miratuar të gjithë si komision.

Edmond Spaho – Interpretimin po e bëni ju, nuk është ai interpretim.

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, më lejo të përfundoj!

Rregulloren e brendshme të komisionit hetimor e kemi miratuar të gjithë si

komision, ndaj do t’ju lutesha të vazhdojmë të zbatojmë këtë rregullore.

Faleminderit!

Edmond Spaho – Procedura e dhënies së përgjigjeve të pyetjeve, sipas radhës së

pyetjeve, do të marrë përgjigjet. Nuk thuhet në rregullore që jepet përgjigje për një pyetje të

maxhorancës dhe më pas për një pyetje të opozitës.

Komisioni hetimor është ngritur, në radhë të parë, për opozitën, për pyetjet që kemi

ne. Ne e kemi bërë setin e pyetjeve dhe do të marrim përgjigje me radhë. Për çdo pyetje, nëse

ju, nga e majta ose nga e djathta, keni paqartësi dhe doni të risqaroni gjëra me ministrin, është

në të drejtën tuaj që secili nga ju të pyesë, të marrë sqarime dhe më pas të vazhdojë me

pyetjen e dytë.

Për të vazhduar me këtë pyetje...

Damian Gjiknuri – Zoti Spaho, të lexojmë letrën?

Edmond Spaho – Po.

(Diskutime pa mikrofon.)

Keni pyetje për këtë çështje?

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Jo te pyetja juaj, por për pyetjen që po sqarojmë.

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, nuk e di çfarë keni të paqartë. Kjo është rregullorja

që kemi miratuar së bashku. Nëse kalojmë te procesverbali i datës përkatëse, do të shohim se

e kemi miratuar së bashku këtë rregullore.

Në nenin 19 thuhet: “Pjesëmarrja e anëtarëve të komisionit në seancën dëgjimore.

Çdo anëtar i komisionit ka të drejtë të bëjë pyetje”.

Edmond Spaho – E lexove një herë.

Blerina Gjylameti – “Anëtari i komisionit e merr fjalën pasi i keni dhënë fjalën.

Anëtari i komisionit nuk ka të drejtë, zoti Spaho, të japë konkluzione në seancën e pyetjeve”.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 10: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

10

Zoti Spaho, ju pak më parë i thatë zonjës Tabaku: “Çfarë komenti keni”? nuk i

lejohet të bëjë komente, por vetëm të kërkojë shpjegime të mëtejshme. Anëtarët e komisionit

nuk kanë të drejtë të komentojnë, dhe pjesa tjetër kanë të drejtë të paraqesin me radhë një

folës, në nga pozita, një nga opozita. Bëhet një pyetje nga ju, më pas kalojmë te një pyetje

nga ne, siç e keni shkruar.

Edmond Spaho – Për pyetjen e parë, të dytë, të tretë...

Blerina Gjylameti – Mund të na i shpjegoni me mikrofon, zonjë, sepse kjo është një

rregullore që e kemi miratuar të gjithë së bashku?

Jorida Tabaku – Sa herë që duket se diskutimi nuk ju pëlqen, vonohemi një orë për

procedurë. Seancën e pyetjeve e kemi kaluar herën e fundit. Ministri i mori të gjitha pyetjet

dhe e bëmë një folës nga opozita, një folës nga maxhoranca. Tani, ministri është duke iu

përligjur pyetjeve të opozitës, e cila ka të drejtë të bëjë pyetje dhe të vazhdojë me sqarime të

mëtejshme për secilën prej pyetjeve, pra jemi në këtë pikë të rregullores. Tani, të mos

abuzojmë!

Eduard Shalsi – Në fakt, në qoftë se doni, mund të kërkoni një kompromis dhe të

thoni: përgjigjuni pyetjeve tona.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A mund të mbaroj.

Blerina Gjylameti – Por është kompromis.

Eduard Shalsi – Sipas asaj që shkruhet, të paktën në Rregulloren që kemi miratuar

bashkërisht, thuhet: “...i përgjigjet një pyetjeje të opozitës, një pyetjeje të pozitës apo një

pyetjeje të pozitës dhe një pyetjeje të opozitës”, të paktën nga çfarë shkruhet këtu. Nëse duhet

dhe thoni...

(Diskutime pa mikrofon)

Edmond Spaho – Ne jemi këtu për të sqaruar çështjen, nuk jemi për të ndenjur

strikt të rregullave. Ne kemi operuar deri tani. Kjo nuk është seanca e parë që po bëjmë. Ju

doni ta bllokoni.

(Diskutime pa mikrofon)

Blerina Gjylameti – Kjo është procedura.

Edmond Spaho – ...për pyetjen që kemi bërë, në rast se ju dëshironi të pyesni, keni

të drejtë të pyesni. Mbarojmë pyetjen e dytë, vazhdojmë me të tretën.

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, unë po kërkoj që të kemi një kohë më eficiente

për të dyja palët. Në qoftë se ka 60 pyetje nga ju dhe 60 pyetje nga ne, në qoftë se do të

Page 11: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

11

vazhdojmë me 60 pyetjet tuaja, atëherë këtë seancë quheni një seancë vetëm për ju, por nuk

funksionon kështu.

Edmond Spaho – Kur të mbarojë pyetja, ju mund të bëni komentin tuaj.

Eduard Shalsi – Zoti Mima pyeti diçka logjike. Më lejoni të jap përgjigje. Një

kolege e komisionit, pavarësisht e cilit krah është, thotë që në Rregullore ka një pikë ku

thuhet:

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A pyete?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

E solli në vëmendje dhe tha: po bëhet një pyetje ...

Edmond Spaho – Ne nuk kemi mbaruar më pyetjen e dytë. Na lini të mbarojmë me

pyetjen e dytë. Unë kam për të sqaruar...

Eduard Shalsi – Merre me qetësi. Pse acarohesh? Ti je kryetar komisioni dhe duhet

të jesh më i qeti nga të gjithë ne këtu.

Edmond Spaho – Por ju po na pengoni të vazhdojmë. Të mbarojmë me pyetjen e

dytë. Jemi ende te pyetja e dytë.

Zonja ka bërë disa pyetje shtesë. Të mbarojë ajo. Edhe unë kam dy pyetje të tjera.

Eduard Shalsi – Kemi 15 minuta dhe ju nuk i thoni Blerinës: “Blerinë, megjithëse

është shkruar Rregullorja ashtu, a mund të procedojmë, sikundër tradicionalisht ka operuar

komisioni hetimor, që i përgjigjet pyetjeve të një deputeti, pastaj kalojmë te përgjigjet e një

deputeti tjetër?” dhe Blerina, kam përshtypjen se do të thoshte: “Edhe mund të operojmë”.

Thjesht solli në vëmendjen e komisionit të nderuar një pikë të Rregullores. Nuk është nevoja

ta zgjasim 15 minuta këtë histori.

Jorida Tabaku – Pa dashur të krijoj polemika, po ndjekim të njëjtën procedurë që

ndoqëm me KLSH-në. Me shumë durim pritëm 60 pyetje nga ana juaj dhe nuk e ndërpremë

për asnjë moment. Kështu që na lini të përfundojmë diskutimet që kemi dhe mund të

vazhdoni në momentin kur do të jenë pyetjet tuaja.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Edmond Spaho – Mos bëni replika, ju lutem vazhdoni me thelbin e pyetjes!

Jorida Tabaku – Po citoj pikën 7 pa asnjë koment: “Çdo ditë që kalon pa zgjidhur

këto çështje, e bën akoma edhe më të vështirë për të identifikuar problemet që kishte CEZ-i

dhe thyerjen e kontratës nga ana e CEZ-it, duke i dhënë më shumë mundësi CEZ-it që t’ia

hedhë fajin administratorit të caktuar nga ERE, për heqjen e licencës më 21 janar të vitit

2013”.

Page 12: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

12

Në lidhje me shqetësimin që ju kishit, që nuk është bërë asgjë, unë kam këtu po një

letër të Garavit, i cili sugjeron dhe thotë se cilat janë materialet e marra deri më tani: më 30

prill të vitit 2013, 1600 dokumente u dhanë nga Avokati i Shtetit; më 15 maj të vitit 2013,

400 faqe, 90% e të cilave janë në përkthim e sipër; 17 maj 2013, mund ta lexoj listën pa fund,

për të treguar që të gjitha provat ishin në administrim e sipër dhe këtu po i referohem vetëm

periudhës prill-maj dhe nuk po lexoj të gjithë planin e punës së paraqitur nga ai që e ka

ndjekur. Ndërkohë që në pikën 11, ai thekson: “Detyrat, të cilat janë lënë për muajin qershor,

janë vazhduar në gusht me telefonata dhe me konferenca”, pa asnjë koment shtesë, vetëm

duke të të cituar letrën dhe mund të vazhdoj të citoj, sjell edhe një herë në vëmendjen tënde

pikat 17,19, 20 ku ju kërkohet që të merrni masa të menjëhershme për të vazhduar puna me

planin e veprimit dhe me Road map-in, në të kundërt Shqipëria do të humbasë një çështje me

biliona euro, që lidhen njëkohësisht me interesat strategjike të saj.

Faleminderit!

Damian Gjiknuri – Të vazhdojmë pak në lidhje me këto që thatë.

Edhe unë ju kërkoj ndjesë dhe ju lutem mos dilni në konkluzione intuitive, të

suprizuar nga shifrat, që, meqenëse janë 1400 faqee të mendosh që është tërësia e provës,

sepse mund të jenë edhe 10 mijë faqe dhe 12 mijë faqe, prandaj bëni kujdes përsëri! Kjo

mund zhvlerësojë argumentin tënd, kështu që unë do të doja që vetëm të bëjë pyetjen dhe

përgjigjen ma lër ta jap unë. Nëse do të jesh e kënaqur...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo, këto janë shumë të rëndësishme. Si, çdo të thotë kjo që hetuesi nxjerr edhe

konkluzione: tërësia e provave 1400 faqe, por mund të jenë 100 mijë faqe.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A mund të përgjigjem, zonjë, sepse të dëgjova? E kam vetëm si këshillë miqësore.

Tani, ja çfarë thuhet në Avokaturën e Shtetit tashmë, jo më nga Derange and Garavi,

D and G-ja, pra thuhet: “I nderuar zoti Ministër (drejtuar Florian Mima, 4 korrik 2013, për

dijeni Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë),

Përmes urdhrit numër 19, datë 27.02.2013 të Kryeministrit, Avokatura e Shtetit

është caktuar si koordinatore e shtetit shqiptar në lidhje me mosmarrëveshjen me shoqërinë

CEZ a.s. Të gjitha industritë dhe institucionet në varësi kanë detyrimin të asistojnë

Avokaturën e Shtetit në këtë proces. METE, ndër të tjera, ka pasur detyrë të marrë masa në

lidhje me dy çështje konkrete, (pra korrik 2013):

1. Studio ndërkombëtare D and G e kontraktuar prej nesh, në bazë të VKM-së numër

141, datë 20.02.2013 për autorizimin e Ministrisë së Ekonomisë, tregtisë dhe energjetikës,

Page 13: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

13

për lidhjen e shtesës së kontratës me studion avokatore të përzgjedhur për përfaqësimin e

çështjes në arbitrazhin ndërkombëtar, kundrejt CEZ a.s, ka si objekt afrimin e përfaqësimit

ligjor të METE në Arbitrazhin ndërkombëtar ICC, në përputhje me kontratën e shitjes për

shitblerjen e aksioneve lidhur mes METE-s dhe CEZ në mars të vitit 2009. Nga ana tjetër,

CEZ a.s ka paditur Republikën e Shqipërisë jo në bazë të kontratës, por duke u mbështetur në

Traktatin e Kartës së Energjisë, që parashikon Arbitrazhin Ndërkombëtar Ucentral për

zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kontrata e parë me D and G nuk është bërë e pavlefshme,

sepse METE dhe institucionet e tjera të shtetit shqiptar, si KESH, OST e të tjera kanë

pretendime kundrejt CEZ a.s, të cilat mund të shqyrtohen, sipas gjasave vetëm në arbitrazhin

ICC të përcaktuar në SPA. Në këto kushte, është e domosdoshme që të lidhet një kontratë

tjetër për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Arbitrazhin Ndërkombëtar Ucentral, i

cili është iniciuar nga CEZ a.s. në 15 maj të vitit 2013. Për çështje koherence dhe

bashkërendimi, ashtu si edhe për shkaqe ekonomike një opsion do të ishte lidhja e një

kontrate të dytë me D and G. Në këtë drejtim, në datën 17 maj 2013, (rikujtuar në datën 24

maj dhe 14 qershor, pra 3 letra), D and G ka propozuar shumën totale prej 1,25 milionë euro

për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë proces.

Opsioni i dytë do të ishte organizimi i një procesi konkurrues për përzgjedhjen e

konsulentit të jashtëm, gjithsesi do të ishte krejt e papritur që një firmë, e cila nuk përfiton

nga ekonomia e shkallës, si D and G, të ofronte për një proces arbitrazhi kaq kompleks, një

shumë më të ulët se tarifa e propozuar nga D and G. Mbi të gjitha rastet, METE duhet të

marrë sa më shpejt një vendim në lidhje me këtë pikë, sepse D and G, që ka asistuar në

Republikën e Shqipërisë deri tani dhe në Arbitrazhin Ucintral nuk do të bëjë këtë gjë

pafundësisht, pa u lidhur një kontratë me ta dhe pa u paguar, (pra ndërkohë ajo kishte bërë

punë pa u paguar). Rekomandojmë fuqimisht që të bëjë çdo përpjekje për të negociuar me D

and G-në, me qëllim uljen e mëtejshme të çmimit, duke qenë se një pjesë e mirë e fakteve dhe

e argumenteve janë të njëjta për të dyja proceset e arbitrazhit. Pika e parë.

Së dyti, në datën 31 maj 2013, zëvendësministri i METE-s, zoti Bozdon ka njoftuar

se është kryer përzgjedhja e firmës teknike dhe financiare që do të bëjë vlerësimin e CEZ

Shpërndarjes. Gjithashtu, ka informuar se njëra prej tyre ka bërë ankim dhe pritet përfundimi

i shqyrtimit të ankimit. Megjithëse ka kaluar më shumë se 1 muaj, ende nuk kemi asnjë

komunikimin nga METE, nëse është mbyllur procedura e përzgjedhjes së firmave, a është

lidhur kontrata me ta dhe kur pritet që këto firma të fillojnë punë.

Theksojmë se çdo vonesë në këtë drejtim përbën një dëm të rëndë për çështjen tonë,

sepse, së pari, vështirësohet realizimi i inventarit të ditës kur CEZ shpërndarje ka kaluar në

Page 14: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

14

administrim të përkohshëm pas heqjes së licencës dhe, së dyti, vonohet shpronësimi i aseteve

të CEZ shpërndarjes, që është një detyrim ligjor i shtetit shqiptar sipas ligjit “Për sektorin e

energjisë elektrike”. Të dyja këto gjëra siç konfirmon edhe avokatja e shtetit, që i ka dërguar

letër ministrit dhe Kryeministrit, nuk janë bërë (për të dyja firmat teknike dhe financiare është

konfirmuar edhe me e-mailet e datës 3 maj dhe 14 maj 2013) dhe, nga ana e tyre, puna do të

kryhet nga një ekip edhe me staf lokal...

Edmond Spaho – Pra, ju i ngeleni asaj që dokumentacioni, faktet..

Damian Gjiknuri – Jo, jo, këto nuk janë fakte. Këto janë akuza që bëhen nga

institucione shtetërore për mosveprim, pra janë fakte, por jo ato fakte për të cilat e kishte

fjalën zonja. Pra, institucionet shtetërore të gjendura në kauzë, si duket para dhe pas

zgjedhjeve, nuk bënë asnjë veprim, na e lanë neve situatën që na lanë dhe kur unë mora

detyrën, kur qeveria e re mori detyrën, u gjendëm përballë faktit që Shqipëria nuk kishte

marrë asnjë masë, madje as nuk kishte avokat të paguar dhe të kontraktuar, nuk kishte marrë

asnjë masë për të mbrojtur interesat e saj dhe, mbi të gjitha, nuk kishte kryer detyrimet

ligjore, që ishte vlerësimi i aseteve dhe vlerësimi i aspekteve teknike, që ishin të

domosdoshme për ngritjen e padisë në arbitrazh në kohën e caktuar dhe përpara se çekët ta

ngrinin, pra, me pak fjalë, konkluzioni...

Edmond Spaho – Pra, kjo është përgjigjja juaj?

Damian Gjiknuri – Konkluzioni im është që nuk kishin kryer mosveprim të plotë

për shkaqe politike që ata i dinë vetë dhe për sjellje të administratorit, që është sjellë si pronar

dhe që citohet edhe më vonë nga avokati dhe nga të tjerë, shteti shqiptar dita-ditës, shumë

bukur e përmendi zonja: “...çdo ditë që kalon është e dëmshme për aq kohë...”, sepse

normalisht shteti shqiptar ka pasur një detyrë.

Edmond Spaho – Këtë e themi të gjithë. Nuk ka nevojë për komente..

Damian Gjiknuri - .. që në momentin kur ti merr një aset, sepse ajo që ndodhi në

Shqipëri, nuk ndodhi në asnjë vend tjetër, as në Rumani, as në Bullgari. në momentin kur një

aset e merr në dorë, ka dy mënyra ose do ta shpronësosh ose do të gjesh një zgjidhje...

Edmond Spaho – Kur të vijmë tek ajo çështje, le ta diskutojmë.

Damian Gjiknuri – Kjo ishte pak a shumë përgjigja ime, se nuk mbarojnë këto. Po

të doni i lexojmë të gjitha dokumentet me radhë, por do të duhet një ditë.

Edmond Spaho – Lexojini, patjetër! Ne këtu jemi për të folur me dokumente dhe

fakte.

Florion Mima – Zoti Ministër, ju vazhduat serinë e shpifjeve dhe të gënjeshtrave,

që e keni nisur që në sallën e seancave plenare...

Page 15: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

15

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Nuk të ndërpreva, sepse fare kollaj mund të të pyes: çfarë shënimi kam lënë unë? Ti

je sot në administrim të asaj ministrie dhe ke arkivën...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A ka mundësi një sekondë, të lutem.

Eduard Shalsi – Por nuk mund të thuhet: “Vazhdove me shpifje, me këtë e me atë”.

Po pse, gjuhë është kjo?

Florion Mima – Por të arrijë ministri i këtij shteti të thotë:...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Më lër të mbaroj.

Eduard Shalsi – Të mbarosh, por jo me këtë gjuhë. Nuk të shkon kjo gjuhë.

Florion Mima – Të vijë ministri dhe të thotë: “Nuk gjeta asgjë të bërë”, kur kolegia

i thotë: “janë 1600 dokumente të transferuara në periudhën prill-maj...”

Eduard Shalsi – Nuk të shkon ty kjo gjuhë. Ti thua:...

Florion Mima – Një sekondë, të lutem!

A ka mundësi?

Janë 400 faqe të tjera të transferuara. Përsëri zotëria thotë: “Nuk i shikoj. Nuk i

njoh”.

Të thuash që në korrik ka një letër që thotë: “Nuk është bërë asnjë nga ato dy

detyra...”

(Ndërhyrje pa mikrofon)

A ka mundësi të rrish serioz.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jo, pra, jo, për t’u garantuar që unë e kam marrë atë letër, doja të thosha. Edhe një

herë. Ky nuk është muhabet pazari, që të thuash: “Mbase ta kam dhënë...

Edhe një herë, gjeje shënimin që kam vënë unë atje dhe për të qenë i ndershëm edhe

me publikun që na dëgjon, duhet të thuash që ditën kur je ulur në kolltuk, ke gjetur një nga dy

kontratat të firmosur dhe ke firmosur ti pas 2-3 ditëve kontratën e dytë, dakord.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po si u bënë ato? Erdhën nga ajri në datën 6-7 shtator, kur u ule në zyrë? E para.

E dyta, the që në gjyqin e Uncitral-it, avokati ka punuar pa pagesë. Është e vërtetë që

ka punuar pa pagesë, por nuk mund të thuash që nuk u bë asgjë, sepse u kontaktua me

urgjencë, kur e morëm vesh në datën 13 maj të vitit 2013 dhe pranoi, me një shtesë fare

minimale të kontratës që do të mbulonte vetëm kostot e udhëtimeve, pranoi ta bënte

Page 16: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

16

vullnetarisht atë punë, pra edhe këtu nuk mund të thuash që nuk u bë asgjë. E gjete gati edhe

procesin tjetër për ta ndjekur ai. Në nëntor të 2013-ës more dy raporte paraprake, që nuk të

pëlqyen, sepse pala shqiptare kishte të drejtën, sipas atyre raporteve, të merrte 3 miliardë euro

dëmshpërblim, e injorove; në shkurt erdhën raportet përfundimtare dhe konfirmuan të njëjtën,

të dyja i injorove, i hodhe poshtë dhe kërkon tani të kthehesh në verën e 2013-ës pse u vonua

3 ditë përzgjedhja. Ta them unë pse u vonua dhe uroj që jo ty, por cilitdo zyrtar të këtij shteti,

të mos i bjerë në kurriz. Nuk gjeje asnjë letër ti, se kishin ikur të gjitha, kishin marrë

fluturimin të gjitha letrat dhe serverat, mezi u rindërtua situata. Ti nuk i kupton ose bën sikur

nuk i kupton, vazhdo të buzëqeshës, por dije se i ke shkaktuar këtij vendi dëmin më të madh

në histori.

Damian Gjiknuri – E para, një herë, që të na dëgjojnë njerëzit.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Të lutem, zoti Spaho, sepse këtu u fillua me akuza tani, pra 3 miliardë euro,

domethënë unë kalova edhe Lul Bashën për pjesën e akuzës.

Tani, unë citova letra zyrtare. Ish-ministri, zoti Mima më thotë mua: “Çfarë shënimi

kam lënë unë aty” gjë që unë nuk e di. Nuk e di a do të jepja llogari se çfarë shënimi ka lënë

zoti Mima.

Unë citova letrat e Avokates së Shtetit, siç ajo konstatonte situatën dhe kur i drejton

letër Mimës dhe Sali Berishës, ku i thotë: “Çdo vonesë në këtë drejtim përbën një dëm të

rëndë për çështjen tonë”, pra nëse objektivisht ne do të ishim në një situatë normale, nuk ka

pse dikush të thotë: “çdo vonesë dhe ju lutem merrni masa për lidhjen në kohë”, çfarë bëhej

në atë kohë? E di pse nuk u bë kjo dhe unë e kam thënë, meqë ju doni të merreni me politikë,

tani do të bëj edhe unë politikë. Sa herë të përmendni politikë, unë do të flas. Unë e kam

thënë që fatkeqësisht në gusht të vitit 2013, kur unë erdha në atë zyrë, në shtator, meqë tha

zoti Mima që më kishte lënë një kontratë, e di sa ka firmosur zoti Mima nga data 1 shtator

deri në datën 10 shtator? 45 koncesione, domethënë 45 koncesione firmoseshin për një javë

dhe vetëm për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë nuk bëhej fjalë. Kjo është e vërteta.

Edmond Spaho – Për ato keni ku të drejtoheni.

Damian Gjiknuri – Janë bërë ECE, miniera dhe asnjë nuk gjente kohë që të

merreshe me këto procese dhe pastaj i linte litarin Partisë Socialiste, që të vinte në qeveri dhe

i thoshte: “Zgjidhe ti atë që krijova unë”.

Edmond Spaho – Desha të sqaroj dy gjëra në lidhje me sa shpjeguat ju për këtë

pikë.

Page 17: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

17

Ju thatë që në shtator, kur erdhët në zyrë, për shkak të mungesës së dokumentacionit,

mospërgatitjes nga pala shqiptare, sipas jush, megjithëse avokati thotë që është mbledhur një

numër i konsiderueshëm dokumentesh, nuk mund ta ndiqnit çështjen.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po, pra aty.

Dhe për të përshkruar situatën, ju iu referuat avokatit ndërkombëtar dhe sipas tij,

thatë ju: “Dokumentacioni i Shqipërisë nuk është i plotë”. E ka thënë avokati. “Pozicioni i

Shqipërisë është i dobët”, avokati ndërkombëtar apo jo, është i dobët, dhe këto rëndonin

pozitën e Shqipërisë në arbitrazh.

Tani unë desha të di, cilit dokument të avokatit ndërkombëtar i referoheni ju, të

Garavit, ku thotë: “Pozicioni i Shqipërisë është i tillë dhe nuk duhet të ndiqet në arbitrazh, por

të kalojë në zgjidhje me negociata. E para.

E dyta, ju thatë se mungonte dokumentacioni, nuk ishin bërë përgatitjet dhe për të

argumentuar rastin në arbitrazh nga pala shqiptare, ose për t’u përballur, nëse ne do të hapnim

arbitrazh, ose për t’u përballur me arbitrazhin, që kishte hapur në një institucion tjetër jashtë

kontratës CEZ-i, duheshin vlerësimet financiare dhe ato fizike, për të cilat supozohej që do t’i

bënin dy firma, BDO dhe BBH-ja, apo jo? Me njërën prej tyre e lidhi zoti Mima, në mos

gaboj, ose kolegët e tij aty në ministri; të dytën e keni lidhur ju në datën 14 shtator, atëherë ju

duke nënshkruar kontratën e dytë, keni vazhduar procesin e përgatitjes së dokumentacionit,

përse ju thoni që dokumentacioni nuk ishte përgatitur, mungonte prandaj u detyruam të

kalojmë në negociata? Për më tepër, ky dokumentacion që do të përgatitej nga këto 2 firma

dhe që u përgatit sipas kalendarit, edhe kalendarit që keni nënshkruar ju, për fat të keq, nuk u

përdor asnjë negociatë? Pra, këto janë pyetjet e mia për këtë çështje dhe në varësi të

përgjigjes që do të më jepni, ruaj të drejtën përsëri të ndërhyj për të sqaruar.

Damian Gjiknuri – Unë nuk thashë asnjëherë: “Ne nuk kishim mundësi të shkonim

në arbitrazh, për shkak se ju nuk kishit bërë atë detyrë, kur duhej bërë”. Unë thashë: “Ju nuk

kishit bërë atë detyrë kur duhej bërë, në ato momente, dhe na kishit dobësuar shumë pozitën,

por që ne zgjodhëm të gjejmë zgjidhje të shpejtë të atij konflikti me dialog, me marrëveshje,

me kompromis jashtë gjyqësor, ka qenë vendim politik i qeverisë shqiptare, i detyruar nga

rëndësia e marrjes së këtij aseti strategjik për marrjen në kontroll nga shteti shqiptar dhe

pronësisë së tij, pasi nuk ishte bërë asnjë shpronësim, për të çliruar investimet e nevojshme në

sektorin elektro-energjetik, sepse, minimalisht, për të mirëmbajtur rrjetin, jo për të bërë

investime, por për të mbajtur rrjetin, sipas vlerësimeve teknike që ka operatori i shpërndarjes,

duhen të paktën 20-30 milionë euro investime, vetëm për të mirëmbajtur në gjendje teknike,

Page 18: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

18

pa shtuar asnjë transformator, për të mos thënë që nevojat normale për investime të operatorit

të shpërndarjes janë në vlerat 50 deri në 80 milionë euro çdo vit. Një sektor i mbajtur peng

gjyqësisht, pa pronësi të shtetit shqiptar dhe në një konflikt të mëparshëm, bënte që asnjë

institucion financiar ndërkombëtar të mos jepte para për investime në sektorin elektro-

energjetik dhe energjia, nga çdo gjë tjetër në botë, merrni çfarë të doni, nuk ka krahasim,

është jetike, është oksigjen, pra pa energji është si puna e ushqimit të njeriut, që do të thotë:

neve, kur erdhëm në pushtet, me konsultë me Fondin Monetar dhe me Bankën Botërore dhe

nga të gjitha institucionet ndërkombëtare na u tha :

1. Duhet të gjeni një zgjidhje të shpejtë për konfliktin me CEZ-in.

2. Duhet të merrni në pronësi asetet e kompanisë, në mënyrë që ne të lëvrojmë

kredi aq të nevojshme për sektorin energjetik, pasi sektori elektroenergjetik është kërcënimi

më i madh i stabilitetit financiar për qeverinë shqiptare dhe si i tillë gjetja e një zgjidhjeje të

shpejtë është e vetmja mënyrë.

Dy mënyra ishin: ose ne të bënim shpronësim të aseteve fizike, të cilat shkonin në

vlerë mbi 200 milionë dollarë (sepse qeveria e asaj kohe bëri edhe një gjë që nuk ishte parë

ndonjëherë, privatizoi edhe telat, edhe shtyllat), ose të privatizohej e drejta e operimit për

shitjen e energjisë dhe aseteve...

Edmond Spaho – Jepni përgjigje! Nuk kam nevojë të më flisni për shtyllat. Jepni

përgjigje, kur u nënshkrua kontrata e dytë?

Damian Gjiknuri - Ju bëni tuajën, unë të bëj timen.

Edmond Spaho – Nuk është puna... Ne do të sqarojmë situatën. Unë po ju them: ju

nënshkruat një kontratë, e cila synonte të mblidhte dokumentacionin ose për arbitrazh, ose

për zgjidhje me negociatë. Për këtë kontratë që nënshkruat...

Damian Gjiknuri - Nuk tremben unë...

Edmond Spaho – E di që nuk trembesh, por mos më kalo te shtyllat. Mua më

intereson përgjigja për pyetjen që ju bëra.

Damian Gjiknuri – Dua ta shpjegoj, sepse ka shumë rëndësi konteksti. U bë pyetja

themelore bazë: Përse u zgjodh paqja dhe jo lufta? Pra, lufta dhe paqja. Kjo është dilema. E

thënë thjeshtç: sepse interesat jetike ishin të mëdha dhe bëhej fjalë për stabilitetin e

qeverisjes, stabilitetin financiar të vendit dhe ne i kishim marrë votat për të qeverisur me

stabilitet jo për të ndjekur konfliktet juridike që i ra në mendje një njeriu atëherë dhe nuk

pyeti njeri kur privatizoi sektorin më të rëndësishëm të Shqipërisë, megjithëse nuk ishte gati,

dhe e la një konflikt të hapur.

Page 19: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

19

Nga ana tjetër, pyetja juaj që më duket me vend, përse u përgatitët me ato raporte?

Sepse kur hymë në negociata për të pushuar luftën...

Edmond Spaho – E keni nënshkruar për negociata? Pra, juve ju duhej vlerësimi

financiar. Jo, është shumë e rëndësishme kjo.

Ju duhej vlerësimi financiar dhe vlerësimi fizik i gjendjes së CEZ-it në mënyrë që

t’i përdorni në negociata. Këtë dua. Dhe keni bërë shumë mirë që keni proceduar në këtë

mënyrë, sepse në negociata çdo njeri mbron interesin e palës dhe ju do të mbronit interesin e

shtetit shqiptar. Këtë po e shënoj për ta përdorur në pyetjet e tjera.

Damian Gjiknuri – Pyetja është themelore...

Eduard Shalsi – Kam një pyetje për këshilltarët e komisionit. Është në traditën e

komisionit, se jemi këtu për të zbuluar të vërtetën, ose jam unë i çorientuar dhe i

pafamiljarizuar me procedurën, ose ka një problem shumë të madh me komunikimin në këtë

komision.

Edmond Spaho – Kush është problemi?

Eduard Shalsi – E para, nuk thuhet: kush është problemi, por cili është problemi.

Kush përdoret për njerëzit.

Edmond Spaho – Cili është problemi? Unë kaq shqip di. Ju e dini më mirë.

Eduard Shalsi – Në qoftë se realisht jeni të interesuar dhe unë kam ardhur pa

paragjykime në këtë komision, mënyra si po flisni, mënyra si i drejtoheni dëshmitarit, ku

njëri i thotë mashtrues, ti i thua: e mbajta shënim këtë...

Edmond Spaho – Sigurisht, është e rëndësishme për hetimin që do të bëjë si

komision. Është shumë e rëndësishme.

Eduard Shalsi – Me qetësi!

Nuk është kjo forma e komunikimit. I drejtohet një pyetje, nëse të pëlqen mirë, nëse

nuk të pëlqen, mund të reagoni me një koment, por kjo mënyrë...

Jo, jo unë e kam për herë të parë...

Edmond Spaho – Mos na humbni kohën!

(Diskutime pa mikrofon.)

Nuk kam mbaruar me këtë pikë.

Damian Gjiknuri - Edhe unë nuk kam mbaruar.

Eduard Shalsi – Një sekondë, zoti Gjiknuri!

Jemi këtu edhe për të ruajtur një etikë komunikimi, edhe për respekt të atyre që na

dëgjojnë. Unë e kam theksuar nga të dyja palët, dhe nuk kam ndër mend, zonja Tabaku, ta

shes për avantazh politik qytetarinë time dhe e dini shumë mirë.

Page 20: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

20

Në këtë komision nuk dua të shoh miniseanca parlamentare banale, vulgare siç

rëndom shikojnë qytetarët shqiptarë çdo ditë të enjte. Prandaj bëra një ndërhyrje dhe u

kërkova këshilltarëve të komisionit: A është normale një opinion...

Një sekondë! A mund të jetë normale për një komision hetimor që të pandehurit t’i

drejtohesh duke i thënë: mashtrues, gënjeve, po ta mbaj shënim, t’i ngresh zërin, t’i bërtasësh

me një formë sikur jemi në pyll?!

Unë personalisht nuk dua të jem pjesë e një vulgariteti të tillë. Në qoftë se ky është

rregull dhe kjo është traditë në komisionet parlamentare, po ju them që nuk bëhem pjesë.

Prandaj po ju them që, në qoftë se i drejtoheni me një pyetje, prisni pyetjen dhe lërini

epitetet.

(Diskutime pa mikrofon.)

Damian Gjiknuri - E thënë thjeshtë, vazhdimësia e punës sonë, edhe përgatitja e

raporteve ishte pjesë e një kontrate të lidhur, në çdo rast neve do të na duheshin. Nëse

negociata nuk përfundonte ne do të bënim dy veprime, që normalisht duheshin bërë nga

qeveria e mëparshme, që ishte shpronësimi i aseteve, ose të shkonim në arbitrazh

ndërkombëtar.

Ne zgjodhëm paqen për një arsye shumë të thjeshtë, sepse donim të çlironim

sektorin elektro-energjetik, të çlironim të gjitha garancitë financiare dhe investimet për

sektorin elektro-energjetik, në mënyrë që të ndodhte ajo që po ndodh sot që sektori elektro-

energjetik ka mundësuar kryerjen e reformave të rëndësishme dhe ka krijuar stabilitet për

buxhetin dhe financat e këtij vendi.

Edmond Spaho – Me këtë që më shpjeguat, që ishte vendim politik, unë kuptoj që

situata e Shqipërisë nuk ka qenë e rënduar. Kuptoj që pozicioni i Shqipërisë, nuk është e

saktë, që ka qenë i dobët, sikurse e thatë ju dhe ka vazhduar mbledhja e dokumentacionit.

Ishte vendim politik, është e drejta e qeverisë të mbajë një pozicion të tillë, por

gjithmonë në negociatë do të mbrohej interesi i shtetit shqiptar, sepse ne për këtë po

interesohemi, që të shikojmë sa është mbrojtur interesi i shtetit shqiptar. Këtë synonte edhe

ndërhyrja ime që të sqaroja se cilat ishin motivet që ju kaluat në një pozicion të tillë. Sepse

fillimisht thatë, mund t’i referohemi procesverbalit, që dokumentacioni ishte jo i plotë,

pozicioni i Shqipërisë ishte i dobët dhe pozita e Shqipërisë në arbitrazh ishte rënduar. Kjo,

thatë ju në fillim, vinte apo ishte konkluzion i avokatit ndërkombëtar.

Tani ju po thoni se ishte vendim politik për të shpejtuar procesin, për të siguruar

investimet etj., etj., të cilat janë qëllime të mira, por gjithmonë duke ruajtur interesin e shtetit

Page 21: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

21

shqiptar. Pra, në negociatë do të mbrohej interesi i shtetit shqiptar. Unë këtë kuptova nga

përgjigjja juaj.

Eduard Shalsi – Më fal një sekondë!

Ajo që kuptova unë është se në shtator të vitit 2013 ne kishim një sistem energjetik

në kolaps. Nëse do të vijonte çështja pezull, rrezikohej mungesa e investimeve, amortizimi,

shkatërrimi i asaj kompanie, do ta vendosnim sigurinë energjetike të Shqipërisë përpara një

humnere të jashtëzakonshme.

Tjetra që kuptova nga fjala juaj ishte që opsionet ishin shumë të qarta:

E para, ose çështja do të shkonte në arbitrazh, ose do të shpronësoheshin asetet, ose

do të hyhej në negociata, por gjithmonë duke qenë i përgatitur për të marrë më të mirën e

mundshme. Duke hyrë në negociata nuk do të thotë që ti të heqësh dorë nga përgatitjet.

Asnjëherë nuk i dihet si do të shkojnë negociatat dhe ajo që kuptova kishte të bënte me faktin

se përpos faktit që preferencial do të ishte fakti i dhënies fund apo i arritjes së një

marrëveshjeje me mirëkuptim. Po përgatiteshit me gjithë dokumentacionin edhe për pjesën e

arbitrazhit. Pra, kjo është ajo që kuptova unë nga fjala juaj.

Helidon Bushati – Çfarë kuptova unë?

Raportet po vazhdonin. Nuk është e vërtetë ajo që tha zoti Shalsi, sepse me statistikë

kishte një përmirësim gjatë administrimit të përkohshëm. Arkëtimet nga 62% shkuan në 78%.

Herën e kaluar edhe ministri nuk e hodhi poshtë këtë gjë; humbjet nga 51%...

Edmond Spaho – Zoti Helidon, ju lutem, të mos hyjmë në këtë pjesë! Të mbetemi

te pyetjet.

Helidon Bushati – Do ta bëj pyetjen në fund. Ju lutem!

Pra, humbjet nga 51% shkuan në 43%. Ju po negocionit për paqen, por po

përgatiteshit edhe për luftën. Një pyetje shumë të thjeshtë kam: Si ka mundësi (kur shkon

me negocim ti duhet të mbrosh pozitën tënde, sepse është problem negocimi) që

Kryeministri, që kur ka ardhur në pushtet, shan CEZ-in, OSSHE-në, qeverinë? Me çfarë

pozite force shkoje në negocim, në një proces negocimi ndërkombëtar? Mediet janë prezente.

Që kur ka ardhur në pushtet vetëm ka sharë, duke dobësuar pozitat e shtetit tonë në një situatë

hipotetike negocimi.

Blerina Gjylameti – Për procedurë.

Pyetja ime është: Meqenëse mediet dinë shumë gjëra, t’ua bëjmë me dije edhe një

gjë: Jemi në seancë pyetjesh apo jo, kryetar? Jemi në seancë pyetjesh apo jo? Nëse këtu kemi

ardhur që ministri të japë një opinion, një dëshmi, dhe gjithsecili prej nesh të fillojë atë që ka

Page 22: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

22

kuptuar, besoj se kemi ngatërruar vend. Nuk jemi as në klasë të parë, as të dytë dhe as të tretë

që në fund...

Zoti Bushati, ju lutem shumë, përdorni etikën! Zoti Bushati, përdorni etikën!

Jeni në parlament. Nuk jeni në rrugë. Nëse kemi ndonjë problem për të kuptuar se

çfarë thotë zotëria që është thirrur për të dëshmuar ndoshta duhet të ndërrojmë profesion.

Faleminderit!

Edmond Spaho – Mendoj se deri te pyetja e katërt me këtë debat i kemi ezauruar.

Ju lutem, lini replikat me njëri-tjetrin!

Blerina Gjylameti - Zoti Spaho, mos më kërkoni mua të lë replikat, por t’i kërkoni

zotit Bushatit të përdorë etikën, sepse është e turpshme! Bërrt, bërrt nuk flitet as përjashta me

një njeri cilido qoftë ai, jo më me një zonjë përballë.

Zoti Bushati, unë jam ju, nuk jam ti dhe këtë mënyrë të foluri duhet ta ruani atje ku

jeni mësuar jo këtu në këtë komision.

(Zoti Bushati flet pa mikrofon.)

Zoti Bushati, unë jam ju, nuk jam ti! Ruani etikën, sepse është në nderin tuaj. Nuk

është në turpin tim fjala juaj. Se kë perifrazoj unë është e drejta ime. Ju shikoni pjesën tuaj

dhe ruani etikën.

Edmond Spaho – Vazhdojmë me pyetjen e pestë.

Damian Gjiknuri – Pyetja e pestë: Çfarë këshillash ka dhënë avokati i kontaktuar

në qeveri në lidhje me këtë çështje?

Avokati në letrën e tij më 30 shtator 2013 kërkonte të vazhdohej puna me

kontraktimin e ekspertëve dhe përfundimin e raporteve vlerësuese, mbledhjen e

dokumenteve, kryerjen e pagesave për punët e kryera, në lidhje me një kontratë të re për

asistimin e tij në padinë e ngritur nga CEZ, si dhe të tentohej në zgjidhje me negociata nëse

kjo do të ishte e mundur.

Si çdo avokat, ai ishte më i prirur të shkonte drejt gjyqit, pasi çdo avokat përfiton më

shumë pagesa kur shkohet në gjyq. Megjithëse nga diskutimet që kam bërë me të kur e kam

pyetur se a merrte përsipër të bënte mbrojtje me sukses fee dhe pa paguar, sepse duhet të dini

që një çështje në arbitrazh shkon 4 deri në 6 vjet, dy çështje që ishin ato, të dyja bashkë janë

12 vjet të shtrira në kohë. Vetëm kostoja mund të ishte minimalisht 10-12 milionë euro për

avokatin.

Pra çdo avokat ka një shprehje, për juristët që merren me arbitrazhe, në arbitrazhe

nuk fitojnë palët, por avokatët. Pra, avokati ishte në pozicionin: Nëse gjeni një zgjidhje të

Page 23: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

23

pranueshme dakord, por unë them që ia vlen të shkojmë në gjyq. Ky është konkluzioni i

avokatit me pak fjalë.

Jorida Tabaku – Më falni kam një pyetje: Këtu kam road map-in dhe strategjinë që

është paraqitur nga avokatët D&G, ku i lihen detyrë ministrisë për të gjitha procedurat që

duhen ndjekur, për përfundimin e vlerësimit ekonomik, për heqjen e licencës që kishte

ndodhur, për administrimin e përkohshëm dhe për vazhdimin e mbledhjes së provave për

arbitrazh, si dhe letrat dhe shkresat që ju sugjeron për vazhdimin e mbledhjes së provave, për

të vazhduar tek të dyja gjykatat paralelisht. Në asnjë nga dokumentet që kam konsultuar nuk

më rezulton shprehja: Përpiquni ta zgjidhni me mirëkuptim. Cilit dokument zyrtar i

referoheni kur thoni këtë gjë?

Së dyti, ju vetë deklaruat që jeni njohur me strategjinë, me road map. Cilat janë

masat që ka marrë ministria pasi firmosi kontratën e dytë dhe vazhdoi procedurat po me këtë

konsulent? Bazuar mbi këtë road map çfarë masash morët?

Lidhur me çështjen e parë që përmendet me vendimin politik, si u mor vendimi

politik kur provat ishin ende duke u mbledhur, në qoftë se CEZ kishte apo jo faj në shkelje

të kontratës?

Damian Gjiknuri – E theksova edhe një herë: me avokatin kemi komunikuar jo

vetëm nëpërmjet atij dokumenti që keni ju. Avokati ka ardhur edhe në Tiranë ku kemi

diskutuar në lidhje me opsionet e çështjes. Madje, avokati na ka asistuar edhe në hartimin e

memorandumit për fillimin e zgjidhjes me mirëkuptim. Avokati ka thënë kur unë e pyesja në

lidhje me mundësitë: Në qoftë se do të gjeni një zgjidhje të pranueshme dakord, por unë them

që edhe në gjyq mund të shkojmë”. Kur i thosha se sa mund të merrte përsipër ta paguante

me sukses fee nuk e pranonte me pjesën e sukses fee, por donte vetëm me pagesë orar.

Pra, e thënë thjesht, qeveria shqiptare ndërmori vendim të hynte në negociata dhe

për të gjetur një zgjidhje të shpejtë të konfliktit nëse zgjidhja do të ishte e pranueshme, pasi

të vlerësoheshin elementet e interesave kombëtare, interesi strategjik i sektorit, dëmi i madh

që i shkaktohej nëse ne nuk do të ndërhynim shpejt.

Tashmë ishte një vendim që kishte të bënte me stabilitetin e Shqipërisë nga

pikëpamja ligjore. Prandaj këtu bazohet edhe prokuroria që nuk ka asnjë shkelje të ligjit, me

marrjen e këtij vendimi nga qeveria dhe zgjedhjen e kësaj rruge që ne ndoqëm. Çështjet e

tjera janë spekulim politik që nuk ia vlen të hyjë.

Edmond Spaho – Pra, avokati të cilin ju e kishit pajtuar dhe e paguanit dhe

vazhduat ta paguani deri në qershor 2014, po ju këshillonte në mënyrë që çështja të shkonte

në arbitrazh, sepse kishte interesat e tij, që të merrte fee-në më të madhe, apo jo?

Page 24: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

24

Damian Gjiknuri – Mos i keqinterpreto fjalët.

Edmond Spaho – Ekzaktësisht kështu thatë.

Damian Gjiknuri - Jo, avokati asistoi për memorandumin e mirëkuptimit për

zgjidhjen me mirëkuptim të çështjes. Avokatët gjithmonë nga natyra, edhe unë kam qenë vetë

avokat dhe preferoj gjyqin, sepse ka punë për të bërë..

Edmond Spaho – Ju si ministri përse e mbanit avokat i cili synonte.. Sepse ju

vazhduat edhe në dhjetor, edhe në janar, edhe në shkurt. Vazhduat edhe me dy kompanitë e

tjera. Kjo që thoni nuk ka logjikë.

Damian Gjiknuri – Ka logjikë, sepse përgatitet...

Edmond Spaho – Domethënë, ju keni pajtuar një avokat ndërkombëtar që t’ju

ndihmojë dhe nga ana tjetër, thoni që këshillat e avokatit nuk më duheshin...

Damian Gjiknuri – Se si do ta bëj punën mirë apo keq, këtë e gjykojnë të tjerët.

Edmond Spaho – Unë dua ta sqaroj.

Damian Gjiknuri – Unë po të them që u përgatitëm edhe për paqen, edhe për

luftën.

Edmond Spaho – Atëherë ju po thoni që memorandumin e mirëkuptimit e keni

diskutuar, sqaruar dhe saktësuar me avokatin ndërkombëtar.

Damian Gjiknuri – Po, me avokatin. Ja ku i keni të gjitha komunikimet.

Edmond Spaho – Çfarë ju ka këshilluar avokati për këtë çështje? A mund të na e

thoni?

Damian Gjiknuri – Ka bërë disa korrigjime teknike, që unë nuk i mbaj mend dhe

nuk më intereson t’i përmend. Ka dhënë sugjerime se çfarë mund të bëhet dhe si mund të

realizohet më mirë. Ka thënë të bashkoheshin të dyja çështjet në një gjykatë. Ndërkohë që

çekët këtë pjesë e kishin refuzuar.

Edmond Spaho – Pra, unë kuptoj që në tërësi avokati ndërkombëtar ka rënë dakord

me memorandumin e mirëkuptimit. Ka pasur vetëm çështje jo të rëndësishme.

Damian Gjiknuri – Ka dhënë sugjerime të caktuara.

Edmond Sapho – Edhe nga avokati?

Damian Gjiknuri – Po, edhe nga avokati.

Edmond Spaho - Edhe këtë çështje më duhet ta shënoj.

(Diskutime pa mikrofon.)

Unë nuk jam i kënaqur me përgjigjet dhe mendoj që ministri nuk po kthen përgjigje

korrekte. Këtë do ta demonstroj. Duroni!

Page 25: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

25

Unë kam një dokument që u është drejtuar njerëzve tuaj, ku thuhet: “Në lidhje me

memorandumin e mirëkuptimit, me të cilin ju keni zhvilluar negociatat dhe i keni pasur

dokumentin bazë, avokati ndërkombëtar ka qenë tërësisht kundër dhe nuk ka qenë për çështje

të parëndësishme, siç po thoni ju.” Prandaj them që shpjegimi juaj nuk është korrekt dhe do

t’jua lexoj për të baraspeshuar ngjarjet e mëparshme dhe me qëllim nënshkrimin, po ju lexoj

4-ën, kur i keni dërguar memorandumin e mirëkuptimit për komente.

Eduard Shalsi – Që do të thotë se shpjegimi nuk është korrekt në një

komision hetimor?

Edmond Spaho – Ky memorandum mirëkuptimi që ju keni çuar e paraqet

CEZ-in si të vetmin paditës, duke referuar vetëm tek arbitrazhi i tij, sipas traktatit të energjisë

dhe të ashtuquajturës situatë të pafavorshme të investimeve të CEZ a.s te CEZ sh.a., shih

pjesa e 2, paragrafi 1 i memorandumit të mirëkuptimit. Avokati ndërkombëtar Garavi ju

thotë: kjo nuk është e vërtetë, është Shqipëria paditësi i vërtetë. Në këtë mosmarrëveshje edhe

memorandumi i mirëkuptimit duhet ta reflektojë këtë.

Pra, nuk është e vërtetë që ka pasur vetëm vërejtje të parëndësishme, por thotë se kjo

nuk është e vërtetë. Pra, së bashku me faktin memorandumi i mirëkuptimit duhet të reflektojë

këtë. Në të thuhet se Shqipëria që nga fillimi ka pasur si synim dhe akoma synon të

depozitojë pretendimet në arbitrazhin ICC kundër CEZ a.s. për shkeljet e shumëfishta kundër

shtetit shqiptar, që ju njoftuan CEZ-it edhe me letrën e METE-s të datës 24 dhjetor 2012 dhe

më tej vazhdon pika 4. Më tej ky memorandum mirëkuptimi mbron procesin e arbitrazhit të

CEZ-it tërësisht, - thuhet në të, - ndërkohë që ndalon në mënyrë strikte me këtë

memorandum fillimin nga Shqipëria si brenda vendit ashtu edhe jashtë të procedimeve

kundër CEZ-it. Pra, me memorandumin e mirëkuptimit që keni ndërmarrë ju e keni penguar

Shqipërinë të ngrejë pretendimet ndaj CEZ-it edhe në sistemin gjyqësor shqiptar, edhe në

sistemin gjyqësor ndërkombëtar.

Po vazhdoj më poshtë se çfarë ju thotë kundër CEZ a.s., shoqërive të lidhura,

punonjësve dhe nëpunësve, pjesa e 2-të, paragrafi 3 dhe 4 i memorandumit tuaj, zoti

Ministër: “Pretendimet e CEZ a.s. lidhur me traktatin e energjisë ruhen për më tepër

nëpërmjet një draftimi të qëllimshëm dhe në keqbesim që është fyes për bashkëbiseduesit e

tij”. Pra, ku keni përfshirë në memorandum përkufizime të CEZ-it , të cilat sipas avokatit

ndërkombëtar për ju si përfaqësues i shtetit shqiptar, si ministër, janë të qëllimshme në

keqbesim dhe fyese. Avokati ndërkombëtar jua thotë juve këtë, zoti Ministër. Ata dëshirojnë

të sigurojnë krijimin e gjykatës në arbitrazh sipas traktatit të energjisë, - jua thotë juve, që të

synojnë t’ju orientojnë te traktati i energjisë, sepse janë në kushte të pafavorshme, të cilin e

Page 26: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

26

kanë vonuar duke kërkuar më shumë informacion në lidhje me bërjen publike të lidhjeve të

presidentit të gjykatës me arbitrat e emëruar nga palët dhe më shumë kohë për të reflektuar.

Pra, avokati ndërkombëtar ju thotë se mund të ketë edhe lidhje ndërmjet presidentit të

gjykatës, gjykatësve apo arbitrave që janë caktuar dhe çështjes që CEZ-i ka çuar kundër

shtetit shqiptar, por CEZ e portretizon sikur presidenti që do të emërohet është vendosur dhe

thjesht pret konfirmimin, të cilin për më tepër e kanë kërkuar që ta japin deri më 1 dhjetor

2013. Pra, keni qenë nën presionin e CEZ-it që memorandumin e mirëkuptimit ta mbyllni sa

më shpejt që të ishte e mundur.

E pesta, për më tepër ata e portretizojnë sikur krijimi i gjykatës do të lejonte

pezullimin e procedurës së arbitrazhit deri më 23 mars 2014 dhe si rezultat i këtij pezullimi

depozitimi nga CEZ-i i parashtrimeve të pretendimeve, do të shtyhej deri më 1 prill 2014.

Kjo është jologjike. Procesi i arbitrazhit është i tillë që në praktikë edhe sikur të mos e

pezullonin procedurën e arbitrazhit dhe të binim dakord për emërimin e presidentit të

gjykatës që sot, gjykata e arbitrazhit nuk do ta zhvillonte seancën e parë procedurale deri në

janarin e vitit vjetër dhe parashtrimi i pretendimeve të CEZ-it në çdo rast do të duhej të

dorëzohej rreth 1 prillit të vitit 2014 dhe në çdo rast nuk do të mund të përgatitej dot nga

CEZ-i para vlerësimit të punës që kërkohej. Pra, propozimi i CEZ-it për pezullimin e

procedurave është thjesht gënjeshtër.

Për sa më sipër, konkludon në këtë komunikim me ju: “Këshilloj kundër nënshkrimit

të memorandumit të mirëkuptimit, siç është dërguar nga CEZ-i, rekomandoj që të mblidhen

provat e ekspertizës teknike, që ishte nënshkruar në datën 14 shtator dhe financiare, që ishte

nënshkruar në datën 4 shtator nga zoti Mima, ndërsa në 14 shtator e keni nënshkruar ju. Pra,

thuhet: rekomandoj të mblidhen provat e ekspertit teknik dhe financiar dhe të kërkojmë së

bashku me provat dokumentare të mbetura, të kërkuara për të depozituar pretendimet në ICC.

Pra, ju rekomandon juve që t’i mblidhni këto prova dhe të shkoni në arbitrazh në ICC, sikurse

ishte në kontratën e privatizimit të hartuar, të nënshkruar, të miratuar ndërmjet palëve në vitin

2008, në mos gaboj.

Më pas: kur pozita negociuese të anojë në favorin tonë dhe pozicioni i pretendimeve

tona të jetë parashtruar qartë, të vlerësojmë dhe të kthehemi në tavolinën e negocimeve. Pra,

nëse do të kishit shkuar në arbitrazh dhe do të kishit forcuar pozitën tuaj dhe më pas do të

kishit mundësi të hynit në negociata me synimin për të ruajtur interesin e shtetit shqiptar,

alternativisht në fund të fundit shkuarja në gjykatë apo në arbitrazh sipas traktatit të energjisë

duhej të pezullohej, pa u pranuar akoma emërimi i kryetarit dhe të mblidhen provat e

Page 27: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

27

ekspertëve para se të hyjmë në negociata. “Shpresoj sa më sipër që është e dobishme për ju”.

Këtë jua thotë avokati ndërkombëtar.

Blerina Gjylameti – Kryetar, kam idenë se po e ktheni qëllimisht në debat këtë

seancë dhe mbi të gjitha...

(Diskutime pa mikrofon)

... jeni duke bërë...

(Diskutime pa mikrofon)

Të lutem, më lër të flas...

(Diskutime pa mikrofon)

Absolutisht jo, kohën po e humbisni ju.

(Diskutime pa mikrofon)

Patjetër do të bëni shumë mirë. Unë e kam për procedurë.

(Diskutime pa mikrofon)

Jam më se dakord për këtë gjë, nuk jam kundër. Madje, jam unë e para që do t’ju

ndihmoj nëse keni nevojë për t’ua dhënë medieve. Ju ndihmoj edhe unë.

Qëllimi i ndërhyrjes time është tjetërkund. Unë mendoj se ju po e ktheni

qëllimisht në debat, duke paragjykuar dëshmitarin dhe nga ana tjetër duke bërë si citime, po

ashtu edhe ndërhyrje, të cilat jo vetëm janë të parregullta, por po e dëmtojnë procesin.

Pyetjet tuaja ju i keni jo vetëm sugjestionuese, por janë totalisht të papranueshme.

Edmond Spaho – Të dëgjojmë komentin e ministrit për çështjen që unë

ngrita.

Blerina Gjylameti – Nëse në fillim ju përmenda...

Edmond Spaho – Ministri duhet të japë përgjigje për këtë çështje.

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, qetësohuni ta mbaroj fjalën.

Edmond Spaho – Ministri u shpreh në prani të medieve që vërejtjet e avokatit

ndërkombëtar kanë qenë për çështje të parëndësishme...

Blerina Gjylameti – Kur të mbaroni më thoni që të vazhdoj.

Edmond Spaho - ... i kemi reflektuar, i kemi miratuar dhe avokati ndërkombëtar

ishte dakord. Ministri nuk tha të vërtetën. Unë ia vërtetova me letrën e avokatit që çështja ka

qenë krejt ndryshe dhe nuk është kështu siç e thotë ministri, por ka qenë ndryshe. Pse ju vjen

keq juve për këtë?

Blerina Gjylameti – Atëherë, flasim kur të keni mbaruar dhe të jeni qetësuar,

sepse fakti që ju ngrini zërin nuk ju jep më shumë argumente, përkundrazi tregon që keni

Page 28: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

28

mungesë argumentesh. Fakti që ju ngrini zërin nuk është se më sugjestiononi mua, aq më pak

më tensiononi.

Zoti Spaho, nëse në fillim e mora fjalën për procedurë një herë dhe pasi kolegët e mi

më thanë që e ke lexuar edhe një herë tjetër nenin 19, pikën 5 po jua them edhe një herë. Neni

19, pika 5 e Rregullores që e kemi miratuar, me sa duket duhet ta them shpeshherë këtu deri

sa ta kuptojmë...

(Diskutime pa mikrofon)

A ta mbaroj, zoti Spaho? Me qetësi, ju lutem!

Nuk konsumohem unë, të jeni i qetë për këtë gjë, ju mos u konsumoni se jeni

në fund të karrierës dhe nuk ju bën mirë, sepse nuk jeni në fazat që duhet të ngjiteni në

karrierë dhe të bëni konsume politike për ju.

Zoti Spaho, do t’ju lutesha të vazhdojmë të respektojmë Rregulloren. Bëni

pyetje, mos bëni komente, sepse sipas Rregullores që kemi miratuar të dyja palët nuk na

lejohen komentet, na lejohet të bëjmë pyetje apo të kërkojmë të tjera sqarime vetëm pasi

secili nga ata që drejtojnë pyetjet ka përfunduar. Pra, pasi të kemi përfunduar radhën e

pyetjeve të gjithë, secili prej nesh ka të drejtë të marrë fjalën përsëri në mënyrë të tillë që

secili prej nesh të marrë përgjigje për pyetjen që ka ngritur. Pra, lërini pyetjet sugjestionuese

dhe bëni pyetje të drejtpërdrejta, ju lutem!

Ministri këtu është dëshmitar...

(Diskutime pa mikrofon)

Zhurmuesin nuk e bëj unë, zoti Spaho, ruani qetësinë dhe etikën. Duam të

respektojmë Rregulloren dhe të kemi etikë në komunikim.

(Diskutime pa mikrofon)

Unë nuk jam kjo, jam kolegia juaj, jam zonja Gjylameti ekzaktësisht.

(Diskutime pa mikrofon)

Do t’ju lutesha të bëni pyetje të drejtpërdrejta dhe mos cenoni procesin.

Zoti Spaho, më duhet t’ju kujtoj edhe një herë që ne duhet të jemi të paanshëm këtu,

pavarësisht se kujt krahu politik i përkasim.

(Diskutime pa mikrofon)

Pikërisht ne jemi të paanshëm, pavarësisht cilës palë politike i përkasim dhe të

gjithë ne duhet të procedojmë sipas Kodit të Procedurës Penale. Do t’ju lutesha ta respektonit

atë.

Faleminderit!

Page 29: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

29

Jorida Tabaku – Komentet që vlerësojnë dhe gjykojnë pyetjet e kolegëve mua më

duken totalisht pa vend. 1 orë e kanë marrë fjalën kolegët e maxhorancës dhe nuk kanë

ngritur një argument të vetëm. Në qoftë se do të ngrihemi dhe do të flasim vetëm për

procedurë dhe do të bëjmë zhurmuesin të gjithë mund ta bëjmë shumë mirë, por kemi ardhur

të dëgjojmë argumente. Në qoftë se do të flasim 30 minuta dhe të gjykojmë pyetjet e secilit

mua më duket e papërshtatshme.

Edmond Spaho – Zoti Ministër, ju lutem një përgjigje për çështjen që ju

parashtrova!

Namik Kopliku – Kisha vetëm një argument të vogël, për të fituar kohë.

Mendoni se pyetje pas pyetjeve që ne bëjmë të na thotë ministri: po e shënoj pyetjen dhe do

jua them radhën që vjen. Pra, sens ka pyetje që ka lidhje me pyetjen që sapo u bë dhe ta

fillojmë nga përgjigjja e ministrit. Imagjinoni po të thotë ministri...

Edmond Spaho – Ju doni që ne të mos flasim. Mua më jepni përgjigje për

argumentin që ju paraqita. Ju thatë se memorandumi i mirëkuptimit është pranuar, urdhëroni.

Damian Gjiknuri – Memorandumi i mirëkuptimit është përgatitur edhe me

konsulencën e avokatit dhe mendimin që ka shprehur avokati aty. Duhet të keni parasysh se

avokati dhe Shqipëria nuk kishin paraqitur padi, e para.

E dyta, kur fillon një negociatë duhet pezulluar çdo lloj procedure.

E treta, sepse i jepni shumë rëndësi asaj, qeveria shqiptare mori vendimet e saj,

ndërsa avokati kishte mendimet e tija dhe në shumë gjëra na konsultoi, ka pasur mendime të

ndryshme në lidhje me disa gjëra të tjera dhe thelbi i kësaj mbyllet këtu.

Eduard Shalsi – Po lëre të mbaroj fjalën. Çfarë është kjo një e duke ndërhyrë.

Po futem edhe unë.

Damian Gjinkuri – Ke parë ti ndonjë vend të qeveriset nga avokati? Atëherë,

t’ia lëmë avokatit që të qeverisë vendin. Siç ta thashë, qeveria shqiptare kishte bërë zgjidhjen

e saj, donte të zgjidhte një konflikt në mënyrën më të shpejtë, edhe me asistencën teknike dhe

të gjitha analizat e mundshme dhe më pas të gjitha këto janë komunikime të brendshme në

çdo grup pune. Mua më vjen keq se, po t’u referoheni mirë, ka qenë Enti Rregullator dhe

shumë organe të tjera kundër privatizimit të CEZ-it dhe Operatorit të Shpërndarjes, janë

argumentet aty dhe qeveria e asaj kohe e Sali Berishës mori vendime duke i ndryshuar edhe

termat e referencës në procedurat e privatizimit. Dua të them diçka për të dhënë konkluzionin

në fund, çdo gjë është përgatitur. A ka ndonjë mendim ndryshe avokati? Po, e them unë se

nuk kam ndrojtje dhe nuk ka ndonjë turp që të thuash se avokati mund të ketë pasur ndonjë

Page 30: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

30

mendim ndryshe dhe këto janë negociatat. Në fund të fundit qeveria merr vendimet e saj dhe

kaq është, mundohu të nxjerrësh e-mail-e sa të duash këtu, por ato nuk kanë asnjë lloj vlere.

Jorida Tabaku – Dëgjova ministrin të thoshte se avokati kishte sigurisht mendimet

e tij dhe në fund të fundit është konsulencë, qeveria merr vendime në bazë të interesit të saj

më të mirë. Në e-mail-in që i keni dërguar avokatit në datën 2 dhjetor pyetja që keni ngritur

është: duam opinionin tuaj në qoftë se këto ndryshime në memorandum dhe bashkëngjitur

është e-mail-it është memorandumi i mirëkuptimit dhe track change me sugjerimet e

avokatit, - mbrojnë interesin më të mirë të Shqipërisë për ta nënshkruar këtë draft, por nga

ana tjetër riskojnë apo jo afatin përfundimtar për ta dërguar në arbitrazh dhe në ICC.

Përgjigjja e avokatit është: “Drafti i rishikuar nuk është në interesin më të mirë të

Shqipërisë”. Pra, ai e kundërshton interesin tonë më të mirë dhe e vendos CEZ-in në një

pozitë të vështirë dhe për këtë arsye, - çfarë CEZ-i ju ka propozuar, - thotë avokati, - është në

kundërshtim me interesat e Shqipërisë, por nga ana tjetër është edhe ofenduese.

Po citoj: “Keni akoma 15 ditë kohë, - ju thotë avokati, - që të vazhdoni të mblidhni

materiale për të vazhduar në ICC”, sugjerim po i avokatit. Nga ana tjetër avokati sugjeron që

në memorandumin e mirëkuptimit ju keni vendosur njëkohësisht rishikime edhe në lidhje me

pushimin e të gjitha çështjeve, procedimeve për të cilat ai është kundër dhe me sa shoh, ajo

vazhdon ende të mbetet në memorandum. Pra, në qoftë se ky komision hetimor kishte një

pyetje dhe unë nuk po arrij absolutisht në asnjë konkluzion: a është dëmtuar interesi i shtetit

nga kjo marrëveshje e CEZ-it? Përgjigjen e ka kthyer avokati siç e citova dhe këtu janë vetëm

komentet e avokatit në komunikim me stafin tuaj dhe këtu jeni edhe ju në e-mail në cc në

këtë komunikim që ka pasur.

Damian Gjiknuri – Po e keqinterpreton dhe keqinformon publikun, sepse ajo

që keni ju është memorandum, nuk është marrëveshja e CEZ-it. Këtë komision e keni ngritur

dhe janë dëmtuar interesat e shtetit nga marrëveshja e lidhur mes Republikës së Shqipërisë

dhe kompanisë CEZ a.s., të cilën e hetoi edhe prokuroria dhe arriti...

(Diskutime pa mikrofon)

.. ajo është memorandum për të hyrë në diskutime, pra ajo është marrëveshje për të

diskutuar. Këtë e ka hetuar prokuroria dhe gjykata e vlerësoi në fund që nuk është cenuar

asnjë interes dhe nuk ka asnjë shkelje gjatë kryerjes së detyrës.

A keni parë ndonjëherë që palët negociojnë në një tavolinë dhe ndërkohë bëjnë

luftë përjashta? Pra, normalisht pezullohet dhe ngrin çdo lloj marrëdhënie dhe palët ulen në

negociatë.

Page 31: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

31

Edmond Spaho – CEZ-i e tërhoqi padinë nga arbitrazhi i investimeve, e tërhoqi

padinë?

Damian Gjiknuri – E ngriu, sepse nuk tërhiqet padia.

U ngri çdo lloj veprimi dhe CEZ-i...

Edmond Spaho – Avokati që është konsulenti ligjor ju thoshte...

Damian Gjiknuri – Avokati nuk është..

Edmond Spaho – Avokati ka thënë: hap arbitrazh në ICC...

Eduard Shalsi – Çfarë je duke thënë, more zotëri? Lëreni ta mbarojë fjalën.

Ashtu e mendoni ai.

Damian Gjiknuri – Që të hapej arbitrazhi ndërkombëtar duhet të ishin

përfunduar edhe vlerësimet teknike dhe financiare, gjë që nuk ishte bërë. Ndërkohë, ne

vendosëm të hyjmë në negociata për arsye sovraniteti, qeveria është sovrane të marrë

vendimet e saj dhe koha e gjykon. Siç u pyetët ju kur privatizuat operatorin e celularit...

Eduard Shalsi – Lëre ta mbarojë fjalën.

Damian Gjiknuri – Po, patjetër, do të mbrojë interesin e shtetit në mënyrë,

siç e gjykoj unë, pa shkelur ligjin dhe këtu asnjë ligj nuk është shkelur. Këto janë opinione

dhe me opinione nuk mund të ndërtohet. Do të gjykosh ti punën time mbi opinionet e një

punonjësi apo të një tjetri? A e kupton se çfarë konkluzionesh do të arrish ti?

E fundit që unë thashë, sepse aty është cituar keq, është marrëveshje e

negociuar, sepse kështu e gjykuam dhe kështu e menduam dhe kjo ishte rruga më e mirë ku

edhe avokati ka dhënë asistencën në draftimin e kësaj. Pra, kur hyn në diskutime duhet t’i

ndërpresësh të gjitha, edhe CEZ-i nuk paraqiti faturë financiare në arbitrazh dhe ndërpreu çdo

lloj pretendimi të mëtejshëm, ndërkohë nga ana jonë nuk u ngrit padi për aq kohë sa ishim në

negociata, kaq. Kjo është përgjigjja ime në lidhje me këtë, ndërsa të tjerat janë vlerësime

politike që nuk më interesojnë fare.

Edmond Spaho – Ju thatë se pajtuat avokatin ndërkombëtar, e paguat, i dhatë

dokumentacionin që po përgatisnit, memorandumin e mirëkuptimit mbi bazën e të cilit u

hartua marrëveshja, mbi memorandumin e mirëkuptimit u zhvilluan negociatat, të cilat

prodhuan marrëveshjen. I çuat draftin e parë të memorandumit të mirëkuptimit dhe përgjigjja

që unë lexova ishte e avokatit, opinioni ligjor i avokatit, të cilin ju e paguanit ju, për draftin e

parë të memorandumit të mirëkuptimit. A keni pasur kontakte të tjera me avokatin

ndërkombëtar për memorandumin e mirëkuptimit deri sa e nënshkruat atë?

Nuk ju kujtohet?

Page 32: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

32

Damian Gjinkuri - Stafi ka pasur kontakte vazhdimisht me të. Drafti i fundit është

përgatitur nga avokati.

Edmond Spaho – Dakord. Po jua kujtoj unë, pasi ju thatë edhe një fakt tjetër

te përgjigjja...

Eduard Shalsi – Për çfarë lloj kontaktesh e keni fjalën? Ka kontakt me e-

mail, ka kontakt me telefon, ka kontakt fizik, ka kontakt virtual...

Edmond Spaho – Kontakt për çështjen. Unë nuk po them për kontakte dashurie.

Eduard Shalsi – Çfarë lloj kontakti pra?

Edmond Spaho – A keni marrë opinion nga avokati ndërkombëtar për

variantin e fundit të memorandumit të mirëkuptimit që nënshkruat?

Damian Gjiknuri – Në memorien time dhe në dijeninë time, edhe nga letra që

është drejtuar nga avokati në emër të Republikës së Shqipërisë, u drejtohej palëve, ne

propozonim negociatat, ka një sërë korrespondencash dhe...

Edmond Spaho – Për variantin e fundit që nënshkruat?

Damian Gjiknuri – Kjo nuk më kujtohet. Normalisht është marrë opinioni.

Edmond Spaho – Nuk ju kujtohet. Ju thatë se nuk mund të depozitonit ankimim në

arbitrazh, në ICC, sepse nuk ishin mbledhur të dhënat, nuk kishte dalë raporti financiar dhe

raporti teknik për gjendjen fizike të infrastrukturës së CEZ-it. Atëherë, unë po ju lexoj

opinionin e avokatit ndërkombëtar për variantin përfundimtar të memorandumit të

mirëkuptimit, të cilin ju ia keni çuar atij për të dhënë opinionin juridik. Avokati

ndërkombëtar ju përgjigjet në këtë mënyrë: “Për të baraspeshuar ngjarjet e mëparshme dhe

me qëllim nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit dhe kryerjen e negociatave ne mund

të depozitojmë në arbitrazhin e ICC-së në formë të përmbledhur edhe përmbajtjen e

përgjithshme në dhjetor, pa raportet e ekspertëve”.

Pra, ai ju thotë se për të balancuar ankimimin e tyre në arbitrazhin e investimeve ju

duhet të shkonit në arbitrazhin e ICC-së pa raportet teknike dhe financiare vetëm me

përmbledhjen e përgjithshme, dhe këtë jua thotë avokati ndërkombëtar. Më tej: “Kjo mund të

bëhet brenda 15 ditëve nëse nevojitet”. Pra, ju e kishit mundësinë që nga dita që ai ju

drejtohej për 15 ditë të ngrinit padinë në arbitrazhin ICC, por nuk e ngritët. Ju thatë: “Nuk e

ngrinim dot se nuk kishim raportin financiar dhe teknik, në fakt, avokati ndërkombëtar thotë

që mund të depozitohet edhe pa këto dy raporte dhe presim në shkurt ose në mars kur të dalin

raportet. Arbitrazhi thotë hapet vetëm me një përmbledhje të përgjithshme në dhjetor, pa

raportet e ekspertëve, dhe mund të bëhet për 15 ditë. Ju këtë nuk e keni bërë. Më pas mund të

pezullojmë të gjitha procedurat dhe të nënshkruajmë, pra thotë nëse CEZ-i do të reflektojë

Page 33: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

33

dhe do të shikojë që ndodhet në një pozitë të pafavorshme në arbitrazh, avokati thotë “më pas

mund të pezullojmë të gjitha procedurat që kemi nisur dhe të nënshkruajmë memorandumin e

mirëkuptimit.”

“Në momentin e negociatave ose në momentin e përmbledhjes së arbitrazhit, ne do

të kemi raportet e ekspertëve dhe mund t’i përdorim gjatë negociatave ose parashtrimeve

vijuese në arbitrazh.”

Sipas Traktatit të Energjisë në Arbitrazhin e Investimeve mund të përgjigjem si vijon

për të vonuar më tej procesin ose për të nxitur një emërim të përbashkët, pra e ka fjalën që të

mos nënshkruani memorandumin e mirëkuptimit dhe ju thotë t’i dërgoni CEZ-it një përgjigje

të tillë dhe ju ka shkruar edhe tekstin e përgjigjes.

“Të nderuar kolegë, në vazhdim të emailit tim të datës 22 nëntor 2013,” pra letra

supozohet që duhet ta nisnit ju te CEZ-i, “(i propozova Jan Palushit marrëveshjen tonë me

kusht që anëtaret e arbitrazhit ICC dhe arbitrazhit sipas Traktatit të Energjisë të jenë të njëjtët,

të cilin e latë pa përgjigje), ju shkruaj përsëri lidhur me krijimin, lidhur me ndjekjen e

arbitrazhit sipas Traktatit të Energjisë të nisur prej jush. Pra, po ju shkruaj lidhur me

arbitrazhin që CEZ-i ka hapur në arbitrazhin e investimeve, në gjykatën e investimeve.

Republika e Shqipërisë shpreh keqardhjen për zgjidhjen tuaj”, që jeni drejtuar atje “për të

mos e zgjidhur çështjen pranë të njëjtës trupë, ku mund të dëshironi të kundërshtoni

pranueshmërinë e kundërpretendimeve të Republikës së Shqipërisë”, pasi në marrëveshjen e

privatizimit dy palët kishin rënë dakord që për shkak të mosmarrëveshjeve që mund të

krijoheshin do t’i drejtoheshin arbitrazhit të ICC-së dhe jo arbitrazhit të investimeve. Në këtë

kuptim CEZ-i ishte në thyerje të marrëveshjes që kishte nënshkruar me qeverinë shqiptare për

privatizimin.

“Pra, për të mos zgjidhur çështjen pranë të njëjtës trupë, ku mund të dëshironit të

kundërshtonit pranueshmërinë e kundërpretendimeve të Republikës së Shqipërisë paditësi i

vërtetë i kësaj çështjeje, përkundrazi, nxitoni të paraqisni pretendimet sipas Traktatit të

Energjisë.

Pra, ju thotë që paditësi i vërtetë duhet të jetë Republika e Shqipërisë, dhe në të

kundërt ju si CEZ nxitoni dhe padisni në mënyrë të parregullt Republikën e Shqipërisë në

Gjykatën e Arbitrazhit të Investimeve.

“Më tej nënvizojmë se kërkesa jonë, që të paktën të emëronim të njëjtën gjykatë

arbitrazhi në ICC, të cilën Republika e Shqipërisë do ta nisë së shpejti, ka mbetur pa

përgjigje.”

Page 34: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

34

Pra ndërkohë ju i kishit kërkuar CEZ-it që të bashkohej ankimimi në Gjykatën e

Investimeve që kishte bërë CEZ-i, me ankimimin që do të bënte Republika e Shqipërisë në

ICC. Ju nuk mund të thoni se nuk e kishim parashikuar ankimimin. Ju i keni dërguar kërkesë

CEZ-it që të mund të bashkohen të dy çështjet në një të vetme, sepse supozonit që ju do të

bënit brenda 15- ditëve ankimimin në ICC. Por ju nuk e bëtë këtë.

Në këto rrethana, ju sugjeron ai t’i thoni, ku CEZ nuk po ndërmerr një minimum

mirëbesimi përpjekje bashkëpunuese: “Me keqardhje ju informojmë se nuk mund të biem

dakord të heqim dorë nga konflikti për qëllimet e emërimit të profesorit Jan Polson si kryetar

në arbitrazh sipas Traktatit të Energjisë, përveçse, nëse do të bini dakord për krijimin së

njëjtës gjykatë sipas Traktatit të Energjisë dhe të ICC-së, pra ju ftojmë të ndiqni procedurat

standard, sipas rregullave unicitral për emërimin e kryetarit.”

Pra avokati ju këshillonte mos nënshkruani memorandum mirëkuptimi për zgjidhjen

me negociatë, ju sugjeronte që brenda 15 ditëve të shkonit të hapnit arbitrazhin në emër të

Republikës së Shqipërisë kundër CEZ-it pa dokumente, pa vlerësimet financiare dhe ato

teknike dhe që mund të bëhej për 15 ditë dhe ju kërkonte që të insistonit te CEZ-i që të dy

ankimimet, edhe ai që kishte bërë CEZ-i, edhe ky që do të bënte Republika e Shqipërisë, të

shqyrtoheshin në arbitrazhin ICC-së, sikurse e kërkon ligji ndërkombëtar. Këtë ju ka

këshilluar avokati. Pra, në të dyja rastet, këto letra që citova dhe që nuk i janë bërë të ditur

opinionit publik, nuk i janë bërë të ditura Kuvendit të Shqipërisë dhe instancave të tjera, ju

keni ndërmarrë hapa tërësisht në kundërshtim me këshillat juridike që ju ka dhënë avokati

ndërkombëtar, për të cilin keni paguar edhe paratë. Pra, nuk qëndron pretendimi juaj që

diferencat kanë qenë për çështjet të thjeshta. Unë i dhashë përgjigje asaj që tha ministri.

Blerina Gjylameti - Për procedurë, zoti Ministër, këtu është një seancë që të

dëshmoni ju dhe jo të dëshmojë ndonjë nga ne. Prandaj, ju lutem, përgjigjuni të gjithë atyre

pyetjeve që kanë të bëjnë me objektin e hetimit.

Edmond Spaho- Ministri ka bërë betim që do të thotë të vërtetën dhe vetëm të

vërtetën. Unë i tregova ministrit se nuk po mban betimin që bëri në fillim që do të thotë të

vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Blerina Gjylameti – Zoti Spaho, me qetësi, ju lutem!

Edmond Spaho – Ministri tha kam miratimin e avokatit për memorandumin. Unë

të tregova dy dokumente që ministri nuk po i përmbahet betimit. Me qetësi merreni ju!

Blerina Gjylameti – Në fund të këtij komisioni ne duhet të hartojmë një raport.

Nëse ministri ka thënë një të pavërtetë, do të mbajë përgjegjësi për sa kohë bëri edhe betim.

Page 35: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

35

Konkluzionet për të vërtetat dhe të pavërtetat e paragjykojnë procesin dhe e dëmtojnë. Do t’ju

lutesha bëni pyetje, mos dilni në konkluzione, nuk na lejohen konkluzionet.

Damian Gjiknuri – Që të mos i kthehesh më kësaj historie, që e the 100 herë, nuk

ka ndonjë një gjë, unë ju thashë që nuk mund të vihet padi për dy javë një padi që ju nuk e

ngritët për 8 muaj. E para.

E dyta, për tetë muaj nuk u bë asgjë nga qeveria e parë, i kërkoni për dy javë në

momentin që ne hymë ne negociata...

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Të lutem më lër të flas. Avokati..

Eduard Shalsi – Ju lutem, doni ta vazhdojmë komisionin, se po kristalizojmë një

bindje që me këto ndërhyrje vulgare që po bëni po prishni procesin, sepse sa hap gojën një

kolegu im, ju ndërhyni, sa thuhet diçka i ndërhyn, sa fillon të përgjigjet, thua se kjo është e

pavërtetë.

Doni apo nuk doni të zbardhet e vërteta? Nëse doni të zbardhni të vërtetën, të

paktën ruani një etikë procedurale. Unë do të hulumtoj akoma dhe më mirë duke parë

procesverbalin e kësaj mbledhjeje, por jam i sigurt që po e dëmtoni qëllimisht procesin. Nuk

është çështje paragjykimi, se unë nuk mendoj se e paragjykojnë.

Mund ta bëjnë edhe nga padija, nuk është e thënë ta bëjnë me qëllim. Unë prandaj ju

mirëkuptoj se shumë gjëra i bëni nga padija.

Tani bëmë pyetjet.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ja si ndërprisni ju.

Zoti Spaho duhet të keni një gjë parasysh, unë personalisht nuk jam aq i thellë sa

jeni ju, e kam dobësi këtë, nuk jam aq analist, nuk i kuptoj gjërat aq thellë sa i kuptoni ju, por

me njohuritë e mia modeste, po ju kërkoj për të disatën herë që në momentin që i keni dhënë

mundësi të japë përgjigjet për pyetjet që i kemi bërë, se ju po e ktheni në debat, por ky nuk

është debat, ai duhet të përgjigjet për pyetjet që i kemi bërë, pra ju nuk mund të bëni koment

mbi komentet. Nëse keni konkluzione, keni një raport përfundimtar aty do të shkruani çfarë të

doni, por ama njëri flet ju i ndërhyni, unë e mbajta shënim thotë kjo, tjetri vendos epitete.

Kjo duhet të marrë fund. Duhet të marrë fund kjo nuk mund të vazhdojë kështu, zoti Mima,

më falni.

Damian Gjiknuri – Që të kthehem te përgjigjet e pyetjeve tuaja, që të mos i

kthehemi më dhe të mos kenë vlerë edhe ato që ke përgatitur të thuash, po them që ky

komision nuk është për të hetuar se çfarë mendimi kishte një anëtar i grupit të punës,

Page 36: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

36

përfshirë edhe avokatin në një çështje, po a janë shkelur ligjet për të mbrojtur interesat, sepse

mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë përcaktohet nga ligjet dhe rregulloret, jo

nga opinionet e njerëzve. Pra, duhet të citosh një shkelje ligji nesër kur të thuash që është

bërë kjo shkelje. E dyta, e thashë, avokati me qeverinë mund të ketë edhe opinione të

kundërta, sepse kanë konflikt interesi në opinion, avokatët interesohen të kenë gjyqe deri në

fund se marrin para, nuk pranojnë të mbarojë një çështje me sukses. Pra thashë, nga ana tjetër

qeveria shqiptare e ka shfrytëzuar avokatin për të gjithë opinionin e tij juridik për të zgjidhur

dhe për të gjetur marrëveshjen më të mirë. Kuptohet që avokatit, (këto janë çështje taktikash

që diskutohen në një strategji, kjo mund të ishte taktikë më e mirë ose më e keqe, kjo është

çështje opinioni) pjesa e opinionit nuk i intereson fare, ty mbase mund të të interesojë, por

unë nuk dua të bëj komente e të përgjigjem se pse u zgjodh kjo rrugë dhe jo kjo rruga tjetër,

kur, në fund të fundit, ishte një grup pune, kishte një mandat qeveritar dhe kishte një synim. E

thashë në momentin që hyn në negociata, normalisht do të pezullohet konflikti dhe ky ishte

konkluzioni dhe avokati ka dhënë atë asistencë patjetër ka dhënë dhe sugjerimin që gjatë

rrugës, kompromis është ajo, jo të gjitha sugjerimet merren parasysh. Edhe me palën

kundërshtare kur ulesh jo të gjitha argumentet merren parasysh.

Kjo është historia për këtë dhe, të lutem, mos ju kthe më kësaj çështjeje se nuk ka

vlerë! Çoje aty ku do ta çosh, ku ke ndër mend ta çosh!

Çfarë detyrash kishte BBH-ja dhe çfarë detyrash kishte BDO-ja? A kishit dijeni që

BDO-ja kishte detyrimin që të merrte pjesë në negociatat me CEZ-in dhe të bënte edhe

vlerësimin e padive që ngriheshin nga pala shqiptare dhe atyre nga pala çeke?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Eshtë pyetja 6 ajo.

Atëherë Këshilli i Ministrave duke marrë në konsideratë interesin mjaft të lartë

politik dhe ekonomik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, si dhe duke analizuar me përgjegjësi të

gjithë situatën në të cilën ndodhej sistemi, me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili është

fuqi edhe sot që flasim, nr. 969, datë 25.10.2013, vendosi ngritjen e grupit të punës për

zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ. Për

ngritjen e grupit të punës ndërinstitucional për këtë çështje, për të parandaluar një kolaps

absolut financiar dhe energjetik, si dhe në analizë të faktorëve të tjerë të pozitës së dobësuar

të shtetit shqiptar, rrezikut potencial që mund të vinte nga pretendimet e CEZ-it, pas

periudhës së privatizimit deri në heqjen e licencës, grupit të punës iu ngarkua detyra

fillimisht për gjetjen e një marrëveshjeje, pra një zgjidhje me mirëkuptim me shoqërisë

CEZ.as dhe detyra e marrjes së masave për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së

Page 37: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

37

Shqipërisë në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se nuk do të kishte një zgjidhje

paqësore të çështjes.

Fillimi i negociatave për zgjidhjen me mirëkuptim u bazua në dispozitat e traktatit të

Kartës së Energjisë ratifikuar me ligjin nr. 8261, 11.02.1997 konkretisht neni 27, i cili

parashikon procesin e zgjidhjes së një mosmarrëveshjeje me mirëkuptim. Gjithashtu referuar

kushteve të marrëveshjes së shitjes së aksioneve miratuar me ligjin nr.10116, datë

23.04.2009, konkretisht bazuar në pikën 13/2 parashikohet e drejta e palëve, pra e

Republikës së Shqipërisë për t’u përfaqësuar nga METE-ja dhe shoqëritë CEZ, që të

zgjidhnin me mirëkuptim mosmarrëveshjet që mund të lindnin gjatë zbatimit të kësaj

marrëveshjeje. Grupi i punës u konstituua me urdhër të ministrit nr.228, 02.12.2013, “Për

përcaktimin e përbërjes së grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet

Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s”, i ndryshuar”. Unë kam qenë kryetar i

grupit të punës, por nuk kam pasur asnjë të drejtë më shumë se të gjithë anëtarët e tjerë të

grupit negociator. Nuk kishim ndonjë detyrim me ligj, ose të shkruar në marrëveshje për

nënshkrimin e deklaratave të konfliktit të interesit. Në dijeninë time nuk ka pasur asnjë

anëtar i grupit të punës konflikt interesi me çështjen. Kjo është përgjigjja ime për sa i përket

grupit të punës.

Jorida Tabaku – Unë kam të gjithë urdhrat. Ju falënderoj që i keni depozituar në

komisionin hetimor, edhe ju, edhe Kryeministria, edhe institucionet e tjera që kanë pasur

përfaqësues.

Nga Avokatura e Shtetit unë shoh që ka dy përfaqësues, zonja Alma Hiska dhe zoti

Armer Juka. A jeni në dijeni që zonja Alma Hiska ka konflikt interesi në çështje me CEZ-in?

A jeni në dijeni që zoti Armet Juka ka konflikt interesi në çështje me CEZ-in? A jeni në

dijeni që zonja Aurora Alimadhi, e cila është në grupin e punës e ngarkuar për t’iu

përgjigjur pyetjeve teknike të ekspertëve të BDO-së, ka konflikt interesi në çështjen e CEZ-

it?

Damian Gjiknuri - E para, mos i ngatërroni çështjet! Zonja Alma Hiska dhe zoti

Armer Juka, që kanë qenë anëtarët e grupit të punës negociator, në dijeninë time, nuk kanë

konflikt interesi, ndërsa zonja Aurora Alimadhi nuk ka qenë anëtare e grupit të punës të

negociatave.

Jorida Tabaku – E theksova çfarë ishte zonja Alimadhi.

Damian Gjiknuri – Nuk ka qenë anëtare e grupit të punës. Ka drejtoreshë Juridike

e Ministrisë së Energjetikës, së asaj kohe, ka qenë e ngarkuar për të dhënë shpjegime ligjore

për ekspertët e BDO-së, si njohëse e legjislacionit për sektorin dhe konfliktin me CEZ.

Page 38: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

38

Jorida Tabaku – Zoti Spaho, unë dua të njoftoj komisionin që zonja Alimadhi, siç

e citova unë dhe siç e përforcoi zoti ministër, e ngarkuar nga ministria, nuk e dija pozicionin

e saj, por siç e tha zoti ministër drejtoreshë Juridike, e ngarkuar për t’iu përgjigjur pyetjeve

të ekspertëve të BDO-së, në emër të ministrisë, ka qenë drejtoreshë Juridike e CEZ-

Shpërndarjes dhe njëkohësisht ajo ka qenë përgjegjëse për të raportuar në emër të ministrisë,

çfarë plotësoi dhe çfarë nuk plotësoi CEZ-i.

Zonja Alma Hiska ka pasur një konflikt interesi, sepse bashkëshorti i saj

përfaqësonte palën e CEZ-it në gjykatë.

Zoti Armer Juka ka pasur një konflikt interesi, sepse ka qenë përfaqësues dhe avokat

i CEZ-it në një çështje me Drejtorinë e Tatimeve. Të tre këto persona, që kanë qenë

drejtpërdrejt të lidhur në një mënyrë apo tjetër me çështjen e CEZ-it, kanë pasur konflikt

interesi në lidhje me diskutimin që ne kemi. Ju, si kryetar i grupit të punës, duhej të kishit

marrë masa për këto konflikte interesi, të cilat unë gjykoj se mund të kenë cenuar edhe

thelbin e marrëveshjes, të paktën informacionin që është dhënë.

Damian Gjiknuri – Një nga akuzat që ngriti Kontrolli i Lartë i Shtetit ka qenë

edhe marrëdhënia e konfliktit të interesit. Prokuroria shqiptare nuk e ka gjetur këtë që ju

thoni. Ndërkohë, për saktësi për publikun, zonja Alimadhi ka qenë një nga juristet, e cila

këshillonte ekspertin e pavarur të BDO-së, i cili nuk ka pyetur vetëm zonjën Alimadhi, por ka

marrë dhe është konsultuar me shumë juristë, përfshirë edhe Entin Rregullator të Energjisë,

për të nxjerrë një konkluzion të pavarur.

Madje, meqenëse do të jesh korrekte, në raportin e BDO-së janë edhe një numër

punonjësish të CEZ-it, të cilët kanë dhënë shpjegime juridike në lidhje me raportin e BDO-

së. Po të ishte kështu, atëherë i bie që të gjithë personat e pyetur në raportin e BDO-së qenkan

në konflikt interesi dhe sipas kësaj, meqenëse ti gjitha akuzat i ngre për BDO-në, i bie që i

gjithë raporti i BDO-së të bjerë. Kështu që vetë e hodhe poshtë.

Jorida Tabaku – Zonja ka punuar për CEZ-in dhe tani mbron interesat e shtetit

shqiptar. Një sërë punonjësish të tjerë kanë dhënë deponim dhe kanë dëshmuar për BDO-në,

duke pasur parasysh pozitat si punonjës të CEZ-it. Kanë ngritur shqetësim dhe jo për të

mbrojtur interesat e shtetit shqiptar, sepse në këtë rast unë nuk besoj se është e njëlloj, si ata

që kanë deponuar në emër të CEZ-it, si ata që kanë mbrojtur interesat e shtetit shqiptar.

Damian Gjiknuri – Më falni, por konflikt interesi do të thotë që pozicioni yt mund

të bjerë në konflikt me detyrën që ushtron në atë moment. Në këtë rast, zonja Aurorra

Alimadhi, që të jesh e saktë, nëse do të ishte anëtare e grupit negociator, mund të ishte në

pozitat e konfliktit të interesit, por pikërisht për këtë, megjithëse ka qenë drejtoresha juridike,

Page 39: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

39

nuk ka qenë pjesë e grupit të negocimit. Zonja Alimadhi ka qenë një nga shumë zyrtarë të

tjerë, sepse të punosh me CEZ-in nuk do të thotë se ishe në organizatë naziste, shqiptarë janë

atë që punojnë atje.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ajo ishte një nga ekspertet si një nga ekspertët e tjerë në raportin e BDO -së ku

thuhet se ish- drejtoresha e CEZ-it, jo vetëm Aurora, por ke edhe disa emra të tjerë aty, janë

pyetur për të dhënë shpjegime ligjore, por që një raport që të jetë i besueshëm dhe i pavarur

nuk bazohet vetëm tek opinioni i zonjës Alimadhi, por te raporti i pavarur i ekspertëve të

vetë BDO-së. Pikërisht për shkak se në dijeninë tonë mund të përbënte një konflikt të

mundshëm interesi, ne unë si ministër, nuk e kam propozuar në Kryeministri që të jetë pjesë

e grupit të punës, pra e kam parandaluar.

Edmond Spaho – Në lidhje me këtë çështje do t’ju jap disa prova që këta dy

zotërinjtë që i keni pasur në grup pune, Alma Hicka dhe Armer Juka, kanë qenë në konflikt

interesi.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Do të të them edhe për të tretën, të cilën e ke drejtoreshë në ministri, e cila ka qenë

më përpara drejtoreshë Juridike e CEZ-it. Kur ju e keni caktuar që të japë informacionet,

faktet, të dhënat dokumentet, për të plotësuar raportet e BDO-së dhe BBË-së e di ajo si dhe

sa i ka plotësuar dhe sa i ka dhënë. Kam përshtypjen që është këtu në sallë.

(Ndërhyrje, pa mikrofon.)

Po në rregull, ka qenë një ditë tjetër. Ka qenë këtu vazhdimisht. Mirë bën që vjen!

Tani, këta dy të tjerët, Alma Hickën dhe Armer Jukën, të cilët i ke pasur në grup

pune, sipas ligjit shqiptar duhet të deklaronin, nëse kishin konflikt interesi apo jo. Ju, si

kryetar i grupit të punës, sipas ligjit shqiptar duhet t’u kërkonit që të deklaronin, nëse kanë

konflikt interesi ose jo dhe nëse kishin konflikt interesi, ata nuk duhet të rrinin në grupin e

punës. Tani, unë po ju tregoj juve se në datën 24 korrik të vitit 2013, Avokati i Shtetit i asaj

kohe, ka bërë një kallëzim penal ndaj kompanisë CEZ për të gjitha detyrimet që ajo kishte

ndaj KESH-it dhe OST-së. Avokati që mori në mbrojtje kompaninë CEZ, ishte zoti Armer

Juka. Ku person ka mbrojtur CEZ-in në padinë që shteti shqiptar, në emër të cilit...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Jua tregoj unë kallëzimin penal që shteti shqiptar ka ngritur ndaj kompanisë CEZ.

Armir Juka, të cilin ju e keni marrë në grupin e negocimit, ka thënë në gjyq se për këto

çështje nuk ka asnjë provë, shteti shqiptar është në pozicion të gabuar dhe se kallëzimi penal

është tërësisht i rremë. Ky person, që mbronte CEZ-in, ka qenë në grupin e punës që ngritët

Page 40: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

40

ju, zoti Ministër, por sipas ligjit shqiptar nuk i takonte të ishte, sepse çfarë interesash të shtetit

shqiptar do të mbronte, kur më parë ka mbrojtur interesin e CEZ-it që e paguante.

Së dyti, po ky person, me emrin Armer Juka, dhe bashkëshorti i Avokates së Shtetit,

që e emëruat ju, Alma Hicka, kanë qenë avokatë të CEZ-it në proceset gjyqësore me tatimet.

E dini ju që gjykatat shqiptare kanë ngarkuar CEZ-in të paguajë rreth 40 milionë euro dëme

të shkaktuara tatimeve? Ja ku po ju tregoj një vendim të formës së prerë i gjykatës së

shkallës së parë, ku CEZ-i mbrohet nga Armer Juka dhe Envi Hicka. Ja ku është vendimi. Të

dy këta që ju i morët në grupin e punës për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar.

Ja ku po ju tregoj edhe një vendim tjetër, nr. 4222, që është vazhdim i të njëjtit

vendim. Kam dy vendime ku tregohet se të dy zotërinjtë, që ju i keni pasur në grupin e punës,

kanë mbrojtur kompaninë CEZ dhe që ju mbani përgjegjësi që i keni përfshirë në grupin e

punës. Unë nuk e imagjinoj dot se si këta kanë mbrojtur interesin e shtetit shqiptar kur disa

javë apo muaj më parë kanë mbrojtur me fanatizëm interesat e CEZ-it.

Damian Gjiknuri – Ata janë punonjës të Avokaturës së Shtetit, jo vartësit e mi.

Mos u ngatërro.

Edmond Spaho – Jo, janë në grupin e punës që ngritët ju për të negociuar

marrëveshjen për zgjidhen me mirëkuptim të raportit me urdhër të Kryeministrit. Do ia bëjmë

edhe Kryeministrit këtë pyetje, mos kini merak.

Damian Gjiknuri - Pretendimet që po ngrini tani nuk janë gjëra të reja, sepse i ka

deklaruar edhe Sali Berisha në seancë. Nuk ka asgjë të re në këtë çështje.

Edmond Spaho – Në qoftë se për ju dokumentet e shtetit nuk vlejnë, ajo është puna

juaj.

Damian Gjiknuri – Të lutem! Një nga pretendimet që ka ngritur...

Edmond Spaho – Mos u kap shumë me atë që prokuroria e ka kthyer.

Damian Gjiknuri – Çfarë rëndësie ka? Hape përsëri, s’ka problem.

Edmond Spaho – Të jesh i sigurt që do të hapet përsëri.

Damian Gjiknuri – Ta kam thënë edhe më parë dhe po ta përsëris, se e gjitha kjo që

po bën këtu është politikë, nuk po thua asgjë të re.

Së dyti, të gjitha këto pretendime kanë qenë të njohura, janë përmendur në raportin

e KLSH-së si dhe i ka hetuar edhe prokuroria dhe ka dhënë këtë konkluzion, por në qoftë se ti

do të bësh politikë, vazhdo bëje, por nuk po thua asgjë të re. Fundi i fundit këto s’ke pse të mi

thuash mua, por dil në konkluzione, cito ligjin dhe bëj analizë juridike se pse këta janë në

konflikt interesi.

Edmond Spaho – Atë do bëjmë. Patjetër.

Page 41: Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e in

41

Kam një kërkesë nga kolegët që ta mbyllim këtu dhe të vazhdojmë për...

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Bashkarish.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Kemi plot dy orë.

Vazhdojmë ditën e hënë në orën 17:00.

Eduard Shalsi – Kam një sugjerim. Sa pyetje janë gjithsej?

Edmond Spaho – Ne sot u treguam tolerant, sepse ministri dha 3 përgjigje për rreth

13 pyetje.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Eduard Shalsi – Masni kohën, sepse më shumë keni folur ju...

Edmond Spaho - Përgjigjet që dhatë adresuan edhe këto pyetjet e tjera dhe ne e

pranuam këtë gjë.

MBLEDHJA MBYLLET