p - ministria e drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3fad25b2-244a-4c4a-9edf-71… · web...

55
Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International Services PËRKRAHJE PËR KODIN CIVIL DHE TË DREJTAT PRONËSORE EUROPEAID/133833/C/SER/XK KONTRATA NR. 2014/344-574 __________________________________________________ RAPORTI I GJASHTË I PROGRESIT Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ International Services Page 1 of 55

Upload: others

Post on 08-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

PËRKRAHJE PËR KODIN CIVIL DHE TË DREJTAT PRONËSORE

EUROPEAID/133833/C/SER/XK

KONTRATA NR. 2014/344-574__________________________________________________

RAPORTI I GJASHTË I PROGRESITQERSHOR 2016

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 1 of 31

Page 2: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Titulli i projektit: “Përkrahje për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore”

Numri i projektit: EuropeAid/133833/C/SER/XK

Vendi: Kosovo

Kontraktori kryesor: Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH GIZ International Services në konsorcium me KLSC L.L.C dhe B&S EuropePersoni kontaktues: Znj. Elena Fernández Frontán, Drejtore e ProjektitTel.: +377 45 352428 / +381 38 223 138; E-mail: [email protected]

Autoriteti kontraktues: Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Rruga Kosova nr. 1, 10000 Prishtinë, Kosovë, Kutia postare 331Personi kontaktues: Znj. Burbuqe Kelmendi, Menaxhere e Detyrës së Sundimit të Ligjit Tel: +381 38 5131279; E-mail: [email protected]

_____________________(nënshkrimi)

Përfitues: Ministria e DrejtësisëNdërtesa e Qeverisë nr. II (ish “Rilindja”)Ministria e Drejtësisë, 10000 Prishtinë, KosovëPersoni kontaktues: Z. Mentor Borovci, Drejtor i Departamentit LigjorTel: +381 38 20018161; E-mail: [email protected]

_____________________(nënshkrimi)

Periudha e raportimit: Mars deri në maj 2016

Data e raportit: 31 maj 2016

Autor Raporti: Dr Victor Chimienti, Udhëheqës Ekipi dhe Ekspert i të Drejtës DetyrimoreTel: +377 45 899144E-mail: [email protected]

____________________(nënshkrimi)

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 2 of 31

Page 3: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

MOHIM PËRGJEGJËSIE

Ky Raport progresi është përgatitur nga Udhëheqësi i Ekipit të projektit. Gjetjet, konstatimet dhe interpretimet e shprehura në këtë dokument janë vetëm të autorit të tij dhe në asnjë mënyrë nuk duhen kuptuar si reflektim i politikave apo mendimeve të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 3 of 31

Page 4: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Pasqyra e përmbajtjes

1. Përmbledhje ekzekutive.........................................................................................52. Shkurtesat.............................................................................................................123. Aktivitetet e kryera gjatë periudhës së raportimit..............................................13

3.1 Komponenta 0 (“Bashkërendimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR................................................................................................................................... 13

3.1.1 Sfondi.............................................................................................................133.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................14

3.2 Komponentet 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR.......................233.2.1 Sfondi.............................................................................................................233.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet.................................................................................24

4. Të ndryshme..........................................................................................................305. Lista e Shtojcave...................................................................................................31

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 4 of 31

Page 5: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

1. Përmbledhje ekzekutive

Projekti “Përkrahje për Kodin Civil dhe të drejtat pronësore” (më tutje në tekst: Projekti) ka filluar

më 1 korrik 2014. Raporti Fillestar është miratuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë

(ZBE) më 28 gusht 2014, si dhe pranuar nga mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Projektit

(KDP) më 10 shtator 2014. Një organizim fillestar i promovimit u bë më 9 tetor 2014. Raporti i

parë i progresit është dorëzuar më 31 janar 2015, si dhe aprovuar nga KDP-ja më 12 shkurt

2015. Raporti i dytë i progresit u dorëzua më 30 prill 2015, si dhe u miratua nga KDP-ja më 26

maj 2015. Raporti i tretë i progresit u dorëzua më 31 gusht 2015 si dhe u miratua nga KDP-ja

më 15 shtator 2015. Raporti i katërt i progresit u dorëzua më 30 nëntor 2015 si dhe u miratua

nga KDP-ja më 11 dhjetor 2015. Raporti i pestë i progresit u dorëzua më 29 shkurt 2016 si dhe

u miratua «në parim» më 23 mars 2016, në pritje të sigurimit të përkthimit në gjuhën shqipe nga

Projekti në rastin më të hershëm1. Përkthimi i raportit u dorëzua në KDP më 11 maj 2016. Më

25 maj, MD konfirmoi me email që raporti ishte miratuar përfundimisht. Ky raport i gjashtë i

progresit mbulon periudhën nga 1 marsi deri më 31 maj 2016 (më tutje në tekst: Periudha e

raportimit). Gjatë periudhës së raportimit, Projekti ka ndërmarrë veprimet vijuese dhe ka

përmbushur rezultatet si në vijim:

I. Komponenta 0, TeR: “Bashkërendimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”

Përpjekjet me qëllim të sigurimit të bashkërendimit të afërt me projekte tjera, si dhe veçanërisht

me Programin e USAID-it për të Drejta Pronësore (PRP), kanë vazhduar gjatë gjithë periudhës

së raportimit.

Takimet bashkërenduese ndërmjet Projektit dhe PRP-së janë mbajtur më 2 mars 2016, 6 prill

2016 dhe 10 maj 2016. Si rezultat i konsultimeve të afërta ndërmjet dy projekteve, Grupi 1 Për shkak të kufizimeve kohore dhe vëllimit të dokumenteve që duheshin përkthyer (më se 600 faqe), Shtojca I – Plani i Përgjithshëm për Kodin Civil – si dhe Shtojca II – Plani i Përgjtihshëm për Reformën e Sektorit të të Drejtës Pronësore – e deri në raprotin e fundit të progresit (Raporti i Pestë i Progresit, i datës 29 shkurt 2016) janë dorëzuar vetëm në anglisht, me marrëveshjen që përkthimi i tyre të dorëzohet sa më herët që të jetë e mundur.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 5 of 31

Page 6: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Themelor Teknik (CTG), me ndihmën e PRP-së dhe CCPR-së, është në fazën përfundimtare të

finalizimit të pesë Koncept-Dokumenteve tematike, të cilat do të shërbejnë së bashku si bazë

për hartimin e Strategjisë Shtetërore për të Drejtat Pronësore. Projekti është siguruar që

rezultatet dhe komentet e dhëna të merren parasysh e të reflektohen në Koncept-Dokumente.

Faza vijuese nënkupton hartimin e vetë dokumentit të strategjisë si dhe planin përcjellës të

veprimit. Strategjia pritet të finalizohet në shtator të vitit 2016, e shpejt pas kësaj, të dorëzohet

edhe tek Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit në Bruksel.

Sa i përket bashkërendimit me projekte tjera përveç PRP-së, ekipi i projektit ka pasur disa

takime gjatë periudhës së implementimit. Më 8 prill 2016, është mbajtur një takim me Projektin e

GIZ-it për Implementimin e Bazelit (Projekti i Financimit të Banimit). Qëllimi i këtij takimi ishte

ndërlidhja me Projektin si dhe diskutimi i sinergjive të mundshme në fushën e hipotekave. Të dy

projektet u pajtuan të këmbenin dokumentet e gjetjet. Pas takimit, Projekti pranoi draftin e

«Rregullores për Kredidhënien Banesore me hipotekë», prodhuar nga Projekti i GIZ-it për

Implementimin e Bazelit, si dhe ofroi komente me shkrim në lidhje me definicionin e «pronës së

paluajtshme», institutin e «pengut» si dhe konceptin e «Marrëveshjes së Hipotekës».

Më 21 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë CTW për finalizimin e Strategjisë Shtetërore

për të Drejtat Pronësore, mundësuar nga PRP. Punëtoria ofroi mundësinë e prezantimit të

qasjes së Projektit në lidhje me kodifikimin e të drejtës pronësore brenda Kodit Civil, duke

përfshirë nevojën për adresimin e çështjes së transformimit të të drejtës së shfrytëzimit të

pronës shoqërore (në pronë ose private, komunale ose publike), përmes ligjeve të veçanta.

Çështja u diskutua dhe u qartësua më tutje gjatë dhe pas takimit koordinues CCPR-PRP që u

mbajt më 10 maj 2016.

Më 10 maj 2016, projekti u takua me Z. Destan Bujupaj, Zyrtar i Përmbarimit Civil. Takimi u

mundësua nga një ekspert rekrutuar nga Projekti. Qëllimi i takimit ishte të diskutoheshin, derisa

hartohej Libri për Pronën në Kodin Civil, çështje të posaçme në lidhje me përmbarimin e

hipotekave dhe pengjeve me një praktikues lokal tejet të specializuar. Gjatë takimit, u adresuan

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 6 of 31

Page 7: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

një numër çështjesh për të siguruar harmonizim më të mirë ndërmjet Ligjit ekzistues për Pronën

dhe të Drejtat tjera sendore (LPDS) si dhe Ligjit për Përmbarimin Civil, i cili është aktualisht në

rishikim me përkrahjen e USAID-it. Si rezultat i diskutimit të frytshëm, disa nene në lidhje me

agjentët, afatet dhe publikimet janë hequr nga Libri i Pronës në Projekt-Kodin Civil.

Më 17 dhe 19 maj 2016, Projekti pati takime me ekspertë nga Banka Botërore, duke përfshirë Z.

Peter Laarakker, jurist nga Agjencia Kadastrale Holandeze, aktualisht duke punuar si Ekspert

Ligjor për Projektin e Bankës Botërore për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme. Hartimi i ligjit

për regjistrin e pronave të paluajtshme – i cili në një vend do të rregullonte regjistrin e pronës së

paluajtshme, regjistrimin në kadastër dhe regjistrimin e hipotekave – është ende në fazë tejet të

hershme. Megjithatë, është e qartë që nuk do të ketë konflikte mes Kodit të ardhshëm civil dhe

Ligjit të ri për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme, duke marrë parasysh që Kodi Civil nuk do të

hyjë në ato fusha.

Më 22 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë “Strategjia Nacionale për të Drejtat

Pronësore», mbajtur nga CTG si dhe mundësuar nga PRP, si pjesë e Shtyllës 5 (“Garantimi dhe

zbatimi i të drejtave pronësore të gruas») të Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore,

duke fituar kështu një mundësi tjetër për të prezantuar publikisht qasjen e Projektit në lidhje me

heqjen dorë nga trashëgimia dhe regjimin e ri të pronës martesore të vënë në fuqi me lgijin e

rishikuar për Familjen.

Më 29 prill 2016, Projekti mori pjesë në Punëtorinë për Projektligjin për të Drejtën Private

Ndërkombëtare në Kosovë. Ky ligj ka disa pika ku prek në Projekt-Kodin Civil, si dhe do të ketë

nevojë të bashkërendohet tutje me Kodin e ri Civil. Projekti theksoi rëndësinë e kodifikimit të një

pjese të posaçme për të drejtën private ndërkombëtare, sidomos në kuptimin e fakteve që

ekzistojnë dispozita në ligjet ekzistuese të familjes dhe trashëgimisë që qartësisht nuk janë

pjesë e Kodit Civil. Këto dispozita do të duheshin hequr nga ai, si dhe të barteshin tek një ligj i

posaçëm për të drejtën private ndërkombëtare.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 7 of 31

Page 8: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Më 26 maj 2016, Projekti ndoqi Konferencën Finale të Projektit të financuar nga BE-ja

(Hulumtimi dhe monitorimi i institucioneve publike në lidhje me zbatimin e Ligjit të Familjes”

(NORMA/”Zensko Pravo”). Në këtë rast, Projekti pati mundësinë të paraqiste fushëveprimin dhe

qëllimet e tërësisë së re të dispozitave në ligjin për familjen, të rikodifikuara brenda Kodit Civil,

të cilat janë qenësore për realizimin e të drejtave të grave në Kosovë, duke përfshirë masat

mbrojtëse të vendosura në regjimin e ri të pronës martesore ndërmjet bashkëshortëve dhe

bashkëjetuesve, konceptin e qartë të «amësisë» që nuk lejon dhurimin e vezës dhe prindërimin

surrogat (përveç nëse përcaktohet ndryshe me ligj të posaçëm), si dhe konceptin e rishikuar të

«familjes së gjerë» në bazë të marrëdhënies kontraktuale ndërmjet anëtarëve të familjes. U

theksua gjithashtu edhe nevoja për promovimin e rregullave të avancuara të procedurës në

lidhje me çështjet familjare, brenda një ligji gjithëpërfshirës dhe të posaçëm procedural për

familjen (ose përmes reformës së kodit ekzistues të procedurës civile, si Ligji për Procedurën

Kontestimore).

II. Komponenta 1, TeR: “Të drejtat pronësore” si dhe Komponenta 2, TeR: “Kodi Civil”

Gjatë Periudhës së Raportimit, janë implementuar Aktivitetet 2.92/1.93 të TeR (respektivisht

Aktivitetet B.9/C.9, Raporti Fillestar). Në veçanti, në bazë të rezultateve të aktiviteteve të

mëparshme – sidomos Planit të Përgjithshëm për Kodin Civil – ekipi i projektit ka hartuar draftin

e parë të Kodit Civil me ndihmën e një ekipi prej 18 EJK-ve të specializuar ndërkombëtarë e

vendorë (miratuar nga ZBE-ja me UA nr. 19 të 7 marsit).

Struktura e Projekt-Kodit Civil është si vijon:

Libri Dy: Detyrimet

Libri Tre: Prona

Libri Katër: Familja

2 Aktiviteti 2.9: “Ndihmë për MD-në dhe aktorët tjerë në hartimin e legjislacionit konsistent [Kodi Civil] me formulimin e dispozitave përkatëse.”3 Aktiviteti 1.9: “Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave përkatëse dhe hartimin e legjislacionit pronësor.”

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 8 of 31

Page 9: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Libri Pesë: Trashëgimia

Struktura dhe përmbajtja e secilit Libër janë bazuar, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime

e plotësime, tek struktura dhe përmbajtja e ligjeve të integruara brenda Kodit Civil. Kjo do të

thotë që, për aq sa ka qenë e mundur, legjislacioni ekzistues është ruajtur, përveç kur ka pasur

nevojë për ndryshime për të përmirësuar ligjet e tilla, duke hequr mospërputhjet, mangësitë dhe

mungesat tjera, si dhe për përafrim me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira

evropiane. Ndryshimet substanciale në ligjet ekzistuese janë: a) ndryshime strukturore; b)

ndryshimi apo shfuqizimi i një neni apo një tërësie nenesh ekzistuese; si dhe c) shtimi i një neni

apo një tërësie nenesh të reja (p.sh. dispozitat që transponojnë standardet juridike evropiane).

Edhe pse është bërë një punë e konsiderueshme në kodifikimin e Kodit të ardhshëm Civil,

procesi i hartimit do të ketë nevojë të vazhdojë me një projekt vijues «Kodi Civil – Faza II», i cili

është aktualisht në fazën e tenderimit, për të adresuar të gjitha ato çështje të cilat për shkak të

periudhës së kufizuar kohore të Projektit nuk janë trajtuar. Librat e ndryshëm të Kodit Civil mund

të kenë nevojë për elaborim të mëtutjeshëm për të siguruar koherencë të përgjithshme

konceptuale e sistematike. Finalizimi i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil gjithashtu duhet të

bëhet gjatë Fazës II të projektit. Paralelisht, të gjithë librat që përbëjnë Kodin Civil duhen

përputhur e elaboruar sipas Pjesës së Përgjithshme. Dispozitat kalimtare të Kodit Civil

(aktualisht të përfshira në secilin prej katër librave të hartuar) gjithashtu kanë nevojë të

finalizohen. Sigurisht, procesi i hartimit duhet të ketë parasysh rezultatet e një procesi të gjerë

konsultimesh, i cili gjithsesi duhet të angazhojë së pari praktikuesit e të drejtës dhe shoqërinë

civile.

Pa marrë parasysh faktin që Aktiviteti 1.9 TeR (pra hartimi i legjislacionit pronësor) është

implementuar tashmë në kuadër të zbatimit të Aktivitetit 2.9 TeR (hartimi i Kodit Civil) për shkak

të inkorporimit të të drejtës pronësore (private) brenda Kodit Civil, Projekti ka prodhuar si

aktivitet shtesë një Raport mbi Qasjen e Shtetasve të huaj në Pronën e Paluajtshme, si pjesë e

Aktivitetit 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti Fillestar). Pas një shqyrtimi të standardeve

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 9 of 31

Page 10: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

ndërkombëtare dhe të BE-së (Pjesa 1), raporti thekson dispozitat përkatëse bilaterale në

Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës (Pjesa 2). Pjesa 3 e raportit

përshkruan legjislacionin vendor në fuqi në lidhje me të drejtat e të huajve në lidhje me pronën e

paluajtshme. Përfundimisht, Pjesa 4 rekomandon një qasje «dydrejtimëshe» në zgjidhjen e

çështjes, e cila përbëhet nga: (A) futja e një neni ad-hoc në projekt-Kodin Civil, si dhe (B) një

Projektligj për Kushtet e Përvetësimit të Pronës së Paluajtshme nga Personat Fizikë dhe

Juridikë të Huaj.

Për më tepër, gjatë Periudhës së Implementimit, Projekti ka implementuar Aktivitetin 2.10 TeR

(Aktiviteti B.10, Raporti Fillestar): “Organizimi i vizitës studimore në një Zyrë Ligjore të MD-së në

një shtet të Bashkimit Evropian apo vendi fqinj». Vizita studimore është bërë në Gjermani, nga

17 deri më 21 prill 2016. Qëllimi kryesor i vizitës ishte ekspozimi i ekspertëve vendorë të ligjit

dhe politikave që punojnë në MD dhe Komisionit të Kodit Civil ndaj praktikave të mira evropiane

në fushën e hartimit të ligjeve në lidhje me të drejtën private.

III. Të tjera

Gjatë Periudhës së Implementimit, ekipi i projektit është takuar me ekspertët e angazhuar nga

ZBE-ja për të kryer një vlerësim të Projektit (më tutje në tekst: «Vlerësuesit»). Një takim

paraprak me Vlerësuesit u mbajt nga ekipi i EK-ve më 12, si dhe pasuesi më 15 prill 2016. Ekipi

i EK-ve gjithashtu ka marrë pjesë në Punëtorin e Vërtetimit të Vlerësimit më 27 prill, ku UE bëri

një prezantim në lidhje me projektin. Drafti i parë i Vlerësimit u pranua më 12 maj, ndërsa

komentet u dorëzuan me kohë më 24 maj 2016.

Pasi që ekipi i projektit ka vërejtur jo vetëm cilësinë e dobët të përkthimit ekzistues nga

anglishtja në shqip të ligjeve që janë përdorur si bazë për kodifikimin e Kodit Civil, por edhe

mungesën e përputhjes brenda teksteve të njëjta në shqip, është marrë vendim që të

rekrutohen ekspertë me njohuri edhe gjuhësore edhe juridike për të siguruar cilësi të mirë të

produktit, duke përmirësuar konsistencën gjuhësore dhe terminologjinë e projekt-Kodit Civil.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 10 of 31

Page 11: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Kërkesa për miratimin e pesë EJK-ve është dorëzuar më 23 maj 2016, si dhe është miratuar

nga ZBE-ja me UA Nr. 23 të 30 majit 2016. Këta ekspertë shtesë do të kontribuojnë në

implementimin e Aktivitetit B.9 duke lekturuar dhe redaktuar katër librat e Kodit Civil për të

siguruar konsistencën në gjuhë e terminologji.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 11 of 31

Page 12: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

2. Shkurtesat

AKK Agjencia Kadastrale e Kosovës

AKP Agjencia Kosovare e Privatizimit

BE Bashkimi Evropian

EASH Ekspert Afatshkurtër

EJK Ekspert Jo Kyç

EK Ekspert Kyç

GIZ Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH

GIZ InS GIZ International Services

GTHT Grupi Themelor Teknik për Strategjinë Nacionale për të Drejtat Pronësore

KEDNj Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore

Komisioni Komisioni Qeveritar për Hartimin e Kodit Civil të Kosovës

LPDS Ligji për Pronën dhe të Drejtat tjera Sendore

MD Ministria e Drejtësisë

MDBE Menaxheri i Detyrës në ZBE

MM Memorandum Mirëkuptimi

MSA Marrëveshja për Stabilizim-Asocim

NSH Ndërmarrje Shoqërore

Projekti Përkrahje për Kodin Civil dhe të Drejtat Pronësore (CCPR)

PRP Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore

QeK Qeveria e Kosovës

RDPP Regjistri i të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme

TeR Termat e Referencës

UA Urdhër Administrativ

USAID Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar

ZBE Zyra e BE-së në Kosovë

ZQM Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 12 of 31

Page 13: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

3. Aktivitetet e kryera gjatë periudhës së raportimit

3.1 Komponenta 0 (“Bashkërendimi i donatorëve dhe strategjia e përgjithshme”), TeR

3.1.1 Sfondi

Synimi i kësaj komponente është të sigurojë që projekti të veprojë brenda një kornize të

përbashkët koordinuese ndërmjet donatorëve të ndryshëm, ashtu që të shmangen ndërthurjet

dhe mospërputhjet ndërmjet legjislacionit të ri të prodhuar.

Në këtë komponentë, TeR të Projektit përcaktojnë këtë Aktivitet:

Aktiviteti 0.1: Të krijohet një mekanizëm i fuqishëm bashkërendues me donatorët tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe ndërthurjet edhe në fushën e të drejtave pronësore por edhe në çështjet lëndore të kodit civil.

TeR kërkojnë nga Projekti që të bashkërendohet afërsisht me të gjithë donatorët relevantë, si

dhe partnerët e tyre implementues, e në veçanti me Programin e USAID-it për të Drejtat

Pronësore (PRP) (shih p.sh. f. 18, TeR). Qëllimi i përgjithshëm i PRP-së është që të

përmirësojë regjimin e të drejtave pronësore në Kosovë, të përforcojë sundimin e ligjit, si dhe të

rrisë zhvillimin ekonomik dhe investimet. Rrjedhimisht, ekzistojnë ndërthurje e konflikte

potenciale ndërmjet PRP-së dhe Projektit, sidomos në lidhje me komponentën e të drejtave

pronësore (por edhe me komponentën e Kodit Civil, ku theks i veçantë vihet tek ligji i

trashëgimisë) në Projekt, e sidomos në kuptimin e Synimeve vijuese të PRP-së:

Synimi 1: Bashkërendim më i mirë dhe prioritete politikash . Në këtë kuptim, PRP pritet të

shqyrtojë cilësinë e legjislacionit dhe të identifikojë fushat që kanë nevojë për rishikim,

përforcim dhe/ose harmonizim. Megjithatë, siç specifikohet në termat e veta të

referencës, PRP-ja duhet të identifikojë mangësitë dhe mospërputhjet në legjislacionin e

të drejtave pronësore duke u fokusuar tek ato ligje që janë kritike për implementimin e

programit, siç janë të drejtat e grave dhe komuniteteve pakicë.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 13 of 31

Page 14: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Synimi 3: Të drejta të avancuara të grave për shfrytëzimin e pronës në praktikë . PRP është i

përkushtuar të përmirësojë ligjet në lidhje me pronësinë e grave dhe të drejtat e tyre

trashëgimore.

3.1.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 0.1: Të krijohet një mekanizëm i fuqishëm bashkërendues me donatorët tjerë ndërkombëtarë për të shmangur mospërputhjet dhe ndërthurjet edhe në fushën e të drejtave pronësore por edhe në çështjet lëndore të kodit civil.

3.1.2.1 Bashkërendimi me Programin e USAID-it për të Drejat pronësore

a) Sfondi

Derisa një kornizë fillestare bashkëpunimi e bashkërendimi me PRP-në paralele ishte pajtuar

ndërmjet liderëve përkatës të projekteve në fund të gushtit 2014, pas negociatave të gjata e të

ndërlikuara, u miratua një Memorandum Mirëkuptimi (MM) gjithëpërfshirës nga ZBE-ja dhe

USAID-i, e pastaj edhe u nënshkrua nga dy kontraktorët, të përfaqësuar nga udhëheqësit

përkatës të projekteve më 11 dhjetor 2014.

MM përcakton disa rregullime për bashkëpunim e bashkërendim ndërmjet dy projekteve në

implementimin e aktiviteteve përkatëse të projekteve, me theks të veçantë tek ndihma për

Qeverinë e Kosovës (QeK), e posaçërisht Ministrinë e Drejtësisë, në hartimin e Strategjisë

Nacionale për të Drejtat Pronësore. Sipas nenit 3.3.1 të MM-së, PRP do të jetë përgjegjës për

bashkërendimin e përgjithshëm të donatorëve, ministrive gjegjëse dhe agjencive të QeK-së në

sektorin e të drejtave pronësore, si dhe do të sigurojë pjesëmarrje të plotë të Projektit në të

gjitha aktivitetet e planifikuara dhe të implementuara në fushën e bashkërendimit të donatorëve.

Gjatë një punëtorie dy-ditore të mbajtur në qershor të vitit 2015, MD dhe PRP përcaktuan

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 14 of 31

Page 15: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

fushëveprimin dhe fokusin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore. Përmes një procesi

përfshirës, u identifikuan pesë shtylla tematike: 1) Të drejtat pronësore dhe acquis

communautaire; 2) Kthimi i tokës në kontekstin e zhvillimit ekonomik; 3) Avancimi i rolit të

gjykatave në implementimin e të drejtave pronësore; 4) Adresimi i çështjeve pronësore në lidhje

me Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim (MSA); 5) Garantimi dhe zbatimi i të drejtave pronësore

të grave. Janë themeluar Grupet Tematike të Punës (GTP) përkatëse për të analizuar

thellësisht çështjet e secilës fushë. Anëtarësia e secilit grup është e vogël, si dhe përbëhet

kryesisht nga aktorët kryesorë që veprojnë në kornizën e temave relevante (anëtarët e GTP-ve

përfshijnë përfaqësues qeveritarë por edhe përfaqësues të disa agjencive e projekteve

ndërkombëtare). Pesë GTP-të veprojnë nën ombrellën e GTHT-së, që është organi përgjegjës

për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore

(secili anëtar i GTHT-së është gjithashtu anëtar i së paku njërit GTP). Ky është grup prej 14

personash që përfaqësojnë institucione të ndryshme të Kosovës, që kanë ekspertizën dhe

përgjegjësitë përkatëse në lidhje me çështjet që do të adresohen nga Strategjia e ardhme.

GTP-të janë në fazën përfundimtare të finalizimit të pesë Koncept-Dokumenteve tematike, të

cilët do të shërbejnë si bazë për hartimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore.

Draftet e Koncept-Dokumenteve janë shqyrtuar dhe komentuar nga GTHT-ja. Projekti është

siguruar që rezultatet dhe komentet e dhëna të merren parasysh. Paralelisht, PRP-ja është

duke punuar në një «draft zero» të dokumentit strategjik, në bazë të Koncept-Dokumenteve dhe

kontributeve të palëve të interesit. Faza vijuese ka për qëllim hartimin e vetë dokumentit

strategjik si dhe planit përkatës të veprimit.

Më 2 mars 2016, u mbajt një mbledhje koordinuese ndërmjet Projektit dhe PRP-së në zyrat e

MD-së. Kjo mbledhje i mundësoi të dy projekteve që të njoftonin njëri-tjetrin në lidhje me

zhvillimet më të fundit, duke përfshirë finalizimin e Planit të Përgjithshëm/Planit të Veprimit të

CCPR-së për Kodin Civil si dhe Planit të Përgjithshëm/Planit të Veprimit për Reformën e

Sektorit të Pronës, finalizimin e pritur të drafteve të Koncept-Dokumenteve nga PRP-ja, si dhe

fushatën e vetëdijesimit publik të planifikuar nga PRP-ja në fushën e të drejtave pronësore.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 15 of 31

Page 16: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Dy projektet u mblodhën sërish më 6 prill 2016. Gjatë kësaj mbledhjeje bashkërenduese, PRP-

ja njoftoi CCPR-në për gjendjen aktuale të punës në hartimin e Koncept-Dokumenteve dhe

Strategjisë së ardhme Nacionale për të Drejtat Pronësore. Derisa Koncept-Dokumentet qenë në

proces të hartimit, PRP-ja informoi që Strategjia pritet të finalizohet në shtator të vitit 2016 si

dhe të dorëzohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Bruksel.

Një mbledhje tjetër bashkërenduese u mbajt më 10 maj 2016. U diskutuan afatet dhe kontributet

e të dy projekteve në Koncept-Dokumente, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta në përkrahje

të hartimit të Strategjisë Nacionale Kosovare për të Drejtat Pronësore. Derisa u theksua nevoja

e adresimit të rregullave procedurale në fushën e të drejtës së familjes, PRP-ja shprehu

interesin për t'u angazhuar në këtë çështje. Megjithatë, u theksua që derisa të finalizohet Kodi

Civil (ose së paku të afrohet tek finalizimi), procedurat nuk mund të ndryshohen (edhe pse puna

në rishikimin e tyre mund të fillojë më herët). PRP-ja gjithashtu shkurt shpjegoi para ekipit të

projektit fushatën e vetëdijesimit që është lansuar nga PRP-ja në fushën e të drejtave pronësore

të grave. Në fund, Projekti shprehu brengat në lidhje me faktin që gjatë një punëtorie të GTHT-

së të mbajtur në Prizren në 21-22 prill 2016, si dhe moderuar nga PRP-ja, Z. Robert Muharremi,

ekspert i kontraktuar nga PRP-ja, kishte prezantuar një Koncept-Dokument që shprehte

qëndrime të mospërputhshme me qasjen e marrë nga QeK-ja në kodifikimin e Kodit Civil. Pa

qëllim të tejzmadhimit të tij, «incidenti» raportohet vetëm për qëllimet e theksimit të frymës së

mirë të bashkëpunimit ndërmjet dy projekteve siç shpjegohet më poshtë. Edhe pse Z. Roccia

dhe Z. Beqiri tashmë kishin reaguar menjëherë ndaj deklaratave të ekspertit brenda të njëjtës

Punëtori, në mbledhjen e 10 majit 2016, Shefi i Misionit në PRP i kishte kërkuar Projektit të

reagonte me shkrim ndaj Koncept-Dokumentit në fjalë, gjë që u bë shpejt. Komentet e EK 2 për

të Drejtën pronësore tashmë janë përfshirë brenda Koncept-Dokumentit dhe janë reflektuar në

«draftin zero» të Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore. Është gjithashtu me rëndësi të

përmendet që, me qëllim të sigurimit të inkorporimit të propozimeve të tjera të CCPR-së në

Koncept-Dokumente, Projekti i ka ofruar prapë PRP-së versionet e rishkruara të dispozitave të

ligjit të trashëgimisë në lidhje me heqjen dorë nga trashëgimia.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 16 of 31

Page 17: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

b) E drejta pronësore

Më 8 prill 2016, EK 2 për të Drejtën Pronësore u takua me Projektin e Implementimit të Bazelit

të GIZ-it (Projekti i financimit të banimit – Përmbledhje e rishikimit ligjor në lidhje me financimin

e banimit). Z. Ralf Raab, Këshilltar i Lartë dhe Z. Dardan Fusha, Shef i Divizionit të Rregullimit,

të dy anëtarë të projektit, morën pjesë në mbledhje. Qëllimi i mbledhjes ishte që të përafrohej

Projekti dhe të diskutohen sinergjitë e mundshme në fushën e hipotekave. Projekti i GIZ-it për

Implementimin e Bazelit ka filluar në shtator të vitit 2014. Ai pritet të përfundojë në shtator të vitit

2016, por parashihet edhe vazhdimi 2016-2018. Qëllimi i projektit është të implementojë

standardet ligjore të BE-së në fushën e hipotekave. Të dy projektet u pajtuan të këmbenin

dokumentet dhe gjetjet e tyre.

Pas takimit, Z. Fusha ndau draftin e «Rregullores për Kredidhënien Banesore Hipotekare», të

prodhuar nga projekti i tyre. EK 2 ofroi komentet e tij me shkrim. Në veçanti, sa i përket

definicionit të pronës së paluajtshme të përcaktuar me nenin 2, u theksua që definicione të

ngjashme jepen normalisht nga Libri i Pronës në Kodin Civil. Kosova nuk përbën përjashtim,

pasi që definicioni i pronës së paluajtshme tashmë është përcaktuar me nenin 10 të Ligjit për

Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore (LPDS). Për më tepër, projekt-rregullorja definon

pronën e paluajtshme pak më ndryshe sesa LPDS-ja. Edhe pse ky definicion ofrohet vetëm për

qëllimet e rregullores në fjalë, duhet theksuar që «fragmentimi» i një definicioni themelor juridik

është i pazakontë në praktikë.

Një çështje tjetër që kërkon trajtim është ai i «barrës» që përmendet mjaft shpesh në rregulloren

e lartpërmendur. I vetmi definicion i qartë i barrës në Kosovë jepet me nenin 1 të Ligjit për

Administratën Tatimore dhe Procedurat. Barra e paraparë këtu është shumë specifike, pasi që

vlen vetëm për qëllime tatimore. Derisa ligje e rregullore të ndryshme të Kosovës i referohen

konceptit të barrës (që kryesisht bazohet tek tradita e të drejtës precedentale, Common Law),

ende mungon rregullimi i përgjithshëm dhe gjithëpërfshirës i barrave në kornizën ligjore të

Kosovës.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 17 of 31

Page 18: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Me nenin 4 të projekt-Rregullores për Kredidhënien Banesore Hipotekare, prezantohet koncepti

i «Marrëveshjes Hipotekare». Megjithatë, LDPS-ja tashmë ofron një definicion të marrëveshjeve

të tilla (nenet 173 dhe 174), të cilat pak dallojnë nga ai që ofrohet me Rregulloren për

Kredidhënien Banesore Hipotekare. Ne kemi kuptuar që nocioni i marrëveshjes hipotekare

është dhënë këtu vetëm për qëllimet e financimit të shtëpive.

Më 21 prill 2016, EK 2 për të Drejtat Pronësore mori pjesë në Punëtorinë e GTHT-së për

finalizimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat Pronësore. Gjatë punëtorisë, Z. Lulzim Beqiri,

Kryesues i GTHT-së hapi debatin për Strategjinë Nacionale për të Drejtat Pronësore. Z. Robert

Muharremi, ekspert i PRP-së, prezantoi gjetjet e tij në kuptimin e zhvillimit të kornizës ligjore që

qartësisht definon të drejtat dhe krijon kushtet juridike për të drejta tokësore të tregtueshme, në

përputhje me legjislacionin evropian. Z. Xhevat Azemi prezantoi gjetjet e tij në lidhje me ofrimin

e shërbimeve me qëllim të adresimit të informalitetit dhe paqartësive. Një çështje tjetër e

diskutuar gjatë punëtorisë ishte edhe përforcimi i të drejtave pronësore të personave të

zhvendosur dhe komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Në njërën prej gjetjeve të tij, eksperti i PRP-së sugjeroi ndryshim-plotësimin e LDPS-së

ekzistues për të përmbajtur dispozita të ngjashme me ato në legjislacionin kroat dhe malazez, të

cilat përcaktojnë transformimin e të drejtës së shfrytëzimit të pronës shoqërore në pronë të

personit që regjistrohet si titullar i përhershëm i të drejtës së shfrytëzimit. Pronarët privatë të

objekteve, të cilat ligjërisht janë ndërtuar në pronë publike apo shoqërore, do të ktheheshin në

pronarë privatë të tokës ku është ndërtuar objekti, në kushtet e përcaktuara me ligj. Prona, ku

komuna (apo cilido nga organet e saj) regjistrohet si titullare e të drejtës së shfrytëzimit, do të

bëhej pronë komunale. Qiramarrja 99-vjeçare e pronës së paluajtshme shoqërore e fituar gjatë

procesit të privatizimit do të transformohej në pronë private, në kushtet e përcaktuara me ligj.

Pronat e regjistruara në emër të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe organeve administrative e

agjencive të tyre do të transformoheshin në pronë të Republikës së Kosovës. Në të gjitha rastet

ku ka të drejtë shfrytëzimi të pronës së paluajtshme shoqërore dhe nuk është e qartë se kush

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 18 of 31

Page 19: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

është titullari i atyre të drejtave, e drejta e shfrytëzimit do të transformohej në pronë të

Republikës së Kosovës; çdo person që në këtë rast specifik bën ndonjë parashtresë apo

ankesë në të kundërtën, do të bartte barrën e dëshmisë.

EK 2 për të Drejtat Pronësore qartësoi në fjalën e tij që LDPS-ja do të inkorporohet brenda Kodit

Civil. Me modifikimet e domosdoshme, ai do të bëhet Libri i Pronës, si dhe do të rregullojë

vetëm çështjet private pronësore. Shumica e çështjeve të lartpërmendura pra duhet të jenë

objekt i një legjislacioni të posaçëm për këto arsye:

(i) Librat për Pronën të Kodeve Civile (në hartim apo ekzistencë) në rajon (Serbi, Shqipëri)

nuk trajtojnë çështje të tilla;

(ii) Librat për Pronën në Kodet Civile të vendeve perëndimore evropiane nuk trajtojnë

çështje të tilla;

(iii) Praktikat e referuara të mira bazohen në sisteme ligjore (si Kroacia e Mali i Zi) të cilat

nuk kanë Kod Civil (e as nuk janë në proces të hartimit të tij), që do të thotë se

ligjvënësit kanë më shumë liri veprimi në rregullimin e çështjeve pronësore (pasi që Kodi

Civil si i tillë mund të merret vetëm me të drejtën private);

(iv) Vendosja në të njëjtin ligj (qoftë ai edhe Kodi Civil) i parimit sipas të cilit personi që ka të

drejtë shfrytëzimi të ndërtimit mund të bëhet pronar i tokës nën të, si dhe parimi i kundërt

i accessio bonorum (që veçanërisht referohet nga secili Kod Civil edhe si ‘pandektistik»

apo «institucional») mund të bëhet tejet konfuze. Edhe një herë, vendet evropiane

përfshijnë vetëm parimin accessio bonorum në Kodet e tyre Civile;

(v) Çështjet e përmendura nga eksperti i PRP-së janë të natyrës «kontingjente», si dhe,

duke marrë parasysh që Kodi Civil pritet të ketë jetëgjatësi të gjatë, ato mund të

tejkalohen në një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

Më 10 maj 2016, EK 2 për të Drejtën Pronësore takoi Z. Destan Bujupaj, Zyrtar Përmbarimi.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i nenit 206 të LDPS-së, si dhe në përgjithësi, çështjeve në lidhje

me përmbarimin e hipotekave dhe pengjeve. Derisa u theksua që ligji i përmbarimit është

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 19 of 31

Page 20: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

aktualisht në rishikim e sipër me përkrahjen e USAID-it, këto çështje u nënvizuan:

A) Hipoteka :

1. Nenet 206, 207, 208 paragrafi 1, 209, 210 i LDPS-së duhen rishikuar me kujdes apo

shfuqizuar (në Librin e Pronës brenda Kodit Civil) pasi që ato i referohen një procedure

që ndërmerret përgjithësisht nga «agjentët» (që mund të jetë kushdo, agjent bankar,

agjent i patundshmërive, etj.). Kjo është në kundërshtim me Ligjin për Përmbarimin, i cili

parasheh rregulla speecifike të përmbarimit si dhe i referohet vetëm përmbaruesve

privatë apo referentëve gjyqësorë si zyrtarë kompetentë;

2. Neni 208, paragrafi 1 i LDPS-së i referohet një afati pesëditor, që është 7 ditë në Ligjin e

Përmbarimit;

3. Neni 210 i LDPS-së për «Shpërndarjen dhe publikimin e njoftimit për shitjen e

paluajtshmërisë» është i pasaktë, pasi që përmbaruesit nuk kanë fuqi të bëjnë njoftimet

e përcaktuara me këtë dispozitë.

Si rezultat i diskutimit të frytshëm, të gjitha nenet si më lart janë hequr nga Libri i Pronës së

Kodit Civil.

B) Pengu :

4. Pengu duhet regjistruar kur vendoset kredia, derisa praktika është që të regjistrohet

pengu vetëm në rast të mospagesës apo vonesës së debitorit në pagesën e detyrimit të

garantuar. Problemi është që ndërkohë, prona e penguar mund të shitet ndërsa pronësia

të fitohet bona fide nga një palë e tretë.

Në këtë të fundit, nuk u bë asnjë ndryshim në draftin e Kodit Civil, pasi që problemi i përmendur

si më lart shkaktohet kryesisht nga një mangësi në implementim.

Më 17 maj 2016, EK 2 për të Drejtën Pronësore mbajti një takim me Z. David Egiashvili, Ekspert

i Lartë, si dhe Znj. Aanchal Anand, Specialiste e Administrimit të Tokës, nga Projekti i Bankës

Botërore për regjistrin e pronave të paluajtshme.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 20 of 31

Page 21: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Më 19 maj 2016, EK 2 për të Drejtën Pronësore u takua me Z. Peter Laarakker, jurist nga

Agjencia Kadastrale Holandeze, që aktualisht punon si Ekspert Ligjor për Projektin e Bankës

Botërore për regjistrin e pronave të paluajtshme. Z. Laarakker përmendu që hartimi i Ligjit për

Regjistrin e Pronave të Paluajtshme është në fazë tejet të hershme, si dhe ajo që është e sigurt

deri më tash është që ligji do të rregulloje në një vend regjistrin e pronave të paluajtshme,

kadastrin dhe regjistrimin e hipotekave. EK 2 për të Drejtën Pronësore qartësoi që pasi Kodi

Civil nuk do të trajtojë ato fusha, nuk duhet të ketë kundërshti mes Kodit të ardhshëm Civil dhe

Ligjit të ri për Regjistrin e Pronave të Paluajtshme. Ai gjithashtu përmendu që Banka Botërore

duhet të shqyrtojë produktet e CCPR-së, e posaçërisht Kodin Civil, ashtu ëq të marrë pjesë në

raundin e ardhshëm të konsultimeve.

c) E drejta trashëgimore

Më 22 prill 2016, një Eksperte Jo-Kyçe nga Projekti (Znj. Adelina Sokoli) mori pjesë në emër të

EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore në Punëtorinë “Strategjia Nacionale për të

Drejtat Pronësore” mbajtur nga GTHT-ja dhe moderuar nga PRP-ja brenda Shtyllës 5

(“Garantimi dhe Realizimi i të drejtave pronësore të grave») të Strategjisë Nacionale për të

Drejtat Pronësore.

Znj. Sokoli elaboroi qasjen e CCPR-së në lidhje me ligjin e rishikuar të trashëgimisë në lidhje

me heqjen dorë nga trashëgimia dhe masat mbrojtëse të vendosura në Librin e ri të

Trashëgimisë në Kodin Civil për të siguruar të drejtat pronësore të grave. Ajo gjithashtu shpjegoi

regjimin e ri të pronës martesore të vendosur brenda ligjit të rishikuar të familjes, gjë që

gjithashtu mëton të mbrojë bashkëshortët më të dobët – kryesisht gratë.

Më 29 prill 2016, EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore mori pjesë, me ftesë të MD-

së, në Punëtorinë për Projektligjin për të Drejtën Private Ndërkombëtare në Kosovë. Ky ligj ka

disa pika të prekjes me projekt-Kodin Civil, si dhe do të ketë nevojë për bashkërendim me Kodin

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 21 of 31

Page 22: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

e ardhshëm civil. Dy akademikë të mirënjohur nga Gjermania folën para audiencës me

komentet paraprake në lidhje me projektligjin (ende të papublikuar). EK 3 për të Drejtën

Familjare dhe Trashëgimore theksoi rëndësinë e kodifikimit të një ligji të veçantë për të drejtën

private ndërkombëtare, sidomos në dritën e faktit që ka dispozita në ligjet ekzistuese për

familjen dhe trashëgiminë të cilat qartësisht nuk gjejnë vend në Kodin Civil. Këto dispozita do të

duhen hequr nga aty dhe të barten tek ligji i posaçëm për të drejtën private ndërkombëtare. U

theksua gjithashtu që Projektligji për të Drejtën Private Ndërkombëtare do të duhet të jetë në

përputhje, mes tjerash, me standardet më të reja evropiane në fushën e të drejtës familjare dhe

trashëgimore.

Më 26 maj 2016, EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore mbajti një fjalim në

Konferëncën Finale të Projektit të financuar nga BE-ja “Hulumtimi dhe monitorimi i

institucioneve publike në lidhje me zbatimin e Ligjit për Familjen” (NORMA/”Zensko Pravo”). Në

fjalimin e saj, Znj. Niethammer-Jürgens prezantoi fushëveprimin dhe qëllimin e tërësisë së re të

dispozitave në ligjin e familjes (të rikodifikuara brenda Kodit Civil) të cilat janë qenësore për

sigurimin e të drejtave të gruas në Kosovë. Në veçanti, u nënvizuan dispozitat vijuese:

a) Masat mbrojtëse të vendosura me regjimin e ri të pronës martesore të bashkëshorëve

dhe personave në bashkëjetesë, me qëllim të përforcimit të të drejtave të bashkëshortit

më të dobët. Masat e tilla i referohen posaçërisht administrimit dhe ndarjes së pronës së

përbashkët, si dhe fuqisë mbikëqyrëse të gjykatës në lidhje me kontratat martesore, gjë

që i mundëson gjyqtarit jo vetëm të rregullojë marrëveshjet martesore dhe ato të ndarjes

së pronës së përbashkët, por edhe t'i heqë apo t'i rrëzojë ato në rrethana të

jashtëzakonshme;

b) Koncepti i qartë i «amësisë» që nuk lejon dhurimin e vezës dhe prindërinë surrogate, si

dhe si i tillë, duke penguar të ashtuquajturën «prindëri të egër surrogate», përveç nëse

përcaktohet ndryshe me ligj të posaçëm (i cili duhet të specifikojë kushtet specifike që

duhen përmbushur);

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 22 of 31

Page 23: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

c) Koncepti i rishikuar i «familjes së gjerë», i cili bazohet në një marrëdhënie kontraktuale

ndërmjet anëtarëve për aq gjatë sa ekziston ajo marrëdhënie.

EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore gjithashtu foli para audiencës në lidhje me

nevojën për të promovuar avancimin e rregullave procedurale në lidhje me çështjet familjare

brenda një ligji gjithëpërfshirës dhe të ndarë të procedurës së familjes, në plotësim të Librit IV të

Kodit Civil (ose përmes reformimit të kodit ekzistues të procedurës civile, pra Ligjit për

Procedurën Kontestimore).

3.2 Komponentet 1 (“Të Drejtat Pronësore”) dhe 2 (“Kodi Civil”), TeR

3.2.1 Sfondi

Nga pikëvështrimi material, implementimi i projekti është organizuar në dy komponente tematike

– Komponenta 1 (Të Drejtat Pronësore) si dhe 2 (Kodi Civil). Tek Raporti Fillestar, këto

komponente janë titulluar si Komponenta C dhe B, respektivisht. Qëllimi i Komponentës 1 është

që të ndihmojë MD-në në reformimin e të drejtës pronësore në përputhje me acquis të BE-së,

standardet e KEDNj-së si dhe përvojat më të mira ndërkombëtare (praktikat më të mira

evropiane). Ngjashëm, qëllimi i Komponentës 2 është të ndihmojë MD-në në hartimin e një Kodi

Civil gjithëpërfshirës në përputhje me acquis të BE-së, standardet e KEDNj-së dhe përvojat më

të mira ndërkombëtare (praktikat më të mira evropiane). Komponenta 1 ka të bëjë jo vetëm me

të drejtën private pronësore si pjesë e Kodit Civil, por zgjerohet edhe tek legjislacioni që lidhet

me pronën, siç janë ligjet për pronën shoqërore dhe publike, duke iu nënshtruar bashkërendimit

me iniciativat tjera të donatorëve në sektorin relevant.

Gjatë Periudhës së raportimit, Projekti ka implementuar aktivitetet vijuese:

Aktiviteti 2.9 TeR: “Ndihmë për MD-në dhe palët tjera të interesit në hartimin e legjislacionit konsistent [si Kodi Civil] duke formuluar dispozitat relevante.” (Raporti Fillestar, Aktiviteti B.9); si dhe

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 23 of 31

Page 24: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Aktiviteti 1.9 TeR: “Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave relevante dhe hartimin e legjislacionit pronësor.” (Raporti Fillestar, Aktiviteti C.9).

Më poshtë gjendet një përshkrim i hollësishëm i punës së kryer dhe produkteve të dorëzuara.

3.2.2 Aktivitetet dhe rezultatet

Aktiviteti 2.9 TeR: Ndihmë për MD-në dhe palët tjera të interesit në hartimin e legjislacionit konsistent [si Kodi Civil] duke formuluar dispozitat relevante.

Gjatë Periudhës së Raportimit, ekipi i projektit përgatiti projekt-Kodin Civil. Në veçanti, në bazë

të Planit të Përgjithshëm të Kodit Civil, që është rezultati kryesor i Aktivitetit 2.5 (Aktiviteti B.5,

Raporti Fillestar), të tre EK-të, me ndihmën e një ekipi prej 18 EJK-ve të specializuar

ndërkombëtarë e vendorë (miratuar nga ZBE-ja me UA nr. 19 të 7 marsit), ka hartuar katër nga

pesë librat e Kodit të ardhshëm Civil.

Struktura e projekt-Kodit Civil është si në vijim:

Libri Dy: Detyrimet

Libri Tre: Prona

Libri Katër: Familja

Libri Pesë: Trashëgimia

Struktura dhe përmbajtja e secilit Libër janë bazuar, përveç kur ka pasur nevojë për ndryshime

e plotësime, tek struktura dhe përmbajtja e ligjeve të integruara brenda Kodit Civil. Kjo do të

thotë që, për aq sa ka qenë e mundur, legjislacioni ekzistues është ruajtur, përveç kur ka pasur

nevojë për ndryshime për të përmirësuar ligjet e tilla, duke hequr mospërputhjet, mangësitë dhe

mungesat tjera, si dhe për përafrim me legjislacionin evropian dhe praktikat më të mira

evropiane.

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 24 of 31

Page 25: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Ndryshimet substanciale në ligjet ekzistuese janë: a) ndryshime strukturore; b) ndryshimi apo

shfuqizimi i një neni apo një tërësie nenesh ekzistuese; si dhe c) shtimi i një neni apo një tërësie

nenesh të reja (p.sh. dispozitat që transponojnë standardet juridike evropiane4). Duhet theksuar

që të gjitha përpjekjet për kodifikim janë orientuar kah harmonizimi, modernizimi dhe sigurimi i

konsistencës së ligjeve ekzistuese gjatë inkorporimit dhe integrimit të tyre brenda Kodit Civil.

Edhe pse është bërë një punë e konsiderueshme në kodifikimin e Kodit të ardhshëm Civil,

procesi i hartimit do të ketë nevojë të vazhdojë me një projekt vijues «Kodi Civil – Faza II», i cili

është aktualisht në fazën e tenderimit, për të adresuar të gjitha ato çështje të cilat për shkak të

periudhës së kufizuar kohore të Projektit nuk janë trajtuar. Për shembull, kontratat e veçanta

brenda Librit të Detyrimeve do të kenë nevojë për shqyrtim të kujdesshëm që të sigurohet që

është zbatuar qasja më moderne e mundshme. Në Librin e Familjes dhe Librin e Trashëgimisë,

çështjet që ende meritojnë shqyrtim të kujdesshëm janë ato që ndërlidhen me regjimin pronësor

martesor, heqja dorë nga trashëgimia, marrëveshjet bashkëshortore, martesat/partneritetet e të

njëjtës gjini, prindëria surrogate, rregullat procedurale, etj. Sa i përket Librit për Pronën, rregullat

për servitude/barra sendore do të mund të përshtateshin më mirë për nevojat e një shoqërie

rurale, derisa rregullat për pengun dhe hipotekën mund të kenë nevojë për thjeshtim dhe

harmonizim me reformën e pritur të Ligjit për Përmbarimin Civil, Ligjin për Regjistrin e Pronave

të Paluajtshme, si dhe Ligjin për Kadastrin (dy ligjet e fundit me gjasë do të unifikohen në një ligj

të vetëm që do të hartohet nga projekti i Bankës Botërore).

4 Në fushën e të drejtës civile, standardet ligjore evropiane përbëhen kryesisht, edhe pse jo ekskluzivisht, nga kërkesat që lindin nga acquis communautaire dhe KEDNj. Megjithatë, shkalla e integrimit evropian dallon në fusha të ndryshme të të drejtës private. Në fushën e të drejtës detyrimore, ka një numër të konsiderueshëm të Direktivave Evropiane në lidhje me kontratat konsumatore. Në anën tjetër, standardet ligjore evropiane për të drejtën familjare dhe trashëgimore kryesisht rrjedhin nga Rregulloret e BE-së, KEDNj-ja si dhe Karta e të Drejtave Themelore. Praktika gjyqësore e GjEDNj-së dhe GjED-së reflektojnë këto standarde dhe ofrojnë udhëzime të mëtutjeshme. Përfundimisht, sa i përket të drejtës pronësore, vlejnë parimet e Protokollit 1 të KEDNj-së (si dhe praktika gjyqësore e GjEDNj-së) si dhe acquis të BE-së. Megjithatë, legjislacioni i BE-së e konsideron të drejtën pronësore kryesisht si çështje e brendshme e Shteteve Anëtare (neni 345 TFEU). Për këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë, është në lindje e sipër e drejta fragmentare pronësore në Bashkimin Evropian, në bazë të katër lirive themelore të përcaktuara me Traktatet e BE-së.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 25 of 31

Page 26: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Për më tepër, pritet që Kodi i ardhshëm Civil do të përmbajë një Pjesë të Përgjithshme5.

Përkundër faktit që Pjesa e Përgjithshme nuk është paraparë fillimisht si rezultat i Projektit,

Projekti ka bërë përpjekje substanciale në përkrahje të Përfituesit në kodifikimin e Pjesës së

Përgjithshme. Megjithatë, për shkak të kufizimeve kohore dhe resurseve të kufizuara në

dispozicion, Projekti – siç është shpjeguar në dy Raportet e fundit të progresit si dhe është

raportuar me rastin e dy Mbledhjeve të fundit të Komitetit Drejtues – nuk ka qenë në gjendje të

hartojë Librin e Parë (Pjesa e Përgjithshme) si pjesë përbërëse e Kodit Civil6. Gjithsesi, duhet

theksuar që për të plotësuar nevojat e Përfituesit dhe për të lehtësuar punën e ardhme në

Pjesën e Përgjithshme, Pjesa II e Planit të Përgjithshëm për Kodin Civil (e cila është

bashkëngjitur me Raportin e Pestë të Progresit, të nxjerrë në shkurt të vitit 2016) ka ofruar

rekomandime të dobishme mbi përmbajtjen e mundshme të këtij libri, në konsideratën e

praktikave më të mira evropiane dhe rajonale, si dhe veçantitë e sistemit dhe traditës juridike në

Kosovë. Finalizimi i Pjesës së Përgjithshme të Kodit Civil gjithashtu duhet të kryhet në Fazën II

të Projektit. Sigurisht, të gjithë librat që përbëjnë Kodin Civil do të kenë nevojë të përputhen

plotësisht me Pjesën e Përgjithshme.

Librat e ndryshëm të Kodit Civil gjithashtu mund të kenë nevojë për shqyrtim të hollësishëm për

të siguruar koherencën e përgjithshme konceptuale e sistematike. Procesi i tillë shqyrtues duhet

të marrë parasysh rezultatet e procesit të gjerë të konsultimeve, që duhet të angazhojë më së

5 Vendimi për të krijuar Pjesën e Përgjithshme të Kodit Civil u mor nga Komisioni i Kodit Civil në seancën e tij plenare më 3-4 korrik 2015. Një nën-grup ad-hok për Pjesën e Përgjithshme u krijua për këtë, ndërsa Prof. Iset Morina u emërua si kryesues i tij.6 Procesi i hartimit të Pjesës së Përgjithshme (që ka filluar vetëm një vit pas fillimit të projektit) në fakt mund të jetë edhe më kërkues e më i gjatë në kohë sesa kodifikimi i pjesëve tjera të Kodit Civil. Në fakt, Pjesa e Përgjithshme ngre «dilemën» mbi atë se çfarë çështjesh duhet ajo të përfshijë. Jo të gjithë Kodet civile kanë pjesë të përgjithshme (as Kodi Civil Francez e as ai Italian nuk kanë të tillë, për shembull); e edhe në ato vende, që zakonisht kanë traditë juridike gjermanike, që kanë zgjedhur të kenë Pjesën e Përgjithshme të Kodit Civil, qasjet në kuptimin e përmbajtjes dallojnë në masë të madhe. Ky problem qartësisht doli gjatë seancës së fundit plenare të Komisionit, mbajtur më 9 tetor, ku u sugjeruan një mori qasjesh. Pjesa e Përgjithshme gjithashtu ngre çështje komplekse ligjore, për shkak të ndikimit që ajo mund të ketë në pjesët tjera të Kodit Civil; varësisht nga ajo që vendoset në librin hyrës, librat vijues mund të kenë nevojë për ndryshime të konsiderueshme në koncept, strukturë e përmbajtje. Një ndërlikim tjetër është që derisa pjesët tjera të Kodit Civil mund të bazohen tek ligjet ekzistuese paraprake për t'u kodifikuar brenda Kodit Civil, bashkë me ndryshimet e domosdoshme, për Pjesën e Përgjithshme nuk ka të tillë, veçse ka një sasi ligjesh bazike, kryesisht por jo ekskluzivisht të ndërlidhura me të drejtën e personit, të cilat janë të shpërndara në të gjithë sistemin ligjor. Pasqyra e legjislacionit të tillë është bashkëngjitur si Shtojcë ndaj Raportit të Progresit të datës 31 gusht 2015.

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 26 of 31

Page 27: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

pari praktikuesit dhe shoqërinë civile.

Dispozitat kalimtare të Kodit Civil (aktualisht të futura në secilin nga katër librat e hartuar)

gjithashtu do të kenë nevojë për finalizim.

Projekt Kodi Civil i bashkëngjitet këtij Raporti Progresi si Shtojca 1.

Aktiviteti 1.9 TeR: Ndihmë për MD-në në formulimin e dispozitave relevante dhe hartimin e legjislacionit pronësor.

Duke marrë parasysh që Projekti ka rikodifikuar të drejtën private pronësore (pra LDPS-në

ekzistues) brenda kornizës së Kodit Civil, Aktiviteti 1.9 TeR (Aktiviteti C.9, Raporti Fillestar)

mund të shihet si tashmë i implementuar brenda Aktivitetit 2.9 (mund të thuhet që të dy

rezultatet ndërlidhen me njëri-tjetrin). Megjithatë, siç është shpjeguar më poshtë, Projekti ka

bërë një hap më tutje, si dhe ka arritur edhe më shumë.

Më 10 mars 2015, Udhëheqësi i Ekipit të Projektit dhe EK 2 për të Drejtën pronësore patën një

takim me Z. Lulzim Beqiri, Drejtor i Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim të

Politikave në MD. Gjatë takimit, u ngrit çështja e përvetësimit të pronës dhe tokës nga të huajt

në Kosovë. Për momentin, nuk ka ndonjë ligj që posaçërisht trajton këtë çështje, si dhe ata pak

shtetas të huaj që duan të blejnë pronë në Kosovë po këshillohen nga juristët të blejnë përmes

«mënyrës» së kompanisë komerciale. Kjo nuk është zgjidhje e kënaqshme, pasi që blerësit e

tillë bëjnë shpenzime substanciale për një «mënyrë» të cilën nuk e kanë nevojë. Me kërkesën e

Drejtorit, Projekti u zotua të ndihmojë MD-në në zgjidhjen e këtij problemi, pasi që Kosova së

shpejti do të ketë nevojë të plotësojë kërkesat e MSA-së. Kështu, në kuadër të veprimit të

vlerësimit (Aktivitetet C.2 dhe C.3, Raporti Fillestar), Projekti kreu një studim krahasues të

gjendjes së kësaj çështjeje në vendet tjera të rajonit, për të gjetur praktikat më të mira dhe

zgjidhjet praktike (ose përmes ndryshimit të legjislacionit ekzistues ose hartimit të një ligji të

posaçëm). Ky studim qe pjesë përbërëse e Raportit të Vlerësimit të Ndikimit dhe Raportit të

Ky projekt implementohet nga Konsorciumi i

udhwhequr nga GIZ International Services

Page 27 of 31

Page 28: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Vlerësimit Ligjor të BE-së, bashkëngjitur me raportin e Tretë të Progresit, të dorëzuar në gusht

të vitit 2015, si dhe miratuar nga KDP-ja më 15 shtator 2015.

Si pjesë e Aktivitetit 1.9 TeR – si dhe pa marrë parasysh që Aktiviteti 1.9 TeR (Aktiviteti C.9,

Raporti Fillestar) ishte «shkrirë» brenda implementimit të Aktivitetit 2.9 TeR (Aktiviteti B.9,

Raporti Fillestar) – projekti si aktivitet plotësues ka prodhuar Raportin për Qasjen e të Huajve në

Pronë të Paluajtshme. Pas një shqyrtimi të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane (Pjesa

1), raporti thekson dispozitat relevante bilaterale në Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit BE-

Kosovë (Pjesa 2). Pjesa 3 e raportit përshkruan legjislacionin vendor në fuqi në lidhje me të

drejtat e të huajve në lidhje me pronën e paluajtshme. Përfundimisht, pjesa 4 rekomandon një

qasje të «dyfishtë» për zgjidhjen e çështjes: (A) futja e një neni ad-hoc në Projekt-Kodin Civil, si

dhe (B) Projektligji për Kushtet e Përvetësimit të Pronës së Paluajtshme nga Personat e Huaj

Fizikë dhe Juridikë.

Raporti dhe Projektligji për Qasjen e të Huajve në Pronë të Paluajtshme i është

bashkëngjitur këtij Raporti Progresi si Shtojca 2.

Aktiviteti 2.10 TeR: Organizimi i një vizite studimore në një zyrë ligjore të MD-së në një shtet të Bashkimit Evropian apo shteti fqinj.

Gjatë periudhës së implementimit, Projekti zbatoi Aktivitetin 2.10 TeR (Aktiviteti B.10, Raporti

Fillestar). Vizita studimore u bë në Gjermani, nga 17 deri më 21 prill 2016. Qëllimi kryesor i

vizitës ishte ekspozimi i ekspertëve vendorë ligjor dhe të politikave që shërbejnë në MD dhe

Komisionin e Kodit Civil ndaj praktikave të mira evropiane në fushën e hartimit të ligjeve për të

drejtën private. Pjesëmarrësit janë shkruar si më poshtë:

# Emri Pozita

1 Bedri Bahtiri Nën-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kodit Civil2 Mentor Borovci Drejtor i Departamentit Ligjor

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 28 of 31

Page 29: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

3 Anita Çavdarbasha Zyrtare e Lartë Ligjore4 Floriana Rugova Zyrtare e Lartë për Koordinim të Politikave5 Isuf Jahmurtaj Këshilltar i Lartë Ligjor6 Lazim Salihu Ekspert ligjor dhe Anëtar i Komisionit të Kodit Civil

Delegacioni u përcoll në vizitën e tyre nga EK 3 për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore,

Menaxheri i Zyrës së CCPR-së si dhe përkthyesi nga Kosova. Dr. Dorothee Walther, juriste në

Gjermani, udhëzoi vizitën studimore me shërbimet e saj si organizatore, mundësuese logjistike

dhe asistente me njohurinë përkatëse ligjore dhe qasjen në institucionet ligjore të Berlinit. Ajo

organizoi agjendën e vizitës studimore dhe siguroi zbatimin e saj të mirë.

Vizita studimore filloi me një vizitë, më 18 prill, në Ministrinë Federale të Drejtësisë dhe

Mbrojtjes së Konsumatorëve (BMJV), ku delegacioni pati rastin të takohet me Shefin e Divizionit

për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Z. Albrecht, i cili prezantoi BMJV-në, Dr. Vera Weißflog,

që adresoi procesin e hartimit të ligjeve në nivel federal, Drejtorin e Departamentit për Çështje

të së Drejtës së Fëmiut, Dr. Daniela Goerderler, e cila u fokusua tek reformat e përgjegjësive

prindore të nënave të pamartuara dhe të drejtave të baballarëve biologjikë, Thomas Meyer,

Drejtor i Departamentit për të Drejtën Familjare dhe Trashëgimore, i cili foli për detyrimet e

mbajtjes dhe sistemin e trashëgimisë në Gjermani, Znj. Barbara Jansen, Drejtore e

Departamentit për të Drejtën Detyrimore dhe të Anti-Diskriminimit, që bëri një prezantim në

lidhje me ligjin gjerman për detyrime, Z. Wolfram Marx, Drejtor i Departamentit për të Drejtën

pronësore dhe Kadastrale, i cili prezantoi të drejtën pronësore gjermane, të rregulluar me Kodin

Civil Gjerman, si dhe një ligj të posaçëm për ndërtesat në bashkëpronësi, si dhe Znj. Elke

Schade, Drejtore e Departamentit për Shqyrtim të Dispozitave Ligjore dhe Këshillim për çështjet

gjuhësore, e cila shpjegoi rolin e departamentit të saj në shqyrtimin e legjislacionit të shkruar

brenda ministrisë sipas standardeve të përcaktuara me «Doracakun e Kritereve Formale për

Hartimin e Legjislacionit», të botuar nga BMJV.

Më 19 prill, delegacioni vizitoi Parlamentin Federal Gjerman (“Bundestag”), ku u mirëprit nga Dr.

Patrick Wegner, Zyrtar i lartë i Administratës së Bundestag-ut, ku u shpjegua funksionimi i

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 29 of 31

Page 30: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

Parlamentit Federal Gjerman dhe Komisionit për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të

Konsumatorëve.

Më 20 prill (paradite), delegacioni vizitoi Fakultetin Juridik të Universitetit Humboldt, ku Prof. Dr.

Johanna Schmidt-Raentsch (ish Shefe e Divizionit për të Drejtën Detyrimore dhe Pronësore në

Ministrinë Federale të Drejtësisë; që nga viti 2002, Gjyqtare në Gjykatën Federale të Drejtësisë

dhe ligjëruese në Universitetin Humboldt) si dhe Prof. Dr. Reinhard Singer (profesor i të drejtës

civile, të punës, familjes, Sociologjisë së të Drejtës, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për të Drejtën e

Profesioneve Juridike) ligjëruan për të drejtën detyrimore gjermane, respektivisht atë të familjes.

Në të njëjtën ditë (pasdite), delegacioni u prit nga Ambasada e Republikës së Kosovës, ku u

pritën nga Ambasadori i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij Skender Xhakaliu.

Më 21 prill (paradite), delegacioni u takua me Dr. Stefanie Lejeune, avokate profesionale dhe

bashkëpunëtore e «Institutit Gjerman për Legjislacion dhe Kushtetutë», që është i asociuar me

Universitetin Humboldt në Berlin. Dr. Lejeune shpjegoi kontributin e Institutit në procesin e

ligjbërjes në Gjermani, si dhe përshkroi qasjen e re gjermane në kontrollimin e ndikimit të

lobuesve në procesin e ligjvënies. Në seancën e pasdites të të njëjtës ditë, delegacioni vizitoi

Gjykatën e Lartë të Berlinit (“Kammergericht”), ku u mbajt një takim me Prof. Dr. R Rüdiger

Ernst, Gjyqtar Kryesues i Dhomës së Gjykatës së Apelit – Divizioni i Familjes, si dhe Znj.

Martina Balschun, Gjyqtare në të njëjtën Dhomë. Ky takim i dha anëtarëve të delegacionit një

mundësi për t'u njohur më mirë me sistemin gjyqësor të të drejtës familjare në Gjermani.

Raporti për Vizitën Studimore në Gjermani i bashkëngjitet këtij Raporti Progresi si Shtojca 3.

4. Të ndryshme

Gjatë periudhës së implementimit, ekipi i projektit u takua me ekspertët e angazhuar nga ZBE-ja

për të kryer një vlerësim të Projektit (më tutje në tekst: Vlerësuesit). Një takim preliminar me

Vlerësuesit u mbajt nga ekipi i EK-ve më 12, e si vazhdim edhe më 15 prill 2016. Ekipi i KE-ve

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 30 of 31

Page 31: P - Ministria e Drejtesisemd.rks-gov.net/desk/inc/media/3FAD25B2-244A-4C4A-9EDF-71… · Web viewPër këtë arsye, praktikat më të mira evropiane fitojnë rëndësi primare. Megjithatë,

Projekt i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga ZBE-ja në Kosovë dhe implementuar nga Konsorciumi i udhëhequr nga GIZ International

Services

gjithashtu mori pjesë në Punëtorinë e Konfirmimit të Vlerësimit më 27 prill, ku UE bëri një

prezantim të Projektit. Drafti i parë i Vlerësimit u pranua më 12 maj, ndërsa komentet ndaj tij u

dorëzuan më 24 maj 2016.

Pasi që ekipi i projektit ka vërejtur jo vetëm cilësinë e dobët të përkthimit ekzistues nga

anglishtja në shqip të ligjeve që janë përdorur si bazë për kodifikimin e Kodit Civil, por edhe

mungesën e përputhjes brenda teksteve të njëjta në shqip, është marrë vendim që të

rekrutohen ekspertë me njohuri edhe gjuhësore edhe juridike për të siguruar cilësi të mirë të

produktit, duke përmirësuar konsistencën gjuhësore dhe terminologjinë e projekt-Kodit Civil. Kjo

është për shkak të faktit që një përkthyes që nuk është i trajnuar për gjuhën juridike nuk mjafton

për qëllimin e përkthimit të ligjit apo ndonjë akti tjetër ligjor, detyrë kjo që kërkon aftësi të

posaçme dhe nënkupton njohuri të thella të parimeve juridike. Kërkesa për miratimin e pesë

EJK-ve është dorëzuar më 23 maj 2016, si dhe është miratuar nga ZBE-ja me UA Nr. 23 të 30

majit 2016. Këta ekspertë shtesë do të kontribuojnë në implementimin e Aktivitetit B.9 duke

lekturuar dhe redaktuar katër librat e Kodit Civil për të siguruar konsistencën në gjuhë e

terminologji.

5. Lista e Shtojcave

Shtojca 1 – Projekt-Kodi Civil

Shtojca 2 – Raporti dhe Projektligji për Qasjen e të Huajve në pronë të Paluajtshme

Shtojca 3 – Raporti për Vizitën Studimore në Gjermani

FUNDI I RAPORTIT

Ky projekt implementohet

nga Konsorciumi i udhwhequr nga GIZ

International Services

Page 31 of 31