organizata down syndrome kosova raport vjetor 2010 · veçanta arsimore 2010-2015, dhe më, 11 maj...

36
www.downsyndromekosova.org DSK© ORGANIZATA DOWN SYNDROME KOSOVA Raport Vjetor 2010 Maj 2010 Adresa: Kroi i Bardh, Nr. 72, Dardania Prishtinë Tel: 038 545715, Email: [email protected]

Upload: lekien

Post on 28-Dec-2018

217 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

www.downsyndromekosova.org DSK©

ORGANIZATA DOWN SYNDROME KOSOVA

Raport Vjetor 2010

Maj 2010

Adresa: Kroi i Bardh, Nr. 72, Dardania Prishtinë

Tel: 038 545715, Email: [email protected]

2

Përmbajtja

Parathënie e Përgjithshme ............................................................................................................................ 3

Hyrje .......................................................................................................................................................... 6

Deklarata e Komunitetit ........................................................................................................................ 7

Profili i Organizatës ....................................................................................................................................... 8

Të arriturat kryesore ................................................................................................................................. 9

Pasqyrat Financiare ............................................................................................................................. 21

www.downsyndromekosova.org DSK©

Parathënie e përgjithshme

Angazhimi i përditshëm në ndihmë të personave me sindromën Down dhe familjareve

të tyre, gjatë këtyre katër viteve ka siguruar njohuri të thella për regjistrimin e nevojave

individuale të personave dhe komunitetit në përgjithësi dhe ka mundësuar ngritjen e

kapaciteteve të personelit të DSK-ës, drejt adresimit të nevojave, mbrojtës dhe

promovimit të drejtave të personave me sindromën Down në shoqërinë Kosovare.

Komunikimi i përditshëm me anëtarët e komunitetit, informimi i drejtë për shërbimet

ekzistuese, regjistrimi i 41 fëmijëve në arsimin e rregullt, sigurimi i ekspertizës nga

vendeve e zhvilluara duke organizuar një numër rekord trajnimesh dhe takime

informuese për anëtarë të komunitetit, mësimdhënës, punëtor shëndetësor, si dhe

organizimi i pesë punëtorive, dhe organizimi i konferencës regjionale ‚Edukimi i

Hershëm të Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore‛- si e para e këtij lloj në Kosovë.

Të gjitha këto të arritura, vetëm gjatë vitit që e lëmë pas, besoj se ka pozicionuar

organizatën e prindërve Down Syndrome Kosova në fole të burimeve të informimit dhe

adresë të respektuar për anëtarët e komunitetit , profesionist të fushave relevante dhe

institucione publike.

Sigurisht, ofrimi i ndihmës së drejtpërdrejtë për fëmijët dhe prindërve e tyre përmes dy

programeve bazike Intervenimi dhe Edukimi i Hershem (IEH), i cili zbatohet në pesë

qytete të vendit; Prishtinë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj dhe Programi X21

(Kafenjea X21), si dhe implementimi i komponentëve të këtyre programeve: regjistrimi i

fëmijëve në shkolla të rregullta, ndihma në sigurimin e asistencës materiale për familjet,

ndihma në dërgimin e fëmijëve jashtë vendit për intervenime kirurgjike, nxjerrja e

personave nga izolimi shtëpiak , trajnimet e zhvilluara për jetë të pavarur dhe vizitat në

klinikat shëndetësore dhe në familje janë veprime të përditshme dhe të arritura të

konsiderueshme që personeli i DSK-së me përkushtim dhe përgjegjësi të plot i realizojë

gjate vitit 2010.

Të arritura domethënëse dhe që raportohen si progres i vazhdueshëm janë edhe

iniciativat avokuese të ndërmarrë në nivel nacional, si ajo për formimin strategjisë

shtetërore për organizimin e arsimit gjithëpërfshirës 2010-2015 dhe planin individual

të edukimit bashkë me udhëzuesin për përdorim1 (me përkrahjen e Agjencisë së Shteteve

1 MASH-ti, në bashkëpunim me partnerët e saj, Mbështetja Institucionale të Universitetit Jyväskylä për

MASHT-in, UNICEF-in, organizatën Down Syndrome Kosova dhe organizatat e personave me aftësi të

kufizuara finalizojnë hartimin e planit Strategjikë për Arsimin Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të

Veçanta Arsimore 2010-2015, dhe më, 11 maj 2009, gjatë organizimit të konferencës ‘’Java e arsimit për

Fëmijët me Nevoja të Veçanta’’ bëjnë promovimin e tije.

4

të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit për Komunitete të

Qëndrueshme (ISC) përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë (K-CSSP).

Iniciativa avokuese për programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershem të fëmijët

me nevoja të veçanta-projekt dy vjeçar i Financuar nga Bashkimin Evropian dhe i

Menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë me bashkë

financim nga Qeveria e Kosovës.

Implementimi i projektit “Mbështetja e Komunitetit me sindromën Down”-

mbështetur nga Open Society Institut - Mental Health Initiative (OSI,MHI), si dhe

Iniciativa Avokuese “Transparenca mbi Shërbimet Shëndetësore-Fondi për Trajtim

Jashtë institucioneve shëndetësore publike (me përkrahjen e Agjencisë së Shteteve të

Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit për Komunitete të Qëndrueshme

(ISC) përmes Programit për Fuqizimin e Shoqërisë Civile në Kosovë (K-CSSP). Ka listuar DSK

në partner serioz për bashkëpunim me Qeverin e Kosovës, misione ndërkombëtare dhe

organizata donatorësh.

E gjithë kjo pune e shkëlqyer dhe e organizuar me përgjegjësi gjatë vitit 2010, është

meritë e personelit të DSK-ës, vullnetarëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët i falënderoj

përzemërsisht.

Falënderime të posaçme për partneritete e krijuara, mbështetjen dhe bashkëpunimin e

madh ja dedikoj Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht Zyrës së

Kryeministrit dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe Mundësi të Barabarta-ZKM/ZQM,

Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe

Sportit, Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Agjencisë së Shteteve

të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Institutit për Komunitete të

Qëndrueshme (ISC), si dhe Open Society Institut - Mental Health Initiative

(OSI,MHI) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur-KFOS, Save the Children

Kosovo, AUK Charity Club, Komunës së Prishtinës, Komunës së Mitrovicës.

Gjithashtu, falënderime të posaçëm për ndihmë në bashkë implementimin e aktiviteteve

ju dedikohen kompanive private dhe korporatave si; ProCredit Bankës në Kosovë,

Kompanisë Bonita , IQ Consulting , SameMedia production , Butterfly, Krenare

Rugova L.L, Siguria, AMM ProReklama, Evolution Dance, Light House, Shtëpia e modës

“AS”, Magic Park, Teatri Dodona, Reks Baloons, Bamboo Bar, Znj.Hyrjet Xhabiri,

Pastiçeria Fellini, Jetmir Idrizi-fotograf, Kompania e dekorimeve-Finesa; si dhe në mënyrë

të posaçme Florent Boshnjakun për kompozimin e këngës Unë Jam Si Ti, Eliza

Hoxha dhe Etno Engjujt për interpretimin e këngës.

www.downsyndromekosova.org DSK©

Me gjithë këto të arritura të raportuara, komuniteti me sindromën Down, si pjesë e

shoqërisë së margjinalizuar dhe në rrezik, vazhdon të diskriminohet ende nga

stereotipat dhe botëkuptimet që mbizotërojnë në shoqërinë tone dhe ende nuk

respektohen të drejtat më themelore të tyre siç janë e drejta për informim, arsimim

cilësor , shërbime shëndetësore adekuate, asistencë personale dhe nuk i gëzojnë lirit dhe

të drejtën e tyre për jete të pavarur.

Drejt përmirësimit të vazhdueshëm të statutit të personave të prekur me sindromën

Down, Organizata Down Syndrome Kosova do të ndërmerr veprime shtesë, të

planifikuara dhe të koordinuara me partnerët strategjikë dhe bashkëpunëtorët e saj për

të përmbushur misionin në mbrojtjen e dinjitetit të personave me sindromin Down dhe

familjarëve të tyre- si pjesë e barabartë e shoqërisë dhe për të kontribuar në shoqërinë

Kosovare në arritjen e synimeve drejt integrimeve evropiane dhe përmbushjes së

detyrimeve të Konventës mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK-e

miratuar më 26 dhjetor 2006 dhe e fuqizuar më 3 maj 2008, ndërsa më 23 mars 2009 , e

nënshkruar nga 139 Shtete Anëtare dhe është ratifikuar nga 50 Anëtarë).

Driton Bajraktari

Drejtor ekzekutive

6

I. Hyrje

Përderisa, në shume vende me zhvillim të kënaqshëm social, terminologjiapër personat me

sindromin Down është definuar sipas emrit të mjekut anglez Dr. Longdon Down2 . Në vendet e

ish bllokut komunist ende përdoren etiketime ofenduese dhe aspak njerëzore për këtë

komunitet. Në vendin tone, gjithashtu edhe në hapësirat e Ballkanit perëndimor gjate

dhjetëvjeçarit të fundit ka filluara të përdoret terminologjia e pranuar nga komuniteti si

fëmijë/person i prekur me sindromën Down, dhe kjo kryesisht përdoret nga profesionist të

fushave shoqërore, sociale, mjekësore dhe njohës të drejtave të njeriut.

Në literaturën aktuale shkollore , në dokumentet zyrtare, korniza ligjore, komunitetin e prekur

me sindromin Down e gjejmë me etiketime si: persona me paaftësi mendore, me dëmtim

mendore, mongoloid, me dëmtime intelektuale, me demtime mendore apo mentale, persona

me paaftësi, ndërsa së fundi peronat me sindromën Down kategorizohen në kategoritë e

personave me aftësi të kufizuar, në grupin e fëmijëve me zhvillim të vonuar dhe në grupin e

fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Deri me 4 mars 2007, komuniteti i prekur me sindromin Down në Kosove, nuk ka pasur një

subjekt të përfaqësimit dhe avokimit për mbrojtjen e te drejtave të tyre, për mundësi të

barabarta në integrimin e tyre brendapërbrenda shoqërisë.

DSK me shume kënaqësi do të ndaj me gjithë të interesuarit e sidomos me audiencën e saj

(Komunitetin me SD dhe institucionet relevante vendore), praktikat që zbatohen përmes

programeve, aktiviteteve , pjesëmarrjes në grupe punuese dhe iniciativa të ndërruara me qëllim

avokimi për çështje të rëndësishme që preokupojnë komunitetin.

Këto praktika që ndahen me ju përmes këtij raporti vjetor, gjithsesi synojnë që të kontribuojnë

në rritjen e nivelit të informimit të anëtarëve të komunitetit, të ndërgjegjësimit të zyrtarëve,

shërbyeseve publik dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile ku besojmë qe do te nxiten në

përmirësimin e nevojave të mëdha të personave me SD dhe do te kontribuojnë në respektimin e

të drejtave dhe diversitetit të tyre. Prandaj, si organizatë e profilizuar për komunitetin me

sindromin Down ofrojmë metodologji të avancuara dhe alternativa të guximshme që synojnë

promovimin e të drejtave te njeriut, sigurimin e shërbimeve bazike në përmirësimin e jetës se

personave me SD, identifikimin e nevojave të komunitetit, ku me përpjekje të mëdha dhe

përgjegjësi angazhohemi që ti adresojmë me kohe dhe në vendin e duhur.

Gjithashtu, praktikat tona besojmë qe do te kontribuojnë në ofrimin e mundësisë për personat

me sindromin Down dhe familjaret e tyre që të informohen dhe mësojnë të drejtat e tyre për të

jetuar në mënyre të pavarur dhe plotësim të nevojave elementare. Duke synuar gjithnjë që të

2 Dr. Longdon Down, 1866, Mjeku Down gjatë punës së tije ka vrejtur se rreth 10% të fëmijëve me ngecje në zhvillim

kanë përngjarë në mese vete si të ishin motra dhe vëllezër. Në mesin e të cilëve është përfshirë edhe fëmija i tije që

kishte këtë sindrom.

www.downsyndromekosova.org DSK©

ndikohet në të gjitha adresat e mundshme për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për të

mundësuar forcimin e vetëbesimit të personat me sindromin Down, prindërve e tyre dhe

anëtarët tjerë të familjes do të inkurajohen në vazhdimësi që të jenë pjesë e këtyre ndryshimeve.

Inkurajimi i prindërve/familjarëve që të shtojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar personat me

sindromin Down, që të zgjedhin formën, vendin dhe nivelin e integrimit, është një ndër

standardet tona, kjo ka për qëllim, që të siguron mundësin për jetesë të pavarur dhe të

respektuar të personave me sindromin Down-ku ne si organizatë e komunitetit do te synojmë

gjithmonë.

II. Deklarate e komunitetit

Qysh në ditët e para të lindjes së foshnjës së prekur me sindromin Down, prindërit ballafaqohen

me momente stresi dhe gjendje konfuze. Këto momente prodhojnë pyetje që kane të bëjnë me

nevojën elementare të prindërve, familjarëve për informim dhe si të informohen për metodat

dhe praktikat me të përshtatshme sa i përket rritjes, zhvillimit, përkujdesjes, edukimit dhe

integrimit në shoqëri të personave të tyre. Mungesa e informatave, mungesa e shërbimeve në

fazën e hershme të femërisë, niveli i ultë i vetëdijes shoqërore për personat me sindromin

Down, te prindërit, familjaret sjellin situata të pa shpresë për të ardhmen e fëmijëve të tyre duke

sjellë momente izolimi për anëtarët e komunitetit.

Numri i të prekurve me sindromin Down në Kosove, të evidentuar në dhjetor të vitit të kaluar

arrin 642 persona dhe me një incidenc /rastësi të lindshmërisë prej 18-24 foshnje në vit. Ky

komunitet në vetë vete paraqet çështje specifike dhe shume të ndjeshme. Kjo specifik ka të bëjë

me gjendjen e tyre gjenetike, e cila shkaktohet nga materiali shtesë gjenetik që ndodhet në

kromozomin 21, ku si pasoj, personat me sindromin Down përbejnë grupin me të rrezikuar në

raport me nivelin e diskriminimit dhe paragjykimeve aktuale në shoqërinë kosovare, dhe at për

produktivitetin dhe vlerat e tyre ne shoqëri.

Vështirësitë që hasin prindërit/familjarët dhe kujdestarët gjatë përkujdesjes për fëmijët/personat

e tyre, kryesisht ka të bëjë me stigmatizimin, paragjykimet e opinionit, me mungesë të edukimit

të rrethit, nivelit të ultë të ndërgjegjësimit të autoriteteve të institucioneve qeveritare dhe

mungesë të programeve publike në përgjithësi, ku si pasoj e shkallëzon këtë komunitetin në

komunitet jo të shërbyer mirë nga institucionet vendore dhe shoqëria në përgjithësi duke mos

iu respektuar të drejtat më themelore te njeriut.

8

III. Profili i Organizatës

Vlerat e Organizatës

Shprehin besimin e komunitetit mbi potencialin e madhe dhe dëshirën e personave me sindromin

Down për përfshirje dhe integrimin e tyre të plotë dhe të sigurt në shoqëri.

DSK, është kundër etiketimeve dhe termave që përdoren në opinion për personat me sindromin

Down. Gjithmonë veproni për personat me sindromin Down duke i thirrur në emrin e tij apo

asaj, ose kur te përshkruani personin, fëmijën, apo te riun, referohuni si: i prekur me sindromin

Down apo me termin shkencor Trisomi 21.

Vizioni

Për mundësi te barabartë në shoqëri, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut, diverzitetin

njerëzor për çdo person me sindromin Down, për të kontribuar drejt përmirësimit të standardit

të jetesës dhe zhvillimit në përgjithësi të personave të prekur me sindromën Down.

Objektivat Strategjike

I. Ngritjen e nivelit të vetëdijes së prindërve, familjarëve, institucioneve dhe shoqërisë në

përgjithësi për personat e prekur me sindromin Down.

II. Krijimin e partneriteteve të qëndrueshëm dhe afatgjatë me Institucionet qendrore dhe lokale

të vendit dhe OJQ_ve të Personave me Aftësi të Kufizuara vendore dhe ndërkombëtare.

III. Sigurimin e përkrahjes gjithëpërfshirëse te personave të prekur me sindromin Down;

Ofrimin e Shërbimeve shëndetësore profesionale, përfshirjen në sistemin edukativo arsimor të

hershëm, shkollimin fillor dhe të mesëm dhe ofrimin e mundësisë për punësim integrues.

IV. Sigurimin e mbështetjes profesionale dhe financiare te Qendrave Burimore, programeve

dhe punëtorive për personat e prekur me sindromin Down, nga Institucionet Qendrore dhe

lokale të vendit, biznesit privat dhe donatorëve te sigurt.

Programet

Intervenimi dhe Edukimi i Hershem (IEH), për fëmijët me sindromin Down, prindërit,

kujdestaret dhe profesionistëve.

Edukimi i prindërve ; Përmes mobilizimit, vizitave në familje, trajnimeve dhe

ligjëratave në fushat specifike.

Programi X21-Program trajnimi për jetesë te pavarur, aftësim profesional për punësim

dhe riaftësim për të rinj dhe të rritur..

www.downsyndromekosova.org DSK©

Qëllimi i Programeve:

a) Të zhvillojë iniciativa avokuese për të ndikuar në autoritetet vendimmarrëse te vendit qe

ne partneritet me organizatën DSK te bëhen kontribuuesit më të rëndësishëm, të

besueshëm në mbrojtjen e të drejtave të personave të prekur me sindromin Down. Duke

zhvilluar aktivitete vetëdijesimi, ngritjen e nivelit të përkrahjes institucional dhe

krijimin e lehtësirave për integrim te plotë në shoqëri.

b) Të arrije një qëndrueshmëri afatgjate si organizatë e shoqërisë civile në nivel vendi duke

shtrirë shërbimet e saja për komunitetin me sindromin Down.

Bashkëpunimi dhe partneriteti

Ne kuadër te bashkëpunimit dhe partneriteti me donatorë institucionalë jo-qeveritarë dhe

qeveritar, DSK gjate kësaj periudhe tre vjeçare ka siguruar donacione dhe partneritet me

Qeverinë e Kosovës, Bashkimin Evropian, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në

Kosovë, Agjensionin për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-ve (USAID), UNDP, Banka Botërore,

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), , Instituti për Komunitete të Qëndrueshme

(ISC), Iniciativa për Shëndet Mendor e Shoqërisë së Hapur (OSI-MHI SOROS).

Anëtare e rrjeteve dhe organizatave ndërkombëtare:

European Down Syndrome Association-EDSA, http://www.edsa.eu/

Down Syndrome International-DSI, http://www.ds-int.org/

European Coalition for Community living-ECCL , http://www.community-living.info/

Balkan Regional Early Support Network-BRESN- themeluese, http://bresn.net/

IV. Të arriturat , rezultate gjate vitit 2010

1. Regjistrimi i 22 nxënësve në shkollat fillore dhe 19 fëmijëve në institucione

parafillore.

2. Rritje e nivelit të vetëdijes të anëtarët e komunitetit për të drejtat dhe potencialin

të personat me sindromin Down.

3. Ndërgjegjësimi në rritje të autoriteteve vendimmarrëse në raport me

fëmijët/personat me sindromin Down dhe familjaret e tyre.

4. Ngritje e nivelit të informimit të publiku të gjerë për sindromin Down në

përgjithësi.

5. Vërehet përmirësim i vogël sa i përket komunikimit dhe trajtimit te fëmijëve dhe

prindërve nga personeli i shërbimeve shëndetësore në dhe gjate vizitave sidomos

në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

6. Ndikim përmes rekomandimeve në raportin e vlerësimit dhe progresit te

Komisionit Evropian për gjendjen e komuniteteve të cenueshme ne Kosove.

10

7. Ndikim direk në implementimin e UA nga Ligji 3/L022, për ndihmën materiale të

familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar.

8. Ndikim i drejtpërdrejt në krijimin e grupit punues për hartimin e strategjisë për

organizimin e arsimit gjithëpërfshirës të fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

2010-2015 dhe planin Individual të edukimit.

9. Publikimi i raportit-Identifikimi i Nevojave të Komunitetit me Sindromin Down-

Gjetjet në Terren.

Ndikimi direkt, rezultatet:

Implementimi i Programit të Intervenimit dhe

Edukimit të Hershem:

Gjithsej 230 fëmijë së bashku me

prindër dhe kujdestar kane përfituar

nga shërbime në pese (5) Qendrat

Burimore (Prishtinë, Gjakovë,

Prizren, Ferizaj dhe Mitrovicë)

,përmes seancave individuale,

shërbimit të fizioterapisë,

aktiviteteve për përgatitje për shkollë, nga vizitat në familje,

ndërmjetësim në regjistrimin në shkolla të rregullta dhe institucione

parashkollore si dhe pjesëmarrje në punëtoritë dhe trajnimet e

organizuara gjatë vitit 2010.

Rregullisht, mbi 64 fëmijë me sindromin Down, të

tre grup moshave të ndryshme 2-4,5 vjet, 5 deri 10

dhe 10 deri 14,15 vjeç kane përfituar shërbimet e

ofruara në Prishtinë, Gjakovë, në Prizren ,

Mitrovicë dhe Ferizaj.

DSK, gjatë fund vitit 2010, ka matur një

përmirësim në rritje në shërbimet shëndetësore bazike dhe në shërbimet mjekësore

sekondare. Sidomos në disa qendra te mjekësisë familjare, si në; Prishtine, Ferizaj,

Prizren, Mitrovice dhe Gjakove. DSK, në Ferizaj gjate 2010 ka nënshkruar marrëveshje

bashkëpunimi për sigurimin e shërbimeve të fizioterapisë dhe logopedisë me Qendrat

Kryesore familjare.

www.downsyndromekosova.org DSK©

DSK, vlerëson se shërbimet shëndetësore terciare, sidomos, trajtimet shëndetësore, rehabilitimi,

habilitimi dhe operacionet për organet jetësore të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ka mungesë

të shërbimeve/ndërhyrjeve kirurgjike që qojnë në fatalitet. Në ketë fushe DSK, është duke

implementura një projekt një vjeçar mbështetur nga USAID-ISC, qe ka të beje me Transparencën

për programin për shërim jashtë vendit pran Ministrisë së Shëndetësisë, me qellim që përsonat

me aftësi të kufizuar të përfitojë nga fondi i këtij programi (Programi për Trajtimin Jashtë

Institucioneve Shëndetësore Publike)-PJISHP. Rezultate të menjëhershme nga ky projekt janë:

a) Hyrja në fuqi e Udhëzimit Administrative nr. 3/ 2010-PTMJISHP- Programi i Trajtimit

Mjekësor Jashtë Institucioneve të Shërbimeve Publike, që u mundëson qytetarëve të

Kosovës të marrin shërbime shëndetësore në institucionet private brenda vendit.

b) Publikimi i dy numrave të buletinit informues, me qëllim

rritjen e nivelit të informimit dhe transparencës të këtij

programi për personat me aftësi të kufizuara.

c) Organizimi i një sërë takimesh me zyrtarë të Ministrisë së

Shëndetësisë, anëtar të komisioneve parlamentare ,

zyrtarët të avokatit të popullit dhe përfaqësues të

shoqatave të pediatërve dhe kardiologëve të Kosovës.

Organizimi i shkollës verore për fëmijët e këqyr ne

shkollat te rregullta.

Më 16 qershor, pas pushimeve verore është organizuar

aktiviteti ‚shkolla verore‛ për fëmijët me sindromin Down

si aktivitet i treti me radhë që nga viti 2008.

Ky aktivitet i dedikohet fëmijëve të cilët vijojnë arsimimin

në shkollat speciale dhe në shkollimin e rregullt në

Prishtinë. Shkolla verore ka zgjatur pesë (5) javë dhe ka

pasur për qëllim rritjen e nivelit zhvillimor, përmirësimin e

aftësive psiko sociale dhe arsimore të fëmijët me

sindromën Down drejt përmirësimit të mësimënxëniës në

vitin e ardhshëm shkollor.

Për më shumë:

http://lajme.shqiperia.

com/lajme/artikull/ide

n/429952/titulli/Sheno

het-Dita-boterore-e-

personave-me-

Sindromen-Down

http://www.kohaditore

.com/index.php?cid=1,

7,15345

http://www.magazinef

oryou.com/4u/readme.

php?nr=56305 http://www.kohavision.

net/web/index.php?koha

=lexo&category=4&id=

649

http://www.magazinefor

you.com/4u/readme.php

?nr=56305

http://www.ds-

int.org/news/1480

12

Gjithashtu, përmes aktiviteteve verore me

qëllim rehabilitimin e funksioneve psiko

motorike të fëmijëve, në Gjakovë është

organizuar me sukses aktiviteti i notit, ku 20

fëmijë, për 10 ditë kanë përfituar ushtrime

rehabilituese përmes notit nga trajneri i

angazhuar dhe stafi i degës në Gjakovë i

koordinuar nga znj Gjylfidan Rraci.

Grupi Mbështetës i Prindërve, ka realizuar

23 sesione informative me prindërit dhe anëtarët të familjeve të fëmijëve me sindromin

Down dhe fëmijë të tjerë me aftësi të kufizuara. Dy seanca janë të organizuar në

Prishtinë dhe Mitrovicë dhe katër të tjera në komunën e Prizrenit.

Janë organizuar katër (4) media reportazhe. Mbulimi i aktivitetet që zhvillohen në

programin X21, si dhe gjatë organizimit të shënimit të ditës botërore për personat me

sindromën Down me 21 mars (tri kanale kombëtare kanë mbuluar aktivitetin duke

transmetuar intervista dhe programin e shënimit te ditës botërore, duke përfshirë edhe 6

gazeta, si dhe disa media elektronike dhe mediume sociale) dhe një emision ne KTV

"Anima"

Organizimi i punëtorive për prindërit,

(Rreth 100 prindër / anëtarë të familjeve

dhe kujdestar të fëmijëve kanë marr

pjesë gjatë 03-07 qershorit, dhe janë

organizuar përmes katër punëtorive në 3

fokus grupe (prindërit, mësuesit dhe

personelin shëndetësor në komunën e

Gjakovës, Prizren, Mitrovicë dhe

Prishtinë. Punëtori janë mbajtur nga znj

Cecilie Mackinnon nga Down Syndrome Shoqata e Mbretërisë së Bashkuar.

Grupi Mbështetës i Prindërve-GPM dhe anëtarët e saj, gjate tërë vitit, kane zhvilluar

një numër të konsiderueshëm të takimeve në vendin e tyre- Kafenenë X21 (Programi

X21), vizita në klinika dhe familje kryesisht në viset rurale.

Këto aktivitete kanë pasur për qëllim inkurajimin e prindërve dhe anëtarët tjerë të

komunitetit për të përfituar nga shërbimet ekzistuese dhe të largohen nga rutina e

mërzitshëm e tyre dhe izolimi, si dhe për të ndarë shqetësimet, nevojat e përbashkëta

www.downsyndromekosova.org DSK©

dhe për të mundësuar shkëmbimin e informatave në lidhje me zhvillimin e fëmijëve

tyre në përgjithësi.

GMP-ja, me kërkesën e prindërve të fëmijëve të cilët janë të përfshirë ne dy Programe

(Programi i ndërhyrjes se e hershme dhe Programi X21), kane siguruar ekspertë në

fushën e gjenetik, edukimit, pediatër, të drejtat e

njeriut dhe gazetarët që të zhvillojnë takime me

fokus grupe të prindërve dhe familjarëve të

personave me sindromën Down.

Në programin X21, janë organizuar ;

a) dy ditëlindjen duke përfshirë anëtarët të

komunitetit dhe anëtar të organizatave si

Klubi Dëshira.

b) Një aktivitet për festimin e pashkëve dhe punëtori për përgatitjen e dhuratave, të

cilat janë shpërndarë në mbi 50 zyre të institucioneve vendore, misione

ndërkombëtare dhe organizata donatorësh.

c) Një vizitë në muze etnologji është organizuar me studentët te psikologjisë.

d) Dy vizita në teatrin kombëtar.

e) c) një dramë është shfaqur gjate shënimit te ditës botërore më 21 mars 2010.

f) d) një valle moderne dhe shfaqje baletit gjithashtu është organizuar.

Gjatë festivalit të fëmijëve- Play For All-Kids Festival 2010, kemi organizuar aktivitet

me qëllim prezantimin e misionit tonë në qendër të Kryeqytetit gjate katër ditë

rregullisht (17-20 prill).Mbi 4000 (mijë) qytetar kanë përcjellur përformancën e fëmijëve

dhe të rinjve me sindromin Down të udhëhequr nga studentët e Klubi për Bamirësi të

Universitetit Amerikan në Kosovë-AUK

14

Rezultatet me ndikim rajonal:

Down Syndrome Kosova (DSK), në kuadër te projektit 24 muaj (2010-2011)‚Avokim

për programin Intervenimi i Hershem te Fëmijët me Nevoja te Veçanta Arsimore‛ i cili

mbështetet nga Bashkimi Evropian, Qeveria e Kosovës-

ZKM/ZQM dhe menaxhohet nga Zyra e Komisionit Evropian

ne Kosove ka organizuar konferencën dy ditore rajonale me

teme; Intervenimi i Hershem të Fëmijët me Nevoja të Veçanta

Arsimore, në 28 dhe 29 Tetor 2010, në Hotel Grand, Prishtine.

Kjo Konferencë Rajonale, gjithashtu ka qene e planifikuar si

aktivitet në Planin e Veprimit Kombëtar të Personave me

Aftësi Te Kufizuar 2009-2011 dhe në Strategjinë për organizimin e Arsimit

Gjithëpërfshirës për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore 2010-2015, bazuar ne punën

dhe përpjekjet efektive të aktiviteteve avokuese te DSK-s.

Konferenca regjionale –Intervenimi i Hershem të Fëmijët me Nevoja të Veçanta

Arsimore, e pare e këtij lloji ne Rajonin

e Ballkanit perëndimorë është

mbështetur nga partner dhe donator të

respektuar si: Qeveria e Republikës se

Kosovës, Zyra e Kryeministrit Zyra për

Qeverisje te Mire; Ministria e Arsimit

Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT),

Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit

(MKRS), Komuna e Prishtinës, OSBE-

ja, Kompania AMM-ProReklama,

Grand Hotel, City Taxi, Charity Clube-

AUK, Radio Televisioni 21 (RTV 21),

Gazeta Express, Butterfly company

dhe City Creative.

Siç ishte planifikuar në programin e

konferencës, nën udhëheqjen e Znj Edis

Agani-kryesuese e programit, është ftuar

fillimisht Ministri i MASHT-it Zt Enver

Hoxhaj për të hapur zyrtarisht punimet e

konferencës. Duke përshëndetur

pjesëmarrësit e pranishëm dhe rëndësinë e konference, më tutje, Zt Hoxha, prezantoj

www.downsyndromekosova.org DSK©

politikat e MASHT-it mbi gjithperfshirjen ne sistemin e arsimit dhe u ndal mbi rendësin

e implementimit te Strategjisë mbi Organizimin e Arsimit Gjithperfshires për Fëmijët

me Nevoja te Veçanta Arsimore 2010-2015, duke nënvizuar se MASHT-ti do të jete

shume i përkushtuar për zbatimin e politikave të saja dhe se për çdo fëmijë pa marr

parasysh nevojat e tyre, edukimi dhe arsimimi është i garantuar për te gjithë.

Ndërkaq, Zt. Melvin Asin- Zëvendës i punëve operative ne Zyrën e Komisionit

Evropian (ZKE), prezantoj misionin dhe rolin e ZKE-es , ne mbështetjen e

gjithëmbarshme për vendin, duke u fokusuar ne rolin e instrumenteve te ndihmës te

bashkësisë evropiane, si Instrumenti për Demokraci dhe te Drejta te Njeriut (EIDHR) si

dhe Instrumenti Para Anëtarësimit (IPA). Me tutje Zt. Asin përmendi përkushtimin që

Bashkimi Evropian ka për shoqërinë civile dhe partneritetin e arritur me ata në

përmirësimin e gjendjes në shume fusha, duke e përmendur intervenimin e hershem

dhe edukimin si prioritete bazike për përfshirjen e komuniteteve qe kane vështirësi ne

integrimin e tyre në shoqëri. Zt. Asin, ne fund falënderoj gjithë te pranishmit duke

uruar qe qëllimi i konferencës për themelimin e rrjetit te Ballkanit për fëmijët me nevoja

të veçanta të përmbushej dhe që ZKE do të jete e

gatshme me programet e saj të mbështet këto

iniciativa rajonale.

Qëllimi I konferencës rajonale:

Krijimi i një grupi regjional të

profesionistëve për të promovuar

intervenimin e hershëm duke shkëmbyer

eksperienca dhe ekspertize me të gjithë grupet e

interesit në nivel regjional si dhe atë

ndërshtetërorë. Krijimi i partneriteteve si dhe arritja e

komunikimit ndërmjet institucioneve relevante

shtetërore për të lehtësuar programet e

intervenimit të hershëm, në përgjithësi

mundësimi i një kualiteti më të mirë të jetës për

zhvillimin e fëmijëve me nevoja te veçanta

arsimore.

Forcimi i konceptit të rëndësisë së intervenimit të hershëm për fëmijët me nevoja te

veçanta arsimore si një e drejtë themelore njerëzore, që është në përputhje me

standardet e Bashkimit Evropian si dhe konventës se te drejtave të personave me aftësi

të kufizuara.

16

Te pranënishëm në konference- paneli i sesioneve të paradites: Përfaqësues nga

Mbretëria e Bashkuar (Zt. Bob Black, Znj Cecile Mackinnon), si dhe Presidentja e European

Down Syndrome Association, znj Cora Halder,

përfaqësues te rajonit, si: Znj. Marta Sorgei (Serbia), Dr.

Bojana Grobacnik dhe Andreja Stular (Sllovenia), Zt. Ivan

Stanicof (Bullgaria), Ingrid Jones dhe Ermira Kurti

(Shqiperia). Më tej të pranishmit prezantuan rolin dhe

rendësin e bashkëpunimit në fushën e intervenimit të

hershem the nevojën për themelimin e rrjetit ballkanik të

mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, ku

secili prej tyre prezantuan situatën e mundësive të

edukimit dhe arsimit gjithperfshires për fëmijët me nevoja

të veçanta arsimore në vendet e tyre.

Zhvillimi i sesioneve gjatë dy ditëve të programit të konferencës:

-Përdorimi i komunikimit alternativ dhe augmentativ tek fëmijët me Syndrom Down

(Studim rasti), Znj. Luljeta Kabashi Rëndësia e të mësuarit të gjuhëve të veçanta dhe profilet e komunikimit te fëmijët me

sindromën e (Down) Daun-it dhe si këto dituri ndikojnë në planifikimin e Programeve të

Edukimit Individual. – Znj Sandy Alton (këshilltare e mësimdhënësve të fëmijëve me

nevoja të veçanta arsimor) Plani strategjik për organizimin e edukimit gjithëpërfshirës për fëmijët me nevoja të

veçanta në arsimin para-universitar në Kosovë për vitet 2010-2015 – Znj. Lulavere

Behluli- Udhëheqëse për edukim gjithëpërfshirës në MASHT. Organizimi dhe standardet e arsimit parashkollor në Kosovë – Znj. Laberi Luzha,

Zyrtare e zyrës për arsimin parashkollor-MASHT Ne punëtorin e pare, janë zhvilluar diskutimet për formimin e rrjetit te rajonit te

Ballkanit për mbështetjen e hershme te fëmijët me nevoja te veçanta arsimore, Moderuar

nga D. Bajraktari dhe Bob Black.

Punëtoria e dyte: Zhvillimi i komunikimit dhe gjuhës – Te mësuarit e leximit

për të folur. Ligjëruese Sandy Alton

Punëtoria e tret: Promovimi pavarësisë dhe sjelljet e përshtatura me moshën.

Ligjëruar nga Cecilie Mackinnon

Gjate konferencës është mundësuar shkëmbim i praktikave dhe informatave që kane të bëjnë

me përmirësimin e shërbimeve të ndërhyrjes dhe investimeve në fëmijërinë e hershem drejt

mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave te fëmijëve. Gjate punëtorisë së parë është arritur krijimi

i Rrjetit te Rajonit te Ballkanit për Mbështetjen e Hershem ( ne ang. Ballkan Regional Early

Support Network- BRESN)

www.downsyndromekosova.org DSK©

Anëtaret nënshkrues të rrjetit

BRESN:

Shqipëri - Ingrid Jones – Partnerë

për Fëmijët

Bullgaria - Ivan Stancioff – Karin

Dom Foundation, Varna

Kroacia - Aleksandar Karanfiloski –

Croatia Down Syndrom Association

Kosova - Driton Bajraktari – Down

Syndrome Kosova, http://www.ds-int.org/news/1480

Kosova - Mevlude Murtezi – CIPOF

Kosova - Mehreme Llumnica – Assistant Social Welfare,

HandiKOS

Kosova - Violeta Hyseni – Te bashkuar per Autism, Pristina

Kosova - Habit Hajredini – Office of the Prime

Minister/Office of Good government

Kosova - Ida Delhysa – Caritas Kosova, Prizren

Serbia - Márta Söregi – Teacher of Inclusive Educ., Zenta,

Vojvodina

Sllovenia - Andreja Stular – Sožitje NGO

Kosova/Itali - Monica Incertitelani – Reggio Terzo Mondo

(RTM) NGO

Organizimi i Asamblesë se Përgjithshme te

organizatës, Kuvendit të Anëtarëve me , 19 prill

2010, prezantimi i raportit vjetor dhe financiar.

Mbledhja e asamblesë se përgjithshme te organizatës DSK,

është mbajtur me 19 prill 2010, ne shkollën fillore

Naim Frashri ne Prishtine.

Punimet e asamblesë janë fokusuar ne zgjedhjet e

reja, formimin e organeve/instrumenteve te OJQ

DSK-formimi i rrjetit te koordinatorëve dhe degëve

te OJQ_ës DSK, raportimin mbi zhvillimin e

aktiviteteve mars 2008-mars 2009, mbi te arriturat,

pengesat dhe raportimet financiare.

Ne mbledhjen e përgjithshme është aprovuar edhe

skema e re e drejtimit dhe menaxhimit te OJQ DSK e

18

cila është në përputhje edhe me ligjin mbi OJQ_ët në Republikës se Kosovës, duke fuqizuar

postin e Drejtorit Ekzekutiv si përgjegjës kryesor ne raport me procesin e raportimeve dhe

përfaqësimin e organizatës.

Kuvendi i Anëtarëve ka aprovuar raportin vjetor narrative dhe financiar si dhe ka bërë

matjen e indikatoret/treguesit e planit strategjik i OJQ DSK për vitet 2008-2010.

Organizimi i Shënimit të ditës Botërore të personat me sindromin Down,21 ,mars

2010, 320 pjesëmarrës, prindër, autoritete lokale te institucioneve të arsimit

shëndetësisë dhe përfaqësues të medieve.

Qëllimi i shënimit të ditës botërore; Ndërgjegjësimi i institucioneve vendimmarrëse

dhe shoqërisë për personat e prekur me sindromin Down si dhe sensibilizimi i opinionit

duke stimuluar/inkurajuar të rinjtë me sindromin Down së bashku me moshataret e

tyre të përformojnë të audienca/publiku

aftësitë , talentin, me qëllim të shmangies

se izolimit si dhe përafrim në realizimin e

ëndrrave të tyre për mundësi të barabarta

dhe integrim brendapërbrenda shoqërisë.

Në shënimin e ditës botërore, ishin të

pranishëm 531 pjesëmarrës; si prindër te

fëmijëve me aftësi te kufizuar, profesionist

të fushave relevante, përfaqësues të

institucioneve qeveritare dhe publike,

media dhe përfaqësues të organizatave të personave me aftësi të kufizuara.

.

IV. Shërbimet nga Programi Intervenimit dhe Edukimit të Hershem-IEH.

Që nga shkurti i 2008, DSK, është duke të implementuar programin Intervenimi dhe

Edukimi i Hershem-IEH në Qendrën Burimore për Personat me Sindromin Down në

Prishtine.

Ky program është unik për rrethanat në Kosovë dhe ka për baze ‚Standardet të

zhvillimit të hershem të fëmijëve me sindromën Down3‛, shërbime qe rekomandohen

nga Konventa e KB dhe karta universale e te drejtave të njeriut për personat në nevojë

3 Down Syndrome Medical Interest Group-DSIMG

www.downsyndromekosova.org DSK©

apo me aftësi te kufizuara dhe i dizajnuar për nevojat e komunitetit me sindromin

Down ne Kosove.

Nga viti 2009, IEH programi, zhvillohet edhe në Qendrat Burimore për fëmijët/personat

me sindromin Down ( Prishtine, Gjakove, Mitrovicë, Ferizaj dhe Prizren).

Metodologjia e programit IEH

Aktivitetet fillojnë ne javën e pare te lindjes se foshnjës me sindromin Down. Nga

vizitat një here ne jave te një anëtare te Grupit Mbështetëse te Prindërve _GMP dhe ne

bashkëpunim me pediatrin kujdestar hartohet plani i komunikimit dhe informimit te

prindërve për fëmijën me sindromin Down. Nga ky plan sigurohet edhe tabela e

ekzaminimeve te nevojshme dhe analizave specifike për foshnjën. Ky intervenim i

hershem te familja e foshnjës me sindromin Down arrihet bazuar në ‚memorandumin e

bashkëpunimit‛ te krijuar ne mes QKUK_ës dhe OJQ DSK ne korrik te 2007.

Me zhvillimin e fëmijëve deri ne moshën një vjeçare, anëtarja e GMP_ës inkurajon

prindërit qe fëmija të përfshihet në aktivitetet që zhvillohen në Qendrat Burimore duke

ju siguruar aktivitete të fizioteraoisë, zhvillim psiko-motorik, socializmi dhe ngitje te

përqendrimit në përgjithësi. Këto shërbime kanë bërë mundur që fëmijët, prindërit dhe

kujdestarët të aftësohen dhe pajisen me informata bazike dhe praktika te dobishme në

lidhej me qasjen ndaj fëmijëve të tyre dhe zhvillimin e tyre në përgjithësi.

Aktivitetet si seanca individuale, loja në grupe, dhe përgatitje për ambientin shkollor

që zhvillohen përmes programit EIH, synohet informimi i prindërve për edukimin

gjithëpërfshirës, ngritje e shkathtësive të fëmijëve, forcimin e bindjes të prindërve mbi

regjistrimin e fëmijëve në institucione parashkollore dhe shkollimin fillor, ndërmjetësim

dhe këshilla gjatë vizitave për fëmijët në qendrat shëndetësore ( shtëpitë e shëndetit

familjar dhe Klinika).

VI. Hartimi i planeve logjike të aktiviteteve të organizatës në katër (4) komuna të

vendit.

Bazuar në Planin strategjik të OJQ DSK dhe nevojave të komunitetit me sindromin

Down në katër (4) komunat e Kosovës është hartuar plani logjik i veprimit për vitin

2010, i cili plan ju është dorëzuar koordinatorëve të komunave përkatëse dhe zyrave të

administratës dhe personelit në komunat; Mitrovicë, Prizren, Ferizaj, dhe Besianë.

20

Plani logjik i aktiviteteve përmban përshkrimin e objektivave dhe veprimet për

implementimin e aktiviteteve në secilën komune.

Personat përgjegjës, nevojat e identifikuara dhe mundësit e krijimit të kontakteve me

zyrtaret e pushtetit lokal dhe akteret tjerë nga shoqëria civile për të koordinuar

veprimet për përmirësimin e gjendjes dhe shfrytëzimin e shërbimeve ekzistuese.

VII. Aktivitetet Specifike

Pjesëmarrje në Mbledhjen Vjetore e anëtarëve të Asocacionit Evropian për

personat me Sindromin Down (European Down Syndrome Association-EDSA),

më 22-24 tetor 2010 në Romë, Itali.

Në këtë mbledhje vjetore të EDSA-s, ka marr pjesë Drejtori i DSK-ës D. Bajraktari, i cili

ka prezantuar organizatën në përgjithësi dhe është fokusuar në krijimin e mundësive

për bashkëpunim me organizatat homologe. Në këtë mbledhje është vendosur

zyrtarisht që DSK të jetë zyrtarisht anëtare me të drejta të barabarta në këtë asociacion

evropian.

VIII. Trajnimet fituara për stafin e OJQ DSK:

.

Trajnime mbi Financat dhe kontabilitetit-ISC&ATRC

Trajnime mbi politikat e brendshme të organizatës-ISC& IQ Consulting.

Trajnime mbi organizimin e fushatave dhe konferencave-ISC&

Trajnime mbi krijimin e rrjeteve dhe mirëmbajtjen e tyre-ISC

Trajnime për hartimin e strategjisë për rritjen e fondeve-ISC& IQ Consulting

IX. Për fund

Monitorimet e rregullta janë treguesit kryesore të suksesit dhe mos suksesit tone. Për

këtë arsye DSK ka në përdorim formular të vlerësimit dhe pyetësor gjatë punës me

persona dhe prindërit e tyre dhe sigurojmë matjen dhe vlerësimin mbi shërbimet në

fund të çdo aktiviteti të zhvilluar.

Pyetësorët janë anonim dhe mënyra me transparente mbi matjen e nivelit te

kënaqëshmërisë dhe ofrojnë mundësi reale të vlerësimit nga prindërit dhe profesionistët

mbi shërbimet që ofrohen.

www.downsyndromekosova.org DSK©

X. Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur.

Pasqyrat Financiare dhe Raporti i Auditorit të Pavarur

“Down Syndrome Kosova” Prishtinë

31 Dhjetor 2010

Prishtinë, 09 Qershor 2011

22

Përmbajtja Faqe

Raporti i auditorit te pavarur..........................................................2-3

Bilanci i gjendjes..................................................................................4

Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimet............................................5

Pasqyra e rrjedhës së parasë...............................................................6

Pasqyra e ndryshimeve ne fonde.........................................................7

Shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare................................8-15

www.downsyndromekosova.org DSK©

Raport i Auditorit të Pavarur

Për: Bordin e drejtorёve “Down Syndrome Kosova” Prishtinë

Ne kemi audituar pasqyrat financiare përcjellëse të “Down Syndrome Kosova” Prishtinë, prej

Bilancit të Gjendjes deri me 31 Dhjetor 2010, Pasqyra e të Ardhurave, Pasqyrën e Rrjedhës së

Parasë për vitin që ka përfunduar, pasqyra e ndryshimeve në fonde, si dhe përmbledhjen e

politikave kryesore të kontabilitetit dhe shënimeve tjera shpjeguese.

Përgjegjësit e menaxhmentit për pasqyrat financiare

Menaxhmenti është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të këtyre pasqyrave

financiare në përputhje me Standardet e Kontabilitetit. Kjo përgjegjësi përfshinë: dizajnimin,

implementimin dhe mirëmbajtjen e kontrollave të brendshëm relevante për përgatitjen dhe

prezantimin e drejtë të këtyre pasqyrave financiare, të jenë të liruara nga gabimet materiale, qoft

nga mashtrimi apo gabimi; zgjedhjen dhe aplikimin e politikave të duhura të kontabilitetit; bërjen

e vlerësimeve kontabël që janë të arsyeshme për rrethanat.

Përgjegjësia e Auditorit

Përgjegjësi e jona është të shprehim një mendim mbi këto pasqyra financiare bazuar në auditimin

tonë. Ne zhvilluam auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Këto

standarde kërkojnë që ne të përmbushim kërkesat etike dhe të planifikojmë e zhvillojmë

auditimin për të arritur siguri të arsyeshme mbi atë se a janë pasqyrat financiare të lira nga

gabimet materiale. Auditimi përfshinë zbatimin e procedurave që të arrijmë dëshmi audituese

rreth shumave dhe shpalosjeve në pasqyrat financiare.

Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i auditorit, përfshirë vlerësimin e riskut të gabimeve

materiale të pasqyrave financiare, qoftë nga gabimi apo mashtrimi. Në bërjen e këtyre

vlerësimeve të riskut, auditori merr në konsiderim kontrollin e brendshëm relevant për

përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare të entitetit në mënyrë që të dizajnoj

procedurat e auditimit që janë të duhura për rrethanat, por jo për qëllim të dhënies së një

mendimi në efikasitetin e kontrollit të brendshëm të etnitetit. Auditimi gjithashtu përfshinë

vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave të kontabilitetit të përdorura dhe arsyeshmërinë e

vlerësimeve kontabël të bëra nga menaxhmenti si dhe vlerësimi i prezantimit të përgjithshëm të

pasqyrave financiare. Ne besojmë që dëshmitë audituese që i kemi siguruar janë të mjaftueshme

dhe të duhura që të ofrojmë bazë për mendimin tonë të auditorit.

24

Mendimi:

Për mendimin tonë pasqyrat financiare të “Down Syndrome Kosova” paraqesin gjendjen e drejtë,

në të gjitha aspektet materiale pozicionin financiar më 31 Dhjetor 2010 si dhe përformancën

financiare dhe rrjedhat e sajë të parasë për vitin e përfunduar në pajtueshmëri me Standardet

Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Prishtinë; 09.06.2011

www.downsyndromekosova.org DSK©

Bilanci i Gjendjes (në euro) më 31 Dhjetor 2010

Shënimet 2010 2009

Asetet qarkulluese

Paraja dhe ekuivalentet e parasë 3 32,001.52 64,570.00

Garanti i arketueshem 4 14,708.00 37,910.00

Parapagimi - 315.00

Total pasuritë qarkulluese 46,709.52 102,795.00

Asetet jo-qarkulluese

Prona, impiantet dhe paisjet 5 5,627.36 10,268.00

Total pasuritë jo-qarkulluese 5,627.36 10,268.00

Totali i pasurisë 52,336.88 113,063.00

Detyrimet dhe fondet

Detyrimet tregtare dhe të tjera 118.49 550.00

Të hyrat e shtyra 6 46,888.98 104,841.00

Detyrim i shtyre ndaj grandit 7 5,329.41 9,679.00

Total detyrimi 52,336.88 115,070.00

Fondet

Teprica/mungesa - (2,007.00)

Total fondet - (2,007.00)

Totali i detyrimeve dhe fondeve 52,336.88 113,063.00

Këto pasqyra financiare janë të nënshkruara nga menaxhmenti.

26

Pasqyra e të ardhurave (në euro) më 31 Dhjetor 2010

Te Hyrat: Shënimet 2010 2009

Te Hyrat nga Grandet 6 132,192.88 46,910.00

Te hyrat nga grandi për Zhvlerësimin e Aseteve 7

4,347.59

3,687.00

Total te hyrat

136,540.47 50,597.00

Shpenzimet e Programit dhe Aktiviteteve 8

122,628.60 35,584.00

Shpenzimet e Administratës dhe Pajisjeve 9

13,911.87 11,262.00

Shpenzimet e Pagave - 5,093.00

Total Shpenzimet

136,540.47 51,939.00

Teprica/Mungesa - (1,342.00)

Këto pasqyra financiare janë të nënshkruara nga menaxhmenti.

www.downsyndromekosova.org DSK©

Pasqyra e Rrjedhës së parasë (në euro) më 31 Dhjetor 2010

Shënimet 2010 2009

Aktivitetet Operative

Hyrjet nga :

Grandet 4 97,695.31 112,091.00

Pagesat për:

Shpenzimet 8&9 (130,263.79) (48,110.00)

Rrjedha neto nga aktiviteti operativ (32,568.48) 63,981.00

Aktivitetet investuese

Blerja e pajisjeve 5 - 885.00

Rrjedha neto nga aktiviteti investues - (885.00)

Aktivitetet financuese - -

Neto ndryshimi në para dhe ekuivalente të parasë (32,568.48) 63,096.00

Paraja dhe ekuivalentet e parasë në fillim 64,570.00 1,474.00

Paraja dhe ekuivalentet e parasë në fund 32,001.52 64,570.00

Këto pasqyra financiare janë të nënshkruara nga menaxhmenti.

Pasqyra e Ndryshimeve në Fonde

28

Me 31 Dhjetor 2010

Detyrimet dhe Fondet më 31.12.2009 113,063.00

Rritja/Zvogëlimi i fondeve gjatë vitit 2010 (60,726.12)

Detyrimet dhe Fondet më 31.12.2010 52,336.88

Këto pasqyra financiare janë të nënshkruara nga menaxhmenti.

www.downsyndromekosova.org DSK©

Shënimet Shpjeguese

1. Organizata Down Syndrome Kosova (DSK)

2. Politikat e kontabilitetit

Në vazhdim janë paraqitur politikat kryesore të kontabilitetit që janë adoptuar në përgatitjen e

këtyre pasqyrave financiare:

2.1 Baza e përgatitjes

Këto pasqyra janë përgatitur ne pajtueshmëri me Standardet Ndërkombtare të Kontabilitetit

‚SNK‛. Këto pasqyra financiare janë përgatitur në pajtueshmëri me konventën e kostos

historike.

Pasqyrat financiare janë përgatitur për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2010.

Të dhënat aktuale të paraqitura në këto pasqyra financiare janë shprehur në euro.

2.2 Paraja dhe ekuivalentet e parasë

Paraja dhe ekuivalentet e parasë përfshinë bilancet e parasë së gatshme dhe ato të depozituara

në bankat vendore.

2.3 Të arketueshmet

Të arketueshmet janë të regjistruara në bilancin e gjendjes kur shumat janë të pritura nga

debitorët. Të arketueshmet në fillin janë matur në kosto dhe pastaj në kosto minus kosto për

dëmtim.

2.4 Shkëmbimet në valuta të huaja

Transaksionet në valuta të huaja janë regjistruara në pajtueshmëri me normën valide të

këmbimit në datën e transaksionit.

2.5 Kundër bilancimi

Pasurit financiare dhe detyrimet janë kunderbilancuar dhe raportuar në bilancin e gjendjes

atëherë kur ka të drejt të imponueshme ligjore për të kunderbilancuar shumat e njohura dhe ka

synim të vendoset në baza neto, ose të realizoj asetin dhe të shlyej detyrimin në të njëjtën kohe.

2.6 Njohja e të ardhurave

Të ardhurat janë njohur atëherë kur është e mundur që benefitet e ardhshme ekonomike do të

rrjedhin në organizate dhe këto benefite të mund të maten besueshëm.

Organizata njeh të ardhurat duke i ngarkuar llojet në vazhdim.

Të hyrat janë rregulluar në fund të vitit për të reflektuar vetëm të hyrat e fituara gjatë vitit.

2.7 Prona, impiantet dhe pajisjet

Prona, Impiantet dhe pajisjet janë bartur në kosto historike minus zhvlerësimi i akumuluar.

Kosto historike përfshinë të gjitha shpenzimet direket të atribueshme për përvetësimin e zërit.

30

Zhvlerësimi është ngarkuar duke përdorur metodën drejtvizore në mënyrë që të alokohet

kostoja e pajisjeve.

Në vazhdim është paraqitur jeta e përafërt e përdorimit e aplikuar ndaj zërave të rendesishem

të paisjeve:

Paisjet e TI 3 vite

Kombi 5 vite

2.8 Grandet

Grantet janë njohur vetëm kur ka siguri të arsyeshme se:

Organizata do të përmbush të gjitha kushtet e bashkangjitura atyre dhe

grantet do të pranohen.

Grantet operative janë njohur si e hyre përgjatë periudhës së nevojshme për ti lidhur ato me

kostot, për të cilat janë menduar të kompensohen, në baze sistematike.

Grantet e shënuara për përvetësimin e aseteve janë shtyre dhe njohur si e hyre përgjatë kohës së

përdorimit të asetit përkatës.

2.9 Llogarit e pagueshme

Llogarit e pagueshme janë njohur kur shuma është e përcaktueshme dhe obligimi për të shlyer

shumën ekziston si rezultat i operacioneve të organizatës. Ato janë paraqitur në kosto.

2.10 Shpenzimet

Shpenzimet janë njohur kur kane ndodhur.

2.11 Benefitet e të punësuarve

Organizata kontribuon në planet pas pensionale te të punësuarve të saj siç përshkruhen nga

legjislacioni i sigurimit i miratuar nga UNMIK-u. Kontributet e bazuara në paga u janë bere

organizatës nacionale që janë përgjegjëse për pagesën e pensioneve. Nuk ka detyrim shtesë në

lidhje me këto plane dhe kështu këto skema janë konsideruar si plane të definuar të

kontributeve. Organizata nuk ka benefite pas pensionale ndaj të punësuarve të saj.

2.12 Tatimi në fitim

Down Syndrome Kosova është krijuar si organizate joprofitabile prandaj, është e liruar nga

tatimi në fitim.

Organizata nuk ka njohur ndonjë detyrim apo aset të shtyre tatimor më 31 dhjetor 2010, siç nuk

ka ndryshime të përkohshme ekzistuese në atë date.

www.downsyndromekosova.org DSK©

3. Paraja dhe ekuivalentet e parasë

2010 2009

Llogari – Raiffaisen Bank 27,632.67 63,649.87

Llogari – ProCredit Bank 4,362.58 111.99

Llogari – TEB Bank 6.27 0.21

Paraja në Arke - 808.34

Totali 32,001.52 64,570.41

Kjo gjendje ёshtё nё harmoni me gjendjen e ekstrakteve bankare.

Down Syndrome Kosova në Raiffaisen Bank ka tri llogari. Keto llogari me dt.31.12.2010 kan ket

gjendje, gjegjesisht salldo:

Llogaria Nr i Llogaris Shuma

DSK - Current account corporate 1501090000423672 8,898.24

DSK - Business Medium 1501090001816107 18,734.55

NEN LLOGARIA 2 DSK - Current account

corporate 1501130000201346 (0.12)

Totali 27,632.67

4. Grandet e arketueshme

Emri i Donatorit (Projektit)

Vlera

totale e

grandit

Te hyrat

nga

grandet

Te hyrat

nga grandet

Grandi i

Arketueshem

2010 2009 31.12.2010

FDI - Gjakovë 1,750.00 - 1,750.00 -

Internacional Airport

Prishtina 2,900.00 - 2,900.00 -

US Office 4,022.00 - 14,022.00 -

32

SHEAR SEE 2,000.00 400.00 1,600.00 -

USAID ISC 13,463.68 13,463.68 - -

PCB 5,000.00 2,500.00 2,500.00 -

USAID ISC 32,827.43 21,415.43 11,412.00 -

Qeveria e Kosovës 23,420.00 23,420.00 - -

MHI 26,285.62 26,285.62 - -

PTK 6,220.00 2,000.00 4,200.00 20.00

UNDP 13,545.50 1,354.50 12,191.00 -

MKRS 1,445.00 1,445.00 - -

SAVE THE CHILDREN 4,362.00 4,362.00 - -

Te hyrat nga grandi i BE_së 73,439.34 - 58,751.00 14,688.34

Qendra për punësim 270.00 270.00 - -

Qeverisë - MPMS 2,100.00 - 2,100.00 -

Matura 84 310.00 - 310.00 -

SH.K.SH. - Dardania

Mannheim 300.00 - 300.00 -

Participimi i komunitetit 55.00 - 55.00 -

Donacion - Anëtar i

komunitetit Shefki Mehmeti 100.00 100.00 - -

Donacion Leonora Shabani,

Driton Bajraktari dhe

Sebahate Beqiri

336.43 336.43 - -

Hyrje ne arke nga Programi

X21 188.60 188.60 - -

Donacion nga Stafi i DSK-së 154.05 154.05 - -

Totali 224,494.65 97,695.31 112,091.00 14,708.34

Siç shihet nga tabela e lart cekur vlera e projekteve për dy vitet e fundit (2009 dhe 2010) ёshtё nё

vlerë prej: 224,494.65 euro, nga e cila vlerë, gjatë vitit 2009 janë arkëtuar 112,091.00 euro, ndërsa

nё vitinё 2010, janë arkëtuar 97,695.31 euro. Mjete e mbetura (grandi i arktueshёm), qё do të

inkasohen gjatë vitit 2011 janë nё vlerë prej 14,708.00 euro.

5. Prona, impiantet dhe pajisjet

2010

Total 2009

Total Inventari Kombi Inventari Kombi

Kostoja 10,908.00 5,200.00 16,108.00 10,908.00 5,200.00 16,108.00

Zhvlerësimi Vjetor 3,599.64 1,040.00 4,639.64 3,636.00 347.00 3,983.00

www.downsyndromekosova.org DSK©

Zhvlerësimi i

akumuluar 9,093.64 1,387.00 10,480.64 5,494.00 347.00 5,841.00

Vlera neto 1,814.36 3,813.00 5,627.36 5,414.00 4,853.00 10,267.00

6. Të hyrat e shtyra

Emri i Donatorit (Projektit)

Vlera

totale e

grandit

Te hyrat

nga

grandet

Te hyrat

nga

grandet

Te hyrat e

shtyera

2010 2009 31.12.2010

FDI - Gjakovë 1,750.00 - 1,750.00 -

Internacional Airport Prishtina 2,900.00 - 2,900.00 -

US Office 14,022.00 1,339.00 12,683.00 -

SHEAR SEE 2,000.00 - 2,000.00 -

USAID ISC 13,463.68 13,463.68 - -

PCB 5,000.00 3,360.00 1,640.00 -

USAID ISC 32,827.43 17,615.20 11,412.00 3,800.23

Qeveria e Kosovës 23,420.00 14,521.76 - 8,898.24

MHI 26,285.62 26,285.62 - -

PTK 6,220.00 2,470.00 3,730.00 20.00

UNDP 13,545.00 5,515.00 8,030.00 -

MKRS 1,445.00 1,445.00 - -

SAVE THE CHILDREN 4,362.00 3,613.91 - 748.09

Te hyrat nga grandi i BE_së 73,439.34 40,016.92 - 33,422.42

Qendra për punësim 270.00 270.00 - -

Qeverisë - MPMS 2,100.00 - 2,100.00 -

Matura 84 310.00 - 310.00 -

SH.K.SH. - Dardania Mannheim 300.00 - 300.00 -

Participimi i komunitetit 55.00 - 55.00 -

Donacion-Anëtar i komunitetit

Shefki Mehmeti 100.00 100.00 - -

Donacion Leonora Shabani, Driton

Bajraktari dhe Sebahate Beqiri 336.43 336.43 - -

Hyrje ne arke nga Programi X 21 188.60 188.60 - -

Donacion nga Stafi i DSK-së 154.05 154.05 - -

Donacion nga Kuvendi Komunal

Prishtinë 1,497.71 1,497.71 - -

Totali 225,991.86 132,192.88 46,910.00 46,888.98

Siç shihet nga tabela e lart cekur vlera e projekteve për dy vitet e fundit (2009 dhe 2010) ёshtё

225,991.86 euro, nga e cila vlerë, gjatë vitit 2009 janë realizuar 46,910.00 euro, ndërsa nё vitinë

34

2010, janë realizuar 132,192.88 euro. Obligimet e mbetura (Tё hyrat e shtyra ndaj grandit), që

do tё realizohen gjatë vitit 2011 janë nё vlerë prej 46,888.98 euro.

Vlenë të theksohet se donacioni nga Kuvendi Komunal Prishtinë, në vlerë financiare

prej:1,497.71 euro, nuk është transferuar ne llogari të DSK-së, mirëpo është realizuar nga

Komuna për pagesen e disa faturave, për shpenzimet e realizuara nga ana e DSK-së si:

shpenzimet e rrymes, vlera 108.08 euro, shpenzimet e ujit, vlera 845.95 euro dhe shpenzimet e

nxemjes, vlera 543.68 euro, të cilat shpenzime janë të prezentuar te kategoria, nr 9 - shpenzimet

e administrates dhe paisjeve.

7. Detyrimi i shtyre ndaj grandit

2010

Total 2009

Total Inventari Kombi Inventari Kombi

Kostoja 10,023.00 5,200.00 15,223.00 10,023.00 5,200.00 15,223.00

Te hyrat nga

grandi (vjetore) 3,307.59 1,040.00 4,347.59 3,341.00 347.00 3,688.00

Te hyrat nga

grandi

(akumuluar)

8,506.59 1,387.00 9,893.59 5,199.00 347.00 5,546.00

Detyrimi i

shtyer ndaj

grandit

1,516.41 3,813.00 5,329.41 4,824.00 4,853.00 9,677.00

8. Shpenzimet e programit dhe aktiviteteve

2010 2009

Shpenzimet e Pagave 71,714.44 13,530.00

Shpenzimet e Zyrës 6,107.61 3,644.00

Shpenzimet e Reprezentacionit (ushqim dhe pije) 1,407.60 1,458.00

Shpenzimet e Transportit 317.65 790.00

Shpenzimet Bankare 236.79 321.00

Shpenzimet për Program 980.55 -

Shpenzimet për Konsullenc 14,891.46 -

Shpenzimet për Praktikantë 3,497.84 -

www.downsyndromekosova.org DSK©

Shpenzimet për Konferencë 6,886.05 -

Shpenzimet për Aktivitete 1,991.67 -

Shpenzimet për Inventar 3,232.00 -

Shpenzimet e Derivateve 1,665.10 1,295.00

Shpenzimet e Trajnimit - 1,827.00

Shpenzimet për Vullnetar - 84.00

Shpenzimet për publikimin e materialit promovuese 3,080.20 5,692.00

Shpenzimet e Pjesëmarrjes ne Kongres - 2,643.00

Shpenzimet e Dhuratave - 310.00

Shpenzimet e Tjera (jashtëzakonshme) - 8.00

Shpenzimet e Zhvlerësimit 4,639.64 3,982.00

Shpenzimet e Përkthimit 1,980.00 -

Totali 122,628.60 35,584.00

9. Shpenzimet e administratës dhe pajisjeve

2010 2009

Shpenzimet e Internetit - 317.00

Shpenzimet e Telefonit 1,465.25 1,393.00

Shpenzimet e Ujit 845.95 160.00

Shpenzimet e Ngrohjes 543.68 374.00

Shpenzimet e Rrymës 846.68 1,249.00

Shpenzimet e Qirasë 8,721.60 7,088.00

Shpenzimet e Tatimit ne Qira 648.00 481.00

Shpenzimet e Auditimit 560.71 -

Shpenzimet e Sigurimit 280.00 200.00

Totali 13,911.87 11,262.00

Tё dhënat e paraqitura nё shënimet shpjeguese, janë nё harmoni me evidencat e ofruara nga

menaxhmenti i DSK.

36