nese ju duhet ndihme per Çeshtjet e emigracionit...

24
VITI I 13 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected] Tel: 020 7018 7929 Adresa: 30 Avenons Road London E13 8HT *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-02683 moneygram.co.uk | 0800 026 0535 Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta. * BREXIT: FUNDI I FILLIMIT APO FILLIMI I FUNDIT?! DAUT DAUTI NJË SHTESË NË LIDHJE ME “JURISTËT” DHE “EKSPERTËT” NDËRKOMBËTARË ARBEN MANAJ HUFFINGTON POST: KOSOVA, NJË THESAR I NJERËZIMIT NË BALLKAN Vendi më i ri në Evropë është mrekullia e lindur nga hiri perandorak dhe zhurma e ish- Jugosllavisë. Historia e saj është aq e pashembullt ashtu siç është e dhimbshme. Gjatë dy mijëvjeçarëve, Kosova u gëlltit nga Perandoria Romake, Bizantine dhe Osmane përpara se të kalonte në Mbretërinë dhe më vonë në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. (Vijon ne faqe 4-5) LONDON 10 DHJETOR SHQIPËRIA DREJT LINDJES, APO PERËNDIMIT? FRAN SHKRELI KURTHI I “FORMULËS UKRAINASE” PËR KOSOVËN NË OKB SHABAN MURATI Jo në emër të Flamurit Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT KONSULTIMET FALAS TEL: 0207 604 3572 1st Floor , 157 Kilburn High Road KILBURN LONDON NW6 7HU QIRJAKO QIRKO PRET NË BESË SPONSORIZUESIT E FESTËS SË FLAMURIT NË LONDËR PETRIT KUÇANA A është e vërtetë që “filanja” punon në Ambasadën Shqiptare në Londër? –ishte pyetja e dëshpëruar e një sipërmarrësi shqiptar këtu në Londër që na tregoi se i ishin kërkuar £2000 paund (vijon faqe 3)

Upload: trandat

Post on 06-Jun-2018

230 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

VITI I 13 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected]: 020 7018 7929 Adresa: 30 Avenons Road London E13 8HT

*Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram.

17-02683

moneygram.co.uk | 0800 026 0535

Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.*

BREXIT: FUNDI I FILLIMIT

APO FILLIMI I FUNDIT?!DAUT DAUTI

NJË SHTESË NË LIDHJE ME“JURISTËT” DHE “EKSPERTËT”

NDËRKOMBËTARËARBEN MANAJ

HUFFINGTON POST: KOSOVA, NJË THESAR I

NJERËZIMIT NË BALLKANVendi më i ri në Evropë është mrekullia elindur nga hiri perandorak dhe zhurma e ish-Jugosllavisë. Historia e saj është aq epashembullt ashtu siç është e dhimbshme.Gjatë dy mijëvjeçarëve, Kosova u gëlltit ngaPerandoria Romake, Bizantine dhe Osmanepërpara se të kalonte në Mbretërinë dhe mëvonë në Republikën Socialiste Federative tëJugosllavisë.

(Vijon ne faqe 4-5)

LONDON 10 DHJETOR

SHQIPËRIA DREJT LINDJES,APO PERËNDIMIT?FRAN SHKRELI

KURTHI I “FORMULËSUKRAINASE” PËRKOSOVËN NË OKBSHABAN MURATI

Jo në emër të Flamurit

Nese ju duhet ndihme perÇESHTJET E EMIGRACIONIT

KONSULTIMET FALASTEL: 0207 604 3572

1st Floor , 157 Kilburn High Road KILBURN LONDON NW6 7HU

QIRJAKO QIRKO PRET NË BESËSPONSORIZUESIT E FESTËS SË

FLAMURIT NË LONDËR

PETRIT KUÇANAA është e vërtetë që “filanja” punon nëAmbasadën Shqiptare në Londër? –ishtepyetja e dëshpëruar e një sipërmarrësishqiptar këtu në Londër që na tregoi se iishin kërkuar £2000 paund (vijon faqe 3)

Page 2: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANAKryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIAPROF. DR. SC. Akil Koci, Genc Drini

Arben Manaj,Daut Dauti, Shefit Domi

Emanuel Bajra, Jeni Myftari, Miranda Keqaj, Majlind Goge

Pranvera SadriaBlerim Ciroka, Flori Slatina,

Kastriot Dervishi, Anila Hoxha,

Fjoralba Hysa PanoWeb-design Shefdomi.com

www.thealbanian.co.uk [email protected]

Tel: 02034895136

ARBEN MANAJ

Sesa shumë shqiptarët në Britani pomerren me shpërndarjen e drogës dhemë shumë të kokainës, është fakti sethuajse çdo muaj, madje shpesh edhedisa herë në muaj, grupe kriminaleshqiptare, ose dënohen nga gjykatat,ose kapen nga Agjencia Britanike eLuftës Kundër Krimit, NCA.

Sipas tabloidit “Daily Mail”, një tjetërgrup trafikantësh, prej shtatë vetash,është dënuar në Londër me 43 vjet nëtotal. Në përpjekjet për të fshehurngarkesat, korrierët e këtij grupi tëstrukturuar kriminal e fshihnin drogënnë ambiente të ndërtuar enkas me sis-teme hidraulike, ku mund të fshi-heshin deri në 15 kg kokainë.Trafikantët e fshihin kokainën edhe

në kroskotin e makinave, të cilatmund të hapeshin vetëm përmes kom-binimit të kodeve dhe përmes kabllittë USB-së. Nderkohe, detektivët eAgjencisë Britanike të Luftës KundërKrimit, NCA, të cilësuar si më eafërta agjenci ligjzbatuese, me FBI-nëamerikane, kanë mundur që nga kygrup, të cilin e mbanin në vëzhgimprej kohësh, të sekuestronin sasi të

mëdha kokaine me vlerë 720 mijësterlina.Gjatë bastisjeve dhe arrestimeve janëkapur nga policia edhe sasi të mëdhaparash të thata, në Paund dhe Euro, sidhe shumë pajisje për hollimin dhe

peshimin e kokainës, u thane seancat në gjykatënKingston Croën Court.Sipas Daily Mail, në një ngaadresat është gjetur edhe njënjoftim për sekuestrimparash, e lëshuar nga NCAndaj një shoferi të njëkamioni me targa maqe-donase, i cili tentoi të largo-hej me paratë nga portianglez i Doverit në prill të

këtij viti.Të arrestuarit e kanë pranuar fajësinëpër konspiracion dhe pastrim parashdhe kanë marrë gjykime të shkurtu-ara.

TRAFIKANTËT NË RRJETËN E AGJENCISË BRITANIKE TË LUFTËS KUNDËR KRIMIT, NCA

Page 3: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 3

PETRIT KUÇANA

A është e vërtetë që “filanja”punon në AmbasadënShqiptare në Londër? –ishtepyetja e dëshpëruar e një sipër-marrësi shqiptar këtu nëLondër që na tregoi se i ishinkërkuar £2000 paund për fes-tën e Flamurit.

Më shumë ishte shtan-gur nga telefonata e zyrtares sëAmbasadës, (pra si është emundur t’i kërkohen para njënjeriu që se ke takuar kurrë, që

kurrë nuk i kanë dërguar njëftesë për në ambasadë) sesashuma e kërkuar. Përgjigja që“do të mendohem” duket senuk ka qenë e pëlqyeshme përzyrtaren e Ambasadës, ku nukështë parë e arsyeshme që t’idërgohet një ftesë me rastin efestës së Flamurit.

Është hera e dytë qëorganizohet festa e Flamuritnga Ambasadori QirjakoQirko, por duket se vazhdon tëqëndrojë i vendosur në llo-goren e tij, se unë jam shefidhe unë bëj ç’të dua.

Mbetet lehtësisht ekuptueshme që mungesa efondeve dhe nevoja e orga-nizimit të “diçkaje”, të çojnëtek ndihma që mund të japin

sipërmarrësit e komunitetit dhegjithçka deri këtu është ok.

Duket se këtë vit, përshkak të përçarjes që Am-

basadori i bëri ko-munitetit vitin ekaluar, dhekërkesës publikeqë i bëmë për njëminimum seri-oziteti, (duke ukërkuar ndjesë tëpaktën atyre që inisi për nësamitin e dias-porës në Tiranë,por që u kon-sideruan tëpanevojshëm nëfestën e am-basadës) ua kavështirësuar më

shumë pasi pjesa dërrmuese eatyre që dhanë para vitin ekaluar, refuzuan që ta bëjnë

këtë vit.

Kërkimi i ndjesëskërkon fisnikëri

Madje as edhe njëherë tëvetme përgjatë një viti Am-basadori nuk i priti në am-basadë, qoftë edhe për t’uthënë faleminderit që mundë-suan organizimin e festës sëFlamurit.

Me një minimum seri-oziteti duhej t’i falënderontepublikisht. (Sot e kësaj diteaskush nuk e di kush kanë qenësponsorat e vjetshëm të Festëssë Flamurit organizuar nga am-basada)

(Vijon ne faqe 12)

PERSONAL INJURYA keni patur aksident ne trafik?A jeni demtuar ne pune?Ne ju ndihmojme!

MEDICAL NEGLIGENCENe ju ndihmojme nese keni patur neglizhence mjekesore Konsultimet jane falas

When you've taken a fall, sometimesyou just know something's wrong... But your doctor might tell you not toworry, despite the pain or discomfort. If your doctor fails to diagnose a broken bone, you can claim for medical negligence. With over 25 years’ experience, the team of clinically trained solicitors at The Specter Partnership are the experts on hand to understand.

NO WIN, NO FEEAdresa: 49 Britton Street, London, EC1M 5ULPer ne gjuhen shqipe kontaktoniMaria Tel: 0207 251 9900 [email protected]

Traffic accident, Injury at work, a nasty tumble withlasting consequences... The Specter Partnership are the no win, no fee solicitors on handto understand. For your free consultation...See Specterpartnership.co.uk We'll listen.

QIRJAKO QIRKO PRET NË BESË SPONSORIZUESITE FESTËS SË FLAMURIT NË LONDËR

Page 4: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 4

Vendi më i ri në Evropë është mrekul-lia e lindur nga hiri perandorak dhezhurma e ish-Jugosllavisë. Historia esaj është aq e pashembullt ashtu siçështë e dhimbshme. Gjatë dy mijëv-jeçarëve, Kosova u gëlltit nga Peran-doria Romake, Bizantine dhe Osmanepërpara se të kalonte në Mbretërinëdhe më vonë në Republikën SocialisteFederative të Jugosllavisë.Kombi i vogël ende në pritje të certi-fikatës ndërkombëtare të lindjes ështënjë koleksion i paradokseve. Me njëshumicë dërrmuese të shqiptarëvesipas përkatësisë etnike, rrënjët e kul-turës dhe gjuhës së saj arrijnë në thel-lësitë e një fisi të lashtë ilir. Për pjesënmë të madhe të shekullit të 20-të, pop-ullata kosovare u mbajt nën kthetrat eSerbisë deri në vitin 1999. Kur pjesatjetër e Bllokut Lindor po kalontedrejt demokracisë dhe tregut të lirë,Kosova po fillonte luftën e saj për liri,transmeton zeri.infoGjatë kohës së shkatërrimit të Ballka-nit nga lufta, bota mori një qëndrim.Pas vitit 2000, u vendos që opsionimë i sigurt dhe i vetëm për Evropënishte një Kosovë e pavarur dhesovrane. Megjithatë, historia e trazuardhe shumë e re vazhdon të pengojëngritjen e Kosovës në skenënndërkombëtare. Megjithatë, vendimbetet me shpresë. Fakti që gjendjadhe ekonomia e saj ende janë dukemarrë këmbët, kjo nuk përbënëpengesë për të kufizuar potencialin e

kapitalit njerëzor të Kosovës apo përta zbehur freskinë e vizionit të saj.Z. Lirim Greiçevci ndan njohuritë etij për rrugën e mprehtë të Kosovësdrejt pavarësisë pasi ai ka qenë pjesëe saj që nga fillimi. Ndërsa ai flet përmarrëdhëniet e vështira me Serbinëkokëfortë, një mesazh lartësues delnga reflektimet e tij. Njerëzit qëmishërojnë integritetin dhe kombino-jnë dhembshurinë me praktikën, gjith-monë hasin një vëmendje të madhedhe një dorë që ndihmon. Kosovashërben si një kujtesë se urrejtja dhefrika kanë këmbë të shkurtra,ndërkohë që falja, toleranca dhedurimi i përkasin rrugës drejt paqesdhe suksesit.

Ishim pjesë e Perandorisë Otomanepër 500 vjet dhe shumë njerëz ukthyen në IslamKosova dikur ishte pjesë e Peran-dorisë Romake, pastaj PerandorisëBizantine dhe më pas u pushtua ngaOsmanët. Kemi qëndruar nën kontrol-lin e tyre për 500 vjet. Para kësaj,shqiptarët e Kosovës ishin kryesishttë krishterë. Pasi u integruam nësferën osmane, shumica e njerëzve ukthyen në kulturën dhe fenë e saj. Kjo

ishte mënyra e vetme që ne mund tëmerrnim pjesë në jetën publike tëperandorisë. Është gjithashtu arsyejapse aleanca me Perandorinë Osmaneishte aq e fortë për ne.Nuk kishte lëvizje kombëtare autok-tone brenda venditDobësitë ishin se nuk kishte bazë përintelektualët që të rriteshin, brendakulturës sonë në shtëpi. Osmanët nukkanë lejuar shkollat ënë gjuhënshqipe.Osmanët u panë si mbrojtësKur vendet e tjera të Ballkanit ubashkuan me Rusinë në prag të Luftëssë Parë Botërore, shqiptarët e gjetënveten në një situatë shumë të ndër-likuar. Nga frikë se ata do të humbninterritorin e tyre nga vendet fqinje,populli ynë vendosi të bashkohej meosmanët. Ne nuk ishim pjesë e luftësrajonale kundër perandorisë së tyre,prandaj kur fuqitë e mëdha ndanëBallkanin, shqiptarët e paguançmimin.Fati ynë pas përfundimit të Luftës sëParë Botërore ishte i ndryshëm nga aii shumicës së rajonitNe nuk u liruam si të tjerët, por u nën-shtruam. Territori i Kosovës u push-tua nga Mbretëria e Serbisë në vitin

1912. Që nga ai çast, liria jonë u shtypnë mënyrë të pamëshirshme. Sh-pronësimi i tokës, deportimet, bur-gosja, mungesa e mundësive përmbijetesë dhe suprimimi i arsimitishin normë. Është zbatuar një poli-tikë e qëllimshme e kolonizimit. Qël-limi ishte të nxiste shqiptarët tëbraktisin Kosovën. Shumë komu-nitete lokale u zëvendësuan nga ser-bët. Kjo ndryshoi përbërjen etnike tëKosovës.Kosova u mashtrua në Luftën eDytë BotëroreEkzistonte një konsensus ipërgjithshëm se Kosova do të ven-doste fatin e saj pas luftës. Por faktiqë disa shqiptarë të Kosovësmbështetnin gjermanët dhe italianëtgjatë luftës, shërbeu si një justifikimpër të na mbajtur në Jugosllavi meforcë.Ne kurrë nuk ishim të kënaqur nëJugosllaviKishte demonstrata dhe kryengritje nëvendin tim derisa Presidenti Tito ebëri Kosovën një provincë autonome.Në këtë periudhë edukimi lulëzoi,fabrikat u hapën, pati një ringjalljekombëtare. Por kur vdiq Tito në vitin1980, serbët filluan të suprimojnë au-

tonominë. Përfundimisht, çdo shpresëpër sovranitet u shfuqizua në vitin1989 dhe shqiptarët e Kosovës udëbuan nga e gjithë jeta institu-cionale.

Ne krijuam një shtet paralelbrenda shtetitNe mbajtëm një referendum tëpavarësisë në vitin 1991, por nuk upërfill. Kosova pastaj bëri përpjekjeme rezistencën paqësore dhe mos-bindjen civile. Ne drejtuam shkollatëtona, spitalet dhe kishim një qeverinë mërgim në Gjermani. Ngafrustrimi se rruga paqësore nuk pofunksiononte, një grup i fshehtë for-moi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Serbia reagoi menjëherë me repre-sione. Masakra dhe djegia e shtëpive,çuan në zhvendosjen e një milionnjerëzve.Përfundimisht, në vitin 1999 ishte njëmarrëveshje paqeje e lehtësuar ngabashkësia ndërkombëtareNe e pranuam marrëveshjen e paqes,por serbët e hodhën poshtë atë. Atandërmorën një mision për deportimine pothuajse të gjithë popullsisë nëShqipëri, ata vranë 10,000 njerëz,dogjën 100,000 shtëpi, përdhunuan

HUFFINGTON POST: KOSOVA, NJË THESAR I NJERËZIMIT NË BALLKAN

Ne jemi specialistë të imigracionit që jemi themeluar që nga viti 2004dhe jemi të akredituar nga Law Society me shkëlqyeshëm në Immigration and Family Law.Ne ofrojmë këshilla të qarta, të besueshme dhe të përballueshme dhenjë rekord të jashtëzakonshëm për arritjen e rezultateve të suksesshmepër klientët tanë në çështjet e emigracionit, azilit, apo ri-shqyrtimingjyqësor.Ne kemi baristerin tonë me mbi 30 vjet eksperiencë, që do të thotë qëklientët tanë kanë besim se çështja e tyre menaxhohet dhe prezantohetprej nesh në të gjitha shkallët e gjyqësorit deri në Gjykatën Supreme aponë Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.Në stafin tonë kemi shqipfolës

Ne gjithashtu praktikojme edhe per çeshtjet;

Mob: 07825 634 584

Nese ju duhet ndihme perÇESHTJET E EMIGRACIONIT

KONSULTIMET FALASTEL: 0207 604 3572

1st Floor , 157 Kilburn High Road KILBURN LONDON NW6 7HU

EEA Family PermitEEA Permanent

ResidenceNationality Stateless

Indefinite Leave toRemain

Spouse Visas

Family, Criminal and Housing Law

Immigration & Asylum

Human RightsTraffickingOverstayers

Detention & BailJudicial Review

Appeals

Page 5: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 5

273 FORE STREET, EDMONTON LONDON N9 0PDwww.nillsfurniture.co.uk | 020 8884 1112

Një jetë luksese

Hapi sytë për nje ditë të bukur

20,000 gra. Si rezultat, bashkësiandërkombëtare vendosi të bombar-dojë Serbinë dhe Kosovën për 78 ditë.Vetëm atëherë Serbia u tërhoq dheKosova u vendos nën patronatin eOKB-së për 7 vjet.Duhej të ndërtonim vendin nga zerojaKjo përfshinte institucionet, legjisla-cionin dhe sistemin arsimor. Ne jemime fat që kemi shumë të rinj që janëarsimuar në disa nga universitetet mëtë mira të botës, dhe që janë kthyerpër të ndihmuar ndërtimin e Kosovës.Shpallja e pavarësisëI dërguari i posaçëm i OKB-së ingarkuar me rekomandimin e njëzgjidhjeje përfundimtare për Kosovënvendosi që pavarësia ishte alternativamë e mirë. Për fat të keq, Rusia vuriveton ndaj kësaj zgjidhjeje. Kishimmbetur vetëm me një mundësi – përtë shpallur vetë pavarësinë e Kosovës.Kjo është ajo që ne bëmë në vitin2008.Ne nuk e dëshironin pavarësinë sinjë çështje prestigjeshPavarësia ishte mënyra e vetme qëKosova mund ta mbronte lirinë e saj.Ne kurrë nuk do të lejojmë që Serbiatë vendosë të ardhmen tonë për ne,pas asaj që na kanë bërë.Lidhjet e vjetra na ndihmuanAleanca e kaluar me Perandorinë Os-mane nënkuptonte që Turqia na kambështetur gjatë gjithë kohës. Ajoloboi për ne në mesin e vendeve mus-limane. Ne kemi një lidhje të mirë

tregtare me Turqinë dhe biznesetturke nuk kanë frikë të investojnë nëKosovë. Nga ana tjetër, investitorëtperëndimorë ende e shohin Kosovënsi vend të rrezikshëm.Kosova ka një rëndësi shumë simbo-like për serbëtAta krijuan një mit se Kosova ështëdjepi i civilizimit serb. Historianëtdëshmuan se kjo ishte një legjendë.Serbia po përpiqet të minojë sta-bilitetin tonëAta lobuan shumë për të na penguarqë të bashkohemi me UNESO-n dheInterpol-in. Ata trembin investitorëtdhe përdorin minoritetin serb në

Kosovë për të shtyrë agjendën e tyre.Tranzicioni në një ekonomi të treguttë lirë nuk ka qenë e lehtë, sepse Ser-bia ende ka pretendime mbi pronënkosovare. Qëllimi është të destabili-zojë Kosovën nga brenda dhe qëKosova të shihet si një shtet i dësh-tuar. Ne kurrë nuk kemi parë mi-noritetin tonë serb si një kërcënim.Ata kanë të drejta të gjëra dhemegjithëse janë të integruar mirë,ende i marrin udhëzimet e tyre ngaBeogradi. Kjo duhet të ndalet.Serbët po minojnë paqen në BallkanKosovarët janë të frustruar. Serbianuk po përballet akoma me të kalu-

arën e saj. Ata kurrë nuk kanë kërkuarfalje apo shprehur keqardhje. Për mëtepër, ekzistojnë disa grupe të shqip-tarëve në Kosovë që avokojnë njëbashkim me Shqipërinë. Nëse Serbiavazhdon të frustrojë përpjekjet tonapër t’u bashkuar me bashkësinëndërkombëtare, ato grupe do të bëhenshumë më të spikatura. Konsensusi nëvend është se Kosova është një vendi pavarur. Por nëse populli është izhgënjyer, do të fillojë të kërkojë njëzgjidhje tjetër.Ne ende nuk kemi aplikuar për anë-tarësimin në OKB për shkak të kër-cënimeve të Rusisë

Në mënyrë efektive dhe për shkak tësaj, vendi im nuk ka çertifikatë lind-jeje që vërteton se ekziston zyrtarisht.Kjo na e bën jetën të vështirë, pasi patë nuk mund të aplikojmë për anë-tarësim në BE.Dyshojmë se Rusia po bllokon anë-tarësimin tonë për shkak të intere-sit të vet kombëtarVëllazëria ortodokse e Serbisë dheRusisë është vetëm një pjesë etregimit. Ndoshta Kosova është njëmjet negocimi? Rusia mund tëkërkojë diçka në këmbim për njohjene Kosovës dhe bashkësia ndërkom-bëtare mund të mos jetë e gatshme tëpaguajë çmimin për të.BE-ja është kritike për paqen në rajonPër Britaninë, BE-ja është një blloktregtar. Për ne, BE-ja është shumë mëtepër se kaq. BE-ja është garantues imarrëveshjeve të paqes dhe një motorpas reformave. BE është e vetmja al-ternativë për ne ashtu që Serbia të napranojë dhe të sillet si një fqinj paqë-sor. Pa paqe midis Kosovës dhe Ser-bisë, i gjithë rajoni është në rrezik.Ne po negociojmë me Serbinë nënkujdesin e BE-sëËshtë një rrugë e vështirë, por shpre-sojmë se së shpejti do të gjejmë njëzgjidhje të pranueshme nga të dyjapalët, në mënyrë që të dyja vendet tëlëvizin përpara. Ne kemi nevojë tënormalizojmë marrëdhëniet meSerbinë, përpara se të bashkohemi meOKB-në, BE-në dhe NATO-n.

Page 6: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 6

ARBEN MANAJ

Marrëveshja e arritur mesBrukselit dhe Londrës ështëpadyshim triumfnë esencë i kompromisit dhembijetesës politike ndaj emo-cionit dhe pasionit politik.Koncesionet e bëra nga të dyjapalët për çështjet më të nd-jeshme, si fatura e divorcitpolitike, të drejtat e shtetasve teBE-se në Britani dhe e bri-tanikëve në vendet e BE-se,dhe padyshim çështja e kufiritmes Irlandës së Veriut pjesë eBritanisë dhe Republikës së Ir-

landës anëtar i BE-se, janë testii realitetit për të dyja kampet, sinë relacionin Bruksel–Londer,ashtu edhe mes atyre që votuanpro dhe atyre kundër largimit tëBritanisë nga BashkimiEvropian.Gogoli i zgjedhjeve të reja dhenjë humbje të padiskutueshmetë konservatoreve, c’ka do tëthoshte një qëndrim tjetër ndajBrexit nga Laburistët dhealeatet e tyre potencial, ka qenëpërcaktues në zbutjen e qën-drimit britanik të kësaj qeverie.Euroskeptikët e konsiderojnëmarrëveshjen si fazën tjetër teposhtërimit britanik, pasiqëideja e mospasjes së një mar-rëveshje për tregtinë mes Bri-tanisë dhe BE-se, e cila për disa

është çmenduria drejt hum-neres, praktikisht është s’fu-muar dukshëm me këtë akord.Bisedimet për një marrëveshjedo të fillojnë shumë shpejt dheLondra do të këtë rreth një vit

për të farkëtuar një marrëveshjepër marrëdhëniet e ardhshmeme BE-ne, të cila do të duhet tëratifikohet nga vendet e BE-sedhe parlamenti britanik, për-para së Britania të largohet për-

fundimisht në mars te 2019-es.Pyetja që kërkon përgjigjeështë se a do të ketë një brexit“te bute” ku Britania e Madhehumbet gjithë influencen poli-tike në Bruksel, por mbetetanëtarë vetëm “sa për sy efaqe”, apo një Brex-it ”tëforte”, ku Britania fiton njëstatus të ngjashëm si Kanadajaapo Turqia, e thënë ndryshe,“një vend i tretë” me ose pandonjë forme marrëveshje tëtregtisë së lirë.Nëse ky moment politik nëmarrëdhëniet mes Brukselitdhe Londrës është fundi i fil-limi apo fillimi i fundit, kjombetet të shihet deri ne mars të2019.

BREXIT: FUNDI I FILLIMITAPO FILLIMI I FUNDIT?!

We provide SecurityGuard Services for Events

Concierge ServicesBars-Pubs-Clubs-Retail Hotels-Schools-Pit Cre

Close [email protected]

Na kontaktoni menjëherëTel: 020 7195 2220

Mob: 07737 518194

SIA Licence only

Kerkojmë të punësojmë SecurityPagesa shumë e kenaqshme

Page 7: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.*

moneygram.co.uk | 0800 026 0535*Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-02683

Dërguar nga:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram

Marrë në:

Page 8: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 8

DAUT DAUTI

Insdajderi ka zbardhur detaje intere-sante të funksionimit të EULEX-itduke vënë në pah rastet e korrup-sionit. Megjithatë, për shkak të dal-limeve të sistemit juridik anglo-saxonme atë evropian, Insajderi nuk i kaparaqitur drejt dallimet mes titujvedhe funksionet e profesioneve tëangazhuara në gjykatë, prokurori dhembrojtje. Kjo ka ndikuar qe të reagojMaria Bamieh dhe ta shpjegojë situ-atën.Shkurtimisht, edhe një shtesë: Solici-tor dhe Barrister në sistemin evropian,që të dy, janë avokatë. Janë kuali-fikime të shkallës së njëjtë. Në sis-temin anglo-sakson, pas fakultetitjuridik, nëse dëshironi të bëheniavokat duhet të studioni edhe një vit.

Ky studim ndahet në dy degë: për So-licitor dhe Barrister. Solicitor ështëavokat që merret me përgatitjen elëndës së palëve dhe në raste të cak-tuara mundet ta përfaqësojë palënedhe në gjykatë. Për dallim, Barrister-i merret vetëm me përfaqësimin epalëve në gjykatë.

Me kalimin e kohës, nëseata që janë Solicitor dhe Barrister tre-gojnë suksese të dalluara, gradohenedhe për një shkallë dhe marrin tit-ullin QC: Queen’s Councel (Këshill-tarë të Mbretëreshës). Ata që e marrinkëtë titull (QC) janë në një shkallë tëlartë dhe e kanë më lehtë të bëhengjykatës dhe prokuror.Malcolm Simmons dhe MariaBamieh që të dy janë të kualifikuarpër të qenë gjykatës ose prokuror.Problemi me Simmons-in është se aika eksperiencë të varfër të gjykatësitpasi që ka punuar shkurt si Coronerqë në sistemin anglo-sakson ështëpozitë që mund të nivelizohet me atëtë gjykatësit. Megjithatë, problemi është diku tjetër.Edhe Simmons edhe Bamieh në Angli

kanë qenë jurist të dobët dhe gati tëdështuar. Bamieh është e njohur edhemë herët për paditje të organizataveku ka punuar, kinse për diskriminim.Një masë e madhe e kontingjentit të‘ekspertëve’ ndërkombëtarë që vininnë Kosovë, që nga OSBE, UNMIK ederi te EULEX, kanë qenë ‘juristë’ qënë vendet e tyre nuk do të gjenin punëas në njësitë administrative lokale qëekzistojnë. Juristët e mirë anglez nukkanë konkurruar për punë në Kosovëpasi që kjo për ta ka qenë humbje ekarrierës në vendet e tyre.

Disa prej ‘ekspertëve’ ndërkombëtarëerdhën në Kosovë nga Bonjë e Herce-govina, ku kishin bërë përvojë të cilëne aplikonin në Kosovë pa marrëparasysh nëse masat ishin adekuate.Ata nuk kishin ardhur për ta drejtuarKosovën por për rroga të mira dhe kuekzistonte mundësia e pasurimit edheme anë të korrupsionit.Elisabeth Hume në KQZ ishte një llojjuriste (thuhej se kishte të kryer njëshkollë të lartë juridike) por nuk i nji-hte as parimet themelore juridike. Kurndodhte që e kundërshtonim, ajo e

përdorte pozitën e saj të ‘ekspertit’ndërkombëtar që ishte më e lartë sekjo e jona dhe i kalonte propozimetedhe pa pëlqim tonin. Nëse kësaj iashtojmë edhe faktin që nuk kishinkurrëfarë njohurie për Kosovën oseata që kishin fituar pak eksperiencë nëBosnjë dhe mendonin se nuk ka dal-lime me dy vendeve, atëherë e kemiedhe më të qartë aftësinë e këtyre‘ekspertëve”.Pra, ky kontingjent i ‘profesionistëve’të huaj, përkundër mungesës së aftë-sive profesionale, funksiononte dukemos i patur aspak parasysh veçantitëe Kosovës dhe duke i injoruarekspertët vendor të cilët ishin shumëmë të kualifikuar. Ekspertët vendorizoloheshin edhe për shkak se shu-mica e tyre nuk e dinte anglishten.Prandaj, ndërkombëtarët e gjetën njëklasë të idiotëve vendas me të cilëtbashkëpunonte. Këta vendas e kishinpër detyrë vetëm që të bënin ‘amin’për çkado që ndërkombëtarët propo-zonin. Megjithatë, në mënyrë të pash-pjegueshme, shumë njerëz në Kosovëvazhdonin, dhe ende vazhdojnë, tëbesojnë se vetëm ndërkombëtarëtmund të na i zgjidhin problemet tonaedhepse në këtë drejtim mungon tërë-sisht angazhimi.Dhe, kështu shkoi puna deri sot kurpo e shohim krizën e gjithanshme tëshoqërisë sonë që po na përplaset fy-tyrës për shkak që institucioneve tonanuk iu zu filli siç duhej.

Një shtesë në lidhje me “juristët”dhe “ekspertët” ndërkombëtarë

Page 9: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

Marketing www.thealbanian.co.uk faqe 9

ACCIDENT CLAIMSACCIDENT CLAIMS

273 Fore Street, Edmonton London N9 0PDT. 0208 807 1676 I M. 07886 446 [email protected]

W. www.advantagesolicitors.com

Shpresa Programme

Regjistroni femijet ne shkollat e gjuhes shqipeTel: 020 7511 1586

Page 10: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 10

NGA BEHAR GJOKA

Historia e gjuhës dhe letërsisë shqipe,e vështruar në diakroni dhe sinkroni,gjithnjë e më shpesh, shpërfaqet si njëparadoks ekzistencial. Në kohët mod-erne shndërrohet në një absurd, kukohët dhe hapësirat përplasen dhe,vihen në një betejë të pamatshme.Nëpër rrjedhat kohore dhe hapësi-nore, vihet re se:A – Etërit e gjuhës shqipe të shkruar,Buzuku, Matrënga, Budi, Bardhi,Bogdani, edhe pse në pamundësi ko-munikimi, megjithatë me librat eshkruar, krijuan hallkat e një zinxhiritë pakëputun, që vuri në udhën embrodhësisë lavrimin e gjuhësshqipe.B – Etërit e letërsisë dhe të kombit, nëperiudhën e romantizmit, Jeronim DeRada, Naim Frashëri, At GjergjFishta, edhe pse në mes tyre, nukpatën kontakte të afërta, me kaqshumë mund dhe sakrifica, arritën qëtë ngrenë themelet e një letërsie tëvlertë, që ka shërbyer si themel iligjërimit letrar në gjuhën shqipe, nëperiudhat e mëvonshme.C – Etrit e shenjave estetike moderne,të pjesës së parë të shekullit të njëzet,Poradeci, Koliqi, Kuteli, nuk reshtënpër një çast së vlerësuari të tjerët. Në

atë kohë, Poradeci shpallte patriark tëletërsisë shqipe At Fishtën, Koliqi ud-hëhiqte Migjenin, kah rrjedhat letrare,e Kuteli botonte Poradecin e Nolin…Të treja këto periudha letrare, qëlimojnë gjuhën shqipe, si gjuhë eletërsisë, projektuan dhe selitën njëlidhje dhe marrëdhënie organike, nëmes kohës dhe hapësirave kushkruhej gjuha shqipe, ndonëse në njëpjesë të konsiderueshme, pothuajseishte e pamundur të kishte kontakte,si dhe të komunikonin autorët dhetekstet e shkruara.Kur pritej zgjerimi i komunikimit,thellimi i shkëmbimit të përvojave,fill pas viteve 44 të shekullit të kaluar,për shkak të ideologjisë komuniste, esidomos të vendosjes në jetën letraredhe artistike të realizmit socialist, nisiparadoksi i madh, ku ca shkrimtarëdolën tepër, ca të tjerë shkëlqyen qënë shfaqjen e tyre të parë. Të tjerë,atyre që nuk e deshën dhe e refuzuanrealizmin socialsit dhe ideologjinë emonizmit, nuk u dihej as emri. Nëskenën letrare mbeti Naimi, Mjeda,Migjeni, mirëpo iku se i përzunëFishta, Konica, Skiroi, Koliqi, San-

tori. Hynë në skenë Agolli, Kadare,Arapi, Qosja, Shkreli, Podrimja, e nëtë njëtën kohë, megjithëse bashkëko-horë me të parët, pak arrinin të dininpër Pipën, Camajn, Trebeshinën,Pashkun, Rreshpen.

Pjesa më e madhe e tyre, gdhendën ti-paret e romanit, eposit modern, porsërish hartografia është e mangët,edhe në këtë tipologji që ka mbi-zotëruar skenën letrare, sepse përsërina dalin shkrimtarë tepër! Kohëparadoksesh që end vonesa dhe remi-nishenca, ku kohët e reja, gati e kanëndërprerë komunikimin dhe, duketsikur ia kanë mësyer betejës së fundit,për të shkatërruar, ca pak ngrehina, qëende kanë mbetur në këmbë, nëlavrimin e letërsisë. Liria e shprehjes,me ardhjen e demokracisë, së brishtëdhe të sakatuar, nuk solli lirinë e kaqpritur. Përsëri, në kohën e lirisë së sh-prehjes, garantuar me ligj, në kohënkur dënohet censura, në kohën kur go-jëçorapet e shtuar motive të fundit,nuk lënë kusur, pa lëshuar në media,sërish na dalin shkrimtarët mangutose tepër.

Në këtë kohë të zgjerimit të komu-nikimit, të automatizimit të qeniesdhe të jetës, në fillin përbashkues tëfatit të qenies arbënore, në gjuhë dheletërsi, si mendësi jemi më larg seatëherë kur ishim shumë larg, përshkak të rrethanave të vështirësive tëkomunikimit, që thurim ndërmjetvedit. Tani gjuhëtarët, jo të nivelit tëÇabejt dhe Rizës, më shumë merrenme shqyrtimin e letërsisë. Sa ironike,akademikë që moderojnë njëmbrëmje letrare! Studiuesit e letër-sisë, në bashkëkohësi, ngase i thanë tëgjitha, ia kanë mësyer politikës, kushtë dalë në krye. Kështu bëri Rugova,Qosja, Hamiti etj…Në këtë nahinë tonë, bjerrakohëse dhetë nginjur në llafollogjema mburrë-toresh, politikanët ligjërojnë si meqenë “akademikër”, madje pa uakërkuar kush, e akademikët ngrefosensi kaposha, ma zi se politikanët.Askush nuk merret me punën që kanën përgjegjësi dhe për të cilënpaguhet. Të gjithë, politikanë,oponionistër, akademikë me libra tëkohës së Baba Qemos, janë vënë nëgarë, se kush të zërë vendin e parë në

lëmë të gjuhës, letërsisë, al-banologjisë. Tirana kërkon të mundme çdo kusht Prishtinën. Prishtina,me goditje nën brez, lëshohet kundërarbëreshëve, Këta të fundit, si tëpaskëshin shpikur mrekullinë e tetë,janë kundër të gjithëve.Piemontet e Tiranës, Prishtinës,Tetovës, të Arbëreshëve, kacavarrense kush të jetë në krye të podiumeve,të përvjetorëve, ku lëshohenflakadanët e përmallimit… Eh, gjuhashqipe, letërsia, ishte më pranë dikur,kur ishte e vështirë të kishte kontaktedhe mundësi për ndërlidhje. Tani qëjemi pranë, kaq pranë sa fytyrat rrud-hosen nga shkëmbimi i vështrimevetë mllefosura, pushtuar nga ethet “esundimit” sikur në politikë, se kush tëkrenarohet me të mbërrimet e mëhal-lës së vetë. Askush nuk sheh mjeriminku zhytet secila prej këtyre mëhallavenë lamin e të menduarit kritik…Megjithatë, debati për debat, po gaditsituatën e mendjeve të hapura, kurshkenca dhe podium, takohen rrallë,sepse tryeza e punës nuk të lë kohë tëlire, ndërsa podiumet janë shpikur përtë broçkullisur…

Paradoks gjuhësor dhe letrar, i bashkëkohësisë

Page 11: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA
Page 12: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 12

(Vijon nga faqe 3)

Gjithsesi u gjenden donatorë tërinj, që padyshim janë shqip-tarë shumë të mirë, që e kanëkonsideruar si mision atdhetarkontributin për organizimin enjë feste prestigjioze me rastine festës së Flamurit. Porzhgënjimi nuk do të mungonte.Fisnikëria e tyre nuk ua lejonteqë të pyesnin Qirkon se psenuk kontribuojnë sërish ata qëkontribuuan vitin e kaluar, e aqmë tepër të pyesnin për mirëor-ganizmin e festës që presupo-zohet që është më e madhja,më përbashkuesja, e orga-nizuar nga ndonjë ambasadëdhe gjithçka iu la në dorëQirkos.

Vendi tejet lulsoz (nëkurrizin e sposorizuesve)mund të konsiderohej si detajkrenarie, prestigjioz për njëambasadë, për nder të flamurit.Mospjesëmarrja e shumë eshumë miqve britanikë tëdëshmuar, ishte zhgënjimi iparë i tyre ashtu si prezenca enjerëzve thuajse të panjohurapo thjesht miqve të afërt tëambasadorit apo stafit, ishtenjë shije jo fort e këndshme, qërezultoi me mungesën e shumëe shumë atyre që konsiderohensi personalitete të spikaturashqiptare në Britani. (Komu-niteti shqiptar i Britanisë ështëkaq interesant sa të gjithë i njo-hin të gjithë)

Ishin telefonatat “ngavendi i ngjarjes”, që vërtetuanqë Qirjako Qirko kishte vendo-sur t’i shkonte deri në fundegos së tij, duke përçarë kështukomunitetin shqiptar të Bri-tanisë. Këta sipërmarrës qëkontribuuan me paratë e tyre,duhej të shijonin “gjellën eFlamurit” gatuar nga am-basadori Qirjako Qirko.Mbase nuk duhet parë meshumë pezm që pritjen diplo-matike të kishte njerëz tësapoardhur nga Shqipëria,(miq të miqve) njerëz që nuk edinë as vetë se pse ishin aty,pasi pse jo edhe ata kanë tëdrejtë të festojnë kushdoqof-shin, mekanikë që rregullojnëqoftë edhe makinën e am-basadorit ose të miqve të tij,pronarë lokalesh ku shijohetndonjë drekë apo darkë e kënd-shme, patjetër që po, madjeedhe prej atyre që konsidero-

hensi të rehabilituar (me vetting tëpakalueshëm) që kushedi kukanë dhënë ndonjë kontributdhe që Shkëlqesia ka vendosurt’i ftojë.Mungesa e pjesës tjetër kaqenë problemi. Mbase spon-sorizuesit e “darkës” as që ekishin menduar që “i jashtëza-konshmi dhe fuqiplotë” të ar-rinte deri në këtë derexhe,duke i klasifikuar si “tëpadëshiruar” për ambasadënindividë dhe shoqata, që ngapedagogë që japin leksione nëUniversitetet më prestigjiozeBritanike, e deri tek ata që çdoditë shkëlqejnë në misionin etyre si ambasadorë tëshkëlqyer të vlerave shqiptare,në Londër apo jashtë saj.Thua kërkohet shumë ngashkëlqesia që ai të kujtohej senuk do të ishte keq që të kishteShqiptarë të Republikës së Ir-landës, nga Skocia, Manches-teri etj etj (kurrën e kurrës qënga vitet ’90 e deri më sot,

asnjë ambasador nuk ka cenuarshumë ekuilibra…)Ka një histori të bukur meAurel Qirjon, “violinisti i parënë një grup muzikantëshshqiptarë që po njihen në gjithëbotën” siç e cilësoi BBC dheqë u bë “share” edhe ngaKryeministri Rama.Së bashku me Saz’iso bënë atëqë, as që e imagjinon am-basadori që mund ta bëjë jo për4 por as për 44 vjet të qëndrojënë këtë post. Perlat e muzikësshqiptare u transmetuan ngaBBC e madje deri tek Finan-cial Times shkori për ta, porAureli sipas kandarit të am-basadorit “nuk qenkërka i për-shtatshëm” për t’u ftuar pritjene organizuar me rastin e festëssë Flamurit. Drejtueset e Sh-presa Programme fituese eçmimit të Mbretëreshës,fituese e çmimit “Shqiponja eArtë në Samitin e Diasporës”,e gjithëpranuar si shoqata më emadhe shqiptare në Britani,Qirkoja nuk ka denjuar t’i ftojë

në Festën e Flamurit,(organizuar me paratëe shqiptarëve të kë-tushëm), e madje as tëshkonte vetë, apo tëdërgonte ndonjë ngastafi kur flamuri meshkabën dykrenore dotë ngrihej në një ngaminibashkitë e Lon-drës.

Shkëlqyen memungesën e tyre tëgjithë ata Shkëlqesia ikonsideroi “të tjerë”,pra jo të sojit të tij,pedagogë, avokatë,baristerë, fituesçmimesh të ndryshme,sipërmarrës tëj a s h t ë z a k o n s h ë m ,shumë e shumë bri-tanikë miq të shqip-tarëve. Thjesht panë qëkjo nuk ishte pritja merastin e festës së Fla-murit, po i ngjante njëfestë private, punëqokash…

Çfarë do të ndodhte qëme një të njëqindën e

shumës së grumbulluar (sipasinformacionit zyrtar am-basadës janë rreth £9000.Ndërkohë po presim faturën)të rezervohej një pritje gjatëgjithë ditës së Ambasadë?Këtë e di vetëm Shkëlqesia.

Që të mbledhë paratë eshqiptarëve dhe të organi-zojë festë ku të përçajëshqiptarët këtë e ka bërëvetëm Qirjako Qirko.Mbetet i gjashti ambasador qëpresim dhe përcjellim dhevërtet ndjejmë keqardhje qëperceptimi i “të plotfuqishmit”që mund të bëjë ç’të dojë meambasadën vazhdon të mbi-zotërojë nën drejtimin e tij.Komuniteti mbase nuk ia dinas emrin, pasi prej rreth dyvitesh përveçse ndonjë qoke,nuk është parë të bëhet ndonjëgjë prej tij.Më shumë qarkullojnë nërrjetet sociale ndonjë valle e tij,në ndonjë lokal ku kërcet mishi

e rakia e kënga tallava, sesandonjë aktivitet për të cilinmund të mbahet mend.

Mbase Qirjako Qirko së pakuduhet të kujtohet t’i falën-derojë këta shqiptarë të mirë qëe nxorën faqebardhë, për fes-tën e Flamurit tek ata 2-3 am-basadorë që erdhën atë natë.(Ku ishte (përfaqësuesi) Mar-shalli i Mbretëreshës? Sa am-basadorë apo diplomatë të huajishin? Eh mbase kërkohetshumë….)Me një minimum seriozitetiduhej të falënderonte të paktënprivatisht këta sponsorizues tëkësaj mbrëmje, ashtu si ata tëvitit të kaluar që u harruan, seaq kishte, (eh historia e lumitdhe e kalit).Nuk besohet tashmë se një nd-jesë publike do të mund të“shëronte” prerjen në besë, qëu bëri qoftë atyre që dhanëpara për festën e Flamurit, porqë me paratë e tyre përçau ko-munitetin, ata që dhanë paravitin e kaluar (ka histori tëturpshme Ambasada madjeedhe me ata që nuk pranuan qëtë kontribuojnë) apo ata dele-gatë të vitit të kaluar, që i nisinë Samitin e Diasporës dhenuk i ftoi në Ambasadë dhelista vazhdon e vazhdon…Kushedi çfarë mrekullie duhettë bëjë Qirjako Qirko do tanxirrte sadopak veten ngaqerthulli i ambasadorit tëleshtë, që në shqip përkthehetsi zyrtaruc i mjerë, dhe qëduhet fisnikëri të kuptohet, seposti i Ambasadorit nuk do tëthotë se ai është Pronari i Am-basadës, pasi paguhet nga tak-sapaguesit shqiptarë, asgjë mëshumë se një mysafir ipërkohshëm…Posti i ambasadorit më shumëse detyrë është mision.Ndoshta pakkush do të donteta kujtonte Ambasadorin kur tëmbaronte mandatin e tij, si am-basadori i qokave, apo që ihiqte bukur vallet.(vitin e kaluar nje faqegazete bosh qe Qirkoja tekerkonte ndjese publike)

QIRJAKO QIRKO PRET NË BESË SPONSORIZUESITE FESTËS SË FLAMURIT NË LONDËR

Page 13: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

OFROJME TE GJITHA LLOJET E SHERBIMEVE ELEKTRIKE SI DHE VENDOSJEN E CCTV GENERAL ELECTRICSHOME & OFFICEELELCTRICAL REWIRINGSERVICESPERIODIC INSPECTIONS(EICR)LANDLORD SAFETY CERTIFICATESLIGHTING SOLUTIONSELECTRIC HEATING TESTAND INSPECTIONPAT TESTINGFUSE BOARD CHANGE AND UPGRADESTELECOMS AND DATA INSTALLATION’SAERIAL INSTALLATIONSGARDEN AND STREET LIGHTINGCOMMERCIAL AND OFFICE LIGHTINGLAND ORDS CERTIFICATE

EMERGENCY LIGHTINGCCTV ENTRY PHONEGENERAL MAINTENANCEBOILER CONTROL WIRINGELECTRIC VEHICLE

CHARGING POINTS SECURITY24H/7 AVAILABLE

Na kontaktoni 56 Parkland Rd, Wood

Green, London N22 6ST, UK

Phone: 07399521649 Phone: 07539874390

Email:[email protected]

TRANSPORT MALLRASH DHE MAKINASHANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

ÇMIME KONKURUSEPËR PESHAT MBI 50KG I MARRIM DHE I

DËRGOJMË NË VENDNDODHJEKONTAKTONI TRASHGIMIN:

MOB: 07727429515 OSE 07776106941 TEL: ALB 0686409409

Email: [email protected]

L.T.D. LONDON TRANSPORT DIREKT

ANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

Nepermjet kontrollit te syve do te mund te arrijme te shikojmeshendetin tuaj

Nese ju duhet nje doktor sysh mos hezitoni te vini ne klinikentone. Shendeti i syve nuk duhet neglizhuar ne asnje momentNisado te jete shqiptarja qe do ju ndihmojne jo vetem megjuhen shqipe.

Page 14: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op-ed www.thealbanian.co.uk faqe 14

Carlos Yárnoz

Kulmi i nacionalizmave nëEvropën e krijuar 60 vjet mëparë, për t’i eliminuar ato, sotështë një kërcënim për konti-nentin. Nga Gjermania nëSpanjë, përmes Francës, Bri-tanisë së Madhe, Belgjikës apoHungarisë, lëvizjet populistepërhapin helmin e ndarjevedhe kufijve të rinj, duke i tmer-ruar të gjithë ata që kanë lexuardisa libra historie. BashkimiEvropian është diga e kontrol-lit kundër predikuesve të për-jashtimit, urrejtjes dhemungesës së solidaritetit.

Rreziku aktual quhet Kat-alonjë, por Evropa i ka dhënënjë mësim separatistëve, dukekujtuar se roli i saj është tëfshijë vijat kufitare, jo të kri-jojë të tjera. Dhe se detyra e sajështë që të bashkojë, jo tëndajë. Të bashkuar në diver-sitet, siç është thënë qartë,Evropa promovon bashkimin eshteteve dhe qytetarëve mekultura dhe gjuhë të ndryshme,

por jo të popujve me identiteteirredentiste. Dhe, aq më pakata që përpiqen të ripërcakto-hen në urrejtjen ndaj fqinjëvetë tyre – një praktikë e pan-dashme nga nacionalizmi.

Të 28 shtetet u përgjigjën se nëEvropë nuk ka vend për Kat-alonjën e ish-presidentit CarlesPuigdemont. Për këtë, po ataqë iu lutën Evropës, që të shis-nin pavarësinë e pamundur,

janë shndërruar në kritikë tëBE-së, klubit të “vendevedekadente, të vjetruara”, siçtha Puigdemont, i arratisur nëzemër të Evropës, teksa asedhe një udhëheqës i vetëmevropian nuk e pret.

Ka diçka pozitive në këtë his-tori të trisht. Shumë spanjollëqë e kuptuan vonë se nuk ështëe mundur të jesh edhe na-cionalist, edhe i majtë; kanë

mësuar tani se nuk mund tëjesh edhe nacionalist, edhepro-evropian. Mësimi i sepa-ratistëve katalanas kishte njëprecedent brutal tek BREXIT-it. Ksenofobia dhe kërkimi përnjë sovranitet të supozuar tëhumbur, ka futur britanikët nënjë qorrsokak, ku ata kanëgjithçka për të humbur.Theresa May shihet nga shumëspanjollë si versioni britanik iArtur Mas, strategut katalanasi cili e bëri partinë e tij tëparëndësishme dhe e shtyuvendin e tij në humnerë. Taniështë Puigdemont që ndjekrrugën e pasigurt britanike dhe,i zemëruar me Brukselin, fletpër një referendum për të ven-dosur nëse katalanasit duan tëlargohen nga BE.

Kjo sëmundje gjithashtu infek-ton Francën dhe Gjermaninë,ku ilaçi më efikas ka qenë një

përgjigje evropianiste. Partitëmbështetën kandidatin më pro-evropian, Emmanuel Macron,për t’i mbyllur rrugën na-cionalizmit të Le Penit. Presi-denti i Francës ishte i pari qëmobilizoi Evropën kundër cu-namit katalanas. Dhe, ai ështëlideri më i rëndësishëm nëEvropë. Edhe në Gjermani njëbetejë po zhvillohet kundër na-cionalizmit populist të ek-stremit të djathtë të Afd.

Valët e pavarësisë së vendeveerdhën pas rënies së peran-dorive dhe luftërave. Nësekriza dhe BREXIT-it do tëkishin bërë të shpërthenteperandoria e BE-së, diga anti-nacionaliste do të ishte hsem-bur.

Sa shtete do të kishim nëEvropë? Sipas Junckerit,njëqind “fshatra”!

OLYMPUS KEBABS FOR SALE91 GREEN LANES, PALMERS GREEN,

LONDON N13 4TD

TEL: 0208 881 7700Lokali ndodhet ne nje vend shume

te populluar, ne Palmers Green ne veri te Londresi hapur prej

shume vitesh me nje cmim fantastikNa kontaktoni: 07947631791

For SaleNa gjeni ne facebookthjesht kerko

The Albanian

mbi

1 milionëndjekes

BE, si digë ndaj nacionalizmave

Page 15: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 15

Shpresa vdes e fundit. Kështu mëthotë Agroni, i ulur në një stol, pranëtezgës së tij ku shet fruta-perime. Aishpreson që Gëzimi, djali i tij i madh,do t'ia dalë të qëndrojë në Gjermani,ku ka mbritur para tre muajsh dhe kakërkuar azil. Edhe pse lajmet nuk janëaspak të mira për shpresën e Agronin.Javën e kaluar një avion solli në Rinas41 azilkërkues nga Gjermania dheFranca të cilëve u qe refuzuar azili.Një muaj më parë numri i të riatdhe-suarve nga Gjermania, Franca dheBelgjika ishte 500.

"Ndofta djali im ka fat. Kemi bërë njësakrificë të madhe, u kemi paguar1300 euro atyre që i sollën dokumen-tat dhe e ҫuan në Gjermani. Para emadhe për xhepin tim të varfër... eh,atë që të bën fëmija, nuk ta bën Perën-dia. Nuk do të jetojë në fshat, nuk dotë shesë në këtë tezgë bashkë me mua.Do një jetë më të mirë, do një tëardhme më të mirë. Tani Gëzimi pomëson gjermanisht në kamp. I pëlqentë bëhet punonjës social. Inshallahnuk e kthejnë, Inshallah gjen një kon-tratë pune.” - thotë ai me shpresën erreme, të ushqyer nga ata që i morën1300 eurot.

Në muajt e parë të vitit 2018 Gëzimido të marrë përgjigje për kërkesën etij. Në faqen zyrtare të Zyrës Federalepër Migracionin dhe Refugjatët, JuttaCordt, Presidente e kësaj zyre bën medije se „kërkesat e bëra gjatë vitit2017 po shqyrtohen dhe përgjigja dotë jepet brenda 2 muajve".

EUROSTAT- 27.500 shqiptarë kanëkërkuar azil gjatë viti 2017

Gëzimi është njëri prej 27.500 shqip-tarëve që kërkuan azil këtë vit nëvendet e BE-së, shifër e kon-siderueshme në raport me popullsinëe Shqipërisë prej 2.9 milion banorësh.Gjermania mbetet edhe këtë vit nëkrye të vendeve të BE ku kërkuan azil15.495 qytetarë nga Shqipëria, e nd-jekur nga Franca me 8.875 kërkesadhe Holanda me 1.545. Numri iazilkërkuesve nga Shqipëria në Gjer-mani sipas Eurostatit është 30% më iulët se vitin e kaluar. Në 7.000vendimet e marra nga aplikimet eshqyrtuara deri tani, nga vendet e BEpër qytetarët e Shqipërisë, vetëm 335prej tyre nuk u refuzuan.

Dy vjet më parë, në tetor 2015, au-toritetet gjermane e përfshinëShqipërinë në listën e vendeve të sig-urta, gjë që u ndoq edhe nga vende tëtjera të BE-së. Sipas Konventës sëGjenevës, që përbën Ligjin Ndërkom-bëtar dhe Ligjit të BE për Azilin dheProcedurat e tij, një vend konsidero-het i sigurtë kur ka një sistemdemokratik, kur nuk ka persekutimpolitik, nuk ka rrezik për ushtrimdhune ndaj qytetarëve dhe kur nuk kakonflikt të armatosur. Klasifikimi"vend i sigurtë” përjashton mundësinëpër qytetaret e ketyre vendeve qe tëpranohen kërkesat e tyre për azil, pasiato nuk janë legjitime. Por fluksi iazilkërkuesve nga Shqipëria, si e tre-gojnë edhe shifrat e Eurostat-it, vazh-don të egzistojë edhe pse në rënie në

krahasim me vitin e kaluar, edhe pseshanset për të marrë përgjigje pozitivenga autoritetet e Gjermanisë, Francësdhe vendeve të tjera të BE janëpothuajse zero.

Pse shqiptarët kërkojnë të emigrojnë?

Agroni me punën e tij mban familjenme 4 fëmijë. Gruaja nuk punon, ku-jdeset për ekonominë e vogël që kanënë fshat. Çdo ditë, në diell dhe shi, ainiset që pa gdhirë nga fshati me njëmakinë të vjetër, merr mallin në mag-azinat qendrore të fruta- perimeve kurnuk ka mall nga fshati dhe shet derisa fillon të ngryset. Por të ardhurat

janë të pakta dhe mezi ia del të jetojëdhe të ҫojë fëmijët në shkollën efshatit. Të ardhurat që i mbeten pasi ipaguan taksat Bashkisë për tezgën etij, faturat e energjisë elektrike, të ujitjanë shumë të ulta.

Por situatën e Agronit e përjetojnëshumë familje në Shqipëri për shkaktë pagave të ulta dhe papunësisë.Sipas të dhënave të Bankës Botëroredhe Fondit Monetar Ndërkombëtar,(Nëntor 2017) paga mesatare nettoështë 347 Euro në muaj, shifër kjo qëështë më e ulta në Europë, me për-jashtim të Bjellorusisë, Moldavisëdhe Ukrainës. Në rajon, sipas

burimeve të njëjta, pagën më të lartëmesatare e ka Mali i Zi me me 509euro në muaj, ndjekur nga BosnjëHercegovina me 439 euro, Bullgariame 423 euro, Serbia 407 euro,Kosova 405 euro dhe Maqedonia 372euro. Punësimi gjatë vitit 2017 ështërritur me 6-7% por përsëri papunësia,sidomos tek të rinjtë mbetet e lartë.

Azilkërkimi- zotim i autoriteteve tëTiranës për ta ndaluar

Aida Hajnaj, Drejtore për pikat ku-fitare dhe emigracionin në Policinë eShtetit thotë për DW se Shqipëria kandërmarrë masa të rrepta për të

ndaluar ҫdo fluks azilkërkimi nëvendet e BE-së.

"Po godasim grupet dhe rrjetet krim-inale të trafikantëve që u shesin qyte-tarëve të Shqipërisë dokumenta tëfallsifikuara për të kërkuar azil nëGjermani, Francë apo vende të tjeratë BE si edhe operatorë turistikë tëpërfshirë në biznesin e dokumentavefallco. Janë shtuar procedurat dhekërkesat për cilindo nështetas shqiptarqë udhëton drejt vendeve të BE. Nd-jekja penale e prindërve që braktisinfëmijët e mitur në vendin e zonësSchengen, për t'i përdorur më pas dhekërkuar azil, ka dhënë rezultate.Bashkëpunimi ynë me policinëfranceze po ecën shumë mirë. Në mestë këtij muaji, javën e ardhshme nëTiranë, pritet të vijë dhe diskutojë meautoritetet e këtushme ҫështjen e azi-lantëve nga Shqipëria, Ministri iBrendshëm i Francës, Gérar Col-lomb” thotë për DW Aida Hajnaj.

Zotimi i qeverisë së Tiranës për tëndaluar azilkërkimin lidhet edhe meperspektivën europiane të vendit dheambicien për të hapur me BEnҫ nego-ciatat e anëtarësimit. Ndalim iazilkërkimit nga qytetarët eShqipërisë nuk bën pjesë në prioritetete caktuara nga Brukseli për hapjen enegociatave, në krye të të cilave qën-dron progresi në reformën në drejtësi.Por 27.500 qytetarët e Shqipërisë qëkërkuan azil në vendet e BE gjatë2017-ës janë një shqetësues për Bruk-selin lidhur me standardin ekonomiktë Shqipërisë dhe ruajtjen e kapitalinte saj më të ҫmuar për progres: rininë.

/DW/

MBI 27 MIJË SHQIPTARË KËRKUAN AZIL NË 2017

Page 16: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 16

FRANK SHKRELI

Në takimin e nivelit të lartë për Bal-lkanin Perëndimor organizuar nga“Miqtë e Europës” në Bruksel këtëjavë, Kryeministri i Shqipërisë, Z. EdiRama u ankua se Evropa nuk pongutet të antarësojë Shqipërinë nëBashkimin Evropian dhe deklaroi sepërveç integrimit në BashkiminEvropian, për Shqipërinë dhe për Bal-lkanin, ka edhe alternativa të tjera.Ndër “alternativat” tjera, ndoshtasipas tij të pranueshme për të dhe përvendin që ai përfaqëson, për ndryshepse do t’i përmendëte, kreu i qeverisëshqiptare tha se ato alternativa përf-shijnë Rusinë, Turqinë dhe Kinën dheislamin radikal. Ja deklarata që bëriZ. Rama në Bruksel, në lidhje me këtëçështje:“Nuk jam shumë dakord apo tërësishtme miken tonë këtu që përmendiTurqinë, Rusinë, Kinën si vende qës’kanë ç’të ofrojnë. Po, po kanëshumë të ofrojnë. Rusia për shembullka një rrugë shumë të lehtë për tëofruar. Harroni shtetin e së drejtës,harroni institucionet, mbaje pushtetinpër gjithë jetën dhe nuk është pa in-teres. Dhe kanë para që të mund t’iderdhin dhe nuk është se ka ndodhurnë ndonjë pyll në Siberi, ka ndodhurnë mes të Evropës që qeveria, qëkryeministri gjatë zgjedhjeve u kër-cënuan me vdekje dhe kryeministrigati u vra dhe kjo ndodhi në Malin eZi, një vend që negocion në BE.Pra, rreziku është real, është rrezik ipranishëm, siç do thonin kolegët tanëamerikanë. Por që Kina mendon nëafat të gjatë, për 20 vite të tjera,ndërkohë që këtu mendojmë për 4 vjetmegjithatë nuk mund të themi që nukkanë asgjë për të ofruar, dhe ju harruatedhe një forcë tjetër që është islamiradikal. Në rajonin tonë ne jemishumë etnikë, shumë fetarë,shumëçka dhe tashmë me gjithë këtëshumëllojshmëri ne duam BE. Nëqoftë se BE nuk do të vrapojë, tëpresë, por të vrapojë të na kapë,atëherë më besoni do të kenë një larmiproblemesh të tjera që do të nisin dhedo të jetë shumë herë më ekushtueshme që të martoheni me ne.”Që të jemi të drejtë, Z. Rama nukështë as i pari as i mbrami ndër ud-hëheqsit shqiptarë që kanë bërëdeklarata të tilla, megjithse ky vet i kapërsëritur disa herë këto “alternativa”,si opcione të mundshme,ose simënyra trysnie, për të mos thënë shan-tazh ndaj Bashkimit Evropian. Ështëe vështirë të konstatohet nëse me këtëdeklaratë dhe të tjera si kjo, Z. Rama

ka në mend të kërcënojë evropianëtapo është një flirtim i tërthortë me Pu-tinin, Erdoganin e kinezët, për tëtërhequr ato që ai i quan “alternativa”dhe influencën politike, ushtarake dheekonomike të këtyre vendeve nëShqipëri dhe në rajon, nëqoftse BE-ja,sipas tij, “nuk vrapon për t’i kapur”ato, duke ofruar integrim të plotëeuro-atlantik për Shqipërinë dhe përvendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.Ndërkaq, as komentet e kryetarit tëopozitës shqiptare Z. Basha, dhënë njëgazete ruse — të raportuara nga disaportale shqiptare pothuaj në të njëjtënkohë – nuk i bëjnë nder atij, partisë qëai përfaqëson dhe as Shqipërisë dhe asnuk ndihmojnë Shqipërinë në rrugëne saj drejtë integrimit evropian.Nëqoftse Z. Basha pret simpati përShqipërinë e shqiptarët nga lexuesit enjë gazete pro-qeveritare ruse, aigabohet rëndë.Bashkimi Evropian mund të ketë bërëgabime gjatë kësaj periudhe të tranzi-cionit në Shqipëri. Por BashkiminEvropian dhe zyrtarët e tij nuk mundt’i akuzojë askush se nuk kanë qenë tëqartë dhe transparent me Shqipërinëmbi kushtet që kërkohen, përsa i për-ket antarësimit të Shqipërisë në BE,ashtu siç u është kërkuar të gjithavendeve anëtare dhe siç u kërkohet tëgjithë atyre të mbetura jashtë, e që as-pirojnë antarësimin e tyre nëBashkimin Evropian. Rregullat dhekushtet për antarësim në BE, janë tënjëjtat për të gjithë dhe të tilla janëedhe për Shqipërinë.Por pse këto kushte të BE-së nuk i

kanë zbatuar qeveritë shqiptare gjatëviteve, kjo është diçka tjetër. Zyrtarëtevropianë kanë qenë kryesisht trans-parent dhe konsekvent në kërkesatdhe kushtet që duhet të plotësojëgjithnjë Tirana zyrtare, për antarësim.Të gjithë e dinë se Shqipërisë i kërko-hen rezultate konkrete si dheplotësimi i pesë kushteve të përcaktu-ara nga komuniteti evropian. Porështë pikërisht mos plotësimi i këtyrekushteve, gjatë 27 viteve post- komu-nizëm nga klasa sunduese shqiptare,ai që ka ngadalësuar dhe që po vononprocesin e integrimit të plotë të shqip-tarëve në Evropë, më shumë se njëçerek shekulli pas rënjes së Murit tëBerlinit.Kryeministri Rama citohet të ketëthenë në Bruksel se Turqia, Kina dheRusia, “Po, po kanë shumë të ofrojnë(Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit)…kanë para që t’i derdhin…” — sikurBashkimi Evropian dhe Shtetet eBashkuara nuk ka derdhur mjaft paranë Shqipëri gjatë 27 viteve të fundit.Duket se autoritetet shqiptare e shiko-jnë Bashkimin Evropian si një thes meplot para, që me antarsimin në BE dotë derdhën në Shqipëri. Fatkeqsisht,ky është problemi.

Autoritetet shqiptare e kanëshikuar vazhdimisht antarësimin nëBE si një përfitim ekonomik, që në tëvërtetë do të ishte, por për vendetanëtare është diçka më tepër se kaq.Besohej se antarësimi në BE përShqipërinë dhe për shqiptarët duhej tëishte diçka më shumë se një “derdhjeparashë”. Me shembjen e një regjimi

komunist, ndër më mizorët në botë,shqiptarët shpresonin dhe u deklaruanse e donin Shqipërinë si gjithë Evropa.Nënkuptohet, jo vetëm për parat dhendihmat që mund të derdheshin atynga Evropa, por mbi të gjitha përvlerat perëndimore, për lirinë dhedemokracinë, për drejtësinë, për tëdrejtat e njeriut, për respektin përjetën e njeriut, e të tjera. Tiranëszyrtare gjatë gjithë kësaj periudhe,fatkeqsisht, i ka munguar vazhdimishtndërmarrja e veprimeve konkrete dheserioze për një transformim rrënjësordemokratik të vendit dhe si rrjedhimka munguar edhe zbatimi i reformaveqë kërkohen nga Evropa si kushte përintegrimin e Shqipërisë në BashkiminEvropian.

Në këtë pikë, nuk mund tëmburren as pozita as opozita se njëraapo tjetëra palë kanë bërë më shumënë procesin e integrimit. Fakti ështëse as njëra palë politike, në pushtetose në opozitë në Shqipëri, nuk e kanëkuptuar ende se kanë përgjegjësi tëpërbashkët, jo vetëm për integrimin,por për mbarë mirëqenjen e popullitshqiptar dhe të kombit në përgjithësi.

Kjo klasë politike ende nukka mësuar se një nga përgjegjësitëndaj popullit, në një demokraci tëmirëfilltë, është dialogu serioz politikmidis palëve kundërshtare, i cili duhettë jetë gjithëpërfshirës dhe konstruk-tiv, duke përfshirë edhe respektiminpër rolin që duhet të luajnë media dheshoqëria civile në një venddemokratik. Me fjalë të tjera, përçështjet madhore të Shqipërisë dhe të

kombit shqiptar duhet të ketë një kon-sensus politik midis palëve. Një ndërkëto çështje madhore të kombit ështëedhe integrimi i i vonuar i Shqipërisëdhe i shqiptarëve në përgjithësi, nëBashkimin Evropian.A ka evropianë që ndoshta nuk e duanShqipërinë dhe shqiptarët në organiz-mat evropiane? Edhe mund të ketë.Por është kjo klasë politike shqiptare,me mos veprimin e saj, ajo që ua kabërë qëndrimin e kundërshtarëve tëintegrimit të shqiptarëve në Evropë,më të justifikueshëm dhe më të lehtëpër ta mbrojtur. Pa dyshim se Evropaka përgjegjësitë dhe fajet e saja ak-tuale dhe historike ndaj shqiptarëve,por janë udhëheqsit shqiptarë të post-komunizmit, ata të cilët kanë vonuar,me qëllim e pa qëllim ndoshta, an-tarësimin e plotë të Shqipërisë në or-ganizmat euro-atlantike. Atyre dhevetëm atyre duhet t’u kërkohetpërgjegjësia, nëqoftse “alternativat”ruse, turke e kineze, për të cilat fletKryeministri shqiptar në forumendërkombëtare si në takimi i javës qëkaloi në Bruksel, bëhen realitet. Ky dotë jetë faji i kësaj klase politike dhe joi Evropës dhe aq më pak i popullitshqiptar, i cili është përcaktuar mekohë se ku dëshiron ta ketë vendin etij.

Mendohej se Shqiptarët ekishin vendosur në fillim të 1990-avese e donin Shqipërinë si gjithë Evropa.Madje megjith zhgënjimet e poli-tikanëve shqiptarë gjatë këtyre dy-tredekadave për të plotësur më në fundkëtë dëshirë historike, shqiptarët ethjeshtë — gjatë kësaj periudhe — ekanë përcaktuar qartë alternativën etyre të preferuar:

Me Bashkimin Evropiandhe me Shtetet e Bashkuara dhe jo me“alternativat” dhe opcionet emundëshme që përmendi Z. Rama nëBruksel: Rusinë, Turqinë, Kinën, a poradikalizmin islamik. Dihet se meqindra mijëra shqiptarë janë shpërn-gulur drejt vendeve perëndimore,duke votuar siç thuhet “me këmbë”,në favor të alternativës perëndimore,të vlerave dhe demokracisë perëndi-more, që ata dëshirojnë edhe përvendin e tyre. A mund të thotë Z.Rama ose ndonjë politikan tjetër ak-tual ose i periudhës post komuniste, sesa shqiptarë në këtë ndërkohë i janëdrejtuar Rusisë, Kinës, ose Turqisëgjatë 30-viteve të fundit për një jetëmë të mirë, si alternativë ndajBashkimit Evropian ose botësperëndimore, përfshirë Shtetet eBashkuara? Kombi shqiptar ështëpërcaktuar qartë se gjeografikisht dhehistorikisht i përket Perëndimit.Fatkeqsisht, duket se autoritetetshqiptare të këtyre 27-viteve ende nuke kanë të qartë dhe si rrjedhim nukjanë të vendosur, se kah do t’ia mba-jnë, drejtë Lindjes apo Perëndimit?

Drejt një demokracie të vërtetëperëndimore, apo drejt thellimit tëmëtejshëm të një sistemi autoritar tëllojit putinist dhe erdoganist lindor?

SHQIPËRIA DREJT LINDJES, APO PERËNDIMIT?

Page 17: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 17

Nga SHABAN MURATI

Një burim diplomatik perëndimor ngaBeogradi bën të ditur se qeveria serbeka hartuar një plan të fshehtë për tëkapërcyer kushtin e kushteve, që BEi ka vënë Serbisë për anëtarësim dheqë është njohja e Kosovës. Plani kon-siston në atë që Serbia t’i ofrojëKosovës anëtarësimin në OKB, porpa e njohur Kosovën si shtet. Nëshkëmbim, Kosova duhet të ndihmojëSerbinë të anëtarësohet në BE, dukehequr dorë nga kërkesa e njohjes sëKosovës. Ky do të ishte sipas Beogra-dit thelbi i asaj, që po cilësohet si mar-rëveshje përfundimtare midis Serbisëdhe Kosovës. “Kosova mund të marrëvendin në OKB vetëm nëpërmjetmarrëveshjes me Serbinë dhe Serbiaduhet të marrë diçka”,-deklaroi nëdatën 5 dhjetor presidenti i Serbisë,Aleksandër Vuçiç. Kur Sonja Biserko,presidente e Komitetit të Helsinkit tëSerbisë, e pyeti se çfarë është kjo“diçka”, Vuçiç tha se nuk dëshiron tëflasë tani, por do ta bëjë nga marsi oseprilli. Sipas burimit diplomatik, qëpërmendëm në fillim të analizës, kjo“diçka” është heqja dorë e Kosovësnga njohja prej Serbisë në shkëmbimtë lejes serbe për të marrë një karrigenë OKB.

Plani diplomatik serb kanisur të diskutohet në disa qarqe tëmbyllura diplomatike europiane dhediplomacia serbe është në fazën e sig-urimit të mbështetjes nga shtete të BEpër këtë plan të saj. Burimi diplo-matik perëndimor nga Beogradi bën,gjithashtu, të ditur se plani serb ështëkonsultuar paraprakisht me Moskëndhe ka siguruar miratimin rus, sepsepa votën e Rusisë në Këshillin e Sig-urimit në OKB nuk mund të hapetrruga e anëtarësimit të Kosovës nëOKB, ashtu siç është veto rusepengesa kryesore e anëtarësimit tëKosovës në OKB.

Në disa qarqe diplomatike kanëshfaqur interesim për këtë plan tëdiplomacisë serbe “për të ofruar anë-tarësimin në OKB pa pranuar njohjene Kosovës si shtet”, sepse është shtuarlodhja e Brukselit përballë një prob-lemi të madh dhe të vështirë, siç janëmarrëdhëniet midis Serbisë dheKosovës, dhe do të shpëtojë një orë emë parë nga ky telash.

Çështja kryesore është se si do të jetëqëndrimi diplomatik dhe strategjik, qëdo të përcaktojë Kosova ndaj këtijplani serb. Diplomacia dhe institu-

cionete nëndheshme serbe, që kanë lidhjeokulte me struktura të ndryshme nëKosovë, po përpiqen që në forma dherrugë të shumëllojta t’i krijojnëhapësirë pranimit të këtij plani serb nëPrishtinë. Ka indikacione se në drej-tim të këtij objektivi ata kanë arriturnjëfarë suksesi, sepse në disa qarqeqeveritare në Prishtinë ka nisur tëqarkullojë teza e habitshme se “Serbianuk ka përse ta deklarojë se e njehKosovën”, çka në një farë kuptimimund të merret si një sinjal i pranimitindirekt të planit serb.

Në hartimin e planit të tyreqeveria dhe diplomacia e Serbisëduhet të jenë inkurajuar edhe nga qën-drimi tolerant, me tepër se sa duhet, iqeverisë së Kosovës, e cila nëbisedimet e Brukselit me Serbinësorollatet prej gjashtë vitesh në un-azën e vogël të bisedimeve teknikedhe administrative. Nuk është bërë as-njëherë e qartë se sa vite duhet tëkalojnë për të dalë në trasenë e vërtetëtë bisedimeve politike për legalizimine statusit të bisedimeve si bisedimemidis dy shteteve dhe në finalizimine qëllimit të natyrshëm për njohjen eshtetit të pavarur të Kosovës. Qeveriadhe diplomacia e Serbisë janë inkura-juar edhe nga qëndrimi tolerant i qev-erisë së Kosovës, e cila nuk kareaguar asnjëherë në tryezën e bised-imeve për situatën absurde, kur çdoditë qeveria dhe diplomacia e Serbisëvrapojnë nëpër botë për të penguarnjohjen e Kosovës. Beogradi shkelçdo ditë marrëveshjen e famshme të“normalizimit të marrëdhënieve” meKosovën të 19 prillit 2013, ku ështëangazhuar të pranojë anëtarësimin eKosovës në BE si shtet dhe Prishtinashkon nga një raund bisedimesh nëtjetrin sikur nuk ka ndodhur gjë.

Përshtypja e krijuar nga diplomatët,që i ndjekin prej vitesh raportet midisSerbisë dhe Kosovës, është se ngabisedimet midis dy shteteve me ndër-mjetësimin e BE, pala që ka fituar mëshumë është Serbia. Serbia siguroinëpërmjet këtyre bisedimeve dhekërkesave teknike të Kosovës, alibinëe madhe për “qetësimin e marrëd-hënieve”, gjë që i hapi rrugën asaj përmarrjen e statusit të shtetit kandidatnë BE dhe për hapjen e bisedimeve tëpranimit me BE-në.

Tani jemi në një fazë të re, kur Serbiapo avancon në hapjen njeri pas tjetrittë kapitujve të Traktatit të pranimit nëBE dhe kur, siç deklaroi presidentiVuçiç në 5 dhjetor, ajo parashikon qënë vitin 2022 të bëhet anëtare e plotëe BE. Por për këtë ka një kusht tëmadh, që quhet kushti i kushteve, qëSerbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën. Pikërisht në këtë klimë, pra

me afrimin e datës kur kushti ikushteve do të ngrihet në fund tëtratativave të pranimit midis BE dheSerbisë, qeveria serbe harton planin esaj të fshehtë të ofertës për Kosovënqë të anëtarësohet në OKB, por tëheqë kërkesën e njohjes si shtet ngaSerbia. Një marrëveshje mbi këtëpazar, nëse pranohet nga Prishtina, ilejon Serbisë ta heqë kushtin ekushteve të BE me dorën e vetëKosovës. Dhe pas kësaj, duke qenëanëtare e BE, Serbia jo vetëm do tëbëhet shteti i gjashtë i BE, që nuk njehKosovën, por do ta bllokojë inte-grimin e Kosovës në BE.

Përballë këtij plani të rafin-uar diplomatik serb, Kosova duhet tëtregojë një syçeltësi të jashtëzakon-shme dhe të mos bëjë as indulgjencatë nxituara dhe as hapa, që i shkojnëlojës së Serbisë. Oferta serbe përKosovën në OKB pa e njohurKosovën si shtet është një kurth serbkundër pavarësisë, sovranitetit dhe in-tegritetit shtetëror të Kosovës. Çfarëdo të thotë konkretisht një ofertë etillë dhe a duhet ta pranojë Kosova?Së pari duhet thënë se Kosova duhettë peshojë nga pikëpamja strategjikeprioritetin se çfarë i duhet asaj mëshumë: anëtarësimi në OKB apo njo-hja si shtet i pavarur nga Serbia.Përgjigja, që dikton interesi kombëtari sigurisë, i stabilitetit dhe i subjek-tivitetit ndërkombëtar të Kosovës,është se Kosovës i duhet më përparaqë të njihet nga Serbia si shtet ipavarur, gjë që do të thotë që Serbiatë heqë dorë nga rivendikimet kolo-niale mbi Kosovën, të cilat i kashkruar edhe në Kushtetutën e saj.Kosova duhet ta ketë të qartë se nga

njohja e Serbisë si shtet i pavarur ajodo të shkojë tek anëtarësimi në OKB,por nga anëtarësimi në OKB nukmund të shkojë dot te njohja e saj prejSerbisë.

Formula e qeverisë serbeme planin e ri për t’i ofruar Kosovësanëtarësimin në OKB, por pa e njohuratë, është, në fakt, një formulë dinake,që unë do ta quaja “formulaukrainase”. Formula ukrainase ështëqë një entitet bëhet anëtar i OKB, pau njohur si shtet i pavarur dhe dukepasur statusin e të qenit pjesë e njështeti tjetër. Njësoj siç u bë Ukrainaanëtare e OKB në vitin 1945 dhe ishtepjesë e një shteti tjetër, e BashkimitSovjetik. Pra, anëtarësia në OKB nuki dha Ukrainës statusin e shtetit tëpavarur dhe as të njohur ndërkombë-tarisht si subjekt i pavarur i së drejtësndërkombëtare. Askush nuk vendosimarrëdhënie diplomatike meUkrainën deri në vitin 1991, kur pasprishjes së Bashkimit Sovjetik, ajo ubë shtet vërtet i pavarur. Pikërisht këtuqëndron thelbi i dinakërisë bizantinetë qeverisë dhe të diplomacisë serbe.Duke i ofruar Kosovës anëtarësiminnë OKB, ata jo vetëm nuk e njohinKosovën si shtet, por sanksionojnë tëdrejtën ta konsiderojnë pjesë të Ser-bisë, njësoj si Bashkimi Sovjetikdikur Ukrainën.

Institucionet qeveritare të Kosovësduhet të jenë tepër të vëmendshmedhe të mos hutohen nga joshja prejkarriges në OKB. Kina, një fuqi emadhe, mbeti 22 vjet jashtë radhëvetë OKB. Ka edhe një element tjetër tërëndësishëm për t’u marrë në konsid-eratë. Anëtarësimin në OKB Kosovës

mund t’ia japë Rusia, duke hequrveton si anëtare e KS të OKB, dhe joSerbia, sepse po desh Rusia, Kosovahyn në OKB edhe pa lejen e Serbisë.Po nuk desh Rusia, Kosova nuk hynnë OKB, edhe sikur të dojë Serbia.Pra, Serbia po kërkon të shesë diçka,që në fund të fundit nuk është kompe-tencë e saj. Nuk besoj se Rusia do tëfutet në një pazar të vogël ballkanikpër sytë e bukur të Serbisë. Po të vijëpuna deri futja e Kosovës në OKB,Rusia do t’i kërkojë Perëndimit diçkatë madhe mbiballkanike, që ka lidhjeme Krimenë, me Abhazinë apo Oset-inë e Jugut.

Problemet e mprehta të kërcënimitpër sigurinë dhe sovranitetin eKosovës vijnë nga Serbia dhe jo ngaOKB. Ato probleme nuk i zgjidhOKB-ja. Ndaj Kosova duhet të jetë eqartë dhe e ftohtë që bisedimet midisSerbisë dhe Kosovës nuk po bëhenpër të hyrë në OKB, por që të përfun-dojnë në një marrëveshje apo traktattë njohjes reciproke midis dyshteteve. Anëtarësimi në OKB ështëobjektiv pas sanksionimit të njohjessë Kosovës nga Serbia, sepse njohjambyll zyrtarisht dhe juridikisht çdorivendikim serb ndaj saj.

Është tepër e rëndësishme që Kosovanë kanale diplomatike të hedhë poshtëplanin serb të “formulës ukrainase”dhe t’i bëjë të qartë Serbisë, por edheBE-së, se Kosova nuk do t’ia japëSerbisë alibinë e re të OKB. Zgjidhjae vetme për normalizimin e marrëd-hënieve është respektimi i kushtit tëkushteve, që është njohja e Kosovësnga Serbia. gsh

KURTHI I “FORMULËS UKRAINASE”PËR KOSOVËN NË OKB

Page 18: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.thealbanian.co.uk faqe 18

Kur trupi juaj kamungesë vitaminash,ai mund ta shfaqë atë me

shenja mjaft të çuditshme. Kur kemungesa të tilla, mund të mos jeni tësëmurë, por mund të ndiheni tëplogësht, nervozë dhe jofunksionalë,pasi vitaminat janë faktorë në të gjithareaksionet biokimike në trup. Ja pesëshenja që tregojnë se keni mungesë tëvitaminave:

Infeksionet

Vitamina A: Shenja më e shpeshtë emungesës së vitaminës A ështëmosrezistenca në infeksionet më tëdobëta, sepse kjo vitaminë është enevojshme për prodhimin e sipër-faqeve mbrojtëse, të cilat parandalojnëbakteret të hyjnë në sistemin respiratordhe në zorrë. Një karotë në ditë osevakte të herëpashershme me mëlçiduhet të jenë të mjaftueshme. Femratshtatzënë nuk duhet të hanë mëlçi,pasi teprimi me vitaminë A mund t’ibëjë dëm fetusit.

Nervozizmi

Nëse herë pas here je nervoze, kjoështë me siguri mungesë vitamine dhesidomos mungesë e hekurit. Sasia erekomanduar ditore e hekurit është 8.7mg për meshkujt dhe 14.8 mg përfemrat. Lëkura e zbehtë, marramendjadhe thonjtë e rrumbullakët janë shen-jat më të shpeshta të mungesës sëhekurit. Nervozizmi (së bashku melodhjen dhe keqpërqendrimin) ështësimptoma më e shpeshtë. Hekuri ështëpërbërësi kyç i rruazave të kuqe tëgjakut dhe u mundëson të mbledhinoksigjenin dhe ta përhapin në orga-nizëm. Mishi i kuq, frutat arrore dheperimet janë burime të mira të hekurit.Shtesat e ushqimit duhet të përdorenvetëm në raste të rënda të mungesës sëhekurit.

Buzët e çara

Vitamina B2: sasia e rekomanduar di-tore është 1.3 mg për meshkujt dhe 1.1mg për femrat. Çarjet dhe plagët rrethbuzëve mund të tregojnë përmungesën e vitaminës B2, mjaft të do-mosdoshme për prodhimin dhe rritjene qelizave. Pa të, trupi nuk mund tëripërtërijë shumë shpejt qelizat elëkurës dhe mukozën rreth gojës. Kjovitaminë është e nevojshme edhe përshndërrimin e ushqimit në energji,ndërsa lodhja dhe migrena, po ashtu,mund të tregojnë për mungesën e saj.Një gotë qumësht në ditë do ta elimi-nonte këtë mungesë.

Mungesa e shijes

Mungesa e zinkut: sasia e rekomand-uar ditore është 5.5 deri 9.5 mg përmeshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat.Mungesa e zinkut mund të ndikojë nëshqisën e shijes. Nuk dihet saktësishtsa ndryshime në organizmin tonëshkakton ndikimi i mungesës sëzinkut. Zinku është i nevojshëm përprodhimin e enzimave në pështymëdhe zhvillimin dhe ruajtjen e recep-torëve të shijes. Shenjat e tjera tëmungesës së zinkut mund të jenë in-

feksionet e shpeshta dhe shërimi më ingadalshëm i plagëve, meqenëse kymineral ka rol vital në funksionimin esistemit të imunitetit dhe ripërtëritjene qelizave. Zgjidhja është mishi i kuq.Mishi i viçit apo i qengjit është burimimë i mirë i zinkut. Një deri në dy por-cione në javë janë të mjaftueshme.Zink ka edhe në arrat indiane, kikirikdhe drithërat e papërpunuara.

DHIMBJE TË TRUPIT

Mungesa e vitaminës D: sasia e reko-manduar ditore është 5 mcg. Eshtrat edobëta janë shenjë e mungesës sërëndë dhe afatgjatë të vitaminës D,ndërsa dhimbja e gjithë trupit, de-bulesa dhe lodhja janë shenjë emungesës së lehtë. Dhimbjet e sh-peshta në shputa, ije, shpinë dhegjunjë flasin për mungesë të theksuartë kësaj vitamine.

Vitamina D ndihmon nërregullimin e mineraleve të kalciumitdhe fosforit, që janë vitale për zhvil-limin dhe ruajtjen e eshtrave dhemuskujve. E rëndësishme është edhepër mbrojtjen e sistemit imunitar, pormbron edhe nga kanceri. Peshku ipasur me vaj, si salmoni dhe sardelet,janë burim i mirë i vitaminës D. Poashtu, 20 minuta ekspozim në dielljanë të mjaftueshme për organizminpër të siguruar sasinë e nevojshme di-tore të kësaj vitamine.

Qumeshti

Qumështi dhe prodhimet e tij satë demonizuara aq edhe tëpakuptueshme. Kërkimet

shkencore tregojnë se ai mund të jetëi rrezikshëm nëse me të abuzohet,ashtu si edhe me ushqimet e tjera. Jase çfarë duhet të dini tjetër

Të pimë apo të mos pimë qumësht?!Ashtu siç ndodh shpesh, kur bëhetfjalë për ushqime të cilat përfshijnë as-pekte etike ose besime pak a shumë tëbazuara, rriten edhe dyshimet. Ja njëlistë me argumentet më të përhapuranë favor dhe kundër përdorimit të këtijushqimi me origjinë shtazore. Por siqëndron e vërteta? Në shumicën erasteve, është si gjithmonë, e vërtetamë e madhe qëndron në mes.

A është e vërtetë se pirja equmështit në moshë të rritur ështëe panatyrshme?“Qenia njerëzore është e vetmja ‘kaf-shë’, e cila vazhdon të pijë qumështedhe pas shkëputjes së ushqyerjes megji”, dëgjojmë të thuhet shpesh për tëtheksuar se nuk duhet të konsumojmëqumësht. Por në fakt, “një shembull irëndësishëm i një mutacioni të do-bishëm, që ka ndodhur përgjatëevoluimit njerëzor, është aftësia për tëkonsumuar laktozë në moshën erritur”, kjo sipas mjekut gjenetist,Luca Cavalli Sforza.A është e vërtetë se konsumimi iqumështit mund të favorizojë së-mundjet kardiovaskulare?

Qumështi përmban yndyra shtazoredhe si i tillë, sipas kritikuesve të tij, fa-vorizon sëmundjet kardiovaskulare.Por ndërkohë, studimi i publikuar te“American Journal of Clinical Nutri-tion” dhe i kryer nga studiuesit holan-dezë të Universitetit të Wageningenit,tregon se si pirja e qumështit reduktonsi rrezikun nga hipertensioni, ashtuedhe atë të goditjeve në zemër. Nga e

gjithë kjo mund të dilet në për-fundimin se nuk janë yndyrat shtazoreato të rrezikshmet, por abuzimi qëbëhet me marrjen e tyre, siç ndodh metë gjitha llojet e ushqimeve, shtazoreapo vegjetale qofshin ato.

Qumështi u bën mirë apo keq kock-ave?Një tjetër bindje shumë e përhapurështë ajo sipas së cilës, qumështi acid-ifikon gjakun dhe është shkaktar i os-teoporozës. Duhet theksuar se futja esubstancave acide dhe bazike, nuk endryshon PH në gjak, i cili qëndronstabël në 7,4.

Nëse kjo nuk do të ndodhte, ne mundtë vdesim në pak minuta. Pra orga-nizmi ynë është ndërtuar nga një sis-tem i tillë ekuilibri, i cili është nëgjendje të “trajtojë” substancat, si atoacide edhe bazike, në mënyrë që tëneutralizoheshin dëmtimet e mund-shme.Konsumimi i shumtë i qumështitmund të shkaktojë gurë në veshka?

Një studim i kryer nga Universiteti iParmës dhe i publikuar në “New Eng-land Journal of Medicine”, ka eviden-tuar se si gurët në veshka nuk lidhenaspak me konsumimin e qumështitdhe të nënprodukteve të tij.

A është e rrezikshme që qumështi tëpihet i papërpunuar?

Rasti i qumështit të papërpunuar (tëzier) shpërtheu në dhjetorin e vitit2008 me përhapjen e distributorëve tëqumështit të menaxhuar nga fermerët,ku u verifikuan raste të helmimit meE.Coli O 157.Rrezikshmëria e qumështit krudo vjennga kontaminimi potencial bakterial,

që mund të ndodhë gjatë mjeljes e qëmund të shkaktojë një shumëllojsh-mëri të sëmundjeve, duke përfshirëantraksin e brucelozës, tuberkulozin,salmonelën etj. Pra, para se ta kon-sumoni valojeni mirë.

A e stimulon zhvillimin e tumorevekazeina (proteina) e qumështit?

Një studim mbi këtë përgjigje ështëtrajtuar shumë nga “China Study”(studimi kinez), ku mjaft eksperi-mente janë realizuar te minjtë labora-torikë dhe kjo gjë rezultonte të ishte evërtetë, pra, proteina e qumështit meemrin kazein, zhvillonte tumoret tekëta minj.Por këtë gjë e ka vënë në dyshim An-drea Ghiselli, mjeku i fushës së ushqy-erjes dhe drejtuesi i studimit Inran:“Studimi nuk korrespondon aspak merealitetin. Ai është kryer 40 vjet mëparë dhe tashmë është mohuar nga lit-eratura aktuale. Të gjitha udhëzimetaktuale të komunitetit shkencor janëkundër”. Në raportimin prestigjioz të“World Cancer Research Fund/Amer-ican Institute for Cancer Research”,nuk evidentohet asnjë lloj lidhjeje meskonsumimit të qumështit dhe kancerittë vezoreve.A të shëndosh qumështi?Qumështi mund të shkaktojë rritje tëpeshës në bazë të sasisë së konsumuar,konfirmon një studim i kryer ngaShkolla e Mjekësisë së Harvardit. Pornjë studim tjetër i publikuar në“Medicine and Science in Sport andExercise”, ka theksuar se pirja equmështit në vend të ujit gjatë bërjessë ushtrimeve fizike, rrit masënmuskulare dhe ul atë yndyrore.Ndërkohë, një hulumtim tjetër i “In-ternational Journal of Obesity” kademonstruar se konsumimi në masë tëmadhe i qumështit dhe nënproduktevetë tij, me kalimin e kohës shkakton njërritje të vogël të peshës dhe sidomostë belit.

Më mirë qumështi i freskët apo ai ikonservuar?

Në rastin e qumështit të konservuar judo të fitoni në kohë, por do të humbninë cilësi. Valimi i tij nga kompanitë epërpunimit dhe të ambalazhimit, nëtemperatura të mëdha (në mënyrë qëtë mos prishet për 4-5 ditë), shkaktonhumbjen e përqindjeve të shumë vita-minave (A,C, B1, B6,B12).

Qumësht për të tërë jetën apo memoderim? Cili është konsumi ideal?

Udhëzimet shkencore për një ushqy-erje të shëndetshme rekomandojnëkonsumimin e qumështit dhe të nën-produkteve të tij për të gjithë jetën.Për sa i përket konsumit ideal, juduhet të pini tre racione në ditë (375ml) qumësht ose kos, si dhe të hani treracione djathë (100 gr) në një javë.

Ata që janë intolerantë nga laktoza,duhet ta eliminojnë fare qumështinnga dieta e tyre?Kjo varet nga organizmi i çdokujt qëvuan nga intoleranca e laktozës. Praështë specifike. Ndaj përgjigjja më emirë për këtë rast janë analizat temjeku specialist.

VITAMINAT

Page 19: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.thealbanian.co.uk faqe 19

Nese ju duhet ndonje sherbim

Page 20: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

JENI NE BRITANI DHE KENI PROBLEME ME EMIGRACIONIN ?Ejani ne zyren tone te diskutoni çeshtjen tuaj

190 MERTON HIGH STREETWIMBLEDON , LONDON

SW19 1AX One minute walk from South Wimbledon

Underground Station

NE MUND T’IU NDIHMOJME *Asylum & Immigration*New Point Based System *Settlement Applications(ILR) *European Law*Nationality&Travel Document*Human Rights Applications*High/Court of Appeals*Switching Visas*Over Stayers*Legacy Cases*Work Premits*Visa Extensions*Judicial Reviews*Tribunal Appeals

T : 02085401666 MB:07878335000EMAIL - [email protected]

KONSULTIMET JANË

FALAS

Rashid A.KhanSolicitor

(Principal)Tel: 07774222062

Page 21: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21

Na gjeni nefacebookthjesht kerko

The Albanianmbi 1 milionë ndjekes

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of the Republic of Albania

33 St. George’s DriveLondon SW1V 4DG

Tel. +44 (0) 20 7828 8897Fax +44 (0) 20 7828 8869

E-mail: [email protected]/united-kingdom/To contact the Albanian Embassy

for emergency cases only

please call: 07518662630

(17.00-09:00 and during weekends)

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

Embassy of the Republic of Kosovo

8 John StreetLondon WC1N 2ES

Email: [email protected] Tel: +44(0)207 405 1010

Keni nje sherbim per te ofruar? Vendose tek AlbContacts

Print dhe Online Ju mund te ofroni

shërbimet më të mira,por mbase shumë pakdinë për biznesin tuaj

ALBCONTACTSqë të mos mbeteni anonim

Na kontaktoni:e-mail: [email protected]

Tel: 020 7018 7929www.thealbanian.co.uk

30 Avenons Road, London E13 8HT

Page 22: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

PostmortumU cilësua një lloj feste që ishtemë shumë private fiks sipasparashikimeve të tyreU mblodhën në kotecin e dashurme këshilltarë dhe facebook-ist

Gjeli 1:Po ç’na bënë ata. Na nxorën bojënfare.Puna1: U thashë, mos u kruni me median.“Se ka pas thënë nana Drane mosu nguc grenxin me krane, se enguc bash t’zezen tanë”Heshtje!Gjeli 2.Ca po thotë i madhi? Është mërz-itur shumë? Lëri thuaj s’ke ç’ubën tani. Mend për herë tjetër. Aimiku na ka ftuar sërish për darkëpër të dëshmuar se i mbetet besnikdhe nuk është thjesht mik për njëftesë në vakinë e madhe. Çdofundjavë jeni të mirësëradhur kathënë ai, për të thënë të madhitfare. Ishte shumë i entuziazmuar.Hera e parë që merr pjesë në njëfestë të tillë. I ka postuar të gjithafotot me të madhin.

Pula 2.Ore u kam thënë 100 here, kur tëkërcejnë ai, mos lejoni atafshatarët ta filmojnë. Ja kishinshkruar se ai kërcen tallava dukei shpupurosur puplat. Gjeli 1. Duhet kujdes o njerëz. Mos emerrni kaq lehtë. Edhe pse nukjam pjesë e ambasadës prapë nd-jehem i turpëruar.Pula 1.Ta imagjinosh që ata kërkuan tëbëjë i madhe fare falje publike. Ubënë ata. Po ne jemi shteti ore,nuk pyesim njeri se cfarë duhet tëbëjmë kë duhet të ftojmë a të mosftojmë. Kushedi cfarë u duketvetja.Pula 2. Duhet patur kujdes kur kontaktoninjerëz për t’u lypur para. Ja mezipresin për të thënë se janë tërëndësishëm. E kanë fat të thonëqë shteti na ka kërkuar lekë.Pula1. Po i pe moj ata fshatarët. Paguanca lekë dhe kushedi ca u duketvetja. Ne i thërritëm i pritëm i për-collën, u krijuam mundësi të kenëfotografi me të madhin fare. Çfarëdreqin duan më shumë. Për ata aqlekë s’janë asgjë. Gjeli 2. Po gjithsesi një falënderim nuk

është aq keq sena duhen prapë. Gjeli 1. Duhej dreqi imori; Sa “mka cunana me e lagojën” kaq. Atado të ishin tëlumtur nuk do tambushnin botënme fjalë sikurgjoja ne nuk iqenkemi nikoqir.Pula 2. Po sikur ta dinim do t’i begenisninmë shumë, po fshatari fshatarmbetet. Pula1. Nga e morën vesh për të vjet-shmin moj aman. Si nuk u mbylletgoja këtyre njerëzve. I mora mojmotër të gjithë me radhë por sinuk doli ndonjëri që të thotë po pojap edhe kësaj radhe për kombinpër flamurin... Jo moj jo. U bëratelef me ta. As ftesa nuk u dër-guam...Gjeli2. Shumë prej tyre të vjetshmëvenuk i kishit ftuar. Një ftesë nukkushton gjë dreqi e mori. Dhanëlekët vjet, ftoi se nuk bëhet nami.Edhe ai që kishte thënë se do tëmendohem për këtë vit ta kishitftuar se nuk bëhej nami. Pula2: Edhe ftesë duan edhe nuk pagua-jnë. Po ik ore mos m’i kujto atafshatarët. Gjeli 1. Ta dinim do i ftonim, po kujt jamori mendja se do të llapnin larte poshtë dhe ngritën pikëpyetje semos gjoja ne kemi përfituar. Pula 1. Po ne nuk duhet t’i ftojmëmiqtë tanë, mikeshat tona ata qëna janë gjendur afër kur s’njihnimaskënd. Nuk do të ftonim miqësi

në e të madhit? U dashka edhe tëmarrim leje...Heshtje

Gjeli 2

A ndërrojmë temë. Çudia më emadhe tre ditë zgjat. Ja do të har-rohet pas pak ditësh, as nuk do ekujtojë njeri. Bëjmë ndonjë gjëkështu sa për të thënë i fusimnjerëzit të publikojnë me detyrimndonjë foto dhe ja njerëzit këtumendojnë se ne na doli shpirti nëpunë.

Gjeli 1.

Duhet menduar çdo lëvizje. Atanuk do të ndalen tani. U ka mbeturhatri që nuk ua kemi dhënë kë-naqësinë të refuzojnë sërish ftesëntonë.

Pula 2.

Për foto i nxjerrin vetë se aq duantë shkretët, një foto. Po lëri mojaman gjynah të shkretët. Pula 1. Eh moj motër po çdo i

gjente këta të sillninndonjë dhuratë, simirënjohje të paktën, porjo moj të keqen dalin e mbushinbotën me fjalë.

Gjeli 2. Do të shkojmë tek ai lokali onjerëz ai po na pret. I mbetet hatripo nuk shkuam. Pula 2. Ta ketë për nder që po u shkojmëne. Gjeli 1. Shkojmë dhe e diskutojmë edheatje çdo hap që duhet të hedhim.Unë mendoj se nuk duhet folurfare. Kështu tha edhe i madhi.Kjo është strategjia më e mirë.Andej i kemi punët mirë, ç’naduhet ne se ç’thonë këta. Pula1. Këtë muhabet nuk duhet ta bëjmënë prani të të madhit. Quajeni tëmbyllur. Deri vitin tjetër eh saujëra do të kenë rrjedhur. Gjeli 2. Unë mendoj që të paktën këta qëdhanë lekë t’i mbani më afër. T’iftoni më shpesh qoftë edhe gjojamiqësisht për një kafe se do të naduhen prapë.

Pula 2. Imagjino vitin e ardhshëm të mosgjejmë ndonjë që jep lek. Nuk nae shkel derën njeri. Pula 1. Si s’më hiqet nga mendjakërkesa e tyre se mbi çfarëkriteresh janë bërë ftesat. Amanimoj motër moj. Nervat e miakaçurrel po ç’të bëj moj ç’të bëj.Pse kujt do i marrim leje ne?

Gjeli 1. Mbylleni këtë muhabet.Na kanë ftuar për darkë. Atjeduhet të jetë edhe i madhi. E bise-dojmë edhe me të me lezet.

Pula 2. Po na e zënë në fyt mojedhe një darkë. Ah ç’na polli be-laja thuaj.

U ngritën për të vazhduar ritu-alin (vijon)

Sqarim!Çdo ngjashmëri me indi-vidë apo funksionarë tëcaktuar MUND të jetëthjesht një rastësi.

KOTECI DIPLOMATIK SATIRË faqe 22

Page 23: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

english www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 23KULTURE faqe 23

NGA PROF. DR. MARK TIRTA

Prof. A. Stipçeviç, i njohur sistudiues i shquar i historisë sëIlirëve, si studiues i të dhënave

arkeologjike të këtij populli të lashtë-sisë, nga i kanë rrënjët e prejardhjesArbërit e Mesjetës e në vazhdimësidhe shqiptarët e kohës së re e të sotme;është marrë dhe me kërkime shkencoree kulturore në fusha të tjera të dijes, jotë largëta nga e para. Është autor man-ualesh bibliografike në fushë të arke-ologjisë, duke qenë se ka punuar nëbiblioteka të mëdha e shumë të njo-hura, madje dhe si përgjegjës në depar-tamente të caktuara, ose dhe si drejtorbiblioteke. Ka shkruar libra shkencorëme shumë vlerë, si “Historia e librit”,“Çensori i përsosur”, “Doracaku përrregullimin e diskotekave” e kështu meradhë. Pra, sipas vendit e fushës ku kapunuar, është marrë dhe me studime ebotime të caktuara.Kuptohet, fusha kryesore e studimevetë tij ka qenë arkeologjia e nëpërgjithësi historia e lashtë. Në arke-ologji ka kryer studimet e larta e kabërë specializime pasuniversitare, pradhe veprat e tij kryesore e jo të pakta,janë nga arkeologjia, historia, jeta esimbolet e kultit ndër Ilirë; bashkë mejetën e Ilirëve janë përfshirë dhe bes-imet e mitologjia e këtij populli. Libratpër Ilirët janë të shumtë e me mjaftvlera e për to çdo gjë është e qartë.Duke qenë se ka lindur në Zarë të Dal-macisë (më 1930) (arbëneshë të Zarës)dhe aty ka kaluar dhe fëmijërinë e rin-inë, me shumë përkushtim ka shkruarpër Zarën, për arbëneshin e këtij vendiku jeton prej gati 300 vjetësh kjobashkësi arbënore me banorë të ardhurnga fshatra jo larg nga Liqeni i Shko-drës, pra të përfshirë në rrethinë tëShkodrës e që ikën prej këtej në vitet1726-‘33, për të shpëtuar nga perseku-timet e pushtuesve Osmanë.Z. Stipçeviç edhe më parë ka shkruarjo pak për historinë e Zarës, për mon-umentet historike ku u vendosën e jet-uan për qindra vite këta arbëneshë; kashkruar dhe më parë për doke e traditatë tyre, për lidhjet e tyre me vendin eprejardhjes e ruajtjen e veçorive të tyreetnike arbërore, ashtu si kanë ruajturdhe emrin që e morën me vete prejkëtej, nga dheu i stërgjyshërve, që kuru larguan.Këto vitet e fundit vërejtëm e shflet-uam librin me shumë vlera, botuar trevite më parë nga ky dijetar: “Kulturatradicionale e Arbëneshëve të Zarës”.Është një botim krejt i veçantë qëzbërthen me saktësi shkencore atë et-nokulturë që kjo bashkësi e Arbë-neshëve e ruajti dhe e zhvilloi ndërshekuj, si identitet i dheut nga i cili kaqenë larguar nga tragjeditë tronditësetë atyre kohëve.Për arbëneshët e Zarës, për historinë,jetën e etnokulturën e tyre kanëshkruar disa udhëtarë të huaj që erdhënkalimthi në këtë bashkësi arbënore, osedhe njerëz të tjerë vendës (në arbë-nesh), po ata shkruan përciptas e pa uthelluar në dukuri të ndryshme, kushumë prej tyre, si etnokulturë as që uranë në sy. Ata kanë shkruar tepërshkurt e pa bërë zbërthime shkencore

e gjithëpërfshirëse.

Në rrugë shkencore, krejt ndryshe, bërikërkime A. Stipçeviç, duke gjurmuarçdo dukuri të jetës e të trashëgimivekulturore të hershme. Me këto synime,për të njohur sa më në thellësi të vërte-tat e ndryshme, bëri eksplorime përnjohje gjithandej; mori të dhëna përtradita të hershme nga shumë pleq eplaka të këtij vendi. Shfrytëzoi tëdhëna nga folklori. Gjurmoi për shumëtë dhëna në arkiva të ndryshme, ndërlibra, në shkrime të eksploruesve tëndryshëm që bënë kërkime në arbë-nesh të Zarës.Autorit i është dashur një punë e bërëme shumë përkushtim e me shumëmundime marramendëse. Është thel-luar në anë teorike e historike që dhetë dhënat e marra nga burime tëndryshme, të vlerësohen me vështrimekritike. Në jo pak raste, A. Stipçeviç ethekson se disa dukuri është e vështirëtë zbërthehen deri në rrënjët e tyre tëpara 2-3 shekujve, ose se cila ështëzanafilla e elementëve të ndryshëm et-nikë. Arbëneshët jetuan për shekuj nëtokën kroate, të lidhur në anëekonomike, shoqërore, kulturore meKroatët. Kur në Zarë sundoi Venediku,ose për jo shumë kohë qenë nënpushtetin e Austro-Hungarisë, me këtapopuj patën detyrimisht lidhjeekonomike, administrative, kulturore,në sistemin arsimor. Deri në 10 vjet-shin e fundit të shek. XIX nuk kanëpasur as edhe një lidhje, as edhe njëkomunikim me dheun e të parëve tëtyre, me vendin e shqiptarëve.Të tërë këta faktorë që u përmendënmë lart, kanë qenë shkaqe që të marrindukuri të ndryshme etnokulturore ngatë tjerët. Ndikimi i këtyre popujve, ikëtyre pushteteve nga vareshin vjendhe nga fakti se ata kanë qenë dhevende qartësisht të qytetëruara përkohën.Por, nga ana tjetër, me gjithë ndikimetqë ua detyronin kushtet e vendit e tëkohës, abëneshët e Zarës, për gati 3shekuj e ruajtën mëvetësinë etnikeshqiptare në gjuhë, në doke e tradita,në lidhjet shoqërore me dheun prej nga

ishin larguar. Këto vlera etnokulturoree etnike shqiptare i sqaron më së miridhe ky dijetar arbënesh. Edhe ato që udhanë më parë në këtë libër sqarohenmë së miri e në rrugë shkencore nga kydijetar i arbëneshit të Zarës.Libri në fjalë, përveç parathënies dhenjë hyrjeje të gjatë, ndahet, sipas prob-lematikave në tre pjesë: në të parënflitet për jetë e doke në familje, nëfqinjësi dhe në tërë bashkësinë e arbë-neshëve. Në të dytën janë dhënë bes-ime, rite, mite, qenie mitike ndërarbëneshë. Në të tretën jepen dëshmifolklorike: këngë popullore, tregimelegjendare, anektoda, fjalë të urta ngapopulli, të ruajtura në shekuj, marrënga dheu mëmë.

Ata që jetojnë brenda trojeve të arbë-neshit e kanë ruajtur të folmen, metheksim ashtu si e ka vendi prej ngakanë ardhur, fshatra të Shkodrës: Shes-tan, Brisk, Larje, edhe pse ka hyrëndonjë fjalë a shprehje nga popullsiapranë së cilës kanë bashkëjetuar.Natyrisht, lidhjet ekonomike eshoqërore kanë bërë të vetën.

Ruajnë me shumë përkushtim e të sh-prehur me krenari emrin “arbënesh” evendbanimin “Arbëni”. Kanë ruajturdhe mbiemrat e tyre, në një masë tëmadhe, sipas vendit prej nga e kanëprejardhjen.Në të dhënat e autorit vërehet se kanëndryshuar marrëdhëniet në jetën famil-jare, si marrëdhëniet në çift, martesat,si një përparim qytetërimi, me marrjedhe nga popujt me të cilët kanëbashkëjetuar në marrëdhënieekonomike e shoqërore.Arbëneshët, njerëz me temperamenthijerëndë, krenarë dhe tepër fisnikë

Nga ana tjetër kanë ruajturnë përdorim shumë tradita të mira që iveçojnë si shqiptarë, si lidhje me tradi-tat e dheut mëmë nga i cili u larguanshumë kohë më parë. Kanë pasur nëpërdorim, sidomos deri pas Luftës sëDytë Botërore: veshje ose së paku ele-mentë të veçantë të veshjeve tëkrahinës prej nga kanë pasur origjinën,traditën e ndihmës së ndërsjellë, në

vuajtje, nevojë, lindje, martesa, vdekje,por edhe në mënyrën e gatimit tëbukës, duke miellzuar drithin me anëtë mokrës me gurë të poshtëm konkave me gurin shtypës në formë vezoreje.Më së voni u fut dhe mokra me gurë tërrafshët e ku gruri a misri miellzo-heshin me rrotullim.Në porta a oxhakë të shtëpive, në disaraste vëren simbole që i njëjtësojnë medheun e tyre të prejardhjes sëstërgjyshërve të tyre, si identitet i dheuttë Arbërisë në Mesjetë e në Kohë tëRe.Qytetërimi i sotëm i arbëneshëve, menjë ndryshimesh tepër të shpejtë, mar-ramendës, me komunikim flakërues qëna ka prurë zhvillimi i sotëm evropiane botëror, e ka bërë të vështirë që tësaktësohen shumë dukuri të etnokul-turës, të trashëguar për shumë e shumëshekuj. Po, nga ana tjetër, kujtesa pop-ullore e pleqve dhe e plakave, të dhë-nat e shkruara, të botuara a të ruajturanë arkiva, na sqarojnë jo pak gjëra, nai saktësojnë për aq sa është e mundur.Sot koha ka prurë shumë gjëra të reja.

Sipas burimeve ku mbështetet A.Stipçeviç, arbëneshët ishin njerëz metemperament hijerëndë, krenarë, porishin dhe tepër fisnikë: fjalën e dhënë,besën, qëndrimin burrëror, mikpritjen,ndihmën për nevojtarët, punët ndih-mëse të ndërsjella, ishin veçori sh-pirtërore e veprimeve të tyre tëpatjetërsueshme. Dashuria për armët eparaqitja me to në krah e në brez, ishteidentiteti i burrërisë së tyre, i paraqitjessë tyre si arbëneshë, si shqiptarë, sinjerëz të panënshtruar nga pushtuesit,nga përdhunuesit.

Dukuri e virgjëreshave, siç ka qenënë malësitë tona shqiptare, ka qenëe pranishme dhe ndër arbëneshë.

Sjellja ndaj të moshuarve, pleq a plaka,dashuria e respekti për ta e përmësimet për punë e për sjellje nëfamilje e në shoqëri, ishin shumë tëvlerësuara e në veprim në këtobashkësi arbëneshe. Organizimiekonomik e shoqëror në familje e nëbashkësi vendore, ato më të hershmet,ishin ashtu siç kanë qenë në malësitëshqiptare në përgjithësi e këto nukmund të rreshtohen e të qartësohen tëtëra, nga që janë të shumta e tëndërthurura: e vjetra me të renë.

Të tërheq vëmendjen dukuria e sëdrejtës dokesore ndër arbëneshë që nënjë farë mënyre, në të kaluarën bënteshërbime të organizimit shoqëror nëbashkëjetesë të këtyre njerëzve. Medrejtimin e urdhërimet e proveditorit tëVenedikut, çdo 4 vjet zgjidhej e drej-tonte një kryeplak në bashkësinë e ar-bëneshëve ku funksiononin dhe dokepopullore vendëse, po dhe në bindje tëpushtetit e të ligjeve që ishin në veprim

në Zarë. Shumë probleme të brend-shme arbëneshët i zgjidhnin sipasdokeve të tyre, por dhe duke iu nën-shtruar dhe ligjeve shtetërore. Ndihmanë punë për njëri-tjetrin (upria) ka qenëgjithnjë në veprim deri tani së voni.

Ritet popullore, të njëjta me ato tëMalësive të Veriut në ShqipëriFestat e ritet popullore të vitit kanëqenë deri vonë të thuash se të njëjta meato të Malësive të Veriut në Shqipëri.Besimet popullore e ritet me zanafillëpagane, po të ndërthurura me dukuri tëbesimeve krishtere, edhe pse mendonjë ndryshim emri, në pjesën më tëmadhe të tyre, i vërejmë si të përafërtaose dhe krejt të njëjta me ato të Malë-sive të Veriut.Në këtë libër na dëshmohet se besimete ritet e ndryshme për lindjen e fëmi-jëve, për martesën, për vdekjen, për sh-pirtin e të vdekurit, shenjat eparalajmërimit të vdekjes, vajtimet nëvdekje e me radhë, na dëshmohen tënjëjta në përgjithësi, sepse: ashtu si dhenë gjuhë: ka shqipe të përbashkët, kadialekte, po dhe të folme krahinore.Këto dallime të vogla janë krejt tënatyrshme.Besimet e ritet lidhur me objekte tëndryshme, në kuptime e veprime kul-tike si: buka, zjarri, vatra, qeni, macja,shtriga, mësyshi, amuletet (talis-manët), totemizmi, tabutë, simbolet evezëve, numrat kultikë, mbrojtja nga ekeqja (nga moti i keq – rrufeja), mal-lkimet e me radhë, janë të thuash se tëpërafërta a të njëjta me të njëjtat dukuribesimesh e ritesh të malësive tëShqipërisë. E njëjta gjë vërehet te kultii gjarprit, i ujit, i maces, tek Ora, teZana, Kuçedra, Dragoi e me radhë.Në këngët e tregimet legjendare vëre-hen veçori artistike shqiptare, po dhesimbole, dukuri mitike e të besimit sinë vise të ndryshme malore nëShqipëri.Z. Stipçeviç ka bërë një punë tëjashtëzakonshme në mbledhjen e dësh-mive, në klasifikimin e sistemim të lib-rit, veprimtari shkencore që ka dashurkohë të shumtë e mundime të mëdha.Zbërthimi i kuptimeve, i simbolikave,i ndryshimësive të dukurive të veçantadëshmon për një punë të madhe të tij,për dije në kërkime shkencore. Këtoshfaqje të etnokulturës shqiptare tekarbëneshët e Zarës, nuk i ka marrë sidukuri të shkëputura nga njëra-tjetra,po në gjithanshmëri, ku njëra shpjegontjetrën. I ka marrë në lidhje të ngushtëhistorike e sociale.Në këto përsiatje nuk ka vetëm për-shkrim, po në një masë të madhe,zbërthime të thella shkencore. Këtoflasin shumë për ruajtjen e identitetit,si shqiptarë: arbëneshë të Zarës, qën-dresë e fuqishme e etnike. Dijetari A.Stipçeviç ka shpëtuar nga zhdukja njëthesar të madh të etnokulturës ar-bënore-shqiptare.

STIPÇEVIÇ SHPËTOI THESARIN E KULTURËS SHQIPTARE

Page 24: Nese ju duhet ndihme per ÇESHTJET E EMIGRACIONIT ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/12/pdf.pdf · DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

op/edplus www.facebook.com/theal-

Supe pule 3 per£1.00 Miell 5 kg £3.49 Biskota Lane

£1.49

Prizreni1 KG £6.99

KAFE DEVOLLI PRINC £ 3.99

GULLASH £1.99

DJATH 800 gr £2.99

SILVER POINT FOOD CENTRE

76-82 FORE STREET EDMONTONLONDON N18 2FF

TEL: 02088074767

GJITHÇKA QE JU DUHET PER KUZINEN TUAJ, ME ÇMIME KONKURUESEGJITHÇKA QE JU DUHET PER KUZINEN TUAJ, ME ÇMIME KONKURUESEDHE CILESI TE GARANTUAR, QE NGA BUKE, FRUTA DHE PERIME, MISHDHE CILESI TE GARANTUAR, QE NGA BUKE, FRUTA DHE PERIME, MISH

DHE DERI TEK ÇDO LLOJ ASORTIMENTI PER KUZHINEN TUAJDHE DERI TEK ÇDO LLOJ ASORTIMENTI PER KUZHINEN TUAJEJANI NA VIZITONI DHE NUK DO TE ZHGENJEHENI

Vipo Avjar £2.99

SUXHUK KOSOVE£4.99

Argeta 99p each

Vegeta 1 kg£ 3.49

GG ËË ZZ UU AA RR 22 00 11 77

Fasule kelmendi£2.489