ndërmarrjet publike

30
Ndërmarrjet Publike Legjislacioni dhe Bashkëpunimi me Institucionet Zyrtare Janar 2015

Upload: duongliem

Post on 14-Jan-2017

291 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ndërmarrjet Publike

Ndërmarrjet PublikeLegjislacioni dhe Bashkëpunimime Institucionet Zyrtare

Janar 2015

Page 2: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

2

Shkurtesat

ARKEP Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe PostareKE Kryeshef EkzekutivKEK Korporata Energjetike e KosovësKGJK Këshilli Gjyqësor i KosovësKMDK Kompania për Menaxhimin e Deponive në KosovëKRM Kompani Rajonale e MbeturinaveKRU/KUR Kompania Rajonale e UjësjellësitKU Kompania e UjitjesMZHE Ministria e Zhvillimit EkonomikNP Ndërmarrje PublikeNJPMNP Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve PublikePK Posta e KosovësPTK Posta dhe Telekomi i KosovësUPF Uji i pafaturuarTiK Telekomi i KosovësZRRE Zyra e Rregullatorit për EnergjiZK Zyra e KryeministritZRRUK Zyra e Rregullatorit të Ujërave dhe Kanalizim

Page 3: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

3

Përmbledhje Ekzekutive

Ndërmarrjet publike në Kosovë kryejnë shër-bime të rëndësishme për qytetarë si: furnizimi me ujë, mbledhja e mbeturinave, prodhimi i en-ergjisë elektrike, transporti etj. Mirëpo, shumë nga këto ndërmarrje operojnë me humbje qoftë teknike apo financiare. Vetëm tek ndërmarr-jet publike qendrore, humbjet e akumuluara financiare shkojnë në mbi 500 milion euro. Të dhënat tregojnë për ngecje ose përmirësime të vogla edhe sa i përket indikatorëve operativ si: furnizimi, kualiteti dhe mbulueshmëria me shër-bime të përcaktuar në biznes planet e këtyre NP-ve.

Në sektorin e ujësjellësit, përqindja e ujit të pa-faturuar shkon deri në 57% në nivel vendi dhe qëndron shumë larg mesatareve ndërkombëtare të cilat qëndrojnë tek 10%-15%. Në aspektin fi-nanciar, katër Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) vazhdojnë të operojnë me humbje financia-re. Përveç kompanive të ujësjellësit, edhe tri nga katër ndërmarrjet në sektorin e mbeturinave, të audituara në vitin 2012, operonin me humbje financiare dhe komerciale. Rreth 39% e famil-jeve në nivel vendi iu mungon qasja në shërbi-min e grumbullimit të mbeturinave. Edhe sektori i ngrohjes vazhdon të përballet me probleme fi-nanciare dhe gjithashtu të shënojë nivele shumë të ulëta të furnizimit të qytetarëve me ngrohje. Në sektorin e prodhimit të energjisë, me gjithë përmirësimin e profitabilitetit të Korporatës En-ergjetike të Kosovës (KEK), struktura e kapitalit të kësaj ndërmarrje vazhdon të dominohet nga borxhet dhe grantet qeveritare.

Sundimi i dobët i ligjit dhe problemet politike janë ndër faktorët kryesorë të cilët janë duke dëmtuar performancën financiare të NP-ve.

Trajtimi i lëndëve nga gjyqësori zgjat me vite dhe kjo është duke iu shkaktuar ndërmarrjeve prob-leme në arkëtimin e të hyrave si dhe adresimin e çështjeve të keqpërdorimeve në rrjet. Pamundë-sia për të siguruar të hyra nga aktivitetet oper-ative ka bërë që shumë ndërmarrje të kërkojnë mbështetje nga subvencionet shtetërore të cilat në shumicën e rasteve nuk i plotësojnë mjaftue-shëm kërkesat e ndërmarrjeve.

Përveç sundimit të ligjit, NP-të përballen edhe me paqartësi në legjislacion si dhe me tarifa të ulëta, të cilat sipas zyrtarëve të NP-ve nuk reflek-tojnë koston reale të shërbimeve të tyre.

Page 4: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

4

Përmbajtja

1. Hyrje 52. Metodologjia 63. Performanca e Ndërmarrjeve Publike 73.1 Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (PTK) 73.2 Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) 83.3 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) 83.4 Kompanitë për Mbledhjen e Mbeturinave 93.5 Ngrohtoret 94. Investimet Kapitale dhe Subvencionet nga Qeveria e Kosovës 105. Legjislacioni 146. Bashkëpunimi me Institucionet që Sigurojnë Zbatimin e Ligjit 176.1 Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet 206.2 Koordinimi mes institucioneve qendrore dhe lokale 217. Përfundim 218. Anekset 23

Page 5: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

5

1. Hyrje

Në Kosovë ekzistojnë 17 NP qendrore dhe 43 NP lokale. Në bazë të raportit të konsoliduar të Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmar-rjeve Publike (NJPMNP), në vitin 2013 tetë nga 17 ndërmarrjet qendrore funksiononin me hum-bje financiare. Të dhënat tregojnë për humbje të mëdha teknike dhe komerciale si dhe ngecje ose përmirësime të vogla edhe sa i përket indika-torëve operativ si tek ndërmarrjet publike qen-drore ashtu edhe tek ato lokale.

Kjo analizë bën një përmbledhje të shkurtë të performancës së NP-ve qendrore dhe disa NP-ve lokale dhe identifikon problemet kryesore të cilat këto NP përballen qoftë me ambientin e biznesit, legjislacionin apo bashkëpunimin dhe koordin-imin me institucionet qendrore dhe lokale. Vlen të përmendet se në mungesë të qasjes në rapor-tet financiare dhe vjetore të ndërmarrjeve lokale, ky raport përdorë vetëm të dhëna bazike nga zyra e rregullatorëve apo raportet e auditorit për disa nga këto ndërmarrje.

Të gjeturat e këtij punimi tregojnë se si pasojë e mostrajtimit të lëndëve në kohë nga gjyqësori, ndërmarrjet përballen me humbje të mëdha komerciale dhe e kanë të pamundur adresimin e keqpërdorimeve në rrjet. Faktor tjetër i cili ndikon negativisht në performancën financia-re dhe operative, në disa raste është edhe mo-spërmbushja e obligimeve apo pamundësia për subvencionim e Qeverisë së Kosovës ndaj NP-ve. Ndërmarrjet publike sidomos ato të sektorit të mbeturinave përballen me konkurrencë të egër si pasojë e mungesës së inspektimeve ndaj krijimit të deponive ilegale. Pengesë në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve është cilësuar edhe mungesa e koordinimit në mes të institucioneve qendrore, komunave dhe ndërmarrjeve. Përtej zbatimit të ligjit dhe rregulloreve, është identifikuar nevo-ja për qartësim të mëtutjeshëm të legjislacionit (sidomos atij sekondar) që rregullon funksion-imin e ndërmarrjeve publike. Problemet politike me veriun e Kosovës janë një tjetër pengesë në operimin e ndërmarrjeve publike. Kompanitë, si ajo KRU Mitrovica nuk mund të kryejë inkasimet në këtë pjesë të Kosovës, ndërsa Ibër Lepenci dhe Infrakos nuk kanë qasje në asetet e tyre në këtë pjesë të Kosovës.

Page 6: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

6

2. Metodologjia

Kjo analizë përdor burime primare dhe sekond-are të të dhënave si bazë për identifikimin e prob-lemeve të ndërmarrjeve publike. Duke qenë se zyrtarët e ndërmarrjeve publike janë të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e ndërmarrjeve dhe përballen me problemet ditore të funksionimi të ndërmarrjeve, të dhënat primare për identifikim-in e problemeve kryesore janë mbledhur duke realizuar intervista dhe zhvilluar një pyetësor me zyrtarët e ndërmarrjeve publike.

Pyetësorët për zyrtarët e këtyre ndërmarrjeve kanë qenë të standardizuar. Përveç pyetjeve të hapura, pyetësori përfshin pohime ku pastaj zyr-tarët kanë mund të zgjedhin nga shkalla një deri në pesë nëse ata pajtohen me pohimet. Gjithse-jtë janë intervistuar 22 ndërmarrje dhe mostra është e ndarë në mënyrë të barabartë në mes NP-ve në pronësi qendrore dhe atyre lokale.1 Py-etjet e përfshira në pyetësor i përkasin temave nga cilësia e legjislacionit dhe sundimi i ligjit, bashkëpunimi i NP-ve me institucionet tjera etj.

22ndërmarrje të intervistuara

1 Shih Aneksin 1 lidhur me datat dhe zyrtarët e intervistuar

Burimet sekondare të përdorura në këtë punim përfshijnë Ligjin nr. 03/L-87 për NP-të, raportet vjetore të NP-ve, raportet vjetore të NJPMNP-së, raportet e rregullatorëve, raportet e organizat-ave tjera jo-qeveritare dhe dokumente nga insti-tucione tjera ndërkombëtare rreth përvojave të qeverisjes korporative.

Page 7: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

7

3. Performanca e Ndërmarrjeve Publike

Në bazë të raportit të Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP), në vitin 2013, tetë nga 17 ndërmarrjet qendrore funksionin me humbje financiare. Ndërsa kra-hasuar me një vit më parë, tri ndërmarrje kishin arritur të kalojnë nga operimi me humbje në fi-tim.2 Në anën tjetër, Posta e Kosovës (PK) ka rri-tur nivelin e humbjeve nga 1.2 në 4.3 milion euro. Në total, profiti i NP-ve shënoi rritje për rreth 10 milion euro dhe kjo si pasojë e uljes më të madhe të kostove krahasuar me rritjen e të ard-hurave. Vlen të theksohet, se në rritjen e profitit, kontributin kryesor e ka dhënë Korporata Energ-jetik e Kosovës (KEK) me rreth 12 milion euro rritje në profit. Më poshtë po cekim disa prej zh-villimeve kryesore financiare tek NP-të qendrore dhe ato lokale.

2 Infrakos, Trainkos dhe KU Drini i Bardhë. Shih Aneksin 2

3.1 Posta dhe Telekomunika-cioni i Kosovës (PTK)

Profiti i PTK-së, si NP-ja me profitin më të madh në Kosovë, shënoi rënie për të tretin vit me radhë. Sipas raportit vjetor të PTK-së, bllokada e investimeve si pasojë e procesit të privatizimit dhe liberalizimi i teknologjive brezgjëra3 ka qenë një ndër shkaktarët kryesorë në përkeqësimin e performancës së PTK-së. Përveç rënies në profitit, PTK shënoi rënie edhe sa i përket pjesëmarrjes në treg4:

• Në tregun e telefonisë mobile në tremujorin e parë të vitit 2014, duke marrë për bazë nivelin e të hyrave dhe numrin e përdoruesve, PTK ka pë-suar rënie të pjesëmarrjes në treg prej rreth pesë pikë përqindje, respektivisht katër krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.5 • PTK ka shënuar trende negative edhe sa i për-ket numrit të përdoruesve të internetit. Në fund të vitit 2013, PTK zotëronte vetëm 21% të tregut ndërsa një vit më parë kishte rreth 25% të tij.• Në fund të vitit 2013, PTK ka vazhduar ta dom-inojë tregun sa i përket nivelit të të hyrave nga telefonia fikse, mirëpo duke marrë për bazë numrin e përdoruesve përqindja e pjesëmarrjes në treg ka pësuar rënie për katër pikë përqindje.6 Shifrat tregojnë një trend më të theksuar negativ sa i përket trendit të pjesëmarrjes në tregun e telefonisë mobile

3 Teknologji brezgjëra” nënkupton zgjerimin e rrjetit të internetit. Gjithashtu përdorimi i aplikacioneve për komunikim përmes internetit, si mediat sociale apo shërbimet si: Viber, Skype, WhatsApp etj., kanë bërë që komunikimi mobil të shënojë rënie, kurse PTK nuk ishte konkurrente me operatorë të tjerë në shërbimet e internetit. Burimi i të dhënave: PTK RaportiVjetor për 2013, Mars 2014, Burimi: http://bit.ly/1u2OhjK (qasur me 11 Shtator 2014).4 Shih Aneksin 35 ARKEP- Publikim Nr. 02/2014, 16 Qershor 2014, Burimi: http://bit.ly/1CMC0ns, (qasur me 15 Shtator 2014)6 ARKEP, Raporti Vjetor i Punës: Viti 2013, Burimi: http://bit.ly/XaUVY6, (qasur me 15 Shtator 2014)

Page 8: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

8

3.2 Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

KEK ka shënuar përmirësime në aspektin e profitit mirëpo struktura kapitale e kësaj ndër-marrjeje vazhdon të jetë e zhytur në borxhe. Vetëm në vitin e fundit, proporcioni i borxhit ndaj kapitalit është rritur nga 162% në 264%.7 Sa i përket treguesve operativ, në vitin 2013, KEK shënoi një rritje të lehtë prej rreth 2% dhe 3% në sasinë e qymyrit të prodhuar, respektivisht djer-rinës. Rritje është shënuar edhe në gjenerim, ku kra-hasuar me vitin paraprak, termocentralet “Koso-va A” dhe “Kosova B” së bashku shënuan rritje prej 10%.8

7 KEK sh.a. Pasqyrat Financiare deri me 31 Dhjetor 2013 me raportin e audituesit të pavarur, Burimi: http://bit.ly/13bAAWf8 Shih Aneksin 4

3.3 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU)

Sa i përket performancës së KRU-ve, në bazë të Zyrës së Rregullatorit të Ujërave dhe Kanalizim-it (ZRRUK), duke marrë parasysh testet mikro-biologjike të ujit si treguesi më i rëndësishëm i cilësisë së ujit, në 98.4% të rasteve mostrat e KRU-ve kanë kaluar testet. Vetëm 2% e pronave kanë pasur probleme me presion të ulët të ujit, gjë që mund të konsiderohet një shifër e mirë. Rreth 40% e pronave kanë pasur reduktime në furnizim me ujë dhe tri nga shtatë ndërmarrjet rajonale kanë furnizuar më pak se 40% të pronave 24 orë me ujë të pijshëm. Edhe pse ka pasur një përmirësim të lehtë sa i përket ujit të pafaturuar, kjo shifër shkon deri në 57% në nivel vendi dhe qëndron shumë larg mesatareve ndërkombëtare të cilat qëndrojnë tek 20%.9

Sa i përket mbulueshmërisë me rrjet në zonat ku shërbejnë KRU-të, raporti i ZRRUK tregon se 18.5% e popullsisë nuk ka qasje në ujësjellës, ndërsa 40% të tyre iu mungon qasja në kana-lizim. Duke marrë parasysh të gjitha aspektet e performancës së KRU-ve, performanca e tyre ka pësuar rënie prej 3.6% dhe performon për 8 pikë përqindje më ulët krahasuar me potencial-in. Aspekti më negativ i vlerësimit të ujësjellësve rajonale është vlerësuar efiçenca e kostove. Përkeqësim të gjendjes ka pasur edhe tek shër-bimet e kanalizimit.10 Në aspektin financiar, katër nga KRU-të qendrore kanë vazhduar të operojnë me humbje financia-re ku KRU Radoniqi prin me nivelin më të lartë humbjeve prej afër 400 mijë euro.

9 Shih Aneksin 510 ZRRUK- Raporti Vjetor i Performancës për Ofruesit e Ujit në Kosovë, Burimi: http://bit.ly/1wNbpT4, (qasur me 15 Shtator 2014)

Page 9: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

9

3.4 Kompanitë për Mbledhjen e Mbeturinave

Sa i përket performancës së disa prej ndërmar-rjeve lokale të cilat funksionojnë në sektorin e mbeturinave, në bazë të të dhënave të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP), në fund të vi-tit 2012, tri nga katër ndërmarrjet e audituara funksiononin me humbje financiare. Humbjet financiare janë të pritura kur shohim se niveli i pagesës për grumbullimin e mbeturinave në niv-el vendi arrin vetëm në 62%.11 Në aspektin op-erativ, edhe pse përqindja e ekonomive familjare të cilat kanë qasje në grumbullimin e mbeturi-nave ka shënuar përmirësim të lehtë, ende rreth 39% e familjeve iu mungon qasja në shërbimin e grumbullimit të mbeturinave.12 Vlen të për-mendet se në komunat si Skenderaj, Istog, Lip-jan, Vushtrri përqindja e ekonomive familjare të mbuluara me shërbimin e grumbullimit të mbe-turinave ishte nën 30%.13

11 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Menaxhimi i Sistemit të Mbeturinave Komunale në Kosovë, Qershor 2014, Burimi: http://bit.ly/14VTkcL, (qasur me 11 Nëntor 2014)12 Shih Aneksin 613 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Raport për Funksionimin e Komunave të Republikës së Kosovës 2012 dhe 2013, (qasur me 11 Nëntor 2014)

3.5 Ngrohtoret

Në sektorin e ngrohjes, në bazë të Zyrës së Rreg-ullatorit për Energji (ZRRE), ngrohtorja e Prisht-inës në total ka arritur të realizojë vetëm 40% të prodhimit të planifikuar, ndërsa ajo e Gja-kovës qëndron edhe më keq me 34.8% të re-alizimit. Niveli i ulët i prodhimit reflekton edhe në përqindje të ulëta të furnizimit, me 37.5% dhe 28.2%, respektivisht.14 Niveli i humbjeve në shpërndarje, pa shënuar ndonjë përmirësim nga viti i kaluar, ka mbetur tek 17%, ndërsa shkalla e arkëtimit 46.46%.15 Në bazë të të dhënave financiare dhe operative të shqyrtuara në këtë kapitull, shohim se: hum-bjet në rrjet, inkasimi dhe efiçenca janë disa nga problemet kryesore në performancën e NP-ve. Kapitujt në vazhdim analizojnë problemet krye-sore nga aspektet e ambientit të biznesit dhe leg-jislacionit të cilat ndikojnë në mënyre direkte ose inderekte në përkeqësimin apo përmirësimin e këtyre e indikatorëve.

14 Shih Aneksin 715 ZRRE, Raporti Vjetor- 2013, Burimi: http://bit.ly/12D7AWl, (qasur me 22 Nëntor 2014)

Page 10: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

10

4. Investimet Kapitale dhe Subvencionet nga Qeveria e Kosovës

Në bazë të Ligjit për NP, aksionarët, qoftë qeveria apo komunat, mund t’i financojnë ndërmar-rjet publike vetëm në rast se autorizohen nga Ligji për Ndarjet Buxhetore ose ndonjë ligj tjetër të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Në bazë të të dhënave, në periudhën 2009-2013, NP-të kanë përfituar grante nga MZHE me vlerë rreth 260 milion euro nga buxheti i Kosovës. Është interesant të theksohet se nga kjo shumë, 78% e shpenzimeve janë dhënë në formë të sub-vencioneve ndërsa vetëm 22% në formë të investimeve kapitale.16 Niveli i lartë i subvencione-ve krahasuar me investimet kapitale jep indikacione se më shumë është duke u shpenzuar që NP-të të mbahen “gjallë” për një periudhë afat shkurte sesa që ka një orientim drejt përmirësimit të infrastrukturës apo performancës afatgjate.

260 milion Euro Grante nga MZHE për NP-të në periudhën 2009-2013

Figura1. Investimet kapitale dhe Subvencionet e MZHE- së për NP

16 Për një pasqyrë më të detajuar lidhur me subvencionet për NP të caktuara shih Aneksin 8

20132009 2011 20122010

Investime KapitaleTotal investimedhe subvencione Subvencione

në mijëra euro 4,216

21,48925,705

Grantet dhe Subvencionet për NP

92,036

71,228

20,80814,085 12,124 7,029

46,47538,159

23,966

60,560

50,28330,995

Page 11: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

11

Në periudhën 2009-2013, ndërmarrja me niv-elin më të lartë të subvencioneve është KEK me gjithsej 168 milion euro. Përveç subvencioneve, në KEK janë investuar edhe 300 mijë euro, ndër-sa vlera e huazimeve ndaj KEK për këto vite arrin në 183 milion euro. Arsyeja e dhënies së subven-cioneve për KEK-un, ka qenë mbulimi i impor-tit të energjisë dhe pagesat për rastet sociale. Disa ndërmarrje tjera duke marrë shembull nga KEK, kanë kërkuar nga MZHE subvencione për mbulimin e shërbimeve për familjet nën asis-tencë sociale mirëpo nuk kanë gjetur përkrahje në kërkesën e tyre.17 Vlen të përmendet se des-tinimi i subvencioneve përcaktohet nga Ministria e Financave, ndërsa kriteret janë të përcaktuara nga Politika e Subvencionimit nga MZHE dhe të miratuara nga Ministri.18

13.2 milionë euro

subvencione për blerjen e mazutit

17 Ngrohtorja Gjakove dhe KUR Prishtina18 Intervistë me z. Ramadan Sejdiun- Udhëheqës i NJPMNP, 26 Shtator 2014

Ngrohtoret janë ndërmarrjet e dyta më të sub-vencionuara publike nga MZHE. Ngrohtorja Termokos në Prishtinë dhe Ngrohtorja në Gja-kovë, në periudhën 2009-2013 kanë pranuar rreth 13.2 milionë euro subvencione për blerjen e mazutit.19 Kur jemi tek subvencionimi për bler-jen e mazutit, nga ngrohtoret është kërkuar një koordnim më i mirë i kohës kur pranohen subven-cionet për arsye se subvencionet alokohen gjatë dimrit e jo gjatë verës kur mazuti mund të blihet me çmim më të lirë. Sa i përket NP-ve tjera të subvencionuara, një shumë të konsiderueshme të subvencioneve gjatë viteve 2009-2013 ka pran-uar edhe KRU Mitrovica me rreth 3 milionë euro. Subvencionet për KRU Mitrovica dhe KRM Uniteti jepen kryesisht për të mbuluar shpenzimet për Mitrovicën e Veriut.

Përkundër nivelit të lartë të subvencionimit për disa NP, Qeveria e Kosovës ka dështuar të përmbush obligimet ligjore për subvencionim ndaj dy NP-ve në sektorin e hekurudhave. Sipas zyrtarëve të Trainkos, Qeveria nuk ka mbuluar në tërësi shpenzimet për udhëtarët e kategorive so-ciale ashtu siç kërkohet në Ligjin për Hekurudhat. Ndërsa për ndërmarrjen Infrakos janë premtuar subvencione prej 1.3 milionë euro për qasjen në rrjet, ndërsa Qeveria e Kosovës ka alokuar vetëm 700 mijë euro apo 54% nga kjo ndarje buxheto-re.20 Sipas zyrtarëve në sektorin e hekurudhave, edhe pse janë hartuar strategji të mira sektori-ale, ato nuk janë financuar nga buxheti i shtetit ose financimet kanë ardhur me shumë vonesë.21

19 Ministria e Zhvilliit Ekonomik, Përgjigje në kërkesën e Instituti GAP me nr. protokolli 1241, 02 Korrik 201420 Infrakos- Raporti Vjetor 2013, http://bit.ly/1vlcGiX, (qasur me 17 Shtator 2014)21 Agron Thaqi- Kryeshef Ekzekutiv- Infrakos, Intervistë 02 Korrik 2014

Page 12: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

12

Sa i përket perceptimit të zyrtarëve për subvencionet dhe investimet kapitale të ndërmarrjeve, vetëm rreth 35% e zyrtarëve të NP-ve janë të kënaqur me nivelin e subvencioneve ose investi-meve kapitale nga niveli qendror ndërsa rreth 25% e tyre janë të pakënaqur. Është interesant të theksohet se një përqindje e madhe (40%) e zyrtarëve, kanë një opinion neutral nëse janë të kënaqur ose jo me mbështetjen financiare nga Qeveria. Në anën tjetër, lidhur me procedurat e subvencionimit, pothuajse 60% e zyrtarëve mendojnë se procedurat e subvencionimit nga niveli qendror janë të bazuara në kritere të paqarta.

Figura 2. Vlerësimet lidhur me investimet edhe subvencionet qeveritare

Sa jeni të kënaqurme nivelin esubvencionevenga niveliqendror?

Sa jeni të kënaqurme nivelin einvestimevenë sektornga niveliqendror?

Shumë i pakënaqur

I pakënaqur

Neutral

Pjesërisht i kënaqur

I kënaqur

Page 13: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

13

Dy pyetjet e fundit të pyetësorit tonë, sa i përket mbështetjes financiare nga buxheti i Kosovës, masin perceptimin e zyrtarëve nëse ata mendojnë se NP-të mund të jenë të pavarura financia-risht nga buxheti shtetëror. Tek mbështetja me subvencione, pothuajse gjysma e të intervistu-arve mendojnë se ndërmarrja e tyre nuk mund të funksionojë pa subvencionim, ndërsa vetëm rreth 25% apo një përqindje shumë më e vogël mendojnë se ndërmarrja e tyre do të mund të funksiononte pa investime kapitale nga qeveria.

Figura 3. Vlerësimet lidhur me ceshtjet tjera të subvencionimit dhe investimeve qeveritare

Procedurat esubvencionimit nganiveli qendror janëtë bazuara në kriteretë qarta.

Ndermarrja mundtë funksionojë pasubvencione ngaqeveria.

Ndermarrja mundtë funksionojë painvestime kapitalenga qeveria.

Nuk pajtohem

Pjesërisht nuk pajtohem

Neutral

Pjesërisht pajtohem

Pajtohem

Page 14: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

14

5. Legjislacioni

Përveç Ligjit për NP i cili rregullon çështjet e pronësisë dhe qeverisjes korporative, NP-të në Kosovë i nënshtrohen të gjitha ligjeve, rregullor-eve dhe akteve në fuqi të cilat rregullojnë sho-qëritë tregtare në pronësi private. Krahas kësaj, NP-të gjithashtu i nënshtrohen kërkesave të rregullatorëve si dhe të dispozitave e ligjeve të ap-likueshme në Kosovë.

Në bazë të intervistave me zyrtarët e NP-ve, 80% e tyre pajtohen ose pjesërisht pajtohen se legjis-lacioni primar ekzistues është i mjaftueshëm për rregullimin e sektorit, ndërsa të njëjtin mendim kanë edhe për Ligjin për Shoqëri Tregtare. Në anën tjetër, vetëm 45% e tyre mendojnë se leg-jislacioni sekondar apo udhëzimet administrative janë të mjaftueshme për rregullimin e sektorit.22 Mungesa e udhëzimeve administrative theksohet edhe nga ZAP lidhur me menaxhimin e sektorit të mbeturinave.23 Përveç problemit të komple-timit të legjislacionit, disa zyrtarë të NP-ve kanë theksuar problemin e nxjerrjes së udhëzimeve administrative të cilat nuk parashihen në legjis-lacionin primar. Sa i përket mundësisë së avok-imit për ndryshime ligjore nga ana e NP-ve tek institucionet qendrore, edhe pse disa zyrtarë kanë theksuar se pjesëmarrja në grupe punuese për sektor të caktuar ka qenë në nivel të kënaqshëm, rreth 70% e zyrtarëve të intervistuar mendojnë se avokimi për ndryshime ligjore tek institucio-net qendrore është i vështirë.

22 Zbrazëtira në legjislacionin i cili rregullon funksionimin e NP-ve janë pohuar edhe nga udhëheqësi i NJPMNP z. Ramadan Sejdiu23 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Menaxhimi i Sistemit të Mbeturinave Komunale në Kosovë, Qershor 2014, Burimi: http://bit.ly/14VTkcL, (qasur me 11 Nëntor 2014)

Page 15: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

15

Legjislacioni primarekzistues (pa përfshirëudhëzimet administrative)është i mjaftueshëm përrregullimin e sektorit.

Konsideroni seudhëzimetasministrative përrregullimin e sektoritjanë të mjaftueshme.

Avokimi tekinstitucionet qendrorepër ndryshimet ligjoreështë i vështirë.

Neutral

Pjesërisht nuk pajtohem

Nuk pajtohem

Pjesërisht pajtohem

Pajtohem

Figura 4. Vlerësimet rreth legjislacionit

Page 16: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

16

Në pyetjen se a duhet të ndryshohet legjislacioni ekzistues, shumica e zyrtarëve apo 63% e tyre janë përgjigjur pozitivisht.

Problemet më të theksuara kanë dalë të jenë këto:

• Ligji për Prokurimin Publik në Kosovë. Sip-as këtij ligji, NP-të sikurse organizatat buxheto-re janë të detyruara të hapin procesin e ofertimit apo tenderimit për të gjitha blerjet apo investimet. Meqenëse ky ligj i detyron NP-të të zgjedhin ofertuesin me çmimin më të ulët, kompanitë ofer-tojnë me çmime të ulëta në mënyrë që të shpal-len fituese pastaj për shkak të çmimit të ulët nuk mund të përfundojnë punët e tyre. Si pasojë, NP-të detyrohen të rihapin tenderët mirëpo vonesat në realizimin e punëve sjellin pengesa në realizimin e objektivave në plan të biznesit. • Rregullatori në fushën e mbeturinave. Nga mesi i vitit 2012, për shkak se nuk ekziston një rregullator në sektorin e mbeturinave, ky sektorë rregullohet individualisht nga komunat nga dety-rimet që dalin nga Ligji për Mbeturina. Pothua-jse të gjitha ndërmarrjet rajonale të mbeturinave mendojnë se një rregullator i sektorit është i nevo-jshëm veçanërisht në ofrimin e të dhënave kraha-simore sa i përket performancës së ndërmarrjeve.• Tarifat. Sipas disa zyrtarëve, mënyra e caktimit të tarifave u shkakton probleme financiare NP-ve ngase tarifat nuk reflektojnë koston reale të ofrim-it të shërbimit tek disa NP. P.sh., sipas zyrtarëve të Termokos-it, përkundër rritjes së çmimit të mazutit i cili direkt ndikon në rritjen e kostos së shërbimit, rritja nuk ka reflektuar në çmimin e of-rimit të ngrohjes për qytetarët. Edhe në sektorin

e mbeturinave, çmimet kanë mbetur ashtu siç ishin caktuar nga Zyra e Rregullatorit të Ujërave dhe Mbeturinave (ZRRUM), ani pse çmimi i naftës si njëra ndër kostot kryesore në këtë sektor është rritur.24 Problematikë tjetër sa i përket çmimeve të mbledhjes së mbeturinave nga Kompanitë Ra-jonale të Mbeturinave (KRM), konsiderohet caktimi i shumës fikse për mbledhjen e mbeturinave (pa marrë parasysh sasinë e mbeturinave) për qytet-arë, përderisa çmimet e Kompanisë për Menax-himin e Deponive në Kosovë (KMDK) për KRM-të vendosen në bazë të sasisë së mbeturinave.25 Nga ana tjetër, sipas KMDK, këto tarifa janë të ulëta dhe nuk reflektojnë koston e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave nga KRM-të. • Pronësia e rrjetit tek ngrohtoret. Ligji për Ngrohtoret duhet të qartësojë pronësinë e rrjetit sekondar. Qartësimi i pronësisë pastaj do të qa-rtësonte detyrimet për mirëmbajtje dhe investime kapitale.26 • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Sipas kom-panisë publiko-private Eco-Higjiena, kjo kompani ka një trajtim jo të barabartë nga shteti në sektorin e mbeturinave. Kjo është për shkakun se Eco- Hig-jiena ngarkohet me TVSH në faturim, ndërsa NP-të tjera publike ngarkohen me TVSH vetëm në inkasim.

24 Skender Tahiraj - Kryeshef Ekzekutive, KRM Unitetit, 02 Korrik 201425 Nazmi Jashari- KRM Pastërtia. Ferizaj, 27 Qershor 201426 Arsim Janova- Kryeshef Ekzekutiv, Ngrohtorja e Qytetit Termokos, 19 Qershor 2014

Page 17: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

17

6. Bashkëpunimi me Institucionet që Sigurojnë Zbatimin e Ligjit

Përtej kompletimit të legjislacionit, shqetësim më i madh gjatë intervistave me zyrtarë është cekur sundimi i dobët i ligjit. Të gjithë të intervistu-arit mendojnë se gjykatat nuk i trajtojnë lëndët në kohë. Sipas zyrtarëve të NP-ve, gjatësia ko-hore për zgjidhjen e lëndëve shkon deri në tetë vite, ndërsa numri i lëndëve të pazgjidhura në gjykata për NP arrin në mbi 10.000 lëndë. Në komunën e Mitrovicës, në pjesën jugore, për sh-kak të mosfunksionimit të gjykatës, lëndët dër-gohen në Vushtrri dhe sipas zyrtarëve të NP-ve në këtë komunë, lëndët e tyre trajtohen si “lëndë dytësore”, gjë që e vonon edhe më shumë tra-jtimin e tyre.27 Vonesat në shqyrtimin e lëndëve nga gjykatat mund të shihen edhe nga statistikat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). Sipas këtyre statistikave, gjatë vitit 2013 Gjykatat Themelore në Kosovë kanë arritur të zgjidhin vetëm rreth 47% të lëndëve në punë, ndërsa numri i lëndëve të pazg-jidhura ishte në rritje krahasuar me vitin kaluar.28

27 Skender Tahiraj - Kryeshef Ekzekutiv, KRM Unitetit, 02 Korrik 201428 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Vjetor 2013- Statistika të Gjykatave, Burimi: http://bit.ly/1vzycld, (qasur me 2 tetor 2014)

Si pasojë e mos trajtimit të lëndëve në kohë, shu-mica nga NP-të kanë deklaruar si problem krye-sor pamundësinë e inkasimit të borxheve dhe adresimit të çështjeve të keqpërdorimeve në rrjet. Siç u cek në fillim të kësaj analize, pamundësia e inkasimit të borxheve si dhe humbjet komer-ciale janë ndër problemet kryesore të NP-ve. Këto probleme janë më të theksuara sidomos në ato ndërmarrje të cilat konsumatorë të fundit kanë qytetarët p.sh. KRU-të dhe KRM-të. Mosinkasimi i borxheve nga qytetarët dhe bizneset: a) rrezikon likuiditetin e ndërmarrjeve; b) ndikon në niv-elin e investimeve kapitale të cilat do ndihmonin në shtrirjen e rrjetit dhe zvogëlimin e humbjeve teknike; dhe c) rritë çmimin e shërbimeve të NP-ve. Nëse marrim një shembull nga ndërmarrja KRU Prishtina, shohim se vetëm gjatë vitit 2013, lejimet për borxhet e këqija në këtë ndërmarrje arrijnë në 3.4 milionë euro dhe kjo shifër përbën rreth 39% të investimeve kapitale të realizuara nga kjo NP apo rreth 23% të investimeve totale në sektor gjatë vitit 2013.29

29 ZRRUK- Raporti Vjetor i Performancës për Ofruesit e Ujit në Kosovë, Burimi: http://bit.ly/1wNbpT4, (qasur me 15 Shtator 2014)u

Page 18: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

18

Hidrodrini

Lejimet përborxhe të këqija(000 euro)

Total të arkëtueshme(000 euro)

13,6226,117

Hidromorava Gjilan 6,3563,390

Hidroregjioni Jugor 7,9984,323

Prishtina 46,39438,244

Radoniqi 11,1344,088

Mitrovica (viti 2012) 20,8099,574

KRU- 2013

Burimi: Raportet e Auditorëve për pasqyrat financiare të NP-ve- 2013

Tabela. 1. Të hyrat e arkëtueshme dhe lejimet për borxhet e këqija në total në fund të vitit 2013

Page 19: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

19

Përveç problemeve me trajtimin e lëndëve, ngecje ka pasur edhe në ekzekutimin e vendimeve të gjykatave. Si shembull, megjithëse Ngrohtorja Gjakovë është shpallur fituese nga gjykata lidhur me borxhin e Komunës së Gjakovës ndaj kësaj NP-je për periudhën 2007-2009, vendimi nuk është ekzekutuar ende.30 Gjithashtu, pronat e Ibër-Lepencit janë uzurpuar nga qytetarët në të dy anët rreth kanalit të Ujmanit dhe në mungesë përkrahje nga institucionet gjyqësore nuk ka qenë e mundur t’i kthehen ndërmarrjes.

Përveç problemeve me sundimin e ligjit, performanca e disa ndërmarrjeve ndikohet negativisht edhe nga problemet politike. Si shembull, në rastin e NP Infrakos, bllokada e infrastrukturës në pjesën veriore dhe pamundësia për anëtarësim dhe qasje në rrjetet rajonale dhe ndërkom-bëtare të hekurudhave, konsiderohet njëra ndër problemet kryesore të kësaj NP-je. Përveç Infrakos, probleme në veriun e Kosovës ka edhe KUR Mitrovica e cila nuk mund të inkasojë të hyra nga ajo pjesë. Pamundësia e inkasimit të faturave në veriun e Kosovës, i ka pamundësu-ar ndërmarrjes KUR Mitrovica të paguajë borxhet ndaj ndërmarrjes Ibër-Lepenci nga e cila furnizohet me ujë. Si pasojë, KUR Mitrovica është paditur nga kjo e fundit. Ndërkohë që edhe asetet kryesore të Ibër-Lepencit gjenden në Mitrovicën e Veriut dhe ndërmarrja ka probleme me menaxhimin e këtyre aseteve.31 .

30 Admir Shala- Kryeshef Ekzekutiv, Ngrohtorja e Qytetit Gjakova sh.A, 24 Qershor 201431 Ibër Lepenci, Raporti Vjetor 2013, Burimi: http://bit.ly/1pkWPDa (qasur me 5 Nëntor 2014).

Page 20: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

20

6.1 Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet

Për dallim prej punës së gjyqësorit, bashkëpunimi me institucionet tjera të cilat sigurojnë zbatimin e ligjit është vlerësuar me nota pozitive nga ana e NP-ve. Një përqindje shumë e lartë apo rreth 80% e zyrtarëve vlerësojnë asistencën e Policisë së Kosovës si të mirë ose shumë të mirë, ndër-sa një përqindje më e ulët apo rreth 50% të in-tervistuarve mendojnë të njëjtën gjë për punën e inspektorateve.32 Në rastet ku ka vërejtje për Policinë e Kosovës, arsyet të cilat janë përmendur janë kryesisht për çështje të mos intervenimit me kohë “sidomos në zonat ku banojnë komunitetet pakicë”33, dhe paqartësitë procedurale për kërkim të asistencës.34 Sa i përket punës së inspektor-ateve, arsyeja më e shpeshtë për pakënaqësinë e NP-ve është mosveprimi nga ana e tyre.

32 Për informacione më të detajuara lidhur me problemet e funksionimit të inspektorateve shih analizën e Institutit GAP, Mars 2014, Burimi: http://bit.ly/1AaErPt (qasur me 30 Shtator 2014)33 KRM Çabrati34 Infrakos

Mangësitë në punën e inspektorateve, qoftë ato lokale apo qendrore, sa i përket mbikëqyrjes së sistemit të menaxhimit të mbeturinave janë iden-tifikuar dhe në raportin e ZAP-it. Sipas ZAP, “ins-pektoratet lokale nuk kanë inspektuar nëse janë hartuar planet dhe rregulloret lokale për mbe-turina dhe në çfarë mase janë zbatuar ato.35” Si-pas ZAP, edhe Inspektorati i mjedisit (nivel qen-dror) nuk ka kryer aktivitete të mjaftueshme në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të mbeturinave dhe planeve lokale. Shqetësuese është gjithashtu fak-ti që disa zyrtarë kanë pasur ankesa për ndikime familjare dhe politike si në punën e policisë ash-tu edhe të inspektorateve. Në anën tjeter, shumë nga ndërmarrjet e mbeturinave konsiderojnë se përballen me konkurrencë të egër nga ndërmar-rjet private si pasojë e krijimit të deponive të egra nga këto të fundit. Problemet me deponitë e egra janë identifikuar edhe nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Në vitin 2013, kjo agjenci ka identifikuar gjithsej 400 deponi ilegale me sipër-faqe të përgjithshme prej 301.18 ha.36

35 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Menaxhimi i Sistemit të Mbe-turinave Komunale në Kosovë, Qershor 2014, Burimi: http://bit.ly/14VTkcL, (qasur me 11 Nëntor 2014)36 Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Raport për Mbe-turinat dhe Kimikatet, 2014, http://bit.ly/1pgPzIr , (qasur më 3 Nëntor 2014).

Si e vlerësoniasistencën e Policisë së Kosovës?

Si e vlerësoniasistencën einspektorateve?

Tejet e dobët

Dobët

Neutral

E mirë

Shumë mirë

Figura 5. Vlerësimet lidhur me punën e Policisë së Kosovës dhe Inspektorateve

Page 21: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

21

6.2 Koordinimi mes insti-tucioneve qendrore dhe lokale

Rreth 70% e të intervistuarve mendojnë se ekzis-ton koordinim jo i mirë në mes të institucioneve qendrore dhe lokale lidhur me çështjet e menax-himit të NP-ve. Problemet me koordinim në mes të këtyre dy niveleve të institucioneve theksohen edhe në raportin e ZAP. Duke marrë për bazë sek-torin e mbeturinave, sipas ZAP këto institucione kanë dështuar të koordinohen lidhur me zbatimin e legjislacionit.37 Përveç problemeve në koordinimin e legjislacionit, problematike nga ndërmarrjet, posaçërisht ato qendrore, konsiderohet mos koor-dinimi në mes ndërmarrjeve dhe komunave gjatë realizimit të investimeve kapitale të cilat kërkojnë ndërhyrje në infrastrukturë. Si shembull, në rastin e ujësjellësit një komunë ka investuar në gypa të ujit pa u konsultuar paraprakisht me ndërmarrjen.

37 Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Menaxhimi i Sistemit të Mbeturi-nave Komunale në Kosovë, Qershor 2014, Burimi: http://bit.ly/14VTkcL, (qasur me 11 Nëntor 2014)

7. Përfundim

Në bazë të të gjeturave të kësaj analize, shihet se ndërmarrjet publike pa shënuar ndonjë përmirë-sim vazhdojnë të operojnë me humbje të mëdha teknike dhe komerciale. NP-të veprojnë në një ambient të vështirë biznesi si pasojë e mos-funk-sionimit të gjykatave. Mos trajtimi i lëndëve në kohë është njëri ndër faktorët kryesorë i cili ka ndikuar negativisht në nivelet e arkëtimeve të këtyre ndërmarrjeve. Si pasojë, shumë ndërmarrje mbështetën në subvencione/grante nga Qeveria e Kosovës apo donatorë të jashtëm, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka mundur gjithmonë t’i përgjig-jet kërkesave për subvencionim. Përveç varësisë nga subvencionet, niveli i ulët i të hyrave te këto ndërmarrje ka ndikuar negativisht në kapacitetet investuese qoftë në zgjerim të rrjetit apo shërbi-meve, zvogëlimin e humbjeve apo rritjes së kapac-iteteve.

Page 22: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

22

Përveç mosfunksionimit të gjyqësorit, baza ligjore sidomos legjislacioni sekondar për funksionimin e NP-ve kërkon sqarim të mëtutjeshëm. Në fund, nga NP-të dhe raportet e institucioneve tjera, është kërkuar një koordinim më i mirë në mes të in-stitucioneve qendrore dhe lokale sa i përket zbatimit të ligjit.

Duke pasur parasysh këto të gjetura, Instituti GAP rekomandon:

•Qeveria e Kosovës të bëjë përmbushjen e zotimeve për subvencione dhe financimin e zbatimit të strategjive sektoriale të cilat ndikojnë në punën e NP-ve.

•MZHE dhe Komisioni për Zhvillim Ekonomik të organizojnë mbledhje të rregullta me qëllim të diskutimit të përmirësimit të bazës ligjore për NP-të dhe së bashku me akterët tjerë relevant të hartojnë një plan për plotësimin e legjislacionit primar dhe sekondar.

•MZHE dhe Komunat të krijojnë grupe të veçanta punuese të cilat merren me koor-dinimin e zbatimit të ligjeve të cilat ndikojnë në punën e ndërmarrjeve publike.

•Qeveria e Kosovës të ndajë buxhet për rritjen e stafit në Departamentet Ekonomike të Gjykatave Themelore në mënyrë që lëndët e NP-ve të trajtohen në kohë.

•Qeveria e Kosovës së bashku me kompanitë rajonale të mbeturinave dhe komunat të hartojnë plane të qarta për zgjerimin e territorit të mbledhjes së mbeturinave.

•Qeveria e Kosovës së bashku me kompanitë rajonale të ujësjellësit duhet të har-tojnë plane konkrete për burimet e investimeve të a) uljes së humbjeve në rrjet, b) zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit; dhe c) sigurimin e ujit të pijshëm në mënyrë të pandërprerë.

•MZHE të hartojë politika të qarta lidhur me kriteret e subvencionimit të NP-ve.

•Në mënyrë që subvencionet të shfrytëzohen në mënyrë sa më efiçente, gjatë ndarjes së subvencioneve nga MZHE, të koordinohet në mënyrë paraprake me NP-të lidhur me kohën e alokimit të subvencioneve.

•Qeveria e Kosovës së bashku me KEK duhet të hartojnë një plan për uljen e nivelit të borxhit në KEK.

•Qeveria e Kosovës të hartojë politika të qarta të pronësisë sa i përket PTK-së.

•Kuvendi i Kosovës të fillojë procedurat për krijimin e rregullatorit për sektorin e mbeturinave.

Page 23: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

23

Hekurudhat e Kosovës-InfraKos sh.A;

DATA EINTERVISTËS POZITA

EMRI I TËINTERVISTUARIT

Agron ThaçiKryeshefEkzekutiv2/7/2014

Hekurudhat e Kosovës-TrainKos sh.A; Betim GjoshiKryeshefEkzekutiv3/7/2014

Kompania e Ujësjellësit Radoniqi sh.A; Saranda Vehapi &Faruk Polloshka

Menagjeree administrates/Sekretare

26/5/2014

Kompania për Menaxhimine Deponive sh.A; Betim SmakajAssistant10/7/2014

Kompania Rajonale eMbeturinave Ambienti sh.A, Pejë; Nexhat Abdullahu

KryeshefEkzekutiv3/7/2014

Kompania Rajonale e MbeturinaveÇabratish.A Gjakovë , Gjakova 100%; Nehar GerqariSekretar24/5/2014

Kompania Rajonale e MbeturinaveEco-Regjioni sh.A, Prizren Nehat Basha

KryeshefEkzekutiv25/6/2014

Kompania Rajonale e MbeturinaveHigjiena sh.A, Gjilan;

Burim KastratiDrejtorFinanciar26/6/2014

Kompania Rajonale e MbeturinavePastërtia sh.A, Ferizaj;

Nazmi JashariKryeshefEkzekutiv27/6/2014

Kompania Rajonale e MbeturinavePastrimi sh.A, Prishtinë; Feim Salihu

KryeshefEkzekutiv10/6/2014

Kompania Rajonale e MbeturinaveUniteti sh.A, Mitrovicë;

Skender Tahiraj/Linda Haxhimehmet

Kryeshef EkzekutivAsistente teknike2/7/2013

Kompania Rajonale e UjësjellësitBifurkacioni sh.A, Ferizaj Faton Frangu

KryeshefEkzekutiv27/6/2014

NDËRMARRJA

ANEKSI IIntervistat e realizuara me NP-të

8. ANEKSET

Page 24: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

24

Kompania Rajonale e UjësjellësitHidrodrini sh.A Agron Tigani

KryeshefEkzekutiv3/7/2013

Kompania Rajonale e UjësjellësitHidromorava sh.A Bashkim Halabaku

KryeshefEkzekutiv26/6/2014

Kompania Rajonale e UjësjellësitHidroregjioni Jugor sh.A Besim Baraliu

KryeshefEkzekutiv25/6/2014

Kompania Rajonale e UjësjellësitMitrovica sh.A,

DATA EINTERVISTËS POZITA

EMRI I TËINTERVISTUARIT

Faruk HajriziKryeshefEkzekutiv2/7/2014

Kompania Rajonale e UjësjellësitPrishtina sh.A, Gjelosh Vetaj

KryeshefEkzekutiv17/6/2014

Korporata Elektroenergjetikee Kosovës sh.A (KEK)

Arben GjukaKryeshefEkzekutiv16/7/2013

Ngrohtorja e Qytetit Gjakovash.A, Gjakovë, Gjakova

Admir ShalaKryeshefEkzekutiv24/6/2014

Ngrohtorja e Qytetit Termokossh.A, Prishtinë, Prishtina 100% Arsim Janova

KryeshefEkzekutiv19/06/2014

NPH Iber Lepenc Sh.A. Bajram JashariSekretar16/6/2014

Posta dhe Telekomunikacionii Kosovës sh.A (PTK); Ejup Qerimi

KryeshefEkzekutiv8/7/2014

NDËRMARRJA

Page 25: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

25

ANP “Adem Jashari”

Të Hyrat(000')

Kostot(000')

ProfitiHumbja(000')

Të Hyrat(000')

Kostot(000')

Profiti/Humbja(000')

2,593 -4,533 -1,940

3,808 -7,978 -4,170

3,163 -3,215 -52

269,976 -254,616 15,360

1,293 -1,913 -620

21,524 -18,735 2,789

3,578 -3,592 -14

1,882 -1,915 -33

2,593 -4,417 -348

4,069 -3,282 593

13,514 -13,341 173

3,233 -3,790 -557

303 -337 -34

891 -880 11

4,402 -5,571 -1,169

Ibër-Lepenc;

Infrakos

KEK

KMDK

KOSTT

KRU Hidrodrini

KRU Hidromorava

KRU Hidroregjioni Jugor

KRU Mitrovica

KRU Prishtina

KRU Radoniqi

KU Drini i Bardhë

KU Radoniqi-Dukagjini

PK

Ndërmarrjet PublikeQendrore

2012 2013

2,691 -4,466 -1,775

4,093 -7,993 -3,900

3,467 -3,453 14

226,611 -198,771 27,840

1,253 -2,003 -750

24,611 -21,054 3,557

3,401 -3411 -10

1,945 -1,977 -32

4,843 -4,913 -70

3,912 -3,379 533

12,833 -12,640 193

3,734 -4,133 -399

309 -295 14

690 -689 1

10,201 -14,527 -4,326

5,053 -5,523 -470Trainkos 5,912 -5,337 757

491,774 444,917 47,857TOTAL 440,949 383,375 57,756

ANEKSI IITabela e konsoliduar financiare e NP-ve qendrore

Burimi: Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP)

Page 26: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

26

PTKProfiti% e tregut të TiK/përdorues total (telefoni fikse)% e tregut të TiK/hyra totale (telefoni fikse)% e tregut të Vala/përdoruesve (telefoni mobile)% e tregut të Vala/hyrave (telefoni mobile)% e tregut të PTK/ TiK (internet)

2013 201236,109 mil.88%95.10%54.45%65.81%20.91%

38,338 mil.92.70%95.70%64.02%68.10%24.76%

KEKProfitiShitjetTe hyrat nga grantetHumbja e akumuluarMargjina e profitit netoKthimi në kapitalProvizion për borxhet e dyshimtaBorxhi/ Kapitali

2013 2012në mijëra euro27,840194,27121,129496,94414%11%13,340264%

në mijëra euro15,360222,59146,470523,3937%5%13,456162%

Indikatorët operativProdhimi i linjititProdhimi i energjisë elektrike

8,219 ton5,719 Mw/h

8,028 ton5,218Mw/h

ANEKSI IIIIndikatorët financiar dhe të tregut për PTK

ANEKSI IVTë dhëna financiare dhe operative për KEK-un

Page 27: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

27

KRUStatistika financiare për KRUTë hyratArkëtimi/ QarkullimiShpenzimeve kapitale për ujë dhe ujëra të zezaShpenzimeve kapitale për ujëKthimi në kapital

2013 201229,587,83471%14,918,13914,809,5082.94%

29,111,46971%15,699,75914,170,7821.80%

Indikatorët operativKualitetit i ujit(Aspekti bakteriologjik-kalueshmëria e testeve)Pronat me nivel të ulët të presionitReduktime në furnizimPlasja e gypaveUPF si përqindje e prodhimit të ujit (%)Mbulueshmëria me shërbime të ujësjellësitKonsumator të pajisur me ujëmatësKostoja për njësi të ujit të prodhuar(€/ m3)Mbulueshmëria me shërbime të kanalizimitTotali i ankesave për shërbimet e ujit dhe kanalizimitVëllimi ujit me shumicë të faturuar (m3)Faturimi për ujin me shumicë (€)Shkalla e arkëtimitKostoja e operimit për njësi (€/m3)

98.40%

2%~40%503/100km57%81.5%91%0.04 €/m360%23,42417,817,840383,39926%0.02

97.60%

5%~40%284/100km58%78%89%0.04 €/m357%20,95117,866,656384,44995%0.018

KRU-Ujërat

Kanalizim

Ibër –Lepenci

ANEKSI VIndikatorët financiar dhe operativ për sektorin e ujërave

2012

2013

Të hyratKostotProfiti

Të hyratKostotProfiti

3,578-3,592-14

3,401-3411-10

1,882-1,915-33

1,945-1,977-32

4,069-4,417-348

4,843-4,913-70

3,875-3,282593

3,912-3,379533

13,514-13,341173

12,833-12,640193

3,233-3,790-557

3,734-4,133-399

KR

UH

idro

drin

i

KR

UH

idro

mor

ava

KRU

Hid

rore

gjio

niJu

gor

KR

UM

itrov

ica

KR

UPr

isht

ina

KR

UR

adon

iqi

Page 28: Ndërmarrjet Publike

GAP | ANALIZË POLITIKASH Janar 2015

28

NQ Termokos

NQ Gjakova

2013 2012Humbjet e ShpërndarjesShkalla e arkëtimit (%)

17.72%45.31

20.51%40.56

2013 2012Humbjet e ShpërndarjesShkalla e arkëtimit (%)

17.79%55.1

17.99%46.83

ANEKSI VII

Statistika operative në nivel vendi% e ekonomivefamiljare që kanëqasje në shërbimine grumbullimit tembeturinave

% e vendbanimevetë përfshira nëshërbimin egrumbullimittë mbeturinave

% e pagesavetë bëra

% e qytetarëveqë janë shumëtë kënaqurdhe të kënaqurme shërbimine grumbullimittë mbeturinave

60.83%

64.19%

54.33%

62.12%

47.89%

Viti

2012

2013

57.98%

60.99%

Fitimi (Humbja) dhe niveli i inkasimit për KRM të caktuara“Ambienti”

Pejë-11,582-16,811

71%

“Çabrati”Gjakovë-31,930-36,013

64%

“Ekoregjioni”Prizren-70,475

-321,14067%

“Pastrimi”Prishtinë

744747

82%

20112012

Inkasimi 2012

ANEKSI VIIndikator të performancës të KRM-ve

Page 29: Ndërmarrjet Publike

Janar 2015 GAP | ANALIZË POLITIKASH

29

HEKURUDHAT E KOSOVËSKEK

KOSTTKRM.AMBIENTI

KRM.EKOREGJIONIKRM.HIGJIENA

KRM.PASTERTIAKRM.PASTRIMIKRM.QABRATI

KRM.UNITETI-MTKRU.BIFORKACIONI

KRU.HIDRODRINIKRU.HIDROMORAVA

KRU.HIDROREGJIONI JUGORKRU.MITROVICAKRU.PRISHTINA

KRU.RADONIQIKUR.DRINI I BARDHË

KUR.RADONIQI-DUKAGJININP.INFRAKOS

NP.KMDKNP.NGROHTORJA GJAKOVË

NP.TERMOKOSNP.TREINKOS

RTKGrand Total

Investimetkapitale(000 euro)

5,72730032,4125744133376095613016621,3336574901,6901,2126641,1625475923,4579815468092,416058,452

1,500167,669

0200

251343023

45410

5549

2,9353

508566

750148

1,97811,2061,000

13,136201,317

7,227167,969

32,412594413362743591324

1,1161,334

657545

1,7394,147

6671,212

632658

4,2071,1292,524

12,0153,416

13,136259,769

Subvencionet(000 euro)

Total(000 euro)

NdërmarrjaPublike

ANEKSI VIIIGrantet dhe subvencionet e MZHE-së për NP 2009-2013

Burimi: Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP)

Page 30: Ndërmarrjet Publike

Instituti për Studime të Avancuara GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi krye-sor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të proble-meve dhe zgjidhjeve.

Instituti për Studime tëAvancuara GAP përkrahet nga:

Kjo analizë është përkrahur nga:

Publikimi i këtij raporti është bërë i mundur me përkrahje nga Ambasada Britaneze nëPrishtinë. Opinionet , të gjeturat dhe rekomandimet e shprehura këtu janë përgjegjësi eInstitutit GAP dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë qëndrimet e donatorëve.