mustafa (m uci) fezga: arratisja e kadetit€¦ · mustafa (m uci) fezga: arratisja e kadetit 3...

74
Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit 1 Arratisja e kadetit Tregim Njoftim për lexuesin Më 28 mars 1945, pak pas marrjes së pushtetit, qeveria hapi në Tiranë, kursin mësimor, në të cilin sistemoi shumicën e fëmijëve dhe të rinjve që ishin bërë pjesë e brigadave të luftës partizane. Ajo mori mbi vete shkollimin e plotë të tyre, veshjen, ushqimin e gjithçka tjetër që u duhej për të jetuar. Dy vjet më vonë, kursi u riorganizua si shkollë ushtarake, me planet dhe programet mësimore të njëjta me shkollat e tjera të vendit dhe iu dha emri i heroit kombëtar Skënderbeg. Kjo shkollë ishte simotra e shkollës ushtarake të Bashkimit Sovjetik, që mbante edhe ajo emrin e heroit të tyre legjendar, Suvorov. Nxënësit e shkollës sonë quheshin skënderbegas, ndërsa ata, suvorovas. Por në të folurën e përditshme, nxënësit e këtyre shkollave thirreshin me të njëjtin emër, kadetë. Tek ne, ndoshta për ta prishur disi ngjashmërinë, kadetët e quanin veten mes njëri-tjetrit, thjesht, begsa. Shkolla ishte repart ushtarak, me komandant e komisar shkolle, me nga një oficer për çdo klasë e nënoficer për çdo kompani. Ajo ishte ndërkohë edhe institucion mësimor, me drejtor dhe nëndrejtor, me mësues specialist për çdo lëndë dhe mësues kujdestar për çdo klasë. Veç mësimit, kadetët bënin tre orë studimi të detyruar çdo ditë, me prezencën e oficerit në klasë, i cili mbante qetësinë e kontrollonte shfrytëzimin e kohës. Atij nuk i lejohej të largohej nga klasa.

Upload: others

Post on 08-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

1

Arratisja e kadetitTregim

Njoftim për lexuesin

Më 28 mars 1945, pak pas marrjes së pushtetit, qeveria hapi nëTiranë, kursin mësimor, në të cilin sistemoi shumicën e fëmijëve dhetë rinjve që ishin bërë pjesë e brigadave të luftës partizane. Ajo morimbi vete shkollimin e plotë të tyre, veshjen, ushqimin e gjithçka tjetërqë u duhej për të jetuar.

Dy vjet më vonë, kursi u riorganizua si shkollë ushtarake, meplanet dhe programet mësimore të njëjta me shkollat e tjera të venditdhe iu dha emri i heroit kombëtar Skënderbeg. Kjo shkollë ishtesimotra e shkollës ushtarake të Bashkimit Sovjetik, që mbante edheajo emrin e heroit të tyre legjendar, Suvorov. Nxënësit e shkollëssonë quheshin skënderbegas, ndërsa ata, suvorovas. Por në tëfolurën e përditshme, nxënësit e këtyre shkollave thirreshin me tënjëjtin emër, kadetë. Tek ne, ndoshta për ta prishur disingjashmërinë, kadetët e quanin veten mes njëri-tjetrit, thjesht,begsa.

Shkolla ishte repart ushtarak, me komandant e komisar shkolle,me nga një oficer për çdo klasë e nënoficer për çdo kompani. Ajoishte ndërkohë edhe institucion mësimor, me drejtor dhe nëndrejtor,me mësues specialist për çdo lëndë dhe mësues kujdestar për çdoklasë. Veç mësimit, kadetët bënin tre orë studimi të detyruar çdoditë, me prezencën e oficerit në klasë, i cili mbante qetësinë ekontrollonte shfrytëzimin e kohës. Atij nuk i lejohej të largohej ngaklasa.

Page 2: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

2

Për të ndihmuar komandën ushtarake të shkollës, apo ndoshtapër më shumë se kaq, kish ardhur nga Moska, për një kohë tëpacaktuar, koloneli Nikollai Andrejev.

Trajtimi ushqimor i kadetëve ishte i jashtëzakonshëm edhegjatë pushimeve verore pranë familjeve të tyre. Repartet ushtarakemë të afërta ishin të detyruara të bënin furnizimin e çdo kadeti për dyjavë, sipas listave të fiksuara me urdhër nga lart. Pas kësaj çmallje,kadetët pushonin një muaj të plotë herë në plazhin përrallor tëplepave në Durrës e herë në mes të pishave pa fund të Voskopojës.

Nga viti në vit, duke shkurtuar një e nga një klasat e fillores etë unikes, shkolla ushtarake Skënderbeg u shndërrua në një gjimnazsi gjithë të tjerët dhe u zhvendos nga Lapraka në një vend mjaft tëgjerë, në krye të rrugës së Dibrës. Për treguesit e lartë mësimorë qëarrinte, ajo u bë e njohur në çdo cep të vendit.

I

Majori Kroti Vele kaloi derën kryesore të ministrisë pak mëherët se zakonisht, ngjiti shkallët e trokiti te dera e major Mylit, përta përshëndetur si gjithnjë, pa e ditur nëse ishte ose jo brenda.

- Sa mirë bëre që erdhe drejt e këtu, - i tha Myli dhe e ftoi tëulet. Ai, sikur përshëndetja e Krotit t'i kish kaluar pranë, pa u futur nëgropën e veshit, u ngrit më këmbë e i shkoi më afër. - Djalin si e ke?Si ecën me shkollën? Është shkollë vërtet e mirë ajo e kadetëve, pormesa dëgjova, sikur duan ta prishin.

- Si ta prishin?- Ata të ministrisë matanë po riorganizojnë shkollën e bashkuar

të oficerëve. Duan ta kthejnë në shkollë të lartë e do ta quajnëakademi ushtarake, por nuk gjejnë dot studentë për vitin e parë.Punë pa mend dhe e nxituar.

Page 3: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

3

Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Aipo e shihte mikun e vet ndryshe nga ditë e tjera. Diçka nuk lidhej nëarsyetimin e tij.

- Myl, të lutem, ji pak më i qartë. Ç'lidhje paska hapja eakademisë me prishjen e shkollës Skënderbeg?

Myli u afrua edhe pak, si të kishte frikë se mos dikush mund t'idëgjonte falët që do të thoshte ai.

- Ka një lidhje të madhe, Krot. Ja se çfarë është menduar ngaata përballë nesh. Kadetët e klasës së tretë, por edha ata të klasës sëdytë, ku bën pjesë djali yt, nuk do të vazhdojnë këtë shtator mësimetnë shkollën e tyre, por do të hyjnë direkt në vitin e parë të akademisëushtarake, e do të nisin menjëherë përgatitjet për t'u bërë oficerë.Besoj e kuptove lidhjen që ka. Nuk e di sa vite do të vazhdojë kjopunë, por ti nuk besoj të kesh ndonjë interes ta dish. Këtë e dinëvetëm ata që e kanë gatuar këtë çorbë. Djali yt, Krot, nuk do tëmund të bëjë as klasën e tretë dhe as të katërtën në shkollën ekadetëve. Mund të dalë oficer me shkollë të lartë, por pa shkollë tëmesme. E kupton ti pse erdha në zyrë që pa gdhirë mirë? Doja të tëtakoja, prandaj. Unë rastësisht e dëgjova dhe të lutem mos ma nxirremrin askund se më merr në qafë, më kupton? Sapo që e nxora ngagoja, filloi të më rrahë zëmra si e lepurit. Por, ty, Krot nuk mund tërrija pa ta thënë.

- Kjo është krejt e pabesueshme, Myl. Diçka duhet të keshngatërruar a ndoshta ai që ta ka thënë nuk e ka dëgjuar mirë. Askushnuk ka të drejtë t'ia ndërpresë nxënësit studimet në mes. Ndërprerjae studimeve është një lloj përjashtimi nga shkolla dhe përjashtimiështë masa më e rëndë disiplinore.

- Krot, lëri teoritë, kalo një herë nga ata malokët e t'u, por tëlutem edhe një herë, mos ma përmend emrin. Atje ndoshta do të tëthonë shumë më pak nga sa të thashë unë, se dhe lepujt janë tëndryshëm. Do të kuptosh edhe se në ç'shkallë sekreti e kanë

Page 4: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

4

klasifikuar. Unë nuk ta them dot se kush ma tha, por kur e dëgjova, uzhgënjeva shumë edhe me veten time, edhe me punët që bëjmë.

Kroti i kërkoi centralit telefonik ta lidhte me major Bret Lugun.Ishin nga e njëjta krahinë veriore, por prej vitesh kishin shoqëri tëafërt e thuajse u përputheshin mendimet. Kroti ishte i bindur se Bretinuk do t'i fshihte asgjë.

Bret Lugu e gjeti Krotin të ulur në tavolinë me një filxhan kafejepërpara, i dha dorën, e përshëndeti me shumë përzemërsi dhe zurivend përballë tij. I tha Krotit se po të mos e kish thirrur drejtori, do tëishte ai i pari që do ta kërkonte në telefon. Sepse nuk mund tëvazhdohej kaq gjatë pa u parë. Por tani që u takuan, ai i tha se emerrte me mend arsyen e këtij takimi.

Kroti qeshi natyrshëm. E kishte marrë malli vërtet për Bretin,por të qeshurën ia shkaktoi mendimi që i erdhi në çast se 'halli ështëmë i fortë se malli'.

- Faleminderit Bret, por megjithatë, nëse e di arsyen pse kamardhur tek ti, atëherë më krijo mundësinë ta dëgjoj.

- Patjetër. Por ti, jo vetëm si shok i ngushtë, por dhe ngaprofesioni që ke, më kupton më mirë se kushdo, se nuk mund tëthem asgjë më shumë nga çka më lejohet. Çdo gjë tek ne, madje tanipër tani, pak më shumë se tek ju matanë, është sekret ushtarak ishkallës së parë dhe për sekrete të tilla, nuk e kanë për gjë të tëdjegin të gjallë në ndonjë furrë gëlqereje.

- Unë diçka duhet të dëgjoj prej teje, Bret, ndoshta pak mëshumë se nga ndonjë tjetër që nuk është kaq afër sa unë tek ti.

Bretit i ndryshoi fytyra. Ajo mori pak nga pak një pamje tjetër,të pazakontë, në formë dhe në ngjyrë. Mendja e tij ishte nëmëdyshje. 'T'ia them a të mos t'ia them, të luaj me zjarrin apo të mosi fus fare duart në të?'

Page 5: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

5

- Nga fjalët e tua, Krot, kuptova diçka më shumë. Ti, siç duket,po përjeton një shqetësim të madh. Por, nuk ka gjë për t'ushqetësuar. Komandanti i përgjithshëm ka kërkuar të ngrihet e tëfunksionojë këtë shtator akademia ushtarake dhe të gjithë në zyrattona, duan që ajo të marrë emrin e tij. Dhe ajo do të ngrihet, deri sae do ai. Ti, jam i sigurt, këtë kërkoje të dije dhe unë po ta them meshumë mirëbesim. Nëse ti mendon se mund të punësohesh sipedagog në akademi për programin e kundërzbulimit, unë mund tëndikoj te shefat e mi. Apo nuk ishte ky problemi yt?

- Nuk është ky, por le ta zëmë se është, Bret. Atëherë nga dotë merren studentët për vitin e parë të akademisë ushtarake? Mëduket problem i vështirë, apo jo?

- Kjo është fare e thjeshtë. Do të merren nga maturantët që pombarojnë këto ditë provimin e fundit në shkollën e kadetëve dhe nëtë gjitha shkollat e tjera të mesme.

'E qartë, mendoi Kroti. Sa shumë prisja prej teje Bret, dhe ja sie shpalose dhe e nise tek unë zhgënjimin që pësova.'

- Faleminderit Bret për takimin, ndërsa për punën e pedagoguttë kundërzbulimit, mos u shqetëso, nuk e kam me qejf. Duhet ta kemgabim, sigurisht, por gjithnjë më është dukur se të bësh leksion përtë tjerët, është njëlloj si t'u bësh moral. As në kohën time studentorenuk e kam duruar këtë.

Breti e kuptoi lehtë ironinë therëse të shokut të tij, jo thjeshtnga pamja e fytyrës, por edhe nga fjalët, edhe nga toni me të cilin ishqiptoi. I jepte atij të drejtë të mendonte keq për të. Donte tandihmonte vërtet, por nuk mund të luante dot me fatin e tij. Edhe aikishte fëmijë. Dhe ata mezi e prisnin.

- Krot, mesa kuptoj, ti ke dëgjuar diçka, por do bëje mirë taharroje atë që ke dëgjuar. Për urdhrat e komandantit të përgjithshëmaskujt nuk duhet t'i shkojë në mend të bëjë komente. Bile nuk ethashë mirë. Kujtdo i ndalohet rreptësisht të shfaqë mendimepersonale. Kot nuk ta kujtova atë furrën e gëlqeres. Ai që të ka

Page 6: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

6

treguar diçka, që natyrisht nuk mund të jetë e vërtetë, ka bërë gabimtë rëndë. I thuaj atij që këtej e tutje të bëjë shumë kujdes. Mirë?

Ata e mbyllën bisedën e nisur dhe filluan të flasin për diçkatjetër, larg fushave të profesionit, për të cilën njohuritë e tyre ishinshumë afër zeros. Breti fliste për luftën e ftohtë sovjeto-amerikane,por Kroti mezi po e ndiqte monologun e tij. Ai tashmë e kish kuptuarqë fjalët e Mylit ishin më se të sakta. Madje edhe Breti të njëjtën gjëtha, veçse aq tërthorazi sa vetëm ai, mjeshtëri i kundërzbulimit,mund ta kuptonte.

Krotit i la shije të pështirë biseda me mikun e vet. Në vend qëai t'i paraqiste atij të gjitha hollësitë e asaj që po ndodhte dhe, psejo, t'i jepte edhe ndonjë mendim për ta anashkaluar atë, i përmendtedy herë me radhë furrën e gëlqeres. Breti e dinte, ndoshta më mirëse Myli, përkushtimin e Krotit ndaj të birit.

I dukej se mërzia ishte futur në gjak, qarkullonte bashkë me tëdhe nuk do të largohej ndonjëherë prej tij. Ai ecte pa e ditur fare sepër ku. Atë e drejtonin këmbët, ndërsa truri ishte ndarë nga trupi. Saëndrra kish thurur për të birin. E dinte se maturantët më të mirë tëshkollës së kadetëve do të shkonin në Sajuz për specializime të reja,për vende pune që hapeshin për herë të parë në këtë vend kaq tëprapambetur edhe ushtarakisht. Shumica e specializimeve ishin tëfushave inxhinierike e djali i tij, bashkë me dy shokët e vet, formoninndoshta treshen më të përshtatshme për fushat ku kërkoheshin sielemente bazë matematika e zbatuar dhe fizika kuantike. Taniëndrrat e tij kishin hyrë në kremator e Breti kishte frikë t'i thoshte tëpaktën dy fjalë ngushëllimi. Kjo që po përgatitej të ndodhte nuk kishndonjë ndryshim të madh nga një vdekje e vërtetë.

Page 7: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

7

II

Edhe Breti ecte, njëlloj si Kroti, por në kahun e kundërt, edhe aii hutuar, aq sa dukej sikur këmbët i tërhiqte zvarrë. E kuptonte qësjellja e tij me Krotin nuk kishte asnjë ngjyrë shoqërore, ishte thjeshtnjë gënjeshtër dhe nuk çlirohej dot nga ndjenja e pendesës. Atij ikujtohej mbledhja e fundit e drejtorisë, ku drejtori u komunikoiurdhrin që kish ardhur nga maja e piramidës ushtarake.

- Në kuadrin e zhvillimeve ushtarake në botë, - filloi të flasëdrejtori, - sidomos në përballjen e superfuqive sovjeto-amerikane,rreziku i luftës botërore është te pragu i derës. Situatën e kemi tëvështirë. Në rastin e një mobilizimi të përgjithshëm ushtarak, sipasllogaritjeve tona, raporti oficer-ushtar është krejtësisht ipapranueshëm. Kjo kërkon riparim të menjëhershëm. Shokë oficerë,e përsëris, këto që po u them, përbëjnë një sekret tepër të madhushtarak e shtetëror dhe dalja e tij është vepër që barazohet metradhtinë ndaj atdheut dhe dënohet me jetë.

Drejtori e uli pak tonin dhe vazhdoi.- Komandanti ka vendosur që për arsyet e mësipërme të krijojë

akademinë ushtarake, domethënë shkollën e lartë të oficerëve dhe nëtë do të futen këtë shtator 200 studentët e parë. Kolegjiumi pranëministrit u mblodh urgjent dhe ka përcaktuar rrugët e sigurimit tëkëtij numri studentësh. Jemi në vështirësi të mëdha, sepsematurantët e gjimnazeve të Tiranës e të rretheve të vendit nukdëshirojnë të shkojnë në këtë lloj shkolle të lartë. Na mbeten vetëmmaturantët që sapo mbaruan shkollën Skënderbeg, gjithsej 52 veta.Do të kalojmë direkt në akademi edhe dy klasat e tjera të kësajshkolle, kadetët që sapo mbaruan klasën e dytë dhe të tretë, rreth100 gjithsej. Pjesa që mbetet, rreth 50 maturantë të tjerë, do tësigurohen nga degët ushtarake të rretheve, por ato na njoftojnë seniveli i njohurive të tyre do të jetë tepër i ulët.

Page 8: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

8

Në këto mendime, Breti kishte arritur te hyrja për në ministridhe po qëndronte para saj në mëdyshje për t'u futur ose jo brenda.Vazhdoi të ecte më tej në trotuar dhe në çast e kapi veten dukerikujtuar vazhdimin e fjalës së drejtorit të tij.

- Mendoj se grupi i kadetëve që do të ndërpresin studimetmund të na krijojë shqetësime. Porosia e ministrit ishte e prerë.Duhet të vrasim mendjen të gjithë, si ta përballojmë ndonjëpakënaqësi, nëse ajo do të shfaqet si lëvizje masive e kadetëve. Janë100 veta, nuk janë pak. Ç'duhet të bëjmë me individë të veçantë qëdo të mundohen të turbullojnë situatën? Ne duhet të jemi shumë tërreptë, të pamëshirshëm. Pastaj, a do të kemi siguri që kadetët do taruajnë sekretin? A do t'ua tregojnë familjeve të tyre? A do të marrëdhenë sekreti ynë?

Breti solli ndërmend diskutimin e tij dhe fyerjen e rëndë që iubë nga ana e drejtorit të vet.

- Shoku drejtor, unë kam mendimin që kadetëve të mos uambajmë të fshehtë. Në të kundërt, do të jemi ne që do të nxisimkrijimin e dyshimeve e të thashethemeve tek ta. Çështjen e sekretitne duhet t'ua bëjmë doemos të ditur dhe t'i paralajmërojmë përpasojat. Sa më afër t'i mbajmë aq më mirë është. Çështjen e sekretitne duhet t'ua bëjmë doemos të ditur dhe t'i paralajmërojmë përpasojat e rënda që ka ai që e nxjerr atë. I çojmë të pushojnë mirë nëzonën e plepave të plazhit të Durrësit dhe pastaj pranë familjeve.Ndoshta ne mund të mendojmë se si mund të bëhet që në vitin eparë të akademisë, ata të mund të zhvillojnë krahas mësimeveushtarake edhe ato të gjimnazit, ndoshta në nivelin e shkollës sënatës, e të pajisen ndërkohë edhe me dëftesën e pjekurisë. Që atamund të kalojnë brenda një viti dy klasa, kjo është praktikë e njohuredhe në shkollat civile. Ndryshe, ne duhet ta pranojmë, që ata të

Page 9: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

9

mbeten pa mbaruar arsimin e mesëm. Kështu si them unë do tëbindeshin më lehtë.

Drejtori bëri një buzëqeshje cinike dhe iu drejtua tërë mllef.- Ti Bret na u bëre profesor, po na mëson t'u lutemi kadetëve,

t'i marrim me të mirë, t'u fërkojmë kokën, këtë kërkon ti? Që ata tëfillojnë e ta bëjnë muhabet pazari me familjet dhe farefisin pa pikën efrikës, që ta marrë vesh po atë ditë edhe armiku. Ulu, mjaft nadërdëllite. Kadetët duhet të tremben, ta ruajnë sekretin nga frika,merr vesh? Ata duhet të mësohen të zbatojnë urdhrat, siç thotë neni5 i rregullores së disiplinës. Ç'më gjeti mua apo ca nga shokët që kamkëtu që nuk arritëm ta mbaronim shkollën e mesme për shkak tëluftës? Edhe ata duhet ta kuptojnë mirë që edhe tani, në situatë luftejemi.

Heshtja që u krijua nga debati i drejtorit me Bretin zgjati pak,por u ndërpre nga zëri i nëndrejtorit, kolonelit Miltiadh Veza.

- Do të shkoj unë tek kadetët, - tha zëvendës drejtori, - di unësi t'ua shpjegoj atyre leverdinë që kanë ata me këtë përshpejtim tëpërfundimit të studimeve të larta, për të dalë në punë dy vjet paraafatit, ndryshe nga shokët e tyre që kanë mbaruar e nga ata që do tëvijnë më pas. Se fati i mirë nuk troket tek të gjithë. Kush do t'i pyesëata, qoftë dhe një herë, në ecurinë e punës së tyre, nëse e kanëmarrë a jo arsimin e mesëm, veç Bretit, natyrisht? Do t'u flas atyreedhe për sekretin ushtarak, për pasojat që lindin edhe në rastin kurky sekret bëhet pjesë e bisedave mes njëri-tjetrit në mjediset eshkollës. Ndërsa bisedat në familje për këtë temë janë rreptësisht tëndaluara dhe të dënueshme për të dy palët, prindër e fëmijë.

Breti desh të ngrihej e ta kundërshtonte kolonelin për atoargumente banale e foshnjore që po servirte, por u tërhoq, kurmendoi se drejtori mund të lëshonte ndonjë nga ofendimet e shumtaqë mbante albumi i tij personal, me të cilat kënaqej edhe vetë kur i

Page 10: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

10

thoshte. Ofendimet i kishte si një lloj hobi, me të cilin krenohej parakolegëve të tjerë të ministrisë.

Drejtori e mbylli mbledhjen me përsëritjen për të tretën herë tëproblemit të sekretit të madh shtetëror. Armiku nuk duhet ta dijë qëne kemi mungesë oficerësh, pra mungesa në komandë. Ai do tapërhapte këtë si mungesë të madhe të gatishmërisë sonë luftarake.Se pa komandim nuk ka fitore ka thënë komandanti. Prandaj sytëkatër. Ndryshe do të ishte një minus i madh për ne nga pikëpamjastrategjike, po t'i referohemi artit tonë të luftës popullore.

Breti buzëqeshi se nuk kish mbetur mbledhje ku drejtori të mose përsëriste këtë fjalinë e fundit, duke imituar shefin e tij, ministrin.

III

Kishin kaluar tre muaj nga ceremonia e vogël përkujtimore ekrijimit të shkollës, për të cilin nuk pati mendim të prerë nëse do tëishte përvjetori i dhjetë apo i dymbëdhjetë. Shumica mendonte seduhet të ishte i dhjeti, me që lidhej me shkollën dhe jo me kursin.Kolonel Veza, që kish ardhur për të lexuar urimin e ministrit tëmbrojtjes, ngulte këmbë për një përkujtim dymbëdhjetë vjetor, sepseky tregues, sipas tij, ishte më i lartë se dhjetë dhe ministri e kishmiratuar. Por ai u tërhoq nga ndërhyrja e Nikollai Adrejevit, i cili edhepse nuk përmendi ndonjë argument, nuk mund të rrinte pa e lidhurme ardhjen e tij në Tiranë.

Ishte muaji qershor dhe kadetët e të gjitha klasave sapo kishinmbaruar së dhëni provimet vjetore. Përjashtim bënin maturantët, tëcilët pas 3-4 ditësh do të merrnin dëftesat e pjekurisë dhe do t'ijepnin shkollës lamtumirën e fundit. Ata do të fillonin thuajse

Page 11: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

11

menjëherë, pas një leje dy javësh, përgatitjet speciale trevjeçare përtë marrë titullin e oficerit dhe gradën nëntoger.

Kadetët shëtisnin grupe-grupe në oborrin e madh të shkollës,uleshin ku të mundnin, bënin biseda të kota e prisnin me padurimorarin e rreshtimit për të ngrënë mëngjesin, drekën a darkën.

Kadetët nuk arrinin ta kuptonin se çfarë u mungonte qës'arrinin ta largonin dot mërzinë që u pushtonte tërë qenien e tyre.Kur kishin mësim, mezi prisnin të vinin pushimet dhe kur ato vinin,nuk dinin si ta vrisnin kohën. Kjo ndodhte edhe në pushimet e dimrit,pale në këto ditë të nxehta e të gjata, më të gjatat e vitit, që mbaninnë zemër të tyre ekuinoksin e pranverës. Por ndoshta nuk do tëprisnin shumë deri sa të shpërndaheshin, të linin pas shpine muret elartë e të çmalleshin dy javë pranë familjeve të tyre. Vetëm ata pafamilje, të ardhur nga shtëpia e fëmijës, do të mbeteshin në shkollë,me përjashtim të ndonjërit që ndoshta mund ta merrte me vetedikush nga shokët e vet.

Mehmeti, Mirveti dhe Meku, një treshe që rrallë mund të mos eshihje të bashkuar, ishin ulur në njërin nga stolat e paktë e tëpalëvizshëm anës sheshit të shkollës. Mehmeti, megjithëse ishte djalimë i zgjuar i kësaj tresheje shembullore, nuk mundte ta fshihte dotmërzitjen që e kish pushtuar. Po iu thoshte shokëve se dy javët epushimit, s'mund t'i sjellin atij asgjë më të mirë se pesëdhjetë tëtjerat që kaluan. "Do të mblidhet përsëri familja e jetimëve tëshkollës, familja me shumë anëtarë thuajse të një moshe, që dallojnënga fytyra e shtati, por ngjajnë si binjakët nga fati i keq. Dy javë namjaftojnë të gjithëve të riciklojmë kujtimet tona të hidhura. KapterNokja do vazhdojë të mbetet gëzimi i vetëm, të jetë për jetë babai,nëna, motra, vëllai e gjithçka për ne. Megjithatë, askund nuk mund tandjeja veten më mirë se këtu. Dy javë janë." "Jo, tha Mirveti, nukjanë pak. Të gjithë, deri te zyrtari më i lartë dy javë e kanë lejen.

Page 12: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

12

Babai më porositi që këto dy javë do të jemi bashkë, do të shëtisim etë magjepsemi me bjeshkët e bukura të veriut."

Por periudha e shumëpritur dyjavore nuk dihej se kur do tëfillonte. Vonesë e pakuptimtë iu dukej të gjithëve, por asnjeri nukdinte ta shprehte, ashtu siç do të donte. "Mërzejmë mbi beton"thoshte Selimi, por shokët iu lutën të mos e përsëriste më, se edhemund ta dëgjonin.

Monotoninë e këtyre ditëve e bënte edhe më të bezdisshmeqëndrimi i detyruar brenda katër mureve. Kapërcimi i tyre dënohejme burg afatgjatë sepse dalja në qytet ishte e ndaluar. Treshjashembullore e kish cilësuar këtë ngujim si burg me liri të kufizuar, pornuk arrinte asnjëri prej tyre ta thoshte me zë.

Brenda monotonisë që i torturonte kadetët kishte edhe njëkënaqësi të vogël, pushimin e tingujve të padurueshëm të borisë. Porborizanit i dukej zbavitje që boria e tij t'i ngrinte kadetët nga shtrati ingrohtë i mëngjesit, edhe pse e dinte që në ato çaste kënaqësia egjumit arrinte kulmin.

- E di që më nisni çdo mëngjes lloj-lloj të sharash e në të gjithadialektet, - iu tha ai duke qeshur ca kadetëve, - por ama edhe unë tënjëjtën gjë bëj për ju. Veçse unë e nis i pari dhe nuk dëgjoj ç'bëhetmë pas.

- Mirë, mirë, po ç'e zgjat aq shumë atë melodi të dhjerë o trap,nga tri e bën dhjetë, - tha Selimi, - jo vetëm që na ngre nervat, porna çan edhe bythën. Sos jam unë komandanti yt, pa ta shihte jotëmë.

- Për punën e të çarës, nuk bëhem fort merak se ashtu e keniedhe pa mua. Por unë e zgjas që t'u ndihmoj të ulni marshet një enga një.

Qeshën të gjithë, jo aq për të çarat se sa për marshet.

Page 13: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

13

IV

Kroti, hyri te dera e ministrisë i dërmuar dhe me humor të rënëshumë më poshtë zeros. Ngjiti shkallët dhe si gjithnjë, trokiti te Myli,u cili pa pritur përshëndetjet, e pyeti nëse kishte arritur ta bëntetakimin me ata matanë. Kroti i heshtur dha pa lëvizur, si të ishte dukepritur sa të zbriste i vdekuri në varr, tundi kokën ngadalë në shenjëpohimi. Pastaj i tregoi si me përtesë se deri ku kishte depërtuar frikate Breti, aq sa fliste si të ishte vërtet para ndonjë grope të madhe kushuhej gëlqere. Por Kroti e kishte kuptuar çfarë fshihej pas fjalëve tëtij, të cilat i thoshte me më shumë frikë se sa mosbesim.

- E mendoj si për djalin tim, Krot, më kupto. Po i vjen koha tëmarrë maturën dhe ti i thuaj, jo, nuk do e marrësh, se kështu e dokomandanti dhe interesi i atdheut. Cila logjikë e pranon këtë? Qëinteresi i Atdheut e dashka të mos e mbarosh arsimin e mesëm! Qëkëtë e dashka edhe komandanti! Kaq mjafton për të arrestuar ca ngaata matanë.

- Myl, mos e zgjat, të lutem. Kjo gjë mori fund. Por e keqjaështë se askush nuk mund të diskutojë për të. Unë Bretin e kuptovadhe nuk i vë faj për ankthin që e ka pushtuar dhe llahtarin që e kaç'burrëruar. Prandaj të thashë mos e zgjat.

Dera e Mylit trokiti dhe oficeri që zgjati kokën njoftoi urdhrin eministrit: 'Të gjithë oficerët të rreshtohen në korridor.'

- Nga doli kjo modë e re që ka shpikur ministri për mbledhjene përgjithshme të oficerëve në korridor? - tha Myli.

Kroti e pa në sy dhe vuri gishtin tregues te buzët për t'i thënë'hesht'.

Oficerët dolën ngadalë nga zyrat e tre kateve dhe u rreshtuantë gjithë në të dy anët e korridorit me fytyrë nga qilimi i kuq mbi tëcilin do të kalonte ministri.

Page 14: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

14

Nga zyra e Ministrit doli një grua e re, e bukur dhe e bëshme,ndoshta më pak se 40 vjeçe, me flokë të verdhë e me pak bardhësivende-vende, me trup pak mbi mesataren, me xhaketë dhe fundngjyrë gri, që të kujtonte diçka si uniformë ushtarake, me këpucëngjyrë ari ngritur mbi taka mesatare. Me ecjen e saj elegante dukej sinjë princeshë që kalonte para rojës së nderit. Ministri, i veshur civil,me këmishë të bardhë e kravatë të kuqe, ecte pas saj, në të njëjtinhap me të. Kostumi i ministrit kish ngjyrë jeshile në gri qëkombinonte mjaft mirë me atë të princeshës që shoqëronte.

Gruaja tërë madhështi e seriozitet, i shihte oficerët në sy një enga një, sa majtas dhe djathtas, pa shfaqur ndonjë shenjë nga e cilatë kuptoje a të merrje diçka me mend. Gruaja ndaloi në fund tëkorridorit, u kthye me fytyrë nga ministri dhe i tha atij se kishtenevojë të bënte edhe një kalim të dytë.

Kroti Vele i vendosur në rresht në krah të Mylit e ndiente vetentë tensionuar dhe po e ndiqte këtë shfaqje me shumë vëmendje. Kurgruaja u afrua dhe ata u panë në sy, Kroti e kujtoi mirë fytyrën e sajdhe sakaq e kuptoi pse kishte ardhur ajo grua në ministri. Kishteardhur vetëm për të. Kroti po e përpunonte veten të ishte sa më iqetë kur ajo do të ndalonte përpara tij.

Në kalimin e dytë gruaja ecte me hap të shpejtë si në njëparakalim ceremonial. Ajo tashmë e dinte se para kujt do të ndalonte.Kaloi Mylin dhe ndaloi para Krotit. E pa me vëmendje për një çast,pastaj u kthye nga ministri, i tha 'ky është' dhe me tërë elegancën enjë fitimtareje, u drejtua tek dera e zyrës së ministrit, si të shkontenë zyrën e saj.

Ministri ndaloi para majorit. Vështrimi i tij ngjante me një llojshpate që e kishte prekur me majën e saj diku nën gushë.

- Krot, shkojmë në zyrën time! Ju të tjerët jeni të lirë, vazhdonipunën!

Page 15: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

15

Shumë nga oficerët iu afruan Mylit dhe pa pritur radhën, dukeshtyrë paksa njëri-tjetrin, donin të dinin prej tij nëse dinte gjë se ç'pondodhte në këtë korridor. Por Myli e ndjente veten të shokuar e nukmund të jepte asnjë përgjigjeje. 'Ju lutem më lini të qetë', vetëm kaqmundi të shqiptojë ai.

V

Ministri u ul në vendin e vet dhe i bëri shenjë Krotit të ulej nëkolltukun përballë gruas gri. Ai dhe ajo qëndronin kundrejt njëri-tjetritsi një minutë më parë në korridor.

- Shoqja …. - filloi ministri, por u duk se nuk po i kujtohej emrii saj.

- Monika, - shpejtoi ajo.- Pra, shoqja Monika, na i trego edhe një herë ngjarjen që ta

dëgjojë edhe majori Kroti Vele.- Po, po, ky është ai, nuk më gabojnë sytë mua, se nuk jam aq

plakë e matufe sa mund t'i dukem këtij majori.Ministri vuri re që fytyrën tepër të qetë të major Krotit, e cila

ndryshoi sapo gruaja filloi shqiptimin e atyre fjalëve, të cilat majorinuk do të denjonte t'i dëgjonte ndonjëherë.

Ajo filloi të flasë, por Kroti nuk po kuptonte përtesën dheindiferencën që ajo po shfaqte gjatë tregimit të saj. Ishte ndodhurrastësisht në sheshin e vogël pas Komitetit ekzekutiv të qytetit, nënhijen e gështenjave. Në anën tjetër të sheshit ndaloi zhurmshëm njëmakinë e ambasadës jugosllave. Doli me shpejtësi prej saj njëperson, i cili hodhi shikimin tërë frikë sa majtas djathtas dhe eci menxitim në drejtim të hotel Çajupit. Ajo ktheu kokën për të kërkuarndihmë dhe pa pas saj një major policie. E pyeti ku punonte dhe ai itha në ministri. Ajo i tregoi personin e veshur me dok gri që dukej njadhjetë metra larg dhe iu lut ta ndiqte e ta kapte se duhet të ishtespiun deri sa zbriste nga makina armike. Majori e dëgjoi, i tha të ikte

Page 16: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

16

se do ta ndiqte ai këtë problem. Ai bëri vërtet ca hapa por u kthyedhe nuk e ndoqi.

- Mendoj, shoku ministër, se ky major nuk është i denjë përkëtë ministri. Përpiqemi ta mbrojmë vendin tonë ne që jemi gra,ndërsa ky që e ka detyrë dhe paguhet mirë për këtë, nuk do t'ia dijë.Më vjen vërtet keq.

Gruaja me emrin Monika pushoi, bëri një frymëmarrje të thellëdhe ia nguli sytë majorit për të parë reagimin e tij.

Në zyrën e ministrit pati një heshtje të shkurtër.

- Major Kroti, - tha ministri me zërin e tij të hollë që i dridhejpak. - A e njeh këtë grua?

- Unë e dëgjova tregimin e saj, shoku ministër. Fjalët që thaajo, në thelb, janë të vërteta, por fytyra e saj nuk m'u fiksua gjatëasaj bisede të shkurtër, tepër të shpejtë dhe me emocione paksa tëpakuptueshme që ajo kish në atë moment.

- Po tjetër? - pyeti ministri.- Çfarë tjetër? Asgjë tjetër.- Si asgjë tjetër? Ajo foli për veprimet e tua. A ka ndodhur

vërtet ashtu si e tregoi ajo?- Kësaj pyetjeje ia dhashë përgjigjen pak më parë. Dhe mund

ta përsëris, ka ndodhur vërtet ashtu si e tregoi ajo.- Po përgjegjësia tënde ndaj detyrës, cila është?

Kroti, luajti pak nga vendi. Ishte shenja e parë e nervozizmit qëshfaqi në zyrën e ministrit. Dhe pikërisht kjo filloi ta shqetësojë.Nervozizmi nuk ishte aspak në pajtim me profesionin e tij.

- Shoku ministër, unë kërkoj që kjo grua të dalë tani nga zyradhe nga ministria. Ajo e mbaroi shkëlqyeshëm detyrën e saj. Por, … -dhe ai ndaloi një çast, - ajo nuk ka statusin e duhur për të dëgjuarbisedat tona, sidomos në zyrën tuaj. Nëse ajo ka një status të tillë,

Page 17: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

17

unë si profesionist i këtyre punëve, dua të shoh dokumentin përkatëstë saj, të cilin i lutem të ma tregojë. Gjithashtu kërkoj që kjo grua, ecila ka arritur të futet deri tek ju, në zyrën më të lartë të këtijinstitucioni, të lërë në sekretari, pa humbur kohë, të dhënat e sajpersonale dhe pasaportën, ashtu si iu kërkohen gjithë personave tëtjerë që futen në këtë dikaster.

Ministrit i kaloi një e kuqe e ndezur në fytyrë. Ngriti dorezën etelefonit, e vuri te veshi pastaj e uli, u ngrit pak në këmbë dhe u ulpërsëri. Shenjat e nervozizmit dukeshin fare hapur tek ai. Pastaj dolinë paradhomë, thirri sekretarin e tij dhe i tha ta shoqëronte shoqenMonika deri poshtë në sekretari, ku ajo do të depozitonte të dhënatpersonale, - apo i keni depozituar shoqja Monika?

Monika, sikur të mos kish ndodhur asgjë, tha "jo". Pastaj u ngritnga kolltuku, tha "mirë u pafshim" dhe u nis pas sekretarit.

- Shoqja Monika, tha ministri, shkoni poshtë dhe prisni aty derisa t'ju thërres përsëri!

Pastaj u drejtua nga major Kroti.- Tani ne jemi vetëm të dy. Ti je punonjës i vjetër i

kundërzbulimit. Si e vlerëson ti këtë ngjarje?- Ju vërtet mendoni se kjo është ngjarje, shoku ministër, në

kuptimin e vërtetë që ne i japim kësaj fjale?- Ngjarje? Pse, nuk të duket ngjarje ty?- Ne këtu, me ju në krye, jemi profesionistë. Unë mendoj se

koha e diletantizmit ka kohë që ka kaluar, si për ne dhe për armiqtëtanë. Veçanërisht armiqtë janë bërë tepër të vështirë për t'u zbuluar.Dhe ne kemi shembuj për këtë. Armiku nuk bën kurrë veprime tëtilla, siç na tregoi ajo gruaja pak më parë. Ajo mund të marrë veshnga shumë gjëra, por nga zbulimi ajo nuk merr vesh fare, nëse nuk eparaqiti këtë veprim në trajtën e një maske.

Page 18: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

18

- Krot, po hidhesh në sulm. E paske mësuar saktë dhe po ezbaton me mua, që në artin tonë të luftës popullore e kemi sulmin simbrojtjen më të mirë. Por këtë taktikë, ne e përdorim vetëm përarmikun dhe jo për njeri-tjetrin.

VI

Nga fjalët e sapo dëgjuara nga goja e ministrit të vet, majorikuptoi shumë më tepër nga ç'kish kuptuar deri tani. Ai bëri enkas cagjeste sikur ishte në një siklet të madh, vuri dorën te barku, në tëdjathtë, i kërkoi falje ministrit që nuk e ndjente veten mirë dhe se iduhej të dilte nga zyra menjëherë. Pastaj u mënjanua pak, gati për tërënë nga karrigia.

- Ndonjë nevojë urgjente? - pyeti ministri i shqetësuar.- Po, po, tepër urgjente.

Kroti doli, shkoi te zyra e vet dhe u ul në karrige. 'Ndoshtaapandesit akut' i tha Mylit. Kërkoi me telefon oficerin e rojës dhe idha porosi të gjente urgjent shoferin e tij, Servetin, e t'i thoshte tëbënte gati makinën se ai po zbriste menjëherë. Myli u shqetësua dheiu afrua. 'Ç'mund të të ndihmoj, Krot? Mos ndoshta e teproi ministri?'.

- Jo, përkundrazi, i kërkova falje që nuk ndihem mirë. Duhet tëshkoj urgjent në spitalin ushtarak.

Serveti ndezi makinën dhe të dy u nisën.- Drejtimin major?- Spitali ushtarak. E pe atë gruan me kostum gri në sekretari?- Atje është akoma, ia ka shtruar muhabetit me Vikin dhe pret

ta thërresë ministri. Viki dukej sikur po e zbërthente. M'u krijuapërshtypja se ishte mikesha e shefit tuaj.

- Ec shpejt, me tërë shpejtësinë. Kam apandesit akut, me sakuptoj. Më lër në spital e kthehu menjëherë në ministri. Do të ma

Page 19: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

19

ndjekësh atë gruan hap pas hapi, pa u kuptuar prej saj. Dua të di çdogjë për të, kupton? Çdo gjë. Dua të dhëna brenda ditës. M'i sill nëspital ose në shtëpi. Mylit i thuaj të lajmërojë te zyra e ministrit se mështruan urgjent. Pas kësaj gruaja do të jetë e lirë e ti do ta ndjekësh.E ke të qartë? Sapo të gjesh pak kohë shko te Viki dhe i thuaj ngaana ime në vesh, të të japë adresën e asaj gruas dhe numrin epasaportës.

- E qartë major. Gojë e kyçur.

Serveti priste në makinë. Gruaja për të cilën mori detyrën tandiqte, doli dhe dukej e mërzitur. 'Shefi i shefit tim paska shije ',mendoi dhe qeshi me vete.

Major Myli hyri në kabinet dhe kërkoi takim me ministrin.- Kroti është shtruar urgjent në spital, - tha ai sapo hyri, - erdha

t’u njoftoj shoku ministër.- Nga e more vesh?- Nga shoferi i tij. M'u lut t'ju njoftoja juve personalisht.- U bë operacion?- Nuk e di. Ka bërë analizën e gjakut, do bëjnë edhe një tjetër

të dytë. Serveti pret atje dhe do të më njoftojë për më tej.- Mirë, më mbaj edhe mua në korrent për Krotin. Mund të

dalësh.

Kroti ishte shtrirë në një dhomë të veçantë dhe infermierja sapokish mbaruar lidhjen e infuzionit. Serveti trokiti, hyri dhe u ul në stolinpranë tij.

- U vonova ca major, por bëra ca punë. Viki t'i ka shkruar tëdhënat në letër. Monikën e ndoqa deri te Vila 7 e rrugës së Pishës. Ufut, ndërroi veshjen dhe doli me një burrë pas 20 minutash. Bënë njëkthesë dhe u futën te Taverna Vjosa. Dolën pas 10 minutash. Hynë te

Page 20: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

20

Hotel Tirana dhe dolën nga dera rezervë në krahun e rrugës sëDurrësit. Është regjistruar në Hotel bashkë me burrin si një çiftgjeologësh nga Polonia. I ka thënë sportelistit se di mirë shqip, kastudiuar në Leningrad, në degën e gjuhës shqipe. Atje unë i humbagjurmët. Sportelisti mendon se e ndoqa për ndonjë lidhje dashurore.U kthye pas dy orësh në vilën 7, ndërroi përsëri veshjen dhe dolivetëm. Ai burri doli para saj. Të gjitha lëvizjet ishin të dyshimta.

- Servet, ikë tani dhe qëndro pranë ministrisë. Prit deri sa tëdalë ministri dhe vrojto nëse devijon nga rruga për në shtëpinë e tij.Nesër në orën 10 do të dal. Të pres këtu. Natën.

Kroti lexoi me vëmendje duke deshifruar ngadalë mesazhin eVikit. - Ajo është e njohura e ministrit. Kujdes. E ka njohur në njëmbrëmje familjare. Kërkon të njohë edhe ty. Kujdes. Të pret çdo ditë,ora 19, vila 7, rruga e Pishës. Kujdes. Jam në merak për ty.

- E qartë, - tha Kroti me vete, - ajo kërkon të më fusë nërrjetën e saj. Dola pa dashje në rrugën që kërkoja. Infiltrimi është njëndër metodat e mia.

Apandesiti i sajuar kaloi. Të nesërmen, herët në mëngjes Krotishkoi të verifikojë pasaportën e Monikës. E gjeti plotësisht të rregullt.Ajo kishte dy nënshtetësi dhe ndoshta ministri e dinte këtë. Pastajshkoi në ministri dhe njoftoi sekretarin e ministrit për t'ia raportuarshefit, se kishte filluar punën me mëngjes. Po qe se e kërkonte shefi,ai do të ishte në zyrë.

Nuk kaloi asnjë orë dhe ministri e thirri. Ai shprehu keqardhjenpër sëmundjen e papritur dhe i bëri urimin e rastit: 'të shkuara'.

- Tani le të hidhemi te problemi që lamë në mes. - - thaministri.

Major Kroti bëri sikur u mendua pak para se të përgjigjej.

Page 21: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

21

- Faleminderit shoku ministër për urimin. Lidhur me ngjarjen,sqarimin e të cilës e lamë në mes, unë kam bindjen tani se çdo gjëështë e qartë. Ju merrni vendimin dhe unë jam gati të pres dëniminqë do të më jepni, të cilin, natyrisht, do ta zbatoj. Por, ju lutemshumë, sa herë që ta kujtoni veprimin e djeshëm e të sotëm, kujtoniedhe përgjigjen time, se unë e vlerësoj jo të drejtë. E them me bindjetë plotë dhe jo si ndonjë revoltë e shkaktuar nga dalja e trurit timjashtë kontrollit. Më lejoni të largohem?

Ky reagim i Krotit ishte krejt i papritur për ministrin. Aimendonte se debati mes tyre do të ishte i fortë, majori do tënevrikosej e do të lëshonte ndoshta edhe ofendime të pakontrolluara,dhe se ai, ministri, do ta kishte të lehtë ndoshta edhe ta arrestontenë vend ose, së paku, do ta kishte si një dele të bindur. Por që tëmbyllej kjo bisedë me tone kaq të qeta, këtë nuk e kishteparashikuar.

- Ja, mendoje një çast, major, sikur të ndërronim vendet,…- Ju lutem, gjeneral, mos supozoni gjëra të pamundura. Unë

pranoj çdo lloj dënimi që dëshironi. Unë mund të shkoj që këtëmoment andej nga kam ardhur.

- Çfarë ke parasysh me këtë që the?- Atë që thashë, që e kam lënë tërësisht në dorën tuaj, shoku

Ministër. Ashtu si më morët, ashtu mund edhe të më fshini. Më lejonitë largohem?

- Shko, major, shko!

VII

Mirveti futi në xhep fletë-lejen, kaloi portën kryesore të shkollësdhe ndaloi.

Makina Gas 69 frenoi me zhurmë pranë këmbëve të tij, aq sa aipër pak u rrëzua duke u tërhequr pas.

Page 22: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

22

- Po ti Servet, i çmendur je? Hekura janë të shkretat, u kashkuar ndryshku në palcë, si mund të kesh besim tek to?

- Ja, e shumta do të të shtypja, - tha Serveti serioz, - ç'mundtë të bëja më shumë? Hajde hip se majori po na pret te vendi. Po atatë dy ku i ke?

- Mekut nuk i dhanë lejë, ndërsa Metin e rasën në burgun eshkollës.

Serveti ndaloi pranë hotel Vollgës, mbylli makinën dhe më pashynë brenda të dy. 'Sa i vetmuar duket babai me bërrylat mbështeturte tavolina e madhe e me sytë e fiksuar te tufa e trëndafilave tëfreskët dhe e tulipanëve në mes të saj'!. Iu mblodh një si lëmsh nëfyt dhe ndjeu dhimbje kur e kapërdiu.

Majori u ngrit sapo i pa, e përqafoi të birin dhe e mbështolli mekrahët e tij të fuqishëm në gjoksin e vet.

- Biri im, ta kalojmë gëzuar ditëlindjen tënde. Kalofshim sëbashku dhe 100 të tjera, por shumë më të gëzuara nga kjo e sotmja.

- Faleminderit baba, qofshim gjithnjë bashkë, tërë jetën.Majori e shtrëngoi dhe e puthi të birin në ballë, në të dy sytë

dhe faqet. Pastaj u shkëput pak prej tij, e pyeti për shokët dhe pasidëgjoi shpjegimin, i tha të ulet.

Kroti u ul përballë të birit. Dy lot i shkanë pa dashur nëpër faqedhe ai uli kokën që i biri të mos e shihte. Mirvetit nuk i shpëtoi ai çastdëshpërimi i të atit, bëri kinse nuk e pa, por e ndjeu dhe ai që iulagën qerpikët dhe shikimi iu turbullua.

Kamerieri i përshendeti, rregulloi tavolinën, mori porosinë dhe ulargua me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë edhe pse e shihteqartë dëshpërimin e klientëve të tij të hershëm.

Majori përtypej, a ndoshta bënte sikur përtypej, por me mendjenuk ishte aty.

Page 23: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

23

Zhdukja misterioze e gruas ishte goditja më e madhe që pësoi,goditje që e zhvlerësoi edhe si specialist, si ylli i zbulimit dhekundërzbulimit. Ai ishte i kudondodhur sa herë që krijoheshin situatatejet të ndërlikuara. I specializuar në Akademinë Xherxhinski, ulargua duke lënë të gdhendur emrin e vet në pllakën memoriale tësaj. Dhe mbeti ashtu siç nuk e kishte menduar kurrë ndonjëherë,krejt i vetmuar e pa jete në qenien e tij. Nuk e ndjente se jetonte,shqisat e tij nuk funksiononin. Kish vetëm djalin e asnjë të afërm.Kish humbur njeriun më të çmuar, pa të cilin nuk e kuptonte si mundtë jetonte. Kish humbur veten bashkë me të. Jeta e tij dhe e saj ishtenjë simbiozë e vërtetë.

I kaluan nëpër mend shumë nga shokët dhe eprorët. Ishinpajtuar të gjithë ma çka kish ndodhur, e shihnin si një ngjarje tëzakonshme në situatën e vështirë që kalonte vendi. Le ta quajmë tëvdekur, i kishin thënë, nuk ke ç'bën, armiqtë i kemi ngado që hedhsytë. Por ai, majori Kroti Vele, nuk mund të pajtohej me mëshirën qëi ofronin. Ai e shihte me sytë e mendjes atë pjesë të jetës, duke esjellë gjithnjë në kujtesë, sikur ta kishte të filmuar në një shirit tëpadukshëm. Si mund ta besonte një vdekje pa asnjë lloj gjurme?

Ai, sikur të ishte zgjuar nga një ëndërr e frikshme, pa djalin mehabi. Pastaj e përqafoi dhe e uroi përsëri për ditëlindjen, sikur tëkishte harruar që e kish bërë këtë urim dhe dy a tri herë të tjera nëatë tavolinë të madhe. Mori gotën e verës dhe bëri sikur piu diçka.

- Më fal bir, ti tani u rrite, ndërsa unë, me sa duket, u plaka.Vdekja e asaj që ne e donim aq shumë, jo vetëm më rrënoi, por mëka kërrusur gjithashtu. Kam ndjesinë sikur çdo kockë e trupit mëështë deformuar. Nuk e di ç'ka ndodhur vërtet brenda meje, por tanijam tjetërsuar, tërhiqem shpejt edhe atëherë kur kam argumentet eduhura për të dalë te e vërteta që kërkoj. Më duhet tepër kohë tëmendoj, e pastaj të vendos për veprimet që duhet të bëj, kur nëzanatin tonë vendimet duhen marrë në çast. Ti e pe si e kisha

Page 24: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

24

humbur mendjen. Kur u përmenda pashë mëshirë në sytë e tu. Unëtani e ndiej shumë se sa nevojë kam për mbështetjen tënde.

Mirveti dëgjonte, por me shpirt e mendje mezi priste tësqarohej për zhdukjen e nënës së tij të re e të bukur. Ai e shihte atëçdo natë, i qëndronte pranë shtratit e qante. E kishte parë që i vogël,që të nesërmen e zhdukjes së saj. Kur u zgjua në mëngjesin e asajnate, ai e kërkoi dhe qau tërë ditën. Ishte fill i vetëm, pa nënën, pababanë dhe kishte shumë frikë. Shtëpitë e tjera nuk dukeshin, ishinlarg dhe as të qarat e tij nuk i dëgjonte njeri. Ai vazhdonte ta shihtenë ëndërr edhe më vonë, në shkollën e kadetëve. Edhe aty ajo i vintete koka e krevatit, qante dhe i përkëdhelte faqet e flokët.

- Baba, nuk më ke treguar asgjë për nënën, më thuaj të lutem,cila është arsyeja? Po mbushen dhjetë vjet dhe asnjë fjalë prej teje.Heshtje nga të gjithë. Një enigmë e frikshme. Shokët më pyesin dheunë nuk di ç't'u them. Nëse ka vdekur, ku është varri i saj? Dy lulenga ne, nuk i meriton ajo?

Kroti pa sytë e skuqur tek i biri, por nuk dinte ç'të thoshte,qoftë edhe për t'u justifikuar para tij. Donte vetëm që ai ta besontese kish bërë aq sa kish mundur për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

- Ti ke të drejtë, Miri im, por nuk kam mundur të hyj dot nëbrendësi të atij misteri. Nëna tënde ishte më e mira e botës, më ebukura e këtij dheu. Por nuk e besoj kurrë që në këto veti të saj tëgjendet çelësi i vërtetë i enigmës. Nuk është gjetur asnjë fakt, asnjëgjurmë që ne të bashkonim qoftë dhe tani mendjet tona për t'ianalizuar. Hipoteza më e mundshme për mua është rrëmbimi, pornuk kam asnjë argument që e mbështet këtë hipotezë. Mendova semund ta kenë zhdukur në shenjë hakmarrje ndaj meje, ose ndajpunës që bëj. Por edhe për këtë nuk kam gjetur dot asnjë shenjësado të vogël. Kam kërkuar me iniciativën time në të dy anët e kufirit,

Page 25: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

25

por asgjë prej gjëje, as gjallë e as vdekur. Dhe nuk do ta humbasshpresën deri në frymëmarrjen time të fundit.

VIII

Kapter Nokja iu afrua kadetëve që ishin ulur në bordurat etrotuareve para godinave të fjetjes.

- Ja dhe pak e do të shpërndaheni në të katër anët e vendit, siciflat e granatës kur shpërthen. - tha kapteri. - Sa të vijë urdhri e dot'ia heq siguresën.

Kadetët qeshen dhe Kapter Nokja u largua i kënaqur qëndryshoi ndopak humorin e kadetëve të tij. Ndihej keq kur i shihteata të mërzitur e duke e vrarë kohën më të bukur të tyre.

Mirveti ish ndarë me të atin dhe po vinte ngadalë e paksa ipërhumbur drejt shokëve të vet. Asnjë nuk e vuri re fytyrën e zymtëtë tij. Vinte nga qyteti dhe duhet të ish i lumturuar nga festa memajorin.

- Ç'më jeni shtrirë si dhëntë në mërzim? Apo po diskutoni për tërejat nga fronti. Pa të dëgjojmë një herë?

- Gëzuar ditëlindjen, Mir, si ia kalove me majorin?- Mos më pyet, Selim, se nuk ta tregoj dot. Po këtej ç'lajme ka?- Selimi, mbeti pa gojë nga kjo përgjigje dhe mendoi ta

mbushte heshtjen me një çikë humor.- Do të dish lajmin më të ri për kapter Noken?- O perëndi, çfarë idioti që je, Selim! Kohë të bukur gjete të

tallesh me Noken! Po a e mendon dot, Selim, se sikur Nokja të të kishbërë nënën, ti do t'i thoshe baba atij. Por s'e pate atë fat, ndaj mbetegdhë.

- Miri, ç'pate? I dhe shumë gaz. S'guxon njeriu të bëjë njëshaka!

Page 26: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

26

- Ç'ke me të, pse nuk e lë te qetë në punët e tij? Ne le tëshohim punët tona. Apo ti i ke të gjitha në vijë? Nuk kalohet çdo gjëme poezi e me tra-la-la.

- Miri, ishim mirë deri tani. Na gjete në muhabete e shaka.Ç'janë gjithë këto grerëza që të paskan pickuar nëpër Tiranë? Ç'tëpaska ndodhur në këtë ditëlindje?

Miri nuk foli më. Por të tjerët vetëm tani e kuptuan gjendjen erënduar të humorit të tij. E panë që ai psherëtiu thellë dhe u ulngadalë në anë të grupit. Dielli kish perënduar dhe kadetët po prisninorën për të hyrë në mensë.

- Po Metin kush e futi brenda? Pse? - pyeti Miri.Meku iu përgjigj dhe sqaroi gjithçka që kishte ndodhur. Atë e

kishte thirrur komandanti i shkollës për t’i bërë vetëm një pyetje,nëse i dukej apo jo shkolla jonë si "burg me liri të kufizuara".Mehmeti i kishte thënë se liria është e kufizuar për të gjithë, sepseliria nuk mund të jetë pa kufi, sepse liria e çdo njërit mbaron aty kufillon liria e tjetrit. Por që shkolla është burg, ai këtë nuk e pranoi taketë thënë. Është krejt tjetër gjë nëse fjala burg përdoret simetaforë.

Komandantit nuk i kishte pëlqyer përgjigja e tij dhe e kishteurdhëruar të dilte nga zyra, të mendonte një orë dhe të kthehejpërsëri. Nëse nuk do ta pranonte atë që kishte thënë, do të bënte 5ditë burg, me qëllim që ta mendonte më qetë përgjigjen që do tëjepte. Mehmeti nguli këmbë te përgjigja e mëparshme dhe do të bëjëpesë ditë burg.

- Domethënë njëri nga ne e ka spiunuar, - tha Mirveti dhe sytë ishkuan tek kadeti që e kish parë shpesh pranë Selimit, si të ishtetruproja e tij. - Por do ta gjejmë, të mos e gënjejë mendja atë.

Ai lëvizi pak me nervozizëm dhe u fut përsëri në botën e tij.Vazhdonte të nxirrte herë pas here psherëtima, megjithëse kujdesej

Page 27: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

27

që shokët të mos ia vinin re krizën depresive që po kalonte këtëpasdite të festës së tij.

Kapter Nokja ish afruar përsëri dhe, në mungesë të borizanit,dha urdhrin e rreshtimit për të ngrënë darkën.

Dita e sotme paska diçka ndryshe, po mendonte Meku. Diçkaduhet të ketë ndodhur për deri sa borizani po i bie melodisë më tëpreferuar për ngrënien e mëngjesit. U bënë ditë pa e dëgjuar.

Kompanitë u rreshtuan para mensës.- Shokë skënderbegas! - tha kapter Nokja. - Duke filluar nga

sot, pas ngrënies së mëngjesit, secili nga ju do të shkojë të marrëpajisjet xheniere, çantën e shpinës, helmetën, pushkën dhekundragazin. Do të rreshtohemi po këtu e do të nisemi për punime,hapjen e transheve në territorin e kodrës së Priftit. Atje na presin dyoficerë specialistë të xhenjos dhe dy ushtarë që do të punojnë sëbashku me ne. Ky është urdhri i komandantit të shkollës. Do të kryenipunime xhenjere 6 ditë në javë nga 8 orë në ditë. Javët do të'alterohen' me mësimet e përgatitjes taktike.

- Kapter Nokja, ajo fjala e re që ke mësuar shqiptohet"alternohet", tha Selimi nga vendi ku ishte në rresht.

- Ashtu e thashë, poet, alterohet - , tha kapter Nokja. - Veçkësaj, ai urdhri për heqjen e siguresës, siç u kam thënë, nuk kaardhur akoma, por në vend të tij ka ardhur ky i punimeve dhe itaktikës gjatë një muaji. S'ka më pushime pasive. Do të pushoni dukepunuar. - Të gjithë qeshen me shakanë e thënë bukur nga kapterNokja. - Tani me radhë, nga toga e parë, marsh për mensë. Ju bëftëmirë.

E qeshura pushoi dhe asnjë nuk foli më. Dy kompanitë i pushtoiheshtja e madhe. 'Kanë të drejtë kadetët të mërziten', mendoi kapterNokja. 'Në vend që pas provimeve të vështira të bëjnë pak pushimepranë familjeve të tyre, po u japin kazmat dhe lopatat xheniere tëbëjnë punime, të cilat nuk i duhen askujt'.

Page 28: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

28

Kompanitë u rreshtuan në shesh për së dyti, por tani mepajisjet mbi shpinë. Lëvizja e tyre e ngadalshme dhe e heshtur ingjante një kortezhi mortor. Pas njëzet minutash kortezhi mbërriti tevendi. Përpara kompanive të rreshtuara dolën dy oficerët xhenjerë,njëri nga të cilët sqaroi detyrën e ditës, caktoi vendin e lënies sëarmëve dhe dha urdhrin e fillimit të punës.

Njëri nga kadetët, për të qenë më i lehtë e për të bërë mëshumë punë, hoqi kundragazin, çantën e shpinës dhe i la aty pranëvendit të punës. Oficeri e pikasi e bërtiti.

- Mos hiqni asgjë nga veshjet dhe pajisjet e ushtarit. Ti aty,vishu shpejt. Nuk ju kemi sjellë këtu për banja dielli. Kjo ështëstërvitje. Nuk është ndonjë punim i lënë nergut për ju. Punoni meritëm të lartë. Mendoni sikur jemi në kohë lufte, të gatshëm në çdoçast për t'u mbrojtur nga armiku imagjinar, si nga toka dhe nga ajri.Më kuptuat?

Asnjëri nga kadetët nuk foli.Dielli filloi të djegë orë pas ore më shumë e djersa filloi të dalë

mbi atë që kolonel Nikollai e quante gjimnastjorkë. Tempi i punës radukshëm, edhe pse oficerët bënin vërejte e zbraznin inatin e tyre mbikadetët. Vetëm kapter Nokja rrite gjysmë i shtrirë në hijen e njëplepi. Fytyra e tij kish filluar plakjen e parakohshme ndoshta ngamërzia a keqardhja e thellë që ndiente ai për ata që i quante djemtëe tij.

- Shokë skënderbegas, ju nuk po punoni si duhet, jeni djem tërinj dhe punoni si pensionistë. Ju kam tërhequr disa herë vërejtje përpunë me ritëm. Po më detyroni tani të marr masa ndaj jush. Vini re!Dëgjoni me kujdes komandën time! Gazi!

Ishte komanda e njohur që tregonte se në afërsi të tyre kashpërthyer një armë kimike dhe territori është infektuar me gazhelmues luftarak.

Page 29: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

29

Kadetët i lanë lopatat dhe filluan të nxjerrin kapuçin nga çantate tyre të kundragazit. Të gjithë i veshën dhe po prisnin të dëgjoninkomandën tjetër të oficerit.

- Vazhdoni punën! - tha ai.Me lëvizje tepër të ngadalësuara e me shenja të dukshme

nervozizmi kadetët morën lopatat e filluan të gërmojnë.Kaloi pak kohë, dhjetë a ndoshta njëzet minuta dhe oficeri

bërtiti, siç e kishte bërë zakon.- Ti aty, mos e hiq kundragazin nga koka! Kush je ti që nuk e

zbaton urdhrin tim? Si e ke emrin?Zëri i tij këtë radhë ishte shumë më i lartë e më i çjerrë se

herët e tjera, ndoshta nga inati a ndoshta nga që kadetët i kishinveshët e zënë nga kapuçi prej llastiku.

- Skënderbegasi Selim Selimi jam, shoku komandant. Unë nukmund të punoj dot me kundragaz, prandaj e hoqa.

- Kush të pyet ty Selim Selimi? Ti e theve me qëllim urdhrin tim.- Sepse urdhri juaj m'u duk i paarsyeshëm, shoku komandant.

Është vapë e madhe e dielli në pikën më të lartë të kupës së qiellit.Ku është parë të punohet me kundragaz në këtë lloj vape? Ç'është kylloj dënimi që na jepni kolektivisht?

- Ky është urdhër personal i ministrit të mbrojtjes. Kush je ti qëthyen urdhrin e ministrit? Vishe shpejt kundragazin!.

- Jo, nuk e vesh. Sos u çmend ministri të japë një urdhër tëtillë, shoku komandat.

- Si guxon ti Selim Selimi të thuash që ministri i mbrojtjes uçmend. Fjalët e tua nuk i lënë asgjë mangët fjalëve të armikut. Nëgjyqin ushtarak do të çoj. Ju të tjerët vazhdoni të punoni, ndërsa tiSelim Selimi, eja me mua.

- Unë nuk thashë ashtu, shoku toger. Pse i shtrembëroni fjalëte mia?

- Eja pas meje! Shpejt!

Page 30: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

30

Selim Selimi ishte tani në birucën ngjitur me Mehmet Xhodikin.Gjatë kalimit nëpër korridor ata u panë sy më sy, por, për shkak tërrugës së shkurtër mes qelive, nuk arritën as të përshëndeteshin.Oficeri që e shoqëroi Selimin, u ul te zyra e oficerit të rojës, nxori njëletër, shkroi shpejt njoftimin për komandën e shkollës dhe një tjetërnjoftim për prokurorinë ushtarake.

Ngjarja që ndodhi me Selimin u përhap menjëherë në tërëshkollën. Të gjithë i jepnin të drejtë Selimit se ajo që po bëninoficerët e xhenjos ishte një lloj dënimi. Transhenë që e hapte njëgrup kadetësh, e mbushte më vonë një grup tjetër. Fare i ngjashëmme dënimin e Sizifit të mitologjisë greke, tha një nga katedëtmaturantë. Kështu bëhej edhe në kampin e Mathausenit, metransportin e gurëve, shtoi një tjetër.

IX

Meku dhe Mirveti iu lutën kapter Nokes t'u organizonte njëtakim me Mehmetin. Kapteri u dha fletë-lejen dhe i porositi t'i bënintë fala Mehmetit, ta porosisnin në emër të tij të qëndronte urtë, senuk fitonte gjë nga rebelimi, veç shtimit të dënimit.

- Ç'të reja më sollët? - tha Meti. A mund ta kuptoni që poçmendem këtu? Është dita shtatë sot, nëse nuk i kam ngatërruar.

Miri i tregoi ngjarjen e sapo ndodhur me Selimin.- Atë që bëri ai mund ta bënin të gjithë dhe shumë mirë do

bënin. Tani ai është i vetëm dhe e folura e tij labçe, mund tëinterpretohet me dashakeqësi, tha Mehmeti. Keq do ta ketë. Këta nukfalin askënd që hap gojën. Po për pushimet ç'flitet?

- Nuk ka pushime. Tërë muajin do të ketë punime xheniere. Poty pse ta shtuan dënimin? Babai u dëshpërua shumë, se ditëlindja

Page 31: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

31

ime u duk si dite zie dhe se pushimet tona u dogjën, ndoshtapërfundimisht.

- Pyete pse ma shtuan dënimin? Ç'të them. Jeta e gladiatoritvaret nga gishti i madh i mbretit. Edhe e jona gjithashtu. Roja, qëishte për fat të keq, një shoku im, hapi birucën dhe tha si njeri "çohu"e unë, i shtrirë përmbys mbi dy dërrasa mbi çimento, i thashë "ik ortrap" Në çast dëgjova klithmën "çohu". Ishte zëri i komandantit tëshkollës. U çova ngadalë, por nuk iu paraqita sipas rregullores. Ai mëpa tërë inat, sikur të kisha sharë atë dhe më dhuroi 5 ditë të tjera.

- Një fjalë goje, 5, 10, 15.- Mek, ai është mësuar vetëm të dënojë dhe jo të dënohet.

Ndoshta mendon se unë këtu bëj kokrrën e qejfit, ndërkohë që juatje punoni tërë ditën në mes të vapës. Por ndoshta do t'i vijë kohaedhe atij.

- Kush të ka ardhur për vizitë?- Nga shokët e klasës asnjë. Por, e pa besueshme ishte vizita e

drejtor Stavrit. Kish vënë re mungesën time dhe kish takuarkomandantin e shkollës. Pastaj erdhi vetë komandanti dhe më shtoipesë ditë jetë burgu. Kush e di si do të bëhet drejtor Stavri. Do tamarrë vesh tërë këshilli pedagogjik.

- Të shtunën do të kemi mbrëmje vallëzimi. Ai që të shtoi 5 ditëi ka kërkuar drejtoreshës së shkollës pedagogjike 20 vajza për ne eajo ka bërë listën e ia ka sjellë këtij tonit. Do të jetë edhe ylli yt. Ishtee dyta në listë. Ma tha kapteri që të mos ia them njeriu. Kadetët mezipresin. 'Syri bakërr i kadetit, edhe ditën shikon yje', thotë Selimi, nënjë vjershë të tij.

Mehmetit i ndryshoi menjëherë humori.- Si është e mundur që njeriu, qoftë dhe parak, të pranojë një

banalitet të tillë? Të sjell komandanti një vajzë të panjohur dhe tëthotë 'na merre e kërce me të'. Të njëjtën gjë ndoshta u thotë edhedrejtoresha vajzave, se ç'mund t'u thotë tjetër?. Ne që nuk dimë siluhen këmbët, zëmë të gjithë një anë të sallës në një apo dy rreshta.

Page 32: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

32

Ato, çupat, siç thotë Meku, zënë anën tjetër me sytë ulur përdhe, sendoshta ashtu i kanë porositur. Fillon muzika dhe ne nuk guxojmë tëngrihemi. Kujt t'i drejtohemi dhe pse t'i drejtohemi pikërisht asaj?.M'u shfaq natën një funksion shigjetor mes begsave dhe çupave, simes dy bashkësive, sa qesha me vete.

- E ç'mund të bëhej sipas teje, veç atij funksionit shigjetor, -pyeti Miri duke e ironizuar? Mua, ty e Mekut na u bënë këtu shtatëvjet plot pa pasur asnjë herë, asnjë vajzë afër. Mirë vitet e fëmijërisë,po këto tre vitet e fundit, kur moshatarët tanë në fshat janë fejuar emartuar, kur borizani i shkollës tallet me uljen e marsheve, çfarëduhet të bëjmë ne? Ç'duhet të bëjë komandanti i shkollës? Jeta ekazermës duhet bërë më e lehtë. Pastaj, si mund të emancipohenkëta djem që po kalojnë gjithë vitet e rinisë brenda katër mureve?

- Teorikisht ti ke të drejtë, Mir. Por duhet zgjidhur. Kur erdhënushtarët italianë si pushtues në Tiranë, njerëzit e kujtojnë mirë, qëkomanda e tyre i çonte ata me grupe-grupe në shtëpitë publike. Ekupton ti se sa shumë ngjajnë këto dy mënyra me njëra-tjetrën?

- Po, dale, prit ti. Shkove larg me atë trurin tënd mbushur meekuacione.

- Shkolla është shkollë, mik i dashur. Nuk është shërbimushtarak. Ka rregullore dhe në të nuk flitet në asnjë paragraf përmbrëmje vallëzimi me vajza të marra hua nga një tjetër institucion.Pse nuk i shkon mendja askujt që në shkollën e kadetëve të studiojnëedhe vajzat? Pse vajzat nuk paskan asnjë mundësi të bëhen oficereme shkollë? Ndërsa për të luftuar në mal me partizanët i pranonin meqejf, i bënin edhe heroina.

- I dashur Mek, - tha Miri, - Mehmeti, siç e pe, e mori kthesënshumë ngushtë. A nuk ikën ti më parë? Unë dua të qëndroj se kamca porosi nga majori për t'ia thënë. Të vjen keq të na lësh vetëm?

Page 33: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

33

X

Nuk ishin mbushur dy javë kur u dha njoftimi se në sallën ekinemasë do të zhvillohej gjyqi për dënimin e Selimit. Nga teksti injoftimit nënkuptohej lehtë që gjyqi do të caktonte vetëm masën edënimit. Që Selimi ishte fajtor, mesa dukej ishte vendosur nga tëtjerë.

- Gjyqin për të pandehurin Selim Selimi e deklaroj të hapur, -tha kryetari i trupit gjykues që mbante mbi supe gradën major. Aikishte dy ndihmës, një kapiten dhe një kadet maturant. - Fjalën e kaprokurori, për të mbrojtur akuzën.

Selimi me pranga të pa hequra nga duart, ishte ulur në karrigene vetmuar përballë trupit gjykues. Kishte një njollë mavi poshtë syrittë majtë dhe një ënjtje të çrregullt në anën djathtë të nofullës. Anashtij qëndronin në këmbë dy policë me automatikë varur në qafë.

Prokurori dha përshkrimin e hollësishëm të ngjarjes së asaj tëhëne në kodrën e Priftit, dëshmitë e dy oficerëve të xhenios, si dhedëshminë e një kadeti, të cilit ai nuk donte t'ia përmendte emrin nësallën e gjyqit.

Salla e mbushur plot e përplot zhurmoi, duke shfaqurpakënaqësinë për fshehjen e emrit nga ana e prokurorit.

- Duke u bazuar në çka thashë më lart, - vazhdoi prokurori, - ikërkoj trupit gjykues që i pandehuri Selim Selimi të dënohet me njëvit heqje të lirisë dhe të përjashtohet menjëherë nga shkollaSkënderbeg, si i pa denjë për të mbajtur uniformën ushtarake. Akuzatndaj tij përmblidhen në katër faje të renda: ofendim i paramenduar iudhëheqësit të lartë të partisë dhe shtetit, thyerje e rregulloreve bazëtë ushtrisë, agjitacion i hapur kundër udhëheqjes së ushtrisë dhetentativë për të nxitur revoltën masive në shkollën ushtarake.

Page 34: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

34

Në sallë u bë përsëri zhurmë dhe kryetari i gjykatësparalajmëroi sallën.

- I akuzuari Selim Selimi, - foli kryetari, - akuzën e dëgjuat?Përgjigju me po ose jo.

- Po.- Je dakord plotësisht, pjesërisht apo je kundër?- Jam plotësisht - tha Selimi dhe bëri kinse u kapërdi, -

plotësisht kundër.- Fjala i jepet avokatit mbrojtës, - tha kryetari i trupit gjykues.Avokat Çaloku, i caktuar nga gjykata për mbrojtjen e Selimit,

mori ca fletë nga tavolina dhe u ngrit në këmbë, por Selimi, brofi nëkëmbë dhe ngriti zërin si të ulërinte. "Ulu aty ti, fytyrë e keqe,mbrojtjen tënde e dëgjova në qeli".

- Mos folë pa leje, i pandehur, - ndërhyri menjëherë kryetari, -nuk bëhet gjyq pa avokat. Nuk do ti, por duam ne. Vazhdo shokuavokat.

- Faleminderit, shoku kryetar. Desha të shtoj se akuza e parë siofendim ndaj ministrit bazohet nga prokurori vetëm në fjalët e thënanga i pandehuri në dialektin lab, 'sos u çmend ministri'. Unë s'jamlab, por e di mirë, nga shokët e shumtë që kam prej labërie, se fjalët'sos u çmend' nuk janë njëlloj me kuptimin 'u çmend' siç e ka kuptuarprokurori. Unë propozoj të thërresim në sallë një mësues gjuhe ngashkolla e mesme, që të na i sqarojë shkencërisht këtë çështje.

- Propozimi pranohet.Kryetari i trupit gjykues iu drejtua Stavri Engjëllit me lutjen që

të ftonte në sallë profesorin e gjuhës shqipe në rrolin e ekspertitshkencor.

- Ju e kuptoni shoku Stavri, që interpretimi i këtyre fjalëveështë çelësi i gjithë akuzës, sepse të tjerat kanë të bëjnë merregulloret e brendshme dhe mund të dënohen me masa disiplinorenga komanda e shkollës suaj.

Page 35: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

35

Stavri i nervozuar kish mbërritur te dera dhe nuk ndaloi tadëgjonte deri në fund fjalën e kryetarit.

Pedagogia e gjuhës dhe letërsisë erdhi pak e skuqur nganxitimi, por ndoshta dhe nga përgjegjësia që ndiente lidhur me sa itregoi rrugës drejtori i saj.

Ajo iu përgjigj kryetarit për të dhënat personale që i kërkoi.- Dhe tani shoqja profesoreshë, gjykata ka ngelur në mëdyshje

lidhur me kuptimin që duhet t'i japim fjalisë 'sos u çmend ministri tëlëshojë një urdhër të tillë'. Dhe nga ajo që do të thoni ju do të varetedhe fati i këtij djali të ri të pandehur, nëse do të shkojë në burg apojo.

Profesoresha e pa Selimin dhe i buzëqeshi.- Po pse mor Selim flet me dialektizma dhe batuta që nuk t'i

kupton njeri? A s'të kam thënë se shakatë e tua njerëzit i kuptojnë sit'ua dojë qejfi?

- Shoqja profesore Zoica, këtu nuk jemi në klasën tënde, por nësallën e gjykatës ushtarake. Nuk të kemi thirrur këtu për mësim tëhapur apo leksion. Te kemi thirrur si eksperte, të na japësh sqarimitënd shkencor, të cilën do ta bësh me përgjegjësi të plotë e ne do tashkruajmë në protokollin që do ta dërgojmë deri sipër, fjalë për fjalësi do ta thuash ti. Më kuptove? Selimi është i pandehur për një vepërtë rëndë penale dhe nuk është më nxënësi juaj i preferuar përshakatë e bukura që ai bën me ju. Më kuptove profesore? Nëse nuk edini kuptimin e saktë të shprehjes që ka thënë ai, më mirë të mos ethoni, se do të merret për dëshmi të rreme dhe dëshmia e rremedënohet sipas kodit penal.

- Natyrisht që unë i di të gjitha këto që sapo thatë, shokukryetar. - Fytyra e saj shfaqte ende shqetësimin e lehtë që nisi nga

Page 36: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

36

fjalët pa takt e kulturë të kryetarit. - Fjalia që ka shqiptuar Selimiështë një nga batutat më të njohura të labërisë dhe lebërit ekuptojnë të gjithë njëlloj. Thirrni kë të doni nga Vlora a Tepelena, ngaKuçi, Kallarati a Bolena dhe pyeteni se çfarë kupton ai me këtëtogfjalësh 'sos u çmend'? Mua nuk ka pse më pyesni fare, sepse unënuk jam e specializuar për dialektin lab, jam e specializuar për gjuhënletrare dhe letërsinë shqiptare, edhe botërore, natyrisht. Megjithatë,me që më ftuat si eksperte, mund t'u them me përgjegjësinë timepersonale se unë e kuptoj togfjalëshin si një e thënë habitore,'s'është çmendur'. Më saktë akoma, fjala 'sos' ndahet në 's-o-s', sisinjali i kërkimit të ndihmës në det të hapur, por me kuptimin tjetër,'s' e parë është 'nuk', 'o' ka kuptimin është, si në disa dialekte tëtjerë, ndërsa 's' e dytë bën plotësimin e tingullit të fjalës. Kjo është etëra shoku kryetar. E me që më jepet rasti, ju lutem shoku kryetar,mos e merrni në qafë këtë djalë kaq të mirë e kaq të edukuar. Mundtë largohem?

- I shkrove të gjitha fjalët e profesores Zoica? - iu drejtuakryetari sekretares. - Profesore Zoica, faleminderit, mund tëlargoheni.

Në sallë u dëgjuat duartrokitje të lehta, por nga duar tëfshehura nën ndenjëset e karrigeve.

Prokurori kërkoi lejë për të folur.- Profesore Zoica e shpjegoi shumë bukur. Praktikisht ajo e

zëvendësoi togun e fjalëve 'sos u çmend' me 'nuk u çmend'. Fjalia eplotë sipas saj është 'nuk u çmend ministri të japë një urdhër të tillë'.Dhe asaj profesoreshe i duket se çdo gjë është në rregull, se ipandehuri nuk ka pasur asgjë të keqe e ofenduese në kokë. Por ajo,bashkë më të dhe ata që e përkrahën me duartrokitje në sallë, kanëgabuar rëndë. Ajo shkëputi qëllimisht prej fjalisë vetëm tri fjalë.

Në sallë pati kundërshtime të shumta, por fjalët që thuheshinnuk kuptoheshin.

Page 37: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

37

- Atëherë si ta kuptojmë fjalinë që ka thënë i pandehuri: 'nuk uçmend ministri të japë një urdhër të tillë'? Të gjithë e dimë që ministrie ka dhënë urdhrin. E di edhe i pandehuri. E di edhe profesoreshaeksperte. Atëherë cili është konkluzioni që ka transmetuar ipandehuri? Mua nuk ma nxë goja ta them. Prandaj e përsëris, SelimSelimi është një qind për qind fajtor dhe duhet të dënohet rëndë.

- Më lejoni shoku kryetar? - Ishte drejtor Stavri që kërkoi fjalën.- Urdhëroni, drejtor Stavri.- Selimi është njëri nga djemtë e mi në shkollën që drejtoj unë.

Dhe, natyrisht që unë e njoh, si themi ne nga krahina jonë, medhëmbë e me dhëmballë. Është djalë i zgjuar, shakaxhi, poet, sportisti mirë, me shoqëri të zgjeruar. Lexoni poezitë e tij. Në të gjitha spikatdashuria për vendin tonë, për natyrën, për shtetin, për udhëheqësit etij. Tani na del një prokuror nga Mirdita që bën ekspertin e të folmeslabçe. Nëse kishte ndërmend ta lexonte fjalinë së prapthi, pse nuk etha këtu para profesores së gjuhës. Unë jam matematikan, por nëfushën e logjikës kam lexuar shumë më shumë se ai. Ndaj ju themjuve si trup gjykues që gjuha duhet të kuptohet e të interpretohetashtu siç shqiptohet e shkruhet. Askujt nuk i lejohet të marrë për tëvërtetë atë që nuk është shqiptuar apo shkruar. Këtë tha në thelbedhe profesoresha. Pra, Selimi nuk ka shqiptuar asgjë që prokurori tëkuptojë se ministri është çmendur. Ai përveç dëshirës së madhe qëtregon për ta dënuar Selimin dhe kënaqësisë që ndjen kur jep dënimetë rënda, nuk ka asnjë argument për të vërtetuar atë që dëshiron.

- Unë nuk sajova gjë, shoku drejtor. Fola vetëm për atë që kathënë i pandehuri dhe kaq.

- Ti je djali im me moshë, prokuror, dhe mund të të kisha pasurnxënës, - tha Stavri, - por më mirë që nuk të kam pasur, sepse sapokuptova se ti nuk dëshiruake të më dëgjosh. Në konfliktin e krijuar nëkodrën e Priftit nuk është diskutuar fare nëse ka ose jo urdhër ngaministri për të punuar me kundragaz në kokë. Këtë e di mirë Selimi.

Page 38: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

38

Sepse e ka mësuar në shkollën time, bashkë me mua, si punohet mekundragaz. Por emri i ministrit është përdorur padrejtësisht dhedashakeqësisht si nga oficerët e xhenios, ashtu edhe nga ju,prokuror, që keni dalë në mbrojtje të tyre. Ai urdhër është përdorurprej tyre si justifikim i dënimit që u kanë dhënë kadetëve për gjojapunë të ngadaltë në transhe, kur temperatura e asaj dite ishte 38gradë. Tani dua t'ju pyes, shoku prokuror, a është pjesë e urdhrit tëministrit ky lloj dënimi që u jepet ushtarëve, domethënë, a ështëveshja e kundragazit një dënim, krahas dënimeve të tjera, si burgupër shembull? Pse nuk analizoni këtë veprim të çmendur të oficerëve,por merreni me Selimin dhe ministrin? Unë ministrin e kam mik dheju e dini. Ai do të skandalizohet kur ta marrë vesh. Nëse keni arsye tëtjera, pse nuk ia thoni trupit gjykues?

Salla e kinemasë e mbushur plot me kadetë e me familjarë tëSelimit, u ngrit në këmbë duke duartrokitur gjatë, tashmë pa asnjëndjenjë frike.

Gjyqi vazhdoi gjatë me pyetjen e oficerëve dhe shokëve tëklasës së Selimit.

Kryetari njoftoi më në fund se vendimi i trupit gjykues do tëjepej pas pesë ditëve, ditën e shtunë, në këtë sallë, në të njëjtën orë.

XI

Paraditen e të shtunës, në sallën e mbushur plot e përplot tëkinemasë, u dha vendimi i trupit gjykues, të cilin e lexoi, kapiteni,ndihmësi i kryetarit. Kryetari, sipas tij, ishte me pushime nga mjeku.

Ai nxori nga dosja fletën e vendimit dhe e lexoi. Të gjithë ekuptuan se vendimi përmbante saktësisht formulimin e prokurorit nëaktin e akuzës së tij. Edhe masa e dënimit nuk kishte ndryshuar, njëvit heqje e lirisë.

Page 39: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

39

Salla, si e komanduar nga një dorë e padukshme, shpërtheu sinë kor: 'lironi Selimin', 'lironi Selimin'.

Por nga ky shpërthim nuk ndodhi asgjë. Jehona doli ngadritaret, u shpërnda dhe humbi në hapësirë.

Në korridorin e burgut të shkollës dolën njëri pas tjetrit dykadetët e burgosur. Selimin, të shoqëruar nga dy policë, e hipën nëmakinë për ta çuar në ndonjë burg më të përshtatshëm. Meti ectengadalë e mendueshëm nëpër sheshin e shkollës për t'u bashkuar meshokët e vet që shëtisnin të heshtur në mjediset e saj.

Miri ndërkohë po i kërkonte kapter Nokes tri fletë-leje për vetëdhe dy shokët e tij. 'Sa mirë bëni që po e shoqëroni Metin, m'u kalbai djalë në çimenton e lagësht' tha kapteri dhe psherëtiu.

Serveti e ndaloi makinën ca kilometra më tutje pasi kaloi qytetine Lezhës.

Majori i kishte ftuar ata të hanin bashkë darkën në klubin egjuetarëve dhe të pinin ndonjë gotë verë a birrë sipas dëshirës. Zunëvend të katër në një tavolinë në cepin më të largët të sallës bosh.

- Sot nuk paska asnjë gjuetar, - tha Meku, - po Serveti kuhumbi?

- Po ta kërkosh e gjen me sy, - qeshi majori. - Ja ku është.Serveti kish zënë cepin tjetër të po asaj diagonaleje të sallës

drejtkëndëshe.

- Unë ju thirra të treve, - filloi si rastësisht majori, - se e di qëjeni shokë të mirë, se e doni vërtet njëri-tjetrin dhe se tashmë kenipjekurinë e duhur për t'u përballur me situata të vështira e tërrezikshme. Por para se të fillojmë të pimë ndonjë gotë, desha t'upyes sa vjet i dhanë Selimit?

- Një vit, - tha Meku, - por u duk hapur që dënimi i tij erdhi ngalart. Sepse, pas fjalës së profesore Zoicës dhe pas çarmatosjes së

Page 40: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

40

plotë që drejtor Stavri i bëri prokurorit, bindja e të gjithëve, edhe etreshes gjykuese po ashtu, ishte për pafajësinë e Selimit. Ndaj dheduartrokitëm gjatë. Por u zhgënjyem.

- Mek, ti ke të drejtë, por nuk është aspak momenti për tëdiskutime të tilla. Tani është momenti të mendojmë se ç'duhet bërë.Dënimi i Selimit duhej bërë patjetër. Ai tani është simboli i frikës përju, si simboli që vinin piratët në flamurin e anijes së tyre, si ai qëvihet akoma dhe sot në kabinat a shtyllat e tensionit të lartë. Po tadini se çfarë do të ndodhë këto ditë, ju nuk do ta vinit fare në dyshimdënimin e Selimit. Ai dënim mezi u gjet, që prej tij të mësoni si duhetkyçur goja për gjithçka që mund të mos ju pëlqejë.

Kadetët i bënë sytë katër dhe për një çast nuk nxorën dot asnjëfjalë. Por Mehmeti e theu heshtjen.

- Major, çfarë do të ndodhë këto ditë?Majori kërkonte të gjente një shteg për të dalë atje ku

mendonte, që djemtë të mos trembeshin, të mos ligështoheshin e tëmos e ndjenin veten të pashpresë.

Kamerieri e shtroi tavolinën sipas porosisë së majorit. Vendosinë mes dy tava të mëdha, një me mish të pjekur qengji që nxirrteavull të nxehtë dhe një me peshk, karkaleca e kallamarë. Në pjesëntjetër të tavolinës lëshoi pjata të vogla me sallata të ndryshme e metë përbrendshme të skuqura.

Majori ngriti gotën e vet të verës dhe uroi secilin prej miqve tëtij, që tashmë i konsideronte burra, me fjalët e tij të preferuara 'gjithëtë mirat'.

- Unë desha ta bëja këtë takim me ju, - tha Kroti me zë të ulët,sikur të druhej se mos i dëgjonte njeri, - enkas për të situr së bashkuqëndrimin që do të mbajmë për ngjarjen e vështirë që do të përjetonikëto ditë. Kjo do të jetë edhe përgjigja për pyetjen tënde, Mehmet.

Page 41: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

41

Djemtë po e shihnin majorin në sy. Në mendjen e tyre u zgjuanqelizat që kishin regjistruar fjalët e para për pjekurinë e përpërballimin e situatave të vështira e të rrezikshme.

Kroti u tregoi hollësisht projektin e ministrisë së mbrojtjes përngritjen e akademisë ushtarake, sipas një urdhri urgjent të komandëssë përgjithshme të ushtrisë. Iu tha se ky urdhër përbënte sekret tëmadh ushtarak dhe nxjerrja e tij do të ishte në nivelin e tradhtisë sëlartë ndaj vendit.

- Unë që po ua them juve, - tha majori, - nëse kjo do të merretvesh nëpërmjet mureve që na rrethojnë, do të jem i pari që do tëmarr dënimin me plumbin në ballë. Nëse do të dalë nga ju, atëherë judo të jeni të dytët.

- Po pse qenka sekret kaq i madh? - pyeti Mehmeti.- Hapja e shkollës së lartë të oficerëve është e lidhur me

raportin oficer-ushtar, të cilin, nga ana sasiore, e kemi shumë largushtrive të vendeve të tjera, ndërsa nga ana cilësore, niveli kulturor ioficerëve që kanë dalë nga lufta partizane është thuajse zero. Ngakëta dy tregues, nëse bota do t'i ketë nëpër duar, e gjykon në çast secili është niveli i gatishmërisë sonë luftarake. Janë pikërisht këto qënuk duhet t'i marrë vesh kurrë armiku, edhe pse jemi të sigurt se ai idi më mirë nga ne. Këto duhet të korrigjohen menjëherë. Për tëjustifikuar këtë gjendje, do të sajohen fajtorët. Do të ketë tërmetgjithandej, ndoshta pak më vonë. Frika u ka hyrë në palcë të gjithëvedhe kjo e bën gjendjen shumëfish më të rëndë.

- Po problemi ynë, cili është? - tha Miri.Majori sqaroi se shkolla e lartë, ose akademia ushtarake në

nivel universiteti, e ka të pamundur të sigurojë studentë për fillimin evitit të parë këtë shtator. Maturantët e gjimnazeve nuk dëshirojnë tëbëhen oficerë. Ndërsa maturantët skënderbegas, ju e dini, janëshumë pak, më pak se çereku i atyre që duhen.

Page 42: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

42

- Dhe ja si vjen e keqja e madhe për të cilën pyete ti, Miri. Judhe shokët tuaj më të rritur, do të shkoni këtë shtator direkt nëakademi, duke e ndërprerë shkollën e mesme, te drejtor Stavri.

- Nuk e di a të kuptova mirë, major? - tha Meti i skuqur tashmënë fytyrë. - Ne do të mbetemi pa shkollë të mesme, pa dëftesëpjekurie, njëlloj si fshatarët e mi? Si mund të kalohet në shkollën elartë pa mbaruar shkollën e mesme? Në cilin vend të botës ndodhkjo, na e thuaj të lutem?

- Mehmet, unë nuk të thirra këtu që ti të ngresh zërin. Kjo punëka marrë fund. Ju do të shkoni atje. Madje pikërisht kjo është ajo qënuk duhet të merret vesh nga askush, që ju po shkoni në akademinëushtarake, pa e mbaruar arsimin e mesëm. Kjo është pjesa kryesoree atij sekreti të madh.

- Këtë të na kishe thënë që në fillim, major. Kjo është për tëvënë duart në kokë e të marrësh arratinë, nga sytë këmbët.

- Pikërisht nga frika e një lëkundjeje të tillë psikike i rashë pakgjatë, i dashur Mehmet. Ju jeni djem të rritur, duhet të dëgjoni qetëçdo gjë, pa pasione, pastaj të gjykoni gjithashtu qetë për zgjidhjet.

- Unë e thashë zgjidhjen time. Ne nuk jemi kope dhish me tëcilën mund të bëjnë ç'të duan.

- Met, qetësohu pak. Unë bëra ca diskutime me shokët nëministri, - vazhdoi Kroti, - por tani mendoj se bëra gabim, ndoshta tërëndë, se fjalët e mia mund të përdoren për të më krijuar më shumëtelashe nga sa më kanë krijuar deri tani. Problemi që ju thashë nukka zgjidhje. Ju të tre duhet ta kaloni këtë situatë mundësisht sa më tëqetë, pa asnjë fjalë që mund të krijojë dyshimin më të vogël se mundtë keni dijeni. Gjendja në ministri është tepër e tensionuar dhe çdokundërshtim do të pasohet me dënime afatgjata. Këto që ju thashë idi edhe Serveti, por ju nuk do ta bisedoni asnjëherë me të. Kur tëhapet problemi në shkollë, ju do të përpiqeni të frenoni njëri-tjetrin.Me të tjerët nuk do të keni punë. Midis tyre mund të ketëprovokatorë, që ju hiqen si miq. Kujtoni që me Selimin ka filluar të

Page 43: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

43

zbatohet një skenar, i mbjelljes dhe kultivimit të frikës, sipas të cilitakti final duhet të duartrokitet zjarrtë nga publiku, të cilin e formojmëne, të gjithë.

Afër darke makina ndaloi para shkollës dhe priti sa të zbrisninkadetët. Miri u afrua te dritarja e parë dhe futi kokën për të përqafuartë atin.

- Si do të mbetemi pa shkollë të mesme, baba? Ç'janë këto tëkëqija që nuk i ndahen familjes sonë? Ç'të keqe i kemi bërëPerëndisë?

- Mos, Mirvet, boll jam mërzitur unë. Dhe prej mërzisë nuk kamfituar asgjë, veç kam humbur.

Makina u nis me zhurmën dhe pluhurin e zakonshëm që diltenga rrotat.

XII

Major Kroti ishte në mëdyshje nëse duhej ta takonte Monikën.Por enigma që lidhej me të e mundonte.

Duke zbritur shkallët ai u këmbye me ministrin.- Krot, hajde një minutë tek unë në zyrë! - tha ministri.- Si urdhëron, - tha ai. U kthye dhe e ndoqi nga pas.- Unë nuk e ngava më shumë problemin tënd, por ajo gruaja

kishte kërkuar të dinte se çfarë mase kisha marrë ndaj teje. M'u duke çuditshme këmbëngulja e saj. Madje sekretarit tim i kishte bërëedhe një lloj presioni, se problemin mund ta çonte më lart, edhe psenuk dëshironte të më hapte telashe mua personalisht. Pra, ajo nuk kandonjë gjë me mua. E ka vetëm me ty. E njeh ti atë? I ke bërëndonjëherë keq? Atëherë jepi, ndiqe, survejoje. Është brendakompetencave të tua. Pres informacion nga ty e pastaj do të vendosse çfarë duhet të bëj.

- Faleminderit, shoku Ministër. Mund të largohem?

Page 44: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

44

Ishte e diel e bukur, e ngrohtë dhe me pak fllad. Serveti ndaloipara vilës 7, doli nga makina dhe vazhdoi të bëjë shëtitje larg vilës.Majori qëndroi brenda, me syrin në pikën e vrojtimit.

Pritja nuk vazhdoi gjatë dhe perdja e bardhë prej najloni edritares së katit të dytë luajti pak. Major Kroti mendoi se ky duhet tëishte ndoshta sinjali i duhur për të dalë nga makina. Hapi derën, zbritidhe iu afrua ngadalë portës së hekurt dykanatëshe të mbushur meforma të shumta zbukuruese prej shufrash të përdredhura. Dëgjoikërcitjen e shurdhër të bravës automatike të portës, e shtyu lehtëdhe ajo u hap. Nuk dukej asgjë e dyshimtë. Një kalimtar i rastit do tëshihte dikë që hyri drejt e në shtëpinë e vet apo ndonjë mik qëshkonte për vizitë.

Kroti ngjiti me kujdes shkallët prej druri dhe pasi mori kthesënpa Monikën në krye të tyre, para derës së hapur. Ajo buzëqeshtekëndshëm.

- Më një fund, - tha ajo. - Sa përpjekje m'u deshën, e sa shumërrezikova! Urdhëro brenda major!

Majorit i bëri menjëherë përshtypje që ajo e filloi bisedën me'ti'. U ul në kolltukun dy vendesh, ndërsa ajo qëndroi në këmbë dhe epyeti nëse donte konjak, raki, birrë, verë?

- Asgjë nuk dua, veç futu drejt e në temën për të cilën kekërkuar takimin.

- Së pari, unë dua që të jesh fare i qetë në këtë shtëpi. Dhe sëdyti, nëse njerëzit e tu nuk do të na shqetësojnë, atëherë quaje qëkëtu je po aq i qetë sa dhe në shtëpinë tënde. Unë personalisht jammikesha jote.

- Ti, mikesha ime? O perëndi, edhe ministri yt të njëjtën gjë mëtha, veçse i futi ca kile ironi brenda.

- Me ministrin tënd më njohu një mik i ngushtë i tij, me të cilinai kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë. Shpesh në vilën e tij

Page 45: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

45

kalojnë edhe ndonjë natë bashkë. Kam qenë e detyruar të merrjapjesë shpesh në dëfrimet e tyre.

- Nuk dua të di asgjë nga këto. Më thuaj, cila është puna qëbën dhe pse më krijon shqetësime me veprimet e tua të dyshimta?

- Gjithçka e kam sajuar që të vinte ky moment dhe, siç e sheh,e arrita shumë pastër, pa asnjë dyshim. Ti tani je fill i vetëm dhe pomë merr nën hetim. Dhe askush nga të tutë nuk e di për këtë. Ja,pra, këtë doja të arrija.

- Ja, e arrite e çfarë mendon se mund të përfitosh nga unë?- E para që të njoha si person, por dhe si aftësi, megjithëse, të

them të drejtën, lë shumë për të dëshiruar. Ministri të mban për tëzot, se ndoshta aq di, por fakti që ti le shoferin të më ndiqte nëpërTiranë, ky ishte, e kupton vetë se çfarë. Edhe tani mund të kisheardhur vetëm. Pse duhet të kishe Servetin me vete, apo nuk e quajnëkështu? - pyeti ajo dhe qeshi me zë të ulët.

Krotit ndjeu një miklim të lehtë e të këndshëm që ia shkaktontezotësia e kësaj gruaje të bukur dhe e harroi tensionin me të cilinerdhi deri këtu dhe vështirësitë që i krijonte ai tension në qartësinë egjykimit të vet.

- Mirë, Monika, nëse të quajnë vërtet kështu. Të jap plotësishttë drejtë për vërejtjen që bëre, por ende nuk e qartësoj dot se cila jeti e çfarë detyre i ke vënë vetes, apo ta kanë ngarkuar të tjerët.

Monika u ngrit dhe vuri xhezven mbi furnelën elektrike.- Kam dëshirë të pi një kafe turke, ndërsa ty po ta lë filxhanin

mbi tavolinë. Duke pirë kafe më bëhet sikur i tregoj gjërat më mirë.

Monika piu pak kafe dhe filloi të flasë ngadalë.Ajo i tha se ishte bashkëfshatare me Filizin dhe pasi përmendi

emrin bëri një pauzë të shkurtër. Krotit iu drodh filxhani në dorë dheprej tij ranë dy-tre pika mbi tavolinë.

Page 46: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

46

Ajo u ngrit menjëherë, mori një letër të bardhë, e lagu dhe ipastroi njollën që la pika e kafesë mbi pantallona, i kërkoi falje përshqetësimin që i krijoi, por ishte e detyruar t'ia thoshte se kishteardhur në Tiranë me porosi nga ajo, që ta njoftonte se ajo ështëgjallë dhe pret që një ditë të takohen së bashku e të vazhdojnë tëjetojnë si dikur.

Kroti nuk arrinte të fshihte a të maskonte asgjë nga çka ndjentegjatë dëgjimit të tregimit të saj. Atë e kish pushtuar dukshëm njëdëshpërim që ndryshonte formë nga çasti në çast e nga fjala në fjalë.Nuk ishte më ai Kroti prej shkëmbi që takoi ajo në zyrën e ministrit.Dukej i drobitur e pa pikë fuqie. Ndihej sikur lundronte mes dallgëvediku në humbëtirë, veç kur e kapi veten duke pirë kafen me një llojzhurme bezdisëse.

Ai e la më në fund filxhanin bosh mbi tavolinë.- Nuk arrij ta besoj këtë që më tregon, - tha ai. - Kanë kaluar

plot 7 vjet që ajo u zhduk dhe s'kam mundur të gjej asnjë shenjë jetee asnjë shenjë vdekjeje. E kam kaluar kufirin tutje e tëhu, rrugë e parrugë, kam takuar njerëz këtej e andej dhe përsëri asgjë. Një enigmëe vërtetë. Tani ti ma tregon kaq thjeshtë, që po vjen drejt e prej saj.Dhe unë duhet të besoj. Pse nuk m'i tregon të gjitha, gjithçka që di?

- Unë vetë kam mbaruar për gjeologji në një universitet polak.Siç ndodh shpesh me fatin e vajzave shqiptare, u njoha dhe udashurova me një student polak, tre vite më lart se unë. U bëragruaja e tij. Rashë në një familje të jashtëzakonshme, me prejardhjenga aristokracia e lartë e vendit, që mua më adhuronin dhe mëmbulonin me përkujdesje. Burri im zuri punë në një institut kërkimore punoi atje deri sa mora diplomën.

- Pra ti je shqiptare, nga Kaloshi. Kështu? Bijë e kujt je ti?- E di që nuk të kalon asgjë jashtë kontrollit. Por po të tregoj

shkurt, - tha ajo.

Page 47: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

47

Monika ishte vajza e vetme e Denel dhe Marie Kaloshit. Babaiishte djalë i fshatit, ndërsa nëna erdhi nuse nga Gorena, qendra ezonës së gjerë matanë kufirit. Një martesë me mblesëri mes dyshteteve. Ata u bënë me vajzë më 1925, më 6 dhjetor, në mesnatë,në mes të dimrit. Dajallarët e pagëzuan vajzën me emrin Monika.

Shkollën fillore e bëri në Kalosh dhe më pasi dajallarët etërhoqën në Gorenë, ku kushtet e mësimit ishin shumë më të mira,veçanërisht për shkollën e mesme. Aty mbaroi gjimnazin dhedajallarët e nisën në universitetin polak, ku mezi u gjet një vend përgjeologe. Mjaft të marrësh një diplomë, i kishte thënë daja i madh, sekështu do të mund të gjesh më lehtë një burrë për të qenë.

Në kohën kur ajo punonte për mbrojtjen e diplomës, prindërit esaj kishin ardhur në Gorenë. Aty babai i saj, Deneli, pësoi një goditjetë rëndë infarkti në zemër dhe e shtruan urgjent në spital. Ditën qëbëri mbrojtjen e diplomës, Monika me burrin e saj, Pavlikun, u nis përnë Gorenë. Babai u lumturua kur e pa vajzën e vet me burrin nëkrah. U gëzua sa qante e nuk pushonte. Ndoshta kjo u bë shkak që tënesërmen më 15 korrik ai vdiq në duar e saj dhe të nënës. Babai uvarros në Gorenë dhe nëna vendosi të jetojë përfundimisht nështëpinë e vëllezërve të vet.

Pasi varrosi babanë, Monika me burrin e vet u nis për nëKalosh, në fshatin e lindjes. Makina i la pranë pikës së doganës kurdielli kish dalë dhe ora po i afrohej mesditës. Më tej kaluan kufirin nëkëmbë. Nuk patën probleme pasi kufiri thuajse nuk ekzistonte.

- Mbërritëm në Kalosh në orët e para të mëngjesit, -vazhdoiMonika. - Kisha shumë vite pa e parë, por ndonjë ndryshim nuk vurare. Personi i parë që takuam ishte Filizi, që mbante pas vetes simanar djalin e saj të vogël. Ndihej krejt e vetmuar, nga që ti, siç thaajo, vije si për festa në shtëpi. U miqësuam menjëherë, jo vetëm përbukurinë e rrallë që rrezatonte, por edhe për sjelljet e saj tëpërsosura e fjalët e ëmbëla që na dukeshin si përkëdhelje. Ngjaj pak

Page 48: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

48

me Filizin më thoshte Pavliku më vonë. Ne me nënën e gjykuam senuk mund ta mbanim dot shtëpinë në Kalosh, ndaj i propozuam Filizitta merrte atë si dhuratë prej nesh, pastaj le të jetonte në cilën shtëpitë donte, por Filizi na tha se nuk do të bënte gjë pa të pyetur ty. Ne ilamë çelësat dhe po atë ditë u larguam pa marrë thuajse asgjë mevete, veç ndonjë gjëje të vogël që nëna na kish porositur t'ia sillnim sikujtim. Shtëpia mbeti si e lamë atëherë. Tani ndoshta ështëshkatërruar fare, - tha Monika e përlotur.

- Jo, jo, është fare në rregull. Po më tej? Nëna tënde dhe ju tëdy mbetët në Gorenë?

- Po. Dajallarët na dhuruan një vilë në periferi të Gorenës.Pavlikut i pëlqeu shumë dhe nisi të mendonte projektin e restaurimittë saj. Unë nuk e di mirë si e rregulloi Pavliku dhe familja e tij, porpas dy vjetësh, ne të dy filluam punën si gjeologë pikërisht në zonëne Gorenës dhe jetonim së bashku me nënën në vilën që të thashë.

Major Kroti filloi të shqetësohej nga zgjatja e bisedës meMonikën. "Po sikur Serveti të mendojë se mund të më kenë rrëmbyere mbajtur rob në këtë vilë? Atëherë ai do të tentojë të hyjë dhe, o zoti madh, edhe kjo na duhet tani." Ai u ngrit, hapi pak perden aq sa ilejohej dhe i dha shenjë Servetit të priste i qetë.

- Më duket se e zgjate shumë historinë tënde, Monika, e cilanuk më hyn fare në punë. Nuk e kupton këtë? Pse nuk kalon tek ajoqë më duhet mua, tek ajo që më bën të ndihem keq në çdo momenttë ditës e të natës?

- Sapo do të dilja aty Krot. Kishin kaluar vetëm disa javë që nebanonim përfundimisht në atë vilë, kur një pasdarke të vonë, kurnata sapo kish rënë dhe shiu që vazhdonte tërë ditën nuk kishtendërmend të pushonte, kur në dhomën tonë të ndenjes mbretëronteqetësi e shurdhët, u dëgjuan trokitje të forta në derë, që na bënë të

Page 49: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

49

luanim nga vendi të tre. Nga tmerri na kish humbur zëri. Nënës ithashë të ndizte fenerin, ndërsa Pavlikut të qëndronte pas meje përçdo të papritur. Ai nxori nga çanta e tij pistoletën që ne përdornimpër dhënien e alarmit në male e pyje dhe qëndroi gati pas derës qëdo të hapja unë. Mua sa s'më ra të fikët kur e hapa dhe pashë njësiluetë të zezë para meje. Bërtita instinktivisht me sa kisha fuqi: Kushje ti në këtë orë? Pashë një trup që u rrëzua para këmbëve të miambi pllakat e avllisë së vogël para derës. Pavliku më doli në krah mepistoletën e drejtuar mbi të. Nëna afroi fenerin. Arrita ta ngre e t'ishoh fytyrën. Ishte Filizi.

- Ishte Filizi?! - tha me zë të dridhur Kroti.- Po, ishte ajo por nuk nxori dot nga goja asnjë fjalë. Qante me

dënesë. E futëm brenda siç ishte, zbathur, me këmbët tërë gjak dhevetëm belbëzonte 'më falni', 'më falni'.

- Filizi u la, u qetësua, u vesh me ç'mundëm të gjenim ngateshat e mia dhe dolli po aq e bukur sa ç'e mbaja mend atëherë nëKalosh, me djalin për dore.

Kroti dëgjonte si i mpirë dhe sytë i kishte të mbushur me lot.- Jua tregoi se çfarë i kishte ndodhur? - mundi të shqiptojë ai.- Unë as sot nuk e di nëse e dinte ajo, apo ishte rastësi trokitja

e saj në shtëpinë tonë, por ajo e njohu menjëherë nënën time dhe ibuzëqeshi, pastaj i dha dorën edhe Pavlikut. Pasi u qetësua, e pyetadhe ajo filloi të tregojë historinë e saj.

- Të gjithë fshatin e kishim kundër, - tha ajo. - Shtëpinë tonë,mua, por dhe djalin tim, na tregonin të gjithë me gisht, na mallkoninme ç't'iu vinte për mbarë. Krotit nuk guxonin t'i thoshin gjë, kishinfrikë prej tij. Të gjitha ç'kishin mbledhur në bark, m'i zbraznin muadhe djalit. Unë e kuptoja, ata nuk e kishin me mua. E dinin që unë,ashtu si dhe ata, nuk kisha gjë në dorë, as t'iu bëja mirë dhe as t'iubëja keq. Ata e kishin me ushtrinë, me policinë, me sigurimin dhe megjithë njerëzit e tyre, duke përfshirë edhe Krotin bashkë me ta.

Page 50: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

50

- Në fshatrat e zonës sonë, - vazhdoi Filizi, - ishin bërë vrasje tëmëdha gjatë viteve të luftës nga dy brigada partizane që kishin kaluaratyre anëve njëra pas tjetrës. Vrasje pa asnjë shkak, vrasje në vend,vrasje pa gjyq. Shumë familje mbetën pa burra e pa djem. Por edhepasi u çlirua vendi, vazhdonin përsëri vrasjet e burgosjet për këdo qëdyshohej se ishte kundër pushtetit, se kishte qenë ballist, se kishteshkrehur pushkë kundër partizanëve. Kur kthehej Kroti në shtëpi, tëgjitha dyert mbylleshin me shul. Për këto flitej në çdo familje dhemallkoheshin të gjithë ata që kishin ndonjë lidhje me ushtrinë,sigurimin, qeverinë. Por unë nuk mund t'ia thosha Krotit. Nuk doja tanxisja të bënte edhe ai si të tjerët. Edhe ai e kuptonte, thoshte ajo,se po përdoreshin metoda brutale me fshatarët e zonës sonë, por nukkish çfarë të bënte. Ndryshe do ta pësonte edhe ai.

- Po pastaj? Kush e rrëmbeu?- Ajo tha se disa burra nga fshati dhe nga njerëzit e tyre

matanë, kishin vendosur ekzekutimin tënd. Kishin bërë plane pasplanesh dhe për këtë donin të fusnin në lojë Filizin. I kërkoninndihmë, i luteshin, i përgjëroheshin, që ajo t'i ruante prej teje, t'utregonte lëvizjet e tua, që ata të dinin nga të kalonin, të mos dilningabimisht përpara teje e ti t'i vrisje. Ajo nuk pranoi t'ua jepte këtëndihmë, por i siguroi që prej Krotit nuk do t'i vinte askujt asnjë lloj ekeqe, asnjë gërvishtje, as nga degët e lisave. Ata e kërcënuan gjatë,deri sa më në fund e kuptuan, i vunë thesin në kokë dhe e nxorënmatanë kufirit. E ruanin të izoluar në një shtëpi me shpresë se timund të kaloje nga sinori i tyre për ta kërkuar. Ishte vetëm zotësia eFilizit, e cila gjeti momentin e duhur dhe iku fshehtas nga ajo shtëpipa rënë në sy të rojeve. Dhe siç e dëgjove, zoti e solli tek ne.Rrëmbyesit e kërkuan gjatë, erdhën edhe te vila jonë, por nuk egjetën dot. Por edhe në shtëpinë tonë Filizi ka ndenjur si në burg,ndryshoi flokët e veshjen dhe njerëzit afër nesh besuan dhe besojnëakoma edhe sot se ajo është kushërira e nënës sime, e ndarë ngaburri, me sëmundje të rëndë nervore.

Page 51: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

51

- Si nuk më solli dot një lajm? - foli me vete Kroti.- Kujt t'ia dërgonte lajmin? Rrëmbyesve? Apo sigurimit të

shtetit?

Kroti e dëgjoi me vëmendje këtë grua dhe tani të dyshimi qëkish iu përforcua. "Si është e mundur që Monika, e dërguar nga Filizi,siç pretendon ajo, të mos i ketë dhënë asaj një letër të shkruar medorën e vet? Si mund ta besoj kaq lehtë këtë histori, kur edhestudentë e dinë që agjenturat krijojnë skena nga më tëpabesueshmet."

Monika, sikur ta kish kapur në ajër atë çka mendonte Kroti atëçast, u ngrit në këmbë tërë shqetësim.

- Uau, sa budallaqe që jam, bëjmë muhabete kot së koti dheletrën e Filizit e mbaj akoma në vendin e fshehtë. Idiote e kompletuarjam. Apo ndoshta më hipnotizove?

Ajo vrapoi, hapi një sirtar, ngriti një kompensatë dhe nxori njëzarf.

- Ja ku e ke letrën e dashur, tani përgjegjës për ruajtjen e këtijsekreti je ti dhe vetëm ti. Nga ky moment, unë po dal jashtë loje,major.

Kroti e hapi me duart që i dridheshin dhe filloi të lexojë izverdhur tërësisht në fytyrë.

"Burri im i dashur, djali im i mrekullueshëm.Jetoj në këtë botë vetëm për ju të dy. Vetëm mendimi se një

ditë do t'ju takoj më ka mbajtur gjallë deri tani. Unë nuk di si tafalënderoj nënë Marien që më mbajti kaq vjet si motrën e saj tëvogël. Nuk do të mund t'ia shpërblej kurrë dashurinë dhe kujdesin qëka bërë për mua, jo vetëm duke më ushqyer, por edhe duke mëmbrojtur me jetën e saj, të cilën e vuri në rrezik disa herë. Kjo letër

Page 52: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

52

përbën rrezik shumë të madh, e kuptoj, por zonjushës që po ta sjell,vetëm zoti do t'ia shpërblejë.

Unë e di që kthimi im në shtëpinë tonë është i pamundur. Unëdo të quhem gjithnjë tradhtare dhe si e tillë nuk do të mund të jetojdot me ju asnjë ditë, nuk do të më lënë të gjallë. Edhe këtu tënjëjtën gjë bëjnë me tradhtarët.

Kroti im i dashur, më ndihmo ta jetoj këtë jetë që më ka dhënëzoti me ty dhe me djalin. Të përgjërohem bëj diçka. Ju puth meshumë mall. Lotët kurrë nuk do të më thahen pa ju pasur pranë, paju shtrënguar fort në gji.

Të puth me mall, Filizi yt."

Kroti e mbaroi letrën dhe qau me dënesë. Monika iu afrua, ihodhi dorën supeve dhe filloi ta ledhatojë, duke lotuar edhe ajo.Pastaj u ngrit mori një gotë ujë dhe ia afroi.

- Faleminderit motër, tha Kroti. Jetojmë një jetë të tërë eakoma nuk e dimë saktë se kë duam e kush na do vërtet. Sa shumëgabojmë dhe nuk e dimë se ku pikërisht. Sa të mjerë e ndiej veten!

- Jo, Krot, ti ke zëmër të bardhë, unë të kam vëzhguar gjithëkëtë kohë që po përpiqesha të lidhesha me ty. Ndershmëria joteështë për t'u pasur zili, por atë nuk ta vë re askush kur vihesh nëradhë me të tjerët, si atë ditë në korridorin e ministrisë. Unë e di qënë shpirtin tënd nuk rëndon asnjë krim, por banditët që rrëmbyenFilizin nuk duan t'ia dinë. Atyre u janë verbuar sytë, janë bërë sidemat e toreadorëve, sulmojnë këdo që iu duket e kuqe.

Në mendjen e Krotit zotëronte tani një kaos të vërtetë. Filizi ishprehte fare qartë variantin e vetëm të saj. Edhe ai po e shihteveten krejt të lëkundur, jo vetëm për shkak të Filizit e të Monikës, poredhe të ecurisë së punëve brenda e rreth dikasterit. Edhe Miri pomerr goditjen e parë nga e cila nuk do të mund ta marrë veten kurrëmë. Nuk i kishte shkuar kurrë mendja që një ditë të largohej nga

Page 53: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

53

atdheu. Po tani që ia kërkonte edhe Filizi, që do t'ia kërkonte edheMiri kur ta merrte vesh?

- Po ti, motër, a ke në projektin tënd ndonjë ide për më tej? - epyeti ai Monikën.

- Unë mendoj se detyrën time e mbarova. E kam biseduar edheme burrin që ne tashmë e luajtëm ndeshjen finale dhe e fituam. Duatë të them tani se nëna ime dhe Filizi, tek të cilët unë dhe burri imjemi vetëm mysafirë, janë pronarët e një shtëpie të madhe, të pajisurmirë dhe të mbrojtur nga vetë konfiguracioni i vendit. Ato ju presindhe pranë tyre jeni të sigurt. Me miqtë e mi dashamirës kemi folurdhe kemi sqaruar gati çdo problem që lidhet me këtë situatë,veçanërisht shkollimin e mëtejshëm të Mirit. Për më tej duhet tëmendoni vetë, pasi mua nuk do të më kesh dot në ndihmë. Ne mundtë kemi e shumta edhe një muaj punë dhe do të largohemi. Ndoshtaverën tjetër mund të kthehemi me rezultatet e përpunuara. Edheburri im do të qetësohet pak, pasi i përjeton rëndë ngjarje të tilla,pasi ai e di si trajtohen e dënohen këto veprime. Këtu qenka më keqse në Poloni më thotë ai.

Ata u përqafuan dhe u ndanë duke premtuar se do ta kërkojnërastin për t'u takuar përsëri.

- Prit një minutë, tha Monika. Nëse ministri të thërret e të pyetnëse ke bërë ose jo takimin me mua, ti ç'ke ndërmend t'i thuash?

- Nuk e kam menduar, por do t'i them se s'gjej dot ndonjëarsye bindëse të të ndaloj. Ti nuk ke bërë ende ndonjë veprimtari tëpaligjshme. Do të vazhdoj ndjekjen me metodat e mia dhe po tëgjeta rastin do të vë hekurat. Ja kaq.

- Shumë mirë, major, plotësisht dakord. Më lejo të të puth sivëlla e të të them lamtumirë.

- Dale, prit, po sikur ai të të pyesë ty për të njëjtën gjë, ti si dot'i thuash?

Page 54: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

54

- Më zure ngushtë. Por ndoshta do t'i them: më mirë faljagabimin, por, nëse dëshiron ta largosh nga vetja, çoje në ndonjë ngashërbimet e fshehta matanë - dhe i shkeli syrin Krotit. - Mirë?

Ata u përqafuan përsëri dhe u ndanë ndoshta për të mos utakuar më kurrë.

Majori u fut në makinë dhe mendja i mbeti te Monika. Solli nëmend atë, që ajo e tha pak si me mburrje. "Me miqtë e midashamirës kemi folur dhe kemi sqaruar gati çdo problem që lidhetme këtë situatë." Këtë ajo ia tha si rastësisht, por ai kuptoi shumë mëtepër. Ajo ishte e po atij zanati si dhe ai. Kjo, mendoi ai, më jep njëmundësi tjetër, ndoshta shumë më të mirë. Nuk ish rastësi mendimiqë përmendi në fund e që do t'ia thoshte ministrit. Ndoshta më duhettë shkoj përsëri në zyrën e tij a ndoshta të pres të më thërresë.

XIII

Mehmeti ndaloi hapin dhe la të kalojë para tij Vollga e zezë, ngaxhamat e së cilës nuk mund të shihje se kush mund të ishte brendasaj. Atij iu kujtuan fjalët e majorit te klubi i gjuetarëve. Sot qenka ditapër të mbledhur veten, mendoi ai. Sot fillon akti i dytë i tragjedisësonë, pas atij të Selimit. Iu kujtua pa dashur poezia e Migjenit, na tëbirt e shekullit të ri.

Borizani i ra melodisë "merr gavetën", siç e quanin kadetëturdhrin artistik të rreshtimit para mensës.

Dy kompanitë mbi të cilat do të binte pas pak gjëma mbetën nëpritje të kolonelit, i cili kaloi përmes sheshit i shoqëruar ngakomandanti i shkollës.

Koloneli rregulloi pak pozimin e tij, i dha gjoksit përpara,bashkoi duar nga pas trupit dhe formoi një dozë buzëqeshje pak më

Page 55: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

55

të dukshme në fytyrën e tij. Kujdesi i tij për pamjen ua shtoi dukshëmnervozizmin kadetëve. Filloi një lëvizje e vogël, gati e padukshmekaotike dhe kuadratet filluan të shndërrohen ngadalë në turmë që poi afrohej kolonelit aq sa ai u tërhoq dy-tre hapa pas. Komandanti ishkollës thirri me zë të lartë e të trembur "Gatitu" dhe turma unguros. Pastaj secili zuri vendin e tij në rresht.

Koloneli e rimori pamjen dhe filloi të flasë duke u kujdesur qëzëri i tij të ishte i butë dhe i ëmbël.

- Unë jam i dërguari personal i ministrit, - tha ai. - Më quajnëkolonel Miltiadh Veza. Erdha t'ju sjell si dhuratë urdhrin e firmosurprej tij, në zbatim të direktivës që ka dhënë Komandanti ynë i madh.Atdheu ynë, populli, ushtria dhe udhëheqja e lartë kërkojnë sot, mëshumë se kurrë ndonjëherë, përshpejtimin e ritmit të përgatitjes sëoficerëve. Në këtë kuadër u takon juve të keni fatin e madh, të dilni sioficerët e parë sipas këtij ritmi. Do të dilni oficerë dikush një e dikushdy vjet më para nga sa e keni menduar, do të viheni në shërbim tëpopullit dhe partisë një apo dy vjet më shpejt, do të merrni rrogën eparë për vete dhe familjet tuaja dy vjet më herët, do të mbaronigjithashtu shkollën e lartë në një kohë shumë më të shkurtër, dy vitemë shpejt se sa mund ta merrnit në rrugën normale. Unë pres që jutë gëzoheni për këtë dhuratë që po u bëhet. Sepse juve u trokiti fati.

Pasoi një heshtje e thellë. Asnjë nuk lëvizte e gati nuk merrtefrymë. Dukej sikur po zgjatej pa fund kjo heshtje. Por në çast,Mehmeti i mbërthyer pas shpatullave të Mekut, me tërë fuqinë ezërit, me ca nuanca çjerrëse brenda tij, bërtiti: "me rrugë anormale" -dhe këtë fjalën e fundit ai e tha me aq forca sa u përcoll si jehonë.Dhe jehona e asaj fjale, duke u përplasur mur pas muri në katërfaqet e godinave që e rrethonin sheshin si një tavë brenda tyre, nukdonte të pushonte: 'anormale, anormale'.

Page 56: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

56

Kolonelit i ngriu buzëqeshja në fytyrë, priti sa komandanti ishkollës të qetësonte turmën që kish prishur rreshtat e ish shndërruarnë një masë amorfe, pastaj pyeti me një ton kinse dashamirës.

- Ju lutem, ndoshta nuk u shpreha saktë ose ju nuk më kuptuatsi duhet. Por kush ishte ai që foli? Se kam dëshirë ta bisedoj me tëmë shtruar, ta sqaroj miqësisht, si dy shokë. Dhe tani po e themedhe një herë, por më imtësisht, se rruga që sapo u thashë, vërtetnuk është normale. Por, po të mos më kishit ndërprerë, unë do tëvazhdoja të thosha se ajo është supernormale.

Turma u vu më shumë në lëvizje e gumëzhima e saj rritej sizhurma e një ere të fortë dimri. Meku nuk lëvizi dhe i pëshpëritiMehmetit pa e kthyer kokën nga ai.

- Mos guxo të dalësh!- E di, Mek, e di, sapo kam dalë nga burgu. Nuk rri dot pa të.

Zëri i kolonelit tashmë kish ndryshuar.- Ai që foli është njëri nga ju dhe ne nuk e kemi vështirë ta

gjejmë. Ai natyrisht mund të ketë frikë, ndoshta nga që shoku juajsapo u dënua, por ne e kuptojmë se ai nuk fsheh qëllime të këqija, siai që u dënua. Ai vetëm nuk e ka të qartë dhe kaq. Unë personalishtdhe drejtor Stavri, do ta presim në zyrën e komandantit të shkollës, sinjë mikun tim. Dhe jam i bindur që ai do të vijë. Se ai është djali ynë.

Kompanitë u futën në mensë. Por kadetët vazhdonin të flisninme njëri-tjetrin me zë të ulët. Të gjithë kishin frikë, aq më tepër qëkoloneli u kujtoi gjoja rastësisht edhe Selimin.

Treshja e njohur e kadetëve, e shndërruar në një trekëndëshbarabrinjës, kish qëndruar në shesh dhe të tre flisnin duke lëvizurduar e këmbë. Ishin para dilemës, të heshtin apo të rebeloheshin. Atasollën shumë shembuj, por çdo shembull tregonte se asgjë nuk mundtë zgjidhej pas atij urdhri të ardhur si nga maja e Olimpit.

Page 57: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

57

- Po, - tha Mehmeti, me që provuam se problemi s'ka zgjidhje,atëherë ai është i zgjidhur. Por, çfarë do të bëjmë? Ja, kjo ështëçështja. Nuk e besoj kurrë që interesi i atdheut e dashka që ne tëmos e mbarojmë shkollën e mesme. Veç në dashka ndokush të nabëjë të gjithëve idiotë, si veten e vet! Unë do të shkoj ta takojKolonelin. Përveç burgut, nuk ka ç'të më bëjë më shumë. Ai duhet taçojë atje mendimin tonë. Vetëm këtë do t'i kërkoj.

Mehmeti i pa të dy shokët në sy për të kuptuar reagimin e tyrerreth vendimit të tij. Shokët ishin dakord, por secili veç e veçmendonte për pasojat që mund të kish Mehmeti në atë dhomë tëmbyllur të komandës. Kush mund ta merrte me mend si mund t'ishformonte koloneli fjalët e tij. Mjafton të kujtoje atë që ndodhi meSelimin.

Sikur t'i kish lexuar mendimet e tyre, Mehmeti shfryu edhe njëherë mllefin e ngurtësuar në shpirt.

- Si ka mundësi t'i hedhin poshtë, me një fjalë goje, gjithëmundin dhe djersën tonë, gjithë dëshirat dhe synimet që duam tëarrijmë? Këtë të keqe as armiku nuk ta bën. As atij nuk i hyn në punëinjoranca e njerëzit pa kulturë. Apo kështu na duan vërtet, se kështuna hipin më mirë përsipër e na shkelin më fort me këmbë?

- Met, mos fol kështu të lutem, - tha Meku, - nuk mjaftonshkollimi që po humbasim, por të humbasim edhe lirinë tani, tëkalbemi burgjeve?

- Për ç'liri më flet, Mek? Për lirinë që kanë kafshët, që ka njëkalë a një lopë, një gomar a një derr? Vendi ynë nuk ka nevojë përnjerëz-kafshë, por për njerëz të mençur e të zgjuar, që ta duan e tazhvillojnë atë, ta bëjnë si vendet më të mira të botës. Çfarë mund tëpritet nga koloneli që na foli për rrugët supernormale. Mek, unë nuk edua këtë lloj lirie. Nuk më nevojitet. Nuk e duroj dot. Mbrëmë ishamë i qetë atje, në burg, se mendoja për të nesërmen, por ja që edhekjo e nesërmja që po shoh, qenka më e keqe se e djeshmja.

Page 58: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

58

- Për këto, i dashur Mehmet, nuk të fusin në burg siç të futkomandanti ynë, tre apo katër ditë, por t'i numërojnë vitet medhjetëshe, shumë më keq se Selimit. Dhe mos harro, mund tëmarrësh edhe ndonjë koqe plumbi pas koke.

- Po po, por unë nuk do të arrij deri atje. Ki besim tek unë.

Meku u ndal dhe u ul në një nga stolat e paktë që rrethoninsheshin, pranë një pikture vaji mbi llamarinë. Një skënderbegas meuniformë parade nderonte me dorën te streha e kapelës përparaministrit të mbrojtjes në gjoksin e të cilit kish dekorata të panumërta.Pikturë idiote megjithëse në fund ishte sigla e një piktori tepër tënjohur.

Mendja i punonte te Mehmeti. Kishin ardhur në të njëjtën ditë,në të njëjtën klasë të katërt fillore dhe rrinin në të njëjtën bankë.Ishte i lindur diku në fshat, emri i të cilit bashkonte çuditërishtdardhën dhe zallin, i rritur në shtëpinë e fëmijës nga që prindërit elanë në djep. I zgjuar sa nuk besohej nga askush. Gjeni i vërtetë. Yllnë matematikë. Formoi grupin tonë dhe na vuri të mësojmë të gjithalëndët e klasës së gjashtë për dy muaj, duke e pasur atë profesor.Dhe treshja jonë, pas provimeve të klasës së pestë dha edhe ato tëklasës së gjashtë. Një kalim krejt i rrallë nga e pesta në të shtatë.Treshja Met-Mir-Mek u bë e famshmja e shkollës. Mehmeti tashmënjihej nga të gjithë si gjeniu i matematikës. Madje edhe profesorëtfilluan të thërrisnin me mbiemrin Gjeniu. Mehmet Gjeniu.

Dhe erdhi momenti që Gjeniu të ndodhej në udhëkryqin e parëtë jetës së tij.

XIV

Mehmeti trokiti në zyrën e drejtor Stavrit dhe hyri. Drejtori e pame habi dhe u ngrit në këmbë.

- Vërtet ke vendosur ta takosh kolonelin? E ke menduar mirë?

Page 59: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

59

- Po, drejtor. Do të bëja budallanë po të fshihesha. Ashtu siç emorët vesh ju, e ka marrë vesh edhe ai, me një fjalë, të gjithë.Pastaj, nuk kam pse t'i fsheh mendimet e mia deri sa jam i bindur sejanë të drejta. Nëse ju, drejtor, do të më thoni se unë gaboj qëkundërshtoj urdhrin e ministrit, ma thoni dhe ma argumentoni. Unëpas kësaj do të pranoj çdo dënim nga ana e kolonelit, madje edheburgun.

- Jam plotësisht dakord me ty, Mehmet. Nuk ta kam vënë kotmbiemrin Gjeniu. Veç kësaj do të bëj edhe mbrojtjen tënde, nëse dotë jetë e nevojshme.

- Faleminderit drejtor, unë jam gati të shkojmë që tani.

Kolonel Miltiadh Veza qëndronte i vetëm në zyrën ekomandantit të shkollës dhe dukej ishte në pritje. Ai i bëri Mehmetitme shenjë karrigen pranë vetes së tij dhe i tha të ulej. Stavri, si të ishnë zyrën e vet, zuri vend pak më larg nga ku i bëri me shenjëkoloneli.

- Mehmet, si je? - pyeti koloneli."Ja pra që kisha të drejtë, mendoi Meti. Kanë kaluar vetëm pak

orë dhe ai ma ditka emrin."- Mirë, faleminderit, shoku kolonel.- Unë fola në drekë për urdhrin që ka firmosur ministri, për

kalimin tuaj si një grup i madh kadetësh në akademinë që pokrijohet. Ky është në fakt urdhër i dalë me porosi të komandantit tëpërgjithshëm të ushtrisë. - Dhe ai bëri me dorë lart te portreti mbikokën e vet. - Unë do të pyes ty si mik, si shok, si prind, si të duash tima merr, por do të pyes se cili është qëndrimi që ke ti ndaj këtyrestrukturave të partisë e të shtetit dhe personaliteteve që i drejtojnëato?

Drejtor Stavri bëri një lëvizje nervozizmi në karrigen e tij saqë udëgjua gërvishtja e saj në parketin e dyshemesë e koloneli ktheukokën nën veprimin e instinktit.

Page 60: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

60

Mehmeti nuk e kish menduar se hetimi i tij do të fillonte nga kjopikë kaq e nxehtë, nga pyetja që e goditi si tehu i një thike tëmprehtë.

- Me pyetjen që më bëtë, kolonel, më prekët në nervin tim mëtë ndjeshëm, atje ku më dhëmb më shumë.

Meti ndaloi një çast sa u mbush me frymë.- Unë nuk e di ku kam lindur, kolonel, nuk e di kush është nëna

e cili është babai im. Jam rritur në shtëpinë e fëmijës në Tiranë derisa u bëra 10 vjeç. Pastaj nuk e di kush u interesua e cili më solli nëshkollën e kadetëve. Unë jam i formuar vetëm nga një dashuri, ngadashuria për këtë vend kaq të bukur, për këtë popull kaq të mirë, përkëtë shtet e këtë udhëheqje kaq të përkushtuar për shtetasit e vet.Këta janë prindërit e mi të vërtetë dhe atyre do t'ua di për nder qëmë rritën e po vazhdojnë të më edukojnë nga dita në ditë e nga vitinë vit.

Koloneli po e shikonte me sy të hapur tej mase, që tregoninedhe një habi të pakuptimtë. Vetëm buzëqeshje nuk kishte fytyra etij.

- Ti fole bukur dhe iu përgjigje plotësisht pyetjes sime. Jamshumë i kënaqur nga ty, por atë revoltë që shfaqe në drekë, nuk ekuptova nga të erdhi, të them të drejtën, e kush ta ka ushqyer. Nuk edi ç'mendim ka edhe drejtor Stavri.

- Unë, shoku kolonel, fola vetëm për atë që ndjej, thashë tëvërtetën dhe e vërteta është gjithnjë e bukur, edhe kur shija e saj,ndonjëherë, nuk është aq e ëmbël.

- E kishe fjalën për atë që the në shesh?- Po.- Cila është ajo e vërtetë jo kaq e ëmbël që do të më thuash?- Unë jam i bindur, kolonel, që ndërprerja e studimeve që iu

kërkohet sot 100 kadetëve, lënia e tyre pa dëftesa pjekurie, është njëveprim tepër i nxituar, që nuk lidhet aspak as me komandantin epërgjithshëm, - dhe ai ngriti sytë te portreti, - dhe as me ministrin,

Page 61: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

61

por vetëm me ca zanatçinj, që nuk gjejnë dot rrugëzgjidhje, nga qënjohuritë e tyre janë të pakta, gjë që vjen nga mungesa e horizontittë duhur kulturor. Unë jam i bindur gjithashtu që po t'i raportonikomandantit të përgjithshëm se 100 kadetë do t'i pranoni në shkollëne lartë pa mbaruar fare arsimin e mesëm, ai do t'ju nxjerrë jashtë jonga dera, por nga penxheret. Lëre pastaj nëse do ta marrin veshagjenci të huaja të lajmeve, ç'dëm i madh e i pallogaritshëm mund t'ibëhet prestigjit të vendit tonë në sytë e botës. Këto janë disa tëvërteta që nuk janë aq të ëmbla sa iu duken disave.

- Ti mendon se ka zgjidhje tjetër më të mirë?- Pa dyshim që ka. Por, së pari, mendoj se duhet të kuptohet

mirë nga ata që e kanë në dorë gjetjen e zgjidhjes, se nuk mund tëndreqet një e metë, sado e madhe të jetë, duke lënë pas saj shumëtë meta të tjera, sado të vogla të jenë. Një mendje e shkurtër nuk ivë dot në balancë zgjidhjet, me të metat dhe përparësitë e tyre.

- Mirë, pra, le të kalojmë te propozimi konkret që ke, duke natreguar edhe se kush ta ka shtirë në mend, - tha me ton pak më tëashpër koloneli.

- Unë e kam zakon të punoj vetëm me mendjen time, kolonel,të cilën natyra ma ka krijuar shumë të mirë. Se sa e saktë dhe efuqishme është mendja ime, pyetni më mirë drejtor Stavrin. Mendjaime nuk pranon çdo lloj ideje, aq më tepër ide të imponuara. Ndërsapër pjesën e parë të kërkesës suaj, unë mund t'u jap ndoshta mëshumë se një zgjidhje, tani për tani. Po të kem edhe pak kohë, mundtë gjej edhe ndonjë tjetër më të mirë.

- Unë po pres. Nuk do të rri të të dëgjoj tërë ditën. Më presinpunë të tjera në zyrë.

- Si të dëshironi, kolonel, unë nuk mund të hyj në detajet epunës suaj, se ato kanë doza të mëdha të sekretit shtetëror.

- Mirë që e ditke. Vazhdo por jo me kaq shumë llafe.

Page 62: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

62

- Ne jemi gjithsej 100 kadeta, që mund të zëvendësohemishumë thjesht dhe lehtësisht me 100 nga maturantët më të mirë qëkanë mbaruar këto dy-tri ditë në gjithë rrethet e vendit.

- Ide të padëgjuar ndonjëherë në botë na the, - tha me njëdozë të madhe tallëse koloneli, - por ti nuk ke nga ta dish, qëmaturantët civilë nuk duan kurrsesi të bëhen oficerë.

- Unë nuk mund ta përdor dot atë dozë ironie që përdorët jundaj meje, kolonel, por ideja që keni ju për gjimnazistët civilë, nuk kaasnjë bazë reale. Unë dua t'u kujtoj se gjimnazistët civilë nuk duan tëshkojnë as në disa degë të vështira të universitetit, si në matematikë,për shembull, por ministria e arsimit e ka zgjidhur nëpërmjet dhëniessë stimujve materialë gjatë viteve të studimit. Pse nuk bëni edhe juvetë njëjtën gjë? Mund të merrni kështu një ajkë maturantësh përnxjerrë prej tyre një ajkë oficerësh.

Koloneli shihte si i shastisur syprinën e zezë të tavolinës sëkomandantit të shkollës dhe nuk jepte shenja jete. "Si nuk u paskashkuar në mend atyre idiotëve tanë kjo ide?", mendoi. Pastaj drejtoingadalë trupin si të shkundte ndonjë mbeturinë të mbetur mbixhaketën e tij.

- Nuk i di ti hallet e qeverisë, ndaj flet kështu. Ti ha gjalpë emjaltë mëngjes për mëngjes dhe kujton se kështu hanë të gjithë. Kaqe thjeshtë të duket ty t'i kërkosh para qeverisë? Po zgjidhja e dytëcila do të ishte?

- Ajo do të ishte zgjidhje e sforcuar dhe çdo e tillë nuk mund tëjetë pa të meta. Një ngjeshje në maksimum e programit mësimor tëdy viteve të fundit të gjimnazit në dy vitet e para të akademisë, nëkufij të pranueshëm e të miratuar nga Ministria e arsimit, të paktënsiç veprohet për shkollat e natës dhe me korrespondencë, do të ishtegjithashtu zgjidhje. Kjo besoj do të pranohet nga skënderbegasit dhenuk do të kërkojë asnjë shpenzim shtesë për pedagogët, përkundrazi,do të kursejë diçka.

- Një propozim i tillë ka dalë, por vetëm për një vit.

Page 63: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

63

- Kjo që paska dalë është njëlloj si për të sëmurin që ka dydiagnoza e mjeku i trajton vetëm njërën, duke e lënë tjetrën tëzhvillohet. Unë do të mendoja se nuk do të ishte e drejtë. Por juve uduhet të pranoni se po e shkatërroni shkollën Skënderbeg. Nuk jupaska shkuar ndërmend kjo?

Koloneli u kthye nga drejtor Stavri.- Po ju drejtor, keni ndonjë mendim për sa po diskutojmë?- Unë e dëgjova me vëmendje Mehmetin, dhe mendoj se ai u

tregua tepër tolerant, shumë më tolerant nga sa i lejohet e nga samund ta mendoja unë. Për mua ky mbetet një nga gabimet epafalshme, një nga fajet më të rënda që po kryhet nga ana juaj, ibarabartë me një krim. Nuk ka asnjë porosi nga figura numër një eshtetit, madje atij i është fshehur qëllimisht kjo që tentoni të bëni judhe ministria e juaj, kolonel Veza. Unë ju dëgjova me shumë durim,por vendi nuk më mbante, ndoshta e vutë re. Po prishni shkollën mëtë mirë të këtij shteti, krenarinë e tij. Hidhni një sy nga lindja dheshihni ç'bëhet me shkollën Suvorov. Mehmetin, djalin tim e dëgjovame vëmendje dhe po ia fal gabimin që po bën duke u dalë nëmbrojte të hapur me atë versionin e tij të dytë, paçka se e tha nëfund gabimin e madh që mund të bëhet. Kaq kisha, por dijeni se nuke lë me kaq. E pashë edhe gjyqin e Selimit se si e trajtuat.

- Shoku Stavri, e ke gabim! Unë nuk jam as punonjës i gjykatësdhe as pjesë e saj.

- E di, kolonel Veza, e di. Ju jeni në krye, ndaj u vonua më senjë javë formulimi i vendimit që do të shpallte gjykata.

Koloneli u ngrit rrëmbimthi, mblodhi letrat që kish hapur mbitavolinë dhe doli nga zyra pa përshëndetur as njërin ngabashkëbiseduesit.

Stavri e përqafoi Mehmetin me sytë e përlotur.

Page 64: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

64

- U futa në këtë zyrë me një barrë frike për ty, se e di që je irreptë në gjykim e se çdo gjë e thënë këtu, mund të merrtetatëpjetën. Tani nuk di si të falënderoj që më qetësove dhe mëgëzove pa masë për gjithçka që i the atij njeriu që ende nuk ështëgdhendur si duhet.

- Por dhe ju drejtor më ndihmuat me ndërhyrjen tuaj. Nuk ekisha menduar se do më ndihmonit kaq shumë, edhe pse më treguantë gjitha hollësitë e fjalimit tuaj në gjyqin e Selimit. Faleminderit edhenjë herë. Tani të presim çdo të ndodhë.

- Mos prit asgjë Met. Do të ndodhë njëlloj si me Selimin. Çdogjë u provua dhe asgjë nuk u mor parasysh. Shkolla jonë e bukur ugodit për vdekje, ju kadetët u goditët gjithashtu rëndë. Reaksionintënd të drekës zor se do të ta falin. Por nuk do të reagojnëmenjëherë. Do të presin pak e pastaj do të godasin fort.

Ata dolën nga zyra dhe u ndalën në oborr. Vollga e zezë nukishte më. Ndoshta në zyrën e drejtorisë së organizimit në ministri popiketoheshin tani masat që do të merreshin.

XV

Ata ishin të tre së bashku dhe po shëtisnin të qetë në sheshin ebetontë të shkollës.

Mehmeti që vinte nga takimi me kolonelin dhe drejtor Stavrintregoi hollësitë e takimit për të mos krijuar shqetësime te shokët. Ai utregoi edhe për drejtor Stavrin, diskutimi i të cilit e nxori nga shinatkolonel Vezën. Por drejtori ka shumë besim tek vetja e tij, ndoshtanga që është mik dhe shok shahu i ministrit.

Miri u tha se majori ishte shumë i mërzitur aq sa ishte evështirë të komunikoje me të. Shqetësimi më i madh i tij ishte përMehmetin, sidomos për takimin që do të bënte me kolonelin. Aimendonte se emri i Metit mund të ishte dhënë tani për hetim të

Page 65: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

65

fshehtë deri sa të sajonin provat e mjaftueshme. Edhe Meku duhej tëishte i kujdesshëm, se me siguri do të kishte përpjekje për rekrutim.Na mbetet t'i nënshtrohemi vetëm fatit i kishte thënë majori.

Ata u ndanë për të fjetur. Kur Miri u lagua pak, Mehmeti i futikrahun Mekut.

- Faleminderit Mek që qëndrove e ndave me ne mërzinë që nakishte pushtuar. Bëfsh gjumë të ëmbël e mirë u pafshim nesër, po qese edhe ne do të flemë mirë e do të gdhihemi shëndoshë.

Meku u nis në drejtim të fjetores me kokën ulur, të rënduar prejmendimeve që silleshin në të. Ecte dhe kthente nëpër mendqëndrimin e mençur dhe zgjidhjet që i kish dhënë kolonelit. Por ishte isigurt se koloneli nuk do ta falte, aq më tepër që në atë takim ai ishtehumbësi. Por edhe Stavrit nuk do t'ia falte koloneli për gjithë atoakuza të rënda që i përmendi në sy të Mehmetit.

Meku ndaloi te dera e godinës. Nuk i vinte gjumë. Flladi i lehtëe ledhatonte dhe ai nuk ngopej me kënaqësinë që ndjente. Hodhi njëshikim pa dashur në godinën tjetër dhe pa rastësisht Mirvetin që dolie u drejtua nga ana e pasme e saj. "Për nevoja personale, mendoidhe buzëqeshi. As ai nuk paska gjumë sonte. Po dal edh unë mendoi.Është kënaqësi e madhe vërtet të kryesh nevojat e tua në këtë flladtë freskët e ledhatues për fytyrën dhe për gjithçka tjetër."

Miri nuk po kthehej dhe ai mendoi ta priste. Mbështeti shpinënpas një trungu peme me kurorë të madhe. Një zë i erdhi në vesh, idobët, por i njohur.

- Unë them të nisemi tani, - tha Mehmeti, - nesër në mëngjesdo të jetë tepër vonë. Serveti po na pret pas murit. Nga toni i tijkuptova që është edhe majori me të. Me Mekun u ndamë. Diçka që iathashë nëpër dhëmbë, duhet ta ketë kuptuar ose do ta kuptojë nesërnë mëngjes. Të mos vonohemi se çdo minutë është e shtrenjtë.

Page 66: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

66

Meku i pa të dy siluetat e tyre kur u kapën me duar në murin elartë që ndante shkollën nga rruga. Ata u hodhën pa zhurmë dhe mëpas ishte e pamundur të shihje apo të dëgjoje gjë veç shushurimëssë gjetheve. Çdo gjë filloi e mbaroi për jo më shumë se pesësekonda.

Nuk po kuptonte se sa kohë kishte që qëndronte i mbërthyer nëatë trung. Nuk arrinte ta besonte atë që vrojtoi dhe dëgjoi.Dhimbjeve që ndiente në gjoks iu shtua tani një dhimbje tjetër emadhe, ajo e humbjes për gjithnjë e shokëve të tij më të mirë. Lotët ishkanë në faqe dhe ai ndjeu në çast ngrohtësinë e tyre. Flladi që filloitë frynte më fort, nuk po ia freskonte dot fytyrën. Ndihej keq jovetëm nga ndarja me ta, por dhe nga një lloj ndjenje paaftësie që etorturonte. Rrinte e ndiqte me sytë e mendjes se ku mund të ishtetani makina e Servetit që ndoshta mbante edhe majorin në vendin eparë. Vetëm ai mund t'i jepte sigurinë këtij udhëtimi.

Meku u kthye në fjetore me shpirt të dërmuar. U shtri, porgjumi nuk e zinte. Roja e natës që shëtiste në fjetore iu afrua dhe epyeti nëse kishte nevojë për ndonjë gjë.

- Kam një turbullirë, - tha Meku, - më zien koka.- E ke nga koloneli, - tha ai.Roja qeshi dhe u largua për të vrojtuar kadetët e tjerë që flinin

në krevatet e shumtë dykatësh.

Kaloi më se një orë dhe atë ende nuk e kishte zënë gjumi,megjithëse kokën e kish mbuluar me çarçaf e batanije. Ai e ndjeu sepranë shtratit të tij u afrua dikush që po fliste me rojën e natës me zëtepër të ulët.

- Po ky kur erdhi për të fjetur?- Bashkë me të tjerët, por nuk ka gjumë të mirë. Tani duhet ta

ketë zënë, se e pyeta mos donte ndonjë ndihmë nga mjeku i rojës.

Page 67: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

67

- Të pyeta në ç'orë erdhi?- Në orën nëntë e gjysmë, ka dy orë fiks që është shtrirë.- Zgjoje e ma sill te zyra e truprojës.- Mua tani më mbaron shërbimi, do të shkoj të zgjoj

zëvendësuesin.- Dëgjove çfarë të thashë, apo do të të nis në birucë?- Po, po dëgjova.

Meku u fut në zyrën e vogël, në anë të djathë të korridorit, parase të dilje nga dera e godinës. Në krye të tavolinës qëndronte njëcivil, i madh në moshë a ndoshta ia jepnin këtë pamje mustaqet ezeza të prera hollë dhe kasketa gri që mbante në kokë. Meku nukkujtonte ta kishte parë ndonjë herë. Duhet të ishte kalec nga qëmbante xhaketë doku edhe në këtë mot me temperaturë kaq të lartë.

- Ku janë shokët e tu, Mehmeti dhe Mirveti? - tha ai pashkëmbyer asnjë përshëndetje.

- Për këtë më ngrite nga gjumi ti? Ata flenë në godinën tjetër.Shko e kërkoi atje! - dhe bëri të dalë.

- Ti ke qenë i fundit që ke komunikuar me ta. Çfarë kenibiseduar?

- Po ti kush je, që më drejtohesh si të ishe komandanti ikomandantit tim?

- Nuk është puna jote, kadet! Puna jote është të më përgjigjeshmua saktë e shkurt, apo ke qejf të të pyes në birucë?

Meku e kuptoi se ishte e kotë ta zgjasje me të.- Pjesën më të madhe të kohës llomotitëm për një vajzë të

shkollës pedagogjike, për të cilën Meti thotë se e dashuron. Është njënga ato që na i sjellin në rresht për të kërcyer. Pastaj unë e Meti eshtruam problemin më gjerë, se si mund të njihemi më mirë mevajzat e asaj shkolle, e plot probleme të tjera deri te fejesat, dasmate akoma më tej.

- E si e quajnë atë vajzën për të cilën biseduat? E njeh ti?

Page 68: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

68

- Maria e quajnë, është katolike, po unë nuk e njoh, as nuk ekam parë dhe nuk e di nga është saktësisht.

- Çdo të thuash me këtë, saktësisht?- Nga zonat tona të jugut nuk mund të jetë, duhet të jetë nga

veriu, ja këtë desha të them, të cilën edhe ti e di.- Po atë pjesën më të vogël të kohës, çfarë biseduat me

Mehmetin?- Për mundësitë e shumta të mësimit me korrespondencë nëse

nuk do të jetë e mundur të na lejohet vazhdimi i shkollës së rregullt.Madje për këtë biseduam gjatë, për lëndët, konsultimet, provimet etë tjera. Meti e ka të lehtë, se është më i zoti nga ne, është gjeni nëmatematikë. Mund të pyesni edhe Mirvetin, shokun tonë që ishtepjesën më të madhe të kohës me ne. Ai mendon se mund tëformojmë përsëri një grup studimi autodidakt. Nesër do ta diskutojmëkonkretisht.

- Na folke me fjalë të mëdha shoku kadet. E dëgjove tiMehmetin kur ia ndërpreu fjalën kolonel Vezës?

- Pse kush nuk e dëgjoi? Veçse ai nuk ia ndërpreu fjalën.Koloneli e kish mbaruar fjalimin. Ne nuk e morëm vesh mirë se çfarëtha konkretisht Mehmeti, se zërin e kish shumë të çjerrë. Dëgjuamamore-amore dhe turma filloi t'i përsëriste ato fjalë duke qeshur.

- Çfarë fjalësh dëgjove ti? M'i përsërit!Meku ia tha dhe kur ai nuk e kuptoi përsëri, i tha se janë

italisht.- Pse në Itali jemi këtu, mor horr! Do ta shohim edhe italishten

tënde. Mehmeti ka qenë pas teje kur ka bërtitur?- Nuk ka mundësi. Me atë të bërtitur që bëri ai, më e pakta që

do të bënte, do të më kish çarë daullen e veshit. E ke gabim, shef.Megjithatë, duhet të ketë qenë diku pak më larg.

- E, ku shkoi Mehmeti pasi u ndatë?- Unë nuk jam roja personale e Mehmetit. Në fjetore ka shkuar,

ku të shkonte tjetër, ose ka dalë të urinojë në natyrë.

Page 69: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

69

- E di ti që ata të dy janë zhdukur, nuk gjenden gjëkundi?- Ti nuk e dije ku flenë, nga e ditke se janë zhdukur?- Dëgjo ti debil, po të paralajmëroj, nëse këto që the janë të

pasakta, ose nëse di akoma e nuk m'i thuaj, në burg do të kalbesh. Eqartë? Zhduku tani!

- Më qartë nuk ka si thuhet, shef. Shihemi përsëri.

Kishte kaluar mesnata kur Serveti doli nga rruga nacionale dhemori rrugën dytësore në rajonin e zonës së Buallit. Aty u dëgjuasinjali i parë i radios që kërkonte lidhje urgjente me major Krotin.Majori iu përgjigj menjëherë: "Korbi 21, marrje". Pastaj iu kërkuavendndodhja. Ai raportoi një nga postat kufitare në afërsi të së cilësnuk kish pika të tjera kontrolli.

Lidhja u ndërpre si gabimisht, por pas një çerek ore Krotin ekërkuan përsëri, por këtë radhë e urdhëronin të nisej urgjent përTiranë. Ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, i thanë.

- Do të nisem menjëherë sapo të riparojmë një defekt të vogëltë makinës. Do të jem në ministri para mëngjesit, - tha Kroti dhendërlidhja u ndërpre përsëri.

- Duket se çdo gjë është marrë vesh dhe se të gjitha pikat ekontrollit të kufirit duhet të jenë vënë në gatishmëri, - tha Kroti, - porju mos u dëshpëroni. Deri sa të gdhihet ne kemi kohë me bollëk tëarrijmë në pikën e duhur. Këtë zonë nuk e kontrollon njeri. Por edhepo të na dalë kush, ne jemi katër të fuqishëm që mund taneutralizojmë. Dakord Mehmet?

- Nuk besoj të merret njeri me mua. Jam paqësor i sprovuar,mik i veçantë i kolonelit, - tha Meti duke buzëqeshur.

Pas dy orë rrugë dytësore makina u ndal para traut të kalimit tëkufirit. Majori zbriti nga makina dhe iu afrua kapterit që qëndronte joshumë larg trarit.

Page 70: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

70

- Si po të ecën shërbimi? Ku e ke oficerin?- Është shtrirë, se është pak pa qejf, shoku major.- Ti më njeh mua kush jam, kapter?- Ti je major Kroti Vele, - tha duke buzëqeshur kapteri. - Kam

qenë me shërbim kur ke kaluar një herë tjetër matanë, por nuk mëmbajtke mend.

- Paske goxha memorie, kapter. Ngrije trarin! Nuk të pyeta, nukka ndonjë mesazh nga qendra për mua personalisht?

- Deri tani, jo.- Mirë, por po të ketë, thuaju se kaloi dhe kthehet përsëri

pasnesër, rreth po kësaj ore. Mirë? Mirë u pafshim, kapter…- Kapter Billo, major.Serveti e kaloi makinën matanë trarit dhe ndaloi.- Kapter Billo, - tha Krotit, - a mund të shkojmë ta takojmë

oficerin e postës, me që është pa qejf?- Më fal major, po pse ta zgjojmë, në fakt ai ka pirë pak e kush

i dëgjon fjalët e tij kur të ikësh ti!- Atëherë, edhe për mua mos i thuaj gjë, se prapë do hash të

shara. Mirë u pafshim pasnesër kapter Billo dhe ule trarin.- Mirë u pafshim, major Kroti.

Majori hipi në makinë dhe u nisën.- Tani jemi jashtë vendit, - tha majori, - por ju lutem mos t'u

shkojë mendja se po e tradhtojmë Atdheun. Ne po shkojmë medetyra. Secili me detyrën e vet. Do ta bisedojmë kur të bëjmëpushimin e parë.

Makina ndaloi përsëri. Para tyre ishte posta e huaj. Trari u ngritautomatikisht sapo që makina u afrua. Ata kaluan, ndaluan pak, porasnjë nuk doli t'i kontrollonte. Kroti e dinte këtë. I kishte ndodhurshpesh. Duhet t'i zgjoje nëse doje të kontrolloheshe dhe të merrjendonjë vulë hyrjeje.

Page 71: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

71

Kroti doli me shpresë të takonte ndonjërin nga të njohurit e vet,por nuk pipëtinte asgjë. Hipi në makinë dhe u nis i qetë.

Ra përsëri sinjali i radios. Kroti e hapi dhe u përgjigj:- Korbi 21, marrje, …- Ku je tani? Marrje.- Afër Milotit. Marrje.- Mos u vono. Stop.

Kish filluar dita e re dhe dielli ndriçonte çdo gjë për rreth.Gjelbërimi i madh i këtyre bjeshkëve të pashkelura të mahniste. Meti ishikonte për herë të parë dhe nuk ishte në gjendje të thoshte asnjëfjalë për këtë natyrë thuajse krejt të virgjër e për ngjyrat e papara.

Kroti i tha Servetit të ndalojë para shtëpisë së bukur me dy kateqë i pat përshkruar Monika. Asnjë nuk doli nga makina. Por zhurma esaj i kish shqetësuar banorët. Doli një grua e moshuar që duhet tëishte Maria, nëna e Monikës, e cila po shikonte me habi makinëngjysmë të shkatërruar e tërë baltë. Ajo pa të dilte nga dera e makinësnjë burrë, i cili iu afrua ngadalë duke i mbajtur sytë përdhe.

- Mos vjen nga Shqipnia zotni, i foli ajo shqip.- Nga Shqipëria Zonjë.- Mos je Kroti, ti?- Po zonjë, - tha Kroti dhe ngriti sytë për ta parë nga afër.Në çast i kaloi një dridhje në trup, gjunjët iu prenë e nuk po

qëndronte dot në këmbë. Nga prapa zonjës së shtëpisë u shfaq Filizi,e cila zbriti rrëmbimthi nga shkallët e gurta dhe iu hodh Krotit meduart në qafë. U përqafuan dhe nga shpatullat e tyre kuptohej lehtëqë qanin me dënesë.

Nga makina zbritën me radhë, Serveti, pastaj Mehmeti dhe nëfund Mirveti.

Page 72: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

72

Filizi hapi pak sytë dhe shtangu. Djali i saj i vogël tashmë ishtebërë burrë. Kroti mezi po e mbante nusen e tij. Asaj i kishte rënë tëfikët

Pas pak të gjithë ishin ulur nëpër divanet e dhomës së ndenjes.Shtëpia tashmë ishte plot. Secili priste radhën të pyeste dhe tëpërgjigjej. E zonja e shtëpisë përgatiste mëngjesin për të ardhurit.Shpejtonte. Donte të fitonte pak kohë e të pyeste edhe ajo përvajzën e saj. Të gjithëve në atë shtëpi u dukej se po shihnin akomavazhdimin e një ëndrre nga nata.

Meku nuk mori dot asnjë lajm nga fati i mëtejshëm i shokëve tëvet. Por ngjarja që ndodhi atë natë u mbajt e fshehtë dhe asnjë nuke përmendi më vonë.

XVI

Ishte koha kur dyert e shumta që e izoluan vendin hermetikisht,në fillim nga Amerika dhe Evropa perëndimore, e pastaj nga e gjithëbota, në vend që të hapin kanatet, u rrafshuan fare. Mbërriti një kohëkur mund të shkoje e të vije ku të kishe qejf dhe mund të merrje ejepje çfarë të mundje. Ligjërisht kishte institucione, por praktikishtato ishin në ndihmë të kalimtarëve. Edhe në postë, gati si kudo, ishtehequr çdo lloj kontrolli.

Mes zarfeve e pakove të shumta, zakonisht të mëdha e shumëtë mëdha, të shkruara në lloj-lloj gjuhësh, personazhit të tregimit tim,i erdhi një zarf fare i vogël. Ishte hera e parë që i vinte një letërpersonale nga një vend i tillë, kaq i rëndësishëm në këtë ndërrimsistemesh, ose tranzicioni, siç po e quanin pa e përmbajtur dotgëzimin, periudhën kohore që po kalonte.

Nuk u ndal të shihte dërguesin, por e grisi dhe nxori prej tij njëletër të formatit të zakonshëm. Ishte shkruar me shumë kujdes,

Page 73: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

73

megjithëse tek-tuk mund të gjeje ndonjë shkronjë tepër apo mangët.Ai filloi ta lexojë me kërshëri.

I nderuar zotëri,Adresën e saktë, me të cilën po e nis këtë letër, e gjeta tani së

fundi, rastësisht, duke kërkuar në internet.Emrin tuaj e kam gjetur gjithashtu rastësisht, disa vite më parë,

duke selektuar dosjet e shumta të bashkëshortit tim. Ky ka qenë ivetmi emër që gjeta e që lidhej me vendlindjen e tij. Mesa i ndjekzhvillimet aty, mendoj se është koha e duhur t'ju drejtohem. Kërkojfalje nëse ju krijoj sado pak shqetësim. Kam parasysh strukturat ngavaret institucioni juaj.

Unë jam bashkëshortja e Mehmet Jodik. Ju duhet ta njihni.Pranë emrit tuaj shihen shumë vija ngjyra-ngjyra, të feksura e tëzbehta, pa ndonjë kuptim të veçantë. Ndoshta ju kujtonte shpesh. Enxirrte nga sirtari atë letër e linte padashur gjurma mbi të me çkakishte në dorë, duke medituar së bashku me ju, sikur t'u kishtepranë.

Mehmeti ka pothuajse ditëlindjen tuaj, 19 nëntor 1939. Duhettë keni qenë në një klasë, kadet si ai.

Ai vdiq në rrethana të pashpjegueshme, në gusht të vitit 1975,në moshën 35 vjeç e 8 muaj, në kulmin e zhvillimeve të tijintelektuale. Ish mjek me emër e tepër i kërkuar në qytetin e madhku ne jetonim.

Ne kemi dy vajza. Ato tani janë duke krijuar familjet e tyre.Studion e tij e kam sistemuar si një muze të vogël, me gjithçka

që më kujton atë. Por unë nuk kam asgjë që të më kujtojë jetën e tijtë vegjëlisë, shkollën, shokët e ngushtë dhe shoqërinë e tij. Nëse jumund të më ndihmoni me kujtime të shkruara për jetën e përbashkëtnë shkollë e shoqëri, me ndonjë foto të tij apo ku mund të dallohej ai,me foto të vendeve ku ai ka mësuar e jetuar, apo dhe gjithçka tjetër

Page 74: Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit€¦ · Mustafa (M uci) Fezga: Arratisja e kadetit 3 Kroti u ngrit në këmbë dhe tani ata ishin përballë njëri-tjetrit. Ai po e shihte

Mustafa (Muci) Fezga: Arratisja e kadetit

74

që mund të lidhej me fëmijërinë dhe shkollimin e tij, unë do t'jufalënderoja nga shpirti.

Ju uroj gjithë të mirat, juve personalisht, shokëve e shoqeve tëtij dhe u kërkoj sërish falje për shqetësimin që ndoshta po ju krijojme kërkesat e mija shoqërore.

Adriana Jodik

Baden, maj 2013