muri i antigjipsizmit

32
ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË PHOTO: ARMEND NIMANI MURI I ANTIGJIPSIZMIT 2018

Upload: others

Post on 31-Oct-2021

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

1MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

PH

OTO

: AR

MEN

D N

IMA

NI

MURI I ANTIGJIPSIZMIT

2018

Page 2: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

2 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Botuesi Civil Rights Defenders

Për botuesin Goran MiletićDrejtor për Evropën

Përktheu nga origjinali:Qerim Ondozi

@ 2018 Civil Rights Defenders

Versioni original i këtij botimi u përgatit në anglisht.

DizajnKliker Dizajn

ShtypiPrinting Press

Kopje200

Page 3: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

3MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

PËRMBAJTJA

1. Romët, ashkalitë dhe egjiptasit në Kosovë: Pasqyrë __________________ 5

2. Siguria dhe liria nga tortura _____________________________________ 6

3. Dokumentet personale ________________________________________ 9

4. Punësimi __________________________________________________ 11

5. Arsimi ____________________________________________________ 14

6. Strehimi ___________________________________________________ 16

7. Qasja në drejtësi ____________________________________________ 19

8. Shëndetësia ________________________________________________ 22

9. Azili dhe kthimi i detyruar _____________________________________ 24

Page 4: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

4 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Përmbajtja1. Romët, ashkalitë dhe egjiptasit në Kosovë: Pasqyrë .................................................................22. Siguria dhe liria nga tortura .............................43. Dokumentet personale ....................................64. Punësimi ........................................................85. Arsimi ...........................................................126. Strehimi .........................................................157. Qasja në drejtësi .............................................178. Shëndetësia ....................................................219. Azili dhe kthimi i detyruar ..............................24

LISTA E AKRONIMEVE

AKKVP __________ Agjencia Kosovare e Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës

AKP ____________________________________Agjencia Kosovare e Pronës

BE ____________________________________________ Bashkimi Europian

ÇOHU ______________ Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet

CRD _________________________________________Civil Rights Defenders

DRPR __________ Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar

ERRC _______________________ Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve

EULEX _____________ Misioni i Bashkëpunimit Europian për Sundim të Ligjit

FHP ________________________Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë

KMShK ______________________ Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

KE _____________________________________________ Këshilli i Europës

MICS __________________Anketa e Grupimeve të Treguesve të Shumëfishtë

MPB ________________________________Ministria e Punëve te Brendshme

MPMS _______________________ Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

OJQ _______________________________________ Organizata Joqeveritare

OKB _____________________________ Organizata e Kombëve të Bashkuara

OSBE _________________Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë

UNDP ____________________Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNICEF _____________________ Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

UNHCR ___ Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë

UNMIK ______________________Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë

YIHR _________________ Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë

ZÇK _______________________________ Zyra për Çështje të Komuniteteve

Page 5: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

5MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

1. ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË: PASQYRË

1.1. DEMOGRAFIA

1 Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve, Minoriteti i braktisur, Të drejtat e romëve në Kosovë, Budapest 2011; Müller, Stephan, Zur Situation der Roma in Kosovo

in: Südosteuropa 9-10/1999

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë 35,784 romë, ashkali dhe egjiptianë (8,824 romë, 15,436 ashkali dhe 11,524 egjiptianë). Megjithatë, është vështirë të përllogaritet numri i tyre aktual. Në anën tjetër, përvoja tregon se shumë romë, ashkali dhe egjiptianë nuk e zbulojnë identitetin e tyre në procesin e regjistrimit të popullsisë; gjithashtu, shumë prej tyre janë larguar nga Kosova që nga viti 2011 përmes emigrimit të vazhdueshëm.

Për çfarëdo përshkrimi apo analize të situatës së tyre duhet pasur parasysh pasojat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Para luftës, llogaritet se në Kosovë kanë jetuar së paku 150,000 romë, ashkali dhe egjiptianë.

Në vlugun e luftës dhe të konfliktit në të kaluarën, romët, ashkalitë dhe egjiptianët u gjetën ndërmjet dy zjarresh, meqë asnjëra prej palëve të konfliktit (shqiptarët, ser-bët, gjegjësisht regjimi serb) nuk luftoi për të drejtat e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Por, të trija këtyre komuniteteve u duhej të zgjedhnin njërën nga palët në konflikt ose të largoheshin nga Kosova.1 Megjithatë,

shumica u dëbua pas luftës kur u sulmuan nga shqiptarët e Kosovës dhe më shumë se 80 prej vendbanimeve të tyre u shkatërruan.

Sot mund të gjenden komunitete të mëdha me disa mijëra persona në Gjakovë (kryesisht egjiptianë), Fushë Kosovë (kryesisht ashkali), Ferizaj (kryesisht ashkali), Prizren (kryesisht romë), Graçanicë (kryesisht romë) dhe Pejë (kryesisht egjiptianë dhe romë).

Në qytetet më të mëdha si Prishtina, Gjilani apo Mitrovica, ku kishte komunitete të mëdha para konfliktit, vetëm një përqindje shumë e vogël e popullatës para konfliktit ka mbetur për shkak të dëbimit të tyre në periudhën e pasluftës.

1.2. ANTIGJIPSIZMI DHE DISKRIMINI

Antigjipsizmi, diskriminimi kumulativ, paragjykimet dhe perceptimet e gabuara të romëve, ashkalive dhe egjip-tianëve ende mbizotërojnë në Kosovë, siç ndodh edhe në pjesën tjetër të vendeve në Europë.

PHOTO: KUSHTRIM TERNAVA, KOSOVO

Page 6: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

6 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Antigjipsizmi dhe diskriminimi kumulativ dhe siste-matik përbëjnë shkaqet rrënjësore të përjashtimit të tyre social ndërkohë që simptomat e situatës së tyre janë të dukshme në shkallën e lartë të papunësisë, në raportin e ulët të përfshirjes në arsim dhe shkallën e arritshmërisë, si dhe në kushtet e mjerueshme të jetesës së shumicës.2 Përndjekjet e luftës, në veçanti krimet e kryera kundër tyre gjatë dhe pas luftës, dëbimi i dhjetë mijë romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nga Kosova dhe kthimi i tyre i detyruar e përkeqësojnë situatën.

Megjithëse diskriminimi ndodh në institucione, në jetën publike apo private, janë iniciuar vetëm disa procedura gjyqësore. Kjo prodhoi jo vetëm ndjenjën e mosndëshkimit, por edhe pranimin e diskriminimit të romëve.

1.2. KORNIZA E PËRGJITHSHME LIGJORE DHE POLITIKE

Kushtetuta e Kosovës i njeh romët, ashkalitë dhe eg-jiptianët si tre bashkësi të dallueshme etnike që jetojnë në Kosovë. Kushtetuta garanton gëzimin e të drejtave individuale dhe kolektive në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe vendore të të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve (Neni. 49 9.2) në këtë Nen u referohet në

2 Për një diskutim mbi antigjipsizmin dhe diskriminimin kumulativ, shih përmbledhjen e analizës Romët në Ballkanin Perëndimor 2017

3 Ligji Nr. 04 / L-020. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20amend%20the%20law%20on%20protec-

tion%20the%20rights%20of%20the%20communities.pdf

4 Ligji Nr. 05 / L-21. Shikuar më 30 mars 2017 në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=10924

5 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

6 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

7 Kuvendi i Kosovës, Kodi Nr. 04 / L-082 Kodi Penal i Republikës së Kosovës Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/

Criminal%20Code.pdf

mënyrë specifike romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe kërkon «konsideratë të veçantë» për romët, ashkalitë dhe egjiptianët.3

Shumë ligje të tjera kombëtare, strategji, dokumente të politikave dhe obligime ndërkombëtare përcakto-jnë gjendjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë dhe politikën ndaj tyre. Përveç dokumenteve më të përgjithshme si Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi.4 ligjeve dhe politikave përkatëse sektoriale (p.sh. në fushat e arsimit ose të punësimit), ekzistojnë gjithashtu politikat specifike për romët, veçanërisht Strategjia e Qeverisë për Përfshirjen e Romëve dhe Ashkalive, e miratuar në vitin 20175. Strategjia e parë qeveritare është hartuar për romët, ashkalitë dhe egjiptianët dhe gjatë procesit të zhvillimit të strategjisë së re mbetën të përfshirë edhe egjiptianët. Por, pas insistimit të udhëheqjes politike të egjiptianëve në Kosovë, ata nuk janë më të përfshirë në strategjinë e re.

Strategjia e Qeverisë ka pesë sektorë prioritarë - arsimin, punësimin, shëndetësinë, strehimin dhe sigurinë sociale - me një numër çështjesh të ndërlidhura. Ajo përmban një numër dispozitash të përgjithshme që janë relevante për të gjithë sektorët. Ajo thekson nevojën për një politikë të përparuar antidiskriminuese, lejon futjen e masave (të përkohshme) afirmative dhe cakton rol të rëndësishëm për autoritetet lokale për zbatimin e saj.6

2. SIGURIA DHE LIRIA NGA TORTURA

2.1. PASQYRA E LIGJIT DHE POLITIKAVE

Kodi Penal parasheh vepra penale të cilat përfshijnë element të njëanshëm, p.sh. “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik” (Neni 147). Lidhur me rrethanat rënduese, në Nenin 74 ligji, ndër të tjera, thotë: «Nëse vepra penale është kryer ndaj një personi, grupi personash ose pasurish për shkak të përkatësisë etnike ose origjinës kombëtare, kombësisë,

gjuhës, besimeve fetare ose mungesës së besimeve fetare, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, ose për shkak të lidhjes të tyre me personat që kanë karakteristikat e lartpërmendura».7

Vëzhguesit, megjithatë, tregojnë për një kufizim të caktu-ar. Neni 74 konsiderohet dispozitë e përgjithshme dhe si

Page 7: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

7MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

e tillë nuk siguron bazë ligjore për një vepër penale, por vetëm mund të zgjasë një dënim për shkak të rrethanave rënduese.8

Sipas Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, diskriminimi në çfarëdo baze është i paligjshëm.9 Ligji në këtë mënyrë i referohet diskriminimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë (duke përfshirë edhe segregacionin) dhe u jep të drejta ekskluzivisht të gjitha bashkësive (etnike) për një përfaqësim të drejtë në institucionet publike. Për më tepër, ligji përfshin edhe sferën private, duke përfshirë këtu qasjen në mallra dhe shërbime dhe punësim.

Komisioni i Pavarur për Media është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe kontrollin e mediave elektronike në mbarë Kosovën.10 Një organ vetërregullues, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Kodit të Etikës nga shtypi dhe mediat online.

2.2. SITUATA AKTUALE

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian mbeten ndër gru-pet më të ndjeshme dhe më të diskriminuara në Kosovë. Sipas vëzhguesve, gjuha e urrejtjes edhe kundër romëve ka shënuar rritje në një numër mediash dhe portalesh online.11

Sa i përket gjuhës së urrejtjes, në vitin 2014/2015 Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) shqyrtoi dhe vendosi për gjithsej 91 kërkesa për gjuhën e urrejtjes kundër romëve në mediat online të cilat u dorëzuan nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë.12

Një rast tërhoqi vëmendje të veçantë publike kur depu-tetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) përdorën fjalë përçmuese kur iu referuan romëve në një bisedë

8 KoalicioniERAC,Incidentetpotencialishttëmotivuaraetnikisht:sfidatepërkufizimitdheraportimit.Prishtinë,2016.Shikuarnëhttp://equalrightsforallcoalition.com/

wp-content/uploads/2016/10/English.pdf

9 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 05 / L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/lig-

jet/05-L-021%20a.pdf

10 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 04 / L-44 për Komisionin e Pavarur për Media. Shikuar më 29 qershor 2017 në http://www.kpm-ks.org/materiale/doku-

ment/1335250709.2603.pdf

11 CivilRightsDefenders,RaportipërKosovënShikuarmë27,maj2017nëhttps://www.civilrightsdefenders.org/files/Kosovo-Country-report-updated-May-2016-.pdf

12 Shih www.http://yihr-ks.org/en/

13 http://www.insajderi.com/pacaku-detyron-grabovcin-dhe-veselin-te-kerkojne-falje-per-fyerje-etnike/

14 KoalicioniERAC,Incidentetpotencialishttëmotivuaraetnikisht:sfidatepërkufizimitdheraportimit.Prishtinë,2016.Shikuarnëhttp://equalrightsforallcoalition.com/

wp-content/uploads/2016/10/English.pdf

15 KoalicioniERAC,Incidentetpotencialishttëmotivuaraetnikisht:sfidatepërkufizimitdheraportimit.Prishtinë,2016.Shikuarnëhttp://equalrightsforallcoalition.com/

wp-content/uploads/2016/10/English.pdf

16 KoalicioniERAC,Incidentetpotencialishttëmotivuaraetnikisht:sfidatepërkufizimitdheraportimit.Prishtinë,2016.Shikuarnëhttp://equalrightsforallcoalition.com/

wp-content/uploads/2016/10/English.pdf

17 Informacion i siguruar përmes adresës elektronike nga ÇOHU më 23 qershor 2017

telefonike, e cila ishte bërë publike për opinionin e gjerë. Kujtim Paçaku, deputeti rom në Parlamentin e Kosovës, në fjalimin e tij në Kuvend ftoi për kërkimfalje. Si rrjedho-jë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetari i PDK-së publikisht i kërkuan falje z. Paçaku dhe pjesëtarëve të komunitetit rom.13

Megjithatë, në përgjithësi, vetëm disa raste kategorizohen nga autoritetet si krime të urrejtjes. Arsyet mund të jenë që motivimi etnik i një krimi nuk njihet gjithmonë ose rre-thanat e tjera konsiderohen më të rëndësishme dhe krimi nuk është i regjistruar si krim i motivuar etnikisht (një krim mund të regjistrohet vetëm me një motivim). Për më tepër, kategorizimi përfundimtar i takon Prokurorisë ose gjyqtarit i cili mund të kundërshtojë vlerësimin e policisë.14

Për më tepër, Neni 74 i cili, ndër të tjera, njeh «përkatësinë etnike ose origjinën kombëtare» si rrethanë rënduese, asnjëherë nuk është përdorur për të ndjekur ndonjë rast.15

Në vitin 2015, Prokurori i Shtetit regjistroi 74 raste ndëret-nike sipas Nenit 74. Në vitin 2016, gjyqësori pranoi vetëm gjashtë raste të krimit të urrejtjes. Sipas Nenit 147 të Kodit Penal, vetëm disa raste janë regjistruar në Prokurori, katër në vitin 2013 dhe gjashtë raste në 2014 dhe 2015.16 Për fat të keq, detajet rreth rasteve që kanë të bëjnë me romët nuk janë bërë publike.

Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU që bën monitorimin e gjykatave siguroi shifra pak më të ndryshme. Sipas kësaj organizate gjykatat kanë trajtuar njëmbëdhjetë raste në vitin 2015 dhe katërm-bëdhjetë raste në vitin 2016.17

Page 8: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

8 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Sipas draftit të Strategjisë së re të Qeverisë së Kosovës për përfshirjen e romëve dhe ashkalive, nuk ka pasur raste të raportuara të diskriminimit të romëve, ashkalive apo egjiptianëve dhe nuk ka pasur raste të raportuara të abuzimit apo diskriminimit ndaj romëve, ashkalive apo egjiptianëve nga ana e Policisë.18

18 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

19 Misioni i OSBE-së në Kosovë, Raporti i vlerësimit të të drejtave të komunitetit, botimi i katërt. Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.osce.org/

kosovo/209956?download=true

Të dhënat nga Misioni i OSBE-së, megjithatë, tregojnë një pasqyrë të ndryshme nga ajo që është dhënë nga autoritetet shtetërore për shkak të një përkufizimi më të gjerë të krimeve ndëretnike. Në total janë raportuar 479 incidente; 310 që prekin serbët e Kosovës.19 Për fat të keq, detajet lidhur me gjendjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nuk janë bërë publike.

Page 9: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

9MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

3.DOKUMENTET PERSONALE

3.1. PASQYRA E LIGJIT DHE POLITIKAVE

20 Ligji 04 / L-215. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20Citizenship%20of%20Kosovo.pdf

21 Ligji 2004/46. Shikuar më 30 mars 2017 në: http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_46_en.pdf

22 Ligji për Gjendjen Civile, Nr. 04 / L-003 (2011); Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëzimi Administrativ për Regjistrimin e Vonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile,

UA Nr.2/2012, Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëzimi Administrativ për Riregjistrime, UA Nr. 3/2012. Ligji mbi Gjendjen Civile, shikuar më 30 mars 2017 në

http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20civil%20status.pdf

Duke marrë parasysh numrin e madh të diasporës dhe pasojat e luftës, ligjet që rregullojnë shtetësinë janë të një rëndësie të madhe në Kosovë. Ligji për Shtetësinë e Kosovës përfshin dispozita që lehtësojnë marrjen e shtetësisë për refugjatët dhe personat pa shtetësi, si dhe masat mbrojtëse ndaj fëmijëve që lindin pa shtetësi.20

Që në vitin 2004, Kosova miratoi Ligjin për Regjistrat Civilë.21 Në qershor të vitit 2011, Kosova miratoi Ligjin e ri për Gjendjen Civile, i cili u shoqërua me disa ud-hëzime administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Regjistrimit Civil, dy prej

të cilave i referoheshin regjistrimit të mëvonshëm dhe riregjistrimit.22

Këto dy udhëzime administrative adresojnë pengesat me të cilat përballen personat e paregjistruar duke thjesh-tuar procedurat dhe kërkesat. Për më tepër, udhëzimi administrativ për regjistrimin e mëvonshëm të lindjes dha mundësinë që personat të cilët nuk kanë dokumenta-cionin e gjendjes civile dhe nuk janë në gjendje të japin dëshminë e nevojshme për regjistrimin e fëmijës së tyre, ose mund të dorëzojnë deklaratat e dy dëshmitarëve që pranojnë lindjen ose të japin «prova të tjera» që mund

PHOTO: EDON MUHAXHERI, KOSOVO

Page 10: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

10 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

të konfirmojnë datën, vendin e lindjes ose identitetin e prindërve. Në veçanti, kjo dispozitë lejon aplikimin jokon-sistent në zyrat e gjendjes civile.23

Për më tepër, në shkurt të vitit 2012 Ministria e Punëve të Brendshme lëshoi një qarkore që lejon që romët, ashka-litë dhe egjiptianët të përjashtohen nga pagesa e taksës për regjistrimin e vonuar të lindjes, e cili u zgjat deri në vitin 2015.

Në shkurt të vitit 2013 u prezantua «ekstrakti i lindjes» si një formë e re e dokumentacionit civil, duke kombinuar katër dokumente të veçanta të mëparshme (certifikatën e lindjes, certifikatën e statusit martesor, certifikatën e vendbanimit dhe certifikatën e shtetësisë). Ekstrakti i lindjes është i vetmi dokument i nevojshëm për t›u pajisur me letërnjoftim. Esktrakti është gjithashtu dokumenti i vetëm së bashku me letërnjoftimin e prindërve që kërko-het për të regjistruar një lindje. Ekstrakti i lindjes mund të lëshohet nga çdo zyrë e gjendjes civile në Kosovë. Ky dokument i ri lehtëson marrjen e dokumentacionit të gjendjes civile dhe promovon regjistrimin e lindjeve duke ulur barrën dhe koston.24

3.2. SITUATA AKTUALE

Si romët ashtu dhe qytetarët e tjerë të Kosovës u ndikuan nga fakti që për shkak të konfliktit, shumë dokumente të regjistrimit civil u shkatërruan ose u zhvendosën në Serbi. Vetëm në vitin 2011 u arrit një marrëveshje që EULEX-i mund të vërtetojë dhe t›i transferojë librat e regjistrimit nga Serbia në Prishtinë, dhe që nga viti 2012 në bazë të një ud-hëzimi administrativ njihen kopjet e skanuara të regjistrit.25

Për fëmijët e lindur jashtë shtetit me prindër nga Kosova kërkohet një certifikatë zyrtare ndërkombëtare e lindjes nga vendi i lindjes për regjistrim në sistemin e regjistrit civil të Kosovës. Kjo certifikatë kërkohet për fëmijët e kthyer nga Europa Perëndimore sipas marrëveshjeve të riatdhesimit

23 QasjanëdokumentacionincivildheregjistriminnëEuropënJuglindore:ProgresidhesfidatembeturaqëngaDeklarataeZagrebitevitit2011.Raportibazohetnë

hulumtiminezhvilluarangaStephanieWoldenberg.Shikuarmë17qershor2017nëhttp://www.refworld.org/pdfid/5280c5ab4.pdf

24 QasjanëdokumentacionincivildheregjistriminnëEuropënJuglindore:ProgresidhesfidatembeturaqëngaDeklarataeZagrebitevitit2011.Raportibazohetnë

hulumtiminezhvilluarangaStephanieWoldenberg.Shikuarmë17qershor2017nëhttp://www.refworld.org/pdfid/5280c5ab4.pdf

25 MinistriaePunëvetëBrendshme,UdhëzimiAdministrativpërPërdorimineKopjevetëCertifikuaratëRegjistravetëGjendjesCiviletëKosovëstëcilatjanëmarrënga

regjimiimëparshëmserbparaqershorit1999,UANr.37/2012;QasjanëdokumentacionincivildheregjistriminnëEuropënJuglindore:Progresidhesfidatembetura

që nga Deklarata e Zagrebit e vitit 2011. Raporti bazohet në hulumtimin e zhvilluara nga Stephanie Woldenberg. Shikuar më 17 qershor 2017 në http://www.refworld.

org/pdfid/5280c5ab4.pdf

26 Shih http://www.crpkosovo.org/en/What-we-do

27 Departamenti Amerikan i Shtetit, Raporti i të Drejtave të Njeriut për Kosovën 2016, https://www.state.gov/documents/organization/265648.pdf

28 UNICEF,KomunitetetRomAshkalidheEgjiptian.Anketaetreguesvetëshumëfishtë.Shikuarmë1mars2017nëhttp://microdata.worldbank.org/index.php/

catalog/2537

29 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

dhe për fëmijët e lindur në Mal të Zi ose Maqedoni për prindërit e zhvendosur gjatë konfliktit në Kosovë.

Regjistrimi për fëmijët e paregjistruar, të padokumen-tuar dhe të zhvendosur romë me origjinë nga Kosova por që jetojnë në Mal të Zi është veçanërisht e vështirë, pasi prindërit e tyre duhet të marrin dokumentet e veta të regjistrimit civil nga Kosova ose nga regjistrat e dislokuar në Serbi për të përfunduar procedurën e regjistrimit të lindjeve të fëmijëve të lindur në Mal të Zi.

Nuk ka koordinim institucional por vetem koordinim ad hoc që përfshin hisedarë të ndryshëm − bashkësinë ndër-kombëtare, OJQ-të lokale dhe Agjencinë e Regjistrimit Civil të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në të kaluarën janë iniciuar disa aktivitete të informimit për të lehtësuar regjistrimin. Në kuadër të Programit për të Drejtat Civile të Kosovës (CRPK) nga viti 2007 e deri më sot u ndihmuan rreth 16.000 romë, ashkali dhe egjiptianë për marrjen e dokumenteve personale.26 Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga gushti i vitit 2015, 618 romë, ashkali dhe egjiptianë ishin «ligjërisht të paduk-shëm» për shkak të pamundësisë së tyre për të siguruar dëshmi të lindjes së tyre në Kosovë.27

Agjencia e Regjistrimit Civil në bashkëpunim me UNICEF-in dhe organizatat e shoqërisë civile përdorën teknologjinë SMS, duke identifikuar disa qindra fëmijë të paregjistruar. Sipas Anketës së MICS-së të vitit 2013/2014, 92.9% e fëmijëve nën moshën pesëvjeçare janë të regjistruar.28 Megjithatë, vetëm 80% e fëmijëve kanë certifikatë të lindjes.29

Përkundër këtyre aktiviteteve, jeta e romëve në Kosovë ende ndikohet nga mungesa e dokumenteve pasi, ta zëmë, marrja e ndihmës sociale është e mundur vetëm nëse të gjithë anëtarët e familjes pajisen me të gjitha dokumentet e nevojshme në Kosovë.

Page 11: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

11MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

4. PUNËSIMI

4.1. PASQYRA E LIGJIT DHE POLITIKAVE

30 Ligji Nr. 04 / L-020. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20amend%20the%20law%20on%20protec-

tion%20the%20rights%20of%20the%20communities.pdf

31 Ligji Nr. 03 / L-149. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_46_en.pdf

32 Qeveria e Kosovës, 2013, maj

33 Strategjia e Qeverisë 2016

34 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

Neni 61 i Kushtetutës dhe disa ligje në Kosovë parashohin konsideratë të veçantë për pjesëtarët e bashkësive etnike dhe madje edhe të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve, veçanërisht në sektorin publik ose në ndërmarrjet publike.

Ligji për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve (Neni. 9.2) avokon për «konsideratë të veçantë» për romët, ashkalitë dhe egjiptianët.30

Ligji për Shërbimin Civil i detyron të gjitha institucionet publike në Kosovë që të sigurojnë kuotat për punësimin e nëpunësve civilë joshumicë, si dhe të përmbushin dety-rimin e tyre pozitiv për zbatimin e disa masave aktive të rekrutimit (Neni 4-11).31 Sipas Nenit 11.3 të këtij Ligji, së paku 10% e pozitave në nivel qendror janë të rezervuara për «personat që u përkasin komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë» dhe në nivel komunal përfaqësimi duhet të jetë proporcional me përbërjen demografike të komuna.

Autoritetet, megjithatë, nuk u përmbahen detyrimeve të tyre që dalin nga ligjet. Vlerësimet e rregullta të Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit mbi gjendjen e punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në shërbimin civil të Kosovës dhe ndërmarrjet publike, flasin për diskriminimin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve brenda shërbimit civil.32

Strategjia e Qeverisë dhe Plani i Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptianë në Shoqërinë Kosovare 2016-2020 si dhe strategjia e mëparshme para-shikojnë një sërë masash për të përmirësuar pjesëmar-rjen e tri komuniteteve në tregun e punës, të cilat meg-jithatë është vështirë të zbatohen.

4.2. SITUATA AKTUALE

Kosova është vendi më i varfër në Ballkan dhe një nga vendet më të varfra në Europë sa i përket GDP-së për kokë banori. GDP-ja për kokë banori në Kosovë është 3,553 dollarë derisa GDP-ja për kokë banori në Serbi është 5,143 dollarë, e GDP-ja për kokë banori në Gjermani është 41,129 dollarë (Të dhënat e Bankës Botërore, n.d.)

Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të vitit 2015 shkalla e papunësisë në vitin 2015 ishte 32.9% dhe papunësia e të rinjve (15-24 vjeç) është rreth 57.7%. Për fat të keq, institucionet qeveritare nuk japin gjithmonë të dhënat e ndara etnike në vlerësimet ose raportimet e tyre (Anketa e Fuqisë Punëtore, Raporti Vjetor mbi Punësimin nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), edhe pse të dhënat e ndara janë të domosdoshme për planifi-kimin dhe monitorimin e politikave të punësimit.33

Megjithatë, ka disa të dhëna në dispozicion:

Regjistrimi 2011: Personat e punësuar në kohën e regjistrimit të popullsisë34

Gjithsej të punësuar Shqiptarë Romë Ashkali Egjiptianë

Gjithsej 278,572 262,300 661 659 733

Meshkuj 213,076 201,039 500 587 606

Femra 65,496 61,261 161 72 127

Page 12: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

12 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Punëkërkuesit e regjistruar35

Romë Ashkali

Gjithsej 1645 2365

Man 928 1404

Ëomen 717 961

Qeveria vlerëson se shkalla e papunësisë te romët, ash-kalitë dhe egjiptianët në zona të caktuara arrin madje në 95% - 100%. Sipas UNDP-së, shkalla e papunësisë te të rinjtë romë, ashkali dhe egjiptianë është rreth 75%.

Sipas Strategjisë së Qeverisë, 10% e pjesëmarrësve në masat aktive të tregut të punës (ALMM) të ndërmjetësu-ara nga MPMS-ja në vitin 2014 ishin pjesëtarë të këtyre tri komuniteteve (247 persona).

Sistemi i mirëqenies sociale në Kosovë është i pam-jaftueshëm për të kompensuar mospërfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në tregun e punës. Në «komu-nat serbe» në Kosovë, banorët mund të hyjnë në sistemin e mirëqenies sociale të Serbisë, që mund të sigurojë më shumë burime financiare, por nuk është i mjaftueshëm për t›i mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme. Për më tepër, për shkak të disa arsyeve strukturore, shumë romë, ndonëse të prekur, nuk marrin ndihmë sociale dhe nuk mund të mbështeten në përfitime ose mbështetje tjetër në të njëjtën masë si grupet e tjera (shih gjithashtu tabelën më poshtë).36

Qasja në bujqësi ose kopshtari mund të përmirësojë situatën socio-ekonomike, por vetëm 19.1% e romëve posedojnë tokë bujqësore, ndërsa 21.1% kanë bagëti.37

Prandaj, «burimet kryesore» të të ardhurave janë puna e përkohshme joformale në tregun e zi dhe dërgesat e anëtarëve të familjes që jetojnë jashtë vendit.38

Mungesa e perspektivës së krijimit të të ardhurave për shkak të diskriminimit strukturor është një nga pengesat kryesore për këto tri komunitete në Kosovë.

35 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

36 Shih Strategjinë Kombëtare

37 Të dhënat e siguruara nga KEEN: Drejt një politike të re: Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë 2016-2020. Shikuar më 29

qershor2017nëhttp://keen-ks.net/site/assets/files/1345/toward_a_new_policy.pdf

38 Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015. Shikuar më 20 qershor 2017 në https://www.gfbv.ch/de/kampagnen___projekte/roma_im_koso-

vo__zuruckgeschickt_und_unerwunscht__.cfm

39 Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje të Komuniteteve, Vlerësimi i punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë në shërbimin civil të

Kosovës dhe ndërmarrjet publike, Prishtinë 2013.

40 Qeveria e Kosovës, 2013, maj

Sektori privat dominohet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, praktikat e punësimit të të cilave shpesh përcak-tohen nga marrëdhëniet e farefisnisë dhe nepotizmi. Për shkak të përjashtimit të tyre nga shoqëria e përgjithshme, pjesëtarët e këtyre tri komuniteteve, në përgjithësi, nuk përfshihen në rrjetet joformale që mundësojnë pjesëmar-rjen në ekonomi.

Situata në sektorin publik është e ngjashme pasi nep-otizmi dhe lidhjet politike përcaktojnë shanset për punësim. Për më tepër, për vite me radhë sektori publik ballafaqohet me sfidat për zvogëlimin e stafit, që e bën punësimin e pjesëtarëve të këtyre tri komuniteteve edhe më të vështirë, duke marrë parasysh se ky zvogëlim i numrit të të punësuarve shumë lehtë mund të përdoret si arsyetim për mospunësimin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve.

Përkundër detyrimeve ligjore, autoritetet thuajse asn-jëherë nuk punësojnë romë, ashkali dhe egjiptianë në shërbimin publik. Vlerësimet e rregullta të Qeverisë flasin për nënpërfaqësimin e tyre dhe gjendja nuk është përmirësuar në vitet e fundit, gjë që është veçanërisht shqetësuese duke marrë parasysh se para luftës shumë romë, ashkali dhe egjiptianë ishin të punësuar në sektorin publik ose në ndërmarrjet publike.39

Vlerësimi i qeverisë i vitit 2013 tregon se vetëm 7.7% e nëpunësve civilë në institucionet e nivelit qendror dhe lokal janë nga komunitetet joshumicë. Agjencitë e pavarura dhe komunat kanë normën më të lartë me-satare të përfaqësimit joshumicë (përkatësisht 8.9% dhe 8.8%). Ndërmarrjet publike kanë normën më të ulët (2%). Institucionet qeveritare (ministritë dhe institucionet përfaqësuese) dhe agjencitë ekzekutive kanë shkallë rela-tivisht të ulët të integrimit të komuniteteve joshumicë.40

Në mesin e popullsisë joshumicë në shërbimin civil, romët, ashkalitë dhe egjiptianët janë shumë të nënpër-faqësuar në krahasim me përqindjen e tyre në popullsinë e përgjithshme. Nga 5000 nëpunës civilë të punësuar në nivelin qendror, vetëm tre ashkali, dy egjiptianë dhe pesë

Page 13: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

13MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

romë janë të punësuar. Për më tepër, romët, ashkalitë dhe egjiptianët mungojnë në nivelin drejtues të institucioneve publike.41

41 Qeveria e Kosovës, 2013, maj

Strategjia e re ofron më shumë informacione rreth situ-atës aktuale, në veçanti, lidhur me synimet e projektuara për punësim:

Treguesi Baza Përshkrimi

Shkalla e punësimit (Synimi: 17%) Të dhënat mungojnë Përqindja e individëve të punësuar në moshën e punës

Shkalla e punësimit të grave (Synimi: 12%) 9% Përqindja e grave të punësuara në moshën e punës

Përfshirja në ALMM

(Synimi: 10%)

6% Përqindja e personave që janë përfitues të ALMM-së që u

përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Përfshirja e grave në ALMM (Synimi: 25%) 12% Përqindja e grave përfituese të ALMM-së që u përkasin dy

komuniteteve

Përfaqësimi në punësim në sektorin publik

(Synimi: 1%)

0.5% Përqindja e personave të punësuar në sektorin publik që u

përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

Përfshirja e familjeve të varfra në skemat e

mirëqenies sociale (Synimi: 80%)

54% Përqindja e familjeve të varfra që marrin ndihmë sociale

(Kategoritë I dhe II të ndihmës sociale)

Page 14: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

14 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

5. ARSIMI

5.1. PASQYRA E LIGJIT DHE POLITIKAVE

42 Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës: Ligji Nr. 04/L-032. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/

Law%20on%20preuniversity%20education.pdf

Ligji për Edukimin Parashkollor: Ligji Nr. 02/L-52. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2006_02-L52_en.pdf

Ligji për Arsimin e Lartë: Ligji Nr. 04/L-037. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20higher%20education.pdf

43 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës. Shikuar më 1 mars 2017 në http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/2016100

6-kesp-2017-2021-1.pdf

Sistemi i arsimit në Kosovë drejtohet nga një sërë ligjesh, me theks të veçantë në Ligjin për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Ligjin për Arsimin Parashkollor Nr. 02/L-52 dhe Ligjin për Arsimin e Lartë Nr. 04/L-037).42

Përsa u përket politikave, përveç Strategjisë së Qeverisë për Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët, Plani Strategjik i Arsimit i Kosovës përbën dokumentin më të rëndë-sishëm.43 Plani i Strategjisë së Arsimit të Kosovës 2017-2021 përmban një rezultat që u referohet ekskluzivisht tri komuniteteve («Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në arsimin fillor është rritur për 10%, ndërsa në arsimin e mesëm të ulët dhe atë të mesëm është rritur 20%») dhe një rezultat tjetër u refero-het fëmijëve të kthyer («Të gjithë fëmijët e riatdhesuar

janë të përfshirë në sistemin arsimor dhe fuqizojnë me-kanizmat për organizimin e arsimit në diasporë»).

Sa u përket fëmijëve të këtyre tri komuniteteve, rezultatet duhet të arrihen përmes:

• Harmonizimit të programeve të Qendrave Mësimore;• Hartimit të rregulloreve nga komunat për të lehtësuar

kushtet e regjistrimit dhe të vijimit të fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë në arsimin parashkollor dhe të mesëm;

• Monitorimit të zbatimit të masave zbutëse për regjis-trimin e fëmijëve në arsimin parashkollor dhe atë të mesëm të lartë;

• Trajnimit të mësimdhënësve për mësimin e gjuhës rome;

PHOTO: ENIS ABDULLAHU, KOSOVO

Page 15: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

15MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

• Organizimin e aktiviteteve për të rritur ndërgjeg-jësimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për rëndësinë e regjistrimit në kohë dhe të vijimit të shkollës, me fokus të veçantë tek vajzat.

Luftimi i diskriminimit dhe antigjipsizmit nuk përmendet në mënyrë eksplicite si një nga aktivitetet ose objektivat e Planit Strategjik.44

5.2. SITUATA AKTUALE

Viteve të fundit, shumica e hisedarëve kanë vërejtur përmirësim sa i përket pozitës së këtyre tri komuniteteve brenda sistemit arsimor. Megjithatë, shumica e tyre ia atribuojnë këtë përmirësim përfshirjes së shoqërisë civile

44 DiskriminimipërmendetnjëherënëPlaninStrategjik:«Qëllimiipërfshirjesështëtëminimizojëpabarazitënëshoqëri,tëluftojëdiskriminimin,tëshmangëmargji-

nalizimin dhe përjashtimin, si dhe të sigurojë mirëqenie për të gjithë anëtarët e shoqërisë. Prandaj është e nevojshme të zbatohen politikat dhe praktikat arsimore që

synojnë procese gjithëpërfshirëse, në veçanti në lidhje me grupet shoqërore të margjinalizuara, siç janë personat me nevoja të veçanta arsimore, komunitetet pakicë,

të varfrit dhe disa kategori të tjera sociale». Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjia, Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë, faqe 40. Shikuar më 1 mars 2017 në

http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-kesp-2017-2021-1.pdf

45 TASCO, Qasja në arsim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë*, Prishtinë 2015. Shikuar më 1 mars 2017 në http://www.tacso.org/doc/access%20

to%20education.pdf

46 Misioni i OSBE-së në Kosovë, Raporti i vlerësimit të të drejtave të komuniteteve. Edicioni IV Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.osce.org/

kosovo/209956?download=true

47 UNICEF,KomunitetetRomAshkalidheEgjiptian.Anketaetreguesvetëshumëfishtë.Tëgjeturatkryesore;Shikuarmë1mars2017nëhttp://microdata.worldbank.

org/index.php/catalog/2537;UNICEF,Kosovo*.Anketaetreguesvetëshumëfishtë.Tëgjeturatkryesore.Shikuarmë1mars2017nëhttp://microdata.worldbank.org/

index.php/catalog/2536

dhe të organizatave ndërkombëtare, dhe më pak punës së autoriteteve përgjegjëse.45

Ende ka mangësi sa i përket qasjes në arsim cilësor dhe këto ndikohen në mënyrë joproporcionale nga mungesa e regjistrimit, braktisja e shkollës, analfabetizmi i lartë dhe arritjet e ulëta në arsim. 46

Megjithatë, duhet theksuar se në Kosovë nuk ekziston praktika e përhapur e dërgimit të fëmijëve romë në shkol-la speciale.

Tabela në vijim pasqyron boshllëqet që ende mbizotërojnë ndërmjet këtyre tri komuniteteve dhe popullsisë shumicë.

Tabela 2: Të dhënat e zgjedhura në lidhje me gjendjen e arsimit të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë (2013/2014)47

KosovëMeshkuj Femra Gjithsej

Romë Joromë Romë Joromë Romë Joromë

Vijueshmëria në arsimin e hershëm 16% 14% 16% 14% 16% 14%

Gatishmëria e shkollës 51% 75% 56% 76% 53.9% 75.5%

Shkalla e pranimit neto në arsimin fillor 60% 90% 76% 93% 68.1% 91.6%

Raporti i vijueshmërisë neto në arsimin fillor 85% 98% 86% 98% 85.3% 98.0%

Raporti i vijueshmërisë neto në arsimin e mesëm n/a n/a n/a n/a 53.4% 90.9%

Raporti i vijueshmërisë neto në arsimin e mesëm të

ulët67% 96% 63% 95% 65.0% 95.9%

Raporti i vijueshmërisë neto në arsimin e mesëm të

lartë34% 83% 27% 80% 30.3% 82%

Fëmijët që futen në klasën e fundit të shkollës fillore 84% 99% 87% 100% 85.4% 99.6%

Shkalla e përfundimit të arsimit fillor 88% 95% 73% 99% 80.5% 97.3%

Shkalla e kalimit në arsimin e mesëm të ulët 89% 100% 93% 100% 91.1% 99.8%

Shkalla e kalimit në arsimin e mesëm të lartë 70% 94% 70% 89% 69.9% 91.5%

Page 16: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

16 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Janë hapur më shumë se 40 Qendra Mësimore anembanë Kosovës nga OJQ-të me fokus në arsimin parashkollor, sidomos për fëmijët nga këto tri komunitete.48

48 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës. Shikuar më 1 mars 2017 në http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/2016100

6-kesp-2017-2021-1.pdf

49 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

50 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repos-

itory/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf. Sipas të dhënave nga

raportiiAgjencisësëStatistikavetëKosovësivitit2014-2015numriifëmijëvengakëtotrikomunitetetqëndjekinarsiminfillorosetëmesëmtëulëtishte:3,766

ashkali, 1,785 romë dhe 642 egjiptianë. Të dhënat e siguruara nga KEEN: Drejt një politike të re: Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian

nëKosovë2016-2020.Shikuarmë29qershor2017nëhttp://keen-ks.net/site/assets/files/1345/toward_a_new_policy.pdf

51 Misioni i OSBE-së në Kosovë, Raporti i vlerësimit të të drejtave të komuniteteve. Edicioni IV Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.osce.org/

kosovo/209956?download=true

52 Ligji Nr. 03L-164 për Financimin e Programeve të Strehimit Special. Shikuar më 6 korrik 2017 në https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=2670

Numri i fëmijëve nga këto tri komunitete në sistemin arsi-mor ka rënë gjatë viteve të fundit me më shumë se 16%, duke rënë nga 7260 nxënës në 2012/2013 në 6086 nxënës në 2015/2016. 49

Tabela: Numri i fëmijëve romë, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor

2012/2013 2013/2014 2014/2015 2015/2016

Ashkali 4,068 4,210 4,177 3,529

Romë 1,996 2,059 1,918 1,853

Egjiptianë 1,196 788 772 704

Gjithsej 7,260 7,057 6,867 6,086

Në veçanti, migrimi i shumë romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në vitet e fundit kontribuon në këtë rënie, e cila gjithashtu konfirmohet nga të dhënat e Ministrisë së Arsimit duke theksuar se ndërmjet vitit shkollor 2013/2014 dhe gjysmëvjetorit të parë të vitit 2015/2016, 665 fëmijët e këtyre tri komuniteteve braktisën shkollën.50

SHKOLLAT E NDARA

Shkollat apo klasat e ndara për fëmijët romë ekzistojnë në Gjilan dhe në Mitrovicën e Veriut. Duhet të theksohet se të dy shkollat janë nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Në një shkollë nën administrimin e Kosovës në Gjakovë ka ekzistuar shkollimi i ndarë për fëmijët

romë dhe egjiptianë dhe ajo është ende subjekt i një padie kundër komunës.

GJUHA ROME DHE IDENTITETI E KULTURA ROME

Në vitin 2014, Ministria e Arsimit publikoi një tekst të parë shkollor në gjuhën rome. Orët në gjuhën rome, që përfshinë elemente të kulturës dhe historisë rome, ofrohen në katër shkolla në Prizren dhe me ndihmën e Këshillit të Europës, orët në gjuhën rome do të fillojnë edhe në Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Obiliq dhe Pejë. Në Prizren, komuna mbulon rrogën e mësuesit derisa në komunat e tjera Ministra e Arsimit ka mbuluar tri rroga deri në fund të vitit 2015 dhe pastaj komunat e kanë marrë përsipër këtë përgjegjësi. 51

6. STREHIMI

6.1. KORNIZA LIGJORE DHE POLITIKE

Ligji për Financimin e Programeve të Veçanta të Strehimit duhet të lehtësojë ndihmën për strehimin e personave të ndjeshëm, duke përfshirë edhe programe të strehimit social.52 Sigurimi i strehimit social është

përgjegjësi e komunave, dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është përgjegjëse për monitorimim e zbatimit të Ligjit.

Page 17: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

17MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Sipas Nenit 25, komunat duhet të zhvillojnë programe dhe projekte trevjeçare për strehim. Megjithatë, sipas Strategjisë për Komunitetet Rom dhe Ashkali, vetëm pesëmbëdhjetë komuna hartojnë programet trevjeçare, nëntë prej tyre i miratuan ato dhe vetëm katër komuna në të vërtetë kanë punuar me projekte specifike.

Për të siguruar zgjidhje për shumë vendbanime joformale të banuara nga romët, Ligji për Ndryshimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor nga viti 2008 përfshinte përcak-timin: «vendbanimet joformale do të përfshihen dhe traj-tohen me qëllim të rregullimit të tyre».53 Megjithatë, Ligji nuk është zbatuar kurrë. Në vitin 2013, është miratuar Ligji i ri për Planifikimin Hapësinor, i cili nuk e përcakton më këtë rregullim.54

Autoritetet e Kosovës gjithashtu kanë zhvilluar një Strategji për Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011-2015, por megjithatë, ajo kurrë nuk është miratuar. 55

Strategjia e re për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021 përmban një aktivitet «Zbatimi i programeve për trajtimin e vendbanimeve joformale», por megjithatë, ajo nuk përcakton qartë legalizimin e këtyre vendbanimeve.56

6.2. SITUATA AKTUALE

Në vitet e fundit, me mbështetjen e donatorëve ndër-kombëtarë, qeveria ka ofruar mundësi strehimi për disa qindra familje rome, por shumë prej tyre kanë mbetur pa strehim adekuat.57

Por, kur analizohet situata e strehimit të romëve, duhet të merret parasysh lufta në Kosovë në vitin 1998/1999 dhe pasojat e luftës që çuan në shkatërrimin e shtëpive të romëve në shkallë të gjerë. Kjo i ka prekur romët të cilët kanë mbetur në Kosovë, por në veçanti ata të cilët janë dëbuar nga Kosova dhe janë kthyer në ndërkohë.

Më shumë se 100,000 romë, ashkali dhe egjiptianë u

53 LigjiNr.03/L-106përNdryshimineLigjitpërPlanifikiminHapësinor.Shikuarmë7korrik2017nëhttp://www.kuvendikosoves.org/common/docs/lig-

jet/2008_03-L-106_en.pdf;LigjipërPlanifikiminHapësinor.Shikuarmë17korrik2017nëGazetënZyrtaretëRepublikëssëKosovës:https://gzk.rks-gov.net/

ActDocumentDetail.aspx?ActID=10924

54 Raportuesi Special i OKB-së, Raportuesi Special për Strehim adekuat; Kombet e Bashkuara, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, 2016 Misioni i OSBE-së në Kosovë (2013).

55 Shih Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Shikuar më 7 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/reposi-

tory/docs/National_Strategy_and_Annexes_ENG.pdf

56 Aktiviteti 4.3.2. i Strategjisë për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryemi-

nistri-ks.net/repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

57 Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/

repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

58 Për më shumë detaje shih Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015.

dëbuan në vitin 1999, në veçanti në vitin 2000. Më shumë se 80 vendbanime të tyre u shkatërruan dhe shumë shtëpi ende mbesin të uzurpuara.

Për shkak të disa arsyeve, romët, ashkalitë dhe egjiptianët nuk mund të përfitonin nga asistenca ndërkombëtare për rindërtim, siç mund të përfitonin, ta zëmë, pjesëtarët e ko-munitetit shqiptar të Kosovës apo të atij serb.58 Menjëherë pas luftës, kur në dispozicion ishin fonde të mëdha, romët që mbetën në Kosovë nuk mund të përfitonin nga ato fonde, ndërsa ata që ikën nga Kosova nuk mund të kthe-heshin (romët nuk u kthyen nga Europa Perëndimore deri në vitin 2009 për shkak të brengave në lidhje me sigurinë).

Në vitin 2000, 2% e të gjitha shtëpive të rindërtuara në Kosovë (nga 24,000 sosh) ishin shtëpi që u përkisnin të gjitha grupeve etnike joshqiptare. Në vitin 2001, 3.6% e shtëpive të rindërtuara ishin «shtëpi minoritare» (meg-jithatë, vetëm në mesin e 8,000 shtëpive).

Pasojat përkatëse ndihen edhe sot e kësaj dite: ekziston një mungesë tejet e madhe e mundësive për strehim për romët, ashkalitë dhe egjiptianët.

Sipas një vlerësimi të Raportuesit Special të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe Personat e Zhvendosur, shumica dërmuese e të kthyerve pa pronë u përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, dhe ata ballafaqohen me vështirësi të mëdha për t›u përfshirë në projektet e rindërtimit të shtëpive. Rreth 30 për qind e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve të kthyer përfundojnë në zhvendosje sekondare (Kombet e Bashkuara, Këshilli për të Drejtat e Njeriut, 2014).

ÇËSHTJA E VENDBANIMEVE JOFORMALE

Në raportin e saj të fundit për Kosovën, Raportuesja Speciale e OKB-së për të Drejtën e Strehimit Adekuat theksoi se kushtet e strehimit të këtyre tri komuniteteve janë veçanërisht të papërshtatshme. Megjithatë, Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në

Page 18: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

18 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Shoqërinë e Kosovës 2017-2021 thuajse nuk i referohet çështjes së vendbanimeve joformale që duket të jetë në vijën politike me Ligjin e ri për Planifikimin Hapësinor (shih më lart). Sipas Strategjisë, ekzistojnë 32 vendbanime joformale të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.

Megjithatë, dokumentet e tjera qeveritare flasin për një gjendje tjetër. Strategjia Nacionale e Kosovës për të Drejtat Pronësore e dhjetorit të vitit 2016 thekson nevojën e «harmonizimit dhe implementimit të Strategjisë për Rregullimin e Vendbanimeve Joformale 2011-2015 me

59 Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Shikuar më 7 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repository/

docs/National_Strategy_and_Annexes_ENG.pdf

dispozitat e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe proce-durat për rregullimin e ndërtimeve pa leje për të siguruar zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për 100 vendbanime joformale ku kryesisht banojnë pjesëtarët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian».59 Për më tepër, dokumentet theksojnë se Strategjia e lartpërmen-dur kurrë nuk është aprovuar dhe se zbatimi i planeve hapësinore, ku përfshihen vendbanimet joformale që janë miratuar nga komunat, ende mbetet pezull.

Page 19: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

19MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

7. QASJA NË DREJTËSI

7.1. KORNIZA LIGJORE DHE POLITIKE

60 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 05/L -019 për Avokatin e Popullit. Shikuar më 22 qershor 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/lig-

jet/05-L-019%20a.pdf

61 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-017 për Ndihmë Juridike Falas. Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/lig-

jet/Law%20on%20free%20legal%20aid.pdf

62 Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Strategjia e Asistencës për Sundimin e Ligjit në Kosovë 2016-2019. Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.kryeminis-

tri-ks.net/repository/docs/Rule_of_Law_Assistance_Strategy_in_Kosovo_2016-2019_(Justice_and_Internal_Affairs).pdf

Në kuadër të paketës së ligjeve kundër diskriminimit (së bashku me Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Ligjin për Barazi Gjinore), në vitin 2015 është miratuar Ligji për Avokatin e Popullit.60

Ligji ka për qëllim «krijimin e mekanizmit ligjor për mbro-jtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizikë dhe juridikë nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta» të autoriteteve publike (Neni 1).

Neni 2 e definon Avokatin e Popullit si «mekanizëm të barazisë për promovim, monitorim dhe mbështetje të trajtimit të barabartë pa diskriminim në bazat e mbrojtura nga Ligji për Barazi Gjinore dhe Ligji për Mbrojtje nga Diskriminimi».

Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën e ndihmës lig-jore falas e cila rregullohet me Ligjin për Ndihmë Juridike Falas.61 Ligji definon qasjen dhe kushtet për ndihmë juridike falas. Për më tepër, ligji e obligon qeverinë të financojë klinika për ndihmë juridike falas. Qeveria ud-hëheq me këto klinika në pesë komuna por nuk ka arritur t›i financojë ato plotësisht.

Në përputhje me ligjin është themeluar Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.

Edhe një tjetër dokument i politikave i cili thekson mangësitë është Strategjia e Ndihmës për Sundimin e Ligjit në Kosovë 2016-2019 e Ministrisë së Drejtësisë.62 Ajo vë në pah se sistemi i ndihmës juridike në Kosovë është ende në zhvillim e sipër dhe ka nevojë për fuqizim

PHOTO: PETRIT RRAHMANI, KOSOVO

Page 20: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

20 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

të mëtejmë për t›u siguruar qasje në drejtësi të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Nuk ekzistojnë të dhëna të ndara etnike sa i përket qasjes së romëve në drejtësi.

7.2. SITUATA AKTUALE

Në përgjithësi, besimi i popullsisë joshqiptare në insti-tucionet e drejtësisë në Kosovë është mjaft i ulët. Anketa publike e OSBE-së e vitit 2014 tregon se 67% e të anket-uarve joshqiptarë kanë thënë se mosbesimi në insti-tucionet e drejtësisë së Kosovës ishte pengesa serioze drejt realizimit të të drejtave të tyre. 42% e të anketuarve joshqiptarë kanë thënë se në dy vitet e fundit nuk u ndër-mor asnjë veprim për rastin e tyre juridik, derisa vetëm 19% e të anketuarve shqiptarë kanë thënë se një gjë e tillë ka ndodhur.63 Për më tepër, 68% e të anketuarve kanë përmendur mungesën e barazisë në sistemin e drejtësisë si pengesë serioze.

Një pengesë tjetër mund të jetë se vetëm 5% e avokatëve të regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës janë të komuniteteve joshqiptare.

Kur analizohet qasja në drejtësi për romët në Kosovë, duhet të theksohet perfomanca përgjithësisht e dobët e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Në Raportin e vitit 2016 për Kosovën, Civil Rights Defenders thekson: «përkundër disa përmirësimeve në vitet e fundit, sistemi i drejtësisë mbetet i dobët, jotransparent dhe jollogaridhënës». Niveli i lartë i korrupsionit dhe presioni politik, grumbullimi i lëndëve, numri i madh i lëndëve të parashkruara për shkak të vjetërsimit, dhe zbatimi i ngadalshëm i vendimeve ende mbesin ndër problemet kryesore të cilat pengojnë efikasitetin e gjyqësorit. Gjykata e Kosovës ballafaqohen me një numër tejet të madh të procedurave të stërzgjatura civile dhe penale të cilat ndikojnë në të drejtën e qytetarëve për gjykim të drejtë.64

63 Misioni i OSBE-së në Kosovë, Raporti i vlerësimit të të drejtave të komuniteteve. Edicioni IV Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.osce.org/

kosovo/209956?download=true

64 CivilRightsDefenders,RaportipërKosovënShikuarmë27,maj2017nëhttps://www.civilrightsdefenders.org/files/Kosovo-Country-report-updated-May-2016-.pdf

65 Raporti Vjetor i AKP-së. Shikuar më 6, korrik 2017 në http://www.kpaonline.org/PDFs/Raporti_2016.pdf

66 Moratti, Massimo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbi të drejtat pronësore të personave të zhvendosur. A mund të llogaritet ndërmjetësimi ndonjëherë si përm-

barim? Shikuar në https://terra0nullius.wordpress.com/2014/05/23/the-kosovo-constitutional-court-on-displaced-persons-property-rights-can-mediation-ev-

er-count-as-enforcement.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Aktgjykimi në Rastin KI 187/13. Shikuar më 29 korrik 2017 në http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ki_187_13_ang.pdf

67 Shih gjithashtu Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë. Shikuar më 7 qershor 2017 në http://www.kryeminis-

tri-ks.net/repository/docs/National_Strategy_and_Annexes_ENG.pdf

68 Fondi për të Drejtën Humanitare, Libër Kujtimi i Kosovës. Shikuar më 7 korrik 2017 në http://www.kosovomemorybook.org dhe www.hlc-kosovo.org

TË DREJTAT PRONËSORE

Një çështje specifike sa i përket qasjes në drejtësi është edhe kërkimi i të drejtave pronësore të personave të dëbuar, prona e të cilave është uzurpuar ilegalisht. Sipas Raportit vjetor të vitit 2016 të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) dhe Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës (AKKVP), 326 romë dhe 16 ashkali kanë bërë kërkesë në AKP.65

Megjithëse u themelua një institucion në kuadër të Agjencisë Kosovare të Pronës për zgjidhjen e një numri të madh rastesh, shumë persona të dëbuar nuk kishin mundësi t›i kërkonin të drejtat e tyre. Për më tepër, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vetë AKP-ja i ka shkelur të drejtat pronësore dhe ato të gjykimit të drejtë.66

Përveç të drejtave pronësore, moszbatimi i ligjeve dhe politikave në lidhje me legalizimin e vendbanimeve joformale, të cilat u diskutuan në kapitullin për strehim, paraqet edhe një dëshmi të vështirësive me të cilat romët ballafaqohen sa i përket qasjes në drejtësi.67

DREJTËSI PËR KRIMET E KRYERA GJATË DHE PAS LUFTËS

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë (FDH Kosovë) mban një regjistër gjithëpërfshirës dhe të hollësishëm të rrethanave të vdekjeve dhe zhdukjeve gjatë periudhës 1998-2000 (Libri i Kujtimeve i Kosovës) i cili gjithash-tu përmban informacione për romët. Sipas të dhënave preliminare, për periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000 FHP-ja ka dokumentuar se në Kosovë janë vrarë apo janë zhdukur 275 romë, ashkali dhe egjiptianë.68

Megjithatë, qasja në drejtësi e romëve dominohet nga mungesa e gatishmërisë së autoriteteve për të hetuar shumë krime të kryera kundër romëve, ashkalive dhe egjiptianëve gjatë luftës dhe sidomos pas luftës së viteve

Page 21: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

21MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

1998/1999.69 Por, krimet e kryera kundër tyre dhe mung-esa e ndjekjes së rasteve ndikojnë seriozisht në jetën e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë.

Në janar të vitit 2012 Kuvendi miratoi Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Individëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave të Luftës dhe Familjeve të Tyre.70 Ligji parasheh benefici-one për këta persona (siç janë pensionet, kujdesi shënde-tësor, prioriteti në punësim). Ligji, megjithatë, parasheh një afat kohor për zbatueshmërinë e këtyre benefiteve. Vetëm personat (apo familjet e tyre) të plagosur apo të vrarë ndërmjet 17 shkurtit të vitit 1998 dhe 20 qershorit të vitit 1999 nga «forcat armike» konsiderohen të përzgjed-hshëm, që përjashton shumë romë, ashkali dhe egjiptianë të cilët u vranë apo u plagosën pas 20 qershorit të vitit 1999 gjatë dhunës së grupeve mafioze apo gjatë luftës si viktima civile të «forcave joarmike».71

Edhe pse romët, ashkalitë dhe egjiptianët kanë luftuar në të dyja anët, diskursi publik dhe ai politik në periudhën e pasluftës i paraqiti, sidomos romët, si bashkëpunëtorë serbë. Kjo u përdor si shkas për krimet e kryera kundër tyre, për dëbimin e tyre masiv më 1999 dhe 2000, për uzurpimin e shtëpive të tyre dhe për ndalimin e kthimit të tyre gjatë viteve të para pas për-fundimit të konfliktit. Ky këndvështrim ende ndikon në masë të madhe në situatën e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shoqëri sot si dhe në qasjen e tyre në të drejtat dhe në drejtësi.

Deri më sot, as politika as shoqëria në Kosovë nuk janë parë të gatshme të diskutojnë për situatën e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve gjatë dhe pas luftës, dhe për dëbimin e tyre masiv nga ana e shqiptarëve të Kosovës si masë ndëshkimore të bazuar në «fajin kolektiv».

Vendbanimet rome shpesh kanë qenë objekt i dhunës së grupeve të ndryshme. Më shumë se 80 vendbanime të tyre u shkatërruan dhe shumë shtëpi ende mbesin të uzurpuara. Këta banorë mbesin të dëbuar edhe sot e kësaj dite.72

69 Për më shumë detaje shih, ndër të tjera, edhe raportet e rregullta të Komisionerit tê Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe të Organizatës për

Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), «Vlerësimi i situatës së pakicave etnike në Kosovë» në http://www.osce.org/documents; ERRC, Minoriteti i braktisur,

Historia e të drejtave rome në Kosovë, Budapest 2011.

70 Ligji Nr. 04/L-054. Shikuar më 9 gusht 2017 në Gazetën Zyrtare Nr. 30/2011 të Republikës së Kosovës: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2793

71 Shih Këshilli i Europës, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Memorandumi pas misionit të Komisionerit në Kosovë nga 5 deri më 9 shkurt 2017. Shikuar më 30 korr-

ik 2017 në https://wcd.coe.int/com.instranet.InstraServlet?command=com.instranet.CmdBlobGet&InstranetImage=2967271&SecMode=1&DocId=2400650&Usage=2

72 MisioniiOSBE-sënëKosovë(1999);GesellschaftfürbedrohteVölker,2001

73 HumanRightsWatch,2004;GesellschaftfürbedrohteVölker,2004

74 Shih, ndër të tjera, Kosovë: Të helmuar me plumb, kriza shëndetësore dhe e drejtave të njeriut në kampet rome në Mitrovicë. Shikuar më 31 gusht 2017 në https://

www.hrw.org/report/2009/06/23/kosovo-poisoned-lead/health-and-human-rights-crisis-mitrovicas-roma-camps

75 http://www.unmikonline.org/hrap/Eng/Cases%20Eng/26-08%20NM%20etal%20Opinion%20FINAL%2026feb16.pdf

76 New New York Times, OKB-ja ofron dhembshuri por jo edhe kompensim për viktimat e helmimit në Kosovë. Shikuar më 31 gusht 2017 në https://www.nytimes.

com/2017/05/26/world/europe/un-united-nations-kosovo-roma-lead-poisoning.html?mcubz=1

Për kërkesat e organizatave të të drejtave të njeriut shoh: http://www.advancing-together.org

Shembulli më i hatashëm është shkatërrimi total i «Mahallës rome» në Mitrovicë në qershor të vitit 1999, e cila strehonte më shumë se 8000 persona para këtij shkatërrimi. Ky krim ndodhi faktikisht në sytë e forcave ushtarake ndërkombëtare të cilat nuk ndërhynë. Krime të ngjashme të dhunës kanë ndodhur në mbarë Kosovën, për shembull, në Vushtri ku romët dhe ashkalitë u bënë sërish shënjestër e dhunës në mars të vitit 2014, kur 69 shtëpi të romëve dhe ashkalive, duke përfshirë persona të kthyer, u grabitën apo u dogjën.73

Përkundër një numri të madh krimesh, asnjë autor i këtyre krimeve nuk doli përpara drejtësisë.

HELMIMI ME PLUMB I ROMËVE

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, UNHCR-ja strehoi rreth 600 romë të cilët ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre apo shtëpitë e të cilave ishin shkatërruar pas luftës nga shqiptarët e kthyer, në zonën e Mitrovicës e cila ishte tejet e helmuar me plumb. Vetëm në vitin 2005, romët u rivendosën pas një hulumtimi i cili tashmë dëshmonte për nivelin e lartë të plumbit në këtë zonë, dhe ndikimin në shëndetin e njerëzve, sidomos të fëmijëve.74

Në vitin 2016, Paneli Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeirut i UNMIK-ut përfundimisht e gjeti OKB-në fajtore për shkeljen e të drejtave dhe dispozitave të ligjit dhe, ndër të tjera, rekomandoi që duhet paguar dëmshpërblim.75 Megjithatë, Kombet e Bashkuara refuzuan t›u paguajnë dëmshpërblim individëve, por insistuan që të krijohej një fond edhe përkundër kërksave që vinin nga organizatat e ndryshme të të drejtave të njeriut.76

Edhe pse zgjidhja e kësaj çështjeje nuk është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës, por e Kombeve të Bashkuara, situata e romëve, ashkalive dhe egjiptasve të cilët pas lufteës u vendosën nëpër kampe me nivel të lartë helmimi dëshmon për vështirësitë e romëve për t›iu qasur drejtësisë.

Page 22: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

22 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

8. SHËNDETËSIA

77 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësinë. Shikuar më 29 qershor 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/

Law%20on%20Health.pdf

78 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 04/L-249 për Sigurimet Shëndetësore. Shikur më 29 qershor 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/

ligjet/04-L-249%20a.pdf

79 Udhëzimi Administrativ 07/2016 për zbatimin e ligjit të miratuar më 10.06.2016. Shikuar më 6 korrik 2017 në http://msh-ks.org/wp-content/uploads/2016/01/

Udhezim-Administrativ-07-2016.pdf

80 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Ligji Nr. 2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor. Shikuar më 29 qershor 2017 në http://

www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2004_38_en.pdf

81 Anketaetreguesvetëshumëfishtë2013-2014.TëdhënatesiguruarangaKEEN:Drejtnjëpolitiketëre:StrategjiapërPërfshirjeneKomuniteteveRom,Ashkalidhe

EgjiptiannëKosovë2016-2020.Shikuarmë29qershor2017nëhttp://keen-ks.net/site/assets/files/1345/toward_a_new_policy.pdf

8.1. KORNIZA LIGJORE DHE POLITIKE

Ligjet më relevante janë: Ligji për Shëndetësi i vitit 2012 i cili parasheh të drejtat dhe obligimet në fushën e shën-detësisë, parimet e shëndetësisë, sistemin shëndetësor, aktivitetet e institucioneve shëndetësore, dhe mbikëqyrjen e shërbimeve shëndetësore.77

Ligji për Sigurime Shëndetësore i vitit 2014 rregullon kri-jimin, organizimin, funksionimin dhe financimin e sistemit të sigurimit të shëndetit publik, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve të përfshira.78 Ligji ofron mundësinë e sigurimit shëndetësor të detyrueshuem apo sigurimit shëndetësor vullnetar. Sigurimi shëndetësor i detyrueshuem gjithashtu përfshin kontributin e rregullt financiar në sigurimin shënde-tësor si dhe bashkëfinancimin e personave të siguruar për të pasur shërbime të caktuara në sektorin shëndetësor.

Udhëzimi Administrativ për mbledhjen e premiumeve të sigurimit shëndetësor të detyrueshëm u miratua më 2016.79 Por, grumbullimi i sigurimit shëndetësor u shty për vitin 2017 për shkak të mosfunksionimit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Për shkak të zgjedhjeve par-lamentare të cilat u mbajtën në qershor të vitit 2017, grumbullimi i sigurimit shëndetësor u shty përsëri deri në krijimin e qeverisë së re.

Neni 11 përkufizon grupet e liruara nga pagesa e kontributit të sigurimit shëndetësor dhe të bashkëfinancimit. Këto janë familjet të cilat marrin ndihmë sociale, personat e riatdhe-suar sipas marrëveshjeve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të tjera (gjatë vitit të parë të riatd-hesimit), banorët e përhershëm të vendbanimeve joformale në Kosovë të cilët nuk janë të regjistruar apo janë në proces të regjistrimit deri në përfundim të procesit të regjistrimit, apo një (1) vit pas hyrjes së Ligjit në fuqi.

I rëndësishëm këtu është edhe Ligji për të Drejat dhe Përgjegjësitë e Banorëve të Kosovës në Sistemin Shëndetësor.80

8.2. SITUATA AKTUALE

Në përgjithësi, Sistemi aktual i Informacionit Shëndetësor nuk ofron të dhëna të ndara etnike. Të dhënat në dis-pozicion në mbarë vendin nga anketimet ose procesi i regjistrimit të popullsisë tregojnë disa veçori shqetësuese dhe gjithashtu tregojnë se të tri komunitetet po përballen me problemet serioze lidhur me shëndetin.

Sa i përket qasjes në shëndetësi, një problem serioz që prek të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë është niveli i lartë i korrupsionit në sistemin shëndetësor dhe mungesa e barnave të caktuara ose fakti që këto duhet të paguhen. Familjet e rrezikuara me më pak para në dispozicion janë më të prekura nga këto dy fenomene dhe shumica e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në Kosovë mund të konsiderohen të rrezikuar.

Në përgjithësi, situata shëndetësore e shumë familjeve lidhet me kushtet e pashëndetshme të jetesës në shumë prej vendbanimeve dhe situata bëhet edhe më e keqe si pasojë e gjendjes financiare të shumë familjeve si dhe mungesës së informacionit dhe vetëdijësimit në lidhje me qasjen në shërbimet shëndetësore dhe përdorimin e masave mbrojtëse.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë, për shembull, se një në dhjetë foshnje të këtyre tri ko-muniteteve kishte peshë të vogël të lindjes, ndërsa një në shtatë fëmijë nën moshën 5 vjeç në këto komunitete ka shfaqur vonesë mesatare ose të ngadalshme rritjeje (pra, kanë qenë shumë të vegjël për moshën e tyre).

Sa i përket vaksinimit, anketa tregoi se më pak se 30% e fëmijëve deri në moshën njëvjeçare nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian imunizohen në përputhje me kalendarin e imunizimit të Kosovës.81

Megjithatë, të dhënat treguan disa përmirësime, p.sh. më shumë gra që lindin në institucionet shëndetësore ose

Page 23: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

23MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

një qasje përgjithësisht e mirë për kujdesin para lindjes për gratë (96% me mjekë, dhe 1% me infermiere ose mami). Në përgjithësi, statistikat tregojnë gjithashtu se me një pjesëmarrje më të lartë të grave përmirësohet gjendja shëndetësore dhe ndërgjegjësimi për kujdesin shëndetësor.82

Në periudhën 2013-2014, Balkan Sunflowers Kosova së bashku me Solidar Suisse zhvilluan një projekt të gjerë kërkimor për gjendjen shëndetësore të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.83 Sipas të gjeturave të anketës, jetëgjatësia e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është 58,3 vjet krahasuar me jetëgjatësinë mesatare në Kosovë prej 70,5 vjetësh.

Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë problemin më të zakonshëm shëndetësor. Nga të gjithë të anketuarit e moshës 30 vjeç e më lart, gati 30% e personave më të vjetër se 30 vjet ishin të prekur nga një ose më shumë lloje sëmundjesh kardiovaskulare. Përveç kësaj, gati 7%

82 Qeveria e Kosovës, Strategjia dhe Plani i Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom Ashkali dhe Egjiptian në Shoqërinë e Kosovës 2016-2020

83 Sigurimi i ri Kombëtar do të shpëtojë jetë. Jetëgjatësia dhe shëndeti tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Shikuar më 6 korrik 2017 në http://www.

balkansunflowers.org/images/stories/pdf/kosana%20annual%20report_2015_web.pdf

vuajnë nga bronkiti ose llojet e tjera të sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, ndërsa sëmundjet metabolike, kryesisht diabeti, po prekin 6% të të anketuarve. Në përgjithësi, shëndeti i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve fillon të përkeqësohet në kohën kur një individ mbush 40 vjet.

Hulumtimi në komunën e Fushë Kosovës tregoi se shumë romë, ashkali dhe egjiptianë nuk i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore për shkak të kostos së lartë të trajtimit dhe mjekimit, si dhe për shkak se ata përjetojnë diskriminim. Për më tepër, shumë prej tyre i shfrytëzojnë shërbimet shëndetësore të administruara nga Serbia, nëse ata (ende) kanë sigurim shëndetësor serb.

Sa i përket kujdesit shëndetësor parandalues, studimi zbuloi se më shumë se 60% e grave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian nuk kanë vizituar gjinekologun gjatë shtatzënisë së tyre, ndërsa mesatarisht në Kosovë vetëm 3% e grave nuk e vizitojnë gjinekologun gjatë shtatzënisë.

Page 24: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

24 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

9. AZILI DHE KTHIMI I DETYRUAR

9.1. PASQYRA E LIGJIT DHE POLITIKAVE

84 Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shikuar më 2 mars 2017 në http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Constitution1%20of%20the%20Republic%20

of%20Kosovo.pdf

85 Ligji Nr. 04 / L-020. Shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20amending%20%20the%20Law%20on%20

State%20Border%20Control%20and%20Surveilance.pdf,

86 Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë, Tetor 2013; Republika e

Kosovës, Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Rrintegrimin e Personave të Riatdhesuar; Rregullorja GRK Nr. 20/2013 për Riintegrimin e Personave të

Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit, 13 gusht 2015/2016. Shikuar më 03 mars 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/

RREGULLORE_QRK_NR_202013_PER_RIINTEGRIMIN_E_PERSONAVE_TE_RIATDHESUAR_DHE...10092012.pdf

Neni 35 i Kushtetutës së Kosovës garanton të drejtën për t›u larguar nga Republika e Kosovës.84 Neni 12 i Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror autorizon rojet kufitare «të kontrollojnë nëse janë plotësuar kushtet për hyrjen dhe daljen nga Republika e Kosovës, siç për-caktohet me ligj».85

Sa i përket kthimit në Kosovë, ekzistojnë dy korni-za të ndara: njëra për kthimin nga vendet e Europës Perëndimore dhe tjetra për kthim nga vendet e rajonit e cila është shumë më e favorshme.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bilater-ale të riatdhesimit me një numër shtetesh të Europës

Perëndimore dhe ka dokumente politikash vendore, në veçanti Strategjinë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar me të gjitha dokumentet relevante siç është Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë, Rregulloren për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riatdhesimit e cila rregullon kthimin nga Europa Perëndimore.86 Institucioni përgjegjës për zba-tim është Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) përbrenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Marrëveshjet e riatdhesimit rregullojnë edhe kthimin vullnetar edhe atë të detyrueshëm. Fokusi i marrëvesh-jeve janë aspektet teknike të procesit të kthimit, duke iu

PHOTO: FISNIK DOBRECI, KOSOVO

Page 25: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

25MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

referuar të drejtave të njeriut vetëm në atë masë që mar-rëveshjet nuk mund të bien ndesh me ndonjë marrëveshje ndërkombëtare.

Strategjia e Riintegrimit njeh romët, ashkalitë dhe të kthyerit egjiptianë si grupe të ndjeshme të cilat kanë nevojë për ndihmë sa i përket regjistrimit civil, duke i përfshirë në arsim dhe zgjidhjen e çështjes së strehimit.87 Megjithatë, siç tregojnë anketat, kjo nuk ndodh në praktikë (shih më poshtë Kapitullin 9.2).

Ashtu si i gjithë procesi i kthimit nga Europa Perëndimore, Strategjia e Riintegrimit bazohet në supozimin se këta njerëz u larguan nga Kosova për arsye ekonomike dhe se mund të kthehen lehtë. Ajo nuk adreson as rrethanat specifike përse romët, ashkalitë dhe egjiptianët u detyruan të largohen nga Kosova dhe as nevojat e tyre specifike pas kthimit. Strategjia e Riintegrimit dhe dokumentet përkatëse nuk përfshijnë ndonjë masë për mënyrën e trajtimit të diskriminimit etnik të përjetuar nga këto tri komunitete në Kosovë në lidhje me strehimin, tregun e punës, qasjen në shërbimet shëndetësore ose në arsim. Ajo shpërfill faktin se shumë prej tyre kanë ikur nga konflikti i armatosur ose nga shkeljet e të drejtave të njeriut, se shumë prej vendbanimeve të tyre janë shkatërruar tërësisht ose janë okupuar në mënyrë të paligjshme dhe se që nga përfun-dimi i konfliktit në vitin 1999 asnjëri nga autorët e kri-meve të shumta të kryera kundër romëve, ashkalive dhe egjiptianëve nuk janë sjellur para drejtësisë. Megjithëse diskriminimi dhe mosndëshkimi për krimet e kryera kundër tyre përbëjnë pengesa serioze për kthimin e tyre, ato nuk trajtohen në politikën e riintegrimit të Kosovës.

Se një politikë e ndryshme është e mundur u dëshmua me politikën e riintegrimit për njerëzit që janë zhvendosur në vendet e rajonit (Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci). Shumica e personave të zhvendosur në rajon janë serbë të Kosovës, ndonëse një pjesë e konsiderueshme e tyre janë romë, ashkali dhe egjiptianë. Kjo politikë bazohet në supozime krejtësisht të ndryshme. Strategjia e Qeverisë për Komunitete dhe

87 Qeveria e Kosovës: Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë, tetor 2014 fq. 7

88 Müller, Stephan/Mattli, Angela, Trapped in a vicious circle: Repatriation and Re-Migration of Roma, Ashkali and Balkan-Egyptians from Kosovo in: International

Journal of Migration Studies (IJMS) No. 204

89 EUROSTAT (2015), Vendimet e shkallës së parë sipas shtetësisë, moshës dhe gjinisë. Të dhënat e grumbulluara vjetore (të rrumbullakësuara). Shikuar më 18 korrik

2016 në http://ec.europa.eu/eurostat/web/products-datasets/-/migr_asydcfsta;EUROSTAT, vendet e origjinës së azilkërkuesve jashtë BE-së në EU-28 në periudhën

2013-2014, shikuar më 18 korrik 2016 në http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-explained/index.php/File:Countries_of_origin_of_%28non-EU%29_asylum_seek-

ers_in_the_EU-28_Member_States,_2013_and_2014_YB15_III.png

90 KIPRED,KosovanëBE:Sfidaeemigrimittëparregullt,dokumentipolitikës1/15.Shikuarmë2mars2017nëhttp://www.kipred.org/repository/docs/Kosovo_to_

EU_The_Challenge_of_Irregular_Migration_659711.pdf

Kthim 2014 i përkufizon personat e zhvendosur si persona «të cilët janë detyruar ose obliguar të largohen ose të largohen nga vendet e tyre të strehimit të përhershëm në Kosovë në periudhën nga janar 1998 deri në fund të marsit 2004 posaçërisht si rezultat apo për t›iu shmangur efekteve të konfliktit të armatosur, situatës së dhunës së përgjithësuar, (ose) shkeljeve të të drejtave të njeriut». Kjo politikë e kthimit u ofron të kthyerve potencialë një paketë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë rindërtimin e shtëpive dhe ndihmë në infrastrukturë dhe krijim të të ardhu-rave. Institucioni përgjegjës për kthimin nga rajoni është Ministria për Komunitete dhe Kthim.

9.2. SITUATA AKTUALE

EMIGRIMI NGA KOSOVA

Numri i saktë nuk dihet, por ende ka më shumë se 100,000 romë, ashkali dhe egjiptianë nga Kosova që jetojnë në Europën Perëndimore dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Eksodi i parë në shkallë të gjerë ndodhi pas luftës së viteve 1998/1999. Që nga përfundimi i konfliktit, mbi-zotëronte një emigrim i përhershëm (i detyruar) nga Kosova në shkallë të ulët, i cili u rrit pas dhunës së vitit 2004 dhe arriti kulmin në vitet 2014/2015 kur deri 10,000 romë, ashkali dhe egjiptianë u larguan nga Kosova brenda disa muajve. 88

Në përgjithësi, vetëm gjatë periudhës 2012-2015 më shumë se 130,000 persona nga Kosova kanë aplikuar për azil në Europën Perëndimore (37,875 persona në vitin 2014, dhe 66,885 persona në vitin 2015).89

Autoritetet e Kosovës nuk kanë miratuar ligje të reja ose akte nënligjore për të ndalur emigrimin në shkallë të gjerë në vitet 2014/2015. Policia e Kosovës ka pranuar se ka përdorur «taktika bindëse» në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë dhe deri në janar të vitit 2015 arriti të ndalonte 10,000 njerëz të hyjnë në Serbi, të cilët do të kishin vazh-duar prej aty në Europën Perëndimore.90

Page 26: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

26 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

RIINTEGRIMI I TË KTHYERVE

Siç u tha në Kapitullin 9.1. politikat e ndryshme e rregullo-jnë këtë fushë, varësisht nëse kthimi bëhet nga një vend fqinj ose nga Europa Perëndimore. Një diferencim tjetër i rëndësishëm ka të bëje me faktin nëse personi kthehet vullnetarisht ose me forcë.

Të kthyerit nga Europa Perëndimore në veçanti përballen me pengesa serioze pas kthimit. Numri i përgjithshëm i personave të kthyer është vështirë të përcaktohet. Në vitin 2014, departamenti përkatës i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka regjistruar 4,610 persona të riatdhesuar në bazën e tyre të të dhënave. 3,352 persona (73%) janë kthy-er me forcë, ndërsa 1,258 (27%) janë kthyer vullnetarisht. Në mesin e tyre janë kthyer 471 romë, 200 ashkali dhe 29 egjiptianë. Shumica e të kthyerve ishin shqiptarë (3,575).91

Strategjia e Riintegrimit i njeh këto tri komunitete si grupe të ndjeshme të cilat kanë nevojë për ndihmë sa i përket regjistrimit civil, përfshirjes në arsim dhe zgjidhjes së çështjeve të strehimit.92

Në përgjithësi, numri i vogël i programeve ekzistuese të mbështetjes për të kthyerit nuk është aspak i mjaftue-shëm për të adresuar nevojat e tyre të përditshme. Mbështetja për vetëpunësimin u ndihmoi disa familjeve të mbijetonin, por shumica nuk morën mbështetje të mjaftueshme për të krijuar të ardhura. Anketa e Society of Threatened People Switzerland (Shoqëria e Njerëzve të Kërcënuar Zvicër) zbuloi se asnjë i kthyer i intervistuar nuk mund të merrte pjesë në masat aktive të tregut të punës ose në programet e trajnimit.93

Gjatë viteve të fundit, fëmijet e kthyer nga Europa Perëndimore u ballafaquan me problemet e tjera: ata shpesh nuk arritën ta zotërojnë gjuhën shqipe sa duhet, diplomat e Europës Perëndimore nuk u pranuan, dhe ata shpesh ballafaqohen me diskriminim të dyfishtë: si pjesëtarë të njërit prej tri komuniteteve dhe si të kthyer. Programet mbështetëse për fëmijët të cilët u kthyen në sistemin arsimor nuk janë të mjaftueshme për t›i adresu-ar nevojat e tyre. Për më tepër, situata e përgjithshme e

91 Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Analiza e ndikimit për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë, Prishtinë 2017

92 Qeveria e Kosovës: Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë, tetor 2014 fq. 7 7

93 Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015. Shikuar më 20 qershor 2017 në https://www.gfbv.ch/de/kampagnen___projekte/roma_im_koso-

vo__zuruckgeschickt_und_unerwunscht__.cfm

94 GIZ, Analizë e situatës

95 Shih Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015. Shikuar më 20 qershor 2017 në https://www.gfbv.ch/de/kampagnen___projekte/roma_im_koso-

vo__zuruckgeschickt_und_unerwunscht__.cfm

96 Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015. Shikuar më 20 qershor 2017 në https://www.gfbv.ch/de/kampagnen___projekte/roma_im_koso-

vo__zuruckgeschickt_und_unerwunscht__.cfm

vështirë socio-ekonomike (mungesa e strehimit, mung-esa e të ardhurave) i detyrojnë shumë familje të mos i japin prioritet arsimit. Fëmijët duhet të kontribuojnë në të ardhurat familjare përndryshe ata nuk mund të veshen siç duhet për të vijuar shkollën.94

Një anketë me të kthyerit tregoi se mungesa e rindërtimit të shtëpive të shkatërruara dhe mungesa e mundësive për strehim të qëndrueshëm, si dhe qasja e munguar në tregun e punës dhe qasja e kufizuar në ndihmat so-ciale, së bashku me diskriminimin dhe format e tjera të antigjipsizmit, i detyron të kthyerit të largohen përsëri nga Kosova. Njerëzit ose shkojnë në Serbi në zhvendosje ose kthehen në Europën Perëndimore.95

Në përgjithësi, politika e riintegrimit për kthimet e detyruara nga Europa Perëndimore ofron më shumë informacion dhe më pak asistencë konkrete në lidhje me strehimin e qëndrueshëm ose gjenerimin e të ardhurave.96

DISAVANTAZHI I KTHIMIT TË VONSHËM

Deri në vitin 2009, romëve nuk iu lejua të ktheheshin për arsye sigurie. Kur situata e sigurisë u përmirësua, romët u përballën me disavantazhin e kthimit të vonshëm: në vitet e para pas luftës kishte në dispozicion më shumë burime financiare për rindërtim dhe rregulloret për t›iu qasur asistencës ishin më pak strikte. Megjithatë, romët që qëndruan në Kosovë gjithashtu nuk mund të përfitonin nga këto burime, pasi shqiptarët dhe serbët e Kosovës u bënë prioritet në mënyrë të qartë. Kur u kthyen romët, ata u ballafaquan me më pak burime financiare dhe me rregulla më strikte sa i përket qasjes në asistencë. Kthimi i vonshëm gjithashtu kishte ndikim tjetër negativ pasi që vendbanimet e mëparshme të refugjatëve në shumë raste ishin okupuar në mënyrë të paligjshme për vite me radhë ose ishin shkatërruar në ndërkohë, duke i privuar ata nga strehimi pas kthimit. Përveç kësaj, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk iu përmbajt obligimeve të saj ligjore dhe politike për t›i legalizuar vendbanimet joformale që kri-juan një pengesë tjetër për t›u kthyer (shih Kapitullin mbi strehimin).

Page 27: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

27MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Europa Perëndimore kohëve të fundit i ka shtuar përp-jekjet për kthimin e detyruar të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve. Shumë të kthyer nuk kanë strehim pas kthimit dhe do të kenë probleme të krijojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbijetuar dhe do të detyrohen të largohen përsëri nga Kosova.

Qeveria e Kosovës nuk bëri shumë për ta ndalur këtë proces në të kaluarën dhe nuk është e përgatitur të

zbatojë një politikë më të përshtatshme, por duket se ndjek një politikë të qëllimshme. Shifrat e përafërta flasin për dështimin ose refuzimin e Qeverisë së Kosovës për t›i integruar të kthyerit romë, ashkali dhe egjiptianë. Shtatëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës, nga së paku 150,000 persona para luftës, as një e treta e tyre nuk jetojnë më në Kosovë.

Page 28: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

28 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

BURIMET

• Qasja në dokumentacionin civil dhe regjistrimin në Europën Juglindore: Progresi dhe sfidat e mbetura që nga Deklarata e Zagrebit e vitit 2011. Raporti bazohet në hulumtimin e zhvilluara nga Stephanie Woldenberg. Shikuar më 17 qershor 2017 në http://www.refworld.org/pdfid/5280c5ab4.pdf

• Balkan Sunflowers, Sigurimi i ri Kombëtar do të shpëtojë jetë. Jetëgjatësia dhe shëndeti tek komu-nitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. Shikuar më 6 korrik 2017 në http://www.balkansunflowers.org/images/stories/pdf/kosana%20annual%20re-port_2015_web.pdf

• Civil Rights Defenders, Raporti për Kosovën Shikuar më 27 maj 2017 në https://www.civilrightsdefenders.org/files/Kosovo-Country-report-updated-May-2016-.pdf

• Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shikuar më 2 Mars 2017 në http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Constitution1%20of%20the%20Republic%20of%20Kosovo.pdf

• Gjykata Kushtetuese e Kosovës, Aktgjykimi në Rastin KI 187/13. Shikuar më 29 korrik 2017 në http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ki_187_13_ang.pdf

• Këshilli i Europës, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Memorandumi pas misionit të Komisionerit në Kosovë nga 5 deri më 9 shkurt 2017. Shikuar më 30 korrik 2017 në https://wcd.coe.int/com.instranet.InstraServlet?command=com.instranet.mdBlob-Get&InstranetImage=2967271&SecMode=1&Do-cId=2400650&Usage=2

• Koalicioni ERAC, Incidentet potencialisht të motivuara etnikisht: sfidat e përkufizimit dhe raportimit. Prishtinë, 2016. Shikuar në http://equalrightsforallcoalition.com/wp-content/uploads/2016/10/English.pdf

• Qendra Europiane për të Drejtat e Romëve, Minoriteti i braktisur, Të drejtat e romëve në Kosovë, Budapest 2011;

• EUROSTAT, të dhënat për azil. Shikuar më 18 kor-rik 2017 në http://ec.europa.eu/eurostat/web/products-datasets/-/migr_asydcfsta;

• Gesellschaft für bedrohte Völker, Unter den Augen der KFOR: Massenvertreibung der Roma, Aschkali und Kosovo-Ägypter. Menschenrechtsreport Nr. 23.

• Gesellschaft für bedrohte Völker, Albanischen Brandstiftern schutzlos ausgeliefert. Roma und Aschkali aus Kosovo evakuieren! – Eine Dokumentation der GfbV. Shikuar më 18 korrik 2016 në http://www.gfbv.de

• Gesellschaft für International Zusammenarbeit (GIZ), Analiza e situatës. Situata e shkollimit të fëmijëve që kthehen në Kosovë nga emigrimi, Prishtinë, mars 2016

• Qeveria e Kosovës, Plani i Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar

• Qeveria e Kosovës, Udhëzimi Administrativ 07/2016 për zbatimin e ligjit të miratuar më 10.06.2016. Shikuar më 6 korrik 2017 në http://msh-ks.org/wp-content/uploads/2016/01/Udhezim-Administrativ-07-2016.pdf

• Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeminisrit, Zyra për Qeverisje të Mirë, Projektstrategjia dhe Plani i Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Shoqërinë e Kosovës 2016-2020

• Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Zyra për Çështje të Komuniteteve, Vlerësimi i Punësimit të Pjesëtarëve të Komuniteteve Joshumicë në Shërbimin Civil të Kosovës dhe Ndërmarrjet Publike, Prishtinë 2013.

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë. Shikuar më 1 mars 2017 në http://masht.rks-gov.net/uploads/2017/02/20161006-kesp-2017-2021-1.pdf

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëzimi Administrativ për Riregjistrimet, UA Nr. 3/2012. Ligji për Gjendjen Civile shikuar më 30 mars 2017 në http://www.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Law%20on%20civil%20status.pdf

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëzimi Administrativ për Regjistrimin e Vonshëm në Regjistrat e Gjendjes Civile, UA Nr.2/2012,

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Udhëzimi Administrativ për Përdorimin e Kopjeve të Certifikuara të Regjistrave të Gjendjes Civile të Kosovës të cilat janë marrë nga regjimi i mëparshëm serb para qershorit 1999, UA Nr. 37/2012;

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Analiza e ndikimit për riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar në Kosovë, Prishtinë 2017

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, Strategjia Kombëtare për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar në Kosovë, Tetor 2013

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Strategjia Kombëtare për të Drejtat Pronësore. Shikuar më 7 qershor 2017 në: http://www.kryeministri-ks.net/re-pository/docs/National_Strategy_and_Annexes_ENG.pdf

• Qeveria e Kosovës, Ministria e Drejtësisë, Strategjia e Asistencës për Sundimin e Ligjit në Kosovë 2016-2019. Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Rule_of_Law_Assistance_Strategy_in_Kosovo_2016-2019_(Justice_and_Internal_Affairs).pdf

• Qeveria e Kosovës, Rregullorja nr. 20/2013 për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Menaxhimin e Programit të Riintegrimit, 13 gusht 2013. Shikuar më 3 mars 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repository/

Page 29: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

29MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

docs/RREGULLORE_QRK_NR_202013_PER_RIINTEGRIMIN_E_PERSONAVE_TE_RIATDHESUAR_DHE...10092012.pdf

• Qeveria e Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Zyra për Qeverisje të Mirë, Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Shoqërinë Kosovare 2017-2021. Shikuar më 6 qershor 2017 në http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/ANG-STRATEGJIA_PËR_PËRFSHIRJEN_E_KOMUNITETEVE_ROM_DHE_ASHKALI_NË_SHOQËRINË_KOSOVARE_2017-2021.pdf

• Human Rights Watch, Dështimi i mbro-jtjes: Dhuna kundër pakicave në Kosovë. Shikuar më 18 korrik 2016 në https://www.hrw.org/report/2004/07/25/failureprotect/anti-minority-violence-kosovo-march-2004

• Human Rights Watch, Kosovë: të helmuar me plumb, kriza shëndetësore dhe e drejtave të njeriut në kampet rome në Mitrovicë. Shikuar më 31 gusht 2017 në https://www.hrw.org/report/2009/06/23/koso-vo-poisoned-lead/health-and-human-rights-crisis-mitrovicas-roma-camps

• Qendra për të Drejtën Humanitare, Libër Kujtimi i Kosovës. Shikuar më 7 korrik 2017 në http://www.kosovomemorybook.org dhe www.hlc-kosovo.org

• KEEN, Drejt një politike të re: Strategjia për Përfshirjen e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë 2016-2020. Shikuar më 29 qershor 2017 në http://keen-ks.net/site/assets/files/1345/toward_a_new_policy.pdf

• KIPRED, Kosova në BE: Sfida e emigrimit të parregullt, dokument i politikës 1/15. Shikuar më 2 mars 2017 http://www.kipred.org/repository/docs/Kosovo_to_EU_The_Challenge_of_Irregular_Migration_659711.pdf

• Agjencia Kosovare e Pronës, Raporti Vjetor i AKP-së. Shikuar më 6 korrik 2017 në http://www.kpaonline.org/PDFs/Raporti_2016.pdf

• Moratti, Massimo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbi të drejtat pronësore të personave të zhvendo-sur. A mund të llogaritet ndërmjetësimi ndonjëherë si përmbarim? Shikuar në https://terra0nullius.wordpress.com/2014/05/23/the-kosovo-con-stitutional-court-on-displaced-persons-prop-erty-rights-can-mediation-ever-count-as-enforce-ment.

• Müller, Stephan, Zur Situation der Roma in Kosovo in: Südosteuropa 9-10/1999

• Müller, Stephan/Mattli, Angela, Trapped in a vicious circle: Repatriation and Re-Migration of Roma, Ashkali and Balkan-Egyptians from Kosovo in: International Journal of Migration Studies (IJMS) No. 204

• New York Times, OKB-ja ofron dhembshuri por jo edhe kompensim për viktimat e helmimit në Kosovë. Shikuar më 31 gusht 2017 në https://www.nytimes.

com/2017/05/26/world/europe/un-united-na-tions-kosovo-roma-lead-poisoning.html?mcubz=1

• Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës • Misioni i OSBE-së në Kosovë (1999). Të Drejtat e

Njeriut në Kosovë - Siç shihen dhe thuhen, Vëll. II. Shikuar më 18 korrik 2016 në http://www.osce.org/kosovo/17781

• Misioni i OSBE-së në Kosovë, Raporti i vlerësimit të të drejtave të komuniteteve. Edicioni IV Shikuar më 28 qershor 2017 në http://www.osce.org/kosovo/209956?download=true Shih www.http://yihr-ks.org/en/

• Society for Threatened People, Lost in Transition, Berne 2015. Shikuar më 20 qershor 2017 në https://www.gfbv.ch/de/kampagnen___projekte/roma_im_kosovo__zuruckgeschickt_und_unerwunscht__.cfm

• TASCO, Qasja në arsim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë*, Prishtinë 2015. Shikuar më 1 mars 2017 në http://www.tacso.org/doc/access%20to%20education.pdf

• Raportuesi Special i OKB-së, Raportuesi Special për Strehim adekuat; Kombet e Bashkuara, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, 2016 Misioni i OSBE-së në Kosovë (2013).

• UNICEF, Kosovo*. Anketa e treguesve të shumëfishtë. Të gjeturat kryesore. Shikuar më 1 mars 2017 në http://microdata.worldbank.org/index.php/catalog/2536

• UNICEF, Komunitetet Rom Ashkali dhe Egjiptian. Anketa e treguesve të shumëfishtë. Marrë 01 mars 2017 në http://microdata.worldbank.org/index.php/catalog/2537

• UNICEF, Komunitetet Rom Ashkali dhe Egjiptian. Anketa e treguesve të shumëfishtë. Të gjeturat krye-sore;Shikuar më 1 mars 2017 në http://microdata.worldbank.org/index.php/catalog/2537;

• Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), «Vlerësimi i situatës së pakicave etnike në Kosovë», gjendet në: http://www.osce.org/documents;

• Departamenti Amerikan i Shtetit, Raporti i të Drejtave të Njeriut për Kosovën 2016, https://www.state.gov/documents/organization/265648.pdf

• Faqja e internetit e Advancing Together - www.ad-vancing-together.org

• Faqja e internetit e Kuvendit të Kosovës - www.kuven-dikosoves.org

• Faqja e internetit e Civil Rights Programe - www.http://www.crpkosovo.org

• Faqja e internetit e portalit Insajderi - www.insajderi.com

• Faqja e internetit e UNMIK-ut në Kosovë - www.https://unmik.unmissions.org

Page 30: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

30 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Page 31: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

31MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

341.234(496.51)

Muri i antigjipsizmit : romët, ashkalit dhe egjiptiaët në Kosovë / Civil Right Defenders ; përktheu nga origjinali Qerim Ondozi. – Prishtinë : Civil Right Defenders, 2018. – 29 f. : ilustr. ; 21 cm.

1.Ondozi, Qerim

ISBN 978-9951-8915-3-0

Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”

Page 32: MURI I ANTIGJIPSIZMIT

32 MURI I ANTIGJIPSIZMIT – ROMËT, ASHKALITË DHE EGJIPTIANËT NË KOSOVË

Sergels torg 12111 57 Stockholm, SwedenPhone: +46 8 545 277 [email protected]