moduli i muzikes klasa 6

41
PROGRAMI I TRAJNIMIT “KURRIKULA ME KOMPETENCA NË LËNDËN E MUZIKËS DHE RISITË E SAJ” Lloji i trajnimit: i drejtpërdrejtë Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e muzikës dhe risitë e saj” përbëhet nga 3 module: Moduli I: “Koncepti për kompetencat dhe zbërthimi i tyre sipas rezultateve të të nxënit në lëndën e muzikës”. Moduli II: “Metodologjia e mësimdhënies bazuar në kompetenca dhe situatat e të nxënit në lëndën e muzikës”. Moduli III: “Vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e muzikës”. Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën më poshtë: PROGRAMI ITRAJNIMIT “KURRIKULA ME KOMPETENCA NË LËNDËN E MUZIKËS DHE RISITË E SAJ” Modulet Numri i orëve të modulit Numri i seancave në sallë Kuptimi mbi konceptin e kompetencës dhe zbërthimi i tyre sipas rezultateve të të nxënit lëndën e muzikës. 18 6 Metodologjia e mësimdhënies bazuar në kompetenca dhe situatat e të nxënit lëndën e muzikës. 18 6 Vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e muzikës. 18 6 TOTALI 54 18 Përfituesit e këtij trajnimi Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë: - mësues të lëndës së muzikës së arsimit të mesëm të ulët; - drejtues të shkollave 9- vjeçare të profilit të muzikës; 1

Upload: vjollca-gjinaj-murataj

Post on 10-Feb-2016

52 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

ffffffffffff

TRANSCRIPT

Page 1: Moduli i Muzikes Klasa 6

PROGRAMI I TRAJNIMIT

“KURRIKULA ME KOMPETENCA NË LËNDËN E MUZIKËS DHE RISITË E SAJ”

Lloji i trajnimit: i drejtpërdrejtë

Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e muzikës dhe risitë e saj” përbëhet nga 3

module:

Moduli I: “Koncepti për kompetencat dhe zbërthimi i tyre sipas rezultateve të të nxënit

në lëndën e muzikës”.

Moduli II: “Metodologjia e mësimdhënies bazuar në kompetenca dhe situatat e të nxënit

në lëndën e muzikës”.

Moduli III: “Vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e muzikës”.

Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën

më poshtë:

PROGRAMI ITRAJNIMIT“KURRIKULA ME KOMPETENCA NË LËNDËN E MUZIKËS DHE RISITË E SAJ”

Modulet Numri i orëve të modulit

Numri i seancave në sallë

Kuptimi mbi konceptin e kompetencës dhe zbërthimi i tyre sipas rezultateve të të nxënit në lëndën e muzikës.

18 6

Metodologjia e mësimdhënies bazuar në kompetenca dhe situatat e të nxënit në lëndën e muzikës.

18 6

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e muzikës.

18 6

TOTALI 54 18

Përfituesit e këtij trajnimi

Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë:

- mësues të lëndës së muzikës së arsimit të mesëm të ulët;

- drejtues të shkollave 9- vjeçare të profilit të muzikës;

- specialistë të DAR/ZA-ve të profilit të muzikës.

1

Page 2: Moduli i Muzikes Klasa 6

PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL

MODULI I: “Kuptimi mbi konceptin e kompetencës dhe zbërthimi i tyre sipas

rezultateve të të nxënit në lëndën e muzikës”.

I. Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

shqyrton elementet dhe risitë e programit të fushës së muzikës;

analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe dhe kompetencave muzikore;

propozon mundësi për lidhjen e muzikës me temat ndërkurrikulare dhe diskuton

mundësitë e lidhjes së muzikës me fushat kurrikulare;

planifikon kurrikulën sipas formateve të planifikimit vjetor dhe mujor.

II. Tema e çdo seance:

Seanca I: Lidhja e muzikës me komptencat kyçe (kuptimi i tyre), si dhe me temat

ndërkurrikulare dhe fushat e tjera kurrikulare.

Seanca II: Kuptimi i a) kompetencave lëndore muzikore, b) tematikave dhe lidhja

ndërmjet tyre.

Seanca III: Zbërthimi i rezultateve të të nxënit (njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet)

të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave muzikore.

Seanca IV: Punë e pavarur për studimin e programit të lëndës Muzikë për shkallën

përkatëse si dhe detyrë e pavarur mbi përcaktimin e rezultateve të të nxënit për klasën

6-të të shkallës së tretë.

Seanca V: Planifikimi i kurrikulës dhe instrumentet për përgatitjen e tij: planifikimi

vjetor dhe planifikimi tremujor.

Seanca VI: Punë e pavarur për hartimin e planit vjetor dhe tremujor në lëndën e

muzikës.

III. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Moduli “Kuptimi mbi konceptin e kompetencës dhe zbërthimi i saj sipas rezultateve të të

nxënit në lëndën e muzikës”përshkruan muzikën si një nga lëndët që bën pjesë në

fushën e arteve, pjesë e shtatë fushave e kurrikulës së arsimit parauniversitar, e cila

përmban 4 lëndë të detyrueshme: muzikë, art pamor, kërcim dhe teatër.

2

Page 3: Moduli i Muzikes Klasa 6

Nëpërmjet mësimit të muzikës nxënësi do të jetë në gjendje të zhvillojë njohuritë

artistike përmes mjeteve shprehëse si: tingujve, ngjyrave, formave, fjalës, lëvizjeve. Ato

mësohen, formohen dhe kultivohen përmes teknikave e proceseve artistike, nxisin të mësuarit

konkret të artit gjatë procesit mësimor në shkollë dhe në jetën e përditshme.

Moduli ka në thelbin e tij krijimin e kushteve për ndërtimin e kompetencave të lëndës së

muzikës si dhe të kompetencave kyçe, të cilat ndërthuren me njëra tjetrën. Realizimi i temave

ndërkurrikulare nëpërmjet lëndës së muzikës është një komponent i rëndësishëm i

programit për kontributin e muzikës në shoqëri dhe në jetën e përditshme. Në këtë modul,

gjithashtu, përshkruhet lidhja e muzikës me fushat e tjera kurrikulare, në mënyrë që

kurrikula e arsimit parauniversitar të funksionojë si një e tërë për realizimin e qëllimit

kryesor, atë formimit të nxënësve.

Moduli shtjellon 3 tematika përmbajtësore, të cilat krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë

dhe të zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të

lëndës dhe kompetencave kyçe. Për secilën tematikë janë paraqitur njohuritë për secilën klasë

në shkallën përkatëse. Përshkrimi i secilës tematikë dhe i kompetencave lëndore, që duhet

të demostrojë nxënësi lidhur me tematikat përkatëse, paraqiten vetëm në nivel shkalle.

Zotërimi i muzikës nënkupton zotërimin e kompetencave muzikore, që do të thotë zotërimi i

një kompetence, pra të jesh kompetent në lëndën e muzikës dhe jo vetëm dhe, krijimi i kësaj

kompetence, t’i shërbejë nxënësit përgjatë gjithë jetës.

Në këto kushte, zotërimi i kompetencave muzikore do të thotë aftësi për të kuptuar, gjykuar e

përdorur muzikën në një shumëllojshmëri situatash dhe kontekstesh jo vetëm brenda

kontekstit të programit mësimor dhe kërkesave të tij, por edhe në situata në të cilat muzika

luan ose mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Me kurrikulën e re, muzika është strukturuar me 3 kompetenca, të cilat listohen si më

poshtë:

Kompetenca I: Krijimi muzikor, ka të bëjë me përdorimin e ideve të ndryshme për të

organizuar krijimin muzikor, përdorimin e elementeve muzikore gjatë krijimit, zhvillimin e

ideve të reja gjatë krijimit, dhe organizimin e krijimit sipas strukturës muzikore, duke ndarë

përvojat e veta krijuese me të tjerët.

Kompetenca II: Performimi/interpretimi muzikor , ka të bëjë me kuptimin dhe zbatimin e teknikave të këndimit, të luajtjes, së dëgjimit, analizimit, improvizimit në këtë shkallë, deri në perfeksionimin e saj. Respektimin e rregullave të luajtjes në instrument dhe ndarjen e përvojave të veta performuese me të tjerë.

3

Page 4: Moduli i Muzikes Klasa 6

Kompetenca III: Vlerësimi muzikor, ka të bëjë me kuptimin dhe analizimin e veprave muzikore që nga format e vogla e deri tek ato të mëdhatë, duke bërë një gjykim kritik dhe estetik.

Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të

programit të shkallës nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të

planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie, fleksibiliteti, por

kërkojnë edhe përgjegjshmëri nga ana e tij.

Fjalë kyçe: fusha kurrikulare, kompetencë, zotërim i kompetencës, kompetenca kyçe, tema

ndërkurrikulare, kompetenca muzikore, tematika përmbajtësore, planifikimi i kurrikulës.

IV. Metodologjia e zbatimit të modulit

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca I

Lidhja e muzikës me:

a) komptencat kyçe

b) temat ndërkurrikulare

c) fushat e tjera kurrikulare

Ushtrim:

Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të

pavarur elementet kryesore nga

programi ekzistuese i muzikës.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Prezantim nga trajneri :

i elementeve të programit të ri duke

nxitur diskutimet me pjesëmarrësit.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese:

lidhur me elementet kryesore në

programet muzikës (e re dhe

ekzistuese).

Fletore, stilolaps, flipçart,

lapustila,

fletë pune tabela

krahasuese.

Seanca II

Kuptimi i:

Kompetenca e vetë lëndës së

muzikës dhe tematikave,

lidhja ndërmjet tyre

Prezantim nga trajneri:

Mbi kompetencat muzikore.

Bimer, lap top, prezantimi

në PPT.

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe.

Secili grup përcakton sipas mënyrës

Programi i kurrikulës së re.

fletore,

stilolaps,

4

Page 5: Moduli i Muzikes Klasa 6

së tij, lidhjen e tematikave me

kompetencat muzikore.

flipçart,

lapustila.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë

dhe nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps,

flipçart, lapustila.

Seanca III

Tematikat dhe zbërthimi i

rezultateve të të nxënit

(njohurive, shkathtësive dhe

qëndrimeve) në funksion të

realizimit të kompetencave të

lëndës së muzikës.

Prezantim nga trajneri:

Mbi rezultatet e të nxënit në lëndën

muzikë (njohuritë, shkathtësitë dhe

qëndrimet) për secilën tematikë.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT.

Diskutime me pjesëmarrësit:

mbi rezultatet e të nxënit të shkallës

të cilat zbërthehen sipas klasave.

Programi i kurrikulës së re,

fletore,

stilolaps.

Seanca IV

Punë e pavarur

për studimin e programit të

lëndës së muzikës për shkallën

përkatëse si dhe detyrë e

pavarur mbi përcaktimin e

rezultateve të të nxënit për

njërën klasë të shkallës.

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe dhe

secili grup merr në shqyrtim një

tematikë muzikore, duke analizuar

njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet

dhe vlerat si dhe duke i ndarë sipas

klasave.

Programi i kurrikulës së re.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila,

fletë pune mbi formatin e

hartimit të programit për

një klasë.

Pjesëmarrësit prezantojnë,

diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin

përfundime.

Fletore, stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca V

Planifikimi i kurrikulës:

a) planifikimi vjetor

b) planifikimi tremujor

Prezantimnga trajneri:

Formatet e planifikimit të kurrikulës

së re:

Liria,

Fleksibiliteti dhe

Përgjeshmëria në planifikim.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT

Përgatitja e tabelës krahasuese

-lidhur me ndryshimet nga kurrikula

aktuale me kurrikulën e re.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

5

Page 6: Moduli i Muzikes Klasa 6

lapustila,

fletë pune tabela

krahasuese

Seanca VI

Punë e pavarur për hartimin e

a) Planit vjetor

b) Planit tremujor

Ushtrim: Punë në grupe

c) Hartimi i planifikimit vjetor.

d) Hartimi i planifikimit tremujor

të parë të vitit shkollor.

Programi i kurrikulës së re.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

fletë pune për formatet e

planifikimit.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë dhe nxjerrin

përfundime.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

Modeli i programit, bazuar në studimin e programit të muzikës për shkallën përkatëse

(përfshirë edhe dokumentet e tjerë kurrikularë).

Modeli i planifikimit vjetor dhe modeli i planifikimit tremujor.

6

Page 7: Moduli i Muzikes Klasa 6

MODULI I

FLETË PUNE 1

PLANIFIKIMI VJETOR

Tematikat Shpërndarja e përmbajtjes lëndore Shtator – dhjetor

X orëJanar – mars

X orë Prill - qershor

X orëGjuha dhe komunikimi muzikor

(x orë)

Teknika dhe procese muzikore (x orë)

Historia, muzika dhe shoqëria

(x orë)

7

Page 8: Moduli i Muzikes Klasa 6

MODULI I

FLETË PUNE 2

PLANIFIKIMI I PROGRAMIT TË NJË KLASE

PËRSHKRIMI I TEMATIKËS:

REZULTATET E TË NXËNIT PËR KOMPETENCAT E LËNDËS:

Krijimi muzikor:

Performimi/interpretimi muzikor:

Vlerësimi muzikor:

Njohuritë për realizimin e kompetencave të lëndës

Shkathtësitë për realizimin e kompetencave të lëndës

-

Qëndrime dhe vlera:

8

Page 9: Moduli i Muzikes Klasa 6

MODULI I

FLETË PUNE 3

PLANIFIKIMI 3 – MUJOR

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçeKompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:

krijon personalitetin e vet në veprimtaritë artistike; kupton drejt mesazhin artistik; demonstron një komunikim të qartë me anë të gjuhës muzikore, simboleve, shenjave

dhe formave muzikore; shfrytëzon mjetet artistike mundësitë e komunikimit dhe të të shprehurit në muzikë në

mënyrë të pavarur.

Kompetenca e të menduarit: kërkon dhe gjen njohuritë muzikore në mënyrë të pavarur; zgjidh probleme të ndryshme muzikore/artistike; zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë krijuese dhe ndërvepruese; ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim muzikor.

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë: klasifikon mjetet për të realizuar një krijim muzikor; përdor burime të ndryshme informacioni për të realizuar një krijim muzikor; krijon në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: ndërrmer nisma për të zhvilluar aktivitete muzikore brenda dhe jashtë klasës duke

kontribuar në mënyrë krijuese.

Kompetenca personale: zhvillon besimin tek vetja gjatë veprimtarive muzikore; përfshihet në mënyrë aktive në jetën artistike shkollore dhe komunitet; rrit ndërgjegjësimin për veten, në zhvillimin e vetëbesimit dhe krijimin e besimit te të

tjerët.

Kompetenca qytetare: bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore; respekton punën e të tjerëve; bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, brenda dhe jashtë shkollës.

Kompetenca digjitale: krijon informacion si dhe bashkëpunon në rrjetet informuese në internet; njeh mjetet të ndryshme në funksion të informacionit muzikor si: magnetofon, audio,

video CD, DVD etj.Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës

9

Page 10: Moduli i Muzikes Klasa 6

Krijimi muzikor.

Performimi/interpretimi muzikor.

Vlerësimi muzikor.

Nr. Tematika Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit

Burimet

1.2.3. 4. 5.1.2.3.4.5.1.2.

Metodologjia veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi

10

Page 11: Moduli i Muzikes Klasa 6

MODULI II

“METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BAZUAR NË KOMPETENCA DHE

SITUATAT E TË NXËNIT NË LËNDËN E MUZIKËS”

I. Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

- shqyrton parimet dhe veçoritë e të nxënit dhe mësimdhënies bazuar në kompetenca;

- identifikon dhe interpreton hapat proceduralë për hartimin dhe planifikimin e situatës së

të nxënit;

- zhvillon praktikisht një model situate të nxëni;

- vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera

për planifikimin e situatave të të nxënit.

II. Tema e çdo seance:

Seanca I: Metodologjia e të nxënit dhe mësimdhënies kontekstuale në lëndën e muzikës.

Seanca II: Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit.

Seanca III: Planifikimi i situatave të të nxënit, matrica e situatës.

Seanca IV: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në lëndën e muzikës.

Seanca V: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni.

Seanca VI: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit ditor, të një ore mësimi

në lëndën e muzikës.

III. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Mësimdhënia e muzikës, e cila udhëhiqet nga parimi që “çdo nxënës është i aftë të bëjë

muzikë”, synon gjithëpërfshirjen, motivimin, barazinë në të gjitha aspektet dhe bazohet:

- në mësimdhënien dhe nxënien bazuar në kompetenca;

- mësimdhënien me në qendër nxënësin;

- mësimdhënien e nxënien e integruar.

Nxënësit e një klase janë të ndryshëm, përsa i përket mënyrës se si ata nxënë: individualisht,

në grup,nën udhëheqjen e mësuesit,të pavarur,me anë të mjeteve konkrete etj.

Përpos kësaj, lënda e muzikës kërkon që nxënësit:

- të zotërojnë kompetencat;

-të përvetësojnë konceptet;

-të zotërojnë shprehitë.

11

Page 12: Moduli i Muzikes Klasa 6

Këto kushte diktojnë nevojën për strategji të ndryshme të mësimdhënies të cilat përshtaten me

objektin e të nxënit dhe nevojat e nxënësve.

Metodologjia e mësimdhënies bazuar në kompetenca kërkon që mësuesit të përzgjedhin

strategji, metoda, teknika dhe forma të ndryshme pune, si dhe të organizojnë përvojat

mësimore të nxënësve që integrojnë njohuritë përkatëse me shkathtësitë, vlerat dhe

qëndrimet.

Kurrikula e reformuar është kurrikul që ka si qëllim të zhvillojë kompetencat dhe është e

strukturuar mbi bazën e tyre. Zhvillimi i kompetencës te nxënësit arrihet kryesisht përmes

ndërveprimit të tij me mjedisin e të nxënit. Sa mirë, sa shpesh dhe sa shumë ai ndërvepron me

mjedisin, janë faktorë që përcaktojnë zbatimin e kompetencës prej tij.

Dihet se kompetenca është e lidhur ngushtë dhe shoqërohet gjithmonë me:situatën, familjen

e situatave dhe kontekstin , ku këto vendosen.

E parë në këtë këndvështrim, çdo kompetence i korrespondon një situatë dhe një familje

situatash ku ajo zhvillohet, ndërtohet dhe përsoset.

Në trajtimin e situatës, një rol të veçantë luajnë njohuritë dhe përvoja që zotërojnë nxënësit.

Zhvillimi i kompetencës gjatë trajtimit të situatës varet nga lloji dhe numri i burimeve, të

cilat i gjen dhe i përdor nxënësi.

Një kompetencë është realisht e ndërtuar vetëm nëse nxënësi e trajton plotësisht situatën në

atë mënyrë që pranohet edhe nga të tjerët.

Kompetenca është rezultat i procesit të përkohshëm, dinamik, dialektik dhe ndërtues të

trajtimit të situatës; ajo nuk është proces, por produkt i situatës. Ajo nuk mund të

parashikohet dhe nuk mund të përcaktohet “apriori”; ajo varet nga nxënësi ose grupi i

nxënësve, nga njohuritë dhe përvoja e tyre, nga kuptimi i situatës, nga ajo që mendohet se

mund të bëhet në këtë situatë, nga burimet që zotërohen në këtë situatë etj.

Mësuesit përcaktimin e situatave nuk e lidhin vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të

tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit, si mund të barten

ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata

jetësore.

Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen në ndihmë matrica e trajtimit kompetent të situatës.

Moduli zhvillon konceptin dhe parimet e të nxënit dhe të mësimdhënies kontekstuale

(konstruktivizmi, hetimi, të pyeturit, të nxënit në grup, reflektimi, vlerësimi); strategjitë e

mësimdhënies dhe të të nxënit kontekstual që:

a) mbështeten te zgjidhja e problemit, në diversitetin e nxënësve, te të nxënit e vetërregulluar

dhe të nxënit me projekte, te të nxënit gjatë shërbimeve dhe në vendin e punës;

12

Page 13: Moduli i Muzikes Klasa 6

b) përdorin kontekste të shumëfishta, grupet e të nxënit të pavarur dhe vlerësime autentike.

Zhvillimi i modulit u krijon mundësitë pjesëmarrësve të vendosin dhe shpjegojnë lidhjen

midis kompetencës dhe situatës së të nxënit. Ai trajton situatën e të nxënit dhe dimensionet e

saj (konteksti, burimet, veprimet, vlerësimi), planifikimin e situatës në funksion të zhvillimit

të kompetencave, rolin e matricës së situatës në planifikimin efektiv të saj, rolin e nxënësit

dhe të mësuesit në zhvillimin e situatës.

Moduli ndihmon në zhvillimin e aftësive të planifikimit dhe menaxhimit të situatave të të

nxënit, të krijimtarisë dhe të punës në grup të pjesëmarrësve.

Planifikimi dhe përzgjedhja metodave të mësimdhënies në mësimin e muzikës mban

parasysh:

- kompetencat kryesore të të nxënit të muzikës;

- lidhjen konceptuale;

- ruajtjen e koherencës vertikale të njohurive e aftësive në kuptimin që ndërtimi i çdo

njohurie dhe edukimi i çdo aftësie mbështeten në ato të mëparshmet;

- formimin dhe forcimin e aftësive bazë muzikore;

- të nxënit bazuar në dëgjimin/këndimin dhe krijimin;

- rëndësinë e zbatimeve praktike, brenda dhe jashtë klasës, të cilat lidhin konceptet

muzikore me situata të jetës reale;

- rëndësinë e përdorimit të mjeteve konkrete didaktike dhe teknologjisë;

- rolin e zgjidhjes së problemave dhe shumëllojshmërisë së strategjive të zgjidhjeve;

- veçoritë e punës individuale dhe të punës në grup;

- dobinë e përdorimit të burimeve të shumëllojshme të informacionit (përfshirë TIK-un);

- nevojën e individit për të nxënë gjatë gjithë jetës;

- rëndësinë e qëndrimit pozitiv ndaj lëndës së muzikës dhe vlerësimit të përdorimit të

gjithanshëm të saj;

- nxitjen e bashkëveprimit mësues-nxënës në kuptimin që në procesin mësimor mësuesi

dhe nxënësi janë plotësues të njëri-tjetrit.

Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë

muzikore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të aftësitë muzikore, bëhet i

vetdijshëm për aftësitë e tij dhe arrin të ketë një qëndrim të caktuar edhe me njerëzit që e

rrethojnë.

Fjalët kyçe: mësimdhënia bazuar në kompetenca, mësimdhënia kontekstuale, mësimdhënia e

integruar, situata e të nxënit, burimet, matrica e trajtimit kompetent të situatës.

13

Page 14: Moduli i Muzikes Klasa 6

IV. Metodologjia e zbatimit të modulit

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca I

Metodologjia e të

nxënit dhe

mësimdhënies

kontekstuale në lëndën

e muzikës.

Ushtrim:

Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të

pavarur një paragraf përshkrues mbi

metodologjinë aktuale që zbatohet në

shkollë.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Prezantim nga trajneri:

i elementeve kryesore të mësimdhënies

dhe të nxënit kontekstual në lëndën e

muzikës.

Bimer,

laptop, prezantimi

në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese:

lidhur me elementet kryesore në

mësimdhënien tradicionale dhe

mësimdhënies kontekstuale.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila, fletë

pune tabela

krahasuese.

Seanca II

Të nxënit me situata,

kompetenca dhe

situata e të nxënit.

Prezantim nga trajneri:

për të nxënit me situata dhe karakteristikat

kryesore të mësimdhënies me kompetenca.

Bimer,

laptop, prezantimi

në PPT.

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe.

Secili grup përcakton sipas mënyrës së tij

karakterisitkat e mësimdhënies bazuar në

kompetenca në lëndën e muzikës

Programi i

kurrikulës së re.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe

nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca III

14

Page 15: Moduli i Muzikes Klasa 6

Planifikimi i situatave

të të nxënit, matrica e

situatës.

Prezantimnga trajneri:

për mënyrën e planifikimit të një situate të

nxëni dhe organizimi i matricës.

Bimer

lap top,

prezantimi në

PPT.

Diskutime me pjesëmarrësit:

mbi matricën e ndërtimit të situatës.

Fletore,

Stilolaps,

fletë pune.

Seanca IV

Punë e pavarur për

hartimin e një situate

të nxëni në lëndën e

muzikës.

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe.

Secili grup merr në shqyrtim një situatë të

nxëni në lëndën e muzikës dhe e planifikon

sipas matricës përkatëse.

Programi i

kurrikulës së re.

Fletore, Stilolaps,

flipçart, lapustila.

fletë pune mbi

formatin e

matricës së

planifikimit të

situatës së të

nxënit.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe

nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Seanca V

Formati i planifikimit

të orës së mësimit

bazuar në situatë të

nxëni.

Prezantim nga trajneri:

Formati i planifikimit të orës së mësimit

bazuar në situatë të nxëni. Liria,

fleksibiliteti dhe përgjshmëria në

planifikim.

Bimer,

laptop, prezantimi

në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me

planifikimet e situatës së të nxënit dhe

planifikimit të një ore mësimi.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila,

fletë pune tabela

krahasuese.

Seanca VI

15

Page 16: Moduli i Muzikes Klasa 6

Punë e pavarur për

hartimin e modelit të

planifikimit ditor të

një ore mësimi në

lëndën e muzikës.

Ushtrim:

Punë në grupe për hartimin e modelit të

planifikimit ditor, bazuar në situata të

nxëni.

Programi i

kurrikulës së re.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

fletë pune për

formatet e

planifikimit.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe

nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps, flipçart,

lapustila.

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

Modeli i planifikimit të situaës së të nxënit.

Modeli i planifikimit të orës së mësimit.

MODULI II

FLETË PUNE 1

PLANIFIKIMI MATRICOR I SITUATËS SË TË NXËNIT

16

Page 17: Moduli i Muzikes Klasa 6

Situata Veprimet Burimet Vlerësimi

Familja e situatave.

Kategoritë e veprimeve që lejojnë trajtimin kompetent të këtyre situatave.

Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve të përshkruara.

Pritshmëritë për trajtimin e këtyre situatave.

Shembuj situatash që i përkasin kësaj familjeje.

Shembuj veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave.

Shembuj kriteresh.

MODULI II

FLETË PUNE 2

PLANIFIKIMI DITOR BAZUAR NË SITUATË TË NXËNI

Fusha: Lënda: Shkalla: Klasa:

Tema mësimore: Situata e të nxënit:

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës

sipas temës mësimore:

Fjalët kyçe:

Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me

temat ndërkurrikulare:

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i orës së mësimit, i cili mund të përmbajë: lidhjen e temës me njohuritë e

mëparshme të nxënësve; ndërtimin e njohurive të reja; prezantimi dhe demostrimi i

rezultateve të arritura etj.

Vlerësimi:

Pjesë e vlerësimit është edhe përcaktimi i nxënësve që do të vëzhgohen gatë kësaj ore mësimi

duke pasur parasysh të dhënat e mbledhura në evidenca e progresit të tij.

Detyrat dhe puna e pavarur:

Detyrat dhe puna e pavaruar të planifikohen në mënyrë të tillë që të mos rrisin ngarkesën e

nxënësit. Mundësisht sipas rastit të jenë të integruara brenda fushës apo ndërmjet fushave.

MODULI III

“Vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëndën e muzikës”

17

Page 18: Moduli i Muzikes Klasa 6

I. Rezultatet e pritshme

Pjesëmarrësi në trajnim:

- bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke

përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre;

- identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre;

- demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në

lidhje me vlerësimin;

- shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit;

- demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve;

- përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument

vlerësimi dhe vetëvlerësimi.

II. Tema e çdo seance:

Seanca I: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat.

Parimet e vlerësimit.

Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit.

Seanca II: Llojet e vlerësimit.

Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm.

Vlerësimi i vazhdueshëm, periodik dhe përfundimtar.

Seanca III: Nivelet e arritjeve të kompetencave muzikore.

Seanca IV:Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin.

Raportimi i progresit dhe arritjeve të nxënësve.

Forma të raportimit.

Seanca V: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe

vlerësimit të kompetencave kyçe.

Seanca VI: Teknikat dhe instrumentet e vlerësimit.

Dosja e nxënësve, si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi.

III. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit

Moduli “Vlerësimi i arritjeve të nxënësit në lëndën e muzikës” trajton kuptimin për

vlerësimin në një kurrikul me bazë kompetencat, funksionet që merr vlerësimi dhe llojet e tij.

Vlerësimi si pjesë përbërëse e mësimdhënies dhe të nxënit duhet t’i shërbejë përgatijes së

nxënësve për të zhvilluar njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet e domosdoshme të shekullit

XXI.

18

Page 19: Moduli i Muzikes Klasa 6

Pjesëmarrësve u prezantohen konceptimet bashkëkohore për procesin e vlerësimit, rolet dhe

përgjegjësitë që ndërmarrin të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces. Vlerësimi siguron

informacion për mësuesit, nxënësit dhe prindërit si dhe u mundëson atyre që të kuptojnë pikat

e forta dhe të dobëta të nxënësve dhe fëmijëve të tyre. Vlerësimi u shërben mësuesve për të

përmirësuar metodat e mësimdhënies, si dhe nxënësve për të përmirësuar mënyrën e

mësimnxënies. Vlerësimi u shërben prindërve për të monitoruar progresin e fëmijëve të tyre

nëpërmjeve vlerësimeve sistematike që u siguron shkolla.

Moduli trajton dy llojet kryesore të vlerësimit në klasë:

a) vlerësimin për të nxënit – formues (i cili kontrollon përparimin gjatë procesit të të

nxënit, siguron informacione për shkallën e të nxënit me synim përmirësimin e

mësimdhënies);

b) vlerësimin e të nxënit – përmbledhës (i cili përcakton arritjet në përfundim të një

kapitulli, semestri apo viti shkollor). Ky lloj vlerësimi përdoret edhe për të gjykuar

efektivitetin e mësimdhënies apo programit mësimor.

Në modul theksohet rëndësia që merr në një kurrikul me bazë kompetencat vlerësimi për të

nxënit, për të monitoruar dhe nxitur progresin e nxënësve dhe për t’i aftësuar ata të

demonstrojnë arritjet në mënyra të ndryshme, të përshtatshme me të nxënit.

Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për të

përshtatur qasjet e të nxënit me mësimdhënien sipas nevojave të nxënësve dhe ndihmon në

rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk është ende në rezultatet e

pritshme.

Vlerësimi i nivelit të arritjes së kompetencave kërkon një mënyrë të re konceptimi të testeve

përmes situatave që testojnë zhvillimin e kompetencave. Përmes detyrave individuale apo në

grup pjesëmarrësit aftësohen për përdorimin e niveleve të arritjeve për vlerësimin e

përshkallëzuar të zhvillimit të kompetencave.

Në lëndën e muzikës, vlerësimi i përmbajtjes lidhet me zotërimin e njohurive dhe

demonstrimin e aftësive muzikore, nëpërmjet treguesve të besueshëm për progresin e tyre

(p.sh., vetëvlerësimi, intervistë me një listë treguesish, detyrë përmbyllëse, vëzhgim me një

listë të plotë treguesish, portofol, prezantim me gojë ose me shkrim, projekt kurrikular etj.)

Në përzgjedhjen e praktikave të vlerësimit, në përcaktimin e kohës së përshtatshme, në

përzgjedhjen e materialeve duhen pasur parasysh:

- përcaktimi i qëllimit dhe i strategjisë së vlerësimit;

- përzgjedhja e veprimtarive, që mundësojnë demonstrimin e arritjes së kompetencave;

- përdorimi i vlerësimit për të verifikuar çfarë dinë aktualisht nxënësit;

19

Page 20: Moduli i Muzikes Klasa 6

- dallimi qartë i qëllimit të detyrës së zgjedhur për vlerësim;

- vlerësimi u adresohet njohurive, shprehive e aftësive;

- reflekton besimin që të gjithë nxënësit mund t’i përmirësojnë arritjet;

- informacioni për rezultate te vlerësimit duhet të motivojë nxënësin, të ndikojë që nxënësi

të pranojë se gabimi është pjesë e të nxënit dhe të ndihmojë progresin e mëtejshëm;

- vlerësimi duhet të konsiderohet si pjesë e procesit mësimdhënie-nxënie dhe jo si

veprimtari më vete;

- vlerësimi i ndihmon nxënësit të marrin përgjegjësi për veten e tyre, duke përfshirë

strategji të vetëvlerësimit, të vlerësimit të njëri-tjetrit;

- vlerësimi të jetë gjithëpërfshirës në kuptimin që t’u sigurojë të gjithë nxënësve të

demonstrojnë arritjet e tyre dhe të arrijnë më të mirën e mundshme.

Moduli trajton gjerësisht, krahas instrumenteve të tjerë të vlerësimit (si pyetjet, listë

kontrolli, studimet e rastit etj), dosjen e nxënësit si një instrument vlerësimi e

vetëvlerësimi i punimeve të nxënësit që i shërben mësuesit dhe nxënësit për të gjykuar

procesin e të nxënit të nxënësve dhe nivelet e e arritjeve të kompetencave.

Në mënyrë që të sigurohet vlefshmëria dhe besueshmëria në vlerësim,duhet të rritet niveli i

qëndrueshmërisë të të gjithë mësuesve dhe shkollave, i cili realizohet nëpërmjet hartimit,

mirëkuptimit dhe zbatimit të niveleve të arritjes për rezultatet e të nxënit të kompetencave.

Nivelet e arritjes shprehin kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, shkathtësive dhe

qëndrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar

mësuesit të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të çdo viti sipas shkallëve

përkatëse.Vlerësimi rigoroz, bazuar në nivele të përcaktuara, krijon besim në gjykimet e

mësuesve, jep siguri te prindërit dhe të tjerët që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në

përputhje me pritshmëritë.

Fjalët kyçe: vlerësimi për të nxënë (formues),vlerësimi i të nxënit (përmbledhës), evidencat e

vlerësimit, progresi i nxënësit, nivelet e arritjes së kompetencave, instrumentet e vlerësimit,

dosja e nxënësit.

IV. Metodologjia e zbatimit të modulit.

Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për

secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që

20

Page 21: Moduli i Muzikes Klasa 6

do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më

poshtë:

Tema e seancës Metoda Mjetet

Seanca I

Kuptimi për vlerësimin në

kurrikulën me bazë

kompetencat.

Parimet e vlerësimit.

Vlerësimi për të nxënit dhe

vlerësimi i të nxënit.

Ushtrim:

Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë

të pavarur një paragraf përshkrues

mbi strategjitë e vlerësimit që

zbatohen aktualisht në shkollë.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Prezantimnga trajneri:

i parimeve të vlerësimit, vlerësimi

për të nxënë, vlerësimi i të nxënit.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese

lidhur me elementet kryesore të

vlerësimit për të nxënë dhe vlerësimi

i të nxënit.

Fletore, stilolaps,

flipçart, lapustila, fletë

pune tabela

krahasuese.

Seanca II

Llojet e vlerësimit.

Vlerësimi i brendshëm, i

jashtëm. Vlerësimi i

vazhdueshëm, periodik dhe

përfundimtar.

Prezantimnga trajneri:

Llojet e vlerësimit.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe.

Secili grup përcakton sipas mënyrës

së tij karakterisitkat vlerësimit të

brendshëm, vlerësimittë jashtëm,

periodik dhe përfundimtar.

Programi i kurrikulës

së re.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë

dhe nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Seanca III

Nivelet e arritjeve të

kompetencave muzikore

Prezantim nga trajneri:

për nivelet e arritjes në lëndën e

muzikës.

Bimer,

lap top,

21

Page 22: Moduli i Muzikes Klasa 6

(arteve). prezantimi në PPT.

Diskutime me pjesëmarrësit:

mbi përshkrimin e niveleve për

secilën prej kompetencave muzikore.

Fletore, stilolaps.fletë

pune.

Seanca 4

Evidencat për vëzhgimin dhe

mbledhjen e informacionit për

vlerësimin.

Raportimi i progresit dhe

arritjeve të nxënësve.

Forma të raportimit.

Prezantimnga trajneri:

për evidencat e vlerësimit për të

nxënë dhe vlerësimi i kompetencave

kyçe.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT.

Përgatitja e tabelës krahasuese

lidhur me mënyrën e vlerësimit

aktual dhe vlerësimit me evidenca

për progresin e nxënësit.

Fletore,

stilolaps,

flipçart, lapustila,

fletë pune tabela

krahasuese.

Seanca V

Punë e pavarur për plotësimin

e evidencave të progresit të

nxënësit dhe vlerësimit të

kompetencave kyçe.

Punë në grup:

Pjesëmarrësit ndahen në grupe dhe

secili grup plotëson sipas mënyrës së

tij evidencat e progresit të nxënësit

dhe vlerësimin e kompetencave

kyçe.

Programi i kurrikulës

së re.

Fletore,

stilolaps,

flipçart, lapustila. fletë

pune mbi evidencat.

Pjesëmarrësit:

prezantojnë, diskutojnë, komentojnë

dhe nxjerrin përfundime.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila.

Seanca VI

Teknikat dhe instrumentet e

vlerësimit.

Dosja e nxënësve, si

instrument vlerësimi dhe

vetëvlerësimi.

Prezantim nga trajneri:

Instrumentet e vlerësimit, kryesisht

mbi dosjen e nxënësit.

Bimer,

lap top,

prezantimi në PPT

Diskutime:

mbi eksperienca aktuale.

Fletore,

stilolaps,

flipçart,

lapustila,

22

Page 23: Moduli i Muzikes Klasa 6

Detyra për pjesëmarrësit në trajnim

Në përfudnim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra:

Modeli i plotësimit të një evidence të progresit të nxënësit.

Modeli i plotësimit të evidencës për vlerësimin e një nxënësi për kompetencat kyç.

Modeli i dosjes së një nxënësi.

MODULI III

FLETË PUNE 1

EVIDENCA E VLERËSIMIT TË PROGRESIT TË NXËNËSIT

DATA

TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS TEMËS MËSIMORE

NIVELET E ARRITJES

KOMENTETEMA: 1 2 3 4 5

MODULI III

FLETË PUNE 2

NIVELET E ARRITJES SË KOMPETENCAVE MUZIKORE

Kompetenca I: Krijimi artistik

Përdorin ide të ndryshme për të krijuar një punë muzikore dhe figurative pamore.

Përdorin elementet dhe parimet e gjuhës artistike, duke komunikuar përmes tyre.

Zhvillojnë vetë ose me të tjerë idetë e veta artistike.

Organizojnë krijimin e vet artistik, sipas elementeve të mësuar të gjuhës artistikë.

Ndajnë /prezantojnë përvojat e veta krijuese me të tjerët.

Niveli Shkalla III Shkalla IVNiveli V Nxënësi/ja i këtij niveli:

shfaq në mënyrë origjinale

Nxënësi/ja i këtij niveli:

përdor në mënyrë origjinale idetë dhe

23

Page 24: Moduli i Muzikes Klasa 6

idetë dhe shquhet për aftësi

krijuese në punët të ndryshme

artistike;

demonstron aftësitë për të

krijuar në mënyrë të lirshme dhe

të pavarur mbi një temë të

caktuar, duke përdorur teknika

të ndryshme artistike;

demonstron aftësi shumë të

mira në përdorimin e

elementeve dhe mjeteve

shprehëse artistike, gjatë

krijimeve të veta në muzikë,

teatër dhe art pamor;

merr pjesë duke shfaqur ide

shumë të mira krijuese në

realizimin skenik të shfaqjeve të

ndryshme në klasë/shkollë;

demonstron aftësi të mira

krijuese individualisht ose në

grup, në aktivitetet artistike të

shkollës, komunitetit dhe më

gjerë sipas prirjeve, mundësive

dhe interesave të tyre.

shquhet për aftësi krijuese në punët të

ndryshme artistike;

krijon në mënyrë të lirshme dhe të pavarur

mbi një temë të caktuar, duke përdorur

teknika të ndryshme artistike;

kijon duke zotëruar aftësi shumë të mira në

përdorimin e elementeve dhe mjeteve

shprehëse artistike në muzikë dhe art pamor;

kontribuon duke shfaqur ide dhe aftësi shumë

të mira krijuese në realizimin skenik të

shfaqjeve të ndryshme si mjuzikëll, ose një

kolazhi muzikor;

shfaq ide dhe aftësi shumë të mira krijuese

individualisht ose në grup, në aktivitetet

artistike të shkollës, komunitetit dhe më gjerë

sipas prirjeve, mundësive dhe interesave të

tyre.

prezanton idetë e veta artistike duke zotëruar

aftësi shumë të mira në zhvillimin e idesë së

vet.

VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NËPROGRAMIN E TRAJNIMIT

24

Page 25: Moduli i Muzikes Klasa 6

Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateteve të

pritshme për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza:

Portofolime materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në

trajnim” nësecilin prej tremoduleve përkatëse të programit të trajnimit.

Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitënjohëse, zbatuese, krijuese,

gjykuese, interepretuese të pjesëmarrësit.

Test 1

1. Listoni 3 rezultate të nxënit për kompetencën artistike “Krijimi artistik”.

3 pikë

Përgjigjet janë në varësi të shkallës përkatëse.

2. Identifikoni 3 risi të programit të lëndëve përkatëse në fushën e arteve me qasje

kompetencat. 3 pikë

Përgjigjet mund të jenë: (Përfshirja e kompetencave kyçe, integrimi me fushat e

tjera, situatat e të nxënit, rezultatet e të nxënit etj.)

3. Hartoni një situatë ku ndërthuret arti (art pamor, muzika, teatri dhe kërcimi) me fushat

të tjera kurrikulare (Fusha shkencat shoqërore).

10 pikë

Përgjigje e lirë.

4. Është dhënë njohuria: Melodia1. Çfarë shkathtësish, qëndrimesh dhe vlerash duhet të

zotërojë nxënësi për të ndërtuar këtë njohuri? 5 pikë

Përgjigje e lirë.

Test 2

1 Njohuria përcaktohet nga shkalla përkatëse si dhe nga lëndët e tjera.

25

Page 26: Moduli i Muzikes Klasa 6

1. Listoni 3 elementet të kornizës konceptuale të programit të muzikës/artit

pamor/teatrit/kërcimit. 3 pikë

Përgjigjet janë nga: (Qëllimet e arsimit parauniversitar; qëllimi i programit të arteve;

lidhja e kompetencave kyçe me kompetencat artistike; lidhja e fushës së arteve me

temat ndërkurrikulare, lidhja e fushës së arteve me fushat e tjera kurrikulare;

kompetencat artistike përmes tematikave të saj; ndarja e peshave për tematikë për

secilën klasë).

2. Identifikoni 3 ndryshime të programit me qasje kompetencat dhe programit ekzistues

të muzikës/artit pamor. 3 pikë

Përgjigjet mund të jenë: (Bazuar në kompetenca – bazuar në linja; bazuar në

objektiva – bazuar në rezultate të nxëni; bazuar në situata të nxëni - bazohet në

përmbajtje lëndore etj.)

3. Hartoni një situatë ku ndërthuren artet me temat ndërkurrikulare (mjedisi/qytetaria).

10 pikë

Përgjigje e lirë.

4. Është dhënë njohuria: Ritmi 2. Çfarë shkathtësish, qëndrimet dhe vlerash duhet të

zotërojë nxënësi për të ndërtuar këtë njohuri? 5 pikë

Përgjigje e lirë.

Test 3

2 Njohuria përcaktohet nga shkalla përkatëse

26

Page 27: Moduli i Muzikes Klasa 6

1. Listoni 3 rezultate të nxëni nga kompetencat kyçe që mund të realizohen nëpërmjet

programit të muzikës/artit pamor, teatrit apo kërcimit. 3 pikë

Përgjigjet janë në varësi të shkallës përkatëse.

2. Identifikoni 3 ndryshime të programit me qasje kompetencat nga programi ekzistues

të arteve. 3 pikë

Përgjigjet mund të jenë: (Bazuar në kompetenca – bazuar në linja, bazuar në

rezultate të nxëni–bazuar në objektiva, bazuar në situata të nxëni - bazohet në

përmbajtje lëndore etj.)

3. Hartoni një situatë ku ndërthuren artet me fushat e tjera kurrikulare (Shkencat

shoqërore). 10 pikë

Përgjigje e lirë.

4. Është dhënë njohuria:

Notat në vija dhe në fusha3 ose format 2-3 dimensionale (etj).

Çfarë shkathtësish, qëndrimesh dhe vlerash duhet të zotërojë nxënësi për të ndërtuar

këtë njohuri? 5 pikë

Përgjigje e lirë.

TOTALI I PIKËVE Mësuesi

Tabela e vlerësimit

Dobët (E) Mjaftueshëm (D) Mirë (C) Shumë Mirë (B) Shkëlqyeshëm (A)

0 – 6 7 - 10 11 - 14 15 – 18 19 - 21

3 Njohuria përcaktohet nga shkalla përkatëse

27

Page 28: Moduli i Muzikes Klasa 6

1. Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulin “Programi i fushës së Arteve” :

MAS (2014). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri.

http://eacea.ec.europa.eu/education/eurydice/index_en.php , Eurydice,

EuropianComision

EACEA: National System of Education. (të gjitha shtetet Europiane).

MASHT (2011). Korniza e Kurrikulës se Arsimit Parauniversitar të Republikës së

Kosovës.

MASH (2012). Programet lëndore të arsimit bazë.    www.izha.edu.al   .

MASH (2012). Standardet e të nxënit të arsimit bazë.    www.izha.edu.al   .

National Core Curriculum for basic education (2004). Finlanda

K -12 Learning Standards (2008) Washington State.

Québec Education Program. (2001). Kebek

Ministry of Education, Singapore (2010).  Music Syllabus. Singapor

2. Trajnerët: Dr in proces. Majlinda Hala - IZHA

28