modele detyrash nga pogrami pisa -...

120
MODELE DETYRASH NGA POGRAMI PISA Prishtinë, 2014

Upload: others

Post on 14-Feb-2020

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

MODELE DETYRASH NGA POGRAMI PISA

Prishtinë, 2014

Modelet e paraqitura në këtë tekst janë publikuar nga OBEZH (OECD) dhe janë

përshtatur nga MASHT, Divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në

bashkëpunim me Programi për Arsim Themelor të USAID-it.

MASHT, në bazë të vendimit me numër 8/5-2325, ka lejuar që ky manual mund të

shfrytëzohet për përvetësimin e njohurive dhe shkathtësive sipas kërkesës të Programit

PISA. Në veçanti për nxënësit të cilë do të jenë pjesë e vlerësimit të PISA 2015.

PISA1është Programi i OBEZH-it (OECD) për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve.

Është program i cili në mënyrë ciklike i vlerëson nxënësit e moshës 15 vjeç.

Objektivi i testimit të PISA-s është përcaktimi i asaj se sa të përgatitur janë nxënësit për

t’u përballur me disa prej sfidave të jetës së tyre në të ardhmen. Në veçanti, nivelet e

shkathtësisë në Lexim, Matematikë dhe Shkencë vlerësohen duke përdorur pyetje të

testeve të cilat kërkojnë nga nxënësit të tregojnë se me sa efektivitet mund t’i zbatojnë

shkathtësitë dhe njohuritë për të zgjidhur problemet që dalin në kontekste të jetës reale.

Këto probleme janë dizajnuar për të reflektuar disa lloje të të menduarit, të detyrave dhe

aktiviteteve të cilat priten të zbatohen nga ana e nxënësve në jetën e tyre të përditshme.

1 Teksti dhe pyetjet janë te marra ne formë origjinale nga www.oecd.org dhe janë përkthyer ne gjuhen shqipe pa asnjë modifikim apo adaptim

MODELE DETYRASH NGA POGRAMI PISA

1

MODELE DETYRASH NË LEXIM

2

NJËSIA 1 E LEXIMIT: LIQENI I ÇADIT Figura 1 paraqet nivelet e ndryshme të Liqenit të Çadit, në Afrikën Sahariane Veriore rreth viteve 20,000 para erës sonë, gjatë Epokës së Akullnajave. Rreth viteve 11,000 para erës sonë ai është rishfaqur. Sot, niveli i tij është pothuaj njëlloj sa niveli në vitin 1000. Figura 2 paraqet artin saharian në shkëmbinj (vizatime antike apo piktura të cilat janë gjetur në muret e shpellave) dhe modelet e ndryshimit të jetës së egër.

Përdorni informatat e mësipërme për Liqenin e Çadit për t’iu përgjigjur pyetjeve të

mëposhtme: PYETJA 1.1 Sa është thellësia e Liqenit të Çadit sot?

A. Rreth dy metra.

B. Rreth pesëmbëdhjetë metra.

C. Rreth pesëdhjetë metra.

D. Është zhdukur plotësisht.

E. Nuk ka informata.

PYETJA 1.2 Rreth cilit vit fillon grafiku në Figurën 1?

………………………………………………………………………………………………….

PYETJA 1.3 Përse ka zgjedhur autori ta fillojë grafikun në këtë pikë? ………………………………………………………………………………………………………….. …………………………………………………………………………………………………………..

3

PYETJA 1.4 Figura 2 bazohet në supozimin se: A. kafshët e pikturuara në shkëmbinj kanë qenë të pranishme në atë zonë, në kohën kur janë

pikturuar.

B. artistët, të cilët i kanë vizatuar kafshët, kanë qenë tepër të shkathtë.

C. artistët, të cilët i kanë vizatuar kafshët, kanë mundur të udhëtojnë në shumë vende.

D. nuk ka pasur përpjekje për t’i zbutur kafshët të cilat janë pikturuar në artin e shkëmbinjve.

PYETJA 1.5 Për këtë pyetje, ju duhet të mbështeteni tek informatat e Figurës 1 dhe Figurës 2. Zhdukja e rinoqerontëve, hipopotamëve dhe bizonëve nga arti i shkëmbinjve saharian ka

ndodhur: A. në fillim të Epokës më të fundit të Akullnajave.

B. në mesin e periudhës kur Liqeni i Çadit ka qenë në nivelin e tij më të lartë.

C. pasi niveli i Liqenit të Çadit kishte qenë në rënie për më shumë sesa 1000 vitesh. D. në fillimin e një periudhe me thatësi të pandërprerë.

4

NJËSIA 2 E LEXIMIT: GRIPI PROGRAMI “ACOL” PËR IMUNIZIMIN VULLNETAR KUNDËR GRIPIT Sikurse e dini me siguri, gripi mund të na prekë shpejt dhe gjerësisht gjatë dimrit. Ata që preken mund të sëmuren për javë të tëra.

Mënyra më e mirë për ta luftuar virusin është që të kemi një trup të shëndetshëm dhe në formë. Ushtrimet e përditshme dhe dietat në të cilat bëjnë pjesë fruta dhe perime të shumëllojshme, janë shumë të rekomandueshme për ta ndihmuar sistemin imunitar që t’i luftojë këto viruse pushtuese.

“ACOL”-i ka vendosur t’iu ofrojë anëtarëve të stafit mundësinë që të imunizohen ndaj gripit, si një mënyrë për të parandaluar përhapjen tek ne të këtij virusi tinëzar. “ACOL”-i ka caktuar infermierë për të kryer imunizimet në “ACOL”, gjatë një seancë gjysmë-ditore në orarin e punës në datën 17 maj. Ky program është falas dhe është vënë në dispozicion të të gjithë anëtarëve të stafit.

Pjesëmarrja është vullnetare. Anëtarët e stafit të cilët pranojnë të imunizohen do t’iu kërkohet të nënshkruajnë një formular miratimi, në të cilin pohojnë se nuk vuajnë nga asnjë alergji, dhe se e kuptojnë se mund të pësojnë efekte të vogla anësore.

Këshillat mjekësore tregon se imunizimi nuk shkakton grip. Megjithatë, mund të shkaktojë efekte anësore, si: plogështi, pak temperaturë dhe mpirje të krahut. Kush do të duhet të imunizohet?

Kushdo që është i interesuar të jetë i mbrojtur ndaj virusit. Ky imunizim rekomandohet në mënyrë të veçantë për njerëzit mbi 65 vjeç. Por, pavarësisht moshës, KUSHDO, i cili ka një sëmundje kronike dobësuese, veçanërisht ata me sëmundje kardiake, pulmonare, bronkiale apo diabetike. Në ambientet e zyrave të GJITHË anëtarët e stafit rrezikojnë t’i zërë gripi.

Kush nuk do të duhet të imunizohet? Individët të cilët janë të tejndeshëm ndaj vezëve, njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundje akute që shoqërohen me temperaturë dhe gratë shtatzëna. Pyesni doktorin nëse jeni duke marrë ndonjë mjekim apo keni pasur reaksione të mëparshme ndaj ndonjë injeksioni kundër gripit. Nëse do të dëshironit të imunizoheshit më 17 maj, ju lutem këshillohuni me zyrtaren e personelit, Fiona MekSuini, deri të premten, më datë 7 maj. Data dhe ora do të caktohen në varësi të disponueshmërisë së infermierëve, numrit të pjesëmarrësve dhe orarit të përshtatshëm për pjesën më të madhe të anëtarëve të stafit. Nëse do të dëshironit të imunizoheshit për këtë dimër por nuk mund të merrni pjesë në orarin e caktuar, ju lutemi ta vini në dijeni Fionën. Nëse ka anëtarë të mjaftueshëm, mund të caktohet një seancë tjetër alternative. Për informata të mëtejshme, ju lutemi ta kontaktoni Fionën në nr. 5577

Fiona MekSuini, zyrtare e personelit në një kompani që quhet ACOL, ka përgatitur fletë-

informacionin e faqes së mësipërme për anëtarët e stafit të ACOL-it. Referojuni fletë-

informacionit për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

5

PYETJA 2.1 Cili prej pohimeve të mëposhtme përshkruan një tipar të programit të ACOL-it për imunizimin

kundër gripit? A. Gjatë dimrit do të organizohen orë të përditshme për të bërë ushtrime fizike.

B. Imunizimet do të kryhen gjatë orëve të punës.

C. Pjesëmarrësve mund t’iu ofrohet një shpërblim i vogël.

D. Injeksionet do t’i kryejë një doktor.

PYETJA 2.2 Mund të flasim për përmbajtjen e një pjesë shkrimi (çfarë thotë). Mund të flasim për stilin e saj (mënyrën se si është paraqitur). Fiona dëshironte që stili i këtij fletë-informacioni të ishte miqësor dhe inkurajues. Mendoni se ia ka arritur qëllimit? Shpjegojeni përgjigjen tuaj duke iu referuar në hollësi faqosjes, stilit të shkrimit, vizatimeve dhe grafikëve të tjerë.

PYETJA 2.3 Ky fletë-informacion sugjeron se nëse dëshironi të mbroheni kundër virusit të gripit, injeksioni kundër gripit është: A. më efektiv sesa ushtrimet dhe dieta e shëndetshme, por më i rrezikshëm.

B. ide e mirë, por jo zëvendësues i ushtrimeve dhe dietës së shëndetshme.

C. po aq i efektshëm sa ushtrimet dhe dieta e shëndetshme, dhe më pak i mundimshëm.

D. nuk ia vlen të merret parasysh, nëse bëni shumë ushtrime dhe keni një dietë të shëndetshme.

PYETJA 2.4 Një pjesë e fletë-informacionit thotë:

Kush do të duhet të imunizohet? Kushdo që është i interesuar të jetë i mbrojtur ndaj virusit. Pasi Fiona e kishte shpërndarë flet-informacionin, një koleg i tha asaj se do të duhej të mos i kishte përdorur fjalët “Kushdo që është i interesuar të jetë i mbrojtur ndaj virusit” sepse ishin çorientuese. A jeni ju dakord se këto fjalë janë çorientuese dhe do të duhej të mos ishin përdorur? Shpjegojeni përgjigjen tuaj. …………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 2.5 Sipas fletë-informacionit, cilët prej anëtarëve të stafit do të duhet ta kontaktojnë Fionën? A. Stivi i cili punon në dyqan dhe që nuk dëshiron të imunizohet sepse parapëlqen të mbështetet tek imuniteti i tij natyror. B. Xhulia nga departamenti i shitjeve, e cila dëshiron të dijë nëse programi për imunizimin është i

detyrueshëm.

C. Liza nga posta, e cila do të dëshironte të imunizohej këtë dimër, por pas dy muajve do të lindë. D. Mikeli nga departamenti i financave, i cili do të dëshironte të imunizohej, por do të jetë në

pushim më datën 17 maj.

6

NJËSIA 4 E LEXIMIT: PUNA Diagrami në formë peme më poshtë paraqet strukturën e fuqisë punëtore të një vendi apo “popullsinë në moshë pune”. Në vitin 1995, popullsia totale e vendit ishte rreth 3.4 milion.

Struktura e Fuqisë Punëtore, 31 mars 1995 (000)1

1. Numrat e njerëzve jepen në mijshe (000).

2. Popullsi në moshë pune janë njerëzit me moshë 15 deri 65 vjeç.

3. Njerëzit “fuqi jopunëtore” janë individët të cilët nuk kërkojnë në mënyrë aktive për punë

dhe/ose nuk janë të disponueshëm për të punuar.

Burimi: D. Miller, Form 6 Economics, ESA Publications, Box 9453, Newmarket, Auckland,

New Zealand, p. 64.

Përdorni informatat për fuqinë punëtore të vendit, të paraqitura më sipër për t’iu përgjigjur

pyetjeve të mëposhtme.

PYETJA 4.1 Cilat janë dy grupet kryesore në të cilat ndahet popullsia sipas moshës së pune?

A. Të punësuar dhe të papunësuar.

B. Të moshës së punës dhe të moshës jo të punës.

C. Punëtorët me orar të plotë dhe ata me gjysmë orari.

D. Në fuqinë punëtore dhe në fuqinë jopunëtore.

Popullsia në moshë pune

2656.5

Fuqi punëtore 1706.5 64.2%

Të punësuar 1578.4 92.5%

Me orar të plotë 1237.1 78.4%

Me gjysmë orari 341.3 21.6%

Kërkojnë punë me orar të plotë

23. 2 6.8%

Nuk kërkojnë punë me gjysmë

orari 318.1 93.2%

Të papunësuar 128.1 7.5%

Kërkojnë punë meorar të plotë 101.6 79.3%

Kërkojnë punë me gjysme orari

26.5 20.7%

Fuqi jopunëtore 949.9 35.8%

7

PYETJA 4.2 Sa njerëz në moshën për punë kanë qenë në fuqinë jo-punëtore? (Shkruani numrin e njerëzve, jo

përqindjen) ………………………………………………………………….

PYETJA 4.3 Në cilën pjesë të diagramit në formë peme, nëse ka, do të përfshihej secili prej njerëzve të renditur në tabelën e mëposhtme? Përgjigjuni duke vendosur shenjën “x“në kutizën e duhurnë tabelë. E para është bërë për ju, si

shembull.

Në fuqinë

puntore: i/e

punësuar

Në fuqinë

punëtore:i/e

papunësuar

Në fuqinë jo

punëtore

Nuk

përfshihet në

asnjë

kategori Kamerieri me gjysmë orari, 35 vjeç

X

Grua afariste, 43 vjeçe, e cila punon 60 orë në

javë.

Studenti me orar të plotë, 21 vjeç

Një burrë, 28 vjeç, i cili sapo ka shitur dyqanin

dhe po kërkon punë

Një grua, 55 vjeçe, e cila asnjëherë nuk ka punuar apo nuk ka dashur të punojë asnjëherë

jashtë shtëpisë.

Një gjyshe, 80 vjeçe, e cila punon ende disa orë

çdo ditë në dyqanin ushqimor të familjes

PYETJA 4.4

Supozoni se informatat për fuqinë punëtore paraqiten çdo vit në një diagram në formë peme sikurse

kz.Më poshtë janë renditur katër tipare të diagramit në formë peme. Tregoni nëse do të prisnit apo

jo që këto tipare të ndryshonin nga viti në vit, duke rrethuar “Ndryshon” ose “Nuk ndryshon”. E

para është bërë.

Tiparet e Diagramit në formë Peme

Përgjigja

Etiketat në secilën kuti (p.sh. “Në fuqinë

punëtore”)

Ndryshon / Nuk ndryshon

Përqindjet (p.sh. “64.2%”)

Ndryshon /Nuk ndryshon

Numrat (p.sh. “2656.5”)

Ndryshon /Nuk ndryshon

Shënimet shpjeguese (fusnotat) poshtë

diagramit në formë peme

Ndryshon /Nuk ndryshon

8

PYETJA 4.5 Informatat për strukturën e fuqisë punëtore paraqiten në diagramin në formë peme, por do të mund të ishin paraqitur në shumë mënyra të tjera, si përshkrimet e shkruara, grafiku në formë torte, grafikët e ndryshëm apo tabela. Diagrami në formë peme ndoshta është zgjedhur sepse shërben në veçanti për të treguar: A. ndryshimet me kalimin e kohës.

B. madhësinë e popullsisë totale të vendit.

C. kategoritë brenda secilit grup. D. madhësinë e secilit grup.

9

NJËSIA 6 E LEXIMIT: POLICIA

Është kryer një vrasje, por i dyshuari mohon çdo gjë. Ai pretendon se nuk e njeh viktimën. Ai thotë se nuk e ka njohur kurrë atë, se nuk i është afruar asnjëherë, dhe se as nuk e ka prekur kurrë. Policët dhe gjykatësi janë të bindur se ai nuk po thotë të vërtetën. Por si ta dëshmojmë?

Armët Shkencore të Policisë Në skenën e krimit, hetuesit, kanë mbledhur çdo copëz të mundshme të provave që mund të imagjinohet: fije pëlhure, flokë, shenjat e gishtërinjve, bishtat e cigareve... Disa fije floku, të gjetura në xhaketën e viktimës janë të kuqe. Dhe ngjajnë me flokët e të dyshuarit. Nëse do të mund të provohet se këto flokë janë me të vërtet të tij, atëherë kjo do të ishte dëshmi që ai në të vërtetë e ka takuar në fakt viktimën.

Çdo individ është unik

Specialistët i vihen punës. Ata ekzaminojnë disa qeliza të rrënjës së këtyre fijeve të flokut dhe disa prej qelizave të gjakut të të dyshuarit. Në bërthamën e secilës qelizë të trupit tonë, ka ADN. Çfarë është kjo? ADN është si varëse e bërë me fije të përdredhura të veshura me perla.

Imagjinoni që këto perla janë në katër ngjyra të ndryshme dhe se mijëra perla të ngjyrosura (të cilat formojnë një gjen) renditen në një mënyrë shumë

specifike. Në secilin individ, kjo renditje është e njëjtë në secilën qelizë të trupit të tij: si në ato të rrënjës së flokëve, ashtu edhe në ato të gishtit të madh të këmbës; si në ato të mëlçisë,

ashtu edhe në ato të stomakut apo

gjakut. Por rendi i perlave ndryshon nga njëri person në tjetrin. Duke mbajtur parasysh numrin e perlave të lidhura në këtë mënyrë, ekzistojnë fare pak mundësi që të ketë dy njerëz me të njëjtën ADN, me përjashtim të

binjakëve identikë. Unike për çdo individ, ADN-ja është, pra, njëlloj karte gjenetike e identitetit.

Pra, gjenetistët janë në gjendje ta krahasojnë kartën gjenetike të identitetit të të dyshuarit

(e përcaktuar nga gjaku i tij) me atë të personit me flokë të kuq. Nëse karta gjenetike është e njëjtë, ata do ta dinë se i dyshuari në të vërtetë ka shkuar pranë viktimës, gjë për të cilën ka thënë se nuk e ka vepruar kurrë.

Vetëm një dëshmi

Sa vjen e më shumë, në rastet e sulmeve seksuale, vrasjeve, vjedhjeve apo krimeve të tjera, policia kryen analiza gjenetike. Përse? Për të gjetur dëshmi të kontaktit midis dy njerëzve, dy objekteve apo një personi dhe një objekti. Ofrimi i dëshmive për një kontakt të tillë shpeshherë është shumë i dobishëm për hetimin. Por nuk ofron medoemos prova për krimin. Është vetëm një dëshmi mes shumë të tjerave.

Anne Versailles

Ne përbëhemi nga miliarda qeliza Çdo qenie e gjallë përbëhet nga shumë qeliza. Qeliza është vërtet shumë e vogël. Mund të thuhet madje se është mikroskopike sepse mund të shihet vetëm duke përdorur një mikroskop i cili e zmadhon shumë herë. Secila qelizë ka një cipë të jashtme dhe një bërthamë në të cilën gjendet ADN-

ja.

Gjenetike çfarë?

ADN-ja përbëhet nga një numër i

gjeneve dhe secili përbëhet nga

mijëra “perla”. Së bashku, këto

gjene formojnë kartën gjenetike të

identitetit të një personi

Mikroskopi në një laborator policie

Si zbulohet karta gjenetike e identitetit?

Gjenetistët marrin disa qeliza nga rrënja e flokëve të gjetura tek viktima, apo nga

pështyma që ka mbetur në bishtin e një cigare. I vendosin ato në një produkt i cili

shkatërron çdo gjë rreth ADN-së së qelizave. Pastaj ata bëjnë të njëjtën gjë me disa

qeliza të marra nga gjaku i të dyshuarit. Pastaj ADN-ja përgatitet në mënyrë të veçantë

për të analizuar. Pas kësaj, vendoset në një xhel të veçantë dhe në të kalon rrymë

elektrike. Pas disa orëve, dalin shirita të ngjashëm me barkodin (si ato barkodet tek

gjërat që blejmë) të cilat janë të dukshme nëse ndriçohen me një llambë të veçantë.

Barkodi i ADN-së së të dyshuarit krahasohet me atë të flokëve të gjetur tek viktima.

10

Referojuni artikullit të gazetës në faqen tjetër për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. PYETJA 6.1 Për të shpjeguar strukturën e ADN-së, autorja flet për varësen me perla. Si ndryshojnë këto varëse me perla nga njëri individ në tjetrin? A. Ndryshojnë në gjatësi.

B. Renditja e perlave është e ndryshme.

C. Numri i varëseve është i ndryshëm.

D. Ngjyra e perlave është e ndryshme.

PYETJA 6.2 Cili është qëllimi i kutisë me titull “Si zbulohet karta gjenetike e identitetit?”? Për të shpjeguar A. çfarë është ADN-ja.

B. çfarë është barkodi. C. mënyrën e analizimit të qelizave për të gjetur modelin e ADN-së. D. mënyrën se si mund të sigurohen dëshmi se ka ndodhur një krim i caktuar.

PYETJA 6.3 Cili është qëllimi kryesor i autores?

A. Të paralajmërojë.

B. Të dëfrejë.

C. Të informojë.

D. Të bindë.

PYETJA 6.4 Në fund të hyrjes (pjesa e parë e errët) shkruhet: “Por si ta dëshmojmë?”

Sipas paragrafit, hetuesit përpiqen t’i gjejnë një përgjigje kësaj pyetje duke: A. marrë në pyetje dëshmitarë.

B. kryer analiza gjenetike.

C. e pyetur të dyshuarin deri në imtësi.

D. iu kthyer sërish rezultateve të hetimit.

11

NJËSIA 7 E LEXIMIT: ATLETET

Ndihuni mirë në atletet tuaja

Për 14 vite, Qendra Mjekësore Sportive e Lionit (Francë) ka studiuar dëmtimet e sportistëve të rinj dhe profesionistëve të sportit. Studimi ka dëshmuar që veprimi më i mirë është parandalimi... dhe këpucët e mira. Goditje, rrëzime, dëmtimet...

Tetëmbëdhjetë për qind e

sportistëve të moshës 8 deri 12

vjeç kanë dëmtime në thembra.

Kërci i kyçeve të këmbëve të

futbollistëve nuk reagon mirë

ndaj tronditjeve, dhe 25 % e profesionistëve kanë zbuluar vetë

se është një pikë veçanërisht e

dobët. Kërci i lidhjes delikate të

kyçit të këmbës mund të

dëmtohet gjithashtu edhe në

mënyrë të pariparueshme dhe,

nëse nuk tregohet kujdes që prej

fëmijërisë (10-12 vjeç), kjo mund

të shkaktojë osteoartrit të

parakohshëm. As legeni nuk i shpëton dëmtimit dhe, në veçanti

kur janë të lodhur, lojtarët

rrezikojnë të pësojë fraktura për

shkak të rrëzimeve apo

përplasjeve.

Sipas studimit, futbollistët të cilët kanë luajtur prej më shumë sesa dhjetë vitesh, kanë të dala kockore në kërcellin e këmbës, ose në thembër. Kjo është ajo që njihet me emrin “këmbë futbollisti”, një deformim i cili shkaktohet nga këpucë me

pjesë të shuallit dhe kyçit, të cilat janë tepër fleksible.

Mbrojtje, mbështetje, stabilitet, zbutje e tronditjeve.

Nëse këpuca është shumë e ngurtë, e kufizon lëvizjen. Nëse është tepër fleksible, rrit mundësitë për dëmtime dhe ndrydhje të këmbës. Këpuca e mirë sportive, do të duhet të plotësojë katër kritere:

Së pari, ajo medoemos duhet të ofrojë mbrojtje të jashtme: t’i rezistojë goditjeve të topit apo atyre të lojtarëve të tjerë, të përshtatet me relievin e fushës, ta mbajë këmbën të terur dhe të ngrohtë edhe kur ka ngrica, edhe kur bie shi.

Ajo patjetër duhet ta mbështesë këmbën, dhe në veçanti kyçin e këmbës, për të shmangur ndrydhjen, ënjtjen dhe problemet e tjera të cilat mund të prekin gjurin.

Ajo duhet medoemos t’iu ofrojë lojtarëve stabilitet të mirë, me qëllim që ata të mos rrëshqasin në fushë të lagur apo në një sipërfaqe tepër të thatë.

Së fundmi, ajo duhet medoemos t’i zbusë tronditjet, veçanërisht ato prej të cilëve vuajnë vollejbollistët dhe basketbollistët, të cilët kërcejnë lart vazhdimisht.

Këmbë të terura

Për t’i shmangur sëmundjet e vogla, por të dhimbshme, si flluskat apo madje edhe çarjet ose “këmbën e atletit” (infeksionet kërpudhore të lëkurës), këpuca medoemos duhet të lejojë avullimin e djersës dhe të parandalojë futjen e lagështirës nga jashtë. Materiali ideal për këtë është lëkura, e cila mund të përpunohet për t’u mbrojtur nga uji me qëllim që të parandalohet njomja e këpucës kur fillon të bjerë shi.

12

Përdorni artikullin në faqen e tjetër për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. PYETJA 7.1 Çfarë dëshiron të tregojë autori në këtë tekst? A. Që cilësia e shumë këpucëve sportive është përmirësuar mjaft.

B. Që është mirë të mos luani futboll nëse jeni nën 12 vjeç.

C. Që të rinjtë vuajnë nga shumë dëmtime për shkak të gjendjes së tyre jo të mirë fizike.

D. Që është shumë e rëndësishme që sportistët e rinj të mbathin këpucë të mira sportive.

PYETJA 7.2 Sipas artikullit, përse këpucët sportive nuk do të duhet të jenë tepër të ngurta?

………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 7.3 Në një pjesë të artikullit është shkruar: “Këpuca e mirë sportive do të duhet të plotësojë katër kritere”. Cilat janë këto kritere? ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 7.4 Lexoni këtë fjali pranë fundit të artikullit. Këtu paraqiten në dy pjesë:

“Për të shmangur sëmundjet e vogla, por të dhimbshme,si flluskat apo

madje çarjet ose “këmbën e atletit” (infeksionet kërpudhore të

lëkurës).”

(pjesa e parë)

“...këpuca medoemos duhet të lejojë avullimin e djersës dhe të

parandalojë futjen e lagështirës nga jashtë..”

(pjesa e dytë)

Cila është lidhja midis pjesës së parë dhe të dytë të fjalisë? Pjesa e dytë

A. e kundërshton pjesën e parë. B. e përsërit pjesën e parë. C. e ilustron problemin e përshkruar në pjesën e parë. D. i jep zgjidhje problemit të përshkruar në pjesën e parë.

13

NJËSIA 8 E LEXIMIT: DHURATA

DHURATA

Pyeti veten se sa ditë kishin kaluar që ajo qëndronte ashtu, duke e shikuar ujin e ftohtë e të përbaltur ndërsa niveli i tij rritej mbi bregun që po gërryhej. I kujtohej si në mjegull fillimi i shiut, që kishte ardhur nga moçali në veri dhe kishte filluar të fshikullonte shtëpinë e saj. Pastaj vetë lumi kishte filluar të ngrihej, në fillim me ngadalë, e pasi ndaloi pak për t’u rritur përsëri. Orë e çast, kishte tretur 5 ) përrenjtë dhe hendekët dhe ishte derdhur në vendet më të ulëta. Natën, ndërsa flinte, shiu e kishte vërshuar rrugën dhe e kishte rrethuar, ashtu që të rrinte e vetmuar, varkën ia kishte marrë, ndërsa shtëpinë ia kishte lënë në bregun e rrëpirët. Tani ujërat preknin në dërrasat e zeza pis të mbështetjes. Ndërsa niveli i ujit vazhdonte të rritej. Aq sa i shihte syri, deri tek majat e pemëve ku kishte qenë ana tjetër e brigjeve, moçali ishte kthyer

10) në një det të shkretë, i dallgëzuar nga valët e shiut; lumi humbte tej në gjerësinë e tij. Shtëpia e saj,

me fundin si ai që kanë anijet, ishte ndërtuar për t’i bërë ballë një përmbytjeje të tillë, nëse do të

ndodhte, por tashmë ishte vjetruar. Ndoshta dërrasat poshtë janë kalbur e shkatërruar. Ndoshta litari që

e lidhte shtëpinë me lisin e madh, do të lirohej e do ta linte shtëpinë ta merrnin ujërat, njëlloj siç kishin

marrë varkën. 15) Tashmë askush nuk do të mund të vinte. Mund të bërtiste me sa të kishte fuqi, por do të ishte e kotë, askush nuk do ta dëgjonte. Tutje tej, në përhumbëtirën e moçalit, të tjerë po luftonin me të gjitha forcat që të shpëtonin ç’të mundnin, madje edhe jetën e tyre. Kishte parë t’i kalonte pranë, duke lundruar, një shtëpi, por aq me qetësi kishte kaluar, saqë kishte pasur përshtypjen se ishte në një funeral. Kur e kishte parë, e dinte se e kujt ishte ajo shtëpi. Shumë gjë e keqe ishte qenë ta 20) shihje teksa largohej tutje, por pronarët me siguri duhet të kishin shpëtuar duke shkuar në vende të pa përmbytura. Më vonë, ndërsa shiu shtrëngohej dhe nata kishte filluar të hidhte mantelin e saj të errët, ajo kishte dëgjuar një panterë të klithte pranë lumit. Tani shtëpia dukej të shkundej e tëra, sikur të ishte diçka e gjallë. Zgjati dorën për të marrë një fener, e

cili u rrokullis dhe ra nga tavolina pranë shtratit të saj dhe e vuri mes këmbëve për ta mbajtur që të 25)

mos lëvizte. Pastaj, si kërciti dhe rënkoi me mundim, shtëpia u çlirua nga argjili, filloi të pluskonte e

lirë, u hodh si tapat e drunjta të shisheve dhe nisi të lëkundej ngadalë me valën e lumit. U mbajt tek

cepi i krevatit. Duke u lëkundur sa nga njëra anë në tjetrën, shtëpia lëvizi derisa e mbante vetëm litari.

Pati një tronditje, pastaj një rënkim të drurëve të vjetër e pastaj një pushim. Ngadalë, rrjedha e liroi dhe

duke e përkundur e ktheu, ndërsa prekte lehtë në tokë, mbi vendin ku kishte qenë. Mori 30) frymë thellë dhe ndenji ashtu për një kohë të gjatë, duke ndier lëkundjet e ngadalta, gërryese e ritmike si të lavjerrësit të orës. Errësira e mbuloi atë shi që binte pa pushim, ndërsa atë, sapo e mbështeti kokën në krahë, e zuri gjumi, ashtu, të kapur pas krevatit. Gjatë natës, u zgjua nga një bërtitmë, një zë kaq pikëllues saqë brofi në këmbë pa i hapur sytë mirë. Në mes të errësirës, u pengua tek krevati. Ajo e qarë vinte prej andej, prej lumit. Mundi të 35) ndiente se po lëvizte diçka, diçka e madhe që bënte një zë si fshirëse dhe gërryerje. Mund të ishte ndonjë shtëpi tjetër. Pastaj goditi, jo me kokë, por duke kaluar dhe rrëshqitur gjatë gjithë gjatësisë së shtëpisë së gruas. Ishte një pemë. Ajo dëgjonte teksa degët dhe gjethet zhdukeshin dhe përhumbnin në rrjedhën e lumit, duke lënë pas tyre vetëm shiun dhe llokoçitjet e përmbytjes, tinguj këta që ishin bërë tashmë kaq të pandryshueshëm, saqë dukeshin si pjesë e

14

40) heshtjes. E mbledhur kruspull mbi krevat, gruan filloi ta merrte gjumi sërish kur u dëgjua edhe një e qarë tjetër, por kësaj here kaq pranë, saqë mund të thoshe se ishte në dhomë. Duke i ngulur sytë në errësirë, u spraps mbi krevat derisa dora i zuri formën e ftohtë të pushkës. Pastaj, e strukur mbi jastëk,e vuri armën mbi gjunjë. “Kush është aty?” thirri ajo. Përgjigjja ishte një e bërtitmë e përsëritur, por më pak drithëruese, me tingull të lodhur, e më pas 45) heshtja e zbrazët ra sërish. U mbështet në krevat. Mund ta ndiente se çfarëdo që ishte, po lëvizte në verandë. Dërrasat kërcitën, ndërsa ajo mund t’i shquante tingujt e objekteve të cilat rrëzoheshin. Në mur dëgjoi një gërvishtje, sikur do të donte ta çante rrugën. Tani ajo e kuptoj se Ç’ishte, një mace e madhe, që duhej ta kishte sjellë ndonjë pemë e çrrënjosur që ka kaluar aty pranë. E kishte sjellë përmbytja, ishte një dhuratë. 50) Pa e ditur as vetë, e vendosi dorën në fytyrë dhe në fytin e saj të shtrënguar. Iu drodh pushka mbi

gjunjë. Kurrë në jetën e saj nuk kishte parë panterë. Kishte dëgjuar prej të tjerëve për to, dhe ua

kishte dëgjuar bërtitmat, si njëlloj vuajtjesh të thella, prej së largu. Macja filloi të gërvishte murin

sërish, duke e përplasur dritaren pranë derës. Për sa kohë e ruante dritaren dhe e mbante macen të

rrethuar nga uji dhe muri, si të mbyllur në kafaz, nuk do të kishte probleme. Jashtë, 55) kafsha ndaloi që t’ia ngulte kthetrat perdes së vjetruar të varur jashtë. Herë pas here nxirrte rënkime dhe hungërinte.

Kur më në fund drita depërtoi përmes shiut, që vinte si një tjetër lloj errësire, ajo gjendej ende e ulur

në krevat, e shtangët dhe ndiente të ftohtë. Krahët, që i kishte të mësuar me vozitjen në lum, i

dhembnin nga mbajtja fortë e pushkës. As një pëllëmbë nuk kishte guxuar të lëvizte nga frika se çdo

tingull mund t’i jepte fuqi maces. Ashtu, e ngurtë siç ishte, ndiqte lëvizjet lëkundëse të

60) shtëpisë. Shiu vazhdonte të binte sikur të mos ndalte kurrë. Nën dritën e përhirtë, në më fund,

mund të shihte përmbytjen e mbushur me gropëzat e vogla që krijonte shiu mbi të, ndërsa tej larg

mund të shihte formën prej reje të majave të përmbytura të pemëve. Tani macja nuk po lëvizte.

Ndoshta ishte larguar. Si e vuri mënjanë armën, rrëshqiti nga krevati dhe, pa bërë zhurmë, shkoi tek

dritarja. Ishte akoma aty, e mbledhur kruspull në cepin e verandës, ndërsa ia 65) kishte ngulur sytë

lisit, ruajtësit që ia mbante lidhur shtëpinë, a thua se ishte duke hamendësuar se sa mundësi do të

kishte të kërcente në degët e varura. Tani së mund ta shihte, nuk iu duk edhe aq frikësuese, gëzofi i

saj i trashë ishte i ngritur përpjetë në formë tufëzash, ndërsa brinjët i dukeshin. Do të ishte punë e

lehtë ta qëlloje aty ku ishte ulur, ndërsa lëvizte bishtin e saj të gjatë para e prapa. Gruaja u kthye të

merrte armën, por macja u kthye. Pa

70) kurrfarë paralajmërimi, pa sforcim të muskujve, kërceu tek dritarja, duke thyer një xham. Gruaja

u zmbraps, duke ia zënë frymën një bërtitjeje, dhe, si mori në dorë pushkën, qëlloi nga dritarja. Tani

nuk mundi ta shihte panterën, por i kishte dalë huq. Filloi të ecte sërish. Gruaja mund t’ia shihte

kokën dhe harkun e kurrizin, teksa ajo kalonte tek dritarja.

15

Duke u dridhur, u tërhoq tek krevati dhe u shtri. Tingulli gjumëndjellës dhe i vazhdueshëm i 75) shiut dhe lumit, depërtimi i ajrit të ftohtë, ia treten qëllimin. Shihte nga dritarja, ndërsa pushkën e mbante gati. Pasi kishte pritur për një kohë të gjatë, lëvizi përsëri për t’i hedhur një sy. Panterën e kishte zënë gjumi, me kokën mbështetur mbi putra, njëlloj si një mace shtëpiake. Për herë të parë që kur kishin filluar shirat, i erdhi dëshira të qante për veten, për të gjithë njerëzit, për gjithçka të përmbytur.

80) Si u shtri në krevat, e hodhi jorganin shpatullave. Do të duhej të ishte larguar kur të kishte

mundur, kur rrugët ishin ende të hapura ose përpara se t’ia merrte lumi varkën. Ndërsa përkundej sa

nga njëra anë në tjetrën, bashkë me shtëpinë, një dhimbje e thellë në stomak i kujtoi se nuk kishte

ngrënë. Nuk i kujtohej për sa kohë. Njëlloj si macja, edhe ajo ishte duke ngordhur urie. Shkoi në

kuzhinë, dhe ndezi një zjarr me ato pak drurë që i 85) kishin mbetur. Po të zgjaste përmbytja, do t’i duhej të digjte karrigen, në mos edhe tavolinën.

Pasi zbriti një pjesë të mbetur të mishit nga tavani, e preu mishin e kuq në të kaftë në feta të trasha

dhe i vuri në tigan. Mishi që skuqej e bëri të trullosej. Kishte biskota bajate të mbetura nga hera e

fundit që kishte gatuar dhe mund të bënte edhe pak kafe. Ujë kishte mjaft. 90) Ndërsa po gatuante ushqimin e saj, gruaja për pak e harroi macen, derisa ajo rënkoi. Edhe ajo kishte urë. “Lërmë të ha,” i tha gruaja, “pastaj do të merrem me ty.” Dhe qeshi nën zë. Kur e vari pjesën e mbetur të mishit në gozhdën ku kishte qenë varur, macja lëshoi një hungërimë të thellë që e bëri gruan t’i dridhej dora. Pasi kishte ngrënë, shkoi përsëri në krevat dhe e mori pushkën në dorë. Shtëpia ishte ngritur 95) kaq lart tani, saqë fundi i saj nuk zvarritej më edhe kur lëkundej nga lumi. Ushqimin e kishte ngrohur. Do të mund ta hiqte qafe macen sa ishte akoma ditë dhe binte shi. Shkoi pa bërë zhurmë tek dritarja. Macja ishte akoma aty, duke rënkuar, duke filluar të sillej rrotull në verandë. E patrembur, ia nguli sytë për një kohë të gjatë. Pastaj, pa menduar se ç’po bënte, e la mënjanë armën, dhe u largua nga krevati e shkoi në kuzhinë. Prapa saj, macja ishte duke lëvizur dhe 100) duke u sjellë si e shqetësuar thellë. Zbriti çka kishte mbetur nga mishi dhe, duke ecur përmes dyshemesë që lëkundej për tek dritarja, e hodhi nga xhami i thyer. Nga ana tjetër u dëgjua një hungërimë urie dhe nga kafsha tek ajo u përcoll diçka si tronditje. E habitur nga ajo që kishte bërë, u kthye në krevat. Mund të dëgjonte zërin e panterës teksa shqyente mishin. Shtëpia dridhej.

105) Kur u zgjua, e kuptoi përnjëherë së çdo gjë kishte ndryshuar. Shiu kishte ndalur. Mbajti vesh për lëvizjen e shtëpisë, por ajo nuk lëkundej më. Si hapi derën, pa përmes perdes së grisur një botë tjetër. Shtëpia ishte mbështetur në dhe, aty ku kishte qenë përherë. Ca metra më tutje, lumi vazhdonte të rrinte si një përrua, por nuk e mbulonte më largësinë midis shtëpisë dhe lisit. Ndërsa macja kishte shkuar. Nga veranda e deri tek lisi, dhe padyshim 110) edhe në moçal, tutje, kishte gjurmë, pa paqarta dhe tashmë të zhdukura në baltën e njomë. Ndërsa në verandë, ajo çka kishte mbetur nga mishi ishte vetëm një kockë.

16

Përdorni tregimin “Dhurata” në tri faqet e mëparshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme. (Vini re që numrat e rreshtave janë vendosur në anë të tekstit të tregimit, për t’iu ndihmuar t’i gjeni pjesët të cilave iu referohen pyetjet.) PYETJA 8.1 Cila është situata e gruas në fillimin e tregimit? A. Ajo është shumë e dobët për t’u larguar nga shtëpia pasi ka ditë pa ngrënë.

B. Po mbrohet nga një kafshë e egër.

C. Shtëpia e saj është e rrethuar nga ujërat e përmbytjes.

D. Një lum i përmbytur ia ka kapluar shtëpinë.

PYETJA 8.2 Kur gruaja thotë: “pastaj do të merrem me ty” (rreshti 91), ajo nënkupton se: A. Është e sigurt që macja nuk do ta lëndojë.

B. Është duke u përpjekur ta trembë macen.

C. Ka për qëllim ta qëlloj me pushkë macen. D. Është duke planifikuar ta ushqejë macen.

PYETJA 8.3 A mendoni se fjalia e fundit e tregimit “Dhurata” është një mbyllje e përshtatshme? Shpjegojeni përgjigjen, duke demonstruar të kuptuarin tuaj për mënyrën se si lidhet fjalia e fundit me kuptimin e tregimit. ………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 8.4 “Pastaj, si kërciti dhe rënkoi me mundim, shtëpia u çlirua nga argjili...” (rreshti 25) Çfarë i ndodhi shtëpisë në këtë pjesë të tregimit? A. U shkatërrua.

B. Filloi të lundrojë.

C. U përplas me lisin.

D. U fundos në fund të lumit.

PYETJA 8.5 Këtu jepen disa prej referencave të hershme për panterën në tregim. “u zgjua nga një bërtitmë, një zë kaq pikëllues...”(rreshti 33)

“Përgjigjja ishte një bërtitmë e përsëritur, por më pak drithëruese, me tingull të lodhur…”(rreshti

44) “ua kishte dëgjuar bërtitmat, në formën e vuajtjeve të thella, prej së largu”(rreshti 52) Duke marrë parasysh atë që ndodh në pjesën tjetër të tregimit, përse mendoni se ka zgjedhur autori ta prezantojë panterën me këto përshkrime. ……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….....................

17

PYETJA 8.6 Sipas asaj që sugjeron tregimi, cila ishte arsyeja që gruaja e ushqen panterën? ………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 8.7 Këtu është një pjesëz e bashkëbisedimit midis dy individëve të cilët kanë lexuar

“Dhuratën”:

Unë mendoj që gruaja në tregim është e zemërgurë dhe mizore.

Si mund ta thuash këtë? Unë mendoj që është një person shumë i dhembshur.

Paraqisni dëshmi nga tregimi për të treguar se si do të mundnin këta individë t’i

justifikonin pikëpamjet e tyre. Folësi

1………………………………………………………………………………………………….. Folësja

2……………………………………………………………………………………………………

18

NJËSIA 10 E LEXIMIT: PERSONELI Kompani e prodhimit CANCO Departamenti i Personelit Qendra për Mobilitet të Brendshëm dhe të Jashtëm

Çfarë është QMBJ-ja? QMBJ-ja është akronimi i Qendrës për Mobilitet të Brendshëm dhe të Jashtëm, një iniciativë e departamentit të personelit. Disa punonjës të këtij departamenti punojnë në QMBJ, së bashku me anëtarë të tjerë të departamenteve të tjera dhe këshilltarë të jashtëm për karrierën. QMBJ-ja është e disponueshme t’i ndihmojë punonjësit që të kërkojnë një punë tjetër brenda apo jashtë Kompanisë së Prodhimit “Canco”.

QMB

Çfarë bën QMBJ-ja? QMBJ-ja i mbështet punonjësit të cilët janë duke marrë parasysh seriozisht të bëjnë një punë tjetër, nëpërmjet aktiviteteve të mëposhtme:

Banka e të Dhënave për Punën Pas një interviste me punonjësit, informatat futen në bankën e të dhënave e cila i gjurmonë punëkërkuesit dhe hapjen e vendeve të lira të punës në Canco dhe në kompani të tjera të prodhimit.

Udhëzimi Potenciali i punonjësit shqyrtohet përmes diskutimeve të këshillimit për karrierën.

Kurset Organizohen kurse (në bashkëpunim me departamentin për informim dhe trajnim) të cilat do të trajtojnë kërkimin për punë dhe planifikimin e karrierës.

Projektet për Ndryshimin e Karrierës QMBJ-ja mbështet dhe koordinon projekte për t’i ndihmuar punonjësit të përgatiten për karriera dhe perspektiva të reja. .

Ndërmjetësimi QMBJ-ja vepron si ndërmjetës për punonjësit të cilët kërcënohen nga pushimi nga puna që rezulton nga riorganizimi, dhe i ndihmon ata të gjejnë pozita të reja kurdoherë që është e nevojshme. Sa kushton QMBJ-ja? Pagesa përcaktohet në këshillim me departamentin ku punoni. Një pjesë e shërbimeve të QMBJ-së janë falas. Gjithashtu mund t’ju kërkohet të paguani, ose me para, ose me kohë. Si funksionon QMBJ-ja? QMBJ-ja i ndihmon punonjësit të cilët janë duke marrë parasysh seriozisht të bëjnë një punë tjetër brenda apo jashtë kompanisë. Procesi fillon me dorëzimin e kërkesës. Mund të jetë i dobishëm edhe një diskutim me këshilltarët e personelit. Është e dukshme që do të duhet të flisni me këshilltarin në fillim për dëshirat tuaja dhe mundësitë e brendshme për sa i takon karrierës suaj. Këshilltarët janë të njohur me aftësitë tuaja, si dhe me zhvillimet brenda njësisë suaj. Kontakti me QMBJ-në çdo rast kryhet përmes këshilltarëve të personelit. Ai ose ajo e dorëzon për ju kërkesën, pas së cilës ju ftoheni për një diskutim me një përfaqësues/e të QMBJ-së. Për më shumë informata Departamenti i personelit mund t’ju japë më shumë informata.

19

Përdorni formularin e shpalljes të bërë nga departamenti i personelit në faqen tjetër për t’iu përgjigjur pyetjeve më poshtë. PYETJA 10.1 Sipas shpalljes, ku do të mund të merrni më shumë informata për QMBJ-në? ………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 10.2 Rendisni dy mënyra me anë të të cilave QMBJ-ja i ndihmon individët të cilët e humbin

punën për shkak të riorganizimit të një departamenti. ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………

20

NJËSIA 11 E LEXIMIT: Rregullat e Reja

EDITORIAL

Teknologjia krijon nevojën për rregulla të reja SHKENCA e ka një mënyrë për t’iu paraprirë ligjeve dhe etikës. Kjo ka ndodhur në mënyrë dramatike në vitin 1945, në rastin e anës shkatërrimtare të jetës, me bombën atomike, dhe tashmë po ndodh me anën krijuese të jetës, me teknikat për të kapërcyer infertilitetin tek njerëzit. Shumica nga ne janë gëzuar me familjen Braun në Angli, kur lindi Luiza, bebja e parë e lindur përmes fertilizimit in vitro. Jemi mahnitur me lindjet më të fundit të fëmijëve të shëndetshëm të cilët dikur kanë qenë embrione të ngrira të cilat prisnin për t’u transferuar tek nëna e ardhshme. Për shkak të dy embrioneve të ngrira në Australi, kanë shpërthyer diskutime lidhur me çështjet ligjore dhe etike. Embrionet kanë qenë të destinuara për t’u vendosur tek Elsa Rios, gruaja e Mario Riosit. Një tentim me një embrioni të mëparshëm doli i pasuksesshëm dhe çifti Rios dëshironte të kishte edhe një mundësi tjetër për t’u bërë prindër. Por, përpara se ta kishin këtë mundësi të dytë, çifti Rios

humbi jetën kur aeroplani ku udhëtonin u rrëzua. Çfarë do të duhej të bënte spitali australian me embrionet e ngrira? A mund të vendoseshin ato tek dikush tjetër? Kishte mjaft vullnetare. A mos ishin embrionet në njëfarë mënyrë pronë e patjetërsueshme e çiftit Rios? Apo do të duhej të shkatërroheshin? Është e kuptueshme që çifti Rios nuk kishte lënë asnjë dispozitë për të ardhmen e embrionit. Australianët ngritën një komision për ta studiuar çështjen. Javën e shkuar, komisioni nxori raportin e

tij. Embrionet do të duhet të shkatërrohen, tha paneli, sepse dhurimi i embrioneve dikujt tjetër do të kërkonte miratimin e “prodhuesve”, dhe për këtë nuk ishte dhënë asnjë miratim.

Paneli gjithashtu shprehu mendimin se embrionet në

gjendjen e tanishme nuk kishin jetë apo të drejta

dhe kështu do të mund të shkatërrohen. Anëtarët e

komisionit ishin të vetëdijshëm që po shkelnin në

terrenin rrëshqitës të ligjit dhe etikës. Prandaj,

deklaruan që opinionit publik t’i jepej 3 muaj kohë

për t’iu përgjigjur rekomandimit të komisionit.

Nëse do të ketë ndonjë protestë të madhe kundër shkatërrimit të embrioneve, komisioni do ta merrte parasysh. Çiftet të cilat përfshihen në spitalin e Sidnejt “Mbretëresha Viktoria” për programet e fertilizimit in-vitro, medoemos duhet të specifikojnë se çfarë do të duhet të bëhet me embrionet nëse atyre iu ndodh diçka. Kjo siguron që situata të ngjashme me atë të çiftit Rios të mos ndodhin përsëri. Po për çështje të tjera komplekse? Së fundmi, në Francë një gruaje iu desh të shkonte në gjykatë për t’u lejuar të lindte një fëmijë të fertilizuar me spermën e ngrirë të bashkëshortit të saj të vdekur. Si do të duhet të menaxhohet një kërkesë e tillë? Çfarë do të duhet të bëhet nëse një nënë zëvendësuese shkel kontratën për mbajtjen e fëmijës dhe refuzon të japë të porsalindurin të cilin ia ka premtuar më herët dikujt tjetër? Shoqëria jonë deri më tani ka dështuar në krijimin e ligjeve të zbatueshme për mbajtjen nën fre të potencialit shkatërrues të fuqisë atomike. Ne po mbledhim të vjelat e ankthit të atij dështimi. Mundësitë për keqpërdorimin e aftësive të shkencëtarëve për ta përparuar apo ngadalësuar krijimin e jetës janë të shumëfishta. Kufijtë etikë dhe ligjor duhet të përcaktohen përpara se të shkojmë shumë larg.

21

Përdoreni editorialin “Teknologjia krijon nevojën për rregulla të reja” të gazetës në faqen e mëparshme për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

PYETJA 11.1 Nënvizoni fjalinë e cila shpjegon se çfarë kanë bërë australianët për të vendosur se çfarë do të bënin me embrionet e ngrira të cilat i përkisnin një çifti i cili kishte humbur jetën kur aeroplani në të cilin udhëtonin u rrëzua. ………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 11.2 Renditni dy shembuj nga editoriali të cilët ilustrojnë se si teknologjia moderne, si ajo që përdoret për të vendosjen e embrioneve të ngrira, krijon nevojën për rregulla të reja. ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

22

NJËSIA 15 E LEXIMIT: ME SHIJE TË KEQE

nga Arnold Jago A e dinit se në vitin 1996 konsumonim pothuaj të njëjtën sasi të çokollatës sa qeveria jonë shpenzonte jashtë vendit për të ndihmuar të varfrit? A mos ka diçka që nuk shkon me prioritetet tona? Çfarë po bën ti për këtë? Po, ty po të pyes!

Arnold Jago, Mildura

Burimi: Gazeta “The Age”, Melburn, Australi, 1 prill 1997.

Letra më sipër është publikuar në një gazetë australiane në vitin 1997. Referojuni letrës për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

PYETJA 15.1 Qëllimi i Arnold Jagos në letër është të nxisë:

A. faj.

B. dëfrim.

C. frikë.

D. Kënaqësi

PYETJA 15.2 Çfarë lloj reagimi apo veprimi mendoni ju se do të dëshironte Arnold Jago që të shkaktonte letra

e tij? ………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………

23

NJËSIA 17 E LEXIMIT: BLETËT

Tekst për bletët Informatat në këtë faqe dhe në tjetrën janë marrë nga një broshurë për bletët. Referojuni informatave për t’iu përgjigjur pyetjeve pas këtij teksti. Mbledhja e Nektarit Bletët e bëjnë mjaltin për të mbijetuar. Ai është i vetmi ushqim thelbësor. Nëse në një koshere ka 60,000 bletë, rreth një e treta e tyre përfshihen në mbledhjen e nektarit i cili pastaj bëhet mjaltë nga bletët shtëpiake. Një numër i vogël i bletëve punojnë si kërkuese. Ato gjejnë burimin e nektarit, pastaj kthehen në koshere dhe iu tregojnë bletëve të tjera se ku ndodhet ai burim. Kërkueset i vënë në dijeni bletët e tjera për vendin ku ndodhet burimi i nektarit duke kryer një kërcim i cili jep informata për drejtimin dhe largësinë në të cilën duhet të fluturojnë bletët. Gjatë këtij kërcimi, bleta lëviz barkun nga njëra anë në tjetrën ndërkohë që ecën në formë rrethi sikurse paraqitet në Figurën 8. Kërcimi ndjek modelin e paraqitur në diagramin e mëposhtëm. Diagrami paraqet një bletë e cila është duke kërcyer brenda kosheres në faqen vertikale të huallit. Nëse pjesa e mesit e figurës 8 tregon pingul lart, kjo do të thotë se bletët mund ta gjejnë ushqimin nëse fluturojnë në drejtim të diellit. Nëse pjesa e mesit e figurës 8 tregon në të djathtë, ushqimi është në të djathtë të diellit. Largësia e ushqimit nga kosherja tregohet nga kohëzgjatja e lëvizjes së barkut të bletës. Nëse ushqimi është shumë afër, bleta e lëviz barkun e saj për një kohë të shkurtër. Nëse është shumë larg, ajo e lëviz barkun për një kohë të gjatë.

24

BËRJA E MJALTIT Kur bletët mbërrijnë në koshere, ato ia japin nektarin bletëve shtëpiake. Këto e lëvizin nektarin me mandibulat e tyre, duke e ekspozuar ndaj ajrit të ngrohtë dhe të thatë të kosheres. Kur është i sapo-mbledhur, nektari përmban sheqer dhe minerale të përziera me rreth 80 % ujë. Pas dhjetë deri në njëzet minuta, pasi ka avulluar pjesa më e madhe e ujit të tepërt, bletët shtëpiake e vendosin nektarin në vrimat e hojëzave në të cilat vazhdon avullimi. Pas tri ditëve, mjalti në vrimat e hojëzave përmban rreth 20 % ujë. Në këtë fazë, bletët i mbulojnë hojëzat me kapakë të cilët i bëjnë prej dylli. Në çdo kohë, bletët e një koshereje zakonisht mbledhin nektar nga i njëjti lloj i luleve dhe nga e njëjta zonë. Disa prej burimeve kryesore të nektarit janë pemët frutore, trëndafili dhe pemët e lulëzuara.

Burimi: “Hum Sweet Hum”, National Foundation for Educational Research, 1993.

FJALORTH Bletë shtëpiake bletë e cila punon brenda kosheres. Mandibul pjesë e gojës.

PYETJA 17.1 Cili është qëllimi i kërcimit të bletëve?

A. Të festojnë prodhimin e suksesshëm të mjaltit. B. Të tregojnë llojin e bimëve që kanë gjetur kërkueset.

C. Të festojnë lindjen e Mbretëreshës së Re të Bletëve.

D. Të tregojnë se ku ndodhet ushqimi që kanë gjetur kërkueset.

PYETJA 17.2 Shkruani tri prej burimeve kryesore të nektarit. 1……………………………………………………………………………………………………………... 2……………………………………………………………………………………………………………... 3……………………………………………………………………………………………………………...

PYETJA 17.3 Cili është dallimi kryesor midis nektarit dhe mjaltit?

A. Përpjesëtimi i ujit në substancë.

B. Përpjesëtimi i sheqerit në raport me mineralet në substancë.

C. Lloji i bimës nga e cila mblidhet substanca.

D. Lloji i bletës që e përpunon substancën.

PYETJA 17.4 Gjatë kërcimit, çfarë bën bleta për të treguar se sa larg ndodhet ushqimi nga kosherja?

……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

25

PËRGJIGJET

VLERËSIMI ME PIKË PËR LIQENIN E ÇADIT 1.1 Pikë të plota: A. Rreth dy metra. Asnjë pikë: Përgjigjet e tjera apo asnjë përgjigje.

Përgjigjja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 478 pikësh në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBZHE-së, 65 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë rigjetur në mënyrë të saktë informatën. VLERËSIMI ME PIKË PËR LIQENIN E ÇADIT 1.2

Pikë të plota: 11,000 para erës sonë (apo përafrim midis 10,500 dhe 12,000; apo tregues të tjerë të cilët vënë në dukje se nxënësi ka bërë deduktime nga shkalla )

11,000

11,000 para erës sonë

10,500 para erës sonë

Pak përpara 10,000 para erës sonë

Rreth 12,000

Rreth 11,000 para erës sonë Asnjë pikë: - Përgjigjet e tjera, duke përfshirë shigjetën që tregon në pikën fillestare të grafikut.

10,000 para erës sonë [Dështon të deduktojë nga shkalla.] 20,000 para erës sonë 8000 para erës sonë [Ka parë figurën e gabuar.] 11000 para erës sonë 4000 para erës sonë [Nuk ka marrë parasysh përgjigjen e vizuar.] 0

- Mungon.

Përgjigjja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 540 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 50 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e ata e kanë rigjetur në mënyrë të saktë informatën.

26

VLERËSIMI ME PIKË PËR LIQENIN E ÇADIT 1.3

Pikë të plota: I referohet rishfaqjes së liqenit. Shënim: Përgjigja mund të marrë pikë të plota edhe nëse përgjigja e pyetjes së mëparshme është e pasaktë.

Liqeni i Çadit është rishfaqur në vitin 10,000 para erës sonë pasi ishte zhdukur në

mënyrë të plotë rreth viteve 20,000 para erës sonë.

Liqeni është zhdukur gjatë Epokës së Akullnajave dhe pastaj është rishfaqur rreth kësaj

kohe.

U rishfaq atëherë.

Është rishfaqur rreth viteve 11,000 para erës sonë.

Pastaj liqeni është rishfaqur pasi ishte zhdukur për 9000 vite. Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera.

Në atë kohë filluan të shfaqen kafshët.

11,000 para erës sonë është viti në të cilin njerëzit filluan të bënin art në shkëmbinj.

11,000 para erës sonë ishte viti kur u shfaq (për herë të parë) liqeni.

Sepse në atë kohë Liqeni i Çadit ishte plotësisht i tharë.

Sepse ajo ishte lëvizja e parë në grafik. - Mungon. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 600 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 37 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar dhe e kanë vlerësuar tekstin.

VLERËSIMI ME PIKË PËR LIQENIN E ÇADIT 1.4

Pikë të plota: A. kafshët e pikturuara në shkëmbinj kanë qenë të pranishme në atë zonë, në kohën kur janë pikturuar. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 397 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 77 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR LIQENIN E ÇADIT 1.5

Pikë të plota: C. pasi niveli i Liqenit të Çadit kishte qenë në rënie për më shumë sesa 1000

vitesh. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 508 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 57 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë

27

VLERËSIMI ME PIKË PËR GRIPIN 2.1

Pikë të plota: B. Imunizimet do të kryhen gjatë orëve të punës. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 443 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 70 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR GRIPIN 2.2 Pikë të plota: - I referohet në mënyrë të saktë tekstit dhe lidh stilin me qëllimin, të cilët janë të pajtueshëm me “miqësor dhe inkurajues”. Përgjigja medoemos duhet të ketë SË PAKU një prej tipareve të mëposhtme:

(1) i referohet njërit prej tipareve deri në hollësi (faqosjes, stilit të shkrimit, vizatimeve apo grafikëve të tjerë; apo karakteristikave të tjera të ngjashme)- d.m.th. i referohet një pjese apo cilësie specifike të një tipari; DHE/OSE (2) përdor terma vlerësimor të tjerë veç “miqësor” dhe “inkurajues”. (Vini re që terma të tillë si “interesant”, “i lehtë për t’u lexuar”dhe “i qartë” nuk konsiderohen se janë specifik në mënyrë adekuate.) Opinioni lidhur me atë nëse Fiona ka pasur sukses, lejohet të jepet i pohuar shprehimisht ose i nënkuptuar.

Jo, vendosja e vizatimit të shiringës pranë fillimit ishte ide e keqe. Duket e frikshme. [I referohet një pjese specifike të dizajnit: një vizatimi të veçantë (1). Përdor termin e vetë vlerësimor: “e frikshme” (2).]

Po, vizatimet e ndajnë tekstin dhe e bëjnë atë të lehtë për lexim. [Përshkruan një aspekt specifik të faqosjes (1).]

Vizatimi si tek filmat vizatimorë i virusit është miqësore. [I referohet një aspekti specifik (“si tek filmat vizatimorë”) të një ilustrimi (1).].

Jo, vizatimet janë fëminore dhe pa lidhje. [Përdor termat (“fëminore”, “pa lidhje”) për të vlerësuar një prej tipareve të përmendura në tekst (2).]

Po, stili i shkrimit është i shtendosur dhe jo zyrtar. [Përdor (“i qetë”, “jo zyrtar”) për të vlerësuar njërin prej tipareve të përmendura në tekst (2).]

Po, stili është i ngrohtë dhe ftues. [Përdor termet e veta për ta vlerësuar stilin (2).] Shkrimi është i gjatë. Njerëzit nuk do ta merrnin mundimin ta lexonin. [I

referohet një tipari relevant të prezantimin: sasisë së tekstit (1). Përdor termet e veta vlerësimore (2).]

Ajo nuk i detyron njerëzit t’i nënshtrohen injeksionit, dhe kjo gjë do t’i inkurajonte

njerëzit. [Referim i nënkuptuar tek mënyra apo regjistri: një aspekt i stilit (2).]

Jo, stili i shkrimit është mjaft formal. [I debatueshëm, por ka aplikim bindës të termit të

vetë vlerësues: “formal” (2).]

28

Pikë të pjesshme:

- I referohet në mënyrë të saktë tekstit dhe e lidh qëllimin me informatat dhe përmbajtjen (më shumë sesa me stilin), të cilat janë koherente me “miqësor dhe inkurajues”. Opinioni lidhur me atë nëse Fiona ka arritur sukses lejohet të shkruhet në mënyrë të qartë ose të lihet i nënkuptuar.

Jo, mesazhi i cili bën fjalë për bërjen e një injektimi nuk mund të jetë në asnjë mënyrë miqësor dhe inkurajues.

Po, ajo ia ka dalë. Po ofron mjaft mundësi dhe po rregullon oraret për imunizimin ndaj gripit. Ajo gjithashtu ka dhënë edhe sugjerime për shëndetin.

Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë.

Po, e bën të duket ide e mirë. Po, është miqësor dhe inkurajues [Termat nuk janë zbatuar tek tipare të caktuara] Jo, nuk funksionon. Jo, sepse një pjesë e informatave nuk janë të sakta. [I referohet përmbajtjes pa bërë

asnjë lidhje me idenë e “miqësor dhe inkurajues”.] Po, ilustrimet janë inkurajuese dhe stili i fletë-informacionit është i pranueshëm.

[“Ilustrimet janë inkurajuese” nuk shkon përtej termave të pyetjes. “Stili i fletë-informacionit është i pranueshëm” është tepër i paqartë.]

Ia ka dalë, është i lehtë për t’u lexuar dhe i qartë [Termat e përdorur nuk janë specifik aq sa duhet.]

Mendoj se ia ka dalë me sukses. Ajo i ka zgjedhur vizatimet dhe ka shkruar një tekst

interesant. [Vizatimet nuk i vlerëson në asnjë mënyrë, ndërsa pjesa “tekst interesant” është tepër e paqartë.]

- Shfaq të kuptuar të pasaktë të materialit ose jep një përgjigje të pambështetur ose jo relevante.

Po, të gjithë do të duhet të bëjnë një injektim. [Jo relevante dhe e pasaktë.] Jo, vizatimet nuk kanë të bëjnë fare me mesazhin. [E pasaktë.] Po, sepse ajo dëshiron që njerëzit të shqetësohen se mos preken nga gripi.

[Konfliktohet me idenë e “miqësor dhe inkurajues”.]

Është i mirë, por është vetëm një mendim/opinion. [Jo relevante.] Po, ajo ka dhënë një përshkrim të shkurtër për atë se çka do të bëjnë për ta ndalur

gripin. [Jo relevante – i referohet përmbajtjes në një mënyrë jospecifike.]

Po, ajo thotë thjesht faktet. [Jo relevante.] Po, sepse do të duhet të imunizohen më shumë njerëz. [Jep një opinion të

përgjithshëm për temën e imunizimit, nuk i referohet stilit apo detajeve të përmbajtjes].

Po, sepse askush nuk dëshiron të sëmuret. Të gjithë e duan shëndetin e mirë. [Jo

relevante]. - Asnjë përgjigje.

29

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 583 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë në këtë pyetje

korrespondon me një vështirësi prej 542 pikës në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e

OBEZH-it, 44 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata

kanë reflektuar mbi tekstin dhe e kanë vlerësuar atë. VLERËSIMI ME PIKË PËR GRIPIN 2.3 Pikë të plota: B. ide e mirë, por jo zëvendësues i ushtrimeve dhe dietës së shëndetshme. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 521 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 53 % e nxënësve janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR GRIPIN 2.4

Pikë të plota:

- Vlerëson seksionin e tekstit në marrëdhënie me termin “çorientues” duke treguar se ekziston një kontradiktë potenciale. (“Kush do të duhet të imunizohet? Të gjithë... “, nga njëra anë, dhe “Kush nuk do të duhet të imunizohet?” nga ana tjetër). Mund ta shpjegojë ose jo, se çfarë është kontradikta. Rënia dakord apo mosrënia dakord mund të pohohet tekstualisht ose të nënkuptohet.

Po,sepse për disa njerëz do të ishte e rrezikshme ta bënin imunizimin (p.sh. gratë

shtatzëna). [E përshkruan kontradiktën] Jo, sepse duhet të lexoni vetëm disa rreshta të tjerë për të kuptuar që disa njerëz nuk do të

duhet ta bëjnë injektimin, dhe në tërësi ajo dëshiron që njerëzit ta bëjnë atë. Po, sepse ajo thotë “kushdo” mundet dhe më vonë përcakton njerëzit të cilët nuk do të

duhet të imunizohen. [Identifikimi i kontradiktës] Ky rresht sugjeron se të gjithë njerëzit do të duhet të vaksinohen, çka është e pavërtetë.

[E tregon shkurtimisht kontradiktën] Po, deri në njëfarë mase! Ndoshta: “Kushdo që është i interesuar të mbrohet kundër

virusit, por që nuk vuan nga asnjë prej simptomave apo sëmundjeve të mëposhtme.” [Sugjerimi i riformulimit nënkupton pranimin dhe miratimin e kontradiktës.]

- Vlerëson pjesën e tekstit në lidhje me termin “çorientues”, duke treguar se pohimi mund të

jetë ekzagjerim. (d.m.th. Jo kushdo duhet të imunizohet, apo imunizimi nuk ofron mbrojtje të

plotë.) Mund ta shpjegojë ose jo se çka është ekzagjerimi. Rënia dakord apo mosrënia dakord

mund të pohohet në mënyrë të shprehur apo të nënkuptuar.

Nuk duhej ta kishte përdorur, sepse imunizimi nuk garanton se nuk do të prekeni nga

gripi. Nuk jam dakord, megjithëse e bën tekstin të duket sikur po të thotë që patjetër do të

prekesh nga gripi nëse nuk vaksinohesh.

Bërja e injektimin nuk siguron mbrojtje të plotë. Nuk duhej ta kishte përdorur, sepse jo të gjithë preken nga gripi, veçanërisht nëse

30

jeni të shëndetshëm dhe në formë.

Po, jam dakord, sepse e bën panoramën të duket më e mirë nga çka është në të vërtetë. [Nënkupton një ekzagjerim, ndonëse të paspecifikuar.]

Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë, ose ripohon “çorientues” pa dhënë shpjegime.

Mos e hiq, është mirë. [Nuk jep shpjegim.]

Ata do të duhej të kishte vendosur edhe një vizatim tjetër në vend të titullit. [Nuk jep

shpjegim.]

Po, kjo fjali është “çorientuese” dhe mund të shkaktojë probleme. [Nuk jep shpjegim.] - Tregon të kuptuar të jo të saktë të materialit dhe jep një përgjigje të pambështetur apo jo

relevante.

Do të duhej të mos ishte përfshirë sepse kushdo ka të drejtë të vendosë për veten e vetë. [Keqkupton regjistrin e tekstit: nuk është urdhër.]

Mendoj se fjala GRIP do të duhej të ishte vendosur pas fjalës VIRUS, pra Virusi i Gripit, sepse njerëzit që i hedhin një sy shpejt e shpejt njoftimit mund të mendojnë se bëhet fjalë për një virus tjetër dhe jo për gripin. [Shpjegim i pasaktë për “çorientues”]

Po, njerëzit mund të interesohen, por mund të kenë frikë nga gjilpërat. [Jo relevante.] - Mungon. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 637 pikësh në

shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 37 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar mbi tekstin dhe e kanë vlerësuar

atë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR GRIPIN 2.5

Pikë të plota: D. Mikeli nga departamenti i financave, i cili do të dëshironte të imunizohej, por do të jetë në pushim më datën 17 maj Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 562 pikësh në

shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 45 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PUNËN 4.1

Pikë të plota: D. Në fuqinë punëtore dhe në fuqinë jopunëtore. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 477 pikësh në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 63 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

31

VLERËSIMI ME PIKË PËR PUNËN 4.2

Pikë të plota: Kjo tregon se numri në diagramin në formë peme DHE “000”-t në titull/ fusnotë janë integruar: 949,900. Lejoni përafrime të 949,000 dhe 950,000 në shifra dhe fjalë. Gjithashtu pranojeni 900,000 dhe një milion (në fjalë apo shifra) me cilësues.

949,900 Pak më poshtë sesa nëntëqind e pesëdhjetë mijë 950,000 949.9 mijë Pothuajse një milion rreth 900 mijë 949.9 X 1000 949(000)

Pikë të pjesshme : Tregon se numri në diagramin në formë peme është gjetur, por “000”-t në tituj/fusnota nuk janë integruar në mënyrë të saktë. Përgjigjet : 949.9 me fjalë ose shifra. Lejoni përafrime të krahasueshme me ato për Kodin 2.

949.9 94,900 Pothuaj një mijë Pak më poshtë 950-ës rreth 900 pak më poshtë 1000-ës

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera apo asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 631 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 485 pikës në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 46 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë.

32

VLERËSIMI ME PIKË PËR PUNËN 4.3 Kamerieri me gjysmë orari, 35 vjeç.

Biznesmene, 43 vjeçe, e cila punon 60 orë në javë.

Studenti me orar të plotë, 21 vjeç.

Një burrë, 28 vjeç, i cili sapo ka shitur dyqanin dhe po kërkon

punë.

Një grua, 55 vjeçe, e cila asnjëherë nuk ka punuar apo nuk ka

dashur të punojë asnjëherë jashtë shtëpisë.

Një gjyshe, 80 vjeçe, e cila punon ende disa orë çdo ditë në

dyqanin ushqimor të familjes.

Pikë të plota: 5 të sakta.

Pikë të pjesshme: 3 ose 4 të sakta.

Asnjë pikë: 2 ose më pak të sakta.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 727 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 473 pikës në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 39 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PUNËN 4.4

Tiparet e Diagramit në formë Peme

Përgjigja

Etiketat në secilën kuti (p.sh. “Në fuqinë

punëtore”)

Ndryshon / Nuk ndryshon

Përqindjet (p.sh. “64.2%”)

Ndryshon /Nuk ndryshon

Numrat (p.sh. “2656.5”)

Ndryshon /Nuk ndryshon

Shënimet shpjeguese (fusnotat) poshtë

diagramit në formë peme

Ndryshon /Nuk ndryshon

Asnjë pikë: 2 ose më pak të sakta. Pikë të plota: 3 të sakta

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 445 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 69 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar dhe e kanë vlerësuar tekstin.

Në fuqinë

puntore: i/e

punësuar

Në fuqinë

punëtore:i/e

papunësuar

Në fuqinë

jo punëtore

Nuk

përfshihet

në asnjë

kategori

33

VLERËSIMI ME PIKË PËR PUNËN 4.5

Pikë të plota: C. kategoritë brenda secilit grup. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 486 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 62 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar dhe e kanë vlerësuar tekstin.

VLERËSIMI ME PIKË PËR POLICINË 6.1

Pikë të plota: B. Renditja e perlave është e ndryshme. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 515 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 61 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë gjetur informatat në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR POLICINË 6.2

Pikë të plota: C. mënyrën e analizimit të qelizave për të gjetur modelin e ADN-së. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 518 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 58 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR POLICINË 6.3 Pikë të plota: C. Të informojë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 406 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 80 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR POLICINË 6.4

Pikë të plota: B. kryer analiza gjenetike. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 402 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 81 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të sakt.

34

VLERËSIMI ME PIKË PËR ATLETET 7.1

Pikë të plota: D. Që është shumë e rëndësishme për sportistët e rinj që të veshin këpucë të mira sportive. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 356 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 85 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR ATLETET 7.2

Pikë të plota: I referohet kufizimit të lëvizjes.

E kufizojnë lëvizjen. Të pengojnë të vraposh lirshëm.

Asnjë pikë: - Shfaq të kuptuar të pasaktë të materialit ose jep një përgjigje të pambështetur apo jo relevante.

Për të shmangur dëmtimet. Nuk mund ta mbështesin këmbën. Sepse duhet të mbështesësh këmbën dhe kyçin e këmbës.

- Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë.

Përndryshe nuk janë të përshtatshme. - Asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 392 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 79 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR ATLETET 7.3

Pikë të plota: I referohet katër kritereve të paraqitura me shkronja të pjerrëta në tekst. Secila referencë mund të jetë një citim i drejtpërdrejt, perifrazim apo një përpunim i kriterit. Kriteret lejohet të jepen në cilindo renditje. Katër kriteret janë:

(1) Të ofrojë mbrojtje të jashtme (2) Ta mbështesë këmbën (3) Të japë stabilitet të mirë (4) T’i zbusë tronditjet

1. Mbrojtja e jashtme 2. Mbështetja e këmbës 3. Qëndrueshmëria e mirë

4. Zbutja e tronditjeve

35

Duhet medoemos të ofrojë mbrojtje të jashtme, ta mbështesë këmbën, t’i ofrojë lojtarit qëndrueshmëri të mirë, dhe patjetër duhet të zbusë tronditjet.

Mbron, mbështet, stabilizon, zbut tronditjet. [Citon nëntitullin e kësaj pjese të tekstit]

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera.

1. Mbron kundër goditjeve nga topi apo këmbët. 2. Përshtatet relievin e fushës.

3. E mban këmbën të ngrohtë dhe të thatë. 4. E mbështet këmbën.

[Tri pikat e para të kësaj përgjigjeje janë të gjitha pjesë e kriterit 1 (ofrimi i mbrojtjes së jashtme).] - Asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 405 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 76 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR ATLETET 7.4

Pikë të plota: D. i jep zgjidhje problemit të përshkruar në pjesën e parë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 402 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 78 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar mbi tekstin dhe e kanë vlerësuar

atë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.1

Pikë të plota: C. Shtëpia e saj është e rrethuar nga ujërat e përmbytjes. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 447 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 73 % e nxënësve i janë përgjigjur në të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.2

Pikë të plota: C. ka për qëllim ta qëlloj macen. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

36

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 603 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 40 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.3 Pikë të plota: Shkon përtej interpretimit të fjalëpërfjalshëm të tregimit, duke e interpretuar atë në një mënyrë që përputhet me kuptimin e saktë të fjalëpërfjalshëm. E vlerëson përfundimin në aspektin e plotësisë tematike, duke lidhur fjalinë e fundit me marrëdhëniet, çështjet apo metaforat qendrore në tregim. Përgjigja mund t’i referohet, për shembull, marrëdhënies midis panterës dhe gruas; mbijetesës; apo dhuratës; apo falënderimit. Opinioni për përshtatshmërinë mund të pohohet tekstualisht apo të nënkuptohet.

Po. Tregimi e ka sjellë gruan në kontakt me atë që është vërtet thelbësore në jetë, dhe

kocka e bardhë është simbol i kësaj. Po. Mendoj se ajo që pantera la nga mishi ishte gjithashtu një dhuratë, ku mesazhi ka

qenë “jeto dhe lejo të jetojnë”.

Po. Kocka është si njëlloj dhurate, dhe kjo është tema e tregimit. Po. Kocka e mishit na tregon se ç’mund t’i kishte ndodhur gruas. Është e përshtatshme sepse kafsha e ka falënderuar atë në njëfarë mënyre për copën e

mishit. Pikë të pjesshme: - Shkon përtej interpretimit të fjalëpërfjalshëm të tregimit ndërkohë që e interpreton në një

mënyrë që përputhet me kuptimin e saktë të fjalëpërfjalshëm. Vlerëson fundin në aspektin e

stilit apo gjendjes shpirtërore, duke e lidhur fjalinë e fundit me stilin apo gjendjen shpirtërore të

përgjithshme të pjesës tjetër të tregimit. Opinioni për përshtatshmërinë mund të shprehet në

mënyrë të qartë ose të nënkuptohet.

Po, i përshtatet pohimit të çështjes themelore të tregimit. Po, e vazhdon efektin e diçkaje frikësuese. Jo, është tepër i shkurtër ndërkohë që pjesa më e madhe e tregimit paraqitet me shumë

hollësi. Përgjigjet në një nivel të fjalëpërfjalshëm, në një mënyrë e cila është e pajtueshme me të kuptuarin e saktë të fjalëpërfjalshëm të tregimit. Vlerëson fundin në terma të rendit të rrëfimit, duke e lidhur fjalinë e fundit me ngjarje të shprehura në mënyrë të qartë, (p.sh. macja që ka ngrënë mish; vizita e panterës në shtëpi; qetësimi i përmbytjes). Opinioni për përshtatshmërinë mund të pohohet në mënyrë të qartë apo mund të lihet i nënkuptuar.

Po, i jep përgjigje pyetjes nëse macja e hëngri ushqimin. Jo. Pjesa që fliste për mishin ka përfunduar më herët. Është mbaruar sepse mishi është përfunduar, dhe në të njëjtën mënyrë edhe tregimi. Po. Tani që përmbytja është zvogëluar dhe meqë e ka ngrënë mishin, nuk ka arsye që

macja të qëndrojë. Mendoj se ka qenë përfundim i mirë sepse dëshmon se ajo e ka pasur një panterë në

verandën e saj. [Duke e kuptuar në nivel të fjalëpërfjalshëm se ngjarjet në tregim “kanë ndodhur me të vërtetë”]

37

Jo, nuk është përfundim i përshtatshëm. Nuk ishte dhuratë, por diçka shumë e

rrezikshme. [Përgjigja tregon për një lexim tërësisht të fjalëpërfjalshëm.]

Është e përshtatshme të përshkruhet se ka ndodhur pas shiut. [Referim në përfundin e

përmbytjes.] Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme apo të paqartë.

Është më shumë sesa efektive. Vërtet që të bie në sy. Jo, dhurata nuk lidhet me fundin. Jo. Do të ishte më mirë që të përfundohej me diçka më ngazëllyese. [Nuk e lidh

përfundimin me pjesën tjetër të tregimit.] Përfundon duke përshkruar një kockë.

- Shfaq të kuptuar jo të saktë të materialit ose jep një përgjigje të pambështetur apo jo relevante.

Po, ka treguar se çdo gjë ka qenë thjesht një ëndërr. [E pasaktë] Jo, sepse lexuesi nuk e di se përse është zhdukur macja. [Tregon mungesë të të

kuptuarit.] - Nuk ka asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 652 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 567 pikësh në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 37 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata kanë reflektuar dhe e kanë vlerësuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.4 Pikë të plota: B. Filloi të lundrojë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 367 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 85 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.5

Pikë të plota: Pranon se përshkrimet kanë për qëllim të ngjallin mëshirë. Referimi tek qëllimi i autorit apo efekti tek lexuesit mund të pohohet në mënyrë të qartë apo të nënkuptohet. Referimi tek ajo që ndodh në pjesën tjetër të tregimit mund të pohohet në mënyrë të qartë apo të nënkuptohet. Mund të sugjerojë që: (1) përshkrimet e cituara e lidhin panterën me gruan (apo qeniet njerëzore në përgjithësi) në

vuajte; OSE (2) përshkrimet e cituara përgatisin terrenin për sjelljen e dhembshur ndaj panterës, sjellje të cilën gruaja do ta shfaqte më vonë; OSE

38

(3) pantera paraqitet si objekt i dhembshurisë.

Pantera duket pothuaj njëlloj si të ishte njeri, kështu që i ngjan gruas, dhe të vjen keq për të

dyja. [Referim i pohuar qartë tek lidhja midis panterës dhe gruas/njerëzve. (1) Referim i pohuar qartë tek efekti që ka tek lexuesi.]

Të bën të kuptosh përnjëherë se edhe pantera është viktimë e përmbytjes. [Referim i nënkuptuar tek lidhja midis panterës dhe njerëzve tek lidhëza “edhe”. (1) Referim i pohuar qartë tek ndikimi tek lexuesi.]

Gruaja duket se ndien keqardhje për të, përpara se ta dijë se ç’është. [Lidh ekstraktet me sjelljen e dhembshur të mëvonshme të gruas (2), pa referim të pohuar qartë tek qëllimi apo efekti.]

Të bën të të vijë keq për panterën. [Lë të nënkuptohet kuptimi i saktë i ngjyresave të përshkrimeve. (3) Referim i pohuar qartë tek efekti tek lexuesit.]

Duket e trishtuar dhe e shqetësuar. [Lë të nënkuptohet kuptimi i ngjyresave të përshkrimeve (3), me referim të nënkuptuar tek qëllimi i autorit.]

Pikë të pjesshme: - Iu referohet qëllimeve (ose efekteve) të mundshme të përshkrimeve të cituara, veç atij i cili ngjall mëshirë. Komenti është në pajtueshmëri me të kuptuarin e tekstit. Referimi tek qëllimi i autorit apo efekti tek lexuesi mund të pohohen në mënyrë të qartë ose të nënkuptohen. Referimet tek ato që ndodhin në pjesën tjetër të tregimit mund të pohohen në mënyrë të qartë ose të nënkuptohen. Mund t’iu referohet:

(1) qëllimit/efektit të krijimit të suspansës apo misterit (Vini re që terma si “frikësues” dhe “i frikshëm” konsiderohen se tregojnë mungesë të të kuptuarit të përshkrimeve të cituara; dhe “interesant”, “i lehtë për t’u lexuar” dhe “i qartë” nuk konsiderohen specifik siç do të duhej); OSE (2) ideja se pantera paraqitet nga pikëpamja e gruas.

Për shkak se krijon pezullim (suspansë), nuk e di me të vërtetë se çfarë ishte duke qarë. [1]

Bën futjen e panterës në tregim në mënyrë të ngadaltë. [1] Është ngazëllyes. [1]

Nuk e di se ç’është, njëlloj si edhe gruaja. [Kombinimi i (1) dhe (2).]

Përshkruan ndjenjat e gruas për panterën. [2] VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.5

Pikë të plota: Pranon se përshkrimet kanë për qëllim të ngjallin mëshirë. Referimi tek qëllimi i shkrimtarit apo efekti tek lexuesi mund të pohohet në mënyrë të qartë apo të nënkuptohet. Referimi tek ajo që ndodh në pjesën tjetër të tregimit mund të pohohet në mënyrë të qartë apo të nënkuptohet. Mund të sugjerojë që: (1) përshkrimet e cituara e lidhin panterën me gruan (ose njerëzit në përgjithësi) në vuajtje; OSE (2) përshkrimet e cituara përgatisin terrenin për sjelljen e dhembshur ndaj panterës, të cilën gruaja do ta shfaqte më vonë; OSE (3) pantera paraqitet si objekt i dhembshurisë.

Pantera duket pothuaj njëlloj si të ishte njeri, kështu që i ngjan gruas, dhe të vjen keq për

të dyja. [Referim i pohuar qartë tek lidhja midis panterës dhe gruas/njerëzve. (1) Referim i

39

pohuar qartë tek efekti që ka tek lexuesi.] Të bën të kuptosh përnjëherë se edhe pantera është viktimë e përmbytjes. [Referim i

nënkuptuar tek lidhja midis panterës dhe njerëzve tek lidhëza “edhe”. (1) Referim i pohuar qartë tek ndikimi tek lexuesi.]

Gruaja duket se ndien keqardhje për të, përpara se ta dijë se ç’është. [Lidh ekstraktet me sjelljen e dhembshur të mëvonshme të gruas (2), pa referim të pohuar qartë tek qëllimi apo efekti.]

Të bën të të vijë keq për panterën. [Lë të nënkuptohet kuptimi i saktë i ngjyresave të përshkrimeve. (3) Referim i pohuar qartë tek efekti tek lexuesit.]

Ajo duket e trishtuar dhe e shqetësuar. [Lë të nënkuptohet kuptimi i ngjyresave të përshkrimeve (3), me referim të nënkuptuar tek qëllimi i autorit.]

Pikë të pjesshme: - Iu referohet qëllimeve (ose efekteve) të mundshme të përshkrimeve të cituara, veç atij i cili ngjall mëshirë. Komenti është në pajtueshmëri me të kuptuarin e tekstit. Referimi tek qëllimi i autorit apo efekti tek lexuesi mund të pohohet në mënyrë të qartë ose të nënkuptohet. Referimet tek ato që ndodhin në pjesën tjetër të tregimit mund të pohohen në mënyrë të qartë ose të nënkuptohen. Mund t’iu referohet:

(1) qëllimit/efektit të krijimit të suspansës apo misterit (Vini re që terma si “frikësues” dhe “i frikshëm” konsiderohen se tregojnë mungesë të të kuptuarit të përshkrimeve të cituara; dhe “interesant”, “i lehtë për t’u lexuar” dhe “i qartë” nuk konsiderohen se janë specifik në mënyrë të përshtatshme); OSE (2) idesë se pantera paraqitet nga pikëpamja e gruas.

Për shkak se krijon pezullim (suspansë), nuk e di me të vërtetë se çfarë ishte duke qarë. [1]

Bën futjen e panterës në tregim në mënyrë të ngadaltë. [1] Është ngazëllyes. [1] Nuk e di se ç’është, njëlloj si edhe gruaja. [Kombinimi i (1) dhe (2).] Përshkruan ndjenjat e gruas për panterën. [2]

- Nuk ka përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 645 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë në këtë pyetje

korrespondon me një vështirësi prej 539 pikësh në shkallën e PISA-s për leximin. Në vendet e

OBEZH-it, 43 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e

kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.6

Pikë të plota:

- Pranon implikimin se gruaja është e motivuar nga mëshira apo empatia ndaj panterës. Mund të përmendë gjithashtu edhe se gruaja nuk e kupton në mënyrë të vetëdijshme motivimin e saj.

40

Ajo ndjeu keqardhje për të. Arsyeja ishte qe ajo e dinte se çfarë do të thotë të kesh uri. Sepse është person i dhembshur. Për ta ndihmuar të jetojë.

Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë. - Shfaq të kuptuar të pasaktë të materialit ose jep një përgjigje të pambështetur ose jo relevante.

Mendoi se do të largohej po ta ushqente. Sepse u tremb prej saj. Sepse dëshironte ta mbante si kafshë shtëpiake. [E pambështetur] Për ta bërë shoqe. [E pambështetur] Sepse e donte. [E pambështetur]

- Asnjë përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 529 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 57 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.7

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.7A (Folësi 1 – “zemërgur dhe mizore”) Pikë të plota: Ofron dëshmi nga tregimi për të mbështetur idenë se gruaja është zemërgur dhe

mizore. Mund t’i referohet qëllimit të saj për t’i qëlluar panterës, apo faktit se ajo në vërtet qëlloi drejt panterës. Mund të përdorë citime apo perifrazim të afërt.

Përpiqet ta qëlloj panterën. Është mizore sepse mendimi i parë që i shkoi në mendje ishte ta vriste panterën. Qesh kur mendon ta vrasë macen. Ndërsa ishte duke ngrënë, qeshte me rënkimin e maces. Dhe, si mori pushkën, qëlloi nga dritarja. [Citim]

Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë.

Është e pasjellshme me panterën. - Shfaq të kuptuar të pasaktë të materialit ose jep një përgjigje të pasaktë apo jo relevante.

Gruaja është mizore sepse vazhdon ta mbajë macen të kyçur jashtë. [Është e pambështetur që ajo do të duhej të vepronte ndryshe, duke marrë parasysh rrezikun që paraqet macja në tregim.]

Mendon se gruaja do të duhet të tregojë më shumë dhembshuri. [Jo relevante: shpjegon atë që po thotë djali në dialog, në vend që t’i referohet tregimit.]

- Asnjë përgjigje.

41

VLERËSIMI ME PIKË PËR “Dhuratën” 8.7 B (Folësja 2 – “e dhembshur”)

Pikë të plota: Ofron dëshmi nga tregimi për të mbështetur idenë që gruaja është e dhembshur. Mund t’i referohet veprimit të saj të ushqyerjes së panterës, apo sugjerimeve për aftësinë e saj për dhembushuri ndaj panterës apo më gjerë. Mund të përdorë citime apo perifrazim të afërt.

Është bujare sepse e ndan ushqimin e saj me macen. I jep asaj mish. Mori ç’kish mbetur nga mishi dhe e hodhi nga xhami i thyer i dritares. [Citim] Kur e dëgjon në fillim panterës, gruaja mendon se ajo duket e trishtuar, jo frikësuese.

[Dëshmi të aftësisë për dhembshuri ndaj panterës.] Thotë “i erdhi dëshira të qante për veten, për të gjithë njerëzit, për gjithçka të përmbytur.”

[Dëshmi e cituar e një dhembshurie më të përgjithshme.] Asnjë pikë: - Jep përgjigje të pamjaftueshme ose të paqartë.

Vepron në një mënyrë që tregon dhembshuri. Është e sjellshme.

- Shfaq të kuptuar të pasaktë të materialit ose jep një përgjigje të pambështetur apo jo relevante. Mendon se gruaja është një person i dashur. [E pambështetur: shpjegon atë që po thotë

vajza në dialog, në vend që t’i referohet tregimit.] - Nuk ka përgjigje. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 537 pikësh në

shkallën e Pisa-s për leximin.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PERSONELIN 10.1

Pikë të plota: Përmend të paktën NJË prej burimeve të mëposhtme: (1) Nga departamenti i personelit (2) Nga këshilltari i personelit

Departamenti i personelit Këshilltari i personelit mund të japë më shumë informata.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 363 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 85 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR PERSONELIN 10.2

Pikë të plota: I përmend TË DYJA mënyrat e mëposhtme: (1) Duke vepruar si ndërmjetësues për punonjësit OSE ndërmjetëson (2) Duke ndihmuar në gjetjen e pozitave të reja. [Mos pranoni: “Bankën e të Dhënave për Punë”, “Udhëzim”, “Kurse”, apo “Projekte për Ndryshimin e Karrierës”.]

ndërmjetës

ndihmon me gjetjen e pozitave të reja kur është e nevojshme

vepron si ndërmjetës ju ndihmon të gjeni një punë të re.

42

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera.

Ndërmjetësimi 2. Projektet për ndryshimin e karrierës Projektet për ndryshimin e karrierës kurset Gjurmimi/ kërkuesit e punës/ shpallet për vende të lira pune ndërmjetësimi

Parashtrimi i kërkesës apo diskutimi me këshilltarin e personelit - Mungon. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 655 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 32 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata i kanë rigjetur informatat në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR RREGULLAT E REJA 11.1

Pikë të plota: Nënvizon OSE rrethon fjalinë OSE pjesën e fjalisë e cila përmban të paktën NJË prej pjesëve të mëposhtme. (1) “ngritën një komision” (2) “opinionit publik t’i jepet 3 muaj kohë për t’iu përgjigjur rekomandimit të komisionit”

[Nënvizon]… Australianët ngritën një komision për ta studiuar çështjen … [Nxënësi/ja ka nënvizuar një prej fjalive relevante.

[Nënvizon] … Australianët ngritën një komision për ta studiuar çështjen … dhe … deklaruan që opinionit publik t’i jepet 3 muaj kohë për t’iu përgjigjur rekomandimit të

komisionit....

[Nxënësi/sja i ka nënvizuar të dyja pjesët relevante të tekstit.]

[Nënvizon] … Australianët ngritën një komision për ta studiuar çështjen. …dhe … në Francë një gruaje iu desh të shkonte në gjykatë për t’u lejuar të lindte një fëmijë të fertilizuar me spermën e ngrirë të bashkëshortit të saj të vdekur ... [Njëra pjesë e tekstit është e nënvizuar në mënyrë të saktë; tjetra duket se lidhet me përgjigjen ndaj pyetjes së radhës, prandaj pranojeni.] Asnjë pikë: - Të tjera

[Nënvizon] … Embrionet do të duhet të shkrihen, tha paneli, sepse dhurimi i embrioneve dikujt tjetër do të kërkonte miratimin e “prodhuesve”, dhe për këtë nuk ishte dhënë asnjë miratim... [Nxënësi/sja ka nënvizuar një pjesë jo relevante të tekstit.]

[Nënvizon].... Australianët ngritën një komision për ta studiuar çështjen... dhe... Mundësitë për keqpërdorimin e aftësive të shkencëtarëve për ta përparuar apo ngadalësuar krijimin e jetës janë të shumëfishta.... [Njëra pjesë e tekstit është e nënvizuar në mënyrë të saktë; tjetra nuk mund të konsiderohet se i përgjigjet pyetjes pasuese, prandaj mos e pranoni.]

- Asnjë. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 558 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 48 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë.

43

VLERËSIMI ME PIKË PËR RREGULLAT E REJA 11.2

Pikë të plota: Përmend së paku DY shembuj nga të mëposhtmit:

(1) Kur çifti Rios humbi jetën, u ngrit çështja se çfarë do të bëhej me embrionet. [Mos pranoni diskutimet në paragrafin 4 (p.sh. “Çfarë do të duhej të bënte spitali australian me embrionet e grira?” “A mos ishin embrionet në njëfarë mënyrë pronë e patjetërsueshme e çiftit Rios?”] përveçse kur nxënësi i lidh në mënyrë të qartë këto diskutime me vdekjen e dhuruesve të embrionit (çifti Rios.) (2) Në Francë një gruaje iu desh të shkonte në gjykatë për t’u lejuar të përdorte spermën e bashkëshortit të saj të vdekur. (3) Çfarë do të duhet të bëhet nëse një nënë zëvendësuese shkel kontratën për mbajtjen e fëmijës dhe refuzon ta japë të porsalindurin të cilin ia ka premtuar më herët dikujt tjetër?

Tregoi që dhuruesit duhet të specifikojnë se çfarë do të duhet të bëhet me embrionet nëse atyre iu ndodh diçka, ndërsa ligjet për këtë çështje do të duhet të përcaktojnë se çfarë do të bëhet nëse një nënë zëvendësuese refuzon të heqë dorë nga fëmija.

Pikë të pjesshme: Përmend NJË prej shembujve më sipër të cilët lidhen me bio-teknologjinë ((1), (2) ose (3)) DHE (potencialin shkatërrues të) fuqisë atomike. Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera.

Ata e kanë ngrirë spermën dhe do të duhet ta mbajnë të ngrirë derisa të përdoret. [Përgjigje jo relevante]

- embrionet janë pjesë e pronës - do të mund të fiksoheshin tek dikush tjetër. [Është e paqartë se cilës pjesë të

artikullit i referohen këto rreshta. Nëse iu referohen të dyja për rastin e çiftit Rios, mos i

pranoni. Nëse i referohet rastit francez në pikën e dytë, ky është keqinterpretim meqenëse gruaja nuk është “dikush tjetër”.] - Nuk ka përgjigje.

- Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 669 pikësh në shkallën e Pisa-s për leximin. Në vendet e OBEZH-it, 26 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’u përgjigjur kështu, ata e kanë interpretuar tekstin në mënyrë të saktë. VLERËSIMI ME PIKË PËR SHIJEN E KEQE 15.1

Pikë të plota: A. Faj.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje.

Për t’u përgjigjur në mënyrë të saktë kësaj pyetjeje, nxënësve iu është dashur ta interpretojnë

tekstin.

44

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHIJEN E KEQE 15.2

Pikë të plota: - Qeveria/individët do të duhet të shpenzojnë më shumë në ndihma (jashtë vendit)

Dhurim nga ana e njerëzve të më shumë parave jashtë vendit. Dhurim të parave për bamirësi. Njerëzit do të duhet të shpenzojnë më pak në çokollatë dhe më shumë për të varfrit.

Shpenzimi nga ana e njerëzve të më pak parave për çokollatë dhe më shumë për të

sëmurët jashtë vendit. [Jep një kuptim të kufizuar të ndihmës, por gjithsesi e jep idenë

kryesore.]

Se njerëzit të mos i shpenzojnë të gjitha paratë për çokollatë, por në vend të saj, për

vende të tjera. [Shprehet në mënyrë të varfër, por e kupton në njëfarë mase

marrëdhënien së cilës i referohet Jago.]

Rritje të shpenzimeve qeveritare dhe të njerëzve për ndihma jashtë vendit për t’i

ndihmuar të varfrit. Ai gjithashtu dëshiron që njerëzit të ndihen fajtorë dhe të blejnë

më pak çokollatë ose t’i dhurojnë paratë për ndihmën jashtë vendit për të varfrit. Në vend që të blejnë dhe hanë çokollatë, njerëzit do të duhet t’i japin paratë për një kauzë

të mirë dhe të mos jenë kaq vet-tolerues. - Qeveria/individët do të duhet të ndryshojnë prioritetet apo vetëdijesimin e tyre.

Të ndryshojmë prioritetet tona. Do të dëshironte që njerëzit të vetëdijesoheshin më shumë për mënyrën se si i

shpenzojmë burimet. I nxit njerëzit të mendojnë më shumë për të ndihmuar të tjerët sesa të angazhohen në

kënaqësi vetjake. [Përqendrohet tek qëndrimi “mendojnë më shumë” sesa tek veprimi.] Kërkon të nxisë vetëdijesimin e njerëzve se të varfrit kanë nevojë për ndihmën tonë, që

njerëzit të bëjnë diçka për këtë. [Thekson vetëdijesimin.] Asnjë pikë: - Identifikon strategjinë e shkrimtarit, për ta bërë lexuesit të ndihet fajtor.

Të ndihen fajtor/të turpëruar. - Të shpenzojnë më pak për çokollatë/ të jenë më pak lakmitarë.

Të mos blejnë më çokollatë. Të ndalojnë së ngrëni ushqime jo të shëndetshme. Do të dëshironte që ne të bënim më shumë sesa thjesht të shfaqim lakmi për çokollatë.

[Nuk kap pikën kryesore të asaj se çka është “diçkaja tjetër”; thekson të ngrënët.] - Përgjigje të tjera, duke përfshirë përgjigjet e paqarta, të papërshtatshme apo jo relevante.

Do të dëshironte që ta vidhnin qeverinë. Do të dëshironte që njerëzit të thoshin: “Do t’i dhurojmë të gjitha paratë tona për

bamirësi.” Asgjë. Nuk jam dakord me Arnold Jagon. Jam dakord me të. Mendoj se dëshiron që njerëzit e tjerë të bien dakord dhe të fillojnë të bëjnë diçka për

këtë.

45

[Tepër e paqartë.] Mendoj se do t’i pëlqenin letrat me opinione të shkruara, dhe se çfarë do të bënin

njerëzit për ta zgjidhur këtë problem. [Mbështetje/diskutim i paspecifikuar dhe i paqartë. E barasvlershme me “Jam dakord me të.”]

Mund t’i pëlqejë të shohë sugjerimet e njerëzve për mënyrën e mbledhjes së fondeve për vendet e huaja duke përdorur çokollatën, apo të shohë një përgjigje të përgjithshme ndaj letrës së tij për prioritetet tona. [Përgjigja paraqet keqkuptim themelor të argumentit.]

- Mungon përgjigja ose është plotësisht jashtë kërkesës. Për t’iu përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë të saktë, nxënësve iu është dashur të reflektojnë dhe

ta vlerësojnë tekstin.

VLERËSIMI ME PIKË PËR BLETËT 17.1

Pikë të plota: D. Të tregojnë se ku ndodhet ushqimi që kanë gjetur kërkueset. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose asnjë përgjigje. Për t’iu përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë të saktë, nxënësve iu është dashur ta interpretojnë

tekstin. ________ VLERËSIMI ME PIKË PËR BLETËT 17.2

Bazojeni vlerësimin në përgjigjet e mëposhtme:

a: pemët frutore b: tërfili c: pemët e mbuluara me lule d: pemët e: lulet

Pikë të plota: abc, abe, bde (në çdo renditje) Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera, kombinime të a,b,c,d dhe e-së, apo përgjigje të tjera.

Fruta - Mungesë e përgjigjes ose përgjigje jashtë kërkesës. Për t’iu përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë të saktë, nxënësve iu është dashur t’i gjejnë

informatat.

VLERËSIMI ME PIKË PËR BLETËT 17.3

Pikë të plota: A. Përpjesëtimi i ujit në substancë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjeve.

46

Për t’iu përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë të saktë, nxënësve iu është dashur ta interpretojnë

tekstin VLERËSIMI ME PIKË PËR BLETËT 17.4 Pikë të plota: Tregon se informatat jepen nga TË DYJA, edhe nga lëvizja e barkut EDHE nga gjatësia e kohës së lëvizjes së barkut.

Për aq kohë sa bleta e lëviz barkun. Ajo e lëviz barkun për një periudhë të caktuar kohore.

Pikë të pjesshme: - Përmend vetëm lëvizjen e barkut. (Përgjigja mund të jetë pjesërisht e pasaktë.)

Ajo lëviz barkun. Tregon se sa larg është burimi me anë të shpejtësisë që e lëviz barkun.

- Përmend gjatësinë e kohës pa përmendur lëvizjen e barkut. Për aq kohë sa kërcen ajo.

Asnjë pikë: - Përgjigje jo relevante, e pasaktë, e paplotë ose e paqartë.

Se sa shpejt vrapon bleta, në formën e rrethit, në figurën 8 Se sa e madhe është figura 8. Se si lëviz bleta. Kërcimi. Barku.

- Përgjigje jashtë temës ose mungesë e përgjigjes.

Për t’iu përgjigjur në këtë pyetje në mënyrë të saktë, nxënësve

iu është dashur ta interpretojnë tekstin

47

MODELE DETYRASH NË MATEMATIKË

48

NJËSIA 1 E MATEMATIKËS: FERMAT

Këtu shihni një fotografi të një ferme me çati në formën e një piramide. Më poshtë, për nxënësit, jepet modeli matematikor i çatisë së fermës, ku janë shtuar matjet. Kati i papafingos, katërkëndëshi ABCD në model, është katror. Shtyllat tek të cilët mbështetet çatia janë brinjët e bllokut (prizmit drejtkëndor) EFGHKLMN. E është në mes të AT, F në mes të BT, G në mes të CT dhe H në mes të DT. Të gjithë brinjët e piramidës në model kanë gjatësi prej 12 metra.

PYETJA 1.1 Llogarisni sipërfaqen e dyshemesë së papafingos ABCD. Sipërfaqja e dyshemesë së papafingos ABCD = m

2

PYETJA 1.2 Llogarisni gjatësinë e EF, atë të brinjëve horizontal të bllokut. Gjatësia e EF = ________________ m

49

NJËSIA 2 E MATEMATIKËS: ECJA Fotografia tregon gjurmët e këmbëve të një njeriu. Gjatësia e hapit P është largësia midis pjesës së pasme të dy gjurmëve të njëpasnjëshme të këmbëve.

Për meshkujt, formula , n = numri i hapave në minutë, dhe

P = gjatësia e hapave e dhënë në metra.

PYETJA 2.1 Nëse formula zbatohet për të ecurën e Heikos dhe Heiko bën 70 hapa në minutë, cila është gjatësia e hapave të Heikos? Shpjegojeni punimin tuaj.

PYETJA 2.2 Bernardi e di se gjatësia e hapave të tij është 0.80 metra. Formula zbatohet për të ecurën e Bernardit. Llogarisni shpejtësinë e të ecurës së Bernardit në metra në minutë dhe në kilometra në orë. Shpjegojeni punimin tuaj.

NJËSIA 4 E MATEMATIKËS: KUBAT

PYETJA 4.1 Në këtë fotografi, shihni gjashtë zare, të etiketuar nga (a) në (f). Për të gjithë zaret ka një rregull: Numri total i pikave në dy faqet e kundërta të secilit zar është gjithmonë shtatë. Shkruani në secilën kuti numrin e pikave në faqen e poshtme të zarit, e cila korrespondon me fotografinë.

a b c d e f

(e) (b)

(a) (f)

(e)

(d)

50

NJËSIA 5 E MATEMATIKËS: SIPËRFAQJA E KONTINENTIT

Më poshtë jepet harta e Antarktidës.

ANTARKTIDA Kilometra 0 200 400 600 800 1000 PYETJA 5.1 Përllogaritni sipërfaqen e Antarktidës duke përdorur shkallën e hartës. Paraqiteni punimin tuaj dhe shpjegoni se si i keni bërë llogaritjet. (Mund të vizatoni mbi hartë nëse kjo ju ndihmon në llogaritjet tuaja.)

…………………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………………………

51

NJËSIA 6 E MATEMATIKËS: RRITJA

Të rinjtë rriten më shumë Në vitin 1998, gjatësia mesatare e femrave dhe meshkujve të rinj në Holandë, është paraqitur

në këtë grafik.

Gjatësia 180

(cm)

Gjatësia mesatare e të rinjve, 1998

170

190

Gjatësia mesatare e të rinjve, 1998

160

150

140

130 Mosha

(Vite)

10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

PYETJA 6.1 Që prej vitit 1980, gjatësia mesatare e femrave 20-vjeçare është rritur me 2,3 cm, në 170,6 cm. Cila ka qenë gjatësia mesatare e një 20-vjeçareje në vitin 1980? Përgjigjja:____________cm.

PYETJA 6.2 Shpjegoni se si e tregon grafiku që mesatarisht, norma e rritjes për vajzat ngadalësohet pas moshës 12 vjeçare. ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 6.3 Sipas këtij grafiku, mesatarisht, gjatë cilës periudhë në jetën e tyre janë femrat më të gjata sesa meshkujt e së njëjtës moshë? ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

52

NJËSIA 8 E MATEMATIKËS: TREKËNDËSHAT

PYETJA 8.1 Rrethoni një figurë më poshtë, e cila përputhet me përshkrimin e mëposhtëm. Trekëndëshi PQR është një trekëndësh kënddrejtë me këndin e drejtë në R. Drejtëza RQ është më e shkurtër sesa drejtëza PR. M është mesi i drejtëzës PQ, ndërsa N është mesi i drejtëzës QR. S është një pikë brenda trekëndëshit. Drejtëza MN është më e gjatë sesa drejtëza MS.

A

NJËSIA 12 E MATEMATIKËS: KURSI I KËMBIMIT

Mei-Ling-u nga Singapori po përgatitej të shkonte në Afrikën e Jugut për 3 muaj si nxënëse përmes një programi të shkëmbimit të nxënësve. Ajo duhej të këmbente disa dollarë singaporianë (SGD) me rantin e Afrikës së Jugut (ZAR)

53

PYETJA 12.1 Mei-Ling-u mësoi se kursi i këmbimit midis dollarit singaporian dhe rantit të Afrikës së Jugut ishte: 1 SGD = 4.2 ZAR Mei-Ling-u këmbeu 3000 dollarë singaporianë në rant të Afrikës së Jugut me këtë kurs këmbimi. Sa rant të Afrikës së Jugut mori Mei-Lingu? Përgjigja: ……………………

PYETJA 12.2 Kur u kthye në Singapor pas 3 muajsh, Mei-Lingut-ut i kishin mbetur edhe 3 900 ZAR. Ajo i këmbeu përsëri këto para me dollarë Singaporianë, duke vërë re se kursi i këmbimit kishte ndryshuar dhe tani ishte: 1 SGD = 4.0 ZAR Sa dollarë Singaporianë mori Mei-Lingu? Përgjigja: …………………… PYETJA 12.3 Gjatë këtyre 3 muajve, kursi i këmbimit kishte ndryshuar nga 4.2 në 4.0 ZAR për 1 SGD. A ishte në favorin e Mei-Lingut që kursi i këmbimit tashmë ishte 4.0 ZAR në vend të 4.2 ZAR, kur i këmbeu rantet e saj të Afrikës së Jugut me dollarë Singaporianë? Jepni një shpjegim për ta mbështetur përgjigjen tuaj.

NJËSIA 15 E MATEMATIKËS: TESTET SHKENCORE

PYETJA 15.1 Në shkollën e Mei Lin-it, mësimdhënësi i saj i shkencës bën teste të cilat gjithsej kanë 100 pikë. Mei Lin-i ka një mesatare prej 60 pikësh në katër testet e saj të para në Shkencë. Në testin e pestë ajo mori 80 pikë. Cila është mesatarja e pikëve të Mei Lin-it pas të pesë testeve? Mesatarja: ..........................

NJËSIA 18 E MATEMATIKËS: TËRMETI

PYETJA 18.1 Është transmetuar një dokumentar për tërmetet dhe se sa shpesh ndodhin termetet. Në të bënte pjesë një diskutim për aftësinë e parashikimit të tërmeteve. Një gjeolog deklaroi: “Gjatë njëzet viteve të ardhshme, mundësitë që të ndodhë një tërmet në

qytetin e Zedit janë dy në tre.”

Cila nga alternativat e mëposhtme reflekton më mirë kuptimin e deklaratës së gjeologut? A. 2/3x 20 = 13.3, kështu që midis 13 dhe 14 viteve duke filluar që tani, në qytetin e Zedit do të

ndodhë një tërmet.

B. 2/3 është më e madhe sesa ½ , kështu që mund të jemi të sigurt se do të ndodhë një tërmet

në qytetin e Zedit gjatë njëzet viteve të ardhshme.

C. Gjasat që të ndodhë një tërmet në qytetin e Zedit gjatë 20 viteve të ardhshme janë më të

larta sesa gjasat për të mos ndodhur. D. Nuk mund të thuhet se çfarë do të ndodhë, sepse askush nuk mund të jetë i sigurt për kohën se

kur mund të ndodhin tërmetet.

54

NJËSIA 19 E MATEMATIKËS: ZGJEDHJET

PYETJA 19.1 Në një piceri, mund të merrni një picë të thjeshtë me dy përbërës: djathë dhe domate. Gjithashtu mund ta porosisni në mënyrë të veçantë picën tuaj me përbërës shtesë. Mund të zgjidhni prej katër përbërësve të ndryshëm: ullinjve, mishit, kërpudhave dhe sallamit. Roza dëshiron të porosisë një picë me dy përbërës të ndryshëm shtesë. Nga sa kombinime të ndryshme mund të zgjedhë Roza? Përgjigja: ………………………kombinime.

55

PËRGJIGJET

VLERËSIMI ME PIKË PËR FERMAT 1.1 Pikë të plota: 144 (njësia është dhënë) Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 492 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 61 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të shumëzimit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR FERMAT 1.2

Pikë të plota: 6 (njësia është dhënë tashmë) Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 524 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 55 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

VLERËSIMI ME PIKË PËR TË ECURËN 2.1

Pikë të plota:

0.5 m ose 50 cm, (njësia nuk kërkohet) 70/ p = 140

70 = 140 p 70/140

p = 0.5

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 611 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 34 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të shumëzimit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR TË ECURËN 2.2

Pikë të plota: Përgjigjet e sakta (njësitë nuk kërkohen) për të dy, si për metra/minutë edhe për km/orë (km/h):

n = 140 x .80 = 112. Për minutë ai ecën 112 x .80 metra = 89.6 metra. Shpejtësia e tij është 89.6 metra për minutë. Pra shpejtësia e tij është 5.38 ose 5.4 km/h.

-Për sa kohë jepen të dyja përgjigjet e sakta (89.6 dhe 5.4), pavarësisht nëse është treguar apo

56

jo bërja e ushtrimit. Vini re që gabimet për shkak të rrumbullakosjes janë të pranueshme. Për shembull, 90 metra për minutë dhe 5.3 km/h (89 x 60) janë të pranueshme.

89.6, 5.4. 90, 5.376 km/h. 89.8, 5376 m/h.

Pikë të pjesshme (2-pikë): - Nuk arrin të shumëzojë me 0.80 për të konvertuar hapat për minutë në metra për minutë. Për shembull, shpejtësia e tij është 112 metra për minutë dhe 6.72 km/h.

112, 6.72 km/h.

- Shpejtësia në metra për minutë është e saktë (89.6 metra në minutë), por konvertimi në kilometra në orë është i pasaktë ose mungon.

89.6 metra/minutë, 8960 km/h. 89.6, 5376. 89.6, 53.76. 89.6, 0.087 km/h. 89.6, 1.49 km/h.

- Metoda e saktë (tregohet në mënyrë të qartë) me gabim(e) të vogël (vogla) në llogaritje. Asnjë përgjigje nuk është e saktë.

n=140 x .8 = 1120; 1120 x 0.8 = 896. Ai ecën 896 m/min, 53.76 km/h. n=140 x .8 = 116; 116 x 0.8 =92.8. 92.8 m/min -> 5.57 km/h.

- Jep vetëm 5.4 km/h, por jo 89.6 metra/minutë (nuk tregon llogaritjet e ndërmjetme).

5.4. 5.376 km/h. 5376 m/h.

Pikë të pjesshme (1-pikë): - n = 140 x .80 = 112. Nga ky moment, nuk e paraqet përpunimin e ushtrimit apo e përpunon

gabim atë.

112. n=112, 0.112 km/h. n=112, 1120 km/h. 112 m/min, 504 km/h.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 708 pikësh në

shkallën e PISA-s për matematikën. Vështirësia tek përgjigjet e pyetjeve me pikë të larta të

pjesshme, korrespondon me një vështirësi prej 659 pikësh të shkallës së matematikës.

Vështirësia tek përgjigjet e pyetjeve me pikë të ulëta të pjesshme, korrespondon me një

vështirësi prej 600 pikësh të shkallës së matematikës. Në vendet e OBEZH-it, 19 % e

nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë,

nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

57

VLERËSIMI ME PIKË PËR KUBAT 4.1

Pikë të plota: Rreshti i Sipërm (1 5 4) Rreshti i Poshtëm (2 6 5). Përgjigjet e barasvlershme të cilat shfaqen si figura të zareve janë po ashtu të pranueshme..

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 516 pikësh

të shkallës së PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 58 % e nxënësve i janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet

të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të shumëzimit .

VLERËSIMI ME PIKË PËR SIPËRFAQEN E KONTINENTIT 5.1 Pikë të plota: Përgjigjet duke përdorur metodën e saktë DHE jep përgjigjen e saktë. - Vlerëson përmes vizatimit të një drejtkëndëshi apo katrori – midis 12 000 000 km

2 dhe 18

000 000 km2 (njësitë nuk kërkon).

- Vlerëson përmes vizatimit të një rrethi - midis 12 000 000 km2 dhe 18 000 000 km

2

- Vlerëson përmes mbledhjes së sipërfaqeve të figurave gjeometrike të rregullta - midis 12 000 000 km

2 dhe 18 000 000 km2

- Vlerëson përmes një metode tjetër të saktë - midis 12 000 000 km2 dhe 18 000 000 km

2

- Përgjigjet në mënyrë të saktë (midis 12 000 000 km2 dhe 18 000 000 km

2), por nuk e

paraqet procesin e gjetjes së përgjigjes.

Pikë të pjesshme: Përgjigjet duke përdorur metodën e saktë, POR jep përgjigje të pasaktë apo të paplotë. - Vlerëson përmes vizatimit të një drejtkëndëshi apo katrori – metoda është korrekte, por përgjigja është e pasaktë ose jo e plotë.

58

Vizaton një drejtkëndësh dhe e shumëzon gjerësinë me gjatësinë, por përgjigja është një mbivlerësim ose nën-vlerësim (p.sh. 18 200 000).

Vizaton një drejtkëndësh dhe e shumëzon gjerësinë me gjatësinë, por numri i zerove është i pasaktë (p.sh. 4000 X 3500 = 140 000)

Vizaton një drejtkëndësh dhe e shumëzon gjerësinë me gjatësinë, por harron të përdorë shkallën për ta konvertuar në kilometra katrorë (p.sh. 12 cm X 15 cm = 180)

Vizaton një drejtkëndësh dhe pohon se sipërfaqja është 4000 km x 3500 km. Nuk paraqet shpjegime të tjera të procesit të zgjidhjes.

- Vlerëson përmes vizatimit të një rrethi – metoda është e saktë, por përgjigja është e paplotë ose e pasaktë.

- Vlerëson duke mbledhur sipërfaqet e disa figurave të rregullta gjeometrike – metoda është e saktë, por përgjigja është e paplotë ose e pasaktë. - Vlerëson me anë të metodave të tjera të sakta – për përgjigja është e paplotë ose e pasaktë. Asnjë pikë: - Ka llogaritur perimetrin në vend të sipërfaqes.

P.sh.., 16 000 km pasi shkalla e 1000 km do të kalonte rreth hartës 16 herë. - Përgjigje të tjera.

P.sh.., 16 000 km (nuk tregon asnjë shpjegim i mënyrës se si është arritur në këtë përfundim, dhe përgjigja është e pasaktë.

- Nuk ka përgjigje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 712 pikësh në

shkallën e PISA-s për matematikën. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë korrespondon me

një vështirësi prej 629 pikësh në shkallën e matematikës. Në vendet e OBEZH-it, 19 % e

nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë,

nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

VLERËSIMI ME PIKË PËR RRITJEN 6.1 Pikë të plota: 168.3 cm (njësia është dhënë tashmë). Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 506 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 61 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të shumëzimit.

59

VLERËSIMI ME PIKË PËR RRITJEN 6.2

Pikë të plota: Çelësi këtu është që përgjigja do të duhet t’i referohet “ndryshimit” të shkallës së grafikut për femrat. Kjo mund të bëhet në mënyrë të pohuar qartë apo të nënkuptuar.

- I referohet pjerrtësisë së zvogëluar të lakores nga 12 vjeç e tutje, duke përdorur gjuhën e jetës së përditshme, jo gjuhën matematikore.

Lakorja nuk shkon më lart, por fillon të drejtohet. Lakorja fillon të zbresë. Është më e rrafshët pas 12-ës. Vija e vajzave fillon të barazohet, ndërsa vija e djemve fillon të rritet.

Drejtohet, ndërsa grafiku i djemve vazhdon të rritet I referohet pjerrtësisë së zvogëluar të lakores pas 12 viteve e tutje, duke përdorur gjuhë matematikore.

Vihet re se shkallëzimi është më i vogël. Norma e ndryshimit të grafikut zvogëlohet pas 12 viteve. [Nxënësi ka llogaritur këndet e lakores në raport me aksin x, përpara dhe pas 12

viteve.]

Në përgjithësi, nëse përdoren fjalë si “shkallë”, “pjerrtësia” apo “norma e ndryshimit”,

konsiderojini si gjuhë e matematikës. - Krahasimi i rritjes reale (krahasimi mund të jetë i pashprehur në mënyrë të qartë)

Nga 10 në 12 vjeç, rritja është rreth 15 cm, por nga 12 deri 20 vjeç, rritja është vetëm

17 cm. Norma mesatare e rritjes nga 10 deri në 10 vjeç është rreth 7.5 cm në vit, por rreth 2

cm për vit nga 12 deri në 20 vjeç. Asnjë pikë:

- Nxënësi/sja tregon se gjatësia e femrave bie nën gjatësinë e meshkujve, por NUK përmend pjerrtësinë e grafikut të femrave apo një krahasim të normës së rritjes tek femrat përpara dhe pas moshës 12 vjeçare.

Vija për femrat bie nën vijën për meshkuj. Nëse nxënësi/sja përmend se grafiku i femrave bëhet më pak i pjerrët, SI DHE faktin që grafiku bie nën grafikun e meshkujve, atëherë do të duhet t’i jepen pikë të plota. Këtu nuk po kërkojmë ndonjë krahasim midis grafikëve të femrave dhe meshkujve, kështu që shpërfillini çdo referim tek një krahasim i tillë, dhe bëni një gjykim bazuar në pjesën tjetër të përgjigjes.

- Përgjigje të tjera të pasakta. Për shembull, përgjigja nuk i referohet karakteristikave të grafikut, ndërkohë që pyetja kërkon në mënyrë të qartë përgjigje mbështetur në atë se çka tregon GRAFIKU...

Vajzat maturohen më herët. Për shkak se femrat hyjnë në periudhën e pubertetit përpara meshkujve, zgjatja e tyre

është më e madhe më herët.

60

Vajzat nuk rriten shumë pas moshës 12 vjeçare [Jep një pohim që zgjatja e vajzave ngadalësohet pas moshës 12 vjeçare, dhe nuk përmend asnjë referim në grafik.]

- Mungon.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 559 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 46 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve. VLERËSIMI ME PIKË PËR RRITJEN 6.3

Pikë të plota: - Jep intervalin e saktë, nga 11-13 vjeç.

Midis moshës 11 dhe 13 vjeçare. Nga 11 vjeç deri në 13 vjeç, vajzat janë mesatarisht më të gjata sesa djemtë. 11-13.

- Pohon se vajzat janë më të gjata sesa djemtë kur janë 11 dhe 12 vjeçe. (Kjo përgjigje është e saktë në gjuhën e jetës së përditshme, sepse nënkupton intervalin nga 11 tek 13).

Vajzat janë më të gjata sesa djemtë kur janë 11 dhe 12 vjeçe. Gjatë moshës 11 dhe 12 vjeçare.

Pikë të pjesshme: Numra të tjerë (11, 12, 13), të cilët nuk përfshihen në pjesën e pikëve të

plota. 12 deri 13. 12. 13. 11. 11.2 deri 12 .8.

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera.

1998. Vajzat janë më të gjata sesa djemtë kur janë mbi 13 vjeç. Vajzat janë më të gjata sesa djemtë nga 10 deri në 11 vjeç.

- Mungon përgjigja.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 529 pikësh

në shkallën e PISA-s për matematikën. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë

korrespondon me një vështirësi prej 415 pikësh në shkallën e matematikës. Në vendet e

OBEZH-it, 69 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes

në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i

kompetencave të shumëzimit.

61

VLERËSIMI ME PIKË PËR TREKËNDËSHAT 8.1 Pikë të plota: Përgjigja D. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 537 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 58 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

VLERËSIMI ME PIKË PËR KURSIN E KËMBIMIT 12.1 Pikë të plota: 12 600 ZAR (nuk kërkohet njësia). Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 406 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 80 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve. VLERËSIMI ME PIKË PËR KURSIN E KËMBIMIT 12.2

Pikë të plota: 975 SGD (nuk kërkohet njësia). Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 439 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 74 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve. VLERËSIMI ME PIKË PËR KURSIN E KËMBIMIT 12.3 Pikë të plota: „Po’, me shpjegimin e përshtatshëm.

Po, me anë të kursit më të ulët të këmbimit (për 1 SGD), Mei-Ling-u do të marrë më shumë dollarë singaporianë për radët e saj të Afrikës së Jugut.

4.2 ZAR për një dollar do të rezultonte në 929 ZAR. [Shënim: nxënësi/sja ka shkruar ZAR në vend të SGD-së, por është e qartë se janë kryer llogaritjet dhe krahasimi i saktë dhe ky gabim mund të mos merret parasysh.]

Po, sepse ajo mori 4.2 ZAR për 1 SGD, ndërsa tani duhet të paguajë vetëm 4.0 ZAR për të marrë 1 SGD.

Po, sepse është 0.2 ZAR më lirë për çdo SGD. Po, sepse kur e pjesëton me 4.2, rezultati është më i vogël sesa kur e pjesëton me 4. Po, ishte në favor të saj, sepse po të mos kishte rënë, ajo do të kishte rreth 50 dollarë

më pak.

62

Asnjë pikë: - „Po’, pa asnjë shpjegim apo me shpjegim të pamjaftueshëm.

Po, është më mirë një normë më e ulët e këmbimit. Po, ishte në favorin e Mei-Ling-ut, sepse nëse ZAR-i ka rënë, atëherë ajo do të ketë

më shumë para për t’i këmbyer me SGD.

Po, ishte në favorin e Mei-Ling-ut. - Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 586 pikësh në

shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 40 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në

aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

VLERËSIMI ME PIKË PËR TESTET NË SHKENCË 15.1 Pikë të plota: 64. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 556 pikësh në

shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 47 % e nxënësve i janë përgjigjur në

mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në

aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të shumëzimit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR TËRMETIN 18.1

Pikë të plota: C. Gjasat që të ndodhë një tërmet në qytetin e Zedit gjatë 20 viteve të ardhshme janë më të larta sesa gjasat për të mos ndodhur Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 557 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 46 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve. VLERËSIMET ME PIKË PËR ZGJEDHJET 19.1

Pikë të plota: 6. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 559 pikësh në shkallën e PISA-s për matematikën. Në vendet e OBEZH-it, 49 % e nxënësve i janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të saktë, nxënësit duhet të mbështeten në aftësitë nga grupi (kllasteri) i kompetencave të lidhjeve.

63

MODELE DETYRASH NË SHKENCË

64

NJËSIA 1 E SHKENCËS: DITARI I SEMELUELSIT

Ditari i Semeluelsit Teksti 1

„Korrik 1846. Javën që vjen, do të marr pozitën si “Herr Doktor” në Pavijonin e Parë të klinikës së maternitetit të Spitalit të Përgjithshëm të Vjenës. U tremba kur dëgjova për përqindjen e pacienteve të cilat vdesin në këtë klinikë. Këtë muaj, atje vdiqën jo më pak sesa 36 nga 208 nëna, të gjitha nga ethet e lehonisë. Lindja e fëmijës është po aq e rrezikshme sa edhe pneumonia e shkallës së parë.’

Këto rreshta nga ditari i Ignaz

Semeluelsit (1818-1865)

ilustrojnë efektet shkatërrimtare

të etheve të lehonisë si sëmundje

ngjitëse e cila shkaktonte

vdekjen e shumë grave pas

lindjes.

Semeluelsi ka mbledhur të dhëna

për numrin e vdekjeve nga ethet e

lehonisë në Pavijonin e Parë dhe

të Dytë (shihni diagramin)

Numri i Vdekjeve për 100 lindje, nga ethet e lehonisë

Numri i Vdekjeve

15

10

5

Viti

1841 1842 1843 1844 1845 1846

Diagrami

Mjekët, mes të cilëve Semeluelsi, nuk dinin asgjë për shkaktarin e etheve të lehonisë. Një pjesë tjetër nga ditari i Semeluelsit: “Dhjetor 1846. Pse vdesin kaq shumë gra nga këto ethe pasi nuk ka pasur probleme gjatë lindjes së fëmijës? Për shekuj, shkenca na ka treguar se është një epidemi e padukshme e cila shkakton vdekjen e nënave. Shkaqet mund të jenë ndryshimet në përbërjen e ajrit ose ndonjë ndikim jashtëtokësor apo një lëvizje e vetë tokës, një tërmet.”

Në ditët tona, jo shumë njerëz do ta mendonin ndikimin jashtëtokësor apo tërmetin si shkaktar të mundshëm të etheve. Tashmë e dimë se ka të bëjë me kushtet higjenike. Por në kohën kur jetoi Semeluelsi, shumë njerëz, madje edhe shkencëtarët, kështu besonin! Megjithatë, Semeluelsi e dinte se nuk kishte të ngjarë që ethet të mund të shkaktoheshin nga ndikime jashtëtokësore apo ndonjë tërmet. Ai tregoi me gisht nga të dhënat që kishte mbledhur (shihni diagramin) dhe u përpoq t’i bindte kolegët e tij.

65

PYETJA 1.1 Mendojeni veten në vendin e Semeluelsit. Jepni një shkak (bazuar tek të dhënat që ka mbledhur Semeluelsi) se përse ethet e lehonisë nuk kanë të ngjarë të shkaktohen nga tërmetet. ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

Ditari i Semeluelsit Teksti 2 Pjesë e hulumtimit shkencor në spital ishte autopsia. Trupi i një personi të vdekur pritej për të gjetur shkakun e vdekjes. Semeluelsi ka regjistruar se nxënësit të cilën punonin në Pavijonin e Parë zakonisht merrnin pjesë në autopistë e grave të cilat kishin vdekur një ditë më parë, përpara se të ekzaminonin gratë të cilat sapo kishin lindur. Ata nuk i kushtonin shumë vëmendje pastrimit pas autopsive. Madje disa ishin krenarë për faktin se mund ta kuptoje nga era që mbanin se kishin punuar në morg, meqenëse kjo tregonte se sa punëtorë ishin! Një prej shokëve të Semeluelsit vdiq pasi ishte prerë gjatë një autopsie të tillë. Autopsia e trupit të tij tregoi se kishte pasur të njëjtat simptoma si nënat të cilat vdisnin nga ethet e lehonisë. Nisur nga kjo, Semeluelsit i erdhi një ide. PYETJA 1.2 Ideja e re e Semeluelsit kishte të bënte me përqindjen e lartë të grave të cilat vdisnin në pavijonet e maternitetit dhe sjelljen e studentëve. Cila ishte kjo ide? A. Detyrimi i studentëve që të pastroheshin pas autopsive do të duhet të sillte rënien e etheve të

lehonisë.

B. Studentët nuk do të duhet të marrin pjesë në autopsi sepse mund të priten. C. Studentët mbajnë erë sepse nuk pastrohen pas autopsisë. D. Studentët dëshirojnë të tregojnë se janë punëtorë, çka i bën ata të jenë të pakujdesshëm kur ekzaminojnë gratë.

PYETJA 1.3 Semeluelsi pati sukses në përpjekjet e tij për të ulur numrin e vdekjeve për shkak të etheve të lehonisë. Por ethet e lehonisë edhe sot mbetet një sëmundje e cila është e vështirë të eliminohet. Ethet të cilat janë të vështira për t’u kuruar janë ende problem në spitale. Shumë masa rutinore shërbejnë për ta kontrolluar këtë problem. Tek këto masa janë larja e çarçafëve në temperaturë të lartë. Shpjegoni përse temperatura e lartë (gjatë larjes së çarçafëve) ndihmon në zvogëlimin e rrezikut që pacientet të preken nga ethet. ……………………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………………..

66

PYETJA 1.4 Shumë sëmundje mund të kurohen duke përdorur antibiotikë. Megjithatë, suksesi i disa antibiotikëve kundër etheve të lehonisë ka rënë vitet e fundit. Cili është shkaku?

A. Pasi prodhohen, antibiotikët në mënyrë graduale e humbin aktivitetin e tyre.

B. Bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikut.

C. Këta antibiotikë ndihmojnë të luftohen vetëm ethet e lehonisë, por nuk luftojnë sëmundje të tjera.

D. Nevoja për këta antibiotikë është zvogëluar sepse kushtet e shëndetit publik janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme gjatë viteve të fundit.

NJËSIA 2 E SHKENCËS: OZONI

Lexoni pjesën e mëposhtme të një artikulli për shtresën e ozonit. Atmosfera është një oqean ajri dhe një burim i çmuar natyror për zhvillimin e jetës në Tokë. Fatkeqësisht, veprimtaria njerëzore, e bazuar në interesa kombëtare/personale është duke i shkaktuar dëm këtij burimi të përbashkët, sidomos nëpërmjet hollimit të shtresës së brishtë të ozonit, e cila vepron si mburojë e jetës në Tokë. Molekulat e ozonit përbëhen nga tre atome oksigjen, ndryshe nga molekulat e oksigjenit të cilat përbëhen nga 2 atome oksigjen. Molekulat e ozonit janë jashtëzakonisht të rralla: në një milion molekula të ajrit gjenden më pak sesa 10 molekula të ozonit. Megjithatë, për rreth një miliard vite, prania e tyre në atmosferë ka luajtur një rol jetësor në ruajtjen dhe sigurimin e jetës në Tokë. Në varësi të vendndodhjes, ozoni mundet ose ta mbrojë, ose ta dëmtojë jetën në Tokë. Ozoni në troposferë (deri në 10 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës) është ozon “i keq”, i cili mund të dëmtojë indet e mushkërive dhe bimët. Por rreth 90 për qind e ozonit që gjendet në stratosferë (midis 10 dhe 40 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës), është ozon “i mirë”, i cili luan një rol të dobishëm duke përthithur rrezatimin e rrezikshëm ultravjollcë (UV-B) nga Dielli. Pa këtë shtresë të dobishme të ozonit, njerëzit do të ishin më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të caktuara për shkak të rritjes së intensitetit të rrezeve ultra-vjollcë nga Dielli. Në dekadat e fundit, sasia e ozonit është zvogëluar. Në vitin 1974, u hipotetizua se klorofluorokarbohet (CFC-të) mund të jenë shkaktare për këtë. Deri në vitin 1987, vlerësimi shkencor i marrëdhënies shkak-pasojë nuk ishte bindës në mënyrë të mjaftueshme për të përfshirë CFC-të. Megjithatë, në shtator të vitit 1987, diplomatë nga e gjithë bota u takuan në Montreal (Kanada) dhe ranë dakord t’i vendosnin kufij të rreptë përdorimit të CFC-ve. Në tekstin më sipër nuk përmendet asgjë për mënyrën se si formohet ozoni në atmosferë. Në fakt, çdo ditë, një pjesë e ozonit formohet, ndërsa një pjesë e tij zhduket. Mënyra se si formohet ozoni është ilustruar në filmin e shkurtër komik.

67

Pyetja 2.1 Mendoni sikur keni një dajë i cili përpiqet ta kuptojë domethënien e këtij filmi të shkurtër. Megjithatë, ai nuk e ka bërë lëndën e shkencës në shkollë dhe nuk e kupton se çfarë është duke shpjeguar autori i filmit. Ai e di se nuk ka njerëz të vegjël në atmosferë, por pyet veten se çfarë nënkuptojnë ata njerëzit e vegjël, se çfarë nënkupton O, O2 dhe O3 dhe se çfarë procesesh paraqet filmi. Ai ju kërkon juve t’i shpjegoni filmin. Merreni të mirëqenë që daja juaj di: Se O është simboli i oksigjenit;

Se çfarë janë atomet dhe molekulat. Shkruani një shpjegim të filmit komik për dajën tuaj.

Në shpjegimin tuaj, përdorni fjalët atome dhe molekula në mënyrën që përdoren në rreshtat 4

dhe 5. ……………………………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………………………

Pyetja 2.2

Ozon “i keq” apo “i mirë” ? Shpjegimi

A I keq Formohet gjatë motit të keq. B I keq Formohet në troposferë. C I mire Formohet në stratosferë. D I mire Ka aromë të mirë.

PYETJA 2.3 Rreshtat 11 dhe 12 pohojnë: “Pa këtë shtresë të dobishme të ozonit, njerëzit do të ishin më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të caktuara për shkak të rritjes së intensitetit të rrezeve ultra-vjollcë nga Dielli.” Përmendni emrin e një prej këtyre sëmundjeve specifike. ………………………………………………………………………………………………………………

NJËSIA 3 E SHKENCËS: DITA

Lexoni informatat e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve më poshtë.

Dita më datë 22 qershor 2002

Toka

*Melburni është qytet në Australi me një gjerësi gjeografike prej rreth 38 gradësh në jug të

ekuatorit.

Sot, ndërsa Hemisfera e Veriut Feston ditën e saj më të gjatë, australianët do të përjetojnë më

të shkurtrën. Në Melburn* të Australisë dielli do të lindë në orën 7:36 dhe do të perëndojë në

orën 5:08, duke formuar një ditë prej nëntë orësh e 32 minutash. Krahasojeni ditën e sotme

me ditën më të gjatë të vitit në Hemisferën e Jugut , e cila pritet më datën 22 dhjetor, kur

dielli do të lindë në orën 5:55 dhe do të perëndojë në orën 8:42, duke formuar një ditë prej 14

orësh e 47 minutash.

Presidenti i Shoqatës së Astronomëve, z. Perry Vlahos, ka thënë se ekzistenca e ndryshimit të

stinëve në Hemisferën Veriore dhe atë Jugore është lidhur me pjerrësinë e Tokës prej 23

gradësh.

68

PYETJA 3.1 Cili pohim shpjegon përse dukuria e ditës dhe natës ndodh në Tokë?

A. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj.

B. Dielli rrotullohet rreth vetes. C. Boshti i Tokës është i pjerrët.

D. Toka rrotullohet rreth Diellit.

PYETJA 3.2 Në Figurë, rrezet e Diellit ndriçojnë Tokën.

Toka Drita që vjen nga Dielli Figurë: Rrezet e Diellit Mendoni se sot është dita më e shkurtër në Melburn. Tregoni në Figurë boshtin e Tokës, Hemisferën e Veriut, Hemisferën e Jugut dhe Ekuadorin. Etiketoni të gjitha pjesët e përgjigjes suaj.

NJËSIA 6 E SHKENCËS: RROBAT

Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve më poshtë.

TEKSTI PËR RROBA

Një ekip i shkencëtarëve britanikë është duke zhvilluar rrobat “inteligjente” të cilat do t’jua japin

fëmijëve me aftësi të kufizuara mundësinë e “të folurit”. Fëmijët të cilët veshin jelekë të bërë prej

elektrotekstile unike, të lidhura me një sintetizues për të folurin, do të jenë në gjendje të shprehen në

mënyrë të kuptueshme thjesht duke prekur lehtë materialin e ndjeshëm ndaj prekjes.

Materiali përbëhet nga copë normale dhe një përzierje gjeniale të fibrave të pasura me karbon të cilat

mund të përcjellin elektricitet. Kur ushtrohet presion në copë, modeli i sinjaleve që kalon përmes

fibrave përcjellëse ndryshohet, ndërkohë që një qark kompjuterik “gjen” se ku është prekur copa.

Pastaj ai mund të vërë në punë çfarëdo pajisje elektrike të lidhur me të, e cila do të mund të jetë jo më

e madhe sesa dy kuti shkrepesh.

“Çelësi i risisë qëndron në mënyrën se si e endim copën dhe si i dërgojmë sinjalet përmes saj – mund

ta endim atë sipas modeleve ekzistuese të dizajnimit, me qëllim që të mos e shihni që është aty,” thotë

një prej shkencëtarëve.

Materiali mund të lahet, të mbështillet rreth objekteve apo të mblidhet lëmsh pa u dëmtuar. Shkencëtari

pretendon gjithashtu edhe se mund të prodhohet në masë me çmim të ulët.

Burimi: Steve Farrer, `Interactive fabric promises a material gift of the garb’, The Australian, 10 gusht

1998.

69

PYETJA 6.1 A mund të testohen përmes hulumtimit shkencor në laborator këto pretendime të bëra në artikull? Rrethoni “Po” ose “Jo” për secilën. A mund të testohet pretendimi përmes hulumtimit Materiali mund të shkencor në laborator?

Lahet pa u dëmtuar. Po / Jo

Të mbështillet rreth objekteve pa u dëmtuar. Po / Jo

Të mblidhet lëmsh pa u dëmtuar Po / Jo

Të prodhohet në masë me çmim të ulët. Po / Jo

PYETJA 6.2 Cila prej pajisjeve të laboratorit do të ishte mes pajisjeve që do t’ju duheshin për të kontrolluar nëse copa e përcjell elektricitetin? A. Voltmetri

B. Kutia e dritës

C. Mikrometri

D. Metri i tingullit

NJËSIA 7 E SHKENCËS: KANIONI I MADH

Kanioni i Madh ndodhet në një shkretëtirë të SHBA-ve. Kanioni është tepër i madh dhe i thellë, dhe përmban shumë shtresa të shkëmbinjve. Dikur, në të shkuarën, lëvizjet e kores së Tokës i kanë ngritur këto shtresa në sipërfaqe. Kanioni i Madh është tani 1.6 km i thellë në disa pjesë. Lumi i Kolorados rrjedh në fundin e Kanionit. Shihni fotografinë e mëposhtme të Kanionit të Madh, të marrë nga pjesa e tij jugore. Në muret e tij mund të shihen disa shtresa të ndryshme të gurit.

Gur gëlqeror A

Shtresë argjilore A

Gur gëlqeror B

Shtresë argjilore B

Rreshpe dhe granit

70

PYETJA 7.1 Temperatura në Kanionin e Madh varion nga nën 0 deri në 40

0C. Megjithëse është

shkretëtirë, të çarat në shkëmbinj ndonjëherë përmbajnë ujë. Në çfarë mënyrë ndihmon ky ndryshim i temperaturave dhe uji në të çarat e shkëmbinjve në shkatërrimin e shkëmbinjve? A. Uji i ftohtë i shpërbën shkëmbinjtë e ngrohtë.

B. Uji i çimenton shkëmbinjtë së bashku.

C. Akulli e lëmon sipërfaqen e gurëve.

D. Uji i ngrirë i zgjeron të çarat e shkëmbinjve.

PYETJA 7.2 Ekzistojnë shumë fosile të kafshëve detare, si guaska, peshq dhe korale, në shtresën gëlqerore A të Kanionit të Madh. Çfarë ka ndodhur miliona vite më parë, që shpjegon se përse gjenden fosile të tilla këtu? A. Në kohërat antike, njerëzit sillnin ushqim detar nga oqeani në këtë zonë. B. Dikur oqeanet kanë qenë më të trazuar dhe jeta detare mbeti në tokë nga

valët gjigante. C. C Në atë kohë oqeani e ka mbuluar këtë zonë dhe është tërhequr më vonë. D. Disa kafshë detare dikur jetonin në tokë përpara se te migronin në det. PYETJA 7.3 Rreth pesë milion njerëz e vizitojnë parkun kombëtar të Kanionit të Madh çdo vit. Ekziston shqetësimi për dëmtimin që është duke iu bërë parkut nga kaq shumë vizitorë. A mund t’iu jepet përgjigje pyetjeve të mëposhtme me anë të hulumtimit shkencor? Rrethoni “Po” ose “Jo” për secilën pyetje. A mund t’i jepet përgjigje në këtë pyetje perms hulumtimit shkencor? Po ose Jo?

Sa erozion shkaktohet nga përdorimi i shtigjeve për ecje? Po / Jo

A është zona e parkut po aq e bukur sa çka qenë 100 vite më parë? Po / Jo

PYETJA 7.4 (QËNDRIMI)

Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme?

Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Studimi sistematik i fosileve është I

rëndësishëm.

Veprimet për t’i mbrojtur Parqet Kombëtare nga

dëmtimi do të duhet të mbështeten në dëshmi

shkencore.

Hulumtimi shkencor i shtresave gjeologjike

është i rëndësishëm.

71

NJËSIA 9 E SHKENCËS: MERI MONTAGU

Lexoni artikullin e mëposhtëm të gazetës dhe përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme.

PYETJA 9.1 Kundër cilat lloje të sëmundjeve mund të vaksinohen njerëzit? A. Kundër sëmundjeve të trashëguara si hemofilia.

B. Kundër sëmundjeve të cilat shkaktohen nga viruse, si poliomeliti.

C. Kundër sëmundjeve nga keqfunksionimi i organizmit, si diabeti.

D. Kundër çdo lloj sëmundjeje e cila nuk ka kurë. PYETJA 9.2 Nëse kafshët apo njerëzit sëmuren me një sëmundje bakteriale infektuese dhe pastaj

shërohen, lloji i bakterit i cili e ka shkaktuar sëmundjen zakonisht nuk i sëmur përsëri.Cili

është shkaku?

A. Trupi i ka vrarë të gjitha bakteret të cilat mund ta shkaktojnë të njëjtin lloj të sëmundjes.

B. Trupi ka prodhuar antitrupa të cilët e mbysin këtë lloj të baktereve përpara se ato të

shumohen.

C. Qelizat e kuqe të gjakut i mbysin të gjitha bakteret të cilat mund ta shkaktojnë të njëjtën

sëmundje.

D. Qelizat e kuqe të gjakut e kapin dhe e heqin qafe këtë lloj bakteri nga trupi. PYETJA 9.3 Jepni një arsye përse rekomandohet që fëmijët e vegjël ose të moshuarit, në veçanti, të vaksinohen kundër gripit. …………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 9.4 (QËNDRIMI) Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme?

Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

Historia e Vaksinimit

Meri Montagu ishte një grua e bukur. Ajo i mbijetoi sëmundjes së lisë në vitin 1715, por u mbulua me

shenja të gërvishturash në lëkurë.Ndërkohë që jetonte në Turqi në vitin 1717, ajo vëzhgoi nga afër një

metodë e cila quhej vaksinim, metodë kjo që përdorej shpesh atje.

Ky trajtim përfshinte futjen me anë të gërvishtjes së lëkurës së një personi të shëndetshëm të një virusi

të llojit të dobët të lisë. Personi sëmurej më pas, por në shumicën e rasteve vetëm me një formë të

zbutur të sëmundjes.

Meri Mongagu ishte kaq e bindur për sigurinë e këtyre vaksinimeve saqë lejoi që djali dhe vajza e saj

të vaksinoheshin.

Në vitin 1796, Eduard Xhener i përdori vaksinimet e një sëmundjeje të lidhur, linë e lopëve, për të

prodhuar antitrupa për sëmundjen e lisë. Krahasuar me vaksinimet për linë, ky trajtim kishte më pak

efekte anësore dhe personi i trajtuar nuk mund t’i infektonte të tjerët. Ky trajtim, në këtë mënyrë, u bë i

njohur si vaksinim.

72

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Jam pro hulumtimit shkencor për krijimin e

vaksinave për llojet e reja të gripit.

Shkaku i një sëmundjeje mund të identifikohet

vetëm nëpërmjet hulumtimit shkencor.

Efektiviteti i trajtimeve jokonvencionale për

sëmundjet do të duhet t’I nënshtrohet hetimit

shkencor.

NJËSIA 10 E SHKENCËS: SHIU ACIDIK

Më poshtë jepet fotografia e statujave të quajtura Kariatida (Caryatids), të cilat janë ndërtuar në Akropolis, në Athinë më shumë se 2500 vite më parë. Statujat janë bërë nga një lloj i gurit i cili quhet mermer. Mermeri përbëhet nga karbonati i kalciumit. Në vitin 1980, statujat origjinale u transferuan brenda muzeut të Akropolit dhe u zëvendësuan me replika. Statujat origjinale ishin duke u gërryer nga shiu acid.

PYETJA 10.1 Shiu normal përmban fare pak acid, sepse ka përthithur një sasi të dyoksidit të karbonit nga ajri. Shiu acid përmban më shumë acid sesa shiu normal, sepse ka përthithur gaze, si oksidet e squfurit dhe ato të nitrogjenit. Nga vijnë këto okside sulfurike dhe të nitrogjenit në ajër? Efekti i shiut acid tek mermeri mund të modelohet duke vendosur një fletë të hollë të mermerit në uthull për një natë. Uthulla dhe shiu acid kanë pothuaj të njëjtin nivel aciditeti. Kur fleta e hollë e mermerit vendoset në uthull, formohen flluska të gazit. Masa e fletës së thatë të mermerit mund të gjendet përpara dhe pas eksperimentit. PYETJA 10.2 Një fletë prej mermeri ka një masë prej 2.0 gramë përpara se të vendoset në uthull gjatë një nate. Fleta hiqet dhe lihet të thahet gjatë së nesërmes. Sa do të jetë masa e fletës së tharë të mermerit? A. Më pak sesa 2.0 gramë

B. Ekzaktësisht 2.0 gramë

C. Midis 2.0 dhe 2.4 gramë D. Më shumë sesa 2.4 gramë

73

PYETJA 10.3 Nxënësit të cilët e bënë këtë eksperiment gjithashtu vendosën fleta prej mermeri në ujë (të distiluar) gjatë një nate. Shpjegoni e përse nxënësit e përfshin këtë hap në eksperimentin e tyre. …………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Njohuria për atë se cilat aktivitete të

njerëzve kontribuojnë më shumë tek shiu

acid.

Nxënia për teknologjitë të cilat e

minimizojnë emetimin e gazeve të cilat

shkaktojnë shi acidic

Të kuptuarit e metodave të cilat përdoren

për të riparuar ndërtesat e dëmtuara nga

shiu acidic.

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Ruajtja e rrënojave antike do të duhet të

bazohet në prova shkencore të cilat lidhen

me shkaqet e dëmtimit.

Pohimet për shkaqet e shiut acid, do të duhet

të mbështeten në hulumtime shkencore.

NJËSIA 12 E SHKENCËS: DRITHËRAT E MODIFIKUARA GJENETIKISHT

Këtu po japim hollësitë e studimit shkencor i cili përmendet në artikullin e mësipërm:

Drithërat u mbollën në 200 fusha anembanë vendit. Secila fushë u nda në dy pjesë. Në njërën gjysmë janë rritur drithërat e modifikuara

gjenetikisht (MGj), të cilat janë trajtuar me herbicidin e fuqishëm, ndërsa në gjysmën tjetër janë rritur drithërat konvencionale, të cilat janë trajtuar me herbicide konvencionale.

Drithërat MGJ do të duhet të nxirren jashtë ligjit

Grupet për ruajtjen e jetës së egër janë duke kërkuar që një drithë i modifikuar

gjenetikisht (MGJ) të nxirret jashtë ligjit. Ky drithë MGJ është dizajnuar për të mos u

prekur nga një herbicid i ri i cili vret bimët konvencionale të drithit. Ky herbicid i ri do të

thajë pjesën më të madhe të barërave të këqij të cilët rriten në fushat e drithërave.

Mbrojtësit thonë se për shkak se këto barëra janë ushqim për kafshë të vogla, veçanërisht

insektet, përdorimi i herbicidit të ri me drithërat MGj do të ishte i dëmshëm për

ambientin. Mbështetësit e përdorimit të drithërave MGj thonë se një studim shkencor ka

treguar se kjo nuk do të ndodhë.

74

Numri i insekteve të gjetura në drithërat MGj, të trajtuara me herbicidin e ri, ishte pothuaj njëlloj sa numri i insekteve tek drithërat konvencionale, të trajtuara me herbicide konvencionale.

PYETJA 12.1 Cilët faktorë janë ndryshuar në mënyrë të qëllimtë në studimin shkencor të përmendur në

artikull? Rrethoni

“Po” ose “Jo” për secilin prej faktorëve të mëposhtëm.

A është ndryshuar ky faktor në mënyrë të qëllimtë në

studim? Po apo Jo?

Numri i insekteve në mjedis Po / Jo

Lloji i herbicideve të përdorura. Po / Jo

PYETJA 12.2 Drithërat u mbollën në 200 fusha anembanë vendit. Pse përdorën shkencëtarët më shumë sesa

një vend?

A. Me qëllim që sa më shumë fermerë të mund t’i provonin drithërat e reja MGj.

B. Për të parë se sa drithëra MGj do të mund të rrisnin.

C. Për të zënë sa më shumë tokë të ishte e mundur me drithërat MGj.

D. Për të përfshirë kushte të ndryshme për rritjen e drithërave

PYETJA 12.3 (QËNDRIMI) Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme? Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

Plotësisht Pajtohem Nuk pajtohem Fare nuk

pajtohem

Pajtohem

Mësimi për procesin me anë të të cilit bimët ndryshohen në mënyrë gjenetike.

Mësimi për atë përse disa bimë nuk preken nga herbicidet.

Të kuptuarit më mirë të dallimit midis kryqëzimit të llojeve dhe ndryshimit gjenetik të bimëve

75

NJËSIA 14 E SHKENCËS: AUTOBUSËT

PYETJA 14.1

ujë

1 2

Drejtimi i lëvizjes së autobusit

Një autobus po lëviz në një rrugë të drejtë. Shoferi i autobusit, të cilin e quajnë Rej, ka një gotë

ujë në panelin e aparaturave. Papritmas, Reji duhet të frenoj fortë. Çfarë ka më shumë të ngjarë t’i ndodhë ujit në gotë?

A. Uji do të qëndrojë në pozicionin horizontal.

B. Uji do të derdhet nga ana 1.

C. Uji do të derdhet nga ana 2.

D. Uji do të derdhet, por nuk mund të dihet nëse do të derdhet nga ana 1 apo ana 2.

PYETJA 14.2 Si pjesa më e madhe e autobusëve, autobusi i Rejt ka një motor me naftë. Këta autobusë kontribuojnë në ndotjen e mjedisit.Disa qytete kanë trolejbusë: ata vihen në lëvizje me anë të një motori elektrik. Tensioni i cili nevojitet për një motor të tillë sigurohet me anë të linjave të varura (si trenat elektrikë). Elektriciteti sigurohet nga një central i energjisë elektrike i cili përdor karburantet fosile. Mbështetësit e përdorimit të trolejbusëve në qytet thonë se këta autobusë nuk kontribuojnë në ndotjen e ambientit. A kanë të drejtë këta mbështetës? Shpjegojeni përgjigjen tuaj. ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

NJËSIA 16 E SHKENCËS: MIZAT

Lexoni informatat e mëposhtme dhe përgjigjuni pyetjeve që vijojnë. MIZAT Një fermer ishte duke punuar me gjedhe në një pikë për eksperimentime bujqësore. Popullata e

mizave në hangar, ku jetonin gjedhet, ishte kaq e madhe saqë po cenohej shëndeti i kafshëve.

Kështu, fermeri e spërkati hangarin dhe gjedhet me një solucion të insekticidit A. Insekticidi i

vrau pothuaj të gjitha mizat. Megjithatë, nuk kaloi shumë kohë dhe numri i mizave u rrit

përsëri. Fermeri e spërkati përsëri me insekticid hangarin dhe kafshët. Rezultati ishte i ngjashëm

me atë të spërkatjes së parë. Shumica e mizave, por jo të gjitha, u vranë. Sërish, brenda një kohe

të shkurtër, popullata e mizave u rrit, dhe përsëri i spërkati me insekticid. Kjo rrjedhë e

ngjarjeve u përsërit pesë herë: pastaj u bë e dukshme që insekticidi A sa vinte e bëhej më pak

efektiv në vrasjen e mizave. Fermeri vuri re se ishte përgatitur dhe përdorur vetëm një përgatitje

(kuti) e madhe për të gjitha spërkatjet. Prandaj, fermeri sugjeroi që ekzistonte mundësia që

insekticidi të jetë dekompozua e kalimin e kohës.

76

PYETJA 16.1 Sugjerimi i fermerit është se insekticidi është dekompozuar me kalimin e kohës. Shpjegoni shkurtimisht se si do të mund të testohet ky sugjerim. ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 16.2 Sugjerimi i fermerit është se insekticidi është dekompozuar me kalimin e kohës. Jepni dy shpjegime alternative lidhur me atë se pse “insekticidi A sa vinte e bëhej më pak efektiv” Shpjegimi 1: ……………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………

Shpjegimi 2: ………………………………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………………..............

NJËSIA 17 E SHKENCËS: KLONET E VIÇAVE

Në shkurt të vitit 1993, një ekip kërkimor i Institutit Kombëtar për Hulumtimin në Bujqësi në Bresson-Villiers (Francë) arriti të prodhonte me sukses pesë klone të viçave. Prodhimi i kloneve (kafshëve me të njëjtin material gjenetik, ndonëse të lindur nga pesë lopë të ndryshme), ka qenë një proces i komplikuar. Në fillim kërkuesit morën rreth tridhjetë qeliza vezë nga një lopë (të themi se lopën e quanin Bianka 1). Kërkuesit ua hoqën bërthamat secilës vezë të marrë nga Bianka 1.

Pastaj ata morën një embrion nga një lopë tjetër (ta quajmë Bianka 2). Ky embrion përmbante rreth 30 qeliza. Kërkuesit e ndanë lëmshin e qelizave të marra nga Bianka 2 në qeliza të veçuara. Pastaj hoqën bërthamën nga secila prej këtyre qelizave të veçuara. Secila bërthamë u injektua në mënyrë të ndarë tek një prej tridhjetë qelizat të cilat i kishin marrë nga Bianka 1 (qeliza nga të cilat ishte marrë bërthama). Së fundmi, tridhjetë vezët e injektuara u fiksuan në tridhjetë lopë zëvendësuese. Nëntë muaj më vonë, pesë nga lopët zëvendësuese lindën një klon të viçit. Njëri prej kërkuesve tha se aplikimi në shkallë të gjerë i kësaj teknike të klonimit do të ishte me përfitime financiare për mbarështuesit e gjedhëve.

PYETJA 17.1 Ideja kryesore e testuar në eksperimentet e grupit francez tek lopët është konfirmuar nga rezultatet. Cila ide kryesore do të mund të ishte testuar në eksperimentin e grupit? …............................................................................................................................................................................................................................................................................................................................................

77

PYETJA 17.2 Cili/cilat prej pohimeve të mëposhtme është/janë i/të vërtetë? Rrethoni “Po” ose “Jo” për secilin.

Pohimi: Po/Jo Të pesë viçat kanë të njëjtin lloj të gjeneve. Po / Jo Të pesë viçat kanë të njëjtën gjini. Po / Jo Lëkura e të pesë viçave ka të njëjtën ngjyrë. Po / Jo

NJËSIA 18 E SHKENCËS: MISRI

Shqyrtoni reportazhin e mëposhtëm në një gazetë. HOLANDEZI PËRDOR MISRIN SI KARBURANT

Soba e Auke Feruerdës ka brenda disa kërcunj që digjen qetë-qetë me flakë të pakta. Nga çanta prej letre ngjitur me sobën, ai merr një dorë misër dhe e hedh në zjarr. Menjëherë flakët ngrihen dhe ndriçojnë fort. “Shikojeni këtë,” thotë Feruerda, “Dritarja e sobës qëndron e pastër dhe e tejdukshme. Djegia është e plotë.” Feruerda flet për faktin se misri mund të përdoret si karburant sikurse edhe si ushqim për gjedhët. Për të, kjo është e ardhmja. Feruerda vë në dukje se misri, në formën e ushqimit për gjedhët, është në fakt edhe një lloj karburanti. Lopët hanë misër për të përftuar energji. Por, shpjegon Feruerda, shitja e misrit për karburant në vend të ushqimit për gjedhë mund të jetë shumë më fitimprurëse për fermerët. Feruerda është i bindur se, në afatgjatë, misri do të përdoret gjerësisht si karburant. Ai imagjinon se misri do të vilet, ruhet, thahet dhe farat e tij do të paketohen në çanta për shitje. Feruerda tashmë është duke hetuar nëse e gjithë bima e misrit mund të përdoret si karburant, por ky hulumtim nuk ka përfunduar akoma. Ajo që duhet të marrë në konsideratë Feruerda është niveli i vëmendjes së kthyer kah dyoksidi i karbonit. Dyoksidi i karbonit shihet si burimi kryesor i rritjes së efektit serë. Rritja e efektit serë thuhet se është shkaku i rritjes së temperaturave mesatare të atmosferës së Tokës. Megjithatë, sipas Feruerdës, nuk ka asgjë që nuk shkon me dyoksidin e karbonit. Përkundrazi, argumenton ai, bimët e përthithin dhe e kthejnë në oksigjen për qeniet njerëzore. Megjithatë, planet e Feruerdës mund të përplasen me ato të qeverisë, e cila në fakt po përpiqet ta zvogëlojë lëshimin e dyoksidit të karbonit. Feruerda thotë: “Ka shumë shkencëtarë të cilët thonë se dyoksidi i karbonit nuk është shkaku kryesor i efektit serë.” PYETJA 18.1 Feuerda e krahason misrin që përdoret si lëndë djegëse me atë që përdoret për ushqim. Kolona e parë e tabelës më poshtë përmban një listë të gjërave që ndodhin kur digjet misri. A ndodhin këto gjëra edhe kur misri shërben si “lëndë djegëse” në trupin e kafshës? Rrethoni “Po” ose “Jo” për secilën.

78

Kur digjet misri:

A ndodh kjo edhe kur misri funksionon si “lëndë

djegëse” në trupin e kafshës? Konsumohet oksigjen. Po / Jo Prodhohet dyoksid karboni. Po / Jo Prodhohet energji. Po / Jo

PYETJA 18.2 Në artikull përshkruhet një shndërrim i dyoksidit të karbonit: “...bimët e përthithin dhe e kthejnë

në oksigjen...”. Në këtë shndërrim ka më shumë substanca të tjera veç dyoksidit të karbonit dhe oksigjenit. Shndërrimi mund të paraqitet në mënyrën e mëposhtme: Dyoksid karboni + ujë + oksigjen +_____________

Shkruani emrin e substancës që mungon. Në fund të artikullit, Feruerda iu referohet shkencëtarëve të cilët thonë se dyoksidi i karbonit nuk është shkaku kryesor i efektit serë. Karini e gjen tabelën e mëposhtme e cila tregon efektin serë relativ, të shkaktuar nga katër gaze:

Efekti Serë relativ për molekulë të gazit

Dyoksidi i Karbonit Metani Oksidi i nitrogjenit Kloroflourokarbonet

1 30 160 17 000

Nga kjo tabelë, Karini nuk mund të arrijë në përfundim lidhur me atë se cili gaz është shkaktari kryesor i rritjes së efektit serë. Të dhënat në tabelë duhet të kombinohen me të dhëna të tjera, me qëllim që ai të nxjerrë përfundimin se cili gaz është shkaktari kryesor i rritjes së efektit serë. Çfarë të dhënash të tjera duhet të mbledhë Karini? Të thënat për origjinën e katër gazeve. A. Të dhëna për përthithjen e katër gazeve nga bimët.

B. Të dhëna për madhësinë e secilit prej katër llojeve të molekulave.

C. Të dhëna për sasitë e secilit prej katër gazeve në atmosferë.

79

NJËSIA 19 E SHKENCËS: I PËRSHTATSHËM PËR T’U PIRË

(2) Piska e shitje

(3) Filtrimi (4) Shtimi i klorit (5) Testimi i cilësisë së ujit

Figura e mësipërme tregon se si bëhet i pijshëm uji i cili shpërndahet në shtëpitë e qyteteve. PYETJA 19.1 Është e rëndësishme që të ekzistojë një burim i ujit të mirë për t’u pirë. Ujit, i cili gjendet nën tokë, i referohemi si ujë nëntokësor. Jepni një arsye përse ka më pak baktere dhe ndotje të pjesshme në ujin nëntokësor sesa në ujin që vjen nga burimet e sipërfaqshme si liqenet ose lumenjtë. ……………………………………………………………………………………………………

PYETJA 19.2 Pastrimi i ujit shpesh kryhet në disa hapa, të cilët përfshijnë teknika të ndryshme. Procesi i pastrimit, i cili paraqitet në figurë, përbëhet nga katër hapa (të numëruar nga 1 deri 4). Në hapin e dytë, uji mblidhet në një rezervuar. Në ç’mënyrë pastrohet uji në këtë hap? A. Bakteret në ujë vdesin.

B. Ujit i shtohet oksigjeni.

C. Zhavorri dhe rëra percepitojnë në fund të rezervuarit. D. Shkatërrohen substancat toksike.

Uji në shishe

Burimi i ujit

Rezervuar apo liqe

Destilimi

80

PYETJA 19.3 Në hapin e katërt të procesit të pastrimit, ujit shtohet klor. Pse i shtohet ujit klori? …………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 19.4 Mendoni sikur shkencëtarët të cilët merren me testimin e ujit në impiantin e përpunimit të tij, zbulojnë se në ujë ka disa baktere të rrezikshme pasi është përfunduar procesi i pastrimit.Çfarë do të duhet të bëjnë njerëzit në shtëpi me këtë ujë përpara se ta pinë? ……………………………………………………………………………………………………………… PYETJA 19.5 A mund të shkaktojë problemet e mëposhtme shëndetësore pirja e ujit të ndotur ? Rrethoni “Po”

ose “Jo” në çdo rast.

A mund ta shkaktojë këtë problem pirja e ujit të ndotur? Po apo Jo?

Diabet. Po /Jo

Diarre Po /Jo

HIV / AIDS ( HIV/SIDA) Po /Jo

Plotësisht Pajtohem Nuk pajtohem Fare nuk pajtohem

pajtohem

Të diturit për mënyrën se si testohet uji për ndotje nga bakteret.

Më shumë mësime për trajtimin kimik të furnizimit me ujë.

Më shumë mësime për atë se cilat sëmundje transmetohen nëpërmjet pirjes së ujit.

Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme?

Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

81

NJËSIA 21 E SHKENCËS: NXEHTËSIA

PYETJA 21.1 Piteri po merret me riparimet në një shtëpi të vjetër. Brenda bagazhit të makinës së tij, ka lënë një shishe me ujë, disa gozhdë metalike dhe një copë druri. Pasi makina ka qëndruar në diell për tre orë, temperatura brenda saj arrin në rreth 40 ºC.

Çfarë iu ndodh objekteve në makinë? Rrethoni “Po” ose “Jo” për secilin pohim.

A iu ndodh kjo gjë objektit/objekteve? Po apo Jo?

Të gjithë kanë të njëjtën temperaturë. Po / Jo

Pas pak kohe, uji fillon të ziejë. Po / Jo

Pas pak kohe, gozhdët prej metali fillojnë të skuqen. Po / Jo PYETJA 21.2

Gjatë ditës, Piteri pi një filxhan kafe të nxehtë, me temperaturë rreth 90 ºC, dhe një gotë uji

mineral të ftohtë, me temperaturë rreth 5 ºC. Gota dhe filxhani janë të të njëjtit lloj dhe kanë

madhësi të njëjtë dhe vëllimi i secilës pije është i njëjtë. Piteri e lë filxhanin dhe gotën në një

dhomë ku temperatura është rreth 20 ºC. Cilat janë temperaturat që kanë gjasa të kenë kafja dhe

uji mineral pas 10 minutash?

A. 70ºC dhe 10 ºC

B. 90 ºC dhe 5 ºC

C. 70 ºC dhe 25 ºC

D. 20 ºC dhe 20 ºC

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Të kuptuarit e mënyrës se si forma e filxhanit

ndikon në normën me të cilën ftohet kafja.

Mësimi për rregullimet e ndryshme të atomeve tek

druri, uji dhe çeliku.

Njohja e arsyes përse materialet e ndryshme të

ngurta e përcjellin nxehtësinë në shkallë të

ndryshme

82

NJËSIA 24 E SHKENCËS: PIRJA E DUHANIT Duhani pihet në cigare me filtra, cigare pa filtra dhe llulla. Hulumtimet shkencore tregojnë se sëmundjet e lidhura me duhanin vrasin përafërsisht 13 500 njerëz anembanë botës çdo ditë. Parashikohet që deri në vitin 2020 sëmundjet e lidhura me duhanin do të shkaktojnë 12 % të vdekjeve në shkallë botërore. Tymi i duhanit përmban shumë substanca të dëmshme. Substancat më dëmtuese janë tari, nikotina dhe monoksidi i karbonit.

PYETJA 24.1 Tymi i duhanit thithet nga mushkëritë. Tari i tymit depozitohet në mushkri dhe kjo i pengon ato të funksionojnë si duhet. Cila prej funksioneve të mëposhtme është funksioni i mushkërive? A. Ta pompojnë gjakun e pasuruar me oksigjen në të gjitha pjesët e trupit

B. Ta transferojnë në gjak një pjesë të oksigjenit që thithim

C. Ta pastrojë gjakun duke zvogëluar përmbajtjen e dyoksidit të karbonit në zero.

D. T’i shndërrojnë molekulat e dyoksidit të karbonit në molekula oksigjeni.

PYETJA 24.2 Pirja e duhanit rrit rrezikun e prekjes me kancer të mushkërive dhe disa sëmundje të tjera. A rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e mëposhtme nëpërmjet pirjes së duhanit? Rrethoni “Po” ose “Jo” në secilin rast.

A rritet rreziku i marrjes së kësaj sëmundjeje për shkak të pirjes së duhanit? Po ose Jo Bronkiti Po / Jo HIV / AIDS (HIV/SIDA) Po / Jo Lija e dhenve Po / Jo

PYETJA 24.3 Disa njerëz përdorin shirita ngjitës me nikotinë si ndihmë për ta lënë pirjen e duhanit. Shiritat ngjitës vendosen në lëkurë dhe fusin nikotinë në gjak. Kjo ndihmon për lehtësimin e dëshirës së madhe dhe simptomave të heqjes dorë, kur njerëzit ndalojnë së piri duhan. Për të studiuar efektivitetin e shiritave ngjitës me nikotinë, u zgjodh rastësisht një grup prej 100 duhanpirësish, të cilët dëshironin të hiqnin dorë nga pirja e duhanit. Grupi do të studiohet për gjashtë muaj. Efektiviteti i shiritave ngjitës me nikotinë do të matet duke gjetur se sa njerëz në grup nuk e kanë rifilluar pirjen e duhanit deri në fundin e studimit. Cili prej dizajneve eksperimentale të mëposhtme është më i miri?

A. Të gjithë njerëzit në grup të mbajnë shiritat ngjitës.

B. Të gjithë do t’i mbajnë shiritat ngjitës me përjashtim të një personi i cili përpiqet ta lërë

duhanin pa to.

C. Njerëzit zgjedhin nëse do t’i përdorin apo jo shiritat ngjitës si ndihmë për të hequr dorë nga

duhani. D. Gjysma zgjidhen në mënyrë rastësore për t’i përdorur shiritat ngjitës, ndërsa gjysma tjetër për të mos i përdorur ato.

83

PYETJA 24.4 Përdoren metoda të shumta për të ndikuar tek njerëzit me qëllim që ata ta lënë pirjen e duhanit.

A janë të bazuara në teknologji mënyrat e mëposhtme të marrjes me problemin? Përgjigjuni “Po”

ose “Jo” në çdo rast.

A është e mbështetur në teknologji kjo metodë e zvogëlimit të pirjes së

duhanit? Po apo jo?

Rritja e kostos së cigareve. Po / Jo

Prodhimi i shiritave me nikotinë për t’i ndihmuar njerëzit ta lënë cigaren. Po / Jo

Nxjerrja jashtë ligjit e pirjes së duhanit në ambiente publike. Po / Jo

PYETJA 24.5 (QËNDRIMI) Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme? Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Njohja e mënyrës se si tari në duhan e zvogëlon

efikasitetin e mushkërive.

Të kuptuarit e arsyes përse nikotina të bën të

krijosh varësi.

Mësimi i mënyrave se si trupi e merr veten pas

ndalimit të pirjes së duhanit.

NJËSIA 25 E SHKENCËS: DRITA E YJEVE

Toshio-s i pëlqen të vështrojë yjet. Megjithatë, natën ai nuk mund t’i vëzhgojë shumë mirë yjet sepse jeton në një qytet të madh. Vjet, Toshio shkoi në fshat, nga ku vëzhgoi një numër të madh të yjeve të cilët nuk mund t’i

shohë kur është në qytet. PYETJA 25.1 Përse në fshat mund të vëzhgohen më shumë yje sesa në qytetet e mëdha?

A. Hëna ndriçon më shumë në qytete dhe e bllokon dritën që vjen nga yjet.

B. Në ajrin e fshatit ka më shumë pluhur i cili e reflekton dritën sesa ajri i qytetit.

C. Ndriçimi i dritave të qytetit bën që të jetë e vështirë të duken shumë yje. D. Ajri është më i ngrohtë në qytete për shkak të nxehtësisë së çliruar nga makinat, makineritë dhe elektro-shtëpiaket.

84

PYETJA 25.2 Toshio përdor një teleskop me lente me diametër të madh me qëllim që të vëzhgojë yje me ndriçim të ulët. Pse përdorimi i teleskopit me lente me diametër të madh mundëson vëzhgimin e yjeve me ndriçim të ulët? A. Sa më të mëdha të jenë lentet, aq më shumë dritë mblidhet. B. Sa më të mëdha të jenë lentet, aq më shumë zmadhojnë ato.

C. Lentet e mëdha mundësojnë që të shihen më shumë pjesë të qiellit.

D. Lentet e mëdha mund të zbulojnë ngjyrat e errëta tek yjet.

NJËSIA 27 E SHKENCËS: SHKËLQYESI I BUZËVE

Tabela e mëposhtme përmban dy lloje të ndryshme të recetave kozmetike të cilat mund t’i

përgatisni vetë.Buzëkuqi është më i fortë sesa shkëlqyesi i buzëve, i cili është i butë dhe kremoz.

Shkëlqyes për buzët Buzëkuq

Përbërësit:

5 g vaj kastori

0.2 g dyllë blete

0.2 g dyllë palme

1 lugë çaji substancë ngjyruese

1 pikë ngjyrues ushqimor

Udhëzimet:

Ngroheni vajin dhe dyllërat në një enë të

vendosur në ujë të nxehtë derisa të formohet një

përzierje e njëtrajtshme. Pastaj shtoni substancën

ngjyruese dhe ngjyruesin ushqimor dhe pastaj

përziejini.

Përbërësit:

5 g vaj kastori

1 g dyllë blete

1 g dyllë palme

1lugë çaj substance ngjyruese

1 pikë ngjyrues ushqimor

Udhëzimet:

Ngroheni vajin dhe dyllërat në një enë të

vendosur në ujë të nxehtë derisa të formohet

një perzierie e njëtrajtshme. Pastaj shtoni

substancën ngjyruese dhe ngjyruesin ushqimor

dhe pastaj përzieni.

PYETJA 27.1 Në bërjen e shkëlqyesit për buzët dhe buzëkuqin, vaji dhe dyllërat përzihen së bashku. Substanca ngjyruese dhe ngjyruesi ushqimor shtohen më vonë. Buzëkuqi i bërë nga kjo recetë është i fortë dhe jo i lehtë për t’u përdorur. Si do ta ndryshonit përpjesëtimin e përbërësve për të bërë një buzëkuq më të butë? ……………………………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………………………… ………………………………………………………………………………………………………………………………

85

PYETJA 27.2 Vajrat dhe dyllërat janë substanca të cilat përzihen mirë së bashku. Vajrat nuk mund të përzihen me ujin, ndërkohë që dyllërat nuk treten në ujë.Cila prej alternativave të mëposhtme ka më shumë të ngjarë të ndodhë nëse gjatë kohës që nxehet përzierja e buzëkuqit shtohet shumë ujë? A. Do të përftohet një përzierje më kremoze dhe e butë.

B. Përzierja do të bëhet më e fortë.

C. Përzierja gati nuk do të ndryshojë fare.

D. Koklat yndyrore të përzierjes pluskojnë mbi ujë.

PYETJA 27.3 Kur shtohen substanca të quajtura emulsifikues, ata bëjnë që vajrat dhe dyllërat të përzihen mirë me ujin. Pse uji dhe sapuni e lajnë buzëkuqin? A. Uji përmban një emulsifikues i cili bën që sapuni dhe buzëkuqi të përzihen.

B. Sapuni vepron si emulsifikues dhe bën që uji dhe buzëkuqi të përzihen.

C. Emulsifikuesi në buzëkuq bën që sapuni dhe uji të përzihen.

D. Sapuni dhe buzëkuqi kombinohen për të formuar një emulsifikues i cili përzihet me ujin.

NJËSIA 30 E SHKENCËS: KALIMI I VENUSIT

Më 8 qershor 2004, planeti Venus mund të shihej nga vende të ndryshme në Tokë ndërkohë që kalonte përpara Diellit. Kjo dukuri quhet “kalim” dhe ndodh kur orbita e tij e vendos Venusin midis Diellit dhe Tokës. Kalimi i mëparshëm i Venusit ndodhi në vitin 1882 dhe një tjetër parashikohet të ndodhë në vitin 2012. Më poshtë jepet një fotografi e kalimit të Venusit në vitin 2004. Drejt Diellit u drejtua një teleskop dhe imazhi u projektua në një kartë të bardhë.

Sipërfaqja e Diellit

Venusi

86

PYETJA 30.1 Pse u vëzhgua kalimi duke e projektuar imazhin në një kartë të bardhë, në vend që të shihej në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes teleskopit? A. Drita e Diellit ishte tepër e fortë që Venusi të dukej. B. Dielli është aq i madh saqë mund të shihet pa zmadhim.

C. Shikimi i Diellit përmes teleskopit mund t’i dëmtojë sytë.

D. Imazhi duhej të bëhej më i vogël duke e projektuar atë në një kartë.

PYETJA 30.2 Kur vrojtohet nga Toka, cili prej planetëve të mëposhtëm mund të shihet gjatë kalimit të tij përpara Diellit, në kohë të caktuara? A. Mërkuri

B. Marsi

C. Jupiteri

D. Saturni

PYETJA 30.3 Në pohimin e mëposhtëm janë nënvizuar disa fjalë. Astronomët parashikojnë se, sikur të shihej nga Neptuni, do të ketë një kalim të Saturnit përpara Diellit më vonë në këtë shekull. Cila prej tre fjalëve të nënvizuara do të ishte më e dobishme në një kërkim në internet apo bibliotekë për të gjetur se kur mund të ndodhë ky kalim? ………………………………. ……………………………….

NJËSIA 31 E SHKENCËS: RREZIK SHËNDETËSOR?

Imagjinoni që jetoni pranë një fabrike të madhe kimike, e cila prodhon fertilizues për përdorim në bujqësi. Gjatë viteve të fundit, ka pasur mjaft raste të njerëzve në këtë zonë, të cilët kanë vuajtur nga probleme afatgjata në rrugët e frymëmarrjes. Shumë vendas besojnë se këto simptoma janë shkaktuar nga emetimi i tymrave toksike nga fabrika e prodhimit të fertilizuesve kimikë aty pranë. Është organizuar një mbledhje publike për të diskutuar dëmet potenciale të fabrikës kimike në shëndetin e banorëve vendas. Në këtë takim, shkencëtarët bënë këto deklarata:

Deklarata nga shkencëtarë të cilët punojnë për kompaninë kimike. “Kemi kryer një studim të toksicitetit të dheut në zonë. Në mostrat që kemi marrë nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të kimikateve toksike.”

Deklarata nga shkencëtarët të cilët punojnë për qytetarët e interesuar në komunitetin

lokal “Në zonë kemi shqyrtuar një numër të rasteve të problemeve afatgjata në frymëmarrje, dhe i kemi krahasuar me numrin e rasteve në një zonë të largët.”

87

PYETJA 31.1 Pronari i fabrikës kimike e përdori deklaratën e shkencëtarëve të cilët punojnë për kompaninë, për të argumentuar se “emetimi i tymrave të fabrikës nuk përbën rrezik për shëndetin e banorëve vendas.” Jepni një shkak, të ndryshëm nga deklarata e bërë nga shkencëtarët të cilët punojnë për qytetarët e interesuar, për të hedhur dyshime se deklarata e shkencëtarëve të cilët punojnë për kompaninë e mbështet argumentin e pronarit. ……………………………………………………………………………………………………..

……………………………………………………………………………………………………..

…………………………………………………………………………………………………….. PYETJA 31.2 Shkencëtarët të cilët punojnë për qytetarët e interesuar kanë krahasuar numrin e njerëzve me probleme afatgjata në frymëmarrje, të cilët jetojnë pranë fabrikës kimike, me ata të një zone e cila është shumë larg fabrikës. Përshkruani një dallim të mundshëm në të dy zonat, i cili do t’ju bënte të mendonit se krahasimi nuk ka qenë i vlefshëm. ……………………………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………………………… PYETJA 31.3 (QËNDRIMI) Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme?

Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë. Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Njohuri më të shumta për përbërjen kimike të

fertilizuesve bujqësorë.

Të kuptuarit e asaj se çka iu ndodh tymrave toksike

të cilat emetohen në atmosferë.

Mësimi për sëmundjet respiratore të cilat mund të

shkaktohen nga emetimet kimike.

88

NJËSIA 32 E SHKENCËS: SHNDËRRUESI KATALITIK

Pjesa më e madhe e automjeteve moderne janë të pajisura me një shndërrues katalitik i cili e bën tymin e automjeteve më pak të dëmshëm për njerëzit dhe mjedisin. Rreth 90 % e gazeve të dëmshme konvertohen në gaze më pak të dëmshme. Këtu paraqesim disa prej gazeve të cilat hyjnë në shndërrues dhe se si dalin prej tij.

Gazet që hyjnë Gazet që dalin

Nitrogjen N2 Nitrogjen N2

Dyoksid karboni CO2 Dyoksid karboni CO2

Ujë (avull) H2O Ujë (avull) H2O

Monoksid karboni CO (1

Monoksid karboni CO Dyoksid karboni CO2 (90

Oksidet e nitrogjenit NO, NO2

Okside të nitrogjenit Nitrogjen N2(90%)

NO, NO2

Shndërruesi katalitik

PYETJA 32.1 Përdorni informatat në diagramin më sipër për të dhënë një shembull të mënyrës se si shndërruesi katalitik i bën tymrat e automjeteve më pak të dëmshëm. ………………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………………………

PYETJA 32.2 Brenda shndërruesit katalitik gazet pësojnë ndryshime. Shpjegoni se çfarë ndodh në terma të atomeve DHE molekulave. ……………………………………………………………………………………………………

……………………………………………………………………………………………………

…………………………………………………………………………………………………… PYETJA 32.3 Ekzaminoni gazet e emetuara nga shndërruesi katalitik. Cili është një problem të cilin inxhinierët dhe shkencëtarët që punojnë me shndërruesin katalitik do të duhet të përpiqen ta zgjedhin për të prodhuar më pak tymra të dëmshëm? ………………………………………………………………………………………………………

………………………………………………………………………………………………… PYETJA 32.4 (QËNDRIMI) Në çfarë shkalle jeni dakord me pohimet e mëposhtme? Vendosni “x” vetëm tek njëra kuti në çdo radhë.

89

Plotësisht

pajtohem

Pajtohem Nuk

pajtohem

Fare nuk

pajtohem

Njohuri për atë se si karburantet e makinave

ndryshojnë në sasitë e tymrave toksikë që

prodhojnë

Të kuptuarit më shumë për atë se çfarë ndodh

brenda një shndërruesi katalitik.

Mësimi për automjetet të cilat nuk emetojnë

tymra toksikë.

90

PËRGJIGJET

VLERËSIMI ME PIKË PËR DITARIN E SEMELUELSIT 1.1

Pikë të plota: Përgjigje të cilat i referohen dallimit midis numrit të vdekjeve (për çdo 100 lindje) në të dy pavijonet, të tilla si:

Për shkak se pavijoni i parë ka pasur një shkallë më të lartë të grave që vdesin, krahasuar me gratë në pavijonin e dytë, tregohet qartë se vdekjet nuk kanë pasur të bëjnë fare me tërmetet.

Në pavijonin 2 nuk kanë vdekur po aq njerëz, kështu që tërmeti nuk do të mund të ndodhte pa shkaktuar të njëjtin numër të vdekjeve tek të dy pavijonet.

Sepse pavijoni i dytë nuk ka pasur nivel aq të lartë të vdekjeve, ndoshta ka qenë diçka që ka pasur të bëjë me pavijonin 1.

Nuk ka të ngjarë që të kenë qenë tërmetet ato të cilat i kanë shkaktuar ethet, sepse shifrat e personave të vdekur janë shumë të ndryshme në të dy pavijonet.

Pikë të pjesshme: Përgjigje të cilat mund t’i referohen faktit se tërmetet nuk ndodhin shpesh, për shembull:

Nuk do të kishte gjasa të shkaktoheshin nga tërmetet, sepse tërmetet nuk do të ndodhnin gjatë gjithë kohës.

Përgjigjet të cilat i referohen faktit se tërmetet ndikojnë gjithashtu edhe tek njerëzit jashtë pavijoneve, për shembull:

Nëse do të kishte pasur ndonjë tërmet, edhe gratë jashtë spitalit do të prekeshin nga ethet e lehonisë.

Nëse shkaku do të ishte tërmeti, e gjithë bota do të sëmurej me ethe të lehonisë sa herë që do të ndodhte tërmeti (dhe jo vetëm tek pavijonet 1 dhe 2).

Përgjigjet të cilat i referohen mendimit se kur ndodhin tërmetet, burrat nuk preken nga ethet e lehonisë, për shembull:

Nëse në spital do të ndodhej një burrë dhe në atë moment do të ndodhte një tërmet, ai nuk do të prekej nga ethet e lehonisë, kështu që tërmetet nuk mund të jenë shkaktarë.

Sepse preken vajzat dhe jo burrat.

Asnjë pikë:

Përgjigjet të cilat pohojnë (vetëm) se tërmetet nuk mund të shkaktojnë ethe, për shembull: Tërmeti nuk mund të ndikojë tek një person apo t’i shkaktojë atij probleme shëndetësore. Pak tronditje nuk mund të jenë të rrezikshme. Përgjigjet të cilat pohojnë (vetëm) se ethet medoemos kanë një shkak tjetër (të

drejtë a të gabuar), për shembull: Tërmetet nuk çlirojnë gaze helmuese. Ata shkaktohen nga pllakat e Tokës të cilat

shtyhen dhe kalojnë poshtë njëra-tjetrës.

Sepse nuk kanë të bëjnë fare me njeri-tjetrin. Është thjesht besëtytni. Tërmeti nuk ka kurrfarë ndikimi tek shtatzënia. Shkaku ka qenë se doktorët nuk kanë

qenë të specializuar mjaftueshëm.

91

- Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 666 pikësh në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën. 22 % e nxënësve në vendet e OBEZH-it i janë përgjigjur në mënyrë të saktë, ndërsa 28 % e nxënësve kanë dhënë një përgjigje pjesërisht të saktë. Pyetja ka qenë pjesë e PISA 2000 për nxjerrjen ose vlerësimin e përfundimeve në procesin shkencor.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DITARIN E SEMELUELSIT 1.2

Pikë të plota: A. Detyrimi i studentëve që të pastroheshin pas autopsive do të duhet të sillte rënien e etheve të lehonisë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 493 pikësh në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën. Mesatarisht, në vendet e OBEZH-it, 64 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje është kategorizuar në pyetjet e PISA 2000 për njohjen e procesit shkencor.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DITARIN E SEMELUELSIT 1.3

Pikë të plota: - Përgjigjet të cilat i referohen mbytjes së baktereve.

Sepse për shkak të nxehtësisë bakteret do të vdesin. Bakteret nuk i rezistojnë dot temperaturave të larta. Bakteret do të digjen nga temperaturat e larta. Bakteret do të piqen.

- Përgjigjet të cilat iu referohen mbytjes së mikroorganizmave, mikrobeve apo viruseve.

Sepse temperatura e lartë i vret organizmat e vegjël të cilët shkaktojnë sëmundje. Mikrobet nuk mund të jetojnë sepse është shumë nxehtë.

- Përgjigjet të cilat iu referohen heqjes (jo mbytjes) së baktereve.

Bakteret do të largohen. Numri i baktereve do të zvogëlohet. Bakteret largohen nga temperaturat e larta. Sepse nuk do t’i keni në trupin tuaj mikrobet.

- Përgjigjet të cilat iu referohen heqjes (jo mbytjes) së mikroorganizmave, mikrobeve apo viruseve apo sterilizimit të çarçafëve. Asnjë pikë: - Përgjigjet të cilat i referohen mbytjes së sëmundjes.

Sepse uji me temperaturë të lartë vret çdo sëmundje në çarçafë. Temperaturat e mbysin vrasin pjesën më të madhe të etheve në çarçafë, duke lënë

më pak mundësi për ndotje.

92

- Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Vështirësia e në këtë pyetje korrespondon me 467 pikë në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për

shkencën. 68 % e nxënësve në vendet e OBEZH-it janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja

kategorizohet në procesin shkencor të demonstrimit të njohurive dhe të të kuptuarit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DITARIN E SEMELUELSIT 1.4 Pikë të plota: B. Bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikut. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Vështirësia e në këtë pyetje korrespondon me 508 pikë në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për

shkencën. 60 % e nxënësve në vendet e OBEZH-it janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja

kategorizohet në procesin shkencor të demonstrimit të njohurive dhe të të kuptuarit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR OZONIN 2.1

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat i përmendin tri aspektet e mëposhtme:

Aspekti i parë: një molekulë oksigjeni ose disa molekula oksigjeni (secila përbëhet nga dy atome oksigjen) ndahet në atome oksigjeni (Figura 1).

Ndarja do të duhet të përshkruhet duke përdorur fjalët e sakta (shihni rreshtat 4-5) për O (atom ose atome) dhe O2 (molekulë ose molekula).

Nëse O dhe/ose O2 përshkruhen vetëm si “pjesëza” ose “pjesë të vogla”, për këtë aspekt nuk jepet asnjë pikë.

Aspekti i dytë: ndarja (e molekulave të oksigjenit) ndodh nën ndikimin e dritës së diellit (figura

1).

Ndikimi i diellit do të duhet të lidhet me ndarjen e O2 (molekulës ose molekulave të oksigjenit).

Nëse ndikimi i diellit lidhet me formimin e një molekule të ozonit nga një atom i oksigjenit dhe një molekulë e oksigjenit (figurat 2 dhe 3), për këtë aspekt të dytë nuk do të duhet të jepet asnjë pikë.

Shënim: Aspektet 1 dhe 2 zakonisht mund të jepen në një fjali.

Aspekti i tretë: atomet e oksigjenit kombinohen me molekula të tjera të oksigjenit për të formuar molekulat e ozonit (figurat 2 dhe 3).

Vlerësimi (një pikë) do të duhet të jepet për këtë aspekt, nëse përgjigja përmban çdo përshkrim të një O që kombinohet me një O2. Nëse formimi i O3 përshkruhet si kombinim i tri atomeve të ndara O, për këtë aspekt të tretë nuk do të duhet të jepet asnjë pikë.

Nëse O3 nuk përshkruhet si molekulë apo molekula, por, për shembull, si “grup atomesh”, kjo mund të tolerohet për aspektin e tretë.

Shembuj të përgjigjeve të tilla: Kur dielli i ndriçon molekulat O2, dy atomet ndahen. Dy atomet O kërkojnë për një

molekulë tjetër O2 me të cilën të bashkohen. Kur O1 dhe O2 bashkohen, ato formojnë O3, i cili është ozon.

93

Filmi i shkurtër ilustron formimin e ozonit. Nëse një molekulë e oksigjenit ndikohet nga dielli, ajo ndahet në dy atome të veçuara. Këto atome të veçuara, O, qarkullojnë duke kërkuar një molekulë me të cilën të kapen; ato lidhen me molekula O2 ekzistuese dhe formojnë një molekulë O3, meqenëse tani janë bërë bashkë 3 atome; O3 nënkupton ozonin.

Njerëzit e vegjël janë O, ose atome oksigjeni. Kur bashkohen dy, formojnë O2 ose molekula të oksigjenit. Dielli bën që këta të shpërbëhen. Atomet O2 pastaj lidhen me molekulat O2, duke krijuar O3, i cili është ozon. [Shënim: kjo përgjigje mund të konsiderohet e saktë. Ka vetëm një gabim në shkrim (“atomet O2” pasi ka përmendur “atome oksigjeni” më përpara).]

Pikë të pjesshme: - Përgjigjet të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e parë dhe të dytë. Për

shembull: Dielli shpërbën molekulat e oksigjenit në atome të vetme. Atomet lidhen me

grupe. Atomet formojnë grupe me 3 atome së bashku. - Përgjigjet të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e parë dhe të tretë. Për

shembull: Secili prej njerëzve të vegjël nënkupton një atom oksigjen. O është një atom oksigjen, O2

është një molekulë e oksigjenit dhe O3 është grupi i atomeve të bashkuar. Proceset e treguara janë: një çift i atomeve të oksigjenit (O2) që ndahet dhe pastaj secili bashkohet me dy çifte të tjera duke formuar dy grupe me nga 3 (O3).

Njerëzit e vegjël janë atome oksigjeni. O2 do të thotë se është një molekulë oksigjen (si çifti i njerëzve të vegjël që rrinë të kapur përdore) dhe O3 nënkupton tre atome oksigjen. Dy atomet e oksigjenit të një çifti ndahet dhe njëri bashkohet me secilin prej çifteve të tjera dhe nga tre çifte formohen dy molekula me tre atome oksigjen secila (O3).

- Përgjigjet të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e dytë dhe të tretë. Për

shembull: Oksigjeni ndahet në dy pjesë nga rrezatimi i diellit. Të dy gjysmat shkojnë dhe

iu bashkëngjiten “pjesëzave” të tjera të oksigjenit, duke formuar kështu ozonin. Përgjithësisht, në mjediset me oksigjen të pastër (O2), oksigjeni është çift, kështu që

kemi 3 çifte me nga 2 oksigjen. 1 çift nxehet shumë dhe largohen nga njeri-tjetri dhe shkojnë tek një çift tjetër duke bërë O3 në vend të O2. [Shënim: Megjithëse “1 çift nxehet shumë” nuk është përshkrim shumë i mirë i ndikimit të diellit, do të duhet të jepen pikë për aspektin e dytë; edhe aspekti i tretë mund të konsiderohet i saktë.]

- Përgjigjet të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e parë. Për shembull:

Molekulat e oksigjenit po ndahen. Ato formojnë atome oksigjeni. Dhe ndonjëherë ka molekula ozoni. Shtresa e ozonit mbetet e njëjta sepse formohen molekula të reja dhe zhduken të tjera.

- Përgjigjet të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e dytë. Për shembull:

Përfaqëson një molekulë oksigjen, O2 = oksigjen, O3 = ozon. Ndonjëherë të dyja molekulat e oksigjenit, të cilat rrinë së bashku, ndahen nga rrezet e diellit. Molekulat e vetme bashkohen me një çift tjetër dhe formojnë ozonin (O3).

- Përgjigje të cilat përmendin në mënyrë të saktë vetëm aspektin e tretë. Për shembull:

Molekulat “O” (e oksigjenit) detyrohen të lidhen me O2 (2 molekula oksigjen) për të formuar O3 (3 molekula oksigjen), për shkak të nxehtësisë nga dielli. [Shënim: pjesa e

94

nënvizuar e përgjigjes tregon aspektin e tretë. Nuk mund të jepen pikë për aspektin e dytë, sepse dielli nuk përfshihet në formimin e ozonit nga O + O2, por vetëm në shkëputjen e lidhjeve në O2.]

Asnjë pikë: Përgjigjet të cilat nuk përmendin në mënyrë të saktë asnjë prej tre aspekteve. Për

shembull: Dielli (rrezet ultravjollcë) e djeg shtresën e ozonit dhe në të njëjtën kohë është duke e

shkatërruar atë. Ata njerëzit e vegjël janë shtresa e ozonit dhe i largohen diellit sepse është shumë nxehtë. [Shënim: nuk mund të jepet asnjë pikë, megjithëse ka përmendur diçka lidhur me ndikimin e diellit.]

Në figurën e parë, dielli po e djeg ozonin. Në figurën e dytë, ata po largohen me vrap, me lot në sy, ndërsa në figurën e tretë, po e përkëdhelin njeri-tjetrin me lot në sy.

Shiko, dajë Herb, është e thjeshtë. “O” është një pjesë e oksigjenit, numrat pranë “O”-së tregojnë sasinë e pjesëzave në grup.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 682 pikësh në

shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë

korrespondon me një vështirësi prej 628 pikësh në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën.

Në vendet e OBEZH-it, 28 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja vlerëson

aftësinë e nxënësve për të komunikuar përfundime të vlefshme nga dëshmitë/të dhënat.

VLERËSIMI ME PIKË PËR OZONIN 2.2 Pikë të plota: B. I keq. Formohet në troposferë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 642 pikësh në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 35 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur në mënyrë të saktë kësaj pyetjeje, nxënësve iu është dashur të vlerësojnë në mënyrë kritike dëshmitë/të dhënat shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR OZONIN 2.3

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat i referohen kancerit të lëkurës. Për shembull:

Kanceri i lëkurës. Melonoma. [Shënim: kjo përgjigje mund të konsiderohet e saktë, pavarësisht faktit

se ka një gabim drejtshkrimor.] Asnjë pikë: Përgjigje të cilat i referohen llojeve të tjera specifike të kancerit, përgjigje të cilat referojnë vetëm tek kanceri në përgjithësi, dhe mungesa e përgjigjeve. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 547 pikësh në

shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 54 % e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Për t’iu përgjigjur në mënyrë të saktë kësaj pyetjeje, nxënësve iu

është dashur t’i zbatojnë njohuritë shkencore në situatën e paraqitur.

95

VLERËSIMI ME PIKË PËR DITËN 3.1 Pikë të plota: A. Toka rrotullohet rreth boshtit të saj. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 592 pikësh në shkallën e vitit 2003 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 43 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja vlerëson përshkrimin e procesit, shpjegimin dhe parashikimin e dukurive shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR DITËN 3.2

Tiparet e rëndësishme, kur vlerësohet kjo pyetje, janë:

Për të fituar pikë, boshti i Tokës vizatohet i pjerrët drejt Diellit, brenda gamës 10 dhe 45 ° nga pozicioni pingul. Jashtë rangut 10 dhe 45 °, asnjë pikë.

Prania ose mungesa e Hemisferës së Veriut dhe të Jugut, të etiketuara në mënyrë të qartë, ose etiketimi i vetëm njërës prej Hemisferave, ndërsa tjetra është e nënkuptuar.

Për të fituar pikë, Ekuatori është vizatuar në një pjerrtësi drejt Diellit brenda gamës 10 dhe 45 ° mbi vijën horizontale. Referojuni diagramit të mëposhtëm: Ekuadori lejohet të vizatohet si vijë eliptike apo vijë e drejtë.

Jashtë 10 dhe 45 ° nga drejtëza horizontale: asnjë pikë.

VLERËSIMI ME PIKË PËR

EKUATORIN

DHËNIA E PIKËVE PËR

BOSHTIN

96

Pikë të plota:

Diagrami me etiketimin e duhur të Ekuatorit të anuar drejt Diellit me një kënd midis 10 dhe 45 ° dhe boshtin e Tokës të anuar drejt Diellit brenda gamës prej 10 dhe 45 ° nga vija vertikale, dhe etiketimi në mënyrë të saktë i Hemisferave të Veriut dhe të Jugut (ose etiketimi i njërës prej tyre, dhe nënkuptimi i tjetrës). Pikë të pjesshme:

Këndi i pjerrësisë së boshtit midis 10 dhe 45 °, Hemisfera e Veriut dhe/ose e Jugut të etiketuara në mënyrë të saktë (ose ka etiketuar vetëm njërën dhe tjetra nënkuptohet), por këndi i pjerrtësisë i Ekuatorit nuk është midis gamës 10 dhe 45 °: ose Ekuatori mungon. Këndi i pjerrtësisë së Ekuadorit është midis 10 dhe 45 °, Hemisfera e Veriut dhe/ose ajo e Jugut janë të etiketuara në mënyrë të saktë (ose është etiketuar vetëm njëra, dhe tjetra është e nënkuptuar), por këndi i pjerrtësisë së boshtit nuk është midis 10 dhe 45 °; ose mungon boshti. Këndi i pjerrtësisë së Ekuatorit është midis 10 dhe 45 °, dhe këndi i pjerrtësisë së boshtit është midis 10 dhe 45 °, por Hemisfera e Veriut dhe ajo e Jugut nuk etiketohet në mënyrë të saktë (ose etiketohet vetëm njëra dhe tjera nënkuptohet, ose mungojnë të dyja).

97

Asnjë pikë:

- Etiketimi i saktë i Hemisferës së Veriut dhe të Jugut (ose i vetëm njërës, dhe tjetra është e nënkuptuar) është i vetmi tipar i saktë.

Këndi i pjerrtësisë së Ekuatorit prej 10 deri 45 ° është i vetmi tipar i saktë.

- Këndi i pjerrtësisë së boshtit prej 10 deri 45 ° është i vetmi tipar i saktë.

- Nuk është i saktë asnjë tipar, prania e përgjigjeve të tjera, ose mungesa e çdo përgjigjeje.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 720 pikësh në

shkallën e vitit 2003 të PISA-s për shkencën. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë

98

korrespondon me një vështirësi prej 667 pikësh në shkallën e vitit 2003 të PISA-s për shkencën.

Në vendet e OBEZH-it, 19 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja vlerëson

përshkrimin e procesit, shpjegimin dhe parashikimin e dukurive shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR RROBAT 6.1

Pikë të plota: Po, Po, Po, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 567 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 48 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në identifikimin e problemeve shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR RROBAT 6.2

Pikë të plota: A. Voltmeter. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 399 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 79 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR KANIONIN E MADH 7.1

Pikë të plota: D. Uji i ngrirë i zgjeron të çarat e shkëmbinjve. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 451 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 68 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR KANIONIN E MADH 7.2

Pikë të plota: C. Në atë kohë oqeani e ka mbuluar këtë zonë dhe është tërhequr më vonë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 411 pikësh në

shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 76 % e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive

në mënyrë shkencore.

99

VLERËSIMI ME PIKË PËR KANIONIN E MADH 7.3 Pikë të plota: Po, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 485 pikësh në

shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 61 % e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në identifikimin e

çështjeve shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR MERI MONTAGUN 9.1

Pikë të plota: B. Sëmundjet të cilat shkaktohen nga viruse, si poliomeliti.. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 436 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 75 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR MERI MONTAGUN 9.2

Pikë të plota: B. Trupi ka prodhuar antitrupa të cilët e mbysin këtë lloj të baktereve përpara se ato të shumohen. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 431 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 75 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR MERI MONTAGUN 9.3

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat i referohen të moshuarve ose/dhe të rinjve, të cilët kanë sistem imun më të dobët sesa njerëzit e tjerë, ose të ngjashme, si:

Këta njerëz kanë më pak rezistencë ndaj të sëmururit. Të rinjtë dhe të moshuarit nuk mund t’i luftojnë sëmundjet po aq lehtë sa të tjerët. Kanë më shumë të ngjarë të preken nga gripi. Nëse sëmuren nga gripi, pasojat janë më të rënda për këta njerëz. Sepse organizmi i të vegjëlve dhe të moshuarve është më i dobët. Të moshuarit sëmuren më lehtë.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

100

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 507 pikësh në

shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 62 % e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive

në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHIUN ACIDIK 10.1

Pikë të plota: - Përgjigje të cilat përmendin cilëndo prej: tymrave të makinave, emetimeve nga fabrikat, karburanteve fosile djegëse, si nafta dhe qymyri, gazet nga vullkanet dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Djegia e qymyrit dhe gazit. Oksidet në ajër vijnë nga ndotja nga fabrikat dhe industritë. Vullkanet. Tymrat nga impiantet e prodhimit të energjisë elektrike. Shkaktohen nga djegia e materialeve të cilat përmbajnë squfur dhe nitrogjen.

- Përgjigjet të cilat i përfshijnë të dy, edhe një burim të saktë të ndotjes edhe një burim jo të

saktë.

Karburanti fosil dhe impiantet bërthamore. [Impiantet bërthamore nuk janë burim i shiut

acid.] Oksidet vijnë nga ozoni, atmosfera dhe meteorët të cilët vijnë në drejtim të Tokës.

Gjithashtu edhe nga djegia e karburanteve fosile. - Përgjigjet të cilat i referohen “ndotjes”, por nuk e japin burimin e saj, i cili është i rëndësishëm për shkaktimin e shiut acid.

Ndotja. Mjedisi në përgjithësi, atmosfera në të cilën jetojmë – d.m.th. ndotja. Gazifikimi, ndotja, zjarret, cigaret. Ndotja p.sh. që vjen nga impiantet bërthamore.

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera, duke përfshirë përgjigjet të cilat nuk e përmendin “ndotjen” dhe nuk paraqesin një shkak domethënës të shiut acid.

Emetohen nga plastika. Janë përbërës natyror të ajrit. Cigaret. Qymyri dhe nafta. [Nuk është mjaftueshëm specifike – nuk ka referim tek “djegia”] Impiantet bërthamore. Mbetjet industriale. [Nuk është specifike në mënyrë të mjaftueshme.]

- Mungon. Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 506 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 58 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në shpjegimin e dukurive në mënyrë shkencore.

101

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHIUN ACIDIK 10.2

Pikë të plota: A. Më pak sesa 2.0 gramë Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 460 pikësh në shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 67 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në përdorimin e dëshmive shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR SHIUN ACIDIK 10.3 Pikë të plota: Përgjigjet të tilla si:

Për të treguar se acidi (uthulla) është e nevojshme për reaksionin. Për t’u siguruar se uji i shiut medoemos duhet të përmbajë acid për ta shkaktuar këtë

reaksion. Për të parë nëse ekzistojnë shkaqe të tjera për vrimat në fletët prej mermeri. Sepse kjo tregon se fletët prej mermeri nuk reagojnë thjesht me çdo lëng, meqenëse

uji është neutral. Pikë të pjesshme: Përgjigjet të cilat e krahasojnë testin e uthullës dhe mermerit, por nuk e bëjnë të qartë se ky test po kryhet për të treguar se acidi (uthulla) është i nevojshëm për reaksionin.

Për të bërë krahasime me testin tjetër. Për të parë nëse fleta prej mermeri pëson ndonjë ndryshim kur futet në ujë të pastër. Nxënësit e përfshin këtë hap për të treguar se çfarë ndodh kur bie shi, si normalisht, në

mermer.

Sepse uji i distiluar nuk është acidik. Për të vepruar si kontroll. Për të parë dallimin midis ujit normal dhe ujit me përmbajtje acidi (uthullës).

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 717 pikësh në

shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Dhënia e një përgjigjeje pjesërisht të saktë

korrespondon me një vështirësi prej 513 pikësh në shkallën e vitit 2000 të PISA-s për shkencën.

Në vendet e OBEZH-it, 36 % e nxënësve janë përgjigjur në mënyrë të saktë. Pyetja vlerëson

aftësinë e nxënësve për të identifikuar çështjet/problemet shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DRITHËRAT MGJ 12.1

Pikë të plota: Jo, Po. Në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DRITHËRAT MGJ 12.2

Pikë të plota: D. Për të përfshirë kushte të ndryshme për rritjen e drithërave.

102

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Përgjigja në mënyrë të saktë në këtë pyetje korrespondon me një vështirësi prej 421 pikësh në

shkallën e vitit 2006 të PISA-s për shkencën. Në vendet e OBEZH-it, 74 % e nxënësve janë

përgjigjur në mënyrë të saktë. Kjo pyetje vlerëson aftësitë e nxënësve në identifikimin e

problemeve shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR AUTOBUSËT 14.1

Pikë të plota: C. Uji do të derdhet nga ana 2. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Procesi që matet këtu është demonstrimi i njohurive dhe të të kuptuarit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR AUTOBUSËT 14.2

Pikë të plota: Jep një përgjigje në të cilën pohohet se edhe centrali i energjisë elektrike kontribuon në ndotjen e ambientit, si për shembull:

Jo, sepse edhe centrali i energjisë elektrike shkakton ndotje mjedisore. Po, por kjo është e vërtetë për vetë qytetin; megjithatë centrali i energjisë elektrike

shkakton ndotje të mjedisit. Asnjë pikë: “Po” ose “Jo” pa një shpjegim të saktë, ose mungesa e përgjigjes. Procesi që matet këtu është demonstrimi i njohurive dhe të të kuptuarit.

VLERËSIMI ME PIKË PËR MIZAT 16.1

Pikë të plota: Përgjigjet në të cilat kontrollohen të tri variablat (lloji i mizave, vjetërsia e insekticidit dhe ekspozimi):

Të krahasohen rezultatet nga përdorimi i një kutie të re të insekticidit me rezultatet nga kutia e vjetër, tek dy grupe të mizave të së njëjtës specie, të cilat nuk janë ekspozuar më përpara ndaj insekticidit.

Mund të kapen disa miza. Nëse vendosen në kuti të ndara, do të mund të përdorni një spërkatje të re dhe një të vjetër dhe të shihni se cilat janë rezultatet. [Shënim: Megjithëse nuk përmenden të njëjtat specie, është e kuptueshme se mizat janë të të njëjtit lloj, dhe se mizat nuk janë ekspozuar më përpara.]

Merrni një kuti të madhe për spërkatje. Krijoni dy grupe të mizave dhe spërkateni secilin grup çdo gjashtë muaj. Grupi i spërkatjes 1 do të ketë një kuti të madhe, ndërsa grupi 2, një kuti të re çdo herë që spërkatet. [Shënim: Megjithëse nuk përmendet se mizat janë të së njëjtës specie, kjo nënkuptohet, dhe se mizat nuk janë ekspozuar më përpara.]

Pikë të pjesshme:

- Përgjigjet në të cilat kontrollohen dy nga tri variablat (lloji i mizave, vjetërsia e insekticidit dhe ekspozimi), të tilla si:

103

Krahason rezultatet e një kutie të re të insekticidit me rezultatet nga kutia e vjetër, tek mizat në hangar.

Provon një kuti të re të insekticidit pastaj pret derisa të vjetërsohet dhe të kthehen mizat dhe pastaj provon sërish. [Shënim: Riprodhim i asaj që ka kaluar fermeri, kontrollim i vjetërsisë së insekticidit dhe lloji i mizave (“mizat” interpretohet se nënkupton të njëjtat miza).]

- Përgjigjet në të cilat kontrollohet vetëm njëri nga tri variablat (lloji i mizave, vjetërsia e insekticidit dhe ekspozimi), të tillë si:

Analizimi (nga ana kimike) i mostrave të insekticidit në intervale të rregullta për të

parë nëse ndryshon me kalimin e kohës. E merr kutinë e insekticidit dhe e çon në një laborator çdo disa muaj dhe kërkon të

testohet fuqia e tij. I spërkat mizat me një kuti të re të insekticidit, por pa pasur për qëllim krahasimin me

kutinë e vjetër. Bën të njëjtën gjë, por çdo herë blen një insekticid të ri, duke testuar kështu nëse teoria e

tij është e vërtetë apo e gabuar. Analizimi (nga ana kimike) i mostrave të insekticideve, por pa pasur për qëllim

krahasimin e analizave me kalimin e kohës. Ndoshta, sikur të dërgonte një kuti të freskët të helmit në laborator dhe një sasi nga

substanca e kutisë së vjetër, dhe të kërkojë që këto të ritestohen, rezultatet mund ta mbështesin ose hedhin poshtë teorinë e tij.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

Do të mund ta testojë çdo vit për të parë nëse nuk është e vjetruar dhe mund të funksionojë ende. [Shënim: Nuk tregon se si do të testohej insekticidi.]

Merr një mizë nga hangari i tij dhe një tjetër nga një hangar tjetër, dhe i spërkat të dyja me insekticid.

Procesi që vlerësohet këtu është identifikimi i dëshmive.

VLERËSIMI ME PIKË PËR MIZAT 16.2 Pikë të plota: Përgjigjet të cilat japin si një shpjegim të vetëm: a) se mizat me rezistencë ndaj insekticidit mbijetojnë dhe ia përcjellin këtë rezistencë brezave të mëvonshëm (gjithashtu jepni pikë për përdorimin e fjalës “imunitet”, megjithëse është pranuar se nuk është tërësisht analoge me fjalën “rezistencë”), dhe: b) se ka një ndryshim në kushtet mjedisore (si temperatura), apo një ndryshim në mënyrën që përdoret insekticidi.

Shpjegimi 1: Me përdorimin e vazhdueshëm të të njëjtit insekticid, mizat ishin duke u bërë imune ndaj formulës. Shpjegimi 2: Me kalimin e kohës, kimikatet në insekticid kanë shkuar në pjesën e sipërme të shishes metalike për spërkatje, duke e lënë ujin të holluar (jo efektiv) në fundin e saj.

Shpjegimi 1: Mizat ishin duke u bërë imune ndaj spërkatjes. Shpjegimi 2: Nxehtësia mund ta bëjë të shpërbëhet, kurse temperatura të ndryshojë.

Shpjegimi 1: Ndoshta mizat kanë zhvilluar një gjen mbrojtës, kështu që insekticidi nuk do të funksionojë. Shpjegimi 2: Ai (fermeri) ka përdorur pak çdo herë. [Shënim: Gjen mbrojtës – lejohet si term alternativ i “rezistencës”.]

104

Pikë të pjesshme: Jep një shpjegim të llojit a) ose llojit b). Ndoshta nuk i ka spërkatur si duhet. Mizat mund të kenë fituar imunitet. Çdo herë ka lloje të ndryshme të mizave. [Shënim: Bëhet një dallim i qartë midis

llojeve të ndryshme të mizave në këtë shembull; nuk po iu referohet mizave të reja të cilat vijnë në këtë zonë.]

Shpjegimi 1: Temperatura është rritur shumë dhe ka ndikuar tek insekticidi. Shpjegimi 2: Fermeri nuk i ka spërkatur me insekticid mizat në mënyrën e duhur.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera, të cilat përfshijnë mizat e reja të cilat vijnë në hangar prej zonave aty pranë (të pa spërkatura), ose mungesa e përgjigjes.

Mizat mund të kenë qenë duke u shumuar/shtuar. Sepse sa herë që ka spërkatur, insekticidi sa ka ardhur e është bërë më pak efektiv. Kur ka më shumë në shishe, është më i fortë. [Shënim: Nuk jepet një marrëdhënie e

qartë midis vëllimit dhe përqendrimit.] Procesi që vlerësohet këtu është identifikimi i çështjeve.

VLERËSIMI ME PIKË PËR KLONET E VIÇAVE 17.1

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat japin një ide të përgjithshme të pranueshme, të tillë si:

Ideja e asaj nëse klonimi i viçave është i mundshëm. Përcaktimi i numrit të kloneve të viçave që do të mund të lindnin. Që klonimi ishte i mundshëm. [Shënim: Fakti se viçat/lopët nuk janë përmendur, do të

duhet të mos merret në konsideratë.] Asnjë pikë: Jep një përgjigje pa përmendur viçat ose klonimin OSE përsërit “aplikimi në shkallë të gjerë të kësaj teknike të klonimit do të ishte me përfitime financiare për mbarështuesit e gjedhëve”, ose nuk jep asnjë përgjigje.

Se të gjitha qelizat e lopëve janë të njëjta. Do të mund të arrihej klonimi masiv. [Shënim: Fjala “masiv” në këtë kontekst nuk është

e saktë.] Procesi që vlerësohet këtu është identifikimi i çështjeve. VLERËSIMI ME PIKË PËR KLONET E VIÇAVE 17.2

Pikë të plota: Po, Po, Po. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Procesi që vlerësohet këtu është vlerësimi i përfundimeve.

105

VLERËSIMI ME PIKË PËR MISRIN 18.1

Pikë të plota: Po, Po, Po. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

VLERËSIMI ME PIKË PËR MISRIN 18.2

Pikë të plota: Një prej këtyre emrave: glukozë, sheqer(na), karbohidrat(e), saharide(t) ose

niseshteja. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

VLERËSIMI ME PIKË PËR MISRIN 18.3

Pikë të plota: C. Të dhëna për sasitë e secilit prej katër gazeve në atmosferë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PËRSHTATSHMËRINË PËR T’U PIRË 19.1

Pikë të plota: - Përgjigjet të cilat i referohen ujit nëntokësor, i cili filtrohet përmes tokës

Kur kalon përmes rërës, uji pastrohet. Është filtruar në mënyrë natyrore. Sepse kur uji të përthithet nga toka, ai do të kullohet nga shkëmbinjtë dhe rëra.

- Përgjigjet të cilat i referohen ujit nëntokësor si i futur në kapsulë dhe, rrjedhimisht, i mbrojtur nga ndotja e mundshme; OSE se sipërfaqja e ujit ndotet më lehtë.

Uji nëntokësor është brenda tokës dhe, për këtë arsye, ndotja e ajrit nuk mund ta ndotë

atë. Sepse uji nëntokësor nuk është i hapur. Ai ndodhet poshtë diçkaje. Liqenet dhe lumenjtë mund të ndoten nga ajri dhe në to mund të bëhet not, e kështu me

radhë, prandaj nuk janë të pastër.

Sepse liqenet dhe lumenjtë ndoten nga njerëzit dhe kafshët. - Përgjigje të tjera të sakta, si:

Uji nëntokësor është ujë i cili nuk është shumë i pasur me ushqim për bakteret, kështu që ato nuk do të mbijetojnë në të.

Uji nëntokësor nuk ekspozohet ndaj diellit. Ka alga blu në jeshile. Ujit nëntokësor nuk i bie dielli. Aty ka alga të kaltra-gjelbra.

Asnjë pikë: - Përgjigjet të cilat i referohen ujit nëntokësor si ujë tepër i pastër (informatë e dhënë tashmë)

Sepse është i pastruar. Sepse në liqene dhe lumenj ka mbeturina. [Nuk shpjegon përse.]

106

Sepse ka më pak baktere.

- Përgjigjet të cilat i referohen në mënyrë të dukshme procesit të pastrimit, të paraqitur në figurën e dhënë në materialin për lexim.

Sepse uji nëntokësor kalon përmes një filtri dhe i shtohet klor. Uji nëntokësor kalon përmes një filtri i cili e pastron atë në mënyrë absolute.

- Përgjigje të tjera, si:

Sepse është gjithmonë në lëvizje. Sepse nuk është trazuar dhe, për këtë arsye, nuk ngre baltë nga fundi i tij.

- Mungon përgjigja. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PËRSHTATSHMËRINË PËR T’U PIRË 19.2

Pikë të plota: C. Zhavorri dhe rëra percepitojnë në fund të rezervuarit. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PËRSHTATSHMËRINË PËR T’U PIRË 19.3

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat iu referohen heqjes, mbytjes ose shkatërrimit të baktereve (ose mikrobeve, ose viruseve)

Për ta pastruar nga bakteret. Klori i mbyt bakteret.

Për t’i mbytur të gjitha algat. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR PËRSHTATSHMËRINË PËR T’U PIRË 19.4

Pikë të plota: - Përgjigjet të cilat i referohen zierjes së ujit.

Ta ziejnë. - Përgjigjet të cilat i referohen metodave të tjera të pastrimit të cilat nuk paraqesin rrezik për t’u zbatuar në shtëpi

Ta trajtojnë ujin me tableta klori (p.sh. Puratabe). Të përdorin një filter me mikropore.

Asnjë pikë: - Përgjigjet të cilat iu referohen metodave “profesionale” të pastrimit, të cilat janë të

107

pamundshme që të zbatohen pa rrezik në shtëpi, ose janë jo praktike për zbatim në shtëpi

Ta përziejnë atë me klor në një kovë dhe pastaj ta pinë. Të përdorin më shumë klor, kimikate dhe pajisje biologjike. Ta distilojnë ujin.

- Përgjigje të tjera

Ta pastrojnë përsëri. Të përdorin një filter kafeje. Të blejnë ujë në shishe derisa të rregullohet procesi i pastrimit në impiant. [I shmanget

pyetjes së shtruar.] - Asnjë përgjigje. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR PËRSHTATSHMËRINË PËR T’U PIRË 19.5

Pikë të plota: Të tria të sakta: Jo, Po, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Ndonëse klasifikohet si shpjegim i dukurive në mënyrë shkencore, kjo pyetje është një formë e

nivelit të ulët të kësaj aftësie sepse mund t’i jepet përgjigje thjesht me kujtimin e informatave.

VLERËSIMI ME PIKË PËR NXEHTËSINË 21.1

Pikë të plota: Po, Jo, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR NXEHTËSINË 21.2 Pikë të plota: A. 70 ºC dhe 10 ºC

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PIRJEN E DUHANIT 24.1 Pikë të plota: B. Të transferojnë në gjak një pjesë të oksigjenit që thithim. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

108

VLERËSIMI ME PIKË PËR PIRJEN E DUHANIT 24.2 Pikë të plota: Po, Jo, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR PIRJEN E DUHANIT 24.3

Pikë të plota: D. Gjysma zgjidhen në mënyrë rastësore për t’i përdorur shiritat ngjitës, ndërsa gjysma tjetër për të mos i përdorur ato. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është identifikimi i problemeve shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR PIRJEN E DUHANIT 24.3 Pikë të plota: Jo, Po, Jo, në këtë renditje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është identifikimi i problemeve shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR DRITËN E YJEVE 25.1

Pikë të plota: C. Ndriçimi i dritave të qytetit bën që të jetë e vështirë të duken shumë yje. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore

VLERËSIMI ME PIKË PËR DRITËN E YJEVE 25.2

Pikë të plota: A. Sa më të mëdha të jenë lentet, aq më shumë dritë mblidhet. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHKËLQYESIN E BUZËVE 27.1

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat tregojnë se do të shtonte më pak dyllë DHE/OSE më shumë vaj Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore.

109

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHKËLQYESIN E BUZËVE 27.2

Pikë të plota: D. Koklat yndyrore të përzierjes do të pluskojnë mbi ujë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore. VLERËSIMI ME PIKË PËR SHKËLQYESIN E BUZËVE 27.3

Pikë të plota: B. Sapuni vepron si emulsifikues dhe mundëson që uji dhe buzëkuqi të përzihen. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR KALIMIN E VENUSIT 30.1

Pikë të plota: C. Shikimi i Diellit përmes teleskopit mund t’i dëmtojë sytë. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore VLERËSIMI ME PIKË PËR KALIMIN E VENUSIT 30.2

Pikë të plota: A. Mërkuri. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore

VLERËSIMI ME PIKË PËR KALIMIN E VENUSIT 30.3

Pikë të plota: Përgjigjet duke iu referuar vetëm kalimit/Saturnit/Neptunit. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Identifikimi i fjalëve kyçe për të hulumtuar për informata shkencore për një çështje të dhënë, është një përbërës i aftësisë së identifikimit të problemeve shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR RREZIKUN SHËNDETËSOR 31.1

Pikë të plota: Jepet një arsye e përshtatshme për dyshimin se deklarata mbështet argumentin e pronarit, si:

Substanca që shkakton probleme të frymëmarrjes mund të mos njihet dhe pranohet si

toksike. Problemet e frymëmarrjes mund të shkaktohen vetëm kur kimikatet kanë qenë në ajër,

dhe jo kur janë në dhé.

110

Substancat toksike mund të ndryshojnë/ndahen me kohën dhe të bëhen substanca jo-toksike në dhe.

Nuk e dimë nëse mostrat e përfaqësojnë zonën. Për shkak se shkencëtarët paguhen nga kompania. Shkencëtarët patën frikë se mos e humbnin vendin e punës.

Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR RREZIKUN SHËNDETËSOR 31.2 Pikë të plota: Përgjigjet do të duhet të përqendrohen në dallime të mundshme relevante midis zonave të hulumtuara, të tilla si:

Numri i njerëzve në të dy zonat mund të jetë i ndryshëm. Një zonë mund të ketë shërbime mjekësore më të mira sesa tjetra.

Mund të ekzistojnë përpjesëtime të ndryshme të të moshuarve në secilën zonë.

Në zonën tjetër mund të këtë ndotës të tjerë të ajrit. Asnjë pikë: Përgjigje të tjera ose mungesë e përgjigjes. Aftësia e cila vlerësohet këtu është identifikimi i problemeve shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHNDËRRUESIN KATALITIK 32.1

Pikë të plota: Përgjigje të tilla si:

Përmendja e shndërrimit të monoksidit të karbonit, apo oksideve të nitrogjenit, në përbërje të tjera.

Monoksidi i karbonit shndërrohet në dyoksid karboni. Oksidet e nitrogjenit shndërrohen në nitrogjen. I bën tymrat e rrezikshëm të parrezikshëm. P.sh. CO-në e kthen në CO2 (90 %). Dyoksidi i karbonit dhe nitrogjeni nuk janë aq të dëmshme sa monoksidi i karbonit dhe

oksidet e nitrogjenit.

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera, si:

Gazet bëhen më pak të rrezikshëm. E pastron monoksidin e karbonit dhe oksidet e nitrogjenit. [Nuk specifikon mjaftueshëm.]

- Asnjë përgjigje. Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHNDËRRUESIN KATALITIK 32.2

Pikë të plota: Përgjigjet të cilat shprehin idenë thelbësore se atomet rirregullohen për të formuar molekula të tjera (duke i përdorur të dyja këto fjalë), të tilla si:

111

Molekulat ndahen dhe atomet rikombinohen për të formuar molekula të ndryshme.

Atomet rirregullohen për të bërë molekula të ndryshme.

Pikë të pjesshme: Përgjigjet të cilat shprehin idenë themelore të rirregullimit, por nuk iu referohen si atomeve ashtu edhe molekulave OSE nuk shquajnë në mënyrë të mjaftueshme midis rolit të atomeve dhe molekulave, të tilla si:

Atomet rirregullohen për të bërë substanca të ndryshme.

Molekulat shndërrohen në molekula të tjera.

Atomet dhe molekulat kombinohen dhe ndahen për të krijuar gaze më pak të dëmshëm. [Rolet e ndryshme të atomeve dhe molekulave nuk janë shquar në mënyrë të mjaftueshme.]

2(NO2) = N2 + 2O2. Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera, duke përfshirë ato të cilat nuk pohojnë asgjë më shumë nga ajo që është paraqitur në tekstin për lexim.

Dyoksidi i karbonit shndërrohet në monoksid karboni.

Molekulat ndahen në atome më të vegjël. [Nuk tregon se atomet rirregullohen.]

- Asnjë përgjigje. Aftësia e cila vlerësohet këtu është shpjegimi i dukurive në mënyrë shkencore.

VLERËSIMI ME PIKË PËR SHNDËRRUESIN KATALITIK 32.3

Pikë të plota: Përgjigjet e pranueshme do të duhet t’i referohen reduktimit të gazeve të dëmshme të cilat hidhen në atmosferë.

Jo i gjithë monoksidi i karbonit shndërrohet në dyoksid karboni.

Nuk ndodh shndërrim i mjaftueshëm i oksideve të nitrogjenit në nitrogjen.

Duhet të përmirësohet përqindja e monoksidit të karbonit i cili shndërrohet në dyoksid

karboni dhe përqindja e oksideve të nitrogjenit të cilat shndërrohen në nitrogjen. Dyoksidi i prodhuar i karbonit do të duhet të kapet dhe të mos lëshohet në atmosferë.

Asnjë pikë: - Përgjigje të tjera, si:

Shndërrim më i plotë i gazeve të dëmshme në gaze më pak të dëmshme. [Duhet medoemos të identifikohet së paku një prej gazeve të dëmshëm të tymit.]

Ata duhet të përpiqen që të kenë më pak tym që del jashtë. Do të duhet të gjejnë një mënyrë për t’i ripërdorur gazet e dëmshme të tymit. Shkencëtarët do të duhet të përpiqen dhe të bëjnë një mjet i cili funksionon me një

karburant tjetër të lëngshëm. - Asnjë përgjigje Aftësia e cila vlerësohet këtu është përdorimi i dëshmive shkencore.

Përmbajtja MODELE DETYRASH NË LEXIM ...................................................................................................................... 1

NJËSIA 1 E LEXIMIT: LIQENI I ÇADIT .......................................................................................................... 2

NJËSIA 2 E LEXIMIT: GRIPI ......................................................................................................................... 4

NJËSIA 4 E LEXIMIT: PUNA ........................................................................................................................ 6

NJËSIA 6 E LEXIMIT: POLICIA ..................................................................................................................... 9

NJËSIA 7 E LEXIMIT: ATLETET .................................................................................................................. 11

NJËSIA 8 E LEXIMIT: DHURATA ................................................................................................................ 13

NJËSIA 10 E LEXIMIT: PERSONELI ............................................................................................................ 18

NJËSIA 11 E LEXIMIT: Rregullat e Reja .................................................................................................... 20

NJËSIA 15 E LEXIMIT: ME SHIJE TË KEQE ................................................................................................. 22

NJËSIA 17 E LEXIMIT: BLETËT .................................................................................................................. 23

PËRGJIGJET .................................................................................................................................................. 25

MODELE DETYRASH NË MATEMATIKË ........................................................................................................ 47

NJËSIA 1 E MATEMATIKËS: FERMAT ....................................................................................................... 48

NJËSIA 2 E MATEMATIKËS: ECJA ............................................................................................................. 49

NJËSIA 4 E MATEMATIKËS: KUBAT .......................................................................................................... 49

NJËSIA 5 E MATEMATIKËS: SIPËRFAQJA E KONTINENTIT ....................................................................... 50

NJËSIA 6 E MATEMATIKËS: RRITJA .......................................................................................................... 51

NJËSIA 8 E MATEMATIKËS: TREKËNDËSHAT ........................................................................................... 52

NJËSIA 12 E MATEMATIKËS: KURSI I KËMBIMIT ..................................................................................... 52

NJËSIA 15 E MATEMATIKËS: TESTET SHKENCORE .................................................................................. 53

NJËSIA 18 E MATEMATIKËS: TËRMETI .................................................................................................... 53

NJËSIA 19 E MATEMATIKËS: ZGJEDHJET ................................................................................................. 54

PËRGJIGJET .................................................................................................................................................. 55

MODELE DETYRASH NË SHKENCË ............................................................................................................... 63

NJËSIA 1 E SHKENCËS: DITARI I SEMELUELSIT ......................................................................................... 64

NJËSIA 2 E SHKENCËS: OZONI ................................................................................................................. 66

NJËSIA 3 E SHKENCËS: DITA .................................................................................................................... 67

NJËSIA 6 E SHKENCËS: RROBAT ............................................................................................................... 68

NJËSIA 7 E SHKENCËS: KANIONI I MADH ................................................................................................ 69

NJËSIA 9 E SHKENCËS: MERI MONTAGU ................................................................................................. 71

NJËSIA 10 E SHKENCËS: SHIU ACIDIK ...................................................................................................... 72

NJËSIA 12 E SHKENCËS: DRITHËRAT E MODIFIKUARA GJENETIKISHT ..................................................... 73

NJËSIA 14 E SHKENCËS: AUTOBUSËT ...................................................................................................... 75

NJËSIA 16 E SHKENCËS: MIZAT ............................................................................................................... 75

NJËSIA 17 E SHKENCËS: KLONET E VIÇAVE .............................................................................................. 76

NJËSIA 18 E SHKENCËS: MISRI ................................................................................................................. 77

NJËSIA 19 E SHKENCËS: I PËRSHTATSHËM PËR T’U PIRË ........................................................................ 79

NJËSIA 21 E SHKENCËS: NXEHTËSIA ........................................................................................................ 81

NJËSIA 24 E SHKENCËS: PIRJA E DUHANIT .............................................................................................. 82

NJËSIA 25 E SHKENCËS: DRITA E YJEVE ................................................................................................... 83

NJËSIA 27 E SHKENCËS: SHKËLQYESI I BUZËVE ....................................................................................... 84

NJËSIA 30 E SHKENCËS: KALIMI I VENUSIT .............................................................................................. 85

NJËSIA 31 E SHKENCËS: RREZIK SHËNDETËSOR? .................................................................................... 86

NJËSIA 32 E SHKENCËS: SHNDËRRUESI KATALITIK .................................................................................. 88

PËRGJIGJET .............................................................................................................................................. 90

Shpërndahet falas