ministrja kodheli: heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria e premte, 15 maj 2015 1 aa...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 15 maj 2015 Bashkëpunimi me NATO CEREMONIA Fillim ditët e muajit maj shënuan një moment të rëndësishëm në memorien dhe axhendën e drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtrak në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së dhe të personelit të saj. Pikërisht në datat 4-8 maj, Tirana mirëpriti aktivitetin e NATO-s... Më datën 10.5.2015 në mjediset e Qën- drës Stërvitore të Komandës Mbështetëse u zhvillua ceremonia e fillimit të kursit të parë për instruktorët e EOD niveli I. Morën pjesë në ceremoni komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade... “CIMIC Key Leaders”, konferencë e suksesshme në Tiranë Fillon Kursi i Parë për instruktorit e EOD-së, niveli I http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] CEREMONI PëR TITULLIMIN NëNOFICER AKTIV Në FORCAT E ARMATOSURA Është zhvilluar sot në sheshin qendror të garni- zonit “Skënderbej” ceremonia e titullimit nëno- ficer aktiv dhe gradimit nëntetar të 150 vetëve të përzgjedhur nga personeli ushtar/detar nga të gjitha Forcat dhe njësitë mbështetese të Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA- së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj. Nënoficerët e rinj të rreshtuar në sheshin qendror të garnizonit “Skënderbej” i për- shëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u uroi mirëseardhjen në trupën krenare dhe të nderuar të nënoficerëve të Forcave të Arma- tosura të Republikës së Shqipërisë... faqe 5 » faqe 5 » FAZA E DYTë/ REKRUTIMI faqe 4 » Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i FA-së Deklaratë e Stoltenberg për situatën në Kumanovë, në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë Osman Haxhiu, kryetar i një lufte fitimtare faqe 12 faqe 15 NATO HISTORI “Mesi”, sportisti që bën krenar Forcën Tokësore faqe 8 » PORTRETI I NJë SPORTISTI faqe 2-3,6-7 » “Akademi përkujtimore” në nderim të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala faqe 4 »

Upload: others

Post on 06-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 15 maj 2015

Bashkëpunimi me NatO

cErEMONia

Fillim ditët e muajit maj shënuan një moment të rëndësishëm në memorien dhe axhendën e drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtrak në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së dhe të personelit të saj. Pikërisht në datat 4-8 maj, Tirana mirëpriti aktivitetin e NATO-s...

Më datën 10.5.2015 në mjediset e Qën-drës Stërvitore të Komandës Mbështetëse u zhvillua ceremonia e fillimit të kursit të parë për instruktorët e EOD niveli I. Morën pjesë në ceremoni komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade...

“CIMIC Key Leaders”, konferencë e suksesshme në Tiranë

Fillon Kursi i Parë për instruktorit e EOD-së, niveli I

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

cErEMONi për titulliMiN NëNOficEr aktiV Në fOrcat E arMatOsuraËshtë zhvilluar sot në sheshin qendror të garni-zonit “Skënderbej” ceremonia e titullimit nëno-ficer aktiv dhe gradimit nëntetar të 150 vetëve të përzgjedhur nga personeli ushtar/detar nga të gjitha Forcat dhe njësitë mbështetese të Forcave të Armatosura. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të

lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.Nënoficerët e rinj të rreshtuar në sheshin qendror të garnizonit “Skënderbej” i për-shëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u uroi mirëseardhjen në trupën krenare dhe të nderuar të nënoficerëve të Forcave të Arma-tosura të Republikës së Shqipërisë...

faqe 5»

faqe 5»

faza E dytë/ rEkrutiMifaqe 4»

Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i fa-së

Deklaratë e Stoltenberg për situatën në Kumanovë,në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë

Osman Haxhiu, kryetar i një lufte fitimtare

faqe 12

faqe 15

nato

histori

“Mesi”, sportisti që bën krenar forcën tokësore

faqe 8»

POrTrETI I një sPOrTIsTI

faqe 2-3,6-7»

“Akademi përkujtimore” në nderim të dëshmorëve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala faqe 4»

Page 2: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DaRDHa

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita HySaJ

Redaktore/Korrektore:Anila DODa

Gazetarë:Mimoza GOliKJa

Albert ZHOli

Gazetarë:saimir aliJaetleva SMaçi

Në kuadër të punës sensibi-lizuese që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm për ngritjen

në një stad më të lartë të rekrutimit në FA, Qendra e Personel Rekrutimit (QPR) po zhvillon një fushatë rekrutimi për ushtar/detar aktiv në Forcat e Arma-tosura, e cila i paraprinë fazës së dytë të rekrutimeve, që do të zhvillohet gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti. Në këtë kontekst po realizohen takime me nxë-nës të shkollave të mesme të kryeqytetit, por edhe në disa rrethe të vendit.

Takim në gjimnazin “ismail Qemalit” në Tiranë

Në këtë takim ishin të pranishëm, komandanti i Qendrës së Personel Re-krutimit, kolonel Leonard Çoku, spe-cialistë të kësaj Qendre, përfaqësues nga Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit, si dhe nëndrejtoresha e gjim-nazit “Ismail Qemali”, Ida Maçi. Kolo-nel Leonard Çoku i njohu gjimnazistët me mundësitë dhe përfitimet që ata do të kenë nëse i bashkohen radhëve të FA. “Puna është e fokusuar në fushatat promovuese, me grupet e interesit, mbi mundësinë që ofrojnë FA për një kar-rierë dhe jetë të sigurt për të rinjtë e të rejat që dëshirojnë të bëhen pjesë e jona. Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në NATO, kalimi në një ushtri tërësisht profesioniste, ka krijuar hapësira dhe avantazhe për të gjithë shtetasit. Kjo i ka bërë Forcat e Armatosura të jenë më tërheqëse për të rinjtë e të rejat, për faktin se nëse rekrutohesh dhe bëhesh pjesë e FA, përftimet dhe mundësitë janë më të mëdha, pasi bëhet pajisja me një kontratë pune të rregullt dhe të sigurt, përfitohet shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen, krijohet mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, fitohen aftësi të reja profesionale, bëhet pajisja me vlerën e ushtarit profesionist, i cili përfiton të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë”. Më tej kolonel Çoku nën-vizoi se, takimi i parë që u zhvillua me ju ishte mjaft frytdhënës dhe kërkesat për t’ju bashkuar radhëve të FA u shtuan shumë pas këtij takimi. Personat që testuam në muajin shtator sot ndjekin Stërvitjen Individuale në Bunavi, Vlorë, si fitues të garës dhe do fillojnë punë në Forcat e Armatosura, dikush si spe-cialist, dikush në Policinë Ushtarake, dikush për karrierë ushtarake dhe në muajin mars të vitit që vjen do të jenë pjesë e kontingjentit që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u promovuar oficer”.

Me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini luarasi”

Në kuadër të fushatës që po bëhet për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura më 8 maj 2015 u zhvillua një takim tjetër me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”. Të pranishëm në këtë takim ishin: zëvendësministri i Mbrojtjes, z Petro Koçi, komandanti i

“Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”

Profesioni i ushtarakut është një profesion i bukur, serioz, një profesion i cili të ofron mundësi të mëdha. Nuk është më si dikur kur ushtarakët tanë rrinin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Tashmë ushtarakët tanë, në të gjitha pozicionet ushtar, nënoficer apo oficer shërbejnë edhe në vende të tjera të botës, jo vetëm në Afganistan, jo vetëm në zonat e nxehta të luftës, por edhe në struktura qendrore, struktura drejtuese, komanduese dhe koordinuese të NATO-s.

Fillon fushata për fazën e dytë të rekrutimit në Forcat e Armatosura

Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, përfaqësues të Sektorit të Rekrutimit pranë QPR, të Sektorit të Marketingut pranë Qendrës së Kul-turës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit, si dhe drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini Lu-arasi”. Në fillim të takimit, komandanti i QPR, kolonel Çoku, u shpreh, ndër të tjera, para të rinjve të kësaj shkolle se, anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në NATO, kalimi në një ushtri tërësisht profesioniste, ka krijuar hapësira dhe avantazhe për të gjithë shtetasit. Nëse rekrutohesh dhe bëhesh pjesë e FA, përftimet dhe mundësitë janë më të mëdha, pasi lidhet një kontratë pune e rregullt dhe e sigurt, përfitohet shërbim

shëndetësor falas për vete dhe familjen, krijohet mundësi arsimimi dhe kualifi-kimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, bëhet pajisja me vlerën e ushtarit profe-sionist, i cili përfiton të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, përshëndeti zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili falënderoi të gjithë nxënësit që pranuan të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi që promovon politikat e rekrutimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i FA, si pjesë e një procesi rinovimi dhe shëndoshjeje të vazhdueshme të kësaj Force të Arma-tosur, e cila tashmë është pjesë dinjitoze e NATO-s. Ardhja në FA tashmë është

një proces i hapur dhe transparent, ka vijuar më tej zv.ministri Koçi, një proces i cili është i mbështetur me ligj, norma e rregullore që garantojnë meritokraci në këtë proces. Ju e dini që tashmë jo vetëm Shqipëria, por edhe rajoni e më gjerë ka probleme të mëdha sociale, siç është papunësia, i cili kërkon zgjidhje. Politikat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave tona të Ar-matosura ofrojnë një zgjidhje modeste në këtë fushë. Në fillim të vjeshtës, në muajt shtator-tetor do të punësojmë rreth 250 ushtarakë të rinj.

Zoti Koçi theksoi se profesioni i ushtarakut është një profesion i bukur, serioz, një profesion i cili të ofron mundësi të mëdha. Nuk është më si

dikur kur ushtarakët tanë rrinin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Tashmë ushtarakët tanë, në të gjitha pozicionet ushtar, nënoficer apo ofi-cer shërbejnë edhe në vende të tjera të botës, jo vetëm në Afganistan, jo vetëm në zonat e nxehta të luftës, por edhe në struktura qendrore, struktura drejtuese, komanduese dhe koordinuese të NATO-s. Në këto takime, gjim-nazistëve iu shpërndanë çanta dhuratash, të cilat përmbanin një bluzë, një kapele dhe një stilolaps me logon e Qendrës së Personel Rekrutimit me moton “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”, përgatitur nga Sektori i Marketingut në Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Nëse rekrutohesh dhe

bëhesh pjesë e FA, përf-

timet dhe mundësitë janë

më të mëdha, pasi lidhet

një kontratë pune e rregullt

dhe e sigurt, përfitohet

shërbim shëndetësor falas

për vete dhe familjen, krijo-

het mundësi arsimimi dhe

kualifikimi brenda e jashtë

vendit pa pagesë, bëhet

pajisja me vlerën e ushtarit

profesionist, i cili përfiton

të gjitha të drejtat që para-

shikon Statusi i Ushtarakut

të Republikës së Shqipërisë.

Page 3: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 3zyrtare

Mirëdita të gjithëve dhe ju falënderoj shumë për fjalët e dashura! E dini që jam e emocionuar? Kam

kaq vite pa ardhur këtu në këtë shkollë. Ato vite kanë qenë të ndryshme nga këto që ju jetoni sot. Pa as më të voglin dys-him këto janë shumë më të mira se ato. Por mos harroni që edhe ne kemi qenë gjimnazistë dhe gjimnazistët në të gjitha epokat kanë ca gjëra shumë të përbash-këta, përveç moshës së re: dëshirën për të bërë atë që të kanë ndaluar të bësh, dëshirën për ti bërë dredha zyshës atë ditë që nuk ke mësuar, dëshirën për t’u bërë ai që mendon se do të jesh nesër pa u lodhur, dëshirën për të ngacmuar shoqen e bankës dhe unë do t’ju tregoj një histori të pabesueshme, por që ka ndodhur realisht. Në vitin 1980, ku unë kisha dy vjet që isha gjimnaziste, vinte ekipi gjerman i futbollit për të lu-ajtur me kombëtaren shqiptare. Në atë kohë ne kishim shumë pak dritare, ku të mund të kishim kontakte me botën e jashtme, por na u dukte shpeshherë më intriguese. Nuk i kishim gjërat kollaj siç i keni ju sot. Keni të gjithë nga një iphone, ipad, samsung galaxy dhe ju mjafton një “touch” për t’ju hapur çdo dritare të botës. Ne e kishim ndryshe. Unë njihesha si një vazjë që rrija gjithë ditën me djemtë dhe bisedoja rreth futbollit. Atë ditë na mbyllën derën e shkollës dhe u detyrova me gjithë dy shokët e mi të kaloja murin dhe kam bërë “Sami Frashëri”- “Rinas” në këmbë me gjithë frikën se mund të më thyhej ndonjë notë në sjellje dhe unë konsiderohesha një nxënëse e spikatur e mirë, për të parë ekipin gjerman që zbriste. Ky ishte “Sami Frashëri” im.

“Samiu” ishte me të vërtetë nja markë. Dhjeta e Samiut ishte më tepër se dhjetë në universitet. Kam 35 vjet që kam mbaruar gjimnazin dhe kujtoj me respekt e nostalgji zyshat e shkollës. Unë jam kjo që jam sepse ato kanë qenë ato që kanë qenë. Ju jeni në një moment thelbësor të jetës dhe nuk e është e lehtë të vendosësh për jetën tënde kur je 17-18 vjeç, sepse nuk është e lehtë në asnjë lloj moshe, je gjithnjë në dilemë. Për fat të mirë, keni mundësi

zgjedhjeje dhe duhet të keni heronjtë tuaj që duhet t’ju udhëheqin. Pa heronj, mos e nisni fare rrugën. Heronjtë tuaj mund të jenë prindërit tuaj, mund të jetë

një futbollist i Barcelonës, heroi juaj mund të jetë vetë Samiu. “Shqipëria çka qenë, c’është e c’do të bëhet. Është një nga kryeveprat që një shqipfolës

mund të ketë shkruar. Çfarë do të bëhet Shqipëria? Si e mendoni vendin nesër? Shpresoj më të mirë se këtë të sotmin apo jo? Ku do ta fillonit ju diskutimin? Unë do ta filloja tek mundësitë më të mëdha që duhet të ketë gjithsekush prej jush për të zgjedhur, për të marrë një profesion, për të bërë një karrierë, për të ndërtuar një familje dhe për të trashëguar çdo gjë që ju do të dini nesër për të qenë të shëndetshëm, për të qenë të lumtur. Duhet të besoni tek vetja e të luftoni fort që të bëheni njerëz që gjithsekush të ketë respekt për ju. Unë kam qenë një nxënëse e Samiut me dhjeta, kam djersirë për ato nota, pa lënë futbollin pa shikuar apo muzikën pa dëgjuar. Cili është një hero i juaj nesër? Mund të jetë ushtaraku i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë pa as më të voglin dyshim. Njerëz te disiplinuar, që kanë respekt për veten dhe punën që bëjnë, njerëz që sakrifikojnë, që ju në darkë të flini të qetë, prindërit tuaj më shumë se sa ju, që kanë ankthin dhe merakun e sigurisë tuaj, të së ardhmes tuaj. Ata nuk duken, nuk i shikoni përditë nëpër rrugë, por janë atje në ruajtje të çdo centimetri të Republikës së Shq-ipërisë. Madje janë dhe më shumë se kaq, janë dhe atje ku detyra ushtarake kërkon, për të vënë siguri dhe rregull në një botë që nuk është e jona, por që mund ta dëmtojë këtë botën tonë. Pse duhet njëri të bëhet ushtarak thënë në zhargonin e përditshëm? Sepse ka një shans më tepër, sepse ka një mundësi më shumë, ka një trajtim më të mirë dhe këtë mund ta bëni nesër duke qenë inxhinier edhe duke qenë biolog edhe duke qenë mjek. Ose mund ta filloni karrierën që sot. Është një botë që për ju është pothuajse e panjohur ose përveç

dikujt që ka në familje dikë të tillë. Ju ftoj ta sfidoni ambientin ku jetojnë pse jo të surprizoni edhe veten tuaj duke tentuar këtë gjë. Shanset i keni shumë të mëdha edhe të studioni jashtë për shkak të kësaj karriere, i keni shanset shumë të mëdha për të pasur nesër një karri-erë brilante që do t’ju mundësonte një siguri në jetë që jo domosdoshmërisht gjithkush e ka sot në tregun e punës për fat të keq. Bëjeni këtë pasi të jeni të bindur që ajo që kërkoni nga jeta është gjëja e duhur. Unë ju siguroj se nëse jeni munduar deri më sot për të mbërritur këtu nuk keni parë asgjë nga jeta. Jeta është shumë më shumë se kaq dhe duhet të keni respekt për veten e që të keni respekt për veten duhet t”i bëni gjërat me seriozitet pa u larguar nga veprimtaritë e moshës, të pasurit shoqëri, të marrit me sport, të dëgjuarit muzikë, duhet ta djersini atë që do bëni nesër. Stereotipat e krijuara në këto vite nga shoqëria shqiptare që ti bën këtë punën që bëj unë pa shkuar në shkollë, që ti bëhesh me para pa mësuar, pa punuar që ti bëhesh një super yll vetëm se bën diçka që për shoqërinë mund të duket për momentin intriguese, por në fund të ditës gjëja që qëndron është komplet një tjetër, që ka të bëjë me thelbin, forma duhet, por është në funksion të thelbit. Keni respekt për veten, mësoni shumë, duajeni veten shumë, respektojini prindërit, por mendoni që karriera juaj mund të ketë një fillim dhe mbarim të shkëlqyer duke qenë pjesë e një armate që është pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare që quhet Forcat e Armatosura të Republikë së Shqipërisë.

Ju falënderoj dhe ju uroj shumë suksese në provimet e maturës!

Fjala e ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli:

Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i FA-së

“hapa të mëtejshme për të bërë forcat tona më të gatshme” Ministrja Kodheli takohet me nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”

Në Kuadër të FazëS Së dytë të FuShatëS për reKrutiMiN e të riNjve Në Forcat e arMatoSura

Kodheli: Karriera juaj mund të ketë një fillim dhe mbarim të shkëlqyer duke qenë pjesë e një ar-mate që është pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare që quhet FA e Republikë së Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka zhvilluar një takim me nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”. Takimi u zhvillua në kuadër të fazës së dytë të fushatës që po bëhet për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Armatosura. Të pranishëm ishin edhe komandanti i Qendrës së Personel Re-krutimit, kolonel Leonard Çoku, drejtoresha Qen-drës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit, znj. Mirela Roshi, drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” znj. Rajmonda Kanina etj. Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, që në fillim të fjalës së saj ka evidencuar vlerat dhe traditën shumë të mirë që ka përcjellë ndër breza gjimanzi “Sami Frashëri”, një ndër shkollat elitare në Tiranë. “Gjimnazi Sami Frashëri, - u shpreh ajo, - ishte me të vërtetë një markë. Dhjeta e “Samiut” ishte më tepër se dhjetë në universitet. Kam 35 vjet që kam mbaruar këtë gjimnaz dhe kujtoj me respekt e nostalgji zyshat e shkollës. Unë jam kjo që

jam sepse ato kanë qenë ato që kanë qenë”. Më tej, duke iu drejtuar nxënësve të kësaj shkolle, ministrja Kodheli theksoi: “Ju jeni në një moment thelbësor të jetës dhe nuk është e lehtë të vendosësh për jetën tënde kur je 17-18 vjeç, sepse nuk është e lehtë në asnjë lloj moshe, je gjithnjë në dilemë. Për fat të mirë, keni mundësi zgjedhjeje dhe duhet të keni heronjtë tuaj që duhet

t’iu udhëheqin. Pa heronj, mos e nisni fare rrugën. Heronjtë tuaj mund të jenë prindërit tuaj, mund të jetë një futbollist i “Barcelonës”, heroi juaj mund të jetë vetë rilindasi ynë i madh Samiu. “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet” është një nga kryeveprat që një shqipfolës mund të ketë shkruar…Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i FA të Republikës së Shqipërisë pa as më të voglin dyshim. Njerëz të disiplinuar, që kanë respekt për veten dhe punën që bëjnë, njerëz që sakrifikojnë, që ju në darkë të flini të qetë, prindërit tuaj më shumë se sa ju, që kanë ankthin dhe merakun e sigurisë tuaj, të së ardhmes tuaj. Ata nuk duken, nuk i shikoni përditë nëpër rrugë, por janë atje në ruajtje të çdo centimetri të Republikës së Shqipërisë. Madje janë dhe më shumë se kaq, janë dhe atje ku detyra ushtarake kërkon, për të vënë siguri dhe rregull në një botë që nuk është e jona, por që mund ta dëmtojë

këtë botën tone”. Me këtë rast, gjimnazistëve iu shpërndanë çanta dhuratash, të cilat përmbanin një bluzë, një kapele dhe një stilolaps me logon e Qendrës së Personel Rekrutimit me moton “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”, përgat-itur nga Sektori i Marketingut në Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit.

Page 4: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 20154 zyrtare

Është zhvilluar sot në sheshin qendror të garn izoni t “Skënderbej” ceremonia e titullimit nënoficer aktiv

dhe gradimit nëntetar të 150 vetëve të përzgjedhur nga personeli ushtar/detar nga të gjitha Forcat dhe njësitë mbështetese të Forcave të Armato-sura. Në këtë ceremoni ishte i pran-ishëm shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjen-eralmajor Zyber Dushku, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm etj.

Nënoficerët e rinj të rreshtuar në sheshin qendror të garnizonit “Skën-derbej” i përshëndeti shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili u uroi mirëseard-hjen në trupën krenare dhe të nderuar të nënoficerëve të Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë. “Të gjithë prej jush e meritoni të mbani mbi supe shiritin e parë ose majën e shigjetës që ju hijeshon supet dhe me këtë rast uroj edhe të gjithë trupën e nënoficerëve të FA, duke filluar me 150 nëntetarët dhe me gjithë gradat e tjera”, - është shprehur gjeneralmajor Bazo.

Në vijim të fjalës së tij, gjen-eralmajor Bazo, duke iu drejtuar nënoficerëve të sapo graduar, theksoi se, tashmë ju keni ndryshuar një status

dhe keni mbi supe shiritin e parë, keni marë detyra të reja, diçka ndryshon edhe në pagë, por thelbi i ndryshimit cilësor të sotshëm është ndryshimi i përgjegjësisë që ju keni në ushtrimin e karrierës. “Çelsi i suksesit dhe i sekreti për të kryer një detyrë në per-formancën më të mirë të mudshme,- ka nënvizuar më pas ai,- është që t’i besosh njerëzve që të janë vënë nën komandë, t’i duash ata dhe të jeshë i sigurt që do të bëjnë mrekullira për ty. Lidershipi ndërtohet mbi besim dhe besimi ndërtohet mbi nder. Sekreti tjetër që e mban besimin gjallë dhe i bën njërëzit që të bëjnë mrekullira për

ty është nderi dhe integriteti moral që duhet t’iu karakterizojë juve”.

Në përfundim të fjëlës së tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo u përcolli nënoficerëve të sapo titul-luar dhe graduar një urim të veçantë: Paçi një karrierë të gjatë dhe të suk-sesshme, shëndet dhe ndajeni këtë gëzim me njerëzit tuaj të dashur, suksese të mëtejshme! Në emër të trupës së nënoficerëve në Forcat e Armatosura përshëndeti kapter Arben Avdia, ndërsa në emër të nënoficerëve të titulluar dhe graduar përshëndeti nëntetare Manjola Aliaj.

Ceremoni për titullimin nënoficer aktiv në Forcat e Armatosura

“akademi përkujtimore” në nderim të dëshmorëve ilir konushevci dhe hazir MalaNë sallën e auditoriumit të Min-

istrisë së Mbrojtjes u zhvillua ceremonia e përkujtimore e 17-vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit gjeneral Ilir Konush-evci dhe bashkëveprimtarit të tij dr. Hazir Malaj. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm: zv.ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës, znj. Rita Hajzeraj; për-faqësuesi i FA Shqiptare, gjeneral brigade Qemal Shkurti; i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, z. Ramiz Lladrovci; ko-mandanti i KDS në FSK, gjeneral brigade Enver Cikaqi; komandanti i RCM në FSK, kolonel Shaip Haziri; ish-komandanti i FSK-së, gjeneral lejtënant Kadri Kastrati, familjarë, miq dhe kolegë të dëshmorëve etj. Në emër të ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe Shefit të Shtabit

të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, përshëndeti në këtë ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorëve Konushevci dhe Mala, gjeneral brigade Qemal Shkurti. Në fjalën e tij gjeneral brigade Shkurti u shpreh se duke nderuar sot jetën dhe veprën e Ilir Konushevcit dhe Hazir

Malës, ne nderojmë edhe veprën dhe heroizmin e të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e Kosovës, të cilët ven-dosën gjithçka kishin më të shtrenjtë, vendosën jetën e tyre, gjakun e tyre, familjet e tyre. “Nuk ka asnjë gjë më të çmueshme se sakrifica sublime e dëshmorëve për Atdhe. Atdheu nuk

i harron bijtë e vet, kujtimi për ta është i shenjtë dhe do të qëndrojë gjithmonë lart në kujtesën e kombit”, ka përfunduar përshëndetjen e tij në këtë ceremoni të veçantë gjeneral brigade Shkurti. Më pas, kanë për-shëndetur edhe zv.ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës

së Kosovës, znj. Rita Hajzeraj dhe komandanti i Komandës së Doktri-nës dhe Stërvitjes të FSK, gjeneral brigade Enver Cikaqi. Ceremonia u përmbyll me interpretimin e dy këngëve kushtuar Dëshmorëve Kombit, gjeneral Ilir Konushevci dhe dr. Hazir Mala.

Gjeneralmajor Bazo: Lidershipi ndërtohet mbi besim dhe besimi ndërtohet mbi nder. Sekreti që e mban besimin gjallë dhe i bën njerëzit që të bëjnë mrekullira për ty është nderi dhe integriteti moral që duhet t’iu karakterizojë juve

Page 5: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 5zyrtare

Fillim ditët e muajit maj shënuan një moment të rëndësishëm në memorien dhe axhendën e drejtorisë

së Bashkëpunimit Civilo-Ushtrak në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së dhe të personelit të saj. Pikërisht në datat 4-8 maj, Tirana mirëpriti aktivitetin e NATO-s “CIMIC Key Leader Confer-ence”, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë të SHAPE, ACT, ACO, Qendra e Ekselencës të CIMIC e NATO-s etj. Më shumë se 60 përfaqësues të strukturave të SHAPE dhe NATO-s, si dhe përfaqësues të lartë të strukturave të FA-së ndoqën me interes punimet e kësaj konference.

Konferenca i zhvilloi punimet në tre sesione, gjatë të cilëve u prezantuan mekanizmat e nevojshme të NATO-s në përgjigje të zhvillimeve më të fundit me impakt në aktivitetet e CIMIC. Aktiviteti u ndoq edhe nga drejtues të strukturave të BCU në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së dhe në njësitë e repartet kryesore të Forcave të Ar-matosura.

Qëllimi i këtij aktiviteti të rëndë-sishëm të Aleancës Euro-Atlantike ishte diskutimi dhe vlerësimi i mësi-meve të deritanishme nga teatri i op-eracioneve të ndërmarra nga Aleanca, implementimi i CIMIC në stërvitjet e përbashkëta, si dhe adoptimi i rolit dhe strukturave të CIMIC në përballje me sfidat e mundshme të NATO-s. Krahas prezantimeve dhe diskutimeve nga ana e personelit të strukturave të CIMIC të NATO-s, një dimension më të gjerë i dhanë këtij aktiviteti edhe lektorë dhe profesorë të fushës akademike. Çështje të tilla si “Fëmijët dhe konfliktet e armatosura”, “Genderi dhe dhuna seksuale”, “Mbrojtja e vlerave kultu-rore”, janë duke u përfshirë gjithnjë e më tepër në “biznesin e përditshëm” të ekipeve të CIMIC të Aleancës.

Mund të themi me kënaqësi që në zbatim të urdhërave dhe programeve të dedikuara këtij aktiviteti, nga ana e Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak u realizuan me sukses të gjitha detyrat që kishin të bënin me organizimin, mbarëvajtjen dhe zhvil-limin e aktivitetit.

Konferenca e CIMIC-ut u drejtua nga drejtori i Drejtorisë së CIMIC në SHAPE, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, i cili e vlerësoi atë si një rast shumë domethënës për të analizuar dhe vlerësuar të gjithë së bashku rolin aktual të CIMIC, si dhe për të qenë të gatshëm për t’ju përgjigjur sfidave të mundshme të së ardhmes.

Momenti më kulmor i këtij ak-tiviteti ishte takimi i ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, me shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral lejtënant Ëerner Freers. Ministrja Kodheli ka falënderuar gjeneral Freers për organizimin e kësaj konference të rëndësishme në vendin tonë dhe për pjesëmarrjen e tij dhe të përfaqësuesve të shumë strukturave të NATO-s në këtë aktivitet. Të dy bash-këbiseduesit diskutuan lidhur me zhvil-limet e fundit në fushën e sigurisë në Europë dhe në kufijtë e saj, si dhe rreth

rreziqeve që i vijnë Aleancës nga Lindja dhe Jugu, si dhe për masat që janë marrë dhe po merren për parandalimin e tyre. Gjithashtu, ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s, gjeneral lejtënant Freers, me punën që po bëhet për modernizimin e Forcave të Armato-sura të Republikës së Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në përgatitjen dhe modernizimin e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë si repart prioritar në an-gazhimet në NATO, si dhe me projektet e mëtejshme të zhvillimit në fushën e modernizimit të FA Shqiptare. Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral lejtënant Ëerner Freers, falën-

deroi ministren e Mbrojtjes Kodheli për masat që ishin marë për zhvillimin me sukses të Konferencës së NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”. Po kështu gjeneral lejtënant Freers vlerësoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se Shqipëria ka treguar dhe po tregon një vazhdimësi për tu admiruar në këtë fushë.

Sesionit kryesor të konferencës së CIMIC iu bashkuan edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacio-net (ACO), gjeneral lejtënant Ëerner

tike synojnë të përforcojnë paqen dhe të ulin kërcënimet, një numër i madh i ushtarëve tanë është i angazhuar në operacione jo kinetike që synojnë të ndihmojnë në “shtet ndërtimin”. Kush tjetër përveç njerëzve të CIMIC-ut mund të kryejë më mirë këto lloj opera-cionesh?...” , ka theksuar, ndër të tjera, në fjalën e tij gjeneralmajor Bazo.

Gjeneral lejtënant Freers iu adresua audiencës së Konferencës duke e vënë theksin në tre elementë kryesor, të cilët komuniteti i CIMIC në Aleancë, por jo vetëm, duhet t’i ketë në konsideratë: relevancë, integrimin dhe adaptimin.

Duhet theksuar gjithashtu se zhvil-limi i konferencës së CIMIC të NATO-s në vendin tonë vjen në një moment të rëndësishëm në punën dhe angazhimet e strukturave të CIMIC në Forcat tona të Armatosura. Siç jemi në dijeni, në përmbushje të detyrimeve të Objektivit të Kapacitetit CT 3110 “CIMIC Capa-bilities”, nga ana jonë po punohet in-tensivisht për plotësimin e standardeve të kërkuara nga Aleanca, sidomos në drejtim të kompaktësimit dhe aftësimit të personelit të Detashmentit të CIMIC. Mësimet e nxjerra dhe përfundimet e kësaj konference do të jenë në qendër të punës sonë, me qëllim përmirësimin e procedurave dhe metodave të apli-kuara, por edhe në përditësimin dhe kualifikimin e personelit personelit të CIMIC. Tashmë njohuritë janë rritur, po kështu edhe përvoja është zgjeruar, por kërkohet më shumë punë, përkush-tim dhe adaptim nga specialistët dhe punonjësit e kësaj strukture.

Freers. Në përshëndetjen e tij, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo, vlerësoi maksimalisht zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm në vendin tonë. “Op-eracionet e shkuara dhe ato aktuale të Aleancës sonë kanë treguar se lufta ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar edhe përqasja me të cilën NATO është përballur në secilin prej këtyre operacioneve. Nga Afganistani në Kepin e Afrikës, nga Libia në Ballkan, gjeografia e op-eracioneve të ndërmarra nga NATO-s është zgjeruar në mënyrë të tillë, që t’u përgjigjet spektrit të operacioneve. Ashtu sikundër operacionet tona kine-

Kolonel Manushaqe shehu, drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit

Civilo-ushtrak

Strukturat e CIMIC të NATO-s do të rishikojnë rolin dhe detyrat, në mënyrë që të përballet suksesshëm me sfidat e mundshme të së ardhmes

“CIMIC Key Leaders”, konferencë e suksesshme në Tiranë

fillon kursi i parë për instruktorit e EOd-sëMë datën 10.5.2015 në mjediset e

Qëndrës Stërvitore të Komandës Mbështetëse u zhvillua ceremonia e fil-limit të kursit të parë për instruktorët e EOD niveli I. Morën pjesë në ceremoni komandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani, për-faqësues ushtarak amerikan nga Garda e Neë Jersey dhe Ambasada Amerikane, Drejtori i J3 në SHP, kolonel Fatmir Loka, komandanti i Qëndrës Stërvitore, kolonel Shkëlqim Çela, drejtues të reparteve në vartësi të KM-së, si dhe të ftuar të tjerë. Fjalën e hapjes e mba-jti komandanti i Qëndrës Stërvitore, kolonel Shkëlqim Çela, i cili falëndroi në mënyrë të veçantë mbështetjen e pakursyer të Gardës së Neë Jersey-t për trajnimin e përsonelit të kompanisë EOD-i. Më pas ai përshëndeti dhe uroi kursantët me rastin e fillimit të kursit, duke iu kërkuar përkushtim, disiplinë të lartë dhe devotshmëri në realizimin e ketij kursi shumë të rëndësishëm për karjerën e tyre në FA.

K o m a n d a n t i i K o m a n d ë s Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani vlersoi ndihmën e dhënë nga Garda e Neë Jersey-t, si dhe kërkoi prej

kursantëve përvetësimin maksimal të njohurive, me qëllim që dijet e fituara të implementohen dhe të krijojnë një gjeneratë të re instruktorësh EOD në FA.

Majori Richard Karcher theksoi në fjalën e tij se, është kënaqësi për mua që projekte të përbashkëta si këto finali-zohen në këtë kurs EOD. Për ne, për-faqësuesit e Ushtrisë Amerikane është nder dhe privilegj që bashkëpunojmë me një aleat të vyer si FASH. Ai

theksoi se ndihma dhe bashkëpunimi i Gardës Neë Jerseyt me FARSH do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ky kurs u bë i mundur edhe falë punës së palodhur të dy oficerëve të strukturave të EOD, kapiten Vladimir Pica dhe kapiten Artan Azizi, të cilët nga puna dhe përkushtimi i tyre, ma-terialet voluminoze të përgatitura prej tyre janë në dispozicion të ketij kursi që hapet rishtas në strukturat e Komandës Mbështetëse. Ata mbajnë dhe peshën

e mbarëvajtjes dhe vendosjen e eks-periencës së tyre të fituar në Ushtrinë Amerikane, si dhe në ushtritë e tjera të NATO-s në funksion të ketij kursi. Në këtë kurs EOD marrin pjesë 14 kursantë që do të përgatiten për fazën e instruktorit EOD dhe mes tyre ka edhe efektivë të Policisë Shtetit (RE-NEA), si dhe të Forcës Detare. Ky është një bashkëpunim me nje traditë tashmë të vazhdueshme në fushën e anti-eksplozivëve dhe çminimeve .

Page 6: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 20156 forcat e armatosura

Qendra e Personel Rekrutim-it, është një nga strukturat e rëndësishme të Forcave të Armatosura ku krahas të

tjerave realizohen praktikisht të gjitha hapat e ciklit jetësor të personelit së Forcave të Armatosura, nga rekrutimi për ushtar/detar aktiv, oficer, deri në përkujdesjen ndaj ushtarakëve në pension dhe familjeve të tyre. Puna e Qendrës së Personel Rekrutimit është fokusuar në kryerjen e fushatave pro-movuese dhe informuese të grupeve të interesit dhe individëve mbi mundësitë që ofrojnë FA, për një karrierë të sigurt dhe një të ardhme më të mirë për të rejat dhe rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e saj.

Rekrutimi kryhet në përputhje të plotë të kërkesave të Ligjit 59/2014, datë 12.6.2014 “Për karrierën e ush-tarakut në Forcat e Armatosura” si dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore në zbatim të tyre. I rekrutuari në FA, ka: një kontratë pune të rregullt dhe të sigurt, shërbim shëndetësor falas për vete e familjen, mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, fiton aftësi të reja profe-sionale, ushtari/detari aktiv i Forcave të Armatosura i rekrutuar, përfiton të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë. I rekrutuari, edhe pas mbylljes së karri-erës ushtarake, ka përfitime suplemen-tare. Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura u ofron të rinjve e të rejave, shanse të barabarta, mos diskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fe-tare, vendbanimit si dhe pagë, përfitime dhe kompensime të tjera sipas veçorive të shërbimit ushtarak në Forcat e Ar-matosura. Ushtarët/detarët aktivë janë tashmë i vetmi burim për nënoficerët. Ndaj, rekrutimi i tyre ka rol të rëndë-sishëm në cilësinë e personelit ushtarak në Forcat e Armatosura. Përmbushja e kësaj kërkese kërkon që të rekrutohen shtetas me një profil të lartë qytetar, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe që kanë një nivel të lartë arsimor dhe kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përmirësimit të procesit të përzgjedhjes dhe motivi-mit. Kandidatët e regjistruar zhvillojnë dhe testimet përkatëse. Pas kontrollit fiziko-shëndetësor, janë tre testime të rëndësishme e të mirë-përcaktuar: testimi fizik, testimi intelektual me dy pjesë: testim i përgjithshëm intelektual dhe testim sipas specialiteteve si dhe testimi psikologjik. Pas përfundimit të

testit psikologjik, Qendra e Personel Rekrutimit, shpall listën përfundimtare të rezultateve të arritura nga aplikuesit/konkurrentët, sipas specialiteteve. Ky është imazhi i ri i rekrutimit për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura. Këto janë risitë e rekrutimit në këtë fazë, në Forcat e Armatosura. Kjo është struktura që kryen këto procedura rekrutimi në Forcat e Armatosura. Ky është transformimi i Forcave të Ar-matosura.Përfitimet e ushtarakut:Jeta, figura dhe dinjiteti i ushtarakut dhe i familjes së tij janë të paprekshme.Kanë një kontratë pune të rregullt dhe të sigurt.Përfitojnë shërbim shëndetësor falas për vete e familjen.Kanë mundësi arsimimi dhe kualifikime brenda e jashtë vendit pa pagesë. Firojnë aftësi të reja profesionale.Pjesëmarrje në misione jashtë vendit.E drejta e pushimit në Shtëpitë e Push-imit të Ushtarakëve. Ushtaraku kompensohet me qera banese kur është jashtë vendbanimi, kompen-sim ushqimi.

QPR, fushatë intensive sensibili-zuese për rekrutimin në Fa

Për ngritjen në një stad më të lartë të rekrutimit në FA, Qendra e Personel Rekrutimit po zhvillon një fushatë rekrutimi për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura, e cila i paraprin fazës së dytë të rekrutimeve, që do të zhvillohet gjatë muajve shtator-tetor të

këtij viti. QPR paraqiti një përmbledhje të gjithë procesit të rekrutimit për ush-tarë/detarë aktiv, arsyet përse të rinjtë duhet të bëhen pjesë e FA, vlerave që përfaqësojnë në shoqërinë shqiptare si dhe përfitimet që mund të kenë ata si pjesë e saj.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e disa prej gjimnazeve të kryeqytetit, ndër të cilët: “Ismail Qemali”, “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri” dhe u prit me mjaft interes nga të rinjtë e të rejat e këtyre shkollave. Kryefjala e takimeve ka qenë rekrutimi si “portë hyrëse” në Forcat e Armatosura, si fil-lim i një pune të re, kontratë të sigurt

me një nga institucionet më serioze të vendit. Të pranishëm në këto takime ishin komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, për-faqësues të Sektorit të Rekrutimit pranë QPR, drejtorë drejtorish të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues të Sektorit të Marketingut pranë Qendrës së Kul-turës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit si dhe drejtuesit përkatës të këtyre shkol-lave. Gjithashtu, fushata e rekrutimit u zhvillua dhe në Agjencinë e Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit, në ambientet e së cilës aktualisht po kryejnë praktikën mësimore nxënësit

e Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco”. Ky takim u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale e Rinisë dhe ishte i pranishëm dhe komandanti i ASNI, nënkolonel Ulsi Rexha.

Gjatë takimeve, gjimnazistëve ju shpërndanë çanta dhuratash, të cilat përmbanin një bluzë, një kapele dhe një stilolaps me logon e Qendrës së Personel Rekrutimit me moton “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”, përgatitur nga Sektori i Marketingut në Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit. Gjatë

Vijon fushata e fazës së dytë të rekrutimit në FA me nxënësit e shkollave të mesme

Qendra e Personel Rekrutimit, promotor për rekrutimin në FA

Kolonel Çoku: Çdo shtetas që dëshiron të bëhet pjesë e FA, do të shërbejë në një institucion serioz ku njerëzit respektohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre

alBa Musaraj

“Ne kemi një status ushtaraku që ka shumë privilegje: duke u bërë pjesë e FA, në moshën që keni, ju do të provoni disa emocione që nuk i provojnë normalisht të tjerët. Duke u bërë pjesë e Forcave të Ar-matosura, ju do të shkoni në misione jashtë vendit. Rekru-tuesi më i mirë dhe fondi më i përshtatshëm janë vetë Forcat e Armatosura, performanca e tyre e shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit. Forcat e Arma-tosura janë ato që kanë kon-taktin e parë me vështirësitë si brenda ashtu dhe jashtë vendit.”

Page 7: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 7forcat e armatosura

Rekrutimi për në FA, është “porta hyrëse” për në FA, është fillimi i një pune të re, është trans-formimi nga qytetar i thjeshtë, në një qytetar me uniformë, ku pas veshjes së kësaj uni-forme, nuk përfaqësohet më vetëm personi, por përfaqësohet FA, përfaqësohet kombi.

vizitës që u zhvillua nëpër gjimnaze, komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku i njohu gjimnazistët me mundësitë dhe përfitimet që ata do të kenë nëse i bashkohen radhëve të Forcave të Armatosura. Duhet theksuar se pas takimit të parë që u zhvillua me nxënësit e gjimnazit, që ishte mjaft frytdhënës, rezultoi se kërkesat për t’ju bashkuar radhëve të Forcave të Armatosura u shtuan shumë. Kolonel Çoku në këto takime ka bërë me dije se, personat që u testuan në muajin shtator sot ndjekin

Stërvitjen Individuale në Bunavi, Vlorë, si fitues të garës dhe do fillojnë punë në Forcat e Armatosura, dikush si specials, dikush në Policinë Ushtarake, etj, dhe një pjesë e tyre në muajin mars të vitit që vjen do të jenë pjesë e kontingjentit që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u promovuar oficer. Të gjithë ata që janë me shkollë të lartë kanë dhe një mundësi tjetër për t’u promovuar oficer dhe kjo është arsyeja që ne duam të zgjedhim ajkën e këtij kombi për të mbajtur këtë uniformë kaq të lakmuar ngatë gjithë, ka shpjeguar

komandanti i QPR-së. Rekrutimi për në FA, është “porta

hyrëse” për në FA, është fillimi i një pune të re, është transformimi nga qytetar i thjeshtë, në një qytetar me uni-formë, ku pas veshjes së kësaj uniforme, nuk përfaqësohet më vetëm personi, por përfaqësohet FA, përfaqësohet kombi. Në aspektin tjetër e kam konsideruar porta hyrëse, pasi është QPR struktura që në bazë të rezultateve të arritura në teste bën përzgjedhjen e personelit për ushtar/detar aktiv në FA.

Në Qendrën e Personel Rekrutimit menaxhohet i gjithë cikli jetësor i per-sonelit, që nga momenti kur futet në Forcat e Armatosura deri në momentin që del në pension. Gjithashtu, kolonel Çoku në takimet me gjimnazistët është fokusuar më shumë edhe në përku-jdesjen që tregohet nga strukturat e MM dhe SHP për personelin ushtarak që rekrutohet në radhët e Forcave të Armatosura. “Ne kemi një status ush-taraku që ka shumë privilegje: duke u bërë pjesë e FA, në moshën që keni, ju do të provoni disa emocione që nuk i provojnë normalisht të tjerët. Duke u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, ju do të shkoni në misione jashtë vendit. Rekrutuesi më i mirë dhe fondi më i përshtatshëm janë vetë Forcat e Arma-tosura, performanca e tyre e shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit. Forcat e Ar-matosura janë ato që kanë kontaktin e parë me vështirësitë si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Për rastet e emergjencave civile FA kanë qenë gjithnjë të gatshme dhe i kanë ardhur në ndihmë popullatës në çdo skaj të Shqipërisë. Pra, këto janë Forcat e Armatosura që ne duam të promovojmë dhe të marrim njerëzit më të mirë në radhët tona. Të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e FA kanë një kontratë të përhershme pune dhe një karrierë të vazhdueshme. Nëse rekruto-hesh dhe bëhesh pjesë e Forcave të Ar-matosura, përftimet dhe mundësitë janë më të mëdha, pasi bëhet pajisja me një kontratë pune të rregullt dhe të sigurt, përfitohet shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen, krijohet mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, fitohen aftësi të reja profesionale, bëhet pajisja me vlerën e ushtarit profesionist, i cili përfiton të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë. Çdo shtetas që dëshiron të bëhet pjesë e

Forcave të Armatosura, do të shërbejë në një institucion serioz ku njerëzit res-pektohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre”, ka nënvizuar në vijim të fjalës së tij në këto takime komandanti i QPR, kolonel Leonard Çoku.

I veçantë ishte sidomos takimi me nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Luara-si”, ku ishte i pranishëm zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, i cili falënderoi të gjithë nxënësit që pranuan të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi që promovon politikat e rekrutimit nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, si pjesë e një procesi rinovimi dhe shën-doshjeje të vazhdueshme të kësaj Force të Armatosur, e cila tashmë është pjesë dinjitoze e NATO-s. Zëvendësministri

i Mbrojtjes, duke iu drejtuar nxënësve, është shprehur se, ju e dini tashmë që jo vetëm Shqipëria, por edhe rajoni e më gjerë ka probleme të mëdha sociale, siç është papunësia, i cili kërkon zgjid-hje. Politikat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcave tona të Armatosura ofrojnë një zgjidhje modeste në këtë fushë. Në fillim të vjeshtës, në muajt shtator - tetor do të punësojmë rreth 250 ushtarakë të rinj në Forcat tona të Armatosura. Ai u ka folur nxë-nësve për profesionin e ushtarakut, i cili, sipas tij, është një profesion i bukur, serioz, një profesion i cili të

ofron mundësi të mëdha. Nuk është më si dikur kur ushtarakët tanë rrinin brenda territorit të Republikës së Shq-ipërisë. Tashmë ushtarakët tanë, në të gjitha pozicionet ushtar, nënoficer apo oficer shërbejnë edhe në vende të tjera të botës, jo vetëm në Afganistan, jo vetëm në zonat e nxehta të luftës, por edhe në struktura qendrore, struktura drejtuese, komanduese dhe koordinuese të NATO-s. Z. Koçi ka vlerësuar traditën dhe emrin e mirë që ka shkolla e mesme “Petro Nini”, jo vetëm në Tiranë, por në rang kom-bëtar si dhe kontributin që ka dhënë dhe mund të japë në të ardhmen për Forcat e Armatosura.

Po kështu, një takim mjaft mbresëlë-nës ishte dhe ai me nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Më entuziast dhe më mbresëlënës e bëri këtë takim prezenca e ministres së Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila ka qenë nxënëse e kësaj shkolle. Fjala e ministres Kodheli erdhi me një frymë të ngrohtë, shumë miqësore dhe me një intimitet shoqëror. Ministrja e Mbrojtjes i ftoi gjimnazistët që në zgjedhjet e tyre të udhëhiqen nga heronjtë e tyre. Heronjtë mund të jenë prindërit tuaj, mund të jetë një futbol-list i “Barcelonës”, heroi juaj mund të jetë vetë rilindasi ynë i madh Samiu. “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” është një nga kryeveprat që një shqipfolës mund të ketë shkruar… Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë pa as më të voglin dys-him. Znj. Kodheli i bëri thirrje mat-urantëve t’i bashkohen kësaj armate që është pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare që quhet Forca e Armatosur e Republikës së Shqipërisë.

Në këto takime kanë marrë pjesë drejtues dhe mësues të këtyre shkol-lave, të cilët kanë shprehur jo vetëm vlerësime të larta për punën që po bën Ministrja e Mbrojtjes dhe QPR për sensibilizimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, por edhe kanë inkurajuar maturantët e shkollave të tyre për të përkrahur dhe për t’u bërë pjesë e kontingjenteve që do t’i bashkohen radhëve së Forcave të Armatosura. Gjeografia e këtyre taki-meve do të shtrihet në ditët dhe javët e ardhëshme edhe në shkollat e mesme të qyteteve të tjera të vendit.

Page 8: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 20158

Portreti i një sportisti dhe ushtaraku të talentuar

“Mesi”, sportisti që bën krenar Forcën Tokësore

forca tokësore

Është i njohur fakti që talentet kanë shumë të përbash-këta: inteligjencën, shpirtin krijues, forcën dhe bukurinë

fizike, sakrificën dhe besimin tek vetja etj. Por në rastin në fjalë është edhe një e përbashkët tjetër, mbiemri i tyre: Mesi. Të gjithë njohim Lionel Mes-sin, talentin e futbollit argjentinas dhe mbarë botëror, por shumë pak njohin Mesin tonë, oficerin e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë të Forcës Tokë-sore. Fjala është për kapiten Bledar Mesin, sportistin dhe atletin e talen-tuar që i bën nder jo vetëm Forcave të Armatosura, por gjithë Shqipërisë. Ai është një djalosh 33 vjeçar, me trup të lidhur dhe me një buzëqeshje që e shoqëron më së shumti kudo ku ku ndodhet: në punë, në stërvitje, në shoqëri në familje…Bledar Mesi ka lindur në Shkodër më 11maj 1982, në një familje të njohur atdhetare dhe sportdashëse. Dëshira për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura i kishte lindur shopejt, por rrugë ajo mori kur në vitin 2005-2006 përfundoi Akademinë Ushtarake “Skënderbej” dhe u titullua oficer me graden nëntoger. Ka shërbyer disa vite në Batalionin e Furnizimit dhe në vitin 2010 ka marrë graden toger. Në vitin 2013 ka marrë gradën e kapitenit dhe aktualisht kryen detyren e komandantit të togës së mortajave në Batalionin e Dytë të Këmbësorisë në Forcën Tokësore.

Por CV-ja e Bledar Mesit është shumë e pasur si sportistë i talentuar dhe i suksesshëm. “Mesi” ynë ështe kampion kombëtar për rreth 16 vitesh në garat e mesme dhe të gjata të vrapi-mit, në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Rezultati i arritur nga ky sportist i shquar është më i miri në vendin tonë për rreth 20 vitet e fundit. Përveç detyrës së tij funksionale si ushtarak karriere, ai ka përfaqësuar denjësisht Forcat e Armatosura në kam-pionatet kombëtare dhe ndërkombëtare

të atletikës.Në aktivitetet sportive të krosit në

natyrë dhe 5 garësh, që zhvillohen nga Forcat e Armatosura dhe CISMI në Shqipëri, që nga viti 2006 e deri më sot, vendi i parë i përket vetëm një personi: ai është kapiten Bledar Mesi. Aktivitetet ku ai ka marrë pjesë janë të panumurta, si në shkallë kombëtare në përbërje të ekipit tonë kombëtar, ashtu dhe duke përfaqësuar Forcat tona të Armatosura. Që nga viti 2006 e në vazhdim kjo pjesëmarrje ka qenë e pandërprerë në çdo aktivitet dhe garë vjetore të zhvilluar brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Gjatë karierës së tij sportive ka marrë 100 medalje dhe diploma, nga këto 40 janë medalje në karrierën

në Forcat e Armatosura, si dhe nga aktivite të ndryshme sportive të organizuara nga CISMI (Këshilli Ndërkombëtar i Sporteve Ushtarake) në shumë vende të NATO-s. Në vi-tin 2009 në Kampionatin Botëror të CISMI-t, të zhvilluar në Itali, në 5 garësh ka zënë vend nderi. Në Mod-ena të Italisë, në vitin 2011, midis 8000 pjesëmarrësve ekipi i FA të Republikës së Shqipërisë, zuri ven-din e 12-të si ekip ushtarak dhe Mesi vendin e 18, si atlet profesionist. Në vitin 2013 në Kroaci midis ekipeve të 10 shteteve ekipi ynë kombëtar zuri dy vende të dyta, atë ekipor, si dhe në garën e vrapimit malor 12 km.

Në kuadër të ditës së NATO-s në Budapest, në vitin 2014, ekipi ynë ush-

tarak i përbërë nga kapiten Bledar Mesi dhe U2 Luiza Gega, me trajner Gerald Qirici, midis 5000 pjesëmarrësve zunë vend të parë për femra dhe vend te 7 për mjeshkuj.

Dhe sukseset e tij nuk kanë fund, ndonëse mosha e tij nuk është më në zenitin që kërkon një sport si atletika…Dy ditë më parë përfundoi Kampionati i Pesëgarëshit në nivel të Foracve të Armatosura, i cili u zhvillua ne rajonin e dislokimit të Batalionit Special dhe Batalionit Komando në Zall-Herr. Kapiten Bledar Mesi doli i dyti si sportisti me i mirë në rang ushtrie, kurse ekipi i Forcaë Tokësore zuri vnedin e parë.

Por talenti i këtij sportisti nuk përfundon këtu. Ai është edhe ar-

bitër futbolli i Superligës Shqiptare që nga viti 2001, duke arbitruar me profesionalizën dhe asnjëherë të kontestuar ndeshjet e futbollit të Superligës tonë. Mesi mendon dhe për ta vazhduar më tej përvojën që ka, sidomos tek brezat më të rinj në Forcat tona të Armatosura. Ai gjatë këtyre viteve ka krijuar dhe stërvit më shumë përkushtim e profesionalizëm dy ekipe atletike në FA. Nga ekipet që ai stërvit kanë dalë e po dalin jo pak talente, të cilët janë një garanci më shumë për ruajtjen e vazhdimësisë së këtij sporti në Forcat e Armatosura. Nga ekipet që ai stërvit janë dalluar në garat e atletikës dhe kanë premisë për të vazhduar rrugën e Mesit nëntetar Vladimir Haxhija, nëntetar Vladimir Agolli efektiv të Batalionit Special të Forcës Tokësore, toger Renato Dorezi i Forcës Ajrore, toger Ervin Kuçi i Komandës Mbeshtetjes etj

Në bisedë me rekordmenin ndjehet modestia dhe thjeshtësia e njeriut të punës dhe të sakrificës. Me modestinë që e karakterizon ai tregon se jetën ia ka kushtuar sportit dhe ushtrisë. Për të familja dhe Klubi Vllaznia mbeten mbështetësit më të rëndësishëm për arritjet e deritanishme dhe çuarjen e tyre më tej. Bledar Mesi ka qënë disa herë personazh i dashur dhe i mirëpritur për gazetën “Sporti”. Emëri i tij njihet gjërësisht në Forcat tona të Armatosuar.

Është një koicidencë shumë e bukur, por dhe një dëshirë e tij për të vazhduar dhe trashëguar dashurinë për sportin në familjen e tij. Këtë kapiten Bledari e ka shprehur në mënyrë sim-bolike duke i vënë djalit të tij të vetëm emrin Lionel Mesi. Pse jo që dhe pasardhësi i këtij “Mesi” shqiptar të jetë përsëri një sportist i talentuar dhe një kampion i ardhshëm kombëtar dhe pse jo edhe ndërkombëtar, për të ngritur gjithnjë e më lart vlerat e Shqipërisë dhe të Forcave tona të Armatosura.

KolonEl Hysni gjErgji

Page 9: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 9

Baza Ushtarake e Pashalimanit nën këndvështrimin e projektit “PARALLeL HIsToRy”

speciale

Ngjarja më madhore në kuadër të Luftës së Ftohtë për Shqipërinë padyshim ngelet hyrja në Trakta-

tin e Varshavës dhe krijimi i Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Por si për shumë ngjarje të tjera të ndodhura gjatë periudhës komuniste, edhe në këtë rast faktet janë retushuar sipas qëllimeve të afërta të udhëheqjes së kohës. Pas rë-nies së komunizmit në të gjitha vendet e Europës Lindore që kishin qenë anëtarë të Traktatit të Varshavës u ndërmorrën studime për të analizuar raportet e tyre brenda këtij traktati dhe në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. Të gjitha këto studime u inkuadruan në projektin “Parallel History Project”, nën kujdesin e studi-uesit Vojtech Mastny, duke mundësuar kështu një tjetër shikim mbi faktorët që përcaktuan qoftë hyrjen, po ashtu edhe largimin e Shqipërisë nga Trak-tati i Varshavës. Gjithashtu përmes dokumenteve të këtij projekti hidhet dritë, mbi arsyet e vërteta të largimit të rusëve nga baza e Vlorës, që kishte një rëndësi strategjike të pamohueshme në Mesdhe, për Traktatin e Varshavës

ideja e krijimit të Bazës së VlorësDuke iu kthyer edhe një herë idesë

se për këtë periudhë ka pasur disa in-terpretime, por edhe shtrembërime, një ndër “mitet” më të njohura në historinë tonë ka qenë fakti se “Hrushovi i ka kërkuar Enver Hoxhës që Shqipëria të ishte një bazë me rëndësi të madhe strategjike për mbrojtjen e kampit so-cialist”. Nga ana tjetër edhe marshalli Zhukov ishte shprehur se “për Flotën e Detit të Zi, një pengesë e madhe ishin Dardanelet, Bosfori dhe ishujt e shumtë të Greqisë”. Këtu nuk duhet anashka-luar fakti se Turqia dhe Greqia ishin vende anëtare të Natos dhe anëtare të Paktit Ballkanik. Kështu që vështirësia e depërtimit rus në Mesdhe ishte e qartë. Që Hrushovi në politikën e tij të re të kishte një prirje për të shtrirë ndikimin rus në Ballkan e më gjerë kjo është e pranueshme, por dokumentet vërtetojnë se ishte vetë Enver Hoxha që e ndërmori këtë propozim, pasi të njëjtën gjë e kishte ndërmarë edhe me Stalinin, duke i ofruar Sazanin si bazë ushtarake të kampit socialist. Stalini nuk e kishte pranuar, në kushtet kur ndërtimi i një baze të tillë do të tho-shte një angazhim direkt i Bashkimit Sovjetik në rast sulmimi të Shqipërisë. Kurse Hrushovi, duke parë kthesat që mori çështja gjermane padyshim e konsideroi çështje prestigjimi ndërtimin e bazës, por padyshim edhe një mjet presioni ndaj vendeve të NATO-s në Mesdhe. Edhe në këtë rast të fituarit ishin rusët, spese në fakt Shqipëria u vu në shenjestër dhe mund të rrezikonte të kthehej në një vatër të nxehtë në Mesdhe. Sipas një protokolli ushtarak midis Shqipërisë dhe BS-së, më 12 shtator 1957, në Shqipëri do të vinin disa nëndetëse, katër që në vitin 1958. Një muaj më pas Zhukovi premtoi për

tetë nëndetëse të tjera. Por shqiptarët nuk ishin ende të përgatitur, person-eli, logjistika etj. Kështu, do të vinin specialistë sovjetikë, ndonëse ata do të mbanin uniformat e ushtrisë shqiptare dhe mjetet detare do të kishin flamu-rin shqiptar. Pikërisht këtë moment e shfrytëzoi udheheqja shqiptare për të propozuar që Baza e Vlorës të ishte e nivelit të lartë dhe të bëhej bazë e Traktatit të Varshavës. Më 3 prill 1959 u nënshkrua protokolli përkatës për këtë qëllim. Të gjitha këto rekorde të doku-menteve të kohës tanimë të publikuara në vëllime dokumentesh dhe botime të shumta të studiuesve perëndimorë dhe lindorë, nuk vijnë në pajtim me kujtimet e 20 vjetëve më vonë të Enver Hoxhës, sipas të cilit ishte Hrushovi që e aspironte një bazë ushtarake në gjirin e Vlorës, me qëllim që të kishte në dorë krejt Mesdheun deri në Gjibraltar, gjë që, gjithnjë sipas Hoxhës, Hrushovi e kishte shprehur në vizitën e tij në Shqipëri, më 1959, gjatë kohës që e shoqëronte në këtë vizitë në Sarandë e Vlorë. Baza më shumë se gjithkujut në kuadër të marrëveshjeve ushtarake me Traktatin e Varshavës i shërbeu Enver Hoxhës fillimisht si një mjet për ruajtjen e pushtetit të tij të lëkundur nga zhvillimet në vendet e tjera lindore, pa kuptuar rrezikun në të cilin po e fuste vendin ose pa e llogaritur atë. Përplasja për Bazën e Vlorës

Po të njëjtat arkiva seketre të Trak-tatit të Varshavës, që janë publikuar kohët e fundit, hedhin dritë mbi faktin se përplasja e Shqipërisë me Bashkimin Sovjetit për Bazën Ushtarake të Pashali-manit, ka ardhur si pasojë e mosbindjes së Shqipërisë për zbatimin e planit të Hrushovit për ta bërë pronë të tij Bazën e Vlorës. Kjo dëshmohet qartë nga do-kumentet e “Parallel History Project”,

përmes procesverbaleve, analizave dhe informacioneve “Top sekret” të asaj periudhe.

Më 24 shkurt 1961, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore të Shqipërisë, Mehmet Shehu, me kërkesë të P.N.Pospjellovit, kryetar i delegacionit të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në Kongresin e 4-t të PPSH, priti përfaqësuesin e Komandës së Bashkuar të Traktatit të Varshavës, Gjeneral Kolonelin A.M.Andrejev. Ai ngriti një seri çështjesh, në lidhje me marrëdhëniet midis efektivave shqiptare dhe atyre sovjetike në Bazën Detare të Vlorës, të cilat sipas tij ishin bërë pengesë për çështjet e gatishmërisë luftarake të kësaj baze. Në lidhje me këtë, më 28 shkurt 1961, për-faqësuesi i Komandës së Bashkuar i drejtoi një letër Kryetarit të Këshillit të Ministrave të RPSH, ku përcillet informacioni: “...mbi marrëdhëniet jonormale” ndërmjet efektivit shq-iptar dhe atij sovjetik, në bazën e sipërtreguar. Kryetari i Këshillit të Ministrave i kushtoi vëmendje të veçantë pretendimeve të shfaqura, të parashtruara gojarisht ose në infor-macionin e 28 shkurtit. Bie në sy në këtë dokument se se shteti shqiptar, në masën e duhur e vlerëson rëndësinë e Bazës Detare të Vlorës për mbrojtjen e përgjithshme të vendeve të Traktatit të Varshavës, po kështu për gjithë kampin socialist, po ashtu tregohet i vëmendshëm dhe serioz ndaj çdo gjëje që lidhet me bazën. Të udhëhequr nga ky koncept, si dhe me qëllimin për të mos krijuar paqartësi, që mund të sillnin keqkuptime të dëmshme, Shehu dha garanci se do të merrte masat e nevojshme, për ndjekjen e të gjitha çështjeve që ngriti Gjeneral Kolonel A.M.Andrejev. Në fakt ky

takim ishte hapi i parë i një ndarje pakthim. Nisur edhe nga deklarata e Enver Hoxhës “për një sulm kundër Shqipërisë, të përgatitur muaj më parë nga jugosllavët, grekët dhe Flota VI amerikane në bashkëpunim me disa tradhtarë shqiptarë, por që kishte dështuar, se komplotistët shqiptarë ishin zbuluar dhe shpejt do t’i kalonin gjyqit”, delegacioni sovjetik i kërkoi udhëheqjes shqiptare të shpjegim se pse nuk kishte njoftuar për këtë “sulm” strukturat drejtuese të Paktit të Varshavës. Ata kërkonin në emër të Paktit të Varshavës evidenca të plota për këtë “sulm”, që tanimë ishte bërë publik nga E. Hoxha, sepse, sipas tyre, një sulm kundër Shqipërisë do të thoshte sulm kundër gjithë kampit socialist (neni 5 i TV). Gati një muaj pas këtij takimi, në 28-29 mars 1961 u mblodh në Moskë Komiteti Politik Konsultativ (KPK) i Paktit të Varshavës. Kjo mbledhje ishte thirrur në nivelin më të lartë të sekretarëve të parë të Komiteteve Qendrore dhe kryetarëve të Këshillave të Ministrave, ministrave të Punëve të Jashtme, ministrave të Mbrojtjes, për-faqësuesve të komisioneve të planeve shtetërore dhe komandantit të Përgjith-shëm të Forcave Ushtarake të Bashkuara. Delegacionin shqiptar në Moskë do ta kryesonte ministri i Mbrojtjes, Beqir Bal-luku. Ashtu siç parashikohej, mbledhja ishte e ashpër. Qysh më 22 mars 1961, në KPK të Paktit të Varshavës, ishin de-pozituar një material shqiptar (24 faqe) dhe një sovjetik (6 faqe) për incidentet në bazën e Vlorës. Përfundimisht, ko-mandanti i Komandës së Bashkuar, Greçko, i kërkoi qeverisë shqiptare që “në qoftë se është e interesuar për qën-drimin e mëtejshëm në Bazën e Vlorës të nëndetësve sovjetike dhe të anijeve të tjera luftarake, do të duhej që ato

të plotësoheshin vetëm me ekuipazhe sovjetike. …Në të kundërtën ju duhet t’i raportoni për këtë çeshtje KPK-së dhe të shtroni para qeverisë sovjetike çështjen mbi tërheqjen nga Shqipëria të të gjitha anijeve sovjetike të luftës, të ushtarakëve e të specialistëve.” Beqir Balluku, në fjalën e tij theksoi se “li-kuidimi i bazës së Vlorës jo vetëm që është dukshëm në kundërshtim me mar-rëveshjet ekzistuese, por do të ishte një atentat i palejueshëm ndaj sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, shkelje e drejtpërdrejtë e parimeve marksiste-leniniste të marrëdhënieve ndërmjet shteteve të kampit socialist dhe Paktit të Varshavës”. Në mbledhje u mor dhe një vendim ku theksohej se “Luftanijet e flotës që ndodhen në gjirin e Vlorës të shërbehen vetëm nga ekuipazhet sovjetike dhe drejtimi i tyre të kryhet nga një komandë unike sovjetike, e cila të varet nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Bashkuara të vendeve pjesëtare të Paktit të Var-shavës” dhe, në rast se qeveria shq-iptare nuk e pranon këtë masë, atëherë “pjesëtarët e Paktit të Varshavës… do të detyrohen të bien dakord me propozimin për tërheqjen e forcave ushtarako-detare të lartpërmendura nga Shqipëria”. Gjithashtu, i kërkohej qeverisë shqiptare, që në bazë të nenit 3 dhe 5 të Traktatit të Varshavës, të jepte informacion të plotë shpjegues për deklaratën e E. Hoxhës në Kongresin IV të PPSH-së për të ashtuquajturin sulm ndaj Shqipërisë. Ky dokument i KPK-së së Paktit të Varshavës, duket me tepër si pretekst detyrues, për të penguar sa të ishte e mundur e jo për të ndihmuar pjesëmarrjen e ardhme të Shqipërisë në Pakt. Qeveria shqiptare në disa letra radhazi dërguar qeverive të vendeve anëtare të Paktit të Varshavës, deklaroi se nuk pranonte kurrsesi që t’ua dorëzonte bazën ushtarake-detare të Vlorës ekuipazheve sovjetike dhe se, nëqoftëse qeveria sovjetike vendoste t’i largonte forcat e veta ushtarake nga baza, qeveria shqiptare nuk do të nxirrte pengesa. Sipas E. Hoxhës, në kushtet aktuale baza s’kishte më asnjë rëndësi. Përkundrazi, atë mund ta përdorte Hrushovi si pretekst për të futur divizione ushtarake në Shqipëri. Për Shqipërinë komuniste kishte filluar era e re e miqësisë shqiptaro –kineze, por midis shumë të pavërtetash pohimi i mësipërm i Enver Hoxhës, është kon-sideruar nga studiusit e Luftës së Ftohtë si i vërtetë. Prania de jure e Shqipërisë në Traktatin e Varshavës, përbënte një kërcënim për sovranitetin e saj. Baza e Vlorës ishte një instrument i Bashkimin Sovjetik në kuadër të Luftës së Ftohtë dhe jo një instrument mbrojtës i sovran-itetit të vendit.

EtlEva smaçi

Page 10: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 201510 intervista

Kur isha oficer u thoshja vartësve të mi, oficerë e ushtarë: kur jemi duke kryer detyrat luftarake unë jam komandanti juaj; kur jemi duke ngrënë bukë, unë jam shoku i juaj. Kjo mënyrë komunikimi nuk më solli kurrë as kundërsh-timin më të vogël të tyre, por zbatim të rreptë e të menjëhershëm të urd-hërit dhe vetëm dashuri e mirënjohje

Jeta e tij është pothuaj e tëra ushtri, shumë pak ka jetë tjerër. Tashmë mban në xhep librezën e pensionit. E prek shpesh dhe

habitet, ngaqë i kujtohet kur i uronte kolegët dhe eprorët e tij pararendës që ta hanin pensionin sa më gjatë me shëndet, ndërsa ata e shikonin me habi, që atij i dukej sikur dyshonin në urimin e tij. Tashmë e ka kuptuar pse atyre nuk u pëlqente ai urim, që për ata nënkuptohej sikur u thoshte: “I paaftë për shërbim ushtarak”. Tashmë edhe për të këto fjalë urimi kanë marrë pothuajse atë kuptim, të rëndë, që i duket sikur po e shtypin. Por gjithsesi, kur kthen kokën pas dhe risjellë në kujtesë shiritin e gjatë, shumë të gjatë, të viteve të punës dhe të detyrave luftarake që ka kryer si oficer aktiv në mbrojtje të atdheut të tij, një fllad i lehtë i përkëdhel mendimet dhe e bën të ndjehet krenar...

Kur fillove shkollën ushtarake dhe kë kishe komandant?

Në vitin 1962 nisa studimet në shkollën e mesme ushtarake “Skëndër-bej”, në fidanishten e ushtrisë shiptare, e cila ka furnizuar jo vetëm ushtrinë me komandantë, komisarë, shefa armësh e shërbimesh, specialistë të të gjitha llojeve të armëve e shërbimeve, por ka furnizuar ne artistë, mjekë, shkrimtarë, poetë, historian, piktorë, intelektualë të shkëlqyer edhe shumë institucione shtetërore. Komandant shkolle kishim kolonel Lutfi Haxhiun dhe zevendes per punen politike nënkolonel Agim Tepelena, kurse komandant kompanie pata kapiten Irfan Selenicën, ndërsa qetësinë në studim, në rol të komandantit të togës, na e mbante maturanti Eqerem Gaxholli. Në klasë ishim 42 skëndër-begas, në përbërje të klasës së pestë, kompania e parë, me kujdestar kom-panie kapter i parë Selam Gapa nga Turani i Tepelenës.Në vitin 1966, kur mbarova shkollën e mesme, nga qeveria e atëhershme u ndërmuarën dy reformat ë mëdha: një në arsim dhe një në ushtri, duke u bërë revo-lucionarizimi i shkollës dhe heqja e gradave në ushtri. Si rrjedhojë, me ne, që prisnim të shkonim në Shkollën e Bashkuar të Oicerëve u bë eksperi-ment: na dërguan një vit në ushtri, në rol të ushtarit, për t’u mësuar me jetën dhe vuajtjet e ushtarit, duke na thënë: “Ju do të jini oficerët e parë të dalë nga gaveta e ushtarit”, me qël-limin e mirë që, kur të dilnim oficerë ta trajtonim ushtarin të barabartë me veten, si vëllai më i madh me vëllanë më të vogël. Dhe m’u desh t’i kuptoja vlerat e asaj reforme ushtarake vetëm kur shkova në luftë, në Kosovë, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të saj. Atje e pashë sa vlerë kishte kur haje me ushtarin dhe si ushtari, flije në transhe bashkë me ushtarin, mbuluar me të njëjtën kapotë, sulmoje dhe mbroheshe bashkë me ushtarin dhe e ndihmonim njëri-tjetrin kur pla-goseshim, tamam si vëllai-vëllanë, njësoj si prindi fëmijën, ngaqë nuk

Flet Koloneli ® i Ushtrisë Shqiptare dhe ish-drejtues i lartë i UÇK-së, Dilaver Goxhaj

e tërë jeta ime ka qenë veçse ushtri

intervistoi: alBert Z. Zholi

kishim distancë autoritare me njeri-tjetrin, si rrjedhojë edhe të mungesës së gradave ushtarake. Shpesh kur isha oficer u thoshja vartësve të mi, oficerë e ushtarë: kur jemi duke kryer detyrat luftarake unë jam komandanti juaj; kur jemi duke ngrënë bukë, unë jam shoku i juaj. Kjo mënyrë komunikimi, nuk më solli kurrë as kundërshtimin më të vogël të tyre, por zbatim të rreptë e të menjëhershëm të urdhërit dhe vetëm dashuri e mirënjohje, e cila ekziston edhe sot kur kanë kaluar kaq shumë vite.

Ku e ke nisur detyrën si ofi-cer?

Në vitin 1969 u titullova oficer artilier kundrajror dhe menjëherë kalova në një kurs specializimi gjashtëmujor për raketat kundrajrore SAM-2, me specialistët kinezë, në Regjimentin RDKA Nr.3700, i cili kishte katër grupe zjarri (Petrelë, Sukth, Patos dhe Krujë) dhe një grup teknik në Pezë Helmës, me detyrë luftarake: mbulimi kundrajror i qytetit të Tiranë dhe industrisë së saj, si dhe i pellgut naftmbajtës të Marinzës. Unë u përgatita specialist për kon-trollin dhe eksperimentimin e raketës para se të përgatitej për lëshim, duke u emëruar në Grupin e Krujës, si shef KIPS-i (Stacioni Kontrollit Eksperimental i Lëvizshëm, SKEL), njëkohësisht kryeja edhe detyrën e baterisë teknike të atij grupi zjarri me komandant Avdo Thanasi dhe komisar Ilmi Xifa. Në raketa shërbeva 15 vjet, duke e filluar nga teknik, komandant toge, komandant baterie, shef shtabi grupi, komandant grupi derisa më shpërblyen duke më dërguar në Aka-deinë e Shtabit të Përgjithshëm ku përgatiteshin oficerat për drejtimin e armëve e shërbimeve për njësitë taktike dhe operative-strategjike. Deri atëherë isha shpallur tre herë nga ekipi i kontrollit vjetor që kryhej çdo vjeshtë nga Shtabi i Përgjitshëm dhe Ministria e Mbrojtjes, ndër oficerët e dalluar në ushtri së bashku me repartet që kam drejtuar. Pasi kreva atë aka-demi më mbajtën pedagog taktike në katedrën (departamentin) e Mbrojtjes

Kundrajrore dhe të Aviacionit dhe pas tre vitesh emërohem shef i asaj katedre, si dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Ushtrisë për strategjinë e taktikën ushtarake pranë akademisë. Gjatë asaj periudhe u emërova edhe komandant i Mbrojtjes Kundrajrore, për kohë lufte, i Frontit Perëndimor të Ushtrisë, detyrë të cilën e kam kryer në tre stërvitje komando-shtabe me grup divizionesh.

Kur u largove nga shërbimi ushtarak dhe pse?

Në vitin 1993 më dërguan kryetar i delegacionit ushtarak në Samitin e NATO-s të 29 shteteve Partnerë për Paqe, në Rumani, ku m’u dha mundësia të jepja edhe një orëleksion në akade-minë e atjeshme ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm, duke më nderuar si anëtar nderi të asaj akademie dhe, me t’u kthyer në Tiranë hartova informacionin për ministrin e Mbrojtjes,Safet Zhulali. Çuditërisht, pas një muaji më liruan, me propozim të gjeneral brigade Ali Koçeku, i cili atë vit kishtë mbaruar akademinë ushtarake dhe qe graduar në atë gradë madhore nga kapiten?! Më vonë më mbriti thashethemi se më liruan ngaqë u shkëputa nga dy antarët e delegacionit, duke shkuar në Akade-minë Rumune, si dhe ngaqë nënkolo-

neli rumun, Kostaqi, shoqëruesi dhe përkthyesi ynë, më ftoi në familje... Duke qenë se lirimi im përkoi edhe me pushimin e gruas nga puna shtetërore, u detyrova të kryeja dy vjet rresht punë nga më të rëndomtat, kamarier, banakier e deri edhe ngarkues kam-jonash në Portin e Durrësit, derisa u emërova mësues i gjuhës angleze në qytetin e Tiranës, profesion nga i cili u shkëputa kur shkova në luftën për çlirimin e Kosovës.

Kur shkuat për herë të parë në Kosovë dhe kush ju drejtoi për luftën tek vëllezërit tanë?

Para se të shprehem për këtë gjë, duhet bërë e qartë se ne, në shkollat ushtarake e kemi mësuar mirë histo-rinë e popullit shqiptar, kuptohet edhe të Kosovës.Kështu që kur shpërtheu lufta e atjeshme çlirimtare, detyrimisht që gjithë vemendja e ime si ushtarak u përqëndrua atje, edhe pse tashmë isha civil. Si rrjedhojë i ndiqja me kujdes të gjitha lajmet e mediave tona e të huaja për veprimet luftarake të UÇK-së, ndaj dhe e ndjeva detyrë që të jepja edhe unë ndihmesën time për atë luftë, sado të vogël, duke shkruar në gazetën e Kosovës “Rilindia”, që botohej në Tiranë, analiza për ato veprime luftarake. I nënshkruaja pa

pseudonim dhe me siglën “kolonel në rezervë”, me qëllim që të isha sa më i besueshëm nga ata që luftonin atje. Këto shkrime, që erdhën duke u shpeshtuar gjithnjë e më shumë, më prezantuan në qarqet drejtuese të asaj lufte dhe një ditë të bukur më kërkuan dhe i pari person nga ato qarqe që më ka kontaktuar ishte Sabit Geci, nga Llausha e Drenicës, zevendës i sher-bimit sekret i UÇK-së për në Shqipëri. Ai më pas më prezantoi me koman-dantin eatëhershëm të UÇK-së, Azem Syla dhe më pas me Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Xhavit Halitin, duke më bërë gjithnjë e më dëndur kërkesë për të shkuar me ata në Kosovë, në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Pas shumë ngurimesh, më në fund shkova bashkë me ata në Kosovë, ku më ngarkuan me detyrën e zevendësit të Bislim Zyrapit, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së.

Kush jua caktoi detyrën, po uniformat e UÇK-së kush i kishte unifikuar?

Atë detyrë ma caktoi menjëherë Bislim Zyrapi, i cili na priste në mes të rrugës, në zonën e Podrimjes, kur po shkonim në drejtim të Drenicës, ku ndodhej shtabi, në fshatin Divjakë të Drenicës së Poshtme. Ai pasi na takoi,

Page 11: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 11intervista

pyeti se kush ishte Shpëtim Golemi (pseudonimi im) dhe, pasi u prezan-tua, më urdhëroi të hypja në xhipin nga i cili ai kish zbritur atë moment. Pasi ndau të gjithë oficerat e tjerë, që shkonim së bashku në atë drejtim, (dy nga Shqipëria kurse 6 të tjerë ish-oficerë shqiptarë të ushtrisë jugosllave, që vinin nga Perëndimi), hypi në xhip dhe, para se të më pyeste për thellimin e njohjes së tij rreth meje, më tha: Ju do të jini zevendësi im!Kur shkova unë në luftë e gjeta të uniformuar gjithë ushtrinë çlirimtare të Kosovës; ma kanë treguar edhe ideuesin e emblemës së saj, por më vjen keq që nuk po më kujtohet emëri i tij këtë moment.Ai vendim ka qenë i udhëheqjes politike të Lëvizjës për Republikën e Kosovës (LPK), e cila është organizatorja e shpërthimit të asaj lufte dhe ngritjes së asaj ushtrie si dhe furnizuesja me gjithçka i asaj ushtrie.

Cili ishte organizmi ushtarak i UÇK, në çfarë formacionesh ishte e ndërtuar?

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte ndërtuar në sistemin tresh: togat me nga tre skuadra; kompanitë me nga tre toga; batalionet me nga tre kompani; ndërsa në brigadë sistemi tresh nuk ishte unik, kjo në varësi të sasisë së efektivi që ato kishin; kish brigade

me dy, me tre, me katër e me më shumë batalione, por edhe brigade me një batalion dhe disa kompani. Edhe Zonat Operative nuk ishin të unifikuara, kish zona edhe me një brigadë dhe autonomet e zones, si dhe zona edhe me tetë brigada. Kish gjithsej shtatë zona operative, të cilat sipas radhës quheshin: Zona e Dren-icës , e Pashtrikut, e Dukagjinit, e Shalës, e Llapit, e Nerodimës dhe ajo e Karadakut…Në krye të gjithë këtij organizimi ishte Shtabi i Përgjithshëm me repartet e tij autonome dhe logjis-tikën. Veç drejtorëve të drejtorive, në Shtabin e Përgjithshëm bënin pjesë edhe komandanti i Gardës dhe ko-mandantët e zonave operative, si dhe Drejtori i Inspektimit.Komandanti i Përgjithshëm nuk ishte në Kosovë.

Drejtuesit ushtarak a kishin njohuri ushtarake, apo ishin thjesht patriotë të dëshiruar për luftën?

Pjesa dërmuese e personelit ko-mandues, prej togës deri në Shtabin e Përgjithshëm, ishin thjeshtë pa-triotë të përkushtuar për atdheun, madje shumica e tyre kishin qenë të persekutuar politikë gjatë rregjimit të Titos ose arsimtarë, por që të gjithë kishin kryer ushtrinë, me përjashtime të vogla. Vetëm një pakicë shumë e

vogël, në raport me gjithë korpusin komandues, ishin me shkolla ush-taraka, por çuditërisht, asnjë prej tyre nuk kish kryer akademi të shtabit të përgjithshëm. Megjithatë disa prej tyre kishin marrë pjesë në luftën e ushtrisë boshnjake kundër asaj serbe e kroate, si dhe në përbërje të ushtrisë kroate kundër asaj serbe e boshnjake, ku, p.sh Bislim Zyrapi pat arritur edhe komandant divizioni me gradën kolonel, në përbërje të ushtrisë bosh-njake. Midis tyre kish edhe nga ata që në ato ushtri kishin qenë nënoficerëse oficerë policie. E megjithatë këto kategori ishin shumë pak, ndërkohë që në ushtrinë boshnjake e atë kroate kishin qenë dhjetëra herë më shumë dhë që për fat të keq nuk u inkuadruan në atë luftë çlirimtare.

Si kryhej ndërlidhja dhe orga-nizimi i përbashkët i luftimeve me trupat e NATO-s?

UÇK-ja ishte një ushtri mod-erne, që luftonte me taktikën e luftës guerile. Ky është tipari kryesor dal-lues i Luftës për Çlirimin e Kosovës, në periudhën nëntor 1998 - qershor 1999. Dhe, kjo don të thotë se UÇK - ja, duke qenë më e dobët ushtarakisht se sa ushtria serbe në shkallë strat-egjike, kishte si detyrë kryesore që të bëhej më e fortë se ajo në shkallë taktike, duke iu shmangur luftimeve dhe betejave të mëdha dhe duke mbajtur e zhvilluar epërsinë taktike. Qëllimi ishte që të kompensonim epërsinë serbe në shkallë strategjike, duke bërë konsumimin pjesë-pjesë të saj. Sistemi ndërlidhjes funksiononte si më poshtë: a) ai me radio, i cili funksiononte nga lart - poshtë dhe anasjelltas dhe shtrihej nga Shtabi i Përgjithëshëm deri në skuadër, në dy kanale; b) ai me telefon satelitor, i cili zbriste deri në brigade dhe c) ai i thjeshtë, me korrier. Ndërsa me NATO-n funksiononte ndërlidhja me telefon dhe fax satelitor, i cili ishte i pandikueshëm nga zhurmimi që përpiqej të bënte ushtria serbe. Këtë lloj ndërlidhje na e pat dhënë ushtria gjermane, e cila pas mbarimit të luftës na i fali shpenzimet, që arritën në mbi dy milionë Marka Gjermane.

Kush ishte operacioni më i madh i këtyre luftimeve dhe cili ishte përfundimi?

Operacionet tona luftarake janë disa, por dy prej tyre kanë qenë vendimtarë. Operacioni i parë dhe me shumë rëndësi është ai i kryernga forcat e Zonës sëe Dytë Operative, prej 22 deri 31 mars 1999, në rajonin e Pagarushës, duke vënë në zbatim taktikën e luftës guerile, pas një rezistence mbrojtëse. Pse fillimisht zhvilluam operacion mbrojtës mbi një javë rresht? Së pari, nuk kishim leverdi të bënim kalimin në shpinë të forcave të armikut, i cili na sulmoi me forca të shumta e të përqendruara nga katër drejtime kryesore: Prej fshatit Duhël, përgjatë luginës së lumit të Mi-rushës, në drejtim të Malishevës dhe anasjelltas, me qëllim që të rrethonte forcat kryesore të Zonës së Dytë Op-erative, si dhe nga drejtimet: qyteti i Suharekës - Pagarushë dhe Rahovec - Pagarushë, pasi të gjitha lartësitë ishin në duartë tona dhe, po të kalonim në shpinë të armikut, duhej të luftonim në terrene fushore dhe në qendra të banuara, gjë që ishte krejt pa interes dhe e pamundur për neve në atë stad të luftës.Së dyti, duhej të fitonim sa më shumë kohë, pasi ishim të angazhuar me strehimin dhe sigurimin e popull-sisë së Drenicës, e cila ishte sulmuar dy ditë më parë dhe, një pjesë e asaj popullsie kishte ardhur në rajonet e maleve të Cërnalevës dhe të Berishës. Njëkohësisht, duhej të zhvendosnim gati 50 mijë banorë, që na ishin grumbulluar në rajonion e Pagarushës dhe t’i siguronim në malet e Berishës (një pjesë, e orientuam drejt malit të Zatriçit).Së treti, duhej të merrnim

masat e nevojshme, që, më vonë, pasi të ishte bërë tërheqja e forcave kryesore të Zonës së Dytë Operative, forcat serbe t’i shndërronim nga forca rrethuese, në të rrethuara.

Kur u arritën këto objektiva, në mesditën e datës 31 mars 1999, ko-mandantit të Zonës së Dytë Operative, të paharruarit Tahir Sinani, iu dha urdhri që, me forcat e tij, të fillonte shkëputjen graduale të kontaktit me armikun. Kjo u bë me batalione. U tërhoqën pesë brigada me nga 500 deri 1000 luftëtarë, me përjashtim të një batalioni, të cilit iu vu detyrë që të mbronte me luftim në rrethim popullsinë e strehuar në malin e Za-triçit, deri në rimbërritjen e forcave tona kryesore dhe që u kthyen pas 24 orësh.Të gjitha këto forca, u tërhoqën në malet e Berishës, ku ndodheshin gjithë institucionet kryesore të luftës. Mbrojtja e maleve të Berishës bëhej nga Brigada 121 e asaj zone, e cila u përforcua edhe nga ardhja e këtyre pesë brigadave. Kur forcat tona ar-ritën ta kalonin lumin e Mirushës, armiku mundi t’i bashkonte forcat e tij, që sulmonin nga drejtimi i Mali-shevës dhe ai i Duhlës. Me të mbër-ritur të pesë brigadat në Berishë, u bë riorganizimi i tyre, u kompletuan ato me municione dhe ushqime për tri - katër ditë luftime dhe, edhe pse ishin të lodhura, u urdhëruan që, duke shfrytëzuar njohjen e terrenit dhe kohën me shi e dëborë, për gjithë natën, të kalonin në fshehtësi përsëri vijën e frontit dhe të rihidheshin në rajonin e Pagarushës. Kalimi i vijës së frontit u bë me kompani. Nuk patëm asnjë të vrarë edhe pse armiku kish grumbulluar tanke, artilieri dhe këmbësori të shumtë. Gjatë tërë natës, të pesë brigadat, me përjashtim të një batalioni që kaloi në Nerodime, kaluan në Pagarushë dhe, duke aguar 1 prilli i vitit 1999, ato u hodhën në sulm të befasishëm në shpinë të armi-kut që ndodhej në luginë, ndërkohë që, përballë, goditej nga zjarri dhe kundërsulmet e Brigadës 121. Duke përdorur taktikën partizane, forcat serbe ranë në kurthin që ne iu kishim përgatitur, duke u rrethuar nga brigadat tona, përmes një veprimi të shkëlqyer e të rrallë të shkallës taktiko - operative. Kjo e detyroi armikun që të tërhiqte forcat kryesore nga lugina dhe t’i shpërndante ato, duke iu lehtësuar kështu kryerja e detyrës Brigadës 121…

Ndërsa operacioni i dytë ishte ai me emërtimin “Shigjeta” që u zhvillua nga forcat që u përgatitën në Shqipëri dhe filloi në 26 maj 1999, duke sul-muar në front të gjerë prej malit të Shkëlzenit (Koshare) deri në fshatin Zhur, buzë Drinit të Bardhë. Në atë moment, u vu në zbatim Operacioni “Shigjeta - 2”, detyrë që e kryenin forcat e Zonës së Dytë e të Tretë Operative dhe Brigada 162 e Ner-odimes. Këto forca, filluan të godisnin në shpinë forcat e armikut që ishin pozicionuar përgjatë kufirit shtetëror me Shqipërinë dhe Maqedoninë, në pritje të sulmit të NATO - s me forca tokësore. Qëllimi kryesor i këtij op-eracioni ishte hapja e korridorit për furnizim të UÇK-së me armatime, teknikë luftarake, ushqime, medika-mente dhe municione si dhe bashkimi me forcat kryesore të UÇK-së për të kaluar në mësymje të përgjithshme. Por Serbia e kuptoi shpejt dhe në 10 qershor shpalli ndërprerjen e luftës. Të gjitha këto suksese, erdhën si rrjedhojë e heqjes dorë nga taktika e luftës fron-tale mbrojtëse pasive dhe vënia në jetë e taktikës së luftës guerile, (kuptohet se, në raste të domosdoshme, taktika e luftës frontale zbatohej për sulm, sikundër kemi operacionin “Shigjeta” dhe luftimet e Brigadës 138).

A mendonit ndonjë moment se dhe mund të dilnit të humbur, madje dhe të vrarë, ku e gjenit forcën e

fitores?Që mund të vriteshim, këtë e kishim

të sigurtë si buka që hanim, por që të delnim të humbur, kurrë. Lufton ai që ka besim në luftën që bën dhe në forcat e tij. Vetëm besimi tek vetja, besimi tek shoku, besimi në fitoren mbi armikun, sado i fuqishëm që të paraqitet ai në dukje; gatishmëria për të dhënë edhe jetën për Atdheun; urre-jtja e pakufishme ndaj armikut, shpirti sulmues dhe papërkulshmëria para çdo pengese, vetëm këto veti dhe virtyte e sigurojnë fitoren e luftës. Po nuk pate këto virtyte, sado i armatosur të jesh dhe sado i madh të jesh në numur, nuk e fiton kurrë luftën. E kishim të sigurtë që mund të vriteshim, por gjallë nuk mund të dorzoheshim. Ndoshta nuk e tepëroj të them se vendosmëria e luftëtarëve të UÇK - së i ngjason qëndresës së 200 spartanëve me në krye Mbretin e Spartës, Leonidën, në vitin 480 para erës së re, në Grykën e Termopileve, ku një grusht spartanësh hynë në luftë kundër një ushtrie të tërë perse, ku edhe sot, pas 2 500 vite, mbahet mend si shembull frymëzimi i qëndresës, guximit dhe trimërisë për mbrojtjen e atdheut. Ashtu edhe 20 mijë luftëtarët e UÇK - së luftuan në rrethim të plotë kundër një ushtrie 10 deri 15 herë më të madhe se ajo dhe më e fuqishmia në gadishull dhe do të mbahen mend si shembull i vetmohimit, qëndresës, guximit dhe trimërisë për çlirimin e Kosovës, me në krye Komandantin e saj Legjendar, Adem Jasharin, nën shembullin e tij.

Ku ishit në ditën e fitores dhe dhe si e festuat?

Edhe atë ditë, më 12 qershor 1999, si gjithmonë, isha në krye të detyrës, pranë aparatit të telefonit dhe faksit, në drejtim të forcave dhe në bashkveprim me NATO-n. Ishim në fshatin Divjakë të maleve të Berishës. Edhe ajri gëzonte dhe jo veç ne. Duke qenë se kishim dhënë urdhër të mos qëllohej me armë, luftëtarët ia morën këngës. Shumë komandantë e luftëtarë të thjeshtë hid-heshin përpjetë si të donin të vallëzonin mbi lëndinë, duke kënduar me zë shumë të lartë, në kupë të qiellit. Unë e shihja dhe i gëzohesha këtij entusiazmi, por çuditërisht nuk po e gjeja tek vetja, vetëm se buzëqeshja me gjithë shpirt, madje më shumë isha gëzuar kur goditjet e aviacionit të NATO-s realizonin goditje famoze, sesa atë ditë. E kuptoja, unë vija nga liria, isha i ngopur me lirinë, ndërsa të gjithë ata që gëzonin në atë mënyrë, e preknin me dorë për herë të parë lirinë; ata në ato mo-ment ishin jashtëzakonisht të lumtur sepse kishin kapur me dorë vetë Perëndinë.

Tashmë në pension, si ju duket jeta?

Shpesh i bëj pyetje vetes: Si do të jetoj? Pa repart, pa klasa, pa poligone stërvitjeje e qitjeje, pa ushtarë e studentë ushtarakë, pa kolektiv oficerash; nuk do t’i shoh më as shokët e vjetër të ushtrisë , por ndoshta edhe ata që lash prapa në luftën për çlirimin e Kosovës… Tani e kuptoj që duke shkelur si ushtarak pothuaj shumicën e viseve shqiptare, tridhjetë e gjashtë vjet nën uniformën ushtarake, pjestar i dy ushtrive shqiptare, gjysmëkur isha oficer u thoshja vartësve të mi, oficerë e ushtarë: kur jemi duke kryer detyrat luftarake unë jam komandanti juaj; kur jemi duke ngrënë bukë, unë jam shoku i juaj. Kjo mënyrë komunikimi, nuk më solli kurrë as kundërshtimin më të vogël të tyre, por zbatim të rreptë e të menjëhershëm të urdhërit dhe vetëm dashuri e mirënjohje viti luftë, gjë që do të thotë se tërë jeta ime ka qenë veçse ushtri dhe më në fund, ja siç më sheh…Gjithsesi, kështu është jeta. Unë besoj se deri tani e kam jetuar atë me dinjitet dhe për këtë ndjehem krenar.

Page 12: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 201512 nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut në Ukrainë. Stoltenberg bëri komentet e

tij në fillim të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Antalia, Turqi të mërkurën, më 13 maj 2015.

“Mesazhi kryesor është se marrëveshjet e Minskut duhet të zbatohen në mënyrë të plotë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Armëpushimi duhet të respektohet; armët e rënda duhet të tërhiqen. Ne i bëjmë thirrje Rusisë për të ndaluar mbështetjen e separatistëve dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukrainën Lindore”, Stoltenberg theksoi se “veprimet flasin me zë më të lartë se sa fjalët”, duke shtuar se “tani është koha për të vepruar”.

Gjatë takimit, ministrat e Jashtëm të NATO-s shqyrtuan sfidat e reja të sigurisë në lindje dhe jug, dhe u takuan me homologët e tyre nga Afganistani dhe Ukraina, si dhe me një sërë partnerësh të tjerë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut.

Po ndjek me shqetësim të madh zhvillimet në Ku-

manovë. Shpreh keqardhjen time për familjet e atyre

që u vranë ose u plagosën.

Është e rëndësishme që të gjithë liderët politikë dhe

të komunitetit të punojnë së bashku për të rivendosur

qetësinë dhe të kryejnë një hetim transparent për të

vendosur se çfarë ka ndodhur.

I bëj thirrje të gjithëve që të ushtrojnë vetëpërmba-

jtje për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm,

në interes të vendit dhe të gjithë rajonit.

1)Turqia e njeh Republikën e Maqedonisë me emrin

e saj kushtetues.

deklaratë e sekretarit të përgjithshëm të NatO-s për situatën në kumanovë, në ish republikën Jugosllave të Maqedonisë¹

13-14 maj 2015, Antalia, Turqi: Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s

Marrëveshjet e Minskut duhet të zbatohen në mënyrë të plotë

Stoltenberg: “Veprimet flasin me zë më të lartë se sa fjalët”

Ministrat e Jashtëm të NATO-s vendosën më 13 maj 2015 se Aleanca do të mbajë një prani në Afganistan pas përfundimit të mi-sionit të saj të tanishëm Resolute Support.“Sot, ne kemi marrë një vendim të rëndësishëm që tregon se ne do të qëndrojnë të angazhuar në Afganistan. Ne ramë dakord që do të mbajmë një prani në Afganistan edhe pas përfundimit të misionit tonë të tanishëm, të Mbështetjes së Vendosur “, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në Antalia, Turqi, në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s dhe vendeve partnere kontribuar në misionin e

Mbështetjes së Vendosur (RSM) të udhëhequr nga NATO.

“Prania jonë e ardhshme do të udhëhiqet nga civilët. Do të ketë gjurmë të lehta. Por kjo do të ketë një komponent ushtarak”, shtoi ai. Autoritetet civile dhe ushtarake të NATO-s tani do të zhvillojnë një plan për këtë prani të vazhdueshme të NATO-s brenda kësaj vjeshte. Stoltenberg theksoi, “Qëllimi ynë do të jetë që të këshillojmë dhe udhëzojmë institucionet afgane të sigurisë, për të ndihmuar ato që të bëhen të vetë-mjaftueshme dhe për të ndërtuar mbi atë që kemi arritur deri më tani, si pjesë e përpjekjeve të gjera ndërkombëtare”.

Gjatë takimit të ditës së parë në Antalia, Turqi, ministrat dhe partnerët morën aksione të përpa-rimit të vazhdueshëm të Forcave të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare Afgane, të cilat kanë ushtruar përgjegjësinë e plotë të sigurisë në të gjithë vendin, si dhe diskutuan mbi bashkëpunimin e ardhshëm me Afganistanin.

Komandanti i Misionit të Mbështetjes së vendosur, gjenerali John Campbell dhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Ev-ropian, Japonia dhe Koreja e Jugut, morën pjesë po ashtu në takim.

Mimoza Golikja Nato.int

NatO vendos për të ruajtur praninë në afganistan

Stoltenberg: “I bëj thirrje të gjithëve që të ushtrojnë vetëpërmba-jtje për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në interes të vendit dhe të gjithë rajonit.”

“Armëpushimi duhet të respektohet; armët e rënda duhet të tërhiqen. Ne i bëjmë

thirrje Rusisë për të ndaluar mbështetjen e separatistëve dhe të tërheqë të gjitha

forcat e saj nga Ukrainën Lindore”

Page 13: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 13nato

Bashkëpunimi ynë i ngushtë do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur vetenMinistrat e Jashtëm të NATO-s kanë rikonfirmuar

mbështetjen e tyre të plotë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Rusisë të ndalë destabilizimin e Ukrainës lindore. Nën kryesinë e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrat e vendeve aleate u takuan me homologun e tyre ukrainas Pavlo Klimkin në seancën e Komisionit NATO-Ukrainë në Antalia, Turqi, të mërkurën më 13 maj 2015.

“Ne dënojmë fuqimisht veprimin agresiv të Rusisë në Ukrainë lindore”, tha Sekretari i Përgjithshëm, duke i bërë thirrje Rusisë t’i përmbahet plotësisht të drejtës ndërkombëtare. Stoltenberg gjithashtu theksoi, “anek-simi i Rus i Krimesë është ilegal dhe i paligjshëm”; ne nuk do ta njohin atë”.

Sekretari i Përgjithshëm shprehu më tej shqetësimet rreth Rusisë, “deklaratat për stacionimin e mundshëm të ardhshëm, të

armëve bërthamore dhe sistemet e shpërndarjes në Krime”. Ai shtoi se NATO është “shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të ndërtuar më tej praninë e saj në rajonin e Detit të Zi”, duke paralajmëruar se “mund të ketë këtë implikime të mëtejshme të larta në stabilitetin rajonal”.

Duke theksuar se marrëveshja e Minskut mbetet “mundësi e mirë për të zgjidhur konfliktin”, Sekretari i Përgjithshëm par-alajmëroi se “ne shohim, një rritje në shkelje të armëpushimit, kryesisht nga separatistët; Mbështetjen ruse të vazhdueshme për ta dhe pengimin e vazhdueshëm të punës së vëzhguesve të OSBE-së”. Ai theksoi se “kjo është në kundërshtim me marrëveshjet e Minskut”.

Në emër të të gjithë aleatëve, Sekretari i Përgjithshëm i bëri thirrje Rusisë për të ndaluar destabilizimin në Ukrainën lindore; Tërheqjen e mbështetjes së saj për separatistët; Tërheqje të forcave dhe pajisjeve të saj ushtarake nga Ukraina dhe përgjatë

Deklarata e përbashkët e Komisionit NATO-Ukrainë

Riafirmim i angazhimit të fortë për një Ukrainë të pavarur,

paqësore dhe të begatë

Ne, ministrat e Jashtëm të Komisionit NATO-Ukrai-në (NUC) u takuam sot, më 13 maj 2015, në Anta-

lia, Turqi, për të rishikuar progresin e bërë në agjendën tonë të përbashkët bashkëpunimi. Ne gjithashtu disku-tuam situatën e sigurisë në Ukrainë lindore, zbatimin e marrëveshjeve në Minsk dhe perspektivat për një zgjid-hje të qëndrueshme, si dhe situatën në Republikën Autonome të Krimesë të Ukrainës.

Ne riafirmojmë angazhimin tonë të fortë për një Ukrainë të pavarur, paqësore dhe të begatë. Ne qëndrojmë të patundur në mbështetjen tonë për sovranitetin e Ukrainës dhe integ-ritetin territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe të drejtën e Ukrainës për të vendosur të ardhmen e vet dhe kursin e politikës së jashtme të lirë nga ndërhyrjet e jashtme, siç përcaktohet në Aktin Final të Helsinkit. Ne dënojmë fuqi-misht veprimet agresive të Rusisë dhe shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të përmbahet plotësisht nga e drejta ndërkombëtare.

Më shumë se një vit ka kaluar që nga vetë-shpallja e “aneksimit” të paligjshëm dhe jo legjitim Rus të Krimesë, të cilën ne nuk e bëjmë dhe nuk do ta njohin, ne i bëjmë thirrje Rusisë ta kthejë mbrapsht. Ne jemi thellësisht të shqetësuar në lidhje me situatat e përkeqësimit të të drejtave të njeriut në gadishull. Ne nxisim Rusinë të respektojë të drejtat dhe liritë e popullsisë vendase, përfshirë Tatarët vendas të Krimesë dhe anëtarët e tjerë të komunitetit lokal, si dhe të lejojë monitorimin ndërkombëtar të situatës së të drejtave të njeriut në Krime. Ne dënojnë planet e vazhdueshme dhe të gjera ushtarake dhe mbështetjen e Ru-sisë në Krime, dhe jemi të shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë dhe planeve të deklaruara të mëtejshme ushtarake për mbështetjen në rajonin e Detit të Zi, e cila Potencialisht do të ketë implikime të mëtejshme për stabilitetin e rajonit. Ne jemi gjithashtu të shqetësuar thellë nga deklaratat e udhëheqjes ruse në lidhje me stacionimin e mundshëm të ardhshëm të armëve bërthamore dhe sistemet e shpërndarjes së tyre në Krime, e cila do të jetë destabi-lizuese.

Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fuqishme për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën Lindore me mjete diplo-matike dhe të dialogut. Ne mirëpresim

Paketën e masave për zbatimin e marrëveshjeve në Minsk nënshkruar më 12 shkurt 2015 dhe Deklaratën shoqëruese të katër Krerëve të Shteteve dhe Qeverive, mbështesim përpjekjet e OSBE-së dhe misionin e saj Special Monitorues (SMM). Ne mirëpresim hapat fillestare të marra për zbatimin e paketës së masave, duke përfshirë më së fundi mbajtjen e grupeve punuese nën Grupin e Kontaktit Trilateral. Megjithatë, ne jemi të shqetësuar me shkeljet e armëpushimit përgjatë vijës së kontaktit kryesisht nga separatistët ruse të mbështetur, përdorimin e armëve të rënda, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë për separatistët, duke përfshirë transferimin e armëve, të cilat janë të gjitha në kundërshtim me marrëveshjet Minsk. Ne jemi të shqetë-suar edhe nga pengimi i vazhdueshëm i punës së SMM të OSBE-së, kryesisht nga separatistët, si dhe rritjes së numrit të incidenteve që kërcënojnë sigurinë e

vëzhguesve. Ne bëjmë thirrje për res-pektimin e plotë të armëpushimit dhe qasje të përhershme dhe të papenguar për SMM e OSBE-së për të zbatuar mandatin e vet.

Të gjithë nënshkruesit e mar-rëveshjeve të Minskut mbajnë përgjegjë-si në përputhje me angazhimet për të cilat ata nënshkruan dhe për të siguruar zbatimin e tyre të plotë. Rusia ka një përgjegjësi të rëndësishëm në këtë drejtim; ajo duhet të ndalojë destabi-lizimin e mëtejshëm dhe të qëllimshëm të saj të Ukrainës Lindore, nëpërmjet mbështetjes së saj politike, ushtarake dhe financiare për militantët, të tërheqë forcat dhe pajisjet ushtarake nga ter-ritori i Ukrainës dhe përgjatë kufirit ukrainas dhe mbështesë plotësisht një zgjidhje politike të konfliktit, i cili ka kërkuar më shumë se gjashtë mijë jetë dhe prekur rëndë situatën humanitare për civilët. Rusia duhet të përdorë ndikimin e saj mbi separatistët për të

siguruar që ata të veprojnë në përputhje me kushtet e marrëveshjeve në Minsk. Të gjithë pengjet dhe personat e ndaluar në mënyrë të paligjshme duhet të liro-hen, duke përfshirë Nadia Savchenko dhe Oleg Sentsov.

Aleatët mirëpresin hapat e ndërmar-ra nga Qeveria e Ukrainës për të pro-movuar reformat kyçe kushtetuese dhe pajtimin. Puna e Komisionit Kushtetues dhe zgjedhjet lokale të planifikuara për në tetor 2015 duhet të jenë të dobishme në decentralizimin e pushtetit, duke promovuar një proces politik gjithëpërf-shirës, dhe të konsolidimit të mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Ukrainë. Duke njohur këto rrethana sfiduese, aleatët inkurajojnë fuqimisht qeverinë e Ukrainës për të vazhduar përpjekjet për reforma dhe kudo që të jetë e mundur, t’i përshpejtojë ato. Suk-sesi i këtyre reformave të gjera, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e një procesi politik

gjithëpërfshirës, të bazuar në vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut, minoriteteve dhe sundimin e ligjit, do të jenë vendimtare në hedhjen e bazave për një Ukrainë të begatë dhe paqësore ankoruar vendosmërisht në mesin e demokracive evropiane anga-zhuar për vlerat e përbashkëta. Aleatët do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në ndjekjen e saj të reformave të thella dhe të gjithanshme, përfshirë nëpërmjet Programit Kombëtar Vjetor (ANP).

Bashkëpunimi ynë gjithnjë e më i ngushtë në kuadër të Partneritetit tonë dallues do të rrisë aftësinë e Ukrainës për të siguruar për mbrojtjen e vet, dhe më tej përmirësimin e ndërveprimit në mes të Ukrainës dhe të Forcave të NATO-s. Siç u tha në Uells, të gjithë, 28 aleatët kanë rritur mbështetjen për Ukrainën, duke përfshirë NATO-n. Aleatët kanë vendosur mbështetje shtesë të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Kiev dhënë këshilltarëve të Qeverisë së Ukrainës, duke përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi duke bërë përparim në Fondet e Mirëbesimit të komandës, kontrollit, komunikimit dhe kompjuterët, logjistikës dhe standardizimit, mbrojtjes kibernetike, tranzicionit të karrierës ushtarake dhe rehabilitimin mjekësor të ushtarakëve të lënduar dhe duke eksploruar mundësinë e fondeve shtesë të Mirëbesimit për të mbështetur Ukrai-nën. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ndërsa Ukraina vazhdon me punën e saj në reformat në fushën e mbrojtjes dhe të sektorit të sigurisë, të komunikimet strategjike, si dhe projektet për ndërtimin e kapaciteteve përmes Programit të Shkencës Paqes dhe Sigurisë. Ne shohim përpara në mik-pritjen e Ukrainës të ushtrimit fushor të Qendrës Euroatlantike Koordinuese të Përgjigjes ndaj Fatkeqësive në shtator 2015, në Javoriv pranë Lviv. Ukraina pret thellimin e mëtejshëm të dialogut dhe shkëmbimin e informacionit të saj strategjik me Aleancën.

Ukraina mirëpret mbështetjen humanitare, mjekësore dhe të tjera jo-vdekjeprurëse duke u siguruar nga shumë aleatë mbi baza dypalëshe. Ajo gjithashtu mirëpret asistencën bilaterale të Aleatëve për qëllim që të ndihmojnë Ukrainën të përmirësojë sovranitetin dhe integritetin territorial.

Duke rikujtuar deklaratat e më-parshme të Komisionit NATO-Ukrainë, ne përsërisim se një Ukraine e pavarur, sovrane dhe e qëndrueshme, e ven-dosura në demokracinë dhe sundimin të ligjit, është kyçe për sigurinë Euro-Atlantike.

Mimoza Golikja Nato.int

kufirit; dhe të mbështesë plotësisht një zgjidhje politike.Stoltenberg mirëpriti përpjekjet e Ukrainës për të promovuar

reformën dhe pajtimin, dhe i kërkoi qeverisë ukrainase që të vazhdojë në këtë rrugë. “Ne inkurajojmë fuqimisht qeverinë e Ukrainës për të vazhduar përpjekjet e saj, me shpejtësi të plotë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi se “bash-këpunimi ynë i ngushtë do të forcojë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten”.

Stoltenberg theksoi se “ne kemi rritur mbështetjen tonë në Ukrainë, në komandën dhe kontrollin, logjistikën, mbrojtjen kibernetike; dhe rehabilitimi e ushtarëve të plagosur”. Ai shtoi se Aleanca ka forcuar zyrën e saj në Kiev dhe këshillat e dhëna për qeverinë ukrainase. Sekretari i Përgjithshëm theksoi më tej se “Ukraina do të presë një stërvitje të udhëhequr nga NATO-ja në përgjigje të fatkeqësive këtë vjeshtë”. “Partneriteti ynë është i fortë dhe do bëhet më i fortë”, përfundoi Stoltenberg.

Page 14: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 201514 histori

alBert Z. Zholi

Një figurë e rrallë, një figurë historike që koha e ngre gjithmonë lart. Sali Nivica, biri i Kurveleshit dhe i

gjithë Shqipërisë, ishte një nga intelek-tualët, atdhetarët dhe publicistët e pe-riudhës së Rilindjes, që kur indentiteti dhe fatet e kombit shqiptar viheshin në rrezik. Ai luftoi fuqimishtë me penë e pushkë për mbrojtjen e tyre. U lind në fshatin Rexhin të Tepelenës më 15 maj 1890. Rridhte nga një vatër e zjarrtë atdhetare, bir i Asllanit dhe Hanko Xhebraj, që edhe pse ekonomikisht u kishte pllakosur varfëria në derë, nder-shmëria, besa, trimëria dhe bujaria, ishin virtyt i dukshëm i tyre. Sali Nivica bashk me qumështin e nënës u ushqye e u mbrujt me dashurinë për atdheun dhe frymën e urrejtjes për sundimtarët e huaj ndër shekuj e feudo-borgjezinë vendase të vënë në shërbim të të huajve. Askush nuk mund ta përfytyronte këtë djalë ende të parritur mirë, se ai do të burrërohej para kohe e do të bëhej një ndër figurat e shquara të trevës që e lindi dhe mbarë kombit shqiptar, i cili tashmë ka hyrë në histori edhe me titul-lin e lartë “Nderi i Kombit”. Maleve të Kurveleshit ku ai u lind, iu shtua edhe një luftëtar i penës dhe pushkës për krah trimave: Zenel Gjoleka, “Bilbilenjët trembëdhjetë, që shkuan në litar vet”, Hodo Nivica, Hito Lekdushi, vrasësi i bimbashit të Gjirokastrës, Ismail Fejzo Progonatit etj. Shkollimi

Sali Nivica shkollën plotore e kryeu në Gjirokastër me rezultate të shkëlqyera. Dy vitet e para të shkollës së mesme i kreu në Manastir dhe pjesën tjetër e përfundoi në vitin 1909 në gjimnazin “Zosimea” të Janinës. Vlerësimin më të mirë për Sali Niv-icën e gjejmë të shkruar tek shprehja e mësuesit të tij, patriotit Bajo Topulli, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me ish-nxënësin e vet Sali Nivica. Bajo Topulli në rrethet shoqërore dhe mes kolegëve shprehej me fjalët më të mira duke thënë: Sali Nivica, shquhet si djalë inteligjent. Sandër Geraj, një bashkë-kohës i tij patriot e ka quajtur - filozof dhe e njësonte me Luigj Gurakuqin. Ndërsa vet Luigj Gurakuqi dhe At’ Gjergj Fishta me vlerësimin dhe fjalët e tyre e ndriçojnë më së miri figurën e këtij kolosi simbol i shqiptarizmës. Gjatë kohës në gjimnaz si në Manastir dhe në Janinë, Sali Nivica ka shkruar me pseudonimet: “Godo Duda” dhe “Gogoli”. Artikujt e tij janë dalluar për frymë patriotike, për inteligjencë dhe kurajo të admirueshme.Në rrugën e gazetarisë atdhetare

Që në moshë fare të re Sali Nivica kishte në gazetat e kohës “Zgjimi”, “Liria”, “Populli” dhe revista të ndryshme rubrikat e tij, që ndiqeshin me ëndje nga lexuesit dhe me shumë shqetësim nga autoritetet e huaja sun-duese dhe feudo-borgjezia vendase. Qysh gjimnazist Sali Nivica studjonte dhe punonte pa u lodhur deri sa në

moshën 17-vjeçare arriti të bëhet redak-tor i dy gazetave në fjalë. Në moshën e adoleshencës, kishte kurajo të bënte evidente pikpamjet e tij dhe të gazetave që drejtonte, ku deklarohej publikisht, se “qëllimet tona janë të shenjta. Ne do të vëmë gjithë jetën tonë në shërbim të Atdheut.

Emri i tij filloi të njihej shumë shpejtë jo vetëm në qarqet intelektuale dhe atdhetare, por edhe nga shtresat e gjëra të popullit. Si mësues dhe gazetarë kurajoz ai shumë shpejt u bë edhe një figurë e dashur dhe e respektuar kudo ku punoi dhe jetoi, po po kështu shpejt provoi edhe përndjekjen nga regjimi i kohës. Njohja e tij me atdhetarët Bajo Topulli, Muço Qulli, Ismail Qemali, Omer Nishani, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Kadri Hoxhë Prishtina, At Gjergj Fishta, Azem Gajlica, Don Ndre Mjeda, Bedri Peja, Omer Nishani, Kel Marubi e shumë patriotë të tjerë, pjesmarrja e tij aktive në udhëheqjen e Komitetit Mbrojtja Kombëtare Kosovare e kalitën dhe e paisën Sali Nivicën me një kulturë të gjerë shumëdimensionale, sa atd-hetare aq edhe intelektuale, arsimore e publicistike. Ai ishte një intelektual që zotronte si rrallë njeri në ato kohë gjuhën frënge dhe kishte njohuri edhe për disa gjuhë të tjera të huaja. Me mbarimin e gjimnazit, emërohet më-sues në gjimnazin e qytetit të Durrësit ku shumë shpejtë e prezantoi veten si djalë me kulturë dhe fitoi dashurinë e nxënësve, figurave atdhetare e mbarë qytetare durrsake. Dashuria për atdheun e shtyu patriotin Sali Nivica që në një restorant në Durrës të përleshet me një ushtarak të lartë turk, i cili guxoi të fyente kombin shqiptar. Aq iu desh autoriteteve osmane, e gjetën shkakun e shumëpritur për ta prangosur e degdisur në internim në Anadoll të Turqisë.

Nën kujdesin e disa patriotëve shqiptarë dhe mbështetjen e drejtpër-drejtë të Ismail Qemalit, Sali Nivica nuk kryeu burg, por shërbeu mësues i gjuhës shqipe në “Robert Kollezh” të Stambollit. Sot kemi dokument autentik

ish-nxënësin e Sali Nivicës, prof. dr. Skënder Luarasin dhe dëshmitarë të tjerë okular që e kujtojnë mësuesin e tyre me admirim e mirënjohje, sepse u ka folur me dashuri për Shqipërinë dhe gjuhën e bukur shqipe, duke bërë edhe propagandë kundër regjimit otoman. Pas Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Në-nëtor 1912, Sali Nivica kthehet në Vlorë ku bashkëpunoi me patriotin Mustafa (Muço) Qulli në gazetën “Populli”. Artikujt e tij kishin peshë e përmbajtje të thellë politike. Më vonë shkon në Berat, ku edhe atje kontribuoi për zgjerimin e

arsimit. Për merita dhe aftësi profesion-ale gjatë vitit 1914, autoritetet e kohës e transferuan Sali Nivicën inspektor arsimi në rrethin e Shkodrës. Këtu ai u lidh me patriotët në zë, si Kadri Hoxhë Prishtina, Bedri Peja etj dhe si anëtar i “Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Ko-sovës”, një nga organizatat politike që synonte bashkimin e trevave shqiptare në një shtet të vetëm. Veprimtaria e Sali Nivicës si intelektual me frymë atdhetare shkëlqeu në mbrojtje të fateve të kombit, në përpjekjet për bashkimin e shtetit shqiptar të bërë copa-copa dhe në fushën e arsimit ku ai ishte një pro-fesionist i apasionuar dhe i përkushtuar

me të gjitha energjit e tij. Vrasja në pabesi dhe pavdekësia

Në kohën që Shkodra ishte e pushtu-ar nga malazezët (1919) filloi një terror i paparë mbi patriotët shqiptarë që ishin të ndarë në dy pjesë, në patriotë të vërtet dhe pseudopatriotë. Malazezët vranë drejtorin e gazetës “Populli” Muço Qulli dhe patriotin Çerçiz Topulin. Sali Nivica, që kishte shkruar vazhdimisht artikuj me pseudonimin “Gogoli” dhe që ndiqej këmba-këmbës mundi të shpëtojë nga rrethimi me një varkë nëpërmjet liqenit të Shkodrës shkoi në terren. Mirëpo zemra e djaloshit patriot s’gjente qetësi. Zëri i Atdheut dhe situ-ata e rëndë që mbizotronte e impononte trimin të lëvizte si era nga një vënd në tjetrin deri sa ditën e shtunë, më 10 janar 1920, kur Sali Nivica kaloi para Konsullatës Italiane, qëllohet pabesisht nga afër me dy plumba pistolete nga Kolë Ashiku, agjent në shërbim të autoriteteve italiane, të cilët e morën direkt në mbrojtje. Deri këtu shkoi poshtërsia dhe ligësia e njeriut që vrau trimin për 50 napolona flori. Angjentët që vranë Sali Nivicën dhe patriotët Çer-çiz Topulli, Muço Qulli etj, shumë vite më vonë morën dënimin që meritonin.

Sali Nivica i plagosur për vdekje me gjithë shërbimin mjekësor për t’i shpëtuar jetën me çdo kusht, mundi të jetojë deri në mesnatën e asaj dite. Dy plagët e rënda, një në mushkri dhe tjetra në shpatull i morrën jetën. Mbylli sytë përjetë, ende pa mbushur 30 vite. Vdiq për të mbetur i pavdekshëm, për të marrë mbi vete gjithë lavdinë që

meritonte. Në çastet e fundit të jetës, i rrethuar nga shumë shokë e miq të tij që me lot në sy shprehnin dhimbje për vëllaun e tyre të dashur dhe shumë të respektuar, Sali Nivica, biri i Labërisë kur e kuptoi se po ndahej përgjithmonë nga kjo botë, me shpirt ndër dhëmbë e kurajozë, u tha shokëve: “Unë...po vdes. Si do t’i vej halli Shqipërisë?!”.

Eh! Çfarë mund të kërkoi më shumë populli, kombi dhe kushdo tjetër nga ky hero që për fatet e vendit nuk rreshti së punuari e së shkruari deri sa mbylli sytë e tij të bukur që brenda vetes kishin shkëlqimin e shpirtit të madh, të moshës së re dhe bukurisë

fizike. Ceremonia e lamtumirës në qytetin e Shkodrës ishte madhështore, si vet madhështia e tij, kultura që zo-tronte intelektuali i shtrirë mbi shtratin e vdekjes dhe zemërbardhësia shkodrane. Koiçidencë apo kombinim vrasjesh ende nuk dihet, por fshatit Rexhin dhe Kurveleshi, vëndlindja e trimit, brënda atij janari të zi përjetoj dy mandata të kobëshme. Humbi dy bijët më të mirë të saj, dy djem me lidhje gjaku, të dy patriot të zjarrtë, të dy mësues, përçues të dijes kur në vëndin tonë mbizotronte injoranca. Sali Nivica dhe mësuesi tjetër patriot Shuko Dalipi ishin dy plagë zemre të rënda për Kurveleshin, Labërinë dhe gjithë Shqipërinë.

Ja çfarë shkruan e thanë për atd-hetarin, intelektualin e veprimtarin e palodhur Sali Nivica gjatë ceremonisë së varrimit:luigj Gurakuqi e quajti Sali Niv-icën: intelektuali më i aftë dhe më inteligjent i kohës.

At’ Gjergj Fishta u shpreh: “Salih, nuk di çfarë fjal me shpreh për të dif-tue dhimbën t’eme e të shokëve të mi si në kët çast qi dheu i zi asht kah t’a mbulon trupin tand”- dhe vazhdoi: “Sali Nivica ishte portë e shtyllë e të thuesh nji shkamb, të cilit tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha, pa mujt me e brejt kërkund, burra që rrallë i bajnë nanat!”. Revista letrare “Agimi” shkroi: “Sali Nivica,... xan një vend të çmueshëm në pikpamje politike në përlindjen e kombit, e Shkodra që pat fatin me e pas në gji të vet, ka me i lëshue nji faqe të shkëlqyeshme në historinë e veçantë të vetën”.

Patrioti Jonuz Tafili në fjalën e tij të lamtumirës iu kërkoi falje pjesëmar-rësve për zgjatjen e kohës duke thënë: “Më falni pse për të parën herë po u bjen rasa (rasti) me u ndal pak ma tepër para nji vorri të hapur rishtas” dhe vazhdoi recitimin e një elegjie të gjatë e të dhimbëshme, thurur enkas për dëshmorin e radhës...”.

Hamdi beg Gjylbegu duke fol për-para varrit të Sali Nivicës, u shpreh: “Shqiptarit në lam të lirisë i pritne si një yll që shkëlqen nëpër terrna të botës, bash njashtu ndrite”.

Ky mëmëdhetar i zjarrtë i përkush-tuar me shpirt, mendje e zemër ndaj Atdheut është nderuar me ngritjen e shtatores përjetësuëse në qytetin e Tepelenës, një vepër e bukur arti re-alizuar nën kujdesin dhe fisnikërinë e të afërmëve të tij. Dy shkolla mbajnë emrin e dëshmorit patriot Sali Nivica, një në Prishtinë dhe një në qytetin e Te-pelenës. Gjithashtu, kjo figurë e madhe patriotike mbanë disa tituj nderi:

“Mësues i Popullit”, datë 1 mars 1961.2.“Dëshmor i Atdheut”, 2 dhjetor 1970.“Nderi i Kombit” me dekretin Nr.

6841 datë 17 janar 2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me motiva-cion: “Patriotit, publicistit dhe intelek-tualit të shquar që ia kushtoi veprën dhe jetën e tij çështjës së lëvizjes Kombëtare për krijimin e shtetit shqiptar dhe rua-jtjen e tërësisë territoriale të tij”.

Me rastin e 125 vjetorit të lindjes. “Unë...po vdes. Si do t’i vej halli Shqipërisë”?!

sali Nivica, intelektuali dhe publicisti që nuk rreshti së punuari për atdheun

Page 15: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 2015 15histori

Në kuadrin e 95- vjetorit të Luftës së Vlorës

osman Haxhiu, kryetar i një lufte fitimtareOsman Haxhiu u lind në

Picar të Vlorës në vitin 1889. Haxhi Muhameti, babai, ishte një atdhetar

dhe liridashës. Ai bëri shumë kujdes për edukimin e fëmijëve. Si mbaroi shkollën qytetëse të Vlorës, Osmani, vazhdoi mësimet në Stamboll. Në këtë vend ku studionte u njoh dhe u lidh ngushtë me rrethet patriotike shqiptare. Gjatë kohës së studimit dhe i njohur prej babait të tij, këtu ai bëri takime me Is-mail Qemalin, Hasan Prishtinën, Mulla Xhaferr Drashovicën, si dhe atdhetarë të tjerë, të cilët i shpjegonin punën dhe organizimin e shqiptarëve për çështjen kombëtare. Kështu studenti çdo ditë e më tepër po formohej dhe ushqehej me idetë e ndritura të rilindasve, duke u bërë shumë shpejt i njohur si një luftëtar aktiv për vënien e tyre në jetë. Por nuk vonoi dhe veprimtaria aktive e tij ra në sy të osmanllinjve, të cilët e larguan duke e dëbuar në Arabinë Saudite. Patriotiët shqiptarë, të cilët ishin njohur dhe vepronin në Stmaboll, në Siri, në Liban, në Egjypt dhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme, organizuan me kujdes arratisjen e tij. Dhe pas shumë përpjekjesh e mundimesh të shumta Osman Haxhiu, mundi të arratisej, duke u kthyer në Korfuz dhe nga këtu në atdhe, pranë familjes së tij.

Më 28 nëntor 1912, në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar, ishte në Vlorë. Si i shkolluar dhe njohës i gjuhëve turqisht, italisht dhe frëngjisht, zuri vend në administratën e parë të shtetit dhe dha ndihmën e vet modeste dhe të çmuar.

Në historinë e Shqipërisë vitet 1912-1920, njihen sa tragjikë, por dhe aq të mbushur me shpresa. Osman Haxhiu në rrethana të tilla ngjitet në skenën e jetës politike të Shqipërisë. Ai ishte në krye të komisionit të Vlorës, ku nga data 24-30 gusht 1914, e sipas orientimeve të Ismail Qemalit, hyri në bisedime me përfaqësuesit e Haxhi Qamilit në Frakull të Fierit. Nga këto bisedime u mënjanua vëllavrasja, ku pranoi kërkesat e tyre, por me kusht që të mbahej flamuri me ngjyrat kombëtare. Kjo për të vetmen arsye se pa flamurin vendi do të humbiste të vetmin simbol të pavarësisë së tij dhe do të coptohej nga fqinjët. Qeveria e Esat Toptanit e gjeti Osman Haxhiun në Vlorë në krye të këtij komisioni që më pas e shpërndau. Komisioni dhe administrata u plotësuan pjesërisht dhe morën detyrat e administratës së Prefekturës. Osman Haxhiu në fillim u caktua zëvendësprefekt e më vonë prefekt, detyrë që e mbajti deri në muajin shkurt të vitit 1917.

Vështirësitë në të cilat po përjetonte Vlora, por dhe rrethanat u bënë më të rënda me ardhjen e muhaxhirëve nga krahinat e Kurveleshit, Kardhiqit, Libohovës e Rrëzomat e Delvinës. Prefektura e Vlorës me Osman Hax-hiun ne krye, bëri të pamundurën për sistemimin dhe vendosjen e tyre në shtëpitë e fshatarëve vlonjatë. Pjesa më e madhe u vendos në ullishtet e përreth Vlorës. Në këto kushte të rënda, ku për të ardhmen e Shqipërisë nuk dukej më

rreze shprese, Osman Haxhiu me të ardhurat e veta, çeli shkolla fillore për fëmijët e popullit fukara në të gjitha katundet e Vlorës.

Osman Haxhiu, si biri i popullit shumë shpejt hyri në zemrën e tij, kur vendosmërisht kundërshtoi që në ad-ministratën e prefekturës të flitej italisht dhe çdo dokument i saj të shkruhej në gjuhën e okupatorit. Ai vetëm filli shkoi në zyrën e xhenios civile, pranë komandës së trupave pushtuese italiane dhe kërkoi aktin e marrëveshjes së nën-shkruar nga përfaqësuesit e prefekturës. Ai, me ta marrë në dorë, e grisi, sepse populli i Vlorës, intelektualët dhe burrat e saj të shquar, nuk e kishin mirëpritur një marrëveshje të tillë për disa punime xheniere. Kjo sjellje fisnike – do të shkruante Hasan Dosti - e ngriti prefekt Osmanin në zenitin e lavdisë jo vetëm në popullin e Vlorës, por edhe në men-dimin e gjithë shqiptarëve intelektualë të krahinave të tjera të pushtuara prej Italisë...”.

Me urdhërin e firmosur nga gjeneral Ferreri, Osman Haxhiu dhe përkrahësit e tij u pushuan nga detyra duke i inter-nuar. Popullit të Vlorës i hoqën prefek-

tin, birin e Labërisë dhe jeta e Osman Haxhiut u vu në rrezik. Qytetarët e Vlorës dhe banorët e fshatrave, si rrallë herë në historinë e trevës labe, u ngritën në mbrojtje të birit të tyre. Kështu, qën-drimi atdhetar e trimëror i tyre i detyroi pushtuesit të mos zbatonin vendimin e marrë për internimin e Osmanit.

Në periudhën midis viteve 1917-1918, Osman Haxhiu nuk e ndërpreu veprimtarinë patriotike. Ai pati mjaft letërkëmbime me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Aqif Pashë Elbasa-nin, Vehbi Dibrën dhe patriotë të tjerë. Në këto mesazhe bëhej më e plotë situata, detyrat dhe komplotet që thureshin në kancelaritë evropiane për copëtimin e Shqipërisë. Çdo ditë që kalonte evidentonte më qartë rrezikun e madh, shkëputjen e Vlorës dhe hiter-landit të saj nga gjiri i atdheut. Patrioti Halim Xhelo kishte krijuar organizatën “Lidhja Fshatare e Labërisë”, ku kishte mbledhur rreth saj atdhetarë të tjerë lab. Këta u mblodhën në shtëpinë e Osman Haxhiut dhe vendosën që 28 nëntori i vitit 1919 ta përkujtonin e festonin me flamur në dorë në sheshet dhe rrugët e qytetit. Kështu, në ditën e festës të

Prof. asoC. Dr. BernarD Zotaj

gjithë ishin në krye të popullit. Flamuri kombëtar mbahej nga dy djem vlonjatë, Rexhep Arapi e Faik Xhaferri, të cilët në çdo hap shoqëroheshin nga dy bijtë e Shqipërisë, Jonuz e Myrsel Kumanova. Në krah të tyre ecnin Osman Haxhiu, Duro Shaska, Abaz Nezini, Qazim Kokoshi etj. Në këtë ditë historike për Shqipërinë, përleshja me pushtuesit ishte më e përgjakshmja në këto 7 vite të pavarësisë.

Vendimet historike të Kongresit të Lushnjës të janarit 1920 hapën rrugë të reja për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu në zbatim të tyre, në mars të vitit 1920, u krijua një organizatë patriotike, ku Osman Haxhiu u zgjodh në krye të Komitetit Mbrojtja Kom-bëtare për Vlorën. Ky komitet luajti një rol të rëndësishëm në ngritjen dhe përgatitjen e popullit të Labërisë për luftën çlirimtare.

Në Kuvendin e Barçallesë, mbajtur më 29 maj 1920, krahas miratimit të vendimit për luftë ndaj pushtuesit ital-ianë, Osman Haxhiu u zgjodh kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, komandë udhëheqëse e drejtuese e veprimeve luftarake. Për këtë detyrë

të besuar, ai mori dhe miratimin e njëzëshëm në mbledhjen e Beunit prej komandantëve të të gjithë çetave, që përfaqësonin rreth 4.000 luftëtarë.

Në ultimatumin e 3 qershorit i firmosur nga kryetari i Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare, Osman Haxhiu dhe anëtarët e tij Qazim Kokoshi, Duro Shaska, Ali Beqiri, etj., që i drejtohej gjeneral Paiaçentinit, kërkohej lirimi i menjëhershëm i Vlorës prej ushtrisë italiane. Në këtë ultimatum midis të tjerave thuhej: “Na e dimë se një popull i vogël si populli shqiptar, nuk mund të sulmojë me armët e tij një fuqi të madhe siç ështe Italia, por qeveria italiane sado e fortë që të jetë, nuk mundet kurrë të ndalojë popullin e vogël të Shqipërisë të derdhë gjakun për idealin e lirisë së tij”. Kjo paralajmëronte atë epokë të lavdishme që përjetësisht është skalitur e rrëzellen me shkelqim madhor në His-torinë e Shqipërisë e që populli heroik i Labërisë thelbin e saj e tha me këngën e shpirtit te tij në prag të shpërthimit të stuhisë: “Ja do tëbëhet Vlora jonë, ja do të bëhet gurë e hi”..

Në këtë luftë mbarëshqiptare treva labe dha rreth 100 dëshmorë, si dhe pati të plagosur mbi 130 luftëtarë. Në fitimin e kësaj lufte dhe arritjen e objektivit në fushën e betejës, dëshmoi se Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare me Osman Haxhi-un në krye, i mbështetur fuqimisht nga qeveria e Sulejman Delvinës, e plotësoi me nder misionin e madh atdhetar e çlir-imtar, që i ngarkoi koha, liria, kombi shqiptar e historia. Osman Haxhiun, bashkëluftëtarin e Bajram Currit, të Avni Rustemit, të Luigj Gurakuqit, të Sali Vranishtit e shumë patriotëve të tjerë, populli i Vlorës e zgjodhi deputet në Parlamentin Shqiptar në vitin 1921. Ndërsa në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924, Osman Haxhiu ishte në krah të Fan Nolit, të Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit.

Atdhetari dhe patrioti i shquar Os-man Haxhiu dha për Shqipërisë gjithçka që kishte: rininë, mënçurinë, dashurinë, trimërinë dhe pasurinë. Ai la për brezat një mesazh të madh e të pavdekshëm at-dhedashurie. Ai mesazh edhe sot na fton që bashkërisht e vëllazërisht të gjithë shqiptarët të punojmë ndershmërisht për konsolidimin e demokracisë.

Që kur heroi i Drashovicës ishte gjallë, bëmat dhe veprën e Osman Hax-hiut populli e derdhi me vargje lapidarë, që sfidojnë kohrat dhe tërë mohimet e tyre: “Lula Osman efendi/ T’ishin dy a tre si ti/ Do bëhej Shqipëri”.

Figura e Osman Haxhiut, në këto vite të demokracisë është vlerësuar dhe ai ka zënë me meritë vendin që i takon si drejtuesi dhe udhëhqësi kryesar i Luftës së Vlorës të vitit 1920. Është detyrë e të gjithë shqiptarëve dhe në radhë të parë të historianëve tanë që figura të tilla historike e kombëtare të njihen dhe të propgandohen me të gjithë madhështinë dhe dimensionin e tyre.

Page 16: Ministrja Kodheli: Heroi juaj mund të jetë ushtaraku i …...ushtria E prEmtE, 15 maj 2015 1 aa ushtria Viti i 69-të i botimit Nr. 19 (82620) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes

ushtriaE prEmtE, 15 maj 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107